për

  • Fjala për
  • Gjendet në Bibël 66

Konkordanca

Lista e vargjeve të Biblës ku gjendet fjala për


Vargu
Zanafilla 1:1
Në fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën.
Zanafilla 1:2
Toka ishte pa trajtë, e zbrazët dhe errësira mbulonte sipërfaqen e humnerës; dhe Fryma e Perëndisë fluturonte mbi sipërfaqen e ujërave.
Zanafilla 1:3
Pastaj Perëndia tha: "U bëftë drita!". Dhe drita u bë.
Zanafilla 1:4
Dhe Perëndia pa që drita ishte e mirë; dhe Perëndia e ndau dritën nga errësira.
Zanafilla 1:5
Dhe Perëndia e quajti dritën "ditë" dhe errësirën "natë". Kështu erdhi mbrëmja e pastaj erdhi mëngjesi: dita e parë.
Zanafilla 1:6
Pastaj Perëndia tha: "Le të jetë një kupë qiellore mes ujërave, që t`i ndajë ujërat nga ujërat".
Zanafilla 1:7
Dhe Perëndia krijoi kupën qiellore dhe ndau ujërat që ishin poshtë saj nga ujërat që ishin sipër saj. Dhe kështu u bë.
Zanafilla 1:8
Dhe Perëndia e quajti kupën qiellore "qiell". Kështu erdhi mbrëmja, pastaj erdhi mëngjesi: dita e dytë.
Zanafilla 1:9
Pastaj Perëndia tha: "Ujërat që janë nën qiellin të grumbullohen në një vend të vetëm dhe të shfaqet tera". Dhe kështu u bë.
Zanafilla 1:10
Dhe Perëndia e quajti terën "tokë" dhe grumbullimin e ujërave "detë". Dhe Perëndia pa që kjo ishte mirë.
Zanafilla 1:11
Pastaj Perëndia tha: "Të mbijë toka gjelbërimin, barërat të nxjerrin farë dhe drurët frutore të japin në tokë një frut që të përmbajë farën e tij, secili simbas llojit të tij". Dhe kështu u bë.
Zanafilla 1:12
Dhe toka prodhoi gjelbërim, barëra që e bënin farën simbas llojit të tyre dhe drurë që mbanin fruta me farën e tyre brenda, secili simbas llojit të vet. Dhe Perëndia e pa se kjo ishte mirë.
Zanafilla 1:14
Pastaj Perëndia tha: "Të ketë ndriçues në kupën qiellore për të ndarë ditën nga nata; dhe të shërbejnë si shenja, për të dalluar stinët, ditët dhe vitet;
Zanafilla 1:15
dhe të shërbejnë si ndriçues në kupën qiellore për të ndriçuar tokën". Dhe kështu u bë.
Zanafilla 1:16
Perëndia krijoi pastaj dy ndriçues të mëdhenj: ndriçuesin e madhë për qeverisjen e ditës dhe ndriçuesin e vogël për qeverisjen e natës; ai krijoi gjithashtu yjet.
Zanafilla 1:17
Dhe Perëndia i vendosi në kupën qiellore për të ndriçuar tokën,
Zanafilla 1:18
për të qeverisur ditën dhe natën dhe për ta ndarë dritën nga errësira. Dhe Perëndia e pa që kjo ishte mirë.
Zanafilla 1:20
Pastaj Perëndia tha: "Të mbushen ujërat nga një numër i madh qeniesh të gjalla dhe të fluturojnë zogjtë lart mbi tokë nëpër hapësirën e madhe të kupës qiellore".
Zanafilla 1:21
Kështu Perëndia krijoi kafshët e mëdha ujore dhe të gjitha gjallesat që lëvizin dhe që mbushin ujërat, secili simbas llojit të vet, e çdo shpend fluturues simbas llojit të vet. Dhe Perëndia e pa se kjo ishte mirë.
Zanafilla 1:22
Dhe Perëndia i bekoi duke thënë: "Të jeni të frytshëm, shumëzoni dhe mbushni ujërat e deteve, e zogjtë të shumëzohen mbi tokë".
Zanafilla 1:24
Pastaj Perëndia tha: "Të prodhojë toka qenie të gjalla sipas llojit të tyre: kafshë, rrëshqanorë dhe bisha të tokës, simbas llojit të tyre". Dhe kështu u bë.
Zanafilla 1:25
Dhe Perëndia bëri egërsirat e tokës sipas llojit të tyre, kafshët simbas llojit të tyre dhe të gjithë rrëshqanorët e tokës simbas llojit të tyre. Dhe Perëndia e pa që kjo ishte mirë.
Zanafilla 1:26
Pastaj Perëndia tha: "Ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë dhe në ngjasim me ne, dhe të ushtrojë sundimin e tij mbi peshqit e detit, mbi zogjtë e qiellit, mbi kafshët e mbi gjithë tokën, mbi rrëshqanorët që zvarriten mbi dhe".
Zanafilla 1:27
Kështu Perëndia krijoi njeriun simbas shëmbëlltyrës së vet, simbas shëmbëlltyrës së Perëndisë; Ai krijoi mashkullin e femrën.
Zanafilla 1:28
Dhe Perëndia i bekoi; dhe Perëndia u tha atyre: "Të jeni të frytshëm dhe shumëzohuni, mbushni tokën e nënshtrojeni, e sundoni mbi peshqit e detit, mbi zogjtë e qiellit dhe mbi çdo qenie që lëviz mbi tokë".
Zanafilla 1:29
Dhe Perëndia tha: "Ja unë po ju jap çdo bar që lëshon farë mbi sipërfaqen e mbarë tokës dhe çdo pemë të ketë fruta që përmbajnë farë; kjo do t`ju shërbejë si ushqim.
Zanafilla 1:31
Atëherë Perëndia shikoi të gjitha ato që kishte bërë, dhe ja, ishte shumë mirë. Kështu erdhi mbrëmja dhe pastaj erdhi mëngjesi: dita e gjashtë.
Zanafilla 2:1
Kështu përfunduan qielli dhe toka si dhe tërë ushtria e tyre.
Zanafilla 2:2
Ndërkaq ditën e shtatë Perëndia mbaroi veprën që kishte kryer dhe ditën e shtatë u çlodh nga gjithë vepra që kishte kryer.
Zanafilla 2:3
Dhe Perëndia bekoi ditën e shtatë dhe e shenjtëroi, sepse atë ditë Perëndia u çlodh nga gjithë vepra që kishte krijuar dhe kryer.
Zanafilla 2:4
Këto janë origjina e qiellit dhe e tokës kur u krijuan, ditën që Zoti Perëndi krijoi tokën dhe qiellin.
Zanafilla 2:5
Nuk kishte ende mbi tokë asnjë shkurrëz në fushë dhe asnjë bar nuk kishte mbirë ende në fushë, sepse Zoti Perëndi nuk kishte hedhur asnjë shi mbi tokën dhe nuk ekzistonte njeriu për të punuar tokën.
Zanafilla 2:6
Por nga toka ngjitej një avull që ujiste tërë sipërfaqen e tokës.
Zanafilla 2:7
Atëherë Zoti Perëndi formoi njeriun nga pluhuri i tokës, i fryu në vrimat e hundës një frymë jete, dhe njeriu u bë një qenie e gjallë.
Zanafilla 2:8
Pastaj Zoti Perëndi mbolli një kopsht në Eden, në lindje, dhe vendosi në të njeriun që kishte formuar.
Zanafilla 2:9
Pastaj Zoti Perëndi bëri që të mbijnë nga toka lloj-lloj pemësh të këndshme nga pamja dhe që jepnin fruta të mira për t`u ngrënë; në mes të kopshtit gjendeshin edhe pema e jetës dhe pema e njohjes të së mirës dhe të së keqes.
Zanafilla 2:10
Një lumë dilte nga Edeni për të ujitur kopshtin dhe ndahej në katër rrjedha uji.
Zanafilla 2:15
Zoti Perëndi e mori pra njeriun dhe e futi në kopshtin e Edenit, me qëllim që ta punonte dhe ta ruante.
Zanafilla 2:16
Dhe Zoti Perëndi e urdhëroi njeriun duke i thënë: "Ha bile lirisht nga çdo pemë e kopshtit;
Zanafilla 2:17
por mos ha nga pema e njohjes të së mirës dhe të së keqes, sepse ditën që do të hash prej saj ke për të vdekur me siguri".
Zanafilla 2:18
Pastaj Zoti Perëndi tha: "Nuk është mirë që njeriu të jetë vetëm; unë do t`i bëj një ndihmë që i leverdis".
Zanafilla 2:19
Dhe Zoti Perëndi formoi nga dheu tërë kafshët e fushës dhe tërë zogjtë e qiellit dhe i çoi te njeriu për të parë si do t`i quante; dhe sido që njeriu t`i quante qeniet e gjalla, ai do të ishte emri i tyre.
Zanafilla 2:20
Dhe njeriu u vuri emra tërë bagëtisë, zogjve të qiellit dhe çdo kafshe të fushave; por për njeriun nuk u gjend asnjë ndihmë e përshtatshme për të.
Zanafilla 2:21
Atëherë Zoti Perëndi e futi në një gjumë të thellë njeriun, të cilin e zuri gjumi; dhe mori një nga brinjët e tij dhe e mbylli mishin në atë vend.
Zanafilla 2:22
Pastaj Zoti Perëndi me brinjën që i kishte hequr njeriut formoi një grua dhe e çoi te njeriu.
Zanafilla 2:24
Për këtë arsye njeriu do të braktisë babanë dhe nënën e tij dhe do të bashkohet me gruan e tij, dhe do të jenë një mish i vetëm.
Zanafilla 3:1
Por gjarpri ishte më dinaku ndër të gjitha bishat e fushave që Zoti Perëndi kishte krijuar, dhe i tha gruas: "A ka thënë me të vërtetë Perëndia: "Mos hani nga të gjitha pemët e kopshtit?"".
Zanafilla 3:2
Dhe gruaja iu përgjegj gjarprit: "Nga fruti i pemëve të kopshtit mund të hamë;
Zanafilla 3:3
por nga fruti i pemës që është në mes të kopshtit Perëndia ka thënë: "Mos hani dhe mos e prekni, ndryshe do të vdisni"".
Zanafilla 3:4
Atëherë gjarpri i tha gruas: "Ju s`keni për të vdekur aspak;
Zanafilla 3:5
por Perëndia e di që ditën që do t`i hani, sytë tuaj do të hapen dhe do të jeni në gjendje si Perëndia të njihni të mirën dhe të keqen".
Zanafilla 3:6
Dhe gruaja pa që pema ishte e mirë për t`u ngrënë, që ishte e këndshme për sytë dhe që pema ishte i dëshirueshme për ta bërë të zgjuar dikë; dhe ajo mori nga fruti i saj, e hëngri dhe i dha edhe burrit të saj që ishte me të, dhe hëngri edhe ai.
Zanafilla 3:7
Atëherë iu hapën sytë të dyve dhe e panë që ishin lakuriq; kështu ata qepën gjethe fiku dhe bënë breza për t`u mbuluar.
Zanafilla 3:8
Pastaj dëgjuan zërin e Zotit Perëndi që shëtiste në kopsht në flladin e ditës; dhe burri e gruaja e tij u fshehën nga prania e Zotit Perëndi midis pemëve të kopshtit.
Zanafilla 3:9
Atëherë Zoti Perëndi thirri njeriun dhe i tha: "Ku je?".
Zanafilla 3:10
Ai u përgjigj: "Dëgjova zërin tënd në kopsht, dhe pata frikë sepse isha lakuriq dhe u fsheha".
Zanafilla 3:11
Dhe Perëndia i tha: "Kush të tregoi se ishe lakuriq? Mos vallë ke ngrënë nga pema që unë të kisha urdhëruar të mos haje?".
Zanafilla 3:12
Njeriu u përgjigj: "Gruaja që ti më vure pranë më dha nga pema dhe unë e hëngra".
Zanafilla 3:13
Dhe Zoti Perëndi i tha gruas: "Pse e bëre këtë?". Gruaja u përgjigj: "Gjarpri më mashtroi dhe unë hëngra prej saj".
Zanafilla 3:14
Atëherë Zoti Perëndi i tha gjarprit: "Me qenë se bëre këtë gjë, qofsh i mallkuar ndër gjithë kafshët dhe tërë bishat e fushave! Ti do të ecësh mbi barkun tënd dhe do të hash pluhur gjithë ditët e jetës sate.
Zanafilla 3:17
Pastaj i tha Adamit: "Me qenë se dëgjove zërin e gruas sate dhe hëngre nga pema për të cilën të kisha urdhëruar duke thënë: "Mos ha prej saj", toka do të jetë e mallkuar për shkakun tënd, ti do të
Zanafilla 3:21
Pastaj Zoti Perëndi i bëri Adamit dhe gruas së tij tunika prej lëkure dhe i veshi.
Zanafilla 3:22
Dhe Zoti Perëndi tha: "Ja, njeriu u bë si një prej nesh, sepse njeh të mirën dhe të keqen. Dhe tani nuk duhet t`i lejohet të shtrijë dorën e tij për të marrë edhe nga pema e jetës kështu që, duke ngrënë nga ajo, të jetojë për gjithnjë".
Zanafilla 3:23
Prandaj Zoti Perëndi e dëboi njeriun nga kopshti i Edenit, me qëllim, që të punonte tokën nga e cila kishte dalë.
Zanafilla 3:24
Kështu ai e dëboi njeriun; dhe vendosi në lindje të kopshtit të Edenit kerubinët që vërtisnin nga çdo anë një shpatë flakëruese për të ruajtur rrugën e pemës së jetës.
Zanafilla 4:5
por nuk çmoi Kainin dhe ofertën e tij. Dhe kështu Kaini u pezmatua shumë dhe fytyra e tij mori një pamje të dëshpëruar.
Zanafilla 4:6
Atëherë Zoti i tha Kainit: "Pse je pezmatuar dhe pse fytyra jote është dëshpëruar?
Zanafilla 4:9
Atëherë Zoti i tha Kainit: "Ku është vëllait yt Abeli?". Ai u përgjegj: "Nuk e di; mos jam unë rojtari i vëllait tim?".
Zanafilla 4:11
Dhe ti tani je më i mallkuar se toka që hapi gojën për të marrë gjakun e vëllait tënd nga dora jote.
Zanafilla 4:13
Atëherë Kaini i tha Zotit; "Ndëshkimi im është tepër i madh aq sa unë nuk mund ta duroj.
Zanafilla 4:14
Ja, ti po më dëbon sot nga faqja e këtij dheu dhe do të fshihem nga fytyra jote; dhe do të bëhem endacak dhe ikanak nëpër botë dhe do të ndodhë që të më vrasë kushdo që do të më gjejë".
Zanafilla 4:25
Pastaj Adami njohu përsëri gruan e tij, që lindi një djalë dhe e quajti Seth, sepse ajo tha: "Perëndia më dha një tjetër pasardhës në vend të Abelit, që u vra nga Kaini".
Zanafilla 5:1
Ky është libri i prejardhjes së Adamit. Ditën që Perëndia krijoi njeriun e bëri të ngjashëm me Perëndinë.
Zanafilla 5:3
Adami jetoi njëqind e tridhjetë vjet dhe i lindi një djalë që i përngjiste, një lloj në shëmbëlltyrë të tij dhe e quajti Seth.
Zanafilla 5:22
Mbas lindjes të Methuselahut, Enoku eci me Perëndinë treqind vjet dhe pati bij e bija të tjerë.
Zanafilla 5:24
Pra Enoku eci me Perëndinë, por nuk u gjend më, sepse Perëndia e mori me vete.
Zanafilla 5:29
dhe i vuri emrin Noe, duke thënë: "Ky do të na ngushëllojë për punën tonë dhe për mundin e duarve tona, për shkak të tokës që Zoti e ka mallkuar".
Zanafilla 6:2
djemtë e Perëndisë panë që vajzat e njerëzve ishin të bukura, dhe morën për gra të gjitha ato që i zgjodhën vetë.
Zanafilla 6:4
Kishte gjigantë mbi tokë në ato kohë, madje edhe më vonë, kur bijtë e Perëndisë iu afruan bijave të njerëzve dhe këto u lindën atyre fëmijë. Ata janë heronjtë që jetuan në kohët e lashtësisë, janë njerëzit e famshëm të këtyre kohëve.
Zanafilla 6:6
Dhe Zoti u pendua që kishte krijuar njeriun mbi tokë dhe u brengos për këtë në zemër të vet.
Zanafilla 6:9
Kjo është prejardhja e Noeut. Noeu ishte një njeri i drejtë dhe i patëmetë midis bashkëkohësve të tij. Noeu eci me Perëndinë.
Zanafilla 6:11
Por toka ishte e korruptuar para Perëndisë dhe plot e përplot me dhunë.
Zanafilla 6:12
Tani Perëndia vështroi tokën dhe ja, ajo ishte e prishur, sepse çdo mish i tokës kishte shthurur sjelljen e tij.
Zanafilla 6:13
Dhe Perëndia i tha Noeut: "Kam vendosur t`i jap fund çdo mishi, sepse toka për shkak të njerëzve është plot me dhunë; ja, unë do t`i zhduk bashkë me tokën.
Zanafilla 6:16
Do ta bësh arkën me një dritare dhe do ta mbarosh me një kubit mbulese nga sipër; anash arkës do të vendosësh derën dhe do ta bësh me tre kate, pra me katin e poshtëm, të mesëm dhe të sipërm.
Zanafilla 6:17
Dhe ja, unë vet kam për të sjellë përmbytjen e ujërave mbi tokë, për të shkatërruar nën qiellin çdo mish që ka shenjë jete; çdo gjë që ndodhet mbi tokën ka për të vdekur.
Zanafilla 6:19
Dhe nga çdo gjë që jeton prej çdo lloj mishi fut në arkë dy nga çdo lloj, për t`i ruajtur me vete gjallë bashkë me ty; dhe të jenë mashkull dhe femër.
Zanafilla 6:21
Dhe merr për vete nga çdo ushqim që hahet, grumbulloje dhe ruaje, në mënyrë që të shërbejë si ushqim për ty dhe për ata".
Zanafilla 6:22
Dhe Noeu veproi ashtu, bëri pikërisht të gjitha ato që Perëndia i kishte urdhëruar.
Zanafilla 7:3
edhe nga zogjtë e qiellit merr shtatë çifte, meshkuj e femra, për të ruajtur gjallë farën e tyre mbi faqen e tërë dheut;
Zanafilla 7:4
sepse mbas shtatë ditëve do të bëj që të bjerë shi mbi tokë për dyzet ditë e dyzet net me rradhë, dhe do të shfaros nga faqja e dheut tërë qeniet e gjalla që kam krijuar".
Zanafilla 7:6
Noeu ishte gjashtëqind vjeç kur mbi tokë ndodhi përmbytja e ujërave.
Zanafilla 7:7
Kështu Noeu u fut në arkë bashkë me bijtë e tij, me të shoqen dhe me gratë e bijve të tij, për shkak të ujërave të përmbytjes.
Zanafilla 7:9
erdhën dy nga dy para Noeut, në arkë, një mashkull e një femër, ashtu si e kishte porositur Perëndia atë.
Zanafilla 7:10
Në fund të shtatë ditëve, ujërat e përmbytjes mbuluan tokën.
Zanafilla 7:11
Në vitin e gjashtëqindtë të jetës së Noeut, në muajin e dytë dhe në ditën e shtatëmbëdhjetë të muajit, në atë ditë tërë burimet e humnerës së madhe shpërthyen dhe kataraktet e qiellit u hapën.
Zanafilla 7:12
Dhe ra shi mbi tokë për dyzet ditë dhe dyzet net.
Zanafilla 7:16
hynë, mashkull e femër, nga çdo mish, ashtu si Perëndia e kishte porositur Noeun; pastaj Zoti i mbylli brenda.
Zanafilla 7:17
Dhe përmbytja ra mbi tokë për dyzet ditë me radhë; dhe ujërat u rritën dhe e ngritën arkën lart mbi tokë.
Zanafilla 7:18
Ujërat u shtuan dhe u rritën shumë mbi tokë, arka pluskonte mbi sipërfaqen e ujërave.
Zanafilla 7:23
Dhe të gjitha gjallesat që ishin mbi faqen e dheut u shfarosën: duke filluar nga njeriu deri te bagëtia, te gjarpërinjtë dhe zogjtë e qiellit; ato u shfarosën nga toka dhe shpëtoi vetëm Noeu bashkë me ata që ishin me të në arkë.
Zanafilla 7:24
Dhe ujërat mbuluan tokën për njëqind e pesëdhjetë ditë.
Zanafilla 8:1
Pastaj Perëndisë iu kujtua Noeu, të gjitha gjallesat dhe tërë bagëtia që ishte me të në arkë; dhe Perëndia bëri që të fryjë një erë mbi tokë dhe ujërat e ulën lartësinë e tyre.
Zanafilla 8:8
Pastaj lëshoi pëllumbin për të parë në se ujërat ishin pakësuar mbi sipërfaqen e tokës.
Zanafilla 8:9
Por pëllumbi nuk gjeti dot vendin ku të mbështeste këmbën e tij dhe u kthye përsëri në arkë, sepse kishte ende ujëra mbi sipërfaqen e tërë tokës; dhe ai shtriu dorën, e kapi dhe e tërhoqi brenda arkës.
Zanafilla 8:10
Priti atëherë shtatë ditë të tjera, pastaj e dërgoi përsëri pëllumbin jashtë arkës.
Zanafilla 8:13
Në vitin e gjashtëqindenjëtë të Noeut, gjatë muajit të parë, në ditën e parë të muajit, ujërat ishin tharë mbi tokë; dhe Noeu e zbuloi arkën, vështroi dhe ja që sipërfaqja e tokës ishte e thatë.
Zanafilla 8:15
Atëherë Perëndia i foli Noeut, duke thënë:
Zanafilla 8:20
Atëherë Noeu ndërtoi një altar për Zotin, mori nga çdo lloj kafshësh dhe zogjsh të pastër dhe ofroi fli mbi altarin.
Zanafilla 8:21
Dhe Zoti ndjeu një erë të këndshme dhe ai tha në zemër të vet: "Unë nuk do ta mallkoj më tokën për shkak të njeriut, sepse synimet e zemrës së njeriut janë të këqija qysh në fëmijërinë e tij; dhe nuk do të godas më çdo gjallesë, siç kam bërë.
Zanafilla 9:1
Pastaj Perëndia bekoi Noeun dhe bijtë e tij dhe u tha atyre: "Qofshi frytdhënës, shumëzoheni dhe mbusheni tokën.
Zanafilla 9:5
Unë do të kërkoj sigurisht llogari për gjakun e jetëve tuaja dhe këtë do t`ia kërkoj çdo kafshe dhe njeriu. Do t`i kërkoj llogari për jetën e njeriut dorës së çdo vëllai të njeriut.
Zanafilla 9:6
Cilido që derdh gjakun e një njeriu, gjaku i tij do të derdhet nga një njeri, sepse Perëndia e ka krijuar njeriun simbas shëmbëlltyrës së tij.
Zanafilla 9:8
Pastaj Perëndia u foli Noeut dhe bijve të tij që ishin bashkë me të, duke thënë:
Zanafilla 9:9
"Sa për mua, unë caktoj besëlidhjen time me ju dhe me brezin që vjen pas jush,
Zanafilla 9:11
Unë e caktoj besëlidhjen time me ju: asnjë lloj mishi nuk do të shfaroset më nga ujërat e përmbytjes, dhe nuk do të ketë më përmbytje për të shkatërruar tokën".
Zanafilla 9:12
Pastaj Perëndia tha: "Kjo është shenja e besëlidhjes që unë përfundoj midis meje dhe jush, me të gjitha qeniet e gjalla që janë me ju, me të gjithë brezat e ardhshëm.
Zanafilla 9:13
Unë e vendos ylberin tim në një re, dhe do të shërbejë si shenjë për besëlidhjen e përfunduar midis meje dhe tokës.
Zanafilla 9:15
dhe unë do të kujtohem për besëlidhjen time midis meje dhe jush si dhe me çdo gjallesë të çfarëdo lloji mishi, dhe ujërat nuk do të shndërrohen më në një përmbytje për të shkatërruar çfarëdo lloj mishi.
Zanafilla 9:16
Harku, pra, do të ndodhet në retë dhe unë do ta shikoj për të kujtuar besëlidhjen e përjetshme midis Perëndisë dhe çdo gjallese të çfarëdo mishi që ndodhet mbi tokë".
Zanafilla 9:17
Dhe Perëndia i tha Noeut: "Kjo është shenja e besëlidhjes që unë kam caktuar midis meje dhe çfarëdo mishi që është mbi tokë".
Zanafilla 9:26
Pastaj tha: "I bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Semit, dhe Kanaani të jetë shërbëtori i tij.
Zanafilla 9:27
Perëndia ta rritë Jafetin dhe ky të banojë në çadrat e Semit; Kanaani qoftë shërbyesi i tij!".
Zanafilla 9:28
Mbas përmbytjes, Noeu jetoi treqind e pesëdhjetë vjet.
Zanafilla 10:1
Këta janë pasardhësit e bijve të Noeut: Semit, Kamit dhe Jafetit; mbas përmbytjes, atyre u lindën fëmijë.
Zanafilla 10:5
Prej tyre rrjedhin popujt e shpërndarë në ishujt e kombeve, në vendet e tyre të ndryshme, secili simbas gjuhës së vet, simbas familjeve të tyre dhe kombeve të tyre.
Zanafilla 10:18
Arvadejtë, Cemarejtë dhe Hamathejtë. Pastaj familjet e Kanaanëve u shpërndanë.
Zanafilla 10:32
Këto janë familjet e bijve të Noeut, simbas brezave të tyre, në kombet e tyre; dhe prej tyre dolën kombet që u shpërndanë në tokë mbas përmbytjes.
Zanafilla 11:1
Por tërë toka fliste të njëjtën gjuhë dhe përdorte të njëjtat fjalë.
Zanafilla 11:3
Dhe i thanë njëri tjetrit: "O burra, të bëjmë tulla dhe t`i pjekim me zjarr!". Dhe përdorën tulla në vend të gurëve dhe bitum në vend të llaçit.
Zanafilla 11:4
Dhe thanë: "O burra, të ndërtojmë për vete një qytet dhe një kullë maja e së cilës të arrijë deri në qiell, dhe t`i bëjmë një emër vetes që të mos shpërndahemi mbi faqen e tërë dheut".
Zanafilla 11:5
Por Zoti zbriti për të parë qytetin dhe kullën që bijtë e njerëzve ishin duke ndërtuar.
Zanafilla 11:6
Dhe Zoti tha: "Ja, ata janë një popull i vetëm dhe kanë të gjithë të njëjtën gjuhë; dhe kjo është ajo që ata filluan të bëjnë; tani asgjë nuk ka për t`i penguar ata të përfundojnë atë që kanë ndërmend të bëjnë.
Zanafilla 11:8
Kështu Zoti i shpërndau mbi faqen e tërë dheut dhe ata pushuan së ndërtuari qytetin.
Zanafilla 11:9
Prandaj këtij vendi iu dha emri i Babelit, sepse Zoti aty ngatërroi gjuhën e tërë dheut dhe i shpërndau mbi tërë faqen e dheut.
Zanafilla 11:10
Këta janë pasardhësit e Semit. Në moshën njëqind vjeç Semit i lindi Arpakshadi, pikërisht dy vjet pas përmbytjes.
Zanafilla 11:31
Pastaj Terahu mori të birin Abram dhe Lotin, të birin e Haranit, domethënë djali i të birit, dhe Sarajn nusen e tij, gruaja e djalit të tij Abram, dhe dolën bashkë nga Ur i Kaldeasve për të vajtur në vendin e Kanaanëve; por kur arritën në Haran, ata u vendosën aty.
Zanafilla 12:5
Dhe Abrami mori me vete Sarajn, gruan e tij, dhe Lotin, birin e të vëllait, dhe të gjithë pasurinë që kishin grumbulluar dhe personat që kishin blerë në Haran, dhe u nisën për të vajtur në vendin e Kanaanëve. Kështu ata arritën në vendin e Kanaanit.
Zanafilla 12:6
Abrami e kapërceu vendin deri te lokaliteti i Sikemit, deri tek lisi i Morehut. Në atë kohë ndodheshin në atë vend Kanaanejtë.
Zanafilla 12:7
Atëherë u shfaq Zoti përpara Abramit dhe i tha: "Unë do t`ja jap këtë vend pasardhësve të tu". Atëherë Abrami i ndërtoi aty një altar Zotit që i ishte shfaqur.
Zanafilla 12:10
Por në vend pati zi buke dhe Abrami zbriti në Egjipt për të banuar, sepse në vendin e tij ishte zi e madhe buke.
Zanafilla 12:12
dhe kështu kur Egjiptasit do të të shohin, kanë për të thënë: "Kjo është gruaja e tij"; do të më vrasin mua, por do të lënë të gjallë ty.
Zanafilla 12:13
Të lutem thuaj që je motra ime, me qëllim që mua të më trajtojnë mirë për shkakun tënd, dhe jeta ime të shpëtojë për hirin tënd".
Zanafilla 12:16
Dhe ai e trajtoi mirë Abramin për shkak të saj. Kështu Abramit i dhanë dele, buaj, gomarë, shërbyes, shërbyese, gomarica dhe deve.
Zanafilla 12:17
Por Zoti e goditi Faraonin dhe shtëpinë e tij me fatkeqësira të mëdha për shkak të Sarajt, gruas së Abramit.
Zanafilla 13:7
Lindi kështu një mosmarrëveshje midis barinjve të bagëtisë së Abramit dhe barinjve të bagëtisë së Lotit. Në atë kohë banonin në këtë vend Kananejtë dhe Perezejtë.
Zanafilla 13:9
A nuk është vallë tërë vendi para teje? Ndahu nga unë! Në rast se ti shkon majtas, unë kam për të vajtur djathtas; dhe në qoftë se ti shkon djathtas, unë kam për të vajtur majtas".
Zanafilla 13:11
Kështu Loti zgjodhi për vete tërë fushën e Jordanit dhe filloi t`izhvendosë drejt lindjes çadrat e veta: Kështu u ndanë njëri nga tjetri.
Zanafilla 13:14
Dhe Zoti i tha Abramit, mbas ndarjes së Lotit prej tij: "Ço tani sytë e tu dhe shiko nga vendi ku je drejt veriut e jugut; drejt lindjes dhe perëndimit.
Zanafilla 13:15
Tërë vendin që sheh, unë do të ta jap ty dhe pasardhësve të tu, për gjithnjë.
Zanafilla 14:4
Për dymbëdhjetë vjet ata qenë të nënshtruar nga Kedorlaomeri, por vitin e trembëdhjetë ngritën krye.
Zanafilla 14:5
Vitin e katërmbëdhjetë Kedorlaomeri dhe mbretërit që ishin me të erdhën bashkë me të dhe i shpërndanë gjigantët në Ashterot-Karnaim, Zuzimët në Ham, Emimët në Shaveh-Kiriataim
Zanafilla 14:18
Atëherë Melkisedeku, mbret i Salemit, i shpuri bukë dhe verë. Ai ishte prift i Shumë të Lartit Perëndi.
Zanafilla 14:19
Dhe bekoi Abramin, duke thënë: "Qoftë i bekuar Abrami nga Shumë i Larti Perëndi, sundimtar i qiejve dhe i tokës!
Zanafilla 14:20
Qoftë i bekuar Shumë i Larti Perëndi, që të ka dhënë në dorë armiqtë e tu!". Dhe Abrami i dha një të dhjetën e çdo gjëje.
Zanafilla 14:21
Pastaj mbreti i Sodomës i tha Abramit: "Nëm personat dhe merr për vete pasuritë".
Zanafilla 14:22
Por Abrami iu përgjegj mbretit të Sodomës: "Unë kam ngritur dorën time drejt Zotit, Perëndisë Shumë të Lartë, zotërues i qiejve dhe i tokës,
Zanafilla 14:23
që nuk do të merrja asgjë nga ajo që të përket, as edhe një fije apo një lidhëse këpucësh, me qëllim që ti të mos thuash: "Unë e pasurova Abramin".
Zanafilla 14:24
Nuk do të marr asgjë me vete, me përjashtim të atyreve që kanë ngrënë të rinjtë dhe të pjesës që u përket njerëzve që kanë ardhur me mua: Aneri, Eshkol dhe Mamreu; lëri që këta të marrin pjesën që u takon".
Zanafilla 15:1
Mbas këtyre gjërave, fjala e Zotit iu drejtua Abramit në vegim duke i thënë: "Mos ki frikë, Abram, unë jam mburoja jote, dhe shpërblimi yt do të jetë shumë i madh".
Zanafilla 15:2
Po Abrami i tha: "Zot, Perëndi, çfarë do të më japësh, sepse unë jam pa fëmijë dhe trashëgimtari i shtëpisë sime është Eliezeri i Damaskut?".
Zanafilla 15:4
Atëherë fjala e Zotit iu drejtua duke i thënë: "Ai nuk do të jetë trashëgimtari yt, por ai që ka për të dalë nga të përbrendshmet e tua do të jetë trashëgimtari yt".
Zanafilla 15:5
Pastaj e çoi jashtë dhe i tha: "Vështro me kujdes qiellin dhe numëro yjet, në rast se mund t`i numërosh", pastaj shtoi: "Kështu kanë për të qenë pasardhësit e tu".
Zanafilla 15:7
Pastaj Zoti i tha: "Unë jam Zoti që të nxori nga Uri i Kaldeasve, për të ta lënë si trashëgimi këtë vend".
Zanafilla 15:8
Dhe Abrami pyeti: "Zot, Perëndi, nga mund ta dij unë që do ta kem si trashëgim?".
Zanafilla 15:10
Atëherë Abrami i shpuri tërë këto kafshë, i ndau më dysh dhe vendosi secilën gjysmë përballë tjetrës; por zogjtë nuk i ndau.
Zanafilla 15:11
Dhe disa zogj grabitqarë zbritën mbi kafshët e vrara, por Abrami i përzuri.
Zanafilla 15:12
Me perëndimin e diellit, një gjumë i rëndë e zuri Abramin; dhe ja, një llahtari dhe një errësirë e thellë e kapluan atë.
Zanafilla 15:13
Atëherë Zoti i tha Abramit: "Dije me siguri që pasardhësit e tu do të qëndrojnë si të huaj në një vend që nuk do të jetë i tyre, dhe do të jenë skllevër dhe njerëz të shtypur për katërqind vjet.
Zanafilla 15:15
Sa për ty, do të shkosh në paqe pranë prindërve të tu dhe do të varrosesh pasi të kesh arritur një pleqëri të bukur.
Zanafilla 15:17
Por me të perënduar dielli dhe me të zbritur errësira, na del para syve një furrë që nxjerr tym dhe një pishtar i zjarrtë që kalon përmes kafshëve të ndarë.
Zanafilla 15:18
Po atë ditë Zoti bëri një besëlidhje me Abramin duke i thënë: "Unë u jap pasardhësve të tu këtë vend, nga përroi i Egjiptit deri në lumin e madh, lumin e Eufratit:
Zanafilla 15:20
Hitejtë, Perezejtë, Refejtë,
Zanafilla 16:3
Kështu pra Saraj, gruaja e Abramit, mbasi ky i fundit kishte banuar dhjetë vjet në vendin e Kanaanëve, mori shërbyesen e saj Agarin, egjiptasen, dhe ia dha për grua burrit të saj Abramit.
Zanafilla 16:4
Dhe ai u fut tek Agari, që mbeti me barrë; por kur u bind se kishte mbetur me barrë, ajo e shikoi me përbuzje zonjën e saj.
Zanafilla 16:5
Atëherë Saraj i tha Abramit: "Përgjegjësia për fyerjen që m`u bë le të bjerë mbi ty. Kam qënë unë që të hodha në krahët e shërbyeses sime; por që kur e mori vesh që është me barrë, ajo më shikon me përbuzje. Zoti le të jetë gjykatës midis meje dhe teje".
Zanafilla 16:6
Abrami iu përgjegj Sarajt: "Ja, shërbyesja jote është në dorën tënde; bëj me të ç`të duash". Atëherë Saraj e trajtoi në mënyrë të ashpër dhe ajo iku nga prania e saj.
Zanafilla 16:8
dhe i tha: "Agar, shërbyesja e Sarajt, nga vjen dhe ku po shkon?" Ajo u përgjigj: "Po iki nga prania e zonjës sime Saraj".
Zanafilla 16:10
Pastaj Engjëlli i Zotit shtoi: "Unë do t`i shumëzoj fort pasardhësit e tu aq sa të mos mund të llogariten për shkak të numrit të tyre të madh".
Zanafilla 16:16
Abrami ishte tetëdhjetë e gjashtë vjeç, kur Agari lindi Ismaelin për Abramin.
Zanafilla 17:1
Kur Abrami u bë nëntëdhjetë e nëntë vjeç, Zoti i doli përpara dhe i tha: "Unë jam Perëndia i plotfuqishëm; ec në praninë time dhe qëndro i ndershëm;
Zanafilla 17:3
Atëherë Abrami përuli fytyrën në tokë dhe Perëndia i foli, duke i thënë:
Zanafilla 17:4
"Sa për mua, ja unë po bëj një besëlidhje me ty; ti do të bëhesh babai i një shumice kombesh.
Zanafilla 17:6
Do të të bëj shumë frytdhënës. Pastaj do të bëj prej teje kombe dhe prej teje kanë për të dalë mbretër.
Zanafilla 17:7
Dhe do të caktoj besëlidhjen time midis meje dhe teje, si dhe me pasardhësit e tu, nga një brez në një brez tjetër; kjo do të jetë një besëlidhje e përjetshme, me të cilën unë do të marr përsipër
Zanafilla 17:8
Dhe ty dhe pasardhësve të tu pas teje, do t`u jap vendin ku ti banon si një i huaj: tërë vendin e Kanaanëve, në pronësi për gjithnjë; dhe do jem Perëndia i tyre".
Zanafilla 17:9
Pastaj Perëndia i tha Abrahamit: "Nga ana jote, ti do ta respektosh besëlidhjen time, ti dhe pasardhësit e tu, nga një brez në tjetrin.
Zanafilla 17:13
Do të rrethpritet si ai që ka lindur në shtëpinë tënde, ashtu edhe ai që është blerë me para; besëlidhja ime në mishin tuaj do të jetë një besëlidhje e përjetshme.
Zanafilla 17:15
Pastaj Perëndia i tha Abrahamit: "Përsa i përket Sarajt, gruas sate, mos e quaj më Saraj, por emri i saj do të jetë Sara.
Zanafilla 17:18
Pastaj Abrahami i tha Perëndisë: "Vaj medet, që Ismaeli të mund të jetojë para teje!".
Zanafilla 17:19
Por Perëndia u përgjegj: "Jo, por Sara gruaja jote do të lindë një bir, dhe ti do ta quash Isak; dhe unë do të caktoj besëlidhjen time me të, një besëlidhje të përjetshme me pasardhësit e tij.
Zanafilla 17:20
Sa për Ismaelin, unë ta kam plotësuar dëshirën. Ja unë do ta bekoj, do ta bëj të frytshëm dhe do ta shumoj fort. Ai do të bëhet babai i dymbëdhjetë princërve, dhe unë do të bëj prej tij një komb të madh.
Zanafilla 17:21
Por besëlidhjen time do ta përfundoj me Isakun që Sara do të lindë në këtë kohë, vitin e ardhshëm".
Zanafilla 17:22
Kur mbaroi së foluri me të, Perëndia e la Abrahamin duke u ngritur lart.
Zanafilla 18:2
Abrahami ngriti sytë dhe tre burra rrinin më këmbë pranë tij. Sa i pa, vrapoi në drejtim të tyre nga hyrja e çadrës, u përkul deri në tokë e pastaj tha:
Zanafilla 18:5
Unë do të shkoj të marr një copë bukë, kështu do të mund të merrni zemër, pastaj të vazhdoni rrugën, sepse për këtë keni kaluar nga shërbyesi juaj". Ata i thanë: "Bëj siç ke thënë".
Zanafilla 18:7
Pastaj Abrahami shkoi në kopenë e bagëtive, zgjodhi një viç të njomë dhe të mirë, ia dha një shërbyesi dhe nxitoi ta përgatisë.
Zanafilla 18:8
Mori pastaj gjizë, qumësht dhe viçin që kishte përgatitur dhe i vuri para tyre; ndërsa ata hanin, ai qëndroi më këmbë pranë tyre poshtë pemës.
Zanafilla 18:9
Pastaj ata i thanë atij: "Ku është Sara, gruaja jote?". Abrahami u përgjegj: "Është atje në çadër".
Zanafilla 18:11
Por Abrahami dhe Sara ishin pleq, në moshë të kaluar, dhe Sara nuk kishte më të përmuajshmet e grave.
Zanafilla 18:13
Dhe Zoti i tha Abrahamit: "Pse qeshi vallë Sara duke thënë: "A do të lind unë përnjëmend, plakë siç jam?".
Zanafilla 18:14
A ka vallë diçka që është shumë e vështirë për Zotin? Në kohën e caktuar, brenda një viti, do të kthehem te ti, dhe Sara do të ketë një bir".
Zanafilla 18:15
Atëherë Sara mohoi, duke thënë: "Nuk qesha", sepse pati frikë. Por ai i tha: "Përkundrazi, ke qeshur!".
Zanafilla 18:16
Pastaj ata njerëz u ngritën së andejmi dhe kthyen shikimin e tyre në drejtim të Sodomës; dhe Abrahami ecte bashkë me ta për tu ndarë prej tyre.
Zanafilla 18:17
Dhe Zoti tha: "A do t`ia fsheh unë Abrahamit atë që kam për të bërë,
Zanafilla 18:21
unë do të zbres për të parë nëse kanë bërë me të vërtetë simbas britmës që ka arritur tek unë, në rast të kundërt, do ta mësoj".
Zanafilla 18:24
Le ta zëmë se ka pesëdhjetë të drejtë në qytet, ti do ta shkatërroje vendin dhe nuk do t`i falje për hir të pesëdhjetë njerëzve të drejtë që banojnë në mes të saj?
Zanafilla 18:25
Mos e bëj këtë gjë, të shkaktosh vdekjen e të drejtit bashkë me atë të të paudhit, kështu që i drejti të trajtohet si i paudhi. Larg teje një mendim i tillë! Gjykatësi i tërë tokës a nuk ka për të bërë drejtësi?".
Zanafilla 18:26
Zoti tha: "Në rast se gjej në qytetin e Sodomës pesëdhjetë njerëz të drejtë, unë do ta fal tërë vendin për hir të tyre".
Zanafilla 18:28
Ta zëmë se atyre pesëdhjetë të drejtëve u mungojnë pesë, a do ta shkatërroje tërë qytetin për pesë veta më pak?". Zoti u përgjigj: "Po të gjej dyzet e pesë, nuk do ta shkatërroj".
Zanafilla 18:29
Abrahami vazhdoi t`i flasë dhe tha: "Ta zëmë se në qytet ndodhen dyzet?". Zoti u përgjigj: "Nuk do ta bëj për hir të dyzetëve".
Zanafilla 18:30
Atëherë Abrahami i tha: "Oh, të mos zemërohet Zoti, dhe unë do të flas. Po sikur në qytet të ketë tridhjetë prej tyre?". Zoti u përgjigj: "Nuk do ta bëj, po të gjej tridhjetë".
Zanafilla 18:31
Dhe Abrahami i tha: "Ja, marr guximin t`i flas Zotit. Ta zëmë se në qytet gjenden njëzet?". Zoti iu përgjigj: "Nuk do ta shkatërroj për hir të të njëzetëve".
Zanafilla 18:32
Dhe Abrahami i tha: "Oh, të mos zemërohet Zoti dhe unë do të flas edhe vetëm këtë herë. Sikur në qytet të ketë dhjetë prej tyre?". Zoti u përgjegj: "Nuk do ta shkatërroj për hir të të dhjetëve".
Zanafilla 19:1
Por të dy engjëjt arritën në mbrëmje në Sodomë, ndërsa Loti ishte ulur te porta e Sodomës; sa i pa, ai u ngrit më këmbë për t`u dalë përpara dhe u shtri me fytyrën në tokë,
Zanafilla 19:2
dhe tha: "Zotërinjtë e mi, ju lutem, hyni në shtëpinë e shërbëtorit tuaj, kaloni aty natën dhe lani këmbët; pastaj nesër në mëngjes mund të çoheni shpejt dhe të vazhdoni udhën tuaj". Ata u përgjigjën: "Jo; do ta kalojmë natën në sheshin".
Zanafilla 19:3
Por ai nguli këmbë aq shumë sa që ata erdhën tek ai dhe hynë në shtëpinë e tij. Ai u përgatiti një banket dhe poqi bukë pa tharm, dhe ata hëngrën.
Zanafilla 19:9
Por ata i thanë: "Shko tutje!". Pastaj vazhduan: "Ky erdhi këtu si i huaj, dhe dëshiron të bëhet gjykatës! Tani do të sillemi më keq me ty se sa me ata!". Dhe duke e shtyrë Lotin me dhunë, u afruan për të shpërthyer derën.
Zanafilla 19:11
Goditën verbërisht njerëzit që ishin te dera e shtëpisë, nga më i vogli deri te më i madhi, kështu që u lodhën në orvatjen për të gjetur derën.
Zanafilla 19:13
sepse ne po bëhemi gati ta shkatërrojmë këtë vend, sepse britma e banorëve të tij është e madhe përpara Zotit dhe Zoti na dërgoi për ta shkatërruar".
Zanafilla 19:14
Atëherë Loti doli e u foli dhëndurëve të tij që ishin martuar me bijat e tij, dhe tha: "Çohuni, largohuni nga ky vend, sepse Zoti do ta shkatërrojë qytetin". Por dhëndurët e tij patën përshtypjen se ai po bënte shaka.
Zanafilla 19:16
Duke qenë se ai po ngurronte, ata njerëz e morën për dore atë, të shoqen dhe dy bijat e tij, sepse Zotit i kishte ardhur mëshirë për të, e nxorrën jashtë dhe i shpëtuan jetën duke e çuar jashtë qytetit.
Zanafilla 19:17
Ndërsa po i çonin jashtë, njëri prej tyre tha: "Ik shpejt për të shpëtuar jetën tënde! Mos shiko prapa e mos u ndal në asnjë vend të fushës; shpëto në mal që të mos vdesësh!".
Zanafilla 19:18
Por Loti iu përgjegj atyre: "Jo, zoti im!
Zanafilla 19:20
Ja, ky qytet është mjaft i afërt për ta arritur dhe është i vogël. Më lër, pra, të iki shpejt aty (a nuk është i vogël?) dhe kështu do të shpëtoj jetën".
Zanafilla 19:21
Engjëlli i tha: "Unë po ta plotësoj edhe këtë kërkesë: të mos shkatërroj qytetin për të cilin fole.
Zanafilla 19:22
Shpejto, ik atje, sepse unë nuk mund të bëj asgjë para se ti të arrish atje". Për këtë arsye ky qytet u quajt Coar.
Zanafilla 19:26
Por gruaja e Lotit solli kryet për të shikuar prapa dhe u bë një statujë prej kripe.
Zanafilla 19:29
Kështu ndodhi që kur Perëndia shkatërroi qytetin e fushës, Perëndisë iu kujtua Abrahami dhe e largoi Lotin nga gjëma kur shkatërroi qytetet ku Loti kishte banuar.
Zanafilla 20:2
Tani Abrahami thoshte për Sarën, gruan e tij: "Është motra ime". Kështu Abimeleku, mbreti i Gerarit, dërgoi njerëz për të marrë Sarën.
Zanafilla 20:3
Por Perëndia iu shfaq Abimelekut në një ëndërr nate dhe i tha: "Ja, ti je duke vdekur, për shkak të gruas që ke marrë, sepse ajo është e martuar".
Zanafilla 20:6
Dhe Perëndia i tha në ëndërr: "Po, unë e di që e ke bërë këtë gjë me ndershmërinë e zemrës sate, ndaj të ndalova të kryesh një mëkat kundër meje; ndaj nuk të lejova ta prekësh.
Zanafilla 20:7
Tani ktheja gruan këtij njeriu, sepse ai është një profet; dhe do të lutet për ty dhe ti ke për të jetuar. Por, në rast se nuk ia kthen, dije që me siguri ke për të vdekur, ti dhe tërë njerëzit e tu".
Zanafilla 20:11
Abrahami u përgjegj: "E bëra sepse thoja me veten time: "Sigurisht, në këtë vend nuk kanë frikë nga Perëndia; dhe do të më vrasin për shkak të gruas sime".
Zanafilla 20:12
Përveç kësaj ajo është në të vërtetë motra ime, bijë e babait tim, por jo bijë e nënës sime; dhe pastaj u bë gruaja ime.
Zanafilla 20:13
Dhe kur Perëndia më çoi të bredh larg shtëpisë së babait tim, unë i thashë: "Ky është favori që do të më bësh; kudo që të shkojmë, do të thuash për mua: Është vëllai im"".
Zanafilla 20:15
Pastaj Abimeleku tha: "Ja, vendi im të qëndron përpara; qëndro aty ku të pëlqen".
Zanafilla 20:16
Dhe Sarës i tha: "Ja, unë i dhashë vëllait tënd njëmijë copë argjendi; kjo do të shërbejë për të mbuluar fyerjen që të është bërë para të gjithë atyre që janë me ty; kështu je e përligjur para të gjithëve".
Zanafilla 20:17
Atëherë Abrahami iu lut Perëndisë dhe Perëndia shëroi Abimelekun, gruan e tij dhe shërbyeset e saj, dhe ato mundën të pjellin.
Zanafilla 20:18
Sepse Zoti e kishte shterpëzuar plotësisht tërë shtëpinë e Abimelekut, për shkak të Sarës, gruas së Abrahamit.
Zanafilla 21:2
Dhe Sara u ngjiz dhe lindi një djalë me Abrahamin në pleqërinë e tij, në kohën e caktuar që Perëndia i kishte thënë.
Zanafilla 21:4
Pastaj Abrahami e rrethpreu birin e tij Isak kur ishte tetë ditësh, ashtu siç e kishte urdhëruar Perëndia.
Zanafilla 21:6
Dhe Sara tha: "Perëndia më ka dhënë çka duhet për të qeshur, kushdo që do ta dëgjojë ka për të qeshur bashkë me mua".
Zanafilla 21:10
Atëherë ajo i tha Abrahamit: "Përzëre këtë shërbyese dhe birin e saj, sepse i biri i kësaj shërbyese nuk duhet të jetë trashëgimtar me birin tim, me Isakun".
Zanafilla 21:11
Kjo gjë s`i pëlqeu aspak Abrahamit, për shkak të djalit të tij.
Zanafilla 21:12
Por Perëndia i tha Abrahamit: "Mos u hidhëro për shkak të djalit dhe të shërbyeses sate; dëgjo tërë ato që të thotë Sara, sepse nga Isaku do të dalin pasardhës që do të mbajnë emrin tënd.
Zanafilla 21:14
Abrahami u ngrit herët në mëngjes, mori bukë dhe një calik ujë dhe ia dha Agarit; vuri gjithçka mbi shpatullat e saj dhe e nisi bashkë me fëmijën. Kështu ajo u nis dhe filloi të bredhë nëpër shkretëtirën e Beer-Shebas.
Zanafilla 21:16
Dhe shkoi e u ul përballë tij, në një largësi sa një goditje me hark, sepse thoshte: "Nuk dua ta shoh fëmijën të vdesë!" Kështu ajo u ul përballë tij, ngriti zërin dhe qau.
Zanafilla 21:17
Dhe Perëndia dëgjoi zërin e djaloshit dhe engjëlli i Perëndisë thirri Agarin nga qielli dhe i tha: "Çfarë ke, Agar? Mos ki frikë, se Perëndia ka dëgjuar zërin e djaloshit aty ku ndodhet.
Zanafilla 21:19
Atëherë Perëndia ia hapi sytë dhe ajo pa një pus uji: kështu vajti të mbushë calikun me ujë dhe i dha të pijë djaloshit.
Zanafilla 21:20
Dhe Perëndia qe me djaloshin; ai u rrit, banoi në shkretëtirë dhe u bë shenjëtar harku.
Zanafilla 21:22
Në atë kohë Abimeleku, së bashku me Pikolin, kreu i ushtrisë së tij, i foli Abrahamit duke i thënë: "Perëndia është me ty në tërë ato që bën;
Zanafilla 21:23
prandaj betohu këtu në emër të Perëndisë që ti s`ke për të gënjyer as mua, as bijtë e mi, as nipërit e mi, që ti do të përdorësh ndaj meje dhe vendit ku ke banuar si i huaj po atë dashamirësi që unë kam treguar ndaj teje".
Zanafilla 21:24
Abrahami u përgjegj: "Betohem".
Zanafilla 21:25
Pastaj Abrahami e qortoi Abimelekun për shkak të një pusi uji që shërbyesit e Abimelekut e kishin shtënë në dorë.
Zanafilla 21:26
Abimeleku tha: "Unë nuk e di se kush e ka bërë këtë gjë; ti vetë nuk ma ke njoftuar dhe unë vetëm sot dëgjova të flitet për këtë ngjarje".
Zanafilla 21:30
Abrahami u përgjegj: "Ti do t`i pranosh nga dora ime këto shtatë qengja, me qëllim që kjo të më vlejë si dëshmi që unë e kam hapur këtë pus".
Zanafilla 21:33
Pastaj Abrahami mbolli një marinë në Beer-Sheba dhe aty thërriti emrin e Zotit, Perëndi i përjetësisë.
Zanafilla 22:1
Mbas këtyre gjërave Perëndia e vuri në provë Abrahamin dhe i tha: "Abraham!" Ai u përgjegj: "Ja ku jam".
Zanafilla 22:2
Dhe Perëndia tha: "Merr tani birin tënd, birin tënd të vetëm, atë që ti do, Isakun, shko në vendin e Moriahve dhe sakrifikoje në një nga malet që do të të tregoj".
Zanafilla 22:3
Kështu Abrahami u ngrit herët në mëngjes, i vuri samarin gomarit, mori me vete dy shërbyes dhe të birin Isak dhe çau dru për sakrificën; pastaj u nis drejt vendit ku i kishte thënë Perëndia të shkonte.
Zanafilla 22:7
Dhe Isaku i foli atit të tij Abraham dhe i tha: "Ati im!". Abrahami iu përgjegj: "Ja ku jam, biri im". Dhe Isaku tha: "Ja zjarri dhe druri, po ku është qengji për sakrificën?".
Zanafilla 22:8
Abrahami u përgjegj: "Djali im, Perëndia do ta sigurojë vetë qengjin për sakrificën". Dhe vazhduan rrugën të dy bashkë.
Zanafilla 22:9
Kështu arritën në vendin që Perëndia i kishte treguar dhe atje Abrahami ndërtoi altarin dhe sistemoi drutë; pastaj e lidhi Isakun, birin e tij, dhe e vendosi mbi altar sipër druve.
Zanafilla 22:10
Pastaj Abrahami shtriu dorën dhe mori thikën për të vrarë të birin.
Zanafilla 22:11
Por Engjëlli i Zotit thirri nga qielli dhe i tha: "Abraham, Abraham!". Ai u përgjegj: "Ja ku jam".
Zanafilla 22:12
Engjëlli i tha: "Mos e zgjat dorën kundër djalit dhe mos i bëj asnjë të keqe. Tani e di mirë që ti i trembesh Perëndisë, se nuk më ke refuzuar birin tënd, të vetmin bir që ke".
Zanafilla 22:13
Atëherë Abrahami ngriti sytë dhe shikoi; dhe ja prapa tij një dash i zënë për brirësh në një kaçube. Kështu Abrahami shkoi, mori dashin e tij dhe e ofroi si sakrificë në vend të të birit.
Zanafilla 22:15
Engjëlli i Zotit e thirri për të dytën herë Abrahamin nga qielli dhe tha:
Zanafilla 22:16
"Unë betohem për veten time, thotë Zoti, se ti e bëre këtë dhe nuk kurseve tët bir, të vetmin bir që ke,
Zanafilla 23:2
Dhe Sara vdiq në Kirjath-Arba (që është Hebroni), në vendin e Kanaanëve, dhe Abrahami hyri aty për të mbajtur zi për të dhe për ta vajtuar.
Zanafilla 23:5
Dhe bijtë e Hethit iu përgjigjën Abrahamit duke i thënë:
Zanafilla 23:6
"Dëgjona, o zoti im! Ti je midis nesh një princ i Perëndisë, varrose të vdekurën tënde në më të mirën nga varrezat tona, asnjeri prej nesh s`do të refuzojë varrin e tij, me qëllim që ti të varrosësh aty të vdekurën tënde".
Zanafilla 23:7
Atëherë Abrahami u ngrit, u përul para popullit të vendit, para bijve të Hethit,
Zanafilla 23:8
dhe u foli atyre duke thënë: "Në rast se ju pëlqen që unë ta varros të vdekurën time duke e hequr nga sytë e mi, dëgjomëni. Ndërhyni për mua tek Efroni, bir i Zoharit,
Zanafilla 23:9
që të më japë shpellën e Makpelahut, që i përket dhe që ndodhet në skajin e arës së tij; por që të më japë në pronësi me çmimin e tij të plotë si vend varrimi midis jush".
Zanafilla 23:10
Tani Efroni ndodhej në mes të bijve të Hethit; dhe Efroni, Hiteu, iu përgjegj Abrahamit në prani të bijve të Hethit, të të gjithë atyreve që hynin nëpër portën e qytetit të tij, duke thënë:
Zanafilla 23:12
Atëherë Abrahami u përkul para popullit të vendit,
Zanafilla 23:14
Efroni iu përgjegj Abrahamit, duke i thënë:
Zanafilla 23:16
Atëherë Abrahami zbatoi fjalën e Efronit; dhe Abrahami i peshoi Efronit çmimin që i kishte thënë në prani të bijve të Hethit: katërqind monedha argjendi, monedha që tregtarët përdornin midis tyre zakonisht.
Zanafilla 23:17
Kështu ara e Efronit që gjendej në Malkpelah përballë Mamres, ara me shpellën që ishte aty dhe tërë drurët që ishin në arë dhe në të gjithë kufijtë përqark,
Zanafilla 23:19
Pas kësaj, Abrahami varrosi Sarën, gruan e tij, në shpellën e arës së Makpelahut përballë Mamres (që është Hebroni) në vendin e Kanaanëve.
Zanafilla 24:3
dhe unë do të bëj që ti të betohesh në emër të Zotit, Perëndisë së qiejve dhe Perëndisë të tokës, që ti nuk do t`i marrësh për grua djalit tim asnjë prej bijave të Kanaanejve në mes të të cilëve unë banoj;
Zanafilla 24:4
por do të shkosh në vendin tim dhe te fisi im për të marrë një grua për djalin tim, për Isakun".
Zanafilla 24:5
Shërbëtori iu përgjegj: "Ndofta ajo grua nuk dëshiron të më ndjekë në këtë vend; a duhet ta çoj atëherë përsëri birin tënd në vendin nga ke dalë?".
Zanafilla 24:7
Zoti, Perëndia i qiellit, që më hoqi nga shtëpia e atit tim dhe nga vendi ku kam lindur, më foli dhe m`u betua duke thënë: "Unë do t`ua jap këtë vend pasardhësve të tu", ai do të dërgojë engjëllin e tij para teje dhe ti do të marrësh andej një grua për birin tim.
Zanafilla 24:11
Dhe i gjunjëzoi devetë jashtë qytetit pranë një pusi uji, aty nga mbrëmja, në kohën kur gratë dalin për të marrë ujë, dhe tha:
Zanafilla 24:12
"O Zot, Perëndia i zotërisë tim Abraham, të lutem bëj që sot të kem mundësinë të kem një takim të lumtur, trego dashamirësi ndaj Abrahamit, zotit tim!
Zanafilla 24:13
Ja, unë po rri pranë këtij burimi ujërash, ndërsa bijat e banorëve të qytetit dalin për të mbushur ujë.
Zanafilla 24:14
Bëj që vajza së cilës do t`i them: "Ah, ule shtambën tënde që unë të pi" dhe që do të më përgjigjet: "Pi, dhe kam për t`u dhënë për të pirë edhe deveve të tu", të jetë ajo që ti ja ke caktuar shërbyesit tënd Isak. Nga kjo unë do të kuptoj që ti ke treguar dashamirësi ndaj zotërisë tim".
Zanafilla 24:16
Vajza ishte shumë e bukur, e virgjër dhe asnjë burrë nuk e kishte njohur kurrë. Ajo zbriti në burim, mbushi shtambën e saj dhe u ngjit përsëri lart.
Zanafilla 24:18
Ajo u përgjegj: "Pi, zotëria im"; pastaj shpejtoi ta ulë shtambën mbi dorë dhe i dha të pijë.
Zanafilla 24:19
Sapo mbaroi së dhëni ujë për të pirë, tha: "Do të mbush ujë edhe për devetë e tua, deri sa të ngopen me ujë".
Zanafilla 24:20
Me nxitim e zbrazi shtambën e saj në koritë, vrapoi përsëri te burimi për të mbushur ujë për të gjithë devetë e tij.
Zanafilla 24:21
Ndërkaq ai njeri e sodiste në heshtje, për të mësuar në qoftë se Zoti e kishte bërë të mbarë apo jo udhëtimin e tij.
Zanafilla 24:22
Kur devetë mbaruan së piri, njeriu mori një unazë floriri për hundën që peshonte gjysmë sikli dhe dy byzylykë me një peshë prej dhjetë siklesh ari për kyçin e dorës së saj, dhe tha:
Zanafilla 24:23
"Bijë e kujt je? Ma thuaj, të lutem. A ka vend në shtëpinë e babait tënd për ne, që ta kalojmë natën?".
Zanafilla 24:24
Ajo u përgjegj: "Unë jam bijë e Bethuelit, i biri i Milkahut, që ajo i lindi në Nahor".
Zanafilla 24:25
Dhe shtoi: "Tek ne ka shumë kashtë dhe forazh si dhe vend për të kaluar natën".
Zanafilla 24:26
Atëherë njeriu u përkul, adhuroi Zotin dhe tha:
Zanafilla 24:27
"Qoftë i bekuar Zoti, Perëndia i Abrahamit, zotërisë tim, që nuk ka pushuar të jetë dashamirës dhe besnik ndaj zotërisë tim! Sa për mua, gjatë udhëtimit, Zoti më çoi në shtëpinë e vëllezërve të zotërisë tim".
Zanafilla 24:28
Dhe vajza vrapoi për t`i treguar këto gjëra në shtëpinë e nënës së saj.
Zanafilla 24:31
Dhe tha: "Hyrë, i bekuar nga Zoti! Pse rri jashtë? Unë kam përgatitur shtëpinë dhe një vend për devetë".
Zanafilla 24:33
Pastaj i vunë përpara për të ngrënë, por ai tha: "Nuk do të ha deri sa të plotësoj porosinë që më kanë dhënë". Tjetri tha: "Fol".
Zanafilla 24:37
Dhe zotëria im më vuri të betohem duke thënë: "Nuk do të marrësh grua për djalin tim nga bijtë e Kanaanejve, në vendin ku banoj;
Zanafilla 24:38
por do të shkosh në shtëpinë e babait tim dhe tek afëria ime dhe aty do të marrësh një grua për birin tim".
Zanafilla 24:40
Por ai u përgjegj: "Zoti, para të cilit kam ecur, do të dërgojë engjëllin e tij bashkë me ty dhe do ta bëj të mbarë udhëtimin tënd, dhe ti do të marrësh për birin tim një grua nga farefisi im dhe nga shtëpia e babait tim.
Zanafilla 24:42
Sot kam arritur te burimi dhe thashë: "O Zot, Perëndia i zotërisë tim Abraham, në rast se të pëlqen kështu, të lutem bëje të mbarë udhëtimin që kam filluar;
Zanafilla 24:43
Ja, unë po ndalem pranë burimit të ujit; bëj që vajza që ka për të dalë për të marrë ujë dhe së cilës do t`i them: "Lërmë të pi pak ujë nga shtamba jote",
Zanafilla 24:44
dhe që do të më thotë: "Pi sa ke nevojë dhe do të marr ujë edhe për devetë e tua", le të jetë gruaja që Zoti i ka caktuar djalit të zotërisë tim.
Zanafilla 24:46
"Oh, lermë të pi!". Dhe ajo shpejtoi ta ulte shtambën nga shpatulla e saj dhe u përgjegj: "Pi dhe do t`u jap të pinë edhe deveve të tua". Kështu unë piva dhe ajo u dha të pinë edhe deveve.
Zanafilla 24:47
Atëherë e pyeta dhe i thashë: "Bijë e kujt je?". Ajo m`u përgjegj: "Jam bijë e Bethuelit, biri i Nahorit, që Milkah lindi". Kështu unë i vura unazën në hundë dhe byzylykët në kyçet e dorës.
Zanafilla 24:48
Pastaj u përkula, adhurova Zotin dhe e bekova Zotin, Perëndinë e Abrahamit, zotërisë tim, që më ka çuar në rrugën e drejtë për të marrë për birin e tij bijën e vëllait të zotërisë tim.
Zanafilla 24:50
Atëherë Labano dhe Bethueli u përgjigjën dhe thanë: "Kjo varet nga Zoti; ne nuk mund të flasim as për mirë as për keq.
Zanafilla 24:52
Kur shërbëtori i Abrahamit dëgjoi fjalët e tyre u përul për tokë përpara Zotit.
Zanafilla 24:56
Por ai iu përgjegj atyre: "Mos më mbani, sepse Zoti e ka bërë të mbarë udhëtimin tim; më lini të iki, që unë të kthehem te zotëria im".
Zanafilla 24:58
Atëherë thirrën Rebekën dhe i thanë: "A do të shkosh me këtë njeri?". Ajo u përgjegj: "Po, do të shkoj".
Zanafilla 24:63
Isaku kishte dalë aty nga mbrëmja në fushë për t`u menduar; dhe ai ngriti sytë dhe pa disa deve që po vinin.
Zanafilla 24:65
dhe i tha shërbëtorit: "Kush është ai njeri që vjen nga fusha drejt nesh?". Shërbëtori u përgjegj: "Është zotëria im". Atëherë ajo mori vellon dhe u mbulua.
Zanafilla 25:9
Dhe bijtë e tij Isaku dhe Ismaeli e varrosën në shpellën e Makpelahut në arën e Efronit, biri i Zoarit, Hiteut, që ndodhet përballë Mamres,
Zanafilla 25:11
Mbas vdekjes së Abrahamit, Perëndia bekoi birin e tij Isakun; dhe Isaku qëndroi pranë pusit të Lahai-Roit.
Zanafilla 25:16
Këta janë bijtë e Ismaelit dhe emrat e tyre, simbas fshatrave dhe fushimeve të tyre. Ata qenë dymbëdhjetë princërit e kombeve të tyre përkatës.
Zanafilla 25:20
Abrahamit i lindi Isaku; dhe Isaku ishte dyzet vjeç kur mori për grua Rebekën, e bija e Bethuelit, Arameu i Paddan-Aranit dhe motra e Labanos, Arameut.
Zanafilla 25:21
Isaku e luti Zotin për gruan e tij sepse ajo ishte shterpë. Zoti ia plotësoi dëshirën dhe Rebeka, gruaja e tij, u ngjiz.
Zanafilla 25:22
Por fëmijët shtynin njeri-tjetrin në barkun e saj dhe ajo tha: "Në qoftë se është kështu (që iu përgjigj Zoti), pse gjendem unë në këto kushte?". Dhe kështu vajti të konsultohet me Zotin.
Zanafilla 25:23
Dhe Zoti i tha: "Dy kombe ndodhen në barkun tënd dhe dy popuj kanë për të dalë nga përbrendëshmet e barkut tënd. Njeri nga këta dy popuj do të jetë më i fortë se tjetri, dhe më i madhi do t`i shërbejë më të voglit".
Zanafilla 25:24
Kur erdhi koha për të që të lindte, ajo kishte në bark dy binjakë.
Zanafilla 25:29
Një herë që Jakobi gatoi për vete një supë, Esau erdhi nga fusha krejt i lodhur.
Zanafilla 25:30
Dhe Esau i tha Jakobit: "Të lutem, më lërë të ha pak nga kjo supë e kuqe, sepse jam i lodhur". Për këtë arësye e quajtën Edom.
Zanafilla 25:31
Por Jakobi iu përgjegj: "Më shit më parë parëbirninë tënde".
Zanafilla 25:34
Pastaj Jakobi i dha Esaut bukë dhe supë me thjerrëza. Dhe ai hëngri dhe piu, pastaj u ngrit dhe iku. Kështu Esau shpërfilli parëbirninë e tij.
Zanafilla 26:1
Por ndodhi një mungesë ushqimesh në vend, përveç asaj të parës që kishte ndodhur në kohën e Abrahamit. Pastaj Isaku shkoi tek Abimeleku, mbreti i Filistejve në Gerar.
Zanafilla 26:3
Qëndro në këtë vend dhe unë do të jem me ty dhe do të të bekoj, sepse kam për të të dhënë ty dhe pasardhësve të tu tërë këto vende dhe do ta mbaj betimin që i kam bërë Abrahamit, babait tënd,
Zanafilla 26:7
Kur njerëzit e vendit i bënin pyetje rreth gruas së tij, ai u përgjigjej: "Është motra ime", sepse kishte frikë të thoshte: "Është gruaja ime", sepse mendonte: "Njerëzit e vendit mund të më vrasin për shkak të Rebekës, sepse ajo është e pashme".
Zanafilla 26:8
Kur kishte kaluar një kohë e gjatë në atë vend, Abimelekut, mbretit të Filistejve, i rastisi të shikojë nga dritarja dhe pa Isakun që përkëdhelte Rebekën, gruan e tij.
Zanafilla 26:9
Atëherë Abimeleku thiri Isakun dhe i tha: "Ajo është me siguri gruaja jote; si bëhet që ti the: "Ajo është motra ime"?". Isaku iu përgjegj: "Sepse thoja: "Nuk do të doja të vdes për shkak të saj"".
Zanafilla 26:15
dhe për këtë arësye i zunë, duke i mbushur me dhe, tërë puset që shërbëtorët e babait të tij kishin hapur në kohën e Abrahamit, atit të tij.
Zanafilla 26:21
Shërbëtorët hapën pastaj një pus tjetër, por ata kundërshtuan edhe për këtë. Dhe Isaku e quajti Sitnah.
Zanafilla 26:22
Atëherë ai u largua që andej dhe hapi një pus tjetër për të cilin nuk pati kundërshtim. Dhe ai e quajti atë Rehoboth, sepse ai tha: "Tani Zoti na ka vënë larg dhe ne do të kemi mbarësi në këtë vend".
Zanafilla 26:24
Dhe Zoti iu shfaq po atë natë dhe i tha: "Unë jam Perëndia i Abrahamit, babait tënd; mos ki frikë, sepse unë jam me ty; do të të bekoj dhe do të shumoj pasardhësit e tu, për hir të Abrahamit, shërbëtorit tim".
Zanafilla 26:25
Atëherë ai ndërtoi në atë vend një altar dhe përmendi emrin e Zotit, dhe po aty ai ngriti edhe çadrën e tij. Aty shërbëtorët e Isakut hapën një pus.
Zanafilla 26:27
Dhe Isaku u tha atyre: "Pse keni ardhur tek unë, për deri sa më urreni dhe më keni larguar prej jush?".
Zanafilla 26:28
Atëherë ata u përgjigjën: "Ne e pamë qartë që Zoti është me ty. Kështu thamë: "Le të bëjmë një betim midis nesh, midis nesh dhe teje, dhe të përfundojmë një aleancë me ty":
Zanafilla 26:30
Kështu Isaku shtroi për ta një banket dhe ata hëngrën e pinë.
Zanafilla 26:31
Të nesërmen në mëngjes u ngritën herët dhe shkëmbyen një betim. Pastaj Isaku i përcolli dhe ata ikën në paqe.
Zanafilla 26:32
Po atë ditë ndodhi që shërbëtorët e Isakut erdhën për ta lajmëruar për pusin që kishin hapur duke i thënë: "Kemi gjetur ujë".
Zanafilla 26:33
Dhe ai e quajti atë Shibah. Për këtë arësye qyteti mban emrin Beer-Sheba edhe sot e kësaj dite.
Zanafilla 26:34
Në moshën dyzetvjeçare Esau mori për grua Juditin, të bijën e Beerit, Hiteut dhe të Basemathit, bijë e Elonit, Hiteut.
Zanafilla 26:35
Këto u bënë shkas për një hidhërim të thellë të Isakut dhe të Rebekës.
Zanafilla 27:2
Esau i tha: "Ja ku jam!". Atëherë Isaku i tha: "Ja, unë jam plak dhe nuk e di në ç`ditë kam për të vdekur.
Zanafilla 27:3
Prandaj merr tani armët e tua, kukurën dhe harkun tënd, dil nëpër fushat dhe kap për mua kafshë gjahu;
Zanafilla 27:4
pastaj më përgatit një gjellë të shijshme nga ato që më pëlqejnë dhe sillma, që unë ta ha dhe shpirti im të të bekojë para se të vdes".
Zanafilla 27:5
Tani Rebeka rrinte duke dëgjuar, ndërsa Isaku i fliste birit të tij Esau. Kështu Esau shkoi nëpër fusha për të gjuajtur kafshë të egra për t`ia shpënë të atit.
Zanafilla 27:7
"Më sill gjah dhe më përgatit një gjellë të shijshme, që unë ta ha dhe të të bekoj në prani të Zotit, para se të vdes".
Zanafilla 27:9
Shko tani në kope dhe më sill dy keca të mirë; unë do të përgatis një gjellë të shijshme për babanë tënd, nga ato që i pëlqejnë atij.
Zanafilla 27:13
Por nëna e tij iu përgjegj: "Ky mallkim le të bjerë mbi mua, biri im! Bindju vetëm asaj që të thashë dhe shko të marrësh kecat".
Zanafilla 27:14
Ai vajti pra t`i marrë dhe ia çoi nënës së tij; dhe e ëma përgatiti me to një gjellë të shijshme, nga ato që i pëlqenin babait të tij.
Zanafilla 27:17
Pastaj vuri në dorë të Jakobit, birit të saj, gjellën e shijshme dhe bukën që kishte përgatitur.
Zanafilla 27:18
Atëherë ai shkoi tek i ati dhe i tha: "Ati im!". Isaku u përgjegj: "Ja ku jam; kush je ti, biri im?".
Zanafilla 27:20
Por Isaku i tha të birit: "Por si bëre që e gjete kaq shpejt, biri im?". Ai u përgjegj: "Sepse Zoti, Perëndia yt, bëri që të vijë tek unë".
Zanafilla 27:21
Atëherë Isaku i tha Jakobit: "Afrohu dhe lërmë të të prek, biri im, për të ditur nëse je pikërisht biri im Esau ose jo".
Zanafilla 27:24
Dhe tha: "A je ti me të vërtetë biri im Esau?". Ai u përgjigj: "Po".
Zanafilla 27:28
Perëndia të dhëntë vesën e qiellit dhe pjellorinë e tokës, si edhe bollëkun e grurit dhe të verës.
Zanafilla 27:29
Të shërbefshin popujt dhe kombet u përkulshin para teje. Qofsh pronar i vëllezërve të tu dhe bijtë e nënës sate u përkulshin para teje. I mallkuar qoftë cilido të mallkon, i bekuar qoftë cilido të bekon!".
Zanafilla 27:31
Edhe ai përgatiti një gjellë të shijshme dhe ia shpuri babait të tij dhe i tha: "Çohu ati im dhe ha nga gjahu i birit tënd, me qëllim që shpirti yt të më bekojë".
Zanafilla 27:32
Isaku, babai i tij, i tha: "Kush je ti?". Ai u përgjegj: "Jam Esau, biri yt i parëlindur".
Zanafilla 27:33
Atëherë Isakun e zunë ca të dridhura shumë të forta dhe i tha: "Kush është ai, pra, që gjuajti gjahun dhe ma solli? Unë i hëngra të gjitha para se të vije ti dhe e bekova; dhe i bekuar ka për të mbetur ai".
Zanafilla 27:35
Por Isaku iu përgjigj: "Yt vëlla erdhi me mashtrim dhe mori bekimin tënd".
Zanafilla 27:36
Esau i tha: "Jo më kot është quajtur Jakob? Ai ma zuri vendin deri tani dy herë: më hoqi parëbirninë dhe ja tani po merr bekimin tim". Pastaj shtoi: "A nuk ke ruajtur një bekim për mua?".
Zanafilla 27:37
Atëherë Isaku u përgjegj dhe i tha Esaut: "Ja, unë e bëra zotrinë tënd dhe i dhashë tërë vëllezërit e tij si shërbëtorë, dhe e pajisa me grurë dhe me verë; ç`mund të bëj për ty, biri im?".
Zanafilla 27:39
Isaku, babai i tij, u përgjigj duke i thënë: "Ja, banesa jote do të privohet nga pjelloria e tokës dhe nga vesa që zbret nga lartësia e qiellit.
Zanafilla 27:41
Kështu Esau filloi ta urrejë Jakobin për shkak të bekimit që i kishte dhënë i ati, dhe tha në zemër të vet: "Ditët e zisë për babanë po afrohen; atëherë do të vras vëllanë tim Jakobin".
Zanafilla 27:46
Pastaj Rebeka i tha Isakut: "Jam neveritur nga jeta për shkak të bijave të Hethit. Në rast se Jakobi merr për grua një nga bijat e Hethit, një grua si ato të vendit, ç`më duhet jeta?".
Zanafilla 28:2
Çohu, shko në Padan-Aram, në shtëpinë e Bethuelit, i ati i nënës sate, dhe merr për grua një nga bijat e Labanos, vëllait të nënës sate.
Zanafilla 28:3
Perëndia i plotfuqishëm të bekoftë, të bëftë pjellor dhe të shumoftë, në mënyrë që ti të bëhesh një kuvend popujsh,
Zanafilla 28:4
dhe të dhëntë bekimin e Abrahamit ty dhe pasardhësve të tu, në mënyrë që ti të jesh zot i vendit ku banon si i huaj dhe që Perëndia ia fali Abrahamit".
Zanafilla 28:7
dhe Jakobi i ishte bindur të atit dhe nënës së tij, dhe ishte nisur për në Padan-Aram.
Zanafilla 28:9
shkoi tek Ismaeli dhe mori Mahalathin, të bijën e Ismaelit, që ishte biri i Abrahamit, dhe motër e Nebajothit, me qëllim që ajo të bëhej gruaja e tij, përveç grave të tjera që kishte.
Zanafilla 28:11
Arriti në një farë vendi dhe aty kaloi natën, sepse dielli kishte perënduar. Atëherë mori një nga gurët e atij vendi, e vuri nën krye të tij dhe aty ra në gjumë.
Zanafilla 28:12
Dhe pa në ëndërr një shkallë të mbështetur mbi tokë, maja e së cilës prekte qiellin; dhe ja engjëjt e Perëndisë hipnin e zbrisnin në të.
Zanafilla 28:13
Dhe ja, Zoti ndodhej në majë të saj dhe i tha: "Unë jam Zoti, Perëndia i Abrahamit, babait tënd, dhe Perëndia i Isakut; tokën mbi të cilën je shtrirë do të ta jap ty dhe pasardhësve të tu;
Zanafilla 28:14
dhe pasardhësit e tu do të jenë si pluhur i tokës, dhe ti do të shtrihesh në perëndim dhe në lindje, në veri dhe në jug; dhe tërë familjet e tokës do të bekohen nëpërmjet teje dhe pasardhësve të tu.
Zanafilla 28:15
Dhe ja, unë jam me ty dhe do të të mbroj kudo që të vesh, dhe do të të sjell përsëri në këtë vend; sepse nuk do të të braktis para se të bëj atë që të kam thënë".
Zanafilla 28:17
Dhe pati frikë e tha: "Sa i tmerrshëm është ky vend! Kjo nuk është tjetër veçse shtëpia e Perëndisë, dhe kjo është porta e qiellit!".
Zanafilla 28:18
Kështu Jakobi u ngrit herët në mëngjes, mori gurin që kishte vënë nën krye të vet, e ngriti si një përmendore dhe derdhi vaj mbi majën e saj.
Zanafilla 28:20
Pastaj Jakobi lidhi një kusht duke thënë: "Në qoftë se Perëndia do të jetë me mua dhe do të më mbrojë gjatë këtij udhëtimi që jam duke bërë, në qoftë se do të më japë bukë për të ngrënë dhe rroba për t`u mbuluar,
Zanafilla 28:21
dhe do të kthehem në shtëpinë e babait tim në paqe, atëherë Zoti do të jetë Perëndia im;
Zanafilla 28:22
dhe ky gur që kam ngritur si përmendore, do të jetë shtëpia e Perëndisë; dhe nga të gjitha ato që do të më japësh, unë do të japë të dhjetën"
Zanafilla 29:2
Shikoi dhe pa një pus në një arë, dhe aty pranë tri kope dhensh të mbledhura tok, sepse ai pus shërbente për t`u dhënë ujë kopeve të dhenve; dhe rrasa mbi grykën e pusit ishte e madhe.
Zanafilla 29:3
Aty mblidheshin zakonisht tërë kopetë; atëherë çobanët e hiqnin rrasën nga gryka e pusit dhe u jepnin ujë dhenve; pastaj e vinin përsëri rrasën në vendin e saj, në grykën e pusit.
Zanafilla 29:4
Dhe Jakobi u tha atyre: "Vëllezër të mi, nga jeni?" Ata u përgjigjën: "Jemi nga Harani".
Zanafilla 29:5
Atëherë ai u tha atyre: "E njihni ju Labanon, birin e Nahorit?". Ata u përgjigjën: "E njohim".
Zanafilla 29:6
Ai u tha atyre: "A është mirë ai?". Ata u përgjigjën: "Është mirë; dhe ja bija e tij Rakela, e cila po vjen me delet".
Zanafilla 29:7
Ai tha: "Ja, është ende ditë për diell dhe nuk ka ardhur koha për të mbledhur bagëtinë; jepuni ujë deleve dhe pastaj i çoni të kullosin"
Zanafilla 29:8
Por ata u përgjigjën: "Nuk mundemi deri sa të gjitha kopetë të mblidhen, e të kemi hequr rrasën nga gryka e pusit; atëherë do t`u japim ujë deleve".
Zanafilla 29:13
Sapo Labano dëgjoi lajmet e Jakobit, birit të motrës së tij, vrapoi drejt tij, e përqafoi, e puthi dhe e çoi në shtëpinë e tij. Dhe Jakobi i tregoi Labanos tërë ato gjëra.
Zanafilla 29:17
Lea kishte sy të perënduar, por Rakela ishte e hijshme dhe e pashme.
Zanafilla 29:18
Prandaj Jakobi e donte Rakelën dhe i tha Labanos: "Unë do të të shërbej shtatë vjet për Rakelën, bijën tënde më të vogël".
Zanafilla 29:19
Labano iu përgjigj: "Më mirë të ta jap ty se sa një njeriu tjetër; rri me mua".
Zanafilla 29:20
Kështu Jakobi shërbeu shtatë vjet për Rakelën; dhe iu dukën pak ditë sepse e dashuronte.
Zanafilla 29:24
Përveç kësaj Labano i dha shërbyesen e tij Zilpah si shërbyese të Leas, bijës së tij.
Zanafilla 29:25
Të nesërmen në mëngjes, ai pa se ishte Lea. Atëherë Jakobi i tha Labanos: "Çfarë më bëre? A nuk të kam shërbyer për Rakelën? Pse më mashtrove?".
Zanafilla 29:26
Labano u përgjegj: "Nuk është zakon të veprohet kështu në vendin tonë, nuk mund të japësh më të voglën para më të madhes.
Zanafilla 29:27
Mbaro javën e kësaj dhe do të japim edhe tjetrën, për shërbimin që do të më bësh për shtatë vjet të tjera".
Zanafilla 29:28
Atëherë Jakobi bëri si i thanë dhe mbaroi javën e Leas; pastaj Labano i dha për grua bijën e tij Rakela.
Zanafilla 29:29
Përveç kësaj Labano i dha shërbyesen e tij Bilhah si shërbyese Rakelës, bijës së tij.
Zanafilla 29:30
Dhe Jakobi hyri gjithashtu te Rakela dhe e dashuroi atë më tepër se Lean; dhe shërbeu shtatë vjet të tjera te Labano.
Zanafilla 29:31
Zoti, duke parë që për Lean nuk kishte dashuri, ia çeli barkun asaj, ndërsa Rakela ishte shterpë.
Zanafilla 29:33
Pastaj u ngjiz përsëri dhe lindi një djalë dhe ajo tha: "Zoti e pa se nuk kisha dashuri, prandaj më dha edhe këtë bir". Dhe e quajti Simeon.
Zanafilla 29:34
Ajo u ngjiz përsëri dhe lindi një djalë, dhe tha: "Kësaj radhe burri im do të më dojë, sepse i kam lindur tre bij". Prandaj u quajt Levi.
Zanafilla 29:35
Ajo u ngjiz përsëri dhe lindi djalë dhe tha: "Këtë radhë do të kremtoj Zotin". Prandaj e quajti Juda. Pastaj nuk pati më fëmijë.
Zanafilla 30:1
Kur Rakela pa që nuk po i bënte fëmijë Jakobit, u bë ziliqare e motrës së saj dhe i tha Jakobit: "Më bëj me fëmijë përndryshe unë po vdes".
Zanafilla 30:2
Jakobi u mbush tërë inat kundër Rakelës dhe i tha: "Se mos jam unë në vend të Perëndisë që nuk të lejon të kesh fëmijë?".
Zanafilla 30:3
Ajo u përgjegj: "Ja shërbyesja ime Bilhah; hyr tek ajo, që ajo të lindë mbi gjunjët e mi; kështu nëpërmjet saj do të mund të bëhem me fëmijë".
Zanafilla 30:4
Kështu ajo i dha për grua shërbyesen e vetë Bilhah dhe Jakobi hyri tek ajo.
Zanafilla 30:6
Atëherë Rakela tha: "Perëndia më dha të drejtë; ai dëgjoi gjithashtu zërin tim dhe më dha një bir". Prandaj i vuri emrin Dan.
Zanafilla 30:7
Pastaj Bilhah, shërbyesja e Rakelës, u ngjiz përsëri dhe i lindi një bir të dytë Jakobit.
Zanafilla 30:9
Por Lea, duke parë që nuk po bënte më fëmijë, mori shërbyesen e saj Zilpah dhe ia dha për grua Jakobit
Zanafilla 30:15
Ajo iu përgjegj: "Të duket gjë e vogël që më more burrin, dhe tani kërkon të marrësh edhe mandragorat e djalit tim?". Rakela tha: "Mirë, pra, si shpërblim për mandragorat e birit tënd, sonte ai do të bjerë në shtrat me ty".
Zanafilla 30:17
Kështu Perëndia ia plotësoi dëshirën Leas, e cila u ngjiz dhe i lindi Jakobit birin e pestë.
Zanafilla 30:18
Dhe ajo tha: "Perëndia më dha shpërblimin që më takonte, sepse i dhashë shërbyesen time burrit tim". Dhe e quajti Isakar.
Zanafilla 30:19
Pastaj Lea u ngjiz përsëri dhe i dha Jakobit një bir të gjashtë.
Zanafilla 30:20
Atëherë Lea tha: "Perëndia më ka dhënë një dhunti të mirë; këtë radhë burri im do të banojë me mua, sepse i kam lindur gjashtë bij". Dhe i vuri emrin Zabulon.
Zanafilla 30:22
Perëndia u kujtua edhe për Rakelën; dhe Perëndia ia plotësoi dëshirën dhe e bëri të frytshme;
Zanafilla 30:23
kështu ajo u ngjiz dhe lindi një djalë, dhe tha: "Perëndia e hoqi turpin tim".
Zanafilla 30:26
Më jep gratë e mia dhe bijtë e mi, për të cilët të kam shërbyer dhe lermë të iki, mbasi ti e njeh mirë shërbimin që të kam bërë".
Zanafilla 30:27
Por Labano i tha: "Në rast se kam gjetur hir në sytë e tu, qëndro, sepse kam prekur me dorë që Zoti më ka bekuar për shkakun tënd".
Zanafilla 30:29
Jakobi iu përgjegj: "Ti e di si të kam shërbyer, dhe çfarë i ka ndodhur bagëtisë sate në duart e mia.
Zanafilla 30:30
Sepse ajo që ti kishe para se të vija unë ishte pak, por tani është rritur shumë; dhe Zoti të ka bekuar kudo që kam qënë unë. Por tani kur do të punoj edhe për shtëpinë time?".
Zanafilla 30:31
Labano tha: "Sa duhet të të jap?". Jakobi iu përgjigj: "Nuk duhet të më japësh asgjë; në qoftë se ti do të bësh atë që po të them, do të mbetem këtu për të kullotur kopetë e tua dhe për t`u kujdesur për to.
Zanafilla 30:33
Kështu tani e tutje ndershmëria ime do të përgjigjet para teje për personin tim, kur do të vish të kontrollosh pagesën time; çdo bagëti që nuk është laramane a me pika midis dhive dhe çdo qengj jo i zi do të konsiderohet i vjedhur po të gjindet pranë meje".
Zanafilla 30:38
Pastaj i vendosi purtekat që kishte zhvoshkur që të shikoheshin nga dhentë në koritë, domethënë në vendet ku kopetë vinin për të pirë ujë; dhe kafshët vinin në afsh kur vinin për të pirë.
Zanafilla 30:39
Kështu kafshët vinin në afsh përpara purtekave dhe pillnin qengja vija-vija, lara-lara dhe pika pika.
Zanafilla 31:1
Por Jakobi dëgjoi fjalët e bijve të Labanos që thoshin: "Jakobi mori gjithçka kishte ati ynë; dhe me atë që i përkiste atit tonë, ai krijoi gjithë këtë pasuri".
Zanafilla 31:5
dhe u tha atyre: "Unë e shoh që fytyra e atit tuaj ndaj meje nuk është si më parë; por Perëndia i atit tim ka qenë me mua.
Zanafilla 31:7
ndërsa ati juaj më ka mashtruar dhe ka ndryshuar pagesën time dhjetë herë, por Perëndia nuk e lejoi të më bëjë të keq.
Zanafilla 31:9
Kështu Perëndia ia hoqi bagëtinë atit tuaj dhe ma dha mua.
Zanafilla 31:11
Dhe engjëlli i Perëndisë më tha në ëndërr: "Jakob!". Unë iu përgjigja: "Ja ku jam!".
Zanafilla 31:13
Unë jam Perëndia i Bethelit, ku ti ke vajosur një përmendore dhe më lidhe një kusht. Tani çohu, lëre këtë vend dhe kthehu në vendlindjen tënde"".
Zanafilla 31:14
Rakela dhe Lea iu përgjigjën dhe i thanë: "Mos kemi ndoshta ne akoma pjesë dhe trashëgimi në shtëpinë e atit tonë?
Zanafilla 31:15
A nuk na ke trajtuar si të huaja për arësye se na ka shitur dhe veç kësaj ka ngrënë edhe paratë tona?
Zanafilla 31:16
Të gjitha pasuritë që Perëndia i hoqi atit tonë janë tonat dhe të bijve tanë; prandaj bëj të gjitha ato që Perëndia të ka thënë".
Zanafilla 31:18
dhe mori me vete tërë bagëtinë e tij duke marrë me vete gjithë pasurinë që kishte vënë, bagëtinë që i përkiste dhe atë që e kishte blerë në Padam-Aram, për të vajtur tek Isaku, në vendin e Kanaanëve.
Zanafilla 31:21
Kështu ai iku me gjithçka kishte; u ngrit, kaloi lumin dhe u drejtua për në malin e Galaadit.
Zanafilla 31:24
Por Perëndia iu shfaq në ëndërr natën Labanos, Arameut, dhe i tha: "Ruhu e mos i fol Jakobit, as për të mirë e as për të keq".
Zanafilla 31:27
Pse ike dhe u largove nga unë fshehurazi, pa më lajmëruar aspak? Unë do të kisha përcjellë me gëzim dhe me këngë, me lodërz dhe qeste.
Zanafilla 31:29
Tani unë kam në dorë t`ju bëj keq, por Perëndia i atit tënd më foli natën e kaluar, duke thënë: "Ruhu, mos t`i flasësh Jakobit as për mirë apo për keq".
Zanafilla 31:30
Sigurisht ike, sepse kishe një dëshirë të madhe të ktheheshe përsëri në shtëpinë e atit tënd; po pse vodhe perënditë e mia?".
Zanafilla 31:31
Atëherë Jakobi iu përgjegj Labanos: "Unë kisha frikë, sepse mendoja që ti mund të më merrje me forcë bijat e tua.
Zanafilla 31:32
Por kushdo qoftë ai të cilit do t`i gjesh perënditë e tu, ai duhet të vdesë në prani të vëllezërve tanë; kërko ti vetë atë që të përket tek unë dhe merre!". Jakobi nuk e dinte që ato i kishte vjedhur Rakela.
Zanafilla 31:35
Dhe ajo i tha të atit: "Mos u zemëro, zotëria im, në rast se unë nuk mund të çohem përpara teje, sepse jam me të përmuajshmet e grave". Kështu ai kërkoi, por nuk i gjeti idhujt.
Zanafilla 31:36
Atëherë Jakobi u zemërua dhe u grind me Labanon; dhe Jakobi iu përgjegj dhe i tha Labanos: "Cili është faji im, cili është mëkati im, që ti të më ndjekësh me aq tërbim?
Zanafilla 31:37
Ti rrëmove në tërë gjërat e mia. Çfarë gjete nga të gjitha ato që i përkasin shtëpisë sate? Vëri këtu para vëllezërve të mi dhe vëllezërve të tu dhe le të vendosin ata midis nesh të dy!
Zanafilla 31:41
Kam qënë njëzet vjet në shtëpinë tënde; të kam shërbyer katërmbëdhjetë vjet për dy bijat e tua dhe gjashtë vjet për kopenë tënde. Ti e ke ndryshuar dhjetë herë pagesën time.
Zanafilla 31:42
Në qoftë se Perëndia i atit tim, Perëndia i Abrahamit dhe Tmerri i Isakut, nuk do të kishte qënë në favorin tim, ti me siguri do të më kishe kthyer duar bosh. Perëndia e pa trishtimin tim dhe mundin e duarve të mia, dhe mbrëmë dha vendimin e tij".
Zanafilla 31:43
Atëherë Labano u përgjegj dhe tha: "Këto bija janë bijat e mia, këta bij janë bijtë e mi, këto kope janë kopetë e mia, dhe gjithçka të zë syri është imja. Por çfarë mund t`u bëj sot këtyre bijave të mia apo bijve që ato kanë lindur?
Zanafilla 31:45
Atëherë Jakobi mori një gur dhe e ngriti si një përmendore.
Zanafilla 31:50
Në rast se ti keqtrajton bijat e mia ose martohesh me gra të tjera veç bijave të mia, edhe sikur të mos ketë asnjeri me ne, kujtohu që Perëndia është dëshmitar midis meje dhe teje".
Zanafilla 31:51
Labano i tha gjithashtu Jakobit: "Ja ky tog gurësh, dhe ja përmendorja që kam ngritur midis teje dhe meje.
Zanafilla 31:52
Le të jetë ky tog një dëshmi dhe le të jetë kjo përmendore një dëshmi që unë nuk do ta kapërcej këtë tog për të të bërë keq ty, dhe që ti nuk do ta kapërcesh këtë tog dhe këtë përmendore për të më bërë keq mua.
Zanafilla 31:53
Perëndia i Abrahamit dhe Perëndia i Nahorit, Perëndia i atit të tyre, u bëftë gjykatës midis nesh!". Dhe Jakobi u betua për Tmerrin e Isakut, atit të tij.
Zanafilla 32:1
Ndërsa Jakobi vazhdonte rrugën e tij, i dolën përpara engjëj të Perëndisë.
Zanafilla 32:2
Mbasi i pa Jakobi, tha: "Ky është fushimi i Perëndisë"; dhe e quajti atë vend Mahanaim.
Zanafilla 32:5
kam qe, gomarë, kope, shërbyes dhe shërbyese; dhe këtë po ja tregoj zotërisë tim, për të gjetur hir në sytë e tu"".
Zanafilla 32:9
Pastaj Jakobi tha: "O Perëndi i atit tim Abraham, Perëndi i atit tim Isak, o Zot, që më ke thënë: "Ktheu në vendin tënd dhe pranë fisit tënd dhe unë do të bëj të mirë",
Zanafilla 32:11
Çliromë, të lutem, nga duart e vëllait tim, nga duart e Esaut, sepse unë kam frikë nga ai dhe druaj që ai të vijë për të më sulmuar, pa kursyer as nënat as fëmijët.
Zanafilla 32:13
Kështu Jakobi e kaloi natën në atë vend, dhe nga ato që kishte nëpër duar ai zgjodhi një dhuratë për vëllanë e tij Esau:
Zanafilla 32:16
Pastaj ua dorëzoi shërbyesve të tij, çdo kope për llogari të vet, dhe u tha shërbëtorëve të tij: "Kaloni para meje dhe lini një farë hapësire midis një kopeje dhe tjetrës".
Zanafilla 32:18
ti do të përgjigjesh: "Janë të shërbëtorit tënd Jakobit; është një dhuratë e dërguar zotërisë tim Esau; dhe ja, ai vetë po vjen mbas nesh"".
Zanafilla 32:23
I mori me vete dhe bëri që të kalonin përruan të gjitha gjërat që zotëronte.
Zanafilla 32:25
Kur ky burrë e pa se nuk mund ta mundte, i preku zgavrën e ijës; dhe zgavra e ijes së Jakobit u përdrodh, ndërsa ai luftonte kundër tij.
Zanafilla 32:26
Dhe ai tha: "Lërmë të shkoj, se po lind agimi". Por Jakobi iu përgjegj: "Nuk do të të lë të shkosh, në rast se nuk më bekon më parë!".
Zanafilla 32:27
Tjetri i tha: "Cili është emri yt?". Ai u përgjegj: "Jakob".
Zanafilla 32:28
Atëherë ai i tha: "Emri yt nuk do të jetë më Jakob, por Israel, sepse ti ke luftuar bashkë me Perëndinë dhe me njerëzit, dhe ke fituar".
Zanafilla 32:29
Jakobi i tha: "Të lutem, tregomë emrin tënd". Por ai iu përgjegj: "Pse e do emrin tim?".
Zanafilla 32:30
Dhe kështu ai e bekoi. Atëherë Jakobi e quajti këtë vend Peniel, sepse tha: "E pashë Perëndinë ballë për ballë dhe jeta ime u fal".
Zanafilla 32:31
Mbasi ai kaloi Penielin, dielli po ngrihej; dhe Jakobi çalonte për shkak të ijës.
Zanafilla 32:32
Për këtë arësye, deri në ditën e sotme, bijtë e Izraelit nuk e hanë gilcën e kofshës që kalon nëpër zgavrën e ijës, sepse ai njeri kishte prekur zgavrën e ijës së Jakobit në pikën e gilcës së kofshës.
Zanafilla 33:3
Ai vetë kaloi para tyre dhe u përkul deri në tokë shtatë herë deri sa arriti pranë vëllait të vet.
Zanafilla 33:4
Atëherë Esau vrapoi drejt tij, e përqafoi, iu hodh në qafë dhe e puthi; dhe që të dy qanë.
Zanafilla 33:5
Pastaj Esau ngriti sytë, pa gratë e fëmijët dhe tha: "Kush janë këta me ty?". Jakobi iu përgjigj: "Janë bijtë që Perëndia pati mirësinë t`i japë shërbyesit tënd".
Zanafilla 33:6
Atëherë u afruan shërbyeset, ato dhe bijtë e tyre, dhe u përkulën.
Zanafilla 33:7
U afruan edhe Lea dhe bijtë e saj, dhe u përkulën. Pastaj u afruan Jozefi dhe Rakela, dhe u përkulën edhe ata.
Zanafilla 33:8
Esau tha: "Çfarë ke ndërmend të bësh me tërë atë grup që takova?". Jakobi u përgjigj: "Është për të gjetur hir në sytë e zotërisë tim".
Zanafilla 33:9
Atëherë Esau tha: "Kam mjaft për vete, o vëllai im; mbaj për vete atë që është jotja".
Zanafilla 33:10
Por Jakobi tha: "Jo, të lutem; në qoftë se kam gjetur hir në sytë e tu, prano dhuratën time nga dora ime, sepse kur pashë fytyrën tënde, për mua ishte njëlloj sikur të shikoja fytyrën e Perëndisë, dhe ti më ke pritur mirë.
Zanafilla 33:11
Pranoje, pra, dhuratën që të është sjellë, sepse Perëndia është treguar shumë i mirë me mua dhe unë kam gjithçka". Dhe nguli këmbë aq shumë, sa që Esau pranoi.
Zanafilla 33:13
Por Jakobi u përgjigj: "Zotëria im e di që fëmijët janë në moshë të vogël dhe që kam me vete dele dhe lopë qumështore; po t`i mbajmë keq qoftë edhe një ditë të vetme, tërë kafshët kanë për të vdekur.
Zanafilla 33:15
Atëherë Esau tha: "Më lejo të paktën të lë me ty disa nga njerëzit që janë me mua". Por Jakobi u përgjigj: "Pse ta bëjmë këtë? Mjafton që unë të gjej hir në sytë e zotërisë tim".
Zanafilla 33:17
Jakobi u nis në drejtim të Sukothit, ndërtoi atje një shtëpi për vete dhe kasolle për bagëtinë; prandaj ai vend u quajt Sukoth.
Zanafilla 33:18
Pastaj Jakobi, duke u kthyer nga Padan-Arami, arriti shëndoshë e mirë në qytetin e Sikemit, në vendin e Kanaanit, ku ngriti çadrat e tij përballë qytetit.
Zanafilla 33:19
Dhe bleu nga bijtë e Hamorit, at i Sikemit, për njëqind copë paresh, pjesën e fushës ku kishte ngritur çadrat e tij përballë qytetit.
Zanafilla 34:1
Por Dina, vajza që Lea i kishte lindur Jakobit, doli për të parë bijat e vendit.
Zanafilla 34:4
Pastaj i tha të atit Hamor: "Ma jep këtë vajzë për grua".
Zanafilla 34:5
Por Jakobi dëgjoi që ai e kishte çnderuar bijën e tij Dina; por bijtë e tij ishin nëpër fushat me bagëtinë e tij, dhe Jakobi heshti deri sa u kthyen.
Zanafilla 34:6
Atëherë Hamori, ati i Sikemit, shkoi tek Jakobi për t`i folur.
Zanafilla 34:7
Sapo dëgjuan për atë që kishte ndodhur, bijtë e Jakobit u kthyen nga fushat; ata ishin të hidhëruar dhe shumë të zemëruar, sepse ai kishte kryer një veprim të turpshëm në Izrael, duke rënë në shtrat me të bijën e Jakobit, gjë që nuk duhej bërë.
Zanafilla 34:8
Por Hamori u foli atyre duke thënë: "Shpirti i tim biri Sikem është lidhur me bijën tuaj, prandaj jepjani për grua;
Zanafilla 34:12
Më caktoni madje një pajë të madhe dhe një dhuratë, dhe unë do t`ju jap sa të kërkoni, por ma jepni vajzën për grua".
Zanafilla 34:13
Atëherë bijtë e Jakobit iu përgjegjën Sikemit dhe Hamorit, të atit, dhe u folën atyre me dredhi, sepse Sikemi kishte çnderuar motrën e tyre Dina,
Zanafilla 34:14
dhe u thanë atyre: "Nuk mund ta bëjmë këtë gjë, domethënë ta japim motrën tonë një njeriu të parrethprerë, sepse kjo do të ishte një turp për ne.
Zanafilla 34:21
"Këta njerëz dëshirojnë të jetojnë në paqe me ne; le të rrinë në vendin tonë dhe të merren me tregti, sepse vendi është mjaft i madh edhe për ata. Ne do të marrim bijat e tyre për gra dhe do t`ju japim bijat tona.
Zanafilla 34:22
Por këta njerëz do të pranojnë të banojnë me ne për të formuar një popull të vetëm, me të vetmin kusht që çdo mashkull te ne të rrethpritet, ashtu si rrethpriten ata.
Zanafilla 34:28
Kështu ata morën kopetë me bagëti të imët dhe të trashë, gomarët e tyre, gjithçka që ishte në qytet dhe gjithçka që ishte nëpër fushat,
Zanafilla 34:30
Atëherë Jakobi i tha Simeonit dhe Levit: "Ju më keni futur në telashe duke më bërë të urryer nga banorët e vendit, Kanaanët dhe Perezejtë. Me qenë se ne jemi pakicë, ata do të grumbullohen kundër meje dhe do të më sulmojnë, dhe unë ashtu si shtëpia ime do të shfarosemi".
Zanafilla 34:31
Por ata u përgjigjën: "A duhet ta trajtonte ai motrën tonë si një prostitutë?".
Zanafilla 35:1
Perëndia i tha Jakobit: "Çohu, ngjitu në Bethel dhe vendosu aty; dhe bëj aty një altar Perëndisë që t`u shfaq, kur ikje para vëllait tënd Esau".
Zanafilla 35:2
Atëherë Jakobi i tha familjes së tij dhe gjithë atyre që ishin me të: "Hiqni nga rrethi juaj perënditë e huaja, pastrohuni dhe ndërroni rrobat tuaja;
Zanafilla 35:3
pastaj të ngrihemi dhe të shkojmë në Bethel, dhe unë do t`i bëj një altar Perëndisë që plotësoi dëshirën time ditën e fatkeqësisë sime dhe që më shoqëroi në udhëtimin që kam bërë".
Zanafilla 35:4
Atëherë ata i dhanë Jakobit tërë perënditë e huaja që kishin dhe varëset që mbanin në veshë; dhe Jakobi i fshehu nën lisin që ndodhet pranë Sikemit.
Zanafilla 35:5
Pastaj ata u nisën dhe tmerri i Perëndisë ra mbi të gjitha qytetet rreth tyre, kështu që nuk i ndoqën bijtë e Jakobit.
Zanafilla 35:7
Dhe aty ndërtoi një altar dhe këtë vend e quajti El-Bethel, sepse aty i qe çfaqur Perëndia kur po ikte para vëllait të tij.
Zanafilla 35:9
Perëndia iu shfaq përsëri Jakobit, kur ky po vinte nga Padam-Arami dhe e bekoi.
Zanafilla 35:10
Dhe Perëndia i tha: "Emri yt është Jakob; ti nuk do të quhesh më Jakob, por emri yt do të jetë Izrael". Dhe i vuri emrin Izrael.
Zanafilla 35:11
Pastaj Perëndia i tha: "Unë jam Perëndia i Plotfuqishëm; ti bëhu i frytshëm dhe shumëzo; një komb, madje një tërësi kombesh do të rrjedhin prej teje, dhe disa mbretër kanë për të dalë nga ijët e tua;
Zanafilla 35:13
Pastaj Perëndia u ngjit më lart nga ai, nga vendi ku i kishte folur.
Zanafilla 35:14
Atëherë Jakobi ndërtoi një përmendore, një përmendore prej guri, në vendin ku Perëndia i kishte folur; mbi të hodhi pak verë dhe derdhi ca vaj sipër.
Zanafilla 35:15
Dhe Jakobi e quajti Bethel vendin ku Perëndia i kishte folur.
Zanafilla 35:16
Pastaj u nisën nga Betheli; kishte edhe një copë rrugë për të arritur në Efratë, kur Rakela lindi. Ajo pati një lindje të vështirë;
Zanafilla 35:20
Dhe Jakobi ngriti mbi varrin e saj një përmendore. Dhe kjo përmendore ekziston ende sot e kësaj dite mbi varrin e Rakelës.
Zanafilla 35:21
Pastaj Izraeli u nis dhe ngriti çadrën përtej Migdal-Ederit.
Zanafilla 36:7
sepse pasuritë e tyre ishin tepër të mëdha, që ata të mund të banonin bashkë; vendi ku rrinin nuk ishte në gjendje t`i mbante për shkak të bagëtisë së tyre.
Zanafilla 37:2
Këta janë pasardhësit e Jakobit. Jozefi, në moshën shtatëmbëdhjetëvjeçare, kulloste kopenë bashkë me vëllezërit e tij; i riu rrinte me bijën e Bilhahës dhe me bijtë e Zilpahës, që ishin gratë e babait të tij. Por Jozefi i tregoi të atit për namin e keq që përhapej mbi sjelljen e tyre.
Zanafilla 37:3
Por Izraeli e donte Jozefin më tepër se tërë bijtë e tij, sepse ishte biri i pleqërisë së tij; dhe i bëri një rrobe të gjatë deri te këmbët.
Zanafilla 37:4
Por vëllezërit e tij, duke parë që i ati i tyre e donte më tepër nga të gjithë vëllezërit e tjerë, filluan ta urrejnë dhe nuk mund t`i flisnin në mënyrë miqësore.
Zanafilla 37:5
Por Jozefi pa një ëndërr dhe ua tregoi vëllezërve të tij; dhe këta e urryen edhe më tepër.
Zanafilla 37:7
Ne ishim duke lidhur duaj në mes të arës, kur papritmas duajt e mi u drejtuan dhe qëndruan drejt, kurse duajt tuaja u mblodhën dhe u përkulën përpara duajve të mi".
Zanafilla 37:8
Atëherë vëllezërit e tij i thanë: "A duhet të mbretërosh ti mbi ne, ose do të na sundosh me të vërtetë?". Dhe e urryen edhe më tepër për shkak të ëndrrave të tij dhe të fjalëve të tij.
Zanafilla 37:9
Ai pa një ëndërr tjetër dhe ua tregoi vëllezërve të tij, duke thënë: "Pashë një ëndërr tjetër! Dhe ja, dielli, hëna dhe njëmbëdhjetë yje përkuleshin para meje".
Zanafilla 37:10
Dhe ai ia tregoi këtë ëndërr atit të tij dhe vëllezërve të tij; i ati e qortoi dhe i tha: "Ç`kuptim ka ëndrra që ke parë? A do të duhet që pikërisht unë, nëna jote dhe vëllezërit e tu të vijnë e të përkulemi deri në tokë para teje?".
Zanafilla 37:11
Dhe vëllezërit e tij e kishin zili, por i ati e mbante përbrenda këtë gjë.
Zanafilla 37:12
Ndërkaq vëllezërit e Jozefit kishin vajtur për të kullotur kopenë e atit të tyre në Sikem.
Zanafilla 37:13
Dhe Izraeli i tha Jozefit: "Vëllezërit e tu a nuk janë ndofta duke kullotur kopenë në Sikem? Eja, do të dërgoj tek ata". Ai u përgjegj: "Ja ku jam".
Zanafilla 37:14
Izraeli i tha: "Shko të shikosh në se vëllezërit e tu janë mirë dhe në se kopeja shkon mirë, dhe kthehu të më japësh përgjigje". Kështu e nisi në luginën e Hebronit dhe ai arriti në Sikem.
Zanafilla 37:16
Ai u përgjegj: "Jam duke kërkuar vëllezërit e mi; të lutem më trego se ku ndodhen duke kullotur bagëtinë".
Zanafilla 37:18
Ata e panë së largu, dhe para se t`u afrohej, komplotuan kundër tij për ta vrarë.
Zanafilla 37:20
Ejani, pra, ta vrasim dhe ta hedhim në një pus; do të themi pastaj që një kafshë e egër e hëngri; kështu do të shohim se ç`përfundim do të kenë ëndërrat e tij".
Zanafilla 37:22
Pastaj Rubeni shtoi: "Mos derdhni gjak, por hidheni në këtë pus të shkretëtirës dhe mos e goditni me dorën tuaj". Thoshte kështu për ta shpëtuar nga duart e tyre dhe për t`ia shpënë të atit.
Zanafilla 37:25
Pastaj u ulën për të ngrënë; por, duke ngritur sytë, ata panë një karvan Ismaelitësh që vinte nga Galaadi me devetë e tyre të ngarkuara me erëza, balsame dhe mirrë, dhe udhëtonte për t`i çuar në Egjipt.
Zanafilla 37:28
Ndërsa po kalonin ata tregtarë Madianitë, ata e ngritën dhe e nxorën Jozefin jashtë pusit dhe ia shitën Ismaelitëve për njëzet monedha argjendi. Dhe këta e shpunë Jozefin në Egjipt.
Zanafilla 37:34
Atëherë Jakobi i shqeu rrobat e tij, veshi një grathore dhe mbajti zi për birin e tij shumë ditë.
Zanafilla 37:35
Dhe të gjithë bijtë dhe të gjitha bijat e tij erdhën për ta ngushëlluar, por ai nuk pranoi të ngushëllohet dhe tha: "Unë do të zbres në Sheol pranë birit tim për të mbajtur zi". Kështu e qau i ati.
Zanafilla 38:2
Kur Juda pa vajzën e një burri Kananean të quajtur Shua e mori për grua dhe u bashkua me të.
Zanafilla 38:5
Ajo u ngjiz përsëri dhe lindi një bir, të cilit i vuri emrin Shelah. Juda ishte në Kecib kur ajo lindi.
Zanafilla 38:9
Por Onani, duke ditur se këta pasardhës nuk kishin për të qënë të vetët, kur bashkohej me gruan e të vëllait, e hidhte farën e tij përtokë për të mos i dhënë pasardhës vëllait të tij.
Zanafilla 38:11
Atëherë Juda i tha Tamarës, nuses së birit të tij: "Rri si e ve në shtëpinë e atit tënd, deri sa biri im Shelah të rritet". Sepse mendonte: "Kam frikë se edhe ai ka për të vdekur si vëllezërit e tij". Kështu Tamara u nis dhe banoi në shtëpinë e të atit.
Zanafilla 38:13
Këtë e mori vesh Tamara dhe asaj i thanë: "Ja, vjehrri yt po ngjitet në Timnah për të qethur delet e tij".
Zanafilla 38:14
Atëherë ajo hoqi rrobat e saj të vejërisë, u mbulua me një velo dhe u mbështoll e tëra; pastaj u ul te porta e Enaimit, që ndodhet në rrugën drejt Timnahut; në fakt ajo kishte parë që Shelahu ishte rritur më në fund, por ajo nuk i ishte dhënë për grua.
Zanafilla 38:16
Prandaj ai iu afrua asaj në rrugë dhe i tha: "Lërmë të hyj te ti". Në të vërtetë nuk e dinte se ajo ishte nusja e djalit të tij. Ajo iu përgjegj: "Çfarë do të më japësh për të hyrë tek unë?"
Zanafilla 38:18
Ai i tha: "Çfarë pengu duhet të të jap?". Ajo u përgjegj: "Vulën tënde, kordonin tënd dhe bastunin që ke në dorë". Ai ia dha, hyri te ajo dhe ajo u ngjiz me të.
Zanafilla 38:19
Pastaj ajo u ngrit dhe iku; hoqi velin dhe veshi përsëri rrobat e saj të vejërisë.
Zanafilla 38:20
Por Juda i dërgoi kecin me anë të mikut të tij, Adulamitit, për të rimarë pengun nga duart e asaj gruaje; po ai nuk e gjeti atë.
Zanafilla 38:21
Atëherë pyeti njerëzit vendas duke thënë: "Ku është ajo prostitutë që rrinte në Enaim, në rrugë?". Ata u përgjigjën: "Nuk ka pasur asnjë prostitutë këtu".
Zanafilla 38:25
Ndërsa po e nxirrnin jashtë, ajo i çoi fjalë të vjehrrit: "Njeriu të cilit i përkasin këto sende, më la me barrë". Pastaj tha: "Shiko në se mund të dallosh të kujt janë këto sende: vula, kordoni dhe bastuni".
Zanafilla 38:29
Por ai e tërhoqi dorën e tij, dhe ja që doli jashtë vëllai i tij. Atëherë mamia tha: "Si ia çave rrugën vetes?". Për këtë arësye u quajt Perets.
Zanafilla 39:4
Kështu Jozefi fitoi hir në sytë e atij dhe hyri në shërbimin personal të Potifarit, që e emëroi kryeadministrator të shtëpisë së tij dhe i la në dorë gjithçka zotëronte.
Zanafilla 39:5
Nga çasti që e bëri kryeadministrator të shtëpisë së tij dhe për gjithçka që zotëronte, Zoti e bekoi shtëpinë e egjiptasit për shkak të Jozefit; dhe bekimi i Zotit përfshiu gjithçka ai kishte në shtëpi dhe në fushë.
Zanafilla 39:6
Kështu Potifari la gjithçka kishte në dorë të Jozefit dhe nuk shqetësohej më për asgjë, përveç ushqimit të vet. Dhe Jozefi ishte i bukur nga forma dhe kishte një pamje tërheqëse.
Zanafilla 39:8
Por ai e refuzoi dhe i tha gruas së zotërisë së tij: "Ja, zotëria ime nuk shqetësohet për ato që ka lënë në shtëpi me mua dhe ka lënë në duart e mia gjithçka zotëron.
Zanafilla 39:9
Nuk ka asnjë më të madh se unë në këtë shtëpi; ai nuk më ka ndaluar asgjë veç teje, sepse je gruaja e tij. Si mund ta bëj unë këtë të keqe të madhe dhe të kryej një mëkat kundër Perëndisë?".
Zanafilla 39:10
Me gjithë faktin që ajo i fliste Jozefit për këtë gjë çdo ditë, ai nuk pranoi të binte në shtrat me të dhe t`i jepej asaj.
Zanafilla 39:11
Një ditë ndodhi që ai hyri në shtëpi për të bërë punën e tij, dhe nuk ndodhej në shtëpi asnjë prej shërbëtorëve.
Zanafilla 39:14
thirri shërbëtorët e vet dhe u tha: "Shikoni, ai na solli në shtëpi një hebre për t`u tallur me ne; ai erdhi tek unë për të rënë me mua, por unë bërtita me të madhe.
Zanafilla 39:17
Atëherë ajo i foli në këtë mënyrë: "Ai shërbëtor hebre, që ti na solle, erdhi tek unë për të më vënë në lojë.
Zanafilla 39:22
Kështu drejtori i burgut i besoi Jozefit tërë të burgosurit që ndodheshin në burg; dhe ai ishte përgjegjës për të gjitha që bëheshin aty brënda.
Zanafilla 40:4
Dhe kapiteni i rojeve i la nën mbikqyrjen e Jozefit, i cili i ndihmonte. Kështu ata qëndruan në burg për një farë kohe.
Zanafilla 40:8
Ata iu përgjegjën: "Kemi parë një ëndërr dhe askush nuk është në gjëndje ta interpretojë". Atëherë Jozefi u tha atyre: "Interpretimet nuk i përkasin vallë Perëndisë? Më tregoni ëndrrat, ju lutem".
Zanafilla 40:9
Kështu kryekupëmbajtësi i tregoi Jozefit ëndrrën e tij dhe i tha: "Në ëndrrën time kisha përpara një hardhi;
Zanafilla 40:13
në krye të tri ditëve Faraoni do të të bëjë të ngresh përsëri kokën lart, do të të rivendosë në detyrën tënde dhe ti do t`i japësh në dorë kupën Faraonit, siç bëje më parë, kur ishe kupëmbajtësi i tij.
Zanafilla 40:14
Por më kujto mua kur të jesh i lumtur; të lutem, trego dashamirësi ndaj meje, duke i folur për mua Faraonit, dhe më nxirr nga kjo shtëpi;
Zanafilla 40:15
sepse mua më sollën fshehurazi nga vendi i hebrejve, dhe këtu s`kam bërë gjë për t`u futur në këtë burg të nëndheshëm".
Zanafilla 40:17
dhe në shportën më të lartë kishte çdo lloj gjellësh të pjekura në furrë për Faraonin; dhe zogjtë i hanin nga shporta që kisha mbi krye".
Zanafilla 40:18
Atëherë Jozefi u përgjegj dhe tha: "Ky është interpretimi i ëndrrës: tri shportat janë tri ditë;
Zanafilla 40:20
Tani ditën e tretë, ditën e përvjetorit të Faraonit, ndodhi që ai shtroi një banket për të gjithë shërbëtorët e tij; dhe bëri që të ngrinin kokën lartë si kryekupëmbajtësi dhe kryebukëpjekësi, në mes të shërbëtorëve të tij.
Zanafilla 40:23
Por kryekupëmbajtësi nuk u kujtua për Jozefin, por e harroi.
Zanafilla 41:5
Më pas e zuri gjumi përsëri dhe pa një ëndërr të dytë; dhe, ja, shtatë kallinj të trashë dhe të bukur që dilnin nga një kërcell i vetëm.
Zanafilla 41:15
Dhe Faraoni i tha Jozefit: "Kam parë një ëndërr dhe askush nuk është në gjëndje ta interpretojë; por kam dëgjuar për ty se, kur ke dëgjuar një ëndërr, je në gjendje ta interpretosh".
Zanafilla 41:16
Jozefi iu përgjegj Faraonit duke i thënë: "Nuk jam unë, por Perëndia do të japë një përgjigje për të mirën e Faraonit".
Zanafilla 41:25
Atëherë Jozefi i tha Faraonit: "Ëndërrat e Faraonit janë një ëndërr e njëjtë. Perëndia i tregoi Faraonit atë që po gatitet të bëjë.
Zanafilla 41:28
Këto janë ato që i thanë Faraonit: Perëndia i tregoi Faraonit atë që po përgatitet të bëjë.
Zanafilla 41:31
Dhe në vend nuk do ta kujtojnë më bollëkun e mëparshëm për shkak të zisë së bukës që do të vijë, sepse kjo do të jetë shumë e rëndë.
Zanafilla 41:32
Fakti që kjo ëndërr i është shfaqur Faraonit dy herë do të thotë që këtë vendim e ka marrë Perëndia, dhe Perëndia do të bëjë që të ndodhë shpejt.
Zanafilla 41:34
Faraoni duhet të veprojë kështu: të emërojë në vend mbikqyrës për të mbledhur një të pestën e prodhimeve të vendit të Egjiptit, gjatë shtatë viteve të bollëkut.
Zanafilla 41:35
Ata të grumbullojnë të gjitha ushqimet e këtyre viteve të mbara që po vinë dhe të grumbullojnë grurin nën autoritetin e Faraonit dhe ta ruajnë për furnizimin e qyteteve.
Zanafilla 41:36
Këto ushqime do të jenë një rezervë për vendin në parashikim të shtatë viteve të zisë së bukës që do të bjerë në vendin e Egjiptit; kështu vendi nuk do të humbasë nga zija".
Zanafilla 41:38
Dhe Faraoni u tha nëpunësve të tij: "A mund të gjejmë një njeri si ky, tek i cili të gjendet Fryma e Perëndisë?".
Zanafilla 41:39
Atëherë Faraoni i tha Jozefit: "Me qënë se Perëndia të bëri të dish të gjitha këto gjëra, nuk ka asnjeri të zgjuar dhe të ditur sa ti.
Zanafilla 41:40
Ti do të jesh mbi shtëpinë time dhe i tërë populli im do t`u bindet urdhërave të tua; vetëm për fronin unë do të jem më i madh se ti".
Zanafilla 41:44
Veç kësaj Faraoni i tha Jozefit: "Faraoni jam unë, por pa ty asnjeri nuk ka për të ngritur dorën ose këmbën në tërë shtetin e Egjiptit".
Zanafilla 41:45
Dhe Faraoni e quajti Jozefin me emrin Cofnath-Paneah dhe i dha për grua Asenathin, të bijën e Potiferahut, prift i Onit. Dhe Jozefi u nis për të vizituar shtetin e Egjiptit.
Zanafilla 41:48
dhe Jozefi grumbulloi tërë ushqimet në vendin e Egjiptit gjatë atyre shtatë viteve dhe i vendosi nëpër qytetet; në çdo qytet vendosi ushqimet e territorit përreth.
Zanafilla 41:51
Jozefi e quajti të parëlindurin Manasi, sepse tha: "Perëndia bëri që të harroj çdo shqetësim timin dhe tërë shtëpinë e atit tim".
Zanafilla 41:52
Të dytit i vuri emrin Efraim, sepse tha: "Perëndia më ka bërë frytdhënës në vendin e pikëllimit tim".
Zanafilla 41:55
Pastaj tërë vendi i Egjiptit filloi të vuajë nga uria, dhe populli e ngriti zërin për t`i kërkuar bukë Faraonit. Atëherë Faraoni u tha tërë Egjiptasve: "Shkoni tek Jozefi dhe bëni si t`ju thotë ai".
Zanafilla 41:56
Zija ishte përhapur mbi sipërfaqen e tërë vendit dhe Jozefi i hapi tërë depot dhe u shiti grurë Egjiptasve. Por zija u bë më e rëndë në vendin e Egjiptit.
Zanafilla 41:57
Kështu njerëzit e të gjitha vendeve vinin në Egjipt te Jozefi për të blerë grurë, sepse zija qe shtuar mbi tërë tokën.
Zanafilla 42:2
Pastaj tha: "Ja, dëgjova se në Egjipt ka grurë; shkoni atje poshtë për të blerë grurë për ne, që të mundim të jetojmë dhe të mos vdesim".
Zanafilla 42:3
Kështu dhjetë vëllezërit e Jozefit zbritën në Egjipt për të blerë grurë.
Zanafilla 42:5
Bijtë e Izraelit arritën aty, pra, për të blerë grurë, në mes të të ardhurve të tjerë, sepse në vendin e Kanaanëve mbretëronte zija.
Zanafilla 42:6
Jozefi ishte qeveritari i vendit; ai u shiste grurë tërë njerëzve të vendit; dhe vëllezërit e Jozefit erdhën dhe u përulën para tij me fytyrën për tokë.
Zanafilla 42:7
Jozefi pa vëllezërit e tij dhe i njohu, por u suall me ta si një i huaj dhe përdori fjalë të ashpra me ta, duke u thënë: "Nga vini?". Ata u përgjigjën: "Nga vendi i Kanaanit për të blerë ushqime".
Zanafilla 42:9
Atëherë Jozefit iu kujtuan ëndrrat që kishte parë rreth tyre dhe tha: "Ju jeni spiunë! Keni ardhur këtu për të parë pikat e pambrojtura të vendit!".
Zanafilla 42:10
Ata iu përgjegjën: "Jo, zotëria im; shërbëtorët e tu kanë ardhur për të blerë ushqime.
Zanafilla 42:12
Por ai u tha atyre: "Jo, ju keni ardhur për të parë pikat e pambrojtura të vendit!".
Zanafilla 42:16
Dërgoni njerin prej jush të marrë vëllanë tuaj; dhe ju do të qëndroni këtu në burg, që fjalët tuaja të provohen dhe të shihet nëse thoni të vërtetën; për ndryshe, ashtu siç është e vërtetë që Faraoni jeton, ju jeni spiunë!".
Zanafilla 42:17
Kështu i futi bashkë në burg për tri ditë.
Zanafilla 42:18
Ditën e tretë, Jozefi u tha atyre: "Bëni këtë dhe do të jetoni; unë kam frikë nga Perëndia!
Zanafilla 42:20
pastaj më sillni vëllanë tuaj më të vogël; kështu do të vërtetohen fjalët tuaja dhe ju nuk keni për të vdekur". Dhe ata vepruan kështu.
Zanafilla 42:22
Rubeni iu përgjegj atyre duke thënë: "A nuk ju thoja unë: "Mos kryeni këtë mëkat kundër fëmijës!"? Por ju nuk më dëgjuat. Prandaj tani na kërkohet llogari për gjakun e tij".
Zanafilla 42:23
Ata nuk e dinin që Jozefi i kuptonte, sepse midis tij dhe atyre kishte një përkthyes.
Zanafilla 42:25
Pastaj Jozefi urdhëroi të mbushnin me grurë thasët e tyre, të vendosnin paratë e secilit në trastën e tij dhe t`u jepnin ushqime për udhëtimin. Dhe kështu u bë.
Zanafilla 42:27
Tani, në vendin ku po kalonin natën, njëri prej tyre hapi trastën e vet për t`i dhënë ushqim gomarit të tij dhe pa aty brenda paratë e veta, që ishin në grykë të trastës;
Zanafilla 42:28
kështu iu drejtua vëllezërve të tij: "Paratë e mia m`u rikthyen; ja ku janë në trastën time". Atëherë, zemërvrarë dhe të trembur, i thonin njëri-tjetrit: "Ç`është vallë kjo që na bëri Perëndia?".
Zanafilla 42:30
"Njeriu, që është zot i vendit, na foli ashpër dhe na trajtoi si spiunë të vendit.
Zanafilla 42:33
Por ai njeri, zoti i vendit, na tha: "Nga kjo do të provoj nëse jeni njerëz të ndershëm: lini pranë meje një prej vëllezërve tuaj, merrni me vete ushqime për familjen tuaj që po vdes nga uria dhe shkoni;
Zanafilla 42:38
Por Jakobi u përgjigj: "Biri im nuk ka për të zbritur me ju, sepse vëllai i tij vdiq dhe mbeti vetëm ky: po t`i ndodhte ndonjë fatkeqësi gjatë udhëtimit, do të kallnit në varr pleqërinë time të dhembshme".
Zanafilla 43:2
dhe kur mbaruan së ngrëni grurin që kishin sjellë nga Egjipti, i ati u tha atyre: "Kthehuni për të na blerë pak ushqime".
Zanafilla 43:3
Por Juda iu përgjegj duke thënë: "Ai njeri na ka paralajmëruar haptas duke thënë: "Nuk keni për ta parë fytyrën time, në qoftë se vëllai juaj nuk do të jetë me ju".
Zanafilla 43:5
por në rast se nuk e nis, ne nuk kemi për të zbritur, sepse ai njeri na tha: "Nuk keni për ta parë fytyrën time, në rast se vëllai juaj nuk do të jetë me ju"".
Zanafilla 43:7
Ata iu përgjigjën: "Ai njeri na pyeti me shumë kujdes për ne dhe farefisin tonë, duke thënë: "Gjallë është ende ati juaj? Keni ndonjë vëlla tjetër?". Dhe ne u përgjigjëm në bazë të këtyre pyetjeve të tij. Ku të na shkonte nga mendja që ai do të na thoshte: "Silleni këtu vëllanë tuaj"?".
Zanafilla 43:9
Unë bëhem garant për të; do t`i kërkosh llogari dorës sime për atë. Në rast se nuk e rikthej dhe nuk e vë para teje, do të jem fajtor para teje për gjithnjë.
Zanafilla 43:10
Po të mos ishim vonuar, në këtë orë do të ishim kthyer për të dytën herë".
Zanafilla 43:14
dhe Perëndia i plotfuqishëm t`ju bëjë të gjeni hir para atij njeriu, kështu që ai të lirojë vëllanë tjetër tuajin dhe Beniaminin. Sa për mua, po të jetë se duhet të mbetem pa bijtë e mi, ashtu qoftë!".
Zanafilla 43:16
Kur Jozefi pa Beniaminin bashkë me ta, i tha kryeshërbëtorit të shtëpisë së tij: "Çoji këta njerëz në shtëpi, ther një kafshë dhe përgatit një banket, sepse ata do të hanë drekë bashkë me mua".
Zanafilla 43:18
Por ata u trembën, për shkak se i kishin çuar në shtëpi të Jozefit dhe thanë: "Na sollën këtu për shkak të atyre parave që na u vunë në trastat të parën herë, për të gjetur një shkas kundër nesh, për t`u sulur mbi ne dhe për të na zënë skllevër bashkë me gomarët tonë".
Zanafilla 43:20
"Zotëria im, ne zbritëm në të vërtetë herën e parë këtu për të blerë ushqime;
Zanafilla 43:22
Dhe kemi sjellë me vete para të tjera për të blerë ushqime; ne nuk e dimë kush mund t`i ketë vënë paratë tona në trastat tona".
Zanafilla 43:23
Por ai tha: "Qetësohuni, mos u trembni: Perëndia juaj dhe Perëndia e atit tuaj ka vënë një thesar në trastat tuaja. Unë i pata paratë tuaja". Pastaj u solli Simeonin.
Zanafilla 43:24
Ai njeri i futi në shtëpinë e Jozefit, u dha ujë që të lanin këmbët dhe ushqim për gomarët e tyre.
Zanafilla 43:25
Atëherë ata përgatitën dhuratën, duke pritur që Jozefi të vinte në mesditë, sepse kishin dëgjuar që do të rrinin për të ngrënë në atë vend.
Zanafilla 43:26
Kur Jozefi arriti në shtëpi, ata i paraqitën dhuratën që kishin sjellë me vete në shtëpi, dhe u përkulën para tij deri në tokë.
Zanafilla 43:27
Ai i pyeti si ishin dhe tha: "Ati juaj, për të cilin më keni folur, a është mirë? Është ende gjallë?".
Zanafilla 43:28
Ata u përgjegjën: "Shërbëtori yt, ati ynë, është mirë; jeton ende". Dhe e nderuan duke u përkulur.
Zanafilla 43:29
Pastaj Jozefi ngriti sytë, pa vëllanë e tij Beniaminin, bir i nënës së tij, dhe tha: "Ky është vëllai juaj më i vogël për të cilin më folët?". Dhe shtoi: "Perëndia të ndihmoftë, biri im!".
Zanafilla 43:30
Atëherë Jozefi nxitoi të dalë jashtë, sepse ishte mallëngjyer thellë për shkak të vëllait të tij, dhe kërkonte vend ku të qante. Hyri kështu në dhomën e tij dhe aty qau.
Zanafilla 43:32
Dreka u shtrua veçmas për të, veçmas për ata dhe për Egjiptasit që hanin veçmas nga ai, sepse Egjiptasit nuk mund të hanin bashkë me Hebrejtë; kjo do të ishte një gjë e neveritshme për Egjiptasit.
Zanafilla 43:33
Kështu ata u ulën përpara tij: i parëlinduri simbas së drejtës së tij të parëbirnisë dhe më i riu simbas moshës së tij; dhe e shikonin njëri-tjetrin me habi.
Zanafilla 44:2
Përveç kësaj vëre kupën time, kupën prej argjëndi, në grykën e trastës të më të riut, bashkë me paratë e grurit të tij". Dhe ai bëri ashtu siç i tha Jozefi.
Zanafilla 44:4
Sapo kishin dalë nga qyteti dhe nuk ishin akoma larg, kur Jozefi i tha kryeshërbëtorit të shtëpisë së tij: "Çohu, ndiqi ata njerëz dhe kur t`i kesh arritur, thuaju atyre: "Pse e shpërblyet të mirën me të keqe?
Zanafilla 44:5
A nuk është ajo kupa me të cilën pi zotëria im dhe që e përdor për të parathënë të ardhmen? Keni vepruar keq duke u sjellë kështu"".
Zanafilla 44:7
Atëherë ata iu përgjegjën: "Pse zotëria im na drejton fjalë si këto? Shërbyesit e tu duhet t`i shmangen një qëndrimi të tillë!
Zanafilla 44:11
Kështu secili prej tyre nxitoi të ulë për tokë trastën e vet dhe e hapi.
Zanafilla 44:14
Juda dhe vëllezërit e tij arritën në shtëpinë e Jozefit, që gjendej akoma aty, dhe u shtrinë për tokë para tij.
Zanafilla 44:16
Juda u përgjegj: "Ç`do t`i themi zotërisë tim? Çfarë fjalë do të përdorim ose si do të mund të justifikohemi? Perëndia ka rigjetur paudhësinë e shërbëtorëve të tu. Ja, jemi skllevër të zotërisë tim, si ne ashtu edhe ai në dorën e të cilit u gjet kupa".
Zanafilla 44:17
Por Jozefi tha: "Larg meje një veprim i tillë! Njeriu, në dorën e të cilit u gjet kupa, do të jetë skllavi im; sa për ju, kthehuni në paqe tek ati juaj".
Zanafilla 44:20
Dhe ne iu përgjegjëm zotërisë tim: "Kemi një baba që është plak me një bir të ri, që i ka lindur në pleqëri; i vëllai ka vdekur, kështu ai ka mbetur i vetmi bir i nënës së tij dhe i ati e do".
Zanafilla 44:24
Kështu që kur u ngjitëm përsëri te shërbëtori yt, ati im, i treguam fjalët e zotërisë tim.
Zanafilla 44:26
Ne u përgjegjëm: "Nuk mund të zbresim atje poshtë; do të zbresim vetëm në rast se vjen me ne vëllai ynë më i vogël; sepse nuk mund ta shohim fytyrën e atij njeriu po të jetë se vëllai ynë më i vogël nuk është me ne".
Zanafilla 44:27
Dhe shërbëtori yt, ati ynë, na u përgjegj: "Ju e dini që gruaja ime më lindi dy bij;
Zanafilla 44:31
do të ndodhë që, sa të shohë që fëmija nuk është me ne, ai ka për të vdekur; dhe shërbëtorët e tu do ta kenë kallur në varr pleqërinë e shërbëtorit tënd, të atit tonë.
Zanafilla 44:32
Tani, me qenë se shërbëtori yt është bërë dorëzanë për fëmijën pranë atit tim dhe i ka thënë: "Në rast se nuk do ta rikthej do të jem për gjithnjë fajtor ndaj atit tim",
Zanafilla 45:1
Atëherë Jozefi nuk e përmbajti dot më veten para tërë të pranishmëve dhe briti: "Nxirrini jashtë të gjithë nga prania ime!". Kështu nuk mbeti asnjëri me Jozefin kur ai u tregoi vëllezërve të tij se kush ishte.
Zanafilla 45:3
Pastaj Jozefi u tha vëllezërve të tij: "Unë jam Jozefi, a është ende gjallë ati im?". Por vëllezërit e tij nuk mund t`i përgjigjeshin, sepse ishin të tronditur thellë në praninë e tij.
Zanafilla 45:5
Por tani mos u trishtoni dhe mos t`ju vijë keq që më shitët me qëllim që të çohesha këtu poshtë, sepse Perëndia më ka dërguar para jush për të ruajtur jetën tuaj.
Zanafilla 45:7
Por Perëndia më ka dërguar para jush, me qëllim që të ruhet diçka mbi tokë dhe për t`ju shpëtuar jetën me një çlirim të madh.
Zanafilla 45:8
Nuk jeni ju, pra, që më dërguat këtu, por është Perëndia; ai më caktoi si atë i Faraonit, si zot i krejt shtëpisë së tij dhe si qeveritar i tërë vendit të Egjiptit.
Zanafilla 45:9
Nxitoni të riktheheni tek ati im dhe i thoni: "Kështu thotë biri yt Jozefi: Perëndia më ka caktuar si zot i gjithë Egjiptit; zbrit tek unë, mos u vono;
Zanafilla 45:16
Jehona e kësaj ngjarjeje u përhap në shtëpinë e Faraonit dhe njerëzit thanë: "Kanë ardhur vëllezërit e Jozefit". Kjo i pëlqeu Faraonit dhe shërbëtorëve të tij.
Zanafilla 45:19
Ti ke urdhërin t`u thuash atyre: "Bëni këtë: Merrni me vete nga vendi i Egjiptit qerre për të vegjëlit tuaj dhe për gratë tuaja; merrni atin tuaj dha ejani.
Zanafilla 45:20
Dhe mos u shqetësoni për orenditë shtëpiake, sepse sendet më të mira që ka Egjipti do të jenë tuajat"".
Zanafilla 45:21
Bijtë e Izraelit vepruan kështu, dhe Jozefi u dha atyre qerre, simbas urdhërit të Faraonit, si edhe ushqime për udhëtimin.
Zanafilla 45:22
Të gjithëve u dha një palë rroba për ndërresë për secilin, por Beniaminit i dha treqind sikla argjendi dhe pesë ndërresa veshmbathje;
Zanafilla 45:23
atit të tij i dërgoi: dhjetë gomarë të ngarkuar me gjërat më të mira të Egjiptit, dhjetë gomarica të ngarkuara me grurë, bukë dhe ushqime për atin e tij gjatë udhëtimit.
Zanafilla 45:25
Atëherë ata u ngjitën përsëri nga Egjipti dhe arritën në vendin e Kanaanit te Jakobi, ati i tyre.
Zanafilla 45:27
Po kur ata i treguan tërë fjalët që u kishte thënë Jozefi dhe kur pa qerret që Jozefi kishte dërguar për ta marrë atë, atëherë shpirti i Jakobit atit të tyre, u ringjall
Zanafilla 46:1
Izraeli, pra, u nis me të gjitha ato që kishte dhe, kur arriti në Beer-Sheba, i bëri fli Perëndisë të atit të tij Isak.
Zanafilla 46:2
Dhe Perëndia i foli Izraelit në vegime nate dhe tha: "Jakob, Jakob!". Ai u përgjegj: "Ja ku jam".
Zanafilla 46:3
Atëherë Perëndia tha: "Unë jam Perëndia, Perëndia i atit tënd; mos ki frikë të zbresësh në Egjipt, sepse aty do të të bëj një komb të madh.
Zanafilla 46:5
Atëherë Jakobi u nis nga Beer-Sheba dhe bijtë e Izraelit e hipën Jakobin, atin e tyre, fëmijët e vegjël dhe gratë e tyre mbi qerret që Faraoni kishte dërguar për t`i mbartur.
Zanafilla 46:6
Kështu ata morën me vete bagëtinë dhe sendet që kishin blerë në vendin e Kanaanit dhe erdhën në Egjipt. Është fjala për Jakobin me tërë pasardhësit e tij.
Zanafilla 46:12
Bijtë e Judës: Eri, Onani, Shelahu, Peretsi dhe Zerahu; (por Eri dhe Onani vdiqën në vendin e Kanaanit). Bijtë e Peretsit qenë: Hetsroni dhe Hamuli.
Zanafilla 46:15
Këta qenë bijtë që Lea i lindi Jakobit në Padan-Aram, përveç bijës së saj Dina. Bijtë dhe bijat e saj ishin gjithsej tridhjetë e tre veta.
Zanafilla 46:27
Bijtë e Jozefit, që i lindën në Egjipt, ishin dy. Tërë personat e familjes së Jakobit që erdhën në Egjipt ishin gjithsej shtatëdhjetë veta.
Zanafilla 46:29
Atëherë Jozefi e mbrehu qerren e tij dhe mori të përpjetën për në Goshen që të takonte Izraelin, atin e tij; sa e pa, iu hodh në qafë dhe qau gjatë i shtrënguar pas tij.
Zanafilla 46:31
Atëherë Jozefi u tha vëllezërve të tij dhe familjes të atit të tij: "Do të ngjitem për ta njoftuar Faraonin dhe do t`i them: "Vëllezërit e mi dhe familja e atit tim, që ishin në vendin e Kanaanit, kanë ardhur tek unë.
Zanafilla 46:33
Kur Faraoni do t`ju thërrasë dhe do t`ju thotë: "Me ç`punë merreni?", ju do t`i përgjigjeni:
Zanafilla 46:34
"Shërbëtorët e tu kanë qënë rritës bagëtish nga fëmijëria e deri sot, si ne ashtu dhe etërit tanë", që të keni mundësi të banoni në vendin e Goshenit. Sepse Egjiptasit ndiejnë neveri për tërë barinjtë".
Zanafilla 47:3
Atëherë Faraoni u tha vëllezërve të Jozefit: "Me ç`punë merreni?". Ata iu përgjigjën Faraonit: "Shërbëtorët e tu janë barinj, si ne ashtu dhe etërit tanë".
Zanafilla 47:4
Pastaj i thanë Faraonit: "Kemi ardhur për të banuar në këtë vend, sepse nuk kishte më kullota për kopetë e shërbëtorëve të tu, sepse ka zi të madhe në vendin e Kanaanit. Lejona tani që shërbëtorët e tu të banojnë në vendin e Goshenit".
Zanafilla 47:9
Jakobi iu përgjegj Faraonit: "Vitet e shtegtimit tim janë njëqind e tridhjetë; vitet e jetës sime kanë qenë të pakta dhe të këqija, dhe nuk e kanë arritur numrin e viteve të jetës së etërve të mi, në ditët e shtegtimit të tyre".
Zanafilla 47:10
Jakobi e bekoi përsëri Faraonin dhe u largua nga prania e Faraonit.
Zanafilla 47:17
Atëherë ata i çuan Jozefit bagëtinë e tyre; dhe Jozefi u dha atyre bukë në këmbim të kuajve të tyre, të kopeve të tyre me dele, të qeve dhe të gomarëve. Kështu i furnizoi me bukë për atë vit në këmbim të gjithë bagëtisë së tyre.
Zanafilla 47:20
Kështu Jozefi bleu për Faraonin tërë tokat e Egjiptit, sepse Egjiptasit shitën secili arën e vet, me që ishin goditur rëndë nga zija e bukës. Kështu vëndi u bë pronë e Faraonit.
Zanafilla 47:21
Sa për popullin, e zhvendosi nëpër qytete, në të katër anët e Egjiptit;
Zanafilla 47:22
vetëm tokat e priftërinjve nuk i bleu, sepse priftërinjtë merrnin furnizime nga Faraoni dhe rronin nga furnizimet që u jepte Faraoni; për këtë arsye ata nuk i shitën tokat e tyre.
Zanafilla 47:23
Por Jozefi i tha popullit: "Ja, sot ju bleva ju dhe tokat tuaja për Faraonin; ja ku e keni farën; mbillni tokën;
Zanafilla 47:24
në kohën e korrjes, të pestën pjesë do t`ia jepni Faraonit dhe katër pjesë do të jenë tuajat për të siguruar farën e arave, ushqimin tuaj dhe të personave të shtëpisë suaj dhe për ushqimin e fëmijëve tuaj".
Zanafilla 47:30
Por kur do të pushoj me etërit e mi, më nxirr jashtë Egjiptit dhe më varros në varrin e tyre!". Ai u përgjigj: "Do të bëj si thua ti".
Zanafilla 48:3
Atëherë Jakobi i tha Jozefit: "Perëndia i plotfuqishëm m`u shfaq në Luc, në vendin e Kanaanit, më bekoi
Zanafilla 48:4
dhe më tha: "Ja, unë do të të bëj frytdhënës, do të të shumoj, do të bëj prej teje një shumicë popujsh dhe do t`u jap këtë vend pasardhësve të tu pas teje, si pronë përjetë".
Zanafilla 48:7
Sa për mua, ndërsa po kthehesha nga Padani, Rakela vdiq pranë meje gjatë udhëtimit, në vendin e Kanaanit, aty afër Efratës; dhe e varrosa atje, në rrugën e Efratës, që është Betlemi".
Zanafilla 48:9
Jozefi iu përgjegj të atit: "Janë fëmijët e mi që Perëndia më ka dhënë këtu". Atëherë ai tha: "M`i afro dhe unë do t`i bekoj".
Zanafilla 48:10
Tani sytë e Izraelit ishin venitur për shkak të moshës dhe nuk shihte fare. Jozefi i afroi ata dhe ai i puthi dhe i përqafoi.
Zanafilla 48:11
Pastaj Izraeli i tha Jozefit: "Unë nuk mendoja të shikoja përsëri fytyrën tënde, por tani Perëndia më dha mundësinë të shikoj edhe pasardhësit e tu".
Zanafilla 48:12
Jozefi i tërhoqi nga gjunjët e të atit dhe u përul me fytyrën në tokë.
Zanafilla 48:15
Kështu bekoi Jozefi dhe tha: "Perëndia, para të cilit ecën etërit e mi Abrahami dhe Isaku, Perëndia që më ka ushqyer qysh prej lindjes sime deri më sot,
Zanafilla 48:17
Kur Jozefi pa që i ati kishte vënë dorën e djathtë mbi kokën e Efraimit, kjo nuk i pëlqeu; prandaj ai kapi dorën e atit të tij për ta hequr nga kryet e Efraimit dhe për ta vënë mbi kryet e Manasit.
Zanafilla 48:20
Dhe atë ditë i bekoi duke thënë: "Për ty Izraeli ka për të bekuar, duke thënë: "Perëndia të të bëj si Efraimi dhe si Manasi!"". Kështu ai e vuri Efraimin para Manasit.
Zanafilla 48:21
Pastaj Izraeli i tha Jozefit: "Ja, unë kam për të vdekur pas pak, por Perëndia do të jetë me ju dhe do t`ju çojë përsëri në vendin e etërve tuaj.
Zanafilla 49:3
Ruben, ti je i parëlinduri im, forca ime, filli i fuqisë sime, i dalluar për dinjitet dhe për forcë.
Zanafilla 49:4
I rrëmbyer si uji, ti nuk do të kesh epërsinë, sepse hipe mbi shtratin e atit tënd dhe e përdhose. Ai hipi mbi shtratin tim.
Zanafilla 49:7
Mallkuar qoftë mëria e tyre, sepse ka qënë e egër, dhe tërbimi i tyre sepse ka qënë mizor! Unë do t`i ndaj te Jakobi dhe do t`i shpërndaj te Izraeli.
Zanafilla 49:8
Judë, vëllezërit e tu do të të lavdërojnë; dora jote do të jetë mbi zverkun e armiqve të tu; bijtë e atit tënd do të përkulen para teje.
Zanafilla 49:9
Juda është një luan i ri; ti zë fill nga preja, biri im; ai përkulet, struket si një luan, si një luaneshë; kush guxon ta zgjojë?
Zanafilla 49:13
Zabuloni do të banojë në breg të deteve; dhe do të përbëjë një vendstrehim për anijet; kufiri i tij do të zgjatet drejt Sidonit.
Zanafilla 49:14
Isakari është një gomar i fuqishëm, i shtrirë nëpër vathë.
Zanafilla 49:15
Ai e pa që çlodhja është e mirë dhe që vendi është i këndshëm; ai përkuli kurrizin për të mbajtur peshën dhe u bë një shërbëtor i punës së detyruar.
Zanafilla 49:17
Dani do të jetë një gjarpër në rrugë, një nepërkë nëpër shteg, që kafshon thembrat e kalit, kështu që kalorësi rrëzohet së prapthi.
Zanafilla 49:24
por harku i tij ka mbetur i fortë; krahët e tij janë përforcuar nga duart e të Fuqishmit të Jakobit (e atij që është bariu dhe shkëmbi i Izraelit),
Zanafilla 49:25
nga Perëndia e atit tënd që do të të ndihmojë dhe nga Shumë i Larti që do të të bekojë me bekimet e qiellit nga lart, me bekimet e humnerës që ndodhet poshtë, me bekimet e sisëve dhe gjirit të nënës.
Zanafilla 49:26
Bekimet e atit tënd ua kalojnë bekimeve të të parëve të mi, deri në majat e kodrave të përjetshme. Ata do të jenë mbi kryet e Jozefit dhe mbi kurorën e atij që u nda nga vëllezërit e tij.
Zanafilla 49:30
në shpellën që është në fushën e Makpelahut përballë Mamres, në vendin e Kanaanit, atë që Abrahami bleu në arën nga Efron Hiteu, si vendvarrim, pronë e tij.
Zanafilla 50:3
U deshën dyzet ditë, sepse e tillë ishte koha e nevojshme për balsamimin; dhe Egjiptasit e qanë shtatëdhjetë ditë.
Zanafilla 50:4
Kur kaluan ditët e zisë të mbajtura për të, Jozefi foli në shtëpinë e Faraonit duke thënë: "Në qoftë se kam gjetur hirin tuaj, i thoni Faraonit këto fjalë:
Zanafilla 50:5
Ati im më ka vënë të betohem dhe më ka thënë: "Ja, unë jam duke vdekur; më varros në varrin që kam gërmuar në vendin e Kanaanit". Tani, pra, më lejo të ngjitem për të varrosur atin tim, pastaj do të kthehem".
Zanafilla 50:6
Faraoni u përgjegj: "Ngjitu dhe varrose atin tënd ashtu si të ka vënë të betohesh".
Zanafilla 50:7
Atëherë Jozefi u ngjit për të varrosur të atin; dhe me të u ngjitën tërë shërbëtorët e Faraonit, të moshuarit e shtëpisë së tij dhe tërë të moshuarit e vendit të Egjiptit,
Zanafilla 50:10
Me të arritur në lëmin e Atadit, që është përtej Jordanit, u dëgjuan vajtime të mëdha dhe solemne; dhe Jozefi mbajti shtatë ditë zi për të atin.
Zanafilla 50:11
Kur banorët e vendit, Kananejtë, panë zinë në lëmin e Atadit, thanë: "Kjo është një zi e madhe për Egjiptasit!". Prandaj ai vend u quajt Abel-Mitsraim dhe ndodhet përtej Jordanit.
Zanafilla 50:12
Bijtë e tij bënë për të atë që ai i kishte urdhëruar.
Zanafilla 50:13
Bijtë e tij e bartën në vendin e Kanaanit dhe e varrosën në shpellën e fushës së Malkpelahut, përballë Mamres, që Abrahami e kishte blerë bashkë me arën nga Efron Hiteu, si vendvarrim, pronë e tij.
Zanafilla 50:14
Mbasi varrosi të atin, Jozefi u kthye në Egjipt bashkë me vëllezërit e tij dhe me të gjithë ata që ishin ngjitur deri atje për të varrosur atin e tij.
Zanafilla 50:15
Vëllezërit e Jozefit kur panë se ati i tyre vdiq, thanë: "Mos vallë Jozefi na mban inat dhe merr hak për tërë të keqen që i kemi bërë?".
Zanafilla 50:17
"Kështu do t`i thoni Jozefit: "Falu vëllezërve të tu të keqen që të kanë bërë, mëkatin e tyre, sepse të kanë bërë keq". Falu, pra, tani krimin shërbëtorëve të Perëndisë të atit tënd". Jozefi qau kur i folën kështu.
Zanafilla 50:19
Jozefi u tha atyre: "Mos u trembni, se mos jam unë në vend të Perëndisë?.
Zanafilla 50:20
Ju keni kurdisur të këqija kundër meje, por Perëndia ka dashur që t`i shërbejë së mirës, për të kryer atë që po ndodh sot: të mbash gjallë një popull të shumtë.
Zanafilla 50:21
Tani, pra, mos kini frikë; unë do të siguroj ushqimin për ju dhe për bijtë tuaj". Kështu u dha zemër dhe i foli zemrës së tyre me ëmbëlsi.
Zanafilla 50:24
Pastaj Jozefi u tha vëllezërve të tij: "Unë po vdes; por Perëndia do t`ju vizitojë me siguri dhe do t`ju çojë me siguri nga ky vend në vendin që i premtoi me betim Abrahamit, Isakut dhe Jakobit".
Zanafilla 50:25
Pastaj Jozefi i vuri të betohen bijtë e Izraelit, duke thënë: "Perëndia me siguri do t`ju vizitojë; atëherë ju do t`i hiqni kockat e mia që këtej".
Eksodi 1:10
përdorim, pra, dinakëri ndaj tyre, me qëllim që të mos shumëzohen dhe, në rast lufte të mos bashkohen me armiqtë tanë dhe të luftojnë kundër nesh, dhe pastaj të largohen nga vendi".
Eksodi 1:12
Por sa më tepër i shtypnin, aq më shumë shtoheshin dhe përhapeshin; prandaj Egjiptasit arritën të kenë shumë frikë nga bijtë e Izraelit,
Eksodi 1:13
dhe Egjiptasit i detyruan bijtë e Izraelit t`u shërbenin me ashpërsi,
Eksodi 1:14
dhe ua nxinë jetën me një skllavëri të vrazhdë, duke i futur në punimin e argjilës dhe të tullave si dhe në çdo lloj pune në ara. I detyronin t`i bënin tërë këto punë me ashpërsi.
Eksodi 1:17
Por mamitë patën frikë nga Perëndia dhe nuk bënë ashtu siç i kishte urdhëruar mbreti i Egjiptit, por i lanë gjallë fëmijët meshkuj.
Eksodi 1:19
Mamitë iu përgjigjën Faraonit: "Sepse gratë hebre nuk janë si gratë egjiptase, por janë të fuqishme dhe lindin para se t`u vijë mamia pranë".
Eksodi 1:20
Dhe Perëndia u bëri të mirë këtyre mamive; dhe populli u shtua dhe u bë jashtëzakonisht i fortë.
Eksodi 1:21
Kështu, duke qenë se ato mami kishin frikë nga Perëndia, ky u dha familje më vete.
Eksodi 2:1
Por një njeri i shtëpisë së Levit shkoi e mori për grua një bijë të Levit.
Eksodi 2:4
Motra e fëmijës rrinte në një farë largësie për të mësuar se çfarë do t`i ndodhte.
Eksodi 2:5
Por vajza e Faraonit zbriti për t`u larë në lumë, ndërsa shërbëtoret e saj shëtisnin buzë lumit. Ajo pa kanistrën në kallamishte dhe dërgoi shërbëtoren e saj ta marrë.
Eksodi 2:7
Atëherë motra e fëmijës i tha bijës së Faraonit: "A duhet të shkoj të thërras një tajë nga gratë hebre që ta mëndë këtë fëmijë për ty?".
Eksodi 2:8
E bija e Faraonit iu përgjegj: "Shko". Dhe vajza shkoi të thërrasë nënën e fëmijës.
Eksodi 2:9
Dhe bija e Faraonit i tha: "Merre me vete këtë fëmijë, mënde për mua, dhe unë do të të jap pagën tënde". Kështu gruaja e mori fëmijën dhe e mëndi.
Eksodi 2:11
Në ato ditë, kur Moisiu ishte rritur, ndodhi që ai doli për të gjetur vëllezërit e tij dhe vuri re se bënin punë të rënda; dhe pa një Egjiptas që po rrihte një burrë hebre, një nga vëllezërit e tij.
Eksodi 2:14
Por ai iu përgjigj: "Kush të ka vënë prijës dhe gjykatës mbi ne? Mos do të më vrasësh siç vrave Egjiptasin?". Atëherë Moisiu u tremb, dhe tha: "Me siguri kjo gjë dihet nga të gjithë".
Eksodi 2:15
Kur Faraoni dëgjoi të flitej për ngjarjen, kërkoi të vrasë Moisiun; por Moisiu iku nga prania e Faraonit dhe u vendos në vendin e Madianit; dhe u ul afër një pusi.
Eksodi 2:16
Por prifti i Madianit kishte shtatë bija; dhe ato erdhën për të mbushur ujë dhe për të mbushur koritat për t`i dhënë të pijë kopesë së atit të tyre.
Eksodi 2:17
Por erdhën disa barinj dhe i përzunë. Atëherë Moisiu u ngrit dhe u erdhi në ndihmë, duke i dhënë të pijë kopesë së tyre.
Eksodi 2:19
Ato u përgjigjën: "Një Egjiptas na liroi nga duart e barinjve; përveç kësaj mbushi ujë për ne dhe i dha të pijë kopesë".
Eksodi 2:21
Dhe Moisiu pranoi të banojë tek ai njeri; dhe ai i dha Moisiut për grua bijën e tij, Seforën.
Eksodi 2:23
Por ndodhi që, mbas një kohe të gjatë vdiq mbreti i Egjiptit, dhe bijtë e Izraelit rënkonin për shkak të skllavërisë; ata bërtitën dhe britma e tyre për shkak të skllavërisë u ngjit deri tek Perëndia.
Eksodi 2:24
Kështu Perëndia dëgjoi rënkimin e tyre, dhe Perëndisë iu kujtua besëlidhja që kishte përfunduar me Abrahamin, me Isakun dhe me Jakobin.
Eksodi 2:25
Dhe Perëndia shikoi bijtë e Izraelit, dhe Perëndia u kujdes për ta.
Eksodi 3:1
Ndërkaq Moisiu po kulloste kopenë e Jethros, vjehrrit të tij dhe prift i Madianit; ai e çoi kopenë matanë shkretëtirës dhe arriti në malin e Perëndisë, në Horeb.
Eksodi 3:3
Atëherë Moisiu tha: "Tani do të zhvendosem për të parë këtë shfaqje madhështore: pse ferrishtja nuk po konsumohet!".
Eksodi 3:4
Zoti vuri re që ai ishte zhvendosur për të parë, dhe Perëndia e thirri nga mesi i ferrishtes dhe i tha: "Moisi, Moisi!". Ai u përgjigj: "Ja ku jam".
Eksodi 3:5
Perëndia tha: "Mos u afro këtu: hiq sandalet nga këmbët, sepse vendi në të cilin ndodhesh është vend i shenjtë".
Eksodi 3:6
Pastaj tha dhe këto fjalë: "Unë jam Perëndia i atit tënd, Perëndia i Abrahamit, Perëndia i Isakut dhe Perëndia i Jakobit". Dhe Moisiu fshehu fytyrën e tij, sepse kishte frikë të shikonte Perëndinë.
Eksodi 3:7
Pastaj Zoti tha: "Sigurisht që e kam parë pikëllimin e popullit tim që ndodhet në Egjipt dhe e kam dëgjuar britmën e tij për shkak të shtypësve të tij, sepse i njoh vuajtjet e tij.
Eksodi 3:8
Kështu zbrita për ta çliruar nga dora e Egjiptasve dhe për ta çuar nga ky vend në një vend të mirë dhe të hapur, në një vend ku rrjedh qumështi dhe mjalti, në vendin ku ndodhen Kananejtë, Hitejtë, Amorejtë, Perezejtë, Hivejtë dhe Jebusejtë.
Eksodi 3:11
Por Moisiu i tha Perëndisë: "Kush jam unë që të shkoj te Faraoni dhe t`i nxjerr bijtë e Izraelit nga Egjipti?".
Eksodi 3:12
Perëndia tha: "Unë do të jem me ty, dhe kjo do të jetë për ty shenja që të kam dërguar unë: Kur ta kesh nxjerrë popullin nga Egjipti, ju do t`i shërbeni Perëndisë mbi këtë mal".
Eksodi 3:13
Atëherë Moisiu i tha Perëndisë: "Ja, kur të shkoj te bijtë e Izraelit dhe t`u them: "Perëndia i etërve tuaj më ka dërguar te ju", po të jetë se ata më thonë: "Cili është emri i tij?", ç`përgjigje duhet t`u jap?".
Eksodi 3:14
Perëndia i tha Moisiut: "UNË JAM AI QË JAM". Pastaj tha: "Do t`u thuash kështu bijve të Izraelit: "UNË JAM-i më ka dërguar tek ju"".
Eksodi 3:15
Perëndia i tha akoma Moisiut: "Do t`u thuash kështu bijve të Izraelit: "Zoti, Perëndia i etërve tuaj, Perëndia i Abrahamit, Perëndia i Isakut dhe Perëndia i Jakobit më ka dërguar tek ju. Ky është emri im përjetë. Ky ka për të qenë gjithnjë emri im me të cilin do të kujtohem nga të gjitha breznitë".
Eksodi 3:16
Shko dhe mblidh pleqtë e Izraelit dhe u thuaj atyre: "Zoti, Perëndia i etërve tuaj, Perëndia i Abrahamit, i Isakut dhe i Jakobit m`u shfaq, duke thënë: Unë patjetër ju kam vizituar dhe kam parë atë që ju bëjnë në Egjipt;
Eksodi 3:17
dhe kam thënë: Nga shtypja e Egjiptit do t`ju çoj në vendin e Kananejve, të Hitejve, të Amorejve, të Perezejve, të Hivejve dhe të Jebusejve, në një vend ku rrjedh qumësht dhe mjaltë".
Eksodi 3:18
Dhe ata do t`i binden zërit tënd; dhe ti dhe pleqtë e Izraelit do të shkoni te mbreti i Egjiptit dhe do t`i thoni: "Zoti, Perëndia i Hebrenjve na doli përpara; dhe tani na lër të shkojmë dhe të bëjmë tri ditë rrugë në shkretëtirë, që t`i bëjmë fli Zotit, Perëndisë tonë".
Eksodi 4:1
Moisiu u përgjigj dhe tha: "Por ja, ata nuk do të më besojnë as do t`i binden zërit tim, sepse do të thonë: "Zoti nuk të është shfaqur"".
Eksodi 4:2
Atëherë Zoti i tha: "Ç`është ajo që ke në dorë?". Ai u përgjegj: "Një bastun".
Eksodi 4:3
Zoti tha: "Hidhe për tokë". Ai e hodhi për tokë, dhe ai u bë një gjarpër, para të cilit Moisiu iku me vrap.
Eksodi 4:5
"Këtë ke për të bërë", tha Zoti, "me qëllim që të besojnë se Zoti, Perëndia i etërve të tyre, Perëndia i Abrahamit, Perëndia i Isakut dhe Perëndia i Jakobit të është shfaqur".
Eksodi 4:7
Zoti i tha akoma: "Vëre përsëri dorën në gjirin tënd". Ai e vuri përsëri dorën e tij në gji dhe pastaj e tërhoqi nga gjiri, dhe ja, ajo ishte bërë njëlloj si mishi i tij.
Eksodi 4:8
"Tani ka për të ndodhur që, po të jetë se nuk të besojnë dhe nuk e dëgjojnë zërin e shenjës së parë, do të besojnë zërin e shenjës së dytë.
Eksodi 4:13
Por Moisiu tha: "Oh! Zot, dërgo mesazhin tënd nëpërmjet kujt të duash!".
Eksodi 4:16
Ai do të jetë zëdhënësi yt në popull; kështu ai për ty do të jetë goja dhe ti për të do të jesh si Perëndia.
Eksodi 4:17
Tani merr në dorë këtë bastun me të cilin ke për të bërë mrekullitë".
Eksodi 4:18
Atëherë Moisiu iku, u kthye te Jethro, vjehrri i tij, dhe i tha: "Oh, lërmë të shkoj dhe të kthehem te vëllezërit e mi që janë në Egjipt, për të parë në se ende janë gjallë". Dhe Jethro i tha Moisiut: "Shko në paqe".
Eksodi 4:20
Kështu Moisiu mori të shoqen dhe bijtë e tij, i hipi mbi gomar dhe u kthye në vendin e Egjiptit. Dhe Moisiu mori në dorë bastunin e Perëndisë.
Eksodi 4:24
Por gjatë udhëtimit, në vendin ku kishin fushuar, Zoti shkoi të takojë Moisiun dhe u përpoq ta bënte të vdiste.
Eksodi 4:25
Atëherë Sefora mori një strall të mprehtë dhe preu prepucin e birit të saj dhe e hodhi në këmbët e Moisiut, duke thënë: "Ti për mua je një dhëndër në gjak!".
Eksodi 4:26
Kështu Zoti e la. Atëherë ajo tha: "Ti je një dhëndër gjakatar", për shkak të rrethprerjes.
Eksodi 4:27
Zoti i tha Aaronit: "Shko në shkretëtirë të takosh Moisiun". Dhe ai shkoi, e takoi atë në malin e Perëndisë dhe e puthi.
Eksodi 4:31
Kështu populli i besoi. Ata kuptuan që Zoti kishte vizituar bijtë e Izraelit dhe kishte parë dëshpërimin e tyre; dhe u përkulën dhe e adhuruan.
Eksodi 5:1
Pas kësaj, Moisiu dhe Aaroni shkuan te Faraoni dhe i thanë: "Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: "Lëre popullin tim të shkojë, me qëllim që të kremtojë për mua një festë në shkretëtirë"".
Eksodi 5:2
Por Faraoni u përgjigj: "Kush është Zoti që unë duhet t`i bindem zërit të tij dhe ta lë Izraelin të shkojë? Unë nuk e njoh Zotin dhe nuk kam për ta lënë Izraelin të shkojë".
Eksodi 5:3
Atëherë ata i thanë: "Perëndia i Hebrenjve na doli përballë; tani na lër të ecim tri ditë me radhë në shkretëtirë që të bëjmë një flijim për Zotin, që është Perëndia ynë, që ai të mos na godasë me murtajë ose me shpatë".
Eksodi 5:5
Faraoni tha përsëri: "Ja, tani populli i vendit është i shumtë, dhe ju doni që ai të ndërpresë mundimet e tij".
Eksodi 5:7
"Mos i jepni më kashtë popullit për të bërë tulla, si më parë; le të shkojnë ata vetë të mbledhin kashtën!
Eksodi 5:8
Por i detyroni të prodhojnë të njëjtën sasi tullash që bënin më parë, pa asnjë pakësim; sepse ata janë përtacë, dhe për këtë arsye ata bërtasin, duke thënë: "Të shkojmë të bëjmë fli për Perëndinë tonë!".
Eksodi 5:12
Kështu populli u shpërnda në të gjithë vendin e Egjiptit, për të mbledhur kallamishte në vend të kashtës.
Eksodi 5:13
Dhe kontrollorët i nxisnin duke thënë: "Përfundoni punën tuaj çdo ditë si në kohën kur kishte kashtë!".
Eksodi 5:14
Dhe kryepunëtorët e skuadrave të bijve të Izraelit, të caktuar mbi ta nga kontrollorët e Faraonit, i rrahën dhe i pyetën: "Pse nuk e keni përfunduar, dje dhe sot si më parë, sasinë e caktuar të tullave?".
Eksodi 5:15
Atëherë kryepunëtorët e skuadrave të bijve të Izraelit erdhën për të protestuar te Faraoni, duke thënë: "Pse sillesh kështu me shërbëtorët e tu?
Eksodi 5:17
Atëherë ai u përgjigj: "Jeni përtacë, shumë përtacë! Për këtë arsye thoni: "Të bëjmë fli për Zotin".
Eksodi 5:19
Kryepunëtorët e skuadrave të bijve të Izraelit u bindën se i gjeti halli, sepse u thuhej: "Mos e pakësoni në asnjë mënyrë numrin e caktuar të tullave për çdo ditë".
Eksodi 5:21
dhe u thanë atyre: "Le t`i hedhë sytë Zoti mbi ju dhe le të gjykojë, sepse na keni bërë të urryer në sytë e Faraonit dhe në sytë e shërbëtorëve të tij duke vënë në duart e tyre shpatën për të na vrarë".
Eksodi 5:22
Atëherë Moisiu u kthye te Zoti dhe i tha: "O Perëndi, pse e fute në halle këtë popull? Pse pra më dërgove?
Eksodi 5:23
Sepse, qysh prej ditës që vajta te Faraoni, për t`i folur në emrin tënd, ai i ka bërë të keqe këtij populli dhe ti nuk e çlirove aspak popullin tënd".
Eksodi 6:1
Zoti i tha Moisiut: "Tani ke për të parë çfarë kam për t`i bërë Faraonit; sepse i detyruar nga një dorë e fuqishme ai do t`i lërë të shkojnë; po, i detyruar nga një dorë e fuqishme do t`i dëbojë nga vendi i tij".
Eksodi 6:3
dhe i jam shfaqur Abrahamit, Isakut dhe Jakobit, si Perëndi i plotfuqishëm; por ata nuk më kishin njohur kurrë me emrin tim, Zot.
Eksodi 6:7
Do t`ju marr si popullin tim, dhe do të jem Perëndia juaj; dhe ju do të mësoni që unë jam Zoti, Perëndia juaj, që ju heq nga punët e rënda të imponuara nga Egjiptasit.
Eksodi 6:12
Por Moisiu foli përpara Zotit dhe i tha: "Ja, bijtë e Izraelit nuk më dëgjuan; si mundet Faraoni të më dëgjojë mua, që jam i parrethprerë në buzë?".
Eksodi 6:20
Amrami mori për grua Jokebedën, motrën e atit të tij; dhe ajo i lindi Aaronin dhe Moisiun. Amrami jetoi njëqind e tridhjetë e shtatë vjet.
Eksodi 6:23
Aaroni mori për grua Elishebën, të bijën e Aminadabit dhe motër e Nahashonit; dhe ajo i lindi Nadabin, Abihun, Eleazarin dhe Ithamarin.
Eksodi 6:25
Eleazari, bir i Aaronit, mori për grua një nga bijat e Putielit; dhe ajo i lindi Fineasin. Këta qenë të parët e etërve të Levitëve në familjet e tyre.
Eksodi 6:27
Këta janë ata që i folën Faraonit mbretit të Egjiptit për të nxjerrë bijtë e Izraelit nga Egjipti; ata janë vetë Moisiu dhe Aaroni.
Eksodi 6:30
Atëherë Moisiu u përgjigj kështu para Zotit: "Ja, unë jam i parrethprerë në buzë; prandaj si mund të më dëgjojë Faraoni?".
Eksodi 7:1
Zoti i tha Moisiut: "Shiko, unë po të bëj si perëndi për Faraonin, dhe vëllai yt Aaroni do të jetë profeti yt.
Eksodi 7:3
Por unë do ta ngurtësoj edhe më tepër zemrën e Faraonit dhe do t`i shumëzoj shenjat dhe mrekullitë e mia në vendin e Egjiptit.
Eksodi 7:9
"Kur Faraoni t`ju flasë dhe t`ju thotë: "Bëni një mrekulli", ti do t`i thuash Aaronit: "Merr bastunin tënd dhe hidhe para Faraonit, që të bëhet gjarpër"".
Eksodi 7:10
Moisiu dhe Aaroni vajtën pra te Faraoni dhe vepruan ashtu, pikërisht siç i kishte urdhëruar Zoti. Aaroni e hodhi bastunin e tij përpara Faraonit dhe shërbëtorëve të tij, dhe ai u bë gjarpër.
Eksodi 7:12
Secili prej tyre hodhi bastunin e tij, dhe bastunët u bënë gjarpërinj; por bastuni i Aaronit i përpiu bastunët e tyre.
Eksodi 7:15
ai nuk pranon ta lërë popullin të shkojë. Shko te Faraoni nesër në mëngjes, kur ai ka për të dalë për të vajtur drejt ujit. Ti do të qëndrosh ta presësh në breg të lumit dhe do të marrësh në dorë bastunin që është shndërruar në gjarpër.
Eksodi 7:16
Dhe do t`i thuash: "Zoti, Perëndia i Hebrenjve, më ka dërguar te ti që të të them: Lëre popullin tim të shkojë që të më shërbejë në shkretëtirë; por ja, deri tani nuk ke dëgjuar".
Eksodi 7:24
Dhe tërë Egjiptasit gërmuan në afërsi të lumit për të kërkuar ujë të pijshëm, sepse nuk mund të pinin ujin e lumit.
Eksodi 8:8
Atëherë Faraoni thirri Moisiun dhe Aaronin dhe u tha: "Lutjuni Zotit që t`i largojë bretkosat nga unë, nga populli im, dhe unë do ta lejoj popullin të shkojë, që të bëjë fli për Zotin".
Eksodi 8:9
Moisiu i tha Faraonit: "Bëmë nderin të më thuash kur të ndërhyj për ty, për shërbëtorët e tu dhe për popullin tënd, pranë Zotit me qëllim që ai të zhdukë bretkosat që ndodhen rreth teje dhe shtëpive të tua, dhe të mbeten vetëm në lumë".
Eksodi 8:10
Ai u përgjigj: "Nesër". Dhe Moisiu tha: "Do të bëhet siç thua ti, kështu që ti të dish se askush nuk është si Zoti, Perëndia ynë.
Eksodi 8:12
Moisiu dhe Aaroni dolën nga Faraoni; dhe Moisiu iu lut Zotit për bretkosat që kishte dërguar kundër Faraonit.
Eksodi 8:16
Pastaj Zoti i tha Moisiut: "I thuaj Aaronit: "Zgjate bastunin tënd dhe rrih pluhurin e tokës, dhe ai do të bëhet mushkonja për tërë vendin e Egjiptit"".
Eksodi 8:18
Magjistarët u përpoqën të bënin të njëjtën gjë me anë të arteve të tyre të fshehta për të prodhuar mushkonja, por nuk ia dolën dot. Mushkonjat mbuluan, pra, njerëzit dhe kafshët.
Eksodi 8:19
Atëherë magjistarët i thanë Faraonit: "Ky është gishti i Perëndisë". Por zemra e Faraonit u ngurtësua dhe ai nuk i dëgjoi më, ashtu si kishte thënë Zoti.
Eksodi 8:20
Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Çohu herët në mëngjes dhe paraqitu tek Faraoni, kur ai del për të vajtur drejt ujit; dhe i thuaj: "Kështu thotë Zoti: Lëre popullin tim që të mund të më shërbejë.
Eksodi 8:23
Unë do të bëj një dallim midis popullit tim dhe popullit tënd. Nesër ka për të ndodhur kjo mrekulli"".
Eksodi 8:25
Atëherë Faraoni thirri Moisiun dhe Aaronin dhe u tha: "Shkoni, bëni fli për Perëndinë tuaj në vend".
Eksodi 8:26
Por Moisiu u përgjigj: "Kjo s`ka si bëhet, sepse do t`i bënim Zotit, Perëndisë tonë, fli që janë të neveritshme për Egjiptasit. Ja, duke bërë para syve të tyre fli që janë të neveritshme për Egjiptasit, a nuk do të na vrasin me gurë?
Eksodi 8:27
Do të shkojmë në shkretëtirë duke ecur tri ditë me radhë dhe do të bëjmë fli për Zotin, Perëndinë tonë, ashtu si do të na urdhërojë Ai".
Eksodi 8:28
Faraoni tha: "Unë do t`ju lë të shkoni, që të bëni fli për Zotin, Perëndinë tuaj, në shkretëtirë; vetëm, mos shkoni shumë larg. lutuni për mua".
Eksodi 8:29
Moisiu tha: "Ja, unë po dal nga ti dhe do t`i lutem Zotit dhe nesër moria e mizave do të largohet nga Faraoni, nga shërbëtorët e tij dhe nga populli i tij; mjafton që Faraoni të mos tallet me ne, duke e penguar popullin të shkojë e të bëjë fli për Zotin".
Eksodi 9:1
Atëherë Zoti i tha Moisiut: "Shko te Faraoni dhe i thuaj: "Kështu thotë Zoti, Perëndia i Hebrenjve: Lëre popullin tim të shkojë, që të mund të më shërbejë.
Eksodi 9:3
ja, dora e Zotit do të jetë mbi bagëtinë tënde, që është nëpër fusha, mbi kuajt, mbi gomarët, mbi devetë, mbi bagëtinë e trashë dhe të imët, dhe do të ketë gjëmë të madhe.
Eksodi 9:4
Por Zoti do të bëjë dallim midis bagëtisë së Izraelit dhe asaj të Egjiptit; kështu asnjë ngordhje nuk do të ketë në gjithçka që u përket bijve të Izraelit"".
Eksodi 9:7
Faraoni dërgoi njerëz për të parë, dhe ja asnjë kokë bagëtie e Izraelitëve s`kishte ngordhur. Por zemra e Faraonit u fortësua dhe ai nuk e la popullin të shkojë.
Eksodi 9:8
Pastaj Zoti u tha Moisiut dhe Aaronit: "Merrni ca grushte hi furre, dhe Moisiu ta shpërndajë atë drejt qiellit në sytë e Faraonit.
Eksodi 9:9
Ai do të bëhet një pluhur i imët në të gjithë vendin e Egjiptit, dhe do të shkaktojë ulcera që do të përftojnë puçrra me qelb te njerëzit dhe te kafshët në të gjithë vendin e Egjiptit".
Eksodi 9:10
Atëherë ata morën hi furre dhe u paraqitën para Faraonit; dhe Moisiu e shpërndau drejt qiellit, dhe ai shkaktoi ulcera që përftuan puçrra te njerëzit dhe te kafshët.
Eksodi 9:11
Dhe magjistarët nuk mundën të qëndronin para Moisiut për shkak të ulcerave, sepse magjistarët dhe tërë Egjiptasit ishin prekur nga ulcerat.
Eksodi 9:13
Pas kësaj Zoti i tha Moisiut: "Çohu herët në mëngjes, paraqitu para Faraonit dhe thuaji: "Kështu thotë Zoti, Perëndia i Hebrenjve: Lëre popullin tim të shkojë, që të ketë mundësi të më shërbejë.
Eksodi 9:16
Por, pikërisht për këtë arsye, të kam falur, për të të treguar fuqinë time dhe që emri im të shpallet në gjithë dheun.
Eksodi 9:19
Dhe tani dërgo njeri që të sigurosh bagëtinë tënde dhe tërë ato që ke nëpër fusha. Sepse tërë njerëzit dhe kafshët, që ndodhen nëpër fushat dhe nuk janë çuar në shtëpi, do të goditen nga breshëri dhe do të vdesin"".
Eksodi 9:24
Kështu ra breshër dhe pati një zjarr të përzier me breshrin; dhe ky ishte aq i fortë, sa nuk ishte parë ndonjë herë në të gjithë vendin e Egjiptit, që ditën që ishte bërë komb.
Eksodi 9:28
Lutjuni Zotit që të mbarojnë bubullimat e Perëndisë dhe breshri; unë do t`ju lë të shkoni dhe nuk do të jeni të detyruar të rrini më këtu".
Eksodi 9:29
Moisiu i tha: "Mbasi të dal nga qyteti, do t`i shtrij duart nga Zoti; bubullimat do të pushojnë dhe nuk do të ketë më breshër, që ti të mësosh që toka i përket Zotit.
Eksodi 9:30
Por unë e di që ti dhe shërbëtorët e tu, nuk do të keni frikë akoma nga Zoti Perëndi".
Eksodi 9:35
Kështu zemra e Faraonit u ngurtësua dhe ai nuk i la të bijtë e Izraelit të shkojnë, ashtu si i kishte thënë Zoti nëpërmjet Moisiut.
Eksodi 10:3
Moisiu dhe Aaroni shkuan te Faraoni dhe i thanë: "Kështu thotë Zoti, Perëndia i Hebrenjve: "Deri kur do të refuzosh të ulësh kokën para meje? Lëre popullin tim të shkojë që të mund të më shërbejë.
Eksodi 10:5
Dhe ato do të mbulojnë faqen e dheut, kështu që asnjeri nuk do të mund ta shohë tokën; dhe ato do të përpijnë edhe atë që ka mbetur, atë që ju ka lënë breshri, dhe do të përpinë çdo pemë që rritet për ju në fusha.
Eksodi 10:7
Pastaj shërbëtorët e Faraonit i thanë: "Deri kur ky njeri do të jetë pengesë për ne? Lëri këta njerëz të ikin, që t`i shërbejnë Zotit Perëndisë të tyre! Nuk e ke kuptuar akoma që Egjipti është shkatërruar?".
Eksodi 10:8
Kështu Moisiu dhe Aaroni u rikthyen te Faraoni; dhe ky u tha atyre: "Shkoni, shërbejini Zotit, Perëndisë tuaj. Por kush janë ata që do të shkojnë?". Moisiu tha:
Eksodi 10:12
Atëherë Zoti i tha Moisiut: "Shtrije dorën tënde mbi vendin e Egjiptit për karkalecat, me qëllim që ato të ngjiten dhe të mbulojnë vendin e Egjiptit dhe të përpijnë tërë bimësinë e vendit, tërë ato që ka lënë breshri".
Eksodi 10:15
Ato mbuluan faqen e tërë dheut, aq sa e nxinë dheun; përpinë tërë bimësinë e vendit dhe tërë pemët e drurëve që breshri kishte lënë; dhe nuk mbeti asgjë e blertë mbi drurët dhe shkurrëzat e fushës, në tërë vendin e Egjiptit.
Eksodi 10:16
Atëherë Faraoni thirri me nxitim Moisiun dhe Aaronin dhe u tha: "Unë kam mëkatuar kundër Zotit, Perëndisë tuaj, dhe kundër jush.
Eksodi 10:17
Por tani të lutem, falmani mëkatin edhe një herë; dhe lutjuni Zotit, Perëndisë tuaj, që të largojë nga unë këtë mynxyrë vdekjeprurëse".
Eksodi 10:19
Pastaj Zoti ngriti një erë të kundërt, një erë nga perëndimi shumë të fortë, që i largoi karkalecat dhe i hodhi në Detin e Kuq. Nuk mbeti asnjë karkalec në tërë territorin e Egjiptit.
Eksodi 10:22
Dhe Moisiu e shtriu dorën e tij drejt qiellit, dhe u bë errësirë e madhe në tërë vendin e Egjiptit për tri ditë.
Eksodi 10:23
Njëri nuk shikonte tjetrin dhe asnjeri nuk lëvizi nga vendi ku ndodhej për tri ditë; por për të gjithë bijtë e Izraelit kishte dritë në banesat e tyre.
Eksodi 10:25
Moisiu tha: "Ti duhet të na lejosh gjithashtu të marrim dhe disa fli dhe olokauste, që t`ia ofrojmë Zotit, Perëndisë tonë.
Eksodi 10:26
Edhe bagëtia jonë do të vijë me ne; nuk do të lëmë këtu as edhe një thua të saj, sepse do të marrim disa krerë për t`i shërbyer Zotit, Perëndisë tonë; dhe nuk e dimë me se do t`i shërbejmë Zotit, deri sa të arrijmë atje poshtë".
Eksodi 10:28
Atëherë Faraoni i tha Moisiut: "Qërohu nga unë! Ruhu se më del përpara, sepse ditën që do të më dalësh përpara do të vdesësh!".
Eksodi 10:29
Moisiu iu përgjigj: "Mirë e the; unë nuk do të të dal më përpara".
Eksodi 11:1
Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Unë do të sjell edhe një plagë tjetër mbi Faraonin dhe Egjiptin; pas kësaj ai do t`ju lejojë të ikni prej këtej. Kur do t`ju lejojë të shkoni, ai do t`ju dëbojë përfundimisht prej këtej.
Eksodi 11:4
Pastaj Moisiu tha: "Kështu thotë Zoti: "Aty nga mesnata, unë do të kaloj përmes Egjiptit;
Eksodi 11:7
Por kundër asnjërit prej bijve të Izraelit, qofshin ata njerëz apo kafshë, asnjë qen s`ka për të lëvizur gjuhën, me qëllim që të dini se Zoti bën dallimin midis Egjiptasve dhe Izraelit.
Eksodi 11:8
Dhe tërë këta shërbëtorët e tu do të zbresin tek unë dhe do të përkulen para meje, duke thënë: "Nisu, ti dhe populli yt që të ndjek nga pas!". Mbas kësaj unë do të nisem"". Dhe Moisiu u largua nga Faraoni tërë zemërim.
Eksodi 12:2
"Ky muaj do të jetë për ju muaji më i rëndësishëm, do të jetë për ju muaji i parë i vitit.
Eksodi 12:3
I thoni gjithë asamblesë së Izraelit: "Ditën e dhjetë të këtij muaji, çdo burrë të marrë për vete një qengj, sipas madhësisë së familjes të të atit, një qengj për shtëpi.
Eksodi 12:4
Por në qoftë se shtëpia është tepër e vogël për një qengj, le të marrë një së bashku me fqinjin më të afërt, duke llogaritur numrin e personave; ju do të përcaktoni sasinë e qengjit të nevojshëm, në bazë të asaj që çdonjëri mund tëhajë.
Eksodi 12:12
Atë natë unë do të kaloj nëpër vendin e Egjiptit dhe do të godas çdo të parëlindur në vendin e Egjiptit, qoftë njeri apo kafshë, dhe do t`i jap hakun gjithë perëndive të Egjiptit. Unë jam Zoti.
Eksodi 12:13
Dhe gjaku do të jetë për ju një shenjë mbi shtëpitë ku ndodheni; kur unë të shoh gjakun do të kaloj tutje dhe nuk do të ketë plagë mbi ju për t`ju zhdukur, kur të godas vendin e Egjiptit.
Eksodi 12:14
Ajo ditë do të jetë për ju një ditë për t`u mbajtur mend dhe ta kremtoni si festë kushtuar Zotit; do ta kremtoni nëpër kohëra si ligj të përjetshëm.
Eksodi 12:15
Për shtatë ditë do të hani bukë të ndorme. Ditën e parë do të kujdeseni të hiqni çdo maja nga shtëpitë tuaja, sepse kushdo që do të hajë bukë të mbrujtur, nga dita e parë deri në të shtatën, do të këputet nga Izraeli.
Eksodi 12:16
Ditën e parë do të keni një mbledhje të shenjtë, dhe një mbledhje të shenjtë edhe ditën e shtatë. Të mos bëhet asnjë punë ato ditë; të përgatitet vetëm ajo që do të hajë secili dhe asgjë tjetër.
Eksodi 12:17
Do të kremtoni, pra, festën e të ndormëve, sepse pikërisht në këtë ditë bëra të dalin radhët tuaja nga vendi i Egjiptit; do ta kremtoni, pra, këtë ditë nëpër kohëra si ligj të përjetshëm.
Eksodi 12:19
Për shtatë ditë të mos gjendet maja në shtëpitë tuaja, sepse kushdo që do të hajë diçka të mbrujtur, do të këputet nga asambleja e Izraelit, qoftë ai i huaj apo i lindur në vend.
Eksodi 12:21
Moisiu, pra, thirri gjithë pleqtë e Izraelit dhe u tha atyre: "Shkoni dhe merrni qengja për ju dhe për familjet tuaja, dhe flijoni Pashkët.
Eksodi 12:22
Pastaj do të merrni një tufëz hisopi, do ta ngjyeni në gjakun që është në legen, dhe me gjakun që është në legen do të spërkatni arkitraun dhe të dy shtalkat e dyerve; dhe asnjë prej jush nuk do të dalë nga dera e shtëpisë së tij deri në mëngjes.
Eksodi 12:23
Sepse Zoti do të kalojë për të goditur Egjiptasit; po, kur do të shohë gjakun mbi arkitraun dhe mbi dy shtalkat, Zoti do të kalojë më tej derës dhe nuk do ta lejojë shkatërruesin të hyjë në shtëpitë tuaja për t`ju goditur.
Eksodi 12:24
Zbatojeni, pra, këtë si një porosi të përjetshme për ju dhe për bijtë tuaj.
Eksodi 12:26
Kur bijtë tuaj do t`ju pyesin: "Ç`kuptim ka ky rit për ju?",
Eksodi 12:27
ju do t`u përgjigjeni: "Kjo është flija e Pashkës së Zotit, që kaloi tej shtëpive të bijve të Izraelit në Egjipt, kur goditi Egjiptasit dhe i fali shtëpitë tona"". Dhe populli u përkul dhe adhuroi.
Eksodi 12:33
Dhe Egjiptasit e nxisnin popullin për të shpejtuar nisjen nga vendi, sepse thonin: "Do të vdesim të gjithë".
Eksodi 12:37
Bijtë e Izraelit u nisën nga Ramsesi për në Sukoth, ishin rreth gjashtëqind mijë njerëz më këmbë, pa llogaritur fëmijët.
Eksodi 12:38
Dhe me ta iku gjithashtu një përzierje e madhe njerëzish, bashkë me kopetë e tyre të bagëtive të imta dhe të trasha, një numër i madh kafshësh.
Eksodi 12:39
Dhe ata e poqën brumin që kishin sjellë nga Egjipti, duke bërë kuleçë të ndormë; në fakt brumi nuk kishte maja, sepse ata u dëbuan nga Egjipti dhe nuk mundën të mënojnë, as të përgatisin rezerva për udhëtimin.
Eksodi 12:42
Kjo është një natë për t`u kremtuar për nder të Zotit, sepse ai i nxori nga vendi i Egjiptit; kjo natë do të jetë një kremtim solemn ndaj Zotit, për të gjithë bijtë e Izraelit brez pas brezi.
Eksodi 12:48
Dhe kur një i huaj do të banojë me ty do të dojë të kremtojë Pashkët për nder të Zotit, tërë meshkujt e familjes së tij duhet të rrethpriten më parë dhe pastaj ai le të afrohet për të kremtuar këtë ditë, ai do të konsiderohet si i lindur në vend; por asnjë i parrethprerë s`ka për të ngrënë.
Eksodi 12:49
Do të ketë një ligj të vetëm për atë që ka lindur në vend dhe për të huajin që banon me ju".
Eksodi 13:6
Shtatë ditë me radhë do të hash bukë të ndorme; dhe ditën e shtatë do të bëhet një festë për Zotin.
Eksodi 13:8
Atë ditë do t`ia shpjegosh këtë gjë birit tënd, duke i thënë: "Veprohet kështu për shkak të asaj që bëri Zoti për mua kur dola nga Egjipti".
Eksodi 13:9
Dhe do të jetë për ty si një shenjë mbi dorën tënde dhe si një kujtim ndër sytë e tu, me qëllim që ligji i Zotit të jetë në gojën tënde; sepse Zoti të bëri të dalësh nga Egjipti me dorë të fuqishme.
Eksodi 13:14
Kur në të ardhmen biri yt do të të pyesë, duke thënë: "Çfarë do të thotë kjo?", ti do t`i përgjigjesh: "Zoti na bëri të dalim nga Egjipti, nga shtëpia e skllavërisë, me dorë të fuqishme;
Eksodi 13:17
Kur Faraoni e la popullin të shkojë, Perëndia nuk e çoi nëpër rrugën e vendit të Filistejve, megjithëse kjo ishte më e shkurtëra, sepse Perëndia tha: "Që të mos pendohet populli, kur të shohë luftën, dhe të mos kthehet në Egjipt".
Eksodi 13:18
Por Perëndia bëri që populli të vinte një herë përqark, nëpër rrugën e shkretëtirës, drejt Detit të Kuq. Dhe bijtë e Izraelit dolën të armatosur nga vendi i Egjiptit.
Eksodi 13:19
Dhe Moisiu mori me vete eshtrat e Jozefit, sepse i kishte vënë bijtë e Izraelit të betoheshin shprehimisht, duke thënë: "Me siguri Perëndia do t`ju vizitojë; atëhere i bartni me vete eshtrat e mia".
Eksodi 13:21
Dhe Zoti shkonte para tyre, ditën në një kolonë resh për t`i udhëhequr në rrugë, dhe natën në një kolonë zjarri për t`u bërë atyre dritë, që të mund të ecnin ditën dhe natën.
Eksodi 13:22
Kolona e reve nuk tërhiqej kurrë ditën përpara popullit, as kolona e zjarrit natën.
Eksodi 14:2
"U thuaj bijve të Izraelit të kthehen prapa dhe të vendosin kampin e tyre përballë Pi-Hahirothit, midis Migdolit dhe detit, përballë Baal-Tsefonit; vendosni kampin tuaj përpara këtij vendi pranë detit.
Eksodi 14:3
Atëherë Faraoni do të thotë për bijtë e Izraelit: "Ata po enden si të humbur në vend; shkretëtira i mban të mbyllur".
Eksodi 14:6
Kështu Faraoni bëri që të përgatitej qerrja e tij dhe mori me vete popullin e tij.
Eksodi 14:9
Egjiptasit i ndoqën; dhe tërë kuajt, qerret e Faraonit, kalorësit e tij dhe ushtria e tij i arritën kur kishin fushuar pranë detit, në afërsi të Pi-Hahirothit, përballë Baal-Tsefonit.
Eksodi 14:12
A nuk ishte vallë kjo për të cilën të flisnim në Egjipt, duke të thënë: "Na lër rehat, kështu do të mund t`u shërbejmë Egjiptasve"? Sepse për ne do të qe më mirë t`u shërbenim Egjiptasve se sa të vdesim në shkretëtirë".
Eksodi 14:13
Por Moisiu i tha popullit: "Mos kini frikë, qëndroni dhe çlirimi do të vijë nga Zoti, i cili do ta bëjë sot për ju; sepse Egjiptasit që shihni sot, nuk do t`i shihni më kurrë.
Eksodi 14:14
Zoti do të luftojë për ju, dhe ju do të rrini të qetë".
Eksodi 14:15
Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Pse më bërtet mua? U thuaj bijve të Izraelit të shkojnë përpara.
Eksodi 14:17
Sa për mua, unë do ta ngurtësoj zemrën e Egjiptasve, dhe këta do t`i ndjekin ata. Kështu unë do të fitoj lavdi nga Faraoni, nga tërë ushtria e tij, nga qerret dhe kalorësit e tij.
Eksodi 14:19
Atëherë Engjëlli i Perëndisë, që ecte përpara kampit të Izraelit, u zhvendos dhe shkoi e u vu prapa tyre; edhe kolona e reve lëvizi nga përpara dhe shkoi e u vu prapa tyre.
Eksodi 14:20
Dhe kështu vajti e u vendos midis fushimit të Egjiptit dhe fushimit të Izraelit; dhe reja prodhonte errësirë për njërën palë, ndërsa u jepte dritë të tjerëve natën. Kështu tërë natën kurrkush nuk iu afrua tjetrit.
Eksodi 14:25
Ai bëri të shkëputen rotat e qerreve të tyre dhe e bëri të vështirë përparimin e tyre. Kështu Egjiptasit thanë: "T`ia mbathim para Izraelit, sepse Zoti lufton bashkë me ta kundër Egjiptasve".
Eksodi 14:27
Atëherë Moisiu shtriu dorën e tij mbi detin; kështu në të gdhirë, deti u kthye në vendin e tij të zakonshëm; Egjiptasit ikën para tij; dhe Zoti i përlau Egjiptasit në mes të detit.
Eksodi 14:28
Ujërat u kthyen dhe mbuluan qerret, kalorësit dhe tërë ushtrinë e Faraonit që kishin hyrë në det për të ndjekur Izraelitët; dhe nuk shpëtoi asnjë prej tyre.
Eksodi 14:29
Por bijtë e Izraelit vazhduan të ecnin në tokë të thatë në mes të detit, dhe ujërat qenë për ta si një mur, në të djathtë të tyre dhe në të majtë të tyre.
Eksodi 15:2
Zoti është forca ime dhe kantiku im, ka qënë shpëtimi im. Ky është Perëndia im, unë do ta përlëvdoj; është Perëndia i atit tim, unë do ta lartësoj.
Eksodi 15:7
Me madhështinë e madhërisë sate, ti i përmbys ata që ngrihen kundër teje; ti nxjer jashtë zemërimin tënd, ai i prish ata sikur të ishin kallamishte.
Eksodi 15:8
Sa të shfrysh nga vrimat e hundëve, ujërat janë grumbulluar, valët janë ngritur si një mur, dhe dallgët janë përforcuar në zemrën e detit.
Eksodi 15:11
Kush barazohet me ty midis perëndive, o Zot? Kush barazohet me ty, i mrekullueshëm në shenjtëri, i madhërishëm në lëvdata, o çudibërës?
Eksodi 15:17
Ti do t`i futësh dhe do t`i vendosësh në malin e trashëgimisë sate, në vendin që ke përgatitur, o Zot, për banesën tënde, në shenjtëroren që duart e tua, o Perëndi, kanë vendosur.
Eksodi 15:18
Zoti do të mbretërojë gjithnjë, përjetë".
Eksodi 15:26
dhe tha: "Në qoftë se ti dëgjon me vëmëndje zërin e Zotit, Perëndisë tënd, dhe bën atë që është e drejtë në sytë e tij dhe dëgjon urdhërimet e tij dhe respekton tërë ligjet e tij, unë nuk do të jap asnjë nga ato sëmundje që u kam dhënë Egjiptasve, sepse unë jam Zoti që të shëron".
Eksodi 16:4
Zoti i tha Moisiut: "Ja, unë do të bëj që të bjerë manë mbi juve nga qielli; dhe populli do të dalë çdo ditë për të mbledhur racionin e ditës, sepse unë dua ta vë në provë për të parë në se do të ecë ose jo simbas ligjit tim.
Eksodi 16:5
Por ditën e gjashtë, kur do të përgatisin nozullimin që duhet të çojnë në shtëpi, ai do të jetë dyfishi i atij që mbledhin çdo ditë".
Eksodi 16:7
dhe në mëngjes keni për të parë lavdinë e Zotit, sepse ai i ka dëgjuar murmuritjet tuaja kundër Zotit; por ne çfarë jemi që murmurisni kundër nesh?".
Eksodi 16:8
Moisiu tha akoma: "Kjo ka për të ndodhur, kur Zoti do t`ju japë mish për të ngrënë në mbrëmje dhe bukë që të ngopeni në mëngjes, sepse Zoti i dëgjoi murmuritjet tuaja kundër tij. Po ne çfarë jemi? Murmuritjet tuaja nuk janë kundër nesh, por kundër Zotit".
Eksodi 16:12
"Unë i dëgjova murmuritjet e bijve të Izraelit; folu atyre, duke thënë: "Në të ngrysur do të hani mish dhe në mëngjes do të ngopeni me bukë; dhe do të mësoni që unë jam Zoti, Perëndia juaj"".
Eksodi 16:14
Pastaj shtresa e vesës u zhduk, dhe ja, mbi sipërfaqen e shkretëtirës u duk një gjë e hollë dhe e rrumbullakët, e hollë si bryma mbi tokë.
Eksodi 16:15
Kur bijtë e Izraelit e panë, i thanë njeri tjetrit: "Çfarë është?", sepse nuk e dinin se ç`ishte. Dhe Moisiu u tha atyre: "Kjo është buka që Zoti iu dha për të ngrënë.
Eksodi 16:16
Ja çfarë ka urdhëruar Zoti: Secili të mbledhë aq sa i duhet për ushqimin e tij, një omer për frymë, sipas numrit të personave që jeni; secili nga ju të marrë për ata që janë në çadrën e tij".
Eksodi 16:17
Bijtë e Izraelit vepruan kështu; disa prej tyre mblodhën më tepër dhe të tjerët më pak.
Eksodi 16:18
E matën me omerin; dhe kush kishte mbledhur shumë nuk pati tepricë; dhe kush kishte mbledhur më pak nuk pati mangut. Gjithkush mblodhi simbas nevojës së tij për ushqim.
Eksodi 16:19
Pastaj Moisiu u tha atyre: "Asnjeri të mos e lërë të teprojë për nesër në mëngjes".
Eksodi 16:20
Por ata nuk iu bindën Moisiut dhe disa prej tyre lanë teprica edhe për të nesërmen; ajo u kalb duke prodhuar krimba dhe doli një erë e keqe; dhe Moisiu u zemërua me ta.
Eksodi 16:21
Kështu e mblidhnin çdo mëngjes; secili sipas nevojës së tij për ushqim; por kur dielli bëhej i nxehtë, mana e mbledhur shkrihej.
Eksodi 16:22
Kështu ditën e gjashtë mblodhën një racion të dyfishtë buke, dy omerë për secilin prej tyre. Dhe të gjithë krerët e asamblesë erdhën për t`ia referuar Moisiut.
Eksodi 16:23
Atëherë ai u tha: "Kjo është ajo që ka thënë Zoti: Nesër është një ditë solemne pushimi, një e shtunë e shenjtë për Zotin; piqni sot atë që duhet të piqni dhe zieni atë që duhet të zieni; dhe çdo gjë që ju tepron, vëreni mënjanë dhe ruajeni deri nesër".
Eksodi 16:25
Moisiu tha: "Hajeni sot, se sot është e shtuna e shenjtë e Zotit; sot nuk do ta gjeni nëpër fushat.
Eksodi 16:27
Dhe ditën e shtatë ndodhi që disa njerëz nga populli dolën për ta mbledhur, por nuk e gjetën.
Eksodi 16:29
Mos harroni që Zoti ju ka dhënë të shtunën; për këtë arësye ditën e gjashtë ju jep bukë për dy ditë. Secili të qëndrojë në vendin e tij; asnjeri të mos dalë nga çadra e tij ditën e shtatë".
Eksodi 16:32
Pastaj Moisiu tha: "Kjo është ajo që Zoti ka urdhëruar: "Mbush me të një omer, me qëllim që të ruhet për pasardhësit tuaj, që ata të shohin bukën që ju bëra të hani në shkretëtirë, kur ju nxora nga vendi i Egjiptit"".
Eksodi 16:33
Moisiu i tha pastaj Aaronit: "Merr një enë, vër brenda saj një omer të plotë mane dhe vendose para Zotit, me qëllim që të ruhet për pasardhësit tuaj".
Eksodi 17:1
Pastaj tërë asambleja e bijve të Izraelit u nis nga shkretëtira e Sinit, duke marshuar me etapa sipas urdhrave të Zotit, dhe u vendos në Redifim. Por nuk kishte ujë të pijshëm për popullin.
Eksodi 17:2
Atëherë populli u grind me Moisiun dhe i tha: "Na jep ujë për të pirë". Moisiu u përgjigj: "Pse grindeni me mua? Pse tundoni Zotin?".
Eksodi 17:3
Atje populli pati etje për ujë dhe murmuriti kundër Moisiut, duke thënë: "Pse na bëre të ikim nga Egjipti që të vdesim nga etja ne, bijtë tanë dhe bagëtia jonë?".
Eksodi 17:4
Kështu Moisiu i thirri Zotit, duke i thënë: "Çfarë të bëj për këtë popull? Edhe pak dhe ata do të më vrasin me gurë".
Eksodi 17:6
Ja, unë do të rri përpara teje, atje mbi shkëmbin në Horeb; ti do të rrahësh shkëmbin, prej të cilit do të burojë ujë dhe populli do të pijë". Kështu bëri Moisiu para syve të pleqve të Izraelit.
Eksodi 17:7
Prandaj e quajti këtë vend Masa dhe Meriba për shkak të grindjeve që pati me bijtë e Izraelit, dhe sepse kishin tunduar Zotin, duke thënë: "A është vallë Zoti në mes nesh, apo jo?".
Eksodi 17:8
Atëherë erdhi Amaleku për të luftuar kundër Izraelit në Refidim.
Eksodi 17:9
Dhe Moisiu i tha Jozueut: "Zgjidh për ne disa burra dhe dil për të luftuar kundër Amalekut; nesër do të jem në majë të kodrës me shkopin e Perëndisë në dorë".
Eksodi 17:11
Dhe ndodhi që, kur Moisiu ngrinte dorën e tij, Izraeli fitonte; përkundrazi, kur e ulte dorën, fitonte Amaleku.
Eksodi 17:12
Por duart e Moisiut ishin rënduar, kështu që ata morën një gur dhe ia vunë poshtë, ai u ul mbi të ndërsa Aaroni dhe Huri ia mbanin duart, njëri nga një krah, tjetri nga krahu tjetër; kështu duart e tij mbetën të palëvizura deri në perëndimin e diellit.
Eksodi 18:1
Jethro, prift i Madianit, vjehrri i Moisiut, dëgjoi të gjitha ato që Perëndia kishte bërë për Moisiun dhe për Izraelin popullin e tij: si e kishte nxjerrë Zoti Izraelin nga Egjipti.
Eksodi 18:4
dhe tjetri Eliezer (sepse ai kishte thënë: "Perëndia i atit tim ka qenë ndihmësi im dhe më ka shpëtuar nga shpata e Faraonit").
Eksodi 18:5
Jethro, pra, vjehrri i Moisiut, erdhi te Moisiu bashkë me bijtë e tij dhe bashkëshorten e tij, në shkretëtirë ku ishte vendosur ai, në malin e Perëndisë.
Eksodi 18:7
Kështu Moisiu doli për të takuar vjehrrin e tij, u përkul dhe e puthi; pyetën njëri tjetrin për shëndetin e tyre, pastaj hynë në çadër.
Eksodi 18:8
Atëherë Moisiu i tregoi vjehrrit të tij të gjitha ato që Zoti u kishte bërë Faraonit dhe Egjiptasve për shkak të Izraelit, të gjitha fatkeqësitë e pësuara gjatë udhëtimit, dhe si i kishte shpëtuar Zoti.
Eksodi 18:9
Dhe Jethro u gëzua për të gjitha të mirat që Zoti i kishte bërë Izraelit, duke e shpëtuar nga dora e Egjiptasve.
Eksodi 18:11
Tani e di që Zoti është më i madhi nga tërë perënditë; po, ai ua vërtetoi atyre me sa krenari, kur vepruan me kryelartësi kundër Izraelit".
Eksodi 18:12
Pastaj Jethro, vjehrri i Moisiut, mori një olokaust dhe disa fli për t`ia ofruar Perëndisë; dhe Aaroni dhe tërë pleqtë e Izraelit erdhën të hanë me vjehrrin e Moisiut përpara Perëndisë.
Eksodi 18:13
Por ndodhi që, të nesërmen, Moisiu u ul për të gjykuar popullin; populli u mblodh rreth Moisiut që nga mëngjesi deri në mbrëmje.
Eksodi 18:14
Kur vjehrri i Moisiut pa të gjitha ato që ky bënte për popullin, tha: "Ç`është kjo që bën ti me popullin? Pse ulesh vetëm, dhe tërë populli të rri përqark nga mëngjesi deri në mbrëmje?".
Eksodi 18:15
Moisiu iu përgjigj vjehrrit të tij: "Sepse populli vjen tek unë për t`u këshilluar me Perëndinë.
Eksodi 18:16
Kur ata kanë ndonjë problem, vinë tek unë, dhe unë gjykoj njërin dhe tjetrin dhe u bëj të njohur kanunet e Perëndisë dhe ligjet e tij".
Eksodi 18:18
Do të rraskapitesh më në fund, ti dhe ky popull që është me ty, sepse detyra që ke marrë përsipër është shumë e vështirë. Nuk mund t`ia dalësh në krye vetëm.
Eksodi 18:19
Tani dëgjomë; unë do të të jap një këshillë dhe Perëndia qoftë me ty: përfaqësoje ti popullin përpara Perëndisë dhe paraqitja Perëndisë problemet e tyre.
Eksodi 18:20
Mësoju atyre statutet dhe ligjet dhe tregohu rrugën nëpër të cilën duhet të ecin dhe atë që duhet të bëjnë.
Eksodi 18:21
Por zgjidh në mes të të gjithë popullit disa njerëz të aftë që kanë frikë nga Perëndia, njerëz të besuar, që e urrejnë fitimin e padrejtë dhe vendosi mbi popullin si krerë të mijërave, krerë të qindrave, krerë të pesëdhjetrave dhe krerë të dhjetrave.
Eksodi 18:22
Dhe lejo që të jenë ata që do ta gjykojnë popullin në çdo kohë; ata do të të parashtrojnë çdo problem me rëndësi të madhe, ndërsa për probleme të vogla do të vendosin vetë. Kështu do të jetë më lehtë për ty, dhe ata do ta mbajnë peshën bashkë me ty.
Eksodi 18:23
Në qoftë se ti vepron kështu, dhe kështu të urdhëron Perëndia, mund të mbahesh; dhe tërë ky popull do të arrijë faqebardhë në vendin e caktuar për të".
Eksodi 19:2
Të nisur nga Refidimi, ata arritën në shkretëtirën e Sinait dhe fushuan aty; Izraeli e ngriti kampin e tij përballë malit.
Eksodi 19:3
Pastaj Moisiu u ngjit drejt Perëndisë; dhe Zoti i thirri nga mali, duke i thënë: "Kështu do t`i thuash shtëpisë së Jakobit dhe këtë do t`u njoftosh bijve të Izraelit:
Eksodi 19:6
Dhe do të jeni për mua një mbretëri priftërinjsh dhe një komb i shenjtë. Këto janë fjalët që do t`u thuash bijve të Izraelit"".
Eksodi 19:8
Dhe tërë populli u përgjigj bashkë dhe tha: "Ne do të bëjmë gjithçka që ka thënë Zoti". Kështu Moisiu i raportoi Zotit fjalët e popullit.
Eksodi 19:9
Dhe Zoti i tha Moisiut: "Ja, unë do të vij te ti në një re të dendur, me qëllim që populli të dëgjojë kur unë do të flas me ty, dhe të të besojë për gjithnjë". Pastaj Moisiu i tregoi Zotit fjalët e popullit.
Eksodi 19:11
Dhe të jenë gati për ditën e tretë, sepse ditën e tretë Zoti do të zbresë mbi malin e Sinait para syve të tërë popullit.
Eksodi 19:12
Ti do të përcaktosh rreth e qark kufij për popullin dhe do të thuash: Ruhuni se ngjiteni në mal ose prekni skajet e tij. Kushdo që do të prekë malin do të dënohet me vdekje.
Eksodi 19:17
Pastaj Moisiu e nxori popullin nga kampi për ta çuar përballë Perëndisë; dhe ata qëndruan në këmbët e malit.
Eksodi 19:19
Ndërsa zëri i borisë po bëhej gjithnjë më i fortë, Moisiu fliste, dhe Perëndia i përgjigjej me një zë gjëmues.
Eksodi 19:21
Dhe Zoti i tha Moisiut: "Zbrit dhe paralajmëro popullin solemnisht, që të mos sulet drejt Zotit për ta parë, dhe kështu shumë prej tyre të gjejnë vdekjen.
Eksodi 19:24
Por Zoti i tha: "Shko, zbrit poshtë; pastaj ngjitu, ti edhe Aaroni bashkë me ty; por priftërinjtë dhe populli të mos sulen për t`u ngjitur te Zoti, që ai të mos u sulet atyre".
Eksodi 20:1
Atëherë Perëndia shqiptoi tërë këto fjalë, duke thënë:
Eksodi 20:2
"Unë jam Zoti, Perëndia yt, që të nxori nga vendi i Egjiptit, nga shtëpia e skllavërisë.
Eksodi 20:3
Nuk do të kesh perëndi të tjerë para meje.
Eksodi 20:5
Nuk do të përkulesh para tyre dhe as do t`i shërbesh, sepse unë, Zoti, Perëndia yt, jam një Perëndi xheloz që dënon padrejtësinë e etërve mbi fëmijve të tyre deri në brezin e tretë dhe të katërt të atyre që më urrejnë,
Eksodi 20:6
dhe unë përdor dashamirësi për mijëra, për ata që më duan dhe që zbatojnë urdhërimet e mia.
Eksodi 20:7
Nuk do ta përdorësh emrin e Zotit, të Perëndisë tënd, kot, sepse Zoti nuk do të lërë të pandëshkuar atë që përdor kot emrin e tij.
Eksodi 20:8
Mbaje mend ditën e shtunë për ta shenjtëruar.
Eksodi 20:10
por dita e shtatë është e shtuna, e shenjtë për Zotin, Perëndinë tënd; nuk do të bësh në atë ditë asnjë punë, as ti, as biri yt, as bija jote, as shërbëtori yt, as shërbëtorja jote, as kafshët e tua, as i huaji që ndodhet brenda portave të tua;
Eksodi 20:12
Do të nderosh atin tënd dhe nënën tënde, me qëllim që ditët e tua të jenë të gjata mbi tokën që Zoti, Perëndia yt, po të jep.
Eksodi 20:19
Prandaj ata i thanë Moisiut: "Fol ti me ne dhe ne do të të dëgjojmë, por të mos na flasë Perëndia që të mos vdesim".
Eksodi 20:20
Moisiu i tha popullit: "Mos u trembni, sepse Perëndia erdhi që t`ju provojë, dhe me qëllim që frika e tij të jetë gjithmonë para jush, dhe kështu të mos mëkatoni".
Eksodi 20:21
Populli, pra, qëndronte larg, por Moisiu iu afrua errësirës së dendur ku ndodhej Perëndia.
Eksodi 20:23
Nuk do të bëni perëndi të tjera afër meje; nuk do të bëni perëndi prej argjendi ose prej ari.
Eksodi 20:24
Do të bësh për mua një altar prej dheu dhe mbi të do të ofrosh olokaustet e tua, flitë e tua të falënderimit, delet dhe qetë e tua; në çdo vend ku do të bëj që emri im të kujtohet, do të vij te ti dhe do të të bekoj.
Eksodi 20:25
Dhe në rast se do të ndërtosh për mua një altar me gurë, nuk do ta ndërtosh me gurë të latuar; sepse duke ngritur mbi to daltën do t`i ndotësh.
Eksodi 21:6
atëherë pronari e tij do t`ia afrojë Perëndisë dhe do ta avitë te dera ose te shtalka; pastaj pronari e tij do t`i shpojë veshin me një fëndyell; dhe ai do t`i shërbejë për gjithnjë.
Eksodi 21:8
Në qoftë se ajo nuk i pëlqen zotërisë së saj, që e kishte marrë për vete, ai do ta lërë të shpengohet; por nuk do të ketë të drejtën tua shesë njerëzve të huaj, sepse kjo do t`ishte ta trajtosh me mashtrim.
Eksodi 21:11
Në rast se nuk bën këto tri gjëra për të, ajo do të shkojë pa dhënë asgjë, pa paguar çmim.
Eksodi 21:12
Kush rreh një njeri dhe për këtë shkak ky vdes, do të dënohet me vdekje.
Eksodi 21:13
Në qoftë se nuk i ka ngritur kurrfarë prite, por Perëndia ka bërë që t`i bjerë në dorë, unë do të caktoj një vend ku ai mund të gjejë strehë.
Eksodi 21:14
Në qoftë se ndokush vepron me paramendim kundër të afërmit të tij për ta vrarë me mashtrim, ti do ta shkëputësh edhe nga altari im, për të siguruar vdekjen e tij.
Eksodi 21:19
dhe në se pastaj ngrihet dhe ecën jashtë duke u mbështetur me bastun, ai që e ka goditur do të nxirret i pafajshëm; do ta zhdëmtojë vetëm për kohën e humbur dhe do ta kurojë deri në shërim të plotë.
Eksodi 21:22
Në rast se disa grinden dhe rrahin një grua me barrë aq sa ajo të dështojë, por nuk pëson dëme të tjera, rrahësi do të gjobitet aq sa t`i kërkojë bashkëshorti i gruas; ai do të paguajë zhdëmtimin simbas përcaktimit të gjykatësve;
Eksodi 21:23
por po të jetë se rrjedh ndonjë dëm, do të japësh jetë për jetë,
Eksodi 21:24
sy për sy, dhëmb për dhëmb, dorë për dorë, këmbë për këmbë,
Eksodi 21:25
djegie për djegie, plagë për plagë, mbretje për mbretje.
Eksodi 21:26
Në rast se dikush godet syrin e skllavit ose të skllaves së tij dhe ai humbet, do t`i lërë të shkojnë të lirë si kompensim për syrin e humbur.
Eksodi 21:27
Dhe në rast se shkakton rënien e një dhëmbi skllavit ose skllaves së tij, do t`i lërë të shkojnë të lirë si kompensim për dhëmbin e humbur.
Eksodi 21:28
Në rast se një ka godet për vdekje me brirët e tij një burrë ose një grua, kau duhet të vritet me gurë dhe mishi i tij nuk do të hahet; por i zoti i kaut do të konsiderohet i pafajshëm.
Eksodi 21:30
Në qoftë se i caktohet një çmim për shpengim, ai duhet të japë për të shpenguar jetën e tij aq sa i kanë caktuar.
Eksodi 21:35
Në qoftë se kau i një njeriu godet për vdekje kaun e një tjetri, do të shitet kau i gjallë dhe do të ndahet çmimi i tij; edhe kau i ngordhur do të ndahet midis tyre.
Eksodi 21:36
Por në qoftë se dihet se ky ka e kishte zakon prej kohe të godiste me brirët, dhe i zoti nuk e ka mbajtur të mbyllur, ky do të paguajë ka për ka dhe kafsha e ngordhur do të jetë e tij".
Eksodi 22:1
"Në rast se ndokush vjedh një ka a një dele dhe i vret ose i shet, do të kthejë pesë qe për kaun dhe katër dele për delen.
Eksodi 22:2
Në rast se vjedhësi, i kapur kur po bën një thyerje, rrihet dhe vdes, pronari nuk është fajtor për vrasjen e tij.
Eksodi 22:3
Në rast se dielli ishte ngritur kur ndodhi ngjarja, ai është fajtor për vrasje. Hajduti duhet ta lajë dëmin; dhe po të jetë se nuk ka me se ta lajë, shitet për vjedhjen e kryer prej tij.
Eksodi 22:6
Në rast se një zjarr përhapet dhe shtrihet deri te ferrat kështu që digjet gruri në duaj ose gruri në këmbë ose ara, ai që ka ndezur zjarrin do ta lajë dëmin.
Eksodi 22:7
Në rast se dikush i jep fqinjit të vet para ose sende për ruajtje, dhe këto vidhen nga shtëpia e këtij, në rast se gjendet vjedhësi, ai do të kthejë dyfishin.
Eksodi 22:8
Në rast se nuk gjendet vjedhësi, i zoti i shtëpisë do të dërgohet para Perëndisë për t`u betuar se nuk ka vënë dorë mbi pasurinë e fqinjit të tij.
Eksodi 22:9
Për çfarëdo lloj krimi, fjala vjen qoftë edhe për një ka, një gomar, një dele, një veshje apo çfarëdo sendi të humbur që një tjetër thotë se është i tij, çështja e të dy palëve do të shtrohet para Perëndisë; ai që Perëndia do të dënojë, do t`i kthejë dyfishin fqinjit të tij.
Eksodi 22:10
Në qoftë se ndokush i jep për ruajtje fqinjit të tij një gomar, një ka, një dele apo çfarëdo lloj tjetër kafshe, dhe kjo ngordh ose plagoset ose dhe merret pa e parë njeri,
Eksodi 22:11
të dy palët do të betohen para Zotit për të mësuar në se marrësi në dorëzim nuk ka vënë dorë mbi pasurinë e fqinjit të tij. I zoti i gjësë do të pranojë betimin, dhe tjetri nuk do të jetë i detyruar të lajë dëmet.
Eksodi 22:13
Në qoftë se kafsha është shqyer, do ta çojë si provë, dhe nuk do të jetë i detyruar të dëmshpërblejë kafshën e shqyer.
Eksodi 22:14
Në qoftë se dikush merr hua nga fqinji i tij një kafshë, dhe kjo plagoset apo ngordh kur i zoti nuk është i pranishëm, ai duhet të dëmshpërblejë dëmin.
Eksodi 22:15
Në qoftë se i zoti është i pranishëm, nuk do të dëmshpërblejë dëmin; në qoftë se kafsha është marrë me qira, ajo përfshihet në çmimin e qirasë.
Eksodi 22:16
Në qoftë se dikush mashtron një vajzë ende të pafejuar dhe bie në shtrat me të, duhet të paguajë për pajën e saj dhe ta marrë për grua.
Eksodi 22:17
Në qoftë se ati refuzon prerazi t`ia japë, ai do të paguajë shumën e kërkuar për pajën e vajzave të virgjëra.
Eksodi 22:20
Kush i bën flijime një perëndie tjetër, veç Zotit, do të shfaroset.
Eksodi 22:26
Në qoftë se merr peng rrobën e fqinjit tënd, do t`ia kthesh para se të perëndojë dielli,
Eksodi 22:28
Mos blasfemo Perëndinë dhe mos mallko princin e popullit tënd.
Eksodi 22:31
Ju do të jeni për mua njerëz të shenjtë; nuk do të hani mish të asnjë kafshe të shqyer në fusha; hidhuani atë qenve".
Eksodi 23:1
"Nuk do të hapësh asnjë fjalë të rreme dhe nuk do t`i japësh asnjë ndihmë të pabesit për t`u bërë dëshmitar i anshëm.
Eksodi 23:2
Nuk do të shkosh pas shumicës për të bërë të keqen; dhe nuk do të dëshmosh në një çështje gjyqësore duke u radhitur nga ana e shumicës për të prishur drejtësinë.
Eksodi 23:5
Në rast se sheh gomarin e atij që të urren të shtrirë për tokë nën barrën, ruhu se e braktis, por ndihmo të zotin ta zgjidhë.
Eksodi 23:11
por vitin e shtatë do ta lësh të pushojë dhe ajo do të mbetet djerr, me qëllim që ta gëzojnë të varfrit e popullit tënd; dhe gjëja e fshatit do të hajë atë që kanë për të lënë ata. Po ashtu do të veprosh me vreshtin tënd dhe ullinjtë e tu.
Eksodi 23:13
Do t`u kushtoni kujdes tërë gjërave që ju kam thënë dhe nuk do ta shqiptoni emrin e perëndive të tjerë; të mos dëgjohet të dalë nga goja juaj.
Eksodi 23:17
Tri herë në vit tërë meshkujt do të paraqiten para Perëndisë, Zotit.
Eksodi 23:19
Do të çosh në shtëpinë e Zotit, Perëndisë tënd, të parat fruta të tokës. Nuk do ta ziesh kecin me qumështin e nënës së tij.
Eksodi 23:20
Ja, pra, unë po dërgoj një Engjëll para teje që të të ruajë gjatë rrugës, dhe të të futë në vendin që kam përgatitur.
Eksodi 23:23
sepse Engjëlli im do të shkojë para teje dhe do të të futë në vendin e Amorejve, të Hitejve, të Perezejve, të Kananejve, të Hivejve dhe të Jebusejve, dhe unë do t`i shfaros ata.
Eksodi 23:24
Nuk do përkulesh para perëndive të tyre, dhe nuk do t`u shërbesh. Nuk do të bësh atë që bëjnë ato; por do t`i shkatërrosh plotësisht dhe do të thyesh shtyllat e tyre.
Eksodi 23:25
Shërbejini Zotit, Perëndisë tuaj, ai do të bekojë bukën tënde dhe ujin tënd; dhe unë do të largoj sëmundjen nga ti.
Eksodi 23:28
Dhe do të dërgoj para teje grerëza, që do t`i përzënë Hivejtë, Kananejtë dhe Hitejtë para syve të tu.
Eksodi 23:29
Nuk do t`i përzë ata para teje brenda një viti, me qëllim që vendi të mos kthehet në një shkrerëtirë dhe kafshët e fushave të mos shumëzohen kundër teje.
Eksodi 23:30
Do t`i përzë para teje pak e nga pak, në mënyrë që ti të rritesh në numër dhe të shtiesh në dorë vendin.
Eksodi 23:32
Nuk do të lidhësh asnjë aleancë me ta, as edhe me perënditë e tyre.
Eksodi 23:33
Ata nuk do të banojnë në vendin tënd, që të mos të bëjnë të mëkatosh kundër meje: ti do t`u shërbeje perëndive të tyre, dhe kjo do të ishte një lak".
Eksodi 24:1
Pastaj Perëndia i tha Moisiut: "Ngjitu te Zoti, ti dhe Aaroni, Nadabi dhe Abihu si dhe shtatëdhjetë nga pleqtë e Izraelit, dhe adhuroni nga larg;
Eksodi 24:2
pastaj Moisiu do t`i afrohet Zotit; por të tjerët nuk do t`i afrohen, as populli nuk ka për t`u ngjitur bashkë me atë".
Eksodi 24:3
Atëherë Moisiu erdhi dhe i tregoi popullit tërë fjalët e Zotit dhe tërë ligjet. Dhe gjithë populli u përgjigj me një zë dhe tha: "Ne do të bëjmë tërë gjërat që Zoti ka thënë".
Eksodi 24:4
Dhe Moisiu i shkroi tërë fjalët e Zotit; pastaj u ngrit herët në mëngjes dhe ngriti në këmbët e malit një altar dhe dymbëdhjetë shtylla për të dymbëdhjetë fiset e Izraelit.
Eksodi 24:5
Pastaj dërgoi bij të rinj të Izraelit për të ofruar olokauste dhe për të flijuar dema të rinj si theror falënderimi ndaj Zotit.
Eksodi 24:6
Dhe Moisiu mori gjysmën e gjakut dhe e vuri në legenë; dhe gjysmën tjetër të gjakut e shpërndau mbi altar.
Eksodi 24:8
Pastaj Moisiu mori gjakun, spërkati popullin me të dhe tha: "Ja gjaku i besëlidhjes që Zoti ka lidhur me ju sipas tërë këtyre fjalëve".
Eksodi 24:10
dhe panë Perëndinë e Izraelit. Nën këmbët e tij ishte si një dysheme e punuar me safir, e qartë si qielli vetë.
Eksodi 24:11
Por ai nuk e shtriu dorën kundër krerëve të bijve të Izraelit; dhe ata e panë Perëndinë, dhe hëngrën dhe pinë.
Eksodi 24:13
Pas kësaj Moisiu u ngrit bashkë me Jozueun zbatuesin e tij; dhe Moisiu u ngjit në malin e Perëndisë.
Eksodi 24:15
Moisiu, pra, u ngjit në mal dhe reja e mbuloi përsëri malin.
Eksodi 25:6
vaj për dritën e shandanit, aroma për vajin e vajosjes dhe për temianin erëmirë;
Eksodi 25:7
gurë oniksi dhe gurë për të ngallmuar në petkun e priftërinjve dhe në gjoksore.
Eksodi 25:9
Ju do ta bëni atë sipas tërë asaj që unë do t`iu tregoj, si për modelin e tabernakullit ashtu edhe për modelin e të gjitha orendive.
Eksodi 25:11
Do ta veshësh nga brenda dhe nga jashtë; me ar safi dhe sipër do t`i bësh një kurorë ari, që të sillet përqark.
Eksodi 25:12
Do të shkrish për të katër unaza ari dhe do t`i vësh në katër këmbët e saj: dy unaza nga një anë dhe dy unaza nga ana tjetër.
Eksodi 25:14
Pastaj do t`i kalosh shtizat nëpër unazat e arkës, për ta mbajtur.
Eksodi 25:22
Aty unë do të të takoj, nga lart, mbi pajtuesin, midis dy kerubinëve që janë mbi arkën e dëshmisë, do të të njoftoj tërë urdhërat që do të të jap për bijtë e Izraelit.
Eksodi 25:25
Do t`i bësh rreth e përqark një buzë të lartë një pëllëmbë dore dhe rreth kësaj buze një kurorë prej ari.
Eksodi 25:27
Unazat do të jenë pranë buzës për të kaluar shufrat e caktuara që do ta mbajnë tryezën.
Eksodi 25:28
Shufrat do t`i bësh me dru të akacies dhe do t`i veshësh me ar; ato do të shërbejnë për të mbajtur tryezën.
Eksodi 25:29
Do të përgatisësh edhe pjatat e tij, gotat e tij, kupat e tij dhe filxhanët e tij me të cilët bëhen libacionet; dhe do t`i bësh me ar safi.
Eksodi 25:31
Do të përgatisësh një shandan prej ari safi; shandani, këmba dhe trungu i tij do të punohen me çekiç; kupat, mollët dhe lulet e tij do të jenë një copë.
Eksodi 25:33
mbi njerin krah do të modelohen tri kupa në formë të bajames, me një mollë dhe një lule, dhe mbi krahun tjetër tri kupa në formë të bajames, me një mollë dhe një lule. Kështu do të veprohet për gjashtë krahët që dalin nga shandani.
Eksodi 25:35
Do të ketë një mollë poshtë dy krahëve të parë që dalin prej tij, një mollë poshtë dy krahëve të tjerë që dalin jashtë tij, dhe një mollë poshtë dy krahëve të fundit që dalin prej shandanit: kështu do të bëhet për të gjashtë krahët që dalin nga shandani.
Eksodi 25:36
Këto mollë dhe këta krahë, do të përbëjnë tërësinë, shandani do të jetë prej ari safi dhe i punuar me çekiç.
Eksodi 25:37
Do të bësh edhe shtatë llambat e tij, të cilat duhet të vendosen në mënyrë që të ndriçojnë pjesën e përparme të shandanit.
Eksodi 25:38
Dhe tërë veglat për të lëvizur qiririn dhe mbajtësin e tij do të jenë prej ari safi.
Eksodi 25:39
Shandani dhe veglat e tij do të bëhen me një talent prej ari të papërzier.
Eksodi 26:1
"Do të bësh pastaj tabernakullin me dhjetë pëlhura prej liri të hollë të përdredhur, me fije ngjyrë vjollce, të purpurt dhe flakë të kuqe, së bashku me kerubinë të punuar artistikisht.
Eksodi 26:9
Do të bashkosh pesë pëlhurat midis tyre, dhe gjashtë të tjerat midis tyre; do ta ripalosësh mbi vetveten pëlhurën e gjashtë në pjesën e përparme të çadrës.
Eksodi 26:12
Nga pjesa që tepron nga pëlhurat e çadrës, gjysma e pëlhurës së tepërt do të bjerë mbi pjesën e poshtme të tabernakullit;
Eksodi 26:13
dhe kubiti nga një anë dhe kubiti nga ana tjetër që janë të tepërt në gjatësinë e pëlhurave të çadrës, do të bien mbi të dy anët e tabernakullit, njëri nga një krah dhe tjetri në krahun tjetër për ta mbuluar atë.
Eksodi 26:14
Do të bësh gjithashtu një mbulesë për çadrën me lëkura dashi të ngjyrosura në të kuq, dhe mbi këtë një tjetër mbulesë me lëkura baldose.
Eksodi 26:15
Do të bësh për tabernakullin disa dërrasa prej druri të akacies, të vendosura më këmbë.
Eksodi 26:17
Çdo dërrasë do të ketë dy kllapa për të bashkuar një dërrasë me tjetrën; kështu do të veprosh për të gjitha dërrasat e tabernakullit.
Eksodi 26:18
Do të bësh kështu dërrasat e tabernakullit, njëzet dërrasa për anën jugore.
Eksodi 26:19
Do të vësh dyzet baza argjendi poshtë njëzet dërrasave: dy baza poshtë secilës dërrasë për të dy kllapat e veta.
Eksodi 26:20
Do të bësh edhe njëzet dërrasa për krahun e dytë të tabernakullit, për anën e tij veriore,
Eksodi 26:22
Për krahun e pasmë të tabernakullit, në drejtim të perëndimit, do të bësh gjashtë dërrasa.
Eksodi 26:23
Do të bësh edhe dy dërrasa për të dy qoshet e pasme të tabernakullit.
Eksodi 26:24
Ato do të çiftëzohen poshtë dhe do të bashkohen lart me një unazë. Kështu ka për të ndodhur me të dyja dërrasat, që ndodhen në të dy qoshet.
Eksodi 26:26
Do të bësh edhe disa traversa prej druri të akacies: pesë për dërrasat e njërës anë të tabernakullit,
Eksodi 26:27
pesë traversa për dërrasat e anës tjetër të tabernakullit dhe pesë traversa për dërrasat e pjesës së pasme të tabernakullit, në drejtim të perëndimit.
Eksodi 26:29
Do t`i veshësh me ar dërrasat dhe do t`i bësh prej ari unazat e tyre nëpër të cilat do të kalojnë traversat, dhe do t`i veshësh me ar traversat.
Eksodi 26:30
Do ta ngresh tabernakullin me trajtën e përpiktë që t`u tregua në mal.
Eksodi 26:31
Do të bësh një vel me fije në ngjyrë vjollce, të purpurt, flakë të kuqe dhe me li të hollë dhe të përdredhur, të stolisur me kerubinë të punuar artistikisht,
Eksodi 26:35
Jashtë velit do të vësh përkundrazi tryezën, ndërsa shandani do të shkojë përballë tryezës në krahun jugor të tabernakullit, dhe do ta vendosësh tryezën në krahun verior.
Eksodi 26:36
Do të bësh gjithashtu për hyrjen e çadrës një perde me fije në ngjyrë vjollce, të purpurt, flakë të kuqe dhe prej liri të përdredhur, puna e një qëndistari.
Eksodi 26:37
Do të bësh gjithashtu pesë shtylla akacieje për perden dhe do t`i veshësh me ar; grremçat e tyre do të jenë prej ari dhe do të shkrish për to pesë baza prej bronzi".
Eksodi 27:3
Do të bësh edhe enët e tij për të mbledhur hirin, lopatëzat e tij, legenët e tij, pirunjtë e tij dhe mangallët e tij; të gjitha veglat e tij do t`i bësh prej bronzi.
Eksodi 27:6
Do të bësh edhe disa shufra për altarin, shufra me drurin e akacies, dhe do t`i veshësh me bronz.
Eksodi 27:7
Shufrat do të kalojnë nëpër unazat; dhe shufrat do të jenë në të dy anët e altarit, kur ky do të duhet të bartet.
Eksodi 27:9
Do të bësh edhe oborrin e tabernakullit; nga ana e jugut, oborri do të ketë perde prej liri të hollë të përdredhur, me një gjatësi prej njëqind kubitësh nga një anë,
Eksodi 27:11
Kështu edhe në gjatësinë nga ana e veriut, do të ketë perde me një gjatësi prej njëqind kubitësh, me njëzet shtylla dhe njëzet bazat e tyre prej bronzi; grremçat e shtyllave do të jenë prej argjendi.
Eksodi 27:12
Dhe për gjerësinë e oborrit nga ana e perëndimit, do të ketë pesëdhjetë kubitë perdesh me dhjetë shtyllat dhe dhjetë bazat e tyre.
Eksodi 27:14
Nga një anë e portës së hyrjes do të ketë pesëmbëdhjetë kubitë perde, me tri shtyllat dhe tri bazat e tyre;
Eksodi 27:15
dhe nga ana tjetër do të ketë gjithashtu pesëmbëdhjetë kubitë perde me tri shtyllat dhe tri bazat e tyre.
Eksodi 27:16
Për portën e hyrjes në oborr do të ketë një perde prej njëzet kubitësh, me fill ngjyrë vjollce, të purpurt, flakë të kuqe dhe prej liri të hollë të përdredhur, punë e një qëndistari, me katër shtyllat dhe katër bazat e tyre.
Eksodi 27:18
Gjatësia e oborrit do të jetë njëqind kubitë, gjerësia pesëdhjetë kubitë dhe lartësia pesë kubitë, me perde prej liri të hollë të përdredhur dhe me bazat prej bronzi.
Eksodi 27:19
Të gjitha veglat e caktuara për shërbimin e tabernakullit, tërë kunjat e tij dhe tërë kunjat e oborrit do të jenë prej bronzi.
Eksodi 27:20
Do të urdhërosh bijtë e Izraelit që të sjellin vaj ulliri safi prej ullinjsh të shtypur, për dritën e shandanit për t`i mbajtur vazhdimisht të ndezura llambat.
Eksodi 27:21
Në çadrën e mbledhjes, jashtë velit që ndodhet përpara dëshmisë, Aaroni dhe bijtë e tij do t`i mbajnë llambat të ndezura, në mënyrë që të digjen nga mbrëmja deri në mëngjes para Zotit. Kjo do të jetë një rregull e përhershme midis bijve të Izraelit për të gjithë brezat e ardhshëm".
Eksodi 28:1
"Pastaj afro pranë vetes sate Aaronin, tët vëlla, dhe bijtë e tij së bashku me të, nga gjiri i bijve të Izraelit, që të më shërbejnë mua si prift; e kam fjalën për Aaronin, Nadabin, Eleazarin dhe Ithamarin, bij të Aaronit.
Eksodi 28:2
Dhe do t`i bësh Aaronit, vëllait tënd, rroba të shenjta, për t`i dhënë nder e hijeshi.
Eksodi 28:3
Do të flasësh me të gjithë personat e aftë, që i kam mbushur me frymën e diturisë, dhe ata t`i bëjnë rrobat e Aaronit për ta shenjtëruar, me qëllim që të më shërbejnë mua si prift.
Eksodi 28:4
Dhe këto janë rrobat që do të bëjnë: një pektoral, një efod, një mantel, një tunikë e thurur me shtiza, një çallmë dhe një brez. Do të bëjnë, pra, rroba të shenjta për Aaronin, vëllanë tënd dhe për bijtë e tij, me qëllim që të më shërbejnë mua si prift;
Eksodi 28:5
ata do të përdorin ar dhe fill ngjyrë vjollce, të purpurt, flakë të kuqe dhe li të hollë.
Eksodi 28:6
Do ta bësh efodin me ar dhe fill ngjyrë vjollce, të purpurt, të kuqe flakë si dhe me fill liri të hollë dhe të përdredhur, të punuar artistikisht.
Eksodi 28:8
Brezi i punuar artistikisht, që ndodhet mbi efodin, do të ketë po atë punë të efodit: prej ari dhe me fije ngjyrë vjollce, të purpurt, me flakë të kuqe dhe prej liri të hollë të përdredhur.
Eksodi 28:12
Do t`i vësh të dy gurët mbi supet e efodit, si gurë kujtimore për bijtë e Izraelit; dhe Aaroni do t`i çojë emrat e tyre si një kujtim para Zotit mbi dy shtyllat e tij.
Eksodi 28:15
Do të bësh gjithashtu pektoralin e gjykimit, të punuar në mënyrë artistike; do ta bësh punën si për efodin: prej ari, me fill ngjyrë vjollce, të purpurt dhe flakë të kuqe, si dhe me li të hollë të përdredhur.
Eksodi 28:20
në radhën e katërt: një grisolist, një oniks dhe një diaspër. Këta gurë do të ngallmohen në rrathët e tyre të artë.
Eksodi 28:25
dhe dy majat e tjera të dy kordonëve do t`i lidhësh me të dy rrathët dhe do t`i vendosësh mbi dy supet e efodit, nga përpara.
Eksodi 28:27
Do të bësh dy unaza të tjera ari dhe do t`i vendosësh mbi të dy supet e efodit poshtë, në pjesën e përparme pranë pikës së bashkimit, mbi brezin e punuar artistikisht të efodit.
Eksodi 28:29
Kështu Aaroni do t`i çojë emrat e bijve të Izraelit të skalitur në pektoralin e gjykimit, mbi zemrën e tij, kur do të hyjë në shenjtërore, në kujtim të përjetshëm përpara Zotit.
Eksodi 28:30
Do të vësh mbi pektoralin e gjykimit Urim-in dhe Thumim-in; dhe do të jenë mbi zemrën e Aaronit kur të paraqitet përpara Zotit. Kështu Aaroni do të çojë gjykimin e bijve të Izraelit mbi zemrën e tij para Zotit, vazhdimisht.
Eksodi 28:32
Në mes të tij do të ketë një hapje për të kaluar kokën; rreth e qark kësaj hapjeje do të ketë një buzë prej stofi të punuar, si hapja e një parzmoreje, me qëllim që të mos shqyhet.
Eksodi 28:35
Aaroni do ta përdorë për të kryer shërbimin; dhe tingulli i saj do të dëgjohet kur të hyjë në vendin e shenjtë përpara Zotit dhe kur të dalë andej, me qëllim që ai të mos vdesë.
Eksodi 28:37
Do t`i lidhësh asaj një rrip ngjyrë vjollce, për ta bashkuar me çallmën; ajo duhet të ndodhet në pjesën e përparme të çallmës.
Eksodi 28:40
Për bijtë e Aaronit do të bësh disa tunika, breza dhe mbulesa koke, me qëllim që t`u japësh atyre nder dhe hijeshi.
Eksodi 28:42
Do t`u bësh gjithashtu disa pantallona prej liri për të mbuluar lakuriqësinë e tyre; ato do të shkojnë nga ijët deri te kofshët.
Eksodi 28:43
Aaroni dhe bijtë e tij do t`i veshin kur të hyjnë në çadrën e mbledhjeve, ose kur t`i afrohen altarit për të bërë shërbimin në vendin e shenjtë, me qëllim që mos bëhen fajtorë dhe të mos vdesin. Ky është një statut i përjetshëm për të dhe për trashëgimtarët e tij".
Eksodi 29:1
"Kjo është ajo që do të bësh për t`i shuguruar në mënyrë që të më shërbejnë si priftërinj. Merr një dem të vogël dhe dy desh pa të meta,
Eksodi 29:9
Do t`u ngjeshësh Aaronit dhe bijve të tij brezat dhe do të vësh mbi ta mbulesa kokash; priftëria do t`iu përkasë atyre për gjithë jetën. Kështu do të shugurosh Aaronin dhe bijtë e tij.
Eksodi 29:13
Do të marrësh gjithashtu gjithë dhjamin që mbulon zorrët, bulën e ngjitur me mëlçinë dhe dy veshkat me dhjamin që kanë sipër, dhe do t`i tymosësh mbi altarin.
Eksodi 29:14
Por mishin e demit të vogël, lëkurën dhe fëlliqësirat e tij do t`i djegësh me zjarr jashtë kampit: ky është një flijim për mëkatin.
Eksodi 29:16
Pastaj do ta therësh dashin, do të marrësh gjakun e tij dhe do ta spërkatësh përrreth altarit.
Eksodi 29:18
Pastaj do ta tymosësh tërë dashin mbi altar: ky është një olokaust për Zotin; është një erë e këndshme, një flijim i bërë me anë të zjarrit për Zotin.
Eksodi 29:20
Do ta therësh dashin, do të marrësh prej gjakut të tij dhe do ta vësh mbi bulën e veshit të djathtë të Aaronit dhe mbi bulën e veshit të djathtë të bijve të tij, mbi gishtin e madh të dorës së tyre të djathtë dhe mbi gishtin e trashë të këmbës së tyre të djathtë, dhe do ta spërkatësh gjakun rreth e qark altarit.
Eksodi 29:21
Do të marrësh pastaj nga gjaku që është mbi altar dhe nga vaji i vajosjes dhe do të spërkatësh Aaronin dhe rrobat e tij, bijtë e tij dhe rrobat e tyre. Kështu do të shenjtërohet ai dhe rrobat e tij, bijtë e tij dhe rrobat e tyre bashkë me të.
Eksodi 29:24
dhe të gjitha këto gjëra do t`i vësh në duart e Aaronit dhe në duart e bijve të tij, dhe do t`i tundësh si një ofertë e bërë përpara Zotit.
Eksodi 29:25
Pastaj do t`i marrësh nga duart e tyre dhe do t`i tymosësh mbi altarin, mbi olokaustin, si një erë e këndshme përpara Zotit; është një flijim i bërë me anë të zjarrit Zotit.
Eksodi 29:26
Pas kësaj do të marrësh gjoksin e dashit të përdorur për shugurimin e Aaronit dhe do ta tundësh si një ofertë e lëvizur përpara Zotit; dhe kjo do të jetë pjesa e jote.
Eksodi 29:27
Dhe nga dashi i përdorur për shenjtërim do të ruash gjoksin e ofertës së lëvizur dhe kofshën e ofertës së ngritur, që u takojnë Aaronit dhe bijve të tij.
Eksodi 29:28
Ai do të jetë nga ana e bijve të Izraelit për Aaronin dhe bijtë e tij një rregull i përhershëm, sepse është një ofertë lartësimi. Do të jetë një ofertë lartësimi nga ana e bijve të Izraelit që është marrë nga flitë e tyre të falënderimit, oferta e tyre për lartësim te Zoti.
Eksodi 29:30
Ai bir që bëhet prift në vend të tij do t`i veshë ato për shtatë ditë, kur do të hyjë në çadrën e mbledhjes për të kryer shërbesën në vendin e shenjtë.
Eksodi 29:33
Do të hanë gjërat që kanë shërbyer për të bërë shlyerjen për t`u shuguruar dhe shenjtëruar; por asnjë i huaj nuk do të hajë prej tyre, sepse janë gjëra të shenjta.
Eksodi 29:35
Do të bësh, pra, për Aaronin dhe për bijtë e tij të gjitha ato që të kam urdhëruar: do t`i shenjtërosh brenda shtatë ditëve.
Eksodi 29:36
Dhe çdo ditë do të ofrosh një dem të vogël, si flijim për mëkatin, për të larë fajin që ke bërë dhe do ta vajosësh për ta shenjtëruar.
Eksodi 29:37
Për shtatë ditë do të bësh shlyerjen e fajit për altarin dhe do ta shenjtërosh; altari do të jetë një vend shumë i shenjtë: çdo gjë që do të prekë altarin do të jetë e shenjtë.
Eksodi 29:38
Kjo është ajo që do të ofrosh mbi altar: dy qengja motakë çdo ditë, për gjithnjë.
Eksodi 29:41
Qengjin e dytë do ta ofrosh në të ngrysur; do ta shoqërosh me të njëjtin blatim dhe me të njëjtin libacion të mëngjesit; është një flijim parfumi të këndshëm i ofruar nëpërmjet zjarrit për Zotin.
Eksodi 29:42
Do të jetë një olokaust i përjetshëm për gjithë brezat e ardhshëm, ti ofruar në hyrje të çadrës së mbledhjes, përpara Zotit, kur unë do t`ju takoj për të folur me ty.
Eksodi 29:45
Do të banoj në mes të bijve të Izraelit dhe do të jem Perëndia i tyre.
Eksodi 29:46
Dhe ata do të mësojnë që unë jam Zoti, Perëndia i tyre, që i nxori nga vendi i Egjiptit për të banuar midis tyre. Unë jam Zoti, Perëndia i tyre".
Eksodi 30:1
"Do të bësh edhe një altar për të djegur temjanin; dhe do ta bësh prej druri të akacies.
Eksodi 30:2
Do të jetë një kubit i gjatë dhe një kubit i gjerë; do të jetë katror dhe do të ketë një lartësi dy kubitësh; brirët e tij do të përbëjnë një pjesë të vetme me të.
Eksodi 30:3
Do ta veshësh me ar safi: pjesën e tij të sipërme, anët e tij rreth e qark dhe brirët e tij; do t`i bësh edhe një kurorë ari.
Eksodi 30:4
Do t`i bësh edhe dy unaza ari nën kurorë, në të dy krahët e tij; do t`i vësh në të dy krahët e tij për të kaluar shtizat, të cilat shërbejnë për ta mbartur.
Eksodi 30:6
Do ta vendosësh altarin përpara velit që ndodhet përpara arkës së dëshmisë, përballë pajtuesit që ndodhet mbi dëshminë, ku unë do të të takoj.
Eksodi 30:8
Kur Aaroni ndez llambat në të ngrysur, do të djegë temjanin: një temjan i vazhdueshëm përpara Zotit, për brezat e ardhshëm.
Eksodi 30:10
Dhe Aaroni do të bëjë një herë në vit shlyerjen e mëkatit mbi brirët e tij; me gjakun e flisë së shlyerjes së mëkatit do të bëjë mbi të shlyerjen një herë në vit, brez pas brezi. Do të jetë gjë shumë e shenjtë, e shenjtë për Zotin".
Eksodi 30:12
"Kur do të bësh llogarinë e bijve të Izraelit, për regjistrimin e tyre, secili do t`i japë Zotit shpengimin e jetës së tij, kur do të numërohen, me qëllim që të mos goditen nga ndonjë plagë, kur do të bësh regjistrimin e tyre.
Eksodi 30:14
Kushdo që do të përfshihet nga regjistrimi, njëzet vjeç e lart, do t`i japë Zotit këtë ofertë.
Eksodi 30:15
I pasuri nuk do të japë më tepër, as i varfëri më pak se gjysmë sikli, kur do t`i bëhet kjo ofertë Zotit për të shlyer fajet e jetës suaj.
Eksodi 30:16
Do të marrësh, pra, nga djemtë e Izraelit këto të holla të shërbimit dhe do t`i përdorësh për shërbimin e çadrës së mbledhjes: kjo do të jetë për bijtë e Izraelit një kujtim para Zotit për të bërë shlyerjen për jetën tuaj".
Eksodi 30:18
"Do të bësh edhe një legen prej bronzi, me bazën e tij prej bronzi, për t`u larë; do ta vendosësh midis çadrës së mbledhjes dhe altarit dhe do të vësh edhe ujë.
Eksodi 30:20
Kur do të hyjnë në çadrën e mbledhjes, do të lahen me ujë, që të mos vdesin; kështu edhe kur do t`i afrohen altarit për të shërbyer, për të tymosur një ofertë të bërë Zotit me anë të zjarrit.
Eksodi 30:21
Do të lajnë duart dhe këmbët e tyre, që të mos vdesin. Ky do të jetë një rregull i përjetshëm, për atë dhe për pasardhësit e tij, brez pas brezi".
Eksodi 30:25
Me këto të përgatitësh një vaj për vajosjen e shenjtë, një parfum të prodhuar me artin e parfumierit: ky do të jetë vaji i vajosjes së shenjtë.
Eksodi 30:27
tryezën dhe të gjitha veglat e tij, shandanin dhe të gjitha përdorëset e tij, altarin e temjanit,
Eksodi 30:28
altarin e olokausteve dhe të gjitha përdorëset e tij, legenin dhe bazën e tij.
Eksodi 30:29
Do të shenjtërosh kështu këto gjëra dhe do të jenë shumë të shenjta; të gjitha sendet që u përkasin, do të jenë të shenjta.
Eksodi 30:31
Pastaj do t`u flasësh bijve të Izraelit, duke u thënë: "Ky do të jetë për mua një vaj për vajosjen e shenjtë, brez pas brezi.
Eksodi 30:32
Nuk do ta derdhni mbi mish njeriu dhe nuk do të përgatisni tjetër po ashtu; ai është i shenjtë, do të jetë i shenjtë edhe për ju.
Eksodi 30:33
Kushdo që përgatit të ngjashëm, apo kushdo që e vë mbi një të huaj, do të shfaroset nga populli i tij"".
Eksodi 30:35
do të përgatitësh me to një parfum simbas artit të parfumierit, një parfum të kripur, të pastër dhe të shenjtë;
Eksodi 30:36
do ta kthesh një pjesë të tij në pluhur shumë të hollë dhe do të vendosësh pak nga ai përpara dëshmisë në çadrën e mbledhjes, ku unë do të të takoj: ai do të jetë për ju një gjë shumë e shenjtë.
Eksodi 30:37
Por nga temjani që ke për të bërë, nuk do të përgatisni për veten tuaj me të njëjtën përbërje; kjo do të jetë për ty një gjë e shenjtë kushtuar Zotit.
Eksodi 30:38
Kushdo që do të përgatisë një temjan të këtij lloji, do të shfaroset nga populli i tij".
Eksodi 31:3
dhe e mbusha me Frymën e Perëndisë, me dituri, me zgjuarësi, me njohuri dhe çdo shkathtësi,
Eksodi 31:4
që të jetë i aftë të përgatisë vizatime artistike, të punojë arin, argjendin dhe bronzin,
Eksodi 31:5
për të gdhendur gurë për t`u ngallmuar, për të punuar drurin dhe për të kryer çdo lloj punimesh.
Eksodi 31:6
Dhe ja, i dhashë për shok Oholiabin, të birin e Ahisamakut, nga fisi i Danve; dhe shtiva dituri në mendjen e të gjithë njerëzve të shkathët, me qëllim që të mund të bëjnë të gjitha ato që të kam urdhëruar:
Eksodi 31:10
dhe rrobat e endura hollë me mjeshtëri, rrobat e shenjta për priftin Aaron dhe rrobat e bijve të tij për të shërbyer si priftërinj,
Eksodi 31:11
vajin për vajosje dhe temjanin e parfumuar për vendin e shenjtë. Ata do të veprojnë simbas të gjithë urdhrave që të kam dhënë ty".
Eksodi 31:13
"Fol edhe me bijtë e Izraelit, duke u thënë: Tregoni kujdes të madh për të respektuar të shtunat e mia, sepse është një shenjë midis meje dhe jush për të gjithë brezat tuaj, në mënyrë që të njihni se unë jam Zoti që ju shenjtëron.
Eksodi 31:14
Do të respektoni, pra, të shtunën, sepse është për ju një ditë e shenjtë; kush e përdhos atë, do të dënohet me vdekje; kushdo që bën atë ditë ndonjë punë, do të shfaroset nga gjiri i popullit të tij.
Eksodi 31:15
Do të punohet gjashtë ditë; por dita e shtatë është e shtuna e pushimit, e shenjtë për Zotin; kushdo që do të bëjë ndonjë punë ditën e shtunë do të dënohet me vdekje.
Eksodi 31:16
Andaj bijtë e Izraelit do ta respektojnë të shtunën, duke e kremtuar atë brez pas brezi, si një besëlidhje të përjetshme.
Eksodi 31:17
Ajo është një shenjë e përjetshme midis meje dhe bijve të Izraelit, sepse në gjashtë ditë Zoti bëri qiellin dhe tokën, dhe ditën e shtatë pushoi dhe u shlodh".
Eksodi 31:18
Kur Zoti mbaroi së foluri me Moisiun në malin Sinai, i dha dy pllaka të dëshmisë, pllaka guri, të shkruara me gishtin e Perëndisë.
Eksodi 32:1
Por populli, duke parë që Moisiu po vononte të zbriste nga mali, u mblodh rreth Aaronit dhe i tha: "Hajt tani, na bëj një perëndi të shkojë para nesh, sepse sa për Moisiun, njeriun që na nxori nga vendi i Egjiptit, nuk dimë çfarë i ka ndodhur".
Eksodi 32:2
Aaroni iu përgjigj atyre: "Hiqni unazat prej ari që janë në veshët e grave tuaja, të bijve tuaj, dhe të bijave tuaja dhe m`i sillni mua".
Eksodi 32:4
i cili i mori nga duart e tyre dhe, mbasi i modeloi me daltë, bëri një viç prej metali të shkrirë. Atëherë ata thanë: "O Izrael, ky është perëndia yt që të nxori nga vendi i Egjiptit!".
Eksodi 32:5
Kur Aaroni pa këtë, ngriti një altar përpara tij dhe vuri kasnecë që thanë: "Nesër do të jetë festë për nder të Zotit!".
Eksodi 32:6
Të nesërmen ata u ngritën herët, ofruan olokauste dhe çuan fli falënderimi; populli u ul për të ngrënë e për të pirë, pastaj u ngrit për të dëfryer.
Eksodi 32:8
u larguan shpejt, janë përdalë nga rruga që unë e kisha urdhëruar të ndiqte; bëri një viç prej metali të shkrirë, u përkul para tij, i ofroi flijime dhe tha: "O Izrael, kjo është perëndia jote që të nxori nga vendi i Egjiptit"".
Eksodi 32:11
Atëherë Moisiu e luti Zotin, Perëndinë e tij, dhe i tha: "Pse, o Zot, zemërimi yt duhet të ndizet kundër popullit tënd që e nxore nga vendi i Egjiptit me fuqi të madhe dhe me dorë të fortë?
Eksodi 32:12
Pse duhet që Egjiptasit të thonë: "Ai i nxori për t`ju bërë të keq, që të vriten mbi malet dhe për t`i shfarosur nga faqja e dheut"? Hiq dorë nga zemërimi yt i zjarrtë dhe nga qëllimi yt për t`i bërë keq popullit tënd.
Eksodi 32:13
Kujto Abrahamin, Isakun dhe Izraelin, shërbëtorë të tu, të cilëve u je betuar mbi veten tënde, duke u thënë atyre: "Unë do të shumëzoj pasardhësit tuaj si yjet e qiellit dhe do t`u jap pasardhësve tuaj tërë atë vend për të cilin të fola, dhe ata do ta zotërojnë përjetë"".
Eksodi 32:15
Atëherë Moisiu u kthye dhe zbriti nga mali me dy pllakat e dëshmisë në duar, pllaka të shkruara nga të dy anët, si përpara ashtu edhe prapa.
Eksodi 32:16
Pllakat ishin vepër e Perëndisë dhe shkrimi i tyre ishte shkrimi i Perëndisë, i gdhendur mbi pllakat.
Eksodi 32:18
Por ai u përgjigj: "Kjo nuk është as një britmë fitoreje, as një britmë humbjeje; britma që unë dëgjoj është e njerëzve që këndojnë".
Eksodi 32:20
Pastaj mori viçin që ata kishin bërë, e dogji në zjarr dhe e bëri pluhur; pastaj e përhapi pluhurin në ujë dhe ia dha për të pirë bijve të Izraelit.
Eksodi 32:22
Aaroni u përgjigj: "Zemërimi i zotërisë sime të mos ndizet, ti vetë e njeh këtë popull dhe e di që ai është i prirur ndaj së keqes.
Eksodi 32:23
Ata më kanë thënë: "Na bëj një perëndi që të shkojë para nesh, sepse Moisiut, njeriut që na nxori nga vendi i Egjiptit, nuk dimë se çfarë i ka ndodhur".
Eksodi 32:27
Dhe ai u tha atyre: "Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: "Secili prej jush të vërë shpatën në krahun e tij; kaloni dhe rikaloni nga një hyrje e kampit në tjetrën, secili të vrasë vëllanë e tij, mikun e tij, fqinjin e tij!"".
Eksodi 32:30
Të nesërmen Moisiu i tha popullit: "Ju keni bërë një mëkat të madh; por tani unë do të ngjitem tek Zoti; ndofta do të mund të bëj shlyerjen për mëkatin tuaj".
Eksodi 32:31
Moisiu u kthye, pra, te Zoti dhe tha: "Medet, ky popull ka kryer një mëkat të madh dhe ka bërë për vete një perëndi prej ari.
Eksodi 32:32
Megjithatë tani, të lutem, falua mëkatin e tyre; përndryshe, më fshi nga libri yt që ke shkruar!".
Eksodi 32:33
Por Zoti iu përgjegj Moisiut: "Atë që ka bërë mëkat kundër meje, atë do ta fshij nga libri im!
Eksodi 32:34
Tani shko, çoje popullin ku të kam thënë. Ja, Engjëlli im do të shkoj para teje, por ditën që do të vij për t`i dënuar, do t`i dënoj për mëkatin e tyre".
Eksodi 33:2
Unë do të dërgoj një Engjëll para teje dhe do t`i dëboj Kananejtë, Amorejtë, Hitejtë, Perezejtë, Hivejtë dhe Jebusejtë.
Eksodi 33:5
Në fakt Zoti i kishte thënë Moisiut: "U thuaj bijve të Izraelit: "Ju jeni një popull me qafë të fortë; në qoftë se unë do të ngjitesha edhe për një çast të vetëm në mesin tënd, do të të konsumoja! Prandaj tani hiqi stolitë e tua dhe kështu unë do të di çfarë duhet të bëj me ty"".
Eksodi 33:8
Kur Moisiu dilte për të shkuar në çadër, tërë populli ngrihej, dhe secili rrinte më këmbë në hyrje të çadrës së vet dhe ndiqte me sy Moisiun, deri sa ai të hynte në çadër.
Eksodi 33:10
Tërë populli e shihte shtyllën e resë së ndaluar në hyrjen e çadrës; kështu tërë populli ngrihej dhe secili përkulej në hyrje të çadrës së vet.
Eksodi 33:11
Kështu Zoti fliste me Moisiun ballë për ballë, ashtu si një njeri flet me mikun e tij; pastaj Moisiu kthehej në kamp. Por Jozueu, biri i Nunit, zbatuesi i tij i ri, nuk largohej nga çadra.
Eksodi 33:12
Pastaj Moisiu i tha Zotit: "Pa shiko, ti më thua: "Bëj që ky popull të ngjitet". Por ti nuk më ke thënë cilin do të dërgosh me mua. Megjithatë ke thënë: "Unë të njoh personalisht dhe ke gjetur hir në sytë e mi".
Eksodi 33:14
Zoti u përgjigj: "Prania ime do të shkojë me ty, dhe unë do të të jap pushim".
Eksodi 33:17
Zoti i tha Moisiut: "Do ta bëj edhe këtë gjë që ke kërkuar, sepse ti ke gjetur hir në sytë e mi dhe të njoh personalisht".
Eksodi 33:19
Zoti iu përgjigj: "Unë do të bëj që të kalojë para teje gjithë mirësia ime dhe do të shpall emrin e Zotit para teje. Do të fal atë që do të fal dhe do të mëshiroj atë që do të mëshiroj".
Eksodi 34:3
Askush të mos ngjitet bashkë me ty dhe të mos duket asnjeri në tërë malin; as kope me bagëti të imët a të trashë përreth këtij mali".
Eksodi 34:6
Dhe Zoti kaloi pranë tij dhe thirri: "Zoti, Perëndia i përjetshëm, i mëshirshëm dhe i dhembshur, i ngadalshëm në zemërim, i pasur në mirësi dhe në besnikëri,
Eksodi 34:7
përdor mëshirën për mijëra njerëz, që fal padrejtësinë, shkeljet dhe mëkatin por nuk e lë të pandëshkuar fajtorin, dhe që viziton padrejtësinë e etërve mbi bijtë dhe mbi bijtë e bijve deri në brezin e tretë dhe të katërt".
Eksodi 34:8
Dhe Moisiu nxitoi të përkulet deri në tokë, dhe adhuroi.
Eksodi 34:9
Pastaj tha: "O Perëndi, në rast se kam gjetur hir në sytë e tu, eja në mes nesh, sepse ky është një popull me qafë të fortë; na fal padrejtësinë tonë dhe mëkatin tonë, dhe na merr si trashëgiminë tënde".
Eksodi 34:10
Zoti u përgjigj: "Ja, unë po bëj një besëlidhje: Do të bëj para gjithë popullit mrekulli, që nuk janë bërë kurrë mbi të gjithë dheun dhe në asnjë komb tjetër; dhe tërë populli në mes të të cilit
Eksodi 34:11
Kqyr atë që po të urdhëroj sot: Ja unë do t`i dëboj para teje Amorejtë, Kananejtë, Hitejtë, Perezejtë, Hivejtë dhe Jebusejtë.
Eksodi 34:12
Ruhu se bën ndonjë aleancë me banorët e vendit në të cilin ke për të vajtur, me qëllim që të mos jetë një grackë për ty;
Eksodi 34:14
(sepse nuk do t`i përulesh një perëndi tjetër, sepse Zoti, emri i të cilit është "Xhelozi", është një Perëndi xheloz).
Eksodi 34:16
dhe merr nga bijat e tyre për bijtë e tu, dhe vajzat e tyre të kurvërohen te idhujt e tyre dhe t`i shtyjnë bijtë e tu të kurvërohen te idhujt e tyre.
Eksodi 34:23
Tri herë në vit do të paraqitet çdo mashkull i juaj para Perëndisë, Zotit, Perëndisë të Izraelit.
Eksodi 34:24
Sepse unë do të dëboj kombe para teje dhe do të zgjeroj kufijtë e tu, dhe askush nuk do të dëshirojë vendin tënd, kur do të ngjitesh tri herë në vit, për të dalë përpara Zotit, Perëndisë tënd.
Eksodi 34:25
Nuk do të ofrosh me bukë të mbrujtur gjakun e viktimës së flijuar për mua; flia e festës së Pashkës nuk do të lihet deri në mëngjes.
Eksodi 34:26
Do të çosh në shtëpinë e Zotit, Perëndisë tënd, prodhimet e para të fryteve të tokës sate. Nuk do ta gatuash kecin në qumështin e nënës së tij".
Eksodi 34:27
Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Shkruaji këto fjalë, sepse mbi bazën e këtyre fjalëve kam përfunduar një aleancë me ty dhe me Izraelin".
Eksodi 34:34
Por kur Moisiu hynte përpara Zotit për të biseduar me atë, hiqte velin deri sa të dilte jashtë; duke dalë jashtë, u tregonte bijve të Izraelit ato që e kishin urdhëruar të bënte.
Eksodi 34:35
Bijtë e Izraelit, duke parë fytyrën e Moisiut, shihnin se lëkura e tij rrëzëllente; pastaj Moisiu vinte përsëri velin mbi fytyrën e tij, deri sa hynte të fliste me Zotin.
Eksodi 35:2
Do të punohet gjashtë ditë, por dita e shtatë do të jetë për ju një ditë e shenjtë, një e shtunë pushimi, e shenjtëruar ndaj Zotit. Kushdo që bën ndonjë punë atë ditë do të dënohet me vdekje.
Eksodi 35:5
"Merrni ndërmjet jush një ofertë për Zotin; kushdo që ka zemër bujare do t`i çojë një ofertë Zotit: ar, argjend dhe bronz,
Eksodi 35:8
vaj për ndriçim të shandanit dhe aroma për vajin e vajosjes dhe për temjanin aromatik,
Eksodi 35:9
gurë oniksi dhe gurë për t`u ngallmuar mbi efodin dhe pektoralin.
Eksodi 35:14
shandanin për dritë dhe veglat e tij, llambat e tij dhe vajin për ndriçim të shandanit;
Eksodi 35:15
altarin e temjanit dhe shtizat e tij, vajin e vajosjes, temjanin aromatik dhe perden e hyrjes në tabernakull,
Eksodi 35:17
perdet e oborrit, shtyllat e tij dhe bazat e tyre, dhe perdja e hyrjes në oborr;
Eksodi 35:19
rrobat e punuara hollë për të bërë shërbimin në vendin e shenjtë, rrobat e shenjta për priftin Aaron dhe rrobat e bijve të tij që të shërbejnë si priftërinj"".
Eksodi 35:21
Kështu tërë ata që ishin të shtyrë nga zemra e tyre dhe tërë ata që ishin të shtyrë nga fryma e tyre, erdhën për t`i sjellë ofertën e tyre Zotit për veprën e çadrës së mbledhjes, për të gjitha shërbimet e tij dhe për rrobat e shenjta.
Eksodi 35:24
Kushdo që mund të bënte një ofertë prej argjendi o prej bronzi, e solli ofertën e shenjtëruar për Zotin; dhe kushdo që kishte dru prej akacieje për ndonjë punë të caktuar për shërbimin, e solli.
Eksodi 35:27
Krerët e popullit sollën gurë oniksi dhe gurë për t`u ngallmuar në efodin dhe në pektoralin,
Eksodi 35:28
aroma dhe vaj për ndriçim të shandanit, vaj për vajosjen dhe për temjanin aromatik.
Eksodi 35:29
Të gjithë bijtë e Izraelit, burra e gra, që ishin të shtyrë nga zemra për t`i çuar diçka për tërë veprën që Zoti kishte urdhëruar të bënin me anë të Moisiut, i çuan Zotit oferta vullnetare.
Eksodi 35:31
dhe e mbushi me Frymën e Perëndisë, me dituri, me zgjuarsi, me njohuri dhe me gjithfarë aftësish,
Eksodi 35:33
të gdhendë gurë për t`u ngallmuar, për të punuar drurin dhe për të kryer çdo lloj punimi artistik.
Eksodi 35:34
I ka shtënë gjithashtu në zemër aftësinë për të mësuar të tjerët, atij dhe Oholiabit, birit të Ahisamakut, nga fisi i Danve.
Eksodi 35:35
I mbushi me diturinë e zemrës për të kryer gjithfarë punimesh të gdhendësit, të vizatuesit, të qëndistarit dhe të endësit, në ngjyrë vjollce, të purpurt, flakë të kuqe, dhe prej liri të hollë, i aftë për të kryer çdo lloj punimi dhe për të krijuar vizatime artistike.
Eksodi 36:1
Tani Betsaleeli dhe Oholiabi si dhe të gjithë njerëzit e aftë, të cilët Zoti i ka pajisur me dituri dhe zgjuarsi për të kryer të gjitha punimet për shërbimin e shenjtërores, kanë për të vepruar sipas urdhrave të Zotit".
Eksodi 36:2
Moisiu thirri, pra, Betsaleelin dhe Oholiabin dhe të gjithë njerëzit e urtë nga zemra, të cilët shtyheshin nga zemra për t`i hyrë punës dhe për ta kryer atë.
Eksodi 36:3
Dhe ata morën nga Moisiu të gjitha ofertat e sjella nga bijtë e Izraelit për punimet për ndërtimin e shenjtërores dhe kryerjen e tyre. Por çdo mëngjes bijtë e Izraelit vazhdonin t`i sillnin Moisiut oferta vullnetare.
Eksodi 36:5
dhe i folën Moisiut, duke thënë: "Populli po sjell shumë më tepër nga sa nevojitet për të kryer punimet që Zoti ka urdhëruar të bëhen".
Eksodi 36:6
Atëherë Moisiu dha këtë urdhër që u shpall nëpër kamp, duke thënë: "Asnjë burrë dhe asnjë grua të mos bëjë më ndonjë ofertë për shenjtëroren". Kështue ndaluan popullin të sillte tjetër material.
Eksodi 36:7
Sepse materiali që kishin mjaftonte për të gjitha punimet që kishin për të bërë, madje tepronte.
Eksodi 36:8
Tërë njerëzit e aftë, midis atyre që punonin për ndërtimin e tabernakullit, bënë dhjetë pëlhura prej liri të hollë të përdredhur dhe me fill ngjyrë vjollce, të purpurt dhe flakë të kuqe; ai i bëri me kerubinë të punuar artistikisht.
Eksodi 36:13
Dhe bëri edhe pesëdhjetë kapëse ari dhe bashkoi pëlhurat njërën me tjetrën me anë të kapëseve; kështu tabernakulli përbënte një të tërë.
Eksodi 36:17
Bëri gjithashtu pesëdhjetë sythe mbi buzën e pëlhurës së jashtme të serisë së parë të pëlhurave dhe pesëdhjetë sythe mbi buzën e perdes së jashtme të serisë së dytë.
Eksodi 36:18
Dhe bëri pesëdhjetë kapëse prej bronzi për ta bashkuar çadrën, me qëllim që të përbënte një të tërë.
Eksodi 36:19
Bëri gjithashtu për çadrën një mbulesë me lëkura dashi të ngjyera me të kuq, dhe mbi të një mbulesë me lëkura baldosash.
Eksodi 36:20
Pastaj bëri për tabernakullin dërrasat prej druri të akacies, të vendosura më këmbë.
Eksodi 36:22
Çdo dërrasë kishte dy kllapa për të bashkuar njërën dërrasë me tjetrën; kështu ai veproi për të gjitha dërrasat e tabernakullit.
Eksodi 36:23
Pastaj ai bëri dërrasat për tabernakullin: njëzet dërrasa për krahun jugor;
Eksodi 36:24
dhe bëri dyzet baza prej argjendi nën njëzet dërrasat: dy baza poshtë çdo dërrase për të dy kllapat e veta.
Eksodi 36:25
Dhe për anën e dytë të tabernakullit, anën veriore, ai bëri njëzet dërrasa,
Eksodi 36:27
Për pjesën e pasme të tabernakullit, në drejtim të perëndimit, ai bëri gjashtë dërrasa.
Eksodi 36:28
Bëri gjithashtu dy dërrasa për të dy qoshet e pasme të tabernakullit.
Eksodi 36:29
Këto çiftoheshin poshtë dhe ishin bashkuar lart me një unazë. Kështu veproi për të dy dërrasat, që ndodheshin në të dy qoshet.
Eksodi 36:31
Bëri gjithashtu disa traversa prej druri të akacies: pesë për dërrasat e njërit krah të tabernakullit,
Eksodi 36:32
pesë traversa për dërrasat e krahut tjetër të tabernakullit, dhe pesë traversa për dërrasat e pjesës së pasme të tabernakullit, në perëndim.
Eksodi 36:35
Bëri gjithashtu velin me fill ngjyrë vjollce, të purpurt dhe flakë të kuqe, dhe me li të hollë të përdredhur me kerubinë të punuar artistikisht;
Eksodi 36:36
Bëri për të katër shtylla prej druri të akacies me grremçat e tyre prej ari; dhe shkriu për shtyllat katër baza prej argjendi.
Eksodi 36:37
Dhe bëri për hyrjen e çadrës një perde prej filli ngjyrë vjollce, të purpurt dhe flakë të kuqe, dhe prej liri të hollë të përdredhur, shkurt puna e një qëndistari.
Eksodi 37:3
Shkriu për këtë qëllim katër unaza prej ari dhe i vuri në katër këmbët e saj: dy unaza nga njëra anë dhe dy unaza nga ana tjetër.
Eksodi 37:5
Pastaj i kaloi shtizat nëpër unazat, që ishin anëve të arkës dhe që shërbenin për ta mbartur atë.
Eksodi 37:13
Dhe për këtë qëllim derdhi katër unaza ari dhe i vuri unazat në të katër qoshet, që janë në katër këmbët e tryezës.
Eksodi 37:14
Unazat ishin afër buzës për të kaluar nëpër to shtizat e caktuara për të mbartur tryezën.
Eksodi 37:15
I bëri shtizat me dru të akacies dhe i veshi me ar; ato do të shërbenin për ta mbartur tryezën.
Eksodi 37:17
Edhe shandanin e bëri me ar safi; e punuan me çekiç; këmba, trungu, kupat, mollët dhe lulet e tij përbënin të gjitha një tërësi të vetme.
Eksodi 37:19
mbi njërin krah kishte tri kupa në formë bajameje, me një mollë dhe një lule; në krahun tjetër tri kupa në formë të bajames me një mollë dhe një lule. E njëjta gjë ndodhte për të gjashtë krahët që dilnin nga shandani.
Eksodi 37:21
Kishte një mollë poshtë dy krahëve të para që dilnin prej tij, një mollë poshtë dy krahëve të tjerë që dilnin prej tij, dhe një mollë poshtë dy krahëve të fundit që dilnin prej tij; kështu ishte për të gjashtë krahët që dilnin nga shandani.
Eksodi 37:22
Këto mollë dhe këto krahë përbënin një të tërë të vetme me shandanin; gjithçka ishte prej ari safi të punuar me çekiç.
Eksodi 37:24
Për të bërë shandanin dhe të gjitha pjesët e tij përdori një talent ari të pastër.
Eksodi 37:25
Pastaj bëri altarin e temjanit me dru të akacies; ishte i gjatë një kubit dhe i gjerë një kubit; ishte katror dhe kishte një lartësi prej dy kubitësh; brirët e tij përbënin një të tërë të vetme me të.
Eksodi 37:26
E veshi me ar safi: pjesën e tij të sipërme, anët e tij rreth e qark dhe brirët e tij; dhe i bëri rreth e rrotull një kurorë prej ari.
Eksodi 37:27
I bëri edhe dy unaza ari, nën kurorë, në të dy krahët e tij; i vuri në të dy krahët për të kaluar shtizat. Këto shtiza shërbenin për ta mbartur atë.
Eksodi 37:29
Pastaj përgatiti vajin e shenjtë për vajosjen dhe temjanin aromatik, të pastër, simbas artit të parfumierit.
Eksodi 38:2
Në të katër qoshet e tij bëri disa brirë, që përbënin një të tërë me të, dhe e veshi me bronz.
Eksodi 38:3
Bëri gjithashtu të gjitha përdorëset e altarit: enët për hirin, lopatat e vogla, legenat, mashat dhe mangallet; të gjitha veglat e tij i bëri prej bronzi.
Eksodi 38:4
Dhe bëri për altarin një grilë prej bronzi në formën e një rrjete nën kornizën, në pjesën e poshtme në mënyrë që rrjeta të ndodhej në gjysmën e lartësisë së altarit.
Eksodi 38:5
Derdhi katër unaza për të katër cepat e grilës prej bronzi, me qëllim që të kalonin shtizat.
Eksodi 38:7
Pas kësaj i kaloi shtizat nëpër unazat që ndodheshin anëve të altarit, me të cilat do të mbartej: e ndërtoi me dërrasa dhe bosh nga brenda.
Eksodi 38:8
Pastaj bëri legenin prej bronzi dhe bazën e tij prej bronzi, duke përdorur pasqyrat e grave që vinin për të bërë shërbime në hyrje të çadrës së mbledhjes.
Eksodi 38:9
Pastaj bëri oborrin: nga ana e Negevit, në drejtim të jugut, perdet e oborrit ishin prej liri të hollë të përdredhur dhe me një gjatësi prej njëqind kubitësh,
Eksodi 38:11
Në krahun verior kishte njëqind kubitë perde me njëzet shtyllat e tyre dhe njëzet bazat e tyre prej bronzi; grremçat e shtyllave dhe shtizat e tyre ishin prej argjendi.
Eksodi 38:12
Në krahun perëndimor kishte pesëdhjetë kubitë perde me dhjetë shtyllat dhe dhjetë bazat e tyre; grremçat e shtyllave dhe shtizat e tyre ishin prej argjendi.
Eksodi 38:13
Përpara, nga ana e lindjes, kishte pesëdhjetë kubitë:
Eksodi 38:14
nga njëri krah kishte pesëdhjetë kubitë perde, me tri shtyllat dhe tri bazat e tyre;
Eksodi 38:15
dhe nga ana tjetër (si këtej ashtu dhe matanë portës së hyrjes në oborr) kishte pesëmbëdhjetë kubitë perde, me tri shtyllat dhe tri bazat e tyre.
Eksodi 38:16
Të gjitha perdet rreth oborrit ishin prej liri të hollë të përdredhur;
Eksodi 38:18
Perdja për hyrjen në oborr ishte e qëndisur, me fill ngjyrë vjollce, të purpurt dhe të kuq të ndezur, dhe me li të përdredhur; kishte një gjatësi prej njëzet kubitësh, një lartësi prej pesë kubitësh, dhe korrespondonte me perdet e oborrit.
Eksodi 38:21
Kjo është lista e sendeve të tabernakullit, të tabernakullit të dëshmisë, që u renditën me urdhër të Moisiut, për shërbimin e Levitëve, nën drejtimin e Ithamarit, birit të priftit Aaron.
Eksodi 38:24
Gjithë ari i përdorur për të gjitha punimet për vendin e shenjtë, domethënë ari i ofertave, qe njëzet e nëntë talente dhe shtatëqind e tridhjetë sikla, simbas siklit të shenjtërores.
Eksodi 38:26
një beka për frymë, (domethënë një gjysmë sikli, simbas siklit të shenjtërores), për çdo burrë që e kapte regjistrimi, nga mosha njëzet vjeç e lart, pra, gjashtëqind e tre mijë e pesëqind e pesëdhjetë burra.
Eksodi 38:27
Njëqind talentet prej argjendi shërbyen për të shkrirë bazat e shenjtërores dhe bazat e velit: njëqind baza për njëqind talentet, një talent për bazë.
Eksodi 38:28
Dhe me një mijë e shtatëqind e shtatëdhjetë e pesë sikla ai bëri grremçat për shtyllat, i veshi kapitelet e tyre dhe bëri shtizat për shtyllat.
Eksodi 39:1
Pastaj me stofa ngjyrë vjollce, të purpurt dhe flakë të kuqe, bëri rroba të punuara mirë për të shërbyer në shenjtërore, dhe bënë rrobat e shenjta për Aaronin, ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
Eksodi 39:2
Ai bëri efodin prej ari e me fill ngjyrë vjollce, të purpurt dhe flakë të kuqe, dhe me li të hollë të përdredhur.
Eksodi 39:3
Dhe e rrahën arin në peta dhe e prenë në fije, për ta endur në stofën ngjyrë vjollce, të purpurt dhe flakë të kuqe dhe në lirin e hollë të përdredhur: puna e një artizani të shkathët.
Eksodi 39:5
Dhe brezi i punuar artistikisht që ishte mbi efodin për ta lidhur kishte po atë përgatitje: me ar, me fije, ngjyrë vjollce, të purpurt dhe flakë të kuqe, dhe me li të hollë të përdredhur, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
Eksodi 39:7
Ai pastaj i vuri mbi suporet e efodit, si gurë përpërkujtuar bijtë e Izraelit ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
Eksodi 39:8
Pastaj ai bëri pektoralin e punuar artistikisht, ashtu si puna e efodit: me ar, me fill ngjyrë vjollce, të purpurt dhe flakë të kuqe, si dhe me li të hollë të përdredhur.
Eksodi 39:13
në radhën e katërt: një grizolit, një oniks dhe një diaspër. Këta gurë ishin futur në rrathët e tyre prej ari.
Eksodi 39:18
pas kësaj fiksuan dy majat e dy kordonëve në të dy rrathët dhe i vendosën mbi dy suporet e efodit, në pjesën e përparme të tij.
Eksodi 39:20
Bënë gjithashtu dy unaza të tjera ari dhe i vunë mbi dy suporet e efodit poshtë, nga përpara, pranë pikës së bashkimit, mbi brezin e punuar artistikisht të efodit.
Eksodi 39:23
Në mes të mantelit kishte një hapje, për të futur kokën; rreth e qark hapjes kishte një buzë stofi të punuar, ashtu si hapja e një parzmoreje, me qëllim që të mos shqyhej.
Eksodi 39:24
Mbi buzën e mantelit bënë disa shegë në ngjyrë vjollce, të purpurt dhe flakë të kuqe, me fill të përdredhur.
Eksodi 39:26
një zile dhe një shegë, një zile dhe një shegë, rreth e përqark, mbi buzën e mantelit, për të bërë shërbimin, ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
Eksodi 39:27
Ata bënë edhe tunikat prej liri të hollë; një punë prej endësi, për Aaronin dhe bijtë e tij,
Eksodi 39:28
çallma prej liri të hollë, zbukurimin e mbulesave të kokës prej liri të hollë dhe pantallonat prej liri të hollë të përdredhur,
Eksodi 39:29
dhe brezin prej liri të hollë të përdredhur, në ngjyrë vjollce, të purpurt dhe flakë të kuqe, një punë prej qëndistari, ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
Eksodi 39:31
Dhe mbërthyen në të një kordele ngjyrë vjollce për ta lidhur në majë të çallmës, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
Eksodi 39:32
Kështu përfundoi tërë puna e tabernakullit dhe e çadrës së mbledhjes. Bijtë e Izraelit vepruan sipas të gjitha urdhrave që Zoti i kishte dhënë Moisiut; ata vepruan në këtë mënyrë.
Eksodi 39:34
mbulesën me lëkura dashi të ngjyera në të kuq, mbulesën me lëkura baldose dhe velin e perdes,
Eksodi 39:37
shandani prej ari safi me llambat e tij (llambat e vendosura në rregull), të gjitha orenditë e tij dhe vajin për dritën e shandanit,
Eksodi 39:38
altarin prej ari, vajin e vajosjes, temjanin e parfumuar dhe perden për hyrjen e çadrës,
Eksodi 39:40
perdet e oborrit, shtyllat e tij me gjithë bazat, perden për hyrjen e oborrit, kordonët e oborrit, kunjat e tij dhe të gjitha veglat për shërbimin e tabernakullit, për çadrën e mbledhjes,
Eksodi 39:41
rrobat e punuara mirë për të shërbyer në shenjtërore, rrobat e shenjta për priftin Aaron dhe rrobat e bijve të tij për të shërbyer si priftërinj.
Eksodi 40:5
Do të vendosësh altarin e artë për temjanin përpara arkës së dëshmisë, dhe do të vësh perden në hyrje të tabernakullit.
Eksodi 40:8
Do t`i vendosësh perdet e oborrit rreth e qark dhe do të vësh një perde në hyrje të oborrit.
Eksodi 40:15
do t`i vajosh ashtu si do të kesh vajuar atin e tyre, që të më shërbejnë si priftërinj; vajisja e tyre do t`u japë priftëri përjetë, brez pas brezi".
Eksodi 40:19
Mbi tabernakullin shtriu perden dhe mbi këtë vendosi mbulesën e çadrës, ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
Eksodi 40:21
e çoi arkën në tabernakull, e vari velin e perdes dhe kështu fshehu arkën e dëshmisë, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
Eksodi 40:23
Vendosi sipër me rregull bukën përpara Zotit, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
Eksodi 40:24
Pastaj vuri shandanin në çadrën e mbledhjes, përballë tryezës, nga ana jugore e tabernakullit;
Eksodi 40:25
dhe ndezi llambat përpara Zotit, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
Eksodi 40:26
Pastaj vuri altarin e artë në çadrën e mbledhjes, përpara velit,
Eksodi 40:28
Vuri gjithashtu perden në hyrje të tabernakullit.
Eksodi 40:30
Pastaj vuri legenin midis çadrës së mbledhjes dhe altarit dhe e mbushi me ujë për t`u larë.
Eksodi 40:33
Ndërtoi gjithashtu oborrin rreth tabernakullit dhe altarit dhe vuri perden në hyrje të oborrit. Kështu Moisiu e përfundoi punën e tij.
Eksodi 40:35
Dhe Moisiu nuk mundi të hyjë në çadrën e mbledhjes, sepse reja e kishte mbuluar nga sipër dhe lavdia e Zotit mbushte tabernakullin.
Levitiku 1:2
"Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Kur dikush nga ju sjell një ofertë për Zotin, sillni si fli tuajën një kafshë të marrë nga kopeja e bagëtisë së trashë ose të imët.
Levitiku 1:3
Në rast se oferta e tij është një olokaust i një koke bagëtie nga kopeja, le të ofrojë një mashkull pa të meta; ta çojë në hyrjen e çadrës së mbledhjes me vullnetin e tij përpara Zotit.
Levitiku 1:4
Do të vërë pastaj dorën e tij mbi kokën e olokaustit, që do të pranohet në vend të tij, për të shlyer dënimin në vend të tij.
Levitiku 1:5
Pastaj do të therë demin e vogël para Zotit; dhe priftërinjtë, bijtë e Aaronit, do të sjellin gjakun dhe do ta spërkatin rreth e qark altarit, që ndodhet në hyrje të çadrës së mbledhjes;
Levitiku 1:9
por do t`i lajnë me ujë zorrët dhe këmbët, dhe prifti do të tymosë çdo gjë mbi altar, si një olokaust, një flijim që është bërë me zjarr me erë të këndshme për Zotin.
Levitiku 1:11
Do ta therë nga krahu verior i altarit, përpara Zotit; dhe priftërinjtë, bijtë e Aaronit, do të spërkasin gjakun e tij rreth e qark altarit.
Levitiku 1:13
por do t`i lajë zorrët dhe këmbët me ujë, dhe prifti do të paraqesë çdo gjë dhe do ta tymosë mbi altar. Ky është një olokaust, një flijim i bërë me zjarr me erë të këndshme për Zotin.
Levitiku 1:14
Në qoftë se ofrimi i tij për Zotin është një olokaust zogjsh, të sjellë turtuj ose pëllumba të rinj.
Levitiku 1:17
Do t`i thyejë pastaj duke i mbajtur nga krahët, por pa i ndarë në dy pjesë, dhe prifti do t`i tymosë mbi altar, mbi drutë e vëna mbi zjarr. Ky është një olokaust, një flijim i bërë me zjarr me erë të këndshme për Zotin".
Levitiku 2:1
"Kur dikush i sjell si fli Zotit një blatim, oferta e tij të jetë nga maja e miellit; le të derdhë vaj mbi të dhe t`i vërë temjan sipër.
Levitiku 2:2
Do t`ia çojë priftërinjve, bijve të Aaronit; prifti do të marrë prej saj një grusht majë mielli dhe vaji me gjithë temjanin dhe do ta tymosë mbi altar si kujtim. Është një flijim i bërë me zjarr me erë të këndshme për Zotin.
Levitiku 2:3
Ajo që mbetet nga blatimi do të jetë për Aaronin dhe bijtë e tij; është një gjë shumë e shenjtë e bërë me zjarr për Zotin.
Levitiku 2:5
Por në qoftë se ofrimi jote është një blatim ushqimi të pjekur në skarë, do të jetë prej majës së miellit të përzier me vaj dhe pa maja.
Levitiku 2:8
Do t`i çosh Zotit blatimin ushqimor të përgatitur me këto gjëra; do t`i paraqitet priftit, që do ta çojë në altar.
Levitiku 2:9
Prifti do të marrë nga blatimi pjesën që do të shërbejë si kujtim dhe do ta tymosë mbi altar. Është një flijim i bërë me zjarr me erë të këndshme për Zotin.
Levitiku 2:10
Ajo që mbetet nga blatimi i ushqimit do të jetë për Aaronin dhe bijtë e tij; është një gjë shumë e shenjtë ndër flijimet e bëra me zjarr për Zotin.
Levitiku 2:11
Çdo blatim ushqimor që do t`i çoni Zotit do të jetë pa maja, sepse nuk do të tymosni asgjë që përmban maja ose mjaltë, si flijim që bëhet me zjarr për Zotin.
Levitiku 2:13
Çdo blatim ushqimor që do të ofrosh, do ta ndreqësh me kripë; nuk do ta lësh mangut kripën nga blatimet e tua, sipas besëlidhjes me Perëndinë. Mbi të gjitha ofertat e tua do të ofrosh kripë.
Levitiku 2:16
Pas kësaj prifti do të tymosë si kujtim një pjesë të grurit dhe një pjesë të vajit, së bashku me tërë temjanin. Është një flijim i bërë me zjarr për Zotin".
Levitiku 3:1
"Kur një njeri ofron një flijim falënderimi, po të jetë se ofron një bagëti të trashë të marrë nga kopeja, qoftë mashkull apo femër, do ta ofrojë pa të meta përpara Zotit.
Levitiku 3:2
Do të vërë dorën mbi kokën e ofertës së tij dhe do ta therë në hyrje të çadrës së mbledhjes; pastaj priftërinjtë, bijtë e Aaronit, do të shpërndajnë gjakun rreth e qark mbi altarin.
Levitiku 3:3
Nga ky flijim falënderimi do të paraqesë, si flijim të bërë me zjarr për Zotin, dhjamin që mbulon zorrët dhe të gjithë dhjamin që rri ngjitur me zorrët,
Levitiku 3:5
Pas kësaj bijtë e Aaronit do ta tymosin në altarin mbi olokaustin, që ndodhet mbi drutë e vëna mbi zjarr. Është një flijim i bërë me zjarr me erë të këndshme për Zotin.
Levitiku 3:6
Në rast se oferta e tij, si flijim falënderimi për Zotin, është një bagëti e imët, qoftë mashkull apo femër, do ta ofrojë pa të meta.
Levitiku 3:7
Në rast se paraqet si flijm e tij një qengj, do ta ofrojë përpara Zotit.
Levitiku 3:8
Do të vërë dorën e tij mbi kokën e ofertës së tij dhe do ta therë në hyrje të çadrës së mbledhjes; pastaj bijtë e Aaronit do ta shpërndajnë gjakun rreth e qark mbi altarin.
Levitiku 3:9
Nga flijimi i falënderimit do të paraqitet, si flijim i bërë me zjarr për Zotin, dhjami i tij; ai do të shkëpusë tërë bishtin e majmë afër shtyllës kurrizore, dhjamin që mbulon zorrët dhe të gjithë dhjamin që rri ngjitur me zorrët,
Levitiku 3:11
Pastaj prifti do ta tymosë mbi altarin si ushqim. Është një ofertë e bërë me zjarr për Zotin.
Levitiku 3:13
Do të vërë dorën e tij mbi kokën e saj dhe do ta therë në hyrje të çadrës së mbledhjes; pastaj bijtë e Aaronit do të shpërndajnë gjakun rreth e qark mbi altarin.
Levitiku 3:14
Prej saj do të paraqesë, si flijim të bërë me zjarr për Zotin, dhjamin që mbulon zorrët dhe tërë dhjamin që rri ngjitur me zorrët,
Levitiku 3:16
Pastaj prifti do t`i tymosë mbi altar si ushqim. Është një ofertë e bërë me zjarr me erë të këndshme. E tërë yndyra i përket Zotit.
Levitiku 3:17
Ky është një ligj i përjetshëm për të gjithë brezat tuaj, në të gjitha vendet ku do të banoni: nuk do të hani as yndyrë, as gjak".
Levitiku 4:3
në rast se mëkaton prifti që ka qënë vajuar, duke e bërë kështu popullin fajtor, t`i ofrojë Zotit për mëkatin e kryer një dem të vogël pa të meta, si flijim për mëkatin.
Levitiku 4:4
Do ta çojë demin e vogël në hyrje të çadrës së mbledhjes përpara Zotit; do të vërë dorën e tij mbi kokën e demit të vogël dhe do ta therë demin e vogël përpara Zotit.
Levitiku 4:6
prifti do të ngjyejë gishtin e tij në gjak dhe do të spërkasë pak nga ky gjak shtatë herë para Zotit, përballë velit të shenjtërores.
Levitiku 4:10
ashtu siç veprohet për demin e vogël të flijimit të falënderimit; pastaj prifti do t`i tymosë ato mbi altarin e olokausteve.
Levitiku 4:14
kur mëkati i bërë do të bëhet i njohur, asambleja do të ofrojë si fli për mëkatin një dem të vogël dhe do ta çojë përpara çadrës së mbledhjes.
Levitiku 4:15
Pleqtë e asamblesë do të vënë duart e tyre mbi kokën e demit të vogël përpara Zotit; pastaj demi i vogël do të theret përpara Zotit.
Levitiku 4:17
pas kësaj prifti do të ngjyejë gishtin e tij në gjak dhe do ta spërkasë atë shtatë herë përpara Zotit, përballë velit.
Levitiku 4:18
Do të vërë pak nga ai gjak mbi brirët e altarit që është përpara Zotit, në çadrën e mbledhjes; dhe do të derdhë mbetjen e gjakut në bazën e altarit të olokaustit, që është në hyrjen e çadrës së mbledhjes.
Levitiku 4:20
Do të veprojë me këtë dem të vogël ashtu siç pat vepruar me demin e vogël të ofruar për mëkatin; do të bëjë të njëjtën gjë. Kështu prifti do të bëjë shlyerjen për anëtarët e asamblesë dhe këta do të jenë të falur.
Levitiku 4:21
Pastaj do ta çojë demin e vogël jashtë kampit dhe do ta djegë ashtu siç ka djegur demin e parë të vogël. Ky është flijimi i mëkatit për asamblenë.
Levitiku 4:22
Në rast se një ndër krerët ka kryer një mëkat dhe nga padituria ka bërë një nga gjërat që Zoti, Perëndia e tij, e ka ndaluar të bëhet, duke u bërë, pra, fajtor,
Levitiku 4:23
kur ai bëhet i vetëdijshëm për mëkatin që ka kryer, do të çojë si ofertë të tij një cjap mashkull, pa të meta.
Levitiku 4:24
Do të vërë dorën mbi kokën e cjapit dhe do ta therë në vendin ku theren olokaustet përpara Zotit. Është një flijim për mëkatin.
Levitiku 4:25
Pastaj prifti do të marrë me gishtin e tij pak gjak nga flijimi për mëkatin dhe do ta vërë mbi brirët e altarit të olokausteve, dhe do të derdhë gjakun e cjapit mbi bazën e altarit të olokaustit;
Levitiku 4:26
pastaj do të tymosë tërë dhjamin e tij mbi altar, si dhjamin e flijimit të falënderimit. Kështu prifti do të bëjë shlyerjen për atë, dhe mëkati do t`i falet.
Levitiku 4:28
kur ai bëhet i vetëdijshëm për mëkatin që ka kryer, do të sjellë si ofertë një dhi femër, pa të meta, për mëkatin e kryer.
Levitiku 4:29
Do të vërë dorën mbi kokën e flisë për mëkatin dhe do ta therë flinë për mëkatin në vendin e olokaustit.
Levitiku 4:31
Do të marrë tërë dhjamin e tij, ashtu si mori dhjamin nga flijimi i falënderimit; pastaj prifti do ta tymosë atë mbi altar si një erë të këndshme për Zotin. Kështu prifti do të bëjë shlyerjen dhe ai do të falet.
Levitiku 4:32
Në qoftë se ai sjell një qengj si fli të tij për mëkatin, duhet të sjellë një femër pa të meta.
Levitiku 4:33
Do të vërë dorën mbi kokën e flisë për mëkatin dhe do ta therë si fli për mëkatin në vendin ku theren olokaustet.
Levitiku 4:34
Pastaj prifti do të marrë me gishtin e tij pak gjak nga gjaku i flisë për mëkatin dhe do ta vërë mbi brirët e altarit të olokaustit, dhe do të derdhë mbetjen e gjakut të tij mbi bazën e altarit.
Levitiku 4:35
Do të marrë tërë dhjamin, siç merret dhjami i qengjit të flijimit të falënderimit; pastaj prifti do ta tymosë mbi altar, mbi flijimet e bëra me zjarr për Zotin. Kështu prifti do të kryejë shlyerjen për shkak të mëkatit që ka kryer, dhe ai do të jetë falur".
Levitiku 5:4
Ose në se dikush në mënyrë të pandërgjegjshme, duke folur pa u menduar thellë me buzët e tij, betohet se do të bëjë një të mirë apo një të keqe, çfarëdo gjë që një njeri mund të thotë me mëndjelehtësi me një betim, kur e pranon gabimin, është fajtor për secilën nga këto gjëra.
Levitiku 5:6
do t`i çojë pra Zotit, si fli të fajit të tij për mëkatin që ka kryer, një femër të kopesë, një dele apo një dhi, si flijim për mëkatin; dhe prifti do të bëjë për të shlyerjen për shkak të mëkatit të tij.
Levitiku 5:7
Në qoftë se nuk ka mjetet për të siguruar një dele, do t`i çojë Zotit, si fli për mëkatin e kryer, dy turtuj ose dy pëllumba të rinj: njërin si flijim për mëkatin dhe tjetrin si olokaust.
Levitiku 5:9
pastaj do të spërkasë pak gjak të flijimit për mëkatin mbi faqen e altarit, dhe mbetja e gjakut do të derdhet në bazën e altarit. Ky është një flijim për mëkatin.
Levitiku 5:10
Me zogun tjetër do të bëjë një olokaust, simbas normave të caktuara. Kështu prifti do të bëjë për atë person shlyerjen e mëkatit që ka kryer, dhe ai do t`i falet.
Levitiku 5:11
Por në rast se i mungojnë mjetet për të siguruar dy turtuj ose dy pëllumba të rinj, atëherë kush ka mëkatuar do të sjellë si ofertë të dhjetën pjesë të një efe në majë mielli, si flijim për mëkatin; nuk do të vërë mbi të as vaj as temjan, sepse është një flijim për mëkatin.
Levitiku 5:12
Do ta çojë miellin te prifti dhe ky do të marrë një grusht prej tij si kujtim, dhe do ta tymosë mbi altarin sipër flijimeve të bëra me zjarr për Zotin. Është një flijim për mëkatin.
Levitiku 5:13
Kështu prifti do të shlyejë për të mëkatin që ai ka kryer në një nga këto gjëra, dhe ai do t`i jetë falur. Mbetja do t`i takojë priftit, si në blatimin e ushqimit".
Levitiku 5:15
"Në qoftë se dikush kryen ndonjë shkelje dhe mëkaton nga padituria kundër gjërave të shenjta të Zotit, atëherë do t`i çojë Zotit ofertën e tij për shkeljen, një dash pa të meta të marrë nga kopeja, të cilin ti e çmon në sikla argjendi, simbas siklit të shenjtërores, si ofertë për shkeljen.
Levitiku 5:16
Dhe do ta lajë dëmin e shkaktuar ndaj gjësë së shenjtë, duke shtuar një të pestën e vlerës, dhe do t`ia japë priftit; kështu prifti do të bëjë për të shlyerjen me dashin e ofertës për shkeljen, dhe shkelja do t`i falet.
Levitiku 5:18
Ai do t`i sjellë priftit si ofertë për shkeljen, një dash pa të meta, të marrë nga kopeja, sipas vlerësimit tënd. Kështu prifti do të bëjë për të shlyerjen për mëkatin e tij nga padituria, të cilin e ka kryer në mënyrë të pandërgjegjshme dhe ky do t`i jetë falur.
Levitiku 5:19
Kjo është një ofertë për shkeljen; ai është me siguri fajtor përpara Zotit".
Levitiku 6:2
"Në qoftë se dikush mëkaton dhe bën një shkelje kundër Zotit, duke u sjellë në mënyrë të gënjeshtërt me fqinjin e tij lidhur me një depozitë, ose me një peng apo për një vjedhje, ose ka mashtruar fqinjin e tij,
Levitiku 6:3
o sepse ka gjetur një gjë të humbur dhe ka gënjyer lidhur me të dhe është betuar në mënyrë të rreme, për çfarëdo gjë njeriu mund të mëkatojë në veprimet e tij,
Levitiku 6:5
ose të gjitha ato për të cilat është betuar në mënyrë të rreme. Jo vetëm do t`i kthejë plotësisht, por do t`u shtojë një të pestën dhe do t`ia dorëzojë të zotit në po atë ditë të ofertës së tij për shkeljen.
Levitiku 6:6
Pastaj do t`i sjellë priftit ofertën e tij për shkeljen përpara Zotit: një dash pa të meta, të marrë nga kopeja sipas vlerësimit tënd, si ofertë për shkeljen.
Levitiku 6:7
Kështu prifti do të bëjë shlyerjen përpërpara Zotit, dhe do t`i falet çdo faj për të cilin është bërë fajtor".
Levitiku 6:9
"Jepu këtë urdhër Aaronit dhe bijve të tij, dhe u thuaj atyre: Ky është ligji i olokaustit. Olokausti do të mbetet mbi mangallin sipër altarit tërë natën, deri në mëngjes; dhe zjarri i altarit do të mbahet i ndezur.
Levitiku 6:12
Zjarri mbi altar do të mbahet i ndezur dhe nuk do të lihet të shuhet; prifti do të djegë dru mbi të çdo mëngjes, do të vendosë sipër olokaustin dhe do të tymosë sipër dhjamin e flijimeve të falënderimit.
Levitiku 6:14
Ky është ligji i blatimit të ushqimit. Bijtë e Aaronit do ta paraqesin përpara Zotit përballë altarit.
Levitiku 6:15
Njëri prej tyre do të marrë nga ai një grusht maje mielli me vajin e tij dhe me gjithë temjanin që ndodhet mbi blatimin e ushqimit dhe do ta tymosë mbi altar me erë të këndshme, si një kujtim për Zotin.
Levitiku 6:16
Aaroni dhe bijtë e tij do të hanë atë që ka për të mbetur; do të hahet pa maja në vend të shenjtë; ata do ta hanë në oborrin e çadrës së mbledhjes.
Levitiku 6:17
Të mos piqet me maja; është pjesa që u dhashë atyre nga flijimet e mia të bëra me zjarr. Është gjë shumë e shenjtë, ashtu si flijimi për mëkatin dhe si flijimi për shkeljen.
Levitiku 6:18
Çdo mashkull ndër bijtë e Aaronit do të mund të hajë. Është një ligj i përjetshëm për gjithë brezat tuaj, që lidhet me flijimet e bëra me zjarr për Zotin. Kushdo që prek këto gjëra duhet të jetë i shenjtë.
Levitiku 6:21
Ajo do të përgatitet me vaj mbi një skarë; do ta çosh të përzier mirë dhe do të ofrosh copat e pjekura të blatimit të ushqimit, si erë e këndshme për Zotin.
Levitiku 6:22
Prifti, njërit prej bijve të tij që është vajuar për t`i zënë vendin, do t`i bëjë këtë ofertë; sipas ligjit të përjetshëm, do të tymoset e tëra.
Levitiku 6:25
"Folu Aaronit dhe bijve të tij dhe u thuaj atyre: Ky është ligji i flijimit për mëkatin. Në vendin ku theret olokausti, të theret flia për mëkatin përpara Zotit. Është gjë shumë e shenjtë.
Levitiku 6:26
Prifti që e ofron për mëkatin, do ta hajë; duhet të hahet në një vend të shenjtë, në oborrin e çadrës së mbledhjes.
Levitiku 6:30
Por nuk do të hahet asnjë fli për mëkatin, gjaku i së cilës është çuar në çadrën e mbledhjes për të shlyer mëkatin në shenjtërore. Ajo do të digjet me zjarr".
Levitiku 7:1
"Ky është ligji i ofertës për shkeljen, (është gjë shumë e shenjtë).
Levitiku 7:2
Në vendim ku theret olokausti, do të theret flia për shkeljen; dhe gjaku i saj do të spërkatet rreth e qark altarit.
Levitiku 7:5
Pastaj prifti do t`i tymosë mbi altar, si një flijim i bërë me zjarr për Zotin. Ky është një flijim për shkeljen.
Levitiku 7:7
Flijimi për shkeljen është si flijimi i mëkatit; i njëjti ligj vlen për të dy rastet; flia me të cilën prifti bën shlyerjen i takon atij.
Levitiku 7:8
Dhe prifti, që ofron olokaustin e dikujt, do të marrë për vete lëkurën e olokaustit që ka ofruar.
Levitiku 7:9
Kështu çdo blatim i ushqimit i pjekur në furrë, apo i përgatitur në tigan ose mbi skarë, do të jetë i priftit që e ka ofruar.
Levitiku 7:10
Dhe çdo blatim i ushqimit i përzier me vaj ose i thatë i përket tërë bijve të Aaronit, si për njerin si për tjetrin.
Levitiku 7:12
Në qoftë se dikush e ofron për dhënie hiri, do të ofrojë me flijimin e dhënies së hirit kulaç pa maja të përzier me vaj, revani pa maja të përzier me vaj dhe kulaç me majë mielli të përzier me vaj.
Levitiku 7:14
Nga çdo ofertë ai do të ofrojë një kulaç si një blatim të lartë për Zotin; ai do të jetë i priftit që ka spërkatur gjakun e flijimit të falënderimit.
Levitiku 7:19
Mishi, që prek çfarëdo gjë të papastër nuk do të hahet; do të digjet me zjarr. Sa për mishin tjetër, kushdo që është i pastër do të mund të hajë nga ai.
Levitiku 7:20
Por personi, që duke qenë i papastër, ha mish nga flijimi i falënderimit që i përket Zotit, do të shfaroset nga populli i tij.
Levitiku 7:21
Përveç kësaj në se dikush prek çfarëdo gjë të papastër (një papastërti njerëzore, një kafshë të papastër ose çfarëdo gjë të neveritshme dhe të ndyrë) dhe ha mish nga flijimi i falënderimit që i përket Zotit, ai do të shfaroset nga populli i tij".
Levitiku 7:24
Dhjami i një kafshe që ka ngordhur në mënyrë të natyrshme dhe dhjami i një kafshe të shqyer mund të shërbejë për çdo përdorim tjetër, por nuk do të hani aspak;
Levitiku 7:25
sepse kushdo që në fakt ha dhjamin e një kafshe që ofrohet si flijim i bërë me zjarr për Zotin, ai që ha nga ky mish do të shfaroset nga populli i tij.
Levitiku 7:26
Përveç kësaj nuk do të hani asnjë gjak, as të zogjve, as të katërkëmbëshve, në asnjë nga banesat tuaja.
Levitiku 7:30
Do t`i çojë me duart e tij ofertat e bëra me zjarr për Zotin; do të çojë dhjamin bashkë me gjoksin, për të tundur gjoksin si ofertë e tundur përpara Zotit.
Levitiku 7:34
Sepse nga flitë e falënderimit të ofruara nga bijtë e Izraelit unë marr gjoksin e ofertës së tundur dhe kofshën e ofertës së lartë, dhe ua jap priftit Aaron dhe bijve të tij, si një detyrim i përjetshëm nga ana e bijve të Izraelit".
Levitiku 7:35
Kjo është pjesa e caktuar e Aaronit dhe bijve të tij nga flijimet e bëra me zjarr për Zotin, ditën që do të paraqiten për t`i shërbyer Zotit si priftërinj.
Levitiku 7:36
Këtë ka urdhëruar Zoti për bijtë e Izraelit t`u jepnin atyre ditën që i vajosi, si një ligj i përjetshëm brez pas brezi.
Levitiku 7:37
Ky është ligji i olokaustit, i blatimit të ushqimit, i flijimit për mëkatin, i flijimit për shkeljen, i shenjtërimit dhe i flijimit të falënderimit,
Levitiku 8:2
"Merr Aaronin dhe bijtë e tij bashkë me të, rrobat, vajin e vajosjes, demin e vogël të flijimit për mëkatin, dy deshtë dhe shportën e bukëve të ndorme,
Levitiku 8:9
Pastaj i vuri çallmën mbi krye dhe në pjesën e përparme të çallmës vendosi pllakën e artë, diademën e shenjtë, ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
Levitiku 8:11
Me pak vaj spërkati shtatë herë altarin, vajosi altarin dhe tërë pajisjet e tij, si dhe legenin dhe bazën e tij, për t`i shenjtëruar.
Levitiku 8:12
Pas kësaj derdhi pak nga vaji i vajosjes mbi kokën e Aaronit dhe e vajosi për ta shenjtëruar.
Levitiku 8:14
Pastaj afroi demin e vogël të flijimit për mëkatin dhe Aaroni dhe bijtë e tij vunë duart e tyre mbi kokën e demit të vogël të flijimit për mëkatin.
Levitiku 8:15
Pastaj Moisiu e theri, mori gjak prej tij, e vuri me gisht mbi brirët e altarit rreth e qark dhe e pastroi altarin; pastaj derdhi gjakun në bazën e altarit dhe e shenjtëroi për të bërë mbi të shlyerjen.
Levitiku 8:19
Moisiu e theri dhe spërkati gjakun rreth e qark altarit.
Levitiku 8:21
Pasi i lau zorrët dhe këmbët me ujë, Moisiu e tymosi tërë dashin mbi altar. Ishte një olokaust me një erë të këndshme, një flijim i bërë me zjarr për Zotin, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
Levitiku 8:24
Pastaj Moisiu i afroi bijtë e Aaronit dhe vuri pak gjak në skajin e veshit të tyre të djathtë, mbi gishtin e madh të dorës së tyre të djathtë dhe mbi gishtin e madh të këmbës së tyre të djathtë; dhe Moisiu spërkati mbetjen e gjakut rreth e qark mbi altar.
Levitiku 8:27
Pastaj i vuri tërë këto gjëra në duart e Aaronit dhe në duart të bijve të tij dhe i tundi si ofertë e tundur përpara Zotit.
Levitiku 8:28
Pastaj Moisiu i mori nga duart e tyre dhe i tymosi mbi altarin sipër olokaustit. Ishte një flijim shenjtërimi me erë të këndshme, një flijim i bërë me zjarr për Zotin.
Levitiku 8:29
Pastaj Moisiu mori gjoksin dhe e tundi si një ofertë të tundur përpara Zotit; kjo ishte pjesa e dashit të shenjtërimit që i takoi Moisiut, si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
Levitiku 8:30
Moisiu mori pastaj ca vaj të vajosjes dhe ca gjak që ndodhej mbi altar dhe i spërkati mbi Aaronin, mbi rrobat e tij, mbi bijtë e tij dhe mbi rrobat e bijve të tij me të; kështu shenjtëroi Aaronin, rrobat e tij, bijtë e tij dhe rrobat e bijve të tij me të.
Levitiku 8:33
Shtatë ditë me radhë nuk do të dilni nga hyrja e çadrës së mbledhjes, deri sa të plotësohen ditët e shenjtërimit tuaj, sepse do të nevojiten shtatë ditë për të plotësuar shenjtërimin tuaj.
Levitiku 8:34
Ashtu siç është vepruar në këtë ditë, kështu ka urdhëruar Zoti të bëhet për të bërë shlyerjen për ju.
Levitiku 9:2
dhe i tha Aaronit: "Merr një viç për flijimin për mëkatin dhe një dash për një olokaust, që të dy pa të meta, dhe ofroji para Zotit.
Levitiku 9:3
Pastaj do t`u flasësh bijve të Izraelit, duke u thënë: Merrni një cjap për flijimin për mëkatin, një viç dhe një qengj, që të dy motakë, pa të meta, për një olokaust,
Levitiku 9:4
një dem të vogël dhe një dash për flijimin e falënderimit, për t`i flijuar përpara Zotit, dhe një ofertë ushqimesh, të përziera me vaj, sepse sot Zoti do t`ju shfaqet".
Levitiku 9:5
Dhe kështu ata sollën përpara çadrës së mbledhjes atë që Moisiu kishte urdhëruar; dhe tërë asamblea u afrua dhe qëndroi në këmbë përpara Zotit.
Levitiku 9:7
Pastaj Moisiu i tha Aaronit: "Afroju altarit; paraqit flijimin tënd për mëkatin dhe olokaustin tënd, dhe bëj shlyerjen për vete dhe për popullin; paraqit gjithashtu ofertën e popullit dhe bëj shlyerjen për ata, siç ka urdhëruar Zoti".
Levitiku 9:8
Kështu Aaroni iu afrua altarit dhe theri viçin e flijimit për mëkatin, që e kishte për vete.
Levitiku 9:10
por dhjamin, veshkat dhe bulën e majme të mëlçisë të flijimit për mëkatin, i tymosi mbi altar ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
Levitiku 9:11
Mishin dhe lëkurën përkundrazi i dogji jashtë kampit.
Levitiku 9:12
Pastaj theri olokaustin; bijtë e Aaronit i dhanë gjakun dhe ai e spërkati rreth e qark mbi altarin.
Levitiku 9:15
Pastaj paraqiti ofertën e popullit. Mori cjapin, që ishte flia për mëkatin e popullit, e theri dhe e ofroi për mëkatin, si ofertë të parë.
Levitiku 9:17
Paraqiti pas kësaj blatimin e ushqimit; mori një grusht prej tij dhe e tymosi mbi altar, përveç olokaustit të mëngjesit.
Levitiku 9:18
Theri edhe demin e vogël dhe dashin, si flijim falënderimi për popullin. Bijtë e Aaronit i dhanë gjakun dhe ai e spërkati rreth e qark mbi altarin.
Levitiku 9:21
por gjokset dhe kofshën e djathtë Aaroni i tundi përpara Zotit si ofertë e tundur, sipas mënyrës që kishte urdhëruar Moisiu.
Levitiku 9:22
Pastaj Aaroni ngriti duart e tij drejt popullit dhe e bekoi; mbasi bëri flijimin për mëkatin, olokaustin dhe flijimin e falënderimit, zbriti nga altari.
Levitiku 9:24
Pastaj një zjarr doli nga prania e Zotit dhe konsumoi mbi altar olokaustin dhe dhjamin; tërë populli e pa, shpërtheu në britma gëzimi dhe u përul me fytyrë për tokë.
Levitiku 10:2
Atëherë një zjarr doli nga prania e Zotit dhe i përpiu ata; dhe ata vdiqën përpara Zotit.
Levitiku 10:3
Prandaj Moisiu i tha Aaronit: "Kjo është ajo për të cilën foli Zoti, duke thënë: "Unë do të jem shenjtëruar nga ata që më afrohen mua dhe do të jem përlavdëruar përpara tërë popullit"". Dhe Aaroni heshti.
Levitiku 10:4
Pastaj Moisiu thirri Mishaelin dhe Eltsafanin, bij të Uzielit, ungj i Aaronit, dhe u tha atyre: "Afrohuni dhe largoni vëllezërit tuaj nga pjesa e përparme e shenjtërores, jashtë kampit".
Levitiku 10:6
Pastaj Moisiu u tha Aaronit, Eleazarit dhe Ithamarit, bij të tij: "Mos e zbuloni kokën tuaj dhe mos i grisni rrobat tuaja që të mos vdisni, dhe që Zoti të mos zëmërohet kundër tërë asamblesë; por vëllezërit tuaj, e tërë shtëpia e Izraelit, të mbajnë zi për zjarrin që ka ndezur Zoti.
Levitiku 10:9
"Mos pini verë as pije dehëse as ti as bijtë e tu, kur do të hyni në çadrën e mbledhjes, që të mos vdisni; do të jetë një ligj i përjetshëm për të gjithë brezat tuaj,
Levitiku 10:12
Pastaj Moisiu i tha Aaronit, dhe Eleazarit dhe Ithamarit, bijve që i kishin mbetur Aaronit: "Merrni blatimin e ushqimit që tepron nga flijimet e bëra me zjarr për Zotin dhe hajeni pa maja pranë altarit, sepse është gjë shumë e shenjtë.
Levitiku 10:13
Do ta hani në vend të shenjtë, sepse është pjesa që të përket ty dhe bijve të tu nga flijimet e bëra me zjarr për Zotin, sepse kështu më ishte urdhëruar.
Levitiku 10:14
Gjoksin dhe kofshën e ofertës së tundur do t`i hani ti dhe bijtë e tu dhe bijat e tua bashkë me ty, në një vend të pastër, sepse janë pjesa që të përket ty dhe bijve të tu, dhe që ju është dhënë juve nga flijimet e falenderimit të bijve të Izraelit.
Levitiku 10:15
Bashkë me ofertat e dhjamit të bëra me zjarr, do të çohen kofsha e ofertës së lartë dhe gjoksi i ofertës së tundur para Zotit; edhe kjo të përket ty dhe bijve të tu, si një statut i përhershëm, si ka urdhëruar Zoti".
Levitiku 10:16
Pastaj Moisiu hetoi me kujdes për cjapin e flijimit për mëkatin; dhe ja, ishte djegur; prandaj u zemërua kundër Eleazarit dhe kundër Ithamarit, bijtë e Aaronit që kishin mbetur, duke thënë:
Levitiku 10:17
"Pse nuk e hëngrët flijimin për mëkatin në vend të shenjtë, sepse është gjë shumë e shenjtë, dhe Zoti ua ka dhënë me qëllim që të sillni padrejtësinë e asamblesë, që të bëni shlyerjen për ta përpara Zotit?
Levitiku 10:19
Aaroni i tha pastaj Moisiut: "Ja, sot ata më kanë ofruar flijimin e tyre për mëkatin dhe olokaustin e tyre përpara Zotit, dhe më kanë ndodhur gjëra të tilla; po të kisha ngrënë sot viktimën e flijimit për mëkatin, a do t`i pëlqente kjo syve të Zotit?".
Levitiku 11:3
Mund të hani çdo kafshë dythundrake që e ka këmbën të ndarë dhe ripërtypet.
Levitiku 11:4
Por nga ripërtypësit dhe nga dythundrakët nuk do të hani këto: devenë sepse përtypet, por nuk është dythundrake; për ju është e papastër;
Levitiku 11:5
baldosën, sepse ripërtypet, por nuk është dythundrake; për ju është e papastër;
Levitiku 11:6
lepurin, sepse ripërtypet, por nuk është dythundrak; për ju është i papastër;
Levitiku 11:7
derrin, sepse është dythundrak dhe e ka këmbën të ndarë, por nuk është ripërtypës; për ju është i papastër.
Levitiku 11:8
Nuk do të hani nga mishi i tyre dhe nuk do të prekni trupat e tyre të pajetë; për ju janë të papastër.
Levitiku 11:10
Por të gjitha ato që nuk kanë as pendë as luspa, si në dete, ashtu dhe në lumenj, tërë ato që lëviznin në ujë dhe të gjitha ato që jetojnë në ujë janë të neveritshme për ju.
Levitiku 11:11
Do të jenë të neveritshme për ju; nuk do të hani mishin e tyre dhe do keni neveri për trupin e tyre të pajetë.
Levitiku 11:12
Çdo gjë që në ujë nuk ka pendë dhe luspa do të jetë e neveritshme për ju.
Levitiku 11:20
Do të keni neveri për çdo insekt me krahë që ecën me katër këmbë.
Levitiku 11:21
Por nga të gjitha insektet me krahë që ecin me katër këmbë, mund të hani ato që i kanë kofshët mbi këmbët për të kërcyer në tokë.
Levitiku 11:23
Çdo lloj tjetër insekti me krahë që ka katër këmbë do të jetë i neveritshëm për ju.
Levitiku 11:26
Çdo kafshë dythundrake që nuk e ka këmbën të ndarë dhe nuk ripërtypet është e papastër për ju; kushdo që do ta prekë do të bëhet i papastër.
Levitiku 11:27
Ndër të gjitha kafshët katërkëmbëshe, ata që ecin mbi shputën e këmbëve janë të papastër për ju; kushdo që prek trupin e tyre të pajetë do të jetë i papastër deri në mbrëmje.
Levitiku 11:28
Kushdo që transporton trupin e tyre të pajetë do të lajë rrobat e tij dhe do të jetë i papastër deri në mbrëmje. Për ju ata janë të papastër.
Levitiku 11:29
Ndër kafshët që zvarriten mbi tokë, këta janë të papastër për ju: urithi, miu dhe çdo lloj hardhje,
Levitiku 11:31
Këto kafshë midis tërë atyre që zvarriten janë të papastra për ju; kushdo që i prek kur kanë ngordhur, do të jetë i papastër deri në mbrëmje.
Levitiku 11:32
Çdo gjë mbi të cilën një prej tyre bie kur kanë ngordhur do të jetë e papastër; qoftë kjo një vegël prej druri, apo rroba, apo lëkurë, apo thes apo çfarëdo sendi tjetër i përdorur për punë, duhet të futet në ujë dhe do të jetë i papastër deri në mbrëmje; pastaj do të jetë i pastër.
Levitiku 11:38
por në rast se vihet ujë mbi farën dhe një pjesë e trupave të pajetë të tyre bie mbi të, ajo është e papastër për ju.
Levitiku 11:44
Sepse unë jam Zoti, Perëndia juaj; shenjtërohuni, pra, dhe jini të shenjtë, sepse unë jam i shenjtë; mos u infektoni me asnjë prej këtyre kafshëve që zvarriten mbi tokë.
Levitiku 11:45
Sepse unë jam Zoti që ju bëri të dilni nga vendi i Egjiptit, për të qënë Perëndia juaj; jini pra të shenjtë sepse unë jam i shenjtë.
Levitiku 11:46
Ky është ligji përkatës i katërkëmbëshve, zogjve dhe i çdo qënieje të gjallë që lëviz në ujë, dhe i çdo qënieje që hiqet zvarrë mbi tokë,
Levitiku 12:2
"Folu kështu bijve të Izraelit: Në qoftë se një grua mbetet me barrë dhe lind një mashkull, do të jetë e papastër për shtatë ditë, do të jetë e papastër si në ditët e zakoneve të saj.
Levitiku 12:4
Pastaj ajo do të rrijë akoma tridhjetë e tre ditë për të pastruar gjakun e saj; nuk do të prekë asnjë send të shenjtë dhe nuk do të hyjë në shenjtëroren, deri sa të plotësohen ditët e pastrimit të saj.
Levitiku 12:5
Por në rast se lind një vajzë, ajo do të jetë e papastër dy javë si në kohën e zakoneve të saj; dhe do të rrijë gjashtëdhjetë ditë për t`u pastruar nga gjaku.
Levitiku 12:6
Kur të plotësohen ditët e pastrimit të saj, pavarësisht në se është fjala për një djalë apo vajzë, do t`i çojë priftit, në hyrje të çadrës së mbledhjes, një qengj motak si olokaust dhe një pëllumb të ri o një turtull, si flijim për mëkatin.
Levitiku 12:7
Pastaj prifti do t`i ofrojë para Zotit dhe do të bëjë shlyerjen për të; dhe ajo do të jetë pastruar nga rrjedha e gjakut të saj. Ky është ligji për gruan që lind një mashkull apo një femër.
Levitiku 12:8
Dhe në rast se i mungojnë mjetet për të ofruar një qengj, do të marrë dy turtuj ose dy pëllumba të rinj, njërin si olokaust dhe tjetrin si flijimin e mëkatit. Prifti do të bëjë shlyerjen për të, dhe ajo do të jetë e pastër".
Levitiku 13:4
Por në qoftë se njolla e shndritshme mbi lëkurën e trupit është e bardhë dhe nuk duket se është më e thellë se lëkura, dhe qimja e saj nuk është bërë e bardhë, prifti do ta izolojë për shtatë ditë atë që ka plagën.
Levitiku 13:5
Ditën e shtatë, prifti do ta ekzaminojë përsëri; dhe në qoftë se plaga duket se është ndalur dhe nuk është përhapur mbi lëkurë, prifti do ta izolojë edhe shtatë ditë të tjera.
Levitiku 13:6
Prifti do ta shqyrtojë përsëri ditën e shtatë; dhe, po të shikojë që plaga është zvogëluar dhe nuk është përhapur mbi lëkurë, prifti do ta shpallë të pastër: ishte vetëm një puçërr me qelb. Ai do të lajë rrobat e tij dhe do të jetë i pastër.
Levitiku 13:7
Por në rast se puçrra është zgjeruar mbi lëkurën pasi ai iu paraqit priftit për t`u shpallur i pastër, ai do të kontrollohet përsëri nga prifti;
Levitiku 13:12
Por në qoftë se lebra përhapet edhe më mbi lëkurë në mënyrë që të mbulojë tërë lëkurën e atij që ka plagën, nga koka deri te këmbët, kudo që shikon prifti,
Levitiku 13:15
Kur prifti ka për të parë mishin e gjallë, do ta shpallë atë të papastër; mishi i gjallë është i papastër; është lebër.
Levitiku 13:16
Por në rast se mishi i gjallë ndryshon përsëri dhe bëhet i bardhë, ai duhet të shkojë te prifti;
Levitiku 13:20
Prifti do ta ekzaminojë; në qoftë se njolla duket më e thellë se lëkura dhe qimja e saj është bërë e bardhë, prifti do ta shpallë atë të papastër; është plagë lebre që ka shpërthyer në ulcerë.
Levitiku 13:25
prifti do ta shqyrtojë; dhe në qoftë se qimja e njollës është bërë e bardhë dhe njolla duket më e thellë se lëkura, është lebër që ka shpërthyer në djegien. Prifti do ta shpallë të papastër; është plagë lebre.
Levitiku 13:27
Ditën e shtatë, prifti do ta kontrollojë; dhe në qoftë se njolla është përhapur edhe më mbi lëkurë, prifti do ta shpallë të papastër; është plagë lebre.
Levitiku 13:28
Në qoftë se njolla e shndritshme ka mbetur përkundrazi në të njëjtin vend dhe nuk është përhapur mbi lëkurë, por është pakësuar, është një ënjtje shkaktuar nga djegia; prifti do ta shpallë të pastër, sepse është mbresa e djegies.
Levitiku 13:31
Në qoftë se përkundrazi prifti shqyrton plagën e qeres, dhe kjo nuk duket më e thellë se lëkura dhe në të nuk ka qime të zeza, prifti do ta izolojë shtatë ditë atë që ka plagën e qeres.
Levitiku 13:32
Ditën e shtatë prifti do të kontrollojë plagën dhe, po të jetë se qerja nuk është përhapur dhe nuk ka në të qime të verdha, dhe qerja nuk duket më e thellë se lëkura,
Levitiku 13:33
ai person do të rruhet, por nuk do të rruajë pjesën e prekur nga qerja; dhe prifti do ta izolojë shtatë ditë të tjera atë që ka qeren.
Levitiku 13:34
Ditën e shtatë prifti do të kontrollojë qeren; dhe në qoftë se qerja nuk është përhapur mbi lëkurë dhe nuk duket më e thellë se lëkura, prifti do ta shpallë të pastër; ai do të lajë rrobat e tij dhe do të jetë i pastër.
Levitiku 13:35
Por në qoftë se, pasi është shpallur i pastër, qerja është përhapur mbi lëkurë,
Levitiku 13:36
prifti do ta kontrollojë atë; në qoftë se qerja është përhapur mbi lëkurë, prifti nuk duhet të kërkojë qimen e verdhë; ai është i papastër.
Levitiku 13:42
Por në rast se në pjesën tullace të kokës ose të ballit shfaqet një plagë e bardhë-kuqalashe, është lebër, që ka shpërthyer mbi kokë apo mbi ballë.
Levitiku 13:44
është lebroz; është i papastër, dhe prifti do ta shpallë atë të papastër, për shkak të plagës mbi kokën e tij.
Levitiku 13:51
Ditën e shtatë do të ekzaminojë plagën; dhe në qoftë se plaga është përhapur mbi rrobat, o mbi stofën, o mbi trikotazhin, o mbi lëkurën apo mbi çfarëdo sendi të punuar me lëkurë, është një plagë lebre të keqe; është një gjë e papastër.
Levitiku 13:53
Por në rast se prifti ekzaminon plagën, dhe kjo nuk është përhapur mbi rrobat o mbi stofin, o mbi trikotazhin ose mbi çdo send prej lëkure,
Levitiku 13:54
prifti do të urdhërojë që të lahet sendi mbi të cilin është kjo plagë, dhe do ta izolojë personin për shtatë ditë të tjera.
Levitiku 13:55
Prifti do të ekzaminojë plagën, mbasi të jetë larë; në qoftë se plaga nuk ka ndryshuar ngjyrë, edhe sikur të mos jetë përhapur, është gjë e papastër; do ta djegësh në zjarr; ajo vazhdon të hajë nga brenda apo nga jashtë.
Levitiku 13:56
Në qoftë se prifti e ekzaminon dhe plaga, pasi është larë, është përmirësuar, do ta shkulë nga rrobat, a nga lëkura, a nga stofi apo nga trikotazhi.
Levitiku 13:57
Por në rast se duket ende mbi rrobat, stofin, trikotazhin, ose mbi çdo send tjetër prej lëkure, është një e keqe që po përhapet; do të djegësh me zjarr sendin mbi të cilin ndodhet plaga.
Levitiku 13:59
Ky është ligji për plagën e lebrës mbi një palë rroba leshi ose prej liri, mbi stofin apo trikotazh ose çfarëdo sendi të bërë prej lëkure, për ta shpallur të pastër apo për ta shpallur të papastër".
Levitiku 14:2
"Ky është ligji lidhur me lebrozin për ditën e pastrimit të tij. Ai do t`i çohet priftit.
Levitiku 14:4
prifti do të urdhërojë të merren për atë që do të pastrohet dy zogj të gjallë dhe të pastër, dru kedri, nga skarlati dhe hisopi.
Levitiku 14:7
Do ta spërkatë pastaj shtatë herë mbi atë që duhet të pastrohet nga lebra; do ta shpallë atë të pastër dhe do ta lërë të shkojë të lirë zogun e gjallë nëpër fusha.
Levitiku 14:10
Ditën e tetë do të marrë dy qengja pa të meta, një qengj femër njëvjeçar pa të meta, tri të dhjeta efe majë mielli, të përziera me vaj, si një ofertë ushqimi, dhe një log vaji;
Levitiku 14:13
Do ta therë pastaj qengjin në vendin ku theren flijimet për mëkatin dhe olokaustet, në vendin e shenjtë, sepse si flijim riparimi i përket priftit, kështu është flijimi për mëkatin; është gjë shumë e shenjtë.
Levitiku 14:16
pastaj prifti do të ngjyejë gishtin e dorës së tij të djathtë në vajin që ka në dorën e majtë dhe me gishtin do të spërkatë shtatë herë pak vaj përpara Zotit.
Levitiku 14:18
Mbetjen e vajit që ka në dorë, prifti do ta vërë mbi kokën e atij që duhet të pastrohet; kështu prifti do të bëjë për të shlyerjen përpara Zotit.
Levitiku 14:19
Pastaj prifti do të ofrojë flijimin për mëkatin dhe do të bëjë shlyerjen për atë që do të pastrohet nga papastërtia e tij; pas kësaj do të therë olokaustin.
Levitiku 14:20
Prifti do të ofrojë olokaustin dhe blatimin e ushqimit mbi altar; kështu ai do të ketë mundësi të bëjë për të shlyerjen dhe ai do të jetë i pastër.
Levitiku 14:21
Në rast se ky person është i varfër dhe nuk mund t`i sigurojë këto gjëra, do të marrë vetëm një qengj për ta ofruar si flijim për shkeljen e kryer, si një ofertë të tundur, për të bërë shlyerjen
Levitiku 14:22
dhe dy turtuj apo dy pëllumba të rinj, sipas mundësive të tij; njëri do të jetë për flijimin për mëkatin dhe tjetri për olokaustin.
Levitiku 14:23
Ditën e tetë do t`i çojë, për pastrimin e tij, këto gjëra priftit në hyrje të çadrës së mbledhjes përpara Zotit.
Levitiku 14:24
Dhe prifti do të marrë qengjin e flijimit për shkeljen dhe logun e vajit, dhe do t`i tundë si një ofertë e tundur përpara Zotit.
Levitiku 14:25
Pastaj do të therë qengjin e flijimit për shkeljen e kryer. Prifti do të marrë pak gjak nga flijimi për shkeljen dhe do ta vërë në skajin e veshit të djathtë të atij që do të pastrohet mbi gishtin e madh të dorës së tij të djathtë dhe mbi gishtin e madh të këmbës së tij të djathtë.
Levitiku 14:27
Dhe me gishtin e dorës së tij të djathtë, prifti do të spërkasë shtatë herë pak nga vaji që ka në dorën e tij të majtë përpara Zotit.
Levitiku 14:29
Mbetjen e vajit që ka në dorë, prifti do ta vërë mbi kokën e atij që do të pastrohet, për të bërë shlyerjen për atë përpara Zotit.
Levitiku 14:31
do të ofrojë atë që ka mundur të sigurojë, njërin si flijim për mëkatin dhe tjetrin si olokaust, bashkë me blatimin e ushqimit; kështu prifti do të bëjë shlyerjen përpara Zotit për atë që do të pastrohet.
Levitiku 14:32
Ky është ligji për atë që është prekur nga plaga e lebrës dhe nuk ka mjetet për të siguruar atë që kërkohet për pastrimin e tij".
Levitiku 14:36
Atëherë prifti do të urdhërojë që të zbrazet shtëpia para se ai të hyjë për të shqyrtuar plagën, me qëllim që gjithçka që ndodhet në shtëpi të mos bëhet e papastër. Pastaj prifti do të hyjë për të ekzaminuar shtëpinë.
Levitiku 14:37
Do të ekzaminojë pastaj plagën; në qoftë se plaga që ndodhet mbi muret e shtëpisë ka disa zgavra të gjelbëra apo të kuqërreme që duken më të thella se sipërfaqja e mureve,
Levitiku 14:38
prifti do të dalë nga shtëpia, te porta dhe do ta mbyllë shtëpinë për shtatë ditë.
Levitiku 14:39
Ditën e shtatë prifti do të kthehet dhe do ta ekzaminojë shtëpinë; në rast se plaga është përhapur në muret e shtëpisë,
Levitiku 14:42
Pastaj do të marrin gurë të tjerë dhe do t`i vënë në vendin e të parëve, dhe do të marrin gëlqere tjetër për të suvatuar shtëpinë.
Levitiku 14:43
Por në rast se plaga shpërthen përsëri në shtëpi, mbasi janë hequr gurët dhe mbasi shtëpia është kruar dhe është suvatuar përsëri,
Levitiku 14:44
prifti do të hyjë për të kontrolluar shtëpinë; në qoftë se plaga është e përhapur në shtëpi, kemi një lebër të keqe në shtëpi; kjo është e papastër.
Levitiku 14:46
Përveç kësaj kushdo që hyn në shtëpi gjatë gjithë kohës që mbeti e mbyllur, do të jetë i papastër deri në mbrëmje.
Levitiku 14:48
Por në qoftë se prifti hyn në shtëpi dhe e kontrollon, dhe plaga nuk është përhapur në shtëpi pasi është suvatuar, prifti do ta shpallë atë të pastër, sepse plaga është shëruar.
Levitiku 14:49
Pastaj, për të pastruar shtëpinë, do të marrë dy zogj, dru kedri, skarlat dhe hisop;
Levitiku 14:51
dhe do të marrë drurin e kedrit, hisopin, skarlatin dhe zogun e gjallë, dhe do t`i zhytë në gjakun e zogut të therur dhe në ujë të rrjedhshëm, dhe do ta spërkatë shtëpinë shtatë herë.
Levitiku 14:53
por do ta lërë zogun të ikë i lirë jashtë qytetit, nëpër fusha; kështu do të bëjë shlyerjen, për shtëpinë, dhe kjo do të jetë e pastër.
Levitiku 14:54
Ky është ligji për çdo plagë të lebrës dhe të qeres,
Levitiku 14:55
për lebrën e rrobave dhe të shtëpisë,
Levitiku 14:56
për ënjtjet, puçrrat me qelb dhe njollat e shndritshme,
Levitiku 14:57
për të mësuar kur një gjë është e papastër dhe kur është e pastër. Ky është ligji për lebrën".
Levitiku 15:3
Papastërtia e tij është prodhuar nga fluksi: ai është i papastër për sa kohë fluksi i trupit të tij është ende në veprim, ashtu edhe kur fluksi në trupin e tij është ndaluar.
Levitiku 15:5
Kushdo që prek shtratin e tij do të lajë rrobat e tij dhe do të lahet me ujë, dhe ka për të qënë i papastër deri në mbrëmje.
Levitiku 15:13
Kur ai që ka fluksin është pastruar nga fluksi i tij, do të numërojë shtatë ditë për pastrimin e tij; pastaj do të lajë rrobat e tij dhe do të lajë trupin e tij në ujë të rrjedhshëm, dhe do të jetë i pastër.
Levitiku 15:14
Ditën e tetë do të marrë dy turtuj ose dy pëllumba të rinj dhe do të vijë përpara Zotit në hyrje të çadrës së mbledhjes, dhe do t`ia japë priftit.
Levitiku 15:15
Prifti do t`i ofrojë: njërin si flijim për mëkatin dhe tjetrin si olokaust; kështu prifti do të bëjë shlyerjen përpërpara Zotit, për shkak të fluksit të tij.
Levitiku 15:24
Në rast se një burrë bie në shtrat me të, papastërtia e saj kalon mbi të dhe ai do të jetë i papastër për shtatë ditë; dhe çdo shtrat mbi të cilin ai shtrihet, do të jetë i papastër.
Levitiku 15:25
Në qoftë se një grua ka një fluks gjaku prej disa ditësh jashtë kohës së papastërtisë së zakoneve, ose fluksi vazhdon tej kohës së duhur, ajo do të jetë e papastër për gjithë ditët e fluksit të papastër, ashtu si është në ditët e papastërtisë së saj të zakoneve.
Levitiku 15:26
Çdo shtrat mbi të cilin shtrihet gjatë ditëve të fluksit të saj, do të jetë për të si shtrati i zakoneve të saj; dhe çdo gjë mbi të cilën ajo ulet do të ketë po atë papastërti të zakoneve të saj.
Levitiku 15:30
Prifti do ta ofrojë njërin prej tyre si flijim për mëkatin dhe tjetrin si olokaust; prifti do të kryejë për të shlyerjen, përpara Zotit, të fluksit që e bënte të papastër.
Levitiku 15:31
Kështu do t`i mbani të ndarë bijtë e Izraelit nga ajo që i ndot, që të mos vdesin për shkak të papastërtisë së tyre, duke ndotur tabernakullin tim që ndodhet midis tyre.
Levitiku 15:32
Ky është ligji për atë që ka një fluks dhe për atë që ka një lëshim fare, gjë që e bën të papastër,
Levitiku 15:33
dhe për gruan që vuan për shkak të zakoneve të saja periodike, për burrin ose gruan që ka një fluks dhe për burrin që bie në shtrat me një grua të papastër".
Levitiku 16:2
Zoti i tha Moisiut: "Foli Aaronit, vëllait tënd, dhe thuaji të mos hyjë në çfarëdo kohe në shenjtërore, përtej perdes, përpara pajtuesit që ndodhet mbi arkë, që të mos vdesë, sepse unë do të shfaqem në renë mbi pajtuesin.
Levitiku 16:3
Aaroni do të hyjë në shenjtërore në këtë mënyrë; do të marrë një dem të vogël për flijimin për mëkatin dhe një dash për olokaustin.
Levitiku 16:5
Nga asambleja e bijve të Izraelit do të marrë dy cjep për flijimin e mëkatit dhe një dash për olokaustin.
Levitiku 16:6
Aaroni do të ofrojë demin e vogël për flijimin e mëkatit, që e ka për vete, dhe do të bëjë shlyerjen për vete dhe për shtëpinë e tij.
Levitiku 16:7
Pastaj do t`i marrë të dy cjeptë dhe do t`i paraqesë përpara Zotit në hyrje të çadrës së mbledhjes.
Levitiku 16:8
Aaroni do t`i hedhë në short dy cjeptë: njëri prej tyre do të caktohet për Zotin dhe tjetri do të shërbejë si cjap për shlyerjen e fajit.
Levitiku 16:9
Aaroni do të afrojë cjapin e caktuar për Zotin dhe do ta ofrojë si flijim për mëkatin;
Levitiku 16:10
por cjapi i caktuar si cjap fajshlyes do të paraqitet i gjallë para Zotit, me qëllim që mbi të të bëhet shlyerja dhe për ta çuar pastaj në shkretëtirë si cjap fajshlyes.
Levitiku 16:11
Aaroni do të ofrojë, pra, demin e vogël të flijimit për mëkatin dhe do të bëjë shlyerjen për vete dhe për shtëpinë e tij; dhe do ta therë demin e vogël të flijimit për mëkatin për vete.
Levitiku 16:12
Pastaj do të marrë një temjanicë plot me qymyrë të ndezur të marrë nga altari përpara Zotit dhe do t`i ketë duart e tij të mbushura me temjan të parfumuar në pluhur, dhe do të çojë çdo gjë matanë velit.
Levitiku 16:13
Do ta vërë temjanin mbi zjarr përpara Zotit, me qëllim që reja e temjanit të mbulojë pajtuesin që është mbi dëshminë; kështu ai nuk do të vdesë.
Levitiku 16:14
Pastaj do të marrë ca gjak të demit të vogël dhe do ta spërkatë me gishtin e tij mbi pajtuesin nga ana lindore, do të spërkatë shtatë herë edhe pak gjak me gishtin e tij përpara pajtuesit.
Levitiku 16:15
Pastaj do të therë cjapin e flijimit për mëkatin, që është për popullin, dhe do të çojë gjakun e tij matanë velit; dhe do të bëjë me këtë gjak atë që ka bërë me gjakun e demit të vogël; do ta spërkatë mbi pajtuesin dhe para pajtuesit.
Levitiku 16:16
Kështu do të bëjë shlyerjen për shenjtëroren, për shkak të papastërtive të bijve të Izraelit, të shkeljeve të tyre dhe të të gjitha mëkateve të tyre. Do të veprojë në të njëjtën mënyrë për çadrën e mbledhjes, që mbetet midis tyre, në mes të papastërtive të tyre.
Levitiku 16:17
Në çadrën e mbledhjes, kur ai do të hyjë në shenjtëroren për të bërë shlyerjen, nuk do të ketë njeri, deri sa ai të ketë dalë dhe të ketë bërë shlyerjen për veten, për shtëpinë e tij dhe për tërë asamblenë e Izraelit.
Levitiku 16:18
Ai do të dalë drejt altarit që ndodhet para Zotit dhe do të bëjë shlyerjen për të: do të marrë ca gjak nga demi i vogël dhe ca gjak nga cjapi dhe do ta vërë mbi brirët e altarit rreth e qark.
Levitiku 16:19
Pastaj do të spërkatë ca gjak mbi të me gishtin e tij shtatë herë me radhë; kështu do ta pastrojë dhe do ta shenjtërojë nga papastërtitë e bijve të Izraelit.
Levitiku 16:20
Kur të ketë mbaruar së kryeri shlyerjen për shenjtëroren, për çadrën e mbledhjes dhe për altarin, do të afrojë cjapin e gjallë.
Levitiku 16:23
Pastaj Aaroni do të hyjë në çadrën e mbledhjes, do të zhveshë rrobat e tij prej liri që kishte veshur për të hyrë në shenjtërore dhe do t`i lërë aty.
Levitiku 16:24
Do të lajë trupin e tij me ujë në një vend të shenjtë, do të veshë rrobat e tij dhe do të dalë për të ofruar olokaustin e tij dhe olokaustin e popullit, dhe do të bëjë shlyerjen për vete dhe për popullin.
Levitiku 16:25
Pastaj do të tymosë mbi altar dhjamin e flijimit për mëkatin.
Levitiku 16:27
Do të çohen pas kësaj jashtë kampit demi i vogël i flijimit për mëkatin dhe cjapi i flijimit për mëkatin, gjaku i të cilit është çuar në shenjtërore për të bërë shlyerjen; dhe do të djegin në zjarr lëkurët, mishin dhe ndyrësitë e tyre.
Levitiku 16:29
Ky do të jetë për ju një ligj i përjetshëm: në muajin e shtatë, ditën e dhjetë të muajit, do të përulni shpirtrat tuaj dhe nuk do të kryeni asnjë punë, as ai që ka lindur në vend as i huaji që banon midis jush.
Levitiku 16:30
Sepse atë ditë prifti do të bëjë shlyerjen për ju, për t`ju pastruar, me qëllim që të jeni të pastruar nga tërë mëkatet tuaja përpara Zotit.
Levitiku 16:31
Është për ju një e shtunë madhështore pushimi dhe ju do të përulni shpirtrat tuaj; është një ligj i përjetshëm.
Levitiku 16:32
Prifti, që është vajosur dhe që është shenjtëruar për të shërbyer si prift në vend të atit të tij, do të bëjë shlyerjen dhe do të veshë rrobat prej liri, rrobat e shenjta.
Levitiku 16:33
Ai do të bëjë shlyerjen për shenjtëroren e shenjtë; do të bejë shlyerjen për çadrën e mbledhjes dhe për altarin, do të bëjë njëkohësisht shlyerjen për priftërinjtë dhe për tërë popullin e asamblesë.
Levitiku 16:34
Ky do të jetë për ju një ligj i përjetshëm, për të shlyer mëkatet e bijve të Izraelit për të gjitha mëkatet e tyre, një herë në vit". Dhe Moisiu bëri ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti.
Levitiku 17:4
dhe nuk e çon në hyrjen e çadrës së mbledhjes për ta paraqitur si një ofertë për Zotin përpara tabernakullit të Zotit, do të mbahet si fajtor gjaku; ka derdhur gjak dhe ky njeri do të shfaroset në mes të popullit të tij;
Levitiku 17:6
Prifti do të spërkasë gjakun mbi altarin e Zotit, në hyrje të çadrës së mbledhjes, dhe do të tymosë dhjamin me erë shumë të këndshme për Zotin.
Levitiku 17:7
Ata nuk do t`i ofrojnë më flijimet e tyre demonëve, prapa të cilëve janë poshtëruar. Ky do të jetë për ta një ligj i përjetshëm, për gjithë brezat e tyre.
Levitiku 17:9
dhe po të mos e çojë në hyrjen e çadrës së mbledhjes për t`ia ofruar Zotit, ky njeri do të shfaroset në mes të popullit të tij.
Levitiku 17:11
Sepse jeta e mishit është në gjak. Prandaj ju kam urdhëruar ta vini mbi altar për të bërë shlyerjen për jetën tuaj, sepse është gjaku që bën shlyerjen e fajit për jetën.
Levitiku 17:12
Prandaj u kam thënë bijve të Izraelit: asnjëri prej jush nuk ka për të ngrënë gjak; as i huaji që banon midis jush nuk ka për të ngrënë gjak".
Levitiku 17:15
Dhe çfarëdo personi, qoftë i lindur në vend apo i huaj, që ha një kafshë të ngordhur në mënyrë natyrale apo të shqyer, do të lajë rrobat dhe do të lahet vetë me ujë, dhe ka për të qenë i papastër deri në mbrëmje; pastaj do të jetë i pastër.
Levitiku 18:2
"Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Unë jam Zoti, Perëndia juaj.
Levitiku 18:4
Do të zbatoni dekretet e mia dhe do të respektoni statutet e mia, duke iu përmbajtur atyre. Unë jam Zoti, Perëndia juaj.
Levitiku 18:5
Do të respektoni statutet dhe dekretet e mia, me anën e të cilave, kushdo që i zbaton në praktikë, ka për të jetuar. Unë jam Zoti.
Levitiku 18:6
Asnjë nga ju nuk do t`i afrohet ndonjë të afërmi nga gjaku për të zbuluar lakuriqësinë e tij. Unë jam Zoti.
Levitiku 18:17
Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e një gruaje dhe të bijës së saj; nuk do të marrësh bijën e birit të saj, as bijën e bijës së saj për të zbuluar lakuriqësinë; janë të afërm të ngushtë të saj; është një incest.
Levitiku 18:18
Nuk do të marrësh një grua bashkë me të motrën për ta bërë shemër, duke zbuluar lakuriqësinë e saj ndërsa tjetra është akoma gjallë.
Levitiku 18:19
Nuk do t`i afrohesh një gruaje për të zbuluar lakuriqësinë e saj në periudhën e papastërtisë së saj të shkaktuar nga zakonet.
Levitiku 18:20
Nuk do të kesh marrëdhënie seksuale me gruan e fqinjit tënd për t`u ndotur me të.
Levitiku 18:21
Nuk do të lejosh që asnjë prej trashëgimtarëve të tu t`i ofrohet Molekut; dhe nuk do të përdhosësh emrin e Perëndisë tënd. Unë jam Zoti.
Levitiku 18:23
Nuk do të bashkohesh me asnjë kafshë duke u ndotur me të; gjithashtu asnjë grua të mos i afrohet një kafshe për t`u bashkuar me të; është një degjenerim i neveritshëm.
Levitiku 18:24
Mos u ndotni me asnjë nga këto gjëra, sepse me gjithë këto gjëra janë ndotur kombet që po bëhem gati t`i përpërpara jush.
Levitiku 18:25
Vendi është ndotur; prandaj unë do ta dënoj për paudhësinë e tij, dhe vendi do të vjellë banorët e tij.
Levitiku 18:29
Sepse cilido që kryen ndonjë prej këtyre gjërave të neveritshme, personat që i kryejnë do të shfarosen në mes të tyre.
Levitiku 18:30
Do të respektoni, pra, urdhërimet e mia, nuk do të ndiqni asnjë nga zakonet e neveritshme që janë para jush dhe nuk do të ndoteni me to. Unë jam Zoti, Perëndia juaj".
Levitiku 19:2
"Foli tërë asamblesë së bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Jini të shenjtë, sepse unë Zoti, Perëndia juaj, jam i shenjtë.
Levitiku 19:3
Secili prej jush të respektojë nënën dhe atin e tij, po kështu të respektojë të shtunat e mia. Unë jam Zoti Perëndia juaj.
Levitiku 19:4
Mos iu drejtoni idhujve dhe mos bëni perëndi me metal të shkrirë. Unë jam Zoti, Perëndia juaj.
Levitiku 19:8
Prandaj kushdo që e ha do të rëndohet me fajin e paudhësisë së tij, sepse ka përdhosur atë që është e shenjtë për Zotin; ky njeri do të shfaroset në mes të popullit të tij.
Levitiku 19:10
dhe në vreshtin tënd nuk do të kthehesh prapë, as do të mbledhësh bistakët e mbetur nga vreshti yt; do t`i lësh për të varfrin dhe për të huajin. Unë jam Zoti, Perëndia juaj.
Levitiku 19:12
Nuk do të bëni betim të rremë në emrin tim, nuk do të përdhosni emrin e Perëndisë tuaj. Unë jam Zoti.
Levitiku 19:14
Nuk do të mallkosh të shurdhërin dhe nuk do të vësh asnjë pengesë para të verbrit, por do të kesh frikë nga Perëndia yt. Unë jam Zoti.
Levitiku 19:15
Nuk do të bësh padrejtësi gjatë gjykimit; nuk do të tregohesh i anshëm me të varfërin as do të nderosh personat e fuqishëm; por do të gjykosh të afërmin tënd me drejtësi.
Levitiku 19:16
Nuk do të shkosh e të sillesh duke shpifur nëpër popullin tënd, as do të mbash qëndrim kundër jetës të të afërmit tënd. Unë jam Zoti.
Levitiku 19:17
Nuk do të urresh vëllanë tënd në zemrën tënde; qorto gjithashtu fqinjin tënd, por mos u ngarko me asnjë mëkat për shkak të tij.
Levitiku 19:21
Burri do t`i çojë Zotit, në hyrje të çadrës së mbledhjes, një dash si fli për shkeljen;
Levitiku 19:22
dhe me dashin e flijimit për shkeljen prifti do të bëjë për të shlyerjen përpara Zotit për mëkatin që ai ka kryer; dhe mëkati që ai ka kryer do t`i falet.
Levitiku 19:23
Kur të hyni në vendin tuaj dhe të keni mbjellë lloj-lloj drurësh frutorë, do t`i konsideroni frutat e tyre si të parrethprera; për tre vjet do të jenë për ju si të parrethprera; prandaj nuk duhet të hahen.
Levitiku 19:24
Por vitin e katërt të gjitha frutat e tyre do të jenë të shenjtëruara, do të jenë për lavdinë e Zotit.
Levitiku 19:25
Vitin e pestë do të hani frutat e tyre, me qëllim që prodhimi i tyre të mund të rritet. Unë jam Zoti, Perëndia juaj.
Levitiku 19:26
Nuk do të hani asgjë që përmban gjak. Nuk do të zbatoni asnjë lloj shortarie ose magjie.
Levitiku 19:28
Nuk do të bëni asnjë prerje në mishin tuaj për një të vdekur, nuk do të bëni asnjë tatuazh mbi trupin tuaj. Unë jam Zoti.
Levitiku 19:30
Të respektoni të shtunat e mia dhe do të keni respekt për shenjtëroren time. Unë jam Zoti.
Levitiku 19:31
Mos iu drejtoni mediumeve dhe magjistarëve; mos u konsultoni për të mos u ndotur me anë të tyre. Unë jam Zoti, Perëndia juaj.
Levitiku 19:32
Çohu në këmbë para atij që ka kokën të zbardhur, nderoje plakun dhe ki frikë nga Perëndia yt. Unë jam Zoti.
Levitiku 19:34
Të huajin që banon midis jush ta trajtoni njëlloj si ai që ka lindur midis jush; ti do ta duash si veten tënde, sepse edhe ju ishit të huaj në vendin e Egjiptit. Unë jam Zoti, Perëndia juaj.
Levitiku 19:35
Nuk do të bëni padrejtësi në gjykime, përsa u përket masave të gjatësisë, të peshës dhe të kapacitetit.
Levitiku 19:36
Do të keni peshore të sakta, pesha të sakta, efa të saktë, hin të saktë. Unë jam Zoti, Perëndia juaj që ju nxori nga vendi i Egjiptit.
Levitiku 20:3
Unë vet do ta kthej fytyrën time kundër këtij njeriu dhe do ta shfaros në mes të popullit të tij, sepse i ka dhënë Molekut disa nga trashëgimtarët e tij për të ndotur shenjtëroren time dhe përpërdhosur emrin tim të shenjtë.
Levitiku 20:6
Dhe në rast se një person u drejtohet mediumeve dhe magjistarëve për t`u kurvëruar pas tyre, unë do ta kthej fytyrën time kundër këtij personi dhe do ta shfaros në mes të popullit të tij.
Levitiku 20:7
Shenjtërohuni, pra, dhe qofshi të shenjtë, sepse unë jam Zoti, Perëndia juaj.
Levitiku 20:14
Në qoftë se dikush merr për grua bijën dhe nënën e saj, kemi një incest; do të digjen në zjarr si ai ashtu dhe ato, me qëllim që të mos ketë incest midis jush.
Levitiku 20:16
Në rast se një grua i afrohet një kafshe për t`u bashkuar me të, do të vrasësh gruan dhe kafshën; do të dënohen pa tjetër me vdekje; gjaku i tyre do të bjerë mbi ta.
Levitiku 20:20
Në qoftë se dikush bie në shtrat me gruan e ungjit të tij, ai zbulon lakuriqësinë e ungjit të tij; që të dy do të mbajnë dënimin për mëkatin e tyre; do të vdesin pa fëmijë.
Levitiku 20:23
Dhe nuk do të ndiqni zakonet e kombeve që unë po bëhem gati t`i përpërpara jush; ata i kanë bërë tërë këto gjëra, prandaj unë i urrej.
Levitiku 20:24
Por juve ju thashë: Ju do të shtini në dorë vendin e tyre; do t`ju jap si pronë; është një vend ku rrjedh qumësht dhe mjaltë. Unë jam Zoti, Perëndia juaj, që ju ka ndarë nga popujt e tjerë.
Levitiku 20:25
Do të dalloni, pra, kafshët e pastra nga ato të papastra, zogjtë e pastër nga ata të papastër, dhe nuk do bëheni të neveritshëm duke ngrënë kafshë, zogj o çfarëdo gjë që hiqet zvarrë mbi tokë dhe që unë i kam veçuar për ju si të papastra.
Levitiku 20:26
Dhe do të jeni të shenjtë për mua, sepse unë, Zoti, jam i shenjtë, dhe ju kam ndarë nga popujt e tjerë me qëllim që të jeni të mitë.
Levitiku 21:1
Zoti i tha akoma Moisiut: "Folu priftërinjve, bijve të Aaronit, dhe u thuaj: Asnjë prift të mos ndotet për një të vdekur në mes të popullit të tij,
Levitiku 21:3
dhe motra e tij ende e virgjër që jeton me të, dhe që nuk është martuar ende; për atë mund të ndotet.
Levitiku 21:4
Duke qënë një udhëheqës në mes të popullit të tij, nuk do të ndotet duke përdhosur veten e tij.
Levitiku 21:6
Do të jenë të shenjtë për Perëndinë e tyre dhe nuk do të përdhosin emrin e Perëndisë së tyre, sepse i ofrojnë flijime Zotit, të përgatitura me zjarr dhe bukën Perëndisë së tyre; prandaj do të jenë të shenjtë.
Levitiku 21:7
Nuk do të marrin për grua një kurvë, as edhe një grua faqenxirë; nuk do të marrin një grua të ndarë nga burri, sepse janë të shenjtë ndaj Perëndisë së tyre.
Levitiku 21:8
Ti do ta konsiderosh priftin të shenjtë, sepse ai i ofron bukën Perëndisë tënd; ai ka për të qënë i shenjtë për ty, sepse unë, Zoti që ju shenjtëroj, jam i shenjtë.
Levitiku 21:9
Në rast se bija e një prifti humb nderin duke u bërë kurvë, ajo turpëron të atin: ajo do të digjet me zjarr.
Levitiku 21:10
Por ai që është kryeprift midis vëllezërve të tij, mbi kokën e të cilit është vënë vaji i vajosjes dhe që është shenjtëruar për të veshur rrobat e shenjta, nuk do të zbulojë kokën dhe nuk do të shqyejë rrobat.
Levitiku 21:11
Nuk do t`i afrohet asnjë kufome; nuk do të ndotet as për të atin, as për të ëmën.
Levitiku 21:12
Nuk do të dalë nga shenjtërorja dhe nuk do të përdhosë shenjtëroren e Perëndisë së tij, sepse shenjtërimi i vajosjes nga ana e Perëndisë është mbi të. Unë jam Zoti.
Levitiku 21:13
Do të marrë për grua një virgjëreshë.
Levitiku 21:14
Nuk do të marrë as grua të ve, as të ndarë nga burri, as grua faqenxirë, as kurvë; por do të marrë për grua një virgjëreshë nga populli i tij.
Levitiku 21:15
Nuk do të turpërojë trashëgimtarët e tij në mes të popullit; sepse unë jam Zoti që ju shenjtëron".
Levitiku 21:17
"Foli Aaronit dhe i thuaji: Në brezat e ardhshëm asnjë burrë nga fisi yt, që ka ndonjë gjymtim, nuk do të mund të afrohet për të ofruar bukën e Perëndisë së tij;
Levitiku 21:18
sepse asnjë njeri që ka ndonjë gjymtim nuk do të mund të afrohet: as i verbri, as i çali as ai që ka një fytyrë të përçudnuar, ose ka një gjymtyrë të deformuar,
Levitiku 21:21
Asnjë burrë nga fisi i priftit Aaron që ka ndonjë gjymtim nuk do të afrohet për t`i ofruar flijimet e bëra me zjarr Zotit. Ka një gjymtim; të mos afrohet për të ofruar bukën e Perëndisë së tij.
Levitiku 21:22
Ai do të mund të hajë bukën e Perëndisë së tij, gjëra shumë të shenjta dhe gjëra të shenjta;
Levitiku 21:23
nuk do t`i afrohet velit as edhe altarit, sepse ka një gjymtim. Nuk do të përdhosë vendet e mia të shenjta, sepse unë jam Zoti që i shenjtëroj".
Levitiku 22:2
"Folu Aaronit dhe bijve të tij që të heqin dorë nga gjërat e shenjta që më janë shenjtëruar nga bijtë e Izraelit dhe të mos përdhosin emrim tim të shenjtë. Unë jam Zoti.
Levitiku 22:6
personi që ka prekur këto gjëra do të jetë i papastër deri në mbrëmje dhe nuk ka për të ngrënë gjëra të shenjta para se të ketë larë trupin e tij me ujë;
Levitiku 22:7
mbas perëndimit të diellit do të jetë i pastër dhe do të mund të hajë gjëra të shenjta, sepse janë ushqimi i tij.
Levitiku 22:8
Prifti nuk do të hajë mish kafshe të ngordhur në mënyrë të natyrshme apo të shqyer, për të mos u bërë i papastër. Unë jam Zoti.
Levitiku 22:9
Priftërinjtë do të respektojnë, pra, atë që kam urdhëruar, përndryshe do të mbajnë dënimin e mëkatit të tyre dhe do të vdesin sepse kanë përdhosur gjërat e shenjta. Unë jam Zoti që i shenjtëroj.
Levitiku 22:11
Por në rast se prifti ble një person me paratë e tij, ky do të mund të hajë nga ky ushqim ashtu si edhe ata që kanë lindur në shtëpinë e tij; këta mund të hanë nga ushqimi i tij.
Levitiku 22:12
Bija e priftit që është martuar me një të huaj nuk do të hajë gjëra të shenjta të ofruara për ngritje.
Levitiku 22:15
Priftërinjtë nuk do të përdhosin, pra, gjërat e shenjta të bijve të Izraelit, që ata i ofrojnë Zotit për ngritje,
Levitiku 22:16
dhe nuk do të bëjnë që ata të mbajnë dënimin e mëkatit për të cilin do të bëheshin fajtorë, duke ngrënë gjërat e tyre të shenjta; sepse unë, Zoti, i shenjtëroj"".
Levitiku 22:18
"Folu Aaronit, bijve të tij dhe gjithë bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Kushdo nga shtëpia e Izraelit ose nga të huajt në Izrael, që paraqet si olokaust për Zotin një ofertë për çfarëdo kushti ose çfarëdo dhurate sipas dëshirës;
Levitiku 22:19
për të qënë i mirëpritur, do të ofrojë një mashkull, pa të meta, të marrë nga qetë, nga dhentë apo nga dhitë.
Levitiku 22:21
Kur dikush i ofron Zotit një flijim falënderimi, që është marrë nga kopeja apo nga tufa, qoftë përpërmbushur një kusht, qoftë si ofertë vullnetare, viktima për t`u pëlqyer duhet të jetë e përsosur; nuk duhet të ketë asnjë të metë.
Levitiku 22:22
Nuk do t`i ofroni Zotit një viktimë të verbër, të çalë apo të gjymtuar, apo që ka ulcera, ekzemë ose zgjebe; dhe nuk do të bëni mbi altar flijime me zjarr për Zotin.
Levitiku 22:25
Nuk do pranoni nga i huaji asnjë nga këto viktima për ta ofruar si bukë të Perëndisë tuaj, sepse në to ka gjymtime dhe të meta; nuk do të pëlqeheshin për ju.
Levitiku 22:27
"Kur do të lindë një viç, a një qengj a një kec, do ta lini shtatë ditë me të ëmën; nga dita e tetë e tutje do të pëlqehet si flijim i bërë me zjarr për Zotin.
Levitiku 22:32
Nuk do të përdhosni emrin tim të shenjtë, por do të shenjtërohem në mes të bijve të Izraelit. Unë jam Zoti që ju shenjtëron,
Levitiku 22:33
që ju nxori nga vendi i Egjiptit për të qënë Perëndia juaj. Unë jam Zoti".
Levitiku 23:6
dhe ditën e pesëmbëdhjetë të po atij muaji bie festa e bukës së ndorme për nder të Zotit; për shtatë ditë do të hani bukë të ndorme.
Levitiku 23:8
dhe për shtatë ditë do t`i ofroni Zotit flijime të bëra me zjarr. Ditën e shtatë do të bëhet një mbledhje e shenjtë; gjatë asaj dite nuk do të bëni asnjë punë të rëndë".
Levitiku 23:11
Ai do ta tundë demetin përpara Zotit për ju, me qëllim që të pëlqehet; prifti do ta tundë një ditë pas së shtunës.
Levitiku 23:12
Ditën gjatë së cilës do të tundni demetin, do t`i ofroni një qengj motak, pa të meta, si olokaust për Zotin.
Levitiku 23:13
Blatimi i ushqimit që do ta shoqërojë do të jetë dy të dhjeta të efës majë mielli të përzier me vaj, si flijim i bërë me zjarr, me një erë të këndshme për Zotin; libacioni do të jetë një çerek hin verë.
Levitiku 23:14
Nuk do të hani as bukë, as grurë të pjekur, as kallëza të freskëta, deri në atë ditë, deri sa të mos keni çuar ofertën e Perëndisë tuaj. Ky është një ligj i përjetshëm për të gjithë brezat tuaja, në të gjitha vendet ku do të banoni.
Levitiku 23:17
Do të çoni në banesat tuaja dy bukë për një ofertë të tundur prej dy të dhjeta të efës majë mielli; ato do të jenë pjekur me maja, si prodhime të para të ofruara për Zotin.
Levitiku 23:18
Së bashku me këto bukë do të ofroni shtatë qengja motakë pa të meta, një dem të vogël dhe dy desh; ata do të jenë një olokaust për Zotin së bashku me blatimet e tyre ushqimore dhe me libacionet e tyre; do të jetë një flijim me erë të këndshme i bërë me zjarr për Zotin.
Levitiku 23:19
Pastaj do të ofroni një cjap si fli për mëkatin dhe dy qengja motakë si flijim falënderimi.
Levitiku 23:20
Prifti do t`i tundë bashkë me bukën e prodhimit të parë dhe me dy qengjat, si ofertë e tundur përpara Zotit; ata do t`i shenjtërohen Zotit dhe do t`i takojnë priftit.
Levitiku 23:21
Po atë ditë do të shpallni një mbledhje të shenjtë. nuk do të bëni atë ditë asnjë punë të rëndë. Është një ligj i përjetshëm për të gjithë brezat tuaj, në të gjitha vendet ku do të banoni.
Levitiku 23:22
Kur do të korrni të mbjellat e tokës suaj, nuk do të korrni deri në cepat e arës sate dhe nuk do të mblidhni kallinjtë që kanë mbetur pas; do t`i lini për të varfrin dhe për të huajin. Unë jam Zoti, Perëndia juaj".
Levitiku 23:27
"Dita e dhjetë e këtij muaji të shtatë do të jetë dita e shlyerjes së mëkateve. Do të ketë për ju një mbledhje të shenjtë; do të përulni shpirtin tuaj dhe do t`i ofroni Zotit një flijim të bërë me zjarr.
Levitiku 23:28
Gjatë kësaj dite nuk do kryeni asnjë punë, sepse është dita e shlyerjes për ju përpara Zotit, Perëndisë tuaj.
Levitiku 23:29
Sepse çdo njeri që në këtë ditë nuk përulet, do të shfaroset në mes të popullit të tij.
Levitiku 23:30
Dhe çdo person që gjatë kësaj dite do të bëjë çfarëdo pune, unë, këtë person do ta shfaros në mes të popullit të tij.
Levitiku 23:31
Nuk do të kryeni asnjë punë. Është një ligj i përjetshëm për të gjithë brezat tuaj, në të gjitha vendet ku do të banoni.
Levitiku 23:32
Do të jetë për ju një e shtunë pushimi, gjatë së cilës do të përulni shpirtin tuaj; ditën e nëntë të muajit, nga mbrëmja deri në mbrëmjen vijuese, do të kremtoni të shtunën tuaj".
Levitiku 23:34
"Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Dita e pesëmbëdhjetë e këtij muaji të shtatë do të jetë festa e kasolleve për shtatë ditë, për nder të Zotit.
Levitiku 23:37
Këto janë festat e Zotit që ju do t`i shpallni si mbledhje të shenjta, për t`i ofruar Zotit një flijim të bërë me zjarr, një olokaust dhe një blatim ushqimi, një viktimë dhe libacione, çdo gjë në ditën e caktuar,
Levitiku 23:38
përveç të shtunave të Zotit, përveç dhuratave dhe kushteve tuaja sipas dëshirës që do t`i paraqisni Zotit.
Levitiku 23:39
Përveç kësaj ditën e pesëmbëdhjetë të muajit të shtatë, kur të keni vjelur prodhimet e tokës, do të kremtoni një festë për Zotin shtatë ditë me radhë; dita e parë do të jetë një ditë pushimi dhe dita e tetë do të jetë gjithashtu një ditë pushimi.
Levitiku 23:40
Ditën e parë do të mblidhni frutat e drurëve madhështorë: degë palme, degë me gjethe të dendura dhe shelgje përrenjsh, dhe do të gëzoheni përpara Zotit, Perëndisë tuaj, shtatë ditë me radhë.
Levitiku 23:41
Do ta kremtoni këtë festë për nder të Zotit shtatë ditë për çdo vit. Është një ligj i përjetshëm për të gjithë brezat tuaj. Do ta kremtoni muajin e shtatë.
Levitiku 23:43
me qëllim që pasardhësit tuaj të dinë që unë i kam detyruar bijtë e Izraelit të banojnë në kasolle, kur i nxora nga vendi i Egjiptit. Unë jam Zoti, Perëndia juaj".
Levitiku 24:2
"Urdhëro bijtë e Izraelit të të sjellin vaj të pastër ullinjsh të shtypur për dritën e shandanit, për t`i mbajtur llambat vazhdimisht të ndezura.
Levitiku 24:3
Në çadrën e mbledhjes, jashtë velit që është përpara dëshmisë, Aaroni do të kujdeset për vazhdimësinë nga mbrëmja deri në mëngjes para Zotit. Është një ligj i përjetshëm për të gjithë brezat tuaj.
Levitiku 24:4
Ai do të kujdeset për llambat e shandanit prej floriri të pastër që janë para Zotit, për vazhdimësinë.
Levitiku 24:6
Do t`i vendosësh në dy radhë, gjashtë në çdo radhë, mbi tryezën prej ari të pastër, përpara Zotit.
Levitiku 24:7
Dhe në çdo radhë do të vësh temjan të pastër, i cili ka për të qenë një kujtim mbi bukën, si një flijim i bërë me zjarr për Zotin.
Levitiku 24:8
Çdo të shtunë ai do t`i vendosë bukët përpara Zotit, në vazhdimësi; ato do të merren nga bijtë e Izraelit; kjo është një besëlidhje e përjetshme.
Levitiku 24:9
Bukët i përkasin Aaronit dhe bijve të tij, dhe këta do t`i hanë në një vend të shenjtë, sepse do të jenë një gjë shumë e shenjtë për atë midis flijimeve të bëra me zjarr para Zotit. Është një ligj i përjetshëm".
Levitiku 24:15
Pastaj folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: "Kushdo që mallkon Perëndinë e tij, do të mbajë fajin e mëkatit të tij.
Levitiku 24:18
Kush rreh për vdekje një kafshë, do ta paguajë: jetë për jetë.
Levitiku 24:20
thyerje për thyerje, sy për sy, dhëmb për dhëmb; ai do të pësojë po atë gjymtim që u ka shkaktuar të tjerëve.
Levitiku 24:21
Kush rreh për vdekje një kafshë, do ta paguajë; por ai që ia heq jetën një njeriu do të vritet.
Levitiku 24:22
Do të keni të njëjtin ligj për të huajin dhe për atë që ka lindur në vend; sepse unë jam Zoti, Perëndia juaj".
Levitiku 25:2
"Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Kur do të hyni në vendin që unë po ju jap, toka do të respektojë një të shtunë pushimi për Zotin.
Levitiku 25:4
por viti i shtatë do të jetë një e shtunë pushimi për tokën, një e shtunë për nder të Zotit; nuk do të mbjellësh as arën tënde, as do të krasitësh vreshtin tënd.
Levitiku 25:5
Nuk do të korrësh atë që rritet vetvetiu në prodhimin tënd dhe nuk do të vjelësh rrushin e vreshtit të pakrasitur; do të jetë një vit pushimi për tokën.
Levitiku 25:6
Atë që toka do të prodhojë gjatë pushimit të saj do të shërbejë si ushqim për ty, për shërbëtorin ose shërbëtoren, për punëtorin tënd dhe për të huajin, me një fjalë për ata që banojnë me ty,
Levitiku 25:7
për bagëtinë dhe kafshët që ndodhen në vendin tënd; tërë prodhimi i saj do të shërbejë si ushqim i tyre.
Levitiku 25:8
Gjithashtu do të llogaritësh për vete shtatë të shtuna vitesh: shtatë herë shtatë vjet; këto shtatë javë vitesh do të bëjnë për ty një periudhë prej dyzet e nëntë vjetësh.
Levitiku 25:10
Dhe do të shenjtëroni vitin e pesëdhjetë dhe do shpallni në vend lirinë për të gjithë banorët e tij. Do të jetë për ju një jubile; secili prej jush do të kthehet në pronën e vet dhe secili prej jush do të kthehet në familjen e vet.
Levitiku 25:11
Viti i pesëdhjetë do të jetë për ju një jubile; nuk do të mbillni dhe nuk do të korrni atë që rritet vetiu dhe nuk do të vilni vreshtat e pakrasitur.
Levitiku 25:12
Sepse është jubileu; ai do të jetë i shenjtë për ju; do të hani prodhimet që ju japin arat.
Levitiku 25:16
Sa më tepër vite mbeten, aq më tepër do ta ngresh çmimin; sa më pak vite mbeten, aq më shumë do ta ulësh çmimin; sepse ai të shet në bazë të numrit të korrjeve.
Levitiku 25:17
Asnjë nga ju të mos dëmtojë fqinjin e tij, por të keni frikë nga Perëndia juaj; sepse unë jam Zoti, Perëndia juaj.
Levitiku 25:21
Unë kam urdhëruar që bekimi im të vijë mbi ju vitin e gjashtë, dhe ai do t`ju japë një korrje që do të mjaftojë për tre vjet.
Levitiku 25:23
Tokat nuk do të shiten për gjithnjë, sepse toka është imja; sepse ju jeni të huaj dhe qiramarrës tek unë.
Levitiku 25:26
Dhe në qoftë se dikush nuk ka njeri që të mund ta shpengojë pronën e tij, por arrin të gjejë vetë shumën e nevojshme për shpengimin,
Levitiku 25:30
Por në qoftë se shtëpia që ndodhet në qytetin e rrethuar me mure nuk është riblerë para se të ketë kaluar një vit i tërë, ajo do të mbetet për gjithnjë pronë e blerësit dhe e trashëgimtarëve të tij; nuk do të shpengohet me rastin e jubileut.
Levitiku 25:31
Shtëpitë e fshatrave të parrethuara me mure do të konsiderohen përkundrazi si tokë bujqësore; mund të shpengohen dhe me rastin e jubileut do të jenë të shpenguara.
Levitiku 25:32
Përsa u përket qyteteve të Levitëve, Levitët do të mund të riblejnë gjithnjë shtëpitë e qyteteve që ishin pronë e tyre.
Levitiku 25:34
Por tokat e kullotës të qyteteve të tyre nuk mund të shiten, sepse janë pronë e përjetshme e tyre.
Levitiku 25:35
Në rast se vëllai yt varfërohet dhe ndodhet ngushtë në mes tuaj, ti do ta përkrahësh si të huaj dhe si mik që të mund të jetojë pranë teje.
Levitiku 25:36
Mos nxirr nga ai asnjë përfitim ose dobi; por ki frikë nga Perëndia yt, dhe vëllai yt do të jetojë pranë teje.
Levitiku 25:37
Nuk do t`i japësh hua paratë e tua me kamatë, as do t`i japësh ushqimet e tua për të nxjerrë ndonjë përfitim.
Levitiku 25:38
Unë jam Zoti, Perëndia juaj, që ju nxori nga vendi i Egjiptit që t`ju jap vendin e Kanaanit dhe që të jem Perëndia juaj.
Levitiku 25:43
Nuk do ta sundosh me ashpërsi, por të kesh frikë Perëndinë tënd.
Levitiku 25:44
Sa për skllavin dhe skllaven që mund të kesh, do t`i marrësh nga kombet që ju rrethojnë; prej tyre do të blini skllavin dhe skllaven.
Levitiku 25:46
Dhe mund t`ua lini si trashëgim bijve tuaj pas jush, si pronë e tyre; mund t`i shfrytëzoni si skllevër për gjithnjë; por, sa për vëllezërit tuaj, bijtë e Izraelit, askush nuk do të sundojë mbi tjetrin me ashpërsi.
Levitiku 25:48
pas shitjes së tij, mund të blihet përsëri; mund ta riblejë një nga vëllezërit e tij.
Levitiku 25:52
po të jetë se mbeten vetëm pak vite për të arritur në jubile, do ta bëjë llogarinë me blerësin e tij dhe do ta paguajë çmimin e shpengimit të tij në bazë të pak viteve që kanë mbetur.
Levitiku 25:53
Si argat le të mbetet bashkë me të zotin një vit pas tjetrit, por ky nuk do ta trajtojë me ashpërsi përpara syve të tua.
Levitiku 25:55
Sepse bijtë e Izraelit janë shërbëtorët e mi; janë shërbëtorët e mi, që i nxora nga vendi i Egjiptit. Unë jam Zoti, Perëndia juaj".
Levitiku 26:1
"Nuk do të bëni idhuj, nuk do të ngrini figura të gdhendura ose ndonjë kolonë dhe nuk do të vendosni në vendin tuaj asnjë gur të stolisur me figura, me qëllim që të përuleni para tij; sepse unë jam Zoti, Perëndia juaj.
Levitiku 26:6
Unë do të bëj që të mbretërojë paqja në vend; do të bini në shtrat dhe askush nuk ka për t`ju trembur; do të zhduk nga vendi juaj kafshët e këqia dhe shpata nuk ka për të kaluar nëpër vendin tuaj.
Levitiku 26:7
Ju do t`i ndiqni armiqtë tuaj dhe ata do të bien para jush të shpuar tej për tej nga shpata.
Levitiku 26:8
Pesë prej jush do të ndjekin njëqind prej tyre, dhe njëqind prej jush do të ndjekin dhjetë mijë prej tyre, dhe armiqtë tuaj do të bien para jush të shpuar tej për tej nga shpata.
Levitiku 26:10
Ju do të hani nga prodhimi i vjetër, i ruajtur për një kohë të gjatë dhe do ta hiqni atë për t`i bërë vend prodhimit të ri.
Levitiku 26:11
Unë do ta vendos banesën time midis jush dhe nuk do t`ju përzë.
Levitiku 26:12
Do të eci midis jush dhe do të jem Perëndia juaj, dhe ju do të jeni populli im.
Levitiku 26:13
Unë jam Zoti, Perëndia juaj, që ju nxori nga vendi i Egjiptit, që të mos ishit më skllevërit e tij; e kam thyer zgjedhën tuaj dhe kam bërë që të ecni me kokën lart.
Levitiku 26:15
në rast se përçmoni statutet e mia dhe shpirti juaj hedh poshtë dekretet e mia, duke mos zbatuar në praktikë të gjithë urdhërimet e mia, duke shkelur besëlidhjen time,
Levitiku 26:16
edhe unë do ta bëj këtë për ju: do të çoj kundër jush tmerrin, ligështimin dhe ethet, të cilët do të konsumojnë sytë tuaj dhe do ta bëj jetën tuaj të meket; dhe do ta mbillni kot farën tuaj, sepse do ta hanë armiqtë tuaj.
Levitiku 26:18
Dhe në qoftë se edhe mbas kësaj nuk më dëgjoni, unë do t`ju dënoj shtatë herë më tepër për mëkatet tuaja.
Levitiku 26:21
Dhe në rast se silleni si armiq të mi dhe nuk doni të më dëgjoni, unë do t`ju godas shtatë herë më tepër me plagë, simbas mëkateve tuaja.
Levitiku 26:23
Dhe në se, me gjithë këto gjëra, nuk do të ndreqeni për t`u kthyer tek unë, por me sjelljen tuaj
Levitiku 26:24
silleni si armiq të mi, edhe unë do të bëhem armiku juaj, dhe do t`ju godas shtatë herë më tepër për mëkatet tuaja.
Levitiku 26:26
Kur do t`ju heq bukën e gojës, dhjetë gra do të pjekin bukën tuaj në të njëjtën furrë dhe do të racionojnë bukën tuaj, duke e shpërndarë me peshë; ju do të hani, por nuk do të ngopeni.
Levitiku 26:28
edhe unë do të bëhem armiku i juaj plot mëri dhe do t`ju dënoj shtatë herë më shumë për mëkatet tuaja.
Levitiku 26:33
Do t`ju shpërndaj midis kombeve dhe do të nxjerr shpatën kundër jush; vendi juaj do të shkretohet dhe qytetet tuaja do të jenë të shkretuara.
Levitiku 26:34
Atëherë toka do të gëzojë të shtunat e saj për gjithë kohën që do të jetë e shkretuar dhe ju do të jeni në vendin e armiqve tuaj; kështu toka do të pushojë dhe do të gëzojë të shtunat e saj.
Levitiku 26:35
Për gjithë kohën që do të mbetet e shkretuar do të gëzojë pushimin që nuk pati në të shtunat tuaja, kur banonit në të.
Levitiku 26:36
Atyre prej jush që do të shpëtojnë do t`u kall në zemër tmerrin në vendin e armiqve të tyre; fërfërima e një gjethi që lëviz do t`i bëjë që t`ua mbathin këmbëve; do të turren ashtu siç iket përpara shpatës dhe do të bien pa i ndjekur askush.
Levitiku 26:37
Do të përplasen njëri me tjetrin, ashtu si përpara shpatës, pa i ndjekur askush; dhe nuk do të mund të qëndroni përpara armiqve tuaj.
Levitiku 26:39
Ata prej jush që do të mbijetojnë do të përgjërohen për shkak të paudhësisë së tyre në vendin e armiqve; edhe do të përgjërohen gjithashtu për shkak të paudhësisë së etërve të tyre.
Levitiku 26:41
sa që më kanë shtyrë të bëhem armik i tyre dhe t`i çoj në vendin e armiqve të tyre; në rast se zemra e tyre e parrethprerë do të përulet dhe do të pranojë ndëshkimin e paudhësisë së tyre,
Levitiku 26:42
atëherë unë do të kujtohem për besëlidhjen time të lidhur me Jakobin, do të kujtohem për besëlidhjen time të lidhur me Isakun dhe për besëlidhjen time me Abrahamin dhe do të kujtohem për vendin;
Levitiku 26:43
sepse vendi do të braktiset prej tyre dhe do të gëzojë të shtunat e tij, ndërsa do të jetë i shkretuar pa ta; kështu ata do të pranojnë ndëshkimin e paudhësisë së tyre për faktin se kanë përçmuar dekretet e mia dhe kanë kundërshtuar statutet e mia.
Levitiku 26:44
Megjithatë kur do të ndodhen në vendin e armiqve të tyre, unë nuk do t`i përçmoj dhe nuk do t`i urrej aq sa t`i asgjësoj krejt dhe të prish besëlidhjen time që kam lidhur me ta; unë jam Zoti, Perëndia i tyre;
Levitiku 26:45
por për dashuri ndaj tyre do të kujtohem për besëlidhjen e lidhur me stërgjyshërit e tyre, që i nxora nga vendi i Egjiptit para syve të kombeve për të qënë Perëndia i tyre. Unë jam Zoti".
Levitiku 27:2
"Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Kur një njeri lidh një kusht të rëndësishëm për t`i shenjtëruar Zotit një person dhe mendon t`i japë një barasvlerë,
Levitiku 27:5
Për ata që janë pesë vjeç e lart, deri njëzet vjeç, vlerësimi yt do të jetë njëzet sikla për një mashkull dhe dhjetë sikla për një femër.
Levitiku 27:6
Nga një muajsh e lart deri në pesë vjeç, vlerësimi yt do të jetë pesë sikla argjendi për një mashkull dhe tri sikla argjendi për një femër.
Levitiku 27:7
Nga gjashtëdhjetë vjeç e lart vlerësimi yt do të jetë pesëmbëdhjetë sikla për një mashkull dhe dhjetë sikla për një femër.
Levitiku 27:8
Por në se ai është tepër i varfër për të paguar shumën e kërkuar nga vlerësimi yt, atëherë do të paraqitet para priftit dhe ky do të bëjë vlerësimin. Prifti do ta bëjë vlerësimin duke pasur parasysh mjetet që ka ai që ka lidhur kushtin.
Levitiku 27:9
Në rast se është puna për kafshë që mund t`i paraqiten si ofertë Zotit, çdo kafshë e ofruar Zotit do të jetë gjë e shenjtë.
Levitiku 27:11
Por në qoftë se është puna për një kafshë të papastër, që mund t`i ofrohet Zotit, atëherë ai do ta paraqesë kafshën para priftit;
Levitiku 27:14
Në rast se dikush shenjtëron shtëpinë e tij për ta bërë gjë të shenjtë për Zotin, prifti do të bëjë vlerësimin, qoftë ajo e mirë apo e keqe; çfarëdo vlerësimi të bëjë prifti ai do të vlejë.
Levitiku 27:16
Në qoftë se dikush i shenjtëron Zotit një arë, pronë e tij, vlerësimi i saj do të bëhet në bazë të farës së nevojshme për të: pesëdhjetë sikla argjendi për një omer farë elbi.
Levitiku 27:21
dhe ara, kur shpengohet në jubile, do të jetë e shenjtë për Zotin si një arë që i është caktuar Perëndisë, dhe do të bëhet pronë e priftit.
Levitiku 27:23
prifti do të caktojë vlerësimin e tij për të deri në vitin e jubileut, dhe ai person do të paguajë po atë ditë çmimin e caktuar, si një gjë të shenjtë për Zotin.
Levitiku 27:26
Por asnjeri nuk mund t`i shenjtërojë pjelljet e para të bagëtisë, sepse si të parëlindur i përkasin Zotit; qoftë ka apo qengj, ai i takon Zotit.
Levitiku 27:27
Në rast se është puna për një kafshë të papastër, do ta shpengojë simbas çmimit të caktuar nga vlerësimi yt, duke i shtuar një të pestën; në rast se nuk shpengohet, do të shitet me çmimin e caktuar simbas vlerësimit tënd.
Levitiku 27:28
Megjithatë nuk do të mund të shitet a të shpengohet asgjë nga ato që i janë caktuar Zotit dhe që dikush ka caktuar për Zotin, midis tërë gjërave që i përkasin, qoftë një person, një kafshë o një copë toke nga pasuria e tij; çdo gjë e caktuar Perëndisë është një gjë shumë e shenjtë për Zotin.
Levitiku 27:29
Asnjë person i caktuar të shfaroset nuk mund të shpengohet; ai duhet të vritet.
Levitiku 27:32
Dhe për të dhjetën e bagëtive të trasha dhe të imta, koka e dhjetë e të gjitha kafshëve që kalojnë nën shufrën do t`i shenjtërohet Zotit.
Levitiku 27:34
Këto janë urdhërimet që Zoti i dha Moisiut për bijtë e Izraelit në malin Sinai.
Numrat 1:2
"Bëni regjistrimin e gjithë asamblesë së bijve të Izraelit në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre, duke numëruar një për një emrat e çdo mashkulli.
Numrat 1:4
Dhe me ju do të jetë një burrë për çdo fis, një që të jetë i pari i shtëpisë së atit të tij.
Numrat 1:10
nga bijtë e Jozefit, për Efraimin, Elishama, bir i Amihudit; për Manasën, Gamalieli, bir i Pedahtsurit;
Numrat 1:18
dhe thirrën tërë asamblenë, ditën e parë të muajit të dytë; ata u treguan fisin e tyre, në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre, duke numëruar personat me moshë njëzet vjeç e lart, një për një.
Numrat 1:20
Nga bijtë e Rubenit, i parëlinduri i Izraelit, trashëgimtarët e tyre në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre, duke numëruar emrat e të gjithë meshkujve, një për një, nga mosha njëzet vjeç e lart, tërë ata që ishin të aftë të shkonin në luftë:
Numrat 1:22
Nga bijtë e Simeonit, trashëgimtarët e tyre në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre, ata që u regjistruan duke numëruar emrat e të gjithë meshkujve, një për një, nga mosha njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që ishin të aftë të shkonin në luftë:
Numrat 1:32
Ndër bijtë e Jozefit: nga bijtë e Efraimit, trashëgimtarët e tyre në bazë të familjeve dhe të shtëpive të etërve të tyre, duke i numëruar emrat nga mosha njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që ishin të aftë për të shkuar në luftë:
Numrat 1:44
Këta ishin të regjistruarit nga Moisiu dhe Aaroni, së bashku me dymbëdhjetë burrat, prijës të Izraelit, secili përfaqësues i shtëpisë së atit të tij.
Numrat 1:50
por besoju Levitëve kujdesin për tabernakullin e dëshmisë, për të gjitha orenditë e tij dhe për çdo gjë që i përket. Ata do të mbartin tabernakullin dhe tërë orenditë e tij, do të bëjnë shërbimin dhe do të fushojnë rreth tabernakullit.
Numrat 1:53
Por Levitët do t`i ngrenë çadrat e tyre rreth tabenakullit të dëshmisë me qëllim që mëria ime të mos bjerë mbi asamblenë e bijve të Izraelit; kështu Levitët do të kujdesen për tabernakullin e dëshmisë".
Numrat 2:17
Pastaj do të niset për marshim çadra e mbledhjes bashkë me kampin e Levitëve në mes të kampeve të tjera. Do ta fillojnë marshimin në po atë rend të sistemimit të tyre, duke qëndruar secili në vendin e tij, pranë flamurit të vet.
Numrat 2:18
Në krahun perëndimor do të jetë flamuri i kampit të Efraimit simbas renditjes së tij, prijësi i bijve të Efraimit është Elishama, bir i Amihudit;
Numrat 2:25
Në krahun perëndimor do të jetë flamuri i kampit të Danit simbas renditjes së tij; prijësi i bijve të Danit është Ahiezeri, bir i Amishadait;
Numrat 2:31
Të gjithë ata që u regjistruan në divizionin e Danit, ishin njëqind e pesëdhjetë e shtatë mijë e gjashtëqind. Ata do të nisen për marshim të fundit, pranë flamujve të tyre".
Numrat 3:3
Këta janë emrat e bijve të Aaronit, të vajosur si priftërinj, që ai i shenjtëroi për të shërbyer si priftërinj.
Numrat 3:8
Do të kujdesen për të gjitha orenditë e çadrës së mbledhjes dhe do të përmbushin të gjitha detyrimet e bijve të Izraelit, duke kryer shërbimin e tabernakullit.
Numrat 3:23
Familjet e Gershonitëve duhet të zinin vend prapa tabernakullit, në drejtim të perëndimit.
Numrat 3:25
Detyrat e bijve të Gershonit në çadrën e mbledhjes kishin të bënin me tabernakullin, me çadrën dhe mbulesën e saj, me perden e hyrjes në çadrën e mbledhjes,
Numrat 3:26
me perdet e oborrit, me perden në hyrjen e oborrit rreth tabernakullit dhe rreth altarit dhe litarët e tij për tërë shërbimin që u takonte.
Numrat 3:28
Duke numëruar tërë meshkujt që ishin në moshë një muajsh e lart, kishte tetë mijë e gjashtëqind vetë, që kujdeseshin për shenjtëroren.
Numrat 3:32
Princi i princave të Levitëve ishte Eleazari, bir i priftit Aaron; ai mbikqyrte ata që kujdeseshin për shenjtëroren.
Numrat 3:36
Detyrat e caktuara për bijtë e Merarit kishin të bënin me dërrasat e tabernakullit, me traversat e tij, me shtyllat dhe bazat e tyre, me tërë veglat e tij dhe tërë punën që ka të bëjë me këto gjëra,
Numrat 3:38
Përpara tabernakullit, në krahun e tij lindor, përballë çadrës së mbledhjes, nga ana lindjes së diellit, duhet të zinin vend Moisiu, Aaroni dhe bijtë e tij; ata kujdeseshin për shenjtëroren duke plotësuar detyrat e bijve të Izraelit; por çdo i huaj tjetër që do të afrohej, do të dënohej me vdekje.
Numrat 3:41
Do t`i marrësh Levitët për mua, unë jam Zoti, në vend të të gjithë të parëlindurve ndër bijtë e Izraelit dhe bagëtinë e Levitëve në vend të të parëlindurve ndër bagëtitë e bijve të Izraelit".
Numrat 3:46
Për shpengimin e dyqind e shtatëdhjetë e tre të parëlindur të Izraelit që e kalojnë numrin e Levitëve,
Numrat 3:47
do të marrësh pesë sikla për frymë, simbas siklit të shenjtërores; sikli ka njëzet gere.
Numrat 3:48
Paratë do t`ia japësh Aaronit dhe bijve të tij për të shpenguar ata që e kalojnë numrin e tyre".
Numrat 4:3
nga mosha tridhjetë vjeç e lart deri në moshën pesëdhjetë vjeç, të të gjithë atyre që hyjnë në shërbim për të punuar në çadrën e mbledhjes.
Numrat 4:5
Kur kampi duhet lëvizur, Aaroni dhe bijtë e tij do të vinë për të hequr velin e ndarjes dhe do të mbulojnë me të arkën e dëshmisë;
Numrat 4:7
Do të shtrijnë një cohë ngjyrë vjollce mbi tryezën e bukëve të paraqitjes dhe do të vënë mbi të pjatat, gotat, legenët dhe kupat e libacioneve; mbi të do të jetë edhe buka e përjetshme.
Numrat 4:9
Pastaj do të marrin një mbulesë ngjyrë vjollce, me të cilën do të mbulojnë shandanin e ndriçimit, llambat e tij dhe gërshërët e tij, të gjitha enët e vajit të caktuara për shërbimin;
Numrat 4:12
Pastaj do të marrin të gjitha veglat e shërbimit që përdoren në shenjtëroren, do t`i fusin në një cohë ngjyrë vjollce, do t`i mbështjellin me një mbulesë prej lëkure të baldosës dhe do t`i vendosin mbi një bartinë.
Numrat 4:14
mbi të do të vendosen të gjitha veglat që përdoren për shërbimin e tij, mangallet, mashat, lopatëzat, legenat, të gjitha veglat e altarit; do të shtrijnë mbi të një mbulesë prej lëkure të baldosës dhe do të futin në të shtizat.
Numrat 4:15
Pasi që Aaroni dhe bijtë e tij të kenë mbaruar së mbuluari shenjtëroren dhe tërë orenditë e saj, kur kampi është bërë gati të niset, bijtë e Kehathit do të vijnë për t`i mbartur, por ata nuk do të prekin gjërat e shenjta, që të mos vdesin. Këto janë gjërat nga çadra e mbledhjes të cilat bijtë e Kehathit duhet të trasportojnë.
Numrat 4:16
Eleazari, bir i priftit Aaron, do të ngarkohet me vajin e shandanit, me temjanin aromatik, me ofertën e përjetshme të ushqimit dhe të vajit të vajosjes; ai do të ngarkohet edhe me tërë tabernakullin dhe tërë gjërat që përmban ai, me shenjtëroren dhe pajisjet e saj".
Numrat 4:19
bëni, pra, këtë për ta, me qëllim që ata të jetojnë dhe të mos vdesin kur u afrohen gjërave shumë të shenjta: Aaroni dhe bijtë e tij do të hyjnë dhe do t`i caktojnë secilit shërbimin e tij dhe detyrën e tij.
Numrat 4:20
Por ata nuk do të hyjnë për të parë në kohën kur gjërat e shenjta po mbulohen, që të mos vdesin".
Numrat 4:23
Do ta bësh regjistrimin nga mosha tridhjetë vjeç e lart, deri në moshën pesëdhjetë vjeç të të gjithë atyre që hyjnë për të bërë shërbimin, për të punuar në çadrën e mbledhjes.
Numrat 4:25
do të bartin pëlhurat e tabernakullit dhe çadrën e mbledhjes, mbulesën e saj, mbulesën prej lëkure të baldosës që është sipër dhe perden në hyrje të çadrës së mbledhjes,
Numrat 4:26
perdet e oborrit me perden për hyrjen në oborr, perdet që janë rreth tabernakullit dhe altarit, litarët e tyre dhe të gjitha veglat e caktuara për shërbimin e tyre; ç`të jetë e nevojshme të bëhet ata do ta bëjnë.
Numrat 4:27
Tërë shërbimi i bijve të Gershonitëve, të gjitha gjërat që duhet të bartin dhe të gjitha gjërat që duhet të kryejnë, do të bëhen me urdhër të Aaronit dhe të bijve të tij; ju do t`u ngarkoni atyre përgjegjësinë për tërë gjërat që duhet të bartin.
Numrat 4:30
do të bësh regjistrimin nga mosha tridhjetë vjeç e lart, deri në moshën pesëdhjetë vjeç të të gjithë atyre që hyjnë në çadrën e mbledhjes për të kryer shërbime.
Numrat 4:31
Kjo është ajo që i është besuar përgjegjësisë së tyre në pajtim me gjithë shërbimin e tyre në çadrën e mbledhjes; dërrasat e tabernakullit, traversat, shtyllat dhe bazat e tij,
Numrat 4:32
shtyllat që ndodhen rreth e rrotull oborrit, bazat e tyre, kunjat e tyre, litarët e tyre, me të gjitha veglat e tyre dhe tërë shërbimet që këto gjëra përmbajnë; dhe do t`i caktoni secilit personalisht objektet që duhet të mbajë.
Numrat 4:35
e të gjithë atyre që nga mosha tridhjetë vjeç e lart, deri pesëdhjetë vjeç hynin për të shërbyer në çadrën e mbledhjes.
Numrat 4:39
nga mosha tridhjetë vjeç e lart, deri në moshën pesëdhjetë vjeç, tërë ata që hynin për të shërbyer në çadrën e mbledhjes;
Numrat 4:43
nga mosha tridhjetë vjeç e lart, deri në moshën pesëdhjetë vjeç, tërë ata që hynin për të shërbyer në çadrën e mbledhjes;
Numrat 4:47
nga mosha tridhjetë vjeç e lart deri në moshën pesëdhjetë vjeç, tërë ata që hynin për të shërbyer dhe për të mbajtur pesha në çadrën e mbledhjes;
Numrat 4:49
Ata u regjistruan, simbas urdhrit të Zotit për Moisiun, secili në bazë të shërbimit që duhet të bënte dhe të asaj që duhet të mbante. Kështu ata u regjistruan nga ai, ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
Numrat 5:3
Dëboni jashtë kampit qoftë meshkujt, qoftë femrat; do t`i dëboni jashtë kampit për të mos ndotur kampin në mes të të cilit unë banoj".
Numrat 5:6
"Thuaju bijve të Izraelit: Kur një burrë apo një grua bën çfarëdo lloj fyerje kundër një njeriu, duke vepruar kështu kryen një mëkat kundër Zotit, dhe ky person bëhet fajtor;
Numrat 5:7
ai do ta njohë fyerjen që ka bërë dhe do të shpërblejë plotësisht dëmin e bërë, duke i shtuar një të pestën dhe duke ia dhënë personit që ka fyer.
Numrat 5:8
Por në rast se ky nuk ka ndonjë të afërm person të një gjaku të cilit mund t`i bëhet shpërblimi për fyerjen e kryer, shpërblimi do t`i shkojë Zotit për priftin, veç dashit fajshlyes, me të cilin do të bëhet shlyerja për të.
Numrat 5:9
Çdo ofertë e ngritur e çfarëdo gjëje të shenjtëruar që bijtë e Izraelit i paraqesin priftit, do t`i përkasë këtij.
Numrat 5:10
Sendet që dikush shenjtëron do të jenë të priftit; atë që dikush i jep priftit, do t`i përkasë këtij".
Numrat 5:14
në qoftë se një ndjenjë zilie e zë dhe bëhet xheloz për gruan e tij që është fëlliqur; ose në qoftë se një ndjenjë zilie e zë dhe ai bëhet xheloz për gruan e tij edhe sikur ajo të mos jetë fëlliqur,
Numrat 5:15
burri do ta çojë gruan e tij te prifti dhe do t`i japë atij një ofertë për atë: një të dhjetën e një efe miell elbi; nuk do t`i derdhë sipër vaj ulliri as do t`i vërë sipër temjan, sepse është një blatim ushqimor për xhelozi, një blatim përkujtimor, i caktuar për të kujtuar një faj.
Numrat 5:16
Prifti do ta afrojë gruan dhe do ta mbajë më këmbë përpara Zotit.
Numrat 5:18
pastaj prifti do ta mbajë në këmbë gruan para Zotit, do t`i zbulojë kokën dhe do të vërë në duart e saja blatimin përkujtimor, që është blatimi ushqimor për xhelozinë, ndërsa prifti do të mbajë në dorë ujin e hidhur që sjell mallkimin.
Numrat 5:19
Pastaj prifti do ta vërë gruan të betohet dhe do t`i thotë: "Në qoftë se asnjë burrë s`ka rënë në shtrat me ty dhe nuk je larguar nga rruga e drejtë për t`u fëlliqur, ndërsa ishe e martuar me burrin tënd, je e përjashtuar nga çdo efekt i dëmshëm i këtij uji të hidhur që sjell mallkimin.
Numrat 5:24
Pas kësaj do t`i japë gruas për të pirë ujë të hidhur që sjell mallkimin dhe ky ujë që sjell mallkimin do të hyjë në të për të prodhuar hidhërim;
Numrat 5:25
pastaj prifti do të marrë nga duart e gruas blatimin e ushqimit për xhelozinë, do ta tundë blatimin para Zotit dhe do t`ia ofrojë në altar;
Numrat 5:26
prifti do të marrë nga duart e gruas një grusht të blatimit ushqimor si kujtim dhe do ta tymosë mbi altar; pastaj do t`i japë gruas ujë për të pirë.
Numrat 5:27
Mbas pirjes së ujit, do të ndodhë që, në se ajo është fëlliqur dhe ka kryer një pabesi ndaj burrit të saj, uji që sjell mallkimin do të hyjë në trupin e saj për të prodhuar hidhërim; barku i saj do të fryhet, ijët e saj do të dobësohen dhe ajo grua do të bëhet një mallkim në mes të popullit të saj.
Numrat 5:29
Ky është ligji për xhelozinë, në rastin kur gruaja, duke qenë e martuar me një burrë, merr rrugë të keqe dhe fëlliqet,
Numrat 5:30
ose në rastin kur ndjenja e xhelozisë e zë një burrë dhe ky bëhet xheloz për gruan e tij; ai do ta paraqesë gruan e tij para Zotit dhe prifti do të zbatojë me të plotësisht këtë ligj.
Numrat 6:2
"Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Kur një burrë a një grua do të lidhin një kusht të veçantë, kushtin e nazireatit, për t`iu shenjtëruar Zotit,
Numrat 6:3
do të heqin dorë nga vera dhe nga pije të tjera që të dehin, nuk do të pinë uthull të bërë nga vera, as uthull të përgatitur me pije dehëse; nuk do të pinë asnjë lëng rrushi dhe nuk do të hanë rrush, as të freskët as të thatë.
Numrat 6:5
Gjatë gjithë kohës së kushtit të shenjtërimit, brisku nuk do të kalojë mbi kokën e tij; deri sa të mbushen ditët për të cilët iu shenjtërua Zotit do të jetë i shenjtë; do t`i lërë flokët e tij të rriten të gjatë mbi kokën e tij.
Numrat 6:6
Për gjithë kohën që i është shenjtëruar Zotit nuk do t`i afrohet ndonjë trupi të vdekur;
Numrat 6:7
as sikur të ishte i ati apo e ëma, i vëllai ose e motra, ai nuk do të ndotet për ta kur vdesin, sepse mban mbi krye shenjën e shenjtërimit të tij Perëndisë.
Numrat 6:8
Për gjithë kohën e shenjtërimit të tij, ai do të jetë i shenjtë për Zotin.
Numrat 6:11
Prifti do të ofrojë njërin prej tyre si flijim për mëkatin dhe tjetrin si olokaust dhe do të bëjë shlyerjen për të, sepse ka mëkatuar për shkak të trupit të vdekur; dhe po atë ditë do të shenjtërojë kokën e tij.
Numrat 6:12
Do t`i shenjtërojë përsëri Zotit ditët e nazireatit të tij dhe do të çojë një qengj motak si fli shlyerjeje; por ditët e mëparshme nuk do të llogariten më, sepse nazireati i tij është ndotur.
Numrat 6:14
dhe ai do t`ia paraqesë ofertën e tij Zotit: një qengj mashkull motak pa të meta për olokaustin, një qengj femër motak pa të meta për flijimin për mëkatin dhe një dash pa të meta për flijimin e falënderimit;
Numrat 6:15
një shportë me bukë të ndorme të përgatitura me majë mielli, me kuleç të zëna me vaj, një revani pa maja të lyer me vaj, me ofertat e tyre ushqimore dhe libacionet e tyre.
Numrat 6:16
Prifti do t`i paraqesë këto gjëra përpara Zotit dhe do të ofrojë flijimin e tij për mëkatin dhe olokaustin e tij;
Numrat 6:20
Prifti do t`i tundë si oferta para Zotit; është një gjë e shenjtë që i përket priftit, bashkë me gjoksin e ofertës së tundur dhe me kofshën e ofertës së ngritur. Pas kësaj nazireu do të mund të pijë verë.
Numrat 6:21
Ky është ligji për nazireun që i ka premtuar Zotit një ofertë për shenjtërimin e tij, veç atyre që mjetet e tij do t`i lejojnë të bëjë. Në bazë të kushtit të lidhur, ai duhet të sillet në pajtim me ligjin e shenjtërimit të tij".
Numrat 7:3
dhe e çuan ofertën e tyre para Zotit: gjashtë qerre të mbuluara dhe dymbëdhjetë qe, një qerre për çdo dy prijës dhe një ka për secilin prej tyre; dhe i ofruan para tabernakullit.
Numrat 7:5
"Prano këto gjëra prej tyre për t`i përdorur në shërbim të çadrës së mbledhjes, dhe do t`ua japësh Levitëve, secilit simbas shërbimit që ka".
Numrat 7:10
Prijësit e paraqitën ofertën e tyre për kushtimin e altarit, ditën kur u vajos; kështu prijësit paraqitën ofertën e tyre para altarit.
Numrat 7:11
Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Prijësit do ta paraqesin ofertën e tyre një në ditë për kushtimin e altarit".
Numrat 7:13
ai ofroi një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim ushqimor,
Numrat 7:16
një dhi si flijim për mëkatin
Numrat 7:19
Ai paraqiti si ofertë të tij një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores; që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim ushqimor,
Numrat 7:22
një kec si flijim për mëkatin
Numrat 7:25
Oferta e tij qe një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen i vogël shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit;
Numrat 7:28
një kec si flijim për mëkatin
Numrat 7:31
Ai ofroi një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi me një peshë prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit,
Numrat 7:34
dhe një kec si flijim për mëkatin
Numrat 7:37
Ai ofroi një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim ushqimor,
Numrat 7:40
një kec si flijim për mëkatin
Numrat 7:43
Ai ofroi një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores; si pjata ashtu dhe legeni ishin mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit,
Numrat 7:46
një kec si flijim për mëkatin
Numrat 7:49
Ai ofroi një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen me një peshë prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit,
Numrat 7:52
një kec si flijim për mëkatin,
Numrat 7:55
Oferta e tij ishte një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit,
Numrat 7:58
një kec si flijim për mëkatin
Numrat 7:61
Oferta e tij ishte një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi me një peshë prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklave të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit,
Numrat 7:64
një kec si flijim për mëkatin
Numrat 7:67
Oferta e tij ishte një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores; që të dy ishin mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit,
Numrat 7:70
një kec si flijim për mëkatin
Numrat 7:73
Oferta e tij ishte një pjatë argjendi prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores; që të dy ishin mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit,
Numrat 7:76
një kec si flijim për mëkatin
Numrat 7:79
Ai ofroi një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores, që të dy ishin mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit,
Numrat 7:82
një kec si flijim për mëkatin
Numrat 7:84
Këto ishin dhuratat për kushtimin e altarit që u bënë nga prijësit e Izraelit kur altari u vajos: dymbëdhjetë pjata argjendi, dymbëdhjetë legena argjendi, dymbëdhjetë kupa ari;
Numrat 7:85
çdo pjatë argjendi peshonte njëqind e tridhjetë sikla dhe çdo legen argjendi shtatëdhjetë sikla; shuma e argjendit që përmbanin enët arrinte dy mijë e katërqind sikla, simbas siklit të shenjtërores;
Numrat 7:87
Shuma e kafshëve për olokaustin ishte dymbëdhjetë dema të vegjël, dymbëdhjetë desh, dymbëdhjetë qengja motakë bashkë me blatimet e ushqimit dhe dymbëdhjetë keca si flijim për mëkatin.
Numrat 7:88
Shuma e kafshëve si flijim falënderimi ishte njëzet e katër dema të vegjël, gjashtëdhjetë desh, gjashtëdhjetë cjep dhe gjashtëdhjetë qengja motakë. Këto ishin dhuratat për kushtimin e altarit pas vajosjes së tij.
Numrat 7:89
Dhe kur Moisiu hynte në çadrën e mbledhjes për të folur me Zotin, dëgjonte zërin e tij që i fliste nga pjesa e sipërme e pajtuesit që ndodhet mbi arkën e dëshmisë midis dy kerubinëve; kështu i fliste Zoti.
Numrat 8:2
"Foli Aaronit dhe i thuaj: Kur do të vendosësh llambat, shtatë llambat duhet të ndriçojnë pjesën e përparme të shandanit".
Numrat 8:3
Dhe Aaroni veproi kështu: i vendosi llambat në mënyrë që të ndriçonin pjesën e përparme të shandanit, ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
Numrat 8:7
Do të veprosh kështu për t`i pastruar: do të spërkatësh ujë mbi ta për t`i pastruar; pastaj do të heqin një brisk mbi tërë trupin e tyre, do të lajnë rrobat e tyre dhe do të pastrohen.
Numrat 8:8
Pastaj do të marrin një dem të vogël me blatimin e ushqimit prej majë mielli të përzier me vaj ndërsa ti do të marrësh një dem tjetër si flijim për mëkatin.
Numrat 8:9
Do t`i afrosh Levitët përpara çadrës së mbledhjes dhe do të thërrasësh tërë asamblenë e bijve të Izraelit.
Numrat 8:10
Kështu do t`i afrosh Levitët përpara Zotit dhe bijtë e Izraelit do të vënë duart e tyre mbi Levitët;
Numrat 8:12
Pastaj Levitët do të vënë duart e tyre mbi kokën e demave të vegjël, dhe ti do të ofrosh njërin prej tyre si flijim për mëkatin dhe tjetrin si olokaust për Zotin, për të bërë shlyerjen për Levitët.
Numrat 8:13
Do t`i mbash më këmbë Levitët përpara Aaronit dhe para bijve të tij dhe do t`i paraqitësh si një ofertë të tundur për Zotin.
Numrat 8:15
Pas kësaj Levitët do të hyjnë në çadrën e mbledhjes për të kryer shërbimin; kështu ti do t`i pastrosh dhe do t`i paraqitësh si një ofertë të tundur,
Numrat 8:16
sepse më janë dhënë plotësisht nga gjiri i bijve të Izraelit; unë i mora për vete, në vend të të gjithë atyre që çelin barkun e nënës, në vend të të parëlindurve të të gjithë bijve të Izraelit.
Numrat 8:17
Sepse të gjithë të parëlindurit e bijve të Izraelit, si të njerëzve ashtu dhe të kafshëve, më takojnë mua; i shenjtërova për vete ditën që godita tërë të parëlindurit në vendin e Egjiptit.
Numrat 8:19
Dhe i dhurova Aaronit dhe bijve të tij Levitët nga gjiri i bijve të Izraelit me qëllim që të kryejnë shërbimin e bijve të Izraelit në çadrën e mbledhjes dhe që të bëjnë shlyerjen për bijtë e Izraelit, që të mos ndodhë asnjë fatkeqësi midis bijve të Izraelit kur i afrohen shenjtërores".
Numrat 8:21
Dhe Levitët u pastruan dhe i lanë rrobat e tyre; pastaj Aaroni i paraqiti si një ofertë të tundur përpara Zotit dhe bëri shlyerjen për ta, për t`i pastruar.
Numrat 8:22
Pas kësaj Levitët hynë në çadrën e mbledhjes për të bërë shërbimin e tyre në prani të Aaronit dhe të bijve të tij. Ata u bënë Levitëve atë që Zoti i kishte urdhëruar Moisiut lidhur me ta.
Numrat 8:24
"Kjo është ajo që u takon Levitëve; nga mosha njëzet e pesë vjeç e lart Leviti do të hyjë në çadrën e mbledhjes për të kryer shërbimet e rastit;
Numrat 9:6
Por kishte disa njerëz që ishin të papastër sepse kishin prekur trupin e vdekur të një personi dhe nuk mund ta kremtonin Pashkën atë ditë. Por këta njerëz u paraqitën po atë ditë përpara Moisiut dhe Aaronit,
Numrat 9:7
dhe i thanë Moisiut: "Ne jemi të papastër sepse kemi prekur trupin e vdekur të një personi; pse vallë na pengohet të paraqesim ofertën e Zotit në kohën e duhur, në mes të bijve të Izraelit?".
Numrat 9:8
Moisiu iu përgjegj atyre: "Prisni që të dëgjoj çfarë do të urdhërojë Zoti lidhur me ju".
Numrat 9:10
"Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Në rast se dikush nga ju ose nga trashëgimtarët tuaj është i papastër për shkak të një trupi të vdekur, apo gjendet larg në udhëtim, do ta kremtojë njëlloj Pashkën për nder Zotit.
Numrat 9:14
Në rast se një i huaj që banon në mes jush kremton Pashkën e Zotit, ai duhet ta bëjë mbas statuteve dhe dekreteve të Pashkës. Ju do të keni një statut të vetëm për të huajin dhe për atë që ka lindur në vend".
Numrat 9:15
Por ditën në të cilën tabernakulli u ngrit, reja mbuloi tabernakullin, perden e dëshmisë; dhe që nga mbrëmja deri në mëngjes reja mbi tabernakullin kishte marrë një pamje zjarri.
Numrat 9:17
Sa herë që reja ngrihej mbi çadrën, bijtë e Izraelit niseshin për rrugë pas kësaj; dhe aty ku ndalej reja, aty bijtë e Izraelit vendosnin kampin e tyre.
Numrat 9:19
Kur reja qëndronte për shumë ditë mbi tabernakullin, bijtë e Izraelit respektonin urdhrin e Zotit dhe nuk lëviznin.
Numrat 9:20
Por në rast se reja ndalej vetëm pak ditë mbi tabernakullin, me urdhër të Zotit ata qëndronin në kampin e tyre dhe me urdhër të Zotit niseshin për rrugë.
Numrat 9:21
Në rast se reja ndalej vetëm nga mbrëmja deri në mëngjes, kur ajo ngrihej në mëngjes, ata niseshin për rrugë; si ditën ashtu dhe natën, kur reja ngrihej, ata viheshin në lëvizje.
Numrat 10:2
"Bëj dy bori prej argjendi; do t`i bësh me argjend të rrahur; do t`i përdorësh për të thirrur asamblenë dhe për të lëvizur fushimet.
Numrat 10:5
Kur do t`i bini alarmit për herë të parë, ata që janë në lindje do të vihen në lëvizje.
Numrat 10:6
Kur do t`i bini alarmit për herë të dytë, ata që janë në jug do të vihen në lëvizje; duhet t`i bini alarmit që të vihen në lëvizje.
Numrat 10:8
Do t`u bien borive bijtë e Aaronit, priftërinjtë; ky do të jetë një statut i përjetshëm për ju dhe për trashëgimtarët tuaj.
Numrat 10:9
Kur në vendin tuaj do të shkoni në luftë kundër armikut që ju shtyp, do t`i bini alarmit me boritë; kështu do të kujtoheni përpara Zotit Perëndisë tuaj, dhe do të çliroheni nga armiqtë tuaj.
Numrat 10:10
Po kështu në ditët tuaja të gëzimit, në festat tuaja të caktuara dhe në fillim të muajve tuaj të parë, do t`u bini borive me rastin e olokausteve dhe të flijimeve tuaja të falënderimit; dhe kështu ato do të bëjnë që të kujtoheni përpara Perëndisë tuaj. Unë jam Zoti, Perëndia juaj".
Numrat 10:12
Dhe bijtë e Izraelit u nisën për rrugë, duke lënë shkretëtirën e Sinait; pastaj reja u ndal në shkretëtirën e Paranit.
Numrat 10:13
Kështu u nisën për rrugë herën e parë simbas urdhrit që Zoti kishte dhënë me anë të Moisiut.
Numrat 10:17
Pastaj u çmontua tabernakulli dhe bijtë e Merarit dhe të Gershonit u nisën për rrugë, duke transportuar tabernakullin.
Numrat 10:25
Pastaj filloi të lëvizë flamuri i kampit të bijve të Danit, i ndarë simbas formacioneve të tij, që përbënte praparojën e të gjitha kampeve. Divizioni i Danit komandohej nga Ahiezieri, bir i Amishadait.
Numrat 10:29
Por Moisiu i tha Hobabit, birit të Reuelit, Madianitit, vjehrri i Moisiut: "Ne po vihemi në marshim drejt vendit për të cilin Zoti ka thënë "Unë do t`jua jap". Eja me ne dhe do të të bëjmë të mira,
Numrat 10:30
Hobabi iu përgjegj: "Unë nuk do të vij, por do të kthehem në vendin tim te të afërmit e mi".
Numrat 10:31
Atëherë Moisiu i tha: "Mos na lërë, sepse ti e di ku duhet të fushojmë në shkretëtirë dhe ti do të jesh si sytë për ne.
Numrat 10:33
Kështu u nisën nga mali i Zotit dhe ecën tri ditë; dhe arka e besëlidhjes së Zotit shkoi para tyre gjatë një udhëtimi prej tri ditësh, për të gjetur një vend ku ata të pushonin.
Numrat 11:1
Por populli u ankua dhe kjo nuk tingëlloi mirë në veshët e Zotit; sa e dëgjoi, Zoti u zemërua, dhe zjarri i tij shpërtheu midis tyre dhe shkatërroi skajin e kampit.
Numrat 11:4
Dhe fundërrinën heterogjene që ishte midis popullit e pushtoi një lakmi e madhe; edhe bijtë e Izraelit filluan të ankohen dhe të thonë: "Kush do të na japë mish për të ngrënë?
Numrat 11:8
Populli shkonte rreth e rrotull për ta mbledhur; pastaj e bënte miell me mokrat ose e shtypte në havan, e zinte në një tenxhere ose përgatiste kuleç, të cilët kishin shijen e kuleçëve me vaj.
Numrat 11:10
Por Moisiu dëgjoi popullin që ankohej, në të gjitha familjet e tij, secili në hyrje të çadrës së vet; zemërimi i Zotit shpërtheu me të madhe dhe kjo nuk i pëlqeu aspak edhe Moisiut.
Numrat 11:11
Atëherë Moisiu i tha Zotit: "Pse e trajtove kaq keq shërbëtorin tënd? Pse nuk gjeta hir para syve të tu për ta vënë barrën e gjithë këtij populli mbi mua?
Numrat 11:13
Ku mund të gjej mish për t`i dhënë tërë këtij populli? Sepse vazhdon të qajë para meje, duke thënë: "Na jep mish për të ngrënë!".
Numrat 11:14
Unë nuk mund ta mbaj vetëm tërë këtë popull; është një barrë shumë e rëndë për mua.
Numrat 11:18
Pastaj do t`i thuash popullit: Shenjtërohuni për nesër, dhe do të hani mish, sepse keni qarë në veshët e Zotit, duke thënë: "Kush do të na japë mish për të ngrënë? Ishim kaq mirë në Egjipt!". Prandaj Zoti do t`ju japë mish dhe ju do ta hani.
Numrat 11:19
Dhe do ta hani jo për një ditë, jo për dy ditë, jo për pesë ditë, jo për dhjetë ditë, jo për njëzet ditë,
Numrat 11:20
por për një muaj të tërë, deri sa t`ju dalë nga hunda dhe t`ju shkaktojë neveri, sepse keni hedhur poshtë Zotin dhe keni qarë para tij, duke thënë: "Pse vallë dolëm nga Egjipti?"".
Numrat 11:22
Mos duhen therur kope të tëra bagëtish të trasha dhe të imta që të kenë mjaft mish? Apo duhet mbledhur për ta gjithë peshku i detit që ta kenë një sasi të mjaftueshme?".
Numrat 11:23
Zoti iu përgjegj Moisiut: "Krahu i Zotit është shkurtuar ndofta? Tani do të shikosh në se fjala ime do të shkojë në vend apo jo".
Numrat 11:26
Por dy njerëz, njëri quhej Eldad dhe tjetri Medad, kishin mbetur në kamp; dhe Fryma u vu edhe mbi ta; këta ishin ndër të regjistruarit, por nuk kishin dalë për të shkuar në çadër; megjithatë bënë profeci në kamp.
Numrat 11:29
Por Moisiu iu përgjegj: "Ndofta je xheloz për mua? Ah, le të ishin të gjithë profetë në popullin e Zotit dhe dhëntë Zoti që Fryma e tij të vihet mbi ta!".
Numrat 11:33
Kishin akoma mishin ndër dhëmbë dhe nuk e kishin përtypur akoma, kur zemërimi i Zotit kundër popullit u ndez dhe ai e goditi popullin me një plagë shumë të rëndë.
Numrat 11:35
Nga Kibroth-Hataavau populli u nis për në Haltseroth dhe u ndal në këtë vend.
Numrat 12:1
Miriami dhe Aaroni iu kundërvunë Moisiut me fjalë për shkak të gruas etiopase me të cilën qe martuar; në fakt ai qe martuar me një grua etiopase.
Numrat 12:2
Dhe i thanë: "Mos vallë Zoti ka folur vetëm me anë të Moisiut? A nuk ka folur ai edhe nëpërmjet nesh?". Dhe Zoti dëgjoi.
Numrat 12:3
(Sepse Moisiu ishte një njeri shumë zemërbutë, më tepër se kushdo mbi faqen e dheut).
Numrat 12:5
Atëherë Zoti zbriti në një kolonë reje, u ndal në hyrjen e çadrës dhe thirri Aaronin dhe Miriamin; që të dy i erdhën përpara.
Numrat 12:8
Me të unë flas sy për sy, duke bërë që ai të më shohë, dhe jo me shprehje të errëta; dhe ai sodit dukjen e Zotit. Pse nuk keni pasur frikë të flisni kundër shërbëtorit tim, kundër Moisiut?".
Numrat 12:10
Kur reja u tërhoq nga pjesa e sipërme e çadrës, Miriami ishte bërë lebroze e bardhë si bora; Aaroni e shikoi Miriamin, dhe ja, ajo ishte lebroze.
Numrat 12:13
Kështu Moisiu i thirri Zotit, duke i thënë: "Shëroje, o Perëndi, të lutem!".
Numrat 12:14
Atëherë Zoti iu përgjegj Moisiut: "Po ta kishte pështyrë i ati në fytyrë, nuk do të ishte ndofta e turpëruar shtatë ditë? Izolojeni, pra, jashtë kampit shtatë ditë; pastaj pranojeni përsëri".
Numrat 12:15
Miriamin e izoluan jashtë kampit për shtatë ditë; dhe populli nuk e filloi marshimin e tij deri sa Miriami të ripranohej në kamp.
Numrat 13:4
Këta ishin emrat e tyre: Shamua, bir i Zakurit, për fisin e Rubenit;
Numrat 13:5
Shafati, bir i Horit, për fisin e Simeonit;
Numrat 13:6
Kalebi, bir i Jefunehut, për fisin e Judës;
Numrat 13:7
Igali, bir i Jozefit, për fisin e Isakarit;
Numrat 13:8
Hoshea, bir i Nunit, për fisin e Efraimit;
Numrat 13:9
Palti, bir i Rafut, për fisin e Beniaminit;
Numrat 13:10
Gadieli, bir i Sodit, për fisin e Zabulonit;
Numrat 13:11
Gadi, bir i Susit, për fisin e Jozefit, domethënë për fisin e Manasit;
Numrat 13:12
Amieli, bir i Gemalit, për fisin e Danit;
Numrat 13:13
Seturi, bir i Mikaelit, për fisin e Asherit;
Numrat 13:14
Nahbi, bir i Vofsit, për fisin e Neftalit;
Numrat 13:15
Geueli, bir i Makit, për fisin e Gadit.
Numrat 13:16
Këto janë emrat e personave që Moisiu dërgoi për të vëzhguar vendin. Moisiu i vuri Hosheas, birit të Nunit, emrin e Jozueut.
Numrat 13:17
Moisiu, pra, i dërgoi për të vëzhguar vendin e Kanaanit dhe u tha atyre: "Ngjituni që këtej në Negev dhe pastaj në krahinën malore,
Numrat 13:18
për të parë si është vendi, në qoftë se populli që banon aty është i fortë apo i dobët, i pakët në numër apo i shumtë;
Numrat 13:22
U ngjitën përmes Negevit dhe shkuan deri në Hebron, ku ishin Ahimani, Sheshai dhe Talmai, pasardhës të Anakut. (Hebronin e kishin ndërtuar shtatë vjet para Tsoanit në Egjipt).
Numrat 13:24
Ky vend u quajt lugina e Eshkolit, për shkak të viles së rrushit që bijtë e Izraelit prenë aty.
Numrat 13:29
Amalekitët banojnë në krahinën e Negevit; Hitejtë, Gebusejtë dhe Amorejtë banojnë përkundrazi në krahinën malore, ndërsa Kananejtë banojnë pranë detit dhe gjatë Jordanit".
Numrat 13:32
Kështu i paraqitën një informacion të keq për vendin që kishin vëzhguar duke thënë: "Vendi që kemi përshkuar për ta vëzhguar është një vend që i ha banorët e tij; dhe të gjithë njerëzit që kemi parë në të janë njerëz me shtat të lartë.
Numrat 13:33
Përveç kësaj aty pamë gjigantë (pasardhësit e Anakut rrjedhin nga gjigantët), përballë të cilëve na dukej se ishim karkaleca, dhe kështu duhet t`u dukeshim atyre".
Numrat 14:3
Pse Zoti na çon në këtë vend që të biem nga goditja e shpatave? Gratë dhe fëmijët tanë do të bëhen pre e armikut. A nuk do të ishte më mirë për ne të kthehemi në Egjipt?".
Numrat 14:5
Atëherë Moisiu dhe Aaroni ranë përmbys përpara tërë asamblesë së mbledhur të bijve të Izraelit.
Numrat 14:7
dhe i folën kështu asamblesë së bijve të Izraelit: "Vendi që kemi përshkuar për ta vëzhguar është një vend i mirë, shumë i mirë.
Numrat 14:10
Atëherë tërë asambleja foli për t`i vrarë me gurë; por lavdia e Zotit iu shfaq në çadrën e mbledhjes tërë bijve të Izraelit.
Numrat 14:11
Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Deri kur do të më përçmojë ky popull? Dhe deri kur do të refuzojnë të besojnë pas gjithë atyre mrekullive që kam bërë në mes të tyre?
Numrat 14:13
Moisiu i tha Zotit: "Por do ta dëgjojnë Egjiptasit, nga mesi i të cilëve e ke ngritur këtë popull për fuqinë tënde,
Numrat 14:14
dhe do t`ia bëjnë të ditur banorëve të këtij vendi. Ata kanë dëgjuar që ti, o Zot, je në mes të këtij populli, i shfaqesh atij sy për sy, që reja jote qëndron mbi ta dhe që ecën para tyre ditën në një kolonë reje dhe natën në një kolonë të zjarrtë.
Numrat 14:23
me siguri nuk kanë për ta parë vendin që u betova t`u jap etërve të tyre. Askush nga ata që më kanë përçmuar nuk ka për ta parë;
Numrat 14:30
nuk do të hyni me siguri në vendin ku u betova se do të banoni, me përjashtim të Kalebit, birit të Jefunehut, dhe të Jozueut, birit të Nunit.
Numrat 14:31
Të vegjlit tuaj përkundrazi, që ju thatë se do të ishin viktima të armiqve, do t`i fus; dhe ata do të njohin vendin që ju keni përçmuar.
Numrat 14:32
Por sa për ju, kufomat tuaja do të bien në këtë shkretëtirë.
Numrat 14:33
Dhe bijtë tuaj do të kullosin kopetë në shkretëtirë dyzet vjet me radhë dhe do të mbajnë ndëshkimin për pabesitë tuaja, deri sa të treten kufomat tuaja në shkretëtirë.
Numrat 14:34
Në bazë të numrit të ditëve që keni përdorur për të vëzhguar vendin, domethënë dyzet ditë, për çdo ditë do të mbani fajin tuaj një vit, gjithsej, pra, dyzet vjet; dhe kështu do të kuptoni se ç`do të thotë që unë jam tërhequr nga ju.
Numrat 14:36
Njerëzit që Moisiu kishte dërguar për të vëzhguar vendin, mbas kthimit të tyre e kishin shtyrë tërë asamblenë të murmuriste kundër tij, duke paraqitur një raport të keq për vendin,
Numrat 14:37
ata njerëz, që kishin përpiluar raportin e keq për vendin, vdiqën nga një plagë përpara Zotit.
Numrat 14:40
U ngritën herët në mëngjes dhe u ngjitën në majë të malit, duke thënë: "Ja ku jemi; ne do të ngjitemi në vendin për të cilin na foli Zoti, sepse kemi mëkatuar".
Numrat 14:41
Por Moisiu tha: "Pse e shkelni urdhrin e Zotit? Nuk ka për t`ju dalë mbarë.
Numrat 14:45
Atëherë Amalekitët dhe Kananejtë, që banonin mbi këtë mal, zbritën poshtë, i thyen dhe i vunë përpara deri në Hormah.
Numrat 15:3
do t`i ofroni Zotit një flijim të bërë me zjarr, një olokaust apo një flijim për kryerjen e një kushti apo si ofertë vullnetare ose në festat tuaja të caktuara, për t`i bërë një erë të këndshme Zotit me një kafshë, të marrë nga kopeja e kafshëve të trasha a të imta,
Numrat 15:4
ai që do të paraqesë ofertën e tij Zotit, do të ofrojë si blatim ushqimor një të dhjetën e efas majë mielli të përzier me një çerek hini vaji;
Numrat 15:5
gjithashtu do t`i çosh një libacion prej një çerek hini verë së bashku me olokaustin ose flijimin, për çdo qengj.
Numrat 15:6
Në qoftë se bëhet fjalë për një dash, do të çosh si blatim ushqimi dy të dhjeta efe majë mielli të përzier me një të tretë hini vaji,
Numrat 15:7
dhe do të bësh një libacion vere prej një të trete hini si një ofertë me erë të këndshme për Zotin.
Numrat 15:8
Por në rast se në vend të olokaustit ose të flijimit çon një dem të vogël, për kryerjen e një kushti apo të një flijimi falënderimi për Zotin,
Numrat 15:9
së bashku me demin e vogël do të ofrohet, si blatim i ushqimit, majë mielli në një sasi tre të dhjeta të efas i përzier me gjysmë hini vaji;
Numrat 15:10
dhe do të çosh si libacion gjysmë hini verë; është një flijim që bëhet me zjarr, me një erë të këndshme për Zotin.
Numrat 15:11
Kështu do të veprohet për çdo dem të vogël, për çdo dash, për çdo qengj ose kec, simbas numrit që përgatitni.
Numrat 15:12
Do të veproni kështu për çdo kafshë që do të sillni.
Numrat 15:14
Dhe në se një i huaj që banon me ju ose kushdo tjetër që të ndodhet me ju në brezat e ardhshëm, dëshiron të ofrojë një flijim të bërë me zjarr, me erë të këndshme për Zotin, do të veprojë si ju.
Numrat 15:15
Do të ketë një statut të vetëm për gjithë asamblenë, për ju dhe për të huajin që banon midis jush; do të jetë një statut i përjetshëm për të gjithë brezat tuaj; ashtu siç jeni ju, ashtu do të jetë edhe i huaji përpara Zotit.
Numrat 15:16
Do të jetë po ai ligj dhe po ai dekret për ju dhe për të huajin që banon me ju".
Numrat 15:21
Nga prodhimi i parë i brumit tuaj do t`i jepni Zotit një ofertë të lartë për gjithë brezat tuaj.
Numrat 15:23
të gjitha ato që Zoti ka urdhëruar me anë të Moisiut, nga dita që Zoti ju ka dhënë urdhra dhe më vonë për të gjitha brezat tuaj,
Numrat 15:24
në qoftë se mëkati është kryer nga padituria, pa u marrë vesh nga asambleja, gjithë asambleja do të ofrojë një dem të vogël si olokaust me erë të këndshme për Zotin së bashku me blatimin e tij të ushqimit dhe libacionin e tij simbas asaj që është dekretuar, si dhe një kec si flijim për mëkatin.
Numrat 15:25
Kështu prifti do të bëjë shlyerjen për të gjithë asamblenë e bijve të Izraelit dhe ky mëkat do t`u falet, sepse është një mëkat i kryer nga padituria, dhe ata kanë sjellë ofertën e tyre, një flijim i bërë me zjarr për Zotin, dhe flijimi i tyre për mëkatin, për mëkatin e tyre nga padituria përpara Zotit.
Numrat 15:27
Në qoftë se është një person i vetëm që kryen mëkatin nga padituria, ai të ofrojë një dhi motake si flijim për mëkatin.
Numrat 15:28
Dhe prifti do të bëjë shlyerjen përpara Zotit për personin që ka mëkatuar nga padituria, kur e ka bërë pa njohjen e duhur; prifti do të bëjë shlyerjen për të dhe mëkati do t`i falet.
Numrat 15:29
Si për ata që kanë lindur në vend midis bijve të Izraelit ose për një të huaj që banon midis jush, do të keni një ligj të vetëm për atë që mëkaton nga padituria.
Numrat 15:31
Sepse ka përçmuar fjalën e Zotit dhe ka dhunuar urdhërimet e tij; ky njeri duhet të shfaroset, do të mbajë barrën e paudhësisë së tij".
Numrat 15:34
Dhe e futën në burg, sepse nuk ishte përcaktuar akoma se ç`duhet t`i bënin.
Numrat 15:39
Do të jetë një thek të cilin do ta shikoni për të kujtuar të gjitha urdhërimet e Zotit dhe për t`i zbatuar, dhe jo për të ndjekur zemrën tuaj dhe sytë tuaja që ju çojnë në kurvërim.
Numrat 15:40
Kështu do të kujtoni të gjitha urdhërimet e mia dhe do t`i zbatoni në praktikë, dhe do të jeni të shenjtë për Perëndinë tuaj.
Numrat 15:41
Unë jam Zoti, Perëndia juaj që ju nxori nga vendi i Egjiptit për të qenë Perëndia juaj. Unë jam Zoti, Perëndia juaj".
Numrat 16:4
Me të dëgjuar këto fjalë, Moisiu ra përmbys me fytyrën për tokë;
Numrat 16:7
nesër i mbushni me zjarr dhe u hidhni sipër temjan para Zotit; dhe ai që Zoti do të ketë zgjedhur do të jetë i shenjtë. E kaluat masën, o bij të Levit!".
Numrat 16:9
A është gjë e vogël për ju që Perëndia i Izraelit ju ka ndarë nga asambleja e Izraelit dhe ju ka afruar ndaj vetes që të kryeni shërbimin e tabernakullit të Zotit dhe që të rrini përpara asamblesë dhe t`u shërbeni atyre?
Numrat 16:11
Për këtë arsye ti edhe tërë njerëzit e tu jeni mbledhur kundër Zotit. Dhe kush është Aaroni që të murmurisni kundër tij?".
Numrat 16:13
A është vallë gjë e vogël që na nxore nga një vend ku rrjedh qumësht dhe mjaltë, për të na lënë të vdesim në shkretëtirë, me qëllim që ti të sundosh mbi ne?
Numrat 16:14
Përveç kësaj nuk na çove në një vend ku rrjedh qumësht dhe mjaltë dhe nuk na ke lënë si trashëgim fusha dhe vreshta! Dëshiron ti t`u nxjerrësh sytë këtyre njerëzve? Nuk do të ngjitemi".
Numrat 16:18
Dhe kështu secili mori temjanicën e tij, e mbushi me zjarr, vuri përsipër temjan dhe qëndroi në hyrjen e çadrës së mbledhjes bashkë me Moisiun dhe Aaronin.
Numrat 16:22
Por ata ranë përmbys me fytyrën për tokë dhe thanë: "O Perëndi, Perëndia i frymëve të çdo mishi! Sepse një njeri i vetëm ka mëkatuar, a duhet të zemërohesh ti me të gjithë asamblenë?".
Numrat 16:26
Pas kësaj i foli asamblesë duke thënë: "Largohuni nga çadrat e këtyre njerëzve të këqij, dhe mos prekni asgjë që u përket atyre që të mos treteni në të gjitha mëkatet e tyre".
Numrat 16:28
Atëherë Moisiu tha: "Nga kjo do të mësoni që Zoti më ka dërguar për të bërë tërë këto vepra dhe se nuk kam vepruar me kokën time.
Numrat 16:29
Në qoftë se këta njerëz vdesin si vdesin gjithë njerëzit, në qoftë se fati i tyre është fati i përbashkët i të gjithë njerëzve, Zoti nuk më ka dërguar;
Numrat 16:30
por në qoftë se Zoti bën diçka të re, në qoftë se toka hap gojën e saj dhe gëlltit ata dhe çdo gjë që ata kanë, dhe ata zbresin të gjallë në Sheol, atëherë do të pranoni që këta njerëz kanë përçmuar Zotin.
Numrat 16:38
dhe nga temjanicat e atyre që kanë kryer mëkate duke vënë në rrezik jetën e tyre, të bëhen aq petëza të rrahura për të veshur altarin, sepse i kanë paraqitur para Zotit dhe për këtë arësye janë të shenjta; dhe do të shërbejnë si një qortim për bijtë e Izraelit".
Numrat 16:39
Kështu prifti Eleazar mori temjanicat prej bronzi të paraqitura prej atyre që ishin djegur, dhe bëri petëza për të veshur altarin,
Numrat 16:40
me qëllim që t`u shërbenin si kujtim bijve të Izraelit, dhe asnjë i huaj që nuk ishte nga fisi i Aaronit të afrohej për të ofruar temjan para Zotit dhe të mos pësonte fatin e Koreut dhe të njerëzve të tij, ashtu si Zoti i kishte thënë me anë të Moisiut.
Numrat 16:43
Atëherë Moisiu dhe Aaroni shkuan përpara çadrës së mbledhjes.
Numrat 16:45
"Largohuni nga kjo asamble dhe unë do t`i zhduk në një çast". Dhe ata ranë përmbys me fytyrën për tokë.
Numrat 16:46
Kështu Moisiu i tha Aaronit: "Merr temjanicën, vër brenda saj zjarr të marrë nga altari, vendos mbi të temjan dhe çoje shpejt në mes të asamblesë, dhe bëj shlyerjen e fajit për ta, sepse ka shpërthyer zemërimi i Zotit, dhe plaga ka filluar".
Numrat 16:47
Atëherë Aaroni mori temjanicën, ashtu siç kishte thënë Moisiu, dhe vrapoi në mes të asamblesë; dhe ja, fatkeqësia kishte filluar në mes të popullit; kështu ai vuri temjanin në temjanicën dhe bëri shlyerjen për popullin.
Numrat 16:49
Ata që vdiqën nga fatkeqësia ishin katërmbëdhjetë mijë e shtatëqind veta, përveç atyre që kishin vdekur për ngjarjet e Koreut.
Numrat 17:2
"Folu bijve të Izraelit dhe bëj që të të japin shufra, një për çdo shtëpi të etërve të tyre, domethënë dymbëdhjetë shufra nga të gjithë prijësit e tyre simbas shtëpive të etërve të tyre; do të shkruash emrin e secilit mbi shufrën e tij;
Numrat 17:3
dhe do të shkruash emrin e Aaronit mbi shufrën e Levit, sepse do të ketë një shufër për çdo kryetar të shtëpive të etërve të tyre.
Numrat 17:4
Pastaj do t`i vësh në çadrën e mbledhjes, përpara dëshmisë, ku unë takohem me ju.
Numrat 17:7
Pastaj Moisiu i vuri këto shufra përpara Zotit në çadrën e dëshmisë.
Numrat 17:8
Të nesërmen Moisiu hyri në çadrën e dëshmisë; dhe ja, shufra e Aaronit për shtëpinë e Levit kishte lulëzuar; kishte nxjerrë lastarë, kishte çelur lule dhe kishte prodhuar bajame.
Numrat 17:9
Atëherë nxori tërë shufrat jashtë pranisë së Zotit, përpara të gjithë bijve të Izraelit; dhe ata i panë dhe secili mori shufrën e vet.
Numrat 17:10
Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Ktheja shufrën Aaronit përpara çadrës së dëshmisë, me qëllim që të ruhet si një shenjë qortimi për rebelët, me qëllim që të marrin fund murmuritjet e tyre kundër meje dhe ata të mos vdesin".
Numrat 18:3
Ata do të të shërbejnë ty dhe do të kryejnë tërë detyrat e çadrës; por nuk do t`u afrohen orendive të shenjtërores dhe altarit, përndryshe do të vdisni së bashku, ti dhe ata.
Numrat 18:6
Ja, unë vetë mora vëllezërit tuaj, Levitët, nga mesi i bijve të Izraelit; ata ju janë dhënë dhuratë nga Zoti për të kryer shërbimet e çadrës së mbledhjes.
Numrat 18:7
Por ti dhe bijtë e tu do të ushtroni priftërinë tuaj për të gjitha gjërat që kanë të bëjnë me altarin dhe që ndodhen matanë velit; dhe do të kryeni shërbimin tuaj. Unë ju jap priftërinë tuaj si një dhuratë për shërbimin, por i huaji që do të afrohet do të vritet".
Numrat 18:8
Zoti i foli akoma Aaronit, duke i thënë: "Ja, unë të besoj kujdesin e ofertave të mia të larta, të të gjitha gjërave të shenjtëruara të bijve të Izraelit; t`i jap ty dhe bijve të tu si një statut të përjetshëm për shkak të vajosjes suaj.
Numrat 18:9
Kjo do të të takojë nga gjërat shumë të shenjta të pakonsumuara në zjarr: të gjitha ofertat e tyre, domethënë çdo blatim ushqimor, çdo flijim për mëkatin dhe çdo flijim për shkeljen e bërë që do të më paraqesin, janë gjëra shumë të shenjta që të përkasin ty dhe bijve të tu.
Numrat 18:10
Do t`i hash në vend shumë të shenjtë; do t`i hajë çdo mashkull; do të jenë për ty gjëra të shenjta.
Numrat 18:11
Do të të përkasin ty edhe këto: dhuratat që bijtë e Izraelit do të paraqesin për ngritje dhe të gjitha ofertat e tyre të tundura; unë t`i jap ty, bijve të tu dhe bijave të tua, si një statut i përjetshëm. Kushdo që është i pastër në shtëpinë tënde mund t`i hajë.
Numrat 18:16
Dhe ata që duhet të shpengosh, do t`i shpengosh në moshën një muajsh, simbas vlerësimit tënd, për pesë sikla argjendi, simbas siklit të shenjtërores, që është njëzet gere.
Numrat 18:17
Por nuk do të shpengosh pjelljen e parë të lopës, të deles dhe të dhisë; janë gjëra të shenjta; do të spërkatësh gjakun e tyre mbi altarin dhe do të tymosësh dhjamin e tyre si flijim i bërë me zjarr, me erë të këndshme për Zotin.
Numrat 18:19
Unë të jap ty, bijve dhe bijave të tua bashkë me ty, si statut të përjetshëm, të gjitha ofertat e larta të gjërave të shenjta që bijtë e Izraelit i paraqesin Zotit. Është një besëlidhje e kripës dhe e përjetshme përpara Zotit, për ty dhe për pasardhësit e tu".
Numrat 18:22
Dhe bijtë e Izraelit nuk do t`i afrohen më çadrës së mbledhjes, përndryshe do të ngarkoheshin me një mëkat dhe do të vdisnin.
Numrat 18:23
Shërbimin në çadrën e mbledhjes do ta bëjnë vetëm Levitët; dhe këta do të mbajnë barrën e paudhësive të tyre; do të jetë një statut i përjetshëm për gjithë brezat tuaj; dhe nuk do të kenë asnjë trashëgimi midis bijve të Izraelit;
Numrat 18:31
Mund ta hani në çfarëdo vend, ju dhe familja juaj, sepse është shpërblimi juaj për shërbimin tuaj në çadrën e mbledhjes.
Numrat 18:32
Kështu nuk do të jeni fajtorë të asnjë mëkati, sepse keni ofruar gjërat më të mira; por nuk do të përdhosni gjërat e shenjta të bijve të Izraelit, përndryshe do të vdisni"".
Numrat 19:4
Prifti Eleazar do të marrë me gisht pak gjak të saj dhe do ta spërkasë shtatë herë përpara çadrës së mbledhjes;
Numrat 19:9
Një njeri i pastër do të mbledhë hirin e mëshqerrës dhe do ta depozitojë jashtë kampit në një vend të pastër, ku do të ruhet për asamblenë e bijve të Izraelit si një pastrim: shërben për t`u pastruar nga mëkati.
Numrat 19:10
Dhe ai që ka grumbulluar hirin e mëshqerrës, duhet të lajë rrobat e tij dhe do të jetë i papastër deri në mbrëmje. Ky do të jetë një statut i përjetshëm për bijtë e Izraelit dhe për të huajin që banon midis tyre.
Numrat 19:11
Kush prek një trup të vdekur të çfarëdo personi do të jetë i papastër shtatë ditë.
Numrat 19:13
Kushdo që prek trupin e një personi të vdekur dhe nuk pastrohet, ndot banesën e Zotit, ky person do të shfaroset nga gjiri i Izraelit. Me qenë se uji i pastrimit nuk u spërkat mbi të, ai është i papastër; papastërtia e tij është akoma mbi të.
Numrat 19:14
Ky është një ligj për atë që vdes në një çadër: kushdo që hyn në çadër dhe kushdo që është në çadër do të jenë të papastër për shtatë ditë.
Numrat 19:16
Kushdo që në fushë prek një person të vrarë me shpatë ose që ka pësuar vdekje të natyrshme, ose prek një kockë njeriu ose një varr, do të jetë i papastër për shtatë ditë.
Numrat 19:17
Dhe për një person të papastër do të merret hiri i viktimës së djegur për ta pastruar nga mëkati dhe nga një enë do të derdhet mbi të ujë i rrjedhshëm;
Numrat 19:18
pastaj një njeri i pastër do të marrë hisop, do ta fusë në ujë dhe do të spërkatë çadrën, të gjitha veglat, tërë personat që ndodhen aty dhe atë që ka prekur një kockë, ose të vrarin ose të vdekurin nga vdekja e natyrshme ose varrin.
Numrat 19:19
Njeriu i pastër do të spërkatë të papastrin ditën e tretë dhe ditën e shtatë; ditën e shtatë njeriu i papastër do të pastrohet; do të lajë rrobat dhe veten e tij me ujë, dhe në mbrëmje do të jetë i pastër.
Numrat 19:20
Por ai që është i papastër dhe nuk pastrohet, do të shfaroset në mes të asamblesë, sepse ka ndotur shenjtëroren e Zotit; uji i pastrimit nuk është spërkatur mbi të; ai është i papastër.
Numrat 19:21
Ky do të jetë një statut i përjetshëm. Ai që spërkat ujin e pastrimit do të lajë rrobat e tij, dhe ai që prek ujin e pastrimit do të jetë i papastër deri në mbrëmje.
Numrat 19:22
Çdo gjë që prek personi i papastër do të jetë e papastër; dhe personi që prek atë do të jetë i pastër deri në mbrëmje"".
Numrat 20:2
Por mungonte uji për asamblenë, prandaj u mblodhën kundër Moisiut dhe Aaronit.
Numrat 20:5
Dhe pse na bëtë të dalim nga Egjipti për të na sjellë në këtë vend të keq? Nuk është një vend që prodhon grurë, fiq, rrush ose shegë dhe mungon uji për të pirë".
Numrat 20:6
Atëherë Moisiu dhe Aaroni u larguan nga asambleja për të vajtur në hyrje të çadrës së mbledhjes dhe ranë përmbys me fytyrën për tokë; dhe lavdia e Zotit iu shfaq atyre.
Numrat 20:8
"Merr bastunin; ti dhe vëllai yt Aaron thirrni asamblenë dhe para syve të tyre i flisni shkëmbit, dhe ai do të japë ujin e tij; kështu do të nxjerrësh për ta ujë nga shkëmbi dhe do t`u japësh të pinë njerëzve dhe bagëtisë së tyre".
Numrat 20:9
Moisiu mori, pra, bastunin që ishte përpara Zotit, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti.
Numrat 20:10
Kështu Moisiu dhe Aaroni thirrën asamblenë përpara shkëmbit dhe Moisiu u tha atyre: "Tani dëgjoni, o rebelë; a duhet të nxjerrim ujë për ju nga ky shkëmb?".
Numrat 20:12
Atëherë Zoti u tha Moisiut dhe Aaronit: "Me qenë se nuk më besuat për të më mbuluar me lavdi para syve të bijve të Izraelit, ju nuk do ta futni këtë asamble në vendin që unë u dhashë atyre".
Numrat 20:14
Pastaj Moisiu dërgoi lajmëtarë në Kadesh te mbreti i Edomit për t`i thënë: "Kështu thotë Izraeli, vëllai yt: Ti i njeh të gjitha fatkeqësitë që kemi pësuar,
Numrat 20:17
Po na lejo të kalojmë nëpër vendin tënd; ne nuk do të shkelim as arat as vreshtat tuaja, nuk do të pijmë ujin e puseve; do të ndjekim rrugën mbretërore, pa u kthyer as djathtas as majtas, deri sa të kalojmë kufijtë e tu".
Numrat 20:18
Por Edomi iu përgjigj: "Ti nuk do të kalosh nëpër territorin tim, përndryshe do të të kundërvihem me shpatë".
Numrat 20:19
Bijtë e Izraelit i thanë: "Ne do të ngjitemi nga rruga kryesore; dhe në rast se ne dhe bagëtia jonë do të pimë nga uji yt, do të ta paguajmë; na lejo vetëm të kalojmë më këmbë dhe asgjë më tepër".
Numrat 20:20
Por ai u përgjigj: "Nuk do të kaloni!".
Numrat 20:21
aaa part missing Dhe Edomi refuzoi të lejojë kalimin e Izraelit nëpër territorin e tij; kështu Izraeli u largua prej tij.
Numrat 20:24
"Aaroni po bashkohet me popullin e tij, dhe nuk ka për të hyrë në vendin që u kam dhënë bijve të Izraelit, sepse keni ngritur krye kundër urdhrit tim në ujërat e Meribës.
Numrat 20:29
Kur tërë asambleja pa që Aaroni kishte vdekur, e tërë shtëpia e Izraelit e qau Aaronin për tridhjetë ditë.
Numrat 21:4
Pastaj bijtë e Izraelit u nisën nga mali i Horit, dhe u drejtuan nga Deti i Kuq, për t`i ardhur qark vendit të Edomit; dhe populli u dëshpërua për shkak të rrugës.
Numrat 21:5
Populli, pra, foli kundër Perëndisë kundër Moisiut, duke thënë: "Pse na nxorët nga Egjipti që të vdesim në këtë shkretëtirë? Sepse këtu nuk ka as bukë as ujë, na vjen neveri për këtë ushqim të keq".
Numrat 21:6
Atëherë Zoti dërgoi midis popullit gjarpërinj flakërues, të cilët kafshonin njerëzit, dhe shumë Izraelitë vdiqën.
Numrat 21:7
Dhe kështu populli shkoi te Moisiu dhe i tha: "Kemi mëkatuar, sepse kemi folur kundër Zotit dhe kundër teje; lutju Zotit që të largojë nga ne këta gjarpërinj" Dhe Moisiu u lut për popullin.
Numrat 21:8
Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Bëj një gjarpër flakërues dhe vëre mbi një shtizë; kështu çdo njeri që do të kafshohet prej tij dhe do ta shikojë, ka për të jetuar".
Numrat 21:9
Moisiu bëri atëherë një gjarpër prej bronzi dhe e vuri mbi një shtizë, dhe ndodhte që, kur një gjarpër kafshonte dikë, në rast se ky shikonte gjarprin prej bronzi, ai vazhdonte të jetonte.
Numrat 21:11
Pasi u nisën nga Obothi, u strehuan në Ije-Abarim, në shkretëtirën përballë Moabit, nga ana ku lind dielli.
Numrat 21:14
Për këtë në Librin e Luftrave të Zotit thuhet: "Vaheb në Sufah, luginat e Arnonit
Numrat 21:16
Dhe që këtej shkuan në Beer, që është pusi për të cilin Zoti i pat thënë Moisiut: "Mblidhe popullin dhe unë do t`i jap ujë".
Numrat 21:21
Pastaj Izraeli dërgoi lajmëtarë të tij te Sihoni, mbret i Amorejve, për t`i thënë:
Numrat 21:22
"Na lejoni të kalojmë nëpër vendin tënd; ne nuk do të hyjmë nëpër arat ose nëpër vreshtat, nuk do pimë ujin e puseve; do të ndjekim rrugën Mbretërore deri sa t`i kalojmë kufijtë e tu".
Numrat 21:23
Por Sihoni nuk e lejoi Izraelin të kalonte nëpër territorin e tij; për më tepër Sihoni mblodhi njerëzit e tij dhe doli kundër Izraelit në shkretëtirë; arriti në Jahats dhe luftoi kundër Izraelit.
Numrat 21:28
Sepse një zjarr ka dalë nga Heshboni, një flakë nga qyteti i Sihonit; kjo ka përpirë Arin e Moabit, zotërit e lartësive të Arnonit.
Numrat 21:32
Pastaj Moisiu dërgoi njerëz për të vëzhguar Jaazerin, dhe kështu Izraelitët pushtuan qytetet e territorit të tij dhe përzunë Amorejtë që ndodheshin aty.
Numrat 21:33
Pastaj ndryshuan drejtim dhe u ngjitën në rrugën e Bashanit; dhe Ogu, mbreti i Bashanit, doli kundër tyre me gjithë njerëzit e tij për t`u ndeshur në Edrej.
Numrat 22:3
dhe Moabi pati një frikë të madhe nga ky popull, që ishte kaq i madh; Moabin e zuri një frikë e madhe për shkak të bijve të Izraelit.
Numrat 22:4
Kështu Moabi u tha pleqve të Madianit: "Tani kjo turmë do të gllabërojë gjithçka që kemi rreth nesh, ashtu si kau përlan barin e fushave". Balaku, bir i Tsiporit, ishte në atë kohë mbreti i Moabit.
Numrat 22:5
Ai i dërgoi lajmëtarë Balaamit, birit të Beorit, në Pethori që është pranë Lumit, në vendin e bijve të popullit të tij, për ta thirrur dhe për t`i thënë: "Ja, një popull ka dalë nga Egjipti; ai mbulon faqen e dheut dhe është vendosur përballë meje.
Numrat 22:6
Eja, pra, të lutem, dhe mallkoje për mua këtë popull, sepse është tepër i fuqishëm për mua; ndofta do t`ia dal ta mund dhe ta dëboj nga vendi im; sepse unë e di mirë që ai që ti bekon është i bekuar dhe ai që ti mallkon është i mallkuar".
Numrat 22:7
Atëherë pleqtë e Moabit dhe pleqtë e Madianit u nisën duke mbajtur në dorë shpërblimin e shortarit dhe, kur arritën te Balaami, i treguan fjalët e Balakut.
Numrat 22:8
Por Balaami u tha atyre: "Kalojeni natën këtu dhe do t`ju njoftoj përgjigjen që Zoti do të më japë". Kështu princët e Moabit mbetën me Balaamin.
Numrat 22:9
Atëherë Perëndia i shkoi Balaamit dhe i tha: "Ç`janë këta njerëz që janë me ty?".
Numrat 22:10
Dhe Balaami iu përgjegj Perëndisë: "Balaku, bir i Tsiporit, mbret i Moabit, më ka çuar fjalë:
Numrat 22:11
"Ja, populli që ka dalë nga Egjipti mbulon faqen e dheut; prandaj eja dhe mallkoje për mua; ndofta do t`ia dal ta mund dhe ta dëboj"".
Numrat 22:12
Dhe Perëndia i tha Balaamit: "Ti nuk do të shkosh me ta, nuk do ta mallkosh atë popull, se është një popull i bekuar".
Numrat 22:15
Atëherë Balaku dërgoi përsëri disa princa, në një numër më të madh dhe më të rëndësishëm në krahasim me të parët.
Numrat 22:17
sepse unë do të të mbush me nderime dhe do të bëj të gjitha ato që do të më thuash ti; eja, pra, të lutem, dhe mallkoje këtë popull për mua"".
Numrat 22:18
Por Balaami u përgjegj dhe u tha shërbëtorëve të Balakut: "Edhe sikur Balaku të më jepte shtëpinë e tij të mbushur me argjend dhe me ar, nuk mund të shkel urdhrin e Zotit, Perëndisë tim, për të kryer veprime të vogla apo të mëdha.
Numrat 22:20
Dhe Perëndia i shkoi atë natë Balaamit dhe i tha: "Në rast se këta njerëz kanë ardhur të të thërresin, çohu dhe shko me ta; por do të bësh vetëm ato gjëra që unë do të të them".
Numrat 22:22
Por zemërimi i Perëndisë u ndez sepse ai ishte nisur; dhe Engjëlli i Zotit i doli rrugës si armik kundër tij. Ai i kishte hipur gomaricës së tij dhe kishte me vete dy shërbëtorë.
Numrat 22:23
Gomarica pa Engjëllin e Zotit që rrinte në rrugë me shpatën e tij të zhveshur në dorë, doli nga rruga dhe hyri nëpër ara. Atëherë Balaami e rrahu gomaricën për ta kthyer përsëri në rrugë.
Numrat 22:25
Kur gomarica pa Engjëllin e Zotit, u shtrëngua pas murit dhe e shtypi këmbën e Balaamit pas murit; kështu Balaami e rrahu përsëri.
Numrat 22:29
Dhe Balaami iu përgjegj gomaricës: "Pse je tallur me mua; sikur të kisha një shpatë në dorë, tani do të të vrisja".
Numrat 22:30
Gomarica i tha Balaamit: "A nuk jam vallë gomarica me të cilën ke udhëtuar gjithnjë deri më sot? Mos vallë jam mësuar të sillem kështu me ty?". Ai u përgjegj: "Jo".
Numrat 22:31
Atëherë Zoti ia hapi sytë Balaamit dhe ai pa Engjëllin e Zotit që rrinte në rrugë me shpatën e tij të zhveshur në dorë. Dhe Balaami u përkul dhe ra përmbys me fytyrën për tokë.
Numrat 22:38
Balaami iu përgjegj Balakut: "Ja, erdha te ti; por tani a mund të them diçka? Fjalën që Perëndia do të më vërë në gojën time, atë do të them unë".
Numrat 23:1
Pastaj Balaami i tha Balakut: "Më ndërto këtu shtatë altarë dhe më përgatit këtu shtatë dema dhe shtatë desh".
Numrat 23:3
Pastaj Balaami i tha Balakut: "Qëndro pranë olokaustit tënd dhe unë do të shkoj; ndofta Zoti do të vijë të takohet me mua; dhe atë që ka për të më treguar do të ta njoftoj". Kështu ai shkoi në një bregore të zhveshur.
Numrat 23:4
Dhe Perëndia i doli përpara Balaamit, dhe Balaami i tha: "Unë kam përgatitur shtatë altarë dhe kam ofruar nga një dem të vogël dhe nga një dash për çdo altar".
Numrat 23:7
Atëherë Balaami shqiptoi orakullin e tij dhe tha: "Balaku, mbret i Moabit, më ka sjellë nga Arami, nga malet e Lindjes: "Eja, mallko për mua Jakobin, eja dhe padit Izraelin!".
Numrat 23:9
Unë e shoh nga maja e shkëmbinjve dhe e sodis nga lartësitë; ja, është një popull që qëndron vetëm dhe nuk është përfshirë në gjirin e kombeve.
Numrat 23:12
Por ai u përgjigj dhe tha: "A nuk duhet të kujdesem unë të them me të shpejtë atë që Zoti më vë në gojë?".
Numrat 23:13
Pastaj Balaku i tha: "Eja, pra, me mua në një vend tjetër, prej ku mund ta shikosh, megjithëse ke për të parë vetëm skajin e tij dhe nuk e ke për ta parë të tërë, dhe që andej do ta mallkosh për mua".
Numrat 23:16
Dhe Zoti i doli përpara Balaamit, i vuri një mesazh në gojë dhe i tha: "Kthehu te Balaku dhe foli kështu".
Numrat 23:19
Perëndia nuk është një njeri, që mund të gënjejë, as edhe bir njeriu që mund të pendohet. Kur ka thënë një gjë, nuk do ta bëjë? Ose kur ka shpallur një gjë, nuk do ta kryejë?
Numrat 23:21
Ai nuk ka vërejtur paudhësi te Jakobi dhe nuk ka parë përdhosje tek Izraeli. Zoti, Perëndia i tij, është me të, dhe klithma e një mbreti është midis tyre.
Numrat 23:22
Perëndia, që e nxori nga Egjipti, është për të si brirët e fuqishëm të buallit.
Numrat 23:23
Nuk ka magji kundër Jakobit, nuk ka shortari kundër Izraelit. Tani duhet të themi ç`ka bërë Perëndia me Jakobin dhe Izraelin.
Numrat 23:26
Por Balaami iu përgjigj dhe i tha Balakut: "A nuk të kam thënë vallë që unë do të bëj tërë ato që do të thoshte Zoti?".
Numrat 23:27
Pastaj Balaku i tha Balaamit: "Eja me mua, unë do të të çoj në një vend tjetër; ndofta do t`i pëlqejë Perëndisë që ti ta mallkosh për mua që andej".
Numrat 23:29
Dhe Balaami i tha Balakut: "Më ndërto këtu shtatë altarë dhe më përgatit këtu shtatë dema të vegjël dhe shtatë desh".
Numrat 24:1
Kur Balaami u bind se në sytë e Zotit ishte një gjë e mirë të bekoje Izraelin, nuk përdori si herët e tjera magjinë, por ktheu fytyrën nga shkretëtira.
Numrat 24:2
Dhe, me sytë e ngritur, Balaami pa Izraelin që kishte fushuar sipas fiseve, dhe Fryma e Perëndisë e mbuloi atë.
Numrat 24:4
kështu thotë ai që dëgjon fjalët e Perëndisë, ai që kundron vizionin e të Plotfuqishmit, ai që rrëzohet, por syçelë:
Numrat 24:8
Perëndia, që e nxori nga Egjipti, është për të si brirët e fuqishëm të buallit. Ai do të gëlltisë kombet armike për të, do të coptojë kockat e tyre dhe do t`i shpojë tej për tej me shigjetat e tij.
Numrat 24:9
Ai përkulet, mblidhet kruspull si një luan dhe si një luaneshë; kush do të guxojë ta çojë? Qoftë i bekuar ai që të bekon dhe qoftë i mallkuar ai që të mallkon!"".
Numrat 24:10
Atëherë zemërimi i Balakut u ndez kundër Balaamit; kështu ai rrahu duart dhe Balaku i tha Balaamit: "Unë të thirra për të mallkuar armiqtë e mi, kurse ti i bekove tri herë me radhë.
Numrat 24:12
Balaami iu përgjigj kështu Balakut: "A nuk u kisha folur lajmëtarëve që më kishe dërguar, duke u thënë:
Numrat 24:13
"Edhe sikur Balaku të më jepte shtëpinë e tij plot me argjend dhe me ar, nuk mund të shkel urdhrat e Zotit për të bërë të mirë ose të keq me nismën time, por duhet të them atë që Zoti do të thotë"?.
Numrat 24:22
megjithatë Keneu do të shkretohet, për deri sa Asiri do të të çojë në robëri".
Numrat 25:2
Ato e ftuan popullin të kryejë flijime për perënditë e tyre dhe populli hëngri dhe ra përmbys përpara perëndive të tyre.
Numrat 25:4
Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Merr të gjithë krerët e popullit, vriti e vari para Zotit përjashta, në diell me qëllim që zemërimi i zjarrtë i Zotit të largohet nga Izraeli".
Numrat 25:13
që do të jetë për të dhe për pasardhësit pas tij besëlidhja e një priftërie të përjetshme, sepse është treguar i zellshëm për Perëndinë e tij dhe ka kryer shlyerjen e fajit për bijtë e Izraelit".
Numrat 25:18
sepse ju kanë rënë më qafë me dredhitë e tyre dhe ju kanë mashtruar në rastin e Peorit dhe në atë të Kozbit, bijë e një princi të Madianit, motër e tyre, që u vra ditën e fatkeqësisë për çështjen e Peorit".
Numrat 26:10
dhe toka hapi gojën e saj dhe i gëlltiti bashkë me Koreun, kur këta njerëz vdiqën dhe zjarri përpiu dyqind e pesëdhjetë njerëz në shenjë qortimi.
Numrat 26:20
Bijtë e Judës simbas familjeve të tyre qenë: nga Shelahu, familja e Shelanitëve; nga Peretsi, familja e Peretsitëve; nga Zerahu, familja e Zerahitëve.
Numrat 26:21
Bijtë e Peretsit qenë: nga Hetsroni, familja e Hetsronitëve; nga Hamuli, familja e Hamulitëve.
Numrat 26:53
"Vendi do të ndahet midis tyre si trashëgimi, simbas numrit të personave.
Numrat 26:63
Këta janë ata që u regjistruan nga Moisiu dhe nga prifti Eleazar, që regjistruan bijtë e Izraelit në fushat e Moabit, pranë Jordanit, në bregun përballë Jerikos.
Numrat 26:65
sepse Zoti pat thënë për ata: "Ata do të vdesin, do të vdesin në shkretëtirë". Dhe prej tyre nuk mbeti as edhe një, me përjashtim të Kalebit, birit të Jenufehut, dhe të Jozueut, birit të Nunit.
Numrat 27:3
"Ati ynë vdiq në shkretëtirë, por nuk bënte pjesë në grupin e atyre që u mblodhën kundër Zotit, në grupin e Koreut, por vdiq për shkak të mëkatit të tij pa patur bij.
Numrat 27:11
Dhe në rast se ai nuk ka asnjë vëlla, trashëgiminë e tij do t`ia jepni fisit më të afërt të familjes së tij; dhe ai do ta zotërojë". Kjo do të jetë për bijtë e Izraelit një formë e së drejtës, ashtu si e ka urdhëruar Zoti Moisiun.
Numrat 27:16
"Zoti, Perëndia i frymëve të çdo mishi, le të caktojë mbi këtë asamble një njeri
Numrat 27:21
Ai do të paraqitet përpara priftit Eleazar, i cili do të kërkojë për të mendimin e shprehur nga Urimi përpara Zotit; me urdhër të tij do të hyjnë dhe do të dalin, ai dhe tërë bijtë e Izraelit, tërë asambleja".
Numrat 27:22
Moisiu, pra, bëri ashtu si e kishte urdhëruar Zoti; mori Jozueun dhe e paraqiti përpara priftit Eleazar dhe tërë asamblesë;
Numrat 28:2
"Jepu këtë urdhër bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Do të kujdeseni të më paraqisni në kohën e caktuar ofertën time, me ushqimin e flijimeve të mia të përgatitura me zjarr, me erë të këndshme për mua.
Numrat 28:3
Dhe do t`u thuash atyre: Ky është flijimi i bërë me zjarr, që do t`i ofroni Zotit: dy qengja motakë pa të meta, si olokaust i përjetshëm.
Numrat 28:5
dhe, si blatim i ushqimit, një të dhjetë efe majë mielli të përzier me një çerek hini vaji të papërzier.
Numrat 28:6
Është një olokaust i përjetshëm, i vendosur në malin Sinai, një flijim i bërë me zjarr dhe me erë të këndshme për Zotin.
Numrat 28:7
Libacioni i tij do të jetë një çerek hini për çdo qengj; do t`ia derdhësh libacionin e pijeve dehëse Zotit në vendin e shenjtë.
Numrat 28:8
Qengjin tjetër do ta ofrosh në të ngrysur; do ta ofrosh si blatimin e ushqimit të mëngjesit dhe libacionin; është një flijim i bërë me zjarr, me erë të këndshme për Zotin.
Numrat 28:9
Ditën e shtunë do të ofroni dy qengja motakë, pa të meta dhe, si blatim i ushqimit, dy të dhjeta majë mielli të përziera me vaj bashkë me libacionin.
Numrat 28:10
Është olokausti i së shtunës, për çdo të shtunë, përveç olokaustit të përjetshëm dhe libacionit.
Numrat 28:12
dhe tre të dhjeta majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit për çdo dem të vogël, dy të dhjeta lule mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit për dashin,
Numrat 28:13
dhe një të dhjetë majë mielli të përzier me vaj si blatim i ushqimit për çdo qengj. Është një olokaust me erë të këndshme, një flijim i bërë me zjarr për Zotin.
Numrat 28:14
Libacionet do të jenë gjysmë hin vere për çdo dem të vogël, një e treta e hinit për çdo dash dhe një e katërta e hinit për çdo qengj. Ky është olokausti i çdo muaji, për të gjithë muajt e vitit.
Numrat 28:15
Dhe do t`i ofrohet Zotit një kec si flijim për mëkatin, përveç olokaustit të përjetshëm dhe libacionit.
Numrat 28:16
Ditën e katërmbëdhjetë të muajit të parë do të jetë Pashka për nder të Zotit.
Numrat 28:20
së bashku me blatimin e ushqimit me majë mielli të përzier me vaj; do të ofroni tre të dhjeta për çdo dem të vogël dhe dy të dhjeta për një dash;
Numrat 28:21
Do të ofroni një të dhjetë për secilin nga shtatë qengjat,
Numrat 28:22
dhe do të ofroni një cjap si flijim për mëkatin, për të bërë shlyerjen për ju.
Numrat 28:23
Do të ofroni këto flijime përveç olokaustit të mëngjesit, që është një olokaust i përjetshëm.
Numrat 28:24
Kështu do të ofroni çdo ditë, për shtatë ditë me radhë, ushqimin e flijimit të përgatitur me zjarr, me një erë të këndshme për Zotin. Do të ofrohet, përveç olokaustit të përjetshëm, bashkë me blatimin e tij.
Numrat 28:27
Atëherë do të ofroni si olokaust me erë të këndshme për Zotin dy dema të vegjël, një dash dhe shtatë qengja motakë,
Numrat 28:28
me blatimin e tyre ushqimor të përbërë nga majë mielli të përzier me vaj; tre të dhjeta për çdo dem të vogël, dy të dhjeta për dashin,
Numrat 28:29
dhe një të dhjetë për secilin nga shtatë qengjat;
Numrat 28:30
do të ofroni edhe një kec për të kryer shlyerjen për ju.
Numrat 28:31
Do të ofroni këto flijime, veç olokaustit të përjetshëm me blatimin e tyre të ushqimit dhe libacionet e tyre. Duhet të jenë kafshë pa të meta.
Numrat 29:1
Në muajin e shtatë, ditën e parë të muajit do të keni një mbledhje të shenjtë; nuk do të bëni asnjë punë të rëndë; do të jetë për ju dita e rënies së borive.
Numrat 29:2
Do të ofroni si olokaust, me erë të këndshme për Zotin, një dem të vogël, një dash dhe shtatë qengja motakë pa të meta,
Numrat 29:3
bashkë me blatimin e tyre ushqimor prej majë mielli të përzier me vaj; tri të dhjeta për demin e vogël, dy të dhjeta për dashin,
Numrat 29:4
dhe një të dhjetë për secilin nga shtatë qengjat;
Numrat 29:5
dhe një kec, si flijim për mëkatin, për të bërë shlyerjen për ju,
Numrat 29:6
përveç olokaustit mujor me blatimin e tij ushqimor, olokaustit të përjetshëm me blatimin e tij ushqimor, simbas normave të caktuara. Do të jetë një flijim i bërë me zjarr, me erë të këndshme për Zotin.
Numrat 29:7
Ditën e dhjetë të këtij muaji të shtatë do të keni një mbledhje të shenjtë dhe do të përulni shpirtërat tuaja; nuk do të bëni asnjë punë,
Numrat 29:8
dhe do të ofroni si olokaust me erë të këndshme për Zotin një dem të vogël, një dash dhe shtatë qengja motakë, që duhet të jenë pa të meta,
Numrat 29:9
me blatimin e tyre ushqimor prej majë mielli të përzier me vaj: tre të dhjeta për demin e vogël, dy të dhjeta për dashin,
Numrat 29:10
një të dhjetë për secilin nga të shtatë qengjat,
Numrat 29:11
dhe një kec si flijim për mëkatin, përveç flijimit për shlyerjen e fajit, olokaustit të përjetshëm me blatimin e tij dhe libacionet e tyre.
Numrat 29:12
Ditën e pesëmbëdhjetë të muajit të shtatë do të keni një mbledhje të shenjtë; nuk do të bëni asnjë punë të rëndë dhe do të kremtoni një festë për Zotin shtatë ditë me radhë.
Numrat 29:13
Do të ofroni si olokaust, me erë të këndshme për Zotin, një dem të vogël, një dash dhe shtatë qengja motakë, që nuk duhet të kenë të meta;
Numrat 29:14
me blatimin e tyre ushqimor prej maje mielli të përzier me vaj: tre të dhjeta për secilin nga trembëdhjetë demat e vegjël, dy të dhjeta për secilin nga dy deshtë,
Numrat 29:15
një të dhjetë për secilin nga katërmbëdhjetë qengjat,
Numrat 29:16
dhe një kec si flijim për mëkatin, përveç olokaustit të përjetshëm, blatimit të tij dhe libacionit.
Numrat 29:18
me blatimin e tyre ushqimor dhe libacionet e tyre për demat e vegjël, për deshtë dhe për qengjat në bazë të numrit të tyre, simbas normave të caktuara,
Numrat 29:19
dhe një kec si flijim për mëkatin, përveç olokaustit të përjetshëm, blatimit të tij ushqimor dhe libacioneve të tyre.
Numrat 29:21
bashkë me blatimet e tyre ushqimore dhe libacionet për demat e vegjël, për deshtë dhe për qengjat, në bazë të numrit të tyre, simbas normave të caktuara,
Numrat 29:22
dhe një cjap si flijim për mëkatin, përveç olokausti të përjetshëm, blatimit të tij të ushqimit dhe libacionit të tij.
Numrat 29:24
bashkë me blatimin e tyre të ushqimit dhe të libacioneve për demat e vegjël, për deshtë dhe për qengjat, në bazë të numrit të tyre simbas normave të caktuara,
Numrat 29:25
dhe një kec, si flijim për mëkatin, përveç olokaustit të përjetshëm, blatimit të tij ushqimor dhe libacionit të tij.
Numrat 29:27
me blatimin e tyre ushqimor dhe libacionet e tyre për demat e vegjël, për deshtë dhe për qengjat, në bazë të numrit të tyre, simbas normave të caktuara,
Numrat 29:28
dhe një cjap, si flijim për mëkatin, përveç olokaustit të përjetshëm, blatimit të ushqimit dhe të libacionit të tij.
Numrat 29:30
me blatimet e tyre të ushqimit dhe me libacionet e tyre për demat e vegjël, për deshtë dhe për qengjat, në bazë të numrit të tyre, simbas normave të caktuara,
Numrat 29:31
dhe një cjap, si flijim për mëkatin, përveç olokaustit të përjetshëm, blatimit të tij ushqimor dhe libacionit të tij.
Numrat 29:33
bashkë me blatimin e ushqimit dhe të libacioneve të tyre për demat e vegjël, për deshtë dhe për qengjat, në bazë të numrit të tyre, simbas normave të caktuara,
Numrat 29:34
dhe një cjap, si flijim për mëkatin, përveç olokaustit të përjetshëm, blatimit të tij të ushqimit dhe libacionit të tij.
Numrat 29:36
dhe do të ofroni si olokaust, si flijim të përjetshëm të bërë me zjarr me erë të këndshme për Zotin, një dem të vogël, një dash dhe shtatë qengja motakë, pa të meta,
Numrat 29:37
me blatimin e tyre të ushqimit dhe me libacionet e tyre për demin e vogël, për dashin dhe për qengjat, në bazë të numrit të tyre, simbas normave të caktuara,
Numrat 29:38
dhe një cjap, si flijim për mëkatin, përveç olokaustit të përjetshëm, blatimit ushqimor të tij dhe libacionit të tij.
Numrat 29:39
Këto janë flijimet që do t`i ofroni Zotit në festat tuaja të caktuara (përveç ofertave për kushtet tuaja dhe ofertave tuaja vullnetare), si olokaustet dhe blatimet tuaja dhe si libacione dhe flijime tuaja të falënderimit".
Numrat 30:10
Në qoftë se ajo lidh një kusht në shtëpinë e bashkëshortit të saj, ose merr përsipër një detyrim me betim,
Numrat 30:11
dhe i shoqi e ka marrë vesh, në qoftë se i shoqi nuk thotë asgjë lidhur me këtë dhe nuk i kundërvihet, të gjitha kushtet e saj do të mbeten të vlefshme ashtu si edhe detyrimet që ka marrë përsipër.
Numrat 30:13
Bashkëshorti mund të konfirmojë dhe të anulojë çfarëdo kushti dhe çfarëdo betimi që lidh gruan e tij, që synon ta mundojë personin e saj.
Numrat 31:3
Atëherë Moisiu i foli popullit, duke thënë; "Disa njerëz ndër ju të armatosen për luftë dhe të marshojnë kundër Madianit për të kryer hakmarrjen e Zotit mbi Madianin.
Numrat 31:5
Kështu u rekrutuan ndër divizionet e Izraelit një mijë burra nga çdo fis, domethënë dymbëdhjetë mijë burra, të armatosur për luftë.
Numrat 31:6
Pastaj Moisiu i nisi për luftë, njëmijë njerëz nga çdo fis, së bashku me Finehasin, birin e priftit Eleazar, që kishte në dorë veglat e shenjta dhe boritë e alarmit.
Numrat 31:12
pastaj i çuan të burgosurit, prenë dhe plaçkën e luftës Moisiut, priftit Eleazar dhe asamblesë së bijve të Izraelit, që ishin vendosur në fushat e Moabit, pranë Jordanit, në bregun përballë Jerikos.
Numrat 31:13
Moisiu, prifti Eleazar dhe të gjithë prijësit e asamblesë dolën për t`i takuar jashtë kampit.
Numrat 31:16
Të nxitura nga Balaami, ato i shtynë bijtë e Izraelit të mëkatojnë kundër Zotit, në ngjarjen e Peorit, kur shpërtheu fatkeqësia në asamblenë e Zotit.
Numrat 31:18
por ruajini të gjalla për vete të gjitha vajzat që nuk kanë pasur marrëdhënie seksuale me burra.
Numrat 31:19
Ju do të qëndroni jashtë kampit shtatë ditë; kushdo që ka vrarë dikë dhe kushdo që ka prekur një person të vrarë, do të pastrohet ditën e tretë dhe ditën e shtatë; ky rregull vlen si për ju ashtu dhe për robërit tuaj.
Numrat 31:21
Pastaj prifti Eleazar u tha ushtarëve që kishin shkuar në luftë: "Kjo është rregulla e ligjit që Zoti i ka përcaktuar Moisiut:
Numrat 31:23
çdo gjë që i reziston zjarrit, do ta kaloni nëpër zjarr dhe do të bëhet i pastër; por do të pastrohen edhe me ujin e pastrimit kundër papastërtisë; ndërsa tërë gjërat që nuk mund t`i rezistojnë zjarrit, do t`i trajtoni me ujë.
Numrat 31:28
Do të marrësh nga luftëtarët që kanë vajtur të luftojnë një haraç për Zotin; domethënë një të pesëqindtën e personave, të bagëtive të imta dhe të trasha dhe të gomarëve.
Numrat 31:29
Do të marrësh nga gjysma e tyre dhe do t`ia japësh priftit Eleazar si një ofertë për Zotin.
Numrat 31:30
Dhe nga gjysma që u takon bijve të Izraelit do të marrësh një të pesëdhjetën e personave, të bagëtisë së imët dhe të trashë dhe nga gomarët do t`u japësh Levitëve, që kanë përgjegjësinë e tabernakullit të Zotit".
Numrat 31:32
Dhe plaçka që mbetej nga plaçkitja e kryer nga luftëtarët përbëhej nga gjashtëqind e shtatëdhjetë e pesë mijë dele,
Numrat 31:35
dhe tridhjetë e dy mijë persona gjithsej, domethënë gra që nuk kishin pasur marrëdhënie seksuale me burra.
Numrat 31:36
Gjysma, domethënë pjesa për ata që kishin shkuar në luftë, ishte treqind e tridhjetë e shtatë mijë e pesëqind dele,
Numrat 31:37
nga të cilat gjashtëqind e shtatëdhjetë e pesë për haraçin e Zotit;
Numrat 31:38
tridhjetë e gjashtë mijë lopë, nga të cilat shtatëdhjetë e dy për haraçin e Zotit;
Numrat 31:39
tridhjetë mijë e pesëqind gomarë, nga të cilët gjashtëdhjetë e një për haraçin e Zotit;
Numrat 31:40
dhe gjashtëmbëdhjetë mijë persona, nga të cilët tridhjetë e dy për haraçin e Zotit.
Numrat 31:42
Gjysma që u përkiste bijve të Izraelit, që Moisiu kishte ndarë nga pjesa që u takonte njerëzve që kishin shkuar në luftë,
Numrat 31:43
gjysma që i përkiste asamblesë, ishte treqind e tridhjetë e shtatë mijë e pesëqind dele,
Numrat 31:46
dhe gjashtëmbëdhjetë mijë persona.
Numrat 31:47
Nga gjysma që u përkiste bijve të Izraelit, Moisiu mori një të pesëdhjetën e njerëzve dhe të kafshëve, dhe ua dha Levitëve të cilët kanë përgjegjësinë e tabernakullit të Zotit, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
Numrat 31:50
Prandaj ne po sjellim, si ofertë për Zotin, sendet e arit që secili ka gjetur: zinxhirë, byzylykë, unaza, vathë dhe gjerdanë për të bërë shlyerjen për ne përpara Zotit.
Numrat 31:53
(Njerëzit e ushtrisë mbajtën për vete plaçkën që kishin siguruar).
Numrat 31:54
Moisiu dhe prifti Eleazar morën pastaj arin nga krerët e mijëshëve dhe të qindësheve dhe e çuan në çadrën e mbledhjes, si kujtim i bijve të Izraelit përpara Zotit.
Numrat 32:1
Bijtë e Rubenit dhe bijtë e Gadit kishin një sasi jashtëzakonisht të madhe bagëtish; dhe kur panë që vendi i Jazerit dhe vendi i Galaadit ishin një tokë e përshtatshme për të rritur bagëti,
Numrat 32:2
bijtë e Gadit dhe bijtë e Rubenit erdhën për të folur me Moisiun, me priftin Eleazar dhe me prijësit e asamblesë, dhe thanë:
Numrat 32:4
vendi që Zoti ka goditur para asamblesë së Izraelit, është një vend i përshtatshëm për të rritur bagëti, dhe shërbëtorët e tu kanë bagëti".
Numrat 32:6
Por Moisiu iu përgjegj bijve të Gadit dhe bijve të Rubenit: "A duhet të shkojnë në luftë vëllezërit tuaj, ndërsa ju po rrini këtu?
Numrat 32:8
Kështu vepruan etërit tuaj kur i nisa nga Kadesh-Barneu për ta vëzhguar vendin.
Numrat 32:12
me përjashtim të Kalebit, birit të Jenufeut, i quajtur Kenizeu, dhe të Jozueut, birit të Nunit, sepse këta e kanë ndjekur plotësisht Zotin".
Numrat 32:14
Dhe ja, ju po zini vendin e etërve tuaj, një farë mëkatarësh, për të rritur edhe më zemërimin e zjarrtë të Zotit kundër Izraelit.
Numrat 32:16
Atëherë ata iu afruan Moisiut dhe i thanë: "Ne do të ndërtojmë këtu vathë për bagëtinë tonë dhe qytete për të vegjlit tanë;
Numrat 32:17
por ne jemi gati të marshojmë me armë në krye të bijve të Izraelit, deri sa t`i çojmë në vendin e tyre; ndërkaq të vegjlit tanë do të banojnë në qytetet e fortifikuara për shkak të banorëve të vendit.
Numrat 32:20
Atëherë Moisiu u tha atyre: "Në rast se bëni këtë, në rast se armatoseni për luftë para Zotit,
Numrat 32:24
Ndërtoni qytete për të vegjlit tuaj dhe vathë për kopetë tuaja, dhe bëni atë që goja juaj ka thënë".
Numrat 32:27
por shërbëtorët e tu, tërë njerëzit e armatosur për luftë, do ta kalojnë Jordanin për të luftuar para Zotit ashtu siç thotë zotëria ime".
Numrat 32:28
Atëherë Moisiu u dha porosi për ta priftit Eleazar, Jozueut, birit të Nunit, dhe kryefamiljarëve të fiseve të bijve të Izraelit.
Numrat 32:29
Moisiu u tha atyre: "Në rast se bijtë e Gadit dhe bijtë e Rubenit e kalojnë Jordanin bashkë me ju, tërë njerëzit e armatosur për të luftuar para Zotit, dhe vendi do të nënshtrohet para jush, do t`u jepni atyre si pronë vendin e Galaadit.
Numrat 32:31
Atëherë bijtë e Gadit dhe bijtë e Rubenit u përgjigjën duke thënë: "Do të veprojmë ashtu si u ka thënë Zoti shërbëtorëve të tu.
Numrat 32:33
Moisiu u dha kështu bijve të Gadit, bijve të Rubenit dhe gjysmës së fisit të Manasit, birit të Jozefit, mbretërinë e Sihonit, mbretit të Amorejve, dhe mbretërinë e Ogut, mbretit të Bashabit, vendin me qytetet përreth.
Numrat 32:36
Beth-Nimrahun dhe Beth-Aranin, qytete të fortifikuara, dhe vathë për kopetë e bagëtive.
Numrat 32:42
Nobahu përkundrazi shkoi dhe pushtoi Kenathin me lagjet e tij të jashtme; dhe e quajti Nobah simbas emrit të tij.
Numrat 33:2
Moisiu shënoi me shkrim vendet e tyre të nisjes, për çdo etapë, sipas urdhrave të Zotit; dhe këto janë etapat e tyre, në bazë të vendnisjeve të tyre.
Numrat 33:4
ndërsa Egjiptasit varrosnin tërë të parëlindurit e tyre që Zoti kishte goditur midis tyre. Zoti kishte zbatuar gjykimin e tij edhe mbi perënditë e tyre.
Numrat 33:7
U nisën nga Ethami dhe u kthyen në drejtim të Pi-Hahirothit që ndodhet përballë Baal-Tsefonit, dhe e ngritën kampin përpara Migdolit.
Numrat 33:14
U nisën nga Alushi dhe e ngritën kampin e tyre në Refidim, ku nuk kishte ujë për të pirë për popullin.
Numrat 33:19
U nisën nga Rithmahu dhe fushuan në Rimon-Perets.
Numrat 33:20
U nisën nga Rimon-Peretsi dhe fushuan në Libnah.
Numrat 33:47
U nisën nga Almon-Diblathaimi dhe fushuan në malet e Abarimit, përballë Nebit.
Numrat 33:48
U nisën nga malet e Abarimit dhe fushuan në fushat e Moabit, pranë Jordanit, mbi bregun përballë Jerikos.
Numrat 33:50
Pastaj Zoti i foli Moisiut, në fushat e Moabit, pranë Jordanit mbi bregun përballë Jerikos, dhe i tha:
Numrat 33:51
"Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Kur të kaloni Jordanin, për të hyrë në vendin e Kanaanit,
Numrat 34:4
kufiri juaj do të shkojë pastaj nga e përpjeta e Akrabimit, do të kalojë nëpër Tsin dhe do të shtrihet në jug të Kadesh-Barneas; do të vazhdojë pastaj në drejtim të Hatsar-Adarit dhe do të kalojë nëpër Atsmoni.
Numrat 34:5
Nga Atsmoni kufiri do të kthejë deri në përroin e Egjiptit dhe do të përfundojë në det.
Numrat 34:6
Kufiri juaj në perëndim do të jetë Deti i Madh; ky do të jetë kufiri juaj perëndimor.
Numrat 34:12
pastaj kufiri do të zbresë në drejtim të Jordanit, për të arritur deri në Detin e Kripur. Ky do të jetë vendi juaj me kufijtë e tij rreth e qark".
Numrat 34:15
Këto dy fise e gjysmë e kanë marrë trashëgiminë e tyre në lindje të Jordanit, mbi bregun përballë Jerikos, në drejtim të lindjes".
Numrat 34:18
Do të merrni edhe një prijës nga çdo fis, për të bërë ndarjen e vendit.
Numrat 34:23
prijësi Haniel, bir i Efodit, për bijtë e Jozefit, nga fisi i bijve të Manasit;
Numrat 34:24
prijësi Kemuel, bir i Shiftanit, për fisin e bijve të Efraimit;
Numrat 34:25
prijësi Elitsafan, bir i Parnakut, për fisin e bijve të Zabulonit;
Numrat 34:26
prijësi Paltiel, bir i Azanit, për fisin e bijve të Isakarit;
Numrat 34:27
prijësi Ahihud, bir i Shelomit, për fisin e bijve të Asherit;
Numrat 34:28
dhe prijësi Pedahel, bir i Amihudit, për fisin e bijve të Neftalit".
Numrat 35:1
Zoti i foli akoma Moisiut në fushat e Moabit pranë Jordanit, në bregun përballë Jerikos, dhe i tha:
Numrat 35:2
"Urdhëro bijtë e Izraelit që, nga trashëgimia që do të zotërojnë, t`u japin Levitëve disa qytete për të banuar, do t`u jepni gjithashtu kullota rreth qyteteve.
Numrat 35:3
Dhe ata do të kenë qytete për të banuar, ndërsa kullotat do t`u shërbejnë për bagëtinë e tyre dhe për të gjitha kafshët e tyre.
Numrat 35:5
Do të masni, pra, jashtë qytetit dy mijë kubitë nga ana e lindjes, dy mijë kubitë nga ana e jugut, dy mijë kubitë nga ana perëndimore dhe dy mijë kubitë nga ana veriore; qyteti do të ndodhet në mes. Këto janë tokat për kullotë rreth qyteteve që do t`u përkasin Levitëve.
Numrat 35:7
Gjithsej qytetet që do t`u jepni Levitëve do të jenë, pra, dyzet e tetë bashkë me tokat për kullotë.
Numrat 35:8
Qytetet që do t`u jepni Levitëve do të rrjedhin nga pronësia e bijve të Izraelit; nga fiset më të mëdha do të merrni më shumë, nga fiset më të vogla do të merrni më pak; çdo fis do t`u japë Levitëve ndonjë nga qytetet e tij, në përpjestim me trashëgiminë që do t`i takojë".
Numrat 35:10
"Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Kur të kaloni Jordanin për të hyrë në vendin e Kanaanit,
Numrat 35:11
do të caktoni disa qytete që do të jenë për ju qytete strehimi, ku mund të ikë vrasësi që ka vrarë dikë pa dashje.
Numrat 35:12
Këto qytete do t`ju shërbejnë si vende strehimi kundër hakmarrësve, që vrasësi të mos vritet para se të ketë dalë në gjyq përpara asamblesë.
Numrat 35:15
Këto gjashtë qytete do të shërbejnë si vende strehimi për bijtë e Izraelit, për të huajin dhe për atë që banon midis jush, me qëllim që ai që ka vrarë dikë pa dashje të mund të strehohet.
Numrat 35:16
Por në rast se dikush godet një tjetër me një vegël hekuri dhe ky vdes, ai person është vrasës dhe si i tillë do të vritet.
Numrat 35:17
Dhe në rast se e godet me një gur që kishte në dorë, që mund të shkaktojë vdekjen, dhe i godituri vdes, ai person është vrasës; vrasësi do të vritet.
Numrat 35:18
Ose në rast se godet me një vegël druri që kishte në dorë, dhe që mund të shkaktojë vdekjen, dhe i godituri vdes, ky person është vrasës; vrasësi do të vritet.
Numrat 35:20
Në rast se dikush i jep një të shtyrë një personi tjetër sepse e urren apo e qëllon me diçka me dashje, dhe ai vdes,
Numrat 35:21
ose e godet për armiqësi me dorën e vet dhe ai vdes, ai që ka goditur do të vritet; ai është vrasës; hakmarrësi i gjakut do ta vrasë vrasësin kur do ta takojë.
Numrat 35:27
dhe hakmarrësi i gjakut e gjen vrasësin jashtë kufijve të qytetit të strehimit dhe e vret, hakmarrësi i gjakut nuk do të jetë fajtor për gjakun e derdhur,
Numrat 35:29
Këto le t`ju shërbejnë si rregulla të së drejtës për të gjithë brezat tuaja, kudo që të banoni.
Numrat 35:30
Në qoftë se dikush vret një person, vrasësi do të vritet në bazë të deponimit të dëshmitarëve; por nuk do të dënohet askush në bazë të deponimit të një dëshmitari të vetëm.
Numrat 35:31
Nuk do të pranoni asnjë çmim për shpengimin e jetës së një vrasësi që është dënuar me vdekje, sepse ai duhet të vritet.
Numrat 35:32
Nuk do të pranoni asnjë çmim për shpengimin e një vrasësi që ka ikur në qytetin e tij të strehimit, me qëllim që të kthehet të banojë në tokën e tij para vdekjes së kryepriftit.
Numrat 35:33
Nuk do të ndotni vendin ku jetoni, sepse gjaku ndot vendin; nuk mund të bëhet asnjë shlyerje për vendin, për gjakun që është derdhur në të veçse me anë të gjakut të atij që e ka derdhur.
Numrat 36:1
Kryefamiljarët e bijve të Galaadit, birit të Makielit, bir i Manasit, të familjeve të bijve të Jozefit, u ngritën më këmbë dhe i dolën përpara Moisiut dhe prijësve, kryefamiljarëve të bijve të Izraelit,
Numrat 36:4
Kur të vijë jubileu i bijve të Izraelit, trashëgimia e tyre do t`i shtohet trashëgimisë së fisit të cilit i përkasin tani; kështu trashëgimia e tyre do të hiqet nga trashëgimia e fisit të etërve tanë".
Numrat 36:6
Kjo është ajo që Zoti urdhëron lidhur me bijat e Tselofehadit: "Ato mund të martohen me cilindo që u duket i përshtatshëm, mjafton që të martohen në një familje që bën pjesë në fisin e etërve të tyre".
Numrat 36:8
Dhe çdo vajzë që zotëron një trashëgimi në një nga fiset e bijve të Izraelit, do të martohet me një burrë që i përket një familjeje të fisit të atit të saj; kështu çdo bir i Izraelit do të ruajë trashëgiminë e etërve të tij.
Numrat 36:13
Këto janë urdhërimet dhe dekretet që Zoti u dha bijve të Izraelit me anë të Moisiut në fushat e Moabit pranë Jordanit, në bregun përballë Jerikos.
Ligji i Përtërirë 1:1
Këto janë fjalët që Moisiu i drejtoi Izraelit matanë Jordanit, në shkretëtirë, në Arabah, përballë Sufit, midis Paranit, Tofelit, Labanit, Hatserothit dhe Zahabit.
Ligji i Përtërirë 1:6
"Zoti, Perëndia ynë, na foli në Horeb dhe na tha: "Ju keni ndenjur mjaft afër këtij mali;
Ligji i Përtërirë 1:9
"Në atë kohë unë ju fola dhe ju thashë: "Unë nuk mund ta mbaj i vetëm barrën që përfaqësoni ju të tërë.
Ligji i Përtërirë 1:10
Zoti, Perëndia juaj, ju ka shumuar, dhe ja, sot jeni në numër të madh si yjet e qiellit.
Ligji i Përtërirë 1:11
Zoti, Perëndia i etërve tuaj, ju bëftë njëmijë herë më të shumtë, dhe ju bekoftë ashtu si ju ka premtuar!
Ligji i Përtërirë 1:13
Zgjidhni nga fiset tuaja burra të urtë, me gjykim e me përvojë, dhe unë do t`i bëj prijës tuaj".
Ligji i Përtërirë 1:14
Dhe ju m`u përgjigjët, duke thënë: "Ajo që ti propozon të bësh është e mirë".
Ligji i Përtërirë 1:15
Atëherë mora prijësit e fiseve tuaja, njerëz të urtë dhe me përvojë, dhe i caktova si prijës tuaj, prijës të mijërave, të qindrave të pesëdhjetëve, të dhjetrave, dhe oficerë të fiseve tuaja.
Ligji i Përtërirë 1:17
Në gjykimet tuaja nuk do të keni konsiderata personale; do të dëgjoni si të madhin ashtu edhe të voglin; nuk do të keni frikë nga asnjeri, sepse gjykimi i përket Perëndisë; çështjen që është shumë e vështirë për ju do të ma paraqisni mua, dhe unë do ta dëgjoj".
Ligji i Përtërirë 1:19
"Pastaj u nisëm nga mali i Horebit dhe përshkuam gjithë atë shkretëtirë të madhe dhe të tmerrshme që keni parë, duke u drejtuar nga krahina malore e Amorejve, ashtu si na kishte urdhëruar Zoti, Perëndia ynë, dhe arritëm në Kadesh-Barnea.
Ligji i Përtërirë 1:20
Atëherë ju thashë: "Keni arritur në krahinën malore të Amorejve, që Zoti, Perëndia ynë, na jep.
Ligji i Përtërirë 1:21
Ja, Zoti, Perëndia ynë, e ka vënë vendin para teje, ngjitu dhe shtjire në dorë, ashtu si të ka thënë Zoti, Perëndia i etërve të tu; mos ki frikë dhe mos u ligështo".
Ligji i Përtërirë 1:22
Atëherë ju, të gjithë ju, u afruat pranë meje dhe më thatë: "Të dërgojmë disa njerëz para nesh që të vëzhgojnë vendin për ne dhe të na tregojnë rrugën nëpër të cilën ne duhet të ngjitemi dhe qytetet në të cilat duhet të hyjmë".
Ligji i Përtërirë 1:23
Ky propozim më pëlqeu, kështu mora dymbëdhjetë njerëz nga radhët tuaja, një për çdo fis.
Ligji i Përtërirë 1:25
Morën me vete disa fruta të vendit, na i sollën dhe na paraqitën raportin e tyre, duke thënë: "Vendi që po na jep Zoti, Perëndia ynë, është i mirë"".
Ligji i Përtërirë 1:26
"Por ju nuk deshët të ngjiteni dhe ngritët krye kundër urdhërit të Zotit, Perëndisë tuaj;
Ligji i Përtërirë 1:27
dhe murmuritët në çadrat tuaja dhe thatë: "Zoti na urren, për këtë arsye na nxori nga vendi i Egjiptit për të na dorëzuar në duart e Amorejve dhe për të na shkatërruar.
Ligji i Përtërirë 1:30
Zoti, Perëndia juaj, që shkon para jush, do të luftojë ai vetë për ju, ashtu si ka bërë para syve tuaj në Egjipt
Ligji i Përtërirë 1:31
dhe në shkretëtirë, ku ke parë se si Zoti, Perëndia yt, të ka shpënë ashtu si një njeri çon fëmijën e tij, gjatë gjithë rrugës që keni përshkuar deri sa arritët në këtë vend".
Ligji i Përtërirë 1:32
Megjithatë ju nuk patët besim tek Zoti, Perëndia juaj,
Ligji i Përtërirë 1:33
që shkonte në rrugë para jush për t`ju gjetur një vend ku të ngrinit çadrat, me zjarrin e natës dhe me renë e ditës, për t`ju treguar cilën rrugë duhet të ndiqnit.
Ligji i Përtërirë 1:36
me përjashtim të Kalebit, birit të Jenufehut. Ai do ta shohë; atij dhe bijve të tij do t`u jap tokën që ai ka shkelur, sepse i ka shkuar pas Zotit plotësisht".
Ligji i Përtërirë 1:37
Edhe kundër meje Zoti u zemërua për fajin tuaj dhe tha: "As ti nuk ke për të hyrë;
Ligji i Përtërirë 1:38
por Jozueu, bir i Nunit, që qëndron para teje, ka për të hyrë; përforcoje, se ai do ta bëjë Izraelin ta zotërojë vendin.
Ligji i Përtërirë 1:41
Atëherë ju u përgjigjët, duke më thënë: "Kemi mëkatuar kundër Zotit. Ne do të ngjitemi dhe do të luftojmë pikërisht ashtu si ka thënë Zoti, Perëndia ynë". Dhe secili prej jush ngjeshi armët dhe filloi me guxim të ngjitet në drejtim të krahinës malore.
Ligji i Përtërirë 1:45
Pastaj ju u kthyet dhe filluat të qani përpara Zotit; por Zoti nuk mori parasysh ankimet tuaja dhe nuk ju dëgjoi.
Ligji i Përtërirë 2:1
"Pastaj u kthyem prapa dhe u nisëm nëpër shkretëtirë në drejtim të Detit të Kuq, ashtu si më pati thënë Zoti, dhe u sollëm rreth malit Seir për një kohë të gjatë.
Ligji i Përtërirë 2:7
Sepse Zoti, Perëndia yt, të ka bekuar në gjithë punën e duarve të tua; është kujdesur për udhëtimin tënd nëpër shkretëtirën e madhe. Zoti, Perëndia yt, ka qenë me ty gjatë këtyre dyzet viteve dhe asgjë nuk të ka munguar".
Ligji i Përtërirë 2:8
Kështu kaluam përtej bijve të Ezaut, vëllezërve tanë, që banonin në Seir dhe, duke evituar rrugën e Arabahut, si dhe Eliathin dhe Etsion-Geberin, u tërhoqëm dhe vazhduam duke kaluar nëpër shkretëtirën e Moabit.
Ligji i Përtërirë 2:13
Tani çohuni dhe kaloni përroin e Zeredit". Kështu ne kapërcyem përroin e Zeredit.
Ligji i Përtërirë 2:14
Koha e nevojshme për të arritur nga Kadesh-Barnea deri në kalimin e përroit të Zeredit, ishte tridhjetë e tetë vjet, deri sa tërë brezi i luftëtarëve të zhdukej plotësisht nga kampi, ashtu si u qe betuar atyre Zoti.
Ligji i Përtërirë 2:15
Në fakt dora e Zotit qe kundër tyre për t`i asgjësuar nga kampi, deri sa të zhdukeshin.
Ligji i Përtërirë 2:22
ashtu si kishte vepruar Zoti me pasardhësit e Ezaut që banonin në Seir, kur shkatërroi Horejtë përpara tyre. Ata i dëbuan dhe u vendosën në vendin e tyre deri në ditët tona.
Ligji i Përtërirë 2:24
"Çohuni, vihuni në marshim dhe kaloni përroin Arnon; ja, unë po e kaloj nën pushtetin tënd Sihonin, Amoreun, mbretin e Heshbonit, dhe vendin e tij; fillo ta shtiesh atë në dorë dhe shpalli luftë.
Ligji i Përtërirë 2:25
Sot do të filloj t`u kall frikën dhe terrorin tënd popujve nën tërë qiejt, të cilët do të dëgjojnë të flitet për ty, do të dridhen dhe do t`i zërë ankthi nga shkaku yt.
Ligji i Përtërirë 2:26
Atëherë nga shkretëtira e Kedemothit i dërgova lajmëtarë Sihonit, mbretit të Heshbonit, me propozime paqësore, për t`i thënë:
Ligji i Përtërirë 2:27
Lërmë të kaloj nëpër vendin tënd; unë do të shkoj nëpër rrugën Mbretërore, pa u kthyer as djathtas as majtas.
Ligji i Përtërirë 2:29
(ashtu si kanë bërë për mua pasardhësit e Ezaut që banojnë në Seir dhe Moabitët që banojnë në Ar), deri sa unë të kem kaluar Jordanin për të hyrë në vendin që Zoti, Perëndia ynë, na dha".
Ligji i Përtërirë 2:30
Por Sihoni, mbret i Heshbonit, nuk deshi të na linte të kalonim nëpër territorin e tij, sepse Zoti, Perëndia yt, i kishte ngurtësuar frymën dhe e kishte bërë kryeneç, për të ta dhënë në duart e tua, siç është pikërisht sot.
Ligji i Përtërirë 2:32
Atëherë Sihoni doli kundër nesh me gjithë njerëzit e tij, për t`u ndeshur në Jahats.
Ligji i Përtërirë 2:33
Por Zoti, Perëndia ynë, na e dha në dorë, dhe ne e mundëm atë, bijtë e tij dhe tërë njerëzit e tij.
Ligji i Përtërirë 2:36
Nga Aroeri, që ndodhet në brigjet e përroit Arnon dhe nga qyteti që është në luginë, deri në Galaad, nuk pati asnjë qytet që të ishte shumë i fortë për ne; Zoti Perëndia ynë, na i dha të gjitha në dorën tonë.
Ligji i Përtërirë 2:37
Por nuk iu afrove vendit të bijve të Amonit, dhe asnjë vendi anës përroit Jabok, as qyteteve të vendit malor dhe tërë qëndrave që Zoti, Perëndiai ynë, na kishte ndaluar të sulmonim.
Ligji i Përtërirë 3:1
"Pastaj u kthyem dhe u ngjitëm nëpër rrugën e Bashanit; dhe Ogu, mbret i Bashanit, me gjithë njerëzit e tij, na doli kundër për t`u ndeshur në Edrej.
Ligji i Përtërirë 3:3
Kështu Zoti, Perëndia ynë, na dha në dorë edhe Ogun, mbretin e Bashanit, me gjithë njerëzit e tij; dhe ne e mundëm atë pa lënë gjallë asnjë.
Ligji i Përtërirë 3:8
Në atë kohë, pra, morëm nga duart e dy mbretërve të Amorejve vendin që ndodhet matanë Jordanit, nga përroi i Armonit deri në malin e Hermonit,
Ligji i Përtërirë 3:12
Në atë kohë ne pushtuam këtë vend; unë u dhashë Rubenitëve dhe Gaditëve territorin e Aroerit, gjatë përroit Arnon deri në gjysmën e krahinës malore të Galaadit së bashku me qytetet e tij;
Ligji i Përtërirë 3:16
Rubenitëve dhe Gaditëve u dhashë territorin e Galaadit deri në përroin e Armonit, bashkë me gjysmën e lumit që shërben si kufi, dhe deri në lumin Jabok, që është kufiri i bijve të Amonit,
Ligji i Përtërirë 3:18
Në atë kohë unë ju dhashë këtë urdhër, duke thënë: "Zoti, Perëndia juaj, ju ka dhënë këtë vend që ta zotëroni. Ju të gjithë, njerëz trima, do të kaloni Jordanin të armatosur, në krye të bijve të Izraelit, të vëllezërve tuaj.
Ligji i Përtërirë 3:20
për deri sa Zoti t`i lërë vëllezërit tuaj të çlodhen, ashtu siç bëri me juve, dhe të shtien edhe ata në dorë vendin që Zoti, Perëndia juaj, u jep atyre matanë Jordanit. Pastaj secili ka për t`u kthyer në trashëgiminë që ju dhashë".
Ligji i Përtërirë 3:21
Në atë kohë urdhërova gjithashtu Jozueun, duke thënë: "Sytë e tu kanë parë të gjitha ato që Zoti, Perëndia juaj, u ka bërë këtyre dy mbretërve; në të njëjtën mënyrë do të veprojë Zoti në të gjitha mbretëritë që do të përshkosh.
Ligji i Përtërirë 3:22
Mos kini frikë prej tyre, sepse Zoti, Perëndia juaj, ka për të luftuar ai vetë për ju".
Ligji i Përtërirë 3:24
O Zot, O Zot, ti ke filluar t`i tregosh shërbëtorit tënd madhështinë tënde dhe dorën e fuqishme që ke; sepse cila është perëndia në qiell apo në tokë që mund të kryejë vepra dhe mrekulli si ato që bën ti?
Ligji i Përtërirë 3:25
Prandaj më ler të kaloj Jordanin për të parë vendin e bukur që është matanë tij, krahinën e bukur malore dhe Libanin".
Ligji i Përtërirë 3:26
Por Zoti u zemërua me mua, për shkakun tuaj, dhe nuk e plotësoi dëshirën time. Kështu Zoti më tha: "Mjaft me kaq; mos më fol më për këtë gjë.
Ligji i Përtërirë 3:27
Ngjitu në majën e Pisgahut, hidh sytë nga perëndimi, nga veriu, nga jugu dhe nga lindja dhe sodit me sytë e tu, sepse ti nuk do ta kalosh këtë Jordan.
Ligji i Përtërirë 3:28
Por jepi urdhër Jozueut, përforcoje dhe jepi zemër, sepse ai do ta kalojë Jordanin në krye të këtij populli dhe do ta bëjë Izraelin zot të vendit që ke për të parë".
Ligji i Përtërirë 3:29
Kështu u ndalëm në luginën përballë Beth-Peorit".
Ligji i Përtërirë 4:1
"Tani, pra, o Izrael, dëgjo statutet dhe dekretet që po ju mësoj, që t`i zbatoni në praktikë, të jetoni dhe të shtini në dorë vendin që Zoti, Perëndia i etërve tuaj, ju jep.
Ligji i Përtërirë 4:2
Nuk do t`i shtoni asgjë atyre që unë ju urdhëroj dhe nuk do t`u hiqni asgjë, por zotohuni të zbatoni urdhrat e Zotit, Perëndisë tuaj, që unë ju porosis.
Ligji i Përtërirë 4:3
Sytë tuaj panë atë që Zoti bëri në Baal-Peor; sepse Zoti, Perëndia juaj, shkatërroi para jush të gjithë ata që kishin shkuar pas Baal-Peorit;
Ligji i Përtërirë 4:4
por ju që i qëndruat besnikë Zotit, Perëndisë tuaj, sot jeni të gjithë të gjallë.
Ligji i Përtërirë 4:5
Ja, unë ju mësova statutet dhe dekretet, ashtu si Zoti, Perëndia im, më ka urdhëruar, me qëllim që t`i zbatoni në vendin në të cilin po hyni për ta shtënë në dorë.
Ligji i Përtërirë 4:6
Do t`i respektoni, pra, dhe do t`i zbatoni në praktikë; sepse kjo do të jetë dituria dhe zgjuarsia juaj në sytë e popujve, të cilët, duke dëgjuar të flitet për të gjitha këto statute, kanë për të thënë: "Ky komb i madh është një popull i ditur dhe i zgjuar!".
Ligji i Përtërirë 4:7
Cili komb i madh ka në fakt Perëndinë aq pranë vetes, si Zotin Perëndinë tonë, që është pranë nesh sa herë e kërkojmë?
Ligji i Përtërirë 4:8
Cili komb i madh ka statute dhe dekrete të drejta si gjithë ky ligj që po ju vë përpara sot?
Ligji i Përtërirë 4:9
Vetëm kini kujdes për veten tuaj dhe tregohuni të zellshëm për shpirtin tuaj, në mënyrë që të mos harroni gjërat që sytë tuaj kanë parë dhe këto të mos largohen nga zemra juaj për të gjitha ditët e jetës suaj. Por ua mësoni bijve tuaj dhe bijve të bijve tuaj,
Ligji i Përtërirë 4:10
veçanërisht për ditën gjatë së cilës jeni paraqitur para Zotit, Perëndisë tuaj në Horeb, kur Zoti më tha: "Më mblidh popullin dhe ai të dëgjojë fjalët e mia, që të mësojnë të më kenë frikë gjatë të gjitha ditëve që do të jetojnë mbi tokë dhe t`ua mësojnë bijve të tyre".
Ligji i Përtërirë 4:14
Dhe mua, në atë kohë, Zoti më urdhëroi t`ju mësoj statutet dhe dekretet, që t`i zbatoni në vendin ku jeni duke hyrë për t`u bërë zotër të tij.
Ligji i Përtërirë 4:15
Me qenë, pra se nuk patë asnjë figurë ditën që Zoti ju foli në Horeb nga mesi i zjarrit, tregoni kujdes të veçantë për shpirtërat tuaja,
Ligji i Përtërirë 4:19
sepse duke ngritur sytë në qiell dhe duke parë diellin, hënën, yjet, të tëra, domethënë tërë ushtrinë qiellore, ti të mos nxitesh të biesh përmbys përpara këtyre gjërave dhe t`u shërbesh, gjërave që Zoti, Perëndia yt, u ka dhënë tërë popujve që ndodhen nën të gjithë qiejtë;
Ligji i Përtërirë 4:20
por Zoti ju mori dhe ju nxori nga furra e hekurt, nga Egjipti, për të qenë populli i tij, trashëgimia e tij, ashtu siç jeni sot.
Ligji i Përtërirë 4:21
Zoti u zemërua me mua për shkakun tuaj, dhe u betua që nuk do ta kaloja Jordanin dhe nuk do të hyja në vendin e mirë që Zoti, Perëndia yt, të jep si trashëgimi.
Ligji i Përtërirë 4:23
Ruhuni se harroni besëlidhjen që Zoti, Perëndia juaj, ka lidhur me ju, dhe bëni ndonjë shëmbëlltyrë të gdhendur në trajtën e çfarëdo gjëje që Zoti, Perëndia yt, e ka ndaluar.
Ligji i Përtërirë 4:24
Sepse Zoti, Perëndia yt, është një zjarr që të konsumon, një Zot ziliqar.
Ligji i Përtërirë 4:25
Kur të kesh pjellë bij dhe bij të bijve të tu, dhe të keni banuar për një kohë të gjatë në atë vend, në rast se shthureni dhe sajoni shëmbëlltyra të gdhendura në trajtën e çfarëdo gjëje, dhe bëni të keqen në sytë e Zotit, Perëndisë tuaj, për ta ngacmuar,
Ligji i Përtërirë 4:26
unë thërres sot për të dëshmuar kundër jush qiellin dhe tokën, se ju do të zhdukeni shpejt plotësisht nga vendi ku shkoni për t`u bërë zotër të tij, duke kaluar Jordanin. Ju atje nuk do t`i zgjatni ditët tuaja, por do të shkatërroheni plotësisht.
Ligji i Përtërirë 4:27
Dhe Zoti do t`ju shpërndajë midis popujve, dhe nuk do të mbetet nga ju veçse një numër i vogël njerëzish midis kombeve ku do t`ju çojë Zoti.
Ligji i Përtërirë 4:28
Dhe atje do t`u shërbeni perëndive prej druri e prej guri, të bëra nga dora e njeriut, që nuk shohin, nuk dëgjojnë, nuk hanë dhe nuk nuhasin.
Ligji i Përtërirë 4:29
Por aty do të kërkosh Zotin, Perëndinë tënd; dhe do ta gjesh, në rast se do ta kërkosh me gjithë zemër dhe me gjithë shpirt.
Ligji i Përtërirë 4:30
Kur do të jesh në ankth dhe do të kenë ndodhur tërë këto gjëra, në kohën e fundit, do të kthehesh tek Zoti, Perëndia yt, dhe do ta dëgjosh zërin e tij;
Ligji i Përtërirë 4:31
(sepse Zoti, Perëndia yt, është një Zot mëshirëplotë); ai nuk të ka braktisur dhe nuk do të të shkatërrojë, nuk do të harrojë besëlidhjen për të cilën iu betua etërve të tu.
Ligji i Përtërirë 4:32
Pyet gjithashtu kohërat e lashta, që kanë qenë para teje, nga dita që Perëndia krijoi njeriun në tokë, dhe pyet nga një anë e qiellit në tjetrën në se ka pasur ndonjë herë një gjë aq të madhe si kjo ose në se është dëgjuar një gjë e tillë si kjo.
Ligji i Përtërirë 4:33
A ka pasur vallë ndonjë popull që të ketë dëgjuar zërin e Perëndisë të flasë nga mesi i zjarrit, siç e dëgjove ti, dhe të ketë mbetur gjallë?
Ligji i Përtërirë 4:34
A ka pasur vallë ndonjë Perëndi që ka provuar të shkojë e të marrë për vete një komb në mes të një kombi tjetër me anë provash, shenjash, mrekullish dhe betejash, me dorë të fuqishme, me krahë të shtrirë dhe me ankthe të mëdha terrori, siç bëri për ju Zoti, Perëndia juaj, në Egjipt para syve tuaj?
Ligji i Përtërirë 4:35
Të tëra këto të janë treguar, në mënyrë që të pranosh se Zoti është Perëndi dhe që nuk ka asnjë tjetër veç tij.
Ligji i Përtërirë 4:39
Mëso, pra, sonte dhe mbaje në zemrën tënde që Zoti është Perëndi atje lart në qiejt dhe këtu poshtë në tokë, dhe se nuk ka asnjë tjetër.
Ligji i Përtërirë 4:40
Respekto pra statutet dhe urdhërimet e tij që unë po të jap sot, që të jetosh në begati ti dhe bijtë e tu mbas teje dhe të zgjatësh ditët e tua në vendin që Zoti, Perëndiai yt, po të jep për gjithnjë".
Ligji i Përtërirë 4:43
Betseri në shkretëtirën e krahinës fushore për Rubenitët, Ramothi në Galaad për Gaditët dhe Golani në Bashan për Manasitët.
Ligji i Përtërirë 4:46
matanë Jordanit, në luginën përballë Beth-Peorit, në vendin e Sihonit, mbretit të Amorejve, që banonte në Heshbon, dhe që Moisiu dhe bijtë e Izraelit i mundën kur dolën nga Egjipti.
Ligji i Përtërirë 4:48
nga Aroreri, që ndodhet në brigjet e përroit Arnon, deri në malin Sion, (domethënë mali i Hermonit),
Ligji i Përtërirë 5:2
Zoti, Perëndia ynë, lidhi një besëlidhje me ne në Horeb.
Ligji i Përtërirë 5:5
Unë ndodhesha atëherë midis Zotit dhe jush për t`ju referuar fjalën e tij, sepse ju patët frikë nga zjarri dhe nuk u ngjitët në mal. Ai tha:
Ligji i Përtërirë 5:6
"Unë jam Zoti, Perëndia yt, që të ka nxjerrë nga vendi i Egjiptit, nga shtëpia e skllavërisë.
Ligji i Përtërirë 5:7
Nuk do të kesh perëndi të tjera përpara meje.
Ligji i Përtërirë 5:9
Nuk do të biesh përmbys para tyre dhe nuk do t`u shërbesh, sepse unë, Zoti, Perëndia yt, jam një Perëndi xhelos që dënon paudhësinë e etërve ndaj bijve deri në brezin e tretë dhe të katërt të atyre që më urrejnë,
Ligji i Përtërirë 5:11
Nuk do ta përdorësh më kot emrin e Zotit, Perëndisë tënd, sepse Zoti nuk ka për ta lënë të padënuar atë që përdor emrin e tij kot.
Ligji i Përtërirë 5:12
Respekto ditën e shtunë për të shenjtëruar, ashtu siç të ka porositur Zoti, Perëndia yt.
Ligji i Përtërirë 5:14
por dita e shtatë është e shtuna, e shenjtë për Zotin, Perëndinë tënd; nuk do të bësh gjatë kësaj dite asnjë punë, as ti, as biri yt, as bija jote, as shërbëtori, as shërbëtorja, as kau, as gomari, asnjë nga kafshët e tua, dhe të huajt që ndodhen brenda portave të shtëpisë sate, me qëllim që shërbëtori dhe shërbëtorja jote të çlodhen si ti.
Ligji i Përtërirë 5:15
Dhe mos harro që ke qenë skllav në vendin e Egjiptit dhe që Zoti, Perëndia yt, të nxori që andej me një dorë të fuqishme dhe vepruese; prandaj Zoti, Perëndia yt, të urdhëron të respektosh ditën e shtunë.
Ligji i Përtërirë 5:16
Do të nderosh atin dhe nënën tënde ashtu si të ka urdhëruar Zoti, Perëndia yt, që të jetosh gjatë dhe të gëzosh begatinë në tokën që Zoti, Perëndia yt, po të jep.
Ligji i Përtërirë 5:22
Këto fjalë tha Zoti përpara tërë asamblesë tuaj, nga mesi i zjarrit, të resë dhe të errësirës së dendur, me zë të fortë; dhe nuk shtoi tjetër. I shkroi mbi dy pllaka prej guri dhe mi dha mua.
Ligji i Përtërirë 5:24
dhe thatë: "Ja, Zoti, Perëndia ynë, na tregoi lavdinë dhe madhërinë e tij, dhe ne dëgjuam zërin e tij nga mesi i zjarrit; sot kemi parë që Perëndia mund të flasë me njeriun dhe ky të mbetet i gjallë.
Ligji i Përtërirë 5:25
Po pse duhet të vdesim? Ky zjarr i madh në të vërtetë do të na gllabërojë; në rast se vazhdojmë të dëgjojmë akoma zërin e Zotit, të Perëndisë tonë, ne kemi për të vdekur.
Ligji i Përtërirë 5:26
Sepse, midis gjithë njerëzve, kush është ai që, si ne, ka dëgjuar zërin e Perëndisë të gjallë të flasë në mes të zjarrit dhe ka mbetur i gjallë?
Ligji i Përtërirë 5:27
Afrohu ti dhe dëgjo të gjitha ato që Zoti, Perëndia ynë, do të të thotë, dhe ne do ta dëgjojmë dhe do të bëjmë ato që kërkon ai".
Ligji i Përtërirë 5:32
Kini pra kujdes të bëni atë që Zoti, Perëndia juaj, ju ka urdhëruar; mos u shmangni as djathtas, as majtas;
Ligji i Përtërirë 5:33
ecni të tërë në rrugën që Zoti, Perëndia juaj, ju ka caktuar, që të jetoni, të keni mbarësi dhe të zgjatni ditët tuaja në vendin që do të pushtoni".
Ligji i Përtërirë 6:1
Ky është urdhërimi, statutet dhe dekretet që Zoti, Perëndia juaj, ka urdhëruar t`ju mësojë, për t`i zbatuar në vendin në të cilin po hyni për ta marrë në zotërim;
Ligji i Përtërirë 6:2
me qëllim që ti të kesh frikë nga Zoti, Perëndia yt, të respektosh gjatë gjithë ditëve të jetës sate, ti, yt bir dhe djali i birit tënd, të tëra statutet dhe të gjitha urdhërimet e tij që unë po të jap, dhe me qëllim që ditët e jetës sate të zgjaten.
Ligji i Përtërirë 6:3
Dëgjo, pra, Izrael, dhe ki kujdes t`i zbatosh në praktikë, me qëllim që të njohësh begatinë dhe të shumëzohesh me të madhe në vendin ku rrjedh qumësht dhe mjalt, ashtu si të ka thënë Zoti, Perëndia i etërve të tu.
Ligji i Përtërirë 6:4
Dëgjo, Izrael, Zoti, Perëndia ynë, është një i vetëm.
Ligji i Përtërirë 6:5
Ti do ta duash, pra, Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemër, me gjithë shpirt dhe me tërë forcën tënde.
Ligji i Përtërirë 6:7
do t`ua ngulitësh bijve të tu, do të flasësh për to kur rri ulur në shtëpinë tënde, kur ecën rrugës, kur ke rënë në shtrat dhe kur çohesh.
Ligji i Përtërirë 6:10
Kur pastaj Zoti, Perëndia yt, do të të fusë në vendin për të cilin iu betua etërve të tu, Abrahamit, Isakut dhe Jakobit, të të japë qytete të mëdha dhe të bukura që ti nuk i ke ndërtuar,
Ligji i Përtërirë 6:13
Do të kesh frikë nga Zoti, Perëndia yt, do t`i shërbesh dhe do të betohesh për emrin e tij.
Ligji i Përtërirë 6:14
Nuk do të shkoni pas perëndive të tjera midis perëndive të popujve që ju rrethojnë,
Ligji i Përtërirë 6:15
(sepse Zoti, Perëndia yt, që ndodhet në mes teje, është një Perëndi ziliqar); përndryshe zemërimi i Zotit, Perëndisë tënd, do të ndizej kundër teje dhe do të bënte që ti të zhdukesh nga faqja e dheut.
Ligji i Përtërirë 6:16
Nuk do të tundoni Zotin, ashtu si u përpoqët në Masa.
Ligji i Përtërirë 6:17
Do të respektoni me kujdes urdhërimet e Zotit, Perëndisë tuaj, rregullat dhe statutet e tij që ai ju ka urdhëruar.
Ligji i Përtërirë 6:18
Prandaj do të bësh atë që është e drejtë dhe e mirë në sytë e Zotit, që ti të përparosh dhe të hysh e të pushtosh vendin e mirë që Zoti iu betua t`u japë etërve të tu,
Ligji i Përtërirë 6:20
Kur në të ardhmen biri yt do të të pyesë: "Çfarë kuptimi kanë këto rregulla, statute dhe dekrete, që Zoti, Perëndia ynë, ju ka urdhëruar?",
Ligji i Përtërirë 6:21
ti do t`i përgjigjesh birit tënd: "Ishim skllevër të Faraonit në Egjipt dhe Zoti na nxori nga Egjipti me një dorë të fuqishme
Ligji i Përtërirë 6:22
Përveç kësaj Zoti veproi para syve tona, kreu mrekulli të mëdha dhe të tmerrshme kundër Egjiptit, Faraonit dhe gjithë shtëpisë së tij.
Ligji i Përtërirë 6:23
Dhe na nxori që andej për të na çuar në vendin që u ishte betuar t`u jepte etërve tanë.
Ligji i Përtërirë 6:24
Kështu Zoti na urdhëroi të zbatonim në praktikë të gjitha këto statute duke pasur frikë nga Zoti, Perëndia ynë, që të kemi gjithnjë mirëqënie dhe që ai të na mbante të gjallë, siç po ndodh tani.
Ligji i Përtërirë 6:25
Dhe kjo do të jetë drejtësia jonë në rast se kujdesemi të zbatojmë në praktikë tërë urdhërimet e Zotit, Perëndisë tonë, ashtu siç na ka urdhëruar"".
Ligji i Përtërirë 7:1
"Kur Zoti, Perëndia yt, do të të fusë në vendin ku ti po hyn për ta zotëruar atë, dhe kur të ketë dëbuar para teje shumë kombe: Hitejtë, Girgashejtë, Amorejtë, Kananejtë, Perezejtë, Hivejtë dhe Gebusejtë,
Ligji i Përtërirë 7:2
dhe kur Zoti, Perëndia yt, t`i ketë lënë në pushtetin tënd, ti do t`i mundësh dhe do të vendosësh shfarosjen e tyre, nuk do të bësh asnjë aleancë me ta dhe nuk do të tregosh asnjë mëshirë ndaj tyre.
Ligji i Përtërirë 7:3
Nuk do të lidhësh martesë me ta. Nuk do t`u japësh bijat e tua bijve të tyre dhe nuk do të marrësh bijat e tyre për bijtë e tu,
Ligji i Përtërirë 7:4
sepse do t`i largonin bijtë e tu nga unë për t`u shërbyer perëndive të tjera, dhe zemërimi i Zotit do të ndizej kundër jush dhe do t`ju shkatërronte menjëherë.
Ligji i Përtërirë 7:6
Me qenë se ti je një popull që je shenjtëruar tek Zoti, Perëndia yt; Zoti, Perëndia yt, të ka zgjedhur për të qenë thesari i tij i veçantë midis tërë popujve që ndodhen mbi faqen e dheut.
Ligji i Përtërirë 7:9
Prano, pra, që Zoti, Perëndia yt, është Perëndia, Perëndia besnik që respekton besëlidhjen e tij dhe tregohet i mbarë deri në brezin e njëmijtë ndaj atyre që e duan dhe që zbatojnë urdhërimet e tij,
Ligji i Përtërirë 7:10
por u përgjigjet menjëherë atyre që e urrejnë, duke i zhdukur; ai nuk vonon, por do t`u përgjigjet menjëherë atyre që e urrejnë.
Ligji i Përtërirë 7:12
Kështu, në rast se ju keni parasysh këto ligje, i respektoni dhe i zbatoni në praktikë, Zoti, Perëndia juaj, do ta mbajë besëlidhjen me ju dhe dashamirësinë për të cilën u është betuar etërve tuaj.
Ligji i Përtërirë 7:16
Do të shfarosësh, pra, të gjithë popujt që Zoti, Perëndia yt, po të jep në pushtetin tënd; syri yt nuk duhet të ketë mëshirë për ta dhe mos u shërbe perëndive të tyre, sepse ky do të ishte një kurth për ty.
Ligji i Përtërirë 7:18
Mos ki frikë prej tyre, por kujto atë që Zoti, Perëndia yt, i bëri Faraonit dhe të gjithë Egjiptasve;
Ligji i Përtërirë 7:19
kujto provat e mëdha që pe me sytë e tu, shenjat dhe mrekullitë e dorës së fuqishme dhe të krahut të shtrirë me të cilët Zoti, Perëndia yt, të nxori nga Egjipti; kështu do të veprojë Zoti, Perëndia yt, me të gjithë popujt nga të cilët ke frikë.
Ligji i Përtërirë 7:20
Përveç kësaj, Zoti, Perëndia yt, do të çojë kundër tyre grerat, deri sa ata që kanë mbetur dhe ata që janë fshehur nga frika jote të kenë vdekur.
Ligji i Përtërirë 7:21
Mos ki frikë prej tyre, sepse Zoti, Perëndia yt, është në mes jush, një Perëndi i madh dhe i tmerrshëm.
Ligji i Përtërirë 7:22
Zoti, Perëndia yt, do t`i dëbojë pak e nga pak këto kombe para teje; ti nuk do të arrish t`i zhdukësh menjëherë, sepse përndryshe bishat e fushës do të shtoheshin shumë kundër teje;
Ligji i Përtërirë 7:23
por Zoti, Perëndia yt, do t`i vërë nën pushtetin tënd, dhe do t`i hutojë shumë deri sa të shfarosen.
Ligji i Përtërirë 7:25
Do t`u vësh flakën shëmbëlltyrave të gdhendura të perëndive të tyre; nuk do të dëshirosh arin dhe argjendin që ndodhet mbi to dhe nuk do ta marrësh për vete, përndryshe do të biesh në kurth, sepse kjo është një gjë e neveritshme për Zotin, Perëndinë tënd;
Ligji i Përtërirë 7:26
dhe nuk do të futësh gjëra të neveritshme në shtëpinë tënde, sepse do të dënohesh me shkatërrim ashtu si ato gjëra; do ta urresh dhe do ta kesh neveri plotësisht, sepse është një gjë e caktuar për t`u shkatërruar".
Ligji i Përtërirë 8:2
Kujto gjithë rrugën që Zoti, Perëndia yt, të ka bërë të përshkosh në këtë dyzetë vjet në shkretëtirë që ti të ulësh kokën dhe të vihesh në provë, për të ditur çfarë kishte në zemrën tënde dhe në se do të respektoje apo jo urdhërimet e tij.
Ligji i Përtërirë 8:5
Prano, pra, në zemrën tënde se, ashtu si njeriu korigjon birin e vet, ashtu Zoti Perëndia, yt, të korigjon ty.
Ligji i Përtërirë 8:6
Prandaj zbato urdhërimet e Perëndisë, të Zotit tënd, duke ecur në rrugët e tij dhe duke ia pasur frikën;
Ligji i Përtërirë 8:7
sepse, Zoti Perëndia yt, po të bën të hysh në një vend të mirë, një vend me rrjedha uji e me burime që dalin nga luginat dhe nga malet;
Ligji i Përtërirë 8:10
Do të hash, pra, dhe do të ngopesh, dhe do të bekosh, Zotin Perëndinë tënd, për shkak të vendit të bukur që të ka dhënë.
Ligji i Përtërirë 8:11
Ruhu mirë të mos harrosh Zotin, Perëndinë tënd, duke shtuar për të mos zbatuar urdhërimet e tij, dekretet e tij, statutet e tij që sot do të japë;
Ligji i Përtërirë 8:14
zemra jote të lartohet dhe ti të harrosh Zotin, Perëndinë tënd, që të nxori nga vendi i Egjiptit, nga shtëpia e skllavërisë;
Ligji i Përtërirë 8:15
që të ka sjellë nëpër këtë shkretëtirë të madhe dhe të tmerrshme, vend gjarprinjsh veprues dhe akrepash, tokë e thatë pa ujë; që nxori ujë për ty nga shkëmbijtë shumë të fortë;
Ligji i Përtërirë 8:16
dhe që në shkretëtirë të ka ushqyer me manë të cilën etërit e tu nuk e njihnin, për të të përulur dhe për të të vënë në provë dhe së fundi për të të bërë të mirë.
Ligji i Përtërirë 8:18
Por kujto Zotin, Perëndinë tënd, sepse ai të jep forcën për të fituar pasuri, për të ruajtur besëlidhjen për të cilën Ai iu betua etërve të tu, ashtu siç është në fuqi sot.
Ligji i Përtërirë 8:19
Por në qoftë se ti harron Zotin, Perëndinë tënd, për të shkuar pas perëndive të tjera dhe për t`u shërbyer dhe për të rënë përmbys para tyre, unë sot shpall solemnisht para jush se do të vdisni me siguri.
Ligji i Përtërirë 8:20
Do të vdisni si kombet që Zoti zhduk para jush, sepse nuk e keni dëgjuar zërin e Zotit, Perëndisë tuaj".
Ligji i Përtërirë 9:1
"Dëgjo, o Izrael! Sot ti do të kalosh Jordanin për të hyrë dhe për të pushtuar kombe më të mëdha dhe më të fuqishme se ti, qytete të mëdha dhe të fortifikuara deri në qiell,
Ligji i Përtërirë 9:2
një popull të madh dhe me shtat të lartë, pasardhësit e Anakimëve që ti i njeh, dhe për të cilët ke dëgjuar të thonë: "Kush mund t`i përballojë pasardhësit e Anakut?".
Ligji i Përtërirë 9:3
Dije, pra, që sot Zoti, Perëndia yt, është ai që do të marshojë para teje si një zjarr gllabërues; ai do t`i shkatërrojë dhe do t`i rrëzojë para teje; kështu ti do t`i përzësh dhe do t`i vrasësh shpejt, ashtu si të ka thënë Zoti.
Ligji i Përtërirë 9:4
Kur Zoti, Perëndia yt, do t`i ketë dëbuar para teje, mos thuaj në zemrën tënde: "Është për shkak të drejtësisë sime që Zoti më dha në zotërim këtë vend". Është përkundrazi ligësia e këtyre kombeve që e shtyu Zotin t`i dëbojë para teje.
Ligji i Përtërirë 9:5
Jo, nuk është as nga drejtësia jote as nga ndershmëria e zemrës sate, që ti hyn për të pushtuar vendin e tyre, por nga ligësia e këtyre kombeve që Zoti, Perëndia yt, po i dëbon para teje, dhe për të mbajtur fjalën e dhënë etërve të tu, Abrahamit, Isakut dhe Jakobit.
Ligji i Përtërirë 9:6
Dije, pra, që nuk është për shkak të drejtësisë sate që Zoti, Perëndia yt, të jep në zotërim këtë vend të mirë, sepse ti je një popull kokëfortë.
Ligji i Përtërirë 9:7
Kujtohu dhe mos harro si e ke provokuar zemërimin e Zotit, Perëndisë tënd, në shkretëtirë. Prej ditës që keni dalë nga vendi i Egjiptit, deri në arritjen në këtë vend, keni mbajtur një qëndrim prej rebeli, ndaj Zotit.
Ligji i Përtërirë 9:9
Kur u ngjita në mal për të marrë pllakat prej guri, pllakat e besëlidhjes që Zoti kishte lidhur me ju, unë mbeta në mal dyzet ditë dhe dyzet net, pa ngrënë bukë dhe pa pirë ujë,
Ligji i Përtërirë 9:10
dhe Zoti më dha dy pllaka guri, të shkruara me gishtin e Perëndisë, mbi të cilat ishin tërë fjalët që Zoti ju kishte thënë në mal, në mes të zjarrit, ditën e asamblesë.
Ligji i Përtërirë 9:16
Shikova, dhe ja, ju kishit mëkatuar kundër Zotit, Perëndisë tuaj, dhe kishit bërë një viç prej metali të shkrirë. Kishit lënë shumë shpejt rrugën që Zoti ju kishte urdhëruar të ndiqnit.
Ligji i Përtërirë 9:18
Pastaj u shtriva përpara Zotit, si herën e parë, dyzet ditë dhe dyzet net me radhë; nuk hëngra bukë as piva ujë për shkak të mëkateve që kishit kryer, duke bërë atë që është e keqe për sytë e Zotit, për të provokuar zemërimin e tij.
Ligji i Përtërirë 9:20
Dhe Zoti u zemërua shumë gjithashtu kundër Aaronit, aq sa donte ta shkatërronte atë; kështu atë herë unë u luta edhe për Aaronin.
Ligji i Përtërirë 9:21
Pastaj mora objektin e mëkatit tuaj, viçin që kishit bërë, e dogja në zjarr, e copëtova dhe e thërmova në copa shumë të vogla, deri sa e katandisa në pluhur të hollë, dhe e hodha pluhurin në përruan që zbret nga mali.
Ligji i Përtërirë 9:23
Kur pastaj Zoti ju nisi jashtë Kadesh-Barneas duke thënë: "Ngjituni dhe shtini në dorë vendin që ju dhashë", ju ngritët krye kundër Zotit, Perëndisë tuaj, nuk i besuat dhe nuk iu bindët zërit të tij.
Ligji i Përtërirë 9:25
Kështu mbeta përmbys para Zotit dyzet ditë dhe dyzet net; dhe e bëra këtë sepse Zoti kishte thënë se donte t`ju shkatërronte.
Ligji i Përtërirë 10:4
Dhe Zoti shkroi mbi pllakat atë që kishte shkruar herën e parë, domethënë dhjetë urdhërimet që Zoti kishte shpallur për ju në mal, në mes të zjarrit, ditën e asamblesë. Pastaj Zoti m`i dorëzoi mua.
Ligji i Përtërirë 10:7
Që andej u nisën në drejtim të Gudgodahut dhe nga Gudgodahu për në Jotbathah, vendi me rrjedha ujore.
Ligji i Përtërirë 10:8
Në atë kohë Zoti veçoi fisin e Levit për ta mbartur arkën e besëlidhjes së Zotit, për të qenë përpara Zotit dhe për t`i shërbyer, si dhe për të bekuar në emër të tij deri ditën e sotme.
Ligji i Përtërirë 10:9
Prandaj Levi nuk ka pjesë, as trashëgimi me vëllezërit e tij; Zoti është trashëgimia e tij, ashtu si Zoti, Perëndia yt, u kishte premtuar).
Ligji i Përtërirë 10:12
Dhe tani, o Izrael, çfarë kërkon nga ti Zoti, Perëndia yt? Të kesh frikë nga Zoti, Perëndia yt, të ecësh në tërë rrugët e tij, ta duash dhe t`i shërbesh Zotit, Perëndisë tënd, me gjithë zemër e me gjithë shpirt,
Ligji i Përtërirë 10:13
dhe të respektosh për të mirën tënde të gjitha urdhërimet dhe statutet e Zotit që sot të urdhëroj.
Ligji i Përtërirë 10:14
Ja, Zotit, Perëndisë tënd, i përkasin qiejtë, qiejtë e qiejve, toka dhe gjithçka ajo përmban;
Ligji i Përtërirë 10:17
sepse Zoti, Perëndia juaj, është Perëndia i perëndive, Zotëria i zotërive, Perëndia i madh, i fortë dhe i tmerrshëm që nuk është fare i anshëm dhe nuk pranon dhurata,
Ligji i Përtërirë 10:20
Do të kesh frikë nga Zoti, Perëndia yt, do t`i shërbesh atij, do të jesh lidhur ngushtë me të dhe do të betohesh me emrin e tij.
Ligji i Përtërirë 10:21
Ai është lavdia jote, ai është Perëndia yt, që ka bërë për ty ato gjëra të mëdha dhe të tmershme që sytë e tua i kanë parë.
Ligji i Përtërirë 10:22
Etërit e tu zbritën në Egjipt në një numër që nuk i kapërxente të shtatëdhjetë personat; dhe tani Zoti, Perëndia yt, të ka shumëzuar si yjet e qiellit".
Ligji i Përtërirë 11:1
"Duaje, pra, Zotin, Perëndinë tënd, dhe respekto gjithnjë rregullat e tij, statutet e tij, dekretet e tij dhe urdhërimet e tij.
Ligji i Përtërirë 11:2
Pranoni sot (sepse nuk u flas bijve tuaj që nuk e kanë njohur as e kanë parë disiplinën e Zotit, Perëndisë tuaj), madhështinë e tij, dorën e tij të fuqishme dhe krahun e shtrirë,
Ligji i Përtërirë 11:4
atë që u bëri ushtrisë së Egjiptit, kuajve të saj dhe qerreve të saj, duke derdhur mbi të ujërat e Detit të Kuq ndërsa ata po ju ndiqnin, dhe si i shkatërroi Zoti për gjithnjë;
Ligji i Përtërirë 11:5
atë që bëri për ju në shkretëtirë, deri sa të arrinit në këtë vend;
Ligji i Përtërirë 11:10
Mbasi vendi në të cilin jeni duke hyrë për ta pushtuar nuk është si vendi i Egjiptit prej të cilit keni dalë, ku mbillnit farën tuaj dhe pastaj e vaditnit me këmbën tuaj si një kopsht perimesh;
Ligji i Përtërirë 11:11
por vendi ku jeni duke hyrë për ta pushtuar është një vend me male dhe lugina, që thith ujin e shiut që vjen nga qielli;
Ligji i Përtërirë 11:12
një vend për të cilin Zoti, Perëndia yt, ka kujdes dhe mbi të cilin i janë drejtuar vazhdimisht sytë e Zotit, Perëndisë tënd, fillimi i vitit deri në mbarim të tij.
Ligji i Përtërirë 11:13
Por në rast se do t`i bindeni me kujdes urdhërimeve të mia që ju jap sot, duke dashur Zotin, Perëndinë tuaj, dhe duke i shërbyer me gjithë zemër dhe me gjithë shpirt,
Ligji i Përtërirë 11:15
dhe do të bëj që të rritet edhe bari në fushat e tua për bagëtinë tënde, dhe ti do të hash dhe do të ngopesh.
Ligji i Përtërirë 11:16
Kini kujdes që zemra juaj të mos mashtrohet dhe të mos largoheni nga rruga e drejtë, duke shërbyer dhe u përulur para perëndive të tjera;
Ligji i Përtërirë 11:19
do t`ua mësosh bijve tuaj, duke u folur për to kur rri ulur në shtëpinë tënde, kur ecnën rrugës, kur rri shtrirë dhe kur çohesh;
Ligji i Përtërirë 11:22
Sepse, duke respektuar me kujdes të gjitha urdhërimet që unë ju urdhëroj të zbatoni në praktikë, duke dashur Zotin, Perëndinë tuaj, duke ecur në të gjitha udhët e tij dhe duke qenë të lidhur ngushtë me të,
Ligji i Përtërirë 11:24
Çdo vend që do të shkelë këmba juaj, do të jetë juaji; kufijtë tuaj do të shtrihen nga shkretëtira deri në Liban, dhe nga lumi, lumi Eufrat, deri në detin perëndimor.
Ligji i Përtërirë 11:25
Askush nuk do të jetë në gjendje t`ju bëj ballë; Zoti, Perëndia juaj, ashtu siç ju tha, do të përhapë frikën dhe tmerrin për ju në të gjithë vendin që ju do të shkelni.
Ligji i Përtërirë 11:27
bekimin në rast se u bindeni urdhërimeve të Zotit, Perëndisë tuaj, që sot ju përcaktoj;
Ligji i Përtërirë 11:28
mallkimin, në rast se nuk u bindeni urdhërimeve të Zotit, Perëndisë tuaj, dhe largoheni nga rruga që ju përcaktoj sot, për të ndjekur perëndi të tjerë që nuk i keni njohur kurrë.
Ligji i Përtërirë 11:29
Dhe kur Zoti, Perëndia juaj do të ketë futur në vendin që ti shkon të pushtosh, ti do ta vësh bekimin në malin Gerizim dhe mallkimin në malin Ebal.
Ligji i Përtërirë 11:30
A nuk janë ata matanë Jordanit, në perëndim të rrugës ku dielli perëndon; në vendin e Kananejve që banojnë në Arabah, përballë Gilgalit, pranë lisit të Morehut?
Ligji i Përtërirë 11:31
Sepse ju po gatiteni të kaloni Jordanin për të hyrë dhe për të pushtuar vendin që Zoti, Perëndia juaj, po ju jep; ju do ta zotëroni dhe do të banoni në të.
Ligji i Përtërirë 12:1
"Këto janë statutet dhe dekretet që duhet të keni kujdes të respektoni në vendin që Zoti, Perëndia i etërve të tu, të ka dhënë si trashëgimi për të gjitha ditët që do të jetoni mbi tokë.
Ligji i Përtërirë 12:2
Do të shkatërroni tërësisht të gjitha vendet ku kombet që jetoni duke përzënë u shërbejnë perëndive të tyre; mbi malet e larta, mbi kodrat dhe nën çdo pemë që gjelbëron.
Ligji i Përtërirë 12:3
Do të rrënoni altarët e tyre, do të copëtoni kolonat e tyre të shenjta, do t`u vini flakën Asherimëve të tyre, do të rrëzoni shëmbëlltyrat e gdhendura të perëndive të tyre, do të zhdukni emrin e tyre nga këto vende.
Ligji i Përtërirë 12:4
Nuk do të veproni kështu me Zotin, Perëndinë tuaj,
Ligji i Përtërirë 12:5
por do ta kërkoni në vendin që Zoti, Perëndia juaj, do të zgjedhë midis tërë fiseve tuaj, për t`iu vënë emrin e tij si banesë e tij; dhe aty do të shkoni;
Ligji i Përtërirë 12:7
dhe aty do të hani përpara Zotit, Perëndisë tuaj, dhe do të gëzoheni, ju dhe familjet tuaja, për të gjitha ato që keni shtënë në dorë dhe për të cilat Zoti, Perëndia juaj, do t`ju bekojë.
Ligji i Përtërirë 12:9
sepse nuk keni hyrë akoma në pushimin dhe në trashëgiminë që Zoti, Perëndia juaj, ju jep.
Ligji i Përtërirë 12:10
Por ju do të kaloni Jordanin dhe do të banoni në vendin që Zoti, Perëndia juaj, ju jep në trashëgimi; dhe ai do t`ju japë pushim nga të gjithë armiqtë tuaj që ju rrethojnë dhe ju do të keni një banim të sigurt.
Ligji i Përtërirë 12:11
Atëherë do të ketë një vend ku Zoti, Perëndia juaj, do të zgjedhë për të venduar emrin e tij dhe aty do të çoni tërë ato që unë ju urdhëroj: olokaustet tuaja, flijimet tuaja, të dhjetat tuaja, ofertat e larta të duarve tuaja dhe të gjitha ofertat e zgjedhura që i keni premtuar si kusht Zotit.
Ligji i Përtërirë 12:12
Dhe do të gëzoheni përpara Zotit, Prëndisë tuaj, ju, bijtë dhe bijat tuaja, shërbëtorët dhe shërbëtoret tuaja, dhe Leviti që do të banojë brenda portave tuaja, sepse ai nuk ka as pjesë, as trashëgimi midis jush.
Ligji i Përtërirë 12:18
Por do t`i hash përpara Zotit, Perëndisë tënd, në vendin që Zoti, Perëndia yt, ka për të zgjedhur, ti, biri yt dhe bija jote, shërbëtori yt dhe shërbëtorja jote, dhe Leviti që do të banojë brenda portave të tua; dhe do të gëzosh përpara Zotit, Perëndisë tënd, çdo gjë mbi të cilën ti vë dorë.
Ligji i Përtërirë 12:19
Ki kujdes të mos shpërfillësh Levitin, deri sa të jetosh në atë vend.
Ligji i Përtërirë 12:20
Kur Zoti, Perëndia yt, do t`i zgjerojë kufijtë e tu, ashtu si të ka premtuar, dhe ti do të thuash: "Do të ha mish", sepse ke dëshirë të hash mish, do të mund të hash mish sa herë që e dëshiron.
Ligji i Përtërirë 12:21
Në qoftë se vendi që Zoti, Perëndia yt, ka zgjedhur për të venduar emrin e tij do të jetë larg teje, mund të vrasësh kafshë nga bagëtia e trashë dhe e imët, ashtu si të kam urdhëruar; dhe mund të hash brenda portave të tua sa herë të duash.
Ligji i Përtërirë 12:24
Nuk do ta hash, por do ta derdhësh për tokë ashtu siç bëhet me ujin.
Ligji i Përtërirë 12:25
Nuk do ta hash me qëllim që të përparosh ti dhe bijtë e tu mbas teje, pse keni bërë një gjë që është e drejtë në sytë e Zotit.
Ligji i Përtërirë 12:26
Por gjërat e shenjta që ke për të ofruar dhe ato të premtuara si kusht, do t`i marrësh dhe do të shkosh në vendin që ka zgjedhur Zoti,
Ligji i Përtërirë 12:27
dhe do të ofrosh olokaustet e tua, të plota, mishin dhe gjakun mbi altarin e Zotit, Perëndisë tënd; gjaku i flijimeve të tua përkundrazi do të shpërndahet mbi altarin e Zotit, Perëndisë tënd, dhe ti do të hash mishin e tyre.
Ligji i Përtërirë 12:28
Ki kjdes dhe bindju të gjitha fjalëve që të urdhëroj, që të përparosh ti dhe bijtë e tu pas teje, pse keni bërë atë që është e mirë dhe e drejtë në sytë e Zotit, Perëndisë tënd.
Ligji i Përtërirë 12:29
Kur Zoti, Perëndia yt, do të ketë shfarosur para teje kombet që ti shkon për t`i shpronësuar, dhe kur t`i kesh shpronësuar dhe të banosh në vendin e tyre,
Ligji i Përtërirë 12:30
ruhu të mos biesh në kurthin e ngritur, duke ndjekur shembullin e tyre, pasi ata janë shkatërruar para teje, dhe të informohesh mbi perënditë e tyre, duke thënë: "Si u shërbenin këto kombe perëndive të tyre? Edhe unë do të veproj kështu".
Ligji i Përtërirë 12:31
Ti nuk do të veprosh kështu me Zotin, me Perëndinë tënd, sepse ata me perënditë e tyre kanë bërë tërë ato gjëra të neveritshme për Zotin dhe që ai i urren; kanë djegur madje në zjarr bijtë dhe bijat e tyre për nder të perëndive të tyre.
Ligji i Përtërirë 13:2
dhe shenja apo mrekullia për të cilën ju foli realizohet dhe ai thotë: "Le të shkojmë pas perëndive të tjera që ti nuk i ke njohur kurrë dhe le t`u shërbejmë",
Ligji i Përtërirë 13:3
ti nuk do të dëgjosh fjalët e këtij profeti apo të këtij ëndërrimtari, sepse Zoti, Perëndia juaj, ju vë në provë për të ditur në se e doni Zotin, Perëndinë tuaj, me gjithë zemër dhe me gjithë shpirt.
Ligji i Përtërirë 13:4
Do të shkoni pas Zotit, Perëndisë tuaj, do të keni frikë nga ai, do të respektoni urdhërimet e tij, do t`i bindeni zërit të tij, do t`i shërbeni dhe do të jeni të lidhur ngushtë me të.
Ligji i Përtërirë 13:5
Por ai profet ose ai ëndërrimtar do të vritet, sepse ka folur në mënyrë që t`ju largojë nga Zoti, Perëndia juaj, që ju nxori nga vendi i Egjiptit dhe ju çliroi nga shtëpia e skllavërisë, për t`ju çuar jashtë rrugës në të cilën Zoti, Perëndia yt, të ka urdhëruar të ecësh. Në këtë mënyrë do të shkulësh të keqen nga gjiri yt.
Ligji i Përtërirë 13:6
Në rast se vëllai yt, bir i nënës sate, biri yt ose bija jote, gruaja që prehet mbi gjirin tënd apo shoku që ti e do si shpirtin tënd të nxit fshehtazi, duke thënë: "Shkojmë t`u shërbejmë perëndive
Ligji i Përtërirë 13:8
mos iu nënshtro atij dhe mos e dëgjo; syri yt nuk duhet të ketë mëshirë për të; mos e kurse, mos e fsheh.
Ligji i Përtërirë 13:9
Por ti duhet ta vrasësh; dora jote të jetë e para që të ngrihet kundër tij, për ta vrarë; pastaj le të vijë dora e gjithë popullit.
Ligji i Përtërirë 13:10
Ti do ta vrasësh me gurë dhe ai do të vdesë, sepse ka kërkuar të të largojë nga Zoti, Perëndia yt, që të nxori nga Egjipti, nga shtëpia e skllavërisë.
Ligji i Përtërirë 13:11
Kështu tërë Izraeli do ta dëgjojë këtë ngjarje dhe do të ketë frikë, e nuk ka për të kryer më asnjë veprim të keq si ky në gjirin tënd.
Ligji i Përtërirë 13:12
Në qoftë se një ndër qytetet e tua që Zoti, Perëndia yt, të jep për të banuar, dëgjon të thuhet
Ligji i Përtërirë 13:13
që njerëz të çoroditur kanë dalë nga gjiri juaj dhe kanë mashtruar banorët e qytetit të tyre duke thënë: "Shkojmë t`u shërbejmë perëndive të tjera", që ju nuk i keni njohur kurrë,
Ligji i Përtërirë 13:16
Pastaj do të mbledhësh tërë plaçkën e tij në mes të sheshit dhe do ta djegësh me zjarr qytetin dhe tërë plaçkën e tij përpara Zotit, Perëndisë tuaj; ajo do të mbetet një grumbull gërmadhash për gjithnjë dhe nuk do të rindërtohet më kurrë.
Ligji i Përtërirë 13:17
Prandaj asgjë nga ato që janë caktuar të shkatërrohen të mos ju ngjitet në dorë, me qëllim që Zoti të heqë dorë nga zjarri i zemërimit të tij dhe të tregohet i dhimshur t`i vijë keq për ty dhe të të shumëzojë, ashtu siç u është betuar etërve tuaj,
Ligji i Përtërirë 13:18
sepse ti e dëgjove zërin e Zotit, Perëndisë tënd, duke respektuar të gjitha urdhërimet e tij që po të përcakton sot duke bërë atë që është e drejtë në sytë e Zotit, Perëndisë tuaj".
Ligji i Përtërirë 14:1
"Ju jeni bijtë e Zotit, Perëndisë tuaj; nuk do të bëni asnjë prerje dhe nuk do të rruheni midis syve për një të vdekur;
Ligji i Përtërirë 14:2
sepse ti je një popull i shenjtë për Zotin, Perëndinë tënd, dhe Zoti të ka zgjedhur për të qenë një popull i tij, një thesar i veçantë ndër të gjithë popujt që janë mbi faqen e dheut.
Ligji i Përtërirë 14:6
Mund të hani çdo kafshë që e ka thundrën të ndarë, dhe që përtypet midis kafshëve.
Ligji i Përtërirë 14:7
Por nga ato që vetëm përtypen dhe që kanë vetëm thundrën të ndarë nuk do të hani devenë, lepurin dhe baldosën, që përtypen por nuk e kanë thundrën të ndarë; për ju janë të papastra;
Ligji i Përtërirë 14:8
edhe derri, që e ka thundrën të ndarë por nuk përtypet, është i papastër për ju. Nuk do të hani mishin e tyre dhe nuk do të prekni trupat e tyre të vdekur.
Ligji i Përtërirë 14:10
por nuk do të hani asnjë nga ato që nuk kanë pendë dhe luspa; janë të papastra për ju.
Ligji i Përtërirë 14:19
Çdo insekt që fluturon është i papastër për ju; nuk do ta hani.
Ligji i Përtërirë 14:21
Nuk do të hani asnjë kafshë që ka ngordhur në mënyrë të natyrshme; mund t`ua jepni të huajve që janë brenda portave tuaja që t`i hanë ose mund t`ua shisni një të huaji, sepse ti je një popull që i je shenjtëruar Zotit, Perëndisë tënd. Nuk do ta gatuash kecin bashkë në qumështin e nënes së tij.
Ligji i Përtërirë 14:23
Do të hash përpara Zotit, Perëndisë tënd, në vendin që ai ka zgjedhur si vendbanim për emrin e tij, të dhjetën e grurit tënd, të mushtit tënd, të vajit tënd, dhe pjelljen e parë të tufave të bagëtive të trasha dhe të imta, në mënyrë që ti të mësosh të kesh gjithnjë frikë nga Zoti, Perëndia yt.
Ligji i Përtërirë 14:24
Por në rast se rruga është shumë e gjatë për ty dhe nuk mund t`i çosh deri atje të dhjetat, sepse vendi që Zoti, Perëndia yt, ka caktuar për të vendosur emrin e tij është shumë larg nga ty, kur Zoti, Perëndia yt, do të të ketë bekuar,
Ligji i Përtërirë 14:25
atëherë do t`i këmbesh ato me para dhe me paratë në dorë do të shkosh në vendin që ka zgjedhur Zoti, Perëndia yt;
Ligji i Përtërirë 14:26
dhe do t`i përdorësh këto para për të blerë të gjitha ato që dëshiron zemra jote: lopë, dele, verë, pije dehëse, ose çfarëdo gjë që dëshiron zemra jote; dhe aty do të hash përpara Zotit, Perëndisë tënd, dhe do të gëzohesh ti bashkë me familjen tënde.
Ligji i Përtërirë 14:27
Përveç kësaj nuk do të lesh pas dore Levitin, që banon brenda portave të tua, sepse ai nuk ka pjesë as trashëgimi me ty.
Ligji i Përtërirë 14:29
dhe Leviti, që nuk ka pjesë as trashëgimi me ty, dhe i huaji, jetimi dhe e veja që gjenden brenda portave të tua, do të vinë, do të hanë dhe do të ngopen, me qëllim që Zoti, Perëndia yt, të të bekojë në çdo punë që do të të zërë dora".
Ligji i Përtërirë 15:4
Nuk do të ketë asnjë nevojtar midis jush, sepse Zoti do të të bekojë me të madhe në vendin që Zoti, Perëndia yt, po të jep si trashgimi, që ti ta zotërosh,
Ligji i Përtërirë 15:5
por vetëm me kusht që ti t`i bindesh me zell zërit të Zotit, Perëndisë tënd, duke pasur kujdes të zbatosh në praktikë të gjitha këta urdhërimet, që sot të cakton.
Ligji i Përtërirë 15:6
Sepse Zoti, Perëndia yt, do të të bekojë siç të ka premtuar; atëherë do t`u japësh hua shumë kombeve, por ti nuk do të kërkosh hua; do të sundosh mbi shumë kombe, por ato nuk do të sundojnë mbi ty.
Ligji i Përtërirë 15:7
Në rast se ke ndonjë vëlla nevojtar midis jush, midis ndonjë prej qyteteve që Zoti, Perëndia yt, po të jep, nuk do të fortësosh zemrën dhe nuk do të mbyllësh dorën para vëllait tënd nevojtar;
Ligji i Përtërirë 15:8
por do t`i hapësh me zemërgjerësi dorën tënde dhe do t`i japësh hua aq sa i nevojitet përpërballuar nevojat që ka.
Ligji i Përtërirë 15:10
Jepi me bujari dhe zemra jote të mos trishtohet kur i jep, sepse pikërisht për këtë Zoti, Perëndia yt, do të të bekojë në çdo punë tënden dhe në çdo gjë që do të të zërë dora.
Ligji i Përtërirë 15:14
do t`i japësh bujarisht dhurata nga kopeja jote, nga lëmi dhe nga hambari yt; do ta bësh pjestar të bekimeve me të cilat Zoti, Perëndia yt, të ka mbushur;
Ligji i Përtërirë 15:15
dhe nuk do të harrosh se ke qenë skllav në vendin e Egjiptit dhe se Zoti, Perëndia yt, të ka liruar; prandaj sot të urdhëroj këtë.
Ligji i Përtërirë 15:17
atëherë do të marrësh një fëndyell, do t`i shposh veshin kundër portës dhe ai do të jetë skllavi yt për gjithnjë. Po ashtu do të veprosh me skllaven tënde.
Ligji i Përtërirë 15:18
Nuk duhet të të duket e vështirë ta nisësh të lirë, sepse të ka shërbyer gjashtë vjet me gjysmën e pagës së një argati; dhe Zoti, Perëndia yt, do të bekojë të gjitha veprimet e tua.
Ligji i Përtërirë 15:19
Do t`i shenjtërosh Zotit, Perëndisë tënd, tërë pjelljet e para meshkuj të bagëtive të tua të trasha dhe të imta. Nuk do të bësh asnjë punë me pjelljen e parë të lopës sate dhe nuk do të qethësh pjelljen e parë të deles sate.
Ligji i Përtërirë 15:20
Do t`i hash çdo vit, ti dhe familja jote, përpara Zotit, Perëndisë tënd, në vendin që Zoti ka zgjedhur.
Ligji i Përtërirë 15:21
Por në qoftë se kafsha ka ndonjë të metë, në rast se është e çalë, e verbër, apo ka ndonjë të metë tjetër të rëndë, nuk do t`ia flijosh Zotit, Perëndisë tënd;
Ligji i Përtërirë 16:1
"Respekto muajin e Abibit dhe kremto Pashkën për nder të Zotit, Perëndisë tënd, sepse në muajin e Abibit Zoti, Perëndia yt, të nxori nga Egjipti, gjatë natës.
Ligji i Përtërirë 16:2
Do t`i bësh fli, pra, Pashkën e Zotit, Perëndisë tënd, me bagëti të trasha dhe të imta, në vendin që Zoti ka zgjedhur për të ruajtur emrin e tij.
Ligji i Përtërirë 16:4
Nuk do të shihet maja pranë teje, brenda tërë kufijve të tua, për shtatë ditë me radhë; dhe nuk do të mbetet asgjë nga mishi që flijove mbrëmjen e ditës së parë për gjithë natën deri në mëngjes.
Ligji i Përtërirë 16:5
Nuk do të mund ta flijosh Pashkën në çfarëdo qyteti që Zoti, Perëndia yt, të jep,
Ligji i Përtërirë 16:6
por do ta flijosh Pashkën vetëm në vendin që Zoti, Perëndia yt, ka zgjedhur për të ruajtur emrin e tij; do ta flijosh në mbrëmje, në perëndim të diellit, në orën që dole nga Egjipti.
Ligji i Përtërirë 16:7
Do ta pjekësh viktimën dhe do ta hash në vendin që Zoti, Perëndia yt, ka zgjedhur; dhe në mëngjes do të largohesh dhe do të kthehesh në çadrat e tua.
Ligji i Përtërirë 16:8
Gjashtë ditë me radhë do të hash bukë të ndorme; dhe ditën e shtatë do të mbahet një asamble solemne për nder të Zotit, Perëndisë tënd; ti nuk do të bësh gjatë kësaj dite asnjë punë.
Ligji i Përtërirë 16:10
pastaj do ta kremtosh festën e Javëve për nder të Zotit, Perëndisë tënd, duke bërë ofertat e tua vullnetare dhe kjo në masën që Zoti, Perëndia yt, të bekon.
Ligji i Përtërirë 16:11
Dhe do të gëzosh përpara Zotit, Perëndisë tënd, ti, biri yt dhe bija jote, shërbëtori yt dhe shërbëtorja jote, Leviti që ndodhet brenda portave të tua, dhe i huaji, jetimi dhe e veja që ndodhen në mes teje, në vendin që Zoti, Perëndia yt, ka zgjedhur për të ruajtur emrin e tij.
Ligji i Përtërirë 16:15
Do të kremtosh një festë për shtatë ditë me radhë për nder të Zotit, Perëndisë tënd, në vendin që Zoti ka zgjedhur, sepse Zoti, Perëndia yt, do të bekojë të gjitha të korrat e tua dhe tërë punën e duarve të tua, dhe ti do të jesh shumë i kënaqur.
Ligji i Përtërirë 16:16
Tri herë në vit çdo mashkull i yt do t`i paraqitet Zotit, Perëndisë tënd, në vendin që ai ka zgjedhur, në festën e bukëve në festën të ndorme, në festën të Javëve dhe të Kasolleve; asnjeri prej tyre nuk do të paraqitet para Zotit duarbosh.
Ligji i Përtërirë 16:17
Por secili do të japë nga pjesa e tij simbas bekimit që Zoti, Perëndia yt, të ka dhënë.
Ligji i Përtërirë 16:18
Do të caktosh gjykatës dhe zyrtarë brenda portave të tua për çdo fis tëndin, në të gjitha qytetet që Zoti, Perëndia yt, të jep; dhe ata do ta gjykojnë popullin me vendime të drejta.
Ligji i Përtërirë 16:20
Do të zbatosh plotësisht drejtësinë, në mënyrë që ti të jetosh dhe të zotërosh vendin që Zoti, Perëndia yt, po të jep.
Ligji i Përtërirë 16:21
Nuk do të ngresh për ty asnjë Asherah, me asnjë lloj druri pranë altarit që do t`i ndërtosh Zotit, Perëndisë tënd;
Ligji i Përtërirë 16:22
dhe nuk do të ngresh asnjë shtyllë të shenjtë, që Zoti, Perëndia yt, urren".
Ligji i Përtërirë 17:1
"Nuk do t`i flijosh Zotit, Perëndisë tënd, ka, dele ose dhi që kanë ndonjë të metë ose gjymtim, sepse kjo do t`ishte një gjë e neveritshme për Zotin, Perëndinë tënd.
Ligji i Përtërirë 17:2
Në rast se gjendet midis teje, në një nga qytetet që Zoti, Perëndia yt, po të jep, një burrë apo një grua që bën atë që është e keqe për sytë e Zotit, Perëndisë tënd, duke shkelur besëlidhjen e tij,
Ligji i Përtërirë 17:3
dhe që shkon t`u shërbej perëndive të tjera dhe bie përmbys para tyre, para diellit, hënës apo tërë ushtrisë qiellore, gjë që unë nuk të kam urdhëruar,
Ligji i Përtërirë 17:4
dhe që të është referuar dhe që ke dëgjuar të flitet për të, atëherë hetoje me kujdes; dhe në qoftë se është e vërtetë dhe e sigurtë se ky akt i neveritshëm është kryer në Izrael,
Ligji i Përtërirë 17:7
Dora e dëshmitarëve do të jetë e para që do të ngrihet kundër tij për t`i shkaktuar vdekjen; pastaj do të ngrihet dora e të gjithë popullit; kështu do të çrrënjosësh të keqen nga gjiri yt.
Ligji i Përtërirë 17:8
Në rast se të paraqitet një rast shumë i vështirë për t`u gjykuar, midis vrasësve, midis një padie e tjetrës, midis një plagosjeje e tjetrës, grindje brenda portave të shtëpisë sate, atëherë do të
Ligji i Përtërirë 17:10
dhe ti do t`i përmbahesh vendimit që ata të kanë treguar në vendin ku Zoti ka zgjedhur dhe do të kujdesesh të bësh të gjitha ato që të kanë mësuar.
Ligji i Përtërirë 17:11
Do t`i përmbahesh ligjit që të kanë mësuar dhe vendimit që të kanë deklaruar; nuk do të shmangesh nga vendimi që të kanë treguar as djathtas, as majtas.
Ligji i Përtërirë 17:12
Por njeriu që do të veprojë me mendjemadhësi dhe nuk do ta dëgjojë priftin që ndodhet aty për t`i shërbyer Zotit, Perëndisë tënd, ose gjykatësit, ky njeri ka për të vdekur; kështu do të shkulësh të keqen nga Izraeli;
Ligji i Përtërirë 17:14
Kur do të hysh në vendin që Zoti, Perëndia yt, po të jep dhe do ta shtiesh në dorë dhe do të banosh atje, në rast se do të thuash: "Dua të caktoj mbi mua një mbret ashtu si tërë kombet që më rrethojnë",
Ligji i Përtërirë 17:15
do të caktosh mbi ty mbretin që Zoti, Perëndia yt, ka për të zgjedhur. Do të caktosh mbi ty një mbret të zgjedhur midis vëllezërve të tu; nuk mund të caktosh mbi ty një të huaj që të mos jetë vëllai yt.
Ligji i Përtërirë 17:16
Por ai nuk duhet të ketë një numër të madh kuajsh, as ta kthejë popullin në Egjipt për të shtënë në dorë një numër të madh kuajsh, sepse Zoti ju ka thënë: "Nuk do të ktheheni më në atë rrugë".
Ligji i Përtërirë 17:17
Nuk duhet të ketë një numër të madh grash, me qëllim që zemra e tij të mos shthuret; dhe nuk duhet të grumbullojë për vete një sasi të madhe argjendi dhe ari.
Ligji i Përtërirë 17:18
Përveç kësaj, kur të ulet mbi fronin e mbretërisë së tij, do të shkruajë për veten e tij në një libër një kopje të këtij ligji, simbas kopjes së priftërinjve levitikë.
Ligji i Përtërirë 17:19
Do ta mbajë pranë vetes këtë libër dhe do ta lexojë çdo ditë të jetës së tij, që të mësojë të ketë frikë nga Zoti, Perëndia i tij, dhe të zbatojë në praktikë të gjitha fjalët e këtij ligji dhe të këtyre statuteve,
Ligji i Përtërirë 18:1
"Tërë priftërinjtë levitë, tërë fisi i Levit, nuk do të kenë pjesë as trashëgimi në Izrael; do të jetojnë me flijimet e bëra me zjarr për Zotin, trashëgimi e tij.
Ligji i Përtërirë 18:5
sepse Zoti, Perëndia yt, e ka zgjedhur midis gjithë fiseve të tu për të kryer shërbimin në emër të Zotit, atë vetë dhe bijtë e tij për gjithnjë
Ligji i Përtërirë 18:7
atëherë ai do të mund të shërbejë në emër të Zotit, Perëndisë së tij, ashtu si gjithë vëllezërit e tij Levitë që ndodhen aty përpara Zotit.
Ligji i Përtërirë 18:8
Ata do të marrin për mbajtjen e tyre pjesë të barabarta, përveç parave nga shitja e pasurisë së tyre.
Ligji i Përtërirë 18:9
Kur do të hysh në vendin që Zoti, Perëndia yt, po të jep, nuk do të mësosh të shkosh pas veprave të neveritshme të këtyre kombeve.
Ligji i Përtërirë 18:10
Të mos gjendet midis teje ndonjë që e kalon birin ose bijën e vet nëpër zjarr, as ndonjë që praktikon shortarinë, bën parashikime, interpreton shenjat dhe merret me magji,
Ligji i Përtërirë 18:11
as ai që përdor yshtje, as mediume që konsultojnë frymat, as magjistarë, as ai që ndjell të vdekurit,
Ligji i Përtërirë 18:12
sepse të gjithë ata që merren me këtë punë neveriten nga Zoti; dhe për shkak të kësaj neverie, Zoti është duke i përzënë para teje.
Ligji i Përtërirë 18:13
Ti do të jesh i përkryer para Zotit, Perëndisë tënd;
Ligji i Përtërirë 18:14
sepse kombet, që ti do të dëbosh, i kanë dëgjuar shortarët dhe magjistarët; kurse ty, Zoti, Perëndia yt, nuk të ka lejuar të veprosh kështu.
Ligji i Përtërirë 18:15
Zoti, Perëndia yt, do të krijojë për ty një profet si unë në mes teje dhe vëllezërve të tu; atë keni për ta dëgjuar,
Ligji i Përtërirë 18:16
në bazë të gjithë atyre gjërave që i kërkove Zotin, Perëndinë tënd, në Horeb, ditën e asamblesë, kur the: "Të mos dëgjoj më zërin e Zotit, Perëndisë tim, dhe të mos shoh më këtë zjarr të madh, që unë të mos vdes".
Ligji i Përtërirë 18:18
unë do të nxjerr për ta një profet nga gjiri i vëllezërve të tyre dhe do të vë në gojën e tij fjalët e mia, dhe ai do t`u thotë atyre të gjitha ato që unë do t`i urdhëroj.
Ligji i Përtërirë 18:20
Por profeti që pretendon të thotë në emrin tim një gjë për të cilën unë e kam urdhëruar ta thotë ose që flet në emër të perëndive të tjera, ai profet do të vritet".
Ligji i Përtërirë 18:21
Dhe në se ti thua në zemrën tënde: "Si do të bëjmë për të dalluar fjalën që Zoti nuk ka thënë?".
Ligji i Përtërirë 19:1
"Kur Zoti, Perëndia yt, të ketë shfarosur kombet e vendeve që të jep dhe ti t`i kesh dëbuar dhe të banosh në qytetet dhe shtëpitë e tyre,
Ligji i Përtërirë 19:2
do të veçosh tri qytete, në mes të vendit, që Zoti, Perëndia yt, të jep si trashëgimi.
Ligji i Përtërirë 19:3
Do të përgatisësh rrugë dhe do ta ndash në tri pjesë vendin që Zoti, Perëndia yt, të jep si trashëgimi, me qëllim që çdo vrasës të mund të strehohet në të.
Ligji i Përtërirë 19:4
Dhe ky është rregulli për vrasësin që strehohet aty, që të shpëtojë jetën e tij: kushdo që ka vrarë të afërmin e tij pa dashje, pa e urryer më parë.
Ligji i Përtërirë 19:5
Kështu, kur dikush shkon me shokun e tij në pyll për të prerë dru dhe, ndërsa i bie një druri me sëpatë, sëpata del nga bishti dhe godet shokun që pastaj vdes, ai person do të strehohet në një nga këto qytete dhe do ta shpëtojë jetën;
Ligji i Përtërirë 19:8
Në rast se më pas Zoti, Perëndia yt, zgjeron kufijtë e tu, ashtu si u është betuar etërve të tu dhe ta jep tërë vendin që u kishte premtuar t`ua jepte etërve të tu,
Ligji i Përtërirë 19:9
në rast se ti respekton këto urdhra që unë të jap sot, duke e dashur Zotin, Perëndinë tënd, dhe duke ecur gjithnjë në rrugët e tij, atëherë do t`u shtosh tri qytete të tjera tri të parave,
Ligji i Përtërirë 19:10
me qëllim që të mos derdhet gjak i pafajshëm në mes të vendit që Zoti, Perëndia yt, të jep si trashëgimi dhe ti të mos bëhesh fajtor për vrasje.
Ligji i Përtërirë 19:11
Por në rast se një njeri urren të afërmin e tij, i zë pritë, e sulmon dhe e plagos për vdekje, dhe pastaj strehohet në një nga këto qytete,
Ligji i Përtërirë 19:13
Syri yt nuk do të ketë mëshirë për të, por do t`i heqësh Izraelit fajin që ka derdhur gjak të pafajshëm, dhe kështu do të kesh mbarësi.
Ligji i Përtërirë 19:14
Nuk do të lëvizësh kufijtë e të afërmit tënd, të vendosura nga pasardhësit në trashëgiminë që do të gëzosh në vendin që Zoti, Perëndia yt, të jep në zotërim.
Ligji i Përtërirë 19:15
Një dëshmitar i vetëm nuk mjafton për të akuzuar dikë për çfarëdo krimi apo mëkati të kryer; fakti do të përcaktohet me deponimin e dy ose tre dëshmitarëve.
Ligji i Përtërirë 19:16
Në rast se kundër dikujt ngrihet një dëshmitar i rremë dhe e akuzon për një krim,
Ligji i Përtërirë 19:17
atëherë dy njerëzit midis të cilëve zhvillohet mosmarrëveshja do të paraqiten përpara Zotit, përpara priftërinjve dhe gjykatësve në funksion ato ditë.
Ligji i Përtërirë 19:21
Syri yt nuk do të ketë mëshirë, por do t`i përmbahet rregullit jetë për jetë, sy për sy, dhëmb për dhëmb, dorë për dorë, këmbë për këmbë".
Ligji i Përtërirë 20:1
"Kur të shkosh në luftë kundër armiqve të tu dhe të shikosh kuaj, qerre dhe njerëz në një numër më të madh se ato që ke ti, mos ki frikë prej tyre, sepse Zoti, Perëndia yt, që të bëri të ngjitesh nga vendi i Egjiptit, është me ty.
Ligji i Përtërirë 20:2
Kështu, në çastin kur do të jeni duke filluar betejën, prifti do të dalë përpara dhe do t`i flasë popullit
Ligji i Përtërirë 20:3
dhe do t`i thotë: "Dëgjo, Izrael! Sot jeni gatitur për t`u ndeshur me armiqtë tuaj; zemra juaj të mos ju ligështohet; mos kini frikë, mos e humbni dhe mos u trembni para tyre,
Ligji i Përtërirë 20:4
sepse Zoti, Perëndia juaj, është ai që ecën me ju për të luftuar për ju kundër armiqve tuaj dhe për t`ju shpëtuar".
Ligji i Përtërirë 20:5
Pastaj oficerët do t`i flasin popullit, duke thënë: "A ka njeri që ka ndërtuar një shtëpi të re dhe ende nuk e ka përuruar? Le të shkojë dhe të kthehet në shtëpinë e tij, që të mos vdesë gjatë betejës dhe një tjetër të përurojë shtëpinë e tij.
Ligji i Përtërirë 20:10
Kur t`i afrohesh një qyteti për ta sulmuar, do t`i ofrosh së pari paqen.
Ligji i Përtërirë 20:11
Në qoftë se pranon ofertën tënde të paqes dhe t`i hap dyert e tij, tërë populli që ndodhet aty ka për të paguar haraçin dhe do të të shërbejë.
Ligji i Përtërirë 20:13
Kur më vonë Zoti, Perëndia yt, do të ta japë në dorë, do të vrasësh me shpatë tërë meshkujt e tij;
Ligji i Përtërirë 20:14
por gratë, fëmijët, bagëtinë dhe të gjitha ato që ndodhen në qytetet, tërë prenë e tij, do t`i marrësh si plaçkën tënde; dhe do të hash plaçkën e armiqve të tu që Zoti, Perëndia yt, të ka dhënë.
Ligji i Përtërirë 20:16
Por nga qytetet e këtyre popujve që Zoti, Perëndia yt, të jep si trashëgimi, nuk ke për të lënë asgjë që merr frymë;
Ligji i Përtërirë 20:17
por do të vendosësh shfarosjen e plotë të tyre, domethënë të Hitejve, të Amorejve, të Kananejve, të Perezejve, të Hivejve dhe të Jebusejve, ashtu si të ka urdhëruar Zoti, Perëndia yt,
Ligji i Përtërirë 20:18
me qëllim që ata të mos ju mësojnë të imitoni tërë ndyrësirat që bëjnë për perënditë e tyre, dhe ju të mos mëkatoni kundër Zotit, Perëndisë tuaj.
Ligji i Përtërirë 20:19
Kur të rrethosh një qytet për një kohë të gjatë, duke luftuar kundër tij, për ta shtënë në dorë, nuk do të shkatërrosh drurët frutorë me goditje të sëpatës, do të hash frutat e tyre dhe nuk do t`i rrëzosh; sepse vallë druri i fushës a është njeri që ti ta përdorësh në rrethimin?
Ligji i Përtërirë 20:20
Por mund të shkatërrosh dhe të rrëzosh gjithë drurët që ti e di që nuk janë frutorë, për të ndërtuar vepra rrethimi kundër qytetit që të lufton, deri sa ai të bjerë".
Ligji i Përtërirë 21:1
"Në rast se në vendin që Zoti, Perëndia yt, është duke të dhënë, gjindet një i vrarë, i shtrirë në një fushë, dhe nuk dihet se kush e ka vrarë,
Ligji i Përtërirë 21:5
Pastaj do të afrohen priftërinjtë, bij të Levit, sepse Zoti, Perëndia yt, i ka zgjedhur për të shërbyer dhe për të dhënë bekimin në emër të Zotit, dhe fjala e tyre duhet të zgjidhë çdo mosmarrëveshje dhe çdo dëmtim trupor.
Ligji i Përtërirë 21:10
Kur të shkosh në luftë kundër armiqve të tu dhe Zoti, Perëndia yt, të t`i japë në dorë dhe ti t`i zësh robër,
Ligji i Përtërirë 21:13
do të heqë rrobat e robinjës, do të banojë në shtëpinë tënde dhe do të mbajë zi një muaj të tërë për të atin dhe për të ëmën, pastaj ti do të hysh te ajo dhe do të jesh bashkëshorti i saj dhe ajo do të jetë bashkëshortja jote.
Ligji i Përtërirë 21:14
Në qoftë se më vonë nuk të pëlqen më, do ta lësh të shkojë ku të dojë, por nuk mund ta shesësh për para as ta trajtosh si skllave, sepse ti e ke poshtëruar.
Ligji i Përtërirë 21:17
por do të njohë si të parëlindur djalin e gruas së urryer, duke i dhënë një pjesë të dyfishtë të të gjitha atyre që zotëron; sepse ai është prodhimi i parë i fuqisë së tij dhe atij i përket e drejta e paralindjes.
Ligji i Përtërirë 21:21
Atëherë tërë banorët e qytetit të tij do ta vrasin me gurë dhe ai ka për të vdekur; kështu do të shrrënjosësh të keqen nga mesi yt, tërë Izraeli do ta mësojë dhe do të ketë frikë.
Ligji i Përtërirë 21:23
kufoma e tij nuk do të rrijë tërë natën mbi pemën, por do ta varrosësh po atë ditë; sepse ai që rri varur është i mallkuar nga Perëndia, dhe ti nuk do ta ndotësh tokën që Zoti, Perëndia yt, të jep si trashëgimi".
Ligji i Përtërirë 22:1
"Në qoftë se shikon kaun ose delen e vëllait tënd që e kanë humbur rrugën, ti nuk do të bësh sikur nuk i ke parë, por do ta marrësh përsipër t`ia çosh përsëri vëllait tënd.
Ligji i Përtërirë 22:4
Në qoftë se ti shikon gomarin e vëllait tënd apo kaun e tij të rrëzuar gjatë rrugës, ti nuk do të bësh sikur nuk i ke parë, por do të ndihmosh tët vëlla për t`i ngritur.
Ligji i Përtërirë 22:5
Gruaja nuk do të veshë rroba burrash, as burri nuk ka për të veshur rroba grash, sepse kushdo që bën gjëra të tilla neveritet nga Zoti, Perëndia yt.
Ligji i Përtërirë 22:6
Në rast se rrugës të rastis të gjesh mbi një dru ose për tokë një fole zogu me gjithë të vegjëlit ose me vezët dhe nënën që ngroh të vegjëlit apo vezët, nuk ke për të marrë nënën me të vegjëlit;
Ligji i Përtërirë 22:7
do të lesh nënën të ikë dhe do të marrësh për vete të vegjëlit, që ti të kesh mbarësi dhe të zgjatësh ditët e tua.
Ligji i Përtërirë 22:8
Kur të ndërtosh një shtëpi të re do të ngresh një parapet rreth çatisë së saj për të mos tërhequr një faj gjaku mbi shtëpinë tënde, në rast se dikush rrëzohet nga çatia.
Ligji i Përtërirë 22:11
Nuk do të veshësh rroba të bëra me një stof të përzierë leshi dhe liri.
Ligji i Përtërirë 22:14
dhe e padit për gjëra të turpshme dhe i nxjerr një nam të keq, duke thënë: "Mora këtë grua, por kur iu afrova nuk gjeta tek ajo shenjat e virgjërisë",
Ligji i Përtërirë 22:16
dhe babai i së resë do t`u thotë pleqve: "Unë ia dhashë time bijë për grua këtij burri, por ai filloi ta urrejë,
Ligji i Përtërirë 22:17
dhe tani e akuzon për gjëra të turpshme, duke thënë: Nuk gjeta tek jote bijë shenjat e virgjërisë; por këto janë shenjat e virgjërisë të bijës sime". Dhe do të shpalosin çarçafin përpara pleqve të qytetit.
Ligji i Përtërirë 22:19
dhe duke qenë se i ka hapur një nam të keq një virgjëreshe të Izraelit, do t`i vënë një gjobë prej njëqind siklash argjendi, që do t`ia japin të atit të së resë; kështu ajo do të mbetet bashkëshorte e tij dhe ai nuk do të mund ta përzërë deri sa të rrojë.
Ligji i Përtërirë 22:21
atëherë do ta nxjerrin të renë te pragu i shtëpisë së babait të saj dhe njerëzit e qytetit të saj do ta vrasin me gurë, dhe ajo ka për të vdekur, sepse ka kryer një vepër të turpshme në Izrael, duke u bërë kurvë në shtëpinë e atit të saj. Kështu do të shkulësh të keqen nga gjiri juaj
Ligji i Përtërirë 22:29
burri që është shtrirë me të do t`i japë atit të vajzës pesëdhjetë sikla argjendi dhe ajo do të bëhet bashkëshortja e tij, sepse e ka çnderuar dhe nuk mund ta përzërë sa të jetë gjallë.
Ligji i Përtërirë 22:30
Asnjeri nuk ka për të marrë gruan e atit të tij, as ka për të ngritur skajin e mbulesës së atit të tij".
Ligji i Përtërirë 23:1
"Ai që është tredhur me anë të shtypjes apo të gjymtimit, nuk ka për të hyrë në asamblenë e Zotit.
Ligji i Përtërirë 23:2
Një kopil nuk do të hyjë në asamblenë e Zotit; asnjë nga pasardhësit e tij, qoftë edhe ata të brezit të dhjetë, s`ka për të hyrë në asamblenë e Zotit.
Ligji i Përtërirë 23:3
Amoniti dhe Moabiti nuk do të hyjnë në asamblenë e Zotit, asnjë nga pasardhësit e tyre, as edhe në brezin e dhjetë, nuk kanë për të hyrë kurrë në asamblenë e Zotit,
Ligji i Përtërirë 23:4
sepse nuk ju pritën në rrugë me bukë dhe me ujë kur dolët nga Egjipti dhe sepse rekrutuan kundër jush Balaamin, birin e Beorit nga Pethori i Mesopotamisë, për t`ju mallkuar.
Ligji i Përtërirë 23:5
Megjithatë Zoti, Perëndia yt, nuk deshi të dëgjojë Balaamin; por Zoti, Perëndia yt, e ndërroi për ty mallkimin në bekim, sepse Zoti, Perëndia yt, të do.
Ligji i Përtërirë 23:10
Në rast se dikush në mes teje është i papastër nga një ngjarje e natës, ka për të dalë nga kampi dhe nuk do të kthehet më;
Ligji i Përtërirë 23:11
në mbrëmje do të lahet me ujë dhe pas perëndimit të diellit do të mund të kthehet në kamp.
Ligji i Përtërirë 23:12
Do të kesh edhe një vend jashtë kampit, dhe do të shkosh atje për nevojat e tua;
Ligji i Përtërirë 23:13
dhe midis veglave të tua do të kesh edhe një kunj dhe kur të shkosh për t`u mbledhur kruspull përjashta, me të do të gërmosh një gropë dhe pastaj do të mbulosh jashtëqitjet e tua.
Ligji i Përtërirë 23:14
Me qenë se Zoti, Perëndia yt, ecën në mes të kampit tënd që të të bëjë të lirë dhe që të të japë në dorë armiqtë e tu; prandaj kampi yt do të jetë i shenjtë që Zoti të mos shohë në gjirin tënd asnjë paturpësi dhe të largohet prej teje.
Ligji i Përtërirë 23:15
Nuk do t`i dorëzosh pronarit të tij skllavin që i ka ikur për t`u strehuar pranë teje.
Ligji i Përtërirë 23:18
Në shtëpinë e Zotit, Perëndisë tënd, nuk do të çosh shpërblimin e një kurve as çmimin e një qeni, për asnjë kusht, sepse këto dy gjëra janë një ndyrësi për Zotin, Perëndinë tënd.
Ligji i Përtërirë 23:19
Vëllait tënd nuk do t`i japësh hua me kamatë: interes për të holla, interes për ushqime ose çfarëdo gjë tjetër që huazohet me interes.
Ligji i Përtërirë 23:20
Të huajit mund t`i japësh hua me kamatë, por jo vëllait tënd, me qëllim që Zoti, Perëndia yt, të të bekojë në të gjitha gjërat mbi të cilat do të vësh dorë në vendin ku je duke hyrë për ta pushtuar.
Ligji i Përtërirë 23:21
Kur lidh një kusht me Zotin, Perëndinë tënd, nuk do të vonosh ta kryesh, sepse i Zoti, Perëndia yt, do të të kërkojë me siguri llogari dhe ti do të ishe fajtor;
Ligji i Përtërirë 23:23
Mbaje fjalën që ka dalë nga goja jote, sepse ke marrë përsipër në mënyrë të neveritshme përpara Zotit, Perëndisë tënd, atë që ke premtuar me gojën tënde.
Ligji i Përtërirë 23:25
Kur hyn në arën e grurit të të afërmit tënd, mund të mbjellësh kallinj; por nuk do të përdorësh drapërin në arën e grurit të të afërmit tënd".
Ligji i Përtërirë 24:3
në rast se bashkëshorti i fundit fillon ta urrejë, ai shkruan për të një shkresë ndarjeje, ia jep në dorë dhe e dëbon nga shtëpia e tij, ose në se bashkëshorti i fundit që e kishte marrë për grua vdes,
Ligji i Përtërirë 24:4
burri i parë që e kishte dëbuar nuk do të mund ta marrë përsëri për grua, pasi ajo është ndotur, sepse kemi të bëjmë me një akt të neveritshëm në sytë e Zotit; dhe ti nuk do ta njollosësh me mëkat vendin që Zoti, Perëndia yt, të jep si trashëgimi.
Ligji i Përtërirë 24:5
Në qoftë se një njeri është i porsamartuar, ai nuk do të shkojë në luftë dhe nuk do t`i ngarkohen detyra; ai do të jetë i lirë në shtëpinë e tij për një vit dhe do të bëjë të lumtur gruan me të cilën është martuar.
Ligji i Përtërirë 24:6
Asnjeri nuk do të marrë peng gurin e mokrës së poshtme apo atë të sipërme, sepse do të ishte njëlloj siur të merrte peng jetën e dikujt.
Ligji i Përtërirë 24:9
Mbaj mend atë që Zoti, Perëndia yt, i bëri Miriamit gjatë udhëtimit, mbas daljes suaj nga Egjipti.
Ligji i Përtërirë 24:10
Kur i jep hua diçka të afërmit tënd nuk do të hysh në shtëpinë e tij për të marrë pengun e tij;
Ligji i Përtërirë 24:13
Duhet t`ia kthesh pengun në perëndim të diellit, në mënyrë që ai të flerë në mantelin e tij dhe të të bekojë; dhe kjo do të vihet në llogarinë e drejtësisë para syve të Zotit, Perëndisë tënd.
Ligji i Përtërirë 24:15
do t`i japësh pagën e tij po atë ditë, para se të perëndojë dielli, sepse ai është i varfër dhe kjo është dëshira e tij; kështu ai nuk do të bërtasë kundër teje para Zotit dhe ti nuk do të kesh mëkat.
Ligji i Përtërirë 24:16
Nuk do të dënohen me vdekje etërit për bijtë e tyre, as do të vriten bijtë për etërit e tyre; secili do të dënohet me vdekje për mëkatin e vet.
Ligji i Përtërirë 24:18
por do të kujtosh se ke qenë skllav në Egjipt dhe se të ka liruar Zoti, Perëndia yt; prandaj të veprosh në këtë mënyrë.
Ligji i Përtërirë 24:19
Kur korr në arën tënde dhe harron aty një demet, nuk do të kthehesh prapa për ta marrë; do të jetë për të huajin, për jetimin dhe gruan e ve, me qëllim që Zoti, Perëndia yt, të të bekojë në tërë veprën e duarve të tua.
Ligji i Përtërirë 24:20
Kur do të shkundësh kokrrat e ullinjve të tua, nuk do të kthehesh në degët e tyre; ullinjtë që kanë mbetur do të jenë për të huajin, për jetimin dhe për gruan e ve.
Ligji i Përtërirë 24:21
Kur të vjelësh vreshtin tënd, nuk do të kalosh një herë të dytë; vilet e mbetura do të jenë për të huajin, për jetimin dhe për gruan e ve.
Ligji i Përtërirë 25:2
Pastaj në se fajtori meriton të rrihet, gjykatësi do të urdhërojë që ta shtrijnë për tokë dhe ta rrahin në prani të tij, me një numër goditjesh simbas shkallës së fajit të tij.
Ligji i Përtërirë 25:3
Mund t`i jepen dyzet goditje, por jo më tepër, sepse, duke e kaluar këtë masë dhe duke e rrahur me një numër më të madh goditjesh, yt vëlla të mos përçmohet në sytë e tu.
Ligji i Përtërirë 25:11
Në rast se dy burra kanë një grindje midis tyre, dhe gruaja e njerit afrohet për të liruar të shoqin nga duart e atij që e rreh, shtrin dorën dhe e kap nga organet gjenitale, asaj do t`i pritet dora;
Ligji i Përtërirë 25:12
syri yt nuk do të ketë mëshirë për të.
Ligji i Përtërirë 25:15
Do të kesh një peshë të saktë dhe të drejtë, do të kesh një masë të saktë dhe të drejtë, me qëllim që ditët e tua të zgjaten në vendin që Zoti, Perëndia yt, po të jep.
Ligji i Përtërirë 25:16
Sepse të gjithë ata që kryejnë veprime të tilla, të gjithë ata që sillen në mënyrë jo të drejtë, urrehen nga Zoti, Perëndia yt.
Ligji i Përtërirë 25:18
ai të doli përballë rrugës, duke sulmuar nga prapa tërë të dobëtit që ishin të fundit, kur ti ishe i lodhur dhe i mbaruar, dhe nuk pati fare frikë nga Perëndia.
Ligji i Përtërirë 25:19
Kur, pra, Zoti, Perëndia yt, do të sigurojë qetësi nga armiqtë e tu rreth e përqark vendit që Zoti, Perëndia yt, të jep si trashëgimi për ta pushtuar, do të fshish kujtimin e Amalekut nën qiellin; mos e harro!".
Ligji i Përtërirë 26:1
"Kur të hysh në vendin që Zoti, Perëndia yt, të jep si trashëgimi, dhe ta shtiesh në dorë dhe të banosh në të,
Ligji i Përtërirë 26:2
do të marrësh disa nga prodhimet e para të të gjitha prodhimeve të tokës të mbledhura nga ti në vendin që Zoti, Perëndia yt, po të jep, do t`i vësh në një shportë dhe do të shkosh në vendin që Zoti, Perëndia yt, ka zgjedhur për të ruajtur emrin e tij.
Ligji i Përtërirë 26:3
Pastaj do t`i paraqitesh priftit në funksion ato ditë dhe do t`i thuash: "Unë i deklaroj sot Zotit, Perëndisë tënd, që kam hyrë në vendin që Zoti u betua t`u japë etërve tanë".
Ligji i Përtërirë 26:4
Atëherë prifti do të marrë shportën nga duart e tua dhe do ta vërë përpara altarit të Zotit, Perëndisë tënd;
Ligji i Përtërirë 26:5
dhe ti do të përgjigjesh duke thënë para Zotit, Perëndisë tënd: "Ati im ishte një Arameo para se të vdesë; ai zbriti në Egjipt dhe banoi aty si i huaj me pak njerëz; aty u bë një komb i madh, i fuqishëm dhe i shumtë.
Ligji i Përtërirë 26:7
Atëherë bërtitëm dhe Zoti, Perëndia i etërve tanë, e dëgjoi zërin tonë, pa dëshpërimin tonë, punën tonë të rëndë dhe shtypjen tonë.
Ligji i Përtërirë 26:10
Dhe ja tani unë solla prodhimet e para të tokës që ti, o Zot, më ke dhënë!". Do t`i vendosësh para Zotit, Perëndisë tënd, dhe do të biesh përmbys përpara Zotit, Perëndisë tënd;
Ligji i Përtërirë 26:11
dhe do të gëzoheni, ti, Leviti dhe i huaji që ndodhet në radhët e tua për të mirat që Zoti, Perëndia yt, të ka dhënë ty dhe shtëpisë sate.
Ligji i Përtërirë 26:13
do të thuash përpara Zotit, Perëndisë tënd: "Unë kam hequr nga shtëpia ime atë që është shenjtëruar dhe ua kam dhënë Levitit, të huajit, jetimit dhe gruas së ve, në bazë të të gjitha gjërave që më ke urdhëruar; nuk kam shkelur as kam harruar asnjë nga urdhrat e tua.
Ligji i Përtërirë 26:14
Nuk i hëngra gjatë zisë sime, nuk mora prej tyre kur isha i papastër dhe nuk ua ofrova të vdekurve; iu binda zërit të Zotit, Perëndisë tim, dhe veprova në bazë të të gjitha gjërave që më ke urdhërar.
Ligji i Përtërirë 26:16
Sot Zoti, Perëndia yt, të urdhëron të zbatosh në praktikë këto statute dhe dekrete; ki kujdes që t`i zbatosh me gjithë zemër dhe me gjithë shpirt.
Ligji i Përtërirë 26:17
Ti sot deklarove që Zoti është Perëndia yt, që do të ecësh në rrugët e tij dhe do të respektosh statutet, urdhërimet dhe dekretet e tij, dhe do t`i bindesh zërit të tij.
Ligji i Përtërirë 26:19
dhe ti të mund të lartësohesh mbi të gjitha kombet që ai ka bërë për lavdi, famë dhe zulmë dhe që ti të jesh një popull i shenjtëruar për Zotin, Perëndinë tënd, ashtu siç e ka thënë ai".
Ligji i Përtërirë 27:2
Ditën që do të kapërceni Jordanin për të hyrë në vendin që Zoti, Perëndia juaj, ju jep, do të ngresh për vete gurë të mëdhenj dhe do t`i lyesh me gëlqere.
Ligji i Përtërirë 27:3
Pastaj do të shkruash mbi ta tërë fjalët e këtij ligji, kur të kapërcesh Jordanin për të hyrë në vendin që Zoti, Perëndia yt, të jep, një vend ku rrjedh qumësht dhe mjaltë, ashtu si të ka thënë Zoti, Perëndia i etërve të tu.
Ligji i Përtërirë 27:5
Aty do t`i ngresh edhe një altar Zotit, Perëndisë tënd, një altar gurësh, mbi të cilët nuk do të përdorësh vegël hekuri.
Ligji i Përtërirë 27:6
Do të ndërtosh altarin e Zotit, Perëndisë tënd, me gurë të pacënuar, dhe mbi të do t`i ofrosh olokauste Zotit, Perëndisë tënd.
Ligji i Përtërirë 27:7
Do të ofrosh flijime falenderimi, dhe aty do të hash dhe do të gëzohesh përpara Zotit, Perëndisë tënd.
Ligji i Përtërirë 27:9
Pastaj Moisiu dhe priftërinjtë levitë i folën tërë Izraelit, duke thënë: "Mbaj qetësi dhe dëgjo, o Izrael! Sot je bërë populli i Zotit, Perëndisë tënd.
Ligji i Përtërirë 27:10
Do t`i bindesh, pra, zërit të Zotit, Perëndisë tënd, dhe do t`i zbatosh në praktikë urdhërimet dhe ligjet që sot të urdhëroj".
Ligji i Përtërirë 27:12
"Ja ata do të rrijnë në malin Gerizim për të bekuar popullin kur të keni kapërcyer Jordanin: Simeoni, Levi, Juda, Isakari, Jozefi dhe Beniamini;
Ligji i Përtërirë 27:13
dhe ja ata që do të rrijnë në malin Ebal për të shqiptuar mallkimin: Rubeni, Gadi, Asheri, Zabuloni, Dani dhe Neftali.
Ligji i Përtërirë 27:15
"Mallkuar qoftë ai njeri që bën një shëmbëlltyrë të gdhendur o prej metali të shkrirë, gjë e neveritshme për Zotin, vepër e duarve të një artizani, dhe e vendos në një vend sekret!". Dhe tërë populli do të përgjigjet dhe do të thotë: "Amen".
Ligji i Përtërirë 27:16
"Mallkuar qoftë ai që përçmon atin ose nënën e tij!". Dhe tërë populli do të thotë: "Amen".
Ligji i Përtërirë 27:25
"Mallkuar qoftë ai që pranon një dhuratë për të goditur për vdekje një të pafajshëm!". Dhe tërë populli do të thotë: "Amen".
Ligji i Përtërirë 27:26
"Mallkuar qoftë ai që nuk u përmbahet fjalëve të këtij ligji për t`i zbatuar në praktikë!". Tërë populli do të thotë: "Amen".
Ligji i Përtërirë 28:1
"Tani, në rast se ti i bindesh me zell zërit të Zotit, Perëndisë tënd, duke pasur kujdes të zbatosh tërë urdhërimet e tij që sot unë po të urdhëroj, do të ndodhë që Zoti, Perëndia yt, do të të lartësojë mbi të gjitha kombet e dheut;
Ligji i Përtërirë 28:2
të gjitha këto bekime do të bien mbi ty dhe do të të zënë, në rast se dëgjon zërin e Zotit, Perëndisë tënd:
Ligji i Përtërirë 28:7
Zoti do të veprojë në mënyrë që armiqtë e tu, që ngrihen kundër teje, të munden para teje; do të dalin kundër teje nëpër një rrugë, por do të ikin para teje nëpër shtatë rrugë.
Ligji i Përtërirë 28:8
Dhe Zoti do ta urdhërojë bekimin të ndodhet mbi ty në hambaret e tua dhe mbi të gjitha ato gjëra ku ti do të vësh dorë; dhe do të të bekojë në vendin që Zoti, Perëndia yt, të jep.
Ligji i Përtërirë 28:9
Zoti do të të vendosë në mënyrë që të jesh për të një popull i shenjtë, ashtu si të është betuar, në qoftë se do të respektosh urdhërimet e Zotit, Perëndisë tënd, dhe do të ecësh në rrugët e tij;
Ligji i Përtërirë 28:11
Zoti, Perëndia yt, do të të mbushë me të mira, me frytin e barkut tënd, me frytin e bagëtisë sate dhe me frytin e tokës sate në vendin që Zoti u betua t`u japë etërve të tu.
Ligji i Përtërirë 28:12
Zoti do të hapë për ty qiellin, thesarin e tij të mirë, për t`i dhënë tokës sate shiun në kohën e duhur dhe për të bekuar veprën e duarve të tua; ti do t`u japësh hua shumë kombeve, por nuk do të marrësh asgjë hua.
Ligji i Përtërirë 28:13
Zoti do të bëjë që të jesh koka dhe jo bishti, dhe do të jesh gjithnjë lart dhe kurrë poshtë, në rast se u bindesh urdhërimeve të Zotit, Perëndisë tënd, që sot të urdhëron t`i respektosh dhe t`i zbatosh në praktikë.
Ligji i Përtërirë 28:14
Kështu nuk do të shmangesh as djathtas, as majtas nga asnjë prej fjalëve që sot ju urdhëroj, për të shkuar pas perëndive të tjera dhe për t`u shërbyer atyre.
Ligji i Përtërirë 28:15
Por në rast se nuk i bindesh zërit të Zotit, Perëndisë tënd, për të respektuar me kujdes të gjitha urdhërimet dhe të gjitha statutet e tij që sot të urdhëroj, do të ndodhë që të gjitha këto mallkime do të bien mbi ty dhe do të të gjejnë.
Ligji i Përtërirë 28:20
Zoti do të dërgojë kundër teje mallkimin, rrëmujën dhe mosmiratimin për çdo gjë mbi të cilën do të vësh dorë dhe që do të bësh, deri sa ti të shkatërrohesh dhe të vdesësh shpejt, për shkak të ligësisë së veprimeve të tua në të cilat më ke braktisur.
Ligji i Përtërirë 28:21
Zoti do të bëjë që të të zërë murtaja, deri sa të konsumohesh prej saj në vendin ku je duke hyrë për ta pushtuar.
Ligji i Përtërirë 28:25
Zoti do të të braktisë në disfatë dhe në masakër para armiqve të tu; do të dalësh kundër tyre nga një rrugë dhe do të largohesh prej tyre duke ua mbathur nëpër shtatë rrugë; dhe kështu do të bëhesh një objekt urrejtjeje nga ana e të gjitha mbretërive të dheut.
Ligji i Përtërirë 28:26
Kufomat e tua do t`u shërbejnë si ushqim tërë zogjve të qiellit dhe kafshëve të tokës, dhe askush nuk ka për t`i përzënë.
Ligji i Përtërirë 28:32
Bijtë e tu dhe bijat e tua do t`i jepen një populli tjetër; sytë e tu do të shikojnë dhe do të përgjerohen tërë ditën nga dëshira për t`i parë, dhe dora jote do të jetë pa fuqi.
Ligji i Përtërirë 28:36
Zoti do të të çojë ty dhe mbretin tënd, që e ke vënë mbi ty, në një komb që as ti, as etërit e tu, nuk e keni njohur; dhe atje do t`u shërbeni perëndive të tjera prej druri dhe prej guri;
Ligji i Përtërirë 28:45
Të gjitha këto mallkime do të bien mbi ty, do të të ndjekin dhe do të të zënë deri sa të shkatërrohesh, sepse nuk iu binde zërit të Zotit, Perëndisë tënd, duke respektuar urdhërimet dhe statutet që ai të ka urdhëruar.
Ligji i Përtërirë 28:46
Ato do të jenë si një shenjë dhe si një mrekulli për ty dhe pasardhësit e tu, për gjithnjë.
Ligji i Përtërirë 28:47
Sepse nuk i ke shërbyer Zotit, Perëndisë tënd, me gëzim dhe hare në zemër për bollëkun në çdo gjë,
Ligji i Përtërirë 28:50
një komb me një pamje të egër që nuk do të respektojë plakun dhe nuk do të ketë mëshirë për të voglin,
Ligji i Përtërirë 28:52
Dhe do të rrethojë në të gjitha qytetet e tua, deri sa të rrëzohen në të gjithë vendin muret e larta dhe të fortifikuara te të cilat kishte besim. Do të të rrethojë në të gjitha qytetet e tua, në të gjithë vendin që Zoti, Perëndia yt, të ka dhënë.
Ligji i Përtërirë 28:53
Përveç kësaj gjatë rrethimit dhe në fatkeqësinë në të cilën do të të katandisë armiku yt, do të hash frytin e barkut tënd, mishin e bijve dhe të bijave të tua, që Zoti, Perëndia yt, të ka dhënë.
Ligji i Përtërirë 28:55
sa të mos i japë asnjerit prej tyre mishin e bijve të tij, që ai do të hajë për vete, sepse nuk do t`i mbetet asgjë gjatë rrethimit dhe në mjerimin në të cilin do ta katandisin armiqtë e tu në të gjitha qytetet e tua.
Ligji i Përtërirë 28:56
Gruaja më zemërbutë dhe delikate midis jush, që për delikatesën dhe elegancën e saj do të kishte guxuar të vendoste tabanin e këmbës në tokë, do të ketë një zemër keqbërëse ndaj burrit që pushon mbi gjirin e saj, ndaj djalit dhe vajzës së saj,
Ligji i Përtërirë 28:57
ndaj placentës që del nga barku i saj dhe ndaj fëmijëve që lind, sepse ajo do t`i hajë fshehurazi, për shkak se çdo gjë mungon gjatë rrethimit dhe për shkak të mjerimit të madh që do të pësosh nga armiqtë e tu në të gjitha qytetet e tua.
Ligji i Përtërirë 28:58
Po të mos kesh kujdes të zbatosh në praktikë të gjitha fjalët e këtij ligji, që janë shkruar në këtë libër, duke pasur frikë nga ky emër i lavdishëm dhe i tmerrshëm, Zoti, Perëndia yt,
Ligji i Përtërirë 28:59
atëherë Zoti do të lëshojë mbi ty dhe mbi pasardhësit e tu mjerime të papërshkrueshme, të mëdha dhe të zgjatura, si dhe sëmundje të këqija dhe të qëndrueshme;
Ligji i Përtërirë 28:60
përveç kësaj do të kthejë mbi ty të gjitha sëmundjet e Egjiptit, nga të cilat kishe frikë, dhe ato do të të ngjiten.
Ligji i Përtërirë 28:62
Kështu do të mbeteni pak, mbasi keni qenë shumë si yjet e qiellit, sepse nuk i je bindur zërit të Zotit, Perëndisë tënd.
Ligji i Përtërirë 28:63
Dhe do të ndodhë që, ashtu si Zoti ndjente kënaqësi t`ju bënte të mirë dhe t`ju shumëzonte, po kështu Zoti do të ndjejë kënaqësi duke ju zhdukur dhe shkatërruar; dhe do t`ju rrëmbejnë nga vendi ku po hyni për ta pushtuar.
Ligji i Përtërirë 28:64
Zoti do të të shpërndajë midis tërë popujve, nga njeri skaj i tokës në tjetrin; dhe atje ti do t`u shërbesh perëndive të tjera, që as ti as etërit e tu nuk i keni njohur kurrë, perëndi prej druri dhe prej guri.
Ligji i Përtërirë 28:65
Dhe midis atyre kombeve nuk do të gjesh prehje dhe vend ku të pushojnë tabanët e këmbëve të tua; aty Zoti do të të japë një zemër të drithëruar, sy përgjërues dhe ankth në shpirt.
Ligji i Përtërirë 28:66
Jeta jote do të qëndrojë përpara pezull në pasiguri; do të dridhesh natën dhe ditën dhe nuk do të kesh asnjë siguri për qenien tënde.
Ligji i Përtërirë 28:67
Në mëngjes do të thuash: "Ah, të ishte mbrëmje!", dhe në mbrëmje do të thuash: "Ah, të ishte mëngjes!", për shkak të llahtarës që do të mbushë zemrën tënde dhe të pamjes që do të shohin sytë e tu.
Ligji i Përtërirë 28:68
Dhe Zoti do të të kthejë në Egjipt me anije, nëpër rrugën që të pata thënë: "Nuk do ta shohësh më kurrë!". Dhe aty do t`ju ofrojnë armiqve tuaj për t`ju shitur si skllevër dhe si skllave, por askush nuk do t`ju blejë".
Ligji i Përtërirë 29:1
Këto janë fjalët e besëlidhjes që Zoti i urdhëroi Moisiut të përfundonte me bijtë e Izraelit në vendin e Moabit, përveç besëlidhjes që kishte bërë me ta në malin Horeb.
Ligji i Përtërirë 29:4
por deri sot Zoti nuk ju ka dhënë zemër për të kuptuar, sy për të parë dhe veshë për të dëgjuar.
Ligji i Përtërirë 29:6
Nuk keni ngrënë bukë dhe nuk keni pirë verë as pije dehëse, me qëllim që të njihnit që unë jam Zoti, Perëndia juaj.
Ligji i Përtërirë 29:7
Kur arritët në këtë vend, Sihoni, mbret i Heshbonit, dhe Ogu, mbret i Bashanit, dolën kundër nesh për të luftuar, por ne i mundëm,
Ligji i Përtërirë 29:10
Sot të gjithë ju ndodheni para Zotit, Perëndisë tuaj: krerët tuaj, fiset tuaja, pleqtë tuaj, zyrtarët tuaj, tërë njerëzit e Izraelit,
Ligji i Përtërirë 29:12
për të hyrë në besëlidhjen e Zotit, Perëndisë tënd, dhe në betimin e tij që Zoti, Perëndia yt, bën sot me ty,
Ligji i Përtërirë 29:13
për të të vendosur sot si popull të tij dhe për të qënë Perëndia yt, ashtu si të tha dhe si iu betua etërve të tu, Abrahamit, Isakut dhe Jakobit.
Ligji i Përtërirë 29:15
por edhe me ata që janë sot para Zotit, Perëndisë tonë, dhe me ata që sot nuk janë këtu me ne.
Ligji i Përtërirë 29:16
(Sepse ju e dini që kemi banuar në vendin e Egjiptit dhe kemi kaluar në mes të kombeve, që u keni rënë mes për mes;
Ligji i Përtërirë 29:18
Të mos ketë midis jush burrë a grua, familje a fis zemra e të cilit të largohet nga Zoti, Perëndia ynë, dhe të shkojë t`u shërbejë perëndive të këtyre kombeve, nuk duhet të ketë midis jush asnjë rrënjë që prodhon helmin dhe pelinin;
Ligji i Përtërirë 29:19
dhe të mos ndodhë që dikush, duke dëgjuar fjalët e këtij betimi, të vetëbekohet në zemër të tij, duke thënë: "Do të kem paqe, edhe sikur të eci me kokëfortësinë e zemrës sime", ashtu si i dehuri të mund të përfshihej të përkorin.
Ligji i Përtërirë 29:21
Zoti do ta veçojë për ta shkatërruar nga të gjitha fiset e Izraelit, simbas të gjitha mallkimeve të besëlidhjes së shkruar në këtë libër të ligjit.
Ligji i Përtërirë 29:25
Atëherë do të përgjigjen: "Sepse kanë braktisur besëlidhjen e Zotit, Perëndisë së etërve të tyre, që ai lidhi me ta kur i nxori nga vendi i Egjiptit;
Ligji i Përtërirë 29:26
sepse ata shkuan t`u shërbejnë perëndive të tjera dhe ranë përmbys përpara tyre, perëndi që ata nuk i njihnin dhe që Zoti nuk u kishte dhënë atyre.
Ligji i Përtërirë 29:27
Për këtë arësye u ndez zemërimi i Zotit kundër këtij vendi, me qëllim që të gjitha mallkimet e shkruara në këtë libër të binin mbi të;
Ligji i Përtërirë 29:29
Gjërat e fshehta i përkasin Zotit, Perëndisë tonë, por gjërat e shfaqura janë për ne dhe për bijtë tanë për gjithnjë, me qëllim që të zbatojmë në praktikë tërë fjalët e këtij ligji".
Ligji i Përtërirë 30:1
"Kështu, kur të të kenë rënë në kurriz tërë këto gjëra, bekimi dhe mallkimi që unë të kam vënë përpara, dhe ti do t`ua kujtosh të gjitha kombeve në mes të të cilëve Zoti, Perëndia yt, do të të ketë dëbuar,
Ligji i Përtërirë 30:2
dhe kur të kthehesh tek Zoti, Perëndia yt, dhe t`i bindesh zërit të tij, ti dhe bijtë e tu, me gjithë zemër e më gjithë shpirt, duke respektuar tërë ato që po të urdhëroj sot,
Ligji i Përtërirë 30:3
Zoti, Perëndia yt, do të të kthejë nga skllavëria, do të ketë mëshirë për ty dhe do të të mbledhë përsëri nga radhët e të gjithë popujve, ndër të cilët Zoti, Perëndia yt, të kishte shpërndarë.
Ligji i Përtërirë 30:4
Edhe sikur të kesh qenë përzënë në skajin e qiellit, Zoti, Perëndia yt, do të të mbledhë dhe do të marrë që andej.
Ligji i Përtërirë 30:5
Zoti, Perëndia yt, do të të rikthejë në vendin që etërit e tu kanë zotëruar dhe ti do ta zotërosh atë; dhe ai do të të bëjë të mira dhe do të të shumëzojë më tepër se etërit e tu.
Ligji i Përtërirë 30:6
Zoti, Perëndia yt, do ta rrethpresë zemrën tënde dhe zemrën e pasardhësve të tu, që ti ta duash Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemër e me gjithë shpirt, dhe kështu ti të jetosh.
Ligji i Përtërirë 30:7
Dhe Zoti, Perëndia yt, do t`i lëshojë tërë këto mallkime mbi armiqtë e tu dhe mbi tërë ata që të urrejnë dhe të kanë persekutuar.
Ligji i Përtërirë 30:8
Ti përkundrazi do të kthehesh dhe do t`i bindesh zërit të Zotit dhe do të zbatosh në praktikë të gjitha urdhërimet që të porosit sot.
Ligji i Përtërirë 30:9
Zoti, Perëndia yt, do të sjellë shumë mbarësi në gjithë veprën e duarve të tua, në frytin e barkut tënd, në frytin e bagëtisë sate dhe në frytin e tokës sate; sepse Zoti do të kënaqet përsëri duke të të bërë të mirën, ashtu si u kënaq kur ua bëri etërve të tu,
Ligji i Përtërirë 30:10
sepse do t`i bindesh zërit të Zotit, Perëndisë tënd, duke respektuar urdhërimet dhe statutet e tij që janë shkruar në këtë libër të ligjit, sepse do të jesh rikthyer tek Zoti, Perëndia yt, me gjithë zemër dhe me gjithë shpirt.
Ligji i Përtërirë 30:11
Ky urdhërim që të jap sot nuk është shumë i vështirë për ty, as shumë larg teje.
Ligji i Përtërirë 30:13
Dhe nuk është matanë detit që ti të thuash: "Kush do të kalojë për ne matanë detit që të na e sjellë dhe ta dëgjojmë, në mënyrë që ta zbatojmë në praktikë?".
Ligji i Përtërirë 30:16
prandaj unë të urdhëroj ta duash Zotin, Perëndinë tënd, të ecësh në rrugët e tij, të respektosh urdhërimet, statutet dhe dekretet e tij, që ti të jetosh dhe të shumëzohesh; dhe Zoti, Perëndia yt, do të të bekojë në vendin që ti po shkon për ta pushtuar.
Ligji i Përtërirë 30:17
Por në qoftë se zemra jote shikon gjetiu dhe ti nuk bindesh dhe e lë veten të biesh përmbys para perëndive të tjera dhe t`u shërbesh atyre,
Ligji i Përtërirë 30:18
unë ju deklaroj sot që me siguri keni për t`u zhdukur, që nuk do t`i zgjatni ditët tuaja në vendin ku po gatiteni të hyni për ta pushtuar, duke kaluar Jordanin.
Ligji i Përtërirë 30:19
Unë marr sot si dëshmitarë kundër teje qiellin dhe tokën, që unë të kam vënë përpara jetës dhe vdekjes, bekimit dhe mallkimit; zgjidh, pra, jetën që të mund të jetoni ti dhe pasardhësit e tu,
Ligji i Përtërirë 30:20
dhe të mund ta duash Zotin, Perëndinë tënd, t`i bindesh zërit të tij dhe të qendrosh i lidhur ngushtë me të, sepse ai është jeta jote dhe gjatësia e ditëve të tua, kështu që ti të mund të jetosh në vendin që Zoti u betua t`u japë etërve të tu: Abrahamit, Isakut dhe Jakobit".
Ligji i Përtërirë 31:2
dhe u tha banorëve të tij: "Unë jam sot njëqind e njëzet vjeç, nuk mundem më të hyj dhe të dal; përveç kësaj Zoti më ka thënë: "Ti nuk do ta kalosh Jordanin".
Ligji i Përtërirë 31:3
Zoti, Perëndia yt, do të kalojë ai vetë para teje, dhe do të shkatërrojë para teje këto kombe, dhe ti do t`i shpronësosh; vetë Jozueu do të kalojë para teje, siç e ka thënë Zoti.
Ligji i Përtërirë 31:6
Tregohuni të fortë dhe trima, mos kini frikë, mos u trembni prej tyre, sepse Zoti, Perëndia yt, është ai vetë që ecën me ty; ai nuk do të të lërë dhe nuk ka për të të braktisur".
Ligji i Përtërirë 31:8
Përveç kësaj Zoti vetë ecën para teje; ai do të jetë me ty; nuk do të të lërë dhe s`ka për të të braktisur; mos u tremb dhe mos u tmerro".
Ligji i Përtërirë 31:11
kur tërë Izraeli do të vijë të paraqitet përpara Zotit, Perëndisë tënd, në vendin që ai ka zgjedhur, do të lexosh këtë ligj para tërë Izraelit, në veshët e tërë izraelitëve.
Ligji i Përtërirë 31:12
Do të mbledhësh popullin, burra, gra, fëmijë dhe të huajin që ndodhet brenda portave të tua, që të dëgjojnë dhe të mësojnë të kenë frikë nga Zoti, Perëndia juaj, dhe të kenë kujdes të zbatojnë në praktikë tërë fjalët e këtij ligji,
Ligji i Përtërirë 31:13
kështu që bijtë e tyre që akoma nuk e njohin, të dëgjojnë Zotin, Perëndinë tuaj, dhe të kenë frikë prej tij, për të gjithë kohën që do të jetoni në vendin që ju po hyni ta pushtoni, duke kaluar Jordanin".
Ligji i Përtërirë 31:16
Dhe Zoti i tha Moisiut: "Ja, ti do të shkosh të flesh bashkë me etërit e tu; dhe ky popull do të çohet dhe do të kurvërohet duke shkuar pas perëdive të huaja të vendit në mes të të cilit po shkon; dhe do të më braktisë mua dhe do të shkelë besëlidhjen që kam lidhur me të.
Ligji i Përtërirë 31:17
Dhe atë ditë zemërimi im do të ndizet kundër tyre; unë do t`i braktis dhe do t`u fsheh fytyrën time, dhe do të përpihen. Shumë të këqia dhe fatkeqësi do t`u bien përsipër; dhe atë ditë ata do të thonë: "Këto të këqia na kanë zënë ndofta sepse Perëndia ynë nuk është në mes nesh?".
Ligji i Përtërirë 31:18
Atë ditë unë do ta fsheh me siguri fytyrën time për shkak të tërë të këqiave që ata kanë bërë, duke iu drejtuar perëndive të tjera.
Ligji i Përtërirë 31:19
Tani shkruajeni për ju këtë kantik dhe mësojuani bijve të Izraelit; vëreni në gojën e tyre, me qëllim që ky kantik të më shërbejë si dëshmi kundër bijve të Izraelit.
Ligji i Përtërirë 31:20
Kur t`i kem futur në vendin, që u premtova etërve të tyre me betim, aty ku rrjedh qumësht dhe mjaltë, dhe ata të kenë ngrënë, të jenë ngopur dhe të kenë vënë dhjamë, atëherë do t`u drejtohen perëndive të tjera për t`i shërbyer, dhe do të përçmojnë dhe do të shkelin besëlidhjen time.
Ligji i Përtërirë 31:26
"Merreni këtë libër të ligjit dhe vendoseni në arkën e besëlidhjes të Zotit, Perëndisë tuaj, me qëllim që të mbetet si një dëshmi kundër teje;
Ligji i Përtërirë 31:27
sepse unë e njoh frymën tëndë rebele dhe fortësinë e qafës sate. Ja, sot kur akoma jam i gjallë midis jush, ju u bëtë rebelë kundër Zotit; aq më tepër do të bëheni mbas vdekjes sime!
Ligji i Përtërirë 31:29
Sepse unë e di që, mbas vdekjes sime, do të korruptoheni plotësisht dhe do të largoheni nga rruga që ju kam urdhëruar, dhe ditët e fundit do të goditeni nga fatkeqësia, sepse keni për të bërë atë që është e keqe për sytë e Zotit, duke provokuar indinjatën e tij me veprën e duarve tuaja".
Ligji i Përtërirë 32:3
sepse unë shpall emrin e Zotit. Lëvdoni Perëndinë tonë!
Ligji i Përtërirë 32:4
Ai është Shkëmbi, vepra e tij është e përsosur, sepse në të gjitha rrugët e tij ka drejtësi. Është një Perëndi që nuk e njeh padrejtësinë; ai është i drejtë dhe i mirë.
Ligji i Përtërirë 32:5
Por ata janë korruptuar; nuk janë bij të tij, për shkak të fajit të tyre, janë një brez i shtrëmbër dhe i degjeneruar.
Ligji i Përtërirë 32:6
Kështu doni ta shpërbleni Zotin, o popull i pamend dhe i marrë? A nuk është ai ati yt që të ka blerë? A nuk është ai që të ka bërë dhe të ka vendosur?
Ligji i Përtërirë 32:8
Kur Shumë i Larti u dha kombeve trashëgiminë e tyre, kur ndau bijtë e Adamit, ai përcaktoi kufijtë e popujve, në bazë të numrit të bijve të Izraelit.
Ligji i Përtërirë 32:10
Ai e gjeti në një tokë të shkretë, në një vetmi të helmuar dhe të mjerë. Ai e rrethoi, u kujdes për të dhe e ruajti si bebja e syrit të tij.
Ligji i Përtërirë 32:12
Zoti e drejtoi vetë, dhe asnjë perëndi e huaj nuk ishte me të.
Ligji i Përtërirë 32:15
Por Jeshuruni u majm dhe kundërshtoi (je bërë i majmë, i trashë dhe i dhjamur); braktisi Perëndinë që e ka bërë dhe përçmoi Shkëmbin e shpëtimit të tij.
Ligji i Përtërirë 32:16
Ata nxitën smirën e tij me perëndi të huaja, provokuan zemërimin e tij me veprime të neveritshme.
Ligji i Përtërirë 32:17
U kanë bërë flijime demonëve që nuk janë Perëndi, perëndive që nuk njihnin, perëndive të reja, të shfaqura kohët e fundit, që etërit tuaj nuk ua kishin frikën.
Ligji i Përtërirë 32:18
Ke lënë pas dore Shkëmbin që të ka pjellë dhe ke harruar Perëndinë që të ka formuar.
Ligji i Përtërirë 32:19
Por Zoti e pa këtë dhe i hodhi poshtë, për shkak të provokimit të bijve të tij dhe të bijave të tij,
Ligji i Përtërirë 32:21
Ata më kanë bërë ziliqar me atë që nuk është Perëndi, kanë provokuar zemërimin tim me idhujt e tyre të kotë; dhe unë do t`i bëj ziliqarë me njerëz që nuk janë një popull, do të ngacmoj smirën e tyre me një komb që s`është në vete.
Ligji i Përtërirë 32:22
Sepse një zjarr është ndezur gjatë zemërimit tim dhe ka për të djegur pjesët më të thella të Sheolit; do të gllabërojë tokën dhe prodhimet e saj dhe do t`u vërë zjarrin themeleve të maleve.
Ligji i Përtërirë 32:24
Ata do të veniten nga uria, do të përpihen nga një vapë djegëse dhe nga një murtajë e tmerrshme; do të dërgoj kundër tyre dhëmbët e kafshëve të egra, me helmin e gjarpërinjve që hiqen zvarrë nëpër pluhur.
Ligji i Përtërirë 32:30
Si do të mundte një person i vetëm të ndiqte një mijë e dyqind veta dhe, dy persona të bënin të iknin dhjetë mijë veta, po të mos i kishte shitur Shkëmbi dhe po të mos i kishte dorëzuar Zoti tek armiku?
Ligji i Përtërirë 32:33
vera e tyre është një helm gjarpërinjsh, një helm mizor gjarpërinjsh helmonjës.
Ligji i Përtërirë 32:35
Mua më përket hakmarrja dhe shpërblimi; do të vijë koha dhe do t`u merren këmbët! Sepse dita e gjëmës së tyre është e afërt, dhe gjërat e përgatitura për ta shpejtohen të vijnë.
Ligji i Përtërirë 32:36
Po, Zoti do të gjykojë popullin e tij, por do t`i vijë keq për shërbëtorët e tij kur të shohë që fuqia e tyre është zhdukur dhe që nuk mbetet më asnjeri, as skllav as i lirë.
Ligji i Përtërirë 32:37
Atëherë ai do të thotë: "Ku janë perënditë e tyre, shkëmbi në të cilin gjenin strehë,
Ligji i Përtërirë 32:38
që hanin yndyrën e flijimeve të tyre dhe pinin verën e libacioneve të tyre? Le të ngrihen për t`i ndihmuar dhe për të qenë strehimi juaj!".
Ligji i Përtërirë 32:39
Tani e shikoni që unë jam Ai dhe që nuk ka Perëndi tjetër përbri meje. Unë të bëj që të vdesësh dhe të jetosh, unë të plagos dhe të shëroj, dhe nuk ka njeri që mund të të lirojë nga dora ime.
Ligji i Përtërirë 32:40
Po, unë ngre dorën time në drejtim të qiellit dhe them: Unë jetoj për gjithnjë,
Ligji i Përtërirë 32:41
kur të mpreh shpatën time dhe dora ime të përgatitet të gjykojë, do të hakmerrem me armiqtë e mi dhe do të shpërblej ata që më urrejnë.
Ligji i Përtërirë 32:43
Gëzohuni, o kombe, bashkë me popullin e tij, sepse Zoti merr hak për gjakun e shërbëtorëve të tij, merr hak kundër kundërshtarëve të tij, por do të ketë mëshirë për tokën dhe për popullin e tij".
Ligji i Përtërirë 32:47
Sepse kjo nuk është një fjalë pa vlerë për ju, por është jeta juaj; dhe me këtë fjalë do të zgjasni ditët tuaja në vendin ku po hyni për ta pushtuar, duke kapërcyer Jordanin".
Ligji i Përtërirë 32:50
Ti ke për të vdekur në malin mbi të cilin po ngjitesh dhe do të bashkohesh me popullin tënd, ashtu si Aaroni, vëllai yt, ka vdekur mbi malin e Horit dhe u bashkua me popullin e tij,
Ligji i Përtërirë 32:52
Ti do ta shikosh vendin para teje, por atje, në vendin që unë ju jap bijve të Izraelit, ti nuk ke për të hyrë".
Ligji i Përtërirë 33:1
Ky është bekimi me të cilin Moisiu, njeri i Perëndisë, bekoi bijtë e Izraelit, para se të vdiste.
Ligji i Përtërirë 33:2
Dhe u tha: "Zoti erdhi nga Sinai dhe u ngrit mbi ta në Seir; u paraqit në madhështinë e tij nga mali Paran, arriti nga mesi i një morie shenjtorësh; nga e djathta e tyre dilte për ta një ligj i zjarrtë.
Ligji i Përtërirë 33:7
Judës përkundrazi i tha këto: "Dëgjo, o Zot, zërin e Judës dhe ktheje tek populli i tij; dora e tij lufton për çështjen e tij; bëhu ti një ndihmës i tij kundër armiqve të tij.
Ligji i Përtërirë 33:8
Pastaj për Levin tha: "Thumimët dhe Urimët e tu i përkasin njeriut tënd besimtar, që ti provove në Masa dhe me të cilin je grindur në ujërat e Meribës.
Ligji i Përtërirë 33:9
Ai thotë për të atin dhe për të ëmën: "Unë nuk i kam parë"; ai nuk i njohu vëllezërit e tij dhe nuk njohu bijtë; sepse Levitët kanë respektuar fjalën tënde dhe kanë ruajtur besëlidhjen tënde.
Ligji i Përtërirë 33:11
O Zot, beko forcën e tij dhe prano veprën e duarve të tij. Shpo tej e përtej ata që ngrejnë krye kundër atij dhe që e urrejnë, me qëllim që të mos ngrihen më".
Ligji i Përtërirë 33:12
Përsa i përket Beniaminit, ai tha: "I dashuri i Zotit do të banojë me siguri pranë tij. Zoti do ta mbrojë vazhdimisht dhe do të banojë në krahët e tij".
Ligji i Përtërirë 33:13
Përsa i përket Jozefit, ai tha: "Vendi i tij qoftë i bekuar nga Zoti me dhurata të çmuara të qiellit, me vesën, me ujërat e humnerës që ndodhet poshtë,
Ligji i Përtërirë 33:15
me prodhimet më të mira të maleve të lashta, me dhuratat e çmuara të kodrave të përjetshme,
Ligji i Përtërirë 33:16
me dhuratat e çmuara të tokës dhe të të gjitha gjërave që ajo përmban. Favori i atij që ishte në ferrishte të bjerë mbi kryet e Jozefit, mbi majën e kokës së atij që është zgjedhur ndërmjet vëllezërve të tij!
Ligji i Përtërirë 33:18
Përsa i përket Zabulonit, ai tha: "Gëzoje, Zabulon, daljen tënde, dhe ti Isakar, ndejtjen në çadrat e tua!
Ligji i Përtërirë 33:20
Përsa i përket Gadit, ai tha: "I bekuar qoftë ai që e shtrin Gadin. Ai rri shtrirë si një luaneshë dhe copëton krahë dhe kafkë.
Ligji i Përtërirë 33:21
Ai shtie në dorë pjesën e parë për veten e tij, sepse aty ishte pjesa e parë e rezervuar e udhëheqësit; ai erdhi me krerët e popullit dhe zbatoi drejtësinë e Zotit dhe dekretet e tij me Izraelin".
Ligji i Përtërirë 33:22
Përsa i përket Danit, ai tha: "Dani është një luan i vogël, që hidhet nga Bashani".
Ligji i Përtërirë 33:23
Përsa i përket Neftalit, ai tha: "O Neftali, i ngopur me favore dhe i mbushur me bekime të Zotit, pushto perëndimin dhe jugun".
Ligji i Përtërirë 33:24
Përsa i përket Asherit, ai tha: "Më i bekuari nga tërë bijtë qoftë Asheri! Le të jetë i preferuari i vëllezërve të tij dhe të zhysë këmbën e tij në vaj.
Ligji i Përtërirë 33:26
Askush nuk është barabar me Perëndinë e Jeshurunit, që shkon me kalë nëpër qiejtë në ndihmën tënde dhe shkon mbi retë me madhështinë e tij.
Ligji i Përtërirë 33:27
Perëndia i kohëve të lashta është streha jote dhe poshtë teje ndodhen krahët e tij të përjetshëm. Ai do ta dëbojë armikun para teje dhe do të thotë: "Shkatërroje!".
Ligji i Përtërirë 34:2
tërë Naftalin, vendin e Efraimit dhe të Manasit, tërë vendin e Judës deri në detin perëndimor,
Ligji i Përtërirë 34:6
Dhe Zoti e varrosi në luginën e vendit të Moabit, përballë Beth-Peorit; dhe askush nuk e ka mësuar deri më sot vendin e varrit të tij.
Ligji i Përtërirë 34:8
Bijtë e Izraelit e qanë në fushat e Moabit tridhjetë ditë; pastaj ditët e zisë dhe të vajtimit për Moisiun morën fund.
Ligji i Përtërirë 34:10
Nuk doli më në Izrael një profet i ngjashëm me Moisiun, me të cilin Zoti fliste sy për sy,
Ligji i Përtërirë 34:12
në të gjithë madhështinë e fuqisë dhe në të gjitha gjërat e mëdha dhe të tmerrshme që Moisiu kreu përpara syve të të gjithë Izraelit.
Jozueu 1:3
Unë ju kam dhënë çdo vend që tabani i këmbës suaj ka për të shkelur, siç i thashë Moisiut.
Jozueu 1:4
Territori yt do të shtrihet nga shkretëtira dhe nga Libani deri në lumin e madh, në lumin e Eufratit, nga tërë vendi i Hitejve deri në Detin e Madh, në perëndim.
Jozueu 1:7
Vetëm tregohu i fortë dhe shumë trim, duke u përpjekur të veprosh simbas tërë ligjit që Moisiu, shërbëtori im, të ka urdhëruar; mos u shmang prej tij as djathtas, as majtas, që të kesh mbarësi kudo që të shkosh.
Jozueu 1:8
Ky libër i ligjit mos u ndaftë kurrë nga goja jote, por mendohu për të ditë e natë, duke kërkuar të veprosh simbas të gjitha atyre që janë shkruar, sepse atëherë do të kesh sukses në veprimet e tua, atëherë do të përparosh.
Jozueu 1:9
A nuk të urdhërova unë? Ji i fortë dhe trim; mos ki frikë dhe mos u thyej, sepse Zoti, Perëndia yt, është me ty kudo që të shkosh".
Jozueu 1:11
"Kaloni përmes kampit dhe jepini popullit këtë urdhër, duke i thënë: Siguroni rezerva ushqimore, sepse brenda tri ditëve do të kaloni Jordanin për të vajtur të pushtoni vendin që Zoti, Perëndia juaj, ju jep si trashëgimi".
Jozueu 1:13
"Mbani mend fjalën që Moisiu, shërbëtori i Zotit, ju urdhëroi kur ju tha: "Zoti, Perëndia juaj, ju ka dhënë pushim dhe ju ka dhënë këtë vend.
Jozueu 1:15
derisa Zoti t`u ketë dhënë pushim vëllezërve tuaj ashtu si juve, dhe ta kenë shtënë në dorë vendin që Zoti, Perëndia juaj, u jep atyre. Atëherë mund të ktheheni për të pushtuar vendin që ju përket, dhe që Moisiu, shërbëtor i Zotit, ju ka dhënë këtej Jordanit në drejtim të Lindjes"".
Jozueu 1:16
Atëherë ata iu përgjigjën Jozueut, duke i thënë: "Ne do të bëjmë të gjitha ato që ti na urdhëron dhe do të shkojmë kudo që të na çosh.
Jozueu 1:17
Ashtu siç i jemi bindur për çdo gjë Moisiut, kështu do të të bindemi ty. Vetëm me ty qoftë Zoti, Perëndia yt, ashtu siç ka qenë me Moisiun!
Jozueu 2:1
Jozueu, bir i Nunit, dërgoi dy burra te Shitimi për të vëzhguar fshehurazi, duke u thënë: "Shkoni, kontrolloni vendin dhe Jerikon". Kështu ata shkuan dhe hynë në shtëpinë e një prostitute, të quajtur Rahab, dhe aty banuan.
Jozueu 2:2
Këtë gjë ia referuan mbretit të Jerikos, duke i thënë: "Ja, disa bij të Izraelit erdhën këtu sonte natën për të vëzhguar vendin".
Jozueu 2:3
Atëherë mbreti i Jerikos dërgoi t`i thotë Rahabit: "Nxirri jashtë njerëzit që kanë ardhur te ti dhe kanë hyrë në shtëpinë tënde, sepse ata kanë ardhur për të vëzhguar tërë vendin".
Jozueu 2:6
(Ajo përkundrazi i kishte hipur mbi çati dhe i kishte fshehur midis kërcejve të lirit, që i kishte shtrirë mbi shtrat).
Jozueu 2:10
Sepse ne kemi dëgjuar si i thau ujërat e Detit të Kuq Zoti përpara jush kur dolët nga Egjipti, dhe atë që ju u bëtë dy mbretërve të Amorejve, matanë Jordanit, Sihonit dhe Ogut, që vendosët t`i shfarosni.
Jozueu 2:11
Duke dëgjuar këto gjëra zemra jonë u mpak, për shkakun tuaj askujt nuk i mbeti asnjë fije trimërie, sepse Zoti, Perëndia juaj, është Perëndi atje lart në qiejt dhe këtu poshtë në tokë.
Jozueu 2:13
që do t`i lini të gjallë atin tim, nënën time, vëllezërit dhe motrat e mia dhe të gjitha gjërat që u përkasin atyre, dhe që do të shpëtoni jetën tonë nga vdekja".
Jozueu 2:14
Ata burra iu përgjigjën: "Jeta jonë për atë tuajën, mjaft që të mos e tregoni çështjen tonë; dhe kur Zoti do të na japë vendin, ne do të të trajtojmë me mëshirë dhe me shpirtlirësi".
Jozueu 2:19
Por në rast se dikush del jashtë pragut të shtëpisë sate, gjaku i tij do të bjerë mbi krye të vet, dhe ne nuk do të kemi faj për këtë; por gjaku i kujtdo qoftë që do të jetë me ty në shtëpi do të bjerë mbi kokën tonë, në qoftë se dikush i prek me dorë.
Jozueu 3:2
Mbas tri ditëve, oficerët kaluan nëpër tërë kampin,
Jozueu 3:3
dhe i dhanë popullit këtë urdhër, duke i thënë: "Kur të shihni arkën e besëlidhjes të Zotit, Perëndisë tuaj, të mbajtur nga priftërinjtë levitë, do të niseni nga vendi juaj dhe do ta ndiqni.
Jozueu 3:4
Midis jush dhe arkës do të ketë një largësi prej rreth dy mijë kubitësh. Mos iu afroni asaj, me qëllim që të njihni rrugën nëpër të cilën duhet të shkoni, sepse deri tani nuk keni kaluar kurrë nëpër këtë rrugë".
Jozueu 3:5
Dhe Jozueu i tha popullit: "Shenjtërohuni, sepse nesër Zoti ka për të bërë mrekulli midis jush".
Jozueu 3:6
Pastaj Jozueu u foli priftërinjve, duke u thënë: "Merrni arkën e besëlidhjes dhe kaloni përpara popullit". Kështu ata morën arkën e besëlidhjes dhe ecën para popullit.
Jozueu 3:9
Jozueu u tha atëherë bijve të Izraelit: "Afrohuni dhe dëgjoni fjalët e Zotit, Perëndisë tuaj".
Jozueu 3:10
Pastaj Jozueu tha: "Nga kjo do të njihni që Zoti i gjallë është midis jush dhe që me siguri ka për të dëbuar para jush Kananejtë, Hitejtë, Hivejtë, Perezejtë, Girgasejtë, Amorejtë dhe Jebusejtë;
Jozueu 3:12
Merrni, pra, dymbëdhjetë burra nga fiset e Izraelit, një për çdo fis.
Jozueu 3:13
Dhe ka për të ndodhur që, porsa tabanët e këmbëve të priftërinjve që mbajnë arkën e Zotit, Zot i gjithë tokës, do të takojnë në ujërat e Jordanit, ujërat e Jordanit do të ndahen, dhe ujërat që zbresin nga lart do të ndalen tok".
Jozueu 3:14
Kështu, kur populli ngriti çadrat për të kaluar Jordanin, priftërinjtë që mbanin arkën e besëlidhjes ecnin përpara popullit.
Jozueu 3:16
ujërat që zbrisnin nga sipër u ndalën dhe u ngritën tok shumë më lart se Adami, qyteti që ndodhet pranë Tsartanit; kështu që ujërat që zbrisnin në drejtim të detit të Arabahut, Detit të Kripur, u ndanë tërësisht prej tyre; dhe populli i kaloi përballë Jerikos.
Jozueu 3:17
Priftërinjtë që mbanin arkën e besëlidhjes të Zotit u ndalën në vend të thatë në mes të Jordanit, ndërsa tërë Izraeli po kalonte në të thatë, deri sa tërë populli mbaroi së kapërcyeri Jordanin.
Jozueu 4:1
Kur tërë populli mbaroi së kapërcyeri Jordanin, Zoti i foli Jozueut, duke i thënë:
Jozueu 4:2
"Merrni nga radhët e popullit dymbëdhjetë burra, një për çdo fis,
Jozueu 4:4
Atëherë Jozueu thirri dymbëdhjetë burrat që kishte zgjedhur ndër bijtë e Izraelit, një për çdo fis,
Jozueu 4:5
dhe u tha atyre: "Kaloni para arkës së Zotit, Perëndisë tuaj, në mes të Jordanit, dhe secili prej jush të mbajë në kurriz një gur, simbas numrit të fiseve të bijve të Izraelit,
Jozueu 4:6
me qëllim që kjo të jetë një shenjë midis jush. Kur në të ardhmen bijtë tuaj do t`ju pyesin, duke thënë: "Ç`janë për ju këta gurë?",
Jozueu 4:7
ju do t`u përgjigjeni kështu: "Ujërat e Jordanit u ndanë para arkës së besëlidhjes të Zotit; kur ajo kaloi Jordanin, ujërat e tij u ndanë dhe këta gurë do të jenë për bijtë e Izraelit një kujtim për jetë"".
Jozueu 4:13
Rreth dyzet mijë njerëz me veshje lufte kaluan para Zotit në fushat e Jerikos, gati për të luftuar.
Jozueu 4:23
sepse Zoti, Perëndia juaj, i thau ujërat e Jordanit para jush deri sa të kalonit, ashtu si Zoti, Perëndia juaj, veproi në Detin e Kuq, të cilin e thau para nesh deri sa të kalonim,
Jozueu 4:24
me qëllim që tërë popujt e tokës të pranojnë që Zoti ka dorë të fuqishme, dhe që ju të keni gjithnjë frikë nga Zoti, Perëndia juaj"". i Pashkës
Jozueu 5:1
Kur të gjithë mbretërit e Amorejve që ndodheshin matanë Jordanit në drejtim të perëndimit dhe tërë mbretërit e Kananejve që ishin pranë detit mësuan që Zoti kishte tharë ujërat e Jordanit para bijve
Jozueu 5:2
Në atë kohë Zoti i tha Jozueut: "Bëj thika prej guri dhe fillo përsëri të rrethpresësh bijtë e Izraelit".
Jozueu 5:4
Kjo qe arsyeja për të cilin Jozueu i rrethpreu; i tërë populli që kishte dalë nga Egjipti, meshkujt, tërë burrat luftëtarë, kishin vdekur në shkretëtirë gjatë rrugës, mbasi kishin dalë nga Egjipti.
Jozueu 5:6
Në fakt bijtë e Izraelit kishin ecur dyzet vjet nëpër shkretëtirë deri sa tërë populli, domethënë luftëtarët që kishin dalë nga Egjipti, u shkatërruan, sepse nuk i ishin bindur zërit të Zotit. Atyre Zoti u ishte betuar që nuk do t`u tregonte vendin që do t`u jepte etërve të tyre, një vend ku rrjedh qumësht dhe mjaltë.
Jozueu 5:7
Kështu Jozueu i rrethpreu bijtë e tyre, që Perëndia i kishte vënë në vend të tyre, sepse ishin të parrethprerë, sepse nuk ishin rrethprerë gjatë rrugës.
Jozueu 5:9
Atëherë Zoti i tha Jozueut: "Sot ju hoqa turpërimin e Egjiptit", dhe ai vend u quajt Gilgal deri në ditët e sotme.
Jozueu 5:13
Por ndodhi që, ndërsa Jozueu ishte afër Jerikos, ngriti sytë dhe shikoi, dhe ja, një njeri i qëndronte përpara, me në dorë një shpatë të zhveshur. Jozueu i doli përballë dhe i tha: "A je ti për ne o për armiqtë tanë?".
Jozueu 5:14
Ai u përgjigj: "Jo, unë jam kreu i ushtrisë së Zotit; sapo kam arritur në këtë çast". Atëherë Jozueu ra përmbys para tij dhe tha: "Çfarë dëshiron t`i thotë Zotëria ime shërbëtorit të tij?".
Jozueu 6:4
Shtatë priftërinj do të çojnë përpara arkës shtatë bori prej briri të dashit; por ditën e shtatë do të silleni rreth qytetit shtatë herë dhe priftërinjtë do t`u bien borive.
Jozueu 6:5
Kur ata t`u bien pa pushim brirëve të dashit dhe ju të dëgjoni zërin e borisë, tërë populli do të bëjë një ulurimë të madhe; atëherë muret e qytetit do të shemben dhe populli do të ngjitet, gjithsekush drejt, përpara.
Jozueu 6:6
Kështu Jozueu, bir i Nunit, thirri priftërinjtë dhe u tha atyre: "Merrni arkën e besëlidhjes dhe shtatë priftërinj të mbajnë shtatë bori prej briri të dashit përpara arkës së Zotit".
Jozueu 6:7
Pastaj i tha popullit: "Shkoni përpara dhe marshoni rreth qytetit, njerëzit e armatosur të ecin përpara arkës së Zotit".
Jozueu 6:8
Kështu, kur Jozueu mbaroi së foluri popullit, shtatë priftërinjtë që mbanin shtatë bori prej briri të dashit përpara Zotit nisën të marshojnë dhe u ranë borive; dhe arka e besëlidhjes së Zotit i ndiqte nga pas.
Jozueu 6:9
Njerëzit e armatosur marshonin përpara priftërinjve që u binin borive, kurse praparoja vinte pas arkës; gjatë marshimit priftërinjtë u binin borive.
Jozueu 6:13
Shtatë priftërinjtë, që mbanin shtatë boritë prej briri të dashit përpara arkës së Zotit, shkonin përpara dhe u binin borive. Njerëzit e armatosur marshonin para tyre, kurse praparoja vinte mbas arkës së Zotit; gjatë marshimit priftërinjtë u binin borive.
Jozueu 6:20
Populli, pra, bërtiti kur priftërinjtë u ranë borive; dhe ndodhi që, kur populli dëgjoi tingullin e borive, nxori një britmë të madhe dhe muret u rrëzuan duke u shëmbur. Populli u ngjit në qytet, secili drejt, përpara, dhe e shtiu në dorë atë.
Jozueu 6:22
Pastaj Jozueu u tha dy burrave që kishin vëzhguar vendin: "Shkoni në shtëpinë e asaj prostitute dhe nxirrni jashtë gruan dhe tërë ato gjëra që i përkasin asaj, siç i jeni betuar".
Jozueu 6:23
Atëherë të rinjtë që kishin vëzhguar vendin shkuan dhe nxorën jashtë Rahabin, të atin, të ëmën, të vëllezërit dhe gjithçka i përkiste asaj; kështu nxorën jashtë të gjithë të afërmit e saj dhe i lanë jashtë kampit të Izraelit.
Jozueu 6:24
Pastaj i vunë zjarrin qytetit dhe tërë gjërave që ai përmbante; morën vetëm argjendin, arin dhe sendet prej bronzi e hekuri, që i vunë në thesarin e shtëpisë së Zotit.
Jozueu 6:25
Por Jozueu e la të gjallë prostitutën Rahab, familjen e atit të saj dhe gjithçka që i përkiste; kështu që ajo banoi në mes të Izraelit deri sot, sepse ajo kishte fshehur zbuluesit që Jozueu kishte dërguar për të vëzhguar Jerikon.
Jozueu 6:27
Zoti ishte me Jozueun, dhe fama e tij u përhap në të gjithë vendin.
Jozueu 7:1
Por bijtë e Izraelit kryen një shkelje rreth gjërave të caktuara për shfarosje, sepse Akani, djalë i Karmit, i Zabdiut, birit të Zerahut, nga fisi i Judës, mori disa sende të caktuara për shfarosje,
Jozueu 7:2
Ndërkaq Jozueu dërgoi njerëz nga Jeriko në Ai, që është afër Beth-Avenit, i cili ndodhet në lindje të Bethelit, dhe u tha atyre: "Ngjituni për të vëzhguar vendin". Kështu njerëzit u ngjitën për të vëzhguar Ain.
Jozueu 7:3
Pastaj u kthyen tek Jozueu dhe i thanë: "Nuk është e nevojshme të ngjitet tërë populli; por le të ngjiten dy mijë a tre mijë burra për të sulmuar Ain; mos e lodh tërë popullin, sepse ata të Ait janë të paktë në numër".
Jozueu 7:6
Jozueu i grisi atëherë rrobat e tij dhe ra përmbys me fytyrë për tokë, përpara arkës së Zotit deri në mbrëmje, ai dhe pleqtë e Izraelit, dhe hodhën pluhur mbi kokën e tyre.
Jozueu 7:7
Pastaj Jozueu tha: "O Zot, o Zot, pse bëre që ky popull të kalojë Jordanin dhe të bjerë në duart e Amorejve për t`u vrarë? Ah, sikur të ishim kënaqur duke qëndruar këtej Jordanit!
Jozueu 7:9
Kananejtë dhe tërë banorët e vendit do ta marrin vesh, do të na rrethojnë dhe do të zhdukin emrin tonë nga faqja e dheut; çfarë do të bësh ti atëherë për emrin tënd të madh?".
Jozueu 7:10
Por Zoti i tha Jozueut: "Çohu! Pse rri përmbys me fytyrë për tokë?
Jozueu 7:13
Çohu, shenjtëro popullin dhe i thuaj: "Shenjtërohuni për nesër, sepse kështu ka thënë Zoti, Perëndia i Izraelit: "O Izrael, në gjirin tënd ka gjëra të caktuara për t`u shkatërruar. Ti nuk do të mund t`u bësh ballë armiqve të tu, për deri sa nuk ke hequr gjërat e caktuara për shkatërrim midis jush.
Jozueu 7:14
Nesër në mëngjes, pra, do të paraqiteni, fis më fis, dhe fisi, që Zoti do të caktojë do të paraqitet, familje më familje, dhe familja që Zoti do të caktojë do të shkojë shtëpi më shtëpi, dhe shtëpia që Zoti do të caktojë ka për t`u paraqitur me të gjithë njerëzit e saj.
Jozueu 7:15
Dhe atij që do t`i gjenden gjëra të caktuara të shfarosen do t`i vihet flaka, atij vet dhe gjithçka që i përket, sepse ka shkelur besëlidhjen e Zotit dhe ka kryer një gjë të keqe në Izrael"".
Jozueu 7:17
Pastaj afroi familjet e Judës, dhe u caktua familja e Zarhitëve. Pastaj afroi familjen e Zarhitëve, person mbas personi, dhe u caktua Zabdi.
Jozueu 7:18
Pastaj afroi shtëpinë e Zabdit, person për person, dhe u caktua Akani, bir i Karmit, i Zabdit, birit të Zerahut, nga fisi i Judës.
Jozueu 7:19
Atëherë Jozueu i tha Akanit: "Biri im, të lutem, mbushe me lavdi Zotin, Perëndinë e Izraelit, rrëfeji atij dhe më thuaj atë që ke bërë; mos ma fshih".
Jozueu 7:20
Akani iu përgjigj Jozueut dhe i tha: "Në të vërtetë jam unë që kam mëkatuar kundër Zotit, Perëndisë së Izraelit, dhe ja ç`kam bërë.
Jozueu 7:21
Kur pashë midis plaçkës një mantel të bukur të Shinarit, dyqind sikla argjendi dhe një shufër ari që peshon pesëdhjetë sikla, pata një dëshirë të madhe për to dhe i mora; dhe ja, i kam fshehur në tokë në mes të çadrës sime; dhe argjendi është poshtë".
Jozueu 7:23
Ata e morën nga çadra, ia çuan Jozueut dhe tërë bijve të Izraelit, dhe e vendosën përpara Zotit.
Jozueu 7:24
Atëherë Jozueu, dhe tërë Izraeli bashkë me të, mori Akanin, birin e Zerahut, argjendin, mantelin, shufrën prej ari, bijtë dhe bijat e tij, qetë e tij, gomarët e tij, delet e tij dhe të gjitha gjërat që i përkisnin, dhe i ngjiti në luginën e Akorit.
Jozueu 8:2
Dhe do t`u bësh Ait dhe mbretit të tij ato që u ke bërë Jerikos dhe mbretit të tij; do të merrni për vete vetëm plaçkën dhe bagëtinë e tij. Zëri një pritë qytetit në pjesën e prapme të tij.
Jozueu 8:3
Kështu Jozueu dhe të gjithë luftëtarët e tij u ngritën më këmbë për të sulmuar Ain. Ai zgjodhi tridhjetë mijë njerëz, luftëtarë trima, dhe i nisi natën,
Jozueu 8:6
Ata do të dalin për të na ndjekur deri sa t`i kemi tërhequr larg qytetit, sepse do të thonë: "Ikin me vrap para nesh si herën e parë". Dhe, ndërsa ne do të ikim me vrap para tyre,
Jozueu 8:7
ju do të dilni nga prita dhe do të pushtoni qytetin, sepse Zoti, Perëndia juaj, do ta japë në duart tuaja.
Jozueu 8:9
Kështu Jozueu i nisi; ata shkuan në vendin e pritës dhe u ndalën midis Bethelit dhe Ait, në krahun perëndimor të Ait; por Jozueu mbeti atë natë në mes të popullit.
Jozueu 8:11
Tërë luftëtarët që ishin me të u ngjitën dhe u afruan; kështu arritën përballë qytetit dhe fushuan në veri të Ait. Midis tyre dhe Ait kishte një luginë.
Jozueu 8:12
Atëherë ai mori rreth pesëmijë njerëz dhe i vuri në pritë midis Bethelit dhe Ait, në perëndim të qytetit.
Jozueu 8:13
Pasi populli zuri pozicion, kampi qendror ishte në pritë në perëndim të qytetit, Jozueu atë natë përparoi në mes të luginës.
Jozueu 8:14
Kur mbreti i Ait pa këtë gjë, njerëzit e qytetit u ngritën herët me ngut në mëngjes dhe dolën për të luftuar kundër Izraelit: mbreti dhe tërë populli i tij, në pozicionin e caktuar përballë Arabahut; por mbreti nuk e dinte që i kishin zënë pritë në pjesën prapa qytetit.
Jozueu 8:16
I tërë populli që ndodhej në qytet u thirr të mblidhej për t`i ndjekur; kështu e ndoqën Jozueun dhe shkuan larg qytetit.
Jozueu 8:27
Izraeli mori për vete vetëm bagëtinë dhe plaçkën e atij qyteti, simbas urdhrit që Zoti i kishte dhënë Jozueut.
Jozueu 8:28
Kështu Jozueu i vuri flakën Ait dhe e katandisi në një grumbull gërmadhash për gjithnjë, një vend të shkretuar deri ditën e sotme.
Jozueu 8:29
Pastaj e vari mbretin e Ait në një dru dhe e la atje deri në mbrëmje; në perëndim të diellit, Jozueu urdhëroi që kufoma e tij të ulej nga druri, të hidhej në hyrje të portës së qytetit dhe mblodhën mbi të një numër të madh gurësh, që shihen edhe sot.
Jozueu 8:30
Atëherë Jozueu ndërtoi një altar për Zotin, Perëndinë e Izraelit, në malin Ebal,
Jozueu 8:31
ashtu si Moisiu, shërbëtor i Zotit, u kishte urdhëruar bijve të Izraelit, siç shkruhet në librin e ligjit të Moisiut, u ngrit një altar gurësh të palatuar mbi të cilët askush nuk kish kaluar, ndonjë vegël të hekurt; pastaj mbi të bënë olokauste për Zotin dhe flijime falënderimi.
Jozueu 8:33
I tërë Izraeli, si të huajt ashtu edhe ata që kishin lindur izraelitë, pleqtë, oficerët dhe gjykatësit e tij, rrinin më këmbë në të dyja anët e arkës, përballë priftërinjve levitë që mbartnin arkën e besëlidhjes së Zotit, gjysma përballë malit Gerizim dhe gjysma tjetër përballë malit Ebal, ashtu si Moisiu, shërbëtor i Zotit, kishte urdhëruar më parë, për të bekuar popullin e Izraelit.
Jozueu 8:35
Nga të gjitha ato që kishte urdhëruar Moisiu, Jozueu nuk la pa lexuar asnjë fjalë përpara gjithë asamblesë së Izraelit, duke përfshirë gratë, fëmijët dhe të huajt që banonin në mes tyre.
Jozueu 9:1
Me të mësuar këto gjëra, tërë mbretërit që ndodheshin këtej Jordanit, në krahinën malore, në fushat dhe gjatë bregut të Detit të Madh në drejtim të Libanit, Hiteu, Amoreu, Kananeu, Perezeu, Hiveu dhe Jebuseu,
Jozueu 9:2
u mblodhën bashkë në besëlidhje midis tyre për të luftuar kundër Jozueut dhe Izraelit.
Jozueu 9:4
vepruan me dinakëri dhe u nisën gjoja si ambasadorë; ata ngarkuan mbi gomarët e tyre thasë të vjetra të konsumuara dhe kacekë të vjetër të shqyer dhe të arnuar për të transportuar verën,
Jozueu 9:5
dhe mbathën sandale të vjetra dhe të grisura dhe veshën trupin me rroba të përdorura; dhe e gjithë buka e tyre ishte e fortë dhe e thërmuar.
Jozueu 9:7
Por njerëzit e Izraelit iu përgjigjën kështu Hivejve: "Ndoshta banoni në mes nesh; si mund të lidhim aleancë me ju?".
Jozueu 9:9
Atëherë ata u përgjigjën: "Shërbëtorët e tu kanë ardhur nga një vend shumë i largët, për shkak të emrit të Zotit, Perëndisë tënd, sepse kemi dëgjuar të flitet për të dhe për të gjitha ato që ka bërë në Egjipt,
Jozueu 9:10
ashtu edhe për të gjitha ato që u ka bërë dy mbretërve të Amorejve matanë Jordanit, Sihonit, mbretit të Heshbonit, dhe Ogut, mbretit të Bashanit, që banonte në Ashtaroth.
Jozueu 9:11
Prandaj pleqtë tanë dhe të gjithë banorët e vendit tonë na thanë: Merrni nozullime me vete për udhëtimin, u dilni përpara dhe u thoni: "Ne jemi shërbëtorët tuaj; bëni, pra, aleancë me ne".
Jozueu 9:12
Kjo është buka jonë që morëm të ngrohtë me vete si rezervë nga shtëpitë tona ditën që u nisëm për të ardhur tek ju, dhe tani është bërë e fortë dhe e thërmuar;
Jozueu 9:13
dhe këta janë calikët e verës që ishin të rinj kur i mbushëm dhe ja, ku janë prishur; dhe ja, rrobat dhe sandalet tona, që janë ngrënë për shkak të udhëtimit shumë të gjatë".
Jozueu 9:15
Kështu Jozueu lidhi paqe me ta dhe nënshkroi një besëlidhje në bazë të së cilës ata mbeteshin të gjallë; dhe krerët e asamblesë u detyruan të betohen për këto gjëra.
Jozueu 9:18
Por bijtë e Izraelit nuk i vranë, sepse krerët e asamblesë u ishin betuar atyre në emër të Zotit, Perëndisë së Izraelit. Mirëpo tërë asambleja murmuriti kundër krerëve.
Jozueu 9:19
Atëherë krerët i thanë tërë asamblesë: "Ne u jemi betuar atyre në emër të Zotit, Perëndisë së Izraelit; prandaj nuk mund t`i ngasim.
Jozueu 9:20
Këtë do t`u bëjmë atyre: do t`i lëmë të gjallë që të mos tërheqim zemërimin e Zotit, për shkak të betimit që u kemi bërë atyre".
Jozueu 9:21
Krerët u thanë atyre: "Le të jetojnë, pra, por do të punojnë si druvarë dhe do të bartin ujë për gjithë asamblenë, siç u kishin thënë krerët".
Jozueu 9:23
Prandaj tani jeni të mallkuar, dhe do të jeni gjithnjë skllevër, druvarë o bartës të ujit për shtëpinë e Perëndisë tim".
Jozueu 9:24
Atëherë ata iu përgjigjën Jozueut dhe thanë: "Shërbëtorëve të tu u qe thënë qartë që Perëndia yt, Zoti, kishte urdhëruar shërbëtorin e tij Moisiun t`ju jepte tërë vendin dhe të shfaroste para jush tërë banorët e tij. Prandaj ne na hyri një frikë e madhe për jetën tonë nga shkaku juaj, dhe kemi vepruar në këtë mënyrë.
Jozueu 9:27
por po atë ditë i caktoi që të jenë druvarë dhe bartës të ujit për asamblenë dhe për altarin e Zotit, në vendin që ai do të zgjidhte deri në ditën e sotme.
Jozueu 10:5
Kështu pesë mbretërit e Amorejve, mbreti i Jeruzalemit, mbreti i Herbonit, mbreti i Jarmuthit, mbreti i Lakishit dhe mbreti i Eglonit, u mblodhën, u ngjitën me të gjithë ushtritë e tyre, ngritën kampin e tyre përballë Gabaonit dhe e sulmuan.
Jozueu 10:10
Kështu Zoti i theu para Izraelit, u shkaktoi një disfatë të madhe pranë Gabaonit, i ndoqi nëpër rrugën që ngjitet në Beth-Horon dhe i mundi deri në Azekah dhe Makedah.
Jozueu 10:11
Ndërsa iknin përpara Izraelit dhe ndodheshin në tatëpjetën e Beth-Horonit, Zoti hodhi kundër tyre nga qielli gurë të mëdhenj deri në Azekah, dhe ata vdiqën; ata që vdiqën nga breshëri i gurëve ishin më shumë se ata që bijtë e Izraelit vranë me shpatë.
Jozueu 10:13
Kështu dielli u ndal dhe hëna qëndroi në vend deri sa mbaroi hakmarrja e popullit kundër armiqve të tij. A nuk është shkruar kjo në librin e të Drejtit? Kështu dielli u ndal në mes të qiellit dhe nuk u nxitua të perëndojë pothuajse një ditë të tërë.
Jozueu 10:14
Dhe nuk pati kurrë, as më parë dhe as më vonë, një ditë si ajo kur Zoti plotësoi dëshirën e zërit të një njeriu, pse Zoti luftoi për Izraelin.
Jozueu 10:19
Ju ndërkaq mos u ndalni, por ndiqni armiqtë tuaj dhe goditni prapavijat e tij; mos i lejoni të hyjnë në qytetet e tyre, sepse Zoti, Perëndia juaj, i ka lënë në duart tuaja".
Jozueu 10:27
Në perëndim të diellit, Jozueu urdhëroi t`i ulnin nga drurët dhe t`i hidhnin në shpellën ku ishin fshehur; pastaj në hyrje të shpellës vunë gurë të mëdhenj, që kanë mbetur aty deri sot.
Jozueu 10:28
Po atë ditë Jozueu mori Makedahun dhe i vrau me shpatë të gjithë bashkë me mbretin e tij; vendosi t`i shfarosë të gjithë personat që gjendeshin aty; nuk la asnjë të gjallë dhe e trajtoi mbretin e
Jozueu 10:32
Dhe Zoti e dha Lakishin në duart e Izraelit, që e pushtoi ditën e dytë dhe vrau me shpatë të gjithë personat që gjendeshin aty, pikërisht ashtu si kishte vepruar në Libnah.
Jozueu 10:35
E pushtuan po atë ditë dhe i vranë banorët me shpatë. Po atë ditë Jozueu vendosi të vriteshin gjithë personat që gjendeshin në vend, ashtu si kishte vepruar në Lakish.
Jozueu 10:37
E pushtuan dhe vranë me shpatë mbretin e tij, të gjitha qytetet dhe tërë personat që gjendeshin aty, nuk lanë asnjë njeri të gjallë, pikërisht ashtu si kishin vepruar në Eglon; por aty vendosi të shfarosen të gjithë personat që gjendeshin në vend.
Jozueu 10:40
Jozueu goditi, pra, gjithë vendin, krahinën malore, Negevin, ultësirën, shpatet e maleve, gjithë mbretërit e tyre; vendosi të shfarosë çdo gjë të gjallë, ashtu si kishte urdhëruar Zoti, Perëndia i Izraelit.
Jozueu 10:42
Në një herë të vetme Jozueu kapi tërë ata mbretër dhe vendet e tyre, sepse Zoti, Perëndia i Izraelit, luftonte për Izraelin.
Jozueu 11:2
mbretërve që ndodheshin në veri të zonës malore, në Arabah, në jug të Kinerethit, në ultësirën dhe mbi lartësitë e Dorit, në perëndim,
Jozueu 11:3
Kananejve që ishin në lindje dhe në perëndim, Amorejve, Hitejve, Perezejve dhe Jebusejve në krahinën malore, Hivejve në këmbët e malit Hermon në vendin e Mitspahut.
Jozueu 11:5
Kështu tërë këta mbretër u bashkuan dhe erdhën në afërsitë e ujërave të Meromit për të ngritur një kamp të përbashkët dhe për të luftuar kundër Izraelit.
Jozueu 11:6
Por Zoti i tha Jozueut: "Mos u tremb nga ata, sepse nesër në këtë orë ke për t`i parë të gjithë të vrarë para Izraelit. Do të presësh leqet e këmbëve të kuajve të tyre dhe do të djegësh qerret e tyre".
Jozueu 11:10
Në po atë periudhë Jozueu u kthye dhe pushtoi Hatsorin, vrau mbretin e tij me shpatë, sepse në të kaluarën Hatsori kishte qenë kryeqyteti i tërë këtyre mbretërive.
Jozueu 11:13
Por Izraeli nuk u vuri flakën asnjërit prej qyteteve që ngriheshin në kodrinat, me përjashtim të Hatsorit, i vetmi qytet që Jozueu dogji.
Jozueu 11:14
Bijtë e Izraelit morën për vete tërë plaçkën e këtyre qyteteve dhe bagëtinë, por vranë tërë njerëzit dhe nuk lanë shpirt të gjallë.
Jozueu 11:19
Nuk pati qytet që të bënte paqe me bijtë e Izraelit, me përjashtim të Hivejve që banonin në Gabaon; i pushtuan të gjitha me luftë.
Jozueu 11:20
Në fakt ishte Zoti vetë që fortësonte zemrën e tyre që të bënin luftë kundër Izraelit, me qëllim që Izraeli të vendoste shfarosjen e tyre pa asnjë mëshirë për ta, por t`i zhdukte nga faqja e dheut ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
Jozueu 11:21
Po në këtë periudhë Jozueu u nis në marshim dhe shfarosi Anakitët e krahinës malore, ata të Hebronit, të Debirit, të Anabit, të të gjithë krahinës malore të Judës dhe të të gjithë krahinës malore të Izraelit; Jozueu vendosi shfarosjen e tyre të plotë bashkë me qytetet e tyre.
Jozueu 12:1
Këta janë mbretërit e vendit të mundur nga bijtë e Izraelit, që pushtuan territorin e tyre matanë Jordanit, në drejtim të lindjes, nga përroi Arnon deri në malin Hermon dhe tërë Arabahun lindor;
Jozueu 12:7
Këta janë përkundrazi mbretërit e vendit që Jozueu dhe bijtë e Izraelit i mundën këtej Jordanit, në perëndim, nga Baal-Gadi në luginën e Libanit deri në malin Halak që ngrihet mbi Seir, vend që Jozueu
Jozueu 12:8
në krahinën malore, në ultësirën, në Arabah, në shpatet e maleve, në shkretëtirë dhe në Negev; vendi i Hitejve, i Amorejve, i Kananejve, i Perezejve, i Hivejve dhe i Jebusejve;
Jozueu 13:1
Por Jozueu ishte plak dhe në moshë të shtyrë; dhe Zoti i tha: "Ti je plak dhe i shtyrë në moshë, dhe të mbetet një pjesë shumë e madhe e vendit për të pushtuar.
Jozueu 13:4
në jug, tërë vendi i Kananejve, dhe Mearahu që u përket Sidonëve deri në Afek, deri në kufirin e Amorejve;
Jozueu 13:9
nga Aroeri që ndodhet në brigjet e përroit Arnon dhe nga qyteti që është në mes të luginës, tërë rrafshnaltën e Medebas deri në Dibon;
Jozueu 13:13
Por bijtë e Izraelit nuk i përzunë Geshuritët dhe Maakathitët; kjo është arësyeja pse Geshuritët dhe Maakathitët banojnë në mes të Izraelit deri në ditët e sotme.
Jozueu 13:14
Vetëm fisit të Levit, Moisiu nuk i kishte dhënë asnjë trashëgimi; flijimet e bëra me zjarr për nder të Zotit, Perëndisë së Izraelit, përfaqësonin trashëgiminë e tij, ashtu si u kishte thënë ai.
Jozueu 13:15
Kështu Moisiu i kishte dhënë fisit të bijve të Rubenit pjesën që u përkiste, simbas familjeve të tyre;
Jozueu 13:16
territori i tyre niste nga Aroeri që ndodhet mbi brigjet e përroit Arnon dhe nga qyteti që gjendet në mes të luginës, tërë rrafshnalta pranë Medebës,
Jozueu 13:25
Territori i tyre përfshinte Jazerin, të gjitha qytetet e Galaadit, gjysmën e vendit të bijve të Amonit deri në Aroer, që ngrihet përballë Rabahut,
Jozueu 13:27
dhe në luginë, Beth-Harami, Beth-Nimrahi, Sukothi dhe Tsafoni, pjesa që mbeti nga mbretëria e Sihonit, mbretit të Heshbonit, që ka Jordanin për kufi, deri në skajin e Detit të Kinerethit, matanë Jordanit, në drejtim të lindjes.
Jozueu 13:30
Territori i tyre përfshinte Mahanaimin, tërë Bashanin, tërë mbretërinë e Ogut, mbretit të Bashanit, tërë fshatrat e Jairit që ndodhen në Bashan, gjithsej shtatëdhjetë qytete.
Jozueu 13:32
Këto janë pjesët që Moisiu u kishte ndarë si trashëgimi në fushat e Moabit, matanë Jordanit, në bregun përballë Jerikos, në lindje.
Jozueu 13:33
Por fisit të Levit Moisiu nuk i la asnjë trashëgimi; Zoti, Perëndia i Izraelit, ishte trashëgimia e tij, ashtu siç u kishte thënë ai vetë.
Jozueu 14:4
sepse bijtë e Jozefit formonin dy fise, atë të Manasit dhe atë të Efraimit; Levitëve nuk iu dha asnjë pjesë në vend, por vetëm disa qytete për të banuar bashkë me kullota për bagëtinë e tyre dhe pasuritë që kishin.
Jozueu 14:6
Atëherë bijtë e Judës u paraqitën para Jozueut në Gilgal; dhe Kalebi, bir i Jefunehut, Kenizeu, i tha: "Ti e di atë që Zoti i tha Moisiut, njeriut të Perëndisë, lidhur me mua dhe me ty në Kadesh-Barnea.
Jozueu 14:7
Unë isha dyzet vjeç kur Moisiu, shërbëtori i Zotit, më dërgoi në Kadesh-Barnea për të vëzhguar vendin; unë i paraqita një raport ashtu si ma thoshte zemra.
Jozueu 14:8
Ndërsa vëllezërit e mi që kishin ardhur me mua e shkurajuan popullin, unë ndoqa plotësisht Zotin, Perëndinë tim.
Jozueu 14:9
Atë ditë Moisiu bëri këtë betim: "Toka që ke shkelur me këmbë do të jetë trashëgimia jote dhe e bijve të tu për gjithnjë, sepse ke ndjekur plotësisht Zotin, Perëndinë tim".
Jozueu 14:10
Dhe ja, tani Zoti më ka ruajtur të gjallë, siç e kishte thënë, këto dyzet e pesë vjet që kur Zoti i tha këto fjalë Moisiut, ndërsa Izraeli endej nëpër shkretëtirë; dhe ja, sot u bëra tetëdhjetë e pesë vjeç.
Jozueu 14:11
Por sot jam akoma i fortë si ditën që Moisiu më nisi; po atë fuqi që kisha atëherë e kam edhe tani, qoftë për të luftuar, qoftë për të shkuar dhe për të ardhur.
Jozueu 14:12
Prandaj ma jep këtë mal për të cilin foli Zoti atë ditë; sepse ti vetë e dëgjove atë ditë që aty ishin Anakimët dhe kishte qytete të mëdha dhe të fortifikuara. Në rast se Zoti do të jetë me mua, unë do t`i dëboj, ashtu si ka thënë Zoti".
Jozueu 14:14
Për këtë arësye Hebroni ka mbetur pronë e Kalebit, birit të Jefunehut, Kenizeu, deri në ditën e sotme, sepse ai ka ndjekur plotësisht Zotin, Perëndinë e Izraelit.
Jozueu 15:3
dhe zgjatej në jug në drejtim të të përpjetës së Akrabimit, kalonte nëpër Tsin, pastaj ngjitej në drejtim të Adarit dhe kthente nga ana e Karkaas;
Jozueu 15:4
kalonte pastaj nga Atsmoni dhe vazhdonte deri në përruan e Egjiptit, dhe mbaronte në det. "Ky do të jetë", tha Jozueu, "kufiri juaj në jug".
Jozueu 15:7
Pastaj nga Lugina e Akorit kufiri ngjitej në Debir, kthehej prapa në veri në drejtim të Gilgalit, që ndodhet përballë së përpjetës të Adumumit, në jug të luginës; pastaj kufiri kalonte në ujërat e En-Shemeshit dhe mbaronte në En-Roguel.
Jozueu 15:8
Kufiri pas kësaj ngjitej nëpër luginën e birit të Hinonit deri te shpatet jugore të qytetit të Jebusejve (që është Jeruzalemi). Pastaj kufiri ngjitej deri në majën e malit që ndodhet përballë luginës së Hinomit në perëndim, që mbetet në skajin e luginës të Refaimit në veri.
Jozueu 15:10
Nga Baalahu kufiri kthente pastaj në perëndim të malit Seir, kalonte mbi faqen veriore të malit Jearim (që është Kesaloni), zbriste në Beth-Shemesh dhe kalonte nëpër Timah.
Jozueu 15:11
Pastaj kufiri arrinte anën veriore të Ekronit, kthente nga Shikroni, kalonte nëpër malin e Baalahut, shtrihej deri në Jabneel dhe mbaronte në det.
Jozueu 15:12
Kufiri në perëndim ishte Deti i Madh. Këta ishin rreth e qark kufijtë e bijve të Judës simbas familjeve të tyre.
Jozueu 15:16
Dhe Kalebi tha: "Atij që do të sulmojë Kirjath-Seferin dhe do ta shtjerë në dorë, unë do t`i jap për grua vajzën time Aksah".
Jozueu 15:17
Atëherë Othnieli, bir i Kenazit, vëllai i Kalebit, e shtiu në dorë, dhe Kalebi i dha për grua bijën e tij Aksah.
Jozueu 15:19
Ajo iu përgjigj: "Më bëj një dhuratë; mbasi më ke dhënë tokë në Negev, më jep edhe burime ujore". Kështu ai i dhuroi burimet e sipërme dhe burimet e poshtme.
Jozueu 15:47
Ashdoti me gjithë qytetet dhe fshatrat e tij; Gaza me qytetet dhe fshatrat e tij deri në përroin e Egjiptit dhe në detin e Madh me bregun e tij.
Jozueu 15:63
Përsa u përket Jebusejve që banonin në Jeruzalem, bijtë e Judës nuk mundën t`i dëbojnë; kështu që Jebusejtë kanë banuar në Jeruzalem bashkë me bijtë e Judës deri në ditën e sotme.
Jozueu 16:1
Pjesa që iu dha me short bijve të Jozefit shtrihej nga Jordani pranë Jerikos, në drejtim të ujërave të Jerikos në lindje, deri në shkretëtirën që ngjitet nga Jeriko në Bethel nëpër krahinën malore.
Jozueu 16:2
Kufiri vijonte pastaj nga Betheli në Luc dhe kalonte në Ataroth nëpër kufirin e Arkejve,
Jozueu 16:3
dhe zbriste në perëndim në drejtim të kufirit të Jafletejve deri në kufirin e Beth-Horonit të poshtëm dhe deri në Gezer, duke mbaruar në det.
Jozueu 16:5
Këto qenë kufijtë e bijve të Efraimit, simbas familjeve të tyre. Kufiri i trashëgimisë së tyre, në lindje, ishte Atrothi deri në Beth-Horonin e sipërm;
Jozueu 16:6
kufiri shtrihej deri në det në veri të Mikmethathit, pastaj kthente nga lndja deri në Tanaath-Shiloh dhe i kalonte përpara në lindje të Janoahut.
Jozueu 16:7
Nga Janoahu zbriste pastaj në Ataroth dhe Naarah dhe zgjatej deri në Jeriko, për të mbaruar në Jordan.
Jozueu 16:8
Nga Tapuah kufiri shtrihej në perëndim deri në përruan Kanah dhe mbaronte në det. Kjo qe trashëgimia e fisit të Efraimit, simbas familjeve të tyre,
Jozueu 16:9
bashkë me qytetet e rezervuara për bijtë e Efraimit në mes të trashëgimisë së bijve të Manasit, të gjitha qytetet bashkë me fshatrat e tyre.
Jozueu 17:5
Kështu i ranë dhjetë pjesë Manasit, përveç vendit të Galaadit dhe të Bashanit që ndodheshin matanë Jordanit;
Jozueu 17:7
Kufiri i Manasit shtrihej nga Asheri në Mikmethsah, që ndodheshin përballë Sikemit, pastaj kthente nga e djathta në drejtim të banorëve të En-Tapuahut.
Jozueu 17:8
Vendi i Tapuahut i përkiste Manasit; por Tapuahu në kufi të Manasit ishte pronë e bijve të Efraimit.
Jozueu 17:9
Pastaj kufiri zbriste në përruan Kanah, në jug të përroit; këto qytete që ishin pronë e Efraimit ngriheshin në mes të qyteteve të Manasit; por kufiri i Manasit ndodhej në krahun verior të përroit dhe mbaronte në det.
Jozueu 17:10
Territori në jug i përkiste Efraimit, kurse ai në veri ishte pronë e Manasit, dhe deti ishte kufiri i tyre; në veri kufizoheshin me Asherin dhe në lindje me Isakarin.
Jozueu 17:11
Përveç kësaj, në territorin e Isakarit dhe në atë të Asherit Manasi zotëronte: Beth-Shean me fshatrat e tij, Ibleam me fshatrat e tij, banorët e Dorit me fshatrat e tij, banorët e En-Dorit me fshatrat e tij, banorët e Tanaakut me fshatrat e tij, banorët e Megidos me fshatrat e tij, tri krahina kodrinore.
Jozueu 17:15
Jozueu u tha atyre: "Në rast se jeni një popull i madh në numër, shkoni në pyll dhe hapni tokë të re që të keni tokë në vendin e Perezejve dhe të gjigantëve, sepse krahina malore e Efraimit është tepër e paktë për ju".
Jozueu 17:16
Por bijtë e Jozefit iu përgjigjën: "Krahina malore nuk na mjafton; dhe të gjithë Kananejtë që banojnë në krahinën fushore kanë qerre të hekurta, si ata që janë në Beth-Shean dhe në fshatrat e tij, ashtu dhe ata që banojnë në luginën e Jizreelit".
Jozueu 18:3
Kështu Jozueu u tha bijve të Izraelit: "Deri kur nuk do të kujdeseni të shkoni të merrni vendin që Zoti, Perëndia i etërve tuaj, ju ka dhënë?
Jozueu 18:4
Zgjidhni midis jush tre burra për çdo fis dhe unë do t`i nis. Ata do të ngrihen, do ta përshkojnë vendin, do të bëjnë përshkrimin e tij në bazë të pjesës së tyre të trashëgimisë dhe pastaj do të kthehen tek unë.
Jozueu 18:6
Ju do të bëni, pra, përshkrimin e vendit në shtatë pjesë; do ta sillni tek unë dhe unë do të hedh shortin për ju këtu, para Zotit, Perëndisë tonë.
Jozueu 18:8
Ata njerëz, pra, u ngritën dhe u nisën; dhe Jozueu i urdhëroi ata që niseshin përpërshkruar vendin, duke u thënë: "Shkoni, përshkoni vendin dhe bëni përshkrimin e tij; pastaj kthehuni tek unë, dhe këtu unë do të hedh shortin për ju para Zotit në Shiloh".
Jozueu 18:9
Kështu ata njerëz u nisën, e përshkuan vendin dhe bënë në një libër përshkrimin e shtatë pjesëve të tij simbas qyteteve; pastaj u kthyen tek Jozueu në kampin e Shilohut.
Jozueu 18:10
Atëherë Jozueu hodhi shortin për ta në Shiloh para Zotit dhe e ndau vendin midis bijve të Izraelit, simbas ndarjeve të tyre.
Jozueu 18:12
Nga ana veriore kufiri i tyre fillonte me Jordanin, ngjitej në shpatin në veri të Jerikos, kalonte krahinën malore në drejtim të perëndimit dhe mbaronte në shkretëtirën e Beth-Avenit.
Jozueu 18:14
Pastaj kufiri shtrihej, duke kthyer në krahun perëndimor drejt jugut të malit që ngrihej përballë Beth-Horonit, në jug, dhe mbaronte në Kirjath-Baal (që është Kiriath-Jearimi), qytet i bijve të Judës. Ky ishte krahu perëndimor.
Jozueu 18:15
Ana jugore fillonte në skajin e Kiriath-Jearimit. Kufiri zgjatej në drejtim të perëndimit deri sa prekte burimin e ujërave të Neftoahut;
Jozueu 18:16
pastaj kufiri zbriste në skajin e malit që ndodhet përballë luginës së birit të Hinomit, që është në luginën e gjigantëve, në veri, dhe zbriste nëpër luginën e Hinomit, në anën jugore të qytetit të Jebuzejve, deri në En-Rogel.
Jozueu 18:17
Pastaj kthente në drejtim të veriut dhe arrinte në En-Shemesh; shtrihej në drejtim të Gelilothit, që ndodhet përballë së përpjetës të Adumimit, dhe zbriste në gurin e Bohanit, birit të Rubenit;
Jozueu 18:18
pas kësaj kalonte në shpatin verior përballë Arabahut dhe zbriste në drejtim të tij.
Jozueu 19:2
Trashëgimia e tyre përfshinte Beer-Sheban (Sheban), Moladahun,
Jozueu 19:8
dhe të gjitha fshatrat që ndodheshin rreth këtyre qyteteve, deri në Baalath-Beer, Ramah të Negevit. Kjo përfaqësonte trashëgiminë e fisit të bijve të Simeonit, simbas familjeve të tyre.
Jozueu 19:9
Trashëgiminë e bijve të Simeonit e morën bijtë e Judës, sepse pjesa e bijve të Judës ishte tepër e madhe për ata; kështu bijtë e Simeonit e patën trashëgiminë e tyre në mes të trashëgimisë së bijve të Judës.
Jozueu 19:11
Kufiri i tyre ngjitej në perëndim në drejtim të Maralahut dhe arrinte në Dabesheth dhe pastaj në përruan që rrjedh përballë Jokneamit.
Jozueu 19:15
Ai përfshinte gjithashtu Katahun, Nahalalin, Shimronin, Idalahin dhe Betlemin: dymbëdhjetë qytete me fshatrat e tyre.
Jozueu 19:25
Ky territor përfshinte Helkathin, Halin, Betenin, Akshafin,
Jozueu 19:26
Alamelekun, Amadin dhe Mishalin. Kufiri i tyre arrinte, në drejtim të perëndimit, malin Karmel dhe Shihor-Libnathin.
Jozueu 19:30
Ai përfshinte gjithashtu Umahun, Afekun dhe Rehobin: njëzet e dy qytete me fshatrat e tyre.
Jozueu 19:34
Pastaj kufiri kthente në perëndim në drejtim të Aznoth-Taborit, dhe që këtej vazhdonte deri në Hukok; arrinte në Zabulon nga ana e jugut, në Asher nga perëndimi dhe në Juda të Jordanit nga ana e lindjes.
Jozueu 19:41
Territori i trashëgimisë së tyre përfshinte Tsorahun, Eshtaolin, Ir-Shemeshin,
Jozueu 19:46
Me-Jarkon dhe Rakonin me territorin që shtrihej përpara Jafos.
Jozueu 19:47
Por territori i bijve të Danit u shtri matanë këtyre kufijve, sepse bijtë e Danit shkuan për të luftuar kundër Leshemit; e pushtuan dhe vranë me shpatë banorët e tij; kështu e pushtuan, u vendosën aty dhe i vunë emrin Dan, nga emri i atit të tyre.
Jozueu 19:49
Kur bijtë e Izraelit përfunduan ndarjen e trashëgimisë së vendit simbas kufijve të tij, i dhanë Jozueut, birit të Nunit, një trashëgimi në mes të tyre.
Jozueu 19:51
Këto janë trashëgimitë që prifti Eleazar, Jozueu, bir i Nunit, dhe kryetarët e familjeve të fiseve të bijve të Izraelit ndanë me short në Shiloh, përpara Zotit, në hyrje të çadrës së mbledhjes. Kështu ata përfunduan ndarjen e vendit.
Jozueu 20:2
"Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: "Vendosuni në qytetet e strehimit, për të cilat ju fola me anë të Moisiut,
Jozueu 20:3
me qëllim që të mund të strehohet vrasësi që ka vrarë dikë pa dashje dhe pa paramendim; ato do të shërbejnë si vend strehimi për t`i shpëtuar hakmarrësit të gjakut.
Jozueu 20:9
Këto ishin qytetet që iu caktuan tërë bijve të Izraelit dhe të huajit që banonte midis tyre, në mënyrë që kushdo që kishte vrarë dikë pa dashje të mund të strehohej dhe të mos vritej nga hakmarrësi i gjakut, para se të dilte përpara asamblesë.
Jozueu 21:2
dhe u folën në Shilon, në vendin e Kanaanit, duke u thënë: "Zoti urdhëroi, me anë të Moisiut, që të na jepeshin disa qytete për të banuar me kullota për bagëtinë tonë".
Jozueu 21:3
Kështu bijtë e Izraelit u dhanë Levitëve, duke i marrë nga trashëgimia e tyre, qytetet që vijojnë bashkë me toka për kullotë, simbas urdhrit të Zotit.
Jozueu 21:4
U hodh shorti për familjet e Kehathitëve; dhe bijve të priftit Aaron, që ishin Levitë, u ranë në short trembëdhjetë qytete nga fisi i Judës, nga fisi i Simeonit dhe nga fisi i Beniaminit.
Jozueu 21:9
Kështu ata dhanë, duke i marrë nga fisi i bijve të Judës dhe nga fisi i bijve të Simeonit, qytetet e përmendura këtu,
Jozueu 21:10
që ranë në dorë të bijve të Aaronit që u përkisnin familjeve të Kehathitëve, bij të Levit, sepse hiseja e parë që u hodh me short u ra atyre.
Jozueu 21:11
Ata morën, pra, Kirjath-Arbën, domethënë Hebronin (Arba ishte ati i Anakut), në krahinën malore të Judës, me tokat e saj për kullotë rreth e qark;
Jozueu 21:13
Përveç kësaj u dhanë bijve të priftit Aaron Hebronin (si qytet strehimi për vrasësin) me të gjitha tokat për kullotë, Libnahun me tokat për kullotë,
Jozueu 21:14
Jatirin me tokat për kullotë, Eshtemoan me tokat për kullotë,
Jozueu 21:15
Holonin me tokat për kullotë, Debirin me tokat për kullotë,
Jozueu 21:16
Ainin me tokat e tij për kullotë, Jutahun me tokat e tij për kullotë dhe Beth-Shemeshin me tokat e tij për kullotë: nëntë qytete që u morën nga këto dy fise.
Jozueu 21:17
Nga fisi i Beniaminit, Gabaonin me tokat e tij për kullotë, Gebën me tokat e tij për kullotë,
Jozueu 21:18
Anatothin me tokat e tij për kullotë dhe Almonin me tokat e tij për kullotë: katër qytete.
Jozueu 21:19
Shuma e qyteteve të priftërinjve, bij të Aaronit, ishte trembëdhjetë qytete me tokat e tyre për kullotë.
Jozueu 21:21
Atyre iu dha Sikemi (si qytet për strehimin e vrasësit) me gjithë tokat për kullotë në krahinën malore të Efraimit, Gezeri me gjithë tokat për kullotë,
Jozueu 21:22
Kibtsaimi me tokat e tij për kullotë dhe Beth-Horoni me tokat e tij për kullotë: katër qytete.
Jozueu 21:23
Nga fisi i Danit: Eltekehu me tokat për kullotë, Gibethoni me gjithë tokat për kullotë,
Jozueu 21:24
Aijaloni me gjithë tokat për kullotë, Gath-Rimoni me gjithë tokat për kullotë: katër qytete.
Jozueu 21:25
Nga gjysma e fisit të Manasit: Taanaku me tokat e tij për kullotë, Gath-Rimoni me tokat e tij për kullotë: dy qytete.
Jozueu 21:26
Të gjitha këto dhjetë qytete me tokat e tyre për kullotë u ranë familjeve të bijve të tjerë të Kehathit.
Jozueu 21:27
Bijve të Gershonit, që u përkisnin familjeve të Levitëve, u dhanë, duke i marrë nga gjysma e fisit të Manasit, Golanin në Bashan (si qytet për strehimin e vrasësit), me gjithë tokat për kullotë, dhe Beeshterahun me tokat e tij për kullotë: dy qytete;
Jozueu 21:28
nga fisi i Isakarit, Kishionin me tokat e tij për kullotë, Daberathin me tokat e tij për kullotë,
Jozueu 21:29
Jarmuthin me tokat e tij për kullotë, En-Ganimin me tokat e tij për kullotë: katër qytete;
Jozueu 21:30
nga fisi i Asherit, Mishalin me tokat e tij për kullotë, Abdonin me tokat e tij për kullotë,
Jozueu 21:31
Helkathin me tokat e tij për kullotë dhe Rehobin, me tokat e tij për kullotë: katër qytete;
Jozueu 21:32
dhe nga fisi i Neftalit, Kadeshin në Galile (si qytet strehimi për vrasësin), me gjithë tokat e tij për kullotë, Hamoth-Dorin me tokat e tij për kullotë, dhe Kartanin me tokat e tij për kullotë; tri qytete.
Jozueu 21:33
Shuma e qyteteve të Gershonitëve, simbas familjeve të tyre, ishte trembëdhjetë qytete me tokat e tyre për kullotë.
Jozueu 21:34
Familjeve të bijve të Merarit, domethënë Levitëve të tjerë, iu dhanë, duke i marrë nga fisi i Zabulonit, Jokneamin me tokat e tij për kullotë, Kartahin me tokat e tij për kullotë,
Jozueu 21:35
Dimnahun me tokat e tij për kullotë dhe Nahalalin me tokat e tij për kullotë: katër qytete;
Jozueu 21:36
nga fisi i Rubenit, Betserin me tokat e tij për kullotë, Jatsahun me tokat e tij për kullotë,
Jozueu 21:37
Kedmothin me tokat e tij për kullotë dhe Mefaathin me tokat e tij për kullotë: katër qytete;
Jozueu 21:38
dhe nga fisi i Gadit, Ramothin në Galaad (si qytet strehimi për vrasësin), me tokat e tij për kullotë, Mahanaimin me tokat e tij për kullotë,
Jozueu 21:39
Heshbonin me tokat e tij për kullotë dhe Jazerin me tokat e tij për kullotë: gjithsejt katër qytete.
Jozueu 21:40
Shuma e qyteteve që iu dhanë me short bijve të Merarit, simbas familjeve të tyre që përbënin familjet e Levitëve të tjerë, ishin dymbëdhjetë qytete.
Jozueu 21:41
Shuma e qyteteve të Levitëve në mes të zotërimeve të bijve të Izraelit ishte dyzet qytete me tokat e tyre për kullotë.
Jozueu 21:42
Secili nga këto qytete kishte rreth e qark toka për kullotë; e njëjta gjë ishte në çdo qytet.
Jozueu 21:45
Nuk ra për tokë asnjë nga fjalët që Zoti i pati thënë shtëpisë së Izraelit; të tëra u vërtetuan.
Jozueu 22:3
Ju nuk keni braktisur vëllezërit tuaj gjatë kësaj kohe të gjatë deri më sot dhe keni zbatuar urdhrat që Zoti, Perëndia juaj, ju ka porositur.
Jozueu 22:4
Dhe tani që Zoti, Perëndia juaj, i ka lënë të pushojnë vëllezërit tuaj, ashtu siç u kishte premtuar, kthehuni dhe shkoni në çadrat tuaja në vendin që ju përket, dhe që Moisiu, shërbëtori i Zotit, ju ka caktuar matanë Jordanit.
Jozueu 22:5
Vetëm kini kujdes të zbatoni urdhërimet dhe ligjin që Moisiu, shërbëtori i Zotit, ju ka dhënë, duke e dashur Zotin, Perëndinë tuaj, duke ecur në të gjitha rrugët e tij, duke zbatuar të gjitha urdhërimet e tij, duke qendruar sa më afër tij dhe duke i shërbyer me gjithë zemër dhe me gjithë shpirt".
Jozueu 22:7
Moisiu i kishte dhënë gjysmës së fisit të Manasit një trashëgimi në Bashan, kurse Jozueu i dha gjysmës tjetër një trashëgimi midis vëllezërve të tyre, nga kjo anë e Jordanit, në perëndim. Kështu, kur Jozueu i ktheu në çadrat e tyre, i bekoi,
Jozueu 22:9
Kështu bijtë e Rubenit, bijtë e Gadit dhe gjysma e fisit të Manasit u kthyen, duke i lënë bijtë e Izraelit në Shilon, në vendin e Kanaanit, për të shkuar në vendin e Galaadit, pronë e tyre dhe që e kishin marrë simbas urdhrit të dhënë nga Zoti me anë të Moisiut.
Jozueu 22:12
Kur bijtë e Izraelit e mësuan këtë gjë, tërë asambleja e bijve të Izraelit u mblodh në Shilon për të bërë luftë kundër tyre.
Jozueu 22:14
dhe bashkë me të dhjetë princa, një princ për çdo shtëpi atërore të fiseve të ndryshme të Izraelit; secili prej tyre ishte kreu i një shtëpie atërore midis ndarjeve të Izraelit.
Jozueu 22:16
"Kështu thotë tërë asambleja e Zotit: "Ç`është kjo shkelje që keni kryer kundër Perëndisë së Izraelit, duke mos e ndjekur më sot Zotin, duke ndërtuar një altar për të ngritur krye sot kundër Zotit?
Jozueu 22:19
Në qoftë se e konsideroni të papastër vendin që zotëroni, mund të kaloni në vendin që është pronë e Zotit, ku ndodhet tabernakulli i Zotit, dhe të banoni midis nesh; por mos ngrini krye kundër Zotit dhe kundër nesh, duke ndërtuar një altar përveç atij të Zotit, Perëndisë tonë.
Jozueu 22:21
Atëherë bijtë e Rubenit, bijtë e Gadit dhe gjysma e fisit të Manasit u përgjegjën dhe u thanë krerëve të ndarjeve të Izraelit:
Jozueu 22:22
"Zoti Perëndia i perëndive, Zoti Perëndia i perëndive! Ai e di, bile edhe Izraeli do ta mësojë. Në qoftë se e bëmë për rebelim ose për mosbesnikëri ndaj Zotit, mos na kurseni në këtë ditë.
Jozueu 22:23
Në rast se kemi ndërtuar një altar për të mos e ndjekur më Zotin ose për të ofruar mbi të olokaustet apo blatime ushqimore, ose për të bërë mbi të flijime falënderimi, le të na kërkojë llogari vetë Zoti!
Jozueu 22:24
Por në të vërtetë ne e bëmë këtë me frikë, për një arësye, duke menduar që në të ardhmen pasardhësit tuaj mund t`u thonin pasardhësve tanë: "Çfarë ju lidh me Zotin, Perëndinë e Izraelit?
Jozueu 22:26
Prandaj thamë: "Le të ndërtojmë një altar, jo për olokauste as për flijime,
Jozueu 22:27
por që të shërbejë si dëshmi midis jush dhe nesh dhe midis pasardhësve tanë pas nesh, në mënyrë që të mund të kryejmë shërbimin e Zotit përpara tij, me olokaustet tona, flijimet tona dhe ofertat tona të falënderimit, me qëllim që pasardhësit tuaj të mos u thonë një ditë pasardhësve tanë: Ju nuk keni asnjë pjesë tek Zoti".
Jozueu 22:28
Prandaj thamë: Në rast se ndodh që një ditë të na thonë këtë neve ose pasardhësve tanë, atëherë do të përgjigjemi: Shikoni formën e altarit të Zotit që ndërtuan etërit tanë, jo për olokauste as për flijime, por që të shërbejë si dëshmitar midis nesh dhe jush.
Jozueu 22:29
Nuk na ka shkuar mendja të ngremë krye kundër Zotit dhe as të heqim dorë nga bindja ndaj Zotit, duke ndërtuar një altar për olokaustet, për blatimet e ushqimit ose për flijimet, përveç altarit të Zotit, Perëndisë tonë, që ndodhet përpara tabernakullit të tij!".
Jozueu 22:33
Kjo gjë u pëlqeu bijve të Izraelit, dhe bijtë e Izraelit bekuan Perëndinë, dhe nuk folën më të shkojnë për të luftuar kundër bijve të Rubenit dhe të Gadit dhe të shkatërronin vendin në të cilin ata banonin.
Jozueu 22:34
Dhe bijtë e Rubenit dhe të Gadit e quajtën "Dëshmitar" këtë altar, sepse thanë: "Ai është dëshmitar midis nesh që Zoti është Perëndia".
Jozueu 23:3
Ju i patë të gjitha ato që Zoti, Perëndia juaj, u ka bërë të gjitha kombeve, për shkakun tuaj, sepse ka qenë vetë Zoti, Perëndia juaj, që ka luftuar për ju.
Jozueu 23:4
Dhe ja, unë kam ndarë midis jush me short, si trashëgimi për fiset tuaja, kombet që mbeten, bashkë me tërë kombet që kam shfarosur, nga Jordani deri në Detin e Madh, në perëndim.
Jozueu 23:5
Dhe Zoti, Perëndia juaj, do t`i dëbojë ai vetë para jush; kështu ju do të shtini në dorë vendin e tyre, ashtu si ju ka premtuar Zoti, Perëndia juaj.
Jozueu 23:7
pa u përzier me kombet që mbeten midis jush; nuk do të përmendni as emrin e perëndive të tyre dhe nuk do të betoheni për ta; nuk do t`i shërbeni dhe nuk do të bini përmbys para tyre;
Jozueu 23:8
por do të lidheni ngushtë me Zotin, Perëndinë tuaj, siç keni bërë deri sot.
Jozueu 23:10
Një i vetëm nga ju do të ndjekë njëmijë prej tyre, sepse Zoti, Perëndia juaj, është ai që lufton për ju, siç e ka premtuar.
Jozueu 23:11
Tregoni, pra, kujdes të madh për shpirtrat tuaj, për ta dashur Zotin, Perëndinë tuaj.
Jozueu 23:12
Por në rast se i shmangeni dhe bashkoheni me mbeturinat e këtyre kombeve që kanë mbetur midis jush dhe bashkoheni me anë martesash me ta dhe përziheni me ta dhe ata me ju,
Jozueu 23:13
dijeni me siguri që Zoti, Perëndia juaj, nuk ka për të vazhduar t`i dëbojë këto kombe para jush; por ata do të bëhen për ju një kurth, një kamzhik në ijët tuaja dhe hala në sytë tuaja, deri sa ju të zhdukeni nga ky vend i mirë që Zoti, Perëndia juaj, ju ka dhënë.
Jozueu 23:14
Dhe ja, unë po iki sot në rrugën e gjithë botës; pranoni, pra, me gjithë zemër e me gjithë shpirt që nuk ka rënë për tokë asnjë nga fjalët e mira që Zoti, Perëndia juaj, ka thënë lidhur me ju; të tëra u vërtetuan për ju; as edhe një nuk ra për tokë.
Jozueu 23:15
Dhe ka për të ndodhur që, ashtu si për të gjitha gjërat e mira që Zoti, Perëndia juaj, ju kishte premtuar ju kanë dalë, kështu Zoti do të sjellë mbi ju tërë fatkeqësitë, deri sa t`ju zhdukë nga ky vend i mirë që Perëndia juaj, Zoti ju ka dhënë.
Jozueu 23:16
Në rast se shkelni besëlidhjen që Zoti, Perëndia juaj, ju ka urdhëruar, dhe shkoni t`u shërbeni perëndive të tjera dhe bini përmbys para tyre, atëherë zemërimi i Zotit do të ndizet kundër jush dhe ju do të zhdukeni shpejt nga vendi i mirë që Ai ju ka dhënë".
Jozueu 24:1
Pastaj Jozueu mblodhi të gjitha fiset e Izraelit në Sikem, dhe thirri pleqtë e Izraelit, krerët, gjykatësit dhe oficerët e tij, që u paraqitën përpara Perëndisë.
Jozueu 24:2
Dhe Jozueu i tha tërë popullit: "Kështu flet Zoti, Perëndia i Izraelit: "Në kohërat e kaluara, etërit tuaj, si Terahu, ati i Abrahamit dhe i Nahorit, banonin matanë lumit dhe u shërbenin perëndive të tjera.
Jozueu 24:3
Unë mora atin tuaj Abrahamin nga ana tjetër e lumit, e bëra të kalojë nëpër gjithë vendin e Kanaanit, shumëzova pasardhësit e tij dhe i dhashë Isakun.
Jozueu 24:7
Por ata i klithën Zotit, dhe ai vendosi një errësirë të dendur midis jush dhe Egjiptasve; pastaj hodha mbi ta detin, që i mbuloi; dhe sytë tuaj panë atë që u bëra Egjiptasve. Pastaj qëndruat për një kohë të gjatë në shkretëtirë.
Jozueu 24:9
Pastaj Balaku, bir i Tsiporit, mbret i Moabit, u ngrit për të luftuar Izraelin; dhe dërgoi të thërrasë Balaamin, djalin e Beorit, që t`ju mallkonte;
Jozueu 24:11
Kaluat pastaj Jordanin dhe arritët në Jeriko; banorët e Jerikos luftuan kundër jush; kështu bënë Amorejtë, Perezejtë, Kananejtë, Hitejtë, Girgasejtë, Hivejtë dhe Jebusejtë; por unë jua dorëzova në dorë.
Jozueu 24:13
Dhe ju dhashë një tokë për të cilën nuk kishit punuar dhe qytete që nuk i kishit ndërtuar, dhe ju banuat në to; dhe tani hani frytin e vreshtave dhe të ullishteve që nuk keni mbjellë".
Jozueu 24:14
Prandaj tani t`ia kini frikën Zotit dhe shërbejeni me ndershmëri dhe besnikëri; hiqni perënditë të cilëve u shërbyen etërit tuaj matanë lumit dhe në Egjipt, dhe vihuni në shërbim të Zotit.
Jozueu 24:15
Dhe në rast se ju duket një gjë e keqe t`i shërbeni Zotit, zgjidhni sot kujt doni t`i shërbeni, o perënditë të cilëve u shërbyen etërit tuaj matanë lumit, o perënditë e Amorejve, në vendin e të cilëve
Jozueu 24:16
Atëherë populli u përgjigj dhe tha: "Larg qoftë që ne të braktisim Zotin për t`u shërbyer perëndive të tjera!
Jozueu 24:17
Sepse Zoti, Perëndia ynë, është ai që na nxori ne dhe etërit tanë nga vendi i Egjiptit, nga shtëpia e skllavërisë, që ka bërë mrekullira të mëdha para syve tanë dhe që na ka mbrojtur gjatë gjithë rrugës që bëmë dhe midis gjithë popujve në mes të të cilëve kemi kaluar;
Jozueu 24:18
dhe Zoti ka dëbuar para nesh tërë popujt dhe Amorejtë që banonin në këtë vend; prandaj ne do t`i shërbejmë Zotit, sepse ai është Perëndia ynë".
Jozueu 24:19
Por Jozueu i tha popullit: "Ju nuk mund t`i shërbeni Zotit, sepse ai është një Perëndi i shenjtë, një Perëndi ziliqar; ai nuk do t`i falë shkeljet dhe mëkatet tuaja.
Jozueu 24:20
Kur ta braktisni Zotin dhe t`u shërbeni perëndive të huaja, ai do të kthehet për t`ju bërë keq dhe për t`ju konsumuar pas aq të mirave që ju ka bërë".
Jozueu 24:22
Atëherë Jozueu i tha popullit: "Ju jeni dëshmitarë kundër vetvetes, pse keni zgjedhur për vete Zotin për t`i shërbyer!". Ata iu përgjigjën: "Jemi dëshmitarë!".
Jozueu 24:23
Jozueu tha: "Hiqni, pra, perënditë e huaja që janë në mes tuaj dhe përuleni zemrën tuaj Zotit, Perëndisë së Izraelit!".
Jozueu 24:24
Populli iu përgjigj Jozueut: "Ne do t`i shërbejmë Zotit, Perëndisë tonë, dhe do t`i bindemi zërit të tij".
Jozueu 24:26
Pastaj Jozueu shkroi këto gjëra në librin e ligjit të Perëndisë; dhe mori një gur të madh dhe e vendosi aty, poshtë lisit, pranë shenjtërores së Zotit.
Jozueu 24:27
Jozueu i tha pastaj tërë popullit: "Ja, ky gur do të jetë një dëshmitar kundër nesh, sepse ai i dëgjoi tërë fjalët që na tha Zoti; ai, pra, do të shërbejë si dëshmitar kundër jush, me qëllim që të mos e mohoni Perëndinë tuaj".
Jozueu 24:31
Izraeli i shërbeu Zotit gjatë gjithë jetës së Jozueut dhe gjatë gjithë jetës së pleqve që jetuan pas Jozueut dhe që dinin tërë veprat që Zoti kishte bërë për Izraelin.
Jozueu 24:32
Eshtrat e Jozefit, që bijtë e Izraelit kishin sjellë nga Egjipti, i varrosën në Sikem, në pjesën e arës që Jakobi ua kishte blerë bijve të Hamorit, atit të Sikemit, për njëqind pjesë argjendi, dhe që ishte pronë e bijve të Jozefit.
Gjyqëtarët 1:1
Mbas vdekjes së Jozueut, bijtë e Izraelit konsultuan Zotin, duke thënë: "Kush prej nesh ka për të vajtur i pari të luftojë kundër Kananejve?".
Gjyqëtarët 1:2
Zoti u përgjegj: "Do të shkojë Juda; ja, vendin ia kam dhënë në duart e tij".
Gjyqëtarët 1:4
Juda, shkoi, pra, dhe Zoti u la në dorë Kananejtë dhe Perezejtë; dhe në Bezek vranë dhjetë mijë burra.
Gjyqëtarët 1:5
Dhe në Bezek gjetën Adoni-Bezekun dhe e sulmuan; mundën Kananejtë dhe Perezejtë.
Gjyqëtarët 1:7
Atëherë Adoni-Bezeku tha: "Shtatëdhjetë mbretër me gishtërinjtë e mëdhenj të duarve dhe të këmbëve të prerë mblidhnin ato që mbeteshin në tryezën time. Perëndia më ktheu atë që kam bërë". E çuan pastaj në Jeruzalem ku vdiq.
Gjyqëtarët 1:12
Atëherë Kalebi tha: "Atij që do të sulmojë Kiriath-Seferin dhe do ta shtjerë në dorë, unë do t`i jap për grua bijën time Aksah".
Gjyqëtarët 1:13
E pushtoi Othnieli, bir i Kenazit, vëllai i vogël i Kalebit, dhe ky i dha për grua bijën e tij Aksah.
Gjyqëtarët 1:15
Ajo u përgjegj: "Më bëj një dhuratë, me qenë se ti më dhe toka në Negev, më jep edhe disa burime ujore". Atëherë ai i dhuroi burimet e sipërme dhe ato të poshtme.
Gjyqëtarët 1:17
Pastaj Juda u nis bashkë me vëllanë e tij Simeon dhe mundi Kananejtë që banonin në Tsefath dhe vendosën shfarosjen e tyre; për këtë arsye qyteti u quajt Hormah.
Gjyqëtarët 1:23
Shtëpia e Jozefit dërgoi njerëz për të vëzhguar në Bethel (qytet që më parë qyhej Luc).
Gjyqëtarët 1:24
Zbuluesit panë një burrë që dilte nga qyteti dhe i thanë: "Tregona rrugën për të hyrë në qytet dhe ne do të tregohemi të mëshirshëm me ty".
Gjyqëtarët 1:25
Ai u tregoi rrugën për të hyrë në qytet, dhe ata i vranë me shpatë banorët e qytetit, por e lanë të shkojë atë burrë me gjithë familjen e tij.
Gjyqëtarët 1:27
Manasi përkundrazi nuk i dëboi banorët e Beth-Sheanit dhe të fshatrave të tij kufitarë, as banorët e Tanaakut dhe të fshatrave të tij kufitarë, as banorët e Dorit dhe të fshatrave të tij kufitarë, as banorët e Ibleamit dhe të fshatrave të tij kufitarë, as banorët e Megidos dhe të fshatrave të tij kufitarë, sepse Kananejtë ishin të vendosur të qëndronin në atë vend.
Gjyqëtarët 1:36
Kufiri i Amorejve shtrihej nga e përpjeta e Akrabimit, nga Sela e lart.
Gjyqëtarët 2:3
Kështu unë po ju them tani: Unë nuk do t`i dëboj para jush; por ata do të jenë si gjemba në ijet tuaja, dhe perënditë e tyre do të jenë për ju si një lak".
Gjyqëtarët 2:5
Prandaj ky vend u quajt Bokim dhe u bënë flijime për Zotin.
Gjyqëtarët 2:6
Jozueu i dha urdhër popullit të largohet dhe bijtë e Izraelit shkuan secili në trashëgiminë e tij për të marrë në zotërim vendin.
Gjyqëtarët 2:7
Populli i shërbeu Zotit gjatë gjithë jetës së Jozueut dhe gjatë gjithë jetës së pleqve që jetuan pas Jozueut, dhe që kishin parë të gjitha veprat e mëdha që Zoti kishte bërë për Izraelin.
Gjyqëtarët 2:10
Kur tërë ai brez u bashkua me etërit e vet, mbas atij doli një brez i ri që nuk e njihte Zotin, as veprat që kishte bërë për Izraelin.
Gjyqëtarët 2:12
ata braktisën Zotin, Perëndinë e etërve të tyre, i cili i kishte nxjerrë nga Egjipti, dhe adhuruan perëndi të tjera ndërmjet perëndive të popujve që i rrethonin, ranë përmbys para tyre dhe kështu provokuan zemërimin e Zotit;
Gjyqëtarët 2:17
Mjerisht ata nuk i dëgjonin as gjyqtarët e tyre, por kurvëroheshin përpara perëndive të tjera dhe binin përmbys para tyre. Ata braktisën shpejt rrugën e ndjekur nga etërit e tyre, të cilët u ishin bindur urdhrave të Zotit; por ata nuk vepruan ashtu.
Gjyqëtarët 2:19
Por kur gjyqtari vdiste, ata vazhdonin të korruptoheshin më shumë se etërit e tyre, duke ndjekur perëndi të tjera dhe duke rënë përmbys para tyre; dhe nuk hiqnin dorë aspak nga veprat e tyre dhe nga sjellja e tyre kokëforte.
Gjyqëtarët 2:20
Prandaj mëria e Zotit u ndez kundër Izraelit, dhe ai tha: "Duke qenë se ky komb ka shkelur besëlidhjen që unë kisha përfunduar me etërit e tyre dhe ata nuk i janë bindur zërit tim,
Gjyqëtarët 2:22
kështu me anë tyre do të vë në provë Izraelin për të parë në se do t`i përmbahen rrugës së Zotit dhe do të ecin në të siç bënë etërit e tyre, ose jo".
Gjyqëtarët 3:4
Këto kombe u lanë për të vënë në provë Izraelin, për të parë në se ata do t`u bindeshin urdhërimeve që Zoti u kishte dhënë etërve të tyre me anë të Moisiut.
Gjyqëtarët 3:5
Kështu bijtë e Izraelit banuan në mes të Kananejve, të Hitejve, të Amorejve, të Perezejve, të Hivejve dhe të Jebusejve;
Gjyqëtarët 3:6
u martuan me bijat e tyre dhe u dhanë bijat e veta për gra bijve të tyre, dhe u shërbyen perëndive të tyre.
Gjyqëtarët 3:7
Kështu bijtë e Izraelit bënë atë që është e keqe në sytë e Zotit; e harruan Zotin, Perëndinë e tyre, dhe i shërbyen Baalit dhe Asherothit.
Gjyqëtarët 3:8
Prandaj zemërimi i Zotit u ndez kundër Izraelit, dhe ai i dorëzoi në duart e Kushan-Rishathaimit për tetë vjet me radhë.
Gjyqëtarët 3:10
Fryma e Zotit ishte mbi të, dhe ai ishte gjyqtar i Izraelit; doli për të luftuar dhe Zoti i dha në dorë Kushan-Rishathaimin, mbretin e Mesopotamisë, dhe dora e tij qe e fuqishme kundër Kushan-Rishathaimit.
Gjyqëtarët 3:11
Vendi pati paqe për dyzet vjet me radhë; pastaj Othnieli, bir i Kenazit, vdiq.
Gjyqëtarët 3:12
Por bijtë e Izraelit filluan përsëri të bëjnë atë që është e keqe në sytë e Zotit; atëherë Zoti e bëri të fortë Eglonin, mbretin e Moabit, kundër Izraelit, sepse ata kishin bërë atë që ishte e keqe në sytë e Zotit.
Gjyqëtarët 3:14
Kështu bijtë e Izraelit u bënë shërbëtorë të Eglonit, mbretit të Moabit, për tetëmbëdhjetë vjet.
Gjyqëtarët 3:15
Por bijtë e Izraelit i klithën Zotit dhe Zoti u dha atyre një çlirimtar, Ehudin, birin e Gerit, Beniaminitin, që ishte mëngjarash. Bijtë e Izraelit i dërguan nëpërmjet tij haraçin e tyre Eglonit, mbretit të Moabit.
Gjyqëtarët 3:20
Atëherë Ehudi iu afrua mbretit (që ishte ulur vetëm në fresk, në sallën lart). Ehudi i tha: "Kam një fjalë për të të thënë nga ana e Zotit". Kështu mbreti u ngrit nga froni i tij;
Gjyqëtarët 3:23
Pastaj Ehudi dolli në portik, dhe mbylli me çelës dyert e sallës së sipërme.
Gjyqëtarët 3:24
Kur doli; erdhën shërbëtorët për të parë, dhe ja, dyert e sallës së sipërme ishin mbyllur me çelës; kështu ata thanë: "Me siguri ai bën nevojën e tij në dhomëzën e sallës së freskët".
Gjyqëtarët 4:5
Ajo e kishte zakon të ulej nën palmën e Deboras, midis Ramahut dhe Bethelit, në krahinën malore të Efraimit, dhe bijtë e Izraelit vinin tek ajo për të kërkuar të drejtën.
Gjyqëtarët 4:6
Ajo dërgoi të thërrasë Barakun, birin e Abinoamit, nga Kedeshi i Neftalit, dhe i tha: "A nuk të ka urdhëruar Zoti, Perëndia i Izraelit: "Shko, marsho mbi malin Tabor dhe merr me vete dhjetë mijë burra nga bijtë e Neftalit dhe të Zabulonit.
Gjyqëtarët 4:7
Unë do të tërheq në drejtimin tënd, në përruan Kishon, Siseran, komandantin e ushtrisë së Jabinit, me gjithë qerret dhe trupat e tij të shumta, dhe do të ta dorëzoj në dorën tënde"?".
Gjyqëtarët 4:8
Baraku iu përgjegj: "Në rast se vjen me mua, unë do të shkoj; por në qoftë se ti nuk vjen me mua, nuk kam për të shkuar".
Gjyqëtarët 4:9
Ajo tha: "Do të vij me siguri me ty; megjithatë në rrugën që je duke ndërmarrë nuk ke për të siguruar asnjë lavdi për vete, sepse Zoti do ta dorëzojë Siseran në duart e një gruaje". Pastaj Debora u ngrit dhe shkoi me Barakun në Kadesh.
Gjyqëtarët 4:13
Kështu Sisera rreshtoi tërë qerret e tij, njëqind qerre të hekurta, dhe tërë njerëzit që ishin me të, nga Haroshethi i kombeve deri në përruan e Kishonit.
Gjyqëtarët 4:15
Zoti e mundi Siseran, të gjitha qerret dhe tërë ushtrinë e tij, që u shfaros me shpatë përpara Barakut; por Sisera zbriti nga qerrja dhe iku me këmbë.
Gjyqëtarët 4:18
Atëherë Jaela doli për të pritur Siseran dhe i tha: "Hyrë, zotëria ime, hyrë tek unë; mos ki frikë". Kështu ai hyri tek ajo në çadër, dhe ajo e mbuloi me një mbulesë.
Gjyqëtarët 4:19
Pastaj ai i tha: "Më jep pak ujë për të pirë se kam etje". Kështu ajo hapi calikun e qumështit dhe i dha për të pirë; pastaj e mbuloi.
Gjyqëtarët 4:22
Por ja, ndërsa Baraku ndiqte Siseran, Jaela doli për ta takuar dhe i tha: "Eja me mua dhe do të të tregojë njeriun që kërkon". Ai hyri në çadrën e saj dhe ja, Sisera dergjej i vdekur me kunjin në tëmthat.
Gjyqëtarët 4:23
Kshtu atë ditë Perëndia e poshtëroi Jabin, mbretin e Kanaanit, përpara bijve të Izraelit.
Gjyqëtarët 5:3
Dëgjoni, o mbretër! Vini veshë, o princa! Unë, pikërisht unë, do t`i këndoj Zotit, do të këndoj lavdinë e Zotit, Perëndisë së Izraelit.
Gjyqëtarët 5:4
O Zot, kur dole nga Seiri, kur po kapërceje fushat e Edomit, toka u drodh dhe pikoi nga qiejtë; po, pikoi ujë nga retë.
Gjyqëtarët 5:5
Malet u shkrinë para Zotit, vetë Sinai u drodh para Zotit, Perëndisë të Izraelit.
Gjyqëtarët 5:8
Ata zgjidhnin perëndi të tjera, kur lufta ishte te pragu. Nuk shihej asnjë mburojë apo shtizë midis dyzet mijë burrave të Izraelit.
Gjyqëtarët 5:10
Ju që shkoni hipur mbi gomarë të bardha, ju që rrini ulur mbi qilima të shtrenjtë, dhe ju që ecni nëpër rrugë, këndoni!
Gjyqëtarët 5:11
Larg britmave të harkëtarëve, larg koritave, të kremtojnë veprat e drejta të Zotit, veprat e drejta për krerët e tij në Izrael! Atëherë populli i Zotit zbriti në portat.
Gjyqëtarët 5:16
Pse mbete ti midis të ngujuarve për të dëgjuar fyellin e barinjve? Midis divizioneve të Rubenit, të mëdha ishin vendimet e zemrës!
Gjyqëtarët 5:21
Përroi Kishon i përmbysi, përroi i vjetër, përroi i Kishonit. Shpirti im, vepro me forcë!
Gjyqëtarët 5:26
Me një dorë kapi kunjin dhe me dorën e djathtë çekiçin e artizanëve; e goditi Siseran, i çau kokën dhe ia shpoi tejpërtej tëmthat.
Gjyqëtarët 5:29
Gratë e saj më të urta iu përgjegjën, dhe ajo përsëriti me vete fjalët e saj:
Gjyqëtarët 5:30
"Ata kanë gjetur plaçkë dhe janë duke e ndarë në pjesë. Për çdo burrë një ose dy vajza; për Siseran një plaçkë me rroba shumëngjyrëshe, një plaçkë me rroba shumëngjyrëshe dhe të qëndisura, me rroba shumëngjyrëshe dhe të qëndisura nga të dy anët për shpatullat e atyre që bartin tutje plaçkën".
Gjyqëtarët 5:31
Kështu u zhdukshin të gjithë armiqtë e tu, o Zot! Por ata që të duan qofshin si dielli, kur lind me gjithë forcën e tij!". Pastaj vendi pati qetësi për dyzet vjet me radhë.
Gjyqëtarët 6:5
Sepse niseshin me bagëtinë e tyre dhe me çadrat e tyre, dhe arrinin të shumtë si karkalecat; ata dhe devetë e tyre ishin të panumërt dhe vinin në vend për ta shkatërruar.
Gjyqëtarët 6:6
Kështu Izraeli u katandis në një varfëri të madhe për shkak të Madianit, dhe bijtë e Izraelit i klithën Zotit.
Gjyqëtarët 6:7
Kur bijtë e Izraelit e thirrën Zotin për shkak të Madianit,
Gjyqëtarët 6:8
Zoti u dërgoi bijve të Izraelit një profet, që u tha atyre: "Kështu flet Zoti, Perëndia i Izraelit: Unë ju nxora nga Egjipti dhe nga shtëpia e skllavërisë;
Gjyqëtarët 6:10
dhe ju thashë: "Unë jam Zoti, Perëndia i juaj; mos kini frikë nga perënditë e Amorejve në vendin e të cilëve banoni"; por ju nuk ma keni dëgjuar fjalën".
Gjyqëtarët 6:11
Pastaj erdhi Engjëlli i Zotit dhe u ul nën lisin e Ofrahut, që i përkiste Joashit, Abiezeritit, ndërsa biri tij Gedeoni shtinte grurin në një vend të ngushtë për ta shpëtuar nga Madianitët.
Gjyqëtarët 6:13
Gedeoni iu përgjegj: "Imzot, në rast se Zoti është me ne, atëherë pse na ndodhën tërë këto? Ku janë mrekullitë që na kanë treguar etërit tanë duke thënë: "A nuk na nxori Zoti nga Egjipti?". Por tani Zoti na ka braktisur dhe na ka lënë në duart e Madianit".
Gjyqëtarët 6:15
Ai iu përgjegj: "O Imzot, si mund ta shpëtoj Izraelin? Ja, familja ime është më e dobëta e Manasit, dhe unë jam më i vogli në shtëpinë e atit tim".
Gjyqëtarët 6:16
Zoti i tha: "Por unë do të jem me ty dhe ti ke për t`i mundur Madianitët sikur ata të ishin një njeri i vetëm".
Gjyqëtarët 6:18
Mos u largo, pra, që këtej para se të kthehem te ti, të të sjell blatimin e ushqimit dhe të ta vë përpara". Zoti tha: "Do të pres sa të kthehesh ti".
Gjyqëtarët 6:19
Atëherë Gedeoni hyri në shtëpi dhe përgatiti një kec dhe kuleç pa maja me një efa miell; e vuri mishin në një shportë dhe lëngun në një kusi, ia çoi atij nën lisin dhe ia ofroi.
Gjyqëtarët 6:23
Zoti i tha: "Paqja qoftë me ty, mos ki frikë, s`ke për të vdekur!".
Gjyqëtarët 6:24
Atëherë Gedeoni ndërtoi një altar për Zotin dhe e quajti "Jehovah Shalom". Ai gjendet edhe sot në Ofrahun e Abiezeritëve.
Gjyqëtarët 6:25
Po atë natë Zoti i tha: "Merr demin e atit tënd dhe demin e dytë shtatëvjeçar, shemb altarin e Baalit që i përket atit tënd, dhe rrëzo Asherahun që i qendron afër;
Gjyqëtarët 6:26
pastaj ndërto një altar për Zotin, Perëndinë tënd, në majë të këtij shkëmbi simbas rregullit të caktuar; pastaj merr demin e dytë dhe ofroje si olokaust mbi lëndën e drurit të Asherahut që do të kesh rrëzuar".
Gjyqëtarët 6:31
Joashi iu përgjegj të gjithë atyre që ishin ngritur kundër tij: "Ju doni ta mbroni çështjen e Baalit ose ta ndihmoni atë? Ai që do të kërkojë të mbrojë çështjen e tij do të vritet para mëngjesit të ditës së nesërme. Në rast se ai është zoti, le ta mbrojë vetë çështjen e tij, sepse i kanë shembur altarin e tij".
Gjyqëtarët 6:34
Por Fryma e Zotit depërtoi te Gedeoni që i ra borisë; dhe Abiezeritët u thirrën që t`i shkonin pas.
Gjyqëtarët 6:35
Ai dërgoi lajmëtarë edhe në tërë Manasin, i cili u thirr gjithashtu që t`i shkonte pas; dërgoi lajmëtarë edhe te fiset e Asherit, të Zabulonit dhe të Neftalit, të cilët u nisën për të takuar të tjerët.
Gjyqëtarët 6:36
Pastaj Gedeoni i tha Perëndisë: "Në rast se ke ndër mend ta shpëtosh Izraelin me dorën time, siç ke thënë,
Gjyqëtarët 6:39
Por Gedeoni i tha akoma Perëndisë: Mos u ndeztë zemërimi yt kundër meje; unë do të flas edhe një herë. Më lër ta bëj provën edhe një herë tjetër vetëm. Le të mbetet i thatë vetëm gëzofi dhe të ketë vesë mbi të gjithë vendin rreth e qark".
Gjyqëtarët 6:40
Dhe Perëndia veproi ashtu atë natë; vetëm gëzofi mbeti i thatë, dhe pati vesë mbi të gjithë tokën rreth e qark.
Gjyqëtarët 7:2
Atëherë Zoti i tha Gedeonit: "Për mua njerëzia që është me ty është tepër e madhe, që unë të jap Madianin në duart e tij; Izraeli do të mund të mburrej para meje duke thënë: "Është dora ime që më ka shpëtuar".
Gjyqëtarët 7:4
Zoti i tha Gedeonit: "Njerëzit janë përsëri shumë; bëji të zbresin në ujë dhe atje do t`i vë në provë për ty. Ai për të cilin do të them: "Ky të vijë me ty", ka për të ardhur me ty; dhe ai për të cilin do të them: "Ky mos të vijë me ty, nuk ka për të ardhur".
Gjyqëtarët 7:5
Gedeoni i vuri njerëzit të zbrisnin në ujë; dhe Zoti tha: "Tërë ata që do të lëpijnë ujin me gjuhë, ashtu siç e lëpinë qeni, do t`i vësh mënjanë; dhe kështu do të veprosh edhe me të gjithë ata që do të gjunjëzohen për të pirë ujë".
Gjyqëtarët 7:6
Numri i atyre që lëpinë ujin duke e çuar në gojë me dorë arriti në treqind veta; gjithë të tjerët u gjunjëzuan për të pirë ujë.
Gjyqëtarët 7:11
dhe do të dëgjosh çfarë thonë; mbas kësaj, duart e tua do të forcohen dhe do të jesh në gjendje të sulmosh kampin". Ai zbriti, pra, deri në pozicionet e përparuara të kampit bashkë me Purahun, shërbëtorin e tij.
Gjyqëtarët 7:12
Por Madianitët, Amalekitët dhe tërë bijtë e lindjes ishin shpërndarë në luginë si një mori karkalecash dhe devetë e tyre të panumërta ishin si rëra që ndodhet mbi bregun e detit.
Gjyqëtarët 7:13
Kur arriti Gedeoni, një burrë po i tregonte një shoku të vet një ëndërr që kishte parë dhe thoshte: "Sapo pashë një ëndërr; më dukej sikur kisha përpara një bukë prej elbi që rrokullisej në drejtim të kampit të Madianit, arrinte në çadër dhe e godiste duke e përmbysur dhe duke e rrëzuar".
Gjyqëtarët 7:14
Atëherë shoku i tij iu përgjegj dhe i tha: "Kjo nuk është tjetër veçse shpata e Gedeonit, birit të Joashit, burrë i Izraelit; në duart e tij Perëndia e ka lënë Madianin dhe tërë kampin".
Gjyqëtarët 7:15
Mbasi dëgjoi tregimin e ëndrrës dhe interpretimin e saj, Gedeoni ra përmbys në shenjë adhurimi; pastaj u kthye në kampin e Izraelit dhe tha: "Çohuni se Zoti ka dhënë në duart tuaja kampin e Madianit!".
Gjyqëtarët 7:18
Kur do t`i bie borisë, unë dhe të gjithë ata që janë me mua, edhe ju do t`i bini borive rreth e qark gjithë kampit dhe do të bërtisni: "Për Zotin dhe për Gedeonin"".
Gjyqëtarët 7:21
Secili prej tyre qëndroi në vendin e tij rreth kampit; e tërë ushtria armike përkundrazi filloi të rendë, të bërtasë dhe të ikë me vrap.
Gjyqëtarët 7:24
Gedeoni dërgoi pastaj lajmëtarë në të gjithë krahinën malore të Efraimit për të thënë: "Zbrisni kundër Madianitëve dhe shtini në dorë vatë e lumenjve deri në Beth-Barah dhe në Jordan". Kështu tërë burrat e Efraimit u mblodhën dhe zunë vatë e lumenjve deri në Beth-Barah dhe në Jordan.
Gjyqëtarët 8:1
Burrat e Efraimit i thanë Gedeonit: "Pse je sjellë në këtë mënyrë me ne, duke mos na thirrur kur shkove të luftosh kundër Madianit?". Dhe patën një grindje të ashpër me të.
Gjyqëtarët 8:2
Ai iu përgjegj atyre: "Por çfarë kam bërë unë kundër jush? Qëmtimi i Efraimit nuk vlen vallë më tepër se sjellja e Abiezerit?
Gjyqëtarët 8:3
Perëndia ju dha në dorë princat e Madianit, Orebin dhe Zeebin; çfarë mund të bëja për ju?". Kur tha këto fjalë, zemërimi i tyre kundër tij u fashit.
Gjyqëtarët 8:6
Por krerët e Sukothit u përgjegjën: "Mos vallë Zebahu dhe Tsalmunai janë në dorën tënde, që ne të duhet t`i japim bukë ushtrisë tënde?".
Gjyqëtarët 8:7
Atëherë Gedeoni tha: "Për këtë, kur Zoti të më japë në dorë Zebahun dhe Tsalmunain, do të copëtoj trupin tuaj me gjembat dhe me ferrat e shkretëtirës.
Gjyqëtarët 8:8
Që andej shkoi në Penuel dhe u foli në të njëjtën mënyrë banorëve të tij; burrat e Penuelit iu përgjigjën në të njëjtën mënyrë si ata të Sukothit.
Gjyqëtarët 8:11
Gedeoni shkoi nëpër rrugët e atyre që banonin në çadra, në lindje të Nobahut dhe të Jogbehahut, dhe mundi ushtrinë që e pandehte veten në siguri.
Gjyqëtarët 8:13
Pastaj Gedeoni, bir i Joashit, u kthye në fushën e betejës nëpërpërpjetën e Heresit.
Gjyqëtarët 8:18
Pastaj u tha Zebahut dhe Tsalmunait: "Si ishin njerëzit që keni vrarë në Tabor?". Ata u përgjigjën: "Ishin si ti; secili prej tyre kishte pamjen e birit të një mbreti".
Gjyqëtarët 8:23
Por Gedeoni u përgjegj: "Unë nuk do të mbretëroj mbi ju, as edhe biri im!".
Gjyqëtarët 8:25
Ata u përgjigjën: "Ne i japim me gjithë qejf". Kështu ata shtrinë një mantel dhe secili hodhi vathët e plaçkës së tij.
Gjyqëtarët 8:26
Pesha e vathëve prej ari që ai kishte kërkuar ishte njëmijë e shtatëqind sikla ari, përveç gjysmëhënëzave, varëseve dhe rrobave të purpurta që vishnin mbretërit e Madianit, përveç qaforeve që devetë e tyre mbanin në qafë.
Gjyqëtarët 8:27
Pastaj Gedeoni me to bëri një efod, dhe e vendosi në Ofrah, në qytetin e tij; tërë Izraeli shkoi atje dhe u kurvërua me të dhe kështu u shndërrua në një lak për Gedeonin dhe shtëpinë e tij.
Gjyqëtarët 8:28
Kështu Madiani u poshtërua përpara bijve të Izraelit dhe nuk ngriti më kokë; dhe vendi pati paqe dyzet vjet me radhë, gjatë gjithë jetës së Gedeonit.
Gjyqëtarët 8:33
Pas vdekjes së Gedeonit, bijtë e Izraelit filluan përsëri të kurvërohen përpara Baalit dhe zgjodhën Baal-Berithin si zot të tyre.
Gjyqëtarët 8:34
Bijtë e Izraelit nuk u kujtuan fare për Zotin, Perëndinë e tyre, që i kishte çliruar nga të gjithë armiqtë që i rrethonin,
Gjyqëtarët 8:35
dhe nuk u treguan fare mirënjohës ndaj shtëpisë së Jerubaalit (domethënë të Gedeonit) për gjithë ato të mira që i kishte bërë Izraelit.
Gjyqëtarët 9:2
"U thoni gjithë banorëve të Sikemit: "Ç`është më e mirë për ju, që të gjithë shtatëdhjetë bijtë e Jerubaalit të mbretërojnë mbi ju, apo të mbretërojë mbi ju vetëm një?". Dhe mos harroni që unë rrjedh nga kocka dhe mishi juaj".
Gjyqëtarët 9:3
Vëllezërit e nënes së tij i përhapën këto fjalë të tij tërë banorëve të Sikemit; dhe zemra e tyre anoi në dobi të Abimelekut, sepse thanë: "Është vëllai ynë".
Gjyqëtarët 9:7
Kur Jothami u informua për këtë gjë, shkoi dhe zuri në majën e malit Gerezim dhe, duke ngritur zërin, thirri: "Dëgjomëni, banorë të Sikemit, dhe Perëndia të mund t`ju dëgjojë!
Gjyqëtarët 9:8
Një ditë drurët u nisën për të vajosur një mbret që të mbretëronte mbi ta; dhe i thanë ullirit: "Mbretëro mbi ne".
Gjyqëtarët 9:9
Por ulliri u përgjegj me këto fjalë: "A duhet të heq dorë nga vaji im metë cilin Perëndia dhe njerëzit nderohen, dhe të shkoj të shqetësohem për drurët?".
Gjyqëtarët 9:11
Por fiku iu përgjegj atyre: "A duhet të heq dorë nga ëmbëlsia ime dhe nga fruti im shumë i shijshëm dhe të shkoj të shqetësohem për drurët?".
Gjyqëtarët 9:13
Por hardhia u përgjegj kështu: "A duhet të heq dorë nga vera ime e ëmbël që gëzon Perëndinë dhe njerëzit, dhe të shkoj të shqetësohem për drurët?".
Gjyqëtarët 9:15
Ferra iu përgjegj me këto fjalë drurëve: "Në rast se doni me të vërtetë të më vajosni si mbret për të sunduar mbi ju, ejani të strehoheni nën hijen time; përndryshe daltë një zjarr nga ferra dhe përpiftë kedrat e Libanit!".
Gjyqëtarët 9:17
sepse im atë ka luftuar për ju, ka rrezikuar jetën e vet dhe ju ka çliruar nga sundimi i Madianit.
Gjyqëtarët 9:23
Pastaj Perëndia dërgoi një frymë të keq midis Abimelekut dhe banorëve të Sikemit, dhe banorët e Sikemit e tradhtuan Abimelekun,
Gjyqëtarët 9:25
Banorët e Sikemit vunë njerëz në pritë kundër tij në majën e maleve, dhe këta plaçkitën tërë ata që kalonin në rrugë afër tyre. Abimeleku u informua për këtë.
Gjyqëtarët 9:28
Gaali, bir i Ebedit, tha: "Kush është Abimeleku dhe çfarë përfaqëson Sikemi, pse duhet t`i shërbejmë? A nuk është vallë bir i Jerubaalit, dhe a nuk është Zebuli mëkëmbësi i tij? Më mirë u shërbeni njerëzve të Hamorit atit të Sikemit! Po pse u dashka që ne t`i shërbejmë këtij njeriu?
Gjyqëtarët 9:29
Po ta kisha këtë popull nën urdhrat e mia, unë do ta kisha dëbuar Abimelekun!". Pastaj i tha Abimelekut: "Forcoje ushtrinë tënde dhe më dil përpara!".
Gjyqëtarët 9:31
dhe i dërgoi fshehurazi lajmëtarë Abimelekut për t`i thënë: "Ja, Gaali, bir i Ebedit, dhe vëllezërit e tij kanë ardhur në Sikem; ata po e ngrenë qytetin kundër teje.
Gjyqëtarët 9:33
dhe nesër në mëngjes, sa të lindë dielli do të ngrihesh dhe do t`i sulesh qytetit. Kur pastaj Gaali me gjithë njerëzit që janë me të do të dalë kundër teje, ti do t`i bësh atë që beson se është më e përshtatshme".
Gjyqëtarët 9:36
Duke i parë ata njerëz, Gaali i tha Zebulit: "Ja, disa njerëz që zbresin nga maja e maleve". Por Zebuli iu përgjegj: "Hijet e maleve të duken ty si njerëz".
Gjyqëtarët 9:37
Gaali nisi përsëri të flasë, duke thënë: "Shiko, ka njerëz që zbresin nga majat e lartësive të vendit, dhe një grup tjetër po vjen nga rruga e lisit të shortarëve".
Gjyqëtarët 9:38
Atëherë Zebuli i tha: "Ku e ke kapadaillëkun, kur thoje: "Kush është Abimeleku, pse duhet t`i shërbejmë?". A nuk është ky popull që ti përçmoje? Dil, pra, përpara dhe lufto kundër tij!".
Gjyqëtarët 9:40
Por Abimeleku e ndoqi dhe ai iku me vrap para tij; shumë njerëz ranë për tokë të plagosur për vdekje deri në hyrje të portës.
Gjyqëtarët 9:42
Të nesërmen populli i Sikemit doli nëpër fusha; Abimeleku u informua për këtë.
Gjyqëtarët 9:44
Pastaj Abimeleku dhe njerëzit që ishin me të u sulën përpara dhe zunë hyrjen e portës së qytetit, kurse dy grupet e tjera u sulën mbi tërë ata që ishin nëpër fusha dhe bënë kërdinë.
Gjyqëtarët 9:46
Kur të gjithë banorët e kalasë së Sikemit dëgjuan këtë ngjarje, u tërhoqën në kullën kryesore të tempullit të perëndisë Berith.
Gjyqëtarët 9:49
Kështu secili prej tyre preu një degë dhe shkoi pas Abimeleku; i vendosën degët përballë kullës kryesore dhe e dogjën atë. Kështu gjetën vdekjen gjithë njerëzit e kalasë së Sikemit, pothuajse një mijë veta, gra e burra.
Gjyqëtarët 9:52
Kështu Abimeleku arriti në këmbët e kalasë dhe e sulmoi; iu afrua pastaj portës së kalasë për t`i vënë flakën.
Gjyqëtarët 9:53
Por një grua hodhi poshtë pjesën e sipërme të një mokre mbi kokën e Abimelekut dhe i theu kafkën.
Gjyqëtarët 9:56
Kështu Perëndia ia shkarkoi Abimelekut të keqen që kishte bërë kundër atit të tij, duke vrarë shtatëdhjetë vëllezërit e tij.
Gjyqëtarët 9:57
Perëndia bëri që të binte mbi kokën e njerëzve të Sikemit tërë e keqja e bërë; kështu kundër tyre u realizua mallkimi i Jothamit, birit të Jerubaalit.
Gjyqëtarët 10:1
Pas Abimelekut doli për të shpëtuar Izraelin, Tola, bir i Puahut, biri i Dodit, njeri i Isakarit. Ai banonte në Shamir, në krahinën malore të Efraimit;
Gjyqëtarët 10:2
qe gjyqtar i Izraelit për njëzet e tre vjet me radhë; pastaj vdiq dhe e varrosën në Shamir.
Gjyqëtarët 10:6
Pastaj bijtë e Izraelit filluan përsëri të bëjnë atë që është e keqe për sytë e Zotit dhe u shërbyen Baalit dhe Ashtarothit, perëndive të Sirisë, perëndive të Sidonit, perëndive të Moabit, perëndive
Gjyqëtarët 10:9
Pastaj bijtë e Amonit kaluan Jordanin për të luftuar edhe kundër Judës, kundër Beniaminit dhe kundër shtëpisë së Efraimit; dhe Izraeli u ndodh në një situatë shumë fatkeqe.
Gjyqëtarët 10:10
Atëherë bijtë e Izraelit i klithën Zotit, duke i thënë: "Kemi mëkatuar ndaj teje, sepse kemi braktisur Perëndinë tonë dhe i kemi shërbyer Baalit".
Gjyqëtarët 10:13
Megjithatë ju më braktisët dhe u vutë në shërbim të perëndive të tjera; prandaj unë nuk do t`ju çliroj më.
Gjyqëtarët 10:14
Shkoni, pra, t`u thërrisni perëndive që keni zgjedhur; le t`ju shpëtojnë ato në kohën e fatkeqësive tuaja!".
Gjyqëtarët 10:16
Atëherë hoqën nga mjedisi i tyre perënditë e huaja dhe i shërbyen Zotit që u trishtua për vuajtjet e Izraelit.
Gjyqëtarët 11:6
dhe i thanë Jefteut: "Eja me ne dhe bëhu kapidani ynë, për të luftuar kundër bijve të Amonit".
Gjyqëtarët 11:7
Por Jefteu iu përgjegj pleqve të Galaadit duke thënë: "A nuk më keni urryer dhe dëbuar nga shtëpia e atit tim? Pse vini tani tek unë kur jini keq?".
Gjyqëtarët 11:8
Pleqtë e Galaadit i thanë Jefteut: "Pikërisht për këtë jemi kthyer tani te ti, me qëllim që ti të vish me ne për të luftuar kundër bijve të Amonit, dhe të vihesh në krye të gjithë banorëve të Galaadit".
Gjyqëtarët 11:9
Atëherë Jefteu iu përgjegj pleqve të Galaadit: "Në qoftë se më ktheni tek ju për të luftuar kundër bijve të Amonit, dhe Zoti i lë në pushtetin tim, unë do të bëhem komandanti juaj".
Gjyqëtarët 11:11
Pastaj Jefteu shkoi tek pleqtë e Galaadit dhe populli e zgjodhi komandant dhe udhëheqës të tij; dhe Jefteu përsëriti para Zotit në Mitspah tërë fjalët që pati thënë më parë.
Gjyqëtarët 11:12
Pastaj Jefteu i dërgoi lajmëtarë mbretit të bijve të Amonit për t`i thënë: "Çfarë ka midis teje dhe meje, që ti të vish e të bësh luftë në vendin tim?".
Gjyqëtarët 11:13
Mbreti i bijve të Amonit iu përgjegj me këto fjalë lajmëtarëve të Jefteut: "Sepse, kur Izraeli doli nga Egjipti, ai pushtoi vendin tim, nga Arnoni deri në Jabok dhe në Jordan. Tani, pra, m`i kthe këto toka në mënyrë miqësore".
Gjyqëtarët 11:14
Jefteu i dërgoi përsëri lajmëtarë mbretit të bijve të Amonit për t`i thënë:
Gjyqëtarët 11:16
por kur Izraeli doli nga Egjipti dhe kapërceu shkretëtirën deri në Detin e Kuq dhe arriti në Kadesh,
Gjyqëtarët 11:17
i dërgoi lajmëtarë mbretit të Edomit për t`i thënë: "Të lutem më lër të kaloj nëpër vendin tënd"; por mbreti i Edomit nuk pranoi. I dërgoi lajmëtarë edhe mbretit të Moabit, por edhe ky nuk pranoi. Kështu Izraeli mbeti në Kadesh.
Gjyqëtarët 11:18
Duke ecur pastaj nëpër shkretëtirë, shkoi rreth vendit të Edomit dhe vendit të Moabit e arriti në lindje të vendit të Moabit; dhe ngriti kampin e tij matanë Arnonit, pa hyrë të territorin e Moabit, sepse Arnoni përfaqëson kufirin e Moabit.
Gjyqëtarët 11:19
Pastaj Izraeli i dërgoi lajmëtarë Sihonit, mbretit të Amorejve, dhe të Heshbonit, dhe i tha: "Të lutemi, na lër të kalojmë nëpër vendin tënd për të arritur në tonin".
Gjyqëtarët 11:20
Por Sihoni nuk pati besim ta lërë të kalojë Izraelin nëpër territorin e tij; përkundrazi Sihoni i mblodhi gjithë njerëzit e tij të cilët u vendosën në Jahats dhe luftoi kundër Izraelit.
Gjyqëtarët 11:21
Por Zoti, Perëndia i Izraelit e dha Sihonin dhe gjithë njerëzit e tij në duart e Izraelit, që i mundi; kështu Izraeli pushtoi tërë vendin e Amorejve, që banonin në atë krahinë;
Gjyqëtarët 11:23
Dhe tani që Zoti, Perëndia i Izraelit, ka dëbuar Amorejtë përpara popullit të Izraelit, ti dëshëron të zotërosh vendin e tyre?
Gjyqëtarët 11:26
Kaluan treqind vjet që Izraeli banon në Heshbon dhe në fshatrat e tij përreth, në Aroer dhe në fshatrat e tij përreth dhe në të gjitha qytetet mbi brigjet e Arnonit; pse nuk ja keni marrë gjatë kësaj kohe?
Gjyqëtarët 11:29
Atëherë Fryma e Zotit erdhi mbi Jefteun dhe ai kaloi nëpër Galaadin dhe Manasin, arriti në Mitspah të Galaadit dhe që këtej lëvizi kundër bijve të Amonit.
Gjyqëtarët 11:31
çfarë të dalë nga dyert e shtëpisë sime për të më pritur kur të kthehem fitimtar nga bijtë e Amonit, do t`i përkasë Zotit dhe unë do t`ia ofroj si olokaust".
Gjyqëtarët 11:32
Këshu Jefteu marshoi kundër bijve të Amonit për t`u bërë luftë, dhe Zoti ia dha në dorë.
Gjyqëtarët 11:33
Ai i mundi duke bërë një masakër të madhe, nga Aroeri deri në drejtim të Minithit (duke u marrë njëzet qytete) dhe deri në Abel-Keramim. Kështu bijtë e Amonit u poshtëruan përpara bijve të Izraelit.
Gjyqëtarët 11:34
Pastaj Jefteu u kthye në shtëpinë e tij, në Mitspah; dhe ja që i doli për ta pritur e bija me dajre dhe valle. Ajo ishte bija e vetme e tij, sepse ai nuk kishte djem ose vajza të tjera.
Gjyqëtarët 11:37
Pastaj i tha të atit: "Të më lejohet kjo e drejtë: lermë të lirë dy muaj, në mënyrë që të sillem nëpër male duke qarë virgjërinë time me shoqet e mia".
Gjyqëtarët 11:38
Ai iu përgjegj: "Shko!". Dhe e la të shkonte për dy muaj. Kështu ajo shkoi me shoqet e saj dhe qau ndër male virgjërinë e saj.
Gjyqëtarët 12:2
Jefteu iu përgjegj atyre: "Unë dhe populli im kemi pasur një grindje të madhe me bijtë e Amonit; dhe kur ju kërkova ndihmë nuk më liruat nga duart e tyre.
Gjyqëtarët 12:3
Kështu, duke parë se nuk më vinit në ndihmë, vura në rrezik jetën time dhe marshova kundër bijve të Amonit, dhe Zoti m`i dha në duart e mia. Pse, pra, jeni ngritur sot kundër meje për të më luftuar?".
Gjyqëtarët 12:5
Njerëzit e Galaadit zunë vatë e Jordanit para se të arrinin ata të Efraimit; kështu kur ndonje nga ikanakët e Efraimit thoshte: "M lini të kaloj", njerëzit e Galaadit e pyesnin: "A je ti një Efraimit?". Në rast se ai përgjigjej: "Jo", Galaaditët i thonin:
Gjyqëtarët 12:9
Ai pati tridhjetë bij; martoi tridhjetë bijat e tij dhe solli nga jashtë tridhjetë vajza për bijtë e tij. Qe gjyqtar i Izraelit shtatë vjet me radhë.
Gjyqëtarët 13:1
Bijtë e Izraelit filluan përsëri të bëjnë atë që është e keqe për sytë e Zotit, dhe Zoti i dha në duart e Filistejve për dyzet vjet.
Gjyqëtarët 13:3
Engjëlli i Zotit iu shfaq kësaj gruaje dhe i tha: "Ja, ti je shterpë dhe nuk ke fëmijë, por ke për të mbetur me barrë dhe do të pjellësh një fëmijë.
Gjyqëtarët 13:5
Sepse ti do të mbetesh me barrë dhe do të pjellësh një djalë, mbi kokën e të cilit nuk do të kalojë brisku, sepse fëmija do të jetë një Nazireo kushtuar Perëndisë që në barkun e nënes së tij; ai do të fillojë ta çlirojë Izraelin nga duart e Filistejve".
Gjyqëtarët 13:6
Atëherë gruaja shkoi t`i thotë bashkëshortit të saj: "Një njeri i Perëndisë erdhi tek unë; pamja e tij ishte si ajo e Engjëllit të Perëndisë, me të vërtetë e frikshme. Unë nuk e pyeta se nga vinte, dhe ai nuk më tha emrin e tij;
Gjyqëtarët 13:7
por më tha: "Ja, ti do të mbetesh me barrë dhe do të pjellësh një djalë; prandaj tani mos pi verë as pije dehëse, dhe mos ha asgjë të papastër, sepse fëmija do të jetë një Nazireo i kushtuar Perëndisë që në barkun e nënës së tij deri në ditën e vdekjes së tij"".
Gjyqëtarët 13:8
Atëherë Manoahu iu lut me të madhe Zotit dhe i tha: "O Zot, të lutem që njeriu i Perëndisë i dërguar prej teje të kthehet përsëri pranë nesh dhe të na mësojë se çfarë duhet të bëjmë me fëmijën që ka për të lindur".
Gjyqëtarët 13:9
Perëndia e dëgjoi zërin e Manoahut; dhe Engjëlli i Perëndisë u kthye përsëri te gruaja, ndërsa ajo ndodhej në arë, por burri i saj Manoah nuk ishte me të.
Gjyqëtarët 13:11
Atëherë Manoahu u ngrit dhe ndoqi gruan e tij dhe, kur arritën tek ai njeri, i tha: "Ti je ai njeri që i foli kësaj gruaje?". Ai u përgjegj: "Jam unë".
Gjyqëtarët 13:13
Engjëlli i Zotit iu përgjegj Manoahut: "Gruaja duhet të ketë kujdes për të gjitha ato që i thashë.
Gjyqëtarët 13:15
Atëherë Manoahu i tha Engjëllit të Zotit: "Na lejo të të mbajmë dhe të të përgatisim një kec!".
Gjyqëtarët 13:16
Engjëlli i Zotit iu përgjegj Manoahut me këto fjalë: "Edhe sikur të më mbash nuk do ta ha ushqimin tënd; por në rast se ti dëshiron të bësh një olokaust, ofroja Zotit". (Manoahu nuk e dinte se ai ishte Engjëlli i Zotit).
Gjyqëtarët 13:18
Engjëlli i Zotit iu përgjegj: "Pse vallë kërkon të mësosh emrin tim? Ai është i mrekullueshëm".
Gjyqëtarët 13:20
ashtu si flaka ngjitej nga altari në qiell, Engjëlli i Zotit u ngjit me flakën e altarit. Duke parë këtë, Manoahu bashkë me gruan e tij ranë përmbys për tokë.
Gjyqëtarët 13:22
Manoahu i tha pastaj bashkëshortes së tij: "Ne me siguri do të vdesim, sepse pamë Perëndinë".
Gjyqëtarët 14:2
Kur u kthye në shtëpi, foli për të me të atin dhe të ëmën, duke u thënë: "Pashë në Timnah një femër midis bijave të Filistejve; ma merrni për grua".
Gjyqëtarët 14:3
Babai dhe nëna e tij i thanë: "A nuk ka vallë një grua midis bijave të vëllezërve të tu në gjithë popullin tonë, që ti të shkosh të marrësh një grua midis Filistejve të parrethprerë?". Por Sansoni iu përgjegj atit të tij me këto fjalë: "Merrma atë, sepse më pëlqen".
Gjyqëtarët 14:5
Pastaj Sansoni zbriti me të atin dhe me të ëmën në Timnah; sapo arritën në vreshtat e Timnahut, një luan i vogël u doli përpara duke ulëritur.
Gjyqëtarët 14:6
Atëherë Fryma e Zotit zbriti në mënyrë të fuqishme mbi të dhe ai, pa pasur asgjë në dorë, e shqeu luanin, ashtu si shqyhet një kec; por nuk i tha asgjë atit dhe nënes së tij për atë që kishte bërë.
Gjyqëtarët 14:8
Mbas disa ditësh ai u kthye për ta marrë me vete dhe doli nga rruga për të parë skeletin e luanit; dhe ja, në trupin e luanit kishte një mori bletësh dhe mjaltë.
Gjyqëtarët 14:14
Ata iu përgjegjën: "Propozo gjëzën tënde, që ta dëgjojmë". Ai u tha atyre: "Nga gllabëruesi doli ushqimi, dhe nga i forti doli e ëmbla". Tri ditë me radhë ata nuk arritën ta shpjegojnë gjëzën.
Gjyqëtarët 14:15
Ditën e shtatë i thanë bashkëshortes së Sansonit: "Mbushja mendjen burrit tënd që të na shpjegojë gjëzën; ndryshe do të të djegim ty dhe do t`i vëmë flakën shtëpisë së atit tënd. A na keni ftuar për të na zhveshur? Vallë a s`është ashtu?".
Gjyqëtarët 14:18
Njerëzit e qytetit, ditën e shtatë, para se të perëndonte dita, i thanë Sansonit: "A ka gjë më të ëmbël se mjalti? A ka gjë më të fortë se luani?". Dhe ai iu përgjegj atyre: "Po të mos kishit lëruar me mëshqerrën time, nuk do ta kishit zgjidhur gjëzën time".
Gjyqëtarët 14:19
Atëherë Fryma e Zotit erdhi mbi të në mënyrë të fuqishme, dhe ai zbriti deri në Ashkelon, vrau tridhjetë njerëz nga ata, mori plaçkat e tyre dhe u dha ndërresat e rrobave atyre që e kishin shpjeguar gjëzën. Kështu zemërimi i tij u ndez; pastaj ai u ngjit përsëri në shtëpinë e të atit.
Gjyqëtarët 15:3
Sansoni iu përgjegj atyre: "Këtë herë nuk do të kem asnjë faj ndaj Filistejve në rast se do t`u bëj ndonjë të keqe".
Gjyqëtarët 15:5
Pastaj ndezi pishtarët dhe i la dhelprat të iknin nëpër fushat e grurit të Filistejve, dhe dogji demetet dhe grurin akoma në këmbë madje edhe vreshtat dhe ullishtat.
Gjyqëtarët 15:6
Atëherë Filistejtë pyetën: "Kush e bëri këtë?". Muarrën këtë përgjigje: "Sansoni, dhëndri i burrit të Timnahut, sepse ky mori gruan dhe ia dha si bashkëshorte shokut të tij". Kështu Filistejtë u ngritën dhe i vunë flakën asaj dhe atit të saj.
Gjyqëtarët 15:10
Njerëzit e Judës u thanë atyre: "Pse dolët kundër nesh?". Ata iu përgjigjën: "Dolëm për të kapur Sansonin dhe për t`i bërë atij atë që ai na ka bërë neve".
Gjyqëtarët 15:11
Atëherë tre mijë burra të Judës zbritën në shpellën e shkëmbit të Etamit dhe i thanë Sansonit: "Nuk e di që Filistejtë na sundojnë? Çfarë na bëre kështu?". Ai u përgjegj kështu: "Atë që më bënë mua, unë ua bëra atyre".
Gjyqëtarët 15:12
Ata i thanë: "Ne kemi zbritur që të të kapim dhe të të dorëzojmë në duart e Filistejve". Sansoni u përgjegj: "Betohuni që ju nuk do të më vrisni".
Gjyqëtarët 15:14
Kur arriti në Lehi, Filistejtë i dolën përpara me klithma gëzimi; por Fryma e Zotit erdhi fuqishëm mbi të dhe litarët që kishte në krahë u bënë si fije liri që digjen; dhe lidhjet i ranë nga duart.
Gjyqëtarët 15:19
Atëherë Perëndia çau shkëmbin e lugët që ndodhet në Lehi dhe doli ujë prej tij. Ai piu ujë, fryma i tij u gjallërua dhe ai mori jetë. Prandaj e quajti këtë burim En-Hakore; ajo ekziston në Lehi edhe sot.
Gjyqëtarët 15:20
Sansoni qe gjyqtar i Izraelit për njëzet vjet në kohën e Filistejve.
Gjyqëtarët 16:3
Sansoni ndejti shtrirë deri në mesnatë; pastaj në mesnatë u ngrit, kapi kanatet e portës së qytetit dhe dy shtalkat e saj i shkuli nga vendi bashkë me shufrat prej hekuri, i ngarkoi mbi kurriz dhe i çoi në majë të malit që ndodhet përballë Hebronit.
Gjyqëtarët 16:5
Atëherë princat e Filistejve shkuan tek ajo dhe i thanë: "Bëje për vete dhe zbulo ku qëndron tërë ajo forcë e madhe e tij, në mënyrë që ta mposhtim për ta lidhur dhe për ta nënshtruar; pastaj do të të japim secili një mijë e njëqind sikla argjendi.
Gjyqëtarët 16:7
Sansoni iu përgjegj: "Në rast se më lidhin me shtatë tela të freskëta, jo akoma të thara, të harkut, unë do të bëhem i dobët dhe do të jem si gjithë burrat e tjerë".
Gjyqëtarët 16:11
Ai iu përgjegj: "Në qoftë se më lidhin me litarë të rinj që nuk kanë qenë përdorur kurrë, unë do të bëhem i dobët dhe do të jem si çfarëdo burrë tjetër".
Gjyqëtarët 16:13
Atëherë Delilah i tha Sansonit: "Deri tani je tallur me mua dhe më ke thënë gënjeshtra; tregomë me se mund të lidhesh". Dhe ai iu përgjegj: "Mjafton të thurësh shtatë gërshetat e kokës sime me majën e tezgjahut".
Gjyqëtarët 16:16
Tani, me qenë se ajo e bezdiste çdo ditë me fjalët e saj dhe e nxiste me ngulm, ai u zemërua për vdekje,
Gjyqëtarët 16:17
dhe ia çeli asaj tërë zemrën, duke i thënë: "Kurrë nuk ka kaluar brisku mbi kokën time, sepse jam një Nazireo i Perëndisë, qysh në barkun e nënes sime; po të rruhesha, forca ime do të ikte, do të bëhesha i dobët dhe i njëllojtë si gjithë burrat e tjerë".
Gjyqëtarët 16:22
Ndëkaq flokët e kokës, mbasi u rruan, filluan përsëri të rriten.
Gjyqëtarët 16:23
Princat e Filistejve u mblodhën për t`i paraqitur një flijim të madh Dagonit, perëndisë së tyre, dhe për t`u gëzuar. Ata thonin: "Perëndia ynë na ka dhënë në dorë Sansonin, armikun tonë".
Gjyqëtarët 16:24
Kur populli e pa, filloi të lavdërojë perëndinë e vet dhe të thotë: "Perëndia ynë na dha në dorë armikun tonë, atë që shkatërronte vendin tonë dhe që ka vrarë aq shumë njerëz tanë".
Gjyqëtarët 16:28
Atëherë Sansoni kërkoi ndihmën e Zotit dhe tha: "O Zot, o Zot, të lutem mos më harro! Më jep forcën e nevojshme për këtë herë vetëm, o Perëndi që të hakmerrem me Filistejtë me një goditje të vetme, për shkak të humbjes së dy syve të mi".
Gjyqëtarët 16:30
pastaj Sansoni tha: "Le të vdes bashkë me Filistejtë!". U përkul pastaj me të gjithë forcën e tij, dhe shtëpia u shemb mbi princat dhe mbi gjithë popullin që ndodhej brenda; dhe qenë më shumë ata që ai vrau duke vdekur se ata që kishte vrarë kur qe gjallë.
Gjyqëtarët 17:2
Ai i tha nënes së tij: "Një mijë e njëqind siklat prej argjendi që të kanë marrë dhe për të cilat ke thënë një mallkim, që e dëgjova me veshët e mi, ja, i kam unë; ato para i kisha marrë unë". Nëna e tij tha: "Im bir qoftë i bekuar nga Zoti!".
Gjyqëtarët 17:3
Kështu ai ia ktheu nënes së tij të një mijë e njëqind siklat prej argjendi dhe e ëma tha: "Unë ia shenjtëroj plotësisht nga dora ime këtë argjend Zotit për birin tim, për ta bërë një shëmbëlltyrë të gdhendur dhe një figurë me derdhje prandaj po ta kthej tani".
Gjyqëtarët 17:5
Kështu ky njeri, Mikahu, pati një shtëpi perëndish; bëri një efod dhe një shtëpi idhujsh, dhe shenjtëroi një nga bijtë e tij që i shërbente ai prift.
Gjyqëtarët 17:8
Ky njeri u nis nga qyteti i Betlemit të Judës për t`u vendosur aty ku mund të gjente një vend; duke ecur arriti në krahinën malore të Efraimit, në shtëpinë e Mikahut.
Gjyqëtarët 17:9
Mikahu e pyeti: "Nga po vjen?". Ai u përgjegj: "Jam një Levit nga Betlemi i Judës dhe jam duke kërkuar një vend ku mund të vendosem".
Gjyqëtarët 18:1
Në atë kohë nuk kishte mbret në Izrael; po në këtë kohë fisi i Danitëve kërkonte për vete një territor për t`u vendosur, sepse deri në ato ditë nuk i ishte caktuar asnjë trashëgimi midis fiseve të Izraelit.
Gjyqëtarët 18:2
Bijtë e Danit dërguan, pra, te Tsorahu dhe te Eshtaoli pesë burra trima, që përfaqësonin tërë fisin e tyre, për të vëzhguar dhe për të kontrolluar vendin; dhe u thanë atyre: "Shkoni të vëzhgoni vendin!". Kështu ata arritën në krahinën malore të Efraimit, në shtëpinë e Mikahut, dhe e kaluan natën aty.
Gjyqëtarët 18:4
Ai iu përgjegj: "Mikahu më ka bërë këtë dhe atë; më mori në shërbim të tij dhe unë jam prifti i tij".
Gjyqëtarët 18:5
Atëherë ata i thanë: "Pyet, pra, Perëndinë që të dimë në se rruga që kemi nisur do të jetë e mbarë".
Gjyqëtarët 18:6
Prifti iu përgjegj: "Shkoni në paqe; rruga që bëni kryhet nën shikimin e Zotit".
Gjyqëtarët 18:9
Ata u përgjigjën: "Le të ngrihemi dhe të sulemi kundër atyre njerëzve, sepse kemi parë vendin dhe është me të vërtetë i mrekullueshëm. Pse mbani një qëndrim jo aktiv? Mos nguroni të lëvizni për ta pushtuar vendin!
Gjyqëtarët 18:10
Kur të arrini, keni për të gjetur një popull të sigurt dhe një vend të gjërë, sepse Perëndiae ka dhënë në duart tuaja; është një vend ku nuk mungon asgjë nga ajo që është mbi tokë".
Gjyqëtarët 18:11
Atëherë gjashtëqind burra të familjes së Danitëve u nisën nga Tsorahu dhe nga Eshtoali, të armatosur mirë për luftë.
Gjyqëtarët 18:15
Kështu ata u drejtuan nga ajo anë, arritën në shtëpinë e Levitit të ri, në banesën e Mikahut, dhe e përshëndetën.
Gjyqëtarët 18:16
Ndërsa të gjashtëqind burrat e bijve të Danit, të armatosur mirë për luftë, rrinin para portës,
Gjyqëtarët 18:17
pesë burrat që kishin vajtur të vëzhgonin vendin u ngjitën lart, hynë në shtëpi, morën shëmbëlltyrën e gdhendur, efodin, shtëpinë e idhujve dhe figurën prej metali të shkrirë. Prifti rrinte para portës bashkë me gjashtëqind njerëzit e armatosur mirë për luftë.
Gjyqëtarët 18:19
Ata iu përgjegjën: "Hesht, vëre dorën mbi gojë, eja me ne, dhe do të jesh për ne një atë dhe një prift. Ç`është më mirë për ty, të jesh prifti i shtëpisë së një njeriu të vetëm apo të jesh prifti i një fisi ose të një familjeje në Izrael?".
Gjyqëtarët 18:24
Ai u përgjegj: "Morët me vete perënditë që i kisha bërë unë dhe priftin, dhe ikët. Tani ç`më mbetet? Si mund të më thoni: "Çfarë ke?".
Gjyqëtarët 18:30
Pastaj bijtë e Danit ngritën për vete shëmbëlltyrën e gdhendur; dhe Jonathani, bir i Gershomit, bir i Manasit, dhe bijtë e tij u bënë priftërinj të fiseve të Danitëve deri ditën e robërimit të banorëve të vendit.
Gjyqëtarët 18:31
Kështu ngritën për vete shëmbëlltyrën e gdhendur nga Mikahu, gjatë gjithë kohës që shtëpia e Perëndisë mbeti në Shiloh.
Gjyqëtarët 19:2
Kjo konkubinë kreu një shkelje të kurorës kundër tij dhe e la për t`u kthyer në shtëpinë e atit të saj në Betlem të Judës, ku qendroi katër muaj.
Gjyqëtarët 19:3
Burri i saj u ngrit dhe shkoi te ajo për t`i folur zemrës së saj dhe për ta kthyer në shtëpi. Ai kishte marrë me vete shërbëtorin e tij dhe dy gomarë. Kështu ajo e çoi në shtëpinë e atit të saj; sa e pa, i ati i së resë e priti tërë gëzim.
Gjyqëtarët 19:7
Ai u ngrit për të ikur, por i vjehrri nguli këmbë aq shumë sa që ai vendosi ta kalojë natën aty.
Gjyqëtarët 19:9
Kur ai njeri u ngrit për të ikur bashkë me konkubinën e tij dhë shërbëtorin e tij, i vjehrri, i ati i së resë, i tha: "Ja, ka filluar të erret; të lutem kaloje natën këtu; shiko, dita është duke mbaruar; kaloje këtu natën dhe zemra jote të gëzohet; nesër do të niseni herët dhe do të arrini në shtëpi".
Gjyqëtarët 19:10
Por ai njeri nuk deshi ta kalojë natën aty; kështu u ngrit, u nis dhe arriti përballë Jebusit, që është Jeruzalemi, me dy gomarët e tij të shaluar dhe me konkubinën e tij.
Gjyqëtarët 19:12
I zoti iu përgjegj: "Jo, nuk do të hyjmë në një qytet të huajsh që nuk janë bij të Izraelit, por do të shkojmë deri në Gibeah".
Gjyqëtarët 19:14
Kështu shkuan tutje dhe e vazhduan udhëtimin; dhe dielli perëndoi mbi ta pranë Gibeahut, që është pronë e Beniaminit.
Gjyqëtarët 19:15
Aty u kthyen për të hyrë dhe për të kaluar natën në Gibeah. Kështu Leviti hyri dhe u ndal në sheshin e qytetit; por askush nuk i priti për të kaluar natën në shtëpinë e tij.
Gjyqëtarët 19:18
Leviti iu përgjegj: "Po shkojmë nga Betlemi i Judës në drejtim të pjesës më të largët të krahinës malore të Efraimit. Unë jam që andej dhe kisha vajtur në Betlem të Judës; tani po shkoj në shtëpinë e Zotit, por nuk ka njeri që të më presë në shtëpinë e tij.
Gjyqëtarët 19:19
Megjithatë ne kemi kashtë dhe bar për gomarët tanë dhe bukë e verë për mua, për shërbëtoren tënde dhe për djalin që është bashkë me shërbëtorin tënd; nuk na mungon asgjë".
Gjyqëtarët 19:20
Plaku i tha: "Paqja qoftë me ty! Megjithatë më lejo të kujdesem për çdo nevojë që ke; por ti nuk duhet ta kalosh natën në shesh".
Gjyqëtarët 19:25
Por ata njerëz nuk e dëgjuan. Atëherë ai burrë mori konkubinën e tij dhe ua nxori atyre; ata e njohën dhe e përdorën tërë natën deri në mëngjes; e lanë të ikë vetëm kur filloi të zbardhë dita.
Gjyqëtarët 19:27
Në mëngjes burri i saj u ngrit, hapi portën e shtëpisë dhe doli për të vazhduar udhëtimin e tij; dhe ja, konkubina e tij rrinte shtrirë te porta e shtëpisë me duart në pragun e saj.
Gjyqëtarët 19:28
Ai i tha: "Çohu dhe eja të shkojmë!". Por nuk mori asnjë përgjigje. Atëherë burri e ngarkoi mbi gomarin dhe u nisën për t`u kthyer në shtëpinë e vet.
Gjyqëtarët 19:29
Me të arritur në shtëpi, kapi një thikë, mori konkubinën e tij dhe e preu, gjymtyrë për gjymtyrë, në dymbëdhjetë copa, që i shpërndau në gjithë territorin e Izraelit.
Gjyqëtarët 20:1
Atëherë tërë bijtë e Izraelit lëvizën, nga Dani deri në Beer-Sheba dhe në vendin e Galaadit, dhe asambleja u mblodh si një njeri i vetëm përpara Zotit në Mitspah.
Gjyqëtarët 20:2
Krerët e tërë popullit, e gjithë fiseve të Izraelit u paraqitën përpara asamblesë së popullit të Perëndisë; ishin katërqind mijë këmbësorë, të aftë të përdornin shpatën.
Gjyqëtarët 20:4
Atëherë Leviti, burri i gruas që ishte vrarë, u përgjegj: "Unë kisha hyrë bashkë me konkubinën time në Gibeah të Beniaminit për të kaluar natën.
Gjyqëtarët 20:5
Por banorët e Gibeahut u ngritën kundër meje dhe rrethuan natën shtëpinë në të cilën ndodhesha, dhe kjo për të më vrarë; por ata dhunuan përkundrazi konkubinën time dhe ajo vdiq.
Gjyqëtarët 20:6
Kështu unë mora konkubinën time, e preva copë-copë, dhe e dërgova nëpër gjithë territorin e trashëgimisë së Izraelit, sepse këta kryen një krim dhe një poshtërsi në Izrael.
Gjyqëtarët 20:10
dhe do të marrim nga të gjitha fiset e Izraelit dhjetë njerëz mbi njëqind, njëqind mbi një mijë dhe një mijë mbi dhjetë mijë, të cilët do të shkojnë të kërkojnë ushqime për popullin, me qëllim që duke shkuar kundër Gibeahut të Beniaminit të mund t`ia lajmë të gjitha poshtërsitë që ka kryer në Izrael".
Gjyqëtarët 20:12
Fiset e Izraelit dërguan pastaj njerëz në gjithë fisin e Beniaminit për t`i thënë: "Ç`është ky krim që është kryer ndër ju?
Gjyqëtarët 20:14
Bijtë e Beniaminit madje u mblodhën nga qytetet e tyre në Gibeah për të luftuar kundër bijve të Izraelit.
Gjyqëtarët 20:15
Atë ditë bijtë e Beniaminit të thirrur nga qytetet e tyre për t`u mbledhur ishin njëzet e gjashtë mijë burra të aftë përpërdorur shpatën, pa llogaritur banorët e Gibeahut, që arrinin në shtatëqind burra të zgjedhur.
Gjyqëtarët 20:17
Njerëzit e Izraelit të thirrur për t`u mbledhur, pa përfshirë ata të Beniaminit, ishin katërqind mijë burra të aftë përpërdorur shpatën, të gjithë luftëtarë.
Gjyqëtarët 20:18
Kështu bijtë e Izraelit lëvizën, u ngjitën në Bethel dhe konsultuan Perëndinë, duke thënë: "Kush prej nesh do të nisë i pari luftën kundër bijve të Beniaminit?". Zoti u përgjegj: "Juda do të fillojë i pari".
Gjyqëtarët 20:20
Njerëzit e Izraelit dolën kështu për të luftuar kundër Beniaminit dhe u rreshtuan për betejë kundër luftëtarëve të tij pranë Gibeahut.
Gjyqëtarët 20:21
Atëherë bijtë e Beniaminit dolën nga Gibeahu dhe po atë ditë shtrinë të vdekur për tokë njëzet e dy mijë burra të Izraelit.
Gjyqëtarët 20:22
Por populli, burrat e Izraelit, morën zemër përsëri dhe u rreshtuan përsëri për betejë në po atë vend ku ishin rreshtuar ditën e parë.
Gjyqëtarët 20:23
Atëherë bijtë e Izraelit shkuan dhe qanë përpara Zotit deri në mbrëmje, dhe u konsultuan me Zotin, duke thënë: "A duhet ta vazhdoj luftën kundër bijve të Beniaminit, vëllait tim?". Zoti iu përgjegj: "Suluni kundër tyre".
Gjyqëtarët 20:24
Bijtë e Izraelit u ndeshën për herë të dytë me bijtë e Beniaminit.
Gjyqëtarët 20:25
Beniaminitët dolën për herë të dytë nga Gibeahu kundër tyre dhe shtrinë për tokë tetëmbëdhjetë mijë burra të tjerë nga bijtë e Izraelit, të gjithë të aftë të përdornin shpatën.
Gjyqëtarët 20:26
Atëherë tërë bijtë e Izraelit, domethënë tërë populli, u ngjitën në Bethel dhe qanë; mbetën aty përpara Zotit dhe agjëruan atë ditë deri në mbrëmje, dhe ofruan olokauste dhe flijime falenderimi përpara Zotit.
Gjyqëtarët 20:27
Pastaj bijtë e Izraelit u konsultuan me Zotin (arka e besëlidhjes së Perëndisë ndodhej aty në atë kohë,
Gjyqëtarët 20:28
dhe Finehasi, bir i Eleazarit, bir i Aaronit, shërbente në atë kohë para saj) dhe thanë: "A duhet të vazhdojë akoma të dal për të luftuar kundër bijve të Beniaminit, vëllait tim, apo duhet të heq dorë nga një gjë e tillë?". Zoti u përgjegj: "Suluni, sepse nesër do t`i jap në duart tuaja".
Gjyqëtarët 20:30
Bijtë e Izraelit u vërsulën për të tretën herë kundër bijve të Beniaminit, dhe u rreshtuan për betejë në afërsi të Gibeahut si herët e tjera.
Gjyqëtarët 20:31
Bijtë e Beniaminit dolën kundër popullit dhe armiqtë e tyre i tërhoqën larg qytetit; dhe filluan të godasin dhe të vrasin, si herët e tjera, disa nga populli i Izraelit nëpër rrugët (nga të cilat njera shkon në Bethel dhe tjetra në Gibeah), dhe në fshatrat; ata vranë rreth tridhjetë veta.
Gjyqëtarët 20:33
Atëherë tërë njerëzit e Izraelit lëvizën nga pozicionet e tyre dhe u rreshtuan për betejë në Baal-Thamar; ndërkaq njerëzit e Izraelit që ishin në pritë dolën nga vëndet e tyre të fshehta në fushën e Gibeahut.
Gjyqëtarët 20:34
Dhjetë mijë burra të zgjedhur në të gjithë Izraelin u vërsulën kundër Gibeahut; Beteja qe e ashpër, por Beniaminitët nuk e shihnin katastrofën që po u afrohej.
Gjyqëtarët 20:35
Kështu Zoti mundi Beniaminin para Izraelit; dhe bijtë e Izraelit vranë atë ditë njëzet e pesë mijë e njëqind burra të Beniaminit, të gjithë të zotë të përdornin shpatën.
Gjyqëtarët 20:37
Njerëzit e pritës u hodhën menjëherë mbi Gibeahun; ata ecën përpara dhe vranë me shpatë gjithë banorët e qytetit.
Gjyqëtarët 20:42
Prandaj filluan të ikin përpara njerëzve të Izraelit në drejtim të shkretëtirës, por pa arritur t`i shmangen betejës; dhe ata që dilnin nga qyteti u vërsulën në mes tyre dhe i masakruan.
Gjyqëtarët 20:43
I rrethuan Beniaminitët, i ndoqën pa pushim dhe i luftuan deri përballë Gibeahut nga ana lindore.
Gjyqëtarët 20:46
Kështu numri i përgjithshëm i Beniaminitëve që u vranë atë ditë ishte njëzet e pesë mijë veta, të gjithë të zotë të përdornin shpatën, tërë njerëz trima.
Gjyqëtarët 20:48
Pastaj Izraelitët u kthyen kundër bijve të Beniaminit dhe vranë me shpatë tërë banorët e qytetit, duke përfshirë edhe bagëtinë dhe gjithçka gjenin; u vunë flakën edhe tërë qyteteve që u dilnin përpara.
Gjyqëtarët 21:1
Por njerëzit e Izraelit ishin betuar në Mitspah, duke thënë: "Asnjë nga ne nuk do t`ja japë bijën e tij për grua një Beniaminiti".
Gjyqëtarët 21:2
Pastaj populli erdhi në Bethel, ku qëndroi deri në mbrëmje përpara Perëndisë; dhe ngriti zërin dhe qau me të madhe,
Gjyqëtarët 21:3
duke thënë: "O Zot, Perëndi i Izraelit, pse ndodhi kjo në Izrael, që sot të mungojë një fis në Izrael?".
Gjyqëtarët 21:5
Pastaj bijtë e Izraelit thanë: "Cili nga fiset e Izraelit nuk ka dalë në asamble para Zotit?". Sepse kishin bërë një betim solemn kundër kujtdo që nuk kishte dalë përpara Zotit në Mitspah, duke thënë: "Ai njeri do të vritet".
Gjyqëtarët 21:6
Bijtë e Izraelit ishin të hidhëruar për Beniaminin, vëllanë e tyre, dhe thonin: "Sot u zhduk një fis i Izraelit.
Gjyqëtarët 21:7
Si do të bëjmë t`u gjejmë gra atyre që shpëtuan, sepse jemi betuar në emër të Zotit të mos u japim atyre për grua asnjë prej vajzave tona?".
Gjyqëtarët 21:8
Pastaj thanë: "Cili është midis fiseve të Izraelit ai që nuk ka dalë para Zotit në Mitspah?". Dhe ja që asnjeri nga Jabesi i Galaadit nuk kishte ardhur në kamp për asamblenë;
Gjyqëtarët 21:10
Atëherë asambleja dërgoi atje dymbëdhjetë mijë burra nga më trimat dhe u dha këtë urdhër, duke thënë: "Shkoni dhe vrisni me shpatë banorët e Jabesit të Galasadit, duke përfshirë gratë dhe fëmijët.
Gjyqëtarët 21:13
Atëherë tërë asambleja dërgoi lajmëtarë për të folur me bijtë e Beniaminit, që ndodheshin në shkëmbin e Rimonit, dhe për t`u shpallur paqen.
Gjyqëtarët 21:14
Kështu Beniaminitët u kthyen dhe muarrën ato gra që nuk ishin vrarë në Jabes të Galaadit; por nuk pati mjaft për të gjithë.
Gjyqëtarët 21:15
Populli ishte i hidhëruar për ato që i kish bërë Beniaminit, sepse Zoti kishte hapur një të çarë midis fiseve të Izraelit.
Gjyqëtarët 21:18
Por ne nuk mund t`u japim atyre për bashkëshorte bijat tona", me qenë se bijtë e Izraelit ishin betuar, duke thënë: "I mallkuar qoftë ai që do t`i japë një grua Beniaminit!".
Gjyqëtarët 21:19
Atëherë thanë: "Ja, çdo vit bëhet një festë për nder të Zotit në Shiloh, që ndodhet në veri të Bethelit, në lindje të rrugës që ngjitej nga Betheli në Sikem, dhe në jug të Lebonahut".
Gjyqëtarët 21:21
dhe rrini e shikoni; kur vajzat e Shilohut do të dalin për të hedhur valle në kor, ju do të dilni nga vreshtat, dhe secili do të rrëmbejë gruan e tij midis vajzave të Shilohut; pastaj do të shkoni në vendin e Beniaminit.
Gjyqëtarët 21:22
Kur etërit o vëllezërit e tyre do të vinë te ne për të protestuar, ne do t`u themi: "Na i jepni, ju lutem, sepse në këtë luftë nuk kemi zënë një grua për secilin prej tyre; por në rast se nuk ua jepni atyre as në këtë rast, ju do të jeni fajtorë"".
Ruthi 1:6
Atëherë u ngrit me gjithë nuset e saj për t`u kthyer nga vendi Moabit, sepse kishte dëgjuar të thuhej që Zoti e kishte vizituar popullin e vet dhe i kishte dhënë bukë.
Ruthi 1:7
Ajo u nis, pra, me të dy nuset e saj nga vendi në të cilin rrinte, dhe filloi të ecë për t`u kthyer në vendin e Judës.
Ruthi 1:11
Por Naomi u përgjegj: "Kthehuni bijat e mija! Pse të vini me mua? Mos kam në barkun tim fëmijë që mund të bëhen bashkëshortët tuaj?
Ruthi 1:12
Kthehuni mbrapa, bijat e mija, shkoni, sepse unë jam shumë e vjetër për t`u martuar prapë; edhe sikur të thoja: "Kam akoma shpresë"; edhe sikur të martohesha sonte dhe të lindja djem,
Ruthi 1:13
a do të prisnit ju sa të rriteshin? A do të hiqnit dorë nga martesa për këtë shkak? Jo, bijat e mija, sepse kushtet në të cilat ndodhem janë më të hidhura nga tuajat, sepse dora e Zotit është shtrirë kundër meje".
Ruthi 1:14
Atëherë ato e ngritën zërin dhe qanë përsëri; pastaj Orpahu puthi vjehrrën, por Ruthi nuk i ndahej asaj.
Ruthi 1:15
Atëherë Naomi i tha Ruthit: "Ja, kunata jote u kthye te populli i vet dhe te perënditë e saj; ktheu mbrapa edhe ti, ashtu si kunata jote!".
Ruthi 1:16
Por Ruthi u përgjegj: "Mos ngul këmbë me mua që unë të të braktis dhe të mos të të ndjek më, sepse kudo që të shkosh ti do të shkoj edhe unë, dhe kudo që të rrish ti do të rri edhe unë; populli yt do të jetë populli im, Perëndia yt do të jetë edhe Perëndia im;
Ruthi 1:19
Kështu e bënë rrugën bashkë deri sa arritën në Betlem. Kur arritën në Betlem, tërë qyteti ziente për shkak të tyre. Gratë thonin: "Kjo është Naomi?".
Ruthi 1:20
Ajo iu përgjegj atyre: "Mos më quani Naomi; thirrmëni Mara, sepse i Plotfuqishmi më ka mbushur me hidhërim.
Ruthi 2:2
Ruthi, Moabitja, i tha Naomit: "Lermë të shkoj nëpër ara e të mbledh kallinj prapa atij në sytë e të cilit do të gjej hir". Ajo iu përgjegj: "Shko, bija ime".
Ruthi 2:3
Kështu Ruthi shkoi dhe nisi të mbledhë kallinjtë prapa korrësve; dhe i rastisi të ndodhej në pjesën e arës që ishte pronë e Boazit, i cili i përkiste familjes së Elimelekut.
Ruthi 2:4
Por ja, që Boazi erdhi në Betlehem dhe u tha korrësve: "Zoti qoftë me ju!". Ata iu përgjigjën: "Zoti të bekoftë!".
Ruthi 2:6
Shërbëtori i caktuar të mbikqyrë korrësit u përgjigj: "Është një vajzë moabite, që është kthyer me Naomin nga vendi i Moabit.
Ruthi 2:8
Atëherë Bozai i tha Ruthit: "Dëgjo, bija ime, mos shko në ndonjë arë tjetër për të mbledhur kallinjtë që kanë mbetur, mos u largo që këtej, por rri me shërbëtoret e mia.
Ruthi 2:9
Mbaj sytë në arën që po korrin dhe shko prapa korrësve. A nuk i kam urdhëruar shërbyesit e mi të mos të të bezdisin? Kur ke etje, shko atje ku janë shtambat, për të pirë ujin që kanë nxjerrë shërbëtorët".
Ruthi 2:10
Atëherë Ruthi u shtri përdhe, duke rënë përmbys me fytyrën për tokë dhe i tha: "Për çfarë arësye kam gjetur kaq hir në sytë e tu, sa ti të kujdesesh për mua që jam një e huaj?".
Ruthi 2:11
Boazi iu përgjegj duke thënë: "Më kanë treguar të gjitha ato që ti ke bërë për vjehrrën tënde mbas vdekjes së burrit tënd, dhe si ke lënë atin tënd, nënën tënde dhe vendlindjen tënde, për të jetuar me një popull që nuk e njihje më parë.
Ruthi 2:12
Zoti të shpërbleftë për ato që ke bërë dhe shpërblimi yt të jetë i plotë nga ana e Zotit, Perënedisë së Izraelit, nën krahët e të cilit erdhe të strehohesh!".
Ruthi 2:15
Pastaj u ngrit për të vazhduar mbledhjen e kallinjve që kishin mbetur, dhe Boazi u dha këtë urdhër shërbëtorëve të tij duke thënë: "Lëreni të vazhdojë të mbledhë kallinjtë edhe midis duajve dhe mos e qortoni;
Ruthi 2:16
përveç kësaj lini që të bien për të kallinj nga dorëza dhe mos i merrni, me qëllim që t`i mbledhë ajo, dhe mos i bërtisni".
Ruthi 2:19
E vjehrra e pyeti: "Ku i ke mbledhur kallinjtë sot? Ku ke punuar? Bekuar qoftë ai që tregoi kujdes për ty!". Kështu Ruthi i tregoi së vjehrrës pranë kujt kishte punuar dhe shtoi: "Njeriu pranë të cilit punova sot quhet Boaz".
Ruthi 3:1
Pastaj Naomi, e vjehrra, i tha: "Bija ime, a nuk do të kërkoj unë një vend paqeje për ty, që ti të jesh e lumtur?
Ruthi 3:5
Ruthi iu përgjegj: "Do të bëj të gjitha ato që më the".
Ruthi 3:8
Aty nga mesnata ai u zgjua përnjëherësh dhe u kthye; ja, një grua ishte shtrirë te këmbët e tij.
Ruthi 3:9
"Kush je ti?", i tha. Ajo u përgjigj: "Jam Ruthi, shërbëtorja jote; shtrije skajin e mantelit tënd mbi shërbëtoren tënd, sepse ti gëzon të drejtën e shpengimit".
Ruthi 3:11
Prandaj tani mos ki frikë, bija ime; unë do të bëj për ty gjithçka që më kërkon, sepse të gjithë njerëzit e qytetit tim e dinë që ti je një grua e virtytshme.
Ruthi 3:14
Kështu ajo qëndroi shtrirë në këmbët e tij deri në mëngjes; por u ngrit përpara se një njeri të njohë tjetrin, sepse ai i kishte thënë: "Asnjeri nuk duhet ta dijë që kjo grua erdhi në lëmë!".
Ruthi 3:16
Kështu u kthye tek e vjehrra, që i tha: "Ti je bija e ime?". Atëherë ajo i tregoi të gjitha ato që ai burrë kishte bërë për të,
Ruthi 3:18
Naomi i tha: "Qëndro këtu, o bija ime, deri sa të mësosh si ka për të mbaruar kjo çështje, sepse ai burrë nuk do të rrijë deri sa ta ketë sistemuar sot çështjen".
Ruthi 4:1
Boazi shkoi te porta e qytetit dhe u ul aty. Dhe ja, po kalonte ai që kishte të drejtën e shpengimit dhe për të cilin Boazi kishte folur. Boazi i tha: "O ti biri i filanit, afrohu dhe ulu këtu". Ai u afrua dhe u ul.
Ruthi 4:3
Pastaj Boazi i tha atij që kishte të drejtën e shpengimit: "Naomi, që u kthye nga vendi i Moabit, ka shitur pjesën e tokës që i përkiste vëllait tonë Elimelek.
Ruthi 4:4
Mendova të të informoj dhe të të them: "Blije në prani të banorëve të vendit dhe të pleqve të popullit tim. Në rast se do ta shpengosh, shpengoje; por në rast se nuk ke ndër mend ta shpengosh, ma thuaj që ta di edhe unë; sepse asnjeri veç teje nuk gëzon të drejtën e shpengimit, dhe pas teje vij unë"". Ai u përgjegj: "Do të kërkoj të drejtën time".
Ruthi 4:5
Atëherë Boazi tha: "Ditën që do ta blesh arën nga dora e Naomit, ti do ta blesh edhe nga Ruthi, Moabitja, bashkëshortja e të ndjerit, për ta ringjallur emrin e të ndjerit në trashëgiminë e tij".
Ruthi 4:6
Ai që gëzonte të drejtën e shpengimit u përgjegj: "Unë nuk mund ta shpengoj për vete, sepse do të shkatërroj trashëgiminë time; shpengo ti atë që duhet të shpengoja unë, sepse unë nuk mund ta shpengoj".
Ruthi 4:7
Ky ishte zakoni në kohërat e kaluara në Izrael lidhur me të drejtën e shpengimit dhe të ndryshimit të pronësisë: personi hiqte sandalen dhe ja jepte tjetrit; kjo ishte mënyra e dëshmisë në Izrael.
Ruthi 4:10
Gjithashtu bleva për grua Ruthin, Moabiten, bashkëshorten e Mahlonit, për ta ringjallur emrin e të ndjerit në trashëgiminë e tij, me qëllim që emri i të ndjerit të mos shuhet midis vëllezërve të tij dhe në portën e qytetit të tij. Ju sot jeni dëshmitarë të këtij fakti.
Ruthi 4:11
Atëherë tërë populli që ndodhej te porta dhe pleqtë u përgjigjën: "Ne jemi dëshmitarë të kësaj ngjarjeje. Zoti e bëftë gruan që hyn në shtëpinë tënde si Rakelën dhe si Lean, dy gratë që ngritën shtëpinë e Izraelit. Paç pushtet në Efrathah dhe u bëfsh i famshëm në Betlem.
Ruthi 4:12
Shtëpia jote u bëftë si shtëpia e Peretsit, që Tamara i lindi Judës, për shkak të pasardhësve që Zoti do të të japë nga kjo e re".
Ruthi 4:15
Pastë mundësi ai të rimëkëmbë jetën tënde dhe u bëftë mbështetja e pleqërisë sate, sepse e ka lindur nusja jote që të do dhe që vlen për ty më tepër se shtatë bij".
Ruthi 4:18
Ja pasardhësit e Peretsit: Peretsit i lindi Hetsroni;
1 i Samuelit 1:3
Çdo vit ky njeri nisej nga qyteti i tij për të adhuruar dhe për t`i ofruar flijime Zotit të ushtërive në Shiloh, ku gjendeshin dy bijtë e Efraimit, Hofni dhe Finehasi, priftërinj të Zotit.
1 i Samuelit 1:6
Por shemra e saj e ngacmonte vazhdimisht për ta zëmëruar, sepse Zoti ia kishte mbyllur barkun.
1 i Samuelit 1:8
Atëherë burri i saj Elkanahu i tha: "Ana, pse qan? Pse nuk ha? Pse është trishtuar zemra jote? A nuk jam unë për ty më i mirë se dhjetë fëmijë?".
1 i Samuelit 1:11
Pastaj lidhi një kusht, duke thënë: "O Zot i ushtrive, në se vërtetë interesohesh për fatkeqësinë që i ka rënë shërbëtores sate, në se ti më mban mend mua dhe nuk e harron shërbëtoren tënde, por dëshiron t`i japësh shërbëtores sate një fëmijë mashkull, unë do t`ja jap Zotit për të gjitha ditët e jetës së tij dhe brisku nuk ka për të kaluar mbi kokën e tij".
1 i Samuelit 1:12
Ndërsa ajo e zgjaste lutjen e saj përpara Zotit, Eli shikonte me kujdes gojën e saj.
1 i Samuelit 1:13
Ana fliste në zemër të saj; vetëm buzët i lëviznin, por zëri saj nuk dëgjohej; pikërisht për këtë Eli mendonte që ishte e dehur.
1 i Samuelit 1:15
Por Ana u përgjegj dhe tha: "Jo, imzot, unë jam një grua e vrarë në frym dhe nuk kam pirë as verë, as pije të tjera dehëse, por isha duke hapur zemrën time para Zotit.
1 i Samuelit 1:17
Atëherë Eli iu përgjegj: "Shko në paqe dhe Perëndia i Izraelit të dhëntë atë që i kërkove".
1 i Samuelit 1:18
Ajo u përgjegj: "Shërbëtorja jote pastë gjetur hirin në sytë e tu". Kështu gruaja iku në rrugën e saj, nisi të ushqehet dhe pamja e saj nuk ishte më e trishtuar.
1 i Samuelit 1:19
Ata u ngritën herët në mëngjes dhe ranë përmbys përpara Zotit; pastaj u nisën dhe u kthyen në shtëpinë e tyre në Ramah. Elkanahu njohu Anën, bashkëshorten e tij, dhe Zoti u kujtua për të.
1 i Samuelit 1:21
Atëherë burri i saj Elkanahu u ngjit me gjithë familjen e tij për t`i ofruar Zotit flijimin vjetor dhe për të plotësuar kushtin e lidhur.
1 i Samuelit 1:22
Por Ana nuk u ngjit, sepse i tha burrit të saj: "Unë nuk do të ngjitem deri sa fëmija të jetë zvjerdhur; atëherë do ta çoj me qëllim që ta paraqes para Zotit dhe të mbetet pranë tij për gjithnjë".
1 i Samuelit 1:23
Burri i saj, Elkanahu, iu përgjegj: "Bëj si të të duket më mirë; qëndro deri sa të të jetë zvjerdhur, mjaft që Zoti ta mbajë fjalën!". Kështu gruaja mbeti në shtëpi dhe i dha gji birit të saj deri sa ky u zvordh.
1 i Samuelit 1:27
Jam lutur për të pasur këtë djalë, dhe Zoti më dha atë që i kisha kërkuar.
1 i Samuelit 1:28
Prandaj edhe unë ia fal Zotit; deri sa të rrojë, ai do t`i kushtohet Zotit". Dhe aty ranë përmbys para Zotit.
1 i Samuelit 2:2
Nuk ka asnjë të shenjtë si Zoti, sepse nuk ka asnjë tjetër vëç teje, nuk ka asnjë shkëmb si Perëndia ynë.
1 i Samuelit 2:3
Mos vazhdoni të flisni me aq mburrje; të mos dalin fjalë arrogante nga goja juaj, sepse Zoti është Perëndia i njohjes dhe ai i peshon veprimet.
1 i Samuelit 2:5
Ata që ishin të ngopur shkojnë si punëtorë ditorë për një copë bukë, ndërsa ata që ishin të uritur nuk vuajnë më nga uria. Madje edhe ajo që ishte shterpë, ka pjellë shtatë herë, ndërsa ajo që ka shumë fëmijë është dobësuar.
1 i Samuelit 2:8
Ai e ngre të mjerin nga pluhuri dhe e heq të varfërin nga plehrat, në mënyrë që të ulet me princat dhe të trashëgojnë një fron lavdie; sepse shtyllat e dheut i përkasin Zotit, dhe mbi to ai ka mbështetur botën.
1 i Samuelit 2:14
dhe e fuste në tenxhere, në kazan apo në kusi, dhe tërë atë që piruni i madh tërhiqte sipër prifti e mbante për vete. Kështu vepronin me tërë Izraelitët që shkonin në Shiloh.
1 i Samuelit 2:15
Edhe para se të digjnin dhjamin, shërbëtori i priftit vinte dhe i thoshte atij që bënte flijimin: "Më jep mish për ta pjekur për priftin, sepse ai nuk do të pranojë prej teje mish të pjekur, por mish të gjallë".
1 i Samuelit 2:16
Dhe në qoftë se njeriu i thoshte: "Më parë të tymoset dhjami, pastaj të marrësh sa të duash", ai përgjigjej: "Jo, duhet të ma japësh tani; përndryshe do ta marr me forcë".
1 i Samuelit 2:17
Prandaj mëkati i dy të rinjve ishte shumë i madh përpara Zotit, sepse ata përçmonin ofertat që i bëheshin Zotit.
1 i Samuelit 2:19
E ëma i përgatiste një veshje të vogël dhe ia çonte çdo vit kur ngjitej me burrin e saj për të ofruar flijimin vjetor.
1 i Samuelit 2:23
dhe u tha atyre: "Pse bëni gjëra të tilla? Sepse dëgjoj nga tërë populli për veprimet tuaja të këqija.
1 i Samuelit 2:24
Mos, bijtë e mi, sepse zërat që dëgjoj për ju nuk janë aspak të mira; ju e shtyni popullin e Zotit të mëkatojë.
1 i Samuelit 2:25
Në rast se një njeri mëkaton kundër një njeriu tjetër, Perëndia e gjykon, por në rast se një njeri mëkaton kundër Zotit, kush do të ndërhyjë për të?". Por ata nuk e dëgjuan zërin e atit të tyre, sepse Zoti dëshironte të vdisnin.
1 i Samuelit 2:27
Një njeri i Perëndisë erdhi tek Eli dhe i tha: "Kështu flet Zoti: A nuk u shfaqa në shtëpinë e atit tënd, kur në Egjipt ata ishin skllevër të shtëpisë së Faraonit?
1 i Samuelit 2:29
Pse pra i përçmoni flijimet dhe blatimet e mia që kam urdhëruar të bëhen në banesën time, dhe pse nderoni më tepër fëmijët tuaj se mua, duke u trashur me pjesën më të mirë të blatimeve të Izraelit, të popullit tim?
1 i Samuelit 2:30
Prandaj kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: Unë kisha shpallur që shtëpia jote dhe shtëpia e atit tënd do të kishin ecur gjithnjë para meje, por tani Zoti thotë: Qoftë larg meje kjo gjë; sepse unë nderoj ata që më nderojnë, por ata që më përçmojnë do të përçmohen gjithashtu nga ana ime.
1 i Samuelit 2:32
Dhe ke për të parë mjerimin e banesës sime, ndonëse dhe Perëndia i ka bërë aq të mira Izraelit, nuk do të ketë kurrë më asnjë plak në shtëpinë tënde.
1 i Samuelit 2:33
Por ai nga të tutë që nuk kam për të hequr nga altari im do të konsumojë sytë e tu dhe do ta mbushë me trishtim zemrën tënde; dhe tërë pasardhësit e shtëpisë sate do të vdesin në lulen e rinisë.
1 i Samuelit 2:34
Do të të shërbejë si shenjë ajo që ka për t`u ndodhur dy bijve të tu, Hofnit dhe Finehasit; që të dy do të vdesin në të njëjtën ditë.
1 i Samuelit 2:35
Por unë do të zgjedh për vete një prift besnik, që ka për të vepruar simbas asaj që ndjej në zemrën dhe në shpirtin tim; unë do t`i ndërtoj një shtëpi të qendrueshme, dhe ai ka për të ecur gjithmonë para të vajosurit tim.
1 i Samuelit 2:36
Dhe kushdo që ka për të mbetur në shtëpinë tënde do të vijë të përulet para tij për një monedhë argjendi dhe një copë buke, dhe do të thotë: "Më prano, të lutem, në një nga detyrat priftërore, që të mund të ha një copë bukë"".
1 i Samuelit 3:3
Llampa e Perëndis nuk ishte shuar akoma dhe Samueli ishte shtrirë në tabernakullin e Zotit, ku gjendej edhe arka e Perëndisë.
1 i Samuelit 3:4
Atëherë Zoti thirri Samuelin që u përgjegj: "Ja ku jam!".
1 i Samuelit 3:5
Pastaj vrapoi tek Eli dhe i tha: "Ja ku jam, se ti më thirre". Ai u përgjegj: "Unë nuk të kam thirrur, shko të flesh". Kështu ai vajti të flerë.
1 i Samuelit 3:6
Zoti e thirri përsëri Samuelin. Dhe Samueli u ngrit, shkoi tek Eli dhe i tha: "Ja ku jam, se ti më thirre". Por ai u përgjegj: "Biri im, unë nuk të kam thirrur; shko të flesh".
1 i Samuelit 3:8
Zoti e thirri përsëri për të tretën herë Samuelin. Kështu ai u ngrit, shkoi tek Eli dhe i tha: "Ja ku jam, se ti më thirre". Atëherë Eli kuptoi që Zoti e thërriste të riun.
1 i Samuelit 3:10
Pastaj Zoti erdhi, u vendos aty afër dhe thirri si herët e tjera: "Samuel, Samuel!". Samueli u përgjegj: "Folë, sepse shërbëtori yt të dëgjon".
1 i Samuelit 3:11
Atëherë Zoti i tha Samuelit: "Ja, jam duke bërë në Izrael një gjë që do të shungullojë veshët e kujtdo që ka për ta dëgjuar.
1 i Samuelit 3:13
Po i deklaroj që jam bërë gati të ndëshkoj shtëpinë e tij për gjithnjë, për shkak të paudhësisë që e karakterizon, sepse bijtë e tij janë bërë të neveritshëm dhe ai nuk i ka frenuar.
1 i Samuelit 3:16
Por Eli thirri Samuelin, duke thënë: "Samuel, biri im!". Ai u përgjegj: "Ja ku jam".
1 i Samuelit 3:17
Ai tha: "Çfarë të tha? Të lutem, mos më fshih asgjë. Perëndia veproftë ashtu me ty, madje edhe më keq, në rast se ti më fsheh diçka nga të gjitha ato që të tha".
1 i Samuelit 4:2
Pastaj Filistejtë u renditën për betejë kundër Izraelit; filloi një betejë e madhe, por Izraeli u mund nga Filistejtë, të cilët vranë në fushën e betejës rreth katër mijë veta.
1 i Samuelit 4:3
Kur populli u kthye në kamp, pleqtë e Izraelit thanë: "Pse Zoti na mundi sot përpara Filistejve? Të shkojmë të marrim në Shiloh arkën e besëlidhjes së Zotit, në mënyrë që të ndodhet në mes nesh dhe të na shpëtojë nga duart e armiqve tanë!".
1 i Samuelit 4:4
Kështu populli dërgoi në Shiloh njerëz që të merrnin që andej arkën e besëlidhjes së Zotit të ushtërive, që ulët midis kerubinëve; dhe dy bijtër e Elit, Hofni dhe Finehasi, ishin aty me arkën e besëlidhjes së Perëndisë.
1 i Samuelit 4:5
Kur arka e besëlidhjes së Zotit hyri në kamp, i gjithë Izraeli shpërtheu në një britmë gëzimi aq të fuqishme sa vetë toka e drodh.
1 i Samuelit 4:7
Kështu Filistejtë u trembën, sepse thonin: "Perëndia erdhi në kamp". Dhe thirrën: "Mjerë ne! Një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë më parë.
1 i Samuelit 4:8
Mjerë ne! Kush do të na shpëtojë nga duart e këtyre perëndive të fuqishme? Këto janë perënditë që i goditën Egjiptasit me lloj lloj plagësh në shkretëtirë.
1 i Samuelit 4:11
Edhe arka e Perëndisë u morr dhe dy djemtë e Elit, Hofni dhe Finehasi, vdiqën.
1 i Samuelit 4:13
Kur arriti, ja, Eli ishte ulur mbi ndenjësen e tij në anë të rrugës, duke shikuar, sepse zemra e tij dridhej për arkën e Perëndisë. Sapo ai njeri hyri në qytet dhe njoftoi për atë që kishte ndodhur, një britmë u ngrit nga tërë qyteti.
1 i Samuelit 4:14
Kur dëgjoi zhurmën e britmave, Eli tha: "Ç`kuptim ka zhurma e kësaj rrëmuje?". Pastaj ai njeri erdhi me të shpejtë për t`i treguar Elit atë që kishte ndodhur.
1 i Samuelit 4:17
Atëherë lajmëtari u përgjegj dhe tha: "Iezraeli ia mbathi përpara Filistejve dhe u bë një masakër e madhe në popull; edhe dy djemtë e tu, Hofni dhe Finehasi, vdiqën, dhe arka e Perëndisë u morr".
1 i Samuelit 4:18
Sa u zu në gojë arka e Perëndisë, Eli ra nga ndenjësja prapa, përbri derës, theu qafën dhe vdiq, sepse ishte plak dhe i rënduar. Qe gjyqtar i Izraelit dyzet vjet me radhë.
1 i Samuelit 4:19
E reja e tij, gruaja e Finehasit, ishte me barrë dhe në prag të lindjes; kur dëgjoi lajmin që arka e Perëndisë ishte kapur dhe vjehrri i saj dhe i shoqi kishin vdekur, u kërrus dhe lindi, sepse e zunë dhimbjet.
1 i Samuelit 4:20
Në çastin kur ishte duke vdekur, gratë që kujdeseshin për të i thanë: "Mos u tremb, sepse ke lindur një djalë". Por ajo nuk u përgjegj dhe nuk u kushtoi vëmëndje fjalëve të tyre,
1 i Samuelit 4:21
por ia vuri emrin Ikabod fëmijës, duke thënë: "Lavdia u largua nga Izraeli", sepse arka e Perëndisë ishte marr për shkak të vjehrrit të saj dhe të burrit të saj.
1 i Samuelit 4:22
Ajo tha: "Lavdia është larguar nga Izraeli, sepse arka e Perëndisë është marr".
1 i Samuelit 5:1
Atëherë Filistejtë e morën arkën e Perëndisë dhe e mbartën nga Eben-Ezeriu në Ashdod;
1 i Samuelit 5:2
pastaj Filistejtë e morën arkën e Perëndisë, e çuan në tempullin e Dagonit dhe e vendosën pranë Dagonit.
1 i Samuelit 5:3
Të nesërmen banorët e Ashdodit u ngritën herët, por Dagoni qe rrëzuar me fytyrë për tokë përpara arkës së Zotit. Kështu e morën Dagonin dhe e vunë përsëri në vendin e tij.
1 i Samuelit 5:4
Të nesërmen u ngritën herët, dhe ja Dagoni qe rrëzuar përsëri me fytyrën për tokë përpara arkës së Zotit, kurse koka e Dagonit dhe të dy pëllëmbët e duarve të tij u gjetën të prera mbi prag; nga Dagoni kishte mbetur vetëm trungu.
1 i Samuelit 5:7
Kur banorët e Ashdodit panë që punët shkonin në atë mënyrë, ata thanë: "Arka e Perëndisë të Izraelit nuk duhet të mbetet në mes nesh, sepse dora e tij ka qenë e rëndë me ne dhe me Dagonin, perëndinë tonë".
1 i Samuelit 5:8
Kështu ata mblodhën pranë tyre tërë princat e Filistejve dhe thanë: "Çfarë duhet të bëjmë me arkën e Perëndisë të Izraelit?". Princat u përgjegjën: "Të mbartet arka e Perëndisë të Izraelit në Gatha".
1 i Samuelit 5:9
Kështu arka e Perëndisë të Izraelit u mbart aty. Por mbas transportimit të saj, dora e Zotit u kthye kundër atij qyteti, duke i shkaktuar një lemeri të madhe; dhe Zoti i goditi njerëzit e qytetit, të mëdhenj e të vegjël, me një epidemi hemoroidesh.
1 i Samuelit 5:10
Atëherë arkën e Perëndisë e dërguan në Ekron. Por, sapo arka e Perëndisë arriti në Ekron, banorët e Ekronit protestuan duke thënë: "Kanë sjellë arkën e Perëndisë të Izraelit te ne, që të vdesim ne dhe populli ynë!".
1 i Samuelit 5:11
Kështu mblodhën tërë pincat e Filistejve dhe u thanë: "Largojeni arkën e Perëndisë të Izraelit; ajo të kthehet në vendin e saj, që të mos shkaktojë vdekjen tonë dhe të popullit tonë!". Në fakt ishte përhapur një lemeri vdekjeprurëse në të gjithë qytetin, sepse dora e Perëndisë rëndonte shumë mbi të.
1 i Samuelit 6:2
Pastaj Filistejtë mblodhën priftërinjtë dhe shortarët dhe thanë: "Ç`duhet të bëjmë me arkën e Zotit? Na trego mënyrën që duhet të përdorim për ta kthyer përsëri në vendin e saj".
1 i Samuelit 6:3
Atëherë ata u përgjegjën: "Në qoftë se e ktheni arkën e Perëndisë së Izraelit, mos e ktheni bosh, por dërgoni me të të paktën një ofertë zhdëmtimi; atëherë do të shëroheni dhe do të mësoni pse dora e tij nuk ju ndahej".
1 i Samuelit 6:4
Ata pyetën: "Çfarë oferte zhdëmtimi do t`i dërgojmë neve?". Ata u përgjegjën: "Pesë hemorroide ari dhe pesë minj ari simbas numrit të princave të Filistejve, sepse e njëjta plagë ka goditur ju dhe princat tuaj.
1 i Samuelit 6:5
Bëni, pra, disa figura të hemorroideve dhe të minjve tuaj që shkatërrojnë vendin, dhe i thurrni lavdi Perëndisë së Izraelit; ndofta ai do ta zbusë dorën e tij mbi ju, mbi perënditë tuaj dhe mbi vendin tuaj.
1 i Samuelit 6:9
Dhe rrini e shikoni, në rast se ngjitet nëpër rrugën që të çon në territorin e tij, në Beth-Shemesh, është Zoti që na ka bërë këtë të keqe të madhe; ndryshe do të të mësojmë që nuk ka qenë dora e tij që na ka goditur, por kjo ka ndodhur rastësisht".
1 i Samuelit 6:17
Këto janë hemorroidet prej ari që Filistejtë i dërguan Zotit si ofertë zhdëmtimi; një për Ashdodin, një për Gazën, një për Askalonin, një për Gathin, një për Ekronin;
1 i Samuelit 6:18
dhe minjtë prej ari simbas numrit të të gjitha qyteteve të Filistejve që u përkisnin pesë princëve, nga qytetet e fortifikuara deri në fshatrat e fushës, deri në gurin e madh e mbi të cilin u vendos arka e Zotit dhe që qëndron deri në ditën e sotme në fushën e Jozueut, Bethshemitit.
1 i Samuelit 6:19
Zoti goditi disa njerëz të Beth-Shemeshit, sepse kishin shikuar brenda arkës së Zotit; ai goditi shtatëdhjetë njerëz të popullit. Populli mbajti zi për ta, sepse Zoti e kishte prekur me një fatkeqësi të madhe.
1 i Samuelit 6:20
Njerëzit e Beth-Shemeshit thanë: "Kush mund të rezistojë përpara Zotit, këtij Perëndie të shenjtë? Nga kush do të ngjitet arka, kur të niset nga ne?".
1 i Samuelit 6:21
Kështu u dërguan lajmëtarë banorëve të Kiriath-Jearimit për t`u thënë: "Filistejtë e kanë kthyer arkën e Zotit; zbrisni dhe çojeni lart te ju".
1 i Samuelit 7:3
Atëherë Samueli i foli tërë shtëpisë së Izraelit, duke thënë: "Në rast se ktheheni tek Zoti me gjithë zemër, hiqni nga gjiri juaj perënditë e huaja dhe Ashtarithin dhe mbani zemrën tuaj tek Zoti dhe
1 i Samuelit 7:5
Pastaj Samueli tha: "Mblidhni tërë Izraelin në Mitspah dhe unë do t`i lutem Zotit për ju".
1 i Samuelit 7:6
Kështu ata u mblodhën në Mitspah, morën ujë dhe e derdhën përpara Zotit; pastaj po atë ditë agjëruan dhe atje thanë: "Kemi mëkatuar kundër Zotit". Samueli i gjykoi bijtë e Izraelit në Mitspah.
1 i Samuelit 7:8
Atëherë bijtë e Izraelit i thanë Samuelit: "Mos e ndërpre klithmën tënde për neve tek Zoti, që ai të na shpëtojë nga duart e Filistejve".
1 i Samuelit 7:9
Kështu Samueli mori një qengj pirës dhe e ofroi tërësisht si olokaust Zotit; Samueli i thirri Zotit për Izraelin dhe Zoti ia plotësoi kërkesën.
1 i Samuelit 7:10
Ndërsa Samueli ofronte olokaustin, Filistejtë u afruan për të sulmuar Izraelin; por Zoti bubulloi me buçimë të madhe kundër Filistejve dhe i ngatërroi deri në atë pikë sa u mundën para Izraelit.
1 i Samuelit 7:16
Çdo vit ai i binte përqark Bethelit, Gilgalit dhe Mitspahut dhe ushtronte funksionin e gjyqtarit të Izraelit mbi tërë këto vende.
1 i Samuelit 7:17
Pastaj kthehej në Ramah, sepse aty ishte shtëpia e tij. Aty e gjykonte Izraelin dhe po aty ngriti një altar për Zotin.
1 i Samuelit 8:7
Dhe Zoti i tha Samuelit: "Dëgjo zërin e popullit për të gjitha ato që të thotë, sepse ata nuk të kanë hedhur poshtë ty, por kanë hedhur poshtë mua, me qëllim që unë të mos mbretëroj mbi ta.
1 i Samuelit 8:8
Sillen me ty, ashty siç kanë bërë gjithnjë nga dita që i nxora nga Egjipti e deri më sot: më kanë braktisur për t`u shërbyer perëndive të tjera.
1 i Samuelit 8:11
Dhe tha: "Këto do të jenë të drejtat e mbretit që do të mbretërojë mbi ju. Ai do t`i marrë bijtë tuaj dhe do t`i caktojë në qerret e tij, me qëllim që të bëhen kalorës të tij dhe të vrapojnë përpara qerreve;
1 i Samuelit 8:12
për t`i bërë ata kapidanë të mijëshëve dhe të pesëdhjetëshëve, për t`i vënë ata t`i lërojnë arat, t`i korrin të lashtat, t`i prodhojnë armë lufte dhe vegla për qerret e tij.
1 i Samuelit 8:13
Do të marrë bijat tuaja për t`i bërë parfumiere, gjellbërëse dhe furrtare.
1 i Samuelit 8:14
Do të marrë arat tuaja, vreshtat dhe ullishtet tuaja; më të mirat që keni, për t`ua dhënë eunukëve dhe shërbëtorëve të tij.
1 i Samuelit 8:15
Do të marrë të dhjetën e farërave dhe të vreshtave tuaja për t`ua dhënë eunukëve dhe shërbëtorëve të tij.
1 i Samuelit 8:16
Do të marrë shërbëtorët, shërbëtoret, të rinjtë tuaj më të mirë dhe gomarët që keni për t`i përdorur në punimet e tij.
1 i Samuelit 8:18
Atë ditë ju do të ulërini për shkak të mbretit që keni për vete, por Zoti nuk do t`ju përgjigjet".
1 i Samuelit 9:2
Ai kishte një djalë të quajtur Saul, i ri dhe i bukur, ndër bijtë e Izraelit nuk kishte asnjë më të bukur se ai; që nga supet e lart, ai ua kalonte, për shtat, gjithë njerëzve të tjerë.
1 i Samuelit 9:4
Kështu ai kaloi nëpër krahinën malore të Efraimit dhe përshkoi vendin e Shalishas, pa i gjetur; pastaj kaloi nëpër vendin e Shaalimit, por nuk ishin as aty; përshkuan pastaj vendin e Beniaminitëve, por nuk i gjetën as aty.
1 i Samuelit 9:5
Kur arritën në vendin e Tsufit, Sauli i tha shërbëtorit të tij që ishte me të: "Çohu, të kthehemi, që të mos ndodhë që im atë të heqë mendjen nga gomaret dhe të fillojë të shqetësohet për ne".
1 i Samuelit 9:6
Shëbëtori i tha: "Ja, në këtë qytet jeton një njeri i Perëndisë, që e nderojnë shumë; tërë ato që ai thotë, realizohen pa tjetër. Tani le të shkojmë atje; ndofta do të na tregojë rrugën që duhet të ndjekim".
1 i Samuelit 9:7
Sauli i tha shërbëtorit të tij: "Por ja, në qoftë se shkojmë, çfarë t`i çojmë njeriut të Perëndisë? Sepse buka e thasëve tanë ka mbaruar dhe nuk kemi asnjë dhuratë për t`i çuar njeriut të Perëndisë. Çfarë kemi me vete?".
1 i Samuelit 9:8
Dhe shërbëtori iu përgjegj Saulit, duke thënë: "Ja, unë kam në dorë një çerek sikli prej argjendi; do t`ia jap njeriut të Perëndisë dhe ai do të na tregojë rrugën që duhet të ndjekim".
1 i Samuelit 9:9
(Në të kaluarën në Izrael, kur dikush shkonte për t`u këshilluar me Perëndinë, thoshte: "Çohu të shkojmë te shikuesi", sepse profeti i sotëm në të kaluarën quhej shikues).
1 i Samuelit 9:10
Atëherë Sauli i tha shërbëtorit të tij: "Mirë e the. Çohu të shkojmë!". Dhe u drejtuan nga qyteti ku gjendej njeriu i Perëndisë.
1 i Samuelit 9:11
Ndërsa merrnin të përpjetën që të çon në qytet, takuan rrugës dy vajza që kishin dalë për të mbushur ujë dhe i pyetën ato: "Këtu është shikuesi?".
1 i Samuelit 9:12
Ato u përgjigjën duke thënë: "Po, ja ku është pak përpara jush, nxitoni. Sot erdhi në qytet, sepse sot populli duhet të bëjë një flijim në vendin e lartë.
1 i Samuelit 9:13
Sa të hyni në qytet, do ta gjeni me siguri para se të ngjitet në vendin e lartë për të ngrënë. Populli nuk do të hajë deri sa ai të mbërrijë, sepse ai ka për të bekuar flijimin; pastaj të ftuarit do të fillojnë të hanë. Prandaj ngjituni lart, sepse tani do ta gjeni".
1 i Samuelit 9:14
Kështu u ngjitën në qytet; ndërsa ata hynin në qytet, Samueli dilte në drejtim të tyre për t`u ngjitur në vendin e lartë.
1 i Samuelit 9:17
Kur Samueli pa Saulin, Zoti i tha: "Ky është njeriu për të cilin të fola; ai do të mbretërojë mbi popullin tim".
1 i Samuelit 9:19
Samueli iu përgjegj Saulit dhe i tha: "Jam unë shikuesi. Ngjitu para meje në kodër; sot do të hani me mua. Nesër në mëngjes do të lë të shkosh dhe do të të tregoj tërë ato që ke në zemër.
1 i Samuelit 9:20
Përsa u përket gomarëve të tu që të kanë humbur tri ditë më parë, mos u mërzit se i kanë gjetur. E kujt i drejtohet gjithë dëshira e Izraelit, veçse ty dhe tërë shtëpisë së atit tënd?".
1 i Samuelit 9:21
Sauli, duke u përgjegjur, tha: "A nuk jam unë një Beniaminit, një nga fiset më të vogla të Izraelit? Dhe familja ime a nuk është, vallë më e vogla e gjithë familjeve të fisit të Beniaminit? Pse më flet, pra, në këtë mënyrë?".
1 i Samuelit 9:23
Pastaj Samueli i tha gjellëbërësit: "Sill pjesën që të dhashë dhe për të cilën të thashë: "Vëre mënjanë"".
1 i Samuelit 9:24
Gjellëbërësi mori atëherë kofshën dhe atë që i ngjitej asaj, dhe ia vuri përpara Saulit. Pastaj Samueli tha: "Ja, ajo që u mbajt rezervë, u vu mënjanë për ty; haje se është ruajtur apostafat për ty kur ftova popullin". Kështu atë ditë Sauli hëngri bashkë me Samuelin.
1 i Samuelit 9:27
Kur zbritën në periferi të qytetit, Samueli i tha Saulit: "Thuaji shërbëtorit të kalojë para nesh dhe të shkojë përpara, por ti ndalu një çast, në mënyrë që të kem mundësi të të njoftoj fjalën e Perëndisë".
1 i Samuelit 10:2
Sot, kur të ikësh nga unë, do të gjesh dy njerëz pranë varrit të Rakelës në kufirin e Beniaminit, në Tseltsah. Ata do të thonë: Gomaret që shkove të kërkosh u gjetën; tani yt atë nuk shqetësohet për gomaret, por për ju, dhe thotë: "Çfarë duhet të bëj për birin tim?".
1 i Samuelit 10:3
Pastaj ti do ta kalosh atë vend dhe do të arrish në lisin e Taborit; aty do të takosh tre njerëz që shkojnë për të adhuruar Perëndinë në Bethel: njëri do të mbajë tre keca, tjetri tri bukë dhe i treti një calik me verë.
1 i Samuelit 10:4
Ata do të të përshëndetin dhe do të të japin dy bukë, që do t`i marrësh nga duart e tyre.
1 i Samuelit 10:5
Pastaj ti do të arrish në kodrinën e Perëndisë, ku gjendet garnizoni i Filistejve; dhe këtu, duke arritur në qytet, do të takosh një grup profetësh që do të zbresin nga vendi i lartë, të paraprirë nga një harpë, një dajre, një fyell dhe një qeste, dhe që do të bëjnë profeci.
1 i Samuelit 10:7
Kur këto shenja do të realizohen, bëj atë që rasti kërkon, sepse Perëndia është me ty.
1 i Samuelit 10:8
Pastaj ti do të zbresësh para meje në Gilgal: dhe ja, unë do të zbres te ti për të ofruar olokauste dhe për të kryer flijime falenderimi. Ti do të presësh shtatë ditë deri sa unë të vij te ti dhe të të them çfarë duhet të bësh".
1 i Samuelit 10:9
Sapo ktheu kurrizin për të lënë Samuelin, Perëndia ia ndërroi zemrën në një tjetër, dhe tërë ato shenja u realizuan po atë ditë.
1 i Samuelit 10:10
Sapo arritën atje në kodër, një grup profetësh i doli përpara; atëherë ai u ngarkua nga Fryma e Perëndisë dhe filloi të bëjë profeci në mes tyre.
1 i Samuelit 10:12
Pastaj një vendas u përgjegj, duke thënë: "Po kush është ati i tyre?". Për këtë arësye u bë proverb thënia: "Është edhe Sauli midis prefetëve?".
1 i Samuelit 10:14
Pastaj ungji i Saulit e pyeti atë dhe shërbëtorin e tij: "Ku keni vajtur?". Ai u përgjegj: "Të kërkojmë gomaret, por, duke parë se nuk ishin, shkuam te Samueli".
1 i Samuelit 10:16
Kështu iu përgjegj Sauli ungjit të tij: "Ai na siguroi që gomaret i kishin gjetur". Por nuk tha asgjë lidhur me atë që Samueli kishte thënë për mbretërinë.
1 i Samuelit 10:18
dhe u tha bijve të Izraelit: "Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: "Unë e nxora Izraelin nga Egjipti dhe ju çlirova nga duart e Egjiptasve dhe nga duart e të gjitha mbretërve që ju shtypnin".
1 i Samuelit 10:19
Por sot ju keni hedhur poshtë Perëndinë tuaj që ju ka shpëtuar nga fatkeqësitë dhe mundimet tuaja dhe i thoni: "Cakto një mbret mbi ne!". Prandaj paraqituni para Zotit sipas fiseve dhe sipas mijëshëve".
1 i Samuelit 10:22
Atëherë u këshilluan përsëri me Zotin: "A ndodhet tanimë këtu?". Zoti u përgjegj: "Ja ku është fshehur midis bagazheve".
1 i Samuelit 10:25
Atëherë Samueli i paraqiti popullit të drejtat e mbretërisë dhe i shkroi në një libër, që vendosi përpara Zotit. Pas kësaj Samueli ktheu tërë popullin, secili shkoi në shtëpinë e tij.
1 i Samuelit 10:26
Edhe Samueli shkoi në shtëpinë e tij në Gibeah, dhe me të shkuan njerëz trima, të cilëve Perëndia u kish prekur zemrën.
1 i Samuelit 10:27
Por disa njerëz që nuk vlenin asgjë thanë: "Si mund të na shpëtojë ky njeri?". Kështu e përçmuan dhe nuk i bënë asnjë dhuratë. Por ai nuk tha asnjë fjalë.
1 i Samuelit 11:2
Amoniti Nahash iu përgjegj kështu: "Unë do të bëj aleancë me ju me këtë kusht: t`ju nxjerr syrin e djathtë të gjithëve për të poshtëruar tërë Izraelin.
1 i Samuelit 11:3
Pleqtë e Jabeshit i thanë: "Na jep shtatë ditë kohë që të dërgojmë lajmëtarë në tërë territorin e Izraelit; dhe në qoftë se nuk vjen asnjeri për të na shpëtuar, do të dorëzohemi në duart e tua".
1 i Samuelit 11:6
Me të dëgjuar këto fjalë, Fryma e Perëndisë përfshiu Saulin, zemërimi i të cilit u rrit me të madhe.
1 i Samuelit 11:11
Të nesërmen, Sauli e ndau popullin në tre grupe, të cilët hynë në mes të kampit armik para mëngjesit dhe i grinë Amonitët deri në zheg të ditës. Ata që shpëtuan u shpërndanë dhe nuk mbetën as dy veta bashkë.
1 i Samuelit 11:13
Por Sauli u përgjegj: "Asnjeri nuk do të vritet në këtë ditë, sepse sot Zoti ka realizuar një çlirim të madh në Izrael".
1 i Samuelit 11:14
Pastaj Samueli i tha popullit: "Ejani, shkojmë në Gilgal dhe aty ta përtërijmë mbretërinë".
1 i Samuelit 11:15
Kështu tërë populli shkoi në Gilgal dhe aty përpara Zotit në Gilgal e caktuan Saulin mbret. Aty përpara Zotit ofruan flijime falenderimi; dhe po aty Sauli dhe tërë njerëzit e Izraelit u gëzuan shumë.
1 i Samuelit 12:1
Atëherë Samueli i tha tërë Izraelit: "Ja, unë ju dëgjova për të gjitha ato që më thatë dhe vura një mbret mbi ju.
1 i Samuelit 12:3
Ja ku jam, dëshmoni kundër meje përpara Zotit dhe përpara atij që është vajosur: Kujt i kam marrë kaun? Kujt i kam marrë gomarin? Kujt i kam ngrënë hakun? Cilin kam shtypur? Nga duart e kujt kam pranuar ndonjë dhuratë që më ka zënë sytë? Unë do t`jua kthej".
1 i Samuelit 12:4
Ata iu përgjegjën: "Ti nuk na ke ngrënë hakun, nuk na ke shtypur dhe nuk ke marrë asgjë nga duart e askujt".
1 i Samuelit 12:5
Ai u tha atyre: "Zoti është dëshmitar kundër jush dhe i vajosuri i tij është dëshmitar në këtë ditë, që nuk gjetët asgjë në duart e mia". Ata iu përgjegjën: "Po, ai është dëshmitar!".
1 i Samuelit 12:7
Prandaj paraqituni që unë të kem mundësi para Zotit të vë në dukje bashkë me ju veprat e drejta që Zoti ka kryer për ju dhe për etërit tuaj.
1 i Samuelit 12:9
Por ata e harruan Zotin, Perëndinë e tyre, dhe ai i shiti në duart e Siseras, komandantit të ushtrisë së Hatsorit, dhe në pushtetin e Filistejve dhe të mbretit të Moabit, të cilët u shpallën luftë atyre.
1 i Samuelit 12:12
Por kur patë që Nabashi, mbret i bijve të Amonit, filloi të lëvizë kundër jush, më thatë: "Jo, një mbret duhet të sundojë mbi ne", pikërisht kur Zoti, Perëndia juaj, ishte mbreti juaj.
1 i Samuelit 12:14
Në qoftë se keni frikë nga Zoti, i shërbeni dhe dëgjoni zërin e tij, dhe nuk ngrini krye kundër urdhërimeve të Zotit, atëherë ju dhe mbreti që mbretëron mbi ju do të ndiqni Zotin, Perëndinë tuaj.
1 i Samuelit 12:17
A nuk jemi vallë në kohën e korrjes së grurit? Unë do të kërkoj ndihmën e Zotit dhe ai do të dërgojë bubullima dhe shi; kështu do të kuptoni dhe do të shihni se e keqja që keni bërë duke kërkuar një mbret për ju, është e madhe në sytë e Zotit".
1 i Samuelit 12:19
Pastaj tërë populli i tha Samuelit: "Lutju Zotit, Perëndisë tënd, për shërbëtorët e tu, që të mos vdesin, sepse tërë mëkateve tona u kemi shtuar të keqen e kërkimit të një mbreti për ne".
1 i Samuelit 12:20
Samueli iu përgjegj popullit: "Mos u frikësoni; edhe se keni bërë gjithë këtë të keqe, mos lini së ndjekuri Zotin, por shërbejini Zotit me të gjithë zemrën tuaj.
1 i Samuelit 12:21
Mos u largoni për të ndjekur gjëra të kota, që nuk vlejnë as çlirojnë, sepse janë gjëra të kota.
1 i Samuelit 12:22
Sepse Zoti nuk do ta braktisë popullin e tij, për hir të tij të madh, sepse i pëlqeu Zotit t`ju bëjë popullin e vet.
1 i Samuelit 12:23
Sa për mua, mos ndodhtë kurrë që unë të mëkatoj kundër Zotit duke hequr dorë nga lutjet për ju; përkundrazi, do t`ju tregoj rrugën e mirë dhe të drejtë.
1 i Samuelit 12:24
Vetëm kini frikë nga Zoti dhe i shërbeni besnikërisht me gjithë zemër; mbani parasysh gjërat e mëdha që ka bërë për ju.
1 i Samuelit 13:4
Dhe në tëtë Izraelin filluan të thonë: "Sauli mundi garnizonin e Filistejve dhe Izraeli tani urrehet nga Filistejtë". Kështu populli u thirr në Gilgal për të shkuar pas Saulit.
1 i Samuelit 13:5
Edhe Filistejtë u mblodhën për të luftuar kundër Izraelit, me tridhjetë mijë qerre, gjashtë mijë kalorës dhe shumë njerëz, si rëra në bregun e detit. Ata u nisën pra, dhe u vendosën në Mikmash, në lindje të Beth-Avenit.
1 i Samuelit 13:7
Disa Hebrenj kaluan Jordanin për të vajtur në vendin e Gadit dhe të Galaadit. Sauli ishte akoma në Gilgal dhe tërë populli shkonte pas tij duke u dridhur.
1 i Samuelit 13:8
Ai priti shtatë ditë simbas kohës së caktuar nga Samueli; por Samueli nuk po vinte në Gilgal dhe populli kishte filluar të shpërndahej larg tij.
1 i Samuelit 13:10
Sapo kishte mbaruar së ofruari olokaustin, kur erdhi Samueli; dhe Sauli i doli përpara për ta përshëndetur.
1 i Samuelit 13:11
Por Samueli i tha: "Çfarë bëre kështu?". Sauli u përgjegj: "Kur pashë që populli po shpërndahej larg meje, që ti nuk kishe arritur ditën e caktuar dhe që Filistejtë po mblidheshin në Mikmash, thashë me vete:
1 i Samuelit 13:13
Atëherë Samueli i tha Saulit: "Ti ke vepruar pa mend; nuk ke respektuar urdhërimin që Zoti, Perëndia yt, të kishte dhënë. Në fakt Zoti do të vendoste për gjithnjë mbretërinë tënde mbi Izraelin.
1 i Samuelit 13:14
Tani përkundrazi mbretëria jote nuk ka për të vazhduar, Zoti ka kërkuar një njeri simbas zemrës së tij, dhe Zoti e ka caktuar princ të populli të tij, sepse ti nuk ke respektuar atë që Zoti të pati urdhëruar".
1 i Samuelit 13:20
Kështu tërë Izraelitët shkonin te Filistejtë për të mprehur kush plorin, kush sëpatën, kush belin.
1 i Samuelit 13:21
Çmimi për mprehje ishte një pim për belin, për sëpatën, për sfurkun, për rregullimin e hostenëve.
1 i Samuelit 14:4
Ndërmjet kalimeve nëpër të cilat Jonathani kërkonte të arrinte në pozicionin e Filistejve, kishte një shkëmb që ngrihej nga një anë dhe një shkëmb që ngrihej nga ana tjetër; njëri quhej Botsets dhe tjetri Seneh.
1 i Samuelit 14:5
Njeri nga shkëmbinjtë ngrihej në veri, përballë Mikmashit dhe tjetri në jug, përballë Gibeahut.
1 i Samuelit 14:6
Jonathani i tha shqyrtarit të ri: "Eja, shkojmë drejt pozicioneve të këtyre të parrethprerëve; ndofta Zoti ka për të vepruar në favorin tonë, sepse asgjë nuk e pengon Zotin të sigurojë shpëtimin me shumë ose me pak njerëz".
1 i Samuelit 14:7
Shqyrtari i tij iu përgjegj: "Bëj ç`ke për zemër; shko përpara; jam gati të shkoj me ty ku ta dëshirojë zemra jote".
1 i Samuelit 14:12
Pastaj njerëzit e garnizonit iu kthyen Jonathanit dhe shqyrtarit të tij dhe thanë: "Ejani te ne se kemi diçka për t`ju thënë". Atëherë Jonathani i tha shqyrtarit të tij: "Eja pas meje, sepse Zoti i ka dhënë në duart e Izraelit".
1 i Samuelit 14:13
Jonathani u ngjit duke u kacavarur me duar dhe me këmbë, i ndjekur nga shqyrtari i tij. Filistejtë binin përpara Jonathanit, dhe shqyrtari pas tij i vriste.
1 i Samuelit 14:14
Kjo qe masakra e parë e kryer nga Jonathani dhe nga shqyrtari i tij; në të humbën jetën rreth njëzet veta, në një sipërfaqe prej rreth gjysmë jugeri tokë.
1 i Samuelit 14:15
Tmerri u përhap në kamp, në fshatra dhe në gjithë popullin; edhe garnizoni dhe cubat u trembën gjithashtu; bile edhe toka u drodh dhe u shndërrua kështu në një llahtarë të Perëndisë.
1 i Samuelit 14:16
Rojet e Saulit në Gibeah të Beniaminit vështruan dhe panë që turma po shpërndahej dhe po ikte sa andej këtej.
1 i Samuelit 14:17
Atëherë Sauli u tha njerëzve që ishin me të: "Bëni apelin për të parë se kush ka ikur nga ne". U bë apeli, dhe ja, mungonin Jonathani dhe shqyrtari i tij.
1 i Samuelit 14:18
Atëherë Sauli i tha Ahijaut: "Afroje arkën e Perëndisë!" (sepse në atë kohë arka e Perëndisë ishte me bijtë e Izraelit).
1 i Samuelit 14:21
Vetë Hebrenjtë, të cilët prej pak kohe gjendeshin me Filistejtë dhe ishin ngjitur bashkë me ta në kamp nga krahina përreth, u bashkuan me Izraelitët që ishin me Saulin dhe Jonathanin.
1 i Samuelit 14:25
Tërë populli hyri në një pyll, ku kishte mjaltë për tokë.
1 i Samuelit 14:31
Po atë ditë ata i mundën Filistejtë nga Mikmashi deri në Aijalon, por populli ishte tepër i lodhur.
1 i Samuelit 14:32
Kështu populli u hodh mbi plaçkën, rrëmbeu dele, lopë dhe viça dhe i theri për tokë; dhe populli i hëngri me gjithë gjakun e tyre.
1 i Samuelit 14:34
Pastaj Sauli urdhëroi: "Shpërndahuni midis popullit dhe i thoni: "Secili të sjellë këtu tek unë lopën dhe delen e tij; i therrni këtu dhe pastaj i hani, por mos mëkatoni ndaj Zotit, duke ngrënë mish me gjithë gjakun e tij!". Kështu gjithkush nga populli solli me vete lopën e tij dhe e theri në atë vend.
1 i Samuelit 14:36
Pastaj Sauli tha: "Të zbresim natën për të ndjekur Filistejtë dhe t`i zhveshim deri në dritën e mëngjesit; dhe të mos lëmë asnjë prej tyre të gjallë". Populli u përgjegj: "Vepro si të të duket më
1 i Samuelit 14:37
Kështu Sauli e pyeti Perëndinë: "A duhet të zbres për të ndjekur Filistejtë? A do t`i lësh në duart e Izraelit?". Por Perëndia nuk dha asnjë përgjigje.
1 i Samuelit 14:39
sepse, ashtu siç është e vërtetë që Zoti, shpëtimtari i Izraelit, jeton edhe sikur të gjendej te Jonathani, biri im, ai duhet të vdesë". Por asnjeri nga tërë populli nuk iu përgjegj atij.
1 i Samuelit 14:40
Atëherë ai i tha gjithë Izraelit: "Ju qëndroni në një anë, dhe unë dhe biri im Jonathan do të qëndrojmë nga ana tjetër". Populli iu përgjegj Saulit: "Bëj atë që të duket më mirë".
1 i Samuelit 14:41
Prandaj Sauli i tha Zotit: "O Perëndi i Izraelit, na jep përgjigjen e drejtë". Kështu u caktuan Jonathani dhe Sauli dhe populli jo.
1 i Samuelit 14:43
Atëherë Sauli i tha Jonathanit: "Më trego ç`ke bërë". Jonathani i tha: "Kam provuar pak mjaltë me majën e bastunit që kisha në dorë; ja, ku jam, kam për të vdekur!".
1 i Samuelit 14:44
Sauli tha: "Perëndia e bëftë këtë dhe bile më keq, sepse ti ke për të vdekur me siguri, o Jonathan!".
1 i Samuelit 14:45
Po populli i tha Saulit: "A duhet të vdesë Jonathani që ka sjellë këtë çlirim të madh në Izrael? Mos ndodhtë kurrë! Ashtu siç është e vërtetë që Zoti jeton, nuk ka për të rënë në tokë as edhe një fije floku nga koka e tij, sepse sot ai ka vepruar bashkë me Perëndinë"! Kështu populli e shpëtoi Jonathanin dhe ai nuk vdiq.
1 i Samuelit 15:2
Kështu thotë Zoti i ushtrive: Unë do ta dënoj Amalekun për atë që i bëri Izraelit kur i preu rrugën, ndërsa po dilte nga Egjipti.
1 i Samuelit 15:3
Tani shko, godit Amalekun dhe cakto shfarosjen e të gjitha gjërave që ai ka pa pasur fare mëshirë për të, por vrit burra dhe gra, fëmijë dhe foshnja gjiri, lopë e dhen, deve dhe gomarë".
1 i Samuelit 15:7
Sauli i mundi Amalekitët nga Havilahu deri në Shur, që ndodhet përballë Egjiptit.
1 i Samuelit 15:12
Në mëngjes herët Samueli u ngrit për t`i dalë përpara Saulit; por erdhën t`i thonë Samuelit: "Sauli ka shkuar në Karmel, dhe i ka ngritur vetes një monument; pastaj është kthyer duke kaluar tutje dhe ka zbritur në Gilgal".
1 i Samuelit 15:15
Sauli u përgjegj: "Këto janë kafshë që ua kemi marrë Amalekitëve, sepse populli kurseu pjesën më të mirë të deleve dhe të lopëve për t`i ofruar si flijime Zotit, Perëndisë tënd; por pjesën tjetër e kemi caktuar të shfaroset".
1 i Samuelit 15:20
Sauli i tha Samuelit: "Por unë iu binda zërit të Zotit, plotësova misionin që Zoti më kishte ngarkuar, solla Agagun, mbretin e Amalekut, dhe caktova për shfarosje Amalekitët.
1 i Samuelit 15:21
Por populli mori gjërat më të mira që duhet të ishin shfarosur, për t`i bërë flijime Zotit, Perëndisë tënd, në Gilgal".
1 i Samuelit 15:23
Sepse rebelimi është si mëkati i shortarisë dhe kryeneçësia është si kulti i idhujve dhe i perëndive shtëpiake. Duke qenë se ke hedhur poshtë fjalën e Zotit, edhe ai të ka hedhur poshtë si mbret".
1 i Samuelit 15:25
Por tani, të lutem, falma mëkatin tim dhe kthehu me mua, që unë të mund të bie përmbys para Zotit".
1 i Samuelit 15:26
Por Samueli iu përgjegj Saulit: "Unë nuk do të kthehem me ty, sepse ke hedhur poshtë fjalën e Zotit dhe Zoti të ka hedhur poshtë ty, që ti të mos jesh më mbret mbi Izraelin".
1 i Samuelit 15:27
Ndërsa Samueli po kthehej për të ikur, Sauli i kapi skajin e mantelit të tij që u gris.
1 i Samuelit 15:30
Atëherë Sauli tha: "Kam mëkatuar, por tani më ndero, të lutem, para pleqve të popullit tim dhe përpara Izraelit; kthehu me mua, që të bie përmbys përpara Zotit, Perëndisë tënd".
1 i Samuelit 15:31
Kështu Samueli u kthye me Saulin, dhe Sauli ra përmbys përpara Zotit.
1 i Samuelit 15:33
Samueli i tha: "Ashtu si shpata i la pa fëmijë gratë, kështu edhe nëna jote do të mbetet pa të birin midis grave". Pastaj Samueli e preu copë-copë Agagun përpara Zotit në Gilgal.
1 i Samuelit 15:35
Samueli nuk shkoi për ta parë më Saulin deri ditën e vdekjes së tij, sepse Samueli mbante zi për Saulin; dhe Zoti u pendua që e kishte bërë Saulin mbret të Izraelit.
1 i Samuelit 16:1
Zoti i tha Samuelit: "Deri kur do të mbash zi për Saulin, kurse unë e kam hedhur poshtë që mos mbretërojë mbi Izrael? Mbushe me vaj bririn tënd dhe nisu; po të dërgoj tek Isai, Betlemiti, sepse kam zgjedhur një mbret midis bijve të tij".
1 i Samuelit 16:2
Samueli u përgjigj: "Si mund të shkoj? Sauli ka për ta mësuar dhe do të më vrasë". Zoti tha: "Do të marësh me vete një mëshqerre dhe do të thuash: "Kam ardhur për t`i ofruar një flijim Zotit".
1 i Samuelit 16:3
Do të ftosh Isain në ceremoninë e flijimit, unë do të të tregoj atë që duhet të bësh, dhe ti ke për të vajosur atë që do të të them unë".
1 i Samuelit 16:4
Kështu Samueli bëri atë që i kishte thënë Zoti dhe shkoi në Betlem; pleqtë e qytetit i dolën përpara duke u dridhur dhe i thanë: "Po na vjen në mënyrë paqësore?".
1 i Samuelit 16:5
Ai u përgjegj "Vij në mënyrë paqësore; kam ardhur për t`i ofruar një flijim Zotit; pastrohuni dhe ejani me mua në flijim". Vuri të pastrohen edhe Isain dhe bijtë e tij dhe i ftoi në flijim.
1 i Samuelit 16:8
Atëherë Isai thirri Abinadabin dhe e bëri të kalojë përpara Samuelit; por Samueli tha: "Zoti nuk zgjodhi as këtë".
1 i Samuelit 16:10
Kështu Isai bëri të kalojnë shtatë nga bijtë e tij përpara Samuelit; por Samueli i tha Isait: "Zoti nuk zgjodhi asnjë prej tyre".
1 i Samuelit 16:11
Pastaj Samueli i tha Isait: "A janë këtu tërë bijtë e tu?". Ai u përgjigj: "Mungon më i riu që tani është duke kullotur delet". Samueli i tha Isait: "Dërgo ta sjellin, sepse nuk do të shtrohemi në tryezë para se ai të vijë këtu".
1 i Samuelit 16:15
Shërbëtorët e Saulit i thanë "Ja, një frym i keq të shqetëson nga ana e Perëndisë.
1 i Samuelit 16:16
Zoti ynë të urdhërojë, pra, që shërbëtorët e tu që rrinë përpara teje të gjejnë një njeri që i bie mirë harpës; kur pastaj fryma e keq nga ana e Perëndisë do të të zotërojë, ai do t`i bjerë harpës dhe ti do ta ndjesh veten mirë".
1 i Samuelit 16:19
Sauli, pra, i dërgoi lajmëtarë Isait për t`i thënë: "Më dërgo birin tënd Davidin, që është me kopenë".
1 i Samuelit 16:23
Kur fryma e keq nga ana e Perëndisë sundonte mbi Saulin, Davidi merrte harpën dhe i binte; atëherë Sauli e ndjente veten të qetësuar dhe më mirë dhe fryma e keqe largohej prej tij.
1 i Samuelit 17:1
Filistejtë i mblodhën trupat e tyre për luftë; u mblodhën në Sokoh, që është pronë e Judës, dhe e ngritën kampin e tyre në Efes-Damim midis Sokohut dhe Azekahut.
1 i Samuelit 17:2
Edhe Sauli dhe njerëzit e Izraelit u mblodhën dhe e ngritën kampin e tyre në luginën e Terebintos, dhe u rreshtuan për betejë kundër Filistejve.
1 i Samuelit 17:8
Ai u ndal dhe u thirri grupeve të ushtarëve të Izraelit: "Pse keni dalë për t`u radhitur në formacion beteje? A nuk jam unë një Filiste dhe ju shërbëtorë të Saulit? Zgjidhni një burrë që të dalë kundër meje.
1 i Samuelit 17:15
Davidi përkundrazi shkonte dhe vinte nga Sauli për të kullotur kopenë e atit të tij në Betlem.
1 i Samuelit 17:16
Filisteu u dilte përpara në mëngjes dhe në mbrëmje, dhe vazhdoi të dalë dyzet ditë me radhë.
1 i Samuelit 17:17
Isai i tha Davidit, birit të tij: "Merr për vëllezërit e tu një efë nga ky grurë i pjekur dhe dhjetë bukë dhe çoji shpejt vëllezërve të tu në kamp.
1 i Samuelit 17:19
Sauli me gjithë vëllezërit e tu dhe gjithë burrat e Izraelit janë në luginën e Terebintit për të luftuar Filistejtë".
1 i Samuelit 17:20
Kështu Davidi u ngrit herët në mëngjes, ia la delet e tij një rojtari, mori ngarkesën e tij dhe u nis ashtu siç e kishte urdhëruar Isai. Arriti në kampin e qerreve, kur ushtria po dilte për t`u radhitur në formacion beteje dhe lëshonte britma lufte.
1 i Samuelit 17:21
Izraelitët dhe Filistejtë ishin radhitur për betejë, një ushtri kundër tjetrës.
1 i Samuelit 17:23
Ndërsa po fliste me ata, ja ku doli nga radhët e Filistejve ai kampion, Filisteu i Gathit, që mbante emrin Goliath dhe përsëriti po ato fjalë; dhe Davidi i dëgjoi.
1 i Samuelit 17:25
Njerëzit e Izraelit thonin: "E keni parë këtë njeri që shkon përpara? Ai shkon përpara për të vënë në provë sedrën e Izraelit. Ai që do ta vrasë, kushdo qoftë, do të shpërblehet me pasuri të mëdha nga mbreti, ky do t`i japë për grua të bijën dhe do të përjashtojë nga çdo haraç shtëpinë e atit të tij në Izrael".
1 i Samuelit 17:26
Atëherë Davidi, duke iu drejtuar njerëzve që ishin pranë tij, tha: "Çfarë do t`i bëjnë atij burri që do të vrasë këtë Filiste dhe do ta largojë turpin nga Izraeli? Po kush është ky Filiste, i parrethprerë, që guxon të poshtërojë ushtrinë e Perëndisë të gjallë?".
1 i Samuelit 17:27
Njerëzit iu përgjegjën me po ato fjalë, duke thënë: "Kështu do të bëhet me atë që do ta vrasë".
1 i Samuelit 17:28
Eliabi, vëllai i tij më i madh, e dëgjoi ndërsa fliste me ata njerëz; kështu Eliabi u zemërua me Davidin dhe tha: "Pse erdhe këtu? Kujt ia le ato pak dele në shkretëtirë? Unë e njoh krenarinë tënde dhe ligësinë e zemrës sate, ke zbritur këtu për të parë betejën?".
1 i Samuelit 17:29
Davidi u përgjegj: "Ç`kam bërë unë tani?. Nuk ishte veçse një pyetje e thjeshtë!".
1 i Samuelit 17:30
Duke u larguar prej tij, iu drejtua një tjetri dhe i bëri po atë pyetje; dhe njerëzit i dhanë po atë përgjigje të mëparshme.
1 i Samuelit 17:32
Davidi i tha Saulit: "Asnjeri të mos ligështohet për shkak të tij! Shërbëtori yt do të shkojë të luftojë me këtë Filiste".
1 i Samuelit 17:34
Por Davidi iu përgjegj Saulit: "Shërbëtori yt kulloste kopenë e atit të tij; kur një luan ose një ari vinte për të rrëmbyer një dele nga kopeja,
1 i Samuelit 17:36
Po, shërbëtori yt ka vrarë luanin dhe ariun; dhe ky Filiste i parrethprerë do të pësojë të njëjtin fat, sepse ka fyer ushtrinë e Perëndisë të gjallë".
1 i Samuelit 17:38
Pastaj Sauli e veshi Davidin me armaturën e tij, i vuri në kokë një përkrenare prej bronzi dhe i veshi parzmoren.
1 i Samuelit 17:39
Pastaj Davidi ngjeshi shpatën e Saulit mbi armaturën dhe u përpoq të ecë, sepse nuk ishte mësuar. Por Davidi i tha Saulit: "Unë nuk mund të eci me këtë armaturë, sepse nuk jam mësuar me të". Dhe kështu Davidi e hoqi nga trupi i tij.
1 i Samuelit 17:40
Pastaj mori në dorë shkopin e tij, zgjodhi pesë gurë të lëmuar në përrua, i vuri në torbën e bariut, në një thes të vogël që kishte me vete; pastaj me hobenë në dorë u nis kundër Filisteut.
1 i Samuelit 17:41
Edhe Filisteu përparoi duke iu afruar gjithnjë e më tepër Davidit, ndërsa shqyrtari i tij e paraprinte.
1 i Samuelit 17:42
Filisteu shikonte me kujdes dhe, me të parë Davidin, e përçmoi sepse ishte vetëm një i ri, kuqalash dhe i hijshëm.
1 i Samuelit 17:43
Filisteu i tha Davidit: "Mos jam vallë një qen që po del kundër meje me shkop në dorë?". Dhe Filisteu e mallkoi Davidin në emër të perëndive të tij.
1 i Samuelit 17:45
Atëherë Davidi iu përgjegj Filisteut: "Ti po më vjen me shpatë, me shtizë dhe me ushtë; kurse unë po të dal në emër të Zotit të ushtërive, Perëndisë të ushtrisë së Izraelit që ti ke fyer.
1 i Samuelit 17:46
Pikërisht sot Zoti do të të dorëzojë në duart e mia; dhe unë do të të rrëzoj, do të pres kokën tënde dhe do t`u jap pikërisht sot kufomat e ushtrisë së Filistejve shpendëve të qiellit dhe bishave të tokës, me qëllim që gjithë dheu të mësojë se ka një Perëndi në Izrael.
1 i Samuelit 17:47
Atëherë gjithë kjo turmë do të mësojë që Zoti nuk të shpëton me anë të shpatës as me anë të shtizës; sepse përfundimi i betejës varet nga Zoti, dhe ai do t`ju dorëzojë në duart tona".
1 i Samuelit 17:48
Kur Filisteu lëvizi dhe shkoi përpara për t`u ndeshur me Davidin, edhe Davidi nxitoi menjëherë drejt mejdanit, ballë Filisteut;
1 i Samuelit 17:49
vuri dorën në thes, nxori prej tij një gur, e hodhi me hobenë dhe e goditi në ballë Filisteun; guri iu fut në ballë dhe ai ra me fytyrë për tokë.
1 i Samuelit 17:52
Atëherë njerëzit e Izraelit dhe të Judës u ngritën, duke lëshuar britma lufte, dhe i ndoqën Filistejtë deri në hyrjen e luginës dhe në portat e Ekronit. Filistejtë e plagosur për vdekje ranë në rrugën e Shaarimit, deri në Gath dhe në Ekron.
1 i Samuelit 17:55
Kur Sauli kishte parë Davidin që po dilte kundër Filisteut, kishte pyetur komandantin e ushtrisë së tij, Abnerin: "Abner, bir i kujt është ky i ri?". Abneri iu përgjegj: "Ashtu siç është e vërtetë që ti rron, o mbret, nuk e di".
1 i Samuelit 17:57
Kur Davidi u kthye nga vrasja e Filisteut, Abneri e mori dhe e çoi përparea Saulit, ndërsa ai mbante akoma në dorë kokën e Filisteut.
1 i Samuelit 17:58
Sauli i tha: "O i ri, bir i kujt je?". Davidi u përgjegj: Jam bir i shërbëtorit tënd, Betlemitit Isai".
1 i Samuelit 18:7
Kështu gratë u përgjigjeshin njera tjetrës duke kënduar, dhe thoshnin: "Sauli vrau mijëshn e tij dhe Davidi dhjetëmijëshn e tij.
1 i Samuelit 18:10
Të nesërmen një frym i keq nga ana e Perëndisë e zotëroi Saulin që sillej si një i marrë në mes të shtëpisë, kurse Davidi i binte harpës me dorën e tij si ditët e tjera dhe Sauli mbante në dorë shtizën.
1 i Samuelit 18:17
Pastaj Sauli i tha Davidit: "Ja Merabi, bija ime më e madhe; do të ta jap për grua; u bëfsh për mua një bir trim dhe març pjesë në betejat e Zotit". Sauli mendonte kështu: "Të mos jetë dora ime ta godasë, por dora e Filisejve".
1 i Samuelit 18:18
Por Davidi iu përgjegj Saulit: "Kush jam unë dhe çfarë është jeta ime dhe familja e atit tim në Izrael, që unë të bëhem dhëndri i mbretit?".
1 i Samuelit 18:19
Kur erdhi çasti për t`ia dhënë Davidit Merabin, bijën e Saulit, atë ia dhanë për grua Meholathitit Adriel.
1 i Samuelit 18:21
Kështu Sauli mendoi: "Do t`ia jap, në mënyrë që ky të jetë një lak për të dhe ai të bjerë në duart e Filistejve".
1 i Samuelit 18:23
Shërbëtorët e Saulit ia çuan këto fjalë Davidit. Por Davidi u përgjegj: "Ju duket gjë e vogël të bëhesh dhëndri i mbretit?. Unë jam një njeri i varfër dhe nga shtresë e ulët".
1 i Samuelit 18:24
Shërbëtorët i njoftuan Saulit: "Davidi u përgjegj në këtë mënyrë".
1 i Samuelit 18:25
Atëherë Sauli tha: "Do t`i thoni kështu Davidit: "Mbreti nuk dëshëron asnjë prikë, por njëqind lafsha të Filisejve për t`u hakmarrë me armiqtë e mbretit"". Sauli kurdiste komplote për të shkaktuar vdekjen e Davidit me anë të Filistejve.
1 i Samuelit 18:27
kur Davidi u ngrit dhe iku me njerëzit e tij, dhe vrau dyqind veta nga Filistejtë. Pastaj Davidi solli lafshat e tyre dhe dorëzoi mbretit këtë sasi të saktë për t`u bërë dhëndër i tij. Atëherë Sauli i dha të bijën Mikal për grua.
1 i Samuelit 18:29
Sauli pati edhe më tepër frikë nga Davidi dhe mbeti armiku i tij gjatë gjithë ditëve që jetoi.
1 i Samuelit 18:30
Pastaj princat e Filistejve dolën për të luftuar por, sa herë që dilnin, Davidi ia dilte më mirë se të gjithë shërbëtorët e Saulit; kështu emri i tij u bë shumë i famshëm.
1 i Samuelit 19:1
Sauli i foli birit të tij Jonathan dhe të gjithë shërbëtorëve të tij që të vritej Davidi. Por Jonathani, bir i Saulit, ndiente një dashuri të madhe për Davidin.
1 i Samuelit 19:3
Unë do të dal dhe do të qëndroj pranë atit tim në fushën ku ndodhesh ti, dhe do t`i flas për ty atit tim. Do të shoh ç`ka për të ndodhur dhe do të njoftoj".
1 i Samuelit 19:5
Ai ka vënë në rrezik jetën e tij, kur vrau Filisteun, dhe Zoti ka kryer një çlirim të madh për gjithë Izraelin. Ti e ke parë dhe je gëzuar; pse duhet të mëkatosh kundër gjakut të pafajshëm, duke shkaktuar vdekjen e Davidit pa shkak?".
1 i Samuelit 19:6
Sauli dëgjoi zërin e Jonathanit dhe u betua: "Siç është e vërtetë që Zoti rron, ai nuk ka për të vdekur!".
1 i Samuelit 19:7
Atëherë Jonathani thirri Davidin dhe i njoftoi tërë këto gjëra. Pastaj Jonathani e shpuri përsëri Davidin te Sauli dhe ai qëndroi në shërbim të tij si më parë.
1 i Samuelit 19:8
Filloi përsëri lufta; kështu Davidi doli të luftojë kundër Filistejve dhe i mundi keq; ata ia mbathën para tij.
1 i Samuelit 19:11
Atëherë Sauli dërgoi lajmëtarë në shtëpi të Davidit për ta përgjuar dhe për ta vrarë të nesërmen në mëngjes; por Mikal, bashkëshortja e Davidit, e njoftoi për këtë gjë, duke thënë: "Në rast se sonte
1 i Samuelit 19:14
Kur Sauli dërgoi lajmëtarët e tij për të marrë Davidin, ajo tha: "Është i sëmurë".
1 i Samuelit 19:15
Atëherë Sauli dërgoi përsëri lajmëtarë për të parë Davidin dhe u tha atyre: "Ma sillni me shtratin e tij që unë të shkaktoj vdekjen e tij".
1 i Samuelit 19:17
Atëherë Sauli i tha Mikalit: "Pse më mashtrove në këtë mënyrë dhe bëre të ikë armiku im, duke e lejuar të shpëtojë?". Mikal iu përgjegj Saulit: "Ai më tha: "Lermë të ikij, përndryshe të vrava"".
1 i Samuelit 19:20
Atëherë dërgoi lajmëtarë për të marrë Davidin; por kur këta panë asamblenë e profetëve që profetizonin, nën kryesinë e Samuelit, Fryma e Perëndisë i përshkoi lajmëtarët e Saulit që filluan edhe ata të bëjnë profeci.
1 i Samuelit 19:21
Këtë ngjarje ia njoftuan Saulit që dërgoi lajmëtarë të tjerë, të cilët gjithashtu filluan të bëjnë profeci. Sauli dërgoi përsëri lajmëtarë për të tretën herë, por edhe këta filluan të bëjnë profeci.
1 i Samuelit 19:22
Atëherë shkoi vetë në Ramah dhe, kur arritën në hauzin e madh që ndodhet në Seku, pyeti: "Ku janë Samueli dhe Davidi?". Dikush iu përgjegj: "Ja, ndodhen në Najoth të Ramahut".
1 i Samuelit 19:23
Kështu ai shkoi vetë atje, në Najoth të Ramahut, per edhe ai u përshkua nga Fryma e Perëndisë, dhe e vazhdoi udhëtimin e tij duke bërë profeci deri sa arriti në Najoth të Ramahut.
1 i Samuelit 19:24
Edhe ai i hodhi rrobat e tij dhe bëri profeci përpara Samuelit, dhe qendroi i shtrirë lakuriq për tokë tërë atë ditë dhe tërë atë natë. Prandaj thuhet: "Edhe Sauli figuron midis profetëve?".
1 i Samuelit 20:2
Jonathani iu përgjegj: "Mos ndodhtë kurrë! Ti nuk ke për të vdekur; ja im atë nuk bën asnjë veprim të madh apo të vogël pa ma njoftuar mua. Pse im atë të ma fshihte këtë gjë? Nuk është e mundur".
1 i Samuelit 20:3
Davidi u betua përsëri dhe tha: "Yt atë e di me siguri që unë gëzoj hirin tënd dhe do të ketë thënë: "Jonathani të mos e dijë këtë, që të mos hidhërohet". Por siç është e vërtetë që Zoti jeton, dhe që rron shpirti yt, mua nuk më ndan nga vdekja veçse një hap".
1 i Samuelit 20:4
Jonathani i tha Davidit: "Çfarëdo gjë që të më kërkosh, unë do ta bëj për ty".
1 i Samuelit 20:5
Davidi iu përgjegj Jonathanit: "Ja, nesër fillon hëna e re dhe unë duhet të ulem në tryezë me mbretin, por të më lër të shkoj dhe unë do të fshihem në fshatrat deri në mbrëmjen e ditë së tretë.
1 i Samuelit 20:6
Në qoftë se atit tënd i bie në sy mungesa ime, ti do t`i thuash: "Davidi më është lutur me insistim të hidhet për pak kohë deri në Betlem, në qytetin e tij, sepse aty kremtohet flijimi për tërë familjen e tij".
1 i Samuelit 20:7
Në qoftë se thotë: "Mirë", shërbëtori yt ka për të shpëtuar. Por në rast se zemërohet, dije se ka vendosur të ma bëjë të keqen.
1 i Samuelit 20:10
Davidi i tha Jonathanit: "Kush do të më njoftojë në se yt atë të përgjigjet rëndë?".
1 i Samuelit 20:12
Atëherë Jonathani i tha Davidit: "Paça dëshmitar Zotin, Perëndinë e Izraelit! Nesër ose pasnesër, në këtë orë, do të hetoj qëllimet e atit tim, për të parë në se ai e shikon me sy të mirë Davidin, dhe po të mos dërgoj njeri të të njoftojë,
1 i Samuelit 20:13
Zoti le t`i bëjë këtë gjë Jonathanit, madje edhe më keq. Në qoftë se përkundrazi im atë ka ndërmend të të bëjë një të keqe, unë do të të njoftoj dhe do të lë të shkosh me qëllim që ti të shkosh në paqe; dhe Zoti qoftë me ty, ashtu siç ka qenë me atin tim!
1 i Samuelit 20:14
Deri sa të jem gjallë, a nuk do të përdorësh ndaj meje mirësinë e Zotit, me qëllim që mos vritem?".
1 i Samuelit 20:15
Por nuk do të heqësh dorë kurrë të përdorësh mirësinë ndaj shtëpisë sime, as atëherë kur Zoti të ketë shfarosur nga faqja e dheut tërë armiqtë e Davidit".
1 i Samuelit 20:16
Kështu Jonathani lidhi një besëlidhje me shtëpinë e Davidit, duke thënë: "Zoti t`u kërkojë llogari armiqve të Davidit për gjakun!".
1 i Samuelit 20:17
Për hir të dashurisë që kishte për të, Jonathani e vuri përsëri Davidin të betohet, sepse ai e donte si shpirtin e vet.
1 i Samuelit 20:20
Unë do të hedh tri shigjeta përbri gurit sikur të gjuaja në shenjë.
1 i Samuelit 20:22
Në qoftë se përkundrazi i them djaloshit: "Shiko, shigjetat janë matanë teje", atëherë shko, sepse Zoti të bën të ikësh.
1 i Samuelit 20:23
Sa për gjërat për të cilat kemi folur midis nesh, ja, Zoti qoftë dëshmitar midis teje dhe meje për gjithnjë".
1 i Samuelit 20:24
Kështu Davidi u fsheh nëpër ara; kur filloi hëna e re, mbreti u ul për të ngrënë.
1 i Samuelit 20:25
Mbreti u ul në karrigen e tij, si herët e tjera, në karrigen pranë murit; Jonathani u ul përballë tij. Abneri u ul pranë Saulit, por vendi i Davidit mbeti bosh.
1 i Samuelit 20:27
Por të nesërmen, ditën e dytë të hënës së re, vendi i Davidit ishte akoma bosh. Atëherë Sauli i tha Jonathanit, birit të tij: "Pse biri i Isait nuk erdhi për të ngrënë as dje, as sot?".
1 i Samuelit 20:28
Jonathani iu përgjegj Saulit: "Davidi më kërkoi me insistim ta lë të shkojë në Betlem;
1 i Samuelit 20:29
dhe tha: "Të lutem lermë të shkoj, sepse kemi në qytet një flijim në familje, dhe vëllai im më ka detyruar të marr pjesë në të; tani, pra, po të gëzoj hirin tënd, të lutem, lermë të hidhem shpejt për të parë vëllezërit e mi". Për këtë arësye nuk erdhi në tryezën e mbretit".
1 i Samuelit 20:30
Atëherë zemërimi i Saulit u ndez kundër Jonathanit dhe i tha: "O bir i çoroditur dhe rebel, vallë nuk e di unë që ti mban anën e birit të Isait, për turpin tënd dhe për turpin e lakuriqësisë të nënës sate?
1 i Samuelit 20:31
Sepse për deri sa biri i Isait do të jetojë mbi tokë, nuk do të ketë qëndrueshmëri as për ty, as për mbretërinë tënde. Prandaj dërgo ta marrin dhe sille tek unë, sepse ai duhet të vdesë.
1 i Samuelit 20:32
Jonathani iu përgjegj Saulit, atit të tij duke i thënë: "Pse duhet të vdesë? Çfarë ka bërë?".
1 i Samuelit 20:33
Atëherë Sauli e vërtiti ushtën kundër tij për ta vrarë. Jonathani e kuptoi që vrasja e Davidit ishte diçka e vendosur nga ana e të atit.
1 i Samuelit 20:34
Kështu Jonathani u ngrit i zemëruar nga tryeza dhe nuk hëngri gjë as ditën e dytë të hënës së re, mbasi ishte i hidhëruar për Davidin, sepse i ati e kishte trajtuar në mënyrë të turpshme.
1 i Samuelit 20:36
Ai i tha djaloshit: "Vrapo të më sjellësh shigjetat që unë gjuaj". Ndërsa djaloshi vraponte, ai hodhi një shigjetë që kaloi përtej tij.
1 i Samuelit 20:41
Me t`u nisur djaloshi, Davidi u ngrit nga krahu jugor, ra përmbys tri herë me fytyrë për tokë; pastaj të dy puthen me njeri tjetrin dhe qanë bashkë; por Davidi qau më tepër.
1 i Samuelit 20:42
Pastaj Jonathani i tha Davidit: "Shko në paqe, tani që ne të dy jemi betuar në emër të Zotit; Zoti le të jetë përgjithmonë dëshmitar midis meje dhe teje dhe ndërmjet pasardhësve të tu dhe pasardhësve të mi". Pastaj Davidi u ngrit dhe iku; dhe Jonathani u kthye në qytet.
1 i Samuelit 21:1
Pastaj Davidi shkoi në Nob tek prifti Ahimelek; Ahimeleku i doli përpara Davidit duke u dridhur dhe i tha: "Pse je vetëm dhe nuk ka njeri me ty?".
1 i Samuelit 21:2
Davidi iu përgjegj priftit Ahimelek: "Mbreti më urdhëroi diçka dhe më tha: "Asnjeri të mos dijë kurrgjë për çështjen për të cilën po të dërgoj dhe për atë që të kam urdhëruar". Njerëzti e mi i kam drejtuar në filan vend.
1 i Samuelit 21:4
Prifti iu përgjegj Davidit, duke thënë: "Nuk kam bukë të zakonshme, ka vetëm bukë të shenjtëruar, me kusht që burrat e tu t`u jenë përmbajtur së paku kontakteve me gratë".
1 i Samuelit 21:5
Davidi iu përgjegj priftit: "Kemi mbetur pa gra, qysh se jemi nisur, tri ditë më parë; enët e njerëzve të mi janë të pastra; në fakt edhe buka është e zakonshme, megjithëse sot është shenjtëruar në enët".
1 i Samuelit 21:6
Kështu prifti i dha bukën e shenjtëruar, sepse aty nuk kishte tjetër bukë veç asaj të paraqitjes, që ishte hequr nga prania e Zotit, për ta zëvendësuar me bukë të ngrohtë në çastin kur hiqet.
1 i Samuelit 21:8
Davidi i tha Ahimelekut: "Mos ke rastësisht për kollaj ndonjë shtizë a një shpatë? Mbasi unë nuk kam marrë me vete as shpatën, as armët e mia, sepse detyra e ngarkuar nga mbreti ishte urgjente".
1 i Samuelit 21:9
Prifti u përgjegj: "Është shpata e Goliathit, Filisteut, që ti vrave në luginën e Terebintos; është aty prapa efodit, e mbështjellë me një pëlhurë; në rast se e do, merre, sepse këtu nuk kemi tjetër veç kësaj". Davidi tha: "Asnjë nuk ia kalon asaj; nëma!".
1 i Samuelit 21:11
Shërbëtorët e Akishit i thanë: "A nuk është ky Davidi, mbret i vendit? A nuk këndonin në kor për të në valle, duke thënë: "Sauli ka vrarë një mijë të tij dhe Davidi dhjetë mijë të tij"?".
1 i Samuelit 21:15
Mos vallë më mungojnë të marrët, dhe ju më sillni këtë për të bërë të marrin në praninë time? Ai nuk ka për të hyrë në shtëpinë time!".
1 i Samuelit 22:3
Që andej Davidi shkoi në Mitspah të Moabit dhe i tha mbretit të Moabit: "Lejo që ati dhe nëna ime të vijnë dhe të banojnë me ju, deri sa unë të mësoj se çfarë do të bëjë Perëndia për mua".
1 i Samuelit 22:8
Të gjithë ju keni komplotuar, dhe asnjë nga ju nuk më ka informuar për besëlidhjen, që im bir ka lidhur me birin e Isait; dhe nuk ka asnjë prej jush që t`i vijë keq për mua dhe të më njoftojë që im bir ka ngritur kundër meje shërbëtorin tim që të më kurdisë kurthe siç bën sot?".
1 i Samuelit 22:9
U përgjegj atëherë Idumei Doeg, që rrinte në krye të shërbëtorëve të Saulit, dhe tha: "Unë e pashë birin e Isait kur erdhi në Nob tek Ahimeleku, bir i Ahitubit;
1 i Samuelit 22:12
Sauli tha: "Tani dëgjo, o bir i Ahitubit!". Ai u përgjegj: Ja ku jam, o imzot".
1 i Samuelit 22:13
Sauli i tha: "Pse ti dhe biri i Isait keni komlotuar kundër meje, duke i dhënë bukë dhe një shpatë, dhe je këshilluar me Perëndinë lidhur me të, me qëllim që të ngrihet kundër meje dhe të më kurdisë kurthe siç bën sot?".
1 i Samuelit 22:14
Atëherë Ahimeleku iu përgjegj mbretit, duke thënë: "Po midis gjithë shërbëtorëve të tu kush është besnik si Davidi, dhëndër i mbretit, i gatshëm nën urdhrat e tua dhe i nderuar në shtëpinë tënde?
1 i Samuelit 22:15
Vallë sot kam filluar të këshillohem me Perëndinë për të? Mos qoftë kurrë, që mbreti të akuzojë për gjëra të tilla shërbëtorin e tij apo dikë nga shtëpia e atit tim, sepse shërbëtori yt nuk dinte asgjë nga tërë kjo, as pak e as shumë".
1 i Samuelit 22:16
Mbreti tha: "Ti me siguri ke për të vdekur, Ahimelek, ti dhe tërë shtëpia e atit tënd!".
1 i Samuelit 22:17
Atëherë mbreti urdhëroi rojet që e rrethonin: "Kthehuni dhe vritni priftërinjtë e Zotit, sepse edhe ata mbajnë anën Davidit dhe e dinin që ai kishte ikur, por nuk më njoftuan". Por shërbëtorët e mbretit nuk deshën të zgjatnin duart për të goditur priftërinjtë e Zotit.
1 i Samuelit 22:18
Atëherë mbreti i tha Doegut: "Kthehu ti dhe godit priftërinjtë!". Kështu Idumeti Doeg u kthye dhe goditi priftërinjtë; atë ditë vrau tetëdhjetë e pesë persona që mbanin efodin prej liri.
1 i Samuelit 22:22
Davidi i tha Abiatharit: "Unë e dija mirë atë ditë që Idumeu Doeg, i cili ndodhej aty, pa dyshim do ta lajmëronte Saulin. Unë jam shkaktari i vdekjes të të gjithë personave të shtëpisë së atit tënd.
1 i Samuelit 23:2
Kështu Davidi u këshillua me Zotin, duke thënë: "Të shkoj unë t`i mund këta Filistej?". Zoti iu përgjegj me këto fjalë Davidit: "Shko, mundi Filistejtë dhe shpëto Kejlahun".
1 i Samuelit 23:4
Davidi u këshillua përsëri me Zotin dhe Zoti iu përgjegj dhe i tha: "Çohu, zbrit në Kejlah, sepse unë do t`i jap Filistejtë në duart e tua".
1 i Samuelit 23:7
Saulin e njoftuan që Davidi kishte arritur në Kejlah. Atëherë Sauli tha: "Perëndia e ka dorëzuar në duart e mia, sepse vajti të mbyllet në një qytet që ka porta dhe shule.".
1 i Samuelit 23:8
Sauli mblodhi tërë popullin për luftë, për të zbritur në Kejlah dhe për të rrethuar Davidin dhe njerëzit e tij.
1 i Samuelit 23:10
Pastaj Davidi tha: "O Zot, Perëndi i Izraelit, shërbëtori yt e ka kuptuar qartë që Sauli kërkon të vijë në Kejlah për ta shkatërruar qytetin për shkakun tim.
1 i Samuelit 23:11
Krerët e Kejlahut a do të më dorëzojnë në duart e tij? A do të zbresë Sauli si ka dëgjuar shërbëtori yt? O Zot, Perëndi i Izraelit, bëja të ditur shërbëtorit tënd!". Zoti u përgjegj: "Ka për të zbritur".
1 i Samuelit 23:12
Davidi pyeti akoma: "Krerët e Kejlahut a do të më dorëzojnë mua dhe njerëzit e mi në duart e Saulit?". Zoti u përgjegj: "Do t`ju dorëzojnë".
1 i Samuelit 23:14
Davidi banoi në fortesa të shkretëtirës dhe qëndroi në krahinën malore të shkretëtirës së Zifit. Sauli e kërkonte vazhdimisht, por Perëndia nuk ia dorëzoi në dorë.
1 i Samuelit 23:15
Davidi, duke ditur që Sauli ishte nisur për ta vrarë, mbeti në shkretëtirën e Zifit, në pyll.
1 i Samuelit 23:16
Atëherë Jonathani, bir i Saulit, u ngrit dhe shkoi te Davidi në pyll; dhe e ndihmoi të gjejë forcë te Perëndia.
1 i Samuelit 23:21
Sauli tha: "Qofshi të bekuar nga Zoti, sepse ju ka ardhur keq për mua!
1 i Samuelit 23:22
Shkoni, ju lutem, dhe sigurohuni më mirë për të njohur dhe për të parë vendin ku strehohet, dhe kush e ka parë atje, sepse më thonë që ai është shumë dinak.
1 i Samuelit 23:23
Përpiquni të njihni të gjitha vendet e fshehta ku strehohet; pastaj kthehuni tek unë me lajme të sigurta dhe unë do të vij me ju. Kështu, në qoftë se ai është në atë vend, unë do ta kërkoj midis të gjithë mijërave të Judës".
1 i Samuelit 23:24
Atëherë ata u ngritën dhe shkuan në Zif, përpara Saulit: por Davidi dhe njerëzit e tij ishin në shkretëtirën e Maonit, në Arabah, në jug të shkretëtirës.
1 i Samuelit 23:26
Sauli ecte mbi një anë të malit, ndërsa Davidi me gjithë njerëzit e tij ecnin në anën tjetër. Kur Davidi po shpejtonte marshimin e tij për t`i shpëtuar Saulit, ndërsa Sauli dhe njerëzit e tij ishin duke rrethuar Davidin dhe njerëzit e tij për t`i kapur,
1 i Samuelit 23:28
Kështu Sauli nuk e ndoqi më Davidin dhe shkoi të përballojë Filistejtë; prandaj ky vend u quajt "shkëmbi i ndarjes".
1 i Samuelit 23:29
Pastaj që andej Davidi shkoi për t`u vendosur në fortesat e En-Gedit.
1 i Samuelit 24:2
Atëherë Sauli mori tre mijë njerëz të zgjedhur nga tërë Izraeli dhe shkoi të kërkojë Davidin dhe njerëzit e tij përballë shkëmbinjve të dhive të egra.
1 i Samuelit 24:3
Me të arritur në vathët e deleve gjatë rrugës, ku ndodhej një shpellë, Sauli hyri brenda saj për të bërë një nevojë natyrale. (Davidi dhe njerëzit e tij ishin në fund të shpellës).
1 i Samuelit 24:8
Pas kësaj edhe Davidi u ngrit, doli nga shpella dhe i thirri Saulit, duke thënë: "O mbret, o imzot!". Atëherë Sauli u kthye, dhe Davidi uli fytyrën për tokë dhe u përul.
1 i Samuelit 24:11
Veç kësaj, o ati im, shiko në dorën time cepin e mantelit tënd. Në rast se kam prerë cepin e mantelit tënd dhe nuk të kam vrarë, mund të kuptosh dhe të bindesh që nuk ka në veprimet e mia ligësi, as rebelim dhe se nuk kam mëkatuar kundër teje; por ti po më kurdis gracka për të më hequr jetën!
1 i Samuelit 24:14
Kundër kujt ka dalë mbreti i Izraelit? Cilin je duke persekutuar? Një qen të ngordhur, një plesht?
1 i Samuelit 24:19
Kur, pra, një njeri takon armikun e tij dhe e lë të shkojë në paqe? Zoti të dhëntë të mira për atë që më ke bërë sot.
1 i Samuelit 25:2
Në Maon jetonte një njeri pronat e të cilit ndodheshin në Karmel; ky njeri ishte shumë i pasur; kishte tre mijë dele dhe një mijë dhi, dhe ndodhej në Karmel për të qethur delet e tij.
1 i Samuelit 25:3
Ky njeri quhej Nabal dhe gruaja e tij Abigail; ajo ishte një grua me gjykim të shëndoshë dhe e hijshme, por burri i saj ishte i ashpër dhe i keq në veprimet e tij; ai rridhte nga Kalebi.
1 i Samuelit 25:6
dhe i thoni kështu: "Shëndet! Paqe ty, paqe shtëpisë sate dhe paqe çdo gjëje që të përket!
1 i Samuelit 25:10
Por Nabali iu përgjegj shërbëtorëve të Davidit, duke thënë: "Kush është Davidi dhe kush është biri i Isait? Sot ka shumë shërbëtorë që largohen nga zotërinjtë e tyre.
1 i Samuelit 25:11
Do të marr, pra, bukën time, ujin tim dhe mishin e kafshëve që kam vrarë për qethësit e mi, për t`ua dhënë njerëzve që unë nuk di se nga vijnë?".
1 i Samuelit 25:12
Kështu të rinjtë e Davidit morën përsëri rrugën e tyre, u kthyen dhe shkuan të njoftojnë tërë këto fjalë.
1 i Samuelit 25:14
Por një nga shërbëtorët e lajmëroi Abigailin, gruan e Nabalit, duke thënë: "Ja, Davidi ka dërguar lajmëtarë nga shkretëtira përpërshëndetur zotin tonë, por ai i ka fyer.
1 i Samuelit 25:15
Mirëpo këta njerëz janë sjellë shumë mirë me ne, nuk na kanë bërë asnjë të keqe dhe nuk ka munguar asgjë në kohën që kemi bredhur bashkë me ta nëpër fusha.
1 i Samuelit 25:16
Ata kanë qenë për ne një mur mbrojtjeje natën e ditën për gjithë kohën që kemi kullotur bashkë me ta kopenë tonë.
1 i Samuelit 25:17
Dije dhe shiko atë që duhet të bësh, sepse ka për t`i ngjarë ndonjë fatkeqësi zotit tonë dhe tërë shtëpisë së tij; ai është një njeri aq i keq, sa nuk mund t`i flasësh".
1 i Samuelit 25:20
Ndërsa ajo po zbriste hipur mbi gomar nëpër një shteg të fshehur nga mali, Davidi dhe njerëzit e tij zbrisnin në drejtim të saj, dhe ajo i ndeshi ata.
1 i Samuelit 25:22
Kështu ua bëftë Perëndia armiqve të Davidit, madje edhe më keq, në rast se nga të gjitha ato që ai zotëron kam për të lënë të gjallë një mashkull të vetëm deri në mëngjes".
1 i Samuelit 25:23
Kur Abigaili pa Davidin, zbriti shpejt nga gomari dhe ra përmbys me fytyrën për tokë përpara Davidit.
1 i Samuelit 25:29
Në rast se del dikush që të të persekutojë dhe të kërkojë jetën tënde, jeta e zotërisë sim do të ruhet në peshtafin e jetës pranë Zotit, Perëndisë tënd, ndërsa jetën e armiqve të tu Zoti do ta flakë si nga zgavra e një hobëje.
1 i Samuelit 25:31
kjo gjë nuk do të jetë dhimbje për ty, as edhe një brejtje e ndërgjegjes së zotërisë tim; domethënë të ketë derdhur gjak pa shkak dhe të ketë marrë hak me vetëgjyqësi. Por kur Zoti do t`i bëjë të mira zotërisë tim, kujto shërbëtoren tënde".
1 i Samuelit 25:32
Atëherë Davidi i tha Abigailit: "Qoftë i bekuar Zoti, Perëndia i Izraelit, që sot të dërgoi ballë meje!
1 i Samuelit 25:34
Sepse, sigurisht, ashtu siç është e vërtetë që rron Zoti, Perëndia i Izraelit, që më ka penguar të të bëjë të keqen, po të mos ishe nxituar të më dilje përpara, në të gdhirë të ditës Nabalit nuk do t`i kishte mbetur asnjë njeri i gjallë".
1 i Samuelit 25:35
Kështu Davidi mori nga duart e saj ato që ajo kishte sjellë dhe i tha: "Kthehu në paqe në shtëpinë tënde; shiko, unë dëgjova zërin tënd dhe pata respekt për personin tënd".
1 i Samuelit 25:39
Kur mësoi që Nabali kishte vdekur, Davidi tha: "Qoftë i bekuar Zoti, që më dha hak për fyerjen e rëndë të Nabalit dhe nuk e lejoi shërbëtorin e tij të kryejë ndonjë të keqe! Zoti bëri që të bjerë mbi kokën e tij ligësia e Nabalit". Pastaj Davidi dërgoi një njeri të flasë me Abigailin, me qëllim që ajo të bëhej bashkëshortja e tij.
1 i Samuelit 25:40
Shërbëtorët e Davidit erdhën te Abigaili në Karmel dhe i folën kështu, duke thënë: "Davidi na ka dërguar te ti, sepse dëshiron të të marrë për grua".
1 i Samuelit 25:41
Atëherë ajo u ngrit në këmbë, ra përmbys me fytyrën për tokë dhe tha: "Ja, t`u bëftë shërbëtorja jote skllave, që t`u lajë këmbët shërbëtorëve të zotërisë tim".
1 i Samuelit 26:2
Atëherë Sauli u ngrit dhe zbriti në drejtim të shkretëtirës së Zifit, duke pasur me vete tre mijë njerëz të zgjedhur të Izraelit, për të kërkuar Davidin në shkretëtirën e Zifit.
1 i Samuelit 26:3
Sauli e ngriti kampin e tij në kodrën e Hakilahut, që ndodhet në kufi me shkretëtirën pranë rrugës, ndërsa Davidi gjendej në shkretëtirë. Kur e kuptoi që Sauli vinte për ta kërkuar në shkretëtirë,
1 i Samuelit 26:6
Davidi iu drejtua pastaj Hiteut Alimelek dhe Abishait, birit të Tserujahut dhe vëlla i Joabit; dhe u tha atyre: "Kush do të vijë me mua te Sauli në kamp?". Abidshai u përgjegj: "Do të vij unë bashkë me ty".
1 i Samuelit 26:7
Kështu Davidi dhe Abishai arritën natën te këta njerëz; dhe ja që Sauli rrinte shtrirë i përgjumur në kampin e qerreve, me shtizën e tij të ngulur në tokë, nga ana e kokës, kurse Abneri dhe njerëzit e tij po flinin rreth tij.
1 i Samuelit 26:8
Atëherë Abishai i tha Davidit: "Sot Perëndia të ka dhënë në dorë armikun tënd; prandaj, të lutem, më lejo ta godas me shtizë dhe ta mbërthej në tokë me një të rënë të vetme; nuk do të ketë nevojë për një goditje të dytë".
1 i Samuelit 26:10
Pastaj Davidi shtoi: "Ashtu siç është e vërtetë që Zoti rron, vetëm Zoti do ta godasë; o sepse do t`i vijë dita dhe ka për të vdekur, o sepse do të shkojë të luftojë dhe do të vritet.
1 i Samuelit 26:14
Atëherë Davidi u thirri njerëzve të Saulit dhe të Abnerit, birit të Nerit, dhe u tha: "Abner, nuk po përgjigjesh?". Abneri u përgjegj dhe tha: "Kush je ti që po i bërtet mbretit?".
1 i Samuelit 26:15
Davidi i tha kështu Abnerit: "A nuk je një njeri trim? Dhe kush është baraz me ty në Izrael? Pse, pra, nuk e ruajte mirë mbretin, zotërinë tënde? Njëri nga populli erdhi në fakt për të vrarë mbretin, zotërinë tënde.
1 i Samuelit 26:17
Sauli njohu zërin e Davidit dhe tha: "A është zëri yt, o biri im David?". Davidi u përgjegj: "Është zëri im, o mbret, o imzot!".
1 i Samuelit 26:18
Pastaj shtoi: "Pse zotëria im e persekuton shërbëtorin e tij? Ç`kam bërë? Çfarë të keqe kam kryer?
1 i Samuelit 26:19
Prandaj tani, të lutem, dëgjo, o mbret, o imzot, fjalët e shërbëtorit tënd. Në rast se Zoti të nxit kundër meje, ai le të pranojë një blatim! Por në rast se janë njerëz, qofshin të mallkuar përpara Zotit, sepse sot më kanë përzënë që të më pengonin të merrja pjesën në trashëgiminë e Zotit, duke më thënë: "Shko t`u shërbesh perëndive të tjera".
1 i Samuelit 26:20
Tani, pra, gjaku im mos rëntë në tokë larg pranisë të Zotit! Sepse mbreti i Izraelit doli për të kërkuar një plesht, ashtu si gjuajnë një thëllëzë nëpër male".
1 i Samuelit 26:22
Davidi u përgjegj: "Ja, shtiza e mbretit; le të vijë këtu një nga të rinjtë e ta marrë.
1 i Samuelit 26:24
Ashtu si sot jeta jote ka qenë e çmuar në sytë e mi, kështu ka për të qenë e çmuar jeta ime në sytë e Zotit; dhe ai të më largojë çdo fatkeqësi".
1 i Samuelit 26:25
Atëherë Sauli i tha Davidit: "Qofsh i bekuar, biri im David. Ti do të bësh vepra të mëdha dhe ke për të dalë me siguri fitimtar". Kështu Davidi vazhdoi rrugën e tij dhe Sauli u kthye në shtëpinë e vet.
1 i Samuelit 27:1
Davidi tha në zemër të tij: "Një ditë ose një tjetër unë do të vritem nga dora e Saulit; prandaj nuk ka asgjë më të mirë për mua se sa të shpëtoj kokën në vendin e Filistejve; kështu Sauli do të heqë
1 i Samuelit 27:6
Kështu atë ditë Akishi i dha Tsiklagun; për këtë arësye Tsiklagu u ka përkitur mbretërve të Judës deri ditën e sotme.
1 i Samuelit 27:10
Kur Akishi e pyeste: "Ku keni plaçkitur sot?", Davidi i përgjigjej: "Kundër jugut të Judës, kundër jugut të Kenejve".
1 i Samuelit 28:1
Ato ditë Filistejtë mblodhën ushtrinë e tyre për të luftuar Izraelin. Atëherë Akishi i tha Davidit: "Dije mirë që duhet të dalësh të luftosh bashkë me mua, ti dhe njerëzit e tu".
1 i Samuelit 28:2
Davidi iu përgjegj Akishit: "Ti me siguri ke për të parë atë që do të bëjë shërbëtori yt". Atëherë Akishi i tha Davidit: "Mirë, pra, unë do të të bëhem roje personale për gjithnjë".
1 i Samuelit 28:3
Samueli kishte vdekur dhe gjithë Izraeli e kishte qarë, e kishin varrosur në Ramah, në qytetin e tij. Dhe Sauli kishte përzënë nga vendi mediumet dhe shortarët.
1 i Samuelit 28:6
Kështu Sauli i kërkoi këshillë Zotit dhe Zoti nuk iu përgjegj as me anë të ëndrrave, as nëpërmjet Urimit dhe as me anë të profetëve.
1 i Samuelit 28:7
Atëherë Sauli u tha shërbëtorëve të tij: "Më gjeni një grua që të jetë mediume, me qëllim që unë të mund të shkoj tek ajo për t`u këshilluar". Shërbëtorët e tij i thanë: "Ja, në En-Dor ka një grua që është mediume".
1 i Samuelit 28:8
Kështu Sauli u vesh ndryshe për të mos u njohur dhe u nis me dy burra. Arritën tek ajo grua natën dhe Sauli i tha: "Bëj një shortari për mua, të lutem, me një seancë spiritizmi dhe më thirr atë që do të të them".
1 i Samuelit 28:9
Gruaja iu përgjegj: "Ja, ti e di ç`ka bërë Sauli; ai i ka shfarosur nga vendi mediumet dhe shortarët. Pse i ngre një grackë jetës sime, për të shkaktuar vdekjen time?".
1 i Samuelit 28:10
Atëherë Sauli iu betua në emër të Zotit, duke thënë: "Ashtu siç është e vërtetë që Zoti rron, asnjë ndëshkim nuk do të kesh për këtë!".
1 i Samuelit 28:13
Mbreti iu përgjegj: "Mos ki frikë; çfarë shikon?". Gruaja i tha Saulit: "Shoh një qenie mbinjerëzore që ngrihet nga toka".
1 i Samuelit 28:14
Ai e pyeti: "Ç`formë ka?". Ajo u përgjegj: "Është një plak që po ngjitet dhe është mbështjellë me një mantel". Atëherë Sauli kuptoi se ishte Samueli, u përul me fytyrën për tokë dhe ra përmbys.
1 i Samuelit 28:15
Samueli i tha Saulit: "Pse më shqetësove duke bërë që të dal?". Sauli iu përgjegj: "Ndodhem në një ankth të madh, sepse Filistejtë më luftojnë dhe Perëndia është larguar nga unë, dhe nuk më përgjigjet
1 i Samuelit 28:17
Zoti veproi ashtu siç kishte thënë nëpërmjet meje. Zoti e shkëputi mbretërinë nga duart e tua dhe ia dha një tjetri, Davidit,
1 i Samuelit 28:18
sepse nuk iu binde zërit të Zotit dhe nuk zbatove në jetë zemërimin e thellë të tij kundër Amalekut; për këtë arsye Zoti të bëri sot këtë gjë.
1 i Samuelit 28:20
Atëherë Sauli ra menjëherë për së gjati për tokë, sepse ishte trembur shumë nga fjalët e Samuelit; ai kishte qenë edhe më parë pa fuqi, sepse nuk kishte ngrënë tërë atë ditë dhe tërë atë natë.
1 i Samuelit 28:21
Gruaja iu afrua Saulit dhe duke e parë të tmerruar fare, i tha: "Ja, shërbëtorja jote iu bind zërit tënd; unë vura në rrezik jetën time për t`iu bindur fjalëve që më the.
1 i Samuelit 28:22
Prandaj dëgjo edhe ti zërin e shërbëtores sate dhe lermë të vë para teje një copë buke; ha, sepse kështu do të marrësh fuqi për ta rifilluar rrugën".
1 i Samuelit 28:24
Gruaja kishte në shtëpi një viç të majmë; e theri shpejt e shpejt, pastaj mori miellin, gatoi brumin dhe përgatiti disa bukë pa maja.
1 i Samuelit 29:3
Atëherë krerët e Filistejve thanë: "Çfarë po bëjnë kështu këta Hebrenj?". Akishi iu përgjegj krerëve të Filistejve: "A nuk është ky Davidi, shërbëtori i Saulit, i mbretit të Izraelit, që ka qenë me mua këto ditë o këto vite? Tek ai nuk kam gjetur asnjë të metë të madhe nga dita e dezertimit të tij e deri më sot!".
1 i Samuelit 29:5
Nuk është ky Davidi për të cilin këndonin në kor në vallet, duke thënë: "Sauli ka vrarë mijëshen e tij dhe Davidi dhjetë mijëshen e tij?"".
1 i Samuelit 29:9
Akishi iu përgjegj Davidit, duke thënë: "E kupton që për sytë e mi ti je i këndshëm si një engjëll i Perëndisë; por princat e Filistejve kanë thënë: "Ai nuk duhet të marrë pjesë me ne në betejë!".
1 i Samuelit 29:11
Kështu Davidi dhe njerëzit e tij u ngritën herët në mëngjes për t`u nisur dhe për t`u kthyer në vendin e Filistejve. Filistejtë përkundrazi shkuan në Jezreel.
1 i Samuelit 30:6
Davidi ishte shqetësuar shumë se njerëzit flisnin për ta vrarë atë me gurë, sepse të gjithë e kishin shpirtin të trishtuar për shkak të bijve dhe të bijave të tyre; por Davidi u forcua tek Zoti, Perëndia i tij.
1 i Samuelit 30:8
Kështu Davidi u këshillua me Zotin dhe e pyeti: "A duhet ta ndjek këtë bandë? Do ta arrij?". Zoti iu përgjegj: "Ndiqe, sepse do ta arrish me siguri dhe do të rimarrësh pa tjetër çdo gjë".
1 i Samuelit 30:9
Kështu Davidi u nis me gjashtëqind njerëzit që kishte me vete dhe arriti në përruan Besor, ku u ndalën ata që kishin mbetur prapa;
1 i Samuelit 30:10
por Davidi vazhdoi ndjekjen me katërqind njerëz, kurse dyqind mbetën prapa, sepse ishin tepër të lodhur për të kapërcyer përruan e Besorit.
1 i Samuelit 30:11
Gjetën në fushë një Egjiptas dhe ia çuan Davidit. I dhanë bukë për të ngrënë dhe ujë për të pirë;
1 i Samuelit 30:13
Davidi e pyeti: "Ti kujt i përket dhe nga vjen?". Ai u përgjegj: "Jam një egjiptas i ri, shërbëtor i një Amalekiti; pronari im më braktisi, sepse tri ditë më parë u sëmura.
1 i Samuelit 30:15
Davidi i tha: "A mund të më çosh poshtë ku ndodhet kjo bandë?". Ai u përgjegj: "Betomu në emër të Perëndisë që nuk do të më vrasësh dhe nuk do të më dorëzosh në duart e pronarit tim, dhe unë do të çoj poshtë, aty ku gjendet kjo bandë".
1 i Samuelit 30:16
Dhe e çoi poshtë; dhe ja Amalekitët ishin shpërndarë në të gjithë vendin; hanin, pinin dhe bënin festë për plaçkën e madhe që kishin sjellë nga vendi i Filistejve dhe nga vendi u Judës.
1 i Samuelit 30:17
Davidi i sulmoi nga muzgu deri në mbrëmjen e ditës tjetër; asnjeri prej tyre nuk shpëtoi, përveç katërqind të rinjve që u hipën deveve dhe ia mbathën.
1 i Samuelit 30:21
Pastaj Davidi arriti te dyqind njerëzit që kishin qenë tepër të lodhur për të shkuar pas Davidit që ai i kishte lënë në përruan e Besorit. Këta i dolën para Davidit dhe njerëzve që ishin me të. Kështu Davidi iu afrua atyre dhe i përshëndeti.
1 i Samuelit 30:22
Atëherë tërë njerëzit e këqij dhe të poshtër që kishin shkuar me Davdin filluan të thonë: "Me qenë se këta nuk erdhën me ne; nuk do t`u japim asgjë nga plaçka që kemi shtënë në dorë, përveç grave dhe fëmijve të secilit; t`i marrin dhe të ikin!".
1 i Samuelit 30:24
Po kush do t`ju dëgjojë në këtë propozim? E njëjtë ka për të qenë pjesa e atij që shkon për të luftuar dhe e atij që rri pranë plaçkave; do t`i ndajmë pjesët bashkë".
1 i Samuelit 30:25
Qysh prej asaj dite u veprua kështu; Davidi e bëri atë statut dhe normë për Izraelin deri në ditën e sotme.
1 i Samuelit 31:3
Beteja u ashpërsua kundër Saulit; harkëtarët e arritën dhe ai u plagos rëndë prej tyre.
1 i Samuelit 31:8
Të nesërmen Filistejtë erdhën për të zhveshur të vrarët dhe gjetën Saulin dhe tre bijtë e tij të rënë në malin Gilboa.
1 i Samuelit 31:9
I prenë kokën Saulit, e zhveshën nga armatimi i tij dhe dërguan lajmëtarë në tërë vendin e Filistejve për ta çuar lajmin në tempullin e idhujve të tyre dhe popullit.
2 i Samuelit 1:2
Ditën e tretë arriti në kampin e Saulit një burrë me rroba të grisura dhe me kokën me dhe. Sa arriti pranë Davidit, ai ra për tokë dhe u përkul.
2 i Samuelit 1:3
Davidi e pyeti: "Nga vjen?". Ai iu përgjigj: "Kam ikur nga kampi i Izraelit".
2 i Samuelit 1:4
Davidi i tha: "Si u bë? Të lutem, më trego". Ai iu përgjigj: "Populli iku nga fusha e betejës dhe shumë njerëz ranë dhe vdiqën; edhe Sauli dhe biri i tij Jonatan kanë vdekur".
2 i Samuelit 1:7
Ai u kthye, më pa dhe më thirri. Unë iu përgjigja: "Ja ku jam".
2 i Samuelit 1:8
Ai më pyeti: "Kush je ti?". Unë iu përgjigja: "Jam një Amalekit".
2 i Samuelit 1:12
Kështu mbajtën zi, qanë dhe agjeruan deri në mbrëmje për Saulin, për Jonatanin, birin e tij, për popullin e Zotit dhe për shtëpinë e Izraelit, sepse kishin rënë nga shpata.
2 i Samuelit 1:13
Pastaj Davidi e pyeti të riun që i kishte treguar ngjarjen: "Nga ç`vend je?". Ai u përgjigj: "Jam biri i një të huaji, i një Amalekiti".
2 i Samuelit 1:14
Atëherë Davidi i tha: "Si nuk pate frikë të shtrish dorën për të vrarë të vajosurin e Zotit
2 i Samuelit 1:17
Atëherë Davidi ia mori këtij vajtimi për Saulin dhe Jonatanin, birin e tij,
2 i Samuelit 1:20
Mos ia njoftoni Gathit, mos e bëni të ditur nëpër rrugët e Ashkalonit, që të mos gëzohen bijat e Filistejve, që të mos ngazëllohen bijat e të parrethprerëve.
2 i Samuelit 1:23
Sauli dhe Jonatani; aq të dashur dhe të përzemërt në jetë, nuk u ndanë në vdekjen e tyre. Ishin më të shpejtë se shqiponjat, më të fortë se luanët.
2 i Samuelit 1:26
Unë jam në ankth për ty, o vëllai im Jonatan; ti ishe shumë i dashur për mua, dashuria jote për mua ishte më e mrekullueshme se dashuria e grave.
2 i Samuelit 2:1
Mbas kësaj, Davidi u këshillua me Zotin, duke thënë: "A duhet të shkoj në ndonjë nga qytetet e Judës?". Zoti iu përgjigj: "Shko". Davidi e pyeti: "Ku të shkoj?". Zoti u përgjigj: "Në Hebron".
2 i Samuelit 2:5
Atëherë Davidi u dërgoi lajmëtarë njerëzve të Jabeshit të Galaadit për t`u thënë: "Qofshi të bekuar nga Zoti për mirësinë që treguat ndaj Saulit, zotërisë suaj, duke e varrosur!
2 i Samuelit 2:14
Atëherë Abneri i tha Joabit: "Le të çohen të rinjtë dhe të dalin para nesh". Joabi u përgjigj: "Po, le të çohen".
2 i Samuelit 2:15
Kështu u ngritën dhe dolën përpara në numër të barabartë: dymbëdhjetë për Beniaminin dhe për Ish-Boshethin, birin e Saulit, dhe dymbëdhjetë nga shërbëtorët e Davidit.
2 i Samuelit 2:16
Secili kapi kundërshtarin e tij nga koka dhe i futi shpatën në ije; kështu ranë të gjithë bashkë. Ky vend u quajt për këtë arësye fusha e njerëzve të fortë; gjendet në Gabaon.
2 i Samuelit 2:17
Po atë ditë u zhvillua një betejë shumë e ashpër në të cilën Abneri me njerëzit e Izraelit u mund nga shërbëtorët e Davidit.
2 i Samuelit 2:20
Pastaj Abneri u kthye prapa dhe tha: "Je ti, Asahel?". Ai u përgjigj: "Jam unë".
2 i Samuelit 2:22
Abneri i tha përsëri Asahelit: "Hiq dorë nga ndjekja. Pse më detyron të të shtrij për tokë? Si do të mund ta shikoj atëherë në fytyrë vëllanë tënd Joab?".
2 i Samuelit 2:23
Por ai nuk pranoi të ndërrojë rrugë; prandaj Abneri me pjesën e prasme të shtizës e goditi në pjesën e poshtme të barkut dhe shtiza i doli nga pas; ai ra për tokë dhe vdiq në vend; dhe tërë ata që kalonin nga vendi ku Asaheli kishte rënë dhe kishte vdekur ndaleshin.
2 i Samuelit 2:24
Por Joabi dhe Abishai e ndoqën Abnerin; kur perëndoi dielli ata arritën në qafën e Amahut, që ndodhet përballë Giahut, në rrugën e shkretëtirës së Gabaonit.
2 i Samuelit 2:27
Joabi u përgjigj: "Ashtu siç është e vërtetë që Perëndia jeton, po të mos kishe folur ti, populli nuk do të kishte hequr dorë nga ndjekja e vëllezërve të tij deri në mëngjes".
2 i Samuelit 2:29
Abneri dhe njerëzit e tij ecën gjithë atë natë nëpër Abrahun, kapërcyen Jordanin, kaluan tërë Bithronin dhe arritën në Mahanaim.
2 i Samuelit 3:8
Abneri u zemërua shumë nga fjalët e Ish-Boshethit dhe iu përgjigj: "Mos vallë jam një kokë qeni i Judës? Deri më sot jam treguar besnik i shtëpisë së Saulit, atit tënd, i vëllezërve dhe i miqve të saj dhe nuk të kam dorëzuar në duart e Davidit, dhe pikërisht sot ti më qorton për fajin që kam kryer me këtë grua!
2 i Samuelit 3:9
Perëndia t`i bëjë Abnerit këtë dhe më keq në rast se nuk i bëj Davidit atë që Zoti i është betuar:
2 i Samuelit 3:11
Ish-Boshethi nuk iu përgjigj dot as edhe me një fjalë të vetme Abnerit, sepse ia kishte frikën.
2 i Samuelit 3:12
Atëherë Abneri i dërgoi në emër të tij lajmëtarë Davidit për t`i thënë: "Kujt i përket vendi? Bëj aleancë me mua dhe dora ime do të jetë me ty për të ta sjellë tërë Izraelin".
2 i Samuelit 3:13
Davidi iu përgjigj: "Kam diçka për të të kërkuar: Unë do të bëj aleancë me ty, por ti nuk do të ma shohësh fytyrën po nuk më solle më parë Mikalin, bijën e Saulit, kur të vish të më shikosh".
2 i Samuelit 3:14
Kështu Davidi i dërgoi lajmëtarë Ish-Boshethit, birit të Saulit, për t`i thënë: "Ma kthe bashkëshorten time Mikal, me të cilën u fejova për njëqind lafsha të Filistejve".
2 i Samuelit 3:18
Tani erdhi koha të veprojmë, sepse Zoti ka folur për Davidin, duke thënë: "Me anë të Davidit, shërbëtorit tim, unë do të shpëtoj popullin tim të Izraelit nga duart e Filistejve dhe nga tërë armiqtë e tij".
2 i Samuelit 3:19
Abneri foli edhe me ata të Beniaminit. Pastaj Abneri shkoi te Davidi në Hebron për t`i njoftuar tërë ato që iu dukën të mira Izraelit dhe gjithë shtëpisë së Beniaminit.
2 i Samuelit 3:20
Kështu Abneri arriti te Davidi në Hebron me njëzet njerëz, dhe Davidi shtroi një banket për Abnerin dhe për njerëzit që ishin me të.
2 i Samuelit 3:25
Ti e di që Abneri, bir i Nerit, erdhi që të të mashtrojë, që të njohë lëvizjet e tua dhe për të mësuar tërë ato që bën ti".
2 i Samuelit 3:27
Kur Abneri u kthye në Hebron, Joabi e mori mënjanë në mes të portës, gjoja për t`i folur fshehtazi, dhe këtu e goditi në bark dhe e vrau për të marrë hakun e gjakut të Asahelit, vëllait të tij.
2 i Samuelit 3:28
Më vonë Davidi e mësoi këtë ngjarje dhe tha: "Unë dhe mbretëria ime jemi përjetë të pafajshëm përpara Zotit për gjakun e Abnerit, birit të Nerit.
2 i Samuelit 3:31
Pastaj Davidi i tha Joabit dhe tërë popullit që ishte me të: "Grisni rrobat e trupit, mbështilluni me thasë dhe mbani zi për vdekjen e Abnerit!". Edhe mbreti David shkoi pas arkivolit.
2 i Samuelit 3:32
Kështu e varrosën Abnerin në Hebron, dhe mbreti ngriti zërin dhe qau përpara varrit të Abnerit; edhe tërë populli qau.
2 i Samuelit 3:33
Mbreti ia mori një vajtimi për Abnerin dhe tha: "A duhet të vdiste Abneri si vdes një budalla?
2 i Samuelit 3:35
Pastaj tërë populli erdhi për të ftuar Davidin që të hante, sa ishte akoma ditë; por Davidi u betua duke thënë: "Kështu ma bëftë Perëndia madje më keq, po futa në gojë bukë apo ndonjë gjë tjetër para se të perëndojë dielli".
2 i Samuelit 4:9
Por Davidi iu përgjigj Rekabit dhe Baanahut, vëllait të tij, bij të Rimon Beerothitit, dhe u tha atyre: "Ashtu siç është e vërtetë që rron Zoti, i cili më ka liruar nga çdo fatkeqësi,
2 i Samuelit 4:10
në rast se kam kapur dhe kam bërë që të vritet në Tsiklag atë që solli lajmin: "Ja, Sauli vdiq", megjithëse ai pandehte se më kishte sjellë një lajm të mirë dhe priste të merrte një shpërblim,
2 i Samuelit 4:11
aq më tepër tani që disa kriminelë kanë vrarë një njeri të drejtë në shtëpinë e tij, në shtratin e tij, a nuk duhet t`ju kërkoj llogari për gjakun e tij nga duart tuaja dhe t`ju zhduk nga faqja e dheut?".
2 i Samuelit 5:10
Davidi bëhej gjithnjë më i madh Dhezoti, Perëndia i ushtrive, ishte me të.
2 i Samuelit 5:12
Atëherë Davidi u bind se Zoti po e vendoste si mbret të Izraelit dhe e lartësonte mbretërinë e tij për dashurinë që kishte për popullin e Izraelit.
2 i Samuelit 5:18
Filistejtë arritën dhe u përhapën në luginën e Refaimit.
2 i Samuelit 5:19
Atëherë Davidi u këshillua me Zotin duke i thënë: "A duhet të dal kundër Filistejve? A do m`i lësh në duart e mia? Zoti i dha këtë përgjigje Davidit: "Dil, sepse pa tjetër do t`i lë Filistejtë në duart e tua".
2 i Samuelit 5:20
Kështu Davidi shkoi në Baal-Peratsim, ku i mundi, dhe tha: "Zoti ka krijuar një të çarë midis armiqve të mi përpara meje, si një e çarë e hapur nga ujërat".
2 i Samuelit 5:22
Më vonë Filistejtë dolën përsëri dhe u përhapën në luginën e Refaimëve.
2 i Samuelit 5:23
Kur Davidi u këshillua me Zotin, ai i tha: "Mos u dil përballë; merrua krahët, hidhu mbi ta përballë Balsamit.
2 i Samuelit 5:24
Kur të dëgjosh një zhurmë hapash në majat e Balsamit, hidhu menjëherë në sulm, sepse atëherë Zoti do të dalë para teje për të mundur ushtrinë e Filistejve".
2 i Samuelit 6:1
Davidi i mblodhi përsëri gjithë burrat më të zgjedhur të Izraelit, gjithsej tridhjetë mijë veta.
2 i Samuelit 6:2
Pastaj u ngrit dhe shkoi me gjithë popullin që ishte me të nga Baale e Judës, për të transportuar që andej arkën e Perëndisë me vete emrin e Zotit të ushtrive, që rri midis kerubinëve.
2 i Samuelit 6:3
Dhe e vendosën arkën e Perëndisë mbi një qerre të re dhe e hoqën nga shtëpia e Abinabadit që ishte mbi kodër; Uzahu dhe Ahio, bij të Abinadabit, ngisnin qerren e re.
2 i Samuelit 6:4
Kështu e hoqën arkën e Perëndisë nga shtëpia e Abinadabit që ishte mbi kodër, dhe Ahio ecte përpara arkës.
2 i Samuelit 6:6
Kur arritën te lëmi i Nakonit, Uzahu zgjati dorën drejt arkës së Perëndisë dhe e mbajti atë, sepse qetë u penguan.
2 i Samuelit 6:7
Atëherë zemërimi i Zotit u ndez kundër Uzahut, dhe Perëndia e goditi për fajin e tij; ai vdiq në atë vend pranë arkës së Perëndisë.
2 i Samuelit 6:8
Davidi u trishtua shumë sepse Zoti kishte hapur një të çarë në popull, duke goditur Uzahun. Kështu ai vend u quajt Perets-Uzah edhe sot e kësaj dite.
2 i Samuelit 6:12
Atëherë i thanë mbretit David: "Zoti ka bekuar shtëpinë e Obed-Edomit dhe gjithshka që është pronë e tij, për shkak të arkës së Perëndisë". Atëherë Davidi shkoi dhe e mbarti me gëzim arkën e Perëndisë
2 i Samuelit 6:14
Davidi hidhte valle me gjithë forcat e tija përpara Zotit, duke veshur një efod prej liri.
2 i Samuelit 6:16
Por ndodhi që, ndërsa arka e Zotit po hynte në qytetin e Davidit, Mikal, bija e Saulit, duke shikuar nga dritarja, pa mbretin David që po hidhej dhe kërcente përpara Zotit dhe e përçmoi në zemrën e saj.
2 i Samuelit 6:17
Kështu, sollën arkën e Zotit dhe e vendosën në vendin e saj, në mesin e çadrës që Davidi kishte ngritur për të. Pastaj Davidi ofroi olokauste dhe flijime falenderimi përpara Zotit.
2 i Samuelit 6:19
dhe i shpërndau tërë popullit, gjithë turmës së Izraelit, burra dhe gra, secilit prej tyre nga një kulaç, nga një racion mishi dhe një sasi rrush të thatë.
2 i Samuelit 6:20
Ndërsa Davidi po kthehej për të bekuar familjen e tij, Mikal, bija e Saulit, i doli përpara Davidit dhe i tha: "Sa i nderuar ka qënë sot mbreti i Izraelit që u zbulua para syve të shërbëtoreve të
2 i Samuelit 6:21
Atëherë Davidi iu përgjigj Mikalit: "E bëra përpara Zotit që më ka zgjedhur në vend të atit tënd dhe të tërë shtëpisë së tij për të më vendosur princ të Izraelit, të popullit të Zotit; prandaj bëra festë përpara Zotit.
2 i Samuelit 6:22
Prandaj do ta ul veten edhe më poshtë dhe do të bëhem më i pavlerë në sytë e mi; por lidhur me shërbëtoret për të cilat më fole, unë do të nderohem pikërisht prej tyre".
2 i Samuelit 7:2
mbreti i tha profetit Nathan: "Shiko, unë banoj në një shtëpi prej kedri, por arka e Perëndisë ndodhet poshtë një çadre".
2 i Samuelit 7:3
Nathani iu përgjigj mbretit: "Shko, bëj gjithçka ke në zemër, sepse Zoti është me ty".
2 i Samuelit 7:11
nga dita që kam vendosur gjyqtarë mbi popullin tim të Izraelit. Do të të siguroj paqe nga tërë armiqtë e tu. Përveç kësaj Zoti të shpall se ka për të të ndërtuar një shtëpi.
2 i Samuelit 7:13
Ai do të ndërtojë një shtëpi në emrin tim dhe unë do ta bëj të qëndrueshëm për gjithnjë fronin e mbretërisë së tij.
2 i Samuelit 7:14
Unë do të jem për të një baba dhe ai një djalë për mua; kur do të bëjë ndonjë të keqe, unë do ta dënoj me shufra njeriu dhe me goditje të bijve të njerëzve,
2 i Samuelit 7:16
Shtëpia jote dhe mbretëria jote do të bëhen të qendrueshme për gjithnjë para meje, dhe froni yt do të jetë i qëndrueshëm për gjithnjë".
2 i Samuelit 7:17
Nathani i foli Davidit duke iu përmbajtur këtyre fjalëve dhe simbas vegimit të tij.
2 i Samuelit 7:18
Atëherë mbreti David shkoi dhe u ul përpara Zotit dhe tha: "Kush jam unë, o Zot, o Zot, dhe çfarë është shtëpia ime që më bëri të vij deri këtu?
2 i Samuelit 7:19
Por kjo ishte akoma një gjë e vogël në sytë e tu, o Zot, o Zot, sepse ti ke folur edhe për shtëpinë e shërbëtorit tënd për një të ardhme të largët; dhe ky është ligji i njeriut, o Zot, o Zot.
2 i Samuelit 7:20
Çfarë mund të të thoshte më tepër Davidi? Ti e njeh shërbëtorin tënd, o Zot, o Zot!
2 i Samuelit 7:21
Për dashurinë e fjalës sate dhe simbas zemrës sate ke bërë tërë këto gjëra të mëdha, me qëllim që t`ia bësh të njohur shërbëtorit tënd.
2 i Samuelit 7:22
Për këtë je i madh, o Zot, o Perëndi. Asnjeri nuk është si ti dhe nuk ka tjetër Perëndi veç teje, me sa kemi dëgjuar me veshët tona.
2 i Samuelit 7:23
Dhe kush është si populli yt, si Izraeli, i vetmi komb mbi dhe që Perëndia erdhi ta shpengojë për vete si popullin e tij për të bërë emër dhe për të kryer për ty vepra të mëdha dhe të tmerrshme për tokën tënde përpara popullit tënd, të cilin e ke shpenguar për vete nga Egjipti, nga kombet e perëndive të tyre?
2 i Samuelit 7:24
Dhe ti ke vendosur për vete që populli yt i Izaelit, të jetë populli yt për gjithnjë; dhe ti, o Zot, je bërë Perëndia i tij.
2 i Samuelit 7:25
Dhe tani, o Zot, o Perëndi, fjalën që ke thënë lidhur me shërbëtorin tënd dhe me shtëpinë e tij mbaje të qëndrueshme për gjithnjë dhe vepro ashtu si ke thënë,
2 i Samuelit 7:26
me qëllim që emri yt të lavdërohet përjetë dhe të thuhet: "Zoti i ushtrive është Perëndia i Izraelit". Dhe shtëpia e shërbëtorit tënd David u bëftë e qëndrueshme para teje!
2 i Samuelit 7:27
Sepse ti, o Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit, ia ke treguar këtë shërbëtorit tënd, duke i thënë: "Unë do të ndërtoj një shtëpi për ty". Prandaj shërbëtori yt pati guximin të të drejtojë këtë lutje.
2 i Samuelit 7:28
Dhe tani, o Zot, o Zot, ti je Perëndia, fjalët e tua janë të vërteta, dhe i ke premtuar këto gjëra të bukura shërbëtorit tënd.
2 i Samuelit 7:29
Prandaj tani prano të bekosh shtëpinë e shërbëtorit tënd, në mënyrë që ajo të qëndrojë gjithnjë para teje, sepse ti, o Zot, o Zot, ke folur, dhe si pasojë e bekimit tënd shtëpia e shërbëtorit tënd do të jetë e bekuar përjetë!".
2 i Samuelit 8:2
Mundi edhe Moabitët dhe i mati me litar, mbasi i shtriu për tokë. Me dy litarë mati ata që duhet të vriteshin dhe me një litar të plotë ata që do të mbeteshin të gjallë. Kështu Moabitët u bënë nënshtetas dhe taksapagues të Davidit.
2 i Samuelit 8:4
Davidi i mori njëmijë e gjashtëqind kalorës dhe njëzet mijë këmbësorë. Ai u preu gjithashtu leqet e këmbëve tërë kuajve, por la mjaft prej tyre për njëqind qerre.
2 i Samuelit 8:5
Kur Sirët e Damaskut erdhën për të ndihmuar Hadadezerin, mbretin e Tsobahut, Davidi vrau njëzet e dy mijë prej tyre.
2 i Samuelit 8:10
i dërgoi mbretit David të birin Joram, për ta përshëndetur dhe për ta bekuar, sepse i kishte bërë luftë Hadedezerit dhe e kishte mundur. Në fakt Hadedezeri ishte gjithnjë në luftë me Toin; Jorami kishte me vete enë argjendi, ari dhe bronzi.
2 i Samuelit 9:1
Davidi tha: "A ka mbetur akoma ndonjë nga shtëpia e Saulit, ndaj të cilit mund të sillem mirë për hir të Jonathanit?".
2 i Samuelit 9:2
Kishte një shërbëtor në shtëpinë e Saulit, që quhej Tsiba, dhe atë e çuan te Davidi. Mbreti i tha: "Ti je Tsiba?". Ai u përgjigj: "Jam shërbëtori yt".
2 i Samuelit 9:3
Pastaj mbreti pyeti: "A ka njeri tjetër të shtëpisë së Saulit, të cilit mund t`i kushtoj mirësinë e Perëndisë?". Tsiba iu përgjigj mbretit: "Është akoma një djalë i Jonatanit, që është sakat nga këmbët".
2 i Samuelit 9:4
Mbreti i tha: "Ku është?". Tsiba iu përgjigj mbretit: "Është në shtëpinë e Makirit, birit të Amielit, në Lodebar".
2 i Samuelit 9:6
Kështu Mefiboshethi, bir i Jonatanit, bir i Saulit erdhi te Davidi, ra përmbys me fytyrën për tokë. Davidi i tha: "Mefibosheth!". Ai u përgjigj: "ja shërbëtori yt!".
2 i Samuelit 9:7
Davidi i tha: "Mos ki frikë, sepse kam ndër mend të sillem mirë me ty për dashurinë që kisha për Jonatanin, atin tënd; do të të kthej tërë tokat e Saulit, të parit tënd, dhe ti do të hash gjithnjë në tryezën time".
2 i Samuelit 9:8
Mefiboshethi ra përmbys dhe tha: "Ç`është shërbëtori yt, që ti të përfillësh një qen të ngordhur si unë?".
2 i Samuelit 9:9
Atëherë mbreti thirri Tsiban, shërbëtorin e Saulit, dhe i tha: "Tërë ato që i përkisnin Saulit dhe tërë shtëpisë së tij, po ia jap birit të zotërisë tënd.
2 i Samuelit 9:10
Kështu, pra, bashkë me bijtë dhe shërbëtorët e tu, do të punosh tokën për të dhe do të mbledhësh prodhimet e saj, me qëllim që i biri i zotërisë tënd të ketë bukë për të ngrënë; por Mefiboshethi, bir i zotërisë tënd do të hajë gjithnjë në tryezën time". Tsiba kishte pesëmbëdhjetë bij dhe njëzet shërbëtorë.
2 i Samuelit 10:2
Davidi tha: "Unë dua të sillem me Hanunin, birin e Nahashit, me po atë dashamirësi që i ati tregoi ndaj meje". Kështu Davidi dërgoi shërbëtorët e tij për ta ngushëlluar për humbjen e atit. Por kur shërbëtorët e Davidit arritën në vendin e bijve të Amonit,
2 i Samuelit 10:3
krerët e bijve të Amonit i thanë Hanunit, zotërisë së tyre: "Beson me të vërtetë që Davidi të ka dërguar njerëz për ngushëllim për të nderuar atin tënd? A nuk të ka dërguar përkundrazi shërbëtorët e tij për të vëzhguar qytetin, për të spiunuar dhe për të shkatërruar atë?".
2 i Samuelit 10:4
Atëherë Hanuni i zuri shërbëtorët e Davidit, i detyroi të rruajnë gjysmën e mjekrës dhe të presin për gjysmë rrobat e tyre deri në vithe, pastaj i la të shkojnë.
2 i Samuelit 10:5
I informuar për këtë ngjarje, Davidi dërgoi disa persona për t`i takuar, sepse këta njerëz e ndjenin veten shumë të turpëruar. Mbreti dërgoi t`u thonë: "Rrini në Jeriko sa t`ju rritet mjekra, pastaj do të ktheheni".
2 i Samuelit 10:6
Kur bijtë Amonit e kuptuan që ishin bërë të urryer për Davidin, dërguan të rekrutojnë njëzet mijë këmbësorë te Sirët e Beth-Rehobit dhe te Sirët e Tsobas, një mijë njerëz të mbretit të Maakahut dhe dymbëdhjetë mijë nga njerëzit e Tobit.
2 i Samuelit 10:8
Bijtë e Amonit dolën dhe u renditën për betejë në hyrjen e portës së qytetit, ndërsa Sirët e Tsobas dhe të Rehobit, dhe njerëzit e Tobit dhe të Maakahut u rreshtuan në fushë të hapur.
2 i Samuelit 10:9
Kur Joabi e kuptoi se kundër tij ishin dy fronte beteje, njeri nga përpara dhe tjetri nga prapa, ai zgjodhi disa nga njerëzit më të mirë të Izraelit dhe i renditi për betejë kundër Sirëve;
2 i Samuelit 10:10
Pjesën tjetër të njerëzve e la në duart e vëllait të tij Abishai për t`i renditur kundër bijve të Amonit.
2 i Samuelit 10:12
Tregohu guximtar dhe të jemi të fortë për të mbrojtur popullin tonë dhe qytetet e Perëndisë tonë; dhe Zoti të bëjë atë që i pëlqen".
2 i Samuelit 10:13
Pastaj Joabi me gjithë njerëzit e tij ecën përpara për të luftuar kundër Sirëve; por këta ikën para tij.
2 i Samuelit 10:14
Kur bijtë e Amonit panë që Sirët kishin ikur, ua mbathën edhe ata para Abishait dhe hynë përsëri në qytet. Atëherë Joabi u kthye nga ekspedita kundër bijve të Amonit dhe erdhi në Jeruzalem.
2 i Samuelit 10:16
Hadadezeri dërgoi lajmëtarë për të sjellë Sirët që ishin matanë Lumit. Ata arritën në Helam, me komandantin e ushtrisë të Hadedezerit, Shobakun, në krye.
2 i Samuelit 10:17
Kur Davidi u njoftua për këtë gjë, mblodhi tërë Izraelin, kaloi Jordanin dhe arriti në Helam. Sirët u radhitën kundër Davidit dhe nisën betejën.
2 i Samuelit 10:18
Por Sirët ua mbathën përpara Izraelit; dhe Davidi vrau nga Sirët njerëzit e shtatëqind qerreve dhe dyzet mijë kalorës, goditi Shobakun, komandantin e ushtrisë së tyre, i cili vdiq në atë vend.
2 i Samuelit 11:1
Me fillimin e vitit të ri, në kohën kur mbretërit shkojnë të luftojnë, Davidi dërgoi Joabin me shërbëtorët e tij dhe me tërë Izraelin për të shkatërruar vendin e bijve të Amonit dhe për të rrethuar Rabahun; por Davidi mbeti në Jeruzalem.
2 i Samuelit 11:3
Kështu Davidi dërgoi të kërkojë informata për gruan; dhe i thanë: "Është Bath-Sheba, bija e Eliamit, bashkëshortja e Hiteut Uriah".
2 i Samuelit 11:4
Davidi dërgoi lajmëtarë për ta marrë; kështu ajo erdhi tek ai dhe ajo ra në shtrat me të; pastaj u pastrua nga papastërtia e saj dhe u kthye në shtëpinë e vet.
2 i Samuelit 11:7
Kur Uriahu arriti tek ai, Davidi e pyeti për gjendjen shëndetsore të Joabit dhe të popullit, dhe si shkonte lufta.
2 i Samuelit 11:10
Kur e njoftuan Davidin për këtë gjë dhe i thanë: "Uriahu nuk zbriti në shtëpinë e tij". Davidi i tha Uriahut: "A nuk vjen vallë nga një udhëtim? Pse, pra, nuk zbrite në shtëpinë tënde?".
2 i Samuelit 11:11
Uriahu iu përgjigj Davidit: "Arka, Izraeli dhe Juda banojnë në çadra, zotëria im Joab dhe shërbëtorët e zotërisë tim e kanë ngritur kampin e tyre në fushë të hapur. Si mund të hyj unë në shtëpinë time për të ngrënë dhe për të pirë? Ashtu siç është e vërtetë që ti rron dhe që rron shpirti yt, unë nuk do ta bëj këtë gjë!".
2 i Samuelit 11:13
Davidi e ftoi pastaj të hajë e të pijë bashkë me të dhe e dehu. Por në mbrëmje Uriahu doli për të shkuar në shtrojën e tij bashkë me shërbëtorët e zotërisë së tij dhe nuk zbriti në shtëpinë e tij.
2 i Samuelit 11:15
Në letër kishte shkruar kështu: "Vendoseni Uriahun në vijë të parë, ku beteja është më e ashpër, pastaj tërhiquni nga ai, me qëllim që të goditet dhe të vdesë".
2 i Samuelit 11:18
Atëherë Joabi dërgoi një lajmëtar për t`i njoftuar Davidit tërë ngjarjet e luftës,
2 i Samuelit 11:20
në qoftë se ai zemërohet dhe të thotë: "Pse iu afruat qytetit për të luftuar? A nuk e dinit që do të gjuanin nga muret lart?
2 i Samuelit 11:23
Lajmëtari i tha Davidit: "Armiqtë patën epërsi mbi ne dhe bënë një dalje kundër nesh në fushë të hapur, por ne i sprapsëm deri në hyrjen e portës;
2 i Samuelit 11:25
Atëherë Davidi i tha lajmëtarit: "Do t`i thuash kështu Joabit: "Mos u hidhëro për këtë gjë, sepse shpata ha o njerin o tjetrin; lufto me forcë më të madhe kundër qytetit dhe shkatërroje". Dhe ti jepi zemër".
2 i Samuelit 11:26
Kur gruaja e Uriahut dëgjoi që burri i saj kishte vdekur, ajo mbajti zi për bashkëshortin e saj.
2 i Samuelit 12:3
por i varfëri nuk kishte asgjë, veçse një qengj femër që e kishte blerë dhe ushqyer; ai ishte rritur bashkë me të dhe me fëmijët e tij, duke ngrënë ushqimin e tij, duke pirë në kupën e tij dhe duke fjetur mbi gjirin e tij; ishte për të si bija e tij.
2 i Samuelit 12:4
Një udhëtar arriti në shtëpinë e njeriut të pasur; ky refuzoi të merrte ndonjë bagëti nga kopetë e tij për t`i përgatitur për të ngrënë udhëtarit që kishte ardhur tek ai, por mori manarin e njeriut të varfër dhe e gatoi për njeriun që i kishte ardhur"
2 i Samuelit 12:7
Atëherë Nathani i tha Davidit: "Ti je ai njeri! Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: "Unë të kam vajosur mbret të Izraelit dhe të kam çliruar nga duart e Saulit.
2 i Samuelit 12:9
Pse, pra, ke përçmuar fjalën e Zotit, duke bërë atë që është e keqe për sytë e tij? Ti ke bërë të vdesë me shpatë Hiteun Uriah, more për grua bashkëshorten e tij dhe e vrave me shpatën e bijve të Amonit.
2 i Samuelit 12:10
Kështu, pra, shpata nuk do të largohet kurrë nga shtëpia jote, sepse ti më ke përçmuar dhe ke marrë gruan e Hiteut Uriah si bashkëshorten tënde".
2 i Samuelit 12:11
Kështu thotë Zoti: "Ja, unë do të sjell kundër teje fatkeqësinë nga vetë shtëpia jote, dhe do t`i marrë gratë e tua para syve të tu për t`ia dhënë një tjetri, që do të bashkohet me to ditën.
2 i Samuelit 12:12
Sepse ti e ke bërë këtë gjë fshehurazi, kurse unë do ta bëj përpara tërë Izraelit në dritën e diellit".
2 i Samuelit 12:13
Atëherë Davidi i tha Nathanit: "Kam mëkatuar kundër Zotit". Nathani iu përgjigj Davidit: "Zoti e ka hequr mëkatin tënd; ti nuk ke për të vdekur.
2 i Samuelit 12:16
Atëherë Davidi iu lut Perëndisë për fëmijën dhe agjëroi; pastaj hyri në shtëpi dhe e kaloi natën i shtrirë për tokë.
2 i Samuelit 12:18
Ditën e shtatë fëmija vdiq dhe shërbëtorët e Davidit kishin frikë t`i njoftonin që fëmija kishte vdekur, sepse thonin: "Ja, kur fëmija ishte akoma i gjallë, ne i kemi folur, por ai nuk i dëgjonte fjalët tona. Si të bëjmë tani për t`i thënë se fëmija ka vdekur? Kjo mund t`i shkaktojë ndonjë të keqe".
2 i Samuelit 12:19
Kur Davidi pa që shërbëtorët e tij flisnin me zë të ulët, e kuptoi se fëmija kishte vdekur; prandaj Davidi u tha shërbëtorëve të tij: "Ka vdekur fëmija?". Ata u përgjigjën: "Ka vdekur".
2 i Samuelit 12:20
Atëherë Davidi u ngrit nga toka, u la, u vajos dhe ndërroi rrobat; pastaj shkoi në shtëpinë e Zotit dhe ra përmbys; pastaj u kthye në shtëpinë e tij dhe kërkoi t`i sillnin ushqim dhe hëngri.
2 i Samuelit 12:22
Ai u përgjigj: "Kur fëmija ishte akoma gjallë, unë agjëronja dhe qaja, sepse thoja: "Kushedi Zotit mund t`i vijë keq për mua dhe e lë fëmijën të jetojë?". Por tani ai ka vdekur. Pse duhet të agjëroj?
2 i Samuelit 12:25
Pastaj dërgoi një mesazh me anë të profetit Nathan që i vuri emrin Jedidiah, për shkak të dashurisë të Zotit.
2 i Samuelit 12:27
Pastaj Joabi i dërgoi lajmëtarë Davidit për t`i thënë: "Kam sulmuar Rabahun dhe kam shtënë në dorë rezervat e tij të ujit.
2 i Samuelit 12:28
Prandaj tani mblidh popullin që ka mbetur, vendos kampin tënd përballë qytetit dhe shtjere atë në dorë, përndryshe do ta marr unë qytetin dhe ai do të mbajë emrin tim".
2 i Samuelit 13:4
Ky i tha: "Pse, o bir i mbretit, vazhdon të dobësohesh çdo ditë që kalon? Nuk dëshiron të ma thuash?". Amnoni iu përgjigj: "Kam rënë në dashuri me Tamarën, motrën e vëllait tim Absalom".
2 i Samuelit 13:5
Atëherë Jonadabi i tha: "Rri në shtrat dhe bëj sikur je i sëmurë; kur të vijë yt atë të të shikojë, thuaji: "Bëj, të lutem, që motra ime Tamara të vijë të më japë të ha dhe ta përgatisë ushqimin në praninë time, në mënyrë që unë ta shikoj dhe ta marr nga duart e saj"".
2 i Samuelit 13:6
Kështu Amnoni ra në shtrat dhe u shti i sëmurë; kur më vonë erdhi mbreti ta shikojë, Amnoni i tha: "Lër, të lutem, që motra ime Tamara të vijë dhe të më përgatisë nja dy kuleç në praninë time; kështu do të marr ushqim nga duart e saj".
2 i Samuelit 13:7
Atëherë Davidi dërgoi njeri në shtëpinë e Tamarës për t`i thënë: "Shko në shtëpinë e vëllait tënd Amnon dhe përgatiti diçka për të ngrënë".
2 i Samuelit 13:8
Tamara shkoi në shtëpinë e vëllait të saj Amnon, që rrinte shtrirë në shtrat. Pastaj mori pak miell, e brumosi, përgatiti disa kuleçë para syve të tij dhe i poqi.
2 i Samuelit 13:10
Atëherë Amnoni i tha Tamarës: "Ma ço ushqimin në dhomën time dhe do ta marr nga duart e tua". Kështu Tamara i mori kuleçët që kishte përgatitur dhe i çoj në dhomën e Amnonit, vëllait të saj.
2 i Samuelit 13:11
Ndërsa po ia jepte për të ngrënë, ai e kapi dhe i tha: "Eja, shtrihu me mua, motra ime".
2 i Samuelit 13:12
Ajo iu përgjigj: "Jo, vëllai im, mos më poshtëro kështu; kjo nuk bëhet në Izrael; mos kryej një poshtërsi të tillë!
2 i Samuelit 13:13
Po unë ku ta çoj turpin tim? Kurse ti do të konsiderohesh si keqbërës në Izrael. Tani, të lutem, foli mbretit dhe ai nuk ka për të më refuzuar ndaj teje".
2 i Samuelit 13:15
Pastaj Amnoni filloi ta urrejë me një urrejtje shumë të madhe, kështu që urrejtja që ndjente për të ishte më e madhe se dashuria me të cilën e kishte dashuruar më parë. Kështu Amnoni i tha: "Çohu, shko!".
2 i Samuelit 13:16
Por ajo iu përgjigj: "Oh, jo! Dëmi që do të më bëje duke më përzënë do të ishte më i madh se ai që më ke bërë deri tani". Por ai nuk deshi ta dëgjojë.
2 i Samuelit 13:20
Absalomi, vëllai, i tha: "Ndofta vëllai yt Amnon ka qenë me ty? Tani për tani hesht, motra ime; ai është yt vëlla; mos e lësho veten për këtë". Kështu Tamara mbeti e dëshpëruar në shtëpinë e Absalomit, vëllait të saj.
2 i Samuelit 13:22
Por Absalomi nuk i drejtoi asnjë fjalë Amnonit, as për të mirë as për të keq, sepse e urrente Amnonin se kishte poshtëruar motrën e tij Tamara.
2 i Samuelit 13:26
Atëherë Absalomi i tha: "Në rast se nuk do të vish ti, të lutem, lejo Amnonin, vëllanë tim, të vijë me ne". Mbreti iu përgjigj: "Pse duhet të vijë me ty?".
2 i Samuelit 13:31
Atëherë mbreti u ngrit, grisi rrobat e tij dhe u shtri për tokë; dhe të gjithë shërbëtorët e tij, i rrinin rrotull, me rrobat e grisura.
2 i Samuelit 13:37
Absaloni kishte ikur dhe kishte shkuar te Talmai, bir i Amihudit, mbret i Geshurit. Davidi mbante zi çdo ditë për birin e tij.
2 i Samuelit 14:1
Joabi, bir i Tserujahut, vuri re që zemra e mbretit ishte e shqetësuar për Absalomin.
2 i Samuelit 14:4
Gruaja e Tekoas shkoi të flasë me mbretin, u hodh me fytyrën për tokë, u përul dhe tha: "Ndihmomë, o mbret!".
2 i Samuelit 14:5
Mbreti i tha: "Çfarë ke?". Ajo u përgjigj: "Mjerësisht jam e ve dhe burri më ka vdekur.
2 i Samuelit 14:7
Tani tërë farë e fis është ngritur kundër shërbëtores sate, duke thënë: "Na dorëzo atë që vrau vëllanë, që ta bëjmë të vdesë për jetën e vëllait që ai ka vrarë dhe për të shfarosur edhe trashëgimtarin". Në këtë mënyrë do të shuhet e vetmja urë zjarri që më ka mbetur dhe nuk kanë për t`i lënë burrit tim as emër as pasardhës mbi faqen e dheut".
2 i Samuelit 14:8
Mbreti i tha gruas: "Shko në shtëpinë tënde; unë do të jap urdhrat për çështjen tënde".
2 i Samuelit 14:10
Mbreti tha: "Në qoftë se dikush të thotë diçka, sille tek unë dhe ke për të parë që nuk do të të bjerë më në qafë".
2 i Samuelit 14:11
Atëherë ajo tha: "Të mos e harrojë mbreti, të lutem, Zotin, Perëndinë tënd, në mënyrë që hakmarrësi i gjakut të mos vazhdojë të shkatërrojë dhe biri im të mos shfaroset". Ai u përgjigj: "Ashtu siç është e vërtetë që Zoti rron, birit tënd, nuk do t`i bjerë në tokë asnjë qime floku!".
2 i Samuelit 14:12
Atëherë gruaja i tha: "Lejoje shërbëtoren tënde t`i thotë akoma një fjalë mbretit!". Ai u përgjigj: "Thuaje, pra".
2 i Samuelit 14:13
Gruaja ia rifilloi: "Pse ke menduar një gjë të tillë kundër popullit të Perëndisë? Duke folur në këtë mënyrë në fakt mbreti është deri diku fajtor, sepse mbreti nuk e kthen atë që është në mërgim.
2 i Samuelit 14:14
Ne duhet të vdesim dhe jemi si ujët që derdhet mbi tokë, që nuk mund të mblidhet; por Perëndia nuk të heq jetën, por gjen mënyrën që ai që është në mërgim të mos qëndrojë larg tij.
2 i Samuelit 14:15
Dhe tani kam ardhur të flas për këtë gjë me mbretin, me zotërinë time, sepse populli më ka trembur; dhe shërbëtorja jote ka thënë: "Dua të flas me mbretin; ndofta mbreti do të bëjë atë që shërbëtorja e tij do t`i thotë.
2 i Samuelit 14:16
Mbreti do të dëgjojë shërbëtoren e tij dhe do ta çlirojë nga duart e atye që duan të më heqin mua dhe birin tim nga trashëgimia e Perëndisë".
2 i Samuelit 14:17
Shërbëtorja jote thoshte: "Oh, fjala e mbretit, e tim zoti, më ngushëlloftë, sepse mbreti, zotëria ime, është si një engjëll i Perëndisë që di të dallojë të mirën dhe të keqen". Zoti, Perëndia yt, qoftë me ty".
2 i Samuelit 14:18
Mbreti u përgjigj dhe i tha gruas: "Të lutem, mos më fshih asgjë nga ato që do të pyes. Gruaja i tha: "Le të flasë mbreti, Zotëria ime".
2 i Samuelit 14:19
Atëherë mbreti tha: "A nuk është ndoshta dora e Joabit me ty në tërë këtë çështje?". Gruaja u përgjigj: "Ashtu siç është e vërtetë që ti rron, o mbret, zotëria im, çështja është pak a shumë ashtu siç e ka thënë mbreti, zotëria im; ka qenë në fakt shërbëtori yt Joabi ai që ka dhënë këto urdhëra dhe ka vënë tërë këto fjalë në gojën e shërbëtores sate.
2 i Samuelit 14:20
Shërbëtori yt Joab e bëri këtë gjë për të sjellë një ndryshim në gjendjen e tanishme; por zotëria ime ka po atë dituri të një engjëlli të Perëndisë për të kuptuar tërë ato që ndodhin mbi dhe".
2 i Samuelit 14:22
Atëherë Joabi u shtri me fytyrën për tokë, u përul dhe e bekoi mbretin. Pastaj Joabi tha: "Sot shërbëtori yt kupton se ka gjetur hirin tënd, o mbret, o imzot, sepse mbreti bëri atë që shërbëtori kishte kërkuar".
2 i Samuelit 14:25
Në të gjithë Izraelin nuk kishte njeri që ta lavdëronin më tepër për bukuri se sa Absalomit; nga tabanët e këmbëve deri në majën e kokës nuk kishte asnjë të metë tek ai.
2 i Samuelit 14:29
Pastaj Absalomi thirri Joabin për ta dërguar te mbreti, por ai nuk deshi të vinte; e dërgoi ta thërriste një herë të dytë, por ai nuk deshi të vinte.
2 i Samuelit 14:32
Absalomi iu përgjigj Joabit: "Unë të kisha dërguar fjalë: "Eja këtu, që të kem mundësi të të dërgoj te mbreti për t`i thënë: Pse jam kthyer nga Geshuri? Do të kishte qenë më mirë për mua të kisha mbetur atje". Tani më lejo të shoh fytyrën e mbretit. Në rast se tek unë ka ndonjë paudhësi, ai të shkaktojë vdekjen time".
2 i Samuelit 14:33
Joabi shkoi atëherë te mbreti dhe ia tregoi çështjen. Ky thirri Absalomin që shkoi te mbreti dhe ra përmbys me fytyrën për tokë përpara tij; dhe mbreti e puthi Absalomin.
2 i Samuelit 15:2
Absalomi ngrihej herët në mëngjes dhe rrinte anës rrugës që të çonte te porta e qytetit. Kështu, në qoftë se dikush kishte ndonjë gjyq dhe shkonte te mbreti për të siguruar drejtësi, Absalomi e thërriste dhe i thoshte: "Nga cili qytet je?". Tjetri i përgjigjej: "Shërbëtori yt është nga filan fis i Izraelit".
2 i Samuelit 15:5
Kur dikush afrohej për të rënë përmbys përpara tij, ai shtrinte dorën, e merrte dhe e puthte.
2 i Samuelit 15:6
Absalomi sillej kështu me të gjithë ata të Izraelit që vinin te mbreti për të kërkuar drejtësi; në këtë mënyrë Absalomi fitoi zemrën e njerëzve të Izraelit.
2 i Samuelit 15:7
Ndodhi që, pas katër vjetve, Absalomi i tha mbretit: "Të lutem, lermë të shkoj në Hebron përpërmbushur një kusht që kam lidhur me Zotin.
2 i Samuelit 15:10
Pastaj Absalomi dërgoi emisarë ndër të gjitha fiset e Izraelit për të thënë: "Kur të dëgjoni tingullin e borisë, do të thoni: "Absalomi u shpall mbret në Hebron".
2 i Samuelit 15:13
Pastaj arriti te Davidi një lajmëtar për të thënë: "Zemra e njerëzve të Izraelit ndjek Absalomin".
2 i Samuelit 15:14
Atëherë Davidi u tha gjithë shërbëtorëve të tij që ishin me të në Jeruzalem: "Çohuni dhe t`ia mbathim; përndryshe asnjeri prej nesh nuk ka për të shpëtuar nga duart e Absalomit. Nxitoni të ikni, që të mos na kapë në befasi dhe të bjerë mbi ne shkatërrimi, dhe të mos godasë qytetin me majën e shpatës".
2 i Samuelit 15:16
Kështu mbreti u nis, i ndjekur nga tërë shtëpia e tij, por la dhjetë konkubina për të ruajtur pallatin.
2 i Samuelit 15:18
Tërë shërbëtorët e mbretit kalonin përpara dhe pranë tij; tërë Kerethejtë, tërë Pelethejtë dhe tërë Gitejtë, gjithsej gjashtëqind veta që e kishin ndjekur nga Gathi, ecnin para mbretit.
2 i Samuelit 15:19
Atëherë mbreti i tha Itait nga Gathi: "Pse vjen edhe ti me ne? Kthehu dhe rri me mbretin, sepse ti je i huaj dhe për më tepër i mërguar nga atdheu yt.
2 i Samuelit 15:21
Por Itai iu përgjigj mbretit duke thënë: "Ashtu siç është e vërtetë që Zoti rron dhe që jeton mbreti, zotëria im, në çdo vend që të jetë mbreti, zotëria im, për të vdekur ose për të jetuar, aty do të jetë edhe shërbëtori yt".
2 i Samuelit 15:22
Atëherë Davidi i tha Itait: "Shko përpara dhe vazhdo". Kështu Itai, Giteu, shkoi tutje me gjithë njerëzit e tij dhe tërë fëmijët që ishin me të.
2 i Samuelit 15:23
Tërë banorët e vendit qanin me zë të lartë, ndërsa tërë populli kalonte. Mbreti kapërceu përruan e Kidronit dhe tërë populli kaloi në drejtim të shkretëtirës.
2 i Samuelit 15:24
Dhe ja po vinte edhe Tsadoku me tërë Levitët, të cilët mbanin arkën e besëlidhjes së Perëndisë Ata e vendosën arkën e Perëndisë dhe Abiathari ofroi flijime, deri sa tërë populli mbaroi daljen nga qyteti.
2 i Samuelit 15:25
Pastaj mbreti i tha Tsadokut: "Çoje në qytet arkën e Perëndisë! Po të kem gjetur hirin e Zotit, ai do të më kthejë dhe do të bëjë që ta shoh përsëri qytetin bashkë me banesën e tij.
2 i Samuelit 15:28
Shikoni, unë do të pres në fushat e shkretëtirës, deri sa të më vijë nga ana juaj ndonjë fjalë për të më njoftuar".
2 i Samuelit 15:29
Kështu Tsadoku dhe Abiathari e çuan përsëri në Jeruzalem arkën e Perëndisë dhe qëndruan aty.
2 i Samuelit 15:30
Davidi mori të përpjetën e malit të Ullinjve dhe, duke u ngjitur, qante; ecte kokëmbuluar dhe këmbëzbathur. Dhe tërë njerëzit që ishin me të ishin kokëmbuluar dhe qanin duke u ngjitur.
2 i Samuelit 15:32
Kur Davidi arriti në majë të malit; ku adhuroi Perëndinë, ja që doli përpara Hushai, Arkiti, me rroba të grisura dhe kokën të mbuluar me dhe.
2 i Samuelit 16:1
Davidi sapo e kishte kaluar majën e malit; kur ja, Tsiba, shërbëtor i Mefiboshethit, i doli përpara me gomarë me samar dhe të ngarkuar me dyqind bukë, njëqind vile rrushi të thatë, njëqind fruta vere dhe një calik me verë.
2 i Samuelit 16:2
Mbreti i tha Tsibas: "Ç`ke ndërmënd të bësh me këto gjëra?". Tsiba iu përgjigj: "Gomarët do t`i shërbejnë shtëpisë së mbretit për të hipur; buka dhe frutat e verës do të përdoren për të ushqyer të rinjtë, dhe vera do të pihet nga ata që do të jenë të lodhur në shkretëtirë".
2 i Samuelit 16:3
Mbreti tha: "Ku është biri i zotërisë tënd?". Tsiba iu përgjigj mbretit: "Ja, mbeti në Jeruzalem, sepse tha: "Sot shtëpia e Izraelit do të më kthejë mbretërinë e atit tim"".
2 i Samuelit 16:4
Atëherë mbreti i tha Tsibas: "Ja, të gjitha ato që janë pronë e Mefiboshethit janë të tua". Tsiba iu përgjigj: "Unë po bie përmbys para teje. Paça hirin tënd, o mbret, o imzot!".
2 i Samuelit 16:10
Por mbreti iu përgjigj: "Ç`kam të bëj unë me ju, bijtë e Tserujahut? Prandaj lëreni të mallkojë, sepse Zoti i ka thënë: "Mallko Davidin!". Dhe kush mund të thotë: "Pse silleni kështu?"
2 i Samuelit 16:13
Kështu Davidi dhe njerëzit e tij e vazhduan rrugën e tyre; edhe Shimei ecte anës së malit, përballë Davidit, dhe rrugës e mallkonte atë, i hidhte gurë dhe pluhur.
2 i Samuelit 16:17
Absalomi i tha Hushait: "Kjo është dashuria që ke për mikun tënd? Pse nuk shkove me mikun tënd?".
2 i Samuelit 16:18
Hushai iu përgjigj Absalomit: "Jo, unë do të jem me atë që Zoti, gjithë ky popull dhe tërë njerëzit e Izraelit kanë zgjedhur, dhe do të mbetem me të.
2 i Samuelit 16:21
Ahithofeli iu përgjigj kështu Absalomit: "Hyrë te konkubinat e atit tënd që ai ka lënë për të ruajtur shtëpinë, kështu tërë Izraeli do të mësojë që je bërë i urryer për atin tënd dhe ata që janë me ty do të marrin guxim".
2 i Samuelit 16:22
Ngritën pastaj një çadër mbi taracën për Absalomin, dhe Absalomi hyri te konkubinat e atit të tij në sytë e tërë Izraelit.
2 i Samuelit 16:23
Në ato ditë, këshilla e dhënë nga Ahithofeli kishte po atë vlerë të atij që kishte konsultuar fjalën e Perëndisë. Këtë vlerë kishte çdo këshillë e Ahithofelit si për Davidin ashtu dhe për Absalomin.
2 i Samuelit 17:5
Megjithatë Absalomi tha: "Thirrni edhe Arkitin Hushai dhe të dëgjojmë çfarë ka për të thënë për këtë çështje".
2 i Samuelit 17:6
Kur Hushai erdhi tek Absalomi, ky i tha: "Ahithofeli ka folur në këtë mënyrë; a duhet të veprojmë si ka thënë ai? Përndryshe, bëj një propozim ti!".
2 i Samuelit 17:7
Hushai iu përgjigj Absalomit: "Këtë radhë këshilla e dhënë nga Ahithofeli nuk është e mirë".
2 i Samuelit 17:8
Hushai shtoi: "Ti e njeh atin tënd dhe njerëzit e tij që janë trima dhe të egërsuar në kulm, si një arushë në fushë së cilës ia kanë marrë këlyshët; përveç kësaj ati yt është një luftëtar dhe nuk ka për ta kaluar natën me popullin.
2 i Samuelit 17:9
Me siguri në këtë orë ai është fshehur në ndonjë vrimë ose në ndonjë vend tjetër; në qoftë se në fillim do të hidhet mbi disa nga njerëzit e tu, kushdo që do ta mësojë ka për të thënë: "Midis njerëzve që ndiqnin Absalomin ndodhi një masakër".
2 i Samuelit 17:10
Atëherë edhe më trimi, edhe sikur të kishte zemër luani, do të dëshpërohej shumë, sepse tërë Izraeli e di që yt atë është trim dhe që njerëzit që e shoqërojnë janë trima.
2 i Samuelit 17:11
Prandaj këshilloj që i tërë Izraeli nga Dani deri në Beer-Sheba të mblidhet rreth teje, i shumtë si rëra që ndodhet në bregun e detit, dhe që ti të marrësh pjesë personalisht në betejë.
2 i Samuelit 17:12
Kështu do ta arrijmë në çdo vend që të ndodhet dhe do të biem mbi të ashtu si vesa bie mbi tokë; dhe nga gjithë njerëzit që janë me të nuk ka për të shpëtuar as edhe një.
2 i Samuelit 17:13
Në rast se tërhiqet në ndonjë qytet, tërë Izraeli do t`i çojë litarë atij qyteti dhe ne do ta tërheqim në përrua, deri sa aty të mos mbetet asnjë gur".
2 i Samuelit 17:14
Absalomi dhe tërë njerëzit e Izraelit thanë: "Këshilla e Arkitit Hushai është më e mirë se ajo e Ahithofelit". Në të vërtetë Zoti kishte vendosur ta bënte të kotë këshillën e mirë të Ahithofelit për të shkatërruar Absalomin.
2 i Samuelit 17:17
Por Jonathani dhe Ahimaatsi mbetën në En-Rogel, sepse nuk mund të dukeshin që hynin në qytet; kështu një shërbëtor do të shkonte për t`i informuar, dhe ata do të shkonin për të njoftuar mbretin David.
2 i Samuelit 17:19
Pastaj gruaja mori një mbulesë, e shtriu mbi grykën e sternës dhe shpërndau mbi të grurë të bluar, pa u vënë re nga njeri.
2 i Samuelit 17:20
Kur shërbëtorët e Absalomit shkuan në shtëpinë e gruas dhe pyetën: "Ku janë Ahimatsi dhe Jonathani?", gruaja u përgjigj: "Ata e kaluan rrëkenë". Ata filluan t`i kërkojnë, por nuk i gjetën dhe u kthyen në Jeruzalem.
2 i Samuelit 17:28
sollën shtretër, legena, enë prej dheu, grurë, elb, miell, grurë të pjekur, bathë, thjerrëza, perime të pjekura,
2 i Samuelit 17:29
miell, gjalpë, dele dhe djathë lope për Davidin dhe për njerëzit që ishin me të, me qëllim që të hanin, sepse thonin: "Këta njerëz kanë vuajtur nga uria, nga lodhja dhe nga etja në shkretëtirë".
2 i Samuelit 18:2
Pastaj Davidi nisi përpara një të tretën e njerëzve të tij nën komandën e Joabit, një të tretën nën komandën e Abishait birit të Tserujahut, vëlla i Joabit, dhe një të tretën nën komandën e Itait të Gathit. Pastaj mbreti i tha popullit: "Dua të vij edhe unë me ju!".
2 i Samuelit 18:3
Por populli u përgjigj: "Ti nuk duhet të vish, sepse po të na vënë përpara, nuk do të na jepnin rëndësi; edhe po të vdiste gjysma jonë, nuk do të na jepnin rëndësi; por ti vlen sa dhjetë mijë nga ne; është më mirë të rrish gati të na ndihmosh nga qyteti".
2 i Samuelit 18:4
Mbreti iu përgjigj me këto fjalë: "Do të bëj atë që ju duket më mirë". Kështu mbreti mbeti pranë portës së qytetit, ndërsa tërë populli dilte në formacion nga njëqind dhe nga një mijë veta.
2 i Samuelit 18:5
Mbreti u dha këtë urdhër Joabit, Abishait dhe Itait: "Për hirin tim, silluni me kujdes me të riun Absalom!". Tërë populli e dëgjoi kur mbreti e dha këtë urdhër të gjithë komandantëve lidhur me Absalomin.
2 i Samuelit 18:8
Beteja u shtri në të gjithë krahinën; dhe pylli gllabëroi më tepër njerëz nga sa kishte gllabëruar shpata.
2 i Samuelit 18:11
Atëherë Joabi iu përgjigj njeriut që e kishte informuar: "Ja, ti e pe? Po pse nuk e shtrive menjëherë të vdekur në tokë? Unë do të të kisha dhënë dhjetë sikla argjendi dhe një brez".
2 i Samuelit 18:20
Joabi iu përgjigj: "Ti nuk do ta çosh lajmin sot; do ta çosh një ditë tjetër; nuk do ta çosh lajmin sot, sepse biri i mbretit ka vdekur".
2 i Samuelit 18:21
Pastaj Joabi i tha Etiopasit: "Shko dhe tregoja mbretit atë që ke parë". Etiopasi u përul para Joabit dhe iku me vrap.
2 i Samuelit 18:22
Ahimatsi, bir i Tsadokut, i tha prapë Joabit: "Sido që të ndodhë, të lutem, më lejo të fugoj prapa Etiopasit". Joabi i tha: "Po pse dëshiron të fugosh, biri im? Sidoqoftë nuk do të kesh asnjë shpërblim për lajmin që çon".
2 i Samuelit 18:23
Dhe tjetri tha: "Sido që të ndodhë, dua të vrapoj". Joabi i tha: "Vrapo!". Atëherë Ahimatsi filloi të vrapojë nëpër rrugën e fushës dhe e kaloi Etiopasin.
2 i Samuelit 18:25
Roja bërtiti dhe njoftoi mbretin. Mbreti tha: "Në rast se është vetëm, sjell lajme". Dhe ai po afrohej gjithnjë e më tepër.
2 i Samuelit 18:28
Ahimatsi i bërtiti mbretit dhe tha: "Paqe!". Pastaj u shtri përpara mbretit me fytyrën për tokë dhe tha: "I bekuar qoftë Zoti, Perëndia yt, që ka lënë në pushtetin tënd njerëzit që kishin ngritur duart kundër mbretit, zotërisë tim!".
2 i Samuelit 18:29
Mbreti tha: "A është mirë i riu Absalom?". Ahimatsi u përgjigj: "Kur Joabi dërgoi shërbëtorin e mbretit dhe mua, shërbëtorin tënd, pashë një rrëmujë të madhe, por nuk e di përse bëhej fjalë".
2 i Samuelit 18:32
Mbreti i tha Etiopasit: "A është mirë i riu Absalom?". Etiopasi u përgjigj: "Armiqtë e mbretit, zotërisë tim, dhe tërë ata që ngriheshin kundër teje për të të bërë të keqe qofshin si ai i ri!".
2 i Samuelit 19:1
Pastaj i thanë Joabit: "Ja, mbreti qan dhe mban zi për Absalomin".
2 i Samuelit 19:2
Kështu fitorja atë ditë u shndërrua në zi për të gjithë popullin, sepse populli dëgjoi atë ditë të thuhet: "Mbreti është i dëshpëruar për shkak të birit të tij".
2 i Samuelit 19:6
sepse ti dashuron ata që të urrejnë dhe urren ata që të duan; sot ke treguar qartë që komandantët dhe ushtarët nuk kanë asnjë vlerë për ty; dhe tani kuptoj se, po të ishte gjallë Absalomi dhe ne të ishim këtë ditë të tërë të vdekur, atëherë do të ishe i kënaqur.
2 i Samuelit 19:9
Në të gjitha fiset e Izraelit populli i tërë diskutonte dhe thoshte: "Mbreti na çliroi nga duart e armiqve tanë dhe na shpëtoi nga duart e Filistejve; dhe tani i është dashur të ikë nga vendi për shkak të Absalomit.
2 i Samuelit 19:10
Por Absalomi, të cilin ne e kishim vajosur mbret mbi ne, vdiq në betejë. Dhe tani pse nuk flisni për kthimin e mbretit?".
2 i Samuelit 19:11
Atëherë mbreti David dërgoi t`u thotë priftërinjve Tsadok dhe Abiathar: "Foluni pleqve të Judës dhe u thoni atyre: "Pse ju duhet të jeni të fundit për kthimin e mbretit në shtëpinë e tij, sepse bisedat e tërë Izraelit kanë arritur deri te mbreti, pikërisht në këtë shtëpi?
2 i Samuelit 19:13
Dhe i thoni Amasas: "A nuk je ti kocka dhe mishi im? Këtë më bëftë Perëndia, madje edhe më keq, në rast se ti nuk bëhesh për gjithnjë komandanti i ushtrisë në vend të Joabit".
2 i Samuelit 19:15
Atëherë mbreti u kthye dhe arriti në Jordan; dhe ata të Judës erdhën në Gilgal për t`i dalë përpara mbretit dhe për t`i siguruar kalimin e Jordanit.
2 i Samuelit 19:16
Beniaminiti Shimei, bir i Geras, që ishte nga Bahurimi, nxitoi me njerëzit e Judës t`i dalë përpara Davidit.
2 i Samuelit 19:18
Ata kaluan me trap për ta çuar matanë familjen e mbretit dhe për të bërë atë që u dukej e mirë për mbretin. Ndërkaq Shimei, bir i Geras, ra përmbys përpara mbretit, në çastin kur ai kalonte Jordanin,
2 i Samuelit 19:20
Sepse shërbëtori yt pranon se ka mëkatuar. Dhe ja, sot kam qenë i pari i tërë shtëpisë së Jozefit që i dal përpara mbretit, zotërisë tim".
2 i Samuelit 19:23
Pastaj mbreti i tha Shimeit: "Ti nuk ke për të vdekur!". Dhe mbreti iu betua atij për këtë.
2 i Samuelit 19:24
Edhe Mefiboshethi, nip i Saulit, i doli përpara mbretit. Ai nuk i kishte mjekuar këmbët, nuk e kishte rruar mjekrën dhe nuk i kishte larë rrobat nga dita që kishte ikur mbreti deri në kthimin e tij në paqe.
2 i Samuelit 19:25
Kur arriti nga Jeruzalemi për të takuar mbretin, ky i tha: "Pse nuk erdhe me mua, Mefibosheth?".
2 i Samuelit 19:26
Ai u përgjigj: "O mbret, imzot, shërbëtori im më mashtroi, sepse shërbëtori yt kishte thënë: "Unë do të shaloj gomarin, do të hip mbi të dhe do të shkoj me mbretin", sepse shërbëtori yt është çalaman.
2 i Samuelit 19:27
Përveç kësaj, ai ka shpifur kundër shërbëtorit tënd pranë mbretit, zotërisë sime; por mbreti, zotëria im, është si një engjëll i Perëndisë; bëj, pra, atë që do të të pëlqejë.
2 i Samuelit 19:28
Në fakt tërë ata të shtëpisë së atit tim nuk meritojnë tjetër gjë veç vdekjes përpara mbretit, zotërisë tim; megjithatë ti e kishe caktuar shërbëtorin tënd ndër ata që hanin në tryezën tënde. Prandaj çfarë të drejte tjetër do të kisha për t`i bërtitur mbretit?".
2 i Samuelit 19:30
Atëherë Mefiboshethi iu përgjigj mbretit: "Le t`i marrë të gjitha, sepse mbreti, zotëria im, u kthye në paqe në shtëpinë e tij".
2 i Samuelit 19:31
Edhe Galaaditi Barzilaj zbriti nga Rogelimi dhe kaloi Jordanin bashkë me mbretin, për ta shoqëruar matanë Jordanit.
2 i Samuelit 19:33
Mbreti i tha Barzialit: "Eja me mua matanë lumit dhe unë do të kujdesem për ushqimin tënd pranë meje në Jeruzalem".
2 i Samuelit 19:34
Por Barzilaj iu përgjigj mbretit: "Sa vjet jetë më kanë mbetur akoma që unë të shkoj me mbretin në Jeruzalem?
2 i Samuelit 19:36
Shërbëtori yt do të shkojë me mbretin matanë Jordanit për një copë rrugë; po pse mbreti duhet të ma lajë me një shpërblim të tillë?
2 i Samuelit 19:37
Por lëre shërbëtorin tënd të kthehet prapa dhe që unë të mund të vdes në qytetin tim pranë varrit të atit tim dhe të nënës sime! Por ja shërbëtori yt Kimham; le të vijë ai me mbretin, zotërinë tim, dhe bëj për të atë që do të të pëlqej".
2 i Samuelit 19:38
Mbreti u përgjigj: "Kimhami do të vijë me mua dhe unë do të bëj për të atë që do të të pëlqejë ty; po, unë do të bëj për ty të gjitha ato që më kërkon".
2 i Samuelit 19:40
Mbreti vazhdoi rrugën në drejtim të Gilgalit, i shoqëruar nga Kimhami. Tërë populli i Judës e përcolli mbretin dhe kështu bëri edhe gjysma e popullit të Izraelit.
2 i Samuelit 19:42
Tërë njerëzit e Judës iu përgjigjën njerëzve të Izraelit: "Sepse mbreti është fisi ynë i afërt. Pse zemëroheni për këtë? Mos kemi ngrënë, vallë me shpenzimet e mbretit, ose na ka dhënë ndonjëherë dhurata?".
2 i Samuelit 19:43
Por njerëzit e Izraelit iu përgjigjën njerëzve të Judës, duke thënë: "Ne na takojnë dhjetë pjesë të mbretit, prandaj Davidi është më tepër yni se sa juaji; për çfarë arësye na keni përçmuar? Nuk kemi qenë ne të parët që propozuam kthimin e mbretit tonë?". Por fjala e njerëzve të Judës ishte më e ashpër se ajo e njerëzve të Izraelit.
2 i Samuelit 20:2
Kështu tërë njerëzit e Izraelit e braktisën Davidin për të ndjekur Shebin, birin e Bikrit. Por njerëzit e Judës mbetën të bashkuar me mbretin e tyre dhe e shoqëruan nga Jordani deri në Jeruzalem.
2 i Samuelit 20:3
Kur mbreti David hyri në shtëpinë e tij në Jeruzalem, i mori të dhjetë konkubinat që kishte lënë për të ruajtur shtëpinë dhe i vendosi në një banesë të mbikqyrur; ai i mbante ato, por nuk hynte te ato; kështu ato mbetën të mbyllura deri ditën e vdekjes së tyre, në një gjendje vejërie.
2 i Samuelit 20:5
Amasa u nis, pra, për të mbledhur njerëzit e Judës, por vonoi tej afatit të caktuar.
2 i Samuelit 20:7
Nën komandën e tij shkuan njerëzit e Joabit: Kerethejtë, Pelethejtë dhe tërë njerëzit më trima; dolën nga Jeruzalemi për të ndjekur Sheban, birin e Bikrit.
2 i Samuelit 20:8
Kur ata arritën pranë gurit të madh që është në Gabaon, Amasa u doli përpara. Joabi kishte veshur një uniformë ushtarake, mbi të cilën kishte brezin me një shpatë në këllëfin e ngritur me ijet; ndërsa po ecte përpara, shpata i ra.
2 i Samuelit 20:9
Joabi i tha Amasas: "A je mirë, vëllai im?". Pastaj Joabi me dorën e djathtë e kapi Amasan nga mjekra për ta puthur.
2 i Samuelit 20:10
Amasa nuk vuri re shpatën që Joabi kishte në dorën tjetër; me të ai e goditi në bark dhe përbrëndësat e barkut u përhapën për tokë pa e goditur për së dyti, dhe ai vdiq. Pastaj Joabi dhe i vëllai Abishai filluan të ndiqnin Sheban, birin e Bikrit.
2 i Samuelit 20:11
Ndërkaq njeri prej të rinjve të Joabit kishte mbetur pranë Amasas dhe thoshte: "Kush e do Joabin dhe kush është për Davidin le të shkojnë pas Joabit!".
2 i Samuelit 20:12
Por Amasa po përpëlitej në gjak, në mes të rrugës. Kur ai njeri vuri re që tërë populli po ndalej, e tërhoqi zvarrë Amasan jashtë rrugës në një fushë dhe i hodhi sipër një mantel, sepse të gjithë ata që i afroheshin ndaleshin.
2 i Samuelit 20:13
Kur u hoq nga rruga, të gjithë vazhduan pas Joabit për të ndjekur Sheban, birin e Bikrit.
2 i Samuelit 20:15
Shkuan pastaj të rrethojnë Sheban në Abel të Beth-Maakahut dhe ndërtuan kundër qytetit një ledh prej dheu që ngrihej pranë mureve; tërë njerëzit që ishin me Joabin përpiqeshin të dëmtonin muret për t`i rrëzuar.
2 i Samuelit 20:17
Kur iu afrua, gruaja e pyeti: "A je ti Joabi?". Ai u përgjigj: "Jam unë". Atëherë ajo i tha: "Dëgjo fjalët e shërbëtores sate". Ai u përgjigj: "Po dëgjoj".
2 i Samuelit 20:20
Joabi u përgjigj: "Qoftë larg, larg meje mendimi i shkatërrimit dhe i shkretimit.
2 i Samuelit 21:1
Në kohën e Davidit pati zi buke për tre vjet me radhë; Davidi kërkoi fytyrën e Zotit dhe Zoti i tha: "Kjo ndodh për shkak të Saulit dhe të shtëpisë së tij gjakatare, sepse ai i ka bërë të vdesin Gabaonitët".
2 i Samuelit 21:2
Atëherë mbreti thirri Gabaonitët dhe u foli atyre. (Gabaonitët nuk u përkisnin bijve të Izraelit, por ishin mbeturina të Amorejve; bijtë e Izraelit ishin betuar se do t`i kursenin, por Sauli, në zellin e tij të madh për bijtë e Izraelit dhe të Judës, ishte orvatur t`i shfaroste).
2 i Samuelit 21:3
Atherë Davidi u tha Gabaonitëve: "Çfarë duhet të bëj për ju dhe në ç`mënyrë duhet të veproj për të ndrequr gabimin e bërë, me qëllim që ju të bekoni trashëgiminë e Zotit?".
2 i Samuelit 21:4
Gabaonitët u përgjigjën: "Ne nuk na intereson të kemi ar apo argjend nga Sauli apo nga shtëpia e tij, as duhet të vrisni për ne ndonjë njeri në Izrael". Mbreti tha: "Atë që kërkoni, unë do ta bëj për ju".
2 i Samuelit 21:5
Ata iu përgjigjën mbretit: "Për njeriun që na ka konsumuar dhe që ka menduar të na shfarosë për të na zhdukur nga tërë territori i Izraelit,
2 i Samuelit 21:6
të na dorëzohen shtatë burra nga trashëgimtarët e tij dhe ne do t`i varim përpara Zotit në Gibeah të Saulit, që është i zgjedhuri i Zotit". Mbreti tha: "Do t`jua dorëzoj".
2 i Samuelit 21:7
Mbreti e kurseu Mefoboshethin, birin e Jonatanit, bir të Saulit, për shkak të betimit të Zotit që ekzistonte midis tyre, midis Davidit dhe Jonathanit, birit të Saulit.
2 i Samuelit 21:9
dhe ua dorëzoi Gabaonitëve, që i varën në mal, përpara Zotit. Kështu u vranë në ditët e para të korrjeve, kur filloi korrja e elbit.
2 i Samuelit 21:10
Ritspah, e bija e Ajahut, mori një mbulesë të ashpër dhe e shtriu mbi shkëmb, duke qendruar aty nga fillimi i korrjes deri sa mbi ta ra shi nga qielli. Ajo nuk i lejoi shpendët e qiellit të zbrisnin
2 i Samuelit 21:14
Eshtrat e Saulit dhe të Jonatanit, birit të tij, u varrosën në vendin e Beniaminit, në Tselah, në varret e Kishit, atit të Saulit. Kështu bënë të gjitha ato që mbreti kishte urdhëruar. Pas kësaj Perëndia dëgjoi lutjen që u bë për vendin.
2 i Samuelit 21:15
Filistejtë i shpallën përsëri luftë Izraelit dhe Davidi zbriti me gjithë shërbëtorët e tij për të luftuar kundër Filistejve; dhe Davidi u lodh;
2 i Samuelit 21:17
por Abishai, bir i Tserujahut, shkoi në ndihmë të mbretit, goditi Filisteun dhe e vrau. Atëherë njerëzit e Davidit u betuan: "Ti nuk do të dalësh më me ne për të luftuar dhe nuk do ta shuash llambën e Izraelit".
2 i Samuelit 22:3
Perëndia im, shkëmbi në të cilin strehohem, mburoja ime, fuqia e shpëtimit tim, strehimi im i lartë, streha ime. O shpëtimtari im, ti më shpëton nga dhuna!
2 i Samuelit 22:5
Valët e vdekjes më kishin rrethuar dhe përrenjtë e shkatërrimit më kishin tmerruar.
2 i Samuelit 22:7
Në ankthin tim i kërkova ndihmë Zotit dhe i klitha Perëndisë tim. Ai e dëgjoi zërin tim nga tempulli ku ndodhej dhe klithma ime arriti në veshët e tij.
2 i Samuelit 22:9
Një tym ngjitej nga fejzat e hundës së tij dhe një zjarr përvëlues i dilte nga goja; prej tij dilnin thëngjij.
2 i Samuelit 22:15
Hodhi shigjeta dhe shpërndau armiqtë, hodhi shigjetat e tij dhe i shpërndau.
2 i Samuelit 22:19
Ata ishin ngritur kundër meje ditën e mjerimit tim, por Zoti qe përkrahësi im,
2 i Samuelit 22:21
Zoti më ka shpërblyer simbas së drejtës sime dhe më ka dhënë simbas pastërtisë së duarve të mia,
2 i Samuelit 22:22
sepse kam ndjekur rrugët e Zotit dhe nuk jam larguar pabesisht nga Perëndia im.
2 i Samuelit 22:25
Prandaj Zoti më ka dhënë simbas së drejtës sime, simbas pastërtisë sime përpara syve të tij.
2 i Samuelit 22:26
Ti tregohesh i mëshirshëm me njeriun e përshpirtshëm dhe i drejtë me njeriun e drejtë;
2 i Samuelit 22:28
Ti shpëton njerëzit e hidhëruar, por shikimi yt ndalet mbi kryelartët për t`i ulur.
2 i Samuelit 22:30
Me ty mund të sulmoj një grup, me Perëndinë tim mund të kapërcej një mur.
2 i Samuelit 22:31
Rruga e Zotit është e përsosur; fjala e Zotit është purifikuar me zjarrin. Ai është mburoja e të gjithë atyre që kanë shpresë tek ai.
2 i Samuelit 22:32
Në fakt kush është Perëndi përveç Zotit? Dhe kush është Kalaja përveç Perëndisë tonë?
2 i Samuelit 22:33
Zoti është kalaja ime e fuqishme, ai e bën të përsosur rrugën time.
2 i Samuelit 22:35
Ai i mëson duart e mia për betejë dhe krahët e mia mund të tendosin një hark prej bronzi.
2 i Samuelit 22:40
Ti më ke dhënë forcë në betejë, dhe bëre që të më përulen ata që ngriheshin kundër meje;
2 i Samuelit 22:41
bëre që të më kthenin kurrizin armiqtë e mi përpara meje, dhe unë zhduka ata që më urrenin.
2 i Samuelit 22:42
Ata shikuan, por nuk pati njeri që t`i shpëtonte; i klithën Zotit, por ai nuk iu përgjigj atyre.
2 i Samuelit 22:47
Rroftë Zoti! Qoftë e bekuar Fortesa ime! U lartësoftë në qiell Perëndia, Fortesa e shpëtimit tim!
2 i Samuelit 22:48
Është Perëndia që hakmerret për mua, që më nënshtron popujt,
2 i Samuelit 22:51
Lirime të mëdha i siguron mbretit të tij, sillet dashamirës me të vajosurin, me Davidin dhe me pasardhësit e tij përjetë".
2 i Samuelit 23:1
Këto janë fjalët e fundit të Davidit. Kështu thotë Davidi, bir i Isait, kështu thotë njeriu që u ngrit lart, i vajosuri i Perëndisë së Jakobit, këngëtari i ëmbël i Izraelit:
2 i Samuelit 23:2
"Fryma e Zotit ka folur nëpërmjet meje dhe fjala e tij ka qenë mbi buzët e mia.
2 i Samuelit 23:3
Perëndia i Izraelit ka folur, Kalaja e Izraelit më ka thënë: "Ai që mbretëron me drejtësi mbi njerëzit, ai që mbretëron në frikën e Perëndisë,
2 i Samuelit 23:5
A nuk është vallë kështu shtëpia ime përpara Perëndisë? Sepse ai ka lidhur me mua një besëlidhje të përjetshme që parashikon çdo gjë dhe që është e sigurt. A nuk do të bëjë ai të lulëzojë shpëtimi im i plotë dhe të gjitha ato që unë dëshiroj?
2 i Samuelit 23:9
Pas tij vinte Eleazari, bir i Dodas, që ishte bir i Ahohit, një ndër tre luftëtarët trima që ishin me Davidin, kur sfiduan Filistejtë e mbledhur për të luftuar, ndërsa Izraelitët ishin tërhequr.
2 i Samuelit 23:10
Ai u ngrit dhe i goditi Filistejtë, deri sa dora e tij e rraskapitur i ngriu me shpatën. Atë ditë Zoti korri një fitore të madhe dhe populli shkoi pas tij vetëm për të bërë plaçkë.
2 i Samuelit 23:11
Prapa tij vinte Shamahu, bir i Agesë, Hararitit. Filisejtë ishin mbledhur në një numër të madh në një fushë të mbjellë me thjerrëza. Populli ia kishte mbathur përpara Filistejve,
2 i Samuelit 23:16
Të tre trimat çanë në mes të kampit të Filistejve dhe morën ujë nga pusi i Betlemit, pranë portës; pastaj e morën me vete dhe ia çuan Davidit. Por ai nuk desh ta pinte, por e derdhi përpara Zotit,
2 i Samuelit 23:17
duke thënë: "Larg qoftë për mua, o Zot, një veprim i tillë! A nuk u vu, vallë gjaku i njerëzve, jeta e tyre në rrezik?". Dhe nuk deshi ta pinte. Kështu vepruan ata tre trima.
2 i Samuelit 23:21
Ai vrau gjithashtu një Egjiptas gjigand që kishte në dorë një shtizë; por Benajahu i doli përballë me një bastun, i hoqi nga dora shtizën dhe e vrau me shtizën e tij.
2 i Samuelit 23:30
Benajahu nga Pirathoni; Hidai nga përrenjtë e Gaashit;
2 i Samuelit 24:1
Zemërimi i Zotit u ndez përsëri dhe ai nxiti Davidin kundër popullit, duke i thënë: "Shko të bësh regjistrimin e Izraelit dhe të Judës".
2 i Samuelit 24:2
Kështu mbreti i tha Joabit, komandantit të ushtrisë që ishte me të: "Shko nëpër të gjitha fiset e Izraelit, nga Dani deri në Beer-Sheba, dhe bëni regjistrimin e popullsisë që unë të di numrin e saj".
2 i Samuelit 24:3
Joabi iu përgjigj mbretit: "Zoti, Perëndia yt, ta shumëzojë popullin njëqind herë më tepër nga ç`është dhe sytë e mbretit, të zotërisë tim, të mund ta shohin këtë gjë. Po pse mbreti, zotëria im, e dëshiron një gjë të tillë?".
2 i Samuelit 24:8
Kështu përshkuan tërë vendin dhe mbas nëntë muajsh e njëzet ditë u kthyen përsëri në Jeruzalem.
2 i Samuelit 24:9
Joabi i dorëzoi mbretit shifrën e regjistrimit të popullsisë: kishte në Izrael tetëqind mijë njerëz të fortë, të aftë përpërdorur shpatën, por njerëzit e Judës ishin pesëqind mijë.
2 i Samuelit 24:12
"Shko e i thuaj Davidit: Kështu thotë i Zoti: "Unë të propozoj tri gjëra; zgjidh njerën prej tyre dhe unë do ta bëj atë për ty"".
2 i Samuelit 24:13
Kështu Gadi shkoi te Davidi për t`i njoftuar ngjarjen dhe i tha: "A do që të vijnë për ty shtatë vjet zi buke në vendin tënd, apo tre vjet arratisje përpara armiqve që të ndjekin, apo tri ditë murtaje në vendin tënd? Tani mendohu dhe shiko pak se çfarë përgjigje duhet t`i jap atij që më ka dërguar".
2 i Samuelit 24:16
Ndërsa engjëlli e shtrinte dorën mbi Jeruzalem për ta shkatërruar, Zotit i erdhi keq për këtë fatkeqësi dhe i tha engjëllit që shfaroste popullin: "Mjaft! Tani tërhiqe dorën!". Engjëlli i Zoti ndodhej afër lëmit të Araunahut, Gebuseitit.
2 i Samuelit 24:18
Atë ditë Gadi erdhi te Davidi dhe i tha: "Shko dhe ndërto një altar për Zotin në lëmin e Araunahut, Gebuseitit".
2 i Samuelit 24:20
Araunahu shikoi dhe dalloi mbretin dhe shërbëtorët e tij që drejtoheshin nga ai; atëherë ai doli dhe u shtri para mbretit me fytyrën për tokë.
2 i Samuelit 24:21
Pastaj Araunau tha: "Pse mbreti, zotëria im, ka ardhur te shërbëtori i tij?". Davidi u përgjigj: "Për të blerë nga ti këtë lëmë dhe për të ndërtuar mbi të një altar për Zotin, me qëllim që mjerimi të largohet nga populli".
2 i Samuelit 24:23
O mbret, të gjitha këto gjëra Araunahu ia fal mbretit". Pastaj Araunahu i tha mbretit: "Zoti, Perëndia yt, të qoftë i mbarë!".
2 i Samuelit 24:24
Por mbreti iu përgjigj Araunahut: "Jo, unë do t`i blej këto gjëra nga ti me çmimin që kushtojnë, dhe nuk do t`i ofrojë Zotit, Perëndisë tim, olokauste që nuk më kushtojnë asgjë". Kështu Davidi bleu lëmin dhe qetë për pesëdhjetë sikla argjendi.
2 i Samuelit 24:25
Pastaj Davidi ndërtoi në atë vend një altar për Zotin dhe ofroi olokauste dhe flijime falenderimi. Kështu Zoti mori parasysh lutjen e bërë nga vendi dhe mjerimi u largua nga populli i Izraelit.
1 i Mretërve 1:2
Prandaj shërbëtorët e tij thanë: "Të kërkohet për mbretin, zotërinë tonë, një vajzë e virgjër që ta ndihmojë atë, të kujdeset për të dhe të flerë mbi gjirin e tij; kështu mbreti, zotëria jonë, do të mund të ngrohet.
1 i Mretërve 1:4
Vajza ishte shumë e bukur, kujdesej për mbretin dhe i shërbente; por mbreti nuk e njohu.
1 i Mretërve 1:13
Shko, hyr te mbreti David dhe i thuaj: "O mbret, o imzot, a nuk i je betuar vallë shërbëtores sate duke thënë: Biri yt Salomoni ka për të mbretëruar pas meje dhe do të ulet mbi fronin tim? Pse, pra, u bë mbret Adonijahu?".
1 i Mretërve 1:16
Bath-Sheba u përul dhe ra përmbys përpara mbretit. Mbreti i tha: "Çfarë do?".
1 i Mretërve 1:17
Ajo iu përgjigj: "O imzot, ti i je betuar shërbëtores sate në emër të Zotit, Perëndisë tënd, duke thënë: "Biri yt Salomoni ka për të mbretëruar pas meje dhe do të ulet mbi fronin tim".
1 i Mretërve 1:18
Tani përkundrazi Adonijahu është bërë mbret dhe ti, o mbret, o imzot as nuk e di fare.
1 i Mretërve 1:21
Përndryshe ka për të ndodhur që kur mbreti, zotëria ime, do të flerë me gjithë etërit e tij, unë dhe biri im Salomon do të trajtohemi si fajtorë".
1 i Mretërve 1:23
Atëherë ia njoftuan mbretit ngjarjen, duke thënë: "Ja profeti Nathan!". Ky hyri në prani të mbretit dhe u shtri para tij me fytyrën për tokë.
1 i Mretërve 1:25
Në fakt sot ai zbriti dhe flijoi një numër të madh qesh, viçash të majmë dhe delesh, ftoi tërë bijtë e mbretit, krerët e ushtrisë dhe priftin Abiathar; dhe ja tani ata po hanë e pinë përpara tij dhe thonë: "Rroftë mbreti Adonijah".
1 i Mretërve 1:28
Mbreti David, duke u përgjigjur, tha: "Thirrmëni Bath-Shebën". Ajo hyri te mbreti dhe qëndroi më këmbë para tij.
1 i Mretërve 1:30
unë do të bëj sot pikërisht atë që të jam betuar për Zotin, Perëndinë e Izraelit, duke thënë: "Biri yt Salomon ka për të mbretëruar pas meje dhe do të ulet mbi fronin tim në vendin tim"".
1 i Mretërve 1:31
Bath-Sheba u përul me fytyrën për tokë, ra përmbys para mbretit dhe tha: "O Zot, bëj që mbreti David të jetojë përjetë!".
1 i Mretërve 1:36
Benajahu, bir i Jehojadit, iu përgjigj mbretit duke thënë: "Amen! Kjo është edhe dëshira e Zotit, Perëndisë së mbretit zotit tim!
1 i Mretërve 1:43
Jonathani iu përgjigj Adonijahut dhe tha: "Aspak! Mbret Davidi, zoti ynë, bëri mbret Salomonin.
1 i Mretërve 1:46
Përveç kësaj Salomoni është ulur në fronin e mbetërisë.
1 i Mretërve 1:47
Dhe shërbëtorët e mbretit kanë vajtur të urojnë mbretin David, zotërinë tonë, duke thënë: "Perëndia yt e bëftë emrin e Salomonit më të lavdishëm se yti dhe e bëftë fronin e tij më të madh se yti!". Pastaj mbreti ra përmbys mbi shtrat,
1 i Mretërve 1:48
dhe tha gjithashtu: "Qoftë i bekuar Zoti, Perëndia i Izraelit, që sot uli një njeri mbi fronin tim, duke u lejuar syve të mi ta shikojnë"".
1 i Mretërve 1:52
Salomoni u përgjigj: "Në qoftë se tregohet njeri i drejtë, nuk do t`i bjerë në tokë as edhe një fije floku, por në rast se tek ai gjendet ndonjë ligësi, ai ka për të vdekur".
1 i Mretërve 1:53
Kështu mbreti Salomon dërgoi njerëz ta zbrisnin nga altari. Ai erdhi pastaj të bjerë përmbys përpara mbretit Salomon dhe ky i tha: "Shko në shtëpinë tënde".
1 i Mretërve 2:3
Respekto urdhrat e Zotit, Perëndisë tënd, duke ecur në rrugët e tij, duke zbatuar në praktikë statutet e tij, urdhërimet e tij, dekretet e tij dhe porositë e tij, ashtu siç është shkruar në ligjin e Moisiut, me qëllim që ti t`ia dalësh mbanë në të gjitha gjërat që do të bësh dhe nga çdo anë që të kthehesh,
1 i Mretërve 2:4
dhe me qëllim që Zoti ta plotësojë premtimin që më ka bërë kur tha: "Në qoftë se bijtë e tu do të kujdesen për të ecur para meje me të vërtetë me gjithë zemër e me gjithë shpirt, nuk do të mungojë kurrë dikush mbi fronin e Izraelit".
1 i Mretërve 2:13
Adonijahu, bir i Hagithit, shkoi te Bath-Sheba, nëna e Salomonit. Kjo i tha: "A vjen me qëllime paqësore?". Ai u përgjigj: "Po, paqësore".
1 i Mretërve 2:14
Pastaj shtoi: "Kam diçka për të të thënë". Ajo u përgjigj: "Thuaje, pra".
1 i Mretërve 2:16
Tani do të të bëj një kërkesë, mos ma hidh poshtë". Ajo u përgjigj: "Thuaje, pra".
1 i Mretërve 2:17
Atëherë ai tha: "Të lutem, thuaji mbretit Salomon, i cili nuk të refuzon asgjë, që të më japë për grua Shunamiten Abishaga".
1 i Mretërve 2:18
Bath-Sheba iu përgjigj: "Mirë! Do t`i flas mbretit në favorin tënd".
1 i Mretërve 2:19
Bath-Sheba shkoi, pra, te mbreti Salomon për t`i folur në favor të Adonijahut. Mbreti u ngrit për t`i dalë përpara, u përul përpara saj, pastaj u ul në fronin e tij dhe urdhëroi që të vinin një fron tjetër për nënën e mbretit, dhe ajo u ul në të djathtë të tij.
1 i Mretërve 2:20
Ajo tha: "Kam një kërkesë të vogël, mos ma refuzo". Mbreti iu përgjigj: "Bëje, pra, kërkesën tënde, o nëna ime; unë nuk do ta refuzoj".
1 i Mretërve 2:22
Mbreti Salomon iu përgjigj nënës së tij, duke i thënë: "Pse kërkon Shunamiten Abishag për Adonijahun? Kërko për të edhe mbretërinë, sepse ai është vëllai im madhor; kërkoje për të, për priftin Abiathar dhe për Joabin, birin e Tserujahut!".
1 i Mretërve 2:23
Atëherë mbreti Salomon u betua në emër të Zotit, duke thënë: "Perëndia ma bëftë këtë edhe më keq në rast se Adonijahu nuk e ka thënë këtë fjalë duke vënë në rrezik jetën e tij!
1 i Mretërve 2:26
Pastaj mbreti i tha priftit Abiathar: "Shko në Anathoth në arat e tua, sepse ti meriton vdekjen; por unë nuk do të të bëj që të vdesësh sot, sepse ke i çuar arkën e Perëndisë, Zotit, përpara atit
1 i Mretërve 2:30
Kështu Benajahu hyri në tabernakullin e Zotit dhe i tha Joabit: "Dil jashtë!". Ai u përgjigj: "Jo, dua të vdes këtu!". Benajahu ia njoftoi ngjarjen mbretit, duke thënë: "Kështu foli Joabi dhe kështu m`u përgjigj".
1 i Mretërve 2:32
Kështu Zoti do të hedhë mbi kokën e tij gjakun që ka derdhur, duke goditur dy njerëzit më të mirë dhe më të drejtë se ai dhe që i vrau me shpatë, pa dijeninë e atit tim David; është fjala për Abnerin, birin e Nerit, komandant i ushtrisë së Izraelit, dhe për Amasan, birin e Jetherit, komandant i ushtrisë së Judës.
1 i Mretërve 2:33
Gjaku i tyre do të bjerë mbi kokën e Joabit dhe mbi kokën e pasardhësve të tij përjetë, por do të ketë paqe për gjithmonë nga ana e Zotit për Davidin, për pasardhësit e tij, për shtëpinë e tij dhe për fronin e tij".
1 i Mretërve 2:36
Pastaj mbreti dërgoi të thërrasin Shimein dhe i tha: "Ndërto një shtëpi në Jeruzalem dhe atje do të banosh, nuk do të dalësh më për të shkuar andej e këtej.
1 i Mretërve 2:37
Ditën që ke për të dalë dhe ke për të kaluar përruan Kidron, dije me siguri që ke për të vdekur; gjaku yt do të bjerë mbi kokën tënde".
1 i Mretërve 2:38
Shimei iu përgjigj kështu mbretit: "Mirë; shërbëtori yt do të bëjë ashtu si ka thënë mbreti, zotëria ime. Kështu Shimei qëndroi në Jeruzalem për një kohë të gjatë.
1 i Mretërve 2:40
Atëherë Shimei u ngrit, shaloi gomarin e tij dhe shkoi në Gath për të kërkuar shërbëtorët e tij; Shimei shkoi atje dhe i ktheu shërbëtorët e tij nga Gathi.
1 i Mretërve 2:42
Atëherë mbreti dërgoi e thirri Shimein dhe i tha: "A nuk të vura të betoheshe në emër të Zotit dhe të kisha paralajmëruar solemnisht, duke të thënë: "Dije me siguri që ditën që do të dalësh andej këtej, ke për të vdekur". Dhe ti m`u përgjigje: "Fjala që dëgjova më shkon mbarë".
1 i Mretërve 2:44
Mbreti i tha gjithashtu Shimeit: "Ti e di gjithë të keqen që i ke bërë Davidit, atit tim, dhe zemra jote është e ndërgjegjshme për këtë, prandaj Zoti do të bëjë që të bjerë mbi kokën tënde ligësia jote,
1 i Mretërve 2:45
por mbreti Salomon ka për të qënë i bekuar dhe froni i Davidit do të jetë i qëndrueshëm përpara Zotit përjetë".
1 i Mretërve 3:4
Mbreti shkoi në Gabaon për të ofruar flijime, sepse ky ishte vendi i lartë më i rëndësishëm; dhe mbi këtë altar Salomoni ofroi një mijë olokauste.
1 i Mretërve 3:5
Në Gabaon, Zoti i doli në ëndërr natën Salamonit. Perëndia i tha: "Kërko ç`të duash dhe unë do ta jap".
1 i Mretërve 3:6
Salamoni u përgjigj: "Ti ke treguar një dashamirësi të madhe ndaj shërbëtorit tënd David, atit tim, sepse ai ecte para teje me besnikëri, me drejtësi dhe me zemër të pastër ndaj teje; ti ke vazhduar të shfaqësh ndaj tij këtë dashamirësi të madhe dhe i ke dhënë një bir që të ulet mbi fronin e tij, siç po ndodh sot.
1 i Mretërve 3:7
Tani, o Zot, Perëndia im, ti ke bërë të mbretërojë shërbëtori yt në vend të Davidit, atit tim, por unë jam veçse një fëmijë dhe nuk di si të sillem.
1 i Mretërve 3:8
Përveç kësaj shërbëtori yt është në mes të popullit që ti ke zgjedhur, një popull i madh, tepër i shumtë për t`u numëruar dhe llogaritur.
1 i Mretërve 3:9
Jepi, pra, shërbëtorit tënd një zemër të zgjuar, në mënyrë që të administrojë drejtësinë për popullin tënd dhe të dallojë të mirën nga e keqja. Kush në fakt mund të administrojë drejtësinë për popullin tënd kaq të madh?".
1 i Mretërve 3:10
I pëlqeu Perëndisë që Salomoni bëri këtë kërkesë.
1 i Mretërve 3:11
Atëherë Perëndia i tha: "Me qenë se kërkove këtë dhe nuk kërkove për vete as jetë të gjatë, as pasuri, as vdekjen e armiqve të tu, por ke kërkuar zgjuarsi për të kuptuar atë që është e drejtë,
1 i Mretërve 3:12
ja, unë po bëj atë që ti ke kërkuar: po të jap një zemër të urtë dhe të zgjuar, sa nuk ka pasur asnjëri para teje dhe nuk ka për të dalë askush si ti mbas teje.
1 i Mretërve 3:13
Po të jap edhe atë që nuk ke kërkuar: pasuri dhe lavdi, kështu që midis mbretërve nuk do të ketë asnjë si ti, për të gjitha ditët e jetës sate.
1 i Mretërve 3:14
Në rast se ti ecën në rrugët e mia duke iu bindur statutet dhe urdhërimet e mia, ashtu si bëri Davidi, ati yt, unë kam për t`i zgjatur ditët e tua".
1 i Mretërve 3:15
Salomoni u zgjua, dhe ja, ishte në ëndërr. Atëherë ai u kthye në Jeruzalem, u paraqit para arkës së besëlidhjes të Zotit, ofroi olokauste dhe flijime falënderimi, dhe shtroi një banket për të tërë shërbëtorët e tij.
1 i Mretërve 3:18
Tri ditë pasi linda unë, lindi edhe kjo grua; dhe nuk kishte njeri tjetër në shtëpi përveç ne të dyjave.
1 i Mretërve 3:19
Djali i kësaj gruaje vdiq natën, sepse ajo kishte rënë në shtrat sipër tij.
1 i Mretërve 3:21
Kur në mëngjes u ngrita për t`i dhënë gji djalit tim, pashë që kishte vdekur; por kur e kqyra me kujdes në mëngjes, pashë që nuk ishte djali që kisha lindur".
1 i Mretërve 3:22
Atëherë gruaja tjetër tha: "Nuk është e vërtetë; djali im është ai që jeton, dhe yti është ai i vdekur". Por e para nguli këmbë: "Nuk është e vërtetë; yt bir është ai vdekur dhe imi është ai i gjallë". Kështu grindeshin përpara mbretit.
1 i Mretërve 3:26
Atëherë gruaja e fëmijës së gjallë, që e donte shumë fëmijën e vet, i tha mbretit: "Imzot, jepjani asaj fëmijën e gjallë, por mos e vrisni". Tjetra përkundrazi thoshte: "Të mos jetë as imi, as yti; por ndaheni!".
1 i Mretërve 3:27
Atëherë mbreti u përgjigj duke thënë: "Jepini së parës fëmijën e gjallë dhe mos e vrisni, sepse ajo është nëna e fëmijës".
1 i Mretërve 3:28
Tërë Izraeli e mësoi vendimin që u dha nga mbreti dhe patën frikë nga mbreti sepse shihnin që dituria e Perëndisë ishte tek ai për të ushtruar drejtësinë.
1 i Mretërve 4:5
Azariahu, bir i Nathanit, ishte kryetar i prefektëve; Zabudi, bir i Nathanit, ishte prift dhe këshilltar personal i mbretit.
1 i Mretërve 4:6
Ahishari ishte maxhordom dhe Adinorami, bir i Abdas, ishte caktuar për haraçet.
1 i Mretërve 4:7
Salomoni kishte dymbëdhjetë prefektë në të gjithë Izraelin, të cilët kujdeseshin për mbajtjen e mbretit dhe të shtëpisë së tij; secili prej tyre ishte ngarkuar për tu kujdesur për një muaj në vit.
1 i Mretërve 4:15
Ahimatsi, në Neftali; edhe ai kishte për grua Basmethin, një nga bijat e Salomonit;
1 i Mretërve 4:22
Furnizimi ditor i ushqimeve për Salomonin përbëhej nga tridhjetë kore lule dielli dhe gjashtëdhjetë kore mielli të zakonshëm,
1 i Mretërve 4:26
Salomoni kishte gjithashtu dyzet mijë stalla kuajsh për qerret e tij dhe dymbëdhjetë mijë kalorës.
1 i Mretërve 4:28
Sillnin edhe elbin dhe kashtën për kuajt dhe mushkat në vendin e duhur, secili sipas urdhrave që kishte marrë.
1 i Mretërve 4:29
Perëndia i dha Salomonit dituri, zgjuarsi të madhe dhe një mëndje të hollë si rëra që është në bregun e detit.
1 i Mretërve 4:31
Ai ishte më i ditur se çdo njeri tjetër: më tepër se Ezrahiti Ethan; më tepër se Hemani, se Kakoli dhe se Darda, bijtë e Maholit; dhe fama e tij u përhap në të gjitha kombet e afërta.
1 i Mretërve 4:33
Foli edhe për drurët, nga kedri i Libanit deri në isopin që mbin nga muri; foli gjithashtu për kafshët, për zogjtë, për rrëshqanorët dhe për peshqit.
1 i Mretërve 4:34
Nga të gjithë popujt vinin njerëz për të dëgjuar diturinë e Salomonit; ata ishin të dërguar nga tërë mbretërit e dheut që kishin dëgjuar të flitej për diturinë e tij.
1 i Mretërve 5:3
"Ti e di që ati im David nuk ka mundur të ndërtojë një tempull në emër të Zotit, Perëndisë të tij, për shkak të luftrave të ndërmarra nga çdo anë kundër tij, deri sa Zoti i vuri armiqtë e tij nën shputën e këmbëve të tij.
1 i Mretërve 5:4
Por tani Zoti, Perëndia im, më ka dhënë paqe rreth e qark; dhe nuk kam më kundërshtarë, as ndonjë fatkeqësi.
1 i Mretërve 5:5
Prandaj tani kam ndërmend të ndërtoj një tempull në emër të Zotit, Perëndisë tim, sipas premtimit që i bëri Zoti atit tim David, kur i tha: "Yt bir, që unë do të vendos mbi fronin tënd, ka për të qënë ai që do të ndërtojë një tempull në emrin tim".
1 i Mretërve 5:6
Jep urdhër, pra, që të priten për mua kedrat e Libanit. Shërbëtorët e mi do të punojnë me shërbëtorët e tu, dhe si pagë unë do t`u jap shërbëtorëve të tu tërë ato që do të më kërkosh ti. Ti e di mirë që ndër ne nuk ka njeri që di t`i presë drurët si ata të Sidonit".
1 i Mretërve 5:7
Kur Hirami i dëgjoi fjalët e Salomonit, u gëzua së tepërmi dhe tha: "Qoftë i bekuar sot Zoti, që i ka dhënë Davidit një bir të urtë për të mbretëruar mbi këtë popull të madh".
1 i Mretërve 5:9
Shërbëtorët e mi do t`i sjellin nga Libani deri në det dhe do t`i transportojnë që andej me trap deri në vendin që ti do të më tregosh; pastaj do t`i shkarkojnë atje dhe ti do t`i çosh tutje. Si shpërblim, ti do të plotësosh dëshirën time, duke furnizuar me ushqime shtëpinë time".
1 i Mretërve 5:11
Salomoni nga ana e tij e furnizoi Hiramin me njëzet mijë kore gruri për të mbajtur shtëpinë e tij dhe njëzet kore vaj të pastër ulliri; Salomoni i jepte Hiramit çdo vit tërë këto gjëra.
1 i Mretërve 5:13
Mbreti Salomon rekrutoi njerëz për punë të detyruar në tërë Izraelin, dhe ata që u caktuan për punë të detyruar ishin tridhjetë mijë njerëz.
1 i Mretërve 5:16
pa llogaritur tremijë e treqind përgjegjës të caktuar nga Salomoni për veprimtaritë e ndryshme dhe për të mbikqyrur personat e caktuar në punimet.
1 i Mretërve 5:17
Mbreti urdhëroi të nxirreshin gurë të mëdhenj, gurë me vlerë dhe gurë katërkëndësh për të bërë themelet e tempullit.
1 i Mretërve 5:18
Kështu punëtorët e Salomonit dhe punëtorët e Hiramit dhe Giblejtë nxorën gurët, dhe përgatitën lëndën e drurit dhe gurët për ndërtimin e tempullit.
1 i Mretërve 6:2
Tempulli që ndërtoi mbreti Salomon për Zotin ishte gjashtëdhjetë kubitë i gjatë, njëzet i gjerë dhe tridhjetë i lartë.
1 i Mretërve 6:3
Portiku përpara tempullit ishte njëzet kubitë i gjatë, i barabartë, pra, me gjerësinë e tempullit, dhe gjerësia e tij shtrihej dhjetë kubitë nga fasada e tempullit.
1 i Mretërve 6:7
Për ndërtimin e tempulit u përdorën gurë që ishin latuar në gurore; kështu gjatë ndërtimit të tempullit nuk u dëgjua zhurma e çekiçit, e sëpatës ose e ndonjë vegle tjetër prej hekuri.
1 i Mretërve 6:9
Mbasi përfundoi ndërtimin e tempullit, Salomoni e mbuloi me trarë dhe me dërrasa kedri.
1 i Mretërve 6:12
"Për këtë tempull që po më ndërton, në qoftë se ti u përmbahesh statuteve të mia, zbaton në praktikë dekretet e mia dhe u bind të gjitha urdhërimeve të mia duke ecur në to unë do të përmbush me ty premtimin që i dhashë Davidit, atit tënd:
1 i Mretërve 6:14
Kështu Salomoni ndërtoi tempullin dhe e përfundoi.
1 i Mretërve 6:17
Shtëpia, domethënë tempulli, përpara vendit shumë të shenjtë ishte e gjatë dyzet kubitë.
1 i Mretërve 6:19
Salomoni e përgatiti vendin shumë të shenjtë në pjesën e brendshme të tempullit, për të vënë aty arkën e besëlidhjes të Zotit.
1 i Mretërve 6:21
Kështu Salomoni e veshi pjesën e brendshme të tempullit me ar të kulluar, shtriu zinxhira ari përpara vendit shumë të shenjtë dhe e veshi me ar.
1 i Mretërve 6:25
Edhe kerubini tjetër ishte dhjetë kubitësh; të dy kerubinët kishin po ato përmasa dhe po atë formë.
1 i Mretërve 6:31
Për të hyrë në vendin tepër të shenjtë bëri një portë me dy kanate me dru ulliri; arkitravi dhe shtalkat zinin një të katërtën e murit.
1 i Mretërve 6:33
Për portën e tempullit bëri gjithashtu shtalka me dru ulliri, që zinin një të katërtën e gjerësisë së murit,
1 i Mretërve 6:34
dhe dy kanate me dru qiparisi; çdo kanat përbëhej nga dy pjesë që hapeshin dhe mbylleshin.
1 i Mretërve 6:38
vitin e njëmbëdhjetë, në muajin e Bulit, që është muaji i tetë, tempulli u mbarua në të gjitha pjesët e tij, sipas vizatimeve të dhëna. Kështu Salomonit iu deshën shtatë vjet për ta ndërtuar.
1 i Mretërve 7:1
Por Salomonit iu deshën trembëdhjetë vjet për të ndërtuar shtëpinë e tij; kështu ai përfundoi tërë shtëpinë e tij.
1 i Mretërve 7:3
Një tavan prej kedri mbulonte dhomat që mbështeteshin mbi shtyllat, dhe që ishin gjithashtu dyzet e pesë, pesëmbëdhjetë për çdo radhë.
1 i Mretërve 7:6
Ai ndërtoi edhe portikun e shtyllave, i gjatë pesëdhjetë kubitë dhe i gjerë tridhjetë; në pjesën e përparme kishte një hajat, me shtylla dhe që ishte i mbuluar me çati.
1 i Mretërve 7:8
Shtëpia ku ai banonte, e ndërtuar në të njëjtën mënyrë, kishte përkundrazi një oborr tjetër në pjesën e brendshme të portikut. Salomoni bëri gjithashtu një shtëpi me një portik të ngjashëm me këtë për bijën e Faraonit, që kishte marrë për grua.
1 i Mretërve 7:14
birin e një të veje nga fisi i Neftalit; i ati ishte nga Tiro dhe punonte bronzin; ishte tërë dituri, zgjuarsi dhe shkathtësi për të kryer çdo punim bronzi. Ai vajti te mbreti Salomon dhe kreu të gjitha punimet që i caktuan.
1 i Mretërve 7:16
Bëri edhe dy kapitele prej bronzi të derdhur për t`i vënë në majë të shtyllave; një kapitel ishte i lartë pesë kubitë dhe pesë kubitë ishte gjithashtu lartësia e kapitelit të dytë.
1 i Mretërve 7:17
Pastaj bëri një rrjetëz me kurora në formë të zinxhirësh për kapitelet që ishin në majë të shtyllave, shtatë për një kapitel dhe shtatë për kapitelin tjetër.
1 i Mretërve 7:18
Kështu bëri shtyllat e dy radhëve të shegës rreth e qark rrjetëzës, për të mbuluar kapitelet që ishin në majën e shtyllave; bëri të njëjtën gjë për secilin nga kapitelet.
1 i Mretërve 7:20
Përveç kësaj mbi kapitelet në majë të të dy kolonave, mbi pjesën e mysët afër rrjetëzës, kishte dyqind shegë të vëna me radhë rreth e qark.
1 i Mretërve 7:25
Deti mbështetej mbi dymbëdhjetë qe, prej të cilëve tre shikonin nga veriu, tre nga perëndimi, tre nga jugu dhe tre nga lindja; deti ishte vënë mbi ta dhe pjesët e tyre të prapme ishin të kthyera nga brenda.
1 i Mretërve 7:26
Ai kishte trashësinë e një pëllëmbe; buza e tij ishte si buza e një kupe, si lulja e një zambaku: ai përmbante dy mijë bate.
1 i Mretërve 7:29
Mbi panelet, që ishin midis kornizave, ishin përfytyruar luanë, qe dhe kerubinë. Mbi kornizat mbështetej një piedestal, ndërsa sipër dhe poshtë luanëve dhe qeve kishte kurora në formë vargjesh zbukurues.
1 i Mretërve 7:34
Në të katër qoshet e çdo qerreje kishte katër spaleta, që përbënin një të tërë me vetë qerren.
1 i Mretërve 7:35
Në majë të qerres kishte një mbajtëse të rrumbullakët, e cila ishte gjysmë kubit e lartë; dhe në majë të qerres, kornizat dhe panelet e saj përbënin një tërësi me të.
1 i Mretërve 7:36
Mbi sipërfaqen e kornizave dhe të paneleve të saj, Hirami gdhendi kerubinë, luanë dhe palma, sipas hapësirave të lira, dhe kurora rreth e qark.
1 i Mretërve 7:38
Pastaj përgatiti dhjetë enë prej bronzi, secila prej tyre përmbante dyzet bate dhe ishte katër kubitësh; dhe çdo enë mbështetej mbi njërën nga dhjetë qerret.
1 i Mretërve 7:40
Hirami bëri enët, lopatëzat dhe kupat. Kështu Hirami përfundoi çdo punë që duhet të bënte për mbretin Salomon në shtëpinë e Zotit:
1 i Mretërve 7:41
dy shtylla, dy kapitele me vazo në majë të shtyllave, dy rrjetëza për të mbuluar dy kapitele me vazo në majë të shtyllave,
1 i Mretërve 7:42
katërqind shegë për dy rrjetëzat (dy radhë shegësh për çdo rrjetëz për të mbuluar dy kapitelet me vazo në majë të shtyllave),
1 i Mretërve 7:45
vazot, lopatëzat, enët. Të gjitha këto vegla, që Salomoni vuri Hiramin t`i bëjë për shtëpinë e Zotit, ishin prej bronzi të lëmuar.
1 i Mretërve 7:47
Salomoni nuk u kujdes t`i peshojë tërë këto vegla, sepse ishin shumë; pesha e bronzit nuk u përcaktua.
1 i Mretërve 7:49
shandanët prej ari të kulluar, pesë në të djathtë dhe pesë në të majtë përpara vendit shumë të shenjtë, me lulet, me llambat dhe me gërshërët prej ari;
1 i Mretërve 7:51
Kështu përfundoi tërë puna që mbreti Salomon kishte bërë për shtëpinë e Zotit. Pastaj Salomoni solli argjendin, arin dhe veglat, të cilat i kishte shenjtëruar Davidi, ati i tij, dhe i vendosi në thesaret e shtëpisë të Zotit.
1 i Mretërve 8:1
Atëherë Salomoni mblodhi në prani të tij në Jeruzalem pleqtë e Izraelit dhe tërë krerët e fiseve, prijësit e familjeve të Izraelit, për të çuar arkën e besëlidhjes të Zotit në qytetin e Davidit, domethënë në Sion.
1 i Mretërve 8:2
Tërë burrat e Izraelit u mblodhën rreth e qark mbretit Salomon për festën në muajin e Ethanimit, që është muaji i shtatë.
1 i Mretërve 8:5
Mbreti Salomon dhe tërë asambleja e Izraelit, e mbledhur rreth tij, u mblodhën bashkë me të përpara arkës dhe flijuan një numër aq të madh delesh dhe qesh, që nuk mund të numëroheshin as të llogariteshin.
1 i Mretërve 8:8
Shufrat ishin aq të gjata sa që skajet e tyre dukeshin nga vendi i shenjtë, përpara shenjtërores, por nuk dukeshin nga jashtë. Ato kanë mbetur atje deri në ditën e sotme.
1 i Mretërve 8:11
dhe priftërinjtë nuk mundën të qëndrojnë për të shërbyer për shkak të resë, sepse ladvia e Zotit mbushte shtëpinë e tij.
1 i Mretërve 8:13
Unë kam ndërtuar për ty një shtëpi madhështore, një vend ku ti do të banosh për gjithnjë".
1 i Mretërve 8:15
Dhe tha: "I bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Izraelit, që i ka premtuar me gojën e tij atit tim David dhe që e ka mbajtur premtimin e dhënë me anë të fuqisë së tij, duke thënë:
1 i Mretërve 8:16
"Nga dita që nxora popullin tim të Izraelit nga Egjipti, unë nuk kam zgjedhur asnjë qytet midis tërë fiseve të Izraelit për të ndërtuar një shtëpi, ku emri im të qëndronte, por kam zgjedhur Davidin që të mbretërojë mbi popullin tim të Izraelit".
1 i Mretërve 8:17
Por Davidi, ati im, e kishte në zemër të ndërtonte një shtëpi në emër të Zotit, Perëndisë të Izraelit;
1 i Mretërve 8:19
por nuk do të jesh ti që do të ndërtosh tempullin, do të jetë përkundrazi biri yt që do të dalë nga barku yt; do të jetë ai që do të ndërtojë tempullin në emrin tim".
1 i Mretërve 8:20
Kështu Zoti e mbajti fjalën që kishte thënë; dhe unë zura vendin e Davidit, atit tim, u ula mbi fronin e Izraelit, ashtu si kishte thënë Zoti, dhe ndërtova tempullin në emër të Zotit, Perëndisë të Izraelit.
1 i Mretërve 8:21
Atje kam përgatitur një vend për arkën, në të cilën ndodhet besëlidhja e Zotit, që ai lidhi me etërit tanë kur i nxori nga vendi i Egjiptit".
1 i Mretërve 8:22
Pastaj Salomoni u vendos para altarit të Zotit, përballë tërë asamblesë së Izraelit, shtriu duart në drejtim të qiellit
1 i Mretërve 8:23
dhe tha: "O Zot, Perëndia i Izraelit, nuk ka asnjë Perëndi të ngjashëm me ty as atje lart në qiell, as këtu poshtë në tokë! Ti e ruan besëlidhjen dhe tregohesh shpirtmadh me shërbëtorët e tu që ecin para teje me gjithë zemër.
1 i Mretërve 8:25
Tani, pra, o Zot, Perëndi i Izraelit, mbaje premtimin që i kishe bërë Davidit, atit tim, duke thënë: "Ty nuk do të të mungojë asnjëri nga ata që ulen para teje mbi fronin e Izraelit, nëqoftëse bijtë e tu të kenë kujdes sjelljen e tyre dhe të ecin para meje si ke ecur ti".
1 i Mretërve 8:26
Prandaj të lutem tani, o Perëndi i Izraelit, të plotësosh fjalën që i ke thënë shërbëtorit tënd David, atit tim!
1 i Mretërve 8:27
Po a është e vërtetë që Perëndia banon mbi tokë? Ja, qiejt dhe qiejt e qiejve nuk mund të të nxënë dhe aq më pak ky tempull që kam ndërtuar!
1 i Mretërve 8:28
Megjithatë o Zot, Perëndia im, dëgjo me vëmendje lutjen e shërbëtorit tënde dhe kërkesën e tij, duke dëgjuar thirrjen dhe lutjen që shërbëtori yt larton sot para teje.
1 i Mretërve 8:29
Sytë e tu u drejtofshin natë e ditë në këtë tempull, drejt vendit për të cilin ke thënë: "Aty do të jetë emri im", për të dëgjuar lutjen që shërbëtori yt do të të bëjë duke t`u drejtuar nga ky vend.
1 i Mretërve 8:35
Kur qielli do të mbyllet dhe nuk do të ketë më shi sepse kanë mëkatuar kundër teje, në qoftë se luten duke t`u drejtuar nga ky vend, në qoftë se lavdërojnë emrin tënd dhe heqin dorë nga mëkati i tyre sepse i ke dëshpëruar shumë,
1 i Mretërve 8:36
ti dëgjoji nga qielli, fale mëkatin e shërbëtorëve të tu dhe të popullit tënd të Izraelit, duke u treguar rrugën e mirë nëpër të cilën duhet të ecin, dhe dërgo shiun mbi tokën që i ke dhënë si trashëgimi popullit tënd.
1 i Mretërve 8:38
çdo lutje, çdo kërkesë që do të të drejtohet nga çfarëdo personi apo nga tërë populli yt i Izraelit, kur secili të ketë pranuar plagën e zemrës së tij dhe të ketë shtrirë duart në drejtim të këtij tempulli,
1 i Mretërve 8:41
Edhe i huaji, që nuk i përket popullit tënd të Izraelit, kur të vijë nga një vend i largët për shkak të emrit tënd,
1 i Mretërve 8:42
(sepse do të dëgjohet të flitet për emrin tënd të madh, për dorën tënde të fuqishme dhe për krahun tënd të shtrirë) kur të vijë të të lutet duke t`u drejtuar nga ky tempull,
1 i Mretërve 8:43
ti dëgjo nga qielli, nga vendbanimi yt, dhe jepi të huajit tërë ato që kërkon, me qëllim që tërë popujt e dheut të njohin emrin tënd dhe kështu të kenë frikë prej teje, ashtu siç bën populli yt i Izraelit, dhe të dinë që emri yt përmëndet në këtë tempull që kam ndërtuar.
1 i Mretërve 8:45
dëgjo nga qielli lutjen dhe kërkesën e tyre dhe përkrahe çështjen e tyre.
1 i Mretërve 8:46
Kur të mëkatojnë kundër teje (sepse nuk ka njeri që nuk mëkaton) dhe ti, i zemëruar me ta, do t`i braktisësh në dorë të armikut dhe ai do t`i shpërngulë në vendin e tij, afër apo larg,
1 i Mretërve 8:47
në rast se në vendin ku janë shpërngulur vijnë në vete, në rast se kthehen te ti dhe të luten nga vendi ku i kanë prurë si robër dhe thonë: "Kemi mëkatuar, kemi vepruar në mënyrë të padrejtë, kemi bërë të keqen",
1 i Mretërve 8:48
në rast se kthehen nga ana jote me gjithë zemër dhe me gjithë shpirt në vendin e armiqve që i kanë shpërngulur dhe të luten duke u kthyer nga vendi që ti u ke dhënë etërve të tyre, nga qyteti që ti ke zgjedhur dhe nga tempulli që unë kam ndërtuar në emrin tënd,
1 i Mretërve 8:49
ti dëgjo nga qielli, nga vendbanimi yt, lutjen dhe kërkesën e tyre dhe përkrahe çështjen e tyre,
1 i Mretërve 8:50
dhe fale popullin tënd që ka mëkatuar kundër teje për të gjitha shkeljet që ka bërë kundër teje dhe bëj që të gjejnë mëshirë pranë atyre që i kanë shpërngulur, me qëllim që këta të fundit të tregohen të mëshirshëm me ta,
1 i Mretërve 8:57
Zoti, Perëndia ynë, qoftë me ne ashtu siç ka qenë me etërit tanë; mos na lëntë dhe mos na braktistë,
1 i Mretërve 8:59
Këto fjalë, që i kam drejtuar si lutje Zotit, mbetshin pranë Zotit, Perëndisë tonë, ditë e natë, me qëllim që Ai të përkrahë çështjen e shërbëtorit të tij dhe çështjen e popullit të tij, sipas nevojës së përditshme,
1 i Mretërve 8:60
me qëllim që tërë popujt e dheut të pranojnë që Zoti është Perëndia dhe nuk ka asnjë tjetër veç tij.
1 i Mretërve 8:61
Le të jetë, pra, zemra juaj e dhënë plotësisht Zotit, Perëndisë tonë, për të ndjekur statutet e tij dhe për të respektuar urdhërimet e tij, si po bëni sot!".
1 i Mretërve 8:62
Pastaj mbreti dhe tërë Izraeli bashkë me të ofruan flijime përpara Zotit.
1 i Mretërve 8:64
Po atë ditë mbreti shenjtëroi pjesën qendrore të oborrit, që ndodhet përpara shtëpisë të Zotit; në fakt atje ai ofroi olokauste, blatimet ushqimore dhe dhjamin e flijimeve të falënderimit, sepse altari prej bronzi, që ndodhet përpara Zotit, ishte tepër i vogël për të nxënë olokaustet, blatimet e ushqimit dhe dhjamin e flijimeve të falënderimit.
1 i Mretërve 8:65
Në atë kohë Salomoni kremtoi një festë përpara Zotit, Perëndisë tonë, dhe tërë Izraeli qe bashkë me të. Me të u bashkua një kuvend i madh njerëzish, të ardhur nga rrethet e Hamathit deri në përruan e Egjiptit, për shtatë ditë dhe për shtatë ditë të tjera, gjithsej për katërmbëdhjetë ditë.
1 i Mretërve 8:66
Ditën e tetë ai e shpërndau popullin, dhe ata që ishin mbledhur e bekuan mbretin dhe u kthyen në çadrat e tyre të gëzuar dhe me zemër të kënaqur për tëtë të mirat që Zoti u kishte bërë shërbëtorit të tij David dhe Izraelit, popullit të tij.
1 i Mretërve 9:1
Mbas përfundimit nga ana e Salomonit të ndërtimit të shtëpisë të Zotit, të pallatit mbretëror dhe të gjitha gjërave që Salomoni dëshironte dhe kishte ndërmend të bënte,
1 i Mretërve 9:3
dhe Zoti i tha: "Unë e përmbusha lutjen tënde dhe kërkesën që bëre para meje; kam shenjtëruar këtë tempull që ti ke ndërtuar për t`i vënë emrin tim për gjithnjë; aty do të jenë për gjithnjë sytë dhe zemra ime.
1 i Mretërve 9:4
Sa për ty, në qoftë se do të ecësh para meje ashtu si ka ecur Davidi, ati yt, me ndershmëri zemre dhe me drejtësi, duke bërë tërë gjërat që të kam urdhëruar, dhe në rast se do të respektosh statutet dhe dekretet e mia,
1 i Mretërve 9:5
unë do ta bëj të qëndrueshëm fronin e mbretërisë sate mbi Izrael për gjithnjë, ashtu siç ia kisha premtuar Davidit, atit tënd, duke thënë: "Nuk të ka për të munguar kurrë një njeri për t`u ulur mbi fronin e Izraelit".
1 i Mretërve 9:6
Por në rast se ju ose bijtë tuaj do të largohen nga unë dhe nuk do të zbatoni urdhërimet dhe statutet e mia që kam vënë para jush dhe do të shkoni t`u shërbeni perëndive të tjera dhe të bini përmbys para tyre,
1 i Mretërve 9:8
Dhe ky tempull, megjithëse kaq i madhërishëm, do të jetë një vend i shkretë; kushdo që do t`i kalojë afër do të mbetet i habitur dhe do të fërshëllejë, dhe ka për të thënë: "Pse Zoti e ka trajtuar kështu këtë vend dhe këtë tempull?".
1 i Mretërve 9:9
Atëherë do t`i përgjigjen: "Sepse kanë braktisur Zotin, Perëndinë e tyre, që i nxori etërit e tyre nga vendi i Egjiptit dhe janë dhënë pas perëndive të tjera, janë përkulur para tyre dhe u kanë shërbyer; për këtë arsye Zoti ka sjellë mbi ta tërë këtë fatkeqësi"".
1 i Mretërve 9:12
Hirami erdhi nga Tiro për të parë qytetet që i kishte dhënë Salomoni, por nuk i pëlqyen;
1 i Mretërve 9:13
dhe tha: "Ç`qytete janë këto që më ke dhënë, o vëllai im?". Dhe i quajti "vendi i Kabulit", emër që përdoret edhe sot e kësaj dite.
1 i Mretërve 9:15
Ky është raporti i punës së detyruar që mbreti Salomon rekrutoi për të ndërtuar shtëpinë e Zotit, shtëpinë e tij, Milon, muret e Jeruzalemit, Hatsorin, Megidon dhe Gezerin.
1 i Mretërve 9:19
të gjitha qytetet e furnizimit që i përkisin Salomonit, qytetet për qerret e tij, qytetet për kalorësit e tij, të gjitha atë që i pëlqyen Salomonit të ndërtojë në Jeruzalem, në Liban dhe në tërë vendin ku sundonte.
1 i Mretërve 9:20
Tërë njerëzit që mbetën nga Amorejtë, Hitejtë, Perezejtë, Hivejtë dhe Jebusejtë, që nuk ishin bij të Izraelit,
1 i Mretërve 9:21
domethënë pasardhësit e tyre që kishin mbetur pas tyre në vend dhe që Izraelitët nuk kishin arritur t`i shfarosnin, Salomoni i rekrutoi për punë të detyruar deri në ditën e sotme.
1 i Mretërve 9:22
Por nga bijtë e Izraelit, Salomoni nuk përdori asnjë për punë të detyruar; ata ishin përkundrazi luftëtarët e tij, shërbëtorët e tij, ministrat e tij, princat e tij, kapedanët e tij, komandantët e qerreve dhe e kalorësve të tij.
1 i Mretërve 9:25
Tri herë në vit Salomoni ofronte olokauste dhe flijime falënderimi mbi altarin që kishte ndërtuar për Zotin dhe digjte temjan mbi altarin që ndodhej para Zotit. Kështu e mbaroi tempullin.
1 i Mretërve 10:1
Kur mbretëresha e Shebës dëgjoi të flitet për diturinë e Salomonit për shkak të emrit të Zotit, erdhi ta vërë në provë me anë pyetjesh të vështira.
1 i Mretërve 10:2
Ajo arriti në Jeruzalem me një suitë shumë të madhe, me deve të ngarkuara me aroma dhe me një sasi të madhe ari dhe gurësh të çmuara; pastaj shkoi te Salomoni dhe i foli atij për të gjitha gjërat që kishte në zemër.
1 i Mretërve 10:3
Salomoni iu përgjigj të gjitha pyetjeve të saj, dhe nuk pati asgjë që të ishte e fshehtë për mbretin dhe që ky të mos ishte në gjendje ta shpjegonte.
1 i Mretërve 10:6
Pastaj i tha mbretit: "Ishte e vërtetë, pra, ajo që kisha dëgjuar në vendin tim për fjalët e tua dhe diturinë tënde.
1 i Mretërve 10:7
Por nuk u besova këtyre gjërave deri sa nuk erdha vetë dhe nuk i pashë me sytë e mi; e mirë, pra, as gjysmën e tyre nuk më kishin thënë. Dituria dhe begatia jote tejkalojnë famën për të cilën me kishin folur.
1 i Mretërve 10:8
Lum njerëzit e tu, lum shërbëtorët e tu që rrinë gjithnjë përpara teje dhe dëgjojnë diturinë tënde!
1 i Mretërve 10:9
Qoftë i bekuar Zoti, Perëndia yt, që pati mirësinë të të vërë mbi fronin e Izraelit! Për shkak të dashurisë së tij të përjetshme për Izraelin, Zoti të ka vënë mbret për të ushtruar arsyen dhe drejtësinë".
1 i Mretërve 10:12
me durin e santalit mbreti bëri mbështetëse për shtëpinë e Perëndisë dhe për pallatin mbretëror si edhe qeste dhe harpa për këngëtarët. Dru santali nuk sollën më dhe nuk është parë më deri më sot).
1 i Mretërve 10:13
Mbreti Salomon i dha mbretëreshës Sheba të gjitha gjërat që ajo i kërkoi; përveç këtyre, Salomoni i dhe asaj shumë gjëra me bujarinë e tij të madhe mbretërore. Pastaj ajo mori përsëri rrugën dhe u kthye në vendin e saj bashkë me shërbëtorët e vet.
1 i Mretërve 10:15
përveç atij që vinte nga tregtarët, nga lëvizja e mallrave, nga gjithë mbretërit e Arabisë dhe nga qeveritarët e vendit.
1 i Mretërve 10:16
Mbreti Salomon dha urdhër të përgatiteshin dyqind mburoja të mëdha me flori të rrahur, duke përdorur për secilin prej tyre gjashtëqind sikla ari,
1 i Mretërve 10:17
dhe treqind mburoja prej ari të rrahur, duke përdorur për secilën prej tyre tri mina ari; mbreti i vendosi në pallatin e "Pyllit të Libanit".
1 i Mretërve 10:24
Dhe tëtë bota kërkonte praninë e Salomonit për të dëgjuar diturinë që Perëndia kishte vënë në zemrën e tij.
1 i Mretërve 10:26
Salomoni grumbulloi qerre dhe kalorës; ai pati një mijë e katërqind qerre dhe dymbëdhjetë mijë kalorës, që i ndau nëpër qytetet sipas qerreve dhe në Jeruzalem afër tij.
1 i Mretërve 10:27
Përveç kësaj mbreti në Jeruzalem e bëri argjendin të rëndonte si gurët dhe i bëri kedrat të shumtë si fiku egjiptian i fushës.
1 i Mretërve 10:29
Një qerre importohej nga Egjipti për gjashtëqind sikla argjendi dhe një kalë njëqind e pesëdhjetë. Kështu, me anë të këtyre tregtarëve, ua eksportonin gjithë mbretërve të Hitejve dhe mbretërve të Sirisë.
1 i Mretërve 11:2
që u përkisnin popujve për të cilët Zoti u kishte thënë bijve të Izraelit: "Ju nuk do të lidhni martesë me ta, as ata me ju, sepse ata do ta kthejnë me siguri zemrën tuaj nga perënditë e tyre". Por Salamoni u bashkua me këto gra nga dashuria.
1 i Mretërve 11:4
Kështu, kur Salomoni u plak, bashkëshortet e tij ia kthyen zemrën në drejtim të perëndive të tjera; dhe zemra e tij nuk i përkiste plotësisht Zotit, Perëndisë të tij, ashtu si zemra e Davidit, atit të tij.
1 i Mretërve 11:5
Salomoni ndoqi, pra, Ashtorethin, perëndeshën e Sidonëve, dhe Milkomin, të neveritshmin e Amonitëve.
1 i Mretërve 11:7
Atëherë Salomoni ndërtoi mbi malin përballë Jeruzalemit një vend të lartë për Kemoshin, të neveritshmin e Moabit, dhe për Molekun, të neveritshmin e bijve të Amonit.
1 i Mretërve 11:8
Kështu bëri për të gjitha bashkëshortet e huaja të tij që digjnin temjan dhe u ofronin flijime perëndive të tyre.
1 i Mretërve 11:9
Prandaj Zoti u zemërua me Solomonin, sepse zemra e tij qe larguar nga Zoti, Perëndia i Izraelit, që i ishte shfaqur dy herë,
1 i Mretërve 11:10
dhe lidhur me këtë e kishte urdhëruar të mos shkonte pas perëndive të tjera; por ai nuk respektoi atë që Zoti e kishte urdhëruar.
1 i Mretërve 11:12
Megjithatë, për dashurinë që ndiej për Davidin, atin tënd, këtë nuk do ta bëj gjatë jetës sate, por do ta heq nga duart e birit tënd.
1 i Mretërve 11:13
Por nuk do t`i marr tërë mbretërinë, do t`i lë birit tënd një fis, për dashurinë që ndiej për Davidin, shërbëtorin tim, dhe për hir të Jeruzalemit që kam zgjedhur".
1 i Mretërve 11:15
Kur Davidi kishte vajtur të luftonte në Edom, dhe kur Joabi, komandant i ushtrisë, kishte dalë për të varrosur të vdekurit, mbasi kishte vrarë tërë meshkujt që ishin në Edom,
1 i Mretërve 11:17
ndodhi që Hadadi arriti të ikë bashkë me disa Idumej në shërbim të atit të tij, për të vajtur në Egjipt. Atëherë Hadadi ishte djalosh.
1 i Mretërve 11:19
Hadadi ia fitoi zemrën Faraonit deri në atë pikë sa ai i dha për grua motrën e bashkëshortes së tij, motrën e mbretëreshës Tahpenes.
1 i Mretërve 11:22
Faraoni iu përgjigj: "Çfarë të mungon tek unë që kërkon të shkosh në vendin tënd?". Ai i tha: "Asgjë, megjithatë më lër të shkoj".
1 i Mretërve 11:23
Perëndia ngriti kundër Salomonit një armik tjetër, Rezonin, birin e Eliadahut, që kishte ikur nga zotëria e tij, Hadadezeri, mbret i Tsobahut.
1 i Mretërve 11:25
Rezoni qe armik i Izraelit gjatë gjithë kohës së Salomonit (përveç së keqes që bëri Hadadi). Kishte neveri për Izraelin dhe mbretëroi në Siri.
1 i Mretërve 11:31
pastaj i tha Jeroboamit: "Merr për vete dhjetë pjesë, sepse kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: "Ja, unë do ta heq mbretërinë nga duart e Salomonit dhe do të të jap ty dhjetë fise,
1 i Mretërve 11:32
(por atij do t`i mbetet një fis për hir të Davidit, shërbëtorit tim, dhe për hir të Jeruzalemit, për qytetin që kam zgjedhur midis gjithë fiseve të Izraelit),
1 i Mretërve 11:33
sepse ata më kanë braktisur dhe kanë rënë përmbys përpara Ashtorethit, perëndeshës së Sidonitëve, përpara Kemoshit, perëndisë së Moabit, dhe përpara Milkomit, perëndisë së bijve të Amonit, dhe nuk kanë ecur në rrugët e mia për të bërë atë që është e drejtë në sytë e mi dhe për të respektuar statutet dhe dekretet e mia, ashtu si bëri ati i tij, Davidi.
1 i Mretërve 11:34
Megjithatë nuk do të heq nga duart e tij tërë mbretërinë, sepse e kam caktuar princ për të gjithë kohën e jetës së tij, për dashurinë që ndjej për Davidin, shërbëtorin tim, që unë kam zgjedhur dhe që ka respektuar urdhërimet dhe statutet e mia.
1 i Mretërve 11:36
birit të tij do t`i lë një fis, me qëllim që Davidi, shërbëtori im, të ketë gjithmonë një llambë para meje në Jeruzalem, qytet që kam zgjedhur për t`i vënë emrin tim.
1 i Mretërve 11:39
për këtë do të poshtëroj pasardhësit e Davidit, por jo për gjithnjë"".
1 i Mretërve 12:1
Roboami shkoi në Sikem, sepse tërë Izraeli kishte ardhur aty për ta bërë mbret.
1 i Mretërve 12:4
"Yt atë e ka bërë zgjedhën tonë të rënde; tani ti lehtëso skllavërinë e ashpër të atit tënd dhe zgjedhën e rëndë që na ka imponuar dhe ne do të të shërbejmë".
1 i Mretërve 12:5
Ai iu përgjigj atyre: "Shkoni dhe kthehuni tek unë pas tri ditëve". Dhe populli iku.
1 i Mretërve 12:6
Atëherë mbreti Roboam u këshillua me pleqtë që kishin qenë në shërbim të atit të tij, Salomonit, kur ishte i gjallë, dhe u tha: "Çfarë më këshilloni t`i përgjigjem këtij populli?".
1 i Mretërve 12:7
Ata iu përgjigjën, duke thënë: "Në rast se sot ti do të bëhesh shërbëtor i këtij populli dhe do t`i shërbesh, në rast se do të tregohesh mirëdashës me ta dhe do t`u thuash fjalë të mira, ata do të jenë shërbëtorë të tu përjetë".
1 i Mretërve 12:9
dhe u tha atyre: "Çfarë më këshilloni t`i përgjigjem këtij populli që më foli, duke më thënë: "Lehtëso zgjedhën që na ka vënë yt atë"?".
1 i Mretërve 12:10
Atëherë të rinjtë që ishin rritur me të iu përgjigjën, duke thënë: "Kështu do t`i përgjigjesh këtij populli që të është drejtuar ty duke të thënë: "Yt atë e ka bërë të rëndë zgjedhën tonë; tani ti lehtësoje atë". Kështu do t`u thuash atyre: "Gishti im i vogël është më i trashë nga brinjët e atit tim;
1 i Mretërve 12:13
Mbreti iu përgjigj ashpër popullit, duke mos pranuar këshillën që i kishin dhënë pleqtë;
1 i Mretërve 12:14
përkundrazi i foli popullit sipas këshillës së të rinjve, duke thënë: "Im atë e ka bërë të rëndë zgjedhën tuaj; por unë do ta bëj edhe më të rëndë; im atë ju ka dënuar me fshikull, kurse unë do t`ju dënoj me kamxhik".
1 i Mretërve 12:15
Kështu mbreti nuk mori parasysh kërkesën e popullit, sepse rrjedha e ngjarjeve varej nga Zoti, në mënyrë që të përmbushej fjala që Zoti i kishte drejtuar Jeroboamit, birit të Nebatit, me anë të Ahijahut nga Shiloh.
1 i Mretërve 12:16
Kur tërë Izraeli pa që mbreti nuk e dëgjonte, iu përgjigj atij duke i thënë: "Çfarë pjese kemi ne me Davidin? Nuk kemi asnjë trashëgimi me të birin e Isait! Në çadrat e tua, o Izrael! Tani kujdesohu
1 i Mretërve 12:18
Mbreti Roboam dërgoi Adoramin, të ngarkuarin me haraçet, por tërë Izraeli e qëlloi me gurë dhe ai vdiq. Atëherë mbreti Roboam shpejtoi të hipë mbi një qerre për të ikur në Jeruzalem.
1 i Mretërve 12:20
Kur tërë Izraeli dëgjoi që Jeroboami ishte kthyer, dërgoi ta thërrasë dhe të paraqitej përpara asamblesë dhe, e bëri mbret mbi tërë Izraelin. Asnjeri nuk e ndoqi shtëpinë e Davidit, me përjashtim të të vetmit fis të Judës.
1 i Mretërve 12:21
Roboami, me të arritur në Jeruzalem, mblodhi tërë shtëpinë e Judës dhe fisin e Beniaminit, njëqind e tetëdhjetë mijë luftëtarë të zgjedhur për të luftuar kundër shtëpisë së Izraelit dhe për t`i kthyer kështu mbretërinë Roboamit, birit të Salomonit.
1 i Mretërve 12:22
Por fjala e Perëndisë iu drejtua Shemajahut, njeriut të Perëndisë, duke i thënë:
1 i Mretërve 12:27
Në rast se ky popull shkon në Jeruzalem për t`ë ofruar flijime në shtëpinë e Zotit, zemra e këtij populli do të kthehet përsëri nga zotëria e tij, nga Roboami, mbret i Judës; kështu do të më vrasin dhe do të kthehen nga Roboami, mbret i Judës".
1 i Mretërve 12:28
Mbasi u këshillua, mbreti bëri dy viça prej ari dhe i tha popullit: "Është shumë për ju të shkoni deri në Jeruzalem! O Izrael, ja ku janë perënditë e tua që të kanë nxjerrë nga vendi i Egjiptit!".
1 i Mretërve 12:30
Ky ishte shkaku i mëkatit, sepse populli shkonte deri në Dan për të rënë përmbys përpara një viçi.
1 i Mretërve 12:32
Jeroboami caktoi një festë në muajin e tetë, ditën e pesëmbëdhjetë të muajit, të njëllojtë me festën që kremtohej në Judë dhe ofroi flijime mbi altarin. Kështu veproi në Bethel për të flijuar viçat që ai kishte bërë; dhe në Bethel vendosi priftërinjtë e vendeve të larta që kishte ngritur.
1 i Mretërve 12:33
Ditën e pesëmbëdhjetë të muajit të tetë, muaj i zgjedhur nga ai vetë, Jeroboami u ngjit në altarin që kishte ndërtuar në Bethel; caktoi një festë për bijtë e Izraelit dhe u ngjit në altar për të djegur temjan.
1 i Mretërve 13:1
Dhe ja, një njeri i Perëndisë arriti nga Juda në Bethel me urdhër të Zotit, ndërsa Jeroboami qëndronte pranë altarit për të djegur temjan.
1 i Mretërve 13:2
Me urdhër të Zotit klithi kundër altarit dhe tha: "Altar, altar, kështu thotë Zoti: "Ja, në shtëpinë e Davidit do të lindë një djalë, i quajtur Jozia, i cili ka për të flijuar mbi ty priftërinjtë e vendeve të larta dhe do të djegë mbi ty kocka njerëzore"".
1 i Mretërve 13:3
Po atë ditë dha një shenjë të mrekullueshme, duke thënë: "Kjo është shenja për të cilën foli Zoti; ja, altari do të çahet dhe hiri që është mbi të do të shpërndahet".
1 i Mretërve 13:4
Kur mbreti Jeroboam dëgjoi fjalët që njeriu i Perëndisë kishte shqiptuar kundër altarit në Bethel, shtriu dorën nga altari dhe tha: "Kapeni!". Por dora që Jeroboami kishte shtrirë kundër tij u tha dhe nuk mundi më ta tërheqë.
1 i Mretërve 13:5
Përveç kësaj, altari u ça dhe hiri i tij u shpërnda, sipas shenjës që njeriu i Perëndisë kishte dhënë me urdhër të Zotit.
1 i Mretërve 13:6
Atëherë mbreti iu drejtua njeriut të Zotit dhe i tha: Oh, lutju shumë Zotit, Perëndisë tënd, dhe lutu për mua, deri sa të më ripërtërihet dora". Njeriu i Perëndisë iu lut shumë Zotit dhe mbretit iu ripërtëri dora, ashtu siç ishte më parë.
1 i Mretërve 13:7
Atëherë mbreti i tha njeriut të Perëndisë: "Eja në shtëpi bashkë me mua që ta marrësh veten; do të të bëj edhe një dhuratë".
1 i Mretërve 13:8
Por njeriu i Perëndisë iu përgjigj mbretit: "Edhe sikur të më jepje gjysmën e shtëpisë sate, unë nuk do të vija me ty dhe as do të haja bukë e as do të pija ujë në këtë vend,
1 i Mretërve 13:9
sepse kështu më ka urdhëruar Zoti: "Ti nuk do të hash bukë as do të pish ujë dhe nuk do të kthehesh nga rruga që ke përshkuar kur shkove".
1 i Mretërve 13:10
Kështu ai shkoi nëpër një rrugë tjetër dhe nuk u kthye nëpër rrugën që kishte përshkuar kur vajti në Bethel.
1 i Mretërve 13:11
Në Bethel banonte një profet plak; bijtë e tij shkuan e treguan tërë atë që njeriu i Perëndisë kishte bërë atë ditë në Bethel dhe i treguan atit të tyre fjalët që ai i kishte thënë mbretit.
1 i Mretërve 13:12
I ati i pyeti ata: "Nëpër çfarë rruge iku?". Ç`është e vërteta, bijtë e tij e kishin parë nëpër çfarë rruge kishte shkuar njeriu i Perëndisë i ardhur nga Juda.
1 i Mretërve 13:14
e ndoqi njeriun e Perëndisë dhe e gjeti ulur nën një lis dhe i tha: "A je ti njeriu i Perëndisë që ka ardhur nga Juda?". Ai iu përgjigj: "Jam unë".
1 i Mretërve 13:15
Atëherë profeti plak i tha: "Eja në shtëpinë time për të ngrënë diçka".
1 i Mretërve 13:16
Por ai u përgjigj: "Nuk mund të kthehem prapa as të vij me ty, nuk mund të ha bukë dhe të pi ujë me ty në këtë vend,
1 i Mretërve 13:17
sepse Zoti më ka thënë: "Ti atje nuk do të hash bukë as do të pish ujë, dhe nuk do të kthehesh nëpër rrugën e përshkuar kur shkove".
1 i Mretërve 13:19
Kështu njeriu i Perëndisë u kthye prapa bashkë me të dhe hëngri bukë në shtëpinë e atij dhe piu ujë.
1 i Mretërve 13:21
dhe ai i thirri njeriut të Perëndisë të ardhur nga Juda, duke thënë: "Kështu flet Zoti: "Me qenë se nuk iu binde urdhërit të Zotit dhe nuk respektove porosinë e Zotit, Perëndisë tënd, që të kishte dhënë,
1 i Mretërve 13:22
por u ktheve prapa dhe hëngre bukë e pive ujë në vendin që Zoti të pati thënë: "Mos ha bukë e mos pi ujë", kufoma jote nuk ka për të hyrë në varret e prindërve të tu".
1 i Mretërve 13:26
Sa e dëgjoi profeti që e kishte kthyer prapa, ai tha: "Është njeriu i Perëndisë, që nuk iu bind urdhërit të Zotit; për këtë arësye Zoti e ka lënë në kthetrat e një luani, që e ka shqyer dhe vrarë, sipas fjalës që kishte thënë Zoti".
1 i Mretërve 13:29
Profeti mori kufomën e njeriut të Perëndisë, e ngarkoi mbi gomarin dhe u kthye; kështu profeti plak u kthye në qytet për ta vajtuar dhe për ta varrosur.
1 i Mretërve 13:31
Mbas varrimit, profeti plak u tha bijve të tij: "Kur të vdes unë, më varrosni në varrin e njeriut të Perëndisë; m`i vini kockat pranë kockave të tij.
1 i Mretërve 13:33
Mbas kësaj ngjarjeje, Jeroboami nuk u tërhoq nga rruga e tij e keqe, por bëri priftërinj të tjerë për vendet e larta, duke i marrë nga çdo shtresë personash; kushdo që e dëshironte, shenjtërohej prej tij dhe bëhej prift i vendeve të larta.
1 i Mretërve 14:3
Merr me vete dhjetë bukë, disa kuleç dhe një enë me mjaltë dhe shko tek ai; ai do të të thotë se ç`ka për të ndodhur me fëmijën".
1 i Mretërve 14:5
Zoti i kishte thënë Abijahut: "Ja, gruaja e Jeroboamit është duke ardhur për t`u këshilluar me ty për të birin që është i sëmurë. Ti do t`i thuash kështu e kështu. Kur do të hyjë, ajo do të shtihet se është një grua tjetër".
1 i Mretërve 14:6
Sapo Ahijahu dëgjoi zhurmën e hapave të saj kur po hynte nga porta, ai tha: "Hyr, o bashkëshorte e Jeroboamit. Pse bën sikur je një person tjetër? Unë duhet të të jap lajme të këqija.
1 i Mretërve 14:7
Shko dhe i thuaj Jeroboamit: "Kështu flet Zoti, Perëndia i Izraelit: Unë të kam ngritur nga gjiri i popullit dhe të kam bërë princ të popullit tim të Izraelit,
1 i Mretërve 14:9
ti ke vepruar më keq nga të gjithë ata që qenë para teje, sepse ke arritur të sajosh perëndi të tjera dhe shëmbëlltyra me derdhje për të provokuar zemërimin tim, dhe më ke hedhur prapa krahëve.
1 i Mretërve 14:11
Ata të shtëpisë së Jeroboamit që do të vdesin në qytet do t`i hanë qentë; dhe ata që do të vdesin nëpër ara, do t`i hanë shpendët e qiellit; sepse kështu ka folur Zoti.
1 i Mretërve 14:12
Prandaj çohu dhe shko në shtëpinë tënde; sa të hysh në qytet, fëmija ka për të vdekur.
1 i Mretërve 14:13
Tërë Izraeli do ta vajtojë dhe do ta varrosë. Ai do të jetë i vetmi nga shtëpia e Jeroboamit që do të varroset, sepse është i vetmi nga shtëpia e Jeroboamit tek i cili u gjet diçka e mirë dhe që i pëlqen Zotit, Perëndisë të Izraelit.
1 i Mretërve 14:16
Ai do ta braktisë Izraelin për shkak të mëkateve të Jeroboamit, sepse ai ka kryer mëkate dhe ka bërë që të mëkatojë edhe Izraeli"".
1 i Mretërve 14:22
Ata të Judës bënë atë që është e keqe në sytë e Zotit; dhe me mëkatet që bënë shkaktuan xhelozinë e Zotit më tepër nga ç`kishin bërë etërit e tyre.
1 i Mretërve 14:24
Përveç kësaj, kishte në vend njerëz që jepeshin mbas kurvërisë së shenjtë. Ata merreshin me të gjitha gjërat e neveritshme të kombeve që Zoti kishte dëbuar përpara bijve të Izraelit.
1 i Mretërve 14:26
dhe mori me vete thesaret e shtëpisë të Zotit dhe thesaret e pallatit mbretëror; mori me vete çdo gjë, duke përfshirë shqytat e arta që Salomoni kishte bërë.
1 i Mretërve 15:3
Ai kreu mëkatet që i ati kishte bërë para tij dhe zemra e tij nuk iu shenjtërua plotësisht Zotit, Perëndisë të tij, ashtu si zemra e Davidit, atit të tij.
1 i Mretërve 15:4
Megjithatë për dashurinë që ushqente për Davidin, Zoti, Perëndia i tij, i la një llambë në Jeruzalem, dhe e ngriti të birin mbas tij dhe e bëri të qendrueshëm Jeruzalemin,
1 i Mretërve 15:5
sepse Davidi kishte bërë atë që është e drejtë në sytë e Zotit dhe nuk ishte larguar nga ajo që Zoti i kishte urdhëruar të bënte gjatë gjithë kohës së jetës së tij, me përjashtim të rastit të Uriahut, Hiteut.
1 i Mretërve 15:13
Hoqi nga posti i mbretëreshës nënën e tij Maakah, sepse ajo kishte bërë një idhull të neveritshëm të Asherahut; Asa e rrëzoi atë idhull të neveritshëm dhe e dogji pranë përroit Kidron.
1 i Mretërve 15:18
Atëherë Asa mori tërë argjendin dhe arin që kishte mbetur në thesaret e shtëpisë të Zotit dhe thesaret e pallatit mbretëror dhe ua dorëzoi shërbëtorëve të tij; mbreti Asa i dërgoi pastaj te Ben-Hadadi, bir i Tabrimonit, që ishte bir i Hezionit, mbretit të Sirisë, që banonte në Damask, për t`i thënë:
1 i Mretërve 15:22
Atëherë mbreti Asa thirri tërë ata të Judës, pa përjashtuar asnjë; ata morën nga Ramahu gurët dhe lëndën që Baasha kishte përdorur për të ndërtuar, dhe me këto materiale mbreti Asa ndërtoi Geban e Beniaminit dhe Mitspahun.
1 i Mretërve 15:27
Pastaj Baasha, bir i Ahijahut, nga shtëpia e Isakarit, komplotoi kundër tij dhe e vrau në Gibethon që u përkiste Filistejve, ndërsa Nadabi dhe tërë Izraeli kishin rrethuar Gibethonin.
1 i Mretërve 15:29
Me t`u bërë mbret, ai shfarosi tërë shtëpinë e Jeroboamit; nga Jeroboami s`la të gjallë asnjë, për e shfarosi krejt shtëpinë e tij, sipas fjalës që kishte thënë Zoit me anë të shërbëtorit të tij Ahijah, Shilonitit,
1 i Mretërve 15:30
për shkak të mëkateve të Jeroboamit, të kryera nga ai dhe që Izraeli i kreu me nxitjen e tij, duke shkaktuar zemërimin e Zotit, Perëndisë të Izraelit.
1 i Mretërve 16:7
Përveç kësaj fjala e Zotit iu drejtua me anë të profetit Jehu, birit të Hananit, kundër Baashas dhe kundër shtëpisë së tij për gjithë të këqijat që Baasha kishte bërë në sytë e Zotit, duke shkaktuar zemërimin e tij me veprat e kryera nga dora e tij, duke u bërë si shtëpia e Jeroboamit, edhe sepse e kishte vrarë atë.
1 i Mretërve 16:13
për shkak të mëkateve të Baashas dhe të mëkateve të birit të tij Elah, që ata vetë kishin kryer dhe që kishin bërë t`i kryente Izraeli, duke nxitur zemërmin e Zotit, Perëndisë të Izraelit, me idhujt e tyre.
1 i Mretërve 16:15
Në vitin e njëzet e shtatë të Asas, mbretit të Judës, Zimri mbretëroi shtatë ditë në Tirtsah. Populli kishte fushuar kundër Gibethonit, që u përkiste Filistejve.
1 i Mretërve 16:19
për shkak të mëkateve që kishte kryer, duke bërë aë që është e keqe në sytë e Zotit, duke ndjekur rrugën e Jeroboamit dhe duke kryer mëkatin që ky kishte bërë duke e nxitur Izraelin të mëkatojë.
1 i Mretërve 16:21
Atëherë populli i Izraelit u nda në dy pjesë: gjysma e popullit shkonte pas Tibnit, birit të Ginathit, për ta bërë mbret; gjysma tjetër shkonte pas Omrit.
1 i Mretërve 16:22
Por populli që shkonte pas Omrit pati epërsi mbi popullin që ndiqte Tibnin, birin e Ginathit. Tibni vdiq dhe mbretëroi Omri.
1 i Mretërve 16:24
pastaj bleu nga Shemeri malin e Samarisë për dy talentë argjendi; ndërtoi në mal një qyetet të cilin e quajti Samaria, nga emri i Shemerit, zotëria i malit.
1 i Mretërve 16:25
Omri bëri atë që është e keqe për sytë e Zotit dhe u suall më keq se të gjithë paraardhësit e tij;
1 i Mretërve 16:26
ndoqi tërësisht rrugën e Jeroboamit, birit të Nebatit, dhe mëkatet që ky kishte detyruar Izraelin t`i kryejë, duke shkaktuar zemërimin e Zotit, Perëndisë të Izraelit, me idhujt e tij.
1 i Mretërve 16:30
Ashabi, bir i Omrit bëri ato gjëra që shihen me sy të keq nga Zoti më tepër se ata që e kishin paraprirë.
1 i Mretërve 16:31
Përveç kësaj, sikur të ishte për të një gjë e vogël ndjekja e mëkateve të Jeroboamit; birit të Nebatit mori për grua Jezebelën, bijën e Ethbaalit, mbretit të Sidonitëve, dhe shkoi t`i shërbejë Baalit dhe të bjerë përmbys para tij.
1 i Mretërve 16:33
Ashabi bëri edhe një Asherah; Ashabi provokoi zemërimin e Zotit, Perëndisë të Izraelit, më tepër se gjithë etërit e Izraelit që e kishin paraprirë.
1 i Mretërve 17:1
Elia, Tishbiti, një nga banorët e Galaadit i tha Ashabit: "Ashtu siç është e vërtetë që rron Zoti, Perëndia i Izraelit, në prani të të cilit unë ndodhem, nuk do të ketë as vesë as shi gjatë këtyre viteve, veçse me fjalën time".
1 i Mretërve 17:3
"Largohu që këtej, ktheu nga lindja dhe fshihu pranë përroit Kerith, që ndodhet në lindje të Jordanit.
1 i Mretërve 17:4
Do të pish ujë në përrua dhe unë i kam urdhëruar korbat që të të japin të hash atje".
1 i Mretërve 17:5
Kështu ai u nis dhe veproi sipas fjalës të Zotit; shkoi dhe u vendos pranë përroit Kerith, që ndodhet në lindje të Jordanit.
1 i Mretërve 17:6
Korbat i sillnin bukë e mish në mëngjes dhe bukë e mish në mbrëmje, dhe pinte ujë në përrua.
1 i Mretërve 17:7
Mbas një farë kohe përroi shteroi, sepse nuk binte shi mbi vendin.
1 i Mretërve 17:11
Ndërsa ajo po shkonte për të marrë ujin, ai e thirri dhe i tha: "Më sill edhe një copë bukë".
1 i Mretërve 17:12
Ajo u përgjigj: "Ashtu siç është e vërtetë që rron Zoti, Perëndia yt, bukë nuk kam, por kam vetëm një dorë miell në një enë dhe pak vaj në një qyp; dhe tani po mbledh dy copa dru për t`i përgatitur për vete dhe për djalin tim; do t`i hamë dhe pastaj kemi për të vdekur".
1 i Mretërve 17:13
Elia i tha: "Mos ki frikë; shko dhe bëj si the; por më parë bëj një kulaç të vogël për mua dhe sillma; pastaj ta bësh për vete dhe për djalin tënd.
1 i Mretërve 17:14
Sepse kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: "Ena e miellit nuk do të mbarojë dhe qypi i vajit nuk do të pakësohet deri ditën, që Zoti të dërgojë shiun mbi tokë"".
1 i Mretërve 17:15
Kështu ajo shkoi dhe veproi sipas fjalës së Elias; dhe kështu hëngrën ajo, Elia dhe gjithë familja e saj për një kohë të gjatë.
1 i Mretërve 17:18
Atëherë ajo i tha Elias: "Çfarë lidhje kam me ty, o njeri i Perëndisë? Ndofta ke ardhur tek unë për të më kujtuar mëkatin që kam bërë dhe për të vrarë djalin tim?".
1 i Mretërve 17:19
Ai iu përgjigj: "Më jep djalin tënd". Kështu ia mori nga gjiri i saj, e çoi në dhomën lart dhe e shtriu në shtratin e tij.
1 i Mretërve 17:20
Pastaj i kërkoi ndihmë Zotit dhe tha: "O Zot, Perëndia im, mos ke goditur me fatkeqësi edhe këtë grua të ve, që më strehon, duke bërë t`i vdesë i biri?".
1 i Mretërve 17:21
U shtri pastaj tri herë mbi fëmijën dhe kërkoi ndihmën e Zotit, duke thënë: "O Zot, Perëndia im, të lutem bëj që t`i kthehet shpirti kësaj fëmije".
1 i Mretërve 17:22
Zoti e plotësoi dëshirën e shprehur në zërin e Elias; shpirti i fëmijës u kthye tek ai dhe ai mori jetë përsëri.
1 i Mretërve 17:23
Atëherë Elia mori fëmijën, e zbriti nga dhoma e sipërme e shtëpisë dhe ia dha nënës së tij, duke i thënë: "Shiko, fëmija jote është gjallë!".
1 i Mretërve 17:24
Atëherë gruaja i tha Elias: "Tani pranoj që ti je një njeri i Perëndisë dhe që fjala e Zotit në gojën tënde është e vërtetë".
1 i Mretërve 18:5
Ashabi i tha Abdias: "Shko nëpër vendin në drejtim të të gjitha burimeve dhe rrjedhave ujore; ndofta do të gjejmë bar të mjaftueshëm për të mbajtur gjallë kuajt dhe mushkat dhe nuk do të detyrohemi të vrasim asnjë nga kafshët tona".
1 i Mretërve 18:6
Kështu e ndanë vendin që do të përshkohej; Ashabi shkoi vetëm nga një anë dhe Abdia vetëm nga ana tjetër.
1 i Mretërve 18:7
Ndërsa Abdia po udhëtonte, ja ku doli përpara Elia; Abdiu e njohu dhe u shtri me fytyrë për tokë përpara tij, duke thënë: "Ti je zotëria im Elia?".
1 i Mretërve 18:8
Ai u përgjigj: "Jam unë; shko e i thuaj zotërisë sate: Elia është këtu".
1 i Mretërve 18:9
Por Abdia u përgjigj: Çfarë mëkati kam kryer që ti dorëzon shërbëtorin tënd në duart e Ashabit që ai të shkaktojë vdekjen time?
1 i Mretërve 18:10
Ashtu siç është e vërtetë që Zoti, Perëndia yt, rron, nuk ka komb dhe mbretëri në të cilin zoti im nuk ka dërguar njerëz të të kërkojnë; dhe kur thonin: "Nuk është këtu", ai i vinte të betoheshin mbretërinë dhe kombin që nuk kishin mundur të të gjenin.
1 i Mretërve 18:15
Atëherë Elia u përgjigj: "Ashtu siç është e vërtetë që rron Zoti i ushtrive në prani të të cilit ndodhem, sot do të paraqitem te Ashabi".
1 i Mretërve 18:16
Abdia, pra, shkoi të kërkojë Ashabin dhe i njoftoi çështjen, dhe Ashabi i doli përpara Elias.
1 i Mretërve 18:18
Elia u përgjigj: "Nuk jam unë që e bëj rrëmujë Izraelin, por ti dhe shtëpia e atit tënd, sepse keni braktisur urdhërimet e Zotit dhe ti ke shkuar pas Baalëve.
1 i Mretërve 18:21
Atëherë Elia iu afrua tërë popullit dhe tha: "Deri kur do të lëkundeni midis dy mendimeve? Në qoftë se Zoti është Perëndia, shkoni pas tij; por në qoftë se përkundrazi është Baali, atëherë ndiqni atë". Populli nuk tha asnjë fjalë.
1 i Mretërve 18:23
Le të na jepen dy dema të rinj; ata të zgjedhin një dem për veten e tyre, le ta copëtojnë dhe ta vënë mbi drutë pa i ndezur ato; unë do të përgatis demin tjetër dhe do ta vendos mbi drutë pa i ndezur ato.
1 i Mretërve 18:24
Ju do t`i bëni thirrje perëndisë suaj dhe unë do të thërres Zotin; perëndia që do të përgjigjet me anë të zjarrit është Perëndia". Tërë populli u përgjigj dhe tha: "E the bukur!".
1 i Mretërve 18:25
Atëherë Elia u tha profetëve të Baalit: "Zgjidhni një dem të ri dhe përgatiteni të parët sepse jeni më shumë; pastaj kërkoni ndihmën e perëndisë suaj, pa e ndezur zjarrin".
1 i Mretërve 18:26
Kështu ata morën demin që u dhanë dhe e përgatitën; pastaj përmendën emrin e Baalit nga mëngjesi deri në drekë, duke thënë: "O Baal, na u përgjigj!". Por nuk u dëgjua asnjë zë dhe asnjeri nuk u përgjigj; ndërkaq ata kërcenin rreth altarit që kishin ndërtuar.
1 i Mretërve 18:29
Me të kaluar mesdita, ata bënë profeci deri në kohën që ofrohej blatimi; por nuk u dëgjua asnjë zë, asnjeri nuk u përgjigj dhe askush nuk ua vuri veshin.
1 i Mretërve 18:34
Përsëri tha: "Bëjeni një herë të dytë". Dhe ata e bënë një herë të dytë. Ai tha akoma: "Bëjeni për të tretën herë". Dhe ata e bënë për të tretën herë.
1 i Mretërve 18:36
Në orën që ofrohej blatimi, profeti Elia u afrua dhe tha: "O Zot, Perëndia i Abrahamit, i Isakut dhe i Izraelit, vepro në mënyrë të tillë që të dihet që ti je Perëndi në Izrael, që unë jam shërbëtori yt që i bëra tërë këto gjëra me urdhrin tënd.
1 i Mretërve 18:37
Përgjigjmu, o Zot, përgjigjmu, që ky popull të pranojë që ti, o Zot, je Perëndia, dhe ke bërë të kthehen te ti zemrat e tyre".
1 i Mretërve 18:39
Para kësaj pamjeje tërë populli u shtri me fytyrën për tokë dhe tha: "Zoti është Perëndia!.
1 i Mretërve 18:40
Pastaj Elia u tha atyre: "Zini Profetët e Baalit; mos lini t`ju ikë as edhe një!". Kështu ata i kapën dhe Elia i zbriti në përruan Kishon, ku i theri.
1 i Mretërve 18:42
Kështu Ashabi u ngjit për të ngrënë dhe për të pirë; por Elia u ngjit në majë të Karmelt, u përkul deri në tokë dhe vuri fytyrën midis gjunjëve,
1 i Mretërve 18:45
Brenda një kohe të shkurtër qielli u errësua për shkak të reve e të erës, dhe ra një shi i madh. Kështu Ashabi hipi mbi qerre dhe shkoi në Jezreel.
1 i Mretërve 19:2
Atëherë Jezebeli i dërgoi një lajmëtar Elias për t`i thënë: "Perënditë të më bëjnë kështu dhe më keq, në rast se nesër në këtë orë nuk do të të kem bërë ty si një nga ata".
1 i Mretërve 19:3
Kur dëgjoi këto fjalë, Elia u ngrit dhe iku për të shpëtuar. Arriti në Beer-Sheba, që i përket Judës, dhe la aty shërbëtorin e tij.
1 i Mretërve 19:4
Përkundrazi u fut në shkretëtirë një ditë rrugë, shkoi të ulet poshtë një gjinestre dhe kërkoi të vdesë, duke thënë: "Tani mjaft, o Zot! Merr jetën time, se unë nuk jam më i mirë se etërit e mi".
1 i Mretërve 19:6
Ai shikoi dhe pa pranë kokës së tij një kulaç të pjekur mbi gurë të nxehtë dhe një enë me ujë. Ai hëngri dhe piu, pastaj përsëri u shtri.
1 i Mretërve 19:7
Engjëlli i Zotit u kthye për herë të dytë, e preku dhe i tha: "Çohu dhe ha, sepse rruga është tepër e gjatë për ty".
1 i Mretërve 19:8
Ai u ngrit, hëngri dhe piu; pastaj me forcën që i dha ai ushqim eci dyzet ditë dhe dyzet netë deri sa arriti në malin e Perëndisë, në Horeb.
1 i Mretërve 19:10
Ai u përgjigj: "Më nxiti një zili e madhe për Zotin, Perëndinë e ushtrive, sepse bijtë e Izraelit e kanë braktisur besëlidhjen tënde, kanë prishur altarët e tu dhe kanë vrarë me shpatë profetët e tu. Kam mbetur vetëm unë dhe ata kërkojnë të më vrasin".
1 i Mretërve 19:11
Perëndia i tha: "Dil dhe ndalu mbi malin përpara Zotit". Dhe ja, po kalonte Zoti. Një erë e fortë dhe e furishme çante malet dhe thyente shkëmbinjtë përpara Zotit, por Zoti nuk ishte në erë. Mbas erës ra një tërmet, por Zoti nuk ishte në tërmet.
1 i Mretërve 19:14
Ai u përgjigj: "U nxita nga një zili e madhe për Zotin, për Perëndinë e ushtrive, sepse bijtë e Izraelit kanë braktisur besëlidhjen tënde, kanë prishur altarët dhe kanë vrarë me shpatë profetët e tu. Kam mbetur vetëm unë dhe ata përpiqen të më vrasin".
1 i Mretërve 19:15
Zoti i tha: "Shko, merr përsëri rrugën e kthimit deri në shkretëtirën e Damaskut; kur të arrish aty, do ta vajosësh Hazaelin mbret të Sirisë.
1 i Mretërve 19:18
Por kam lënë në Izrael një tepricë prej shtatë mijë njerëzish; të gjithë nuk janë gjunjëzuar përpara Baalit dhe nuk e kanë puthur me buzët e tyre".
1 i Mretërve 19:19
Elia u nis që andej dhe gjeti Eliseun, birin e Shafatit, ndërsa lëronte me dymbëdhjetë pendë qe para tij, dhe ai vetë gjendej me pendën e dymbëdhjetë. Elia i kaloi afër dhe i hodhi sipër mantelin e tij.
1 i Mretërve 19:20
Atëherë Eliseu la qetë dhe vrapoi pas Elias, duke thënë: "Të lutem, më lër të shkoj të puth atin tim dhe nënen time, pastaj do të të ndjek". Elia iu përgjigj: "Shko dhe kthehu, sepse ç`të kam bërë?".
1 i Mretërve 20:2
Pastaj i dërgoi lajmëtarë në qytet Ashabit, mbretit të Izraelit, për t`i thënë:
1 i Mretërve 20:4
Mbreti i Izraelit u përgjigj: "Është ashtu si thua ti, o mbret, o imzot; unë dhe tërë ato që kam jemi të tutë".
1 i Mretërve 20:5
Lajmëtarët e kthyen përsëri dhe thanë: "Kështu flet Ben-Hadadi: "Unë të çova fjalë se duhet të më japësh argjendin dhe arin tënd, gratë e tua dhe bijtë e tu;
1 i Mretërve 20:6
por nesër, në këtë orë, do të dërgoj te ti shërbëtorët e mi, të cilët do të bastisin shtëpinë tënde dhe shtëpinë e shërbëtorëve të tu; ata do të marrin të gjitha gjërat që janë me të shtrenjta për ty"".
1 i Mretërve 20:9
Ashabi iu përgjigj pastaj lajmëtarëve të Ben-Hadadit: "I thoni mbretit, zotit time: "Të gjitha gjërat që i kërkove shërbëtorit tënd herën e parë do t`i bëj, por këtë nuk mund ta bëj"". Kështu lajmëtarët shkuan t`i njoftojnë përgjigjen Ben-Hadadit.
1 i Mretërve 20:10
Atëherë Ben-Hadadi i çoi fjalë Ashabit: "Perënditë të më bëjnë kështu dhe më keq në rast se pluhuri i Samarisë do të mjaftojë që të mbushin grushtat tërë njerëzit që më pasojnë!".
1 i Mretërve 20:11
Mbreti i Izraelit u përgjigj: "I thoni: "Ai që ka armaturën në trup të mos lavdërohet si ai që e heq"".
1 i Mretërve 20:12
Kur Ben-Hadadi mori këtë përgjigje, ai ndodhej bashkë me mbretërit duke pirë në çadrat, dhe u tha shërbëtorëve të tij: "Bëhuni gati për mësymje!". Kështu ata u përgatitën për të sulmuar qytetin.
1 i Mretërve 20:14
Ashabi i tha: "Me anë të kujt?". Ai u përgjigj: "Kështu thotë Zoti: "Me anë të të rinjve në shërbim të krerëve të krahinave"". Ashabi tha: Kush do ta fillojë betejën?". Profeti u përgjigj: "Ti".
1 i Mretërve 20:17
Të rinjtë në shërbim të krerëve të krahinave dolën të parët. Ben-Hadadi dërgoi njerëz për të parë dhe ata i njoftuan: "Nga Samaria kanë dalë disa njerëz".
1 i Mretërve 20:18
Mbreti tha: "Në rast se kanë dalë me qëllime paqësore, i zini të gjallë; në qoftë se kanë dalë për të luftuar, i zini gjithashtu të gjallë".
1 i Mretërve 20:22
Atëherë profeti iu afrua mbretit të Izraelit dhe i tha: "Shko, përforcohu dhe mendo mirë atë që duhet të bësh, sepse mbas një viti mbreti i Sirisë do të të sulmojë".
1 i Mretërve 20:23
Shërbëtorët e mbretit të Sirisë i thanë: "Perëndia i tyre është Perëndia i maleve; prandaj ata qenë më të fortë se ne; por në rast se ndeshemi në fushë, ne do të jemi me siguri më të fortë.
1 i Mretërve 20:26
Pas një viti Ben-Hadadi kaloi në revistë Sirët dhe doli në drejtim të Afekut për të luftuar Izraelin.
1 i Mretërve 20:27
Edhe bijtë e Izraelit u thirrën për t`u mbledhur dhe u furnizuan me ushqime; pastaj u nisën kundër Sirëve dhe ngritën kampin e tyre përballë tyre; dukeshin si dy kope të vogla dhish, ndërsa Sirët e kishin mbushur vendin.
1 i Mretërve 20:28
Atëherë një njeri i Perëndisë iu afrua mbretit të Izraelit dhe i tha: "Kështu thotë Zoti: "Me qenë se Sirët kanë thënë: Zoti është Perëndia i maleve dhe nuk është Perëndia i luginave unë do të jap në duart e tua tërë këtë mizëri të madhe; dhe ju do të mësoni që unë jam Zoti"".
1 i Mretërve 20:29
Shtatë ditë me radhë qëndruan në kampet e tyre njeri përballë tjetrit, por ditën e shtatë filloi beteja dhe bijtë e Izraelit vranë brenda një dite të vetme njëqind mijë këmbësorë sirë.
1 i Mretërve 20:30
Ata që shpëtuan ikën në qytetin e Afekut, ku muret ranë mbi njëzet e shtatë mijë prej tyre. Edhe Ben-Hadadi iku dhe shkoi në qytet përt`u fshehur në një dhomë të brendshme.
1 i Mretërve 20:31
Shërbëtorët e tij i thanë: "Ja, kemi dëgjuar të thuhet që mbretërit e shtëpisë së Izraelit janë zemërbutë; prandaj të veshim thasë dhe të vëmë litarë në qafë dhe të dalim të presim mbretin e Izraelit; ndofta ai ka për të na lënë të gjallë".
1 i Mretërve 20:32
Kështu ata u veshën me thasë dhe vunë litarë në qafë, shkuan te mbreti i Izraelit dhe i thanë: "Shërbëtori yt Ben-Hadadi thotë: "Të lutem, lërmë të gjallë"". Ashabi u përgjigj: "Është ende gjallë? Ai është vëllai im".
1 i Mretërve 20:33
Këta njerëz e muarrën këtë si shenjë të mbarë dhe nxituan të kërkonin vërtetimin e kësaj thënie, duke thënë: "Ben-Hadadi është, pra, vëllai yt!". Ai u përgjigj: "Shkoni ta merrni". Kështu Ben-Hadadi shkoi te Ashabi, që e hipi në qerren e tij.
1 i Mretërve 20:40
Ndërsa shërbëtori yt ishte i zënë sa andej e këtej, ai person u zhduk". Mbreti i Izraelit i tha: "Ja vendimi yt; e ke shqiptuar ti vetë".
1 i Mretërve 20:41
Atëherë ai hoqi me nxitim nga sytë rripin e përlhurës dhe mbreti i Izraelit e pa që ishte një nga profetët.
1 i Mretërve 20:42
Pastaj profeti i tha mbretit: "Kështu thotë Zoti: "Me qenë se e le të të shpëtojë nga dora njeriun që kisha caktuar të shfarosej, jeta jote ka për tu paguar për të tijën dhe populli yt për popullin e tij".
1 i Mretërve 21:2
Kështu Ashabi i foli Nabothit dhe i tha: "Më jep vreshtin që ta bëj kopsht perimesh, sepse ndodhet afër shtëpisë sime. Në këmbim do të jap një vresht më të mirë ose, po të të pëlqejë më tepër, barasvlerën në të holla".
1 i Mretërve 21:3
Por Nabothi iu përgjigj Ashabit: "Të më ruajë Zoti të të lë trashëgiminë e etërve të mi!".
1 i Mretërve 21:4
Prandaj Ashabi u kthye në shtëpi i trishtuar dhe i zemëruar për përgjigjen që Nabothi i Jezreelit i kishte dhënë: "Nuk do të jap trashëgiminë e etërve të mi!". Ra mbi shtratin e tij, ktheu kokën mënjanë dhe nuk deshi të hante.
1 i Mretërve 21:6
Ai iu përgjigj: "Sepse fola me Nabothin e Jezreelit dhe i thashë: "Më jep me para vreshtin tënd ose, po të të pëlqejë më shumë, të të jap një vresht tjetër si këmbim". Por ai m`u përgjigj: "Nuk do të të jap vreshtin tim!"".
1 i Mretërve 21:9
Në letrat ajo shkruante kështu: "Shpallni agjërimin dhe e ulni Nabothin në rreshtin e parë përpara popullit;
1 i Mretërve 21:10
i vini përballë dy njerëez të poshtër që të deponojnë kundër tij, duke thënë: "Ti ke blasfemuar Perëndinë dhe mbretin"; pastaj çojeni jashtë, goditeni me gurë dhe kështu të vdesë".
1 i Mretërve 21:12
Shpallën agjerimin dhe e ulën Nabothin përpara popullit.
1 i Mretërve 21:13
Pastaj erdhën dy njerëz të poshtër që u ulën përballë tij; dhe këta dy të poshtër deponuan kundër Nabothit përpara popullit, duke thënë: "Nabothi ka mallkuar Perëndinë dhe mbretin". Pastaj e çuan jashtë qytetit dhe e vranë me gurë; kështu ai vdiq.
1 i Mretërve 21:16
Me të dëgjuar Ashabi që Nabothi kishte vdekur, u ngrit dhe u nis për të shtënë në dorë vreshtin e Nabothit në Jezreel.
1 i Mretërve 21:18
"Çohu dhe dil para Ashabit, mbretit të Izraelit, që banon në Samari; Ja, ai është në vreshtin e Nabothit, ku ka shkuar për ta shtënë në dorë.
1 i Mretërve 21:19
Do t`i flasësh kështu: Kështu thotë Zoti: "Në fillim vrave një njeri dhe pastaj i rrëmbeve pronën". Pastaj t`i thuash: Kështu thotë Zoti: "Po në atë vend ku qentë kanë lëpirë gjakun e Nabothit, ata kanë për të lëpirë edhe gjakun tënd"".
1 i Mretërve 21:20
Ashabi i tha Elias: "Më gjete pra, o armiku im?". Elia u përgjigj: "Po, të gjeta, sepse je shitur për të bërë atë që është e keqe në sytë e Zotit.
1 i Mretërve 21:23
Edhe për sa i përket Jezebelit, Zoti flet dhe thotë: "Qentë do ta hanë Jezebelin poshtë mureve të Jezreelit".
1 i Mretërve 21:24
Ata të Ashabit që do të vdesin në qytet do t`i hanë qentë, ata që do të vdesin përkundrazi në ara do t`i hanë shpendët e qiellit".
1 i Mretërve 21:25
Në të vërtetë nuk pati kurrë ndonjë njeri që u shit për të bërë atë që është e keqe në sytë e Zotit si Ashabi, sepse ishte i shtyrë nga gruaja e tij Jezebeli.
1 i Mretërve 21:26
Ai u suall në mënyrë të neveritshme duke u dhënë pas idhujve, ashtu si kishin bërë Amorejtë që Zoti i kishte dëbuar përpara bijve të Izraelit.
1 i Mretërve 21:27
Kur Ashabi dëgjoi këto fjalë, grisi rrobat e tij, e mbuloi trupin me një thes dhe agjeroi; binte në shtrat i mbështjellë me thesin dhe ecte si i përvuajtur.
1 i Mretërve 22:4
Pastaj i tha Jozafatit: "A nuk do të vije të luftoje me mua në Ramoth të Galaadit?". Jozafati iu përgjigj mbretit të Izraelit me këto fjalë: "Ki besim tek unë ashtu si te vetja jote, te njerëzit e mi si te njerëzit e tu, mbi kuajt e mi ashtu si ke besim te kuajt e tu".
1 i Mretërve 22:6
Atëherë mbreti i Izraelit thirri profetët që ishin rreth katërqind, dhe iu tha: "A duhet të shkoj të luftoj kundër Ramothit të Galaadit, apo të heq dorë nga kjo?". Ata iu përgjigjën: "Shko, sepse Perëndia do ta japë në duart e mbretit".
1 i Mretërve 22:8
Mbreti i Izraelit iu përgjigj Jozafatit: "Ka akoma një njeri, Mikajahu, bir i Imlahut, me anë të të cilit mund të këshillohesh me Zotin; por unë e urrej sepse nuk profetizon kurrë asgjë të mirë lidhur me mua, por vetëm të keqen". Jozafati u përgjigj: "Mbreti nuk duhet të flasë kështu!".
1 i Mretërve 22:11
Sedekia, bir i Kenaanahut, që i kishte bërë vetes brirë prej hekuri, tha: "Kështu thotë Zoti: "Me këta brirë do të shposh tejpërtej Sirët deri sa t`i shkatërrosh plotësisht"".
1 i Mretërve 22:13
Lajmëtari që kishte shkuar të thërriste Mikajahun i foli kështu dhe tha: "Ja, fjalët e profetëve përputhen duke shpallur gjëra të mira për mbretin; të lutem, fjala jote të jetë si ajo e secilit prej tyre, dhe shpall edhe ti gjëra të mira".
1 i Mretërve 22:14
Por Mikajahu u përgjigj: "Ashtu siç është e vërtetë që Zoti rron, unë do them ato që do të më thotë Zoti".
1 i Mretërve 22:15
Si ariti para mbretit, mbreti i tha: "Mikajah, a duhet të shkojmë të luftojmë kundër Ramothit të Galaadit, apo duhet të heqim dorë?". Ai u përgjigj: "Shko, ti do t`ia dalësh, sepse Zoti do ta japë në duart e mbretit".
1 i Mretërve 22:16
Atëherë mbreti i tha: "Sa herë jam përgjëruar të më thuash vetëm të vërtetën në emër të Zotit?".
1 i Mretërve 22:17
Mikajahu u përgjigj: "Pashë tërë Izraelin të shpërndarë nëpër male, sikur të ishin dhen pa bari; dhe Zoti ka thënë: "Ata nuk kanë më zot; secili të kthehet në paqe në shtëpinë e vet"".
1 i Mretërve 22:19
Atëherë Mikajahu tha: "Prandaj dëgjo fjalën e Zoti. Unë e kam parë Zotin të ulur mbi fronin e tij, ndërsa tërë ushtria e qiellit i rrinte përqark në të djathtë dhe në të majtë.
1 i Mretërve 22:20
Zoti tha: "Kush do t`ia prishë mendjen Ashabit që të dalë dhe të vritet në Ramoth të Galaadit?". Tani dikush përgjigjet në një mënyrë dhe dikush në një tjetër.
1 i Mretërve 22:21
Atëherë doli një frymë, që u paraqit përpara Zotit dhe tha: "Do t`ia prish mendjen unë".
1 i Mretërve 22:22
Zoti i tha: "Në çfarë mënyre?". Ai u përgjigj: "Do të dal dhe do të jem fryma e gënjeshtrës në gojën e tërë profetëve të tij". Zoit i tha: "Do t`ia dalësh me siguri ta mashtrosh; dil dhe vepro ashtu".
1 i Mretërve 22:24
Atëherë Sedekia, bir i Kenaanahut, u afrua dhe i ra me një shpullë Mikajahut, duke i thënë: "Nga kaloi Fryma e Zotit kur doli nga unë për të folur me ty?".
1 i Mretërve 22:25
Mikajahu u përgjigj: "Do ta shohësh ditën që do të shkosh, në një dhomë të brendshme për t`u fshehur".
1 i Mretërve 22:28
Atëherë Mikajahu tha: "Në rasat se ti kthehesh shëndoshë e mirë, kjo do të thotë se Zoti nuk ka folur nëpërmjet meje". Dhe shtoi: "Dëgjoni, o popuj të tërë!".
1 i Mretërve 22:32
Kështu, kur kapitenët e qerreve panë Jozafatin, ata thanë: "Ky është me siguri mbreti i Izraelit". Dhe u kthyen nga ai për ta sulmuar; por Jozafati lëshoi një ulërimë.
1 i Mretërve 22:35
Por beteja qe aq e ashpër atë ditë, sa që mbreti u detyrua të qëndrojë në qerren e tij përpara Sirëve, dhe vdiq aty nga mbrëmja; gjaku i plagës kishte rjedhur në fund të qerres.
1 i Mretërve 22:36
Kur po ngrysej, një ulërimë përshkoi radhët e ushtrisë: "Secili të kthehet në qytetin e vet, secili në fshatin e tij!".
1 i Mretërve 22:47
Në atë kohë nuk kishte asnjë mbret në Edom, por vetëm një përfaqësues i mbretit.
1 i Mretërve 22:48
Jozafati bëri që të ndërtohen anije në Tarshish për të vajtur në Ofir, që të kërkohej ar, por anijet nuk arritën kurrë të dalin në det, sepse u shkatërruan në Etsion-Geber.
1 i Mretërve 22:53
U vu në shërbim të Baalit dhe ra përmbys përpara tij, duke shkaktuar zemërimin e Zotit, Perëndisë të Izraelit, pikërisht ashtu si kishte vepruar i ati.
2 i Mretërve 1:2
Ashaziahu ra nga dritarja e katit të sipërm në Samari dhe u dëmtua. Atëherë dërgoi lajmëtarë të cilëve u tha: "Shkoni të konsultoni Baal-Zebubin, perëndinë e Ekronit, për të ditur në se do ta marr veten nga kjo fatkeqësi".
2 i Mretërve 1:3
Por një engjëll i Zotit i tha Tishbitit Elia: "Çohu dhe u dil përpara lajmëtarëve të mbretit të Samarisë dhe u thuaj atyre: "Mos vallë nuk ka Perëndi në Izrael, që ju shkoni të konsultoheni me Baal-Zebubin, perëndinë e Ekronit?
2 i Mretërve 1:4
Prandaj kështu thotë Zoti: "Ti nuk do të zbresësh më nga shtrati në të cilin ke hipur, por me siguri ke për të vdekur"". Pastaj Elia u largua.
2 i Mretërve 1:6
Ata u përgjigjën: "Një njeri na doli përpara dhe na tha: "Shkoni te mbreti që ju ka dërguar dhe i thoni: Kështu thotë Zoti: Mos vallë nuk ka asnjë Perëndi në Izrael që ti dërgon njerëz për t`u konsultuar me Baal-Zebubin, perëndinë e Ekronit? Prandaj nuk do të zbresësh nga shtrati mbi të cilin ke hipur, por me siguri ke për të vdekur"".
2 i Mretërve 1:7
Atëherë mbreti i pyeti ata: "Si ishte njeriu që ju doli përpara dhe ju tha këto fjalë?".
2 i Mretërve 1:8
Ata u përgjigjën: "Ishte një njeri i veshur me rroba leshi dhe me një brez prej lëkure rreth ijeve"; Ashaziahu tha: "Është Elia, Tishbiti!".
2 i Mretërve 1:9
Atëherë mbreti dërgoi tek Elia një kapiten pesëdhjetësheje me pesëdhjetë njerëzit e tij; ai u ngjit tek ai dhe e gjeti Elian të ulur në majë të malit. Kapiteni i tha: "O njeriu i Perëndisë, mbreti të urdhëron të zbresësh".
2 i Mretërve 1:10
Elia u përgjigj dhe i tha kapitenit të pesëdhjetëshes: "Në rast se jam një njeri i Perëndisë, të zbresë zjarr nga qielli dhe të të zhdukë ty dhe të pesëdhjetë njerëzit që janë me ty!". Dhe nga qielli zbriti një zjarr, që zhduku atë dhe të pesëdhjetë njerëzit e tij.
2 i Mretërve 1:11
Atëherë mbreti i dërgoi një kapiten tjetër pesëdhjetësheje me pesëdhjetë njerëzit e tij, që iu drejtua Elias dhe i tha: "O njeriu i Perëndisë, mbreti të urdhëron të zbresësh menjëherë".
2 i Mretërve 1:12
Elia u përgjigj dhe u tha atyre: "Në qoftë se jam një njeri i Perëndisë, le të zbresë zjarr nga qielli dhe të të zhdukë ty dhe pesëdhjetë njerëzit e tu". Dhe nga qielli zbriti zjarri i Perëndisë që zhduku atë dhe të pesëdhjetë njerëzit e tij.
2 i Mretërve 1:13
Mbreti dërgoi edhe një kapiten të tretë pesëdhjetësheje me pesëdhjetë njerëzit e tij. Ky kapiten i tretë pesëdhjetësheje u ngjit dhe shkoi e u shtri para Elias, duke e lutur: "O njeriu i Perëndisë, të lutem, jeta ime e këtyre pesëdhjetë shërbëtorëve të tu qofshin të çmuara në sytë e tu!
2 i Mretërve 1:16
dhe i tha: "Kështu thotë Zoti: "Pse nuk paska në Izrael asnjë Perëndi, me fjalën e të cilit të mund të këshillohesh, që ti dërgove lajmëtarë te Baal-Zebubi, perëndi e Ekronit? Për këtë arësye ti nuk do të zbresësh nga shtrati në të cilin ke hipur, por ke për të vdekur me siguri"".
2 i Mretërve 2:2
Atëherë Elia i tha Eliseut: "Ndalu këtu, të lutem, sepse Zoti më dërgoi deri në Bethel". Por Eliseu u përgjigj: "Ashtu siç është e vërtetë që Zoti rron dhe që edhe ti vetë rron, unë nuk do të lë". Kështu zbritën në Bethel.
2 i Mretërve 2:3
Dishepujt e profetëve që ishin në Bethel shkuan pastaj ta takojnë Eliseun dhe i thanë: A e di që Zoti do ta çojë sot zotin tënde përmbi ty?". Ai u përgjigj: "Po, e di; heshtni!".
2 i Mretërve 2:4
Pastaj Elia i tha: "Elise, ndalu këtu, të lutem, sepse Zoti më dërgon në Jeriko". Ai u përgjigj: "Ashtu siç është e vërtetë që Zoti rron dhe që ti vetë rron, unë nuk do të të lë". Kështu zbritën në Jeriko.
2 i Mretërve 2:5
Atëherë dishepujt e profetëve që ishin në Jeriko iu afruan Eliseut dhe i thanë: "A e di që Zoti do ta çojë sot zotin tënd përmbi ty?". Ai u përgjigj: "Po, e di; heshtni!".
2 i Mretërve 2:6
Pastaj Elia i tha: "Ndalu këtu, të lutem, sepse Zoti më çon në Jordan". Ai u përgjigj: "Ashtu siç është e vërtetë që Zoti rron dhe që edhe ti rron, unë nuk do të të lë". Kështu e vazhduan rrugën bashkë.
2 i Mretërve 2:7
Pesëdhjetë veta nga radhët e dishepujve të profetëve shkuan pas tyre dhe u ndalën përballë tyre, nga larg, ndërsa Elia dhe Eliseu u ndalën në bregun e Jordanit.
2 i Mretërve 2:9
Mbas kalimit, Elia i tha Eliseut: "Kërko çfarë do që unë të bëj, për ty, para se të më largojnë prej teje". Eliseu u përgjigj: "Të lutem, bëj që një pjesë e dyfishtë e frymës tënde të vijë mbi mua".
2 i Mretërve 2:10
Elia tha: "Ti ke kërkuar një gjë të vështirë; megjithatë, po të më shohësh kur do të më largojnë prej teje, kjo do të të jepet, përndryshe nuk do ta kesh".
2 i Mretërve 2:14
Pastaj mori mantelin e Elias që i kishte rënë nga trupi, rrahu ujërat me të dhe tha: "Ku është Zoti, Perëndia i Elias?". Kur edhe ai rrahu ujërat, këto u ndanë sa andej edhe këtej dhe Eliseu kaloi.
2 i Mretërve 2:15
Kur dishepujt e profetëve që ishin në Jeriko dhe ndodheshin kështu përballë Jordanit e panë Eliseun, ata thanë: "Fryma e Elias është vendosur mbi Eliseun". Pastaj i dolën përpara, u përkulën deri në tokë përpara tij
2 i Mretërve 2:16
dhe i thanë: "Ja, ka midis shërbëtorëve të tu pesëdhjetë njerëz të fuqishëm; lëri të shkojnë e të kërkojnë zotin tënde se mos Fryma e Zotit e ka marrë dhe e ka hedhur mbi ndonjë mal apo në ndonjë luginë". Eliseu u përgjigj: "Mos dërgoni njeri".
2 i Mretërve 2:17
Por ata ngulën këmbë aq shumë sa ai mbeti i hutuar dhe tha: "Çojini". Atëherë ata dërguan pesëdhjetë njerëz për të kërkuar Elian tri ditë me radhë, por nuk e gjetën.
2 i Mretërve 2:23
Që andej Eliseu u ngjit në Bethel. Ndërsa po ngjitej nëpër rrugë dolën nga qyteti disa të rinj dhe filluan të tallen me të, duke thënë: "Ngjitu, o kokë tullaci! Ngjitu, o kokë tullaci".
2 i Mretërve 3:2
Ai bëri atë që është e keqe për sytë e Zotit, por jo si i ati i tij dhe nëna e tij, sepse hoqi shtyllën e Baalit, të ndërtuar nga i ati.
2 i Mretërve 3:7
pastaj u nis dhe i çoi fjalë Jozafatit, mbretit të Judës: "Mbreti i Moabit ka ngritur krye kundër meje; a do të vish me mua për të luftuar kundër Moabit?". Ai u përgjigj: "Do të vij, ki besim tek unë ashtu si ke besim tek vetja jote, te populli im ashtu si te populli yt, te kuajt e mi ashtu si te kuajt e tu".
2 i Mretërve 3:8
Pastaj pyeti: "Nëpër çfarë rruge do të shkojmë?". Jehorami u përgjigj: "Nga rruga e shkretëtirës së Edomit".
2 i Mretërve 3:9
Kështu mbreti i Izraelit, mbreti i Judës dhe mbreti i Edomit filluan marshimin; mbasi ecën përqark shkretëtirës shtatë ditë, filloi t`i mungojë uji ushtrisë dhe kafshëve që e ndiqnin.
2 i Mretërve 3:10
Atëherë mbreti i Izraelit tha: "Sa keq! Zoti i ka thirrur bashkë këta tre mbretër për t`i dorëzuar në duart e Moabit!".
2 i Mretërve 3:11
Por Jozafati pyeti: "A ka këtu ndonjë profet të Zotit me anë të të cilit mund të këshillohemi me Zotin?". Njëri nga shërbëtorët e mbretit të Izraelit u përgjigj dhe tha: "Kemi këtu Eliseun, birin e Shafatit, i cili derdhte ujë mbi duart e Elias".
2 i Mretërve 3:13
Por Eliseu i tha mbretit të Izraelit: "Ç`punë kam unë me ty? Shko te profetët e atit tënd dhe të nënës sate!". Mbreti i Izraelit iu përgjigj: "Jo, sepse Zoti i ka thirrur bashkë të këta tre mbretër për t`i dorëzuar në duart e Moabit".
2 i Mretërve 3:14
Atëherë Eliseu tha: "Ashtu siç është e vërtetë që rron Zoti i ushtrive, në prani të të cilit ndodhem unë, po të mos ishte për respektin që kam për Jozafatin, mbretin e Judës, nuk do të isha kujdesur aspak për ty dhe nuk do të të kisha begenisur as edhe me një shikim.
2 i Mretërve 3:21
Tërë Moabitët, që mësuan që këta mbretër kishin dalë për të bërë luftë, mblodhën tërë ata që ishin në gjendje të mbanin armë, të rinj dhe pleq, dhe u rreshtuan në kufi.
2 i Mretërve 3:23
dhe thanë: "Po ky është gjak! Me siguri këta mbretër janë përleshur dhe kanë vrarë njeri tjetrin. Kështu, pra, o Moab, të bëjmë plaçkë!".
2 i Mretërve 3:24
Kështu u sulën drejt kampit të Izraelit; por Izaelitët u ngritën dhe i vunë përpara Moabitët, që ia mbathën para tyre. Hynë pastaj në vend dhe vazhduan t`i vrasin Moabitët.
2 i Mretërve 3:26
Mbreti i Moabit, duke parë që beteja ishte tepër e fortë për të, mori me vete shtatëqind veta që vringëllonin shpatat, për të çarë rrugën deri te mbreti i Edomit; por nuk mundën.
2 i Mretërve 4:2
Eliseu i tha: "Ç`duhet të bëj për ty? Më thuaj, çfarë ke në shtëpi?". Ajo u përgjigj: Shërbëtorja jote nuk ka asgjë në shtëpi përveç një ene të vogël me vaj".
2 i Mretërve 4:6
Kur enët u mbushën, ajo i tha të birit: "Sillmë edhe një enë". Por ai iu përgjigj: "Nuk ka më enë". Dhe vaji u ndal.
2 i Mretërve 4:7
Atëherë ajo shkoi t`ia njoftojë ngjarjen njeriut të Perëndisë, që i tha: "Shko të shesësh vajin dhe paguaj borxhin tënd; me atë që do teprojë, ke për të jetuar ti dhe bijtë e tu".
2 i Mretërve 4:9
Ajo i tha burrit të saj: "Ja, unë jam e sigurt që ai që kalon gjithnjë te neve është një njeri i shenjtë i Perëndisë.
2 i Mretërve 4:10
Të lutem, të ndërtojmë një dhomë të vogël me mur në katin e sipërm dhe të vëmë për të një shtrat, një tryezë, një karrige dhe një shandan; kështu, kur të vijë te ne, mund të rrijë në atë dhomë".
2 i Mretërve 4:12
Pastaj i tha Gehazit, shërbëtorit të tij: "Thirre këtë Shunamite". Ai e thirri dhe ajo u paraqit përpara tij.
2 i Mretërve 4:13
Pastaj Eliseu i tha shërbëtorit të tij: "I thuaj kështu: "Ja, ti ke treguar një kujdes të veçantë për ne; çfarë mund të bëj për ty? A dëshiron t`i them diçka në emrin tënd mbretit apo komandantit të ushtrisë?"". Ajo u përgjigj:
2 i Mretërve 4:14
"Unë jetoj në mes të popullit tim". Atëherë Eliseu i tha: "Çfarë mund të bëj për të?". Gehazi u përgjigj: "Të thuash të vërtetën, ajo nuk ka fëmijë dhe burri i saj është i vjetër".
2 i Mretërve 4:16
Atëherë Eliseu i tha: "Në këtë stinë, mot, ti do të përqafosh një bir". Ajo u përgjigj: "Jo, imzot; o njeri i Perëndisë, mos e gënje shërbëtoren tënde!".
2 i Mretërve 4:21
Atëherë ajo u ngjit, u shtri në shtratin e njeriut të Perëndisë, mbylli portën prapa tij dhe doli.
2 i Mretërve 4:22
Pastaj thirri burrin e saj dhe i tha: "Të lutem, më dërgo një nga shërbëtorët e tu dhe një gomare; po vrapoj te njeriu i Perëndisë dhe po kthehem".
2 i Mretërve 4:23
Ai e pyeti: "Pse dëshiron të shkosh tek ai pikërisht sot? Nuk është as dita e hënës së re, as e shtuna". Ajo u përgjigj: "Çdo gjë do të shkojë mbarë!".
2 i Mretërve 4:24
Pastaj vuri t`i shalojnë gomaren dhe urdhroi shërbëtorin e vet: "Më udhëhiq dhe shko përpara; mos e ngadalëso hapin për mua, veçse po ta urdhërova unë".
2 i Mretërve 4:25
Kështu ajo u nis dhe shkoi te njeriu i Perëndisë, në malin Karmel. Sa e pa njeriu i Perëndisë nga larg, i tha Gehazit, shërbëtorit të tij: "Ja, Shunamitja!
2 i Mretërve 4:26
Të lutem, shko ta takosh dhe i thuaj: "A je mirë? A është mirë burri yt? Dhe fëmija a është mirë?"". Ajo u përgjigj: "Janë mirë".
2 i Mretërve 4:27
Kur arriti te njeriu i Perëndisë në mal, i përqafoi këmbët. Gehazi u afrua për ta larguar, por njeriu i Perëndisë i tha: "Lëre të qetë, sepse e ka shpirtin të trishtuar, dhe Zoti ma ka fshehur dhe nuk ma ka treguar".
2 i Mretërve 4:29
Atëherë Eliseu i tha Gehazit: "Ngjeshe brezin, merr në dorë bastunin tim dhe nisu. Në qoftë se takon ndonjë njeri, mos e përshëndet; dhe në qoftë se dikush të përshëndet, mos iu përgjigj: do ta vendosësh bastunin tim mbi fytyrën e fëmijës".
2 i Mretërve 4:31
Gehazi i kishte paraprirë dhe kishte vënë bastunin mbi fytyrën e fëmijës, por nuk pati as zë as përgjigje. Prandaj ai u kthye të takohet me Eliseun dhe i tregoi atë që i kishte ndodhur, duke i thënë: "Fëmija nuk u zgjua".
2 i Mretërve 4:35
Pastaj Eliseu u tërhoq prapa dhe shkoi sa andej e këtej nëpër shtëpi; pas kësaj u ngjit përsëri dhe u shtri mbi fëmijën; fëmija teshtiu shtatë herë dhe hapi sytë.
2 i Mretërve 4:37
Ajo hyri dhe u hosh në këmbët e tij, duke u shtrirë për tokë; pastaj mori djalin e saj dhe doli.
2 i Mretërve 4:38
Pasta Eliseu u kthye në Gilgal; kishte rënë zia e bukës në vend. Ndërsa dishepujt e profetëve ishin ulur përpara tij, ai i tha shërbëtorit të tij: "Vër mbi zjarr kusinë e madhe dhe përgatit një supë për dishepujt e profetit".
2 i Mretërve 4:39
Njeri prej tyre që kishte dalë ndër fusha për të mbledhur barëra, gjeti një bimë të egër kacavarëse, prej së cilës mblodhi kolokuintidet dhe mbushi veshjen e tij me to; pastaj u kthye dhe i copëtoi në kusinë e supës, megjithëse nuk e dinte se ç`ishin.
2 i Mretërve 4:40
Pastaj ua zbrazën supën burrave që ta hanin, por ata e provuan dhe thanë: "Vdekja është në kusi, o njeri i Perëndisë", dhe nuk mundën ta hanë.
2 i Mretërve 4:42
Erdhi pastaj një njeri nga Baal-Shalila, që i solli njeriut të Perëndisë bukë nga korrja e parë; njëzet bukë prej elbi dhe disa kallinj gruri. Eliseu tha: "Jepjua njerëzve që ta hanë".
2 i Mretërve 4:43
Por shërbëtori i tij u përgjigj: "Si mund ta shtroj këtë përpara njëqind vetave?". Eliseu urdhëroi përsëri: "Jepjua njerëzve që ta hanë, sepse kështu thotë Zoti: "Do të hanë dhe ka për të tepruar"".
2 i Mretërve 5:1
Naamani, komandant i ushtrisë së mbretit të Sirisë, ishte një njeri i madh dhe shumë i çmuar në sytë e zotit të tij, sepse nëpërmjet tij Zoti i kishte dhënë fitoren Sirisë; por ky njeri i madh dhe trim ishte lebroz.
2 i Mretërve 5:2
Disa banda të Sirisë gjatë një sulmi për plaçkitje kishin marrë me vete nga vendi i Izraelit, si robinjë, një vajzë të vogël që kishte përfunduar si shërbëtore e gruas së Naamanit.
2 i Mretërve 5:7
Mbasi lexoi letrën, mbreti i Izraelit grisi rrobat e tij dhe tha: "A jam unë Perëndia, i pajisur me fuqinë të të shkaktojë vdekjen dhe ngjalljen, që ai më dërgon një njeri për ta shëruar nga lebra? Prandaj shikoni, që ai tani kërkon pretekse kundër meje".
2 i Mretërve 5:8
Kur Eliseu, njeriu i Perëndisë, mësoi që mbreti i Izraelit kishte grisur rrobat e tij, dërgoi t`i thotë mbretit: "Pse i grise rrobat? Le të vijë ai njeri tek unë dhe do të mësojë që ka një profet në Izrael".
2 i Mretërve 5:10
Atëherë Eliseu i dërgoi një lajmëtar për t`i thënë: "Shko të lahesh shtatë herë në Jordan dhe mishi yt do të kthehet si më parë dhe do të jesh i pastër".
2 i Mretërve 5:11
Por Naamani u zemërua dhe iku, duke thënë: "Ja, unë mendoja: "Ai ka për të dalë me siguri përballë meje, do të ndalet, do të përmëndë emrin e Zotit, Perëndisë së tij, do të lëvizë dorën mbi pjesët e sëmura dhe do të më shërojë nga lebra".
2 i Mretërve 5:13
Por shërbëtorët e tij iu afruan dhe i folën, duke i thënë: "Ati ynë, në qoftë se profeti do të kishte urdhëruar një gjë të madhe, ti a do ta kishe bërë? Aq më tepër tani që të ka thënë: "Lahu dhe do të pastrohesh"?".
2 i Mretërve 5:14
Atëherë ai zbriti dhe u zhyt shtatë herë në Jordan, sipas fjalës së njeriut të Perëndisë, mishi i tij u bë si mishi i një fëmije të vogël dhe ai pastrua.
2 i Mretërve 5:15
Pastaj u kthye me gjithë suitën e tij te njeriu i Perëndisë, shkoi e u paraqit para tij dhe tha: "Tani e pranoj që nuk ka asnjë Perëndi në gjithë dheun, përveç se në Izrael. Prandaj tani prano një dhuratë, të lutem, nga shërbëtori yt".
2 i Mretërve 5:16
Por ai u përgjigj: "Ashtu siç është e vërtetë që rron Zoti, në prani të të cilit ndodhem, nuk kam për të pranuar asgjë". Naamani ngulte këmbë që të pranonte, por ai refuzonte.
2 i Mretërve 5:17
Atëherë Naamani tha: "Me qenë se ti nuk do, lejo që t`i jepet shërbëtorit tënd aq tokë sa mund të mbajnë dy mushka, sepse shërbëtori yt nuk do t`u ofrojë më olokauste as flijime perëndive të tjera, por vetëm Zotit.
2 i Mretërve 5:18
Megjithatë Zoti ta falë shërbëtorin e tij për këtë gjë: kur zoti im shkon në tempullin e Rimonit për të adhuruar dhe mbështetet në krahun tim, edhe do të bie përmbys në tempullin e Rimonit; Zoti ta falë shërbëtorin e tij për këtë gjë, kur unë do të bie përmbys në tempullin e Rimonit".
2 i Mretërve 5:20
Por Gehazi, shërbëtori i Eliseut, njeriut të Perëndisë, tha me veten e tij: "Ja, zoti im është sjellë tepër mirë me Naamanin, me këtë Sirian, duke mos pranuar nga dora e tij atë që ai kishte sjellë;
2 i Mretërve 5:21
Kështu Gehazi ndoqi Naamanin; kur Naamani pa që ai vraponte prapa tij, u hodh nga qerrja për t`i dalë përballë dhe i tha: "A shkon çdo gjë mirë?".
2 i Mretërve 5:22
Ai u përgjigj: "Çdo gjë mirë. Zoti im më dërgon të të them: "Ja, pikërisht tani kanë ardhur tek unë nga krahina malore e Efraimit dy të rinj nga dishepujt e profetëve; të lutem, jepu atyre një talent argjendi dhe dy palë rroba"".
2 i Mretërve 5:25
Pastaj shkoi të paraqitet përpara zotit të tij, Eliseu i tha: "Ku ke vajtur, Gehazi?". Ai u përgjigj: "Shërbëtori yt nuk ka vajtur asgjëkundi".
2 i Mretërve 5:26
Por Eliseu i tha: "Fryma ime, vallë a nuk të ka ndjekur, kur ai njeri u kthye prapa nga qerrja e tij që të të dalë përpara? Vallë, tani është çasti për të marrë para, për të marrë rroba, ullishte dhe vreshta, dele dhe lopë, skllevër dhe skllave?
2 i Mretërve 5:27
Prandaj lebra e Naamanit do të të ngjitet ty dhe pasardhësve të tu përjetë". Kështu Gehazi doli nga prania e Eliseut lebroz i tëri, i bardhë si bora.
2 i Mretërve 6:1
Dishepujt e profetëve i thanë Eliseut: "Ja, vendi ku ne banojmë me ty është tepër i vogël për ne.
2 i Mretërve 6:2
Na lër të shkojmë deri në Jordan: atje secili prej nesh do të gjejë një tra dhe do të bëjmë një vend për të banuar". Eliseu u përgjigj: "Shkoni".
2 i Mretërve 6:3
Njëri prej tyre tha: "Të lutem, prano të vish edhe me shërbëtorët e tu". Ai u përgjigj: "Do të vij".
2 i Mretërve 6:6
Njeriu i Perëndisë pyeti: "Ku ka rënë?". Ai i tregoi vendin. Atëherë Eliseu preu një copë druri, e hodhi në atë pikë dhe nxorri në sipërfaqe hekurin.
2 i Mretërve 6:9
Atëherë njeriu i Perëndisë dërgoi t`i thotë mbretit të Izraelit: "Mos trego pakujdesi për filan vend, sepse aty po zbresin Sirët".
2 i Mretërve 6:10
Prandaj mbreti i Izraelit dërgoi njerëz në vendin që njeriu i Perëndisë i kishte treguar dhe e kishte paralajmëruar të tregohej i kujdesshëm. Kështu ai u tregua vigjilent ndaj këtij vendi dhe kjo ndodhi jo vetëm një a dy herë.
2 i Mretërve 6:11
Shumë i tronditur në zemër të tij për këtë gjë, mbreti i Sirisë mblodhi shërbëtorët e tij dhe u tha: "A dini të më thoni se kush nga tanët mban anën e mbretit të Izraelit?".
2 i Mretërve 6:12
Një nga shërbëtorët e tij u përgjigj: "Asnjeri, o mbret, imzot, por Eliseu, profeti që ndodhet në Izrael, i bën të njohur mbretit të Izraelit bile edhe fjalët që ti thua në dhomën e gjumit".
2 i Mretërve 6:13
Atëherë mbreti tha: "Shkoni të shihni se ku është, që të mund të dërgoj njerëz për ta marrë". I bënë këtë njoftim: "Ja, ndodhet në Dothan".
2 i Mretërve 6:15
Të nesërmen shërbëtori i njeriut të Perëndisë u ngrit në mëngjes dhe doli; dhe ja, qyteti ishte rrethuar nga një ushtri me kuaj dhe kalorës. Atëherë shërbëtori i tij i tha: "Oh, ç`do të bëjmë, imzot?".
2 i Mretërve 6:16
Ai u përgjigj: "Mos ki frikë, sepse ata që janë me ne, janë më të shumtë se ata që janë me ta".
2 i Mretërve 6:22
Ai u përgjigj: "Mos i vrit! A do të vrisje, vallë ata që ke zënë robër me shpatën dhe me harkun tënd? Vëru përpara bukë dhe ujë, që të hanë dhe të pinë dhe pastaj të kthehen te zotit të tyre".
2 i Mretërve 6:23
Atëherë ai përgatiti për ta një banket të madh. Pasi hëngrën dhe pinë, u ndame ta dhe ata u kthyen përsëri te zotit të tyre. Kështu bandat e Sirëve nuk erdhën më të bëjnë sulme në territorin e Izraelit.
2 i Mretërve 6:24
Mbas këtyre ngjarjeve ndodhi që Ben Hadadi, mbret i Sirisë, mblodhi tërë ushtrinë e tij dhe u nis kundër Samarisë për ta rrethuar.
2 i Mretërve 6:27
Ai iu përgjigj: "Në rast se nuk të ndihmon Zoti, ku mund ta gjej unë ndihmën për ty? Mos vallë me prodhimet e lëmit dhe të troullit?".
2 i Mretërve 6:28
Pastaj mbreti shtoi: "Çfarë ke?". Ajo u përgjigj: "Kjo grua më tha: "Më jep djalin tënd që ta hamë sot; djalin tim do ta hamë nesër".
2 i Mretërve 6:31
Atëherë mbreti tha: "Perëndia të më bëjë këtë dhe më keq, në qoftë se sot koka e Eliseut, birit të Shafatit, ka për të mbetur akoma mbi supet e tij!".
2 i Mretërve 6:32
Eliseu po rrinte ulur në shtëpinë e tij dhe me të ishin ulur pleqtë. Mbreti dërgoi para tij një njeri; por para se lajmëtari të arrinte tek ai, ai u tha pleqve: "A e shikoni se ky bir vrasësi ka dërguar një person për të më prerë kokën? Kini kujdes, kur të arrijë lajmëtari, mbyllni portën dhe bllokojeni te porta. A nuk dëgjohet prapa tij vallë, zhurma e hapave të zotit të tij?".
2 i Mretërve 7:2
Por kapiteni, në krahun e të cilit mbështetej mbreti, iu përgjigj njeriut të Perëndisë: "Ja, edhe sikur Zoti të bënte dritare në qiell, a do të ndodhte, vallë një gjë e tillë?". Eliseu u përgjigj: "Mirë, pra, ke për ta parë me sytë e tu, por nuk do t`i hash".
2 i Mretërve 7:4
Në rast se themi: "Le të hyjmë në qytet", atje sundon uria dhe aty kemi për të vdekur; në rast se mbetemi këtu, do të vdesim njëlloj. Prandaj ejani, të shkojmë të paraqitemi te kampi i Sirëve; po të jetë se na lënë të gjallë, do të jetojmë; po të jetë se na vrasin, do të vdesim".
2 i Mretërve 7:5
Në muzg u ngritën për të vajtur në kampin e Sirëve; kur arritën në skajin e kampit të Sirëve, atje nuk kishte njeri.
2 i Mretërve 7:6
Perëndia në të vërtetë kishte bërë që ushtria e Sirëve të dëgjonte një zhurmë qerresh dhe kuajsh, zhurmën e një ushtrie të madhe, dhe ata i kishin thënë njeri tjetrit: "Ja, mbreti i Izraelit ka rekrutuar kundër nesh mbretin e Hitejve dhe mbretin e Egjiptasve për të na sulmuar".
2 i Mretërve 7:7
Prandaj ata, në muzg, ishin ngritur dhe kishin ikur duke braktisur çadrat, kuajt dhe gomarët e tyre, tërë kampin siç ishte; kishin ikur kështu për të shpëtuar kokën.
2 i Mretërve 7:12
Kështu mbreti u ngrit natën dhe u tha shërbëtorëve të tij: "Do t`ju them unë ç`na kanë bërë Sirët. Duke ditur që ne jemi të uritur dolën nga kampi për t`u fshehur në fushë, duke thënë: "Si të dalim
2 i Mretërve 7:13
Një nga shërbëtorët e tij iu përgjigj: "Të lutem, lejo që disa njerëz të marrin pesë nga kuajt që akoma mbeten në qytet. Ja, ata do të jenë e shumta si shumica e Izraelit që ka mbetur në qytet, ose si shumica e Izraezlit që tashmë ka vdekur; t`i çojmë, pra, të shohin".
2 i Mretërve 7:17
Mbreti kishte vënë si roje të portës kapitenin në krahun e të cilit mbështetej; por populli e shkeli pranë portës dhe ai vdiq, ashtu si kishte thënë njeriu i Perëndisë, kur i foli mbretit që kishte zbritur për ta takuar.
2 i Mretërve 7:18
Ndodhi pikërisht ashtu siç i kishte folur mbretit njeriu i Perëndisë, duke i thënë: "Nesër, në këtë orë, në portën e Samarisë dy masa elbi do të kushtojnë një sikël dhe një masë maje mielli do të kushtojë gjithashtu një sikël".
2 i Mretërve 7:19
Kapiteni i ishte përgjigjur pastaj njeriut të Perëndisë, duke i thënë: "Ja, edhe sikur Zoti të hapë dritare në qiell, a ka për të ndodhur një gjë e tillë?". Eliseu i kishte dhënë këtë përgjigje: "Mirë, pra, do ta shohësh me sytë e tua, por nuk do të hash".
2 i Mretërve 8:1
Eliseu i tha gruas, djalin e së cilës e kishte ringjallur: "Çohu dhe shko jashtë, ti me gjithë familjen tënde, për të banuar ku të mundesh, sepse Zoti ka vendosur të pllakosë zia, që do të zgjasë shtatë vjet në vend".
2 i Mretërve 8:2
Kështu gruaja u ngrit dhe veproi sipas fjalës së njeriut të Perëndisë; iku me familjen e saj dhe banoi në vendin e Filistejve shtatë vjet.
2 i Mretërve 8:3
Si kaluan shtatë vjet, gruaja u kthye nga vendi i Filistejve dhe shkoi te mbreti për t`i kërkuar shtëpinë dhe tokat e veta.
2 i Mretërve 8:4
Mbreti ishte duke folur me Gehazin, shërbëtorin e njeriut të Perëndisë, dhe i thoshte: "Tregomë, të lutem, tërë veprat e mëdha që ka bërë Eliseu".
2 i Mretërve 8:5
Pikërisht, ndërsa ai i tregonte mbretit se si Eliseu e kishte ringjallur të vdekurin, ja ku u paraqit gruaja, së cilës ai i kishte ringjallur të birin, për t`i kërkuar mbretit shtëpinë dhe tokat e veta. Atëherë Gehazi tha: "O mbret, o imzot, kjo është gruaja dhe ky është biri që Eliseu ka ringjallur".
2 i Mretërve 8:6
Mbreti e pyeti gruan dhe ajo i tregoi ngjarjen; atëherë mbreti ngarkoi një funksionar, të cilit i tha: "Ktheja tërë atë që i përkasin dhe të gjitha të ardhurat e tokave, nga dita e largimit të saj nga vendi ynë deri më tani".
2 i Mretërve 8:7
Pastaj Eliseu shkoi në Damask. Ben-Hadadi, mbret i Sirisë, ishte i sëmurë dhe e njoftuan: "Njeriu i Perëndisë ka ardhur deri këtu".
2 i Mretërve 8:8
Atëherë mbreti i tha Hazaelit: "Merr me vete një dhuratë dhe shko të takosh njeriun e Perëndisë, dhe këshillohu nëpërmjet tij me Zotin, duke thënë: "A do të shërohem nga kjo sëmundje?"".
2 i Mretërve 8:9
Kështu Hazaeli shkoi të takohet me Eliseun duke sjellë si dhuratë gjërat më të mira të Damaskut: një ngarkesë prej dyzet devesh. Pastaj ai vajti, u paraqit tek ai dhe i tha: "Biri yt Ben-Hadadi, mbret i Sirisë, më ka dërguar te ti për të pyetur: "A do të shërohem nga kjo sëmundje?"".
2 i Mretërve 8:10
Eliseu iu përgjigj: "Shko t`i thuash: "Do të shërohesh me siguri". Por Zoti më bën të shoh se ai ka për të vdekur me siguri".
2 i Mretërve 8:11
Pastaj ai e ngurtësoi fytyrën me një shikim të ngulët deri sa u skuq; pastaj njeriu i Perëndisë filloi të qajë.
2 i Mretërve 8:12
Atëherë Hazaeli pyeti: "Pse po qan zoti im?". Ai u përgjigj: "Sepse e di të keqen që do t`u bësh bijve të Izraelit: do t`u vësh flakën fortesave të tyre, do të vrasësh me shpatë të rinjtë e tyre, do t`i bësh copë-copë fëmijët e tyre dhe do t`i çash barkun grave me barrë".
2 i Mretërve 8:13
Hazaeli tha: "Por ç`është, vallë shërbëtori yt, një qen, që të bëj këtë hata?". Eliseu u përgjigj: "Zoti më bën të shoh që ti do të bëhesh mbret i Sirisë".
2 i Mretërve 8:14
Pastaj Hazaeli u largua nga Eliseu dhe u kthye te zoti e tij, që e pyeti: "Çfarë të tha Eliseu?". Ai u përgjigj: "Më tha që do të shërohesh me siguri".
2 i Mretërve 8:19
Megjithatë Zoti nuk deshi ta shkatërronte Judën, për hir të dashurisë që kishte për Davidin, shërbëtorin e tij, sepse i kishte premtuar t`u jepte një llambë për gjithnjë atij dhe bijve të tij.
2 i Mretërve 8:29
atëherë mbreti Joram u kthye në Jezreel për të mjekuar plagët që kishte marrë nga Sirët në Ramah, kur luftonte kundër Hazaelit, mbretit të Sirisë. Dhe Ashaziahu, bir i Jerohamit mbret i Judës, zbriti në Jezreel për të parë Joramin, birin e Ashabit, sepse ky ishte i sëmurë.
2 i Mretërve 9:4
Atëherë i riu, shërbëtori i profetit, u nis për në Ramoth të Galaadit.
2 i Mretërve 9:5
Kur arriti aty, i gjeti kapitenët e ushtarët të ulur bashkë dhe tha: "Kam një kumtesë për ty, o kapiten". Jehu e pyeti: "Për cilin prej nesh?". Ai u përgjigj: "Për ty, kapiten".
2 i Mretërve 9:6
Atëherë u ngrit dhe hyri në shtëpi; i riu i derdhi vajin mbi kryet, duke i thënë: "Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: "Unë të vajos mbret të popullit të Zotit, të Izraelit.
2 i Mretërve 9:7
Ti do të godasësh shtëpinë e Ashabit, zotit sate, kështu do të marr hak për gjakun që kanë derdhur profetët, shërbëtorë të mi, dhe për gjakun e tërë shërbëtorëve të Zotit, që është derdhur nga dora e Jezebelit.
2 i Mretërve 9:11
Kur Jehu doli nga shërbëtorët e zotit të tij, një nga këta e pyeti: "A shkon çdo gjë mirë? Pse ai i marrë erdhi te ty?". Ai u përgjigj: "Ju e njihni njeriun dhe fjalët e tij!".
2 i Mretërve 9:12
Por ata thanë: "S`është e vërtetë! Na e thuaj, pra!". Jehu u përgjigj: "Ai më tha kështu e ashtu, duke deklaruar: Kështu thotë Zoti: "Unë të vajos mbret të Izraelit"".
2 i Mretërve 9:15
pastaj mbreti Joram ishte kthyer nga Jezreeli për të shpëtuar plagët që i kishin shkaktuar Sirët ndërsa luftonte kundër Hazaelit, mbretit të Sirisë). Jehu tha: "Në rast se mendoni në të njëjtën mënyrë, asnjeri të mos dalë nga qyteti për të njoftuar Jezreelin".
2 i Mretërve 9:16
Pastaj Jehu hipi mbi një qerre dhe u nis për në Jezreel, sepse aty ndodhej i sëmurë Jorami, dhe Ashaziahu, mbret i Judës, kishte zbritur për të vizituar Joramin.
2 i Mretërve 9:17
Roja që rrinte mbi kullën e Jezreelit vuri re ushtrinë e madhe të Jehut që vinte dhe tha: "Shoh një grumbull të madh!". Jorami urdhëroi: "Merr një kalorës dhe çoje t`i takojë për t`i pyetur: "A sillni paqen?"".
2 i Mretërve 9:18
Atëherë një njeri i hipur mbi kalë u doli përpara dhe u tha: "Kështu pyet mbreti: "A sillni paqe?"". Jehu u përgjigj: "Ç`të hyn në punë paqja? Kalo prapa dhe ndiqmë". Roja njoftoi duke thënë: "Lajmëtari arriti tek ata, por nuk po kthehet".
2 i Mretërve 9:19
Atëherë Jorami dërgoi një kalorës të dytë, i cili me të arritur tek ata, tha: "Kështu pyet mbreti: "A sillni paqen?". Jehu u përgjigj: "Ç`të hyn në punë paqja? Kalo prapa dhe ndiqmë".
2 i Mretërve 9:21
Atëherë Jorami tha: "Përgatitni qerren!". Kështu i përgatitën qerren. Pastaj Jorami, mbret i Izraelit dhe Ashaziahu, mbret i Judës, dolën secili me qerren e vet për t`i dalë përpara Jehut dhe e gjetën në fushën e Nabothit të Jezreelit.
2 i Mretërve 9:22
Kur Jorami pa Jehun, i tha: "A sjell paqen, Jehu?". Jehu u përgjigj: "Ç`paqe mund të ketë deri sa vazhdojnë kurvëritë e nënës sate Jezebel dhe magjitë e shumta të saj?".
2 i Mretërve 9:26
"Dje me siguri pashë gjakun e Nabothit dhe gjakun e bijve të tij", thotë Zoti, "dhe unë do të të shpërblej në po këtë fushë", thotë Zoti! Kape, pra, dhe hidhe në fushë, sipas fjalës së Zotit".
2 i Mretërve 9:27
Duke parë këtë, Ashaziahu, mbret i Judës, iku me vrap nëpër rrugën e shtëpisë me kopsht, por Jehu, iu ndjek prapa dhe tha: "Bjerini, edhe atij me qerre". Dhe e gjuajtën në të përpjetën e Gurit, që është afër Ibleamit. Por ai iku në Megido, ku vdiq.
2 i Mretërve 9:30
Kur Jehu arriti në Jezreel, Jezebeli e mori vesh. Atëherë filloi të zbukurojë sytë, rregulloi flokët e doli në dritare për të parë.
2 i Mretërve 9:36
U kthyen t`i tregonin gjendjen Jehut, që tha: "Kjo është fjala e Zotit e shqiptuar me anë të shërbëtorit të tij Elia, Tishbitit, kur tha: "Qentë kanë për të ngrënë mishin e Jezebelit në fushën e Jezreelit;
2 i Mretërve 9:37
kufoma e Jezebelit do të jetë në fushën e Jezreelit si pleh në sipërfaqen e tokës; kështu nuk do të mundin të thonë: Këtu prehet Jezebeli"".
2 i Mretërve 10:3
zgjidhni birin më të mirë dhe më të përshtatshëm të zotit suaj, vendoseni mbi fronin e atit të tij dhe luftoni për shtëpinë e zotit suaj".
2 i Mretërve 10:4
Por ata patën shumë frikë dhe thanë: "Ja, dy mbretër nuk mundën ta përballojnë; si mund ta përballojmë ne?".
2 i Mretërve 10:8
Kështu erdhi një lajmëtar për t`i njoftuar ngjarjen dhe i tha: "Kanë sjellë kokat e bijve të mbretit". Jehu u përgjigj: "Vendosini në dy grumbuj në hyrje të portës deri nesër në mëngjes".
2 i Mretërve 10:10
Pranoni, pra, që nuk ka rënë për tokë asnjë nga fjalët e Zotit që ky ka shqiptuar kundër shtëpisë të Ashabit; Zoti në të vërtetë ka kryer atë që kishte thënë me anë të shërbëtorit të tij Elia".
2 i Mretërve 10:13
Jehu takoi vëllezërit e Ashaziahut, mbretit të Judës, dhe tha: "Kush jeni?". Ata u përgjigjën: "Jemi vëllezërit e Ashaziahut dhe po zbresim përpërshëndetur bijtë e mbretit dhe bijtë e mbretëreshës".
2 i Mretërve 10:15
U nis që andej dhe gjeti Jehonadabin, birin e Rekabit, që iu kishte dalë para; e përshëndeti dhe i tha: "A është zemra jote e drejtë ashtu siç është imja ndaj teje?". Jehonadabi u përgjigj: "Është".
2 i Mretërve 10:16
"Eja me mua dhe do të shohësh zellin tim për Zotin!". Pastaj e mori me vete në qerren e tij.
2 i Mretërve 10:18
Pastaj Jehu mblodhi tërë popullin dhe i tha: "Ashabi i ka shërbyer pak Baalit, por Jehu do t`i shërbejë shumë më tepër.
2 i Mretërve 10:19
Tani thirri pranë meje tërë profetët e Baalit, tërë shërbëtorët dhe priftërinjtë e tij; të mos mungojë asnjë prej tyre, sepse duhet t`i bëj një flijim të madh Baalit; ai që do të mungojë, nuk do mbetet i gjallë". Por Jehu vepronte me mashtrim për të shkatërruar adhuruesit e Baalit.
2 i Mretërve 10:20
Pastaj Jehu urdhëroi: "Shpallni një festë solemne për nder të Baalit!". Festa u shpall.
2 i Mretërve 10:21
Pastaj Jehu dërgoi lajmëtarë nëpër gjithë Izraelin; kështu tërë adhuruesit e Baalit erdhën dhe nuk mungoi asnjë prej tyre; hynë në tempullin e Baalit dhe tempulli u mbush plot nga një anë në anën tjetër.
2 i Mretërve 10:22
Jehu i tha rojtarit të rrobave: "Nxirri jashtë rrobat për të gjithë adhuruesit e Baalit". Kështu ai i nxori rrobat për ta.
2 i Mretërve 10:24
Kështu ata hynë për të ofruar flijime dhe olokauste. Jehu kishte vënë jashtë tempullit tetëdhjetë burra, të cilëve u kishte thënë: "Në rast se dikush lë të ikë një njeri të vetëm nga njerëzit që kam lënë në duart tuaja, do ta paguajë me jetën e tij jetën e atij që ka ikur".
2 i Mretërve 10:25
Kështu, sa mbaroi oferta e olokaustit, Jehu u dha këtë urdhër rojeve dhe kapitenëve: "Hyni, vritni dhe mos lini që asnjë t`ju ikë!". Prandaj ata i kaluan në majë të shpatës, pastaj rojet dhe kapitenët i hodhën jashtë dhe depërtuan në pjesën e brendshme të tempullit të Baalit;
2 i Mretërve 10:31
Por Jehu nuk u kujdesua të ndiqte me gjithë zemër ligjin e Zotit, Perëndisë së Izraelit; në fakt ai nuk u largua nga mëkatet e Jeroboamit, me të cilat e kishte bërë Izraelin të mëkatonte.
2 i Mretërve 10:33
nga Jordani drejt lindjes, pushtoi tërë vendin e Galaadit, Gaditët, Rubenitët dhe Manasitët; nga Aroeri, që është afër përroit të Amonit, deri në Galaad dhe Bashan.
2 i Mretërve 11:4
Vitin e shtatë Jehojada dërgoi të thërrasë komandantët e qindsheve të rojeve personale dhe të rojeve dhe i solli pranë vetes në shtëpinë e Zotit; ai lidhi një besëlidhje me ta, i vuri të betohen në shtëpinë e Zotit dhe u tregoi birin e mbretit.
2 i Mretërve 11:5
Pastaj i urdhëroi, duke thënë: "Kjo është ajo që ju do të bëni: një e treta e atyre prej jush që hyjnë në shërbim ditën e shtunë, ka për të ruajtur shtëpinë e mbretit;
2 i Mretërve 11:7
Dy pjesët e tjera prej jush, domethënë tërë ata që e lënë shërbimin ditën e shtunë, kanë për të ruajtur shtëpinë e Zotit rreth mbretit.
2 i Mretërve 11:16
Kështu e kapën dhe, sa po arriti në shtëpinë e mbretit nëpër rrugën e portës së kuajve, aty e vranë.
2 i Mretërve 11:19
Pastaj mori komandantët e qindsheve të rojeve personale të mbretit dhe të rojeve dhe tërë popullin e vendit; këta bënë që mbreti të zbresë nga shtëpia e Zotit dhe, duke ndjekur rrugën e portës së rojeve e çuan në shtëpinë e mbretit, ku ai u ul në fronin e mbretërve.
2 i Mretërve 12:2
Joasi bëri atë që ishte e drejtë në sytë e Zotit për tërë kohën që udhëhiqej nga prifti Jehojada.
2 i Mretërve 12:4
Joasi u tha priftërinjve: "Tërë paratë e gjërave të shenjtëruara që çohen në shtëpinë e Zotit, paratë e vëna mënjanë, paratë e caktuara për shpengimin e vetes dhe tërë paratë që secili e ndjen në zemër t`ia çojë shtëpisë së Zotit,
2 i Mretërve 12:7
Atëherë mbreti Joas thirri priftin Jehojada dhe priftërinjtë e tjerë dhe u tha: "Pse nuk i keni ndrequr dëmtimet e tempullit? Prandaj mos merrni më para nga të njohurit tuaj, por u jepni për të ndrequr dëmtimet e tempullit".
2 i Mretërve 12:9
Pastaj prifti Jehojada mori një arkë, hapi një vrimë në kapakun e saj dhe e vendosi përbri altarit, në krahun e djathtë të atij që hyn në shtëpinë e Zotit; priftërinjtë që ruanin hyrjen vendosën aty tërë paratë e sjella në shtëpinë e Zotit.
2 i Mretërve 12:12
muratorëve dhe gdhëndësve, për të blerë dru dhe gurë të latuar, të nevojshëm për të ndrequr dëmtimet e shtëpisë së Zotit dhe për të mbuluar të gjitha shpenzimet e bëra për ndreqjen e tempullit.
2 i Mretërve 12:13
Por me paratë e sjella në shtëpinë e Zotit nuk u bënë, për shtëpinë e Zotit, as kupa prej argjendi, as pastrues, as enë, as bori, asnjë send ari ose asnjë send argjendi;
2 i Mretërve 12:14
paratë u jepeshin vetëm atyre që kryenin punimet, të cilët i përdornin për të restauruar shtëpinë e Zotit.
2 i Mretërve 12:15
Përveç kësaj nuk u kërkohej asnjë llogari atyre që u ishin dorëzuar paratë, të cilat duhet t`u jepeshin zbatuesve të punimeve, sepse këta punonin me përpikmëri.
2 i Mretërve 12:16
Paratë e flijimeve të shlyerjes dhe ato të flijimeve për mëkatet nuk çoheshin në shtëpinë e Zotit; ato ishin për priftërinjtë.
2 i Mretërve 12:17
Në atë kohë Hazaeli, mbret i Sirisë, doli për të luftuar kundër Gathit dhe e pushtoi; pastaj Hazaeli u përgatit të sulmonte Jeruzalemin.
2 i Mretërve 13:3
Atëherë zemërimi i Zotit shpërtheu kundër Izraelit dhe i dorëzoi në duart e Hazaelit, mbretit të Sirisë, dhe në duart e Ben-Hadadit, birit të Hazaelit, për tërë atë kohë.
2 i Mretërve 13:7
Nga të gjitha trupat e Jehoahazit Zoti la vetëm pesëdhjetë kalorës, dhjetë qerre dhe dhjetë mijë këmbësorë, sepse mbreti i Sirisë i kishte shkatëruar dhe katandisur në pluhur për t`u shkelur.
2 i Mretërve 13:19
Por njeriu i Perëndisë u zemërua me të dhe i tha "Duhet ta kishe rrahur pesë ose gjashtë herë; atëherë do t`i kishe mundur Sirët deri sa t`i zhdukje fare; tani përkundrazi do t`i mundësh Sirët vetëm tri herë".
2 i Mretërve 13:23
por Zoti i fali ata, i erdhi keq dhe u kthye me ta për shkak të besëlidhjes që kishte me Abrahamin, me Isakun dhe me Jakobin; dhe këtë radhë nuk deshi t`i shkatërrojë apo t`i largojë nga prania e tij.
2 i Mretërve 14:6
por nuk vrau bijtë e vrasësve, sipas asaj që është shkruar në librin e ligjit të Moisiut, në të cilin Zoti ka urdhëruar duke thënë: "Etërit nuk do të dënohen me vdekje për bijtë e tyre, as bijtë nuk do të vriten për etërit e tyre; secili do të dënohet me vdekje për mëkatin e vet".
2 i Mretërve 14:8
Atëherë Amatsiahu i dërgoi lajmëtarë Joasit, birit të Jehoahazit, birit të Jehut, mbret i Izraelit, për t`i thënë: "Eja, të ndeshemi njeri me tjetrin në betejë".
2 i Mretërve 14:9
Joasi, mbret i Izraelit, dërgoi t`i thonë Amatsiahut, mbretit të Judës: "Gjembi i Libanit i dërgoi fjalë kedrit të Libanit: "Jepi tët bijë për grua birit tim". Por andej kaloi një kafshë e egër e Libanit dhe e shkeli gjembin.
2 i Mretërve 14:24
Ai bëri atë që është e keqe për sytë e Zotit; nuk u largua nga asnjë prej mëkateve të Jeroboamit, birit të Nebatit, që kishte bërë të kryente mëkate Izraelin.
2 i Mretërve 14:25
Ai rivendosi kufijtë e Izraelit nga hyrja e Hamathit në detin e Arahahut, sipas fjalës të Zotit, Perëndisë të Izraelit, të shqiptuar nga profeti Jona, birit të Amitait, që ishte nga Gath-Heferi.
2 i Mretërve 14:26
Në fakt Zoti kishte parë që dëshpërimi i Izraelit ishte shumë i thellë; nuk kishte më as skllevër as të lirë, dhe nuk kishte as edhe një që t`i vinte në ndihmë Izraelit.
2 i Mretërve 15:10
Pastaj Shalumi, bir i Jabeshit, kurdisi një komplot kundër tij; e goditi dhe e vrau përpara popullit, dhe mbretëroi në vend të tij.
2 i Mretërve 15:18
Ai bëri atë që është e keqe për sytë e Zotit; nuk u largua nga mëkatet e Jeroboamit, birit të Nebatit, që e kishte bërë Izraelin të kryente mëkate.
2 i Mretërve 15:19
Puli, mbret i Sirisë, erdhi kundër vendit. Atëherë Menahemi i dha Pulit një mijë talenta argjendi me qëllim që ta ndihmonte për ta bërë më të qëndrueshme mbretërinë në duart e tij.
2 i Mretërve 15:20
Menahemi bëri që këto të holla të paguheshin nga Izraeli, nga të gjithë njerëzit e pasur, në masën pesëdhjetë sikla argjendi për frymë, për t`ia dhënë mbretit të Asirisë. Kështu mbreti i Asirisë u kthye dhe nuk qëndroi në vend.
2 i Mretërve 15:35
Megjithatë vendet e larta nuk u hoqën nga vendi; populli vazhdonte të bënte flijime dhe të digjte temjan në vendet e larta. Ai ndërtoi portën e sipërme të shtëpisë të Zotit.
2 i Mretërve 16:2
Kur filloi të mbretërojë, Ashazi ishte njëzet vjeç dhe qëndroi në fron gjashtëmbëdhjetë vjet në Jeruzalem. Ai nuk bëri atë që është e drejtë në sytë e Zotit, Perëndisë të tij, ashtu si kishte bërë Davidi, ati i tij;
2 i Mretërve 16:3
por ndoqi rrugën e mbretërve të Izraelit dhe bëri madje të kalojë nëpër zjarr edhe të birin, sipas riteve të neveritshme të kombeve që Zoti kishte dëbuar para bijve të Izraelit;
2 i Mretërve 16:4
përveç kësaj bënte flijime dhe digjte temjan në vendet e larta, në kodrat dhe poshtë drurëve që gjelbëronin.
2 i Mretërve 16:5
Atëherë Retsini, mbret i Sirisë, dhe Pekahu, bir i Remaliahut, dolën për të luftuar kundër Jeruzalemit; rrethuan aty Ashazin, por nuk arritën ta mundin.
2 i Mretërve 16:6
Në atë kohë Retsini, mbret i Sirisë, ripushtoi Elathin dhe përzuri Judenjtë nga Elathi; kështu Sirët hynë në Elath dhe kanë mbetur atje deri ditën e sotme.
2 i Mretërve 16:7
Ashazi i dërgoi lajmëtarë Tiglath-Pileserit, mbretit të Asirëve, për t`i thënë: "Unë jam shërbëtori dhe biri yt; dil dhe më çliro nga duart e mbretit të Sirisë dhe të mbretit të Izraelit, që janë ngritur kundër meje".
2 i Mretërve 16:10
Atëherë mbreti Ashaz shkoi në Damask për të takuar Tiglath-Peleserin, mbretin e Asirisë; pasi pa altarin që ishte në Damask, mbreti Ashaz i dërgoi priftit Uria vizatimin dhe modelin e altarit, me gjitha hollësitë për ndërtimin e tij.
2 i Mretërve 16:13
Pastaj dogji mbi të olokaustin e tij dhe ofertën e tij ushqimore, derdhi libacionin e tij dhe spërkati mbi altarin gjakun e flijimeve të tij të falenderimit.
2 i Mretërve 16:14
Sa për altarin prej bronzi që ishte përballë Zotit, e hoqi nga vendi i tij përballë tempullit midis altarit dhe shtëpisë të Zotit dhe e vendosi në veri të altarit.
2 i Mretërve 16:15
Pastaj mbreti Ashaz urdhëroi priftin Uria dhe i tha: "Bëj që të tymoset mbi altar olokausti i madh i mëngjesit dhe blatimi ushqimor i mbrëmjes, olokausti i mbretit dhe blatimi i tij ushqimor, olokaustet e tërë popullit të vendit dhe libacionet e tij; dhe do të spërkatë mbi to tërë gjakun e olokausteve dhe tërë gjakun e flijimeve; sa për altarin prej bronzi, do të merrem unë me të.
2 i Mretërve 16:18
Për shkak të mbretit të Asirisë, ai hoqi portikun e së shtunës, që kishin ndërtuar në tempull, edhe nga shtëpia e Zotit hoqi gjithashtu hyrjen e jashtme të mbretit.
2 i Mretërve 17:6
Në vitin e nëntë të Hoseas, mbreti i Asirisë pushtoi Samarinë, i shpërnguli Izraelitët në Asiri dhe i vendosi në Halah dhe mbi Haborin, lumë i Gozanit, si dhe në qytetet e Medit.
2 i Mretërve 17:7
Kjo ndodhi sepse bijtë e Izraelit kishin kryer mëkate kundër Zotit, Perëndisë të tyre, që i kishte nxjerrë nga vendi i Egjiptit duke i çliruar nga pushteti i Faraonit, mbretit të Egjiptit, dhe kishin nderuar perëndi të tjera;
2 i Mretërve 17:8
kështu ata kishin ndjekur zakonet e kombeve që Zoti i kishte dëbuar përpara bijve të Izraelit dhe ato të futura nga mbretërit e Izraelit.
2 i Mretërve 17:9
Bijtë e Izraelit kishin kryer gjithashtu në mënyrë të fshehtë kundër Zotit, Perëndisë të tyre, gjëra jo të drejta dhe kishin ndërtuar vende të larta në të gjitha qytetet e tyre, nga kullat e rojes deri në qytetet e fortifikuara.
2 i Mretërve 17:10
Kishin ndërtuar për veten e tyre shtylla të shenjta dhe Asherime mbi çdo kodër të lartë dhe poshtë çdo druri gjelbërues;
2 i Mretërve 17:11
dhe aty, në tërë vendet e larta, kishin djegur temjan, ashtu si kishin bërë kombet që Zoti kishte dëbuar përpara tyre, dhe kishin kryer veprime të liga, duke shkaktuar zemrimin e Zotit;
2 i Mretërve 17:12
u kishin shërbyer gjithashtu idhujve, për të cilët Zoti u pat thënë: "Mos bëni një gjë të tillë!".
2 i Mretërve 17:14
Por ata nuk dëgjuan çfarë thuhej dhe u bënë edhe më kokëfortë, si kishin vepruar etërit e tyre, që nuk patën besim tek Zoti, Perëndia i tyre.
2 i Mretërve 17:16
Kështu ata braktisën tërë urdhërimet e Zotit, Perëndisë të tyre; bënë dy viça prej metali të shkrirë, bënë një Asherah, adhuruan tërë ushtrinë e qiellit dhe u vunë në shërbim të Baalit;
2 i Mretërve 17:17
kaluan nëpër zjarr bijtë dhe bijat e tyre, praktikuan shortarinë, interpretuan shenjat e këqija dhe bënë atë që është e keqe në sytë e Zotit, duke shkaktuar zemërimin e tij.
2 i Mretërve 17:19
As Juda nuk i respektoi urdhërimet e Zotit, Perëndisë të tij, por ndoqi zakonet e futura nga Izraeli.
2 i Mretërve 17:20
Prandaj Zoti hodhi poshtë tërë fisin e Izraelit, i poshtëroi dhe i braktisi në duart e cubave, deri sa i përzuri nga prania e tij.
2 i Mretërve 17:23
deri sa Zoti e largoi Izraelin nga prania e tij, ashtu si kishte thënë me anë të tërë profetëve të tij, shërbëtorëve të tij; dhe Izraeli u shpërngul kështu me dhunë në vendin e Asirisë, ku ndodhet sot e kësaj dite.
2 i Mretërve 17:26
Atëherë i thanë mbretit të Asirisë: "Njerëzit që ti i ke kaluar dhe vendosur në Samari nuk njohin ligjin e Perëndisë të vendit; prandaj ai ka dërguar në mes tyre luanë që i vrasin ata, sepse nuk njohin ligjin e Perëndisë të vendit".
2 i Mretërve 17:27
Atëherë mbreti i Asirisë dha këtë urdhër, duke thënë: "Bëni që të kthehet një nga priftërinjtë që keni internuar që andej; ai të shkojë të vendoset pranë tyre dhe t`u mësoj ligjin e Perëndisë të vendit".
2 i Mretërve 17:29
Megjithatë, tërë këto kombe vazhduan të bëjnë perënditë e tyre dhe i vendosën në tempujt e vendeve të larta që kishin ndërtuar Samaritanët, çdo komb në qytetin ku banonte.
2 i Mretërve 17:31
ata të Avas bënë Nibhazin dhe Tartakun; dhe ata të Sefarvaimit i digjnin bijtë e tyre për nder të Adramelekut dhe të Anamelekut, perëndi të Sefarvaimit.
2 i Mretërve 17:32
Ata kishin frikë nga Zoti, por zgjodhën priftërinj të vendeve të larta të ardhur nga çdo klasë dhe që ofronin flijime për ta në tempujt e vendeve të larta.
2 i Mretërve 17:33
Kështu ata kishin frikë nga Zoti dhe u shërbenin perëndive të tyre, sipas zakoneve të kombeve nga të cilat qenë shpërngulur.
2 i Mretërve 17:35
Me ta në fakt Zoti kishte vendosur dhe u kishte urdhëruar: "Mos kini frikë nga perëndi të tjera, mos bini përmbys para tyre, mos u shërbeni dhe mos u ofroni flijime,
2 i Mretërve 17:36
por kini frikë nga Zoti, që ju bëri të dilni nga vendi i Egjiptit me fuqi të madhe dhe me krahun e tij të shtrirë; para tij bini përmbys dhe atij i ofroni flijime.
2 i Mretërve 17:37
Kini kujdes të zbatoni gjithnjë statutet, dekretet, ligjin dhe urdhërimet që ai shkroi për ju; por mos kini frikë nga perënditë e tjera.
2 i Mretërve 17:38
Mos harroni besëlidhjen që kam lidhur me ju dhe mos kini frikë nga perëndi të tjera;
2 i Mretërve 17:39
por kini frikë nga Zoti, Perëndia juaj, dhe ai do t`ju çlirojë nga duart e tërë armiqve tuaj".
2 i Mretërve 17:40
Por ata nuk e dëgjuan dhe vazhduan përkundrazi të ndjekin zakonet e tyre të lashta.
2 i Mretërve 18:4
I hoqi nga vendi vendet e larta, bëri copë-copë shtyllat e shenjta, rëzoi Asherahun dhe bëri copë-copë gjarpërin prej bronzi që e pat bërë Moisiu, sepse deri në atë kohë bijtë e Izraelit i kishin ofruar temjan dhe e quajti Nehushtan.
2 i Mretërve 18:5
Ai pati besim tek Zoti, Perëndia i Izraelit; dhe mbas tij, midis tërë mbretërve të Judës, nuk pati asnjë si ai, as edhe midis atyre që kishin qenë para tij.
2 i Mretërve 18:11
Mbreti i Asirisë i shpërnguli pastaj Izraelitët në Asiri dhe i vendosi në Halah dhe mbi Haborin, lumë i Gozanit, dhe në qytetet e Medasve,
2 i Mretërve 18:12
sepse nuk i ishin bindur zërit të Zotit, Perëndisë të tyre, dhe kishin shkelur besëlidhjen e tij; tërë ato që Moisiu, shërbëtor i Zotit, kishte urdhëruar ata as e kishin dëgjuar, as e kishin vënë në praktikë.
2 i Mretërve 18:14
Atëherë Ezekia, mbret i Judës, dërgoi t`i thotë mbretit të Asirisë në Lakish: "Kam mëkatuar; tërhiqu prej meje dhe kam për të pranuar të gjitha ato që do të më caktosh". Mbreti i Asirisë i caktoi Ezekias, mbretit të Judës, treqind talenta argjendi dhe tridhjetë talenta ari.
2 i Mretërve 18:18
Kur thërritën mbretin, u ndalën përballë Eliakimi, bir i Hilkiahut, prefekti i pallatit, Shebna, sekretari, dhe Joahu, bir i Asafit, arkivisti.
2 i Mretërve 18:20
A mendon vallë që këshilla dhe forca për të bërë luftë janë vetëm fjalë të kota? Te kush ke besim kur ke ngritur krye kundër meje?
2 i Mretërve 18:21
Ja tani, ti ke besim në përkrahjen e këtij kallami të thyer, që është Egjipti, që çan dorën e atij që mbështetet në të dhe e shpon. I tillë është pikërisht Faraoni, mbreti i Egjiptit, për tërë ata që kanë besim tek ai.
2 i Mretërve 18:22
Ndofta do të më thoni: "Ne kemi besim tek Zoti, Perëndia ynë". A nuk është, vallë, po ai për të cilin Ezekia ka hequr vendet e larta dhe altarët, duke i thënë Judës dhe Jeruzalemit: "Ju do të adhuroni vetëm përpara këtij altari në Jeruzalem"?
2 i Mretërve 18:24
Si mund ta bësh të tërhiqet qoftë edhe një kapiten të vetëm midis shërbëtorëve më të vegjël të zotërisë sime? Megjithatë ke besim tek Egjipti për të pasur qerre dhe kalorës.
2 i Mretërve 18:25
Tani, a kam dalë, vallë, pa Zotin kundër këtij vendi për ta shkatërruar? Zoti më ka thënë: "Dil kundër këtij vendi dhe shkatërroje".
2 i Mretërve 18:27
Por Rabshakehu iu përgjigj atyre në këtë mënyrë: "A më ka dërguar vallë zotëria im t`i them këto gjëra zotërisë sate dhe ty, apo më tepër njerëzve që qëndrojnë mbi muret, të dënuar të hanë jashtëqitjet e tyre dhe të pinë shurrën e tyre bashkë me ju?".
2 i Mretërve 18:33
A ka çliruar ndonjë prej perëndive të fiseve vendin e tij nga duart e mbretit të Asirisë?
2 i Mretërve 18:34
Ku janë perënditë e Hamathit dhe të Arpadit? Ku janë perënditë e Sefarvaimit, të Henas dhe të Ivahut? E kanë çliruar ata vallë Samarinë nga duart e mia?
2 i Mretërve 18:35
Kush midis tërë perëndive të këtyre vendeve ka çliruar vendin e tij nga duart e mia, që Zoti të çlirojë Jeruzalemin nga duart e mia?".
2 i Mretërve 18:36
Por populli heshti dhe nuk u përgjigj as edhe një fjalë, sepse urdhri i mbretit ishte: "Mos i jepni përgjigje".
2 i Mretërve 19:3
Ata i thanë: "Kështu thotë Ezekia: "Kjo është një ditë ankthi, ndëshkimesh dhe turpi, sepse bijtë janë duke lindur, por nuk ka forcë për t`i pjellë.
2 i Mretërve 19:4
Ndofta Zoti, Perëndia yt, ka dëgjuar tërë fjalët e Rabshakehut, që mbreti i Asirisë, zotëria e tij, ka dërguar për të fyer Perëndinë e gjallë, dhe do ta dënojë për shkak të fjalëve që Zoti, Perëndia yt, ka dëgjuar. Larto, pra, një lutje për atë që mbetet akoma"".
2 i Mretërve 19:9
Por ai mori lajme nga Tirhakahu, mbret i Etiopisë, të cilat thonin: "Ja, ai lëvizi për të luftuar kundër teje". Atëherë i dërgoi përsëri lajmëtarë Ezekias, duke i thënë:
2 i Mretërve 19:10
"Do t`i flisni kështu Ezekias, mbretit të Judës, duke i thënë: "Mos e lër që Perëndia yt, tek i cili ke besim, të të mashtrojë duke thënë: Jeruzalemi nuk do të jepet në duart e mbretit të Asirisë.
2 i Mretërve 19:12
A i kanë çliruar, vallë perënditë e kombeve ata që etërit e mi kanë shkatërruar: Gozanin, Haranin, Retsefin dhe bijtë e Edenit që ishin në Telasar?
2 i Mretërve 19:15
Pastaj Ezekia filloi të lutet para Zotit duke thënë: "O Zot, Perëndia i Izraelit, që ulesh mbi kerubinët, ti je Perëndia, i vetmi, i të tëra mbretërive të tokës. Ti ke bërë qiejtë dhe tokën.
2 i Mretërve 19:16
Vër veshin, o Zot, dhe dëgjo; hap sytë, o Zot, dhe shiko! Dëgjo fjalët e Senakeribit, që ka dërguar këtë njeri për të fyer Perëndinë e gjallë!
2 i Mretërve 19:18
kanë hedhur në zjarr perënditë e tyre, sepse ato ishin perëndi, por vepër e duarve të njerëzve, dru dhe gur; prandaj i shkatërruan.
2 i Mretërve 19:19
Por tani, o Zot, na shpëto, të lutem, nga duart e tij, me qëllim që tërë mbretëritë e tokës të dinë që ti vetëm, o Zot, je Perëndia".
2 i Mretërve 19:20
Atëherë Isaia, bir i Amotsit, dërgoi t`i thotë Ezekias: "Kështu flet Zoti, Perëndi i Izraelit: "Dëgjova lutjen që ti me drejtove për Senakeribin, mbretin e Asirisë.
2 i Mretërve 19:21
Kjo është fjala që Zoti ka shqiptuar kundër atij: Bija e virgjër e Sionit të përbuz dhe tallet me ty; bija e Jeruzalemit tund kokën prapa teje.
2 i Mretërve 19:25
A nuk ke dëgjuar, vallë, që prej një kohe të gjatë kam përgatitur këtë gjë dhe prej kohërave të lashta e kam hartuar planin? Dhe tani e solla punën që të ndodhë kjo: që ti t`i katandisësh në një grumbull gërmadhash qytetet e fortifikuara.
2 i Mretërve 19:28
Me qenë se tërbimi yt kundër meje dhe arroganca jote kanë arritur në veshët e mi, do të të vë unazën time në fejzat e hundës, frerin tim te goja, dhe do të të kthej në rrugën nëpër të cilën ke ardhur".
2 i Mretërve 19:29
Kjo ka për të qenë shenja për ty: Sivjet do të hani atë që rritet vetë, vitin e dytë atë që prodhon ai; por vitin e tretë do të mbillni dhe do të korrni, do të mbillni vreshta dhe do të hani frytin e tyre.
2 i Mretërve 19:30
Pjesa tjetër e bëmave e shtëpisë së Judës që do të shpëtojë, ka për të vazhduar të lëshojë rrënjë poshtë dhe të prodhojë fryte lart.
2 i Mretërve 19:31
Sepse nga Jeruzalemi ka për të dalë një pakicë dhe nga mali i Sionit ata që kanë shpëtuar. Zelli i Zotit të ushtrive do ta bëjë këtë.
2 i Mretërve 19:32
Prandaj kështu thotë Zoti për mbretin e Asirisë: "Ai nuk ka për të hyrë në këtë qytet as ka për të hedhur shigjeta, nuk ka për t`i dalë përpara me mburoja as ka për të ndërtuar ndonjë ledh kundër tij.
2 i Mretërve 19:33
Ai do të kthehet nëpër rrugën që ndoqi kur erdhi dhe nuk ka për të hyrë në këtë qytet, thotë Zoti.
2 i Mretërve 19:34
Unë do ta mbroj këtë qytet për ta shpëtuar, për dashurinë që kam ndaj vetes dhe për dashurinë e Davidit, shërbëtorit tim".
2 i Mretërve 19:37
Dhe ndodhi që, ndërsa ai po adhuronte në shtëpinë e perëndisë së tij Nisrok, bijtë e tij Adrameleku dhe Sharetseri e vranë me goditje të shpatës; pastaj u strehuan në vendin e Araratit. Në vend të tij mbretëroi i biri, Esarhadoni.
2 i Mretërve 20:1
Në ato ditë Ezekia u sëmur për vdekje. Atëherë profeti Isaia, bir i Amotsit, shkoi tek ai dhe i tha: "Kështu flet Zoti: "Rregullo shtëpinë tënde, sepse ke për të vdekur dhe nuk ke për t`u shëruar"".
2 i Mretërve 20:3
"Të lutem shumë, o Zot, mos harro si kam ecur para teje me besnikëri dhe me zemër të pastër, duke bërë atë që është e mirë për sytë e tu". Pastaj Ezekia shpërtheu në vaj.
2 i Mretërve 20:5
"Kthehu prapa dhe i thuaj Ezekias, princit të popullit tim: "Kështu flet Zoti, Perëndia i Davidit, atit tënd: Kam dëgjuar lutjen tënde dhe kam parë lotët e tu; ja, unë po të shëroj; ditën e tretë do të ngjitesh në shtëpinë e Zotit.
2 i Mretërve 20:6
Do t`i shtoj pesëmbëdhjetë vjet jetës sate, do të të çliroj ty dhe këtë qytet nga duart e mbretit të Asirisë dhe do ta mbroj këtë qytet për dashurinë që kam ndaj vetes dhe ndaj Davidit, shërbëtorit tim"".
2 i Mretërve 20:9
Atëherë Isaia iu përgjigj: "Kjo është për ty shenja nga ana e Zotit që Zoti do të plotësojë atë që ka thënë: A dëshiron që hieja të shkojë përpara dhjetë shkallëza ose të kthehet prapa dhjetë shkallëza?".
2 i Mretërve 20:10
Ezekia u përgjigj: "Është lehtë për hijen të shkojë përpara dhjetë shkallëza. Jo! Më mirë hieja të shkojë prapa dhjetë shkallëza".
2 i Mretërve 20:14
Atëherë profeti Isaia shkoi te mbreti Ezekia dhe i tha: "Çfarë thanë ata njerëz dhe nga kanë ardhur te ti?". Ezekia iu përgjigj: "Kanë ardhur nga një vend i largët, nga Babilonia".
2 i Mretërve 20:15
Isaia i tha: "Çfarë kanë parë në shtëpinë tënde?". Ezekia u përgjigj: "Kanë parë të gjitha ato që ka shtëpia ime; u tregova edhe ato gjëra që janë në magazinat e mia".
2 i Mretërve 20:18
Përveç kësaj, disa nga bijtë e tu, që kanë dalë nga ti dhe që të kanë lindur, do të bëhen eunukë në pallatin e mbretit të Babilonisë"".
2 i Mretërve 20:19
Ezekia iu përgjigj pastaj Isaias: "Fjala e Zotit që ti ke shqiptuar është e mirë". Në fakt ai mendonte: "A nuk është një gjë e bukur që të ketë paqe dhe siguri gjatë jetës sime?".
2 i Mretërve 21:6
Kaloi edhe nëpër zjarr të birin, u muarr me magji dhe shortari dhe u këshillua me mediume dhe magjistarë. Bëri atë që është plotësisht e keqe në sytë e Zotit, duke shkaktuar zemërimin e tij.
2 i Mretërve 21:7
Vuri madje një shëmbëlltyrë të gdhendur të Asherahut, që kishte bërë, në tempull, lidhur me të cilin Zoti i kishte thënë Davidit dhe Salomonit, birit të tij: "Në këtë tempull dhe në Jeruzalem, që kam zgjedhur ndër gjithë fiset e Izraelit, do të vendos emrin tim përjetë;
2 i Mretërve 21:12
kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: "Ja, unë do të sjell mbi Jeruzalemin dhe mbi Judën një fatkeqësi të tillë, sa që kushdo që ta dëgjojë do t`i tronditen veshët.
2 i Mretërve 21:13
Do të zgjas mbi Jeruzalem rripin matës të Samarisë dhe plumbçen e shtëpisë së Ashabit, dhe do ta pastrojë Jeruzalemin si pastrohet një pjatë e cila, pasi të jetë pastruar, kthehet përmbys.
2 i Mretërve 21:16
Manasi derdhi gjithashtu shumë gjak të pafajshëm, duke e mbushur Jeruzalemin nga njeri skaj në tjetrin, përveç mëkatit të tij që e shtyu Judën të mëkatojë, duke bërë atë që është e keqe në sytë e Zotit.
2 i Mretërve 21:22
Braktisi Zotin, Perëndinë e etërve të tij, dhe nuk eci në rrugën e Zotit.
2 i Mretërve 22:5
T`u jepet në dorë atyre që kryejnë punën, që u është besuar mbikqyrja e shtëpisë të Zotit; dhe këta t`ua japin punëtorëve që ndodhen në shtëpinë e Zotit për të meremetuar dëmtimet e tempullit;
2 i Mretërve 22:6
marangozave, ndërtuesve dhe muratorëve, për të blerë lëndën e drurit dhe gurë të latuar, të cilat nevojiten për të ndrequr tempullin.
2 i Mretërve 22:7
Por mos kërkoni fare llogari për paratë e dorëzuara në duart e tyre, sepse ata veprojnë me ndershmëri".
2 i Mretërve 22:9
Kështu Shafani, sekretari, shkoi te mbreti për t`i njoftuar ngjarjen, duke i thënë: "Shërbëtorët e tu kanë mbledhur paratë e gjetura në tempull dhe i kanë dorëzuar në duart e atyre që bëjnë punën, të cilëve u është besuar mbikqyrja e shtëpisë të Zotit".
2 i Mretërve 22:13
"Shkoni dhe konsultohuni me Zotin për mua për popullin dhe për tërë Judën, lidhur me fjalët e këtij libri që u gjet; sepse i madh është zemërimi i Zotit kundër nesh, sepse etërit tanë nuk iu bindën fjalëve të këtij libri dhe nuk kanë vepruar në përshtatje me të gjitha ato që janë shkruar për ne".
2 i Mretërve 22:15
Ajo u përgjigj: "Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: njoftojani atij që ju dërgoi tek unë:
2 i Mretërve 22:17
sepse ata më kanë braktisur dhe u kanë djegur temjan perëndive të tjera për të më zemëruar me të gjitha veprat e duarve të tyre. Prandaj zemërimi im u ndez kundër këtij vendi dhe nuk do të shuhet".
2 i Mretërve 22:18
Por mbretit të Judës, që ju ka dërguar për t`u konsultuar me Zotin, do t`i thoni kështu: "Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit, lidhur me fjalët që ti ke dëgjuar,
2 i Mretërve 22:19
sepse zemra jote u mallëngjye dhe ti u përule përpara Zotit kur dëgjove atë që kam thënë kundër këtij vendi dhe banorëve të tij, që do të bëheshin një dëshpërim dhe një mallkim, dhe grise rrobat dhe qave përpara meje, edhe unë të dëgjova", tha Zoti.
2 i Mretërve 22:20
"Prandaj, ja, unë do të të bashkoj me etërit e tu dhe ty do të të vendosin në paqe në varrin tënd; dhe sytë e tu nuk kanë për të parë tërë të keqen që unë do t`i sjell këtij vendi"". Dhe ata ia njoftuan mbretit këtë mesazh.
2 i Mretërve 23:1
Atëherë mbreti dërgoi njerëz për të mbledhur pranë vetes tërë pleqtë e Judës dhe të Jeruzalemit.
2 i Mretërve 23:3
Pastaj mbreti, duke qëndruar më këmbë mbi podium, lidhi një besëlidhje përpara Zotit, duke u zotuar të ndiqte Zotin, të respektonte porositë dhe statutet e tij me gjithë zemër dhe me gjithë shpirt, për të zbatuar në praktikë fjalët e kësaj besëlidhje, të shkruara në atë libër. Tërë populli e pranoi besëlidhjen.
2 i Mretërve 23:4
Mbreti urdhëroi pastaj kryepriftin Hilkiah, priftërinjtë e rangut të dytë dhe derëtarët të çonin jashtë tempullit të Zotit objektet që ishin ndërtuar për Baalin, për Asherahun dhe për ushtrinë e qiellit;
2 i Mretërve 23:5
Ai zhduku gjithashtu priftërinjtë idhujtarë që mbretërit e Judës kishin caktuar për të djegur temjan në vendet e larta të qyteteve të Judës e në rrethinat e Jeruzalemit, dhe ata që i digjnin temjan Baalit, diellit, hënës, shenjave të zodiakut dhe gjithë ushtrisë së qiellit.
2 i Mretërve 23:6
E çoi Asherahun nga shtëpia e Zotit jashtë Jeruzalemit në përruan e Kidronit; e dogji pranë përroit Kidron, e bëri hi dhe hirin e tij e hodhi mbi varret e njerëzve të popullit.
2 i Mretërve 23:7
Shembi edhe shtëpitë e njerëzve që merreshin me kurvërinë e shenjtë dhe që ndodheshin në shtëpinë e Zotit, ku gratë endnin çadra për Asherahun.
2 i Mretërve 23:8
Solli tërë priftërinjtë nga qytetet e Judës dhe përdhosi vendet e larta ku priftërinjtë kishin djegur temjan, nga Geba deri në Beer-Sheba. Rrëzoi gjithashtu vendet e larta të portave, që ishin në hyrje të portës së Jozueut guvernator i qytetit, që ishin në të majtë të atij që hyn në portën e qytetit.
2 i Mretërve 23:10
Përveç kësaj ai përdhosi Tofethin, që ndodhej në luginën e bijve të Hinomit, me qëllim që asnjëri të mos kalonte birin apo bijën e tij nëpër zjarr për nder të Molekut.
2 i Mretërve 23:12
Mbreti shembi altarët që ishin mbi terracën e dhomës së sipërme të Ashazit dhe që mbretërit e Judës kishin ndërtuar, si dhe altarët që Manasi kishte bërë në dy oborret e shtëpisë të Zotit, i bëri copë-copë dhe hodhi pluhurin e tyre në përruan e Kidronit.
2 i Mretërve 23:13
Mbreti përdhosi gjithashtu vendet e larta që ishin përballë Jeruzalemit; në jug të malit të korruptimit, që Salomoni, mbret i Izraelit, kishte ndërtuar për Ashtorethin, të neveritshmin e Sidonitëve, për Kemoshin, të neveritshmin e Moabit dhe për Milkomin, të neveritshmin e bijve të Amonit.
2 i Mretërve 23:16
Ndërsa Josia po kthehej, pa varrezat që ishin atje mbi mal; atëherë ai dërgoi njerëz që të merrnin kockat nga varrezat dhe i dogji mbi altar, duke e ndotur, sipas fjalës të Zotit, të shqiptuar nga njeriu i Perëndisë, që kishte paralajmëruar këto gjëra.
2 i Mretërve 23:17
Pastaj tha: "Çfarë momumenti është ai që po shoh?". Njerëzit e qytetit iu përgjigjën: "Është varri i njeriut të Perëndisë që erdhi nga Juda dhe që shpalli kundër altarit të Bethelit këto gjëra që ti ke bërë".
2 i Mretërve 23:19
Josia hoqi gjithashtu tërë tempujt e vendeve të larta që ishin në qytetin e Samarisë dhe që mbretërit e Izraelit kishin ndërtuar për të nxitur zemërimin e Zotit. Ai u bëri pikërisht atë që kishte bërë në Bethel.
2 i Mretërve 23:21
Mbreti i dha tërë popullit këtë urdhër: "Kremtoni Pashkën për nder të Zotit, Perëndisë tuaj, ashtu siç është shkruar në këtë libër të besëlidhjes".
2 i Mretërve 23:23
Por në vitin e tetëmbëdhjetë të mbretit Josia kjo Pashkë u kremtua për nder të Zotit në Jeruzalem.
2 i Mretërve 23:24
Josia eliminoi edhe mediumët dhe magjistarët, hyjnitë familjare dhe idhujt, si dhe të gjitha shkeljet e neveritshme që shiheshin në vendin e Judës dhe në Jeruzalem, për të zbatuar në praktikë fjalët e ligjit, të shkruara në librin që prifti Hilkiah kishte gjetur në shtëpinë e Zotit.
2 i Mretërve 23:26
Megjithatë Zoti nuk e fashiti zemërimin e tij të zjarrtë që e kishte përfshirë kundër Judës, për shkak të gjithë provokimeve të kryera nga Manasi.
2 i Mretërve 23:27
Kështu Zoti tha: "Do ta largoj edhe Judën nga prania ime, ashtu si largova Izraelin, dhe do ta flak këtë qytet, Jeruzalemin, që e unë kisha zgjedhur, dhe tempullin për të cilin kisha thënë: "Aty do të jetë emri im"".
2 i Mretërve 23:35
Jehojakimi i dha Faraonit argjendin dhe arin; por për të paguar paratë sipas urdhërit të Faraonit i vuri taksa vendit. Për të paguar Faraonin Neko, ai mblodhi argjendin dhe arin nga populli i vendit nga secili në bazë të vlerësimit të pronave të tij.
2 i Mretërve 24:1
Gjatë mbretërimit të tij erdhi Nebukadnetsari, mbret i Babilonisë, dhe Jehojakimi u bë shërbëtor i tij për tre vjet; pastaj ngriti krye kundër tij.
2 i Mretërve 24:2
Atëherë Zoti dërgoi kundër tij banda Kaldeasish, Sirësh, Moabitësh dhe Amonitësh; i dërgoi kundër Judës për ta shkatërruar, sipas fjalës që Zoti kishte shqiptuar me anë të shërbëtorëve të tij, profetëve.
2 i Mretërve 24:3
Kjo ndodhi në Judë vetëm me urdhër të Zotit, që donte ta largonte nga prania e tij për shkak të mëkateve të Manasit, për të gjitha ato që kishte bërë,
2 i Mretërve 24:4
por edhe për shkak të gjakut të pafajshëm të derdhur prej tij, sepse ai e kishte mbushur Jeruzalemin me gjak të pafajshëm. Për këtë arësye Zoti nuk deshi ta falë.
2 i Mretërve 24:7
Por mbreti i Egjiptit nuk doli më nga vendi i tij, sepse e mbreti i Babilonisë kishte shtënë në dorë tërë ato që ishin pronë e mbretit të Egjiptit, nga përroi i Egjiptit deri në lumin Eufrat.
2 i Mretërve 24:12
Atëherë Jehojakini, mbret i Judës, i doli përpara mbretit të Babilonisë bashkë me nënën e tij, me shërbëtorët, me krerët dhe me eunikët e tij. Kështu mbreti i Babilonisë e bëri rob vitin e tetë të mbretrimit të tij.
2 i Mretërve 24:13
Pastaj, ashtu siç e kishte thënë Zoti, mori që andej tërë thesaret e shtëpisë të Zotit dhe thesaret e pallatit mbretëror, i bëri copë-copë të gjitha veglat prej ari që Salomoni, mbret i Izraelit, kishte bërë për tempullin e Zotit.
2 i Mretërve 24:16
gjithë njerëzit e aftë që ishin shtatë mijë veta, artizanët dhe farkëtarët, një mijë veta, tërë njerëzit trima dhe të aftë për luftë. Mbreti i Babilonisë i internoi në Babiloni.
2 i Mretërve 24:20
Kjo ndodhi në Jeruzalem dhe në Judë për shkak të zemërimit të Zotit, i cili në fund i dëboi nga prania e tij. Më vonë Sedekia ngriti krye kundër mbretit të Babilonisë.
2 i Mretërve 25:1
Vitin e nëntë të mbretërisë së tij në muajin e dhjetë, më dhjetë të muajit, ndodhi që Nebukadnetsari, mbret i Babilonisë, erdhi me gjithë ushtrinë e tij kundër Jeruzalemit, ngriti kampin e tij kundër tij dhe ndërtoi përreth vepra rrethonjëse.
2 i Mretërve 25:3
Ditën e nëntë të muajit të katërt, uria ishte aq e madhe në qytet sa që nuk kishte bukë për popullin e vendit.
2 i Mretërve 25:4
Atëherë u hap një e çarë në muret e qytetit dhe tërë luftëtarët ikën natën, nëpër rrugën e portës midis dy mureve, që ndodhej pranë kopshtit të mbretit, megjithëse Kaldeasit ishin rreth qytetit. Kështu mbreti mori rrugën e Arabahut.
2 i Mretërve 25:5
Por ushria e Kaldeasve e ndoqi mbretin dhe e arriti në fushën e Jerikos, ndërsa tërë ushtria e tij shpërndahej larg tij.
2 i Mretërve 25:8
Ditën e shtatë të muajit të pestë (ishte viti i nëntëmbëdhjetë i Nebukadnetsarit, mbretit të Babilonisë) arriti në Jeruzalem Nebuzaradani, kapiteni i rojes personale, shërbëtor i mbretit të Babolonisë.
2 i Mretërve 25:14
Ata muarrën edhe tiganët, lopatëzat, thikat, kupat dhe të gjitha veglat prej bronzi, që përdoreshin gjatë shërbimit të tempullit.
2 i Mretërve 25:16
Sa për dy shtyllat, detin dhe qerret që Salomoni kishte ndërtuar për shtëpinë e Zotit, bronzi i tërë këtyre objekteve kishte një peshë që nuk mund të llogaritej.
2 i Mretërve 25:19
Nga qyteti mori edhe një eunuk që komandonte luftëtarët; pesë nga këshilltarët personalë të mbretit që i gjetën në qytet; sekretarin e komandantit të ushtrisë që rekrutonte popullin e vendit, dhe gjashtëdhjetë veta nga populli i vendit që u gjetën në qytet.
2 i Mretërve 25:22
Sa për popullin që mbeti në vendin e Judës, që e kishte lënë Nebukadnetsari, mbret i Babilonisë, ky vuri në krye të tij Gedaliahun, birin e Ahikamit, që ishte bir i Shafanit.
2 i Mretërve 25:29
Kështu Jehojakini ndërroi rrobat e tij prej të burgosurit dhe hëngri gjithnjë në prani të mbretit për të gjithë ditët e jetës së tij.
2 i Mretërve 25:30
Ushqimi i tij ishte siguruar rregullisht nga mbreti, një racion në ditë, për të gjitha ditët e jetës së tij.
1 i Kronikave 2:4
Tamara, nusja e të birit, i lindi Peretsin dhe Zerahun. Juda pati gjithsej pesë bij.
1 i Kronikave 2:5
Hetsroni dhe Hamuli ishin bijtë e Peretsit.
1 i Kronikave 2:22
Segubit i lindi Jairi, të cilit do t`i përkisnin njëzet e tre qytete në vendin e Galaadit.
1 i Kronikave 2:23
(Geshuri dhe Arami u morën atyre fshatrat e Jairit, Kenathin dhe fshatrat përreth, gjashëdhjetë qytete). Tërë këto ishin pronë e bijve të Makirit, atit të Galaadit.
1 i Kronikave 3:5
Këta përkundrazi i lindën në Jeruzalem; Shimea, Shobabi, Nathani dhe Salomoni, domethënë katër fëmijë të lindur nga Bath-Sheba, e bija e Amielit.
1 i Kronikave 3:6
Ishin përveç tyre Ibhari, Elishama, Elifeleti,
1 i Kronikave 4:1
Bijtë e Judës ishin Peretsi, Hetsroni, Karmi, Huri dhe Shobali.
1 i Kronikave 4:9
Jabetsin e nderonin më tepër se vëllezërit; e ëma i kishte vënë emrin Jabets, sepse thoshte: "E polla me dhimbje".
1 i Kronikave 4:10
Jabetsi kërkoi ndihmën e Perëndisë të Izraelit, duke thënë: "Oh, sikur të më bekoje dhe zgjeroje kufijtë e mi, dhe dora jote të ishte me mua dhe të më ruante nga e keqja që të mos vuaj!". Dhe Perëndia i dha atë që kishte kërkuar.
1 i Kronikave 4:18
(Gruaja e tij Jehudijah lindi Jeredin, atin e Gedorit, Heberin, atin e Sokohit dhe Jekuthielin, atin e Zanoahut). Këta qenë bijtë e Bithiahut, e bijës së Faraonit, që Meredi kishte marrë për grua.
1 i Kronikave 4:38
Këta, që u përmendën në emër, ishin princër në familjet e tyre dhe shtëpitë e tyre atërore u rritën shumë.
1 i Kronikave 4:39
Shkuan drejt hyrjes së Gedorit deri në perëndim të luginës për të kërkuar kullota për kopetë e tyre.
1 i Kronikave 4:41
Ata që u përmendën me emër, në kohën e Ezekias, mbretit të Judës, erdhën dhe i sulmuan çadrat e tyre dhe Menuitët, që gjendeshin aty, dhe i shfarosën krejt deri në ditën e sotme; pastaj u vendosën në vendin e tyre, sepse aty kishte kullota për kopetë e tyre.
1 i Kronikave 5:1
Bijtë e Rubenit, të parëlindurit të Izraelit. Ai ishte me të vërtetë i parëlinduri, por me qenë se kishte përdhosur shtratin e të atit, parëbirnia iu dha bijve të Jozefit, birit të Izraelit; kështu gjenealogjia nuk jepet në bazë të parëbirnisë.
1 i Kronikave 5:9
Dhe ata u vendosën në perëndim duke arritur deri në fillim të shkretëtirës, nga kjo anë e lumit Eufrat, sepse bagëtia e tyre ishte shumëzuar në vendin e Galaadit.
1 i Kronikave 5:10
Në kohën e Saulit ata u shpallën luftë Hagarenëve, të cilët i mundën; pastaj u vendosën në çadrat e tyre, të ngritura në tërë pjesën në perëndim të Galaadit.
1 i Kronikave 5:11
Bijtë e Gadit banonin përballë tyre në vendin e Bashanit, deri në Salkah.
1 i Kronikave 5:16
Ata banonin në Galaad dhe në Bashan, në fshatrat e tij dhe në të gjitha tokat për kullotë të Sharonit deri atje ku shtriheshin.
1 i Kronikave 5:17
Të gjitha këto toka u regjistruan në listat gjenealogjike të përpiluara në kohën e Jothamit, mbretit të Judës, dhe në kohën e Jeroboamit, mbretit të Izraelit.
1 i Kronikave 5:18
Bijtë e Rubenit, Gaditët dhe gjysma e fisit të Manasit kishin dyzet e katër mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë njerëz trima, njerëz që mbanin mburoja dhe shpata, përdornin harkun dhe ishin të stërvitur
1 i Kronikave 5:20
Ata u ndihmuan kundër tyre, sepse gjatë betejës i thirrën Perëndisë, që e dëgjoi lutjen e tyre, sepse ata kishin pasur besim tek ai; kështu Hagarenët dhe tërë ata që ishin bashkë me ta u dorëzuan në duart e tyre.
1 i Kronikave 5:22
Në të vërtetë shumë njerëz ranë të vrarë, sepse këtë luftë e kishte dashur Perëndia. Ata u vendosën pastaj në vendin e tyre deri sa ranë në robëri.
1 i Kronikave 5:25
Por ata u treguan jobesnikë ndaj Perëndisë të etërve të tyre dhe u kurvëruan, duke shkuar pas perëndive të popujve të vendit që Perëndia kishte shkatërruar para tyre.
1 i Kronikave 5:26
Prandaj Perëndia i Izraelit nxiti frymën e Pulit, mbretit të Asirisë, domethënë frymën e Tilgath-Pilniserit, mbretit të Asirisë, që internoi Rubenitët, Gaditët dhe gjysmën e fisit të Manasit, dhe i vendosi në Halah, në Habor, në Hara dhe pranë lumit të Gozanit, ku gjenden edhe sot.
1 i Kronikave 6:31
Këta janë ata që Davidi caktoi për shërbimin e këngës në shtëpinë e Zotit, mbasi iu gjet një vend prehjeje arkës.
1 i Kronikave 6:32
Ata ushtruan shërbimin e tyre me këngë përpara tabernakullit të çadrës së mbledhjes, deri sa Salomoni ndërtoi shtëpinë e Zotit në Jeruzalem; dhe shërbenin sipas rregullores që u ishte caktuar.
1 i Kronikave 6:48
Vëllezërit e tyre, Levitët, ishin caktuar për çdo lloj shërbimi në tabernakullin e shtëpisë së Perëndisë.
1 i Kronikave 6:49
Por Aaroni dhe bijtë e tij ofronin flijime mbi altarin e olokausteve dhe mbi altarin e temjanit, duke e bërë gjithë shërbimin në vendin shumë të shenjtë, dhe për të bërë shlyerjen për Izraelin, sipas gjithë atyre që kishte urdhëruar Moisiu, shërbëtor i Perëndisë.
1 i Kronikave 6:55
atyre iu dha Hebroni në vendin e Judës me tokat përreth për të kullotur;
1 i Kronikave 6:57
Bijve të Aaronit iu dha Hebroni, një ndër qytetet e strehimit, Libnahu me tokat e tij për kullotë, Jatiri, Eshteoma me tokat e tij për kullotë,
1 i Kronikave 6:58
Hileni me tokat e tij për kullotë, Debiri me tokat e tij për kullotë,
1 i Kronikave 6:59
Ashani me tokat e tij për kullotë, Beth-Semeshu me tokat e tij për kullotë.
1 i Kronikave 6:60
Nga fisi i Beniaminëve morën Gebën me tokat e tij për kullotë, Alemethin me tokat e tij për kullotë dhe Anathothin me tokat e tij për kullotë. Të gjitha qytetet që u ndanë midis familjeve të tyre ishin gjithsej trembëdhjetë.
1 i Kronikave 6:64
Kështu bijtë e Izraelit u dhanë Levitëve këto qytete bashkë me toket e tyre për kullotë.
1 i Kronikave 6:65
Ata ua dhanë me short këto qytete, që janë përmëndur me emrin dhe që u janë marrë fisit të bijve të Judës, fisit të bijve të Simeonit dhe fisit të bijve të Beniaminit.
1 i Kronikave 6:67
Ata u dhanë atyre edhe Sikemin, një ndër qytetet e strehimit, me tokat e tij për kullotë në krahinën malore të Efraimit, dhe Ghezerin me tokat e tij për kullotë,
1 i Kronikave 6:68
Jokmeamin me tokat e tij për kullotë, Beth-Horonin me tokat e tij për kullotë,
1 i Kronikave 6:69
Ajalonin me tokat e tij për kullotë, Gath-Rimonin me tokat e tij për kullotë.
1 i Kronikave 6:70
Dhe nga gjysma e fisit të Manasit, Anerin me tokat e tij për kullotë, Bileamin me tokat e tij për kullotë iu dha pjesës tjetër së familjes së bijve të Kehathit.
1 i Kronikave 6:71
Bijve të Gershonit iu dhanë, duke i marrë nga familja e gjysmës së fisit të Manasit, Golanin në Bashan me tokat e tij për kullotë dhe Ashtarothin me tokat e tij për kullotë.
1 i Kronikave 6:72
Nga fisi i Isakarit: Kedeshi me tokat e tij për kullotë, Daberathi me tokat e tij për kullotë,
1 i Kronikave 6:73
Ramothi me tokat e tij për kullotë dhe Anemi me tokat e tij për kullotë.
1 i Kronikave 6:74
Nga fisi i Asherit: Mashalin me tokat e tij për kullotë, Abdonin me tokat e tij për kullotë,
1 i Kronikave 6:75
Hukokun me tokat e tij për kullotë dhe Rehobin me tokat e tij për kullotë.
1 i Kronikave 6:76
Nga fisi i Neftalit: Kedeshin në Galile me tokat e tij për kullotë, Hamonin me tokat e tij për kullotë dhe Kirjathaimin me tokat e tij për kullotë.
1 i Kronikave 6:77
Bijve të tjerë të Merarit iu dhanë, nga fisi i Zabulonit, Rimonin me tokat e tij për kullotë dhe Taborin me tokat e tij për kullotë.
1 i Kronikave 6:78
Matanë Jordanit, pranë Jerikos, në lindje të Jordanit, nga fisi i Rubenit: Betserin në shkretëtirë me tokat e tij për kullotë dhe Jahatsahu me tokat e tij për kullotë,
1 i Kronikave 6:79
Kedemothi me tokat e tij për kullotë dhe Mefaathi me tokat e tij për kullotë.
1 i Kronikave 6:80
Nga fisi i Gadit: Ramothi në Galaad me tokat e tij për kullotë, Mahanbim me tokat e tij për kullotë,
1 i Kronikave 6:81
Heshboni me tokat e tij për kullotë dhe Jazeri me tokat e tij për kullotë.
1 i Kronikave 7:4
Kishin me vete, sipas brezave të tyre dhe në bazë të shtëpive atërore ushtri gati për luftë dhe që arrinte në tridhjetë e gjashtë mijë ushtarë, sepse kishin një numër të madh bashkëshortesh dhe fëmijësh.
1 i Kronikave 7:5
Vëllezërit e tyre, që u përkisnin të gjitha familjeve të ndryshme të Isakarit dhe që ishin regjistruar në gjenealogjinë e tyre, ishin gjithsejt tetëdhjetë e gjashtë mijë njerëz të fortë dhe trima.
1 i Kronikave 7:11
Tërë këta ishin bij të Jediaelit, të parë të shtëpive të tyre atërore, njerëz të fortë dhe trima, gjithsej shtatëmbëdhjetë mijë e dyqind veta gati të nisen për luftë dhe të lufojnë.
1 i Kronikave 7:15
Makiri mori një grua për Hupimin dhe Shupimin; emri i motrës së tij ishte Maakah dhe emri i së dytës ishte Zelofehad; Zelofehad lindi vetëm vajza.
1 i Kronikave 7:16
(Maakah, gruaja e Makirit, lindi një djalë, të cilit i vuri emrin Peresh; vëllai i tij përkundrazi quhej Sheresh dhe bijtë e tij Ulam dhe Rekem.
1 i Kronikave 7:21
bir i të cilit ishte Zabadi, bij të të cilit ishin Shuthekahu, Ezeri, Eleadi, që u vranë nga njerëzit e Gathit, të lindur në vend, sepse kishin dalë për të plaçkitur bagëtinë e tyre.
1 i Kronikave 7:22
Ati i tyre Efraim i qau për një kohë të gjatë dhe vëllezërit e tij erdhën për ta ngushëlluar.
1 i Kronikave 7:24
Ai pati si vajzë Sheerahën që ndërtoi Beth-Horonin e poshtëm dhe të sipërm si edhe Uzen-Sheerahun.
1 i Kronikave 7:28
Pronat dhe banesat e tyre ishin Betheli dhe fshatrat e tij përreth: në lindje Naarani, në perëndim Gezeri me fshatrat e tij përreth dhe Sikemi me fshatrat e tij përreth deri në Gaza me fshatrat e tij përreth.
1 i Kronikave 7:29
Gjatë kufijve të Manasit ishin: Beth-Sheani me fshatrat e tij përreth, Taanaku me fshatrat e tij përreth, Megidou me fshatrat e tij përreth dhe Dor me fshatrat e tij përreth. Në këto vende banuan bijtë e Jozefit, birit të Izraelit.
1 i Kronikave 7:40
Tërë këta ishin bijtë e Aserit, të parët e shtëpive të tyre atërore, njerëz të zgjedhur, të fortë dhe trima, të parë midis princërve. Ata ishin të regjistruar sipas gjenealogjisë në shërbimin ushtarak për të shkuar në luftë; numri i tyre arrinte në njëzet e gjashtë mijë veta.
1 i Kronikave 8:12
Bijtë e Elpaalit ishin Eberi, Mishami, Shemedi, që ndërtoi Onon, Lodin dhe fshatrat përreth,
1 i Kronikave 8:32
dhe Miklothi të cilit i lindi Shimeahu. Edhe këta banuan përballë vëllezërve të tyre në Jeruzalem bashkë me vëllezërit e tyre.
1 i Kronikave 8:40
Bijtë e Ulamit ishin njerëz të fortë dhe trima, harkëtarë të mirë; ata patën shumë bij e nipër, njëqind e pesëdhjetë. Tërë këta ishin trashëgimtarë të Beniaminit.
1 i Kronikave 9:1
Kështu tërë Izraelitët u regjistruan sipas gjenealogjive dhe u shkruan në librin e mbretërve të Izraelit. Por Juda u internua në Babiloni për shkak të mosbesnikërisë së tij.
1 i Kronikave 9:4
Uthai, bir i Amihudit, bir i Omrit, bir i Imrit, bir i Banit nga pasardhësit e Peretsit, birit të Judës.
1 i Kronikave 9:11
Azariahu, bir i Hilkiahut, bir i Meshullamit, bir i Tsadokut, bir i Merajothit, bir i Ahitubit, që ishte oficer në krye të shtëpisë së Perëndisë,
1 i Kronikave 9:13
dhe vëllezërit e tyre të parë të shtëpive të tyre atërore, një mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë veta, njerëz shumë të shkathët në shërbim të shtëpisë së Perëndisë.
1 i Kronikave 9:23
Ata dhe bijtë e tyre mbanin përgjegjësinë e ruajtjes së portave të shtëpisë së Zotit, domethënë të shtëpisë së tabernakullit, si derëtarë.
1 i Kronikave 9:24
Kishte derëtarë në të katër pikat e horizontit: në lindje, në perëndim, në veri dhe në jug.
1 i Kronikave 9:25
Vëllezërit e tyre, që banonin në fshatrat e tyre, duhet të vinin herë pas here për të qëndruar me ta shtatë ditë,
1 i Kronikave 9:26
sepse katër derëtarët kryesorë, që ishin Levitë, ishin gjithnjë në detyrë. Ata merreshin gjithashtu me mbikqyrjen e dhomave dhe të thesarëve të shtëpisë së Perëndisë;
1 i Kronikave 9:27
banonin në afërsitë e shtëpisë së Perëndisë, sepse atyre u ishte besuar ruajtja e saj, si dhe hapja e saj çdo mëngjes.
1 i Kronikave 9:28
Disa prej tyre ishin përgjegjës për objektet që përdoreshin në shërbimin e tempullit, dhe ata i numëronin kur i çonin brenda dhe kur i çonin jashtë.
1 i Kronikave 9:29
Të tjerë përkundrazi ishin ngarkuar me ruajtjen e mobiljeve, të gjithë veglave, të majës së miellit, të verës, të vajit, të temjanit dhe të aromave.
1 i Kronikave 9:30
Disa bij të priftërinjve përgatisnin melhemin e aromave.
1 i Kronikave 9:31
Matithiahu, një prej Levitëve, i parëlinduri i Shalumit, Korahiti, ishte përgjegjës për gjërat që gatuheshin në tigane.
1 i Kronikave 9:32
Disa nga vëllezërit e tyre midis Kehathitëve ishin të ngarkuar përkundrazi të përgatisnin çdo të shtunë bukët e paraqitjes.
1 i Kronikave 9:33
Këta ishin këngëtarë, të parë të shtëpive atërore të Levitëve, që banonin në dhomat e tempullit; ata ishin të përjashtuar nga çdo shërbim tjetër, sepse ishin të zënë ditë e natë me punën e tyre.
1 i Kronikave 9:38
Miklothit i lindi Shimeami. Edhe këta banonin përballë vëllezërve të tyre në Jeruzalem së bashku me vëllezërit e tyre.
1 i Kronikave 10:3
Beteja u bë e ashpër kundër Saulit, harkëtarët e goditën dhe ai u plagos rëndë.
1 i Kronikave 10:8
Të nesërmen Filistejtë erdhën për të zhveshur të vrarët dhe gjetën Saulin dhe bijtë e tij të rënë mbi malin Gilboa.
1 i Kronikave 10:9
E zhveshën Saulin, i morën kokën dhe armaturën dhe çuan lajmëtarë në të gjithë vendin e Filistejve për të njoftuar lajmin në tempullin e idhujve të tyre dhe gjithë popullit.
1 i Kronikave 10:10
E vendosën pastaj armaturën e tij në tempullin e perëndive të tyre dhe gozhduan kokën e tij në tempullin e Dagonit.
1 i Kronikave 10:13
Kështu Sauli vdiq për shkak, të mosbensikërisë së tij ndaj Zotit, sepse nuk kishte respektuar fjalën e Zotit dhe njëkohësisht kishte konsultuar një medium për të marrë këshilla prej saj,
1 i Kronikave 10:14
dhe nuk ishte këshilluar përkundrazi me Zotin. Prandaj Zoti e bëri të vdesë dhe ia kaloi mbretërinë Davidit, birit të Isait.
1 i Kronikave 11:2
Edhe në të kaluarën, kur ishte mbret Sauli, ti ishe ai që udhëhiqte dhe kthente pas Izraelin; dhe Zoti, Perëndia yt, të pati thënë: "Ti do të ushqesh popullin tim të Izraelit, ti do të jesh princ mbi popullin tim të Izraelit"".
1 i Kronikave 11:3
Kështu tërë pleqtë e Izraelit erdhën te mbreti në Hebron, dhe Davidi lidhi me ta një aleancë në Hebron përpara Zotit; pastaj ata e vajosën Davidin mbret të Izraelit, sipas fjalës së shqiptuar nga Zoti me anë të Samuelit.
1 i Kronikave 11:7
Davidi u vendos pastaj në kalanë që u quajt për këtë arsye "qyteti i Davidit".
1 i Kronikave 11:8
Pastaj ai bëri ndërtime përreth qytetit nga Milo dhe në gjithë perimetrin e tij; Joabi meremetoi pjesën tjetër të qytetit.
1 i Kronikave 11:10
Këta janë komandantët e luftëtarëve trima që ishin në shërbim të Davidit dhe që i dhanë përkrahje të madhe me gjithë Izraelin në mbretërinë e tij për ta bërë mbret sipas fjalës të Zotit lidhur me Izraelin.
1 i Kronikave 11:13
Ai ishte me Davidin në Pas-Damim, ku ishin mbledhur Filistejtë për të luftuar dhe ku kishte një arë plotë me elb. Populli iku me vrap përpara Filistejve,
1 i Kronikave 11:18
Kështu këta të tre çanë nëpër kampin e Filistejve dhe mbushën ujë nga pusi i Betlemit që ndodhej te porta; pastaj e morën dhe ia çuan Davidit. Por Davidi nuk desh ta pinte, por e derdhi si libacion përpara Zotit,
1 i Kronikave 11:19
duke thënë: "Të më ruajë Perëndia nga kryerja e një gjëje të tillë! A mund ta pij unë gjakun e këtyre njerëzve, që kanë rrezikuar jetën e tyre? Sepse e kanë sjellë duke rrezikuar jetën e tyre". Dhe nuk deshi ta pinte. Kështu vepruan këta tre trima.
1 i Kronikave 11:21
U bë më i njohur midis të treve dhe për këtë arësye u bë i pari i tyre, por nuk arriti të barazohet me tre të parët.
1 i Kronikave 11:25
Ishte më i shquari i të tridhjetëve, por nuk arriti të barazoht me tre të parët. Davidi e vuri në krye të rojeve të tij personale.
1 i Kronikave 12:2
ishin të armatosur me harqe dhe mund të përdornin si dorën e djathtë ashtu edhe atë të majtë për të hedhur gurë dhe për të gjuajtur shigjeta me hark; i përkisnin fisit të Beniaminit, vëllezër të Saulit.
1 i Kronikave 12:8
Ndër Gaditët disa njerëz vendosën të bashkohen me Davidin në kalanë e shkretëtirës; ishin njerëz të fortë dhe trima, të stërvitur për luftë, të shkathët në përdorimin e mburojës dhe të shtizës; fytyrat e tyre ishin si fytyrat e luanëve dhe në malet ishin të shpejtë si gazelat.
1 i Kronikave 12:15
Këta janë ata që kaluan Jordanin në muajin e parë kur ky lumë kishte dalë nga shtrati i tij, dhe i bënë të ikin me vrap tërë banorët e luginave, në lindje dhe në perëndim.
1 i Kronikave 12:17
Davidi u doli përpara dhe, duke marrë fjalën, tha: "Në rast se keni ardhur tek unë me qëllime paqësore për të më ndihmuar, jam gati të bashkohem me juve, por në se keni ardhur për të më tradhëtuar dhe për të më dorëzuar në duart e kundërshtarëve të mi, megjithëse unë nuk kam përdorur fare dhunën, Perëndia i etërve tanë le të shohë dhe le të dënojë".
1 i Kronikave 12:18
Atëherë Fryma e përshkoi Amasain, të parin e të tridhjetëve, që thirri: "Ne jemi me ty, David; jemi me ty, o biri i Isait! Paqe, paqe ty dhe paqe atij që të ndihmon, sepse Perëndia yt të ndihmon". Atëherë Davidi i priti dhe i bëri komandantë të trupave.
1 i Kronikave 12:19
Edhe nga Manasi disa kaluan me Davidin, kur ky vajti me Filistejtë për të luftuar kundër Saulit; por këta nuk i dhanë asnjë ndihmë Filistejve, sepse princat e Filistejve, mbasi u konsultuan, e kthyen prapa Davidin, duke thënë: "Ai ka për të kaluar me zotërinë e tij Saul duke vënë në rrezik kokat tona".
1 i Kronikave 12:20
Ndërsa shkonte në Tsiklag, ata të Manasit që kaluan me të ishin Adnahu, Jozbadi, Jediaeli, Mikaeli, Jozabadi, Elihu, Tsillethai, komandantë të mijësheve që i përkisnin Manasit.
1 i Kronikave 12:22
Në atë kohë, në të vërtetë, çdo ditë disa vinin te Davidi për ta ndihmuar deri sa formoi një ushtri të madhe si ushtria e Perëndisë.
1 i Kronikave 12:23
Ky është numri i krerëve të armatosur për luftë, që shkuan te Davidi në Hebron për t`i kaluar atij mbretërinë e Saulit, sipas fjalës së Zotit.
1 i Kronikave 12:24
Bijtë e Judës, që mbanin mburoja dhe shtiza ishin gjashtë mijë e tetëqind veta, të armatosur për luftë.
1 i Kronikave 12:27
përveç Jehojadit, princit të familjes së Aaronit, që kishte tre mijë e shtatëqind veta,
1 i Kronikave 12:31
Nga gjysma e fisit të Manasit, tetëmbëdhjetë mijë veta, që u zgjodhën individualisht për të vajtur dhe për ta shpallur mbret Davidin.
1 i Kronikave 12:33
Nga Zabuloni, pesëdhjetë mijë, që shkonin të luftonin, të shkathët për tu vendosur në rend beteje me të gjitha armët e luftës dhe të zotë të mbanin pozicionin e tyre me zemër të vendosur.
1 i Kronikave 12:35
Nga Danitët, të shkathët për t`u radhitur në rend beteje, njëzet e tetë mijë e gjashtëqind veta.
1 i Kronikave 12:36
Nga Asheri, dyzet mijë, që shkonin të luftonin dhe që ishin të shkathët për t`u vendosur në rend beteje.
1 i Kronikave 12:37
Nga ana tjetër e Jordanit, nga Rubenitët, nga Gaditët dhe nga gjysma e fisit të Manasit, njëqind e njëzet mijë veta, të pajisur me të gjitha armët për të luftuar.
1 i Kronikave 12:38
Tërë këta luftëtarë, të zotë të mbanin pozicionin e tyre me zemër të vendosur, erdhën në Hebron për ta shpallur Davidin mbret mbi tërë Izraelin; edhe pjesa tjetër e Izraelit ishte në një mëndje për ta bërë mbret Davidin.
1 i Kronikave 12:39
Ata qëndruan atje tri ditë me Davidin, duke ngrënë dhe duke pirë, sepse vëllezërit e tyre kishin siguruar ushqim për ta.
1 i Kronikave 13:2
Pastaj Davidi i tha tërë asamblesë së Izraelit: "Në qoftë se kjo ju duket e mirë dhe në se na vjen nga Zoti, Perëndia ynë, t`u çojmë fjalë vëllezërve tanë që kanë mbetur në të gjitha krahinat e Izraelit, dhe me ta edhe priftërinjve dhe Levitëve në qytetet e tyre dhe tokat për kullotë të mblidhen pranë nesh,
1 i Kronikave 13:3
dhe ta sjellim përsëri arkën e Perëndisë tonë te ne, sepse nuk e kemi kërkuar në kohën e Saulit".
1 i Kronikave 13:5
Atëherë mblodhi tërë Izraelin nga Shihori i Egjiptit, deri në hyrje të Hamathit, për ta sjellë përsëri arkën e Perëndisë nga Kiriath-Jearimi.
1 i Kronikave 13:6
Pastaj Davidi me tërë Izraelin u nis në drejtim të Baalahut, domethënë në drejtim të Kirjath-Jearimit që ishte pronë e Judës, për të mbartur që andej arkën e Perëndisë, të Zotit, që rri mbi kerubinët, ku përmëndet emri i tij.
1 i Kronikave 13:7
Nga shtëpia e Abinadabit e transportuan arkën e Perëndisë mbi një qerre të re. Uza dhe Ahio e ngisnin qerren.
1 i Kronikave 13:8
Davidi dhe tërë Izraeli e kremtonin këtë ngjarje përpara Perëndisë me tërë forcat e tyre, me këngë dhe qeste, me harpe, dajre, cembale dhe bori.
1 i Kronikave 13:9
Kur arritën në lëmin e Kidonit, Uza shtriu dorën për të mbajtur arkën, sepse qetë ishin penguar.
1 i Kronikave 13:10
Atëherë zemërimi i Zotit shpërtheu kundër Uzës dhe e goditi, sepse kishte shtrirë dorën e tij mbi arkë; ai vdiq atje përpara Perëndisë.
1 i Kronikave 13:12
Atë ditë Davidi pati frikë nga Perëndia dhe tha: "Si mund ta transportoj arkën e Perëndisë në shtëpinë time?".
1 i Kronikave 13:14
Arka e Perëndisë mbeti tre muaj pranë familjes së Obed-Edomit në shtëpinë e saj; dhe Zoti bekoi shtëpinë e Obed-Edomit dhe gjithshka që ishte pronë e tij.
1 i Kronikave 14:1
Hirami, mbret i Tiros, i dërgoi Davidit lajmëtarë, dru kedri, muratorë, dhe marangozë për t`i ndërtuar një shtëpi.
1 i Kronikave 14:2
Atëherë Davidi e pranoi që Zoti e kishte vendosur mbret të Izraelit, sepse mbretëria e tij qe lavdëruar shumë për shkak të popullit të tij, Izraelit.
1 i Kronikave 14:8
Kur Filistejtë mësuan që Davidi ishte vajosur mbret i tërë Izraelit, dolën të gjithë në kërkim të Davidit. Sa e mësoi këtë, Davidi u doli përballë.
1 i Kronikave 14:9
Filistejtë arritën dhe u përhapën në luginën e Refaimit.
1 i Kronikave 14:10
Atëherë Davidi u këshillua me Perëndinë, duke thënë: A duhet të dal kundër Filistejve? A do të m`i japësh në duart e mia?". Zoti u përgjigj: "Dil dhe unë do t`i jap në duart e tua".
1 i Kronikave 14:11
Ata dolën në Baal-Peratsim, ku Davidi i mundi dhe tha: "Perëndia ka hapur me duart e mia një kalim midis armiqve të mi, si një kalim i hapur nga ujërat". Prandaj i vunë këtij vendi emrin e Baal-Peratsimit.
1 i Kronikave 14:12
Filistejtë braktisën aty perënditë e tyre dhe Davidi urdhëroi që të digjeshin në zjarr.
1 i Kronikave 14:13
Më vonë Filistejtë filluan të shpërndahen nëpër luginë.
1 i Kronikave 14:14
Davidi u këshillua përsëri me Perëndinë, dhe Perëndia i tha: "Mos u dil prapa, por merru krahët dhe sulu mbi ta përballë ballsameve.
1 i Kronikave 14:15
Kur të dëgjosh një zhurmë hapash në majat e ballsameve, hidhu menjëherë në sulm, sepse Perëndia do të të dalë përpara për të mundur ushtrinë e Filistejve".
1 i Kronikave 14:16
Davidi bëri ashtu siç e kishte urdhëruar Perëndia, dhe ata mundën ushtrinë e Filistejve nga Gabaoni deri në Gezer.
1 i Kronikave 14:17
Kështu fama e Davidit u përhap në të gjitha vendet, dhe Zoti solli tmerrin e tij mbi të gjitha kombet.
1 i Kronikave 15:1
Davidi ndërtoi disa shtëpi në qytetin e Davidit, përgatiti një vend për arkën e Perëndisë dhe ngriti një çadër për atë.
1 i Kronikave 15:2
Atëherë Davidi tha: "Asnjeri nuk duhet të mbartë arkën e Zotit përveç Levitëve, sepse Zoti ka zgjedhur ata për ta mbajtur arkën e Perëndisë dhe për t`i shërbyer atij përjetë".
1 i Kronikave 15:3
Davidi mblodhi tërë Izraelin në Jeruzalem për ta çuar arkën e Zotit në vendin që i kishte përgatitur.
1 i Kronikave 15:12
dhe u tha atyre: "Ju jeni të parët e shtëpive atërore të Levitëve; shenjtërohuni, ju dhe vëllezëzit tuaj, që të mund të transportojnë arkën e Zotit, Perëndisë të Izraelit, në vendin që i kam përgatitur.
1 i Kronikave 15:13
Sepse herën e parë ju nuk ishit dhe Zoti, Perëndia ynë, hapi një të çarë midis nesh, sepse nuk e kishim kërkuar sipas rregullave të caktuara".
1 i Kronikave 15:14
Kështu priftërinjtë dhe Levitët u shenjtëruan për të transportuar arkën e Zotit, Perëndisë të Izraelit.
1 i Kronikave 15:15
Bijtë e Levitëve e mbajtën arkën e Perëndisë mbi shpatullat e tyre me anë të shufrave, ashtu si kishte urdhëruar Moisiu sipas fjalës të Zotit.
1 i Kronikave 15:16
Pastaj Davidi urdhëroi krerët e Levitëve të caktonin vëllezërit e tyre këngëtarë me vegla muzikore, harpa, qeste dhe cembale për të pasur tinguj gëzimi.
1 i Kronikave 15:19
Këngëtarët Heman, Asaf dhe Ethan përdornin cembale prej bronzi;
1 i Kronikave 15:20
Zakaria, Azieli, Shemiramothi, Jehieli, Uni, Eliabi, Maasejahu dhe Benajahu u binin harpave për zëra sopranoje;
1 i Kronikave 15:21
Matithiahu, Elifalehu, Miknejahu, Obed-Edomi, Jejeli dhe Azaziahu u binin qesteve në oktavë për të udhëhequr këngën;
1 i Kronikave 15:24
Priftërinjtë Shebarniahu, Joshafati, Nethaneel, Amasai, Zakaria, Benajah dhe Elezieri u binin borive përpara arkës së Perëndisë, kurse Obed-Edomi dhe Jehijahu kryenin detyrën e derëtarit afër arkës.
1 i Kronikave 15:26
Kështu, sepse Perëndia i ndihmoi Levitët që mbanin arkën e besëlidhjes të Zotit, u ofruan si flijime shtatë dema dhe shtatë desh.
1 i Kronikave 15:29
Por ndodhi që, ndërsa arka e besëlidhjes të Zotit arriti në qytetin e Davidit, Mikal, e bija e Saulit, duke shikuar nga dritarja, pa mbretin David që kërcente dhe hidhej përpjetë, dhe e përçmoi në zemër të saj.
1 i Kronikave 16:1
Kështu e prunë arkën e Perëndisë dhe e vendosën në mes të tabernakullit që Davidi kishte ngritur për të; pastaj ofruan olokauste dhe flijime falenderimi përpara Perëndisë.
1 i Kronikave 16:4
Pastaj vendosi përpara arkës të Zotit disa Levitë për të kryer shërbimin për të kujtuar, për të falenderuar dhe për të lëvduar Zotin, Perëndinë e Izraelit;
1 i Kronikave 16:6
Priftërinjtë Benajah dhe Jahaziel përkundrazi i binin trombës vazhdimisht përpara arkës së besëlidhjes së Perëndisë.
1 i Kronikave 16:7
Atë ditë Davidi u besoi për herë të parë Asafit dhe vëllezërve të tij detyrën që të këndonin lëvdata Zotit.
1 i Kronikave 16:14
Ai është Zoti, Perëndia ynë; gjykimet e tij i gjejmë mbi të gjithë tokën.
1 i Kronikave 16:15
Mos harroni kurrë besëlidhjen e tij, fjalën e tij të urdhëruar për një mijë breza,
1 i Kronikave 16:17
që ia konfirmoi Jakobit si një statut dhe Izraelit si një besëlidhje të përjetshme,
1 i Kronikave 16:21
ai nuk lejoi që ndokush t`i shtypte; përkundrazi dënoi disa mbretër për dashurinë që ushqente për ta,
1 i Kronikave 16:25
Sepse Zoti është i madh dhe i denjë të lëvdohet në kulm; ai është me friksuësi nga tërë perënditë.
1 i Kronikave 16:26
Sepse tërë perënditë e kombeve janë idhuj, kurse Zoti ka krijuar qiejtë.
1 i Kronikave 16:29
Jepini Zotit zulmin që i takon emrit të tij, çojini oferta dhe ejani para tij. Bini përmbys para Zotit në shkëlqimin e shenjtërisë së tij;
1 i Kronikave 16:33
atëherë tërë drurët e pyllit do të lëshojnë britma gëzimi përpara Zotit, sepse ai vjen të gjykojë tokën.
1 i Kronikave 16:34
Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
1 i Kronikave 16:35
Thoni: "Shpëtona, o Perëndi i shpëtimit tonë! Na mblidh dhe na çliro nga kombet, me qëllim që të kremtojmë emrin tënd të shenjtë dhe të mburremi se të kemi lëvduar".
1 i Kronikave 16:36
I bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Izraelit, nga amshimi në amshim! Dhe tërë populli tha: "Amen", dhe lëvdoi Zotin.
1 i Kronikave 16:37
Kështu Davidi la Asafin dhe vëllezërit e tij atje përpara arkës së besëlidhjes të Zotit, me qëllim që të shërbenin vazhdimisht përpara arkës, sipas nevojave të çdo dite,
1 i Kronikave 16:39
dhe priftin Tsadok dhe priftërinjtë vëllezër të tij përpara tabernakullit të Zotit, në vendin e lartë që ishte në Gabaon,
1 i Kronikave 16:41
Dhe me ta ishin Hemani, Jeduthuni dhe të tjerët që ishin zgjedhur dhe caktuar me emër për të lëvduar Zotin, sepse mirësia e tij është e përjetshme.
1 i Kronikave 16:42
Me ta ishin gjithashtu Hemani dhe Jeduthuni me bori dhe cembale, për ata që do t`u binin veglave, dhe me vegla muzikore për të shoqëruar këngët e Perëndisë. Bijtë e Jeduthunit duhet të rrinin te porta.
1 i Kronikave 16:43
Më në fund tërë populli u kthye, secili në shtëpinë e vet, dhe Davidi u kthye për të bekuar shtëpinë e vet.
1 i Kronikave 17:2
Nathani iu përgjegj Davidit: "Bëj të gjitha ato që ke në zemër, sepse Perëndia është me ty".
1 i Kronikave 17:3
Por po atë natë fjala e Perëndisë iu drejtua Nathanit, duke i thënë:
1 i Kronikave 17:8
kam qenë me ty kudo ku ke vajtur, kam shfarosur përpara teje tërë armiqtë e tu dhe e kam bërë emrin tënd si atë të njerëzve të mëdhenj që janë mbi dhe.
1 i Kronikave 17:9
Përveç kësaj do t`i jap popullit tim të Izraelit një vend ku të banojë në shtëpinë e tij dhe të mos e lëvizin më, dhe të këqijtë të mos vazhdojnë ta shkretojnë si më parë,
1 i Kronikave 17:12
Ai do të më ndërtojë një shtëpi dhe unë do ta bëj të qëndrueshëm fronin e tij përgjithnjë.
1 i Kronikave 17:13
Unë do të jem për të një atë dhe ai për mua një bir; dhe nuk do t`ia heq përkrahjen time ashtu siç ia kam hequr atij që të ka paraprirë.
1 i Kronikave 17:14
Unë do ta bëj të qëndrueshëm për gjithnjë në shtëpinë time dhe në mbretërinë time, dhe froni i tij do të jetë i qëndrueshëm gjithnjë"".
1 i Kronikave 17:15
Nathani i foli Davidit duke përdorur tërë këto fjalë dhe sipas gjithë vizionit të tij.
1 i Kronikave 17:16
Atëherë mbreti David hyri, u ul përballë Zotit dhe tha: "Kush jam unë, o Zot Perëndi, ç`është shtëpia ime, që ti më bëre të arrij deri këtu?
1 i Kronikave 17:17
Megjithatë kjo t`u duk një gjë e vogël para syve të tu, o Perëndi; ti fole edhe për shtëpinë e shërbëtorit tënd për një të ardhme të largët dhe më konsiderove sikur të isha një njeri i rangut të lartë, o Zot Perëndi.
1 i Kronikave 17:18
Çfarë mund të thotë akoma Davidi për nderin që i ke bërë shërbëtorit tënd? Ti e njeh në të vërtetë shërbëtorin tënd.
1 i Kronikave 17:19
O Zot, për dashurinë e shërbëtorit tënd dhe sipas zemrës sate, ti ke kryer gjithë këto vepra të fuqishme për t`i bërë të njohura tërë këto gjëra të mëdha.
1 i Kronikave 17:20
O Zot, askush nuk është i ngjashëm me ty dhe nuk ka tjetër Perëndi veç teje, sipas tërë ato që kemi dëgjuar me veshët tona.
1 i Kronikave 17:21
Dhe kush është si populli yt i Izraelit, i vetmi komb mbi tokë që Perëndia erdhi për ta çliruar dhe për ta bërë popullin e tij, për të të dhënë një emër me gjëra të mëdha dhe të tmerrshme, duke i dëbuar kombet përpara popullit tënd që ti ke çliruar nga Egjipti?
1 i Kronikave 17:22
Ti e ke bërë popullin e Izraelit popullin tënd për gjithnjë; dhe ti, o Zot, je bërë Perëndia i tyre.
1 i Kronikave 17:23
Prandaj fjala që ke shqiptuar, o Zot, përsa i përket shërbëtorit tënd dhe shtëpisë së tij, të ruajë vlerën e saj për gjithnjë! Bëj siç ke thënë!
1 i Kronikave 17:24
Po, të mbetet e vlefshme, me qëllim që emri yt të shkëlqejë për gjithnjë dhe të kemi mundësinë të themi: "Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit, është me të vërtetë Perëndia për Izraelin"; dhe shtëpia e shërbëtorit tënd David u bëftë e qëndrueshme para teje!
1 i Kronikave 17:25
Ti vetë, o Perëndia im, i ke treguar shërbëtorit tënd se do t`i ndërtoje një shtëpi. Prandaj shërbëtori yt pati guximin të lutet në praninë tënde.
1 i Kronikave 17:26
Dhe tani, o Zot, ti je Perëndia dhe i ke premtuar këtë të mirë shërbëtorit tënd.
1 i Kronikave 17:27
Ndërkaq le të të pëlqejë të bekosh shtëpinë e shërbëtorit tënd, me qëllim që ajo të qëndrojë gjithnjë para teje, sepse atë që bekon ti, o Zot, është e bekuar për gjithnjë".
1 i Kronikave 18:1
Mbas këtyre ngjarjeve, Davidi mundi Filistejtë dhe i poshtëroi, duke u hequr nga dora Gathin dhe fshatrat përreth tij.
1 i Kronikave 18:3
Davidi mundi përveç tyre Hadarezerin, mbretin e Tsobahut, deri në Hamath, ndërsa ai shkonte për të vendosur sundimin e tij gjatë lumit Eufrat.
1 i Kronikave 18:4
Davidi i mori një mijë qerre, i kapi shtatë mijë kalorës dhe njëzet mijë këmbësorë. Davidi preu gjithashtu kërcinjtë e tërë kuajve, por kurseu mjaft për njëqind qerre.
1 i Kronikave 18:5
Kur Sirët e Damaskut erdhën për të ndihmuar Hadarezerin, mbretin e Tsobahut, Davidi vrau njëzet e dy mijë Sirë.
1 i Kronikave 18:6
Pastaj Davidi vendosi garnizone në Sirinë e Damaskut, dhe Sirët u bënë nënshtetas dhe haraçpagues të Davidit; dhe Zoti e përkrahte Davidin kudo që ai shkonte.
1 i Kronikave 18:10
i dërgoi mbretit David Hadoramin, birin e tij, për ta përshëndetur dhe për ta bekuar, sepse kishte luftuar kundër Hadarezerit dhe e kishte mundur (Hadarezeri ishte gjithnjë në luftë me Toun); dhe Hadorami pruri me vete lloj-lloj enësh ari, argjendi dhe bronzi.
1 i Kronikave 18:12
Përveç kësaj Abishai, bir i Tserujahut, mundi tetëmbëdhjetë mijë Edomitë në luginën e Kripës.
1 i Kronikave 18:13
Vendosi garnizone edhe në Idumea dhe tërë Edomitët u bënë nënshtetas të Davidit; dhe Zoti e përkrahte Davidin kudo që shkonte.
1 i Kronikave 19:2
Davidi tha: "Unë dua të përdor me Hanunin, birin e Nahashit, po atë dashamirësi që i ati ka treguar ndaj meje". Kështu Davidi dërgoi lajmëtarë për ta ngushëlluar për humbjen e atit të tij. Por kur shërbëtorët e Davidit arritën ne vendin e bijve të Amonit te Hanuni për ta ngushëlluar,
1 i Kronikave 19:3
krerët e bijve të Amonit i thanë Hanunit: "Ti beson që Davidi të ka dërguar ngushëllues për të nderuar atin tënd? Shërbëtorët e tij a nuk kanë ardhur vallë për të vëzhguar, për të shkatërruar dhe për të spiunuar vendin?".
1 i Kronikave 19:4
Atëherë Hanuni mori shërbëtorët e Davidit, i detyroi të rruhen dhe të presin rrobat për gjysmë deri në mollaqet, pastaj i la të shkonin.
1 i Kronikave 19:5
Ndërkaq disa shkuan të njoftojnë Davidin për atë që u kishte ndodhur këtyre njerëzve; atëherë Davidi dërgoi njerëz për t`i takuar, sepse ata ishin krejt të turpëruar. Mbreti porositi që t`u thonë atyre: "Qëndroni në Jeriko sa t`ju rritet mjekra, pastaj do të ktheheni".
1 i Kronikave 19:6
Kur bijtë e Amonit e kuptuan se kishin shkaktuar urrejtjen e Davidit, Hanuni dhe Amonitët dërguan një mijë talenta argjendi për të rekrutuar në shërbimin e tyre qerre dhe kalorës nga Mesopotamia, nga Sirët e Maakahut dhe nga Tsobahu.
1 i Kronikave 19:7
Rekrutuan gjithashtu tridhjetë e dy mijë qerre dhe mbretin e Maakahut me gjithë popullin tij, që fushuan përballë Medebas. Ndërkaq bijtë e Amonit ishin mbledhur nga qytetet e tyre për të marrë pjesë në luftë.
1 i Kronikave 19:9
Bijtë e Amonit dolën dhe u renditën për betejë në portën e qytetit, ndërsa mbretërit që kishin ardhur në ndihmë të tyre rrinin mënjanë në fushë.
1 i Kronikave 19:13
Tregohu trim dhe të jemi të fortë për popullin tonë dhe për qytetet e Perëndisë tonë; dhe Zoti të bëjë atë që i pëlqen".
1 i Kronikave 19:14
Pastaj Joabi me njerëzit që kishte me vete shkoi përpara për t`u ndeshur me Sirët; por këta ikën para tij.
1 i Kronikave 19:17
Kur Davidi u njoftua për këtë gjë, mblodhi tërë Izraelin, kaloi Jordanin, marshoi kundër tyre dhe u vendos në rend beteje kundër tyre. Sapo Davidi u rreshtua në rend beteje kundër Sirëve, këta e filluan menjëherë betejën.
1 i Kronikave 20:2
Atëherë Davidi i hoqi kurorën nga koka e mbretit të tyre dhe pa që ajo peshonte një talent ari, dhe në të kishte gurë të çmuar; ajo pastaj u vu mbi kryet e Davidit. Përveç kësaj nga ai qytet ai mori një plaçkë shumë të madhe.
1 i Kronikave 21:3
Joabi u përgjigj: "Zoti e shumëzoftë popullin e tij njëqind herë aq. Por, o mbret, o imzot, a nuk janë vallë të gjithë shërbëtorë të zortërisë sime? Pse zoti im kërkon një gjë të tillë? Pse e bën fajtor Izraelin?".
1 i Kronikave 21:4
Por kërkesa e mbretit mbizotëroi mbi atë të Joabit. Prandaj Joabi u nis, e përshkoi tërë Izraelin dhe u kthye pastaj në Jeruzalem.
1 i Kronikave 21:5
Joabi i dërgoi Davidit shifrat e regjistrimit të popullsisë; në të gjithë Izraelin kishte një milion e njëqind mijë njerëz të aftë përpërdorur shpatën dhe në Judë katërqind e shtatëdhjetë mijë njerëz të aftë përpërdorur shpatën.
1 i Kronikave 21:6
Por në regjistrimin e këtyre Joabi nuk përfshiu Levin dhe Beniaminin, sepse për të kërkesa e mbretit ishte e neveritshme.
1 i Kronikave 21:7
Kjo gjë nuk i pëlqeu Perëndisë, prandaj e goditi Izraelin.
1 i Kronikave 21:8
Kështu Davidi i tha Perëndisë: "Kam bërë një mëkat shumë të madh duke bërë këtë gjë; por tani, të lutem, hiqja paudhësinë shërbëtorit tënd, sepse unë kam vepruar shumë pa mend".
1 i Kronikave 21:10
"Shko e i thuaj Davidit: "Kështu thotë Zoti: Unë të propozoj tri gjëra: zgjidh njerën nga këto dhe unë do ta kryej për ty"".
1 i Kronikave 21:12
ose tre vjet zi buke, ose tre muaj shkatërrimesh përpara kundërshtarëve të tu, gjatë të cilave shpata e armiqve të tu do të të zërë, ose tri ditë shpate të Zotit, me fjalë të tjera murtaja në vend, gjatë të cilave engjëlli i Zotit do të të sjellë shkatërrim në të gjithë territorin e Izraelit. Tani më bëj të ditur përgjigjen që duhet t`i jap atij që më ka dërguar".
1 i Kronikave 21:15
Perëndia dërgoi gjithashtu një engjëll në Jeruzalem për ta shkatërruar; por kur po përgatitej të fillonte shkatërrimin, Zoti ktheu shikimin, u pendua për fatkeqësinë e caktuar dhe i tha engjëllit që shkatërronte: "Tani mjaft! Mbaje dorën!". Engjëlli i Zotit qëndronte më këmbë pranë lëmit të Ornanit, Jebuseut.
1 i Kronikave 21:16
Davidi me sytë e ngritur, pa engjëllin e Zotit që rrinte midis tokës dhe qiellit me në dorë një shpatë të zhveshur dhe të drejtuar mbi Jeruzalem. Atëherë Davidi dhe pleqtë, të veshur me thasë, ranë përmbys me fytyrë për tokë.
1 i Kronikave 21:17
Davidi i tha Perëndisë: "A nuk kam qenë unë, vallë, ai që urdhëroi regjistrimin e popullsisë? Kam qenë unë që kam mëkatuar dhe që kam bërë të keqen; por këta, kopeja, çfarë kanë bërë? Të lutem, o Zot, Perëndia im, drejtoje dorën tënde kundër meje dhe kundër shtëpisë së atit tim, por mos e godit popullin tënd me këtë fatkeqësi".
1 i Kronikave 21:21
Kur Davidi arriti pranë Ornanit, ky e shikoi dhe e njohu Davidin; doli pastaj nga lëmi dhe ra përmbys para Davidit me fytyrë për tokë.
1 i Kronikave 21:22
Atëherë Davidi i tha Ornanit: "Më jep sipërfaqen e lëmit; që të ndërtojë një altar për Zotin; ma jep për gjithë vlerën e saj, me qëllim që fatkeqësia të mos godasë më popullin".
1 i Kronikave 21:23
Ornani i tha Davidit: "Merre; dhe mbreti, zoti im, të bëjë atë që i duket më e mirë; ja, unë po të jap edhe qetë e olokaustit, veglat e shirjes për dru dhe grurin për blatimin e ushqimit; po t`i jap të gjitha".
1 i Kronikave 21:24
Por mbreti David i tha Ornanit: "Jo! Unë dua ta ble për vlerën e saj të plotë, sepse nuk ka për të marrë për Zotin atë që është prona jote dhe nuk kam për të ofruar një olokaust që nuk më kushton asgjë".
1 i Kronikave 21:26
Pastaj Davidi ndërtoi aty një altar për Zotin, ofroi olokauste dhe flijime falenderimi dhe kërkoi ndihmën e Zotit, që iu përgjigj me zjarrin që zbriti nga qielli mbi altarin e olokaustit.
1 i Kronikave 21:27
Atëherë Zoti urdhëroi engjëllin ta fusë përsëri shpatën e tij në myll.
1 i Kronikave 21:30
Por Davidi nuk mund të shkonte përpara atij altari për t`u këshilluar me Perëndinë, sepse ishte trembur përpara shpatës së engjëllit të Zotit.
1 i Kronikave 22:1
Pastaj Davidi tha: "Kjo është shtëpia e Zotit Perëndi dhe ky është altari i olokausteve për Izraelin".
1 i Kronikave 22:2
Atëherë Davidi dha urdhër të grumbulloheshin të huajt që ishin në vendin e Izraelit dhe i ngarkoi gurgdhendësit të latonin gurë për ndërtimin e shtëpisë së Perëndisë.
1 i Kronikave 22:3
Davidi përgatiti gjithashtu hekur me bollëk për gozhdat e kanateve të dyerve dhe për kanxhët, një sasi bronzi me peshë të pallogaritshme,
1 i Kronikave 22:5
Davidi thoshte: "Salomoni, biri im, është i ri dhe i mungon përvoja; shtëpia që do t`i ndërtohet Zotit ka për të qenë jashtëzakonisht madhështore dhe do të fitojë famë e lavdi në të gjitha vendet; prandaj kam për të bërë përgatitjet e duhura për të". Kështu Davidi, para se të vdiste, bëri përgatitje të mëdha.
1 i Kronikave 22:6
Pastaj thirri birin e tij Salomonin dhe e urdhëroi të ndërtonte një shtëpi për Zotin, Perëndinë e Izraelit.
1 i Kronikave 22:7
Davidi i tha Salomonit: "Biri im, unë vetë kisha në zemër të ndërtoja një shtëpi në emër të Zotit, Perëndisë tim;
1 i Kronikave 22:10
Ai do të ndërtojë një shtëpi në emrin tim; ai do të jetë për mua një djalë dhe unë do të jem për të një baba; dhe do ta bëj të qëndrueshëm për gjithnjë fronin e mbretërisë së tij mbi Izraelin".
1 i Kronikave 22:11
Tani, biri im, Zoti qoftë me ty, në mënyrë që ti të përparosh dhe të ndërtosh shtëpinë e Zotit, Perëndisë tënd, ashtu si ka thënë ai për ty.
1 i Kronikave 22:12
Vetëm Zoti të dhëntë dituri dhe zgjuarësi, të besoftë përgjegjësinë mbi Izraelin, për të respektuar ligjin, e Zotit, Perëndisë tënd.
1 i Kronikave 22:13
Atëherë do të kesh mbarësi, po të jetë se kujdesesh të zbatosh statutet dhe dekretet që Zoti i ka caktuar Moisiut për Izraelin. Ji i fortë dhe trim, mos ki frikë dhe mos u trondit.
1 i Kronikave 22:14
Ja, unë jam preokupuar të përgatis për shtëpinë e Zotit njëqind mijë talenta ari, një milion talenta argjendi dhe një sasi të tillë bronzi dhe hekuri sa nuk peshohet dot. Kam përgatitur gjithashtu lëndë druri dhe gurë; dhe ti mund t`i shtosh edhe më.
1 i Kronikave 22:15
Përveç kësaj ke me vete shumë punëtorë: gdhëndës, punëtorë të gurit dhe të drurit dhe çdo lloj teknikësh për çfarëdo lloj punimi.
1 i Kronikave 22:18
"A nuk është vallë Zoti, Perëndia juaj, me ju, dhe a nuk ju ka dhënë paqe rreth e qark? Në fakt ai i ka lënë banorët e vendit në duart e mia, dhe vendi është nënshtruar para Zotit dhe para popullit të tij.
1 i Kronikave 22:19
Prandaj tani bëni që zemra dhe shpirti juaj të kërkojnë Zotin, Perëndinë tuaj; pastaj çohuni dhe ndërtoni shenjtëroren e Zotit, Perëndisë tuaj, për të transferuar arkën e besëlidhjes të Zotit dhe sendet që ia keni shenjtëruar Perëndisë në tempullin që do të ndërtohet në emër të Zotit".
1 i Kronikave 23:4
Nga këta, njëzet e katër mijë u caktuan për të drejtuar punimet në shtëpinë e Zotit, gjashtë mijë ishin magjistratë dhe gjyqtarë,
1 i Kronikave 23:5
katër mijë ishin derëtarë dhe katër mijë duhet të lëvdonin Zotin me veglat që Davidi kishte bërë për ta kremtuar.
1 i Kronikave 23:11
Jahathi ishte i pari, pas tij vinte Zina; Jeushi dhe Beriahu nuk patën shumë fëmijë, prandaj në regjistrimin përbënin një shtëpi të vetme atërore.
1 i Kronikave 23:13
Bijtë e Amramit: Aaroni dhe Moisiu. Aaroni u nda veç për të shenjtëruar gjërat e shenjta, ai dhe bijtë e tij përjetë, për të djegur temjan përpara Zotit, për t`i shërbyer dhe për të bekuar emrin e tij përjetë.
1 i Kronikave 23:14
Sa për Moisiun, njeriun e Perëndisë, bijtë e tij u llogaritën në fisin e Levit.
1 i Kronikave 23:24
Këta ishin bijtë e Levit sipas shtëpisë të tyre atërore, të parët e shtëpive atërore sipas regjistrimit të popullsisë, që u bë duke i numëruar emrat një për një. Këta ishin të ngarkuar me shërbimin e shtëpisë të Zotit njëzet vjeç e lart.
1 i Kronikave 23:25
Sepse Davidi kishte thënë: "Zoti, Perëndia i Izraelit, i ka dhënë paqe popullit të tij, në mënyrë që ai të mund të banonte në Jeruzalem përjetë.
1 i Kronikave 23:28
Sepse detyra e tyre ishte që të ndihmonin bijtë e Aaronit në shërbimin e shtëpisë së Zotit në oborret, në dhomat, në pastrimin e të gjitha gjërave të shenjta, në punën e shërbimit të shtëpisë së Perëndisë,
1 i Kronikave 23:29
me bukët e paraqitjes, me majën e miellit për ofertën e ushqimit, me kuleçët e ndorme; me gjërat që gatuhen në tigan, me atë që është përzier me vaj dhe me të gjitha masat dhe dimensionet.
1 i Kronikave 23:30
Përveç kësaj ata duhet të paraqiteshin çdo mëngjes për të kremtuar dhe për të lëvduar Zotin, dhe kështu edhe çdo mbrëmje,
1 i Kronikave 23:31
si dhe për të ofruar vazhdimisht para Zotit tërë olokaustet, sipas numrit të caktuar nga ligji ditët e shtuna, kur fillon hëna e re dhe në festat solemne.
1 i Kronikave 24:4
Me qenë se kishte më tepër familjarë midis bijve të Eleazarit sesa midis bijve të Ithamarit, ata u ndanë në këtë mënyrë: për bijtë e Eleazarit, gjashtëmbëdhjetë të parë të shtëpisë atërore dhe për bijtë e Ithamarit, tetë të parë sipas shtëpive të tyre atërore.
1 i Kronikave 24:5
Ata u ndanë me short, si njera palë ashtu dhe pala tjetër, sepse kishte princa të shenjtërores dhe princa të Perëndisë qoftë midis bijve të Eleazarit, qoftë midis bijve të Ithamarit.
1 i Kronikave 24:6
Shkruesi Shemajahu, bir i Nathaneelit, një Levit i regjistroi në prani të mbretit, të princave, të priftit Tsadok, të Ahimelekut, birit të Abiathsarit, dhe të të parëve të shtëpive atërore të priftërinjve dhe të Levitëve. U hodh në short një shtëpi atërore për Eleazarin dhe një tjetër për Ithamarin.
1 i Kronikave 24:19
Këto ishin turnet për shërbimin e tyre kur hynin në shtëpinë e Zotit, sipas normave të caktuara nga Aaroni, ati i tyre, duke iu përmbajur urdhrave të Zotit, Perëndisë të Izraelit.
1 i Kronikave 24:20
Sa për pjesën tjetër të bijve të Levit, të bijve të Amramit, Shubaeli; të bijve të Shubaelit, Jehdia.
1 i Kronikave 24:21
Për Rehabiahun, bijve të Rehabiahut, ata kishin si të parë Ishshiahun.
1 i Kronikave 24:22
Për Itsharitët, ata kishin si të parë Shelomothin: bijtë e Shelomothit kishin Jahathin.
1 i Kronikave 25:3
Nga Jeduthuni, bijtë e Jeduthunit: Gedaliahu, Tseri, Jeshajahu, Shimei, Hashabiahu dhe Matihiahu, gjashtë, nën drejtimin e atit të tyre Jezuduthun, që këndonte himne me frymëzim për të kremtuar dhe lëvduar Zotin.
1 i Kronikave 25:5
Tërë këta ishin bijtë e Hemanit, shikuesit të mbretit sipas fjalës së Perëndisë për të ngritur në qiell fuqinë e tij. Në fakt Perëndia i kishte dhënë Hemanit katërmbëdhjetë bij dhe tri bija.
1 i Kronikave 25:6
Tërë këta ishin nën drejtimin e atit të tyre për të kënduar në shtëpinë e Zotit me cembale, dhe me harpa dhe me qeste, për shërbimin në shtëpinë e Perëndisë. Asafi, Jeduthuni dhe Hemani ishin nën urdhrat e mbretit.
1 i Kronikave 25:7
Numri i tyre, së bashku me vëllezërit e tyre të ushtruar për t`i kënduar Zotit, të gjithë me të vërtetë të aftë, ishte dyqind e tetëdhjetë e tetë veta.
1 i Kronikave 25:8
Për të caktuar turnin e shërbimit të tyre si të vegjëlit ashtu dhe të mëdhenjtë, mjeshtrat dhe dishepujt, hoqën me short.
1 i Kronikave 25:9
I pari i caktuar me short për Asafin ishte Josefi; i dyti Gedaliahu, me vëllezërit dhe bijtë e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;
1 i Kronikave 26:1
Për klasat e derëtarëve: të Korahitëve, Meshelemiahu, bir i Koreut, nga bijtë e Asafit.
1 i Kronikave 26:5
Amieli i gjashti, Isakari i shtati, Peulthai i teti, sepse Perëndia e kishte bekuar.
1 i Kronikave 26:12
Këtyre klasave të derëtarëve, nëpërmjet të parëve të tyre, por edhe nëpërmjet vëllezërve të tyre, iu besuan shërbimi në shtëpinë e Zotit.
1 i Kronikave 26:13
U hodh në short për çdo portë, qoftë të vegjëlit apo të mëdhenjtë, sipas shtëpive atërore.
1 i Kronikave 26:14
Për portën lindore shorti i ra Shelemiahut. Pastaj u hodh shorti për portën veriore, e cila i ra birit të tij Zakaria, një këshilltar me mend.
1 i Kronikave 26:16
Shupimit dhe Osahut i ra në perëndim, me portën e Shalekethit, në rrugën përpjetë, një postë roje përballë tjetrës.
1 i Kronikave 26:17
Në krahun lindor qëndronin gjithnjë gjashtë Levitë çdo ditë, në krahun jugor katër çdo ditë, dhe në magazinat nga dy për secilën prej tyre.
1 i Kronikave 26:18
Në Parbar, në krahun perëndimor, ishin caktuar katër veta për rrugën dhe dy për Parbarin.
1 i Kronikave 26:20
Nga Levitët, Ahijahu ishte caktuar për ruajtjen e thesareve të shtëpisë së Perëndisë dhe të thesareve të gjërave të shenjtëruara.
1 i Kronikave 26:22
Bijtë e Jehielit, Zethami dhe i vëllai Joeli, ishin caktuar për ruajtjen e thesareve të shtëpisë të Zotit.
1 i Kronikave 26:26
Ky Shelomith dhe vëllezërit e tij ishin caktuar për ruajtjen e të gjitha thesareve të gjërave të shenjta që mbreti David, të parët e shtëpive atërore dhe komandantët e ushtrisë kishin shenjtëruar.
1 i Kronikave 26:27
Ata kishin shenjtëruar një pjesë të plaçkës që kishin shtënë në dorë gjatë luftës për të mbajtur shtëpinë e Zotit.
1 i Kronikave 26:28
Përveç kësaj të gjitha ato që ishin shenjtëruar nga Samueli, shikuesi, nga Sauli, bir i Kishit, nga Abneri, bir i Nerit dhe nga Joabi, bir i Tserujahut, dhe çdo gjë tjetër e shenjtëruar nga cilido qoftë ishte nën përgjegjësinë e Shelomithit dhe të vëllezërve të tij.
1 i Kronikave 26:30
Ndër Hebronitët, Hashabiahu dhe vëllezërit e tij, një mijë e shtatëqind trima, u caktuan të mbikqyrnin Izraelin, këndej Jordanit, në perëndim, në të tëra çështjet e Zotit dhe të shërbimit të mbretit.
1 i Kronikave 26:32
Vëllezërit e tij ishin dy mijë e shtatëqind trima, të parë të shtëpive atërore. Mbreti David u besoi atyre mbikqyrjen e Rubenitëve, të Gaditëve, të gjysmës së fisit të Manasit për të gjitha gjërat që kishin të bënin me Perëndinë dhe me punët e mbretit.
1 i Kronikave 27:1
Dhe tani ja, bijtë e Izraelit, sipas numrit të tyre, të parëve të shtëpive atërore, komandantëve të mijësheve dhe të qindësheve dhe të oficerëve të tyre në shërbim të mbretit për të gjitha ato që
1 i Kronikave 27:2
Në krye të divizionit të parë, gjatë muajit të parë, ishte Jashobeami, bir i Zabdielit, dhe divizioni i tij përbëhej nga njëzet e katër mijë burra.
1 i Kronikave 27:3
Ai ishte nga bijtë e Peretsit dhe komandant i të gjithë oficerëve të ushtrisë gjatë muajit të parë.
1 i Kronikave 27:4
Në krye të divizionit të muajit të dytë ishte Dodai, Ahohiti; në divizionin e tij oficeri më i rëndësishëm ishte Miklothi; divizioni i tij përbëhej nga njëzet e katër mijë burra.
1 i Kronikave 27:5
Komandanti i divizionit të tretë për muajin e tretë ishte Benajahu, bir i priftit Jehojada; ai ishte komandant dhe divizioni i tij përbëhej nga njëzet e katër mijë burra.
1 i Kronikave 27:7
Komandanti i katërt për muajin e katërt ishte Asaheli, vëllai i Joabit; pas tij vinte i biri, Zebadiahu; divizioni i tij përbëhej nga njëzet e katër mijë burra.
1 i Kronikave 27:8
Komandanti i pestë për muajin e pestë ishte komandanti Shamhuth, Izrahiti; divizioni i tij përbëhej nga njëzet e katër mijë burra.
1 i Kronikave 27:9
Komandanti i gjashtë për muajin e gjashtë ishte Ira, bir i Ikeshit, Tekoitit; divizioni i tij përbëhej nga njëzet e katër mijë burra.
1 i Kronikave 27:10
Komandanti i shtatë për muajin e shtatë ishte Heletsi, Peloniti, nga bijtë e Efraimit; divizioni i tij përbëhej nga njëzet e katër mijë burra.
1 i Kronikave 27:11
Komandanti i tetë për muajin e tetë ishte Sibekai, Hushathiti, nga Zarhitët; divizioni i tij përbëhej nga njëzet e katër mijë burra.
1 i Kronikave 27:12
Komandanti i nëntë për muajin e nëntë ishte Abiezeri nga Anatothi, një Beniaminit; divizioni i tij përbëhej nga njëzet e katër mijë burra.
1 i Kronikave 27:13
Komandanti i dhjetë për muajin e dhjetë ishte Maharai nga Netofa, nga Zerahitët; divizioni i tij përbëhej nga njëzet e katër mijë burra.
1 i Kronikave 27:14
Komandanti i njëmbëdhjetë për muajin e njëmbëdhjetë ishte Banajahu nga Pirathoni, një nga bijtë e Efraimit; divizioni i tij përbëhej nga njëzet e katër mijë burra.
1 i Kronikave 27:15
Komandanti i dymbëdhjetë për muajin e dymbëdhjetë ishte Heldai nga Netofa, prej familjes së Othnielit; divizioni i tij përbëhej nga njëzet e katër mijë burra.
1 i Kronikave 27:16
Përveç këtyre, të parët e fiseve të Izraelit ishin këta që vijojnë: i pari i Rubenitëve ishte Eliezeri, bir i Zikrit; i pari i Simeonitëve, Shefatiahu, bir i Maakahut;
1 i Kronikave 27:24
Joabi, bir i Tserujahut, kishte filluar regjistrimin e popullsisë por nuk e kishte përfunduar; prandaj zëmërimi i Zotit goditi Izraelin dhe numri i të regjistruarve nuk u përfshi në Kronikat e mbretit David.
1 i Kronikave 27:26
Ezri, bir i Kelubit, ishte caktuar për punonjësit që punonin tokën;
1 i Kronikave 27:27
Shimei nga Ramahu ishte caktuar për vreshtat; Zabdihu i Sefamit ishte caktuar për prodhimin e vreshtave që depozitohej në kantina;
1 i Kronikave 27:28
Baal-Hanani nga Gederi ishte caktuar për ullishtet dhe për fiqtë e egjiptit që ndodheshin në fushë; Joashi ishte caktuar për depozitat e vajit;
1 i Kronikave 27:29
Shitrai nga Sharoni ishte caktuar për kopetë që kullotnin në Sharon; Shafati, bir i Adlait, ishte caktuar për kopetë që ndodheshin në luginat;
1 i Kronikave 27:30
Obili, Ismaeliti, ishte caktuar për devetë; Jehdejahu nga Merenothi merrej me gomarët;
1 i Kronikave 28:2
Pastaj mbreti David u ngrit në këmbë dhe tha: "Më dëgjoni, o vëllezër të mi dhe o populli im! Unë kisha në zemër të ndërtoja një shtëpi paqeje për arkën e besëlidhjes të Zotit, për mbështetësen e këmbëve të Perëndisë tonë, dhe kisha bërë përgatitje për ta ndërtuar.
1 i Kronikave 28:3
Por Perëndia më tha: "Ti nuk do të ndërtosh një shtëpi në emrin tim, sepse ke qenë një njeri lufte dhe ke derdhur gjak".
1 i Kronikave 28:4
Megjithatë Zoti, Perëndia i Izraelit, më ka zgjedhur mua nga tërë shtëpia e atit tim, që të bëhem mbret i Izraelit përjetë. Në fakt ai ka zgjedhur Judën si princ, dhe në shtëpinë e Judës shtëpinë e atit tim dhe midis bijve të atit tim i ka pëlqyer të më bëjë mua mbret të të gjithë Izraelit.
1 i Kronikave 28:6
Ai më tha: "Do të jetë biri yt Salomon ai që ka për të ndërtuar shtëpinë time dhe oborret e mia, sepse kam zgjedhur atë si djalin tim, dhe unë do të jem për atë si një baba.
1 i Kronikave 28:7
Do ta bëj të qëndrueshme përjetë mbretërinë e tij në rast se u përmbahet në mënyrë të vendosur urdhërimeve dhe dekreteve të mia, ashtu si po bën sot".
1 i Kronikave 28:8
Kështu, pra, përpara tërë Izraelit, asamblesë së Zotit, dhe përpara Perëndisë tonë që na dëgjon, zbatoni dhe kërkoni tërë urdhërimet e Zotit, Perëndisë tuaj, me qëllim që të mund ta zotëroni këtë vend të mirë dhe t`ia lini si trashëgimi bijve tuaj mbas jush, përjetë.
1 i Kronikave 28:9
Ti Salomon, biri im njihe Perëndinë e atit tënd dhe shërbeji me gjithë zemër dhe me shpirt vullnetmirë, sepse Zoti heton të gjitha zemrat dhe kupton tërë qëllimet e mendimeve. Në rast se ti e kërkon, ai do të të lërë ta gjesh; por në rast se ti e braktis, ai do të të hedhë poshtë përjetë.
1 i Kronikave 28:10
Tani ki parasysh që Zoti të ka zgjedhur për të ndërtuar një shtëpi si shenjtërore; tregohu i fortë dhe futju punës!".
1 i Kronikave 28:11
Atëherë Davidi i dha birit të tij Salomonit projektin e portikut të tempullit, të godinave të tij, të dhomave të tij, të thesareve të tij, të dhomave të sipërme, të dhomave të brendshme dhe të vendit të pajtuesit,
1 i Kronikave 28:12
si dhe projektin e të gjitha gjërave që kishte në mendje për Frymën lidhur me oborret e shtëpisë të Zotit, me të gjitha dhomat anësore, me thesaret e shtëpisë së Perëndisë dhe me thesaret e sendeve të shenjtëruara,
1 i Kronikave 28:13
me klasat e priftërinjve dhe të Levitëve, me tërë punën lidhur me shërbimin e shtëpisë të Zotit dhe me të gjitha veglat e nevojshme për shërbimin e shtëpisë të Zotit.
1 i Kronikave 28:14
I dha arin duke treguar peshën e sendeve prej ari, për të gjitha veglat që përdoren në çdo lloj shërbimi, dhe argjendin duke treguar peshën e të gjitha veglave prej argjendi, për të gjitha veglat që përdoren në çdo lloj shërbimi.
1 i Kronikave 28:15
I dha gjithashtu peshën e arit për shandanët prej ari dhe për llambat e tyre prej ari, duke treguar peshën e çdo shandani dhe të llambave të tij, dhe peshën e argjendit për shandanët prej argjendi, duke treguar peshën e çdo shandani dhe të llambave të tij, sipas përdorimit të çdo shandani.
1 i Kronikave 28:16
I dha gjithashtu, duke treguar peshën, arin për tryezat e bukëve të paraqitjes, për çdo tryezë, dhe argjendin për tryezat prej argjendi,
1 i Kronikave 28:17
dhe arin e kulluar për pirunët e mëdhenj, për legenët e vegjël dhe për kupat, dhe arin, duke treguar peshën për kupat prej ari, për çdo kupë, dhe argjendin, duke treguar peshën për kupat prej argjendi, për çdo kupë.
1 i Kronikave 28:18
I dha gjithashtu ar të kulluar për altarin e temjanit, duke treguar peshën, dhe për modelin e qerres, domethënë, kerubinët prej ari që hapnin krahët dhe mbulonin arkën e besëlidhjes të Zotit.
1 i Kronikave 28:20
Davidi i tha pastaj të birit Salomon: "Ji i fortë dhe trim, përvishju punës, mos ki frikë dhe mos u trondit, sepse Zoti Perëndi, Perëndia im, do të jetë me ty. Ai nuk do të lërë dhe nuk do të braktisë deri sa të mbarosh tërë punën për shërbimin e shtëpisë të Zotit.
1 i Kronikave 28:21
Dhe ja klasat e priftërinjve dhe të Levitëve për tërë shërbimin e shtëpisë së Perëndisë; përveç kësaj, për çdo punë do të kesh në dispozicion lloj lloj specialistësh vullnetmirë, në çdo veprimtari; edhe krerët edhe tërë populli do të jenë plotësisht nën urdhrat e tua".
1 i Kronikave 29:1
Pastaj mbreti David i tha tërë asamblesë: "Salomoni, biri im, i vetmi që Perëndia ka zgjedhur, është akoma i ri dhe i pa përvojë, ndërsa vepra është e madhe, sepse ky pallat nuk i është caktuar një njeriu, por Zotit Perëndi.
1 i Kronikave 29:2
Me të gjitha mundësitë e mia kam përgatitur për shtëpinë e Perëndisë tim ar për sendet prej ari, argjend për sendet prej argjendi, bronz për sendet prej bronzi, hekur për sendet prej hekuri, dru për sendet prej druri, gurë oniski dhe gurë për t`u ngallmuar, gurë brilanti dhe me ngjyra të ndryshme, lloj lloj gurësh të çmuar dhe mermer në një sasi të madhe.
1 i Kronikave 29:3
Përveç kësaj, duke qenë se e kam vendosur dashurinë time mbi shtëpinë e Perëndisë tim, përveç asaj që kam përgatitur për shtëpinë e shenjtërores, i dhuroj shtëpisë së Perëndisë tim thesarin tim personal prej ari dhe argjendi:
1 i Kronikave 29:4
tre mijë talenta ari, nga ari i Ofirit, dhe shtatë mijë talenta argjendi të kulluar për të veshur muret e shenjtërores,
1 i Kronikave 29:5
ari për sendet prej ari, argjendi për sendet prej argjendi dhe për të gjitha punimet që duhet të kryhen nga zejtarë të shkathët. Kush është sot i gatshëm ta mbushë dorën e tij për t`ia kushtuar Zotit?".
1 i Kronikave 29:7
dhe dhanë për punimin e shtëpisë së Perëndisë pesë mijë talenta ari, dhjetë mijë darika ari, dhjetë mijë talenta argjendi, tetëmbëdhjetë talenta prej bronzi dhe njëzqind mijë talenta prej hekuri.
1 i Kronikave 29:10
Kështu Davidi bekoi Zotin përpara tërë asamblesë dhe tha: "I bekuar je ti, o Zot, Perëndi i Izraelit, ati ynë, për gjithë amshimin.
1 i Kronikave 29:12
Nga ti vijnë pasuria dhe lavdia; ti sundon mbi gjithçka; në dorën tënde janë forca dhe fuqia, dhe ti ke fuqinë për të bërë të madh dhe për t`u dhënë forcë të gjithëve.
1 i Kronikave 29:13
Prandaj ne, o Perëndia ynë, të falenderojmë dhe kremtojmë emrin tënd të lavdishëm.
1 i Kronikave 29:15
Sepse ne jemi të huaj dhe shtegtarë përpara teje ashtu si qenë etërit tanë. Ditët tona mbi tokë janë si një hije dhe nuk ka shpresë.
1 i Kronikave 29:16
O Zot, Perëndia ynë, tërë ky bollëk gjërash që kemi përgatitur për të të ndërtuar një tempull ty, në emrin tënd të shenjtë, vjen nga dora jote, është e tëra jotja.
1 i Kronikave 29:17
Unë e di, o Perëndia im, që ti provon zemrën dhe gëzohesh kur sheh sjelljen e drejtë. Prandaj në drejtësinë e zemrës sime të kam ofruar në mënyrë spontane tërë këto gjëra; dhe tani shoh me gëzim që populli yt, që është këtu i pranishëm, bën ofertat e tij në mënyrë spontane.
1 i Kronikave 29:18
O Zot, Perëndi i Abrahamit, i Isakut dhe i Izraelit, i etërve tanë, ruaj gjithnjë këto prirje dhe mendime në zemrën e popullit tënd dhe drejto zemrat e tyre nga ti;
1 i Kronikave 29:19
dhe jepi Salomonit, birit tim, një zemër të ndershme, që ai të respektojë urdhërimet, porositë dhe statutet e tua, që të bëjë tërë këto gjëra dhe të ndërtojë tempullin për të cilin kam bërë përgatitjet".
1 i Kronikave 29:20
Pastaj Davidi i tha tërë asamblesë: "Tani bekoni Zotin, Perëndinë tuaj". Atëherë tërë asambleja bekoi Zotin, Perëndinë e etërve të tyre; u përkulën dhe ranë përmbys përpara Zotit dhe mbretit.
1 i Kronikave 29:21
Të nesërmen bënë flijime për Zotin dhe i ofruan olokauste: një mijë dema të vegjël, një mijë desh, një mijë qengja me libacionet përkatëse dhe flijime të shumta për tërë Izraelin.
1 i Kronikave 29:22
Atë ditë hëngrën dhe pinë me gëzim të madh para Zotit; dhe për herë të dytë e shpallën mbret Salomonin, birin e Davidit dhe e vajosën përpara Zotit që të ishte princ, dhe Tsadokun që të ishte prift.
1 i Kronikave 29:25
Kështu Zoti e bëri shumë të madh Salomonin përpara tërë Izraelit dhe i dha një madhështi mbretërore që asnjë mbret para tij në Izrael nuk e kishte pasur kurrë.
2 i Kronikave 1:1
Salomoni, bir i Davidit, u forcua shumë në mbretërinë e tij, dhe Zoti, Perëndia i tij, qe me të dhe e bëri jashtëzakonisht të madh.
2 i Kronikave 1:3
Pastaj Salomoni bashkë me tërë asamblenë shkoi në vendin e lartë, që ishte në Gabaon, sepse aty ndodhej çadra e mbledhjes së Perëndisë që Moisiu, shërbëtori i Zotit, kishte ndërtuar në shkretëtirë.
2 i Kronikave 1:4
Arkën e Perëndisë, përkundrazi, Davidi e kishte mbartur nga Kirjath-Jearimi në vendin që kishte përgatitur për të; në të vëretë ai kishte ngritur për të një çadër në Jeruzalem.
2 i Kronikave 1:5
Altarin prej bronzi, që e kishte bërë Betsaleeli, bir i Urit, që ishte bir i Urit, e vendosi përpara tabernakullit të Zotit. Salomoni dhe asambleja shkuan për të kërkuar Zotin.
2 i Kronikave 1:6
Atje Salomoni u ngjit në altarin prej bronzi përpara Zotit, që ishte në çadrën e mbledhjes, dhe mbi të ofroi një mijë olokauste.
2 i Kronikave 1:7
Atë natë Perëndia iu shfaq Salomonit dhe i tha: "Më kërko atë që do dhe unë do të ta jap".
2 i Kronikave 1:8
Salomoni iu përgjigj Perëndisë: "Ti je treguar shumë dashamirës me Davidin, atin tim, dhe më ke bërë mua të mbretëroj në vend të tij.
2 i Kronikave 1:9
Tani, o Zot Perëndi, u realizoftë premtimi yt që i ke bërë Davidit, atit tim, sepse ti me ke bërë mbret mbi një popull të madh si pluhuri i tokës!
2 i Kronikave 1:11
Perëndia i tha Salomonit: "Me qenë se kjo ishte gjëja që kishe në zemër dhe nuk më ke kërkuar as pasuri, as mall, as lavdi, as jetën e armiqve të tu dhe as jetë të gjatë, por kërkove për vete diturin dhe zgjuarsin që të mund të qeverisësh popullin tim mbi të cilin të vura mbret,
2 i Kronikave 1:12
dituria dhe zgjuarsia të janë dhënë. Përveç tyre do të të jap pasuri, mall dhe lavdi, të cilat nuk i ka pasur asnjë mbret para teje dhe nuk do t`i ketë asnjë pas teje".
2 i Kronikave 1:17
Ata sillnin dhe importonin nga Egjipti një qerre për gjashtëqind sikla argjendi dhe një kalë për njëqind e pesëdhjetë. Kështu, me anë të këtyre tregtarëve, ua eksportonin tërë mbretërve të Hitejve dhe të Sirisë.
2 i Kronikave 2:1
Pastaj Salomoni vendosi të ndërtojë një tempull në emër të Zotit dhe një pallat për vete.
2 i Kronikave 2:2
Salomoni rekrutoi shtatëdhjetë mijë burra që të mbartnin pesha, tetëdhjetë mijë të nxirrnin gurë në malet dhe tre mijë e gjashtëqind veta për t`i mbikqyrur.
2 i Kronikave 2:3
Pastaj Salomoni i çoi fjalë Hiramit, mbretit të Tiros: "Ashtu si ke bërë me Davidin, atin tim, të cilit i dërgove kedra për të ndërtuar një shtëpi në të cilën të banonte, bëj të njëjtën gjë me mua.
2 i Kronikave 2:4
Ja unë jam duke ndërtuar një tempull në emër të Zotit, Perëndisë tim, për t`ia kushtuar atij, për të djegur para tij temjan erëmirë, për të ekspozuar vazhdimisht bukët e paraqitjes dhe për të ofruar olokauste në mëngjes dhe në mbrëmje, të shtunave, kur të ketë hënë të re dhë në festat e caktuara nga Zoti, Perëndia ynë. Ky është një ligj i përjetshëm për Izraelin.
2 i Kronikave 2:5
Tempulli që unë do të ndërtoj do të jetë i madh, sepse Perëndia ynë është më i madh se tërë perënditë e tjera.
2 i Kronikave 2:6
Po kush do të jetë në gjendje t`i ndërtojë një tempull me qenë se qiejtë dhe qiejtë e qiejve nuk janë në gjendje ta nxenë? E kush jam unë që t`i ndërtoj një tempull, qoftë edhe vetëm për të djegur temjan para tij?
2 i Kronikave 2:7
Prandaj dërgomë tani një njeri të shkathët që di të punojë arin, argjendin, bronzin, hekurin, purpurin, të kuqen flakë, ngjyrë vjollcën dhe që të dijë të bëjë çdo lloj prerjesh, duke punuar bashkë me specialistët që janë pranë meje në Judë dhe në Jeruzalem, dhe që ati im David ka përgatitur.
2 i Kronikave 2:9
për të më pregatitur lëndë druri me shumicë, sepse tempulli që do të ndërtoj do të jetë i madh dhe i mrekullueshëm.
2 i Kronikave 2:11
Dhe Hirami, mbret i Tiros, u përgjigj me një shkrim, që i dërgoi Salomonit: "Me qenë se Zoti e do popullin e tij, të ka caktuar mbret mbi të".
2 i Kronikave 2:12
Hirami thoshte gjithashtu: "I bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Izraelit, që ka bërë qiejtë dhe tokën, sepse i ka dhënë mbretit David një bir të urtë, shumë të zgjuar dhe të aftë, që do të ndërtojë një tempull për Zotin dhe një pallat mbretëror për vete!
2 i Kronikave 2:16
dhe ne do të presim tërë drurët e Libanit për të cilat ke nevojë; do t`i sjellim me trap nëpër det deri në Jafo dhe ti do t`i mbartësh në Jeruzalem".
2 i Kronikave 2:18
dhe mori shtatëdhjetë mijë prej tyre për të mbartur pesha, tetëdhjetë mijë për të prerë gurë në mal dhe tre mijë e gjashtëqind mbikqyrës që ta bënin popullin të punonte.
2 i Kronikave 3:1
Salomoni filloi pastaj ndërtimin e shtëpisë të Zotit, në Jeruzalem mbi malin Moriah, aty ku Zoti i ishte shfaqur Davidit, atit të tij, në vendin që Davidi kishte përgatitur në lëmin e Ornanit, Jebuseut.
2 i Kronikave 3:3
Këto janë përmasat e themeleve që hodhi Salomoni për ndërtimin e shtëpisë së Perëndisë. Gjatësia ishte gjashtëdhjetë kubitë (në kubitë të masës së vjetër) dhe gjerësia njëzet kubitë.
2 i Kronikave 3:4
Portiku përpara tempullit ishte njëzet kubitë i gjatë, duke barazuar kështu gjatësinë e tempullit, dhe ishte i lartë njëqind e njëzet kubitë. Ai e veshi nga brenda me ar të kulluar.
2 i Kronikave 3:6
Përveç kësaj e zbukuroi sallën me gurë të çmuar si ornament; dhe ari ishte ai i Parvaimit.
2 i Kronikave 3:9
Pesha e arit për gozhdat ishte pesëdhjetë sikla. Veshi me ar edhe dhomat e sipërme.
2 i Kronikave 3:15
Përpara tempullit bëri dy shtylla të larta tridhjetë e pesë kubitë; kapiteli në majë të çdo shtylle ishte pesë kubitë.
2 i Kronikave 3:17
Pastaj ngriti shtyllat përpara tempullit, njerën në të djathtë dhe tjetrën në të majtë; të djathtën e quajti Jakin dhe të majtën Boaz.
2 i Kronikave 4:3
Poshtë buzës kishte figura të ngjashme me qetë, dhjetë për çdo kubit, që rrethonin detin nga çdo anë. Qetë, të vendosur në dy radhë, ishin derdhur bashkë me detin.
2 i Kronikave 4:4
Ky mbështetej mbi dymbëdhjetë qe, nga të cilët tre shikonin nga veriu, tre nga perëndimi, tre nga jugu dhe tre nga lindja. Deti ishte vendosur mbi ta dhe pjesët e tyre të pasme ishin kthyer nga ana e brendshme.
2 i Kronikave 4:5
Ai kishte trashësinë e një pëllëmbe; buza e tij ishte bërë si buza e një kupe, si lulja e një zambaku; deti mund të përmbante deri tre mijë bate.
2 i Kronikave 4:6
Bëri edhe dhjetë enë për pastrim dhe i vendosi pesë në të djathtë dhe pesë në të majtë; në to laheshin gjërat që i përkisnin olokaustit; në det laheshin përkundrazi priftërinjtë.
2 i Kronikave 4:11
Hirami bëri gjithashtu enët, lopatëzat dhe legenët e vegjël. Kështu Hirami përfundoi punën që duhet të bënte për mbretin Salomon në shtëpinë e Perëndisë;
2 i Kronikave 4:12
dy shtyllat, dy kapitelet me vazo në majë të shtyllave, dy rrjetëzat për të mbuluar dy kapitelet me vazo në majë të shtyllave,
2 i Kronikave 4:13
katërqind shegë për dy rrjetëzat (dy radhë shegësh për çdo rrjetëz me qëllim që të mbulohen dy kapitelet me vazo në majë të shtyllave).
2 i Kronikave 4:16
si edhe enët, lopatëzat, pirunët dhe të gjitha sendet e tyre, që mjeshtri Hiram i bëri prej bronzi të shndritshëm për mbretin Salomon, për shtëpinë e Zotit.
2 i Kronikave 4:18
Salomoni i bëri këto vegla në një sasi kaq të madhe, sa që pesha e bronzit nuk u përcaktua dot.
2 i Kronikave 4:19
Kështu Salomoni përgatiti të gjitha orenditë për shtëpinë e Perëndisë; altarin prej ari dhe tryezat mbi të cilat vendoseshin bukët e paraqitjes,
2 i Kronikave 4:22
thikat, legenët, kupat dhe mangallët prej ari të kulluar. Sa për hyrjen e tempullit, portat e brendshme që të çonin në vendin shumë të shenjtë dhe portat që të futnin në anijatën e tempullit ishin prej ari.
2 i Kronikave 5:1
Kështu u përfundua tërë puna që Salomoni kishte urdhëruar për shtëpinë e Zotit. Atëherë Salomoni solli tërë gjërat që i ati kishte shenjtëruar: argjendin, arin dhe të gjitha veglat, dhe i futi në thesaret e shtëpisë së Perëndisë.
2 i Kronikave 5:2
Atëherë Salomoni mblodhi në Jeruzalem pleqtë e Izraelit dhe të gjithë krerët e fiseve, princat e familjeve atërore të bijve të Izraelit, për ta çuar lart arkën e besëlidhjes të Zotit nga qyteti i Davidit, domethënë nga Sioni.
2 i Kronikave 5:3
Tërë burrat e Izraelit u mblodhën rreth mbretit për festën që binte në muajin e shtatë.
2 i Kronikave 5:5
Ata e çuan lart arkën, çadrën e mbledhjes dhe të gjitha përdorëset e shenjta që ndodheshin në çadër. Këto gjëra i mbartën priftërinjtë dhe Levitët.
2 i Kronikave 5:9
Shufrat ishin aq të gjata sa që skajet e tyre në arkë mund të shiheshin përballë vendit shumë të shenjtë, por nuk dukeshin nga jashtë. Ato kanë mbetur atje deri ditën e sotme.
2 i Kronikave 5:13
dhe kur trumbetarët dhe këngëtarët si një njeri i vetëm bënë të dëgjohet bashkarisht zëri i tyre për të lëvduar dhe për të kremtuar Zotin dhe e ngritën zërin në tingullin e borive, të cembaleve dhe të veglave të tjera muzikore dhe lëvduan Zotin: "Sepse është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon në përjetësi", ndodhi që shtëpia, shtëpia e Zotit, u mbush me një re,
2 i Kronikave 5:14
dhe priftërinjtë nuk mundën të rrinin për të shërbyer për shkak të resë, sepse lavdia e Zotit mbushte shtëpinë e Perëndisë.
2 i Kronikave 6:2
Dhe unë kam ndërtuar për ty një shtëpi të madhërishme, në vendin ku do të banosh përjetë".
2 i Kronikave 6:4
Pastaj tha: "I bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Izraelit, që ka kryer me fuqinë e tij atë që i kishte premtuar me gojën e vet atit tim David, duke thënë:
2 i Kronikave 6:5
"Nga dita që nxora popullin tim të Izraelit nga vendi i Egjiptit, unë nuk kam zgjedhur asnjë qytet ndër të gjitha fiset e Izraelit për të ndërtuar një shtëpi, ku emri im të mbetej, dhe nuk kam zgjedhur njeri që të bëhet princ mbi popullin tim të Izraelit,
2 i Kronikave 6:7
Davidi, ati im, kishte në zemër të ndërtonte një tempull, në emër të Zotit, Perëndisë të Izraelit,
2 i Kronikave 6:9
por nuk do të jesh ti që do ta ndërtosh tempullin, por biri yt që ka për të dalë nga ijët e tua, do të jetë ai që do ta ndërtojë tempullin në emrin tim".
2 i Kronikave 6:10
Kështu Zoti e mbajti fjalën që kishte shqiptuar, dhe unë zura vendin e Davidit, atit tim dhe u ula mbi fronin e Izraelit, ashtu si kishte premtuar Zoti, dhe ndërtova tempullin në emrin e Zotit, Perëndisë të Izraelit.
2 i Kronikave 6:12
Pastaj Salomoni zuri vend para altarit të Zotit, përballë asamblesë së Izraelit dhe shtriu duart
2 i Kronikave 6:14
dhe tha: "O Zot, o Perëndi i Izraelit, nuk ka asnjë Perëndi të ngjashëm me ty as në qiell, as në tokë. Ti i përmbahesh besëlidhjes dhe mëshirës ndaj shërbëtorëve të tu që ecin përpara teje me gjithë zemër.
2 i Kronikave 6:16
Prandaj tani o Zot, Perëndi i Izraelit, mbaje me shërbëtorin tënd David, atin tim, atë që i ke premtuar duke thënë: "Ty nuk do të të mungojë asnjë nga ata që ulen në fronin e Izraelit, me kusht që bijtë e tu të kujdesen për sjelljen e tyre dhe të ecin sipas ligjit tim ashtu si ke ecur ti përpara meje".
2 i Kronikave 6:17
Tani, pra, o Zot, Perëndi i Izraelit, u bëftë fjala që i ke thënë shërbëtorit tënd David!
2 i Kronikave 6:18
Por a është në fakt e vërtetë që Perëndia banon me njerëzit në tokë? Ja, qiejtë dhe qiejtë e qiejve nuk mund të të nxënë, aq më pak ky tempull që unë kam ndërtuar!
2 i Kronikave 6:19
Megjithatë, o Zot, Perëndia im, kushtoji vëmendje lutjes së shërbëtorit tënd dhe kërkesës së tij, duke dëgjuar britmën dhe lutjen që shërbëtori yt të drejton ty.
2 i Kronikave 6:20
Sytë e tu janë drejtuar ditë e natë ndaj këtij tempulli, në drejtim të vendit që ke thënë: "Atje do të jetë emri im", për të dëgjuar lutjet që shërbëtori yt do të bëjë duke u kthyer në drejtim të këtij vendi.
2 i Kronikave 6:22
Në qoftë se ndokush kryen një mëkat kundër të afërmit të tij dhe, i detyruar të betohet, vjen të betohet përpara altarit tënd në këtë tempull,
2 i Kronikave 6:26
Kur qielli do të jetë i mbyllur dhe nuk do të ketë shi sepse kanë mëkatuar kundër teje, në qoftë se ata luten të drejtuar nga ky vend, në qoftë se lavdërojnë emrin tënd dhe heqin dorë nga mëkati i tyre sepse i ke përulur,
2 i Kronikave 6:27
ti dëgjo nga qielli, fale mëkatin e shërbëtorëve të tu dhe të popullit tënd, të Izraelit, duke u mësuar rrugën e mirë nëpër të cilën duhet të ecin, dhe dërgo shiun mbi tokën që i ke dhënë si trashëgimi popullit tënd.
2 i Kronikave 6:29
çdo lutje, çdo kërkesë për falje që do të të drejtohet nga çfarëdo individ apo nga tërë populli yt i Izraelit, kur secili ka pranuar plagën e tij dhe dhimbjen e tij dhe ka zgjatur duart e tij ndaj këtij tempulli,
2 i Kronikave 6:31
me qëllim që ata të të kenë frikë dhe të ecin në rrugët e tua për gjithë kohën që do të jetojnë në vendin që u ke dhënë etërve tanë.
2 i Kronikave 6:32
Kur i huaji, që nuk i përket popullit të Izraelit, do të vijë nga një vend i largët për shkak të emrit tënd të madh, të dorës sate të fuqishme dhe të krahut tënd të shtrirë, kur do të vijë të të lutet duke u kthyer nga ky tempull,
2 i Kronikave 6:33
ti dëgjo nga qielli, nga vendi i banesës sate, dhe jepi të huajit ato që të kërkon, me qëllim që tërë popujt e tokës të njohin emrin tënd dhe të kenë frikë nga ti, ashtu si bën populli yt i Izraelit, dhe të dinë që emri yt përmendet në këtë tempull që kam ndërtuar.
2 i Kronikave 6:34
Kur populli yt do të hyjë në luftë kundër armiqve të tij duke ndjekur rrugën nëpër të cilën e dërgove, në rast se të luten duke u drejtuar ndaj këtij qyteti që ti ke zgjedhur dhe ndaj tempullit që unë kam ndërtuar në emrin tënd,
2 i Kronikave 6:35
dëgjo nga qielli lutjen dhe kërkesën për falje dhe përkrah çështjen e tyre.
2 i Kronikave 6:38
në rast se kthehen me gjithë zemër dhe me tërë shpirt në vendin e robërisë së tyre ku janë shpërngulur dhe të luten duke u drejtuar ndaj vendit të tyre, ndaj qytetit që ti ke zgjedhur dhe tempullit që kam ndërtuar në emrin tënd,
2 i Kronikave 6:39
dëgjo nga qielli, vend i banesës sate, lutjen dhe stërlutjen e tyre, përkrah çështjen e tyre dhe fale popullin tënd që ka mëkatuar kundër teje!
2 i Kronikave 6:40
Tani, o Perëndia im, mbaj sytë hapur dhe dëgjo me vëmendje lutjen që bëhet në këtë vend!
2 i Kronikave 6:41
Tani, pra, çohu, o Zot Perëndi, dhe eja në vendin e shlodhjes sate, ti dhe arka e forcës sate. Qofshin priftërinjtë e tu, o Zot Perëndi, të veshur me shpëtimin dhe u ngazëllofshin në mirësi shenjtorët e tu.
2 i Kronikave 6:42
O Zot Perëndi, mos e kthe fytyrën e të vajosurit tënd; mbaj mend favoret që i ke bërë Davidit, shërbëtorit tënd!".
2 i Kronikave 7:3
Tërë bijtë e Izraelit, kur panë që zjarri po zbriste dhe lavdia e Zotit po vendosej mbi tempullin, ranë përmbys me fytyrë mbi dysheme, duke adhuruar dhe lëvduar Zotin, "sepse është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon në përjetsi".
2 i Kronikave 7:4
Pastaj mbreti dhe tërë populli ofruan flijime përpara Zotit,
2 i Kronikave 7:5
mbreti Salomon ofroi si flijim njëzet e dy mijë lopë dhe njëqind e njëzet mijë dele. Kështu mbreti dhe tërë populli shenjtëruan shtëpinë e Perëndisë.
2 i Kronikave 7:6
Priftërinjtë kryenin detyrat e tyre, po kështu Levitët me veglat e tyre muzikore të kushtuara Zotit, që mbreti David kishte bërë për të lëvduar Zotin, "sepse mirësia e tij është e përjetshme", sa herë që Davidi lëvdonte me anë të tyre. Priftërinjtë u binin borive para tyre, ndërsa tërë Izraeli qëndronte në këmbë.
2 i Kronikave 7:7
Salomoni shenjtëroi pjesën qëndrore të oborrit që ishte përballë shtëpisë të Zotit; aty pikërisht ofroi olokauste dhe dhjamin e flijimeve të falenderimit, sepse altari prej bronzi që Salomoni kishte bërë nuk i zinte dot olokaustet, blatimet e ushqimit dhe dhjamin.
2 i Kronikave 7:8
Në atë kohë Salomoni kremtoi festën shtatë ditë dhe tërë Izraeli bashkë me të. Me Salomonin u bashkua një mori e madhe njerëzish të ardhur nga rrethinat e Hamathit deri në përroin e Egjiptit.
2 i Kronikave 7:10
Ditën e njëzetetretë të muajit të shtatë ai e ktheu në çadrat e tij popullin tërë qejf dhe të gëzuar për të mirën që Zoti i kishte bërë Davidit, Salomonit dhe Izraelit, popullit të tij.
2 i Kronikave 7:11
Kështu Salomoni përfundoi shtëpinë e Zotit dhe pallatin mbretëror të tij, dhe arriti të mbarojë gjithshka që kishte në zemër për shtëpinë e Zotit dhe për shtëpinë e vet.
2 i Kronikave 7:12
Pastaj Zoti iu shfaq natën Salomonit dhe i tha: "E plotësova lutjen tënde dhe zgjodha këtë vend për vete si shtëpi flijimesh.
2 i Kronikave 7:14
në qoftë se populli im, i cili thirret me emrin tim, përulet, lutet, kërkon fytyrën time dhe kthehet prapa nga rrugët e këqija, unë do ta dëgjoj nga qielli, do t`i fal mëkatin e tij dhe do ta shëroj vendin e tij.
2 i Kronikave 7:15
Tani sytë e mi do të jenë të hapur dhe veshët e mi të vëmendshëm për lutjen e bërë në këtë vend,
2 i Kronikave 7:16
sepse tani kam zgjedhur dhe shenjtëruar këtë tempull, që emri im të mbetet aty përjetë; sytë dhe zemra ime do të jenë gjithnjë aty.
2 i Kronikave 7:17
Sa për ty, në qoftë se do të ecësh para meje ashtu si ka ecur Davidi, ati yt, duke kryer të gjitha ato që të kam urdhëruar, dhe në rast se do të respektosh statutet dhe dekretet e mia,
2 i Kronikave 7:19
Por në rast se do të drejtoheni gjetiu dhe do të braktisni statutet dhe urdhërimet e mia që ju kam vënë përpara dhe do të shkoni t`u shërbeni perëndive të tjera dhe të bini përmbys përpara tyre,
2 i Kronikave 7:22
Atëherë do t`i përgjigjen: "Sepse kanë braktisur Zotin, Perëndinë e etërve të tyre që i nxori nga vendi i Egjiptit, kanë pranuar perëndi të tjera, kanë rënë përmbys para tyre dhe u kanë shërbyer; prandaj Zoti ka sjellë mbi ta tërë këtë fatkeqësi"".
2 i Kronikave 8:4
Përveç kësaj rindërtoi Tadmorin në shkretëtirë dhe të gjitha qytetet e furnizimit që kishte ndërtuar në Hamath.
2 i Kronikave 8:5
Rindërtoi Beth-Horonin e sipërm dhe Beth-Horonin e poshtëm, qytete të fortifikuara me mure, porta dhe shufra,
2 i Kronikave 8:6
si edhe Baalathin dhe tërë qytetet e furnizimit që i përkisnin Salomonit, të gjitha qytetet e qerreve, qytetet e kalorësisë, me një fjalë të gjitha ato që i pëlqyen të ndërtojë në Jeruzalem, në Liban dhe në tërë vendin që ndodhej nën sundimin e tij.
2 i Kronikave 8:7
Tërë njerëzit e mbetur nga Hitejtë, nga Amorejtë, nga Perezejtë, nga Hivejtë dhe nga Jebusejtë, që nuk ishin nga Izraeli,
2 i Kronikave 8:8
(domethënë pasardhësit e tyre që kishin mbetur pas tyre në vend dhe që Izraelitët nuk kishin mundur t`i shkatërronin) Salomoni i rekrutoi për punë të detyrueshme deri ditën e sotme.
2 i Kronikave 8:9
Por nga bijtë e Izraelit Salomoni nuk përdori asnjë si shërbëtor për punimet e tij; këta ishin përkundrazi njerëzit e tij të luftës, krerët e udhëheqësve të tij dhe komandantët e qerreve dhe të kalorësisë së tij.
2 i Kronikave 8:11
Por Salomoni bëri që vajza e Faraonit të ngjitej nga qyteti i Davidit në shtëpinë që kishte ndërtuar për të, sepse mendonte: "bashkëshortja ime nuk duhet të banojë në shtëpinë e Davidit, mbretit të Izraelit, sepse vendet ku ka hyrë arka e Zotit janë të shenjta".
2 i Kronikave 8:12
Atëherë Salomoni i ofroi olokauste Zotit mbi altarin e Zotit, që ai kishte ndërtuar përpara portikut të tempullit;
2 i Kronikave 8:14
Duke iu përmbajtur normave të Davidit, atit të tij, ai vendosi klasat e priftërinjve për shërbimin e tyre, Levitët në funksionet e tyre (të lëvdojnë Zotin dhe të shërbejnë para priftërinjve) sipas detyrave të përditshme, dhe derëtarët sipas klasave të tyre në çdo portë, sepse kështu kishte urdhëruar Davidi, njeriu i Perëndisë.
2 i Kronikave 8:15
Ata nuk u larguan nga urdhëri i mbretit, që u ishte dhënë priftërinjve dhe Levitëve, për çdo gjë dhe për thesaret.
2 i Kronikave 8:16
Tërë puna e Salomonit ishte e organizuar mirë nga dita që u hodhën themelet e shtëpisë të Zotit deri sa kjo mbaroi. Kështu shtëpia e Zotit u përfundua.
2 i Kronikave 9:1
Kur mbretëresha e Shebës dëgjoi të flitet për famën e Salomonit, ajo vajti në Jeruzalem për ta vënë në provë Salomonin me pyetje të vështira, e shoqëruar nga shumë njerëz, me deve të ngarkuara me
2 i Kronikave 9:2
Salomoni iu përgjigj të gjitha pyetjeve të saj, dhe nuk pati asnjë gjë të fshehur për Salomonin që ai nuk dinte ta shpjegonte.
2 i Kronikave 9:5
Pastaj i tha mbretit: "Ishte, pra, e vërtetë ajo që kisha dëgjuar në vendin tim përsa u përket fjalëve të tua dhe diturisë sate.
2 i Kronikave 9:8
Qoftë i bekuar Zoti, Perëndia yt, që të deshi, dhe të vuri mbi fronin e tij si mbret për Zotin, Perëndinë tënd! Duke qenë se Perëndia yt e do Izraelin dhe do ta bëjë të qëndrueshëm përjetë, të ka vendosur si mbret mbi të që të ushtrosh gjykime dhe drejtësi".
2 i Kronikave 9:11
me drurin e santalit mbreti bëri shkallë për shtëpinë e Zotit dhe për pallatin mbretëror të tij; ai bëri gjithashtu qeste dhe harpa për këngëtarët. Asnjë vegël si këto nuk ishte parë më përpara në vendin e Judës.
2 i Kronikave 9:12
Mbreti Salomon i dha mbretëreshës së Shebas të gjithë gjërat e dëshiruara që ajo kërkoi, shumë më tepër nga ato që ajo i kishte sjellë mbretit. Pastaj ajo u kthye, duke shkuar me shërbëtorët e saj në vendin e vet.
2 i Kronikave 9:14
përveç atij që merrte nga tregtarët; edhe tërë mbretërit e Arabisë dhe qeveritarët e vendit i sillnin Salomonit ar dhe argjend.
2 i Kronikave 9:15
Mbreti Salomon urdhëroi të bëhen dyqind mburoja të mëdha prej ari të rrahur, duke përdorur për secilën prej tyre gjashtëqind sikla ari të rrahur,
2 i Kronikave 9:16
dhe treqind mburoja prej ari të rrahur, për secilën prej tyre përdori treqind sikla ari; pastaj mbreti i vendosi në pallatin e pyllit të Libanit.
2 i Kronikave 9:20
Të gjitha kupat për pijet e mbretit Salomon ishin prej ari, madje edhe ato të pallatit të pyllit të Libanit ishin prej ari të kulluar. Në kohën e Salomonit argjendi në të vërtetë nuk kishte asnjë vlerë.
2 i Kronikave 9:22
Kështu mbreti Salomon ua kaloi për pasuri dhe dituri tërë mbretërve të dheut.
2 i Kronikave 9:23
Tërë mbretërit e dheut kërkonin praninë e Salomonit për të dëgjuar diturinë që Perëndia i kishte vënë në zemër.
2 i Kronikave 9:25
Salomoni kishte katër mijë stalla për kuajt dhe për qerret dhe dymbëdhjetë mijë kalorës, që i shpërndau në qytetet për qerret dhe në Jeruzalem pranë tij.
2 i Kronikave 10:1
Roboami shkoi në Sikem, sepse tërë Izraeli kishte ardhur në Sikem për ta bërë mbret.
2 i Kronikave 10:5
Ai u përgjigj kështu: "Kthehuni tek unë pas tri ditësh". Pastaj populli iku.
2 i Kronikave 10:7
Ata i folën duke thënë: "Në rast se tregohesh dashamirës me këtë popull dhe e kënaq, duke u dhënë atyre një përgjigje të favorshme, ata do të jenë shërbëtorë të tu përgjithmon".
2 i Kronikave 10:9
dhe u tha atyre: "Çfarë më këshilloni t`i përgjigjem këtij populli që më foli duke thënë: "Lehtësoje zgjedhën e vënë nga ati yt?"".
2 i Kronikave 10:10
Atëherë të rinjtë që ishin rritur me të i folën, duke thënë: "Kështu do t`i përgjigjesh këtij populli që të është drejtuar ty duke thënë: "Ati yt e ka bërë të rëndë zgjedhën tonë; tani lehtësoje atë". Kështu do t`u thuash atyre: "Gishti im i vogël është më i trashë se sa ijet e atit tim;
2 i Kronikave 10:13
Mbreti iu përgjigj atyre rëndë: kështu mbreti Roboam, duke hedhur poshtë këshillën e dhënë nga pleqtë,
2 i Kronikave 10:15
Kështu mbreti nuk e dëgjoi popullin, sepse zhvillimi i ngjarjeve varej nga Perëndia, me qëllim që Zoti ta çonte në vend fjalën e tij, që ia kishte drejtuar Jeroboamit, birit të Nebatit, me anë të Ahijahut nga Shilohu.
2 i Kronikave 10:16
Kur tërë Izraeli pa që mbreti nuk e dëgjonte, iu përgjigj mbretit duke thënë: "Çfarë pjese kemi ne nga Davidi? Nuk kemi asnjë trashëgimi nga biri i Isait! Secili në çadrën e vet, o Izrael! Tani kujdesohu për shtëpinë tënde, o David!". Kështu tërë Izraeli shkoi në çadrat e veta.
2 i Kronikave 10:18
Mbreti Roboam dërgoi Hadoramin, të ngarkuarin me haraçet, por bijtë e Izraelit e vranë me gurë dhe ai vdiq. Atëherë mbreti Roboam u shpejtua të hipë mbi një qerre për të ikur me vrap në Jeruzalem.
2 i Kronikave 11:1
Roboami, me të arritur në Jeruzalem, thirri shtëpinë e Judës dhe të Beniaminit, njëqind e tetëdhjetë mijë luftëtarë të zgjedhur, për të luftuar kundër Izraelit dhe për t`i kthyer kështu mbretërinë Roboamit.
2 i Kronikave 11:2
Por fjala e Zotit iu drejtua kështu Shemajahut, njeriu i Perëndisë, duke thënë:
2 i Kronikave 11:5
Roboami banoi në Jeruzalem dhe ndërtoi disa qytete për mbrojtje në Judë.
2 i Kronikave 11:11
Përforcoi fortesat dhe vendosi komandantë dhe depo ushqimesh, vaji dhe vere.
2 i Kronikave 11:13
Përveç kësaj nga të gjitha territoret e tyre priftërinjtë dhe Levitët e tërë Izraelit morën anën e tij.
2 i Kronikave 11:14
Në të vërtetë Levitët braktisën tokat e tyre për kullotë dhe pronat e tyre dhe shkuan në Judë dhe në Jeruzalem, sepse Jeroboami me bijtë e tij i kishte përzënë nga shërbimi si priftërinj të Zotit,
2 i Kronikave 11:15
dhe kishte caktuar priftërinj për vendet e larta, për demonët dhe për viçat që kishte bërë.
2 i Kronikave 11:16
Mbas Levitëve ata nga gjithë fiset e Izraelit që kishin vendosur në zemër të tyre të kërkonin Zotin, Perëndinë e Izraelit, vajtën në Jeruzalem për t`i ofruar flijime Zotit, Perëndisë të etërve të tyre.
2 i Kronikave 11:17
Kështu e përforcuan mbretërinë e Judës dhe e bënë të qëndrushëm për tre vjet Roboamin, birin e Salomonit, sepse për tre vjet ndoqën rrugën e Davidit dhe të Salomonit.
2 i Kronikave 11:18
Roboami mori për grua Mahalathën, bijën e Jerimothit, birit të Davidit dhe i Abihajlit, bijës së Eliabit që ishte bir i Isait.
2 i Kronikave 11:20
Mbas asaj mori për grua Maakahën, bijën e Absalomit, e cila i lindi Abijahun, Atain, Zizan dhe Shelomithin.
2 i Kronikave 11:21
Roboami e donte Maakahën, bijën e Absalomit, më tepër se të gjitha bashkëshortet e konkubinat e tij (ai mori tetëmbëdhjetë bashkëshorte dhe shtatëdhjetë konkubina dhe i lindën njëzet e tetë djem dhe gjashtëdhjetë vajza).
2 i Kronikave 11:23
Ai veproi me zgjuarsi dhe i shpërndau disa nga bijtë e tij në të gjitha vendet e Judës dhe të Beniaminit, në të gjitha qytetet e fortifikuara; u dha atyre ushqime me shumicë dhe kërkoi për ta shumë bashkëshorte.
2 i Kronikave 12:6
Atëherë princat e Izraelit dhe mbreti u përulën dhe thanë: "Zoti është i drejtë".
2 i Kronikave 12:7
Kur Zoti pa që ata ishin përulur, fjala e Zotit iu drejtua Shemajahut, duke i thënë: "Me qenë se ata u përulën, unë nuk do t`i shkatërroj, por do t`ju jap pas pak çlirimin dhe zemërimi im nuk do të kthehet kundër Jeruzalemit nëpërmjet Shishakut.
2 i Kronikave 12:8
Megjithatë do t`i nënshtrohen atij, kështu do të njohin nga përvoja ç`do të thotë të më shërbesh mua dhe t`u shërbesh mbretërive të kombeve".
2 i Kronikave 12:11
Sa herë që mbreti hynte në shtëpinë e Zotit, rojet shkonin dhe i merrnin dhe pastaj i çonin përsëri në sallën e rojeve.
2 i Kronikave 12:12
Me qenë se Roboami ishte përulur, zemërimi i Zotit u hoq nga ai dhe nuk e shkatërroi plotësisht; në Judë kishte akoma gjëra të mira.
2 i Kronikave 12:13
Kështu mbreti Roboam u përforcua në Jeruzalem dhe vazhdoi të mbretërojë. Kur filloi të mbretërojë, Roboami ishte dyzet e një vjeç, dhe mbretëroi shtatëmbëdhjetë vjet në Jeruzalem, qyteti që Zoti
2 i Kronikave 13:3
Abijahu u përgatit për betejën me një ushtri me luftëtarë trima, katërqind mijë njerëz të zgjedhur; edhe Jeroboami u radhit në rend beteje kundër tij me tetëqind mijë burra të zgjedhur, njerëz të fortë dhe trima.
2 i Kronikave 13:5
A nuk e dini vallë që Zoti, Perëndia i Izraelit, ia ka dhënë për gjithnjë Davidit mbretërimin mbi Izrael, atij dhe bijve të tij, me një besëlidhje kripe?
2 i Kronikave 13:7
Rreth tij ishin mbledhur njerëz të neveritshëm dhe horra, që ishin bërë të fortë kundër Roboamit, birit të Salomonit, kur Roboami ishte i ri dhe pa përvojë, dhe nuk ishte mjaft i fortë sa t`u rezistonte atyre.
2 i Kronikave 13:8
Tani ju mendoni të mund t`i rezistoni mbretërisë të Zotit, që është në duart e bijve të Davidit, sepse jeni një shumicë e madhe dhe keni me vete viçat e artë që Jeroboami ka bërë për ju si perënditë tuaja.
2 i Kronikave 13:9
A nuk keni dëbuar vallë priftërinjtë e Zotit, bij të Aaronit, dhe Levitët dhe nuk jeni bërë priftërinj si popujt e vendeve të tjera? Kështu kushdo që vjen me një dem të vogël dhe me shtatë desh për t`u shenjtëruar, mund të bëhet prift i atyre që nuk janë perëndi.
2 i Kronikave 13:10
Sa për ne, Zoti është Perëndia ynë dhe ne nuk e kemi braktisur; priftërinjtë që i shërbejnë Zotit janë bij të Aaronit, ndërsa Levitët kryejnë detyrat e tyre.
2 i Kronikave 13:11
Çdo mëngjes e çdo mbrëmje ata i ofrojnë Zotit olokauste dhe temjan erëmirë; për më tepër ata i vendosin bukët e paraqitjes në një tryezë të pastër, dhe çdo mbrëmje ndezin shandanin e artë me llambat e tij, sepse ne respektojmë urdhrin e Zotit, Perëndisë tonë, por ju e keni braktisur.
2 i Kronikave 13:12
Dhe ja, vet Perëndia është me ne, mbi kryet tonë dhe priftërinjtë me buri kumbonjëse janë duke i rënë alarmit kundër jush. O bij të Izraelit, mos luftoni kundër Zotit, Perëndisë të etërve tuaj, sepse nuk do të keni sukses".
2 i Kronikave 13:13
Ndërkaq Jeroboami me një pritë u mori krahët për t`i sulmuar; kështu ndërsa ai ishte radhitur para Judës, ata të pritës ndodheshin prapa tyre.
2 i Kronikave 13:14
Kur ata të Judës u kthyen, vunë re që beteja i priste si nga përpara ashtu dhe nga prapa. Atëherë i klithën Zotit dhe priftërinjtë u ranë borive.
2 i Kronikave 13:15
Pastaj njerëzit e Judës lëshuan një britmë dhe, ndërsa njerëzit e Judës ulërinin, ndodhi që Perëndia goditi Jeroboamin dhe tërë Izraelin përpara Abijahut dhe Judës.
2 i Kronikave 13:16
Kështu bijtë e Izraelit ikën përpara Judës, dhe Perëndia i dorëzoi në duart e tij.
2 i Kronikave 13:18
Kështu në atë kohë bijtë e Izraelit u poshtëruan, ndërsa bijtë e Judës u përforcuan sepse ishin mbështetur tek Zoti, Perëndia i etërve të tyre.
2 i Kronikave 13:19
Abijahu e ndoqi Jeroboamin dhe i mori qytetet që vijojnë: Bethelin me fshatrat përreth, Jeshanahun me fshatrat përreth dhe Efraimin me fshatrat përreth.
2 i Kronikave 13:21
Abijahu përkundrazi u bë i fuqishëm, mori katërmbëdhjetë gra dhe pati njëzet e dy djem dhe gjashtëmbëdhjetë vajza.
2 i Kronikave 13:22
Pjesa tjetër e bëmave të Abijahut, sjellja dhe fjalët e tija janë përshkruar në kronikat e profetit Ido.
2 i Kronikave 14:2
Asa bëri atë që ishtë e mirë dhe e drejtë në sytë e Zotit, Perëndisë të tij.
2 i Kronikave 14:3
Ai hoqi nga vendi altarët e perëndive të huaj dhe vendet e larta, shkatërroi shtyllat e shenjta dhe i bëri copë-copë Asherimët.
2 i Kronikave 14:4
Përveç kësaj urdhëroi Judën të kërkojë Zotin, Perëndinë e etërve të tyre, dhe të zbatojë në praktikë ligjin dhe urdhërimet.
2 i Kronikave 14:5
Hoqi gjithashtu nga të gjitha qytetet e Judës vendet e larta dhe idhujt; dhe me të mbretëria njohu një periudhë qetësie.
2 i Kronikave 14:7
Ai u thoshte atyre të Judës: "Le t`i ndërtojmë këto qytete dhe t`i rrethojmë me mure, me kulla, me porta dhe shufra. Vendi është akoma në dispozicionin tonë, sepse kemi kërkuar Zotin, Perëndinë tonë; ne e kemi kërkuar dhe ai na ka dhënë paqe rreth e qark". Kështu ata iu vunë ndërtimit dhe u begatuan.
2 i Kronikave 14:11
Atëherë Asa i klithi Zotit, Perëndisë të tij, dhe tha: "O Zot, nuk ka njeri veç teje që mund të ndihmojë në luftimet midis një të fuqishmi dhe atij që i mungon forca. Na ndihmo, o Zot, Perëndia ynë, sepse ne mbështetemi te ti dhe dalim kundër kësaj shumice në emrin tënd. O Zot, ti je Perëndia ynë; mos lejo që njeriu të ta kalojë ty!".
2 i Kronikave 14:12
Kështu Zoti goditi Etiopasit përpara Asas dhe përpara Judës, dhe Etiopasit ua mbathën këmbëve.
2 i Kronikave 14:13
Atëherë Asa dhe njerëzit që ishin me të i ndoqën deri në Gherar. Prandaj Etiopasit u mundën, prej tyre nuk mbeti asnjë i gjallë, sepse ata u shkatërruan përpara Zotit dhe ushtrisë së tij. Dhe ata morën një plaçkë shumë të madhe.
2 i Kronikave 15:1
Atëherë Fryma e Perëndisë erdhi mbi Azarisahun, birin i Odedit,
2 i Kronikave 15:3
Për një kohë të gjatë Izraeli ka qenë pa Perëndinë e vërtetë, pa priftërinj që të jepnin mësim dhe pa ligj.
2 i Kronikave 15:4
Por në fatkeqësinë e tyre ata u rikthyen tek Zoti, Perëndia i Izraelit, e kërkuan dhe ai i la ta gjenin.
2 i Kronikave 15:5
Në atë kohë nuk kishte siguri për ata që shkonin e vinin, sepse të gjithë banorët e vendeve ishin shumë të shqetësuar.
2 i Kronikave 15:6
Një komb shtypej nga një tjetër, një qytet nga një tjetër, sepse Perëndia i hidhëronte me fatkeqësira të çdo lloji.
2 i Kronikave 15:7
Por ju jeni të fortë dhe mos lini që krahët tuaja të dobësohen, sepse puna juaj do të shpërblehet.
2 i Kronikave 15:9
Pastaj mblodhi tërë Judën dhe Beniaminin dhe ata të Efraimit, të Manasit dhe të Simeonit që banonin bashkë me ta; në fakt kishin ardhur tek ai në numër të madh nga Izraeli, kur kishin parë që Zoti, Perëndia i tyre, ishte me të.
2 i Kronikave 15:11
Në atë kohë flijuan për Zotin plaçka që kishin marrë, shtatëqind lopë dhe shtatë mijë dele.
2 i Kronikave 15:12
Pastaj u zotuan me një besëlidhje të kërkojnë Zotin, Perëndinë e etërve të tyre, me gjithë zemër dhe me gjithë shpirtin e tyre.
2 i Kronikave 15:13
Kushdo që nuk e kishte kërkuar Zotin, Perëndinë e Izraelit, do të dënohej me vdekje, qoftë i madh apo i vogël, burrë apo grua.
2 i Kronikave 15:14
Përveç kësaj iu betuan Zotit me zë të lartë dhe me britma gëzimi, të shoqëruar me boritë dhe brirët.
2 i Kronikave 15:16
Ai hoqi nga pozita që kishte si mbretëreshë edhe Maakahën, nënën e mbretit Asa, sepse ajo kishte bërë një shëmbëlltyrë të neveritshme të Asherahut. Pastaj Asa e shkatërroi shëmbëlltyrën, e bëri copë-copë dhe e dogji pranë përroit Kidron.
2 i Kronikave 15:18
Ai bëri që të sillen në shtëpinë e Perëndisë gjërat e shenjtëruara nga i ati dhe gjërat e shenjtëruara nga ai vetë: argjendin, arin dhe enët.
2 i Kronikave 16:1
Në vitin e tridhjetë e gjashtë të mbretërisë së Asas, Baasha, mbret i Izraelit, doli kundër Judës dhe ndërtoi Ramahun për të penguar që dikush të hynte apo të dilte nga Asa, mbret i Judës.
2 i Kronikave 16:6
Atëherë mbreti Asa mori të gjithë ata të Judës, që morën gurët dhe lëndën e drurit që Baasha kishte përdorur për të ndërtuar Ramahun dhe me to ndërtoi Geban dhe Mitspahun.
2 i Kronikave 16:7
Në atë kohë shikuesi Hanani shkoi tek Asa, mbret i Judës, dhe i tha: "Me qenë se u mbështete te mbreti i Sirisë dhe nuk u mbështete tek Zoti, Perëndia yt, ushtria e mbretit të Sirisë të shpëtoi nga dora.
2 i Kronikave 16:9
Në të vërtetë Zoti me sytë e tij shikon përpara dhe mbrapa tërë dheun për të treguar forcën e tij ndaj atyre që kanë një zemër të ndershme ndaj tij. Në këtë ti ke vepruar si një i pamend; prandaj tani e tutje do të kesh luftëra".
2 i Kronikave 16:10
Asa u indinjua dhe e futi në burg, sepse ishte zemëruar me të për këto gjëra. Në këtë kohë Asa u suall egërsisht edhe me disa njerëz nga populli.
2 i Kronikave 16:14
E varrosën në varrin që i kishte hapur vetes në qytetin e Davidit, e vendosën mbi një shtrat plot me aroma dhe melheme të ndryshme të parfumuara, të përgatitura sipas artit të parfumierit, dhe dogjën një sasi të madhe prej tyre për nder të tij.
2 i Kronikave 17:4
por kërkoi Perëndinë e atit të tij dhe eci sipas urdhërimeve të tij dhe jo sipas bëmave të Izraelit.
2 i Kronikave 17:5
Prandaj Zoti e përforcoi mbretërinë në duart e tij. Tërë Juda i çonte dhurata Jozafatit, dhe ai pati me shumicë pasuri dhe lavdi.
2 i Kronikave 17:6
Zemra e tij u forcua në rrugët e Zotit dhe ai hoqi përsëri vendet e larta dhe Asherimët nga Juda.
2 i Kronikave 17:9
Kështu ata dhanë mësime në Judë, duke pasur me vete librin e ligjit të Zotit; ata kaluan nëpër tërë qytetet e Judës, duke e mësuar popullin.
2 i Kronikave 17:18
pas tij vinte Jehozabadi, dhe me të njëqind e shtatëdhjetë mijë burra gati për të marrë pjesë në luftë.
2 i Kronikave 17:19
Tërë këta ishin në shërbim të mbretit, përveç atyre që ai kishte vendosur në qytetet e fortifikuara të të gjithë Judës.
2 i Kronikave 18:2
Mbas disa vjetësh ai zbriti në Samari tek Ashabi. Atëherë Ashabi theri për të dhe për njerëzit që ishin me të një numër të madh delesh dhe lopësh dhe e bindi të dilte bashkë me të kundër Ramothit nga Galaadi.
2 i Kronikave 18:3
Kështu Ashabi, mbret i Izraelit, i tha Jozafatit, mbretit të Judës: "A do të vish me mua kundër Ramothit nga Galaadi?". Jozafati iu përgjigj: "Ki besim tek unë si te vetja jote, te njerëzit e mi si te njerëzit e tu; do të vijmë në luftë bashkë me ty".
2 i Kronikave 18:5
Atëherë mbreti i Izraelit thirri profetët, katërqind veta, dhe u tha atyre: "A duhet të shkojmë të luftojmë kundër Ramothit nga Galaadi, apo duhet të heq dorë nga ky veprim?". Ata iu përgjigjën: "Shko, pra, sepse Perëndia do ta japë atë në duart e mbretit".
2 i Kronikave 18:7
Mbreti i Izraelit iu përgjigj Jozafatit: "Është edhe një njeri, Mikajahu, bir i Imlas, me anë të të cilit mund të këshillohemi me Zotin; por unë e urrej, sepse nuk profetizon kurrë ndonjë gjë të mirë për mua, por vetëm të keqen". Jozafati tha: "Mbreti të mos flasë kështu".
2 i Kronikave 18:9
Mbreti i Izraelit dhe Jozafati, mbret i Judës, ishin ulur secili në fronin e vet, të veshur me rrobat e tyre mbretërore; ishin ulur në lëmin që është te hyrja e portës së Samarisë; dhe tërë profetët bënin profeci përpara tyre.
2 i Kronikave 18:10
Sedekia, bir i Kenaanahut, që kishte bërë brirë prej hekuri, tha: "Kështu thotë Zoti: "Me këta brirë do të shposh tejpërtej Sirët deri sa t`i shkatërrosh plotësisht"".
2 i Kronikave 18:12
Lajmëtari, që kishte shkuar të thërriste Mikajahun, i foli duke i thënë: "Ja, fjalët e profetëve përputhen duke thënë gjëra të mira për mbretin. Prandaj të lutem që fjala jote të jetë si fjala e secilit prej tyre; edhe ti thuaj gjëra të mira".
2 i Kronikave 18:13
Por Mikajahu u përgjigj: "Ashtu siç është e vërtetë që Zoti rron, çdo gjë që Perëndia im do të thotë unë do ta shpall".
2 i Kronikave 18:14
Si arriti para mbretit, mbreti i tha: "Mikajah, a duhet të shkojmë të luftojmë kundër Ramothit të Galaadit, apo duhet të heq dorë?". Ai u përgjigj: "Shkoni, pra, dhe do t`ju dalë mbarë, sepse ata do të jepen në duart tuaja".
2 i Kronikave 18:15
Atëherë mbreti i tha: "Sa herë duhet të përgjërohem që të më thuash vetëm të vërtetën në emër të Zotit?".
2 i Kronikave 18:16
Mikajahu u përgjigj: "E pashë tërë Izraelin të shpërndarë në malet, ashtu si dhentë që janë pa bari; dhe Zoti tha: "Ata nuk kanë më zot; le të kthehet secili në paqe në shtëpinë e vet"".
2 i Kronikave 18:19
Zoti tha: "Kush do ta mashtrojë Ashabin, mbretin e Izraelit, që ai të dalë dhe të vdesë në Ramoth të Galaadit?"". Dikush u përgjigj në një mënyrë, dikush në mënyrë tjetër.
2 i Kronikave 18:20
Atëherë doli përpara një frymë që u paraqit para Zotit dhe tha: "Unë do t`ia mbush mendjen". Zoti i tha: "Në çfarë mënyre?".
2 i Kronikave 18:21
Ai u përgjigj: "Unë do të dal dhe do të jem një frymë i gënjeshtrës në gojën e të gjithë profetëve të tij". Zoti i tha: "Me siguri do t`arrish ta bësh për vete, shko dhe vepro kështu".
2 i Kronikave 18:24
Mikajahu u përgjigj: "Ja, do ta shohësh ditën në të cilën do të shkosh në një dhomë të brendshme për t`u fshehur!".
2 i Kronikave 18:27
Mikajahu tha: "Në rast se ti kthehesh me të vërtetë shëndoshë e mirë, kjo do të thotë që Zoti nuk ka folur nëpërmjet meje". Dhe shtoi: "Dëgjoni, o ju popuj të gjithë!".
2 i Kronikave 18:31
Kështu, kur kapitenët e qerreve panë Jozafatin, ata thanë: "Ai është mbreti i Izraelit". Pastaj e rrethuan për ta sulmuar; por Jozafati lëshoi një britmë dhe Zoti i vajti në ndihmë; Perëndia i shtyu të largoheshin prej tij.
2 i Kronikave 18:33
Por një njeri hodhi rastësisht një shigjetë me harkun e tij dhe e goditi mbretin e Izraelit midis lidhjeve të parzmores së tij; prandaj mbreti i tha shqytarit të tij: "Kthehu dhe më ço larg përleshjes, sepse jam plagosur".
2 i Kronikave 18:34
Por beteja ishte aq e ashpër atë ditë sa që mbreti u detyrua të qëndrojë mbi qerren e tij përballë Sirëve deri në mbrëmje, dhe kur perëndoi dielli ai vdiq.
2 i Kronikave 19:2
Por shikuesi Jehu, bir i Hananit, i doli përpara dhe i tha mbretit Jozafat: "A duhet të ndihmoje ti një të pafe dhe të doje ata që urrenin Zotin? Prandaj mëria e Zotit është mbi ty.
2 i Kronikave 19:3
Megjithatë janë gjetur te ti gjëra të mira, sepse ke hequr nga vendi Asherothët dhe zemra jote është përpjekur për të kërkuar Perëndinë".
2 i Kronikave 19:4
Kështu Jozafati banoi në Jeruzalem; pastaj shkoi përsëri midis popullit, nga Beer-Sheba në krahinën malore të Efraimit, dhe i solli ata përsëri te Zoti, Perëndia i etërve të tij.
2 i Kronikave 19:6
dhe u tha gjyqtarëve: "Kini kujdes për atë që bëni, sepse nuk gjykoni për njeriun por për Zotin, që do të jetë me ju kur do të administroni drejtësinë.
2 i Kronikave 19:7
Prandaj tani frika e Zotit qoftë mbi ju. Tregoni kujdes për atë që bëni, sepse tek Zoti, Perëndia ynë, nuk ka asnjë padrejtësi, as anësi, as pranim dhuratash.
2 i Kronikave 19:8
Edhe në Jeruzalem Jozafati vendosi disa Levitë priftërinj dhe të parë të shtëpive atërore të Izraelit për gjykimin e Zotit dhe për grindjet e ndryshme; këta banonin në Jeruzalem.
2 i Kronikave 19:10
Në çdo grindje që do t`ju parashtrohet para jush nga ana e vëllezërve tuaj që banojnë në qytetet e tyre, qoftë për gjak të derdhur ose për shkelje të ligjit apo të një urdhërimi, kundër statuteve ose dekreteve, lajmërojini që të mos bëhen fajtorë përpara Zotit, dhe zemërimi të mos bjerë mbi ju dhe mbi vëllezërit tuaj. Veproni kështu dhe nuk do të bëheni fajtorë.
2 i Kronikave 19:11
Dhe ja, prifti më i lartë Amariah do të caktohet mbi ju për çdo çështje që i përket Zotit, ndërsa Zebadiahu, bir i Ismaelit, i pari i shtëpisë së Judës, do të jetë për çdo çështje që ka të bëjë me mbretin; edhe Levitët do të jenë në dispozicionin tuaj si gjyqtarë. Tregohuni të fortë dhe i hyni punës, dhe Zoti do të jetë me njeriun e drejtë".
2 i Kronikave 20:2
Kështu erdhën disa të informonin Jozafatin, duke thënë: "Një shumicë e madhe është nisur kundër teje që përtej detit, nga Siria; ja, tani ata janë në Hatsatson-Thamar" (që është En-Gedi).
2 i Kronikave 20:4
Kështu ata të Judës u mblodhën për të kërkuar ndihmën e Zotit, dhe nga të gjitha qytetet e Judës vinin për të kërkuar Zotin.
2 i Kronikave 20:5
Pastaj Jozafati u ngrit më këmbë në mes të asamblesë së Judës dhe të Jeruzalemit në shtëpinë e Zotit përpara oborrit të ri
2 i Kronikave 20:6
dhe tha: "O Zot, Perëndia i etërve tanë, a nuk je ti Perëndia që është në qiell? Po, ti sundon mbi të gjitha mbretëritë e kombeve, në duart e tua janë forca dhe fuqia dhe nuk ka njeri që mund të të rezistojë.
2 i Kronikave 20:7
A nuk ke qenë ti, Perëndia ynë, që ke dëbuar banorët e këtij vendi përpara popullit tënd të Izraelit dhe ia ke dhënë për gjithnjë pasardhësve të mikut tënd Abraham?
2 i Kronikave 20:8
Ata kanë banuar aty dhe kanë ndërtuar një shenjtërore për emrin tënd, duke thënë:
2 i Kronikave 20:9
"Në rast se na godet një fatkeqësi, shpata, gjykimi apo murtaja ose zia e bukës, ne do të paraqitemi përpara këtij tempulli dhe përpara teje (sepse emri yt është në këtë tempull), do të të klithim ty nga fatkeqësia jonë, ti do të na dëgjosh dhe do të na vish në ndihmë".
2 i Kronikave 20:11
dhe ja, tani ata na shpërblejnë, duke ardhur të na dëbojnë nga trashëgimia jote që na ke dhënë në zotërim.
2 i Kronikave 20:12
O Perëndia ynë, a nuk do t`i dënosh ata? Sepse ne jemi pa forcë përpara kësaj shumice të madhe që vjen kundër nesh; nuk dimë çfarë të bëjmë, por sytë tona janë drejtuar te ti".
2 i Kronikave 20:13
Tani tërë burrat e Judës, me fëmijët, bashkëshortet dhe bijtë e tyre, rrinin më këmbë përpara Zotit.
2 i Kronikave 20:14
Atëherë në mes të asamblesë Fryma e Zotit përfshiu Jahazielin, birin e Zakarias, bir i Benajahut, bir i Jejelit, bir i Mataniahut, një Levit nga bijtë e Asafit.
2 i Kronikave 20:15
Dhe ky tha: "Dëgjoni, ju të gjithë nga Juda, ju banorë të Jeruzalemit dhe ti, o mbret Jozafat! Kështu ju thotë Zoti: "Mos kini frikë, mos u tronditni për shkak të kësaj shumice të madhe, sepse beteja nuk është juaja, por e Perëndisë.
2 i Kronikave 20:16
Nesër hidhuni kundër tyre; ja, ata do të ngjiten nëpërpërpjetën e Tsitsit, dhe ju do t`i gjeni në skajin e luginës përballë shkretëtirës së Jeruelit.
2 i Kronikave 20:18
Atëherë Jozafati uli për tokë fytyrën e tij, dhe tërë Juda dhe banorët e Jeruzalemit ranë përmbys përpara Zotit dhe e adhuruan.
2 i Kronikave 20:19
Pastaj Levitët, bijtë e Kehathitëve dhe të Korahitëve, u ngritën për të lëvduar me zë të lartë Zotin, Perëndinë e Izraelit.
2 i Kronikave 20:20
Mëngjesin vijues u çuan shpejt dhe u nisën për në shkretëtirën e Tekoas; ndërsa po viheshin për rrugë, Jozafati, duke qëndruar në këmbë, tha: "Dëgjomëni, o Judë, dhe ju banorë të Jeruzalemit! Besoni
2 i Kronikave 20:21
Pastaj, pasi u këshillua me popullin, caktoi ata që duhet t`i këndonin Zotit dhe duhet ta lëvdonin për shkëlqimin e shenjtërisë së tij, ndërsa ecnin përpara ushtrisë dhe thonin: "Kremtoni Zotin, sepse mirësia e tij zgjat përjetë".
2 i Kronikave 20:23
Bijtë e Amonit dhe të Moabit u ngritën kundër banorëve të malit të Seirit për të realizuar shfarosjen dhe shkatërrimin e tyre; mbasi kryen shfarosjen e banorëve të Seirit, ndihmuan njeri-tjetrin për të shkatërruar veten e tyre.
2 i Kronikave 20:24
Kështu kur ata të Judës arritën në lartësinë prej nga mund të kqyrej shkretëtira, u kthyen nga turma, dhe ja, nuk kishte veçse kufoma të shtrira për tokë, asnjë nuk kishte shpëtuar.
2 i Kronikave 20:25
Atëherë Jozafati dhe njerëzit e tij shkuan për të marrë plaçkën e luftës; midis tyre gjetën një sasi të madhe pasurish mbi kufomat e tyre dhe sende me vlerë; morën për vete më tepër se sa mund t`i mbartnin; iu deshën tri ditë për të marrë plaçkën, aq e shumtë ishte ajo.
2 i Kronikave 20:27
Pastaj tërë njerëzit e Judës dhe të Jeruzalemit, me Jozafatin në krye, u nisën me gëzim për t`u kthyer në Jeruzalem, sepse Zoti u kishte dhënë shkas të gëzohen mbi armiqtë e tyre.
2 i Kronikave 20:30
Mbretëria e Jozafatit qe e qetë; Perëndia i tij i dha paqe rreth e qark.
2 i Kronikave 20:33
Megjithatë vendet e larta nuk u hoqën, sepse populli nuk e kishte akoma zemrën të kthyer në mënyrë të qëndrueshme nga Perëndia i etërve të tyre.
2 i Kronikave 20:34
Pjesa tjetër e bëmave të Jozafatit, nga e para deri në atë të fundit, janë të shkruara në analet e Jehut, birit të Hananit, që përfshihen në librin e mbretërve të Izraelit.
2 i Kronikave 20:36
ai u lidh me të për të ndërtuar anije që të shkonin në Tarshish; i pajisën anijet në Etsion-Geber.
2 i Kronikave 21:4
Por kur Jehorami shtiu në dorë mbretërinë e atit të tij dhe u përforcua, vrau me shpatë tërë vëllezërit e tij dhe disa krerë të Izraelit.
2 i Kronikave 21:7
Megjithatë Zoti nuk deshi ta shkatërrojë shtëpinë e Davidit, për shkak të besëlidhjes që kishte bërë me Davidin dhe sepse i kishte premtuar t`i jepte atij dhe bijve të tij një llambë përgjithmonë.
2 i Kronikave 21:10
Kështu Edomi nuk iu nënshtrua pushtetit të Judës deri ditën e sotme. Në atë kohë edhe Libnahu ngriti krye kundër pushtetit të tij, sepse Jehorami kishte braktisur Zotin, Perëndinë e etërve të tij.
2 i Kronikave 21:12
Atëherë i erdhi një shkrim nga profeti Elia, në të cilën thuhej: "Kështu i thotë Zoti, Perëndia i Davditi, atit tënd: "Meqë nuk ke ndjekur rrugët e Jozafatit, atit tënd, dhe rrugët e Asas, mbretit të Judës,
2 i Kronikave 21:16
Përveç kësaj Zoti zgjoi kundër Jehoramit frymën e Filistejve dhe të Arabëve, që banojnë pranë Etiopasve;
2 i Kronikave 21:17
dhe këta dolën kundër Judës, e pushtuan dhe morën me vete tërë pasuritë që gjetën në pallatin mbretëror, duke përfshirë bijtë dhe gratë e tij; kështu nuk i mbeti asnjë bir përveç Jehoahazit, më i vogli prej bijve të tij.
2 i Kronikave 21:19
Kështu, me kalimin e kohës, në fund të vitit të dytë, nga shkaku i sëmundjes, zorrët i dolën jashtë dhe vdiq duke hequr mundime të tmerrshme. Populli i tij nuk dogji parfume për nder të tij, ashtu si kishte bërë për etërit e tij.
2 i Kronikave 22:4
Prandaj ai bëri atë që është e keqe në sytë e Zotit, ashtu si vepronin ata të shtëpisë së Ashabit, sepse mbas vdekjes së atit të tij këta qenë, për shkatërrimin e tij, këshilltarët e tij.
2 i Kronikave 22:6
Kështu ai u kthye në Jezreel për të mjekuar plagët që kishte marrë në Ramah, duke luftuar kundër Hazaelit, mbretit të Sirisë. Ashaziahu, bir i Jehoramit, mbret i Judës, zbriti për të parë Jehoramin, birin e Ashabit, në Jezreel, sepse ky ishte i sëmurë.
2 i Kronikave 22:7
Vizita që i bëri Ashaziahu Jehoramit ishte vendosur nga Perëndia për shkatërrimin e tij. Kur arriti në të vërtetë, ai doli me Jehoramin kundër Jehut, birit të Nimshit, që Zoti kishte vajosur për të shfarosur shtëpinë e Ashabit.
2 i Kronikave 22:12
Kështu mbeti i fshehur me ta në shtëpinë e Perëndisë gjashtë vjet, ndërsa Athaliah mbretëronte mbi vendin.
2 i Kronikave 23:2
Pastaj ata përshkuan Judën, mblodhën Levitët nga të gjitha qytetet e Judës dhe të parët e shtëpive atërore të Izraelit dhe erdhën në Jeruzalem.
2 i Kronikave 23:3
Kështu tërë asambleja lidhi një aleancë me mbretin në shtëpinë e Perëndisë. Pastaj Jehojada u tha atyre: "Ja, biri i mbretit do të mbretërojë, si ka thënë Zoti për bijtë e Davidit.
2 i Kronikave 23:6
Por askush nuk do të hyjë në shtëpinë e Zotit, përveç priftërinjve dhe Levitëve të shërbimit; këta mund të hyjnë sepse janë të shenjtëruar; por tërë populli do t`i përmbahet urdhrit të Zotit.
2 i Kronikave 23:7
Levitët do ta rrethojnë mbretin nga çdo anë, secili me armën e tij në dorë; kushdo që hyn në tempull do të vritet; ju përkundrazi do të qëndroni me mbretin, kur të hyjë dhe të dalë".
2 i Kronikave 23:9
Prifti Jehojada u dha komandantëve të qindëshëve ushtat dhe mburojat e vogla e të mëdha që qenë të mbretit David dhe që ndodheshin në shtëpinë e Perëndisë.
2 i Kronikave 23:12
Kur Athaliah dëgjoi zhurmën e popullit që vinte duke brohoritur për mbretin, ajo shkoi drejt popullit, në drejtim të shtëpisë të Zotit.
2 i Kronikave 23:15
Kështu e mbërthyen dhe, sa arriti në shtëpinë e mbretit nëpër rrugën e portës së kuajve, aty e vranë.
2 i Kronikave 23:17
Atëherë tërë populli shkoi në tempullin e Baalit dhe e shkatërroi: copëtoi plotësisht altarët e tij dhe shëmbëlltyrat dhe vrau përpara altarëve Matanin, priftin e Baalit.
2 i Kronikave 23:18
Pastaj Jehojada ua besoi mbikqyrjen e shtëpisë të Zotit priftërinjve levitë, që Davidi kishte vendosur në shtëpinë e Zotit për t`i ofruar olokauste Zotit siç është shkruar në ligjin e Moisiut, me gëzim dhe këngë, ashtu si kishte urdhëruar Davidi.
2 i Kronikave 23:20
Mori pastaj komandantët e qindësheve, parinë, ata që kishin autoritet mbi popullin dhe tërë popullin e vendit dhe bëri që mbreti të zbresë nga shtëpia e Zotit; duke kaluar pastaj nga porta e sipërme, arritën në pallatin mbretëror dhe e ulën mbretin mbi fronin mbretëror.
2 i Kronikave 24:3
Jehojada i zgjodhi për të dy bashkëshorte dhe Joasit i lindën djem dhe vajza.
2 i Kronikave 24:5
Prandaj mblodhi priftërinjtë dhe Levitët dhe u tha atyre: "Shkoni në qytetet e Judës dhe mblidhni vit për vit nga gjithë Izraeli paratë që nevojiten për të restauruar shtëpinë e Perëndisë tuaj; përpiquni ta kryeni shpejt këtë punë". Por Levitët nuk treguan asnjë nxitim.
2 i Kronikave 24:6
Atëherë mbreti thirri kryepriftin Jehojada dhe i tha: "Pse nuk u kërkove Levitëve që të sillnin nga Juda dhe nga Jeruzalemi taksën e caktuar nga Moisiu, shërbëtor i Zotit, dhe nga asambleja e Izraelit për çadrën e dëshmisë?".
2 i Kronikave 24:7
Në të vërtetë bijtë e Athaliahës, të kësaj gruaje të keqe, kishin plaçkitur shtëpinë e Perëndisë dhe kishin përdorur madje gjithë gjërat e shenjtëruara të shtëpisë të Zotit për Baalët.
2 i Kronikave 24:9
Pastaj bënë një shpallje në Judë dhe në Jeruzalem, me qëllim që t`i çohej Zotit taksa që Moisiu, shërbëtori i Perëndisë, i kishte vënë Izraelit në shkretëtirë.
2 i Kronikave 24:11
Kur arka çohej nga Levitët tek inspektori i mbretit, sepse shihnin se kishte në të shumë para, sekretari i mbretit dhe i ngarkuari nga kryeprifti vinin për të zbrazur arkën; pastaj e merrnin dhe e çonin përsëri në vendin e saj. Kështu vepronin çdo ditë; në këtë mënyrë grumbullonin një sasi të madhe parash.
2 i Kronikave 24:12
Pastaj mbreti dhe Jehojada ua jepnin këto atyre që bënin shërbimin në shtëpinë e Zotit; dhe ata paguanin gurgdhëndësit dhe marangozët për të restauruar shtëpinë e Zotit, si edhe punëtorët e hekurit dhe të bronzit që merreshin me shtëpinë e Zotit.
2 i Kronikave 24:13
Kështu punëtorët i kryen me kujdes punimet dhe me anë të tyre ndreqjet shkuan mbarë; ata e kthyen përsëri shtëpinë e Perëndisë në gjendejn e saj origjinale dhe e përforcuan atë.
2 i Kronikave 24:14
Kur kishin mbaruar, paratë që mbetën i çuan para mbretit dhe Jehojadës dhe me to bënë orendi për shtëpinë e Zotit, orendi për shërbimin dhe për olokaustet, kupa dhe vegla të tjera prej ari ose argjendi. Deri sa jetoi Jehojada, u ofruan vazhdimisht olokauste në shtëpinë e Zotit.
2 i Kronikave 24:16
e varrosën në qytetin e Davidit bashkë me mbretërit, sepse kishte bërë të mira në Izrael, ndaj Perëndisë dhe ndaj shtëpisë së tij.
2 i Kronikave 24:17
Mbas vdekjes së Jehojadës, krerët e Judës shkuan dhe ranë përmbys përpara mbretit; dhe mbreti i dëgjoi.
2 i Kronikave 24:18
Pastaj ata braktisën shtëpinë e Zotit, Perëndisë të etërve të tyre, dhe u shërbyen Asherimëve dhe idhujve; për shkak të këtij mëkati, zemërimi i Perëndisë ra mbi Judën dhe mbi Jeruzalemin.
2 i Kronikave 24:19
Zoti u dërgoi atyre profetë për t`i bërë të kthehen tek ai; këta dëshmuan kundër tyre, por ata nuk deshën t`i dëgjojnë.
2 i Kronikave 24:20
Atëherë Fryma e Perëndisë erdhi mbi Zakarian, birin e priftit Jehojada, që u ngrit përpara popullit dhe tha: "Kështu thotë Perëndia: Pse shkelni urdhërimet e Zotit dhe nuk keni mbarësi? Mëqe e keni braktisur Zotin edhe ai do t`ju braktisë".
2 i Kronikave 24:24
Megjithëse ushtria e Sirëve kishte ardhur me pak veta, Zoti u dha në dorë një ushtri shumë të madhe, sepse kishin braktisur Zotin, Perëndinë e etërve të tyre. Kështu ata e gjykuan Joasin.
2 i Kronikave 24:25
Kur Sirët u tërhoqën nga ai (sepse e kishin lënë shumë të sëmurë), shërbëtorët e tij kurdisën një komplot kundër tij, për shkak të vrasjes së bijve të priftit Jehojada, dhe e vranë në shtratin e tij. Kështu ai vdiq dhe e varrosën në qytetin e Davidit, por jo në varrezat e mbretërve.
2 i Kronikave 24:27
aaa add Përsa u përket bijve të tij, profecitë e shumta të thëna kundër tij dhe meremetimi i shtëpisë së Perëndisë, ja, këto gjëra janë shkruar në historinë e librit të mbretërve. Në vend të tij mbretëroi i biri, Amatsiahu.
2 i Kronikave 25:3
Mbasi përforcoi mbretërinë e tij, ai vrau shërbëtorët e tij që kishin vrarë mbretin, atin e tij.
2 i Kronikave 25:4
Megjithatë ai nuk i vriste bijtë e tyre, por veproi siç është shkuar në ligj në librin e Moisiut, të cilin Zoti e urdhëroi duke thënë: "Etërit nuk do të vriten për fajin e bijve të tyre, dhe as bijtë e tyre nuk do të vriten për fajin e etërve; por secili do të dënohet me vdekje për mëkatin e vet".
2 i Kronikave 25:5
Përveç kësaj Amatsiahu mblodhi ata të Judës dhe caktoi mbi ta komandantët e mijëshëve dhe të qindëshëve sipas shtëpive të tyre atërore, për tërë Judën dhe Beniaminin; pastaj bëri regjistrimin nga njëzet vjeç e lart dhe doli që ishin treqind mijë burra të zgjedhur, të aftë për luftë dhe të zotë të përdorin ushtën dhe mburojën.
2 i Kronikave 25:6
Rekrutoi gjithashtu me para njëqind mijë burra nga Izraeli, të fortë dhe trima, për njëqind talenta argjendi.
2 i Kronikave 25:7
Por një njeriu i Perëndisë erdhi tek ai dhe i tha: "O mbret, ushtria e Izraelit të mos vijë me ty, sepse Zoti nuk është me Izraelin, as me ndonjë nga bijtë e Efraimit!
2 i Kronikave 25:8
Por në rast se dëshiron të shkosh, shko megjithatë; edhe po të tregohesh trim në betejë, Perëndia do të të bëjë të biesh para armikut, sepse Perëndia ka pushtet të ndihmojë dhe të të bëjë që të biesh".
2 i Kronikave 25:9
Amatsiahu i tha atëherë njeriut të Perëndisë: "Por çdo t`i bëj njëqind talentat që ia dhashë ushtrisë së Izraelit?". Njeriu i Perëndisë u përgjigj: "Zoti mund të të japë më tepër se aq".
2 i Kronikave 25:10
Atëherë Amatsiahu e shpërndau ushtrinë që kishte ardhur tek ai nga Efraimi, me qëllim që të kthehej në shtëpi të saj; por zemërimi i pjesëtarëve të saj u rrit shumë kundër Judës dhe ata u kthyen në shtëpi me një zemërim të madh.
2 i Kronikave 25:13
Por burrat e ushtrisë, që Amatsiahu kishte shpërndarë që të mos vinin me të për të luftuar, u vërsulën mbi qytetet e Judës, nga Samaria deri në Beth-Horon, duke vrarë tre mijë banorë dhe duke marrë një plaçkë të madhe.
2 i Kronikave 25:14
Pas kthimit të tij nga masakra e Edomitëve, Amatsiahu urdhëroi që t`i sillnin perënditë e bijve të Seirit, i vendosi si perëndi të tij, ra përmbys përpara tyre dhe u ofroj temjan.
2 i Kronikave 25:15
Prandaj zemërimi i Zotit u ndez kundër Amatsiahut dhe i dërgoi një profet për t`i thënë: "Pse kërkove perënditë e këtij populli, që nuk kanë qenë të zotë të çlirojnë popullin e tyre nga dora jote?".
2 i Kronikave 25:16
Ndërsa vazhdonte të fliste akoma me të, mbreti i tha: "A të kemi bërë vallë këshilltar të mbretit? Pusho! Pse kërkon të vritesh?". Atëherë profeti nuk foli më, por tha: "Unë e di që Perëndia ka vendosur të të shkatërrojë, sepse ke bërë këtë dhe nuk more parasysh këshillën time".
2 i Kronikave 25:18
Por Joasi, mbret i Izraelit, dërgoi t`i thotë Amatsiahut, mbretit të Judës: "Gjembi i Libanit i çoi fjalë kedrit të Libanit: "Jepi vajzën tënde për grua birit tim". Por një kafshë e egër e Libanit kaloi andej dhe e shkeli gjembin.
2 i Kronikave 25:20
Por Amatsiahu nuk e dëgjoi; kjo gjë vinte në të vërtetë nga Perëndia, me qëllim që të jepeshin në dorën e armikut, sepse kishin kërkuar perënditë e Edomit.
2 i Kronikave 25:21
Kështu Joasi, mbret i Izraelit, doli kundër Judës; dhe ai dhe Amatsiahu, mbret i Judës, u ndeshën me njeri-tjetrin në Beth-Shemesh që i përkiste Judës.
2 i Kronikave 25:24
Mori tërë arin dhe argjendin dhe të gjitha sendet që gjendeshin në shtëpinë e Perëndisë, që i ishin besuar Obed-Edomit, thesaret e pallatit mbretëror dhe disa pengje, pastaj u kthye përsëri në Samari.
2 i Kronikave 26:5
Ai kërkoi Perëndinë gjatë jetës së Zakarias, që kuptonte vizionet e Perëndisë; dhe për deri sa kërkoi Zotin, Perëndia e begatoi.
2 i Kronikave 26:7
Perëndia e ndihmoi kundër Filistejve, kundër Arabëve që banonin në Gur-Baal dhe kundër Meunitëve.
2 i Kronikave 26:8
Amonitët i paguanin Uziahut një haraç; fama e tij qe përhapur deri në kufijtë e Egjiptit; sepse ishte bërë shumë i fuqishëm.
2 i Kronikave 26:12
Numri i përgjithshëm i të parëve të shtëpive atërore, njerëzve të fortë dhe trima, ishte dy mijë e gjashtëqind veta.
2 i Kronikave 26:13
Nën komandën e tyre ndodhej një ushtri prej treqind e shtatë mijë e pesëqind njerëz të aftë të luftojnë me trimëri të madhe, për të ndihmuar mbretin kundër armikut.
2 i Kronikave 26:14
Uziahu i furnizoi ata, domethënë tërë ushtrinë, me mburoja, ushta, përkrenare, parzmore, harqe dhe hobe për të hedhur gurë.
2 i Kronikave 26:15
Në Jeruzalem specialistët i ndërtuan gjithashtu disa makina të cilat ai i vendosi mbi kullat dhe në qoshet, për të hedhur shigjeta dhe gurë të mëdhenj. Fama e tij u përhap larg, sepse u ndihmua në mënyrë të mrekullueshme deri sa u bë i fuqishëm.
2 i Kronikave 26:16
Por, mbasi u bë i fuqishëm, zemra e tij u bë krenare aq sa u korruptua dhe ai mëkatoi kundër Zotit, duke hyrë në tempullin e Zotit për të djegur temjan në altarin e temjanit.
2 i Kronikave 26:18
Ata iu kundërvunë mbretit Uziah dhe i thanë: "Nuk të takon ty, o Uziah, t`i ofrosh temjan Zotit, por priftërinjve, bijve të Aaronit, që janë shenjtëruar për të ofruar temjan. Dil nga vendi i shenjtë, sepse ke kryer mëkat! Kjo nuk do të sjellë asnjë nder nga ana e Zotit Perëndi".
2 i Kronikave 26:19
Atëherë Uziahu, që kishte në dorë një temjanisë për të ofruar temjanin, u zemërua; por ndërsa po u hakërrohej priftërinjve, mbi ballin e tij shpërtheu lebra, përpara priftërinjve, në shtëpinë e Zotit, pranë altarit të temjanit.
2 i Kronikave 26:21
Mbreti Uziah mbeti lebroz deri ditën e vdekjes së tij dhe banoi në një shtëpi të izoluar, sepse ishte lebroz dhe ishte përjashtuar nga shtëpia e Zotit; dhe i biri Jotham ishte kryeintendenti i pallatit mbretëror dhe administronte drejtësinë e popullit të vendit.
2 i Kronikave 27:3
Ai ndërtoi portën e sipërme të shtëpisë të Zotit dhe bëri shumë punime në muret e Ofelit.
2 i Kronikave 27:4
Përveç kësaj ndërtoi qytete në krahinën malore të Judës dhe kala dhe kulla ndër pyje.
2 i Kronikave 27:6
Kështu Jothami u bë i fuqishëm, sepse rregulloi ecjen e tij përpara Zotit, Perëndisë të tij.
2 i Kronikave 28:2
por ndoqi rrugët e mbretërve të Izraelit, madje bëri shëmbëlltyra prej metali të shkrirë për Baalët.
2 i Kronikave 28:3
Ai dogji temjan në luginën e Birit të Hinomit dhe dogji në zjarr bijtë e tij, duke ndjekur veprimet e neveritshme të kombeve që Zoti kishte dëbuar përpara bijve të Izraelit;
2 i Kronikave 28:4
përveç kësaj bënte flijime dhe dogji temjan mbi vendet e larta, mbi kodrat dhe nën çdo pemë të gjelbëruar.
2 i Kronikave 28:5
Prandaj Zoti, Perëndia i tij, ia dha në dorë mbretit të Sirisë; ky i mundi dhe zuri një numër të madh robërish që i çuan në Damask. U dha gjithashtu në dorë të mbretit të Izraelit, që i shkaktoi një humbje të madhe.
2 i Kronikave 28:6
Në të vërtetë Pekahu, bir i Remaliahut, brenda një dite vrau njëqind e njëzet mijë burra në Judë, tërë trima, sepse kishin braktisur Zotin, Perëndinë e etërve të tyre.
2 i Kronikave 28:9
Por aty ishte një profet i Zotit, që quhej Obed. Ai doli para ushtrisë që po kthehej në Samari dhe tha: "Ja, me qenë se Zoti, Perëndia i etërve tuaj, ishte i zemëruar me Judën, ju dha ata në duart tuaja, por ju i vratë me tërbim, që arriti deri në qiell.
2 i Kronikave 28:10
Dhe tani doni t`i nënshtroni, si skllevërit tuaj dhe skllavet tuaja, bijtë dhe bijat e Judës dhe të Jeruzalemit. Por në realitet a nuk jeni fajtorë ju vetë përpara Zotit, Perëndisë tuaj?
2 i Kronikave 28:11
Dëgjomëni, pra, dhe kthejini robërit që keni zënë midis vëllezërve tuaj, sepse përndryshe zemërimi i zjarrtë i Zotit do të bjerë mbi ju".
2 i Kronikave 28:13
dhe u thanë: "Ju nuk do t`i sillni këtu robërit, sepse mbi ne rëndon tanimë një faj kundër Zotit; ajo që keni ndër mend të bëni do t`i shtojë edhe më tepër mëkatet dhe fajin tonë, sepse faji ynë është mjaft i madh dhe një zemërim i zjarrtë i kërcënohet Izraelit".
2 i Kronikave 28:14
Atëherë ushtarët i lanë robërit dhe plaçkën përpara komandantëve dhe tërë asamblesë.
2 i Kronikave 28:15
Pastaj disa njerëz të thirrur me emër u ngritën dhe morën robërit dhe me rrobat e plaçkës veshën tërë ata që ishin lakuriq; u dhanë rroba dhe sandale, për të ngrënë dhe për të pirë dhe i vajosën; pastaj i mbartën tërë të dobëtit mbi gomarë dhe i çuan në Jeriko, qyteti i palmave, pranë vëllezërve të tyre, pastaj u kthyen në Samari.
2 i Kronikave 28:17
Edomitët kishin ardhur përsëri, kishin mundur Judën dhe kishin marrë me vete robërit.
2 i Kronikave 28:19
Zoti në fakt kishte poshtëruar Judën për shkak të Ashazit, mbretit të Izraelit, që kishte nxitur rënien morale në Judë dhe kishte kryer mëkate të rënda kundër Zotit.
2 i Kronikave 28:23
U ofroi flijime perëndive të Damaskut që e kishin mundur, duke thënë: "Me qenë se perënditë e mbretit të Sirisë i ndihmojnë ata, unë do t`i ofroj atyre flijime që të më ndimojnë edhe mua". Por qenë pikërisht ata që shkaktuan shkatërrimin e tij dhe atë të të gjithë Izraelit.
2 i Kronikave 28:24
Ashazi mblodhi gjithë veglat e shtëpisë së Perëndisë, i bëri ato copë-copë, mbylli portat e shtëpisë të Zotit, ndërtoi altare në çdo kënd të Jeruzalemit,
2 i Kronikave 28:25
dhe në çdo qytet të Judës vendosi vende të larta për t`u djegur temjan perëndive të tjera, duke shkaktuar kështu zemërimin e Zotit, Perëndisë të etërve të tij.
2 i Kronikave 29:5
dhe u tha: "Më dëgjoni, o Levitë! Tani shenjtërohuni dhe shenjtëroni shtëpinë e Zotit, Perëndisë të etërve tuaj, dhe nxirrni nga vendi i shenjtë çdo gjë të papastër.
2 i Kronikave 29:6
Sepse etërit tanë kanë kryer mëkate dhe kanë bërë atë që është e keqe në sytë e Zotit, Perëndisë tonë dhe e kanë braktisur, duke i hequr fytyrat e tyre nga banesa e Zotit dhe duke i kthyer krahët.
2 i Kronikave 29:7
Ata madje kanë mbyllur portat e portikut, kanë shuar llambat dhe nuk kanë djegur më temjan as nuk kanë ofruar olokauste në vendin e shenjtë të Perëndisë të Izraelit.
2 i Kronikave 29:8
Prandaj zemërimi i Zotit ra mbi Judën dhe Jeruzalemin, dhe ai i ka braktisur në telashe, në shkretim dhe në përbuzje, siç mund ta shihni me sytë tuaj.
2 i Kronikave 29:9
Dhe ja, për shkak të kësaj, etërit tanë ranë nga goditjet e shpatës, dhe bijtë tanë, bijat tona dhe gratë tona janë në robëri.
2 i Kronikave 29:10
Tani kam në zemër të bëj një besëlidhje me Zotin, Perëndinë e Izraelit, me qëllim që zjarri i zemërimit të tij të largohet prej nesh.
2 i Kronikave 29:15
Ata mblodhën vëllezërit e tyre dhe u shenjtëruan; pastaj hynë në shtëpinë e Zotit për ta pastruar, sipas urdhrit të mbretit, në përputhje me fjalët e Zotit.
2 i Kronikave 29:16
Kështu priftërinjtë hynë brënda shtëpisë të Zotit për ta pastruar dhe nxorën jashtë, në oborrin e shtëpisë të Zotit, të gjitha sendet e papastra që gjetën në tempullin e Zotit; Levitët i morën për t`i çuar jashtë në përroin e Kidronit.
2 i Kronikave 29:17
Filluan të shenjtërohen ditën e parë të muajit; ditën e tetë të muajit hynë në portikun e Zotit; brenda tetë ditëve pastruan shtëpinë e Zotit dhe e përfunduan ditën e gjashtëmbëdhjetë të muajit të parë.
2 i Kronikave 29:19
Përveç kësaj kemi vënë përsëri në vend dhe kemi pastruar të gjitha përdorëset që mbreti Ashaz në mëkatin e tij kishte flakur tej gjatë mbretërimit të tij; dhe ja, tani janë përpara altarit të Zotit".
2 i Kronikave 29:21
Ata sollën shtatë dema, shtatë desh, shtatë qengja dhe shtatë cjep, si flijim për mëkatin për mbretërinë, për shenjtëroren dhe për Judën. Pastaj mbreti urdhëroi priftërinjtë, bijtë e Aaronit, t`i ofronin në altarin e Zotit.
2 i Kronikave 29:22
Kështu therën demat, dhe priftërinjtë mblodhën gjakun e tyre dhe spërkatën altarin me të; në të njëjtën mënyrë therën deshtë dhe spërkatën gjakun e tyre mbi altar; pastaj therën qengjat dhe spërkatën me gjakun e tyre altarin.
2 i Kronikave 29:23
Pastaj i paraqitën mbretit dhe asamblesë cjeptë e flijimit për mëkatin, dhe ata vunë mbi to duart e tyre.
2 i Kronikave 29:24
Priftërinjtë i therën dhe ofruan gjakun e tyre mbi altar si flijim për mëkatin, si shlyerje e fajit për tërë Izraelin, sepse mbreti kishte urdhëruar të ofronin olokaustin dhe flijimin për mëkatin, për tërë Izraelin.
2 i Kronikave 29:28
Atëherë tërë asambleja u përul, ndërsa këngëtarët këndonin dhe trumbetierët u binin veglave të tyre; e tërë kjo vazhdoi deri në fund të olokaustit.
2 i Kronikave 29:29
Me të mbaruar olokausti, mbreti dhe tërë ata që ishin me të u përkulën dhe adhuruan.
2 i Kronikave 29:30
Pastaj mbreti Ezekia dhe paria urdhëruan Levitët të lëvdonin Zotin me fjalët e Davidit dhe të shikuesit Asaf; ata e lëvduan me gëzim, pastaj u përkulën dhe e adhuruan.
2 i Kronikave 29:32
Numri i olokausteve që solli asambleja ishte shtatëdhjetë dema, njëqind desh dhe dyqind qengja; të tëra këto ishin olokauste për Zotin.
2 i Kronikave 29:36
Ezekia dhe tërë populli u gëzua që Perëndia e kishte përgatitur popullin; në të vërtetë kjo gjë u bë shpejt.
2 i Kronikave 30:1
Pastaj Ezekia i dërgoi lajmëtarë tërë Izraelit dhe Judës dhe i shkroi gjithashtu letra Efraimit dhe Manasit që të vinin në shtëpinë e Zotit në Jeruzalem për të festuar Pashkën për nder të Zotit, Perëndisë të Izraelit.
2 i Kronikave 30:5
Vendosën kështu të shpallin në tërë Izraelin, një njoftim nga Beer-Sheba deri në Dan, që të vijnë në Jeruzalem për të kremtuar Pashkën për nder të Zotit, Perëndisë të Izraelit, sepse prej shumë vitesh nuk e kishin kremtuar në mënyrën e paracaktuar.
2 i Kronikave 30:6
Korrierët, pra, shkuan në gjithë Izraelin dhe në Judën me letrat e mbretit dhe të parisë së tij, duke shpallur sipas urdhrit të mbretit: "Bij të Izraelit, kthehuni tek Zoti, Perëndia i Abrahamit, i Isakut dhe i Izraelit, me qëllim që ai të rikthehet pranë asaj që iu ka mbetur dhe që ka shpëtuar nga duart e mbretërve të Asirisë.
2 i Kronikave 30:7
Mos jini si etërit tuaj dhe vëllezërit tuaj, që kanë mëkatuar kundër Zotit, Perëndisë të etërve të tyre, i cili për këtë shkak i ka braktisur dhe i ka lënë në pikëllim, siç e shihni.
2 i Kronikave 30:8
Tani mos e fortësoni zverkun si etërit tuaj, por jepini dorën Zotit, ejani në shenjtëroren e tij që ai ka shenjtëruar përjetë dhe i shërbeni Zotit, Perëndisë tuaj, me qëllim që zjarri i zemërimit të tij të largohet nga ju.
2 i Kronikave 30:9
Sepse, në rast se ktheheni tek Zoti, vëllezërit tuaj dhe bijtë tuaj do të trajtohen me dhembshuri nga ata që i kanë internuar dhe do të kthehen në këtë vend, sepse Zoti, Perëndia juaj, është i mëshirshëm dhe zemërmadh dhe nuk do ta heqë fytyrën prej jush, në rast se ktheheni tek ai".
2 i Kronikave 30:10
Dhe korrierët kaluan nga një qytet në tjetrin në vendin e Efraimit dhe të Manasit deri në Zabulon; por njerëzit i përqeshnin dhe talleshin me ta.
2 i Kronikave 30:11
Megjithatë disa burra nga Asheri, nga Zabuloni dhe nga Manasi u përulën dhe erdhën në Jeruzalem.
2 i Kronikave 30:12
Por në Judë dora e Perëndisë veproi duke u dhënë atyre një zemër të njëllojtë për të kryer urdhrin e mbretit dhe të parisë, sipas fjalës të Zotit.
2 i Kronikave 30:13
Një turmë e madhe u mblodh në Jeuzalem për të kremtuar festën e të Ndormëve gjatë muajit të dytë; ishte një kuvend shumë i madh.
2 i Kronikave 30:14
U ngritën dhe zhdukën altarët që ishin në Jeruzalem; zhdukën gjithashtu tërë altarët e temjanit dhe i hodhën në përroin e Kidronit.
2 i Kronikave 30:16
Ata zunë vendet që u përkisnin sipas normave të përshkruara nga ligji i Moisiut, njeriut të Perëndisë. Priftërinjtë spërkatnin gjakun, që merrnin nga duart e Levitëve.
2 i Kronikave 30:17
Duke qenë se shumë njerëz të asamblesë nuk ishin shenjtëruar, Levitët kishin për detyrë t`i flijonin qengjat e Pashkës për tërë ata që nuk ishin të pastër, për t`ia shenjtëruar Zotit.
2 i Kronikave 30:18
Në të vërtetë një pjesë e madhe e popullit, shumë nga Efraimi, nga Manasi, nga Isakari dhe nga Zabuloni nuk ishin pastruar, dhe e hëngrën njëlloj Pashkën, duke vepruar ndryshe nga sa ishte shkruar. Por Ezekia u lut për ata, duke thënë: "Zoti, që është i mirë, të falë cilindo
2 i Kronikave 30:19
që ia ka kushtuar zemrën e tij të kërkojë Perëndinë, Zotin, Perëndinë e etërve të tij, edhe pa pastrimin që kërkon shenjtërorja".
2 i Kronikave 30:22
Ezekia i foli zemrës të të gjithë Levitëve që tregonin njohje të mirë të gjërave të Zotit. Kështu ata hëngrën për shtatë ditët e caktuara të festës, duke ofruar flijime falenderimi dhe duke lëvduar Zotin, Perëndinë e etërve të tyre.
2 i Kronikave 31:1
Mbasi mbaruan tërë këtë punë, Izraelitët e pranishëm u nisën për në qytetet e Judës, për të thyer kollonat e shenjta, për të shembur Asherimët dhe për të shkatërruar vendet e larta dhe altarët në
2 i Kronikave 31:2
Ezekia rindërtoi klasat e priftërinjve dhe të Levitëve në bazë të klasave të tyre, secila sipas shërbimit të tij, priftërinjtë dhe Levitët për olokaustet dhe flijimet e falenderimit për të shërbyer, për të falenderuar dhe për të lëvduar në portat e kampeve të Zotit.
2 i Kronikave 31:3
Mbreti caktoi edhe pjesën e pasurive të tij, që do t`i caktoheshin për olokauste; olokaustet e mëngjesit dhe të mbrëmjes, olokaustet e të shtunave, të ditëve të hënës së re dhe të festave solemne, ashtu siç është shkruar në ligjin e Zotit.
2 i Kronikave 31:5
Sa u përhap ky urdhër, bijtë e Izraelit dhanë me shumicë prodhimet e para të grurit, të verës, të vajit, të mjaltit dhe të të gjitha prodhimeve të arave; dhe çuan një të dhjetë të bollshme nga çdo gjë.
2 i Kronikave 31:6
Bijtë e Izraelit dhe të Judës që banonin në qytetet e Judës çuan edhe ata të dhjetën e lopëve dhe të deleve, po kështu edhe të dhjetën e gjërave të shenjta të shenjtëruara Zotit, Perëndisë të tyre, dhe krijuan me to shumë grumbuj.
2 i Kronikave 31:7
Filluan t`i bëjnë grumbujt në muajin e tretë dhe e përfunduan këtë punë në muajin e shtatë.
2 i Kronikave 31:8
Kur Ezekia dhe krerët erdhën për të parë grumbujt, bekuan Zotin dhe popullin e tij të Izraelit.
2 i Kronikave 31:9
Pastaj Ezekia pyeti priftërinjtë dhe Levitët për grumbujt;
2 i Kronikave 31:10
kryeprifti Azariah, nga shtëpia e Tsadokut, iu përgjigj: "Që kur filloi prurja e ofertave në shtëpinë e Zotit, kemi ngrënë sa jemi ngopur dhe kanë mbetur gjëra me shumicë, sepse Zoti ka bekuar popullin e tij; dhe kjo është sasia e madhe që ka tepruar".
2 i Kronikave 31:11
Atëherë Ezekia i urdhëroi ata të përgatisnin disa dhoma në shtëpinë e Zotit. Ata i përgatitën,
2 i Kronikave 31:13
Jehieli, Ahaziahu, Nahathi, Asahelli, Jerimothi, Jozabadi, Elieli, Ismakiahu, Mahathi dhe Benajahu ishin mbikqyrës nën urdhrat e Konaniahut dhe të vëllait të tij Shimei, me porosi të mbretit Ezekia dhe të Azariahut, kreu i shtëpisë së Perëndisë.
2 i Kronikave 31:14
Leviti Kore, bir i Imnahut, rojë e portës lindore, ishte caktuar për ofertat vullnetare që i bëheshin Perëndisë për të shpërndarë ofertat e larta të Zotit dhe gjërat shumë të shenjta.
2 i Kronikave 31:15
Nën urdhrat e tij ishin Edeni, Miniamini, Jeshua, Shemajahu, Amariahu, Shekaniahu në qytetet e priftërinjve, që duhet t`u bënin me përpikmëri shpërndarjen vëllezërve të tyre, të mëdhenj apo të vegjël, sipas klasave të tyre;
2 i Kronikave 31:16
me përjashtim të meshkujve që ishin regjistruar në gjeneologjitë e tyre nga mosha tre vjeç e lart, ata u shpërndanin të gjithë atyre që hynin në shtëpinë e Zotit racionin e tyre të përditshëm për shërbimin e tyre, sipas funksioneve të tyre dhe në bazë të klasës së cilës i përkisnin,
2 i Kronikave 31:17
priftërinjve të regjistruar në gjenealogjitë sipas shtëpive atërore dhe Levitëve me moshë njëzet vjeç e lart, sipas detyrave të tyre dhe klasave të cilave u përkisnin,
2 i Kronikave 31:19
Edhe për priftërinjtë, bijtë e Aaronit, që banonin në fshat, në zonat rreth qyteteve, kishte në çdo qytet njerëz të caktuar me emër për të ndarë racionet çdo mashkulli midis priftërinjve dhe tërë Levitëve të regjistruar në gjenealogjitë.
2 i Kronikave 31:20
Ezekia veproi kështu në të gjithë Judën; bëri atë që është e mirë, e drejtë dhe e vërtetë përpara Zotit, Perëndisë të tij.
2 i Kronikave 31:21
Çdo punë që ndërmori për shërbimin e shtëpisë të Perëndisë, për ligjin dhe për urdhërimet, për të kërkuar Perëndinë e tij, ai e bëri me gjithë zemër; prandaj ai pati mbarësi.
2 i Kronikave 32:4
Kështu u mblodh një numër i madh njerëzish, të cilët i zunë të gjitha burimet dhe përroin që rridhte nëpër vend, duke thënë: "Pse mbreti i Asirisë duhet të vijë dhe të gjejë ujë me shumicë?".
2 i Kronikave 32:5
Atëherë Ezekia mori guxim, rindërtoi të gjitha muret e rrëzuara, ngriti kulla dhe përjashta ndërtoi një mur të jashtëm; gjithashtu ai fortifikoi Milon në qytetin e Davidit dhe urdhëroi të bëheshin shumë ushta dhe mburoja.
2 i Kronikave 32:8
Me të është një krah prej mishi, por me ne është Zoti, Perëndia ynë, për të na ndihmuar dhe për të luftuar nël betejat tona". Populli u qetësua nga fjalët e Ezekias, mbretit të Judës.
2 i Kronikave 32:9
Mbas kësaj Senasheribi, mbret i Asirisë, ndërsa ndodhej me të gjitha forcat e tij përballë Lakishit, dërgoi shërbëtorët e tij në Jeruzalem për t`i thënë Ezekias, mbretit të Judës, dhe të gjithë atyre të Judës që ndodheshin në Jeruzalem:
2 i Kronikave 32:11
A nuk po ju gënjen Ezekia me qëllim që të vdisni nga uria dhe nga etja, duke thënë: "Zoti, Perëndia ynë, do të na çlirojë nga duart e mbretit të Asirisë"?
2 i Kronikave 32:12
A nuk i ka hequr vallë vetë Ezekia vendet e tij të larta dhe altarët e tij, duke i thënë Judës dhe Jeruzalemit: "Ju do të adhuroni përpara një altari të vetëm dhe mbi të do të ofroni temjan"?
2 i Kronikave 32:13
A nuk e dini ju çfarë u kemi bërë unë dhe etërit e mi gjithë popujve të vendeve të tjera? A kanë qenë të aftë perënditë e kombeve të këtyre vendeve të çlirojnë në një farë mënyre vendet e tyre nga duart e mia?
2 i Kronikave 32:14
Midis tërë perëndive të këtyre kombeve që etërit e mi kanë caktuar për shfarosje, kush, pra, ka mundur të çlirojë popullin e tij nga dora ime? Si do të mund t`ju çlirojë Perëndia juaj, pra, nga dora ime?
2 i Kronikave 32:15
Prandaj tani mos e lini Ezekian t`ju gënjejë dhe t`ju mashtrojë në këtë mënyrë; mos i zini besë! Duke qenë se asnjë perëndi e ndonjë kombi o mbretërie, nuk ka mundur të çlirojë popullin e tij nga dora ime apo nga dora e etërve të mi, aq më pak Perëndia juaj do të mund t`ju çlirojë nga dora ime!".
2 i Kronikave 32:16
Shërbëtorët e tij flissnin akoma kundër Zotit Perëndi dhe kundër shërbëtorit të tij Ezekia.
2 i Kronikave 32:17
Senasheribi shkroi gjithashtu letra për të sharë Zotin, Perëndinë e Izraelit, dhe për të folur kundër tij, duke thënë: "Ashtu si perënditë e kombeve të vendeve të tjera nuk i kanë çliruar popujt e tyre nga dora ime, kështu as Perëndia i Ezekias nuk do ta çlirojë popullin e tij nga dora ime".
2 i Kronikave 32:18
Ata bërtitën me zë të lartë në gjuhën judaike duke iu drejtuar popullit të Jeruzalemit që rrinte mbi muret, për ta trembur dhe për ta tmerruar, dhe kështu të shtinin në dorë qytetin.
2 i Kronikave 32:19
Ata folën kundër Perëndisë të Jeruzalemit ashtu si kundër perëndive të popujve të tokës, që janë vepër e dorës së njeriut.
2 i Kronikave 32:21
Atëherë Zoti dërgoi një engjëll që shfarosi gjithë burrat e fortë dhe trima, princat dhe komandantët në kampin e mbretit të Asirisë. Ky u kthye në vendin e tij i mbuluar me turp; pastaj hyri në tempullin e perëndisë së tij, ku vetë bijtë e tij e vranë me shpatë.
2 i Kronikave 32:24
Në ato ditë Ezekia u sëmur për vdekje. Ai iu lut Zotit, që i foli dhe i dha një shenjë.
2 i Kronikave 32:25
Por Ezekia nuk iu përgjigj mirësisë që iu bë atij, sepse zemra e tij ishte bërë krenare; prandaj mbi të, mbi Judën dhe mbi Jeruzalemin ra zemërimi i Zotit.
2 i Kronikave 32:26
Pastaj Ezekia e përunji krenarinë e zemrës së tij, ai dhe banorët e Jeruzalemit; prandaj zemërimi i Zotit nuk erdhi mbi ta gjatë jetës së Ezekias.
2 i Kronikave 32:27
Ezekia pati pasuri shumë të mëdha dhe nder. Ai bëri depozita për argjendin, arin, gurët e çmuar, aromat, mburojat, dhe për çdo lloj objektesh të çmuara,
2 i Kronikave 32:28
magazina për drithërat, verën e vajin, stalla për çdo lloj gjedhi dhe vathë për delet.
2 i Kronikave 32:29
Vec këtyre ndërtoi qytete dhe pati një numër të madh kopesh dhe bagetish të trasha, sepse Perëndia i kishte dhënë pasuri shumë të mëdha.
2 i Kronikave 32:30
Ishte Ezekia vetë që mbylli burimin e sipërm të ujrave të Gihonit dhe i kanalizoi poshtë në anën perëndimore të qytetit të Davidit. Ezekia ia doli mbanë në të gjitha veprat e tij.
2 i Kronikave 32:31
Por kur krerët e Babilonisë i dërguan lajmëtarë për t`u informuar për mrekullinë që kishte ndodhur në vend, Perëndia e braktisi për ta vënë në provë e për të njohur gjithçka që ishte në zemrën e tij.
2 i Kronikave 33:2
Ai bëri atë që është e keqe në sytë e Zotit, duke ndjekur gjërat e neveritshme të kombeve që Zoti kishte dëbuar përpara bijve të Izraelit.
2 i Kronikave 33:3
Ai rindërtoi vendet e larta që Ezekia, i ati, kishte shkatërruar, ngriti altarë për Baalët, bëri Asherimët dhe ra përmbys përpara tërë ushtrisë së qiellit dhe u vu në shërbim të saj.
2 i Kronikave 33:4
Ngriti gjithashtu altarë në shtëpinë e Zotit, për të cilën Zoti kishte thënë: "Emri im do të mbetet përjetë në Jeruzalem".
2 i Kronikave 33:5
Ndërtoi altarë për gjithë ushtrinë e qiellit në të dy oborret e shtëpisë të Zotit.
2 i Kronikave 33:6
I kaloi bijtë e tij nëpër zjarr në luginën e birit të Hinomit; përdori magjinë, shortarinë, dhe shtrigërinë, dhe konsultoi mediumet dhe magjistarët. Bëri plotësisht atë që është e keqe në sytë e Zotit, duke provokuar zemërimin e tij.
2 i Kronikave 33:7
Vuri madje një shëmbëlltyrë të gdhendur, idhullin që kishte bërë, në shtëpinë e Perëndisë dhe për të cilën Perëndia i kishte thënë Davidit dhe Salomonit, birit të tij: "Në këtë shtëpi dhe në Jeruzalem, që kam zgjedhur midis tërë fiseve të Izraelit, do të vë emrin tim përjetë;
2 i Kronikave 33:12
Kur u gjend në hall, iu lut shumë Zotit, Perëndisë të tij, dhe u përul thellë përpara Perëndisë të etërve të tij.
2 i Kronikave 33:13
Pastaj iu fal dhe iu lut shumë dhe Perëndia e dëgjoi lutjen e tij dhe e çoi përsëri në Jeruzalem, në mbretërinë e tij. Atëherë Manasi njohu që Zoti është Perëndia.
2 i Kronikave 33:14
Pas kësaj, Manasi ndërtoi një mur jashtë qytetit të Davidit, në perëndim të Gihonit, në luginë, deri te porta e peshqve; muri i vinte përreth Ofelit, dhe e bëri shumë të lartë. Pastaj vendosi komandantë ushtarakë në të gjitha qytetet e fortifikuara të Judës.
2 i Kronikave 33:15
Përveç kësaj hoqi nga shtëpia e Zotit perënditë e huaja dhe idhullin, së bashku me të gjithë altarët që kishte ndërtuar mbi malin e shtëpisë të Zotit dhe në Jeruzalem, dhe i hodhi jashtë qytetit.
2 i Kronikave 33:16
Pastaj restauroi altarin e Zotit dhe mbi të ofroi flijime falenderimi dhe lëvdimi, si dhe urdhëroi Judën t`i shërbente Zotit, Perëndisë të Izraelit.
2 i Kronikave 33:17
Megjithatë populli vazhdonte të ofronte flijime në vendet e larta, por vetëm Zotit, Perëndisë të tij.
2 i Kronikave 33:18
Pjesa tjetër e bëmave të Manasit, lutja që i drejtoi Perëndisë të tij dhe fjalët e shikuesve që i folën në emër të Zotit, janë të shkruara në librin e mbretërve të Izraelit.
2 i Kronikave 33:19
Përkundrazi lutja e tij dhe mënyra si Perëndia e dëgjoi, tërë mëkatet e tij dhe tërë pabesitë e tij, vendet ku ndërtoi vendet e larta dhe ngriti Asherimët dhe shëmbëlltyrat e gdhendura, para se të përulej, janë të shkruara në librin e Hozait.
2 i Kronikave 33:23
Ai nuk u përul përpara Zotit, siç ishte përulur Manasi, i ati; Amoni madje mëkatoi gjithnjë e më shumë.
2 i Kronikave 34:3
Në vitin e tetë të mbretërimit të tij, kur ende ishte djalosh, filloi të kërkojë Perëndinë e Davidit, atit të tij, dhe në vitin e dymbëdhjetë filloi ta pastrojë Judën dhe Jeruzalemin nga vendet e larta, nga Asherimët, nga shëmbëlltyrat e gdhendura dhe nga shëmbëlltyrat prej metali të shkrirë.
2 i Kronikave 34:4
Para tij u shembën altaret e Baalit; përveç tyre shembi altaret e temjanit që ishin mbi ta, bëri copë-copë Asherimët, shëmbëlltyrat e gdhendura dhe shëmbëlltyrat prej metali të shkrirë dhe i bëri pluhur, të cilin e shpërndau mbi varret e atyre që u kishin ofruar flijime.
2 i Kronikave 34:9
Ata shkuan te kryeprifti Hilkiah dhe dorëzuan paratë që kishin sjellë në shtëpinë e Perëndisë, që derëtarët Levitë kishin mbledhur nga Manasi, nga Efraimi dhe tërë pjesa tjetër e Izraelit, nga tërë Juda dhe Beniamini dhe nga banorët e Jeruzalemit.
2 i Kronikave 34:10
Pastaj ua dorëzuan punëtorëve të ngarkuar me mbikqyrjen e shtëpisë të Zotit, të cilët ua dhanë punëtorëve që punonin në shtëpinë e Zotit për ta riparuar dhe për të restauruar tempullin.
2 i Kronikave 34:11
Ua dorëzuan marangozëve dhe ndërtuesve për të blerë gurë të latuar dhe lëndë druri për armaturat dhe trarët e shtëpive që mbretërit e Judës kishin shkatërruar.
2 i Kronikave 34:13
Këta mbikqyrnin gjithashtu mbartësit e peshave dhe drejtonin tërë ata që kryenin punime të çfarëdo lloji; përveç kësaj, disa Levitë ishin shkrues, inspektorë dhe derëtarë.
2 i Kronikave 34:14
Ndërsa po tërhiqeshin paratë që ishin çuar në shtëpinë e Zotit, prifti Hilkiah gjeti librin e Ligjit të Zotit, që ishte dhënë nëpërmjet Moisiut.
2 i Kronikave 34:21
"Shkoni të konsultoheni Zotin për mua dhe për ata që kanë mbetur në Izrael dhe në Judë, lidhur me fjalët e Librit që u gjet; i madh, pra, është zemërimi i Zotit që ra mbi ne, sepse etërit tanë nuk kanë ndjekur fjalën e Zotit, duke vepruar plotësisht sipas asaj që është shkruar në këtë libër".
2 i Kronikave 34:23
Ajo u përgjigj: "Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: Njoftoni atë që ju ka dërguar tek unë:
2 i Kronikave 34:24
Kështu thotë Zoti: "Ja, unë do të sjell një fatkeqësi mbi këtë vend dhe mbi banorët e tij, të gjitha mallkimet që janë shkruar në librin, të cilin e kanë lexuar përpara mbretit të Judës.
2 i Kronikave 34:25
Duke qenë se më kanë braktisur dhe u kanë ofruar temjan perëndive të tjera për të provokuar zemërimin tim me të gjitha veprat e duarve të tyre, zemërimi im do të bjerë mbi këtë vend dhe nuk do të shuhet".
2 i Kronikave 34:26
Ndërsa mbretit të Judës që ju ka dërguar të këshilloheni me Zotin, njoftojini sa vijon: Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit, lidhur me fjalët që ke dëgjuar:
2 i Kronikave 34:27
"Duke qenë se zemra jote është mallëngjyer, sepse je përulur përpara Perëndisë duke dëgjuar fjalët e tij kundër këtij vendi dhe kundër banorëve të tij, je përulur para meje, ke grisur rrobat e tua dhe ke qarë para meje, edhe unë të dëgjova", thotë Zoti.
2 i Kronikave 34:31
Pastaj mbreti, duke qëndruar më këmbë mbi podium, bëri një besëlidhje përpara Zotit, duke u zotuar të ndjekë Zotin, të zbatojë urdhërimet e tij, porositë e tij dhe statutet e tij me gjithë zemër dhe me gjithë shpirt, për të vënë në praktikë fjalët e besëlidhjes së shkruar në atë libër.
2 i Kronikave 34:32
Dhe bëri që të përfshihen besëlidhje tërë ata që ndodheshin në Jeruzalem dhe në Beniamin; banorët e Jeruzalemit vepruan sipas besëlidhjes së Perëndisë, Perëndisë të etërve të tyre.
2 i Kronikave 34:33
Kështu Josia zhduku tërë gjërat e neveritshme nga të gjitha vendet që u përkisnin bijve të Izraelit dhe i detyroi tërë ata që ishin në Izrael t`i shërbenin Zotit, Perëndisë të tyre. Gjatë gjithë jetës së tij ata nuk hoqën dorë së ndjekuri Zotin, Perëdinë e etërve të tyre.
2 i Kronikave 35:1
Josia kremtoi në Jeruzalem Pashkën për nder të Zotit; Pashka u kremtua ditën e katërmbëdhjetë të muajit të parë.
2 i Kronikave 35:3
Pastaj u tha Levitëve që udhëzonin tërë Izraelin dhe që i ishin shenjtëruar Zotit: "Vendoseni arkën e shenjtë në tempullin e ndërtuar nga Salomoni, bir i Davidit, mbret i Izraelit; ajo nuk do të jetë më barrë për shpatullat tuaja. Tani shërbejini Zotit, Perëndisë tuaj, dhe popullit të tij të Izraelit.
2 i Kronikave 35:7
Pastaj Josia u dha njerëzve të popullit, gjithë atyre që ishin të pranishëm, bagëti të imta, qengja dhe keca, gjithsej tridhjetë mijë kokë, të tëra për Pashkët, si edhe tre mijë qe; kjo vinte nga pasuria e mbretit.
2 i Kronikave 35:8
Edhe princat i bënë një dhuratë spontane popullit, priftërinjve dhe Levitëve. Hilkiahu, Zakaria dhe Jehieli, drejtues të shtëpisë së Perëndisë, u dhanë priftërinjve për flijimet e Pashkës dy mijë e gjashtëqind qengja dhe keca si edhe treqind qe.
2 i Kronikave 35:9
Përveç kësaj Konaniahu, bashkë me vëllezërit e tij Shemajah dhe Nethaneel, dhe Hashabiahu, Jeijeli dhe Jozabadi, krerë të Levitëve, u dhanë Levitëve për flijimet e Pashkës pesë mijë qengja dhe keca si edhe pesëqind qe.
2 i Kronikave 35:10
Sa u përgatit shërbimi, priftërinjtë zunë vendet e tyre, dhe Levitët sipas klasave të tyre, në bazë të urdhrit të dhënë nga mbreti.
2 i Kronikave 35:11
Pastaj flijuan Pashkën; priftërinjtë e spërkatnin gjakun me duart e tyre, ndërsa Levitët ripnin kafshët.
2 i Kronikave 35:12
Kështu vunë mënjanë olokaustet për t`ua shpërndarë bijve të popullit, sipas ndarjeve të shtëpive atërore, me qëllim që t`ia ofronin Zotit, siç është shkuar në librin e Moisiut. Vepruan njëlloj me qetë.
2 i Kronikave 35:13
Pastaj poqën qengjat e Pashkës mbi zjarr sipas normave të përcaktuara; por ofertat e tjera të shenjtëruara i gatuan në tenxhere, në kazanë dhe në tiganë dhe ua shpërndanë menjëherë tërë bijve të popullit.
2 i Kronikave 35:14
Pastaj përgatitën racione për vete dhe për priftërinjtë, sepse priftërinjtë, bijtë e Aaronit, ishin të zënë deri në mbrëmje për të ofruar olokaustet dhe pjesët me dhjamë; kështu Levitët përgatitën racione për vete dhe për priftërinjtë, bij të Aaronit.
2 i Kronikave 35:15
Këngëtarët, bij të Asafit, ishin në vendin e tyre, sipas urdhrit të Davidit, të Asafit, të Hemanit dhe të Jeduthunit, shikuesit të mbretit. Në çdo portë kishte derëtarë; këta nuk patën nevojë të largoheshin nga shërbimi i tyre, sepse Levitët, vëllezërit e tyre, kishin përgatitur racione për ata.
2 i Kronikave 35:16
Kështu atë ditë tërë shërbimi i Zotit u përgatit për të kremtuar Pashkën dhe për të ofruar olokauste mbi altarin e Zotit, sipas urdhrit të mbretit Josia.
2 i Kronikave 35:20
Mbas gjithë këtyre gjërave, kur Josia e vuri në rregull tempullin, Neko, mbret i Egjiptit, doli në Karkemish mbi Eufrat për të luftuar; dhe Josia u ngrit kundër tij.
2 i Kronikave 35:21
Por Neko i dërgoi lajmëtarë për t`i thënë: "Çfarë ka midis meje dhe teje, o mbret i Judës? Këtë herë unë nuk kam ardhur kundër teje, por kundër një shtëpie me të cilën ndodhem në luftë; Perëndia më ka urdhëruar të shpejtohem; mos e kundërshto, pra, Perëndinë që është me mua, që ai të mos të të shkatërrojë".
2 i Kronikave 35:22
Por Josia nuk deshi të tërhiqet nga ai; por për të luftuar kundër tij u vesh me rroba të tjera që të mos njihej dhe nuk i dëgjoi fjalët e Nekos, që vinin nga goja e Perëndisë. Kështu doli të ndeshet në luginën e Megidos.
2 i Kronikave 35:24
Shërbëtorët e tij e hoqën nga qerrja e tij, e vunë në një qerre të dytë që ai kishte dhe e çuan në Jeruzalem. Kështu ai vdiq dhe u varros në varrezat e etërve të tij. Tërë Juda dhe Jeruzalemi mbajtën zi për Josian.
2 i Kronikave 35:25
Jeremia kompozoi një vajtim për Josian; tërë këngëtarët dhe këngëtaret në vajtimet e tyre kanë folur për Josian deri në ditën e sotme; dhe këto janë bërë një zakon në Izrael; dhe ja, ata janë shkruar në Vajtimet.
2 i Kronikave 36:4
Pastaj mbreti i Egjiptit bëri mbret të Judës dhe të Jeruzalemit vëllanë e tij Eliakimin, të cilit ia ndërroi emrin dhe e quajti Jehojakim. Neko përkundrazi mori vëllanë e tij Jehoahaz dhe e çoi në Egjipt.
2 i Kronikave 36:5
Jehojakimi ishte njëzet e pesë vjeç kur filloi të mbretërojë, dhe mbretëroi njëmbëdhjetë vjet në Jeruzalem. Ai bëri atë që është e keqe në sytë e Zotit, Perëndisë të tij.
2 i Kronikave 36:6
Nebukadnetsari, mbret i Babilonisë, doli kundër tij dhe e lidhi me zinxhira prej bronzi për ta çuar në Babiloni.
2 i Kronikave 36:12
Edhe ai bëri atë që është e keqe në sytë e Zotit, Perëndisë të tij, dhe nuk u përul përpara profetit Jeremia, që fliste nga ana e Zotit.
2 i Kronikave 36:13
Ai ngriti krye gjithashtu kundër mbretit Nebukadnetsar, që e kishte vënë të betohej në emër të Perësndisë por ai e mpiu zverkun e tij dhe ngurtësoi zemrën e tij, duke mos pranuar të kthehej tek Zoti, Perëndia i Izraelit.
2 i Kronikave 36:14
Edhe tërë krerët e priftërinjve dhe populli mëkatuan gjithnjë e më tepër duke ndjekur të gjitha gjërat e neveritshme të kombeve dhe e ndotën shtëpinë se Zotit, që ai u kishte shenjtëruar në Jeruzalem.
2 i Kronikave 36:15
Zoti, Perëndia i etërve të tyre, u dërgoi atyre, që në fillim dhe me këmbëngulje, paralajmërime me anë të lajmëtarëve të tij, sepse donte ta shpëtonte popullin e tij dhe banesën e tij.
2 i Kronikave 36:16
Por ata u tallën me lajmëtarët e Perëndisë, përçmuan fjalët e tij dhe vunë në lojë profetët e tij, deri sa zemërimi i Zotit kundër popullit të tij arriti një pikë në të cilën nuk kishte rrugëdalje.
2 i Kronikave 36:17
Atëherë ai bëri që të dalin kundër tyre mbreti i Kaldeasve, që vrau me shpatë të rinjtë e tyre në shtëpinë e shenjtërores së tyre, pa pasur mëshirë për të riun, për virgjireshën, për plakun ose për flokëthinjurin. Zoti i dha të gjithë në duart e tij.
2 i Kronikave 36:18
Nebukadnetsari solli në Babiloni të gjitha sendet e shtëpisë së Perëndisë, të mëdha ose të vogla, thesaret e shtëpisë të Zotit dhe thesaret e mbretit dhe të parisë së tij.
2 i Kronikave 36:19
Pastaj i vunë zjarrin shtëpisë të Perëndisë, rrëzuan muret e Jeruzalemit, u vunë flakën të gjitha pallateve të tij dhe shkatërruan të gjitha sendet me vlerë.
2 i Kronikave 36:20
Përveç kësaj Nebukadnetsari internoi në Babiloni ata që i kishin shpëtuar shpatës; këta u bënë shërbëtorë të tij dhe të bijve të tij deri në ardhjen e mbretërisë së Persisë,
2 i Kronikave 36:21
që kështu të realizohej fjala e Zotit që u shqiptua nga goja e Jeremias, deri sa vendi të kremtonte të shtunat e tij. Në fakt ai kremtoi të shtunën për gjithë kohën e shkretimit të tij deri sa u mbushën të shtatëdhjetë vjetët.
2 i Kronikave 36:22
Në vitin e parë të Kirit, mbretit të Persisë, me qëllim që të realizohej fjala e Zotit që u shqiptua nga goja e Jeremias, Zoti e nxiti frymën e Kirit, mbret të Persisë, që të nxirrte një dekret për
2 i Kronikave 36:23
"Kështu thotë Kiri, mbret i Persisë: Zoti, Perëndia i qiejve, më ka dhënë tërë mbretëritë e dheut. Ai më ka urdhëruar t`i ndërtoj një shtëpi në Jeruzalem, që është në Judë. Kush nga ju i përket popullit të tij? Zoti, Perëndia i tij, qoftë me të dhe le të niset!".
Esdra 1:1
Në vitin e parë të Kirit, mbretit të Persisë, me qëllim që të realizohej fjala e Zotit që u shqiptua nga goja e Jeremias, Zoti nxiti frymën e Kirit, mbretit të Persisë, të nxirrte një dekret për
Esdra 1:2
"Kështu thotë Kiri, mbret i Persisë: Zoti, Perëndia i qiejve, më ka dhënë tërë mbretëritë e dheut. Ai më ka urdhëruar t`i ndërtoj një shtëpi në Jeruzalem, që është në Judë.
Esdra 1:3
Kush nga ju i përket popullit të tij? Zoti, Perëndia i tij, qoftë me të; le të shkojë në Jeruzalem, që ndodhet në Judë, dhe të rindërtojë shtëpinë e Zotit, Perëndisë të Izraelit, Perëndia që është në Jeruzalem.
Esdra 1:4
Njerëzia e çdo vendi, ku ndonjë jude që ka shpëtuar banon ende, ta furnizojë atë me argjend, me ar, me të mira dhe me bagëti përveç ofertave vullnetare për shtëpinë e Perëndisë që është në Jeruzalem".
Esdra 1:5
Atëherë kryetarët e familjeve të Judës dhe të Beniaminit, priftërinjtë dhe Levitët, bashkë me ata të cilëve Perëndia u kishte zgjuar frymën, u ngritën për të shkuar të rindërtojnë shtëpinë e Zotit që është në Jeruzalem.
Esdra 1:6
Tërë fqinjët e tyre i ndihmuan me sende argjendi, ari, me të mira, me bagëti dhe me gjëra të çmuara përveç gjithë ofertave vullnetare.
Esdra 1:7
Edhe mbreti Kir nxorri jashtë veglat e shtëpisë të Zotit që Nebukadnetsari kishte marrë me vete nga Jeruzalemi dhe i kishte vënë në tempullin e perëndisë të tij.
Esdra 1:8
Kiri, mbret i Persisë, i nxorri jashtë me anë të Mithredathit, përgjegjësit të thesarit, dhe i numëroi përpara Sheshbatsarit, princit të Judës.
Esdra 2:55
bijtë e shërbëtorëve të Salomonit; bijtë e Sotait, bijtë e Soferethit, bijtë e Perudas,
Esdra 2:59
Këta qenë ata që u kthyen nga Tel-Melahu, nga Tel-Harsha, nga Kerub-Adani dhe nga Imeri; por ata nuk qenë në gjendje të tregonin shtëpinë e tyre atërore dhe pasardhësit e tyre, për të provuar në se ishin nga Izraeli;
Esdra 2:61
Midis bijve të priftërinjve: bijtë e Habajahut, bijtë e Hakotsit, bijtë e Barzilait, që kishte për grua një nga bijat e Barzilait, Galaaditit, dhe që u quajt me emrin e tyre.
Esdra 2:62
Këta kërkuan listën e tyre midis atyre të regjistruar në gjenealogjitë, por nuk e gjetën; prandaj u përjashtuan nga priftëria si të papastër.
Esdra 2:64
Tërë asambleja përbëhej nga dyzet e dy mijë e treqind e gjashtëdhjetë veta.
Esdra 2:68
Disa të parë të shtëpive atërore, kur arritën në shtëpinë e Zotit që është në Jeruzalem, dhanë bujarisht dhurata për shtëpinë e Perëndisë, në mënyrë që ajo të ngrihej përsëri në vendin e mëparshëm.
Esdra 3:2
Atëherë Jeshua, bir i Jotsadakut, bashkë me vëllezërit e tij priftërinj dhe me Zorobabelin, birin e Shealtielit me gjithë vëllezërit e tij, u ngritën dhe ndërtuan altarin e Perëndisë të Izraelit, për t`i ofruar olokauste, siç është shkruar në ligjin e Moisiut, njeriut të Perëndisë.
Esdra 3:4
Kremtuan gjithashtu festën e Kasolleve, ashtu siç është shkruar, dhe ofruan çdo ditë olokauste, në bazë të numrit që kërkohej për çdo ditë.
Esdra 3:5
Pastaj ofruan olokaustin e përjetshëm, olokaustet e hënës së re dhe të gjitha festave të përcaktuara nga Zoti, dhe ato të cilitdo që i bënte një ofertë vullnetare Zotit.
Esdra 3:7
Pastaj u dhanë para gurëgdhendësve dhe marangozëve, si dhe ushqime, pije dhe vaj atyre të Sidonit dhe të Tiros që të sillnin dru kedri nga Libani në bazë të koncesionit që kishte marrë Kiri, mbret i Persisë.
Esdra 3:8
Në muajin e dytë të vitit të dytë të arritjes së tyre në shtëpinë e Perëndisë në Jeruzalem, Zorobabeli, bir i Shealtielit, Jeshua, bir i Jotsadakut, vëllezërit e tjerë të tyre priftërinj dhe Levitët
Esdra 3:9
Atëherë Jeshua me bijtë e tij dhe vëllezërit e tij, Kadmieli me bijtë e tij dhe bijtë e Judës u ngritën si një njeri i vetëm për të drejtuar ata që punonin në shtëpinë e Perëndisë; po kështu vepruan bijtë e Henadadit me bijtë e tyre dhe vëllezërit e tyre, Levitët.
Esdra 3:10
Kur ndërtuesit hodhën themelet e tempullit të Zotit, ishin të pranishëm priftërinjtë të veshur me rrobat e tyre dhe me bori dhe Levitët, bijtë e Asafit, me cembale për të lëvduar Zotin sipas udhëzimeve të Davidit, mbretit të Izraelit.
Esdra 3:11
Ata këndonin, kremtonin dhe lëvdonin Zotin, "Sepse ai është i mirë, sepse mirësia e tij ndaj Izraelit është e përjetshme". Tërë populli lëshonte britma të forta gëzimi, duke lëvduar Zotin, sepse ishin hedhur themelet e shtëpisë së Zotit.
Esdra 3:12
Shumë priftërinj, Levitët dhe krerë të shtëpive atërore, pleq, që kishin parë tempullin e parë, qanin me zë të lartë kur hidheshin themelet e këtij tempulli para syve të tyre. Shumë të tjerë përkundrazi bërtisnin fort nga gëzimi,
Esdra 4:1
Kur armiqtë e Judës dhe të Beniaminit dëgjuan që ata që kishin qenë në robëri po rindërtonin tempullin e Zotit, Perëndisë të Izraelit,
Esdra 4:2
iu afruan Zorobabelit dhe krerëve të shtëpive atërore dhe u thanë atyre: "Na lejoni të ndërtojmë bashkë me ju, sepse edhe ne kërkojmë Perëndinë tuaj, ashtu si ju; i kemi ofruar flijime atij nga koha e Esar-Hadonit, mbretit të Asirisë, që na solli këtu".
Esdra 4:3
Por Zorobabeli, Jeshua dhe krerët e tjerë të shtëpive atërore të Izraelit iu përgjigjën atyre: "Nuk keni asnjë të drejtë të ndërtoni me ne një shtëpi, Perëndisë tonë, por ne vetë do ti ndërtojmë Zotit, Perëndisë së Izraelit, ashtu si na ka urdhëruar mbreti Kir, mbret i Persisë".
Esdra 4:5
Përveç kësaj rekrutuan disa këshilltarë kundër tyre për të hedhur poshtë qëllimin e tyre, dhe këtë e bënë gjatë gjithë kohës së Kirit, mbretit të Persisë, deri në mbretërimin e Darit, mbretit të Persisë.
Esdra 4:7
Më vonë, në kohën e Artasersit, Bishlami, Mithredathi, Tabeeli dhe kolegët e tjerë të tyre i shkruan Artasersit, mbretit të Persisë. Letra ishte shkruar me shkronja aramaike dhe ishte përkthyer në gjuhën aramaike.
Esdra 4:8
Rehumi, qeveritari, dhe Shimshai, sekretari, i shkruan mbretit Artasers një letër kundër Jeruzalemit me këtë përmbajtje:
Esdra 4:13
Tani t`i bëhet e njohur mbretit që në rast se ky qytet rindërtohet dhe muret e tij përfundohen, ata nuk do të paguajnë asnjë haraç, tatim ose taksë për kalim, dhe thesari i mbretit do të ketë pasoja.
Esdra 4:15
me qëllim që të bëhen kërkime në librin e kujtimeve të etërve të tu; dhe në librin e kujtimeve do të gjesh dhe do të mësosh që ky qytet është një qytet rebel, shumë i rrezikshëm për mbretërit dhe për provincat, dhe se aty nxiten rebelime që nga kohët e lashta. Për këtë arësye qyteti u shkatërrua.
Esdra 4:16
Ne i bëjmë të ditur mbretit, që në qoftë se ky qytet rindërtohet dhe muret e tij përfundohen, nuk do të mbetet asnjë zotërim në krahinën matanë Lumit".
Esdra 4:17
Mbreti dërgoi këtë përgjigje: "Rehumit, qeveritarit, Shimshait, sekretarit, dhe pjesës tjetër të kolegëve të tyre që banonin në Samaria dhe pjesës tjetër të krahinës matanë Lumit: Përshëndetje, e të tjera.
Esdra 4:18
Letra që na dërguat u lexua me kujdes përpara meje.
Esdra 4:21
Prandaj jepni urdhër që këta njerëz të pezullojnë punimet dhe ky qytet të mos rindërtohet deri sa të jetë dhënë nga unë urdhëri përkatës.
Esdra 4:23
Sapo kopja e letrës së mbretit Artasers u lexua përpara Rehumit, Shimshait, sekretarit, dhe kolegëve të tyre, ata shkuan me nxitim në Jeruzalem tek Judejtë dhe i detyruan të pezullojnë punimet me forcën e armëve.
Esdra 4:24
Kështu u pezullua puna e shtëpisë së Perëndisë që është në Jeruzalem, dhe mbeti pezull deri në vitin e dytë të mbretërimit të Darius, mbretit të Persisë.
Esdra 5:1
Por profetët Axhe dhe Zakaria, bir i Idos, u profetizuan Judejve që ishin në Judë dhe në Jeruzalem në emër të Perëndisë të Izraelit që ishte mbi ta.
Esdra 5:2
Atëherë Zorobabeli, bir i Shealtielit, dhe Jeshua, bir i Jotsadakut, u ngritën dhe nisën të ndërtojnë shtëpinë e Perëndisë në Jeruzalem; dhe me ta ishin profetët e Perëndisë, që i ndihmonin.
Esdra 5:5
Por pleqtë e Judejve i ruante syri i Perëndisë të tyre; dhe ata nuk mundën t`i bëjnë të ndërprisnin punën deri sa t`i dërgohej një raport Darit dhe të vinte një përgjigje për këtë çështje.
Esdra 5:8
I bëjmë të njohur mbretit që ne kemi vajtur në krahinën e Judës, në tempullin e Perëndisë të madh. Ai po ndërtohet me gurë të mëdhenj dhe po vihet lëndë druri për ndarëset e tij. Kjo punë po kryhet me kujdes dhe po ecën mirë në duart e tyre.
Esdra 5:11
Dhe ata na janë përgjigjur kështu, duke thënë: "Ne jemi shërbëtorët e Perëndisë të qiellit dhe të dheut dhe rindërtojmë tempullin që ishte ndërtuar shumë vjet më parë; një mbret i madh i Izraelit e kishte ndërtuar dhe mbaruar.
Esdra 5:12
Duke qenë se etërit tanë kanë provokuar zemërimin e Perëndisë të qiellit, ai i dha në duart e Nebukadnetsarit, mbretit të Babilonisë, Kaldeasit, i cili e shkatërroi këtë tempull dhe e internoi popullin në Babiloni.
Esdra 5:13
Por në vitin e parë të Kirit, mbretit të Babilonisë, mbreti Kir dha urdhër t`i ndërtohej kjo shtëpi Perëndisë.
Esdra 5:14
Përveç kësaj mbreti Kir nxori jashtë nga tempulli i Babilonisë përdorëset prej ari dhe argjendi të shtëpisë së Perëndisë, që Nebukadnetsari kishte hequr nga tempulli i Jeruzalemit dhe i kishte çuar në tempullin e Babilonisë, dhe ia dorëzoi njërit që quhej Sheshbatsar, që ai e kishte bërë qeveritar,
Esdra 5:15
duke i thënë: "Merri këto veglat dhe shko t`i vësh përsëri në tempullin që është në Jeruzalem; dhe shtëpia e Perëndisë të rindërtohet në vendin e saj.
Esdra 5:16
Atëherë vetë Sheshbatsari erdhi dhe hodhi themelet e shtëpisë së Perëndisë që është në Jeruzalem; që nga kjo kohë e deri më sot ajo është në ndërtim, dhe nuk ka mbaruar akoma".
Esdra 5:17
Prandaj tani, në rast se kjo i pëlqen mbretit, të bëhen kërkime në shtëpinë e thesareve të mbretit që është në Babiloni, për të parë nëse mbreti Kir ka dhënë me të vërtetë një urdhër për të ndërtuar këtë shtëpi të Perëndisë në Jeruzalem; dhe mbreti të na çojë vendimin e tij lidhur me këtë gjë".
Esdra 6:3
"Në vitin e parë të mbretit Kir, mbreti Kir u shpall një urdhëresë lidhur me shtëpinë e Perëndisë në Jeruzalem: "Të rindërtohet tempulli, vendi ku ofrohen flijime. Të hidhen mirë themelet e tij. Të ketë një lartësi prej gjashtëdhjetë kubitësh dhe një gjerësi prej gjashtëdhjetë kubitësh,
Esdra 6:5
Përveç kësaj, veglat prej ari dhe prej argjendi të shtëpisë së Perëndisë, që Nebukadnetsari ka hequr nga tempulli që është në Jeruzalem dhe i ka çuar në Babiloni, të rikthehen dhe të çohen në tempullin që është në Jeruzalem; dhe secila të vihet në vendin e vet në shtëpinë e Perëndisë".
Esdra 6:7
Lini që të vazhdojë puna për këtë shtëpi të Perëndisë; qeveritari i Judejve dhe pleqtë e Judejve ta rindërtojnë këtë shtëpi të Perëndisë në vendin e saj.
Esdra 6:8
Përveç kësaj po lëshoj një urdhër për atë që duhet të bëni për pleqtë e Judejve në rindërtimin e kësaj shtëpie të Perëndisë; këtyre njerëzve t`u paguhen tërë shpenzimet nga të ardhurat e mbretit që vijnë nga taksat e mbledhura matanë Lumit, me qëllim që punimet të mos ndërpriten.
Esdra 6:9
Gjërat e nevojshme për olokaustet e Perëndisë së qiellit: demat, deshtë, qengjat, bashkë me grurin, kripën, verën, vajin, duhet të dorëzohen çdo ditë, pa mosplotësuar kurrë kërkesat e priftërinjve që janë në Jeruzalem,
Esdra 6:10
me qëllim që t`i ofrojnë flijime me erë të këndshme Perëndisë së qiellit dhe të luten për jetën e mbretit dhe të bijve të tij.
Esdra 6:11
Kam dhënë gjithashtu urdhër që në qoftë se dikush e shtrëmbëron këtë dekret, t`i hiqet një tra shtëpisë së tij, të ngrihet dhe ai të varet tek ai; dhe shtëpia e tij të katandiset në një plehërishte për shkak të veprimit të tij.
Esdra 6:12
Perëndia që e ka bërë emrin e tij të banojë atje shkatërroftë çdo mbret dhe çdo popull që guxon të shtrijë dorën e tij për ta ndryshuar këtë ose për të shkatërruar shtëpinë e Perëndisë që është në Jeruzalem! Unë, Darius, e kam nxjerrë këtë dekret; të zbatohet me përpikmëri".
Esdra 6:14
Kështu pleqtë e Judejve vazhduan të ndërtojnë dhe të bëjnë përparime, të nxitur nga fjalët e frymëzuara të profetit Axhe dhe të Zakarias, birit të Idos. Ata e mbaruan ndërtimin sipas urdhërit të Perëndisë të Izraelit dhe sipas rregullit të Kirit, të Darit dhe të Artasersit, mbretit të Persisë.
Esdra 6:15
Tempulli u përfundua ditën e tretë të muajit të Adarit, që ishte viti i gjashtë i mbretërimit të Darit.
Esdra 6:16
Atëherë bijtë e Izraelit, priftërinjtë, Levitët dhe të kthyerit e tjerë nga robëria e kremtuan me gëzim kushtimin e kësaj shtëpie të Perëndisë.
Esdra 6:17
Për kushtimin e kësaj shtëpie të Perëndisë ata ofruan njëqind dema, dyqind desh, katërqind qengja dhe dymbëdhjetë cjep, sipas numrit të fiseve të Izraelit, si flijime për mëkatin për gjithë Izraelin.
Esdra 6:18
Pastaj vendosën priftërinjtë sipas klasave të tyre dhe Levitët sipas ndarjeve të tyre, për shërbimin e Perëndisë në Jeruzalem, ashtu siç është shkruar në librin e Moisiut.
Esdra 6:20
sepse priftërinjtë dhe Levitët ishin pastruar bashkarisht; të gjithë ishin të pastër. Atëherë e flijuan Pashkën për të gjithë të kthyerit nga robëria, për vëllezërit e tyre priftërinj dhe për veten e tyre.
Esdra 6:21
Kështu bijtë e Izraelit që ishin kthyer nga robëria e hëngrën Pashkën bashkë me tërë ata që ishin ndarë nga papastërtia e popujve të vendit dhe që ishin bashkuar me ta për të kërkuar Zotin, Perëndinë e Izraelit.
Esdra 6:22
Dhe kremtuan me gëzim shtatë ditë me radhë festën e të Ndormëve, sepse Zoti i kishte mbushur me gëzim, duke përkulur në favor të tyre zemrën e mbretit të Asirisë, kështu që t`i bënte më të fuqishme duart e tyre për ndërtimin e shtëpisë së Perëndisë, Perëndisë të Izraelit.
Esdra 7:1
Mbas këtyre gjërave, nën mbretërimin e Artasersit, mbretit të Persisë, Ezdra, bir i Serajahut, bir i Azarias, bir i Hilkiahut,
Esdra 7:6
ky Ezdra vinte nga Babilonia. Ishte një shkrues kompetent në ligjin e Moisiut të dhënë nga Zoti, Perëndia i Izraelit. Mbreti i dha të gjitha ato që ai kërkoi, sepse dora e Zotit, Perëndisë të tij, ishte mbi të.
Esdra 7:9
Ai e filloi udhëtimin e tij nga Babilonia ditën e parë të muajit të parë dhe arriti në Jeruzalem ditën e parë të muajit të pestë, sepse dora mirëbërëse e Perëndisë të tij ishte mbi të.
Esdra 7:12
"Artasersi, mbret i mbretërve, priftit Ezdra, shkruesit kompetent në ligjin e Perëndisë të qiellit. Përshëndetje, e të tjera.
Esdra 7:14
Në të vërtetë ti je dërguar nga ana e mbretit dhe nga shtatë këshilltarët e tij për të bërë hulumtime në Judë dhe në Jeruzalem mbi ligjin e Perëndisë tënd, që është në duart e tua,
Esdra 7:15
dhe për t`i çuar argjendin dhe arin që mbreti dhe këshilltarët e tij ia kanë ofruar spontanisht Perëndisë të Izraelit, banesa e të cilit është në Jeruzalem,
Esdra 7:16
dhe tërë argjendin dhe arin që mund të gjesh në tërë krahinën e Babilonisë, së bashku me ofertën vullnetare, që bëhen në mënyrë spontane nga populli dhe nga priftërinjtë për shtëpinë e Perëndisë të tyre në Jeruzalem.
Esdra 7:17
Prandaj me këto para ti do të kujdesesh të blesh dema, desh dhe qengja me ofertat e tyre të ushqimit dhe të libacioneve, dhe do t`i ofrosh mbi altarin e shtëpisë së Perëndisë tuaj që është në Jeruzalem.
Esdra 7:18
Sa për pjesën tjetër të argjendit dhe të arit, do të bëni atë që të duket e mirë ty dhe vëllezërve të tu, sipas vullnetit të Perëndisë tuaj.
Esdra 7:19
Edhe veglat që të janë dhënë për shërbimin e shtëpisë së Perëndisë tënd, vendosi përsëri përpara Perëndisë të Jeruzalemit.
Esdra 7:20
Për çfarëdo lloj nevoje tjetër të shtëpisë së Perëndisë tënd që të takon ty ta plotësosh, do ta plotësosh me shpenzimet e thesarit mbretëror.
Esdra 7:21
Unë, mbreti Artasers, urdhëroj të gjithë arkëtarët e krahinës matanë Lumit: gjithçka që do të kërkojë prifti Ezdra, shkruesi i ligjit të Perëndisë të qiellit, t`i plotësohen menjëherë,
Esdra 7:23
Tërë ato që janë urdhëruar nga Perëndia i qiellit të zbatohen me zell për shtëpinë e Perëndisë të qiellit. Pse zemërimi duhet të bjerë mbi mbretërinë e mbretit dhe të bijve të tij?
Esdra 7:24
Përveç kësaj ju njoftojmë se nuk është e lejueshme të merren haraçe, tatime ose taksa kalimi nga asnjë prej priftërinjve, Levitëve, këngëtarëve, derëtarëve, Nethinejve dhe shërbëtorëve të kësaj shtëpie të Perëndisë.
Esdra 7:25
Dhe ti, o Ezdra, sipas diturisë së Perëndisë tënd që ti zotëron, cakto zyrtarë dhe gjyqtarë që t`i sigurojnë drejtësinë tërë popullit që ndodhet në krahinën matanë Lumit, gjithë atyre që njohin ligjet e Perëndisë tënd; dhe ua mëso atyre që nuk i njohin.
Esdra 7:26
Dhe ai që nuk respekton ligjin e Perëndisë tënd dhe ligjin e mbretit t`i jepet menjëherë gjyqit, ose me vdekje, ose me dëbim ose me konfiskimin e pasurisë ose me burgim".
Esdra 7:27
I bekuar qoftë Zoti, Perëndia i etërve tanë, që i ka shtënë një gjë të tillë zemrës së mbretit, që të zbukurojë shtëpinë e Zotit që është në Jeruzalem,
Esdra 7:28
dhe më bëri të gëzoj favoret te mbreti, këshilltarët e tij dhe të tërë princat e fuqishëm mbretërorë. Kështu e ndjeva veten të trimëruar, sepse dora e Zotit, Perëndisë tim, ishte mbi mua, dhe mblodha krerët e Izraelit që të niseshin me mua.
Esdra 8:17
dhe i urdhërova të shkonin tek Ido, kreu i lokalitetit të Kasifias, dhe u vura në gojë fjalët që duhet t`i thonin Idos dhe vëllezërve të tij, Nethinejve në lokalitetin e Kasifias, që të na dërgonin njerëz që të kryenin shërbimin në shtëpinë e Perëndisë tonë.
Esdra 8:18
Me qenë se dora mirëbërëse e Perëndisë tonë ishte mbi ne, ata na dërguan Sherebiahun, një njeri me mend, nga bijtë e Mahlit, birit të Levit, bir i Izraelit, bashkë me bijtë e vëllezërit e tij, gjithsej tetëmbëdhjetë;
Esdra 8:21
Aty, pranë lumit Ahava, unë shpalla një agjerim për t`u përulur përpara Perëndisë tonë, për t`i kërkuar një udhëtim të sigurt për ne, për fëmijët tanë dhe për të gjitha pasuritë tona.
Esdra 8:22
Në fakt unë kisha turp t`i kërkoja mbretit një roje ushtarësh dhe kalorësish që të na mbronte nga armiku gjatë udhëtimit, sepse i kishim thënë mbretit: "Dora e Perëndisë tonë është mbi të gjithë ata që kërkojnë për të mirën e tyre, por fuqia e tij dhe zemërimi i tij janë kundër të gjithë atyre që e braktisin".
Esdra 8:23
Kështu ne agjeruam dhe iu lutëm Perëndisë tonë për këtë arësye, dhe ai e dëgjoi lutjen tonë.
Esdra 8:25
dhe u peshova atyre argjendin, arin, veglat, që ishin oferta e bërë për shtëpinë e Perëndisë tonë nga mbreti, nga këshilltarët dhe nga paria e tij, dhe nga të gjithë Izraelitët që ndodheshin atje.
Esdra 8:28
Pastaj u thashë atyre: "Ju i jeni shenjtëruar Zotit; edhe përdorëset janë të shenjta, dhe argjendi dhe ari janë një ofertë vullnetare për Zotin, Perëndinë e etërve tuaj.
Esdra 8:29
Kini kujdes dhe ruajini deri sa t`i peshoni përpara krerëve të priftërinjve, Levitëve dhe të parëve të shtëpive atërore të Izraelit në Jeruzalem, në dhomat e shtëpisë të Zotit".
Esdra 8:30
Kështu priftërinjtë dhe Levitët morën argjendin, arin dhe veglat që u peshuan atëherë, për t`i çuar në Jeruzalem në shtëpinë e Perëndisë tonë.
Esdra 8:31
Ditën e dymbëdhjetë të muajit të parë u nisëm nga lumi Ahava për të shkuar në Jeruzalem; dora e Perëndisë tonë ishte mbi ne dhe gjatë udhëtimit na liroi nga armiku dhe nga pritat e tij.
Esdra 8:33
Ditën e katërt në shtëpinë e Perëndisë tonë, u peshuan argjendi, ari dhe veglat në duart e Meremothit, birit të priftit Uriah, me të cilin ishte Eleazari, bir i Finehasit, dhe me ta Levitët Jozabad, bir i Jeshuas, dhe Noadiahu, bir i Binuit.
Esdra 8:35
Të mërguarit që u kthyen nga robëria, i ofruan si olokauste Perëndisë të Izraelit dymbëdhjetë dema për tërë Izraelin, nëntëdhjetë e gjashtë desh, shtatëdhjetë e shtatë qengja dhe dymbëdhjetë cjep si flijim për mëkatin, e tërë kjo si olokaust për Zotin.
Esdra 8:36
Pastaj ua dorëzuan dekretet e mbretit satrapëve të mbretit dhe qeveritarëve të krahinës matanë Lumit, dhe këta ndihmuan popullin dhe shtëpinë e Perëndisë.
Esdra 9:1
Mbasi përfunduan këto gjëra, krerët erdhën tek unë, duke thënë: "Populli i Izraelit, priftërinjtë dhe Levitët nuk janë ndarë nga popujt e këtyre vendeve, për gjërat e neveritshme të Kananejve, të
Esdra 9:2
Në fakt ata kanë marrë si bashkëshorte disa nga bijat e tyre për vete dhe për bijtë e tyre, duke përzier kështu fisin e shenjtë me popujt e këtyre vendeve. Mjerisht gjyqtarët kanë qenë të parët që e kryen këtë mëkat".
Esdra 9:4
Atëherë tërë ata që dridheshin nga fjalët e Perëndisë të Izraelit u mblodhën rreth meje për shkak të mëkatit të atyre që ishin kthyer nga robëria; dhe unë mbeta i ulur dhe i shtangur deri në blatimin e mbrëmjes.
Esdra 9:5
Në blatimin e mbrëmjes u ngrita nga agjerimi, me rrobat dhe mantelin të grisur; pastaj rashë në gjunjë dhe shtriva duart nga Zoti, Perëndia im,
Esdra 9:6
dhe thashë: "O Perëndia im, unë jam i pështjelluar dhe më vjen turp të ngre fytyrën time ndaj teje, o Perëndia im, sepse paudhësitë tona janë shumëzuar deri mbi kokën tonë, dhe faji ynë ka arritur deri në qiell.
Esdra 9:7
Nga ditët e etërve tanë deri në ditën e sotme kemi qenë shumë fajtorë, dhe për shkak të paudhësive tona ne, mbretërit tanë dhe priftërinjtë tanë u lamë në duart e mbretërve të kombeve të huaja, nën kanosjen e shpatës, të internimit, të plaçkitjes dhe të turpit, ashtu si po ndodh tani.
Esdra 9:8
Por tani Zoti, Perëndia ynë, na ka dhënë hir për një çast të shkurtër, duke na lënë një mbetje dhe duke na dhënë një strehë në vendin e tij të shenjtë, dhe kështu Perëndia ynë i ka ndriçuar sytë tanë dhe na ka dhënë një rizgjim të vogël në skllavërinë tonë.
Esdra 9:9
Në të vërtetë ne ishim skllevër, megjithatë Perëndia ynë nuk na braktisi në skllavërinë tonë, por na siguroi mirëdashjen e mbretërve të Persisë, duke na rizgjuar për të ngritur përsëri shtëpinë e Perëndisë tonë, duke restauruar rrënojat e saj dhe për të na dhënë një mur mbrojtjeje në Judë dhe Jeruzalem.
Esdra 9:10
Por tani, o Perëndia ynë, çfarë do të themi pas kësaj? Sepse i kemi braktisur urdhërimet e tua,
Esdra 9:11
që na kishe urdhëruar me anë të shërbëtorëve të tu, profetëve, duke thënë: "Vendi në të cilin po hyni për ta shtënë në dorë është një vend i papastër për shkak të papastërtisë së popujve të këtyre vendeve, për shkak të gjërave të neveritshme me të cilat e kanë mbushur fund e krye me ndotjet e tyre.
Esdra 9:12
Prandaj tani mos u jepni bijat tuaja bijve të tyre dhe mos merrni bijat e tyre për bijtë tuaj; mos kërkoni kurrë begatinë e tyre, as mirëqënien e tyre, sepse kështu do të bëheni të fortë, do të hani prodhimet më të mira të vendit dhe do t`ua lini atë në trashëgimi bijve tuaj përjetë".
Esdra 9:13
Por mbas gjithë asaj që na ra mbi krye për shkak të veprimeve tona të këqija dhe të fajeve tona të mëdha, duke qenë se ti, o Perëndia ynë, na dënove më pak nga sa e meritonin fajet tona dhe na le një pikë si kjo,
Esdra 9:14
a do të kthehemi përsëri të shkelim urdhërimet e tua dhe të bashkohemi me martesë me popujt që kryejnë këto gjëra të neveritshme? A nuk do të zemëroheshe kundër nesh deri sa të shkatërroje pa lënë asnjë të mbetur ose të shpëtuar?
Esdra 9:15
O Zot, Perëndia i Izraelit, ti je i drejtë, prandaj ne kemi mbetur sot, një mbetje njerëzish që kanë shpëtuar. Ja ku jemi para teje me fajin tonë, megjithëse për shkak të tij asnjë nuk mund të qëndrojë para teje!".
Esdra 10:1
Ndërsa Ezdra lutej dhe bënte këtë rrëfim, duke qarë dhe duke rënë përmbys përpara shtëpisë së Perëndisë, rreth tij u mblodh një mori e madhe nga Izraeli: burra, gra, dhe fëmijë; dhe populli qante me të madhe.
Esdra 10:2
Atëherë Shekaniahu, bir i Jehielit, një nga bijtë e Elamit, filloi t`i thotë Ezdras: "Ne kemi mëkatuar kundër Perëndisë tonë, duke u martuar me gra të huaja që i kemi marrë nga popujt e këtij vendi; megjithëkëtë mbetet ende një shpresë për Izraelin.
Esdra 10:3
Prandaj të bëjmë një besëlidhje me Perëndinë tonë, t`i kthejmë tërë këto gra dhe bijtë që kanë lindur prej tyre, sipas këshillës së Perëndisë dhe të atyre që dridhen përpara urdhërit të Perëndisë tonë. Dhe të veprohet sipas ligjit.
Esdra 10:4
Çohu sepse kjo të përket ty; ne do të jemi me ty. Merr guxim dhe vepro!".
Esdra 10:6
Pastaj Ezdra u ngrit përpara shtëpisë së Perëndisë dhe shkoi në dhomën e Jehohananit, birit të Eliashibit. Sa qëndroi aty, ai nuk hëngri bukë as piu ujë, sepse mbante zi për mëkatin e atyre që ishin kthyer nga robëria.
Esdra 10:7
Edhe u bë një shpallje në Judë dhe në Jeruzalem për të gjithë të kthyerit nga robëria, me qëllim që të mblidheshin në Jeruzalem;
Esdra 10:8
në rast se dikush nuk do të vinte brenda tri ditëve sipas këshillës së krerëve dhe të pleqve, tërë pasuritë e tij do të konfiskoheshin dhe ai vetë do të përjashtohej nga asambleja e të kthyerve nga robëria.
Esdra 10:9
Kështu gjithë burrat e Judës dhe të Beniaminit u mblodhën në Jeruzalem brenda tri ditëve. Ishte dita e njëzet e muajit të nëntë. Tërë populli zuri vend në sheshin e shtëpisë së Perëndisë, duke u dridhur nga shkaku i kësaj gjëje dhe nga shiu i fortë.
Esdra 10:11
Por tani rrëfehuni te Zoti, Perëndia i etërve tuaj, dhe bëni vullnetin e tij, duke u ndarë nga popujt e këtij vendi dhe nga gratë e huaja!".
Esdra 10:12
Atëherë tërë asambleja u përgjigj dhe tha me zë të lartë: "Po, duhet të bëjmë ashtu siç thua ti!
Esdra 10:14
Të mbeten këtu, pra, krerët tanë në vend të tërë asamblesë dhe të gjithë ata që në qytetet tona janë martuar me gra të huaja të vijnë në kohë të caktuara bashkë me pleqtë dhe me gjyqtarët e çdo qyteti, deri sa të largohet prej nesh zemërimi i zjarrtë i Perëndisë tonë për shkak të kësaj gjëje.
Esdra 10:15
Vetëm Jonathani, bir i Asahelit, dhe Jaziahu, bir i Tikvahut, e kundërshtuan këtë propozim, të përkrahur nga Meshulami dhe nga Leviti Shabethai.
Esdra 10:16
Kështu të kthyerit nga robëria vepruan siç ishte thënë dhe u zgjodhën prifti Ezdra dhe disa kryefamiljarë sipas shtëpive të tyre patriarkale, të tërë të caktuar me emër; ata filluan mbledhjet ditën e parë të muajit të dhjetë për të shqyrtuar rastet e ndryshme.
Esdra 10:17
Ditën e parë të muajit të parë përfunduan tërë rastet e burrave që ishin martuar me gra të huaja.
Esdra 10:19
Ata u zotuan t`i ndanin gratë e tyre; pastaj, për shkak të fajit të tyre, secili paraqiti një dash për të shlyer mëkatin e tij.
Nehemia 1:3
Ata më thanë: "Ata që kanë shpëtuar nga robëria janë atje poshtë në krahinë, në një varfëri të madhe dhe me faqe të zezë; përveç kësaj muret e Jeruzalemit janë plot me të çara dhe portat e tij janë konsumuar nga zjarri".
Nehemia 1:4
Sa i dëgjova këto fjalë, u ula dhe qava; pastaj mbajta zi disa ditë me radhë, agjerova dhe u luta përpara Perëndisë të qiellit.
Nehemia 1:5
Dhe thashë: "Të lutem shumë, o Zot, Perëndia i qiellit, Perëndi i madh dhe i tmerrshëm, që i qëndron besnik besëlidhjes dhe ke mëshirë për ata që të duan dhe respektojnë urdhërimet e tua,
Nehemia 1:6
qofshin veshët e tua të vëmëndshëm dhe sytë e tu të hapur për të dëgjuar lutjen e shërbëtorit tënd që tani ta drejton ty ditën dhe natën për bijtë e Izraelit, shërbëtorë të tu, duke rrëfyer mëkatet e bijve të Izraelit, që ne kemi kryer kundër teje. Po, unë dhe shtëpia e atit tim kemi mëkatuar.
Nehemia 1:8
Mbaje mend fjalën që i urdhërove Moisiut, shërbëtorit tënd, duke i thënë: "Në qoftë se do të mëkatoni, unë do t`ju shpërndaj midis popujve;
Nehemia 1:9
por në rast se do të ktheheni tek unë dhe do të respektoni urdhërimet e mia, dhe do t`i zbatoni në praktikë, edhe sikur njerëzit tuaj të shpërndarë të jenë në kufijtë e qiellit, unë do t`i mbledh që andej dhe do t`i sjell përsëri në vendin që kam zgjedhur ku të banojë emri im".
Nehemia 2:3
dhe i thashë mbretit: "Rroftë mbreti përjetë! Si mund të mos jetë fytyra ime e trishtuar kur qyteti ku janë varrosur etërit e mi është shkatërruar dhe portat e tij janë konsumuar nga zjarri?".
Nehemia 2:4
Mbreti më tha: "Çfarë kërkon?". Atëherë unë iu luta Perëndisë të qiellit
Nehemia 2:5
dhe pastaj iu përgjigja mbretit: "Në qoftë se kjo i pëlqen mbretit dhe shërbëtori yt ka gjetur mirëdashje në sytë e tu, më lejo të shkoj në Judë, në qytetin e varreve të etërve të mi, që ta rindërtoj atë".
Nehemia 2:7
Pastaj i thashë mbretit: "Në rast se kështu i pëlqen mbretit, të më jepen letra për qeveritarët e krahinës matanë Lumit që të më japin lejen e kalimit deri sa të arrijë në Judë,
Nehemia 2:8
dhe një letër për Asafin, mbikëqyrësin e pyllit të mbretit, që të më japë lëndën e drurit për të ndërtuar portat e qytezës së bashkuar me tempullin, për muret e qytetit dhe për shtëpinë në të cilën do të shkoj të banoj". Mbreti më dha letrat, sepse dora mirëdashëse e Perëndisë tim ishte mbi mua.
Nehemia 2:9
Arrita kështu te qeveritarët e krahinës matanë Lumit dhe u dhashë atyre letrat e mbretit. Me mua mbreti kishte dërguar një trup përcjellës të përbërë nga komandantë të ushtrisë dhe nga kalorës.
Nehemia 2:12
Pastaj u ngrita natën me pak burra të tjerë, por nuk i thashë gjë asnjeriut nga ato që Perëndia im më kishte vënë në zemër të bëja për Jeruzalemin. Nuk kisha me vete asnjë kafshë tjetër, barre, veç asaj së cilës i kisha hipur.
Nehemia 2:17
Atëherë u thashë atyre: "Ju e shikoni gjendjen e mjeruar në të cilat ndodhemi: Jeruzalemi është shkatërruar dhe portat e tij janë konsumuar nga zjarri! Ejani, t`i rindërtojmë muret e Jeruzalemit, dhe kështu nuk do të jemi më të turpëruar!".
Nehemia 2:18
U tregova pastaj atyre si dora bamirëse e Perëndisë tim kishte qenë mbi mua si dhe fjalët që mbreti më kishte thënë. Atëherë ata thanë: "Të ngrihemi dhe t`i vihemi ndërtimit!". Kështu morën kurajo për t`i forcuar duart e tyre për këtë punë të rëndësishme.
Nehemia 2:19
Por kur Sanbalati, Horoniti dhe Tobiahu, shërbëtori Amonit, dhe Geshemi, Arabi, e mësuan këtë gjë, filluan të tallen dhe të na përbuzin, duke thënë: "Çfarë po bëni? Mos doni, vallë, të ngrini krye kundër mbretit?".
Nehemia 2:20
Atëherë unë u përgjigja dhe u thashë atyre: "Do të jetë vetë Perëndia i qiellit që do të na sigurojë suksesin. Ne, shërbëtorët e tij, do të fillojmë ndërtimin, por për ju nuk do të ketë as pjesë, as të drejtë, as kujtim në Jeruzalem".
Nehemia 3:4
Pranë tyre punonte për riparimet Meremothi, bir i Urias, që ishte bir i Kotsit; pranë tyre për riparimet punonte Meshullami, bir i Berekiahut, që ishte bir i Meshezabeelit; pranë tyre punonte për riparimet Tsadoku, bir i Baanas;
Nehemia 3:5
pranë tyre për riparimet punonin Tekoitët; por fisnikët midis tyre nuk e ulën qafën për të bërë punën e Zotit të tyre.
Nehemia 3:7
Pranë tyre punonin për riparimin e selisë së qeveritarit të krahinës matanë Lumit Melatiahu, Gabaoniti, Jadoni Meronithiti dhe njerëzit e Gabaonit dhe të Mitspahut.
Nehemia 3:8
Pranë tyre punonte për riparimet Uzieli, bir i Harhajahut, një ndër argjendarët; pranë tij punonte për riparimet Hananiahu, një nga parfumierët. Ata e përforcuan Jeruzalemin deri në Murin e Gjerë.
Nehemia 3:9
Pranë tyre punoi për riparimet Refajahu, bir i Hurit, kryetar i gjysmës së rrethit të Jeruzalemit.
Nehemia 3:10
Pranë tyre punonte për riparimet, përballë shtëpisë së tij, Jedajahu, bir i Harumafit; pranë tij punonin për riparimet Hatushi, bir i Hashabnejahut.
Nehemia 3:12
Pranë tij punonte për riparimet, bashkë me bijat e tij, Shalumi, bir i Haloheshit, kryetar i gjysmës së rrethit të Jeruzalemit.
Nehemia 3:13
Hanuni dhe banorët e Zanoahit ndreqën portën e Luginës; e ndërtuan dhe i vunë kanatet, bravat dhe shufrat. Përveç kësaj ndreqën një mijë kubitë muri deri në portën e Plehut.
Nehemia 3:16
Pas tij Nehemia, bir i Azbukut, kryetar i gjysmës së rrethit të Beth-Zurit, punoi për riparimet deri përpara varreve të Davidit, deri te pishina artificiale dhe deri te shtëpia e Trimave.
Nehemia 3:17
Pas tij punuan për riparimet Levitët, nën drejtimin e Rehumit, birit të Banit; pranë tij punonte për riparimet për rrethin e tij Hashabia, kryetar i gjysmës së rrethit të Keilahut.
Nehemia 3:18
Pas tij punuan për riparimet vëllezërit e tyre, nën mbikëqyrjen e Bavait, birit të Henadat, kryetar i gjysmës tjetër të rrethit të Keilahut.
Nehemia 3:19
Pranë tij Ezeri, bir i Jeshuas, kryetar i Mitspahut, ndreqi një pjesë tjetër të mureve, përballë të përpjetës së arsenalit, në qoshe.
Nehemia 3:22
Mbas tij punuan për riparimet priftërinjtë që banonin përreth.
Nehemia 3:23
Mbas tyre Beniamini dhe Hashubi punuan për riparimet përballë shtëpisë së tyre. Mbas tyre Azaria, bir i Maasejahut, që ishte bir i Ananiahut, punoi për riparimet afër shtëpisë së tij.
Nehemia 3:25
Palali, bir i Uzait, bëri riparime përballë kthesës dhe kullës që spikat nga shtëpia e epërme e mbretit, që ishte pranë oborrit të burgut. Mbas tij bëri riparime Pedajahu, bir i Paroshit.
Nehemia 3:26
Nethinejtë, që banonin mbi Ofelin, bënë riparime deri përpara portës së Ujërave, në drejtim të lindjes, dhe përballë kullës që spikaste.
Nehemia 3:27
Mbas tyre Tekoitët riparuan një pjesë tjetër të mureve, përballë kalasë së madhe që spikaste dhe deri në murin e Ofelit.
Nehemia 3:28
Mbi portën e Kuajve, priftërinjtë punuan në riparimet, secili përballë shtëpisë së vet.
Nehemia 3:29
Mbas tyre Tsadoku, bir i Imerit, punoi për riparimet përballë shtëpisë së tij. Mbas tij punoi Shemajahu, bir i Shekaniahut, që ishte rojtar i portës lindore.
Nehemia 3:30
Mbas tij Hananiahu, bir i Shelemiahut, dhe Hanuni, biri i gjashtë i Tsalafit, riparuan një pjesë tjetër të mureve. Mbas tyre Meshullami, bir i Berekiahut, punoi për riparimet përballë banesës së tij.
Nehemia 3:31
Mbas tij Malkijahu, një nga argjendarët, mori pjesë në riparimet deri në shtëpitë e Nethinejve dhe të tregtarëve, përballë portës së Mifkadit dhe deri në të përpjetën e qoshes.
Nehemia 3:32
Midis së përpjetës së qoshes dhe portës së Deleve punuan për riparimet argjendarët dhe tregtarët.
Nehemia 4:2
dhe u tha përpara vëllezërve të tij dhe ushtarëve të Samarisë: "Çfarë po bëjnë këta Judej matufë? Do të fortifikohen? Do të ofrojnë flijime? A do të mbarojnë brenda një dite? Mos vallë do të ringjallin gurët e konsumuar nga zjarri i togjeve të rrënojave?".
Nehemia 4:3
Tobiahu, Amoniti, që i rrinte pranë, tha: "Le të ndërtojnë! Por në rast se një dhelpër hipën sipër, do ta rrëzojë murin e tyre prej guri!".
Nehemia 4:4
Dëgjo, o Perëndia ynë, sepse na përçmojnë! Bëj që të bjerë mbi kokën e tyre fyerja e tyre dhe braktisi në përbuzje në një vend robërie!
Nehemia 4:7
Por kur Sanballati, Tobiahu, Arabët, Amonitët dhe Asdodejtë mësuan që riparimi i mureve të Jeruzalemit po përparonte dhe të çarat kishin filluar të mbylleshin, ata u zemëruan shumë,
Nehemia 4:8
dhe të gjithë së bashku komplotuan për të ardhur në Jeruzalem dhe për të krijuar trazira në të.
Nehemia 4:9
Por ne iu lutëm Perëndisë tonë dhe për shkak të tyre vumë roje natë e ditë kundër tyre.
Nehemia 4:11
Përveç kësaj kundërshtarët tanë thonin: "Ata nuk do të dinë dhe nuk do të shohin asgjë, deri sa ne do të sulemi në mes të tyre dhe do t`i vrasim; kështu do të bëjmë që të ndërpriten punimet".
Nehemia 4:12
Por kur Judejtë që banonin pranë tyre erdhën dhjetë herë rrjesht për të na thënë: "Ngado që të ktheheni, do të na sulen".
Nehemia 4:14
Mbasi e shqyrtova situatën u ngrita dhe u thashë parisë, gjyqtarëve dhe pjesës tjetër të popullit: "Mos kini frikë nga ata! Kujtoni Zotin e madh dhe të tmerrshëm dhe luftoni për vëllezërit tuaj, për bijtë dhe bijat tuaja, për bashkëshortet tuaja dhe për shtëpitë tuaja!".
Nehemia 4:15
Kur armiqtë tanë mësuan që ne ishim të informuar mbi këtë gjë dhe që Perëndia e kishte bërë të dështonte plani i tyre, ne të gjithë u kthyem tek muret, secili në punën e tij.
Nehemia 4:19
Atëherë unë u thashë parisë, zyrtarëve dhe pjesës tjetër të popullit: "Puna është e madhe dhe e shtrirë, dhe ne jemi të shpërndarë mbi muret, larg njeri tjetrit.
Nehemia 4:20
Kudo që të dëgjoni tingullin e borisë, atje mblidhuni pranë nesh; Perëndia ynë do të luftojë për ne".
Nehemia 4:22
Në të njëjtën kohë i thashë gjithashtu popullit: "Secili nga ju të rrijë me shërbëtorin e tij brenda Jeruzalemit, për të na ruajtur natën dhe për të punuar pastaj ditën".
Nehemia 5:3
Të tjerë thonin: "Kemi hipotekuar arat tona, vreshtat tona dhe shtëpitë tona për të blerë grurë gjatë zisë!".
Nehemia 5:4
Disa të tjerë akoma thonin: "Kemi marrë para hua për të paguar haraçin e mbretit mbi arat tona dhe vreshtat tona.
Nehemia 5:7
Mbasi u mendova mirë për këtë gjë, qortova parinë dhe gjyqtarët dhe u thashë atyre: "Secili prej jush kërkon një kamatë prej fajdexhiu nga vëllai i vet". Kështu mblodha kundër tyre një asamble të madhe
Nehemia 5:8
dhe u thashë: "Simbas mundësive tona ne kemi shpenguar vëllezërit tanë Judej që u ishin shitur kombeve; por tani a do t`i shisnit vëllezërit tuaj, apo duhet që ata të na shiten neve?". Atëherë ata heshtën me qenë se nuk gjenin fjalë për të thënë.
Nehemia 5:9
Dhe unë shtova: "Ajo që po bëni nuk është e mirë. A nuk duhet përkundrazi të ecni duke pasur frikë nga Perëndia ynë për të shmangur dëmin nga kombet që i kemi armiq?
Nehemia 5:10
Edhe unë, vëllezërit e mi dhe shërbëtorët e mi u kemi dhënë hua para dhe grurë. Ju lutem, të mos kërkojmë më kamatë për këtë!
Nehemia 5:12
Ata u përgjigjën: "Do t`i kthejmë dhe nuk do të kërkojmë më asgjë prej tyre; do të veprojmë ashtu si thua ti". Atëherë thirra priftërinjtë dhe i vura të betohen përpara atyre se do të vepronin sipas këtij premtimi.
Nehemia 5:13
Shkunda pastaj palën e rrobave të mia dhe thashë: "Kështu Perëndia ta shkundë nga shtëpia e tij dhe nga pasuria e tij cilindo që nuk do ta mbajë këtë premtim! Kështu të shkundet dhe të zbrazet ai nga të gjitha!". Atëherë tërë asambleja tha: "Amen!", dhe lavdëruan Zotin. Populli veproi sipas atij premtimi.
Nehemia 5:14
Përveç kësaj qysh prej ditës që u caktova të jem qeveritar i tyre në vendin e Judës, nga viti i njëzetë deri në vitin e tridhjetedytë të mbretit Artakserks, gjatë dymbëdhjetë vjetëve, unë dhe vëllezërit
Nehemia 5:15
Ndërsa qeveritarët e mëparshëm që më kishin paraprirë e kishin rënduar popullin duke marrë bukë dhe verë, dhe përveç kësaj dyzet sikla argjendi. Madje edhe shërbëtorët e tyre silleshin si zotër me popullin, por unë nuk veprova kështu, sepse kisha frikë nga Perëndia.
Nehemia 5:16
Përkundrazi i hyra me të madhe punës së riparimit të këtyre mureve dhe nuk kemi bërë asnjë blerje toke; përveç kësaj tërë shërbëtorët e mi u mblodhën atje për të punuar.
Nehemia 5:17
Kisha gjithashtu në mencën time njëqind e pesëdhjetë Judej dhe zyrtarë, përveç atyre që vinin nga kombet fqinje.
Nehemia 5:18
Çdo ditë përgatitej një ka dhe gjashtë krerë të zgjedhur që merreshin nga kopeja; për mua gatuheshin edhe zogj, dhe çdo dhjetë ditë bëhej furnizimi me lloj lloj vere me shumicë; por me gjithë këtë, nuk e kam kërkuar kurë kuotën e qeveritarit, sepse mbi këtë popull rëndonte tashmë shërbimi.
Nehemia 5:19
Më kujto, o Perëndia im, për tërë të mirat që i kam bërë këtij populli.
Nehemia 6:2
Sanballati dhe Geshemi më çuan për të thënë: "Eja dhe takohemi bashkë me një nga fshatrat e luginës së Onos". Por ata mendonin të ma punonin.
Nehemia 6:3
Kështu unë u dërgova atyre lajmëtarë për t`u thënë: "Jam duke bërë një punë të madhe dhe nuk mund të zbres. Pse duhet ta ndërpresim punën, kur unë po e lë për të zbritur tek ju?".
Nehemia 6:4
Plot katër herë ata më çuan njerëz për të thënë të njëjtën gjë, dhe unë u përgjigja në të njëjtën mënyrë.
Nehemia 6:5
Atëherë Sanballati më dërgoi shërbëtorin e tij që të më thotë po atë gjë për të pestën herë me një letër të hapur në dorë,
Nehemia 6:6
në të cilën ishte shkruar: "Është përhapur fjala midis kombeve, dhe Gashmu e pohon këtë, që ti dhe Judejtë po kurdisni një rebelim; prandaj, sipas këtyre zërave, ti po rindërton muret, për t`u bërë mbreti i tyre,
Nehemia 6:7
dhe ke caktuar madje profetë për të bërë shpalljen tënde në Jeruzalem, duke thënë: "Ka një mbret në Judë!". Tani, këto gjëra do t`i njoftohen mbretit. Prandaj eja dhe të këshillohemi bashkë".
Nehemia 6:8
Por unë i çova për të thënë: "Punët nuk janë ashtu si thua ti, por ti i shpik në mendjen tënde".
Nehemia 6:9
Tërë këta njerëz në fakt donin të na trembnin dhe thonin: "Duart e tyre do ta lënë punën që do të mbetet e papërfunduar". Prandaj tani, o Perëndi, forco duart e mia!
Nehemia 6:10
Atëherë unë shkova në shtëpinë e Shemajahut, birit të Delajahut, që ishte bir i Mehetabeelit, që ishte mbyllur aty brenda; ai më tha: "Takohemi bashkë në shtëpinë e Perëndisë, brenda tempullit, dhe
Nehemia 6:11
Por unë u përgjigja: "A mundet një njeri si unë të marrë arratinë? A mundet një njeri si unë të hyjë në tempull për të shpëtuar jetën? Jo, unë nuk do të hyj".
Nehemia 6:12
Kuptova pastaj që Perëndia nuk e kishte dërguar, por kishte shqiptuar atë profeci kundër meje, sepse Tobiahu dhe Sanbalati e kishin paguar.
Nehemia 6:13
Ishte paguar pikërisht për këtë: për të më trembur dhe për të më shtyrë të veproj në atë mënyrë dhe të mëkatoj, dhe kështu të më dilte një nam i keq dhe të mbulohesha me turp.
Nehemia 6:14
O Perëndia im, kujtoje Tobiahun dhe Sanbalatin, për këto vepra të tyre, si edhe profeteshën Noadiah dhe profetët e tjerë që kanë kërkuar të më trembin!
Nehemia 6:15
Muret u përfunduan ditën e njëzetepestë të muajit Elul, brenda pesëdhjetë e dy ditëve.
Nehemia 6:16
Kur tërë armiqtë tanë e mësuan këtë gjë dhe tërë kombet që na rrethonin e panë, e ndjenë veten shumë të dëshpëruar, sepse e kuptuan që kjo vepër ishte kryer me ndihmën e Perëndisë tonë.
Nehemia 6:19
Edhe në praninë time ata flisnin mirë për të dhe ia njoftonin fjalët e mia. Dhe Tobiahu dërgonte letra për të më trembur.
Nehemia 7:1
Kur muret përfunduan dhe unë vura në vend portat, dhe derëtarët, këngëtarët dhe Levitët u caktuan në funksionet e tyre,
Nehemia 7:2
komandën e Jeruzalemit ia dhashë Hananit, vëllait tim, dhe Hananiahut, qeveritarit të fortesës, sepse ishte njeri besnik dhe kishte frikë nga Perëndia më tepër se shumë të tjerë.
Nehemia 7:3
Dhe u thashë atyre: "Portat e Jeruzalemit nuk duhet të hapen deri sa të fillojë të djegë dielli; dhe ndërsa rojet janë akoma në vendroje, portat të mbahen të mbyllura dhe me shufra. Të vendosen roje nga banorët e Jeruzalemit, disa në vendin e tyre mbi muret dhe të tjerë përpara shtëpisë së tyre".
Nehemia 7:5
Atëherë Perëndia im më vuri në zemër detyrën të mbledh parinë, gjyqtarët dhe popullin, për t`i regjistruar sipas gjenealogjive të tyre. Dhe gjeta regjistrin gjenealogjik të atyre që ishin kthyer nga
Nehemia 7:7
Këta janë ata që u kthyen me Zorobabelin, Jeshuan, Nehemian, Azarian, Raamiahun, Nahamanin, Mardokeon, Bilshanin, Misperethin, Bigvain, Nehumin dhe Banaahun. Numri i njerëzve të popullit të Izraelit:
Nehemia 7:57
Bijtë e shërbëtorëve të Salomonit: bijtë e Sotait, bijtë e Soferethit, bijtë e Peridas,
Nehemia 7:61
Këta janë ata që u kthyen nga Tel-Melahu, nga Tel-Harsha, nga Kerubi, nga Adoni dhe nga Imeri, dhe që nuk qenë në gjendje të përcaktonin shtëpinë e tyre atërore ose pasardhjen e tyre, për të vërtetuar që i përkisnin Izraelit;
Nehemia 7:64
Këta kërkuan listat e tyre midis atyre që ishin regjistruar në gjenealogjitë, por nuk i gjetën; prandaj u përjashtuan nga priftëria si të papastër;
Nehemia 7:67
përveç shërbëtorëve të tyre dhe shërbëtoreve të tyre, që ishin shtatë mijë e treqind e tridhjetë e shtatë veta. Kishin gjithashtu dyqind e dyzet e pesë këngëtarë dhe këngëtare.
Nehemia 7:70
Disa të parë të shtëpive atërore bënë dhurata për punën e ndërtimit. Qeveritari i dha thesarit një mijë darikë ari, pesëdhjetë kupa, pesëqind e tridhjetë rroba priftërinjsh.
Nehemia 7:71
Disa të parë të shtëpive atërore i dhanë thesarit për punën e ndërtimit njëzet mijë darikë ari dhe dy mijë mina argjendi.
Nehemia 8:1
Atëherë tërë populli u mblodh si një njeri i vetëm në sheshin që ishte përpara portës së Ujërave; i thanë pastaj shkruesit Ezdra të sillte librin e ligjit të Moisiut, që Zoti i kishte dhënë Izraelit.
Nehemia 8:3
Pastaj e lexoi në sheshin që ndodhet përpara portës së Ujërave, nga agimi deri në mesditë përpara burrave, grave dhe atyre që ishin të aftë të kuptonin; dhe veshët e të gjithë popullit ndiqnin me vëmendje librin e ligjit.
Nehemia 8:4
Shkruesi Ezdra qëndronte mbi një tribunë prej druri që kishin bërë për këtë rast. Pranë tij ishin në të djathtë Matithiahu, Shema, Ananiahu, Uria, Hilkiahu dhe Maasejahu; në të majtë Pedajahu, Mishaeli, Malkijahu, Hashumi, Hashbadana, Zakaria dhe Meshulami.
Nehemia 8:6
Ezdra bekoi Zotin, Perëndinë i madh, dhe tërë populli u përgjigj: "Amen, amen", duke ngritur duart; pastaj u përkulën dhe ranë përmbys me fytyrë për tokë përpara Zotit.
Nehemia 8:8
Ata lexonin në librin e ligjit të Perëndisë në mënyrë të qartë, duke shpjeguar domethënien e tij, me qëllim që të kuptonin atë që lexohej.
Nehemia 8:9
Nehemia, që ishte qeveritari, Ezdra, prift dhe shkrues, dhe Levitët që e mësonin popullin i thanë tërë popullit: "Kjo ditë i shenjtërohet Zotit, Perëndisë tuaj; mos mbani zi dhe mos qani!". Tërë populli
Nehemia 8:10
Pastaj Nehemia u tha atyre: "Shkoni, hani, ushqime shumë të shijshme dhe pini verëra të ëmbla, dhe u çoni racione atyre që nuk kanë përgatitur asgjë, sepse kjo ditë i është shenjtëruar Zotit tonë. Mos u trishtoni, sepse gëzimi i Zotit është fuqia juaj".
Nehemia 8:13
Ditën e dytë, krerët e shtëpive atërore të të gjithë popullit, priftërinjtë dhe Levitët u mblodhën pranë Ezdras, shkruesit, për të dëgjuar fjalët e ligjit.
Nehemia 8:15
dhe në të gjitha qytetet e tyre dhe në Jeruzalem duhet të përhapnin dhe të shpallnin një njoftim në të cilin të thuhej: "Shkoni në mal dhe sillni andej degë ulliri, degë ullastre, degë mërsine, degë palme dhe degë me gjethe të dendura, për të bërë kasolle, siç është shkruar".
Nehemia 8:16
Atëherë populli shkoi jashtë dhe solli degët, dhe i ndërtoi kasollet, kush mbi çatinë e shtëpisë së tij, kush në oborrin e tij, të tjerë në oborret e shtëpisë së Perëndisë, në sheshin e portës të Ujërave dhe në sheshin e portës së Efraimit.
Nehemia 8:18
Ezdra lexoi librin e ligjit të Perëndisë çdo ditë, nga dita e parë deri në ditën e fundit. E kremtuan festën shtatë ditë; ditën e tetë pati një asamble solemne, siç e kërkon ligji.
Nehemia 9:1
Ditën e njëzetekatërt të po atij muaji, bijtë e Izraelit të veshur me thasë dhe të mbuluar me dhe, u mblodhën për një agjerim.
Nehemia 9:2
Ata që i përkisnin fisit të Izraelit u ndanë nga gjithë të huajt dhe u paraqitën për të rrëfyer mëkatet e tyre dhe paudhësitë e etërve të tyre.
Nehemia 9:3
Pastaj u ngritën në këmbë në vendin e tyre dhe lexuan librin e ligjit të Zotit, Perëndisë të tyre, për një të katërtën pjesë të ditës; dhe për një të katër tjetër të ditës bënë rrëfimin e mëkateve që kishin bërë dhe ranë përmys përpara Zotit, Perëndisë të tyre.
Nehemia 9:4
Pastaj Jeshua, Bani, Kadmieli, Shebaniahu, Buni, Sherebiahu, Bani dhe Kenani u ngjitën mbi tribunën e Levitëve dhe i klithën me zë të lartë Zotit, Perëndisë të tyre.
Nehemia 9:5
Levitët Jeshua, Kadmiel, Bani, Hashabnejahu, Sherebiahu, Hodijahu, Shebanjahu dhe Pethahiahu thanë: "Çohuni dhe bekoni Zotin, Perëndinë tuaj, nga përjetësia në përjetësi! Qoftë i bekuar emri yt i lavdishëm, që lartësohet mbi çdo bekim dhe lëvdim!
Nehemia 9:7
Ti je Zoti, Perëndia që ka zgjedhur Abramin; e nxore nga Uri i Kaldeasve dhe i dhe emrin Abraham.
Nehemia 9:8
Ti e gjete zemrën e tij besnike para teje dhe bëre një besëlidhje me të për t`u dhënë pasardhësve të tij vendin e Kananejve, të Hitejve, të Amorejve, të Perezejve, të Jebusejve dhe të Girgasejve; ti e mbajte fjalën tënde; sepse je i drejtë.
Nehemia 9:12
Ti i ke udhëhequr ditën me një kallonë reje dhe natën me një kollonë zjarri për t`i ndriçuar rrugën në të cilën do të ecnin.
Nehemia 9:17
Kundërshtuan të bindeshin dhe nuk kujtuan mrekullitë që ti kishe bërë midis tyre; ngurtësuan përkundrazi zverkun e tyre dhe në rebelimin e tyre zgjodhën një kryetar për t`u kthyer në skllavërinë e tyre. Por ti je një Perëndi i gatshëm që të falë, shpirtmadh, plot mëshirë, i ngadalshëm në zemërim dhe plot mirësi. Ti nuk i ke braktisur,
Nehemia 9:18
as atëherë kur bënë një viç prej metali të shkrirë dhe thanë: "Ky është perëndia yt që të nxori nga Egjipti!"; kështu bënë një gjë blasfeme.
Nehemia 9:19
Megjithatë në shpirtmadhësinë tënde të madhe nuk i ke braktisur në shkretëtirë; kollona e resë nuk u largua prej tyre gjatë ditës për t`i udhëhequr ata në ecje, dhe kollona e zjarrit gjatë natës për t`ua ndriçuar atyre rrugën nëpër të cilën do të ecnin.
Nehemia 9:20
Ke dhënë Frymën tënde të mirë për t`i mësuar; nuk ua ke refuzuar manën tënde gojëve të tyre dhe u ke dhënë ujë kur ishin të etur.
Nehemia 9:21
Për dyzet vjet i ke ushqyer në shkretëtirë, dhe nuk u ka munguar asgjë; rrobat e tyre nuk u prishën dhe këmbët e tyre nuk u ënjtën.
Nehemia 9:23
I shumëzove bijtë e tyre si yjet e qiellit dhe i fute në vendin në të cilin u kishe thënë etërve të tyre të hynin për ta shtënë në dorë.
Nehemia 9:25
Ata pushtuan qytete të fortifikuara dhe një tokë pjellore dhe hynë në zotërim të shtëpive plot me të mira, të sternave të gatshme, të vreshtave, të ullishteve dhe të pemëve frutore me bollëk; ata hëngrën, u ngopën, u majmën dhe jetuan në gëzim për shkak të mirësisë sate të madhe.
Nehemia 9:28
Por kur ata kishin paqe, fillonin përsëri të bënin të keqen përpara teje; prandaj ti i braktise në duart e armiqve të tyre, që i sundonin; megjithatë, kur përsëri këlthitnin, ti i dëgjoje nga qielli, kështu që në shpirtmadhësinë tënde i ke çliruar shumë herë.
Nehemia 9:31
Por në mëshirën tënde të madhe nuk i shkatërrove plotësisht dhe nuk i braktise, sepse je një Perëndi zemërbutë dhe i mëshirshëm.
Nehemia 9:32
Tani pra, o Perëndia ynë, Perëndia i madh, i fuqishëm dhe i tmerrshëm, që respekton besëlidhjen dhe mëshirën të mos të duket para teje si gjë e vogël fatkeqësia që ka rënë mbi ne, mbi mbretërit tanë, mbi krerët tanë, mbi priftërinjtë tanë, mbi profetët tanë, mbi prindërit tanë dhe mbi tërë popullin tënd, nga koha e mbretërve të Asirisë e deri në ditën e sotme.
Nehemia 9:37
Kështu prodhimet e bollshme të tij u shkojnë mbretit që ti ke vendosur mbi ne për shkak të mëkateve tona; ata sundojnë trupat tona dhe mbi bagëtinë tonë ashtu si duan; dhe ne ndodhemi në ankth të madh.
Nehemia 9:38
Për shkak të gjithë kësaj, ne marrim një zotim të vendosur dhe e vëmë me të shkruar; dhe krerët tanë, Levitët tanë dhe priftërinjtë tanë do të vënë vulën e tyre mbi të.
Nehemia 10:28
Pjesa tjetër e popullit, priftërinjtë, Levitët, derëtarët, këngëtarët, Nethinejtë dhe tërë ata që ishin ndarë nga popujt e vendeve të huaja për të ndjekur ligjin e Perëndisë, bashkëshortet e tyre, bijtë e tyre dhe bijat e tyre, domethënë tërë ata që kishin njohuri dhe zgjuarësi,
Nehemia 10:29
u bashkuan me vëllezërit e tyre, me më të shquarit, dhe u zotuan me mallkim dhe betim se do të ecnin në rrugën e caktuar nga ligji i Perëndisë, që ishte dhënë me anë të Moisiut, shërbëtorit të Perëndisë, dhe të respektonin e të zbatonin në praktikë të gjitha urdhërimet e Zotit, Zotit tonë, dekretet e tij dhe statutet e tij,
Nehemia 10:30
të mos u japim bijat tona popujve të vendit dhe të mos marrim bijat e tyre për bijtë tanë,
Nehemia 10:31
të mos blejmë asgjë ditën e shtunë ose në një ditë tjetër të shenjtë nga popujt që çojnë për të shitur ditën e shtunë çfarëdo lloj mallrash dhe drithërash, ta lëmë tokën të pushojë çdo vit të shtatë dhe të mos vjelim asnjë borxh.
Nehemia 10:32
U zotuam prerazi të paguajmë çdo vit një të tretën e një sikli për shërbimin e shtëpisë së Perëndisë tonë,
Nehemia 10:33
për bukët e paraqitjes, për blatimin e përjetshëm të ushqimit, për olokaustin e përjetshëm të të shtunave, të ditëve të hënës së re, të festave të caktuara, për gjërat e shenjtëruara, për ofertat e bëra për mëkatin, për shlyerjen e fajit të Izraelit, dhe për çdo punë të kryer në shtëpinë e Perëndisë tonë.
Nehemia 10:34
Përveç kësaj hodhëm short midis priftërinjve, Levitëve dhe popullit për ofertën e druve që duhet të çohen në shtëpinë e Perëndisë tonë, çdo vit në afate të caktuara, sipas shtëpive tona atërore, me qëllim që të digjen në altarin e Zotit, Perëndisë tonë, ashtu siç është shkruar në ligj.
Nehemia 10:36
dhe të parëlindurit e bijve tanë dhe të bagëtisë sonë, ashtu siç është shkruar në ligj, dhe me të pjelljen e parë të bagëtive tona të trasha dhe të imta për t`ua paraqitur në shtëpinë e Perëndisë tonë priftërinjve që kryejnë shërbim në shtëpinë e Perëndisë tonë.
Nehemia 10:37
Përveç kësaj u zotuam t`u çojmë priftërinjve në dhomat e shtëpisë së Perëndisë tonë prodhimet e para të brumit tonë, ofertat tona, frutat e çdo peme, mushtin dhe vajin, dhe Levitëve të dhjetën e tokës sonë; vetë Levitët do të marrin të dhjetën pjesë në të gjitha qytetet ku ne punojmë.
Nehemia 10:38
Një prift, pasardhës i Aaronit, do të jetë me Levitët kur ata do të marrin të dhjetat; dhe Levitët do ta çojnë të dhjetën e së dhjetës në shtëpinë e Perëndisë tonë, në dhomat e thesarit,
Nehemia 10:39
sepse në këto dhoma bijtë e Izraelit dhe bijtë e Levit do të sjellin ofertat e grurit, të mushtit dhe të vajit; këtu janë veglat e shenjtërores, priftërinjtë që kryejnë shërbimin, derëtarët dhe këngëtarët. Ne nuk do ta braktisim shtëpinë e Perëndisë tonë.
Nehemia 11:1
Krerët e popullit u vendosën në Jeruzalem; pjesa tjetër e popullit hodhi me short që një në çdo dhjetë veta të vinte të banonte në Jerualem, në qytetin e shenjtë; nëntë të dhjetat e tjerë duhet të qëndronin përkundrazi në qytetet e tjera.
Nehemia 11:4
Në Jeruzalem u vendosën një pjesë e bijve të Judës dhe të Beniaminit. Nga bijtë e Judës: Atahiahu, bir i Uziahut, bir i Zakarias, bir i Amariahut, bir i Shefatiahut, bir i Mahalaleelit, nga bijtë e Peretsit,
Nehemia 11:6
Shuma e bijve të Peretsit që u vendosën në Jeruzalem: katërqind e gjashtëdhjetë e tetë trima.
Nehemia 11:11
Serajahu, bir i Hilkiahut, bir i Meshullamit, bir i Tsadokut, bir i Merajothit, bir i Ahitubit, ishte i pari i shtëpisë së Perëndisë,
Nehemia 11:16
Shabethai dhe Jozabadi, të caktuar në shërbimin e jashtëm të shtëpisë së Perëndisë, midis krerëve të Levitëve;
Nehemia 11:22
Kryetari i Levitëve në Jeruzalem ishte Uzi, bir i Banit, bir i Hashabiahut, bir i Mataniahut, bir i Mikas, nga bijtë e Asafit, që ishin këngëtarët e caktuar për shërbimin e shtëpisë së Perëndisë.
Nehemia 11:23
Përsa u përket atyre, në fakt mbreti kishte dhënë urdhër që çdo ditë t`i jepej këngëtarëve një furnizim i caktuar
Nehemia 11:24
Pethahiahu, bir i Meshezabeelit, nga bijtë e Zerahut, birit të Judës, ishte i deleguari i mbretit për të gjitha punët e popullit.
Nehemia 11:25
Përsa u përket fshatrave me fushat e tyre, disa nga bijtë e Judës u vendosën në Kirjath-Arba dhe në fshatrat e tij, në Dibon dhe në fshatrat e tij, në Jekabseel dhe në fshatrat e tij,
Nehemia 12:8
Levitët përfaqësoheshin nga Jeshua, Binu, Kamieli, Sherebiahu, Juda dhe Mataniahu, që ishte caktuar bashkë me vëllezërit e tij në këngën e falenderimit.
Nehemia 12:9
Bakbukiahu dhe Uni, vëllezër të tyre, rrinin përballë tyre sipas funksioneve të tyre.
Nehemia 12:22
Gjatë mbretërimit të Darit, Persianit, u regjistruan bashkë me priftërinjtë, Levitët që ishin të parë të shtëpive atërore në kohën e Eliashibit, të Jojadas, të Johananit dhe të Jaduas.
Nehemia 12:23
Bijtë e Levit, që ishin të parë të shtëpive atërore, u regjistruan përkundrazi në librin e Kronikave deri në kohën e Johananit, birit të Eliashibit.
Nehemia 12:24
Krerët e Levitëve Hashabiahu, Sherabiahu dhe Jeshua, bir i Kadmielit, bashkë me vëllezërit e tyre, që rrinin përballë tyre, këndonin himne lëvdimi dhe falenderimi me grupe të alternuara, sipas urdhrit të Davidit, njeriut të Perëndisë.
Nehemia 12:27
Për kushtimin e mureve të Jeruzalemit dërguan të kërkojnë Levitë nga tërë vendet e tyre, për t`i sjellë në Jeruzalem që të kremtonin kushtimin me gëzim, me lavderime dhe me këngë, me cembale, me harpa dhe me qeste.
Nehemia 12:28
Dhe bijtë e këngëtarëve u mblodhën nga krahina përreth Jeruzalemit, nga fshatrat e Netofathitëve,
Nehemia 12:29
nga Beth-Gilgali, nga fusha e Gebas dhe të Azmavethit, sepse këngëtarët kishin ndërtuar fshatra përreth Jeruzalemit.
Nehemia 12:36
dhe vëllezërit e tij Shemajahu, Azareeli, Milalai; Gilalaji, Maai, Nethaneeli, Juda dhe Hanani, me veglat muzikore të Davidit, njeriut të Perëndisë. Ezdra, shkruesi, ecte në krye të tyre.
Nehemia 12:37
Kur arritën te porta e Burimit u ngjitën drejtpërdrejtë nëpër shkallët e qytetit të Davidit, ku muret lartohen mbi shtëpinë e Davidit, deri te porta e Ujërave, në lindje.
Nehemia 12:40
Dy koret e lëvdimit u ndalën te shtëpia e Perëndisë; kështu bëra edhe unë me gjysmën e gjyqtarëve që ishin me mua,
Nehemia 12:43
Atë ditë ofruan flijime të mëdha dhe u gëzuan sepse Perëndia i kishte mbushur me një gëzim të madh. Edhe gratë dhe fëmijët u gëzuan; dhe gëzimi i Jeruzalemit dëgjohej nga larg.
Nehemia 12:44
Në atë kohë disa njerëz u caktuan për dhomat që shërbenin si magazina për ofertat, për prodhimet e para dhe për të dhjetat, për të mbledhur aty nga arat e qyteteve pjesët e caktuara nga ligji për
Nehemia 12:45
Ata e kryenin shërbimin e Perëndisë të tyre dhe shërbimin e pastrimit, bashkë me këngëtarët dhe me derëtarët, sipas urdhrit të Davidit dhe të Salomonit, që ishte biri i tij.
Nehemia 12:46
Në lashtësi, në kohën e Davidit dhe të Asafit, kishte në të vërtetë drejtues këngëtarësh dhe këngë lëvdimi dhe falenderimi drejtuar Perëndisë.
Nehemia 12:47
Në kohën e Zerubabelit dhe të Nehemias, gjithë Izraeli u jepte çdo ditë racionet e caktuara këngëtarëve dhe derëtarëve; vinte gjithashtu mënjanë racionin për Levitët, dhe Levitët vinin mënjanë racionin e shenjtëruar për bijtë e Aaronit.
Nehemia 13:1
po atë ditë u lexua në prani të popullit libri i Moisiut, dhe aty u gjet e shkruar që Amoniti dhe Moabiti nuk duhet të hynin kurrë në asamblenë e Perëndisë,
Nehemia 13:2
sepse nuk i kishin pritur me bukë e me ujë bijtë e Izraelit dhe kishin rekrutuar kundër tyre me para Balaamin për t`i mallkuar; por Perëndia ynë e ndëroi mallkimin në bekim.
Nehemia 13:3
Sa e dëgjuan ligjin, ata ndanë nga Izraeli tërë njerëzit e huaj që ishin përzier me ta.
Nehemia 13:4
Para kësaj, prifti Eliashib, që ishte caktuar në dhomat e shtëpisë të Perëndisë tonë dhe kishte lidhur krushqi me Tobiahun,
Nehemia 13:5
kishte përgatitur për këtë një dhomë të madhe, ku vinin më parë ofertat, temjanin, përdorëset, të dhjetat e grurit, të verës dhe të vajit, tërë ato që me ligj u përkisnin Levitëve, këngëtarëve, derëtarëve, si edhe ofertat e mbledhura për priftërinjtë.
Nehemia 13:7
dhe u ktheva në Jeruzalem; kështu pashë të keqen që Eliashibi kishte bërë për të favorizuar Tobiahun, duke përgatitur për të një dhomë në oborret e shtëpisë së Perëndisë.
Nehemia 13:8
Më erdhi shumë keq për këtë gjë dhe kështu hodha jashtë dhomës tërë orenditë shtëpiake që i përkisnin Tobiahut;
Nehemia 13:9
pastaj urdhërova që të pastroheshin ato dhoma dhe të rivendoseshin përdorëset e shtëpisë së Perëndisë, ofertat dhe temjani.
Nehemia 13:11
Atëherë qortova gjyqtarët dhe u thashë atyre: "Pse shtëpia e Perëndisë është braktisur?". Pastaj i mblodha dhe i vura përsëri në funksonet e tyre.
Nehemia 13:14
Për këtë më kujto mua, o Perëndia im, dhe mos i fshij veprat e mira që kam bërë për shtëpinë e Perëndisë tim dhe për ruajtjen e saj.
Nehemia 13:16
Përveç kësaj disa jerëz të Tiros, që banonin në Jeruzalem, importonin peshk dhe lloj-lloj mallrash dhe ua shisnin bijve të Judës ditën e shtunë dhe në Jeruzalem.
Nehemia 13:17
Atëherë qortova parinë e Judës dhe i thashë: "Ç`është kjo e keqe që kryeni duke përdhosur ditën e shtunë?
Nehemia 13:18
A nuk vepruan njëlloj etërit tonë? A nuk bëri Perëndia ynë të pllakosë mbi ne dhe mbi qytetin tonë tërë kjo fatkeqësi? Por ju po sillni një zemërim më të madh mbi Izraelin, duke përdhosur të shtunën!".
Nehemia 13:22
Urdhërova gjithashtu Levitët që të pastroheshin dhe të vinin të ruanin portat për të shenjtëruar ditën e shtunë. Edhe për këtë më kujto mua, o Perëndia im, dhe ki mëshirë për mua sipas madhësisë së dhembshurisë sate!
Nehemia 13:25
Atëherë unë i qortova, i mallkova, rraha disa prej tyre, iu shkula flokët; pastaj i vura që te betohen në emër të Perëndisë se nuk do t`ia jepnin bijat e veta bijve të atyre dhe nuk do të merrnin bijat e tyre për bijtë e vet, as për vete.
Nehemia 13:26
Dhe thashë: "A nuk mëkatoi, vallë, Salomoni, mbret i Izraelit, për këto gjëra? Megjithatë midis kaq kombeve nuk pati një mbret si ai; e donte Perëndia i tij, dhe Perëndia e kishte vendosur mbret mbi tërë Izraelin; por gratë e huaja e bënë edhe atë të mëkatojë.
Nehemia 13:27
A duhet, pra, të dëgjojmë për ju se kryeni këtë të keqe të madhe, se mëkatoni kundër Perëndisë tonë, duke u martuar me gra të huaja?".
Nehemia 13:28
Njeri nga bijtë e Joadas, birit të Elishibit, kryeriftit, ishte dhëndër i Sanballatit, Horonitit; unë e përzura larg vetes.
Nehemia 13:29
Mbaji mend ata, o Perëndia im, sepse kanë ndotur priftërinë dhe besëlidhjen e priftërisë dhe të Levitëve!
Nehemia 13:30
Kështu unë i pastrova nga çdo person i huaj dhe caktova detyrat e priftërinjve dhe të Levitëve, secili në detyrën e vet.
Nehemia 13:31
Dhashë gjithashtu dispozita lidhur me ofertën e druve në kohë të caktuara dhe lidhur me prodhimet e para. Më kujto, o Perëndia im, për të më bërë të mira!
Ester 1:3
në vitin e tretë të mbretërimit të tij shtroi një banket për të gjithë princat dhe shërbëtorët e tij; komandantët e ushtrisë së Persisë dhe të Medisë, fisnikët dhe princat e krahinave u mblodhën para tij.
Ester 1:4
Atëherë ai tregoi pasuritë dhe lavdinë e mbretërisë së tij, madhështinë dhe epërsinë e saj për shumë ditë, njëqind e tetëdhjetë ditë.
Ester 1:5
Mbasi kaluan këto ditë, mbreti shtroi një banket tjetër prej shtatë ditësh, në oborrin e kopshtit të pallatit mbretëror, për tërë popullin që ndodhej në kështjellën e Suzës, nga më i madhi deri te më i vogli.
Ester 1:7
Jepej për të pirë në enë ari, njëra e ndryshme nga tjetra, dhe kishte verë mbretërore me shumicë për hir të bujarisë së mbretit.
Ester 1:9
Edhe mbretëresha Vashti shtroi një banket për gratë në pallatin e mbretit Asuero.
Ester 1:10
Ditën e shtatë, kur zemra e mbretit ishte e gëzuar për shkak të verës, ai urdhëroi Mehumanin, Bizthan, Harbonan, Bigthan, Abagthan, Zetharin dhe Karkasin, të shtatë eunukët që shërbënin në prani të mbretit Asuero,
Ester 1:11
të sillnin para mbretit mbretëreshën Vashti me kurorën mbretërore, për t`i treguar popullit dhe princave bukurinë e saj; në të vërtetë ajo kishte një pamje të hijshme.
Ester 1:12
Por mbretëresha Vashti nuk pranoi të vinte sipas urdhrit të mbretit që iu njoftua me anë të eunukëve; mbreti u pezmatua shumë dhe zemërimi i tij i ziente përbrenda.
Ester 1:14
me të afërt për të ishin Karshena, Shethari, Admatha, Tarshishi, Meresi, Marsena dhe Memukani, shtatë princa të Persisë dhe të Medisë që pranoheshin të rrinin para mbretit dhe zinin postet e para në mbretëri):
Ester 1:16
Memukami u përgjigj para mbretit dhe princave: "Mbretëresha Vashti nuk ka vepruar drejt vetëm ndaj mbretit, por edhe ndaj gjithë princave dhe tërë popujve që janë në të gjitha krahinat e mbretit Asuero.
Ester 1:17
Sjellja e mbretëreshës do të merret vesh nga të gjitha gratë që do të nxiten të përçmojnë burrat e tyre dhe të thonë: "Mbreti Asuero kishte urdhëruar që të sillnin para tij mbretëreshën Vashti, por ajo nuk i vajti".
Ester 1:18
Madje që sot princeshat e Persisë dhe të Medisë që kanë marrë vesh sjelljen e mbretëreshës, do t`u flasin gjithë princave të mbretit dhe nga kjo do të lindë shumë përçmim dhe zemërim.
Ester 1:19
Në qoftë se mbretit i duket me vend, le të nxjerrë ai një udhëresë mbretërore që të përfshihet në ligjet e Persisë dhe të Medisë dhe të jetë e parevokueshme, në bazë të së cilës Vashti të mos dalë më në prani të mbretit Asuero; mbreti ti japë pastaj pozitën e saj mbretërore një tjetre më të mirë se ajo.
Ester 2:2
Atëherë shërbëtorët e mbretit që ishin në shërbim të tij i thanë: "Të kërkohen për mbretin vajza të virgjëra dhe të hijshme;
Ester 2:3
mbreti le të caktojë në tërë krahinat e mbretërisë së tij komisarë, të cilët të mbledhin tërë vajzat e virgjëra të hijshme në qytetin e Suzës, në shtëpinë e grave nën mbikqyrjen e Hegait, eunukut të mbretit dhe rojtar i grave, që do t`u japë atyre melhemet për t`u pastruar.
Ester 2:8
Kur urdhëri i mbretit dhe dekreti i tij u përhapën, dhe shumë vajza u mblodhën në qytetin e Suzës nën mbikqyrjen e Hegait, edhe Esterin e çuan në pallatin e mbretit nën mbikëqyrjen e Hegait, rojtarit të grave.
Ester 2:9
Vajza i pëlqeu dhe fitoi simpatinë e tij; kështu ai u shpejtua t`i japë melhemet për pastrimin dhe ushqimin e saj; i dha gjithashtu shtatë vajza të reja të zgjedhura në pallatin e mbretit dhe e zhvendosi bashkë me to në apartamentin më të mirë të shtëpisë së grave.
Ester 2:10
Esteri nuk kishte treguar asgjë as për popullin e saj as për vendin e prejardhjes së saj, sepse Mardokeu e kishte urdhëruar të mos tregonte.
Ester 2:11
Çdo ditë Mardokeu shëtiste përpara oborrit të shtëpisë së grave për të marrë vesh si ishte Esteri dhe ç`po bëhej me të.
Ester 2:12
Kur i vinte radha çdo vajzë të hynte te mbreti Asuero, mbasi kishte bërë dymbëdhjetë muaj përgatitjesh, sipas rregulloreve të grave, sepse kështu plotësoheshin ditët e pastrimit të tyre; gjashtë muaj për t`u lyer me vaj të mirrës dhe gjashtë muaj me aroma dhe melheme të grave për t`u pastruar,
Ester 2:15
Kur i erdhi radha për të shkuar te mbreti Esterit, bijës së Abihailit, ungji i Mardokeut, që e kishte marrë me vete si bijën e tij, ajo nuk kërkoi asgjë veç asaj që i tregoi Hegai, eunuku i mbretit, rojtari i grave. Dhe Esteri fitoi simpatinë e të gjithë atyre që e shihnin.
Ester 2:17
Mbreti e dashuroi Esterin më tepër se gjithë gratë e tjera, dhe ajo gjeti hir dhe mirëdashje në sytë e tij më tepër se tërë vajzat e tjera. Kështu ai i vuri mbi kokë kurorën mbretërore dhe e bëri mbretëreshë në vend të Vashtit.
Ester 2:18
Pastaj mbreti shtroi një banket të madh për tërë princat dhe shërbëtorët e tij, banketin e Esterit; përveç kësaj ai u dha një ditë pushimi krahinave dhe bëri dhurata me bujari mbretërore.
Ester 2:20
Esteri, sipas urdhrit që Mardokeu i kishte dhënë, nuk kishte treguar asgjë as për vendin e prejardhjes së saj, as për popullin e saj. Në të vërtetë Esteri zbatonte urdhërat e Mardokeut, ashtu si në kohën kur ishte nën kujdestarinë e tij.
Ester 2:22
I njoftuar për këtë gjë, Mardokeu lajmëroi mbretëreshën Ester, dhe Esteri informoi mbretin në emër të Mardokeut.
Ester 3:2
Tërë shërbëtorët e mbretit që rrinin te porta e mbretit përkuleshin dhe binin përmbys para Hamanit, sepse kështu kishte urdhëruar mbreti për të. Por Mardokeu as përkulej, as binte përmbys.
Ester 3:4
Por, me gjithë se ia përsërsnin çdo ditë këtë urdhër, ai nuk i dëgjonte; prandaj ata ia njoftuan këtë gjë Hamanit, për të parë në se Mardokeu do të ngulte këmbë në qëndrimin e tij. Ai në fakt u kishte thënë atyre së ishte jude.
Ester 3:5
Kur Hamani pa që Mardokeu nuk përkulej as binte përmbys para tij, u zemërua shumë;
Ester 3:6
por nuk denjoi të shtrijë dorën e tij vetëm kundër Mardokeut, sepse e kishin njoftuar cilit popull i përkiste Mardokeu; kështu Hamani vendosi të shkatërrojë tërë Judejtë, popullin e Mardokeut, që gjendeshin në tërë mbretërinë e Asueros.
Ester 3:7
Në muajin e parë, që është muaji i Nisanit, në vitin e dymbëdhjetë të mbretit Asuero, në prani të Hamanit, u hodh Puri (domethënë u hodh shorti), për të vendosur ditën dhe muajin; dhe shorti ra mbi
Ester 3:8
Atëherë Hamani i tha mbretit Asuero: "Ka një popull të shpërndarë dhe të veçuar nga popujt e të gjitha krahinave të mbretërisë sate, ligjet e të cilit ndryshojnë nga ato të cilitdo populli tjetër dhe që nuk respekton ligjet e mbretit; prandaj mbreti nuk ka asnjë përfitim t`i lërë të gjallë.
Ester 3:9
Në rast se kjo i pëlqen mbretit, të përpilohet një dekret për shkatërimin e tyre; dhe unë do të paguaj dhjetë mijë talenta argjendi në duart e atyre që kryejnë punën, me qëllim që të derdhen në thesaret e mbretit".
Ester 3:12
Ditën e trembëdhjetë të muajit të parë u thirrën sekretarët e mbretit dhe u redaktua një dekret, në bazë të të gjitha gjërave që kishte urdhëruar Hamani, për t`ua dërguar satrapëve të mbretit, qeveritarëve të çdo krahine dhe krerëve të çdo populli, çdo krahine sipas shkrimit të saj dhe çdo populli sipas gjuhës së tij. Dekreti u redaktua në emër të mbretit Asuero dhe u vulos me vulën e mbretit.
Ester 3:14
Një kopje e dekretit duhet të nxirrej si ligj në çdo krahinë dhe të shpallej për të gjithë popujt, me qëllim që të ishin gati për atë ditë.
Ester 4:1
Kur Mardokeu mësoi të gjitha ato që kishin ndodhur, grisi rrobat e tij, u mbulua me një thes dhe me hi dhe doli nëpër qytet, duke lëshuar britma të forta dhe plot hidhërim;
Ester 4:3
Në çdo krahinë, ku arritën urdhëri i mbretit dhe dekreti i tij, pati një keqardhje të madhe për Judejtë, me agjerime, me të qara dhe vajtime; dhe shumë njerëz u mbuluan me një thes dhe me hi.
Ester 4:5
Atëherë Esteri thirri Hathakun, njerin nga eunukët e mbretit të caktuar prej tij t`i shërbenin asaj dhe e urdhëroi të shkonte te Mardokeu për të mësuar se çfarë gjë e brengoste dhe për ç`arësye.
Ester 4:6
Kështu Hathaku shkoi te Mardokeu në sheshin e qytetit, që ndodhej përballë portës së mbretit.
Ester 4:7
Mardokeu i tregoi tërë ato që i kishin ndodhur dhe përmëndi gjithashtu shumën e parave që Hamani kishte premtuar të derdhte në thesarin mbretëror për të siguruar shkatërrimin e Judejve;
Ester 4:8
i dha gjithashtu një kopje të tekstit të dekretit që ishte shpallur në Suzë për shfarosjen e tyre, me qëllim që t`ia tregonte Esterit, t`ia shpjegonte asaj dhe ta urdhëronte të shkonte te mbreti për ta lutur me të madhe dhe për të ndërhyrë pranë tij në favor të popullit të tij.
Ester 4:11
"Tërë shërbëtorët e mbretit dhe populli i krahinave të tij e dinë që cilido burrë ose grua që hyn në oborrin e brendshëm për të shkuar te mbreti, pa qenë i thirrur, duhet të dënohet me vdekje, në bazë të një ligji të veçantë, veç po të jetë se mbreti shtrin ndaj tij skeptrin e tij prej ari; vetëm kështu ai do të shpëtojë jetën e tij. Dhe kaluan tanimë tridhjetë ditë që nuk jam thirrur për të shkuar te mbreti".
Ester 4:13
dhe Mardokeu iu përgjigj Esterit: "Mos mendo se do të shpëtosh vetëm ti nga gjithë Judejtë, sepse ndodhesh në pallatin e mbretit.
Ester 4:14
Sepse po të jetë se ti hesht në këtë moment, ndihma dhe çlirimi do të vijnë për Judejtë nga një anë tjetër; por ti dhe shtëpia e atit tënd do të shuheni. Përveç kësaj, kush e di nëse është pikërisht për një kohë të tillë që ti ke arritur në pozitë mbretërore?".
Ester 4:15
Atëherë Esteri urdhëroi t`i përgjigjeshin Mardokeut kështu:
Ester 4:16
"Shko, mblidh tërë Judejtë që ndodhen në Suzë, dhe agjeroni për mua; rrini pa ngrënë dhe pa pirë tri ditë, natë e ditë. Edhe unë me vajzat e mia do të agjerojmë në të njëjtën mënyrë; pastaj do të hyj te mbreti; megjithëse një gjë e tillë është kundër ligjit; dhe në qoftë se duhet të vdes, do të vdes".
Ester 5:1
Ditën e tretë, Esteri veshi rrobën mbretërore dhe u paraqit në oborrin e brendshëm të pallatit të mbretit, përballë apartamentit të mbretit. Mbreti ishte ulur mbi fronin mbretëror në pallatin mbretëror, përballë hyrjes së pallatit.
Ester 5:4
Esteri u përgjigj: "Në qoftë se kështu i pëlqen mbretit, le të vijë sot mbreti me Hamanin në banketin që i kam përgatitur".
Ester 5:5
Atëherë mbreti tha: "Silleni shpejt Hamanin, që të bëhet ç`ka thënë Esteri". Kështu mbreti dhe Hamani shkuan në banketin që Esteri kishte përgatitur.
Ester 5:7
Esteri u përgjigj dhe tha: "Ja, kërkesa ime ajo që po kërkoj:
Ester 5:8
Në qoftë se kam gjetur hir në sytë e mbretit dhe në qoftë se mbretit i pëlqen të plotësojë kërkesën time dhe të më japë atë që kërkoj, le të vijë mbreti me Hamanin në banketin që unë do t`u përgatis atyre, dhe nesër kam për të bërë ashtu si ka thënë mbreti".
Ester 5:14
Aëherë bashkëshortja e tij Zeresh dhe tërë miqtë e tij i thanë: "Të përgatitet një trekëmbësh i lartë pesëdhjetë kubitë; nesër në mëngjes i thuaj mbretit që aty të varet Mardokeu; pastaj shko i kënaqur në banket me mbretin". Kjo gjë i pëlqeu Hamanit, që bëri të përgatitet trekëmbëshi.
Ester 6:1
Atë natë mbretin nuk e zinte gjumi. Atëherë urdhëroi që t`i sillnin librin e ngjarjeve për t`u mbajtur mend, Kronikat; dhe u lexua para mbretit.
Ester 6:3
Atëherë mbreti pyeti: "Çfarë nderimi dhe shpërblimi iu dha Mardokeu për këtë?". Shërbëtorët e mbretit që i shërbenin u përgjigjën: "Nuk u bë asgjë për të".
Ester 6:4
Atëherë mbreti tha: "Kush është në oborr?". (Hamani sapo kishte hyrë në oborrin e jashtëm të pallatit të mbretit, për t`i kërkuar mbretit që ta varte Mardokeun në trekëmbëshin që kishte përgatitur për të).
Ester 6:5
Shërbëtorët e mbretit iu përgjigjën: "Ja, Hamani është në oborr". Mbreti tha: "Lëreni të hyjë".
Ester 6:7
Hamani iu përgjigj mbretit: "Për njeriun që mbreti dëshiron të nderojë,
Ester 6:9
T`i dorëzohet rrobja dhe kali njerit prej princave më fisnikë të mbretit dhe t`i vishen rrobat njeriut që mbreti dëshiron të nderojë; pastaj të çohet me kalë nëpër rrugët e qytetit dhe të shpallet para tij: "Kështu veprohet me njeriun që mbreti dëshëron të nderojë!"".
Ester 6:11
Hamani mori, pra, rroben dhe kalin, ia veshi Mardokeut rroben dhe e çoi me kalë nëpër rrugët e qytetit, duke shpallur para tij: "Kështu veprohet me njeriun që mbreti dëshëron të nderojë!".
Ester 6:14
Ata po flisnin akoma me të, kur arritën eunukët e mbretit, të cilët nxituan ta çonin Hamanin në banketin që Ester i kishte përgatitur.
Ester 7:3
Atëherë mbretëresha Ester u përgjigj: "Në rast se kam gjetur hir në sytë e tu, o mbret, dhe në qoftë se kështu i pëlqen mbretit, kërkesa ime është që të më jepet jeta; dhe kërkoj që populli im të falet.
Ester 7:4
Sepse unë dhe populli im kemi qenë të shitur për t`u prishur, për t`u vrarë dhe për t`u shfarosur. Po të ishim shitur për t`u bërë skllevër dhe skllave do të kisha heshtur; por armiku nuk mund ta kompensojë kurrë dëmin që do t`i shkaktohej mbretit".
Ester 7:6
Esteri u përgjigj: Armiku dhe kundërshtari është ai i keqi Haman". Atëherë Hamanit i hyri tmerri në prani të mbretit dhe të mbretëreshës.
Ester 7:7
Mbreti u ngrit shumë i zemëruar nga banketi në të cilin shërbehej vera dhe shkoi në kopshtin e pallatit, ndërsa Hamani qëndroi për t`iu lutur me të madhe mbretëreshës Ester për jetën e tij, sepse
Ester 7:9
Pastaj Harbonahu, një nga eunukët, tha përpara mbretit: "Ja, në shtëpinë e vetë Hamanit është ngritur një trekëmbësh, i lartë pesëdhjetë kubitë, që Hamani kishte përgatitur për Mardokeun, i cili kishte folur për të mirën e mbretit". Mbreti tha: "Vareni aty këtë!".
Ester 7:10
Kështu Hamanin e varën në trekëmbëshin që kishte përgatitur për Mardokeun. Dhe zemërimi i mbretit u qetësua.
Ester 8:1
Po atë ditë mbreti Asuero i dha mbretëreshës Ester shtëpinë e Hamanit, armikut të Judejve; dhe Mardokeu erdhi para mbretit, të cilit Esteri i kishte shpjeguar se ç`ishte ai për të.
Ester 8:5
dhe tha: "Në se i duket mirë mbretit, në rast se kam gjetur hir në sytë e tij, në rast se çështja i duket gjithashtu e drejtë mbretit dhe në rast se gjej pëlqim nga sytë e tij, të shkruhet për të revokuar dokumentet e hartuara nga Hamani, bir i Hamedathas, Agagitit, që ai shkroi për të shkatërruar Judejtë që janë në të gjitha krahinat e mbretit.
Ester 8:11
Me anë të këtyre dokumenteve u jepej Judejve, në çfarëdo qyteti që të ndodheshin, e drejta të bashkoheshin dhe të mbronin jetën e tyre, duke shkatërruar, duke vrarë dhe duke shfarosur tërë njerëzit e armatosur të çfarëdo populli o krahine që t`i sulmonin, duke përfshirë fëmijët dhe gratë, dhe të plaçkisnin pasuritë e tyre,
Ester 8:13
Një kopje e dekretit, i shpallur si ligj në çdo krahinë, duhet të nxirrej për të gjithë popujt, me qëllim që Judejtë të ishin gati për atë ditë të hakmerreshin kundër armiqve të tyre.
Ester 8:16
Për Judejtë ishte dritë, gëzim, gaz dhe lavdi.
Ester 8:17
Në çdo krahinë dhe në çdo qytet, kudo që arrinte urdhri i mbretit dhe dekreti i tij, për Judejtë kishte gëzim dhe ngazëllim, bankete dhe ditë të lumtura. Dhe shumë nga pjestarët e popujve të vendit u bënë Judej, sepse tmerri i Judejve i kishte zënë.
Ester 9:2
Judejtë u mblodhën në qytetet e tyre, në të gjitha krahinat e mbretit Asuero, për të shtrirë dorën kundër atyre që kërkonin t`u bënin keq; dhe askush nuk mundi t`u rezistonte atyre, sepse tmerri i Judejve i kishte zënë tërë popujt.
Ester 9:3
Tërë krerët e krahinave, satrapët, qeveritarët dhe ata që merreshin me punët e mbretit i përkrahën Judejtë, sepse tmerri i Mardokeut i kishte zënë.
Ester 9:4
Në fakt Mardokeu ishte i madh në pallatin e mbretit, dhe fama e tij përhapej në të gjitha krahinat, sepse ky njeri, Mardokeu, bëhej gjithnjë më i madh.
Ester 9:13
Atëherë Esteri tha: "Në qoftë se kështu i pëlqen mbretit, le të lejohen Judejtë që janë në Suzë të bëjnë edhe nesër atë që është dekretuar për sot; dhe të varen në trekëmbësh të dhjetë bijtë e Hamanit".
Ester 9:16
Edhe Judejtë e tjerë që ishin në krahinat e mbretit u mblodhën, për të mbrojtur jetën e tyre dhe për të qenë të sigurt nga sulmet e armiqve të tyre; vranë shtatëdhjetë e pesë mijë nga ata që i urrenin, por nuk u dhanë pas plaçkitjes.
Ester 9:18
Judejtë që ishin në Suza u grumbulluan përkundrazi ditën e trembëdhjetë dhe të katërmbëdhjetë; ditën e pesëmbëdhjetë të muajit u çlodhën, e bënë ditë banketi dhe gëzimi.
Ester 9:19
Për këtë arësye Judejtë e fushës, që banojnë në qytete pa mure, e kanë bërë ditën e katërmbëdhjetë të muajit të Adarit një ditë gëzimi, banketesh dhe feste, dhe në këtë ditë i dërgojnë dhurata njeri-tjetrit.
Ester 9:21
për t`i urdhëruar të kremtonin çdo vit ditën e katërmbëdhjetë dhe të pesëmbëdhjetë të muajit të Adarit,
Ester 9:24
Në fakt Hamani, bir i Hamedathas, Agagitit, armiku i të gjithë Judejve, kishte komplotuar kundër Judejve për t`i shkatërruar dhe kishte hedhur Purin (domethënë kishte hedhur shortin), për t`i shfarosur dhe për t`i shkatërruar.
Ester 9:26
Prandaj ato ditë u quajtën Purim, nga fjala Pur. Në përshtatje, pra, me të gjitha ato që ishin shkruar në atë letër, me të gjitha ato që kishin parë lidhur me këtë dhe me ato që kishin ndodhur,
Ester 9:27
Judejtë vendosën të zotoheshin pa iu shmangur për vete, për pasardhësit e tyre dhe për të gjithë ata që do të bashkoheshin me ta, të kremtonin çdo vit këto dy ditë sipas udhëzimeve të shkruara dhe kohës së caktuar.
Ester 9:31
për t`i vendosur ato ditë të Purimit në kohën e caktuar, siç i kishin vendosur atyre Judeu Mardoke dhe mbretëresha Ester ashtu si kishin vendosur ata vetë për vete dhe për pasardhësit e tyre me rastin e agjerimit të tyre dhe të britmës së tyre.
Ester 10:2
Gjithë faktet e forcës dhe fuqisë së tij dhe përshkrimi i kujdesshëm i Mardokeut, i cili u ngrit nga mbreti, a nuk janë vallë të shkruara në librin e Kronikave të mbretërve të Medisë dhe të Persisë?
Ester 10:3
Judeu Mardoke vinte i dyti në fakt mbas mbretit Asuero, i madh midis Judejve dhe i dashur nga moria e vëllezërve të tij; ai kërkonte të mirën e popullit të tij dhe kishte fjalë paqeje për gjithë fisin e tij.
Jobi 1:1
Në vendin e Uzit ishte një njeri i quajtur Job. Ky njeri ishte i ndershëm dhe i drejtë, kishte frikë nga Perëndia dhe i largohej së keqes.
Jobi 1:4
Bijtë e tij kishin zakon të shkonin për banket në shtëpinë e secilit ditën e cakuar; dhe dërgonin të thërrisnin tri motrat e tyre, që të vinin të hanin dhe të pinin bashkë me ta.
Jobi 1:5
Kur mbaronte seria e ditëve të banketit, Jobi i thërriste për t`i pastruar; ngrihej herët në mëngjes dhe ofronte olokauste sipas numrit të gjithë atyre, sepse Jobi mendonte: "Ndofta bijtë e mi kanë mëkatuar dhe e kanë blasfemuar Perëndinë në zemrën e tyre". Kështu bënte Jobi çdo herë.
Jobi 1:6
Një ditë ndodhi që bijtë e Perëndisë shkuan të paraqiten para Zotit, dhe ndër ta shkoi edhe Satanai.
Jobi 1:7
Zoti i tha Satanait: "Nga vjen?". Satanai iu përgjigj Zotit dhe tha: "Nga ecejaket mbi dheun duke e përshkruar lart e poshtë".
Jobi 1:8
Zoti i tha Satanait: "E ke vënë re shërbëtorin tim Job? Sepse mbi dhe nuk ka asnjë tjetër si ai që të jetë i ndershëm, i drejtë, të ketë frikë nga Perëndia dhe t`i largohet së keqes".
Jobi 1:9
Atëherë Satanai iu përgjigj Zotit dhe tha: "Vallë më kot Jobi ka frikë nga Perëndia?
Jobi 1:11
Por shtri dorën tënde dhe preki të gjitha ato që ai zotëron dhe ke për të parë po nuk të mallkoi ai haptazi".
Jobi 1:12
Zoti i tha Satanait: "Ja, të gjitha ato që ai zotëron janë në pushtetin tënd, por mos e shtri dorën mbi personin e tij". Kështu Satanai u largua nga prania e Zotit.
Jobi 1:13
Kështu një ditë ndodhi që, ndërsa bijtë e tij dhe bijat e tij hanin e pinin verë në shtëpinë e vëllait të tyre më të madh, erdhi nga Jobi një lajmëtar për t`u thënë:
Jobi 1:15
kur Sabejtë u sulën mbi ta, i morën me vete dhe vranë me shpatë shërbëtorët. Vetëm unë shpëtova për të ardhur të ta them".
Jobi 1:16
Ai ishte duke folur ende, kur arriti një tjetër dhe tha: "Zjarri i Perëndisë ra nga qielli, zuri delet dhe shërbëtorët dhe i ka përpirë. Vetëm unë shpëtova për të ardhur të ta them".
Jobi 1:17
Ai ishte duke folur, ende, kur arriti një tjetër dhe tha: "Kaldeasit kanë formuar tri banda, u sulën mbi devetë dhe i morën me vete, vranë me shpatë shërbëtorët. Vetëm unë shpëtova për të ardhur të ta them".
Jobi 1:22
Në të gjitha këto Jobi nuk mëkatoi dhe nuk paditi Perëndinë për ndonjë padrejtësi.
Jobi 2:1
Një ditë ndodhi që bijtë e Perëndisë shkuan të paraqiten përpara Zotit, dhe midis tyre shkoi edhe Satanai për t`u paraqitur përpara Zotit.
Jobi 2:2
Zoti i tha Satanait: "Nga vjen?". Satanai iu përgjigj Zotit: "Nga ecejaket mbi dheun duke e përshkuar lart e poshtë". Zoti i tha Satanait:
Jobi 2:3
"A e vure re shërbëtorin tim Job? Sepse mbi dhe nuk ka asnjë tjetër si ai që të jetë i ndershëm, i drejtë, të ketë frikë nga Perëndia dhe t`i largohet së keqes. Ai qëndron i patundur në ndershmërinë e tij, megjithëse ti më ke nxitur kundër tij për ta shkatërruar pa asnjë shkak".
Jobi 2:4
Atëherë Satanai iu përgjigj Zotit dhe tha: "Lëkurë për lëkurë! Gjithçka që zotëron, njeriu është gati ta japë për jetën e tij.
Jobi 2:5
Por shtrije dorën tënde dhe preki kockat e tij dhe mishin e tij dhe ke për të parë po nuk të mallkoi haptazi".
Jobi 2:7
Kështu Satanai u largua nga prania e Zotit dhe e goditi Jobin me një ulcerë të keqe nga majat e këmbëve deri në pjesën e sipërme të kokës.
Jobi 2:8
Jobi mori një copë balte për t`u kruar dhe rrinte ulur në mes të hirit.
Jobi 2:9
Atëherë gruaja e tij i tha: "Qëndron ende në ndershmërinë tënde? Mallko Perëndinë dhe vdis!".
Jobi 2:10
Por ai i tha asaj: "Ti flet si një grua pa mend. Në rast se pranojmë të mirën nga Perëndia, pse nuk duhet të pranojmë edhe të keqen?". Në të gjitha këto Jobi nuk mëkatoi me buzët e tij.
Jobi 2:13
Pastaj u ulën pranë tij për shtatë ditë e shtatë net, dhe asnjë nuk i drejtoi qoftë një fjalë të vetme, sepse e shikonin se dhembja e tij ishte shumë e madhe.
Jobi 3:4
Ajo ditë u bëftë terr, mos u kujdesoftë për të Perëndia nga lart, dhe mos shkëlqeftë mbi të drita!
Jobi 3:5
E marrshin përsëri terri dhe hija e vdekjes, qëndroftë mbi të një re, furtuna e ditës e tmerroftë!
Jobi 3:7
Po, ajo natë qoftë natë shterpe, mos depërtoftë në të asnjë britmë gëzimi.
Jobi 3:12
Pse vallë më kanë pritur gjunjët, dhe sisët për të pirë?
Jobi 3:14
bashkë me mbretërit dhe me këshilltarët e dheut, që kanë ndërtuar për vete rrënoja të shkretuara,
Jobi 3:21
të cilët presin vdekjen që nuk vjen, dhe e kërkojnë më tepër se thesaret e fshehura;
Jobi 3:23
Pse të lindë një njeri rruga e të cilit është fshehur, dhe që Perëndia e ka rrethuar nga çdo anë?
Jobi 4:1
Atëherë Elifazi nga Temani u përgjigj dhe tha:
Jobi 4:9
Me frymën e Perëndisë ata vdesin, era e zemërimit të tij i tret ata.
Jobi 4:11
Luani vdes për mungesë gjahu dhe të vegjlit e luaneshës shpërndahen.
Jobi 4:12
Një fjalë më ka ardhur fshehurazi dhe veshi im ka zënë pëshpëritjen e saj.
Jobi 4:15
Një frymë më kaloi përpara, dhe m`u ngritën përpjetë qimet e trupit.
Jobi 4:17
"A mund të jetë një i vdekshëm më i drejtë se Perëndia? A mund të jetë një njeri më i pastër se Krijuesi i tij?
Jobi 4:19
aq më tepër tek ata që banojnë në shtëpi prej argjile, themelet e të cilave janë në pluhur, dhe shtypen si një tenjë.
Jobi 4:20
Nga mëngjesi deri në mbrëmje shkatërrohen; zhduken për fare, dhe asnjeri nuk i vë re.
Jobi 5:1
"Bërtit, pra! A ka vallë ndonjë që të përgjigjet? Kujt prej shenjtorëve do t`i drejtohesh?
Jobi 5:5
I urituri përpin të korrat e tij, ia merr edhe sikur të jenë midis gjembave, dhe një lak përpin pasurinë e tij.
Jobi 5:7
por njeriu lind për të vuajtur, ashtu si shkëndija për t`u ngjitur lart.
Jobi 5:8
Por unë do të kërkoja Perëndinë, dhe Perëndisë do t`i besoja çështjen time,
Jobi 5:15
por Perëndia e shpëton nevojtarin nga shpata, nga goja e të fuqishmëve dhe nga duart e tyre.
Jobi 5:16
Kështu ka shpresë për të mjerin, por padrejtësia ia mbyll gojën atij.
Jobi 5:17
Ja, lum njeriu që Perëndia dënon; prandaj ti mos e përbuz ndëshkimin e të Plotfuqishmit;
Jobi 5:27
Ja ç`kemi gjetur; kështu është. Dëgjoje dhe përfito".
Jobi 6:1
Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha:
Jobi 6:3
do të ishte me siguri më e rëndë se rëra e detit! Për këtë arsye fjalët e mia nuk u përfillën.
Jobi 6:4
Duke qenë se shigjetat e të Plotfuqishmit janë brenda meje, shpirti im ua pi vrerin; tmerrete Perëndisë janë renditur kundër meje.
Jobi 6:5
Gomari i egër a pëllet vallë përpara barit, ose kau a buluron para forazhit të tij?
Jobi 6:7
Shpirti im nuk pranon të prekë gjëra të tilla, ato për mua janë si një ushqim i neveritshëm.
Jobi 6:8
Ah sikur të mund të kisha atë që kërkoj, dhe Perëndia të më jepte atë që shpresoj!
Jobi 6:9
Dashtë Perëndia të më shtypë, të shtrijë dorën e tij dhe të më shkatërrojë!
Jobi 6:14
Për atë që është i pikëlluar, miku duhet të tregojë dhembshuri, edhe në qoftë se ai braktis frikën e të Plotfuqishmit.
Jobi 6:15
Por vëllezërit e mi më kanë zhgënjyer si një përrua, si ujërat e përrenjve që zhduken.
Jobi 6:16
Ato turbullohen për shkak të akullit dhe në to fshihet bora,
Jobi 6:18
Ato gjarpërojnë në shtigjet e shtretërve të tyre; futen në shketëtirë dhe mbarojnë.
Jobi 6:21
Tani për mua ju jeni e njëjta gjë, shikoni tronditjen time të thellë dhe keni frikë.
Jobi 6:23
ose "liromëni nga duart e armikut", ose "më shpengoni nga duart e personave që përdorin dhunën"?
Jobi 6:26
Mos keni ndërmend vallë të qortoni ashpër fjalët e mia dhe fjalimet e një të dëshpëruari, që janë si era?
Jobi 6:27
Ju do të hidhnit në short edhe një jetim dhe do të hapnit një gropë për mikun tuaj.
Jobi 6:29
Ndërroni mendim, ju lutem, që të mos bëhet padrejtësi! Po, ndërroni mendim, sepse bëhet fjalë për drejtësinë time.
Jobi 7:12
A jam vallë deti apo një përbindësh i detit që ti më ruan me një roje?
Jobi 7:16
Unë po shpërbëhem; nuk kam për të jetuar gjithnjë; lërmë të qetë; ditët e mia nuk janë veçse një frymë.
Jobi 7:17
Ç`është njeriu që ti ta bësh të madh dhe të kujdesesh për të,
Jobi 7:19
Kur do ta heqësh shikimin tënd nga unë dhe do të më lësh të përcjell pështymën time?
Jobi 7:21
Pse nuk i fal shkeljet e mia dhe nuk e kapërcen paudhësinë time? Sepse shpejt do të jem pluhur; ti do të më kërkosh, por unë nuk do të jem më".
Jobi 8:1
Atëherë Bildadi nga Shuahu u përgjigj dhe tha:
Jobi 8:3
A mundet Perëndia të shtrëmbërojë gjykimin dhe i Potfuqishmi të përmbysë drejtësinë?
Jobi 8:5
Por në rast se ti e kërkon Perëndinë dhe i lutesh fort të Plotfuqishmit,
Jobi 8:9
ne në të vërtetë i përkasim së djeshmes dhe nuk dimë asgjë, sepse ditët tona mbi tokë janë si një hije.
Jobi 8:13
Këto janë rrugët e të gjithë atyre që harrojnë Perëndinë; kështu shpresa e të paudhit tretet.
Jobi 8:17
dhe rrënjët e tij pleksen rreth një grumbulli gurësh dhe depërtojnë midis gurëve të shtëpisë.
Jobi 8:20
Ja, Perëndia nuk e flak njeriun e ndershëm, as i ndihmon keqbërësit.
Jobi 9:1
Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha:
Jobi 9:2
"Po, unë e di që është kështu, por si mund të jetë i drejtë njeriu përpara Perëndisë?
Jobi 9:3
Në rast se dikush dëshiron të diskutojë me të, nuk mund t`i përgjigjet veçse një herë mbi një mijë.
Jobi 9:4
Perëndia është i urtë nga zemra dhe i fuqishëm nga forca, kush, pra, u fortësua kundër tij dhe i shkoi mbarë?
Jobi 9:5
Ai vendos malet dhe ato nuk e dijnë që ai i përmbys në zemërimin e tij.
Jobi 9:13
Perëndia nuk e tërheq zemërimin e tij; poshtë tij përkulen ndihmësit e Rahabit.
Jobi 9:14
Si mund t`i përgjigjem, pra, dhe të zgjedh fjalët e mia për të diskutuar me të?
Jobi 9:15
Edhe sikur të kisha të drejtë, nuk do të kisha mundësi t`i përgjigjem, por do t`i kërkoja mëshirë gjyqtarit tim.
Jobi 9:16
Në rast se unë e thërres dhe ai më përgjigjet, nuk mund të besoj akoma se e ka dëgjuar zërin tim,
Jobi 9:18
Nuk më lë të marr frymë, përkundrazi më mbush me hidhërime.
Jobi 9:19
Edhe në qoftë se bëhet fjalë për forcën, ja, ai është i fuqishëm; por sa për gjykimin, kush do të më caktojë një ditë për t`u paraqitur?
Jobi 9:21
Jam i ndershëm, por nuk e çmoj fare veten time dhe e përçmoj jetën time.
Jobi 9:28
më hyn frika për të gjitha dhembjet e mia; e di mirë që ti nuk do të më konsiderosh të pafajshëm.
Jobi 9:32
Në të vërtetë ai nuk është një njeri si unë, të cilit mund t`i përgjigjemi dhe të dalim në gjyq bashkë.
Jobi 10:2
Do t`i them Perëndisë: "Mos më dëno! Bëmë të ditur pse grindesh me mua.
Jobi 10:3
A të duket mirë të shtypësh, të përçmosh veprën e duarve të tua dhe të tregohesh në favor të qëllimeve të njerëzve të këqij?
Jobi 10:12
Më ke dhënë jetë dhe dashamirësi, dhe providenca jote është kujdesur për frymën time,
Jobi 10:14
Në qoftë se mëkatoj, ti më ndjek me sy dhe nuk më lë të pandëshkuar për fajin tim.
Jobi 10:16
Në rast se ngre kryet, ti më ndjek si luani, duke kryer përsëri mrekulli kundër meje.
Jobi 10:17
Ti i përtërin dëshmitarët kundër meje, e shton zemërimin tënd kundër meje dhe trupa gjithnjë të reja më sulmojnë.
Jobi 10:21
para se të shkoj për të mos u kthyer më, drejt vendit të errësirës dhe të hijes së vdekjes,
Jobi 11:1
Atëherë Zofari nga Naamathi u përgjigj dhe tha:
Jobi 11:2
"Një mori e tillë fjalësh a do të mbetet pa përgjigje? A duhet të ketë të drejtë një njeri fjalëshumë?
Jobi 11:5
Por po të donte Perëndia të fliste dhe të hapte gojën e tij kundër teje,
Jobi 11:6
për të treguar të fshehtat e diturisë, sepse dituria e vërtetë është e shumëtrajtshme, atëherë do të mësoje se Perëndia harron një pjesë të fajit tënd.
Jobi 11:7
A mundesh ti të hulumtosh thellësitë e Perëndisë? A mund të depërtosh në përsosmërinë e të Plotfuqishmit?
Jobi 11:10
Në rast se Perëndia kalon, burgos dhe nxjerr në gjyq, kush mund t`ia pengojë këtë veprim?
Jobi 11:13
Në rast se e përgatit zemrën tënde dhe shtrin ndaj saj duart e tua,
Jobi 11:17
jeta jote do të jetë më e ndritur se mesdita, edhe errësira për ty do të ishte si mëngjesi.
Jobi 11:19
Do të biesh të flesh dhe nuk do të ketë njeri që të të trembë dhe shumë persona do të kërkojnë favorin tënd.
Jobi 12:1
Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha:
Jobi 12:3
Edhe unë kam mendje si ju, dhe nuk bie më poshtë se ju; përveç kësaj, kush nuk i di gjërat si këto?
Jobi 12:4
Jam bërë gazi i miqve të mi; unë, të cilit Perëndia i përgjigjej kur i drejtohesha; të drejtin, të ndershmin, e kanë vënë në lojë.
Jobi 12:5
Një llambë, e përçmuar në mendimet e atyre që jetojnë në mes të të mirave, është përgatitur për ata të cilëve u merren këmbët.
Jobi 12:6
Çadrat e cubave përkundrazi janë të qeta dhe e ndjejnë veten të sigurt ata që provokojnë Perëndinë dhe që e hyjnizojnë forcën e tyre.
Jobi 12:13
Por tek ai gjejmë diturinë dhe forcën, atij i përkasin mendja dhe gjykimi.
Jobi 12:15
Në rast se i ndal ujërat, çdo gjë thahet; po t`i lërë të lira, përmbytin tokën.
Jobi 12:19
I bën që të ecin zbathur priftërinjtë dhe përmbys të fuqishmit.
Jobi 12:21
Zbraz përçmimin mbi fisnikët dhe ua liron brezin të fortëve.
Jobi 13:3
Por do të dëshiroja të flas me të Plotfuqishmin, do të më pëlqente të diskutoja me Perëndinë;
Jobi 13:7
A doni vallë të flisni në mënyrë të mbrapshtë në mbrotje të Perëndisë dhe të flisni në favor të tij me mashtrime?
Jobi 13:8
A doni të përdorni anësi me të ose të mbroni një kauzë të Perëndisë?
Jobi 13:9
Do të ishte më mirë për ju që ai t`ju hetonte, apo talleni me të ashtu si talleni me një njeri?
Jobi 13:18
Ja, unë e kam përgatitur kauzën time; e di që do të njihem si i drejtë.
Jobi 13:22
Pastaj mund edhe të më thërrasësh edhe unë do të përgjigjem, ose do të flas unë, dhe ti do të përgjigjesh.
Jobi 13:27
Ti i vë këmbët e mia në pranga dhe kqyr me kujdes rrugët e mia; ti vendos një cak për tabanin e këmbëve të mia,
Jobi 13:28
Ndërkaq trupi im po shpërbëhet si një send i kalbur, si një rrobë që e ka grirë mola".
Jobi 14:5
Sepse ditët e saj janë të caktuara, numri i muajve të saj varet nga ti, dhe ti i ke vendosur kufij që nuk mund t`i kapërcejë.
Jobi 14:7
Të paktën për drurin ka shpresë; në rast se pritet, rritet përsëri dhe vazhdon të mugullojë.
Jobi 14:9
me të ndjerë ujin, mugullon përsëri dhe lëshon degë si një bimë.
Jobi 14:10
Njeriu përkundrazi vdes dhe mbetet i shtrirë për dhe; kur është duke nxjerrë frymën e fundit, ku është, pra?
Jobi 14:14
Në qoftë se njeriu vdes, a mund të kthehet përsëri në jetë? Do të prisja çdo ditë të shërbimit tim të rëndë, deri sa të arrinte ora e ndryshimit tim.
Jobi 14:15
Do të më thërrisje dhe unë do të të përgjigjesha; ti do të kishe një dëshirë të madhe për veprën e duarve të tua.
Jobi 14:20
Ti e vë përfund për gjithnjë, dhe ai shkon; ti ia prish fytyrën dhe e dëbon.
Jobi 14:21
Në rast se bijtë e tij janë të nderuar, ai nuk e di; po të jenë të përbuzur, ai nuk e vë re.
Jobi 14:22
Ai ndjen vetëm dhembjen e madhe të mishit të tij dhe pikëllohet për veten e tij.
Jobi 15:1
Atëherë Elifazi nga Temani u përgjigj dhe tha:
Jobi 15:2
"Një njeri i urtë a përgjigjet vallë me njohuri të kota, dhe a mbushet me erëra lindore?
Jobi 15:3
Diskuton vallë me ligjërata boshe dhe me fjalë që nuk shërbejnë për asgjë?
Jobi 15:4
Po, ti heq mëshirën dhe eliminon lutjen përpara Perëndisë.
Jobi 15:7
A je ti vallë i pari njeri që ka lindur apo je formuar përpara kodrave?
Jobi 15:8
A e ke dëgjuar ti këshillën sekrete të Perëndisë apo vetëm ti zotëroke diturinë?
Jobi 15:11
Të duken gjëra të vogla përdëllimet e Perëndisë dhe fjalët e ëmbla që të drejton ty?
Jobi 15:13
duke e drejtuar zemërimin tënd kundër Perëndisë dhe duke nxjerrë nga goja jote fjalë të tilla?".
Jobi 15:14
"Ç`është njeriu që ta konsiderojë veten të pastër dhe i linduri nga një grua për të qenë i drejtë?
Jobi 15:15
Ja, Perëndia nuk u zë besë as shenjtorëve të tij dhe qiejt nuk janë të pastër në sytë e tij;
Jobi 15:20
I keqi heq dhembje tërë jetën e tij dhe vitet e caktuara për tiranin janë të numëruara.
Jobi 15:23
Endet e kërkon bukë, po ku mund ta gjejë? Ai e di se dita e territ është përgatitur në krah të tij.
Jobi 15:24
Fatkeqësia dhe ankthi i shtien frikë, e sulmojnë si një mbret gati për betejë,
Jobi 15:25
sepse ka shtrirë dorën e tij kundër Perëndisë, ka sfiduar të Plotfuqishmin,
Jobi 15:27
Ndonëse fytyra e tij është e mbuluar me dhjamë dhe ijet e tij janë fryrë nga shëndoshja e tepërt;
Jobi 15:29
Ai nuk do të pasurohet dhe fati i tij nuk ka për të vazhduar, as edhe pasuria e tij nuk do të shtohet mbi tokë.
Jobi 15:31
Të mos mbështetet te kotësia; duke gënjyer veten, sepse kotësia ka për të qenë shpërblimi i tij.
Jobi 15:34
Sepse familja e hipokritëve do të jetë shterpë dhe zjarri do të përpijë çadrat e njeriut të korruptuar.
Jobi 16:1
Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha:
Jobi 16:3
Kur do të marrin fund fjalimet tuaja boshe? Ose çfarë të shtyn të përgjigjesh?
Jobi 16:9
Zemërimi i tij më grin dhe më përndjek, kërcëllin dhëmbët kundër meje; Armiku im mpreh shikimin mbi mua.
Jobi 16:10
Duke hapur gojën e tyre kundër meje, ata më godasin me përçmim mbi faqet, mblidhen tok kundër meje.
Jobi 16:11
Perëndia më ka dhënë në duart e të pabesëve, më ka dorëzuar në duart e njerëzve të këqij.
Jobi 16:12
Jetoja i qetë, por ai më shkatërroi, më kapi për qafe dhe më bëri copë-copë, dhe më shndërroi në objekt goditjeje.
Jobi 16:13
Harkëtarët e tij më rrethojnë në çdo anë, më shpon pa mëshirë veshkat, derdh për tokë vrerin tim.
Jobi 16:20
Shokët e mi më përqeshin, por sytë e mi derdhin lotë përpara Perëndisë.
Jobi 16:21
Le të përkrahë ai arsyetimet e njeriut pranë Perëndisë, ashtu si bën njeriu me fqinjin e tij.
Jobi 17:2
A nuk jam i rrethuar nga njerëz që më përqeshin. Syri im ndalet mbi fyerjet e tyre.
Jobi 17:3
Më jep, pra, një peng pranë teje, përndryshe kush do të më shtrëngonte dorën si garant?
Jobi 17:5
Kush i tradhton miqtë deri sa t`i grabisë, ka për t`i parë më pak sytë e fëmijëve të tij.
Jobi 17:7
Syri më erret për shkak të dhembjes dhe tërë gjymtyrët e mia nuk janë veçse hije.
Jobi 17:9
Megjithatë i drejti mbetet i lidhur fort me rrugën e tij, dhe ai që i ka duart e pastra fortësohet gjithnjë e më tepër.
Jobi 17:10
Sa për ju të gjithë, kthehuni, ejani, pra, sepse midis jush nuk po gjej asnjë njeri të urtë.
Jobi 17:12
Ata e ndërrojnë natën në ditë, "drita është afër", thonë, për shkak të errësirës.
Jobi 17:15
ku është, pra, shpresa ime? Kush mund të dallojë ndonjë shpresë për mua?
Jobi 18:1
Atëherë Bildadi nga Shuahu u përgjigj dhe tha:
Jobi 18:3
Pse jemi konsideruar si kafshë dhe jemi konsideruar të përçmuar në sytë e tu?
Jobi 18:4
Ti që ha veten nga zemërimi, a duhet të braktiset toka për shkakun tënd apo shkëmbi të luajë nga vendi i tij?
Jobi 18:10
Për të ka një lak të fshehur në tokë dhe një çark të vënë në shteg.
Jobi 18:12
Forca e tij pakësohet për shkak të urisë dhe shkatërrimi është gati ta godasë anash.
Jobi 18:17
Kujtimi i tij zhduket nga toka dhe emri i tij nuk do të përmendet më nëpër rrugë.
Jobi 18:18
Ai shtyhet nga drita në terr dhe atë e përzënë nga bota.
Jobi 18:21
Pikërisht kështu janë banesat e njerëzve të këqij, dhe ky është vendi i atij që nuk e njeh Perëndinë". Përgjigja e pestë e Jobit; ai e ndjen veten të përqeshur; gjithçka është kundër tij
Jobi 19:1
Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha:
Jobi 19:3
U bënë dhjetë herë që më përqeshni dhe nuk keni turp që më fyeni.
Jobi 19:4
Edhe sikur të ishte e vërtetë që kam gabuar, gabimi im më përket vetëm mua.
Jobi 19:5
Por në rast se doni pikërisht të bëheni kryelartë me mua duke më qortuar për objektin e turpit tim,
Jobi 19:6
mësoni atëherë që Perëndia më ka trajtuar në mënyrë të padrejtë dhe më ka zënë në rrjetat e tij.
Jobi 19:7
Ja, unë bërtas: "Dhunë!", por nuk kam asnjë përgjigje; bërtas për ndihmë, por drejtësi nuk ka!
Jobi 19:8
Më ka prerë rrugën dhe kështu nuk mund të kaloj; përhapi terrin në rrugën time.
Jobi 19:16
Thërras shërbëtorin tim, por ai nuk përgjigjet; duhet t`i lutem me gojën time.
Jobi 19:17
Fryma ime është e neveritshme për gruan time, dhe jam i neveritshëm edhe për fëmijët e barkut tim.
Jobi 19:18
Edhe fëmijët më përçmojnë; në rast se provoj të ngrihem, flasin kundër meje.
Jobi 19:21
Mëshiromëni, mëshiromëni, të paktën ju, miqtë e mi, sepse dora e Perëndisë më ka goditur.
Jobi 19:22
Pse më persekutoni si bën Perëndia dhe nuk ngopeni kurrë me mishin tim?
Jobi 19:24
sikur të ishin të gdhendura përjetë mbi një shkëmb me një stil prej hekuri dhe me plumb!
Jobi 19:26
Mbas shkatërrimit të lëkurës sime, në mishin tim do të shoh Perëndinë.
Jobi 19:28
Në rast se thoni: "Pse e persekutojmë?"; kur rrënja e këtyre të këqijave ndodhet tek unë,
Jobi 19:29
ju druani për veten tuaj shpatën, sepse zemërimi sjell ndëshkimin e shpatës, me qëllim që të dini që ekziston një gjykim".
Jobi 20:1
Atëherë Zofari nga Naamathi u përgjigj dhe tha:
Jobi 20:2
"Për këtë mendimet e mia më shtyjnë të përgjigjem, për shkak të shqetësimit që ndjej brenda vetes sime.
Jobi 20:3
Kam dëgjuar një qortim që më turpëron, por fryma ime më shtyn të përgjigjem ashtu si e gjykoj.
Jobi 20:7
ai do të vdesë për gjithmonë si jashtëqitjet e tij; ata që e kanë parë do të thonë: "Ku është?".
Jobi 20:14
Por ushqimi i tij, që është në zorrët e veta transformohet dhe bëhet një helm gjarpëri brenda tij.
Jobi 20:15
Ai do të vjellë pasuritë që ka gëlltitur; vetë Perëndia do t`ia nxjerrë nga barku.
Jobi 20:16
Ai ka thithur helm gjarpëri, gjuha e një nepërke do ta vrasë.
Jobi 20:17
Nuk ka për të parë më lumenj as përrenj që rrjedhin me mjaltë dhe gjalpë.
Jobi 20:18
Do të kthejë atë për të cilën është lodhur pa e vënë aspak në gojë; nuk do të ketë asnjë gëzim nga përfitimet e tregtisë së tij.
Jobi 20:23
Kur të jetë bërë gati për të mbushur barkun, Perëndia do të dërgojë mbi të zjarrin e zemërimit të tij, që do të bjerë mbi të kur të jetë duke ngrënë.
Jobi 20:26
Errësirë e plotë është caktuar për thesaret e tij; do ta konsumojë një zjarr jo i nxitur; ata që kanë mbetur në çadrën e tij do të jenë në ankth.
Jobi 20:29
Ky është fati që Perëndia i cakton njeriut të keq, trashëgimi që i është dhënë nga Perëndia.
Jobi 21:1
Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha:
Jobi 21:2
"Dëgjoni me kujdes atë që kam për të thënë, dhe kjo të jetë kënaqësia që më jepni.
Jobi 21:4
A ankohem vallë për një njeri? Dhe pse fryma ime nuk duhet të trishtohet?
Jobi 21:9
Shtëpitë e tyre janë në siguri, pa tmerre, dhe fshikulli i Perëndisë nuk rëndon mbi ta.
Jobi 21:14
Megjithatë i thonin Perëndisë: "Largohu nga ne, sepse nuk dëshirojmë aspak të njohim rrugët e tua.
Jobi 21:15
Kush është i Plotfuqishmi të cilit duhet t`i shërbejmë? Ç`përfitojmë veç kësaj kur e lusim?".
Jobi 21:17
Sa herë shuhet llamba e të këqijve ose shkatërrimi bie mbi ta, vuajtjet që Perëndia cakton në zemërimin e tij?
Jobi 21:18
A janë ata si kashta përpara erës ose si byku që e merr me vete stuhia?
Jobi 21:19
Ju thoni se Perëndia ruan dënimin e paudhësisë së dikujt për bijtë e tij. Ta shpaguajë Perëndia, që ai të mund ta kuptojë.
Jobi 21:22
A mundet ndokush t`i mësojë Perëndisë njohuri, atij që gjykon ata që ndodhen atje lart?
Jobi 21:25
Një tjetër përkundrazi vdes me shpirt të hidhëruar, pa pasë shijuar kurrë të mirën.
Jobi 21:31
Kush e qorton për sjelljen e tij dhe kush i jep shpagim për atë që ka bërë?
Jobi 21:33
Plisat e luginës do të jenë të ëmbël për të; tërë njerëzia do ta ndjekë, ndërsa një mori pa fund i shkon para.
Jobi 22:1
Atëherë Elifazi nga Temani u përgjigj dhe tha:
Jobi 22:2
"A mundet vallë njeriu t`i sigurojë ndonjë përfitim Perëndisë? Me siguri i urti i sjell të mirë vetvetes.
Jobi 22:3
Çfarë kënaqësie ka prej saj i Plotfuqishmi, në rast se ti je i drejtë, ose çfarë përfitimi ka në qoftë se ti ke një sjellje të ndershme?
Jobi 22:8
Toka i përkiste njeriut të fuqishëm dhe banonte në të njeriu i nderuar.
Jobi 22:11
ose një errësirë nuk të lejon të shikosh dhe një vërshim uji të përmbyt.
Jobi 22:12
A nuk është Perëndia lart në qiejt? Shiko yjet e larta, sa lart ndodhen!
Jobi 22:13
Dhe ti thua: "Çfarë di Perëndia? A mund të gjykojë nëpërmjet territ të dendur?
Jobi 22:15
A dëshiron ti të ndjekësh rrugën e lashtë të përshkruar prej kohe nga njerëzit e këqij,
Jobi 22:17
Ata i thonin Perëndisë: "Largohu nga ne! Çfarë mund të na bëjë i Plotfuqishmi?".
Jobi 22:18
Megjithatë Perëndia ua kishte mbushur shtëpitë me të mira. Por unë u rri larg këshillave të të pabesëve.
Jobi 22:20
po, me siguri, armiqtë tanë po shkatërrohen, dhe zjarri po përpin atë që mbetet.
Jobi 22:21
Pajtohu, pra, me Perëndinë dhe do të kesh siguri; kështu do të kesh mirëqënie.
Jobi 22:24
dhe u hedh arin në pluhur dhe arin e Ofirit ndër gurët e përroit,
Jobi 22:26
Sepse atëherë do të gjesh kënaqësinë tënde tek i Plotfuqishmi dhe do të ngresh fytyrën në drejtim të Perëndisë.
Jobi 22:29
Kur do të poshtërojnë, ti do të thuash: "Ngritja do të vijë". Ai do të përkrahë të përulurin
Jobi 23:1
Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha:
Jobi 23:2
"Edhe sot vajtimi im është i dhimbshëm; dora ime është e dobët për shkak të rënkimit tim.
Jobi 23:5
Do të dija fjalët me të cilat do të më përgjigjej, dhe do të kuptoja atë që kishte për të më thënë.
Jobi 23:6
A do të më kundërshtonte me forcë të madhe? Jo, përkundrazi do të më kushtonte vëmendje.
Jobi 23:7
Atje njeriu i drejtë do të mund të diskutonte me të, kështu gjyqtari im do të më shpallte të pafajshëm përjetë.
Jobi 23:8
Ja, po shkoj në lindje, por aty nuk është; në perëndim, por nuk e shoh;
Jobi 23:11
Këmba ime ka ndjekur me përpikmëri gjurmët e tij, i jam përmbajtur rrugës së tij pa devijuar;
Jobi 23:12
nuk jam larguar nga urdhërimet e buzëve të tij, përfitova shumë nga fjalët që kanë dalë prej gojës së tij më tepër se nga racioni tim i ushqimit.
Jobi 23:16
Perëndia ma ligështon zemrën, i Plotfuqishmi më tmerron.
Jobi 23:17
Sepse nuk u asgjësova përpara territ; dhe ai nuk e fshehu terrin e dendur nga fytyra ime".
Jobi 24:5
Ja ku janë, si gomarë të egjër në shkretëtirë dalin në punën e tyre herët në mëngjes për të kërkuar ushqim; shkretëtira jep ushqim për ta dhe për bijtë e tyre.
Jobi 24:8
Të lagur nga rrebeshet që vijnë nga malet, për mungesë strehe shtrëngohen pas shkëmbinjve.
Jobi 24:12
Vajtimi i atyre që po vdesin ngrihet nga qyteti, shpirti i të plagosurve kërkon ndihmë, por Perëndia nuk i vë mend të keqes që u ka bërë.
Jobi 24:14
Vrasësi ngrihet në të gdhirë, për të vrarë të varfrin dhe nevojtarin; natën përkundrazi sillet si vjedhësi.
Jobi 24:16
Natën depërtojnë nëpër shtëpitë; ditën rrinë mbyllur; nuk e njohin dritën.
Jobi 24:17
Mëngjesi është për ta si hija e vdekjes, sepse ata i njohin mirë tmerret e hijes së vdekjes.
Jobi 24:18
Kalojnë shpejt mbi sipërfaqen e ujërave, pjesa e tyre është e mallkuar mbi tokë, dhe askush nuk do të hynte më në vreshtat e tyre.
Jobi 24:22
Por Perëndia me forcën e tij tërheq tutje të fuqishmit dhe, në qoftë se shfaqen përsëri, asnjeri nuk mund të jetë i sigurt për jetën e tij.
Jobi 24:24
Ngrihen për pak kohë, por pastaj nuk janë më; rrëzohen dhe çohen tutje si gjithë të tjerët; priten si kokat e kallinjve të grurit.
Jobi 24:25
Në qoftë se nuk është kështu, kush mund të më përgënjeshtrojë dhe të shfuqizojë vlerën e fjalëve të mia?".
Jobi 25:1
Atëherë Bildadi nga Shuahu u përgjigj dhe tha:
Jobi 25:2
"Atij i përkasin sundimi dhe terrori: ai sjell paqen në vendet e tij shumë të larta.
Jobi 25:4
Si mund të jetë, pra, njeriu i drejtë përpara Perëndisë, ose si mund të jetë i pastër një i lindur nga një grua?
Jobi 26:1
Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha: "Si e ke ndihmuar të dobëtin,
Jobi 26:10
Ka shënuar një kufi të veçantë mbi sipërfaqen e ujërave, në kufirin e dritës me terrin.
Jobi 26:13
Me Frymën e tij ka zbukuruar qiejt, dora e tij ka shpuar tejpërtej gjarpërin dredharak.
Jobi 27:1
Jobi e mori fjalën përsëri dhe tha:
Jobi 27:2
"Ashtu si rron Perëndia që më ka hequr të drejtën time dhe i Plotfuqishmi që më ka hidhëruar shpirtin,
Jobi 27:3
deri sa të ketë një frymë jete tek unë dhe të jetë fryma e Perëndisë në flegrat e hundës sime,
Jobi 27:4
buzët e mia nuk do të thonë asnjë ligësi, as gjuha ime nuk ka për të shqiptuar asnjë gjë të rreme.
Jobi 27:8
Çfarë shprese mund të ketë në fakt i pabesi, edhe sikur të arrijë të sigurojë fitime, kur Perëndia i heq jetën?
Jobi 27:9
A do ta dëgjojë Perëndia britmën e tij, kur mbi të do të bjerë fatkeqësia?
Jobi 27:10
A do t`i vërë kënaqësitë e tij vallë tek i Plotfuqishmi dhe do të kërkojë ndihmën e Perëndisë në çdo kohë?
Jobi 27:11
Do t`ju jap mësime mbi fuqinë e Perëndisë, nuk do t`ju fsheh qëllimet e të Plotfuqishmit.
Jobi 27:13
Ky është fati që Perëndia i rezervon njeriut të keq, trashëgimia që njerëzit që përdorin dhunën marrin nga i Plotfuqishmi.
Jobi 27:14
Në rast se ka një numër të madh bijsh, këta i destinohen shpatës, dhe trashëgimtarët e tij nuk do të kenë bukë për t`u ngopur.
Jobi 27:22
Ajo sulet kundër tij pa mëshirë, ndërsa ai kërkon në mënyrë të dëshpëruar të shpëtojë nga ajo dorë,
Jobi 27:23
njerëzia duartroket në mënyrë tallëse për të dhe fërshëllen kundër tij nga vendi ku ndodhet".
Jobi 28:1
"Me siguri ka një minierë për argjendin dhe një vend ku bëhet rafinimi i arit.
Jobi 28:5
Sa për tokën, prej asaj del buka, por nga poshtë është e trazuar nga zjarri.
Jobi 28:6
Gurët e saj janë banesa e safirëve dhe përmbajnë pluhur ari.
Jobi 28:8
Bishat e egra nuk e kanë përshkruar dhe as luani nuk ka kaluar kurrë andej.
Jobi 28:15
Nuk përftohet duke e shkëmbyer me ar të rafinuar as blihet duke peshuar argjend.
Jobi 28:18
Korali dhe kristali as që meritojnë të përmenden; vlera e diturisë është më e madhe se margaritarët.
Jobi 28:21
Ajo u fshihet syve të çdo të gjalli, është e mbuluar për zogjtë e qiellit.
Jobi 28:22
Abadoni dhe vdekja thonë: "Kemi dëgjuar të flitet për të me veshët tona".
Jobi 28:23
Vetëm Perëndia njeh rrugën e saj, vetëm ai e di ku ndodhet,
Jobi 28:26
kur bëri një ligj për shiun dhe një rrugë për vetëtimën e bubullimave,
Jobi 29:2
"Ah, sikur të isha si në muajt e së kaluarës, si në ditët kur Perëndia më mbronte,
Jobi 29:4
siç isha në ditët e pjekurisë sime, kur mendja e fshehtë e Perëndisë kujdesej për çadrën time,
Jobi 29:5
kur i Plotfuqishmi ishte akoma me mua dhe bijtë e mi më rrinin përqark;
Jobi 29:6
kur laja këmbët e mia në gjalpë dhe shkëmbi derdhte për mua rrëke vaji.
Jobi 29:11
veshi që më dëgjonte, më shpallte të lumtur, dhe syri që më shihte, dëshmonte për mua,
Jobi 29:12
sepse çliroja të varfrin që klithte për ndihmë, dhe jetimin që nuk kishte njeri që ta ndihmonte.
Jobi 29:15
Isha sy për të verbërin dhe këmbë për çalamanin;
Jobi 29:16
isha një baba për të varfrit dhe hetoja rastin që nuk njihja.
Jobi 29:18
Dhe mendoja: "Kam për të vdekur në folenë time dhe do të shumëzoj ditët e mia si rëra;
Jobi 29:21
Të pranishmit më dëgjonin duke pritur dhe heshtnin për të dëgjuar këshillën time.
Jobi 29:22
Mbas fjalës sime ata nuk përgjigjeshin, dhe fjalët e mia binin mbi ta si pika vese.
Jobi 29:23
Më prisnin ashtu si pritet shiu dhe hapnin gojën e tyre si për shiun e fundit.
Jobi 29:25
Kur shkoja tek ata, ulesha si kryetar dhe rrija si një mbret midis trupave të tij, si një që ngushëllon të dëshpëruarit.
Jobi 30:1
"Tani përkundrazi më të rinjtë se unë më përqeshin, ata që etërit e tyre nuk do të kishin pranuar t`i vija midis qenve të kopesë sime.
Jobi 30:2
Fundja, për çfarë do të më shërbente forca e duarve të tyre? Fuqia e tyre është shkatërruar.
Jobi 30:4
duke shkulur bar të hidhur pranë gëmushave dhe rrënjë gjineshtre për ushqimin e tyre.
Jobi 30:5
Janë përzënë nga mjediset prej njerëzve që ulërijnë prapa tyre si të ishin vjedhës.
Jobi 30:11
Meqenëse Perëndia ka lëshuar disi litarin e çadrës sime dhe më ka poshtëruar, ata kanë thyer çdo fre para meje.
Jobi 30:12
Këta zuzarë çohen në të djathtën time, i shtyjnë larg këmbët e mia dhe përgatitin kundër meje rrugët që të më shkatërrojnë.
Jobi 30:14
Afrohen si nëpërmjet një të çare të madhe, sulen kundër meje si një stuhi.
Jobi 30:16
Unë shkrihem përbrenda, dhe ditët e hidhërimit më kanë pushtuar.
Jobi 30:18
Nga dhuna e madhe rrobat e mia deformohen, më shtrëngojnë përreth si jaka e mantelit tim.
Jobi 30:20
Unë të bërtas ty, dhe ti nuk më përgjigjesh; të rri përpara, por ti rri duke më shikuar.
Jobi 30:21
Je bërë mizor me mua; më përndjek me fuqinë e dorës sate.
Jobi 30:24
me siguri nuk do ta shtrijë dorën e tij te varri, megjithëse në fatkeqësinë e tij bërtet për të kërkuar ndihmë.
Jobi 30:25
A nuk kam qarë vallë për atë që ishte në fatkeqësi, dhe a nuk jam hidhëruar për të varfrin?
Jobi 30:27
Zorrët e mia ziejnë pa pushim, kanë ardhur për mua ditë vuajtjesh.
Jobi 30:28
Shkoj rreth e qark i nxirë, krejt, por jo nga dielli; ngrihem në kuvend dhe bërtas për të kërkuar ndihmë.
Jobi 30:31
Qestja ime shërben vetëm për vajtime dhe flauti im për tinguj vajtues.
Jobi 31:2
Cili është fati që më ka caktuar Perëndia nga atje lart dhe trashëgimia e të Plotfuqishmit nga vendet e larta?
Jobi 31:3
A nuk është vallë fatkeqësia për njeriun e çoroditur dhe mjerimi për atë që kryen të keqen?
Jobi 31:6
le të më peshojë me një peshore të saktë, dhe Perëndia do ta njohë ndershmërinë time.
Jobi 31:9
Në rast se zemra ime është mashtruar nga një grua dhe kam përgjuar në portën e të afërmit tim,
Jobi 31:10
gruaja ime le të bluajë për një tjetër dhe të tjerë u përkulshin mbi të.
Jobi 31:14
çfarë do të bëja kur Perëndia të ngrihej kundër meje, dhe si do t`i përgjigjesha kur të më kërkonte llogari?
Jobi 31:15
Ai që më ka bërë mua në barkun e nënës, a nuk e ka bërë edhe atë? A nuk ka qenë po ai Perëndi që na ka krijuar në bark?
Jobi 31:19
në rast se kam parë dikë të vdesë për mungesë rrobash ose një të varfër që nuk kishte me se të mbulohej,
Jobi 31:23
Sepse fatkeqësia që vjen nga Perëndia më kall drithma, dhe për shkak të madhështisë së tij nuk mund të bëj asgjë.
Jobi 31:26
në qoftë se kam shikuar diellin kur shkëlqen ose hënën që shkonte përpara duke ndritur, dhe zemra ime u mashtrua tinëz dhe goja ime puthi dorën time;
Jobi 31:27
edhe ky do të ishte një faj që duhet të dënohet nga gjyqtarët, sepse do të kisha mohuar Perëndinë që rri aty lart.
Jobi 31:28
Në rast se jam gëzuar për fatkeqësinë e armikut tim dhe u ngrita, sepse e kishte goditur fakeqësia
Jobi 31:31
(përveç kësaj asnjë i huaj nuk e kalonte natën jashtë, sepse i hapja portat e mia udhëtarit);
Jobi 31:33
sepse kisha frikë nga turma e madhe dhe përbuzja e familjeve më tmerronte, kështu që rrija i heshtur pa dalë nga shtëpia.
Jobi 31:34
Ah, sikur të kisha një që të më dëgjonte! Ja firma ime! I Plotfuqishmi të më përgjigjet! Kundërshtari im të shkruajë një dokument,
Jobi 31:36
do t`i jepja llogari për të gjitha hapat e mia, duke iu paraqitur si një princ.
Jobi 32:1
Atëherë këta tre njerëz nuk iu përgjigjën më Jobit, sepse ai e ndjente veten të drejtë.
Jobi 32:2
Por zemërimi i Elihut, birit të Barakelit, Buzitit, nga fisi i Ramit, u ndez kundër Jobit; zemërimi i tij u ndez, sepse ai e quante veten e tij të drejtë më tepër se Perëndia.
Jobi 32:3
Zemërimi i tij u ndez edhe kundër tre miqve të tij, sepse nuk kishin gjetur përgjigjen e drejtë, megjithëse e dënonin Jobin.
Jobi 32:4
Elihu kishte pritur për t`i folur Jobit, sepse ata ishin më të moshuar se ai.
Jobi 32:5
Por kur Elihu u bind që në gojën e këtyre tre njerëzve nuk kishte më përgjigje, ai u zemërua.
Jobi 32:12
Ju kam ndjekur me vëmendje, dhe ja, asnjëri prej jush nuk e bindi Jobin ose nuk iu përgjigj fjalëve të tij.
Jobi 32:13
Mos thoni, pra: "Kemi gjetur diturinë; vetëm Perëndia mund ta mundë plotësisht, por jo njeriu!".
Jobi 32:14
Ai nuk i ka drejtuar fjalimet e tij kundër meje, prandaj nuk do t`i përgjigjem me fjalët tuaja.
Jobi 32:15
Janë hutuar, nuk përgjigjen më, nuk gjejnë fjalë.
Jobi 32:16
Duhet të pres akoma, sepse nuk flasin më, rrinë aty pa dhënë asnjë përgjigje.
Jobi 32:18
Sepse kam plot fjalë dhe fryma përbrenda më detyron.
Jobi 32:19
Ja, gjiri im është si vera që nuk ka një shfrim, si shakujt e rinj, gati për të plasur.
Jobi 32:20
Do të flas, pra, për të pasur një lehtësim të vogël, do të hap buzët dhe do të përgjigjem.
Jobi 32:22
sepse unë nuk di të bëj lajka, përndryshe Krijuesi im do të më hiqte shpejt nga mesi".
Jobi 33:1
"Tani pra, Job, dëgjo atë që kam për të thënë dhe vëru veshin gjithë fjalëve të mia!
Jobi 33:4
Fryma e Perëndisë më ka krijuar dhe fryma e të Plotfuqishmit më jep jetë.
Jobi 33:5
Në rast se mundesh, m`u përgjigj; përgatitu gjithashtu të mbrosh pozitat e tua.
Jobi 33:6
Ja, unë jam i barabartë me ty përpara Perëndisë; edhe unë jam formuar nga argjili.
Jobi 33:10
Por Perëndia gjen kundër meje shkaqe armiqësie dhe më konsideron armikun e tij;
Jobi 33:12
Mirë, pra, unë të them se këtu nuk ke të drejtë, sepse Perëndia është më i madh se njeriu.
Jobi 33:13
Pse hahesh me të, kur ai nuk jep llogari për asnjë nga veprimet e tij?
Jobi 33:14
Në fakt Perëndia flet në një mënyrë apo në një tjetër por njeriu nuk e vë re:
Jobi 33:17
për ta larguar njeriun nga veprimet e tij dhe për ta mbajtur larg nga kryelartësia,
Jobi 33:18
për të shpëtuar shpirtin e tij nga gropa dhe për të penguar që jeta e tij të mbarojë nga shpata.
Jobi 33:24
Perëndisë i vjen keq për të dhe thotë: "Kurseje që të mos zbresë në gropë; gjeta shpengimin për të".
Jobi 33:26
Do t`i lutet fort Perëndisë, do të gjejë hir pranë tij dhe do të mund të sodisë fytyrën e tij me gëzim, sepse Perëndia do ta ketë rivendosur njeriun në drejtësinë e tij.
Jobi 33:28
Perëndia i ka shpenguar shpirtin tim, që të mos zbriste në gropë dhe jeta ime mund të shohë dritën".
Jobi 33:29
Ja, Perëndia e bën këtë dy herë, tri herë me njeriun,
Jobi 33:30
për të shpëtuar shpirtin e tij nga gropa dhe për ta ndriçuar me dritën e jetës.
Jobi 33:32
Në qoftë se ke diçka për të thënë, përgjigjmu, folë, sepse do të dëshiroja të të jepja të drejtë.
Jobi 33:33
Përndryshe dëgjomë; hesht dhe unë do të të mësoj diturinë".
Jobi 34:1
Elihu nisi përsëri të flasë dhe tha:
Jobi 34:5
Sepse Jobi ka thënë: "Jam i drejtë, por Perëndia më ka hequr drejtësinë time.
Jobi 34:7
Kush është si Jobi, që e pi përqeshjen si ujin,
Jobi 34:9
Sepse ka thënë: "Nuk i vlen fare njeriut të vendosë kënaqësinë e tij te Perëndia".
Jobi 34:10
Më dëgjoni, pra, o njerëz me mend! Qoftë larg Perëndisë paudhësia dhe ligësia qoftë larg të Plotfuqishmit!
Jobi 34:11
Sepse ai ia kthen njeriut sipas veprave të tij dhe secilin e bën të gjejë shpërblimin për sjelljen e tij.
Jobi 34:12
Sigurisht Perëndia nuk kryen të keqen dhe i Plotfuqishmi nuk shtrembëron drejtësinë.
Jobi 34:13
Kush i ka besuar kujdesin për tokën, ose kush e ka vendosur mbi tërë botën?
Jobi 34:14
Në qoftë se Perëndia duhet të vendoste në zemër të vet të tërhiqte mbi vete Frymën e tij dhe frymën e tij,
Jobi 34:16
Në qoftë se ke mend, dëgjoje këtë, vër veshin për të dëgjuar atë që po të them.
Jobi 34:18
Ai që i thotë një mbreti: "Je për t`u përbuzur" dhe princave: "Jeni të këqij".
Jobi 34:19
Por ai nuk bën asnjë anësi me të mëdhenjtë dhe as e konsideron të pasurin më tepër se të varfrin, sepse të gjithë janë vepra e duarve të tij.
Jobi 34:23
Në fakt Perëndia nuk ka nevojë ta kqyrë gjatë një njeri para se ta nxjerrë për gjykim para tij.
Jobi 34:27
sepse janë larguar nga ai pa u kujdesur për rrugët e tij,
Jobi 34:29
Kur Perëndia jep qetësinë, kush do ta dënojë? Kur fsheh fytyrën e tij, kush do të mund ta shikojë, qoftë kundër një kombi të tërë ose kundër një njeriu të vetëm,
Jobi 34:30
për të penguar që i pabesi të mbretërojë dhe që populli të zihet ndër leqe?
Jobi 34:31
Dikush mund t`i thotë Perëndisë: "Unë e mbart fajin tim, po nuk do ta bëj më të keqen;
Jobi 34:33
A duhet të të shpërblejë ai në bazë të konditave të tua, sepse ti nuk pranon gjykimin e tij? Ti duhet të zgjedhësh dhe jo unë; prandaj thuaj atë që di.
Jobi 34:36
Le të provohet Jobi deri në fund, sepse përgjigjet e tij janë si ato të njerëzve të këqij,
Jobi 34:37
sepse i shton mëkatit të tij revoltën, rreh duart mes nesh dhe i shumëzon fjalët e tij kundër Perëndisë".
Jobi 35:2
"A të duket një gjë e drejtë kur thua: "Jam më i drejtë se Perëndia"?
Jobi 35:4
Do të të përgjigjem ty dhe miqve të tu bashkë me ty.
Jobi 35:9
Ngrihet zëri për numrin e madh të shtypjeve, ngrihet zëri për të kërkuar ndihmë për shkak të dhunës së të fuqishmëve;
Jobi 35:10
por asnjeri nuk thotë: "Ku është Perëndia, krijuesi im, që natën të jep këngë gëzimi,
Jobi 35:11
që na mëson më tepër gjëra se sa kafshëve të fushave dhe na bën më të urtë se zogjtë e qiellit?"
Jobi 35:12
Kështu ngrihen zëra, por ai nuk përgjigjet për shkak të krenarisë së njerëzve të këqij.
Jobi 35:13
Me siguri Perëndia nuk ka për t`i dëgjuar ligjëratat boshe dhe i Plotfuqishmi nuk do t`jua vërë veshin.
Jobi 36:2
"Prit edhe pak dhe do të të tregoj që ka ende gjëra për të thënë nga ana e Perëndisë.
Jobi 36:4
Sigurisht fjalët e mia nuk janë të rreme; para teje ke një njeri me njohuri të përsosur.
Jobi 36:5
Ja, Perëndia është i fuqishëm, por nuk përçmon njeri; është i fuqishëm në forcën e diturisë së tij.
Jobi 36:7
Nuk i heq sytë nga të drejtët, por bën që të ulen për gjithnjë me mbretërit mbi fronin; kështu ata rrinë lart.
Jobi 36:10
Kështu ai ua hap veshët për t`u ndrequr dhe i nxit të largohen nga e keqja.
Jobi 36:13
Por të pabesët nga zemra mbledhin zemërimin, nuk bërtasin për të kërkuar ndihmë,
Jobi 36:15
Perëndia çliron të pikëlluarit me anë të pikëllimit të tyre dhe u hap veshët me anë të fatkeqësisë.
Jobi 36:22
Ja, Perëndia ka shkëlqyer në fuqinë e tij; kush mund të na mësojë si ai?
Jobi 36:26
Po, Perëndia është i madh, por ne nuk e njohim, dhe numri i viteve të tij është i panjohshëm.
Jobi 36:29
Kush mund të kuptojë shtjellimin e reve, shungullimën që shpërthen në çadrën e tij?
Jobi 36:30
Ja, ai përhap rreth vetes dritën e tij dhe mbulon thellësitë e detit.
Jobi 36:33
Bubullima flet për të, edhe bagëtia e ndjen furtunën që po vjen.
Jobi 37:4
Prapa tij një zë vrumbullon; ai gjëmon me zërin e tij madhështor; ai nuk i përmban kur dëgjohet zëri i tij.
Jobi 37:5
Perëndia gjëmon në mënyrë të mrekullueshme me zërin e tij dhe bën gjëra të mëdha që nuk mund t`i kuptojmë.
Jobi 37:10
Me frymën e Perëndisë formohet akulli dhe shtrirja e ujërave tërhiqet.
Jobi 37:11
I ngarkon retë e dendura me lagështirë dhe i shpërndan larg retë e tij dritëplota.
Jobi 37:12
Ato enden në qiell kudo, duke ndryshuar drejtimin në bazë të drejtimit të tij, për të kryer çfarëdo gjë që ai urdhëron mbi faqen e tokës së banuar.
Jobi 37:13
I dërgon o për dënim, o për tokën e tij o për mirësi.
Jobi 37:14
Dëgjo këtë, o Job, ndalu dhe merr parasysh mrekullitë e Perëndisë!
Jobi 37:15
A e di ti si i drejton Perëndia dhe si bën të shkëlqejë shkrepëtima e reve të tij?
Jobi 37:17
A e di ti përse rrobat e tua janë të ngrohta, kur toka pushon për shkak të erës së jugut?
Jobi 37:19
Na mëso se çfarë duhet t`i themi, sepse ne nuk mund të përgatisim shkakun tonë për errësirën.
Jobi 37:22
Koha e bukur vjen nga veriu, por rreth Perëndisë kemi një madhështi të hatashme.
Jobi 37:23
Të Plotfuqishmin ne nuk mund ta arrijmë. Ai është i madhërishëm për nga fuqia, nga ndershmëria dhe nga drejtësia; ai nuk shtyp asnjeri.
Jobi 37:24
Prandaj njerëzit e kanë frikë; por ai nuk e përfill atë që e quan veten të ditur".
Jobi 38:1
Atëherë Zoti iu përgjigj Jobit në mes të furtunës dhe i tha:
Jobi 38:3
Mirë, pra, ngjishe brezin si një trim; unë do të të pyes dhe ti do të më përgjigjesh.
Jobi 38:5
Kush ka vendosur përmasat e saj, në rast se e di, ose kush ka vënë mbi të litarin për ta matur?
Jobi 38:7
kur yjet e mëngjesit këndonin të gjithë së bashku dhe tërë bijtë e Perëndisë lëshonin britma gëzimi?
Jobi 38:8
Kush e mbylli me porta detin kur shpërtheu duke dalë nga gjiri i nënës,
Jobi 38:9
kur i dhashë retë për rroba dhe terrin për pelena?
Jobi 38:23
që unë i mbaj në ruajtje për kohërat e fatkeqësive, për ditën e betejës dhe të luftës?
Jobi 38:24
për çfarë rruge përhapet drita ose përhapet era e lindjes mbi tokë?
Jobi 38:25
Kush ka hapur një kanal për ujërat që vërshojnë dhe rrugën për bubullimën e rrufeve,
Jobi 38:27
për të shuar etjen e shkretëtirave të mjeruara, për të bërë që të mbijë dhe të rritet bari?
Jobi 38:30
Ujërat ngurtësohen si guri dhe sipërfaqja e humnerës ngrin.
Jobi 38:39
A mund ta gjuash ti gjahun për luaneshën apo të ngopësh të vegjlit e uritur të luanit,
Jobi 38:41
Kush i siguron korbit ushqimin e tij, kur zogjtë e tij i thërrasin Perëndisë dhe enden pa ushqim?
Jobi 39:7
Ai përçmon zhurmën e qytetit dhe nuk dëgjon britmat e asnjë zotërie.
Jobi 39:12
A do të mbështetesh tek ai për të çuar në shtëpi grurin dhe për ta mbledhur në lëmë?
Jobi 39:14
Ai në fakt i braktis vezët e tij për tokë dhe i lë të ngrohen në pluhur.
Jobi 39:16
I trajton ashpër të vegjlit e tij, sikur të mos ishin të vetët; por lodhja e tij pa asnjë interes është e kotë,
Jobi 39:17
sepse Perëndia e ka lënë pa dituri dhe nuk i ka dhënë zgjuarsi.
Jobi 39:18
Por kur ngrihet më këmbë për të ikur, tallet me kalin dhe me kalorësin e tij.
Jobi 39:22
Përbuz frikën dhe nuk trembet, as zmbrapset përpara shpatës.
Jobi 39:26
Mos vallë për shkak të zgjuarsisë sate ngrihet e fluturon krahathati dhe i hap krahët e tij drejt jugut?
Jobi 39:29
Nga lart ajo përgjon gjahun dhe sytë e saj vrojtojnë larg.
Jobi 40:1
Zoti vazhdoi t`i përgjigjet Jobit dhe tha:
Jobi 40:2
"Ai që kundërshton të Plotfuqishmin, a dëshiron vallë ta korrigjojë? Ai që qorton Perëndinë, t`i përgjigjet kësaj pyetjeje".
Jobi 40:3
Atëherë Jobi iu përgjigj Zotit dhe i tha:
Jobi 40:4
"Ja, jam shpirtvogël, çfarë mund të të përgjigjem? E vë dorën mbi gojën time.
Jobi 40:6
Atëherë Zoti iu përgjigj Jobit në mes të furtunës dhe i tha:
Jobi 40:7
"Çohu, ngjishe brezin si një trim; unë do të të pyes dhe ti do të më përgjigjesh.
Jobi 40:8
A dëshiron pikërisht të anulosh gjykimin tim, të më dënosh mua për të justifikuar vetveten?
Jobi 40:9
A ke ti një krah si ai i Perëndisë dhe a mund të të gjëmojë zëri sa zëri i tij?
Jobi 40:19
Ai është e para nga veprat e Perëndisë; vetëm ai që e bëri mund t`i afrohet atij me shpatën e tij.
Jobi 40:20
Ndonëse malet prodhojnë ushqim për të, dhe aty tërë kafshët e fushave dëfrehen,
Jobi 40:22
Bimët e lotusit e mbulojnë me hijen e tyre, shelgjet e përroit e rrethojnë.
Jobi 41:3
A do të të lutet ai së tepërmi apo do të të drejtojë fjalë të ëmbla?
Jobi 41:4
A do të lidhë një besëlidhje me ty, që ti ta marrësh si shërbëtor për gjithnjë?
Jobi 41:5
A do të lozësh me të si me një zog apo do ta mbash lidhur për vajzat e tua?
Jobi 41:8
Vëri duart mbi trupin e tij; do të të kujtohet luftimi dhe nuk ke për ta rifilluar.
Jobi 41:11
Kush më ka bërë një shërbim i pari që unë duhet ta shpërblej? Çdo gjë nën qiejt është imja.
Jobi 41:28
Shigjeta nuk e bën të ikë; gurët e hobesë për të janë si kallamishte.
Jobi 42:1
Atëherë Jobi iu përgjigj Zotit dhe tha:
Jobi 42:3
Kush është ai që, pa pasur gjykim, errëson mendjen tënde? Prandaj thashë gjëra që nuk i kuptoja, gjëra shumë të larta për mua që nuk i njihja.
Jobi 42:4
Dëgjomë, pra, dhe unë do të flas; unë do të të bëj pyetje dhe ti do të më përgjigjesh.
Jobi 42:5
Veshi im kishte dëgjuar të flitej për ty por tani syri im të sheh.
Jobi 42:7
Mbas këtyre fjalëve që Zoti i drejtoi Jobit, Zoti i tha Elifazit nga Temani: "Zemërimi im u ndez kundër teje dhe kundër dy miqve të tu, sepse nuk keni folur drejt për mua, ashtu si ka bërë shërbëtori im Job.
Jobi 42:8
Tani, pra, merrni me vete shtatë dema dhe shtatë desh, shkoni te shërbëtori im Job dhe ofroni një olokaust për veten tuaj. Dhe shërbëtori im Jobi do të lutet për ju; dhe kështu për respektin që kam për të nuk do t`ju trajtoj sipas marrëzisë suaj, sepse nuk keni folur drejt për mua, si ka bërë shërbëtori im Job".
Jobi 42:9
Elifazi nga Temani, Bildadi nga Shuahu dhe Tsofari nga Naamathi shkuan dhe vepruan ashtu si kishte urdhëruar Zoti; dhe Zoti tregoi kujdes për Jobin.
Jobi 42:10
Mbasi Jobi u lut për miqtë e tij, Zoti e ktheu në gjendjen e mëparshme; kështu Zoti i dha Jobit dyfishin e tërë atyre që kishte zotëruar.
Jobi 42:11
Tërë vëllezërit e tij, tërë motrat e tij dhe tërë të njohurit e tij të mëparshëm erdhën ta takonin; hëngrën bashkë me të në shtëpinë e tij; i dhanë zemër dhe e ngushëlluan për të gjitha fatkeqësitë që Zoti kishte dërguar mbi të; pastaj secili prej tyre i dha një monedhë argjendi dhe një unazë ari.
Jobi 42:12
Zoti i bekoi vitet e fundit të Jobit më tepër se vitet e para, sepse ai pati katërmbëdhjetë mijë dele, gjashtë mijë deve, një mijë pendë qe dhe një mijë gomarë.
Jobi 42:16
Mbas kësaj Jobi jetoi njëqind e dyzet vjet dhe i pa bijtë e tij dhe bijtë e bijve të tij për katër breza.
Psalmet 1:4
Të tillë nuk janë të pabesët; janë si byku që era e shpërndan.
Psalmet 1:5
Prandaj të pabesët nuk do të përballojnë gjykimin, as mëkatarët në kuvendin e të drejtëve.
Psalmet 2:8
Më kërko dhe unë do të jap kombet si trashëgimi për ty dhe mbarë dheun si zotërim tëndin.
Psalmet 3:2
Shumë thonë për mua: "Nuk ka shpëtim për të pranë Perëndisë". (Sela)
Psalmet 3:4
Me zërin tim i thirra Zotit dhe ai m`u përgjigj nga mali i tij i shenjtë. (Sela)
Psalmet 3:5
Unë rashë e fjeta; pastaj u zgjova, sepse Zoti më përkrah.
Psalmet 3:7
Çohu, o Zot, më shpëto, o Perëndia im; sepse ti i ke goditur tërë armiqtë e mi në nofull; u ke thyer dhëmbët të pabesëve.
Psalmet 3:8
Shpëtimi i përket Zotit, bekimi yt qoftë mbi popullin tënd. (Sela)
Psalmet 4:1
Kur thërras, përgjigjmu, o Perëndi i drejtësisë sime; kur isha në fatkeqësi, ti më ke ndihmuar; ki mëshirë për mua dhe plotësoje lutjen time.
Psalmet 4:7
Ti më ke shtënë në zemër më tepër gëzim nga sa ndjejnë ata, kur kanë grurë dhe musht me shumicë.
Psalmet 5:2
Dëgjo zërin e britmës sime, o mbreti im dhe Perëndia im, sepse ty të drejtoj lutjen time.
Psalmet 5:4
sepse ti nuk je një Perëndi që kënaqet në pabesinë; te ti nuk mund të zërë vend e keqja.
Psalmet 5:7
Por unë, për shkak të mirësisë sate të madhe, do të hyj në shtëpinë tënde dhe do të adhuroj me frikë të madhe, duke u drejtuar në tempullin tënd të shenjtë.
Psalmet 5:8
O Zot, më udhëhiq për drejtësinë tënde, për shkak të armiqve të mi; bëje të drejtë para meje rrugën tënde,
Psalmet 5:10
Dënoji ata, o Perëndi; mos u realizofshin synimet e tyre; përsëri për të këqijat e shumta që kanë kryer sepse kanë ngritur krye kundër teje.
Psalmet 5:11
Por le të gëzohen tërë ata që kanë strehë te ti, le të nxjerrin klithma gëzimi përjetë, sepse ti i mbron; le të ngazëllohen ata që duan emrin tënd,
Psalmet 6:2
Ki mëshirë për mua, o Zot; sepse jam i sfilitur nga e keqja; shëromë, o Zot, sepse kockat e mia po vuajnë.
Psalmet 6:4
Sillu nga unë, o Zot, çliroje shpirtin tim; shpëtomë, për hir të mirësisë sate.
Psalmet 6:7
Syri im ligështohet nga dhembja dhe plaket për shkak të tërë armiqve të mi.
Psalmet 7:1
O Zot, Perëndia im, po kërkoj strehim te ti; shpëtomë nga tërë ata që më përndjekin dhe çliromë,
Psalmet 7:3
O Zot, Perëndia im, në rast se e kam bërë këtë, në qoftë se ka ligësi në duart e mia,
Psalmet 7:4
në rast se së mirës i jam përgjigjur me të keqen atij që jetonte në paqe me mua, ose në rast se e kam zhveshur armikun tim pa arësye,
Psalmet 7:5
le të më përndjekë armiku dhe të më arrijë, le ta marrë nëpër këmbë jetën time dhe ta zvarritë në pluhur lavdinë time. (Sela)
Psalmet 7:9
Jepi fund ligësisë së njerëzve të këqij, por vendos njeriun e drejtë, sepse ti je Perëndia i drejtë, që provon zemrat dhe mendjet.
Psalmet 7:10
Mburoja ime është te Perëndia, që shpëton ata që janë të drejtë nga zemra.
Psalmet 7:11
Perëndia është një gjykatës i drejtë dhe një Perëndi që zemërohet çdo ditë me keqbërësit.
Psalmet 7:12
Në qoftë se keqbërësi nuk ndryshon, ai do të mprehë shpatën e tij; e ka shtrirë harkun e tij dhe e ka përgatitur.
Psalmet 7:13
Ai ka përgatitur kundër tij armë vdekjeprurëse, i mban gati shigjetat e tij të zjarrta.
Psalmet 7:14
Ja, keqbërësi lind padrejtësinë; ai ka konceptuar ligësinë dhe ka për të pjellë mashtrimin.
Psalmet 7:17
Unë do ta falenderoj Zotin për drejtësinë e tij, dhe do të këndoj lëvdime në emër të Zotit, Shumë të Lartit.
Psalmet 8:2
Nga goja e të vegjëlve dhe foshnjave në gji ke vendosur lëvdimin për shkak të armiqve të tu, për t`i mbyllur gojën armikut dhe hakmarrësit.
Psalmet 8:3
Kur mendoj qiejtë e tu, që janë vepër e gishtërinjve të tu, hënën dhe yjet që ti ke vendosur,
Psalmet 8:5
Megjithatë ti e bëre pak më të ulët se Perëndia, dhe e kurorëzove me lavdi dhe me nder.
Psalmet 8:8
zogjtë e qiellit dhe peshqit e detit, tërë ato që kalojnë nëpër shtigjet e detit.
Psalmet 9:4
Ti në fakt ke përkrahur ndershmërinë time dhe çështjen time; je ulur mbi fronin si një gjyqtar i drejtë.
Psalmet 9:5
Ke qortuar kombet, ke shkatërruar të pabesin, ke fshirë emrat e tyre për gjithnjë.
Psalmet 9:6
Armiku është zhdukur, i kapur nga një pikëllim i përjetshëm! Dhe qyteteve që ti ke shkatërruar i është zhdukur edhe kujtimi.
Psalmet 9:7
Por Zoti mbetet përjetë; ai ka vendosur fronin e tij për të gjykuar.
Psalmet 9:9
Zoti do të jetë strehim i papushtueshëm për të shtypurin, një strehim i papushtueshëm në kohë ngushtice.
Psalmet 9:13
Ki mëshirë për mua, o Zot, ti që më ke rilartuar nga portat e vdekjes, shiko pikëllimin që më shkaktojnë ata që më urrejnë,
Psalmet 9:14
me qëllim që unë të kem mundësi të tregoj të gjitha lavdet e tua dhe në portat e bijës së Sionit të mund të kremtoj për çlirimin tënd.
Psalmet 9:17
Të pabesët do të zbresin në Sheol; po, të gjitha kombet që harrojnë Perëndinë.
Psalmet 9:18
Sepse nevojtari nuk do të harrohet përjetë; shpresa e të shtypurve nuk do të zhduket përjetë.
Psalmet 9:19
Çohu, o Zot, mos lejo që vdekatari të ketë epërsi; kombet të gjykohen para teje.
Psalmet 10:3
sepse i pabesi mburret me dëshirat e shpirtit të tij, bekon grabitqarin dhe përbuz Zotin.
Psalmet 10:4
I pabesi, me arrogancën e fytyrës së tij, nuk e kërkon Zotin; tërë mendimet e tij janë: "Perëndia nuk ekziston".
Psalmet 10:5
Rrugët e tij lulëzojnë në çdo kohë; gjykimet e tua për të janë shumë të larta, larg kuptimit të tyre nga ana e tij; ai përqesh gjithë armiqtë e tij.
Psalmet 10:8
Ai rri në pritë në fshatra, vret të pafajshmin në vende të fshehta; sytë e tij përgjojnë fatkeqin.
Psalmet 10:9
Ai rri në pritë në vende të fshehta si luani në strofkën e tij; rri në pritë për të kapur të mjerin; ai e rrëmben të mjerin duke e tërhequr në rrjetën e tij.
Psalmet 10:11
Ai thotë në zemër të tij: "Perëndia harron, fsheh fytyrën e tij, nuk do ta shohë kurrë".
Psalmet 10:12
Çohu, o Zot; o Perëndi, ngre dorën tënde; mos i harro të mjerët.
Psalmet 10:13
Pse i pabesi përçmon Perëndinë? Ai thotë në zemër të tij: "Ti nuk do t`i kërkosh llogari".
Psalmet 10:14
Por ti e ke parë, sepse ti vëren me kujdes ligësinë dhe pikëllimin, për ta larë më pas me dorën tënde; fatkeqi i ka shpresat te ti; ti je ai që ndihmon jetimin.
Psalmet 10:16
Zoti është mbret përjetë; kombet janë zhdukur nga toka e tij.
Psalmet 10:17
O Zot, ti dëgjon dëshirën e njerëzve të përulur; ti e fortëson zemrën e tyre, veshët e tu janë të vëmendshëm,
Psalmet 10:18
për t`i dhënë të drejtë jetimit dhe të pikëlluarit, me qëllim që njeriu i krijuar nga dheu të mos kallë më tmerr.
Psalmet 11:2
Sepse ja, të pabesët nderin harkun e tyre, rregullojnë shigjetat mbi kordhëz, për t`i gjuajtur në errësirë kundër atyre që kanë të drejtë nga zemra.
Psalmet 12:4
të atyre që thonë: "Me gjuhën tonë do të sundojmë; buzët tona na përkasin neve; kush është zot mbi ne?".
Psalmet 12:5
"Për shkak të shtypjes së të mjerëve dhe të britmës së nevojtarëve, tani do të çohem", thotë Zoti, "dhe do t`i shpëtoj nga ata që u zënë pusi".
Psalmet 12:7
Ti, o Zot, do t`i mbrosh dhe do t`i ruash, duke filluar nga ky brez përjetë.
Psalmet 13:1
Deri kur do të më harrosh, o Zot? Vallë kështu do të jetë përjetë? Deri kur do të më fshehësh fytyrën tënde?
Psalmet 13:3
Shiko me vëmendje dhe përgjigjmu, o Zot, Perëndia im, ndriço sytë e mi, që të mos më zërë gjumi në gjumin e vdekjes,
Psalmet 14:1
I pamendi ka thënë në zemër të tij: "Nuk ka Perëndi". Janë të korruptuar, bëjnë gjëra të neveritshme; nuk ka asnjë që të bëjë të mirën.
Psalmet 14:2
Zoti shikon nga qielli bijtë e njerëzve për të parë në se ndonjeri prej tyre ka arsye dhe kërkon Perëndinë.
Psalmet 14:5
Atje do t`i zërë një frikë e madhe, sepse Perëndia është me njerëzit e drejtë.
Psalmet 15:4
Në sytë e tij përçmohet njeriu pa vlerë, por ai ndërton ata që kanë frikë nga Zoti; edhe sikur të jetë betuar në dëm të tij, ai nuk tërhiqet;
Psalmet 16:1
Më mbro, o Perëndi, sepse unë po kërkoj strehë te ti.
Psalmet 16:4
Dhembjet e atyre që turren pas perëndive të tjera do të shumëzohen; unë nuk do t`i derdh libacionet e tyre të gjakut dhe nuk do të shqiptoj me buzët e mia emrat e tyre.
Psalmet 16:8
Unë e kam vënë vazhdimisht Zotin përpara syve të mi; duke qenë se ai rri në të djathtën time, unë nuk do të hiqem kurrë nga vendi.
Psalmet 16:9
Prandaj zemra ime gëzohet dhe shpirti im ngazëllon për lavdinë e trashëgimisë sime; edhe mishi im do të qëndrojë tërë besim dhe në siguri,
Psalmet 16:11
Ti do të më tregosh shtegun e jetës; ka shumë gëzim në praninë tënde; në të djathtën tënde ka kënaqësi në përjetësi.
Psalmet 17:4
Përsa u përket veprave të njerëzve, për fjalën e buzëve të tua, jam ruajtur nga rrugët e njerëzve të furishëm.
Psalmet 17:6
Unë të drejtohem ty, o Perëndi, sepse ti m`i plotëson, zgjat veshët e tu ndaj meje, dëgjo fjalët e mia.
Psalmet 17:9
nga të pabesët që më shtypin dhe nga armiqtë për vdekje që më rrethojnë.
Psalmet 17:11
Tani në kanë rrethuar, ndjekin hapat tona; na ngulin sytë e tyre për të na rrëzuar.
Psalmet 17:12
Armiku im i përngjan një luani që digjet nga dëshira që të shqyejë, dhe të një luani të vogël që rri në pritë në vënde të fshehta.
Psalmet 17:13
Çohu, o Zot, përballoje, rrëzoje; çliro shpirtin tim nga i pabesi me shpatën tënde.
Psalmet 17:15
Sa për mua, për hir të drejtësisë do të shoh fytyrën tënde; do të ngopem nga prania jote kur të zgjohem.
Psalmet 18:2
Zoti është kështjella ime, fortesa ime dhe çliruesi im, Perëndia im, shkëmbi im ku gjej strehë, mburoja ime, fuqia e shpëtimit tim, streha ime e i lartë.
Psalmet 18:3
Unë i kërkoj ndihmë Zotit, që është i denjë për t`u lëvduar, dhe kështu shpëtoj nga armiqtë e mi.
Psalmet 18:4
Dhembje vdekjeje më kishin pushtuar dhe përrenj njerëzish të kobshëm më kishin tmerruar.
Psalmet 18:5
Ankthet e Sheolit më kishin rrethuar dhe leqet e vdekjes më rrinin përpara.
Psalmet 18:6
Në ankthin tim kërkova Zotin dhe i klitha Perëndisë tim; ai e dëgjoi zërin tim nga tempulli i tij dhe zëri im arriti para tij, në veshët e tij.
Psalmet 18:8
Një tym i dilte nga flegrat e tij dhe një zjarr shkatërrimtar dilte nga goja e tij; nga ai shpërthenin thëngjij.
Psalmet 18:14
Hodhi shigjetat e tij dhe i shpërndau armiqtë; lëshoi një numër të madh rrufesh dhe i bëri të ikin me vrap.
Psalmet 18:20
Zoti më ka shpërblyer sipas drejtësisë sime dhe më ka dhënë sipas pastërtisë së duarve të mia,
Psalmet 18:21
sepse kam ndjekur rrugët e Zotit dhe nuk jam larguar pabesisht nga Perëndia im,
Psalmet 18:24
Sepse Zoti më ka dhënë sipas drejtësisë sime, sipas pastërtisë së duarve të mia përpara syve të tij.
Psalmet 18:28
ti je në fakt je ai që bën të shkëlqejë llambën time; o Zot, Perëndia im, ti ndriçon errësirën time,
Psalmet 18:29
sepse me ty mund të sulmoj një aradhe dhe me Perëndinë tim mund të kërcej mbi një mur.
Psalmet 18:30
Rruga e Perëndisë është e përsosur; fjala e Zotit është pastruar me anë të zjarrit; ai është mburoja e të gjithë atyre që gjejnë strehë tek ai.
Psalmet 18:31
Në fakt kush është Perëndi përveç Zotit? Kush është kështjellë përveç Perëndisë tim?
Psalmet 18:32
Perëndia është ai që më rrethon me forcë dhe që e bën jetën time të përsosur.
Psalmet 18:34
ai i mëson duart e mia për betejë, dhe me krahët e mi mund të nderë një hark prej bakri.
Psalmet 18:38
I kam goditur vazhdimisht dhe ata nuk kanë mundur të ngrihen përsëri; ata kanë rënë nën këmbët e mia.
Psalmet 18:39
Ti më ke dhënë forcë për betejën dhe ke bërë të përulen ata që ngriheshin kundër meje;
Psalmet 18:41
Ata klithën, por nuk pati njeri që t`i shpëtonte; ata i klithën Zotit, por ai nuk u dha përgjigje.
Psalmet 18:46
Rroftë Zoti, qoftë e bekuar Kështjella ime dhe lëvduar qoftë Perëndia i shpëtimit tim!
Psalmet 18:47
Ai është Perëndia që hakmerret për mua dhe që më nënshtron popujt;
Psalmet 18:48
ai më çliron nga armiqtë e mi. Ti më larton mbi ata që ngrihen kundër meje dhe më çliron nga njeriu që përdor dhunën.
Psalmet 18:50
Çlirime të mëdha ai i jep mbretit të tij dhe tregohet dashamirës me Davidin, të vajosurin e tij, dhe me fisin e tij përjetë".
Psalmet 19:1
Qiejtë tregojnë lavdinë e Perëndisë dhe kupa qiellore shpall veprën e duarve të tij.
Psalmet 19:4
por harmonia e tyre përhapet mbi gjithë dheun dhe mesazhi i tyre arrin deri në skajin e botës; në qiejtë Perëndia ka vënë një çadër për diellin;
Psalmet 19:5
dhe ai është si një dhëndër që del nga dhoma e tij e martesës; ngazëllon si një trim që përshkon rrugën e tij.
Psalmet 19:7
Ligji i Zotit është i përsosur, ai e përtërin shpirtin; dëshmia e Zotit është e vërtetë dhe e bën të ditur njeriun e thjeshtë.
Psalmet 19:9
Frika e Zotit është e pastër, mbetet përjetë; gjykimet e Zotit janë të vërteta, të gjitha janë të drejta;
Psalmet 19:10
janë më të dëshirueshme se ari, po, më tepër se shumë ari i kulluar; janë më të ëmbla se mjalti, nga ai që del nga hojet.
Psalmet 19:11
Edhe shërbëtori yt mëson prej tyre; ke një shpërblim të madh duke i parë.
Psalmet 19:13
Përveç kësaj ruaje shërbëtorin tënd nga mëkatet e vullnetit, dhe bëj që ato të mos më sundojnë mua; atëherë unë do të jem i ndershëm dhe i pastër nga shkelje të mëdha.
Psalmet 19:14
U miratofshin para teje fjalët e gojës sime dhe përsiatjet e zemrës sime, o Zot, kështjella ime dhe shpëtimtari im.
Psalmet 20:1
Zoti të dhënte përgjigje ditën e fatkeqësisë; emri i Perëndisë të Jakobit të mbroftë me siguri lart.
Psalmet 20:2
Të dërgoftë ndihmë nga shenjtërorja dhe të dhëntë përkrahje nga Sioni;
Psalmet 20:5
Ne do të këndojmë tërë gaz në çlirimin tënd dhe do të lartojmë flamuret tona në emër të Perëndisë tonë. Zoti i plotësoftë të gjitha kërkesat e tua.
Psalmet 20:6
Tani e di që Zoti shpëton të vajosurin e tij; do t`i përgjigjet nga qielli i tij i shenjtë me forcën shpëtimtare të dorës së tij të djathtë.
Psalmet 20:7
Disa kanë besim te qerret dhe të tjerë te kuajt, por ne do të kujtojmë emrin e Zotit, Perëndisë tonë.
Psalmet 20:8
Ata u përkulën dhe ranë; por ne u ngritëm përsëri dhe mbahemi në këmbë.
Psalmet 20:9
Shpëtomë, o Zot; mbreti le të na përgjigjet ditën në të cilën do të këlthasim.
Psalmet 21:1
O Zot, mbreti do të gëzohet me forcën tënde dhe do të ngazëllojë për shpëtimin tënd!
Psalmet 21:4
Ai të kishte kërkuar jetë dhe ti i dhe ditë të gjata në përjetësi.
Psalmet 21:5
E madhe është lavdia e tij për shpëtimin tënd; ti i dhe madhështi dhe lavdi,
Psalmet 21:6
sepse ti e bën shumë të bekuar përjetë, e mbush me gëzim në praninë tënde.
Psalmet 21:9
Ti do t`i bësh si një furrë të zjarrtë kur do të dukesh i zemëruar; në zemërimin e tij Zoti do t`i hedhë në humnerë dhe zjarri do t`i përpijë.
Psalmet 21:11
sepse kanë kurdisur të keqen kundër teje dhe kanë përgatitur plane të këqija, por nuk do t`ia dalin.
Psalmet 22:1
Perëndia im, Perëndia im, pse më ke braktisur? Pse më rri kaq larg dhe nuk vjen të më çlirosh, duke dëgjuar fjalët e ofshamës sime?
Psalmet 22:2
O Perëndia im, unë bërtas ditën, por ti nuk përgjigjesh, edhe natën unë nuk rri në heshtje.
Psalmet 22:6
Por unë jam një krimb dhe jo një njeri; turpi i njerëzve dhe përçmimi i popullit.
Psalmet 22:7
Tërë ata që më shohin më përqeshin, zgjatin buzën dhe tundin kokën,
Psalmet 22:10
Unë u braktisa te ti qysh nga lindja ime; ti je Perëndia im qysh nga barku i nënes sime.
Psalmet 22:12
Dema të mëdhenj më kanë rrethuar, dema të fuqishëm të Bashanit më rrinë përqark;
Psalmet 22:21
Shpëtomë nga gryka e luanit dhe nga brirët e buajve. Ti m`u përgjigje.
Psalmet 22:23
Ju që keni frikë nga Zoti, lëvdojeni; dhe ju të gjithë, pasardhës të Jakobit, përlëvdojeni; dhe ju të gjithë, o fis i Izraelit, kini frikë nga ai.
Psalmet 22:24
Sepse ai nuk ka përçmuar as nuk ka hedhur poshtë vuajtjen e të pikëlluarit, dhe nuk i ka fshehur fytyrën e tij; por kur i ka klithur atij, ai e ka kënaqur.
Psalmet 22:26
Nevojtarët do të hanë dhe do të ngopen; ata që kërkojnë Zotin do ta lëvdojnë; zemra juaj do të jetojë përjetë.
Psalmet 22:27
Të gjitha skajet e tokës do ta mbajnë mend Zotin dhe do të kthehen tek ai; dhe të gjitha familjet e kombeve do të adhurojnë përpara teje.
Psalmet 22:28
Sepse Zotit i përket mbretëria dhe ai sundon mbi kombet.
Psalmet 22:29
Gjithë të pasurit e dheut do të hanë dhe do të të adhurojnë; të gjithë ata që zbresin në pluhur dhe që nuk arrijnë të mbahen gjallë do të përkulen para teje.
Psalmet 22:30
Pasardhësit do t`i shërbejnë; do t`i flitet për Zotin brezit të ardhshëm.
Psalmet 23:3
Ai ma përtërin shpirtin, më çon nëpër shtigjet e drejtësisë, nga dashuria që ka për emrin e tij.
Psalmet 24:1
Zotit i përket toka dhe të gjitha gjërat që janë mbi të, bota dhe banorët e saj.
Psalmet 24:4
Njeriu i pafajshëm nga duart dhe i pastër nga zemra, që nuk e ngre shpirtin për t`u dukur dhe nuk betohet në mënyrë të rreme.
Psalmet 24:5
Ai do të marrë bekimet e Zotit dhe drejtësinë nga Perëndia e shpëtimit të tij.
Psalmet 24:6
I tillë është brezi i atyre që e kërkojnë, që kërkojnë fytyrën tënde, o Perëndi e Jakobit. (Sela)
Psalmet 24:7
O ju porta, çoni kokat tuaja; dhe ju, porta të përjetshme, hapuni krejt dhe Mbreti i lavdisë do të hyjë.
Psalmet 24:9
O porta, çoni kokat tuaja; hapuni krejt, o porta të përjetshme, dhe Mbreti i lavdisë do të hyjë.
Psalmet 25:2
O Perëndia im, kam besim te ti; bëj që të mos mbetem i zhgënjyer dhe që armiqtë e mi të mos triumfojnë mbi mua.
Psalmet 25:3
Po, bëj që asnjë nga ata që kanë besim te ti të mos zhgënjehet; u turpërofshin ata që sillen pabesisht pa shkak.
Psalmet 25:5
Më udhëhiq në të vërtetën tënde dhe më mëso, sepse ti je Perëndia i shpëtimit tim; unë shpresoj shumë te ti gjatë gjithë ditës.
Psalmet 25:6
Kujto, o Zot, mëshirën tënde dhe miresinë tënde, sepse janë të përhershme.
Psalmet 25:7
Mos i kujto mëkatet e rinisë sime, as shkeljet e mia; por në dashamirësinë tënde më kujto, o Zot, për hir të mirësisë sate.
Psalmet 25:9
Ai do të udhëheqë njerëzit zemërbutë në drejtësi dhe do t`u mësojë të përulurve rrugën e tij.
Psalmet 25:10
Të gjitha rrugët e Zotit janë mirësi dhe vërtetësi për ata që respektojnë besëlidhjen e tij dhe porositë e tij.
Psalmet 25:11
Për hir të emrit tënd, o Zot, fale paudhësinë time, sepse ajo është e madhe.
Psalmet 25:16
Kthehu nga unë dhe ki mëshirë për mua, sepse jam vetëm dhe i dëshpëruar.
Psalmet 25:22
O Perëndi, liroje Izraelin nga të gjitha mundimet e tij.
Psalmet 26:3
Sepse mirësia jote më rri përpara syve dhe unë po eci në vërtetësinë tënde.
Psalmet 26:7
për të shpallur me zë të lartë lavdinë tënde dhe për të treguar tërë mrekullitë e tua.
Psalmet 26:11
Por unë do të eci në ndershmërinë time; më shpengo dhe ki mëshirë për mua.
Psalmet 27:2
Kur njerëzit e këqij, armiqtë dhe kundërshtarët e mi më sulmuan për të ngrënë mishin tim, ata vetë u lëkundën dhe ranë.
Psalmet 27:4
Një gjë i kërkova Zotit dhe atë kërkoj: të banoj në shtëpinë e Zotit tërë ditët e jetës sime, për të soditur bukurinë e Zotit dhe për të admiruar tempullin e tij.
Psalmet 27:7
O Zot, dëgjo zërin tim, kur të këlthas ty; ki mëshirë për mua dhe përgjigjmu.
Psalmet 27:9
Mos ma fshih fytyrën tënde, mos e hidh poshtë me zemërim shërbëtorin tënd; ti ke qenë ndihma ime; mos më lër dhe mos më braktis, o Përendi e shpëtimit tim.
Psalmet 27:11
O Zot, më mëso rrugën tënde dhe më udhëhiq në një shteg të sheshtë, për shkak të armiqve të mi.
Psalmet 28:2
Dëgjo zërin e lutjeve të mia kur të këlthas ty për ndihmë, kur ngre duart në drejtim të vendit tënd shumë të shenjtë.
Psalmet 28:3
Mos më tërhiq bashkë me të pabesët dhe ata që kryejnë paudhësi, të cilët flasin për paqe me të afërmit e tyre, por kanë shpirtligësi në zemër.
Psalmet 28:8
Zoti është forca e popullit të tij, dhe streha e shpëtimit për të vajosurin e tij.
Psalmet 28:9
Shpëto popullin tënd dhe beko trashëgiminë tënde; ushqeji dhe përkrahi përjetë.
Psalmet 29:2
I jepni Zotit lavdinë që i përket emrit të tij; adhuroni Zotin në shkëlqimin e shenjtërisë së tij.
Psalmet 29:3
Zëri i Zotit është mbi ujërat; Perëndia i lavdisë gjëmon; Zoti është mbi ujërat e mëdha.
Psalmet 29:10
Zoti rrinte ulur në fron përmbi përmbytjen; po, Zoti rri ulur si mbret në përjetësi.
Psalmet 30:2
O Zot, Perëndia im, unë të kam klithur ty, dhe ti më ke shëruar.
Psalmet 30:5
sepse zemërimi im mban vetëm një çast, por mirësia e tij mban një jetë të tërë. Të qarat mund të vazhdojnë një natë, por në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.
Psalmet 30:7
O Zot, për hirin tënd e kishe fortësuar malin tim, ti e fshehe fytyrën tënde, dhe unë mbeta i trembur.
Psalmet 30:10
Dëgjo, o Zot, dhe ki mëshirë për mua, o Zot, bëhu ti ndihma ime".
Psalmet 30:12
me qëllim që shpirti im të mund të të këndojë lavdi pa pushim. O Zot, Perëndia im, unë do të të kremtoj përjetë.
Psalmet 31:1
Gjeta strehë te ti, o Zot; bëj që unë të mos ngatërrohem kurrë; çliromë për drejtësinë tënde.
Psalmet 31:2
Ma vër veshin, nxito të më çlirosh; bëhu për mua një kështjellë e fortë dhe një vend i fortifikuar që të më shpëtosh.
Psalmet 31:3
Sepse ti je kështjella ime dhe kalaja ime; për hir të emrit tënd më udhëhiq dhe tregomë udhën.
Psalmet 31:5
Në duart e tua unë e besoj frymën time; ti më shpengove, o Zot, Perëndi e së vërtetës.
Psalmet 31:6
Unë i urrej ata që kanë dëshirë për t`u dukur, por kam besim te Zoti.
Psalmet 31:9
Ki mëshirë për mua, o Zot, sepse jam me ankth; syri im, shpirti im dhe të përbrendshmet e mia po treten nga dhembja,
Psalmet 31:10
sepse jeta ime po mpaket nga pikëllimi dhe vitet e mia nga të qarat; forca ime po mpaket për shkak të mëkatit tim dhe kockat e mia po treten.
Psalmet 31:11
Jam bërë një turp për tërë armiqtë e mi, veçanërisht për të afërmit e mi dhe një tmer për të njohurit e mi; ata që më shohin rrugës, ikin larg meje.
Psalmet 31:12
Zemra e tyre më ka harruar si të isha një njeri i vdekur; i përngjaj një vazoje të thyer.
Psalmet 31:13
Sepse dëgjoi shpifjet e shumë njerëzve; rreth e qark sundon tmerri, ndërsa ata këshillohen midis tyre kundër meje dhe kurdisin komplote për të më zhdukur.
Psalmet 31:14
Por unë kam besim te ti, o Zot; kam thënë: "Ti je Perëndia im".
Psalmet 31:15
Ditët e mia janë në dorën tëndë; çliromë nga duart e armiqve të mi dhe të atyre që më përndjekin.
Psalmet 31:16
Bëj që të shkelqejë fytyra jote mbi shërbëtorin tënd; shpëtomë për hir të mirësisë sate.
Psalmet 31:18
Mbeçin pa fjalë buzët gënjeshtare, që flasin pa turp kundër të drejtit, me mëndjemadhësi dhe përçmim.
Psalmet 31:19
Sa e madhe është mirësia jote që ti u rezervon atyre që kanë frikë nga ti, dhe që ti përdor në prani të bijve të njerëzve ndaj atyre që gjejnë strehë te ti!
Psalmet 32:2
Lum ai njeri të cilin Zoti nuk e padit për paudhësi dhe në frymën e të cilit nuk ka vend mashtrimi.
Psalmet 32:4
Sepse ditë e natë dora jote rëndonte mbi mua, fuqia ime i përngjante thatësisë së verës. (Sela)
Psalmet 32:6
Prandaj çdo njeri i përshpirtshëm do të të thërrase në kohën që mund të gjendesh; edhe sikur ujërat e mëdha të vërshojnë, ato nuk do të arrijnë deri tek ai.
Psalmet 32:8
Unë do të të edukoj dhe do të të mësoj rrugën, nëpër të cilën duhet të ecësh; unë do të të këshilloj dhe do ta mbaj syrin tim mbi ty.
Psalmet 32:9
Mos u bëni si kali dhe si mushka që nuk kanë mend, goja e të cilëve duhet të mbahet me fre dhe me kapistër, përndryshe nuk të afrohen.
Psalmet 33:1
Ngazëlloni, o njerëz të drejtë, tek Zoti; lëvdimi u shkon për shtat njerëzve të drejtë.
Psalmet 33:11
Plani i Zotit mbetet përjetë dhe qëllimet e zemrës së tij për çdo brez.
Psalmet 33:12
Lum ai komb që ka Perëndinë Zotin; lum populli që ai ka zgjedhur për trashëgim të tij.
Psalmet 33:16
Mbreti nuk shpëtohet nga një ushtri e madhe; trimi nuk shpëton për shkak të forcës së tij të madhe.
Psalmet 33:19
për ta çliruar shpirtin e tyre nga vdekja dhe për t`i mbajtur të gjallë në kohë urie.
Psalmet 34:2
Shpirti im do të krenohet me Zotin; njerëzit e përulur do ta dëgjojnë dhe do të gëzohen.
Psalmet 34:4
Unë e kërkova Zotin, dhe ai m`u përgjigj dhe më çliroi nga të gjitha tmerret e mia.
Psalmet 34:5
Ata e shikuan atë dhe u ndriçuan, dhe fytyrat e tyre nuk u turpëruan.
Psalmet 34:12
Cili është ai njeri që dëshiron jetën dhe do ditë të gjata për të parë të mirën?
Psalmet 34:16
Fytyra e Zotit është kundër atyre që sillen keq, për të çrrënjosur kujtimin e tyre nga faqja e dheut.
Psalmet 35:1
O Zot, përleshu me ata që përleshen me mua; lufto me ata që luftojnë kundër meje.
Psalmet 35:3
Nxirre shtizën dhe zëru rrugën atyre që më përndjekin; thuaji shpirtit tim: "Unë jam shpëtimi yt".
Psalmet 35:4
Mbetshin të shushatur dhe të turpëruar ata që kërkojnë jetën time; kthefshin kurrizin dhe mbetshin të shushatur ata që kurdisin të keqen kundër meje.
Psalmet 35:5
U shpërndafshin si byku nga era dhe engjëlli i Zotit i dëboftë.
Psalmet 35:6
Qoftë rruga e tyre e errët dhe me shkarje, dhe Engjëlli i Zotit i përndjektë.
Psalmet 35:8
Një shkatërrim i papritur u rëntë mbi krye, i zëntë rrjeta që kanë fshehur dhe rënçin në gropën që kanë përgatitur për shkatërimin tim.
Psalmet 35:9
Atëherë shpirti im do të ngazëllejë tek Zoti dhe do të gëzohet për shpëtimin e tij.
Psalmet 35:11
Dëshmitarë të pamëshirshëm ngrihen kundër meje dhe më pyesin për gjëra për të cilat unë nuk di asgjë.
Psalmet 35:12
Të mirën e shpërblejnë me të keqen, duke e lënë kështu të pangushëlluar jetën time.
Psalmet 35:13
Megjithatë, kur ishin të sëmurë, unë vesha grathoren dhe e mundova shpirtin tim me agjerim, dhe lutesha me kokën e përkulur mbi gjoks.
Psalmet 35:14
Shkoja rreth e rrotull, sikur të ishte fjala për një shok o për vëllanë tim; shkoja fort i kërrusur nga dhembja, ashtu si një njeri që mban zi për të ëmën.
Psalmet 35:20
sepse nuk flasin kurrë për paqe, por kurdisin mashtrime kundër njerëzve paqësorë të vendit.
Psalmet 35:23
Zgjohu dhe çohu, për të më siguruar drejtësi dhe për të mbrojtur çështjen time, o Perëndi dhe Zoti im.
Psalmet 35:24
Gjykomë sipas drejtësisë sate, o Zot, Perëndia im, dhe bëj ata të mos kënaqen me mua,
Psalmet 35:26
U turpërofshin dhe u pështjellofshin gjihë ata që gezohen nga e keqja ime; u mbulofshin me turp dhe me fyerje ata që ekzaltohen kundër meje.
Psalmet 36:1
Mëkati i të pabesit i thotë zemrës sime: "Nuk ekziston asnjë frikë nga Perëndia përpara syve të tij.
Psalmet 36:6
Drejtësia jote është si malet e Perëndisë, dhe gjykimet e tua janë si një humnerë e madhe. O Zot, ti ruan njerëz dhe kafshë.
Psalmet 36:7
O Perëndi, sa e çmuar është mirësia jote! Prandaj bijtë e njerëzve gjejnë strehë nën hijen e krahëve të tu;
Psalmet 36:8
ata ngopen me bollëkun e shtëpisë sate, dhe ti u heq etjen në përroin e kënaqësive të tua.
Psalmet 36:12
Ja, ata që kryejnë paudhësi kanë rënë; i kanë rrëzuar për tokë dhe nuk mund të ringjallen përsëri.
Psalmet 37:1
Mos u dëshpëro për shkak të njerëzve të këqij; mos ki smirë ata që veprojnë me ligësi,
Psalmet 37:5
Vendose fatin tënd tek Zoti, ki besim tek ai dhe ai ka për të vepruar.
Psalmet 37:7
Rri në heshtje para Zotit dhe prite atë; mos u hidhëro për atë që i shkojnë mbarë punët e veta, për njeriun që ndjek planet e këqija të tij.
Psalmet 37:8
Hiq dorë nga zemërimi dhe lëre përbuzjen; mos u dëshpëro; kjo do të të çonte edhe ty të bëje të keqen.
Psalmet 37:14
Të pabesët kanë nxjerrë shpatën dhe kanë nderur harkun e tyre për të rrëzuar të mjerin dhe nevojtarin, për të vrarë ata që ecën drejt në rrugën e tyre.
Psalmet 37:16
Vlen më tepër e pakta e të drejtit se sa bollëku i shumë të pabesëve.
Psalmet 37:17
Sepse krahët e të pabesëve do të thyhen, por Zoti i përkrah të drejtët.
Psalmet 37:18
Zoti i njeh ditët e njerëzve të ndershëm dhe trashëgimia e tyre do të vazhdojë përjetë.
Psalmet 37:24
Por kur njeriu rrëzohet, nuk shtrihet për tokë, sepse Zoti e mban për dore.
Psalmet 37:27
Largohu nga e keqja dhe bëj të mirën, dhe do të kesh një banesë të përjetshme.
Psalmet 37:28
Sepse Zoti e do drejtësinë dhe nuk ka për t`i braktisur kurrë shenjtorët e tij; ata do të ruhen përjetë, ndërsa pasardhësit e të pabesëve do të shfarosen.
Psalmet 37:30
Nga goja e të drejtit del dituri dhe gjuha e tij flet për drejtësi.
Psalmet 37:31
Ligji i Perëndisë të tij është në zemrën e tij; hapat e tij nuk do të lëkunden.
Psalmet 37:32
I pabesi spiunon të drejtin dhe përpiqet ta vrasë.
Psalmet 37:37
Ki kujdes për njeriun e ndershëm dhe këqyr njeriun e drejtë, sepse e ardhmja e këtij njeriu do të jetë paqja.
Psalmet 38:3
Nuk ka asgjë të shëndoshë në mishin tim për shkak të zemërimit tënd; nuk ka qetësi në kockat e mia për shkak të mëkatit tim.
Psalmet 38:4
Paudhësitë e mia e kalojnë në fakt kohën time, janë si një barrë e madhe, shumë e rëndë për mua.
Psalmet 38:6
Jam krejt i kërrusur dhe i dëshpëruar; sillem tërë ditën rreth e qark duke mbajtur zi,
Psalmet 38:12
Ata që kërkojnë jetën time më ngrejnë kurthe dhe ata që duan të më bëjnë të keqen flasin për shkatërrimin dhe mendojnë mashtrime tërë ditën.
Psalmet 38:14
Po, jam si një njeri që nuk dëgjon dhe që nuk mund të përgjigjet me gojën e tij.
Psalmet 38:15
Sepse shpresoj te ti, o Zot, ti do të përgjigjesh, o Zot, Perëndia im.
Psalmet 38:18
ndërsa rrëfej mëkatin tim dhe jam tepër i shqetësuar për mëkatin,
Psalmet 38:20
Edhe ata që ma shpërblejnë të mirën me të keqen më përndjekin, sepse unë ndjek rrugën e së mirës.
Psalmet 38:21
O Zot, mos më braktis; Perëndia im, mos u largo nga unë.
Psalmet 39:1
Unë thoja: "Do të kujdesem për sjelljen time që të mos kryej mëkate me gjuhën time; do t`i vë një fre gojës sime, sa kohë që i pabesi rri para meje".
Psalmet 39:2
Kam qëndruar i heshtur dhe i qetë, i jam përmbajtur pikërisht së mirës, dhe dhembja ime është ashpërsuar.
Psalmet 39:3
Zemra më digjte përbrenda; ndërsa mendohesha, një zjarr u ndez; atëherë fola me gjuhën time:
Psalmet 39:9
Do të qëndroj në heshtje, nuk kam për të hapur gojën, sepse ti je ai që vepron.
Psalmet 39:11
Ti e korrigjon njeriun duke dënuar mëkatin e tij dhe konsumon si një krimb atë që për të është e çmuar. Po, çdo njeri nuk është veçse kotësi. (Sela)
Psalmet 39:13
Hiqe shikimin tënd nga unë, me qëllim që unë të marr përsëri fuqi para se të iki dhe të mos jem më".
Psalmet 40:1
Unë kam pritur me ngulm dhe me durim Zotin, dhe ai u përkul mbi mua dhe dëgjoi britmën time.
Psalmet 40:3
Ai vuri në gojën time një kantik të ri për të lëvduar Perëndinë tonë; shumë njerëz kanë për ta parë këtë, do të dridhen dhe do t`i besojnë Zotit.
Psalmet 40:5
O Zot, Perëndia im, të shumta janë mrekullitë që ke bërë, dhe askush nuk mund të numërojë gjërat që ke menduar për ne. Po të duhej t`i shpallja dhe t`i tregoja, do të ishin tepër për t`i radhitur.
Psalmet 40:6
Ti nuk kënaqesh as me flijime as me oferta; më ke shpuar veshët. Ti nuk ke kërkuar as olokauste as flijime për mëkatin.
Psalmet 40:7
Atëherë unë thashë: "Ja, po vij. Në rrotullin e librit shkruhet për mua.
Psalmet 40:8
Perëndia im, unë gëzohem kur zbatoj vullnetin tënd dhe ligji yt është në zemrën time".
Psalmet 40:14
U turpërofshin dhe u pështjellofshin ata që duan të shkatërrojnë jetën time. Rënçin poshtë të mbuluar nga turpi ata që gëzohen me fatkeqësitë e mia.
Psalmet 40:15
U trëmbshin për turp të tyre ata që më thonë: "Ah, ah...!".
Psalmet 40:17
Sa për mua, unë jam i varfër dhe nevojtar, por Zoti kujdeset për mua. Ti je mbështetja ime dhe çlirimtari im; Perëndia im, mos u vono.
Psalmet 41:1
Lum ai që kujdeset për të varfërin; Zoti do ta çlirojë ditën e fatkeqësisë.
Psalmet 41:4
Unë kam thënë: "O Zot, ki mëshirë për mua, ma shëro shpirtin, sepse kam mëkatuar kundër teje".
Psalmet 41:6
Në rast se dikush prej tyre vjen të më shikojë, gënjen, ndërsa zemra e tij mbledh paudhësi; pastaj del jashtë dhe e përhap rreth e rrotull.
Psalmet 41:7
Të gjithë ata që më urrejnë, pëshpëritin bashkë kundër meje; kundër meje kurdisin të keqen,
Psalmet 41:10
Por ti, o Zot, ki mëshirë për mua dhe më ço në këmbë që të mund t`ua shpaguaj.
Psalmet 41:12
Sa për mua, më ke përkrahur në ndershmërinë time dhe më ke vendosur në praninë tënde për gjithnjë.
Psalmet 41:13
Qoftë i bekuar Zoti, Perëndia i Izraelit, përjetë. Amen, amen.
Psalmet 42:1
Ashtu si suta ka një dëshirë të madhe për rrëketë e ujit, kështu shpirti im ka një dëshirë të zjarrtë për ty, o Perëndi.
Psalmet 42:2
Shpirti im ka një etje të madhe për Perëndinë, për Perëndinë e gjallë. Kur do të vij dhe do të paraqitem para Perëndisë?
Psalmet 42:3
Lotët e mia janë bërë ushqimi im ditë e natë, ndërsa më thonë vazhdimisht: "Ku është Perëndia yt?".
Psalmet 42:4
Duke kujtuar këto gjëra, brenda vetes sime i jap shfrim të lirë shpirtit tim, sepse kisha zakon të shkoja me turmën, duke e udhëhequr në shtëpinë e Perëndisë, në mes të këngëve të gëzimit dhe të lëvdimit të një turme në festë.
Psalmet 42:5
Pse ligështohesh, o shpirti im, pse vajton brënda trupit tim? Shpreso te Perëndia, sepse unë do ta kremtoj akoma për çlirimin e pranisë së tij.
Psalmet 42:6
O Perëndia im, shpirti më është ligështuar përbrenda; prandaj më kujtohesh ti nga vendi i Jordanit dhe nga majat e Hermonit, nga mali i Mitsarit.
Psalmet 42:7
Një hon thërret një hon tjetër në zhurmën e ujërave të tua; të gjitha dallgët e tua dhe valët e tua kanë kaluar përmbi mua.
Psalmet 42:8
Ditën Zoti më jep mirësinë e tij, dhe natën i ngre atij një kantik, një lutje Perëndisë të jetës sime.
Psalmet 42:9
Unë do t`i them Perëndisë, kështjellës sime: "Pse më harrove? Pse endem i veshur me rroba zie për shkak të shtypjes nga ana e armikut?".
Psalmet 42:10
Kockat e mia po vuajnë për vdekje për shkak të fyerjeve nga ana e armive të mi, që më thonë vazhdimisht: "Ku është Perëndia yt?".
Psalmet 42:11
Pse ligështohesh, shpirti im, pse rënkon përbrenda meje? Shpreso te Perëndia, sepse unë do ta kremtoj akoma; ai është shpëtimi im dhe Perëndia im.
Psalmet 43:1
Siguromë drejtësi, o Perëndi, dhe mbro çështjen time nga njerëzit e këqij; më çliro nga njeriu i rremë dhe i lig.
Psalmet 43:2
Mbasi ti je Perëndia që më jep forcë, pse më ke kthyer? Pse shkoj i veshur me rroba zie për shkak të shtypjes nga ana e armikut?
Psalmet 43:4
Atëherë un do të vij tek altari i Perëndisë, te Perëndia, që është gëzimi im dhe kënaqësia ime; do të të kremtoj me qeste, o Perëndi, Perëndia im.
Psalmet 43:5
Pse ligështohesh, shpirti im, pse rënkon brenda meje? Ki shpresë te Perëndia, sepse unë do ta kremtoj akoma, sepse ai është shpëtimi im dhe Perëndia im.
Psalmet 44:1
O Perëndi, e kemi dëgjuar me veshët tona, etërit tanë na kanë treguar veprën që ti ke bërë në ditët e tyre në kohërat e lashta.
Psalmet 44:2
Për t`i vendosur me dorën tënde ti ke shpronësuar kombet, ke çrrënjosur popuj për t`u bërë vend atyre. Në fakt nuk e pushtuan vendin me shpatën e tyre dhe nuk qe krahu i tyre që i shpëtoi, por ishte dora jote e djathtë, krahu yt dhe drita e fytyr
Psalmet 44:4
Ti je mbreti im, o Perëndi, që vendos fitoret për Jakobin.
Psalmet 44:5
Me anën tënde do të përmbysim armiqtë tanë; në emër tënd do të shkelim ata që ngrihen kundër nesh.
Psalmet 44:8
Ne do të lëvdojmë çdo ditë Perëndinë dhe do të kremtojmë emrin tënd përjetë. (Sela)
Psalmet 44:10
Ti ke bërë të kthejmë kurrizin përpara armikut, dhe ata që na urrejnë na kanë grabitur.
Psalmet 44:11
Ti na ke dhënë si dele për therje dhe na ke shpërndarë midis kombeve.
Psalmet 44:12
Ti e ke shitur popullin tënd për asgjë dhe nuk ke nxjerrë asnjë fitim nga shitja e tij.
Psalmet 44:13
Ti na bëre për turp me fqinjët tanë, u bëmë gazi dhe tallja e atyre që rrijnë rreth nesh.
Psalmet 44:14
Ti na ke bërë të jemi gazi i kombëve; përsa na përket neve, popujt tundin kokën.
Psalmet 44:15
Turpi im më rri gjithmonë përpara, dhe fytyra ime është e mbuluar nga turpi,
Psalmet 44:16
për shkak të atij që më fyen dhe më poshtëron, për shkak të armikut dhe atij që kërkon hakmarrje.
Psalmet 44:20
Po të kishim harruar emrin e Perëndisë tonë dhe po t`i kishim shtrirë duart tona drejt një perëndie të huaj,
Psalmet 44:21
a nuk do ta kishte zbuluar Perëndia këtë gjë? Në fakt ai i njeh sekretet e zemrës.
Psalmet 44:22
Po, për shkakun tënd ne vritemi çdo ditë dhe konsiderohemi si dele.
Psalmet 44:23
Zgjohu! Pse fle, o Zot? Çohu, mos na kthe për gjithnjë.
Psalmet 44:26
Çohu të na ndihmosh dhe na shpëto për hir të mirësisë sate.
Psalmet 45:2
Ti je shumë i bukur ndër të gjithë bijtë e njerëzve; buzët e tua janë plot nur, prandaj Perëndia të ka bekuar në përjetësi.
Psalmet 45:4
dhe në madhështinë tënde shko përpara mbi qerren fitimtare për çështjen e së vërtetës, të shpirtmadhësisë dhe të drejtësisë, dhe dora jote e djathtë do të të tregojë vepra të tmerrshme.
Psalmet 45:6
Froni yt, o Perëndi, vazhdon në përjetësi; skeptri i mbretërisë sate është një skeptër drejtësie.
Psalmet 45:7
Ti e do drejtësinë dhe urren mbrapshtinë; prandaj Perëndia, Perëndia yt, të ka vajosur me vaj gëzimi përmbi shokët e tu.
Psalmet 45:11
dhe mbreti do të dëshirojë me të madhe bukurinë tënde; bjer përmbys para tij, sepse ai është Zoti yt.
Psalmet 45:16
Bijtë e tu do të zënë vendin e etërve të tu; ti do t`i bësh princa për tërë tokën.
Psalmet 45:17
Unë do të shpall kujtimin e emrit tënd për të gjitha brezat; prandaj popujt do të të kremtojnë në përjetësim, përjetë.
Psalmet 46:1
Perëndia është për ne një streh dhe një forcë, një ndihmë gjithnjë e gatshme në fatkeqësi.
Psalmet 46:4
Është një lumë brigjet e të cilit mbushin me gëzim qytetin e Perëndisë, vendin e shenjtë ku banon shumë i Larti.
Psalmet 46:5
Perëndia është në mes të tij, ai nuk do të luajë nga vendi; Perëndia do ta ndihmojë në dritat e para të mëngjesit.
Psalmet 46:7
Zoti i ushtrive është me ne; Perëndia i Jakobit është streha jonë. (Sela)
Psalmet 46:10
Ndaluni dhe pranoni që jam Perëndi; do të ngrihem lart midis kombeve, do të ngrihem lart mbi tokë.
Psalmet 46:11
Zoti i ushtrive është me ne; Perëndia i Jakobit është streha jonë. (Sela)
Psalmet 47:1
Duartrokisni, o popuj; kremtojeni Perëndinë me britma triumfi.
Psalmet 47:4
Ai do të zgjedhë për ne trashëgiminë tonë, lavdinë e Jakobit që ai e do. (Sela)
Psalmet 47:5
Perëndia është ngritur në mes brohoritjesh gëzimi, Zoti me tingujt e borive.
Psalmet 47:6
Këndojini lavde Perëndisë tonë, këndojini lavde! Këndojini lavde mbretit tonë, këndojini lavde!
Psalmet 47:7
Sepse Perëndia është mbreti i gjithë dheut, këndojini lavde me zotësi.
Psalmet 47:8
Perëndia mbretëron mbi kombet; Perëndia ulet mbi fronin e tij të shenjtë.
Psalmet 47:9
Princat e popujve, populli i Perëndisë të Abrahamit, janë mbledhur bashkë; sepse Perëndisë i përkasin mburojat e tokës; atë e lëvdojnë me të madhe.
Psalmet 48:1
I madh është Zoti dhe meriton të lëvdohet në kulm në qytetin e Perëndisë tonë, në malin e tij të shenjtë.
Psalmet 48:2
I bukur për nga lartësia e tij, gëzimi i gjithë dheut është mali i Sionit, nga ana e veriut, qyteti i Mbretit të madh.
Psalmet 48:3
Në pallatet e tij Perëndia u bë i njohur si një kala e papushtueshme.
Psalmet 48:4
Ja, mbretërit ishin mbledhur dhe shikonin përpara bashkarisht,
Psalmet 48:8
Siç e kishim dëgjuar, ashtu pamë në qytetin e Zotit disa ushtri, në qytetin e Perëndisë tonë; Perëndia do ta bëjë të qëndrueshëm përjetë.
Psalmet 48:9
Në tempullin tënd, o Perëndi, ne kemi rënë në mendime mbi mirësinë tënde.
Psalmet 48:10
Ashtu si emri yt, o Perëndi, kështu lëvdimi yt arrin deri në skajet e tokës; dora jote e djathtë është tërë drejtësi.
Psalmet 48:11
Le të gëzohet mali Sion, le të ngazëllojnë vajzat e Judës për gjykimet e tua.
Psalmet 48:14
Sepse ky Perëndi është Perëndia ynë në përjetësi, përjetë, gjithnjë; ai do të jetë udhëheqësi ynë deri në vdekje.
Psalmet 49:7
Asnjeri nuk mund të shpengojë kurrsesi vëllanë e tij, as t`i japë Perëndisë çmimin e shpengimit të tij,
Psalmet 49:9
për të bërë që ai të jetojë përjetë dhe të mos shohë gropën.
Psalmet 49:11
Me mendjen e tyre ata pandehin se shtëpitë e tyre do të qëndrojnë për gjithnjë, që banesat e tyre janë të përjetshme; dhe kështu u vënë tokave emrin e tyre.
Psalmet 49:14
Shtyhen si dele në drejtim të Sheolit; vdekja do t`i përpijë dhe në mëngjes njerëzit e drejtë do të sundojnë mbi ta. Luksi i tyre do të marrë fund në Sheol, larg banesës së tyre.
Psalmet 49:15
Por Perëndia im do ta shpengojë shpirtin tim nga pushteti i Sheolit, sepse ai do të më pranojë. (Sela)
Psalmet 50:1
Perëndia i plotfuqishëm, Zoti ka folur dhe ka thirrur në mbledhje gjithë dheun, nga lindja në perëndim.
Psalmet 50:2
Nga Sioni, përsosmëri e bukurisë, Perëndia shkëlqen.
Psalmet 50:3
Perëndia ynë do të vijë dhe nuk do të rijë në heshtje; do të paraprihet nga një zjarr shkatërrimtar dhe rreth tij do të ketë një furtunë të madhe.
Psalmet 50:4
Ai do të thërresë qiejtë nga lart dhe tokën për të gjykuar popullin e tij,
Psalmet 50:6
Dhe qiejtë do të shpallin drejtësinë e tij, sepse vetë Perëndia është gjykatësi. (Sela)
Psalmet 50:7
"Dëgjo, o populli im, dhe unë do të flas; dëgjo, o Izrael, dhe unë do të dëshmoj kundër teje. Unë jam Perëndia, Perëndia yt.
Psalmet 50:8
Nuk do të të qortoj për flijimet e tua as për olokaustet e tua që më rrijnë gjithnjë përpara.
Psalmet 50:12
Po të kisha uri, nuk do ta thoja; sepse bota dhe sa ajo përmban janë të miat.
Psalmet 50:14
Dhuroji Perëndisë flijime lëvdimi dhe plotëso zotimet e tua që i ke bërë Shumë të Lartit.
Psalmet 50:16
Por të pabesit Perëndia i thotë: "Çfarë të drejte ke ti të përmëndësh statutet e mia dhe të kesh mbi buzët e tua besëlidhjen time,
Psalmet 50:21
Ti i ke bërë këto gjëra dhe unë kam heshtur; ti ke menduar që unë jam krejt i ngjashëm me ty. Por unë do të të përgjigjem dhe do të vë çdo gjë para syve të tu.
Psalmet 50:22
Tani kuptoni këtë gjë ju që harroni Perëndinë, që unë të mos ju bëjë copë-copë dhe askush të mos ju çlirojë dot.
Psalmet 50:23
Ai që ofron flijime lëvdimi më përlëvdon dhe atij që sillet drejt do t`i tregoj shpëtimin e Perëndisë".
Psalmet 51:1
Ki mëshirë për mua, o Perëndi, sipas mirësisë sate; për dhembushurinë e madhe që ke fshiji të ligat që kam bërë.
Psalmet 51:3
Sepse i pranoj të ligat që kam bërë, dhe mëkati im më rri gjithnjë përpara.
Psalmet 51:4
Kam mëkatuar kundër teje, vetëm kundër teje, dhe kam bërë atë që është e keqe për sytë e tu, me qëllim që ti të njihesh i drejtë kur flet dhe i ndershëm kur gjykon.
Psalmet 51:10
O Perëndi, krijo tek unë një zemër të pastër dhe përtëri tek unë një frymë të patundur.
Psalmet 51:12
Kthemë gëzimin e shpëtimit dhe përkahmë me frymë dashamirës.
Psalmet 51:14
Çliromë nga gjaku i derdhur, o Perëndi, Perëndi i shpëtimit tim, dhe gjuha ime do të kremtojë tërë gaz drejtësinë tënde.
Psalmet 51:16
Ti në fakt nuk ndjen ndonjë kënaqësi në flijim, përndryshe do ta ofroja, nuk të pëlqen as olokausti.
Psalmet 51:17
Flijimet e Perëndisë janë frymë e thyer; o Perëndi, ti nuk e përçmon zemrën e thyer dhe të penduar.
Psalmet 51:18
Bëj të mirën Sionit për dashamirësinë tënde, ndërto muret e Jeruzalemit.
Psalmet 52:1
Pse mburresh me të keqen, o njeri i fuqishëm? Mirësia e Perëndisë është e përjetshme.
Psalmet 52:3
Ty të pëlqen e keqja ndaj së mirës, gënjeshtra më tepër se e folura drejt. (Sela)
Psalmet 52:5
Prandaj Perëndia do të të shkatërrojë për gjithnjë; ai do të të kapë, do të të heqë nga çadra jote dhe do të të shkulë nga toka e të gjallëve. (Sela)
Psalmet 52:6
Të drejtët do ta shohin, do të kenë frikë dhe do ta përqeshin atë, duke thënë:
Psalmet 52:7
"Ky është njeriu që nuk e kishte bërë Perëndinë kështjellë të tij; por kishte besim në bollëkun e pasurive të tij dhe bëhej i fortë nga ligësia e tij".
Psalmet 52:8
Por unë jam si një dru ulliri që gjelbëron në shtëpinë e Perëndisë; kam besim gjithnjë në mirësinë e Perëndisë.
Psalmet 52:9
Do të të kremtoj gjithnjë për sa ke bërë, dhe në prani të shenjtorëve të tu do të kem shpresë të patundur në emrin tënd, sepse ai është i mirë.
Psalmet 53:1
Njeriu i pamend në zemër të vet ka thënë: "Perëndi nuk ka". Janë të korruptuar, bëjnë gjëra të neveritshme; s`ka njeri që të bëjë të mirën.
Psalmet 53:2
Perëndia shikon nga qielli bijtë e njerëzve, për të parë në se ndonjë prej tyre ka mend dhe kërkon Perëndinë.
Psalmet 53:4
Nuk kanë asnjë dije këta veprues të paudhësisë që gllabërojnë popullin tim sikur të hanin bukë, dhe nuk kërkojnë Perëndinë?
Psalmet 53:5
Sepse i ka zënë një frikë e madhe, aty kur nuk kishte arsye për frikë, sepse Perëndia i ka shpërndarë eshtrat e atyre që ngrihen kundër teje. Ti e mbulove me turp, sepse Perëndia i ka hedhur poshtë.
Psalmet 53:6
Kush do të dërgojë nga Sioni shpëtimin e Izraelit? Kur Perëndia do të rivendosë fatin e popullit të tij në robëri, Jakobi do të ngazëllojë, Izraeli do të gëzohet.
Psalmet 54:1
O Perëndia im, më shpëto me emrin tënd dhe siguromë drejtësi me fuqinë tënde.
Psalmet 54:2
O Perëndia im, dëgjo lutjen time dhe vëru veshin fjalëve të gojës sime.
Psalmet 54:3
Sepse disa të huaj janë ngritur kundër meje dhe njerëz të furishëm kërkojnë jetën time, njerëz që nuk e kanë Perëndinë para syve të tyre. (Sela)
Psalmet 54:4
Ja, Perëndia është ndihma ime, Zoti e përkrah jetën time.
Psalmet 54:5
Ai do t`i ndëshkojë armiqtë e mi për të keqen që më kanë bërë; në besnikërinë tënde shkatërroji.
Psalmet 55:1
O Perëndi, vëri veshin lutjes sime dhe ki parasysh kërkesën time.
Psalmet 55:2
Dëgjo kërkesën time dhe përgjigjmu; ankohem vazhdimisht dhe rënkoj,
Psalmet 55:3
për zërin e armikut, për shtypjen e të pabesit; sepse më bien mbi kurriz disa fatkeqësi dhe në zemërimin e tyre më ndjekin këmba këmbës.
Psalmet 55:6
Prandaj kam thënë: "Ah, sikur të kisha krahë si një pëllumb! Do të fluturoja larg për të gjetur prehje.
Psalmet 55:8
Do të shpejtoja për të gjetur një strehë nga era e furishme dhe nga furtuna".
Psalmet 55:12
Sepse nuk ka qenë një armiku im që tallej me mua, përndryshe do ta kisha duruar; nuk ka qenë një që më urrente ai që u ngrit kundër meje, ndryshe do t`i isha fshehur atij.
Psalmet 55:14
Bënim bashkë biseda të këndshme dhe shkonim bashkë në shtëpinë e Perëndisë.
Psalmet 55:16
Sa për mua, do t`i kërkoj ndihmë Perëndisë, dhe Zoti do të më shpëtojë.
Psalmet 55:19
Perëndia do të më dëgjojë dhe ka për t`i poshtëruar, ai që ulet si sovran gjithnjë, sepse ata nuk ndryshojnë dhe nuk kanë frikë nga Perëndia. (Sela)
Psalmet 55:23
Por ti, o Perëndi, do t`i zbresësh këta në pusin e humbjes; njerëzit gjakatarë dhe hileqarë nuk do të arrijnë në gjysmën e ditëve të tyre; por unë do të kem besim te ti.
Psalmet 56:1
Ki mëshirë për mua, o Perëndi, sepse njerëzit do të donin të më përpijnë; më luftojnë vazhdimisht me sulmet e tyre.
Psalmet 56:2
Armiqtë e mi do të donin vazhdimisht të më përpijnë. Po, janë të shumtë ata që më luftojnë në kryelartësinë e tyre.
Psalmet 56:4
Me ndihmën e Perëndisë do të kremtoj fjalën e tij; kam vënë besimin tim te Perëndia, nuk do të kem frikë. Çfarë mund të më bëjë njeriu?
Psalmet 56:7
Ata mendojnë të shpëtojnë me anë të ligësisë; në zemërimin tënd, o Perëndi, hidhi për tokë popujt.
Psalmet 56:9
Ditën që do të të thërrasë ty, armiqtë e mi do të kthejnë krahët. Këtë e di, sepse Perëndia është për mua.
Psalmet 56:10
Me ndihmën e Perëndisë do të kremtoj fjalën e tij; me ndihmën e Zotit do të kremtoj fjalën e tij.
Psalmet 56:11
Kam vënë besimin tim te Perëndia, nuk do të kem frikë. Çfarë mund të më bëjë njeriu?
Psalmet 56:12
Kushtet që kam lidhur me ty, o Perëndi, më detyrojnë. Do të të lëvdoj.
Psalmet 56:13
Sepse ti ke çliruar shpirtin tim nga vdekja dhe ke ruajtur këmbët e mia nga rënia, në mënyrë që unë të eci përpara Perëndisë në dritën e të gjallëve.
Psalmet 57:1
Ki mëshirë për mua, o Perëndi, ki mëshirë për mua, sepse shpirti im gjen strehë te ti; gjej strehë në hijen e krahëve të tu deri sa të kalojnë fatkeqësitë.
Psalmet 57:2
Unë do t`i thërras Perëndisë, Shumë të Lartit, Perëndisë që kryen çdo gjë për mua.
Psalmet 57:3
Ai do të dërgojë nga qielli për të më shpëtuar, ai qorton ashpër atë që dëshiron të më përpijë. (Sela) Perëndia do të dërgoj mirësinë e tij dhe të vërtetën e tij.
Psalmet 57:5
U lartofsh mbi qiejtë, o Perëndi; shkëlqeftë lavdia jote mbi të gjithë tokën.
Psalmet 57:7
Zemra ime është e prirur mirë, o Perëndi, zemra ime është e prirur mirë; unë do të këndoj dhe do të lëvdoj.
Psalmet 57:11
U lartofsh mbi qiejtë, o Perëndi; lavdia jote shkëlqeftë mbi të gjithë tokën.
Psalmet 58:2
Në zemrën tuaj ju bluani përkundrazi të keqen; duart tuaja përhapin dhunën mbi tokë.
Psalmet 58:5
për të mos dëgjuar zërin e magjistarëve apo të atij që është i aftë të bëjë magji.
Psalmet 58:6
O Perëndi, thyej dhëmbët e tyre në gojë; o Zot, thyej dhëmbët e luanëve.
Psalmet 58:11
Dhe njerëzia do të thotë: "Me siguri ka një shpërblim për të drejtin; me siguri ka një Perëndi që gjykon mbi tokë".
Psalmet 59:1
Më çliro nga armiqtë e mi, o Perëndia im; më vër në një vend të sigurt aty lart, larg atyre që ngrihen kundër meje.
Psalmet 59:4
Megjithëse nuk ekziston ndonjë gabim nga ana ime, ata nxitojnë dhe përgatiten; zgjohu që të më vish në ndihmë dhe shiko.
Psalmet 59:5
Prandaj ti, o Zot, Perëndia i ushtrive, Perëndia i Izraelit, zgjohu, për të ndëshkuar tërë kombet; mos fal asnjë prej atyre që veprojnë në mënyrë të pabesë. (Sela)
Psalmet 59:6
Ata kthehen në mbrëmje, ulërijnë si qentë dhe sillen nëpër qytet.
Psalmet 59:9
O forca ime, do të shikoj ty, sepse Perëndia është kështjella ime.
Psalmet 59:10
Perëndia im i dhembshur do të më dalë përballë; Perëndia im do të më bëjë të shoh atë që dëshiroj mbi armiqtë e mi.
Psalmet 59:12
Për mëkatin e gojës së tyre dhe për fjalët e buzëve të tyre i zëntë laku i kryelartësisë së tyre, për shkak të mallkimeve dhe të gënjeshtrave që thonë.
Psalmet 59:13
Asgjesoji në zemërimin tënd, asgjesoji dhe mos qofshin më; dhe le të dinë që Perëndia mbretëron te Jakobi dhe deri në kufijtë e tokës. (Sela)
Psalmet 59:14
Në mbrëmje ata kthehen, ulërijnë si qentë dhe sillen nëpër qytet.
Psalmet 59:15
Enden për të kërkuar ushqim dhe po të jetë se nuk e gjejnë për të ngrënë, e kalojnë natën duke u ankuar.
Psalmet 59:16
Por unë do të kremtoj fuqinë tënde dhe në mëngjes do të lëvdoj me zë të lartë mirësinë tënde, sepse ti ke qenë për mua një kështjellë dhe një strehë ditën e fatkeqësisë.
Psalmet 59:17
O forca ime, ty do të këndoj lavdet, sepse ti, o Perëndi, je kështjella ime, Perëndia që ka mëshirë për mua.
Psalmet 60:1
O Perëndi, ti na ke prapsur, na ke shpërndarë, je zemëruar; tani na rivendos.
Psalmet 60:5
Shpëto me dorën tënde të djathtë dhe përgjigjmu, me qëllim që ata që ti i do të çlirohen.
Psalmet 60:6
Perëndia ka folur në shenjtërinë e tij: "Unë do të triumfoj, do të ndaj Sikemin dhe do të mas luginën e Sukothit.
Psalmet 60:10
A nuk do të jesh pikërisht ti, o Perëndi, që na ke prapsur? Nuk do të dalësh më, o Perëndi, me ushtritë tona?
Psalmet 60:12
Me Perëndinë do të kryejmë trimëri, dhe ai do të shkelë armiqtë tanë.
Psalmet 61:1
O Perëndi, dëgjo britmën time; dëgjo me vëmendje lutjen time.
Psalmet 61:3
sepse ti ke qenë një strehë për mua dhe një kështjellë e fortifikuar para armikut.
Psalmet 61:4
Unë do të banoj në çadrën tënde për gjithnjë, do të kërkoj strehë në hijen e krahëve të tu. (Sela)
Psalmet 61:5
Sepse ti, o Perëndi, ke plotësuar kërkesat e mia, më ke dhënë trashëgiminë e atyre që kanë frikë nga emri yt.
Psalmet 61:6
Ti do t`i shtosh ditë të tjera jetës së mbretit; vitet e tij vazhdofshin për shumë breza.
Psalmet 61:7
Ai do të qëndrojë për gjithnjë në prani të Perëndisë; jepi urdhër mirësisë dhe së vërtetës ta ruajnë.
Psalmet 61:8
Kështu do t`i këndoj përjetë lavde emrit tënd dhe do t`i plotësoj zotimet e mia ditë për ditë.
Psalmet 62:1
Shpirti im gjen prehje vetëm te Perëndia; nga ai vjen shpëtimi im.
Psalmet 62:3
Deri kur do të vërtiteni kundër një njeriu, për të kërkuar të gjithë së bashku ta vrisni, ashtu si bëhet me një mur që bën bark dhe një gardh që lëkundet?
Psalmet 62:5
Shpirti im, gjej prehje vetëm te Perëndia, sepse shpresa ime vjen nga ai.
Psalmet 62:7
Te Perëndia është shpëtimi im dhe lavdia ime; kështjella ime e fortë dhe streha ime janë te Perëndia.
Psalmet 62:8
Ki besim tek ai vazhdimisht, o popull, hap zemrën tënde para tij; Perëndia është streha jonë. (Sela)
Psalmet 62:11
Perëndia ka folur një herë; dy herë kam dëgjuar këtë, që fuqia i përket Perëndisë;
Psalmet 62:12
edhe ty, o Zot, të përket mirësia, sepse do të shpërblesh cilindo sipas veprave të tij.
Psalmet 63:1
O Perëndi, ti je Perëndia im, unë të kërkoj në mëngjes; shpirti im është i etur për ty; ty të dëshiron mishi im në tokë të thatë dhe të djegur, pa ujë.
Psalmet 63:3
Me qenë se mirësia jote vlen më tepër se jeta, buzët e mia do të të lëvdojnë.
Psalmet 63:9
Por ata që kërkojnë jetën time për ta shkatërruar, do të zbresin në pjesët më të ulta të tokës.
Psalmet 63:11
Por mbreti do të gëzohet te Perëndia; kushdo që betohet për të do të përlëvdohet, sepse goja e gënjeshtrave do të detyrohet të mbyllet.
Psalmet 64:1
Dëgjo zërin tim, o Perëndi, në vajtimin që të drejtoj ty; ruaje jetën time nga tmerri i armikut.
Psalmet 64:4
për të goditur fshehurazi të pafajmin; e godasin papritur pa asnjë frikë.
Psalmet 64:5
I japin zemër njeri tjetrit në veprime të liga; flasin si të na vënë kurthe dhe thonë: "Kush ka për t`i parë?".
Psalmet 64:6
Kurdisin gjëra të këqija dhe thonë: "Kemi përgatitur një plan të përsosur". Mendimet e fshehura dhe zemra e njeriut janë të panjohëshme.
Psalmet 64:7
Por Perëndia do të hedhë kundër tyre shigjetat e tij dhe ata do të rrëzohen papritur.
Psalmet 64:8
Ata do të bien dhe e keqja që kanë bërë gjuhët e tyre do të bjerë mbi ta; kushdo që ka për t`i parë do të tundë kokën.
Psalmet 64:9
Atëherë tërë njerëzit do të kenë frikë dhe do të tregojnë veprën e Perëndisë, dhe do të njohin atë që ai ka bërë.
Psalmet 64:10
I drejti do të gëzohet tek Zoti dhe do të kërkojë strehë tek ai, dhe të gjihë të drejtët nga zemra do të përlëvdohen.
Psalmet 65:1
Ty, o Perëndi, të përket lëvdimi në Sion; dhe do të kryhen zotimet para teje.
Psalmet 65:3
Mëkatet më kishin mundur, por ti siguron faljen për shkeljet tona.
Psalmet 65:5
Në drejtësinë tënde, ti na përgjigjesh me vepra të tmerrshme, o Perëndia i shpëtimit tonë, ti që je shpresa e skajeve të tokës dhe e deteve të largëta.
Psalmet 65:8
Dhe ata që banojnë në skajet e tokës kanë frikë nga mrekullitë e tua; ti bën që të shpërthejnë britma gëzimi nga lindja dhe nga perëndimi.
Psalmet 65:9
Ti e viziton tokën dhe bën që ajo të prodhojë më tepër, e pasuron në një masë të madhe; lumi i Perëndisë është plot ujë; ti u siguron njerëzve grurin e tyre, mbasi e ke përgatitur tokën.
Psalmet 66:1
Lëshoni klithma gëzimi Perëndisë, ju të gjithë banorë të tokës;
Psalmet 66:3
I thoni Perëndisë: "Sa të tmerrshme janë veprat e tua! Për shkak të madhështisë së fuqisë sate armiqtë e tu do të të nënshtrohen ty.
Psalmet 66:4
Tërë toka do të të adhurojë dhe do të këndojë për ty, do të këndojë lëvdimet e emrit tënd. (Sela)
Psalmet 66:5
Ejani dhe admironi atë që Perëndia ka bërë; ai është i tmerrshëm në veprat tij për bijtë e njerëzve.
Psalmet 66:7
Me fuqinë e tij ai mbretëron në përjetësi; sytë e tij këqyrin kombet. Mos lejoni që rebelët të ngrenë krye. (Sela)
Psalmet 66:8
Ju o popuj, bekoni Perëndinë tonë; dhe shpallni me zë të lartë lëvdimin e tij.
Psalmet 66:10
Sepse ti na ke vënë në provë, o Perëndi, na ke pastruar ashtu si pastrohet argjendi.
Psalmet 66:12
Ke bërë që njerëzit të ecin me kalë mbi kokën tonë; kemi kaluar nëpër zjarr dhe nëpër ujë, por ti na ke nxjerrë jashtë në një vend të freskët.
Psalmet 66:16
Ejani dhe dëgjoni, ju të gjithë që i trëmbeni Perëndisë, dhe unë do t`ju tregoj atë që ai bëri për shpirtin tim.
Psalmet 66:17
I thirra atij me gojën time dhe e përlëvdova me gjuhën time.
Psalmet 66:19
Por Perëndia më dëgjoi dhe i kushtoi kujdes zërit të lutjes sime.
Psalmet 66:20
Qoftë i bekuar Perëndia, që nuk e hodhi poshtë lutjen time dhe nuk më mohoi mirësinë e tij.
Psalmet 67:1
Perëndia pastë mëshirë për ne dhe na bekoftë; Perëndia e bëftë fytyrën e tij të shkëlqejë mbi ne, (Sela)
Psalmet 67:3
Popujt do të të kremtojnë, o Perëndi, të gjithë popujt do të të kremtojnë.
Psalmet 67:5
Le të të lëvdojnë popujt, o Perëndi, le të të lëvdojnë tërë popujt.
Psalmet 67:6
Toka do të prodhojë frytin e vet; Perëndia, Perëndia ynë, do të na bekojë.
Psalmet 67:7
Perëndia do të na bekojë dhe tërë skajet e tokës do ta kenë frikë.
Psalmet 68:1
Perëndia u çoftë dhe u shpërndafshin armiqtë e tij, dhe ata që e urrejnë ikshin para tij.
Psalmet 68:2
Ti do t`i shpërndash ashtu si zhdavaritet tymi, ashtu si shkrihet dylli para zjarrit; kështu do të vdesin të pabesët përpara Perëndisë.
Psalmet 68:3
Por të drejtët do të gëzohen, do të ngazëllohen përpara Perëndisë dhe do të galdojnë me këngë gëzimi.
Psalmet 68:4
Këndojini Perëndisë, këndojini lavde emrit të tij; pregatitini rrugën atij që kalon me kalë në shkretëtirë; emri i tij është Zoti; ngazëlloni para tij.
Psalmet 68:5
Perëndia në banesën e tij të shenjtë është babai i jetimëve dhe mbrojtësi i të vejave.
Psalmet 68:6
Perëndia bën që i vetmuari të banojë në një familje, çliron të burgosurit dhe siguron begatinë; por rebelët mbeten në tokë të djegur.
Psalmet 68:7
O Perëndi, kur dole përpara popullit tënd, kur marshove nëpër shkretëtirë. (Sela)
Psalmet 68:8
toka u drodh; edhe qiejtë lëshuan ujë në prani të Perëndisë, vetë Sinai u drodh në prani të Perëndisë, Perëndisë të Izraelit.
Psalmet 68:9
Ti ke derdhur një shi të bollshëm, o Perëndi, dhe i ke dhënë përsëri fuqi trashëgimisë sate.
Psalmet 68:10
Kopeja jote gjeti një banesë dhe në mirësinë tënde, o Perëndi, je kujdesur për të varfërit.
Psalmet 68:13
Edhe në se keni mbetur për të pushuar ndër vatha, ju jeni si krahët e pëllumbeshës të mbuluara me argjend dhe si pendët e saj të arta që shkëlqejnë".
Psalmet 68:14
Kur i Plotfuqishmi i shpërndau mbretërit në vend, Tsalmoni u mbulua me borë.
Psalmet 68:15
Një mal i Perëndisë është mali i Bashanit, një mal me shumë maja është mali i Bashanit.
Psalmet 68:16
O male me shumë maja pse shikoni me zili malin që Perëndia ka zgjedhur për banesë të tij? Po, Zoti do të banojë atje përjetë.
Psalmet 68:17
Qerret e Perëndisë janë një mori, mijëra e mijëra, Zoti është midis tyre ashtu si në Sinai, në shenjtërinë e tij.
Psalmet 68:18
Ti je ngjitur lart, ke burgosur robërinë, ke marrë dhurata nga njerëzit edhe nga rebelët, me qëllim që ti, o Zot Perëndi të mund të qëndrosh atje.
Psalmet 68:19
I bekuar qoftë Zoti, që për ditë mbart barrat tona; ai është Perëndia i shpëtimit tonë. (Sela)
Psalmet 68:20
Perëndia është për ne Perëndia që çliron, dhe Zotit, Zotit, i përket çlirimi nga vdekja.
Psalmet 68:21
Po, Perëndia do të shtypë kokën e armiqve të tij, kokën me flokë të gjata të atyre që ecin në mëkat të tij.
Psalmet 68:24
Ata kanë parë varganin tënd, o Perëndi, varganin e Perëndisë tim, e Mbretit tim në shenjtërore.
Psalmet 68:25
Këngëtarët ecnin përpara, ata që u binin veglave vinin në fund, dhe në mes qëndronin vajzat që u binin dajreve.
Psalmet 68:26
Bekoni Perëndinë në kuvendet; bekoni Zotin ju që jeni nga gurra e Izraelit.
Psalmet 68:28
Perëndia yt ka vendosur forcën tënde; forco, o Perëndi, sa ke bërë për ne.
Psalmet 68:29
Për shkak të tempullit tënd në Jeruzalem, mbretërit do të të sjellin dhurata.
Psalmet 68:30
Shaj kafshën e kallamishteve, tufën e demave me viçat e popujve, deri sa të poshtërohen duke sjellë shufra argjendi; shpërndaji popujt që kënaqen duke bërë luftë.
Psalmet 68:31
Nga Egjipti do të sjellin metal që shkëlqen, Etiopia do të nxitojë t`i shtrijë Perëndisë duart e saj.
Psalmet 68:32
O mbretëri të tokës, këndojini Perëndisë; këndojini lavde Zotit, (Sela)
Psalmet 68:33
atij që shkon me kalë mbi qiejtë e qiejve të përjetshme, ai nxjerr zërin e tij, një zë të fuqishëm.
Psalmet 68:34
Pranoni fuqinë e Perëndisë, madhështia e tij qëndron mbi Izraelin dhe fuqia e tij është në qiejtë.
Psalmet 68:35
O Perëndi, ti je i tmerrshëm nga shenjtorja jote; Perëndia i Izraelit është ai që i jep forcë dhe fuqi popullit. I bekuar qoftë Perëndia!
Psalmet 69:1
Shpëtomë, o Perëndi, se ujërat më kanë arritur deri në grykë.
Psalmet 69:3
Jam lodhur duke bërtitur, gryka më është tharë; sytë e mi konsumohen në pritje të Perëndisë tim.
Psalmet 69:5
O Perëndi, ti e di marrëzinë time dhe fajet e mia nuk të janë fshehur.
Psalmet 69:6
Mos u ngatërrofshin për shkakun tim ata që kanë shpresë te ti, o Zot, Zoti i ushtrive; mos u turpërofshin për shkakun tim ata që të kërkojnë, o Perëndi i Izraelit.
Psalmet 69:7
Për hir të dashurisë sate unë po heq një poshtërim dhe turpi më mbulon fytyrën.
Psalmet 69:8
Unë jam i bërë një i huaj për vëllezërit e mi dhe për bijtë e nënes sime.
Psalmet 69:9
Sepse zelli i shtëpisë sate më ka përpirë dhe fyerjet e rënda të atij që të fyen kanë rënë mbi mua.
Psalmet 69:11
Kam veshur madje si rroba një thes, por u bëra për ta objekt talljeje.
Psalmet 69:12
Ata që ulen te porta flasin për mua, dhe u bëra kënga e pijanecëve.
Psalmet 69:13
Por sa për mua, o Zot, lutja ime të drejtohet ty, o Zot, në kohë të pranueshme; në dhembshurinë tënde të madhe përgjigjmu, o Perëndi, në shpëtimin tënd të siguruar.
Psalmet 69:15
Mos më mbuloftë rryma e ujërave, mos më përpiftë humnera dhe mos u mbylltë gryka e pusit mbi mua.
Psalmet 69:16
Përgjigjmu, o Zot, sepse mirësia jote është e çmuar; në dhembshuritë e tua të mëdha sillu nga unë.
Psalmet 69:17
Mos e fshih fytyrën tënde nga shërbëtori yt, sepse jam në ankth; nxito të më përgjigjesh.
Psalmet 69:20
Fyerja e rëndë më ka copëtuar zemrën dhe jam plot hidhërime; prita dikë që të më përdëllentë por më kot; prita dikë që të më ngushëllonte, por nuk u paraqit asnjë.
Psalmet 69:21
Më dhanë përkundrazi vrer në vend të ushqimit dhe për të ma shuar etjen më dhanë për të pirë uthull.
Psalmet 69:26
sepse përndjekin atë që ti ke goditur dhe flasin me kënaqësi për dhembjen e atyre që ti ke plagosur.
Psalmet 69:29
Tani jam i hidhëruar dhe i dëshpëruar; shpëtimi yt, o Perëndi, më lartoftë.
Psalmet 69:30
Unë do ta kremtoj emrin e Perëndisë me një këngë, dhe do ta madhështoj me lavde.
Psalmet 69:31
Dhe kjo do t`i pëlqejë Zotit më tepër se një ka o një dem me brirë dhe thonj.
Psalmet 69:32
Njerëzit e përulur do të shohin dhe do të gëzohen; dhe për ju që kërkoni Perëndinë, u përtëriftë zemra juaj.
Psalmet 69:33
Sepse Zoti kënaq nevojtarët dhe nuk përçmon robërit e tij.
Psalmet 69:35
Sepse Perëndia do të shpëtojë Sionin dhe do të rindërtojë qytetet e Judës; atëherë ata do të banojnë në to dhe do t`i zotërojnë.
Psalmet 70:1
O Perëndi, nxito të më çlirosh. O Zot, nxito të më ndihmosh.
Psalmet 70:2
U turpërofshin dhe u hutofshin ata që kërkojnë jetën time; kthefshin kurrizin dhe u mbulofshin me turp ata që kërkojnë të keqen time.
Psalmet 70:3
Kthefshin kurrizin për shkak të turpit të tyre ata që thonë: "Ah, ah!".
Psalmet 70:4
U gëzofshin dhe ngazëllofshin te ti të gjithë ata që të kërkojnë, dhe ata që duan shpëtimin tënd thënçin vazhdimisht: "U përlëvdoftë Perëndia!".
Psalmet 70:5
Por unë jam i varfër dhe nevojtar; o Perëndi, nxito të më vish në ndihmë; ti je ndihma ime dhe çlirimtari im; o Zot, mos vono.
Psalmet 71:3
Ti je për mua një kështjellë shpëtimi, ku unë mund të shkoj gjithnjë; ti ke urdhëruar shpëtimin tim, sepse je shkëmbi dhe kështjella ime.
Psalmet 71:4
Perëndia im, më çliro nga dora e të pabesit, nga dora e të çoroditurit dhe të atij që përdor dhunën.
Psalmet 71:6
Ti ke qenë përkrahja ime qysh në bark të nënes sime; ti më nxore nga barku i nënës sime; ty do të drejtohet gjithnjë lëvdimi im.
Psalmet 71:7
Jam bërë për shumë njerëz si një mrekulli, por ti je streha e fortë.
Psalmet 71:11
duke thënë: "Perëndia e ka braktisur; ndiqeni dhe kapeni, sepse nuk ka njeri që ta çlirojë".
Psalmet 71:12
O Perëndi, mos u largo nga unë; Perëndia im, nxito të më ndihmosh.
Psalmet 71:14
Por unë do të kem shpresa gjithnjë dhe do të të lëvdoj gjithnjë e më tepër.
Psalmet 71:17
O Perëndi, ti më ke mësuar që në fëmijëri; dhe deri më sot unë kam shpallur mrekullitë e tua.
Psalmet 71:18
Edhe tani që jam plakur dhe jam thinjur, o Perëndi, mos më braktis deri sa t`i kem treguar këtij brezi fuqinë tënde dhe mrekullitë e tua gjithë atyre që do të vijnë.
Psalmet 71:19
Edhe drejtësia jote, o Perëndi, arrin deri në lartësitë e qiejve; ti ke bërë gjëra të mëdha. O Perëndi, kush të përngjan ty?
Psalmet 71:20
Ti, që më bëre të provoj shumë fatkeqësira, të rënda, do të më japësh përsëri jetën dhe do të më bësh të ngrihem lart nga humnerat e tokës.
Psalmet 71:22
Dhe unë do të lëvdoj me harpe për besnikërinë tënde, o Perëndia im, dhe do të këndoj lavdet e tua me qeste, o i Shenjti i Izraelit.
Psalmet 71:24
Edhe gjuha ime do të flasë tërë ditën për drejtësinë tënde, sepse janë turpëruar dhe janë hutuar ata që kërkonin të më bënin të keqen.
Psalmet 72:1
O Perëndi, paraqit mendimet e tua mbretit dhe drejtësinë tënde birit të mbretit,
Psalmet 72:5
Ata do të të kenë frikë deri sa të ketë diell dhe hënë, për të gjitha brezat.
Psalmet 72:7
Në ditët e tij i drejti do të lulëzojë dhe ka për të patur shumë paqe deri sa të mos ketë më hënë.
Psalmet 72:9
Banorët e shkretëtirës do të përkulen para tij, dhe armiqtë e tij do të lëpijnë pluhurin.
Psalmet 72:13
Atij do t`i vijë keq për të dobëtin dhe për nevojtarin dhe do të shpëtojë jetën e nevojtarëve.
Psalmet 72:15
Dhe ai do të jetojë; dhe do t`i jepet ari i Shebas, do të bëhen vazhdimisht lutje për të dhe do të bekohet tërë ditën.
Psalmet 72:17
Emri i tij do të vazhdojë përjetë, emri i tij do të përhapet deri sa të ketë diell; dhe tërë kombet do të bekohen në të dhe do ta shpallin të lumtur.
Psalmet 72:18
I bekuar qoftë Zoti Perëndia, Perëndia i Izraelit; vetëm ai bën mrekulli.
Psalmet 72:19
Qoftë i bekuar përjetë emri i tij i lavdishëm, dhe tërë toka qoftë e mbushur me lavdinë e tij. Amen, amen.
Psalmet 73:1
Me siguri Perëndia është i mirë me Izraelin, me ata që janë të pastër nga zemra.
Psalmet 73:2
Por, sa për mua, gati gati po më pengoheshin këmbët dhe për pak hapat e mia do të shkisnin.
Psalmet 73:7
Sytë u dalin jashtë nga dhjami dhe përfytyrimet e çoroditura të zemrës së tyre vërshojnë.
Psalmet 73:9
E drejtojnë gojën e tyre kundër qiellit dhe gjuha e tyre përshkon tokën.
Psalmet 73:11
dhe thonë: "Si është e mundur që Perëndia të dijë çdo gjë dhe të ketë njohuri te Shumë i Larti?".
Psalmet 73:17
Deri sa hyra në shenjtoren e Perëndisë dhe mora parasysh fundin e tyre.
Psalmet 73:20
Ashtu si në një ëndërr, kur zgjohesh, kështu edhe ti, o Zot, kur të zgjohesh, do të përbuzësh pamjen e tyre të kotë.
Psalmet 73:26
Mishi im dhe zemra ime nuk mund të ligështohen, por Perëndia është kështjella e zemrës sime dhe pjesa ime në përjetësi.
Psalmet 73:28
Por sa për mua, e mira është t`i afrohem Perëndisë; e kam bërë Zotin tim, Zotin, strehën time, për të treguar gjithë veprat e tua.
Psalmet 74:1
O Perëndi, pse na ke hedhur poshtë për gjithnjë? Pse vlon zemërimi yt kundër kopesë së kullotës sate?
Psalmet 74:7
I kanë vënë zjarrin shenjtërores sate; kanë përdhosur banesën që mban emrin tënd, duke e hedhur poshtë.
Psalmet 74:10
Deri kur, o Perëndi, kundërshtari do të fyejë? Armiku vallë, do ta përçmojë emrin tënd përjetë?
Psalmet 74:12
Por Perëndia është mbreti im qysh prej kohëve të lashta; ai sjell shpëtimin mbi tokë.
Psalmet 74:13
Me forcën tënde ndave detin dhe shtype kokën e përbindëshve të detit në ujërat.
Psalmet 74:14
Copëtove kokat e Levitanëve dhe ia dhe për të ngrënë popullit të shkretëtirës.
Psalmet 74:15
Bëre që të dalin burime dhe përrenj dhe thave lumenj të përhershëm.
Psalmet 74:18
Mbaje mend këtë, o Zot, që armiku të ka fyer dhe që një popull i pamend ka përbuzur emrin tënd.
Psalmet 74:19
Mos ia braktis bishave jetën e turtulleshës sate; mos harro përjetë jetën e të përvuajturve të tu.
Psalmet 74:21
Mos lejo që i shtypuri të kthehet i turpëruar; bëj që i përvuajturi dhe nevojtari të lëvdojnë emrin tënd.
Psalmet 74:22
Çohu o Perëndi, mbro kauzën tënde! Mos harro që i pamendi të fyen tërë ditën.
Psalmet 75:1
Ne të lëvdojmë, o Perëndi, ne të lëvdojmë, sepse emri yt na është i afërt; njeriu tregon mrekullitë e tua.
Psalmet 75:4
U kam thënë fodullëve: "Mos u mburrni!", dhe të pabesëve: "Mos u bëni hundëpërpjetë!
Psalmet 75:6
Sepse lëvdimi nuk vjen as nga lindja, as nga perëndimi, as edhe nga shkretëtira.
Psalmet 75:7
Sepse Perëndia është ai që gjykon; ai ul njerin dhe ngre tjetrin.
Psalmet 75:9
Por unë do të shpall përjetë dhe do t`i këndoj lavde Perëndisë të Jakobit.
Psalmet 75:10
Dhe do të dërrmoj tërë fuqinë e të pabesëve, por fuqia e të drejtëve do të përlëvdohet.
Psalmet 76:1
Perëndia njihet mirë në Judë, emri i tij është i madh në Izrael.
Psalmet 76:5
Trimat i kanë zhveshur, i ka zënë gjumi, dhe asnjë prej atyre trimave nuk ka mundur të përdorë duart e tij.
Psalmet 76:6
Mbas qortimit tënd, o Perëndia i Jakobit, qerret dhe kuajt mbetën të shushatur.
Psalmet 76:9
kur Perëndia u ngrit për të gjykuar, për të çliruar tërë nevojtarët e tokës. (Sela)
Psalmet 76:10
Edhe zemërimi i njerëzve do të shndrrohet në lavdi për ty, dhe ti do të rrethohesh me vetë mbeturinat e zemërimi të tyre.
Psalmet 76:11
Bëjini zotime Zotit, Perëndisë tuaj, dhe plotësojini; tërë ata që rinë rreth tij t`i çojnë dhurata të Tmerrshmit.
Psalmet 77:1
Zëri im lartohet te Perëndia dhe unë bërtas; zëri im lartohet te Perëndia dhe ai ka për të më dëgjuar.
Psalmet 77:3
Më kujtohet Perëndia dhe rrënkoj; vajtoj dhe fryma ime dobësohet. (Sela)
Psalmet 77:5
Sjell ndërmënd përsëri ditët e lashta, vitet e kohëve të shkuara.
Psalmet 77:7
A do të më hedhë poshtë për gjithnjë Zoti? E nuk do të më pëlqejë më kurrë?
Psalmet 77:8
Dhe mirësia e tij ka marrë fund për gjithnjë dhe falja e tij ka munguar për brezat e ardhshme?
Psalmet 77:9
Vallë Perëndia e ka harruar mëshirën dhe në zemërimin e tij u ka dhënë fund dhembshurive të tij? (Sela)
Psalmet 77:12
do të mendohem thellë për gjithë veprat e tua dhe do të kem parasysh bëmat e tua.
Psalmet 77:13
O Perëndi, jeta jote është e shenjtë; cili Perëndi është i madh si Perëndia?
Psalmet 77:14
Ti je Perëndia që kryen mrekulli; ti ke bërë të njihet forca jote midis popujve.
Psalmet 77:16
Ujërat të panë, o Perëndi, ujërat të panë dhe u trëmbën; edhe humnerat u drithtuan.
Psalmet 77:17
Retë derdhën përmbytje uji, qiejtë gjëmuan dhe shigjetat e tua vepruan.
Psalmet 78:2
Do të hap gojën time për të thënë shëmbëlltyra, dhe kam për të paraqitur misteret e kohërave të lashta.
Psalmet 78:7
dhe të vendosin te Perëndia besimin e tyre dhe të mos harrojnë veprat e Perëndisë, por të respektojnë urdhërimet e tij;
Psalmet 78:8
dhe të mos jenë si etërit e tyre, një brez kokëfortë dhe rebel, një brez me zemër të paqëndrueshme dhe me një frymë jo besnike ndaj Perëndisë.
Psalmet 78:10
nuk respektuan besëlidhjen e Perëndisë dhe nuk pranuan të ecnin sipas ligjit të tij,
Psalmet 78:18
dhe e tunduan Perëndinë në zemër të tyre, duke kërkuar ushqim sipas dëshirave të tyre.
Psalmet 78:19
Dhe folën kundër Perëndisë, duke thënë: "A mund të shtrojë Perëndia një sofër në shkretëtirë?
Psalmet 78:20
Ja, ai e goditi shkëmbin dhe prej tij dolën ujëra dhe vërshuan përrenj. A mund t`i japë bukë dhe mish popullit të tij?
Psalmet 78:22
sepse nuk i kishin besuar Perëndisë dhe nuk kishin pasur besim në shpëtimin prej tij.
Psalmet 78:23
Megjithatë ai i urdhëroi retë e sipërme dhe hapi dyert e qiellit,
Psalmet 78:24
dhe bëri që mbi ta të binte mana për të ngrënë dhe u dha atyre grurin e qiellit.
Psalmet 78:29
Kështu ata hëngrën sa u ngopën, sepse Perëndia u kishte siguruar atyre atë që ata kishin dëshiruar.
Psalmet 78:31
kur zemërimi i Perëndisë shpërtheu kundër tyre, vrau më të fuqishmit prej tyre dhe rrëzoi më të mirët e Izraelit.
Psalmet 78:34
Kur i vriste, ata e kërkonin dhe ktheheshin të kërkonin Perëndinë me zell.
Psalmet 78:35
Kujtoheshin që Perëndia ishte Kështjella e tyre dhe që Perëndia shumë i larti ishte Shpëtimtari i tyre.
Psalmet 78:38
Por ai, që është i mëshirshëm, ua fali paudhësinë e tyre dhe nuk i shkatërroi, dhe shumë herë përmbajti zemërimin e tij dhe nuk e la indinjatën e tij të shpërthejë,
Psalmet 78:41
Po, ata iu drejtuan Perëndisë shumë herë dhe përsëri e provokuan të Shenjtin e Izraelit.
Psalmet 78:52
Por e kishte bërë popullin e tij të ikte si bagëtia dhe e kishte çuar nëpër shkretëtirë sikur të ishte një kope.
Psalmet 78:53
I kishte udhëhequr me siguri dhe ata nuk patën frikë, por deti i kishte përpirë armiqtë e tyre.
Psalmet 78:56
Por ata u orvatën dhe provokuan indinjatën e Perëndisë shumë të lartë dhe nuk respektuan statutet e tij.
Psalmet 78:59
Perëndia dëgjoi dhe u zemërua, dhe ndjeu një neveri të madhe për Izraelin.
Psalmet 78:66
I goditi armiqtë e tij në kurriz dhe i mbuloi me një turp të përjetshëm.
Psalmet 78:69
Ndërtoi shenjtëroren e tij, ashtu si vëndet shumë të larta, ashtu si tokat që ka krijuar përjetë.
Psalmet 78:71
dhe e mori nga delet që mëndnin për të kullotur Jakobin, popullin e tij dhe Izraelin, trashëgiminë e tij.
Psalmet 79:1
O Perëndi, kombet kanë hyrë në trashëgiminë tënde, kanë përdhosur tempullin tënd të shenjtë, e kanë katandisur Jeruzalemin në një grumbull gërmadhash.
Psalmet 79:2
Trupat e vdekur të shërbëtorëve të tu ua dhanë për të ngrënë shpendëve të qiellit dhe mishin e shenjtorëve të tu bishave të fushave.
Psalmet 79:4
Jemi bërë një turp për fqinjët tanë, tallja dhe gazi i atyre që na rrinë rreth e qark.
Psalmet 79:5
Deri kur, o Zot? A do të jesh i zemëruar përjetë? A do të flakërojë smira jote si një zjarr?
Psalmet 79:6
Lësho zemërimin tënd mbi kombet që nuk të njohin dhe mbi mbretëritë që nuk përmendin emrin tënd,
Psalmet 79:9
Na ndihmo, o Perëndi i shpëtimit, për lavdinë e emrit tënd, dhe na çliro dhe na fal mëkatet tona për hir të emrit tënd.
Psalmet 79:10
Sepse kombet do të thonin: "Ku është Perëndia i tyre?". Para syve tona bëju të njohur kombeve hakmarrjen e gjakut të derdhur të shërbëtorëve të tu.
Psalmet 79:13
Dhe ne populli yt dhe kopeja e kullotës sate, do të të kremtojmë përjetë dhe do të shpallim lavdinë tënde brez pas brezi.
Psalmet 80:2
Rizgjoje fuqinë tënde përpara Efraimit, Beniaminit dhe Manasit, dhe eja të na çlirosh.
Psalmet 80:3
O Perëndi, na përtëri fuqitë, bëje fytyrën tënde të shkëlqejë dhe ne do të shpëtojmë.
Psalmet 80:4
O Zot, Perëndi i ushtrive, deri kur do të jesh i zemëruar kundër lutjes së popullit tënd?
Psalmet 80:5
Ti u ke dhënë për të ngrënë bukë të njomur me lot, dhe u ke dhënë për të pirë lot me shumicë.
Psalmet 80:6
Ti na ke bërë objekt mosmarëveshjeje për fqinjët tanë, dhe armiqtë tanë qeshin njeri me tjetrin.
Psalmet 80:7
O Perëndi i ushtrive, na përtëri forcat tona; bëje fytyrën tënde të shkëlqejë përsëri dhe do të shpëtojmë.
Psalmet 80:10
Malet u mbuluan nga hija e saj dhe kedrat e Perëndisë me degët e saj.
Psalmet 80:14
O Perëndi i ushtrive, të lutemi kthehu; shiko nga qielli, vështro dhe vizito këtë vresht
Psalmet 80:15
dhe drurët që mbolli e djathta jote dhe filizin që e ke forcuar për ty.
Psalmet 80:17
Dora jote qoftë mbi njeriun e të djathtë tënde, mbi njeriun që ti e ke bërë të fortë për ty.
Psalmet 80:19
O Zot, Perëndia i ushtrive, na përtëri; bëje fytyrën tënde të shkëlqejë dhe do të shpëtojmë.
Psalmet 81:1
I këndoni me gëzim Perëndisë, forcës sonë; lëshoni britma gëzimi për Perëndinë e Jakobit.
Psalmet 81:4
Sepse ky është një statut për Izraelin, një ligj i Perëndisë të Jakobit.
Psalmet 81:7
Kur ishe keq ti më klithe mua dhe unë të çlirova; t`u përgjigja i fshehur në bubullimë, të vura në provë në ujërat e Meribas. (Sela)
Psalmet 81:9
Mos pastë në mesin tënd asnjë perëndi të huaj dhe mos adhuro asnjë perëndi të huaj.
Psalmet 81:10
Unë jam Zoti, Perëndia yt, që të nxori nga vendi i Egjiptit; hap gojën tënde dhe unë do të ta mbush.
Psalmet 81:12
Prandaj i braktisa në ashpërsinë e zemrës së tyre, me qëllim që të ecnin sipas bindjeve të tyre.
Psalmet 81:15
Ata që urrejnë Zotin do t`i nënshtroheshin dhe fati i tyre do të caktohej përjetë.
Psalmet 82:1
Perëndia rri në kuvendin e Perëndisë, ai gjykon në mes të perëndive.
Psalmet 82:6
Unë kam thënë: "Ju jeni perëndi, jeni të gjithë bijtë e Shumë të Lartit.
Psalmet 82:8
Çohu, o Perëndi, gjyko tokën, sepse ti do të trashëgosh tërë kombet.
Psalmet 83:1
O Perëndi, mos rri në heshtje! Mos mbyll gojën, mos rri i qetë, o Perëndi!
Psalmet 83:8
dhe Asiria është bashkuar me ta për të ndihmuar bijtë e Lotit. (Sela)
Psalmet 83:9
Vepro me ta ashtu si bëre me Madianin, me Siseran dhe me Jabinin pranë përroit të Kishonit,
Psalmet 83:10
të cilët u shkatërruan në Endor dhe u bënë si pleh për tokën.
Psalmet 83:12
sepse ata thanë: "Të shtiem në dorë kullotat e Perëndisë".
Psalmet 83:13
O Perëndia im, bëji njëlloj si pluhuri i vorbullës, si kashta në mëshirë të erës.
Psalmet 83:17
U turpërofshin dhe u tmerrofshin përjetë, u ngatërrofshin dhe vdekshin;
Psalmet 84:2
Shpirti im dëshiron me zjarr dhe shkrihet për oborret e Zotit; zemra ime dhe mishi im i dërgojnë britma gëzimi Perëndisë të gjallë.
Psalmet 84:3
Edhe rabecka gjen një shtëpi dhe dallëndyshja një fole, ku të vërë të vegjëlit e saj pranë altarëve të tu, o Zot i ushtrive, Mbreti im dhe Perëndia im.
Psalmet 84:7
Ata kalojnë nga një forcë te tjetra dhe në fund paraqiten para Perëndisë në Sion.
Psalmet 84:8
O Zot, Perëndi i ushtrive, dëgjo lutjen time; vëri veshin, o Perëndi i Jakobit. (Sela)
Psalmet 84:9
Shiko, o Perëndi, mburojën tonë, dhe shiko fytyrën e të vajosurit tënd.
Psalmet 84:10
Po, një ditë në oborret e tua vlen më tepër se një mijë gjetiu; mua më pëlqen më tepër të qëndroj në pragun e shtëpisë së Perëndisë tim, se sa të banoj në çadrat e të pabesëve.
Psalmet 84:11
Sepse Zoti Perëndi është diell dhe mburojë; Zoti do të japë hir dhe lavdi; ai nuk u refuzon asnjë të mirë atyre që ecin drejt.
Psalmet 85:1
O Zot, ti ke qenë i mbarë për tokën tënde dhe e ke kthyer Jakobin nga robëria.
Psalmet 85:4
Na përtëri, o Perëndi i shpëtimit tonë, dhe jepi fund indinjatës sate kundër nesh.
Psalmet 85:5
A do të mbetesh i zemëruar me ne përjetë? A do ta vazhdosh zemërimin tënd brez pas brezi?
Psalmet 85:6
A nuk do të na japësh përsëri jetën, me qëllim që populli yt të mund të gëzohet te ti?
Psalmet 85:8
Una kam për të dëgjuar atë që Perëndia, Zoti, ka për të thënë; me siguri ai do t`i flasë për paqe popullit të tij dhe shenjtorëve të tij, por nuk do të lejojë që ata të jetojnë përsëri si njerëz pa mend.
Psalmet 85:13
Drejtësia do të ecë para tij dhe do të përgatisë udhën për hapat e tij.
Psalmet 86:1
Vëri veshin, o Zot, dhe përgjigjmu, sepse jam i dëshpëruar dhe nevojtar.
Psalmet 86:2
Ruaje jetën time sepse jam i shenjtë; ti je Perëndia im; shpëtoje shërbëtorin tënd që ka besim te ti.
Psalmet 86:3
Ki mëshirë për mua, o Zot, sepse të këlthas ty tërë ditën.
Psalmet 86:6
Vëri veshin, o Zot, lutjes time, dhe trego kujdes për britmën e përgjërimeve të mia.
Psalmet 86:7
Unë të kërkoj në ditën e fatkeqësisë sime, sepse ti do të më përgjigjesh.
Psalmet 86:8
Nuk ka asnjë të barabartë me ty midis perëndive, o Zot, as ka vepra të njëllojta me të tuat.
Psalmet 86:9
Tërë kombet që ti ke krijuar do të vinë të bien përmbys para teje, o Zot, dhe do të përlëvdojnë emrin tënd.
Psalmet 86:10
Sepse ti je i madh dhe kryen mrekulli; vetëm ti je Perëndia.
Psalmet 86:12
Unë do të të lëvdoj, o Zot, Perëndia im, me gjithë zemër, dhe do ta përlëvdoj emrin tënd përjetë.
Psalmet 86:14
O Perëndi, njerëz kryelartë kanë dalë kundër meje dhe një turmë njerëzish të dhunës kërkojnë jetën time dhe nuk të vë ty para syve të tyre.
Psalmet 86:15
Por ti, o Zot, je një Perëndi i mëshirshëm dhe i dhembshur që zemërohet ngadalë dhe që ka shumë mirësi dhe të vërtetë.
Psalmet 86:16
Kthehu nga unë dhe ki mëshirë për mua; jepi forcën tënde shërbëtorit tënd dhe shpëto birin e shërbëtores sate.
Psalmet 87:2
Zoti i do portat e Sionit më tepër se të gjitha banesat e Jakobit.
Psalmet 87:3
Gjëra të lavdishme thuhen për ty, o qytet i Perëndisë. (Sela)
Psalmet 87:4
Do të përmend Egjiptin dhe Babiloninë ndër ata që më njohin. Ja Filistia dhe Tiro, së bashku me Etiopinë: "Ky ka lindur atje".
Psalmet 87:5
Dhe do të thuhet për Sionin: "Ky dhe ai kanë lindur tek ai; dhe vetë Shumë i Larti do ta bëjë të qëndrueshëm".
Psalmet 88:1
O Zot, Perëndi i shpëtimit tim, unë bërtas ditë e natë para teje.
Psalmet 88:4
Tanimë përfshihem ndër ata që do të zbresin në gropë, jam si një njeri që nuk ka më forcë.
Psalmet 88:7
Mbi mua ka shpërthyer zemërimi yt, dhe ti më ke marrë me vete megjithë valët tua. (Sela)
Psalmet 88:8
Ti më ke lënë pa miqtë e mi; më ke bërë për ta një objekt të neveritshëm; jam mbyllur dhe nuk mund të dal.
Psalmet 88:10
A do të bësh vallë mrekulli për të vdekurit? A do të ringjallen të vdekurit për të të lëvduar? (Sela)
Psalmet 89:1
Unë do të këndoj përjetë mirësitë e Zotit, me gojën time do t`u shpall besnikërinë tënde të gjitha brezave.
Psalmet 89:2
Sepse kam thënë: "Mirësia jote do të ekzistojë përjetë, ti do të vendosësh besnikërinë tënde në vetë qiejtë".
Psalmet 89:4
"Do t`i vendos pasardhësit e tu përjetë dhe do të ndërtoj fronin tënd për të gjitha brezat"". (Sela)
Psalmet 89:7
Perëndisë ia kanë frikën shumë në kuvendin e shenjtorëve, dhe respektohet thellë nga tërë ata që e rrethojnë.
Psalmet 89:8
O Zot, Perëndi i ushtrive, kush është i fuqishëm si ti, o Zot? Besnikëria jote të rrethon kudo.
Psalmet 89:10
Ti e ke bërë copë-copë Egjiptin, duke e plagosur për vdekje; me krah të fuqishëm ke shpërndarë armiqtë e tu.
Psalmet 89:14
Drejtësia dhe e drejta përbëjnë bazën e fronit tënd; mirësia dhe e vërteta shkojnë përpara fytyrës sate.
Psalmet 89:18
Sepse mburoja jonë i përket Zotit dhe mbreti ynë të Shenjtit të Izraelit.
Psalmet 89:19
Ti i fole atëherë në vegim të dashurit tënd dhe the: "Ndihmova një të fuqishëm, përlëvdova një të zgjedhur nga populli.
Psalmet 89:21
Dora ime do ta përkrahë me vendosmëri dhe krahu im do ta forcojë.
Psalmet 89:26
Ai do të kërkojë ndihmën time, duke thënë: "Ti je Ati im, Perëndia im dhe Kështjella ime e shpëtimit".
Psalmet 89:28
Do të përdor mirësi ndaj tij përjetë, dhe besëlidhja ime me të do të mbetet e qëndrueshme.
Psalmet 89:29
Do t`i bëj gjithashtu pasardhësit e tij të përjetshem dhe fronin e tij si ditët e qiejve.
Psalmet 89:35
Jam betuar një herë për shenjtërinë time dhe nuk do ta gënjej Davidin;
Psalmet 89:36
pasardhësit e tij do të jenë përjetë dhe froni i tij do të jetë si dielli para meje,
Psalmet 89:39
Ti ke përçmuar besëlidhjen e lidhur me shërbëtorin tënd dhe ke përdhosur kurorën e tij, duke bërë që të bjerë për tokë.
Psalmet 89:44
I ke dhënë fund madhështisë së tij dhe ke hedhur për tokë fronin e tij.
Psalmet 89:46
Deri kur, o Zot? A do të fshihesh ti përjetë? A do të flakërojë si zjarr zemërimi yt?
Psalmet 89:47
Kujto sa e shkurtër është jeta ime. Për çfarë kotësie ke krijuar gjithë bijtë e njerëzve?
Psalmet 89:49
Ku janë, o Zot, mirësitë e tua të lashta, për të cilat iu betove Davidit në besnikërinë tënde?
Psalmet 89:52
I bekuar qoftë Zoti përjetë. Amen, po, amen!
Psalmet 90:1
O Zot, ti ke qenë për ne një strehë brez pas brezi.
Psalmet 90:2
Para se të kishin lindur malet dhe para se ti të kishe formuar tokën dhe botën, madje nga mot dhe përjetë ti je Perëndia.
Psalmet 90:5
Ti i përlan si një përmbytje. Ato janë si një ëndërr, janë si barr që gjelbëron në mëngjes.
Psalmet 90:10
Ditët e viteve tona shkojnë deri në shtatëdhjetë vjet dhe për më të fortët në tetëdhjetë, por ajo që përbën krenarinë e tyre nuk është veçse mundim dhe dëshirë për t`u dukur, sepse kalon me të shpejtë dhe ne fluturojmë tutje.
Psalmet 90:12
Na mëso, pra, të numërojmë ditët tona për të pasur një zemër të urtë.
Psalmet 90:13
Kthehu, o Zot! Deri kur? Dhe ki mëshirë për shërbëtorët e tu.
Psalmet 90:15
Na gëzo në përpjestim me ditët që na ke pikëlluar dhe në kompensim të viteve që kemi vuajtur nga fatkeqësitë.
Psalmet 90:17
Hiri i Zotit Perëndisë tonë qoftë mbi ne dhe e bëftë të qëndrueshme veprën e duarve tona; po, bëje të qëndrueshme veprën e duarve tona.
Psalmet 91:2
Unë i them Zotit: "Ti je streha ime dhe kështjella ime, Perëndia im, të cilit i besoj".
Psalmet 91:8
Mjafton që ti të këqyrësh me sytë e ty dhe do të shikosh shpërblimin e të pabesëve.
Psalmet 91:13
Ti do të ecësh mbi luanin dhe gjarpërin helmues, do të shkelësh luanin e vogël dhe kuçedrën.
Psalmet 91:15
Ai do të më kërkojë dhe unë do t`i përgjigjem; do të jem me të në fatkeqësi; do ta çliroj dhe do ta përlëvdoj.
Psalmet 92:4
Duke qenë se ti më ke gëzuar me atë që ke bërë, unë ngazëllohem për veprat e duarve të tua.
Psalmet 92:7
që të pabesët mbijnë si bari, dhe gjithë ata që kryejnë paudhësi lulëzojnë për t`u shkatërruar përjetë.
Psalmet 92:8
Por ti, o Zot, mbetesh i Shkëlqyeri përjetë.
Psalmet 92:9
Sepse ja, armiqtë e tu, o Zot, sepse ja armiqtë e tu do të vdesin dhe gjithë ata që kryejnë paudhësi do të shpërndahen.
Psalmet 92:11
Dhe sytë e mi kanë për të parë disfatën e armiqve të mi dhe veshët e mi kanë për të dëgjuar disfatën e njerëzve të këqij që ngrihen kundër meje.
Psalmet 92:13
Ata që janë mbjellë në shtëpinë e Zotit do të lulëzojnë në kopshtet e Perëndisë tonë.
Psalmet 92:15
për të shpallur që Zoti është i drejtë; ai është Kështjella ime dhe nuk ka asnjë padrejtësi tek ai.
Psalmet 93:2
Froni yt është nga përjetësia i qëndrueshëm; ti je i tillë nga përjetësia.
Psalmet 93:5
Statutet e tua janë jashtëzakonisht të qëndrueshme. Shenjtëria i shkon shtëpisë sate, o Zot, përjetë.
Psalmet 94:1
O Perëndi i hakmarrjes, o Zot, Perëndi i hakmarrjeve, shkëlqe.
Psalmet 94:2
Çohu, o gjykatës i tokës, dhe jepu shpërblimin mëndjemëdhenjve.
Psalmet 94:5
Ata marrin nëpër këmbë popullin tënd, o Zot, dhe shtypin trashëgiminë tënde.
Psalmet 94:7
dhe thonë: "Zoti nuk shikon, Perëndia i Jakobit nuk kupton".
Psalmet 94:13
për t`i dhënë prehje në ditët e fatkeqësisë, deri sa t`i hapet gropa të pabesit.
Psalmet 94:14
Sepse Zoti nuk ka për të hedhur poshtë popullin e tij dhe nuk ka për të braktisur trashëgiminë e tij.
Psalmet 94:15
Gjykimi do të mbështetet përsëri mbi drejtësinë, dhe tërë ata që janë të drejtë nga zemra do t`i shkojnë pas.
Psalmet 94:17
Në qoftë se Zoti nuk do të më kishte ndihmuar, do të kisha përfunduar shpejt në vendin e heshtjes.
Psalmet 94:18
Kur thashë: "Këmba ime ngurron", mirësia jote, o Zot, më ka përkrahur.
Psalmet 94:19
Kur një numër i madh shqetësimesh më mbysnin, përdëllimet e tua më jepnin zemër.
Psalmet 94:22
Por Zoti është kështjella ime dhe Perëndia im është kalaja në të cilën gjej strehë.
Psalmet 94:23
Ai do të lëshojë mbi ta ligësinë e tyre dhe do t`i bëjë të vdesin për shkak të paudhësisë së tyre; Zoti, Perëndia ynë, do t`i shkatërrojë.
Psalmet 95:3
Sepse Zoti është një Perëndi i madh dhe një Mbret i madh mbi gjithë perënditë.
Psalmet 95:6
Ejani, të adhurojmë dhe të përkulemi; të gjunjëzohemi përpara Zotit që na ka bërë.
Psalmet 95:7
Sepse ai është Perëndia ynë dhe ne jemi populli i kullotës së tij dhe kopeja për të cilën ai kujdeset. Sot, po të jetë se dëgjoni zërin e tij,
Psalmet 95:10
Për dyzet vjet e pata neveri atë brez dhe thashë: "Janë një popull me zemër të përdalë dhe nuk i njohin rrugët e mia.
Psalmet 96:4
Sepse Zoti është i madh dhe i denjë për lëvdimin më të lartë; nga ai duhet të kemi frikë përmbi gjithë perënditë e tjera.
Psalmet 96:5
Sepse gjithë perënditë e kombeve janë idhuj, por Zoti ka bërë qiejtë.
Psalmet 96:9
Bini përmbys përpara Zotit në shkëlqimin e shenjtërisë së tij, dridhuni para tij, o banorë të të gjithë tokës.
Psalmet 96:12
Le të ngazëllohet fusha dhe gjithçka gjindet në të. Atëherë tërë drurët e pyllit do të lëshojnë britma gëzimi përpara Zotit,
Psalmet 96:13
sepse ai vjen, vjen për të gjykuar tokën. Ai do ta gjykojë botën me drejtësi dhe popujt në besnikërinë e tij.
Psalmet 97:3
Një zjarr i shkon përpara dhe i zhduk armiqtë e tij rreth e qark.
Psalmet 97:5
Malet shkrihen si dylli përpara Zotit, përpara Zotit të të gjithë tokës.
Psalmet 97:7
U ngatërrofshin të gjihë ata që u shërbejnë skulpturave dhe ata që mburren me idhujt; rënçin përmbys përpara atij të gjitha perënditë.
Psalmet 97:8
Sioni ka dëgjuar dhe është gëzuar për to, dhe bijat e Judës janë gëzuar me gjykimet e tua, o Zot.
Psalmet 97:9
Sepse ti, o Zot, je Shumë i Larti mbi tërë tokën, ty të përlëvdojmë mbi gjithë perënditë e tjera.
Psalmet 97:11
Drita ka dalë për të drejtin dhe gëzimi për ata që janë të drejtë nga zemra.
Psalmet 98:2
Zoti ka bërë të njohur shpëtimin e tij dhe ka shprehur drejtësinë e tij përpara kombeve.
Psalmet 98:3
Ai ka mbajtur mend mirësinë e tij dhe besnikërinë e tij për shtëpinë e Izraelit; të tëra skajet e tokës kanë parë shpëtimin e Perëndisë tonë.
Psalmet 98:4
Dërgojini britma gëzimi Zotit, o banorë të të gjithë tokës, shpërtheni në këngë gëzimi, ngazëlloni dhe këndoni lavde.
Psalmet 98:6
Dërgoni britma gëzimi me boritë dhe me zërin e bririt përpara Zotit, Mbretit.
Psalmet 98:8
Lumenjtë le të rrahin duart dhe malet le të ngazëllohen tok nga gëzimi përpara Zotit,
Psalmet 99:5
Përlëvdoni Zotin, Perëndinë tonë, dhe bini përmbys përpara stolit të këmbëve të tij. Ai është i shenjtë.
Psalmet 99:6
Moisiu dhe Aaroni qenë ndër priftërinjtë e tij, dhe Samueli ndër ata që përmendën emrin e tij; ata iu drejtuan Zotit dhe ai iu përgjigj atyre.
Psalmet 99:8
Ti plotësove dëshirën e tyre, o Zot, Perëndia ynë. Ti ishe për ata një Perëndi që fal, dhe kur dënon prapësitë e tyre.
Psalmet 99:9
Përlëvdoni Zotin, Perëndinë tonë, dhe adhurojeni në malin e tij të shenjtë, sepse Zoti, Perëndia ynë, është i shenjtë.
Psalmet 100:3
Pranoni që Zoti është Perëndia; na ka bërë ai dhe jo ne vetë; ne jemi populli i tij dhe kopeja e kullotës së tij.
Psalmet 100:5
Sepse Zoti është i mirë; mirësia e tij është e përjetshme dhe besnikëria e tij vlen për të gjitha brezat.
Psalmet 101:4
Zemra e çoroditur do të largohet nga unë; nuk dua t`ia di për të keqen.
Psalmet 101:5
Do të shfaros atë që shpif tinëz kundër të afërmit; nuk do të duroj njeriun hundëpërpjetë dhe zemërkrenar.
Psalmet 101:7
Kush vepron me mashtrim, nuk ka për të banuar në shtëpinë time; kush thotë gënjeshtra nuk do të qëndrojë para syve të mi.
Psalmet 101:8
Çdo mëngjes do të asgjesoj gjithë të pabesët e vendit, për të çrrënjosur nga qyteti i Zotit të gjithë ata që kryejnë paudhësi.
Psalmet 102:2
Mos ma fshih fytyrën tënde ditën e fatkeqësisë sime. Zgjate ndaj meje veshin tënd; kur unë të kërkoj, nxito të më përgjigjesh.
Psalmet 102:8
Armiqtë e mi tallen me mua tërë ditën; ata që më përqeshin flasin kundër meje.
Psalmet 102:9
Sepse e ha hirin si buka dhe përzjej lotët me atë që pi.
Psalmet 102:10
Po, për shkak të indinjatës sate dhe të zemërimit tënd, më ngrite dhe më hodhe larg.
Psalmet 102:12
Por ti, o Zot, mbetesh përjetë, dhe kujtimi yt zgjat brez pas brezi.
Psalmet 102:13
Ti do të ngrihesh dhe do të të vijë keq për Sionin, sepse erdhi koha të tregosh dhembshuri ndaj tij; dhe koha e caktuar erdhi.
Psalmet 102:14
Sepse shërbëtorët e tu i duan edhe gurët e tij dhe u vjen keq për pluhurin e tij.
Psalmet 102:17
Ai do të dëgjojë lutjen e njerëzve të braktisur dhe nuk do ta përbuzë lutjen e tyre.
Psalmet 102:18
Kjo do të shkruhet për brezin e ardhshmëm, dhe populli që do të krijohet do të lëvdojë Zotin,
Psalmet 102:20
për të dëgjuar vajtimin e robërve, për të çliruar të dënuarit me vdekje;
Psalmet 102:22
kur popujt dhe mbretëritë do të mblidhen bashkë për t`i shërbyer Zotit.
Psalmet 102:24
Kam thënë: "O Perëndia im, mos më merr në mes të ditëve të mia. Vitet e tua zgjasin brez pas brezi.
Psalmet 102:25
Së lashti ti ke vendosur tokën dhe qiejtë janë vepër e duarve të tua;
Psalmet 103:9
Ai nuk grindet përjetë dhe nuk e ruan zemërimin gjithnjë.
Psalmet 103:12
Sa larg është lindja nga perëndimi, aq shumë ai ka larguar nga ne fajet tona.
Psalmet 103:16
në qoftë se era i kalon sipër, ai nuk është më dhe vendi i tij nuk njihet më.
Psalmet 103:17
Por mirësia e Zotit vazhdon nga përjetësia në përjetësi për ata që kanë frikë prej tij, dhe drejtësia e tij për bijtë e bijve,
Psalmet 103:18
për ata që respektojnë besëlidhjen e tij dhe mbajnë në mendje urdhërimet e tij për t`i zbatuar në praktikë.
Psalmet 104:1
Beko, o shpirti im, Zotin! O Zot, Perëndia im, ti je jashtëzakonisht i madh; je veshur me shkëlqim dhe madhështi.
Psalmet 104:5
Ai e ka krijuar tokën mbi themelet e saj; kjo nuk do të luajë kurrë përjetë.
Psalmet 104:8
Dolën malet dhe luginat u ulën në vendin që ti kishe caktuar për to.
Psalmet 104:9
Ti u vure ujërave një kufi që nuk duhet ta kapërxenin; ato nuk do të kthehen më të mbulojnë tokën.
Psalmet 104:11
dhe u japin për të pirë tërë kafshëve të fushës; gomarët e egër shuajnë etjen e tyre.
Psalmet 104:13
Nga dhomat e sipërme të tij ai u jep ujë maleve; toka ngopet me frytin e veprave të tua.
Psalmet 104:14
Ai bën që të rritet bari për bagëtinë dhe bimësia në shërbim të njeriut, duke nxjerrë nga toka ushqimin e tij,
Psalmet 104:17
aty bëjnë folenë e tyre zogjtë, ndërsa lejleku bën nëpër selvitë banesën e tij.
Psalmet 104:18
Malet e larta janë për dhitë e egra, shkëmbinjtë janë streha e lepujve.
Psalmet 104:19
Ai ka bërë hënën për stinët, dielli e di orën e perëndimit të tij.
Psalmet 104:21
Luanët e vegjël vrumbullojnë duke kërkuar gjahun dhe i kërkojnë Perëndisë ushqimin e tyre.
Psalmet 104:23
Atëherë njeriu del për të punuar dhe punon deri në mbrëmje.
Psalmet 104:26
e përshkojnë anijet dhe Leviathani, që ti ke formuar për t`u tallur në të.
Psalmet 104:29
Ti fsheh fytyrën tënde dhe ata e humbasin fare; ti heq frymën, dhe ata vdesin duke u kthyer përsëri në pluhurin e tyre.
Psalmet 104:30
Ti dërgon frymën tënde dhe ata krijohen, kështu ti ripërtërin faqen e dheut.
Psalmet 104:31
Lavdia e Zotit të rrojë përjetë; le të gëzohet Zoti me veprat e tij;
Psalmet 104:33
Unë do t`i këndoj Zotit deri sa të kem jetë; do t`i këndoj lavde Perëndisë tim deri sa të jem.
Psalmet 105:1
Kremtoni Zotin, lutjuni për ndihmë emrit të tij, bëni të njohura veprat e tij midis popujve.
Psalmet 105:7
Ai është Zoti, Perëndia ynë; gjykimet e tij janë mbi gjithë tokën.
Psalmet 105:8
Ai mban mend përjetë besëlidhjen e tij dhe për një mijë breza fjalën e komanduar prej tij,
Psalmet 105:10
që i konfirmoi Jakobit si statut të tij dhe Izraelit si një besëlidhje të përjetshme,
Psalmet 105:14
Ai nuk lejoi që t`i shtypte njeri; përkundrazi ndëshkoi disa mbretër për hir të tyre,
Psalmet 105:22
për t`i lidhur princat e tij me gjykimin e tij dhe për t`u mësuar pleqve të tij diturinë.
Psalmet 105:23
Edhe Izraeli erdhi në Egjipt dhe Jakobi qëndroi për ca kohë në vendin e Kamit.
Psalmet 105:24
Dhe Perëndia e shumëzoi shumë popullin e tij dhe e bëri më të fuqishëm se armiqtë e tij.
Psalmet 105:35
përpinë tërë bimësinë e vendit të tyre dhe hëngrën frytin e tokës së tyre.
Psalmet 105:39
Ai shpalosi një re për t`i mbuluar dhe ndezi një zjarr për t`i ndriçuar natën.
Psalmet 106:1
Aleluja. Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
Psalmet 106:2
Kush mund të përshkruajë bëmat e Zotit ose të shpallë tërë lavdinë e tij?
Psalmet 106:5
me qëllim që të shoh mirëqënien e të zgjedhurve të tu, të kënaqem në gëzimin e kombit tënd dhe të mbushem me lavdi për trashëgiminë tënde.
Psalmet 106:8
Megjithatë Zoti i shpëtoi për hir të emrit të tij, për të bërë të njohur fuqinë e tij.
Psalmet 106:9
I bërtiti Detit të Kuq dhe ai u tha, dhe i udhëhoqi nëpër humnerat si nëpër një shkretëtirë.
Psalmet 106:14
U ndezën nga lakmia në shkretëtirë dhe e tunduan Perëndinë në vetmi.
Psalmet 106:17
toka u hap dhe përpiu Dathanin dhe groposi grupin e Abiramit.
Psalmet 106:18
Një zjarr shpërtheu në mes të tyre dhe flaka i përpiu të pabesët.
Psalmet 106:21
Harruan Perëndinë, Shpëtimtarin e tyre, që kishte bërë gjëra të mëdha në Egjipt,
Psalmet 106:23
Prandaj ai foli t`i shfarosë, por Moisiu, i zgjedhuri i tij, u paraqit mbi të çarën përpara tij për të penguar që zemërimi i tij t`i shkatërronte.
Psalmet 106:24
Ata e përçmuan akoma vendin e mrekullueshëm, nuk i besuan fjalës së tij,
Psalmet 106:27
dhe se do t`i zhdukte pasardhësit e tyre midis kombeve dhe se do t`i shpërndante në të gjitha vendet.
Psalmet 106:29
E zemëruan Perëndinë me veprimet e tyre dhe në mes tyre plasi murtaja.
Psalmet 106:31
Dhe kjo iu vu në llogari të drejtësisë, brez pas brezi, përjetë.
Psalmet 106:32
Ata e provokuan përsëri në ujërat e Meribas, dhe Moisiu pësoi të keqen për shkak të tyre,
Psalmet 106:33
sepse e ashpërsoi frymën e tij (të Moisiut) dhe ai foli pa u menduar me buzët e tij.
Psalmet 106:35
por u përzien midis popujve dhe mësuan veprat e tyre;
Psalmet 106:36
u shërbyen idhujve të tyre, dhe këta u bënë një lak për ta;
Psalmet 106:38
dhe derdhën gjak të pafajshëm, gjakun e bijve të tyre dhe të bijave të tyre, që u flijuan për idhujtë e Kanaanit; dhe vendi u ndot nga gjaku i derdhur.
Psalmet 106:40
Dhe zemërimi i Zotit u ndez kundër popullit të tij, dhe ai ndjeu një neveri për trashëgiminë e tij.
Psalmet 106:46
Bëri që ata të fitojnë përkrahje ndër të gjithë ata që i kishin çuar në robëri.
Psalmet 106:47
Na shpëto, o Zot, Perëndia ynë, dhe na mblidh midis kombeve, me qëllim që të kremtojmë emrin tënd të shenjtë dhe të lumturohemi duke të lëvduar.
Psalmet 106:48
I bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Izraelit, nga përjetësia në përjetësi. Dhe tërë populli le të thotë: "Amen". Aleluja.
Psalmet 107:1
Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
Psalmet 107:3
add dhe që ka mbledhur nga vende të ndryshme, nga lindja dhe perëndimi, nga veriu dhe nga jugu.
Psalmet 107:4
Ata endeshin nëpër shkretëtirë, në vënde të shkretuara, dhe nuk gjenin asnjë qytet ku të banonin.
Psalmet 107:8
Le të kremtojmë Zotin për mirësinë e tij dhe për mrekullitë e tij në dobi të bijve të njerëzve.
Psalmet 107:11
sepse ishin rebeluar kundër fjalëve të Perëndisë dhe i kishin përçmuar këshillat e Shumë të Lartit;
Psalmet 107:15
Le të kremtojmë Zotin për mirësinë e tij dhe për mrekullitë e tij në dobi të bijve të njerëzve,
Psalmet 107:17
Disa njerëz pa mend vuanin për sjelljen e tyre rebele dhe për mëkatet e tyre;
Psalmet 107:21
Le ta kremtojmë Zotin për mirësinë e tij dhe për mrekullitë e tij në dobi të bijve të njerëzve;
Psalmet 107:25
Sepse ai urdhëron dhe shkakton një erë furtune, që i ngre përpjetë valët e detit.
Psalmet 107:31
Le të kremtojmë Zotin për mirësinë e tij dhe për mrekullitë që bën në dobi të bijve të njerëzve;
Psalmet 107:34
tokën pjellore në vend të thatë për shkak të sjelljes së keqe të banorëve të saj.
Psalmet 107:36
Atje ai strehon të uriturit, dhe këta ndërtojnë një qytet për të banuar,
Psalmet 107:39
Por pastaj pakësohen në një numër të vogël dhe dobësohen për shkak të shtypjes, të fatkeqësisë dhe të ankthit.
Psalmet 107:40
Ai hedh përbuzjen mbi princat dhe i bën që të enden nëpër vende të shkreta, ku nuk ekziston asnjë rrugë.
Psalmet 108:1
Zemra ime është e prirur për mirë, o Perëndi, unë do të këndoj dhe do të kremtoj lëvdimet e tua me gjithë forcën time.
Psalmet 108:5
Qofsh i përlëvduar, o Perëndi, përmbi qiejtë dhe lavdia jote shkëlqeftë mbi gjithë tokën,
Psalmet 108:6
me qëllim që të dashurit e tu të çlirohen; shpëtomë me të djathtën tënde dhe përgjigjmu.
Psalmet 108:7
Perëndia ka folur në shenjtërinë e tij: "Unë do të triumfoj, do ta ndaj Sikemin dhe do të mas luginën e Sukothit.
Psalmet 108:11
A nuk je ti, o Perëndi, që na ke kthyer, dhe nuk del më, o Perëndi, me ushtritë tona?
Psalmet 108:13
Me Perëndinë do të kryejmë trimëri, dhe do të jetë ai që do t`i shtypë armiqtë tanë.
Psalmet 109:1
O Perëndi i lëvdimit tim, mos hesht,
Psalmet 109:12
Askush mos pastë mëshirë për të dhe askujt mos i ardhtë keq për jetimët e tij.
Psalmet 109:16
Sepse atij nuk i shkoi ndër mend të kishte dhemshuri, por e ka përndjekur të varfërin, nevojtarin dhe atë që ishte zemërthyer deri sa t`u shkaktonte vdekjen.
Psalmet 109:19
Qoftë për të si një rrobe që e mbulon dhe si një brez që e lidh përjetë.
Psalmet 109:20
Qoftë ky nga ana e Zotit shpërblimi për kundërshtarët e mi dhe për ata që flasin keq kundër meje.
Psalmet 109:21
Por ti, o Zot, o Zot, vepro në favorin tim për hir të emrit tënd, çliromë me dhemshurinë dhe mirësinë tënde,
Psalmet 109:24
Gjunjët e mi dridhen nga të pangrënët dhe trupi im është dobësuar për mungesë të dhjamit.
Psalmet 109:25
Jam bërë një faqezi për ta; kur më shohin, tundin kokën.
Psalmet 109:26
Ndihmomë, o Zot, Perëndia im, shpëtomë për dhemshurinë tënde,
Psalmet 109:27
dhe ta dinë që kjo është vepër e duarve të tua, dhe që ti, o Zot, e ke bërë.
Psalmet 109:31
sepse ai rri në të djathtë të të varfërit për ta shpëtuar nga ata që e dënojnë me vdekje.
Psalmet 110:4
Zoti është betuar dhe nuk do të pendohet: "Ti je prift përjetë sipas urdhërit të Melkisedekut".
Psalmet 110:5
Zoti është në të djathtën tënde. Ai ka për të zhdukur disa mbretër ditën e zemërimit të tij.
Psalmet 110:7
Rrugës do të pijë ujë nga përroi dhe si pasojë do të ngrerë kokën.
Psalmet 111:3
Veprat e tij janë madhështore dhe drejtësia e tij vazhdon përjetë.
Psalmet 111:8
të patundura përjetë, për gjithnjë, të kryera me vërtetësi dhe drejtësi.
Psalmet 111:9
Ai i dërgoi popullit të tij shpëtimin, ka vendosur besëlidhjen e tij përjetë; i shenjtë dhe i tmerrshëm është emri i tij.
Psalmet 111:10
Frika e Zotit është zanafilla e diturisë; kanë dituri të madhe ata që zbatojnë në praktikë urdhërimet e tij; lëvdimi i tij vazhdon në përjetësi.
Psalmet 112:3
Në shtëpinë e tij ka bollëk dhe pasuri dhe drejtësia e tij vazhdon përjetë.
Psalmet 112:4
Drita lind në terr për ata që janë të drejtë, për njeriun e dhemshur, të mëshirshëm dhe të drejtë.
Psalmet 112:9
Ai ka shpërndarë lirisht, u ka dhënë nevojtarëve, drejtësia e tij vazhdon përjetë dhe fuqia e tij do të ngrihet në lavdi.
Psalmet 113:2
Qoftë i bekuar emri i Zotit tani dhe përjetë.
Psalmet 113:3
Nga lindja e diellit deri në perëndim të tij u lëvdoftë emri i Zotit.
Psalmet 113:4
Zoti shkëlqen mbi tërë kombet, lavdia e tij ndodhet përmbi qiejtë.
Psalmet 113:5
Kush i përngjan Zotit, Perëndisë tonë, që banon në vende shumë të larta,
Psalmet 113:6
kush ulet për të parë gjërat që ndodhen në qiejtë dhe mbi tokë?
Psalmet 113:8
për ta bërë të ulet me princat, me princat e popullit të tij.
Psalmet 114:7
Dridhu, o tokë, në prani të Zotit, në prani të Perëndisë të Jakobit,
Psalmet 115:1
Jo neve, o Zot, jo neve, por emrit tënd jepi lavdi, për mirësinë tënde dhe për besnikërinë tënde.
Psalmet 115:2
Sepse do të thonë kombet: "Ku është tani Perëndia i tyre?".
Psalmet 115:3
Por Perëndia ynë është në qiejtë dhe bën tërë atë që i pëlqejnë.
Psalmet 115:4
Idhujt e tyre janë argjend dhe ar, vepër e duarve të njeriut.
Psalmet 115:18
Por ne do ta bekojmë Zotin, tani dhe përjetë. Aleluja.
Psalmet 116:3
Vargonjtë e vdekjes më kishin rrethuar dhe ankthet e Sheolit më kishin pushtuar; fatkeqësia dhe dhembja më kishin vënë përfund.
Psalmet 116:5
Zoti është i dhemshur dhe i drejtë, Perëndia ynë është i mëshirshëm.
Psalmet 116:11
dhe thoja gjatë përhumbjes sime: "Çdo njeri është gënjeshtar".
Psalmet 116:17
Unë do të të ofroj një flijim falenderimi dhe do të përmend emrin e Zotit.
Psalmet 117:2
Sepse e madhe është dhemshuria e tij ndaj nesh, dhe besnikëria e Zotit vazhdon përjetë. Aleluja.
Psalmet 118:1
Kremtojeni Zotin sepse ai është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
Psalmet 118:2
Po, Izraeli le të thotë tani: "Dhemshuria e tij vazhdon përjetë".
Psalmet 118:3
Po, tani shtëpia e Aaronit le të thotë: "Dhemshuria e tij vazhdon përjetë".
Psalmet 118:4
Po, le të thonë tani ata që kanë frikë nga Zoti: "Dhemshuria e tij vazhdon përjetë".
Psalmet 118:5
Në ankth kërkova Zotin, dhe Zoti m`u përgjigj dhe më çoi larg.
Psalmet 118:6
Zoti është për mua; unë nuk do të kem fare frikë; çfarë mund të më bëjë njeriu?
Psalmet 118:7
Zoti është për mua nga ata që më ndihmojnë, dhe unë do t`i shikoj triumfues armiqtë e mi.
Psalmet 118:13
Ti më kishe shtyrë me dhunë për të më rrëzuar, por Zoti më ndihmoi.
Psalmet 118:20
Kjo është porta e Zotit, të drejtët do të kalojnë nëpër të.
Psalmet 118:21
Unë do të të kremtoj, sepse më je përgjigjur dhe ke qenë shpëtimi im.
Psalmet 118:23
Kjo është vepër e Zotit, dhe është një gjë e mrekullueshme në sytë tona.
Psalmet 118:27
Zoti është Perëndia dhe ka bërë që mbi ne të shkëlqejë drita e tij; lidheni viktimën e flijimit në brirët e altarit.
Psalmet 118:28
Ti je Perëndia im, unë do të të kremtoj; ti je Perëndia im, unë do të të përlëvdoj.
Psalmet 118:29
Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
Psalmet 119:6
Atëherë nuk do të turpërohem, kur të kem parasysh të gjitha urdhërimet e tua.
Psalmet 119:22
Hiq prej meje turpin dhe përbuzjen, sepse unë i kam respektuar porositë e tua.
Psalmet 119:25
Unë bie përmbys në pluhur; më ringjall sipas fjalës sate.
Psalmet 119:26
Të kam treguar rrugët e mia, dhe ti më je përgjigjur; më mëso statutet e tua.
Psalmet 119:36
Përkule zemrën time parimeve të tua dhe jo lakmisë.
Psalmet 119:42
Kështu do të mund t`i përgjigjem atij që më fyen, sepse kam besim te fjala jote.
Psalmet 119:44
Kështu do të respektoj ligjin tënd vazhdimisht, përjetë.
Psalmet 119:46
Do të flas për porositë e tua para mbretërve dhe nuk do të turpërohem.
Psalmet 119:50
Ky është përdëllimi im në pikëllim, që fjala jote më ka dhënë jetë.
Psalmet 119:53
Një indinjatë e madhe më pushton për shkak të të pabesëve që braktisin ligjin tënd.
Psalmet 119:58
Të jam lutur shumë, me gjihë zemër; ki mëshirë për mua sipas fjalës sate.
Psalmet 119:62
Në mes të natës ngrihem që të të kremtoj, për shkak të dekreteve të tua të drejta.
Psalmet 119:71
Ka qenë një e mirë për mua të jem pikëlluar, që kështu të mësoja statutet e tua.
Psalmet 119:72
Ligji i gojës sate për mua është më i çmuar se mijëra monedha ari dhe argjendi.
Psalmet 119:76
Mirësia jote qoftë përdëllimi im, sipas fjalës që i ke dhënë shërbëtorit tënd.
Psalmet 119:85
Mëndjemëdhenjtë kanë hapur gropa për mua; ata nuk veprojnë sipas ligjit tënd.
Psalmet 119:86
Tërë urdhërimet e tua meritojnë besim; më përndjekin pa të drejtë; ndihmomë.
Psalmet 119:96
Pashë caqet e çdo gjëje të përsour, por urdhërimi yt nuk ka asnjë cak.
Psalmet 119:97
Oh, sa shumë e dua ligjin tënd! Ai është përsiatja ime gjithë ditën.
Psalmet 119:99
Kuptoj më shumë se të gjithë mësuesit e mi, sepse urdhërimet e tua janë përsiatja ime.
Psalmet 119:100
Kam më tepër zgjuarësi se pleqtë, sepse respektoj urdhërimet e tua.
Psalmet 119:101
Kam përmbajtur hapat e mia nga çdo shteg i keq, për të respektuar fjalën tënde.
Psalmet 119:104
Me anë të urdhërimeve të tua unë përfitoj zgjuarësinë; prandaj urrej çdo shteg falsiteti.
Psalmet 119:111
Porositë e tua janë trashëgimia ime përjetë; ato janë gëzimi i zemrës sime.
Psalmet 119:112
Jam zotuar me gjithë zemër për t`i zbatuar në praktikë statutet e tua përjetë, deri në fund.
Psalmet 119:115
Largohuni, o njerëz të këqij, sepse unë dua të respektoj urdhërimet e Perëndisë tim.
Psalmet 119:117
Përforcomë dhe unë do të shpëtoj, dhe do t`i kem gjithnjë statutet e tua përpara syve të mi.
Psalmet 119:124
Kujdesu për shërbëtorin tënd sipas mirësisë sate dhe mësomë statutet e tua.
Psalmet 119:127
Për këtë arësye unë i dua urdhërimet e tua më tepër se ari; po, më tepër se ari i kulluar.
Psalmet 119:128
Për këtë arësye i konsideroj të drejta urdhërimet e tua dhe urrej çdo shteg të gënjeshtrës.
Psalmet 119:132
Kthehu nga unë dhe ki mëshirë për mua, ashtu si bën me ata që e duan emrin tënd.
Psalmet 119:138
Ti i ke përcaktuar porositë e tua me drejtësi dhe me besnikëri të madhe.
Psalmet 119:141
Jam i vogël dhe i përbuzur, por nuk i harroi udhërimet e tua.
Psalmet 119:142
Drejtësia jote është një drejtësi e përjetshme dhe ligji yt është i vërtetë.
Psalmet 119:144
Porositë e tua janë të drejta përjetë; më jep mendje dhe unë do të jetoj.
Psalmet 119:145
Unë bërtas me gjithë zemër; përgjigjmu, o Zot, dhe unë do të respektoj statutet e tua.
Psalmet 119:148
Sytë e mi paraprijnë natën për të menduar thellë fjalën tënde.
Psalmet 119:152
Prej shumë kohe kam mësuar urdhërimet e tua, të cilat i ke vendosur përjetë.
Psalmet 119:157
Persekutuesit e mi dhe armiqtë e mi janë të shumtë; por unë nuk largohem nga porositë e tua.
Psalmet 119:160
Shuma e fjalës sate është e vërteta; dhe të gjitha dekretet e tua të drejta qëndrojnë përjetë.
Psalmet 119:161
Princat më përndjekin pa arësye, por zemra ime ka shumë frikë nga fjala jote.
Psalmet 119:164
Të lëvdoj shtatë herë në ditë për dekretet e tua të drejta.
Psalmet 119:171
Buzët e mia do të përhapin lavde, me qëllim që ti të më mësosh statutet e tua.
Psalmet 120:1
Në ankthin tim i klitha Zotit, dhe ai m`u përgjigj.
Psalmet 120:6
Tepër gjatë kam banuar me ata që e urrejnë paqen.
Psalmet 120:7
Unë jam për paqen; ata përkundrazi, kur unë flas, janë për luftën.
Psalmet 121:6
Dielli nuk ka për të të goditur ditën, as hëna natën.
Psalmet 121:8
Zoti do të ruajë daljet dhe hyrjet e tua, tani dhe përjetë.
Psalmet 122:4
ku ngjiten fiset, fiset e Zotit, për të kremtuar emrin e Zotit.
Psalmet 122:5
Sepse aty janë vënë fronet për gjykimin, fronet e shtëpisë së Davidit.
Psalmet 122:6
Lutuni për paqen e Jeruzalemit, le të begatohen ata që të duan.
Psalmet 122:8
Për hir të vëllezërve të mi dhe të miqve të mi tani do të them: "Paqja qoftë te ti".
Psalmet 122:9
Për hir të shtëpisë së Zotit, Perëndisë tonë, unë do të kërkoj të mirën tënde.
Psalmet 123:2
Ja, ashtu si sytë e shërbëtorëve drejtohen te dora e zotërve të tyre dhe sytë e shërbëtores te dora e zonjës së saj, kështu sytë tona drejtohen te Zoti, Perëndia ynë deri sa ai të ketë mëshirë për ne.
Psalmet 123:3
Ki mëshirë për ne, o Zot, ki mëshirë për ne, sepse jemi velur jashtë mase me përçmimin.
Psalmet 123:4
Shpirti ynë është velur jashtë mase me talljen e arrogantëve dhe me përçmimin e krenarëve.
Psalmet 124:3
ata do të na kishin përpirë të gjallë, aq shumë shpërtheu zëmërimi i tyre kundër nesh;
Psalmet 124:4
atëherë ujërat do të na kishin mbuluar dhe përroi do të kishte kaluar mbi ne,
Psalmet 125:1
Ata që kanë besim tek Zoti janë si mali i Sionit, që nuk mund të lëvizet, por qëndron përjetë.
Psalmet 125:2
Ashtu si Jeruzalemi është rrethuar nga male, kështu Zoti rri përreth popullit të tij, tani dhe përjetë.
Psalmet 125:3
Sepse skeptri i të pabesëve nuk do të pushojë përjetë mbi trashëgiminë e të drejtëve, që të drejtët të mos i shtyjnë duart e tyre për të bërë të keqen.
Psalmet 126:2
Atëherë goja jonë u mbush me qeshje dhe gjuha jonë me këngë gëzimi, atëherë thuhej midis kombeve: "Zoti ka bërë gjëra të mëdha për ta".
Psalmet 126:3
Zoti ka bërë gjëra të mëdha për ne, dhe jemi tërë gëzim.
Psalmet 126:4
Bëj të rikthehen robërit tanë, o Zot, ashtu si përrenjtë në jug.
Psalmet 127:2
Është e kotë që ju të çoheni herët dhe të shkoni vonë për të pushuar dhe për të ngrënë bukën e nxjerrë me punë të rëndë, sepse ai u jep pushim atyre që do.
Psalmet 127:3
Ja, bijtë janë një trashëgimi që vjen nga Zoti; fryti i barkut është një shpërblim.
Psalmet 129:5
U turpërofshin të gjithë dhe kthefshin krahët ata që urrejnë Sionin!
Psalmet 130:6
Shpirti im pret Zotin, më tepër se rojet mëngjesin; po, më tepër se rojet mëngjesin.
Psalmet 131:1
O Zot, zemra ime nuk është mendjemadhe dhe sytë e mi nuk janë krenarë, dhe unë nuk merrem me gjëra tepër të mëdha dhe tepër të larta për mua.
Psalmet 131:3
O Izrael, shpreso tek Zoti, tani dhe përjetë.
Psalmet 132:5
deri sa të kem gjetur një vend për Zotin, një banesë për të Fuqishmin e Jakobit".
Psalmet 132:6
Ja, dëgjuam të flitet për të në Efratah, e gjetëm në fushat e Jaarit.
Psalmet 132:7
Le të shkojmë në banesën e tij, le ta adhurojmë përpara fronit të këmbëve të tij.
Psalmet 132:10
Për hir të Davidit, shërbëtorit tënd, mos e dëbo fytyrën e të vajosurit tënd.
Psalmet 132:11
Zoti iu betua Davidit në të vërtetë dhe nuk do të ndryshojë: "Unë do të vë mbi fronin tënd një fryt të të përbrendëshmëve të tua.
Psalmet 132:12
Në rast se bijtë e tu do të respektojnë besëlidhjen time dhe porositë e mia, që unë do t`u mësojë atyre, edhe bijtë e tyre do të ulen përjetë mbi fronin tënd".
Psalmet 132:13
Duke qenë se Zoti e ka zgjedhur Sionin, ai e ka dashur atë për banesën e tij:
Psalmet 132:14
"Ky është vendi im i pushimit përjetë; këtu do të banoj, sepse e kam dashur.
Psalmet 133:2
Është si vaji i çmuar i shpërndarë mbi krye, që zbret mbi mjekrën e Aaronit, që zbret deri në cep të rrobave të tij.
Psalmet 133:3
Është si vesa e Hermonit, që zbret mbi malet e Sionit, sepse atje Zoti ka vënë bekimin, jetën në përjetësi.
Psalmet 135:2
që rrini në shtëpinë e Zotit, në oborret e shtëpisë së Perëndisë tonë.
Psalmet 135:4
Sepse Zoti ka zgjedhur për vete Jakobin, dhe Izraelin si thesar të tij të veçantë.
Psalmet 135:5
Po, unë pranoj që Zoti është i madh dhe që Zoti ynë është përmbi të gjitha perënditë.
Psalmet 135:7
Ai i larton avujt nga skajet e tokës, prodhon vetëtimat për shiun, e nxjerr erën nga depozitat e tij.
Psalmet 135:13
O Zot, emri yt rron përjetë; kujtimi yt, o Zot, brez pas brezi.
Psalmet 135:14
Sepse Zoti do t`i sigurojë drejtësinë popullit të tij dhe do të ketë mëshirë për shërbëtorët e tij.
Psalmet 136:1
Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë dhe mirësia e tij vazhdon përjetë.
Psalmet 136:2
Kremtoni Perëndinë e perëndive, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
Psalmet 136:3
Kremtoni Zotin e zotërive, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
Psalmet 136:4
atë që vetëm bën mrekulli të mëdha, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
Psalmet 136:5
atë që ka bërë qiejtë me dituri, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
Psalmet 136:6
atë që ka shtrirë tokën mbi ujërat, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
Psalmet 136:7
atë që ka bërë ndriçuesit e mëdhenj, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
Psalmet 136:8
diellin për të sunduar mbi ditën, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
Psalmet 136:9
hënën dhe yjet për të sunduar mbi natën, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
Psalmet 136:10
Ai që goditi Egjiptasit në parëbirnitë e tyre, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
Psalmet 136:11
dhe e nxori Izraelin nga mjedisi i tyre, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
Psalmet 136:12
me dorë të fuqishme dhe krah të shtrirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
Psalmet 136:13
Atë që ndau Detin e Kuq në dy pjesë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
Psalmet 136:14
dhe e bërë Izraelin të kalojë në mes të tij, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
Psalmet 136:15
por fshiu Faraonin dhe ushtrinë e tij në Detin e Kuq, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
Psalmet 136:16
Atë që e çoi popullin e tij nëpër shkretëtirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
Psalmet 136:17
atë që goditi mbretër të mëdhenj, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
Psalmet 136:18
dhe vrau mbretër të fuqishëm, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë;
Psalmet 136:19
Sihonin, mbretin e Amorejve, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
Psalmet 136:20
dhe Ogun, mbretin e Bashanit, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
Psalmet 136:21
Dhe u dha atyre si trashëgimi vendin e tyre, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
Psalmet 136:22
në trashëgimi Izraelit, shërbëtorit të tij, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
Psalmet 136:23
Ai u kujtua për ne në kushtet tona të këqija, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
Psalmet 136:24
dhe na çliroi nga armiqtë tanë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
Psalmet 136:25
Ai i jep ushqim çdo krijese, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
Psalmet 136:26
Kremtoni Perëndinë e qiellit, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
Psalmet 137:6
m`u lidhtë gjuha me qiellzën, në rast se nuk të kujtoj ty, në rast se nuk e vë Jeruzalemin përmbi gëzimin tim më të madh.
Psalmet 137:9
Lum ai që merr foshnjët e tua dhe i përplas kundër shkëmbit!
Psalmet 138:1
Unë do të të kremtoj me gjithë zemër, përpara perëndive do të këndoj lavdet e tua.
Psalmet 138:2
Do të adhuroj i kthyer nga tempulli yt i shenjtë dhe do të kremtoj emrin tënd për mirësinë tënde dhe vërtetësinë tënde, sepse ti ke përlëvduar fjalën tënde dhe emrin tënd përmbi çdo gjë tjetër.
Psalmet 138:3
Ditën në të cilën të kërkova, ti m`u përgjigje dhe e rrite fuqinë e shpirtit tim.
Psalmet 138:6
Ndonëse Zoti është i shkëlqyeshëm, ai tregon kujdes për njerëzit e thjeshtë, por mëndjemadhin e njeh nga larg.
Psalmet 138:8
Zoti do të kryejë veprën e tij tek unë; o Zot, mirësia jote vazhdon përjetë; mos i braktis veprat e duarve të tua.
Psalmet 139:5
Ti më rrethon nga pas dhe përpara dhe vë dorën tënde mbi mua.
Psalmet 139:6
Njohja jote është shumë e mrekullueshme për mua, aq e lartë sa unë nuk mund ta arrij.
Psalmet 139:12
terri vetë nuk mund të të fshehë asgjë, madje nata shkëlqen si dita; terri dhe drita janë të barabarta për ty.
Psalmet 139:13
Po, ti ke formuar të përbrëndëshmet e mia, ti më ke endur në barkun e nënes sime.
Psalmet 139:15
Kockat e mia nuk ishin një e fshehtë për ty kur u formova në fshehtësi duke u endur në thellësitë e tokës.
Psalmet 139:16
Dhe sytë e tu panë masën pa trajtë të trupit tim, dhe në librin tënd ishin shkruar ditët që ishin caktuar për mua, megjithëse asnjë prej tyre nuk ekzistonte ende.
Psalmet 139:17
Oh, sa të çmuara janë për mua mendimet e tua, o Perëndi! Sa i madh është gjithë numri i tyre!
Psalmet 139:19
Me siguri, ti do vrasësh të pabesin, o Perëndi; prandaj ju, njerëz gjakatarë largohuni nga unë.
Psalmet 139:20
Ata flasin me pabesi kundër teje; armiqtë e tu përdorin më kot emrin tënd.
Psalmet 139:22
Unë i urrej me një urrejtje të përsosur; ata janë bërë armiqtë e mi.
Psalmet 139:23
Më heto, o Perëndi, dhe njihe zemrën time; më provo dhe njihi mendimet e mia.
Psalmet 139:24
dhe shiko në se ka tek unë ndonjë rrugë të keqe dhe më udhëhiq nëpër rrugën e përjetshme.
Psalmet 140:2
që thurrin ligësi në zemër të tyre; ata mblidhen vazhdimisht për të bërë luftë.
Psalmet 140:3
Mprehin gjuhën e tyre si gjarpëri dhe kanë helm gjarpëri nën buzët e tyre. (Sela)
Psalmet 140:4
Më mbro, o Zot, nga duart e të pabesit dhe më mbro nga njeriu i dhunës, që komplotojnë për të më rrëzuar.
Psalmet 140:5
Kryelartët kanë fshehur për mua një lak dhe litarë, më kanë ngritur një rrjetë buzë shtegut, kanë vënë kurthe për mua. (Sela)
Psalmet 140:6
Unë i thashë Zotit: "Ti je Perëndia im; dëgjo, o Zot, britmën e lutjeve të mia.
Psalmet 140:7
O Zot Perëndi, ti je forca e shpëtimit tim, ti e ke mbuluar kokën time ditën e betejës.
Psalmet 140:11
Njeriu gojëkeq mos qoftë i qëndrueshëm mbi tokë; fatkeqësia përndjektë njeriun e dhunës deri në shkatërrim".
Psalmet 141:1
O Zot, unë të këlthas ty; nxito të më përgjigjesh. Vëri veshin zërit tim, kur të këlthas ty.
Psalmet 141:5
Le të më rrahë madje i drejti, do të jetë një mirësjellje nga ana e tij; le të më qortojë ai, do të jetë si vaji mbi kokë; koka ime nuk ka për ta refuzuar. Por lutja ime vazhdon të jetë kundër veprimeve të tyre të këqija.
Psalmet 141:7
Ashtu si ai që lëron dhe çan tokën, kështu kockat tona janë të përhapura në hyrje të Sheolit.
Psalmet 141:9
Më ruaj nga laku që më kanë përgatitur dhe nga kurthet e njerëzve që kryejnë paudhësi.
Psalmet 142:3
Kur fryma po më dobësohej, ti e dije ecjen time. Ata kanë përgatitur një lak për mua te shtegu që po kaloja.
Psalmet 142:4
Vështroj në të djathtën time dhe ja: nuk ka njeri që të më njohë; çdo rrugë shpëtimi është e mbyllur; asnjeri nuk kujdeset për jetën time.
Psalmet 142:6
Dëgjo me vëmendje klithmën time, sepse jam katandisur si mos më keq; më çliro nga përndjekësit e mi, sepse janë më të fortë se unë.
Psalmet 143:1
Dëgjo lutjen time, o Zot, vëru veshin lutjeve të mia; përgjigjmu me besnikërinë dhe drejtësinë tënde.
Psalmet 143:3
Sepse armiku më përndjek, ai e ka rrëzuar deri për tokë jetën time; më detyron të banoj në vende të errëta, ashtu si ata që kanë vdekur prej një kohe të gjatë.
Psalmet 143:6
I zgjas duart e mia drejt teje; shpirti im është i etur për ty, si një tokë e thatë. (Sela)
Psalmet 143:7
Nxito të më përgjigjesh, o Zot, fryma ime po dobësohet; mos më fshih fytyrën tënde, që të mos bëhem i ngjashëm me ata që zbresin në gropë.
Psalmet 143:8
Më bëj të ndjej mirësinë tënde në mëngjes, sepse unë kam besim te ti; më trego rrugën nëpër të cilën duhet të eci, sepse unë e lartoj shpirtin tim drejt teje.
Psalmet 143:10
Më mëso so ta plotësoj vullnetin tënd, sepse ti je Perëndia im; Fryma jote e mirë le të më udhëheqë në tokë të shenjtë.
Psalmet 143:11
Gjallëromë, o Zot, për hir të emrit tënd; me drejtësinë tënde më shpëto nga fatkeqësia.
Psalmet 144:1
Bekuar qoftë Zoti, kështjella ime, që i mëson duart e mia për luftë dhe gishtërinjtë e mi për betejë.
Psalmet 144:3
O Zot, çfarë është njeriu që ti të kujdesesh për të, ose biri i njeriut që ti ta përfillësh?
Psalmet 144:6
Hidh rrufetë dhe shpërndaji, lësho shigjetat e tua dhe bëji të ikin.
Psalmet 144:9
O Perëndi, do të këndoj një kantik të ri, do të këndoj lavdet e tua me një harpë me dhjetë tela.
Psalmet 144:12
Bijtë tanë në rininë e tyre qofshin si një bimë e harlisur, dhe bijat tona qofshin si shtylla qosheje, të gdhendura mirë për të zbukuruar një pallat.
Psalmet 144:15
Lum ai popull që është në gjendje të tillë, lum ai popull që ka për Perëndi Zotin.
Psalmet 145:1
Unë do të të përlëvdoj, o Perëndia im dhe Mbreti im, dhe do të bekoj emrin tënd përjetë.
Psalmet 145:2
Do të të bekoj çdo ditë dhe do të lëvdoj emrin tënd përjetë.
Psalmet 145:3
Zoti është i madh dhe i denjë për lëvdimin më të lartë dhe madhështia e tij është e panjohshme.
Psalmet 145:6
Këto do të flasin për fuqinë e veprave të tua të tmerrshme, dhe unë do të tregoj madhështinë tënde.
Psalmet 145:9
Zoti është i mirë me të gjithë dhe plot dhemshuri për të gjitha veprat e tij.
Psalmet 145:11
Ata do të flasin për lavdinë e mbretërisë sate dhe do të tregojnë për fuqinë tënde,
Psalmet 145:12
për t`u bërë të njohura bijve të njerëzve mrekullitë e tua dhe shkëlqimin e madhërishëm të mbretërisë sate.
Psalmet 145:13
Mbretëria jote është një mbretëri përjet dhe sundimi yt vazhdon brez pas brezi.
Psalmet 145:14
Zoti përkrah tërë ata që rrëzohen dhe ngre përsëri në këmbë tërë ata që janë rrëzuar.
Psalmet 145:21
Goja ime do të tregojë lëvdimin e Zotit, dhe çdo qënie do të bekojë emrin e tij të shenjtë përjetë.
Psalmet 146:2
Unë do ta lëvdoj Zotn deri sa të kem jetë, do të këndoj lavde për Perëndinë tim gjatë gjithë jetës sime.
Psalmet 146:4
Kur fryma e tij ikën, ai kthehet përsëri në tokë dhe po atë ditë planet e tij zhduken.
Psalmet 146:5
Lum ai që ka Perëndinë e Jakobit si ndihmë, shpresa e të cilit është tek Zoti, Perëndia i tij,
Psalmet 146:6
që ka krijuar qiejtë dhe tokën, detin dhe gjithçka është në to, që ruan besnikërinë përjetë,
Psalmet 146:9
Zoti mbron të huajt, ndihmon jetimin dhe gruan e ve, por përmbys udhën e të pabesëve.
Psalmet 146:10
Zoti mbretëron përjetë, Perëndia yt, o Sion, brez pas brezi. Aleluja.
Psalmet 147:1
Lëvdoni Zotin, sepse është një gjë e mirë t`i këndosh lavde Perëndisë tonë, sepse është e kënaqshme dhe e leverdishme ta lëvdosh.
Psalmet 147:6
Zoti larton njerëzit e përulur, por ul deri në tokë njerëzit e këqij.
Psalmet 147:7
Këndojini Zotit me falenderim, këndojini me qeste lavde Perëndisë tonë,
Psalmet 147:8
që mbulon qiellin me re, përgatit shiun për tokën dhe bën që të rritet bari në malet.
Psalmet 147:12
Lëvdo Zotin, o Jeruzalem, kremto Perëndinë tënd, o Sion.
Psalmet 147:13
Sepse ai ka përforcuar shufrat e portave të tua dhe ka bekuar bijtë e tu në mes teje.
Psalmet 147:16
Dërgon borën si lesh dhe përhap brymën si hi.
Psalmet 148:4
Lëvdojeni, ju qiej të qiejve, dhe ju ujëra përmbi qiejtë.
Psalmet 148:6
Ai i ka vendosur përjetë, në përjetësi; por ka bërë një statut që nuk do të kalojë kurrë.
Psalmet 148:7
Lëvdojeni Zotin nga toka, ju përbindësh të detit dhe mbarë oqeane,
Psalmet 148:13
Le të lëvdojnë emrin e Zotit, sepse vetëm emri i tij përlëvdohet. Lavdia e tij qëndron përmbi tokën dhe qiejtë.
Psalmet 148:14
Ai e ka rritur forcën e popullit të tij, një arsye kjo lëvdimi për të gjithë shenjtorët e tij, për bijtë e Izraelit, një popull i afërt për të. Aleluja.
Psalmet 149:4
sepse Zoti kënaqet me popullin e tij; ai i kurorëzon me shpëtim njerëzit e përulur.
Psalmet 149:6
Le të kenë në gojën e tyre lavdet e Perëndisë dhe në dorën e tyre një shpatë që pret nga të dy anët;
Psalmet 149:7
për t`u hakmarrë me kombet dhe për t`u dhënë ndëshkime popujve,
Psalmet 149:8
për t`i lidhur mbretërit e tyre me zinxhirë dhe fisnikët e tyre me pranga hekuri,
Psalmet 149:9
për të zbatuar mbi ta gjykimin e shkruar. Ky është nderi që u rezervohet mbarë shenjtorëve të tij. Aleluja.
Psalmet 150:1
Aleluja, lëvdoni Perëndinë në shenjtoren e tij, lëvdojeni në kupën qiellore të pushtetit të tij.
Psalmet 150:2
Lëvdojeni për mrekullitë e tij, lëvdojeni sipas madhështisë e tij.
Fjalët e Urta 1:2
për të njohur diturinë dhe për të mësuar gjykimet e mënçura;
Fjalët e Urta 1:3
për të ditur si të veprosh me urti, me drejtësi, me gjykim dhe ndershmëri,
Fjalët e Urta 1:4
për t`u dhënë shkathtësi njerëzve të thjeshtë, njohje dhe reflektim të riut.
Fjalët e Urta 1:5
I urti do të dëgjojë dhe do të rritë diturinë e tij; njeriu i zgjuar do të përfitojë këshilla të urta,
Fjalët e Urta 1:6
për të kuptuar një sentencë dhe një enigmë, fjalët e të urtëve dhe thëniet e tyre të errëta.
Fjalët e Urta 1:7
Frika e Zotit është fillimi i njohjes; por njerëzit e pamend përçmojnë diturinë dhe arsimin.
Fjalët e Urta 1:11
në qoftë se thonë: "Eja me ne; kemi ngritur një pritë për të derdhur gjak; i ngritëm gracka të pafajmit pa ndonjë shkak;
Fjalët e Urta 1:12
le t`i kapërdimë të gjallë, ashtu si Sheoli, tërësisht si ata që zbresin në gropë;
Fjalët e Urta 1:17
Shtrihet më kot rrjeta përpara çdo lloji zogjsh;
Fjalët e Urta 1:19
Të tilla janë rrugët e çdo njeriu të etur për pasuri; ajo ia heq jetën atyre që e kanë.
Fjalët e Urta 1:20
Dituria bërtet nëpër rrugë, zëri i saj dëgjohet nëpër sheshe;
Fjalët e Urta 1:25
përkundrazi hodhët poshtë të gjitha këshillat e mia dhe nuk pranuat ndreqjen time,
Fjalët e Urta 1:28
Atëherë ata do të më thërrasin mua, por unë nuk do të përgjigjem; do të më kërkojnë me kujdes, por nuk do të më gjejnë.
Fjalët e Urta 1:30
nuk kanë dashur të pranojnë këshillën time dhe kanë përbuzur të gjitha qortimet e mia.
Fjalët e Urta 1:32
Sepse përdalja e njerëzve të thjeshtë i vret dhe qetësia e rreme e budallenjve i zhduk;
Fjalët e Urta 2:3
po, në rast se kërkon me ngulm gjykimin dhe ngre zërin për të siguruar mirëkuptim,
Fjalët e Urta 2:4
në rast se e kërkon si argjendin dhe fillon të rrëmosh si për një thesar të fshehur,
Fjalët e Urta 2:5
atëherë do të ndjesh frikën e Zotit dhe ke për të gjetur kuptimin e Perëndisë.
Fjalët e Urta 2:7
Ai mban rezervë për njerëzit e drejtë një ndihmë të fuqishme, një mburojë për ata që ecin me ndershmëri
Fjalët e Urta 2:8
për të mbrojtur shtigjet e drejtësisë dhe për të ruajtur rrugën e shenjtorëve të tij.
Fjalët e Urta 2:10
Kur dituria të të hyjë në zemër, edhe njohja do të jetë e këndshme për shpirtin tënd,
Fjalët e Urta 2:11
të menduarit do të kujdeset për ty dhe gjykimi do të të mbrojë,
Fjalët e Urta 2:12
për të të çliruar nga rruga e keqe, nga njerëzit që flasin për gjëra të këqija,
Fjalët e Urta 2:13
nga ata që braktisin shtigjet e ndershmërisë për të ecur në rrugët e territ,
Fjalët e Urta 2:16
për të të shpëtuar nga gruaja që ka shkelur kurorën, nga gruaja e huaj që përdor fjalë mikluese,
Fjalët e Urta 2:17
që ka braktisur shokun e rinisë së saj dhe ka harruar marrëveshjen e lidhur me Perëndinë.
Fjalët e Urta 3:4
do të gjesh kështu hir dhe arsye në sytë e Perëndisë dhe të njerëzve.
Fjalët e Urta 3:8
kjo do të jetë shërim për nervat e tua dhe freskim për kockat e tua.
Fjalët e Urta 3:10
hambarët e tu të grurit do të jenë plot e përplot dhe vozat e tua do të gufojnë me musht.
Fjalët e Urta 3:11
Biri im, mos e përçmo ndëshkimin e Zotit dhe mos urre qortimin e tij,
Fjalët e Urta 3:13
Lum ai njeri që ka gjetur diturinë dhe njeriu që ka përftuar arsyen.
Fjalët e Urta 3:14
Sepse fitimi i tij është më i mirë se fitimi i argjendit dhe fryti i tij vlen më tepër se ari i kulluar.
Fjalët e Urta 3:15
Ajo është më e çmuar se perlat dhe mbarë gjërat më të këndshme nuk mund të barazohen me të.
Fjalët e Urta 3:18
Ajo është një dru i jetës për ata që e kapin dhe lum ata që mbahen fort atje.
Fjalët e Urta 3:22
Ato do të jenë jetë për shpirtin tënd dhe një zbukurim në qafën tënde.
Fjalët e Urta 3:24
Kur do të biesh për të fjetur, nuk do të kesh frikë; po, do të biesh dhe gjumi yt do të jetë i ëmbël.
Fjalët e Urta 3:32
sepse Zoti e neverit njeriun e çoroditur, por këshilla e tij është për njerëzit e ndershëm.
Fjalët e Urta 3:34
Me siguri ai tallet me tallësit, por i fal të përvuajturit.
Fjalët e Urta 4:8
Përlëvdoje dhe ajo do të të lartësojë, ajo do të të japë lavdi, po qe se ti e përvehtëson.
Fjalët e Urta 4:11
Të kam mësuar në rrugën e diturisë, të kam udhëhequr nëpër shtigjet e ndershmërisë.
Fjalët e Urta 4:15
evitoje atë, mos kalo nëpër të; largoju prej saj dhe shko tutje.
Fjalët e Urta 4:20
Biri im, trego kujdes për fjalët e mia, dëgjo thëniet e mia;
Fjalët e Urta 4:22
sepse janë jetë për ata që i gjejnë, shërim për të gjithë trupin e tyre.
Fjalët e Urta 5:1
Biri im, ki kujdes për diturinë time, vëri veshin arsyetimit tim,
Fjalët e Urta 5:5
Këmbët e saj zbresin drejt vdekjes, hapat e saj çojnë drejtpërdrejt në Sheol.
Fjalët e Urta 5:9
për të mos ua dhënë të tjerëve fuqinë tënde dhe vitet e tua dikujt që nuk ka mëshirë.
Fjalët e Urta 5:12
dhe të thuash: "Vallë si urreva mësimin, dhe si e ka përçmuar qortimin zemra ime?
Fjalët e Urta 5:16
A duhet burimet e tua të derdhen jashtë, si rrëke uji nëpër rrugë?
Fjalët e Urta 5:17
Qofshin vetëm për ty dhe jo për të huajtë bashkë me ty.
Fjalët e Urta 5:19
Drenushë e dashur dhe gazelë hirplotë, sisët e saj le të të kënaqin kurdoherë, dhe qofsh vazhdimisht i dhënë pas dashurisë që ke për të.
Fjalët e Urta 5:21
Sepse rrugët e njeriut janë gjithnjë përpara syve të Zotit, dhe ai vëzhgon të gjitha shtigjet e tij.
Fjalët e Urta 5:23
Ai ka për të vdekur sepse nuk korrigjohet dhe do të zhduket për shkak të marrëzisë së tij.
Fjalët e Urta 6:1
Biri im, në qoftë se je bërë garant për të afërmin tënd, në rast se ke dhënë dorën si garanci për një të huaj,
Fjalët e Urta 6:6
Shko te milingona, o përtac, vër re zakonet e saj dhe bëhu i urtë.
Fjalët e Urta 6:9
Deri kur, o përtac, do të rrish duke fjetur? Kur do të shkundesh nga gjumi yt?
Fjalët e Urta 6:10
Të flesh pak, të dremitësh pak, të rrish me duar në ije për t`u çlodhur,
Fjalët e Urta 6:16
Zoti i urren këto gjashtë gjëra, madje shtatë janë të neveritshme për të:
Fjalët e Urta 6:24
për të të mbrojtur nga gruaja e keqe, nga lajkat e gjuhës të gruas së huaj.
Fjalët e Urta 6:26
Sepse për një prostitutë burri katandiset për një copë bukë, dhe gruaja e një tjetri gjuan shpirtin e vyer të një burri.
Fjalët e Urta 6:30
Nuk përçmohet hajduti që vjedh për të shuar urinë kur është i uritur;
Fjalët e Urta 6:33
Do të gjejë plagë dhe përçmim, dhe turpi i tij nuk do t`i hiqet kurrë.
Fjalët e Urta 6:35
Ai nuk do të pranojë asnjë shpërblim dhe nuk do të kënaqet, edhe sikur t`i bëjnë shumë dhurata.
Fjalët e Urta 7:2
Ruaji urdhërimet e mia dhe ke për të jetuar; ruaji mësimet e mia si bebja e syve të tu.
Fjalët e Urta 7:5
me qëllim që të të ruajnë nga gruaja e tjetrit nga gruaja e huaj që përdor fjalë lajkatare.
Fjalët e Urta 7:6
Nga dritarja e shtëpisë sime shikoja nëpër parmakët prej hekuri
Fjalët e Urta 7:8
që kalonte nëpër rrugë pranë qoshes të gruas së huaj dhe drejtohej nga shtëpia e saj,
Fjalët e Urta 7:25
Zemra jote të mos shkojë pas rrugëve të saj, mos devijo nëpër shtigjet e saj,
Fjalët e Urta 7:26
sepse ka rrëzuar shumë të plagosur për vdekje, dhe tërë ata që ajo ka vrarë ishin burra të fortë.
Fjalët e Urta 8:6
Më dëgjoni, sepse do të flas për gjëra të rëndësishme dhe buzët e mia do të hapen për të thënë gjëra të drejta.
Fjalët e Urta 8:7
Sepse goja ime do të shpallë të vërtetën; pabesia është e neveritshme për buzët e mia.
Fjalët e Urta 8:9
Janë të gjitha të drejta për atë që ka mend dhe për ata që kanë gjetur dijen.
Fjalët e Urta 8:11
sepse dituria vlen më tepër se margaritarët, të gjitha gjërat që dikush mund dikush të dëshiroje nuk barazohen me të.
Fjalët e Urta 8:14
Mua më takon mendimi dhe dituria e vërtetë; unë jam zgjuarsia, mua më përket forca.
Fjalët e Urta 8:15
përmjet meje mbretërojnë mbretërit dhe princat vendosin drejtësinë.
Fjalët e Urta 8:16
përmjet meje qeverisin krerët, fisnikët, tërë gjykatësit e tokës.
Fjalët e Urta 8:19
Fryti im është më i mirë se ari, po, se ari i kulluar, dhe prodhimi im më tepër se argjendi i zgjedhur.
Fjalët e Urta 8:21
për t`i bërë ata që më duan të trashëgojnë pasurinë e vërtetë dhe për të mbushur thesaret e tyre.
Fjalët e Urta 8:22
Zoti më zotëroi në fillim të rrugës së tij, përpara veprave të tij më të lashta.
Fjalët e Urta 8:25
Më prodhuan para se themelet e maleve të ishin përforcuar, para kodrinave,
Fjalët e Urta 8:27
Kur ai fiksonte qiejtë, unë isha aty; kur bënte një rreth mbi sipërfaqen e humnerës,
Fjalët e Urta 8:28
kur i bënte të qëndrueshëm qiejtë e epërm, kur përforconte burimet e humnerës,
Fjalët e Urta 8:29
kur i caktonte detit caqet e tij në mënyrë që ujërat të mos kalonin përtej urdhërit të tij, kur vendoste themelet e dheut,
Fjalët e Urta 8:35
Sepse ai që më gjen, gjen jetën, dhe siguron përkrahjen e Zotit.
Fjalët e Urta 9:2
Ka vrarë kafshët e saj, ka përzier verën e saj dhe shtruar tryezën e saj.
Fjalët e Urta 9:5
"Ejani, hani nga buka ime dhe pini verën që kam përzier.
Fjalët e Urta 9:11
Sepse nëpërmjet meje do të shumohen ditët e tua dhe do të të shtohen vite jete.
Fjalët e Urta 9:12
Në rast se je i urtë, je i urtë për veten tënde; në rast se je tallës, pasojat do t`i kesh vetëm ti.
Fjalët e Urta 9:15
për të ftuar ata që kalojnë nëpër rrugë, që shkojnë drejt në rrugën e tyre:
Fjalët e Urta 10:4
Kush punon me dorë përtace varfërohet, por dora e njerëzve të zellshëm të bën të pasurohesh.
Fjalët e Urta 10:9
Ai që ecën në ndershmëri ecën i sigurt, por ai që ndjek rrugë dredharake ka për t`u zbuluar.
Fjalët e Urta 10:13
Dituria gjendet mbi buzët e atyre që kanë mendje, por shkopi është për kurrizin e atyre që nuk kanë mend.
Fjalët e Urta 10:18
Kush e maskon urrejtjen ka buzë gënjeshtare dhe ai që përhap shpifje është budalla.
Fjalët e Urta 10:23
Kryerja e një kobi për budallanë është si një zbavitje; kështu është dituria për njeriun që ka mend.
Fjalët e Urta 10:25
Kur kalon furtuna, i pabesi nuk është më, por i drejti ka një themel të përjetshëm.
Fjalët e Urta 10:26
Ashtu si uthulla për dhëmbët dhe tymi për sytë, kështu është dembeli për ata që e dërgojnë.
Fjalët e Urta 10:29
Rruga e Zotit është një kala për njeriun e ndershëm, por është shkatërrim për ata që kryejnë padrejtësi.
Fjalët e Urta 11:1
Peshorja e pasaktë është e neveritshme për Zotin, por peshimi i saktë i pëlqen.
Fjalët e Urta 11:5
Drejtësia e njeriut të ndershëm i hap rrugën, por i pabesi bie për shkak të paudhësisë së tij.
Fjalët e Urta 11:9
Me gojën e tij hipokriti shkatërron të afërmin e tij, por të drejtët çlirohen për shkak të dijes së tyre.
Fjalët e Urta 11:12
Kush e përbuz të afërmin e tij nuk ka mend, por njeriu i matur hesht.
Fjalët e Urta 11:13
Kush shkon rreth e qark duke përfolur, nxjerr sekretet, por ai që ka një shpirt besnik i fsheh ato.
Fjalët e Urta 11:15
Kush bëhet garant për një të huaj do të pësojë dëmet e këtij veprimi, por ai që refuzon të japë dorën si garant është i sigurt.
Fjalët e Urta 11:18
I pabesi realizon një fitim të rremë, por ai që mbjell drejtësi do të ketë një shpërblim të sigurt.
Fjalët e Urta 11:20
Të çoroditurit nga zemra janë të neveritur për Zotin, por ata që janë të ndershëm në sjelljen e tyre pëlqehen nga ai.
Fjalët e Urta 11:21
Edhe kur i shtrëngon dorën një tjetri për një besëlidhje, njeriu i keq nuk do të mbetet i pandëshkuar, por pasardhësit e të drejtëve do të shpëtojnë.
Fjalët e Urta 11:24
Ka nga ata që shkapërderdhin bujari dhe bëhen më të pasur, dhe ka nga ata që kursejnë më tepër se duhet dhe bëhen gjithnjë e më të varfër.
Fjalët e Urta 11:31
Ja, i drejti merr shpërblimin mbi tokë, e aq më tepër i pabesi dhe mëkatari!
Fjalët e Urta 12:2
Njeriu i mirë gëzon përkrahjen e Zotit, por ky do të dënojë njeriun që sajon plane të këqija.
Fjalët e Urta 12:4
Gruaja e virtytshme është kurora e burrit të saj, por ajo që e turpëron është si një krimb në kockat e tij.
Fjalët e Urta 12:6
Fjalët e të pabesëve rrinë në pritë për të derdhur gjak, por goja e njerëzve të drejtë do t`i çlirojë.
Fjalët e Urta 12:7
Të pabesët janë përmbysur dhe nuk janë më, por shtëpia e të drejtëve do të mbetet më këmbë.
Fjalët e Urta 12:8
Një njeri lëvdohet për gjykimin e tij, por ai që ka një zemër të çoroditur do të përçmohet.
Fjalët e Urta 12:10
I drejti kujdeset për jetën e bagëtisë së tij, por të përbrendshmet e të pabesëve janë mizore.
Fjalët e Urta 12:14
Njeriu do të ngopet me të mira për frytin e gojës së tij, dhe secili do të marrë shpërblimin simbas veprës së duarve të tij.
Fjalët e Urta 12:19
Buza që thotë të vërtetën, do të bëhet e qëndrueshme përjetë, por gjuha që gënjen zgjat vetëm një çast.
Fjalët e Urta 12:20
Mashtrimi është në zemrën e atyre që kurdisin të keqen, por për ata që këshillojnë paqen ka gëzim.
Fjalët e Urta 12:22
Buzët gënjeshtare janë të neveritshme për Zotin, por ata që veprojnë me çiltërsi i pëlqejnë atij.
Fjalët e Urta 12:24
Dora e njeriut të kujdeshëm do të sundojë, por dora e përtacëve do t`i nënshtrohet punës së detyrueshme.
Fjalët e Urta 12:27
Përtaci nuk e pjek gjahun e tij, por kujdesi për njeriun është një pasuri e çmueshme.
Fjalët e Urta 13:4
Shpirti i përtacit dëshiron dhe nuk ka asgjë, por shpirti i atyre që janë të kujdesshëm do të kënaqet plotësisht.
Fjalët e Urta 13:5
I drejti e urren gënjeshtrën, por i pabesi është i neveritshëm dhe do të turpërohet.
Fjalët e Urta 13:7
Ka nga ata që sillen si një i pasur, por nuk kanë asgjë; përkundrazi ka nga ata që sillen si një i varfër, por kanë shumë pasuri.
Fjalët e Urta 13:8
Pasuritë e një njeriu shërbejnë për të shpërblyer jetën e tij, por i varfëri nuk ndjen asnjë kërcënim.
Fjalët e Urta 13:11
Pasuria e përftuar në mënyrë jo të ndershme do të katandiset në pak gjëra, por atij që e grumbullon me mund do t`i shtohet ajo.
Fjalët e Urta 13:13
Ai që përçmon fjalën do të shkatërrohet, por ai që respekton urdhërimin do të shpërblehet.
Fjalët e Urta 13:14
Mësimet e të urtit janë burim jete për t`i evituar dikujt leqet e vdekjes.
Fjalët e Urta 13:19
Dëshira e realizuar është e ëmbël për shpirtin, por për budallenjtë është një gjë e neveritshme largimi nga e keqja.
Fjalët e Urta 13:21
E keqja përndjek mëkatarët, por i drejti do të shpërblehet me të mirën.
Fjalët e Urta 13:22
Njeriu i mirë i lë një trashëgim bijve të bijve të tij, por pasuria e mëkatarit vihet mënjanë për të drejtin.
Fjalët e Urta 13:23
Ara e punuar e të varfërve jep ushqim me shumicë, por ka nga ata që vdesin për mungesë drejtësie.
Fjalët e Urta 14:2
Kush ecën në drejtësinë e tij ka frikë nga Zoti, por ai që çoroditet në rrugët e tij e përçmon atë.
Fjalët e Urta 14:6
Tallësi kërkon diturinë dhe nuk e gjen, por dija është një gjë e lehtë për atë që ka mend.
Fjalët e Urta 14:13
Edhe kur qesh, zemra mund të jetë e pikëlluar, dhe vetë gëzimi mund të përfundojë në vuajtje.
Fjalët e Urta 14:14
Zemërpërdali do të ngopet me rrugët e tij, dhe njeriu i mirë do të ngopet me frytet e tij.
Fjalët e Urta 14:15
Budallai i beson çdo fjale, por njeriu i matur tregon kujdes të veçantë për hapat e tij.
Fjalët e Urta 14:19
Njerëzit e këqij do të përkulen përpara njerëzve të mirë dhe të pabesët në portat e të drejtëve.
Fjalët e Urta 14:21
Kush përçmon të afërmin e vet, mëkaton, por ai që ka mëshirë për të varfërit është i lumtur.
Fjalët e Urta 14:22
A nuk devijojnë, vallë nga rruga e drejtë ata që kurdisin të keqen? Por ata që mendojnë të mirën kanë për të gjetur mirësi dhe të vërtetën.
Fjalët e Urta 14:30
Një zemër e shëndoshë është jetë për trupin, por lakmia është krimbi brejtës i kockave.
Fjalët e Urta 14:31
Kush shtyp të varfërin fyen rëndë atë që e ka bërë, por ai që ka mëshirë për nevojtarin e nderon atë.
Fjalët e Urta 14:32
I pabesi përmbyset nga vetë ligësia e tij, por i drejti ka shpresë në vetë vdekjen e tij.
Fjalët e Urta 14:35
Dashamirësia e mbretit është për shërbëtorin që vepron me urtësi, por zemërimi i tij është kundër atij që sillet me paturpësi.
Fjalët e Urta 15:1
Përgjigja e ëmbël e fashit zemërimin, por fjala therëse e nxit zemërimin.
Fjalët e Urta 15:2
Gjuha e të urtëve përdor dijen ndershmërisht, por goja e budallenjve nxjerr marrëzira.
Fjalët e Urta 15:3
Sytë e Zotit janë kudo për të shikuar të këqijtë dhe të mirët.
Fjalët e Urta 15:5
Budallai e përçmon korrigjimin e atit të tij, por ai që e çmon kritikën vepron me zgjuarsi.
Fjalët e Urta 15:7
Buzët e të urtëve përhapin dijen, por nuk vepron kështu zemra e budallenjve.
Fjalët e Urta 15:8
Sakrifica e të pabesëve është një neveri për Zotin, por lutja e njerëzve të drejtë i pëlqen atij.
Fjalët e Urta 15:9
Rruga e të pabesit është një neveri për Zotin, por ai do atë që ndjek drejtësinë.
Fjalët e Urta 15:10
Një qortim i rëndë pret atë që braktis rrugën e drejtë, ai që urren kritikën ka për të vdekur.
Fjalët e Urta 15:11
Sheoli dhe Abadoni janë para Zotit; ca më tepër janë zemrat e bijve të njerëzve!
Fjalët e Urta 15:15
Të gjitha ditët e të varfërit janë të këqija, por për një zemër të kënaqur ka festë përherë.
Fjalët e Urta 15:17
Më mirë një pjatë me perime në të cilën ka dashuri se sa një ka i majmur në të cilin ka urrejtje.
Fjalët e Urta 15:19
Rruga e përtacit është si një gardh ferrash, por shtegu i njerëzve të drejtë është i sheshtë.
Fjalët e Urta 15:20
Biri i urtë gëzon të atin, por njeriu budalla përçmon të ëmën.
Fjalët e Urta 15:21
Marrëzia është gëzim për atë që nuk ka mend, por njeriu që ka mend ecën drejt.
Fjalët e Urta 15:23
Një njeri ndjen gëzim kur mund të jap një përgjigje dhe sa e mirë është fjala që thuhet në kohën e duhur!
Fjalët e Urta 15:26
Mendimet e këqija janë të neveritshme për Zotin, por fjalët e ëmbla janë të pastra.
Fjalët e Urta 15:27
Kush lakmon fitime vë në rrezik shtëpinë e vet, por ai që i urren dhuratat ka për të jetuar.
Fjalët e Urta 15:28
Zemra e të drejtit mendon thellë se si duhet të përgjigjet, por goja e të pabesit vjell gjëra të këqija.
Fjalët e Urta 15:31
Veshi që e dëgjon kritikën e jetës ka për të qëndruar bashkë me të urtët.
Fjalët e Urta 15:32
Kush nuk pranon qortimin e përçmon vetë shpirtin e tij, por ai që dëgjon qortimin bëhet më i urtë.
Fjalët e Urta 15:33
Frika e Zotit është një mësim diturie, dhe përpara lavdisë vjen përulësia.
Fjalët e Urta 16:1
Prirjet e zemrës i përkasin njeriut, por përgjigja e gjuhës vjen nga Zoti.
Fjalët e Urta 16:4
Zoti ka bërë çdo gjë për vete të tij, edhe të pabesin për ditën e fatkeqësisë.
Fjalët e Urta 16:5
Ai që është zemërkrenar është i neveritshëm për Zotin; edhe sikur t`i shtrëngojë dorën një tjetri për besëlidhje, nuk ka për të mbetur pa u ndëshkuar.
Fjalët e Urta 16:11
Kandari dhe peshoret e sakta janë të Zotit, të gjitha gurët e peshës janë vepër e tij.
Fjalët e Urta 16:12
Është një gjë e neveritshme për mbretërit të bëjnë të keqen, sepse froni bëhet i qëndrueshëm me drejtësinë.
Fjalët e Urta 16:18
Përpara shkatërrimit vjen kryelartësia dhe përpara rrëzimit fryma krenare.
Fjalët e Urta 16:19
Më mirë të kesh frymë të përulur me të mjerët se sa të ndash prenë me krenarët.
Fjalët e Urta 16:22
Mendja është një burim jete për atë që e zotëron, por budallallëku është dënimi i budallenjve.
Fjalët e Urta 16:24
Fjalët e ëmbla janë si një huall mjalti, ëmbëlsi për shpirtin dhe ilaç për kockat.
Fjalët e Urta 16:26
Personi që lodhet, lodhet për veten e tij, sepse goja e tij e nxit.
Fjalët e Urta 16:28
Njeriu i çoroditur mbjell grindje dhe ai që shpif përçan miqtë më të mirë.
Fjalët e Urta 16:29
Njeriu i dhunës e josh shokun e vet dhe e çon nëpër një rrugë jo të mirë.
Fjalët e Urta 16:30
Kush mbyll sytë për të kurdisur gjëra të këqija, kafshon buzët kur shkakton të keqen.
Fjalët e Urta 16:32
Kush nuk zemërohet shpejt vlen më tepër se një luftëtar i fortë, dhe ai që e urdhëron frymën e tij vlen më tepër se ai që mposht një qytet.
Fjalët e Urta 17:2
Shërbëtori që vepron me urtësi ka për të sunduar mbi të birin që e turpëron dhe do të marrë një pjesë të trashëgimisë bashkë me vëllezërit.
Fjalët e Urta 17:3
Poçi është për argjendin dhe furra për arin, por ai që provon zemrat është Zoti.
Fjalët e Urta 17:5
Ai që përqesh të varfërin fyen Atë që e ka krijuar; ai që kënaqet me fatkeqësinë e tjetrit nuk do të mbetet pa u ndëshkuar.
Fjalët e Urta 17:9
Kush mbulon një faj fiton dashuri, por kush i rikthehet përsëri ndan miqtë më të mirë.
Fjalët e Urta 17:10
Një qortim depërton më thellë te njeriu me mend se sa njëqind goditje te budallai.
Fjalët e Urta 17:13
E keqja nuk do të largohet nga shtëpia e atij që së mirës i përgjigjet me të keqen.
Fjalët e Urta 17:14
Të fillosh një grindje është sikur t`u çelësh rrugë ujërave; prandaj ndërprite grindjen përpara se të acarohet.
Fjalët e Urta 17:15
Ai që nxjerr të pafajshëm fajtorin dhe ai që dënon të drejtin janë që të dy të neveritshëm për Zotin.
Fjalët e Urta 17:16
Ç`duhet paraja në duart e budallait? Mos vallë për të blerë dituri, kur ai nuk ka mend fare?
Fjalët e Urta 17:17
Miku të do në çdo kohë, por vëllai lind për ditë të vështira.
Fjalët e Urta 17:18
Njeriu që nuk ka mend jep dorën si garanci dhe merr zotime për të afërmin e tij.
Fjalët e Urta 17:23
I pabesi pranon dhurata fshehurazi për të prishur rrugët e drejtësisë.
Fjalët e Urta 17:25
Biri budalla është një burim vuajtjesh për atin e tij dhe hidhërim për atë që e ka lindur.
Fjalët e Urta 17:26
Nuk është mirë të dënosh të drejtin, as të godasësh princat për ndershmërinë e tyre.
Fjalët e Urta 18:3
Kur vjen i pabesi vjen edhe përçmimi dhe bashkë me humbjen e nderit vjen turpi.
Fjalët e Urta 18:7
Goja e budallait është shkatërrimi i tij dhe buzët e tij janë një lak për jetën e tij.
Fjalët e Urta 18:9
Edhe ai që është përtac në punën e tij është vëlla i planprishësit.
Fjalët e Urta 18:12
Përpara shkatërrimit, zemra e njeriut ngrihet, por para lavdisë vjen përulësia.
Fjalët e Urta 18:13
Kush jep përgjigje për një çështje para se ta ketë dëgjuar, tregon marrëzinë e tij për turp të vet.
Fjalët e Urta 18:23
I varfëri flet duke u lutur, kurse i pasuri përgjigjet me ashpërsi.
Fjalët e Urta 19:2
Përveç kësaj nuk është mirë që një shpirt të jetë pa dije; kush ecën me hapa të shpejta gabon rrugë.
Fjalët e Urta 19:7
Të gjithë vëllezërit e të varfërit e urrejnë atë, aq më tepër largohen prej tij miqtë e vet. Ai mund t`u shkojë pas me fjalë, por ata nuk gjenden më.
Fjalët e Urta 19:11
Mënçuria e bën njeriun të mos rrëmbehet shpejt nga zemërimi dhe është në lavdinë e tij t`i kapërcejë fyerjet.
Fjalët e Urta 19:13
Një bir budalla është një fatkeqësi për të atin, dhe grindjet e vazhdueshme të bashkëshortes së tij janë si një e pikuar e vazhdueshme.
Fjalët e Urta 19:15
Përtacia të bën të biesh në një gjumë të thellë dhe njeriu i plogët do të vuajë nga uria.
Fjalët e Urta 19:16
Kush respekton urdhërimin ruan jetën e tij, por ai që lë pas dore sjelljen e tij ka për të vdekur.
Fjalët e Urta 19:17
Ai që ka mëshirë për të varfërin i jep hua Zotit, i cili do t`ia kthejë ato që i ka dhënë.
Fjalët e Urta 19:19
Njeriu shumë gjaknxehtë duhet të ndëshkohet si pasojë e kësaj, sepse po nuk u ndëshkua, ai do të bëhet edhe më tepër gjaknxehtë.
Fjalët e Urta 19:20
Dëgjo këshillën dhe prano mësimet, që ti të bëhesh i urtë për kusurin e ditëve të tua.
Fjalët e Urta 19:22
Ajo që dëshiron njeriu është mirësia dhe një i varfër vlen më tepër se një gënjeshtar.
Fjalët e Urta 19:24
Përtaci e zhyt dorën e tij në pjatë, por nuk arrin as ta çojë në gojë.
Fjalët e Urta 19:26
Kush përdor dhunë me të atin dhe dëbon nënen e tij, është një faqenxirë dhe me turp.
Fjalët e Urta 19:29
Ndëshkimet janë përgatitur për tallësit dhe goditjet për kurrizin e budallenjve.
Fjalët e Urta 20:3
Është një lavdi për njeriun t`u shmanget grindjeve, por çdo budalla përzihet në to.
Fjalët e Urta 20:4
Përtaci nuk lëron për shkak të të ftohtit; për pasojë do të lypë në kohën e vjeljeve, por nuk do të ketë asgjë.
Fjalët e Urta 20:10
Peshimi i dyfishtë dhe matja e dyfishtë janë që të dyja gjëra të neveritshme për Zotin.
Fjalët e Urta 20:14
"Është i keq, është i keq", thotë blerësi; por mbasi ai ka ikur, lavdërohet për blerjen.
Fjalët e Urta 20:16
Merr rroben e atij që është bërë garant për një të huaj, dhe mbaje si peng për gruan e huaj.
Fjalët e Urta 20:17
Buka e nxjerrë me hile është e ëmbël për njeriun, por pastaj goja e tij do të mbushet me zaje.
Fjalët e Urta 20:19
Ai që shkon poshtë e lart duke përfolur tregon sekretet; prandaj mos u shoqëro me atë që flet tepër.
Fjalët e Urta 20:22
Mos thuaj: "Do t`i përgjigjem së keqes me të keqen"; ki shpresë te Zoti dhe ai do të të shpëtojë.
Fjalët e Urta 20:23
Peshimi i dyfishtë është i neveritshëm për Zotin dhe peshorja e pasaktë nuk është një gjë e mirë.
Fjalët e Urta 20:25
Është një kurth për njeriun të marrë një zotim pa e matur mirë dhe, mbasi ta ketë marrë, të mendohet.
Fjalët e Urta 21:6
përftosh thesare me një gjuhë gënjeshtare është një kotësi kalimtare e atij që kërkon vdekjen.
Fjalët e Urta 21:12
I drejti vëren me kujdes shtëpinë e të pabesit dhe përmbys të pabesët, sepse janë të këqij.
Fjalët e Urta 21:13
Kush mbyll veshin ndaj britmës së të varfërit, do të bërtasë edhe ai, por nuk do të ketë përgjigje.
Fjalët e Urta 21:15
Të bësh atë që është e drejtë është një gëzim për të drejtin, por është një rrënim për ata që kryejnë paudhësi.
Fjalët e Urta 21:16
Njeriu që largohet nga rruga e maturisë ka për të banuar në kuvendin e të vdekurve.
Fjalët e Urta 21:18
I pabesi do t`i shërbejë si shpërblim të drejtit; dhe i paudhi në vend të njerëzve të drejtë.
Fjalët e Urta 21:21
Kush ndjek drejtësinë dhe dhembshurinë ka për të gjetur jetën, drejtësinë dhe lavdinë.
Fjalët e Urta 21:25
Dëshirat e përtacit e vrasin atë, sepse duart e tij nuk pranojnë të punojnë.
Fjalët e Urta 21:27
Flijimi i të pabesit është gjë e neveritshme, aq më tepër në rast se e ofron me qëllim të keq.
Fjalët e Urta 21:31
Kali është gati për ditën e betejës, por fitorja i përket Zotit.
Fjalët e Urta 22:2
I pasuri dhe i varfëri kanë këtë të përbashkët: të dy i ka bërë Zoti.
Fjalët e Urta 22:4
Çmimi i përvujtërisë është frika e Zotit, pasuria, lavdia dhe jeta.
Fjalët e Urta 22:5
Ferra dhe leqe gjenden në udhën e të çoroditurit; kush kujdeset për jetën e vet rri larg tyre.
Fjalët e Urta 22:8
Kush mbjell padrejtësi ka për të korrur telashe dhe shufra e zemërimit të tij do të asgjesohet.
Fjalët e Urta 22:10
Përzëre tallësin dhe grindjet do të ikin bashkë me të; po, grindjet dhe fyerjet do të pushojnë.
Fjalët e Urta 22:13
Përtaci thotë: "Jashtë ka një luan; do të vritem rrugës".
Fjalët e Urta 22:16
Ai që shtyp të varfërin për t`u pasuruar dhe ai që i jep të pasurit, me siguri do të varfërohet.
Fjalët e Urta 22:18
sepse për ty do të jetë e këndshme t`i ruash në intimitetin tënd dhe t`i kesh të gjitha gati mbi buzët e tua.
Fjalët e Urta 22:21
në mënyrë që të njohësh sigurinë e fjalëve të së vërtetës, me qëllim që t`u përgjigjesh me fjalë të vërteta atyre që të dërgojnë?
Fjalët e Urta 22:25
që të mos mësosh rrugët e tij dhe të mos gjesh një kurth për shpirtin tënd.
Fjalët e Urta 22:26
Mos u bëj si ata që japin dorën si garanci, që bëhen garant për borxhet e të tjerëve.
Fjalët e Urta 22:29
A ke parë një njeri të papërtueshëm në punën e tij? Ai do të paraqitet në prani të mbretit dhe nuk do të qëndrojë para njerëzve të humbur.
Fjalët e Urta 23:1
Kur ulesh të hash me një mbret, shiko me kujdes atë që ke përpara;
Fjalët e Urta 23:4
Mos u lodh për t`u pasuruar, hiq dorë nga qëllimi yt.
Fjalët e Urta 23:9
Mos i drejto fjalën budallait, sepse ai do të përçmojë mençurinë e ligjëratës sate.
Fjalët e Urta 23:13
Mos ia kurse korrigjimin fëmijës; edhe sikur ta rrahësh me thupër, ai nuk do të vdesë;
Fjalët e Urta 23:14
do ta rrahësh me thupër, por do të shpëtosh shpirtin e tij nga Sheoli.
Fjalët e Urta 23:22
Dëgjo atin tënd që të ka pjellë dhe mos e përçmo nënën tënde kur të jetë plakë.
Fjalët e Urta 23:29
Për cilin janë "ah-ët", për cilin "obobo-të"? Për cilin grindjet, për cilin vajtimet? Për cilin plagët pa shkak? Për cilin sytë e skuqur?
Fjalët e Urta 23:30
Për ata që ndalen gjatë pranë verës, për ata që kërkojnë verë të droguar.
Fjalët e Urta 23:32
Në fund ajo kafshon si një gjarpër dhe shpon si një kuçedër.
Fjalët e Urta 23:33
Sytë e tu kanë për të parë gjëra të çuditshme dhe zemra jote do të thotë gjëra të çoroditura.
Fjalët e Urta 23:35
Do të thuash: "Më kanë rrahur, por nuk më kanë bërë keq; më kanë goditur, por nuk e kam vënë re. Kur të zgjohem, do të kthehem t`i kërkoj përsëri!".
Fjalët e Urta 24:2
sepse zemra e tyre mendon për grabitje dhe buzët e tyre thonë se do të bëjnë të keqen.
Fjalët e Urta 24:7
Dituria është shumë e lartë për budallanë; ai nuk e hap kurrë gojën te porta e qytetit.
Fjalët e Urta 24:9
Synimi i pamend është mëkat dhe tallësi është një neveri për njerëzit.
Fjalët e Urta 24:13
Biri im, ha mjaltin sepse është i mirë; një huall mjalti do të jetë i ëmbël për shijen tënde.
Fjalët e Urta 24:14
Kështu do të jetë njohja e diturisë për shpirtin tënd. Në rast se e gjen, do të ketë një të ardhme dhe shpresa jote nuk do të shkatërrohet.
Fjalët e Urta 24:16
sepse i drejti bie shtatë herë dhe ngrihet, kurse të pabesët përmbysen në fatkeqësi.
Fjalët e Urta 24:17
Kur armiku yt bie, mos u gëzo; kur është shtrirë për tokë, zemra jote të mos gëzohet,
Fjalët e Urta 24:19
Mos u zemëro për shkak të atyre që bëjnë të keqen dhe mos i ki smirë të pabesët,
Fjalët e Urta 24:20
sepse nuk do të ketë të ardhme për të keqin; llamba e të pabesëve do të fiket.
Fjalët e Urta 24:23
Edhe këto gjëra janë për të urtit. Nuk është mirë të kesh preferenca personale në gjykim.
Fjalët e Urta 24:26
Ai që jep një përgjigje të drejtë jep një të puthur mbi buzët.
Fjalët e Urta 24:30
Kalova pranë arës së përtacit dhe pranë vreshtit të njeriut që s`ka mend;
Fjalët e Urta 24:33
të flesh pak, të dremitësh pak, të rrish pak me duar në ije për të pushuar;
Fjalët e Urta 25:2
Është lavdi e Perëndisë të fshehësh një gjë, por është lavdi e mbretërve ta hetosh atë.
Fjalët e Urta 25:3
Qiejtë për lartësinë e tyre, toka për thellësinë e saj dhe zemra e mbretërve janë të panjohshëm.
Fjalët e Urta 25:4
Hiq zgjyrën nga argjendi dhe ka për të dalë një enë për argjendarin.
Fjalët e Urta 25:6
Mos u përlëvdo në prani të mbretit dhe mos zër vendin e njerëzve të mëdhenj,
Fjalët e Urta 25:7
sepse është më mirë të thuhet: "Ngjitu këtu lart", se sa të të ulin përpara princit, që sytë e tu kanë parë.
Fjalët e Urta 25:8
Mos bëj padi me tepër nxitim, sepse në fund nuk do të dish çfarë të bësh, kur i afërmi yt do të të ketë bërë me turp.
Fjalët e Urta 25:10
me qëllim që ai që të dëgjon të mos të të diskreditojë dhe nami yt të njolloset për gjithnjë.
Fjalët e Urta 25:12
Për një vesh të bindur, një i urtë që qorton është si një vath i artë, një zbukurim prej ari të kulluar.
Fjalët e Urta 25:13
Një lajmëtar besnik është, për ata që e dërgojnë, si freskia e borës në kohën e korrjes, sepse ai e freskon shpirtin e zotit të tij.
Fjalët e Urta 25:21
Në qoftë se armiku yt ka uri, jepi bukë për të ngrënë, dhe në se ka etje, jepi ujë për të pirë,
Fjalët e Urta 25:22
sepse kështu do të grumbullosh thëngjij mbi kokën e tij, dhe Zoti do të të shpërblejë.
Fjalët e Urta 25:25
Një lajm i mirë nga një vend i largët është si ujë i freskët për një njeri të lodhur dhe të etur.
Fjalët e Urta 25:26
I drejti që dridhet përpara të pabesit është si një burim i turbullt dhe një pus i ndotur.
Fjalët e Urta 26:3
Kamxhiku për kalin, kapistra për gomarin dhe shkopi për kurrizin e budallenjve.
Fjalët e Urta 26:4
Mos iu përgjegj budallait simbas budallallëkut të tij, që të mos bëhesh edhe ti si ai.
Fjalët e Urta 26:5
Përgjigjju budallait simbas budallallëkut të tij, që ai të mos mendojë se është i urtë.
Fjalët e Urta 26:10
Perëndia i madh që ka krijuar të gjitha gjërat është ai që i jep shpërblimin budallait dhe shkelësve.
Fjalët e Urta 26:11
Ashtu si një qen kthehet në të vjellat e tij, kështu budallai e përsërit budallallëkun e tij.
Fjalët e Urta 26:12
A ke parë një njeri që e pandeh veten të urtë? Ka më tepër shpresë për një budalla se sa për të.
Fjalët e Urta 26:13
Përtaci thotë: "Ka një luan në rrugë, ka një luan nëpër rrugë!".
Fjalët e Urta 26:14
Ashtu si lëviz porta në menteshat e saj, kështu sillet përtaci në shtrat të tij.
Fjalët e Urta 26:15
Përtaci e fut dorën në pjatën e tij, por lodhet edhe ta çojë te goja.
Fjalët e Urta 26:16
Përtaci pandeh se është më i urtë se shtatë persona që japin përgjigje me mend.
Fjalët e Urta 26:17
Kalimtari që përzihet në një grindje që nuk i përket, është si ai që kap nga veshët një qen.
Fjalët e Urta 26:19
kështu është ai që mashtron të afërmin dhe thotë: "E bëra për shaka!".
Fjalët e Urta 26:22
Fjalët e gojëkeqit janë si ushqime shumë të shijshme dhe depërtojnë deri në thellësi të zorrëve.
Fjalët e Urta 26:24
Ai që urren shtiret me buzët e tij, por në zemër të vet përgatit mashtrimin.
Fjalët e Urta 26:27
Kush hap një gropë do të bjerë brenda dhe kush rrokullis një gur do të bjerë përsëri mbi të.
Fjalët e Urta 27:3
Guri peshon dhe rëra është e rëndë, por zemërimi i budallait peshon më tepër se të dyja bashkë.
Fjalët e Urta 27:7
Kush është i ngopur përçmon huallin e mjaltit; por për atë që ka uri çdo gjë e hidhur është e ëmbël.
Fjalët e Urta 27:9
Vaji dhe parfumi gëzojnë zemrën, kështu bën ëmbëlsia e një shoku me këshillat e tij të përzërmërta.
Fjalët e Urta 27:11
Biri im, ji i urtë dhe gëzo zemrën time, kështu do të mund t`i përgjigjem atij që përflet kundër meje.
Fjalët e Urta 27:13
Merr rroben e atij që është bërë garant për një të huaj dhe mbaje si peng për gruan e huaj.
Fjalët e Urta 27:16
Kush arrin ta përmbajë, mban erën dhe zë vajin me dorën e tij të djathtë.
Fjalët e Urta 27:18
Kush kujdeset për fikun do të hajë frytin e tij, dhe ai që i shërben zotit të tij do të nderohet.
Fjalët e Urta 27:21
Poçja është për argjendin dhe furra për arin, kështu njeriu provohet nga lëvdata që merr.
Fjalët e Urta 27:23
Përpiqu të njohësh mirë gjendjen e deleve të tua dhe ki kujdes për kopetë e tua,
Fjalët e Urta 27:24
sepse pasuritë nuk zgjatin përherë, dhe as një kurorë nuk vazhdon brez pas brezi.
Fjalët e Urta 27:27
dhe dhitë mjaft qumësht për ushqimin tënd, për ushqimin e shtëpisë sate dhe për të mbajtur shërbëtoret e tua.
Fjalët e Urta 28:2
Për shkak të mëkatit të një vendi, shumë janë të parët e tij, por me një njeri me mend që ka dituri qëndrueshmëria e tij vazhdon gjatë.
Fjalët e Urta 28:7
Kush zbaton ligjin është një bir me mend, por shoku i grykësve turpëron atin e tij.
Fjalët e Urta 28:8
Kush i shton pasuritë e tij me fajde dhe me fitime të padrejta, i mbledh për atë që i vjen keq për të varfërit.
Fjalët e Urta 28:9
Në rast se dikush e kthen veshin gjetiu për të mos dëgjuar ligjin, vetë lutja e tij do të jetë një gjë e neveritshme.
Fjalët e Urta 28:13
Kush i fsheh shkeljet e tij nuk do të ketë mbarësi; por ai që i rrëfen dhe i braktis ato, ka për të fituar mëshirën.
Fjalët e Urta 28:16
Një princ pa mend zhvat shumë, por ai që urren fitimin e pandershëm ka për t`i zgjatur ditët e tij.
Fjalët e Urta 28:21
Nuk është mirë të kesh preferenca vetiake; njeriu kryen mëkat për një copë bukë.
Fjalët e Urta 28:23
Kush qorton dikë ka për të gjetur pastaj favor më të madh se ai që i bën lajka me fjalë.
Fjalët e Urta 29:7
I drejti interesohet për çështjen e të varfërve, por i pabesi nuk e kupton këtë interesim.
Fjalët e Urta 29:13
I varfëri dhe shtypësi kanë këtë të përbashkët: Zoti ndriçon sytë e të dy palëve.
Fjalët e Urta 29:14
Mbreti që u siguron drejtësi të varfërve në të vërtetë do ta ketë fronin të vendosur për gjithnjë.
Fjalët e Urta 29:15
Shufra dhe qortimi japin dituri; por fëmija për të cilën nuk kujdeset kurrkush e turpëron nënen e vet.
Fjalët e Urta 29:20
A ke parë një njeri që ngutet në të folur? Ka më tepër shpresa te një budalla se sa te ai.
Fjalët e Urta 29:21
Në se dikush rrit me përkujdesje qysh në fëmijëri shërbëtorin e vet, në fund ai do të dojë të bëhet trashëgimtar i tij.
Fjalët e Urta 29:23
Kryelartësia e njeriut e çon poshtë atë, por ai që ka një shpirt të përvuajtur do të ketë lavdi.
Fjalët e Urta 29:25
Frika e njeriut përbën një lak, por ai që ka besim te Zoti është i siguruar.
Fjalët e Urta 29:26
Të shumtë janë ata që kërkojnë favorin e princit, por drejtësia për çdo njeri vjen nga Zoti.
Fjalët e Urta 29:27
Njeriu jo i drejtë është një neveri për të drejtët, dhe ai që ecën me ndershmëri është një neveri për të pabesët.
Fjalët e Urta 30:5
Çdo fjalë e Perëndisë është rafinuar me zjarr. Ai është një mburojë për atë që gjen strehë tek ai.
Fjalët e Urta 30:9
me qëllim që, pasi të jem ngopur, të mos të të mohoj dhe të them: "Kush është Zoti?", ose, pasi të jem bërë i varfër, të mos vjedh dhe të përdhos emrin e Perëndisë tim.
Fjalët e Urta 30:12
Ka një kategori njerëzish që e mbajnë veten për të pastër, por nuk janë të larë nga papastërtia e vet.
Fjalët e Urta 30:14
Ka një kategori njerëzish dhëmbët e të cilëve janë si shpata dhe dhëmballët e tyre janë si thika, për të gëlltitur të varfërit mbi faqen e dheut dhe nevojtarët në mes të njerëzve.
Fjalët e Urta 30:17
Syrin që tallet me babanë dhe nuk pranon me përbuzje t`i bindet nënës, do ta nxjerrin korbat e përroit, do ta hanë të vegjëlit e shqiponjës.
Fjalët e Urta 30:18
Ka tri gjëra tepër të mrekullueshme për mua, madje katër, që unë nuk i marr vesh:
Fjalët e Urta 30:19
gjurma e shqiponjës në ajër, gjurma e gjarpërit mbi shkëmb, gjurma e anijes në mes të detit dhe gjurma e burrit me një vajzë.
Fjalët e Urta 30:33
sepse, duke rrahur qumështin prodhohet gjalpi, duke përdredhur hundën del gjak prej saj dhe duke shtrydhur mërinë prej saj del grindja.
Fjalët e Urta 31:7
Le të pijë për të harruar varfërinë e tij dhe për të mos kujtuar më hallet e tij.
Fjalët e Urta 31:14
Ajo u përngjan anijeve të tregëtarëve: e sjell ushqimin e saj nga larg.
Fjalët e Urta 31:15
Çohet që me natë për t`i ndarë ushqimin familjes së saj dhe për t`u dhënë urdhërat e nevojshme shërbëtoreve të saj.
Fjalët e Urta 31:21
Nuk i trembet borës për familjen e saj, sepse tërë ata të shtëpisë së vet kanë një veshje të dyfishtë.
Fjalët e Urta 31:22
Bën për vete mbulesa si sixhade dhe rrobat e saj janë prej liri shumë të hollë dhe të purpurta.
Fjalët e Urta 31:24
Përgatit rroba prej liri dhe i shet, i furnizon me breza tregtarët.
Fjalët e Urta 31:25
Forca dhe nderi janë rrobat e saj dhe qesh për ditët që do të vijnë.
Fjalët e Urta 31:27
Ajo mbikqyr si shkon shtëpia e vet dhe nuk ha bukën e përtacisë.
Predikuesi 1:3
"Kotësi e kotësive; gjithçka është kotësi". Çfarë përfitimi ka njeriu nga gjithë mundi i tij, kur mundohet nën rrezet e diellit?
Predikuesi 1:4
Një brez shkon, një brez vjen, por toka mbetet përjetë.
Predikuesi 1:5
Edhe dielli lind e pastaj perëndon, dhe shpejtohet në drejtim të vendit nga del përsëri.
Predikuesi 1:7
Gjithë lumenjtë derdhen në det, por deti nuk mbushet kurrë; nga vendi prej të cilit lumenjtë vijnë, aty kthehen, përsëri.
Predikuesi 1:8
Tërë gjërat kërkojnë mund, më tepër nga sa mund të thotë njeriu; syri nuk ngopet kurrë duke parë, po kështu veshi nuk ngopet kurrë duke dëgjuar.
Predikuesi 1:10
A ka diçka për të cilën mund të thuhet: "Shiko, kjo është e re!". Kjo gjë ekzistonte që në shekujt që na kanë pararendur.
Predikuesi 1:13
dhe kam kërkuar me zemër të zbuloj dhe të hetoj me dituri çdo gjë që ndodh nën qiell; kjo është një punë e rëndë që Perëndia u ka dhënë bijve të njerëzve që ata të lodhen.
Predikuesi 1:14
Unë i kam parë tërë gjërat që bëhen nën diell; dhe ja, të gjitha janë gjëra të kota dhe një kërkim për të kapur erën.
Predikuesi 1:17
Dhe ia kushtova zemrën time për të njojtur diturinë si dhe njohjes së marrëzisë dhe budallallëkut; dhe kuptova që edhe kjo është një kërkim për të kapur erën.
Predikuesi 2:2
Për të qeshurit kam thënë: "Është një marrëzi, dhe për gëzimin: "Kujt i shërben?".
Predikuesi 2:4
Kështu kreva punime të mëdha për vete; ndërtova shtëpi, mbolla vreshta,
Predikuesi 2:6
ndërtova pellgje për ujin me të cilat të mund të vadis pyllin që të rriten drurët.
Predikuesi 2:7
Bleva shërbëtorë dhe shërbëtore dhe u bëra me shërbëtorë që lindën në shtëpi; pata pasuri të mëdha në kope me bagëti të trashë dhe të imët më tepër se ata që kishin qenë para meje në Jeruzalem.
Predikuesi 2:8
Grumbullova për vete edhe argjend, ar dhe pasuritë e mbretërve dhe të krahinave; gjeta këngëtarë dhe këngëtare, kënaqësitë e bijve të njerëzve, dhe vegla muzikore të çdo lloji.
Predikuesi 2:9
Kështu u bëra i madh dhe u begatova më tepër se ata që kishin qenë para meje në Jeruzalem; edhe dituria më mbeti mua.
Predikuesi 2:10
Tërë ato që sytë e mi dëshironin, nuk ua mohova atyre; nuk i refuzova zemrës sime asnjë qejf, sepse zemra ime kënaqej me çdo punë timen; dhe ky ka qenë shpërblimi për çdo punë të bërë nga unë.
Predikuesi 2:11
Pastaj u ktheva të shikoj tërë veprat që kishin bërë duart e mia dhe mundin tim për t`i kryer; dhe ja, të gjitha ishin kotësi dhe një kërkim për të kapur erën; nuk kishte asnjë përfitim nën diell.
Predikuesi 2:13
Pastaj kuptova që dituria ka një epërsi mbi budallallëkun, ashtu si drita ka një epërsi mbi errësirën.
Predikuesi 2:15
Kështu thashë në zemrën time: "Po ai fat që i takon budallait më takon edhe mua". Ç`përfitim ke se ke qenë më i urtë?". Prandaj thashë në zemrën time: "Edhe kjo është kotësi".
Predikuesi 2:17
Prandaj fillova të urrej jetën, sepse të gjitha ato që bëhen nën diell më janë bërë të neveritshme, sepse të gjitha janë kotësi dhe një përpjekje për të kapur erën.
Predikuesi 2:19
Dhe kush e di në se do të jetë i urtë ose budalla? Sidoqoftë ai do të jetë zot i gjithë punës që kam kryer me mund dhe për të cilën kam përdorur diturinë nën diell. Edhe kjo është kotësi.
Predikuesi 2:20
Kështu arrita të dëshpërohem në zemrën time për gjithë mundin që kam bërë nën diell.
Predikuesi 2:22
Çfarë i mbetet në të vërtetë njeriut për tërë mundin e tij dhe për shqetësimin e zemrës së tij, me të cilën është munduar nën diell?
Predikuesi 2:24
Për njeriun nuk ka gjë më të mirë se sa të hajë e të pijë dhe të gëzohet në mundin e tij; por kam vënë re se edhe kjo vjen nga dora e Perëndisë.
Predikuesi 2:26
Sepse Perëndia i jep njeriut që i pëlqen dituri, njohje dhe gëzim; por mëkatarit i ngarkon detyrën të mbledhë dhe të grumbullojë, për t`ia lënë pastaj të gjitha atij që pëlqehet nga sytë e Perëndisë. Edhe kjo është kotësi dhe përpjekje për të kapur erën.
Predikuesi 3:2
një kohë për të lindur dhe një kohë për të vdekur, një kohë për të mbjellë dhe një kohë për të shkulur atë që është mbjellë,
Predikuesi 3:3
një kohë për të vrarë dhe një kohë për të shëruar, një kohë për të shembur dhe një kohë për të ndërtuar,
Predikuesi 3:4
një kohë për të qarë dhe një kohë për të qeshur, një kohë për të mbajtur zi dhe një kohë për të hedhur valle,
Predikuesi 3:5
një kohë për të flakur gurët dhe një kohë për të mbledhur gurët, një kohë përpërqafuar dhe një kohë për të mos përqafuar,
Predikuesi 3:6
një kohë për të kërkuar dhe një kohë për të humbur, një kohë për të ruajtur dhe një kohë për të hedhur tutje,
Predikuesi 3:7
një kohë për të grisur dhe një kohë për të qepur, një kohë për të heshtur dhe një kohë për të folur,
Predikuesi 3:8
një kohë për të dashuruar dhe një kohë për të urryer, një kohë për luftën dhe një kohë për paqen.
Predikuesi 3:9
Çfarë përfitimi ka ai që punon nga të gjitha gjërat për të cilat mundohet?
Predikuesi 3:10
Pashë punën që Perëndia u jep bijve të njerëzve, me qëllim që të mundohen.
Predikuesi 3:11
Ai e ka bërë të bukur çdo gjë në kohën vet; ka vënë madje përjetësinë në zemrat e tyre, pa i dhënë mundësinë asnjë njeriu të zbulojë veprën që Perëndia ka bërë nga fillimi deri në fund.
Predikuesi 3:13
dhe që çdo njeri që ha, pi dhe gëzon mirëqënie në gjithë mundin e tij, kjo është një dhuratë e Perëndisë.
Predikuesi 3:14
E kuptova që tërë ato që bën Perëndia janë përjetë; nuk mund t`u shtosh dhe t`u heqësh asgjë; dhe Perëndia vepron kështu me qëllim që njerëzit të kenë frikë prej tij.
Predikuesi 3:15
Ajo që është, ka qenë më parë; dhe ajo që do të vijë ka qenë më parë, dhe Perëndia heton atë që ka kaluar.
Predikuesi 3:17
Kështu thashë në zemrën time: "Perëndia do të gjykojë të drejtin dhe të pabesin, sepse ka një kohë të caktuar për çdo gjë dhe për çdo vepër".
Predikuesi 3:18
Thashë në zemrën time: "Përsa u përket kushteve në të cilat ndodhen bijtë e njerëzve, Perëndia i vë në provë, që ata vetë të kuptojnë që janë si kafshë".
Predikuesi 3:19
Në fakt të gjitha ato që u ndodhin bijve të njerëzve u ndodhin kafshëve; të dy palëve u ndodh e njëjta gjë. Ashtu si vdes njeri, kështu vdes tjetri. Po, të gjithë kanë po atë frymë; dhe njeriu nuk ka asnjë epërsi mbi kafshën, sepse gjithçka është kotësi.
Predikuesi 3:22
Kështu e kuptova që nuk ka gjë më të mirë për njeriun se sa të gëzohet në punën e tij, sepse kjo është pjesa e tij. Kush do ta çojë në fakt të shohë atë që ka për të ndodhur pas tij?
Predikuesi 4:1
Kështu u ktheva dhe mendova për gjithë shtypjen që ndodhin nën diell; dhe ja, lotët e të shtypurve, të cilët nuk kanë njeri që t`i ngushëllojë; nga ana e shtypësve të tyre ishte forca, por as ata nuk kanë njeri që t`i ngushëllojë.
Predikuesi 4:4
Pashë gjithashtu që çdo mund dhe çdo sukses në punë ngjallin smirën njerit kundër tjetrit. Edhe kjo është kotësi dhe një përpjekje për të kapur erën.
Predikuesi 4:6
Vlen më tepër një grusht me pushim se sa dy grushte, me mundim, duke u përpjekur të kapësh erën.
Predikuesi 4:8
dikush është krejt vetëm dhe nuk ka as bir as vëlla, megjithatë mundi i tij nuk ka të sosur dhe sytë e tij nuk janë ngopur me pasuri. Por nuk e pyet veten: "Për kë po lodhem dhe e lë veten pa asnjë të mirë?". Edhe kjo është kotësi dhe një mundim i rëndë.
Predikuesi 4:9
Dy vlejnë më mirë se një i vetëm, sepse kanë një shpërblim të mirë për mundin e tyre.
Predikuesi 4:14
Sepse i riu ka dalë nga burgu për të mbretëruar, megjithëse kishte lindur i varfër në mbretërinë e tij.
Predikuesi 4:15
I pashë tërë të gjallët që ecnin nën diell për t`u bashkuar me të riun, që shkon të zërë vendin e tjetrit.
Predikuesi 4:16
Ishte i panumërt gjithë populli, gjithë ata që kishin qenë para tyre. Megjithatë ata që do të vijnë më pas nuk do të jenë të kënaqur prej tij! Edhe kjo është kotësi dhe një përpjekje për të kapur erën.
Predikuesi 5:1
Ki kujdes hapat e tua kur shkon te shtëpia e Perëndisë; afrohu për të dëgjuar në vend që të ofrosh flijimin e budallenjve, të cilët as nuk dinë që veprojnë keq.
Predikuesi 5:2
Mos u nxito me gojën tënde, dhe zemra jote të mos shpejtohet të thotë asnjë fjalë përpara Perëndisë, sepse Perëndia është në qiell dhe ti mbi tokë; prandaj fjalët e tua të jenë të pakta.
Predikuesi 5:4
Kur i ke bërë një zotim Perëndisë mos humb kohë ta plotësosh, sepse ai nuk kënaqet me budallenjtë; plotëso zotimin që ke marrë.
Predikuesi 5:6
Mos lejo që goja jote ta çojë trupin tënd të mëkatojë dhe mos thuaj para lajmëtarit të Perëndisë: "Ka qenë gabim". Pse Perëndia duhet të zemërohej me fjalët e tua dhe të shkatërronte veprën e duarve të tua?
Predikuesi 5:7
Sepse në ëndrrat e shumta dhe në fjalët e shumta ka kotësi; por ti ke frikë nga Perëndia.
Predikuesi 5:9
Toka ofron përfitime më të mëdha se çdo gjë tjetër, dhe vetë mbreti shërbehet nga fusha.
Predikuesi 5:10
Kush është i dhënë pas parasë, nuk ngopet kurrë me para, dhe kush dëshiron pasuritë nxjerr përfitim prej tyre. Edhe kjo është kotësi.
Predikuesi 5:11
Kur rritet pasuria, shtohen edhe ata që e përpijnë; dhe çfarë përfitimi kanë prej saj pronarët, veç asaj që e shohin me sytë e tyre?
Predikuesi 5:13
Është një e keqe tjetër e vajtueshme që kam parë nën diell: pasuritë e ruajtura për pronarin e tyre në dëm të tij.
Predikuesi 5:14
Këto pasuri humbasin për shkak të një pune të keqe, dhe kështu në duart e birit që ka lindur nuk mbetet më asgjë.
Predikuesi 5:15
Ashtu si ka dalë nga barku i nënës, kështu lakuriq do të kthehet për të shkuar si pati ardhur, pa marrë gjë nga mundi i tij që mund ta marrë me vete.
Predikuesi 5:16
Edhe kjo është një e keqe e vajtueshme që duhet të shkojë pikërisht ashtu si ka ardhur; dhe çfarë përfitimi ka se është munduar për erën?
Predikuesi 5:17
Përveç kësaj ai ha çdo ditë të jetës së tij në errësirrë, dhe ka shumë hidhërime, sëmundje dhe telashe.
Predikuesi 5:18
Ja çfarë kuptova: është mirë dhe e përshtatshme për njeriun të hajë, të pijë dhe të gëzojë të mirën e gjithë mundit të tij nën diell, tërë ditët e jetës që Perëndia i jep, sepse kjo është pjesa e tij.
Predikuesi 5:19
Çdo njeriu të cilit Perëndia i jep pasuri dhe të mira dhe të cilit i jep gjithashtu mundësinë t`i gëzojë ato, të marrë pjesën e vet dhe të gëzojë mundin e tij, kjo është një dhuratë e Perëndisë.
Predikuesi 5:20
Në fakt ai nuk do të kujtojë shumë ditët e jetës së tij, sepse Perëndia i përgjigjet me gëzimin e zemrës së tij.
Predikuesi 6:1
Është një e keqe tjetër që kam parë nën diell dhe që është e përhapur midis njerëzve:
Predikuesi 6:2
dikujt Perëndia i ka dhënë pasuri, të mira dhe lavdi, dhe nuk i mungon asgjë nga gjithë ato që mund të dëshirojë, por Perëndia nuk i jep mundësinë t`i gëzojë, por i gëzon një i huaj. Kjo është kotësi dhe një e keqe e madhe.
Predikuesi 6:7
Tërë mundi i njeriut është për gojën e tij, megjithatë oreksi i tij nuk ngopet kurrë.
Predikuesi 6:8
Ç`përfitim ka i urti mbi budallanë? Ç`përfitim ka i varfëri në rast se di të ecë përpara njerëzve të gjallë?
Predikuesi 6:9
Është më mirë të shikosh me sy se sa të endesh me dëshirën. Edhe kjo është kotësi dhe një përpjekje për të kapur erën.
Predikuesi 6:11
Duke qenë se ka shumë gjëra që e shtojnë kotësinë, çfarë përfitimi ka prej tyre njeriu?
Predikuesi 6:12
Kush e di në fakt ç`është e mirë për njeriun në këtë jetë, gjatë tërë ditëve të jetës së tij të kotë që ai i kalon si një hije? Kush mund t`i thotë njeriut çfarë ka për të ndodhur pas tij nën diell?
Predikuesi 7:1
Një emër i mirë pëlqehet më tepër se një vaj i parfumuar, dhe dita e vdekjes është më e mirë se dita e lindjes.
Predikuesi 7:2
Është më mirë të shkosh në një shtëpi ku mbahet zi se sa të shkosh në një shtëpi ku ka festë, sepse ky është fundi i çdo njeriu, dhe kush rron ka për të vënë mend.
Predikuesi 7:3
Trishtimi është më i mirë nga gazi, sepse përpara një fytyre të trishtuar zemra bëhet më e mirë.
Predikuesi 7:5
Është më mirë për dikë të dëgjojë qortimin e të urtit se sa të dëgjojë këngën e budallenjve,
Predikuesi 7:11
Dituria është e mirë bashkë me një pasuri dhe u sjell përfitime atyre që shohin diellin.
Predikuesi 7:12
Sepse dituria është një mbrojtje ashtu si është paraja; por epërsia e diturisë qëndron në këtë; dituria i bën të jetojnë ata që e zotërojnë.
Predikuesi 7:13
Konsideroje veprën e Perëndisë: kush mund të drejtojë atë që ai ka bërë të shtrëmbër?
Predikuesi 7:14
Në ditën e bollëkut ji i gëzuar, por në ditën e fatkqësisë mendohu thellë. Perëndia ka bërë si njerën ashtu dhe tjetrën, me qëllim që njeriu të mos zbulojë asgjë nga ato që do të ndodhin pas tij.
Predikuesi 7:16
Mos ji tepër i drejtë as i urtë jashtë mase. Pse kërkon të shkatërohesh?
Predikuesi 7:17
Mos ji tepër i keq dhe mos u trego budalla. Pse kërkon të vdesësh para kohës sate?
Predikuesi 7:18
Është mirë që ti të kapesh pas kësaj gjëje dhe të mos heqësh dorë prej saj, sepse ai që ka frikë Perëndinë do t`u shmanget tërë këtyre gjërave.
Predikuesi 7:21
Përveç kësaj mos u vër veshin tërë fjalëve që thuhen, që të mos mallkohesh nga shërbëtori yt,
Predikuesi 7:26
dhe gjeta një gjë më të hidhur se vdekja; gruan zemra e së cilës është kurth dhe grackë dhe duart e së cilës janë pranga. Kush i pëlqen Perëndisë i shpëton asaj; por mëkatari do të kapet nga ajo.
Predikuesi 7:27
Ja ajo që gjeta", thotë Predikuesi, "duke i shqyrtuar një për një gjërat, për të gjetur shkakun e tyre.
Predikuesi 7:29
Ja, vetëm këtë gjeta: Perëndia e ka bërë njeriun të drejtë, por njerëzit kanë kërkuar shumë marifete.
Predikuesi 8:1
Kush është si i urti? Kush e njeh interpretimin e sendeve? Dituria e njeriut bën që të shkëlqejë fytyra e tij dhe e ndryshon ashpërsinë e fytyrës së tij.
Predikuesi 8:2
Unë të jap një këshillë: respekto urdhërin e mbretit për shkak të betimit të bërë Perëndisë.
Predikuesi 8:6
sepse për çdo gjë ka një kohë dhe një gjykim, dhe ligësia e njeriut rëndon shumë mbi të.
Predikuesi 8:7
Sepse ai nuk e di çfarë ka për të ndodhur; kush në fakt do t`i tregojë si do të venë gjërat?
Predikuesi 8:8
Nuk ka njeri që të ketë pushtet mbi frymën për ta përmbajtur, apo të ketë pushtet mbi ditën e vdekjes. Nuk ka leje në betejë, dhe padrejtësia nuk mund të shpëtojë atë që e kryen.
Predikuesi 8:9
E pashë tërë këtë gjë dhe vura mend për të gjitha gjërat që bëhen nën diell; ka një kohë kur një njeri sundon mbi një tjetër për ta dëmtuar.
Predikuesi 8:11
Sepse vendimi kundër një veprimi të keq nuk zbatohet menjëherë, zemra e bijve të njerëzve është e mbushur nga dëshira për të bërë të keqen.
Predikuesi 8:12
Edhe në qoftë se mëkatari bën njëqind herë të keqen dhe i zgjat ditët e tij, megjithatë, unë e di që do të kenë të mirën ata që kanë frikë nga Perëndia, që kanë frikë para tij.
Predikuesi 8:13
Por nuk ka të mirë për të pabesin, dhe nuk ka për t`i zgjatur ditët e tij si hija sepse nuk ka frikë përpara Perëndisë.
Predikuesi 8:14
Është një kotësi që ndodh mbi tokë; ka njerëz të drejtë që trajtohen ashtu sikur i përket veprës të të pabesëve, dhe ka të pabesë që trajtohen sikur i përket veprës të të drejtëve. Kam thënë që edhe kjo është kotësi.
Predikuesi 8:15
Kështu lëvdova harenë, sepse nuk ka gjë më të mirë për njeriun nën diell se të hajë, të pijë dhe të jetë i gëzuar, sepse kjo i mbetet në mundin e tij gjatë ditëve të jetës që Perëndia i ka dhënë nën diell.
Predikuesi 8:16
Kur unë e vura zemrën time të njohë diturinë dhe të mendojë përpjekjet që bëhen mbi tokë (edhe kur dikush nuk i lë të pushojnë sytë e tij as ditën as natën),
Predikuesi 8:17
atëherë pashë gjithë veprën e Perëndisë, që njeriu nuk mund të arrijë të zbulojë të gjitha ato që bëhen nën diell sepse, edhe sikur njeriu të mundohet duke kërkuar, nuk arrin t`i zbulojë; edhe sikur i urti të thotë që e di, nuk është në gjendje t`i zbulojë.
Predikuesi 9:1
Kështu unë e mendova gjithë këtë në zemrën time për të kërkuar ta qartësoj; që të drejtët dhe të urtët dhe veprat e tyre janë në duart e Perëndisë. Njeriu nuk njeh as dashurinë as urrejtjen; gjithçka është para tij.
Predikuesi 9:3
Kjo është një e keqe që bëhet nën diell; të gjithë kanë të njëjtin fat, dhe përveç kësaj zemra e bijve të njerëzve është plot ligësi dhe marrëzia qëndron në zemrën e tyre për deri sa jetojnë; pastaj shkojnë te të vdekurit.
Predikuesi 9:4
Për deri sa njeriu është i bashkuar me gjithë të gjallët e tjerë ka shpresë, sepse një qen i gjallë vlen më tepër se një luan i ngordhur.
Predikuesi 9:5
Të gjallët në fakt e dinë se kanë për të vdekur, por të vdekurit nuk dinë asgjë; për ta nuk ka më asnjë shpërblim, sepse kujtimi i tyre harrohet.
Predikuesi 9:7
Shko, ha bukën tënde me gëzim dhe pi verën tënde me zemër të gëzuar, sepse Perëndia i ka pëlqyer veprat e tua.
Predikuesi 9:9
Gëzoje jetën me gruan që do për të gjitha ditët e jetës tënde të kotësisë, që ai të ka dhënë nën diell për të gjitha ditët e kotësisë, sepse kjo është pjesa që të takon në jetë dhe në mundin që kryen nën diell.
Predikuesi 9:10
Tërë ato që dora jote gjen për të bërë, bëji me gjithë forcën tënde, sepse në Sheol ku po shkon nuk ka më as punë, as mendim, as njohuri dhe as dituri.
Predikuesi 9:15
Por gjendej në të një njeri i varfër dhe i urtë, i cili me diturinë e tij e shpëtoi qytetin. Megjithatë asnjeri nuk u kujtua për këtë njeri të varfër.
Predikuesi 9:16
Atëherë unë thashë: "Dituria vlen më shumë se forca; por dituria e të varfërit përbuzet dhe fjalët e tij nuk dëgjohen".
Predikuesi 9:18
Dituria vlen më tepër se armët e luftës, por një mëkatar i vetëm shkatërron një të mirë të madhe.
Predikuesi 10:8
Kush çel një gropë mund të bjerë brënda dhe kush rrëzon një mur mund të kafshohet nga një gjarpër.
Predikuesi 10:10
Në qoftë se sëpata topitet dhe nuk mprehet, duhet të përdoret me më tepër forcë; por dituria ka epërsinë t`ia dalë gjithnjë mbarë.
Predikuesi 10:11
Në qoftë se gjarpëri kafshon sepse nuk është magjepsur, magjistari bëhet i kotë.
Predikuesi 10:17
Lum ti, o vend, që ke mbret nga një soj fisnik, dhe princa që hanë në kohën e duhur për të vënë në vend forcat e tyre dhe jo për t`u dehur!
Predikuesi 10:18
Për shkak të përtacisë trarët e shtëpisë rrëzohen dhe gjerbon për shkak të plogështisë së duarve.
Predikuesi 10:19
Një banket shtrohet për t`u dëfryer dhe vera i jep gaz jetës, por paraja i përgjigjet çdo nevojtari.
Predikuesi 11:1
Hidh bukën tënde mbi ujërat, sepse pas shumë kohe do ta gjesh përsëri.
Predikuesi 11:4
Kush e ka mendjen te era nuk ka për të mbjellë dhe kush rri e shikon retë nuk ka për të korrur.
Predikuesi 11:5
Ashtu si ti nuk njeh rrugën e erës dhe mënyrën si formohen kockat në barkun e gruas me barrë, kështu ti nuk e njeh veprën e Perëndisë që bën gjithçka.
Predikuesi 11:7
Drita është e ëmbël dhe është diçka e këndshme për sytë që shohin diellin.
Predikuesi 11:8
Edhe kur një njeri të jetojë shumë vjet, le t`i gëzojë të gjitha, por le të mendojë edhe për ditët e territ që do të jenë të shumta; të gjitha ato që do të ndodhin janë kotësi.
Predikuesi 11:9
Gëzohu, pra, o i ri, në rininë tënde, le të gëzohet zemra jote në ditët e rinisë sate; ndiq edhe rrugët e zemrës sate dhe pamjen e syve të tu, por dije që për të gjitha këto gjëra Perëndia do të të thërrasë në gjyq.
Predikuesi 12:1
Por kujto Krijuesin tënd në ditët e rinisë sate, para se të vijnë ditët e këqija dhe të arrijnë vitet për të cilat ke për të thënë: "Nuk gjej asnjë kënaqësi në to",
Predikuesi 12:3
në moshën gjatë së cilës rojtarët e shtëpisë dridhen, njerëzit e fortë përkulen, ato që bluajnë nuk punojnë më se kanë mbetur pak, ata që shikojnë nga dritaret errësohen
Predikuesi 12:5
kur dikush ka frikë nga lartësitë dhe nga tmerret e rrugës; kur bajamja lulëzon, karkaleci është një peshë, dhe dëshira pakësohet, sepse njeriu shkon në banesën e tij të përjetshme dhe qaramanët enden rrugëve.
Predikuesi 12:6
Kujto Krijuesin tënd përpara se të këputet kordoni prej argjendi, të thyhet vazoja prej ari, të thyhet shtamba te burimi dhe të bëhet copë-copë çikriku në pus,
Predikuesi 12:7
dhe pluhuri t`i kthehet tokës siç ishte më parë dhe fryma t`i kthehet Perëndisë që e ka dhënë.
Predikuesi 12:9
Predikuesi, përveç se ka qenë një i urtë, i ka mësuar gjithashtu popullit dijen dhe ka peshuar, ka kërkuar dhe ka renditur një numër të madh fjalësh të urta.
Predikuesi 12:10
Predikuesi është përpjekur të gjejë fjalë të këndshme; dhe gjërat e shkruara janë të drejta dhe të vërteta.
Predikuesi 12:12
Biri im, ruhu nga çdo gjë që del jashtë kësaj. Shkruhen shumë libra, por nuk mbarohet kurrë kjo punë, dhe studimi i tepërt e lodh trupin.
Predikuesi 12:13
Të dëgjojmë, pra, përfundimin e gjithë ligjëratës: "Ki frikë nga Perëndia dhe respekto urdhërimet e tij, sepse kjo është tërësia e njeriut".
Predikuesi 12:14
Sepse Perëndia do të vërë të gjykohet çdo vepër, edhe çdo gjë që është fshehur, qoftë e mirë apo e keqe.
Kantiku i Kantikëve 1:5
Unë jam e zezë por e bukur, o bija të Jeruzalemit, si çadrat e Kedarit, si perdet e Salomonit.
Kantiku i Kantikëve 1:11
Ne do të bëjmë për ty gjerdane të arta me tokëza prej argjendi.
Kantiku i Kantikëve 1:12
Ndërsa mbreti është ulur në tryezë, livanda ime përhap aromën e saj.
Kantiku i Kantikëve 1:14
Kënaqësia ime është për mua një tufë lulesh alkane në vreshtat e En-gedit.
Kantiku i Kantikëve 1:16
Sa i bukur je, i dashuri im, madje dhe i dashurueshëm! Për më tepër shtrati ynë është blerosh.
Kantiku i Kantikëve 2:5
Më mbani me pite rrushi, më përtërini me mollë, sepse unë vuaj nga dashuria.
Kantiku i Kantikëve 2:6
Dora e tij e majtë është poshtë kokës sime, dora e tij e djathtë më përqafon.
Kantiku i Kantikëve 2:7
Ju përgjërohem, o bija të Jeruzalemit, për gazelat dhe sutat fushave, mos e ngacmoni dhe mos e zgjoni dashurinë time, deri sa kështu t`i pëlqejë
Kantiku i Kantikëve 2:9
I dashuri im i përngjan një gazele apo një dreri të ri. Ja ku është prapa murit tonë, shikon nga dritaret, hedh vështrime nëpërmjet hekurave të tyre.
Kantiku i Kantikëve 2:13
Fiku nxjerr fiqtë e tij të papjekur, vreshtat në lulëzim përhapin një aromë të këndshme. Çohu, mikja ime, e bukura ime, dhe eja.
Kantiku i Kantikëve 3:2
Tani do të ngrihem dhe do të shkoj rrotull nëpër qytet, nëpër rrugët dhe nëpër sheshet do të kërkoj atë që do zemra ime. E kërkova, por nuk e gjeta.
Kantiku i Kantikëve 3:3
Rojet që sillen nëpër qytet më takuan. I pyeta ata: "A e patë atë që do zemra ime?".
Kantiku i Kantikëve 3:5
Ju përgjërohem, o bija të Jeruzalemit, për gazelat dhe sutat e fushave, mos e ngacmoni dhe mos e zgjoni dashurin time deri sa kështu t`i pëlqejë.
Kantiku i Kantikëve 3:8
Të gjithë përdorin shpatën, janë të rrahur në çështjen e luftës; secili mban shpatën në ijë për tmerret e natës.
Kantiku i Kantikëve 4:4
Qafa jote është si kulla e Davidit, e ndërtuar për një armëri; mbi të cilën janë varur një mijë mburoja, të gjitha mburojat të njerëzve trima.
Kantiku i Kantikëve 4:6
Përpara se flladi i ditës të ndihet dhe hijet të ikin, do të shkoj në malin e mirrës dhe në kodrën e temjanit.
Kantiku i Kantikëve 4:16
Zgjohu, o veri dhe eja, o jugë; fryj mbi kopshtin tim, dhe aromat e tij të përhapen! Le të hyjë i dashuri im në kopshtin e tij dhe të hajë frytet e zgjedhura!
Kantiku i Kantikëve 5:2
Unë flija, por zemra ime përgjonte. Dëgjoj zërin e të dashurit tim, që troket dhe thotë: "Hapma, motra ime, mikja ime, pëllumbesha ime, e përkryera ime, sepse koka ime është gjithë vesë dhe kaçurrelat e mia gjithë cirka të natës.
Kantiku i Kantikëve 5:3
E hoqa rrobën time, si mund ta vesh përsëri? I lava këmbët, si mund t`i fëlliq përsëri?
Kantiku i Kantikëve 5:4
I dashuri im e vuri dorën te vrima e derës, dhe të përbrëndshmet e mia u ngashërryen nga ai.
Kantiku i Kantikëve 5:5
U ngrita për t`i hapur derën të dashurit tim, dhe nga duart e mia pikoi mirra, nga gishtërinjtë e mi mirra e lëngët, që rridhte mbi dorezën e bravës.
Kantiku i Kantikëve 5:6
Ia hapa të dashurit tim, por i dashuri im ishte tërhequr dhe kishte ikur; zemra ime ligshtohej kur ai fliste. E kërkova, por nuk e gjeta; e thirra, por ai nuk m`u përgjigj.
Kantiku i Kantikëve 5:7
Rojet që sillen nëpër qytet më gjetën, më rrahën, më plagosën; rojet e mureve më çorën velin.
Kantiku i Kantikëve 5:9
Çfarë ka më tepër i dashuri yt se një i dashur tjetër, o më e bukura midis grave? Çfarë ka i dashuri yt më tepër se një i dashur tjetër, përse përgjërohesh kështu?
Kantiku i Kantikëve 6:2
I dashuri im zbriti në kopshtin e tij, në lehet e balsamit për të kullotur kopenë në kopshtet dhe për të mbledhur zambakë.
Kantiku i Kantikëve 6:9
Por pëllumbesha ime, e përkryera ime, është e vetme; nëna e ka të vetme, e përzgjedhura e saj që e ka pjellë. Vajzat e kanë parë dhe e kanë shpallur të lume, po, edhe mbretëreshat dhe konkubinat, e kanë lavdëruar.
Kantiku i Kantikëve 6:11
Unë zbrita në kopshtin e arrave për të parë bimët e blerta të luginës, për të parë në se hardhitë ishin në lulëzim dhe shegët kishin bulëzuar.
Kantiku i Kantikëve 7:1
Sa të bukura janë këmbët e tua në këpucë, o bija e princit! Pjesët e rrumbullakta të ijëve të tua janë si stolira, vepër e dorës së një artisti.
Kantiku i Kantikëve 7:9
dhe të puthurat e gojës sate si një verë e zgjedhur, që zbret ëmbël për të kënaqur dëshirën time, duke çikur shumë lehtë buzët e atij që fle.
Kantiku i Kantikëve 7:11
Eja, i dashuri im, le të dalim nëpër fusha, ta kalojmë natën nëpër fshatra!
Kantiku i Kantikëve 7:12
Të çohemi shpejt në mëngjes për të shkuar në vreshtat dhe për të parë në qoftë se vreshti ka lëshuar llastarë, në se kanë çelur lulet e tij dhe në se shegët kanë lulëzuar. Aty do të jap dashurinë time.
Kantiku i Kantikëve 7:13
Madërgonat përhapin aromën e tyre dhe mbi portat tona ka fryte të zgjedhura të çdo lloji, të freskëta dhe të thata, që i kam ruajtur për ty, i dashuri im.
Kantiku i Kantikëve 8:1
Ah, sikur të ishe ti si një vëllai im, që mënd në gjitë e nënës sime! Duke të gjetur jashtë do të të puthja, dhe askush nuk do të më përçmonte.
Kantiku i Kantikëve 8:2
Do të të çoja dhe do të fusja në shtëpinë e nënës sime; ti do të më mësoje dhe unë do të të jepja për të pirë verë aromatike, lëng nga shega ime.
Kantiku i Kantikëve 8:3
Dora e tij e majtë qoftë nën kokën time dhe e djathta e tij më përqafoftë!
Kantiku i Kantikëve 8:6
Më vër si një vulë mbi zemrën tënde, si një vulë mbi krahun tënd; sepse dashuria është e fortë si vdekja, xhelozia është e ashpër si Sheoli. Flakët e saj janë flakë zjarri, një flakë që përvëlon.
Kantiku i Kantikëve 8:7
Ujërat e mëdha nuk do të mund ta shuajnë dashurinë, as lumenjtë ta përmbytin. Në rast se dikush do të jepte tërë pasuritë e shtëpisë së tij në këmbim të dashurisë, do të përbuzej me siguri.
Kantiku i Kantikëve 8:8
Ne kemi një motër të vogël që ende nuk ka sisë; çfarë do të bëjmë për motrën tonë ditën që do të flitet për të?
Isaia 1:1
Vegimi i Isaias, birit të Amotsit, që ai pa për Judën dhe Jeruzalemin në ditët e Uziahut, të Jothamit, të Ashazit dhe të Ezekias; mbretër të Judës;
Isaia 1:4
Mjerë, komb mëkatar, popull i ngarkuar me paudhësi, racë keqbërësish, bij që veprojnë në mënyrë të çoroditur! Kanë braktisur Zotin, kanë përçmuar të Shenjtin e Izraelit, kanë devijuar dhe janë kthyer prapa.
Isaia 1:5
Pse doni që të goditeni edhe më? Do të ngrinit krye edhe më tepër. Gjithë koka është e sëmurë, gjithë zemra lëngon.
Isaia 1:7
Vendi juaj është shkretuar, qytetet tuaja janë djegur nga zjarri, tokën tuaj e përpijnë të huajtë para syve tuaj; është si një shkretim sikur ta kishin shkatërruar të huajtë.
Isaia 1:10
Dëgjoni fjalën e Zotit, o krerë të Sodomës, verini veshin ligjit të Perëndisë tonë, o popull i Gomorrës!
Isaia 1:12
Kur vini të paraqiteni përpara meje, kush ua ka kërkuar këtë, që të shkelni oborret e mia?
Isaia 1:13
Mos sillni më blatime të kota; temjani është neveri për mua; nuk mund t`i duroj hënat e reja dhe të shtunat, thirrjen e asambleve dhe paudhësinë bashkë me mbledhjet e shenjta.
Isaia 1:14
Unë i urrej hënat e reja tuaja dhe festat tuaja solemne; janë një barrë për mua, jam lodhur duke i duruar.
Isaia 1:20
por në rast se refuzoni dhe rebeloheni, do t`ju përpijë shpata", sepse goja e Zotit ka folur.
Isaia 1:23
Princat e tu janë rebelë dhe shokë me hajdutët; të gjithëve u pëlqejnë dhuratat dhe turren pas shpërblimeve. Nuk i sigurojnë drejtësi jetimit dhe çështja e gruas së ve nuk arrin para tyre.
Isaia 1:24
Prandaj Perëndia, Zoti i ushtrive, i Fuqishmi i Izraelit thotë: "Po, do të hakmerrem me kundërshtarët e mi, do të marr hak me armiqtë e mi.
Isaia 1:25
Do ta vë përsëri dorën time mbi ty, do të të pastroj nga zgjyrat e tua si me sodën dhe do të heq tërë plumbin tënd.
Isaia 1:29
Atëherë do t`ju vijë turp për lisat që keni dashur dhe do të skuqeni për kopshtet që keni zgjedhur.
Isaia 2:3
Shumë popuj do të vijnë duke thënë: "Ejani, të ngjitemi në malin e Zotit, në shtëpinë e Perëndisë të Jakobit; ai do të na mësojë rrugët e tij dhe ne do të ecim në shtigjet e tij". Sepse nga Sioni do të dalë ligji dhe nga Jeruzalemi fjala e Zotit.
Isaia 2:4
Ai do të sigurojë drejtësi midis kombeve dhe do të qortojë shumë popuj. Do t`i farkëtojnë shpatat e tyre duke i kthyer në plugje dhe heshtat e tyre në drapinj; një komb nuk ka për të ngritur shpatën kundër një kombi tjetër dhe nuk do të mësojnë më luftën.
Isaia 2:8
Vendi i tyre është plot me idhuj; bien përmbys përpara veprës së vetë duarve të tyre, përpara atyre gjërave që kanë bërë gishtat e tyre.
Isaia 2:9
Prandaj njeriu i zakonshëm përulet dhe njeriu i shquar ulet, por ti nuk i fal.
Isaia 2:10
Hyr në shkëmb dhe fshihu në pluhurin përpara tmerrit të Zotit dhe përpara shkëlqimit të madhërisë së tij.
Isaia 2:11
Vështrimi krenar i njeriut do të ulet dhe krenaria e vdekatarëve do të përulet; vetëm Zoti do të lartësohet atë ditë.
Isaia 2:12
Sepse dita e Zotit të ushtrive do të vijë kundër çdo gjëje krenare dhe kryelartë dhe kundër çdo gjëje që ngrihet, për ta ulur,
Isaia 2:17
Kryelartësia e njeriut do të ulet dhe krenaria e njerëzve të shquar do të përulet; vetëm Zoti do të lartësohet atë ditë.
Isaia 2:19
Njerëzit do të hyjnë në shpellat e shkëmbinjve dhe në guvat e tokës përpara tmerrit të Zotit dhe shkëlqimit të madhërisë së tij, kur do të ngrihet për ta bërë tokën të dridhet.
Isaia 2:20
Në këtë ditë njerëzit do t`ua hedhin minjve dhe lakuriqve të natës idhujt e tyre prej argjendi dhe idhujt e tyre prej ari, që i kanë prodhuar për t`i adhuruar,
Isaia 2:21
për t`u futur në të çarat e shkëmbinjve dhe në greminat e krepave para tmerrit të Zotit dhe shkëlqimit të madhërisë së tij, kur do të ngrihet për ta bërë tokën të dridhet.
Isaia 3:1
Ja, Perëndia, Zoti i ushtrive, është duke i hequr Jeruzalemit dhe Judës çdo mbështetje dhe përkrahje, çdo mbështjetje me bukë dhe çdo mbështetje me ujë;
Isaia 3:3
komandantin e një pesëdhjetësheje dhe parinë, këshilltarin, ekspertin në artet magjike dhe yshtësin e shkathët.
Isaia 3:6
Dikush do të kapë vëllanë e vet në shtëpinë e atit të tij dhe do t`i thotë: "Ti ke një mantel, bëhu i pari ynë dhe kujdesu për këtë shkatërrim".
Isaia 3:8
Në fakt Jeruzalemi dridhet dhe Juda po bie, sepse gjuha e tyre dhe veprat e tyre janë kundër Zotit, për të provokuar zemërimin e vështrimit të madhërisë së tij.
Isaia 3:9
Anësia e tyre me personat dëshmon kundër tyre, ata vënë në dukje mëkatin e tyre si Sodoma dhe nuk e fshehin. Mjerë ata, sepse i bëjnë keq vetes së tyre.
Isaia 3:11
Mjerë i pabesi! Do t`i bjerë mbi kokë fatkeqësia, sepse do t`i jepet ajo që duart e tij kanë përgatitur.
Isaia 3:12
Shtypësit e popullit tim janë fëmijë, dhe gratë sundojnë mbi të. O populli im, ata që të udhëheqin të çojnë jashtë rruge dhe shkatërrojnë shtegun që ti përshkon.
Isaia 3:13
Zoti paraqitet për të paditur dhe zë vend për të gjykuar popujt.
Isaia 3:14
Zoti hyn në gjyq me pleqtë e popullit të tij dhe me princat e tij: "Jeni ju që e keni përpirë vreshtin; trupat pa jetë të të varfërve ndodhen në shtëpitë tuaja.
Isaia 3:15
Çfarë të drejte keni të merrni nëpër këmbë popullin tim dhe të shtypni fytyrën e të varfërve?", thotë Perëndia, Zoti i ushtrive.
Isaia 3:16
Zoti thotë akoma: "Me qenë se vajzat e Sionit janë fodulle dhe ecin qafëpërpjetë dhe me vështrime provokuese, duke ecur me hapa të vogla dhe duke bërë të tringëllojnë unazat që mbajnë te këmbët e tyre,
Isaia 3:21
unazat, xhevahiret për hundë,
Isaia 3:22
rrobat për festë, mantelet e vogla, shallët dhe çantat e vogla,
Isaia 3:26
Portat e saj do të vajtojnë dhe do të mbajnë zi; e dëshpëruar ajo do të ulet për tokë.
Isaia 4:1
Po atë ditë shtatë gra do të kapin një burrë dhe do t`i thonë: "Ne do të hamë bukën tonë dhe do të vishemi me rrobat tona; vetëm na lër të mbajmë emrin tënd, për të hequr turpin tonë".
Isaia 4:3
Dhe ka për të ndodhur që ata që do të kenë mbetur në Sion dhe ai që do të mbijetojë në Jeruzalem do të quhet i shenjtë, domethënë kushdo që në Jeruzalem figuron i shkruar ndër të gjallët.
Isaia 4:6
Dhe do të ketë një çadër që do të shërbejë për të bërë hije kundër të nxehtit të ditës, si dhe për të shërbyer si strehë dhe mbrojtje kundër furtunës dhe shiut.
Isaia 5:1
Dua të këndoj për të dashurin tim një kantik të mikut tim lidhur me vreshtin e tij. I dashuri im kishte një vresht mbi një kodrinë shumë pjellore.
Isaia 5:5
Por tani do t`ju njoftoj atë që gatitem të bëj me vreshtin tim: do ta heq gardhin dhe do ta përpihet krejt, do të shemb murin e tij dhe atë do ta shkelin.
Isaia 5:8
Mjerë ata që i shtojnë shtëpisë një shtëpi tjetër, që bashkojnë një arë me një arë tjetër, deri sa të mos ketë më vend, dhe kështu të mbeten të vetmuar për të banuar në mes të vendit.
Isaia 5:11
Mjerë ata që ngrihen herët në mëngjes për t`u turrur pas pijeve dehëse dhe vonohen deri në mbrëmje sa të flakërohen nga vera!
Isaia 5:13
Prandaj populli im shkon në robëri për mungesë njohurie, fisnikëria e tij vdes nga uria dhe turma e tij do të digjet nga etja.
Isaia 5:15
Njeriu i zakonshëm do të përulet, njeriu i rëndësishëm do të ulet dhe sytë e krenarëve do të përulen.
Isaia 5:16
Por Zoti i ushtrive do të jetë lartësuar në gjyq, dhe Perëndia i shenjtë do të tregohet i shenjtë në drejtësi.
Isaia 5:17
Atëherë qengjat do të kullosin si në kullotat e tyre dhe të huajtë do të përpijnë arat e shkretuara të të pasurve.
Isaia 5:22
Mjerë kampionëve në pirjen e verës dhe të shkathtëve në përzierjen e pijeve dehëse,
Isaia 5:23
që e nxjerrin të pafajshëm njeriun e keq për një dhuratë dhe ia mohojnë të drejtit të drejtën e tij!
Isaia 5:24
Prandaj, ashtu si një gjuhë zjarri përpin kallamishtet dhe flaka konsumon kashtën, kështu rrënja e tyre do të hiqet si një kalbësirë dhe lulja e tyre do të hiqet si të ishte pluhur, sepse kanë hedhur poshtë ligjin e Zotit të ushtrive dhe kanë përçmuar fjalën e të Shenjtit të Izraelit.
Isaia 5:25
Për këtë zemërimi i Zotit është ndezur kundër popullit të tij; ai ka shtrirë dorën e vet kundër tij dhe e ka goditur; kështu malet u drodhën dhe kufomat e tyre rrinë si mbeturina në mes të rrugëve; megjithëkëtë zemërimi i tij nuk është qetësuar dhe dora e tij rri e shtrirë.
Isaia 5:26
Ai do të ngrerë një flamur për kombet e largëta dhe do t`u fërshëllejë nga skajet e tokës; dhe ja, ato do të vijnë shpejt dhe menjëherë.
Isaia 5:27
Asnjë prej tyre nuk do të jetë i lodhur ose do të lëkundet, asnjë nuk ka për të dremitur ose për të fjetur; brezi i ijëve të tyre nuk do të zgjidhet, nuk do të këputet gjalma e këpucëve të tyre.
Isaia 6:8
Pastaj dëgjova zërin e Zotit që thoshte: "Kë të dërgoj dhe kush do të shkojë për ne?". Unë u përgjigja: "Ja ku jam, dërgomë mua!".
Isaia 6:11
Unë thashë: "Deri kur, o Zot?". Ai u përgjigj: "Deri sa qytetet të shkatërrohen dhe të jenë pa banorë, shtëpitë të mos kenë njeri dhe vendi të jetë i shkretuar dhe i pikëlluar,
Isaia 7:1
Ndodhi në ditët e Ashazit, birit të Jothamit, birit të Uziahut, mbret i Judës, që Retsini, mbret i Sirisë dhe Pekahu, bir i Remaliahut, mbret i Izraelit, dolën për luftë kundër Jeruzalemit, por nuk arritën ta shtien në dorë.
Isaia 7:3
Atëherë Zoti i tha Isaias: "Dil përpara Ashazit, ti dhe biri yt Shear-Jashubi, në skajin e kanalit të hauzit të sipërm në rrugën e arës së larësit,
Isaia 7:4
dhe thuaji: Shiko të rrish i qetë, mos ki frikë dhe zemra jote të mos ligështohet për shkak të këtyre dy mbeturinave të urës së zjarrit që nxjerr tym, për zemërimin e zjarrtë të Retsinit dhe të Sirisë, dhe të birit të Remaliahut.
Isaia 7:7
Kështu thotë Zoti, Zoti: "Kjo nuk ka për të ardhur, nuk ka për të ndodhur,
Isaia 7:10
Zoti i foli përsëri Ashazit dhe i tha:
Isaia 7:11
"Kërkoji një shenjë për vete Zotit, Perëndisë tënd; kërkoja ose në thellësitë ose në lartësitë".
Isaia 7:12
Por Ashazi u përgjigj: "Unë nuk do të kërkoj asgjë, nuk dua të tundoj Zotin".
Isaia 7:13
Atëherë Isaia tha: "Dëgjoni tani, o shtëpi e Davidit! Mos është, vallë, një gjë e vogël për ju të lodhësh njerëzit, që doni të lodhni edhe Perëndinë tim?
Isaia 7:16
Por para se fëmija të mësojë të hedhë poshtë të keqen dhe të zgjedhë të mirën, vendi të cilin ti e druan për shkak të dy mbretërve të tij do të braktiset.
Isaia 7:20
Atë ditë Zoti me një brisk të marrë hua përtej Lumit, domethënë me mbretin e Asirisë, do të rruajë kokën dhe qimet e këmbëve, si edhe mjekrën.
Isaia 7:22
dhe për shkak të bollëkut të qumështit që do t`i japin, ai do të hajë ajkë, sepse ajkë dhe mjaltë kanë për të ngrënë të gjithë ata që kanë mbijetuar dhe janë lënë në mes të vendit.
Isaia 8:2
Atëherë mora me vete për të dëshmuar si dëshmitarë të besuar, priftin Uria dhe Zakarian, birin e Jaberekiahut.
Isaia 8:6
"Me qenë se ky popull ka përçmuar ujërat e Siloeut që rrjedhin ëmbël dhe kënaqet për shkak të Retsinit dhe të birit të Remaliahut,
Isaia 8:8
Do të kalojë nëpërmes Judës, do të vërshojë dhe do të kalojë përtej deri sa të arrijë te qafa dhe krahët e tij të shpalosur do të mbulojnë tërë hapësirën e vendit tënd, o Emanuel.
Isaia 8:10
Bëni, pra, plane, por do të dalin bosh. Thoni një fjalë, por ajo nuk do të realizohet, sepse Perëndia është me ne".
Isaia 8:11
Sepse kështu më ka folur Zoti me dorë të fuqishme dhe më ka lajmëruar të mos eci nëpër rrugën e këtij populli, duke thënë:
Isaia 8:12
"Mos quani përbetim të gjitha ato që ky popull i quan përbetim, mos kini frikë nga ajo që ai druan dhe mos u trembni.
Isaia 8:14
Ai do të jetë një shenjtërore, por edhe një gur pengese, një shkëmb pengimi për të dy shtëpitë e Izraelit, një lak dhe një kurth për banorët e Jeruzalemit.
Isaia 8:15
Midis tyre shumë persona do të pengohen, do të bien, do të bëhen copë, do të mbeten në lak dhe do të kapen.
Isaia 8:19
Në rast se ju thuhet: "Këshillohuni me mediumet dhe me magjistarët, që murmuritin dhe përshpëritin, përgjigjuni: "A nuk duhet një popull të konsultojë Perëndinë e tij? A duhet, vallë, t`u drejtohet të vdekurve për llogari të të gjallëve?".
Isaia 8:20
Përmbahuni ligjit dhe dëshmisë! Në rast se një popull nuk flet në këtë mënyrë, kjo do të thotë se ai nuk ka dritë.
Isaia 8:21
Ai do të sillet nëpër vendin e tij i raskapitur dhe i uritur; dhe kur të jetë i uritur do të pezmatohet dhe do të mallkojë mbretin e tij dhe Perëndinë e tij. Do ta kthejë shikimin lart,
Isaia 9:4
aaa see Sepse çdo këpucë luftëtari në përleshje dhe çdo mantel i rrëkëllyer në gjak, do të caktohet të digjet dhe do të jetë eshkë zjarri.
Isaia 9:5
aaa see Sepse na ka lindur një fëmijë, një djalë na është dhënë. Mbi supet e tij do të mbështetet perandoria dhe do të quhet Këshilltar i admirueshëm, Perëndi i fuqishëm, Atë i përjetshëm, Princ i paqes.
Isaia 9:6
aaa see Nuk do të ketë të sosur rritja e perandorisë së tij dhe paqja mbi fronin e Davidit dhe në mbretërinë e tij, për ta vendosur pa u tundur dhe për ta përforcuar me anë të mënçurisë dhe të drejtësisë, tani dhe përjetë. Këtë ka për të bërë zelli i Zotit të ushtrive.
Isaia 9:10
aaa see Për këtë Zoti do të nxisë kundër tij kundërshtarët e Retsinit dhe do të nxisë armiqtë e tij:
Isaia 9:11
aaa see Sirët nga lindja, Filistejtë nga perëndimi, që do ta hanë Izraelin gojëhapur. Megjithëkëtë zemërimi i tij nuk qetësohet dhe dora e tij mbetet e shtrirë.
Isaia 9:15
aaa see Ata që udhëheqin këtë popull e bëjnë të shkojë në rrugë të gabuar, dhe ata që udhëhiqen prej tyre i përpijnë.
Isaia 9:16
aaa see Prandaj Zoti nuk do të kënaqet me të rinjtë e tij dhe as do t`i vijë keq për jetimët e tij dhe gratë e veja të tij, sepse të gjithë janë hipokritë dhe të çoroditur, dhe çdo gojë thotë marrëzira. Megjithë tërë këto gjëra zemërimi i tij nuk qetësohet dhe dora e tij mbetet e shtrirë.
Isaia 9:17
aaa see Sepse ligësia djeg si një zjarr, që përpin ferra dhe gjemba dhe flakëron në pjesën e dendur të pyllit, që ngrihet lart si një shtyllë tymi.
Isaia 9:18
aaa see Për shkak të zemërimit të Zotit të ushtrive vendi digjet dhe populli është si eshkë për zjarrin; askujt nuk i vjen keq për vëllanë e vet.
Isaia 9:19
aaa see Këputet nga e djathta, por uria vazhdon; gëlltitet nga e majta, por pa u ngopur; secili përpin mishin e krahut të vet.
Isaia 9:20
aaa see Manasi përpin Efraimin, dhe Efraimi Manasin; dhe tok janë kundër Judës. Megjithëkëtë zemërimi i tij nuk qetësohet dhe dora e tij mbetet e shtrirë.
Isaia 10:2
për t`u mohuar drejtësinë të mjerëve, për t`u mohuar të drejtën të varfërve të popullit tim, dhe për t`i bërë gratë e veja pre të tyre dhe jetimët plaçkë të tyre.
Isaia 10:3
Çfarë do të bëni ditën e ndëshkimit dhe të shkatërrimit që do të vijë nga larg? Te kush do të ikni për të kërkuar ndihmë dhe kujt do t`ia lini pasurinë tuaj?
Isaia 10:4
Atyre nuk do t`u mbetet tjetër veç se të përkulen midis robërve ose të bien midis të vrarëve. Megjithëkëtë zemërimi i tij nuk qetësohet dhe dora e tij mbetet e shtrirë.
Isaia 10:15
Mos vallë sëpata lëvdohet me atë që pret me të ose mburret sharra me atë që e përdor? Ashtu si shufra të duhej të drejtonte atë që e ngre, apo shkopi të mund të ngrihej a thua se nuk është prej druri!
Isaia 10:16
Prandaj Perëndia, Zoti i ushtrive, do të dërgojë ligështimin midis radhëve të tyre më të fuqishme, dhe në vend të lavdisë së tij ai do të ndezë një zjarr, si flakët e një zjarri.
Isaia 10:17
Kështu drita e Izraelit do të bëhet një zjarr dhe i Shenjti i tij një flakë, që do të flakërojë dhe do të përpijë ferrat dhe gjembat brenda një dite të vetme.
Isaia 10:25
Sepse edhe pak kohë dhe indinjata do të marrë fund, ndërsa zemërimi im do të drejtohet për shkatërrimin e tyre.
Isaia 10:28
Ai arrin në Ajath, e kapërcen Migronin dhe i lë ngarkesën e tij në Mikmash.
Isaia 10:29
Kapërcejnë vendkalimin, fushojnë në Geba; Ramahu dridhet, Gibeahu i Saulit ka ikur.
Isaia 11:4
por do t`i gjykojë të varfërit me drejtësi dhe do të marrë vendime të drejta për njerëzit e përulur të vendit. Do ta godasë vendin me shufrën e gojës së tij dhe me frymën e buzëve të tij do ta bëjë të vdesë të pabesin.
Isaia 11:8
Foshnja e gjirit do të lozë mbi vrimën e gjarpërit dhe fëmija e zvjerdhur do të vërë dorën e tij në çerdhen e nëpërkës.
Isaia 11:10
Atë ditë do të ndodhë që rrënja e Isaias do të ngrihet si një flamur për popujt; kombet do ta kërkojnë dhe vendi i prehjes së tij do të jetë i lavdishëm.
Isaia 11:11
Po atë ditë do të ndodhë që Zoti do të shtrijë dorën e tij për herë të dytë për të shpenguar mbetjen e popullit të tij që shpëtoi nga Asiria dhe nga Egjipti, nga Pathrosi dhe Etiopia, nga Elami, nga Shinari, nga Hamathi dhe nga ishujt e detit.
Isaia 11:12
Ai do të ngrerë flamurin për kombet, do të mbledhë të dëbuarit e Izraelit dhe do të grumbullojë ata që u shpërndanë nga Juda në të katër anët e dheut.
Isaia 11:14
Ata do t`u sulen me turr Filistejve nga pas, në drejtim të perëndimit, bashkë do të plaçkitin bijtë e lindjes; do të vënë dorën e tyre mbi Edomin dhe mbi Moabin, dhe bijtë e Amonit do të jenë nënshtetas të tyre.
Isaia 11:15
Zoti do të shkatërrojë plotësisht gjuhën e detit të Egjiptit dhe me fuqinë e frymës së tij do të lëvizë dorën e tij mbi lumin dhe do të godasë duke e ndarë në shtatë kanale, kështu që të ketë mundësi të kapërcehet me sandale.
Isaia 11:16
Do të ketë një rrugë për mbetjen e popullit të tij që ka mbetur në Asiri, ashtu si pati një rrugë për Izraelin ditën që doli nga vendi i Egjiptit.
Isaia 12:2
Ja, Perëndia është shpëtimi im; unë do të kem besim dhe nuk do të kem frikë, sepse Zoti, po, Zoti është forca ime dhe kantiku im, dhe ka qenë shpëtimi im".
Isaia 13:3
Unë u dhashë urdhër atyre që më janë shenjtëruar mua, thirra trimat e mi për të zbatuar zemërimin tim, ata që ngazëllohen në madhërinë time.
Isaia 13:4
Dëgjohet zhurma e një turme të madhe ndër malet, e ngjashme me atë të një populli të pamasë; zhurma plot rrëmet e mbretërive, e kombeve të mbledhura. Zoti i ushtrive kalon në revistë ushtrinë gati për betejë.
Isaia 13:5
Vijnë nga një vend i largët, nga skaji i qiejve, Zoti dhe mjetet e zemërimit të tij, për të shkatërruar mbarë dheun.
Isaia 13:8
Do t`i zërë tmerri, do të kenë spazma dhe dhembje, do të përpëliten si një grua që po lind, do të shikojnë njëri tjetrin në fytyrë si të hutuar, fytyrat e tyre do të jenë fytyra të zjarrta.
Isaia 13:9
Ja, dita e Zotit po vjen: një ditë mizore, indinjate dhe zemërimi të fortë, për ta bërë tokën shkretëtirë dhe për të shfarosur mëkatarët prej saj.
Isaia 13:10
Sepse yjet e qiellit dhe yllësitë nuk do të shkëlqejnë më me dritën e tyre; dielli do të errësohet në lindjen e tij dhe hëna nuk do të përhapë më dritën e saj.
Isaia 13:11
Unë do të dënoj botën për ligësinë e saj dhe të pabesët për paudhësinë e tyre; do t`i jap fund krenarisë së kryelartëve dhe do të hedh poshtë arrogancën e tiranëve.
Isaia 13:13
Prandaj do të bëj që të dridhen qiejtë, dhe toka do të tundet nga vendi i saj për shkak të indinjatës së Zotit të ushtrive ditën e zemërimit të zjarrtë të tij.
Isaia 13:18
Harqet e tyre do t`i rrëzojnë për tokë të rinjtë; nuk do të kenë mëshirë për foshnjat në bark të nënës; syri i tyre nuk do t`i kursejë fëmijët.
Isaia 13:19
Kështu Babilonia, shkëlqimi i mbretërive, lavdia e krenarisë së Kaldeasve, do të jetë si Sodoma dhe Gomora kur Perëndia i përmbysi.
Isaia 14:1
Me qenë se Zotit do t`i vijë keq për Jakobin, ai do të zgjedhë përsëri Izraelin dhe do t`i rivendosë në tokën e tyre; të huajtë do të bashkohen me ta dhe do të lidhen me shtëpinë e Jakobit.
Isaia 14:2
Popujt do t`i marrin dhe do t`i çojnë përsëri në vendin e tyre dhe shtëpia e Izraelit do t`i zotërojë në vendin e Zotit si robër dhe robinja; do të zënë robër ata që i kishin zënë robër dhe do të mbretërojnë mbi shtypësit e tyre.
Isaia 14:6
Ai që në tërbim e sipër godiste popujt me goditje të pandërprera, ai që sundonte me zemërim mbi kombet tani përndiqet pa mëshirë.
Isaia 14:7
Mbarë dheu pushon i qetë, njerëzit shpërthejnë në britma gëzimi.
Isaia 14:8
Madje edhe selvitë e kedrat e Libanit gëzohen për ty dhe thonë: "Që kur ke rënë, asnjë druvar s`ka dalë kundër nesh".
Isaia 14:9
Sheoli poshtë është në lëvizje për ty, me qëllim që të të dalë përpara kur të vish; ai zgjon frymët e të vdekurve, tërë princat e dheut; ka ngritur nga fronet e tyre gjithë mbretërit e kombeve.
Isaia 14:10
Të gjithë e marrin fjalën për të të thënë: "Edhe ti je bërë i dobët si ne dhe je bërë i ngjashëm me ne.
Isaia 14:12
Vallë, si ke rënë nga qielli, o Lucifer, bir i agimit? Vallë si të hodhën për tokë ty që i hidhje poshtë kombet?
Isaia 14:13
Ti thoshnje në zemrën tënde: "Unë do të ngjitem në qiell, do të ngre fronin tim përmbi yjet e Perëndisë; do të ulem mbi malin e asamblesë në pjesën skajore të veriut;
Isaia 14:15
Po përkundrazi do të hidhesh në Sheol, në thellësitë e gropës.
Isaia 14:19
ty përkundrazi të hodhën larg varrit tënd si një farë e neveritshme, si një rrobe të të vrarëve nga shpata, që i zbresin mbi gurët e gropës, si një kufomë e shkelur.
Isaia 14:20
Ti nuk do të bashkohesh me ta në varr, sepse ke shkatërruar vendin tënd dhe ke vrarë popullin tënd; pasardhësit e keqbërësve nuk do të përmenden më.
Isaia 14:21
Përgatitni masakrën e bijve të tij për shkak të paudhësisë së etërve të tyre, që të mos ngrihen më për të zotëruar tokën dhe për të mbushur faqen e dheut me qytete.
Isaia 14:24
Zoti i ushtrive është betuar duke thënë: "Në të vërtetë ashtu siç e kam menduar ashtu do të jetë, dhe ashtu si kam vendosur, kështu ka për të ndodhur.
Isaia 14:29
"Mos u gëzo, o Filisti e tërë, sepse shufra që të godiste është thyer! Sepse nga rrënja e gjarpërit ka për të dalë një nëpërkë, dhe fryti i saj do të jetë një gjarpër i zjarrtë dhe fluturues.
Isaia 14:32
Çfarë përgjigje do t`u jepet lajmëtarëve të këtij kombi? "Që Zoti ka themeluar Sionin dhe që në të gjejnë strehë të mjerët e popullit të tij".
Isaia 15:2
Është ngjitur në tempull dhe në Didon, në vendet e larta, për të qarë; Moabi ngre një vajtim për Nebin dhe Medebën; të gjitha kokat janë rruar, të gjitha mjekrat janë prerë.
Isaia 15:5
Zemra ime vajton për Moabin, të ikurit e të cilit arrijnë deri në Tsoar, si një mëshqerrë trevjeçare. Po, ata e marrin duke qarë të përpjetën e Luhithit dhe nxjerrin britma shkatërrimi në rrugën e Horonaimit;
Isaia 15:7
Prandaj pasuritë që i kanë grumbulluar dhe gjërat që kanë mbledhur i çojnë matanë përroit të shelgjeve.
Isaia 15:8
Britmat jehojnë nëpër gjithë territorin e Moabit, klithma e tij arrin deri në Eglaim, klithma e tij arrin deri në Beer-Elim.
Isaia 15:9
Ujërat e Dimonit janë plot me gjak, sepse do t`i shkaktoj Dimonit të këqija të tjera: një luan për ata që shpëtuan nga Moabi dhe për ata që kanë mbetur në vend.
Isaia 16:3
Na jep një këshillë, bëj drejtësi! Bëje hijen tënde si nata, në mes të ditës; fshih ata që janë shpërndarë, mos i tradhëto ikanakët.
Isaia 16:4
O Moab, lejo që të banojnë pranë teje njerëzit e mi që janë shpërndarë, ji për ta një strehë përballë shkatërruesit. Sepse tirani nuk është më, shkatërrimi ka marrë fund, shtypësit janë zhdukur nga vendi.
Isaia 16:6
"Kemi dëgjuar të flitet për krenarinë e Moabit, jashtëzakonisht krenar, për fodullëkun e tij, për kryelartësinë e tij, për arrogancën e tij, për mburrjen e tij pa baza".
Isaia 16:7
Për këtë Moabi do të bëjë një vajtim për Moabin, të gjithë do të vajtojnë. Ju do të qani të dëshpëruar për pitet me rrush të Kir-Haresethit.
Isaia 16:8
Sepse fushat e Heshbonit po meken, po kështu edhe vreshtat e Sibmahut; sunduesit e kombeve kanë shkatërruar bimët e saj më të mira që arrinin deri në Jazer dhe endeshin nëpër shkretëtirë; degët e saj shtriheshin dhe tejkalonin detin.
Isaia 16:11
Prandaj të përbrendshmet e mia dridhen për Moabin si një harpë; dhe zemra ime për Kir-Heresin.
Isaia 16:12
Dhe do të ndodhë që kur të paraqitet Moabi, dhe të lodhet në vendin e lartë; ai do të hyjë në shenjtëroren e tij për t`u lutur, por nuk do të fitojë asgjë.
Isaia 16:14
Por tani Zoti ka folur, duke thënë: "Brenda tre vjetëve, si vitet e një argati me mëditje, lavdia e Moabit do të bjerë e do të përçmohet bashkë me tërë atë turmë të madhe; dhe do të mbetet vetëm një numër shumë i vogël dhe i pafuqishëm".
Isaia 17:2
Qytetet e Aroerit do të braktisen; do të bëhen kullota për kopetë që do të pushojnë aty pa i trembur askush.
Isaia 17:4
"Atë ditë do të ndodhë që lavdia e Jakobit do të zhduket dhe shëndoshja e tepërt e trupit e tij do të konsumohet.
Isaia 17:6
Do të mbeten disa vile për të mbledhur, ashtu si kur shkunden ullinjtë: dy apo tre ullinj në majë të degëve më të larta, katër ose pesë mbi degët më të ngarkuara", thotë Zoti, Perëndia i Izraelit.
Isaia 17:8
Nuk do të drejtohet më te altarët, vepër e duarve të tij dhe nuk do të shikojë më atë që kanë bërë gishtërinjtë e tij as te Asherimët dhe te altarët për temjan.
Isaia 17:9
Atë ditë qytetet e fortifikuara të tij do të jenë si një vend i braktisur në pyll ose si një degë e braktisur përpara bijve të Izraelit, dhe kjo do të jetë një shkretim.
Isaia 17:10
Sepse ke harruar Perëndinë e shpëtimit tënd dhe nuk je kujtuar për Shkëmbin e forcës sate, prandaj mbolle plantacione dhe i ke shartuar me shartesa të huaja.
Isaia 17:13
Kombet zhurmojnë si buçima e shumë ujërave, por Perëndia i kërcënon, dhe ata ikin larg, të shtyrë si byku i maleve përpara erës, si një dredhë pluhuri përpara shakullimës.
Isaia 18:7
Në këtë kohë do t`i sjellë oferta Zotit të ushtrive një komb shtatlartë dhe lëkurëndritur, një popull që e kanë frikë që nga fillimet e tij e më pas, një komb i fuqishëm që shkel çdo gjë, vendi i të cilit përshkohet nga lumenj; do të çohen në vendin ku ndodhet emri i Zotit të ushtrive, në malin Sion.
Isaia 19:4
Do ta dorëzoj Egjiptin në duart e një padroni të ashpër dhe një mbret mizor do të sundojë mbi të, thotë Zoti, Zoti i ushtrive.
Isaia 19:14
Zoti ka përzier në mes të tij një frymë degjenerimi, dhe ata e kanë futur Egjiptin në rrugë të gabuar për çdo gjë, ashtu si dridhet i dehuri kur vjell.
Isaia 19:16
Atë ditë Egjipti do të jetë si gratë, dhe do të dridhet dhe do të trembet përballë dorës që Zoti i ushtrive do të lëvizë kundër tij.
Isaia 19:17
Vendi i Judës do të jetë tmerri i Egjiptit; sa herë që do të përmendet, ka për të qenë një tmerr i vërtetë për shkak të vendimit të marrë nga Zoti i ushtrive kundër tij.
Isaia 19:18
Atë ditë do të ketë në vendin e Egjiptit pesë qytete që do të flasin gjuhën e Kanaanit dhe do të betohen për Zotin e ushtrive; njeri nga këto do të quhet "qyteti i shkatërrimit".
Isaia 19:19
Atë ditë do të ketë në mes të vendit të Egjiptit një altar kushtuar Zotit, dhe një shtyllë të ngritur për Zotin pranë kufirit të tij.
Isaia 19:20
Do të jetë një shenjë dhe një dëshmi për Zotin e ushtrive në vendin e Egjiptit; kur ata do t`i këlthasin Zotit për shkak të shtypësve të tyre, ai do t`u dërgojë atyre një shpëtimtar dhe një të fuqishëm që do t`i çlirojë.
Isaia 19:25
Zoti i ushtrive do t`i bekojë, duke thënë: "I bekuar qoftë Egjipti populli im, Asiria vepër e duarve të mia dhe Izraeli trashëgimia ime!".
Isaia 20:4
kështu mbreti i Asirisë do t`i çojë robërit e Egjiptit dhe të internuarit e Etiopisë, të rinj dhe pleq, lakuriq dhe të zbathur, vithezhveshur për turp të Egjiptit.
Isaia 20:5
Atëherë ata do të tremben dhe do të shushaten për shkak të Etiopisë, shpresës së tyre, dhe për shkak të Egjiptit, lavdisë së tyre.
Isaia 20:6
Atë ditë banorët e kësaj krahine bregdetare do të thonë: "Ja, çfarë u ndodhi atyre te të cilët kishim mbështetur shpresën tonë dhe pranë të cilëve ishim strehuar për të kërkuar ndihmë, për t`u çliruar nga mbreti i Asirisë. Si do të shpëtojmë ne?".
Isaia 21:1
Profecia kundër shkretëtirës së detit. Ashtu si shakullimat kalojnë me të shpejtë nëpër Negev, kështu një pushtues vjen nga shkretëtira, nga një vend i tmerrshëm.
Isaia 21:3
Për këtë arsye ijët e mia më dhëmbin shumë, më zunë dhembjet si të prerat e një gruaje që lind; jam i tronditur nga sa dëgjova, jam i tmerruar nga sa pashë.
Isaia 21:4
Zemra ime e ka humbur, tmerri më ka zënë; nata që aq shumë e dëshiroja është bërë llahtarë për mua.
Isaia 21:9
Dhe ja po vijnë disa qerre dhe çifte kalorësish". Atëherë ajo nisi të flasë përsëri: "Ra, ra Babilonia"! Të gjitha shëmbëlltyrat e gdhendura të perëndive të saj janë për tokë të copëtuara.
Isaia 21:10
O populli im, atë që kam shirë dhe shkelur në lëmin tim, atë që kam dëgjuar nga Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit, unë ta kam njoftuar!".
Isaia 21:12
Roja përgjigjet: "Vjen mëngjesi, pastaj edhe nata. Në rast se doni të pyesni, pyesni, pra; kthehuni, ejani".
Isaia 21:14
I dilni para të eturit duke i sjellë ujë, o banorë të vendit të Temas; i kanë dalë përpara ikanakut me bukën e tyre.
Isaia 21:16
Sepse kështu më ka thënë Zoti: "Për një vit, ashtu si viti i një argati me mëditje, tërë lavdia e Kedarit do të zhduket;
Isaia 21:17
dhe ajo që do të mbetet nga numri i harkëtarëve, njerëzit trima të bijve të Kedarit, do të jetë një gjë e vogël, sepse ka folur Zoti, Perëndia i Izraelit".
Isaia 22:4
Prandaj them: "Largoni shikimin nga unë; unë do të qaj me hidhërim. Mos kërkoni të më ngushëlloni për dëshpërimin e bijës së popullit tim".
Isaia 22:5
Sepse është një ditë lemerie, shkatërrimi dhe ngurimi nga ana e ZOTIT, të Zotit të ushtrive; në Luginën e Vegimeve muret janë shembur dhe britma për ndihmë arrin deri në mal.
Isaia 22:10
Keni numëruar shtëpitë e Jeruzalemit dhe keni shembur shtëpi për të fortifikuar muret.
Isaia 22:11
Përveç kësaj keni ndërtuar një rezervuar midis dy mureve për ujërat e hauzit të vjetër, por nuk keni parë se kush e ka bërë këtë, as nuk keni marrë parasysh kush e ka menduar këtë prej një kohe të gjatë.
Isaia 22:13
Po përkundrazi ja, gëzim dhe hare, priten qe dhe theren dele, hahet mish dhe pihet verë. "Të hamë dhe të pimë, se nesër do të vdesim!".
Isaia 22:16
"Çfarë zotëron ti këtu dhe cilin ke këtu, që ke bërë të të gërmojnë këtu një varr, ashtu si ai që gërmon për vete një vendvarrim lart dhe pret në shkëmb një varr?".
Isaia 22:21
do ta vesh me tunikën tënde, do t`i vë brezin tënd dhe do ta kaloj pushtetin tënd në duart e tij, dhe ai do të jetë një atë për banorët e Jeruzalemit dhe për shtëpinë e Judës.
Isaia 22:23
Do ta ngul si një gozhdë në një vend të sigurt, dhe ai do të bëhet një fron lavdie për shtëpinë e atit të tij.
Isaia 23:3
përmjet ujërave të mëdha gruri i Shihorit, prodhimi i lumit, ishte e ardhura e tij; dhe ai ishte tregu i kombeve.
Isaia 23:5
Kur lajmi do të arrijë në Egjipt, do të hidhërohen për lajmin e Tiros.
Isaia 23:9
E ka vendosur Zoti i ushtrive, për të errur krenarinë nga çfarëdo shkëlqimi, për të ulur gjithë njerëzit e nderuar të dheut.
Isaia 23:10
Kalo nëpër vendin tënd si Nili, o bijë e Tarshishit, nuk ka më forcë.
Isaia 23:11
Zoti ka shtrirë dorën e tij mbi detin, i ka bërë mbretëritë të dridhen, për Kanaanin ka urdhëruar t`i shkatërrohen kalatë e tij.
Isaia 23:13
Ja vendi i Kaldeasve: ky popull nuk ekzistonte fare; Asiri e themeloi për kafshët e shkretëtirës. Ata kanë ngritur kalatë e tyre, kanë rrënuar pallatet e Tiros dhe e kanë katandisur në një grumbull gërmadhash.
Isaia 23:15
Atë ditë do të ndodhë që Tiro të harrohet për shtatëdhjetë vjet, aq sa janë vitet e një mbreti. Pas shtatëdhjetë vjetve do të ndodhë në Tiro ashtu siç thotë kënga e prostitutës:
Isaia 23:16
"Merr qesten, sillu nëpër qytet, o prostitutë e harruar; bjeri me zotësi veglës, shumo këngët që të mund të të kujtojnë".
Isaia 23:18
Por fitimi nga tregtia e tij dhe paga e tij do t`i shenjtërohen Zotit; nuk do të mblidhet as nuk do të vihet mënjanë, sepse fitimi nga tregtia e tij do t`u shkojë atyre që banojnë përpara Zotit, me qëllim që të hanë sa të ngopen dhe të vishen në mënyrë të shkëlqyeshme.
Isaia 24:1
Ja, Zoti zbras tokën dhe e bën të shkretë, prish faqen e saj dhe shpërndan banorët e saj.
Isaia 24:5
Toka është përdhosur nga banorët e saj, sepse këta kanë shkelur ligjet, kanë ndryshuar statutin, kanë marrë nëpër këmbë besëlidhjen e përjetshme.
Isaia 24:6
Prandaj një mallkim e ka përpirë tokën dhe banorët e saj janë të dëshpëruar; prandaj banorët e tokës po digjen dhe të pakët janë burrat që kanë mbetur.
Isaia 24:9
Nuk pihet më verë me këngë, pija dehëse është e hidhur për ata që e pijnë.
Isaia 24:11
për rrugë ka ankime, sepse nuk ka verë; çdo gëzim është zhdukur, hareja është zhdukur nga toka.
Isaia 24:12
Në qytet nuk mbetet gjë tjetër veç dëshpërimit, dhe porta është bërë copë-copë dhe është shkatërruar.
Isaia 24:14
Ata do të ngrenë zërin, do të lëshojnë klithma gëzimi, për madhështinë e Zotit do të brohorasin nga deti:
Isaia 24:15
"Lëvdoni, pra, Zotin në krahinat e agimit, emrin e Zotit, Perëndinë e Izraelit në ishujt e detit!".
Isaia 24:18
Dhe ka për të ndodhur që ai që do të ikë përballë britmës së tmerrit do të bjerë në gropë, dhe kush do të dalë nga gropa do të kapet nga laku. Sepse nga lart do të hapen ujëvara dhe themelet e dheut do të tronditen.
Isaia 24:23
Hënën do ta mbulojë rrëmuja dhe diellin turpi, sepse Zoti i ushtrive do të mbretërojë mbi malin e Sionit dhe në Jeruzalem, dhe lavdia e tij përpara pleqve.
Isaia 25:1
O Zot, ti je Perëndia im, unë do të të përlëvdoj dhe do të kremtoj emrin tënd, sepse ke bërë gjëra të mrekullueshme, projekte të konceptuara shumë kohë më parë, dhe të realizuara me besnikëri dhe vërtetësi.
Isaia 25:4
sepse ti ke qenë një kështjellë për të varfërin, një kështjellë për të mjerin në fatkeqësinë e tij, një strehë kundër stuhisë, një hije kundër të nxehtit, sepse fryma e tiranëve është si një furtunë kundër murit.
Isaia 25:6
Zoti i ushtrive do t`u përgatisë tërë popujve mbi këtë mal një banket me gjellë të shijshme, me verëra të vjetra, me gjellë të shijshme me shumë palcë dhe me verëra të vjetra dhe të zgjedhura.
Isaia 25:8
Do të shkatërrojë përgjithnjë vdekjen; Zoti, Zoti, do t`i thajë lotët nga çdo fytyrë, do të heqë nga tërë dheu turpin e popullit të tij, sepse Zoti ka folur.
Isaia 25:9
Atë ditë do të thuhet: "Ja, ky është Perëndia ynë: tek ai kemi shpresuar dhe ai do të na shpëtojë. Ky është Zoti tek i cili kemi shpresuar; të ngazëllojmë dhe të gëzohemi në shpëtimin e tij!".
Isaia 25:11
Ai do të zgjasë duart e tij në mes teje, ashtu si i shtrin notari për të notuar, dhe do të ulë krenarinë e tij bashkë me trillimet e kurdisura nga duart e tij.
Isaia 25:12
Fortesën e mureve të tua të larta, ai do ta shkatërrojë, do ta shembë, do ta hedhë për tokë deri poshtë në pluhur.
Isaia 26:1
Atë ditë do të këndohet kjo këngë në vendin e Judës: "Ne kemi një qytet të fortë; Perëndia ka vënë shpëtimin për mure dhe për bastione.
Isaia 26:3
Mëndjes që pushon te ti, ti i ruan një paqe të përsosur, sepse kjo ka besim te ti.
Isaia 26:4
Kini besim te Zoti përjetë, sepse Zoti, po, Zoti është shkëmbi i përjetshëm.
Isaia 26:5
Ai ka përulur ata që rrinin lart, ka ulur qytetin e lartë, e ka ulur deri në tokë, e ka hedhur në pluhur;
Isaia 26:7
Rruga e të drejtit është e drejtë; o Perëndi i drejtë, ti sheshon shtegun e të drejtit.
Isaia 26:11
O Zot, dora jote është ngritur, por ata nuk e shohin. Por ata do ta shohin zellin tënd për popullin tënd dhe do të mbeten të hutuar; po, zjarri i armiqve të tu do t`i përpijë.
Isaia 26:12
O Zot, ti do të vendosësh paqen për ne, sepse ti kryen për ne çdo vepër tonën.
Isaia 26:13
O Zot, Perëndia ynë, zotër të tjerë, veç teje, na kanë sunduar; por vetëm për ty të mbajmë mend emrin.
Isaia 26:15
Ti e ke rritur kombin, o Zot, e ke rritur kombin, je përlëvduar; i ke zgjeruar tërë kufijtë e vendit.
Isaia 26:17
Ashtu si një grua me barrë që është gati për të lindur dhe përpëlitet dhe ulërin nga të prerat që ka, kështu kemi qenë ne para teje, o Zot.
Isaia 26:18
Jemi ngjizur, kemi ndjerë dhembjet, ashtu sikur të kishim për të lindur, por ishte vetëm erë; nuk i kemi dhënë asnjë shpëtim vendit dhe banorët e botës nuk kanë rënë.
Isaia 26:20
Shko, o populli im, hyr në dhomat e tua, mbylli portat e tua prapa teje; fshihu për një çast, deri sa të kalojë zemërimi.
Isaia 26:21
Sepse ja, Zoti del nga banesa e tij për të ndëshkuar paudhësinë e banorëve të tokës; toka do të nxjerrë në shesh gjakun e derdhur dhe nuk do të t`i fshehë më të vrarët e saj.
Isaia 27:1
Atë ditë Zoti do të ndëshkojë me shpatën e tij të ashpër, të madhe dhe të fortë Leviathanin, gjarpërin e shkathët, gjarpërin Leviathani dredha-dredha, dhe do të vrasë përbindëshin që është në det.
Isaia 27:2
Atë ditë do të thuhet: "Vreshti që jep verë të kuqërremtë, këndoni për të.
Isaia 27:5
Do të ishte më mirë që dikush të mbështetej te forca ime për të bërë paqe me mua, po, për të bërë paqe me mua".
Isaia 27:7
A ka goditur Perëndia Izraelin ashtu si ka goditur ata që e qëllonin atë? A e ka vrarë atë ashtu si ka vrarë ata që e vrisnin atë?
Isaia 27:8
Ti je grindur me të me masë, duke e përzënë dhe duke e çuar larg. Ai e çoi në një vend të largët me frymën e tij të furishme, një ditë me erë lindore.
Isaia 27:11
Kur degët e tij do të thahen, do të thyhen dhe do të vijnë gra për t`i djegur. Me qenë se është një popull pa zgjuaësi, prandaj Ai që e ka bërë nuk do t`i vijë keq për të, Ai që e ka formuar nuk do t`i japë hir.
Isaia 27:12
Po atë ditë do të ndodhë që Zoti do të shijë grurin nga rrjedha e lumit deri te përroi i Egjiptit, dhe ju do të mblidheni një nga një, o bij të Izraelit.
Isaia 27:13
Atë ditë do të ndodhë që të bjerë buria e madhe, dhe ata që kanë humbur në vendin e Asirisë dhe ata që janë shpërndarë në vendin e Egjiptit do të vijnë dhe do të adhurojnë Zotin mbi malin e shenjtë, në Jeruzalem.
Isaia 28:2
Ja, Zoti ka një njeri të fortë dhe të fuqishëm, si një stuhi breshëri, si një tufan shkatërrues; si një aluvion ujërash të fuqishëm përmbytëse; ai do t`i hedhë për tokë me dorën e tij.
Isaia 28:5
Atë ditë Zoti i ushtrive do të jetë një kurorë lavdie, një diadem i shkëlqyer për pjesën tjetër të popullit të tij,
Isaia 28:6
një frymë drejtësie për atë që ulet për të gjykuar dhe forca e atyre që në betejë e sprapsin armikun deri te portat e tij.
Isaia 28:7
Por edhe këta shkojnë sa djathtas aq edhe majtas për shkak të verës dhe u merren këmbët nga pijet dehëse; prifti dhe profeti lëkunden për shkak të pijeve dehëse, lëkunden sikur të kishin vegime, ngurrojnë në dhënien e vendimeve.
Isaia 28:13
Kështu fjala e Zotit u bë për ta urdhër mbi urdhër, urdhër mbi urdhër, rregull mbi rregull, rregull mbi rregull, pak këtu, pak atje, me qëllim që ata të binin mbrapsht, të bëheshin copë-copë, t`i zinte laku dhe të kapeshin.
Isaia 28:15
Ju thoni: "Kemi përfunduar një besëlidhje me vdekjen, kemi bërë një aleancë me Sheolin; kur rebeshi përmbytës do të kalojë, nuk do të arrijë deri te ne, sepse gënjeshtrën e kemi bërë strehën tonë dhe jemi fshehur prapa falsitetit".
Isaia 28:17
Unë do të vendos të drejtën si masë dhe drejtësinë si plumbçe; breshëri do të pastrojë strehën e gënjeshtrës dhe ujërat do të përmbytin strehën tuaj.
Isaia 28:18
Besëlidhja juaj me vdekjen do të anulohet dhe aleanca juaj me Sheolin nuk do të qëndrojë; kur rrebeshi përmbytës do të kalojë, ju do të shkeleni prej tij.
Isaia 28:20
Në fakt shtrati do të jetë i shkurtër për t`u shtrirë dhe mbulesa tepër e ngushtë për t`u mbuluar me të.
Isaia 28:21
Sepse Zoti do të ngrihet si në malin e Peratsimit, do të zemërohet si në luginën e Gabaonit, për të plotësuar veprën e tij, veprën e tij të padëgjuar, për të plotësuar punën e tij, punën e tij të pazakontë.
Isaia 28:22
Mos u bëni, pra, tallës që lidhjet tuaja të mos përforcohen. Sepse unë kam dëgjuar nga ana e Zotit, e Zotit të ushtrive, se është vendosur shfarosja e plotë e gjithë vendit.
Isaia 28:24
A nuk lëron tërë ditën bujku për të mbjellë? A vazhdon vallë, ta çajë dhe ta prashitë tokën e tij?
Isaia 28:25
Mbasi ka sheshuar sipërfaqen e saj, a nuk mbjell koprën dhe nuk përhap barin e gjumit, nuk vë grurin në brazda, elbin në vendin e caktuar dhe grurin e fortë gjatë kufijve?
Isaia 28:26
Perëndia i tij i tregon rregullin që duhet të ndjekë dhe e mëson.
Isaia 28:28
Gruri për bukë duhet të shtypet; prandaj nuk shtypet për gjithnjë, por kalohen mbi të rrota të qerres dhe kuajt, por pa e shtypur.
Isaia 28:29
Edhe kjo vjen nga Zoti i ushtrive, që është i mrekullueshëm në këshillat e tij dhe i madh për nga dituria".
Isaia 29:2
Pastaj do ta hedh Arielin në ankth; do të ketë ankim dhe rënkime dhe për mua do të jetë si një Ariel.
Isaia 29:4
Do të ulesh, do të flasësh nga toka dhe fjala jote do të dalë e mbytur nga pluhuri; zëri yt do të ngjitet nga toka si ai i një mediumi dhe fjala jote do të pëshpëritë nga pluhuri.
Isaia 29:5
Turma e armiqve të tu do të jetë si pluhur i hollë dhe turma e të fuqishmëve si byk i shpërndarë; dhe kjo ka për të ndodhur papritmas, në një çast.
Isaia 29:6
Ti do të vizitohesh nga Zoti i ushtrive me gjëmime, tërmete dhe zhurma të mëdha, me shakullima dhe flakë zjarri përvëlues.
Isaia 29:8
Ka për të ndodhur ashtu si kur një i uritur që ëndërron të hajë, por kur zgjohet e ka stomakun bosh, apo si kur një i etur ëndërron të pijë, por kur zgjohet është i lodhur dhe e ka grykën të tharë; kështu ka për të ndodhur me morinë e të gjitha kombeve që luftojnë kundër malit të Sionit.
Isaia 29:9
Ndaluni dhe habituni. Braktisjuni qejfeve dhe pastaj shikoni rreth e rrotull të trembur. Këta janë të dehur, por jo nga vera; u merren këmbët, por jo për pasojë të pijeve dehëse.
Isaia 29:10
Në fakt Zoti ka shpërndarë mbi ju një frymë topitjeje; ka mbyllur sytë tuaja, profetët, ka mbuluar me vel krerët tuaj, shikuesit.
Isaia 29:11
Çdo vegim profetik është bërë për ju si fjalët e një libri të vulosur që i jepet dikujt që di të lexojë; duke i thënë: "Të lutem, lexoje, këtë!", por ai përgjigjet: "Nuk mundem, sepse është i vulosur!".
Isaia 29:12
Ose si një libër që i jepet dikujt që nuk di të lexojë, duke i thënë: "Të lutem, lexoje këtë!", por ai përgjigjet: "Nuk di të lexoj".
Isaia 29:15
Mjerë ata që shkojnë në vende të thella për t`ia fshehur Zotit planet e tyre, që i bëjnë veprat e tyre në terr dhe thonë: "Kush na sheh? Kush na njeh?"
Isaia 29:16
I keni përmbysur plotësisht gjërat. A mund të konsiderohet poçari i barabartë me argjilën? A mundet vepra t`i thotë atij që e ka bërë: "Nuk më ka bërë ai"?, ose gjëja e formuar t`i thotë atij që e ka formuar: "Nuk ka zgjuarësi"?
Isaia 29:18
Të shurdhët do të kuptojnë atë ditë fjalët e librit dhe, të çliruar nga errësira dhe terri, sytë e të verbërve kanë për të parë.
Isaia 29:19
përulurit do të mund të gëzojnë akoma te Zoti dhe të varfërit e njerëzimit do të ngazëllohen tek i Shenjti i Izraelit.
Isaia 29:21
që dënojnë një njeri për një fjalë, që i kurdisin kurthe atij që gjykon te porta, që prishin të drejtën e të drejtit për asgjë.
Isaia 29:22
Prandaj kështu i thotë shtëpisë së Jakobit Zoti që shpengoi Abrahamin: "Tani e tutje Jakobi nuk do të turpërohet më dhe fytyra e tij nuk do të zverdhet më;
Isaia 29:23
por kur do të shohë bijtë e tij, veprën e duarve të mia në mes të tij, ata do të shenjtërojnë emrin tim, do të shenjtërojnë të Shenjtin e Jakobit dhe do të kenë frikë nga Perëndia i Izraelit.
Isaia 29:24
Ata që kanë frymë të përdalë do të arrijnë të kenë gjykim dhe murmuruesit do të mësojnë doktrinën e shëndoshë".
Isaia 30:1
"Mjerë bijtë rebelë, thotë Zoti, që bëjnë projekte që nuk vijnë nga unë, që lidhin aleanca, por pa Frymën time, për të grumbulluar mëkate mbi mëkate;
Isaia 30:2
që shkojnë poshtë në Egjipt pa konsultuar më parë gojën time, për t`u përforcuar në forcën e Faraonit dhe për të kërkuar strehë në hijen e Egjiptit!
Isaia 30:5
Por do të turpërohen të gjithë nga një popull që nuk do t`u hyjë fare në punë, që nuk do t`iu japë asnjë ndihmë o përfitim, por vetëm turp dhe poshtërim.
Isaia 30:6
Një profeci kundër kafshëve të Neghevit: nëpërmjet një vendi të mjeruar dhe plot ankthe, prej të cilit vijnë luanesha dhe luani, nepërka dhe gjarpëri i zjarrtë që fluturon, ata mbartin pasuritë e tyre mbi kurrizin e gomarëve dhe thesaret e tyre mbi kurrizin e deveve një populli prej të cilit nuk kanë përpërfituar asgjë.
Isaia 30:8
Tani eja, shkruaje këtë mbi një rrasë të vogël dhe shkruaje në një libër, që të mbetet për ditët e ardhshme, për gjithnjë, përjetë.
Isaia 30:12
Prandaj kështu thotë i Shenjti i Izraelit: "Me qenë se ju e përçmoni këtë fjalë dhe keni besim te shtypja dhe te ligësia, dhe mbështeteni mbi to,
Isaia 30:13
kjo paudhësi do të jetë për ju si e çarë që rrezikon të rrëzohet, një dalje te një mur i lartë, rrëzimi i të cilit ndodh papritmas, në një çast,
Isaia 30:14
dhe thyhet si një enë prej balte të pjekur, që dikush copëton pa mëshirë duke mos mundur të gjejë në copat e tij qoftë edhe një copë për të marrë zjarr në vatër ose për të marrë ujë nga sterna".
Isaia 30:18
Prandaj Zoti do të presë për t`ju dhënë hir, pastaj ai do të lartësohet, sepse i erdhi keq për ju, sepse Zoti është një Perëndi i drejtësisë. Lum të gjithë ata që kanë shpresë tek ai!
Isaia 30:19
O popull i Sionit që banon në Jeruzalem, ti nuk do të qash më. Ai do të të bëj nder me siguri; duke dëgjuar zërin e britmës sate; sapo të të dëgjojë, do të përgjigjet.
Isaia 30:23
Atëherë ai do t`i japë shiun për farën tënde që do të kesh mbjellë në tokë; dhe buka që toka do të prodhojë do të jetë e shijshme dhe e bollshme; atë ditë bagëtia jote do të kullosë në kullota të gjera.
Isaia 30:27
Ja, emri i Zotit vjen nga larg; zemërimi i tij është i zjarrtë dhe barra e tij e rëndë; buzët e tij janë plot indinjatë dhe gjuha e tij si një zjarr që të përpin;
Isaia 30:28
fryma e tij është si një përrua që vërshon dhe që arrin deri në qafë për të shoshitur kombet me shoshën e shkatërrimit dhe për të vënë në nofullat e popujve një fre që t`i bëjë të përdalin.
Isaia 30:30
Pastaj Zoti do të bëjë të dëgjohet zëri i tij madhështor dhe do të tregojë si godet me krahun e tij kur tërbohet zemërimi i tij, në flakën e një zjarri gllabërues, në mes shpërthimesh të furishme, uraganësh dhe breshëri gurësh.
Isaia 30:33
Tofeti është përgatitur prej shumë kohe, ai është gati edhe për mbretin; ky e ka bërë të thellë dhe të gjerë; mbi turrën e druve për ta djegur ka zjarr dhe dru me shumicë; fryma e Zotit, si një rrymë squfuri, do ta ndezë.
Isaia 31:3
Por Egjiptasit janë njerëz dhe jo Perëndi, kuajt e tyre janë mish dhe jo frymë. Kur Zoti do të shtrijë dorën e vet, mbrojtësit do t`i merren këmbët dhe i mbrojturi do të rrëzohet, do të vdesin të gjithë bashkë.
Isaia 31:4
Sepse kështu më ka thënë Zoti: "Ashtu si luani apo luanesha vrumbullin mbi prenë e vet (kur kundër tij është mbledhur një numër i madh barinjsh dhe ai nuk ka frikë nga britmat e tyre dhe as trëmbet nga zhurma e tyre), kështu do të zbresë Zoti i ushtrive për të luftuar në malin e Sionit dhe në kodrën e tij.
Isaia 31:7
Atë ditë secili do të flakë idhujt e tij prej argjendi dhe idhujt e tij prej ari, që duart tuaja kanë bërë duke mëkatuar për ju.
Isaia 31:8
"Atëherë Asiria do të bjerë nga një shpatë jo prej njeriu, dhe një shpatë jo prej njeriu do ta përpijë; do t`ia mbathë para shpatës dhe të rinjtë e tij do t`i nënshtrohen punës së detyruar.
Isaia 31:9
Nga frika do të kalojë përtej kështjellës dhe princat e saj do të tmerrohen për shkak të flamurit", thotë Zoti, që ka zjarrin e tij në Sion dhe furrën e tij në Jeruzalem.
Isaia 32:5
Njeriu i përçmuar nuk do të thirret më fisnik, as i pandershmi nuk do të thirret i pavlerë.
Isaia 32:6
Sepse njeriu i përçmuar thotë gjëra të neveritshme dhe zemra e tij jepet pas paudhësisë, për të kryer pabesi dhe për të thënë gjëra pa respekt kundër Zotit, për ta lënë bosh stomakun e të uriturit dhe për ta lënë thatë atë që vuan nga etja.
Isaia 32:7
Armët e të pandershmit janë të poshtra; ai kurdis plane të këqija për të shkatërruar të mjerin me fjalë gënjeshtare, edhe kuri mjeri pohon të drejtën.
Isaia 32:12
duke i rënë gjoksit nëpër arat e mira dhe nëpër vreshtat prodhimtare.
Isaia 32:14
Sepse pallati do të braktiset, qyteti i zhurmshëm do të shkretohet, Ofeli dhe kulla do të bëhen për gjithnjë shpella gëzimi për gomarët e egër dhe kullotë për kopetë.
Isaia 32:15
deri sa mbi ne të përhapet Fryma nga lart, shkretëtira të bëhet pemishte dhe pemishtja të konsiderohet si një pyll.
Isaia 32:17
Pasojë e drejtësisë do të jetë paqja, rezultat i drejtësisë qetësia dhe siguria përjetë.
Isaia 33:2
O Zot, ki mëshirë për ne, që kemi shpresë te ti. Bëhu krahu ynë çdo mëngjes dhe shpëtimi ynë në kohë fatkeqësie.
Isaia 33:3
Nga zhurma e një turme, popujt ikin, kur ti çohesh kombet shpërndahen.
Isaia 33:8
Rrugët janë të shkreta, nuk ka as edhe një kalimtar nëpër to. Ai e ka prishur besëlidhjen me ta, i përbuz qytetet, nuk kujdeset për njeri.
Isaia 33:14
Në Sion mëkatarët i ka kapur frika, një drithërimë ka pushtuar të pabesët: "Kush prej nesh do të mund të banojë me zjarrin gllabërrues? Kush prej nesh do të mund të banojë me flakët e përjetshme?".
Isaia 33:15
Ai që ecën me drejtësi dhe flet drejt, ai që i përçmon fitimet e shtrëmbëra, që lëviz duart për të mos pranuar dhurata, që i mbyll veshët për të mos dëgjuar të flitet për gjak dhe sytë për të mos parë të keqen,
Isaia 33:21
Por aty Zoti në madhështinë e tij do të jetë për ne një vend lumenjsh dhe rrjedhash të gjera uji, ku nuk arrin asnjë anije me lopata dhe nuk kalon asnjë anije e fuqishme.
Isaia 33:24
Asnjë banor i qytetit nuk do të thotë: "Unë jam i sëmurë". Populli që banon aty do të përfitojë faljen për paudhësinë e tij.
Isaia 34:1
Afrohuni, o kombe, për të dëgjuar; o popuj, kini kujdes. Le të dëgjojë toka dhe gjithçka që është në të, bota dhe gjithçka që ajo prodhon.
Isaia 34:5
Me qenë se shpata ime është dehur në qiell, ja ajo po gatitet të bjerë mbi Edomin, mbi popullin që kam vendosur të shfaroset, për të vënë në vend drejtësinë.
Isaia 34:8
Sepse është dita e hakmarrjes të Zotit, viti i shpërblimit për çështjen e Sionit.
Isaia 34:9
Përrenjtë do të kthehen në katran, pluhuri i vet në squfur, toka e vet do të bëhet rrëshirë e zjarrtë.
Isaia 34:10
Nuk do të shuhet as ditën as natën, tymi i tij do të ngjitet përjetë; do të mbetet e shkretë brez pas brezi, askush nuk do të kalojë mbi të.
Isaia 34:11
Zotër të tij do të bëhen pelikani dhe iriqi dhe do të banojnë aty kukuvajka dhe korbi. Zoti do të shtrijë mbi të litarin e dëshpërimit, plumbçen e boshllëkut.
Isaia 34:13
Në pallatet e tij do të rriten gjemba, në fortesat e tij hithra dhe carangtha; do të bëhet banesë për çakejtë, një vend i rrethuar për strucat.
Isaia 34:15
Do të bëjë folenë e vet gjarpëri-shigjetë, do të lëshojë aty vezët, do t`i çelë dhe do t`i mbledhë në hijen e tij të vegjëlit e vet, aty do të mblidhen edhe hutat, secili me shokun e vet.
Isaia 34:17
Ai vetë e ka hedhur shortin për ta, dhe dora e tij e ka ndarë midis tyre me vijën e matjes; do ta zotërojnë për gjithnjë; do të banojnë aty brez pas brezi.
Isaia 35:2
do të lulëzojë shumë dhe do të ngazëllojë me hare dhe britma gëzimi. Do t`u jepet lavdia e Libanit, madhështia e Karmelit dhe e Sharonit. Ata do të shohin lavdinë e Zotit, madhështinë e Perëndisë tonë.
Isaia 35:4
U thoni atyre që e kanë humbur zemrën: "Bëhuni të fortë, mos kini frikë!". Ja, Perëndia juaj do të vijë me hakmarrjen dhe me shpërblimin e Perëndisë; do të vijë ai vetë për t`ju shpëtuar.
Isaia 35:6
atëherë çalamani do të kërcejë si një dre dhe gjuha e memecit do të bërtasë nga gëzimi, sepse do të dalin ujëra në shkretëtirë dhe përrenj në vendin e vetmuar.
Isaia 35:7
Vendi i thatë do të bëhet pellg dhe toka e etur për ujë burim ujërash; në vendet ku shtriheshin çakejtë do të ketë bar me kallamishte dhe xunkth.
Isaia 35:8
Aty do të jetë rruga kryesore, një rrugë që do të quhet "rruga e shenjtë"; asnjë i papastër nuk do të kalojë nëpër të; ajo do të jetë vetëm për ata që e ndjekin; edhe mendjeshkurtërit nuk do të mund të humbasin.
Isaia 35:10
Të shpëtuarit nga Zoti do të kthehen, do të vijnë në Sion me britma gëzimi dhe një hare e përjetshme do të kurorëzojë kokën e tyre; do të kenë gëzim dhe lumturi, dhe dhembja e rënkimi do të ikin.
Isaia 36:2
Mbreti i Asirisë dërgoi Rabshakehun nga Lakishi në Jeruzalem, te mbreti Ezekia, me një ushtri të madhe; ai u ndal pranë ujësjellësit të hauzit të sipërm, në rrugën e arës së larësit.
Isaia 36:5
Unë them se këshillë dhe forcë për të bërë luftën nuk janë vetëm fjalë goje; tani që je rebeluar kundër meje te kush ke besim ti?
Isaia 36:6
Ja, ti ke besim në përkrahjen e këtij kallami të thyer, që është Egjipti, që pret dorën e atij që mbështetet mbi të dhe e shpon. I tillë është pikërisht Faraoni, mbreti i Egjiptit, për tërë ata që kanë besim tek ai.
Isaia 36:7
Në rast se pastaj më thuaj: "Ne kemi besim tek Zoti, Perëndia ynë", a nuk është vallë po ai që Ezekia ka hequr nga vendet e larta dhe nga altarët, duke u thënë Judës dhe Jeruzalemit: "Ju do të adhuroni vetëm para këtij altari"?
Isaia 36:10
Dhe tani a kam ardhur vallë kundër këtij vendi pa vullnetin e Zotit për ta shkatërruar? Zoti më ka thënë: "Dil kundër këtij vendi dhe shkatërroje"".
Isaia 36:12
Por Rabshakehu u përgjigj: "Zoti im, vallë, më ka dërguar t`i them këto fjalë zotit tënd dhe ty, dhe jo pikërisht njerëzve që ndodhen mbi muret, të katandisur të hanë jashtëqitjet e tyre dhe të pinë urinën e tyre bashkë me ju?".
Isaia 36:17
deri sa të vijë unë për t`ju çuar në një vend të ngjashëm me tuajin, në një vend gruri dhe mushti, në një vend buke dhe vreshtash.
Isaia 36:18
Të mos ju mashtroj Ezekia duke thënë: "Zoti do të na çlirojë". A ka mundur ndonjë prej perëndive të kombeve të çlirojë vendin e tij nga duart e mbretit të Asirisë?
Isaia 36:19
Ku janë perënditë e Hamathit dhe të Arpadit? Ku janë perënditë e Sefarvaimit? A e kanë çliruar vallë Samarinë nga duart e mia?
Isaia 36:20
Kush prej tërë perëndive të këtyre vendeve ka çliruar vendin e vet nga duart e mia, që Zoti të mund të çlirojë Jeruzalemin nga duart e mia?".
Isaia 36:21
Por ata heshtën dhe nuk u përgjigjën me asnjë fjalë, sepse urdhëri i mbretit ishte: "Mos iu përgjigjni".
Isaia 37:3
të cilët i thanë: "Kështu thotë Ezekia: Kjo ditë është një ditë ankthi, ndëshkimi dhe turpi, sepse fëmijët janë duke lindur, por nuk ka forcë për t`i pjellë.
Isaia 37:4
Ndofta Zoti, Perëndia yt, ka dëgjuar fjalët e Rabshakehut, që mbreti i Asirisë, zoti i tij, ka dërguar për të fyer Perëndinë e gjallë, dhe do ta ndëshkojë për shkak të fjalëve që Zoti, Perëndia yt, ka dëgjuar. Larto, pra, një lutje për kusurin që mbetet akoma".
Isaia 37:6
Dhe Isaia u tha atyre: "Këtë do t`i thoni zotit tuaj: Kështu thotë Zoti: Mos ki frikë për shkak të fjalëve që dëgjove, me të cilat shërbëtorët e mbretit të Asirisë më kanë fyer.
Isaia 37:7
Ja, unë do të dërgoj përmbi të një frymë dhe, sa të dëgjojë një lajm, do të kthehet në vendin e tij dhe në vendin e tij do ta rrëzoj me shpatë".
Isaia 37:9
Atëherë mbreti i Asirisë dëgjoi të thuhet për Tirhakahun, mbretin e Etiopisë: "Ka dalë për të luftuar kundër teje". Sa dëgjoi këtë, ai i dërgoi lajmëtarët Ezekias, duke i thënë:
Isaia 37:10
"Do t`i thoni kështu Ezekias, mbretit të Judës: Mos lër që Perëndia yt të cilit i beson të të mashtrojë duke të thënë: "Jeruzalemi nuk do jepet në duart e mbretit të Asirisë".
Isaia 37:16
"O Zot i ushtrive, Perëndi i Izraelit që ulesh midis kerubinëve, ti je Perëndia, ti vetëm, i të gjitha mbretërive të tokës; ti ke bërë qiejtë dhe tokën.
Isaia 37:17
Vër veshin, o Zot, dhe dëgjo; hap sytë, o Zot, dhe shiko. Dëgjo tërë fjalët që Senakeribi ka dërguar të thotë për të fyer Perëndinë e gjallë.
Isaia 37:19
dhe kanë hedhur në zjarr perënditë e tyre, sepse këto nuk ishin perëndi, por vepër e duarve të njeriut, dru e gur; për këtë arsye i kanë shkatërruar.
Isaia 37:20
Por tani, o Zot, Perëndia ynë, na çliro nga duart e tij, me qëllim që të gjitha mbretëritë e tokës të njohin që ti vetëm je Zoti".
Isaia 37:21
Atëherë Isaia, bir i Amotsit, i çoi fjalë Ezekias: "Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: Me qenë se ti më je lutur përsa i përket Senakeribit, mbretit të Asirisë,
Isaia 37:22
kjo është fjala që Zoti ka shqiptuar kundër tij: Virgjëresha, bijë e Sionit, të përçmon dhe tallet me ty; e bija e Jeruzalemit tund kokën prapa teje.
Isaia 37:26
A nuk ke dëgjuar vallë se prej shumë kohe e kam përgatitur këtë gjë, planin e kam përgatitur qysh nga kohët e vjetra? Tani kam bërë që të ndodhë kjo: që ti t`i kthesh në një grumbull gërmadhash qytetet e fortifikuara.
Isaia 37:30
Dhe kjo do të jetë shenja për ty; sivjet do të hani atë që rritet vetvetiu, vitin e dytë atë që rritet po nga ky burim; por vitin e tretë do të mbillni dhe do të korrni, do të mbillni vreshta dhe do të hani frytin e tyre.
Isaia 37:33
Prandaj kështu thotë Zoti kundër mbretit të Asirisë: "Ai nuk do të hyjë në këtë qytet as ka për të hedhur ndonjë shigjetë, nuk do t`i dalë përpara me mburoja as ka për të ndërtuar ndonjë ledh kundër tij.
Isaia 37:34
Ai do të kthehet nëpër atë rrugë nga ka ardhur dhe nuk do të hyjë në këtë qytet", thotë Zoti.
Isaia 37:35
"Sepse unë do ta mbroj këtë qytet për ta shpëtuar, për hirin tim dhe për hir të Davidit, shërbëtorit tim".
Isaia 37:38
Dhe ndodhi që, ndërsa ai po adhuronte në tempullin e perëndisë së tij Nisrok, bijtë e tij Adramalek dhe Sharetser e vranë me shpatë; pastaj u strehuan në vendin e Araratit. Në vend të tij mbretëroi i biri, Esarhadoni.
Isaia 38:1
Në atë kohë Ezekia u sëmur nga një sëmundje vdekjeprurëse. Profeti Isaia, bir i Amotsit, shkoi tek ai dhe i tha: "Kështu flet Zoti. Rregullo shtëpinë tënde, sepse ke për të vdekur dhe jo për t`u shëruar".
Isaia 38:5
"Shko dhe i thuaj Ezekias: Kështu thotë Zoti, Perëndia i Davidit, ati yt: E dëgjova lutjen tënde, i pashë lotët e tua; ja, do t`u shtoj pesëmbëdhjetë vjet ditëve të tua;
Isaia 38:7
Kjo është për ty shenja nga ana e Zotit, Zoti do ta çojë në vend fjalën që ka thënë:
Isaia 38:8
ja, unë do të bëj që të sprapset dhjetë shkallare hija që për efekt të diellit është zgjatur mbi shkallarët e Ashazit. Dhe dielli u spraps dhjetë shkallare prej shkallareve nga kishte zbritur".
Isaia 38:17
Ja, është për paqen time që kam provuar hidhërim të madh; por në dashurinë tënde ke çliruar shpirtin tim nga gropa e korruptimit, sepse i ke hedhur prapa krahëve të tua të tëra mëkatet e mia.
Isaia 39:3
Atëherë profeti Isaia erdhi te mbreti Ezekia dhe i tha: "Çfarë thanë ata njerëz dhe nga kanë ardhur te ti?". Ezekia u përgjigj: "Kanë ardhur tek unë nga një vend i largët, nga Babilonia".
Isaia 39:4
Isaia pyeti akoma: "Çfarë panë në pallatin tënd?". Ezekia u përgjigj: "Panë gjithçka që ndodhet në pallatin tim; nuk mbeti asgjë nga thesaret e mia që nuk ua tregova atyre.
Isaia 40:1
"Ngushëlloni, ngushëlloni popullin tim, thotë Perëndia juaj.
Isaia 40:2
I flisni zemrës së Jeruzalemit dhe i shpallni që koha e tij e luftës ka mbaruar, që paudhësia e tij është shlyer, sepse ka marrë nga duart e Zotit dyfishin për të gjitha mëkatet e tij".
Isaia 40:3
Zëri i dikujt që bërtet në shkretëtirë: "Shtroni udhën e Zotit, hapni në shkretëtirë një rrugë për Perëndinë tonë.
Isaia 40:6
Një zë thotë: "Bërtit!", dhe përgjigja që merr është: "Çfarë të bërtas?". "Bërtit që çdo qenie është si bari, dhe që tërë hiri i tij është si lulja e fushës
Isaia 40:8
Bari thahet, lulja fishket, por fjala e Perëndisë tonë mbetet përjetë".
Isaia 40:9
O Sion, ti që sjell lajmin e mirë, ngjitu mbi një mal të lartë! O Jeruzalem, ti që sjell lajmin e mirë, ngrije zërin me forcë! Ngrije zërin, mos ki frikë! Thuaju qyteteve të Judës: "Ky është Perëndia juaj!".
Isaia 40:10
Ja, Perëndia, Zoti, vjen i fuqishëm dhe krahu i tij sundon për të. Ja, e ka shpërblimin me vete, dhe shpërblimi i tij e pararend.
Isaia 40:12
Kush i ka matur ujëat me gropën e dorës, kush ka marrë përmasat e qiellit me pëllëmbë, kush ka mbledhur pluhurin e tokës në një masë apo ka peshuar malet me një peshore dhe kodrat e tyre me një kandar?
Isaia 40:13
Kush i ka marrë përmasat e Frymës së Zotit, ose si këshilltari i tij i ka dhënë mësime?
Isaia 40:16
Libani nuk do të mjaftonte për të siguruar lëndën djegëse që i duhet zjarrit, as kafshët e tij nuk do të mjaftonin për olokaustin.
Isaia 40:18
Kujt dëshironi t`i përngjajë Perëndia dhe çfarë figure do t`i vinit përballë?
Isaia 40:20
Ai që është tepër i varfër për një ofertë të tillë zgjedh një dru që nuk kalbet dhe gjen një artizan të shkathët, që i përgatit një shëmbëlltyrë të gdhendur që nuk lëviz.
Isaia 40:26
Ngrini sytë tuaja përpjetë dhe shikoni: Kush i krijoi këto gjëra? Ai që e nxjerr ushtrinë e tyre me shumicë dhe thërret gjithçka me emër; për madhështinë e fuqisë së tij dhe forcën e tij, asnjë nuk mungon.
Isaia 40:27
Pse thua, o Jakob, dhe ti, Izrael, shpall: "Rruga ime i është fshehur Zotit dhe për të drejtën time nuk kujdeset Perëndia im?
Isaia 40:28
Nuk e di ti, vallë, nuk e ke dëgjuar? Perëndia i përjetësisë, Zoti, krijuesi i kufijve të tokës, nuk mundohet dhe nuk lodhet, zgjuarësia e tij është e panjohshme.
Isaia 41:1
Ishuj, mbani heshtje! Le të marrin forca të reja popujt; le të afrohen dhe pastaj të flasin. Të mblidhemi bashkë për të gjykuar!
Isaia 41:2
"Kush e ka nxitur një nga lindja, duke e thirrur në këmbët e tij në drejtësi? Kush i dorëzoi kombet dhe i nënshtroi mbretërit? Ai ia jep si pluhur shpatës së tij dhe si kashtë e shpërndarë harkut të tij.
Isaia 41:3
Ai i përndjek dhe ecën i sigurtë nëpër një rrugë mbi të cilën këmbët e tij nuk kanë shkelur kurrë.
Isaia 41:7
Farkëtari i jep zemër argjendarit dhe ai që i jep dorën e fundit punës me çekiç i jep zemër atij që i bie kudhrës dhe thotë për saldaturën: "Mirë është" dhe e përforcon me gozhda që të mos lëvizë.
Isaia 41:10
Mos ki frikë, sepse unë jam me ty, mos e humb, sepse unë jam Perëndia yt. Unë të forcoj dhe njëkohësisht të ndihmoj dhe të mbaj me dorën e djathtë të drejtësisë sime.
Isaia 41:11
Ja, tërë ata që janë zemëruar kundër teje do të turpërohen dhe do të shushaten; ata që luftojnë kundër teje do të katandisen në hiç dhe do të zhduken.
Isaia 41:13
Sepse unë, Zoti, Perëndia yt, të zë nga dora e djathtë dhe të them: "Mos u frikëso, unë të ndihmoj".
Isaia 41:16
Ti do t`i frysh, era do t`i çojë larg dhe shakullima do t`i shpërndajë; por ti do të gëzohesh te Zoti dhe do të përlëvdohesh tek i Shenjti i Izraelit.
Isaia 41:17
Të mjerët dhe të varfërit kërkojnë ujë, por mungon; gjuha e tyre u është tharë nga etja; unë, Zoti do t`ua plotësoj dëshirën; unë, Perëndia i Izraelit, nuk do t`i braktis.
Isaia 41:22
Le t`i parashtrojnë dhe të na njoftojnë ç`ka për të ndodhur. Le të deklarojnë cilat ishin gjërat e kaluara, në mënyrë që të mund t`i shqyrtojmë dhe të njohim kryerjen e tyre; ose na njoftoni ç`ka për të ndodhur.
Isaia 41:23
Na njoftoni ç`ka për të ndodhur në të ardhmen, dhe kështu do të mësojmë se jeni perëndi; po, na bëni të mirë apo të keqe në mënyrë që të mbetemi të habitur duke i parë bashkë.
Isaia 41:25
Unë thirra dikë nga veriu, dhe ai ka për të ardhur, nga lindja ai do të përmëndë emrin tim; do t`i shkelë princat sikur të ishin prej argjile, ashtu siç vepron poçari që e ngjesh baltën.
Isaia 41:28
Shikova, por nuk kishte asnjë, vërtetë asnjë midis tyre që të dinte të jepte një këshillë, apo, i pyetur, mund të më jepte një përgjigje.
Isaia 42:1
"Ja shërbëtori im, që unë përkrah, i zgjedhuri im që më kënaq shpirtin. Kam vënë Frymën time mbi të; ai do t`ju sjellë drejtësinë kombeve.
Isaia 42:2
Nuk do të bërtasë, nuk do ta ngrerë zërin, nuk do të bëjë të dëgjohet zëri i tij nëpër rrugë.
Isaia 42:5
Kështu thotë Perëndia, Zoti, që ka krijuar qiejtë dhe i ka shpalosur, që ka shtruar tokën dhe gjërat që ajo prodhon, që i jep frymëmarrje popullit dhe jetë atyre që ecin në të:
Isaia 42:6
"Unë, Zoti, të kam thirrur sipas drejtësisë dhe do të të zë për dore, do të të ruaj dhe do të bëj aleancën e popullit dhe dritën e kombeve,
Isaia 42:7
për t`u hapur sytë të verbërve, për të nxjerrë nga burgu të burgosurit dhe ata që dergjen në terr.
Isaia 42:10
I këndoni Zotit një kantik të ri, lëvdimin e tij nga skajet e tokës, o ju që zbrisni në det, dhe atë që ai përmban, ishujt dhe banorët e tyre.
Isaia 42:13
Zoti do të shkojë përpara si një hero, do të nxisë dëshirën e tij të zjarrtë si një luftëtar, do të lëshojë një klithmë, po një klithmë therëse; do të triumfojë mbi armiqtë e tij.
Isaia 42:14
"Për një kohë të gjatë kam qëndruar në heshtje, nuk kam folur, e kam përmbajtur veten; por tani do të bërtas si një grua që heq të prerat e lindjes, do të marr frymë me vështirësi dhe njëkohësisht do të shfryj.
Isaia 42:16
Do t`i bëj të verbërit të ecin nëpër një rrugë që ata nuk e njihnin dhe do t`i çoj nëpër shtigje të panjohura; do të ndryshoj para tyre terrin në dritë dhe vendet dredha-dredha në fushë. Këto gjëra do të bëj për ta dhe nuk do t`i braktis.
Isaia 42:17
Do të kthejnë kurrizin plot me turp ata që kanë besim në shëmbëlltyrat e gdhendua dhe u thonë shëmbëlltyrave të derdhura: "Ju jeni perënditë tona!".
Isaia 42:18
O të shurdhër, dëgjoni; o të verbër, shikoni dhe keni për të parë!
Isaia 42:21
Zoti u gëzua për hir të drejtësisë së tij; do ta bëjë ligjin e tij të madh dhe të mrekullueshëm.
Isaia 43:1
Por tani kështu thotë Zoti, që të ka krijuar, o Jakob, që të ka formuar, o Izrael: "Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.
Isaia 43:2
Kur do të kalosh përmes ujërave unë do të jem me ty, ose do të kalosh lumenjtë, nuk do të të mbytin; kur do të ecësh nëpër zjarr, nuk do të digjesh dhe flaka nuk do të të konsumojë.
Isaia 43:3
Sepse unë jam Zoti, Perëndia yt, i Shenjti i Izraelit, Shpëtimtari yt. Kam dhënë Egjiptin si çmim për shpengimin tënd, Etiopinë dhe Seban për ty.
Isaia 43:4
Sepse ti je i çmuar në sytë e mi dhe i nderuar, dhe unë të dua, unë jap njerëz për ty dhe popuj në këmbim të jetës sate.
Isaia 43:5
Mos ki frikë, sepse unë jam me ty; do të t`i sjell pasardhësit e tu nga lindja dhe do të grumbulloj nga perëndimi.
Isaia 43:7
tërë ata që quhen me emrin tim, që kam krijuar për lavdinë time, që kam formuar dhe bërë gjithashtu".
Isaia 43:9
Le të mblidhen bashkë tërë kombet, të grumbullohen popujt! Kush prej tyre mund të njoftojë këtë gjë dhe të na bëjë të dëgjojmë gjërat e kaluara? Le të paraqesin dëshmitarët e tyre për t`u justifikuar; ose le të dëgjojnë dhe të thonë: "Është e vërtetë!".
Isaia 43:10
Dëshmitarët e mi jeni ju, thotë Zoti, bashkë me shërbëtorin që kam zgjedhur, me qëllim që ju të më njihni dhe të keni besim tek unë, si dhe të merrni vesh që unë jam. Para meje asnjë Perëndi nuk u formua dhe pas meje nuk do të ketë asnjë tjetër.
Isaia 43:11
Unë, unë jam Zoti dhe përveç meje nuk ka Shpëtimtar tjetër.
Isaia 43:12
Unë kam shpallur, kam shpëtuar dhe kam njoftuar; dhe nuk kishte asnjë perëndi të huaj midis jush; prandaj ju jeni dëshmitarët e mi, thotë Zoti, dhe unë jam Perëndi.
Isaia 43:14
Kështu thotë Zoti, Çliruesi juaj, i Shenjti i Izraelit: "Për hirin tuaj unë po dërgoj dikë kundër Babilonisë, dhe do të bëj që të ikin të gjithë; kështu Kaldeasit do të ikin me anije duke bërtitur nga dhembja.
Isaia 43:19
Ja, unë po bëj një gjë të re; ajo do të lëshojë degë; nuk do ta njihni ju? Po, do të hap një rrugë nëpër shkretëtirë, do të bëj që lumenjtë të rrjedhin në vendet e vetmuara.
Isaia 43:20
Kafshët e fushave, çakajtë dhe strucat do të më përlëvdojnë, sepse do t`i jap ujë shkretëtirës dhe lumenj vendit të vetmuar për t`i dhënë të pijë popullit tim, të zgjedhurit tim.
Isaia 43:21
Populli që kam formuar për vetë do të shpallë lëvdimet e mia.
Isaia 43:22
Por ti nuk më ke kërkuar, o Jakob, përkundrazi je lodhur me mua, o Izrael!
Isaia 43:24
Nuk më ke blerë me para kanellën dhe nuk më ke ngopur me dhjamin e flijimeve të tua. Përkundrazi më ke rënduar me mëkatet e tua, më ke lodhur me paudhësitë e tua.
Isaia 43:25
Unë, pikërisht unë, jam ai që për hir të vetuetes fshij shkeljet e tua dhe nuk do t`i mbaj mend mëkatet e tua.
Isaia 43:26
Bëj që të kujtohem, ta diskutojmë bashkë këtë rast, folë, ti vetë për t`u justifikuar.
Isaia 43:28
Prandaj kam ndotur krerët e shenjtërores, kam vendosur shfarosjen e Jakobit dhe turpërimin Izraelit".
Isaia 44:5
Njeri do të thotë: "Unë jam i Zotit"; tjetri do të quhet me emrin e Jakobit, dhe një tjetër do të shkruajë mbi dorën e tij: "I Zotit", dhe do ta ketë për nder të mbajë emrin e Izraelit".
Isaia 44:6
Kështu thotë Zoti, mbreti i Izraelit dhe Çliruesi i tij, Zoti i ushtrive: "Unë jam i pari dhe jam i fundit, dhe përveç meje nuk ka Perëndi.
Isaia 44:8
Mos u trembni, mos kini frikë! A nuk ta kam shpallur, vallë, dhe nuk ta kam deklaruar prej kohe? Ju jeni dëshmitarë të mi. A ka vallë një Perëndi përveç meje? Nuk ka Shkëmb tjetër, nuk njoh tjetër të tillë.
Isaia 44:11
Ja, të gjithë shokët e këtij personi do të shushaten; vetë artizanët nuk janë veçse njerëz. Le të mblidhen të gjithë dhe le të paraqiten. Do të tremben dhe do të turpërohen njëkohësisht.
Isaia 44:12
Kovaçi me darë punon hekurin mbi prush, i jep formë me çekiç dhe e përpunon me krahun e tij të fuqishëm; vuan nga uria dhe forca e tij pakësohet; nuk pi ujë dhe lodhet.
Isaia 44:14
Ai pret për vete disa kedra, merr një selvi apo një lis që i lë të rriten të fuqishëm midis drurëve të pyllit; ai mbjell një frashër që shiu e bën të rritet.
Isaia 44:15
Ky i shërben njeriut për të djegur; ai merr një pjesë të tij për t`u ngrohur dhe ndez zjarrin për të pjekur bukën; bën gjithashtu një perëndi dhe e adhuron, bën një shëmbëlltyrë të gdhendur para së cilës bie përmbys.
Isaia 44:16
Djeg gjysmën e tij në zjarr, me gjysmën tjetër përgatit mishin, pjek mishin dhe ngopet. Ngrohet gjithashtu dhe thotë: "Ah, po ngrohem, kënaqem me zjarrin".
Isaia 44:17
Me atë që mbetet prej tij sajon një perëndi, shëmbëlltyrën e saj të gdhendur, bie përmbys përpara saj, e adhuron, e lut dhe i thotë: "Shpëtomë, sepse ti je perëndia im".
Isaia 44:19
Askush nuk vjen në vete dhe as ka dituri dhe mend për të thënë: "Dogja një pjesë në zjarr, po, mbi prushin e tij poqa bukën, poqa mishin dhe e hëngra. Me atë që mbetet do të bëj një gjë të neveritshme dhe do të bie përmbys përpara një cope druri?".
Isaia 44:20
Një person i tillë ushqehet me hi, zemra e tij e mashtruar e çon në rrugë të keqe. Ai nuk mund të çlirojë shpirtin e tij dhe të thotë: "A nuk është vallë një gënjeshtër ajo që mbaj në dorën time të djathtë?".
Isaia 44:23
Ngazëlloni, o qiej, sepse Zoti ka vepruar. Gëzohuni, o thellësi të tokës. Shpërtheni në britma gëzimi, o male, o pyje, me gjithë drurët tuaj! Sepse Zoti ka çliruar Jakobin dhe ka shfaqur lavdinë e tij në Izrael.
Isaia 44:28
Them për Kirin: "Ai është bariu im!" dhe do të çojë në vend tërë dëshirat e mia, duke i thënë Jeruzalemit: "Do të rindërtohesh!", dhe tempullit: "Do të jesh i qëndrueshëm!"".
Isaia 45:1
"Kështu i thotë Zoti të vajosurit të tij, Kirit, që unë e mora me dorën e djathtë, që të hedh poshtë para tij kombet: Po, unë do të zgjidh brezat që mbretërit mbajnë në ijë, për të hapur para tij
Isaia 45:3
Do të të jap thesaret e territ dhe pasuritë e fshehura në vende të fshehta, me qëllim që ti të njohësh që unë jam Zoti, Perëndia i Izraelit, që të thërret me emër.
Isaia 45:4
Për hir të Jakobit, shërbëtorit im, dhe për hir të Izraelit, të zgjedhurit tim, unë të thirra me emër dhe të dhashë një titull nderi megjithëse ti nuk më njihje.
Isaia 45:5
Unë jam Zoti dhe nuk ka asnjë tjetër; jashtë meje nuk ka Perëndi. Të kam rrethuar, ndonëse ti nuk më njihje,
Isaia 45:6
me qëllim që nga lindja në perëndim të pranohet që nuk ka asnjë Perëndi përveç meje. Unë jam Zoti dhe nuk ka asnjë tjetër.
Isaia 45:11
Kështu thotë Zoti, i Shenjti i Izraelit dhe ai që e ka formuar: "Përsa u përket gjërave të së ardhmes më bëni pyetje rreth bijve të mi dhe më jepni urdhëra rreth veprës së duarve të mia?
Isaia 45:14
Kështu thotë Zoti: "Fryti i mundimeve të Egjiptit dhe mallrat e Etiopisë dhe të Sabejve, njerëz me shtat të lartë, do të të kalojnë ty dhe do të të përkasin ty; ata do të ecin pas teje, të lidhur me zinxhirë; do të bien përmbys para teje dhe do të të luten fort, duke thënë: "Me siguri Perëndia është te ti dhe nuk ka asnjë tjetër; nuk ka Perëndi tjetër"".
Isaia 45:15
Në të vërtetë ti je një Perëndi që fshihesh, o Perëndi i Izraelit, o Shpëtimtar.
Isaia 45:16
Do të mbeten të gjithë të turpëruar dhe të hutuar, po, do të ikin të gjithë bashkë, të mbuluar me turp, sajuesit e idhujve.
Isaia 45:17
Por Izraeli do të shpëtohet nga Zoti me një shpëtim të përjetshëm; ju nuk do të turpëroheni ose të hutoheni kurrë më përjetë.
Isaia 45:18
Sepse kështu thotë Zoti që ka krijuar qiejtë, ai, Perëndia që ka formuar tokën dhe e ka bërë; ai e ka vendosur, nuk e ka krijuar pa trajtë, por e ka formuar që të banohej: "Unë jam Zoti dhe nuk ka asnjë tjetër.
Isaia 45:20
Mblidhuni dhe ejani, afrohuni bashkë, ju që keni shpëtuar nga kombet! Nuk kanë mend ata që mbajnë një shëmbëlltyrë prej drurit të gdhendur prej tyre dhe i luten një perëndi që nuk mund të shpëtojë.
Isaia 45:21
Shpalleni dhe paraqitni arsyetimet tuaja, po, le të këshillohen edhe bashkë. Kush e ka shpallur këtë që në kohët e lashta dhe e ka parashikuar prej një kohe të gjatë? Vallë, nuk jam unë, Zoti? Nuk ka Perëndi tjetër veç meje, një Perëndi i drejtë, një Shpëtimtar; nuk ka asnjë veç meje.
Isaia 45:22
Kthehuni nga unë dhe do të shpëtoni, ju mbarë skaje të tokës. Sepse unë jam Perëndia dhe nuk ka asnjë tjetër.
Isaia 45:23
Jam betuar në veten time, nga goja ime ka dalë një fjalë drejtësie dhe nuk do ta tërheq; çdo gju do të përkulet para meje dhe çdo gjuhë do të betohet për mua.
Isaia 45:24
Do të thuhet për mua: "Vetëm tek Zoti kam drejtësi dhe forcë"". Tek ai do të vijnë tërë ata që ishin të ndezur me zemërim kundër tij dhe do të turpërohen.
Isaia 45:25
Në Zoti do të shfajesohen dhe do të përlëvdohen gjithë pasardhësit e Izraelit.
Isaia 46:1
Beli ka rënë, Nebo është rrëzuar; idhujt e tyre i kanë çuar tutje me kafshë barre dhe me pela; gjërat që ju transportonit janë ngarkuar si pesha të rënda për kafshët e lodhura.
Isaia 46:3
"Dëgjomëni, o shtëpi e Jakobit, dhe tërë mbetja e shtëpisë së Izraelit, që ju kam përkrahur që kur keni lindur, që jeni mbajtur nga unë qysh në bark të nënës;
Isaia 46:4
"Deri në pleqërinë tuaj unë do të mbetem po ai, unë do t`ju mbaj deri sa të thinjeni. Unë ju kam bërë dhe unë do t`ju përkrah; po, do t`ju mbaj dhe do t`ju shpëtoj".
Isaia 46:6
Këta harxhojnë arin e çantës dhe peshojnë argjendin me peshore, paguajnë një argjendar që me to të sajojë një perëndi; pastaj bien përmbys para tij dhe e adhurojnë.
Isaia 46:7
E ngarkojnë mbi kurriz dhe e mbartin, e vënë në vendin e tij dhe mbetet atje; nga vendi i tij nuk lëvizet më. Edhe sikur dikush t`i thërrasë atij, ai nuk i përgjigjet as e shpëton nga fatkeqësia e tij.
Isaia 46:9
Kujtoni gjërat e kaluara të kohëve shumë të vjetra, sepse unë jam Perëndia dhe nuk ka asnjë tjetër; jam Perëndia dhe askush nuk më ngjet mua,
Isaia 47:6
Jam zemëruar me popullin tim, kam përdhosur trashëgiminë time dhe i kam dhënë në pushtetin tënd, por ti nuk ke perdorur për ta kurrfarë mëshire; zgjedhën tënde e ushtrove sidomos mbi të moshuarit,
Isaia 47:7
dhe the: "Unë do të jem zonjë përjetë", dhe kështu nuk i vure këto gjëra në zemër dhe nuk more parasysh fundin e gjithë kësaj ngjarjeje.
Isaia 47:8
Por tani dëgjo, o epshndjellëse, që banon në një vend të sigurt dhe thua në zemrën tënde: "Unë, dhe asnjë tjetër! Nuk do të mbetem kurrë e ve dhe s`kam për të njohur humbjen e fëmijëve".
Isaia 47:9
Por këto dy gjëra do të të ndodhin në një çast, në po atë ditë: humbja e fëmijëve dhe vejëria; do të të bien plotësisht mbi kurriz, për shkak të numrit të madh të magjive të tua dhe për morinë e yshtjeve të tua.
Isaia 47:12
Rri tani me yshtjet e tua dhe me morinë e magjive të tua me të cilat je lodhur që në rininë tënde. Ndofta do të nxjerrësh prej tyre ndonjë përfitim, ndofta do të arrish të ndjellësh frikë.
Isaia 47:14
Ja, ato do të jenë si kashta; zjarri do t`i harrxhojë. Nuk do të shpëtojnë veten e tyre nga fuqia e flakës; nuk do të ketë prush për t`u ngrohur, as zjarr para të cilit të ulesh.
Isaia 47:15
Kështu do të jenë ata me të cilët je munduar dhe ke dhënë e ke marrë që në rininë tënde. Secili do të rravgojë për llogari të vet, dhe askush nuk do të të shpëtojë".
Isaia 48:1
Dëgjoni këtë, o shtëpi e Jakobit, ju që ju thërrasin me emrin e Izraelit dhe që keni dalë nga burimet e Judës, ju që betoheni për emrin e Zotit dhe që përmendni Perëndinë e Izraelit, por jo me të vërtetë dhe me drejtësi.
Isaia 48:2
Duke qenë se quhen me emrin e qytetit të shenjtë dhe mbështeten mbi Perëndinë e Izraelit, emri i të cilit është Zoti i ushtrive;
Isaia 48:5
t`i kam njoftuar që në fillim, bëra që t`i dëgjosh para se të ndodhnin, që të mos kishe për të thënë: "I ka bërë idhulli im, i ka urdhëruar shëmbëlltyra ime e gdhendur dhe shëmbëlltyra ime e shkrirë".
Isaia 48:9
Për hir të emrit tim do ta shtyj për më vonë zemërimin tim, dhe për hir të lavdisë sime do ta frenoj që të mos të të shfaros.
Isaia 48:11
Për hir të vetvetes, për hir të vetvetes e bëj këtë; si mund të lë, pra, që të përdhoset emri im? Nuk do t`ia jap lavdinë time asnjë tjetri".
Isaia 48:17
Kështu thotë Zoti, Çliruesi yt, i Shenjti i Izraelit: "Unë jam Zoti, Perëndia yt, që të mëson për të mirën tënde, që të udhëheq nëpër rrugën që duhet të ndjekësh.
Isaia 48:19
Trashëgimia jote do të ishte si rëra dhe ata që kanë lindur nga të përbrëndëshmet e tua do të ishin të pallogaritshëm si kokrrizat e saj; emri i tij nuk do të fshihej as do të shkatërrohej para meje".
Isaia 48:20
Dilni nga Babilonia, ikni nga Kaldeasit! Me një zë të gëzuar kumtojeni, shpalleni këtë gjë, përhapeni deri në skajet e tokës. Thoni: "Zoti ka çliruar shërbëtorin e tij Jakob".
Isaia 48:21
Ata nuk patën etje kur i çoi nëpër shkretëtirë. Ai bëri që të burojë për ta ujë nga shkëmbi; e çau shkëmbin dhe dolën ujërat.
Isaia 48:22
"Nuk ka paqe për të pabesët", thotë Zoti.
Isaia 49:1
Ishuj, dëgjomëni, dhe kushtojini kujdes, o popuj të largët. Zoti më ka thirrur që kur isha në bark të nënës, ka përmendur emrin tim që kur isha në të përbrëndëshmet e nënës sime.
Isaia 49:3
Më ka thënë: "Ti je shërbëtori im, Izrael, në të cilin do të përlëvdohem".
Isaia 49:4
Por unë thoja: "Më kot jam lodhur; për hiç gjë dhe pa dobi kam harxhuar forcën time; por me siguri e drejta ime është pranë Zotit dhe shpërblimi im pranë Perëndisë tim".
Isaia 49:5
Dhe tani thotë Zoti që më ka formuar që në bark të nënës që të jem shërbëtori i tij, që t`i sjell atij përsëri Jakobin dhe që të mbledh rreth tij Izraelin (unë jam i nderuar në sytë e Zotit dhe Perëndia im është forca ime).
Isaia 49:6
Ai thotë: "Është tepër pak që ti të jesh shërbëtori im për të lartuar përsëri fiset e Jakobit dhe për të kthyer ata që kanë shpëtuar nga Izraeli. Të kam vendosur si dritën e kombeve, me qëllim që të jesh Shpëtimi im deri në skajet e tokës".
Isaia 49:7
Kështu i thotë Zoti, Çliruesi i Izraelit, i Shenjti i tij, atij që përbuzet nga njerëzit, që urrehet nga kombi, shërbëtorit të sundimtarëve: "Mbretërit do të shohin dhe do të ngrihen, princat do të
Isaia 49:8
Kështu thotë Zoti: "Në kohën e hirit unë ta kam plotësuar dëshirën dhe në ditën e shpëtimit të kam ndihmuar; do të të ruaj dhe do të të bëj aleancën e popullit, për ta ringjallur vendin, për të të shtënë në dorë trashëgimitë e shkatërruara,
Isaia 49:9
për t`u thënë robërve: "Dilni", dhe atyre që janë në terr: "Shfaquni". Ata do të kullosin gjatë rrugëve dhe në të gjitha lartësitë e braktisura do të kenë kullotat e tyre.
Isaia 49:10
Nuk do të kenë as uri as etje, nuk do të goditen më as nga vapa as nga dielli, sepse ai që ka mëshirë për ta do t`i udhëheqë dhe do t`i çojë te burimet e ujit.
Isaia 49:13
Ngazëlloni, o qiej, gëzohu, o tokë, dhe lëshoni britma gëzimi, o male, sepse Zoti ngushëllon popullin e tij dhe i vjen keq për të pikëlluarit e tij.
Isaia 49:15
"A mundet një grua të harrojë foshnjen e gjirit dhe të mos i vijë keq për fëmijën e barkut të saj? Edhe sikur ato të të harrojnë, unë nuk do të harroj.
Isaia 49:19
Prandaj vendet e tua të shkreta dhe të pikëlluara dhe vendi yt i goditur një herë nga shkatërrimi do të jenë tani tepër të ngushtë për banorët, ndërsa ata që të gllabëronin do të jenë mjaft larg.
Isaia 49:20
Fëmijët që do të kesh pas atyre që ke humbur, do të të thonë në vesh: "Ky vend është tepër i ngushtë për mua; bëmë më tepër vend që të mund të vendosem".
Isaia 49:23
Mbretërit do të jenë baballarët tuaj birësues dhe mbretëreshat e tyre do të jenë tajat tuaja; ata do të bien përmbys para teje me fytyrën përtokë dhe do të lëpijnë pluhurin e këmbëve të tua; kështu do të mësosh që unë jam Zoti dhe ata që shpresojnë tek unë nuk do të turpërohen.
Isaia 50:1
Kështu thotë Zoti: "Ku është letra e shkurorëzimit e nënës tuaj me të cilën unë e ndava? Ose te cili nga huadhënësit e mi ju shita? Ja, ju jeni shitur për shkak të paudhësive tuaja dhe nënën tuaj është ndarë për shkak të shkeljeve tuaja.
Isaia 50:2
Kur erdha, pse s`kishte njeri? Pse, kur thirra, askush nuk u përgjigj? Është me të vërtetë dora ime tepër e shkurtër për të shpëtuar apo nuk paskam forcën për të çliruar? Ja, me kërcënimin tim po thaj detin dhe i kthej lumenjtë në shkretëtirë; peshku i tyre po qelbet për mungesë uji dhe po ngordh nga etja.
Isaia 50:3
Unë i vesh qiejtë me të zeza dhe u jap atyre një grathore për mbulesë".
Isaia 50:7
Por Zoti, Zoti, më ka ndihmuar, prandaj nuk qeshë hutuar; për këtë arsye e bëra fytyrën time si një strall dhe e di që nuk do të turpërohem.
Isaia 50:10
Kush prej jush ka frikë nga Zoti dhe dëgjon zërin e shërbëtorit të tij? Kush ecën në terr pa asnjë dritë, le të ketë besim në emrin e Zotit dhe të mbështehet te Perëndia i tij!
Isaia 51:3
Në fakt Zoti do të ngushëllojë Sionin, do ta ngushëllojë për të gjitha shkatërrimet e tij, do ta bëjë shkretëtirën e tij si Edenin dhe vetminë e tij si kopshtin e Zotit. Do të gjejnë në të gëzim dhe hare, falenderim dhe tinguj këngësh.
Isaia 51:6
Çoni sytë tuaj drejt qiellit dhe shikoni tokën që ndodhet poshtë, sepse qiejtë do të davariten si tym, toka do të konsumohet si një rrobe dhe po kështu banorët e saj do të vdesin; por shpëtimi im do të vazhdojë përjetë dhe drejtësia ime nuk do të mungojë kurrë.
Isaia 51:7
Dëgjomëni, o ju që e njihni drejtësinë, o popull, që ka në zemër ligjin tim. Mos kini frikë turpërimin nga njerëzit, as mos u trembni nga fyerjet e tyre të rënda.
Isaia 51:8
Sepse tenja do t`i hajë si një rrobe dhe mola do t`i brejë si leshin, por drejtësia ime do të jetë përjetë dhe shpëtimi im brez pas brezi.
Isaia 51:11
Kështu të shpenguarit nga Zoti do të kthehen, do të vijnë në Sion me klithma gëzimi dhe një hare e përjetshme do të kurorëzojë kokën e tyre; do të marrin gëzim dhe hare, e dhembja dhe rënkimi do të zhduken.
Isaia 51:13
Ti ke harruar Zotin që të ka bërë, që ka shpalosur qiejt dhe ka hedhur themelet e tokës. Ti kishe gjithnjë frikë, tërë ditën përpara tërbimit të shtypësit; kur ai përgatitej të të shkatërronte. Por ku është tani tërbimi i shtypësit?
Isaia 51:15
Sepse unë jam Zoti, Perëndia yt, që tund detin dhe bën të gjëmojnë valët; emri i tij është Zoti i ushtrive.
Isaia 51:16
Unë i vura fjalët e mia në gojën tënde dhe të mbulova me hijen e dorës sime për të vendosur qiejtë dhe për të hedhur themelet e tokës, dhe për t`i thënë Sionit: "Ti je populli im".
Isaia 51:19
Këto dy gjëra të kanë ndodhur, kujt do t`i vijë keq për ty? Pikëllim dhe shkatërrim, uri dhe shpatë, kush do të ngushëllojë?
Isaia 51:20
Djemtë e tu ligështoheshin, qëndronin në krye të të gjitha rrugëve si një antilopë e zënë në rrjetë, plot me zemërimin e Zotit, me kërcënimin e Perëndisë tënd.
Isaia 51:22
Kështu thotë Zoti yt, Zoti, Perëndia yt, që mbron çështjen e popullit të tij: "Ja, unë po të heq nga dora kupën e hutimit, llumin e kupës së zemërimit tim; ti nuk do ta pish më.
Isaia 51:23
Do ta vë përkundrazi në duart e atyre që të hidhëronin dhe të thonin: "Shtrihu për tokë, që të kalojmë mbi ty", dhe ti e bëje kurrizin tënd një vend, një rrugë për kalimtarët".
Isaia 52:3
Sepse kështu thotë Zoti: "Ju kanë shitur për asgjë dhe do të shpengoheni pa para".
Isaia 52:4
Sepse kështu thotë Zoti, Zoti: "Populli im zbriti së lashti në Egjipt për të banuar; pastaj Asiri e shtypi pa shkak.
Isaia 52:5
Dhe tani çfarë po bëj unë këtu?", thotë Zoti, "ndërsa popullin tim e kanë hequr larg për asgjë? Ata që e sundojnë, bëjnë që ai të rënkojë", thotë Zoti, "dhe emri im shahet vazhdimisht tërë ditën.
Isaia 52:7
Sa të bukura janë mbi malet këmbët e lajmëtarit që sjell lajme të mira që njofton paqen, që sjell lajme të bukura mbi gjëra të mira, që shpall shpëtimin, që i thotë Sionit: "Perëndia yt mbretëron!".
Isaia 52:9
Shpërtheni bashkë në britma gëzimi, o rrënoja të Jeruzalemit, sepse Zoti ngushëllon popullin e tij dhe çliron Jeruzalemin.
Isaia 52:10
Zoti ka zhveshur krahun e tij të shenjtë para syve të të gjitha kombeve; të gjitha skajet e tokës do të shohin shpëtimin e Perëndisë tonë.
Isaia 52:12
Sepse ju nuk do të niseni me nxitim dhe nuk do të shkoni me turr, sepse Zoti do të ecë para jush, Perëndia i Izraelit do të jetë praparoja juaj.
Isaia 52:14
Duke qenë se shumë veta u çuditën me ty, sepse pamja e tij ishte e shfytyruar më tepër se e çdo njeriu tjetër dhe fytyra e tij ishte ndryshe nga ajo e bijve të njeriut,
Isaia 52:15
kështu ai do të spërkasë shumë kombe; mbretërit do të mbyllin gojën para tij, sepse do të shohin çfarë nuk u ishte treguar kurrë atyre dhe do të kuptojnë ato që nuk kishin dëgjuar.
Isaia 53:2
Ai erdhi lart para tij si një degëz, si një rrënjë nga një tokë e thatë. Nuk kishte figurë as bukuri për të tërhequr shikimin tonë, as paraqitje që ne ta dëshironim.
Isaia 53:3
I përçmuar dhe i hedhur poshtë nga njerëzit, njeri i dhembjeve, njohës i vuajtjes, i ngjashëm me dikë para të cilit fshihet faqja, ishte përçmuar, dhe ne nuk e çmuam aspak.
Isaia 53:4
Megjithatë ai mbante sëmundjet tona dhe kishte marrë përsipër dhembjet tona; por ne e konsideronim të goditur, të rrahur nga Perëndia dhe të përulur.
Isaia 53:5
Por ai u tejshpua për shkak të shkeljeve tona, u shtyp për paudhësitë tona; ndëshkimi për të cilin kemi paqen është mbi të, dhe për shkak të vurratave të tij ne jemi shëruar.
Isaia 53:7
I keqtrajtuar dhe i përulur, nuk e hapi gojën. Si një qengj që e çojnë në thertore, si një dele e heshtur përpara atyre që i qethin nuk e hapi gojën.
Isaia 53:8
U çua larg nga shtypja dhe nga gjykimi; dhe nga brezi i tij kush mendoi se ai ishte larguar nga toka e të gjallëve dhe ishte goditur për shkak të shkeljeve të popullit tim?
Isaia 53:10
Por i pëlqeu Zotit ta rrihte dhe ta bënte të vuante. Duke ofruar jetën e tij si flijim për mëkatin, ai do të shikojë pasardhës, do të zgjasë ditët e tij, dhe vullneti i Zotit do të ketë mbarësi në duart e tij.
Isaia 53:11
Ai do të shikojë frytin e mundimit të shpirtit të tij dhe do të jetë i kënaqur; me anë të diturisë së tij, i drejti, shërbëtori im, do të bëjë të drejtë shumë veta, sepse do të marrë përsipër paudhësitë e tyre.
Isaia 53:12
Prandaj do t`i jap pjesën e tij midis të mëdhenjve, dhe ai do ta ndajë plaçkën me të fuqishmit, sepse e ka përkushtuar jetën e tij deri në vdekje dhe u përfshi midis keqbërësve; ai ka mbajtur mëkatin e shumë vetave dhe ka ndërhyrë në favor të shkelësve.
Isaia 54:1
Ngazëllo, o shterpë, që nuk lindje; shpërthe në britma të larta gëzimi, ti që nuk provoje dhembjet e lindjes! Sepse fëmijët e së shkretës do të jenë më të shumtë se fëmijët e gruas së martuar, thotë Zoti.
Isaia 54:2
Zgjero vendin e çadrës sate dhe fletët e banesave të tua le të shtrihen pa kursim; zgjati litarët e tu dhe përforco kunjat e tu,
Isaia 54:5
Sepse krijuesi yt është dhëndri yt; emri i tij është Zoti i ushtrive; Çliruesi yt është i Shenjti i Izraelit, i quajtur Perëndi i tërë tokës.
Isaia 54:6
Sepse Zoti të ka thirrur si një grua të braktisur dhe të pikëlluar në frymën e saj, si nusja e rinisë që është përzënë, thotë Perëndia yt.
Isaia 54:7
Të kam braktisur për një çast të shkurtër, por me dhembshuri të pamasë do të të mbledh.
Isaia 54:8
Në një shpërthim zemërimi të kam fshehur për një çast fytyrën time, por me një dashuri të përjetshme do të kem dhembshuri për ty, thotë Zoti, Çliruesi yt.
Isaia 54:9
Për mua ky do të jetë një fakt si ujërat e Noeut; ashtu siç u betova që ujërat e Noeut nuk do të mbulonin më tokën, kështu betohem që nuk do të zëmërohem më me ty dhe nuk do të të kërcënoj më.
Isaia 54:10
Edhe sikur malet të zhvendoseshin dhe kodrat të luanin nga vendi, dashuria ime nuk do të largohet prej teje as besëlidhja e paqes nuk do të hiqet, thotë Zoti, që ka dhëmbshuri për ty.
Isaia 54:13
Tërë bijtë e tu do të mësohen nga Zoti dhe e madhe ka për të qenë paqja e bijve të tu.
Isaia 54:16
Ja, unë kam krijuar kovaçin që i fryn prushit të zjarrit dhe nxjerr prej tij një vegël për punën e tij, dhe kam krijuar shkatërruesin për të prishur.
Isaia 55:2
Pse shpenzoni para për atë që nuk është bukë dhe fryt i mundit tuaj, për atë që nuk të ngop? Dëgjomëni me kujdes dhe do të hani atë që është e mirë, dhe shpirti juaj do të shijojë ushqime të shijshme.
Isaia 55:3
Vini veshin dhe ejani tek unë, dëgjoni dhe shpirti juaj do të jetojë; dhe unë do të bëj me ju një besëlidhje të përjetshme, sipas hirit të qëndrueshëm që i premtova Davidit.
Isaia 55:5
Ja, ti do të thërrasësh një komb që nuk e njeh, dhe një komb që nuk të njeh do të vrapojë te ti, për shkak të Zotit, Perëndisë tënd, dhe të Shenjtit të Izraelit, sepse ai të ka përlëvduar".
Isaia 55:7
I pabesi le ta lërë rrugën e tij dhe njeriu i padrejtë mendimet e tij, dhe le të kthehet tek Zoti që të ketë dhembshuri për të, tek Perëndia ynë që fal bujarisht.
Isaia 55:10
Ashtu si shiu dhe bora zbresin nga qielli dhe nuk kthehen prapa pa vaditur tokën, pa e bërë pjellore, pa bërë që të mbij në mënyrë që ai që do të mbjellëtë marrë farën dhe të sigurojë bukën për të ngrënë,
Isaia 55:11
Kështu do të jetë fjala ime e dalë nga goja ime; ajo nuk do të më kthehet bosh mua, pa kryer atë që dëshiroj dhe pa realizuar plotësisht atë për të cilën e dërgova.
Isaia 55:12
Sepse ju do të niseni me gëzim dhe do t`ju kthejnë në paqe. Malet dhe kodrat do të shpërthejnë në britma gëzimi përpara jush dhe tërë drurët e fushave do të duartrokasin.
Isaia 55:13
Në vend të ferrave do të rritet selvia, në vend të hithrave do të rritet mersina; kjo do të jetë për Zotin një titull lavdie, një shenjë e përjetshme që nuk do të shkatërrohet".
Isaia 56:2
Lum njeriu që vepron kështu dhe biri i njeriut që i përmbahet kësaj, që respekton të shtunën pa e përdhosur dhe që e përmban dorën e tij nga kryerja e çfarëdo veprimi të keq".
Isaia 56:3
Të mos thotë biri i të huajit që është bashkuar me Zotin: "Zoti me siguri më ka përjashtuar nga populli i tij". Dhe të mos thotë eunuku: "Ja, unë jam një dru i thatë".
Isaia 56:4
Sepse kështu thotë Zoti: "Eunukët që respektojnë të shtunat e mia, që zgjedhin atë që më pëlqen mua dhe që i përmbahen me vendosmëri besëlidhjes sime,
Isaia 56:5
do t`u jap atyre në shtëpinë time dhe brenda mureve të mia një vend dhe një emër, që do të vlejë më tepër nga ai i bijve dhe i bijave; do t`u jap atyre një emër të përjetshëm që nuk do të fshihet kurrë.
Isaia 56:6
Bijtë e të huajve që janë bashkuar me Zotin për t`i shërbyer, për të dashur emrin e Zotit dhe për të qenë shërbëtorë të tij, tërë ata që respektojnë të shtunën pa e përdhosur dhe që i përmbahen me vendosmëri besëlidhjes sime,
Isaia 56:7
do t`i çoj në malin tim të shenjtë dhe do t`i mbush me gëzim në shtëpinë time të lutjes; olokaustet e tyre dhe flijimet e tyre do të pëlqehen mbi altarin tim, sepse shtëpia ime do të quhet shtëpi lutjeje për të gjithë popujt".
Isaia 56:8
Zoti, Zoti, që i mbledh të shpërndarit e Izraelit, thotë: "Unë do të mbledh rreth tij edhe të tjerë, përveç atyre që kam mbledhur".
Isaia 56:9
O ju mbarë, kafshë të fushave, ejani për të ngrënë; ejani, ju mbarë kafshë të pyllit!
Isaia 56:11
Janë qen llupës, që nuk ngopen kurrë, janë barinj që nuk kuptojnë asgjë; ndjekin të gjithë rrugën e tyre, secili shikon interesin e vet, për llogari të vet.
Isaia 57:1
I drejti vdes, por askush nuk kujdeset për të; njerëzit e devotshëm çohen tutje, dhe askush nuk mendon që i drejti është çuar larg përpara së keqes.
Isaia 57:6
Pjesa jote është midis gurëve të lëmuar të përroit; ata, pikërisht ata janë pjesa jote; mbi ta ke derdhur libacione dhe ke sjellë blatime ushqimesh. A do të mund të gjeja përdëllim në këto gjëra?
Isaia 57:7
Ti e ke vënë shtratin tënd mbi një mal të lartë dhe të ngritur, edhe aty ke hipur për të ofruar flijime.
Isaia 57:11
Nga kush ke pasur frikë, nga kush je trembur për të gënjyer, për të mos më kujtuar mua dhe për të mos menduar më për mua? A nuk kam qëndruar në heshtje për një kohë të gjatë? Prandaj nuk ke më frikë nga unë.
Isaia 57:13
Kur do të bërtasësh, le të vijë të të shpëtojë turma e idhujve të tu. Era do t`i përlajë të tërë, një frymë do t`i çojë tutje. Por ai që gjen strehë tek unë do të zotërojë vendin dhe do të trashëgojë malin tim të shenjtë.
Isaia 57:15
Sepse kështu thotë i Larti dhe i Madhërishmi që banon përjetësinë dhe emri i të cilit është i "Shenjti": "Unë banoj në vendin e lartë dhe të shenjtë dhe bashkë me atë që është i penduar dhe i përulur nga fryma, për të ngjallur frymën e të përulurve, për të ngjallur frymën e të penduarve.
Isaia 57:16
Sepse unë nuk dua të kundërshtoj gjithnjë dhe as të jem i zemëruar përjetë, përndryshe para meje do të ligështoheshin fryma dhe shpirtërat që kam bërë.
Isaia 57:17
Për shkak të paudhësisë së lakmisë së tij u zemërova dhe e godita; u fsheha, u indinjova, por ai u largua duke ndjekur rrugën e zemrës së tij.
Isaia 57:18
I pashë rrugët e tij, por unë do ta shëroj, do ta udhëheq dhe do t`i jap përsëri ngushëllimet e mia atij dhe të tijve që janë të pikëlluar.
Isaia 57:21
"Nuk ka paqe për të pabesët", thotë Perëndia im.
Isaia 58:2
Më kërkojnë çdo ditë dhe dëshirojnë të njohin rrugët e mia, si një komb që zbaton drejtësinë dhe nuk braktis ligjin e Perëndisë të tij; më kërkojnë gjykime të drejta dhe dëshirojnë t`i afrohen Perëndisë.
Isaia 58:4
Ja, ju agjëroni për grindje dhe mosmarrëveshje dhe për të goditur pabesisht me grusht. Duke agjëruar ashtu si bëni sot, nuk bëni që zëri juaj të dëgjohet lart.
Isaia 58:5
A është ky agjërimi të cilin e pëlqej, dita në të cilën njeriu pikëllon shpirtin e tij? Të përkulësh kokën si xunkthi dhe të shtrihesh mbi një shtrat prej thesi dhe hiri? A e quan këtë vallë agjërim dhe ditë që i pëlqen Zotit?
Isaia 58:8
Atëherë drita jote do të shpërthejë si agimi dhe shërimi yt do të mbijë menjëherë, drejtësia jote do të të pararendë dhe lavdia e Zotit do të jetë praparoja jote.
Isaia 58:9
Atëherë do të thërrasësh dhe Zoti do të të përgjigjet, do të bërtasësh dhe ai do të thotë: "Ja ku jam!". Në rast se ti heq dorë nga zgjedha, tregimi me gisht dhe të folurit mbrapsht,
Isaia 58:12
Njerëzit e tu do të rindërtojnë rrënojat e lashta, dhe ti do të ngresh përsëri themelet e shumë brezave të shkuara; kështu do të quhesh riparuesi i të çarave, restauruesi i shtigjeve për të banuar në vend.
Isaia 58:13
Në rast se e përmban këmbën që të mos dhunosh të shtunën, në rast se nuk kryen punët e tua gjatë ditës sime të shenjtë, në rast se e quan të shtunën kënaqësi, ditën e shenjtë të Zotit, që meriton
Isaia 59:1
Ja, dora e Zotit nuk është tepër e shkurtër për të shpëtuar, as veshi i tij nuk është tepër i rënduar për të dëgjuar.
Isaia 59:2
Por paudhësitë tuaja kanë shkaktuar një ndarje midis jush dhe Perëndisë tuaj, dhe mëkatet tuaja kanë bërë të fshihet fytyra e tij prej jush, që të mos ju dëgjojë më.
Isaia 59:3
Sepse duart tuaja janë ndotur me gjak dhe gishtërinjtë tuaj me paudhësi; buzët tuaja thonë gënjeshtra, gjuha juaj pëshpërit çoroditje.
Isaia 59:5
Bëjnë që të çelin vezët e nepërkës dhe tjerrin rrjeta merimangash; ai që ha nga vezët e tyre vdes, dhe nga veza e shtypur del jashtë një nepërkë.
Isaia 59:8
Rrugën e paqes nuk e njohin dhe nuk ka ndershmëri në rrugët e tyre; i bëjnë dredharake shtigjet e tyre dhe secili që ecën nëpër to nuk njeh paqe.
Isaia 59:12
Sepse shkeljet tona janë shumuar para teje dhe mëkatet tona dëshmojnë kundër nesh, sepse shkeljet tona na rrinë përpara dhe fajet tona i njohim:
Isaia 59:13
duke u rebeluar dhe duke mohuar Zotin, duke mos e ndjekur më Perëndinë tonë, duke folur për shtypje dhe kryengritje, duke i dhënë dhe duke murmuritur në zemër fjalë të rreme.
Isaia 59:17
ai u veshi me drejtësinë si me një parzmore dhe vuri mbi kryet e tij përkrenaren e shpëtimit, veshi rrobat e hakmarrjes dhe u mbulua me xhelozi si me një mantel.
Isaia 59:18
Ai do t`i japë secilit sipas veprave të tij; tërbimin kundërshtarëve të tij, shpagimin armiqve të tij; ishujve do t`u japë shpërblim të plotë.
Isaia 59:19
Kështu do të kenë frikë nga emri i Zotit ata nga perëndimi prej lavdisë së tij ata nga lindja; kur kundërshtari do të vijë si një lum i furishëm, Fryma e Zotit do të lartojë kundër tij një flamur.
Isaia 59:20
"Një çlirues do të vijë në Sion dhe për ata të kthyerit nga rebelimi i tyre te Jakobi", thotë Zoti.
Isaia 59:21
"Sa për mua, kjo është besëlidhja ime me ata", thotë Zoti: "Fryma ime është mbi ty dhe fjalët e mia që vura në gojën tënde nuk do të largohen kurrë nga goja jote as nga goja e pasardhësve të tu, as nga goja e pasardhësve të pasardhësve të tu", thotë Zoti, "tani e përgjithmonë".
Isaia 60:9
Po, ishujt do të kenë shpresa tek unë, me anijet e Tarshishit në radhë të parë, për të sjellë nga larg bijtë e tu me argjendin e tyre dhe arin e tyre, për emrin e Zotit, Perëndisë tënd, dhe të Shenjtit
Isaia 60:10
Bijtë e të huajit do të rindërtojnë muret e tua dhe mbretërit e tyre do të vihen në shërbimin tënd, sepse në zemërimin tim të godita, por në dashamirësinë time kisha dhembshuri për ty.
Isaia 60:13
Lavdia e Libanit do të vijë te ti, bashkë me selvinë, larshin dhe bredhin, për të zbukuruar vendin e shenjtërores sime, dhe unë do të bëj të lavdishëm vendin ku shkelin këmbët e mia.
Isaia 60:14
Edhe bijtë e shtypësve të tu do të vijnë duke u përkulur para teje, dhe të gjithë ata që të kanë përçmuar do të bien përmbys në këmbët e tua dhe do të thërrasin: "qyteti i Zotit", "Sioni i të Shenjtit të Izraelit".
Isaia 60:15
Në vend që ty të të braktisin dhe të të urrejnë, aq sa askush nuk kalonte më nga ti, unë do të të bëj një shkëlqim të përjetshëm, gëzimin e shumë brezave.
Isaia 60:18
Nuk do të dëgjohet të flitet më për dhunë në vendin tënd, as për shkatërrime dhe rrënoja brenda kufijve të tu; por do t`i quash muret e tua "Shpëtim" dhe portat e tua "Lavdërim".
Isaia 60:19
Dielli nuk do të jetë më drita jote gjatë ditës, as hëna nuk do të të ndriçojë më me vezullimin e saj; por Zoti do të jetë drita jote e përjetshme dhe Perëndia yt lavdia jote.
Isaia 60:20
Dielli yt nuk do të perëndojë më dhe hëna jote nuk do të tërhiqet më, sepse Zoti do të jetë drita jote e përjetshme dhe ditët e tua të zisë do të marrin fund.
Isaia 60:21
Tërë ata të popullit tënd do të jenë të drejtë; ata do të zotërojnë vendin përjetë, farën që unë mbolla, veprën e duarve të mia, për të shfaqur lavdinë time.
Isaia 61:1
Fryma e Zotit, Zoti është mbi mua, sepse Zoti më ka vajosur për t`u dhënë një lajm të mirë të përulurve; më ka dërguar të lidh plagën e atyre që e kanë zemrën të thyer, të shpall çlirimin e atyre
Isaia 61:2
të shpall vitin e hirit të Zotit dhe ditën e hakmarrjes të Perëndisë tonë, për të ngushëlluar tërë ata që pikëllohen,
Isaia 61:3
për t`u dhënë gëzim atyre që pikëllohen në Sion, për t`u dhënë atyre një diademë në vend të hirit, vajin e gëzimit në vend të zisë, mantelin e lavdërimit në vend të një fryme të ligështuar, me qëllim që të quhen lisa të drejtësisë mbjellja e Zotit, për të paraqitur lavdinë e tij.
Isaia 61:6
Por ju do të quheni "priftërinj të Zotit" dhe do të quheni "ministra të Perëndisë tonë". Ju do të gëzoni pasuritë e kombeve, dhe lavdia e tyre do të kalojë te ju.
Isaia 61:7
Në vend të turpit tuaj do të keni një nderim të dyfishtë; në vend të hutimit do të ngazëllojnë në trashëgiminë e tyre. Prandaj në vendin e tyre do të zotërojnë dyfishin dhe do të kenë një ngazëllim të përjetshëm.
Isaia 61:8
Sepse unë, Zoti, e dua drejtësinë, urrej vjedhjennë olokaust: unë do t`u jap atyre me besnikmëri shpërblimin dhe do të bëj me ta një besëlidhje të përjetshme.
Isaia 61:10
Unë do të gëzohem shumë tek Zoti, shpirti im do të kremtojë Perëndinë tim, sepse më ka veshur me rrobat e shpëtimit, më ka mbuluar me mantelin e drejtësisë, ashtu si një dhëndër që vë një diademë, si një nuse që zbukurohet me xhevahiret e saj.
Isaia 61:11
Prandaj, ashtu si toka bën që të rritet bimësia e saj dhe kopshti bën që të mbijë atë që është mbjellë, po kështu Zoti, Zoti, do të bëjë që të mbijë drejtësia dhe lëvdimi përpara tërë kombeve.
Isaia 62:1
Për hir të Sionit unë nuk do të hesht dhe për hir të Jeruzalemit nuk do të gjej prehje deri sa drejtësia e saj të mos dalë si agimi dhe shpëtimi i saj si një pishtar flakërues.
Isaia 62:3
Do të jesh një kurorë e shkëlqyer në dorën e Zotit, një diademë mbretërore në dorë të Perëndisë tënd.
Isaia 62:5
Prandaj, ashtu si një i ri martohet me një të virgjër, bijtë e tu do të martohen me ty; dhe ashtu si i martuari gëzohet me nusen, kështu Perëndia do të gëzohet për ty.
Isaia 62:8
Zoti është betuar për krahun e tij të djathtë dhe për krahun e tij të fuqishëm: "Nuk do t`u jap më grurin tënd si ushqim armiqve të tu dhe bijtë e të huajit nuk do të pinë më mushtin tënd për të cilin je munduar.
Isaia 62:10
Kaloni, kaloni nëpër porta! Përgatitni rrugën për popullin! Shtroni, shtroni udhën, hiqni gurët, ngrini një flamur para popujve!
Isaia 62:11
Ja, Zoti shpalli deri në skajin e tokës: "I thoni bijës së Sionit: Ja, shpëtimi yt po vjen; ja, ka me vete shpërblimin e saj dhe shpërblimi i saj e pararend.
Isaia 63:1
Kush është ai që vjen nga Edomi, nga Botsrahu, me rrobat e ngjyrosura me bojë të kuqe flakë? Ky, i veshur shkëlqyeshëm, që ecën në madhështinë e forcës së tij? "Jam unë që flas me drejtësi dhe jam i fuqishëm për të shpëtuar".
Isaia 63:3
"Gaviçin e shtypa vetëm dhe asnjë nga popujt nuk ishte me mua. I shtypa në zemërimin tim dhe i shkela në tërbimin tim. Gjaku i tyre spërkati rrobat e mia dhe njollosa tërë veshjet e mia.
Isaia 63:7
Unë do të kujtoj mirësitë e Zotit, lavdimet e Zotit për gjithçka që na ka dhënë si dhe mirësinë e madhe që i ka siguruar shtëpisë së Izraelit sipas dhembshurive të tij dhe sipas dashamirësisë së tij të madhe.
Isaia 63:12
që i drejtonte nëpërmjet të djathtës së Moisiut me krahun e tij të lavdishëm, që i ndau ujërat para tyre për të bërë një emër të përjetshëm,
Isaia 63:13
që i çoi nëpër humnera, si një kalë në shkretëtirë, që të mos pengoheshin?
Isaia 63:14
Ashtu si zbret bagëtia në luginë, Fryma e Zotit i bëri të pushojnë. Kështu ti e udhëhoqe popullin tënd për të bërë një emër të lavdishëm.
Isaia 63:15
Shiko nga qielli dhe shiko nga banesa jote e shenjtë dhe e lavdishme. Ku është zelli yt dhe fuqia jote? Drithërima e të përbrendëshmeve të tua dhe dhembshuritë e tua të thella ndaj meje mos vallë janë shtypur?
Isaia 63:17
O Zot, pse na bën që të endemi larg rrugëve të tua dhe pse fortëson zemrën tonë që të mos ketë frikë nga ti? Për hir të shërbëtorëve të tu, kthehu në fiset e trashëgimisë sate.
Isaia 64:2
Ashtu si zjarri djeg degët e thata, ashtu si zjarri e bën ujin të valojë, zbrit për t`ua bërë të njohur emrin tënd kundërshtarëve të tu dhe t`i bësh kombet të dridhen para teje.
Isaia 64:4
Nga kohët e lashta askush nuk kishte dëgjuar kurrë, asnjë vesh nuk kishte dëgjuar dhe asnjë sy nuk kishte parë ndonjë Perëndi tjetër veç teje, që vepron për atë që ka shpresë tek ai.
Isaia 64:5
Ti i del para atij që kënaqet në zbatimin e drejtësisë dhe kujtohet për ty në rrugët e tua. Ja, ti je zemëruar sepse ne kemi mëkatuar; në këtë kemi vazhduar gjatë dhe kemi nevojë të shpëtohemi.
Isaia 64:7
Nuk ka më njeri që të thërrasë emrin tënd, që lëviz për t`u kapur pas teje, sepse ti na e ke fshehur fytyrën tënde dhe na lë të tretemi në pushtetin e paudhësive tona.
Isaia 64:9
Mos u zemëro tepër, o Zot, dhe mos e kujto paudhësinë përjetë. Ja, shiko, të lutemi; ne të gjithë jemi populli yt.
Isaia 64:12
Para këtyre gjërave do ta përmbash veten akoma, o Zot, do të heshtësh dhe do të na pikëllosh akoma shumë?
Isaia 65:1
Më kanë kërkuar ata që nuk pyesnin për mua, më gjetën ata që nuk më kërkonin. Dhe thashë: "Ja ku jam, ja ku jam" një kombi që nuk thërriste emrin tim.
Isaia 65:2
I shtriva tërë ditën duart e mia në drejtim të një populli rebel, që ecën nëpër një rrugë jo të mirë, duke ndjekur mendimet e tij;
Isaia 65:5
që thotë: "Rri për llogari tënde, mos u afro, sepse jam më i shenjtë se ti". Këto gjëra janë për mua një tym në hundë, një zjarr që digjet tërë ditën.
Isaia 65:7
paudhësitë tuaja dhe paudhësitë e etërve tuaj të gjitha së bashku", thotë Zoti. "Ata kanë djegur temjan mbi male dhe më kanë fyer mbi kodra; prandaj shpërblimin e sjelljes së tyre të kaluar do ta llogaris në gji të tyre".
Isaia 65:8
Kështu thotë Zoti: "Ashtu si thuhet kur gjendet lëng në vilën e rrushit: "Mos e prishni, sepse në të ka një bekim", kështu do të bëj unë për hir të shërbëtorëve të mi dhe nuk do të shkatërroj çdo gjë.
Isaia 65:10
Sharoni do të bëhet një vathë kopesh dhe lugina e Akorit një vend për çlodhjen e bagëtisë së trashë, për popullin tim që do të më kërkojë.
Isaia 65:11
Por ju që braktisni Zotin, që harroni malin tim të shenjtë, që përgatitni një sofër për Gadin dhe mbushni kupën e verës së droguar për Menin,
Isaia 65:12
ju caktoj shpatës; do të rrëzoheni të gjithë nga masakra, sepse kur ju thirra nuk dhatë përgjigje, kur ju fola nuk dëgjuat, por keni bërë atë që është e keqe në sytë e mi dhe keni zgjedhur atë që nuk më pëlqen".
Isaia 65:14
ja, shërbëtorët e mi do të këndojnë për gëzimin e zemrës së tyre, por ju do të bërtisni për ankthin e zemrës dhe do të ulërini për vuajtjen e frymës.
Isaia 65:16
Kështu që ai që do të kërkojë për vete një bekim në vend, do ta bëjë për Perëndinë e së vërtetës, dhe ai që do të betohet në vend do të betohet për Perëndinë e së vërtetës, sepse fatkeqësitë e kaluara do të harrohen dhe do t`u fshihen syve të mi".
Isaia 65:18
Por ju gëzohuni dhe ngazëllohuni përjetë për atë që krijoj; sepse, ja, unë krijoj Jeruzalemin për kënaqësinë dhe popullin e tij për gëzimin.
Isaia 65:22
Nuk do të ndërtojnë më që të banojë një tjetër, nuk do të mbjellin më që të hajë një tjetër; sepse ditët e popullit tim do të jenë si ditët e drurëve; dhe të zgjedhurit e mi do të gëzojnë për një kohë të gjatë veprën e duarve të tyre.
Isaia 65:23
Nuk do të lodhen më kot dhe nuk do të lindin fëmijë përpërballuar një shkatërrim të papritur, sepse do të jenë pasardhësit e të bekuarve të Zotit dhe trashëgimarët e tyre bashkë me ata.
Isaia 65:24
Dhe do të ndodhë që, para se të më kërkojnë, unë do të përgjigjem; do të jenë akoma duke folur, dhe unë do t`ua plotësoj.
Isaia 65:25
Ujku dhe qengji do të kullosin bashkë, luani do të hajë kashtën porsi kau dhe gjarpëri do të ushqehet me pluhur. Nuk do të bëjnë më asnjë dëm apo shkatërrim mbi tërë malin tim të shenjtë", thotë Zoti.
Isaia 66:2
Tërë këto gjëra i ka bërë dora ime dhe të gjitha kanë ardhur në ekzistencë, thotë Zoti. Mbi kë, pra, do të kthej shikimin tim? Mbi atë që është i përulur, ka frymë të penduar dhe dridhet nga fjala ime.
Isaia 66:4
kështu edhe unë do të zgjedh fatkeqësinë e tyre dhe do të bëj që të bjerë mbi ta ajo të cilën ata druajnë; sepse, kur thirra, askush nuk u përgjigj, kur fola, ata nuk më dëgjuan; përkundrazi bënë atë që është e keqe në sytë e mi dhe parapëlqyen atë që nuk më pëlqen mua.
Isaia 66:5
Dëgjoni fjalën e Zotit, ju që dridheni nga fjala e tij. Vëllezërit tuaj, që ju urrejnë dhe ju dëbojnë për shkak të emrit tim, kanë thënë: "Le të tregojë Zoti lavdinë e tij me qëllim që ne të mund
Isaia 66:9
"Do të çoj vallë në çastin e lindjes pa e bërë të pjellë?", thotë Zoti. "Unë që bëj të lindin a do ta mbyllja vallë barkun e nënës?", thotë Perëndia yt.
Isaia 66:10
Gëzohuni me Jeruzalemin dhe ngazëlloni me të, ju të gjithë që e doni. Gëzohuni me të madhe me të, ju të gjithë që mbani zi për të,
Isaia 66:11
me qëllim që të pini qumësht dhe të ngopeni në gjirin e përdëllimeve të tij, me qëllim që të pini me bollëk dhe të kënaqeni me mbushullimin e lavdisë së tij.
Isaia 66:12
Sepse kështu thotë Zoti: "Ja, unë do të bëj që paqja t`i arrijë si një lumë dhe pasuria e kombeve si një përrua që vërshon, dhe ju do të pini qumësht, do t`ju mbajnë në ijët e tij dhe do t`ju përkëdhelin mbi gjunjët e tij.
Isaia 66:14
Ju do ta shihni këtë, dhe zemra juaj do të gëzohet, kockat tuaja do të marrin përsëri fuqi si bari i njomë. Dora e Zotit do t`u bëhet e njohur shërbëtorëve të tij dhe do të zemërohet me të madhe kundër armiqve të tij.
Isaia 66:15
Sepse ja, Zoti do të vijë me zjarrin dhe qerret e tij do të jenë si një uragan për të hedhur zemërimin e tij me tërbim dhe kërcënimin e tij me flakë zjarri.
Isaia 66:17
"Ata që shenjtërohen dhe pastrohen për të vajtur në kopshtet, prapa një idhulli që gjendet në mes, ata që hanë mish derri, gjëra të neveritshme dhe minj, do të konsumohen të gjithë", thotë Zoti.
Isaia 66:19
Unë do të vë në një shenjë në mes tyre dhe do të dërgoj disa nga ata që mbijetuan prej tyre te kombet; në Tarshish, në Pul dhe në Lud që përdorin harkun, në Tubal dhe në Javan, në ishujt e largët që nuk kanë dëgjuar famën time dhe nuk kanë parë lavdinë time; këta do të shpallin lavdinë time ndër kombet,
Jeremia 1:6
Unë u përgjigja: "Mjerisht, o Zot, Zot, unë nuk di të flas, sepse jam një djalosh"".
Jeremia 1:8
Mos ki frikë para tyre, sepse unë jam me ty për të të çliruar, thotë Zoti".
Jeremia 1:10
Ja, sot unë të caktoj mbi kombet dhe mbi mbretëritë për të çrrënjosur dhe për të rrënuar, për të shembur dhe për të shkatërruar, për të ndërtuar dhe për të mbjellë".
Jeremia 1:11
Pastaj fjala e Zotit m`u drejtua mua, duke thënë: "Jeremia, çfarë shikon?". Unë u përgjigja: "Shikoj një degë bajameje".
Jeremia 1:13
Fjala e Zotit m`u drejtua për herë të dytë, duke thënë: "Çfarë shikon?". Unë u përgjigja: "Shikoj një vorbë që zien dhe që e ka grykën të kthyer në drejtim të kundërt me veriun".
Jeremia 1:16
Atëherë do të shpall mendimet e mia kundër tyre, për shkak të gjithë ligësisë së tyre, sepse më kanë braktisur dhe u kanë djegur temjan perëndive të tjera dhe kanë rënë përmbys përpara veprës së duarve të tyre.
Jeremia 1:17
Prandaj ngjeshi ijët e tua, çohu dhe thuaju atyre tërë ato që do të të urdhëroj. Mos u tmerro para tyre, përndryshe do të të bëj që të tmerrohesh para tyre.
Jeremia 1:19
Ata do të luftojnë kundër teje por nuk do të të mundin sepse unë jam me ty për të të çliruar, thotë Zoti".
Jeremia 2:1
Fjala e Zotit m`u drejtua akoma për të thënë:
Jeremia 2:5
Kështu thotë Zoti: "Çfarë kanë gjetur të padrejtë tek unë etërit tuaj për t`u larguar nga unë, për të shkuar pas kotësisë dhe për t`u bërë ata vetë kotësi?
Jeremia 2:6
As nuk kanë thënë: "Ku është Zoti që na nxori nga vendi i Egjiptit, që na udhëhoqi nëpër shkretëtirë, nëpër një vend të thatë dhe me gremina, në një vend të zhuritur dhe me hije të vdekjes, nëpër një vend ku asnjeri nuk kishte kaluar dhe ku asnjeri nuk kishte banuar?".
Jeremia 2:8
Priftërinjtë nuk kanë thënë: "Ku është Zoti?", ata që meren me ligjin nuk më njohën, barinjtë ngritën krye kundër meje, profetët profetizuan për Baalin dhe shkuan pas gjërave që nuk vlejnë asgjë.
Jeremia 2:11
A ka ndryshuar ndonjë komb perënditë e tij, edhe pse ato nuk janë perëndi? Por populli im e ka ndërruar lavdinë e tij për diçka që nuk vlen asgjë.
Jeremia 2:12
Habituni, o qiej, me këtë; lebetituni dhe dëshpërohuni shumë", thotë Zoti.
Jeremia 2:13
"Sepse populli im ka kryer dy të këqija: më ka braktisur mua, burimin e ujit që rrjedh, për të hapur sterna, sterna të prishura, që nuk e mbajnë ujin.
Jeremia 2:17
Mos vallë ti u bëre shkak që të të bjerë kjo mbi krye, sepse ke braktisur Zotin, Perëndinë tënd, ndërsa të udhëhiqte nëpër rrugë?
Jeremia 2:18
Dhe tani pse ke marrë rrugën që të çon për në Egjipt, për të shkuar të pish ujërat e Shihorit? Ose pse ke marrë rrugën që të çon në Asiri, për të shkuar të pish ujërat e Lumit?
Jeremia 2:19
Vetë sjellja jote e keqe dhe shmangiet e tua do të të dënojnë. Prano, pra, dhe shiko sa e keqe dhe e hidhur për ty është të braktisësh Zotin, Perëndinë tënd, dhe të mos kesh fare frikë nga unë", thotë Zoti, Zoti i ushtrive.
Jeremia 2:22
Edhe sikur të laheshe me sodë dhe të përdorje shumë sapun, paudhësia jote do të linte një njollë të pashlyeshme para meje", thotë Perëndia, Zoti.
Jeremia 2:23
"Si mund të thuash: "Nuk jam e ndotur, nuk u kam vajtur pas Baalëve"? Shiko rrugën që ke përshkuar në luginë, prano atë që ke bërë, deve e shpejtë, që vrapon pa fre në rrugët e saj.
Jeremia 2:24
Gomaricën e egër, që është mësuar në shkretëtirë, që merr frymë në afshin e dëshirës së saj; kush mund ta përmbajë në stinën e dashurisë? Të gjithë ata që e kërkojnë nuk duhet të lodhen: do ta gjejnë në muajin e vet.
Jeremia 2:28
Po ku janë perënditë e tua që ti ke sajuar? Le të ngrihen po qe se mund të të shpëtojnë në kohën e fatkeqësisë sate. Sepse të shumtë si qytetet e tua janë perënditë e tua, o Judë.
Jeremia 2:30
"Më kot i kam goditur bijtë tuaj; nuk e pranuan korrigjimin. Shpata juaj i ka përpirë profetët tuaj si një luan shkatërrimtar.
Jeremia 2:31
O brezni, ki parasysh fjalën e Zotit! A kam qenë vallë një shkretëtirë për Izraelin ose një vend me errësirë të dendur? Sepse populli im thotë: "Ne endemi lirisht, nuk do të kthehemi më te ti"?
Jeremia 2:33
Sa bukur di t`i përdorësh mënyrat e tua për të siguruar dashurinë! Kështu ua ke mësuar mënyrat e tua madje edhe grave të këqija.
Jeremia 2:36
Pse endesh poshtë e përpjetë, duke ndryshuar rrugën tënde? Do të mbetesh e zhgënjyer edhe nga Egjipti, ashtu siç u zhgënjeve nga Asiria.
Jeremia 3:1
Në rast se një burrë e ndan gruan e tij dhe kjo ikën prej tij dhe bëhet gruaja e një burri tjetër, a do të kthehet vallë ai tek ajo? A nuk do të ishte ai vend shumë i përdhosur? Ti je kurvëruar me
Jeremia 3:2
"Ço sytë në drejtim të lartësive dhe shiko: ku nuk ke rënë në shtrat me ta? Ti je ulur pranë rrugëve për t`i pritur si një Arab në shkretëtirë, dhe ke ndotur vendin me kurvërimet e tua dhe me ligësitë e tua.
Jeremia 3:3
Prandaj shirat u përmbajtën dhe shiu i fundit nuk ra. Por ti ke patur një ballë prostitute dhe nuk ke pranuar të kesh turp.
Jeremia 3:5
A do të mbetet i zemëruar për gjithnjë? A do ta ruajë zemërimin deri në fund?". Ja, ti flet kështu, por ndërkohë ti po kryen të gjitha ligësitë që mundesh".
Jeremia 3:8
Dhe megjithëse unë kisha ndarë Izraelin rebel për shkak të të gjitha shkeljeve të tij dhe i kisha dhënë letrën e ndarjes, pashë që motra e vet e pabesë Juda nuk pati fare frikë, por shkoi edhe ajo të kurvërohet.
Jeremia 3:12
Shko dhe shpalli këto fjalë në drejtim të veriut, duke thënë: "Kthehu, o Izrael rebel"", thotë Zoti, "nuk do ta hedh zemërimin tim mbi ju, sepse jam i mëshirshëm", thotë Zoti, "dhe nuk mbetem i zemëruar për gjithnjë.
Jeremia 3:13
Vetëm prano paudhësinë tënde, sepse je rebeluar kundër Zotit, Perëndisë tënd; ua ke shkapërderdhur favoret e tua të huajve poshtë çdo druri të gjelbëruar dhe nuk ke dëgjuar zërin tim", thotë Zoti.
Jeremia 3:14
"Kthehuni, o bij të përdalë", thotë Zoti, "sepse unë kam pushtet mbi ju. Do t`ju marr një në çdo qytet dhe dy nga çdo familje dhe do t`ju çoj përsëri në Sion.
Jeremia 3:16
Dhe ka për të ndodhur që kur të shumoheni dhe do të jeni pjellorë në vend, në ato ditë", thotë Zoti, "nuk do të thuhet më: "Arka e besëlidhjes të Zotit". Nuk do t`ju shkojë më ndër mend, nuk do ta kujtojnë më, nuk do të shkojnë ta shikojnë më, nuk do të bëhet një tjetër.
Jeremia 3:21
Një zë dëgjohet në lartësitë; të qarat dhe lutjet e bijve të Izraelit, sepse kanë prishur rrugën e tyre dhe kanë harruar Zotin, Perëndinë e tyre.
Jeremia 3:22
"Kthehuni, o bij të përdalë, unë do të shëroj rebelimet tuaja". "Ja, ne po vijmë te ti, sepse ti je Zoti, Perëndia ynë.
Jeremia 3:23
Me siguri ndihma që pritet nga kodrat e nga numri i madh i maleve është e kotë; me siguri shpëtimi i Izraelit qëndron te Zoti, Perëndia ynë.
Jeremia 3:24
Ajo gjë e neveritshme ka përpirë frytin e mundit të etërve tanë qysh prej rinisë sonë, delet dhe qetë e tyre, bijtë e tyre dhe bijat e tyre.
Jeremia 3:25
Le të biem në shtrat me turpin tonë dhe le të na mbulojë poshtërsia jonë, sepse kemi mëkatuar kundër Zotit, Perëndisë tonë, ne dhe etërit tanë qysh prej rinisë sonë e deri në këtë ditë, dhe nuk kemi dëgjuar zërin e Zotit, Perëndisë tonë".
Jeremia 4:4
Rrethprituni për Zotin dhe hiqni lafshën e zemrave tuaja, o njerëz të Judës dhe banorë të Jeruzalemit, me qëllim që zemërimi im të mos shpërthejë si zjarr dhe të mos djegë në mënyrë që askush të mos mund ta shuajë për shkak të ligësisë së veprimeve tuaja!".
Jeremia 4:7
Luani brofi duke dalë nga pjesa e dendur e pyllit të tij dhe një shkatërrues kombesh është nisur, ka lënë banesën e tij për ta katandisur si mos më keq vendin tënd; qytetet e tua do të shkretohen dhe do të mbeten pa banorë.
Jeremia 4:9
Atë ditë ka për të ndodhur", thotë Zoti, "që zemra e mbretit dhe zemra e princave do të ligështohen, priftërinjtë do të mbeten të shushatur dhe profetët të shtangur".
Jeremia 4:11
Në atë kohë do t`i thuhet këtij populli dhe Jeruzalemit: "Një erë zhuritëse që vjen nga lartësitë e zhveshura në shkretëtirë dhe fryn në drejtim të bijës së popullit tim, jo për të shoshitur as për të pastruar;
Jeremia 4:19
Zorrët e mia, zorrët e mia! Po shtrembërohem nga dhimbja. Oh, faqet e zemrës sime! Zemra më rreh fort përbrenda. Unë nuk mund të hesht, sepse, o shpirti im, kam dëgjuar zërin e borisë, britmën e luftës.
Jeremia 4:26
Shikova, dhe ja, toka pjellore ishte një shkretëtirë, dhe të gjitha qytetet e saj ishin shembur përpara Zotit për shkak të zemërimit të tij të fortë.
Jeremia 4:28
Për këtë arsye toka do të mbajë zi dhe lart qiejt do të errësohen, sepse unë kam folur, kam vendosur dhe nuk pendohem dhe as do të kthehem prapa.
Jeremia 4:30
Dhe ti, e shkatërruar, çfarë do të bësh? Edhe sikur të visheshe me rroba ngjyrë flakë të kuqe, edhe sikur të vije zbukurime prej ari, edhe sikur t`i zmadhoje sytë me bistër, më kot do të zbukuroheshe. Dashnorët e tu të përçmojnë, duan jetën tënde.
Jeremia 4:31
Sepse po dëgjoj një britmë si të një gruaje kur lind, një ankth si të një gruaje në lindjen e saj të parë: është britma e bijës së Sionit, që mezi merr frymë dhe shtrin duart e veta, duke thënë: "Mjerë unë! Shpirti im po ligështohet për shkak të vrasësve"".
Jeremia 5:1
Shkoni rreth e rrotull nëpër rrugët e Jeruzalemit; shikoni dhe binduni, dhe kërkoni në sheshet e tij në rast se gjeni një njeri, një njeri të vetëm që zbaton drejtësinë, që kërkon të vërtetën, dhe unë do ta fal.
Jeremia 5:2
Edhe kur thonë: "Zoti rron", me siguri betohen për atë që është e gënjeshtërt.
Jeremia 5:3
O Zot, nuk janë sytë e tu për të vërtetën? Ti i godite, por ata nuk ndjenë asnjë dhembje; i ke konsumuar, por kanë refuzuar të pranojnë korrigjimin. Ata e ngurtësuan fytyrën e tyre më tepër se shkëmbi dhe nuk pranuan të kthehen.
Jeremia 5:4
Prandaj thashë: "Ata janë me siguri të varfër, janë pa mend sepse nuk njohin rrugën e Zotit, ligjin e Perëndisë së tyre.
Jeremia 5:5
Do të shkoj, pra, te të mëdhenjtë dhe do t`u flas atyre, sepse ata e njohin rrugën e Zotit, ligjin e Perëndisë së tyre". Por edhe ata bashkë kanë shkallmuar zgjedhën dhe i kanë këputur verigat.
Jeremia 5:7
"Si do të mund të të falja për këtë? Bijtë e tu më kanë braktisur dhe betohen për ata që nuk janë perëndi. Unë i kam ngopur, por ata kanë shkelur kurorën dhe mbushin shtëpitë e kurvërimit.
Jeremia 5:9
A nuk do t`i dënoj unë për këto gjëra?", thotë Zoti, "dhe nuk do të hakmerrem unë me një komb të tillë?
Jeremia 5:13
Profetët nuk janë veçse ajër dhe tek ata nuk është fjala e Zotit. T`u bëhet atyre ajo që ata thonë për ne!".
Jeremia 5:14
Prandaj kështu thotë Zoti, Perëndia i ushtrive: "Duke qenë se keni folur në këtë mënyrë, unë do t`i bëj fjalët e mia si zjarr në gojën tënde, dhe këtë popull si dru, që ai do të përpijë.
Jeremia 5:19
Dhe do të ndodhë që kur të thoni: "Pse Zoti, Perëndia ynë, na ka bërë të gjitha këto gjëra?", ti do t`u përgjigjesh atyre: "Ashtu si ju më keni braktisur mua dhe u keni shërbyer perëndive të huaja në vendin tuaj, kështu do t`u shërbeni të huajve në një vend që nuk është juaji".
Jeremia 5:20
Lajmëroni për këtë shtëpinë e Jakobit dhe shpalleni në Judë, duke thënë:
Jeremia 5:22
Nuk do të keni frikë prej meje?", thotë Zoti, "nuk do të dridheni para meje që kam vënë rërën si kufi të detit, si një statut të përjetshëm që nuk do të kapërcejë kurrë? Valët e tij ngrihen por nuk fitojnë, bëjnë zhurmë, por nuk e kapërcejnë.
Jeremia 5:24
Nuk thonë në zemër të tyre: "Kemi frikë nga Zoti, Perëndia ynë, që na jep shiun në kohën e duhur, i pari dhe i fundit shi, që mban për ne javët e caktuara për korrje".
Jeremia 5:25
Paudhësitë tuaja i kanë përmbysur këto gjëra dhe mëkatet tuaja mbajnë larg jush begatinë.
Jeremia 5:26
Sepse midis popullit tim ka njerëz të këqij që përgjojnë si gjuetarët e zogjve në pritë; ata vënë leqe dhe kapin njerëz.
Jeremia 5:29
A duhet t`i dënoj për këto gjëra?", thotë Zoti. "Dhe a nuk do të hakmerrem me një komb të tillë?
Jeremia 6:3
Në drejtim të saj vijnë barinj me kopetë e tyre; ngrenë çadrat e tyre rreth e qark kundër saj; secili kullot për veten e tij.
Jeremia 6:4
Përgatitni luftën kundër saj; çohuni dhe le të dalim në mes të ditës! Mjerë ne, sepse dita po kalon dhe hijet e mbrëmjes po zgjaten!
Jeremia 6:7
Ashtu si një pus nxjerr ujërat e tij, kështu ai nxjerr ligësinë e vet; në të flitet vetëm për dhunë dhe për shkatërrim; para meje qëndrojnë vazhdimisht dhembje dhe plagë.
Jeremia 6:8
Lejo të të korrigjojnë, o Jeruzalem, përndryshe shpirti im do të largohet nga ti, përndryshe do të të katandis në një shkretim, në një tokë të pabanuar".
Jeremia 6:9
Kështu thotë Zoti i ushtrive: "Ata që kanë mbetur nga Izraeli do të mblidhen si vilet e pavjela të një vreshti; kaloje përsëri dorën tënde si vjelësi mbi degëzat e hardhisë.
Jeremia 6:10
Kujt do t`i flas dhe cilin do të qortoj që të më dëgjojë? Ja, veshi i tyre është i parrethprerë dhe ata nuk janë të zotë të tregojnë kujdes; ja, fjala e Zotit është bërë për ta objekt përçmimi dhe ata nuk gjejnë tek ajo asnjë kënaqësi.
Jeremia 6:11
Prandaj jam mbushur me zemërimin e madh të Zotit; jam lodhur duke e përmbajtur. Do ta hedh mbi fëmijët në rrugë dhe mbi të rinjtë e mbledhur bashkë, sepse do të kapen si burri ashtu dhe gruaja, si plaku ashtu dhe burri i ngarkuar me vite.
Jeremia 6:16
Kështu thotë Zoti: "Ndaluni nëpër rrugë dhe shikoni, pyesni për shtigjet e vjetra, ku është rruga e mirë, dhe ecni nëpër të; kështu do të gjeni prehje për shpirtrat tuaj". Por ata përgjigjen: "Nuk do të ecim nëpër të".
Jeremia 6:17
"Kam vënë roje mbi ju: Kushtojini kujdes zërit të borisë!". Por ata përgjigjen: "Nuk do t`i kushtojmë kujdes".
Jeremia 6:25
Mos dilni nëpër ara, mos ecni nëpër rrugë, sepse shpata e armikut dhe tmerri janë kudo.
Jeremia 6:26
O bijë e popullit tim, vishu me thes dhe rrotullohu në hi; mbaj zi si për një bir të vetëm, me një vajtim shumë të hidhur, sepse shkatërruesi do të sulet mbi ne papritmas.
Jeremia 6:28
Ata janë të gjithë rebelë midis rebelëve, shkojnë rreth e qark duke përhapur shpifje; janë bronz dhe hekur, janë të tërë korruptues.
Jeremia 7:2
"Ndalu te porta e shtëpisë së Zotit dhe aty shpall këtë fjalë duke thënë: Dëgjoni fjalën e Zotit, o ju të gjithë të Judës që hyni nëpër këto porta për të rënë përmbys përpara Zotit!".
Jeremia 7:3
Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: "Ndreqni rrugët dhe veprimet tuaja, dhe unë do të bëj që të banoni në këtë vend.
Jeremia 7:6
në rast se nuk shtypni të huajin, jetimin dhe gruan e ve, nuk derdhni gjak të pafajshëm në këtë vend dhe nuk adhuroni perëndi të tjera në dëmin tuaj,
Jeremia 7:7
atëherë do të bëj që të banoni në këtë vend, në vendin që u dhashë etërve tuaj prej shumë kohe dhe për gjithnjë.
Jeremia 7:9
Kështu ju vidhni, vrisni, shkelni kurorën, betoheni për të rremen, i digjni temjan Baalit dhe u shkoni pas perëndive të tjerë që më parë nuk i njihnit,
Jeremia 7:12
"Por shkoni tani në vendin tim që ishte në Shiloh, të cilit në fillim i kisha vënë emrin tim dhe shikoni çfarë kam bërë aty për shkak të ligësisë së popullit tim Izrael.
Jeremia 7:13
Dhe tani meqenëse keni kryer tërë këto gjëra", thotë Zoti, "meqenëse kur ju kam folur me urgjencë dhe insistim nuk më keni dëgjuar, dhe kur ju kam thirrur nuk më jeni përgjigjur,
Jeremia 7:14
unë do të veproj me këtë tempull, në të cilin përmendet emri im dhe në të cilin keni besim, me këtë vend që ua dhashë juve dhe etërve tuaj, ashtu si bëra në Shiloh;
Jeremia 7:16
Prandaj mos ndërhy për këtë popull, mos lësho për ata asnjë britmë ose lutje dhe mos ngul këmbë pranë meje se nuk do të kënaq.
Jeremia 7:17
A nuk shikon çfarë po bëjnë në qytetet e Judës dhe nëpër rrugët e Jeruzalemit?
Jeremia 7:18
Bijtë mbledhin drutë, etërit ndezin zjarrin dhe gratë mbrujnë mjellin përpërgatitur kulaç për mbretëreshën e qiellit, dhe pastaj u bëjnë libacione perëndive të tjera për të më zemëruar mua.
Jeremia 7:21
Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: "Shtojini olokaustet tuaja sakrificave tuaja dhe hani mishin e tyre!
Jeremia 7:22
Sepse unë nuk u fola etërve tuaj dhe nuk u dhashë atyre asnjë urdhër, kur bëra që të dalin nga vendi i Egjiptit, përsa u përket olokausteve dhe flijimeve;
Jeremia 7:23
por këtë urdhër u dhashë: "Dëgjoni zërin tim, dhe unë do të jem Perëndia juaj, dhe ju do të jeni populli im; ecni në të gjitha rrugët që ju kam urdhëruar, që të jeni të lumtur".
Jeremia 7:24
Por ata nuk dëgjuan as ma vunë veshin, por ecën sipas këshillave dhe kryeneçësisë së zemrës së tyre të keqe, dhe shkuan prapa dhe jo përpara.
Jeremia 7:27
Prandaj ti do t`u thuash atyre tërë këto gjëra, por ata nuk do të dëgjojnë; do t`i thërrasësh, por nuk do të përgjigjen.
Jeremia 7:28
Kështu do t`u thuash atyre: "Ky është kombi që nuk dëgjon zërin e Zotit, Perëndisë së tij, dhe as pranon korrigjim; e vërteta është zhdukur dhe është eliminuar nga goja e tyre".
Jeremia 7:30
Bijtë e Judës kanë bërë atë që është e keqe për sytë e mi", thotë Zoti. "Kanë vendosur veprimet e tyre të neveritshme në tempullin ku permendet emri im, për ta ndotur.
Jeremia 7:31
Kanë ndërtuar vende të larta të Tofetit, që është në luginën e birit të Hinomit, për të djegur në zjarr bijtë e tyre dhe bijat e tyre, gjë që nuk e kisha urdhëruar dhe që nuk më kishte shkuar kurrë në mendje.
Jeremia 7:33
Kufomat e këtij populli do të bëhen kështu ushqim për shpendët e qiellit dhe për kafshët e tokës, dhe askush nuk do t`i trembë.
Jeremia 8:2
dhe do të ekspozohen para diellit, para hënës dhe para tërë ushtrisë së qiellit, që ata kanë dashur, kanë shërbyer, kanë ndjekur, kanë konsultuar dhe para të cilëve kanë rënë përmbys; nuk do të mblidhen as do të groposen, por do të jenë si pleh mbi faqen e dheut.
Jeremia 8:3
Atëherë vdekja do të jetë më e mirë se jeta për të gjitha mbeturinat e kësaj race të keqe në tërë vendet ku do t`i kem shpërndarë", thotë Zoti i ushtrive.
Jeremia 8:5
Pse, pra, ky popull, o Jeruzalem, është shmangur me një rebelim të përjetshëm? Ngulin këmbë në mashtrim dhe nuk pranojnë të kthehen.
Jeremia 8:6
U kam kushtuar kujdes dhe i kam dëgjuar, por ata nuk flasin drejt; asnjeri nuk pendohet për ligësinë e tij dhe nuk thotë: "Çfarë bëra unë?". Secili merr përsëri vrapimin e tij, si një kalë që hidhet në betejë.
Jeremia 8:9
Njerëzit e ditur do të turpërohen, do të tremben dhe do të kapen. Ja, kanë hedhur poshtë fjalën e Zotit; çfarë diturie mund të kenë?
Jeremia 8:10
Prandaj bashkëshortet e tyre do t`ua jap të tjerëve dhe arat e tyre pronarëve të rinj, sepse nga më i vogli deri te më i madhi lakmojnë fitime; nga profeti deri te prifti të gjithë përdorin gënjeshtrën.
Jeremia 8:12
A u vinte turp vallë kur kryenin veprime të neveritshme? Jo! nuk kishin turp aspak dhe nuk dinin ç`është të skuqesh. Prandaj do të rrëzohen midis atyre që rrëzohen; kur do t`i vizitoj do të përmbysen", thotë Zoti.
Jeremia 8:14
"Pse rrimë ulur? Mblidhuni dhe të hyjmë në qytetet e fortifikuara, dhe në to të vdesim. Sepse Zoti, Perëndia ynë, na bën të vdesim dhe na bën të pimë ujë të helmuar, sepse kemi mëkatuar kundër Zotit.
Jeremia 8:17
"Sepse ja, unë do të dërgoj kundër jush gjarpërinj dhe nepërka, kundër të cilëve nuk vlen asnjë yshtje dhe ata do t`ju kafshojnë", thotë Zoti.
Jeremia 8:18
Sikur të gjeja ngushëllim për dhembjen time. Zemra po më ligështohet përbrenda.
Jeremia 8:21
Për plagën e bijës së popullit tim jam i dëshpëruar, po mbaj zi, jam i tmerruar.
Jeremia 9:2
Ah, sikur të kisha në shkretëtirë një strehë për udhëtarët! Do ta braktisja popullin tim dhe do të shkoja larg tij, sepse janë të gjithë shkelës të kurorës, një turmë tradhtarësh.
Jeremia 9:3
"Zgjasin gjuhën e tyre sikur të ishte harku i tyre për të lëshuar gënjeshtra; në vend janë të fortë, por jo për shkak të së vërtetës, sepse shkojnë nga një e keqe në tjetrën dhe nuk më njohin mua", thotë Zoti.
Jeremia 9:4
"Të ruhet secili nga fqinji i tij dhe mos i keni besim çdo vëllai, sepse çdo vëlla nuk bën gjë tjetër veçse mashtron dhe çdo fqinj përhap shpifje.
Jeremia 9:5
Secili mashtron fqinjin e tij dhe nuk thotë të vërtetën; e ushtron gjuhën e tij për të thënë gënjeshtra dhe mundohet për të bërë të keqen.
Jeremia 9:6
Banesa jote është në mes të mashtrimit dhe për shkak të mashtrimit nuk duan të më njohin", thotë Zoti.
Jeremia 9:7
Prandaj kështu thotë Zoti i ushtrive: "Ja, unë do t`i rafinoj dhe do t`i vë në provë. Çfarë tjetër, pra, mund të bëj për bijën e popullit tim?
Jeremia 9:8
Gjuha e tyre është një shigjetë vrasëse; ajo nuk thotë veçse gënjeshtra. Me gojën e vet secili i flet për paqe fqinjit të tij, por në zemër të vet, ai rri në pritë.
Jeremia 9:9
A nuk duhet vallë t`i dënoj për këto gjëra?", thotë Zoti. "A nuk duhet të hakmerrem me një komb të tillë?".
Jeremia 9:10
për malet do të ngre vaje dhe rënkime dhe nëpër kullotat e shkretëtirës një vajtim, sepse janë djegur dhe nuk kalon asnjeri nëpër to, nuk dëgjohet më blegërima e kopeve. Zogjtë e qiellit dhe kafshët kanë ikur, janë zhdukur.
Jeremia 9:12
Cili është njeriu i urtë që mund t`i kuptojë këto gjëra dhe ai të cilit goja e Zotit i ka folur që ta shpallë? Pse vallë vendi është shkatërruar dhe shkretuar si një shkretëtirë dhe nuk po kalon më askush nëpër të?
Jeremia 9:13
Zoti thotë: "Sepse këta kanë braktisur ligjin tim që kisha vënë përpara, nuk dëgjuan zërin tim dhe nuk kanë ecur në përshtatje me të,
Jeremia 9:15
Prandaj kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: "Ja, unë do ta ushqej këtë popull me pelin dhe do ta bëj të pijë ujë të helmuar.
Jeremia 9:16
Do t`i shpërndaj nëpër kombet, që as ata as etërit e tyre nuk i kanë njohur, dhe do të dërgoj pas tyre shpatën, deri sa t`i kem shkatërruar plotësisht".
Jeremia 9:21
Sepse vdekja është ngjitur nëpër dritaret tona, ka hyrë në pallatet tona për t`i zhdukur fëmijët nga rruga dhe të rinjtë nga sheshet.
Jeremia 10:9
Argjend i petëzuar i sjellë nga Tarshishi dhe ar nga Ufazi, punë zejtari dhe dorë argjendari; rrobja e tyre është e purpurt dhe e kuqe flakë, punime të dala nga duart e njerëzve ekspertë.
Jeremia 10:10
Por Zoti është Perëndia i vërtetë, ai është Perëndia i gjallë dhe mbreti i përjetshëm. Para zemërimit të tij toka dridhet dhe kombet nuk mund të qëndrojnë përpara indinjatës së tij.
Jeremia 10:11
Kështu do t`u thoni atyre: "Perënditë që nuk kanë bërë qiejt dhe tokën do të zhduken nga toka dhe nën qiellin".
Jeremia 10:13
Kur nxjerr zërin e tij ka një zhurmë ujërash në qiell; ai i bën avujt të ngjiten nga skajet e tokës, prodhon vetëtimat për shiun dhe nxjerr erën nga rezervuaret e tij.
Jeremia 10:14
Atëherë çdo njeri bëhet pa mend, pa dituri; çdo argjendari i vjen turp për shëmbëlltyrën e gdhendur të tij sepse shëmbëlltyra e tij e derdhur është e rreme dhe në të nuk ka frymë.
Jeremia 10:15
Janë kotësi, punë mashtrimi; në kohën e ndëshkimit të tyre kanë për të vdekur.
Jeremia 10:18
Sepse kështu thotë Zoti: "Ja, këtë herë do t`i hedh larg banorët e vendit dhe do t`u sjell një fatkeqësi të madhe, me qëllim që të më gjejnë përsëri".
Jeremia 10:19
Mjerë unë për plagën time, plaga ime është e dhembshme. Por unë kam thënë: "Kjo është një sëmundje që unë duhet ta duroj".
Jeremia 10:21
Sepse barinjtë kanë qenë pa mend dhe nuk kanë kërkuar Zotin; prandaj nuk kanë pasur mbarësi dhe tërë kopeja e tyre është shpërndarë.
Jeremia 10:22
Ja, po vjen një zhurmë lajmesh dhe një rrëmujë e madhe nga vendi i veriut, për t`i katandisur qytetet e Judës si shkretëtira, si strehim për çakejtë.
Jeremia 10:24
Më korrigjo, o Zot, por me drejtësi, jo në zemërimin tënd për të mos më reduktuar në asgjë.
Jeremia 10:25
Lëshoje zemërimin tënd mbi kombet që nuk të njohin dhe mbi popujt që nuk përmendin emrin tënd, sepse kanë gllabëruar Jakobin; po, e kanë gllabëruar dhe konsumuar dhe kanë shkatërruar banesën e tij.
Jeremia 11:3
U thuaj atyre: Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: I mallkuar qoftë ai njeri që nuk dëgjon fjalët e kësaj besëlidhjeje,
Jeremia 11:4
që unë u urdhërova etërve tuaj ditën që i nxora nga Egjipti, nga furra prej hekuri, duke thënë: "Dëgjoni zërin tim dhe i bëni këto gjëra në bazë të atyre që ju komandoj; atëherë ju do të jeni populli im dhe unë do të jem Perëndia juaj",
Jeremia 11:5
me qëllim që unë të mund të plotësoj betimin që u kam bërë etërve tuaj, t`u jap atyre një vend ku të rrjedhë qumësht dhe mjaltë, ashtu si po ndodh sot". Unë u përgjigja dhe thashë: "Kështu qoftë, o Zot!".
Jeremia 11:6
Atëherë Zoti më tha: "Shpalli tërë këto fjalë në qytetet e Judës dhe nëpër rrugët e Jeruzalemit, duke thënë: Dëgjoni fjalët e kësaj besëlidhjeje dhe zbatojini në praktikë.
Jeremia 11:8
Por ata nuk e dëgjuan as ia vunë veshin, por secili eci sipas kryeneçësisë së zemrës së keqe të tij; prandaj unë do të bëj që të goditen nga të gjitha gjërat e përmendura në këtë besëlidhje, për të cilat kisha urdhëruar t`i respektonin, por që ata nuk i respektuan".
Jeremia 11:10
Janë kthyer në paudhësitë e etërve të tyre të lashtë, të cilët nuk pranuan të dëgjojnë fjalët e mia, dhe u shkuan pas perëndive të tjera, për t`u shërbyer; shtëpia e Izraelit dhe shtëpia e Judës kanë shkelur besëlidhjen që unë kisha lidhur me etërit e tyre".
Jeremia 11:12
Atëherë qytetet e Judës dhe banorët e Jeruzalemit do të shkojnë t`u klithin perëndive të cilave u kanë djegur temjan, por këta nuk do t`i shpëtojnë në kohën e gjëmës së tyre.
Jeremia 11:13
Sepse o Judë perënditë e tua janë të shumta si qytetet e tua, dhe altarët që keni ngritur për atë gjë të turpshme, altarët për t`i djegur temjan Baalit, janë të shumtë si rrugët e Jeruzalemit.
Jeremia 11:14
Prandaj mos u lut për këtë popull dhe mos ngri për të asnjë britmë a lutje, sepse unë nuk do t`i kënaq kur do të më klithin mua për fatkeqësinë e tyre".
Jeremia 11:17
Zoti i ushtrive që të kishte mbjellë ka dekretuar fatkeqësinë kundër teje, për shkak të ligësisë sate në dëm të vetë shtëpisë së Izraelit dhe të shtëpisë së Judës, duke provokuar zemërimin tim dhe duke i djegur temjan Baalit".
Jeremia 11:21
Prandaj kështu thotë Zoti përsa i përket njerëzve të Anathothit që kërkojnë jetën tënde, duke thënë: "Mos bëj profecira në emër të Zotit, që të mos vdesësh nga dora jonë".
Jeremia 11:23
Nuk ka për të mbetur asnjë prej tyre, sepse unë do të sjell një gjëmë mbi njerëzit e Anathothit, në vitin e ndëshkimit të tyre".
Jeremia 12:3
Por ti, o Zot më njeh, më shikon dhe shqyrton zmrën time në përqasje me ty. Tërhiqi në thertore si dele dhe veçoji për ditën e kërdisë!
Jeremia 12:8
Trashëgimia ime është bërë për mua si një luan në pyll; lëshoi ulërimën e tij kundër meje; për këtë e urreva.
Jeremia 12:9
Trashëgimia ime ka qenë për mua si një shpend grabitqar lara-lara; shpendët grabitqarë hidhen kundër saj nga çdo anë. Shkoni, mblidhini tërë kafshët e fushës, sillini këtu që t`i gëlltisin!
Jeremia 12:11
E kanë katandisur në një shkretim; e shkretuar, të pikëllon para meje; tërë vendi është i shkretuar, por asnjeri nuk mendon për të.
Jeremia 12:12
Mbi të gjitha lartësitë e shkretëtirës kanë arritur shkatërruesit dhe shpata e Zotit e përpin vendin nga një skaj në skajin tjetër të tij; asnjë mish nuk ka paqe.
Jeremia 12:13
Kanë mbjellë grurë, por korrin gjemba; janë lodhur, por pa asnjë përfitim. Do t`u vijë turp nga korrja juaj, për shkak të zemërimit të fortë të Zotit!
Jeremia 12:14
Kështu thotë Zoti për të gjithë fqinjët e mi të këqij, që prekin trashëgiminë që i dhashë në zotërim popullit tim Izrael: "Ja, do t`i çrrënjos nga vendi i tyre dhe do të çrrënjos shtëpinë e Judës në mes të tyre.
Jeremia 12:15
Por ka për të ndodhur që, pasi t`i kem çrrënjosur, do të më vijë keq përsëri për ta dhe do ta çoj përsëri secilin në trashëgiminë e tij, secilin në vendin e tij.
Jeremia 12:16
Dhe ka për të ndodhur që, në rast se mësojnë me kujdes rrugët e popullit tim dhe në se betohen me emrin tim, duke thënë: "Zoti rron", ashtu siç e kanë mësuar popullin tim të betohet për Baalin, do të vendosen mirë e bukur në mes të popullit tim.
Jeremia 13:3
Pastaj fjala e Zotit m`u drejtua për herë të dytë, duke thënë:
Jeremia 13:7
Unë shkova në drejtim të Eufratit, gërmova dhe mora brezin nga vendi ku e kisha fshehur. Por brezi ishte kalbur dhe nuk vlente më për asgjë.
Jeremia 13:10
Ky popull i keq, që nuk pranon të dëgjojë fjalët e mia, që ecën kryelartë sipas zemrës së tij dhe u shkon pas perëndive të tjera për tu shërbyer dhe për të rënë përmbys para tyre, do të bëhet si ky brez që nuk vlen më për asgjë.
Jeremia 13:11
sepse ashtu si brezi përputhet me ijët e njeriut, kështu unë kisha bërë që të përputhej me mua tërë shtëpia e Izraelit dhe tërë shtëpia e Judës", thotë Zoti, me qëllim që të ishin populli im për famën, lavdinë dhe zulmin tim, por nuk deshën të më dëgjojnë"".
Jeremia 13:12
"Prandaj ti do t`u thuash atyre këtë fjalë: "Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: Çdo poç do të mbushet me verë". Në rast se më vonë do të të thonë: "A nuk e dimë vallë që çdo poç mbushet me verë?",
Jeremia 13:13
ti do t`u përgjigjesh atyre: "Kështu thotë Zoti: Ja, unë do t`i deh tërë banorët e këtij vendi: mbretërit që ulen në fronin e Davidit, priftërinjtë, profetët dhe tërë banorët e Jeruzalemit.
Jeremia 13:16
I jepni lavdi Zotit, Perëndisë tuaj, para se të sjellë terrin dhe para se këmbët tuaja të pengohen në malet e mbështjella në muzg, sepse ndërsa ju prisni dritën, ai e ndërron në hije të vdekjes dhe e ndryshon në errësirë të thellë.
Jeremia 13:17
Por në rast se nuk e dëgjoni këtë, shpirti im do të qajë në fshehtësi për shkak të kryelartësisë suaj, sytë e mi do të qajnë parreshtur dhe do të derdhin lot, sepse kopeja e Zotit do të çohet në robëri.
Jeremia 13:22
Dhe në rast se do të thuash në zemrën tënde: "Përse më ndodhin këto gjëra?". Për shkak të përmasës së paudhësisë sate cepat e rrobës sate do të zbulohen dhe thembrat e tua do të duken lakuriq.
Jeremia 13:24
"Prandaj do t`i shpërndaj si byku që e merr era e shkretëtirës.
Jeremia 13:25
Ky është fati yt, pjesa që mata për ty", thotë Zoti, "sepse më ke harruar dhe i ke besuar gënjeshtrës.
Jeremia 13:27
Kam parë shkeljet e tua të kurorës, hingëllimat e tua, shthurjen e kurvërisë sate, gjërat e neveritshme të kryera në kodra dhe në fusha. Mjerë ti, o Jeruzalem! Për sa kohë akoma do të mbetesh i pëgërë?".
Jeremia 14:2
"Juda është në zi dhe portat e qyteteve të saj lëngojnë; mbajnë zi për vendin dhe britma e Jeruzalemit ngjitet deri në qiell.
Jeremia 14:3
Fisnikët dërgojnë ndër ta të rinjtë e tyre për të kërkuar ujë; këta shkojnë në sternat, por nuk gjejnë ujë dhe kthehen me enët e tyre bosh; janë plot me turp dhe të hutuar, dhe mbulojnë kokën e tyre.
Jeremia 14:5
Edhe suta pjell nëpër fusha, por i braktis të vegjlit e saj, sepse nuk ka bar.
Jeremia 14:7
Edhe në se paudhësitë tona dëshmojnë kundër nesh, o Zot, vepro për hir të emrit tënd, sepse rebelimet tona janë të shumta; kemi mëkatuar kundër teje.
Jeremia 14:8
O shpresë e Izraelit, shpëtimtari i tij në kohë fatkeqësie, pse të jesh në vend si një i huaj, si një udhëtar që ndalet vetëm për të kaluar natën?
Jeremia 14:9
Pse të jesh si një njeri i tronditur, si një njeri i fortë që nuk mund të shpëtojë? Megjithatë ti je në mes nesh, o Zot, emri yt përmendet mbi ne. Mos na braktis!
Jeremia 14:10
Kështu i thotë Zoti këtij populli: "Atyre u pëlqen me të vërtetë të enden, nuk përmbajnë hapat e tyre. Prandaj nuk i pëlqejnë Zotit, tani kujton paudhësinë e tyre dhe dënon mëkatet e tyre".
Jeremia 14:11
Pastaj Zoti më tha: "Mos u lut për këtë popull, për mirëqënien e tij.
Jeremia 14:12
Edhe sikur të agjërojnë, nuk kam për ta dëgjuar thirrjen e tyre; në rast se bëjnë olokauste dhe oferta ushqimesh nuk kam për t`i pëlqyer, por do t`i zhduk me shpatën, me urinë dhe murtajën".
Jeremia 14:15
Prandaj kështu thotë Zoti për profetët që profetizojnë në emrin tim pa qenë të dërguar nga unë, dhe shpallin: "Nuk do të ketë as shpatë, as uri në këtë vend", këta profetë do të zhduken nga shpata dhe nga uria.
Jeremia 14:16
Sa për popullin të cilit i kanë profetizuar, do të hidhet në rrugët e Jeruzalemit për shkak të urisë dhe të shpatës, dhe nuk do të ketë asnjeri që t`i varrosë ata, gratë e tyre, bijtë dhe bijat e tyre. Kështu do të hedh mbi ta ligësinë e tyre".
Jeremia 14:18
Në rast se dal nëpër fusha, ja të vdekurit nga shpata; në rast se hyj në qytet, ja ata që vuajnë nga uria. Madje edhe profeti dhe prifti i vijnë rrotull një vendi që nuk njohin".
Jeremia 14:19
Vallë a e ke hedhur poshtë plotësisht Judën, ose je neveritur nga Sioni? Ke goditur dhe nuk ka shërim për ne? Ne prisnim paqen, por nuk ka asnjë të mirë, një kohë shërimi, por ja tmerri.
Jeremia 14:21
Mos na hidh poshtë për hir të emrit tënd, mos turpëro fronin e lavdisë sate. Mbaje mend: mos e prish besëlidhjen me ne.
Jeremia 14:22
Midis idhujve të kotë të njerëzve a ka vallë ndonjë që mund të sjellë shiun? Ose të japë qielli shira të bollshme? A nuk je ti pra, o Zot, Perëndia ynë? Prandaj ne shpresojmë te ti, sepse ke bërë tërë këto gjëra.
Jeremia 15:1
Por Zoti më tha: "Edhe sikur Moisiu dhe Samueli të paraqiteshin para meje, zemra ime nuk do të anonte për këtë popull; dëboje nga prania ime; le të ikë!
Jeremia 15:2
Në rast se të thonë: "Ku do të shkojmë?", do t`u thuash atyre: Kështu thotë Zoti: Drejt vdekjes të caktuarit për vdekje, drejt shpatës të caktuarit për shpatë, drejt urisë të caktuarit për të qenë të uritur, drejt robërisë të caktuarit për robëri.
Jeremia 15:3
Unë do të vendos mbi ta katër lloje dënimesh", thotë Zoti: "shpatën për të vrarë, qentë për të copëtuar, shpendët e qiellit dhe kafshët e tokës për të gllabëruar dhe shkatërruar.
Jeremia 15:4
Do të bëj që të keqtrajtohen në të gjitha mbretëritë e tokës për shkak të Manasit, birit të Ezekias, mbret i Judës, për atë që ka bërë në Jeruzalem.
Jeremia 15:5
Kujt në fakt do t`i vinte keq për ty, o Jeruzalem, kush do të mbante zi për ty? Kush do të shqetësohej për të pyetur si je?
Jeremia 15:6
Ti më ke përzënë", thotë Zoti, "më ke kthyer krahët. Prandaj unë do të shtrij dorën kundër teje dhe do të të shkatërroj; jam lodhur nga pendimet.
Jeremia 15:7
Do t`i shpërndaj me forcë portat e qytetit, do t`u heq fëmijët dhe do të bëj që të zhduket populli im, sepse ata nuk largohen nga udhët e tyre.
Jeremia 15:9
Ajo që ka pjellë shtatë bijë lëngon dhe heq frymën; dielli i saj po perëndon ndërsa është ditë akoma; është mbuluar nga turpi dhe e hutuar. Do t`i dorëzoj ata që do të shpëtojnë prej shpatës në mëshirë të armiqve të tyre", thotë Zoti.
Jeremia 15:11
Zoti thotë: "Me siguri do të të çliroj për gjithnjë, me siguri do të bëj që armiku të të lutet në kohën e fatkeqësisë dhe në kohën e ankthit.
Jeremia 15:13
Pasurinë tënde dhe thesaret e tua do t`i braktis që t`i plaçkitin pa asnjë çmim për të gjitha mëkatet e tua dhe në të gjithë kufijtë e tu.
Jeremia 15:15
Ti e di, o Zot; më mbaj mend mua dhe më vizito, dhe merrmë hak mbi përndjekësit e mi; në ngadalësinë e zemërimit tënd mos më merr me vete; dije që për hirin tënd e mbajta turpin.
Jeremia 15:16
Me të gjetur fjalët e tua, i përpiva; fjala jote ka qenë për mua gëzimi dhe gazi i zemrës sime, sepse emri yt kërkohet nga unë o Zot, Perëndi i ushtrive.
Jeremia 15:17
Unë nuk u ula në kuvendin e tallësve, as nuk u gëzova; por për shkak të dorës sate unë u ula veçmas, sepse ti më kishe mbushur me indinjatë.
Jeremia 15:18
Pse dhembja ime është pa fund dhe plaga ime e pashërueshme nuk pranon të shërohet? A do të jesh për mua si një rrëke që shteron, si ujë që nuk të jep siguri?
Jeremia 15:20
Unë do të të jap për këtë popull një mur të fortë prej bronzi; do të luftojnë kundër teje, por nuk do mund të fitojnë kundër teje, sepse unë do të jem me ty për të të shpëtuar dhe për të të çliruar", thotë Zoti.
Jeremia 16:3
Sepse kështu thotë Zoti për bijtë dhe bijat që kanë lindur në këtë vend dhe për nënat që i kanë pjellë dhe për etërit që i kanë zënë në këtë vend:
Jeremia 16:4
"Ata do të vdesin nga një vdekje rrëqethëse; nuk do të qahen dhe nuk do të varrosen, por do t`i lënë si pleh mbi faqen e dheut; do të shfarosen nga shpata dhe nga uria, dhe kufomat e tyre do të shërbejnë si ushqim për shpendët e qiellit dhe për kafshët e tokës".
Jeremia 16:5
Sepse kështu thotë Zoti: "Mos hyni në shtëpinë e zisë dhe mos shkoni për ngushëllime dhe për t`i vajtuar, sepse unë kam hequr nga ky popull paqen time, mirësinë time dhe mëshirën time", thotë Zoti.
Jeremia 16:6
"Të mëdhenj dhe të vegjël do të vdesin në këtë vend; nuk do të varrosen as do të mbahet zia për ata, nuk do të bëhen prerje as qethje flokësh për ta.
Jeremia 16:7
Nuk do të thyhet buka për ata që mbajnë zi për t`i ngushëlluar për një të vdekur dhe nuk do t`u jepet për të pirë gota e ngushëllimit për atin e tyre dhe nënën e tyre.
Jeremia 16:8
Mos hyni as në një shtëpi banketi për t`u ulur bashkë me ta për të ngrënë dhe për të pirë".
Jeremia 16:9
Sepse kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: "Ja, unë do të bëj që të pushojë në këtë vend, para syve tuaj dhe në ditët tuaja, britma e gëzimit dhe britma e ngazëllimit, zëri i dhëndrit dhe zëri i nuses.
Jeremia 16:10
Dhe ka për të ndodhur që kur t`i shpallësh këtij populli tërë këto gjëra, do të të thonë: "Pse Zoti ka shqiptuar kundër nesh tërë këtë mjerim të madh? Cila është paudhësia jonë? Cili është mëkati që kemi kryer kundër Zotit, Perëndisë tonë?".
Jeremia 16:11
Atëherë ti do t`u përgjigjesh atyre: Sepse etërit tuaj më kanë braktisur", thotë Zoti, "kanë shkuar pas perëndive të tjera, u kanë shërbyer dhe kanë rënë përmbys para tyre, më kanë braktisur mua dhe nuk kanë respektuar ligjin tim.
Jeremia 16:13
Prandaj unë do t`ju dëboj nga ky vend në një vend që as ju, as etërit tuaj nuk keni njohur dhe atje do t`u shërbeni perëndive të tjera ditën e natën, sepse unë nuk do t`ju fal".
Jeremia 16:14
"Prandaj ja, po vijnë ditët", thotë Zoti, "në të cilat nuk do të thuhet më: "Për Zotin e gjallë që nxori bijtë e Izraelit nga vendi i Egjiptit",
Jeremia 16:15
por: "Për Zotin e gjallë që nxori bijtë e Izraelit nga vendi i veriut dhe nga tërë vendet ku i kishte shpërndarë". Dhe unë do t`i çoj përsëri në vendin që u kisha dhënë etërve të tyre.
Jeremia 16:16
Ja, unë do të dërgoj një numër të madh peshkatarësh për t`i peshkuar", thotë Zoti, "dhe pastaj do të dërgoj një numër të madh gjahtarësh për t`i gjuajtur në çdo mal, në çdo kodër dhe në të çarat e shkëmbinjve.
Jeremia 16:18
Para së gjithash do t`i shpaguaj dyfish për paudhësinë dhe mëkatin e tyre, sepse kanë përdhosur vendin tim me kufomat e idhujve të tyre të neveritshëm dhe e kanë mbushur trashëgiminë time me gjërat e tyre të neveritshme".
Jeremia 16:20
"A mundet të shpikë njeriu perëndi, që në të vërtetë nuk janë perëndi?
Jeremia 17:3
O mali im në ara, unë do t`ia braktis plaçkitjes pasuritë e tua, tërë thesaret e tu dhe vendet e tua të larta, për shkak të mëkatit që është i pranishëm në tërë territorin tënd.
Jeremia 17:4
Kështu për fajin tënd do të humbasësh trashëgiminë që të kisha dhënë dhe do të bëj që t`u shërbesh armiqve të tu në një vend që ti nuk e njeh, sepse keni ndezur një zjarr në zemërimin tim, që do të flakërojë gjithnjë".
Jeremia 17:6
Ai do të jetë si një brukë në shkretëtirë; kur vjen e mira, nuk ka për ta parë. Do të banojë në vende të thata në shkretëtirë, në një tokë të kripur pa banorë.
Jeremia 17:9
Zemra gënjehet më tepër se çdo gjë tjetër dhe sëmuret në mënyrë të pashërueshme; kush mund ta njohë atë?
Jeremia 17:10
Unë, Zoti, hetoj zemrën, vë në provë mendjen për t`i dhënë secilit sipas rrugëve të tij, sipas frytit të veprimeve të tij.
Jeremia 17:11
Kush fiton pasuri në mënyrë të padrejtë është si thëllëza që ngroh vezë që nuk i ka bërë vetë; në mes të ditëve të tij ka për t`i lënë dhe në fund do të gjendet i shushatur".
Jeremia 17:13
O Zot, shpresa e Izraelit, tërë ata që të braktisin do të turpërohen. "Ata që largohen nga unë do të jenë të shkruar në tokë, sepse e kanë braktisur Zotin, burimin e ujit të gjallë".
Jeremia 17:17
Mos u bëj për mua një frikë; ti je streha ime ditën e fatkeqësisë.
Jeremia 17:18
Qofshin të turpëruar përndjekësit e mi, por mos qofsha unë i turpëruar; qofshin të turpëruar ata, por mos qofsha i turpëruar unë; sill mbi ta ditën e fatkeqësisë dhe shkatërroji me një shkatërrim të dyfishtë!
Jeremia 17:19
Kështu më ka thënë Zoti: "Shko dhe ndalu te porta e bijve të popullit, nëpër të cilën hyjnë dhe dalin mbretërit e Judës dhe pranë të gjitha portave të Jeruzalemit,
Jeremia 17:20
dhe u thuaj atyre: Dëgjoni fjalën e Zotit, o mbretër të Judës, dhe tërë Juda dhe ju të gjithë banorë të Jeruzalemit, që hyni nëpër këto porta".
Jeremia 17:21
Kështu thotë Zoti: "Kujdesuni për veten tuaj dhe mos mbartni asnjë peshë dhe mos e futni nëpër portat e Jeruzalemit ditën e shtunë.
Jeremia 17:23
Por ata nuk dëgjuan as i vunë veshin, por ngurtësuan zverkun e tyre për të mos dëgjuar dhe për të mos pranuar mësime.
Jeremia 17:24
Kështu do të ndodhë që, në qoftë se do të dëgjoni me kujdes", thotë Zoti, "në rast se bëni që të mos hyjë asnjë peshë nëpër portat e këtij qyteti ditën e shtunë, por do ta shenjtëroni ditën e shtunë dhe nuk do të bëni asnjë punë gjatë asaj dite,
Jeremia 17:25
atëherë mbretërit dhe princat që rrinë ulur mbi fronin e Davidit do të hyjnë nga portat e këtij qyteti të hipur mbi qerre dhe mbi kuaj, ata, princat e tyre, njerëzit e Judës dhe banorët e Jeruzalemit; dhe ky qytet do të banohet përjetë.
Jeremia 17:27
Por në rast se nuk do të më dëgjoni, duke shenjtëruar ditën e shtunë: duke mos mbartur pesha dhe duke mos i futur nëpër portat e Jeruzalemit ditën e shtunë, unë do të ndez një zjarr në portat e tij; ai do të përpijë pallatet e Jeruzalemit dhe nuk do të shuhet".
Jeremia 18:4
Por poçi që po bënte me argjilën u prish në duart e poçarit. Kështu duke e filluar përsëri punën, ai bëri me të një poç tjetër, që iu duk i mirë atij.
Jeremia 18:7
Nga një herë për një komb dhe për një mbretëri, unë flas dhe them se duhet çrrënjosur, rrëzuar dhe shkatërruar;
Jeremia 18:8
por në rast se ai komb kundër të cilit kam folur heq dorë nga ligësia e tij, unë pendohem për të keqen që kisha menduar t`i bëja.
Jeremia 18:9
Herë tjetër për një komb dhe për një mbretëri, unë flas për ndërtim dhe për të mbjella;
Jeremia 18:10
por në rast se ai komb ose ajo mbretëri bën atë që është e keqe në sytë e mi, duke mos e dëgjuar zërin tim, unë pendohem për të mirën që i kisha premtuar t`i bëja.
Jeremia 18:11
Prandaj tani folu njerëzve të Judës dhe banorëve të Jeruzalemit, dhe u thuaj: Kështu thotë Zoti: Ja, unë kam përgatitur kundër jush të keqen dhe një plan kundër jush. Tani le të heqë dorë secili
Jeremia 18:14
A do të zhduket vallë bora e Libanit nga shkëmbinjtë që lartohen përmbi vendin?, ose a do të thahen vallë ujrat e rrjedhshëm të ftohta të një toke të huaj?
Jeremia 18:15
Megjithatë populli im më ka harruar; u djegin temjan idhujve të kotë, që i kanë bërë të pengohen në rrugët e tyre, në shtigjet e lashta, për të ecur në rrugët dytësore dhe jo në rrugën kryesore,
Jeremia 18:17
Unë do t`i shpërndaj përpara armikut ashtu si vepron era e lindjes. Ditën e mjerimit të tyre do t`u tregoj kurrizin dhe jo fytyrën".
Jeremia 18:20
A shpërblehet vallë e mira me të keqen? Sepse ata i kanë hapur një gropë jetës sime. Kujto se jam paraqitur para teje për të folur në favor të tyre dhe për të larguar prej tyre zemërimin tënd.
Jeremia 18:21
Prandaj braktisi urisë bijtë e tyre dhe jepi në pushtetin e shpatës; gratë e tyre mbetshin pa fëmijë dhe të veja, burrat e tyre u plagosshin për vdekje; të rinjtë e tyre u vrafshin nga shpata në betejë.
Jeremia 18:22
U dëgjoftë një britmë nga shtëpitë e tyre, kur do të lëshosh papritmas mbi ta një aradhe ushtarësh, sepse kanë hapur një gropë për të më kapur dhe kanë ngritur leqe te këmbët e mia.
Jeremia 18:23
Por ti o Zot, i njeh tërë qëllimet e tyre kundër meje për të shkaktuar vdekjen time; mos ua fal paudhësinë e tyre, mos fshij mëkatin e tyre nga prania jote. U rrëzofshin para teje. Trajtoji ashpër ditën e zemërimit tënd.
Jeremia 19:1
Kështu ka thënë Zoti: "Shko e bli një poç balte për ujë; pastaj merr disa pleq nga populli dhe disa pleq nga priftërinjtë
Jeremia 19:3
Do të thuash kështu: Dëgjoni fjalën e Zotit, o mbret i Judës dhe banorë të Jeruzalemit. Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: Ja, unë do të sjell mbi këtë vend një fatkeqësi të tillë që do të bëjë të shungullojnë veshët e cilitdo që do ta dëgjojë,
Jeremia 19:4
sepse më kanë braktisur, kanë përdhosur këtë vend dhe u kanë djegur temjan perëndive të tjera, që nuk i njihnin as ata vetë, as etërit e tyre, as mbretërit e Judës, dhe e kanë mbushur këtë vend me gjakun e të pafajmëve;
Jeremia 19:5
i kanë ndërtuar vendet e larta Baalit për të djegur bijtë e tyre në zjarr si olokaust Baalit, gjë që nuk kisha urdhëruar dhe për të cilën nuk kisha folur kurrë dhe nuk më kishte shkuar ndër mend.
Jeremia 19:7
Unë do t`i bëj të kota qëllimet e Judës dhe të Jeruzalemit në këtë vend dhe do të bëj që të rrëzohen nga shpata përpara armiqve të tyre, dhe nga dora e atyre që kërkojnë jetën e tyre, dhe do t`ua jap kufomat e tyre si ushqim shpendëve të qiellit dhe kafshëve të tokës.
Jeremia 19:8
Do ta katandis këtë qytet në një shkatërrim dhe në një objekt talljeje; kushdo që do t`i kalojë pranë do të mbetet i habitur dhe do të fillojë të fishkëllojë për tërë plagët e tij.
Jeremia 19:11
dhe do t`u thuash atyre: Kështu thotë Zoti i ushtrive: Kështu do të copëtoj këtë popull dhe këtë qytet, ashtu si copëtohet një poç balte, që nuk mund të ndreqet më; atëherë do t`i varrosin të vdekurit në Tofet, sepse nuk do të ketë më vend për t`i varrosur.
Jeremia 19:13
Shtëpitë e Jeruzalemit dhe shtëpitë e mbretërve të Judës do të jenë të papastra ashtu si vendi i Tofetit që janë të gjitha shtëpitë mbi çatitë e të cilave i kanë djegur temjan tërë ushtrisë së qiellit dhe u kanë bërë libacione perëndive të tjera".
Jeremia 19:15
"Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: Ja, unë po sjell mbi këtë qytet dhe mbi të gjitha lagjet e tij të jashtme tërë të keqen që shqiptova kundër tij, sepse kanë fortësuar qafën e tyre për të mos dëgjuar fjalët e mia".
Jeremia 20:2
Atëherë Pashhuri rrahu profetin Jeremia dhe e futi në burgun që ndodhej në portën e sipërme të Beniaminit pranë shtëpisë të Zotit.
Jeremia 20:4
Sepse kështu thotë Zoti: Ja, unë do të të braktis ty dhe tërë shokët e tu në dorë të tmerrit; ata do të bien nga shpata e armiqve të tyre dhe sytë e tu kanë për ta parë. Do ta jap tërë Judën në duart e mbretit të Babilonisë, që do t`i çojë në robëri në Babiloni dhe do t`i godasë me shpatë.
Jeremia 20:5
Përveç kësaj tërë pasuritë e këtij qyteti, tërë prodhimin e mundit të tij dhe të gjitha sendet e tij të çmuara, po, do t`i jap tërë thesaret e mbretërve të Judës në dorë të armiqve të tyre që do t`i plaçkisin, do t`i marrin dhe do t`i çojnë në Babiloni.
Jeremia 20:6
Dhe ti, Pashhur, dhe tërë ata që banojnë në shtëpinë tënde, do të shkoni në robëri; do të shkosh në Babiloni, aty ke për të vdekur dhe aty ke për t`u varrosur, ti dhe tërë miqtë e tu të cilëve u ke profetizuar gënjeshtra".
Jeremia 20:8
Sepse sa herë që flas, unë bërtas dhe shpall: "Dhunë dhe plaçkitje!". Po, fjala e Zotit është për mua një shkak turpi dhe talljeje çdo ditë.
Jeremia 20:9
Atëherë unë thashë: "Nuk do ta përmend më dhe nuk do të flas më në emër të tij". Por fjala e tij ishte në zemrën time si një zjarr flakërues, i mbyllur në kockat e mia; përpiqesha ta përmbaja, por nuk mundesha.
Jeremia 20:10
Dëgjoja shpifjet e shumë vetave: "Tmerr rreth e qark! Paditeni dhe do ta padisim!". Tërë ata me të cilët jetoja në paqe prisnin që unë të pengohesha dhe thonin: "Ndofta do të bindet, kështu ne do të kemi epërsi mbi të dhe do të hakmerremi kundër tij".
Jeremia 20:11
Por Zoti është me mua si një hero i fuqishëm; prandaj ndjekësit e mi do të pengohen dhe nuk do të kenë epërsi; do të turpërohen me të madhe, sepse nuk do t`ia dalin mbanë; turpi i tyre do të jetë i përjetshëm dhe nuk do të harrohet.
Jeremia 20:17
sepse nuk më kanë bërë të vdes në bark të nënës; kështu nëna ime do të ishte varri im dhe barku i saj i ngarkuar për gjithnjë.
Jeremia 20:18
Pse kam dalë nga barku i nënës, për të parë vuajtje, dhembje dhe për t`i mbaruar ditët e mia me turp?
Jeremia 21:1
Fjala që iu drejtua Jeremias nga Zoti, kur mbreti Sedekia i dërgoi Pashhurin, birin e Malkiahut dhe Sofonien, birin e Malklahut, priftit, për t`i thënë:
Jeremia 21:2
"Konsulto, pra, për ne Zotin, sepse Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, bën luftë kundër nesh. Ndofta Zoti do të veprojë me ne sipas të gjitha mrekullive të tij, dhe ai do të tërhiqet nga ne".
Jeremia 21:4
Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: Ja, unë do të bëj që të tërhiqen armët e luftës që janë në duart tuaja, me të cilat po luftoni kundër mbretit të Babilonisë, kundër Kaldeasve që ju rrethojnë jashtë mureve, dhe do t`i grumbulloj në mes të këtij qyteti.
Jeremia 21:7
Mbas kësaj", thotë Zoti, "do të jap Sedekian, mbretin e Judës, dhe shërbëtorët e tij, popullin dhe ata që në këtë qytet do të kenë shpëtuar nga murtaja, nga shpata nga uria, në dorë të Nebukadnetsarit, mbretit të Babilonisë, në dorë të armiqve të tyre dhe në dorë të atyre që kërkojnë jetën e tyre. Ai do t`i vrasë me shpatë: nuk ka për t`i falur, as nuk do t`i vijë keq dhe as nuk do të ketë mëshirë për ta.
Jeremia 21:9
Ai që mbetet në këtë qytet ka për të vdekur nga shpata, nga uria dhe nga murtaja; por ai që ka për të dalë dhe do t`u dorëzohet Kaldeasve që ju rrethojnë ka për të jetuar dhe do të ketë si pre jetën e tij.
Jeremia 21:10
Sepse unë e kam kthyer fytyrën time kundër këtij qyteti për fat të keq dhe jo për të mirë", thotë Zoti. "Ai do t`i jepet në dorë mbretit të Babilonisë dhe ai do ta djegë me zjarr".
Jeremia 21:12
O shtëpia e Davidit", kështu thotë Zoti: "Ushtroni drejtësinë që në mëngjes dhe çliroheni atë që e kanë vjedhur nga dora e shtypësit, me qëllim që zemërimi im të mos shpërthejë si zjarr dhe të djegë pa qenë njeri në gjendje ta shuajë, për të shkak të ligësisë së veprimeve tuaja.
Jeremia 21:13
Ja ku jam kundër teje, o banuese e luginës, shkëmb i fushës", thotë Zoti. "Ju që thoni: "Kush do të zbresë kundër nesh? Kush ka për të hyrë në banesat tona?",
Jeremia 21:14
unë do t`ju dënoj sipas frytit të veprimeve tuaja", thotë Zoti, "dhe do t`i vë zjarr pyllit të tij, që do të gllabërojë të gjitha gjërat që ka përreth".
Jeremia 22:2
duke thënë: Dëgjo fjalën e Zotit, o mbret i Judës, që rri ulur mbi fronin e Davidit, ti, shërbëtorët e tu dhe populli yt, që hyni nëpër këto porta.
Jeremia 22:4
Sepse, po t`u përmbahemi tërësisht këtyre fjalëve, atëherë mbretërit e ulur mbi fronin e Davidit do të hyjnë nëpër portat e kësaj shtëpie, të hipur mbi qerre dhe mbi kuaj, ata vetë, shërbëtorët e tyre dhe populli i tyre.
Jeremia 22:5
Por në rast se nuk do të dëgjoni këto fjalë, unë betohem për veten time", thotë Zoti, "që kjo shtëpi do të shkretohet".
Jeremia 22:6
Sepse kështu thotë Zoti për shtëpinë e mbretit të Judës: "Ti ishe për mua si Galaadi, si maja e Libanit. Por unë do të të katandis me siguri në një vend të shkretë, në një qytet pa banorë.
Jeremia 22:7
Po përgatis kundër teje shkatërrues, secili me armët e tij; ata do të rrëzojnë kedrat e tu më të mirë dhe do t`i hedhin në zjarr.
Jeremia 22:9
Dhe do të përgjigjen: "Sepse e kanë braktisur besëlidhjen me Zotin, Perëndinë e tyre, dhe kanë rënë përmbys para perëndive të tjera dhe u kanë shërbyer".
Jeremia 22:10
Mos qani për të vdekurin, mos mbani zi për të, por qani me hidhërim të madh për atë që niset, sepse nuk do të kthehet më dhe nuk e ka për të parë më vendin ku ka lindur.
Jeremia 22:11
Sepse kështu thotë Zoti për Shalumin, birin e Josias, mbret i Judës, që mbretëron në vend të Josias atit të tij dhe që ka dalë nga ky vend: "Ai nuk do të kthehet më,
Jeremia 22:12
por do të vdesë në vendin ku e kanë çuar në robëri dhe nuk ka për ta parë më këtë vend".
Jeremia 22:13
Mjerë ai që e ndërton shtëpinë e tij pa drejtësi dhe dhomat e saj të sipërme me paanësi, që e vë tjetrin të punojë për asgjë dhe nuk ia shpërblen punën e tij,
Jeremia 22:14
dhe thotë: "Do të ndërtoj një shtëpi të madhe me dhoma të sipërme të gjëra", dhe hap në të dritare, e vesh me dru kedri dhe e lyen me të kuq.
Jeremia 22:18
Prandaj kështu thotë Zoti për Jehojakimin, birin e Josias, mbreti i Judës: "Nuk do të mbajnë zi për të, duke thënë: "Vaj medet, vëllai im! Vaj medet, motër!". Nuk do të mbajnë zi për të duke thënë: "Vaj medet, zot! Vaj medet, madhëri e tij!".
Jeremia 22:22
Tërë barinjtë e tu do të gllabërohen nga era dhe dashnorët e tu do të shkojnë në robëri; atëherë do të jesh e turpëruar dhe e shushatur për gjithë ligësinë tënde.
Jeremia 22:28
A është vallë ky njeri, Konjahu, një poç pa vlerë, i thyer, ose një send që nuk prodhon asnjë kënaqësi? Pse, pra, janë përzënë ai dhe pasardhësit e tij dhe janë hedhur në një vend që ata nuk e njohin?
Jeremia 23:1
"Mjerë barinjtë që prishin dhe shpërndajnë kopenë e kullotës sime", thotë Zoti.
Jeremia 23:2
Prandaj kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit, kundër barinjve që kullosin popullin tim: "Ju keni shpërndarë delet e mia, i keni përzënë dhe nuk keni pasur kujdes për to; ja, unë do t`ju dënoj për ligësinë e veprimeve tuaja", thotë Zoti.
Jeremia 23:3
"Por do të mbledh kusurin e deleve të mia nga të gjitha vendet ku i kam shpërndarë dhe do t`i çoj përsëri në kullotat e tyre, ku do të jenë pjellore dhe do të shumohen.
Jeremia 23:7
Pra, ditët po vijnë", thotë Zoti, "gjatë të cilave nuk do të thuhet më: "Për Zotin e gjallë që i nxori bijtë e Izraelit nga vendi i Egjiptit",
Jeremia 23:8
por: "Për Zotin e gjallë që nxori dhe çoi përsëri pasardhësit e shtëpisë së Izraelit nga vendi i veriut dhe nga të tëra vendet ku i kisha shpërndarë"; dhe ata do të qëndrojnë në vendin e tyre".
Jeremia 23:9
Zemra ime është thyer brenda meje për shkak të profetëve, tërë kockat e mia dridhen. Jam si një i dehur, si një njeri i mposhtur nga vera, për shkak të Zotit dhe fjalëve të tij të shenjta.
Jeremia 23:10
Sepse vendi është plot me shkelës të kurorës, për shkak të mallkimit vendi është në zi, kullotat e shkretëtirës janë tharë. Vrapi i tyre është i mbrapshtë dhe forca e tyre nuk është e drejtë.
Jeremia 23:12
"Prandaj rruga e tyre do të jetë për ta si shtigje ku njeriu shket; do të shtyhen në errësirë dhe do të rrëzohen nëpër to, sepse do të bëj që të bjerë mbi ta një gjëmë, në vitin e dënimit të tyre", thotë Zoti.
Jeremia 23:14
Edhe ndërmjet profetëve të Jeruzalemit kam parë gjëra të ndyra: kryejnë shkelje të kurorës, ecin në mënyrë të rreme, përforcojnë duart e keqbërësve, dhe kështu asnjeri nuk largohet nga rruga e keqe që ka marrë. Për mua janë që të gjithë si Sodoma, dhe banorët e tij si Gomora".
Jeremia 23:15
Prandaj kështu thotë Zoti i ushtrive për profetët: "Ja, unë do t`i ushqej me pelin dhe do t`i bëj të pinë ujë të helmuar, sepse nga profetët e Jeruzalemit pabesia është përhapur në tërë vendin".
Jeremia 23:17
U flasin vazhdimisht atyre që më përbuzin: "Zoti ka thënë: Do të keni paqe"; dhe gjithë atyre që ecin në kryeneçësinë e zemrës së tyre: "Asnjë e keqe nuk do t`ju vijë".
Jeremia 23:19
Ja furtuna e Zotit po shpërthen me tërbim, një furtunë e tmerrshme do të shpërthejë mbi kryet e të pabesëve.
Jeremia 23:23
A jam unë vetëm një Perëndi nga afër", thotë Zoti, "apo dhe një Perëndi nga larg?
Jeremia 23:27
Ata mendojnë që populli im do të harrojë emrin tim me ëndrrat e tyre që i tregojnë njëri-tjetrit, ashtu si etërit e tyre harruan emrin tim për Baalin.
Jeremia 23:31
Ja", thotë Zoti, "unë jam kundër profetëve që përdorin gjuhën e tyre dhe thonë: "Ai thotë".
Jeremia 23:32
Ja, unë jam kundër atyre që profetizojnë ëndrra të rreme", thotë Zoti, "dhe ia tregojnë popullit tim dhe e prishin atë me gënjeshtrat dhe me mburrësitë e tyre, megjithëse unë nuk i kam dërguar dhe as nuk u kam dhënë ndonjë urdhër; prandaj nuk do të jenë aspak të vlefshëm për këtë popull", thotë Zoti.
Jeremia 23:33
Në qoftë se ndërkaq ky popull ose një profet a një prift do të të pyesë, duke thënë: "Cili është orakulli i Zotit?", ti do t`u përgjigjesh atyre: Cilin orakull? Unë do t`ju hedh poshtë", thotë Zoti.
Jeremia 23:34
"Sa për profetin, priftin o popullin që do të thotë: "Orakulli i Zotit", unë do ta dënoj atë person dhe shtëpinë e tij.
Jeremia 23:35
Kështu do t`i thoni secili fqinjit të vet secili vëllait të vet: "Çfarë përgjigje ka dhënë Zoti?" dhe "Çfarë ka thënë Zoti?".
Jeremia 23:36
Por orakullin e Zotit nuk do ta përmendni më, sepse fjala e secilit do të jetë orakulli i tij, sepse keni shtrembëruar fjalët e Perëndisë të gjallë, Zoti i ushtrive, Perëndia ynë.
Jeremia 23:37
Kështu do t`i thuash profetit: "Çfarë përgjigje të dha Zoti?" dhe "Çfarë ka thënë Zoti?".
Jeremia 23:40
dhe do t`ju mbuloj me një turp të përjetshëm, që nuk do të harrohet kurrë".
Jeremia 24:1
Zoti më tregoi dy kosha me fiq të vendosur përpara tempullit të Zotit, mbas çuarjes në robëri prej Jeruzalemit nga Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, të Jekoniahut, birit të Jehojakimit, mbret i
Jeremia 24:2
Një nga koshat përmbante fiq shumë të mirë, fiq të dorës së parë, ndërsa koshi tjetër përmbante fiq shumë të këqij, aq të këqij sa nuk mund të haheshin.
Jeremia 24:3
Atëherë Zoti më tha: "Çfarë po shikon, Jeremia?". Unë u përgjigja: "Fiqtë; fiqtë e mirë janë shumë më të mirë, ndërsa ata të këqij janë shumë të këqij, aq të këqij sa nuk mund të hahen.
Jeremia 24:4
Fjala e Zotit m`u drejtua përsëri, duke thënë:
Jeremia 24:5
"Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit. Ashtu si këta fiq janë të mirë, kështu do të kujdesem për ata të Judës që u çuan në robëri, që unë i përzura nga ky vend në vendin e Kaldeasve për të mirën e tyre.
Jeremia 24:6
Unë do t`i hedh me dashamirësi sytë e mi mbi ta dhe do t`i sjell përsëri në këtë vend, do të bëj të begatohen dhe nuk do t`i shkatërroj më, do t`i mbjell dhe nuk do t`i çrrënjos më.
Jeremia 24:7
Do t`u jap një zemër për të më njohur mua që jam Zoti; ata do të jenë populli im dhe unë Perëndia i tyre, sepse do të kthehen tek unë me gjithë zemër.
Jeremia 24:9
Do t`i braktis me qëllim që t`i trajtojnë keq dhe t`i mundojnë në të gjitha mbretëritë e tokës, dhe do të bëhen turpi, gazi, sarkazmi dhe mallkim në të gjitha vendet ku do t`i shpërndaj.
Jeremia 25:1
Fjala që iu drejtua Jeremias për tërë popullin e Judës, në vitin e katërt të Jehojakimit, birit të Josias, mbret i Judës (që ishte viti i parë i Nebukadnetsarit, mbret i Babilonisë),
Jeremia 25:2
dhe që Jeremia shqiptoi përpara tërë popullit të Judës dhe tërë banorëve të Jeruzalemit, duke thënë:
Jeremia 25:4
Zoti ju ka dërguar gjithashtu tërë shërbëtorët e tij, profetët me urgjencë dhe këmbëngulje, por ju nuk e keni dëgjuar as keni vënë veshin për të dëgjuar.
Jeremia 25:5
Ata thonin: "Të kthehet secili nga rruga e tij e keqe dhe nga veprimet e liga, dhe do të banoni në vendin që Zoti ju ka dhënë juve dhe etërve tuaj ngaherë dhe përgjithnjë.
Jeremia 25:6
Mos shkoni mbas perëndive të tjera për t`u shërbyer dhe për të rënë përmbys para tyre, mos provokoni zemërimin tim me veprën e duarve tuaja, dhe unë nuk do t`ju bëj asnjë të keqe".
Jeremia 25:9
ja, unë do të dërgoj të marr tërë kombet e veriut", thotë Zoti, "dhe Nebukadnetsarin, mbretin e Babilonisë, shërbyesin tim, dhe do t`i sjell kundër këtij vendi dhe kundër banorëve të tij, kundër tërë kombeve rreth e qark dhe do të caktoj shfarosjen e tyre dhe do t`i bëj objekt habie, talljeje dhe pikëllimi të përhershëm.
Jeremia 25:12
"Po kur të mbushen shtatëdhjetë vjet, unë do ta dënoj mbretin e Babilonisë dhe atë komb, vendin e Kaldeasve", thotë Zoti, "për shkak të paudhësisë së tyre, dhe do ta katandis në një shkretim të përjetshëm.
Jeremia 25:14
Në fakt shumë kombe dhe mbretër të fuqishëm do t`i kthejnë në robëri vetë Kaldeasit dhe unë do t`i shpërblej sipas veprimeve të tyre dhe sipas veprës së duarve të tyre".
Jeremia 25:15
Sepse kështu më ka thënë Zoti, Perëndia i Izraelit: "Merr nga dora ime këtë kupë vere të zemërimit tim dhe bëj që të pinë tërë kombet te të cilët do të të dërgoj.
Jeremia 25:16
Ata do të pinë, do t`u merren këmbët dhe do të çmenden për shkak të shpatës që do të dërgoj në mes të tyre.
Jeremia 25:18
Jeruzalemi dhe qytetet e Judës, mbretërit dhe princat e tij, për t`i katandisur në një shkatërrim, në një objekt habie, talljeje dhe mallkimi, siç po ndodh sot;
Jeremia 25:20
tërë popullata e përzier, tërë mbretërit e vendit të Uzit, tërë mbretërit e filistejve (domethënë Ashkeloni, Gaza, Ekroni dhe ata që mbetën nga Ashdodi);
Jeremia 25:24
tërë mbretërit e Arabisë, tërë mbretërit e popullatës së përzier që banon në shkretëtirë;
Jeremia 25:27
"Ti, pra, do t`u thuash atyre: Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: Pini, dehuni dhe villni; rrëzohuni pa u ngritur më nga shpata që do të dërgoj në mes jush.
Jeremia 25:29
Sepse ja, unë po filloj të dënoj qytetin në të cilin përmendet emri im, dhe ju do të mbeteni plotësisht pa u ndëshkuar? Jo, nuk do të mbeteni të pandëshkuar, sepse unë do të thërres shpatën mbi të gjithë banorët e tokës", thotë Zoti i ushtrive.
Jeremia 25:37
dhe vathët e qeta janë shkatërruar për shkak të zemërimit të madh të Zotit.
Jeremia 25:38
Ai e ka lënë si një luan i vogël strehën e tij, sepse vendi i tyre është bërë një shkretëtirë për shkak të tërbimit të shtypësit, për shkak të zemërimit të zjarrtë të Zotit".
Jeremia 26:2
"Kështu thotë Zoti: Paraqitu në oborrin e shtëpisë të Zotit dhe u thuaj tërë qyteteve të Judës që vijnë për të adhuruar në shtëpinë e Zotit, të gjitha fjalët që të kam porositur t`u thuash atyre; mos lër as edhe një fjalë.
Jeremia 26:3
Ndofta do të dëgjojnë dhe secili do të largohet nga rruga e tij e keqe, dhe unë do të pendohem për të keqen që mendoj t`u shkaktoj atyre për ligësinë e veprimeve të tyre.
Jeremia 26:6
unë do ta bëj këtë tempull si Shilohun dhe do ta kthej këtë qytet në një mallkim për të gjitha kombet e tokës".
Jeremia 26:13
Prandaj korrigjoni tani rrugët dhe veprimet tuaja dhe dëgjoni zërin e Zotit, Perëndisë tuaj, dhe Zoti do të pendohet për të keqen që ka shqiptuar kundër jush.
Jeremia 26:14
Sa për mua, unë jam në duart tuaja; veproni me mua ashtu siç ju duket e mirë dhe e drejtë.
Jeremia 26:16
Atëherë princat dhe tërë populli u thanë priftërinjve dhe profetëve: "Ky njeri nuk meriton vdekjen, sepse na ka folur në emër të Zotit, Perëndisë tonë".
Jeremia 26:19
A e dënuan vallë me vdekje Ezekian, mbretin e Judës, dhe tërë Judën? A nuk pati frikë nga Zoti dhe a nuk iu lut vallë fytyrës së Zotit, dhe kështu Zoti u pendua për të keqen që kishte shqiptuar kundër tyre? Ne jemi duke bërë përkundrazi një të keqe të madhe kundër vetes sonë".
Jeremia 27:4
dhe jepu urdhër që t`u thonë kështu zotërive të tyre: "Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: Kështu do t`u thoni zotërive tuaj:
Jeremia 27:7
Kështu tërë kombet do t`i shërbejnë atij, birit të tij dhe birit të birit të tij, deri sa të vijë koha edhe për vendin e tij; atëherë shumë kombe me mbretër të fuqishëm do ta katandisin në robëri.
Jeremia 27:10
Po, ata ju profetizojnë gënjeshtra që t`ju largojnë nga vendi juaj, që unë t`ju shpërndaj dhe ju të vdisni.
Jeremia 27:12
Unë i fola, pra, Sedekias, mbretit të Judës, në përputhje me tërë këto fjalë dhe i thashë: "Përkulni qafën tuaj nën zgjedhën e mbretit të Babilonisë, i shërbeni atij dhe popullit të tij dhe do të jetoni.
Jeremia 27:15
"Sepse unë nuk i kam dërguar", thotë Zoti, "por ata profetizojnë gënjeshtrën në emrin tim, me qëllim që unë t`ju shpërndaj dhe ju të vdisni, ju dhe profetët që ju profetizojnë".
Jeremia 27:17
Mos i dëgjoni ata! I shërbeni mbretit të Babilonisë dhe keni për të jetuar. Pse ky qytet duhet të katandiset në një shkretinë?
Jeremia 27:19
Kështu thotë Zoti i ushtrive për shtyllat, detin, qerret dhe pjesën tjetër të orendive që kanë mbetur në këtë qytet,
Jeremia 27:21
po, kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit, për orenditë që kanë mbetur në shtëpinë e Zotit, në shtëpinë e mbretit të Judës dhe në Jeruzalem:
Jeremia 27:22
"Do të çohen në Babiloni dhe aty do të mbeten, deri sa t`i kërkoj unë", thotë Zoti, "dhe do të bëj të dalin përsëri dhe të kthehen në këtë vend".
Jeremia 28:2
"Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: Unë thyej zgjedhën e mbretit të Babilonisë.
Jeremia 28:5
Atëherë profeti Jeremia iu përgjigj profetit Hananiah në prani të priftërinjve dhe në prani të të gjithë popullit që gjendej në shtëpinë e Zotit.
Jeremia 28:11
Pastaj Hananiahu foli në prani të të gjithë popullit, duke thënë: "Kështu thotë Zoti: Në këtë mënyrë unë do të thyej zgjedhën e Nebukadnetsarit, mbretit të Babilonisë, brenda dy vjetëve, nga qafa e të gjitha kombeve. Profeti Jeremia iku nëpër rrugën e tij.
Jeremia 28:14
Kështu në fakt thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: Unë vë një zgjedhë prej hekuri mbi qafën e tërë këtyre kombeve që t`i shërbejnë Nebukadnetsarit, mbretit të Babilonisë, dhe ata do t`i shërbejnë. Atij i kam dhënë gjithashtu kafshët e fushës".
Jeremia 28:16
Prandaj kështu thotë Zoti: "Ja, unë do të të përzë nga faqja e dheut. Sivjet ke për të vdekur, sepse ke folur për rebelim kundër Zotit"".
Jeremia 29:4
"Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit, tërë të internuarve që unë kam çuar në robëri nga Jeruzalemi në Babiloni:
Jeremia 29:6
Merrni gra dhe bëni bij dhe bija, merrni gra për bijtë tuaj dhe martojini vajzat tuaja që të lindin bij dhe bija, me qëllim që atje të shumoheni dhe të mos pakësoheni.
Jeremia 29:7
Kërkoni të mirën e qytetit ku ju kam çuar në robëri dhe lutjuni Zotit për të, sepse mirëqenia juaj varet nga mirëqenia e tij.
Jeremia 29:8
Kështu thotë në të vërtetë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: Të mos ju mashtrojnë profetët dhe shortarët tuaj që janë midis jush, mos merrni parasysh ëndrrat që shikoni.
Jeremia 29:10
"Kështu thotë Zoti: Kur të mbushen shtatëdhjetë vjet për Babiloninë, unë do t`ju vizitoj dhe do ta realizoj fjalën time të mirë, duke bërë të riktheheni në këtë vend.
Jeremia 29:11
Sepse unë i njoh mendimet që kam për ju", thotë Zoti, "mendime paqeje dhe jo të së keqes, për t`ju dhënë një të ardhme dhe një shpresë.
Jeremia 29:14
Unë do të bëj që ju të më gjeni", thotë Zoti, "dhe do t`ju kthej nga robëria juaj; do t`ju mbledh nga të gjitha kombet dhe nga të gjitha vendet ku ju kam shpërndarë", thotë Zoti; "dhe do t`ju çoj përsëri në vendin prej të cilit ju çova në robëri.
Jeremia 29:16
kështu thotë Zoti për mbretin që rri mbi fronin e Davidit, për këtë popullin që banon në këtë qytet, për vëllezërit tuaj që nuk kanë shkuar bashkë me ju në robëri";
Jeremia 29:18
Do t`i ndjek me shpatën, me urinë dhe me murtajën; do të bëj që të trajtohen keq në të gjitha mbretëritë e tokës dhe të jenë një mallkim, një objekt habie, një tallje dhe një turp midis kombeve ku i kam shpërndarë,
Jeremia 29:21
Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit, për Ashabin, birin e Kolajahut, dhe për Sedekian, birin e Maasejahut, që ju profetizojnë gënjeshtra në emrin tim: Ja, unë do t`i lë në dorë të Nebukadnetsarit, mbretit të Babilonisë, dhe ai do t`i vrasë para syve tuaj.
Jeremia 29:22
Prej tyre do të nxirret një formulë mallkimi që do të përdoret nga të gjithë ata që janë në robëri në Babiloni, dhe do të thuhet: "Zoti të trajtoftë si Sedekian dhe Ashabin, që mbreti i Babilonisë ka pjekur në zjarr!"
Jeremia 29:25
Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: Ti ke dërguar në emrin tënd letra tërë popullit që është në Jeruzalem, priftit Sofonia, birit të Maasejahut, dhe të gjithë priftërinjve, duke thënë:
Jeremia 29:26
"Zoti të ka caktuar prift në vend të priftit Jehojada, me qëllim që të ketë kryeintendentë në shtëpinë e Zotit për të mbikqyrur çdo njeri të marrë që bën profetin, me qëllim që ti ta futësh në burg dhe ta mbash në pranga".
Jeremia 29:31
"Dërgo t`u thuash tërë atyre që janë në robëri: Kështu flet Zoti për Shemajahun, Nehelamitin: Duke qenë se Shemajahu ju ka profetizuar, megjithëse unë nuk e kam dërguar, dhe ka bërë të keni besim te gënjeshtra,
Jeremia 29:32
kështu thotë Zoti: Ja, unë do të dënoj Shemajahun, Nehelamitin, dhe pasardhësit e tij; nuk do të ketë asnjërin prej pasardhësve të tij që të banojë në mes të këtij populli, dhe nuk ka për të parë të mirën që unë do t`i bëj popullit tim, thotë Zoti, sepse ka folur për rebelim kundër Zotit".
Jeremia 30:2
"Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: Shkruaj në një libër tërë fjalët që të kam thënë.
Jeremia 30:4
Këto janë fjalët që Zoti shqiptoi për Izraelin dhe Judën:
Jeremia 30:7
Medet, sepse ajo ditë është e madhe; nuk pati kurrë ndonjë të ngjashme me të; do të jetë një kohë ankthi për Jakobin, por ai do të shpëtojë prej tij.
Jeremia 30:9
Por ata të Izraelit do t`i shërbejnë Zotit, Perëndisë së tyre, dhe Davidit, mbretit të tyre, që unë do të ngjall për ta.
Jeremia 30:11
Sepse unë jam me ty", thotë Zoti, "që të të shpëtoj. Unë do të shfaros tërë kombet në mes të të cilëve të kam shpërndarë, por megjithatë nuk do të të shfaros ty, por do të të ndëshkoj me drejtësi dhe nuk do të të lë krejt të pandëshkuar".
Jeremia 30:13
Askush nuk e mbron çështjen tënde; kështu nuk ka asnjë mjekim për plagën tënde dhe asnjë shërim për ty.
Jeremia 30:14
Tërë dashnorët e tu të kanë harruar dhe nuk kujdesen më për ty, sepse të kam qëlluar me një goditje prej armiku, me një ndëshkim të një njeriu mizor, për madhësinë e paudhësisë sate, për morinë e mëkateve të tua.
Jeremia 30:15
Pse bërtet për shkak të së keqes sate? Dhembja jote është e pashërueshme. Unë të bëra këto gjëra për madhësinë e paudhësisë sate, për morinë e mëkateve të tua.
Jeremia 30:17
Po, unë do të të jap përsëri shëndet dhe do të të shëroj plagët e tua", thotë Zoti, "Sepse të quajnë "e dëbuara", duke thënë: "Ky është Sioni për të cilin askush nuk kujdeset"".
Jeremia 30:18
Kështu thotë Zoti: "Ja, unë do të kthej nga robëria çadrat e Jakobit dhe do të më vijë keq për banesat e tij; qyteti do të rindërtohet mbi gërmadhat e tij dhe pallati do të rivendoset në vendin e tij të saktë.
Jeremia 30:22
"Ju do të jeni populli im, dhe unë do të jem Perëndia juaj".
Jeremia 30:23
Ja, po shpërthen stuhia e Zotit, një stuhi e shfrenuar do të bjerë me forcë mbi kokat e të pafeve.
Jeremia 31:1
"Në atë kohë", thotë Zoti, "unë do të jem Perëndia i të gjitha familjeve të Izraelit, dhe ato do të jenë populli im".
Jeremia 31:3
Shumë kohë më parë Zoti m`u shfaq duke thënë: "Po, të kam dashur me një dashuri të përjetshme; prandaj të kam tërhequr me dashamirësi.
Jeremia 31:4
Unë do të të rindërtoj dhe ti do të rindërtohesh, o virgjëreshë e Izraelit. Do të zbukurohesh përsëri me dajret e tua dhe do të dalësh në mes të valleve të atyre që bëjnë festë.
Jeremia 31:5
Do të mbjellësh përsëri vreshta mbi malet e Samarias; mbjellësit do të mbjellin dhe do të vjelin frytin e tyre.
Jeremia 31:6
Do të vijë dita kur rojet do të bërtasin në malin Efraim: "Çohuni, të ngjitemi në Sion, tek Zoti, Perëndia ynë"".
Jeremia 31:7
Sepse kështu thotë Zoti: "Ngrini këngë gëzimi për Jakobin dhe lëshoni britma për të parin e kombeve; shpallni, këndoni lëvdata dhe thoni: O Zot, shpëto popullin tënd, atë që mbeti nga Izraeli.
Jeremia 31:8
Ja, unë po i kthej nga vendi i veriut dhe po i grumbulloj nga skajet e tokës. Midis tyre është i verbëri dhe çalamani, gruaja me barrë dhe bashkë me të ajo që ka për të pjellë: një turmë e madhe do të kthehet këtu.
Jeremia 31:9
Do të vinë duke qarë, do t`i çoj duke u lutur. Do t`i bëj të ecin gjatë rrjedhave ujore, nëpër një rrugë të drejtë në të cilën nuk do të pengohen, sepse jam një atë për Izraelin, dhe Efraimi është i parëlinduri im.
Jeremia 31:10
O kombe, dëgjoni fjalën e Zotit, shpalleni në ishujt e largët dhe thoni: Ai që e ka shpërndarë Izraelin e mbledh dhe e ruan ashtu si vepron bariu me kopenë e tij.
Jeremia 31:15
Kështu thotë Zoti: "U dëgjua një zë në Ramah, një vajtim dhe një e qarë e hidhur: Rakela vajton bijtë e saj dhe nuk pranon të ngushëllohet për ta, sepse ata nuk janë më".
Jeremia 31:16
Kështu thotë Zoti: "Mbaje zërin tënd nga e qara, sytë e tu nga të derdhurit lot, sepse vepra jote do të shpërblehet", thotë Zoti; "ata do të kthehen nga vendi i armikut.
Jeremia 31:17
Ka shpresa për pasardhësit e tu", thotë Zoti; "bijtë e tu do të kthehen brenda kufijve të tyre.
Jeremia 31:18
Kam dëgjuar vazhdimisht Efraimin të ankohet: "Ti më ke dënuar dhe unë jam dënuar si një dem i ri i panënshtruar; më bëj të kthehem dhe unë do të kthehem, sepse ti je Zoti, Perëndia im.
Jeremia 31:20
A është, pra, Efraimi një bir i dashur për mua, një bir i kënaqësive të mia? Në fakt, megjithëse kam folur kundër tij, e kujtoj akoma fort. Prandaj të përbrendshmet e mia mallëngjehen për të dhe me siguri do të kem mëshirë për të", thotë Zoti.
Jeremia 31:21
"Ngreh për vete disa trungje, bëj disa shtylla treguese, ki shumë kujdes për rrugën, për udhën që ke ndjekur. Kthehu, o virgjëreshë e Izraelit, kthehu në këto qytete të tua.
Jeremia 31:22
Deri kur do të shkosh duke u endur, o bijë rebele? Sepse Zoti krijon një gjë të re mbi tokë: gruan që kërkon ta bëjë për vete burrin".
Jeremia 31:23
Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: "Do të thuhet ende kjo fjalë në vendin e Judës dhe në qytetet e veta, kur t`i kem kthyer ata nga robëria: "Zoti të bekoftë, o seli e drejtësisë, o mal i shenjtërisë!".
Jeremia 31:28
Dhe do të ndodhë që ashtu si jam kujdesur për ta për të çrrënjosur, për të shembur dhe për të rrëzuar, për të shkatërruar dhe për të bërë të keqen, po ashtu do të kujdesem për ta për të ndërtuar dhe për të mbjellë", thotë Zoti.
Jeremia 31:30
Por secili do të vdesë për paudhësinë e tij; kushdo që ha rrush të papjekur do t`i mpihen majat e dhëmbëve.
Jeremia 31:32
jo si besëlidhja që kam vendosur me etërit e tyre ditën kur i zura për dore për t`i nxjerrë nga vendi i Egjiptit, sepse ata e shkelën besëlidhjen time, ndonëse unë isha Perëndia i tyre", thotë Zoti.
Jeremia 31:35
Kështu thotë Zoti, që ka dhënë diellin për dritën e ditës dhe i ka dhënë ligje hënës dhe yjeve për dritën e natës, që e larton detin dhe i bën dallgët të uturijnë, emri i të cilit është Zoti, i ushtrive.
Jeremia 31:36
"Në qoftë se këto ligje do të binin përpara meje", thotë Zoti, "atëherë edhe pasardhësit e Izraelit do të pushonin së qeni një komb përpara meje përjetë".
Jeremia 31:37
Kështu thotë Zoti: "Në qoftë se do të mund të mateshin qiejt lart; ose të hulumtoheshin themelet e tokës poshtë, atëherë edhe unë do t`i hidhja poshtë të gjithë pasardhësit e Izraelit për të gjitha ato që kanë bërë, thotë Zoti.
Jeremia 31:38
Ja, do të vijnë ditët, thotë Zoti, në të cilat ky qytet do të rindërtohet për Zotin nga kulla e Hananeelit te porta e Qoshes.
Jeremia 31:39
Që andej litari për matje do të shtrihet akoma drejt deri te kodra e Garebit, duke u kthyer pastaj drejt Goahut;
Jeremia 31:40
Gjithë lugina e kufomave dhe e hirit dhe të gjitha arat deri te përroi i Kidronit, deri te qoshja e portës së Kuajve në drejtim të lindjes, do t`i shenjtërohen Zotit. Nuk do të shkatërrohet më kurrë dhe as nuk do të shembet përjetë".
Jeremia 32:3
Aty e kishte mbyllur Sedekia, mbreti i Judës, duke thënë: "Përse profetizon, duke thënë: "Kështu thotë Zoti: Ja, unë do ta jap këtë qytet në duart e mbretit të Babilonisë dhe ai do ta pushtojë.
Jeremia 32:4
Sedekia, mbreti i Judës, nuk do të shpëtojë nga duart e Kaldeasve, por me siguri do të bjerë në duart e mbretit të Babilonisë dhe do të flasë ballë për ballë me të dhe do ta shohë me vetë sytë e tij.
Jeremia 32:13
Pastaj përpara tyre i dhashë këtë urdhër Barukut:
Jeremia 32:14
"Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: Merr këto akte, aktin e blerjes, qoftë atë të vulosur ashtu edhe atë të hapur, dhe futi në një poç prej balte, që të ruhen për shumë ditë.
Jeremia 32:15
Sepse kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: Në këtë vend do të blihen akoma shtëpi, ara dhe vreshta".
Jeremia 32:17
"Ah, Zot, Zot! Ja, ti e sajove qiellin dhe tokën me fuqinë tënde të madhe dhe me krahun tënd të shtrirë. Nuk ka asgjë tepër të vështirë për ty.
Jeremia 32:18
Ti e tregon mirësinë tënde ndaj një mijë vetave dhe e shpaguan paudhësinë e etërve në gji të bijve të tyre që vijnë pas atyre, o Perëndi i madh e i fuqishëm, emri i të cilit është Zoti i ushtrive.
Jeremia 32:19
Ti je i madh për këshilla dhe i fuqishëm për vepra dhe i ke sytë çelë mbi të gjitha rrugët e bijve të njerëzve, për t`i dhënë secilit sipas veprave të veta dhe sipas frytit të veprimeve të veta.
Jeremia 32:24
Ja, ledhet arrijnë deri në qytet për ta shtënë në dorë; dhe qyteti lihet në dorë të Kaldeasve që luftojnë kundër tij me shpatën, me urinë dhe murtajën. Ndodhi ajo që ti ke thënë; ja, ti e shikon.
Jeremia 32:27
"Ja, unë jam Zoti, Perëndia i çdo mishi; a ka vallë ndonjë gjë tepër të vështirë për mua?".
Jeremia 32:29
Kaldeasit që luftojnë kundër këtij qyteti do të hyjnë në të, do t`i vënë zjarrin këtij qyteti dhe do ta djegin bashkë me shtëpitë mbi çatitë e të cilave i kanë djegur temjan Baalit dhe u kanë bërë libacione perëndive të tjera për të provokuar zemërimin tim.
Jeremia 32:31
Sepse ky qytet, që nga dita që u ndërtua deri më sot, ka qënë për mua një provokim i zemërimit dhe i tërbimit tim; prandaj do ta zhduk nga prania ime,
Jeremia 32:32
për shkak të gjithë së keqes që bijtë e Izraelit dhe bijtë e Judës kanë bërë për të provokuar zemërimin tim, ata, mbretërit e tyre, princat e tyre, priftërinjtë e tyre dhe profetët e tyre, njerëzit e Judës dhe banorët e Jeruzalemit.
Jeremia 32:33
Më kanë kthyer jo fytyrën, por kurrizin; dhe megjithëse i kam mësuar me urgjencë dhe me këmbëngulje, ata nuk më kanë dëgjuar për të marrë korrigjime.
Jeremia 32:34
Por kanë vënë gjërat e tyre të neveritshme në shtëpinë në të cilën përmendet emri im për ta ndotur.
Jeremia 32:35
Kanë ndërtuar gjithashtu vendet e larta të Baalit, që janë në luginën e bijve të Hinomit, në mënyrë që të kalojnë përmes zjarrit bijtë dhe bijat e tyre për nder të Molekut, gjë që unë nuk u kisha urdhëruar dhe nuk më kishte shkuar kurrë ndër mend se do të kryenin një gjë të tillë të neveritshme, duke e bërë Judën të mëkatojë".
Jeremia 32:36
Prandaj kështu thotë tani Zoti, Perëndia i Izraelit, lidhur me këtë qytet, për të cilin ju thoni: "Ai do t`i jepet në dorë mbretit të Babilonisë, me anë të shpatës, të urisë dhe të murtajës".
Jeremia 32:37
"Ja, do t`i mbledh nga të gjitha vendet ku i kam shpërndarë gjatë zemërimit tim, tërbimit tim, indinjatës sime të madhe; do të bëj të kthehen në këtë vend dhe të banojnë të sigurt.
Jeremia 32:38
Ata do të jenë për mua populli im dhe unë do të jem për ta Perëndia i tyre.
Jeremia 32:39
Do t`u jap një zemër të vetme, një rrugë të vetme, me qëllim që të kenë frikë nga unë përjetë për të mirën e tyre dhe të bijve të tyre.
Jeremia 32:40
Do të bëj me ta një besëlidhje të përjetshme; nuk do të largohem më prej tyre dhe do t`u bëj të mira dhe do të shtie në zemrën e tyre frikën, me qëllim që të mos më braktisin.
Jeremia 32:43
Do të blihen akoma ara në këtë vend, për të cilin ju thoni: "Është një vend i shkretë ku s`ka më njerëz a kafshë; është dhënë në duart e Kaldeasve".
Jeremia 33:1
Fjala e Zotit iu drejtua për të dytën hërë Jeremias, ndërsa qëndronte akoma i mbyllur në oborrin e burgut, duke thënë:
Jeremia 33:2
"Kështu thotë Zoti që bën këtë, Zoti që e formon për ta vendosur, emri i të cilit është Zoti:
Jeremia 33:3
M`u drejto dhe unë do të të përgjigjem dhe do të të njoftoj gjëra të mëdha dhe të padepërtueshme që ti nuk i di.
Jeremia 33:4
Sepse kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit, për shtëpitë e këtij qyteti dhe për shtëpitë e mbretërve të Judës që do të shemben përballë ledheve dhe shpatës.
Jeremia 33:5
Ata do të vijnë të luftojnë kundër Kaldeasve, por vetëm për t`i mbushur me kufoma njerëzish, që unë do të godas në zemërimin tim dhe në tërbimin tim, sepse do ta fsheh fytyrën time nga ky qytet për shkak të gjithë ligësisë së tyre.
Jeremia 33:7
Do të bëj që të kthehen të mërguarit e Judës dhe të mërguarit e Izraelit dhe do t`i vendos përsëri si më parë.
Jeremia 33:9
Dhe ky qytet do të ketë për mua një titull gëzimi, lëvdimi dhe lavdie përpara gjithë kombeve të dheut, kur ato të mësojnë gjithë të mirën që unë u bëj atyre; dhe do të kenë frikë e do të dridhen për shkak të gjithë mirësisë dhe të gjithë paqes që unë do t`i sjell atij".
Jeremia 33:10
Kështu thotë Zoti: "Në këtë vend për të cilin ju thoni: "Është një shkreti, që nuk ka më as njerëz as kafshë", në qytetet e Judës dhe nëpër rrugët e Jeruzalemit që janë të shkreta, që nuk ka më as njerëz as kafshë, do të dëgjohen akoma
Jeremia 33:11
britma gëzimi dhe britma hareje, zëri i dhëndrit dhe zëri i nuses, zëri i atyre që thonë: "Kremtoni Zotin e ushtrive, sepse Zoti është i mirë, sepse mirësia e tij zgjat përjetë", dhe të atyre që sjellin oferta falënderimi në shtëpinë e Zotit. Sepse unë do të bëj që të kthehen të mërguarit në vend dhe do t`i vendos përsëri si më parë", thotë Zoti.
Jeremia 33:14
"Ja, do të vijnë ditët", thotë Zoti, "gjatë të cilave unë do të realizoj fjalën e mirë që kam shqiptuar për shtëpinë e Izraelit dhe për shtëpinë e Judës.
Jeremia 33:15
Në ato ditë dhe në atë kohë do të bëj që të mbijë për Davidin një filiz drejtësie, që do të ushtrojë gjykimin dhe drejtësinë në vend.
Jeremia 33:24
"Nuk i ke kushtuar kujdes asaj që ka pohuar ky popull, duke thënë: "Dy familjet që Zoti kishte zgjedhur, i ka hedhur poshtë"? Kështu përçmojnë popullin tim, që në sytë e tyre nuk është një komb".
Jeremia 33:25
Kështu thotë Zoti: "Në qoftë se unë nuk e kam lidhur besëlidhjen time me ditën dhe me natën dhe nuk kam përcaktuar ligjet e qiellit dhe të tokës,
Jeremia 33:26
atëherë do të hedh poshtë edhe pasardhësit e Jakobit, dhe të Davidit, shërbëtorit tim, dhe nuk do të marr më nga pasardhësit e tij drejtuesit e fisit të Abrahamit, të Isakut dhe të Jakobit. Por unë do të bëj që të kthehen mërgimtarët e tyre dhe do të kem mëshirë për ta".
Jeremia 34:2
"Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: Shko dhe foli Sedekias, mbretit të Judës dhe i thuaj: Kështu thotë Zoti: Ja, unë ia jap këtë qytet në dorë mbretit të Babilonisë, i cili do ti vërë flakën.
Jeremia 34:3
Ti nuk do të shpëtosh nga dora e tij, por do të kapesh me siguri dhe do të biesh në pushtetin e tij; sytë e tu do të shohin sytë e mbretit të Babilonisë, ai do të të flasë ballë për ballë dhe ti do të shkosh në Babiloni".
Jeremia 34:4
Megjithatë dëgjo fjalën e Zotit, o Sedekia, mbreti i Judës: "Kështu thotë Zoti për ty: Nuk ke për të vdekur nga shpata.
Jeremia 34:5
Por do të vdesësh në paqe; dhe ashtu si dogjën aroma për etërit e tu, mbretërit e lashtë që ishin para teje, kështu do të djegin aroma për ty dhe do të mbajnë zi duke thënë: "Vaj medet, Zot!". Po, unë e shqiptova këtë fjalë", thotë Zoti.
Jeremia 34:8
Kjo është fjala që iu drejtua Jeremias nga Zoti, mbas përfundimit të një besëlidhjeje nga mbreti Sedekia me tërë popullin që ishte në Jeruzalem për tu shpallur atyre lirinë:
Jeremia 34:11
Por më vonë ndryshuan mendim dhe bënë që të rikthehen skllevërit dhe skllavet që i kishin lëshuar të lirë dhe i nënshtruan përsëri si skllevër dhe skllave të tyre.
Jeremia 34:13
"Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: Unë lidha një besëlidhje me etërit tuaj ditën që i nxora nga Egjipti, nga shtëpia e robërisë, duke thënë:
Jeremia 34:15
Ju sot nisët të bëni atë që është e drejtë në sytë e mi, duke shpallur secili lirinë e vëllait të vet, dhe keni lidhur një besëlidhje para meje, në tempull, ku përmendet emri im.
Jeremia 34:16
Por më vonë keni ndryshuar mendim dhe keni përdhosur emrin tim, sepse secili ka bërë të kthehet skllavi i tij apo skllavja e tij, dhe i keni nënshtruar në mënyrë që të jenë skllevër apo skllave tuaja".
Jeremia 34:17
Prandaj kështu thotë Zoti: "Ju nuk më jeni bindur duke shpallur secili lirinë e vëllait të tij dhe e të të afërmit të tij. Tani ja, unë ju shpall lirinë", thotë Zoti, "për shpatën, për murtajën dhe për urinë dhe do t`ju braktis që t`ju keqtrajtojnë në të gjitha mbretëritë e dheut.
Jeremia 34:20
do t`i jap në dorë të armiqve të tyre dhe në dorë të atyre që kërkojnë jetën e tyre; dhe kufomat e tyre do të shërbejnë si ushqim për shpendët e qiellit dhe për kafshët e tokës.
Jeremia 35:4
dhe i çova në shtëpinë e Zotit, në dhomën e bijve të Hananit, birit të Igdaliahut, njeri i Perëndisë, e cila ndodhej pranë dhomës së princave mbi dhomën e Maasejahut, birit të Shalumit, rojtar i portës.
Jeremia 35:5
Vendosa pastaj përpara bijve të shtëpisë së Rekabitëve enë plot me verë dhe kupa dhe u thashë: "Pini verë".
Jeremia 35:6
Po ata u përgjigjën: "Ne nuk pimë verë, sepse Jehonadabi, biri i Rekabit, atit tonë, na ka urdhëruar duke thënë: "Nuk do të pini verë përjetë, as ju as bijtë tuaj.
Jeremia 35:9
të mos ndërtojmë shtëpi për të banuar dhe të mos kemi as vreshta, as ara dhe as farë.
Jeremia 35:13
"Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: Shko dhe u thuaj njerëzve të Judës dhe banorëve të Jeruzalemit: Nuk doni, pra, të mësoni, duke dëgjuar fjalët e mia?", thotë Zoti.
Jeremia 35:15
Ju kam dërguar gjithashtu me urgjencë dhe me këmbëngulje shërbëtorët e mi, profetët, duke ju thënë: "Le të tërhiqet pra, secili nga rruga e tij e keqe, përmirësoni veprimet tuaja dhe mos u shkoni pas perëndive të tjera që t`u shërbeni; atëherë do të banoni në vendin që ju dhashë juve dhe etërve tuaj". Por ju nuk më keni dëgjuar, as më jeni bindur.
Jeremia 35:17
Prandaj kështu thotë Zoti, Perëndia i ushtrive, Perëndia i Izraelit: "Ja, unë po bëj që të vijë mbi Judë dhe mbi gjithë banorët e Jeruzalemit, gjithë atë të keqe që kam shqiptuar kundër tyre, sepse u kam folur, por nuk më kanë dëgjuar, i kam thirrur, por nuk më janë përgjigjur".
Jeremia 35:18
Dhe shtëpisë së Rekabitëve Jeremia i tha: "Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: Me qënë se i jeni bindur porosisë së atit tuaj, Jehonadabit, keni zbatuar tërë urdhrat e tij dhe keni kryer të gjitha ato që ju kishte porositur,
Jeremia 35:19
kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: Jehonodabit, birit të Rekabit, nuk do ti mungojë kurrë një njeri që të jetë gjithnjë para meje".
Jeremia 36:7
Ndofta do t`i paraqesin lutjet e tyre për falje Zotit dhe secili do të tërhiqet nga rruga e tij e keqe, sepse i madh është zemërimi dhe tërbimi që Zoti ka shqiptuar kundër këtij populli".
Jeremia 36:9
Në vitin e pestë të Jehojakimit, birit të Josias, mbret i Judës, në muajin e nëntë u shpall një agjërim para Zotit për të gjithë popullin e Jeruzalemit dhe për gjithë popullin e ardhur nga qytetet e Judës në Jeruzalem.
Jeremia 36:10
Atëherë Baruku lexoi nga libri fjalët e Jeremias në veshët e tërë popullit, në shtëpinë e Zotit, në dhomën e Gemariahut, birit të Shafanit, shkruesit, në oborrin e sipërm, në hyrjen e Portës së Re të shtëpisë së Zotit.
Jeremia 36:14
Atëherë tërë princat i dërguan Barukut Jehudin, birin e Nethaniahut, bir i Shelemiahut, bir i Kushit, për t`i thënë: "Merr në dorë rrotullën që lexove në veshët e popullit dhe eja". Kështu Baruku, bir i Neriahut, mori në dorë rrotullën dhe erdhi tek ata.
Jeremia 36:18
Baruku u përgjigj: "Ai më tha tërë këto fjalë me gojën e tij, dhe unë i kam shkruar me bojë në libër".
Jeremia 36:28
"Merr përsëri një rrotull tjetër dhe shkruaj mbi të tërë fjalët e mëparshme, që ishin në rrotullën e parë të djegur nga Jehojakimi, mbreti i Judës.
Jeremia 36:30
Prandaj kështu thotë Zoti për Jehojakimin, mbretin e Judës: Ai nuk do të ketë njeri që të ulet mbi fronin e Davidit dhe kufoma e tij do të hidhet jashtë dhe do të ekspozohet në vapën e ditës dhe në ngricën e natës.
Jeremia 36:31
Unë do ta dënoj atë, pasardhësit e tij dhe shërbëtorët e tij për paudhësinë e tyre dhe do të sjell mbi ta, mbi banorët e Jeruzalemit dhe mbi njerëzit e Judës tërë të keqen që kam shqiptuar kundër tyre, sepse nuk më dëgjuan".
Jeremia 37:3
Mbreti Sedekia dërgoi Jehukalin, birin e Shelemiahut, dhe priftin Sofoni, birin e Maasejahut, te profeti Jeremia për t`i thënë: "Oh, lutju për ne Zotit, Perëndisë tonë".
Jeremia 37:7
"Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: Do t`i thoni kështu mbretit të Judës që ju ka dërguar për t`u konsultuar me mua: Ja, ushtria e Faraonit, që kishte dalë për t`ju ndihmuar, do të kthehet në vendin e vet, në Egjipt.
Jeremia 37:11
Ndodhi që, kur ushtria e Kaldeasve u largua nga Jeruzalemi për shkak të ushtrisë së Faraonit,
Jeremia 37:12
Jeremia doli nga Jeruzalemi për të shkuar në vendin e Beniaminit për të marrë pjesën e tij të trashëgimisë në mes të popullit.
Jeremia 37:14
Jeremia u përgjigj "Nuk është e vërtetë, unë nuk po bëhem me Kaldeasit", por ai nuk ia vuri veshin. Kështu Irijahu e arrestoi Jeremian dhe e çoi te princat.
Jeremia 37:17
Pastaj mbreti Sedekia dërgoi ta marrin, e pyeti fshehurazi në shtëpinë e tij dhe i tha: "A ka ndonjë fjalë nga ana e Zotit?". Jeremia u përgjigj: "Po, ka". Dhe shtoi: "Ti do të jepesh në dorë të mbretit të Babilonisë".
Jeremia 37:18
Përveç kësaj Jeremia i tha mbretit Sedekia: "Çfarë faji kam kryer kundër teje, kundër shërbëtorëve të tu ose kundër këtij populli, që më fute në burg?
Jeremia 38:2
"Kështu thotë Zoti: Kush do të mbetet në këtë qytet ka për të vdekur nga shpata, nga uria ose nga murtaja, por ai që do t`u dorëzohet Kaldeasve do të jetojë; do të ketë si pre e tij jetën e tij, por do të jetojë".
Jeremia 38:15
Jeremia iu përgjigj Sedekias: "Po të ta them, me siguri nuk do të bësh që të vdes? Dhe në qoftë se pastaj të jap një këshillë, nuk do të ma dëgjosh".
Jeremia 38:17
Atëherë Jeremia i tha Sedekias: "Kështu thotë Zoti, Perëndia i ushtrive, Perëndia i Izraelit: Në rast se u dorëzohesh princave të mbretit të Babilonisë, do të shpëtosh jetën tënde; ky qytet nuk do të digjet dhe ti do të jetosh me shtëpinë tënde;
Jeremia 38:20
Por Jeremia iu përgjigj: "Nuk do të të dorëzojnë në duart e tyre. Oh, dëgjo zërin e Zotit në atë që të them; kështu do të të ecë mbarë dhe do të jetosh.
Jeremia 38:22
Ja, të gjitha gratë që kanë mbetur në shtëpinë e mbretit të Judës do të çohen te princat e mbretit të Babilonisë dhe do të thonë: "Miqtë e tu të ngushtë të kanë bërë për vete dhe kanë sunduar mbi ty; këmbët e tua janë fundosur në baltë dhe ata të kanë kthyer kurrizin".
Jeremia 38:24
Sedekia i tha Jeremias: Askush të mos i dijë këto fjalë dhe ti nuk ke për të vdekur.
Jeremia 38:25
Por në rast se princat do të mësojnë që kam folur me ty dhe do të vijnë te ti për të të thënë: "Na njofto çfarë i ke thënë mbretit dhe atë që mbreti të ka thënë ty, mos na fshih asgjë dhe nuk do të të bëjmë të vdesësh",
Jeremia 38:26
do t`u përgjigjesh atyre: "I paraqita kërkesën time mbretit, që të mos më kthente në shtëpinë e Jonathanit për të vdekur"".
Jeremia 38:27
Tërë princat erdhën te Jeremia dhe e morën në pyetje, por ai u përgjigj duke iu përmbajtur tërë fjalëve që mbreti kishte urdhëruar; prandaj e lanë të qetë, nuk mësuan asgjë nga biseda.
Jeremia 39:4
Me t`i parë, Sedekia, mbreti i Judës, dhe njerëzit e luftës ua mbathën, duke dalë natën nga qyteti nëpër rrugën e kopshtit mbretëror, nëpërmjet portës ndërmjet dy mureve, dhe morën rrugën e Arabahut.
Jeremia 39:7
urdhëroi gjithashtu t`i nxjerrin sytë Sedekias dhe e lidhi me një zinxhir të dyfishtë prej bronzi për ta çuar në Babiloni.
Jeremia 39:11
Por për sa i përket Jeremias, Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, i kishte dhënë këtë urdhër Nebuzaradanit, komandantit të rojeve, duke i thënë:
Jeremia 39:16
"Shko dhe foli Etiopiasit Ebed-melek, duke i thënë: Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: Ja, unë po i realizoj mbi këtë qytet fjalët e mia për shkatërrimin e tij dhe jo për të mirën e tij, dhe atë ditë ato do të vërtetohen para teje.
Jeremia 39:18
Po, unë do të të çliroj patjetër, dhe nuk do të biesh nga shpata, por jeta jote do të jetë për ty si preja jote, sepse ke vënë besimin tënd tek unë, thotë Zoti".
Jeremia 40:2
Komandanti i rojeve zuri Jeremian dhe i tha: "Zoti, Perëndia yt, e ka shqiptuar këtë të keqe kundër këtij vendi.
Jeremia 40:4
Ja sot po të zgjidh nga prangat që ke në duar; në rast se të pëlqen të vish me mua në Babiloni, eja, dhe unë do të kujdesem për ty; por në rast se nuk të pëlqen të vish me mua në Babiloni, qëndro. Ja, tërë vëndi është para teje; shko atje ku të pëlqen më tepër dhe ku ke më tepër rehati".
Jeremia 40:10
Sa për mua, ja, unë do të qëndroj në Mitspah për të qënë në dispozicion të Kaldeasve, që do të vijnë te ne; por ju grumbulloni verën, frutat verore dhe vajin, vendosini në enët tuaja dhe qëndroni në qytetet tuaja që keni zënë".
Jeremia 40:12
po, tërë Judejtë u kthyen nga të gjitha vendet ku ishin shpërndarë dhe erdhën në vendin e Judës te Gedaliahu në Mitspah dhe mblodhën verë dhe fruta verore me bollëk të madh.
Jeremia 40:15
Atëherë Johanani, bir i Kareahut, i tha në mënyrë të fshehtë Gedaliahut në Mitspah: "Oh, më lër të shkoj ta vras Ishmaelin, birin e Nethanjahut; askush nuk do ta mësojë. Pse duhet të të marr jetën, dhe kështu tërë Judejtë që janë mbledhur rreth teje të shpërndaheshin dhe pjesa që mbetet e Judës të vdesë?".
Jeremia 40:16
Por Gedaliahu, bir i Ahikamit, i tha Johananit, birit të Kareahut: "Mos bëj një gjë të tillë, sepse ajo që thua për Ishmaelin është e rreme".
Jeremia 41:6
Ishmaeli, bir i Nethaniahut u doli përballë në Mitspah duke vajtuar ndërsa po ecte. Kur i takoi u tha: "Ejani te Gedaljahu, bir i Ahikamit".
Jeremia 41:8
Por ndër ta kishte dhjetë burra që i thanë Ishmaelit: "Mos na vrit, sepse në fushat kemi rezerva të fshehura gruri, elbi, vaji dhe mjalti". Atëherë ai u përmbajt dhe nuk i vrau me vëllezërit e tyre.
Jeremia 41:10
Pastaj Ishmaeli i çoi si robër tërë ata që kishin mbetur nga populli që gjendej në Mitspah: vajzat e mbretit dhe tërë popullin që kishte mbetur në Mitspah dhe mbi të cilin Nebuzaradani, komandanti i rojeve, kishte vendosur Gedaliahun, birin e Ahikamit. Ishmaeli, bir i Nethaniahut, i çoi si robër dhe u nis për të shkuar tek Amonitët.
Jeremia 41:17
Ata u nisën dhe u ndalën në Geruth-Kimhan, që ndodhet në afërsitë e Betlemit, për të vazhduar më pas udhën dhe për të shkuar në Egjipt,
Jeremia 41:18
për shkak të Kaldeasve, sepse ata kishin frikë prej tyre, me qënë se Ishmaeli, bir i Nethaniahut, kishte vrarë Gedaliahun, birin e Ahikamit, që mbreti i Babilonisë kishte emëruar si qeveritar të vendit.
Jeremia 42:2
dhe i thanë profetit Jeremia: "Oh, arriftë lutja jonë para teje dhe lutju Zotit, Perëndisë tënd, për ne, për tërë këtë mbeturinë (sepse nga shumë që ishim kemi mbetur pak, si po e vë re me sytë e tu),
Jeremia 42:3
me qëllim që Zoti, Perëndia yt, të na tregojë udhën nëpër të cilën duhet të ecim dhe atë që duhet të bëjmë".
Jeremia 42:4
Profeti Jeremia u tha atyre: "E mora vesh! Ja, do t`i lutem Zotit, Perëndisë tuaj, sipas fjalëve tuaja dhe do t`ju bëj të ditur tërë ato që Zoti do t`ju thotë; nuk do t`ju fsheh asgjë".
Jeremia 42:5
Atëherë ata i thanë Jeremias: "Zoti le të jetë dëshmitar i vërtetë dhe besnik kundër nesh, po qe se ne nuk do të veprojmë sipas çdo fjale që Zoti, Perëndia yt, do të dërgojë të na thotë nëpërmjet teje.
Jeremia 42:6
Qoftë përgjigjja e tij e pëlqyer ose e papëlqyer, ne do t`i bindemi zërit të Zotit, Perëndisë tonë, tek i cili po të dërgojmë me qëllim që të na vinë të mira duke iu bindur zërit të Zotit, Perëndisë tonë".
Jeremia 42:9
dhe u tha atyre: "Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit, tek i cili më dërguat me qëllim që t`i paraqitja lutjen tuaj:
Jeremia 42:10
"Në rast se vazhdoni të rrini në këtë vend, unë do t`ju vendos dhe nuk do t`ju shkatërroj, do t`ju mbjell dhe nuk do t`ju çrrënjos, sepse po pendohem për mjerimin që kam sjellë mbi ju.
Jeremia 42:11
Mos kini frikë nga mbreti i Babilonisë, prej të cilit trembeni; mos kini frikë prej tij", thotë Zoti, "sepse unë jam me ju, për t`ju shpëtuar dhe për t`ju çliruar nga dora e tij.
Jeremia 42:13
Por në qoftë se, duke mos iu bindur zërit të Zotit, Perëndisë tuaj, ju thoni: "Nuk duam të qëndrojmë në këtë vend",
Jeremia 42:14
dhe thoni: "Jo, duam të shkojmë në vendin e Egjiptit, ku nuk do të shikojmë luftë as nuk do të dëgjojmë zërin e burisë dhe as nuk do të vuajmë më nga uria për bukë, dhe aty do të banojmë",
Jeremia 42:15
e mirë, pra, dëgjoje atëherë fjalën e Zotit, o mbetje e Judës! Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: "Në rast se me të vërtetë keni vendosur të shkoni në Egjipt dhe shkoni aty për t`u ngulitur,
Jeremia 42:17
Do të ndodhë, pra, që tërë ata që kanë vendosur të shkojnë në Egjipt për të banuar atje, do të vdesin nga shpata, nga uria apo nga murtaja. Asnjë prej tyre nuk do të mbetet gjallë dhe nuk do t`i shpëtojë kësaj fatkeqësie që unë do të sjell mbi ta".
Jeremia 42:18
Sepse kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: "Ashtu si zemërimi im dhe tërbimi im janë derdhur mbi banorët e Jeruzalemit, kështu tërbimi im do të derdhet mbi ju, kur të hyni në Egjipt, dhe do të bëheni objekt nëme, habije, mallkimi, turpi dhe nuk do ta shihni më këtë vend".
Jeremia 42:20
Ju keni përdorur mashtrimin kundër vetes suaj, kur më dërguat tek Zoti, Perëndia juaj, duke thënë: "Lutju për ne Zotit, Perëndisë tonë, dhe tërë ato që ka për të thënë Zoti, Perëndia ynë, na i trego me besnikëri, dhe ne do t`i bëjmë".
Jeremia 42:21
Unë ua bëra të ditur sot; por ju nuk i bindeni zërit të Zotit, Perëndisë tuaj, dhe asgjëje nga ato që ka dërguar t`ju thotë nëpërmjet meje.
Jeremia 42:22
Por dijeni mirë, pra, që ju do të vdisni nga shpata nga uria dhe nga murtaja në vendin ku dëshironi të shkoni për të banuar".
Jeremia 43:1
Ndodhi që kur Jeremia mbaroi së njoftuari tërë popullit të gjitha fjalët e Zotit, Perëndisë të tyre, tërë fjalët që Zoti, Perëndia i tyre, u kishte dërguar atyre,
Jeremia 43:2
Azaria, bir i Hoshajahut dhe Johanani, bir i Kareahut, dhe tërë njerëzit krenarë i thanë Jeremias: "Ti flet të pavërteta; Zoti, Perëndia ynë, nuk të ka dërguar të thuash: "Mos shkoni në Egjipt për të banuar atje",
Jeremia 43:5
Por Johanani, bir i Kareahut, dhe të gjithë krerët e forcave morën tërë të mbeturit e Judës që ishin kthyer nga të gjitha kombet ku ishin shpërndarë, për të banuar në vendin e Judës:
Jeremia 43:6
burrat, gratë, fëmijët, vajzat e mbretit dhe të gjithë personat që Nebuzaradani, komandanti i rojeve, kishte lënë bashkë me Gedaliahun, birin e Ahikamit, bir i Shafanit, bashkë me profetin Jeremia dhe me Barukun, birin e Neriahut,
Jeremia 43:10
Pastaj do t`u thuash atyre: Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: Ja, unë do të dërgoj të marr Nebukadnetsarin, mbretin e Babilonisë, shërbëtorin tim, dhe do të vendos fronin e tij mbi këta gurë që kam fshehur, dhe ai do të shtrijë shatorren e tij mbretërore mbi to.
Jeremia 43:11
Ai do të vijë dhe do të godasë vendin e Egjiptit, dhe do të çojë në vdekje ata që janë caktuar të vdesin, në robëri ata që janë caktuar të jenë robër dhe në shpatë ata që janë caktuar për shpatë.
Jeremia 43:12
Unë do t`u vë zjarrin tempujve të perëndive të Egjiptit; ai do t`i djegë dhe do t`i çojë në robëri dhe do të mbështillet me vendin e Egjiptit ashtu siç mbështillet bariu në veshjen e tij; pastaj do të niset që andej në paqe.
Jeremia 43:13
Do të copëtojë gjithashtu shtyllat e shenjta të tempullit të diellit, që ndodhen në vendin e Egjiptit, dhe do t`u vërë flakën tempujve të perëndive të Egjiptit".
Jeremia 44:2
"Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: Ju keni parë gjithë të keqen që i solla Jeruzalemit dhe tërë qyteteve të Judës; ja, sot janë një shkreti dhe askush nuk banon në to,
Jeremia 44:3
për shkak të ligësisë që kanë kryer duke provokuar zemërimin tim, duke shkuar të djegin temjan dhe t`u shërbejnë perëndive të tjera, që as ata as etërit tuaj nuk kishin njohur kurrë.
Jeremia 44:4
Megjithatë unë ju kam dërguar tërë shërbëtorët e mi, profetët, me urgjencë e këmbëngulje për t`ju thënë: "Oh, mos e bëni këtë gjë të neveritshme që unë e urrej".
Jeremia 44:5
Por ata nuk dëgjuan as i vunë veshin që të tërhiqen nga ligësia e tyre, dhe të heqin dorë nga djegia e temjanit perëndive të tjera.
Jeremia 44:6
Prandaj tërbimi im, zemërimi im u derdhën dhe u përhapën në qytetet e Judës dhe në rrugët e Jeruzalemit, që janë bërë të shkreta dhe të braktisura, ashtu siç janë edhe sot".
Jeremia 44:7
Por tani kështu thotë Zoti, Perëndia i ushtrive, Perëndia i Izraelit: "Pse kryeni këtë të keqe të madhe kundër vetes suaj, duke shkaktuar shfarosjen tuaj në mes të Judës, burra dhe gra, fëmijë dhe foshnja, kështu që të mos ngelet prej jush asnjë mbetje?
Jeremia 44:8
Pse provokoni zemërimin tim me veprën e duarve tuaja, duke u djegur temjan perëndive të tjera në vendin e Egjiptit ku keni ardhur të banoni? Kështu do të shfaroseni dhe do të bëheni një mallkim dhe një turp për të gjitha kombet e dheut.
Jeremia 44:9
A keni harruar vallë ligësitë e etërve tuaj, ligësitë e mbretërve të Judës, ligësitë e bashkëshorteve të tyre, ligësitë tuaja dhe ligësitë e kryera nga bashkëshortet tuaja në vendin e Judës dhe nëpër rrugët e Jeruzalemit?
Jeremia 44:11
Prandaj kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: "Ja, unë e kthej fytyrën time kundër jush për të keqen tuaj dhe për të shkatërruar tërë Judën.
Jeremia 44:12
Do të marr pjesën që ka mbetur nga Juda që nguli këmbë të vinte në vendin e Egjiptit për të banuar atje; ata do të konsumohen të gjithë dhe do të bien në vendin e Egjiptit. Do të konsumohen nga shpata dhe nga uria, nga më i vogli deri tek më i madhi; do të vdesin nga shpata dhe nga uria dhe do të bëhen objekt nëme, habije, mallkimi dhe turpi.
Jeremia 44:14
Nuk do të shpëtojë as do të shmanget nga rreziku askush nga mbetje e Judës, që ka ardhur për të banuar në vendin e Egjiptit, për t`u kthyer pastaj në vendin e Judës, ku ata dëshirojnë fort të kthehen për të banuar, por ata nuk do të kthehen me përjashtim të disa të shpëtuarve".
Jeremia 44:15
Atëherë tërë burrat që dinin se bashkëshortet e tyre u digjnin temjan perëndive të tjera dhe tërë gratë e pranishme, një turmë e madhe, dhe tërë populli që banonte në vendin e Egjiptit, në Pathros, iu përgjigjën Jeremias, duke thënë:
Jeremia 44:16
"Sa për fjalën që na ke thënë në emër të Zotit, nuk do të të dëgjojmë,
Jeremia 44:17
por kemi ndërmend të bëjmë ato që kanë dalë nga goja jonë, duke i djegur temjan Mbretëreshës së qiellit dhe duke derdhur libacione siç kemi bërë ne dhe etërit tanë, mbretërit tanë dhe princat tanë në qytetet e Judës dhe nëpër rrugët e Jeruzalemit, sepse atëherë kishim bukë me shumicë, ishim mirë dhe nuk shikonim asnjë fatkeqësi.
Jeremia 44:18
Por që kur nuk djegim më temjan për Mbretëreshën e qiellit nuk derdhim më libacione për të, na mungon çdo gjë dhe jemi konsumuar nga shpata dhe uria".
Jeremia 44:19
Gratë shtuan: "Kur djegim temjan për Mbetëreshën e qiellit dhe i derdhim libacione, vallë është pa pëlqimin e burrave që i përgatisim ëmbëlsira me fytyrën e saj dhe i derdhim libacione?".
Jeremia 44:20
Atëherë Jeremia i foli tërë popullit, burrave, grave dhe gjithë njerëzve që i ishin përgjigjur në atë mënyrë dhe tha:
Jeremia 44:21
"A nuk u kujtua vallë Zoti dhe nuk i erdhi ndër mend temjani që keni djegur në qytetet e Judës dhe nëpër rrugët e Jeruzalemit ju, etërit tuaj, mbretërit tuaj, princat tuaj dhe populli i vendit?
Jeremia 44:22
Zoti nuk mundi ta durojë më për shkak të ligësisë së veprimeve tuaja dhe të gjërave të neveritshme që keni kryer. Prandaj vendi juaj është shkretuar, është bërë një objekt habie, një mallkim dhe s`ka asnjë banor, siç është akoma sot.
Jeremia 44:25
Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: Ju dhe bashkëshortet tuaja e keni thënë me gojën tuaj dhe e keni kryer me duart tuaja, duke thënë: "Ne duam të mbajmë betimet që kemi bërë, duke djegur temjan për Mbretëreshën e qiellit dhe duke i derdhur libacione". Po, ju me siguri do të mbani betimet tuaja dhe do ti përmbushni betimet tuaja.
Jeremia 44:26
Prandaj dëgjoni fjalën e Zotit, o ju të gjithë nga Juda që banoni në vendin e Egjiptit: Ja, unë jam betuar për emrin tim të madh, thotë Zoti, që në të gjithë vendin e Egjiptit emri im nuk do të përmendet nga goja e asnjë personi nga Juda që të thotë: "Zoti, Zoti rron!".
Jeremia 44:27
Ja, unë i kam kujdes ata për të keqen e tyre dhe jo për të mirën e tyre; dhe tërë njerëzit e Judës që ndodhen në vendin e Egjiptit do të vdesin nga shpata dhe nga uria, deri në shkatërrimin e plotë të tyre.
Jeremia 44:28
Megjithatë një numër i vogël të shpëtuarish nga shpata do të kthehet nga vendi i Egjiptit në vendin e Judës. Kështu gjithë ata që kanë mbetur nga Juda, që kanë ardhur në vendin e Egjiptit për të banuar, do të mësojnë cila fjalë do të plotësohet, imja apo ajo e tyre.
Jeremia 44:29
Dhe kjo do të jetë për ju shenja, thotë Zoti, që unë do t`ju ndëshkoj në këtë vend në mënyrë që të dini që fjalët e mia kundër jush do të plotësohen me të vërtetë për fatin tuaj të keq". Kështu thotë Zoti:
Jeremia 45:2
"Kështu të thotë ty Zoti, Perëndia i Izraelit, o Baruk:
Jeremia 45:5
Dhe ti kërkon gjëra të mëdha për vete? Mos i kërko sepse, ja, unë do të sjell fatkeqësi mbi çdo mish" thotë Zoti, "por ty do të të jap jetën tënde si pre në tërë vendet ku do të shkosh".
Jeremia 46:2
Kundër Egjiptit: përsa i përket ushtrisë së Faraonit Neko, mbretit të Egjiptit, që ishte pranë lumit Eufrat në Karkemish dhe që Nebukadnetsari, mbret i Babilonisë, e mundi vitin e katërt të Jehojakimit, birit të Josias, mbret i Judës.
Jeremia 46:3
"Përgatitni mburojën e vogël dhe të madhe dhe afrojuni betejës.
Jeremia 46:4
Shaloni kuajt dhe ju kalorës, u hipni atyre; paraqituni me përkrenare, i shndritni shtizat tuaja, vishni parzmoret!
Jeremia 46:9
Ngarkohuni, o kuaj, dhe përparoni me rrëmbim, o qerre, le të dalin përpara burrat trima, ata të Etiopisë dhe të Putit që mbajnë mburojën dhe ata të Ludit që përdorin dhe shtrijnë harkun.
Jeremia 46:10
Kjo ditë për Zotin, për Zotin e ushtrive, është ditë hakmarrjeje, për t`u hakmarrë me armiqtë e tij. Shpata do të shfarosë, do të ngopet dhe do të dehet me gjakun e tyre, sepse Zoti, Zoti i ushtrive, bën një flijim në vendin e veriut, pranë lumit Eufrat.
Jeremia 46:11
Ngjitu në Galaad dhe merr ca balsam, o e virgjër, o bijë e Egjiptit. Më kot ti përdor barëra të shumta, nuk ka shërim për ty.
Jeremia 46:13
Fjala që Zoti i drejtoi profetit Jeremia për ardhjen e Nebukadnetsarit, mbretit të Babilonisë, për të goditur vendin e Egjiptit.
Jeremia 46:14
Shpalleni në Egjipt, bëjeni të ditur në Migdol, bëjeni të ditur në Nof dhe në Tahpanhes. Thoni: "Çohu dhe përgatitu, sepse shpata përpin çdo gjë që të rrethon".
Jeremia 46:19
Përgatit gjërat e nevojshme për robërinë, o bijë që banon në Egjipt, sepse Nofi do të bëhet një shkretëtirë dhe do të digjet, nuk do të banojë më askush në të.
Jeremia 46:21
Edhe mercenarët e tij që janë në mes të tij janë si viça për majmëri; edhe ata e kanë kthyer kurrizin, ikin bashkë, nuk rezistojnë, sepse ka zbritur mbi ta dita e fatkeqësisë së tyre, koha e ndëshkimit të tyre.
Jeremia 46:22
Zëri i tij lëviz si një gjarpër, sepse ata përparojnë me një ushtri dhe dalin kundër saj me sëpata si shumë druvarë.
Jeremia 46:23
Ata do të rrëzojnë pyllin e saj", thotë Zoti, "megjithëse është i padepërtueshëm, sepse janë më të shumtë se karkalecat, nuk numërohen dot.
Jeremia 46:25
Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit, thotë: "Ja, unë do të dënoj Amonin e Nosë, Faraonin dhe Egjiptin, perënditë e tij dhe mbretërit e tij, Faraonin dhe ata që kanë besim tek ai;
Jeremia 46:28
Mos u tremb, o Jakob, shërbëtori im", thotë Zoti, "sepse unë jam me ty, do të asgjësoj tërë kombet midis të cilëve të kam shpërndarë, por nuk do të të zhduk ty; do të të ndëshkoj me një masë të drejtë dhe nuk do të të lë fare pa dënuar".
Jeremia 47:2
Kështu thotë Zoti: "Ja ujrat po ngrihen nga veriu, bëhen një përrua që del nga shtrati dhe përmbytin vendin dhe gjithçka përmban, qytetin dhe ata që banojnë në të; atëherë njerëzit do të bërtasin dhe tërë banorët e vendit, do të ulërijnë.
Jeremia 47:3
Në zhurmën e trokut të kuajve të fuqishëm, në rrapëllimën e qerreve të tyre, në poteren e rrotave të tyre, etërit nuk do të kthehen nga bijtë e tyre për shkak të dobësisë së duarve të tyre,
Jeremia 47:4
për shkak të ditës që vjen për të shkatërruar tërë Filistejtë, duke eleminuar nga Tiro dhe Sidoni çdo mbeturinë që mund të japë ndihmë, sepse Zoti do të shkatërrojë Filistejtë, mbeturinat e ishullit të Kaftorit.
Jeremia 48:1
Kundër Moabit. Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: "Mjerë Nebi, sepse u shkatërrua; Kiriathaimi është mbuluar nga turpi, është pushtuar; kështjella është mbuluar nga turpi dhe është e tronditur.
Jeremia 48:5
Mbi të përpjetën e Luhithit po ngjiten duke qarë në hidhërim, ndërsa në tatëpjetën e Horonaimit dëgjohet zëri plot ankth i disfatës.
Jeremia 48:13
Atëherë Moabit do t`i vijë turp nga Kemoshi, ashtu si shtëpia e Izraelit u turpërua nga Betheli, tek i cili kishte pasur besim.
Jeremia 48:14
Si mund të thoni: "Ne jemi burra të fortë dhe trima për betejën"?
Jeremia 48:17
Mbani zi për të, të gjithë ju që e rrethoni dhe të gjithë ju, që njihni emrin e tij, thoni: "Si u thye ai skeptër i fortë, ai bastun i mrekullushëm?".
Jeremia 48:27
Izraeli vallë nuk ka qënë për ty një objekt talljeje? Mos u gjet vallë midis hajdutëve, sepse sa herë që ti flet për të ti po tund kokën?
Jeremia 48:30
Unë e njoh tërbimin e tij", thotë Zoti, "që nuk ka përmbajtje, të mburrurit e tij që nuk ka përfunduar në asgjë.
Jeremia 48:31
Prandaj unë po ngre një vajtim mbi Moabin dhe do të lëshoj britma nëpër të gjithë Moabin; do të vajtohet për burrat e Kir-Heresit.
Jeremia 48:32
O vreshtë e Sibmahut, unë qaj për ty ashtu si qahet për Jazerin; shermendet e tua kanë arritur matanë detit, arrinin deri në detin e Jazerit. Shkatërruesi i tij është sulur mbi frytet e tua verore dhe mbi rrushin që do vilej.
Jeremia 48:34
Për shkak të britmës së Heshbonit zëri i tyre u dëgjua deri në Elealeh dhe në Jehats, nga Tsoari deri në Horonaim, ashtu si një lopë trevjeçare; ujrat e Nimrimit madje janë bërë një shkreti.
Jeremia 48:35
Unë do të fik në Moab", thotë Zoti, "atë që ofron flijime mbi vendet e larta dhe atë që u djeg temjan perëndive të tij.
Jeremia 48:36
Prandaj zemra ime për Moabin do të qajë si fyejt, zemra ime do të qajë si fyejt për burrat e Kir-Heresit, sepse pasuria që kanë fituar ka humbur.
Jeremia 48:44
"Kush ikën përpara frikës do të bjerë në gropë dhe kush del nga gropa do të kapet në lak, sepse unë do të sjell mbi të, mbi Moabin vitin e ndëshkimit të tij" thotë Zoti.
Jeremia 48:45
"Në hijen e Heshbonit ndalen, të kapitur, ikanakët, por një zjarr del nga Heshboni dhe një flakë nga mesi i Sihonit, që përpin anët e Moabit dhe pjesën e sipërme të kokës së njerëzve kryengritës.
Jeremia 49:4
Pse mburresh nëpër lugina? Lugina jote është zbrazur, o bijë rebele, që kishe besim në thesaret e tua dhe thoje: "Kush do të dalë kundër meje?".
Jeremia 49:9
Po të vinin disa vjelës rrushi te ti nuk do të linin ndonjë vilëz për të mbledhur? Po të vinin disa vjedhës te ti natën do të shkatërronin vetëm sa u mjafton.
Jeremia 49:13
Meqenëse unë jam betuar në veten time", thotë Zoti, "Botsrahu do të bëhet një objekt habie dhe talljeje, një shkreti dhe një mallkim, dhe tërë qytetet e tij do të jenë të shkreta përjetë.
Jeremia 49:14
Dëgjova një mesazh nga Zoti, dhe një lajmëtar iu dërgua kombeve: "Mblidhuni dhe nisuni kundër tij; çohuni për betejën".
Jeremia 49:15
Por ja unë do të të bëj të vogël midis kombeve dhe të përbuzur midis njerëzve.
Jeremia 49:17
Edomi do të bëhet objekt habie; kushdo që do t`i kalojë afër do të mbetet i habitur dhe do të fërshëllejë për të gjitha plagët e tij.
Jeremia 49:24
Damasku është bërë i flashkët, kthehet për të ikur, e ka kapur një drithmë; ankthi dhe dhimbjet e sulmojnë si një grua që është duke lindur.
Jeremia 49:32
Devetë e tyre do t`i çojnë tutje si plaçkë lufte dhe shumica e bagëtisë së tyre si pre. Unë do t`i shpërndaj në të gjitha drejtimet ata që presin cepat e mjekrës dhe do të bëj që t`u vijë fatkeqësia nga të gjitha anët", thotë Zoti.
Jeremia 49:33
"Hatsori do të bëhet një vend ku do të banojnë çakejtë, një shkreti për gjithmonë; askush nuk do të banojë më aty dhe asnjë bir njeriu nuk do të qëndrojë aty".
Jeremia 49:36
Unë do të sjell kundër Elamit katër erërat nga katër skajet e qiellit; do ta shpërndaj në drejtim të të gjitha erërave dhe nuk do të ketë komb ku të mos arrijnë ikanakët e Elamit.
Jeremia 49:37
Do t`i bëj Elamitët të tremben përpara armiqve të tyre dhe para atyre që kërkojnë jetën e tyre; do të sjell mbi ta gjëmën, zemërimin tim të zjarrtë", thotë Zoti. "Do t`u dërgoj pas shpatën deri sa t`i kem konsumuar.
Jeremia 50:4
Në ato ditë dhe në atë kohë", thotë Zoti, "bijtë e Izraelit dhe bijtë e Judës do të vijnë bashkë; do të ecin duke qarë dhe do të kërkojnë Zotin, Perëndinë e tyre.
Jeremia 50:5
Do të pyesin për rrugën e Sionit, drejt të cilit do të kthejnë fytyrat e tyre, duke thënë: "Ejani, të bashkohemi me Zotin, me një besëlidhje të përjetshme, që të mos harrohet më".
Jeremia 50:6
Populli im ka qënë një kope dhensh të humbura; barinjtë e tyre i kishin bërë të marrin kot, të humbin nëpër male. Kanë shkuar nga mali në kodër dhe kanë harruar vendin ku ata pushojnë.
Jeremia 50:12
Nëna juaj do të turpërohet me të madhe, ajo që ju ka lindur do të skuqet. Ja, ajo do të jetë kombi i fundit, një shkreti, një tokë shterpë, një vetmi.
Jeremia 50:13
Për shkak të zemërimit të Zotit nuk do të banohet më aty, do të jetë një shkreti e plotë; kushdo që do të kalojë pranë Babilonisë do të mbetet i habitur dhe do të fërshëllejë për të gjitha plagët e saj.
Jeremia 50:15
Lëshoni klithma lufte kundër saj rreth e përqark; ajo është dorëzuar, themelet e saj kanë rënë, muret e saj janë shembur, sepse kjo është hakmarrja e Zotit. Hakmerruni me të. Bëjini asaj atë që ajo u ka bërë të tjerëve.
Jeremia 50:18
Prandaj kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraleit: "Ja, unë do dënoj mbretin e Babilonisë dhe vendin e tij, ashtu si dënova mbretin e Asirisë.
Jeremia 50:19
Por do ta çoj përsëri Izraelin në kullotën e tij, do të kullotë në Karmel dhe në Bashan dhe shpirti i i tij do të ngopet në kodrinat e Efraimit dhe në Galaad.
Jeremia 50:25
Zoti hapi arsenalin e tij dhe nxori jashtë armët e indinjatës së tij, sepse kjo është një vepër që Zoti, Zoti i ushtrive, duhet ta kryejë në vendin e Kaldeasve.
Jeremia 50:28
Dëgjohet zëri i atyre që ikin dhe shpëtojnë nga vendi i Babilonisë për të lajmëruar në Sion hakmarrjen e Zotit, Perëndisë tonë, hakmarrjen e tempullit të tij.
Jeremia 50:29
Mblidhni kundër Babilonisë tërë harkëtarët, tërë ata që nderin harkun. Fushoni rreth e qark kundër asaj, asnjë të mos ju shpëtojë. Shpërbleheni sipas veprave të saj, i bëni asaj pikërisht atë që ajo u ka bërë të tjerëve, sepse ka qënë arrogante kundër Zotit, kundër të Shenjtit të Izraelit.
Jeremia 50:32
Arrogantja do të tronditet dhe do të rrëzohet, dhe askush nuk do ta ngrerë. Unë do t`u vë zjarrin qyteteve të saj dhe ai do të përpijë gjithçka që e rrethon".
Jeremia 50:34
Shpëtimtari i tyre është i fortë; emri i tij është Zoti i ushtrive. Ai me siguri do të mbrojë çështjen e tyre, për t`i dhënë prehje dheut dhe për t`i bërë të drithërohen banorët e Babilonisë.
Jeremia 50:38
Thatësira kërcënon ujërat e saj, që do të thahen, sepse është nje vend figurash të gdhendura dhe ata luajnë mendsh për idhujt e tyre.
Jeremia 50:40
Ashtu si Perëndia shkatërroi Sodomën, Gomorrën dhe qytetet afër tyre", thotë Zoti, "kështu nuk do të banojë më aty askush dhe nuk do të qëndrojë më aty asnjë bir njeriu.
Jeremia 50:43
Mbreti i Babilonisë ka dëgjuar të flitet për ta dhe duart e tij dobësohen; e ka zënë ankthi, dhembjet si një grua që po lind.
Jeremia 51:4
Kështu ata do të bien të vrarë në vendin e Kaldeasve dhe të shpuar nëpër rrugët e Babilonisë.
Jeremia 51:5
Sepse Izraeli dhe Juda nuk kanë qënë braktisur nga Perëndia i tyre, nga Zoti i ushtrive, megjithëse vendi i tyre ishte plot me faje kundër të Shenjtit të Izraelit".
Jeremia 51:6
Ikni nga mesi i Babilonisë dhe të shpëtojë secili jetën e tij, shikoni të mos të shkatërroheni në paudhësinë e saj. Sepse kjo është koha e hakmarrjes së Zotit; ai do të japë shpërblimin e drejtë.
Jeremia 51:8
Papritmas Babilonia ra, u shkatërrua. Vajtoni për të, merrni balsam për dhembjen e saj; ndofta mund të shërohet.
Jeremia 51:10
Zoti ka bërë të triumfojë çështja jonë e drejtë. Ejani, të tregojmë në Sion veprën e Zotit, Perëndisë tonë.
Jeremia 51:12
Ngrini flamurin mbi muret e Babilonisë. Përforconi rojet, vendosni shigjetarë, përgatitni kurthe. Sepse Zoti ka menduar dhe ka zbatuar atë që ka thënë kundër banorëve të Babilonisë.
Jeremia 51:16
Kur nxjerr zërin e tij, ka një zhurmë ujërash në qiell; ai bën që të ngjiten avujt nga skajet e tokës, prodhon rrufetë për shiun dhe e nxjerr erën nga depozitat e tij.
Jeremia 51:17
Çdo njeri atëherë bëhet budalla, pa njohuri, çdo argjendar ka turp për shëmbëlltyrën e tij të gdhendur, sepse shëmbëlltyra e tij e derdhur është një gënjeshtër, dhe nuk ka frymë jetësore në to.
Jeremia 51:20
"Ti je për mua një çekiç, një mjet lufte; me ty do të shtyp kombet, me ty do të shkatërroj mbretëritë;
Jeremia 51:24
Por unë do t`i shpërblej Babiloninë dhe tërë banorët e Kaldesë për tërë të keqen që i kanë bërë Sionit para syve tuaj", thotë Zoti.
Jeremia 51:26
Nga ti nuk do të merren më as gurë të qoshes, as gurë themeli, por ti do të bëhesh një shkreti përjetë, thotë Zoti.
Jeremia 51:27
Ngrini një flamur në vend, bjerini borisë midis kombeve; përgatitni kombet kundër saj, thirrni të mblidhen kundër saj mbretëritë e Araratit, Minit dhe Ashkenazit. Emëroni kundër saj një komandant. Bëni që të përparojnë kuajt si karkaleca të kreshtë.
Jeremia 51:28
Përgatitni kundër saj kombet, me mbretëritë e Medisë, me qeveritarët e tij, me të gjithë gjykatësit dhe tërë vendet e zotërimeve të tij.
Jeremia 51:29
Toka do të dridhet dhe do të mbajë zi, sepse planet e Zotit kundër Babilonisë do të realizohen, për ta katandisur vendin e Babilonisë në një shkreti, pa banorë.
Jeremia 51:31
Korrieri vrapon përballë korrierit dhe lajmëtari përballë lajmëtarit për t`i njoftuar mbretit të Babilonisë që qyteti i tij është marrë nga çdo anë;
Jeremia 51:33
Sepse kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: "Bija e Babilonisë është si një lëmë në kohën që shkelet; edhe pak dhe do të vijë për të koha e korrjes".
Jeremia 51:34
"Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, na ka gëlltitur, na ka shtypur, na ka katandisur si një enë bosh; na ka gëlltitur si një dragua, ka mbushur barkun e tij me ushqimet tona të shijshme, na ka përzënë.
Jeremia 51:37
Babilonia do të bëhet një grumbull gërmadhash, një strehë për çakejtë, një objekt habie e talljeje, pa banorë.
Jeremia 51:39
Kur të kenë vapë, do t`u jap të pijnë, do t`i deh që të kënaqen dhe të flenë një gjumë të përjetshëm, pa u zgjuar më", thotë Zoti.
Jeremia 51:42
Deti ka dalë përmbi Babiloninë; ajo është mbytur nga zhurma e valëve të tij.
Jeremia 51:43
Qytetet e saj janë bërë një mjerim, një tokë e zhuritur, një shkreti, një vend ku nuk banon askush dhe nëpër të cilin nuk kalon asnjë bir njeriu.
Jeremia 51:45
Dil nga mesi i saj, o populli im, dhe secili të shpëtojë jetën e tij përpara zemërimit të zjarrtë të Zotit.
Jeremia 51:47
Prandaj ja, do të vijnë ditët në të cilat unë do të ndëshkoj figurat e gdhendura të Babilonisë; tërë vendi do të mbulohet me turp dhe tërë të plagosurit për vdekje do të rrëzohen në mes të saj.
Jeremia 51:49
Ashtu si Babilonia bëri që të rrëzohen të plagosurit për vdekje të Izraelit, kështu në Babiloni do të rrëzohen të plagosurit për vdekje të të gjithë vendit.
Jeremia 51:52
"Prandaj ja, do të vijnë ditët", thotë Zoti, "në të cilat unë do të dënoj figurat e tij të gdhendura dhe në tërë vendin e tij do të rënkojnë të plagosurit për vdekje.
Jeremia 51:56
Shkatërrimtari në fakt erdhi kundër saj, kundër Babilonisë; trimat e saj janë kapur, harqet e tyre janë copëtuar, sepse Zoti është Perëndia i shpërblimeve; ai do t`i shpërblejë me siguri.
Jeremia 51:57
Unë do t`i deh princat e saj, njerëzit e urtë të saj, qeveritarët e saj, nëpunësit e saj, dhe trimat e saj dhe kështu do të bëjnë një gjumë të përjetshëm dhe nuk do të zgjohen më", thotë Mbreti, emri i të cilit është Zoti i ushtrive.
Jeremia 51:58
Kështu thotë Zoti i ushtrive: "Muret e gjëra të Babilonisë do të prishen krejtësisht, portat e saj të larta do të digjen me zjarr; kështu popujt do të kenë punuar për asgjë dhe kombet do të jenë munduar vetëm për zjarrin".
Jeremia 51:62
dhe do të thuash: "O Zot, ti ke thënë për këtë vend se do ta shkatërroje, dhe se nuk do të mbetej në të më asnjëri, qoftë njeri apo kafshë, por do të bëhej një shkreti e përjetshme".
Jeremia 52:3
Kjo ndodhi në Jeruzalem dhe në Judë për shkak të zemërimit të Zotit, që më në fund i dëboi nga prania e tij. Pastaj Sedekia ngriti krye kundër mbretit të Babilonisë.
Jeremia 52:6
Në muajin e katërt, më nëntë të muajit, uria ishte aq e rëndë në qytet, sa që nuk kishte më bukë për popullin e vendit.
Jeremia 52:7
Atëherë u hap një e çarë në muret dhe të gjithë luftëtarët ikën, duke dalë natën nga qyteti nëpër portën midis dy mureve, e cila ndodhej pranë kopshtit të mbretit, megjithëse Kaldeasit ishin rreth qytetit. Kështu ata morën rrugën e Arabahut.
Jeremia 52:8
Por ushtria e Kaldeasve ndoqi mbretin, e arriti Sedekian në fushën e Jerikos, ndërsa tërë ushtria e tij po shpërndahej larg tij.
Jeremia 52:12
Muajin e pestë, më dhjetë të muajit (që ishte viti i nëntëmbëdhjetë i Nebukadnetsarit, mbretit të Babilonisë), Nebuzaradani, komandanti i rojeve personale në shërbim të mbretit të Babilonisë, arriti në Jeruzalem.
Jeremia 52:18
Ata morën edhe tiganët, kunjat, thikat, legenët, kupat dhe të gjitha veglat prej bronzi, që përdoreshin në shërbimin e tempullit.
Jeremia 52:20
Sa për dy kolonat, për detin dhe për të dymbëdhjetë qetë prej bronzi që ishin poshtë tij dhe për qerret që Salomoni kishte bërë për shtëpinë e Zotit, bronzi i tërë këtyre sendeve kishte një peshë që nuk mund të llogaritej.
Jeremia 52:21
Për sa u përket shtyllave, lartësia e një shtylle ishte tetëmbëdhjetë kubitë; dhe duhej një fill prej dymbëdhjetë kubitësh për të matur rrethin e tyre; trashësia e saj ishte katër gishtërinj; nga brenda ishte bosh.
Jeremia 52:25
Nga qyteti ai mori edhe një eunuk që komandonte luftëtarët, shtatë burra ndër këshilltarët personalë të mbretit që u gjetën në qytet, sekretarin e komandantit të ushtrisë që rekrutonte popullin e vendit dhe gjashtëdhjetë burra nga populli i vendit që u gjetën në qytet.
Jeremia 52:29
Në vitin e tetëmbëdhjetë të Nebukadnetsarit u shpërngulën nga Jeruzalemi tetëqind e tridhjet e dy veta.
Jeremia 52:34
Për ushqimin e tij i jepej rregullisht një racion ushqimi nga ana e mbretit të Babilonisë, një racion çdo ditë, deri ditën e vdekjes së tij, tërë ditët e jetës së tij.
Vajtimet 1:1
Si qëndron vallë i vetmuar qyteti që ishte plot e përplot me popull? E madhja midis kombeve është bërë si një e ve; princesha midis provincave i është nënshtruar haraçit.
Vajtimet 1:3
Juda ka shkuar në robëri, mbi të rëndojnë pikëllimi dhe një skllavëri e rëndë; ai banon midis kombeve, nuk gjen prehje; tërë përndjekësit e tij e kanë arritur midis fatkeqësive.
Vajtimet 1:5
Kundërshtarët e tij janë bërë sundimtarë, armiqtë e tij begatohen, sepse Zoti e ka mjeruar për shkak të morisë së shkeljeve të tij; fëmijët e tij kanë shkuar në robëri përpara armikut.
Vajtimet 1:6
Vajza e Sionit ka humbur tërë madhështinë e saj; krerët e tij janë bërë si drerë që nuk gjejnë kullotë; ecin pa forca përpara atyre që i ndjekin.
Vajtimet 1:8
Jeruzalemi ka mëkatuar rëndë, prandaj është bërë një gjë e fëlliqur; tërë ata që e nderonin e përçmojnë, sepse e kanë parë lakuriq, po, ai psherëtin dhe kthehet prapa.
Vajtimet 1:9
Fëlliqësia e tij ishte në cepat e rrobave të tij, nuk mendonte për fundin e tij; prandaj ra në mënyrë të habitshme, pa pasur njeri që ta ngushëllojë: "Shiko, o Zot, dëshpërimin tim sepse armiku po ngrihet".
Vajtimet 1:11
Tërë populli i tij psherëtin duke kërkuar bukë; japin gjërat e tyre më të çmuara për ushqim me qëllim që të rifitojnë jetën. "Shiko, o Zot, dhe kqyr sa jam bërë i neveritshëm!". pranimi i mëkateve të tij dhe pasojat e tyre
Vajtimet 1:15
Zoti ka rrëzuar në mesin tim tërë trimat e mi; ka thirrur kundër meje një kuvend për të shtypur të rinjtë e mi; Zoti ka shtypur si në një butinë bijën e virgjër të Judës.
Vajtimet 1:16
Prandaj unë qaj; sytë e mi, vetë sytë e mi shkrihen ndër lot, sepse ngushëlluesi që do të mund të më jepte përsëri jetën është larg meje. Bijtë e mi janë të dëshpëruar, sepse armiku doli fitimtar".
Vajtimet 1:17
Sioni zgjat duart e tij, por nuk ka njeri që ta ngushëllojë. Përsa i përket Jakobit, Zoti ka urdhëruar që ata që janë rreth tij të bëhen armiq të tij. Jeruzalemi është bërë në mes tyre si një gjë e papastër.
Vajtimet 1:19
Thirra dashnorët e mi, por ata më kanë mashtruar; priftërinjt e mi dhe pleqtë e mi nxorën frymën e fundit në qytet, ndërsa kërkonin ushqim për të shpëtuar jetën e tyre.
Vajtimet 1:22
Le të vijë para teje tërë ligësia e tyre, dhe trajtoi ashtu si më ke trajtuar mua për shkak të të gjitha shkeljeve të mia. Sepse të shumta janë psherëtimat e mia dhe zemra ime lëngon.
Vajtimet 2:1
Si bëhet që në zemërimin e tij Zoti ka mbuluar me një re bijën e Sionit? Ai ka hedhur nga qielli në tokë lavdinë e Izraelit dhe nuk u kujtua për ndenjësen e këmbëve të tij ditën e zemërimit të tij.
Vajtimet 2:2
Zoti i ka shkatërruar pa mëshirë të gjitha banesat e Jakobit; në zemërimin e tij ka shembur fortesat e bijës së Judës, i ka hedhur për tokë duke përdhosur mbretërinë dhe krerët e saj.
Vajtimet 2:3
Me një zemërim të zjarrtë ka thyer tërë fuqinë e Izraelit, ka tërhequr të djathtën e tij përpara armikut, ka djegur në mes të Jakobit si një zjarr flakërues që gllabëron gjithçka rreth e qark.
Vajtimet 2:4
Ka nderur harkun e tij si një armik, ka ngritur dorën e djathtë si një kundërshtar, ka shkatërruar të gjitha ato që ishin të këndshme për sytë në çadrën e bijës së Sionit, e ka derdhur zemërimin e tij si një zjarr.
Vajtimet 2:5
Zoti u bë si një armik; përpiu Izraelin, përpiu tërë pallatet e tij, shkatërroi fortesat e tij, shumëfishoi të qarat dhe vajtimet tek e bija e Judës.
Vajtimet 2:10
Pleqtë e bijës së Sionit ulen për tokë në heshtje; kanë hedhur pluhur mbi kokën e tyre, kanë ngjeshur trupin me thes; virgjëreshat e Jeruzalemit ulin deri në tokë kokën e tyre.
Vajtimet 2:11
Sytë e mi konsumohen nga të qarat, zorrët e mia drithërohen, mëlçia ime përhapet për tokë për shkak të shkatërrimit të bijës së popullit tim, për ligështimin e fëmijëve dhe të foshnjave në gji në sheshet e qytetit.
Vajtimet 2:12
Ata u kërkonin nënave të tyre: "Ku është gruri dhe vera?", ndërsa po ligështoheshin si të plagosur për vdekje në sheshet e qytetit dhe jepnin shpirt në prehrin e nënave të tyre.
Vajtimet 2:14
Profetët e tu kanë pasur për ty vegime të rreme dhe të paarsyeshme; nuk kanë zbuluar lakuriq paudhësinë tënde që të largojnë robërinë prej teje; ata kanë shqiptuar për ty profeci të rreme dhe mashtruese.
Vajtimet 2:15
Tërë kalimtarët i rrahin duart kundër teje; fërshëllejnë dhe tundin kokën kundër bijës së Jeruzalemit: "Ky qënka qyteti që e quanin "bukuri e përsosur", "gëzimi i tërë tokës"?".
Vajtimet 2:18
Zemra e tyre i bërtet Zotit: "O mure të bijës së Sionit, bëni që të derdhen lotët si një përrua ditën e natën. Mos i jepni qetësi vetes, mos paçin çlodhje bebet e syve tuaj.
Vajtimet 2:19
Çohuni, bërtisni natën, në fillim të çdo vigjiljeje. Derdhni si ujë zemrën tuaj përpara fytyrës së Zotit. Ngrini duart në drejtim të tij për jetën e fëmijëve tuaj, që mpaken nga uria në hyrje të të gjitha rrugëve".
Vajtimet 2:20
"Shiko, o Zot, dhe shqyrto. Cilin ke trajtuar në këtë mënyrë? A duhet të hanin gratë frytin e barkut të tyre, fëmijët që përkëdhelnin? A duhet të vriteshin prifti dhe profeti në shenjtëroren e tij?
Vajtimet 2:21
Të vegjëlit dhe pleqtë dergjen për tokë nëpër rrugë; virgjëreshat e mia dhe të rinjtë e mi kanë rënë nga shpata; ti i ke vrarë ditën e zëmërimit tënd, i ke masakruar pa mëshirë.
Vajtimet 2:22
Ti ke mbledhur si për një ditë feste tmerret që më rrethojnë nga çdo anë. Në ditën e zemërimit të Zotit nuk pati as ikanak as të mbetur. Ata që kisha ushqyer me gji dhe që kisha rritur, i shfarosi armiku im".
Vajtimet 3:2
Ai më ka udhëhequr dhe më ka bërë të eci nëpër terr dhe jo në dritë.
Vajtimet 3:10
Ai ka qenë për mua si një ari në pritë, si një luan në vende të fshehta.
Vajtimet 3:11
Ka devijuar rrugët e mia, më ka coptuar dhe më ka dëshpëruar.
Vajtimet 3:13
Ka bërë të depërtojnë në zemrën time shigjetat e kukurës së tij.
Vajtimet 3:19
Kujtohu për pikëllimin dhe për endjen time, për pelinin dhe hidhërimin.
Vajtimet 3:20
Shpirti im kujtohet gjithnjë për këtë dhe është i rrëzuar brenda meje.
Vajtimet 3:23
Përtëriten çdo mëngjes; e madhe është besnikeria jote.
Vajtimet 3:27
Gjë e mirë është për njeriun të mbajë zgjedhën në rininë e tij.
Vajtimet 3:28
Le të ulet i vetmuar dhe të qëndrojë në heshtje kur Perëndia ia imponon.
Vajtimet 3:31
Sepse Zoti nuk hedh poshtë për gjithnjë;
Vajtimet 3:39
Pse vallë ankohet një njeri i gjallë, një njeri për ndëshkimin e mëkateve të tij?
Vajtimet 3:41
Le të ngremë lart zemrat tona dhe duart tona në drejtim të Perëndisë të qiejve.
Vajtimet 3:47
Na ka rënë mbi trup tmerri, laku, dëshpërimi i thellë dhe shkatërrimi.
Vajtimet 3:48
Rrëke uji rrjedhin nga sytë e mi për shkatërrimin e bijës së popullit tim.
Vajtimet 3:51
Syri im i sjell dhembje shpirtit tim për të gjitha bijat e qytetit tim.
Vajtimet 3:54
Ujrat rrjedhin mbi kokën time, unë thoja: "Ka marrë fund për mua".
Vajtimet 3:55
Përmenda emrin tënd, o Zot, nga thellësia e gropës.
Vajtimet 3:56
Ti e dëgjove zërin tim; mos ia fshih veshin tënd psherëtimës sime, thirrjes time për ndihmë.
Vajtimet 3:64
Shpërbleji, o Zot, sipas veprës së duarve të tyre.
Vajtimet 4:1
Si u nxi ari, si u prish ari më i mirë! Gurët e shenjtërores u shpërndanë në hyrje të të gjitha rrugëve.
Vajtimet 4:3
Edhe çakejtë japin gjirin për të ushqyer të vegjëlit e tyre, por bija e popullit tim është bërë mizore si strucët e shkretëtirës.
Vajtimet 4:5
Ata që hanin ushqime të shijshme lëngojnë nëpër rrugë; ata që ishin rritur në purpur përqafojnë plehërishten.
Vajtimet 4:8
Tani pamja e tyre është më e zezë se terri; nuk njihen dot më nëpër rrugë; lëkura e tyre bashkohet me kockat e tyre, është tharë, është bërë si dru.
Vajtimet 4:13
Por kjo ndodhi për shkak të mëkateve të profetëve të tij dhe për shkak të paudhësive të priftërinjve të tij, që kanë derdhur në mes të saj gjakun e njerëzve të drejtë.
Vajtimet 4:14
Ata endeshin si të verbër nëpër rrugë, të ndotur me gjak, në mënyrë që askush nuk mund të prekte veshjet e tyre.
Vajtimet 4:16
Fytyra e Zotit i ka shpërndarë, nuk do të kthejë mbi ta shikimin e tij; nuk kanë pasur respekt për priftërinjtë dhe as kanë treguar dhembshuri për pleqtë.
Vajtimet 4:17
Përveç kësaj sytë tona konsumoheshin në pritjen e një ndihme të kotë. Nga vendi ynë i vëzhgimit prisnim më kot një komb që nuk mund të na shpëtonte.
Vajtimet 4:18
Na gjuanin në çdo hap, duke na penguar të ecnim nëpër sheshet tona. Fundi ynë është i afërt, ditët tona janë plotësuar, fundi ynë ka mbërritur.
Vajtimet 4:19
Përndjekësit tanë kanë qenë më të shpejtë se shqiponjat e qiellit, na kanë ndjekur në malet, na kanë ngritur prita në shkretëtirë.
Vajtimet 4:20
Fryma e flegrave tona, i vajosuri i Zotit është marrë në gropat e tyre, ai për të cilin thoshim: "Në hijen e tij do të jemi midis kombeve".
Vajtimet 5:4
Duhet të paguajmë për ujët që pimë, drutë tona i kemi vetëm me pagesë.
Vajtimet 5:6
I kemi shtrirë dorën Egjiptit dhe Asirisë për t`u ngopur me bukë.
Vajtimet 5:7
Etërit tanë kanë mëkatuar dhe nuk janë më, dhe ne mbajmë ndëshkimin për paudhësitë e tyre.
Vajtimet 5:9
E nxjerrim bukën duke rrezikuar jetën tonë, përpara shpatës së shkretëtirës.
Vajtimet 5:10
Lëkura jonë është ngrohur si në një furrë për shkak të valës së urisë.
Vajtimet 5:12
Krerët janë varur nga duart e tyre, personi i pleqëve nuk është respektuar.
Vajtimet 5:17
Prandaj u sëmur zemra jonë, për këto gjëra na janë errësuar sytë:
Vajtimet 5:18
për malin e Sionit që është i shkretuar dhe në të cilin sillen dhelprat.
Vajtimet 5:19
Por ti, o Zot, mbetesh për jetë, dhe froni yt brez pas brezi.
Vajtimet 5:20
Pse do të na harroje për jetë dhe do të na braktisje për një kohë të gjatë?
Ezekieli 1:1
Në vitin e tridhjetë, më pesë të muajit të katërt, ndodhi që ndërsa isha midis të internuarve pranë lumit Kebar, qiejtë u hapën dhe pata vegime nga ana e Perëndisë.
Ezekieli 1:9
Krahët e tyre preknin njeri tjetrin; duke ecur përpara, nuk ktheheshin prapa, por secili shkonte drejt përpara tij.
Ezekieli 1:10
Sa për pamjen e fytyrave të tyre, të gjithë kishin fytyrë njeriu, që të katër fytyrë luani në të djathtë, që të katër fytyrë kau në të majtë, dhe që të katër fytyrë shqiponjeje.
Ezekieli 1:12
Secili shkonte drejt përpara tij; shkonin atje ku fryma donte të shkonte dhe, duke shkuar, nuk silleshin.
Ezekieli 1:13
Sa për pamjen e qënieve të gjalla, këto dukeshin si qymyre të ndezur, si pishtarë. Zjarri lëvizte në mes të qënieve të gjalla; zjarri ishte i ndritshëm dhe prej tij dilnin shkrepëtima.
Ezekieli 1:14
Qëniet e gjalla vraponin përpara dhe prapa, dukeshin si një rrufe.
Ezekieli 1:15
Ndërsa shikoja qëniet e gjalla, ja një rrotë për tokë pranë qënieve të gjalla me katër fytyrat e tyre.
Ezekieli 1:18
Sa për rrathet e tyre ishin të lartë dhe të madhërishëm; dhe rrathët e gjithë të katërve ishin plot me sy rreth e qark.
Ezekieli 1:22
Mbi kokat e qënieve të gjalla ishte ngjashmëria e një kupe qiellore, që i përngjiste ngjyrës së një kristali të madhërishëm të shtrirë mbi kokat e tyre.
Ezekieli 1:26
Mbi kupën qiellore që ishte mbi kokat e tyre, ndodhej një gjë që i ngjante një froni që dukej si një gur safiri, dhe mbi këtë lloj froni, në pjesën e sipërme të tij, ishte një figurë që i përngjiste një njeriu.
Ezekieli 1:27
Nga sa tregonin ijët e tij lart, unë pashë gjithashtu diçka si ngjyra e bronzit inkandeshent që dukej si zjarr brenda tij rreth e qark; dhe nga sa tregonin ijët e tij poshtë pashë diçka që i përngjante zjarrit dhe që lëshonte rreth e qark një shkëlqim të madh.
Ezekieli 2:4
Ata te të cilët po të dërgoj janë bij me fytyrë të ashpër dhe me zemër kryeneçe, dhe ti do t`u thuash atyre: "Kështu thotë Zoti, Zoti".
Ezekieli 3:13
Dëgjova gjithashtu zhurmën e krahëve të qenieve të gjalla që përplaseshin njëra kundrejt tjetrës, zhurmën e rrotave pranë tyre dhe zhurmën e një potereje të madhe.
Ezekieli 3:17
"Bir njeriu, të kam caktuar si roje për shtëpinë e Izraelit; kur të dëgjosh ndonjë fjalë nga goja ime, do t`i lajmërosh nga ana ime.
Ezekieli 3:18
Në rast se unë i them të pabesit: "Me siguri ke për të vdekur", dhe ti nuk e njofton dhe nuk flet për ta lajmëruar të pabesin që të braktisë rrugën e tij të keqe për të shpëtuar jetën e tij, ai i pabesë do të vdesë në paudhësinë e tij, por unë do të kërkoj llogari prej teje për gjakun e tij.
Ezekieli 3:20
Por në qoftë se më pas një njeri i drejtë heq dorë nga ndershmëria e tij dhe kryen paudhësi, unë do ti vë një pengesë përpara dhe ai do të vdesë; sepse ti nuk e ke lajmëruar dhe ai do të vdesë në mëkatin e tij, dhe gjërat e drejta që ai ka bërë, nuk do të kujtohen më, por unë do t`i kërkoj llogari dorës sate për gjakun e tij.
Ezekieli 3:26
Unë do të bëj që gjuha jote të ngjitet në qiellzën tënde dhe do të mbetesh memec, kështu nuk do të jesh më për ta dikush që i qorton, sepse janë një shtëpi rebele.
Ezekieli 4:3
Pastaj merr një pllakë hekuri dhe vendose si një mur hekuri midis teje dhe qytetit; kthe fytyrën tënde përballë tij dhe ai do të jetë i rrethuar dhe ti do ta rrethosh. Kjo do të jetë një shenjë për shtëpinë e Izraelit.
Ezekieli 4:4
Shtrihu pastaj mbi krahun e majtë dhe vendos mbi të paudhësinë e shtëpisë së Izraelit. Për numrin e ditëve gjatë të cilave do të rrish shtrirë mbi të, do të mbash paudhësinë e tyre.
Ezekieli 4:6
Me ti mbaruar këto, do të shtrihesh përsëri në krahun tënd të djathtë dhe do ta mbash paudhësinë e shtëpisë së Judës për dyzet ditë. Kam vënë mbi ty një ditë për çdo vit.
Ezekieli 4:9
Merr edhe grurë, elb, bathë, thjerëza, mel dhe grurë të fortë, vëri në një enë dhe u bëj bukë; të cilën do ta hash gjatë tërë ditëve që do të rrish shtrirë mbi krahun tënd, domethënë për treqind e nëntëdhjetë ditë.
Ezekieli 4:12
Do ta hash këtë bukë në formë kuleçësh prej elbi që do ti pjekësh me jashtëqitje njerëzish përpara syve të tyre".
Ezekieli 4:13
Pastaj Zoti tha: "Kështu bijtë e Izraelit do të hanë bukën e tyre të ndotur në mes të kombeve ndër të cilët do ti shpërndaj".
Ezekieli 5:1
"Ti, bir njeriu, merr një brisk të mprehur dhe përdore si një brisk berberi, duke bërë të kalojë mbi kokën tënde dhe mbi mjekrën tënde; pastaj do të marrësh një peshore dhe do ti ndash qimet në tri pjesë.
Ezekieli 5:2
Do të djegësh një të tretën e tyre në zjarr në mes të qytetit në mbarim të ditëve të rrethimit. Pastaj do të marrësh një të tretë të tyre dhe do ta godasësh rreth e qark me shpatë; edhe një të tretë të tyre do ta shpërndash sipas erës; prapa tyre unë do të zhvesh shpatën.
Ezekieli 5:5
Kështu thotë Zoti, Zoti: "Ky është Jeruzalemi. Unë e kisha vendosur në mes të kombeve dhe të vendeve të tjera që kishte përreth.
Ezekieli 5:6
Ai u rebelua kundër ligjeve të mia për të kryer paudhësi më tepër se kombet që e rrethojnë dhe kundër statuteve të mia më tepër se vendet që e rrethojnë. Po, ata i kanë përçmuar ligjet e mia dhe nuk kanë ecur sipas statuteve të mia".
Ezekieli 5:9
dhe do të bëj në mes teje atë që nuk kam bërë kurrë dhe që nuk do ta bëj kurrë më, për shkak të të gjitha neverive të tua.
Ezekieli 5:10
Prandaj në mes teje etërit do të hanë bijtë e tyre dhe bijtë do të hanë etërit e tyre; do të zbatoj gjykimet e mia mbi ty dhe do të shpërndaj në të gjitha erërat gjithçka që do të mbetet prej teje.
Ezekieli 5:12
Një e treta prej teje do të vdesë nga murtaja dhe do të konsumohet nga uria që mbretëron në mes tënd; një e tretë do të bjerë nga shpata rreth teje dhe unë do ta shpërndaj në të gjitha erërat pjesën e tretë, dhe do të zhvesh shpatën kundër tyre.
Ezekieli 5:14
Përveç kësaj do të bëj që ti të bëhesh nje shkreti dhe një turp midis kombeve që të rrethojnë, para syve të të gjithë kalimtarëve.
Ezekieli 5:15
Dhe kjo do të jetë një turp, një objekt talljeje, një mësim dhe një objekt habije për kombet që të rrethojnë, kur do të zbatojë mbi ty gjykimet e mia me zemërim, me tërbim dhe me ndëshkime me indinjatë. Unë Zoti, kam folur.
Ezekieli 5:16
Kur do të hedh kundër tyre shigjetat e tmerrshme të urisë, që sjellin shkatërrim dhe që unë do të dërgoj për t`ju shkatërruar, do ta bëj edhe më të rëndë urinë tuaj dhe do t`ju heq bazën e bukës.
Ezekieli 6:3
dhe thuaj: "O male të Izraelit dëgjoni fjalën e Zotit, Zotit. Kështu thotë Zoti, Zoti, maleve dhe kodrave, përroskave dhe luginave: Ja, unë do të sjell mbi ju shpatën dhe do të shkatërroj vendet tuaja të larta.
Ezekieli 6:4
Altarët tuaj do të shkretohen dhe altarët për temjan do të thyhen, dhe do të bëj që të vdekurit tuaj të bien përpara idhujve tuaj.
Ezekieli 6:5
Do t`i shtrij kufomat e bijve të Izraelit përpara idhujve të tyre dhe do t`i shpërndaj kockat tuaja rreth altarëve tuaj.
Ezekieli 6:8
Megjithatë do t`ju lë një mbeturinë, sepse disa që do t`i shpëtojnë shpatës do t`i keni midis kombeve, kur do të shpërndaheni në vënde të ndryshme.
Ezekieli 6:9
Të shpëtuarit tuaj do të më kujtojnë midis kombeve ku do të çohen në robëri, sepse jam kapitur për zemrën e tyre të prishur që është larguar nga unë dhe për sytë e tyre që kurvërohen pas idhujve të tyre. Ata do të ndiejnë neveri për veten e tyre për ligësitë që kanë kryer në të gjitha veprimet e tyre të neveritshme.
Ezekieli 6:11
Kështu thotë Zoti, Zoti: "Përplas duart, rrih këmbët dhe thuaj: "Vaj medet, për të gjitha veprimet e këqija të neveritshme të shtëpisë së Izraelit, sepse do të bien nga shpata, nga uria dhe nga murtaja.
Ezekieli 7:1
Fjala e Zotit m`u drejtua përsëri, duke thënë:
Ezekieli 7:4
Syri im nuk do të të kursejë dhe nuk do të kem mëshirë për ty, por do të hedh mbi ty rrugët e tua dhe veprimet e tua të neveritshme do të jenë në mes teje; atëherë do të pranoni që unë jam Zoti".
Ezekieli 7:6
Fundi erdhi, fundi erdhi. U zgjua për ty; ja, erdhi.
Ezekieli 7:11
Dhuna është shtuar si një thupër pabesie. Nuk do të mbetet asnjë prej tyre, asnjë nga moria e tyre, asnjë prej tyre; nuk do të ketë asnjë vajtim për ta.
Ezekieli 7:13
Sepse ai që shet nuk do të zotërojë atë që ka shitur, edhe sikur të mbetet i gjallë, sepse vegimi përfshin tërë morinë e tyre dhe nuk do të hiqet, dhe askush nuk do të mund të ruajë jetën e vet, duke jetuar në paudhësi.
Ezekieli 7:16
Por ikanakët që do të arrijnë të shpëtojnë do të rrinë ndër male si pëllumbat e luginës, të gjithë duke rënkuar për shkak të paudhësisë së vet.
Ezekieli 7:19
Do të hedhin argjendin e tyre nëpër rrugë dhe ari i tyre do të bëhet një ndyrësi. Argjendi i tyre dhe ari i tyre nuk do të mund t`i shpëtojnë ditën e zemërimit të Zotit; nuk do të mund të ngopin shpirtin e tyre as të mbushin barkun e tyre, sepse paudhësia e tyre është bërë shkak pengese.
Ezekieli 7:20
Kanë nxjerrë nga bukuria e stolive të tyre shkas kryelartësie; kanë përftuar figura nga neveritë e tyre dhe nga idhujt e tyre të urrejtshëm. Prandaj do t`i bëj ata një ndyrësi,
Ezekieli 7:21
dhe do t`i lë pra në duart e të huajve dhe plaçkë për të pabesët e dheut që do t`i përdhosin.
Ezekieli 7:22
Do të largoj prej tyre fytyrën time dhe ata do të përdhosin vendin tim sekret; do të hyjnë njerëz që përdorin dhunën dhe do ta përdhosin.
Ezekieli 7:23
Përgatit një zinxhir, sepse vendi është plot me krime gjaku dhe qyteti është plot dhunë.
Ezekieli 7:24
Do të sjell kombe të këqija që do të shtien në dorë shtëpitë e tyre; do ta ul kryelartësinë e të fuqishmëve dhe vendet e tyre të shenjta do të përdhosen.
Ezekieli 7:27
Mbreti do të jetë në zi, princi do të vishet me rroba dëshpërimi dhe duart e popullit të vendit do t`i pushtojë frika. Unë do t`i trajtoj sipas sjelljes së tyre dhe do t`i gjykoj sipas gjykimeve të tyre; atëherë do të pranojnë që unë jam Zoti".
Ezekieli 8:1
Në vitin e shtatë, në muajin e gjashtë, më pesë të muajit, ndodhi që, ndërsa isha ulur në shtëpinë time dhe pleqtë e Judës ishin ulur përballë meje, dora e Zotit, Zotit, ra në atë vend mbi mua.
Ezekieli 8:2
Unë shikova, dhe ja, një figurë njeriu me pamje zjarri; nga sa i përngjanin ijët e tij nga poshtë dukeshin prej zjarri, dhe nga sa i përngjanin ijët e tij lart dukeshin të shkëlqyera si ngjyra e bronzit inkandeshent.
Ezekieli 8:3
Ai shtriu një formë dore dhe më kapi nga një tufë e flokëve të mi, dhe Fryma më ngriti midis tokës dhe qiellit dhe më çoi në vegime të Perëndisë në Jeruzalem, në hyrje të portës së brendëshme që shikon nga veriu, ku ndodhej idhulli i xhelozisë, që shkakton xhelozinë.
Ezekieli 8:4
Dhe ja, atje ndodhej lavdia e Perëndisë të Izraelit, e ngjashme me vegimin që kisha parë në fushë.
Ezekieli 8:10
Kështu hyra për të parë, dhe ja, lloj lloj rrëshqanorë dhe kafshë të neveritshme si dhe tërë idhujt e shtëpisë së Izraelit të riprodhuara rreth e rrotull mbi mur.
Ezekieli 8:17
Pastaj më tha: "A e pe, bir njeriu? A është vallë një gjë e vogël për shtëpinë e Judës të kryejë gjërat e neveritshme që ajo bën këtu? Në fakt ata e kanë mbushur vendin me dhunë dhe kanë provokuar disa herë zemërimin tim. Dhe ja, e çojnë degën te hunda.
Ezekieli 9:2
Dhe ja ku erdhën nga drejtimi i portës së sipërme që shikon nga veriu gjashtë burra, secili me armën e tij të shfarosjes në dorë. Në mes tyre ishte një burrë me rroba prej liri, që kishte një kallamar shkruesi prej briri në krah. Me të arritur, ata u ndalën pranë altarit prej bronzi.
Ezekieli 9:3
Atëherë lavdia e Perëndisë të Izraelit u ngrit nga kerubini mbi të cilin rrinte, dhe u drejtua nga pragu i tempullit. Ajo thirri njeriun e veshur me rroba liri, që kishte kallamarin prej briri të shkruesit në krah,
Ezekieli 9:4
dhe Zoti tha: "Kalo në mes të qytetit, në mes të Jeruzalemit, dhe bëj një shenjë mbi ballin e njerëzve që psherëtijnë dhe vajtojnë për të gjitha gjërat që kryhen në mes tij".
Ezekieli 9:5
Dhe të tjerëve u tha, në mënyrë që unë ta dëgjoja: "Kaloni nëpër qytet pas tij dhe goditni; syrit tuaj të mos i vijë keq dhe mos kini mëshirë aspak.
Ezekieli 9:9
Ai m`u përgjigj: "Paudhësia e shtëpisë së Izraelit dhe asaj të Judës është jashtëzakonisht e madhe; vendi është plot gjak dhe qyteti plot me korrupsion. Në fakt thonë: "Zoti e ka braktisur vendin, Zoti nuk shikon".
Ezekieli 10:1
Unë po shikoja dhe ja, mbi kupën qiellore që ishte mbi kryet e kerubinëve, dukej mbi ta një si gur safiri që i përngjante nga forma një froni.
Ezekieli 10:2
Zoti i foli pastaj njeriut të veshur me rroba liri dhe i tha: "Shko midis rrotave poshtë kerubinit, mbushi duart me qymyr të ndezur që është midis kerubinëve dhe përhapi mbi qytetin". Dhe ai shkoi, ndërsa unë shikoja.
Ezekieli 10:5
Zhurma e krahëve të kerubinëve u dëgjua deri në oborrin e jashtëm, ashtu si zëri i Perëndisë të plotfuqishëm kur flet.
Ezekieli 10:9
Shikova akoma dhe ja, në krah të kerubinëve kishte katër rrota, një rrotë përbri çdo kerubini dhe një rrotë tjetër për çdo kerubin tjetër; rrotat kishin pamjen e një guri të topazit.
Ezekieli 10:16
Kur kerubinët lëviznin, edhe rrotat lëviznin nga ana e tyre; dhe kur kerubinët hapnin fletët për t`u ngritur nga toka, rrotat nuk largoheshin nga krahu i tyre.
Ezekieli 10:19
Pastaj kerubinët i hapën krahët e tyre dhe u ngritën nga toka para syve të mi; ndërsa po largoheshin edhe rrotat ishin pranë tyre. U ndalën pastaj te hyrja e portës që shikonte nga lindja e shtëpisë të Zotit, ndërsa lavdia e Perëndisë të Izraelit qëndronte lart mbi ta.
Ezekieli 10:20
Ishin po ato qenie të gjalla që kisha parë nën Perëndinë e Izraelit pranë lumit Kebar dhe njoha që ishin kerubinë.
Ezekieli 10:22
Sa për pamjen e fytyrave të tyre, ishin po ato fytyra që kisha parë pranë lumit Kebar; ishin po ato shëmbëlltyra dhe po ata kerubinë. Secili shkonte drejt para tij.
Ezekieli 11:6
Ju i keni shumuar ata që keni goditur për vdekje në këtë qytet dhe keni mbushur me të vdekur rrugët e tij".
Ezekieli 11:11
Ky qytet nuk do të jetë më për ju një kusi dhe ju nuk do të jeni për të mishi; unë do t`ju gjykoj në kufijtë e Izraelit.
Ezekieli 11:13
Ndodhi që, ndërsa unë profetizoja, Pelatiahu, bir i Benajahut, vdiq. Atëherë rashë me fytyrë për tokë dhe bërtita me të madhe, duke thënë: "Ah, Zot, Zot, dëshiron ta shkatërrosh krejt mbetjen e Izraelit?".
Ezekieli 11:16
Prandaj thuaj: Kështu thotë Zoti, Zoti: Megjithatë unë i kam larguar midis kombeve dhe i kam shpërndarë në vende të huaja, unë do të jem për ta për pak kohë një shenjtërore në vendet ku kanë shkuar.
Ezekieli 11:17
Prandaj u thuaj: Kështu thotë Zoti, Zoti: Do t`ju mbledh ndër popuj, do t`ju grumbulloj nga vendet ku jeni shpërndarë dhe do t`ju jap tokën e Izraelit.
Ezekieli 11:19
Dhe unë do t`ju jap atyre një zemër tjetër dhe do t`u shtie përbrenda një frymë të re, do të heq nga mishi i tyre zemrën prej guri dhe do t`u jap një zemër prej mishi,
Ezekieli 11:20
me qëllim që të ecin sipas statuteve të mia dhe të respektojnë ligjet e mia dhe t`i vënë në praktikë; atëherë ata do të jenë populli im dhe unë do të jem Perëndia i tyre.
Ezekieli 11:21
Po për ata të cilët kanë zemër që vë në zbatim gjërat e tyre të urrejtshme dhe të neveritshme, do të bëj që mbi kokën e tyre të bjerë sjellja e tyre", thotë Zoti, Zoti.
Ezekieli 11:22
Pastaj kerubinët i hapën krahët e tyre dhe rrotat lëvizën pranë tyre dhe lavdia e Perëndisë të Izraelit rrinte lart mbi ta.
Ezekieli 11:24
Pastaj Fryma më ngriti dhe më çoi në Kalde midis atyre që ishin në robëri, në një vegim për Frymën e Perëndisë dhe vegimi që kisha parë u zhduk para meje duke u ngritur lart;
Ezekieli 12:2
"Bir njeriu, ti banon në mes të një shtëpie rebele, që kanë sy për të parë, por nuk shohin, vesh për të dëgjuar, por nuk dëgjojnë, sepse janë një shtëpi rebele.
Ezekieli 12:3
Prandaj, bir njeriu, përgatit plaçkat për mërgim dhe shko në mërgim ditën para syve të tyre. Ti do të nisesh për mërgim nga vendi ku je në një vend tjetër para syve të tyre; ndofta do ta kuptojnë se janë një shtëpi rebele.
Ezekieli 12:5
Bëj një vrimë në mur para syve të tyre dhe nëpërmjet kësaj nxirr bagazhin tënd.
Ezekieli 12:6
Do ta mbash mbi kurriz para syve të tyre, do ta çosh jashtë në terr; do të mbulosh fytyrën për të mos shikuar tokën, sepse të kam bërë ty një shenjë për shtëpinë e Izraelit".
Ezekieli 12:11
Thuaj: Unë jam një shenjë për ju; ashtu si bëra unë, kështu do t`u bëhet atyre: ata do të shkojnë në mërgim, në robëri.
Ezekieli 12:12
Princi që është në mes tyre do të mbajë bagazhin e tij mbi kurriz në terr dhe do të dalë; do të bëjnë një vrimë në mur që ai të dalë nëpërmjet saj; ai do të mbulojë fytyrën për të mos parë tokën me sytë e tij.
Ezekieli 12:13
Por unë do të shtrij rrjetën time mbi të dhe ai do të kapet në lakun tim; do ta çoj pastaj në Babiloni, në vendin e Kaldeasve; por ai nuk ka për ta parë dhe do të vdesë atje.
Ezekieli 12:14
Do të shpërndaj në të gjitha erërat ata që i rrijnë rreth e qark për ta ndihmuar dhe tërë trupat e tij, dhe do ta zhvesh shpatën prapa tyre.
Ezekieli 12:15
Atëherë do të pranojnë që unë jam Zoti kur do ti kem shpërndarë midis kombeve dhe vendeve të ndryshme.
Ezekieli 12:19
Do t`i thuash pastaj popullit të vendit: Kështu u thotë Zoti, Zoti, banorëve të Jeruzalemit në tokën e Izraelit: Do të hanë bukën e tyre në pikëllim dhe do ta pinë ujin e tyre në tmerr, sepse vendi i tyre do të zhvishet nga gjithë ato që ka për shkak të ligësisë të mbarë njerëzve që banojnë aty.
Ezekieli 12:21
Fjala e Zotit mu drejtua përsëri duke, duke thënë:
Ezekieli 12:22
"Bir njeriu: Çfarë është ajo e thënë për vendin e Izraelit e cila pohon se: "Ditët po zgjaten dhe çdo vegim pakësohet"?
Ezekieli 12:23
Prandaj u thuaj atyre: Kështu thotë Zoti, Zoti: Unë do të bëj të pushojë kjo e thënë dhe të mos e përmendin më në Izrael. Bile u thuaj atyre: Po afrohen ditët dhe realizimi i fjalës së çdo vegimi,
Ezekieli 12:27
"Bir njeriu, ja, shtëpia e Izraelit thotë: "Vegimi që ai shikon ka të bëjë me shumë ditë të së ardhmes, dhe ai profetizon për kohra të largëta".
Ezekieli 13:5
Ju nuk jeni ngjitur mbi të çara dhe as nuk keni ndërtuar ndonjë mur rreth shtëpisë së Izraelit për të rezistuar në betejën në ditën e Zotit.
Ezekieli 13:11
u thuaj atyre që e suvatojnë me llaç që nuk mban, se ai ka për të rënë. Do të vijë një shi i rrëmbyer dhe ju, o gurë breshëri, do të rrëzoheni; do të shpërthejë një erë e stuhishme,
Ezekieli 13:13
Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: "Në tërbimin tim do të bëj që të shpërthejë një erë e stuhishme, në zemërimin tim do të bëj që të bjerë një shi i rrëmbyer dhe në tërbimin tim disa gurë breshri për një shfarosje të plotë.
Ezekieli 13:14
Kështu do të shemb murin që keni suvatuar me llaç që nuk mban, do të hedh për tokë dhe themelet e tij do të zbulohen; ai do të rrëzohet dhe ju do të shkatërroheni bashkë me të; atëherë do të pranoni që unë jam Zoti.
Ezekieli 13:16
domethënë, profetët e Izraelit që profetizonin mbi Jeruzalemin dhe kishin për të vegime paqeje, ndërsa nuk kishte paqe", thotë Zoti, Zoti.
Ezekieli 13:18
dhe thuaj: Kështu thotë Zoti, Zoti: Mjerë gratë që qepin rripa në të gjitha kyçet e dorës dhe bëjnë vela për kokat e çdo lartësie për të gjuajtur shpirtërat. A besoni ju të gjuani shpirtërat e popullit tim dhe të shpëtoni jetën tuaj?
Ezekieli 13:19
Ju më përdhosni në mes të popullit tim për disa grushte elbi dhe për disa copa buke, duke bërë të vdesin shpirtëra që nuk duhet të vdisnin dhe duke bërë të jetojnë shpirtëra që nuk duhet të jetonin, duke e gënjyer popullin tim që u vë veshin gënjeshtrave".
Ezekieli 13:22
Në fakt e keni brengosur zemrën e të drejtit me gënjeshtra, kur unë nuk e brengosja, dhe keni fortësuar duart e të pabesit, që të mos shmanget nga rruga e tij e keqe për të mbetur në jetë.
Ezekieli 14:4
Prandaj folu dhe u thuaj atyre: Kështu thotë Zoti, Zoti: Cilido qoftë nga shtëpia e Izraelit që i ngre idhujt e tij në zemrën e tij, dhe vë para vetes pengesën që e bën të bjerë në paudhësi dhe pastaj vjen te profeti, do t`i përgjigjem unë, Zoti, lidhur me këtë, sipas morisë së idhujve të tij,
Ezekieli 14:5
për të ndikuar në zemrën e atyre të shtëpisë së Izraelit që janë larguar prej meje për shkak të të gjithë idhujve të tyre.
Ezekieli 14:7
Sepse, në qoftë se një njeri çfardo i shtëpisë së Izraelit apo disa të huaj që banojnë në Izrael largohen nga unë, ngre idhujt e tij në zemrën e tij dhe vë para tij pengesën që e bën të bjerë në paudhësi dhe pastaj vjen te profeti, që të konsultohet me mua nëpërmjet atij, unë, do t`i përgjigjem unë, Zoti, nga vetja ime.
Ezekieli 14:9
Por në rast se profeti lë të mashtrohet dhe thotë ndonjë fjalë, unë, Zoti e kam bërë për vete këtë profet; do të shtrij dorën pastaj kundër tij dhe do ta shkatërroj në mes të popullit tim të Izraelit.
Ezekieli 14:11
me qëllim që ata të shtëpisë së Izraelit të mos shkojnë duke u endur larg meje, të mos ndoten më nga të gjitha shkeljet e tyre, por të jenë populli im dhe unë të jem Perëndia i tyre", thotë Zoti, Zoti.
Ezekieli 14:13
"Bir njeriu, në qoftë se një vend mëkaton kundër meje duke qenë vazhdimisht i pabesë, unë do të shtrij dorën time kundër tij, do t`i ndërpres përkrahjen e bukës, do t`i dërgoj kundra urinë dhe do të shfaros njerëzit dhe kafshët.
Ezekieli 14:14
Edhe sikur në mes tyre të ishin këta tre burra, Noeu, Danieli dhe Jobi, për shkak të drejtësisë së tyre do të shpëtonin vetëm veten e tyre", thotë Zoti, Zoti.
Ezekieli 14:15
"Por në rast se do të bëja që nëpër këtë vend të kalonin kafshë të egra që ta shpopullonin dhe ai të bëhej një shkreti ku askush nuk do të kalonte për shkak të këtyre kafshëve,
Ezekieli 14:17
Ose sikur të sillja shpatën kundër këtij vendi dhe të thoja: "Le të kalojë shpata nëpër vend", dhe të shfaroste njerëz dhe kafshë,
Ezekieli 14:20
edhe sikur në mes tyre të ishin Noeu, Danieli dhe Jobi, ashtu siç është e vërtetë që unë rroj", thotë Zoti, Zoti "ata nuk do të shpëtonin as bijtë as bijat, për drejtësinë e tyre do të shpëtonin vetëm veten e tyre".
Ezekieli 14:21
Sepse kështu thotë Zoti, Zoti: "E njëjta gjë do të ndodhë kur të dërgoj kundër Jeruzalemit katër gjykatësit e mi të tmerrshëm, shpatën, urinë, kafshët e egra dhe murtajën për të shfarosur njerëz dhe kafshë.
Ezekieli 14:22
Por ja, do të lihet një mbeturinë që do të çohet jashtë, bij dhe bija; ata do të vijnë tek ju dhe ju do të shikoni sjelljen e tyre dhe veprimet e tyre. Atëherë do të ngushëlloheni nga e keqja që solla mbi Jeruzalemin, për të gjitha ato që solla mbi të.
Ezekieli 15:1
Fjala e Zotit m`u drejtua përsëri, duke thënë:
Ezekieli 15:3
A mund ta marrësh drurin për të bërë ndonjë punë? A mund të përftosh prej tij një kunj për të varur ndonjë send?
Ezekieli 15:4
Ja, e hedh në zjarr për t`u djegur; zjarri djeg dy anët e tij dhe pjesa e tij qendrore karbonizohet. A mund të jetë vallë i dobishëm për ndonjë punë?
Ezekieli 15:5
Ja, në se edhe kur ishte i plotë nuk vlente për asnjë punë, aq më pak do të mund të vlejë për ndonjë punë kur zjarri e ka djegur dhe karbonizuar.
Ezekieli 16:1
Fjala e Zotit m`u drejtua përsëri, duke thënë:
Ezekieli 16:4
Kur linde ti, ditën që dole në këtë botë, nuk t`u pre kërthiza, nuk të lanë me ujë për t`u pastruar, nuk të fërkuan me kripë as të mbështollën në pelena.
Ezekieli 16:5
Asnjë sy nuk u kujdes për ty që të të bënte qoftë edhe një nga këto gjëra, duke i ardhur keq për ty; përkundrazi ditën që linde të hodhen në fushë të hapur, për shkak të neverisë që kishin për ty.
Ezekieli 16:6
Unë të kalova afër, pashë që po përpëliteshe në gjak dhe të thashë, ndërsa ndodheshe në gjakun tënd: "Jeto!". Po, ndërsa ndodheshe në gjakun tënd të thashë: "Jeto!".
Ezekieli 16:14
Nami yt u përhap midis kombeve për bukurinë tënde që ishte e përsosur, për shkak të shkëlqimit tim të madh që kisha vendosur mbi ty", thotë Zoti, Zoti.
Ezekieli 16:15
Por ti vure besim në bukurinë tënde dhe u kurvërove për shkak të namit tënd dhe ia falje kurvërimet e tua çdo kalimtari, që i pranonte.
Ezekieli 16:20
"Përveç kësaj more bijtë e tu e bijat e tua që më kishe lindur dhe i sakrifikove ata, që të gëlltiten. Mos vallë ishin pak gjë kurvërimet e tua,
Ezekieli 16:21
që ti të therje bijtë e mi dhe t`ua ofroje atyre duke i kaluar nëpër zjarr?
Ezekieli 16:22
Me gjithë veprimet e tua të neveritshme dhe kurvërimet e tua, nuk i kujtove ditët e rinisë sate, kur ishe lakuriq dhe nevojtare dhe përpëliteshe në gjak.
Ezekieli 16:26
Ti gjithashtu je kurvëruar me Egjiptasit, fqinjët e tu trupmëdhenj, dhe i ke shumuar kurvërimet e tua për të provokuar zemërimin tim.
Ezekieli 16:31
Ti ndërtoje kamaren në krye të çdo rruge dhe bënje vendet e larta në çdo shesh por nuk ishe si një prostitutë, sepse përbuzje pagën,
Ezekieli 16:33
Të gjitha prostitutave u bëhen dhurata, por ti u ke bërë dhurata gjithë dashnorëve të tu dhe me dhurata i ke bërë të vijnë nga çdo anë te ti për kurvërimet e tua.
Ezekieli 16:34
Në kurvërimet e tua je sjellë krejt ndryshe nga gratë e tjera; askush nuk të ndiqte nga pas për t`u kurvëruar, sepse ti jepje pagesën në vend që ta merrje atë; kështu je sjellë krejt ndryshe nga të tjerat".
Ezekieli 16:36
Kështu thotë Zoti, Zoti: "Duke qenë se paratë e tua janë shkapërderdhur dhe lakuriqësia jote është zbuluar në kurvërimet e tua me dashnorët e tu dhe me tërë idhujt e tu të neveritshëm dhe për shkak të gjakut të bijve të tu që u ke ofruar atyre,
Ezekieli 16:43
Sepse ti nuk i ke kujtuar ditët e rinisë sate dhe më ke bërë të tërbohem me të gjitha këto gjëra, ja, edhe unë do të të bëj që të bien mbi kokën tënde veprimet e tua", thotë Zoti, Zoti, "kështu ti nuk do të kryesh poshtërsi të tjera përveç veprimeve të tua të neveritshme.
Ezekieli 16:49
Ja, kjo qe paudhësia e motrës sate Sodoma: ajo dhe bijat e saj jetonin në kryelartësi, në bollëkun e bukës dhe në një plogështi të theksuar, por nuk përkrahnin dorën e të përvuajturit dhe të të varfërit.
Ezekieli 16:52
Ti, që ke gjykuar motrat e tua, mbaje turpin tënd, sepse me mëkatet që ke kryer je bërë më e neveritshme se ato; ato janë më të drejta se ti. Po, ki turp, dhe mbaje për vete turpin, sepse ke justifikuar motrat e tua.
Ezekieli 16:54
me qëllim që ti të mbash turpin tënd dhe të turpërohesh për tërë ato që ke bërë, kur i ke dhënë zemër.
Ezekieli 16:56
Motra jote Sodoma nuk ishte përmendur fare nga goja jote në ditët e kryelartësisë sate,
Ezekieli 16:57
para se ligësia jote të zbulohej lakuriq, si ndodhi kur të fyen bijat e Sirisë dhe të gjitha ato që ishin rreth tyre, bijat e Filistejve, që të përçmonin nga të gjitha anët.
Ezekieli 16:59
Sepse kështu thotë Zoti, Zoti: "Unë do të veproj me ty ashtu si ke vepruar ti me mua, se ke përçmuar betimin, duke shkelur besëlidhjen".
Ezekieli 16:60
"Megjithatë do të kujtoj besëlidhjen që lidha me ty në ditët e rinisë sate dhe do të lidh me ty një besëlidhje të përjetëshme.
Ezekieli 16:61
Atëherë do të kujtohesh për sjelljen tënde dhe do të të vijë turp, kur do të presësh motrat e tua, ato që janë më të mëdha dhe ato që janë më të vogla nga ti; dhe unë do t`i jap ty si bija, por jo për hir të besëlidhjes sate.
Ezekieli 16:63
me qëllim që të mbash mend, të të vijë turp dhe të mos hapësh gojën për shkak të konfuzionit tënd, kur të kem bërë shlyerjen e fajit për të gjitha ato që ke bërë", thotë Zoti, Zoti.
Ezekieli 17:9
Thuaj: Kështu thotë Zoti, Zoti: A do të mund të shkojë mbarë? A nuk do t`i shrrënjosë shqiponja rrënjët e saj dhe nuk do t`i presë frytet e saj që ta lërë të thahet? Kështu tërë gjethet që ka do të thahen. Nuk do të duhet shumë forcë as shumë njerëz për ta shkulur me rrënjë.
Ezekieli 17:11
Fjala e Zotit m`u drejtua përsëri, duke thënë:
Ezekieli 17:16
Ashtu siç është e vërtetë që unë rroj", thotë Zoti, Zoti, "ai do të vdesë në vendin ku rri mbreti që e ka bërë mbret dhe betimin e të cilit ai ka përçmuar duke shkelur edhe besëlidhjen, afër tij, në mes të Babilonisë.
Ezekieli 17:17
Faraoni nuk do t`i japë ndihmë me ushtrinë e tij të fuqishme dhe me aq njerëz në luftë, kur do të ngrenë ledhe dhe do të ndërtojnë kulla për të shfarosur shumë jetë njerëzore.
Ezekieli 17:18
Ai ka përçmuar betimin duke shkelur besëlidhjen; megjithatë, ja, mbasi dha dorën, ka bërë tërë këto gjëra. Ai nuk do të shpëtojë".
Ezekieli 17:19
Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: "Ashtu siç është e vërtetë që unë rroj, betimin tim që ai ka përçmuar dhe besëlidhjen time që ai ka shkelur, do të bëj që të bien mbi kokën e tij.
Ezekieli 17:20
Do të shtrij mbi të rrjetën time dhe do të kapet në lakun tim. Do ta çoj në Babiloni dhe aty do të ekzekutoj mbi të vendimin për tradhëtinë e kryer kundër meje.
Ezekieli 17:21
Tërë ikanakët bashkë me formacionet e tij do të bien nga shpata, ndërsa ata që do të shpëtojnë do të shpërndahen në drejtim të të gjitha erërave. Kështu do të pranoni që unë, Zoti, kam folur".
Ezekieli 18:2
"Çfarë keni ndër mend kur përdorni këtë proverb lidhur me vendin e Izraelit duke thënë: "Etërit kanë ngrënë rrushin e papjekur dhe dhëmbët e bijve të tyre janë mpirë"?
Ezekieli 18:3
Ashtu si është e vërtetë që unë rroj", thotë Zoti, Zoti, "nuk do ta përdorni më këtë proverb në Izrael.
Ezekieli 18:4
Ja, të gjithë shpirtërat janë të mitë; si shpirti i atit ashtu dhe shpirti i birit janë të mitë. Shpirti që mëkaton ka për të vdekur.
Ezekieli 18:9
në rast se ecën sipas statuteve të mia duke vepruar me besnikëri, ai është i drejtë dhe me siguri ka për të jetuar", thotë Zoti, Zoti.
Ezekieli 18:10
Por në qoftë se i ka lindur një bir që përdor dhunë, që derdh gjak dhe i bën të vëllait ndonjë nga këto gjëra,
Ezekieli 18:13
jep me kamatë dhe me fajde, a do të jetojë vallë ai? Ai nuk do të jetojë. Duke qenë se ka kryer tërë këto veprime të neveritshme ai ka për të vdekur me siguri; gjaku i tij do të bjerë mbi të.
Ezekieli 18:17
e përmban dorën që të mos shtypë të varfërin, nuk merr as kamatë as fajde, respekton dekretet e mia dhe ecën në statutet e mia, ai nuk ka për të vdekur për shkak të paudhësisë së atit të tij; ai me siguri ka për të jetuar.
Ezekieli 18:18
I ati, përkundrazi, duke qenë se ka shtypur dhe ka kryer grabitje në dëm të vëllait të tij dhe ka bërë atë që nuk është e mirë në mes të popullit të tij, ja, ai do të vdesë për shkak të paudhësisë së tij.
Ezekieli 18:19
Megjithatë ju thoni: "Pse biri nuk mbart paudhësinë e atit?". Duke qenë se djali zbaton barazinë dhe drejtësinë, respekton të gjitha statutet e mia dhe i vë në praktikë, ai me siguri ka për të jetuar.
Ezekieli 18:21
Në rast se i pabesi largohet nga të gjitha mëkatet që kryente, në rast se respekton të gjitha statutet e mija dhe zbaton barazinë dhe drejtësinë, ai me siguri ka për të jetuar; nuk ka për të vdekur.
Ezekieli 18:22
Asnjë nga shkelje që ka kryer nuk do t`i kujtohet atij; ai do të jetojë për shkak të drejtësisë që zbaton.
Ezekieli 18:23
A ndjej vallë gëzim nga vdekja e të pabesit?", thotë Zoti, Zoti, "apo përkundrazi që ai të kthehet nga rrugët e tij dhe të jetojë?
Ezekieli 18:24
Por në rast se i drejti largohet nga drejtësia e tij dhe kryen paudhësinë dhe imiton tërë gjërat e neveritshme që kryen i pabesi, a do të jetojë vallë ai? Në rast se tërë drejtësia që ka bërë nuk do të kujtohet më; për shkeljen që ka kryer dhe mëkatin që ka bërë, ai ka për të vdekur, për shkak të tyre.
Ezekieli 18:25
Megjithatë ju thoni: "Rruga e Zotit nuk është e drejtë". Dëgjoni tani, o shtëpi e Izraelit: është pikërisht rruga ime që nuk është e drejtë ose janë më tepër rrugët tuaja që nuk janë të drejta?
Ezekieli 18:26
Në rast se i drejti largohet nga drejtësia e tij dhe kryen paudhësi dhe për këtë shkak vdes, ai vdes nga paudhësia që ka kryer.
Ezekieli 18:27
Përkundrazi, në se i pabesi largohet nga pabesia që ndiqte dhe zbaton barazinë dhe drejtësinë, ai do ta shpëtojë shpirtin e tij.
Ezekieli 18:28
Duke qenë se ka marrë parasysh të largohet nga të gjitha shkeljet që kryente, ai ka për të jetuar me siguri; nuk ka për të vdekur.
Ezekieli 18:29
Megjithatë shtëpia e Izraelit thotë: "Rruga e Zotit nuk është e drejtë". A janë pikërisht rrugët e mia që nuk janë të drejta, o shtëpi e Izraelit, janë më tepër rrugët tuaja që nuk janë të drejta?
Ezekieli 18:30
Prandaj do ta gjykoj secilin prej jush sipas rrugëve të tij, o shtëpi e Izraelit", thotë Zoti, Zoti. "Pendohuni dhe braktisni tërë shkeljet tuaja, kështu paudhësia nuk do të jetë më për ju shkak shkatërrimi.
Ezekieli 19:3
Rriti një nga të vegjëlit e saj që u bë një luan i vogël; mësoi të shqyejë prenë dhe përlau njerëz.
Ezekieli 19:4
Edhe kombet dëgjuan të flitet për të; ai u kap në gropën e tyre dhe e çuan të lidhur në vendin e Egjiptit.
Ezekieli 19:6
Ai shkonte dhe vinte midis luanëve; u bë një luan i vogël, mësoi të shqyejë prenë dhe përlau njerëz.
Ezekieli 19:11
Kishte degë të forta të përshtatshme për skeptra mbretërorë, ishte ngjitur lart midis degëve gjetheshumë dhe shquhej në shtatin e saj për degët e shumta të saj.
Ezekieli 19:12
Por u çrrënjos me tërbim dhe u hodh për tokë; era e lindjes ia thau frytin; degët e saj të forta u shkëputën dhe u thanë, zjarri i përpiu.
Ezekieli 19:13
Tani është mbjellë në shkretëtirë në një tokë të thatë dhe të etur për ujë;
Ezekieli 19:14
Një zjarr ka dalë nga një shermend i degëve të saj dhe ka përpirë frytin e saj; në të nuk ka më asnjë degë të fortë të përshtatshme për skeptra mbretërorë". Ky është një vajtim dhe do të jetë një vajtim.
Ezekieli 20:5
dhe u thuaj atyre: Kështu thotë Zoti, Zoti: Ditën kur zgjodha Izraelin dhe ngrita dorën për betim pasardhësve të shtëpisë së Jakobit dhe e bëra veten të njohur në vendin e Egjiptit, ngrita dorën për
Ezekieli 20:6
Atë ditë ngrita dorën duke ju betuar atyre se do t`i nxirrja nga vendi i Egjiptit dhe do t`i çoja në një vend që kisha vëzhguar për ta ku rrjedh qumësht dhe mjaltë, lavdia e të gjitha vendeve.
Ezekieli 20:7
Pastaj u thashë atyre: Secili të flakë gjërat e neveritshme që janë para syve të tij dhe mos u ndotni me idhujt e Egjiptit. Unë jam Zoti, Perëndia juaj.
Ezekieli 20:9
Megjithatë veprova për hir të emrit tim, me qëllim që ai të mos përdhosej para kombeve në mes të të cilëve ata ndodheshin, në sytë e të cilëve më kishin njohur, për t`i nxjerrë nga vendi i Egjiptit.
Ezekieli 20:11
U dhashë atyre statutet e mia dhe u bëra të njohura dekretet e mia, duke respektuar të cilat, njeriu do të jetojë për ato.
Ezekieli 20:13
Por shtëpia e Izraelit u rebelua kundër meje në shkretëtirë; nuk eci sipas statuteve të mia dhe hodhi poshtë dekretet e mia, duke respektuar të cilat njeriu do të jetojë për ato, dhe përdhosën me të madhe të shtunat e mia. Kështu unë vendosa të hedh mbi ta zemërimin tim për ti zhdukur në shkretëtirë.
Ezekieli 20:14
Megjithatë unë veprova për hir të emrit tim, me qëllim që të mos përdhosej përpara kombeve, në sytë e të cilëve unë i kisha bërë të dalin nga Egjipti.
Ezekieli 20:16
sepse kishin hedhur poshtë dekretet e mia, nuk kishin ecur sipas statuteve të mia dhe kishin përdhosur të shtunat e mia, sepse zemra e tyre shkonte pas idhujve të tyre.
Ezekieli 20:19
Unë jam Zoti, Perëndia juaj; ecni sipas statuteve të mia, respektoni dekretet e mia dhe i vini në praktikë,
Ezekieli 20:20
shenjtëroni të shtunat e mia dhe ato le të jenë një shenjë midis meje dhe jush, në mënyrë që ju të pranoni që unë jam Zoti, Perëndia juaj".
Ezekieli 20:21
Por bijtë u rebeluan kundër meje; nuk ecën sipas statuteve të mia, nuk respektuan dekretet e mia për t`i vënë në jetë, duke i respektuar të cilat njeriu do të jetojë për to; përdhosën të shtunat e mia, dhe kështu vendosa të derdh mbi ta tërbimin tim dhe të shfryj mbi ta zemërimin tim në shkretëtirë.
Ezekieli 20:22
Megjithatë unë e tërhoqa dorën dhe veprova për hir të emrit tim, me qëllim që ai të mos përdhosej përpara kombeve, në sytë e të cilëve i kisha nxjerrë nga Egjipti.
Ezekieli 20:23
Por ngrita dorën në shkretëtirë, duke u betuar që do t`i shpërndaja midis kombeve dhe do t`i hallakatja nëpër tërë vendet,
Ezekieli 20:24
Sepse nuk vinin në jetë dekretet e mia, por i hidhnin poshtë statutet e mia, përdhosnin të shtunat e mia dhe sytë e tyre ishin drejtuar te idhujt e etërve të tyre.
Ezekieli 20:26
dhe i molepsa me vetë dhuratat e tyre, me qenë se ata kalonin nëpër zjarr çdo të parëlindur të tyre, për t`i katandisur në shkretim të plotë me qëllim që të pranonin që unë jam Zoti.
Ezekieli 20:28
mbasi i futa në vendin për të cilin kisha ngritur dorën dhe isha betuar, ata i kthyen sytë në çdo kodër të lartë dhe në çdo dru gjetheshumë dhe atje ofruan flijimet e tyre dhe paraqitën ofertat e tyre provokuese; atje vunë parfumet e tyre me erë të këndshme dhe atje derdhën libacionet e tyre.
Ezekieli 20:31
Në fakt kur ofroni dhuratat tuaja dhe kaloni nëpër zjarr bijt tuaj, ju e ndotni veten deri ditën e sotme me të gjithë idhujt tuaj. Prandaj nuk do të lejoj të konsultohem nga ju, o shtëpi e Izraelit. Ashtu siç është e vërtetë që unë rroj", thotë Zoti, Zoti, "unë nuk do të lejoj të konsultohem nga ju.
Ezekieli 20:34
Do t`ju nxjerr nga mesi i popujve dhe do t`ju mbledh nga vendet në të cilët jeni shpërndarë me dorë të fortë, me krahë të shtrirë dhe me tërbim të shfrenuar,
Ezekieli 20:35
dhe do t`ju çoj në shkretëtirën e popujve, dhe atje do të zbatoj gjykimin tim mbi ju, ballë për ballë.
Ezekieli 20:39
Ju, pra, shtëpia e Izraelit", kështu flet Zoti, Zoti: "Shkoni, u shërbeni secili idhujve tuaj; por pastaj do të më dëgjoni dhe nuk do të përdhosni më emrin tim të shenjtë me dhuratat tuaja dhe me idhujt tuaj.
Ezekieli 20:41
Unë do të kënaqem me ju si me një parfum me erë shumë të këndshme, kur do t`ju nxjerr nga mesi i popujve dhe t`ju mbledh nga vendet ku keni qenë shpërndarë; dhe do të shenjtërohem tek ju para syve të kombeve.
Ezekieli 20:42
Ju do të pranoni që unë jam Zoti, kur do t`ju çoj në tokën e Izraelit, në vendin për të cilin kisha ngritur dorën dhe isha betuar t`ia jepja etërve tuaj.
Ezekieli 20:43
Atje do të kujtoni sjelljen tuaj dhe të gjitha veprimet me të cilat jeni ndotur dhe do të ndjeni neveri për veten tuaj për të gjitha ligësitë që keni kryer.
Ezekieli 20:44
Kështu do të pranoni që unë jam Zoti, kur do të veproj me ju për hir të emrit tim dhe jo sipas sjelljes suaj të keqe dhe as sipas veprimeve tuaja të korruptuara, o shtëpi e Izraelit", thotë Zoti, Zoti".
Ezekieli 20:49
aaa see Atëherë thashë: "Ah, Zot, Zot, ata thonë për mua: "A nuk flet ky me shëmbëlltyra?"
Ezekieli 21:7
aaa see Do të ndodhë që kur të të pyesin: "Pse vajton?", do të përgjigjesh: "Për lajmin që po vjen, çdo zemër do të tretet, të gjitha duart do të dobësohen, të gjithë shpirtërat do të ligështohen dhe të gjithe gjunjët do të shkrihen si uji". Ja, gjëja po vjen dhe do të kryhet", thotë Zoti, Zoti.
Ezekieli 21:8
aaa see Fjala e Zoti m`u drejtua përsëri, duke thënë:
Ezekieli 21:10
aaa see është mprehur për të bërë një masakër të madhe dhe është e mprehur që të vetëtijë. A mund të gëzohemi vallë? Ju përçmoni skeptrin e birit tim sikur të ishte një dru çfarëdo.
Ezekieli 21:11
aaa see Zoti e ka dhënë ta lustrojnë për ta rrokur në dorë; shpata është mprehur dhe lustruar për ta dhënë në dorë të atij që vret.
Ezekieli 21:12
aaa see Klith dhe bërtit, bir njeriu, sepse do të përdoret kundër popullit tim, kundër tërë princave të Izraelit; ata do të dorëzohen në pushtetin e shpatës bashkë me popullin tim. Prandaj rrihe kofshën tënde,
Ezekieli 21:13
aaa see sepse kjo është një provë. Çfarë do të ndodhte sikur të mos ishte më as skeptri përbuzës?", thotë Zoti, Zoti.
Ezekieli 21:15
aaa see Kam kthyer majën e shpatës kundër të gjitha portave të tyre, me qëllim që zemra e tyre të tretet dhe shumë të bien. Ah, është bërë për të shkëlqyer, është mprehur për masakrën.
Ezekieli 21:18
aaa see Fjala e Zotit m`u drejtua përsëri, duke thënë:
Ezekieli 21:19
aaa see "Ti, bir njeriu, shëno dy rrugë nëpër të cilat të kalojë shpata e mbretit të Babilonisë; do të nisen që të dyja nga i njëjti vend. Vër një tregues rrugor, vëre në krye të rrugës që të çon në qytet.
Ezekieli 21:20
aaa see Shëno një rrugë nëpër të cilën shpata të shkojë në Rabah, qytet i bijve të Amonit, dhe një tjetër për në Judë, kundër Jeruzalemit, qytet i fortifikuar.
Ezekieli 21:21
aaa see Në fakt mbreti i Babilonisë qëndron në kryqëzimin e rrugës, në krye të dy rrugëve, për të bërë shortari: ai tund shigjetat, konsulton idhujt shtëpiakë, shqyrton mëlçinë.
Ezekieli 21:22
aaa see Në të djathtë të tij përgjigja e shortarisë tregon Jeruzalemin për të vendosur deshtë, për të hapur gojën dhe për të urdhëruar masakrën, për të ngritur zërin me klithma lufte, për t`i vendosur deshtë kundër portave, për të ngritur ledhe dhe për të ndërtuar kulla.
Ezekieli 21:23
aaa see Por për ta kjo do të jetë si një shortari e rremë në sytë e atyre që u janë betuar. Por ai do të kujtohet për paudhësitë e tyre, me qëllim që t`i kapin".
Ezekieli 21:25
aaa see Dhe ti, o princ i korruptuar dhe i keq i Izraelit, dita e të cilit erdhi në kohën e ndëshkimit përfundimtar",
Ezekieli 21:27
aaa see Shkretim, shkretim, shkretim, unë do ta kryej. Dhe ajo nuk do të restaurohet më, deri sa të vijë ai të cilit i përket gjykimi dhe të cilit do t`ja jap.
Ezekieli 21:28
aaa see Dhe ti, bir njeriu, profetizo dhe thuaj: Kështu thotë Zoti, Zoti, lidhur me bijtë e Amonit dhe lidhur me turpin e tyre dhe thuaj: Shpata, shpata është zhveshur, është lustruar për masakrën, që të hajë, që të vetëtijë,
Ezekieli 21:29
aaa see ndërsa kanë për ty vegime të rreme dhe të bëjnë ty shortari të rreme, që të të vënë mbi qafën e njerëzve të këqinj të vrarë, dita e të cilëve ka arritur kohën e ndëshkimit përfundimtar.
Ezekieli 21:30
aaa see Vëre përsëri në millin e saj. Unë do të të gjykoj po në atë vend ku të krijuan, në vendin e prejardhjes sate.
Ezekieli 22:3
Pastaj thuaj: Kështu thotë Zoti, Zoti: Qyteti derdh gjak në mes të tij për të sjellë kohën e tij; përveç kësaj bën idhuj kundër vetvetes për t`u ndotur.
Ezekieli 22:4
Për gjakun që ke derdhur je bërë fajtor dhe je ndotur për idhujt që ke sajuar. Ke afruar ditët e tua dhe ke arritur në fund të viteve të tua; prandaj do të të bëj turpin e kombeve dhe objekt talljeje për të gjitha vendet.
Ezekieli 22:5
Ata që janë afër dhe ata që janë larg teje do të tallen me ty o i molepsur për lavdi dhe plot çrregullim.
Ezekieli 22:6
Ja princat e Izraelit: secili ka përdorur pushtetin e tij për të derdhur gjak te ti.
Ezekieli 22:7
Te ti përçmohet ati dhe nëna, në mes teje shtypet i huaji, te ti keqtrajtohet jetimi dhe e veja.
Ezekieli 22:8
Ti ke përçmar gjërat e mia të shtrënjta dhe ke përdhour të shtunat e mia.
Ezekieli 22:9
Te ti ka njerëz që shpifin për të derdhur gjak, te ti ka njerëz që hanë mbi male, në mes teje ka njerëz që kryejnë kobe.
Ezekieli 22:12
Te ti pranohen dhurata për të derdhur gjak; ti kërkon kamatë të lartë, ti ke realizuar fitime nga i afërti dhe më ke harruar mua", thotë Zoti, Zoti.
Ezekieli 22:13
"Por ja, unë rrah duart për fitimin e pandershëm që ke nxjerrë dhe për gjakun e derdhur që është në mes teje.
Ezekieli 22:15
Unë do të të shpërndaj midis kombeve, do të të shkapërdaj midis vendeve dhe do të eleminoj papastërtinë tënde prej teje.
Ezekieli 22:16
Ti do të përdhosësh vetveten në sytë e kombeve dhe do të pranosh që unë jam Zoti".
Ezekieli 22:18
"Bir njeriu, shtëpia e Izraelit është bërë për mua tërë skorje: janë të gjithë bronz, kallaj, hekur dhe plumb në mes të një furre; janë bërë skorje argjëndi".
Ezekieli 22:20
Ashtu si mblidhet argjëndi, bronzi, hekuri, plumbi dhe kallaji në mes të furrës dhe mbi ta i fryjnë zjarrit për t`i shkrirë, kështu në zemërimin tim dhe në tërbimin tim do t`ju mbledh, do t`ju fus atje dhe do t`ju shkrij.
Ezekieli 22:23
Fjala e Zotit m`u drejtua përsëri, duke thënë:
Ezekieli 22:25
Komploti i profetëve të tij në mes të tij është si një luan që ulërin dhe shqyen gjahun, ata i gllabërojnë njerëzit, përvetësojnë thesaret dhe gjërat e çmueshme, shtojnë të vejat në mes të tij.
Ezekieli 22:26
Priftërinjtë e tij shkelin ligjin tim dhe përdhosin gjërat e mia të shenjta, nuk bëjnë dallim midis asaj që është e shenjtë dhe jo e shenjtë, nuk e bëjnë të njohur ndryshimin ndërmjet të papastrës dhe të pastrës dhe i largojnë sytë nga të shtunat e mia, prandaj jam përdhosur në mes tyre.
Ezekieli 22:27
Krerët e tij në mes të tij janë si ujqër që shqyejnë gjahun për të derdhur gjak, për të shkatërruar shpirtëra, për të realizuar një fitim jo të drejtë.
Ezekieli 22:28
Profetët e tij suvatojnë për ata me llaç që nuk mban, duke pasur vegime të rreme dhe duke shqiptuar shortari të gënjeshtërta për ta, dhe thonë: "Kështu thotë Zoti, Zoti", ndërsa Zoti nuk ka folur.
Ezekieli 22:29
Populli i vendit ushtron shtypjen, kryen grabitje, keqtrajton të varfërin dhe nevojtarin, shtyp të huajin duke marrë nëpër këmbë drejtësinë.
Ezekieli 22:30
Unë kërkova midis tyre një burrë që të ndërtonte një mur dhe t`i dilte për zot vendit, që unë të mos e shkatërroja, por nuk e gjeta.
Ezekieli 23:5
Ndonse ishte imja, Oholahu u kurvërua dhe mori zjarr për dashnorët e saj, Asirët që ishin fqinj të saj,
Ezekieli 23:7
Ajo u kurvërua me ta, me gjithë njerëzit më të mirë të Asirisë, dhe u ndot me të gjithë ata për të cilët ndez, bashkë me gjithë idhujt e tyre.
Ezekieli 23:9
Prandaj e braktisa në dorë të dashnorëve të saj, në dorë të bijve të Asirisë, për të cilët kishte marrë zjarr.
Ezekieli 23:12
U ndez për bijtë e Asirisë, fqinj të saj, qeveritarë dhe princa të veshur në mënyrë të shkëlqyer, kalorës të hipur mbi kuaj, të tërë të rinj tërheqës.
Ezekieli 23:16
Sa i pa, ajo u ndez për ta dhe u dërgoi lajmëtarë në Kalde.
Ezekieli 23:20
Mori zjarr për dashnorët e saj, mishi i të cilëve është si mishi i gomarëve dhe rrjedhja e të cilëve është si rrjedhja e kuajve.
Ezekieli 23:21
Kështu ti kujtove shthurjen e rinisë sate, kur Egjiptasit shtrëngonin gjirin tënd për shkak të gjive të tu rinorë.
Ezekieli 23:24
Ata do të vijnë kundër teje me armë, qerre dhe rrota si dhe me një shumicë popujsh; do të vendosin rreth e qark teje mburoja të vogla dhe të mëdha dhe përkrenare. Do t`u jap atyre gjykimin e tyre dhe ata do të gjykojnë sipas ligjeve të tyre.
Ezekieli 23:32
Kështu thotë Zoti, Zoti: "Ti do të pish kupën e motrës sate, të thellë dhe të gjërë; do të të përqeshin dhe të të tallin, sepse kupa nxë shumë.
Ezekieli 23:33
Do të jesh plot me dehje dhe me dhembje, do të jetë, kupa e dëshpërimit dhe shkretimit, kupa e motrës sate Samaria.
Ezekieli 23:35
Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: "Duke qenë se më ke harruar dhe më ke hedhur prapa krahëve, do të vuash edhe ti dënimin për shthurjen tënde dhe për kurvërimet e tua".
Ezekieli 23:37
Në fakt kanë kryer shkelje kurore, kanë gjak mbi duart e tyre, kanë kryer shkelje kurore me idhujt e tyre, madje i kanë kaluar nëpër zjarr që të gllabërohen, bijtë e tyre që më kishin lindur.
Ezekieli 23:38
Edhe këtë më kanë bërë: po atë ditë kanë ndotur shenjtëroren time dhe kanë përdhosur të shtunat e mia.
Ezekieli 23:39
Mbasi ua flijuan bijtë e vet idhujve të tyre, po atë ditë erdhën në shenjtëroren time për ta përdhosur; ja çfarë kanë bërë në mes të tempullit tim.
Ezekieli 23:40
Përveç kësaj dërguan të thërrasin njerëz nga vende të largëta, të cilëve u dërguan lajmëtarë; dhe ja, ata erdhën. Për ta u lave, i ngjeve sytë dhe u veshe me rroba të zbukuruara me stoli të shkëlqyera.
Ezekieli 23:43
Pastaj thashë për atë që kishte një përvojë të madhe në shkeljet e kurorës: "A do të kryejnë tashti kurvërime me të, dhe ajo me ata?".
Ezekieli 23:47
Ajo turmë do t`i qëllojë me gurë për vdekje, do t`i bëjë copë-copë me shpatën e saj; do të vrasë bijtë dhe bijat e tyre dhe do t`u vërë flakën shtëpive të tyre.
Ezekieli 24:7
Sepse gjaku i tij është në mes të tij; e ka vënë në majë të një shkëmbi, nuk e ka shkapërderdhur për tokë për ta mbuluar me pluhur.
Ezekieli 24:8
Për të nxitur tërbimin, për t`u hakmarrë, ka vënë gjakun e tij në majë të një shkëmbi, që të mos mbulohet".
Ezekieli 24:10
Mblidh drutë, ndiz zjarrin, piqe mirë mishin, përziej beharnat dhe lëri kockat të digjen.
Ezekieli 24:17
Vajto në heshtje, mos mbaj zi për të vdekurit, lidhe kokën me çallmë, mbath sandalet, mos e mbulo mjekrën dhe mos ha bukën e njerëzve që mbajnë zi".
Ezekieli 24:19
Populli atëherë më pyeti: "A do të na shpjegosh ç`kuptim ka për ne ajo që ti bën?".
Ezekieli 24:20
Unë u përgjigja: "Fjala e Zotit m`u drejtua, duke thënë:
Ezekieli 24:21
I thuaj shtëpisë së Izraelit: Kështu thotë Zoti, Zoti: Ja, unë do të përdhos shenjtëroren time, krenarinë e forcës suaj, kënaqësinë e syve tuaj, kënaqësinë e shpirtit tuaj; dhe bijtë tuaj dhe bijat tuaja që keni lënë do të rrëzohen nga shpata.
Ezekieli 24:23
Do të keni mbi kokë çallmat tuaja, sandalet tuaja te këmbët; nuk do të trishtoheni dhe nuk do të qani, por do ta hani veten për paudhësitë tuaja dhe do të vajtoni njeri me tjetrin.
Ezekieli 24:24
Kështu Ezekieli do të jetë për ju një shenjë; ju do të veproni për çdo gjë ashtu si veproi ai. Kur do të ndodhin këto gjëra, do të pranoni se unë jam Zoti, Zoti.
Ezekieli 24:27
Atë ditë ti do të hapësh gojën me ikanakun; atëherë ti do të flasësh dhe nuk do të jesh më memec, dhe do të jesh një shenjë për ta. Atëherë do të pranojnë se unë jam Zoti".
Ezekieli 25:3
U thuaj bijve të Amonit: Dëgjoni fjalën e Zotit, të Zotit: Kështu thotë Zoti, Zoti: Duke qenë se ti the: "Ah, Ah", kundër shenjtërores sime kur ajo u përdhos, kundër vendit të Izraelit kur ai u shkretua dhe kundër shtëpisë së Judës kur ajo shkoi në robëri,
Ezekieli 25:5
Unë do ta bëj Rabahun një vathë për devetë dhe vendin e bijve të Amonit një vathë për dhëntë; atëherë ti do të pranosh se unë jam Zoti".
Ezekieli 25:6
Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: "Duke qenë se ti ke rrahur duart, ke rrahur këmbët dhe je gëzuar në zemër me gjithë përçmimin tënd për vendin e Izraelit;
Ezekieli 25:12
Kështu thotë Zoti, Zoti: "Për atë që ka bërë Edomi duke marrë hak kundër shtëpisë së Judës, dhe sepse u bë shumë fajtor duke u hakmarrë kundër saj",
Ezekieli 25:15
Kështu thotë Zoti, Zoti: "Duke qenë se Filistejtë kanë qenë hakmarrës dhe kanë kryer hakmarrje me zemër plot përçmim për të shkatërruar, të shtyrë nga një armiqësi e vjetër",
Ezekieli 26:5
Ai do të jetë një vend për të hedhur rrjetat në mes të detit, sepse unë fola", thotë Zoti, Zoti; "do të plaçkitet nga kombet;
Ezekieli 26:10
Për shkak të morisë së kuajve të tij do të mbulohesh nga pluhuri i tyre; muret e tua do të dridhen nga zhurma e kalorësve, të rrotave dhe të qerreve, kur të hyjë nëpër portat e tua, ashtu siç hyhet në një qytet nëpër të cilin është hapur një e çarë.
Ezekieli 26:14
Do të të bëj si një shkëmb të zhveshur; do të jesh një vend për të nderur rrjetat; nuk do të rindërtohesh më, sepse unë, Zoti, fola, thotë Zoti, Zoti".
Ezekieli 26:15
Kështu i thotë Zoti, Zoti, Tiros: "Në zhurmën e rënies sate, në rënkimin e të plagosurve për vdekje, në kërdinë që do të bëhet në mes teje, a nuk do të dridhen vallë ishujt?
Ezekieli 26:16
Atëherë princat e detit do të zbresin nga fronet e tyre, do të heqin mantelet e tyre dhe do të heqin rrobat e tyre të qëndisura; do të vishen me drithërim, do të ulen për tokë, do të dridhen në çdo çast dhe do të jenë të tronditur thellë për ty.
Ezekieli 26:17
Do të ngrenë një vajtim për ty dhe do të thonë: "Si je zhdukur, ti që ishe banuar nga princat e detit, qytet i famshëm, që ishe aq i fuqishëm në det? Ti dhe banorët e tu u kallje tmerrin gjithë atyre që banonin atje.
Ezekieli 27:2
"Ti, bir njeriu, ngri për Tiron një vajtim,
Ezekieli 27:3
dhe i thuaj Tiros: O ti që je vendosur në hyrje të detit, ti që bën tregti me popujt në shumë ishuj, kështu thotë Zoti, Zoti: O Tiro, ti ke thënë: "Unë jam i një bukurie të përsosur".
Ezekieli 27:4
Kufijtë e tu janë në zemër të deteve; ndërtuesit e tu të kanë dhënë një bukuri të përsosur.
Ezekieli 27:5
E kanë bërë tërë lëndën e anijeve të tua me qipariset e Senirit, kanë marrë kedra të Libanit për të bërë direkun tënd kryesor;
Ezekieli 27:9
Te ti ishin pleqtë e Gebalit dhe specialistët e tij për të riparuar tërë të çarat e tua; te ti ishin tërë anijet e detit dhe detarët e tyre për të shkëmbyer mallrat e tua.
Ezekieli 27:10
Ata të Persisë, të Ludit dhe të Putit ishin në ushtrinë tënde, si luftëtarë; ata varnin te ti mburojën dhe përkrenaren dhe të jepnin shkëlqim.
Ezekieli 27:11
Bijtë e Arvadit dhe ushtria jote ishin përreth mureve të tua dhe njerëz trima qëndronin mbi kullat e tua; ata i varnin mburojat e tyre përreth mureve të tua; ata e bënin kështu të përsosur bukurinë tënde.
Ezekieli 27:12
Tarshishi tregtonte me ty për shkak të bollëkut të pasurive të tua; në këmbim të mallrave të tua të jepte argjend, hekur, kallaj dhe plumb.
Ezekieli 27:14
Ata të shtëpisë së Togarmahut të jepnin në këmbim të mallrave të tua kuaj qëniet për tërheqje, kuaj vrapimi dhe mushka.
Ezekieli 27:15
Bijtë e Dedanit bënin tregti me ty; tregtia e shumë ishujve kalonte nga duart e tua; si shpërblim të jepnin dhëmbë fildishi dhe abanoz.
Ezekieli 27:16
Siria bënte tregti me ty për shkak të bollëkut të prodhimeve të tua; në këmbim të mallrave të tua të jepnin gurë të çmuar, purpur, stofa të qëndisur, pëlhura hiri të hollë, koral dhe rubin.
Ezekieli 27:18
Damasku bënte tregti me ty për shkak të numrit të madh të prodhimeve të tua dhe për bollëkun e pasurive të tua me verë të Helbonit dhe me lesh të bardhë.
Ezekieli 27:20
Dedani tregtonte me ty veshje për të kalëruar.
Ezekieli 27:29
tërë ata që përdorin lopatën, detarët dhe tërë pilotët e detit do të zbresin nga anijet e tyre dhe do të mbeten në breg.
Ezekieli 27:31
Për shkakun tënd do të rruajnë kokën, do të vishen me thasë dhe do të qajnë për ty me trishtim të shpirtit, me një dhembje të thellë.
Ezekieli 27:32
Në ankthin e tyre do të ngrenë për ty një vajtim dhe do të vajtojnë për ty: "Kush është si Tiro, e shkatërruar në mes të detit?".
Ezekieli 28:2
"Bir njeriu, i thuaj princit të Tiros: Kështu thotë Zoti, Zoti: Duke qenë se zemra jote është ngritur dhe ke thënë: "Unë jam një perëndi; unë ulem mbi një fron perëndish në zemrën e deteve", ndërsa je një njeri dhe jo një perëndi, ndonëse e ke bërë zemrën tënde si zemrën e Perëndisë.
Ezekieli 28:3
Ja, ti je më i urtë se Danieli, asnjë sekret nuk mbetet i fshehur për ty.
Ezekieli 28:5
me diturinë tënde të madhe, me tregtinë tënde ke rritur pasuritë e tua, dhe për shkak të pasurive të tua zemra jote është ngritur".
Ezekieli 28:6
Për këtë arsye kështu thotë Zoti, Zoti: "Me qenë se e ke bërë zemrën tënde si zemrën e Perëndisë,
Ezekieli 28:9
A do të vazhdosh të thuash: "Unë jam një perëndi", përpara atij që do të të vrasë? Por do të jesh një njeri dhe jo një zot në duart e atij që do të të shpojë.
Ezekieli 28:12
"Bir njeriu ngri një vajtim për mbretin e Tiros dhe i thuaj: Kështu thotë Zoti, Zoti: Ti ishe vula e përsosmërisë, tërë dituri dhe i përsosur nga bukuria.
Ezekieli 28:13
Ishe në Eden, në kopshtin e Perëndisë; ishte mbuluar me lloj lloj gurësh të çmuar: rubina, topaze, diamante, krizolit oniks, diaspre, safire, karbonke, smeralde dhe ar; punimi i dajreve të tua dhe i flauteve të tua u përgatit për ty ditën që ti u krijove.
Ezekieli 28:14
Ti ishe një kerubin i vajosur, një mbrojtës. Unë të kisha vënë në malin e shenjtë të Perëndisë dhe ti ecje në mes gurësh zjarri.
Ezekieli 28:15
Ti ishe i përsosur në rrugët e tua qysh nga dita që u krijove, deri sa nuk u zbulua te ti çoroditja.
Ezekieli 28:16
Nga shkaku i bollëkut të tregtisë sate, u mbushe me dhunë dhe mëkatove; prandaj të kam përzënë si një profan nga mali i Perëndisë dhe të kam shkatërruar, o kerubin mbrojtës në mes gurësh zjarri.
Ezekieli 28:17
Zemra jote ishte ngritur për bukurinë tënde; ke korruptuar diturinë tënde për shkak të shkëlqimit tënd. Unë po të hedh për tokë, po të vë përpara mbretërve, me qëllim që të të shohin.
Ezekieli 28:18
Në morinë e paudhësive të tua, me ligësinë e tregtisë sate ke përdhosur shenjtëroret e tua. Prandaj nxora nga mesi yt një zjarr që të ka gllabëruar, dhe të kam katandisur në hi mbi tokë përpara syve të atyre që të shikonin.
Ezekieli 28:22
dhe thuaj: Kështu thotë Zoti, Zoti: Ja, unë jam kundër teje, o Sidon, dhe do të përvëlohem në mes teje. Do të pranojnë që unë jam Zoti, kur do të zbatoj në mes të tij gjykimet e mia dhe do të shënjtërohem tek ai.
Ezekieli 28:24
Dhe nuk do të ketë më për shtëpinë e Izraelit asnjë gjemb apo ferrë që midis gjithë fqinjve të tij që e përçmojnë. Atëherë do të pranojnë që unë jam Zoti, Zoti".
Ezekieli 28:25
Kështu thotë Zoti, Zoti: "Kur të kem grumbulluar ata të shtëpisë së Izraelit nga mesi i popujve ndër të cilët janë shpërndarë dhe të shenjtërohem tek ata në sytë e kombeve, ata do të banojnë në vendin e tyre, që i dhashë shërbëtorit Jakob.
Ezekieli 28:26
Do të banojnë të sigurt, do të ndërtojnë shtëpi dhe do të mbjellin vreshta; po, do të banojnë të sigurt, kur do të zbatoj gjykimet e mia mbi të gjithë ata që i përçmojnë. Atëherë do të pranojnë që unë jam Zoti, Perëndia i tyre".
Ezekieli 29:6
Atëherë tërë banorët e Egjiptit do të pranojnë që unë jam Zoti, sepse kanë qenë për shtëpinë e Izraelit si një mbështetje prej kallami.
Ezekieli 29:7
Kur të kanë kapur për dore, je thyer dhe u ke copëtuar atyre gjithë shpatullën; kur u mbështetën te ti, u theve dhe ke bërë të tronditen tërë ijët e tyre".
Ezekieli 29:11
Nuk do të kalojë asnjë këmbë njeriu, as do të kalojë ndonjë këmbë kafshe, dhe nuk do të banohet për dyzet vjetë me radhë.
Ezekieli 29:12
Do të bëj vendin e Egjiptit një shkreti midis vendeve të shkretuara, dhe qytetet e tij do të jenë një shkreti për dyzet vjet, në mes të qyteteve të shkatërruara; do t`i shpërndaj Egjiptasit midis kombeve dhe do t`i hedh nëpër vende të ndryshme".
Ezekieli 29:13
Megjithatë kështu thotë Zoti, Zoti. "Në fundin e dyzet vjetëve unë do t`i bashkoj Egjiptasit ndër popujt nëpër të cilët ishin shpërndarë.
Ezekieli 29:14
Do t`i riçoj Egjiptasit në shtëpi nga robëria dhe do t`i bëj që të kthehen në vendin e Pathrosit, në vendlindjen e tyre, dhe atje do të jenë një mbretëri e përulur.
Ezekieli 29:15
Do të jetë më e përulura midis mbretërive dhe nuk do të ngrihet më mbi kombet; do të pakësoj numrin e tyre, me qëllim që të mos sundojë më mbi kombet.
Ezekieli 29:16
Ai nuk do të jetë më burim besimi për shtëpinë e Izraelit, por do t`u kujtojë fajin kur u drejtoheshin për ndihmë. Atëherë do të pranojnë që unë jam Zoti, Zoti".
Ezekieli 29:18
"Bir njeriu, Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, e vuri ushtrinë e tij në një shërbim të rëndë kundër Tiros; çdo kokë është bërë e shogët dhe çdo shpatull e rrjepur; por as ai, as ushtria e tij nuk kanë nxjerrë nga Tiro ndonjë shpërblim për mundin që kanë bërë kundër tij".
Ezekieli 29:19
Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: "Ja, unë i jap Nebukadnetsarit, mbretit të Babilonisë, vendin e Egjiptit; ai do të marrë pasuritë e tij; ai do të marrë me vete robër dhe do ta plaçkitë; dhe ky do të jetë shpërblimi për ushtrinë e tij.
Ezekieli 29:20
Për mundin që ke bërë kundër tij unë i jap vendin e Egjiptit, sepse kanë punuar për mua", thotë Zoti, Zoti.
Ezekieli 30:4
Shpata do të bjerë mbi Egjipt dhe do të krijojë ankth në Etiopi kur në Egjipt të bien të plagosurit për vdekje, do të shpien larg pasuritë e tij dhe themelet e tij do të përmbysen.
Ezekieli 30:5
Etiopia, Puti, Ludi, tërë përzierja e popujve të ndryshëm, Kubi dhe bijtë e vendeve aleate do të rrëzohen bashkë me ta nga shpata".
Ezekieli 30:6
Kështu thotë Zoti: "Ata që përkrahin Egjiptin do të rrëzohen, krenaria e pushtetit të tij do të bjerë; nga Migdoli deri në Sienë do të bien aty nga shpata", thotë Zoti, Zoti.
Ezekieli 30:8
Do të pranojnë që unë jam Zoti, kur do t`i vë zjarrin Egjiptit dhe të gjithë përkrahësit e tij do të shtypen.
Ezekieli 30:11
Ai dhe populli i tij bashkë me të, më të tmerrshmit midis kombeve, do të vijnë për të shkatërruar vendin; do të zhveshin shpatat e tyre kundër Egjiptit dhe do të mbushin vendin me të vrarë.
Ezekieli 30:12
Do t`i thaj lumenjtë dhe do t`ia shes vendin njerëzve të këqij; dhe nëpërmjet të të huajve do ta bëj të shkretuar vendin dhe gjithçka ai përmban. Unë, Zoti, fola".
Ezekieli 30:13
Kështu thotë Zoti, Zoti: "Do të shkatërroj idhujt dhe do t`i zhduk perënditë e rreme nga Nofi; nuk do të ketë më princ nga vendi i Egjiptit dhe do të kall frikën në vendin e Egjiptit.
Ezekieli 30:18
Në Tahpanhes dita do të erret, kur aty unë do të coptoj zgjedhat e imponuara nga Egjipti; dhe tek ajo do të mpaket krenaria e forcës së saj. Sa për atë, një re do ta mbulojë dhe bijat e saj do të shkojnë në robëri.
Ezekieli 30:21
"Bir njeriu, unë theva krahun e Faraonit, mbretit të Egjiptit; dhe ja, nuk u lidh duke vënë ilaçe as u mbështoll me rrypa që ta bënin mjaft të fortë përpërdorur shpatën".
Ezekieli 30:22
Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: "Ja, unë jam kundër Faraonit, mbretit të Egjiptit, për t`ia coptuar krahët, si atë të fortin ashtu edhe krahun tashmë të thyer, dhe do ta bëj që t`i bjerë shpata nga dora.
Ezekieli 30:23
Do t`i shpërndaj pastaj Egjiptasit midis kombeve dhe do t`i përhap në vende të ndryshme.
Ezekieli 30:24
Do të forcoj krahët e mbretit të Babilonisë dhe do t`i vë në dorë shpatën time, por do të coptoj krahët e Faraonit që do të rënkojë para tij, si rënkon një njeri i plagosur për vdekje.
Ezekieli 30:26
Do t`i shpërndaj Egjiptasit midis kombeve dhe do t`i përhap në vende të ndryshme. Atëherë do të pranojnë që unë jam Zoti".
Ezekieli 31:7
Ishte i bukur në madhështinë e tij për gjatësinë e degëve të tij, sepse rrënja e tij ndodhej pranë ujrave të bollshme.
Ezekieli 31:8
Kedrat nuk ia kalonin në kopshtin e Perëndisë, selvitë nuk arrinin të barazonin degët e tij dhe gështenjat nuk ishin as si degët e tij me gjethe; asnjë dru në kopshtin e Perëndisë nuk ishte i barabartë me të nga bukuria.
Ezekieli 31:9
E kisha bërë të bukur në bollëkun e degëve të tij, prandaj e kishin zili të gjithë drurët e Edenit, që ndodheshin në kopshtin e Perëndisë".
Ezekieli 31:10
Prandaj, kështu thotë Zoti, Zoti: "Me qenë se është ngritur në lartësi dhe ka vënë majën e tij ndër degë të dendura dhe zemra e tij u bë krenare për shkak të lartësisë së tij,
Ezekieli 31:11
do ta jap në dorë të kombit më të fuqishëm, me qëllim që të bëjë me të çfarë i pëlqen; unë e përzura për shkak të ligësisë së tij.
Ezekieli 31:14
kështu që asnjë dru i mbjellë pranë ujrave të mos krenohet për lartësinë e tij, të mos e nxjerrë më majën e tij midis degëve të dëndura dhe që asnjë dru që pi ujë të ngrihet me forcën e tij mbi lartësinë e tij, sepse të gjithë i janë caktuar vdekjes, thellësive të tokës, midis bijve të njerëzve, midis atyre që zbresin në gropë".
Ezekieli 31:15
Kështu thotë Zoti, Zoti: "Ditën që zbriti në Sheol e bëra ditë zie; për të e mbulova humnerën, ndala lumenjtë e tij dhe ujrat e mëdha u ndalën; për të mbajti zi Libani dhe për të u thanë gjithë drurët e fushës.
Ezekieli 31:16
Me zhurmën e rënies së tij i bëra të dridhen kombet, kur e bëra të zbresë në Sheol bashkë me ata që zbresin në gropë; dhe në thellësitë e tokës u përdëlluan të gjitha drurët e Edenit, më të zgjedhurit dhe më të bukurit e Libanit, të gjithë ata që pinin ujrat.
Ezekieli 31:18
Kujt i ngjan ti, pra, për nga lavdia dhe madhështia midis drurëve të Edenit? Megjithatë u plandose bashkë me drurët e Edenit në thellësitë e tokës; do të qëndrosh në mes të të parrethprerëve, bashkë me ata që janë vrarë nga shpata. Ja ç`do t`i ndodhë Faraonit dhe gjithë turmës së tij", thotë Zoti, Zoti.
Ezekieli 32:2
"Bir njeriu, nis një vajtim për Faraonin, mbretin e Egjiptit, dhe i thuaj: Ti i ngjason një luani të vogël midis kombeve; ishe si një dragua në dete dhe hidheshe në lumenjtë e tu, duke i trazuar ujrat me këmbët e tua dhe duke i turbulluar lumenjtë".
Ezekieli 32:10
Do të bëj që shumë popuj të çuditen me ty dhe mbretërit e tyre do t`i pushtojë një tmerr i madh për shkakun tënd, kur të vringëllij shpatën time para tyre; secili prej tyre do të dridhet në çdo çast për jetën e tij, ditën e rënies sate".
Ezekieli 32:16
Ky është një vajtim që do të ngrenë për të, do ta ngrenë për bijat e kombeve; do ta ngrenë për Egjiptin dhe gjithë turmat e tij", thotë Zoti, Zoti.
Ezekieli 32:18
"Bir njeriu, merrja një vajtimi për turmën e Egjiptit dhe zbrite në thellësinë e tokës, atë dhe bijat e kombeve të famshëm, që bashkë me ata zbresin në gropë.
Ezekieli 32:22
Atje është Asiria me gjithë turmën e saj, me varret e saj përreth; janë të gjithë të vrarë, të rënë nga shpata.
Ezekieli 32:23
Varret e tyre janë vendosur në thellësinë e gropës dhe turma e saj është rreth varrit të tij; të gjithë janë të vrarë nga shpata, ata që përhapin tmerrin mbi dheun e të gjallëve.
Ezekieli 32:24
Atje është Elami me gjithë turmën e tij rreth varrit të tij; janë të gjithë të vrarë, të rrëzuar nga shpata, që kanë zbritur pa u rrethprerë në thellësi të tokës, ata që përhapnin tmerr mbi dheun e të gjallëve; tani ata mbajnë turpin e tyre me ata që zbresin në gropë.
Ezekieli 32:25
Kanë vënë shtratin e tij në mes të të vrarëve me gjithë turmën e tij, me varret e tyre rreth tij; të gjithë nuk janë rrethprerë, janë shpuar nga shpata, sepse kishin përhapur tmerrin mbi dheun e të gjallëve; por tani e mbajnë turpin e tyre me ata që zbresin në gropë; janë vendosur në mes të të vrarëve.
Ezekieli 32:26
Atje është Mesheku, Tubali, dhe tërë turma e tyre, me varret e tyre rreth tij; të gjithë nuk janë rrethprerë, janë shpuar nga shpata, sepse përhapin tmerrin mbi dheun e të gjallëve.
Ezekieli 32:30
Atje janë tërë princat e veriut dhe tërë Sidonasit që kanë zbritur bashkë me ata që janë shpuar të hutuar për shkak të tmerrit që u kallnin me fuqitë e tyre. Qëndrojnë të parrethprerë bashkë me ata që janë shpuar nga shpata dhe mbajnë turpin e tyre bashkë me ata që zbresin në gropë.
Ezekieli 32:31
Faraoni do t`i shohë dhe do të ngushëllohet për të gjithë turmën e tij; Faraoni dhe tërë ushtria e tij do të shpohen nga shpata", thotë Zoti, Zoti.
Ezekieli 32:32
"Ndonëse e lashë të përhapë tmerrin e tij mbi dheun e të gjallëve, Faraoni me gjithë turmën e tij, do të vihet të qëndrojë në mes të atyre që nuk janë rrethprerë, me ata që janë shpuar nga shpata", thotë Zoti, Zoti.
Ezekieli 33:6
Por në rast se sogjetari sheh shpatën që po vjen dhe nuk i bie borisë për të paralajmëruar popullin, dhe shpata vjen dhe merr me vete ndonjë prej tyre, ky do të çohet tutje për shkak të paudhësisë së tij, por për gjakun e tij do t`i kërkoj llogari sogjetarit.
Ezekieli 33:7
Kështu, o bir njeriu, të kam vendosur si roje për shtëpinë e Izraelit; prandaj dëgjo fjalën e gojës sime dhe i lajmëro nga ana ime.
Ezekieli 33:8
Kur i them të pabesit: "I pabesë, ti do të vdesësh me siguri", dhe ti nuk flet për të paralajmëruar të pabesin që të largohet nga rruga e tij, ai i pabesë do të vdesë për shkak të paudhësisë së tij, por për gjakun e tij do t`i kërkojë llogari dorës sate.
Ezekieli 33:9
Por në rast se ti e paralajmëron të pabesin që të largohet nga rruga e tij dhe ai nuk largohet prej saj, ai do të vdesë për shkak të paudhësisë së tij, por ti do ta shpëtosh shpirtin tënd.
Ezekieli 33:10
Tani, bir njeriu, i thuaj shtëpisë së Izraelit: Ju thoni kështu: "Në rast se shkeljet tona dhe mëkatet tona janë mbi ne dhe për shkak të tyre vuajmë, si do të mund të jetojmë?".
Ezekieli 33:12
Prandaj ti, bir njeriu, u thuaj bijve të popullit tënd: Drejtësia e të drejtit nuk do ta shpëtojë atë ditën e mëkatit të tij; po kështu pabesia e të pabesit nuk do ta rrëzojë ditën kur ai të largohet nga pabesia e tij, dhe i drejti nuk do të mund të jetojë për shkak të drejtësisë së tij ditën që do të kryejë mëkate.
Ezekieli 33:13
Kur i them të drejtit që ke për të jetuar me siguri, në rast se ka besim në drejtësinë e vet dhe kryen paudhësinë, tërë veprimet e tij të drejta nuk do të kujtohen më, por ai do të vdesë për shkak të paudhësisë që ka kryer.
Ezekieli 33:14
Përkundrazi, kur i them të pabesit: "Ti me siguri do të vdesësh", në rast se ai largohet nga mëkati i tij dhe kryen atë që është e ndershme dhe e drejtë,
Ezekieli 33:15
në rast se i pabesi kthen pengun, kthen atë që ka vjedhur dhe ecën sipas statuteve të jetës, pa kryer paudhësi, ai me siguri ka për të jetuar, nuk ka për të vdekur.
Ezekieli 33:16
Asnjë nga mëkatet e kryera prej tij nuk do të kujtohet kundër tij; ai ka bërë atë që është e ndershme dhe e drejtë dhe me siguri ka për të jetuar.
Ezekieli 33:18
Kur i drejti largohet nga drejtësia e tij dhe kryen paudhësi, për këtë ai do të vdesë.
Ezekieli 33:19
Përkundrazi kur i pabesi largohet nga pabesia e tij dhe kryen atë që është e ndershme dhe e drejtë, ai do të jetojë.
Ezekieli 33:27
U thuaj kështu atyre: Kështu thotë Zoti, Zoti: Ashtu siç është e vërtetë që unë rroj, ata që banojnë midis atyre rrënojave do të vriten nga shpata, ata që janë në fushë të hapur do t`ua jap për të ngrënë kafshëve dhe ata që janë në fortesa dhe në shpella do të vdesin nga murtaja.
Ezekieli 33:29
Do të pranojnë që unë jam Zoti, kur ta kem katandisur vendin në mjerim dhe në shkreti për shkak të të gjitha gjërave të neveritshme që kanë kryer.
Ezekieli 33:30
Sa për ty, bir njeriu, bijtë e popullit tënd flasin për ty pranë mureve dhe te pragu i shtëpive të tyre, i flasin njeri tjetrit, duke i thënë secili vëllait të tij: "Eja të dëgjosh cila është fjala që vjen nga Zoti".
Ezekieli 33:32
Ja, ti je për ta si një këngë dashurie e dikujt që ka një zë të bukur dhe di t`i bjerë mirë një vegle; ata dëgjojnë fjalët e tua, por nuk i vënë në praktikë.
Ezekieli 34:1
Fjala e Zotit m`u drejtua përsëri, duke thënë:
Ezekieli 34:2
"Bir njeriu, profetizo kundër barinjve të Izraelit; profetizo dhe u thuaj atyre barijve: Kështu thotë Zoti, Zoti: Mjerë barinjtë e Izraelit që kullotin veten e tyre! A nuk duhet përkundrazi të kullosin kopenë?
Ezekieli 34:4
Nuk i keni forcuar delet e dobëta, nuk jeni kujdesur për të sëmurën, nuk keni fashuar atë të plagosurën, nuk e keni rikthyer në shtëpi të hutuarën dhe nuk e keni kërkuar të humburën, por keni sunduar mbi to me forcë dhe ashpërsi.
Ezekieli 34:5
Kështu ato, për mungesë bariu, janë shpërndarë, janë bërë pre e të gjitha bishave të fushës dhe kanë humbur.
Ezekieli 34:6
Delet e mia po enden nëpër tërë malet dhe mbi çdo kodrinë të lartë; po, delet e mija janë përhapur mbi gjithë faqen e vendit dhe askush nuk ka shkuar t`i kërkojë ato as nuk tregoi kujdes".
Ezekieli 34:8
Ashtu siç është e vërtetë që unë rroj", thotë Zoti, Zoti, "duke qenë se delet e mija janë bërë një pre, delet e mia i hanë të gjitha bishat e fushave për mungesë të një bariu dhe sepse barinjtë e mi nuk kanë vajtur ti kërkojnë delet e mia, por barinjtë kanë kullotur për veten e tyre dhe nuk kanë kullotur delet e mia".
Ezekieli 34:10
Kështu thotë Zoti, Zoti: "Ja, unë jam kundër barinjve; do t`u kërkoj llogari për delet e mia dhe nuk do t`i lë t`i kullotin delet. Barinjtë nuk do të kullotin më veten e tyre, sepse do t`u heq nga goja e tyre delet e mia dhe nuk do të jenë më ushqimi i tyre.
Ezekieli 34:12
Ashtu si bariu kujdeset për kopenë e tij kur ndodhet në mes të deleve të tij, të shpërndara, kështu unë do të kujdesem për delet e mia dhe do t`i heq nga të gjitha vendet ku janë shpërndarë në një ditë me re dhe errësirë të dendur.
Ezekieli 34:13
Do t`i nxjerr nga popujt dhe do t`i mbledh nga vende të ndryshme; do t`i çoj përsëri në tokën e tyre dhe do t`i kullot në malet e Izraelit, gjatë rrjedhave ujore dhe në tërë vendet e banuara të vendit.
Ezekieli 34:17
Sa për ju, o delet e mia", kështu thotë Zoti, Zoti, "ja, unë do të gjykoj midis dele e dele, midis deshëve dhe cjepve.
Ezekieli 34:21
Duke qenë se ju keni shtyrë me ijë dhe me shpatull dhe u keni rënë me brirë të gjitha deleve të dobëta deri sa i shpërndatë rreth e rrotull,
Ezekieli 34:23
Do të vendos mbi to një bari të vetëm që do t`i kullosë, shërbëtorin tim David. Ai do t`i kullosë dhe ka për të qenë bariu i tyre.
Ezekieli 34:24
Dhe unë, Zoti, do të jem Perëndia i tyre dhe shërbëtori im Davidi do të jetë princ në mes tyre. Unë, Zoti, fola.
Ezekieli 34:25
Do të vendos me to një besëlidhje paqeje dhe do të zhduk nga vendi kafshët e liga, kështu ato do të mund të rrinë të sigurta në shkretëtirë dhe të flenë nëpër pyje.
Ezekieli 34:28
Dhe nuk do të jenë më pre e kombeve as do t`i hanë më bishat e fushës, por do të qëndrojnë të sigurta dhe askush nuk ka për t`i trembur.
Ezekieli 34:29
Do ta bëj që të mbijë për ta një kopësht me famë të madhe; nuk do të konsumohen më nga uria në vend dhe nuk do të mbajnë më turpin e kombeve.
Ezekieli 34:30
Kështu ata do të pranojnë që unë, Zoti, Perëndia i tyre, jam me ta, dhe që ata, shtëpia e Izraelit, janë populli im", thotë Zoti, Zoti.
Ezekieli 34:31
"Ju jeni delet e mia, delet e kullotës sime; jeni njerëz dhe unë jam Perëndia juaj", thotë Zoti.
Ezekieli 35:1
Fjala e Zotit m`u drejtua përsëri, duke thënë:
Ezekieli 35:6
Ashtu siç është e vërtetë që unë rroj", thotë Zoti, Zoti, "të ruaj për gjak dhe gjaku do të të ndjekë; duke qenë se nuk e ke urryer gjakun, gjaku do të të ndjekë.
Ezekieli 35:8
Do t`i mbush malet e tij me të vrarët e tij; në të gjitha kodrat e tua, në luginat e tua dhe në të gjitha përroskat e tua do të bien të vrarët nga shpata.
Ezekieli 35:9
Do të të katandis në një shkreti përjetë dhe qytetet e tua nuk do të banohen më; atëherë do të pranoni që unë jam Zoti.
Ezekieli 35:12
Ti atëherë do të pranosh që unë, Zoti, kam dëgjuar të gjitha fyerjet që ke shqiptuar kundër maleve të Izraelit, duke thënë: "Janë të shkretuar; na janë dhënë neve për ti gllabëruar".
Ezekieli 36:2
Kështu thotë Zoti, Zoti: Duke qenë se armiku ka thënë për ju: "Ah, ah! Kodrat e përjetshme janë bërë prona jonë", profetizo dhe thuaj:
Ezekieli 36:4
prandaj, o male të Izraelit, dëgjoni fjalën e Zotit, të Zotit. Kështu thotë Zoti, Zoti, maleve dhe qafave, përroskave dhe luginave, vendeve të shkatërruara dhe të shkretuara dhe qyteteve të braktisura që janë bërë pre dhe objekt përçmimi nga kombet që ndodhen rreth e qark.
Ezekieli 36:5
Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: "Po, në zjarrin e xhelozisë sime unë flas kundër kusurit të kombeve dhe kundër tërë Edomit që e kanë shtënë në dorë vendim tim me gjithë gëzimin e zemrës dhe përçmimin e shpirtit, për ta përzënë si një pre.
Ezekieli 36:6
Prandaj profetizo tokës së Izraelit, u thuaj maleve dhe kodrave, përroskave dhe luginave: Kështu thotë Zoti, Zoti: Ja, unë fola në xhelozinë time dhe në tërbinin tim, sepse ju keni sjellë turpin e kombeve".
Ezekieli 36:7
Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: "Unë ngrita dorën për betim; kombet që më rrethojnë do të sjellin edhe ata turpin e tyre.
Ezekieli 36:8
Por ju, o male të Izraelit, do të keni degët tuaja dhe do të mbani frytet tuaja për popullin tim të Izraelit; po, ai është duke u kthyer.
Ezekieli 36:9
Sepse ja, unë jam për ju, do të kthehem nga ju dhe ju do të punoheni dhe do të mbilleni.
Ezekieli 36:11
Do të shumoj mbi ju njerëzit dhe kafshët; do të shumohen dhe do të jenë pjellorë. Do të bëj që të banoheni si në kohrat e kaluara, dhe do t`ju bëj më tepër të mira se sa në fillimet tuaja; atëherë do të pranoni që unë jam Zoti.
Ezekieli 36:16
Fjala e Zotit m`u drejtua përsëri, duke thënë:
Ezekieli 36:18
Prandaj hodha mbi ta zemërimin tim për gjakun që kishin derdhur mbi vendin dhe për idhujt me të cilët e kishin ndotur.
Ezekieli 36:19
Kështu i shpërndava ndër kombet dhe shkuan në të gjitha drejtimet nëpër tërë vendet; i gjykova sipas sjelljes së tyre dhe veprimeve të tyre.
Ezekieli 36:20
Me të arritur te kombet ku kishin shkuar, e përdhosën emrin tim të shënjtë, sepse për ata thuhej: "Këta janë populli i Zotit, por megjithatë u është dashur të dalin nga vendi i tij".
Ezekieli 36:21
Kështu pata kujdes për emrin tim të shenjtë që shtëpia e Izraelit kishte përdhosur midis kombeve ku kishte shkuar.
Ezekieli 36:22
Prandaj i thuaj shtëpisë së Izraelit: Kështu thotë Zoti, Zoti: Unë veproj kështu jo për shkakun tuaj, o shtëpi e Izraelit, por për hir të emrit tim të shenjtë që ju keni përdhosur midis kombeve ku keni shkuar.
Ezekieli 36:23
Unë do ta shenjtëroj emrin tim të madh, të përdhosur midis kombeve, që ju e keni përdhosur në mes të tyre. Kombet do të pranojnë që unë jam Zoti", thotë Zoti, Zoti, "kur të shenjtërohem tek ju, para syve të tyre.
Ezekieli 36:24
Do t`ju marr nga kombet, do t`ju grumbulloj nga tërë vendet dhe do t`ju çoj përsëri në vendin tuaj.
Ezekieli 36:28
Do të banoni në vendin që u dhashë etërve tuaj; ju do të jeni populli im dhe unë do të jem Perëndia juaj.
Ezekieli 36:31
Atëherë do të kujtoni rrugët tuaja të këqia dhe veprimet tuaja që nuk ishin të mira dhe do të bëheni të neveritshëm për vetë sytë tuaj, për paudhësitë tuaja dhe për veprimet tuaja të neveritshme.
Ezekieli 36:32
Nuk është për hatrin tuaj që unë veproj", thotë Zoti, Zoti, "dijeni mirë këtë. Turp të keni dhe qofshi të hutuar për shkak të rrugëve tuaja, o shtëpi e Izraelit".
Ezekieli 36:37
Kështu thotë Zoti, Zoti: "Do të jem sërisht i lutur nga shtëpia e Izraelit ta kryej këtë për ta: Unë do t`i shumoj njerëzit e tyre si një kope.
Ezekieli 37:2
Pastaj më bëri të kaloj afër tyre, rreth e qark; dhe ja, ishin në sasi të madhe mbi sipërfaqen e luginës; dhe ja, ishin shumë të thata.
Ezekieli 37:3
Më tha: "Bir njeriu, a mund të rijetojnë këto kocka?". Unë u përgjigja: "O Zot, o Zot, ti e di".
Ezekieli 37:12
Prandaj profetizo dhe u thuaj atyre: Kështu thotë Zoti, Zoti: Ja, unë do të hap varret tuaja, do t`ju bëj të dilni nga varret tuaja, o populli im, do t`ju çoj përsëri në vendin e Izraelit.
Ezekieli 37:15
Fjala e Zotit m`u drejtua përsëri, duke thënë:
Ezekieli 37:16
"Ti, bir njeriu, merr një copë dru dhe mbi të shkruaj: "Për Judën dhe për bijtë e Izraelit, shokë të tij". Pastaj merr një copë tjetër dru dhe shkruaj mbi të: "Për Jozefin, bastun i Efraimit dhe i tërë shtëpisë së Izraelit, shokë të tij".
Ezekieli 37:18
Kur bijtë e popullit tënd do të të flasin, duke thënë: "A do të na shpjegosh ç`kuptim kanë këto gjëra për ty?",
Ezekieli 37:19
ti do t`u thuash atyre: Kështu thotë Zoti, Zoti: Ja, unë do të marr drurin e Jozefit, që është në dorë të Efraimit, dhe fiset e Izraelit që janë shokë të tij, dhe do t`i bashkoj me këtë, domethënë me drurin e Judës, për ta bërë një dru të vetëm; kështu ata do të bëhen një gjë e vetme në dorën time.
Ezekieli 37:21
dhe u thuaj atyre: Kështu thotë Zoti, Zoti: Ja, unë do të marr bijtë e Izraelit nga kombet ndër të cilët kanë vajtuar, do t`i mbledh nga çdo anë dhe do t`i çoj përsëri në vendin e tyre,
Ezekieli 37:23
Nuk do të ndoten më me idhujt e tyre, me veprimet e tyre të neveritshme dhe me gjithë shkeljet e tyre; do t`i çliroj nga të gjitha vendet ku kanë banuar dhe ku kanë kryer mëkate, dhe do t`i pastroj; kështu do të jenë populli im dhe unë do të jem Perëndia i tyre.
Ezekieli 37:24
Shërbëtori im David do të jetë mbret mbi ta dhe do të ketë një bari të vetëm për të gjithë; ata do të ecin sipas dekreteve të mia, do të respektojnë statutet e mia dhe do t`i zbatojnë në praktikë.
Ezekieli 37:25
Dhe do të banojnë në vendin që i dhashë shërbëtorit tim Jakob, atje ku banuan etërit tuaj. Do të banojnë aty ata, bijtë e tyre dhe bijtë e bijve të tyre për jetë dhe shërbëtori im David do të jetë princi i tyre përjetë.
Ezekieli 37:26
Do të lidh me ta një besëlidhje paqeje; do të jetë një besëlidhje e përjetshme me ta; do t`i bëj të qëndrueshëm, do t`i shumoj dhe do të vë shenjtëroren time në mes tyre përjetë.
Ezekieli 37:27
Banesa ime do të jetë pranë tyre; po, po unë do të jem Perëndia i tyre dhe ata do të jenë populli im.
Ezekieli 37:28
Edhe kombet do të pranojnë që unë, Zoti, e shenjtëroj Izraelin, kur shenjtërorja ime të jetë në mes tyre përjetë".
Ezekieli 38:5
dhe me ta Persia, Etiopia dhe Puti, të gjithë me mburoja dhe përkrenare.
Ezekieli 38:7
Përgatitu dhe ji gati, ti dhe gjithë turmat e tua të mbledhura rreth teje, dhe ji roje për ta.
Ezekieli 38:8
Mbas shumë ditësh ti do të ndëshkohesh. Në vitet e fundit do të sulesh kundër vendit që nuk iu shmang shpatës, banorët e të cilit janë mbledhur nga shumë popuj, në malet e Izraelit, që kanë qenë për shumë kohë një shkreti; tani ata, të nxjerrë nga popujt, do të banojnë të gjithë të sigurt.
Ezekieli 38:12
për të plaçkitur dhe për të bërë pre, për të shtrirë dorën tënde kundër vendeve të shkretuara, por tani të ripopulluara dhe kundër një populli të mbledhur midis kombeve, që i ka siguruar vetes kafshë, pasuri dhe banesë në lartësitë e vendit.
Ezekieli 38:13
Sheba, Dedani, tregtarët e Tershishit dhe tërë luanët e vegjël do të pyesin: "Ke ardhur për të plaçkitur? Ke mbledhur turmën tënde për të bërë plaçkë, për të marrë argjendin dhe arin, për të marrë kafshët dhe pasuritë, për të bërë një plaçkë të madhe?".
Ezekieli 38:16
Do të dalësh kundër popullit tim të Izraelit, si një re që mbulon vendin. Kjo ka për të ndodhur ditët e fundit: do të të çoj kundër vendit tim me qëllim që kombet të më njohin, kur të shenjtërohem te ti përpara syve të tyre, o Gog".
Ezekieli 38:17
Kështu thotë Zoti, Zoti: "A nuk je ti ai për të cilin fola në kohët e lashta me anë të shërbëtorëve të mi, profetët e Izraelit, të cilët për vite me radhë profetizuan ato ditë që do të të kisha sjellë kundër tyre?
Ezekieli 38:20
përpara meje do të dridhen peshqit e detit, shpendët e qiellit, kafshët e fushës, të gjithë rreshqanorët që zvarriten mbi tokë dhe të gjithë njerëzit që janë mbi faqen e dheut; malet do të shemben, vendet e rrëpirta do të rrëzohen dhe të gjitha muret do të bien për tokë.
Ezekieli 39:7
Kështu do ta bëj të njohur emrin tim të shenjtë në mes të popullit tim të Izraelit dhe nuk do të lejoj më të përdhoset emri im i shenjtë, dhe kombet do të pranojnë që unë jam Zoti, i Shenjti në Izrael.
Ezekieli 39:8
Ja, kjo do të ndodhë dhe do të kryhet", thotë Zoti, Zoti; "kjo është dita për të cilën kam folur.
Ezekieli 39:11
"Atë ditë do të ndodhë që do ti jap Gogut, atje në Izrael një vend për varrim, luginën e Abarimit, në lindje të detit; ai do t`u zërë kalimin shtegtarëve, sepse aty do të varroset Gogu me gjithë turmën e tij; dhe ai vend do të quhet Lugina e Hamon-Gogut.
Ezekieli 39:12
Shtëpia e Izraelit, për të pastruar vendin, do të përdorë shtatë muaj të plota për t`i varrosur.
Ezekieli 39:13
Do t`i varrosë gjithë populli i vendit, dhe ata do të fitojnë nam ditën në të cilën unë do të përlëvdohem", thotë Zoti, Zoti.
Ezekieli 39:14
"Do të zgjedhin disa burra që do të përshkojnë pa pushim vendin për të varrosur, me ndihmën e shtegtarëve, trupat e atyre që kanë mbetur mbi faqen e dheut, për ta pastruar; kur të kalojnë shtatë muajt do të bëjnë këtë kërkim.
Ezekieli 39:15
Kushdo që do të përshkojë vendin, kur të shohë një kockë njeriu, do t`i vërë afër një shenjë treguese deri sa varrmihësit nuk do ta varrosin në Luginën e Hamon-Gogut.
Ezekieli 39:17
Sa për ty, bir njeriu", kështu thotë Zoti, Zoti: "U thuaj zogjve të çdo lloji dhe të gjitha kafshëve të fushave: Mblidhuni dhe ejani. Grumbullohuni nga çdo anë në vendin e masakrës që unë do të kryej për ju, një masakër të madhe në malet e Izraelit, që të hani mish dhe të pini gjak.
Ezekieli 39:19
Do të hani dhjamë sa të ngopeni dhe do të pini gjak sa të deheni, nga flijimi që kam flijuar për ju.
Ezekieli 39:22
Kështu që nga ajo ditë e tutje shtëpia e Izraelit do të pranojë që unë jam Zoti, Perëndia i tij;
Ezekieli 39:23
dhe kombet do të pranojnë që për shkak të paudhësisë së tij shtëpia e Izraelit shkon në robëri, sepse ishte treguar e pabesë me mua; prandaj u`a fsheha atyre fytyrën time, i dhashë në dorë të armiqve të tyre dhe ata ranë të gjithë nga shpata.
Ezekieli 39:25
Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: "Tani do ta kthej Jakobin nga robëria, do të më vijë keq për tërë shtëpinë e Izraelit dhe do të jem xheloz për emrin tim të shenjtë,
Ezekieli 39:26
mbasi ata kanë bartur turpin e tyre dhe ndëshkimi për të gjitha pabesitë që kanë kryer kundër meje, ndërsa banonin të sigurtë në vendin e tyre dhe askush nuk i trembte.
Ezekieli 39:27
Kur t`i çoj përsëri nga popujt dhe kur t`i mbledh nga vendet e armiqve të tyre dhe të shenjtërohem te ata në sytë e shumë kombeve,
Ezekieli 39:28
ata do të pranojnë që unë jam Zoti, Perëndia i tyre, që i çoi në robëri midis kombeve, por që i ka mbledhur gjithashtu në vendin e tyre, duke mos lënë jashtë asnjë prej tyre.
Ezekieli 39:29
Nuk do t`ua fsheh më fytyrën time, sepse do ta përhap Frymën time mbi shtëpinë e Izraelit", thotë Zoti, Zoti.
Ezekieli 40:2
Në vegime të Perëndisë më çoi në vendin e Izraelit dhe më la në një mal shumë të lartë, në anën jugore të të cilit ishte një ndërtim që i ngjante një qyteti.
Ezekieli 40:3
Ai më çoi atje, dhe ja një burrë, që dukej si prej bronzi, me në dorë një kordhelë prej liri dhe një kallam për të matur; ai rrinte më këmbë te porta.
Ezekieli 40:4
Ky burrë më tha: "Bir njeriu, shiko me sytë e tu, dëgjo me veshët e tu dhe kushtoji kujdes të gjitha gjërave që do të të tregoj, sepse ty të kanë sjellë këtu që unë të t`i tregoj. Njoftoi shtëpisë së Izraelit të gjitha ato që ke për të parë".
Ezekieli 40:5
Dhe ja, kishte një mur në pjesën e jashtme të tempullit, rreth e qark. Kallami për matje në dorën e atij burri ishte i gjatë gjashtë kubitë, secili ishte i gjatë një kubit dhe një pëllëmbë. Ai mati
Ezekieli 40:12
Hapësira përpara dhomave ishte një kubit në një anë dhe një kubit nga ana tjetër; çdo dhomë ishte gjashtë kubitësh nga një anë dhe gjashtë kubitësh nga ana tjetër.
Ezekieli 40:15
Në pjesën e përparme të portës së hyrjes deri në pjesën e përparme të atriumit të portës së brendshme kishte pesëdhjetë kubitë.
Ezekieli 40:16
Dritaret dhe mbajtëset e tyre përbrenda portave kishin kanate rreth e qark; e njëjta gjë ndodhte për harqet. Kishte gjithashtu dritare rreth e qark në pjesën e brendshme dhe mbi mbajtëset ishin përfytyruar disa palma.
Ezekieli 40:18
Gjatësia e kalldrëmit i përgjigjej gjatësisë së portave; ishte kalldrëmi i poshtëm.
Ezekieli 40:19
Pastaj mati gjërësinë e portës që nga pjesa e përparme e portës më të poshtme deri te pjesa e përparme e portës së jashtme të oborrit të brendshëm: ishin njëqind kubitë në lindje dhe në veri.
Ezekieli 40:22
Dritaret e saj, harqet e saj, palmat e saj kishin po atë gjerësi të portës që shikonte nga lindja; ngjiteshe aty nëpër shtatë shkallore, përpara të cilave ishin harqet e saj.
Ezekieli 40:23
Oborri i brendshëm kishte një portë që ishte përballë portës veriore, pikërisht ashtu si ishte për portën lindore; bëri matjen nga një portë te tjetra: njëqind kubitë.
Ezekieli 40:26
Ngjiteshe aty nëpër shtatë shkallore, përpara të cilave ishin harqet; ajo kishte palma, një nga një anë dhe tjetra nga ana tjetër mbi shtyllat e veta.
Ezekieli 40:28
Pastaj më çoi në oborrin e brendshëm nëpër portën e jugut dhe mati portën e jugut që kishte po ato madhësi.
Ezekieli 40:31
Harqet e saj shikonin në oborrin e jashtëm; kishte palma mbi shtyllat e saj dhe ngjiteshe në to nëpërmjet tetë shkallareve.
Ezekieli 40:32
Pastaj më çoi në oborrin e brendshëm që shikon nga jugu dhe mati portën: kishte po ato përmasa.
Ezekieli 40:33
Edhe dhomat e tij, shtyllat e tij dhe harqet e tij kishin po ato përmasa. Ajo kishte dritare dhe harqe rreth e qark dhe kishte një gjatësi prej pesëdhjetë kubitësh dhe një gjërësi prej njëzet e pesë kubitësh.
Ezekieli 40:34
Harqet e tij dilnin mbi oborrin e jashtëm; kishte palma mbi shyllat e tij nga njera dhe nga tjetra anë, dhe ngjiteshe në to nëpërmjet tetë shkallareve.
Ezekieli 40:35
Pastaj më çoi te porta e veriut dhe e mati: ajo kishte po ato përmasa,
Ezekieli 40:37
Shtyllat e tij jepnin mbi oborrin e jashtëm; kishte disa palma mbi shtyllat e tij nga njëra dhe nga tjetra anë dhe ngjiteshe në to nëpërmjet tetë shkallarve.
Ezekieli 40:39
Në atriumin e portës kishte dy tryeza nga një anë dhe dy tryeza nga ana tjetër, mbi të cilat thereshin olokaustet, flijimet për mëkatin dhe shkeljen.
Ezekieli 40:42
Për olokaustet kishte edhe katër tryeza prej guri të latuar, të gjata një kubitë e gjysmë, të gjëra një kubitë e gjysmë dhe të larta një kubitë; mbi to viheshin mjetet me të cilat thereshin olokaustet dhe flijimet e tjera.
Ezekieli 40:44
Jashtë portës së brendshme kishte dy dhoma për këngëtarët në oborrin e brendshëm; njëra ishte pranë portës së veriut dhe shikonte nga jugu, tjetra ishte pranë portës së jugut dhe shikonte nga veriu.
Ezekieli 40:45
Ai më tha: "Kjo dhomë që shikon nga jugu është për priftërinjtë që kryejnë shërbime në tempull;
Ezekieli 40:46
dhoma që shikon nga veriu është për priftërinjtë që kryejnë shërbim në altar; këta janë bijtë e Tsadokut, ndër bijtë e Levit, që i afrohen Zotit për t`i shërbyer".
Ezekieli 40:47
Ai mati oborrin: ishte katror me një gjatësi prej njëqind kubitësh dhe një gjërësi prej njëqind kubitësh; altari ishte përballë tempullit.
Ezekieli 40:49
Gjatësia e hajatit ishte njëzet kubitë dhe gjërësia njëmbëdhjetë kubitë; ngjiteshe në të nëpërmjet shkalloreve; pranë mbajtësve kishte shtylla, njëra nga një anë dhe tjetra nga ana tjetër.
Ezekieli 41:4
Mati gjatësinë e saj: njëzet kubitë, dhe gjerësinë e saj përpara shenjtërores, njëzet kubitë; pastaj më tha: "Ky është vend shumë i shenjtë".
Ezekieli 41:6
Dhomat anësore ishin me tre kate, njëra mbi tjetrën, tridhjetë dhoma për kat; ato mbështeteshin mbi disa dalje të murit të tempullit, të bëra rreth e qark për dhomat anësore; kështu ishin ngjitur por nuk mbështeteshin mbi murin e tempullit.
Ezekieli 41:7
Madhësia e dhomave anësore rritej dora dorës që kalohej nga një kat në tjetrin, sepse daljet e strukturës së murit të tempullit vinin si shkallare rreth e qark tempullit; prandaj madhësia e strukturës së tempullit rritej dora dorës që ngjiteshe nga kati i poshtëm në të lartin dhe duke kaluar nëpër atë të mesit.
Ezekieli 41:9
Gjerësia e murit të jashtëm të dhomave anësore ishte pesë kubitë; hapësira e lënë e lirë ndërmjet dhomave anësore që i përkisnin tempullit
Ezekieli 41:12
Ndërtimi që ndodhej përballë hapësirës boshe nga ana e perëndimit kishte një gjerësi prej gjashtëdhjetë kubitësh; muri i ndërtimit ishte i trashë pesë kubitë rreth e qark dhe i gjatë nëntëdhjetë kubitë.
Ezekieli 41:15
Mati gjatësinë e ndërtimit përpara hapësirës boshe të konstruksionit, në pjesën e pasme të tij, me gjithë galeritë nga një anë dhe nga ana tjetër: njëqind kubitë. Kështu mati pjesën e brendëshme të shenjtërores dhe atriumet e oborrit.
Ezekieli 41:16
Pragjet, dritaret me kanata dhe galeritë rreth e rrotull tri kateve përballë pragjeve ishin mbuluar me dru rreth e qark, nga dyshemeja deri te dritaret (dritaret ishin të mbuluara),
Ezekieli 41:17
deri mbi portën, në pjesën e brendëshme dhe të jashtme të tij të tempullit përqark, brenda dhe jashtë, me përmasa të përpikta.
Ezekieli 41:20
Nga dyshemeja deri përmbi portën dhe mbi murin e shenjtërores ishin riprodhuar kerubinë dhe palma.
Ezekieli 41:24
Çdo portë kishte dy kanate, dy kanate që mblidheshin dysh: dy kanate për një portë dhe dy kanate për tjetrën.
Ezekieli 42:1
Pastaj më nxori në oborrin e jashtëm nga ana e veriut dhe më çoi në dhomat që ndodheshin përballë hapësirës boshe dhe përballë ndërtimit në drejtim të veriut.
Ezekieli 42:3
Përballë oborrit të brendshëm prej njëzet kubitësh dhe përballë kalldrëmit të oborrit të jashtëm kishte një galeri mbi tjetrën me tre kate.
Ezekieli 42:4
Përpara dhomave kishte një kalim të brendshëm, që ishte i gjerë dhjetë kubitë dhe i gjatë njëqind kubitë; portat e tyre shikonin nga veriu.
Ezekieli 42:5
Dhomat e sipërme ishin më të ngushta, sepse galeritë zinin më tepër hapësirë se galeritë e poshtme dhe të ndërmjetme të ndërtimit.
Ezekieli 42:6
Duke qenë se ishin me tre kate dhe nuk kishin shtylla si shtyllat e oborreve prandaj nga toka dhomat e sipërme ishin më të ngushta se ato të poshtme dhe të ndërmjetme.
Ezekieli 42:9
Poshtë këtyre dhomave kishte një hyrje nga ana e lindjes, për atë që hynte në to nga oborri i jashtëm.
Ezekieli 42:10
Në murin e gjerë të oborrit në drejtim të lindjes, përballë hapësirës boshe dhe përballë ndërtimitit, kishte dhoma.
Ezekieli 42:11
Përpara tyre kishte një kalim të ngjashëm me atë të dhomave që ishin nga ana e veriut; ato kishin po atë gjatësi e gjerësi, me të gjitha daljet dhe portat që ndiqnin të njëjtat kritere.
Ezekieli 42:12
përputhje me portat e dhomave që ishin nga jugu, kishte një portë në krye të kalimit pikërisht përpara murit në drejtim të lindjes.
Ezekieli 42:13
Ai më tha: "Dhomat nga veriu dhe dhomat nga jugu që ndodhen përballë hapësirës boshe janë dhoma të shenjta, ku priftërinjtë që i afrohen Zotit do të hanë gjërat shumë të shenjta; atje do të depozitojnë gjërat shumë të shenjta, domethënë blatimet e ushqimit dhe blatimet për mëkatin dhe për shkeljen, sepse ai vend është i shenjtë.
Ezekieli 42:14
Kur priftërinjtë të kenë hyrë, nuk do të dalin më nga vendi i shenjtë në oborrin e jashtëm, por do të vendojnë aty rrobat e tyre me të cilat kryejnë shërbimin, sepse janë të shenjta; do të veshin rroba të tjera dhe kështu do të mund t`i afrohen asaj që i përket popullit".
Ezekieli 42:17
Mati anën veriore: pesëqind kubitë me kallamin për matës rreth e qark,
Ezekieli 42:19
U kthye nga ana perëndore dhe mati: pesëqind kubitë me kallamin matës.
Ezekieli 42:20
Mati sipërfaqen nga të katër anët: kishte rreth e qark një mur që ishte i gjatë pesëqind kubitë dhe i gjërë pesëqind kubitë, për të ndarë vendin e shenjtë nga ai profan.
Ezekieli 43:2
Dhe ja, lavdia e Perëndisë të Izraelit vinte nga lindja. Zëri i tij ishte si zhurma e shumë ujërave dhe toka shkëlqente nga lavdia e tij.
Ezekieli 43:3
Vegimi që pashë në dukje ishte i ngjashëm me vegimin që pata kur shkova për të shkatërruar qytetin, vegimi ishte i ngjashëm me vegimet që pata pranë lumit Kebar; unë rashë me fytyrë.
Ezekieli 43:7
dhe ai më tha: "Bir njeriu, ky është vendi i fronit tim dhe vendi ku vë këmbët e mia, ku do të banoj në mes të bijve të Izraelit përjetë. Dhe shtëpia e Izraelit nuk do ta ndotë më emrin tim të shenjtë,
Ezekieli 43:9
Tani do të largojnë nga unë kurvërimet e tyre dhe kufomat e mbretërve të tyre, dhe unë do të banoj në mes të tyre përjetë.
Ezekieli 43:10
Ti, bir njeriu, përshkruaja tempullin shtëpisë së Izraelit, që të kenë turp për paudhësinë e tyre. Le të masin përmasat e tij,
Ezekieli 43:11
dhe, në se kanë turp për të gjitha ato që kanë bërë, ti u bëj të njohur atyre modelin e tempullit dhe vendosjen e tij, daljet e tij dhe hyrjet e tij, gjithë modelin e tij dhe të gjithë statutet e tij, gjithë format e tij dhe të gjitha ligjet e tij; vëri të shkruara para syve të tyre me qëllim që të shikojnë tërë modelin e tij, tërë statutet e tij dhe t`i zbatojnë në praktikë.
Ezekieli 43:13
Këto janë përmasat e altarit në kubitë (kubiti është një kubit plus një pëllëmbë): baza ka një kubit lartësi dhe një kubit largësi, me një buzë prej një pëllëmbë në gjithë gjatësinë. Kjo është lartësia e altarit;
Ezekieli 43:16
Vatra e altarit është e gjatë dymbëdhjetë kubitë dhe e gjërë dymbëdhjetë kubitë, domethënë një katror i përsosur.
Ezekieli 43:17
Platforma e sipërme në të katër anët e saj është e gjatë katërmbëdhjetë kubitë dhe po aq e gjërë, me një buzë rreth e qark prej gjysmë kubiti; shkallaret e veta shikojnë nga lindja".
Ezekieli 43:18
Pastaj më tha: "Bir njeriu, kështu thotë Zoti, Zoti: Këto janë statutet për altarin kur të ndërtohet për të ofruar olokaustet dhe për ta spërkatur sipër me gjak.
Ezekieli 43:19
Priftërinjtë levitikë që vjnë nga fisi i Tsadokut, të cilët më afrohen për të më shërbyer", thotë Zoti, Zoti, "ti do t`u japësh një dem të ri për flijimin e mëkatit.
Ezekieli 43:20
Do të marrësh pak gjak prej tij dhe do ta vësh mbi katër brirët e altarit, mbi katër qoshet e platformës dhe rreth e qark buzës; kështu do ta pastrosh dhe do të kryesh shlyerjen për të.
Ezekieli 43:22
Ditën e dytë do të ofrosh si flijim për mëkatin një cjap pa të meta dhe me të do të pastrohet altari siç u pastrua me demin e ri.
Ezekieli 43:23
Me të përfunduar pastrimin e tij, do të ofrosh një dem të ri pa të meta dhe një dash të kopesë pa të meta.
Ezekieli 43:24
Do t`i paraqesësh përpara Zotit, dhe priftërinjtë do të hedhin mbi ta kripë dhe do t`ia ofrojnë si olokaust Zotit.
Ezekieli 43:25
Shtatë ditë do të ofrosh një cjap si flijim për mëkatin; do të ofrosh gjithashtu një dem të ri dhe një dash të kopesë, të dy pa të meta.
Ezekieli 43:26
Shtatë ditë do të bëhet shlyerja për altarin, do të pastrohet dhe do të shenjtërohet.
Ezekieli 44:2
Zoti më tha: "Kjo portë do të mbetet e mbyllur, nuk do të hapet dhe askush nuk do të hyjë nëpër të, sepse nëpër të ka hyrë Zoti, Perëndia i Izraelit; prandaj do të mbetet e mbyllur.
Ezekieli 44:3
Por princi duke qenë se është princ, do të mund të ulet për të ngrënë bukën përpara Zotit; ai do të hyjë nga hajati i derës dhe do të dalë po nga ajo rrugë".
Ezekieli 44:4
Pastaj, nëpër portën në veri, më çoi përpara tempullit. Shikova, dhe ja, lavdia e Zotit mbushte shtëpinë e Zotit; dhe unë rashë me fytyrë.
Ezekieli 44:5
Zoti më tha: "Bir njeriu, ki kujdes, shiko me sytë e tu dhe dëgjo me veshët e tu të gjitha ato që do të të them për statutet e shtëpisë të Zotit dhe tërë ligjeve të tij; ki kujdes në hyrjen e tempullit dhe në të gjitha daljet e shenjtërores.
Ezekieli 44:7
Keni bërë që të futen të huaj, të parrethprerë nga zemra dhe nga mishi, me qëllim që të rrinin në shenjtëroren time, për ta përdhosur tempullin tim, ndërsa ofronit bukën time, dhjamin dhe gjakun, duke shkelur kështu besëlidhjen time me ju, me të gjitha veprimet tuaja të neveritshme.
Ezekieli 44:8
Ju nuk jeni kujdesur për gjërat e mia të shenjta, por keni vënë të huaj në vendin tuaj që të kujdesen për shenjtëroren time.
Ezekieli 44:9
Kështu thotë Zoti, Zoti: "Asnjë i huaj, i parrethprerë nga zemra dhe parrethprerë nga mishi, nuk ka për të hyrë në shenjtëroren time, as edhe ndonjë i huaj që ndodhet në mes të bijve të Izraelit.
Ezekieli 44:10
Por Levitët, që u larguan nga unë kur Izraeli doli nga rruga e drejtë, dhe u shmangën nga unë për të shkuar pas idhujve të tyre, do të ndëshkohen për paudhësinë e tyre.
Ezekieli 44:11
Megjithatë ata do të shërbejnë si roje të portave të tempullit dhe do të kryejnë shërbime në tempull; do të therin olokaustet dhe flijimet për popullin dhe do të rrinë para tij për t`i shërbyer.
Ezekieli 44:12
Duke qenë se i kanë shërbyer përpara idhujve të tij dhe kanë bërë që shtëpia e Izraelit të bjerë në mëkat, unë ngrita dorën time kundër tyre", thotë Zoti, Zoti, "duke u betuar se do të ndëshkohen për mëkatin e tyre.
Ezekieli 44:13
Dhe nuk do të më afrohen më për të më shërbyer si priftërinj as do t`u afrohen asnjërës prej gjërave të mia të shenjta, gjërave që janë shumë të shenjta; por do të mbajnë turpin e tyre dhe ndëshkimin për veprimet e neveritshme që kanë kryer.
Ezekieli 44:14
Megjithatë unë do t`u besoj atyre ruajtjen e tempullit për çdo shërbim të tij dhe për çdo gjë që do të bëhet në të.
Ezekieli 44:15
Por priftërinjtë Levitë, bij të Tsadokut, që kanë treguar kujdes për shenjtëroren time kur bijtë e Izraelit u shmangën nga unë, do të më afrohen për të më shërbyer dhe do të qëndrojnë para meje për të më ofruar dhjamin dhe gjakun", thotë Zoti, Zoti.
Ezekieli 44:17
Kur të hyjnë nëpër portat e oborrit të brendshëm, do të veshin roba prej liri; nuk do të kenë në trup asnjë veshje prej leshi, kur të kryejnë shërbime në portat e oborrit të brendshëm dhe në tempull.
Ezekieli 44:19
Por, kur do të dalin në oborrin e jashtëm, në oborrin e jashtëm në drejtim me popullin, do të heqin rrobat me të cilat kanë kryer shërbimin, do t`i depozitojnë në dhomat e shenjtërores dhe do të veshin rroba të tjera për të mos shenjtëruar popullin me veshjet e tyre.
Ezekieli 44:20
Nuk do ta rruajnë kokën dhe as nuk kanë për të lënë t`u rriten flokët, por do t`i presin rregullisht flokët.
Ezekieli 44:25
Nuk do t`i afrohen një të vdekuri për të mos u ndotur; ata do të mund të ndoten vetëm për atin ose nënën, për birin ose bijën, për vëllanë ose për motrën e pamartuar.
Ezekieli 44:26
Mbas pastrimit të tij për të do të numërohen shtatë ditë.
Ezekieli 44:27
Ditën që do të hyjnë në vendin e shenjtë, në oborrin e brendshëm, për të kryer shërbimin në vendin e shenjtë, do të ofrojnë flijimin për mëkatin", thotë Zoti, Zoti.
Ezekieli 44:28
"Sa për trashëgiminë e tyre, do të jem unë trashëgimia e tyre; nuk do t`u jepni atyre asnjë zotërim në Izrael, sepse jam unë zotërimi i tyre.
Ezekieli 44:29
Ata do të ushqehen me blatimet e ushqimit, me flijimet për mëkatin dhe me flijimet për shkeljen; çdo gjë e destinuar Perëndisë në Izrael do të jetë e tyre.
Ezekieli 44:30
Pjesa më e mirë e të gjitha prodhimeve të hershme dhe të gjitha ofertat e larta të çdo lloji midis ofertave tuaja të larta do t`u përkasin priftërinjve; do t`i jepni priftit edhe prodhimin e parë të brumit në mënyrë që bekimi të mbetet në shtëpinë tuaj.
Ezekieli 45:1
"Kur ta ndani me short vendin në trashëgimi, ju do të vini mënjanë, si ofertë për Zotin, një pjesë të shenjtë të vendit, të gjatë njëzet e pesëmijë kubitë dhe të gjërë dhjetëmijë; do të jetë e shenjtë në të gjithë shtrirjen e saj.
Ezekieli 45:2
Nga ajo do të merrni për shenjtëroren një katror me përmasa pesëqind herë pesëqind kubitë, me një hapësirë të lirë rreth e qark prej pesëdhjetë kubitësh.
Ezekieli 45:3
Në këtë shtrirje do të matësh një siperfaqe me një gjatësi prej njëzet e pesëmijë kubitë dhe një gjerësi prej dhjetëmijë kubitë; brenda asaj do të jetë shenjtërorja, vendi shumë i shenjtë.
Ezekieli 45:4
Do të jetë pjesa e shenjtë e vendit e caktuar për priftërinjtë, ministrat e shenjtërores, që i afrohen Zotit për t`i shërbyer; do të jetë një vend për shtëpitë e tyre dhe një vend i shenjtë për shenjtëroren.
Ezekieli 45:5
Një sipërfaqe e gjatë njëzet e pesëmijë kubitë dhe e gjerë dhjetëmijë kubitë do t`u përkasë Levitëve që kryejnë shërbime në tempull; ata do të kenë pronësinë e njëzet dhomave.
Ezekieli 45:6
Si pronë të qytetit do të caktoni një sipërfaqe prej pesëmijë kubitësh të gjerë dhe njëzet e pesëmijë kubitësh të gjatë përbri pjesës së caktuar për shenjtërore; ajo do t`i përkasë tërë shtëpisë së Izraelit".
Ezekieli 45:7
Princit përkundrazi do t`i jepet një sipërfaqe këtej dhe matanë pjesës së shenjtë dhe pronës së qytetit, përballë pjesës së shenjtë të ofruar dhe përballë pronës së qytetit, që shtrihet nga ana e perëndimit drejt perëndimit dhe nga ana lindore drejt lindjes, me një gjatësi të barabartë me njerën pjesë që u është dhënë fiseve, nga kufiri perëndimor në kufirin lindor.
Ezekieli 45:15
Nga kopeja do të merret një dele për çdo dyqind krerë nga kullotat e të pasura të Izraelit, dhe kjo do të shërbejë për blatime të ushqimit, për olokaustet dhe për flijimet e falenderimit për të bërë shlyerjen për ato", thotë Zoti, Zoti.
Ezekieli 45:16
"Tërë populli i vendit do të jetë i detyruar ta bëjë këtë ofertë për princin e Izraelit.
Ezekieli 45:17
Përkundrazi do të jetë detyrë e princit të sigurojë olokaustet, blatimet e ushqimit dhe libacionet për festat, për hënat e reja, për të shtunat dhe për të gjitha solemnitetet e shtëpisë së Izraelit; ai do të sigurojë flijimin për mëkatin, blatimin e ushqimit, olokaustin dhe flijimet e falenderimit për të bërë shlyerjen për shtëpinë e Izraelit".
Ezekieli 45:19
Prifti do të marrë pak gjak nga flijimi për mëkatin dhe do ta vërë mbi shtalkat e portës së shtëpisë, mbi katër qoshet e platformave të altarit dhe mbi shtalkat e portës së oborrit të brendshëm.
Ezekieli 45:20
Do të veprosh në të njëjtën mënyrë ditën e shtatë të muajit për atë që ka mëkatuar për nga mosdija dhe për naivin; kështu do të kryeni shlyerjen për tempullin.
Ezekieli 45:21
Muajin e parë, ditën e katërmbëdhjetë të muajit për ju do të jetë Pashkë, një festë shtatë ditëshe; do të hahet bukë pa maja.
Ezekieli 45:22
Atë ditë princi do të ofrojë, për vete dhe për tërë popullin e vendit, një dem si flijim për mëkatin.
Ezekieli 45:23
Në shtatë ditët e festës do t`i ofrojë si olokaust Zotit shtatë dema dhe shtatë deshë pa të meta, çdo ditë për shtatë ditë me radhë, dhe një kec në ditë si flijim për mëkatin.
Ezekieli 45:24
Do të ofrojë gjithashtu një efa blatim ushqimor për çdo dem dhe një efa çdo dash, bashkë me një hin vaji për çdo efa.
Ezekieli 45:25
Në muajin e shtatë, ditën e pesëmbëdhjetë të muajit, në festë, ai do të ofrojë po ato gjëra për flijimin për mëkatin, për olokaustin për blatimin e ushqimit dhe për vajin".
Ezekieli 46:3
Edhe populli i vendit do të adhurojë përpara Zotit te hyrja e asaj porte, në ditët e shtuna dhe kur del hëna e re.
Ezekieli 46:5
blatimi ushqimor për dashin do të jetë një efa, ndërsa blatimi ushqimor për qengjat do t`i lihet dëshirës së tij, bashkë me një hin vaji për efan.
Ezekieli 46:7
si blatim ushqimor do të ofrojë gjithashtu një efa për demin, një efa për dashin dhe për qengjat sa mund të disponojë, bashkë me një hin vaji për efan.
Ezekieli 46:9
Por kur populli i vendit do të vijë përpara Zotit në festat solemne, ai që do të hyjë nga porta veriore për të adhuruar, do të dalë nga porta e jugut; përkundrazi ai që do të hyjë nga porta jugore do të dalë nga porta e veriut; askush nuk do të kthehet prapa nga porta prej së cilës ka hyrë, por do të dalë nga porta e kundërt.
Ezekieli 46:11
Në festat dhe në rastet solemne blatimi ushqimor do të jetë një efa për demin dhe një efa për dashin; për qengjat do të lihet sipas dëshirës së tij, bashkë me një hin vaji për efan.
Ezekieli 46:12
Kur princi do të bëjë një ofertë vullnetare, qoftë olokaust ose flijim falenderimi, si ofertë vullnetare për Zotin, atëherë do t`i hapet porta që shikon nga lindja, dhe do të ofrojë olokaustin e tij dhe flijimin e tij të falenderimit siç bën ditën e shtunë; pastaj do të dalë dhe, sapo të dalë, porta do të mbyllet.
Ezekieli 46:14
Çdo mëngjes do të ofrosh bashkë me të, si blatim i ushqimit, një të gjashten e një efe dhe një të tretën e një hini vaji për të lagështuar majën e miellit; është një blatim ushqimor për Zotin që duhet bërë rregullisht çdo ditë përjetë.
Ezekieli 46:15
Çdo mëngjes do të ofrojnë kështu qengjin, blatimin e ushqimit dhe vajin si olokaust të përditshëm".
Ezekieli 46:16
Kështu thotë Zoti, Zoti: "Në qoftë se princi i bën njërit prej bijve të tij një dhuratë që është marrë nga trashëgimia e tij, ajo do t`u përkasë bijve të tij: do të jetë zotërimi i tyre në trashëgimi.
Ezekieli 46:17
Por në qoftë se ai i bën njërit prej shërbëtorëve të tij një dhuratë që është marrë nga trashëgimia e tij, kjo do t`i përkasë atij deri vitin e lirisë; pastaj do t`i kthehet princit; trashëgimia e tij do t`u përkasë vetëm bijve të tij, vetëm atyre.
Ezekieli 46:18
Përveç kësaj princi nuk do të marrë asgjë nga trashëgimia e popullit, duke e zhveshur nga pronësitë e tij; ai do t`u sigurojë një trashëgimi bijve të tij me atë që zotëron, me qëllim që asnjeri i popullit tim të mos dëbohet nga prona e tij".
Ezekieli 46:19
Pastaj ai më çoi, nëpër hyrjen që ishte pranë portës, në dhomat e shenjta të caktuara për priftërinjtë, të cilat shikojnë nga veriu; dhe ja, në pjesën më të largët në drejtim të perëndimit kishte një vend.
Ezekieli 46:20
Ai më tha: "Ky është vendi ku priftërinjtë do të pjekin mishin e flijimeve për shkeljen dhe për mëkatin dhe do të gatuajnë blatimet ushqimore, për të mos i nxjerrë në oborrin e jashtëm dhe kështu të shenjtërojnë popullin".
Ezekieli 46:23
Rreth e qark tyre kishte një mur dhe poshtë murit, rreth e rrotull tij, ishin vendosur vatra për të pjekur.
Ezekieli 47:1
Ai më çoi përsëri në hyrje të tempullit, dhe ja disa ujëra dilnin nga poshtë pragut të tempullit në drejtim të lindjes, sepse fasada e tempullit shikonte nga lindja; ujërat zbrisnin poshtë anës së djathtë të tempullit, në jug të altarit.
Ezekieli 47:2
Pastaj më çoi jashtë nëpërmjet portës veriore dhe më bëri të sillem jashtë deri në portën e jashtme, që shikon nga lindja; dhe ja, ujërat buronin nga ana e djathtë.
Ezekieli 47:3
Burri eci deri drejt lindjes me një litar të hollë në dorë dhe mati njëmijë kubitë; pastaj më bëri të kapërcej ujërat, të cilat më arrinin deri te kyçet e këmbëve.
Ezekieli 47:4
Mati katërmijë kubitë të tjerë, pastaj më bëri të kapërcej ujërat; më arrinin te kyçet e këmbëve. Mati katërmijë kubitë të tjerë, pastaj më bëri të kaloj ujërat: më arrinin deri te ijët.
Ezekieli 47:5
Mati njëmijë kubitë të tjerë: ishte një lumë që nuk mund ta kapërceja, sepse ujërat e tij ishin shtuar; ishin ujëra në të cilat duhet të notoja; një lumë që nuk mund të kapërcehej.
Ezekieli 47:6
Ai më tha: "E pe, bir njeriu?". Pastaj më ktheu përsëri në bregun e lumit.
Ezekieli 47:8
Pastaj më tha: "Këto ujëra drejtohen për në krahinën lindore, zbresin në Arabah dhe do të derdhen në det; me të hyrë në det, ujërat e tij do të shëndoshen.
Ezekieli 47:9
Dhe do të ndodhë që çdo qenie e gjallë që lëviz do të jetojë, kudo që arrin lumi; do të ketë bollëk të madh peshqish, sepse vijnë këto ujëra dhe shëndoshin ujërat e tjera; kudo që arrin lumi gjithçka ka për t`u gjallëruar.
Ezekieli 47:11
Por kënetat tij dhe moçalet e tij nuk do të shëndoshen; do të lihen për të nxjerrë kripë.
Ezekieli 47:12
Gjatë lumit, mbi të dyja brigjet e tij, do të rritet çdo lloj druri që jep fryte, fletët e tyre nuk do të fishken dhe frytet e tij nuk do të mungojnë kurrë. Do të mbajnë fryte çdo muaj, sepse ujërat e tyre dalin nga shenjtërorja, fryti i tyre do të shërbejë për ushqim dhe fletët e tyre për mjekim".
Ezekieli 47:14
Secili prej jush do të trashëgojë një pjesë të barabartë me atë të vëllait të tij, sepse unë e ngrita dorën si betim për t`ua dhënë etërve tuaj. Ky vend do t`ju përkasë si trashëgimi.
Ezekieli 47:19
Ana jugore, në drejtim të jugut, do të shtrihet nga Tamari deri në ujërat e Meribothit të Kadeshit, pastaj gjatë përroit të Egjiptit deri në Detin e Madh. Kjo është ana jugore, në jug.
Ezekieli 47:20
Ana perëndimore do të jetë Deti i Madh, nga kufiri i jugut deri përpara hyrjes së Hamathit. Kjo është ana perëndimore.
Ezekieli 47:22
Do ta ndani me short në trashëgimi midis jush dhe të huajve që banojnë midis jush dhe që u kanë lindur bij në mes tuaj. Këta do të jenë për ju si ata që kanë lindur në vend midis bijve të Izraelit; do të kenë edhe ata me short një trashëgimi në mes të fiseve të Izraelit.
Ezekieli 48:1
Këto janë emrat e fiseve: nga kufiri verior, gjatë rrugës së Hethlonit, në hyrje të Hamathit deri në Hatsar-Enon, në kufi me Damaskun në veri drejt Hamathit, nga krahu lindor deri në krahun perëndimor: një pjesë për Danin.
Ezekieli 48:2
Në kufirin e Danit, nga kufiri lindor në kufirin perëndimor: një pjesë për Asherin;
Ezekieli 48:3
Në kufirin e Asherit, nga kufiri lindor në kufirin perëndimor: një pjesë për Neftalin.
Ezekieli 48:4
Në kufirin e Asherit, nga kufiri lindor në kufirin perëndimor: një pjesë për Manasin.
Ezekieli 48:5
Në kufirin e Manasit, nga kufiri lindor në kufirin perëndimor: një pjesë për Efraimin.
Ezekieli 48:6
Në kufirin e Efraimit, nga kufiri lindor në kufirin perëndimor: një pjesë për Rubenin.
Ezekieli 48:7
Në kufirin e Rubenit, nga kufiri lindor në kufirin perëndimor: një pjesë për Judën.
Ezekieli 48:8
Në kufirin e Judës, nga kufiri lindor deri në kufirin perëndimor, do të jetë pjesa e vendit që do ta ofroni si dhuratë, e gjerë njëzet e pesëmijë kubitë dhe e gjatë sa pjesët e tjera, nga kufiri lindor deri në kufirin perëndimor; në mes të saj do të jetë shenjtërorja.
Ezekieli 48:10
Kjo pjesë e shenjtë do t`u përkasë priftërinjve; njëzet e pesëmijë kubitë gjatësi në veri, dhjetëmijë gjerësi në perëndim, dhjetëmijë gjerësi në lindje dhe njëzet e pesëmijë gjatësi në jug; në mes të saj do të jetë shenjtërorja e Zotit.
Ezekieli 48:11
Ajo do t`u përkasë priftërinjve të shenjtëruar, ndër bijtë e Tsadokut, që më kanë shërbyer dhe që nuk devijuan kur devijuan bijtë e Izraelit, dhe ashtu si devijuan përkundrazi Levitët.
Ezekieli 48:13
Përballë territorit të priftërinjve, Levitët do të kenë një sipërfaqe prej njëzet e pesëmijë kubitë gjatësi dhe dhjetëmijë gjerësi; tërë gjatësia do të jetë njëzet e pesëmijë kubitë dhe gjerësia dhjetëmijë.
Ezekieli 48:14
Ata nuk do të mund as ta shesin as ta këmbejnë; nuk do të mund ta shkëputin pjesën më të mirë të vendit, sepse është e shenjtë për Zotin.
Ezekieli 48:15
Pesëmijë kubitët e gjerësisë që do të mbeten përballë njëzet e pesë mijëve, do të caktohen për përdorim profan për qytetin, për banesa dhe për toka për kullotë; qyteti do të jetë në mes.
Ezekieli 48:16
Përmasat e tij do të jenë këto: ana veriore do të jetë katërmijë e pesëqind kubitë, ana jugore katërmijë e pesëqind, ana lindore katërmijë e pesëqind, ana perëndimore katërmijë e pesëqind.
Ezekieli 48:17
Tokat për kullotë të qytetit do të jenë: dyqind e pesëdhjetë kubitë në veri, dyqind e pesëdhjetë në jug, dyqind e pesëdhjetë në lindje dhe dyqind e pesëdhjetë në perëndim.
Ezekieli 48:18
Kusuri i gjatësisë, gjatë pjesës së shenjtë të ofruar si dhuratë, do të jetë dhjetëmijë kubitë në lindje dhe dhjetëmijë në perëndim; ajo do të jetë pranë pjesës së shenjtë të ofruar si dhuratë, dhe prodhimet e saj do të shërbejnë si ushqim për punonjësit e qytetit.
Ezekieli 48:20
Gjithë pjesa e ofruar si dhuratë do të jetë njëzet e pesëmijë kubitë për njëzet e pesëmijë, një katror i përsosur. Ju do të ofroni, si zotërim të qytetit, pjesën e shenjtë të ofruar si dhuratë.
Ezekieli 48:21
Kusuri do të jetë i princit; nga njëra anë dhe nga ana tjetër e pjesës së shenjtë të ofruar si dhuratë dhe të zotërimit të qytetit, ballë njëzet e pesëmijë kubitëve të pjesës së ofruar si dhuratë deri në kufirin lindor, dhe në perëndim ballë njëzet e pesëmijë kubitëve në drejtim të kufirit perëndimor përbri pjesëve të fiseve; kjo do të jetë e princit; pjesa e shenjtë e ofruar si dhuratë dhe shenjtërorja do të jenë në mes.
Ezekieli 48:22
Kështu, duke përjashtuar zotërimin e Levitëve dhe zotërimin e qytetit që gjenden në mes të asaj që i përket princit, sipërfaqja midis kufirit të Judës dhe kufirit të Beniaminit do t`i përkasë princit.
Ezekieli 48:23
Për kusurin e fiseve, nga kufiri lindor në kufirin perëndimor: një pjesë për Beniaminin.
Ezekieli 48:24
Në kufirin e Beniaminit, nga kufiri lindor në kufirin perëndimor: një pjesë për Simeonin.
Ezekieli 48:25
Në kufirin e Simeonit, nga kufiri lindor në kufirin perëndimor: një pjesë për Isakarin.
Ezekieli 48:26
Në kufirin e Isakarit, nga kufiri lindor në kufirin perëndimor: një pjesë për Zabulonin.
Ezekieli 48:27
Në kufirin e Zabulonit, nga kufiri lindor në kufirin perëndimor: një pjesë për Gadin.
Ezekieli 48:31
Portat e qytetit do të mbajnë emrat e fiseve të Izraelit; në veri do të ketë tri porta: një portë për Rubenin, një portë për Judën dhe një portë për Levin.
Ezekieli 48:32
Nga ana lindore, katërmijë e pesëqind kubitë dhe tri porta: një portë për Jozefin, një portë për Beniaminin dhe një portë për Danin.
Ezekieli 48:33
Nga ana jugore, katërmijë e pesëqind kubitë dhe tri porta: një portë për Simeonin, një portë për Isakarin dhe një portë për Zabulonin.
Ezekieli 48:34
Nga ana perëndimore, katërmijë e pesëqind kubitë dhe tri porta: një portë për Gadin, një portë për Asherin dhe një portë për Neftalin.
Ezekieli 48:35
Gjithë perimetri do të jetë tetëmbëdhjetëmijë kubitë. Prej kësaj ditë emri i qytetit do të jetë: "Zoti është atje"".
Danieli 1:2
Zoti atëherë dha në duart e tij Jehojakimin, mbretin e Judës, bashkë me një pjesë të orendive të shtëpisë së Perëndisë, që ai i transportoi në vendin e Shinarit, në shtëpinë e perëndisë së tij dhe i vendosi orenditë në shtëpinë e thesarit të perëndisë së tij.
Danieli 1:5
Mbreti u caktoi atyre një racion të përditshëm ushqimesh të shijshme nga ato të mbretit dhe verë nga ajo që ai vetë pinte; ata duhet të edukoheshin në tre vjet, në mbarim të të cilëve do të kalonin në shërbim të mbretit.
Danieli 1:9
Perëndia bëri që Danieli të gjejë hir dhe dhemshuri te kreu i eunukëve.
Danieli 1:12
"Të lutem, vëri në provë shërbëtorët e tu për dhjetë ditë, dhe të na jepen perime për të ngrënë dhe ujë për të pirë.
Danieli 1:16
Kështu Meltsari u hoqi atyre gjellët e shijshme dhe verën që duhet të pinin dhe u dha perime.
Danieli 1:17
Katër të rinjve Perëndia u dha njohuri dhe mend në gjithë letërsinë dhe diturinë; dhe Danieli fitoi njohuri për çdo lloj vegimi dhe ëndrre.
Danieli 1:18
Në mbarim të kohës së caktuar nga mbreti që t`ia çonin këta të rinj, kreu i eunukëve i shpuri përpara Nebukadnetsarit.
Danieli 1:20
Dhe mbi çdo çështje që kërkonte dituri dhe gjykim dhe për të cilat mund t`i pyeste mbreti, i gjeti dhjetë herë më lart se tërë magjistarët dhe astrologët që ishin në tërë mbretërinë e tij.
Danieli 2:4
Atëherë Kaldeasit iu përgjigjën mbretit në gjuhën aramaike: "O mbret, jetofsh përjetë. Trego ëndrrën tënde shërbëtorëve të tu dhe ne do ta interpretojmë".
Danieli 2:5
Mbreti u përgjigj dhe u tha Kaldeasve: "Vendimin tim e kam marrë: po të mos ma bëni të njohur përmbajtjen e ëndrrës sime dhe interpretimin e saj, do të priteni copa-copa dhe shtëpitë tuaja do të katandisen në plehërishte.
Danieli 2:6
Por në rast se do të më tregoni ëndrrën dhe interpretimin e saj, do të merrni nga unë dhurata, shpërblime dhe nderime të mëdha; më tregoni, pra, ëndrrën dhe interpretimin e saj".
Danieli 2:7
Ata u përgjigjën për së dyti dhe thanë: "Le t`u tregojë mbreti ëndrrën shërbëtorëve të vet dhe ne do t`i japim interpretimin".
Danieli 2:8
Atëherë mbreti u përgjigj dhe tha: "E kuptoj fare mirë që ju doni të fitoni kohë, sepse e shihni që vendimi im është marrë;
Danieli 2:9
po të mos ma bëni të njohur ëndrrën, ka vetëm një vendim për ju; jeni marrë vesh midis jush për të thënë para meje fjalë të rreme dhe të çoroditura, me shpresë që kohërat të ndryshojnë. Prandaj ma tregoni ëndrrën dhe unë do të di në se jeni në gjendje të më jepni edhe interpretimin".
Danieli 2:10
Kaldeasit u përgjigjën para mbretit dhe thanë: "Nuk ka njeri mbi tokë që mund të dijë atë që mbreti kërkon. Në fakt asnjë mbret, sundimtar o sovran nuk i ka kërkuar një gjë të tillë ndonjë magjistari, astrologu ose Kaldeasi.
Danieli 2:11
Gjëja që pyet mbreti është tepër e vështirë dhe nuk ka njeri që mund t`ia bëjë të ditur mbretit, përveç perëndive, banesa e të cilëve nuk është ndër të gjallët".
Danieli 2:13
Kështu u shpall dekreti në bazë të të cilit duhet të vriteshin të diturit, dhe kërkonin Danielin dhe shokët e tij për t`i vrarë edhe ata.
Danieli 2:14
Atëherë Danieli iu drejtua me fjalë të urta dhe të matura Ariokut, komandant i rojeve të mbretit, i cili kishte dalë për të vrarë të diturit e Babilonisë.
Danieli 2:15
Mori fjalën dhe i tha Ariokut, komandantit të mbretit: "Pse vallë një dekret kaq i ashpër nga ana e mbretit?" Atëherë Arioku e vuri në dijeni Danielin.
Danieli 2:16
Kështu Danieli hyri te mbreti dhe i kërkoi t`i jepte kohë për t`i bërë të njohur mbretit interpretimin e ëndrrës.
Danieli 2:18
me qëllim që t`i kërkonin mëshirë Perëndisë të qiellit lidhur me këtë sekret, me qëllim që Danieli dhe shokët e tij të mos vriteshin bashkë me kusurin e njerëzve të ditur të Babilonisë.
Danieli 2:19
Atëherë sekreti iu zbulua Danielit në një vegim nate. Kështu Danieli bekoi Perëndinë e qiellit.
Danieli 2:20
Danieli filloi të thotë: "Qoftë i bekuar emri i Perëndisë përjetë, sepse atij i përkasin dituria dhe forca.
Danieli 2:23
O Perëndi i etërve të mi, të falënderoj dhe të lëvdoj, sepse më ke dhënë dituri dhe forcë dhe më ke bërë të njoh atë që të kemi kërkuar, duke na bërë të njohim gjënë e kërkuar nga mbreti".
Danieli 2:24
Prandaj Danieli shkoi te Arioku, të cilit mbreti i kishte besuar detyrën të vriste njerëzit e ditur të Babilonisë; shkoi dhe i tha kështu: "Mos i vrit njerëzit e ditur të Babilonisë! Më ço përpara
Danieli 2:25
Atëherë Arioku e çoi me nxitim Danielin përpara mbretit dhe i foli kështu: "Gjeta midis Judejve robër një njeri që do t`i njohë mbretit interpretimin".
Danieli 2:27
Danieli u përgjigj në prani të mbretit dhe tha: "Sekreti për të cilin mbreti kërkoi interpretimin tim, nuk mund t`i shpjegohet mbretit as nga njerëzit e urtë, as nga astrologët, as nga magjistarët, as nga shortarët.
Danieli 2:28
Por ka një Perëndi në qiell që zbulon sekretet, dhe ai i ka bërë të njohur mbretit Nebukadnetsarit atë që do të ndodhë ditët e fundit. Kjo ka qenë ëndrra jote dhe vegimet e mendjes sate në shtratin tënd.
Danieli 2:29
O mbret, mendimet që të kanë ardhur në shtratin tënd kanë të bëjnë me atë që ka për të ndodhur tani e tutje; dhe ai që zbulon sekretet të ka bërë të njohur atë që ka për të ndodhur.
Danieli 2:30
Sa për mua, ky sekret m`u zbulua jo sepse kam më tepër dituri nga tërë të gjallët e tjerë, por me qëllim që interpretimi im t`i njoftohet mbretit, dhe ti të njihesh me mendimet e zemrës sate.
Danieli 2:36
Kjo është ëndrra; tani do të japim interpretimin përpara mbretit.
Danieli 2:37
Ti, o mbret, je mbreti i mbretërve, sepse Perëndia i qiellit të ka dhënë mbretërinë, pushtetin, forcën dhe lavdinë.
Danieli 2:41
Siç e pe, këmbët dhe gishtërinjtë ishin pjesërisht prej argjile poçari dhe pjesërisht prej hekuri, kështu kjo mbretëri do të ndahet; megjithatë, ajo do të ketë fortësinë e hekurit, sepse ti ke parë hekurin të përzier me argjilë të butë.
Danieli 2:43
Siç e pe hekurin të përzier me argjilën e butë, ata do të përzihen nga fara njerëzore, por nuk do të bashkohen njeri me tjetrin, pikërisht ashtu si hekuri nuk amalgamohet me argjilën.
Danieli 2:44
Në kohën e këtyre mbretërve, Perëndia i qiellit do të nxjerrë një mbretëri, që nuk do të shkatërrohet kurrë; kjo mbretëri nuk do t`i lihet një populli tjetër, por do të copëtojë dhe do të asgjësojë tërë këto mbretëri, dhe do të ekzistojë përjetë,
Danieli 2:45
pikërisht ashtu siç e pe gurin të shkëputet nga mali, jo nga dora e njeriut, për të copëtuar hekurin, bronzin, argjilën, argjendin dhe arin. Perëndia i madh i ka bërë të njohur mbretit atë që ka për të ndodhur tani e tutje. Ëndrra është e vërtetë dhe interpretimi i saj është i sigurt".
Danieli 2:46
Atëherë mbreti Nebukadnetsar ra me fytyrë dhe ra permbys para Danielit; pastaj urdhëroi që t`i paraqitnin një ofertë dhe temjan.
Danieli 2:47
Mbreti i foli Danielit dhe tha: "Në të vërtetë Perëndia juaj është Perëndia i perëndive, Zoti i mbretërve dhe zbuluesi i sekreteve, sepse ti ke mundur të zbulosh këtë sekret".
Danieli 2:49
Përveç kësaj, me kërkesë të Danielit, mbreti vuri në krye të administratës së krahinës së Babilonisë Shadrakun, Meshakun dhe Abed-negon. Danieli përkundrazi mbeti në oborrin e mbretit.
Danieli 3:2
Pastaj mbreti Nebukadnetsar dërgoi njerëz të mbledhin satrapët, prefektët, qeveritarët, gjykatësit, nëpunësit e thesarit, këshilltarët e shtetit, ekspertët e ligjit dhe tërë autoritetet e krahinave, me qëllim që të vinin në përurimin e figurës që mbreti Nebukadnetsar kishte ngritur.
Danieli 3:3
Atëherë satrapët, prefektët dhe qeveritarët, gjykatësit, nëpunësit e thesarit, këshilltarët e shtetit, ekspertët e ligjit dhe tërë autoritetet e krahinave u mblodhën bashkë për përurimin e figurës që kishte ngritur mbreti Nebukadnetsar, dhe qëndruan në këmbë përpara figurës që Nebukadnetsari kishte ngritur.
Danieli 3:5
sapo të dëgjoni zërin e bririt, të flautit, të qestes, të lirës, të salterit, të gajdes dhe të çdo lloji vegle, të bini përmbys për të adhuruar figurën prej ari që ka ngritur mbreti Nebukadnetsar;
Danieli 3:6
kushdo që nuk do të bjerë përmbys për të adhuruar, do të hidhet menjëherë në mes të një furre zjarri përvëlues".
Danieli 3:7
Kështu, me të dëgjuar tërë popujt zërin e bririt, të flautit, të qestes, të lirës, të salterit dhe të çdo lloji vegle, tërë popujt, kombet dhe gjuhët ranë përmbys dhe adhuruan figurën e artë, që mbreti Nebukadnetsar kishte ngritur.
Danieli 3:8
Për këtë arësye në atë çast, disa Kaldeas dolën dhe paditën Judejtë;
Danieli 3:9
duke marrë fjalën, i thanë mbretit Nebukadnetsar: "O mbret, jetofsh për jetë!
Danieli 3:10
Ti, o mbret, ke nxjerrë një dekret, në bazë të të cilit kushdo që ka dëgjuar zërin e bririt, të flautit, të qestes, të lirës, të salterit, të gajdes dhe të çdo lloji vegle duhet të bjerë përmbys për të adhuruar figurën e artë;
Danieli 3:11
dhe ai që nuk bie përmbys dhe nuk adhuron, duhet të hidhet në mes të një furre me zjarr përvëlues.
Danieli 3:12
Por ka disa Judej që i ke vënë në krye të administrimit të punëve të krahinës së Babilonisë, Shadraku, Meshaku dhe Abed-nego, që nuk kanë asnjë konsideratë për ty; nuk u shërbejnë perëndive të tua dhe nuk adhurojnë figurën e artë që ti ke ngritur".
Danieli 3:14
Nebukadnetsari u drejtoi atyre fjalën, duke thënë: "Shadrak, Meshak dhe Abed-nego, a është e vërtetë që nuk u shërbeni perëndive të mia dhe nuk adhuroni figurën e artë që unë kam ngritur?
Danieli 3:15
Tani, posa të dëgjoni zërin e bririt, të flautit, të qestes, të lirës, të salterit, të gajdes dhe të çdo lloj vegle, në rast se jeni gati të bini përmbys për të adhuruar figurën që unë kam bërë, mirë; por në rast se nuk do ta adhuroni, do t`ju hedhin menjëherë në mes të një furre të ndezur; dhe cila ështe ajo perëndi që do të mund t`ju çlirojë nga duart e mia?
Danieli 3:16
Shadraku, Meshaku dhe Abed-nego iu përgjigjën mbretit, duke thënë: "O Nebukadnetsar, ne nuk kemi nevojë të të japim përgjigje lidhur me këtë.
Danieli 3:17
Ja, Perëndia ynë, të cilit i shërbejmë, është në gjendje të na çlirojë nga furra e ndezur, dhe do të na çlirojë nga dora jote, o mbret.
Danieli 3:18
Por edhe sikur të mos e bënte, dije, o mbret, që ne nuk do t`u shërbejmë perëndive të tua dhe nuk do të adhurojmë figurën e artë që ti ke ngritur".
Danieli 3:19
Atëherë Nebukadnetsari u mbush me inat dhe shprehja e fytyrës së tij ndryshoi ndaj Shadrakut, Meshakut dhe Abed-negos. Duke marrë përsëri fjalën, urdhëroi që furra të ngrohej shtatë herë më shumë se zakonisht.
Danieli 3:20
Pastaj urdhëroi disa njerëz të fortë dhe trima të ushtrisë së tij të lidhnin Shadrakun, Meshakun dhe Abed-negon dhe t`i hidhnin në furrën e zjarrit përvëlues.
Danieli 3:21
Atëherë këta tre burra i lidhën dhe, me pantallonat e tyre, me tunikën e tyre dhe me gjitha mbulesën e tyre të kokës dhe i hodhën në mes të furrës me zjarr përvëlues.
Danieli 3:23
Dhe këta tre burra, Shadraku, Meshaku dhe Abed-nego, ranë të lidhur në mes të furrës me zjarr përvëlues.
Danieli 3:24
Atëherë mbreti Nebukadnetsar, i habitur, u ngrit me nxitim dhe filloi t`u thotë këshilltarëve të tij: "Nuk i kemi hedhur tre burrat të lidhur në mes të zjarrit?". Ata u përgjigjën dhe i thanë mbretit: "Sigurisht, o mbret".
Danieli 3:25
Ai foli përsëri: "Ja, unë po shoh katër burra të palidhur, që ecin në mes të zjarrit, pa pësuar asnjë dëm; dhe pamja e të katërtit i përngjan asaj të një biri të Perëndisë".
Danieli 3:26
Pastaj Nebukadnetsari iu afrua grykës së furrës me zjarr përvëlues dhe filloi të thotë: "Shadrak, Meshak dhe Abed-nego, shërbëtorë të Perëndisë Më të Lartë, dilni dhe ejani këtu". Atëherë Shadraku, Meshaku dhe Abed-nego dolën nga mesi i zjarrit.
Danieli 3:27
Pastaj satrapët, prefektët, qeveritarët dhe këshilltarët e mbretit u mblodhën për të vërejtur këta burra: zjarri nuk kishte patur asnjë fuqi mbi trupin e tyre, flokët e kokës së tyre nuk ishin djegur, mantelet e tyre nuk ishin dëmtuar dhe as era e zjarrit nuk ishte shtruar mbi ta.
Danieli 3:28
Nebukadnetsari filloi të thotë: "Qoftë i bekuar Perëndia i Shadrakut, i Meshakut dhe i Abed-negos, që ka dërguar engjëllin e tij dhe ka çliruar shërbëtorët e tij, që kanë pasur besim tek ai; ata
Danieli 3:29
Prandaj unë dekretoj që kushdo, cilitdo populli, kombi o gjuhe që t`i përkasë, që do të flasë keq për Perëndinë e Shadrakut, të Meshakut dhe të Abed-negos, të pritet copë-copë dhe shtëpia e tij të katandiset në një vend plehrash, sepse nuk ka asnjë perëndi që mund të të shpëtojë në këtë mënyrë".
Danieli 4:2
M`u duk mirë t`i bëj të njohura shenjat dhe mrekullitë që Perëndia Më i Lartë ka kryer për mua.
Danieli 4:3
Sa të mëdha janë shenjat e tij dhe sa të fuqishme mrekullitë e tij! Mbretëria e tij është një mbretëri e përjetshme dhe sundimi i tij vazhdon brez pas brezi.
Danieli 4:8
Më në fund erdhi para meje Danieli, i quajtur Beltshatsar nga emri i perëndisë tim dhe tek i cili është fryma e perëndive të shenjta, dhe unë ia tregova ëndrrën:
Danieli 4:9
Beltshatsar, kreu i magjistarëve, sepse unë e di që fryma e perëndive të shenjta është te ti dhe që asnjë sekret nuk të shqetëson, tregomë vegimet e ëndrrës që kam parë dhe interpretimin e saj.
Danieli 4:12
Gjethnaja e tij ishte e bukur, fryti i tij i bollshëm dhe ai kishte ushqim për të gjithë; poshtë tij gjenin hije kafshët e fushave, shpendët e qiellit rrinin midis degëve të tij dhe nga ai merrte ushqim çdo qenie e gjallë.
Danieli 4:14
bërtiti fort dhe tha kështu: "Prisni drurin dhe këputni degët e tij, shkundni fletët e tij dhe shpërndani frytet e tij; le të largohen kafshët që rrijnë poshtë tij dhe shpendët nga degët e tij.
Danieli 4:18
Kjo është ëndrra që kam parë unë, mbreti Nebukadnetsar. Tani ti, Beltshatsar, jepi interpretimin, sepse asnjë nga të diturit e mbretërisë sime nuk është në gjendje të më bëjë të njohur interpretimin e saj; por ti mundesh, sepse fryma e perëndive të shenjta është te ti".
Danieli 4:19
Atëherë Danieli, emri i të cilit është Beltshatsar, mbeti për një çast i tmerruar dhe mendimet e tij e shqetësonin. Mbreti filloi të thotë: "Beltshatsar, mos u turbullo as nga ëndrra as nga interpretimi
Danieli 4:23
Sa për rojen, një i shenjtë, që mbreti e ka parë të zbresë nga qielli dhe të thotë: "Priteni drurin dhe shkatërrojeni, por lini në tokë cungun me rrënjë, të lidhur me zinxhirë hekuri dhe bronzi midis barit të fushave. Le ta lagë vesa e qiellit dhe le të ketë pjesën e tij bashkë me kafshët e fushave deri sa të kalojnë mbi të shtatë kohë".
Danieli 4:24
Ky është interpretimi, o mbret; ky është dekreti i Shumë të Lartit, që është lëshuar për mbretin, zotin tim;
Danieli 4:26
Sa për urdhrin për të lënë cungun me rrënjë, kjo do të thotë se mbretëria jote do të rivendoset, mbasi të kesh pranuar që është qielli ai që sundon.
Danieli 4:30
mbreti filloi të thotë: "Nuk është kjo Babilonia e madhe, që unë ndërtova si seli mbretërore me forcën e pushtetit tim dhe për lavdinë e madhërisë sime?".
Danieli 4:34
"Në fund të kësaj kohe, unë Nebukadnetsari ngrita sytë nga qielli dhe arsyeja m`u kthye, e bekova Shumë të Lartin dhe lëvdova dhe përlëvdova atë që rron përjetë, sundimi i të cilit është një sundim
Danieli 4:35
Tërë banorët e dheut përpara tij konsiderohen si asgjë; ai vepron si të dojë me ushtrinë e qiellit dhe me banorët e dheut. Askush nuk mund t`ia ndalë dorën ose t`i thotë: "Çfarë po bën?".
Danieli 4:36
Në po atë kohë m`u kthye arsyeja, dhe për lavdinë e mbretërisë sime m`u kthyen madhëria ime dhe shkëlqimi im. Këshilltarët e mi dhe të mëdhenjtë e mi më kërkuan, dhe unë u rivendosa në mbretërinë time dhe madhështia ime u rrit jashtëzakonisht.
Danieli 4:37
Tani, unë Nebukadnetsari lëvdoj, lartësoj dhe përlëvdoj Mbretin e qiellit, sepse të gjitha veprat e tij janë të vërteta dhe rrugët e tij janë drejtësi; ai ka pushtet të poshtërojë ata që ecin me kryelartësi.
Danieli 5:1
Mbreti Belshatsar dha një banket të madh për njëmijë nga të mëdhenjtë e tij dhe në prani të të njëmijëve piu verë.
Danieli 5:3
Kështu prunë vazot prej ari që i kishin marrë nga shenjtërorja e tempullit të Perëndisë, që ishte në Jeruzalem, dhe me to pinë mbreti dhe të mëdhenjtë e tij, bashkëshortet e tij dhe konkubinat e tij.
Danieli 5:4
Pinë verë dhe lëvduan perënditë prej ari, argjendi, bronzi, hekuri, druri e guri.
Danieli 5:5
Në atë çast u dukën gishtërinjtë e dorës së një njeriu, që filluan të shkruajnë përballë shandanit mbi suvanë e murit të pallatit mbretëror; dhe mbreti pa pjesën e asaj dore që shkruante.
Danieli 5:6
Atëherë pamja e mbretit ndryshoi dhe mendimet e tij e shqetësuan; nyjet e eshtrave iu liruan dhe gjunjët e tij filluan të përpiqen midis tyre.
Danieli 5:10
Mbretëresha, për shkak të fjalëve të mbretit dhe të të mëdhenjve të tij, hyri në sallën e banketit. Mbretëresha filloi të thotë: "O mbret, jetofsh përjetë! Mendimet e tua të mos të shqetësojnë dhe pamja jotë të mos ndryshojë.
Danieli 5:11
Është një njeri në mbretërinë tënde, tek i cili është fryma e perëndive të shenjtë, dhe në kohën e atit tënd u gjet tek ai dritë, mendje dhe dituri të ngjashme me diturinë e perëndive; mbreti Nebukadnetsar, ati yt, ati yt mbreti, e caktoi në krye të magjistarëve, të astrologëve, të Kaldeasve dhe të shortarëve,
Danieli 5:12
sepse te ky Daniel, të cilit mbreti i kishte vënë emrin Beltshatsar, u gjetë një frymë e jashtëzakonshme, njohuri, zgjuarsi, zotësi për të interpretuar ëndrrat, për të shpjeguar enigmat dhe për të zgjidhur çështje të ngatërruara. Të thirret, pra, Danieli dhe ai do të japë interpretimin".
Danieli 5:14
Kam dëgjuar të thonë për ty që fryma e perëndive është te ti, dhe se te ti gjenden dritë, mënçuri dhe një dituri e jashtëzakonshme.
Danieli 5:17
Atëherë Danieli u përgjigj dhe tha para mbretit: "Mbaji, pra, dhuratat e tua dhe jepi një tjetri shpërblimet e tua; megjithatë unë do t`ia lexoj shkrimin mbretit dhe do t`i bëj të njohur interpretimin.
Danieli 5:18
O mbret, Perëndia Shumë i Lartë i kishte dhënë Nebukadnetsarit, atit tënd, mbretëri, madhështi, lavdi dhe madhëri.
Danieli 5:19
Për madhështinë që i kishte dhënë, tërë popujt, tërë kombet dhe gjuhët dridheshin dhe kishin frikë para atij; ai vriste kë të donte dhe linte të gjallë kë të donte, ngrinte kë të donte dhe ulte kë të donte.
Danieli 5:21
Pastaj u dëbua nga bijtë e njerëzve, zemra e tij u bë e ngjashme me atë të kafshëve të tij dhe banesa e tij me atë të gomarëve të egër; i dhanë bar për të ngrënë si qetë dhe trupi i tij u lag nga vesa e qiellit, deri sa pranoi që Perëndia Shumë i Lartë sundon mbi mbretërinë e njerëzve dhe mbi të vendos atë që do.
Danieli 5:22
Por ti Belshatsar, biri i tij, megjithëse e dije gjithë këtë, nuk e ke përulur zemrën tënde;
Danieli 5:23
përkundrazi je ngritur kundër Zotit të qiellit, urdhërove të të sjellin përpara vazot e tempullit të tij, dhe me to keni pirë verë ti dhe të mëdhenjtë e tu, bashkëshortet e tua dhe konkubinat e tua. Përveç kësaj ke lëvduar perënditë prej argjendi, prej ari, prej bronzi, prej druri e guri, që nuk shohin, nuk dëgjojnë dhe nuk kuptojnë, dhe nuk ke përlëvduar Perëndinë, në dorën e të cilit është fryma jote jetësore dhe të cilës i përkasin tërë rrugët e tua.
Danieli 5:28
PERES: mbretëria jote u nda dhe iu dha Medasve dhe Persianëve".
Danieli 6:5
Atëherë këta njerëz thanë: "Nuk do të gjejmë kurrë ndonjë pretekst kundër Danielit, veç se po ta gjejmë kundër tij në vet ligjin e Perëndisë të tij."
Danieli 6:6
Atëherë ata prefektë dhe satrapë u mblodhën me zhurmë para mbretit dhe i thanë: "O mbreti Dar, jetofsh për jetë!
Danieli 6:7
Tërë prefektët e mbretërisë, qeveritarët dhe satrapët, këshilltarët dhe komandantët u konsultuan bashkë për të nxjerrë një vendim mbretëror dhe për të bërë një dekret të prerë, në bazë të të cilëve kushdo që gjatë tridhjetë ditëve do t`i drejtojë një kërkesë cilësdo perëndie a njeriu përveç teje, o mbret, të hidhet në gropën e luanëve.
Danieli 6:8
Tani, o mbret, nxirr dekretin dhe firmos dokumentin, në mënyrë që të mos ndryshohet dot në pajtim me ligjin e Medasve dhe të Persianëve, që është i parevokueshëm".
Danieli 6:10
Kur Danieli mësoi që dokumenti ishte nënshkruar, hyri në shtëpinë e vet. Pastaj në dhomën e tij të sipërme, me dritaret e saj të hapura në drejtim të Jeruzalemit, tri herë në ditë gjunjëzohej, lutej dhe falenderonte Perëndinë e tij, siç e bënte zakonisht më parë.
Danieli 6:11
Atëherë ata njerëz erdhën duke bërë zhurmë dhe e gjetën Danielin që po i lutej dhe i përlutej Perëndisë të tij.
Danieli 6:12
Kështu iu afruan mbretit dhe folën para tij për dekretin mbretëror: "A nuk ke nënshkruar një dekret në bazë të të cilit gjatë tridhjetë ditëve kushdo që do të bëjë një kërkesë drejtuar çfarëdo perëndie ose njeriu me përjashtimin tënd, o mbret, do të hidhet në gropën e luanëve?". Mbreti u përgjigj dhe tha: "Kjo gjë është vendosur në pajtim me ligjin e Mediasve dhe të Persianëve, që nuk mund të ndryshohet".
Danieli 6:13
Atëherë ata nisën përsëri të flasin përpara mbretit: "Danieli, që është një ndër të mërguarit e Judës, nuk tregon asnjë konsideratë për ty, o mbret, ose për dekretin që ke nënshkruar, por i drejton lutje tri herë në ditë Perëndisë të tij".
Danieli 6:14
Me të dëgjuar këtë, mbreti u hidhërua me të madhe dhe duke dashur në zemër të vet ta çlirojë Danielin, u përpoq deri sa perëndoi dielli ta shkëputë nga duart e tyre.
Danieli 6:15
Por ata njerëz erdhën te mbreti duke bërë zhurmë dhe i thanë: "Dije, o mbret, që është ligj i Medasve dhe i Persianëve që asnjë dekret ose edikt i shpallur nga mbreti nuk mund të ndryshohet".
Danieli 6:16
Atëherë mbreti dha urdhër dhe Danieli u çua tutje dhe u hodh në gropën e luanëve. Por mbreti i foli Danielit dhe i tha: "Perëndia jote, së cilës ti i shërben vazhdimisht, do të vijë vetë të të shpëtojë".
Danieli 6:20
Me të arritur pranë gropës, thirri Danielin me zë zemërthyer; mbreti filloi t`i thotë Danielit: "Daniel, shërbëtor i Perëndisë të gjallë, Perëndia yt, a ka mundur të të shpëtojë nga luanët?".
Danieli 6:21
Atëherë Danieli i tha mbretit: "O mbret, jetofsh përjetë!
Danieli 6:22
Perëndia im dërgoi engjëllin e tij që ka mbyllur gojën e luanëve, dhe ata nuk më kanë bërë asnjë të keqe, sepse kam dalë i pafaj përpara atij; por edhe përpara teje, o mbret, nuk kam bërë asnjë të keqe".
Danieli 6:23
Atëherë mbreti u gëzua shumë dhe urdhëroi që Danieli të nxirrej nga gropa. Kështu Danielin e nxorën nga gropa dhe nuk u gjet mbi të asnjë lëndim sepse kishte pasur besim te Perëndia i tij.
Danieli 6:26
Unë dekretoj që në të gjithë sundimin e mbretërisë sime të dridhen dhe të kenë frikë para Perëndisë të Danielit, sepse ai është Perëndia i gjallë që ekziston përjetë. Mbretëria e tij nuk do të shkatërrohet kurrë dhe sundimi i tij nuk do të ketë fund kurrë.
Danieli 6:28
Kështu Danieli pati mbarësi gjatë mbretërimit të Darit dhe gjatë mbretërimit të Kirit, Persianit.
Danieli 7:8
Isha duke vërejtur brirët, kur ja, midis tyre filloi të dalë një bri tjetër i vogël, para të cilit tre nga brirët e parë u shkulën; dhe ja, në atë bri ishin disa sy që i përngjanin syve të njeriut dhe një gojë që thoshte gjëra të mëdha.
Danieli 7:9
Unë vazhdova të shikoj deri sa u vendosën fronet dhe i Lashti i ditëve u ul. Veshja e tij ishte e bardhë si bora, flokët e kokës së tij ishin si leshi i pastër; froni i tij ishte si flokët e zjarrit dhe rrotat e tij si zjarr përvëlues.
Danieli 7:10
Një lumë zjarri rridhte, duke dalë nga prania e tij; mijëra e mijëra njerëz i shërbenin dhe mori dhe mori qëndronin përpara tij. Gjykimi u bë dhe librat u hapën.
Danieli 7:11
Atëherë unë shikova për shkak të fjalëve të mëdha që briri thoshte; shikova deri sa u vra kafsha, dhe trupi i saj u shkatërrua dhe u hodh në zjarr për t`u djegur.
Danieli 7:12
Sa për kafshët e tjera, u hoq sundimi i tyre por iu lejua atyre një zgjatje e jetës për një periudhë të caktuar kohe.
Danieli 7:14
Atij iu dha sundimi, lavdia dhe mbretëria, me qëllim që gjithë popujt, kombet dhe gjuhët t`i shërbenin; sundimi i tij është një sundim i përjetshëm që nuk do të kalojë, dhe mbretëria e tij është një mbretëri që nuk do shkatërrohet kurrë".
Danieli 7:15
"Sa për mua, Danielin, fryma ime mbeti e brengosur në mbështjellën e trupit dhe vegimet e mendjes sime më turbulluan.
Danieli 7:17
"Këto kafshë të mëdha, që janë katër, përfaqësojnë katër mbretër që do të dalin nga toka;
Danieli 7:18
pastaj shenjtorët e Shumë të Lartit do të marrin mbretërinë dhe do ta zotërojnë përjetë, në përjetësi".
Danieli 7:20
dhe lidhur me dhjetë brirët që kishte mbi kokë, dhe lidhur me bririn tjetër që i dilte dhe para të cilit kishin rënë tre brirë, domethënë briri që kishte sy dhe gojë për të thënë gjëra të mëdha dhe që dukej më i madh se brirët e tjerë.
Danieli 7:25
Ai do të shqiptojë fjalë kundër Shumë të Lartit, do të përndjekë shenjtorët e Shumë të Lartit me qëllim që t`i shfarosë dhe do të mendojë të ndryshojë kohërat dhe ligjin; shenjtorët do të bien në duart e tij për një farë kohe, disa kohë dhe për gjysmën e një kohe.
Danieli 7:26
Pastaj do të bëhet gjyqi dhe do t`i hiqet sundimi, i cili do të asgjësohet dhe do të shkatërrohet përjetë.
Danieli 7:27
Pastaj mbretëria, sundimi dhe madhështia e mbretërive nën të gjithë qiejt do t`i jepen popullit të shenjtorëve të Më të Lartit; mbretëria e tij është një mbretëri e përjetshme, dhe të gjitha zotërimet do t`i shërbejnë dhe do t`i binden atij".
Danieli 7:28
Këtu mbaruan fjalët që më ishin drejtuar. Sa për mua, Danielin, mendimet e mia më turbulluan shumë dhe ndryshova pamje por i ruajta fjalët në zemrën time".
Danieli 8:4
Pashë dashin që godiste kundrejt perëndimit, drejt veriut dhe drejt jugut; asnjë kafshë nuk mund t`i rezistonte, askush nuk mund të çlirohej nga pushteti i tij; kështu ai bëri atë që desh dhe u bë i madh.
Danieli 8:5
Ndërsa kisha parasysh këtë, ja, ku po vinte nga perëndimi një cjap, që përshkonte tërë sipërfaqen e dheut pa e prekur tokën; cjapi kishte një bri të madh midis syve të vet.
Danieli 8:6
Arriti deri te dashi me dy brirë që kisha parë më këmbë përpara lumit, dhe iu hodh kundër me furinë e forcës së tij.
Danieli 8:7
E pashë të afrohet dhe të zemërohet kundër tij; pastaj i ra me bri dashit dhe copëtoi dy brirët e tij, ndërsa dashi nuk kishte fuqi për t`i rezistuar; kështu e hodhi për tokë dhe askush nuk mundi ta çlirojë dashin nga pushteti i këtij.
Danieli 8:10
U rrit deri sa arriti ushtrinë e qiellit, bëri të bjerë për tokë një pjesë e ushtrisë dhe e yjeve dhe i shkeli.
Danieli 8:12
Ushtria iu la në dorë bashkë me flijimin e vazhdueshëm, për shkak të shkeljes; ai hodhi për tokë të vërtetën; bëri tërë këto gjëra dhe i shkoi mbarë.
Danieli 8:13
Pastaj dëgjova një të shenjtë që fliste, dhe një i shenjtë tjetër i tha atij që fliste: "Deri kur do të vazhdojë ky vegim: ndalimi i flijimit të përditshëm, shkretimi për shkak të paudhësisë, shenjtërorja dhe ushtria të shkelur?"
Danieli 8:15
Tani, ndërsa unë, Danieli, e kisha parasysh vegimin dhe përpiqesha ta kuptoja, ja ku po rri para meje dikush që ka pamje burri.
Danieli 8:18
Ndërsa ai fliste me mua, unë rashë në një gjumë të rëndë me fytyrë për tokë, por ai më preku dhe më bëri të ngrihem më këmbë në vendin ku ndodhesha.
Danieli 8:19
Dhe tha: "Ja, unë do të të tregoj atë që ka për të ndodhur në kohën e fundit të indinjatës, sepse ka të bëjë me kohën e caktuar të fundit.
Danieli 8:20
Dashi me dy brirë, që ti ke parë, përfaqëson mbretërit e Medisë dhe të Persisë.
Danieli 8:24
Fuqia e tij do të rritet, por jo për shkak të forcës së tij; do të bëjë shkatërrime të habitshme, do të ketë sukses në ndërmarrjet e tij dhe do të shkatërrojë të fuqishmit dhe popullin e shenjtorëve.
Danieli 8:25
Për shkak të dinakërisë së tij do shtohet mashtrimi në duart e tij; do të krenohet në zemër te vet dhe do të shkatërrojë shumë njerëz që janë në siguri; do të ngrihet kundër princit të princave, por do të thyhet jo nga dorë njeriu.
Danieli 8:26
Vegimi i mbrëmjeve dhe i mëngjeseve, për të cilin është folur, është i vërtetë. Ti e mban sekret vegimin, sepse ka të bëjë me gjëra që do të ndodhin mbas shumë kohe".
Danieli 8:27
Dhe unë, Danieli, e ndjeva veten të sfilitur dhe qeshë i sëmurë disa ditë; pastaj u ngrita dhe u interesova për punët e mbretit. Unë isha i tronditur nga vegimi, por askush nuk e vuri re.
Danieli 9:3
E ktheva, pra, fytyrën time drejt Zotit Perëndi, duke e kërkuar me lutje e stërlutje, me agjërim, me thesin dhe me hirin.
Danieli 9:4
Kështu bëra lutjen time dhe rrëfimin tim Zotit, Perëndisë tim, duke thënë: "O Zot, Perëndi i madh dhe i tmerrshëm, që e ruan besëlidhjen tënde dhe dhembshurinë tënde me ata që të duan dhe respektojnë urdhërimet e tua,
Danieli 9:7
O Zot, ty të përket drejtësia, por neve turpi i fytyrës ashtu si po ndodh pikërisht sot me burrat e Judës, me banorët e Jeruzalemit dhe me gjithë Izraelin, me ata që janë afër dhe me ata që janë larg, në të tëra vendet ku i ke shpërndarë, për shkak të pabesisë që kanë kryer kundër teje.
Danieli 9:8
O Zot, turpi i fytyrës është për ne, për mbretërit tanë, për krerët tanë dhe për etërit tanë, sepse kemi mëkatuar kundër teje.
Danieli 9:9
Zotit, Perëndisë tonë, i përkasin mëshira dhe ndjesa, sepse jemi rebeluar kundër tij,
Danieli 9:10
dhe nuk kemi dëgjuar zërin e Zotit, Perëndisë tonë, për të ecur sipas ligjeve të tij, që na kishte vënë përpara me anë të shërbëtorëve të tij, profetëve.
Danieli 9:11
Po, tërë Izraeli ka shkelur ligjin tënd, ka marrë rrugë të keqe për të mos iu bindur zërit tënd; prandaj ra mbi ne mallkimi dhe nëma e shkruar në ligjin e Moisiut, shërbëtorit të Perëndisë, sepse kemi mëkatuar kundër tij.
Danieli 9:13
Siç është shkruar në ligjin e Moisiut, tërë kjo fatkeqësi na ra mbi kurriz; megjithatë nuk i jemi drejtuar Zotit, Perëndisë tonë, të na kthejë nga paudhësia jonë dhe të kujdesemi për të vërtetën tënde.
Danieli 9:14
Prandaj Zoti ka ruajtur rezervë këtë fatkeqësi dhe bëri që të bjerë mbi ne, sepse Zoti, Perëndia ynë, është i drejtë në të gjitha gjërat që bën, ndërsa ne nuk i jemi bindur zërit të tij.
Danieli 9:15
Dhe tani, o Zoti, Perëndia ynë, që nxore popullin tënd nga vendi i Egjiptit me dorë të fuqishme dhe i bëre vetes një emër siç është sot, ne kemi mëkatuar, kemi kryer vepra të liga.
Danieli 9:16
O Zot, sipas tërë drejtësisë sate, bëj, të lutem, që zemërimi yt dhe tërbimi yt të largohen nga Jeruzalemi, nga qyteti yt, nga mali yt i shenjtë, për mëkatet tona dhe për paudhësitë e etërve tanë. Jeruzalemi dhe populli yt janë bërë objekt qortimi për tërë ata që na rrethojnë.
Danieli 9:17
Prandaj dëgjo, o Perëndia ynë, lutjen e shërbëtorit tënd dhe përgjërimet e tij dhe bëj që të shkëlqejë, për hir të Zotit, fytyra jote mbi shenjtëroren tënde që është e shkretuar.
Danieli 9:18
O Perëndia im, vër vesh dhe dëgjo; hap sytë e tu dhe shiko shkretimet tona dhe qytetin ku thirret emri yt, sepse ne nuk paraqesim para teje lutjet tona për veprat tona të drejta, por për dhembshuritë e tua të mëdha.
Danieli 9:19
O Zot, dëgjo; Zot, fal; Zot, kushtoji kujdes dhe vepro. Mos mëno, për hir të vetvetes, o Perëndia im, sepse emri yt thirret mbi qytetin tënd dhe mbi popullin tënd".
Danieli 9:20
Ndërsa unë po flisja akoma, duke u lutur dhe duke rrëfyer mëkatin tim dhe mëkatin e popullit tim të Izraelit dhe po paraqisja lutjen time para Zotit, Perëndisë tim, për malin e shenjtë të Perëndisë tim,
Danieli 9:23
Në fillim të lutjeve të tua doli një fjalë dhe unë erdha të ta bëj të njohur, sepse ty të duan shumë. Trego kujdes, pra, për fjalën dhe kupto vegimin:
Danieli 9:24
Shtatëdhjetë javë janë caktuar për popullin tënd dhe për qytetin tënd të shenjtë, për të t`i dhënë fund shkeljes, për t`i dhënë fund mëkatit, për të shlyer paudhësinë, për të sjellë një drejtësi të përjetshme, për të vulosur vegimin dhe profecinë, për të vajosur vendin shumë të shenjtë.
Danieli 9:25
Prandaj dije dhe kuptoje se, që kur ka dalë urdhri të restaurohet dhe të rindërtohet Jeruzalemi deri te Mesia, princi, do të duhen shtatë javë dhe gjashtëdhjetë e dy javë të tjera; ai do të ndërtohet përsëri me sheshe dhe me ledhe, por në kohëra plot ankth.
Danieli 9:26
Mbas gjashtëdhjetë e dy javëve Mesia do të vritet dhe askush nuk do të jetë me të. Dhe populli i një princi që do të vijë ka për të shkatërruar qytetin dhe shenjtëroren; fundi i tij do të vijë me një përmbytje, dhe deri në mbarim të luftës janë dekretuar shkatërrime.
Danieli 9:27
Ai do të lidhë gjithashtu një besëlidhje me shumë njerëz për një javë, por në mes të javës do t`i japë fund flijimit dhe blatimit; dhe mbi krahët e veprimeve të neveritshme do të vijë një shkatërrues, deri sa shkatërrimi i plotë, që është dekretuar, do të bjerë mbi shkatërruesin".
Danieli 10:1
Në vitin e tretë të Kirit, mbretit të Persisë, një fjalë iu njoftua Danielit, që quhej Beltshatsar. Kjo fjalë është e vërtetë dhe konflikti i gjatë. Ai e kuptoi fjalën dhe e mori vesh vegimin.
Danieli 10:2
Në atë kohë, unë, Danieli, mbajta zi për tri javë të plota.
Danieli 10:9
Megjithatë dëgjova zërin e fjalëve të tij; por, duke dëgjuar zërin e fjalëve të tij, rashë në një gjumë të thellë me fytyrë për tokë.
Danieli 10:12
Atëherë ai më tha: "Mos ki frikë, Daniel, sepse që ditën e parë që vendose në zemrën tënde të kuptoje dhe të përuleshe para Perëndisë tënd, fjalët e tua u dëgjuan dhe unë erdha si përgjigje e fjalëve të tua.
Danieli 10:13
Por princi i mbretërisë së Persisë më kundërshtoi njëzetenjë ditë; por ja, Mikaeli, një nga princat e parë, më erdhi në ndihmë, sepse kisha mbetur atje me mbretin e Persisë.
Danieli 10:15
Ndërsa më fliste në këtë mënyrë, ula fytyrën për tokë dhe mbylla gojën.
Danieli 10:16
Dhe ja, dikush që i ngjante një biri njeriu më preku buzët. Atëherë hapa gojën, fola dhe i thashë atij që më rrint përpara: "Imzot, për këtë vegim më kanë zënë spazmat dhe fuqitë m`u ligështuan.
Danieli 10:18
Atëherë ai që i ngjante një njeriu më preku përsëri dhe më dha fuqi,
Danieli 10:20
Pastaj më tha: "A e di përse kam ardhur këtu pranë teje? Tani do të kthehem të luftoj kundër princit të Persisë; dhe kur të dal, ja, do të vijë princi i Javanit.
Danieli 10:21
Por unë do të të bëj të njohur atë që është shkruar në librin e së vërtetës; dhe nuk ka njeri që të sillet trimërisht me mua kundër tyre përveç Mikaelit, princit tuaj".
Danieli 11:1
Gjatë vitit të parë të Darit, Medasit, unë vetë qëndrova pranë tij për ta përkrahur dhe për ta mbrojtur.
Danieli 11:2
"Dhe tani do të të bëj të njohur të vërtetën. Ja, në Persi do të dalin akoma tre mbretër, por i katërti do të bëhet shumë më i pasur se gjithë të tjerët; kur të jetë bërë i fortë për shkak të pasurive të tij, do t`i ngrerë të tërë kundër mbretërisë së Javanit.
Danieli 11:3
Atëherë do të dalë një mbret i fuqishëm që do të sundojë mbi një perandori të madhe dhe do të bëjë çfarë të dojë.
Danieli 11:6
Mbas disa vjetëve do të lidhin aleancë; pastaj bija e mbretit të jugut do të vijë te mbreti i veriut për të bërë një marrëveshje, por nuk do ruajë më as forcën e fuqisë së saj, dhe nuk do të mund të zgjasë as ai as pushteti i tij; në ato kohëra ajo do t`i dorëzohet vdekjes bashkë me ata që e kanë çuar, që e kanë lindur dhe që e kanë mbështetur.
Danieli 11:8
Do të shpjerë gjithashtu si plaçkë në Egjipt perënditë e tyre me figurat e tyre të derdhura dhe me sendet e tyre të çmuara prej argjendi dhe prej ari, dhe për disa vjet do të rrijë larg mbretit të veriut.
Danieli 11:10
Bijtë e tij do të përgatiten pastaj për luftë dhe do të mbledhin turma forcash të mëdha, dhe një prej tyre do të dalë me siguri përpara, do të vërshojë si një përmbytje dhe do të kalojë tutje për ta çuar luftën deri në fortesën e tij.
Danieli 11:13
Në fakt mbreti i veriut do të mobilizojë përsëri një turmë edhe më të madhe se e mëparshmja, dhe pas një kohe të shkurtër do të përparojë me siguri me një ushtri të madhe dhe me pajime të shumta.
Danieli 11:14
Në atë kohë shumë njerëz do të ngrihen kundër mbretit të jugut; edhe disa burra të dhunshëm të popullit tënd do të ngrihen për të realizuar vegimin, por do të rrëzohen.
Danieli 11:15
Atëherë do të vijë mbreti i veriut, do të ngrerë një ledh dhe do të shtjerë në dorë një qytet të fortifikuar. Forcat e jugut nuk do të mundin t`i rezistojnë; as trupat e zgjedhura nuk do të kenë forcën për t`i rezistuar.
Danieli 11:17
Pastaj do të vendosë të vijë me forcat e gjithë mbretërisë së tij, duke ofruar kushte të ndershme paqeje, dhe kështu ka për të bërë. Do t`i japë të bijën për grua për ta korruptuar, por ajo nuk do të mbajë anën e tij dhe nuk do ta favorizojë atë.
Danieli 11:20
Në vend të tij do të dalë dikush që do të dërgojë një tagrambledhës për lavdinë e mbretërisë; por brenda pak ditëve ai do të zhduket, por jo në zemërim a në betejë.
Danieli 11:24
Ai do të hyjë në mënyrë paqësore edhe në pjesët më të pasura të krahinës dhe do të bëjë atë që nuk kishin bërë kurrë as etërit e tij as etërit e etërve të tij; do të shpërndajë midis tyre plaçkë, plaçkën e luftës dhe pasuritë dhe do të hartojë plane kundër fortesave, por vetëm për një kohë.
Danieli 11:27
Zemra e këtyre dy mbretërve do të drejtohet për të bërë keq; ata do të flasin gënjeshtra të ulur në të njëjtën tryezë, por gjëja nuk do të ketë sukses, sepse fundi do t`u vijë në kohën e caktuar.
Danieli 11:29
Në kohën e caktuar ai do të dalë përsëri kundër jugut, por këtë herë të fundit puna nuk do t`i vejë mbarë si herën e parë,
Danieli 11:30
sepse anijet e Kitimit do të vijnë kundër tij; prandaj ai do të trembet, do të zemërohet përsëri kundër besëlidhjes së shenjtë dhe do të zbatojë planet e tij; kështu përsëri do të merret vesh me ata që kanë braktisur besëlidhjen e shenjtë.
Danieli 11:31
Forca të dërguara prej tij do të ngrihen përpërdhosur shenjtëroren fortesë, do të ndalojnë flijimin e përditshëm dhe do të bëjnë veprime të neveritshme që shkaktojnë shkretim.
Danieli 11:32
Me lajka ai do të korruptojë ata që veprojnë pabesisht kundër besëlidhjes; por populli i atyre që njohin Perëndinë e tyre do të tregojë qëndresë dhe do të veprojë.
Danieli 11:33
Ata që kanë dituri midis popullit do të udhëzojnë shumë të tjerë, por për një kohë të shkurtër do të bien nga shpata, nga zjarri, nga mërgimi dhe nga plaçkitja.
Danieli 11:35
Disa nga ata që kanë dituri do të bien, me qëllim që të përsosen, të pastrohen dhe të zbardhen deri në kohën e mbarimit, sepse kjo do të ndodhë në kohën e caktuar.
Danieli 11:36
Pastaj mbreti do të veprojë si të dojë, do të lartohet, do të hyjnizohet përmbi çdo perëndi dhe do të thotë gjëra të habitshme kundër Perëndisë të perëndive; do të ketë sukses deri sa të mbushet kupa e indinjatës, sepse ajo që është dekretuar do të bëhet.
Danieli 11:37
Ai nuk do të tregojë respekt për Perëndinë e etërve të tij dhe për dëshirën e grave; nuk do të ketë respekt për asnjë perëndi, sepse do të hyjnizojë veten përmbi të gjithë.
Danieli 11:38
Por në vend të tyre ai do të nderojë perëndinë e fortesave dhe do të nderojë me ar, me argjend, me gurë të çmuar dhe me gjëra të këndshme, një perëndi, që etërit e tij nuk e njohën.
Danieli 11:39
Ai do të veprojë kundër fortesave më të fortifikuara me ndihmën e një perëndie të huaj; do të mbushë me të mira ata që do ta njohin, do të bëjë që të sundojnë mbi shumë njerëz dhe do t`u japë toka si shpërblim.
Danieli 11:40
Në kohën e fundit mbreti i jugut do të ndeshet me të, mbreti i veriut do të dalë kundër tij si një shakullimë, me qerre dhe kalorës dhe me shumë anije; do të depërtojë në vendet, do t`i përmbytë dhe do të kalojë tutje.
Danieli 11:44
Por lajmet e ardhura nga lindja dhe nga veriu do ta turbullojnë; prandaj ai do të niset me zemërim të madh për të shkatërruar dhe vendosur shfarosjen e shumë njerëzve.
Danieli 12:2
Shumë nga ata që flenë në pluhurin e tokës do të zgjohen, disa në një jetë të përjetshme, të tjerë në turpin dhe në poshtërsi të përjetshme.
Danieli 12:3
Ata që kanë dituri do të shkëlqejnë si shkëlqimi i kupës qiellore dhe ata që do të kenë çuar shumë në drejtësi, do të shkëlqejnë si yjet përjetë.
Danieli 12:7
Unë dëgjova atëherë burrin e veshur me rroba liri që qëndronte mbi ujërat e lumit, i cili, ngriti dorën e djathtë dhe dorën e majtë drejt qiellit, u betua për atë që jeton përjtë se kjo do të jetë për një kohë, për disa kohëra dhe për gjysmën e një kohë; kur forca e popullit të shenjtë do të thyhet plotësisht, tërë këto gjëra do të kryhen.
Danieli 12:9
Ai u përgjigj: "Shko, Daniel, sepse këto fjalë janë të fshehura dhe të vulosura deri kohën e mbarimit.
Danieli 12:10
Shumë njerëz do të pastrohen, do të zbardhen dhe do të përsosen; por të pabesët do të veprojnë me pabesi dhe asnjë nga të pabesët nuk do të kuptojë, por do të kuptojnë njerëzit e ditur.
Danieli 12:11
Nga koha që do të ndalohet flijimi i përditshëm dhe do të ngrihet neveria që shkakton shkretimin do të kalojnë njëmijë e dyqind e nëntëdhjetë ditë.
Danieli 12:13
Por ti shko drejt mbarimit tënd; do të prehesh dhe pastaj do të ngrihesh përsëri për të marrë pjesën tënde të trashëgimisë në mbarim të ditëve".
Osea 1:2
Kur Zoti filloi t`i flasë Oseas, Zoti i tha atij: "Shko, merr për grua një prostitutë dhe ki fëmijë të kurvërisë, sepse vendi po kurvërohet duke u larguar nga Zoti".
Osea 1:3
Kështu ai shkoi dhe mori për grua Gomeren, bijën e Diblaimit, e cila u mbars dhe i lindi një djalë.
Osea 1:4
Atëherë Zoti i tha: "Vëri emrin Jezreel, sepse brenda një kohe të shkurtër unë do të marr hak për gjakun e derdhur në Jezreel mbi shtëpinë e Jehut dhe do t`i jap fund mbretërimit të shtëpisë së Izraelit.
Osea 1:6
Ajo u mbars përsëri dhe lindi një vajzë. Atëherë Zoti i tha Oseas: "Vëri emrin Lo-ruhamah, sepse nuk do të kem më mëshirë për shtëpinë e Izraelit, por do t`i heq të gjithë.
Osea 1:7
Përkundrazi do të kem dhembshuri për shtëpinë e Judës dhe do t`i shpëtoj me anë të Zotit, Perëndisë së tyre; nuk do t`i shpëtoj me harkun as me shpatën apo me betejën, as me kuajt ose me kalorësit".
Osea 1:9
Atëherë Zoti i tha Oseas: "Vëri emrin Lo-ami, sepse ju nuk jeni populli im dhe unë nuk jam Perëndia juaj.
Osea 1:10
Megjithatë numri i bijve të Izraelit do të jetë si rëra e detit, që nuk mund të matet as të llogaritet. Dhe do të ndodhë që në vend që t`u thuhet atyre: "Ju nuk jeni populli im", do t`u thuhet atyre: "Jeni bijtë e Perëndisë së gjallë".
Osea 1:11
Pastaj bijtë e Judës dhe bijtë e Izraelit do të bashkohen tok, do të zgjedhin për veten e tyre një prijës të vetëm dhe do të dalin jashtë vendit të tyre, sepse e madhe do të jetë dita e Jezreelit".
Osea 2:3
përndryshe do ta zhvesh lakuriq dhe do ta bëj si në ditën e lindjes së saj; do ta katandis në një shkreti, do ta bëj si një tokë të zhuritur dhe do ta bëj të vdesë nga etja.
Osea 2:4
Nuk do të kem mëshirë për bijtë e saj, sepse janë bij prostitucioni.
Osea 2:7
Do të rendë pas dashnorëve të saj, por nuk do t`i arrijë; do t`i kërkojë, por nuk do t`i gjejë. Atëherë do të thotë: "Do të kthehem te burri im i parë, sepse për mua ishte më mirë atëherë se tani".
Osea 2:9
Prandaj unë do të marr përsëri grurin tim në kohën e vet dhe mushtin tim në stinën e vet; do t`i heq leshin tim dhe lirin tim, që shërbenin për të mbuluar lakuriqësinë e saj.
Osea 2:12
Do të shkatërroj pastaj vreshtat e saj dhe fiqtë e saj për të cilët ajo thoshte: "Këto janë dhuratat që më kanë dhënë dashnorët e mi". Kështu do t`i katandis në një shkurrnajë dhe kafshët e fushave do t`i hanë.
Osea 2:13
Do ta dënoj pastaj për ditët e Baalit, kur u digjte atyre temjan, kur zbukurohej me vathë dhe me xhevahire dhe u shkonte pas dashnorëve të saj, por më harronte mua", thotë Zoti.
Osea 2:18
Atë ditë do të bëj për ta një besëlidhje me kafshët e fushave, me shpendët e qiellit dhe me rrëshqanorët e tokës. Do të thyej harkun, shpatën dhe luftën duke i eliminuar nga toka dhe do të bëj të prehen të qetë.
Osea 2:19
Do të fejohesh me mua përjetë; do të fejohesh me mua në drejtësi, në paanshmëri, në mirësi dhe në dhembshuri.
Osea 2:21
Atë ditë do të ndodhë që unë do të përgjigjem", thotë Zoti. "Do t`i përgjigjem qiellit dhe ky do t`i përgjigjet tokës;
Osea 2:22
dhe toka do të përgjigjet me grurin, mushtin dhe vajin, dhe këta do t`i përgjigjen Jezreelit.
Osea 2:23
Unë do të mbjell për vete mbi tokë dhe do të më vijë keq për Lo-ruhamahun; dhe do t`i them Lo-amit: "Ti je populli im", dhe ai do më përgjigjet: "Ti je Perëndia im"".
Osea 3:1
Zoti më tha akoma: "Shko dhe dashuro një grua të dashuruar nga një dashnor dhe që është shkelëse e kurorës, ashtu si Zoti i do bijtë e Izraelit, megjithëse ata u drejtohen perëndive të tjera dhe pëlqejnë reçelin e rrushit".
Osea 3:2
Kështu unë e bleva për pesëmbëdhjetë sikla argjendi dhe për një homer e gjysmë elbi,
Osea 3:5
Pastaj bijtë e Izraelit do të kthehen dhe do të kërkojnë Zotin, Perëndinë e tyre, dhe Davidin, mbretin e tyre, dhe do të kthehen duke u dridhur tek Zoti dhe te mirësia e tij në mbarim të ditëve.
Osea 4:1
Dëgjoni fjalën e Zotit, o bij të Izraelit, sepse Zoti ka një konflikt me banorët e vendit: "Nuk ka në fakt as sinqeritet, as mëshirë dhe as njohje të Perëndisë në vend.
Osea 4:2
Nuk bëhet tjetër përveç shpërbetimeve, gënjeshtrave, vrasjeve, vjedhjeve, shkeljeve të kurorës, shkeljeve të çdo kufizimi dhe derdhet gjak mbi gjak.
Osea 4:3
Për këtë shkak vendi do të jetë në zi dhe tërë banorët e tij do të vuajnë, bashkë me kafshët e fushës dhe me shpendët e qiellit; madje edhe peshqit e detit do të eliminohen.
Osea 4:6
Populli im vdes për mungesë njohurish. Duke qenë se ti ke refuzuar njohjen, edhe unë do të të refuzoj si prifti im; duke qenë se ti ke harruar ligjin e Perëndisë tënd, edhe unë do të harroj bijtë e tu.
Osea 4:7
Sa më tepër janë shumuar, aq më tepër kanë mëkatuar kundër meje; do ta kthej lavdinë e tyre në turp.
Osea 4:9
Si për popullin ashtu do të jetë edhe për priftin: unë do t`i dënoj ata për sjelljen e tyre dhe do t`i shpërblej për veprat e tyre.
Osea 4:12
Populli im konsulton idhujt e tij prej druri dhe shkopi i tij i jep udhëzime, sepse fryma e prostitucionit i devijon, dhe ata kurvërohen, duke u shmangur nga Perëndia e tyre.
Osea 4:19
Era i ka lidhur në krahët e vet dhe atyre do t`u vijë turp për flijimet e tyre".
Osea 5:3
Unë e njoh Efraimin, dhe për mua Izraeli nuk është aspak i panjohur; tani, o Efraim, ti je kurvëruar; Izraeli është ndotur.
Osea 5:4
Veprimet e tyre nuk u lejojnë atyre të kthehen te Perëndia i tyre, sepse fryma e kurvërimit është në mes të tyre dhe nuk njohin Zotin.
Osea 5:5
Por kryelartësia e Izraelit dëshmon kundër tij; prandaj Izraeli dhe Efraimi do të bien për shkak të paudhësisë së tyre, dhe bashkë me ta do të bjerë edhe Juda.
Osea 5:12
Prandaj unë do të jem për Efraimin si një tenjë dhe për shtëpinë e Judës si një karies.
Osea 5:14
Sepse unë do të jem për Efraimin si një luan dhe për shtëpinë e Judës si një luan i vogël; unë, unë vetë do ta shqyej dhe do të largohem; do të marr me vete prenë dhe askush nuk do të ma heqë.
Osea 6:2
Mbas dy ditësh do të na japë përsëri jetë, ditën e tretë do të na ringjallë dhe ne do të jetojmë në prani të tij.
Osea 6:3
E njohim Zotin, të përpiqemi ta njohim më mirë; ardhja e tij është e sigurt si agimi. Ai do të na vijë si shiu, si shiu i fundit dhe i parë mbi tokë.
Osea 6:5
Prandaj i kam prerë me anë të profetëve, i kam vrarë me fjalët e gojës sime dhe gjykimet e mia për ju janë si drita që lind.
Osea 6:6
Sepse unë dëshiroj mëshirë dhe jo flijimet, dhe njohjen e Perëndisë më shumë se olokaustet.
Osea 6:8
Galaadi është një qytet keqbërësish dhe i përlyer me gjak.
Osea 6:9
Ashtu si bandat e cubave rrinë në pritë për një njeri, kështu një turmë priftërinjsh masakron në rrugën e Sikemit, kryen gjëra të kobshme.
Osea 6:11
Edhe për ty, o Judë, është rezervuar një korrje, kur do ta kthej popullin tim nga robëria".
Osea 7:6
Ndërsa rrinë në pritë, ata e përgatitin zemrën e tyre si një furrë; furrtari i tyre fle tërë natën, dhe në mëngjes furra e tyre të djeg me një zjarr flakërues.
Osea 7:8
Efraimi përzihet me popujt, Efraimi është një kulaç i pakthyer.
Osea 7:9
Të huajt gllabërojnë forcën e tij, por ai nuk e vë re; po flokët e kokës kanë ngjyrë të përhime, por ai nuk i vë re.
Osea 7:10
Kryelartësia e Izraelit dëshmon kundër tij, sepse ata nuk kthehen tek Zoti, Perëndia i tyre, nuk e kërkojnë megjithëatë.
Osea 7:13
Mjerë ata, sepse janë larguar prej meje! Shkatërrim për ta, sepse janë rebeluar kundër meje! Unë do të doja t`i shpengoja, por ata thonë gënjeshtra kundër meje.
Osea 7:14
Ata nuk më thërresin me zemrën e tyre, por ankohen në shtratin e tyre. Mblidhen bashkë për grurin dhe verën dhe rebelohen kundër meje.
Osea 7:15
Megjithëse i kam dënuar dhe kam përforcuar krahët e tyre, ata thurin të keqen kundër meje.
Osea 7:16
Ata kthehen, por jo te Shumë i Larti; janë si një hark që gabon; krerët e tyre do të bien nga shpata për shkak të tërbimit të gjuhës së tyre; kjo do t`i bëjë qesharakë në vendin e Egjiptit".
Osea 8:1
"Bjeri borisë! Armiku do të vërsulet mbi shtëpinë e Zotit si një shqiponjë, sepse kanë shkelur besëlidhjen time dhe kanë marrë nëpër këmbë ligjin tim.
Osea 8:2
Izraeli do të më bërtasë: "O Perëndia im, ne të njohim!".
Osea 8:5
Ai ka hedhur poshtë viçin tënd, o Samari. Zemërimi im u ndez kundër tyre. Deri kur do të jenë të paaftë për pastërti?
Osea 8:6
Edhe ky viç vjen nga Izraeli; e ka bërë një artizan dhe nuk është një perëndi; prandaj viçi i Samarisë do të bëhet copë-copë.
Osea 8:8
Izraelin po e gllabërojnë; ata janë bërë midis kombeve si një vazo e përçmuar.
Osea 8:11
Sepse Efraimi ka shumuar altarët për të mëkatuar, ata janë bërë për të altare mëkati.
Osea 8:12
Kam shkruar për të gjërat e mëdha të ligjit tim, por ato u konsideruan si një gjë e çudishme.
Osea 8:13
Sa për flijimet që më ofrojnë, ata bëjnë fli mish dhe e hanë; por Zoti nuk i pëlqen. Tani ai do të kujtojë paudhësinë e tyre dhe do të ndëshkojë mëkatet e tyre: ata do të kthehen në Egjipt.
Osea 9:1
Mos u gëzo, o Izrael, për të ngazëlluar si popujt e tjerë, sepse je kurvëruar duke u larguar nga Perëndia yt; ke dashur pagesën e prostitutës në të gjithë lëmenjtë e grurit.
Osea 9:4
Nuk do t`i bëjnë më libacione vere Zotit dhe flijimet e tyre nuk do të pëlqehen prej tij. Do të jenë për ta si një ushqim zie; kushdo që do ta hajë do të ndotet, sepse buka e tyre do të vlejë për t`i mbajtur në jetë, nuk do të hyjë në shtëpinë e Zotit.
Osea 9:7
Kanë ardhur ditët e ndëshkimit, kanë ardhur ditët e shpagimit; Izraeli do ta mësojë. Profeti është një i pamend, njeriu i frymës flet përçart, për shkak të madhësisë së paudhësisë sate dhe të madhësisë së armiqësisë sate.
Osea 9:8
Roja e Efraimit është me Perëndinë tim, por profeti yt është një lak i gjuetarit të zogjve në të gjitha rrugët e tij; ka armiqësi në shtëpinë e Perëndisë së tij.
Osea 9:15
Gjithë ligësia e tyre është në Gilgal; atje fillova t`i urrej. Për shkak të ligësisë së veprimeve të tyre do t`i dëboj nga shtëpia ime, nuk do t`i dua më; tërë krerët e tyre janë rebelë.
Osea 9:17
Perëndia im do t`i hedhë poshtë, sepse nuk e kanë dëgjuar. Dhe ata do të shkojnë duke u endur midis kombeve.
Osea 10:1
Izraeli ishte një vresht i harlisur, që jepte fryt për veten e tij; sa më tepër rritej fryti i tij, aq më tepër i shumonte altarët e tij; sa më i pasur ishte vendi i tij, aq më të bukura i bënte shtyllat e tij të shenjta.
Osea 10:2
Zemra e tyre është gënjeshtare; tani do të marrin ndëshkimin për të. Ai do të rrëzojë altarët e tyre, do të shkatërrojë shtyllat e tyre të shenjta.
Osea 10:3
Po, tani do të thonë: "Nuk kemi më mbret, sepse nuk kemi pasur frikë nga Zoti; por edhe mbreti çfarë do të mund të bënte për ne?".
Osea 10:5
Banorët e Samarisë do të drithërohen për viçin e Beth-avenit, sepse populli i tij do të mbajë zi për të dhe priftërinjtë e tij që gëzoheshin me të do të dridhen, mbasi lavdia u largua prej tij.
Osea 10:6
Vetë idhullin do ta çojnë në Asiri si një dhuratë për mbretin mbrojtës. Efraimi do të turpërohet dhe Izraeli do të koritet për planet e tij.
Osea 10:7
Sa për Samarinë, mbreti i saj do të zhduket si shkuma mbi ujë.
Osea 10:8
Edhe vendet e larta të Avenit, mëkati i Izraelit, do të asgjësohen; ferra dhe gjemba do të rriten mbi altarët e tyre. Atëherë do t`u thonë maleve: "Na mbuloni!", dhe kodrave: "Na bini përsipër!".
Osea 10:10
Kur të më pëlqejë, do t`i ndëshkoj; popujt do të mblidhen kundër tyre, kur t`i lidh për të dy paudhësitë e tyre.
Osea 10:12
Mbillni për vete sipas drejtësisë, korrni sipas dhemshurisë, lëroni arën tuaj të lënë djerrë, sepse është koha për të kërkuar Zotin, derisa ai të vijë dhe përhapë mbi ju drejtësinë.
Osea 10:15
Kështu do të ndodhë me ty, o Bethel, për shkak të ligësisë suaj të pamasë. Në mëngjes mbreti i Izraelit do të shkatërrohet krejt.
Osea 11:2
Sa më shumë i thërrisnin profetët, aq më tepër janë larguar prej tyre, u kanë bërë flijime Baalëve dhe u kanë djegur temjan figurave të gdhendura.
Osea 11:4
Unë i tërhiqja me litarë të dashamirësisë njerëzore, me lidhje dashurie; isha për ta si ai që e ngre zgjedhën nga qafa e tyre, dhe përulesha për t`u dhënë të hanë.
Osea 11:6
Shpata do të bjerë mbi qytetet e tij, do të shkatërrojë shufrat e tyre dhe do t`i hajë për shkak të planeve të tyre të këqija.
Osea 11:7
Populli im synon të largohet nga unë; megjithatë e thërresin Shumë të Lartin, asnjë prej tyre nuk e përlëvdon.
Osea 11:9
Nuk do ta shfryj zemërimin tim të zjarrtë, nuk do të shkatërroj përsëri Efraimin, sepse jam një Perëndi dhe jo një njeri, i Shenjti midis teje dhe nuk do të vij me zemërim.
Osea 11:10
Ata do të ndjekin Zotin, që do të vrumbullojë si një luan; kur do të vrumbullojë, bijtë e tij do të rendin drejt tij nga perëndimi duke u dridhur.
Osea 11:12
Efraimi më qarkon me gënjeshtra dhe shtëpia e Izraelit me mashtrin. Edhe Juda është akoma i pabindur ndaj Perëndisë dhe të Shenjtit që është besnik.
Osea 12:2
Zoti është gjithashtu në grindje me Judën dhe do ta ndëshkojë Jakobin për sjelljen e tij; do ta shpërblejë sipas veprave të tij.
Osea 12:3
Në gjirin e nënës mori vëllain e vet nga thembra dhe me forcën e tij luftoi me Perëndinë.
Osea 12:5
domethënë Zoti, Perëndia i ushtrive, emri i të cilit është Zoti.
Osea 12:6
Prandaj ti kthehu te Perëndia yt, vepro me dhembshuri dhe ndershmëri dhe ki gjithnjë shpresë te Perëndia yt.
Osea 12:9
"Por unë jam Zoti, Perëndia yt, qysh nga vendi i Egjiptit. Do të të bëj që të banosh akoma në çadra si në ditët solemne.
Osea 12:10
U fola profetëve, kam shtuar vegimet dhe me anë të profetëve kam përdorur krahasime".
Osea 12:12
Jakobi iku në fushën e Sirisë dhe Izraeli shërbeu për një grua, për një grua u bë rojtar dhensh.
Osea 13:2
Tani vazhdojnë të mëkatojnë, dhe me argjendin e tyre kanë bërë një mori figurash të derdhura, idhuj sipas kuptimit të tyre, të gjitha vepra artizanësh. Për ta thuhet: "Njerëzit që ofrojnë flijime le të puthin viçat".
Osea 13:4
"Megjithatë unë jam Zoti, Perëndia yt, që nga vendi i Egjiptit; ti nuk duhet të pranosh tjetër Perëndi veç meje dhe nuk ka tjetër Shpëtimtar jashtë meje.
Osea 13:7
Kështu unë do të jem për ta si një luan, do të rri në pritë mbi rrugë si leopard;
Osea 13:10
Ku është tani mbreti yt, që të mund të të shpëtojë në të gjitha qytetet e tua? Ku janë gjykatësit e tu për të cilët thoshje: "Nëm një mbret dhe disa krerë"?
Osea 13:11
Të kam dhënë një mbret në zemërimin tim dhe ta mora përsëri në tërbimin tim.
Osea 13:16
Samaria do të shkretohet, sepse ka ngritur krye kundër Perëndisë të saj. Do të bien nga shpata; fëmijët e tyre do të bëhen copë-copë dhe grave të tyre me barrë do t`u çajnë barkun".
Osea 14:1
O Izrael, kthehu tek Zoti, Perëndia yt, sepse ke rënë poshtë për shkak të paudhësisë sate.
Osea 14:3
Asiria nuk do të na shpëtojë, nuk do të hipim më mbi kuaj dhe nuk do t`i themi më veprës së duarve tona: "Ti je perëndia ynë", sepse pranë teje jetimi gjen dhemshuri".
Osea 14:5
Do të jem si vesa për Izraelin; dhe ai do të lulëzojë si zambaku dhe do t`i zgjatë rrënjët e tij në thellësi si kedrat e Libanit.
Osea 14:8
Efraimi do të thotë: "Çfarë më lidh më me idhujt?". Unë do ta kënaq dhe do të kujdesem për të. Unë jam si një selvi përherë e blertë; fryti yt vjen te unë".
Osea 14:9
Kush është i urtë, t`u kushtojë kujdes këtyre gjërave. Kush ka mend le t`i kuptoje ato. Sepse rrugët e Zotit janë të drejta; të drejtët do të ecin nëpër to, por shkelësit do të rrëzohen.
Joeli 1:5
Zgjohuni, o të dehur, dhe qani; vajtoni ju të gjithë, që pini verë, për mushtin që ju hoqën nga goja.
Joeli 1:8
Vajto si një virgjëreshë e veshur me thes për dhëndrrin e rinisë së saj.
Joeli 1:11
Pikëllohuni, o bujq, vajtoni, o vreshtarë, për grurin dhe për elbin, sepse të korrat e arave humbën.
Joeli 1:13
Ngjeshuni me thes dhe mbani zi, o priftërinj, vajtoni, ministra të altarit. Ejani, rrini tërë natën të veshur me thasë, o ministra të Perëndisë tim, sepse oferta e ushqimit dhe libacioni u zhduk nga shtëpia e Perëndisë tuaj.
Joeli 1:14
Shpallni agjërim, thërrisni një kuvend solemn. Mblidhni pleqtë dhe tërë banorët e vendit në shtëpinë e Zotit, Perëndisë tuaj, dhe i klithni Zotit.
Joeli 1:16
A nuk u hoq vallë ushqimi para syve tona, dhe gëzimi dhe hareja nga shtëpia e Perëndisë tonë?
Joeli 1:18
Sa vuajnë kafshët! Kopetë e gjedhëve sillen më kot, sepse nuk ka kullotë për ta; lëngojnë edhe kopetë e deleve.
Joeli 1:19
Te ty, o Zot, unë këlthas, sepse një zjarr ka gllabëruar të gjitha tokat për kullotë dhe një flakë ka djegur të gjithë drurët e fushës.
Joeli 1:20
Edhe kafshët e fushave i ngrenë sytë drejt teje, sepse rrjedhjat e ujit janë tharë dhe zjarri ka gllabëruar tokat për kullotë.
Joeli 2:2
po vjen dita e territ dhe e errësirës së dendur, ditë resh dhe mjegulle. Ashtu si përhapet agimi mbi malet, po vjen një popull i shumtë dhe i fuqishëm, të cilit kurrkush nuk i ka ngjarë më parë dhe as nuk do të ketë më kurrë për shumë breza që do të vijnë.
Joeli 2:3
Para tij një zjarr po gllabëron dhe pas tij një flakë po djeg. Përpara tij vendi është si kopshti i Edenit; dhe pas tij është si një shkretëtirë e mjeruar; po, asgjë nuk i shpëton atij.
Joeli 2:5
Ata hidhen mbi majat e maleve me zhurmë qerresh, si brambullima e flakës së zjarrit që djeg kallamishtet, si një popull i fortë që është rreshtuar për betejë.
Joeli 2:6
Përpara tyre popujt përpëliten nga dhembja, çdo fytyrë zbehet.
Joeli 2:13
Grisni zemrën tuaj dhe jo rrobat tuaja dhe kthehuni tek Zoti, Perëndia juaj, sepse ai është i mëshirshëm dhe plot dhemshuri, i ngadalshëm në zemërim dhe me shumë dashamirësi, dhe pendohet për të keqen që ka dërguar.
Joeli 2:14
Kush e di, ndoshta kthehet dhe pendohet, dhe lë pas tij një bekim, një ofertë ushqimesh dhe një libacion për Zotin, Perëndinë tuaj?
Joeli 2:17
Midis portikut dhe altarit le të qajnë priftërinjtë, ministrat e Zotit, dhe le të thonë: "Fale, o Zot, popullin tënd dhe mos ia lër trashëgiminë tënde turpit apo nënshtrimit nga ana e kombeve. Sepse do të thonë midis popujve: "Ku është Perëndia i tyre?"".
Joeli 2:18
Atëherë Zoti u bë xheloz për vendin e tij dhe i erdhi keq për popullin e tij.
Joeli 2:19
Zoti do të përgjigjet dhe do t`i thotë popullit të tij: "Ja, unë do t`ju dërgoj grurë, musht dhe vaj, do t`i keni me bollëk dhe nuk do të jeni më turpi i kombeve.
Joeli 2:20
Do të largoj nga ju ushtrinë e veriut dhe do ta çoj në një tokë të zhuritur dhe të shkretë; pararojën e saj drejt detit lindor dhe praparojën e saj drejt detit perëndimor; era e keqe e saj do të përhapet, duhma e saj do të përhapet, sepse ka bërë gjëra të mëdha.
Joeli 2:22
Mos kini frikë, o kafshë të fushave, sepse tokat për kullotë do të gjelbërojnë, drurët mbajnë frytin e tyre, fiku dhe hardhia japin tërë bollëkun e tyre.
Joeli 2:23
Prandaj gëzohuni, o bij të Sionit, dhe kënaquni, ngazëllohuni tek Zoti, Perëndia juaj, sepse ju ka dhënë shiun e parë me drejtësi, dhe do të bëjë të bjerë për ju shiun, shiun e parë dhe shiun e fundit në muajin e parë.
Joeli 2:25
kështu do t`ju kompensoj për të korrat që kanë ngrënë karkaleci, larva e karkalecit, bulkthi dhe krimbi, ushtria ime e madhe që kisha dërguar kundër jush.
Joeli 2:26
Dhe ju do të hani me bollëk dhe do të ngopeni, dhe do të lëvdoni emrin e Zotit, Perëndisë tuaj, që për ju ka bërë mrekulli, dhe popullin tim nuk do ta mbulojë më turpi.
Joeli 2:27
Atëherë ju do të pranoni që unë jam në mes të Izraelit dhe që jam Zoti, Perëndia juaj, dhe nuk ka asnjë tjetër; popullin tim nuk do ta mbulojë më turpi".
Joeli 2:28
"Mbas kësaj do të ndodhë që unë do të përhap Frymën tim mbi çdo mish; bijtë tuaj dhe bijat tuaja do të profetizojnë, pleqtë tuaj do të shohin ëndrra, të rinjtë tuaj do të kenë vegime.
Joeli 2:29
Në ato ditë do të përhap Frymën time edhe mbi shërbëtorët dhe shërbëtoret.
Joeli 2:32
Dhe do të ndodhë që kushdo që do t`i drejtohet emrit të Zotit do të shpëtojë, sepse në malin Sion dhe në Jeruzalem do të ketë shpëtim, siç e ka thënë Zoti, edhe për ata që kanë mbetur gjallë dhe që Zoti do t`i thërrasë".
Joeli 3:2
do të mbledh tërë kombet dhe do t`i bëj të zbresin në luginën e Jozafatit, dhe atje do të zbatoj gjykimin tim mbi ta, për Izraelin, popullin tim dhe trashëgiminë time, që e kanë shpërndarë midis kombeve, duke e ndarë kështu vendin tim.
Joeli 3:4
Përveç kësaj çfarë jeni ju për mua, Tiro dhe Sidoni, dhe ju, gjithë krahinat e Filistisë? Mos doni vallë të hakmerreni me mua për ndonjë gjë që kam bërë? Por në rast se hakmerreni, do të bëj që të bjerë shpejt dhe pa ngurrim mbi kokën tuaj ligësia që keni bërë.
Joeli 3:6
dhe ua keni shitur bijtë e Judës dhe të Jeruzalemit bijve të Javanitëve, për t`i larguar nga vendi i tyre.
Joeli 3:10
Farkëtoni shpata me ploret tuaj dhe ushta me drapërinjtë tuaj. I dobëti le të thotë: "Jam i Fortë!"".
Joeli 3:12
"Le të ngrihen dhe të dalin kombet në luginën e Jozafatit, sepse atje unë do të ulem për të gjykuar të gjitha kombet që janë përreth.
Joeli 3:16
Zoti do të vrumbullojë nga Sioni dhe do të bëjë që t`i dëgjohet zëri nga Jeruzalemi, aq sa qiejt dhe toka do të dridhen. Por Zoti do të jetë një strehë për popullin e tij dhe një fortesë për bijtë e Izraelit.
Joeli 3:17
"Atëherë ju do të pranoni që unë jam Zoti, Perëndia juaj, që banon në Sion, mali im i shenjtë. Kështu Jeruzalemi do të jetë i shenjtë dhe të huajt nuk do të kalojnë më andej".
Joeli 3:19
"Egjipti do të bëhet shkreti dhe Edomi një shkretëtirë e mjeruar për shkak të dhunës kundër bijve të Judës, sepse kanë derdhur gjak të pafajshëm në vendin e tyre.
Joeli 3:20
Por Juda do të mbetet përjetë, edhe Jeruzalemi brez pas brezi.
Amosi 1:1
Fjalë të Amosit, një nga barinjtë e Tekoas, që pati vegime për Izraelin, në kohën e Uziahut, mbretit të Judës, dhe në kohën e Jeroboamit, birit të Joasit, mbret i Izraelit, dy vjet para tërmetit.
Amosi 1:3
Kështu flet Zoti: "Për tre krime të Damaskut, madje për katër, unë nuk do ta revokoj ndëshkimin e tij, sepse e kanë shirë Galaadin me shirëse prej hekuri.
Amosi 1:6
Kështu thotë Zoti: "Për tre krime të Gazës, madje për katër, unë nuk do ta revokoj ndëshkimin e saj, sepse kanë shpërngulur një popullatë të tërë për t`ia dorëzuar Edomit.
Amosi 1:9
Kështu thotë Zoti: "Për tre krime të Tiros, madje për katër, unë nuk do ta revokoj ndëshkimin e tij, sepse i kanë dorëzuar si robër Edomit një popullatë të tërë, pa kujtuar besëlidhjen vëllazërore.
Amosi 1:11
Kështu thotë Zoti: "Për tre krime të Edomit, madje për katër, unë nuk do ta revokoj ndëshkimin e tij, sepse ka ndjekur me shpatë vëllanë e tij, duke mbytur çdo mëshirë; zemërimi i tij vepron vazhdimisht dhe indinjata e tij përjetë.
Amosi 1:13
Kështu thotë Zoti: "Për tre krime të bijve te Amonit, madje për katër, unë nuk do ta revokoj ndëshkimin e tij, sepse u kanë çarë barkun grave me barrë të Galaadit për të zgjeruar kufijtë e tyre.
Amosi 2:1
Kështu thotë Zoti: "Për tre krime të Moabit, madje për katër, unë nuk do ta revokoj ndëshkimin e tij, sepse ka djegur kockat e mbretit të Edomit, duke i katandisur në gëlqere.
Amosi 2:4
Kështu thotë Zoti: "Për tre krime të Judës, madje për katër, unë nuk do ta revokoj ndëshkimin e tij, sepse kanë përçmuar ligjin e Zotit dhe nuk kanë respektuar statutet e tij. Kështu idhujt, pas të cilëve shkuan etërit e tyre, i kanë bërë të devijojnë.
Amosi 2:6
Kështu thotë Zoti: "Për tre krime të Izraelit, madje për katër, unë nuk do ta revokoj ndëshkimin e tij, sepse e shesin me pare të drejtin dhe të varfrin për një palë sandale,
Amosi 2:7
ata që dëshirojnë fort të shohin pluhurin e tokës mbi kryet e të varfërve dhe shkelin të drejtën e të përulurve. Një njeri dhe ati i tij shkojnë bashkë te po ajo vajzë, përpërdhosur emrin tim të shenjtë.
Amosi 2:8
Shtrihen rreth çdo altari me rroba që kanë marrë hua dhe në shtëpinë e perëndive të tyre pinë verën e atyre që janë dënuar me gjobë.
Amosi 2:10
Unë ju nxora gjithashtu nga vendi i Egjiptit dhe ju çova për dyzet vjet në shkretëtirë, për t`ju dhënë në trashëgimi vendin e Amoreut.
Amosi 2:15
Kush përdor harkun nuk do të mund të rezistojë, kush ka këmbë të shpejta nuk do t`ia dalë të ikë, as ka për të shpëtuar jetën e vet kalorësi mbi kalë.
Amosi 3:2
"Vetëm ju kam njohur midis tërë familjeve të dheut; prandaj unë do t`ju ndëshkoj për të gjitha paudhësitë tuaja".
Amosi 3:4
A vrumbullon luani në pyll në rast se nuk ka një gjah përpara? A do ta ngrerë zërin luani i vogël nga strofka e i tij në rast se nuk ka kapur diçka?
Amosi 3:13
Dëgjoni dhe dëshmojeni në shtëpinë e Jakobit", thotë Zoti, Zoti, Perëndia i ushtrive,
Amosi 3:14
"ditën në të cilën unë do të ndëshkoj Izraelin për shkeljet e tij, do të ndëshkoj edhe altarët e Bethelit; brirët e altarit do të copëtohen dhe do të bien për tokë.
Amosi 4:2
Zoti, Zoti, është betuar për shenjtërinë e tij: "Ja, do të vinë për ju ditë në të cilat do t`ju zënë me çengela dhe ata që kanë mbetur me grepa peshkimi.
Amosi 4:3
Do të dilni nëpër të çara, secili drejt përpara, dhe do t`ju hedhin në Harmon", thotë Zoti.
Amosi 4:8
Kështu dy ose tre qytete endeshin drejt një qyteti tjetër për të pirë ujë, por pa shuar dot etjen; por ju nuk u kthyet tek unë", thotë Zoti.
Amosi 4:11
"Ju përlava, si Sodoma dhe Gomora, ju ishit si një urë zjarri, dhe nuk u kthyet tek unë", thotë Zoti.
Amosi 4:12
"Prandaj kështu do të sillem me ty, o Izrael; dhe duke qenë se unë do të bëj këtë kundër teje, përgatitu, o Izrael, të takosh Perëndinë tënd".
Amosi 4:13
Sepse ja, ai që formon malet dhe krijon erën, që i bën të njohur njeriut cili është mendimi i tij, që e kthen agimin në terr dhe ecën mbi vendet e larta të tokës: Zoti, Perëndia i ushtrive, është emri i tij.
Amosi 5:3
Sepse kështu thotë Zoti, Zoti: "Qyteti që dilte me njëmijë njerëz do të mbetet me njëqind, ndërsa ai që dilte me njëqind do të mbetet me dhjetë për shtëpinë e Izraelit".
Amosi 5:6
Kërkoni Zotin dhe do të rroni, që të mos shpërthejë si zjarr në shtëpinë e Jozefit dhe ta gllabërojë pa qenë në gjendje ta shuajë askush në Bethel.
Amosi 5:10
Ata e urrejnë atë që i qorton te porta dhe kanë neveri për ata që flasin me ndershmëri.
Amosi 5:14
Kërkoni të mirën dhe jo të keqen, që të rroni, dhe kështu Zoti, Perëndia i ushtrive, do të jetë me ju, ashtu si thoni ju.
Amosi 5:15
Urreni të keqen, dashuroni të mirën dhe vendosni mirë drejtësinë në gjyq. Ndofta Zoti, Perëndia i ushtrive, do të tregojë dhemshurinë për ata që kanë mbetur nga Jozefi.
Amosi 5:16
Prandaj kështu thotë Zoti, Perëndia i ushtrive, Zoti: "Në të gjitha sheshet do të ketë vajtime dhe në të gjitha rrugët do të thonë: "Vaj medet, vaj medet!". Atëherë do të thërrasin bujkun të mbajë
Amosi 5:18
Mjerë ju që dëshironi ditën e Zotit! Çfarë do të jetë vallë për ju dita e Zotit? Do të jetë një ditë terri dhe jo drite.
Amosi 5:19
Do të jetë ashtu si dikush që fugon para një luani dhe ndesh një ujk; ose hyn në shtëpi, e mbështet dorën mbi mur dhe një gjarpër e kafshon.
Amosi 5:21
Unë i urrej, i përçmoj festat tuaja, nuk ndiej asnjë gëzim në mbledhjet tuaja solemne.
Amosi 5:24
Por le të rrjedhë e drejta si uji dhe drejtësia si një burim i përhershëm uji.
Amosi 5:25
O shtëpi e Izraelit, më keni ofruar vallë flijime dhe blatime ushqimore në shkretëtrë për dyzet vjet me radhë?
Amosi 5:26
Ju keni mbartur gjithashtu Sikuthin, mbretin tuaj, dhe Kiunin, figurat tuaja, yllin e perëndive tuaja, që i keni bërë vetë.
Amosi 5:27
Prandaj unë do të bëj që të shkoni në robëri matanë Damaskut", thotë Zoti, emri i të cilit është Perëndia i ushtrive.
Amosi 6:5
Këndojnë me tingullin e harpës dhe ashtu si Davidi shpikin për vete vegla muzikore;
Amosi 6:6
pinë verë në kupa të gjëra dhe lyhen me vajrat më të mira, por nuk trishtohen për shkatërrimin e Jozefit.
Amosi 6:8
Zoti, Zoti, është betuar për veten e tij, thotë Zoti, Perëndia i ushtrive: "Unë nuk e shoh dot me sy madhështinë e Jakobit dhe i urrej pallatet e tij; prandaj do t`ia jap armikut në dorë qytetin me tërë ato që përmban".
Amosi 6:10
Kur një i afërt do të vijë me atë që djeg kufomat për t`i marrë trupat dhe për t`i nxjerrë jashtë shtëpisë, do t`i thotë atij që ndodhet brenda në shtëpi: "A ka të tjerë me ty?". Tjetri do të përgjigjet: "Jo". Dhe i pari do të thotë: "Hesht, sepse nuk duhet të përmendet emri i Zotit".
Amosi 6:13
ju, që gëzoheni për Lo-debarin, ju që thoni: "A nuk e kemi marrë për vete Karnaimin me forcën tonë?".
Amosi 6:14
"Sepse ja, o shtëpia e Izraelit", thotë Zoti, Perëndia i ushtrive, "unë do të ngre kundër jush një komb, që do t`ju shtypë nga hyrja e Hamathit deri të përroi i Arabahut".
Amosi 7:3
Zoti u pendua për këtë: "Kjo nuk ka për të ndodhur", tha Zoti.
Amosi 7:6
Zoti u pendua për këtë: "As kjo nuk ka për të ndodhur", tha Zoti, Zoti.
Amosi 7:8
Zoti më tha: "Amos, çfarë shikon?". Unë iu përgjigja: "Një plumbçe". Atëherë Zoti tha: "Ja, unë po vendos një plumbçe në mes të popullit tim të Izraelit; nuk do ta fal më gjatë.
Amosi 7:12
Amatsiahu i tha Amosit: "Shikues, shko, ik në vendin e Judës; atje ke për të ngrënë bukë dhe atje do të profetizosh;
Amosi 7:14
Atëherë Amosi u përgjigj dhe i tha Amatsiahut: "Unë nuk isha profet as bir profeti, por isha bari dhe rrisja fiq egjipti.
Amosi 8:2
Ai më tha: "Amos, çfarë po shikon?". Unë u përgjigja: "Një shportë me fruta vere". Zoti më tha: "Erdhi fundi për popullin tim të Izraelit; nuk do ta fal më gjatë.
Amosi 8:5
dhe thoni: "Kur do të kalojë hëna e re që të mund të shesim grurin, dhe e shtuna që të fillojmë shitjen e grurit, duke e zvogëluar efan dhe duke rritur siklin, duke falsifikuar peshoret për të mashtruar,
Amosi 8:6
duke i blerë të varfrit me para, nevojtarin për një palë sandale dhe duke shitur edhe skarcitetet e grurit?".
Amosi 8:7
Zoti është betuar për krenarinë e Jakobit: "Nuk do të harroj asnjë nga veprat e tyre.
Amosi 8:8
A nuk do të dridhet vallë vendi për këtë dhe nuk do të jenë në zi tërë banorët e tij? Do të ngrihet i tëri si Nili, do të trazohet dhe do të ulet si lumi i Egjiptit.
Amosi 8:9
Atë ditë do të ndodhë", thotë Zoti, Zoti, "që unë do ta bëj diellin të perëndojë në mesditë dhe do ta errësoj tokën ditën.
Amosi 8:10
Do t`i shndërroj festat tuaja në zi dhe të gjitha këngët tuaja në vajtime; do të bëj që secili të vishet me thes dhe do ta bëj të shogët çdo kokë. Do ta bëj si një zi për një bir të vetëm dhe fundi i tij do të jetë një ditë trishtimi.
Amosi 8:11
Ja, do të vijnë ditët", thotë Zoti, Zoti, "gjatë të cilave unë do të dërgoj urinë në vend, jo uri për bukë dhe etje për ujë, por më tepër për të dëgjuar fjalët e Zotit.
Amosi 8:14
Ata që betohen për mëkatin e Samarisë dhe thonë: "Ashtu si Perëndia yt rron, o Dan", dhe: "Si rron Beer-Sheba", do të rrëzohen dhe nuk do të çohen më".
Amosi 9:2
Edhe sikur të depërtojnë në Sheol, dora ime do t`i shkëpusë që andej; edhe sikur të ngjiten në qiell, unë do t`i tërheq poshtë që andej.
Amosi 9:3
Edhe sikur të fshiheshin në majë të Karmelit, unë do t`i gjej dhe do t`i marr; edhe sikur t`i fshiheshin shikimit tim në fund të detit, atje do të urdhëroj gjarpërin t`i kafshojë;
Amosi 9:4
edhe sikur të shkonin në robëri para armiqve të tyre, atje do të urdhëroj shpatën t`i vrasë. Unë do të ngul sytë e mi mbi ta për të keqen dhe jo për të mirën.
Amosi 9:6
Është ai që ndërton në qiejt dhomat e tij të sipërme dhe ka vënë mbi tokë themelet e kupës së tij qiellore; ai thërret ujërat e detit dhe i derdh mbi faqen e dheut; emri i tij është Zoti.
Amosi 9:7
A nuk jeni për mua si bijtë e Etiopasve, o bij të Izraelit?", thotë Zoti. "A nuk e nxora unë Izraelin nga vendi i Egjiptit, Filistejtë nga Kaftori dhe Sirët nga Kiri?
Amosi 9:10
Tërë mëkatarët e popullit tim do të vdesin nga shpata, ata që thonë: "Gjëma nuk do të afrohet as ka për të arritur deri te ne"".
Amosi 9:11
"Atë ditë do të ngre përsëri tabernakullin e Davidit që ka rënë, do të ndreq të çarat e tij dhe do të ngre rrënojat e tij, dhe do ta rindërtoj si në ditët e lashta,
Amosi 9:13
"Ja, ditët po vijnë", thotë Zoti, "kur ai që lëron do t`i afrohet atij që korr dhe ai që shtrydh rrushin atij që hedh farën; atëherë malet do të kullojnë musht, që do të rrjedhë poshtë nëpër kodra.
Amosi 9:15
Unë do t`i mbjell në tokën e tyre dhe nuk do të çrrënjosen kurrë më nga toka që u kam dhënë atyre, thotë Zoti, Perëndia yt".
Abdia 1:1
Vegimi i Abdias. Kështu thotë Zoti, Zoti, për Edomin: "Ne kemi dëgjuar një mesazh nga Zoti dhe një ambasador është dërguar midis kombeve për të thënë: "Lëvizni dhe të ngrihemi kundër tij për të luftuar".
Abdia 1:2
Ja, unë do të të bëj të vogël midis kombeve; ti do të jesh shumë i përbuzur.
Abdia 1:3
Krenaria e zemrës sate të ka mashtruar, o ti që banon në të çarat e shkëmbinjve, ku ke bërë banesën tënde të lartë, që thua në zemrën tënde: "Kush do të më zbresë për tokë?"
Abdia 1:5
"Po të të vinin natën cuba ose kusarë, si do të shkatërroheshe! A nuk do të vidhnin aq sa u mjafton? Po të të vinin vjelësit e rrushit, a nuk do të linin disa vile për të mbledhur?
Abdia 1:7
Tërë aleatët e tu do të të shtrëngojnë në kufi, ata që ishin në paqe me ty do të të mashtrojnë dhe do të kenë epërsi mbi ty; ata që hanë bukën tënde do të kurdisin gracka; por ai nuk e kupton këtë.
Abdia 1:10
Për shkak të dhunës kundër vëllait tënd Jakob, turpi do të të mbulojë dhe do të shfarosesh përjetë.
Abdia 1:12
Por ti nuk duhet të shikoje me gëzim ditën e vëllait tënd, ditën e fatkeqësisë së tij, as duhet të gëzoheshe për bijtë e Judës ditën e shkatërrimit të tyre dhe as të flisje me arrogancë ditën e fatkeqësisë së tyre.
Abdia 1:14
Nuk duhet të viheshe në udhëkryqet për të masakruar ikanakët e tij dhe as t`i jepje në dorë të armikut ata që kishin mbijetuar ditën e fatkeqësisë.
Abdia 1:15
Sepse dita e Zotit është e afërt për tërë kombet; atë që u bëre të tjerëve do të ta bëjnë ty, shpërblimi i veprimeve të tua do të bjerë mbi kokën tënde.
Abdia 1:21
Atëherë disa çlirimtarë do të ngjiten në malin e Sionit për të gjykuar malin e Esaut, dhe mbretëria do të jetë e Zotit.
Jona 1:2
"Çohu, shko në Ninive, qytet i madh, dhe prediko kundër tij, sepse ligësia e tyre është ngjitur përpara meje".
Jona 1:3
Por Jona u ngrit për të ikur në Tarshish, larg pranisë të Zotit. Kështu zbriti në Jafa, ku gjeti një anije që shkonte në Tarshish. Pagoi çmimin e caktuar dhe hipi në anije për të shkuar me ta larg pranisë të Zotit.
Jona 1:4
Por Zoti shpërtheu një erë të fortë në det dhe u ngrit një furtunë e madhe në det, kështu që anija rrezikonte të shkallmohej.
Jona 1:5
Detarët, të trembur, i thirrën secili perëndisë së vet dhe hodhën në det ngarkesën që ishte në anije për ta lehtësuar. Ndërkaq Jona kishte zbritur në pjesët më të fshehta të anijes, kishte rënë dhe flinte thellë.
Jona 1:6
Kapiteni iu afrua dhe i tha: "Çfarë po bën në gjumë kaq të thellë? Çohu, kërko Perëndinë tënd! Ndofta Perëndia do të kujdeset për ne dhe nuk do të vdesim".
Jona 1:7
Pastaj i thanë njeri tjetrit: "Ejani, të hedhim short për të ditur për shkak të kujt na ra në kokë kjo fatkeqësi". Kështu hodhën shortin dhe shorti ra mbi Jonan.
Jona 1:8
Atëherë e pyetën: "Na shpjego për shkak të kujt na ra në kokë kjo fatkeqësi. Cili është zanati yt? Nga vjen? Cili është vendi yt? Cilit popull i përket?".
Jona 1:9
Ai u përgjigj atyre: "Unë jam hebre dhe kam frikë nga Zoti, Perëndia i qiellit, që ka bërë detin dhe sterenë".
Jona 1:12
Ai iu përgjigj atyre: "Më zini dhe më hidhni në det dhe deti do të qetësohet, sepse unë e di që kjo furtunë e madhe ju ra mbi kokë për shkakun tim".
Jona 1:13
Megjithatë ata njerëz vozitnin me forcë për ta kthyer anijen në breg, por nuk ia dilnin dot, sepse deti bëhej gjithnjë më i stuhishëm kundër tyre.
Jona 1:14
Prandaj i klithën Zotit dhe i thanë: "Ah, o Zot, mos lejo që të vdesim për shkak të jetës së këtij njeriu dhe mos na fajëso me gjak të pafajshëm, sepse ti, o Zot, ke bërë si ke dashur".
Jona 1:17
Zoti kishte përgatitur një peshk të madh që të gëlltiste Jonan; dhe Jona qëndroi tri ditë dhe tri net në barkun e peshkut.
Jona 2:1
Atëherë Jona iu lut Zotit, Perëndisë të tij, nga barku i peshkut dhe tha:
Jona 2:2
"Në fatkeqësinë time i thirra Zotit dhe ai m`u përgjigj; nga gjiri i Sheolit i thirra dhe ti e dëgjove zërin tim.
Jona 2:3
Më hodhe në një vend të thellë, në zemër të deteve, rryma më mori dhe gjithë dallgët e tua dhe valët e tua më kaluan sipër.
Jona 2:6
Zbrita deri në themelet e maleve, toka mbylli shufrat e saj pas meje për gjithnjë, por ti e ngrite jetën time nga gropa, o Zot, Perëndia im.
Jona 2:9
Por unë me zëra lëvdimi do të ofroj flijime dhe do të plotësoj betimet që kam bërë. Shpëtimi i përket Zotit".
Jona 3:1
Fjala e Zotit iu drejtua Jonas për herë të dytë, duke thënë:
Jona 3:3
Kështu Jona u ngrit dhe shkoi në Ninive, sipas fjalës të Zotit. Ninivie ishte një qytet shumë i madh përpara Perëndisë, që donte tri ditë rrugë për ta përshkuar.
Jona 3:5
Atëherë Niniveasit i besuan Perëndisë, shpallën një agjërim dhe u veshën me thes, nga më i madhi deri te më i vogli nga ata.
Jona 3:7
Me dekret të mbretit dhe të të mëdhenjve të tij, shpalli dhe përhapi pastaj në Ninive një urdhër që thoshte: "Njerëzit dhe kafshët, kopetë dhe tufat të mos kërkojnë asgjë, të mos hanë ushqim dhe të mos pijnë ujë;
Jona 3:8
por njerëzit dhe kafshët të mbulohen me thes dhe t`i thërresin me forcë Perëndisë; secili të kthehet nga rruga e tij e keqe dhe nga dhuna që është në duart e tij.
Jona 3:9
Ku ta dish në ktheftë Perëndia, në u pendoftë dhe lëntë mënjanë zemërimin e tij të zjarrtë, dhe kështu ne nuk vdesim".
Jona 3:10
Kur Perëndia pa atë që bënin, domethënë që po ktheheshin nga rruga e tyre e keqe, Perëndia u pendua për të keqen që kishte thënë se do t`u bënte dhe nuk e bëri.
Jona 4:2
Kështu ai iu lut Zotit, duke thënë: "Ah, o Zot, a nuk ishte vallë kjo që unë thoja kur isha akoma në vendin tim? Prandaj ika në fillim në Tarshish, sepse e dija që je një Perëndi i mëshirshëm dhe plot dhembshuri, i ngadalshëm në zemërim dhe me shumë dashamirësi, dhe që pendohesh për të keqen e hakërruar.
Jona 4:3
Tani, pra, o Zot, të lutem, ma hiq jetën, sepse për mua është më mirë të vdes se sa të rroj".
Jona 4:6
Atëherë Zoti Perëndi përgatiti një bimë që u rrit përmbi Jonan, për t`i bërë hije kokës së tij dhe për ta çliruar nga e keqja e tij; dhe Jona ndjeu një gëzim të madh nga kjo bimë.
Jona 4:7
Të nesërmen në të gdhirë Perëndia dërgoi një krimb që i ra bimës, dhe kjo u tha.
Jona 4:8
Kur u ngrit dielli Perëndia solli një erë mbytëse nga lindja, dhe dielli i ra në kokë Jonas, që e ndjeu veten të ligështuar dhe kërkoi të vdesë, duke thënë: "Për mua është më mirë të vdes se sa të rroj".
Jona 4:9
Perëndia i tha Jonas: "A të duket e drejtë të zemërohesh kështu për bimën?". Ai u përgjigj: "Po, është e drejtë për mua të zemërohem deri në vdekje".
Jona 4:10
Por Zoti tha: "Ty të erdhi keq për bimën për të cilën nuk je munduar dhe nuk e ke rritur, dhe që një natë u rrit dhe në një natë mbaroi.
Jona 4:11
Dhe mua nuk duhet të më vijë keq për Niniven, qytetin e madh, në të cilin ka njëqind e njëzetmijë veta që nuk dijnë të dallojnë të djathtën e tyre nga e majta e tyre, dhe një sasi të madhe kafshësh?".
Mikea 1:2
Dëgjoni, o mbarë popuj! Kushtoji kujdes, o tokë, me tërë atë që ti përmban! Zoti, Zoti, qoftë dëshmitar kundër jush, Zoti, nga tempulli i tij i shenjtë.
Mikea 1:5
E tërë kjo për shkak të shkeljes së Jakobit dhe për mëkatet e shtëpisë së Izraelit. Cila është shkelja e Jakobit? Mos vallë Samaria? Cilat janë vendet e larta të Judës? A mos vallë Jeruzalemi?
Mikea 1:6
Prandaj do ta katandis Samarian në një grumbull rrënimesh në fushë, në një vend për të mbjellë hardhi. Do t`i rrokullis gurët e saj në luginë dhe do të nxjerrë në shesh themelet e saj.
Mikea 1:8
Për këtë arsye unë do të nxjerr vajtime dhe rënkime, do të shkoj i zhveshur dhe lakuriq; do të nxjerr ankime angullima si çakalli, klithma të kobshme si të strucit.
Mikea 1:13
Lidhi kuajt te qerrja, o banore e Lakishit! Ajo ka qënë fillimi i mëkatit për bijën e Sionit, sepse te ti janë gjetur shkeljet e Izraelit.
Mikea 1:14
Prandaj ti do t`i japësh një dhuratë lamtumire Moresheth-Gathit; shtëpitë e Akzibit do të jenë një zhgënjim për mbretërit e Izraelit.
Mikea 1:16
Pri flokët dhe rruaj kokën për shkak të bijve të kënaqësive të tua. Zgjero shogën tënde si huta, sepse ata do të shkojnë në robëri larg teje.
Mikea 2:4
Atë ditë do të dalë një proverb rreth jush, do të ngrenë një vajtim të zemërlënduar dhe do të thonë: "Jemi plotësisht të shkatërruar". Ai ka ndryshuar trashëgiminë e popullit tim. Ah, si ma mori! Arat tona ua shpërndau të pabesëve".
Mikea 2:5
Prandaj nuk do të ketë më njeri që ta heqë litarin për ty, për të hedhur shortin në kuvendin e Zotit.
Mikea 2:6
"Mos profetizoni", u thonë profetëve të tyre. Kështu ata nuk do të profetizojnë për këto gjëra, por nuk do ta largojnë turpin e tyre.
Mikea 2:9
Ju i dëboni gratë e popullit tim nga shtëpitë tyre të mrekullueshme dhe u rrëmbeni për gjithnjë lavdinë time fëmijëve të tyre.
Mikea 2:11
Edhe sikur një njeri të ecte me një frymë falsiteti dhe të përhapte gënjeshtra, duke thënë: "Unë do të parathem për ty verë dhe pije dehëse", ai do të ishte një profet për këtë popull".
Mikea 2:12
"Do të mbledh me siguri gjithçka, o Jakob, do të mbledh me siguri mbeturinën e Izraelit; do t`i vë bashkë si delet në një vathë, si një kope në mes të kullotës së vet; do të bëjnë një zhurmë të madhe për shkak të morisë së njerëzve.
Mikea 2:13
Kush do të hapë të çarën, do të ngjitet para tyre; ata do të depërtojnë, do të kalojnë nga porta dhe prej saj kanë për të dalë; mbreti i tyre do të ecë para tyre dhe Zoti do të jetë në krye të tyre".
Mikea 3:4
Atëherë do t`i këlthasin Zotit, por ai nuk do t`u përgjigjet; në atë kohë ai do t`ua fshehë fytyrën e tij, sepse kanë qenë të këqij në veprimet e tyre.
Mikea 3:5
Kështu thotë Zoti për profetët që e bëjnë popullin tim të largohet nga rruga e tij, që bërtasin: "Paqe", po të kenë diçka për të kafshuar nëpër dhëmbë, por i shpallin luftë atij që nuk u vë gjë në gojë.
Mikea 3:6
Prandaj do të keni net pa vegime, dhe do të keni terr pa shortari; dielli do të perëndojë mbi këta profetë dhe dita do të erret mbi ta.
Mikea 3:7
Shikuesit do të mbulohen me turp dhe shortarët do të skuqen; do të mbulojnë të gjithë mjekrën e tyre, sepse nuk do të ketë asnjë përgjigje nga Perëndia".
Mikea 3:8
Unë përkundrazi jam plot me forca të Frymës së Zotit, me drejtësi dhe forcë, për t`i bërë të njohur Jakobit shkeljen e tij dhe Izraelit mëkatin e tij.
Mikea 3:11
Krerët e tij gjykojnë për një dhuratë, priftërinjtë e tij japin mësim për një pagesë, profetët e tij kryejnë shortari për para; megjithatë mbështeten tek Zoti dhe thonë: "A nuk është vallë Zoti midis nesh? Nuk do të na bjerë në krye asnjë fatkeqësi".
Mikea 3:12
Prandaj, për shkakun tuaj, Sioni do të lërohet si një arë, Jeruzalemi do të bëhet një grumbull rrënimesh, dhe mali i tempullit një lartësi e pyllëzuar.
Mikea 4:1
Por në kohët e fundit do të ndodhë që mali i shtëpisë së Zotit do të vendoset në majën e maleve dhe do ngrihet përmbi kodrat, dhe aty do të vijnë popujt.
Mikea 4:2
Do të vijnë shumë kombe dhe do të thonë: "Ejani, të ngjitemi në malin e Zotit dhe në shtëpinë e Perëndisë të Jakobit; ai do të na mësojë rrugët e tij dhe ne do të ecim në shtigjet e tij". Sepse nga Sioni do të dalë ligji dhe nga Jeruzalemi fjala e Zotit.
Mikea 4:3
Ai do të jetë gjyqtari midis shumë popujve dhe do të jetë arbitri midis shumë kombeve të fuqishme dhe të largëta. Me shpatat e tyre do të farkëtojnë plore dhe me ushtat e tyre drapërinj; një komb nuk do ta ngrerë më shpatën kundër tjetrit dhe nuk do të stërviten për luftë.
Mikea 4:5
Ndërsa tërë popujt ecin secili në emër të zotit të vet, ne do të ecim në emër të Zotit, Perëndisë tonë, përjetë.
Mikea 4:6
"Atë ditë", thotë Zoti, "unë do të mbledh çalamanët, do të mbledh të dëbuarit dhe ata që kisha dëshpëruar.
Mikea 4:7
Nga çalamanët do të bëj një mbetje dhe nga të dëbuarit një komb të fuqishëm. Kështu Zoti do të mbretërojë mbi ta në malin e Sionit, qysh atëherë e përgjithnjë.
Mikea 4:10
Perpëlitu dhe nxirre në dritë, o bijë e Sionit, si një grua që po lind, sepse tani do të dalësh nga qyteti, do të banosh në fushë dhe do të shkosh deri në Babiloni. Atje do të çlirohesh, atje Zoti do të të shpengojë nga dora e armiqve të tu.
Mikea 4:11
Tani janë mbledhur shumë kombe kundër teje që thonë: "Le të përdhoset dhe sytë tona le të kënaqen duke shikuar Sionin".
Mikea 5:2
"Por ti, o Betlem Efratah, megjithëse je i vogël midis mijërave të Judës, nga ti do të dalë për mua ai që do të jetë sundues në Izrael, origjinat e të cilit janë nga kohërat e lashta, nga ditët e përjetësisë".
Mikea 5:3
Prandaj ai do t`i braktisë deri në kohën në të cilën ajo që duhet të pjellë ka për të pjellur; atëherë kusuri i vëllezërve të saj do t`u kthehet bijve të Izraelit.
Mikea 5:4
Ai do të mbetet për të kullotur kopenë e tij me pushtetin e Zotit, në madhërinë e emrit të Zotit, Perëndisë së tij. Dhe ata do të banojnë të sigurt, sepse atëherë ai do të jetë i madh deri në skajet e tokës.
Mikea 5:7
Kusuri i Jakobit, në mes të shumë popujve, ka për qenë si një vesë e dërguar nga Zoti, si një shi i dendur mbi barin, që nuk pret njeriun dhe nuk shpreson asgjë nga bijtë e njerëzve.
Mikea 5:13
do të zhduk në mes teje figurat e tua të gdhëndura dhe shtyllat e tua të shenjta, dhe ti nuk do të biesh më përmbys përpara veprës së duarve të tua.
Mikea 6:1
Ah, dëgjoni atë që thotë Zoti: "Çohu, mbro kauzën tënde përpara maleve dhe kodrat le të dëgjojnë zërin tënd".
Mikea 6:5
O populli im, mbaj mend atë që Balaku, mbreti i Moabit, kurdiste dhe si iu përgjigj Balaami, biri i Beorit, nga Shitimi deri në Gilgal me qëllim që ti të pranosh drejtësinë e Zotit".
Mikea 6:6
Me se do të vij përpara Zotit dhe do të përkulem përpara Perëndisë së lartë? Do të vij para tij me olokauste, me viça motakë?
Mikea 6:7
Do të pëlqej Zoti mijëra desh ose mori rrëkesh vaji? Do të jap të parëlindurin tim për shkeljen time, frytin e barkut tim për mëkatin e shpirtit tim?
Mikea 6:8
O njeri, ai të ka bërë të njohur atë që është e mirë; dhe çfarë tjetër kërkon Zoti nga ti, përveç se të zbatosh drejtësinë, të duash mëshirën dhe të ecësh përulësisht me Perëndinë tënd?
Mikea 6:9
Zëri i Zotit i thërret qytetit, dhe kush ka dituri do të njohë emrin tënd: "Kini kujdes për thuprën dhe për atë që e ka caktuar.
Mikea 6:13
Prandaj edhe unë do të të bëj të vuash, duke të goditur dhe duke bërë që të jesh i shkretë për shkak të mëkateve të tua.
Mikea 7:1
Mjerë unë! Sepse jam si ata që vjelin frutat e verës, si ata që mbledhin rrushin e vitit: nuk ka asnjë vile për të ngrënë, shpirti im dëshëron një fik të parë.
Mikea 7:2
Njeriu i përshpirtshëm është zhdukur nga dheu, midis njerëzve nuk ka më njerëz të ndershëm; të tërë rrinë në pritë për të derdhur gjak, secili gjuan vëllanë e vet me rrjetë.
Mikea 7:3
Të dy duart e tyre janë të shtrira për të bërë të keq me zotësi; princi pretendon, gjyqtari kërkon shpërblime, i madhi shfaq lakminë e tij; kështu bashkarisht e prishin drejtësinë.
Mikea 7:5
Mos e besoni shokun, mos i zini besë mikut të ngushtë; ruaji portat e gojës sate përpara asaj që prehet mbi gjirin tënd.
Mikea 7:6
Sepse biri turpëron të atin, bija ngre krye kundër nënës, e reja kundër vjehrrës, armiqtë e secilit janë ata të shtëpisë së tij.
Mikea 7:7
Por unë do të shikoj te Zoti, do të shpresoj te Perëndia i shpëtimit tim; Perëndia im do të më dëgjojë.
Mikea 7:8
Mos u gëzo me mua, o armikja ime! Në rast se kam rënë, do të ngrihem përsëri; në rast se ulem në terr, Zoti do të jetë drita ime.
Mikea 7:9
Unë do të duroj indinjatën e Zotit, sepse kam kryer mëkate kundër tij, deri sa ai do të mbrojë kauzën time, dhe do vendosë drejtësi për mua; ai do të më nxjerrë në dritë dhe unë do të sodit drejtësinë e tij.
Mikea 7:10
Atëherë armikja ime do ta shohë dhe do të mbulohet me turp, ajo që më thoshte: "Ku është Zoti, Perëndia yt?". Sytë e mi do ta shikojnë me ëndje, ndërsa do ta shkelin si baltën e rrugëve.
Mikea 7:13
Por vendi do të katandiset në një shkreti për shkak të banorëve të tu, për shkak të frytit të veprimeve të tyre.
Mikea 7:16
Kombet do të shohin dhe do t`u vijë turp për tërë fuqinë e tyre; do të vënë dorën te goja, veshët e tyre do të mbeten të shurdhër.
Mikea 7:17
Do të lëpijnë pluhurin si gjarpëri, si rrëshqanorët e tokës, do të dalin duke u dridhur nga vendet ku janë fshehur; do të kenë frikë nga Zoti, Perëndia ynë, dhe do të kenë frikë nga ti.
Mikea 7:18
Cili Perëndi është si ti, që fal paudhësinë dhe e kapërcen shkeljen e mbetjes së trashëgimisë së tij? Ai nuk e mban përgjithnjë zemërimin e tij, sepse i pëlqen të jetë i mëshirshëm.
Mikea 7:19
Atij do t`i vijë përsëri keq për ne, do të shkelë paudhësitë tona, Ti do të hedhësh në fund të detit tërë mëkatet tona.
Nahumi 1:2
Zoti është një Perëndi xheloz dhe hakmarrës; Zoti është hakmarrës dhe plot tërbim. Zoti hakmerret me kundërshtarët e tij dhe e ruan zemërimin për armiqtë e tij.
Nahumi 1:8
Por me një përmbytje të madhe ai do të kryejë një shkatërrim të plotë të vendit të tij dhe armiqtë e tij do të përndiqen nga terri.
Nahumi 1:14
Por lidhur me ty Zoti ka dhënë këtë urdhër: "Emri yt nuk do të përjetësohet më. Nga tempulli i perëndive të tua do të zhduk figurat e gdhendura dhe ato të derdhura. Do të të përgatis varrin se je i neveritshëm".
Nahumi 2:3
Mburoja e trimave të tij është ngjyrosur me të kuq, trimat e tij janë veshur me rroba të kuqe; ditën që ai përgatit hekuri i qerreve do të nxjerrë shkëndi si zjarri dhe do të vringëllojnë ushtat e qiparisit.
Nahumi 2:4
Qerret do të lëshohen me tërbim nëpër rrugë do t`u bien kryq e tërthor shesheve; do të duken si pishtarë, do të vetëtijnë si rrufe.
Nahumi 2:5
Ai do të kujtojë burrat e tij të fuqishëm, por ata do të pengohen në marshimin e tyre, do të sulen drejt mureve dhe mbrojtja do të përgatitet.
Nahumi 2:12
Luani shqyente për të vegjëlit e tij, mbyste për luaneshat e tij dhe mbushte strofkat e tij me gjah dhe strofullat me gjënë e grabitur.
Nahumi 3:4
Të gjitha këto për shkak të kurvërimeve të shumta të prostitutes joshëse, mjeshtre në artet magjike që i shiste kombet me kurvërimet e saj dhe popujt me artet e saj magjike.
Nahumi 3:6
Do të të hedh përsipër ndyrësi, do të të bëj të neveritshme dhe do të të nxjerr te shtylla e turpit.
Nahumi 3:7
Do të ndodhë që të gjithë ata që do të të shikojnë do të largohen prej teje dhe do të thonë: "Ninive është shkretuar! Kujt do t`i vijë keq për të?". Ku t`i kërkoj ngushëllonjësit e saj?".
Nahumi 3:11
Ti gjithashtu do të jesh e dehur dhe do të fshihesh; ti gjithashtu do të kërkosh një vend të fortifikuar përpara armikut.
Nahumi 3:13
Ja, trupat e tua në mes teje janë si gra; portat e vendit tënd janë të hapura përpara armiqve të tu; zjarri ka gllabëruar hekurat e portave të tua.
Nahumi 3:14
Mblidh për vete ujin e nevojshëm për rrethimin, përforco fortifikimet e tua, ngjeshe argjilën, punoje llaçin, ndreqe furrën për tulla.
Nahumi 3:16
I ke shumuar tregjet e tua më tepër se yjet e qiellit; larvat e karkalecave zhveshin çdo gjë dhe pastaj fluturojnë tutje.
Nahumi 3:18
O mbret i Asirisë, barinjtë e tu po flenë, fisnikët e tu pushojnë; populli yt u shpërnda ndër male dhe kurrkush nuk po i mbledh.
Nahumi 3:19
Nuk ka ilaç për plagën tënde, plaga jote është vdekjeprurëse; të gjithë ata që do të dëgjojnë të flitet për ty, do të përplasin duart për fatin tënd. Sepse mbi kë nuk është ushtruar vazhdimisht ligësia jote?
Habakuku 1:3
Përse më bën të shikoj paudhësinë dhe më bën të shoh çoroditjen? Përpara meje qëndron grabitja dhe dhuna, ka grindje dhe përçarja po shtohet.
Habakuku 1:5
"Shikoni midis kombeve dhe këqyrni, do të mbeteni të habitur dhe të shastisur, sepse unë do të kryej në ditët tuaja një vepër, që ju nuk do ta besonit edhe sikur t`jua tregonin.
Habakuku 1:6
Sepse ja, unë do t`i nxis Kaldeasit, komb mizor dhe i furishëm, që përshkon dheun në gjerësinë e tij për të shtënë në dorë banesa jo të vetat.
Habakuku 1:8
Kuajt e tij janë më të shpejtë se leopardët, më të egër se ujqërit e mbrëmjes. Kalorësit e tyre përhapen kudo, kalorësit e tyre vijnë nga larg, fluturojnë si shqiponja që sulet mbi gjahun për ta gllabëruar.
Habakuku 1:9
Vijnë të gjithë për të bërë dhunë, fytyrat e tyre shtyhen përpara dhe grumbullojnë robër si rëra.
Habakuku 1:10
Ai tallet me mbretërit dhe princat janë për të objekt talljeje; përqesh çfarëdo fortese, sepse mbledh pak dhe, dhe e pushton.
Habakuku 1:11
Pastaj përparon shpejt si era, kalon tutje dhe e bën veten fajtor, duke ia atribuar këtë forcë të tij perëndisë së vet".
Habakuku 1:12
A nuk je që nga fillimet, o Zot, Perëndia im, i shenjti im? Ne nuk do të vdesim, o Zot, sepse ti e ke caktuar për të bërë drejtësi dhe e ke caktuar, o Shkëmb, për të ndëshkuar.
Habakuku 1:13
Ti i ke sytë tepër të pastër për të parë të keqen dhe nuk e shikon dot paudhësinë. Pse rri dhe shikon ata që veprojnë me hile, dhe hesht kur i ligu gllabëron atë që është më i drejtë se ai?
Habakuku 1:16
Prandaj i bën flijime rrjetës së tij dhe djeg temjan për rrjetën e tij, sepse me to pjesa e tij është e madhe dhe ushqimi i tij i bollshëm.
Habakuku 2:1
Unë do të rri në vendrojën time, do të zë vend mbi kullë dhe do t`i hap sytë për të parë atë që do të më thotë dhe çfarë do të duhet t`i përgjigjem lidhur me ankesën e bërë.
Habakuku 2:2
Pastaj Zoti m`u përgjigj dhe tha: "Shkruaje vegimin tënd dhe gdhende mbi rrasa, që të mund të lexohet shpejt.
Habakuku 2:3
Sepse vegimi është për një kohë të caktuar, por në fund ai do të flasë dhe nuk do të gënjejë; në se vonon, prite, sepse me siguri do të vijë dhe nuk do të vonojë.
Habakuku 2:4
Ja, shpirti i është krenuar, nuk është i drejtë, por i drejti do të rrojë për shkak të besimit të tij.
Habakuku 2:5
Përveç kësaj vera e tradhëton njeriun krenar dhe kështu ai nuk rri në shtëpi. Ai, pra, e shton lakminë e tij si Sheoli dhe është si vdekja, sepse kurrë nuk është i kënaqur, por mbledh rreth vetes tërë kombet dhe tërë popujt.
Habakuku 2:6
Tërë këta a nuk do të fillojnë vallë të përdorin një proverb kundër tij dhe një gjëzë tallëse kundër tij? Ata do të thonë: "Mjerë ai që grumbullon gjëra që nuk janë të tijat (por deri kur?) dhe kush ngarkohet me pengje!".
Habakuku 2:8
Duke qenë se ti ke plaçkitur shumë kombe, tërë kusuri i popujve do të të plaçkitë ty për shkak të gjakut njerëzor të derdhur dhe të dhunës që i është bërë vendit, qyteteve dhe tërë banorëve të tij.
Habakuku 2:9
Mjerë ai që është i pangopur për fitime të mbrapshta për shtëpinë e tij, për të vendosur folenë e tij lart dhe për t`i shpëtuar fuqisë së fatkeqësisë.
Habakuku 2:11
Sepse guri do të këlthasë nga muri dhe trari do të përgjigjet nga dyshemeja.
Habakuku 2:13
Ja, a nuk vjen vallë nga Zoti i ushtrive që popujt të lodhen për zjarrin dhe kombet të lodhen për asgjë?
Habakuku 2:15
Mjerë ai që i jep të pijë të afërmit të tij, duke i dhënë shishen e vet, dhe e deh për të parë lakuriqësinë e tij!
Habakuku 2:17
Sepse dhuna e ushtruar në Liban do të të mbulojë, dhe shkatërrimi i kafshëve do të të mbushë me tmerr, për shkak të gjakut njerëzor të derdhur dhe të dhunës së ushtruar mbi vendin, qytetet dhe tërë banorët e tij.
Habakuku 2:20
Por Zoti është në tempullin e tij të shenjtë; tërë dheu le të heshtë përpara tij.
Habakuku 3:2
"O Zot, unë dëgjova të folurën tënde dhe kam frikë; o Zot, bëj që të ringjallet vepra jote gjatë viteve, bëje të njohur gjatë viteve. Në zemërim e sipër, kujtoje mëshirën.
Habakuku 3:3
Perëndia vinte nga Temani, i Shenjti nga mali Paran. Lavdia e tij mbulonte qiejt dhe toka ishte plot me lëvdimin e tij.
Habakuku 3:6
Ai ndalej dhe maste tokën, shikonte dhe i bënte kombet të dridheshin; malet e përjetshëm zhdukeshin, kodrat e lashta uleshin; rrugët e tij janë të përjetshme.
Habakuku 3:7
Unë i shikoja në dëshpërim çadrat e Kushanit, pavijonet e vendit të Madianit dridheshin.
Habakuku 3:12
Ti e ke përshkuar dheun i indinjuar, i ke shkelur kombet i zemëruar.
Habakuku 3:13
Ke dalë për të shpëtuar popullin tënd, për të shpëtuar të vajosurin tënd; ti ke goditur kokën e shtëpisë së të pabesit, duke e nxjerrë lakuriq nga themelet e deri lart.
Habakuku 3:14
Ti ke shpuar me shigjetat e tua kokën e fshatrave të tij; ata kishin ardhur si një uragan për t`i shpërndarë, duke lëshuar britma gëzimi, sikur po gllabëronin të mjerin në fshehtësi.
Habakuku 3:15
Me kuajt e tu ke ecur përmes detit, nëpërmjet një mase të madhe ujërash.
Habakuku 3:16
Kam dëgjuar dhe të përbrendshmet e mia u drodhën dhe buzët e mia u drodhën në atë zë; një krimb hyri në kockat e mia dhe një frikë e madhe më pushtoi përbrenda. Megjithatë do të rri i qetë ditën
Habakuku 3:18
unë do të ngazëllohem tek Zoti dhe do të gëzohem te Perëndia i shpëtimit tim.
Habakuku 3:19
Zoti, Zoti, është forca ime; ai do t`i bëjë këmbët e mia si ato të durëve dhe do të më bëjë të ecë mbi lartësitë e mia". Mjeshtrit të korit. Për veglat me tela.
Sofonia 1:5
ata të cilët bien përmbys mbi tarraca përpara ushtrisë së qiellit, ata që bien përmbys duke iu betuar Zotit, por duke iu betuar edhe Malkamit,
Sofonia 1:7
Rri në heshtje para Zotit, Zotit, sepse dita e Zotit është e afërt, sepse Zoti ka përgatitur një flijim, ka shenjtëruar të ftuarit e tij.
Sofonia 1:17
Unë do të sjell fatkeqësinë mbi njerëzit dhe ata do të ecin si të verbër, sepse kanë mëkatuar kundër Zotit; gjaku i tyre do të shpërndahet si pluhur dhe mishi i tyre si jashtëqitje.
Sofonia 1:18
As argjendi i tyre as ari i tyre nuk do të mund t`i çlirojnë ditën e zemërimit të Zotit; përkundrazi tërë vendi do të gllabërohet nga zjarri i xhelozisë së tij, sepse ai do të kryejë me siguri një shkatërrim të plotë të të gjithë banorëve të vendit.
Sofonia 2:3
Kërkoni Zotin ju të gjithë, të përulurit e dheut, që zbatoni ligjin e tij. Kërkoni drejtësinë, kërkoni përulësinë. Ndofta do të jeni të mbrojtur në ditën e zemërimit të Zotit.
Sofonia 2:6
Kështu bregu i detit do të jetë i tëri kullotë me banesa për barinjtë dhe vathë për kopetë.
Sofonia 2:7
Bregdeti do t`i përkasë mbeturinës së shtëpisë së Judës; në këto vende do të kullotin kopetë; në mbrëmje do të pushojnë në shtëpitë e Ashkelonit, sepse Zoti, Perëndia i tyre, do t`i vizitojë dhe do t`i kthejë nga robëria.
Sofonia 2:8
"Kam dëgjuar përbuzjen e Moabit dhe fyerjet e rënda të bijve të Amonit, me të cilat kanë fyer popullin tim dhe janë zmadhuar në dëm të territorit të tyre.
Sofonia 2:9
Prandaj, ashtu siç është e vërtetë që unë rroj", thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit, "me siguri Moabi do të jetë si Sodoma, dhe bijtë e Amonit si Gomorra, një vend i zënë nga hithrat dhe kripërat, një shkreti përjetë. Kusuri i popullit tim do t`i plaçkitë dhe mbeturina e popullit tim do t`i zotërojë.
Sofonia 2:10
Kjo do t`u ndodhë për shkak të kryelartësisë së tyre, sepse kanë fyer dhe trajtuar me arrogancë popullin e Zotit të ushtrive.
Sofonia 2:11
Zoti do të jetë i tmerrshëm kundër tyre, sepse do t`i përkulë tërë perënditë e tokës; dhe secili do ta adhurojë nga vendi i tij, po, tërë ishujt e kombeve.
Sofonia 3:2
Ai nuk ka dëgjuar zërin e tij, nuk ka pranuar të ndreqet, nuk ka patur besim tek Zoti, nuk i është afruar Perëndisë të vet.
Sofonia 3:3
Krerët e tij në mes të tij janë luanë që vrumbullojnë; gjyqtarët e tij janë ujqër të mbrëmjes, që nuk lënë asnjë kockë për ta brejtur për mëngjes.
Sofonia 3:4
Profetët e tij janë mburravecë, të pabesë; priftërinjtë e tij kanë përdhosur vendin e shenjtë, kanë dhunuar ligjin.
Sofonia 3:6
"Kam shfarosur kombet; kalatë e tyre janë shembur; i kam shkretuar rrugët e tyre dhe askush nuk kalon nëpër to; qytetet e tyre janë shkatërruar dhe askush nuk banon në to.
Sofonia 3:8
Prandaj më prit", thotë Zoti, "kur të ngrihem për të bërë plaçkë, sepse unë kam vendosur të mbledh kombet, të bashkoj mbretëritë, për të hedhur mbi ta indinjatën time, gjithë zjarrin e zemërimit tim;
Sofonia 3:9
Sepse atëherë do t`u jap popujve një të folur të pastër, me qëllim që të gjithë të përmendin emrin e Zotit, për t`i shërbyer me një marrëveshje të përbashkët.
Sofonia 3:10
përtej lumenjve të Etiopisë, adhuruesit e mi, bija e të humburve të mi, do të më sjellin ofertat e tyre.
Sofonia 3:11
Në atë ditë ti nuk do të kesh më turp për të gjitha veprimet e tua me të cilat ngrite krye kundër meje, sepse atëherë unë do të largoj nga mesi yt ata që gëzohen në madhështinë tënde, dhe ti nuk do të krenohesh në malin tim të shenjtë".
Sofonia 3:12
"Do të bëj të mbetet midis teje një popull i përulur dhe i varfër, që do të ketë besim te emri i Zotit.
Sofonia 3:17
Zoti, Perëndia yt, në mes teje është i fuqishmi që shpëton. Ai do të mbushet me gëzim për ty, në dashurinë e tij do qëndrojë në heshtje, do të gëzohet për ty me britma gëzimi.
Sofonia 3:18
Unë do të mbledh ata që janë të pikëlluar për kuvendet solemne, që janë në mes tuaj për të cilët pesha për atë ishte bërë objekt përçmimi.
Hagai 1:4
"A është vallë për ju koha për të banuar në shtëpitë tuaja të mbuluara mirë, ndërsa ky tempull është ende i rrënuar?".
Hagai 1:5
Prandaj Zoti i ushtrive thotë tani: "Mendohuni mirë për sjelljen tuaj!
Hagai 1:6
Ju keni mbjellë shumë, por keni korrur pak; ju hani por jo aq sa të ngopeni; ju pini, por jo aq sa të shuani etjen tuaj; ju visheni, por askush nuk rrin ngrohtë; ai që fiton një mëditje, e fiton për ta shtënë në një qese të shpuar".
Hagai 1:7
Kështu thotë Zoti i ushtrive: "Mendohuni mirë për sjelljen tuaj!
Hagai 1:8
Ngjituni ndër male, sillni lëndën dhe ndërtoni tempullin, që të mund të gëzohem për të dhe kështu të jem i përlëvduar", thotë Zoti.
Hagai 1:9
Ju prisnit shumë, por në realitet keni pasur pak; pastaj, kur e keni çuar në shtëpi, unë e shpërndava. Përse?", thotë Zoti i ushtrive, "për shkak të tempullit tim që është i rrënuar, ndërsa secili prej jush rend në shtëpinë e vet.
Hagai 1:10
Për këtë arsye qielli e ka ndalur vesën sipër jush dhe toka e ka mbajtur prodhimin e vet.
Hagai 1:12
Zorobabeli, biri i Shealtielit, dhe Jozueu, biri i Jehotsadakut, kryeprift, dhe gjithë pjesa tjetër e popullit e dëgjuan zërin e Zotit, Perëndisë së tyre, dhe fjalët e profetit Hagai, sepse Zoti,
Hagai 1:14
Kështu Zoti e zgjoi frymën e Zorobabelit, birit të Shealtielit, qeveritar i Judës dhe frymën e Jozueut, birit të Jehotsadakut, kryeprift dhe frymën e gjithë pjesës tjetër të popullit; atëherë ata erdhën dhe filluan punën për shtëpinë e Zotit të ushtrive, Perëndisë së tyre,
Hagai 2:11
"Kështu thotë Zoti i ushtrive: Pyeti priftërinjtë për ligjin, duke thënë:
Hagai 2:12
"Në qoftë se dikush mban në cepin e rrobës së tij mish të shenjtëruar dhe me cepin prek bukë ose ushqim të gatuar, verë ose vaj, ose çfarëdo ushqim tjetër, a do të bëhet i shenjtëruar ky?"". Priftërinjtë u përgjigjen dhe thanë: "Jo!".
Hagai 2:13
Atëherë Hagai u tha atyre: "Në qoftë se dikush, që është i papastër për shkak të kontaktit me një kufomë, prek ndonjë nga këto gjëra, a do të bëhet kjo e papastër?". Priftërinjë u përgjigjën dhe thanë: "Po, ajo do të bëhet e papastër".
Hagai 2:14
Atëherë Hagai u përgjigj dhe tha: "Kështu është ky popull, kështu është ky komb përpara meje", thotë Zoti, "dhe kështu është çdo punë e duarve të tyre, dhe ajo që më ofrojnë atje është e papastër.
Hagai 2:16
Më parë kur dikush shkonte para një kapice që mendohej se kishte njëzet masa, kishte vetëm dhjetë; kur dikush shkonte te buti për të nxjerrë nga buti pesëdhjetë bate, kishte vetëm njëzet.
Hagai 2:20
Fjala e Zotit iu drejtua për herë të dytë Agait, ditën e njëzet e katërt të muajit, duke thënë:
Hagai 2:22
do të përmbys fronin e mbretërive dhe do të shkatërroj fuqinë e mbretërive të kombeve; do të përmbys qerret dhe ata që u hipin atyre; do të rrëzohen kuajt dhe kalorësit e tyre, secili do të vritet nga shpata e vëllait të vet.
Zakaria 1:5
"Etërit tuaj ku janë? Po profetët a rrojnë vallë përjetë?
Zakaria 1:9
Unë pyeta: "Imzot, çfarë kuptimi kanë këto gjëra?". Engjëlli që fliste me mua m`u përgjigj: "Unë do të të bëj të shohësh çfarë kuptimi kanë ato".
Zakaria 1:10
Atëherë burri që rrinte midis shkurreve të mërsinave nisi të thotë: "Këta janë ata që i ka dërguar Zoti përpërshkuar dheun".
Zakaria 1:11
Kështu iu përgjigjën ata engjëllit të Zotit i cili rrinte midis shkurreve të mërsinave: "Kemi përshkuar dheun dhe ja, gjithë dheu është në pushim dhe i qetë".
Zakaria 1:12
Atëherë engjëlli i Zotit nisi të thotë: "O Zoti i ushtrive, deri kur do të vazhdosh të mos kesh mëshirë për Jeruzalemin dhe për qytetet e Judës kundër të cilave ke qënë i zemëruar gjatë këtyre shtatëdhjetë vjetëve?".
Zakaria 1:14
Kështu engjëlli që fliste me mua më tha: "Bërtit dhe thuaj: Kështu thotë Zoti i ushtrive: "Unë jam shumë xheloz për Jeruzalemin dhe për Sionin;
Zakaria 1:15
por jam zemëruar shumë me kombet që jetojnë në mirëqenie, sepse, kur isha zemëruar pak, ata luajtën rol për ta shtuar të keqen".
Zakaria 1:16
Prandaj kështu thotë Zoti: "Unë po i drejtohem përsëri Jeruzalemit me mëshirë; tempulli im do të rindërtohet aty, thotë Zoti i ushtrive, dhe litari do të nderet mbi Jeruzalem".
Zakaria 1:17
Bërtit akoma dhe thuaj: "Kështu thotë Zoti i ushtrive: Qytetet e mia do të jenë plot e përplot me pasuri; Zoti do të ngushëllojë akoma Sionin dhe do të zgjedhë akoma Jeruzalemin"".
Zakaria 1:19
Unë e pyeta engjëllin që fliste me mua: "Çfarë janë këta?". Ai m`u përgjigj: "Këta janë brirët që kanë shpërndarë Judën, Izraelin dhe Jeruzalemin".
Zakaria 1:21
Unë pyeta: "Pse kanë ardhur këta, çfarë do të bëjnë?". Ai u përgjigj dhe tha: "Këta janë brirët që kanë shpërndarë Judën, kështu që askush nuk mund të çonte kokën lart, por këta kovaçë vijnë për t`i trembur, për të rrëzuar brirët e kombeve që e kanë ngritur bririn e tyre kundër vendit të Judës për ta shpërndarë".
Zakaria 2:1
I ngrita mandej sytë dhe shikova dhe ja, një burrë që mbante në dorë një litar për matje.
Zakaria 2:2
E pyeta: "Ku po shkon?". Ai m`u përgjigj: "Po shkoj të mas Jeruzalemin, për të parë sa është gjerësia e tij dhe sa është gjatësia e tij".
Zakaria 2:3
Dhe ja, engjëlli që fliste me mua doli përpara dhe një engjëll tjetër i doli përballë,
Zakaria 2:4
dhe i tha: "Rend, foli atij të riu dhe i thuaj: Jeruzalemi do të jetë i banuar si një qytet pa mure, për shkak të morisë së njerëzve dhe të kafshëve që do të jenë në të.
Zakaria 2:5
Sepse unë", thotë Zoti, "do të jem për të një mur zjarri rreth e qark dhe do të jem lavdia e tij në mes të tij".
Zakaria 2:6
Oh, oh! "Ikni nga vendi i veriut", thotë Zoti, "sepse ju kam shpërndarë si katër erërat e qiellit", thotë Zoti.
Zakaria 2:13
Çdo mish le të heshtë përpara Zotit, sepse ai është zgjuar nga selia e tij e shenjtë".
Zakaria 3:1
Pastaj më bëri të shoh kryepriftin Jozue, që qëndronte drejt përpara engjëllit të Zotit, dhe Satanai që rrinte në të djathtën e tij për ta akuzuar.
Zakaria 3:2
Zoti i tha Satanait: "Të qortoftë ashpër Zoti, o Satana! Po, Zoti që ka zgjedhur Jeruzalemin, të qortoftë ashpër! A nuk është vallë ky një urë zjarri e shkëputur nga zjarri?".
Zakaria 3:3
Jozueu ishte veshur me rroba të papastra dhe qëndronte drejt përpara engjëllit,
Zakaria 3:4
i cili nisi t`u thotë atyre që ishin përpara tij: "Ia hiqni nga trupi ato rroba të papastra!". Pastaj i tha atij: "Shiko, kam zhdukur prej teje paudhësinë tënde dhe do të të bëj të veshësh rroba të shkëlqyera".
Zakaria 3:8
Dëgjo, pra, o Jozue, kryeprift, ti dhe shokët e tu që ulen përpara teje, sepse ata janë njerëz që japin paralajmërime. Ja, unë po të sjell këtu shërbëtorin tim, Filizin.
Zakaria 3:9
Ja guri që kam vënë përpara Jozueut: mbi këtë gur të vetëm ka shtatë sy; ja, unë do të gdhend mbishkrimin e tij", thotë Zoti i ushtrive, "dhe do ta heq paudhësinë e këtij vendi në një ditë të vetme.
Zakaria 4:2
Dhe më pyeti: "Çfarë po shikon?". U përgjigja: "Ja, po shikoj një shandan krejt prej ari dhe që ka në majë një enë, mbi të cilën janë shtatë llampa me shtatë tuba për shtatë llampat që janë në majë.
Zakaria 4:5
Engjëlli që fliste me mua u përgjigj dhe më tha: "Nuk e kupton se ç`duan të thonë këto gjëra?". Unë i thashë: "Jo, imzot".
Zakaria 4:6
Atëherë ai, duke u përgjigjur, më tha: "Kjo është fjala e Zotit drejtuar Zorobabelit: Jo për fuqinë dhe as për forcën, por për Frymën time", thotë Zoti i ushtrive.
Zakaria 4:7
"Kush je ti, o mali i madh? Përpara Zorobabelit ti do të bëhesh fushë. Dhe ai do ta bëjë gurin e majës së malit të shkojë përpara midis britmave: "Mëshirë, mëshirë për të!"".
Zakaria 4:8
Fjala e Zotit m`u drejtua përsëri, duke thënë:
Zakaria 4:9
"Duart e Zorobabelit kanë hedhur themelet e këtij tempulli dhe duart e tij do ta përfundojnë; atëherë do të pranosh që Zoti i ushtrive më ka dërguar te ju.
Zakaria 4:10
Kush ka mundur të përçmojë ditën e gjërave të vogla? Por ata të shtatë gëzohen kur shohin plumbçen në duart e Zorobabelit. Ata të shtatë janë sytë e Zotit që e përshkojnë gjithë dheun".
Zakaria 4:11
Unë u përgjigja dhe i thashë: "Këta dy ullinj në të djathtën dhe në të majtën e shandanit çfarë janë?".
Zakaria 4:12
Për herë të dytë nisa t`i them: "Çfarë janë këto dy degë ulliri që janë përbri dy prurësve prej ari nga rrjedh vaji i praruar?".
Zakaria 4:13
Ai m`u përgjigj dhe tha: "Nuk e kupton çfarë janë këto?". Unë u përgjigja: "Jo, imzot".
Zakaria 5:1
Pastaj i çova përsëri sytë dhe pashë, dhe ja një rrotull që fluturonte.
Zakaria 5:2
Engjëlli më tha: "Çfarë po shikon?". Unë u përgjigja: "Shoh një rrotull që fluturon; gjatësia e saj është njëzet kubitë dhe gjërësia e saj dhjetë kubitë".
Zakaria 5:3
Atëherë ai më tha: "Ky është mallkimi që po përhapet mbi gjithë vendin; sepse tani e tutje, kushdo që vjedh do të dëbohet prej tij dhe kushdo që tani e tutje betohet me të rreme, do të dëbohet prej tij.
Zakaria 5:11
Ai m`u përgjigj: "Në vendin e Shinarit për t`i ndërtuar një shtëpi; kur të jetë gati efa do të vihet mbi piedestalin e vet".
Zakaria 6:1
I çova përsëri sytë dhe shikova, dhe ja, katër qerre që dilnin në mes të dy maleve; dhe malet ishin male prej bronzi.
Zakaria 6:5
Engjëlli u përgjigj dhe tha: "Këta janë katër frymat e qiellit që dalin pasi kanë qenë në prani të Zotit të mbarë dheut.
Zakaria 6:7
pastaj përparojnë kuajt me ngjyrë të kuqe të ndezur dhe kërkojnë të shkojnë përpërshkuar dheun". Ai u tha atyre: "Shkoni, përshkoni dheun!". Kështu ata e përshkuan dheun.
Zakaria 6:14
Kurora do të jetë një kujtim në tempullin e Zotit për Helemin, për Tobiahun, për Jedaiahun dhe për Henin, birin e Sofonias.
Zakaria 6:15
Edhe ata që janë larg do të vijnë për të ndihmuar për ndërtimin e tempullit të Zotit; atëherë do të pranoni që Zoti i ushtrive më ka dërguar te ju. Kjo do të ndodhë në qoftë se do t`i bindeni me zell zërit të Zotit, Perëndisë tuaj".
Zakaria 7:2
Kishin dërguar Sharetserin, bashkë me Regemelekun dhe njerëzit e tij, në Bethel për të kërkuar me lutje favorin e Zotin,
Zakaria 7:3
dhe për të folur me priftërinjtë që ishin në shtëpinë e Zotit të ushtrive dhe me profetët, duke thënë: "A duhet të qaj në muajin e pestë dhe të agjëroj si kam bërë gjatë shumë viteve?".
Zakaria 7:5
"Folu gjithë popullit të vendit dhe priftërinjve dhe thuaj: "Kur keni agjëruar dhe jeni pikëlluar në muajin e pestë dhe në të shtatin gjatë këtyre shtatëdhjetë viteve, a keni agjëruar në të vërtetë për mua, pikërisht për mua?
Zakaria 7:6
Po më pas, kur keni ngrënë dhe pirë, mos vallë keni ngrënë dhe pirë për veten tuaj?
Zakaria 7:9
"Kështu thotë Zoti i ushtrive: Zbatoni me përpikëri drejtësinë dhe tregoni secili mirësi dhe mëshirë për vëllezërit tuaj.
Zakaria 7:12
E bënë zemrën e tyre si diamanti, për të mos dëgjuar ligjin dhe fjalët që Zoti i ushtrive u dërgonte atyre me anë të Frymës së tij, me anë të profetëve të së kaluarës. Kështu u krijua një indinjatë e madhe te Zoti i ushtrive.
Zakaria 7:14
"por i shpërndava me shakullimë midis gjithë kombeve që ata nuk i njihnin. Kështu vendi mbeti i shkretë pas tyre, dhe askush nuk kalonte andej ose nuk u kthye. Nga një vend kënaqësie ata e kthyen në shkreti".
Zakaria 8:1
Fjala e Zotit të ushtrive m`u drejtua përsëri, duke thënë:
Zakaria 8:2
Kështu thotë Zoti i ushtrive: Unë jam shumë xheloz për Sionin, po, unë digjem nga xhelozia për të".
Zakaria 8:4
Kështu thotë Zoti i ushtrive: "Nëpër sheshet e Jeruzalemit do të ulen akoma pleq e plaka, secili me shkopin e vet në dorë për shkak të moshës së shtyrë.
Zakaria 8:5
Sheshet e qytetit do të jenë plot e përplot me djem dhe vajza që do të lozin në sheshet e tij".
Zakaria 8:6
Kështu thotë Zoti i ushtrive: "Në se kjo duket shumë e vështirë në sytë e atyre që kanë mbetur nga ky popull ndër këto ditë, a do të jetë gjithashtu tepër e vështirë për sytë e mi?", thotë Zoti i ushtrive.
Zakaria 8:7
Kështu thotë Zoti i ushtrive: "Ja, unë do ta shpëtoj popullin tim nga vendi i lindjes dhe nga vendi i perëndimit.
Zakaria 8:8
Unë do t`i bëj të vijnë dhe ata do të banojnë në Jeruzalem; ata do të jenë populli im dhe unë do të jem Perëndia i tyre me besnikëri dhe drejtësi".
Zakaria 8:10
Përpara asaj kohe nuk kishte pagesë për njeriun dhe pagesë për kafshët; nuk kishte fare siguri për këdo që shkonte ose vinte për shkak të armikut; unë vet, pra, i vija gjithë njerëzit kundër njeri tjetrit.
Zakaria 8:18
Fjala e Zotit të ushtrive m`u drejtua përsëri, duke thënë:
Zakaria 8:19
"Kështu thotë Zoti i ushtrive: Agjërimi i muajit të katërt, agjërimi i të pestit, agjërimi i të shtatit dhe agjërimi i të dhjetit do të bëhen për shtëpinë e Judës një periudhë gëzimi, hareje dhe festash të gëzuara; prandaj duajeni të vërtetën dhe paqen".
Zakaria 8:21
banorët e një qyteti do të shkojnë tek ata të tjetrit, duke thënë: "Le të shkojmë menjëherë t`i përgjërohemi fytyrës së Zotit dhe të kërkojmë Zotin e ushtrive. Edhe unë do të shkoj".
Zakaria 8:22
Po, shumë popuj dhe kombe të fuqishëm do të vijnë të kërkojnë Zotin e ushtrive në Jeruzalem dhe t`i përgjërohen fytyrës së Zotit".
Zakaria 8:23
Kështu thotë Zoti i ushtrive: "Në ato ditë dhjetë burra nga të gjitha gjuhët e kombeve do të zënë një Jude nga cepi i rrobës dhe do të thonë: "Ne duam të vijmë me ju sepse kemi dëgjuar se Perëndia është me ju"".
Zakaria 9:5
Ashkeloni do ta shohë dhe do të ketë frikë, edhe Gaza do të përpëlitet nga dhëmbja e madhe dhe po kështu Ekroni, sepse shpresa e tij do të pësojë zhgënjim. Mbreti do të zhduket nga Gaza dhe Ashkeloni nuk do të banohet më.
Zakaria 9:7
Do të heq gjak nga goja e tij dhe gjërat e neveritshme nga dhëmbët e tij, dhe ai gjithashtu do të jetë një i mbetur për Perëndinë tonë dhe do të jetë si një kryetar në Judë, dhe Ekroni si Jebuzeu.
Zakaria 9:8
Do të fushoj rreth shtëpisë sime për ta mbrojtur nga çfarëdo ushtrie, nga kush shkon dhe kush vjen; asnjë shtypës nuk do të kalojë më nga ata, sepse tani pashë vetë me sytë e mi.
Zakaria 9:9
Ngazëllo me të madhe, o bijë e Sionit, lësho britma gëzimi, o bijë e Jeruzalemit! Ja, mbreti yt po të vjen; ai është i drejtë dhe sjell shpëtimin, i përulur dhe i hipur mbi një gomar, mbi një gomar të ri.
Zakaria 9:10
Unë do t`i zhduk qerret nga Efraimi dhe kuajt nga Jeruzalemi; harqet e luftës do të asgjësohen. Ai do t`u flasë për paqe kombeve; sundimi i tij do të shtrihet nga deti në det, dhe nga Lumi deri në skaj të dheut.
Zakaria 9:11
Sa për ty, për shkak të gjakut të besëlidhjes sime me ty, i çlirova robërit e tu nga gropa pa ujë.
Zakaria 9:13
Do ta përkul Judën për mua si harkun tim dhe me Efraimin do ta mbush me shigjeta, dhe do t`i ngre në këmbë bijtë e tu, o Sion, kundër bijve të tu, o Javan, dhe do të të bëj si shpata e një njeriu të fuqishëm.
Zakaria 9:14
Atëherë mbi ta do të duket Zoti dhe shigjeta e tij do të niset si një rrufe. Zoti, Zoti, do t`i bjerë borisë dhe do të përparojë bashkë me shakullimat e jugut.
Zakaria 9:15
Zoti i ushtrive do t`i mbrojë; kështu ata do të gllabërojnë dhe do të shkelin gurët e hobeve të armiqve të tyre, do të pijnë dhe do të bëjnë zhurmë si të nxitur nga vera dhe do të jenë plot me gjak si legenat e vegjël që përdoren për flijime, si brirët e altarit.
Zakaria 9:16
Zoti, Perëndia i tyre, do t`i shpëtojë atë ditë, si kopeja e popullit të tij, sepse do të jenë si gurët e çmuar të një kurore, që do të ngrihen lart si një flamur mbi tokën e tij.
Zakaria 10:2
Sepse idhujt familjarë rrëfejnë gjëra të kota, shortarët ndjekin veprime të rreme dhe tregojnë ëndrra të rreme, japin ngushëllime të kota; për këtë arsye ata po enden si dhentë, janë të pikëlluar, sepse janë pa bari.
Zakaria 10:6
Unë do ta fortifikoj shtëpinë e Judës dhe do ta shpëtoj shtëpinë e Jozefit dhe do t`i sjell përsëri sepse më vjen keq për ta; do të jenë si të mos i kem dëbuar kurrë, sepse unë jam Zoti, Perëndia i tyre, dhe do t`i kënaq.
Zakaria 10:8
Do t`u fishkëlloj për t`i mbledhur, sepse unë do t`i shpengoj; dhe ata do të shumohen siç janë shumuar më parë.
Zakaria 10:9
Do t`i shpërndaj midis popujve dhe në vende të largëta do të më kujtojnë; do të jetojnë bashkë me bijtë e tyre dhe do të kthehen.
Zakaria 10:10
Do t`i bëj të kthehen nga vendi i Egjiptit dhe do t`i mbledh nga Asiria, për t`i kthyer në vendin e Galaadit dhe në Liban, por nuk do të ketë vend të mjaftueshëm për ta.
Zakaria 10:11
Ai do të kalojë nëpër detin e vështirësisë, por do t`i godasë valët e detit dhe të gjitha thellësitë e lumenjve do të thahen. Krenaria e Asirisë do të shembet dhe skeptri i Egjiptit do të hiqet.
Zakaria 11:2
Vajto, selvi, sepse kedri ka rënë, sepse drurët madhështorë janë shkatërruar. Këlthisni, lisa të Bashanit, sepse pylli i padepërtueshëm është rrëzuar.
Zakaria 11:4
Kështu thotë Zoti, Perëndia im: "Kulloti delet që janë caktuar për thertore,
Zakaria 11:6
Nuk do të kem më mëshirë për banorët e vendit", thotë Zoti, "madje do të bëj që secili prej tyre të bjerë në dorë të të afërmit të vet dhe në dorë të mbretit të vet. Ata do ta shkretojnë vendin dhe nuk do të çliroj asnjë nga duart e tyre".
Zakaria 11:7
Atëherë nisa t`i kullos delet që ishin caktuar për thertore, pikërisht më të mjerat e kopesë. Mora pastaj për vete dy shkopinj: njërin e quajta "Hir" dhe tjetrin "Bashkim", dhe nisa ta kullos kopenë.
Zakaria 11:9
Atëherë thashë: "Nuk do t`i kullos më; kush është duke vdekur, le të vdesë dhe kush është për të humbur, le të humbasë; pastaj ato që do të mbeten le të hanë njëra tjetrën".
Zakaria 11:10
Mora pastaj shkopin tim "Hir" dhe e theva, për të shfuqizuar besëlidhjen që kisha lidhur me gjithë popujt.
Zakaria 11:13
Por Zoti më tha: "Hidhja poçarit çmimin madhështor me të cilin ata më vlerësuan". Atëherë i mora tridhjetë siklat prej argjendi dhe i hodha në shtëpinë e Zotit për poçarin.
Zakaria 11:14
Pastaj theva shkopin tjetër "Bashkimi", për të thyer vëllazërinë ndërmjet Judës dhe Izraelit.
Zakaria 11:16
Sepse ja, unë do të nxjerr në vend një bari që nuk do të kujdeset për delet që humbasin, nuk do t`i kërkojë ato që janë të reja, nuk do të shërojë të plagosurat, nuk do të ushqejë ato që rrijnë në këmbë, por do të hajë mishin e të majmeve dhe do t`u shkulë edhe thonjtë".
Zakaria 12:1
Orakulli i fjalës të Zotit lidhur me Izraelin. Kështu thotë Zoti që i ka shpalosur qiejt, që ka hedhur themelet e dheut dhe ka formuar frymën e njeriut përbrenda tij:
Zakaria 12:2
"Ja, unë do ta bëj Jeruzalemin një kupë hutimi për gjithë popujt përreth; ata do të dalin gjithashtu kundër Judës, kur të rrethojnë Jeruzalemin.
Zakaria 12:3
Atë ditë do të ndodhë që unë do ta bëj Jeruzalemin një gur të rëndë për gjithë popujt; të gjithë ata që do të ngarkohen me të do të bëhen krejtësisht copë-copë, edhe sikur të mblidheshin të gjitha kombet e dheut kundër tij.
Zakaria 12:5
Krerët e Judës do të thonë në zemër të tyre: "Banorët e Jeruzalemit janë fuqia ime në Zotin e ushtrive, Perëndinë e tyre".
Zakaria 12:6
Atë ditë unë do t`i bëj krerët e Judës si një mangall që digjet në mes të një turre drush, si një pishtar të ndezur midis demeteve. Ata do të gllabërojnë djathtas e majtas gjithë popujt përreth; por Jeruzalemi do të mbetet akoma i banuar, në vendin e vet, në Jeruzalem.
Zakaria 12:8
Atë ditë Zoti do t`i mbrojë banorët e Jeruzalemit; atë ditë më i dobëti ndër ta do të jetë si Davidi, dhe shtëpia e Davidit do të jetë si Perëndia, si Engjëlli i Zotit përpara tyre.
Zakaria 12:9
Atë ditë do të ndodhë që unë do të veproj për të shkatërruar të gjitha kombet që do të dalin kundër Jeruzalemit".
Zakaria 12:10
"Do të derdh mbi shtëpinë e Davidit dhe mbi banorët e Jeruzalemit Frymën e hirit dhe të përgjërimit; dhe ata do të vështrojnë drejt meje, drejt atij që kanë therur; do të pikëllohen për të, ashtu si pikëllohesh për një bir të vetëm, dhe do të hidhërohen shumë për të, ashtu si hidhërohesh fort për një të parëlindur.
Zakaria 12:12
Edhe vendi do të pikëllohet, çdo familje për vete: familja e shtëpisë së Davidit për vete, bashkëshortet e tyre për vete; familja e shtëpisë së Natanit për vete; dhe bashkëshortet e tyre për vete;
Zakaria 12:13
familja e shtëpisë së Levit për vete dhe bashkëshortet e tyre për vete; familja e Shimejt për vete dhe bashkëshortet e tyre për vete;
Zakaria 12:14
të gjitha familjet e mbetura secila për vete, dhe bashkëshortet e tyre për vete".
Zakaria 13:1
"Atë ditë do të hapet një burim për shtëpinë e Davidit dhe për banorët e Jeruzalemit, për mëkatin dhe për papastërtinë.
Zakaria 13:3
Dhe do të ndodhë që, në se dikush do të profetizojë akoma, i ati dhe e ëma që e kanë lindur do t`i thonë: "Ti s`ke për të jetuar, sepse shqipton gënjeshtra në emër të Zotit". Kështu i ati dhe e ëma që e kanë lindur do ta therin, sepse ai profetizon.
Zakaria 13:4
Atë ditë do të ndodhë që secili profet do të ndiejë turp për vegimin e vet, kur të profetizojë dhe nuk do të veshë më qyrkun për të mashtruar.
Zakaria 13:6
Pastaj në qoftë se dikush do t`i thotë: "Çfarë janë këto plagë që ke në duart e tua?", ai do të përgjigjet: "Janë ato me të cilat jam plagosur në shtëpinë e miqve të mi"".
Zakaria 13:7
"Zgjohu, o shpatë, kundër bariut tim dhe kundër njeriut që është shoku im", thotë Zoti i ushtrive. "Godite bariun dhe delet le të shpërndahen; pastaj do ta drejtoj dorën time kundër të vegjëlve.
Zakaria 13:9
Këtë të tretë do ta bëj të kalojë nëpër zjarr, do ta rafinoj ashtu si rafinohet argjendi dhe do ta vë në provë ashtu si provohet ari. Ata do të thërresin emrin tim dhe unë do t`i kënaq. Unë do të them: Ky është populli im, dhe ai do të thotë: Zoti është Perëndia im".
Zakaria 14:2
Unë do t`i mbledh të gjitha kombet për të luftuar kundër Jeruzalemit; qyteti do të pushtohet, shtëpitë do të plaçkiten dhe gratë do të dhunohen. Gjysma e qytetit do të shkojë në robëri, por ata që do të mbeten nga populli nuk do të shfarosen nga qyteti.
Zakaria 14:3
Pastaj Zoti do të dalë për të luftuar kundër atyre kombeve, ashtu si ka luftuar herë të tjera në ditën e betejës.
Zakaria 14:4
Atë ditë këmbët e tij do të ndalen sipër malit të Ullinjve që ndodhet përballë Jeruzalemit, në lindje, dhe mali i Ullinjve do të çahet në mes, nga lindja në perëndim, duke krijuar kështu një luginë të madhe; gjysma e malit do të tërhiqet drejt veriut dhe gjysma tjetër drejt jugut.
Zakaria 14:5
Atëherë ju do të ikni nëpër luginën e maleve të mi, sepse lugina e maleve do të shtrihet deri në Atsal; po, do të ikni ashtu si keni ikur përpara tërmetit gjatë ditëve të Uziahut, mbretit të Judës; kështu Zoti, Perëndia im do të vijë, dhe gjithë të shenjtit e tij do të jenë me ty.
Zakaria 14:8
Atë ditë do të ndodhë që nga Jeruzalemi do të burojnë ujëra të freskëta: gjysma e tyre do të shkojë drejt detit lindor dhe gjysma drejt detit perëndimor; kështu do të jetë si në verë ashtu edhe në dimër.
Zakaria 14:11
Njerëzit do të banojnë dhe asgjë më nuk do të jetë caktuar për t`u shfarosur, por Jeruzalemi do të qëndrojë i sigurt.
Zakaria 14:13
Atë ditë do të ndodhë që për shkak të veprimit të Zotit, midis tyre do të jetë një çoroditje e madhe; secili prej tyre do të zërë dorën e fqinjit të vet dhe do ta ngrerë dorën kundër dorës së fqinjit të vet.
Zakaria 14:14
Vetë Juda do të luftojë kundër Jeruzalemit, dhe pasuria e të gjitha kombeve përreth do të mblidhet tok: ar, argjend dhe rroba në sasi të madhe.
Zakaria 14:16
Dhe do të ndodhë që secili nga të mbijetuarit nga të gjitha kombet që kanë dalë kundër Jeruzalemit do të dalë vit për vit për të adhuruar Mbretin, Zotin e ushtrive, dhe për të kremtuar festën e Kasolleve.
Zakaria 14:17
Dhe do të ndodhë që, në qoftë se ndonjë familje e dheut nuk do të shkojë në Jeruzalem për të adhuruar Mbretin, Zotin e ushtrive, kurrfarë shiu nuk do të bjerë mbi to.
Zakaria 14:20
Atë ditë mbi zilkat e kuajve do të skalitet: "SHENJTËRIM ZOTIT". Tenxheret në shtëpinë e Zotit do të jenë si legenët e vegjël përpara altarit.
Zakaria 14:21
Po, çdo tenxhere në Jeruzalem dhe në Judë do t`i shenjtërohet Zotit të ushtrive; të gjithë ata që do të ofrojnë flijime do të vijnë t`i marrin për të gatuar mishrat. Atë ditë në shtëpinë e Zotit nuk do të ketë më asnjë tregtar.
Malakia 1:4
Edhe sikur Edomi të thotë: "Ne u shkatërruam, por do të rifillojmë ndërtimin e vendeve të shkretuara"", kështu thotë Zoti i ushtrive, "ata do të rindërtojnë, por unë do të shemb; dhe do të emërtohen Territori i paudhësisë dhe populli kundër të cilit Zoti do të jetë përjetë i indinjuar.
Malakia 1:5
Sytë tuaj do të shikojnë dhe ju do të thoni: "Zoti u përlëvdua përtej kufijve të Izraelit"".
Malakia 1:6
"Një bir nderon të atin dhe një shërbëtor zotin e tij. Në se unë, pra, jam ati, ku është nderi im? Dhe në se jam zot, ku ma kanë frikën?", iu thotë Zoti i ushtrive juve, priftërinjve, "që përbuzni
Malakia 1:7
Ju ofroni mbi altarin tim ushqime të ndotura, dhe megjithatë thoni: "Në ç`mënyrë të kemi ndotur?". Kur thoni: "Tryeza e Zotit është e përbuzshme".
Malakia 1:8
Kur ofroni për flijim një kafshë të verbër, a nuk është keq? Kur ofroni një kafshë të çalë ose të sëmurë, nuk është keq? Paraqite, pra, te qeveritari yt. A do të jetë i kënaqur prej teje? Do të të pranojë me kënaqësi?", thotë Zoti i ushtrive.
Malakia 1:9
Tani, pra, kërkoni favorin e Perëndisë, që ai të ketë mëshirë për ne. "Duart tuaja e kanë bërë këtë, a do t`ju pranojë vallë me kënaqësi?", thotë Zoti i ushtrive.
Malakia 1:11
Sepse, që nga lind dielli e deri atje ku perëndon, emri im do të jetë i madh midis kombeve dhe në çdo vend do t`i ofrohet temjan emrit tim dhe një blatim i pastër, sepse emri im do të jetë i madh midis kombeve", thotë Zoti i ushtrive.
Malakia 1:12
"Por ju e përdhosni kur thoni: "Tryeza e Zotit është e ndotur dhe fryti i saj, domethënë ushqimi i saj, është i përbuzshëm".
Malakia 1:13
Ju thoni gjithashtu: "Ah, sa u lodhëm!", dhe e trajtoni me përçmim", thotë Zoti i ushtrive. "Kështu ju sillni kafshë të vjedhura, të çala ose të sëmura; kjo është oferta që sillni. A do të mund ta pranoja nga duart tuaja?", thotë Zoti.
Malakia 1:14
Mallkuar qoftë hileqari që ka një mashkull në kopenë e tij dhe bënë një premtim solemn, por flijon për Zotin një kafshë me të meta. Sepse unë jam një Mbret i madh", thotë Zoti i ushtrive, "dhe emri im është i tmerrshëm midis kombeve".
Malakia 2:1
"Dhe tani ky urdhërim është për ju, o priftërinj.
Malakia 2:8
Përkundrazi ju jeni larguar nga rruga, keni bërë që shumë njerëz të pengohen te ligji, keni dhunuar besëlidhjen e Levit", thotë Zoti i ushtrive.
Malakia 2:9
"Për këtë arsye ju kam bërë të përbuzshëm dhe të neveritshëm përpara gjithë popullit, sepse nuk keni respektuar rrugët e mia dhe keni qenë të njëanshëm në zbatimin e ligjit".
Malakia 2:10
A nuk kemi të gjithë të njëjtin Atë? A nuk na ka krijuar i njëjti Perëndi? Pse, pra, veprojmë me pabesi me njeri tjetrin, duke përdhosur besëlidhjen e etërve tanë?
Malakia 2:11
Juda ka vepruar me pabesi dhe një veprim i neveritshëm është kryer në Izrael dhe në Jeruzalem, sepse Juda ka përdhosur vendin e shenjtë të Zotit, që ai e do dhe është martuar me bijën e një perëndie të huaj.
Malakia 2:12
Zoti do të shfarosë nga çadrat e Jakobit atë që vepron në këtë mënyrë, atë që përgjon, atë që përgjigjet dhe atë që i ofron një blatim Zotit të ushtrive.
Malakia 2:14
Megjithatë ju thoni: "Përse?" Sepse Zoti është dëshmitar midis teje dhe bashkëshortes së rinisë sate, ndaj së cilës je sjellë me pabesi, ndonëse ajo është shoqja jote dhe bashkëshorte e besëlidhjes sate.
Malakia 2:15
Por a nuk i bëri Perëndia një qenie të vetme dhe megjithatë fryma qëndroi në të? Po pse vallë një qënie të vetme? Sepse ai kërkonte një prejardhje nga Perëndia. Tregoni, pra, kujdes për frymën tuaj dhe askush të mos sillet me pabesi me bashkëshorten e rinisë së vet.
Malakia 2:16
Sepse Zoti, Perëndia i Izraelit, thotë se ai e urren divorcin dhe atë që e mbulon me dhunë rroben e vet", thotë Zoti i ushtrive. Tregoni, pra, kujdes për frymën tuaj dhe mos u sillni me pabesi.
Malakia 2:17
Ju e lodhni Zotin me fjalët tuaja, dhe megjithatë thoni: "Si e kemi lodhur?". Sepse ju thoni: "Kushdo që vepron keq pëlqehet nga Zoti, i cili kënaqet me të", ose: "Ku është Perëndia i drejtësisë?".
Malakia 3:1
"Ja, unë po dërgoj lajmëtarin tim përpërgatitur rrugën para meje. Dhe menjëherë Zoti, që ju kërkoni, do të hyjë në tempullin e vet, engjëlli i besëlidhjes që ju kërkoni me endje, ja, do të vijë", thotë Zoti i ushtrive.
Malakia 3:5
Kështu unë do t`ju afrohem për gjykim dhe do të jem një dëshmitar i gatshëm kundër magjistarëve, kundër shkelësve të kurorës, kundër atyre që bëjnë betime të rreme, kundër atyre që vjedhin mëditjen e punëtorit, që shtypin të venë dhe jetimin, që dëbojnë të huajin dhe nuk më kanë frikë", thotë Zoti i ushtrive.
Malakia 3:8
Një njeri do të vjedhë Perëndinë? Megjithatë ju më vidhni dhe pastaj thoni: "Çfarë të kemi vjedhur?". Të dhjetën dhe ofertat.
Malakia 3:10
Sillni gjithë të dhjetat në shtëpinë e thesarit, që të ketë ushqim në shtëpinë time dhe pastaj më vini në provë për këtë gjë", thotë Zoti i ushtrive, "në se unë nuk do t`i hap pragjet e qiellit dhe nuk do të derdh mbi ju aq shumë bekim, sa nuk do të keni vend të mjaftueshëm ku ta shtini.
Malakia 3:11
Përveç kësaj do të qortoj shumë për ju gllabëruesin, me qëllim që ai të mos shkatërrojë më frytin e tokës suaj, dhe vreshti juaj nuk do të rreshtë të sjellë për ju fryt në fushë", thotë Zoti i ushtrive.
Malakia 3:13
"Keni përdorur fjalë të ashpra kundër meje", thotë Zoti. "Megjithatë thoni: "Çfarë kemi thënë kundër teje?".
Malakia 3:14
Keni thënë: "Është e kotë t`i shërbesh Perëndisë; ç`përfitim kemi nga respektimi i urdhërimeve të tij dhe nga vajtja para Zotit të ushtrive të veshur me rroba zie?
Malakia 3:15
Prandaj ne i shpallim të lumtur krenarët. Ata që kryejnë paudhësi jo vetëm përfitojnë, por ndonëse e provokojnë Perëndinë, mbeten të pandëshkuar"".
Malakia 3:16
Atëherë ata që kishin frikë nga Zoti i folën njëri tjetrit. Zoti i dëgjoi me vemendje dhe një libër kujtimi u shkrua përpara tij për ata që kanë frikë nga Zoti dhe që e nderojnë emrin e tij.
Malakia 3:17
"Ata do të jenë të mitë", thotë Zoti i ushtrive, "ditën kur unë përgatis thesarin tim të veçantë, dhe unë do t`i fal, ashtu si e fal njeriu birin që i shërben atij.
Malakia 3:18
Atëherë do të shikoni përsëri ndryshimin ndërmjet të drejtit dhe të pabesit, ndërmjet atij që i shërben Perëndisë dhe atij që nuk i shërben atij".
Malakia 4:2
Por për ju që keni frikë nga emri im, do të lindë dielli i drejtësisë me shërimin në krahët e tij, dhe ju do të dilni dhe do të hidheni si viçat që dalin nga stalla.
Malakia 4:3
Do t`i shkelni me këmbë të pabesët, sepse do të jenë hi nën tabanin e këmbëve tuaja gjatë ditës që unë po përgatis", thotë Zoti i ushtrive.
Malakia 4:4
"Mbani mend ligjin e Moisiut, shërbëtorit tim, të cilit në Horeb i urdhërova statutet dhe dekretet për mbarë Izraelin.
Mateu 1:20
Por, ndërsa bluante me vete këto çështje, ja që iu shfaq në ëndërr një engjell i Zotit dhe i tha: "Jozef, bir i Davidit, mos ki frikë ta marrësh me vete Marinë si gruan tënde, sepse ç`është ngjizur në të është vepër e Frymës së Shenjtë.
Mateu 1:22
E gjithë kjo ndodhi që të përmbushej fjala e Zotit, e thënë me anë të profetit që thotë:
Mateu 2:2
duke thënë: "Ku është mbreti i Judenjve, që ka lindur? Sepse pamë yllin e tij në Lindje dhe erdhëm për ta adhuruar".
Mateu 2:5
Dhe ata i thanë: "Në Bethlehem të Judesë, sepse kështu është shkruar nëpërmjet profetit:
Mateu 2:7
Atëherë Herodi i thirri fshehurazi dijetarët, dhe i pyeti me hollësi se kur e kishin parë yllin për herë të parë.
Mateu 2:8
Dhe i dërgoi në Bethlehem dhe tha: "Shkoni dhe pyesni me kujdes për fëmijën; dhe, kur ta gjeni, më njoftoni që të vij edhe unë ta adhuroj".
Mateu 2:9
Dhe ata, pasi e dëgjuan mbretin, u nisën; dhe ja, ylli që kishin parë në lindje u shkonte përpara atyre derisa u ndal përmbi vendin ku ndodhej fëmija.
Mateu 2:11
Dhe, mbasi hynë në shtëpi, panë fëmijën me Marien, nënën e tij, dhe ranë përmbys dhe e adhuruan. Pastaj hapën thesaret e tyre dhe dhuruan: ar, temjan dhe mirrë.
Mateu 2:12
Pasi Perëndia i udhëzoi në ëndërr që të mos ktheheshin te Herodi, ata u kthyen në vendin e tyre nga një rrugë tjetër.
Mateu 2:13
Tani pasi u nisën Dijetarët, ja një engjëll i Zotit iu shfaq në ëndërr Jozefit dhe i tha: "Çohu, merr fëmijën dhe nënën e tij dhe ik në Egjipt, dhe rri aty deri sa të të lajmëroj, sepse Herodi do ta kërkojë fëmijën për ta vrarë".
Mateu 2:15
Dhe qëndroi aty deri sa vdiq Herodi, që të përmbushet ç`ishte thënë nga Zoti me anë të profetit: "E thirra birin tim nga Egjipti".
Mateu 2:17
Atëherë u përmbush ajo që ishte thënë nëpërmjet profetit Jeremi që thotë:
Mateu 2:22
por, kur dëgjoi se Arkelau mbretëronte në Judë në vend të Herodit, atit të tij, pati frikë të shkojë atje. Dhe, mbasi u udhëzua nga Perëndia në ëndërr, iku në krahinën e Galilesë,
Mateu 2:23
dhe, mbasi arriti atje, zuri vend në një qytet që quhej Nazaret, që të përmbushej ajo që ishte thënë nga profetët: "Ai do të quhet Nazareas".
Mateu 3:3
Dhe në fakt për Gjonin kishte folur profeti Isaia kur tha: "Një zë i atij që bërtet në shkretëtirë: "Përgatitni udhën e Zotit, drejtoni shtigjet e tij"".
Mateu 3:7
Por ai, kur pa se shumë farisenj dhe saducenj po vinin për t`u pagëzuar tek ai, u tha atyre: "Pjellë nepërkash, kush ju ka mësuar t`i arratiseni zemërimit që po vjen?
Mateu 3:9
Dhe mos t`ju shkojë mendja të thoni me vete: "Ne kemi Abrahamin për atë"; sepse unë po ju them se Perëndia mund të nxjerrë bij të Abrahamit edhe prej këtyre gurëve.
Mateu 3:11
Unë po ju pagëzoj me ujë, për pendim; por ai që vjen pas meje është më i fortë se unë, dhe unë nuk jam i denjë as të mbaj sandalet e tij; ai do t`ju pagëzojë me Frymën e Shenjtë dhe me zjarrin.
Mateu 3:13
Atëherë erdhi Jezusi nga Galileja në Jordan te Gjoni për t`u pagëzuar prej tij.
Mateu 3:15
Dhe Jezusi, duke iu përgjigjur, u tha: "Lejo të bëhet për tani, sepse në këtë mënyrë përmbushim çdo drejtësi". Atëherë ai e lejoi.
Mateu 3:16
Dhe Jezusi, sapo u pagëzua, doli nga uji; dhe ja, qiejt iu hapën, dhe ai pa Frymën e Perëndisë duke zbritur si një pëllumb e duke ardhur mbi të;
Mateu 4:3
Atëherë tunduesi, pasi iu afrua, i tha: "Në qoftë se je Biri i Perëndisë, thuaj që këta gurë të bëhen bukë".
Mateu 4:4
Por ai, duke iu përgjigjur, tha: "Është shkruar: "Njeriu nuk rron vetëm me bukë, por me çdo fjalë që del nga goja e Perëndisë"".
Mateu 4:6
dhe i tha: "Nëse je Biri i Perëndisë, hidhu poshtë, sepse është shkruar: "Ai do t`u japë urdhër engjëjve të tij për ty; edhe ata do të mbajnë mbi duart e tyre që të mos ndeshësh me këmbën tënde ndonjë gur"".
Mateu 4:7
Jezusi i tha: "Është shkruar gjithashtu: "Mos e tundo Zotin, Perëndinë tënd"".
Mateu 4:9
dhe i tha: "Unë do të t`i jap të gjitha këto, nëse ti bie përmbys para meje dhe më adhuron".
Mateu 4:10
Atëherë Jezusi i tha: "Shporru, Satan, sepse është shkruar: "Adhuro Zotin, Perëndinë tënde, dhe shërbeji vetëm atij"".
Mateu 4:13
Pastaj la Nazaretin dhe shkoi të banojë në Kapernaum, qytet bregdetar, në kufijtë të Zabulonit dhe të Neftalit,
Mateu 4:14
që të përmbushej ç`ishte thënë nëpërmjet profetit Isaia kur tha:
Mateu 4:15
"Toka e Zabulonit, toka e Neftalit, mbi bregun e detit, krahina përtej Jordanit, Galileja e paganëve,
Mateu 4:16
populli që dergjej në errësirë ka parë një dritë të madhe, dhe përmbi ata që dergjeshin në krahinë dhe në hijen e vdekjes, doli drita".
Mateu 4:23
Jezusi shkonte kudo nëpër Galile, duke mësuar në sinagogat e tyre, duke predikuar ungjillin e mbretërisë dhe duke shëruar çdo sëmundje dhe çdo lëngatë në popull.
Mateu 4:24
Dhe fama e tij u përhap në gjithë Sirinë; dhe i sillnin të gjithë të sëmurët që vuanin nga lëngata dhe dhimbje të ndryshme, të demonizuar, epileptikë dhe paralitikë; dhe ai i shëronte.
Mateu 4:25
Dhe një mori e madhe njerëzish i shkonte pas, nga Galileja, nga Dekapoli, nga Jeruzalemi, nga Judeja dhe nga përtej Jordanit.
Mateu 5:6
Lum ata që janë të uritur dhe të etur për drejtësi, sepse ata do të ngopen.
Mateu 5:8
Lum ata që janë të pastër në zemër, sepse ata do ta shohin Perëndinë.
Mateu 5:9
Lum ata që përpiqen për paqen, sepse ata do të quhen bij të Perëndisë.
Mateu 5:10
Lum ata që janë përndjekur për hir të drejtësisë, sepse e tyre është mbretëria e qiejve.
Mateu 5:11
Lum ju kur do t`ju shajnë dhe do t`ju përndjekin dhe, duke gënjyer, do të thonë të gjitha të zezat kundër jush, për shkakun tim.
Mateu 5:12
Gëzohuni dhe ngazëllohuni, sepse shpërblimi juaj është i madh në qiej, sepse kështu i kanë përndjekur profetët që qenë para jush".
Mateu 5:13
"Ju jeni kripa e tokës; por në qoftë se kripa bëhet e amësht, me se mund ta rifitojë shijen? Nuk vlen për asgjë, veçse për t`u hedhur dhe ta shkelin njerëzit.
Mateu 5:15
Po ashtu nuk ndizet një qiri për ta vënë nën babunë, por për ta vënë mbi shandan, dhe t`u bëjë dritë të gjithë atyre që janë në shtëpi.
Mateu 5:17
"Mos mendoni se unë erdha për të shfuqizuar ligjin ose profetët; unë nuk erdha për t`i shfuqizuar, po për t`i plotësuar.
Mateu 5:28
Por unë po ju them se kushdo që shikon një grua për ta dëshiruar, ka shkelur kurorën me të në zemrën e vet.
Mateu 5:29
Në qoftë se syri yt i djathtë të çon në mëkat, hiqe dhe flake larg teje, sepse është më mirë për ty që të humbësh një nga gjymtyrët e tua se sa të hidhet në Gehenën gjithë trupi yt;
Mateu 5:32
Por unë po ju them: Kushdo që e përzë gruan e tij, me përjashtim të rastit të kurvërisë, e bën atë të shkelë kurorën; dhe kushdo që martohet me një grua të ndarë, shkel kurorën.
Mateu 5:33
Keni dëgjuar gjithashtu se të lashtëve u qe thënë: "Mos bëj betim të rremë; por plotëso premtimet për të cilat je betuar para Zotit".
Mateu 5:34
Por unë po ju them: "Mos u betoni fare, as për qiellin, sepse është froni i Perëndisë,
Mateu 5:35
as për tokën, sepse është stol i këmbëve të tij, as për Jeruzalemin, sepse është qyteti i Mbretit të madh.
Mateu 5:36
Mos u beto as për kokën tënde, sepse nuk ke fuqi të zbardhësh ose të nxish qoftë edhe një fije floku;
Mateu 5:37
Por fjala jote të jetë: Po, po; jo, jo; gjithçka më tepër vjen nga i ligu.
Mateu 5:38
Ju keni dëgjuar se qe thënë: "Sy për sy dhe dhëmb për dhëmb".
Mateu 5:40
dhe në qoftë se dikush do të të nxjerrë në gjyq për të të marrë tunikën, jepi edhe mantelin.
Mateu 5:44
Por unë po ju them: "Duani armiqtë tuaj, bekoni ata që ju mallkojnë, u bëni të mirë atyre që ju urrejnë, dhe lutuni për ata që ju keqtrajtojnë dhe ju përndjekin,
Mateu 5:45
për të qenë bij të Atit tuaj, që është në qiej, sepse ai bën të lindë diellin e tij mbi të mirët dhe mbi të këqijtë, dhe bën të bjerë shi mbi të drejtët dhe të padrejtët.
Mateu 5:46
Sepse, po të doni vetëm ata që ju duan, çfarë shpërblimi do të keni? A nuk bëjnë kështu edhe tagrambledhësit?
Mateu 5:47
Dhe nëse përshendetni vetëm vëllezërit tuaj, çfarë bëni të veçantë? A nuk bëjnë kështu edhe tagrambledhësit?
Mateu 5:48
Jini, pra, të përkryer, ashtu siç është i përsosur Ati juaj, që është në qiej".
Mateu 6:1
"Mos e jepni lëmoshën tuaj para njerëzve, me qëllim që ata t`ju admirojnë; përndryshe nuk do të shpërbleheni te Ati juaj, që është në qiej.
Mateu 6:2
Kur do të japësh lëmoshë, pra, mos i bjer borisë para teje, ashtu siç bëjnë hipokritët në sinagoga dhe në rrugët, për të qenë të nderuar nga njerëzit; në të vërtetë ju them, se ata tashmë e kanë marrë shpërblimin e tyre.
Mateu 6:4
që lëmosha jote të jepet fshehurazi; dhe Ati yt, që shikon në fshehtësi, do të ta shpërblejë haptas.
Mateu 6:5
Dhe kur ti lutesh, mos u bëj si hipokritët, sepse atyre u pëlqen të luten në këmbë në sinagoga dhe në sheshet e rrugëve, në mënyrë që njerëzit t`i shohin; në të vërtetë ju them se ata tashmë e kanë marrë shpërblimin e tyre.
Mateu 6:6
Por ti, kur lutesh, futu në dhomëzën tënde, mbylle derën dhe lutju Atit tënd në fshehtësi; dhe Ati yt, që shikon në fshehtësi, do të ta shpërblejë publikisht.
Mateu 6:7
Por kur ju luteni, mos përdorni përsëritje të kota siç bëjnë paganët, sepse ata mendojnë se do t`u plotësohet lutja se kanë përdorur shumë fjalë.
Mateu 6:8
Mos u bëni, pra, si ata, sepse Ati juaj i di gjërat për të cilat keni nevojë, para se ju t`i kërkoni.
Mateu 6:11
Bukën tonë të përditshme na e jep sot.
Mateu 6:13
Dhe mos lejo të biem në tundim, por na çliro nga i ligu, sepse jotja është mbretëria dhe fuqia dhe lavdia përjetë. Amen".
Mateu 6:16
Dhe kur të agjëroni, mos u tregoni të pikëlluar si hipokritët; sepse ata shfytyrohen për t`u treguar njerëzve se agjërojnë; në të vërtetë ju them se ata tashmë e kanë marrë shpërblimin e tyre.
Mateu 6:18
me qëllim që të mos u tregosh njerëzve se ti agjëron, por Atit tënd në fshehtësi; dhe Ati yt, i cili shikon në fshehtësi, do ta japë shpërblimin publikisht.
Mateu 6:19
Mos mblidhni për vete thesare mbi tokë, ku i brejnë tenja dhe ndryshku, dhe ku vjedhësit shpërthejnë dhe vjedhin,
Mateu 6:20
përkundrazi mblidhni për vete thesare në qiell, ku as tenja as ndryshku nuk prishin dhe ku vjedhësit nuk shpërthejnë dhe nuk vjedhin.
Mateu 6:24
Askush nuk mund t`u shërbejë dy zotërinjve, sepse ose do të urrejë njërin dhe do ta dojë tjetrin; ose do t`i qëndrojë besnik njerit dhe do të përçmojë tjetrin; ju nuk mund t`i shërbeni Perëndisë dhe mamonit.
Mateu 6:25
Prandaj po ju them: mos u shqetësoni për jetën tuaj, për atë që do të hani ose do të pini, as për trupin tuaj, për atë që do të vishni. A nuk është vallë jeta më me vlerë se ushqimi dhe trupi më me vlerë se veshja?
Mateu 6:26
Vini re zogjtë e qiellit: ata nuk mbjellin, nuk korrin dhe nuk mbledhin në hambare; megjithatë Ati juaj qiellor i ushqen. A nuk vleni ju shumë më tepër se sa ata?
Mateu 6:28
Pse shqetësoheni për veshjen tuaj? Vini re si rriten zambakët e fushës: ata nuk lodhen dhe nuk tjerrin;
Mateu 6:30
Tani nëse Perëndia e vesh kështu barin e fushës, që sot është dhe nesër hidhet në furrë, vallë nuk do t`ju veshë shumë më tepër ju, njerëz besimpakë?
Mateu 6:32
Sepse janë paganët ata që kërkojnë të gjitha këto gjëra; Ati juaj qiellor, pra, e di mirë se ju keni nevojë për të gjitha këto gjëra.
Mateu 6:33
Por para së gjithash kërkoni mbretërinë e Perëndisë dhe drejtësinë e tij dhe të gjitha këto gjëra do t`ju shtohen.
Mateu 6:34
Mos u brengosni, pra, për të nesërmen, sepse e nesërmja do të kujdeset vetë për vete. Secilës ditë i mjafton pikëllimi i vet".
Mateu 7:5
O hipokrit, hiqe më parë trarin nga syri yt dhe pastaj shiko qartë për të nxjerrë lëmishten nga syri i vëllait tënd.
Mateu 7:10
Ose po t`i kërkojë një peshk, t`i japë një gjarpër?
Mateu 7:11
Në qoftë se ju, që jeni të këqij, dini t`u jepni dhurata të mira bijve tuaj, aq më tepër Ati juaj, që është në qiej, do t`u japë gjëra të mira atyre që ia kërkojnë.
Mateu 7:13
Hyni nga dera e ngushtë, sepse e gjërë është dera dhe e hapur është udha që të çon në shkatërrim, dhe shumë janë ata që hyjnë nëpër të.
Mateu 7:14
Përkundrazi sa e ngushtë është dera dhe sa e vështirë është udha që çon në jetë! Dhe pak janë ata që e gjejnë!
Mateu 7:15
Ruhuni nga profetët e rremë, të cilët vijnë te ju duke u shtënë si dele, por përbrenda janë ujqër grabitqarë.
Mateu 7:25
Ra shiu, erdhi përmbytja, frynë erërat dhe u përplasën mbi atë shtëpi; por ajo nuk u shemb, sepse ishte themeluar mbi shkëmb.
Mateu 7:26
Përkundrazi ai që i dëgjon këto fjalë dhe nuk i vë në praktikë, do të krahasohet me një njeri budalla, që e ka ndërtuar shtëpinë e tij mbi rërë.
Mateu 7:27
Më pas ra shiu, erdhi përmbytja, frynë erërat dhe u përplasën mbi atë shtëpi; ajo u shemb dhe rrënimi i saj qe i madh".
Mateu 8:4
Atëherë Jezusi i tha: "Ruhu se ia tregon kujt; por shko, paraqitu te prifti, bëj flijimin që ka urdhëruar Moisiu, me qëllim që kjo të jetë dëshmi për ta".
Mateu 8:5
Kur Jezusi hyri në Kapernaum i erdhi një centurion duke iu lutur,
Mateu 8:8
Centurioni duke u përgjigjur i tha: "Zot, unë nuk jam i denjë që ti të hysh nën strehën time; por thuaj vetëm një fjalë dhe shërbëtori im do të shërohet.
Mateu 8:11
Unë po ju them se shumë do të vijnë nga lindja dhe nga perëndimi dhe do të ulen në tryezë me Abrahamin, me Isaakun dhe me Jakobin, në mbretërinë e qiejve,
Mateu 8:17
që kështu të përmbushej fjala e profetit Isaia kur tha: "Ai i mori lëngatat tona dhe i mbarti sëmundjet tona".
Mateu 8:29
Dhe ja, ata filluan të bërtasin duke thënë: "Ç`është mes nesh dhe ty, Jezus, Biri i Perëndisë? Mos ke ardhur këtu të na mundosh para kohe?".
Mateu 8:33
Dhe ata që i kullotnin ikën dhe, kur shkuan në qytet, i treguan të gjitha këto gjëra, duke përfshirë ngjarjen e të demonizuarve.
Mateu 9:8
Turmat, kur e panë këtë, u çuditën dhe lëvdonin Perëndinë, që u kishte dhënë pushtet të tillë njerëzve.
Mateu 9:12
Jezusi, mbasi i dëgjoi, u tha atyre: "Nuk janë të shëndoshët ata që kanë nevojë për mjekun, por të sëmurët.
Mateu 9:13
Tani shkoni dhe mësoni ç`do të thotë: "Unë dua mëshirë dhe jo flijime". Sepse unë nuk erdha për të thirrur në pendim të drejtët, por mëkatarët".
Mateu 9:17
Dhe as nuk shtihet vera e re në kacekë të vjetër; përndryshe kacekët shpohen, vera derdhet dhe kacekët humbin; por shtihet vera e re në kacekë të rinj, kështu që ruhen të dy".
Mateu 9:18
Ndërsa Jezusi u thoshte këto, iu afrua një nga krerët e sinagogës, ra përmbys para tij, dhe i tha: "Sapo më vdiq vajza, por eja, vëre dorën mbi të dhe ajo do të jetojë".
Mateu 9:24
u tha atyre: "Largohuni, sepse vajza nuk ka vdekur, por fle". Dhe ata e përqeshnin.
Mateu 9:25
Pastaj, kur turmën e nxorën jashtë, ai hyri, e zuri për dore vajzën dhe ajo u ngrit.
Mateu 9:26
Fama e kësaj u përhap në mbarë atë vend.
Mateu 9:27
Dhe ndërsa Jezusi po largohej prej andej, dy të verbër e ndiqnin duke bërtitur dhe duke thënë: "Ki mëshirë për ne, Bir i Davidit!".
Mateu 9:28
Kur arriti në shtëpi, të verbërit iu afruan dhe Jezusi u tha atyre: "A besoni ju se unë mund ta bëj këtë gjë?". Ata iu përgjigjën: "Po, o Zot".
Mateu 9:31
Por ata, sapo dolën, e përhapën famën e tij në mbarë atë vend.
Mateu 9:35
Dhe Jezusi kalonte nëpër të gjitha qytetet dhe fshatrat, duke i mësuar në sinagogat e tyre, duke predikuar ungjillin e mbretërisë dhe duke shëruar çdo sëmundje e çdo lëngatë në popull.
Mateu 9:36
Duke parë turmat, kishte dhembshuri për to, sepse ishin të lodhur dhe të shpërndarë si delet pa bari.
Mateu 10:10
as trasta për udhë, as dy palë tunika, as sandale, as shkop, sepse punëtori është i denjë për ushqimin e vet.
Mateu 10:12
Dhe kur hyni në shtëpi, e përshëndetni.
Mateu 10:13
Dhe në se ajo shtëpi është e denjë, le të vijë paqja juaj mbi të; por, në se nuk është e denjë, paqja juaj le të kthehet përsëri tek ju.
Mateu 10:16
Ja, unë po ju dërgoj si dele në mes të ujqërve; jini, pra, të mënçur si gjarpërinjtë dhe të pastër si pëllumbat.
Mateu 10:17
Por ruhuni nga njerëzit, sepse do t`ju zvarrisin përpara sinedrave të tyre dhe do t`ju fshikullojnë në sinagogat e tyre.
Mateu 10:18
Dhe do t`ju çojnë përpara guvernatorëve dhe përpara mbretërve për shkakun tim, për të dëshmuar para tyre dhe para johebrenjve.
Mateu 10:22
Dhe të gjithë do t`ju urrejnë për shkak të emrit tim; por ai që do të qëndrojë deri në fund, do të shpëtojë.
Mateu 10:23
Por kur do t`ju përndjekin në një qytet, ikni në një tjetër, sepse në të vërtetë ju them se nuk do të përfundoni së përshkuari qytetet e Izraelit, para se të vijë Biri i njeriut.
Mateu 10:25
I mjafton dishepullit të bëhet si mësuesi i tij dhe shërbëtorit të bëhet si zotëria e tij. Në se të zotin e shtëpisë e quajtën Beelzebub, aq më tepër do t`i quajnë ashtu ata të shtëpisë së tij!
Mateu 10:28
Dhe mos kini frikë nga ata që vrasin trupin, por nuk mund të vrasin shpirtin; kini frikë më tepër nga ai që mund t`ua humbë shpirtin dhe trupin në Gehena.
Mateu 10:29
A nuk shiten vallë dy harabela për një aspër? Dhe, megjithatë asnjë prej tyre nuk bie për tokë pa dashjen e Atit tuaj.
Mateu 10:30
Sa për ju, madje edhe të gjitha fijet e flokëve të kokës suaj janë të numëruara.
Mateu 10:31
Mos kini frikë, pra; ju vleni më tepër se shumë harabela.
Mateu 10:32
Prandaj kushdo që do të më rrëfenjë përpara njerëzve, dhe unë do ta rrëfejë përpara Atit tim që është në qiej.
Mateu 10:33
Por kushdo që do të më mohojë përpara njerëzve, edhe unë do ta mohoj përpara Atit tim që është në qiej".
Mateu 10:37
Ai që e do të atin ose nënën më shumë se unë, nuk është i denjë për mua; dhe ai që e do birin ose bijën më shumë se unë, nuk është i denjë për mua.
Mateu 10:38
Dhe ai që nuk e merr kryqin e vet dhe nuk vjen pas meje, nuk është i denjë për mua.
Mateu 10:39
Kush do të gjejë jetën e vet, do ta humbasë; por ai që do të humbasë jetën e vet për hirin tim, do ta gjejë përsëri.
Mateu 10:41
Ai që pranon një profet në emër të një profeti, do të marrë shpërblimin që i takon profetit; dhe ai që pranon të drejtin në emër të të drejtit, do të marrë shpërblimin që i takon të drejtit.
Mateu 10:42
Dhe kushdo që i jep për të pirë qoftë edhe vetëm një gotë uji të freskët ndonjërit prej këtyre të vegjëlve në emër të një dishepulli, në të vërtetë ju them, që ai nuk do të humbë aspak shpërblimin e tij".
Mateu 11:1
Mbasi Jezusi përfundoi dhënien e porosive të tij dymbëdhjetë dishepujve të vet, u largua nga ai vend, për të mësuar dhe për të predikuar në qytetet e tyre.
Mateu 11:2
Por Gjoni, që kishte dëgjuar në burg të flitej për veprat e Krishtit, dërgoi dy nga dishepujt e vet për t`i thënë:
Mateu 11:4
Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, u tha atyre: "Shkoni dhe i tregoni Gjonit gjërat që dëgjoni dhe shikoni:
Mateu 11:7
Dhe kur ata po largoheshin, Jezusi nisi t`u thotë turmave për Gjonin: "Çfarë keni dalë të shikoni në shkretëtirë? Kallamin që e tund era?
Mateu 11:10
Sepse ky është ai për të cilin është shkruar: "Ja, unë po dërgoj lajmëtarin tim para fytyrës sate; ai do ta bëjë gati rrugën tënde para teje".
Mateu 11:15
Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë!
Mateu 11:17
duke thënë: "Ne i kemi rënë fyellit për ju dhe ju nuk kërcyet; nisëm vajin dhe ju nuk u brengosët".
Mateu 11:23
Dhe ti, o Kapernaum, që u ngrite deri në qiell, do të fundosesh deri në ferr, sepse në se do të ishin kryer në Sodomë veprat të fuqishme që janë kryer në ty, ajo do të ishte edhe sot e kësaj dite.
Mateu 11:27
Çdo gjë më është dhënë në dorë nga Ati im, dhe asnjëri nuk e njeh Birin, përveç Atit; dhe asnjëri nuk e njeh Atin, përveç Birit dhe atij të cilit Biri don t`ia zbulojë.
Mateu 11:29
Merrni mbi vete zgjedhën time dhe mësoni nga unë, sepse unë jam zemërbutë dhe i përulur nga zemra; dhe ju do të gjeni prehje për shpirtrat tuaj.
Mateu 12:1
Në atë kohë Jezusi po ecte një të shtunë nëpër arat me grurë; dhe dishepujt e vet, të uritur, filluan të këpusin kallinj dhe t`i hanë.
Mateu 12:4
Si ai hyri në shtëpinë e Perëndisë dhe hëngri bukët e paraqitjes, të cilat nuk lejohej t`i hante as ai e as ata që ishin me të, por vetëm priftërinjtë?
Mateu 12:17
me qëllim që të përmbushej ç`ishte thënë nëpërmjet profetit Isaia që thotë:
Mateu 12:19
Ai nuk do të zihet dhe as nuk do të bërtasë dhe askush nuk do t`ia dëgjojë zërin e tij nëpër sheshe.
Mateu 12:25
Dhe Jezusi, duke njohur mendimet e tyre, u tha: "Çdo mbretëri, që përçahet në vetvete, shkon drejt shkatërrimit; dhe çdo qytet ose shtëpi, që përçahet në vetvete, nuk shkon gjatë.
Mateu 12:26
Atëherë, në qoftë se Satani dëbon Satanë, ai është përçarë në vetvete, dhe si mund të qëndrojë mbretëria e tij?
Mateu 12:28
Por, në qoftë se unë i dëboj djajtë me ndihmën e Frymës së Perëndisë, atëherë mbretëria e Perëndisë ka ardhur në mes tuaj.
Mateu 12:30
Kush nuk është me mua, është kundër meje dhe kush nuk mbledh me mua, shkapërderdh.
Mateu 12:34
O pjellë nepërkash! Si mund të flisni mirë, kur jeni të këqij? Sepse ç`ka zemra qet goja.
Mateu 12:36
Por unë po ju them se ditën e gjyqit njërëzit do të japin llogari për çdo fjalë të kotë që kanë thënë.
Mateu 12:39
Por ai duke iu përgjigjur u tha atyre: "Ky brez i mbrapshtë dhe kurorëshkelës kërkon një shenjë, por asnjë shenjë nuk do t`i jepet, përveç shenjës së profetit Jona.
Mateu 12:42
Mbretëresha e jugut do të ringjallet në gjyq bashkë me këtë brez dhe do ta dënojë, sepse ajo erdhi nga skaji më i largët i tokës për të dëgjuar diturinë e Salomonit; dhe ja, këtu është një më i madh se Salomoni.
Mateu 12:43
Tani kur fryma e ndyrë ka dalë nga një njeri, endet nëpër vende të thata, duke kërkuar qetësi, por nuk e gjen.
Mateu 12:48
Por ai duke iu përgjigjur, i tha atij që e kishte lajmëruar: "Kush është nëna ime dhe kush janë vëllezërit e mi?".
Mateu 13:3
Dhe ai u paraqiti shumë gjëra në shëmbëlltyrë, duke thënë: "Ja, një mbjellës doli për të mbjellë.
Mateu 13:4
Ndërsa po mbillte, një pjesë e farës ra përgjatë rrugës; dhe zogjtë erdhën dhe e hëngrën.
Mateu 13:9
Kush ka vesh për të dëgjuar, le të dëgjojë!".
Mateu 13:11
Dhe ai duke u përgjigjur u tha atyre: "Sepse juve ju është dhënë mundësia të njihni të fshehtat e mbretërisë së qiejve, ndërsa atyre nuk u është dhënë.
Mateu 13:14
Kështu ndër ta përmbushet profecia e Isaias, që thotë: "Ju do të dëgjoni, por nuk do të kuptoni, do të vështroni, por nuk do të shikoni.
Mateu 13:19
Kur dikush dëgjon fjalën e mbretërisë dhe nuk e kupton, vjen i ligu dhe i merr atë që ishte mbjellë në zemrën e tij. Ky është ai njeri që ka marrë fara përgjatë rrugës.
Mateu 13:20
Dhe ai që ka marrë farën nëpër gurishte, është ai që dëgjon fjalën dhe e pranon menjëherë me gëzim;
Mateu 13:21
por, nuk ka rrënjë në vete, dhe është për pak kohë; dhe kur vijnë mundimi ose përndjekja për shkak të fjalës, skandalizohet menjëherë.
Mateu 13:25
Por, ndërsa njerëzit po flinin, erdhi armiku i tij dhe mbolli egjër nëpër grurë dhe iku.
Mateu 13:30
I lini të rriten bashkë deri në të korra. Në kohën e korrjes unë do t`u them korrësve: Mblidhni më parë egjrën, lidheni në duaj për ta djegur; por grurin futeni në hambarin tim"".
Mateu 13:35
që të përmbushej ç`është e thënë nëpërmjet profetit: "Unë do të hap gojën time në shëmbëlltyra dhe do të zbuloj gjëra të fshehura që nga themelimi i botës".
Mateu 13:37
Dhe ai duke u përgjigjur u tha atyre: "Ai që mbjell farën e mirë është Biri i njeriut.
Mateu 13:43
Atëherë të drejtit do të shkëlqejnë si dielli në mbretërinë e Atit të tyre. Kush ka veshë për të dëgjuar, të dëgjojë!".
Mateu 13:44
"Përsëri, mbretëria e qiejve i ngjan një thesari të fshehur në një arë, që një njeri që e ka gjetur e fsheh; dhe, nga gëzimi që ka, shkon, shet gjithçka që ka dhe e blen atë arë.
Mateu 13:52
Dhe ai u tha atyre: "Prandaj çdo skrib, që është mësuar për mbretërinë e qiejve i ngjan një padroni shtëpie që nxjerr jashtë nga thesari i vet gjërat e reja dhe të vjetra".
Mateu 13:57
Dhe skandalizoheshin me të. Por Jezusi u tha atyre: "Asnjë profet nuk përçmohet, veçse në vendlindjen e vet dhe në shtëpinë e vet".
Mateu 13:58
Dhe, për shkak të mosbesimit të tyre, ai nuk bëri aty shumë vepra të pushtetshme.
Mateu 14:3
Herodi, në fakt, e kishte arrestuar Gjonin, i kishte hedhur prangat dhe e kishte futur në burg, për shkak të Herodiadës, gruas së Filipit, vëllait të vet.
Mateu 14:6
Kur po festohej ditëlindja e Herodit, e bija e Herodiadës vallëzoi përpara tij dhe i pëlqeu Herodit
Mateu 14:9
Mbretit i erdhi keq, po për shkak të betimit dhe të ftuarve që ishin me të në tryezë, urdhëroi që t`ia japin.
Mateu 14:10
Kështu dërgoi dikë për t`i prerë kokën Gjon Pagëzorit në burg;
Mateu 14:14
Dhe Jezusi, kur doli nga barka, pa një turmë të madhe, pati dhembshuri për të dhe shëroi ata që ishin të sëmurë.
Mateu 14:15
Pastaj në mbrëmje dishepujt e tij iu afruan dhe i thanë: "Ky vend është i shkretë dhe u bë vonë; lejo turmat të shkojnë nëpër fshatra për të blerë ushqime".
Mateu 14:17
Dhe ata i thanë: "Ne këtu nuk kemi tjetër përveç pesë bukë dhe dy peshq".
Mateu 14:23
Mbasi i nisi ato, u ngjit vetëm mbi mal për t`u lutur. Dhe kur u ngrys ai gjëndej aty, i vetëm fare.
Mateu 14:24
Ndërkaq barka ndodhej në mes të detit; dhe përplasej nga valët sepse era i ishte e kundërt.
Mateu 14:28
Dhe Pjetri, duke u përgjigjur tha: "Zot, nëse je ti, më urdhëro të vij te ti mbi ujëra".
Mateu 14:29
Ai tha: "Eja!". Dhe Pjetri zbriti nga barka dhe eci mbi ujëra, për të shkuar te Jezusi.
Mateu 14:33
Atëherë ata që ishin në barkë erdhën dhe e adhuruan, duke thënë: "Me të vërtetë ti je Biri i Perëndisë!".
Mateu 14:35
Dhe njerëzit e atij vendi, sapo e njohën, e përhapën fjalën në gjithë krahinën përreth; dhe i sollën të gjithë të sëmurët;
Mateu 15:2
"Përse dishepujt e tu shkelin traditën e pleqve? Sepse nuk i lajnë duart para se të hanë".
Mateu 15:3
Por ai u përgjigj dhe u tha atyre: "Dhe ju përse shkelni urdhërimin e Perëndisë për shkak të traditës suaj?
Mateu 15:4
Perëndia, në fakt, ka urdhëruar kështu: "Ndero atin dhe nënën"; dhe: "Ai që e mallkon të atin ose të ëmën të dënohet me vdekje".
Mateu 15:5
Kurse ju thoni: "Kushdo që i thotë atit ose nënës: "Gjithçka me të cilën mund të të mbaja i është ofruar Perëndisë",
Mateu 15:6
ai nuk është më i detyruar të nderojë atin e vet dhe nënën e vet. Kështu ju keni prapësuar urdhërimin e Perëndisë për shkak të traditës suaj.
Mateu 15:7
Hipokritë, mirë profetizoi Isaia për ju kur tha:
Mateu 15:13
Por ai duke u përgjigjur u tha: "Çdo bimë që Ati im qiellor nuk e ka mbjellë, do të shkulet me rrënjë.
Mateu 15:15
Atëherë Pjetri iu përgjigj dhe i tha: "Na e shpjego këtë shëmbëlltyrë".
Mateu 15:22
Dhe ja, një grua kananease, që kishte ardhur nga ato anë, filloi të bërtasë duke thënë: "Ki mëshirë për mua, o Zot, o Bir i Davidit! Vajza ime është tmerrësisht e pushtuar nga një demon!".
Mateu 15:23
Por ai nuk iu përgjigj fare. Dhe dishepujt e tij iu afruan dhe iu lutën duke thënë: "Lëshoje atë, sepse po bërtet pas nesh".
Mateu 15:24
Por ai u përgjigj dhe tha: "Unë nuk jam dërguar gjetiu, përveç te delet e humbura të shtëpisë së Izraelit".
Mateu 15:26
Ai u përgjigj, duke thënë: "Nuk është gjë e mirë të marrësh bukën e fëmijëve dhe t`ua hedhësh këlyshëve të qenve".
Mateu 15:28
Atëherë Jezusi iu përgjigj duke thënë: "O grua, i madh është besimi yt! T`u bëftë ashtu si dëshiron". Dhe që në atë çast e bija u shërua.
Mateu 15:30
Dhe iu afruan turma të mëdha që sillnin me vete të çalë, të verbër, memecë, sakatë dhe shumë të tjerë; i ulën përpara këmbëve të Jezusit dhe ai i shëroi.
Mateu 15:31
Turmat mrrekulloheshin kur shikonin se memecët flisnin, sakatët shëroheshin, të çalët ecnin dhe të verbërit shihnin; dhe lëvdonin Perëndinë e Izraelit.
Mateu 15:32
Dhe Jezusi i thirri dishepujt e vet pranë vetes dhe u tha: "Unë kam mëshirë për turmën, sepse u bënë tri ditë që rri me mua dhe nuk ka asgjë për të ngrënë; nuk dua t`i nis të pangrënë, se mos ligështohen gjatë rrugës".
Mateu 15:35
Atëherë ai u dha urdhër turmave që të uleshin për tokë.
Mateu 15:39
Pastaj, mbasi e lejoi turmën, hipi në barkë dhe u drejtua për në krahinën e Magdalas.
Mateu 16:1
Pastaj iu afruan farisenjtë dhe saducenjtë dhe, për ta tunduar, i kërkuan që t`u tregojë një shenjë nga qielli.
Mateu 16:2
Por ai iu përgjigj atyre dhe tha: "Në mbrëmje ju thoni: "Do të jetë mot i mirë, sepse qielli është i kuq".
Mateu 16:4
Një brez i mbrapshtë dhe kurorëshkelës kërkon një shenjë, por nuk do t`i jepet asnjë shenjë, përveç shenjës së profetit Jona". Dhe i la ata dhe shkoi.
Mateu 16:8
Por Jezusi i vuri re e iu tha atyre: "O njerëz besimpakë, përse diskutoni ndërmjet jush që nuk keni marrë bukë?
Mateu 16:9
Nuk e keni kuptuar akoma dhe nuk kujtoni të pesë bukët për pesë mijë burrat dhe sa kosha keni mbledhur?
Mateu 16:10
Dhe të shtatë bukët për katër mijë bu-rra dhe sa kosha keni mbushur?
Mateu 16:11
Si nuk kuptoni që nuk e kisha fjalën për bukën kur ju thashë të ruheni nga majaja e farisenjve dhe saducenjve?".
Mateu 16:16
Dhe Simon Pjetri duke u përgjigjur tha: "Ti je Krishti, Biri i Perëndisë të gjallë".
Mateu 16:17
Dhe Jezusi duke përgjigjur u tha: "I lumur je ti, o Simon, bir i Jonas, sepse këtë nuk ta zbuloi as mishi as gjaku, por Ati im që është në qiej.
Mateu 16:21
Që nga ai çast Jezusi filloi t`u sqarojë dishepujve të vet se i duhej të shkonte në Jeruzalem, të vuante shumë për shkak të pleqve, të krerëve të priftërinjve dhe të skribëve, se do të vritej dhe do të ringjallej të tretën ditë.
Mateu 16:22
Atëherë Pjetri e mori mënjanë dhe nisi ta qortojë duke thënë: "O Zot, të shpëtoftë Perëndia; kjo nuk do të të ndodhë kurrë".
Mateu 16:23
Por ai u kthye dhe i tha Pjetrit: "Shporru prej meje, o Satan! Ti je një skandal për mua, sepse s`ke ndër mënd punët e Perëndisë, por punët e njerëzve".
Mateu 16:25
Sepse ai që do të dojë ta shpëtojë jetën e vet, do ta humbasë; por ai që do ta humbasë jetën e vet për hirin tim, do ta gjejë atë.
Mateu 16:26
Ç`përfitim ka njeriu nëse fiton gjithë botën dhe pastaj e humb shpirtin e vet? Ose çfarë do të japë njeriu si shkëmbim të shpirtit të vet?
Mateu 16:27
Sepse Biri i njeriut do të vijë në lavdinë e Atit të vet bashkë me engjëjt e tij; dhe atëherë ai do të shpërblejë secilin sipas veprës së tij.
Mateu 17:2
dhe u shpërfytyrua përpara tyre: fytyra e tij shkëlqeu si dielli dhe rrobat e tij u bënë të bardha si drita.
Mateu 17:4
Atëherë Pjetri, duke marrë fjalën, i tha Jezusit: "Zot, është mirë që ne jemi këtu; po të duash, do të ngremë këtu tri çadra: një për ty, një për Moisiun dhe një për Elian".
Mateu 17:6
Dhe dishepujt, sapo e dëgjuan këtë, ranë me fytyrë për tokë dhe i zuri një frikë e madhe.
Mateu 17:8
Dhe ata, kur i çuan sytë, nuk panë njeri, përveç Jezusit vetëm.
Mateu 17:9
Pastaj, kur po zbrisnin nga mali, Jezusi u dha atyre këtë urdhër duke thënë: "Mos i flisni askujt për këtë vegim, derisa i Biri i njeriut të jetë ringjallur prej së vdekuri".
Mateu 17:11
Dhe Jezusi u përgjigj: "Vërtetë Elia duhet të vijë më parë dhe të rivendosë çdo gjë.
Mateu 17:13
Atëherë dishepujt e kuptuan se u kishte folur për Gjon Pagëzorin.
Mateu 17:15
tha: "Zot, ki mëshirë për birin tim, sepse është epileptik dhe vuan shumë; shpesh ai bie në zjarr dhe shpesh në ujë.
Mateu 17:17
Dhe Jezusi duke u përgjigjur tha: "O brez që nuk beson dhe i çoroditur! Deri kur do të qëndroj midis jush? Deri kur do t`ju duroj? E sillni këtu tek unë".
Mateu 17:19
Atëherë dishepujt iu afruan Jezusit mënjanë dhe i thanë: "Përse ne nuk ishim në gjendje ta dëbonim?".
Mateu 17:20
Dhe Jezusi u tha atyre: "Prej mosbesimit tuaj; sepse në të vërtetë, unë po ju them, se po të keni besim sa një kokërr sinapi, do t`i thoni këtij mali: "Zhvendosu nga këtu atje", dhe ai do të zhvendoset; dhe asgjë nuk do të jetë e pamundshme për ju.
Mateu 17:24
Kur arritën në Kapernaum, vjelësit e të drahmeve iu afruan Pjetrit dhe thanë: "Mësuesi juaj a e paguan taksën e tempullit?".
Mateu 17:25
Ai tha: "Po". Kur hyri në shtëpi, Jezusi e priti përpara duke thënë: "Ç`mendon ti, Simon? Prej kujt i marrin haraçet ose taksat mbretërit e dheut? Prej bijve të vet apo prej të huajve?".
Mateu 17:26
Pjetri i tha: "Prej të huajve". Jezusi tha: "Bijtë, pra, përjashtohen.
Mateu 17:27
Megjithatë, për të mos i skandalizuar ata, shko në det, hidhe grepin dhe merr peshkun e parë që do vijë lart, hapja gojën dhe do të gjesh një staterë; merre dhe jepjau atyre për ty dhe për mua".
Mateu 18:4
Kush, pra, do të përulet si ky fëmijë i vogël, do të jetë më i madhi në mbretërinë e qiejve.
Mateu 18:6
Por ai që do të skandalizojë një prej këtyre të vegjëlve që besojnë tek unë, do të jetë më mirë për atë t`i varet në qafë një gur mulliri (që e sjell rrotull gomari) dhe të zhytet në thellësi të detit.
Mateu 18:7
Mjerë bota për skandalet! Sepse është nevojshëm të vijnë skandalët, por mjerë ai njeri për faj të të cilit do të vijë skandali!
Mateu 18:8
Tani në qoftë se dora jote ose këmba jote të skandalizohet për mëkat, preje dhe flake nga vetja; është më mirë për ty të hysh në jetë dorëcung ose i çalë, se sa të kesh dy duar dhe dy këmbë dhe të hidhesh në zjarr të përjetshëm.
Mateu 18:9
Po ashtu, në qoftë se syri yt të skandalizohet për mëkat, nxirre dhe hidhe larg teje; është më mirë për ty të hysh në jetë vetëm me një sy se sa t`i kesh të dy dhe të të hedhin në Gehena të zjarrit.
Mateu 18:10
Ruhuni se përbuzni ndonjë nga këta të vegjël, sepse unë po ju them se engjëjt e tyre në qiej shohin vazhdimisht fytyrën e Atit tim, që është në qiej.
Mateu 18:11
Sepse Biri i njeriut erdhi për të shpëtuar atë që qe humbur.
Mateu 18:12
Si mendoni? Në qoftë se një njeri ka njëqind dele dhe njera prej tyre humb rrugën, a nuk do t`i lërë ai të nëntëdhjetë e nëntat mbi male për të kërkuar atë që humbi rrugën?
Mateu 18:13
Dhe në se i ndodh ta gjejë, unë ju them në të vërtetë se ai do të gëzohet më shumë për këtë, se sa për të nëntëdhjetë e nëntat që nuk kishin humbur rrugën.
Mateu 18:15
"Por në qoftë se vëllai yt ka mëkatuar kundër teje, shko dhe qortoje vetëm për vetëm; në qoftë se të dëgjon, ti e fitove vëllanë tënd;
Mateu 18:17
Në se pastaj refuzon t`i dëgjojë, thuaja kishës; dhe në qoftë se refuzon edhe ta dëgjojë kishën, le të jetë për ty si pagan ose tagrambledhës.
Mateu 18:28
Por ai shërbëtor, si doli, takoi një nga shërbëtorët e tjerë, që i detyrohej njëqind denarë; dhe, mbasi e zuri për fyti, po e mbyste duke thënë: "Më paguaj detyrimin që më ke".
Mateu 18:33
A nuk duhej të kishe mëshirë edhe ti për shokun tënd, ashtu si pata mëshirë unë për ty?".
Mateu 18:35
Kështu do të veprojë me ju edhe Ati im qiellor, në qoftë se secili prej jush nuk e fal me gjithë zemër vëllanë e vet për fajet e tij".
Mateu 19:1
Mbasi Jezusi i mbaroi këto ligjërata, u nis nga Galilea dhe erdhi në krahinën e Judesë, përtej Jordanit.
Mateu 19:3
Atëherë iu afruan disa farisenj për ta provokuar dhe i thanë: "A është e lejueshme që burri ta ndajë gruan për një shkak çfarëdo?".
Mateu 19:4
Dhe ai, duke u përgjigjur u tha atyre: "A nuk keni lexuar ju, se ai që i krijoi që në fillim, i krijoi mashkull dhe femër?
Mateu 19:5
Dhe tha: "Për këtë arsye njeriu do ta lërë babanë dhe nënën e vet dhe do të bashkohet me gruan e vet; dhe të dy do të jenë një mish i vetëm".
Mateu 19:6
Dhe kështu ata nuk janë më dy, por një mish i vetëm; prandaj atë që Perëndia ka bashkuar, njeriu të mos e ndajë".
Mateu 19:7
Ata i thanë: "Atëherë përse Moisiu urdhëroi të jepet letërndarja dhe të lëshohet?".
Mateu 19:8
Ai u tha atyre: "Moisiu ju lejoi t`i ndani gratë tuaja për shkak të ngurtësisë së zemrave tuaja, por në fillim nuk ka qenë kështu.
Mateu 19:9
Por unë ju them se kushdo që e lëshon gruan e vet, përveç rastit të kurvërisë, dhe martohet me një tjetër, shkel kurorën; edhe ai që martohet me gruan e ndarë, shkel kurorën".
Mateu 19:12
Sepse ka eunukë që kanë lindur të tillë nga barku i nënës; ka eunukë që janë bërë eunukë nga njerëzit, dhe ka eunukë që janë bërë vet eunukë për mbretërinë e qiejve. Ai që mund ta kuptojë, le ta kuptojë".
Mateu 19:14
Por Jezusi tha: "I lini fëmijët e vegjël të vijnë tek unë, sepse atyre u përket mbretëria e qiejve".
Mateu 19:16
Dhe ja, iu afrua dikush dhe i tha: "Mësues i mirë, çfarë të mire duhet të bëj që të kem jetë të përjetshme?".
Mateu 19:17
Dhe ai tha: "Pse më quan të mirë? Askush nuk është i mirë, përveç një të vetmi: Perëndia. Tani në qoftë se ti don të hysh në jetë, zbato urdhërimet".
Mateu 19:21
Jezusi i tha: "Në qoftë se do të jesh i përsosur, shko, shit ç`të kesh, jepua të varfërve dhe ti do të kesh një thesar në qiell; pastaj eja dhe më ndiq mua".
Mateu 19:24
Dhe po jua përsëris: Është më lehtë të kalojë deveja nga vrima e gjilpërës, se sa i pasuri të hyjë në mbretërinë e Perëndisë".
Mateu 19:26
Dhe Jezusi duke përqëndruar shikimin mbi ata tha: "Për njerëzit kjo është e pamundur, por për Perëndinë çdo gjë është e mundur".
Mateu 19:27
Atëherë Pjetri iu përgjigj duke thënë: "Ja, ne i lamë të gjitha dhe të ndoqëm; çfarë do të fitojmë, pra?".
Mateu 19:28
Jezusi u tha atyre: "Në të vërtetë po ju them, në krijimin e ri, kur Biri i njeriut të ulet në fronin e lavdisë së vet, edhe ju që më keni ndjekur do të uleni mbi dymbëdhjetë frone për të gjykuar të dymbëdhjetë fiset e Izraelit.
Mateu 19:29
Dhe kushdo që ka lënë, për hir të emrit tim, shtëpi, vëllezër, motra, atë, nënë, grua, bij ose ara, do të marrë njëqindfish dhe do të trashëgojë jetë të përjetshme.
Mateu 20:1
"Mbretëria e qiejve i ngjan, pra, një zot shtëpie, që doli herët në mëngjes për të pajtuar me mëditje punëtorë për vreshtin e vet.
Mateu 20:2
Mbasi ra në ujdi me punëtorët për një denar në ditë, i dërgoi në vreshtin e vet.
Mateu 20:5
Doli përsëri rreth orës së gjashtë dhe orës së nëntë dhe bëri po ashtu.
Mateu 20:6
Kur doli përsëri rreth orës njëmbëdhjetë, gjeti disa të tjerë, të papunë, dhe u tha: "Përse rrini gjithë ditën këtu pa bërë asgjë?".
Mateu 20:13
Por ai duke u përgjigjur i tha njerit prej tyre: "Mik, unë nuk po të ha hakun; a nuk re në ujdi me mua për një denar?
Mateu 20:20
Atëherë nëna e bijve të Zebedeut iu afrua bashkë me bijtë e vet, ra përmbys para tij dhe i kërkoi diçka.
Mateu 20:21
Dhe ai i tha: "Çfarë do?". Ajo u përgjigj: "Urdhëro që këta dy bijtë e mi të ulen njeri në të djathtën dhe tjetri në të majtën në mbretërinë tënde".
Mateu 20:22
Dhe Jezusi, duke u përgjigjur tha: "Ju nuk dini çfarë kërkoni; a mund ta pini ju kupën që unë do të pi dhe të pagëzoheni me pagëzimin me të cilin unë do të pagëzohem? Ata i thanë: "Po, mundemi".
Mateu 20:23
Atëherë ai u tha atyre: "Ju me të vërtetë do ta pini kupën time dhe do të pagëzoheni me pagëzimin me të cilin unë do të pagëzohem; por nuk është në dorën time që të uleni në të djathtën time ose në të majtën time, por u është rezervuar atyre, të cilëve u është përgatitur nga Ati im".
Mateu 20:25
Dhe Jezusi i thirri ata pranë vetes dhe u tha: "Ju e dini se të parët e kombeve i sundojnë ato dhe të mëdhenjtë përdorin pushtet mbi ato,
Mateu 20:28
Sepse edhe Biri i njeriut nuk erdhi që t`i shërbejnë, por për të shërbyer dhe për të dhënë jetën e tij si çmim për shpengimin e shumë vetëve.
Mateu 20:30
Dhe ja, dy të verbër që uleshin gjatë rrugës, kur dëgjuan se po kalonte Jezusi, filluan të bërtasin duke thënë: "Ki mëshirë për ne, Zot, Biri i Davidit".
Mateu 20:31
Por turma i qortoi që të heshtnin; por ata bërtisnin edhe më fort duke thënë: "Ki mëshirë për ne, Zot, Biri i Davidit!".
Mateu 20:32
Atëherë Jezusi ndaloi, i thirri dhe tha: "Çfarë doni të bëj për ju?".
Mateu 20:34
Dhe Jezusi pati mëshirë për ta dhe ua preku sytë e tyre; dhe në atë çast u erdhi drita e syve dhe ata e ndiqnin.
Mateu 21:2
duke u thënë atyre: "Shkoni në fshatin që ndodhet përballë jush; aty do të gjeni menjëherë një gomare të lidhur dhe një pulishtë me të; zgjidhini dhe m`i sillni!
Mateu 21:3
Dhe nëse dikush ju thotë gjë, i thoni se Zoti ka nevojë për to, por do t`i kthejë shpejt".
Mateu 21:4
Tani kjo ndodhi përpërmbushur ç`ishtë thënë nga profeti, që thotë:
Mateu 21:9
Turmat që vinin përpara dhe ato që e ndiqnin brohoritnin, duke thënë: "Hosana Birit të Davidit! Bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit! Hosana në vendet shumë të larta!".
Mateu 21:12
Pastaj Jezusi hyri në tempullin e Perëndisë, i dëboi të gjithë ata që shisnin dhe blinin në tempull dhe përmbysi tryezat e këmbyesve të parave dhe ndenjëset e shitësve të pëllumbave.
Mateu 21:16
dhe i thanë: "A po dëgjon ti çfarë thonë këta?". Jezusi u tha atyre: "Po! A nuk keni lexuar kurrë: "Nga goja e të vegjëlve dhe të foshnjave në gji ti ke përgatitur lavdi"?".
Mateu 21:17
Dhe, mbasi i la ata, doli nga qyteti për në Betani, dhe atje kaloi natën.
Mateu 21:19
Dhe gjatë rrugës pa një fik dhe iu afrua, por nuk gjeti asgjë përveç gjetheve; dhe i tha: "Mos u lidhtë më kurrë fryt prej teje përjetë!". Dhe fiku u tha menjëherë.
Mateu 21:21
Dhe Jezusi duke u përgjigjur u tha atyre: "Në të vërtetë ju them që, po të keni besim dhe të mos dyshoni, do të bëni jo vetëm atë që unë i bëra fikut, por, edhe sikur t`i thoni këtij mali: "Hiqu andej dhe hidhu në det", kjo do të ndodhë.
Mateu 21:24
Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, u tha atyre: "Edhe unë do t`ju bëj një pyetje, dhe në qoftë se ju do të më përgjigjeshit, unë gjithashtu do t`ju them me ç`pushtet i kryej këto gjëra.
Mateu 21:25
Pagëzimi i Gjonit nga erdhi? Nga qielli apo nga njerëzit?". Dhe ata arsyetonin midis tyre duke thënë: "Po t`i themi nga qielli, do të na thotë: "Përse atëhërë nuk i besuat?".
Mateu 21:27
Dhe iu përgjigjën Jezusit duke thënë: "Nuk e dimë". Atëhërë ai u tha atyre: "As unë nuk do t`ju them me ç`pushtet i bëj këto gjëra".
Mateu 21:29
por ai u përgjigj dhe tha: "Nuk dua"; por më vonë, i penduar, shkoi.
Mateu 21:30
Pastaj iu kthye të dytit dhe i tha të njëjtën gjë. Dhe ai u përgjigj dhe tha: "Po, imzot, do ta bëj", por nuk shkoi.
Mateu 21:32
Sepse Gjoni erdhi tek ju në rrugën e drejtësisë, dhe iu nuk i besuat, ndërsa tagrambledhësit dhe prostitutat i besuan; as mbasi i keni parë këto gjëra, nuk u penduat për t`i besuar".
Mateu 21:34
Dhe kur erdhi koha e të vjelave, ai dërgoi shërbëtorët e vet te vreshtarët, për të marrë frutat e tij,
Mateu 21:36
Përsëri, ai dërgoi shërbëtorë të tjerë, më shumë se të parët, dhe këta vreshtarët i trajtuan në të njëjtën mënyrë.
Mateu 21:37
Më në fund ai i dërgoi atyre birin e vet duke thënë: "Për djalin tim do të kenë respekt!".
Mateu 21:42
Jezusi u tha atyre: "A nuk keni lexuar kurrë në Shkrimet: "Guri, që ndërtuesit e nxorën të papërdorshëm, u bë guri i qoshes. Kjo është vepër e Zotit, dhe është e mrekullueshme në sytë tonë"?
Mateu 21:43
Prandaj unë po ju them se juve do t`ju hiqet mbretëria e Perëndisë dhe do t`i jepet një kombi që do ta bëjë të japë fryt.
Mateu 21:45
Dhe krerët e priftërinjve dhe farisenjtë, kur i dëgjuan shëmbëlltyrat e tij, e kuptuan se po fliste për ta.
Mateu 22:1
Dhe Jezusi, nisi përsëri t`u flasë atyre me shëmbëlltyra, duke thënë:
Mateu 22:2
"Mbretëria e qiejve i ngjan një mbreti, i cili përgatiti dasmën e të birit.
Mateu 22:3
Dhe dërgoi shërbëtorët e vet për të thirrur të ftuarit në dasmë, por ata nuk deshën të vijnë.
Mateu 22:4
Dërgoi përsëri shërbëtorë të tjerë duke thënë: "U thoni të ftuarve: Ja unë e kam shtruar drekën time, viçat e mi dhe bagëtia ime e majmur janë therur dhe gjithçka është gati; ejani në dasmë".
Mateu 22:5
Por ata, pa e përfillur, shkuan: dikush në arën e vet e dikush në punët e veta.
Mateu 22:7
Mbreti atëhërë, kur dëgjoi këtë, u zemërua dhe dërgoi ushtritë e veta për të shfarosur ata gjaksorë dhe dogji qytetin e tyre.
Mateu 22:10
Dhe ata shërbëtorët dolën nëpër rrugë, mblodhën të gjithë ata që gjetën, të këqij dhe të mirë, dhe vendi i dasmës u mbush me të ftuar.
Mateu 22:11
Atëherë mbreti hyri për të parë të ftuarit dhe gjeti aty një njeri që nuk kishte veshur rrobë dasme;
Mateu 22:16
Dhe i dërguan dishepujt e tyre bashkë me herodianët, për t`i thënë: "Mësues, ne e dimë se ti je i vërtetë dhe që mëson udhën e Perëndisë në të vërtetë, pa marrë parasysh njeri, sepse ti nuk shikon pamjen e jashtme të njerëzve.
Mateu 22:21
Ata i thanë: "E Cezarit". Atëherë ai u tha atyre: "Jepni, pra, Cezarit atë që i përket Cezarit dhe Perëndisë atë që i përket Perëndisë".
Mateu 22:24
duke thënë: "Mësues, Moisiu ka thënë: "Në se dikush vdes pa lënë fëmijë, i vëllai le të martohet me gruan e tij, për t`i lindur trashëgimtarë vëllait të tij.
Mateu 22:29
Por Jezusi, duke u përgjigjur u tha atyre: "Ju bëni gabim, sepse nuk e kuptoni as Shkrimin as pushtetin e Perëndisë.
Mateu 22:30
Në ringjallje, pra, as martohen as martojnë, por ata do të jenë në qiell si engjëjt e Perëndisë.
Mateu 22:31
Pastaj sa për ringjalljen e të vdekurve, a nuk e keni lexuar ç`ju ishte thënë nga Perëndia kur thotë:
Mateu 22:32
"Unë jam Perëndia i Abrahamit, Perëndia i Isakut dhe i Jakobit"? Perëndia nuk është Perëndia i të vdekurve, por i të gjallëve".
Mateu 22:35
Dhe një nga ata, mësues i ligjit, e pyeti për të vënë në provë, duke thënë:
Mateu 22:37
Dhe Jezusi i tha: ""Duaje Zotin, Perëndinë tënde me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde".
Mateu 22:42
"Ç`u duket juve për Krishtin? Biri i kujt është?". Ata i thanë: "I Davidit".
Mateu 22:46
Por asnjë nuk ishte në gjendje t`i përgjigjej; dhe, që nga ajo ditë, askush nuk guxoi ta pyesë më.
Mateu 23:5
Por të gjitha veprat e tyre i bëjnë për t`u dukur nga njerëzit; i zgjërojnë filateritë e tyre dhe i zgjatin thekët e rrobave të tyre.
Mateu 23:7
si edhe përshëndetjet në sheshe dhe të quhen rabbi, rabbi nga njerëzit.
Mateu 23:9
Dhe përmbi tokë mos thirrni askënd atë tuaj, sepse vetëm një është Ati juaj, ai që është në qiej.
Mateu 23:12
Sepse kush do të lartësojë veten, do të poshtërohet; dhe kush do të përulë veten, do të lartësohet.
Mateu 23:13
Por mjerë ju, o skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse mbyllni mbretërinë e qiejve para njerëzve; sepse as ju nuk hyni, as nuk i lini të hyjnë ata që janë për të hyrë.
Mateu 23:14
Mjerë ju, o skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse gllabëroni shtëpitë e të vejave dhe për sy e faqe bëni lutje të gjata; për këtë arsye ju do të pësoni një dënim më të rreptë.
Mateu 23:15
Mjerë ju, o skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse përshkoni detin dhe dheun për të bërë prozelitë, dhe kur ndokush bëhet i tillë, e bëni bir të Gehenas dhe dy herë më të keq se ju!
Mateu 23:16
Mjerë ju, udhëheqës të verbër, që thoni: "Në qoftë se dikush betohet për tempullin, kjo s`është gjë; por në qoftë se betohet për arin e tempullit, është i detyruar".
Mateu 23:18
Dhe në qoftë se dikush betohet për altarin, s`është gjë; por ne qoftë se betohet për ofertën që është mbi të, është i detyruar".
Mateu 23:20
Ai, pra, që betohet për altarin, betohet për të dhe për çdo gjë që është përmbi të!
Mateu 23:21
Ai që betohet për tempullin, betohet për të dhe për atë që banon atje.
Mateu 23:22
Dhe ai që betohet për qiellin, betohet për fronin e Perëndisë dhe për atë që është ulur mbi të.
Mateu 23:24
Udhëheqës të verbër, që sitni mushkonjën dhe kapërdini devenë!
Mateu 23:25
Mjerë ju, skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse pastroni anën e jashtme të kupës dhe të pjatës, ndërsa përbrenda janë plot me grabitje dhe teprime.
Mateu 23:26
Farise i verbër! Pastro më parë përbrenda kupën dhe pjatën, që edhe përjashta të jetë e pastër.
Mateu 23:28
Kështu edhe ju nga jashtë u paraqiteni njerëzve si të drejtë; por përbrenda jeni plot hipokrizi dhe paudhësi.
Mateu 23:33
O gjarpërinj, o pjellë nëpërkash! Si do t`i shpëtoni gjykimit të Gehenas?
Mateu 23:34
Prandaj, ja unë po ju dërgoj profetë, dijetarë dhe skribë; ju disa prej tyre do t`i vritni dhe do t`i kryqëzoni, disa të tjerë do t`i fshikulloni në sinagogat tuaja dhe do t`i persekutoni nga një qytet në tjetrin,
Mateu 24:1
Tani kur Jezusi doli nga tempulli dhe po largohej, dishepujt e tij iu afruan për t`i treguar ndërtesat e tempullit.
Mateu 24:4
Dhe Jezusi duke u përgjigjur u tha atyre: "Ruhuni se mos ju mashtron ndokush!
Mateu 24:6
Atëherë do të dëgjoni të flitet për lufta dhe për ushtima luftash; ruhuni të mos shqetësoheni, sepse të gjitha këto duhet të ndodhin, por ende mbarimi nuk do të ketë ardhur.
Mateu 24:9
Atëherë do t`ju dorëzojnë në mundime dhe do t`ju vrasin; dhe të gjithë kombet do t`ju urrejnë për shkak të emrit tim.
Mateu 24:14
Dhe ky ungjill i mbretërisë do të predikohet në gjithë botën si një dëshmi për gjithë kombet, dhe atëherë do të vijë mbarimi".
Mateu 24:17
Kush ndodhet mbi taracën e shtëpisë, të mos zbresë për të marrë diçka në shtëpinë e vet;
Mateu 24:18
dhe kush është ndër ara, të mos kthehet për të marrë mantelin e tij.
Mateu 24:22
Dhe, po të mos shkurtoheshin ato ditë, asnjë mish nuk do të shpëtonte; por për shkak të të zgjedhurve, ato ditë do të shkurtohen.
Mateu 24:27
Sepse, si vetëtima që del nga lindja dhe flakëron deri në perëndim, kështu do të jetë ardhja e Birit të njeriut.
Mateu 24:36
Tani sa për atë ditë dhe për atë orë, askush s`e di, as engjëjt e qieive, por vetëm Ati im.
Mateu 24:38
Sepse, ashtu si në ditët përpara përmbytjes, njerëzit hanin dhe pinin, martoheshin dhe martonin, derisa Noeu hyri në arkë;
Mateu 24:39
dhe nuk kuptuan asgjë, deri sa erdhi përmbytja dhe i fshiu të gjithë; kështu do të ndodhë në ardhjen e Birit të njeriut.
Mateu 24:43
Por dijeni këtë, se ta dinte i zoti i shtëpisë në çfarë orë të natës do të vijë vjedhësi, do të rrinte zgjuar dhe nuk do të lejonte t`i shpërthehej shtëpia.
Mateu 24:45
"Cili është, pra, ai shërbëtor besnik dhe i mençur, që zotëria e tij e caktoi përmbi shtëpiarët e vet, për t`u dhënë atyre ushqimin në kohën e duhur?
Mateu 25:7
Atëherë të gjitha ato virgjëreshat u zgjuan dhe përgatitën llampat e tyre.
Mateu 25:9
Por të mençurat duke u përgjigjur thanë: "Jo, sepse nuk do të mjaftonte as për ne e as për ju; më mirë shkoni te tregtarët dhe e blini".
Mateu 25:12
Por ai, duke u përgjigjur, tha: "Në të vërtetë po ju them se nuk ju njoh".
Mateu 25:14
"Mbretëria e qiejve i ngjan gjithashtu një njeriu, që, kur po nisej për një udhëtim, i thirri shërbëtorët e tij dhe u besoi pasuritë e veta.
Mateu 25:20
Dhe ai që kishte marrë të pesë talentat doli përpara dhe i paraqiti pesë të tjerë, duke thënë: "Zot, ti më besove pesë talenta; ja, me ato unë fitova pesë talenta të tjerë".
Mateu 25:24
Në fund erdhi edhe ai që kishte marrë vetëm një talent dhe tha: "Zot, unë e dija se je njeri i ashpër, që korr atje ku nuk ke mbjellë dhe vjel ku nuk ke shpërndarë,
Mateu 25:26
Dhe i zoti duke i përgjigjur i tha: "Shërbëtor i mbrapshtë dhe përtac, ti e dije se unë korr atje ku nuk kam mbjellë dhe vjel aty ku nuk kam shpërndarë;
Mateu 25:34
Atëherë Mbreti do t`u thotë atyre që do të jenë në të djathtën e tij: "Ejani, të bekuar të Atit tim; merrni në trashëgim mbretërinë që u bë gati për ju që nga krijimi i botës.
Mateu 25:35
Sepse pata uri dhe më dhatë për të ngrënë, pata etje dhe më dhatë për të pirë; isha i huaj dhe më pritët,
Mateu 25:37
Atëherë të drejtët do t`i përgjigjen duke thënë: "Zot, kur të pamë të uritur dhe të dhamë për të ngrënë; ose të etur dhe të dhamë për të pirë?
Mateu 25:40
Dhe Mbreti duke iu përgjigjur do t`u thotë: "Në të vërt etë po ju them: sa herë ia keni bërë këtë ndonjërit prej këtyre vëllezërve të mi më të vegjël, këtë ma bëtë mua.
Mateu 25:41
Pastaj ai do t`u thotë edhe atyre që do të jenë në të majtë: "Largohuni nga unë, të mallkuar, në zjarr të përjetshëm, të përgatitur për djallin dhe engjëjt e tij.
Mateu 25:42
Sepse pata uri dhe nuk më dhatë për të ngrënë, pata etje dhe nuk më dhatë për të pirë,
Mateu 25:44
Atëherë edhe ata do t`i përgjigjen duke thënë: "Zot, kur të pamë të uritur ose të etur, ose të huaj, ose të zhveshur, ose të lëngatë ose në burg dhe nuk të shërbyem?".
Mateu 25:45
Atëherë ai do t`u përgjigjet atyre duke thënë: "Në të vërtetë ju them: sa herë nuk ia keni bërë këtë ndonjërit prej këtyre më të vegjëlve, këtë nuk ma bëtë as edhe mua".
Mateu 25:46
Dhe ata do të shkojnë në mundim të përjetshëm, dhe të drejtët në jetën e përjetshme".
Mateu 26:2
"Ju e dini se pas dy ditësh janë Pashkët dhe Biri i njeriut do të dorëzohet për t`u kryqëzuar".
Mateu 26:4
Edhe bënin këshillë për ta zënë Jezusin me dredhi dhe ta vrasin;
Mateu 26:8
Kur e panë këtë gjë, dishepujt e tij u zemëruan dhe thanë: "Përse gjithë ky shpenzim i kotë?
Mateu 26:10
Por Jezusi e mori vesh dhe u tha atyre: "Pse e shqetësoni këtë grua? Ajo kreu në fakt një vepër të mirë ndaj meje.
Mateu 26:11
Sepse të varfërit do t`i keni përherë me ju, por mua nuk do të më keni përherë.
Mateu 26:12
Sepse, duke derdhur këtë vaj të parfumuar mbi trupin tim, ajo e bëri për ta përgatitur trupin tim për varrim.
Mateu 26:13
Në të vërtetë unë po ju them se kudo që do të predikohet ky ungjill, në gjithë botën, do të tregohet edhe çfarë bëri kjo grua, në përkujtim të saj".
Mateu 26:16
Dhe qysh atëherë ai kërkonte rastin e përshtatshëm për ta tradhtuar.
Mateu 26:17
Tani ditën e parë të ndormëve, dishepujt iu afruan Jezusit dhe i thanë: "Ku don të shtrojmë për të ngrënë Pashkën?".
Mateu 26:18
Dhe ai u përgjigj: "Shkoni në qytet te filani dhe i thoni: "Mësuesi thotë: Koha ime është afër; do të bëj Pashkën në shtëpinë tënde bashkë me dishepujt e mi"".
Mateu 26:19
Atëherë dishepujt bënë ashtu si i kishte urdhëruar Jezusi dhe përgatitën Pashkën.
Mateu 26:23
Dhe ai duke u përgjigjur, tha: "Ai që ka ngjyer bashkë me mua dorën në çanak, ai do të më tradhtojë.
Mateu 26:24
Sikurse është shkruar për të, Biri i njeriut pa tjetër shkon; por mjerë ai njeri me anë të të cilit Biri i njeriut tradhtohet! Për të do të ishte më mirë të mos kishte lindur kurrë".
Mateu 26:28
sepse ky është gjaku im, gjaku i besëlidhjes së re, i cili është derdhur për shumë për faljen e mëkatëve.
Mateu 26:31
Atëherë Jezusi u tha atyre: "Këtë natë të gjithë ju do të skandalizoheni për shkakun tim, sepse është shkruar: "Do të godas bariun dhe delet e kopesë do të shpërndahen".
Mateu 26:32
Por, mbasi të jem ngjallur, do të shkoj përpara jush në Galile".
Mateu 26:33
Atëherë Pjetri duke u përgjigjur i tha: "Edhe sikur të gjithë të skandalizohen për shkakun tënd, unë nuk do të skandalizohem kurrë!".
Mateu 26:39
Dhe, si shkoi pak përpara, ra me fytyrë për tokë dhe lutej duke thënë: "Ati im, në qoftë se është e mundur, largoje prej meje këtë kupë; megjithatë, jo si dua unë, por si do ti".
Mateu 26:40
Pastaj u kthye te dishepujt dhe i gjeti që flinin, dhe i tha Pjetrit: "Po si, nuk mundët të vigjëloni me mua të paktën për një orë?
Mateu 26:42
U largua përsëri për herë të dytë dhe u lut duke thënë: "Ati im, në qoftë se nuk është e mundur që kjo kupë të largohet prej meje pa u pirë prej meje, u bëftë vullneti yt!".
Mateu 26:43
Pastaj u kthye dhe i gjeti përsëri që flinin, sepse sytë u ishin rënduar.
Mateu 26:44
Dhe, mbasi i la ata, u largua përsëri dhe u lut për të tretën herë, duke thënë të njëjtat fjalë.
Mateu 26:49
Dhe menjëherë iu afrua Jezusit dhe i tha: "Tungjatjeta, Mësues!". Dhe e puthi përzemërsisht.
Mateu 26:54
Po atëherë si do të përmbusheshin Shkrimet, sipas të cilave duhet të ndodhë kështu?".
Mateu 26:56
Por të gjitha këto ndodhën që të përmbushen Shkrimet e profetëve". Atëherë të gjithë dishepujt e lanë dhe ikën.
Mateu 26:58
Dhe Pjetri e ndoqi nga larg deri në pallatin e kryepriftit, dhe, mbasi hyri aty, u ul bashkë me rojet për të parë fundin.
Mateu 26:59
Tani krerët e priftërinjve, pleqtë dhe gjithë sinedri kërkonin ndonjë dëshmi të rreme kundër Jezusit, për ta vrarë,
Mateu 26:61
të cilët thanë: "Ky ka thënë: "Unë mund ta shkatërroj tempullin e Perëndisë dhe ta rindërtoj për tri ditë"".
Mateu 26:62
Atëherë kryeprifti u çua dhe i tha: "Nuk po përgjigjesh fare për çka po dëshmojnë këta kundër teje?".
Mateu 26:63
Por Jezusi rrinte në heshtje. Dhe kryeprifti vazhdoi duke thënë: "Unë po të përbej për Perëndinë e gjallë të na thuash në se ti je Krishti, Biri i Perëndisë".
Mateu 26:66
Si ju duket juve?". Dhe ata, duke u përgjigjur, thanë: "Ai është fajtor për vdekje!".
Mateu 26:69
Tani Pjetri ndënji përjashta, në oborr dhe një shërbëtore iu afrua duke thënë: "Edhe ti ishe me Jezusin, Galileasin".
Mateu 26:70
Por ai e mohoi përpara të gjithëve, duke thënë: "Nuk di ç`po thua!".
Mateu 26:72
Por ai përsëri e mohoi me be, duke thënë: "Unë nuk e njoh atë njeri".
Mateu 26:75
Atëherë Pjetri kujtoi atë që i kishte thënë Jezusi: "Para se të këndojë gjeli, do të më mohosh tri herë". Dhe ai doli përjashta dhe qau me hidhërim.
Mateu 27:1
Kur erdhi mëngjesi, të gjithë krerët e priftërinjve dhe pleqtë e popullit bënin këshill kundër Jezusit për ta vrarë.
Mateu 27:4
duke thënë: "Mëkatova duke tradhtuar gjakun e pafaj". Por ata thanë: "Po ne ç`na duhet? Punë për ty!".
Mateu 27:7
Dhe, mbasi bënin këshill, me këtë denar blenë arën e poçarit për varreza të të huajve.
Mateu 27:9
Atëherë u përmbush ç`ishte thënë nga profeti Jeremia që thotë: "Dhe i morën të tridhjetë monedhat prej argjendi, çmimin e atij që e çmuan, siç kishin çmuar bijtë e Izraelit;
Mateu 27:10
dhe i shpenzuan për arën e poçarit, ashtu si më urdhëroi Zoti".
Mateu 27:12
Pastaj krerët e priftërinjve dhe pleqtë e akuzuan, por ai nuk u përgjigjej fare.
Mateu 27:14
Por ai nuk iu përgjigj në asnjë fjalë, kështu që guvernatori u çudit shumë.
Mateu 27:19
Dhe ndërsa ai po rrinte në gjykatë, gruaja e tij i çoi fjalë: "Mos u përziej aspak me çështjen e atij të drejti, sepse sot kam vuajtur shumë në ëndërr për shkak të tij".
Mateu 27:24
Atëherë Pilati, duke parë se nuk po arrinte gjë, madje se trazimi po shtohej gjithnjë e më shumë, mori ujë dhe i lau duart para turmës, duke thënë: "Unë jam i pafaj për gjakun e këtij të drejti; mendojeni ju".
Mateu 27:25
Dhe gjithë populli duke u përgjigjur tha: "Le të jetë gjaku i tij mbi ne dhe mbi fëmijët tanë!".
Mateu 27:29
Dhe i thurën një kurorë me ferra, ia vunë mbi krye dhe i dhanë një kallam në dorën e djathtë; dhe, duke u gjunjëzuar përpara tij, e përqeshnin duke thënë: "Tungjatjeta, o mbret i Judenjve!".
Mateu 27:31
Dhe, mbasi e përqeshën, ia hoqën mantelin dhe e veshën me rrobat e tij; dhe e çuan për ta kryqëzuar.
Mateu 27:34
i dhanë të pijë uthull të përzier me vrer; por ai, mbasi e provoi, nuk deshi ta pinte.
Mateu 27:35
Mbasi e kryqëzuan, i ndanë me short rrobat e tij, që të përmbushej ç`ishte thënë nga profeti: "I ndanë ndërmjet tyre rrobat e mia dhe hodhën short mbi tunikën time".
Mateu 27:37
Përmbi krye të tij, i vunë gjithashtu motivacionin e shkruar të dënimit të tij: "KY ËSHTË JEZUSI, MBRETI I JUDENJVE".
Mateu 27:40
dhe duke thënë: "Ti që e shkatërron tempullin dhe e rindërton për tri ditë, shpëto vetveten; në qoftë se je Biri i Perëndisë, zbrit nga kryqi!".
Mateu 27:43
ai ka besuar në Perëndinë; le ta lirojë tani në qoftë se e do me të vërtetë, sepse ka thënë: "Unë jam Biri i Perëndisë"".
Mateu 27:46
Rreth orës nëntë, Jezusi briti me zë të lartë duke thënë: "Eli, Eli, lama sabaktani?". Domethënë: "Perëndia im, Perëndia im, përse më ke braktisur?".
Mateu 27:48
Dhe në atë çast një nga ata vrapoi, mori një sfungjer, e zhyti në uthull dhe, mbasi e vuri në majë të një kallami, ia dha për ta pirë.
Mateu 27:49
Por të tjerët thonin: "Lëre, të shohim në se do të vijë Elia për ta shpëtuar".
Mateu 27:54
Tani centurioni dhe ata që bashkë me të ruanin Jezusin, kur panë tërmetin dhe ngjarjet e tjera, u trembën shumë dhe thanë: "Me të vërtetë ky ishte Biri i Perëndisë!".
Mateu 27:55
Ishin aty edhe shumë gra që vërenin nga larg; ato e kishin ndjekur Jezusin që nga Galilea për t`i shërbyer;
Mateu 27:61
Dhe Maria Magdalena dhe Maria tjetër rrinin aty, ulur përballë varrit.
Mateu 27:62
Dhe të nesërmen, që ishte mbas ditës së Përgatitjes, krerët e priftërinjve dhe farisenjtë u mblodhën te Pilati,
Mateu 27:66
Dhe ata, pra, shkuan dhe e siguruan varrin dhe, përveç rojës, vulosën gurin.
Mateu 28:1
Tani në fund të së shtunave, kur po zbardhte dita e parë e javës, Maria Magdalena dhe Maria tjetër shkuan për të parë varrin.
Mateu 28:7
Shkoni shpejt t`u thoni dishepujve të tij se ai u ringjall së vdekuri; dhe ja, po shkon përpara jush në Galile; atje do ta shihni; ja, jua thashë".
Mateu 28:9
Dhe, ndërsa po shkonin për t`u thënë dishepujve, ja Jezusi u doli përpara dhe tha: "Tungjatjeta!". Atëherë ato u afruan, i rrokën këmbët dhe e adhuruan.
Mateu 28:15
Dhe ata i morën denarët dhe bënë ashtu si i kishin mësuar, dhe kjo e thënë u përhap ndër Judenjtë deri ditën e sotme.
Marku 1:1
Fillimi i Ungjillit të Jezu Krishtit, Birit të Perëndisë.
Marku 1:2
Ashtu si është shkruar tek profetët: "Ja, unë po dërgoj lajmëtarin tim para fytyrës tënde, i cili do të përgatit udhën tënde përpara teje.
Marku 1:3
Ka një zë që bërtet në shkretëtirë: "Përgatitni udhën e Zotit, drejtoni shtigjet e tij"".
Marku 1:4
Gjoni erdhi në shkretëtirë duke pagëzuar dhe duke predikuar një pagëzim pendese për faljen e mëkateve.
Marku 1:6
Por Gjoni ishte i veshur me lesh deveje, mbante një brez lëkure përreth ijëve dhe ushqehej me karkaleca dhe me mjaltë të egër.
Marku 1:7
Ai predikonte duke thënë: "Pas meje po vjen një që është më i fortë se unë. Unë nuk jam i denjë as të ulem para tij për t`i zgjidhur lidhësat e sandaleve të tij.
Marku 1:14
Dhe mbasi e burgosën Gjonin, Jezusi erdhi në Galile duke predikuar ungjillin e mbretërisë së Perëndisë,
Marku 1:15
dhe duke thënë: "U mbush koha dhe mbretëria e Perëndisë është afër. Pendohuni dhe besoni ungjillin".
Marku 1:21
Pastaj hynë në Kapernaum dhe menjëherë, ditën e shtunë, ai hyri në sinagogë dhe i mësonte njerëzit.
Marku 1:24
duke thënë: "Ç`ka midis nesh dhe teje, o Jezus Nazareas? A erdhe të na shkatë-rrosh? Unë e di kush je: I Shenjti i Perëndisë".
Marku 1:28
Dhe fama e tij u përhap menjëherë në mbarë krahinën përreth Galilesë.
Marku 1:30
Vjehrra e Simonit ishte në shtrat me ethe dhe ata menjëherë i folën për të.
Marku 1:31
Atëhërë ai u afrua, e kapi për dore dhe e ngriti. Menjëherë ethet e lanë dhe ajo nisi t`u shërbejë.
Marku 1:32
Në mbrëmje, pas perëndimit të diellit, i prunë të gjithë të sëmurit dhe të idemonizuarit.
Marku 1:33
Dhe gjithë qyteti ishte mbledhur përpara derës.
Marku 1:38
Dhe ai u tha atyre: "Lë të shkojmë në fshatrat e afërm që të predikoj edhe atje, sepse për këtë kam ardhur".
Marku 1:39
Dhe ai e përshkoi gjithë Galilenë duke predikuar nëpër sinagogat e tyre dhe duke dëbuar demonët.
Marku 1:44
duke i thënë: "Ruhu se i tregon gjë ndokujt, por shko, paraqitu te prifti dhe ofro për pastrimin tënd sa ka urdhëruar Moisiu, si dëshmi për ta".
Marku 1:45
Por ai, sapo doli, filloi ta shpallë dhe ta përhapë fort faktin, sa që Jezusi nuk mund të hynte më publikisht në qytet, por qëndronte përjashta nëpër vende të vetmuara; dhe nga çdo anë vinin tek ai.
Marku 2:1
Pas disa ditësh, ai erdhi përsëri në Kapernaum dhe u muar vesh se ai gjendej në shtëpi;
Marku 2:2
dhe menjëherë u mblodhën aq shumë njerëz, sa nuk gjeje më vend as përpara derës; dhe ai u predikonte Fjalën.
Marku 2:4
Por, duke qenë se nuk mund t`i afroheshin për shkak të turmës, zbuluan çatinë në vendin ku ndodhej Jezusi dhe, mbasi hapën një vrimë, e lëshuan vigun mbi të cilin rrinte shtrirë i paralizuari.
Marku 2:7
"Pse vallë ky po flet blasfemi. Kush mund të falë mëkatet, veç Perëndisë vetë?".
Marku 2:12
Dhe ai u ngrit menjëherë, mori vigun e vet dhe doli përjashta në praninë e të gjithëve dhe kështu të gjithë u habitën dhe lëvduan Perëndinë duke thënë: "Një gjë të tillë s`e kemi parë kurrë!".
Marku 2:13
Jezusi doli përsëri gjatë bregut të detit dhe gjithë turma erdhi tek ai dhe ai e mësonte.
Marku 2:17
Dhe Jezusi, kur e dëgjoi, u tha atyre: "Nuk janë të shëndoshet që kanë nevojë për mjekun, por të sëmurët; unë nuk erdha për të thirrur të drejtët, por mëkatarët për pendim.
Marku 2:18
Atëherë dishepujt e Gjonit dhe ata të farisenjve po agjëronin. Ata erdhen te Jezusi dhe i thanë: "Përse dishepujt e Gjonit dhe ata të farisenjve agjërojnë, kurse dishepujt e tu nuk agjërojnë?".
Marku 2:19
Dhe Jezusi u përgjigj atyre: "Vallë a mund të agjërojnë dasmorët, ndërsa dhëndri është me ta? Për sa kohë kanë më vete dhëndrin, nuk mund të agjërojnë!
Marku 2:21
Askush nuk qep një copë stof të ri mbi një rrobe të vjetër, përndryshe copa e re e shkul gjithë arnesën dhe shqyerja bëhet më keq.
Marku 2:22
Po ashtu askush nuk shtie verë të re në kacekë të vjetër, përndryshe vera e re i prish kacekët, vera derdhet dhe kacekët shkojnë dëm; porse vera e re duhet shtënë në kacekë të rinj".
Marku 2:23
Por ndodhi që një ditë të shtunë ai po kalonte nëpër ara dhe dishepujt e tij, duke kaluar, filluan të këpusin kallinj.
Marku 2:24
Dhe farisenjtë i thanë: "Shih, përse po bëjnë atë që nuk është e ligjshme ditën e shtunë?".
Marku 2:26
Se si hyri ai në shtëpinë e Perëndisë në kohën e kryepriftit Abiathar, dhe hëngri bukët e paraqitjes, të cilat nuk lejohet t`i hajë askush, përveç priftërinjve, dhe u dha edhe atyre që qenë me të?".
Marku 2:27
Pastaj u tha atyre: "E shtuna është bërë për njeriun dhe jo njeriu për të shtunën.
Marku 3:1
Pastaj ai hyri përsëri në sinagogë dhe aty ishte një njeri që kishte një dorë të tharë.
Marku 3:5
Atëherë ai, si i shikoi rreth e qark me zemërim, i hidhëruar për ngurtësinë e zemrës së tyre, i tha atij njeriu: "Shtrije dorën tënde!". Ai e shtriu, dhe dora e tij u shëndosh përsëri si tjetra.
Marku 3:8
dhe nga Jeruzalemi, nga Idumea, nga përtej Jordanit; gjithashtu një turmë e madhe nga rrethinat Etiros dhe të Sidonit, kur dëgjoi gjërat e medha që ai bënte, erdhi tek ai.
Marku 3:11
Dhe frymërat e ndyrë, kur e shihnin, binin përmbys para tij dhe bërtitnin, duke thënë: "Ti je Biri i Perëndisë!".
Marku 3:20
Pastaj hynë në një shtëpi. Dhe u mblodh përsëri një turmë aq e madhe, sa që as bukë s`mund të hanin.
Marku 3:24
Në qoftë se një mbretëri është përçarë kundër vetvetes, ajo mbretëri nuk mund të qëndrojë.
Marku 3:25
Dhe në qoftë se një shtëpi përçahet kundër vetvetes, ajo shtëpi nuk mund të qëndrojë.
Marku 3:26
Kështu, në se Satanai ngrihet kundër vetvetes dhe është përçarë, nuk mbahet dot, por i erdhi fundi!
Marku 3:29
po për atë që do të blasfemojë kundër Frymës së Shenjtë nuk do të ketë falje përjetë; ai është fajtor për dënim të përjetshëm".
Marku 3:31
Ndërkaq erdhën vëllezërit e tij dhe e ëma dhe, si ndaluan përjashta, dërguan ta thërrasin.
Marku 3:32
Turma ishte ulur përreth tij; dhe i thanë: "Ja, nëna jote dhe vëllezërit e tu janë përjashta dhe po të kërkojnë".
Marku 3:33
Por ai u përgjigj atyre duke thënë: "Kush është nëna ime, ose vëllezërit e mi?".
Marku 3:35
Sepse kushdo që bën vullnetin e Perëndisë, ai është vëllai im, motra ime dhe nëna!".
Marku 4:1
Pastaj nisi përsëri të mësojë në breg të detit; dhe rreth tij u mblodh një turmë aq e madhe, sa që ai hyri në barkë dhe rrinte ulur në det, ndërsa gjithë turma ishte në tokë pranë detit.
Marku 4:8
Një pjesë tjetër ra në tokë të mirë, dhe solli frut që rritej, dhe u zhvillua për të dhënë njëra tridhjetë, tjetra gjashtëdhjetë dhe tjetra njëqind".
Marku 4:9
Pastaj ai u tha atyre: "Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë!".
Marku 4:10
Tani kur ishte vetëm, ata që i rrinin përreth bashkë me të dymbëdhjetët e pyetën për shëmbëlltyrën.
Marku 4:11
Dhe ai u tha atyre: "Juve u është dhënë të njihni misterin e mbretërisë së Perëndisë; kurse atyre që janë përjashta të gjitha këto jepen me shëmbëlltyra,
Marku 4:17
por nuk kanë rrënjë në vetvete, dhe janë të përkohshëm; dhe kur vjen mundimi ose përndjekja për shkak të fjalës, skandalizohen menjëherë.
Marku 4:18
Ata përkundrazi të cilët e marrin farën midis ferrave, janë ata që e dëgjojnë fjalën,
Marku 4:19
por shqetësimet e kësaj bote, mashtrimet e pasurisë dhe lakmitë për gjëra të tjera që hynë, e mbyten fjalën dhe ajo bëhet e pafrytshme.
Marku 4:21
Pastaj u tha atyre: "A merret vallë llamba për ta vënë nën babunë ose nën shtrat? A nuk vihet mbi dritëmbajtësen?
Marku 4:23
Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë!"
Marku 4:26
Tha akoma: "Mbretëria e Perëndisë është si një njeri që hedh farën në dhe.
Marku 4:29
Dhe kur fryti piqet, menjëherë korrësi i vë drapërin, sepse erdhi koha e korrjes.
Marku 4:30
Edhe tha: Me se ta krahasojmë mbretërinë e Perëndisë? Ose me çfarë shëmbëlltyre ta paraqesim?
Marku 4:37
Ndërkaq shpërtheu një furtunë e madhe dhe valët përplaseshin mbi barkë aq shumë sa ajo po mbushej.
Marku 5:2
Dhe, sapo Jezusi zbriti nga barka, menjëherë i doli përpara nga varrezat një njeri i pushtuar nga një frymë e ndyrë,
Marku 5:5
Vazhdimisht, natën dhe ditën, nëpër varre e mbi male, shkonte duke bërtitur dhe duke e rrahur veten me gurë.
Marku 5:6
Tani kur e pa Jezusin prej së largu, ai u turr dhe ra përmbys përpara tij,
Marku 5:7
dhe me një britmë të madhe tha: "Ç`ka ndërmjet mes nesh dhe teje, o Jezus, Bir i Perëndisë të shumë të lartit? Unë të përgjërohem në emrin e Perëndisë, mos më mundo!;".
Marku 5:9
Atëhere Jezusi e pyeti: "Cili është emri yt?". Dhe ai u përgjigj duke thënë: "Unë quhëm Legjion, sepse jemi shumë".
Marku 5:10
Dhe i lutej me të madhe që ai të mos i përzinte nga ajo krahinë.
Marku 5:14
Atëherë ata që i kullotnin derrat ikën dhe e përhapën lajmin në qytet e nëpër fshatra; dhe njerëzit erdhën për të parë çfarë kishte ndodhur.
Marku 5:19
por Jezusi nuk e lejoj, madje i tha: "Shko në shtëpinë tënde, te të tut dhe u trego atyre çfarë gjërash të medha bëri Zoti dhe si pati mëshirë për ty".
Marku 5:20
Dhe ai shkoi dhe nisi të predikojë nëpër Dekapolis për të gjitha ato që i kishte bërë Jezusi; të gjithë u mrrekulluan.
Marku 5:21
Dhe kur Jezusi kaloj përsëri në bregun tjetër me barkë, një turmë e madhe u mblodh rreth tij; dhe ai qëndroj në breg të detit.
Marku 5:27
kur dëgjoi të flitej për Jezusin, u fut në turmë dhe pas shpinës preku rrobën e Jezusit,
Marku 5:32
Por ai vështronte rreth e qark për të parë atë që bëri këtë.
Marku 5:37
Dhe nuk lejoi që ta ndiqte kurrkush tjetër, përveç Pjetrit, Jakobit, dhe Gjonit, vëllait të Jakobit.
Marku 5:40
Dhe ata e përqeshën, por ai, mbasi i nxori jashtë të gjithë, mori me vete atin dhe nënën e vajzës dhe ata që qenë me atë, dhe hyri atje ku dergjej vajza.
Marku 5:41
E mori, pra, për dore vajzën dhe i tha: "Talitha kumi", që e përkthyer do të thotë: "Vajzë, ty po të them: Çohu!".
Marku 6:2
Dhe kur erdhi e shtuna, filloi t`i mësojë në sinagogë. Dhe shumë, kur e dëgjonin, habiteshin dhe thoshnin: "Nga i vijnë këtij këto? Vallë ç`dituri është kjo që i është dhënë? Dhe si kryhen këto vepra të mëdha nëpërmjet dorës së tij?
Marku 6:3
A s`është ky zdrukthëtar i biri Marisë, vëllai i Jakobit, i Joses, i Judës dhe i Simonit? Dhe nuk janë këtu midis nesh motrat e tij?". Dhe skandalizoheshin për shkak të tij.
Marku 6:4
Por Jezusi u tha atyre: "Asnjë profet s`është i përbuzur përveç në vendlindjen e tij, në farefisin e vet dhe në shtëpinë e vet".
Marku 6:5
Dhe nuk mundi të kryejë aty asnjë vepër të pushtetshme, përveçse shëroi disa të lëngatë, duke vënë mbi ta duart.
Marku 6:6
Dhe çuditej për mosbesimin e tyre; dhe dilte nëpër fshatra përreth e i mësonte.
Marku 6:8
Dhe i urdhëroi të mos marrin asgjë tjetër udhës, përveç një shkop vetëm: as trasta, as bukë, as denar në brez;
Marku 6:14
Tani mbreti Herod dëgjoi të flitej për Jezusin, sepse emri i tij ishte bërë i njohur, dhe ai tha: "Ky Gjoni që pagëzonte u ngjall së vdekuri; prandaj në të po veprojnë pushtete çudibërëse".
Marku 6:17
Në fakt Herodi vet kishte dhënë urdhër të arrestohej Gjoni dhe të mbahej i lidhur në burg për shkak të Herodiadës, gruas së Filipit, vëllait të tij, sepse e kishte marrë për grua.
Marku 6:21
Por erdhi dita e volitshme dhe Herodi, për ditëlindjen e vet, shtroi një gosti për të mëdhenjtë e tij, për komandantët dhe për parinë e Galilesë.
Marku 6:24
Ajo doli dhe i tha s`ëmës: "Çfarë duhet t`i kërkoj?" Ajo u përgjigj: "Kokën e Gjon Pagëzorit!".
Marku 6:26
Dhe mbreti, megjithëse u trishtua shumë nga kjo, nuk deshi të refuzojë për shkak të betimit dhe për respekt të të ftuarve.
Marku 6:31
Dhe ai u tha atyre: "Ejani veçmas në një vend të vetmuar dhe pushoni pak". Sepse njerëzit që vinin dhe shkonin ishin aq shumë, sa s`u dilte koha as për të ngrënë.
Marku 6:33
Porsa turma i pa që u nisën, dhe shumë veta e njohën; dhe nga të gjitha qytetet erdhën aty me këmbë dhe mbërritën përpara tyre; dhe u mblodhën rreth tij.
Marku 6:36
Lejoi këta njerëz që të shkojnë në fushat dhe në fshatrat rreth e qark që të blejnë bukë, se s`kanë gjë për të ngrënë".
Marku 6:37
Por ai, duke iu përgjigjur, u tha atyre: "U jepni ju të hanë!" Ata i thanë: "A duhet të shkojmë ne të blejmë për dyqind denarë bukë dhe t`u japim të hanë?".
Marku 6:41
Pastaj ai mori pesë bukët dhe dy peshqit, i ngriti sytë nga qielli, i bekoi; i theu bukët dhe ua dha dishepujve të vet, që t`ua shpërndanin atyre; ua ndau gjithashtu dy peshqit të gjithëve.
Marku 6:46
Sapo e lejoi, ai iu ngjit malit për t`u lutur.
Marku 6:48
Dhe kur i pa dishepujt që po mundoheshin duke vozitur, sepse era ishte kundër tyre, aty nga roja e katërt e natës, ai u nis drejt tyre duke ecur përmbi det dhe donte t`i kalonte.
Marku 6:55
dhe, duke përshkuar me vrap mbarë krahinën përreth, filluan të sjellin të sëmurë në vigje, kudo që dëgjonin se gjendej;
Marku 7:3
Në fakt farisenjtë dhe të gjithë Judenjtë nuk hanë pa i larë më parë me shumë kujdes duart, duke iu përmbajtur traditës së pleqve;
Marku 7:4
dhe, kur kthehen nga tregu, nuk hanë pa u pastruar më parë. Ka shumë gjëra të tjera që ata duhet të respektojnë për shkak të traditës: larjen e kupave, të brokave, të enëve prej bakri dhe të shtretërve.
Marku 7:5
Pastaj farisenjtë dhe skribët e pyetën: "Përse dishepujt e tu nuk sillen sipas traditës së pleqve, por hanë bukë pa i larë duart?".
Marku 7:6
Por ai duke u përgjigjur u tha atyre: "Mirë profetizoi Isaia për ju, hipokritë, siç është shkruar: "Ky popull me buzë më nderon, por zemra e tyre rri larg meje.
Marku 7:8
Duke lënë pas dore, pra, urdhërimin e Perëndisë, ju i përmbaheni traditës së njerëzve: larje brokash dhe kupash; dhe bëni shumë gjëra të tjera të ngjashme".
Marku 7:9
U tha atyre akoma: "Ju jeni të shkathët për të anuluar urdhërimin e Perëndisë, për të zbatuar traditën tuaj.
Marku 7:11
Por ju thoni: "Në qoftë se dikush i thotë atit të vet ose nënës së vet: Gjithçka që mund të bëjë për ty është kurban, domethënë një ofertë Perëndisë",
Marku 7:12
nuk e lejoni atë të bëjë asgjë për atin e vet ose për nënën e vet,
Marku 7:13
duke e anuluar kështu fjalën e Perëndisë me traditën tuaj, që ju e keni trashëguar. Dhe ju po bëni shumë gjëra të tjera të ngjashme".
Marku 7:15
Nuk ka asgjë jashtë njeriut që, duke hyrë në të, mund ta ndotë atë; përkundrazi janë ato gjëra që dalin prej tij që e ndotin.
Marku 7:16
Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë!
Marku 7:17
Më pas, kur ai u kthye në shtëpi, larg turmës, dishepujt e vet e pyetën për kuptimin e shëmbëlltyrës.
Marku 7:25
Në fakt një grua, vajza e së cilës kishte një frymë e ndyrë, duke dëgjuar për Jezusin, erdhi dhe u hodh para këmbëve të tij.
Marku 7:28
Por ajo u përgjigj dhe i tha: "Mirë po flet, o Zot, por edhe këlyshët nën tryezë hanë thërimet e fëmijëve!"
Marku 7:29
Atëherë ai i tha: "Për këtë fjalën tënde, shko; demoni doli nga vajza jote!".
Marku 7:31
Mbasi u nis përsëri nga krahina e Tiros dhe e Sidonit, Jezusi arriti te deti i Galilesë, në mes të krahinës së Dekapolit.
Marku 7:36
Dhe Jezusi i urdhëroi ata që të mos i tregojnë askujt; por sa më tepër ua ndalonte, aq më tepër ata e përhapnin.
Marku 8:2
"Kam mëshirë për këtë turmë, sepse u bënë tri ditë që po rri me mua, dhe nuk ka ç`të hajë.
Marku 8:4
Dhe dishepujt e tij iu përgjigjën: "Si do të mund t`i ngopte me bukë këta dikush, këtu në shkretëtirë?".
Marku 8:6
Atëherë ai e urdhëroi turmën të ulet për tokë; dhe mori të shtatë bukët, falënderoi, i theu dhe ua dha dishepujve të vet që t`ia shpërndajnë turmës; dhe ata ia shpërndanë.
Marku 8:7
Kishin edhe disa peshq të vegjël; mbasi i bekoi, urdhëroi që edhe ata t`i shpërndahen turmës.
Marku 8:11
Atëherë erdhën farisenjtë dhe nisën të diskutojnë me të, duke i kërkuar një shenjë nga qielli për ta vënë në provë.
Marku 8:12
Por ai, duke psherëtirë në frymë, tha: "Përse ky brez kërkon një shenjë? Në të vërtetë po ju them se këtij brezi nuk do t`i jepet asnjë shenjë".
Marku 8:13
Atëherë i la, hipi përsëri në barkë dhe kaloi në bregun tjetër.
Marku 8:14
Tani dishepujt kishin harruar të marrin bukë me vete, dhe në barkë s`kishin asgjë përveç një buke.
Marku 8:17
Jezusi e vuri re dhe u tha: "Përse dis-kutoni që s`keni bukë? Ende nuk po e kuptoni e nuk e merrni vesh? Ende e keni zemrën të ngurtë?
Marku 8:19
Kur ndava të pesë bukët për të pesë mijtë, sa kosha plot me copa mblodhët?". Ata thanë: "Dymbëdhjetë".
Marku 8:20
"Po kur theva të shtatë bukët për të katër mijtët, sa shporta plot me bukë mblodhët?". Dhe ata thanë: "Shtatë".
Marku 8:23
Atëherë e mori për dore të verbërin, e nxori jashtë fshatit dhe, pasi i pështyu në sy dhe vuri duart mbi të, e pyeti nëse shihte gjë.
Marku 8:25
Atëherë Jezusi i vuri përsëri duart mbi sytë dhe e bëri të shikojë lart; dhe atij iu kthye të parit dhe shikonte qartë gjithçka.
Marku 8:28
Ata u përgjigjën: "Disa Gjon Pagëzori, të tjerë Elia, dhe të tjerë një nga profetët".
Marku 8:29
Dhe ai u tha atyre: "Po ju, kush thoni se jam?". Dhe Pjetri, duke iu përgjigjur i tha: "Ti je Krishti".
Marku 8:30
Atëherë ai i urdhëroi rreptësisht që të mos i tregojnë askujt për të.
Marku 8:33
Por ai u kthye, shikoi dishepujt e vet dhe e qortoi Pjetrin, duke thënë: "Largohu nga unë, Satana, se ti nuk ke shqisën për gjërat e Perëndisë, por për gjërat e njerëzve!".
Marku 8:35
sepse ai që don të shpëtojë jetën e vet, do ta humbasë; por ai që do të humbasë jetën e vet për hirin tim e për ungjillin, do të shpëtojë.
Marku 8:38
Sepse kujtdo që do t`i vijë turp për mua dhe për fjalët e mia në mes të këtij brezi kurorëshkelës dhe mëkatar, për atë do t`i vijë turp edhe Birit të njeriut, kur të arrijë në lavdinë e Atit të vet, me engjëjt e shenjtë".
Marku 9:1
Pastaj u tha atyre: "Në të vërtetë ju them se midis jush që jeni këtu ka disa që nuk do ta shijojnë vdekjen para se të shohin të vijë me fuqi mbretëria e Perëndisë".
Marku 9:2
Mbas gjashtë ditësh Jezusi mori me vete Pjetrin, Jakobin e Gjonin dhe i çoi në vetmi, vetëm ata, mbi një mal të lartë; dhe u shpërfytyrua përpara tyre.
Marku 9:5
Atëherë Pjetri e mori fjalën dhe i tha Jezusit: "Mësues, për ne është mirë të jemi këtu; bëjmë, pra, tri çadra: një për ty, një për Moisiun dhe një për Elian!".
Marku 9:8
Dhe menjëherë ata shikuan rreth e qark, por nuk panë më asnjëri, përveçse Jezusi fill i vetëm me ta.
Marku 9:11
Pastaj e pyetën duke thënë: "Përse skribët thonë se më parë duhet të vijë Elia?".
Marku 9:12
Dhe ai, duke u përgjigjur, u tha atyre: "Elia me të vërtetë duhet të vijë më parë dhe të rivendosë çdo gjë; por, ashtu siç është shkruar për Birin e njeriut, ai duhet të vuajë shumë gjëra dhe të përçmohet.
Marku 9:13
Por unë po ju them se Elia erdhi dhe me të bënë ç`deshën, ashtu siç është shkruar për të".
Marku 9:15
Dhe menjëherë e gjithë turma, kur e pa, u habit dhe erdhi me vrap për ta përshëndetur.
Marku 9:16
Atëherë ai i pyeti skribët: "Për çfarë po diskutoni me ta?".
Marku 9:17
Dhe dikush nga turma, duke u përgjigjur, tha: "Mësues, të prura djalin tim që ka një frymë memece,
Marku 9:18
dhe e kap kudo, e përplas dhe ai shkumon, kërcëllon dhëmbët dhe i ngrijnë gjymtyrët. Dhe u thashë dishepujve të tu ta dëbojnë, por ata s`e bënë dot.
Marku 9:19
Dhe ai duke u përgjigjur tha: "O brez që s`beson, deri kur do të jem me ju? Deri kur do t`ju duroj? Ma sillni këtu!".
Marku 9:20
Dhe ata ia prunë. Por, sapo e pa, fryma e përplasi me forcë dhe fëmija, që kishte rënë përtokë, rrokullisej duke shkumuar.
Marku 9:22
Shpesh e ka hedhur në zjarr dhe në ujë për ta shkatërruar por, nëse mund të bësh diçka, ki mëshirë për ne dhe na ndihmo!".
Marku 9:23
Dhe Jezusi i tha: "Nëse ti mund të besosh, çdo gjë është e mundshme për atë që beson".
Marku 9:27
Por Jezusi e zuri për dore, e ngriti dhe ai u çua në këmbë.
Marku 9:28
Kur Jezusi hyri në shtëpi, dishepujt e vet e pyetën veçmas: "Përse ne nuk mundëm ta dëbojmë?".
Marku 9:29
dhe ai u tha atyre: "Ky lloj frymërash nuk mund të dëbohet ndryshe, përveç, se me lutje dhe agjërim".
Marku 9:30
Mbasi u nisën prej andej, kaluan nëpër Galile; dhe ai nuk donte që ta merrte vesh njeri.
Marku 9:33
Dhe arritën në Kapernaum; dhe kur hyri në shtëpi, i pyeti: "Për çfarë diskutonit ndërmjet jush rrugës?".
Marku 9:39
Por Jezusi tha: "Mos ia ndaloni, sepse s`ka njeri që mund të bëjë një vepër të fuqishme në emrin tim, dhe fill pas kësaj të flasë keq për mua.
Marku 9:41
Në fakt, kushdo që do t`ju japë të pini një gotë ujë në emrin tim, sepse jeni të Krishtit, në të vërtetë po ju them se me siguri nuk do ta humbasë shpërblimin e vet".
Marku 9:42
"Dhe kush do të skandalizojë një nga këta të vegjël që besojnë në mua, do të ishte më mirë për të t`i varet në qafë një gur mulliri dhe të hidhet në det.
Marku 9:43
Tani nëse dora jote të skandalizon për mëkat, preje; është më mirë për ty të hysh dorëcung në jetë, sesa të kesh dy duar dhe të shkosh në Gehena, në zjarrin e pashueshëm,
Marku 9:45
Dhe nëse këmba jote të skandalizon për mëkat, preje; është më mirë për ty të hysh i çalë në jetë, se sa të kesh dy këmbë dhe të të hedhin në Gehena, në zjarrin e pashueshëm,
Marku 9:47
Dhe nëse syri yt të skandalizon për mëkat, nxirre; është më mirë për ty të hysh me një sy në jetë sesa të kesh dy sy dhe të të hedhin në Gehenën e zjarrit,
Marku 10:1
Mbasi u nis prej andej, Jezusi shkoi në krahinën e Judesë gjatë Jordanit dhe përsëri u mblodhën rreth tij turma; ai përsëri filloi t`i mësojë, siç e kishte zakon.
Marku 10:2
Dhe farisenjtë, për ta vënë në provë, e pyetën: "A është e ligjshme që burri ta lë gruan?".
Marku 10:3
Dhe ai, duke u përgjigjur, u tha atyre: "Çfarë ju ka urdhëruar Moisiu?".
Marku 10:5
Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, u tha atyre: "Për shkak të ngurtësisë së zemrës suaj ai e shkroi atë rregull;
Marku 10:6
por në fillim të krijimit, Perëndia i bëri mashkull e femër.
Marku 10:7
Për këtë arsye njeriu do ta braktisë babanë e tij dhe nënën e tij dhe do të bashkohet me gruan e tij;
Marku 10:9
Prandaj njeriu të mos ndajë atë që Perëndia e ka bashkuar!".
Marku 10:10
Dhe në shtëpi dishepujt e vet e pyetën përsëri për këtë çështje.
Marku 10:14
Kur Jezusi e pa këtë, i indinjuar, u tha atyre: "I lini fëmijët e vegjël të vijnë tek unë dhe mos i pengoni, sepse e tyre është mbretëria e Perëndisë.
Marku 10:15
Në të vërtetë po ju them se kushdo që nuk e pranon mbretërinë e Perëndisë si një fëmijë i vogël, nuk do të hyjë në të".
Marku 10:17
Tani kur po bëhej gati për rrugë, i doli përpara dikush me vrap; u gjunjëzua para tij dhe e pyeti: "Mësues i mirë, çfarë duhet të bëj që të trashëgoj jetën e përjetshme?".
Marku 10:18
Dhe Jezusi i tha: "Përse më quan i mirë? Askush nuk është i mirë, përveç një të vetmi, domethënë Perëndisë.
Marku 10:20
Dhe ai, duke iu përgjigjur, i tha: "Mësues, të gjitha këto i kam zbatuar që në fëmijërinë time".
Marku 10:21
Atëherë Jezusi e vështroi në fytyrë, ndjeu dashuri për të dhe i tha: "Një gjë të mungon; shko, shit të gjitha ato që ke dhe jepua të varfërve dhe do të kesh një thesar në qiell; pastaj eja, merre kryqin tënd dhe më ndiq".
Marku 10:22
Por ai u trishtua për këto fjalë dhe u largua me keqardhje, sepse kishte shumë pasuri.
Marku 10:23
Atëherë Jezusi, mbasi e hodhi vështrimin përreth, u tha dishepujve të vet: "Sa vështirë është për ata që kanë pasuri të hyjnë në mbretërinë e Perëndisë!".
Marku 10:24
Dishepujt u habitën shumë nga këto fjalë të tij. Por Jezusi foli përsëri dhe u tha atyre: "O bij, sa e vështirë është që të hyjnë në mbretërinë e Perëndisë ata që mbështeten te pasuria.
Marku 10:25
Është më e lehtë që një deve të kalojë nëpër vrimën e një gjilpëre, se sa të hyjë një i pasur në mbretërinë e Perëndisë".
Marku 10:26
Dhe ata u çuditën edhe më tepër dhe i thoshin njëri-tjetrit: "Atëherë kush vallë mund të shpëtohet?".
Marku 10:27
Por Jezusi, duke i ngulur sytë mbi ta, u tha: "Kjo për njerëzit është e pamundur, por jo për Perëndinë, sepse gjithçka është e mundur për Perëndinë".
Marku 10:29
Jezusi, duke u përgjigjur, tha: "Në të vërtetë po ju them që nuk ka asnjeri që të ketë lënë shtëpinë, a vëllezërit a motrat, a atin, a nënën, a fëmijët ose arat për hirin tim dhe për ungjillin,
Marku 10:30
që të mos marrë tani, në këtë kohë, njëqindfish shtëpi, vëllezër, motra, nëna, fëmijë e ara, së bashku me përndjekje, dhe në botën e ardhshme, jeta e përjetshme.
Marku 10:32
Ata ishin në udhëtim për t`u ngjitur në Jeruzalem, dhe Jezusi i paraprinte. Dhe ata ishin të tronditur dhe e ndiqnin me ndrojtje. Dhe ai i mblodhi përsëri të dymbëdhjetët mënjanë dhe nisi t`u thotë çfarë do t`i ndodhte:
Marku 10:35
Atëherë Jakobi dhe Gjoni, bij të Zebedeut, iu afruan dhe i thanë: "Mësues, ne dëshirojmë që ti të bësh për ne atë që do të të kërkojmë".
Marku 10:36
Dhe ai u tha atyre: "Çfarë doni të bëj për ju?"
Marku 10:40
por nuk më takon mua të vë dikë të ulet në të djathtën time ose në të majtën time, por është për ata për të cilët është përgatitur".
Marku 10:45
Sepse edhe Biri i njeriut nuk erdhi që t`i shërbejnë, por për të shërbyer dhe për të dhënë jetën e tij si çmim për shpengimin e shumë vetave".
Marku 10:47
Kur dëgjoi se ai që po kalonte ishte Jezusi Nazareas, filloi të bërtasë dhe të thotë: "Jezus, Bir i Davidit, ki mëshirë për mua!".
Marku 10:48
Shumë e qortonin që të heshte, por ai bërtiste edhe më fort: "Bir i Davidit, ki mëshirë për mua!".
Marku 11:2
duke u thënë: "Shkoni në fshatin përballë dhe, posa të hyni aty, do të gjeni një kërriç të lidhur, mbi të cilin akoma nuk ka hipur askush; zgjidheni dhe ma sillni.
Marku 11:3
Dhe në se ndokush iu thotë: "Pse po veproni kështu?", përgjigjuni: "I duhet Zotit. Ai do ta kthejë menjëherë këtu"".
Marku 11:6
Këta iu përgjigjën ashtu si u kishte thënë Jezusi dhe ata i lanë të shkojnë.
Marku 11:13
Dhe, duke parë nga larg një fik që kishte gjethe, shkoi për të parë në se mund të gjente diçka atje; por, kur iu afrua, s`gjeti asgjë përveç gjetheve, sepse nuk ishte koha e fiqve.
Marku 11:14
Atëherë Jezusi, duke iu drejtuar fikut, tha: "Askush mos ngrëntë kurrë fryt prej teje përjetë". Dhe dishepujt e tij e dëgjuan.
Marku 11:15
Kështu arritën në Jeruzalem. Dhe Jezusi, mbasi hyri në tempull, filloi t`i dëbojë ata që shisnin dhe blinin brenda tempullit dhe përmbysi tavolinat e këmbyesve të parave dhe ndenjëset e shitësve të pëllumbave.
Marku 11:16
Dhe nuk lejoi asnjë që të mbartte sende nëpër tempull.
Marku 11:17
Dhe i mësonte duke u thënë atyre: "Vallë nuk është shkruar: "Shtëpia ime do të quhet shtëpi e lutjes për të gjithë kombet"? Ju, përkundrazi, e keni bërë shpellë kusarësh!".
Marku 11:22
Atëherë Jezusi, duke u përgjigjur, u tha atyre: "Kini besimin e Perëndisë!
Marku 11:27
Pastaj ata erdhën përsëri në Jeruzalem; dhe ndërsa ai po ecte nëpër tempull, krerët e priftërinjve, skribët dhe pleqtë iu afruan,
Marku 11:28
dhe i thanë: "Me ç`pushtet i bën ti këto gjëra? Kush ta dha këtë pushtet për t`i kryer këto gjëra?".
Marku 11:29
Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, u tha atyre: "Edhe unë do t`ju pyes diçka; më jepni përgjigje, pra, dhe unë do t`ju them me ç`pushtet i bëj këto gjëra.
Marku 11:30
Pagëzimi i Gjonit a ishte nga qielli apo nga njerëzit? Më jepni përgjigje.
Marku 11:33
Prandaj, duke iu përgjigjur, i thanë Jezusit: "Nuk e dimë". Dhe Jezusi duke u përgjigjur, u tha atyre: "As unë nuk po ju them se me çfarë pushteti i bëj këto gjëra".
Marku 12:1
Pastaj ai filloi t`u flasë me shëmbëlltyra: "Një njeri mbolli një vresht, e thuri me gardh, gërmoi një vend për të shtrydhur rrushin, ndërtoi një kullë dhe ua besoi disa vreshtarëve dhe pastaj shkoi larg.
Marku 12:2
Në kohën e të vjelave dërgoi shërbëtorin te vreshtarët për të marrë prej tyre pjesën e vet të frutave të vreshtit.
Marku 12:4
Ai u nisi përsëri një shërbëtor tjetër, por ata, mbasi e gjuajtën me gurë, e plagosën në kokë dhe e kthyen të turpëruar.
Marku 12:5
Përsëri dërgoi edhe një tjetër, por ata e vranë. Më pas dërgoi shumë të tjerë dhe nga këta disa i rrahën, të tjerët i vranë.
Marku 12:6
I ngeli edhe një për të dërguar: birin e tij të dashur. Më së fundi ua dërgoi edhe atë duke thënë: "Për djalin tim do të kenë respekt".
Marku 12:13
Pastaj i dërguan disa farisenj dhe herodianë për ta zënë në gabim në fjalë.
Marku 12:14
Këta erdhën dhe i thanë: "Mësues, ne e dimë se ti je i vërtetë pa pyetur për njeri, sepse nuk merr parasysh dukjen e njerëzve, por u mëson udhën e Perëndisë sipas së vërtetës. A është e ligjëshme t`i paguhet taksa Cezarit apo jo? Duhet t`ia paguajmë apo jo?
Marku 12:15
Por ai, duke njohur hipokrizinë e tyre, u tha atyre: "Përse më tundoni? Më sillni një denar që ta shoh!".
Marku 12:17
Atëherë Jezusi u përgjigj dhe u tha atyre: "I jepni Cezarit atë që është e Cezarit, dhe Perëndisë atë që është e Perëndisë". Dhe ata u çuditën nga ai.
Marku 12:19
"Mësues, Moisiu na la të shkruar që, nëse vdes vëllai i dikujt dhe e lë gruan pa fëmijë, vëllai i tij duhet të martohet me të venë për t`i lindur pasardhës vëllait të tij.
Marku 12:22
Që të shtatë e morën për grua dhe vdiqën pa lënë fëmijë. E fundit, pas të gjithëve, vdiq edhe gruaja.
Marku 12:24
Jezusi, duke u përgjigjur, tha atyre: "A nuk është pikërisht për këtë që jeni në gabim, sepse nuk i njihni as shkrimet as pushtetin e Perëndisë?
Marku 12:26
Sa për ringjalljen e të vdekurve, a nuk keni lexuar në librin e Moisiut se si foli Perëndia nga ferrishta duke thënë: "Unë jam Perëndia i Abrahamit, Perëndia i Isakut dhe Perëndia i Jakobit"?
Marku 12:27
Ai nuk është Perëndia i të vdekurve, por Perëndia i të gjallëve. Ju, pra, po gaboni shumë".
Marku 12:28
Atëherë një nga skribët që e kishte dëgjuar diskutimin e tyre, duke kuptuar se ai u ishte përgjigjur mirë, iu afrua dhe e pyeti: "Cili është i pari i të gjithë urdhërimeve?".
Marku 12:29
Dhe Jezusi u përgjigj: "Urdhërimi i parë i të gjithëve është: "Dëgjo, o Izrael: Zoti, Perëndia ynë, është i vetmi Zot",
Marku 12:30
dhe: "Duaje Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd, me gjithë mendjen tënde e me gjithë forcën tënde!". Ky është i pari urdhërim.
Marku 12:32
Atëherë skribi i tha: "Mirë, Mësues. The, sipas së vërtetës, se ka vetëm një Perëndi dhe s`ka asnjë tjetër përveç tij;
Marku 12:33
dhe ta duash me gjithë zemër, me gjithë mendje, me gjithë shpirt dhe me gjithë forcë, dhe ta duash të afërmin porsi vetvetja vlen më tepër se sa gjithë olokaustet dhe flijimet".
Marku 12:34
Dhe Jezusi, duke parë se ai ishte përgjigjur me mend, i tha: "Ti nuk je larg nga mbretëria e Perëndisë". Dhe kurrkush nuk guxoi më ta pyesë.
Marku 12:36
Sepse vetë Davidi, nëpërmjet Frymës së Shenjtë, tha: "Zoti i ka thënë Zotit tim: Ulu në të djathtën time, derisa t`i bëj armiqtë e tu stol të këmbëve të tua".
Marku 12:38
Dhe ai u thoshte atyre në doktrinën e vet: "Ruhuni nga skribët, të cilëve u pëlqen të shëtisin me rroba të gjata dhe t`i përshëndetin në sheshe,
Marku 12:40
që i gllabërojnë shtëpitë e të vejave dhe, për t`u dukur, luten gjatë; ata do të marrin një gjykim më të rreptë!".
Marku 12:41
Dhe Jezusi u ul përballë arkës së thesarit dhe vërente se njerëzit hidhnin aty denar; shumë të pasur hidhnin shumë.
Marku 12:44
Sepse të gjithë hodhën aty nga teprica e tyre, kurse ajo, me skamjen e vet, hodhi gjithë sa kishte për të jetuar".
Marku 13:2
Dhe Jezusi duke iu përgjigjur i tha: "A po i shikon këto ndërtesa të mëdha? Nuk do të mbetet gur mbi gur pa u rrënuar".
Marku 13:3
Dhe pasi ai ishte ulur mbi malin e Ullinjve përballë tempullit, Pjetri, Jakobi, Gjoni dhe Andrea e pyetën veçmas:
Marku 13:5
Dhe Jezusi duke u përgjigjur atyre nisi të flasë: "Kini kujdes që të mos ju mashtrojë njeri.
Marku 13:7
Por, kur të dëgjoni të flitet për luftëra dhe për ushtime luftërash, mos u shqetësoni; sepse këto gjëra duhet të ndodhin; por nuk do të jetë ende mbarimi.
Marku 13:9
Kujdesuni për veten! Sepse do t`ju dorëzojnë gjyqeve dhe do t`ju rrahin ndër sinagoga; do t`ju nxjerrin përpara guvernatorëve dhe mbretërve, për shkakun tim, që të dëshmoni përpara tyre.
Marku 13:10
Por më parë duhet që t`u përhapet ungjilli gjithë popujve.
Marku 13:11
Tani, kur t`ju çojnë për t`ju dorëzuar në duart e tyre, mos u shqetësoni që më parë për atë që do të duhet të thoni dhe mos e paramendoni; por thoni çfarë t`ju jepet në atë çast, sepse nuk jeni ju që flisni, por Fryma e Shenjtë.
Marku 13:13
Dhe ju do të jeni të urryer nga të gjithë për shkak të emrit tim; por ai që do të ngulmojë deri në fund, do të shpëtohet".
Marku 13:15
Dhe ai që ndodhet mbi çatinë e shtëpisë, të mos zbresë, dhe as të hyjë në shtëpi për të marrë ndonjë gjë nga shtëpia e vet.
Marku 13:16
Dhe ai që do të jetë në arë, të mos kthehet prapa për të marrë rrobën e vet.
Marku 13:19
Sepse në atë ditë do të jetë një mundim i madh, më i madhi që ka ndodhur që nga zanafilla e krijimit që kreu Perëndia deri më sot, dhe të tillë nuk do të ketë më kurrë.
Marku 13:20
Dhe, nëse Zoti nuk do t`i kishte shkurtuar ato ditë, asnjë i gjallë nuk do të shpëtonte; por Zoti i shkurtoi ato ditë për shkak të të zgjedhurve, që ai i zgjodhi.
Marku 13:22
Sepse do të dalin krishtër të rremë dhe profetë të rremë dhe do të bëjnë shenja e çudi për të gënjyer, po të jetë e mundur, edhe të zgjedhurit.
Marku 13:32
"Sa për atë ditë dhe atë orë, askush nuk e di, as engjëjt në qiell, as Biri, por vetëm Ati.
Marku 13:34
Është sikurse një njeriu i cili, duke u nisur për rrugë, lë shtëpinë e vet duke u dhënë autoritet shërbëtorëve të tij, secilit në detyrën e tij, dhe portjerin e urdhëron të rrije zgjuar.
Marku 14:4
Disa u indinjuan midis tyre dhe thanë: "Përse bëhet gjithë ky shpenzim i kotë i vajit?
Marku 14:5
Sepse ky vaj mund të shitej për më shumë se treqind denarë dhe këto t`u jepeshin të varfërve". Dhe ishin të indinjuar ndaj asaj.
Marku 14:6
Por Jezusi tha: "Lëreni të qetë; pse e shqetësoni? Ajo kreu një vepër të mirë ndaj meje.
Marku 14:8
Ajo bëri atë që mundi; vajosi para kohe trupin tim për varrim.
Marku 14:9
Por po ju them në të vërtetë se në gjithë botën, kudo që do të predikohet ky ungjill, do të tregojnë edhe atë që ajo bëri, në përkujtim të saj".
Marku 14:11
Dhe ata, kur e dëgjuan, u gëzuan dhe i premtuan se do t`i jepnin para. Kështu ai kërkonte rastin e përshtatshëm për ta tradhtuar.
Marku 14:12
Tani në ditën e parë të festës së të Ndormëve, kur flijohej Pashka, dishepujt e vet i thanë: "Ku don të shkojmë dhe të përgatisim për ta ngrënë Pashkën?".
Marku 14:15
Atëherë ai do t`ju tregojë lart një sallë të madhe të mobiluar dhe gati; aty përgatitni për ne".
Marku 14:16
Dishepujt e tij shkuan, arritën në qytet dhe gjetën ashtu siç ai u kishte thënë; dhe përgatitën Pashkën.
Marku 14:20
Dhe ai, duke u përgjigjur, u tha atyre: "Është një nga të dymbëdhjetët që po ngjyen me mua në çanak.
Marku 14:21
Po, Biri i njeriut po shkon ashtu siç është shkruar për të; por mjerë ai njeri me anë të cilit tradhtohet Biri i njeriut. Do të ishte më mirë për të, që ai njeri të mos kishte lindur kurrë!".
Marku 14:24
Atëherë u tha: "Ky është gjaku im, gjaku i besëlidhjes së re, që derdhet për shumë veta.
Marku 14:25
Në të vërtetë unë po ju them se nuk do të pi më prej frytit të hardhisë deri në atë ditë kur do ta pi të ri në mbretërinë e Perëndisë".
Marku 14:27
Dhe Jezusi u tha atyre: Ju të gjithë do të skandalizoheni me mua sonte, sepse është shkruar: "Do ta godas Bariun dhe delet do të shpërndahen".
Marku 14:31
Por ai, duke ngulur këmbë më tepër, thoshte: "Edhe sikur të më duhet të vdes me ty, nuk do të të mohoj kurrë". Të njëjtën gjë thoshnin edhe gjithë të tjerët.
Marku 14:35
Dhe, si shkoi pak përpara, ra përmbys përtokë dhe lutej që, po të ishte e mundur, të largohej prej tij ajo orë.
Marku 14:36
Dhe tha: "Abba, Atë, çdo gjë për ty është e mundur; largoje prej meje këtë kupë! Por jo atë që dua unë, por atë që do ti!".
Marku 14:39
U largua përsëri dhe u lut duke thënë të njëjtat fjalë.
Marku 14:40
Kur u kthye, i gjeti përsëri në gjumë dishepujt, sepse sytë e tyre ishin rënduar dhe ata nuk dinin çfarë t`i përgjigjeshin.
Marku 14:41
Së fundi, kthehet për të tretën herë dhe u thotë atyre: "Ende po flini dhe pushoni? Mjaft! Erdhi ora. Ja, Biri i njeriut po dorëzohet në duart e mëkatarëve.
Marku 14:45
Dhe si arriti, u afrua menjëherë tek ai dhe tha: "Rabbi, Rabbi!"; dhe e puthi përzemërsisht!
Marku 14:48
Atëherë Jezusi, duke iu përgjigjur, i tha: "Paskeni ardhur me shpata e me shkopinj që të më kapni sikurse të isha një cub?
Marku 14:49
E pra, përditë isha midis jush në tempull duke i mësuar njerëzit dhe ju nuk më kapët; por kjo po ndodh që të përmbushen Shkrimet!".
Marku 14:55
Dhe krerët e priftërinjve dhe gjithë sinedrit kërkonin dëshmi kundër Jezusit për ta vrarë, por nuk po gjenin.
Marku 14:56
Shumë veta në fakt jepnin dëshmi të rreme kundër tij; por dëshmitë e tyre nuk përkonin.
Marku 14:59
Por as mbi këtë dëshmia e tyre nuk përkonte.
Marku 14:60
Atëherë kryeprifti u ngrit në mes të kuvendit dhe e pyeti Jezusin duke thënë: "Nuk përgjigjesh fare? Çfarë po dëshmojnë këta kundër teje?".
Marku 14:61
Por ai heshti dhe nuk u përgjegj fare. Përsëri kryeprifti e pyeti dhe i tha: "A je ti Krishti, Biri i të Bekuarit?".
Marku 14:63
Atëherë kryeprifti, duke i shqyer rrobat, tha: "Ç`nevojë kemi më për dëshmitarë?
Marku 14:69
Dhe shërbëtorja, duke e parë përsëri, filloi t`u flasë të pranishmëve: "Ky është një nga ata".
Marku 14:70
Por ai përsëri e mohoi. Dhe pak më vonë të pranishmit i thanë përsëri Pjetrit: "Me të vërtetë ti je një nga ata; se ti je Galileas dhe e folura jote e zbulon".
Marku 14:71
Por ai nisi të mallkojë dhe të betohet: "Unë nuk e njoh atë njeri për të cilin po flisni".
Marku 14:72
Dhe gjeli këndoi për të dytën herë; atëherë Pjetrit iu kujtua fjala që Jezusi i kishte thënë: "Përpara se gjeli të këndojë dy herë, ti do të më mohosh tri herë". Dhe, duke e menduar këtë, qau.
Marku 15:2
Dhe Pilati e pyeti: "A je ti mbreti i Judenjve?". Dhe ai, duke u përgjigjur, i tha: "Ti e thua!".
Marku 15:3
Dhe krerët e priftërinjve e akuzonin për shumë gjëra; por ai nuk përgjigjej aspak.
Marku 15:4
Pilati e pyeti përsëri, duke thënë: "Nuk po përgjigjesh fare? Shih për sa gjëra të akuzojnë!".
Marku 15:5
Por Jezusi nuk u përgjigj më asgjë, aq sa Pilati mbeti i çuditur.
Marku 15:8
Dhe turma, duke bërtitur, filloi të kërkojë që të bënte ashtu siç kishte vepruar gjithnjë për ta.
Marku 15:9
Atëherë Pilati iu përgjigj atyre duke thënë: "A doni t`ju liroj mbretin e Judenjve?".
Marku 15:12
Dhe Pilati e mori përsëri fjalën dhe u tha atyre: "Çfarë doni, pra, të bëj me atë që ju e quani mbret të Judenjve?".
Marku 15:13
Dhe ata bërtitën përsëri: "Kryqëzoje!".
Marku 15:18
Pastaj nisën ta përshëndesin duke i thënë: "Tungjatjeta, o mbret i Judenjve!".
Marku 15:19
Dhe e goditnin në krye me një kallam, e pështynin dhe, duke u gjunjëzuar përpara tij, e adhuronin.
Marku 15:20
Pasi e tallën, ia hoqen purpurën, e veshën me rrobat e tij dhe e nxorën jashtë për ta kryqëzuar.
Marku 15:23
I dhanë të pijë verë të përzier me mirrë, por ai nuk e mori.
Marku 15:24
Dhe, pasi e kryqëzuan, i ndanë rrobat e tij duke hedhur short, për të ditur çfarë do t`i binte secilit.
Marku 15:26
Dhe mbishkrimi që tregonte shkakun e dënimit, i cili ishte vënë përmbi të, thoshte: "Mbreti i Judenjve".
Marku 15:28
Kështu u përmbush Shkrimi që thotë: "Ai u përfshi ndër keqbërësit".
Marku 15:34
Dhe në të nëntën orë Jezusi bërtiti me zë të lartë: "Eloi, Eloi; lama sabaktani?", që e përkthyer do të thotë: "Perëndia im, Perëndia im, përse më ke braktisur?".
Marku 15:39
Dhe centurioni që qëndronte përballë Jezusit, kur pa se, pasi Jezusi bërtiti ashtu, kishte dhënë shpirt, tha: "Me të vërtetë ky njeri ishte Biri i Perëndisë!".
Marku 15:42
Pastaj, u afrua tashmë mbrëmja, sepse ishte Përgatitja, domethënë vigjilja e së shtunës,
Marku 15:43
Jozefi nga Arimatea, një këshilltar i respektuar, i cili priste edhe ai mbretërinë e Perëndisë, me guxim hyri te Pilati dhe kërkoi trupin e Jezusit.
Marku 16:1
Si kaloi e shtuna, Maria Magdalena dhe Maria, nëna e Jakobit, dhe Salomeja blenë aroma për të shkuar të vajosin Jezusin.
Marku 16:14
Në fund iu shfaq të njëmbëdhjetëve kur ishin në tryezë dhe i qortoi për mosbesimin e tyre dhe për ngurtësinë e zemrës, sepse nuk u kishin besuar atyre që e kishin parë të ringjallur.
Marku 16:17
Dhe këto janë shenjat që do t`i përcjellin ata që do të besojnë: në emrin tim ata do t`i dëbojnë demonët, do të flasin gjuhë të reja;
Marku 16:18
do t`i kapin me dorë gjarpërinjtë, edhe nëse do të pijnë diçka që shkakton vdekjen, nuk do t`u bëjë asnjë të keqe; do t`i vënë duart mbi të sëmurët dhe këta do të shërohen".
Marku 16:19
Zoti Jezus, pra, mbasi u foli, u ngrit në qiell dhe u ul në të djathtë të Perëndisë.
Lluka 1:2
ashtu si na i përcollën ata që ishin bërë nga fillimi dëshmitarë okularë dhe shërbyes të fjalës,
Lluka 1:6
Që të dy ishin të drejtë në sytë e Perëndisë, duke ecur pa të metë në të gjitha urdhërimet dhe ligjet e Zotit.
Lluka 1:8
Ndodhi që, kur Zakaria po ushtronte detyrën e tij priftërore para Perëndisë sipas rregullit të rendit të vet,
Lluka 1:9
sipas zakonit të shërbesës priftërore, i ra shorti të hyjë në tempullin e Zotit për të djegur temjanin.
Lluka 1:14
Dhe ai do të jetë për ty shkak gëzimi dhe hareje, dhe shumë vetë do të gëzohen për lindjen e tij.
Lluka 1:15
Sepse ai do të jetë i madh përpara Zotit; nuk do të pijë as verë as pije dehëse dhe do të jetë i përplotë me Frymën e Shenjtë që në barkun e s`ëmës.
Lluka 1:16
Dhe do t`i kthejë shumë prej bijve të Izraelit te Zoti, Perëndia i tyre.
Lluka 1:17
Dhe do të shkojë përpara tij në frymë dhe pushtet të Elias, për t`i kthyer zemrat e prindërve te fëmijët dhe rebelët në urtinë e të drejtëve, për t`ia bërë gati Zotit një popull të përgatitur mirë".
Lluka 1:19
Dhe engjëlli, duke iu përgjigjur, i tha: "Unë jam Gabrieli që rri në prani të Perëndisë, dhe më kanë dërguar që të flas me ty dhe të të njoftoj këto lajme të mira.
Lluka 1:20
Dhe ja, ti do të jesh i pagojë dhe nuk do të mund të flasësh deri në atë ditë kur do të ndodhin këto gjëra, sepse nuk u ke besuar fjalëve të mia, të cilat do të përmbushen në kohën e tyre".
Lluka 1:25
"Ja ç`më bëri Zoti, në ato ditë kur e ktheu vështrimin e tij mbi mua për të më hequr turpin përpara njerëzve".
Lluka 1:26
Në muajin e gjashtë, engjëlli Gabriel u dërgua nga Perëndia në një qytet të Galilesë, që quhej Nazaret,
Lluka 1:29
Por kur e pa atë, ajo mbeti e shqetësuar nga fjalët e tij, dhe pyeste vetveten çfarë kuptimi mund të kishte një përshëndetje e tillë.
Lluka 1:30
Dhe engjëlli i tha: "Mos ki frikë, Mari, sepse ke gjetur hir para Perëndisë.
Lluka 1:32
Ai do të jetë i madh dhe do të quhet Biri i Shumë të Lartit; dhe Zoti Perëndi do t`i japë fronin e Davidit, atit të tij;
Lluka 1:33
dhe do të mbretërojë mbi shtëpinë e Jakobit përjetë, dhe mbretëria e tij nuk do të ketë kurrë të sosur".
Lluka 1:34
Dhe Maria i tha engjëllit: "Si do të ndodhë kjo, përderisa unë nuk njoh burrë?".
Lluka 1:35
Dhe engjëlli duke u përgjigjur, i tha: "Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ty dhe pushteti i Shumë të Lartit do të të mbulojë me hijen e vet; prandaj i shenjti që do të lindë prej teje do të quhet Bir i Perëndisë.
Lluka 1:36
Dhe ja, Elizabeta, e afërmja jote, edhe ajo, në pleqërinë e saj, mbeti shtatzënë me një djalë; dhe ky është muaji i gjashtë për të, që e quanin shterpë,
Lluka 1:37
sepse me Perëndinë asgjë s`është e pamundshme".
Lluka 1:40
dhe hyri në shtëpinë e Zakarias e përshëndeti Elizabetën.
Lluka 1:41
Dhe ndodhi që, sapo Elizabeta dëgjoi përshëndetjen e Maries, fëmija i kërceu në bark, dhe Elizabeta u mbush me Frymën e Shenjtë,
Lluka 1:43
Dhe përse po më ndodh kjo, që nëna e Zotit tim të vijë tek unë?
Lluka 1:44
Sepse, ja, sapo arriti në veshët e mi zëri i përshëndetjes sate, fëmija nga gëzimi kërceu në barkun tim.
Lluka 1:47
dhe fryma im ngazëllon në Perëndinë, Shpëtimtarin tim,
Lluka 1:50
Dhe mëshira e tij shtrihet nga brezi në brez për ata që e druajnë.
Lluka 1:51
Ai veproi pushtetshëm me krahun e vet; i shpërndau krenarët me mendimet e zemrave të tyre;
Lluka 1:52
i përmbysi pushtetarët nga fronat e tyre dhe i ngriti të përulurit;
Lluka 1:54
Ai e ndihmoi Izraelin, shërbëtorin e vet, duke i kujtuar për mëshirën e tij,
Lluka 1:55
ashtu si ua pati deklaruar etërve tanë, Abrahamit dhe pasardhësve të tij, për gjithmonë".
Lluka 1:59
Dhe ndodhi që të tetën ditë erdhën për ta rrethprerë djalin, dhe donin t`ia quanin Zakaria, me emrin e atit të tij;
Lluka 1:60
por e ëma ndërhyri dhe tha: "Jo, por përkundrazi do të quhet Gjon".
Lluka 1:64
Në atë çast goja e tij u hap dhe gjuha e tij u zgjidh, dhe fliste duke bekuar Perëndinë.
Lluka 1:65
Dhe të gjithë fqinjëve të tyre u hyri druajtja, dhe të gjitha këto gjëra u përhapën nëpër krejt krahinën malore të Judesë.
Lluka 1:68
Bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Izraelit, sepse e ka vizituar dhe e kreu çlirimin e popullit të vet;
Lluka 1:70
ashtu si ai e kishte deklaruar nëpërmjet gojës së profetëve të tij të shenjtë që nga kohët e lashta, që ne të shpëtojmë
Lluka 1:72
për të treguar mëshirë tek etërit tanë e për t`u kujtuar për besëlidhjen e tij të shenjtë,
Lluka 1:74
për të na lejuar që, pasi të çlirohemi nga duart e armiqve tanë, të mund t`i shërbejmë pa frikë,
Lluka 1:75
në shenjtëri e në drejtësi përpara atij, të gjitha ditët e jetës sonë.
Lluka 1:76
Dhe ti, o fëmijë i vogël, do të quhesh profet nga Shumë i Larti, sepse ti do të shkosh përpara fytyrës së Zotit përpërgatitur udhët e tij,
Lluka 1:77
për t`i dhënë popullit të tij njohjen e shpëtimit, në faljen e mëkateve të tyre;
Lluka 1:78
për hir të thellësisë së mëshirës së Perëndisë sonë, për të cilën agimi nga lart na ka vizituar,
Lluka 1:79
për të ndriçuar ata që dergjeshin në errësirë dhe në hijen e vdekjes, për të udhëhequr hapat tona në udhën e paqes".
Lluka 2:1
Tani, në atë ditë u shpall një dekret nga ana e Cezar Augustit, për të kryer regjistrimin e popullsisë të gjithë perandorisë.
Lluka 2:4
Tani edhe Jozefi doli nga qyteti i Nazaretit të Galilesë, për të shkuar në Jude, në qytetin e Davidit, që quhet Bethlehem, sepse ai ishte i shtëpisë dhe i familjes së Davidit,
Lluka 2:5
për t`u regjistruar bashkë me Marinë, gruan e vet, me të cilën ishte martuar dhe që ishte shtatzënë.
Lluka 2:7
Dhe ajo lindi djalin e saj të parëlindur, e mbështolli me pelena dhe e vendosi në një grazhd, sepse në han nuk kishte vend për ta.
Lluka 2:10
Por engjëlli u tha atyre: "Mos druani, sepse unë po ju lajmëroj një gëzim të madh për të gjithë popullin;
Lluka 2:11
sepse sot në qytetin e Davidit lindi për ju një Shpëtimtar, që është Krishti, Zoti.
Lluka 2:13
Dhe menjëherë engjëllit iu bashkua një shumicë e ushtrisë qiellore, që lëvdonte Perëndinë, duke thënë:
Lluka 2:14
"Lavdi Perëndisë në vendet më të larta, dhe paqe mbi tokë njerëzve mbi të cilët qëndron mirëdashja e tij!".
Lluka 2:15
Dhe ndodhi që, kur engjëjt u larguan prej tyre për t`u kthyer në qiell, barinjtë i thanë njeri tjetrit: "Le të shkojmë deri në Bethlehem për të parë ç`ka ndodhur dhe ç`na bëri të ditur Zoti".
Lluka 2:17
Mbasi e panë, përhapën ato që u ishte thënë për atë fëmijë.
Lluka 2:20
Dhe barinjtë u kthyen, duke përlëvduar dhe lavdëruar Perëndinë për të gjitha gjërat që kishin dëgjuar dhe parë, ashtu si u ishte thënë atyre.
Lluka 2:22
Kur pastaj ishin plotësuar ditët e pastrimit të saj sipas ligjit të Moisiut, e çuan fëmijën në Jeruzalem për t`ia paraqitur Zotit,
Lluka 2:23
ashtu siç është shkruar në ligjin e Zotit: "Çdo mashkull i parëlindur do të jetë thirrur shenjt për Zotin",
Lluka 2:24
dhe për të ofruar flijim, siç është thënë në ligjin e Zotit, një çift turtujsh ose dy pëllumbash të rinj.
Lluka 2:25
Dhe ja, në Jeruzalem ishte një njeri që quhej Simeon; Ky njeri ishte i drejtë dhe i përshpirtshëm dhe priste ngushëllimin e Izraelit; dhe Fryma e Shenjtë ishte mbi të.
Lluka 2:27
Ai pra, i shtyrë nga Fryma, erdhi në tempull; dhe, si prindërit i prunë fëmijën Jezus për të bërë me të ato që përshkruan ligji,
Lluka 2:28
ai e mori në krah e bekoi Perëndinë duke thënë:
Lluka 2:31
që ti e përgatite përpara gjithë popujve:
Lluka 2:32
dritën për të ndriçuar kombet dhe lavdinë e popullit tënd, Izraelit".
Lluka 2:33
Dhe Jozefi e nëna e fëmijës mrrekulloheshin për gjërat që thuheshin për të.
Lluka 2:34
Pastaj Simeoni i bekoi dhe i tha Marisë, nënës së tij: "Ja, ky është vënë për rënien dhe për ngritjen e shumë vetave në Izrael dhe për të qenë shenjë kundërshtimesh,
Lluka 2:37
Ajo ishte e ve dhe, megjithse ishte tetëdhjetë e katër vjeçe, nuk largohej kurrë nga tempulli duke i shërbyer Perëndisë natë e ditë me agjërime dhe lutje.
Lluka 2:38
Edhe ajo erdhi në atë moment, lavdëroi Zotin dhe u fliste për këtë fëmijë të gjithë atyre që prisnin çlirimin në Jeruzalem.
Lluka 2:40
Ndërkaq fëmija rritej dhe forcohej në frymë, duke qenë plot dituri; dhe hiri i Perëndisë ishte mbi të.
Lluka 2:41
Tani prindërit e tij shkonin çdo vit në Jeruzalem për festën e Pashkës.
Lluka 2:43
Dhe si u përmbushën ato ditë, kur ata u kthyen, fëmija Jezus ndënji në Jeruzalem; por Jozefi dhe e ëma e tij nuk e dinin.
Lluka 2:45
dhe, duke qenë se nuk e gjetën, u kthyen në Jeruzalem për ta kërkuar.
Lluka 2:47
Dhe të gjithë ata që e dëgjonin, habiteshin nga zgjuarësia e tij dhe nga përgjigjet e tij.
Lluka 2:49
Por ai u tha atyre: "Përse më kërkonit? A nuk e dinit se më duhet të merrem me punët e Atit tim?".
Lluka 2:52
Dhe Jezusi rritej në dituri, në shtat dhe në hir përpara Perëndisë dhe njerëzve.
Lluka 3:2
nën kryepriftërinjtë Ana dhe Kajfa, fjala e Perëndisë iu drejtua Gjonit, birit të Zakarias, në shkretëtirë.
Lluka 3:3
Atëherë ai e përshkoi gjithë krahinën përreth Jordanit, duke predikuar një pagëzim pendimi për faljen e mëkateve,
Lluka 3:4
ashtu siç është shkruar në librin e fjalëve të profetit Isaia, që thotë: "Ja zëri i njërit që bërtet në shkretirë: Përgatitni udhën e Zotit, drejtoni shtigjet e tij!
Lluka 3:6
dhe çdo mish do të shohë shpëtimin e Perëndisë".
Lluka 3:7
Ai, pra, u thoshte turmave që shkonin të pagëzoheshin prej tij: "Pjellë nepërkash, kush ju ka mesuar t`i arratiseni zemërimit që po vjen?
Lluka 3:8
Bëni, pra, fryte të denja pendimi dhe mos filloni të thoni brenda jush: "Ne kemi Abrahamin për Atë", sepse unë po ju them se Perëndia mund t`i nxjerrë fëmijë Abrahamit edhe nga këta gurë.
Lluka 3:11
Atëherë ai, duke përgjigjur, u tha atyre: "Ai që ka dy tunika le t`i ndajë me atë që s`ka, dhe ai që ka të hajë le të veprojë po kështu".
Lluka 3:13
Dhe ai u tha atyre: "Mos vilni asgjë më tepër nga sa ju është urdhëruar".
Lluka 3:16
Gjoni u përgjigj duke u thënë të gjithëve: "Unë ju pagëzoj me ujë; por vjen ai që është më i fortë nga unë, të cilit unë nuk jam i denjë as t`ia zgjidh lidhëset e sandaleve; ai do t`ju pagëzojë me Frymën e Shenjtë dhe me zjarr.
Lluka 3:17
Ai mban në dorë lopatën e vet, për ta pastruar krejt lëmin e vet dhe për të mbledhur grurin në hambarin e tij, por bykun do ta djegë me zjarr që nuk shuhet".
Lluka 3:19
Por Herodi, tetraku, mbasi u qortua prej tij për shkak të Herodiadës, gruas së vëllait të tij Filipit, dhe për të gjitha mbrapshtitë që ai kishte kryer,
Lluka 3:38
bir i Enosit, bir i Setit, bir i Adamit, i Perëndisë.
Lluka 4:2
ku për dyzet ditë e tundoi djalli; gjatë atyre ditëve ai nuk hëngri asgjë, por kur ato kaluan, e mori uria.
Lluka 4:3
Dhe djalli i tha: "Nëse je Biri i Perëndisë, i thuaj këtij guri të bëhet bukë".
Lluka 4:4
Por Jezusi u përgjigj duke thënë: "Është shkruar: "Njeriu nuk do të rrojë vetëm me bukë, por me çdo fjalë të Perëndisë"".
Lluka 4:5
Pastaj djalli e çoi në një mal të lartë dhe, për një çast, i tregoi të gjitha mbretëritë e botës.
Lluka 4:7
Në qoftë se ti, pra, duke rënë përmbys, më adhuron, do të jetë krejt jotja".
Lluka 4:8
Por Jezusi, duke u përgjigjur, i tha: "Largohu prej meje, Satana. Është shkruar: "Adhuro Zotin, Përëndinë tënd dhe shërbeji vetëm atij"".
Lluka 4:9
Pastaj e çoi në Jeruzalem, e vuri në majë të tempullit, në cep, dhe i tha: "Nëse je Biri i Perëndisë, hidhu poshtë që këtej;
Lluka 4:12
Dhe Jezusi u përgjigj dhe i tha: "Është thënë: "Mos e tundo Zotin, Perëndinë tënd"".
Lluka 4:13
Dhe kur djalli i mbaroi të gjitha tundimet, u largua prej tij, për një farë kohe.
Lluka 4:14
Dhe Jezusi, në fuqinë e Frymës, u kthye në Galile dhe fama e tij u përhap në mbarë krahinën përreth.
Lluka 4:16
Pastaj erdhi në Nazaret, ku ishte rritur, dhe si e kishte zakon ditën e shtunë, hyri në sinagogë dhe u ngrit për të lexuar.
Lluka 4:18
"Fryma e Zotit është mbi mua, sepse ai më vajosi për të ungjillizuar të varfërit; ai më dërgoi për të shëruar ata që e kanë zemrën të thyer, për të shpallur çlirimin e të burgosurve dhe kthimin e të parit të verbërve, për të çliruar përsëri të shtypurit,
Lluka 4:19
dhe për të predikuar vitin e pranueshëm të Zotit".
Lluka 4:21
Atëherë ai nisi të thotë: "Sot ky Shkrim u përmbush në veshët tuaja".
Lluka 4:22
Dhe të gjithë jepnin dëshmi dhe mrekulloheshin për fjalët e hirit që dilnin nga goja e tij, dhe thoshnin: "Po ky, a nuk është biri i Jozefit?".
Lluka 4:23
Dhe ai u tha atyre: "Me siguri ju do të më përmendni fjalën e urtë: "Mjek, shëro veten tënde"; të gjitha ato që dëgjuam se u bënë në Kapernaum, bëji edhe këtu në atdheun tënd".
Lluka 4:25
Në të vërtetë po ju them se në kohën e Elias, kur qielli u mbyll për tre vjet e gjashtë muaj dhe u bë një uri e madhe në gjithë vendin, ishin shumë të veja në Izrael;
Lluka 4:26
e megjithatë tek asnjëra nga ato nuk u dërgua Elia, përveç se te një grua e ve në Sareptë të Sidonit.
Lluka 4:27
Dhe në kohën e profetit Elize kishte shumë lebrozë në Izrael; megjithatë asnjë prej tyre nuk u pastrua, përveç Naamanit Sirian".
Lluka 4:29
Dhe u ngritën, e dëbuan nga qyteti dhe e çuan deri në buzë të majës së malit, mbi të cilin ishte ndërtuar qyteti i tyre, për ta hedhur poshtë.
Lluka 4:30
Por ai, duke kaluar përmes tyre, u largua.
Lluka 4:31
Pastaj zbriti në Kapernaum, qytet i Galilesë, dhe i mësonte njerëzit ditët e shtuna.
Lluka 4:34
"Ah, ç`ka mes nesh dhe teje, o Jezus Nazareas? A erdhe të na shkatërrosh? Unë e di se kush je ti: i Shenjti i Perëndisë!".
Lluka 4:35
Por Jezusi e qortoi duke thënë: "Hesht dhe dil prej tij!". Dhe demoni, pasi e përplasi përpara tyre, doli prej tij pa i bërë asgjë të keqe.
Lluka 4:37
Dhe fama e tij përhapej në çdo vend të krahinës përreth.
Lluka 4:38
Mbasi doli nga sinagoga, Jezusi hyri në shtëpinë e Simonit. Vjehrrën e Simonit e kishin zënë ethe të forta; dhe ata e lutën për të.
Lluka 4:39
Ai u përkul mbi të, qortoi ethet dhe ato e lëshuan; dhe ajo u ngrit menjëherë dhe filloi t`u shërbejë.
Lluka 4:40
Kur perëndoi dielli, të gjithë ata që kishin të sëmurë me sëmundje të ndryshme i prunë tek ai; dhe ai i shëroi duke vënë duart mbi secilin prej tyre.
Lluka 4:41
Prej shumë vetëve dilnin demonë që bërtitnin dhe thoshnin: "Ti je Krishti, Biri i Perëndisë". Por ai i qortonte dhe nuk i lejonte të flisnin, sepse ata e dinin se ai ishte Krishti.
Lluka 4:43
Por ai u tha atyre: "Më duhet ta shpall lajmin e mirë të mbretërisë së Perëndisë edhe në qytete të tjera, sepse për këtë jam dërguar".
Lluka 4:44
Dhe ai predikonte nëpër sinagoga të Galilesë.
Lluka 5:1
Dhe ndodhi që Jezusi, kur po ndodhej në bregun e liqenit të Gjenezaretit e ndërsa turma po shtyhej rreth tij për të dëgjuar fjalën e Perëndisë,
Lluka 5:4
Dhe kur mbaroi së foluri i tha Simonit: "Shko në të thella, dhe hidhni rrjetat tuaja për të zënë peshk".
Lluka 5:5
Dhe Simoni, duke u përgjigjur, i tha: "Mësues, u munduam gjithë natën dhe nuk zumë asgjë; por, për fjalën tënde, do ta hedh rrjetën.
Lluka 5:9
Në të vërtetë Pjetri dhe të gjithë ata që ishin me të, habiteshin për shkak të sasisë së peshkut që kishin zënë.
Lluka 5:12
Ndodhi që, ndërsa Jezusi ndodhej në një nga ato qytete, erdhi një njeri i mbushur plot me lebër, i cili, kur e pa Jezusin, ra me fytyrë për dhe dhe iu lut duke thënë: "Zot, po të duash, ti mund të më pastrosh".
Lluka 5:14
Dhe Jezusi e urdhëroi: "Mos ia trego kurrkujt; por shko, paraqitu te prifti dhe bëj një ofertë për pastrimin tënd, sikurse e ka përshkruar Moisiu, që kjo t`u shërbejë si dëshmi".
Lluka 5:15
Dhe fama e tij po përhapej gjithnjë e më shumë; dhe turma të mëdha mblidheshin për ta dëgjuar dhe për t`u shëruar prej tij nga sëmundjet e veta.
Lluka 5:18
Dhe ja, disa njerëz po sillnin mbi një vig një njeri të paralizuar dhe kërkonin ta fusnin brenda dhe ta vinin përpara tij.
Lluka 5:19
Por, duke mos gjetur se si ta fusnin brenda për shkak të turmës, hipën mbi çatinë e shtëpisë dhe e lëshuan përmjet tjegullave me gjithë vig midis njerëzve, përpara Jezusit.
Lluka 5:21
Atëherë skribët dhe farisenjtë filluan të arsyetojnë duke thënë: "Kush është ky që thotë blasfemi? Kush mund t`i falë mëkatet, përveç vetëm Perëndi?".
Lluka 5:25
Dhe menjëherë ai njeri u ngrit përpara tyre, mori vigun mbi të cilin qe shtrirë dhe shkoi në shtëpinë e vet, duke përlëvduar Perëndinë.
Lluka 5:26
Dhe të gjithë u habitën dhe përlëvdonin Perëndinë, dhe, plot frikë, thoshnin: "Sot pamë gjëra të mahnitshme".
Lluka 5:29
Pastaj Levi i përgatiti në shtëpinë e tij një gosti të madhe, dhe një numër i madh tagrambledhësish e të tjerë rrinin në tryezë bashkë me ta.
Lluka 5:30
Por skribët dhe farisenjtë e atij vendi murmurisnin kundër dishepujve të Jezusit duke thënë: "Përse hani dhe pini bashkë me tagrambledhës dhe mëkatarë?".
Lluka 5:31
Dhe Jezusi, duke u përgjegjur, u tha: "Nuk janë të shëndoshët ata që kanë nevojë për mjek, por të sëmurët.
Lluka 5:33
Atëherë ata i thanë: "Përse dishepujt e Gjonit si dhe ata të farisenjve agjërojnë shpesh dhe luten, kurse të tutë hanë dhe pinë?".
Lluka 5:34
Ai u përgjigj atyre: "A mund t`i bëni dasmorët të agjërojnë, derisa dhëndri është me ta?
Lluka 5:36
Përveç kësaj ai u tregoi një shëmbëlltyrë: "Askush nuk qep një copë të një rrobë të re mbi një rrobe të vjetër; përndryshe gjendet me rrobën e re të shqyer, dhe pjesa që u hoq nga rroba e re nuk i përshtatet së vjetrës.
Lluka 5:37
Dhe askush nuk shtie verë të re në kacekë të vjetër; përndryshe vera e re i pëlcet kacekët, dhe ajo derdhet e kacekët shkojnë dëm.
Lluka 6:1
Ndodhi që një të shtunë, pas së shtunës së madhe, ai po ecte nëpër arat me grurë, dhe dishepujt e vet këputnin kallinj, i shkoqnin me dorë dhe i hanin.
Lluka 6:2
Dhe disa nga farisenjtë u thanë atyre: "Përse bëni atë që nuk është e lejueshme të bëhet të shtunën?".
Lluka 6:3
Por Jezusi, duke u përgjigjur, u tha atyre: "A nuk keni lexuar çfarë bëri Davidi dhe ata që ishin bashkë me të kur i mori uria?
Lluka 6:4
Si hyri në shtëpinë e Perëndisë, ai mori bukët e paraqitjes, hëngri vetë dhe u dha të hanë edhe atyre që ishin bashkë me të, ndonëse nuk ishte e lejueshme për asnjërin t`i hante, përveç priftërinjve?".
Lluka 6:12
Në ato ditë ndodhi që ai shkoi në mal për t`u lutur, dhe e kaloi natën duke iu lutur Perëndisë.
Lluka 6:17
Pastaj, pasi zbriti bashkë me ta, ndaloi në një vend të sheshtë, me turmën e dishepujve të vet dhe me një numër të madh njerëzish nga gjithë Judea, nga Jeruzalemi dhe nga bregdeti i Tiros dhe i Sidonit, të cilët kishin ardhur për ta dëgjuar atë dhe për t`u shëruar nga sëmundjet e veta;
Lluka 6:20
Ai, si i drejtoi sytë nga dishepujt e vet, thoshte: "Lum ju, të varfër, sepse juaja është mbretëria e Perëndisë".
Lluka 6:22
Lum ju, kur njerëzit do t`ju urrejnë, do t`ju mallkojnë dhe do t`ju fyejnë, do ta shpallin emrin tuaj si të keq, për shkak të Birit të njeriut.
Lluka 6:23
Gëzohuni atë ditë dhe hidhuni nga gëzimi, sepse ja, shpërblimi juaj është i madh në qiell; në të njëjtën mënyrë, pra, etërit e tyre i trajtonin profetët.
Lluka 6:26
Mjerë ju, kur të gjithë njerëzit do të flasin mirë për ju, sepse në të njëjtën mënyrë vepruan etërit e tyre me profetët e rremë.
Lluka 6:28
Bekoni ata që ju mallkojnë dhe lutuni për ata që ju keqtrajtojnë.
Lluka 6:35
Por ju t`i doni armiqtë tuaj, bëni të mirë dhe jepni hua pa pasur shpresë për asgjë, dhe shpërblimi juaj do të jetë i madh dhe ju do të jeni bijtë e Shumë të Lartit, sepse ai është mirëdashës me mos-mirënjohësit dhe të mbrapshtët.
Lluka 6:42
Ose, si mund t`i thuash vëllait tënd: "Vëlla, më lër të të heq lëmishtën që ke në syrin tënd", kur ti vetë nuk e sheh traun në syrin tënd? O hipokrit, nxirre më parë traun nga syri yt dhe atëherë do të mund të shohësh mirë për të nxjerrë lëmishtën nga syri i vëllait tënd.
Lluka 6:46
Përse më thirrni, "Zot, Zot" dhe nuk bëni atë që ju them?
Lluka 6:48
Ai i ngjan njeriut që, kur ndërtoi shtëpinë e vet, gërmoi shumë thellë dhe e vendosi themelin mbi shkëmb. Erdhi një vërshim, përroi u sul mbi atë shtëpi, por s`e tundi dot, sepse e kishte themelin mbi shkëmb.
Lluka 6:49
Përkundrazi, ai që e dëgjoi dhe nuk i vuri në praktikë, i ngjan njeriut që e ndërtoi shtëpinë mbi tokë, por pa themel; kur iu sul përroi, ajo u shemb menjëherë dhe rrënimi i saj qe i madh".
Lluka 7:1
Si e përfundoi gjithë këtë ligjëratë drejtuar popullit që e dëgjoi, hyri në Kapernaum.
Lluka 7:2
Tani një centurion kishte një shërbëtor që e donte shumë; e kishte të sëmurë keq për vdekje.
Lluka 7:3
Dhe centurioni, kur dëgjoi për Jezusin, i dërgoi disa pleq Judenj që ta lusnin të vinte e të shëronte shërbëtorin e tij.
Lluka 7:6
Atëherë Jezusi shkoi me ta. E kur ishte jo shumë larg shtëpisë, centurioni dërgoi disa miq të tij për t`i thënë: "Zot, mos u shqetëso, sepse unë nuk jam i denjë që ti të hysh nën pullazin tim.
Lluka 7:7
Për këtë shkak nuk e çmova veten të denjë të vij tek ti; por ti fol një fjalë dhe shërbëtori im do të shërohet.
Lluka 7:12
Dhe, kur iu afrua portës së qytetit, ja që po çonin për ta varrosur një të vdekur, djalin e vetëm të nënës së tij, që ishte e ve; dhe një turmë e madhe nga qyteti ishte me të.
Lluka 7:13
Posa e pa, Zoti pati dhemshuri për të dhe i tha: "Mos qaj!"
Lluka 7:16
Atëherë të gjithë u mrekulluan dhe lëvdonin Perëndinë duke thënë: "Midis nesh doli një profet i madh" dhe: "Perëndia e vizitoi popullin e vet".
Lluka 7:17
Dhe kjo e thënë për të u përhap nëpër gjithë Judenë dhe anembanë krahinës përreth.
Lluka 7:18
Gjoni u informua prej dishepujve të vet për të gjitha këto gjëra.
Lluka 7:19
Dhe Gjoni thirri pranë tij dy nga dishepujt e vet, i dërgoi te Jezusi për t`i thënë: "A je ti ai që duhet të vijë, apo duhet të presim një tjetër?".
Lluka 7:20
Këta njerëz, pra, shkuan te ai dhe i thanë: "Gjon Pagëzori na dërgoi te ti për të të thënë: "A je ti ai që duhet të vijë, apo duhet të presim një tjetër?"".
Lluka 7:22
Dhe Jezusi duke u përgjegjur u tha atyre: "Shkoni dhe i thoni Gjonit ç`keni parë e dëgjuar: të verbërit fitojnë përsëri të parit, të çalët ecin, lebrozët po pastrohen, të shurdhërit po dëgjojnë, të vdekurit po ringjallen, dhe ungjilli u shpallet të varfërve.
Lluka 7:24
Kur lajmëtarët e Gjonit u larguan, ai filloi t`u thotë turmave për Gjonin: "Ç`dolët të shihni në shkreti? Një kallam që e tund era?
Lluka 7:27
Ai është ai për të cilin u shkrua: "Ja, unë po dërgoj përpara fytyrës tënde lajmëtarin tim, që do ta përgatitë rrugën sate para teje".
Lluka 7:28
Sepse unë po ju them që nga të lindurit prej gruaje nuk ka asnjë profet më të madh se Gjon Pagëzori; por më i vogli në mbretërinë e Perëndisë është më i madh se ai".
Lluka 7:29
Dhe gjithë populli që e dëgjoi dhe tagrambledhësit e pranuan drejtësinë e Perëndisë dhe u pagëzuan me pagëzimin e Gjonit.
Lluka 7:30
Por farisenjtë dhe mësuesit e ligjit e refuzuan planin e Perëndisë për ta dhe nuk u pagëzuan.
Lluka 7:32
U ngjajnë fëmijëve që ulen ndër sheshe dhe i bërtasin njëri-tjetrit duke thënë: "Ne i kemi rënë fyellit për ju dhe ju nuk keni kërcyer; ne kemi kënduar vajtime për ju dhe ju nuk keni qarë".
Lluka 7:40
Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, i tha: "Simon, kam diçka për të të thënë". Dhe ai tha: "Fol, Mësues".
Lluka 7:43
Dhe Simoni, duke u përgjigjur, tha: "Ma do mendja, ai, të cilit i fali më shumë". Dhe Jezusi i tha: "Gjykove drejt".
Lluka 7:44
Pastaj, si u suall nga gruaja, i tha Simonit: "A e sheh këtë grua? Unë hyra në shtëpinë tënde dhe ti nuk më dhe ujë për të larë këmbët; ajo, përkundrazi, m`i lau këmbët me lot dhe m`i fshiu me flokët e kresë.
Lluka 8:1
Dhe pas kësaj ndodhi që ai shkonte nëpër qytete dhe nëpër fshatra, duke predikuar dhe duke shpallur lajmin e mirë të mbretërisë së Perëndisë; me të ishin të dymbëdhjetët,
Lluka 8:6
Një pjesë tjetër ra në gurishte dhe, sapo mbiu, u tha për mungesë vlage.
Lluka 8:8
Kurse një pjesë ra në tokë të mirë, mbiu dhe dha fryt njëqindfish". Si i tha këto gjëra, thirri: "Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë!".
Lluka 8:10
Dhe ai tha: "Juve ju është dhënë të njihni misteret e mbretërisë së Perëndisë; por të tjerëve me anë të shëmbëlltyrave, që ata, duke shikuar të mos shohin dhe, duke dëgjuar të mos kuptojnë.
Lluka 8:11
Ky është kuptimi i shëmbëlltyrës: fara është fjala e Perëndisë.
Lluka 8:12
Ata përgjatë rrugës janë ata që e dëgjojnë fjalën; por pastaj vjen djalli dhe ua merr fjalën nga zemra e tyre, që ata të mos besojnë dhe të mos shpëtojnë.
Lluka 8:13
Ata mbi gurishte janë ata që, kur dëgjojnë, e presin fjalën me gëzim; por ata nuk kanë rrënjë, besojnë për njëfarë kohe, por në momentin e sprovës tërhiqen.
Lluka 8:19
Nëna e tij dhe vëllezërit e tij erdhën tek ai, por nuk mund t`i afroheshin për shkak të turmës.
Lluka 8:21
Por ai, duke u përgjigjur, u tha atyre: "Nëna ime dhe vëllezërit e mi janë ata që e dëgjojnë fjalën e Perëndisë dhe e vënë në praktikë".
Lluka 8:26
Pastaj lundruan drejt krahinës së Gadareasve, që ndodhet përballë Galilesë;
Lluka 8:27
dhe, porsa Jezusi zbriti në tokë, i doli përpara një njeri nga ai qytet, i cili prej shumë kohe ishte pushtuar nga demonët, nuk vishte rroba, nuk banonte në shtëpi, por ndër varreza.
Lluka 8:28
Kur e pa Jezusin, lëshoi një britmë, iu hodh ndër këmbë dhe tha me zë të lartë: "Ç`ka mes meje dhe ty, Jezus, Biri i Perëndisë Shumë të Lartë? Të lutem, mos më mundo!".
Lluka 8:29
Sepse Jezusi po i jepte urdhër frymës së ndyrë të dilte nga ai njeri, sepse shumë herë e kishte pushtuar dhe ndonëse e kishin lidhur me zinxhirë e me pranga dhe e ruanin, ai i këpuste prangat dhe shtyhej prej demonit nëpër shkretëtirat.
Lluka 8:30
Dhe Jezusi e pyeti duke thënë: "Si e ke emrin?". Dhe ai u përgjigj: "Legjion". Sepse shumë demonë i kishin hyrë në të.
Lluka 8:34
Kur panë ç`ndodhi, ata që i ruanin derrat ikën dhe e çuan lajmin në qytet e nëpër fshatra.
Lluka 8:35
Atëherë njerëzit dolën për të parë ç`kishte ndodhur dhe erdhën te Jezusi, dhe gjetën atë njeri, nga i cili kishin dalë demonët, të ulur te këmbët e Jezusit, të veshur dhe me mendje në rregull, dhe patën frikë.
Lluka 8:38
Ndërkaq njeriu prej të cilit dolën demonët, i lutej të rrinte me të; por Jezusi e përcolli duke i thënë:
Lluka 8:39
"Kthehu në shtëpinë tënde dhe trego çfarë gjërash të mëdha ka bërë Perëndia për ty". Dhe ai shkoi anembanë qytetit duke treguar gjërat e mëdha që Jezusi bëri për të.
Lluka 8:42
sepse ai kishte një vajzë të vetme rreth dymbëdhjetë vjeçe, që ishte për vdekje. Ndërsa Jezusi po shkonte atje, turma po shtyhej përreth tij.
Lluka 8:47
Atëherë gruaja, duke parë se nuk mbeti e padiktuar, erdhi, duke u dridhur e tëra, dhe i ra ndër këmbë dhe i deklaroi në prani të gjithë popullit, përse e kishte prekur dhe si ishte shëruar në çast.
Lluka 8:51
Si arriti në shtëpi, nuk la asnjeri të hyjë, përveç Pjetrit, Gjonit dhe Jakobit, dhe atin e nënën e vajzës.
Lluka 8:53
Dhe ata e përqeshnin; duke e ditur se kishte vdekur.
Lluka 8:54
Por ai, mbasi i nxori jashtë të gjithë, e kapi për dore dhe thirri duke thënë: "Vajzë, çohu!".
Lluka 9:2
Dhe i nisi të predikojnë mbretërinë e Perëndisë dhe të shërojnë të sëmurët.
Lluka 9:3
Dhe u tha atyre: "Mos merrni asgjë për rrugë: as shkop, as trastë, as bukë, as para dhe asnjë prej jush të mos ketë dy tunika me vete.
Lluka 9:6
Atëherë ata u nisën dhe përshkuan fshatrat duke përhapur ungjillin dhe duke shëruar kudo.
Lluka 9:7
Herodi, tetrarku, kishte dëgjuar për të gjitha gjërat që kishte kryer Jezusi dhe ishte në mëdyshje, sepse disa thoshin se Gjoni ishte ringjallur së vdekuri,
Lluka 9:9
Por Herodi tha: "Gjonit unë ia kam prerë kokën; kush do të jetë ky, për të cilin po dëgjoj të thuhen të tilla gjëra?". Dhe kërkonte ta shihte.
Lluka 9:11
Po, kur turmat e morën vesh, i ndiqnin; dhe ai i mirëpriti dhe u fliste për mbretërinë e Perëndisë, dhe shëronte ata që kishin nevojë për shërim.
Lluka 9:12
Tani kur dita filloi të mbarojë, të dymbëdhjetët iu afruan dhe i thanë: "Nise turmën, që të shkojë nëpër fshatra e nëpër fushat përreth, që të gjejë strehë dhe ushqim, sepse këtu jemi në një vend të shkretë".
Lluka 9:13
Por ai u tha atyre: "U jepni ju të hanë". Ata u përgjigjen: "Ne nuk kemi tjetër veç se pesë bukë e dy peshq; vetëm nëse shkojmë vetë të blejmë ushqim për gjithë këta njerëz".
Lluka 9:16
Atëherë ai i mori të pesë bukët dhe të dy peshqit dhe, pasi i ngriti sytë drejt qiellit, i bekoi, i ndau dhe ua dha dishepujve të vet që t`ia shpërndajnë turmës.
Lluka 9:19
Ata duke u përgjgjur thanë: "Disa thonë "Gjon Pagëzori", të tjerë "Elia" dhe të tjerë një nga profetët e lashtë që është ringjallur".
Lluka 9:20
Dhe ai u tha atyre: "Po ju, kush thoni se jam unë?". Atëherë Pjetri duke u pergjigjur tha: "Krishti i Perëndisë".
Lluka 9:22
duke thënë: "Birit të njeriut i duhet të vuajë shumë gjëra, ta përbuzin pleqtë, krerët e priftërinjve dhe skribët, ta vrasin dhe të tretën ditë të ringjallet".
Lluka 9:24
Sepse kush do ta shpëtojë jetën e vet, do ta humbasë; por kush do ta humbasë jetën e vet për shkakun tim, do ta shpëtojë.
Lluka 9:26
Sepse, nëse dikujt i vjen turp për mua dhe për fjalët e mia, edhe Birit të njeriut do t`i vijë turp për të, kur të vijë në lavdinë e vet dhe të Atit e të engjëjve të shenjtë.
Lluka 9:27
Në të vërtetë po ju them se këtu janë të pranishëm disa që nuk do ta shjojnë vdekjen, para se ta shohin mbretërinë e Perëndisë".
Lluka 9:28
Dhe ndodhi që afërsisht tetë ditë pas këtyre thënieve, Ai mori me vete Pjetrin, Gjonin Jakobin dhe u ngjit në mal për t`u lutur.
Lluka 9:31
të cilët, të shfaqur në lavdi, i flisnin për ikjen e tij nga kjo jetë që do të kryhej së shpejti në Jeruzalem.
Lluka 9:33
Dhe, ndërsa këta po ndaheshin prej tij, Pjetri i tha Jezusit: "Mësues, për ne është mirë të rrijmë këtu; le të bëjmë, pra, tri çadra: një për ty, një për Moisiun dhe një për Elian"; por ai nuk dinte ç`thoshte.
Lluka 9:37
Të nesërmen, kur ata zbritën nga mali, ndodhi që një turmë e madhe i doli përpara Jezusit.
Lluka 9:39
Dhe ja, një frymë e kap dhe menjëherë ai bërtet; pastaj e përpëlit dhe e bën të nxjerrë shkumë dhe mezi largohet, pasi e ka sfilitur.
Lluka 9:41
Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, tha: "O brez mosbesues dhe i çoroditur, deri kur do të jem me ju dhe deri kur do t`ju duroj? Sille këtu djalin tënd".
Lluka 9:42
Dhe, ndërsa fëmija po afrohej, demoni e përpëliti atë dhe e sfiliti. Por Jezusi e qortoi frymën e ndyrë, e shëroi djalin dhe ia dorëzoi atit të vet.
Lluka 9:43
Të gjithë mbetën të mahnitur nga madhëria e Perëndisë. Dhe, ndërsa të gjithë po mrekulloheshin për gjithçka bënte Jezusi, ai u tha dishepujve të vet:
Lluka 9:45
Por ata nuk i kuptuan këto fjalë; ato ishin të fshehta dhe për këtë shkak ata nuk i kuptonin dot, dhe druanin ta pyesnin për ato që kishte thënë.
Lluka 9:52
dhe dërgoi përpara lajmëtarët. Këta, si u nisën, hynë në një fshat të Samaritanëve, për t`i përgatitur ardhjen.
Lluka 9:54
Kur e panë këtë gjë, dishepujt e vet Jakobi dhe Gjoni thanë: "Zot, a do ti që të themi të zbresë zjarr nga qielli dhe t`i përvëlojë, ashtu si bëri edhe Elia?".
Lluka 9:56
sepse Biri i njeriut nuk erdhi për të shkatërruar shpirtërat e njerëzve, po për t`i shpëtuar". Pastaj shkuan në një fshat tjetër.
Lluka 9:59
Pastaj i tha një tjetri: "Ndiqmë!". Por ai përgjigjej: "Zot, më lejo më parë të shkoj e të varros atin tim".
Lluka 9:60
Jezusi i tha: "Lëri të vdekurit t`i varrosin të vdekurit e vet; por ti shko dhe prediko mbretërinë e Perëndisë".
Lluka 9:62
Jezusi i tha: "Asnjëri që ka vënë dorë në parmendë dhe kthehet e shikon prapa, nuk është i përshtatshëm për mbretërinë e Perëndisë".
Lluka 10:1
Pastaj Zoti caktoi shtatëdhjetë të tjerë dhe i nisi dy nga dy përpara tij, në çdo qytet dhe vend, ku ai do të shkonte.
Lluka 10:4
Mos merrni me vete as çanta, as trasta, as sandale dhe mos përshëndetni asnjeri rrugës.
Lluka 10:5
Dhe në cilëndo shtëpi ku të hyni, më përpara thoni: "Paqe në këtë shtëpi".
Lluka 10:7
Rrini, pra, në të njëjtën shtëpi, hani dhe pini atë që do t`ju japin, sepse punëtori meriton shpërblimin e vet. Mos kaloni nga një shtëpi në një tjetër.
Lluka 10:8
Dhe në çdo qytet ku të hyni, nëse ju pranojnë, hani çfarë t`ju vënë përpara.
Lluka 10:9
Dhe shëroni të sëmurit që do të jenë në të dhe u thoni atyre: "Mbretëria e Perëndisë ju është afruar".
Lluka 10:11
"Ne po shkundim kundër jush edhe pluhurin e qytetit tuaj që na u ngjit; veç ta dini se mbretëria e Perëndisë ju është afruar".
Lluka 10:15
Dhe ti, Kapernaum, që të kanë ngritur deri në qiell, do të poshtërohesh deri në ferr.
Lluka 10:16
Kush ju dëgjon, më dëgjon mua; kush ju përbuz, më përbuz mua; dhe kush më përbuz, përbuz atë që më ka dërguar".
Lluka 10:19
Ja, ju dhashë pushtet të shkelni përmbi gjarpërinj dhe akrepa, dhe mbi çdo pushtet të armikut; dhe asgjë nuk do të mund t`ju dëmtojë.
Lluka 10:20
Megjithatë mos u gëzoni për faktin se po ju nënshtrohen frymërat, por gëzohuni më shumë se emrat tuaj janë shkruar në qiej".
Lluka 10:22
Gjithçka më është dhënë në dorë nga Ati im; dhe askush nuk e di kush është Biri, përveç Atit, dhe kush është Ati, përveç Birit, dhe atij që Biri do t`ia zbulojë".
Lluka 10:25
Atëherë ja, një doktor i ligjit u ngrit që ta vinte në provë dhe i tha: "Mësues, çfarë duhet të bëj që të trashëgoj jetën e përjetshme?".
Lluka 10:27
Ai duke u përgjigjur tha: "Duaje Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd, me gjithë forcën tënde dhe me gjithë mendjen tënde, edhe të afërmin tënd porsi vetveten".
Lluka 10:28
Jezusi i tha: "U përgjigje drejti; vepro kështu dhe do të rrosh".
Lluka 10:30
Atëherë Jezusi u përgjigj dhe tha: "Një burr zbriste nga Jeruzalemi për në Jeriko dhe ra në duart e kusarëve, të cilët, mbasi e zhveshën dhe e bënë gjithë plagë, u larguan dhe e lanë gati të vdekur.
Lluka 10:31
Rastësisht një prift po zbriste nëpër të njëjtën rrugë dhe, mbasi e pa atë burrë, vazhdoi tutje, në anën tjetër.
Lluka 10:34
Dhe mbasi iu afrua, ia lidhi plagët duke ia larë me vaj dhe me verë; pastaj e vuri mbi kafshën e vet, e çoi në një han dhe u kujdesua për të.
Lluka 10:35
Dhe të nesërmen, para se të niset, nxori dy denarë dhe ia dha hanxhiut duke i thënë: "Kujdesu për të dhe ç`të shpenzosh më shumë, do të të jap kur të kthehem".
Lluka 10:41
Por Jezusi, duke u përgjigjur, i tha: "Martë, Martë, ti po shqetësohesh dhe kujdesesh për shumë gjëra;
Lluka 11:6
sepse më erdhi nga udha një miku im dhe unë s`kam çfarë t`i vë përpara";
Lluka 11:7
dhe ai, nga brenda, duke u përgjigjur, i tha: "Mos më bezdis, dera është tashmë e mbyllur dhe fëmijët e mi ranë në shtrat me mua; nuk mund të çohem e të t`i jap"?
Lluka 11:8
Unë po ju them se, edhe nëse nuk çohet t`ia japë sepse e ka mik, do të çohet gjithsesi për shkak të insistimit të tij dhe do t`i japë të gjitha bukët që i nevojiten.
Lluka 11:11
Dhe cili nga ju është baba i tillë që, po t`i kërkojë bukë djali, i jep një gur? Ose po t`i kërkojë një peshk, në vend të peshkut i jep një gjarpër?
Lluka 11:13
Nëse ju, pra, që jeni të këqij, dini t`u jepni dhurata të mira bijve tuaj, aq më tepër Ati juaj qiellor do t`u dhurojë Frymën e Shenjtë atyre që ia kërkojnë".
Lluka 11:15
Por disa nga ata thanë: "Ai i dëbon demonët nëpërmjet Beelzebubit, princit të demonëve".
Lluka 11:16
Kurse disa nga ata, për ta vënë në provë, kërkonin prej tij një shenjë nga qielli.
Lluka 11:17
Por ai, duke i njohur mendimet e tyre, u tha atyre: "Çdo mbretëri, e përçarë në vetvete shkatërrohet, dhe çdo shtëpi e përçarë në vetvete rrëzohet.
Lluka 11:18
Po të jetë, pra, edhe Satanai i përçarë në vetvete, si do të mund të qëndrojë mbretëria e tij? Sepse ju thoni se unë i dëboj demonët nëpërmjet Beelzebubit.
Lluka 11:19
Por, nëse unë i dëbokam demonët nëpërmjet Beelzebubit, nëpërmjet kujt i dëbojnë ata bijtë tuaj? Prandaj ata do të jenë gjykatësit tuaj.
Lluka 11:20
Por në se unë i dëboj demonët me gishtin e Perëndisë, mbretëria e Perëndisë, pra ka arritur deri te ju.
Lluka 11:23
Kush nuk është me mua, është kundër meje dhe kush nuk mbledh me mua, shpërndan.
Lluka 11:28
Por ai u tha: "Me tepër lum ata që e dëgjojnë fjalën e Perëndisë dhe e zbatojnë".
Lluka 11:29
Duke qenë se turmat po i shtyheshin përreth, ai filloi të thotë: "Ky brez është i lig; ai kërkon nje shenjë, por asnjë shenjë nuk do t`i jepet, përveç shenjës së profetit Jona.
Lluka 11:30
Sepse, ashtu si Jona qe një shenjë për Ninivasit, kështu edhe Biri i njeriut do të jetë një shenjë për këtë brez.
Lluka 11:31
Mbretëresha e Mesditës do të ngrihet ditën e gjyqit me njerëzit e këtij brezi dhe do t`i dënojë, sepse ajo po vjen nga skaji i dheut për të dëgjuar urtësinë e Salomonit; dhe ja, këtu është dikush më i madh se Salomoni.
Lluka 11:32
Ninivasit, ditën e gjyqit, do të ringjallen me këtë brez dhe do ta dënojnë, sepse ata u penduan për predikimin e Jonas; dhe ja, këtu është dikush më i madh se Jona".
Lluka 11:33
Asnjëri, kur ndez një llambë, nuk e vë në një vend të fshehtë ose nën babunë, po përmbi dritëmbajtësen, që të shohin dritë ata që hyjnë.
Lluka 11:37
Por ndërsa Jezusi po fliste, një farise e ftoi për drekë në shtëpinë e vet. Dhe ai hyri dhe u vendos në tryezë.
Lluka 11:41
Por jepni si lëmoshë atë që është përbrenda, dhe çdo gjë do të jetë e pastër për ju.
Lluka 11:42
Por mjerë ju, o farisenj! Sepse ju paguani të dhjetën e ryzës, të mendrës dhe të çdo barishteje, dhe pastaj lini pas dore drejtësinë dhe dashurinë e Perëndisë. Këto gjëra duhet t`i bënit, pa i lënë pas dore të tjerat.
Lluka 11:43
Mjerë ju, o farisenj! Sepse ju e doni vendin e parë ndër sinagoga dhe përshëndetjet nëpër sheshe.
Lluka 11:44
Mjerë ju, skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse jeni si varret që nuk shihen dhe njërëzit ecin sipër tyre, pa e ditur".
Lluka 11:45
Atëherë, duke u përgjigjur, një nga mësuesit e ligjit, i tha: "Mësues, duke folur kështu, ti po na fyen edhe ne".
Lluka 11:49
Për këtë arsye edhe urtësia e Perëndisë tha: "Unë do t`u dërgoj profetë dhe apostuj, dhe ata do të vrasin disa prej tyre kurse të tjerët do t`i përndjekin",
Lluka 11:50
me qëllim që këtij brezi t`i kërkohet llogari për gjakun e të gjithë profetëve, i cili u derdh që nga krijimi i botës:
Lluka 11:54
për t`i ngritur kurthe, për ta zënë në gabim e për të mundur ta akuzojnë për ndonjë fjalë të tij.
Lluka 12:3
Prandaj të gjitha ato që thatë në terr, do të dëgjohen në dritë; dhe ato që pëshpëritët në vesh ndër dhomat e brendshme, do të shpallen nga çatitë e shtëpive".
Lluka 12:6
A nuk shiten vallë pesë harabela për dy pare? E megjithëatë as edhe një prej tyre nuk harrohet përpara Perëndisë.
Lluka 12:7
Madje, edhe flokët e kokës janë të gjitha të numëruara; prandaj mos kini frikë, ju vleni më tepër se shumë harabela.
Lluka 12:8
Dhe unë po ju them: Kushdo që do të rrëfeje për mua përpara njerëzve, edhe Biri i njeriut do ta rrëfejë përpara engjëjve të Perëndisë.
Lluka 12:9
Por ai që do të më mohojë përpara njerëzve, do të mohohet përpara engjëjve të Perëndisë.
Lluka 12:11
Pastaj, kur do t`ju çojnë përpara sinagogave, gjykatësve dhe autoriteteve, mos u shqetësoni se si ose se çfarë do të thoni për t`u mbrojtur, ose për çfarë do t`ju duhet të thoni,
Lluka 12:14
Por ai u përgjigj: "O njeri, kush më vuri mua gjykatës ose ndarës përmbi ju?".
Lluka 12:19
dhe pastaj do t`i them shpirtit tim: Shpirt, ti ke pasuri të shumta të shtëna për shumë vjet; pusho, ha, pi dhe gëzo".
Lluka 12:20
Por Perëndia i tha: "O i pamend, po atë natë shpirtin tënd do të ta kërkojnë dhe ato që përgatite të kujt do të jenë?".
Lluka 12:21
Kështu i ndodh atij që grumbullon thesare për vete dhe nuk është i pasur ndaj Perëndisë".
Lluka 12:22
Pastaj u tha dishepujve të vet: "Prandaj po ju them: mos u shqetësoni për jetën tuaj se çfarë do të hani, as për trupin tuaj se çfarë do të vishni.
Lluka 12:24
Vini re korbat! Ata nuk mbjellin e nuk korrin, nuk kanë as qilar as hambar, e megjithatë Perëndia i ushqen; mirë, pra, ju vleni shumë më tepër se zogjtë.
Lluka 12:26
Atëherë, kur nuk jeni në gjendje të bëni as atë që është më e pakta, përse shqetësoheni për të tjerat?
Lluka 12:28
Atëherë, nëse Perëndia vesh në këtë mënyrë barin që sot është në fushë dhe nesër hidhet në furrë, aq më tepër do t` ju veshë, o njerëz besimpakë?
Lluka 12:29
Përveç kësaj mos kërkoni çfarë do të hani ose do të pini, dhe mos jini në merak,
Lluka 12:30
sepse njerëzit e botës i kërkojnë të gjitha këto, por Ati juaj e di që ju keni nevojë për to.
Lluka 12:31
Kërkoni më parë mbretërinë e Perëndisë dhe të gjitha këto do t`ju jepen si shtesë.
Lluka 12:33
Shitni pasurinë tuaj dhe jepni lëmoshë! Bëni për vete trasta që nuk vjetrohen, një thesar të pashtershëm në qiejt, ku vjedhësi nuk arrin dhe tenja nuk bren.
Lluka 12:36
Ngjajini atyre që presin zotërinë e tyre, kur kthehet nga dasma, për t`ia hapur derën sapo të vijë dhe të trokasë.
Lluka 12:39
Por ta dini këtë: se po ta dinte i zoti i shtëpisë në cilën orë i vjen vjedhësi, do të rrinte zgjuar dhe nuk do të linte t`i shpërthenin shtëpinë.
Lluka 12:41
Dhe Pjetri i tha: "Zot, këtë shëmbëlltyrë po e thua vetëm për ne apo për të gjithë?".
Lluka 12:42
Dhe Zoti tha: "Kush është, pra, ai administrues besnik dhe i mençur, që do ta verë zotëria përmbi shërbëtorët e vet për t`u dhënë atyre racionin e ushqimeve në kohën e duhur?
Lluka 12:51
A kujtoni se erdha të sjell paqen mbi tokë? Jo, po ju them, por më shumë përçarjen;
Lluka 12:54
Atëherë ai u tha akoma turmave: "Kur ju shihni një re që ngrihet nga perëndimi menjëherë thoni: "Do të vijë shiu", dhe ashtu ndodh;
Lluka 12:55
përkundrazi, kur fryn juga, ju thoni: "Do të bëjë vapë", dhe ashtu ndodh.
Lluka 12:57
Dhe përse nuk gjykoni nga vetë ju ç`është e drejtë?
Lluka 12:58
Kur ti shkon bashkë me kundërshtarin tënd te gjykatësi, bëj ç`është e mundur gjatë rrugës që të merresh vesh me të, që ai mos të të nxjerrë përpara gjykatësit dhe gjykatësi të të dorëzojë te roja dhe roja të të futë në burg.
Lluka 13:1
Pikërisht në atë kohë ishin aty disa që i treguan për ata Galileasve, gjakun e të cilëve Pilati e kishte përzier me flijimet e tyre.
Lluka 13:2
Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, tha: "A mendoni ju se ata Galileas ishin më shumë mëkatarë nga gjithë Galileasit e tjerë, sepse vuajtën të tilla gjëra?
Lluka 13:8
Por ai u përgjigj dhe tha: "Zot, lëre edhe këtë vit, që ta punoj përreth dhe t`i hedh pleh
Lluka 13:9
dhe, po dha fryt, mirë; përndryshe, pastaj do ta presësh"". Shërimi i një gruaje të paralizuar
Lluka 13:13
Dhe i vuri duart mbi të dhe ajo u drejtua menjëherë, dhe përlëvdonte Perëndinë.
Lluka 13:15
Atëherë Zoti u përgjigj dhe tha: "Hipokritë! A nuk e zgjidh secili nga ju të shtunave nga grazhdi kaun e vet, ose gomarin e ta çojë për të pirë?
Lluka 13:17
Dhe, kur ai thoshte këto gjëra, të gjithë kundërshtarët e tij mbetën të turpëruar, ndërsa mbarë turma gëzohej për të gjitha veprat madhështore që ai kishte kryer.
Lluka 13:18
Atëherë ai tha: "Kujt i përngjan mbretëria e Perëndisë, me se ta krahasoj?
Lluka 13:20
Pastaj tha përsëri: "Me se ta krahasoj mbretërinë e Perëndisë?
Lluka 13:21
Ajo i ngjan majasë që e merr një grua dhe e përzien me tri masa mielli deri sa të mbruhet i gjithë".
Lluka 13:22
Dhe ai kalonte nëpër qytete dhe fshatra duke mësuar, e kështu po i afrohej Jeruzalemit.
Lluka 13:24
"Përpiquni të hyni nëpër derë të ngushtë, sepse unë po ju them se shumë do të kërkojnë të hyjnë dhe nuk do të munden.
Lluka 13:25
Kur i zoti i shtëpisë është çuar dhe ka mbyllur derën, ju atëherë, që keni mbetur jashtë, do të filloni të trokitni në derë duke thënë: "Zot, Zot, na e hap". Por ai, duke u përgjigjur, do të thotë: "Nuk e di nga vini".
Lluka 13:28
Atje do të jetë qarje dhe kërcëllim dhëmbësh, kur të shihni Abrahamin, Isakun, Jakobin dhe gjithë profetët në mbretërinë e Perëndisë, ndërsa ju do të dëboheni përjashta.
Lluka 13:29
Dhe do të vijnë nga lindja e nga perëndimi, nga veriu dhe nga jugu, dhe do të ulen në tryezë në mbretërinë e Perëndisë.
Lluka 13:32
Dhe ai u përgjigj atyre: "Shkoni e i thoni asaj dhelpre: "Ja, sot dhe nesër po dëboj demonë dhe kryej shërime, dhe të tretën ditë po i jap fund punës sime".
Lluka 14:1
Dhe ndodhi që një ditë të shtunë, kur ai hyri në shtëpinë e një kryetari të farisenjve për të ngrënë bukë, ata po e përgjonin;
Lluka 14:3
Dhe Jezusi, duke iu përgjigjur mësuesve të ligjit dhe farisenjve, tha: "A është e lejueshme të shërosh ditën e shtunë?".
Lluka 14:4
Por ata heshtën. Atëherë ai e mori për dore atë, e shëroi dhe e nisi të shkojë.
Lluka 14:5
Pastaj, duke iu përgjigjur atyre, tha: "Cili nga ju, po t`i bjerë gomari i vet ose kau në një pus, nuk e nxjerr menjëherë jashtë ditën e shtunë?".
Lluka 14:6
Por ata nuk mund të përgjigjeshin asgje për këto gjëra.
Lluka 14:10
Por, kur je ftuar, shko e rri në vendin e fundit që, kur të vijë ai që të ka ftuar, të thotë: "O mik, ngjitu më lart". Atëherë do të jesh i nderuar përpara atyre që janë në tryezë bashkë me ty.
Lluka 14:12
Ai i tha edhe atij që e kishte ftuar: "Kur shtron drekë a darkë, mos i thirr miqtë e tu, as vëllezërit e tu, as farefisin tënd, as fqinjët e pasur, se mos ata një herë të të ftojnë ty, dhe kështu ta kthejnë shpërblimin.
Lluka 14:14
dhe do të jesh i lum, sepse ata nuk kanë se si të ta kthejnë shpërblimin; por shpërblimi do të të jepet në ringjallje të të drejtëve".
Lluka 14:15
Dhe një nga të ftuarit, si i dëgjoi këto gjëra, i tha: "Lum kush do të hajë bukë në mbretërinë e Perëndisë".
Lluka 14:16
Atëherë Jezusi i tha: "Një njeri përgatiti një darkë të madhe dhe ftoi shumë veta;
Lluka 14:18
Por të gjithë, pa përjashtim, filluan të kërkojnë ndjesë. I pari i tha: "Bleva një arë dhe më duhet të shkoj ta shoh; të lutem, të më falësh".
Lluka 14:21
Kështu shërbëtori u kthye dhe ia dëftoi të gjitha zotit të vet. Atëherë i zoti i shtëpisë, plot zemërim, i tha shërbëtorit të vet: "Shpejt, shko nëpër sheshet dhe nëpër rrugët e qytetit e sill këtu lypës, sakatë, të çalë dhe të verbër".
Lluka 14:23
Atëherë zoti i tha shërbëtorit: "Dil nëpër udhë dhe përgjatë gardheve dhe detyroji të hyjnë që të mbushet shtëpia ime.
Lluka 14:28
Kush nga ju, pra, kur do të ndërtojë një kullë, nuk ulet më parë të llogaritë shpenzimet, për të parë nëse ka mjaftueshëm për ta mbaruar?
Lluka 14:29
Që atëherë, kur t`i ketë hedhur themelet e të mos mundë ta përfundojë, të gjithë ata që e shohin, të mos fillojnë e të tallen,
Lluka 14:30
duke thënë: "Ky njeri filloi të ndërtojë e nuk mundi ta përfundojë".
Lluka 14:31
Ose cili mbret, kur niset të luftojë kundër një mbreti tjetër, nuk ulet më parë të gjykojë në se mund ta përballojë me dhjetë mijë atë që po i vjen kundër me njëzet mijë?
Lluka 14:32
Në mos, ndërsa ai është ende larg, i dërgon një delegacion për të biseduar për paqe.
Lluka 14:35
Ajo nuk vlen as për tokë, as për pleh, por hidhet tutje. Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë".
Lluka 15:1
Pastaj të gjithë tagrambledhësit dhe mëkatarët i afroheshin për ta dëgjuar.
Lluka 15:7
Dhe unë po ju them se po kështu në qiell do të ketë më shumë gëzim për një mëkatar të vetëm që pendohet, sesa për nëntëdhjetë e nëntë të drejtët, që nuk kanë nevojë të pendohen.
Lluka 15:10
Po kështu po ju them: do të ketë gëzim në mes të engjëjve të Perëndisë për një mëkatar të vetëm që pendohet".
Lluka 15:24
sepse ky biri im kishte vdekur dhe u kthye në jetë, kishte humbur dhe u gjet përsëri". Dhe filluan të bënin një festë të madhe.
Lluka 15:29
Por ai iu përgjigj të atit dhe tha: "Ja, u bënë kaq vite që unë të shërbej dhe kurrë s`kam shkelur asnjë nga urdhërat e tu, e megjithëatë kurrë s`më dhe një kec për të bërë një festë me miqtë e mi.
Lluka 15:30
Por, kur u kthye ky djali yt, që prishi pasurinë tënde me prostituta, ti there për të viçin e majmur".
Lluka 15:32
Por duhet të festojmë dhe të gëzohemi, sepse ky vëllai yt kishte vdekur dhe u kthye në jetë, kishte humbur dhe u gjet përsëri"".
Lluka 16:1
Tani ai u foli akoma dishepujve të vet: "Ishte një njeri i pasur që kishte një administrator; këtë e paditën se po ia shkapërderdhte pasurinë e tij.
Lluka 16:2
Atëherë ai e thirri dhe i tha: "Ç`është kjo që po dëgjoj për ty? Më jep llogari për ato që ke administruar, sepse ti nuk mund të jesh më administratori im".
Lluka 16:6
Ai u përgjigj: "Njëqind bato vaj". Atëherë ai i tha: "Merre dëftesën tënde, ulu dhe shkruaj shpejt pesëdhjetë".
Lluka 16:7
Pastaj i tha një tjetri: "Po ti sa i detyrohesh?". Ai u përgjigj: "Njëqind kora grurë". Atëherë ai i tha: "Merre dëftesën tënde dhe shkruaj tetëdhjetë".
Lluka 16:9
Unë, pra, po ju them: Bëjini miqtë me pasuri të padrejta sepse, kur këto do t`ju mungojnë, t`ju pranojnë në banesat e përjetshme.
Lluka 16:13
Asnjë shërbëtor nuk mund t`u shërbejë dy zotërinjve; sepse ose do ta urrejë njerin e tjetrin do ta dojë, ose do të lidhet me njerin dhe tjetrin do ta përbuzë; ju nuk mund t`i shërbeni Perëndisë dhe mamonit".
Lluka 16:15
Dhe ai u tha atyre: "Ju jeni ata që e justifikoni veten përpara njerëzve, por Perëndia i njeh zemrat tuaja; sepse ajo që vlerësohet shumë ndër njerëzit është gjë e neveritshme para Perëndisë.
Lluka 16:16
Ligji dhe profetët arrijnë deri në kohën e Gjonit; që atëherë shpallet mbretëria e Perëndisë dhe gjithkush përpiqet të hyjë aty.
Lluka 16:19
Por atje ishte një njeri i pasur, që vishej me të purpurta dhe me rroba të çmueshme prej liri dhe për ditë e kalonte shkëlqyeshëm.
Lluka 16:24
Atëherë ai bërtiti dhe tha: "O atë Abraham, ki mëshirë për mua, dhe dërgoje Llazarin të lagë majën e gishtit të vet në ujë që të më freskojë gjuhën, sepse po vuaj tmerrësisht në këtë flakë.
Lluka 16:25
Por Abrahami thoshte: "O bir, kujto se ti i ke marrë të mirat e tua gjatë jetës sate, kurse Llazari të këqijat; tashti, përkundrazi, ai po përdëllehet dhe ti vuan.
Lluka 16:29
Abrahami u përgjigj: "Kanë Moisiun dhe profetët, le t`i dëgjojnë ata".
Lluka 17:1
Atëherë Jezusi u tha dishepujve të vet: "Është e pamundur që të mos ndodhin skandale; por mjerë ai për faj të të cilit vijnë!
Lluka 17:2
Për të do të ishte më mirë t`i varnin në qafë një gur mulliri dhe ta hidhnin në det, se sa të skandalizojë një të vetëm nga këta të vegjël.
Lluka 17:8
A nuk do t`i thotë përkundrazi: "Ma bëj gati darkën, përvishu e më shërbe që unë të ha e të pi e pastaj të hash dhe të pish edhe ti"?
Lluka 17:11
Dhe ndodhi që duke udhëtuar për në Jeruzalem, ai kaloi nëpër Samari dhe Galile.
Lluka 17:13
dhe duke ngritur zërin, thanë: "Mjeshtër, Jezus, ki mëshirë për ne".
Lluka 17:15
Dhe një nga ata, si e pa se u shërua, u kthye mbrapa dhe përlëvdonte Perëndinë me zë të lartë.
Lluka 17:16
Dhe ra përmbys me fytyrë përtokë te këmbët e Jezusit, duke e falënderuar. Ky ishte Samaritan.
Lluka 17:18
A nuk gjet asnjë që të kthehet për të dhënë lavdi Perëndisë, përveç këtij të huaji?".
Lluka 17:20
Tani kur u pyet nga farisenjtë se kur do të vinte mbretëria e Perëndisë, ai u përgjigj atyre dhe tha: "Mbretëria e Perëndisë nuk vjen në mënyrë të dukshme;
Lluka 17:21
dhe as nuk do të mund të thuhet: "Ja, këtu", ose: "Ja, atje"; sepse ja, mbretëria e Perëndisë është përbrenda jush".
Lluka 17:27
Njerëzit hanin, pinin, martonin dhe martoheshin, deri ditën kur Noeu hyri në arkë; dhe erdhi përmbytja dhe i zhduku të gjithë.
Lluka 17:31
Në atë ditë, ai që ndodhet mbi çatinë e shtëpisë të mos zbresë në shtëpi për të marrë gjërat e tij; e po kështu ai që ndodhet në ara, të mos kthehet prapa.
Lluka 17:37
Atëherë dishepujt u përgjigjën dhe thanë: "Ku, o Zot?" Dhe ai u tha atyre: "Ku të jetë trupi, atje do të mblidhen shqiponjat".
Lluka 18:1
Pastaj u tha atyre edhe një shëmbëlltyrë, për të treguar se duhet të lutemi vazhdimisht pa u lodhur,
Lluka 18:2
duke thënë: "Në një qytet ishte një gjykatës që nuk kishte frikë nga Perëndia dhe nuk kishte respekt për njeri.
Lluka 18:4
Për një farë kohe ai nuk deshi ta bënte, por pastaj tha me vete: "Megjithse nuk kam frikë nga Perëndia dhe s`kam respekt për asnjeri,
Lluka 18:7
Vallë Perëndia nuk do të marrë hak për të zgjedhurit e tij që i këlthasin atij ditë e natë? A do të vonojë, vallë, të ndërhyjë në favor të tyre?
Lluka 18:9
Ai tha edhe këtë shëmbëlltyre për disa që pretendonin se ishin të drejtë dhe i përbuznin të tjerët.
Lluka 18:10
"Dy njerëz u ngjitën në tempull për t`u lutur; njëri ishte farise dhe tjetri tagrambledhës.
Lluka 18:11
Fariseu rrinte në këmbë dhe lutej në vetvete kështu: "O Perëndi, të falënderoj që nuk jam si njerëzit e tjerë, grabitqarë, të padrejtë, kurorëshkelës, dhe as si ai tagrambledhës.
Lluka 18:13
Kurse tagrambledhësi rrinte larg dhe as që guxonte t`i çonte sytë drejt qiellit; por rrihte kraharorin e vet duke thënë: "O Perëndi, ji i mëshirshëm ndaj mua mëkatarit".
Lluka 18:16
Atëherë Jezusi i thirri fëmijët pranë vetes dhe tha: "I lini fëmijët e vegjël të vijnë tek unë dhe mos i pengoni, sepse e tyre është mbretëria e Perëndisë.
Lluka 18:17
Në të vërtetë po ju them se ai që nuk e pranon mbretërinë e Perëndisë si një fëmijë i vogël, nuk do të hyjë atje".
Lluka 18:18
Një nga krerët e pyeti duke thënë: "Mësues i mirë, ç`duhet të bëj për të trashëguar jetën e përjetshme?".
Lluka 18:19
Dhe Jezusi i tha: "Përse më quan të mirë? Askush nuk është i mirë, përveç një të vetmi, domethënë Perëndisë.
Lluka 18:24
Atëherë Jezusi, kur pa se ai ishte trishtuar shumë, tha: "Sa është e vështirë për ata që kanë pasuri të hyjnë në mbretërinë e Perëndisë!
Lluka 18:25
Sepse është më lehtë që një deve të kalojë nëpër vrimën e gjilpërës, sesa i pasuri të hyjë në mbretërinë e Perëndisë".
Lluka 18:27
Por ai tha: "Gjëra të pamundshme për njerëzit janë të mundshme për Perëndinë".
Lluka 18:29
Dhe ai u tha atyre: "Në të vërtetë po ju them se nuk ka asnjë që të ketë lënë shtëpinë ose prindërit, ose vëllezërit, ose gruan ose fëmijët, për mbretërinë e Perëndisë,
Lluka 18:30
që të mos marrë shumëfish në këtë kohë, dhe në kohën e ardhshme jetën e përjetshme".
Lluka 18:31
Pastaj i mori me vete të dymbëdhjetët dhe u tha atyre: "Ja, ne po ngjitemi në Jeruzalem dhe të gjitha ato që shkruan profetët për Birin e njeriut do të përmbushen.
Lluka 18:34
Por ata nuk morën vesh asgjë nga të gjitha këto: këto fjalë për ta ishin fshehtësi dhe ata nuk kuptonin ato që u ishin thënë.
Lluka 18:35
Tani ndërsa ai po i afrohej Jerikos, një i verbër ishte ulur përgjatë rrugës dhe po lypte;
Lluka 18:37
iu përgjigjën se po kalonte Jezusi nga Nazareti.
Lluka 18:38
Atëherë ai bërtiti duke thënë: "O Jezus, Bir i Davidit, ki mëshirë për mua".
Lluka 18:39
Ata që ecnin përpara i bërtitën të heshtte, por ai bërtiste edhe më fort: "O Bir i Davidit: ki mëshirë për mua".
Lluka 18:41
duke thëne: "Çfarë dëshiron të bëj për ty?". Dhe ai tha: "Zot, të rimarr dritën e syve".
Lluka 18:43
Në çast rimori dritën e syve dhe e ndiqte duke përlëvduar Perëndinë; dhe gjithë populli, kur pa këtë, i dha lavdi Perëndisë.
Lluka 19:1
Pastaj Jezusi hyri në Jeriko dhe po kalonte nëpër qytet;
Lluka 19:3
Ai kërkonte të shihte kush ishte Jezusi, por nuk mundte për shkak të turmës, sepse ishte i shkurtër nga shtati.
Lluka 19:4
Atëherë rendi përpara dhe u ngjit në një fik për ta parë, sepse ai duhet të kalonte andej.
Lluka 19:11
Dhe, ndërsa ata po i dëgjonin këto, Jezusi vazhdoi të tregojë një shëmbëlltyrë, sepse ai ishte afër Jeruzalemit dhe ata mendonin se mbretëria e Perëndisë do të shfaqej menjëherë.
Lluka 19:12
Tha, pra: "Një njeri fisnik shkoi në një vend të largët për të marrë në dorëzim një mbretëri e pastaj të kthehej.
Lluka 19:14
Por qytetarët e vet e urrenin dhe i dërguan pas një përfaqësi duke thënë: "Nuk duam që ky të mbretërojë përmbi ne".
Lluka 19:15
Dhe kur ai u kthye, pasi e mori në dorëzim mbretërinë, urdhëroi t`i thërresin ata shërbëtorët, të cilëve u kishte dhënë paratë për të marrë vesh sa kishte fituar secili duke tregtuar.
Lluka 19:23
përse nuk e vure paranë time në bankë që, kur të kthehem, ta marr bashkë me përqindje?".
Lluka 19:27
Veç kësaj, i sillni këtu armiqtë e mi, të cilët nuk donin që unë të mbretëroja mbi ta dhe i vritni përpara meje!"".
Lluka 19:28
Mbasi tha këto gjëra, ai shkoi përpara duke u ngjitur në Jeruzalem.
Lluka 19:30
duke u thënë: "Shkoni në fshatin përballë dhe, kur të hyni, do të gjeni aty një kërriç të lidhur, mbi të cilin nuk ka hipur kurrë njeri; zgjidheni atë dhe ma sillni.
Lluka 19:31
Dhe nëse ndokush ju pyet: "Përse po e zgjidhni?", u thoni atyre kështu: "Zoti ka nevojë"".
Lluka 19:33
Dhe, ndërsa ata po e zgjidhnin kërriçin, të zotët e tij u thanë atyre: "Përse po e zgjidhni kërriçin?".
Lluka 19:36
Dhe, ndërsa ai ecte kështu përpara, ata shtronin rrobat e tyre në rrugë.
Lluka 19:37
Dhe kur ai iu afrua teposhtës së malit të Ullinjve, gjithë turma e dishepujve filloi me gëzim të lavdërojë Perëndinë me zë të lartë për të gjitha veprat e pushtetshme që kishin parë,
Lluka 19:40
Dhe ai, duke u përgjigjur, u tha atyre: "Unë po ju them se në se këta do të heshtnin, gurët do të bërtisnin".
Lluka 19:42
duke thënë: "Oh, sikur ti, pikërisht ti, të njihje të paktën në ditën tënde ato që janë te nevojshme për paqen tënde! Por tashti ato janë të fshehura për sytë e tu.
Lluka 19:43
Sepse përmbi ty do të vijnë ditë kur armiqtë e tu do të të qarkojnë me ledh, do të të rrethojnë dhe do të të zënë nga të gjitha anët.
Lluka 19:44
Dhe do të të rrëzojnë përtokë ty dhe bijtë e tu në ty; dhe s`do të lënë në ty gur mbi gur, sepse ti nuk e ke njohur kohën kur je vizituar".
Lluka 20:3
Dhe ai duke u përgjigjur, u tha atyre: "Edhe unë do t`ju pyes një gjë dhe ju m`u përgjigjni:
Lluka 20:5
Dhe ata arsyetonin në mes tyre duke thënë: "Po të themi prej qiellit, ai do të na thotë: "Atëherë përse nuk i besuat?".
Lluka 20:7
Prandaj u përgjigjen se nuk dinin nga vinte.
Lluka 20:9
Pastaj filloi t`i tregojë popullit këtë shëmbëlltyrë: "Një njeri mbolli një vresht, ua besoi disa vreshtarëve dhe iku larg për një kohë të gjatë.
Lluka 20:11
Ai dërgoi përsëri një shërbëtor tjetër; por ata, pasi e rrahën dhe e shanë edhe atë, e kthyen duarbosh.
Lluka 20:12
Ai dërgoi edhe një të tretë, por ata e plagosën edhe atë dhe e përzunë.
Lluka 20:19
Në këtë moment, krerët e priftërinjve dhe skribët kërkuan të vënë dorë në të, sepse e morën vesh se ai e kishte treguar atë shëmbëlltyrë për ata, por kishin frikë nga populli.
Lluka 20:20
Ata e përgjonin me kujdes dhe i dërguan disa spiunë të cilët, duke u paraqitur si njerëz të drejtë, ta zinin në gabim në ndonjë ligjëratë dhe pastaj t`ia dorëzonin pushtetit dhe autoritetit të guvernatorit.
Lluka 20:21
Këta e pyetën duke thënë: "Mësues ne e dimë se ti flet dhe mëson drejt dhe që nuk je aspak i anshëm, por mëson rrugën e Perëndisë në të vërtetë.
Lluka 20:22
A është e lejueshme për ne t`i paguajmë taksë Cezarit apo jo?".
Lluka 20:23
Por ai, duke e kuptuar ligësinë e tyre, u tha atyre: "Përse më provokoni?
Lluka 20:24
Më tregoni një denar: e kujt është fytyra dhe mbishkrimi që ka?". Dhe ata, duke përgjigjur, thanë: "E Cezarit".
Lluka 20:25
Atëherë ai u tha atyre: "I jepni, pra, Cezarit atë që i përket Cezarit, dhe Perëndisë atë që është e Perëndisë".
Lluka 20:26
Dhe nuk mundën ta zënë në gabim në ligjëratën e tij përpara popullit dhe, të habitur nga përgjigjja e tij, heshtën.
Lluka 20:30
I dyti e mori për grua dhe vdiq edhe ai pa lënë fëmijë.
Lluka 20:34
Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, tha atyre: "Bijtë e kësaj bote martohen dhe martojnë;
Lluka 20:36
ata as nuk mund të vdesin më, sepse janë si engjëjt dhe janë bij të Perëndisë, duke qenë bij të ringjalljes.
Lluka 20:37
Dhe se të vdekurit do të ringjallen, e ka deklaruar vetë Moisiu në pjesën e ferrishtes, kur e quan Zot, Perëndinë e Abrahamit, Perëndinë e Isakut dhe Perëndinë e Jakobit.
Lluka 20:38
Ai nuk është perëndi i të vdekurve, por i të gjallëve, sepse të gjithë jetojnë për të".
Lluka 20:46
"Ruhuni nga skribët, të cilët shëtisin me kënaqësi me rroba të gjata, duan t`i përshëndesin nëpër sheshe, të jenë në vendet e para në sinagoga dhe në kryet e vendit nëpër gosti;
Lluka 20:47
ata gllabërojnë shtëpitë e te vejave dhe, për t`u dukur, bëjnë lutje të gjata. Ata do të marrin një dënim më të rëndë".
Lluka 21:4
Sepse të gjithë këta dhanë nga tepricat e pasurisë së tyre për shtëpinë e Perëndisë, kurse ajo, në varfërinë e vet, dha gjithçka që kishte për të jetuar".
Lluka 21:5
Pastaj, kur disa po flisnin për tempullin dhe vinin në pah se ishte i stolisur me gurë të bukur dhe me oferta, ai tha:
Lluka 21:9
Dhe kur të dëgjoni të flitet për luftëra e për trazira, mos u trembni, sepse të gjitha këto duhet të ndodhin më parë, por mbarimi nuk do të vijë menjëherë".
Lluka 21:12
Por, para të gjitha këtyre gjërave, do të vënë dorë mbi ju dhe do t`ju përndjekin dhe do t`ju dorëzojnë në sinagoga e do t`ju futin në burg; dhe do t`ju nxjerrin përpara mbretërve dhe guvernatorëve për shkak të emrit tim,
Lluka 21:14
Ta vini, pra, në zemrën tuaj që të mos mendoni më parë se si do përgjigjeni për t`u mbrojtur,
Lluka 21:17
Dhe të gjithë do t`ju urrejnë për shkak të emrit tim.
Lluka 21:22
Sepse ato janë ditë të hakmarrjes, që të përmbushen të gjitha ato gjëra që janë shkruar.
Lluka 21:25
"Dhe do të ketë shenja në diell, në hënë dhe në yje, dhe mbi tokë ankth popujsh, në përhumbjen prej gjëmës së detit dhe të valëve të tij;
Lluka 21:31
kështu edhe ju, kur do të shikoni se po ndodhin këto, ta dini se mbretëria e Perëndisë është afër.
Lluka 21:38
Dhe gjithë populli, herët në mëngjes, erdhi tek ai në tempull për ta dëgjuar.
Lluka 22:4
Kështu ai shkoi të merret vesh me krerët e priftërinjve e dhe me krerët e rojës për mënyrën se si do ta tradhtonte.
Lluka 22:6
Dhe ai pranoi dhe kërkonte rastin e volitshëm për t`ua dorëzuar pa qenë e pranishme turma.
Lluka 22:9
Dhe ata e thanë: "Ku dëshiron ta përgatisim?".
Lluka 22:10
Atëherë ai tha atyre: "Ja, kur të hyni në qytet, do t`ju dalë përpara një njeri që mban një brokë uji; ndiqeni në shtëpinë ku ai do të hyjë.
Lluka 22:12
Atëherë ai do t`ju tregojë një sallë të madhe të shtruar; aty do të bëni përgatitjet".
Lluka 22:13
Ata shkuan, pra, dhe gjetën ashtu siç u tha dhe përgatitën Pashkën.
Lluka 22:16
sepse po ju them se nuk do të ha më të tillë derisa ajo të plotësohet në mbretërinë e Perëndisë".
Lluka 22:18
sepse unë po ju them se nuk do të pi më nga fryti i hardhisë derisa të vijë mbretëria e Perëndisë".
Lluka 22:19
Pastaj mori bukën, falënderoi, e theu dhe ua dha atyre duke thënë: "Ky është trupi im, që është dhënë për ju; bëni këtë në përkujtimin tim".
Lluka 22:20
Po kështu, pas darkës, mori kupën duke thënë: "Kjo kupë është besëlidhja e re në gjakun tim, që është derdhur për ju.
Lluka 22:30
që ju të hani e të pini në tryezën time, në mbretërinë time, dhe të uleni mbi frone për të gjykuar të dymbëdhjetë fiset e Izraelit.
Lluka 22:32
Por unë jam lutur për ty, që besimi yt të mos mpaket; dhe ti, kur të jesh kthyer, forco vëllezërit e tu".
Lluka 22:37
Sepse unë po ju them se çfarë është shkruar duhet të plotësohet ende në mua: "Dhe ai është radhitur ndër keqbërësit". Sepse ato gjëra që janë shkruar për mua do të kenë kryerjen e tyre".
Lluka 22:43
Atëherë iu shfaq një engjëll nga qie-lli për t`i dhënë forcë.
Lluka 22:44
Dhe ai, duke qenë në agoni, lutej edhe më fort; dhe djersa e tij po i bëhej si gjak i mpiksur që bie për tokë.
Lluka 22:47
Ndërsa ai ende po fliste, ja një turmë; dhe ai që quhej Judë, një nga të dymbëdhjetët, i printe dhe iu afrua Jezusit për ta puthur.
Lluka 22:49
Atëherë ata që ishin përreth tij, duke parë çfarë do të ndodhte, i thanë: "Zot, a t`u biem me shpatë?".
Lluka 22:51
Por Jezusi, duke u përgjigjur, tha: "Lëreni, mjaft kështu". Dhe si e preku veshin e atij njeriu, e shëroi.
Lluka 22:62
Atëherë Pjetri doli përjashta dhe qau me hidhërim.
Lluka 22:63
Ndërkaq njerëzit që e mbanin Jezusin e përqeshnin dhe e rrihnin.
Lluka 22:68
Edhe sikur t`ju pyesja, ju nuk do të më përgjigjeshit dhe as nuk do të më linit të shkoja.
Lluka 22:69
Por tash e tutje Biri i njeriut do të ulet në të djathtën e fuqisë së Perëndisë".
Lluka 22:70
Atëherë të gjithë thanë: "Je ti, pra, Biri i Perëndisë?". Dhe ai u tha atyre: "Ju thoni se unë jam".
Lluka 22:71
Atëherë ata thanë: "Ç`nevojë kemi akome për dëshmi? Ne vetë e dëgjuam nga goja e tij".
Lluka 23:2
Dhe filluan ta paditin duke thënë: "Këtë ne e gjetëm që përmbyste kombin tonë dhe ndalonte t`i jepeshin taksa Cezarit, duke u vetëquajtur një mbret, Krishti".
Lluka 23:3
Atëherë Pilati e pyeti duke thënë: "A je ti mbreti i Judenjve?". Dhe Jezusi iu përgjigj dhe tha: "Ti po thua".
Lluka 23:6
Atëherë Pilati, kur dëgjoi se u fol për Galilenë, pyeti në se ai njeri ishte Galileas.
Lluka 23:8
Kur Herodi pa Jezusin, u gëzua shumë; prej shumë kohësh ai donte ta shihte, sepse kishte dëgjuar shumë për të dhe shpresonte të shihte ndonjë mrekulli të kryer prej tij.
Lluka 23:9
Ai i drejtoi shumë pyetje, por Jezusi nuk u përgjigj fare.
Lluka 23:14
dhe u tha atyre: "Ju më prutë këtë njeri si çoroditës të popullit; dhe ja, unë, pasi e hetova para jush, nuk kam gjetur tek ai asnjë nga fajet për të cilat ju e paditni,
Lluka 23:15
dhe as Herodi, sepse na e ktheu përsëri te ne; në fakt ai s`ka bërë asgjë që të meritojë vdekjen.
Lluka 23:19
Ky ishte hedhur në burg për një trazirë të bërë në qytet dhe për vrasje.
Lluka 23:20
Prandaj Pilati, duke dashur të lëshojë Jezusin, u foli përsëri.
Lluka 23:22
Për të tretën herë ai u tha atyre: "Po ç`të keqe bëri ky? Unë nuk gjeta në të asnjë faj që të meritojë vdekjen. Prandaj, pasi ta fshikullojnë, do ta lëshoj".
Lluka 23:25
Dhe ua lëshoi atë që qe burgosur për trazirë dhe vrasje dhe që ata e kishin kërkuar; dhe Jezusin ia dorëzoi vullnetit të tyre.
Lluka 23:27
Dhe e ndiqte një turmë e madhe populli dhe disa gra që hidhëroheshin dhe vajtonin për të.
Lluka 23:28
Por Jezusi u kthye nga ato dhe u tha: "O bija të Jeruzalemit, mos qani për mua, por qani për veten tuaj dhe për fëmijët tuaj.
Lluka 23:30
Atëherë do të fillojnë t`u thonë maleve: "Bini përmbi ne!", dhe kodrave: "Na mbuloni!".
Lluka 23:32
Dhe dy të tjerë, që ishin keqbërës, i prunë bashkë me të, për t`i vrarë.
Lluka 23:35
Dhe populli rrinte aty për të parë; dhe kryetarët me popullin e përqeshnin, duke thënë: "Ai i shpëtoi të tjerët, le të shpëtojë veten, po qe se me të vërtetë është Krishti, i zgjedhuri i Perëndisë".
Lluka 23:38
Përveç kësaj përmbi kryet e tij ishte një mbishkrim me shkronja greke, latine dhe hebraike: "KY ËSHTË MBRETI I JUDENJVE".
Lluka 23:40
Por ai tjetri duke e përgjigjur e qortoi duke i thënë: "A s`ke frikë nga Perëndia, që je nën të njëjtin dënim?
Lluka 23:41
Në realitet, ne me të drejtë jemi dënuar, sepse po marrim ndëshkimin e merituar për ato që kemi kryer, ndërsa ky nuk ka bërë asnjë të keqe".
Lluka 23:42
Pastaj i tha Jezusit: "Zot, kujtohu për mua kur të vish në mbretërinë tënde".
Lluka 23:45
Dielli u err dhe perdja e tempullit u nda në mes.
Lluka 23:47
Atëherë centurioni, kur pa ç`ndodhi, përlëvdoi Perëndinë duke thënë: "Me të vërtetë ky njeri ishte i drejtë!".
Lluka 23:48
Dhe gjithë turma, që ishte mbledhur për të parë ç`po ndodhte, kur e pa këtë, u kthye duke rrahur kraharorin.
Lluka 23:51
ai nuk kishte miratuar vendimin dhe veprimin e të tjerëve. Ai ishte nga Arimatea, qytet i Judesë dhe priste edhe ai mbretërinë e Perëndisë.
Lluka 23:54
Ishte dita e Përgatitjes dhe e shtuna po fillonte.
Lluka 23:56
pastaj ato u kthyen dhe përgatitën erëra të mira dhe vajra; dhe gjatë së shtunës pushuan, sipas urdhërimit.
Lluka 24:1
Tani ditën e parë të javës, shumë herët në mëngjes, ato me gra të tjera shkuan te varri, duke sjellë erërat e mira që kishin përgatitur.
Lluka 24:5
Dhe, mbasi ato, të tmerruara, e mbanin fytyrën të përkulur për dhe, ata u thanë: "Pse e kërkoni të gjallin midis të vdekurve?
Lluka 24:12
Megjithatë Pjetri u çua, vrapoi te varri, u përkul dhe nuk pa tjetër përveç çarçafëve që dergjeshin vetëm; pastaj u largua, i mrekulluar me veten e tij për sa kishte ndodhur.
Lluka 24:14
Dhe ata po bisedonin midis tyre për të gjitha ato që kishin ndodhur.
Lluka 24:18
Dhe një nga ata, i me emër Kleopa, duke u përgjigjur tha: "Je ti i vetmi i huaj në Jeruzalem, që nuk i di gjërat që kanë ndodhur këtu në këto ditë?".
Lluka 24:19
Dhe ai u tha atyre: "Cilat?". Ata i thanë: "Çështjen e Jezusit nga Nazareti, që ishte një profet i fuqishëm në vepra dhe në fjalë përpara Perëndisë dhe përpara gjithë popullit.
Lluka 24:20
Dhe se si krerët e priftërinjve dhe kryetarët tanë e kanë dorëzuar për ta dënuar me vdekje dhe e kanë kryqëzuar.
Lluka 24:25
Atëherë ai u tha atyre: "O budallenj dhe zemërngathët për të besuar gjithçka që kanë thënë profetët!
Lluka 24:28
Kur iu afruan fshatit për ku ishin drejtuar, ai bëri sikur do të vazhdonte më tutje.
Lluka 24:32
Dhe ata i thanë njeri tjetrit: "Po a nuk na digjej zemra përbrenda, kur ai na fliste udhës dhe na hapte Shkrimet?".
Lluka 24:36
Dhe, ndërsa ata po bisedonin për këto gjëra, vetë Jezusi u shfaq në mes tyre dhe u tha atyre: "Paqja me ju!".
Lluka 24:41
Por, duke qenë se ende nuk besonin prej gëzimit dhe ishin të çuditur, ai u tha atyre: "A keni këtu diçka për të ngrënë?".
Lluka 24:44
Pastaj u tha atyre: "Këto janë fjalët që unë ju thoja kur isha ende me ju: se duhet të përmbushen të gjitha gjërat që janë shkruar lidhur me mua në ligjin e Moisiut, në profetët dhe në psalmet".
Lluka 24:53
Dhe rrinin vazhdimisht në tempull duke lavdëruar dhe bekuar Perëndinë. Amen!
Gjoni 1:1
Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dhe Fjala ishte Perëndi.
Gjoni 1:2
Ai (fjala) ishte në fillim me Perëndinë.
Gjoni 1:6
Qe një njeri i dërguar nga Perendia; emri i tij ishte Gjon.
Gjoni 1:7
Ai erdhi si dëshmitar, për të dëshmuar për dritën, që të gjithë të besonin nëpërmjet tij;
Gjoni 1:8
ai nuk ishte drita, por u dërgua për të dëshmuar për dritën.
Gjoni 1:12
por të gjithë atyre që e pranuan, ai u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e tij,
Gjoni 1:13
të cilët nuk janë lindur nga gjaku, as nga vullneti i mishit, as nga vullneti i burrit, por janë lindur nga Perëndia.
Gjoni 1:15
Gjoni dëshmoi për të dhe thirri duke thënë: "Ky është ai, për të cilin thashë: "Ai që vjen pas meje më ka paraprirë, sepse ishte përpara meje"".
Gjoni 1:17
Sepse Ligji u dha nëpërmjet Moisiut, por hiri dhe e vërteta erdhën nëpërmjet Jezu Krishtit.
Gjoni 1:18
Askush s`e pa Perëndinë kurrë; i vetëmlinduri Bir, që është në gjirin e t`Et, është ai që e ka bërë të njohur.
Gjoni 1:19
Dhe kjo është dëshmia e Gjonit, kur Judenjtë i dërguan nga Jeruzalemi priftërinj dhe levitë për ta pyetur: "Kush je ti?".
Gjoni 1:21
Atëherë ata e pyetën: "Kush je, pra? A je Elia?". Ai tha: "Nuk jam!". "Je ti profeti?". Dhe ai përgjigjej: "Jo!".
Gjoni 1:22
Atëherë ata i thanë: "Kush je ti, që t`u japim përgjigje atyre që na dërguan? Ç`thua për veten tënde?".
Gjoni 1:23
Ai u përgjigj: "Unë jam zëri i atij që bërtet në shkretëtirë: drejtoni udhën e Zotit, sikurse tha profeti Isaia".
Gjoni 1:26
Gjoni iu përgjigj atyre, duke thënë: "Unë pagëzoj me ujë, por midis jush është një që ju nuk e njihni.
Gjoni 1:28
Këto gjëra ndodhën në Betabara, përtej Jordanit, ku Gjoni po pagëzonte.
Gjoni 1:29
Të nesërmen, Gjoni e pa Jezusin që po vinte drejt tij dhe tha: "Ja, Qengji i Perëndisë, që heq mëkatin e botës!
Gjoni 1:30
Ky është ai për të cilin unë thashë: "Mbas meje vjen një burrë që më ka paraprirë, sepse ishte përpara meje!".
Gjoni 1:34
Dhe unë pashë e dëshmova se ai është Biri i Perëndisë".
Gjoni 1:35
Të nesërmen Gjoni rrinte përsëri atje me dy nga dishepujt e vet.
Gjoni 1:36
Dhe, duke i ngulur sytë mbi Jezusin që po kalonte, tha: "Ja Qengji i Perëndisë!".
Gjoni 1:38
Por Jezusi u kthye dhe, kur pa se po e ndiqnin, u tha atyre: "Ç`kërkoni?". Ata i thanë: "Rabbi (që e përkthyer do të thotë "mësues"), ku banon?".
Gjoni 1:39
Ai iu përgjigj atyre: "Ejani e shikoni". Ata shkuan dhe e panë ku banonte ai, dhe ndenjën atë ditë bashkë me të. Ishte rreth orës dhjetë.
Gjoni 1:41
Ky gjeti më të parin vëllanë e vet, Simonin, dhe i tha: "E gjetëm Mesian që përkthyer do të thotë: "Krishti"";
Gjoni 1:45
Filipi gjeti Natanaelin dhe i tha: "E gjetëm atë, për të cilin shkroi Moisiu në ligj dhe profetët: Jezusin nga Nazareti, të birin e Jozefit!".
Gjoni 1:47
Jezusi pa se Natanaeli po vinte drejt tij dhe tha për të: "Ja një Izraelit i vërtetë, tek i cili s`ka mashtrim".
Gjoni 1:48
Natanaeli i tha: "Nga më njeh?". Jezusi u përgjigj dhe i tha: "Të pashë kur ishe nën fik, para se të të thërriste Filipi".
Gjoni 1:49
Natanaeli duke iu përgjigjur tha: "Mësues, ti je Biri i Perëndisë, ti je mbreti i Izraelit!".
Gjoni 1:50
Jezusi u përgjigj dhe i tha: "Sepse të thashë se të pashë nën fik, ti beson; do të shohësh gjëra më të mëdha se këto!".
Gjoni 1:51
Pastaj i tha: "Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se tash e tutje ju do të shihni qiellin e hapur dhe engjëjt e Perëndisë duke u ngjitur dhe duke zbritur mbi Birin e njeriut".
Gjoni 2:6
Aty ishin gjashtë enë prej guri, që përdoreshin për pastrimin e Judenjve, dhe secila nxënte dy ose tri masa.
Gjoni 2:10
dhe i tha: "Çdo njeri nxjerr në fillim verën më të mirë dhe, kur të ftuarit kanë pirë shumë, verën e keqe; ti, përkundrazi, e ke ruajtur verën e mirë deri tani!".
Gjoni 2:12
Pas kësaj, ai zbriti në Kapernaum me nënën e tij, vëllezërit e tij dhe me dishepujt e tij; dhe ata qëndruan aty pak ditë.
Gjoni 2:15
dhe si bëri një kamxhik me litarë, i dëboi të gjithë nga tempulli bashkë me qetë dhe delet, dhe ua hallakati paratë këmbyesve të monedhave dhe ua përmbysi tavolinat,
Gjoni 2:17
Kështu dishepujve të tij i kujtohej se ishte shkruar: "Zelli i shtëpisë sate më ka përpirë!".
Gjoni 2:18
Atëherë Judenjtë u përgjigjën dhe i thanë: "Ç`shenjë na tregon se i bën këto gjëra?".
Gjoni 2:19
Jezusi u përgjigj dhe u tha atyre: "Shkatërroni këtë tempull dhe unë për tri ditë do ta ngre përsëri!".
Gjoni 2:20
Atëherë Judenjtë thanë: "U deshën dyzet e gjashtë vjet që të ndërtohet ky tempull, dhe ti do ta ngresh për tri ditë?".
Gjoni 2:21
Por ai fliste për tempullin e trupit të vet.
Gjoni 2:23
Dhe kur qe në Jeruzalem për festën e Pashkës, shumë vetë besuan në emrin e tij duke parë shenjat që bënte,
Gjoni 2:25
dhe sepse nuk kishte nevojë që ndokush të jepte dëshmi për njeriun, sepse ai e dinte ç`kishte përbrenda njeriut.
Gjoni 3:2
Ky erdhi natën te Jezusi dhe i tha: "Mësues, ne e dimë se ti je një mësues i ardhur nga Perëndia, sepse askush nuk mund të bëjë shenjat që bën ti, në qoftë se Perëndia nuk është me të".
Gjoni 3:3
Jezusi iu përgjigj dhe tha: "Në të vërtetë, në të vërtete po të them që nëse një nuk ka rilindur, nuk mund ta shohë mbretërinë e Perëndisë".
Gjoni 3:4
Nikodemi i tha: "Po si mund të lindë njeriu kur është plak? A mund të hyjë ai për së dyti në barkun e nënës së vet dhe të lindë?".
Gjoni 3:5
Jezusi u përgjigj: "Në të vërtetë, në të vërtetë po të them se kush nuk ka lindur nga uji dhe nga Fryma, nuk mund të hyjë në mbretërinë e Perëndisë.
Gjoni 3:7
Mos u mrrekullo që të thashë: "Duhet të lindni përsëri".
Gjoni 3:9
Nikodemi, duke u përgjigjur, i tha: "Si mund të ndodhin këto gjëra?".
Gjoni 3:10
Jezusi u përgjigj dhe i tha: "Ti je mësuesi i Izraelit dhe nuk i ditke këto gjëra?
Gjoni 3:12
Në qoftë se ju fola për gjërat tokësore dhe ju nuk besoni, si do të më besoni nëse ju flas për gjërat qiellore?
Gjoni 3:13
Askush nuk u ngjit në qiell, përveç atij që zbriti nga qielli, pra, Birit të njeriut që është në qiell.
Gjoni 3:15
që kushdo që beson në të të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.
Gjoni 3:16
Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.
Gjoni 3:17
Sepse Perëndia nuk e dërgoi Birin e vet në botë që ta dënojë botën, por që bota të shpëtohet prej tij.
Gjoni 3:18
Ai që beson në të nuk dënohet, por ai që nuk beson tashmë është dënuar, sepse nuk ka besuar në emrin e Birit të vetëmlindur të Perëndisë.
Gjoni 3:19
Tani gjykimi është ky: Drita erdhi në botë dhe njerëzit deshën errësirën më tepër se dritën, sepse veprat e tyre ishin të mbrapshta.
Gjoni 3:21
por kush bën të vërtetën vjen te drita, që veprat e tij të zbulohen, sepse u bënë në Perëndinë".
Gjoni 3:26
Kështu erdhën te Gjoni dhe i thanë: "Mësues, ai që ishte me ty përtej Jordanit, për të cilin ti bëre dëshmi, ja, ai pagëzon dhe të gjithë shkojnë tek ai".
Gjoni 3:27
Gjoni u përgjigj dhe tha: "Njeriu nuk mund të marrë asgjë, nëse nuk i është dhënë nga qielli.
Gjoni 3:28
Ju vetë më jeni dëshmitarë se thashë: "Unë nuk jam Krishti, por jam dërguar përpara tij".
Gjoni 3:29
Ai që e ka nusen është dhëndri, por miku i dhëndrit, që është i pranishëm dhe e dëgjon, gëzohet shumë për zërin e dhëndrit; prandaj ky gëzimi im është i plotësuar!
Gjoni 3:31
Ai që vjen nga lart është përmbi të gjithë; ai që vjen nga dheu është nga dheu dhe flet për dheun; ai që vjen nga qielli është përmbi të gjithë.
Gjoni 3:33
Ai që e pranoi dëshminë e tij e vulosi se Perëndia është i vërtetë.
Gjoni 3:34
Sepse ai që Perëndia ka dërguar flet fjalët e Perëndisë, sepse Perëndia nuk e jep Frymën e tij me masë.
Gjoni 3:36
Kush beson në Birin ka jetë të përjetshme, kurse kush nuk i bindet Birit nuk do të shohë jetë, por zemërimi i Perëndisë qëndron mbi të".
Gjoni 4:3
e la Judenë dhe shkoi përsëri në Galile.
Gjoni 4:4
Por duhej të kalonte nëpër Samari.
Gjoni 4:8
sepse dishepujt e vet kishin shkuar në qytet për të blerë ushqime.
Gjoni 4:10
Jezusi u përgjigj dhe i tha: "Po ta njihje ti dhuratën e Perëndisë dhe kush është ai që të thotë: "Më jep të pi!", ti vetë do të kërkoje nga ai dhe ai do të të jepte ujë të gjallë".
Gjoni 4:11
Gruaja i tha: "Zot, ti nuk ke as kovë për të nxjerrë dhe pusi është i thellë; nga e ke, pra, atë ujë të gjallë?
Gjoni 4:13
Jezusi u përgjigj dhe i tha: "Kushdo që pi nga ky ujë, do të ketë përsëri etje,
Gjoni 4:14
por kush pi nga uji që do t`i jap unë nuk do të ketë më kurrë etje përjetë; por uji që unë do t`i jap do të bëhet në të një burim uji që gufon në jetë të përjetshme".
Gjoni 4:17
Gruaja u përgjigj dhe i tha: "Unë nuk kam burrë". Jezusi i tha: "Mirë the: "Nuk kam burrë",
Gjoni 4:18
sepse ti kishe pesë burra dhe ky që ke tani nuk është burri yt; për këtë ke thënë të vërtetën!".
Gjoni 4:24
Perëndia është Frymë, dhe ata që e adhurojnë duhet t`a adhurojnë në frymë dhe në të vërtetën".
Gjoni 4:32
Por ai u tha atyre: "Unë kam një ushqim për të ngrënë të cilin ju s`e njihni".
Gjoni 4:33
Prandaj dishepujt i thonin njëri-tjetrit: "Mos i solli vallë dikush për të ngrënë?".
Gjoni 4:35
A nuk thoni ju se ka edhe katër muaj dhe vjen korrja? Ja, unë po ju them: Ngrini sytë tuaj dhe shikoni fushat që tashmë zbardhojnë për korrjen.
Gjoni 4:36
Korrësi e merr shpërblimin dhe mbledh frytin për jetën e përjetshme, që mbjellësi dhe korrësi të gëzohen sëbashku.
Gjoni 4:38
Unë ju dërgova të korrni atë për të cilin ju nuk u munduat; të tjerët u munduan dhe ju hytë në mundimin e tyre".
Gjoni 4:39
Dhe shumë Samaritanë nga ai qytet besuan në të, për shkak të fjalës së gruas që dëshmoi: "Ai më tregoi gjithçka kam bërë".
Gjoni 4:41
Dhe shumë më tepër njerëz besuan për shkak të fjalës së tij.
Gjoni 4:42
Dhe ata i thoshnin gruas: "S`është më vetëm për shkak të fjalëve të tua që besojmë, por sepse ne vetë e kemi dëgjuar dhe dimë se ai është me të vërtetë Krishti, Shpëtimtari i botës".
Gjoni 4:45
Pra, kur arriti në Galile, Galileasit e pritën, sepse kishin parë të gjitha ato që kishte bërë në Jeruzalem gjatë festës, sepse edhe ata kishin shkuar për festë.
Gjoni 4:46
Jezusi erdhi, pra, përsëri në Kanë të Galilesë, ku e kishte bërë ujin verë. Dhe aty ishte një nëpunës i mbretit, djali i të cilit ishte i sëmurë në Kapernaum.
Gjoni 4:47
Ky, kur dëgjoi se Jezusi kishte ardhur nga Judeja në Galile, shkoi tek ai dhe iu lut që të zbriste e ta shëronte birin e tij, që ishte gati për vdekje.
Gjoni 4:51
Pikërisht kur ai po zbriste, i dolën përpara shërbëtorët e vet dhe e informuan duke thënë: "Djali yt jeton!".
Gjoni 5:7
I lënguari u përgjigj: "Zot, unë s`kam njeri që, kur lëviz uji, të më fusë në pellg; dhe, ndërsa unë po shkoj, një tjetër zbret para meje".
Gjoni 5:10
Prandaj Judenjtë i thanë atij që u shërua: "Është e shtunë; nuk është e ligjshme për ty të ngresh vigun tënd!".
Gjoni 5:11
Ai iu përgjigj atyre: "Ai që më shëroi më tha: "Merre vigun tënd dhe ec!"".
Gjoni 5:13
Por ai që ishte shëruar nuk e dinte kush ishte, sepse Jezusi ishte larguar për shkak të turmës që ishte në atë vend.
Gjoni 5:16
Për këtë Judenjtë e përndiqnin Jezusin dhe kërkonin ta vrisnin, sepse bënte këto gjëra të shtunave.
Gjoni 5:17
Por Jezusi u përgjigj atyre: "Im Atë vepron deri më tash, e edhe unë veproj".
Gjoni 5:18
Për këtë Judenjtë kërkonin edhe më tepër ta vrisnin, sepse jo vetëm se shkelte të shtunën, por edhe se thoshte se Perëndia ishte ati i vet, duke e barazuar veten me Perëndinë.
Gjoni 5:19
Atëherë Jezusi u përgjgj dhe u tha atyre: "Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se Biri nuk mund të bëjë asgjë prej vetvetes, përveç asaj që sheh se bën Ati; gjërat në fakt që bën Ati, i bën po ashtu dhe Biri.
Gjoni 5:24
Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Ai që e dëgjon fjalën time dhe beson në atë që më ka dërguar, ka jetë të përjetshme, dhe ai nuk vjen në gjyq, por ka kaluar nga vdekja në jetë.
Gjoni 5:25
Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Po vjen ora, madje ka ardhur, kur të vdekurit do të dëgjojnë zërin e Birit të Perëndisë, dhe ata që e kanë dëgjuar do të jetojnë.
Gjoni 5:28
Mos u mrrekulloni për këtë, sepse po vjen ora kur të gjithë ata që janë në varre do ta dëgjojnë zërin e tij
Gjoni 5:31
Nëse unë dëshmoj për veten time, dëshmia ime nuk është e vërtetë.
Gjoni 5:32
Është një tjetër që dëshmon për mua, dhe unë e di se dëshmia që ai jep për mua është e vërtetë.
Gjoni 5:35
Ai ishte një kandil që digjet e ndriçon; dhe ju deshët të gëzoheni për pak kohë në dritën e tij.
Gjoni 5:36
Por dëshmia që kam unë është më e madhe nga ajo e Gjonit; sepse veprat që Ati më ka dhënë të kryej, ato vepra që bëj unë, dëshmojnë për mua, se Ati më ka dërguar.
Gjoni 5:37
Dhe Ati, që më dërgoi, ai vetë ka dëshmuar për mua; ju nuk e keni dëgjuar kurrë zërin e tij dhe as nuk e keni parë fytyrën e tij,
Gjoni 5:39
Ju hetoni Shkrimet sepse mendoni të keni nëpërmjet tyre jetë të përjetshme; dhe ato janë këto që dëshmojnë për mua.
Gjoni 5:42
Por unë ju njoh, që nuk keni dashurinë e Perëndisë në ju.
Gjoni 5:44
Si mund të besoni ju, ju që ia merrni lavdinë njëri-tjetrit dhe nuk kërkoni lavdinë që vjen vetëm nga Perëndia?
Gjoni 5:46
sepse nëqoftëse ju do t`i kishit besuar Moisiut, do të më besonit edhe mua, sepse ai ka shkruar për mua.
Gjoni 6:1
Pas këtyre gjërave, Jezusi kaloi përtej detit të Galilesë, domethënë të Tiberiadës.
Gjoni 6:6
Por ai e thoshte këtë për ta vënë në provë, sepse ai e dinte ç`do të bënte.
Gjoni 6:7
Filipi iu përgjigj: "Dyqind denarë bukë nuk do të mjaftojnë për ata, që secili prej tyre mund të ketë një copë".
Gjoni 6:9
"Këtu është një djalosh që ka pesë bukë elbi dhe dy peshq të vegjël; por ç`janë këto për aq njerëz?".
Gjoni 6:15
Por Jezusi, duke ditur se po vinin ta kapnin për ta bërë mbret, u tërhoq përsëri mbi malin, fill i vetëm.
Gjoni 6:17
Hipën në barkë dhe shkuan përtej detit, drejt Kapernaumit; tashmë ishte errët dhe Jezusi ende nuk kishte ardhur tek ata.
Gjoni 6:22
Të nesërmen turma, që kishte mbetur në bregun tjetër të detit, pa se atje nuk kishte tjetër përveç një barke të vogël, në të cilën kishin hipur dishepujt e Jezusit, dhe që ai nuk kishte hipur me ta, dhe që dishepujt e tij ishin nisur vetëm;
Gjoni 6:24
Turma, kur pa se Jezusi nuk ishte më atje dhe as dishepujt e tij, hipi edhe ajo nëpër barka dhe erdhi në Kapernaum, duke kërkuar Jezusin.
Gjoni 6:25
Kur e gjetën përtej detit i thanë: "Mësues, kur erdhe këtu?"
Gjoni 6:26
Jezusi u përgjigj dhe tha: "Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se ju më kërkoni jo pse patë shenja, por sepse keni ngrënë nga bukët dhe keni qenë të ngopur.
Gjoni 6:27
Mos punoni për ushqimin që prishet, por për ushqimin që mbetet për jetë të përjetshme, të cilin do t`jua japë Biri i njëriut, sepse mbi të Ati, domethënë Perëndia, vuri vulën e tij."
Gjoni 6:28
Atëherë e pyetën: "Çfarë duhet të bëjmë për të kryer veprat e Perëndisë?".
Gjoni 6:29
Jezusi u përgjigj dhe u tha atyre: "Kjo është vepra e Perëndisë: të besoni në atë që ai ka dërguar."
Gjoni 6:30
Atëherë ata i thanë: "Çfarë shenjë bën ti, pra, që ne ta shohim e ta besoj-më? Ç`vepër po kryen?
Gjoni 6:33
Sepse buka e Perëndisë është ai që zbret nga qielli dhe i jep jetë botës".
Gjoni 6:38
sepse unë kam zbritur nga qielli jo për të bërë vullnetin tim, por vullnetin e atij që më ka dërguar.
Gjoni 6:40
Ky, pra, është vullneti i atij që më ka dërguar: që kushdo që sheh Birin dhe beson në të, të ketë jetë të përjetshme, dhe unë do ta ringjall atë në ditën e fundit".
Gjoni 6:41
Judenjtë, pra, murmurisnin për të, sepse kishte thënë: "Unë jam buka që zbriti nga qielli",
Gjoni 6:43
Atëherë Jezusi u përgjigj dhe u tha atyre: "Mos murmurisni midis jush.
Gjoni 6:45
Në profetët është shkruar: "Të gjithë do të jenë të mësuar nga Perëndia". Çdo njeri, pra, që ka dëgjuar dhe mësuar nga Ati, vjen tek unë.
Gjoni 6:46
Jo s`e ka parë ndonjë Atin, përveç atij që është nga Perëndia; ky e ka parë Atin.
Gjoni 6:47
Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Kush beson në mua ka jetë të përjetshme.
Gjoni 6:51
Unë jam buka e gjallë që zbriti nga qielli; nëse një ha nga kjo bukë do të jetojë përjetë; buka që unë do të jap është mishi im, që unë do ta jap për jetën e botës".
Gjoni 6:54
Kush ha mishin tim dhe pi gjakun tim, ka jetë të përjetshme, dhe unë do ta ringjall atë në ditën e fundit.
Gjoni 6:57
Sikurse Ati i gjallë më ka dërguar dhe unë jetoj për shkak të Atit, ashtu edhe ai që më ha mua do të jetojë edhe ai për shkakun tim.
Gjoni 6:58
Kjo është buka që zbriti nga qielli; nuk është si mana që hëngrën etërit tuaj dhe vdiqën; kush ha këtë bukë do të jetojë përjetë".
Gjoni 6:59
Këto gjëra tha Jezusi në sinagogë, duke mësuar në Kapernaum.
Gjoni 6:61
Por Jezusi, duke e ditur në vetvete se dishepujt e vet po murmurisnin për këtë, u tha atyre: "Kjo ju skandalizon?
Gjoni 6:65
dhe thoshte: "Për këtë arsye ju thashë se askush nuk mund të vijë tek unë, nëse nuk i është dhënë nga Ati im".
Gjoni 6:68
Dhe Simon Pjetri iu përgjigj: "Zot, te kush të shkojmë? Ti ke fjalë jete të përjetshme.
Gjoni 6:69
Ne kemi besuar dhe kemi njohur se ti je Krishti, Biri i Perëndisë të gjallë".
Gjoni 6:70
Jezusi u përgjigj atyre: "A nuk ju kam zgjedhur unë ju të dymbëdhjetët? E një prej jush është një djall".
Gjoni 6:71
Por ai fliste për Judë Iskariotin, birin e Simonit, sepse ky kishte për ta tradhtuar, ndonëse ishte një nga të dymbëdhjetët.
Gjoni 7:1
Pas këtyre gjërave, Jezusi përshkoi Galilenë, sepse nuk donte të endej nëpër Jude, nga që Judenjtë kërkonin ta vrisnin.
Gjoni 7:7
Bota nuk mund t`ju urrejë juve, por më urren mua sepse unë dëshmoj për të se veprat e saj janë të mbrapshta.
Gjoni 7:12
Në turmë pëshpëritej shumë për të; disa thoshnin: "Ai është i mirë!". Të tjerë thoshnin: "Jo, madje ai e mashtron popullin".
Gjoni 7:13
Por askush nuk fliste haptas për të, nga druajtja e Judenjve.
Gjoni 7:16
Jezusi atëherë iu përgjigj atyre dhe tha: "Doktrina ime nuk është imja, por e atij që më ka dërguar.
Gjoni 7:17
Në qoftë se dikush don të bëjë vullnetin e tij, do ta njohë nëse kjo doktrinë vjen nga Perëndia apo që unë flas nga vetja ime.
Gjoni 7:20
Turma u përgjigj dhe tha: "Ti ke një demon; kush kërkon të të vrasë?".
Gjoni 7:21
Jezusi u përgjigj dhe u tha: "Unë bëra një vepër dhe ju të gjithë jeni të mreku-lluar.
Gjoni 7:32
Farisenjtë dëgjuan turmën duke pëshpëritur këto gjëra për të; prandaj farisenjtë dhe krerët e priftërinjve dërguan roje për ta kapur.
Gjoni 7:33
Atëherë Jezusi u tha atyre: "Unë jam edhe për pak kohë me ju, pastaj do të shkoj tek ai që më ka dërguar.
Gjoni 7:35
Prandaj Judenjtë thonin në mes tyre: "Ku do të shkojë ky që ne nuk do ta gjejmë? Mos do të shkojë tek ata që janë shpërndarë midis Grekëve, dhe të mësojë Grekët?
Gjoni 7:39
Por këtë ai e tha për Frymën, që do të merrnin ata që do të besonin në të; sepse Fryma e Shenjtë në fakt nuk ishte dhënë ende, sepse Jezusi ende nuk ishte përlëvduar.
Gjoni 7:43
Kështu pati përçarje në turmë për shkak të tij.
Gjoni 7:46
Rojet u përgjigjen: "Asnjeri nuk ka folur kurrë si ai njeri".
Gjoni 7:47
Prandaj farisenjtë iu përgjigjën atyre: "Mos u gënjyet edhe ju?
Gjoni 7:52
Ata u përgjigjën dhe i thanë: "Mos je edhe ti nga Galilea? Hulumto Shkrimet dhe do të shohësh se nga Galilea s`ka dalë kurrë profet".
Gjoni 8:2
Por, si zbardhi dita, u kthye përsëri në tempull dhe gjithë populli erdhi tek ai; dhe ai u ul dhe i mësonte.
Gjoni 8:6
Flisnin kështu për ta vënë në provë dhe për të pasur diçka për ta paditur. Por Jezusi, duke u shtënë se nuk dëgjoi, u përkul dhe shkruante me gisht në dhe.
Gjoni 8:8
Pastaj u përkul përsëri dhe shkruante në dhe.
Gjoni 8:10
Jezusi atëherë u ngrit dhe, duke mos parë tjetër përveç gruas, i tha: "O grua, ku janë ata që të paditnin? Askush nuk të dënoi?".
Gjoni 8:11
Dhe ajo u përgjigj: "Askush, Zot". Atëherë Jezusi i tha: "As unë nuk të dënoj; shko dhe mos mëkato më".
Gjoni 8:12
Dhe Jezusi u foli atyre përsëri duke thënë: "Unë jam drita e botës; kush më ndjek nuk do të ecë në errësirë, por do të ketë dritën e jetës".
Gjoni 8:13
Atëherë farisenjtë i thanë: "Ti dëshmon për vetveten; dëshmimi yt nuk është i vërtetë".
Gjoni 8:14
Jezusi u përgjigj dhe u tha atyre: "Edhe pse dëshmoj për vetvete, dëshmimi im është i vërtetë, sepse unë e di nga kam ardhur e ku po shkoj; ju, përkundrazi, nuk e dini as nga vij dhe as ku po shkoj.
Gjoni 8:18
Unë jam ai që dëshmoj për vetvete dhe Ati që më ka dërguar dëshmon për mua".
Gjoni 8:19
Atëherë i thanë: "Ku është Ati yt?". Jezusi u përgjigj: "Ju nuk më njihni as mua, as Atin tim; po të më njihnit mua, do të njihnit edhe Atin tim".
Gjoni 8:21
Jezusi, pra, u tha atyre përsëri: "Unë po shkoj dhe ju do të më kërkoni, dhe do të vdisni në mëkatin tuaj. Atje ku shkoj unë, ju nuk mund të vini".
Gjoni 8:26
Shumë gjëra kam për të thënë e për të gjykuar lidhur me ju; por ai që më ka dërguar është i vërtetë dhe gjërat që kam dëgjuar nga ai, ia them botës".
Gjoni 8:27
Ata nuk e kuptuan se ai po u fliste atyre për Atin.
Gjoni 8:33
Ata iu përgjigjën: "Ne jemi pasardhës të Abrahamit dhe s`kemi qenë kurrë sk-llevër të askujt; si mund të thuash ti: "Do të bëheni të lirë"?".
Gjoni 8:34
Jezusi u përgjigj atyre: Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Kush bën mëkatin është skllav i mëkatit.
Gjoni 8:35
Por skllavi nuk rri përgjithmonë në shtëpi; ndërsa biri rri përgjithmonë.
Gjoni 8:38
Unë flas për ç`kam parë tek Ati im, dhe ju bëni gjërat që keni parë tek ati juaj".
Gjoni 8:39
Ata, duke u përgjigjur, i thanë: "Ati ynë është Abrahami". Jezusi u tha atyre: "Po të ishit bij të Abrahamit, do të bënit veprat e Abrahamit;
Gjoni 8:40
por ju tani kërkoni të më vrisni mua, që ju kam folur të vërtetën që kam dëgjuar nga Perëndia; Abrahami këtë nuk e bëri.
Gjoni 8:41
Ju bëni veprat e atit tuaj". Prandaj ata i thanë: "Ne nuk lindëm nga kurvërimi; ne kemi një Atë të vetëm: Perëndinë".
Gjoni 8:42
Atëherë Jezusi u tha atyre: "Po të ishte Perëndia Ati juaj, ju do të më donit, sepse kam dalë dhe kam ardhur nga Perëndia; nuk kam ardhur, pra, nga vetja ime, por ai më ka dërguar.
Gjoni 8:43
Përse nuk e kuptoni thënien time? Sepse nuk mund të dëgjoni fjalën time.
Gjoni 8:46
Cili nga ju më bind për mëkat? Nëse flas të vërtetën, përse nuk më besoni?
Gjoni 8:47
Kush është prej Perëndisë, i dëgjon fjalët e Perëndisë; prandaj ju nuk dëgjoni, se nuk jeni prej Perëndisë".
Gjoni 8:48
Atëherë Judenjtë iu përgjigjën dhe i thanë: "A nuk themi me të drejtë se ti je Samaritan dhe se ke një demon?".
Gjoni 8:49
Jezusi u përgjigj: "Unë s`kam një demon, por nderoj Atin tim; ju përkundrazi më çnderoni.
Gjoni 8:51
Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se ai që zbaton fjalën time, nuk do ta shohë kurrë vdekjen, përjetë".
Gjoni 8:52
Pra Judenjtë i thanë: "Tani njohim se ti ke një demon. Abrahami dhe profetët kanë vdekur, kurse ti thua: "Kur njëri zbaton fjalën time, nuk do ta shijojë kurrë vdekjen, përjetë".
Gjoni 8:54
Jezusi u përgjigj: "Në qoftë se unë e përlëvdoj veten, lavdia ime s`është asgjë. Është Ati im ai që më përlëvdon, për të cilin ju thoni se është Perëndia juaj.
Gjoni 9:3
Jezusi u përgjigj: "As ai, as prindërit e tij s`kanë mëkatuar, por kjo ndodhi që tek ai të dëftohen veprat e Perëndisë.
Gjoni 9:6
Pasi kishte thënë këto gjëra, pështyu përdhe, bëri baltë me pështymë dhe leu sytë e të verbrit me të.
Gjoni 9:9
Disa thoshnin: "Ai është". Të tjerë: "I përngjan atij". Dhe ai thoshte: "Unë jam".
Gjoni 9:11
Ai u përgjigj dhe tha: "Një njeri, që quhet Jezus, ka bërë baltë, m`i leu sytë dhe më tha: "Shko te pellgu i Siloamit dhe lahu". Dhe unë shkova atje, u lava dhe m`u kthye drita e syve".
Gjoni 9:12
Dhe ata i thanë: "Ku është ai?". Ai u përgjigj: "Nuk e di".
Gjoni 9:15
Edhe farisenjtë, pra, e pyesnin përsëri si e fitoi dritën e syve. Dhe ai u tha atyre: "Më vuri baltë mbi sy, u lava dhe shoh".
Gjoni 9:16
Atëherë disa farisenj thanë: "Ky njeri nuk është nga Perëndia, sepse nuk e respekton të shtunën!". Të tjerë thoshnin: "Si mund të kryejë shenja të tilla një njeri mëkatar?". Dhe kishte përçarje midis tyre.
Gjoni 9:17
E pyetën, pra, përsëri të verbrin: "Po ti, ç`thua për atë për faktin që t`i ka hapur sytë?". Ai tha: "Është një profet".
Gjoni 9:19
Dhe i pyetën ata: "A është ky djali juaj, për të cilin ju thoni se ka lindur i verbër? Vallë si sheh tani?".
Gjoni 9:20
Prindërit e tij, duke u përgjigjur atyre, thanë: "E dimë se ky është djali ynë dhe se ka lindur i verbër,
Gjoni 9:21
por ne nuk dimë se si sheh tani ose se kush ia ka hapur sytë; pyeteni atë; ai moshë ka, do t`ju flasë për veten e vet".
Gjoni 9:22
Këto thanë prindërit e tij, sepse kishin frikë nga Judenjtë; sepse Judenjtë kishin vendosur që, nëse dikush do ta rrëfente Jezusin si Krishti, do të përjashtohej nga sinagoga.
Gjoni 9:24
Atëherë ata e thirrën përsëri njeriun që kishte qenë i verbër dhe i thanë: "Jepi lavdi Perëndisë; ne e dimë se ai njeri është mëkatar".
Gjoni 9:25
Ai atëherë u përgjigj dhe tha: "Në është mëkatar, nuk e di, por di një gjë, që isha i verbër dhe tani shoh".
Gjoni 9:26
E pyetën përsëri: "Ç`të bëri? Si t`i ka hapur sytë?".
Gjoni 9:27
Ai u përgjigj atyre: "Unë tashmë ua kam thënë dhe ju nuk keni dëgjuar; pse doni ta dëgjoni përsëri? Doni ndoshta të bëheni edhe ju dishepuj të tij?".
Gjoni 9:29
Ne e dimë se Perëndia i foli Moisiut; sa për atë, nuk e dimë se nga është".
Gjoni 9:30
Ai njeri u përgjigj dhe u tha atyre: "E pra, është e çuditshme që ju të mos dini nga është ai; megjithatë ai m`i hapi sytë!
Gjoni 9:31
Dhe ne e dimë se Perëndia nuk i dëgjon mëkatarët, por nëse dikush është i druajtshëm ndaj Perëndisë dhe bën vullnetin e tij, ai atë e dëgjon!
Gjoni 9:33
Po të mos ishte ky nga Perëndia, nuk do të mund të bënte asgjë".
Gjoni 9:34
Ata u përgjigjën dhe i thanë: "Ti ke lindur i tëri në mëkate e don të na mësosh?". Dhe e nxorën jashtë.
Gjoni 9:35
Jezusi e mori vesh se e nxorën jashtë dhe, kur e gjeti, i tha: "A beson ti në Birin e Perëndisë?".
Gjoni 9:36
Ai u përgjigj dhe tha: "Kush është, Zot, që unë të besoj në të?".
Gjoni 9:39
Pastaj Jezusi tha: "Unë kam ardhur në këtë botë për të bërë një gjyq, që ata që nuk shohin të shohin dhe ata që shohin të verbohen".
Gjoni 9:41
Jezusi u përgjigj atyre: "Po të ishit të verbër, nuk do të kishit asnjë mëkat; por tani thoni: "Ne shohim", prandaj mëkati juaj mbetet".
Gjoni 10:1
"Në të vërtetë, në të vërtetë unë po ju them: Ai që nuk hyn nëpër derë të vathës së deleve, por ngjitet nga një anë tjetër, ai është vjedhës dhe kusar;
Gjoni 10:2
kurse kush hyn nëpër derë është bariu i deleve.
Gjoni 10:6
Jezusi u tha atyre këtë shëmbëlltyrë, por ata nuk morën vesh për çfarë po u fliste.
Gjoni 10:7
Prandaj Jezusi u tha atyre përsëri: "Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: unë jam dera e deleve.
Gjoni 10:9
Unë jam dera; nëse dikush hyn nëpërmjet meje, do të shpëtohet; do të hyjë, do të dalë dhe do të gjejë kullotë.
Gjoni 10:10
Vjedhësi nuk vjen veçse për të vjedhur, për të vrarë e për të shkatërruar; por unë kam ardhur që të kenë jetë e ta kenë me bollëk.
Gjoni 10:11
Unë jam bariu i mirë; bariu i mirë jep jetën e vet për delet.
Gjoni 10:12
Kurse rrogëtari, që nuk është bari, dhe delet nuk janë të vetat, sheh ujkun që po vjen, i braktis delet dhe ikën; dhe ujku i rrëmben dhe i shpërndan delet.
Gjoni 10:13
Rrogëtari ikën, sepse është rrogëtar dhe nuk do t`ia dijë për delet.
Gjoni 10:15
ashtu siç më njeh Ati mua dhe unë e njoh Atin dhe lë jetën time për delet.
Gjoni 10:17
Prandaj Ati më do, sepse unë e lë jetën time që ta marr përsëri.
Gjoni 10:18
Askush nuk mund të ma heqë, por e lë nga vetja; unë kam pushtet ta lë e pushtet ta marr përsëri; ky është urdhri që kam marrë nga Ati im".
Gjoni 10:19
Atëherë lindi përsëri një përçarje midis Judenjve për shkak të këtyre fjalëve.
Gjoni 10:20
Dhe shumë nga ata thoshnin: "Ai ka një demon dhe nuk është në vete; përse e dëgjoni?".
Gjoni 10:25
Jezusi u përgjigj atyre: "Unë jua kam thënë, por ju nuk besoni; veprat që bëj në emër të Atit tim, janë ato që dëshmojnë për mua.
Gjoni 10:28
dhe unë u jap atyre jetën e përjetshme dhe nuk do të humbasin kurrë, e askush nuk do t`i rrëmbejë nga dora ime.
Gjoni 10:31
Prandaj Judenjtë morën përsëri gurë për ta vrarë me gurë.
Gjoni 10:32
Jezusi u përgjigj atyre: "Ju tregova shumë vepra të mira nga Ati im; për cilën nga këto më vrisni me gurë?".
Gjoni 10:33
Judenjtë u përgjigjën duke thënë: "Ne nuk të vrasim me gurë për asnjë vepër të mirë, po për blasfemi, dhe sepse ti, duke qenë njeri, e bën veten Perëndi".
Gjoni 10:34
Jezusi u përgjigj atyre: "A nuk është shkruar në ligjin tuaj: "Unë thashë: Ju jeni perëndi"?
Gjoni 10:35
Nëse ai i quan perëndi ata, të cilëve u qe drejtuar fjala e Perëndisë (dhe Shkrimi nuk mund të bjerë poshtë),
Gjoni 10:36
ju thoni se ai, që Ati e ka shenjtëruar dhe e ka dërguar në botë, blasfemon, sepse ka thënë: "Unë jam Biri i Perëndisë"?
Gjoni 10:39
Për këtë arsye ata kërkonin përsëri ta kapnin, por ai ikte nga duart e tyre.
Gjoni 10:40
Dhe shkoi përsëri përtej Jordanit, në vendin ku më parë Gjoni pagëzonte; dhe ndaloi aty.
Gjoni 10:41
Dhe shumë veta erdhën tek ai dhe thoshnin: "Gjoni vërtet nuk bëri asnjë shenjë, por gjithçka që Gjoni tha për këtë ishte e vërtetë".
Gjoni 11:4
Dhe Jezusi si dëgjoi këto tha: "Kjo sëmundje nuk është për vdekje, po për lavdinë e Perëndisë, që nëpërmjet saj të përlëvdohet Biri i Perëndisë".
Gjoni 11:7
Pastaj u tha dishepujve: "Të kthehemi përsëri në Jude".
Gjoni 11:8
Dishepujt i thanë: "Mësues, pak më parë Judenjtë kërkonin të të vrisnin me gurë dhe ti po shkon përsëri atje?".
Gjoni 11:9
Jezusi u përgjigj: "Nuk janë vallë dymbëdhjetë, orët e ditës? Kur dikush ecën ditën, nuk pengohet, sepse sheh dritën e kësaj bote,
Gjoni 11:13
Por Jezusi u kishte folur për vdekjen e tij, kurse ata pandehnin se kishte folur për fjetjen e gjumit.
Gjoni 11:15
Edhe unë gëzohem për ju që nuk isha atje, që të besoni; por le të shkojmë tek ai".
Gjoni 11:19
Dhe shumë Judenj kishin ardhur te Marta dhe te Maria për t`i ngushëlluar për vëllanë e tyre.
Gjoni 11:20
Marta, pra, si e mori vesh se po vinte Jezusi, i doli përpara; kurse Maria ishte ulur në shtëpi.
Gjoni 11:22
por edhe tani e di se të gjitha ato që ti i kërkon Perëndisë, Perëndia do të t`i japë".
Gjoni 11:26
Dhe ai që jeton e beson në mua, nuk do të vdesë kurrë përjetë. A e beson këtë?".
Gjoni 11:27
Ajo i tha: "Po, Zot, unë besoj se ti je Krishti, Biri i Perëndisë, që duhet të vinte në botë"
Gjoni 11:31
Prandaj Judenjtë që ishin me të në shtëpi për ta ngushëlluar, kur panë se Maria u çua me nxitim dhe doli, e ndoqën, duke thënë: "Ajo po shkon te varri për të qarë aty".
Gjoni 11:38
Prandaj Jezusi, përsëri i tronditur përbrenda, erdhi te varri; por ky ishte një guvë dhe kishte përpara një gur.
Gjoni 11:40
Jezusi i tha: "A nuk të thashë se po të besosh, do të shohësh lavdinë e Perëndisë?".
Gjoni 11:42
Unë e dija mirë se ti gjithnjë më dëgjon, por i kam thënë këto për turmën që është përreth, që të besojnë se ti më ke dërguar".
Gjoni 11:50
dhe as nuk e konceptoni se është e leverdishme për ne që të vdesë vetëm një njeri për popullin, dhe të mos humbasë gjithë kombi".
Gjoni 11:51
Por këtë ai nuk e tha nga vetja; por, duke qenë kryeprift i atij viti, profetizoi se Jezusi duhej të vdiste për kombin,
Gjoni 11:52
dhe jo vetëm për kombin, por edhe për t`i mbledhur në një, bijtë e Perëndisë që ishin të shpërndarë.
Gjoni 11:54
Për këtë arsye Jezusi nuk ecte më haptasi midis Judenjve, por u tërhoq në një krahinë afër shkretëtirës, në një qytet që quhej Efraim dhe aty rrinte me dishepujt e tij.
Gjoni 11:55
Dhe Pashka e Judenjve ishte afër dhe shumë veta nga ajo krahinë u ngjitën në Jeruzalem përpara Pashkës për t`u pastruar.
Gjoni 11:56
E kërkonin, pra, Jezusin dhe, duke qëndruar në tempull, thoshnin në mes tyre: "Si ju duket juve? A do të vijë ai për festë?".
Gjoni 12:1
Jezusi, pra, gjashtë ditë përpara Pashkës, erdhii në Betani, ku banonte Llazari, ai që kishte vdekur dhe Jezusi e kishte ringjallur prej së vdekurish.
Gjoni 12:5
"Pse nuk u shit ky vaj për treqind denarë dhe t`u jepej fitimi të varfërve?".
Gjoni 12:6
Por ai e tha këtë, jo se kujdesej për të varfrit, por sepse ishte vjedhës dhe, duke qenë se ai e mbante qesen, mbante ç`shtinin atje brenda.
Gjoni 12:7
Jezusi, pra, tha: "Lëre! Ajo e ka ruajtur për ditën e varrimit tim.
Gjoni 12:9
Ndërkaq një turmë e madhe Judenjsh mori vesh se ai ishte atje dhe erdhi jo vetëm për shkak të Jezusit, por edhe për të parë Llazarin, te cilin ai e kishte ngjallur prej së vdekurish.
Gjoni 12:11
sepse për shkak të tij, shumë veta braktisnin Judenjtë dhe besonin në Jezusin.
Gjoni 12:16
Dishepujt e tij nuk i kuptuan për momentin këto gjëra, po, kur Jezusi ishte përlëvduar, atëherë u kujtuan se këto gjëra ishin shkruar për të, dhe që i kishin bërë këto gjëra për të.
Gjoni 12:17
Kështu turma, që ishte me të kur ai e kishte thirrur jashtë Llazarin nga varri dhe e kishte ringjallur prej së vdekuri, jepte dëshmi për të.
Gjoni 12:18
Prandaj turma i doli përpara, sepse kishte dëgjuar se ai kishte bërë këtë shenjë.
Gjoni 12:20
Dhe midis atyre që ishin ngjitur për të adhuruar gjatë festës ishin edhe disa Grekë.
Gjoni 12:22
Filipi shkoi e ia tha Andreas; dhe përsëri Andrea dhe Filipi ia thanë Jezusit.
Gjoni 12:23
Por Jezusi u përgjigj atyre duke thënë: "Ora ka ardhur, në të cilën Biri i njeriut duhet të përlëvdohet,
Gjoni 12:25
Kush e do jetën e vet do ta humbasë; dhe kush e urren jetën e vet në këtë botë, do ta ruajë për jetën e përjetshme.
Gjoni 12:27
Tani shpirti im është i tronditur dhe çfarë të them: O Atë, më shpëto nga kjo orë? Por për këtë unë kam ardhur në këtë orë.
Gjoni 12:28
O Atë, përlëvdo emrin tënd!" Atëherë një zë erdhi nga qielli: "E kam përlëvduar dhe do ta përlëvdoj akoma!".
Gjoni 12:30
Dhe Jezusi u përgjigj dhe tha: "Ky zë nuk ka ardhur për mua, por për ju.
Gjoni 12:33
Por ai i thoshte këto për të treguar nga ç`lloj vdekje duhet të vdiste.
Gjoni 12:34
Turma iu përgjigj: "Ne kemi dëgjuar nga ligji se Krishti mbetet përjetë; tani si mund të thuash ti se Biri i njeriut duhet të ngrihet lart? Kush është ky Bir i njeriut?".
Gjoni 12:35
Atëherë Jezusi u tha atyre: "Drita është me ju edhe për pak kohë; ecni gjersa keni dritë, që të mos ju zërë errësira; kush ecën në errësirë nuk di se ku shkon".
Gjoni 12:38
që të përmbushej fjala e profetit Isaia që tha: "Zot, kush i ka besuar predikimit tonë? Dhe kujt iu shfaq krahu i Zotit?".
Gjoni 12:41
Këto gjëra tha Isaia, kur e pa lavdinë e tij dhe foli për të.
Gjoni 12:42
Megjithatë, edhe midis krerëve, shumë besuan në të; por, për shkak të farisenjve, nuk e rrëfenin, për të mos qenë të përjashtuar nga sinagoga,
Gjoni 12:43
sepse donin lavdinë e njerëzve më tepër, se lavdinë e Perëndisë.
Gjoni 12:46
Unë kam ardhur si drita për botën, që kushdo që beson në mua të mos mbetet në errësirë.
Gjoni 12:50
Dhe unë e di se urdhërimi i tij është jetë e përjetshme; gjërat, pra, që them unë, i them ashtu siç m`i ka thënë Ati".
Gjoni 13:1
Por përpara festës së Pashkës, Jezusi, duke e ditur se kishte ardhur ora e tij të kalojë nga kjo botë tek Ati, duke i dashur të vetët që ishin në botë, i deshi deri në fund.
Gjoni 13:3
Jezusi, duke ditur se Ati i kishte dhënë gjithçka në duar, dhe se ai kishte dalë nga Perëndia dhe te Perëndia po kthehej,
Gjoni 13:7
Jezusi u përgjigj dhe i tha: "Atë që po bëj unë, ti tani nuk e kupton, por do ta kuptosh mbas kësaj".
Gjoni 13:8
Pjetri i tha: "Ti kurrë nuk do të m`i lash këmbët". Jezusi iu përgjigi: "Po nuk të lava, ti nuk do të kesh pjesë me mua".
Gjoni 13:12
Kështu, mbasi ua lau këmbët, mori përsëri rrobat e tij, zuri vend rishtas në tryezë dhe u tha atyre: "A e kuptoni këtë që ju kam bërë?
Gjoni 13:18
Nuk po flas për ju të gjithë; unë i njoh ata që kam zgjedhur, por duhet të përmbushet ky Shkrim: "Ai që ha bukën me mua, ka ngritur thembrën kundër meje".
Gjoni 13:22
Atëherë dishepujt u panë njëri me tjetrin, por nuk arrinin të kuptonin për kë po fliste.
Gjoni 13:24
Atëherë Simon Pjetri i bëri shenjë të pyeste kush ishte ai për të cilin foli.
Gjoni 13:25
Dhe ai dishepull, duke u përkulur mbi kraharorin e Jezusit, e pyeti: "Zot, kush është?".
Gjoni 13:26
Jezusi u përgjigj: "Është ai të cilit do t`i jap kafshatën, pasi ta kem ngjyer". Dhe e ngjeu kafshatën e ia dha Judë Iskariotit, birit të Simonit.
Gjoni 13:27
Dhe pas kafshatës, Satani hyri në të. Atëherë Jezusi i tha: "Ç`ke për të bërë, bëje shpejt!".
Gjoni 13:29
Disa në fakt mendonin se, duke qenë se Juda e mbante qesen, Jezusi i kishte thënë: "Bli gjërat që na duhen për festën"; ose që t`u jepte diçka të varfërve.
Gjoni 13:31
Kur doli ai, Jezusi tha: "Tani Biri i njeriut është përlëvduar dhe Perëndia është përlëvduar në të.
Gjoni 13:32
Në qoftë se Perëndia është përlëvduar në të, Perëndia do ta përlëvdojë edhe në vetvete dhe do ta përlëvdojë menjëherë.
Gjoni 13:33
Djema, edhe për pak kohë jam me ju; ju do të më kërkoni, por ashtu siç u kam thënë Judenjve: "Atje ku po shkoj unë ju nuk mund të vini". Kështu tani po ju them edhe juve.
Gjoni 13:35
Prej kësaj do t`ju njohin të gjithë që jeni dishepujt e mi, nëse keni dashuri për njëri-tjetrin".
Gjoni 13:36
Simon Pjetri i tha: "Zot, ku po shkon?". Jezusi iu përgjigj: "Atje ku po shkoj unë, ti nuk mund të më ndjekësh tani; por më vonë do të më ndjekësh".
Gjoni 13:37
Pjetri i tha: "Zot, pse nuk të ndiqkam dot tani? Unë do të jap jetën time për ty!".
Gjoni 13:38
Jezusi iu përgjigj: "Ti do ta japësh jetën tënde për mua? Në të vërtetë, në të vërtetë po të them: gjeli nuk do të këndojë, para se ti të më kesh mohuar tri herë!".
Gjoni 14:1
"Zemra juaj mos u trondittë; besoni në Perëndi dhe besoni edhe në mua!
Gjoni 14:2
Në shtëpinë e Atit tim ka shumë banesa; përndryshe do t`ju thoja. Unë po shkoj t`ju përgatis një vend.
Gjoni 14:3
Dhe kur të shkoj e t`ju përgatis vendin, do të kthehem dhe do t`ju marr pranë meje, që aty ku jam unë, të jeni edhe ju.
Gjoni 14:6
Jezusi i tha: "Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje.
Gjoni 14:11
Më besoni se unë jam në Atin dhe se Ati është në mua; në mos, më besoni për shkak të vet veprave.
Gjoni 14:13
Dhe çfarëdo të kërkoni në emrin tim, do ta bëj, që Ati të përlëvdohet në Birin.
Gjoni 14:16
Dhe unë do t`i lutem Atit dhe ai do t`ju japë një Ngushëllues tjetër, që do të qëndrojë përgjithmonë me ju,
Gjoni 14:23
Jezusi u përgjigj dhe i tha: "Nëse ndokush më do, do ta zbatojë fjalën time; edhe Ati im do ta dojë dhe ne do të vijmë tek ai dhe do të bëjmë banesën tek ai.
Gjoni 15:3
Ju tashmë jeni të pastër, për shkak të fjalës që ju kumtova.
Gjoni 15:8
Në këtë është përlëvduar Ati im, që të jepni shumë fryt, dhe kështu do të jeni dishepujt e mi.
Gjoni 15:13
Askush s`ka dashuri më të madhe nga kjo: të japë jetën e vet për miqtë e tij.
Gjoni 15:20
Kujtoni fjalën që ju thashë: "Shërbëtori nuk është më i madh se i zoti". Nëse më kanë përndjekur mua, do t`ju përndjekin edhe ju; nëse kanë zbatuar fjalën time, do të zbatojnë edhe tuajën.
Gjoni 15:21
Të gjitha këto gjëra do t`jua bëjnë për shkak të emrit tim, sepse nuk e njohin atë që më ka dërguar.
Gjoni 15:22
Po të mos kisha ardhur dhe të mos u kisha folur atyre, nuk do të kishin faj; por tani ata nuk kanë asnjë shfajësim për mëkatin e tyre.
Gjoni 15:24
Po të mos kisha bërë në mes tyre vepra që askush tjetër nuk ka bërë, nuk do të kishin faj; por tani, përkundrazi, e kanë parë, dhe më kanë urryer mua dhe Atin tim.
Gjoni 15:25
Por kjo ndodhi që të përmbushet fjala e shkruar në ligjin e tyre: "Më kanë urryer pa shkak".
Gjoni 15:26
Por kur të vijë Ngushëlluesi, që do t`ju dërgoj prej Atit, Fryma e së vërtetës, që del nga Ati im, ai do të dëshmojë për mua.
Gjoni 16:2
Do t`ju përjashtojnë nga sinagogat; madje po vjen ora kur, kushdo që t`ju vrasë, do të mendojë se i ka kryer një shërbim Perëndisë.
Gjoni 16:6
Madje, për shkak se ju thashë këto gjëra, trishtimi e ka mbushur zemrën tuaj.
Gjoni 16:7
Megjithatë unë ju them të vërtetën: është mirë për ju që unë të shkoj, sepse, po nuk shkova, nuk do të vijë te ju Ngushëlluesi; por, po shkova, unë do t`jua dërgoj.
Gjoni 16:8
Dhe kur të ketë ardhur, ai do ta bindë botën për mëkat, për drejtësi dhe për gjykim.
Gjoni 16:9
Për mëkat, sepse nuk besojnë në mua;
Gjoni 16:10
për drejtësi, sepse unë po shkoj tek Ati dhe nuk do të më shihni më;
Gjoni 16:11
për gjykim, sepse princi i kësaj bote është gjykuar.
Gjoni 16:12
Kam edhe shumë gjëra të tjera për t`ju thënë, por ato ende ju nuk mund t`i mbani.
Gjoni 16:14
Ai do të më përlëvdojë, sepse do të marrë prej meje dhe do t`jua kumtojë.
Gjoni 16:15
Të gjitha gjërat që ka Ati janë të miat; për këtë ju thashë se ai do të marrë prej simes dhe do t`jua kumtojë.
Gjoni 16:16
Pas pak nuk do të më shihni më; e përsëri një kohë e shkurtër e do të më shihni, sepse unë po shkoj tek Ati".
Gjoni 16:17
Atëherë disa nga dishepujt e tij thoshnin midis tyre: "Ç`është kjo që po na thotë: "Pas pak nuk do të më shihni më", dhe: "e përsëri një kohë e shkurtër e do të më shihni" dhe: "Sepse unë po shkoj te Ati"?".
Gjoni 16:18
Thoshnin pra: "Ç`është kjo "Pas pak", për të cilën flet? Ne s`dimë ç`don të thotë".
Gjoni 16:19
Jezusi, pra, e kuptoi se ata donin ta pyesnin dhe u tha atyre: "Ju po pyesni njeri tjetrin pse thashë: "Pas pak nuk do të më shihni më", dhe: "E përsëri një kohë e shkurtër e do të më shihni"?
Gjoni 16:22
Kështu edhe ju tani jeni në dhembje, por unë do t`ju shoh përsëri dhe zemra juaj do të gëzohet, dhe askush nuk do t`ua heqë gëzimin tuaj.
Gjoni 16:25
Jua kam thënë këto gjëra në shëmbëlltyra, por po vjen ora kur nuk do t`ju flas më me shëmbëlltyra, por do t`ju flas haptas për Atin.
Gjoni 16:26
Në atë ditë ju do të kërkoni në emrin tim; dhe nuk po them se unë do t`i lutem Atit për ju;
Gjoni 16:27
Ati vetë në fakt ju do, sepse ju më deshët mua dhe keni besuar se unë dola nga Perëndia.
Gjoni 16:28
Unë dola nga Ati dhe erdha në botë; përsëri po e lë botën dhe kthehem tek Ati".
Gjoni 16:29
Dishepujt e tij i thanë: "Ja, ti tani po flet haptas dhe s`po përdor asnjë shëmbëlltyrë.
Gjoni 16:30
Tani ne njohim se ti di gjithçka dhe s`ke nevojë që ndokush të të pyesë; prandaj ne besojmë se ke dalë nga Perëndia".
Gjoni 16:31
Jezusi u përgjigj atyre: "A besoni tani?
Gjoni 16:32
Ja, po vjen ora, madje tashmë ka ardhur, në të cilën ju do të shpërndaheni, secili për punë të vet, dhe do të më lini vetëm; por unë nuk jam vetëm, sepse Ati është me mua.
Gjoni 17:1
Jezusi tha këto gjëra, pastaj i ngriti sytë drejt qiellit dhe tha: "O Atë, ora ka ardhur, përlëvdo Birin tënd, që edhe Biri yt të të përlëvdojë,
Gjoni 17:2
sepse ti i ke dhënë pushtet mbi çdo mish, që t`u japë jetë të përjetshme të gjithë atyre që ti ia ke dhënë.
Gjoni 17:3
Dhe kjo është jeta e përjetshme, të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezu Krishtin që ti ke dërguar.
Gjoni 17:4
Unë të kam përlëvduar mbi tokë; unë e kam kryer veprën që më ke dhënë të bëj.
Gjoni 17:5
Tani, pra, më përlëvdo, o Atë, pranë teje, me lavdinë që unë e kisha pranë teje para se të bëhej bota.
Gjoni 17:9
Unë lutem për ta, nuk lutem për botën, po për ata që më ke dhënë, sepse janë të tutë.
Gjoni 17:10
Dhe të gjitha gjërat e mia janë të tuat, dhe gjërat e tua janë të miat; dhe unë jam përlëvduar në to.
Gjoni 17:12
Kur isha me ata në botë, unë i kam ruajtur në emrin tënd; unë i kam ruajtur ata që ti më ke dhënë dhe askush nga ata nuk ka humbur, përveç birit të humbjes, që të përmbushej Shkrimi.
Gjoni 17:19
Dhe unë për ta po shenjtëroj vetveten, që edhe ata të jenë të shenjtëruar në të vërtetë.
Gjoni 17:20
Tani unë nuk lutem vetëm për ta, por edhe për ata që do të besojnë në mua me anë të fjalës së tyre,
Gjoni 17:23
Unë jam në ta dhe ti në mua, që të jenë të përsosur në unitet dhe që bota të njohë që ti më ke dërguar dhe që i ke dashur, ashtu si më ke dashur mua.
Gjoni 18:1
Mbasi i tha këto gjëra, Jezusi doli me dishepujt e vet dhe shkoi përtej përroit të Kedronit, ku ishte një kopsht, në të cilin hyri ai me dishepujt e tij.
Gjoni 18:5
Ata iu përgjigjën: "Jezusin Nazareas". Jezusi u tha atyre: "Unë jam!". Por Juda, që po e tradhtonte, ishte edhe ai me ta.
Gjoni 18:6
Sapo ai u tha atyre: "Unë jam", ata u zmbrapsën dhe ranë për dhe.
Gjoni 18:7
Atëherë Jezusi i pyeti përsëri: "Kë kërkoni?". Ata thanë: "Jezusin Nazareas".
Gjoni 18:8
Jezusi u përgjigj: "Ju kam thënë se unë jam; prandaj nëse më kërkoni mua, i lini këta të shkojnë";
Gjoni 18:9
që të përmbushej fjala që kishte thënë: "Nuk kam humbur asnjë nga ata që më ke dhënë".
Gjoni 18:14
Kajafa ishte ai që i kishte këshilluar Judenjtë se ishte e leverdishme që një njeri të vdiste për popullin.
Gjoni 18:16
Por Pjetri mbeti përjashta te dera. Atëherë dishepulli tjetër, që ishte i njohur i kryepriftit, doli dhe i foli portieres dhe bëri të hyjë Pjetri.
Gjoni 18:17
Dhe shërbëtorja portiere i tha Pjetrit: "Mos je edhe ti nga dishepujt e atij njeriu?". Ai u përgjigj: "Nuk jam".
Gjoni 18:19
Por kryeprifti e pyeti Jezusin për dishepujt e tij dhe për doktrinën e tij.
Gjoni 18:20
Jezusi iu përgjigj: "Unë i kam folur haptas botës; gjithmonë kam mësuar në sinagogë e në tempull, ku mblidhen të gjithë Judenjtë, dhe s`kam thënë asgjë në fshehtësi.
Gjoni 18:21
Përse më pyet mua? Pyet ata që kanë dëgjuar ç`u kam thënë atyre; ja, ata i dinë gjërat që kam thënë".
Gjoni 18:22
Posa i tha këto fjalë, një nga rojat që i rrinin afër, i ra Jezusit me shuplakë, duke thënë: "Kështu i përgjigjesh kryepriftit?".
Gjoni 18:23
Jezusi i tha: "Po të kem folur keq, trego ku është e keqja; por, po të kem folur mirë, përse po më bie?".
Gjoni 18:30
Ata u përgjigjën dhe i thanë: "Nëse ai të mos ishte keqbërës, nuk do ta kishim dorëzuar".
Gjoni 18:32
Kjo ndodhi që të përmbushej fjala që kishte thënë Jezusi, kur kishte thënë se me ç`vdekje duhej të vdiste.
Gjoni 18:33
Atëherë Pilati hyri përsëri në pretorium, e thirri Jezusin dhe i tha: "A je ti mbreti i Judenjve?".
Gjoni 18:34
Jezusi iu përgjigj: "E thua ti nga vetja, apo ta kanë thënë të tjerë për mua?".
Gjoni 18:35
Pilati iu përgjigj: "Jam unë vallë Jude? Kombi yt dhe krerët e priftërinjve të dorëzuan tek unë; çfarë ke bërë?".
Gjoni 18:36
Jezusi u përgjigj: "Mbretëria ime nuk është e kësaj bote; po të ishte mbretëria ime e kësaj bote, shërbëtorët e mi do të luftonin që të mos u dorëzohesha Judenjve; porse tani mbretëria ime nuk është prej këtej".
Gjoni 18:37
Atëherë Pilati i tha: "Ti, pra, qenke mbret?". Jezusi u përgjigj: "Ti thua se unë jam mbret; për këtë unë kam lindur dhe për këtë kam ardhur në botë; që të dëshmoj për të vërtetën; kush është për të vërtetën, e dëgjon zërin tim".
Gjoni 18:38
Pilati e pyeti: "Ç`është e vërteta?". Dhe, si foli këtë, doli përsëri para Judenjve dhe u tha atyre: "Unë nuk po gjej në të asnjë faj!
Gjoni 18:39
Por ndër ju është zakon që unë t`ju liroj dikë për Pashkë; a doni, pra, që t`ju liroj mbretin e Judenjve?".
Gjoni 18:40
Atëherë të gjithë bërtitën përsëri, duke thënë: "Jo këtë, por Barabanë!". Por Baraba ishte një kusar.
Gjoni 19:2
Dhe ushtarët thurrën një kurorë me gjemba, ia vunë mbi krye dhe i veshën siper një mantel të purpurt,
Gjoni 19:4
Pastaj Pilati doli përsëri dhe u tha atyre: "Ja, po jua nxjerr jashtë, që ta dini se nuk gjej në të asnjë faj".
Gjoni 19:7
Judenjtë iu përgjigjën: "Ne kemi një ligj dhe sipas ligjit tonë ai duhet të vdesë, sepse e bëri veten Bir të Perëndisë".
Gjoni 19:9
dhe, si u kthye në pretorium, i tha Jezusit: "Nga je ti?". Por Jezusi nuk i dha kurrfarë përgjigje.
Gjoni 19:10
Për këtë arsye Pilati i tha: "S`po më flet? ti s`e di që unë kam pushtet të të kryqëzoj dhe pushtet të të liroj?".
Gjoni 19:11
Jezusi u përgjigj: "Ti nuk do të kishe asnjë pushtet përmbi mua, po të mos të qe dhënë prej së larti; prandaj ai që më dorëzoi tek ti ka faj më të madh".
Gjoni 19:14
tani ishte dita e përgatitjes së Pashkës, dhe ishte afërsisht ora e gjashtë; dhe u tha Judenjve: "Ja mbreti juaj".
Gjoni 19:15
Por ata bërtitën: "Largoje! Largoje! Kryqëzoje!". Pilati u tha atyre: "Ta kryqëzoj mbretin tuaj?". Krerët e priftërinjve u përgjigjën: "Ne s`kemi mbret tjetër përveç Cezarit!".
Gjoni 19:22
Pilati u përgjigj: "Atë që kam shkruar, e kam shkruar!".
Gjoni 19:23
Dhe ushtarët, mbasi e kishin kryqëzuar Jezusin, morën rrobat e tij dhe bënë katër pjesë, një pjesë për çdo ushtar, dhe tunikën. Por tunika ishte pa tegel, e endur një copë nga maja e deri në fund.
Gjoni 19:24
Prandaj ata i thanë njëri-tjetrit: "Nuk e grisim, por hedhim short kujt t`i bjerë"; që të përmbushej Shkrimi, që thotë: "I ndanë midis tyre rrobat e mia, dhe hodhën short për tunikën time". Ushtarët, pra, i bënë këto gjëra.
Gjoni 19:28
Pas kësaj, Jezusi, duke ditur që tashmë çdo gjë ishte kryer, që të përmbushej Shkrimi, tha: "Kam etje!".
Gjoni 19:31
Duke qenë se ishte dita e Përgatitjes, me qëllim që trupat të mos qëndronin në kryq të shtunën, sepse ajo e shtunë ishte një ditë me rëndësi të veçantë, Judenjtë i kërkuan Pilatit që atyre t`u thyheshin kërcinjtë dhe të hiqeshin që andej.
Gjoni 19:35
Dhe ai që ka parë, ka dëshmuar për këtë, dhe dëshmia e tij është e vërtetë; dhe ai e di se thotë të vërtetën, që ju të besoni.
Gjoni 19:36
Këto gjëra në fakt ndodhën që të përmbushet Shkrimi: "Nuk do t`i thyhet asnjë eshtër".
Gjoni 19:39
Por erdhi dhe Nikodemi, i cili më përpara kishte vajtur te Jezusi natën, duke sjellë një përzierje prej mirre dhe aloe, prej rreth njëqind librash.
Gjoni 19:42
Aty, pra, për shkak të Përgatitjes së Judenjve, e vunë Jezusin, sepse varri ishte afër.
Gjoni 20:3
Atëherë Pjetri dhe dishepulli tjetër dolën jashtë dhe u nisën për te varri.
Gjoni 20:4
Rendnin të dy bashkë, por dishepulli tjetër rendi përpara, më shpejt se Pjetri dhe arriti i pari te varri.
Gjoni 20:5
Dhe, si u përkul, pa pëlhurat prej liri që ishin në varr, por nuk hyri aty.
Gjoni 20:6
Arriti edhe Simon Pjetri që po e ndiqte, hyri në varr dhe pa pëlhurat prej liri që ishin përtokë,
Gjoni 20:10
Pastaj dishepujt u kthyen përsëri në shtëpi.
Gjoni 20:11
Por Maria kishte mbetur jashtë varrit, dhe po qante. Dhe, duke qarë, u përkul brenda varrit,
Gjoni 20:13
Ata i thanë: "O grua, pse po qan?". Ajo u përgjigj atyre: "Sepse e kanë hequr Zotin tim, dhe nuk e di ku e kanë vënë".
Gjoni 20:17
Jezusi i tha: "Mos më prek, sepse ende nuk u ngjita te Ati im; por shko te vëllezërit e mi dhe u thuaj atyre se unë po ngjitem tek Ati im dhe Ati juaj, te Perëndia im dhe Perëndia juaj".
Gjoni 20:21
Pastaj Jezusi u tha atyre përsëri: "Paqja me ju! Sikurse më ka dërguar mua Ati, ashtu unë po ju dërgoj ju".
Gjoni 20:26
Dhe tetë ditë më vonë, dishepujt ishin përsëri në shtëpi dhe Thomai ishte me ta. Jezusi erdhi, ndonëse dyert ishin të mby-llura, dhe u prezantua midis tyre dhe tha: "Paqja me ju!".
Gjoni 20:28
Atëherë Thomai u përgjigj dhe i tha: "Zoti im dhe Perëndia im!".
Gjoni 20:31
Por këto gjëra janë shkruar që ju të besoni se Jezusi është Krishti, Biri i Perëndisë dhe që, duke besuar, ta keni jetën në emër të tij.
Gjoni 21:1
Pas këtyre gjërave, Jezusi iu shfaq përsëri dishepujve pranë Detit të Tiberiadës; dhe u shfaq në këtë mënyrë:
Gjoni 21:5
Dhe Jezusi u tha atyre: "O djema, a keni ndonjë gjë për të ngrënë?". Ata iu përgjigjën: "Jo!".
Gjoni 21:8
Dishepujt e tjerë përkundrazi shkuan me barkë (sepse nuk ishin shumë larg nga toka, vetëm dyqind kubitë), duke tërhequr rrjetën plot me peshq.
Gjoni 21:11
Simon Pjetri hipi përsëri në barkë dhe nxori në tokë rrjetën, plot me peshq të mëdhenj, njëqind e pesëdhjetë e tre; dhe, megjithse ishin aq shumë, rrjeta nuk u shqye.
Gjoni 21:15
Mbasi kishin ngrënë, Jezusi i tha Simon Pjetrit: "Simon nga Jona, a më do ti mua më shumë se këta?". Iu përgjigj: "Po, Zot, ti e di se unë të dua". Jezusi i tha: "Kulloti qengjat e mi!".
Gjoni 21:16
Përsëri e pyeti për të dytën herë: "Simon nga Jona, a më do ti mua?". Iu përgjigj: "Po, Zot, ti e di se unë të dua". Jezusi i tha: "Ki kujdes për delet e mia".
Gjoni 21:17
E pyeti për të tretën herë: "Simon nga Jona, a më do ti mua?". Pjetri u trishtua pse e pyeti për të tretën herë: "A më do ti mua?", dhe iu përgjigj: "Zot, ti di çdo gjë, ti di se unë të dua". Jezusi i tha: "Kulloti delet e mia.
Gjoni 21:19
I tha këto fjalë për të bërë të ditur se me ç`vdekje ai do ta përlëvdonte Perëndinë. Dhe, si i tha këto, i tha: "Ndiqmë".
Gjoni 21:22
Jezusi iu përgjigj: "Nëse dua që ai të mbetet derisa të vij unë, ç`të duhet? Ti ndiqmë!".
Gjoni 21:24
Ky është dishepulli që dëshmon për këto gjëra dhe që ka shkruar këto gjëra; dhe ne dimë se dëshmia e tij është e vërtetë.
Veprat 1:2
deri në ditën në të cilën u muarr në qiell, pasi u kishte dhënë urdhërime nëpërmjet Frymës së Shenjtë apostujve që ai kishte zgjedhur.
Veprat 1:3
Atyre, pasi pati vuajtur, iu paraqit i ngjallur me shumë prova bindëse, duke u parë prej tyre për dyzet ditë dhe duke folur për gjërat e mbretërisë së Perëndisë.
Veprat 1:7
Por ai u tha atyre: "Nuk ju takon juve të dini kohët dhe momentet e përshtatshme, që ka përcaktuar Ati me autoritetin e vet.
Veprat 1:9
Mbasi i tha këto gjëra, ndërsa ata po e vështronin, u ngrit lart; dhe një re e përfshiu dhe ua hoqi prej syve të tyre.
Veprat 1:13
Dhe, si u kthyen në qytet, u ngjitën në sallën e sipërme, ku rrinin Pjetri dhe Jakobi, Gjoni dhe Andrea, Filipi dhe Thomai, Bartolomeu dhe Mateu, Jakobi i Alfeut dhe Simon Zellshmi, dhe Juda i Jakobit.
Veprat 1:14
Të gjithë këta ngulmonin me një mendje të vetme në lutje dhe përgjërim së bashku me gratë, me Marinë, nënën e Jezusit, dhe me vëllezërit e tij.
Veprat 1:16
"Vëllezër, ishte e nevojshme që të përmbushej ky Shkrim, të cilin Fryma e Shenjtë e parafoli me anë të gojës së Davidit në lidhje me Judën, i cili u bë prijës i atyre që e kapën Jezusin.
Veprat 1:18
Ai, pra, fitoi një arë, me shpërblimin e paudhësisë, dhe duke rënë kokëposhtë, plasi në mes dhe të gjitha të brendshmet e tij iu derdhën.
Veprat 1:25
për të marrë shortin e kësaj shërbese dhe apostullimin, nga i cili Juda u largua për të shkuar në vendin e tij".
Veprat 2:5
Por në Jeruzalem banonin disa Judenj, njerëz të perëndishëm, nga të gjitha kombet nën qiell.
Veprat 2:10
të Frigjisë e të Pamfilisë, të Egjiptit dhe të pjesëve të Libisë përballë Kirenës, dhe ne të ardhur nga Roma, Judenj dhe prozelitë,
Veprat 2:11
Kretas dhe Arabë, i dëgjojmë të flasin për gjërat e mëdha të Perëndisë në gjuhët tona!".
Veprat 2:13
Kurse të tjerë i përqeshnin dhe thonin: "Janë plot me verë të ëmbël!".
Veprat 2:14
Por Pjetri u çua në këmbë bashkë me të njëmbëdhjetët dhe u foli atyre me zë të lartë: "Judenj dhe ju të gjithë që banoni në Jeruzalem, merrni njoftim për këtë dhe dëgjoni me vëmendje fjalët e mia.
Veprat 2:16
Por kjo është ajo që ishte thënë nëpërmjet profetit Joel:
Veprat 2:17
"Dhe në ditët e fundit do të ndodhë, thotë Perëndia, që unë do të përhap nga Fryma ime mbi çdo mish; dhe bijtë tuaj e bijat tuaja do të profetizojnë, të rinjtë tuaj do të shohin vegime dhe të moshuarit tuaj do të shohin ëndrra.
Veprat 2:18
Në ato ditë do të përhap nga Fryma im mbi shërbëtorët e mi dhe mbi shërbëtoret e mia, dhe do të profetizojnë.
Veprat 2:22
Burra të Izraelit, dëgjoni këto fjalë: Jezusi Nazareas, njeriu i dëftuar nga Perëndia ndër ju me vepra të fuqishme, me mrekulli dhe shenja që Perëndia bëri ndër ju me anë të ti tij, siç edhe vet e dini,
Veprat 2:23
ai, pra, sipas këshillit të caktuar dhe të paranjohur të Perëndisë, ju dorëzua juve dhe ju e zutë dhe, me duart e të padrejtëve, e gozhduat në kryq dhe e vratë.
Veprat 2:24
Por Perëndia e ka ringjallur, pasi e zgjidhi nga ankthet e vdekjes, sepse nuk ishte e mundur që vdekja ta mbante atë.
Veprat 2:25
Në fakt Davidi thotë për të: "E pata vazhdimisht Zotin para meje, sepse ai është në të djathtën time, që unë të mos hiqem.
Veprat 2:26
Për këtë u gëzua zemra ime dhe ngazëlloi gjuha ime, dhe edhe mishi im do të qëndrojë në shpresë.
Veprat 2:29
Vëllezër, mund të thuhet haptas për Davidin patriark që ai vdiq dhe u varros; dhe varri i tij është ndër ne deri ditën e sotme.
Veprat 2:30
Ai, pra, duke qenë profet, e dinte se Perëndia i kishte premtuar me betim se nga fryti i belit të tij, sipas mishit, do të ngjallet Krishti për t`u ulur mbi fronin e tij;
Veprat 2:31
dhe, duke parashikuar këtë, foli për ringjalljen e Krishtit, duke thënë se shpirti i tij nuk do të lihej në Hades dhe se mishi i tij nuk do të shihte kalbjen.
Veprat 2:32
Këtë Jezus, Perëndia e ka ringjallur; dhe për këtë të gjithë ne jemi dëshmitarë!
Veprat 2:33
Ai, pra, duke qenë i ngritur në të djathtë të Perëndisë dhe duke marrë nga Ati premtimin e Frymës së Shenjtë, ka përhapur atë që ju tani shihni dhe dëgjoni.
Veprat 2:36
Ta dijë, pra, me siguri, gjithë shtëpia e Izraelit se atë Jezus që ju e keni kryqëzuar, Perëndia e ka bërë Zot e Krisht".
Veprat 2:38
Atëherë Pjetri u tha atyre: "Pendohuni dhe secili nga ju le të pagëzohet në emër të Jezu Krishtit për faljen e mëkateve, dhe ju do të merrni dhuratën e Frymës së Shenjtë.
Veprat 2:39
Sepse premtimi është për ju dhe për bijtë tuaj dhe për gjithë ata që janë larg, për ata që Zoti, Perëndia ynë, do t`i thërrasë".
Veprat 2:40
Dhe me shumë fjalë të tjera u përbetohej dhe i nxiste, duke thënë: "Shpëtoni veten nga ky brez i çoroditur!".
Veprat 2:44
Por gjithë ata që besonin rrinin bashkë dhe çdo gjë e kishin të përbashkët.
Veprat 2:47
duke lavdëruar Perëndinë dhe duke gëzuar simpatinë e gjithë popullit. Dhe Zoti i shtonte kishës çdo ditë ata që ishin shpëtuar.
Veprat 3:1
Por Pjetri dhe Gjoni po ngjiteshin bashkë për në tempull, rreth orës së nëntë, në orën e lutjes.
Veprat 3:2
Dhe aty ishte një njeri i çalë që prej lindjes, të cilin e sillnin çdo ditë dhe e linin afër derës së tempullit, e t`u quajtur "E bukura", për t`u kërkuar lëmoshë atyre që hynin në tempull.
Veprat 3:8
Dhe me një të hovur u ngrit në këmbë dhe filloi të ecë; dhe hyri me ta në tempull, duke ecur, duke u hedhur dhe duke lavdëruar Perëndinë.
Veprat 3:9
Dhe gjithë populli e pa duke ecur dhe duke lavdëruar Perëndinë,
Veprat 3:10
dhe e njohën se ishte ai që rrinte ulur para derës së Bukur të tempullit për të kërkuar lëmoshë; dhe u mbushën me habi dhe çudi për atë që i kishte ndodhur atij.
Veprat 3:12
Dhe Pjetri, duke parë këtë gjë, i foli popullit duke thënë: "Burra të Izraelit, pse po mrrekulloheni për këtë? Ose pse po na i ngulni sytë sikur ne me fuqinë tonë të vetme ose me perëndishmëri të kishim bërë që ky njeri të ecë?
Veprat 3:13
Perëndia e Abrahamit, e Isakut dhe e Jakobit, Perëndia e etërve tanë e ka përlëvduar Birin e tij Jezusin, të cilin ju ia dorëzuat Pilatit dhe e mohuat përpara tij, megjithëse ai kishte vendosur ta lironte.
Veprat 3:15
dhe vratë princin e jetës, që Perëndia e ka ringjallur prej së vdekuri dhe për të cilin ne jemi dëshmitarë!
Veprat 3:16
Dhe për besimin në emër të Jezusit, ky njeri, të cilin ju po e shihni dhe e njihni, u fortesua nga emri i tij; dhe besimi, që është nëpërmjet tij, i ka dhënë shërimin e plotë të gjymtyrëve, në praninë e të gjithëve ju.
Veprat 3:18
Por kështu Perëndia i ka përmbushur ato që kishte parathënë me gojën e të gjithë profetëve të vet, se Krishti i tij do të vuante.
Veprat 3:21
të cilin qielli duhet ta mbajë deri në kohën e ripërtëritjes të të gjitha gjërave, për të cilën Perëndia ka folur nëpërmjet gojës së gjithë profetëve të tij të shenjtë, që nga fillimi i botës.
Veprat 3:22
Vetë Moisiu, në fakt, u tha etërve: "Zoti, Perëndia juaj do të ngjallë për ju një profet si unë nga mesi i vëllezërve tuaj; dëgjojeni në të gjitha gjërat që ai do t`ju thotë!
Veprat 3:25
Ju jeni bij të profetëve dhe të besëlidhjes që bëri Perëndia me etërit tanë, duke i thënë Abrahamit: "Dhe në pasardhësit e tu do të bekohen të gjitha kombet e dheut".
Veprat 3:26
Perëndia më së pari, mbasi e ringjalli Birin e tij Jezusin, jua ka dërguar juve që t`ju bekojë, duke larguar secilin nga ju nga paudhësitë e tij".
Veprat 4:6
bashkë me kryepriftin Anan dhe me Kajafën, Gjonin, Aleksandrin dhe të gjithë ata që i përkisnin farefisit të kryepriftërinjve.
Veprat 4:9
Nëse ne sot gjykohemi për një mirësi që iu bë një njeriu të sëmurë, për të ditur si u shërua ai,
Veprat 4:10
le ta njihni të gjithë ju dhe mbarë populli i Izraelit se kjo u bë në emër të Jezu Krishtit Nazareas, që ju e kryqëzuat dhe që Perëndia e ringjalli prej së vdekuri; me anë të tij ky njeri del para jush i shëruar plotësisht.
Veprat 4:17
por, që kjo të mos përhapet më shumë në popull, t`i shtrëngojmë me kërcënime të rrepta të mos i flasin më asnjeriu në këtë emër".
Veprat 4:19
Por Pjetri dhe Gjoni, duke iu përgjigjur atyre, thanë: "Gjykoni ju, nëse është e drejtë para Perëndisë t`ju bindemi më shumë juve sesa Perëndisë.
Veprat 4:20
Sepse ne nuk mund të mos flasim për ato që kemi parë dhe dëgjuar".
Veprat 4:21
Ata pasi i kërcënuan përsëri, i lanë të shkojnë duke mos gjetur mënyrë se si t`i ndëshkojnë për shkak të popullit, sepse të gjithë përlëvdonin Perëndinë për atë që kishte ndodhur.
Veprat 4:24
Kur i dëgjuan këto, ata unanimisht e ngritën zërin te Perëndia dhe thanë: "O Zot, ti je Perëndia që ke bërë qiellin, tokën, detin dhe gjithçka që është në ta,
Veprat 4:25
dhe që me anë të Frymës së Shenjtë ke thënë, nëpërmjet gojës së Davidit, shërbëtorit tënd: "Përse u zemëruan kombet, dhe popujt kurdisin gjëra të kota?
Veprat 4:28
për të bërë të gjitha ato që dora jote dhe këshilli yt kishin paracaktuar se do të ndodhnin.
Veprat 4:30
duke e shtrirë dorën tënde për të shëruar dhe që të kryhen shenja dhe mrekulli në emër të Birit tënd të shenjtë Jezusit".
Veprat 4:31
Dhe, mbasi qenë lutur, vendi ku ishin mbledhur u drodh; dhe të gjithë u mbushën me Frymën e Shenjtë, dhe e shpallnin fjalën e Perëndisë me çiltersi.
Veprat 4:32
Dhe numri i madh i atyre që besuan ishte me një zemër të vetme dhe me një shpirt të vetëm; askush nuk thoshte se ç`kishte ishte e vet, por të gjitha gjërat i kishin të përbashkëta.
Veprat 5:2
por mbajti për vete një pjesë të parave, me miratimin e gruas, dhe e çoi mbetjen te këmbët e apostujve.
Veprat 5:4
Po të mbetej e pashitur, a nuk do të ngelte e jotja? Dhe ato që more nga shitja a nuk ishin vallë në dispozicionin tënd? Pse e shtive në zemër këtë gjë? Ti nuk ke gënjyer njerëzit, por Perëndinë!".
Veprat 5:5
Kur i dëgjoi këto fjalë, Anania ra përtokë dhe dha shpirt. Dhe një frikë e madhe i zuri të gjithë ata që i dëgjuan këto gjëra.
Veprat 5:8
Dhe Pjetri i drejtoi fjalën, duke thënë: "Më thuaj, a e shitët arën për kaq?". Dhe ajo u përgjigj: "Po, për aq".
Veprat 5:12
Dhe shumë shenja dhe mrekulli bëheshin në mes të popullit nëpërmjet duarve të apostujve. Të gjithë me një mendje të vetme mblidheshin nën portikun e Salomonit.
Veprat 5:16
Edhe një turmë nga qytetet përreth turrej në Jeruzalem, duke sjellë të sëmurët dhe ata që mundoheshin nga frymëra të ndyra dhe të gjithë shëroheshin.
Veprat 5:21
Dhe ata, si i dëgjuan këto, hynë në tempull kur zbardhte dita dhe mësonin. Por kryeprifti dhe ata që ishin me të, erdhën dhe thirrën bashkë sinedrin dhe të gjithë pleqtë e bijve të Izraelit; pastaj dërguan rojet në burg për t`i sjellë apostujt.
Veprat 5:23
duke thënë: "Ne e gjetëm burgun të mbyllur me kujdes dhe rojet në këmbë përpara dyerve; por kur i hapëm, nuk gjetëm asnjeri brenda".
Veprat 5:27
Kështu, pra, i sollën dhe i paraqitën përpara sinedrit; dhe kryeprifti i pyeti,
Veprat 5:29
Por Pjetri dhe apostujt, duke u përgjigjur, thanë: "Duhet t`i bindemi Perëndisë më shumë sesa njerëzve.
Veprat 5:30
Perëndia e etërve tanë e ka ringjallur Jezusin, që ju e vratë, duke e varur në dru.
Veprat 5:31
Perëndia e lartësoi me të djathtën e vet dhe e bëri princ dhe shpëtimtar për t`i dhënë Izraelit pendimin dhe faljen e mëkateve.
Veprat 5:32
Dhe për këto gjëra ne jemi dëshmitarë të tij, si edhe Fryma e Shenjtë, që Perëndia ua ka dhënë atyre që i binden atij".
Veprat 5:34
Por një farise, me emër Gamaliel, mësues i ligjit dhe i nderuar nga gjithë populli, u ngrit në këmbë në sinedër dhe urdhëroi të nxirren jashtë apostujt për një moment.
Veprat 5:35
Pastaj u tha atyre të sinedrit: "Burra të Izraelit, mendohuni mirë për atë që do t`u bëni këtyre njerëzve.
Veprat 5:36
Sepse pak kohë më parë u ngrit Teuda që thoshte se ishte dikush; rreth tij u mblodhën afro katërqind burra; por ai u vra dhe të gjithë ata që e kishin ndjekur u shpërndanë dhe u asgjësuan.
Veprat 5:37
Pas tij, në kohën e regjistrimit të popullsisë, u ngrit Juda Galileas që tërhoqi pas vetes shumë njerëz; edhe ai humbi, dhe të gjithë ata që e kishin ndjekur u shpërndanë.
Veprat 5:38
Tani unë po ju them t`u rrini larg këtyre njerëzve dhe t`i lironi, sepse në qoftë se ky plan ose kjo vepër është prej njerëzve, ajo do të prishet,
Veprat 5:39
por nëse është prej Perëndisë, ju nuk mund ta prishni, sepse do të gjendeshit në luftë kundër vetë Perëndisë!".
Veprat 5:41
Kështu ata u larguan nga sinedri, duke u gëzuar sepse qenë çmuar të denjë të fyhen për emrin e Jezusit.
Veprat 5:42
Dhe çdo ditë, në tempull e nëpër shtëpi, nuk pushonin duke mësuar dhe duke shpallur lajmin e mirë: që Jezusi është Krishti.
Veprat 6:1
Por në ato ditë, duke u shumuar numri i dishepujve, lindi një murmuritje nga ana e Helenistëve kundër Hebrenjve, sepse vejushat e tyre po liheshin pas dore në shërbimin e përditshëm.
Veprat 6:2
Atëherë të dymbëdhjetët, pasi mblodhën numrin e madh të dishepujve, thanë: "Nuk është mirë që ne të lëmë fjalën e Perëndisë për të shërbyer nëpër tryeza.
Veprat 6:6
I paraqitën pastaj përpara apostujve, të cilët, mbasi u lutën, vunë duart mbi ta.
Veprat 6:7
Ndërkaq fjala e Perëndisë po përhapej, dhe numri i dishepujve po shumohej fort në Jeruzalem, edhe një numër i madh priftërinjsh i bindej besimit.
Veprat 6:8
Dhe Stefani, plot besim dhe fuqi, bënte mrekulli dhe shenja të mëdha nëpër popull.
Veprat 6:11
Atëherë nxitën disa njerëz të thoshnin: "Ne e kemi dëgjuar duke folur fjalë blasfemie kundër Moisiut dhe kundër Perëndisë".
Veprat 7:2
Ai tha: "Vëllezër dhe etër, dëgjoni. Perëndia i lavdisë iu shfaq Abrahamit, atit tonë, kur ai ishte në Mesopotami, përpara se të banonte në Haran,
Veprat 7:4
Atëherë ai doli nga vendi i Kaldeasve dhe banoi në Haran; prej andej, mbasi i vdiq i ati, Perëndia e bëri të vijë në këtë vend, ku banoni ju tani.
Veprat 7:5
Ai nuk i dha kurrfarë trashëgimie, as edhe vend për të vënë një këmbë. Por i premtoi t`ia japë për pronë atij dhe pasardhësve të tij, pas tij, kur ai ende s`kishte asnjë fëmijë.
Veprat 7:6
Dhe Perëndia foli kështu: "Pasardhësit e tij do të banonin si të huaj në një vend të huaj, dhe atje do të mbaheshin në skllavëri dhe do të të keqtrajtoheshin për katërqind vjet.
Veprat 7:7
Por Perëndia shtoi: "Unë do ta gjykoj atë komb të cilit ata do t`i shërbejnë; dhe pas kësaj ata do të dalin dhe do të më shërbejnë në këtë vend".
Veprat 7:9
Patriarkët, duke pasur smirë Jozefin, e shitën në Egjipt, por Perëndia ishte me të;
Veprat 7:17
Por, ndërsa po afrohej koha e premtimit që Perëndia i ishte betuar Abrahamit, populli u shtua dhe u shumua në Egjipt,
Veprat 7:20
Në atë kohë lindi Moisiu, dhe ishte i bukur në sytë e Perëndisë; ai u ushqye për tre muaj në shtëpinë e të atit.
Veprat 7:25
Dhe ai mendonte se vëllezërit e tij do ta kuptonin se Perëndia do t`u jepte çlirimin me anë të tij, por ata nuk e kuptuan.
Veprat 7:26
Të nesërmen ai u duk në mes tyre, ndërsa po ziheshin dhe i këshilloi për paqe, duke thënë: "O burra, ju jeni vëllezër, pse ia bëni me të padrejtë njëri-tjetrit?".
Veprat 7:29
Për shkak të këtyre fjalëve Moisiu iku dhe banoi si i huaj në vendin e Madianit, ku i lindën dy bij.
Veprat 7:31
Kur e pa, Moisiu mbeti i habitur nga sa shihte; dhe, kur po afrohej për të vërejtur, dëgjoi zërin e Zotit,
Veprat 7:32
që thoshte: "Unë jam Perëndia e etërve të tu, Perëndia e Abrahamit, Perëndia e Isakut dhe Perëndia e Jakobit". Por Moisiu, që dridhej i tëri, nuk guxonte të shikonte.
Veprat 7:33
Atëherë Perëndia i tha: "Hiqi sandalet nga këmbët e tua, sepse vendi ku ti po qëndron është tokë e shenjtë.
Veprat 7:34
Unë e kam parë qartë pikëllimin e popullit tim në Egjipt dhe i dëgjova psherëtimat e tyre, dhe kam zbritur për t`i çliruar; tani, pra, eja, unë do të të dërgoj në Egjipt!".
Veprat 7:35
Atë Moisiun që e kishin refuzuar, duke thënë: "Kush të vuri ty të parë dhe gjykatës?", po atë u dërgoi Perëndia si kryetar dhe çlirues me anë të engjëllit që i ishte shfaqur në ferrishte.
Veprat 7:36
Ai i nxori jashtë, duke kryer shenja e mrekulli në vendin e Egjiptit, në Detin e Kuq dhe në shkretirë për dyzet vjet.
Veprat 7:37
Ky është ai Moisi që u tha bijve të Izraelit: "Zoti, Perëndia juaj do të nxjerrë për ju, nga mesi i vëllezërve tuaj, një profet si mua. Dëgjojeni!".
Veprat 7:38
Ky është ai që në kuvend, në shkretëtirë, ishte me engjëllin që i fliste mbi malin Sinai dhe me etërit tanë; dhe mori fjalët e jetës për të na e përçuar neve.
Veprat 7:40
duke i thënë Aaronit: "Na bëj disa perëndi që të na prijnë, sepse nuk dimë ç`i ka ndodhur këtij Moisiu që na nxori nga vendi i Egjiptit".
Veprat 7:42
Atëherë Perëndia u tërhoq dhe i la t`i shërbejnë ushtrisë së qiellit, ashtu siç është shkruar në librin e profetëve: "O shtëpi e Izraelit, a më keni kushtuar flijime dhe olokauste për dyzet vjet në shkretëtirë?
Veprat 7:43
Apo më shumë mbartët çadrën e Molokut dhe yllin e perëndisë suaj Remfan, imaxhe që i bëtë vetë për t`i adhuruar; për këtë arsye unë do t`ju shpërngul përtej Babilonisë".
Veprat 7:45
Dhe etërit tanë, pasi e morën, e mbartën me Jozueun në vendin që e kishin pushtuar johebrenjtë, të cilët Perëndia i dëboi para etërve tanë; dhe aty qëndroi deri në ditët e Davidit,
Veprat 7:46
i cili gjeti hir përpara Perëndisë dhe kërkoi të mund të gjente një banesë për Perëndinë e Jakobit.
Veprat 7:52
Cilin nga profetët nuk e përndoqën etërit tuaj? Ata vranë edhe ata që paralajmeronin ardhjen e të Drejtit, për të cilin tani ju jeni bërë tradhtarë dhe vrasës;
Veprat 7:55
Por ai, mbushur me Frymë të Shenjtë, i nguli sytë nga qielli, pa lavdinë e Perëndisë dhe Jezusin që rrinte në këmbë në të djathtën e Perëndisë,
Veprat 7:56
dhe tha: "Ja, unë po shoh qiejt e hapur dhe Birin e njeriut që rri në këmbë në të djathtën e Perëndisë".
Veprat 8:1
Por Sauli e kishte miratuar vrasjen e tij. Në atë kohë u bë një përndjekje e madhe kundër kishës që ishte në Jeruzalem; dhe të gjithë u shpërndanë nëpër krahinat e Judesë dhe të Samarisë, me përjashtim të apostujve.
Veprat 8:2
Disa njerëz të përshpirtshëm e varrosën Stefanin dhe bënë gjëmë të madhe për të.
Veprat 8:4
Ata, pra, që ishin shpërndarë shkonin rreth e përqark, duke shpallur fjalën.
Veprat 8:10
Dhe të gjithë, nga më i madhi te më i vogli, ia vinin veshin, duke thënë: "Ky është fuqia e madhe e Perëndisë".
Veprat 8:12
Por, kur i besuan Filipit, që shpalli lajmin e mirë të gjërave të mbretërisë së Perëndisë dhe emrin e Jezu Krishtit, burra dhe gra u pagëzuan.
Veprat 8:14
Por kur apostujt dëgjuan në Jeruzalem se Samaria kishte pranuar fjalën e Perëndisë, i dërguan atyre Pjetrin dhe Gjonin.
Veprat 8:15
Kur këta arritën, u lutën për ta, që të merrnin Frymën e Shenjtë,
Veprat 8:20
Por Pjetri i tha: "Le të humbasë paraja jote dhe ti bashkë me të, sepse ti mendove se mund ta blesh me para dhuratën e Perëndisë.
Veprat 8:21
Ti nuk ke as pjesë as short në këtë gjë, sepse zemra jote nuk është e drejtë përpara Perëndisë.
Veprat 8:22
Pendohu, pra, për këtë ligësi që ke dhe lutju Perëndisë që, po të jetë e mundur, të të falet mendimi i zemrës sate.
Veprat 8:24
Dhe Simoni, duke u përgjigjur, tha: "Lutjuni ju Zotit për mua, që të mos më ndodhë asgjë nga ato që thatë".
Veprat 8:27
Ai u ngrit dhe u nis; dhe ja, një njeri Etiopas, eunuk, një zyrtar i lartë i Kandaces, mbretëreshës së Etiopisë, përgjegjës i të gjitha thesareve të saj, i cili kishte ardhur në Jeruzalem për të adhuruar.
Veprat 8:32
Por pjesa e Shkrimit që ai po lexonte ishte kjo: "Atë e çuan si delja në thertore; dhe ashtu si qengji është memec përpara qethtarit, kështu ai nuk e hapi gojën e vet.
Veprat 8:33
përuljen e tij iu mohua çfarëdolloj drejtësie; po kush do të mund ta përshkruajë brezin e tij? Sepse jeta e tij u hoq nga toka".
Veprat 8:34
Dhe eunuku iu kthye Filipit dhe tha: "Të lutem, për kë e thotë profeti këtë? Për veten e vet apo për ndonjë tjetër?".
Veprat 8:37
Dhe Filipi tha: "Nëse ti beson me gjithë zemër, mund ta bësh". Dhe ai u përgjigj duke thënë: "Unë besoj se Jezu Krishti është Biri i Perëndisë".
Veprat 9:2
dhe kërkoi nga ai letra për sinagogat e Damaskut, me qëllim që, po të gjente ndonjë ithtar të Udhës, burra o gra, të mund t`i sillte të lidhur në Jeruzalem.
Veprat 9:4
Dhe, si u rrëzua përtokë, dëgjoi një zë që i thoshte: "Saul, Saul, përse më përndjek?".
Veprat 9:5
Dhe ai tha: "Kush je, Zot?". Dhe Zoti tha: "Unë jam Jezusi, që ti e përndjek; është e rëndë për ty të godasësh me shkelm kundër gjembave".
Veprat 9:8
Pastaj Sauli u çua nga toka, por, kur i çeli sytë, nuk shihte asnjeri; atëherë e morën për dore dhe e çuan në Damask.
Veprat 9:10
Në Damask ishte një dishepull me emër Anania, të cilit Zoti i tha në vegim: "Anania!". Dhe ai u përgjigj: "Ja ku jam, Zot!".
Veprat 9:12
ai ka parë në vegim një njeri, me emër Anania, duke hyrë dhe duke i vënë duart për t`ia kthyer dritën e syve".
Veprat 9:13
Atëherë Anania u përgjigj: "O Zot, nga shumë veta kam dëgjuar për këtë njeri se sa të këqija u ka bërë shenjtorëve të tu në Jeruzalem.
Veprat 9:14
Dhe ai ka këtu një autorizim nga krerët e priftërinjve për të burgosur të gjithë ata që thërrasin emrin tënd".
Veprat 9:15
Por Zoti i tha: "Shko, sepse ai është vegla që unë kam zgjedhur për ta sjellë emrin tim përpara johebrenjve, mbretërve dhe bijve të Izraelit.
Veprat 9:16
Sepse unë do t`i tregoj atij sa shumë i duhet të vuajë për emrin tim".
Veprat 9:17
Atëherë Anania shkoi dhe hyri në atë shtëpi; dhe, duke i vënë duart, tha: "Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh përsëri dritën e syve dhe të mbushesh me Frymën e Shenjtë".
Veprat 9:18
Në këtë çast i ranë nga sytë disa si luspa, dhe ai fitoi përsëri të parit; pastaj u ngrit dhe u pagëzua.
Veprat 9:19
Dhe, mbasi mori ushqim, ai u ripërtëri në forcë. Pastaj Sauli qëndroi disa ditë me dishepujt që ishin në Damask.
Veprat 9:20
Dhe filloi menjëherë të predikojë Krishtin në sinagoga se ai është Biri i Perëndisë.
Veprat 9:21
Dhe të gjithë ata që e dëgjonin çuditeshin dhe thoshnin: "Po a nuk është ky ai që në Jeruzalem përndiqte të gjithë ata që e thërrisnin këtë emër, dhe ka ardhur këtu me synim që t`i çojë si robër te krerët e priftërinjve?".
Veprat 9:26
Si arriti në Jeruzalem, Sauli u përpoq të bashkohej me dishepujt, por të gjithë kishin frikë nga ai, sepse nuk mund të besonin se ai ishte dishepull.
Veprat 9:30
Por vëllezërit, kur e morën vesh, e çuan në Cezare dhe që andej e nisën për në Tars.
Veprat 9:32
Por ndodhi që, ndërsa Pjetri po e përshkonte gjithë vendin, erdhi edhe te shenjtorët që banonin në Lida.
Veprat 9:37
Por në ato ditë ndodhi që ajo u sëmur dhe vdiq. Pasi e lanë, e vunë në një dhomë në katin e sipërm.
Veprat 10:2
ai ishte njeri i perëndishëm dhe që e druante Perëndinë me gjithë shtëpinë e tij; i jepte shumë lëmoshë popullit dhe vazhdimisht i lutej Perëndisë.
Veprat 10:3
Ai pa qartë në një vegim, aty nga ora e nëntë e ditës, një engjëll të Perëndisë që hyri tek ai dhe i tha: "Kornel!".
Veprat 10:4
dhe ai, duke ia ngulur sytë dhe shumë i trembur, i tha: "Ç`është, Zot?". Atëherë engjëlli i tha: "Lutjet e tua dhe lëmoshat e tua, janë ngjitur para Perëndisë, si një kujtesë;
Veprat 10:7
Sapo u largua engjëlli që i foli, Korneli thirri dy nga shërbëtorët e tij dhe një ushtar besnik, nga ata që ishin në shërbimin e tij personal,
Veprat 10:8
u tregoi çdo gjë dhe i nisi për në Jope.
Veprat 10:9
Të nesërmen, ndërsa ata po udhëtonin dhe po i afroheshin qytetit, Pjetri u ngjit në tarracë, rreth orës së gjashtë për t`u lutur.
Veprat 10:10
E mori uria dhe donte të hante; dhe, ndërsa ata të shtëpisë po i përgatitnin ushqimin, u rrëmbye në ekstazë;
Veprat 10:11
dhe pa qiellin e hapur dhe një send që i përngjante një çarçafi të madh që po zbriste drejt tij; ishte lidhur në të katër cepat dhe kishte zbritur në tokë,
Veprat 10:14
Por Pjetri u përgjigj: "Kurrsesi, o Zot, sepse unë nuk kam ngrënë kurrë asgjë të papastër ose të ndotur!".
Veprat 10:15
Dhe zëri i tha për të dytën herë: "Gjërat që Perëndia i ka pastruar, ti mos i bëj të papastra".
Veprat 10:17
Dhe ndërsa Pjetri po mendohej me mëdyshje ç`kuptim mund të kishte vegimi që kishte parë, ja që njerëzit e dërguar nga Korneli, mbasi pyetën për shtëpinë e Simonit, u paraqitën te dera.
Veprat 10:21
Atëherë Pjetri zbriti te njerëzit që i ishin dërguar nga Korneli dhe u tha atyre: "Ja, unë jam ai që kërkoni; cila është arsyeja për të cilën jeni këtu?".
Veprat 10:22
Dhe ata i thanë: "Centurioni Kornel, njeri i drejtë dhe që e druan Perëndinë, për të cilin gjithë kombi i Judenjve dëshmon, është lajmëruar në mënyrë hyjnore nga një engjëll i shenjtë të të thërrasë ty në shtëpinë e tij për të dëgjuar fjalët që ke për t`i thënë".
Veprat 10:23
Atëherë Pjetri i ftoi të hyjnë dhe i përbujti; pastaj, të nesërmen, shkoi me ta; dhe disa nga vëllezërit e Jopes e shoqëruan.
Veprat 10:28
Dhe ai u tha atyre: "Ju e dini se nuk është e ligjshme që një Jude të shoqërohet me një të huaj ose të hyjë në shtëpinë e tij; por Perëndia më dëftoi që të mos e quaj asnjë njeri të papastër a të ndotur.
Veprat 10:29
Prandaj, sapo më ftuat të vij, erdha pa kundërshtuar. Tani po ju pyes: për ç`arsye më keni dërguar ftesë?".
Veprat 10:30
Dhe Korneli u përgjigj: "Para katër ditësh kisha agjëruar deri në këtë orë, dhe në orën e nëntë po lutesha në shtëpinë time, kur ja, një njeri me rroba të shndritshme qëndroi para meje,
Veprat 10:31
dhe tha: "Kornel, lutja jote t`u plotësua dhe lëmoshat e tua u kujtuan para Perëndisë.
Veprat 10:33
Kështu dërgova menjëherë të të thërrasin, dhe ti bëre mirë që erdhe; tani ne këtu jemi të gjithë në prani të Perëndisë për të dëgjuar gjithçka që Perëndia të ka urdhëruar".
Veprat 10:34
Atëherë Pjetri hapi gojën dhe tha: "Në të vërtetë unë po e marr vesh se Perëndia nuk tregohet i anshëm;
Veprat 10:38
se si Perëndia vajosi me Frymën e Shenjtë dhe me fuqi Jezusin prej Nazareti, i cili e përshkoi vendin duke bërë mirë dhe duke shëruar të gjithë ata që ishin të pushtuar nga djalli, sepse Perëndia ishte me të.
Veprat 10:39
Dhe ne jemi dëshmitarë për të gjitha ato që ai bëri në vendin e Judesë dhe në Jeruzalem; dhe se si ata e vranë, duke e varur në një dru.
Veprat 10:40
Por Perëndia e ringjalli të tretën ditë dhe e bëri që ai të dëftohet,
Veprat 10:41
jo mbarë popullit, por dëshmitarëve të paracaktuar nga Perëndia, neve, që hëngrëm dhe pimë me të, mbasi ai u ngjall së vdekuri.
Veprat 10:42
Tani ai na urdhëroi t`i predikojmë popullit dhe të dëshmojmë se ai është ai që Perëndia e ka caktuar si gjykatës të të gja-llëve dhe të të vdekurve.
Veprat 10:43
Për të bëjnë dëshmi të gjithë profetët, që kushdo që beson në të merr faljen e mëkateve me anë të emrit të tij".
Veprat 10:45
Dhe të gjithë besimtarët që ishin të rrethprerë, të cilët kishin ardhur me Pjetrin, u mrekulluan që dhurata e Frymës se Shenjtë u shpërnda edhe mbi johebrenjtë,
Veprat 10:46
sepse i dëgjonin duke folur gjuhë të tjera dhe duke madhëruar Perëndinë. Atëherë Pjetri filloi të thotë:
Veprat 11:1
Ndërkaq apostujt dhe vëllezërit që ishin në Jude morën vesh se edhe johebrenjtë kishin pranuar fjalën e Perëndisë.
Veprat 11:9
Por zëri m`u përgjigj për të dytën herë nga qielli: "Gjërat që Perëndia i ka pastruar, ti mos i bëj të papastra!".
Veprat 11:10
Dhe kjo ndodhi tri herë; pastaj gjithçka u tërhoq përsëri në qiell.
Veprat 11:17
Në qoftë se Perëndia, pra, u dha atyre të njëjtën dhuratë që kemi marrë ne, që besuam në Zotin Jezu Krisht, kush isha unë që të mund t`i kundërvihesha Perëndisë?".
Veprat 11:18
Si i dëgjuan këto fjalë, ata u qetësuan dhe përlëvdonin Perëndinë, duke thënë: "Perëndia, pra, edhe johebrenjve u dha pendesën për t`u dhënë jetën!".
Veprat 11:19
Ndërkaq ata që ishin shpërndarë për shkak të përndjekjes që nisi me Stefanin, arritën deri në Feniki, në Qipro dhe në Antioki, duke mos ia shpallur fjalën asnjë tjetri, përveç Judenjve.
Veprat 11:23
Kur ai arriti, shikoi hirin e Perëndisë, u gëzua dhe i nxiti të gjithë t`i qëndrojnë besnikë Zotit, me dëshirën e zemrës,
Veprat 11:24
sepse ai ishte njeri i mirë, plot me Frymë të Shenjtë dhe besim. Dhe një numër i madh personash iu shtua Zotit.
Veprat 11:25
Pastaj Barnaba u nis për në Tars për të kërkuar Saulin dhe, si e gjeti, e çoi në Antioki.
Veprat 11:26
Dhe plot një vit ata u bashkuan me atë kishë dhe mësuan një numër të madh njerëzish; dhe, për të parën herë në Antioki, dishepujt u quajtën të Krishterë.
Veprat 11:28
Dhe një nga ata, me emër Agab, u ngrit dhe nëpërmjet Frymës parathoshte se do të ndodhte në mbarë botën një zi e madhe buke; dhe kjo ndodhi më vonë në kohën nën Klaud Cezarit.
Veprat 12:1
Dhe në atë kohë mbreti Herod filloi të përndjekë disa nga kisha.
Veprat 12:5
Por, ndërsa Pjetrin e ruanin në burg, nga ana e kishës bënin lutje të vazhdueshme te Perëndia për të.
Veprat 12:6
Dhe natën, para se ta nxirrte Herodi përpara popullit, Pjetri po flinte në mes dy ushtarëve, i lidhur me dy zinxhirë; dhe rojet para portës ruanin burgun.
Veprat 12:10
Dhe, si kaluan vendrojën e parë dhe të dytë, arritën te dera e hekurt që të çonte në qytet, dhe ajo u hap përpara tyre vetvetiu; dhe, mbasi dolën, përshkuan një rrugë dhe papritmas engjëlli e la atë.
Veprat 12:12
Kur e kuptoi situatën, ai u nis për në shtëpinë e Marisë, nënës së Gjonit, të mbiquajtur Mark, ku shumë vëllezër ishin mbledhur dhe po luteshin.
Veprat 12:13
Sapo Pjetri i ra derës së hyrjes, një shërbëtore që quhej Rode u afrua me kujdes për të dëgjuar.
Veprat 12:15
Por ata i thanë: "Ti flet përçart". Por ajo pohonte se ashtu ishte. Dhe ata thoshnin: "Është engjëlli i tij!".
Veprat 12:19
Dhe Herodi nisi ta kërkojë, por nuk e gjeti, dhe, mbasi i mori në pyetje rojet, urdhëroi që të vriten. Pastaj zbriti nga Judeja në Cezare dhe atje qëndroi për pak kohë.
Veprat 12:22
Populli e brohoriste, duke thënë: "Zë e Perëndisë dhe jo e njeriut!".
Veprat 12:23
Në atë çast një engjëll i Zotit e goditi, sepse nuk i kishte dhënë lavdi Perëndisë; dhe, i brejtur nga krimbat, vdiq.
Veprat 12:24
Ndërkaq fjala e Perëndisë rritej dhe përhapej.
Veprat 12:25
Dhe Barnaba dhe Sauli, mbasi e përfunduan misionin e tyre, u kthyen nga Jeruzalemi në Antioki duke e marrë me vete Gjonin, të mbiquajtur Mark.
Veprat 13:2
Dhe, ndërsa po kryenin shërbesën e Zotit dhe po agjëronin, Fryma e Shenjtë tha: "M`i ndani veç Barnabën dhe Saulin për veprën për të cilën i kam thirrur".
Veprat 13:4
Ata, pra, të dërguar nga Fryma e Shenjtë, zbritën në Seleuki dhe që andej lundruan për në Qipro.
Veprat 13:5
Kur arritën në Salaminë, shpallën fjalën e Perëndisë në sinagogat e Judenjve; dhe ata kishin me vete edhe Gjonin si ndihmës.
Veprat 13:6
Pastaj, mbasi e përshkuan ishullin deri në Pafo, gjetën aty një magjistar, një profet të rremë jude, me emër Bar-Jezus,
Veprat 13:7
i cili ishte me prokonsullin Sergj Pal, njeri i zgjuar. Ky thirri pranë vetes Barnabën dhe Saulin dhe kërkoi të dëgjonte fjalën e Perëndisë,
Veprat 13:11
Tani, pra, ja, dora e Zotit është mbi ty, dhe do të verbohesh dhe nuk do ta shohësh më diellin për një farë kohe". Menjëherë mbi të ra mjegull dhe terr: dhe ai shkonte rreth e qark duke kërkuar ndonjë që ta mbante për dore.
Veprat 13:13
Dhe Pali dhe shokët e vet hipën në anije nga Pafo dhe arritën nëpër det në Pergë të Panfilisë; por Gjoni u nda prej tyre dhe u kthye në Jeruzalem.
Veprat 13:14
Por ata, duke vazhduar rrugën nga Perga, arritën në Antioki të Pisidisë; dhe, mbasi hynë në sinagogë ditën e shtunë, u ulën.
Veprat 13:15
Mbas leximit të ligjit dhe të profetëve, krerët e sinagogës dërguan atyre për t`u thënë: "Vëllezër, në qoftë se keni ndonjë fjalë këshilluese për popullin, ia thoni".
Veprat 13:16
Atëherë Pali u ngrit dhe, mbasi bëri shenjë me dorë, tha: "Izraelitë dhe ju që druani Perëndinë, dëgjoni!
Veprat 13:17
Perëndia e këtij populli të Izraelit i zgjodhi etërit tanë, dhe e bëri të madh popullin gjatë qëndrimit në vendin e Egjiptit; pastaj, me krahë të fuqishëm, e nxori që andej.
Veprat 13:18
Dhe për afro dyzet vjet i duroi në shkretëtirë.
Veprat 13:19
Pastaj shkatërroi shtatë kombe në vendin e Kanaanit dhe ua shpërndau atyre në trashëgimi vendin e tyre.
Veprat 13:20
Dhe pastaj, për afro katërqind e pesëdhjetë vjet, u dha Gjyqtarë deri te profeti Samuel.
Veprat 13:21
Më pas ata kërkuan një mbret; dhe Perëndia u dha atyre Saulin, birin e Kisit, një burrë nga fisi i Beniaminit, për dyzet vjet.
Veprat 13:22
Pastaj Perëndia e hoqi dhe u ngjalli atyre si mbret Davidin, për të cilin dha dëshmi duke thënë: "Kam gjetur Davidin, birin e Jeseut, njeri sipas zemrës sime, i cili do të zbatojë të gjitha vullnetet e mia".
Veprat 13:23
Prej farës së këtij Perëndia, sipas premtimit të vet, i ka ngjallur Izraelit Shpëtimtarin Jezus.
Veprat 13:24
Para ardhjes së tij, Gjoni predikoi një pagëzim pendimi për gjithë popullin e Izraelit.
Veprat 13:25
Dhe, kur Gjoni po e përfundonte misionin e tij, tha: "Cili pandehni se jam unë? Unë nuk jam Krishti; por ja, pas meje vjen një, të cilit unë nuk jam i denjë t`i zgjidh sandalet e këmbëve".
Veprat 13:26
Vëllezër, bij të pasardhësve të Abrahamit, dhe ata prej jush që druajnë Perëndinë, juve ju është dërguar fjala e këtij shpëtimi.
Veprat 13:27
Sepse banorët e Jeruzalemit dhe krerët e tyre, duke mos e njohur Këtëjezus, duke e dënuar, kanë përmbushur fjalët e profetëve që lexohen çdo të shtunë.
Veprat 13:29
Dhe mbasi u kryen të gjitha gjërat që janë shkruar për të, atë e zbritën nga druri dhe e vunë në varr.
Veprat 13:30
Por Perëndia e ringjalli prej të vdekurve;
Veprat 13:31
dhe ai u pa për shumë ditë nga ata që ishin ngjitur me të nga Galilea në Jeruzalem, të cilët tani janë dëshmitarë të tij para popullit.
Veprat 13:33
duke ju thënë se Perëndia e ka përmbushur për ne, bij të tyre, duke ringjallur Jezusin, ashtu si dhe është shkruar në psalmin e dytë: "Ti je Biri im, sot më linde".
Veprat 13:34
Dhe mbasi e ka ringjallur prej të vdekurve për të mos e kthyer në kalbje, ai ka thënë kështu: "Unë do t`ju jap premtimet e sigurta të bëra Davidit".
Veprat 13:35
Për këtë ai thotë edhe në një psalm tjetër: "Ti nuk do të lejosh që i Shenjti yt të shohë kalbje".
Veprat 13:36
Sepse Davidi, mbasi zbatoi këshillën e Perëndisë në brezin e tij, vdiq dhe u bashkua me etërit e vet dhe pa kalbje,
Veprat 13:37
por ai, që e ka ringjallur Perëndia, nuk ka parë kalbje.
Veprat 13:38
Le ta dini, pra, o vëllezër, se nëpërmjet tij ju është shpallur falja e mëkateve,
Veprat 13:41
"Shikoni, o përbuzës, mrekullohuni dhe do të treteni, sepse unë po kryej një vepër në ditët tuaja, një vepër, të cilën ju nuk do ta besonit, po t`jua tregonte dikush"".
Veprat 13:42
Dhe kur Judenjtë dolën nga sinagoga, johebrenjtë u lutën që të shtunën e ardhshme t`u flisnin përsëri për këto gjëra.
Veprat 13:43
Dhe, mbasi u shpërnda mbledhja, shumë nga Judenjtë dhe nga prozelitët e perëndishëm i ndiqnin Palin dhe Barnabën, të cilët, duke u folur atyre, i bindën të ngulmojnë në hir të Perëndisë.
Veprat 13:44
Të shtunën tjetër gati gjithë qyteti u mblodh për të dëgjuar fjalën e Perëndisë.
Veprat 13:46
Atëherë Pali dhe Barnaba, duke folur lirisht, thanë: "Ishte e nevojshme që fjala e Perëndisë t`ju shpallej ju më së pari; por, ngaqë ju e hidhni poshtë dhe nuk e çmoni veten të denjë për jetën e përjetshme, ja, ne po u drejtohemi johebrenjve.
Veprat 13:48
Johebrenjtë, kur dëgjuan, u gëzuan dhe lëvdonin fjalën e Zotit; dhe të gjithë sa ishin të paracaktuar për jetën e pasosur besuan.
Veprat 13:49
Dhe fjala e Zotit përhapej në mbarë atë vend.
Veprat 13:50
Por Judenjtë i nxitën disa gra të perëndishme të shtresës së lartë, si dhe parinë e qytetit, dhe ngjallën një përndjekje kundër Palit dhe Barnabës dhe i dëbuan jashtë kufijve të tyre.
Veprat 14:5
Por kur u bë një orvatje nga ana e johebrenjve dhe e Judenjve me krerët e tyre për t`i keqtrajtuar apostujt dhe për t`i vrarë me gurë,
Veprat 14:6
ata e morën vesh dhe ikën në qytetet e Likaonisë: në Listra, në Derbë dhe në krahinën përreth,
Veprat 14:9
Ky e dëgjoi duke folur Palin, i cili nguli sytë mbi të dhe pa se ai kishte besim për t`u shëruar,
Veprat 14:11
Turma, kur pa ç`kishte bërë Pali, e ngriti zërin duke thënë në gjuhën likaonike: "Perënditë zbritën ndër ne, në trajtë njeriu".
Veprat 14:15
"O burra, pse bëni këto gjëra? Edhe ne jemi njerëz me të njëjtën natyrë si ju, dhe po ju shpallim lajmin e mirë, që ju nga këto gjëra të kota të ktheheni te Perëndia e gjallë që ka bërë qiellin, dheun, detin dhe të gjitha gjërat që janë në ta.
Veprat 14:20
Por, kur dishepujt u mblodhën rreth tij, ai u ngrit dhe hyri në qytet; dhe të nesërmen u nis me Barnabën për në Derbë.
Veprat 14:22
duke fuqizuar shpirtërat e dishepujve dhe duke i këshilluar që të ngulmojnë në besim, dhe duke thënë se me shumë pikëllime duhet të hyjmë në mbretërinë e Perëndisë.
Veprat 14:23
Dhe mbasi caktuan për ta pleqtë në çdo kishë, u lutën dhe agjëruan, i lanë në dorën e Zotit, në të cilin kishin besuar.
Veprat 14:24
Dhe, mbasi e përshkuan Pisidinë, ardhën në Panfili.
Veprat 14:25
Dhe, mbasi e shpallën fjalën në Pergë, zbritën në Atali.
Veprat 14:26
Pastaj që andej lundruan për në Antioki, prej nga ishin rekomanduar në hir të Perëndisë për veprën që posa kishin kryer.
Veprat 14:27
Si arritën atje, mblodhën kishën dhe treguan ç`gjëra të mëdha kishte kryer Perëndia me anë të tyre dhe si u kishte hapur johebrenjve derën e besimit.
Veprat 15:2
Duke qenë se u bë një grindje jo e vogël dhe një diskutim nga ana e Palit dhe e Barnabës me ata, u dha urdhër që Pali, Barnaba dhe disa të tjerë nga ata të ngjiten në Jeruzalem tek apostujt dhe te pleqtë për këtë çështje.
Veprat 15:3
Ata, pra, si u përcollën nga kisha, kaluan nëpër Feniki dhe Samari, duke treguar kthimin e johebrenjve dhe duke u sjellë gëzim të madh mbarë vëllezërve.
Veprat 15:4
Kur arritën në Jeruzalem, u pritën nga kisha, nga apostujt dhe nga pleqtë dhe treguan për gjërat e mëdha që Perëndia kishte bërë me anën e tyre.
Veprat 15:6
Atëherë apostujt dhe pleqtë u mblodhën për ta shqyrtuar këtë problem.
Veprat 15:7
Dhe duke qenë se lindi një diskutim i madh, Pjetri u çua në këmbë dhe u tha atyre: "Vëllezër, ju e dini se që në kohët e para Perëndia midis nesh më zgjodhi mua, që me anë të gojës sime johebrenjtë të dëgjojnë fjalën e ungjillit dhe të besojnë.
Veprat 15:8
Perëndia, që i njeh zemrat, u ka dhënë atyre dëshmi, duke u dhënë Frymën e Shenjtë, sikurse edhe neve;
Veprat 15:10
Tani, pra, pse e tundoni Perëndinë, duke u vënë mbi qafën e dishepujve një zgjedhë që as etërit tanë e as ne nuk mund ta mbajmë?
Veprat 15:12
Atëherë e gjithë turma heshti, dhe rrinte e dëgjonte Barnabën dhe Palin, që tregonin ç`shenja e mrekulli kishte bërë Perëndia me anë të tyre ndër johebrenj.
Veprat 15:14
Simoni ka treguar si i ka vizituar për herë të parë Perëndia johebrenjtë, që të zgjedhë nga ata një popull për emrin e tij.
Veprat 15:16
"Pas këtyre gjerave, unë do të kthehem dhe do ta rindërtoj tabernakullin e Davidit që është rrëzuar, do t`i restauroj gërmadhat e tij dhe do ta ngre përsëri më këmbë,
Veprat 15:18
Prej kohësh janë të njohura te Perëndia të gjitha veprat e tij.
Veprat 15:19
Prandaj unë gjykoj që të mos i bezdisim ata nga johebrenjtë që kthehen te Perëndia,
Veprat 15:23
me një letër të shkruar nga dora e tyre që thoshte: "Apostujt, pleqtë dhe vëllezërit, vëllezërve nga johebrenjtë që janë në Antioki, Siri dhe Kiliki, përshëndetje.
Veprat 15:26
njerëz që kanë përkushtuar jetën e tyre për emrin e Zotit tonë Jezu Krishtit.
Veprat 15:28
Në fakt na u duk mirë Frymës së Shenjtë dhe neve që të mos ju ngarkojmë asnjë barrë tjetër përveç këtyre gjërave të nevojshme:
Veprat 15:31
Dhe ata, mbasi e lexuan, u gëzuan për ngushëllimin.
Veprat 15:36
Pas disa ditësh Pali i tha Barnabës: "Le të kthehemi të shohim vëllezërit tanë në çdo qytet, ku kemi shpallur fjalën e Perëndisë, për të parë si janë".
Veprat 15:39
Atëherë lindi një grindje saqë ata u ndanë njëri nga tjetri; pastaj Barnaba, mbasi mori Markun, lundroi për në Qipro.
Veprat 15:40
Por Pali zgjodhi Silën dhe u nis, pasi vëllezërit e lanë në hir të Perëndisë.
Veprat 15:41
Dhe përshkoi Sirinë dhe Kilikinë, duke i forcuar kishat.
Veprat 16:2
për të cilin jepnin dëshmi të mirë vëllezërit e Listrës dhe të Ikonit.
Veprat 16:3
Pali deshi që të dilte me të; kështu e mori, e rrethpreu për shkak të Judenjve që ishin në ato vende, sepse të gjithë e dinin se babai i tij ishte grek.
Veprat 16:4
Dhe, duke kaluar nëpër qytete, i urdhëronin ata të zbatojnë vendimet që ishin marrë nga apostujt dhe nga pleqtë në Jeruzalem.
Veprat 16:5
Kishat, pra, po forcoheshin në besim dhe rriteshin në numër përditë.
Veprat 16:6
Kur ata po kalonin nëpër Frigji dhe në krahinën e Galatisë, u penguan nga Fryma e Shenjtë që të shpallin fjalën në Azi.
Veprat 16:8
Kështu, pasi e përshkuan Misinë, zbritën në Troas.
Veprat 16:11
Prandaj, duke lundruar nga Troasi, u drejtuam për në Samotrakë, dhe të nesërmen në Neapolis,
Veprat 16:13
Ditën e së shtunës dolëm jashtë qytetit anës lumit, ku ishte vendi i zakonshëm për lutje; dhe, si u ulëm, u flisnim grave që ishin mbledhur atje.
Veprat 16:14
Dhe një grua, me emër Lidia, që ishte tregtare të purpurtash, nga qyteti i Tiatirës dhe që e adhuronte Perëndinë, po dëgjonte. Dhe Zoti ia hapi zemrën për të dëgjuar gjërat që thoshte Pali.
Veprat 16:16
Dhe, kur po shkonim për lutje, na doli para një skllave e re që kishte një frymë falli, e cila, duke u treguar fatin njerëzve, u sillte shumë fitime zotërinjve të saj.
Veprat 16:17
Ajo u vu të ndjekë Palin dhe ne, dhe bërtiste duke thënë: "Këta njerëz janë shërbëtorë të Perëndisë Shumë të Lartë dhe ju shpallën udhën e shpëtimit".
Veprat 16:19
Por zotërinjtë e saj, kur panë se u humbi shpresa e fitimit të tyre, i kapën Palin dhe Silën dhe i tërhoqën te sheshi i tregut përpara arkondëve;
Veprat 16:21
dhe predikojnë zakone që për ne, që jemi Romakë, nuk është e ligjshme t`i pranojmë dhe t`i zbatojmë".
Veprat 16:25
Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.
Veprat 16:34
Mbasi i çoi në shtëpinë e vet, ua shtroi tryezën dhe u gëzua me gjithë familjen e tij që kishte besuar në Perëndinë.
Veprat 17:1
Dhe mbasi kishin kaluar nëpër Amfipoli dhe nëpër Apoloni, arritën në Thesaloniki, ku ishte sinagoga e Judenjve.
Veprat 17:4
Disa nga ata besuan dhe u bashkuan me Palin dhe Silën, si dhe një numër i madh Grekësh të përshpirtshëm dhe jo pak gra të rëndësishme.
Veprat 17:5
Por Judenjtë, të cilët nuk kishin besuar, patën smirë dhe morën me vete disa njerëz të këqij nga ata të rrugëve të tregut dhe, si mblodhën një turmë, e bënë rrëmujë qytetin; edhe sulmuan shtëpinë e Jasonit dhe kërkonin ata për t`i nxjerrë përpara popullit.
Veprat 17:6
Por, mbasi nuk i gjetën, e hoqën zvarrë Jasonin dhe disa vëllezër përpara krerëve të qytetit, duke thirrur: "Ata që e kanë bërë rrëmujë botën, kanë ardhur edhe këtu,
Veprat 17:10
Atëherë vëllezërit menjëherë natën i nisën Palin dhe Silën për në Berea dhe ata, sapo arritën atje, hynë në sinagogën e Judenjve.
Veprat 17:11
Por këta ishin më fisnikë nga ndjenjat se ata të Thesalonikit dhe e pranuan fjalën me gatishmëri të madhe, duke i shqyrtuar çdo ditë Shkrimet për të parë nëse këto gjëra ishin ashtu.
Veprat 17:13
Por, kur Judenjtë e Thesalonikit morën vesh se fjala e Perëndisë ishte shpallur nga Pali edhe në Berea, shkuan edhe atje dhe e turbulluan turmën.
Veprat 17:15
Ata që i prinin Palit e çuan deri në Athinë; pastaj, mbasi morën porosi për Silën dhe Timoteun që të arrijnë sa më parë tek ai, u kthyen prapa.
Veprat 17:16
Ndërsa Pali po i priste në Athinë, po i ziente fryma përbrenda, kur pa qytetin plot me idhuj.
Veprat 17:17
Ai, pra, po diskutonte në sinagogë me Judenjtët dhe me njerëz të përshpirtshëm dhe çdo ditë në sheshin e tregut me ata që takonte.
Veprat 17:18
Diskutonin me të edhe disa filozofë epikurianë dhe stoikë. Disa thoshnin: "Vallë ç`do të thotë ky llafazan". Dhe të tjerë thoshnin: "Ai duket se është një kasnec i perëndivë të huaja", sepse u shpall atyre Jezusin dhe ringjalljen.
Veprat 17:19
Dhe e zunë dhe e çuan në Areopag, duke thënë: "A mund ta marrim vesh ç`është kjo doktrinë e re për të cilën ti flet?
Veprat 17:23
Sepse, duke ecur e duke vënë re objektet e kultit tuaj, gjeta edhe një altar mbi të cilin është shkruar: "PERËNDISË SË PANJOHUR". Atë, pra, që ju e adhuroni pa e njohur, unë po jua shpall.
Veprat 17:24
Perëndia që bëri botën dhe të gjitha gjërat që janë në të, duke qenë Zot i qiellit dhe i tokës, nuk banon në tempuj të bërë nga duart e njeriut,
Veprat 17:25
dhe as shërbehet nga duart e njerëzve, sikur të kishte nevojë për ndonjë gjë, sepse ai u jep të gjithëve jetë, hukatje dhe çdo gjë;
Veprat 17:29
Duke qenë, pra, se ne jemi pasardhës të Perëndisë, nuk duhet të mendojmë që natyra e perëndishme është e ngjashme me arin ose me argjendin, ose me gurin ose me një vepër arti të latuar dhe të shpikur nga njeriu.
Veprat 17:30
Perëndia, pra, duke kaluar përmbi kohërat e padijes, i urdhëron të gjithë njerëzit dhe kudo që të pendohen.
Veprat 17:31
Sepse ai ka caktuar një ditë në të cilën do të gjykojë me drejtësi botën me anë të atij njeriu të cilin ai e ka caktuar; dhe për këtë u ka dhënë të gjithëve një provë të sigurt, duke e ringjallur prej të vdekurit".
Veprat 17:32
Kur dëgjuan të flitej për ringjalljen e të vdekurve, disa e përqeshën dhe të tjerë thoshnin: "Do të të dëgjojmë përsëri për këtë gjë".
Veprat 18:5
Kur Sila dhe Timoteu zbritën nga Maqedonia, Pali shtyhej nga Fryma për t`u dëshmuar Judenjve se Jezusi ishte Krishti.
Veprat 18:7
Dhe, mbasi u largua prej andej, hyri në shtëpinë e një farë njeriu me emër Just, i cili i shërbente Perëndisë dhe e kishte shtëpinë ngjtur me sinagogën.
Veprat 18:11
Kështu ai qëndroi atje një vit e gjashtë muaj, duke mësuar ndër ta fjalën e Perëndisë.
Veprat 18:13
duke thënë: "Ky ua mbush mendjen njerëzve t`i shërbejnë Perëndisë, në kundërshtim me ligjin".
Veprat 18:14
Dhe kur Pali donte të hapte gojën, Galioni u tha Judenjve: "Po të qe puna për ndonjë padrejtësi ose keqbërje, o Judenj, do t`ju dëgjoja me durim, sipas arsyes;
Veprat 18:15
por nëse janë çështje për fjalë, për emra dhe ligjin tuaj, shikojeni ju vetë, sepse unë nuk dua të jem gjykatës i këtyre gjërave".
Veprat 18:16
Dhe i përzuri ata nga gjykata.
Veprat 18:17
Atëherë të gjithë Grekët zunë Sostenin, kreun e sinagogës, dhe e rrahën para gjykatës. Por Galioni nuk donte t`ia dinte fare për këto gjëra.
Veprat 18:18
Dhe Pali, mbasi qëndroi atje edhe shumë ditë, u nda nga vëllezërit dhe lundroi për në Siri me Priskilën dhe Akuilën, pasi e qethi kokën në Kenkrea, sepse kishte bërë një premtim solemn.
Veprat 18:21
por u nda prej tyre duke thënë: "Më duhet gjithsesi ta kaloj festën e ardhshme në Jeruzalem, por, në dashtë Perëndia, do të kthehem përsëri te ju". Dhe u nis nga Efesi nëpër det.
Veprat 18:22
Si zbarkoi në Cezari, u ngjit në Jeruzalem, dhe si u përshëndet me kishën, zbriti në Antioki.
Veprat 18:23
Dhe, mbasi qëndroi atje pak kohë, u nis dhe përshkoi me radhë rrethinat e Galatisë dhe të Frigjisë, duke forcuar gjithë dishepujt.
Veprat 18:26
Ai filloi të flasë lirisht në sinagogë. Dhe, kur Akuila dhe Priskila e dëgjuan, e morën me vete dhe ia shtjelluan më thellë udhën e Perëndisë.
Veprat 19:2
"A e keni marrë Frymën e Shenjtë, kur besuat?". Ata iu përgjigjën: "Ne as që kemi dëgjuar se paska Frymë të Shenjtë".
Veprat 19:3
Dhe ai u tha atyre: "Me se, pra, u pagëzuat?". Ata u përgjigjën: "Me pagëzimin e Gjonit".
Veprat 19:8
Pastaj ai hyri në sinagogë dhe u foli lirisht njerëzve tre muaj me radhë, duke diskutuar dhe duke i bindur për gjërat e mbretërisë së Perëndisë.
Veprat 19:9
Por, duke qenë se disa ngurtësoheshin dhe nuk besonin dhe flisnin keq për Udhën përpara turmës, ai u shkëput prej tyre, i ndau dishepujt dhe vazhdoi të diskutojë çdo ditë në shkollën e njëfarë Tirani.
Veprat 19:11
Dhe Perëndia bënte mrekulli të jashtëzakonshme me anë të duarve të Palit,
Veprat 19:12
aq sa mbi të sëmurët sillnin peshqirë dhe përparëse që kishin qenë mbi trupin e tij, dhe sëmundjet largoheshin prej tyre dhe frymërat e liga dilnin prej tyre.
Veprat 19:13
Dhe disa yshtës shëtitës Judenj u orvatën të thërrasin emrin e Zotit Jezus mbi ata që kishin frymërat e liga, duke thënë: "Ju përbetohemi për Jezusin, që Pali predikon!".
Veprat 19:15
Por fryma e ligë u përgjigj dhe tha: "Unë e njoh Jezusin dhe e di kush është Pali, po ju cilët jeni?".
Veprat 19:19
Shumë nga ata që ishin marrë me magji i sollën librat dhe i dogjën përpara të gjithëve; dhe, mbasi e llogaritën çmimin e tyre, gjetën se ishin pesëdhjetë mijë pjesë argjendi.
Veprat 19:20
Kështu fjala e Perëndisë shtohej dhe forcohej.
Veprat 19:21
Mbas këtyre ngjarjeve, Pali kishte vendosur në mendje të shkojë në Jeruzalem, duke kaluar nëpër Maqedoni dhe nëpër Akai, dhe thoshte: "Mbasi të kem qenë atje, më duhet të shoh edhe Romën".
Veprat 19:25
Ai i mblodhi këta bashkë me punëtorët që kishin një aktivitet të përafërt, dhe tha: "O burra, ju e dini se fitimi ynë vjen nga kjo veprimtari.
Veprat 19:26
Dhe ju shihni dhe dëgjoni se ky Pali ua ka mbushur mendjen dhe ktheu një numër të madh njerëzish jo vetëm në Efes, por gati në mbarë Azinë, duke thënë se nuk janë perëndi ata që janë bërë me duar.
Veprat 19:27
Dhe jo vetëm që është rreziku për ne që kjo mjeshtria jonë të diskreditohet, por që edhe tempulli i perëndeshës së madhe Diana të mos vlerësohet më aspak dhe që t`i hiqet madhështia asaj, që gjithë Azia, madje gjithë bota, e nderon".
Veprat 19:31
Edhe disa Aziarkë, që ishin miq të tij, i çuan për ta lutur të mos dilte në teatër.
Veprat 19:32
Ndërkaq disa bërtisnin një gjë, të tjerë një tjetër, saqë mbledhja ishte trazuar dhe më të shumtët nuk dinin përse ishin mbledhur.
Veprat 19:34
Por, kur e morën vesh se ishte Jude, të gjithë me një zë filluan të bërtasin për gati dy orë: "E madhe është Diana e Efesianëve!".
Veprat 19:35
Kancelari i qytetit, mbasi e qetësoi turmën, tha: "O Efesianë, cili është vallë ai njeri që nuk e di se qyteti i Efesianëve është mbrojtësi i tempullit të perëndeshës së madhe Diana dhe i imazhit të saj që ra nga Zeusi?
Veprat 19:37
Sepse i prutë këta njerëz që nuk janë as sacrileghi as blasfemues të perëndeshës suaj.
Veprat 19:39
Dhe nëse keni ndonjë kërkesë tjetër për të bërë, të zgjidhet në kuvendin sipas ligjit.
Veprat 19:40
Ne në fakt jemi në rrezik të akuzohemi si kryengritës për ngjarjen e sotme, sepse nuk ka asnjë arsye me të cilën të përligjet ky grumbullim".
Veprat 19:41
Dhe, si i tha këto, e shpërndau mbledhjen.
Veprat 20:1
Si pushoi trazira, Pali i thirri dishepujt pranë vetes, i përqafoi dhe u nis për të vajtur në Maqedoni.
Veprat 20:2
Dhe si i përshkoi ato krahina dhe u dha shumë këshilla, shkoi në Greqi.
Veprat 20:3
Dhe mbasi kaloi atje tre muaj, duke qenë se Judenjtë kishin kurdisur një komplot kundër tij kur përgatitej të lundronte për në Siri, vendosi të kthehet nga ana e Maqedonisë.
Veprat 20:4
Dhe deri në Azi e përcollën Sopatri nga Berea, Aristarku dhe Sekundi nga Thesaloniki, Gai nga Derba dhe Timoteu, dhe Tikiku e Trofimi nga Azia.
Veprat 20:6
Kurse ne u nisëm nga Filipi, pas ditëve të të Ndormëve, dhe për pesë ditë i arritëm në Troas, ku qëndruam shtatë ditë.
Veprat 20:7
Ditën e parë të javës, kur ishin mbledhur dishepujt për të thyer bukën, Pali, i cili duhet të nisej të nesërmen, bisedonte me ta dhe e zgjati fjalën deri në mesnatë.
Veprat 20:10
Por Pali, si zbriti, ra mbi të, e përqafoi dhe tha: "Mos u shqetësoni, se shpirti i tij është në të".
Veprat 20:11
Atëherë u ngjit përsëri lart, e theu bukën dhe hëngri; dhe, pasi foli gjatë deri në të gdhirë, u nis.
Veprat 20:13
Kurse ne, që kishim hipur tashmë në anije, lundruam për në Asos, ku kishim ndër mend të merrnim Palin, sepse kështu kishte caktuar, mbasi donte vetë të shkonte më këmbë.
Veprat 20:15
Lundruam prej andej dhe të nesërmen arritëm përballë Hiosit; një ditë më pas arritëm në Samo dhe, pas një ndalese në Trogjili, arritëm të nesërmen në Milet.
Veprat 20:17
Nga Mileti dërgoi në Efes për të thirrur pleqtë e kishës.
Veprat 20:18
Kur ata erdhën tek ai, ai u tha atyre: "Ju e dini dita e parë që hyra në Azi si kam jetuar midis jush për të gjithë këtë kohë,
Veprat 20:19
duke i shërbyer Zotit me gjithë përulësi e me shumë lot e me prova që m`u bënë nga tinëzitë e Judenjve;
Veprat 20:20
dhe si unë nuk fsheha asnjë nga ato gjëra që ishin të dobishme për ju, por jua shpalla juve dhe jua mësova botërisht dhe nëpër shtëpi,
Veprat 20:21
duke u deklaruar solemnisht Judenjve dhe Grekëve mbi pendimin te Perëndi dhe për besimin në Zotin tonë Jezu Krisht.
Veprat 20:23
përveçse Fryma e Shenjtë dëshmon për mua në çdo qytet, duke thënë se më presin pranga dhe mundime.
Veprat 20:24
Por unë nuk dua t`ia di fare për jetën time që nuk e çmoj aq, sa ta kryej me gëzim vrapimin tim dhe shërbesën që mora nga Zoti Jezus, të dëshmoj plotësisht ungjillin e hirit të Perëndisë.
Veprat 20:25
Dhe ja, tani e di se të gjithë ju, në mes të të cilëve kam vajtur dhe ardhur duke predikuar mbretërinë e Perëndisë, nuk do të shihni më fytyrën time.
Veprat 20:27
sepse nuk u tërhoqa prapa për të mos ju treguar gjithë këshillën e Perëndisë.
Veprat 20:28
Tregoni kujdes, pra, për veten tuaj dhe për gjithë tufën, në mes të së cilës Fryma e Shenjtë ju ka vënë ju kujdestarë që të kullotni kishën e Perëndisë, të cilën ai e ka fituar me gjakun e tij.
Veprat 20:31
Prandaj rrini zgjuar, dhe mbani mend se për tre vjet me radhë, ditë e natë, nuk pushova kurrë të paralajmëroj secilin me lot.
Veprat 20:32
Dhe tani, o vëllezër, unë po ju lë te Perëndia dhe te fjala e hirit të tij, që është në gjendje t`ju ndërtojë dhe t`ju japë trashëgimin në mes të të gjithë të shenjtëruarve.
Veprat 20:34
Dhe ju vetë e dini se këto duar kanë punuar për nevojat e mia dhe për ata që ishin bashkë me mua.
Veprat 20:38
të hidhëruar sidomos për fjalën që kishte thënë, se nuk do ta shihnin më fytyrën e tij. Pastaj e përcollën në anije.
Veprat 21:2
Edhe, si gjetëm një anije që shkonte për Feniki, hipëm dhe lundruam.
Veprat 21:3
Pamë nga larg Qipron dhe e lamë në të majtë, vazhduam lundrimin për në Siri dhe dolëm në Tiro, sepse atje anija kishte për të shkarkuar.
Veprat 21:5
Kur i plotësuam ato ditë, u nisëm dhe shkuam; dhe na përcollën të gjithë, me gra e me fëmijë, deri jashtë qytetit; dhe si u ulëm në gjunjë në breg, u lutëm.
Veprat 21:6
Dhe, mbasi u përshëndetëm, hipëm në anije, kurse ata u kthyen në shtëpitë e veta.
Veprat 21:7
Kur mbaruam lundrimin, nga Tiro erdhëm në Ptolemaidë dhe, si përshëndetëm vëllezërit, kaluam një ditë me ta.
Veprat 21:11
Si erdhi te ne, ai mori brezin e Palit, lidhi duart dhe këmbët e veta dhe tha: "Këtë thotë Fryma e Shenjtë: Kështu do ta lidhin Judenjtë në Jeruzalem burrin, të cilit i përket ky brez dhe do t`a dorëzojnë johebrenjve".
Veprat 21:13
Por Pali u përgjigj: "Ç`po bëni ju, duke qarë e duke ma copëtuar zemrën? Sepse unë jam gati jo vetëm për të qenë i lidhur, por edhe për të vdekur në Jeruzalem për emrin e Zotit Jezus".
Veprat 21:19
Mbasi i përshëndeti, Pali u tregoi atyre, një për një, të gjitha sa kishte bërë Zoti ndër johebrenjtë me anë të shërbesës së tij.
Veprat 21:20
Dhe ata, kur dëgjuan këtë, përlëvduan Perëndinë dhe i thanë Palit: "Vëlla, ti po sheh sa mijëra Judenj ka që kanë besuar; dhe të gjithë i përbahen me zell ligjit.
Veprat 21:21
Tani ata morën vesh për ty se ti i mëson të gjithë Judenjtës që jetojnë midis johebrenjve të shkëputen nga Moisiu, duke thënë që të mos i rrethpresin djemtë dhe të mos ndjekin më zakonet.
Veprat 21:24
merri dhe pastrohu me ta, dhe paguaj për ta që të rruajnë kokën; kështu të gjithë do ta mësojnë se s`janë gjë ato që kanë dëgjuar për ty, por se edhe ti ecën duke respektuar ligjin.
Veprat 21:25
Dhe sa për johebrenjtë që kanë besuar, ne u kemi shkruar atyre, mbasi vendosëm që ata nuk kanë ç`të respektojnë lidhur me këtë, por se të ruhen nga gjërat që u flijohen idhujve, nga gjaku, nga gjërat e mbytura dhe nga kurvëria".
Veprat 21:26
Atëherë Pali i mori me vete ata burra dhe, të nesërmen, pasi u pastrua bashkë me ta, hyri në tempull dhe deklaroi plotësimin e ditëve të pastrimit, dhe kur do të paraqitej oferta për secilin nga ata.
Veprat 21:28
duke bërtitur: "O burra të Izraelit, na ndihmoni! Ky është ai njeri që u mëson të gjithëve dhe kudo kundër popullit, kundër ligjit dhe kundër këtij vendi; përveç kësaj ai i ka sjellë Grekët në tempull dhe e ka ndotur këtë vend të shenjtë".
Veprat 21:29
Sepse ata kishin parë më përpara Trofimin nga Efesi bashkë me Palin në qytet, dhe mendonin se ai e kishte sjellë në tempull.
Veprat 21:34
Në turmë disa bërtisnin një gjë, të tjerë një tjetër; dhe, mbasi nuk mori vesh dot të vërtetën për trazirën, urdhëroi që ta sillnin në fortesë.
Veprat 21:35
Dhe kur arriti te shkallaret, ndodhi që, për shkak të dhunës së turmës, duhej të bartej nga ushtarët,
Veprat 21:37
Kur Pali do të hynte në fortesë, i tha tribunit: "A më lejohet të them diçka?". Ai u përgjigj: "A di greqisht?
Veprat 22:1
"Vëllezër dhe etër, dëgjoni çfarë ju them tani për mbrojtjen time".
Veprat 22:3
"Në të vërtetë unë jam një Jude, lindur në Tars të Kilikisë dhe rritur në këtë qytet te këmbët e Gamalielit, edukuar me përpikërinë e ligjit të etërve tanë, plot me zell për Perëndinë, sikurse jeni ju të gjithë sot;
Veprat 22:4
unë kam përndjekur këtë Udhë deri në vdekje, duke lidhur dhe duke futur në burg burra dhe gra,
Veprat 22:5
sikurse jep dëshmi për mua kryeprifti dhe gjithë sinedri i pleqve, prej të cilëve mora edhe letra për vëllezërit dhe shkova në Damask për të sjellë të lidhur në Jeruzalem ata që ishin atje, që të ndëshkoheshin.
Veprat 22:7
Dhe unë rashë përdhe dhe dëgjova një zë që po më thoshte: "Saul, Saul, përse më përndjek?".
Veprat 22:8
Dhe unë u përgjigja: "Kush je ti, o Zot?" Edhe ai më tha: "Unë jam Jezus Nazareasi, të cilin ti e përndjek".
Veprat 22:11
Dhe, mbasi unë nuk shihja asgjë për shkak të shkëlqimit të asaj drite, më morën për dore ata që ishin me mua; dhe hyra në Damask.
Veprat 22:12
Dhe njëfarë Anania, njeri i perëndishëm sipas ligjit, për të cilin jepnin dëshmi të gjithë Judenjtë që banonin aty,
Veprat 22:13
erdhi tek unë, dhe duke qëndruar pranë meje, tha: "O vëlla Saul, shiko përsëri!". Dhe në atë çast unë fitova përsëri dritën e syve dhe e shikova.
Veprat 22:14
Pastaj vazhdoi: "Perëndia i etërve tanë të ka paracaktuar të njohësh vullnetin e tij, ta shohësh të Drejtin dhe të dëgjosh një zë nga goja e tij.
Veprat 22:15
Sepse ti duhet të dëshmosh për të tek të gjithë njerëzit për ato që ke parë dhe ke dëgjuar.
Veprat 22:18
dhe pashë Zotin që më thoshte: "Nxito dhe dil shpejt nga Jeruzalemi, sepse ata nuk do ta pranojnë dëshminë tënde për mua".
Veprat 22:24
kryemijësi urdhëroi ta çonin Palin në fortesë, duke urdhëruar që ta marrin në pyetje duke e rrahur me kamxhik, që të merrej vesh për çfarë arsye ata bërtisnin kështu kundër tij.
Veprat 22:25
Por, kur e shtrinë, të lidhur me rripa, Pali i tha centurionit që ishte aty: "A është e ligjshme për ju të rrihni me kamxhik një qytetar romak, ende të pagjykuar?".
Veprat 22:28
Kryemijësi u përgjigj: "Unë e kam fituar këtë qytetëri me një shumë të madhe". Pali tha: "Kurse unë e kam qysh prej lindjes!".
Veprat 22:30
Të nesërmen, duke dashur të marrë vesh me saktësi përse ishte akuzuar nga Judenjtë, e zgjidhi nga prangat dhe urdhëroi krerët e priftërinjve dhe gjithë sinedrin të vinin. Pastaj, si e sollën poshtë Palin, e nxori përpara tyre.
Veprat 23:1
Pali, duke shikuar nga sinedri, tha: "Vëllezër, deri në këtë unë jam sjellë përpara Perëndisë me ndërgjegje krejt të mirë".
Veprat 23:3
Atëherë Pali i tha: "Perëndia do të të godasë ty, o mur i zbardhur. Ti je ulur të më gjykosh sipas ligjit dhe, duke e nëpërkëmbur atë, jep urdhër të më godasin".
Veprat 23:4
Dhe ata që ishin të pranishëm thanë: "E fyen ti kryepriftin e Perëndisë?".
Veprat 23:5
Pali u përgjigj: "Nuk e dija, o vëllezër, se është kryeprift, sepse është shkruar: "Ti nuk do të flasësh keq për princin e popullit tënd"".
Veprat 23:6
Pali, pra, duke ditur se një pjesë ishte nga saducenj dhe tjetra nga farisenj, i thirri sinedrit: "Vëllezër, unë jam farise, bir farisenjsh; për shkak të shpresës dhe të ringjalljes të së vdekurve unë po gjykohem".
Veprat 23:7
Sapo tha këtë, lindi një grindje ndërmjet farisenjve dhe saducenjve, dhe kuvendi u përça;
Veprat 23:9
Atëherë u bë një zhurmë e madhe. Skribët e palës së farisenjve u çuan në këmbë dhe protestonin duke thënë: "Ne nuk gjejmë asgjë të keqe te ky njeri; dhe nëse i ka folur një frymë ose një engjëll të mos luftojmë kundër Perëndisë".
Veprat 23:10
Dhe duke qenë se grindja po shtohej, tribuni, nga druajtja se mos Pali bëhej copa-copa prej tyre, u dha urdhër ushtarëve të zbresin dhe ta heqin nga mesi i tyre, dhe ta çojnë përsëri në fortesë.
Veprat 23:11
Një natë më pas, Zoti iu shfaq atij dhe tha: "Pal, kurajo, sepse sikurse ke dhënë dëshmi për mua në Jeruzalem, ashtu duhet të dëshmosh edhe në Romë".
Veprat 23:13
Ata që kishin bërë këtë komplot ishin më tepër se dyzet.
Veprat 23:17
Atëherë Pali thirri një nga centurionët pranë vetes dhe i tha: "Çoje këtë djalë tek kryemijëshi, sepse ka diçka për t`i thënë".
Veprat 23:18
Atëherë ai e mori dhe e çoi tek kryemijëshi dhe tha: "Pali, i burgosuri, më thirri dhe m`u lut të të sjell këtë djalë, sepse ka diçka për të të thënë".
Veprat 23:19
Atëherë kryemijësi e kapi për dore, e mori mënjanë dhe e pyeti: "Çfarë ke për të më thënë?".
Veprat 23:22
Tribuni, pra, e la të shkojë djalin, duke e urdhëruar që të mos i tregojë kurrkujt se e kishte vënë në dijeni për këto gjëra.
Veprat 23:23
Pastaj thirri dy centurionë dhe u tha: "Bëni gati që nga ora tre e natës dyqind ushtarë, shtatëdhjetë kalorës dhe dyqind shtizëmbajtës, për të shkuar deri në Cezare".
Veprat 23:25
Ai shkroi një letër me këtë përmbajtje:
Veprat 23:28
Dhe, duke dashur të di fajin për të cilin e akuzonin, e nxora para sinedrit të tyre.
Veprat 23:29
Përfundova se e kishin akuzuar për çështje që lidheshin me ligjin e tyre dhe që ai nuk kishte asnjë faj që të meritonte vdekjen e as burgimin.
Veprat 23:30
Dhe, kur më njoftuan për kurthin që Judenjtë i ngritën këtij njeriu, ta nisa menjëherë, duke u dhënë urdhër paditësve të parashtrojnë para teje ankimet që kanë kundër tij. Qofsh me shëndet!".
Veprat 24:1
Por pas pesë ditësh erdhi kryeprifti Anania bashkë me pleqtë dhe me një gojtar, një farë Tertuli; ata dolën përpara qeveritarit për të akuzuar Palin.
Veprat 24:3
"Fort i shkëlqyeri Feliks, ne e pranojmë në gjithçka e për gjithçka dhe me mirënjohje të thellë se paqja të cilën gëzojmë dhe reformat dobiprurëse që janë zbatuar për këtë komb janë vepër e masave të tua largpamëse.
Veprat 24:4
Por, për të mos të shqetësuar më gjatë, të lutem me mirësinë tënde, të na dëgjosh shkurtimisht.
Veprat 24:6
Ai, madje, u përpoq të përdhosë tempullin; dhe ne e zumë dhe deshëm ta gjykonim sipas ligjit tonë.
Veprat 24:8
duke i urdhëruar paditësit e tij të vijnë tek ti; duke e hetuar atë, do të mundësh ti vetë të marrësh vesh prej tij të vërtetën e të gjitha gjërave, për të cilat ne e akuzojmë".
Veprat 24:10
Atëherë Pali, mbasi qeveritari i bëri shenjë të flasë, u përgjigj: "Duke ditur se prej shumë vjetësh ti je gjykatësi i këtij kombi, flas edhe më me guxim në mbrojtje të vetes.
Veprat 24:11
Jo më shumë se dymbëdhjetë ditë më parë, siç mund ta verifikosh, unë u ngjita në Jeruzalem për të adhuruar.
Veprat 24:12
Dhe këta nuk më gjetën në tempull duke u grindur me ndonjë, ose duke nxitur turmën as në sinagogat as edhe nëpër qytet;
Veprat 24:13
dhe as mund të provojnë gjërat për të cilat tani më akuzojnë.
Veprat 24:14
Por unë po të rrëfej këtë: sipas Udhës që ata e quajnë sekt, unë i shërbej kështu Perëndisë së etërve, duke u besuar të gjitha gjërave që janë shkruar në ligjin dhe në profetët,
Veprat 24:15
duke pasur shpresë në Perëndinë, të cilën edhe këta e kanë, se do të ketë një ringjallje të të vdekurve, qoftë të të drejtëve, qoftë të të padrejtëve.
Veprat 24:16
Prandaj unë përpiqem të kem vazhdimisht një ndërgjegje të paqortueshme përpara Perëndisë dhe përpara njerëzve.
Veprat 24:19
Por ishin disa Judenj të Azisë, që duhej të dilnin para teje për të më akuzuar, se kishin diçka kundër meje.
Veprat 24:20
Ose vetë këta le të thonë nëse kanë gjetur ndonjë padrejtësi tek unë, kur rrija përpara sinedrit,
Veprat 24:21
veç mos qoftë vetëm për atë fjalë që unë thirra duke qëndruar në këmbë para tyre: "Për shkak të ringjalljes së të vdekurve sot unë gjykohem prej jush!"".
Veprat 24:22
Kur i dëgjoi këto gjëra, Feliksi, që ishte i mirinformuar për Udhën, e shtyu gjyqin, duke thënë: "Kur të vijë tribuni Lisia, do të marr në shqyrtim çështjen tuaj".
Veprat 24:25
Dhe, duke qenë se Pali fliste për drejtësi, për vetëkontroll dhe për gjyqin e ardhshëm, Feliksi, shumë i trembur, u përgjigj: "Për tani shko, dhe kur të kem rast, do të dërgoj të të thërrasin".
Veprat 25:4
Por Festi u përgjigj që Pali ruhej në Cezare dhe që ai vetë do të shkonte aty shpejt.
Veprat 25:9
Por Festi, duke dashur t`u bëjë qejfin Judenjve, iu përgjigj Palit e tha: "A dëshiron të ngjitesh në Jeruzalem për t`u gjykuar para meje për këto gjëra?".
Veprat 25:11
Në qoftë se kam vepruar keq ose kam kryer diçka që meriton vdekjen, nuk refuzoj që të vdes; por nëse s`ka asgjë të vërtetë në gjërat për të cilat këta më akuzojnë, askush nuk mund të më dorëzojë në duart e tyre. Unë i apelohem Cezarit".
Veprat 25:12
Atëherë Festi, pasi e bisedoi me këshillin, u përgjigj: "Ti i je apeluar Cezarit; te Cezari do të shkosh".
Veprat 25:13
Pas disa ditësh mbreti Agripa dhe Berenike erdhën në Cezare përpërshëndetur Festin.
Veprat 25:16
Unë u dhashë përgjigje se nuk është zakon i Romakëve të dorëzojnë dikë për vdekje para se i akuzuari të ballafaqohet me paditësit e tij, dhe t`i jetë dhënë mundësia që të mbrohet nga akuza.
Veprat 25:18
Kur u ngritën paditësit e tij, nuk paraqitën kundër tij asnjë akuzë për gjërat që unë dyshoja.
Veprat 25:19
Por kishin vetëm disa pika mospajtimi për fenë e tyre dhe për njëfarë Jezusi, që ka vdekur, dhe për të cilin Pali thoshte se është i gjallë.
Veprat 25:20
Dhe duke qenë se unë mbeta ndërdyshas përpara një konflikt i të këtij lloji, e pyeta nëse ai donte të shkonte në Jeruzalem dhe të gjykohej atje lidhur me këto gjëra.
Veprat 25:21
Por, mbasi Pali u apelua tek Augusti për të marrë gjykimin e tij, dhashë urdhër që ta ruanin derisa të mundem ta dërgoj te Cezari".
Veprat 25:22
Agripa i tha Festit: "Do të doja edhe unë ta dëgjoja këtë njeri". Dhe ai u përgjigj: "Do ta dëgjosh nesër".
Veprat 25:26
Dhe duke qenë se s`kam asgjë konkrete që t`i shkruaj perandorit për të, e solla këtu para jush, dhe kryesisht para teje, o mbret Agripa, që pas kësaj seance të kem diçka për të shkruar.
Veprat 26:1
Atëherë Agripa i tha Palit: "Ke leje të flasësh për të mbrojtur veten!". Dhe Pali, si e shtriu dorën, nisi të bëjë mbrojtjen e tij:
Veprat 26:6
Dhe tani ndodhem para qjyqit për shpresën e premtimit që u ka bërë Perëndia etërve tanë,
Veprat 26:7
premtim të cilin dymbëdhjetë fiset tona, që i shërbejnë me zell ditë e natë Perëndisë, shpresojnë ta fitojnë; për këtë shpresë, o mbret Agripa, unë jam akuzuar nga Judenjtë.
Veprat 26:8
Përse vallë mendoni se është e pabesueshme që Perëndia t`i ringjallë të vdekurit?
Veprat 26:11
Dhe shpesh, duke shkuar nga një sinagogë te tjetra, i kam detyruar të blasfemojnë dhe, me zemërim të madh kundër tyre, i kam përndjekur deri në qytetet e huaja.
Veprat 26:14
Mbasi të gjithë ne ramë përtokë, dëgjova një zë që po më fliste dhe më tha në gjuhën hebraike: "Saul, Saul, pse më përndjek? Është e rëndë për ty të godasësh me shkelm kundër gjembave".
Veprat 26:15
Unë thashë: "Kush je ti, Zot?". Ai tha: "Unë jam Jezusi, të cilin ti e përndjek.
Veprat 26:16
Por çohu dhe rri në këmbë, sepse prandaj të jam shfaqur: që të të vë shërbyes dhe dëshmues për gjërat që ke parë dhe për ato për të cilat unë do të shfaqem,
Veprat 26:18
që t`u çelësh sytë atyre dhe t`i kthesh nga errësira në dritë dhe nga pushteti i Satanit te Perëndia, që të marrin me anë të besimit në mua faljen e mëkateve dhe një trashëgim midis të shenjtëruarve".
Veprat 26:20
Por në fillim atyre në Damask, pastaj në Jeruzalem, në mbarë krahinën e Judesë dhe johebrenjve, u kam shpallur të pendohen dhe të kthehen te Perëndia, duke bërë vepra të denja pendimi.
Veprat 26:21
Për këto gjëra Judenjtë, mbasi më kapën në tempull, u orvatën të më vrasin.
Veprat 26:22
Por, për shkak të ndihmës që pata nga Perëndia deri në këtë ditë, vazhdova t`u dëshmoj të vegjëlve dhe të mëdhenjve, duke mos thënë tjetër përveç atyre që profetët dhe Moisiu thanë se duhet të ndodhnin,
Veprat 26:26
Sepse mbreti, të cilit unë po i flas lirisht, është i mirinformuar për këto gjëra, sepse unë jam i bindur se asnjë nga këto gjëra nuk është e panjohur për të, sepse e gjithë kjo nuk është bërë në fshehtësi.
Veprat 26:28
Atëherë Agripa i tha Palit: "Për pak dhe po ma mbush mendjen të bëhem i krishterë".
Veprat 26:29
Pali i tha: "Dhëntë Perëndia që në pak ose në shumë kohë jo vetëm ti, por edhe të gjithë ata që sot po më dëgjojnë, të bëhen të tillë, sikurse jam unë, përveç këtyre zinxhirëve".
Veprat 27:1
Kur u vendos që ne të lundrojmë për në Itali, Pali dhe disa të burgosur të tjerë iu dorëzuan një centurioni me emër Jul, i kohortës Augusta.
Veprat 27:3
Të nesërmen arritëm në Sidon; dhe Juli, duke u treguar njerëzor me Palin, i dha leje të shkojë te miqtë e vet dhe që të kujdesen për të.
Veprat 27:6
Centurioni gjeti atje një anije të Aleksandrisë, që do të shkonte për në Itali, dhe na futi në të.
Veprat 27:7
Duke lundruar ngadalë për shumë ditë, arritëm me vështirësi deri përballë Knidit, sepse nuk na linte era; pastaj filluam të lundrojmë të mbrojtur nga Kreta nga ana e Salmonit.
Veprat 27:8
Dhe duke lundruar me shumë vështirësi përbri brigjeve të saj, arritëm në një vend që quhet Limanet e Bukur, pranë të cilit ishte qyteti Lasea.
Veprat 27:10
duke thënë: "O burra, unë po shoh se lundrimi do të bëhet me rrezik dhe me dëm të madh jo vetëm për ngarkesën dhe për anijen, por edhe për ne vetë.
Veprat 27:12
Dhe duke qenë se ai liman nuk ishte i përshtatshëm për të dimëruar, shumica qe e mendimit të lundronim prej andej për t`u përpjekur të arrijnim në njëfarë mënyre në Fenike, një liman i Kretës, që
Veprat 27:14
Por, pak më vonë, shpërtheu mbi ishull një erë e vrullshme, që e quajnë euroklidon.
Veprat 27:17
Dhe, mbasi e ngritën në bordin, detarët përdorën të gjitha mënyrat për ta ngjeshur nga poshtë anijen dhe, nga frika se mos ngecnin në cekëtinat ranore të Sirtës, i ulën velat dhe kështu shkonin andej-këtej.
Veprat 27:18
Por mbasi furtuna na vuri përpara me forcë, të nesërmen filluan ta hedhim në det ngarkesën.
Veprat 27:22
Dhe tani ju këshilloj të mos e humbni torruan sepse asnjë shpirt nga ne nuk do të humbasë, përveç anijes.
Veprat 27:23
Sepse këtë natë m`u shfaq një engjëll i Perëndisë, të cilit unë i përkas dhe të cilit unë i shërbej,
Veprat 27:24
duke thënë: "Pal, mos druaj, ti duhet të dalësh para Cezarit; dhe ja, Perëndia ty t`i ka dhënë të gjithë ata që lundrojnë me ty".
Veprat 27:25
Prandaj, o burra, kini zemër të gëzuar, sepse unë besoj në Perëndinë se do të ndodhë pikërisht ashtu siç m`u tha.
Veprat 27:27
Kur erdhi nata e katërmbëdhjetë që po kalonim andej e këndej në detin Adriatik, aty nga mesnata detarët patën përshtypjen se po i afroheshin një toke.
Veprat 27:28
Dhe, si hodhën matësin e thellësisë, gjetën njëzet pashë thellësi; pastaj, pak më tutje e hodhën përsëri matësin e thellësisë dhe gjetën pesëmbëdhjetë pashë.
Veprat 27:29
Atëherë, nga frika se mos përplaseshin kundër shkëmbinjve, hodhën nga kiçi katër spiranca, duke pritur me ankth që të bëhej ditë.
Veprat 27:30
Por, duke qenë se detarët kërkonin të iknin prej anijes dhe po e ulnin sandallen në det gjoja për të hedhur spirancat nga bashi,
Veprat 27:34
Prandaj ju këshilloj të hani diçka, sepse kjo është për shpëtimin tuaj; sepse as edhe një fije floku nga kokat tona nuk do të bjerë".
Veprat 27:35
Si tha këto, mori bukë, iu falënderua Perëndisë përpara të gjithëve, pastaj e theu dhe filloi të hajë.
Veprat 27:40
I zgjidhën spirancat dhe i lanë të fundosen në det, duke zgjidhur në të njëjtën kohë të lidhurat e timonit; pastaj, si e ngritën velën kryesore nga era, u drejtuan për te bregu.
Veprat 27:43
Por centurioni, duke dashur të shpëtojë Palin, ua largoi mendimin për këtë propozim dhe u dha urdhër atyre që dinin të notonin të hidheshin të parët në det dhe të dilnin në tokë;
Veprat 28:3
Dhe, ndërsa Pali mblidhte ca shkarpa dhe i vinte mbi zjarr, nga të nxehtit doli një nepërkë dhe iu ngjit te dora.
Veprat 28:6
Dhe ata po prisnin që ai të fryhej ose të binte i vdekur në çast; por, mbasi pritën gjatë dhe panë se nuk po i ndodhte asgjë e pazakontë, ndryshuan mendim dhe thanë se ishte një perëndi.
Veprat 28:10
dhe këta na nderuan me shumë ndere dhe, kur u nisëm për të lundruar, na furnizuan gjërat e nevojshme.
Veprat 28:13
Dhe, prej andej, duke lundruar afër bregut, arritëm në Rexho. Të nesërmen fryu juga dhe për dy ditë arritëm në Pocuoli.
Veprat 28:15
Dhe vëllezërit e atjeshëm, kur dëgjuan për ne, na dolën para deri te Fori Apian dhe te Tri Tavernat; dhe Pali, kur i pa, e falënderoi Perëndinë dhe mori zemër.
Veprat 28:20
Për këtë arsye, pra, ju kam thirrur, ë t`ju shoh dhe t`ju flas, sepse për shpresën e Izraelit jam lidhur me këta hekura".
Veprat 28:21
Edhe ata i thanë: "Ne nuk kemi marrë asnjë letër për ty nga Judeja, as nuk erdhi ndonjë nga vëllezërit të na tregojë ose të thotë ndonjë të keqe për ty.
Veprat 28:22
Por ne dëshirojmë të dëgjojmë prej teje ç`mendon, sepse për këtë sekt ne dimë se kudo flitet kundra".
Veprat 28:23
Dhe, mbasi i caktuan një ditë, erdhën shumë veta tek ai në banesën e tij; dhe ai shtjellonte dhe u dëshmonte atyre për mbretërinë e Perëndisë dhe, me anë të ligjit të Moisiut dhe të profetëve kërkonte
Veprat 28:28
Ta dini, pra, se ky shpëtim i Perëndisë iu dërgua johebrenjve, dhe ata do ta dëgjojnë!".
Veprat 28:31
duke predikuar mbretërinë e Perëndisë dhe duke mësuar gjërat e Zotit Jezu Krisht me shumë liri dhe pa ndalim.
Romakëve 1:1
Pali, shërbëtor i Jezu Krishtit, i thirrur për të qenë apostull, i veçuar për ungjillin e Perëndisë,
Romakëve 1:4
i deklaruar Biri i Perëndisë në fuqi, sipas Frymës së shenjtërisë nëpërmjet ringjalljes prej së vdekurit: Jezu Krishti Zoti ynë,
Romakëve 1:5
me anë të të cilit ne kemi marrë hir dhe apostullim, për bindje në besim midis të gjithë kombeve për hir të emrit të tij,
Romakëve 1:7
për ju të gjithë që jeni në Romë, të dashur nga Perëndia, të thirrur shenjtorë: hir dhe paqe nga Perëndia, Ati ynë, e nga Zoti Jezu Krishti.
Romakëve 1:8
Para së gjithash, falënderoj Perëndinë tim me anë të Jezu Krishtit për të gjithë ju, sepse për besimin tuaj është folur në gjithë botën.
Romakëve 1:9
Sepse Perëndia, të cilit unë i shërbej me frymën time nëpërmjet ungjillit të Birit të tij, është dëshmitari im që unë nuk pushoj kurrë t`ju kujtoj,
Romakëve 1:10
duke kërkuar vazhdimisht në lutjet e mia që të më lejohet më në fund nga vullneti i Perëndisë mundësia për të ardhur tek ju,
Romakëve 1:11
sepse unë dëshiroj fort t`ju shoh për t`ju komunikuar ndonjë dhunëti frymëror, që të fortësoheni.
Romakëve 1:12
Dhe kjo është që unë të ngushëllohem bashkë me ju me anë të besimit që e kemi të përbashkët, tuajin dhe timin.
Romakëve 1:16
Në fakt unë nuk kam turp për ungjillin e Krishtit, sepse ai është fuqia e Perëndisë për shpëtimin e cilitdo që beson, më parë Judeun e pastaj Grekun.
Romakëve 1:17
Sepse drejtësia e Perëndisë është zbuluar në të nga besimi në besim siç është shkruar: "I drejti do të jetojë me anë të besimit".
Romakëve 1:18
Sepse zemërimi i Perëndisë zbulohet nga qielli për çdo pabesi e padrejtësi të njerëzve, që mbysin të vërtetën në padrejtësi,
Romakëve 1:19
meqenëse ajo që mund të njihet prej Perëndisë është bërë e dukshme në ta, sepse Perëndia ua ka shfaqur atyre.
Romakëve 1:20
Në fakt cilësitë e tij të padukshme, fuqia e tij e përjetshme dhe hyjnia e tij, duke qenë të dukshme nëpërmjet veprave të tij që nga krijimi i botës, shihen qartë, me qëllim që ata të jenë të pafalshëm.
Romakëve 1:21
Sepse, megjithëse e njohën Perëndinë, nuk e përlëvduan as e falënderuan si Perëndi, përkundrazi u bënë të pamend në arsyetimet e tyre dhe zemra e tyre pa gjykim u errësua.
Romakëve 1:23
dhe e shndërruan lavdinë e Perëndisë së pakalbshëm në një shëmbëllim të ngjashëm me atë të një njeriu të kalbshëm, të shpendëve, të kafshëve katërkëmbëshe dhe të rrëshqanorëve.
Romakëve 1:24
Prandaj Perëndia ia dorëzoi papastërtsë në epshet e zemrave të tyre, për të çnderuar trupat e tyre në mes vetë atyre,
Romakëve 1:25
që e ndryshuan të vërtetën e Perëndisë në gënjeshtër dhe adhuruan dhe i shërbyen krijesës në vend të Krijuesit, që është i bekuar përjetë. Amen.
Romakëve 1:26
Prandaj Perëndia i dorëzoi ata në pasioneve të ulëta, sepse edhe gratë e tyre i shndërruan marrëdhëniet natyrore në atë që është kundër natyrës.
Romakëve 1:27
Në të njejtën mënyrë burrat, duke lënë marrëdheniet e natyrshme me gruan, u ndezën në epshin e tyre për njëri-tjetrin, duke kryer akte të pandershme burra me burra, duke marrë në vetvete shpagimin e duhur për gabimin e tyre.
Romakëve 1:28
Dhe meqenëse nuk e quajtën me vend të njihnin Perëndinë, Perëndia i dorëzoi në një mendje të çoroditur, për të bërë gjëra të pahijshme,
Romakëve 1:30
mashtrues, shpifës, armiq të Perëndisë, fyes, krenarë, mburravecë, trillues ligësish, të pabindur ndaj prindërve,
Romakëve 1:32
Por ata, ndonëse e kanë njohur dekretin e Perëndisë sipas të cilit ata që bëjnë gjëra të tilla meritojnë vdekjen, jo vetëm i bëjnë, por miratojnë edhe ata që i kryejnë.
Romakëve 2:2
Por ne e dimë se gjykimi i Perëndisë është sipas së vërtetës mbi ata që bëjnë gjëra të tilla.
Romakëve 2:3
Dhe mendon, vallë, o njeri që gjykon ata që bëjnë të tilla gjëra që edhe ti i bën, t`i shpëtosh gjykimit të Perëndisë?
Romakëve 2:4
Apo i përçmon pasuritë e mirësisë së tij, të durimit dhe zemërgjerësisë së tij, duke mos njohur që mirësia e Perëndisë të prin në pendim?
Romakëve 2:5
Por ti, për shkak të ashpërsisë sate dhe të zemrës së papenduar, po mbledh për veten tënde zemërim për ditën e zemërimit dhe të zbulesës së gjykimit të drejtë të Perëndisë,
Romakëve 2:7
jetë të përjetshme atyre që kërkojnë lavdi, nder e pavdekësi, duke ngulmuar në veprat e mira;
Romakëve 2:11
Sepse te Perëndia nuk ka anësi.
Romakëve 2:13
sepse jo ata që dëgjojnë ligjin janë të drejtë para Perëndisë, por ata që e zbatojnë ligjin do të shfajësohen.
Romakëve 2:14
Në fakt kur johebrenjtë, që s`kanë ligjin, nga natyra bëjnë punët e ligjit, ata, megjithëse s`kanë ligjin, janë ligj për vetveten;
Romakëve 2:15
këta tregojnë veprën e ligjit të shkruar në zemrat e tyre për dëshminë që jep ndërgjegja e tyre, dhe sepse mendimet e tyre shfajësojnë ose edhe akuzojnë njëri-tjetrin,
Romakëve 2:16
ditën në të cilën Perëndia do të gjykojë të fshehtat e njerëzve me anë të Jezu Krishtit, sipas ungjillit tim.
Romakëve 2:17
Ja, ti quhesh Jude, bazohesh mbi ligjin dhe lëvdohesh në Perëndinë,
Romakëve 2:22
Ti që thua se nuk duhet shkelur kurora, shkel kurorën? Ti që ke neveri për idhujt, pse i plaçkit tempujt?
Romakëve 2:23
Ti që lëvdohesh me ligjin, e çnderon Perëndinë duke e shkelur ligjin?
Romakëve 2:24
Në fakt, siç është shkruar: "Për shkakun tuaj, emri i Perëndisë blasfemohet ndër johebrenj".
Romakëve 2:29
por Jude është ai që është i tillë përbrenda, dhe rrethprerja është ajo e zemrës, në frymë dhe jo në shkronjë; dhe për një Jude të tillë lavdërimi nuk buron nga njerëzit, por nga Perëndia.
Romakëve 3:1
Cila është, pra, përparësia e Judeut, ose cila është dobia e rrethprerjes?
Romakëve 3:2
E madhe në çdo mënyrë; para së gjithash sepse orakujt e Perëndisë iu besuan atyre.
Romakëve 3:3
Ç`të thuash atëherë? Në qoftë se disa nuk besuan, mosbesimi i tyre do ta anulojë, vallë, besnikërinë e Perëndisë?
Romakëve 3:4
Kurrë mos qoftë; përkundrazi, qoftë Perëndia i vërtetë dhe çdo njeri gënjeshtar, siç është shkruar: "Që ti të shfajësohesh në fjalët e tua dhe të ngadhënjesh kur të gjykohesh".
Romakëve 3:5
Po në qoftë se padrejtësia jonë e vë në pah drejtësinë e Perëndisë, ç`do të themi? Perëndia qënka i padrejtë kur shfren zemërimin e tij? (Unë flas si njeri).
Romakëve 3:7
Prandaj në qoftë se me anë të gënjeshtrës sime e vërteta e Perëndisë e lartëson lavdinë e tij, përse unë gjykohem akoma si mëkatar?
Romakëve 3:8
E përse të mos themi si disa që, duke shpifur, pohojnë se ne themi: "Të bëjmë të keqen që të vijë e mira"? Dënimi i këtyre është i drejtë.
Romakëve 3:9
E çfarë pra? A kemi ne ndonjë epërsi? Aspak! E kemi treguar në fakt që më përpara se si Judenjtë ashtu edhe Grekët janë të gjithë nën mëkat,
Romakëve 3:11
Nuk ka asnjeri që të kuptojë, nuk ka asnjeri që të kërkojë Perëndinë.
Romakëve 3:13
Gryka e tyre është një varr i hapur, me gjuhët e tyre kanë thurur mashtrime, ka helm gjarpërinjsh nën buzët e tyre;
Romakëve 3:15
këmbët e tyre janë të shpejta për të derdhur gjak;
Romakëve 3:18
nuk ka druajtja e Perëndisë para syve të tyre".
Romakëve 3:19
Por ne e dimë se gjithçka që thotë ligji, e thotë për ata që janë nën ligj, me qëllim që çdo gojë të heshtë dhe gjithë bota t`i jetë nënshtruar gjykimit të Perëndisë,
Romakëve 3:20
sepse asnjë mish nuk do të shfajësohet para tij për veprat e ligjit; me anë të ligjit në fakt arrihet njohja e mëkatit.
Romakëve 3:21
Por tani, pavarësisht nga ligji, është manifestuar drejtësia e Perëndisë, për të cilën dëshmojnë ligji dhe profetët,
Romakëve 3:22
madje drejtësia e Perëndisë nëpërmjet besimit në Jezu Krishtin për të gjithë e mbi të gjithë ata që besojnë, sepse nuk ka dallim;
Romakëve 3:23
sepse të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perëndisë,
Romakëve 3:24
por janë shfajësuar falas me anë të hirit të tij, nëpërmjet shpengimit që është në Krishtin Jezus.
Romakëve 3:25
Atë ka paracaktuar Perëndia për të bërë shlyerjen nëpërmjet besimit në gjakun e tij, për të treguar kështu drejtësinë e tij për faljen e mëkateve, që janë kryer më parë gjatë kohës së durimit të Perëndisë,
Romakëve 3:26
për të treguar drejtësinë e tij në kohën e tanishme, me qëllim që ai të jetë i drejtë dhe shfajësues i atij që ka besimin e Jezusit.
Romakëve 3:27
Ku është, pra, mburrja? Është përjashtuar. Nga cili ligj? Ai i veprave? Jo, por nga ligji i besimit.
Romakëve 3:28
Ne, pra, konkludojmë se njeriu është i shfajësuar nëpërmjet besimit pa veprat e ligjit.
Romakëve 3:29
A është vallë Perëndia vetëm Perëndia i Judenjve? A nuk është edhe i johebrenjve? Sigurisht, është edhe Perëndia i johebrenjve.
Romakëve 3:30
Sepse ka vetëm një Perëndi, që do të shfajësojë të rrethprerin nëpërmjet besimit, dhe të parrethprerin me anë të besimit.
Romakëve 3:31
Anulojmë ne, pra, ligjin nëpërmjet besimit? Kështu mos qoftë; përkundrazi e forcojmë ligjin.
Romakëve 4:1
Çfarë do të themi, pra, në lidhje me atë që ati ynë Abrahami, ka përfituar sipas mishit?
Romakëve 4:2
Sepse nëse Abrahami ishte shfajësuar nëpërmjet veprave, ai ka përse të lëvdohet; ndërsa përpara Perëndisë ai nuk ka asgjë për t`u lëvduar.
Romakëve 4:3
Në fakt, çfarë thotë Shkrimi? "Por Abrahami i besoi Perëndisë dhe kjo iu numërua për drejtësi".
Romakëve 4:4
Edhe atij që vepron, shpërblimi nuk i konsiderohet si hir por si borxh;
Romakëve 4:5
ndërsa atij që nuk vepron, por beson në atë që shfajëson të paudhin, besimi i tij i numërohet për drejtësi.
Romakëve 4:6
Sikurse Davidi shpall lumturinë e njeriut të cilit Perëndia numëron drejtësi pa vepra, duke thënë:
Romakëve 4:9
Por kjo lumturi a vlen vetëm për të rrethprerët, apo edhe për të parrethprerët? Sepse ne themi se besimi iu numërua Abrahamit si drejtësi.
Romakëve 4:11
Pastaj mori shenjën e rrethprerjes, si vulë të drejtësisë për besimin që kishte patur kur ishte akoma i parrethprerë, me qëllim që të ishte ati i gjithë atyre që besojnë edhe se janë të parrethprerë, me qëllim që edhe atyre t`u numërohet drejtësia,
Romakëve 4:13
Në fakt premtimi për të qenë trashëgimtar i botës nuk iu bë Abrahamit dhe pasardhësve të tij nëpërmjet ligjit, por nëpërmjet drejtësisë së besimit.
Romakëve 4:16
Prandaj trashëgimia është nëpërmjet besimit; në këtë mënyrë ajo është nëpërmjet hirit, me qëllim që premtimi të jetë i siguruar për të gjithë pasardhësit, jo vetëm për atë që është nga ligji, por edhe për atë që vjen nga besimi i Abrahamit, i cili
Romakëve 4:17
(siç është shkruar: "Unë të kam caktuar atin e shumë kombeve"), është ati i të gjithë neve para Perëndisë që ai besoi, i cili i jep jetë të vdekurve dhe thërret gjërat që nuk janë sikur të ishin.
Romakëve 4:18
Ai, duke shpresuar kundër çdo shprese, besoi për t`u bërë ati i shumë kombeve sipas asaj që i ishte thënë: "Kështu do të jetë pasardhja jotë".
Romakëve 4:20
Madje as nuk dyshoi nga mosbesimi në lidhje me premtimin e Perëndisë, por u përforcua në besim duke i dhënë lavdi Perëndisë,
Romakëve 4:22
Prandaj edhe kjo iu numërua atij për drejtësi.
Romakëve 4:23
E po nuk u shkrua vetëm për të, që kjo i ishte numëruar,
Romakëve 4:24
por edhe për ne, të cilëve do të na numërohet, neve që besojmë në atë që ka ringjallur prej të vdekurve Jezusin, Zotin tonë,
Romakëve 4:25
i cili u dha për shkak të fyerjeve tona dhe u ringjall për justifikimin tonë.
Romakëve 5:1
Të shfajësuar, pra, me anë të besimit, kemi paqe me Perëndinë nëpërmjet Jezu Krishtit, Zotit tonë,
Romakëve 5:2
me anë të të cilit edhe patëm, nëpërmjet besimit, hyrjen në këtë hir në të cilin qëndrojmë të patundur dhe mburremi në shpresën e lavdisë së Perëndisë.
Romakëve 5:4
këmbëngulja përvojën dhe përvoja shpresën.
Romakëve 5:5
Por shpresa nuk turpëron, sepse dashuria e Perëndisë është derdhur në zemrat tona me anë të Frymës së Shenjtë që na është dhënë.
Romakëve 5:6
Sepse, ndërsa ishin akoma pa forcë, Krishti vdiq në kohën e tij për të paudhët.
Romakëve 5:7
Vështirë në fakt se vdes dikush për një të drejtë; mbase ndonjë do të guxonte të vdiste për një njeri të mirë.
Romakëve 5:8
Por Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne.
Romakëve 5:9
Shumë më tepër, pra, duke qenë tani të shfajësuar në gjakun e tij, do të shpëtojmë nga zemërimi me anë të tij.
Romakëve 5:10
Në fakt, ndërsa ishim armiq, u pajtuam me Perëndinë nëpërmjet vdekjes së Birit të tij, akoma më shumë tani, që jemi pajtuar, do të shpëtohemi nëpërmjet jetës së tij.
Romakëve 5:11
E jo vetëm kaq, por edhe mburremi në Perëndinë, nëpërmjet Zotit tonë Jezu Krisht, me anë të të cilit tani kemi marrë pajtimin.
Romakëve 5:15
Mirëpo hiri nuk është si shkelja; nëse në fakt për shkak të shkeljes së një njeriu të vetëm vdiqën shumë, shumë më tepër hiri i Perëndisë dhe dhurata me anë të hirit e një njeriu, Jezu Krishtit, i teproi për shumë të tjerë.
Romakëve 5:16
Sa për dhuntinë, nuk ndodhi si për atë një që mëkatoi, sepse gjykimi prodhoi dënimin nga një shkelje e vetme, por hiri prodhoi shfajësimin nga shumë shkelje.
Romakëve 5:17
Në fakt, në qoftë se prej shkeljes së këtij njërit vetëm vdekja mbretëroi për shkak të atij njërit, akoma më shumë ata që marrin bollëkun e hirit dhe të dhuratës se drejtësisë do të mbretërojnë në jetë me anë të atij njërit, që është Jezu Krishtit.
Romakëve 5:18
Prandaj, ashtu si për një shkelje të vetme dënimi u shtri mbi të gjithë njerëzit, ashtu edhe me një akt të vetëm drejtësie, hiri u shtri mbi gjithë njerëzit për shfajësimin e jetës.
Romakëve 5:20
Por ligj i ndërhyri me qëllim që shkelja të teprohej; por aty ku mëkati është i tepruar, hiri është akoma më i tepërt,
Romakëve 5:21
me qëllim që ashtu si mëkati ka mbretëruar te vdekja, ashtu edhe hiri të mbretërojë me anë të drejtësisë në jetën e përjetshme nëpërmjet Jezu Krishtit, Zotit tonë.
Romakëve 6:2
Aspak! Ne që jemi të vdekur për mëkatin, si do të jetojmë akoma në të?
Romakëve 6:10
Sepse në atë që vdiq, vdiq për mëkatin një herë e për gjithmonë; por në atë që rron, rron për Perëndinë.
Romakëve 6:11
Kështu edhe ju, konsideroheni veten të vdekur për mëkatin, por të gjallë për Perëndinë, në Jezu Krishtin, Zotin tonë.
Romakëve 6:13
As mos i jepni gjymtyrët tuaja në shërbim të mëkatit si mjete paudhësie, por tregoni veten tuaj te Perëndia, si të gjallë prej së vdekurish, dhe gjymtyrët tuaja si mjete drejtësie për Perëndinë.
Romakëve 6:16
A nuk e dini ju se nëse e tregoni veten shërbëtorë të atij që i bindeni, jeni shërbëtorë të atij që i bindeni, qoftë mëkatit për vdekje, qoftë dëgjesës për drejtësi?
Romakëve 6:17
Por qoftë falenderuar Perëndia, sepse ishit shërbëtorë të mëkatit, por iu bindët me zemër atij mësimi që iu është transmetuar.
Romakëve 6:19
Unë po flas njerëzisht për shkak të dobësisë së mishit tuaj. Sepse ashtu si një kohë i kishit përkushtuar gjymtyrët tuaja për të qenë shërbëtorë të papastërtisë dhe të paudhësisë për të bërë paudhësinë, kështu tani përkushtoni gjymtyrët tuaj për të qënë shërbëtorë të drejtësisë për shenjtërim.
Romakëve 6:21
Dhe çfarë fryt kishit, pra, atëherë, nga ato gjëra, për të cilat tani keni turp? Sepse fundi i tyre është vdekja.
Romakëve 6:22
Por tani, pasi u liruat nga mëkati dhe u bëtë shërbëtorë të Perëndisë keni për frytin tuaj shenjtërimin dhe për fund jeta e përjetshme.
Romakëve 6:23
Sepse paga e mëkatit është vdekja, por dhuntia e Perëndisë është jeta e përjetshme në Jezu Krishtin, Zotin tonë.
Romakëve 7:1
Apo nuk e dini o vëllezër, (sepse unë po u flas njerëzve që e njohin ligjin), se ligji ka pushtet mbi njeriun për sa kohë ai rron?
Romakëve 7:4
Kështu, pra, vëllezër të mi, edhe ju jeni të vdekur për ligjin me anë të trupit të Jezu Krishtit që të bashkoheni me një tjetër, që u ringjall prej të vdekurit, që t`i japim fryte Perëndisë.
Romakëve 7:10
dhe urdhërimi që u dha për jetë, më solli vdekjen.
Romakëve 7:13
Ajo gjë, pra, që është e mirë u bë vdekje për mua? Ashtu mos qoftë; por mëkati, që të duket mëkat, me anë të së mirës më pruri vdekjen, që mëkati të bëhet edhe më tepër mëkat nëpërmjet urdhërimit.
Romakëve 7:18
Në fakt unë e di se në mua domëthënë në mishin tim nuk banon asgjë e mirë, sepse, ndonëse e kam dëshirën për të bërë të mirën, nuk ia gjej mënyrën.
Romakëve 7:22
Në fakt unë gjej kënaqësi në ligjin e Perëndisë sipas njeriut të brendshëm,
Romakëve 7:25
I falem nderit Perëndisë me anë të Jezu Krishtit, Zotit tonë. Unë vetë, pra, me mendjen, i shërbej ligjit të Perëndisë, por, me mishin ligjit të mëkatit.
Romakëve 8:1
Tani, pra, nuk ka asnjë dënim për ata që janë në Krishtin Jezu, që nuk ecin sipas mishit, por sipas Frymës,
Romakëve 8:3
Sepse atë që ishte e pamundur për ligjin, sepse ishte pa forcë për shkak të mishit, Perëndia, duke dërguar birin e vet në shëmbëllim mishi mëkatar, edhe për mëkat, e dënoi mëkatin në mish,
Romakëve 8:4
që të përmbushet drejtësia e ligjit në ne, që nuk ecim sipas mishit, por sipas Frymës.
Romakëve 8:7
Në fakt mendja e kontrolluar nga mishi është armiqësi kundër Perëndisë, sepse nuk i nënshtrohet ligjit të Perëndisë dhe as nuk mundet.
Romakëve 8:8
Prandaj ata që janë në mish nuk mund t`i pëlqejnë Perëndisë.
Romakëve 8:9
Nëse Fryma e Perëndisë banon në ju, ju nuk jeni më në mish, por në Frymë. Por në qoftë se ndokush nuk ka Frymën e Krishtit, ai nuk i përket atij.
Romakëve 8:10
Nëse Krishti është në ju, trupi pa tjetër është i vdekur për shkak të mëkatit, por Fryma është jetë për shkak të drejtësisë.
Romakëve 8:14
Sepse të gjithë ata që udhëhiqen nga Fryma e Perëndisë janë bij të Perëndisë.
Romakëve 8:15
Sepse ju nuk keni marrë një frymë robërie, që të keni përsëri frikë, po keni marrë frymën e birërisë, me anë të së cilës ne thërrasim: "Aba, o Atë!".
Romakëve 8:16
Vetë Fryma i dëshmon frymës sonë se ne jemi bij të Perëndisë.
Romakëve 8:17
Dhe nëse jemi bij, jemi dhe trashëgimtarë, trashëgimtarë të Perëndisë dhe bashkëtrashëgimtarë të Krishtit, nëse vuajmë më të dhe lavdohemi me të.
Romakëve 8:19
Sepse dëshira e flaktë e krijesës pret me padurim shfaqjen e bijve të Perëndisë,
Romakëve 8:20
sepse krijesa iu nënshtrua kotësisë, jo me vullnetin e vet, po për shkak të atij që e nënshtroi,
Romakëve 8:21
me shpresë që vetë krijesa të çlirohet nga skllavëria e prishjes për të hyrë në lirinë e lavdisë së bijve të Perëndisë.
Romakëve 8:26
Kështu, pra, edhe Fryma na ndihmon në dobësitë tona, sepse ne nuk dimë çfarë të kërkojmë në lutjet tona, sikurse duhet; por vetë Fryma ndërhyn për ne me psherëtima të patregueshme.
Romakëve 8:27
Dhe ai që heton zemrat e di cila është mendja e Frymës, sepse ai ndërhyn për shenjtorët, sipas Perëndisë.
Romakëve 8:28
Dhe ne e dimë se të gjitha gjëra bashkëveprojnë për të mirë për ata që e duan Perëndinë, për ata që janë të thirrur sipas qëllimit të tij.
Romakëve 8:30
Dhe ata që ai i paracaktoi edhe i thirri; dhe ata që i thirri edhe i shfajësoi; dhe ata që i shfajësoi, ata edhe i përlëvdoi.
Romakëve 8:31
Çfarë të themi, pra, për këto gjëra? Në qoftë se Perëndia është me ne, kush mund të jetë kundër nesh?
Romakëve 8:32
Sepse ai që nuk e kurseu Birin e vet, por e dha për të gjithë ne, qysh nuk do të na dhurojë të gjitha gjëra bashkë me të?
Romakëve 8:33
Kush do t`i padisë të zgjedhurit e Perëndisë? Perëndia është ai që i shfajëson.
Romakëve 8:34
Kush është ai që do t`i dënojë? Krishti është ai që vdiq, po për më tepër ai u ringjall; ai është në të djathtë të Perëndisë dhe ai ndërmjetëson për ne.
Romakëve 8:35
Kush do të na ndajë nga dashuria e Krishtit? Pikëllimi, a ngushtica, a përndjekja, a uria, a të zhveshurit, a rreziku, a shpata?
Romakëve 8:36
Siç është shkruar: "Për ty po vritemi gjithë ditën; u numëruam si dele për therje".
Romakëve 8:37
Por në të gjitha këto gjëra ne jemi më shumë se fitimtarë për hir të atij që na deshi.
Romakëve 8:39
as lartësitë, as thellësitë, as ndonjë tjetër krijesë, nuk do të mund të na ndajë nga dashuria e Perëndisë që është në Jezu Krishtin, Zotin tonë.
Romakëve 9:3
Sepse do të doja të isha vetë i ma-llkuar, i ndarë nga Krishti, për vëllezërit e mi, për farefisin tim sipas mishit,
Romakëve 9:4
të cilët janë Izraelitë dhe atyre u përket birëria, lavdia, besëlidhjet, shpallja e ligjit, shërbimi hyjnor dhe premtimet;
Romakëve 9:5
të tyre janë edhe etërit, prej të cilëve rrjedh sipas mishit Krishti, i cili është përmbi çdo gjë Perëndi, i bekuar përjetë. Amen.
Romakëve 9:6
Por kjo nuk do të thotë se fjala e Perëndisë ra poshtë, sepse jo të gjithë që janë nga Izraeli janë Izrael.
Romakëve 9:8
Do të thotë: nuk janë bijtë e Perëndisë ata që lindin prej mishi, por vetëm bijtë e premtimit numërohen si pasardhës.
Romakëve 9:11
(sepse para se t`i lindnin fëmijët dhe para se të bënin ndonjë të mirë a të keqe, që të mbetej i patundur propozimi i Perëndisë për të zgjedhur jo sipas veprave, po prej atij që thërret),
Romakëve 9:14
Çfarë të themi, pra? Mos ka padrejtësi te Perëndia? Aspak!
Romakëve 9:15
Ai i thotë në fakt Moisiut: "Do të kem mëshirë për atë që të kem mëshirë, dhe do të kem dhembshuri për atë që do të kem dhembshuri".
Romakëve 9:16
Kështu, pra, kjo nuk varet as prej atij që do, as prej atij që vrapon, por nga Perëndia që shfaq mëshirë.
Romakëve 9:17
Sepse Shkrimi i thotë Faraonit: "Pikërisht për këtë gjë të ngrita, që të tregoj te ti fuqinë time dhe që të shpallet emri im mbi mbarë dheun".
Romakëve 9:18
Kështu ai ka mëshirë për atë që do dhe e ngurtëson atë që do.
Romakëve 9:20
Po kush je ti, o njeri, që i kundërpërgjigjesh Perëndisë? A mund t`i thotë ena mjeshtrit: "Përse më bërë kështu?".
Romakëve 9:21
A nuk ka vallë fuqi poçari mbi argjitën për të bërë nga po ai brumë një enë për nderim, edhe një tjetër për çnderim?
Romakëve 9:22
Dhe çfarë të thuash nëse Perëndia, duke dashur të tregojë zemërimin e tij dhe të bëjë të njohur pushtetin e tij duroi me shumë zemërgjërësi enët e zemërimit që qenë bërë për prishje?
Romakëve 9:23
Dhe që të bëjë të njohur pasuritë e lavdisë së tij ndaj enëve të mëshirës, të cilat i përgatiti për lavdi,
Romakëve 9:26
Dhe do të ndodhë që atje ku u është thënë atyre: "Ju nuk jeni populli im", atje do të quheni bij të Perëndisë së gjallë".
Romakëve 9:27
Por Isaia thërret për Izraelin: "Edhe sikur të ishte numri i bijve të Izraelit si rëra e detit, vetëm mbetja e tij do të shpëtohet".
Romakëve 9:28
Në fakt ai do ta realizojë vendimin e tij me drejtësi, sepse Zoti do ta realizojë dhe do ta përshpejtojë vendimin e tij mbi tokë.
Romakëve 9:29
Dhe ashtu si profetizoi Isaia: "Në qoftë se Perëndia i ushtrive nuk do të na kishte lënë farë, do të ishim bërë si Sodoma dhe do t`i kishim ngjarë Gomorës".
Romakëve 9:32
Përse? Sepse e kërkonte jo me anë të besimit, por me anë të veprave të ligjit; sepse ata u penguan në gurin e pengesës,
Romakëve 9:33
ashtu siç është shkruar: "Ja, unë po vë në Sion një gur pengese dhe një shkëmb skandali, dhe kushdo që i beson atij nuk do të turpërohet".
Romakëve 10:1
Vëllezër, dëshira e zemrës sime dhe lutja që i drejtoj Perëndisë për Izraelin është për shpëtim të tij.
Romakëve 10:2
Sepse unë dëshmoj për ta se kanë zell për Perëndinë, por jo sipas njohurisë.
Romakëve 10:3
Sepse duke mos njohur drejtësinë e Perëndisë dhe duke kërkuar të vendosin drejtësinë e vet, nuk iu nënshtruan drejtësisë së Perëndisë,
Romakëve 10:4
sepse përfundimi i ligjit është Krishti, për shfajësimin e kujtdo që beson.
Romakëve 10:5
Sepse Moisiu kështu e përshkruan drejtësinë që vjen nga ligji: "Njeriu që bën këto gjëra, do të rrojë me anë të tyre".
Romakëve 10:9
sepse, po të rrëfesh me gojën tënde Zotin Jezus, dhe po të besosh në zemrën tënde se Perëndia e ngjalli prej së vdekurish, do të shpëtohesh.
Romakëve 10:10
Sepse me zemër, njeriu beson në drejtësi dhe me gojë bëhet rrëfim për shpëtim,
Romakëve 10:11
sepse Shkrimi thotë: "Kushdo që beson në të, nuk do të turpërohet".
Romakëve 10:12
Sepse nuk ka dallim në mes Judeut dhe Grekut, sepse një i vetëm është Perëndia i të gjithëve, i pasur ndaj të gjithë atyre që e thërrasin.
Romakëve 10:14
Si do ta thërrasin, pra, atë, të cilit nuk i besuan? Dhe si do të besojnë tek ai për të cilin nuk kanë dëgjuar? Dhe si do të dëgjojnë, kur s`ka kush predikon?
Romakëve 10:16
Por jo të gjithë iu bindën ungjillit, sepse Isaia thotë: "O Perëndi, kush i besoi predikimit tonë?".
Romakëve 10:17
Besimi, pra, vjen nga dëgjimi, dhe dëgjimi vjen nga fjala e Perëndisë.
Romakëve 10:20
Dhe Isaia me guxim thotë: "Unë u gjeta nga ata që nuk më kërkonin, unë iu shfaqa atyre që nuk pyesnin për mua".
Romakëve 11:1
Unë, pra, them: A thua Perëndia e hodhi poshtë popullin e vet? Aspak, sepse edhe unë jam Izraelit, nga pasardhje e Abrahamit, nga fisi i Beniaminit.
Romakëve 11:2
Perëndia nuk e hodhi poshtë popullin e vet, të cilin e njohu që përpara. A nuk e dini ju ç`thotë Shkrimi për Elian? Si i drejtohet ai Perëndisë kundër Izraelit, duke thënë:
Romakëve 11:4
Por, çfarë i tha zëri hyjnor? "Kam lënë për veten time shtatë mijë burra, që nuk kanë rënë në gjunjë përpara Baalit".
Romakëve 11:6
Dhe, po të jetë prej hirit, nuk është më prej veprash, përndryshe hiri nuk do të ishte më hir, përndryshe vepra nuk do të ishte më vepër.
Romakëve 11:8
siç është shkruar: "Perëndia u dha atyre frymë hutimi, sy që të mos shohin dhe veshë që të mos dëgjojnë deri në ditën e sotme".
Romakëve 11:10
Sytë e tyre u errësofshin që të mos shohin, dhe kurrizin e tyre kërruse përgjithnjë".
Romakëve 11:12
Edhe nëse rrëzimi i tyre është fitim për botën dhe pakësimi i tyre është fitim për johebrenjtë, sa më tepër do të jetë mbushullia e tyre?
Romakëve 11:14
për të provuar se në ndonjë mënyrë mund t`i provokoj se mos i shtie në zili ata që janë mishi im edhe shpëtoj disa prej tyre.
Romakëve 11:15
Sepse, në qoftë se refuzimi i tyre është pajtim për botën, ç`do të jetë ripranimi i tyre, përveç se kalimi prej vdekjes në jetë?
Romakëve 11:20
Mirë, ato u prenë për mosbesimin, por ti qëndron për shkak të besimit; mos u kreno, por druaj.
Romakëve 11:21
Sepse nëse Perëndia nuk i kurseu degët natyrore, shiko se mos nuk të kursen edhe ty.
Romakëve 11:22
Shih, pra, mirësinë dhe rreptësinë e Perëndisë: rreptësinë mbi ata që u rrëzuan, dhe mirësinë ndaj teje, në qoftë se ti do të ngulmosh në mirësi, përndryshe edhe ti do të këputesh.
Romakëve 11:23
Kështu edhe ata, nëse nuk do të qëndrojnë në mosbesim, do të shartohen; sepse Perëndia është i fuqishëm t`i shartojë përsëri.
Romakëve 11:24
Sepse, në qoftë se ti u këpute nga ulliri i egër prej natyre dhe u shartove kundër natyrës në ulli të butë, aq më tepër këto, që janë degë prej natyre, do të shartohen në ullirin e vet.
Romakëve 11:28
Për sa i përket ungjillit ata janë armiq për hirin tuaj, por për sa i përket zgjedhjes, janë të dashur për hir të etërve,
Romakëve 11:29
sepse dhuntitë dhe thirrja e Perëndisë janë të pakthyeshme.
Romakëve 11:30
Sepse, sikundër dhe ju dikur ishit të pabindur ndaj Perëndisë, por tani fituat mëshirën për shkak të pabindjes së tyre,
Romakëve 11:31
kështu edhe këta tani u bënë të padëgjueshëm, që, me anë të mëshirës që u tregua për ju, të fitojnë edhe ata mëshirë.
Romakëve 11:32
Sepse Perëndia i mbylli të gjithë në padëgjesë, që të ketë mëshirë për të gjithë.
Romakëve 11:33
O thellësi pasurie, urtësie dhe diturie të Perëndisë! Sa të pahulumtueshme janë gjykimet e tij dhe të pashtershme janë udhët e tij!
Romakëve 11:35
Ose kush i dha atij më parë, që të ketë për të marrë shpagim?".
Romakëve 11:36
Sepse prej tij, me anë të tij dhe për të janë të gjitha gjëra. Lavdi atij përjetë! Amen!
Romakëve 12:1
O vëllezër, po ju bëj thirrje, nëpërmjet dhembshurisë së Perëndisë, ta paraqisni trupin tuaj si fli të gjallë, të shenjtëruar, të pëlqyer te Perëndia, që është shërbesa juaj e mënçur.
Romakëve 12:2
Dhe mos u konformoni me këtë botë, por transformohuni me anë të ripërtëritjes së mendjes suaj, që të provoni cili është i miri, i pëlqyeri dhe i përsosuri vullnet i Perëndisë.
Romakëve 12:3
Sepse, për hirin që më është dhënë, unë i them secilit prej jush të mos e vlerësojë veten më shumë se sa duhet ta çmojë, por të ketë një vlerësim të përkorë, sipas masës së besimit që Perëndia i ndau secilit.
Romakëve 12:11
Mos u tregoni të përtuar në zell; jini të zjarrtë në frymë, shërbeni Perëndisë,
Romakëve 12:13
ndihmoni për nevojat e shenjtorëve, jini mikpritës.
Romakëve 12:14
Bekoni ata që ju përndjekin, bekoni dhe mos mallkoni.
Romakëve 12:16
Kini të njëjtat mendime njeri me tjetrin; mos lakmoni për lart, por rrini me të përunjurit; mos e mbani veten për të mënçur.
Romakëve 12:17
Mos ia ktheni kurrkujt të keqen me të keqe, kërkoni të bëni të mirën përpara gjithë njerëzve.
Romakëve 12:19
Mos u hakmerrni për veten tuaj, o të dashur, por i jepni vend zemërimit të Perëndisë, sepse është shkruar: "Mua më përket hakmarrja, unë kam për të shpaguar, thotë Zoti".
Romakëve 13:1
Çdo njeri le t`i nënshtrohet pushteteve të sipërm, sepse nuk ka pushtet veçse prej Perëndisë; dhe pushtetet që janë, janë caktuar nga Perëndia.
Romakëve 13:2
Prandaj ai që i kundërvihet pushtetit, i kundërvihet urdhërit të Perëndisë; dhe ata që i kundërvihen do të marrin mbi vete dënimin.
Romakëve 13:3
Sepse eprorët s`ke pse t`i kesh frikë për vepra të mira, por për të këqijat; a do, pra, të mos i kesh frikë pushtetit? Bëj të mirën, dhe do të kesh lavdërim nga ai,
Romakëve 13:4
sepse eprori është shërbëtor i Perëndisë për ty për të mirë; por, po të bësh të këqija, druaj, sepse nuk e mban kot shpatën; sepse ai është shërbëtor i Perëndisë, hakmarrës plot zemërim kundër atij që bën të keqen.
Romakëve 13:5
Prandaj është e nevojshme t`i nënshtroheni, jo vetëm nga druajtje e zemërimit, por edhe për arsye të ndërgjegjes.
Romakëve 13:6
Sepse për këtë paguani edhe tatimet, sepse ata janë shërbëtorë të Perëndisë, që i kushtohen vazhdimisht këtij shërbimi.
Romakëve 13:7
I jepni, pra, secilit atë që i takon: tatimin atij që i përket, druajtje atij që është për t`u druajtur, nderimin atij që është për nderim.
Romakëve 13:8
Mos i kini asnjë detyrim askujt, përveç se ta doni njëri-tjetrin, sepse ai që e do tjetrin e tij e ka përmbushur ligjin.
Romakëve 13:9
Sepse urdhërimet: "Mos shkel kurorë, mos vraj, mos vidh, mos thua dëshmi të rreme, mos lakmo", dhe në pastë ndonjë urdhërim tjetër, përmblidhen në këtë fjalë: "Duaje të afërmin tënd porsi vetveten!".
Romakëve 13:10
Dashuria nuk i bën keq të afërmit; dashuria, pra, është përmbushja e ligjit.
Romakëve 13:14
Por vishuni me Zotin Jezu Krisht dhe mos tregoni kujdes për mishin, që t`ia kënaqni lakmitë.
Romakëve 14:1
Pranojeni atë që është i dobët në besim, pa e qortuar për mendimet.
Romakëve 14:3
Ai që ha të mos e përbuzë atë që nuk ha, dhe ai që nuk ha të mos gjykojë atë që ha, sepse Perëndia e ka pranuar.
Romakëve 14:4
Kush je ti që gjykon shërbyesin e tjetrit? A qëndron mbi këmbë ose rrëzohet, është punë e zotit të tij, por ai do të qëndrojë, sepse Perëndia është i zoti ta bëjë atë të qëndrojë në këmbë.
Romakëve 14:6
Ai që e çmon ditën, për Zotin e çmon; ai që nuk e çmon ditën, për Zotin nuk e ruan; kush ha, për Zotin ha dhe i falet nderit Perëndisë; dhe kush nuk ha, për Zotin nuk ha dhe i falet nderit Perëndisë.
Romakëve 14:7
Sepse asnjë nga ne nuk jeton për veten e tij dhe askush nuk vdes për veten e tij,
Romakëve 14:8
sepse, edhe nëse rrojmë, rrojmë për Zotin; edhe nëse vdesim, vdesim për Zotin; pra, edhe po të rrojmë ose të vdesim, të Zotit jemi.
Romakëve 14:9
Sepse për këtë edhe vdiq Krishti dhe u ngjall e u kthye në jetë: që të zotërojë edhe mbi të vdekurit, edhe mbi të gjallët.
Romakëve 14:10
Por ti, pse e gjykon vëllanë tënd? Ose përse e përbuz vëllanë tënd? Të gjithë, pra, do të dalim përpara gjykatës së Krishtit.
Romakëve 14:11
Sepse është shkruar: "Rroj unë, thotë Perëndia, se çdo gjë do të ulet para meje, dhe çdo gjuhë do ta lavdërojë Perëndinë!".
Romakëve 14:12
Kështu, pra, secili nga ne do t`i japë llogari Perëndisë për veten e vet.
Romakëve 14:13
Prandaj të mos e gjykojmë më njeri tjetrin, por më tepër gjykoni këtë: mos i vini gur pengese ose skandal vëllait.
Romakëve 14:14
Unë e di dhe jam plotësisht i bindur në Zotin Jezus, se asnjë gjë nuk është e ndyrë në vetvete, por për atë që çmon se diçka është e ndyrë, për atë është e ndyrë.
Romakëve 14:15
Por nëse vëllai yt trishtohet për shkak të një ushqimi, ti nuk ecën më sipas dashurisë; mos e bëj atë të humbasë me ushqimin tënd atë për të cilin Krishti vdiq.
Romakëve 14:17
sepse mbretëria e Perëndisë nuk është të ngrënët dhe të pirët, por drejtësia, paqja dhe gëzimi në Frymën e Shenjtë.
Romakëve 14:18
Sepse ai që i shërben Krishtit në këto gjëra, është i pëlqyer nga Perëndia dhe i miratuar nga njerëzit.
Romakëve 14:19
Le të ndjekim, pra, ato që ndihmojnë për paqe dhe për ndërtimin e njëri-tjetrit.
Romakëve 14:20
Mos e prish veprën e Perëndisë për ushqimin; vërtet, të gjitha gjëra janë të pastra, por bën keq kur dikush ha diçka që i është pengesë.
Romakëve 14:22
A ke besim ti? Mbaje besimin për veten tënde përpara Perëndisë; lum ai që nuk dënon veten e tij në atë që miraton.
Romakëve 15:2
Secili nga ne le t`i pëlqejë të afërmit për të mirë, për ndërtim,
Romakëve 15:4
Sepse të gjitha gjërat që u shkruan në të kaluarën u shkruan për mësimin tonë, që me anë të këmbënguljes dhe të ngushëllimit të Shkrimeve, të kemi shpresë.
Romakëve 15:5
Dhe Perëndia i durimit dhe i ngushëllimit ju dhëntë juve të keni po ato mendime njeri me tjetrin, sipas Jezu Krishtit,
Romakëve 15:6
që me një mendje të vetme dhe një gojë të vetme ta përlëvdoni Perëndinë, Atin e Perëndisë tonë Jezu Krisht.
Romakëve 15:7
Prandaj pranoni njëri-tjetrin, sikurse edhe Krishti na pranoi për lavdinë e Perëndisë.
Romakëve 15:8
Tani unë po ju them se Jezu Krishti u bë shërbëtor i të rrethprerëve për të vërtetën e Perëndisë, për të vërtetuar premtimet e dhëna etërve,
Romakëve 15:9
dhe i pranoi johebrenjtë për mëshirë të vet, që ta lëvdojnë Perëndinë sikurse është shkruar: "Për këtë do të të përlëvdoj ndër kombe, dhe do t`i këndoj lavdërime emrit tënd!".
Romakëve 15:10
Dhe përsëri ai thotë: "Gëzohuni, o njerëz, me popullin e tij".
Romakëve 15:11
Dhe përsëri: "Lavdëroni Zotin, të gjithë njerëzit; dhe le ta lëvdojnë të gjithë popujt".
Romakëve 15:12
Dhe përsëri Isaia thotë: "Do të mbijë një filiz nga rrënja e Jeseut dhe ai që ngrihet për të sunduar njerëzit; kombet do të shpresojnë në të!".
Romakëve 15:13
Dhe Perëndia i shpresës le t`ju mbushë me çfarëdo gëzimi dhe paqe me anë të besimit, që të keni mbushulli në shpresë, me anë të fuqisë së Frymës së Shenjtë!
Romakëve 15:14
Dhe, sa për ju, o vëllezër, më është mbushur mendja për ju, se edhe ju jeni plot mirësi, plot me çdo njohuri, të zotë të këshilloni njëri-tjetrin.
Romakëve 15:15
Por unë ju shkrova në një farë shkalle më me guxim që t`ju kujtoj për hirin që m`u dha prej Perëndisë,
Romakëve 15:16
që të jem shërbëtor i Jezu Krishtit pranë johebrenjve, duke punuar në shërbesën e shenjtëruar të ungjillit të Perëndisë, që oferta e johebrenjve të jetë e pëlqyer, dhe e shenjtëruar nga Fryma e Shenjtë.
Romakëve 15:17
Kam, pra, me se të mburrem në Jezu Krishtin për punët që kanë të bëjnë me Perëndinë.
Romakëve 15:18
Sepse nuk do të guxoja të flas për ndonjë nga ato gjëra të cilat Krishti nuk i bëri nëpërmjet meje, për t`i sjell në dëgjes johebrenjtë me fjalë dhe me vepër,
Romakëve 15:19
me fuqi shenjash dhe çudirash, me fuqi të Frymës së Perëndisë; kështu, prej Jeruzalemit e përqark dhe gjer në Iliri, kam kryer shërbimin e ungjillit të Krishtit,
Romakëve 15:20
duke u përpjekur të ungjillëzoj atje ku nuk ishte i njohur emri i Krishtit, që të mos ndërtoj mbi themelin e tjetërit.
Romakëve 15:21
Por, sikurse është shkruar: "Ata, ndër të cilët nuk u qe shpallur, do të shohin, dhe ata që nuk kishin dëgjuar për të, do të kuptojnë".
Romakëve 15:22
Edhe për këtë arsye u pengova shumë herë të vij tek ju.
Romakëve 15:23
Por tani, duke mos pasur më fushë veprimi për të ungjillizuar në këto vise, dhe duke pasur prej shumë vjetësh mall të vij tek ju,
Romakëve 15:24
kur të shkoj në Spanjë, do të vij ndër ju; sepse shpresoj, pra, t`ju shoh dhe të më përcillni deri atje, pasi të kënaqem, sado pak, me ju.
Romakëve 15:25
Por tani unë po shkoj në Jeruzalem, për t`u shërbyer shenjtorëve,
Romakëve 15:26
sepse atyre nga Maqedonia dhe Akaia u pëlqeu të japin një ndihmesë për të varfërit që janë ndër shenjtorët e Jeruzalemit.
Romakëve 15:27
Kjo u pëlqeu atyre me të vërtetë, sepse u janë debitorë; sepse, në qoftë se johebrenjtë, pra, janë bërë pjestarë bashkë me ta për të mirat frymërore, kanë detyrë t`u shërbejnë atyre edhe me të mira materiale.
Romakëve 15:30
Dhe ju bëj thirrje, o vëllezër, për Zotin tonë Jezu Krisht dhe për dashurinë e Frymës, të luftoni bashkë me mua në lutje te Perëndia për mua,
Romakëve 15:31
që unë të shpëtoj nga të pabesët në Jude, dhe që shërbesa ime që po bëj për Jeruzalemin t`u pëlqejë shenjtorëve,
Romakëve 15:32
që unë të vij tek ju, në dashtë Perëndia, dhe të freskohem bashkë me ju.
Romakëve 15:33
Edhe Perëndia e paqes qoftë me ju të gjithë. Amen.
Romakëve 16:4
të cilët për jetën time vunë kokën në rrezik; ata i falendëroj jo vetëm unë, por të gjitha kishat e johebrenjve.
Romakëve 16:6
Të fala Marisë, e cila u mundua shumë për ne.
Romakëve 16:7
Të fala Andronikut dhe Juniës, kushërinj të mi dhe shokë burgu, të cilët janë dalluar midis apostujve dhe kanë qenë në Krishtin përpara meje.
Romakëve 16:12
U bëni të fala Trifenës dhe Trifozës, të cilat mundohen në Zotin. Të fala Persidës së dashur, e cila është munduar shumë në Zotin.
Romakëve 16:16
Përshëndetni njeri tjetrin me një të puthur të shenjtë; kishat e Krishtit ju përshëndesin.
Romakëve 16:17
Tani unë ju bëj thirrje, o vëllezër, të ruheni nga ata që shkaktojnë përçarje dhe skandale kundër doktrinës që keni mësuar dhe të largoheni nga ata;
Romakëve 16:19
Sepse të bindurit tuaj arriti kudo; prandaj unë gëzohem për ju; dhe dëshiroj që të jeni të mëncur për të mirën dhe të thjesht për të keqen.
Romakëve 16:20
Tani Perëndia e paqes do ta dërmojë së shpejti Satananë nën këmbët tuaja. Hiri i Zotit tonë Jezu Krisht qoftë me ju.
Romakëve 16:21
Timoteu, bashkëpunëtori im, Luci, Jasoni dhe Sosipatri, kushërinj të mi, ju përshendesin.
Romakëve 16:22
Unë, Terci, që shkrova këtë letër ju përshëndes në Zotin.
Romakëve 16:26
por tani u shfaq e u zbulua me anë të Shkrimeve të profetëve, sipas urdhërimit të Perëndisë të përjetshme dhe u njoh ndër të gjitha kombet, për t`i sjellë në dëgjesën e besimit,
Romakëve 16:27
Perëndisë, të vetmin të ditshëm, i qoftë lavdi në përjetësi me anë të Jezu Krishtit. Amen.
1 Korintasve 1:1
Pali, i thirrur apostull i Jezu Krishtit, me anë të vullnetit të Perëndisë, dhe vëllai Sosten,
1 Korintasve 1:2
kishës së Perëndisë që është në Korint, të shenjtëruarve në Krishtin Jezus, të thirrur shenjtorë, bashkë me të gjithë ata që në çdo vend e thërrasin emrin e Jezu Krishtit, Zotit të tyre dhe tonit:
1 Korintasve 1:3
hir dhe paqe për ju nga Perëndia, Ati ynë, dhe nga Zoti Jezu Krisht.
1 Korintasve 1:4
Përherë i falem nderit Perëndisë tim për ju, për hirin e Perëndisë, i cili ju është dhënë me anë të Jezu Krishtit,
1 Korintasve 1:9
Besnik është Perëndia, nga i cili jeni thirrur në bashkësinë e Birit të tij Jezu Krishtit, Zotit tonë.
1 Korintasve 1:11
Sepse më është treguar për ju, o vë-llezër, nga ata të shtëpisë së Kloes, se në mes jush ka grindje.
1 Korintasve 1:13
Vallë i ndarë qenka Krishti? Mos Pali u kryqëzua për ju? Apo ju u pagëzuat në emër të Palit?
1 Korintasve 1:14
E falënderoj Perëndinë që nuk kam pagëzuar asnjë nga ju, me përjashtim të Krispit dhe të Gait,
1 Korintasve 1:16
Unë pagëzova edhe familjen e Stefanës; përveç tyre nuk di të kem pagëzuar ndonjë tjetër.
1 Korintasve 1:18
Sepse mesazhi i kryqit është marrëzi për ata që humbin, por për ne që shpëtohemi është fuqia e Perëndisë.
1 Korintasve 1:20
Ku është i dituri? Ku është skribi? Ku është debatuesi i kësaj epoke? A nuk e bëri të marrë Perëndia diturinë e kësaj bote?
1 Korintasve 1:21
Sepse, duke qenë se nëpërmjet diturisë së Perëndisë bota nuk e njohu Perëndinë me urtinë e vet, Perëndisë i pëlqeu të shpëtojë ata që besojnë nëpërmjet marrëzisë së predikimit,
1 Korintasve 1:23
por ne predikojmë Krishtin të kryqëzuar, skandal për Judenjtë dhe marrëzi për Grekët,
1 Korintasve 1:24
kurse për ata që janë të thirrur, qofshin Judenj ose Grekë, predikojmë Krishtin, fuqia e Perëndisë dhe diturinë e Perëndisë;
1 Korintasve 1:25
sepse marrëzia e Perëndisë është më e ditur se njerëzit dhe dobësia e Perëndisë më e fortë se njerëzit.
1 Korintasve 1:27
por Perëndia ka zgjedhur gjërat e marra të botës për të turpëruar të urtët; dhe Perëndia ka zgjedhur gjërat e dobëta të botës për të turpëruar të fortët;
1 Korintasve 1:28
dhe Perëndia ka zgjedhur gjërat jo fisnike të botës dhe gjërat e përçmuara, edhe gjërat që nuk janë, për të asgjësuar ato që janë,
1 Korintasve 1:29
që asnjë mish të mos mburret përpara tij.
1 Korintasve 1:30
Por prej tij ju jeni në Krishtin Jezus, i cili nga Perëndia u bë për ne dituri, drejtësi, shenjtërim dhe shpengim,
1 Korintasve 2:1
Edhe unë, o vëllezër, kur erdha te ju, nuk erdha me shkëlqim fjalësh a diturie, që t`ju shpall dëshminë e Perëndisë,
1 Korintasve 2:5
që besimi juaj të mos qëndrojë mbi diturinë e njerëzve, po mbi fuqinë e Perëndisë.
1 Korintasve 2:7
por flasim diturinë e Perëndisë të fshehur në mister, që Perëndia e kishte paracaktuar përpara kohërash për lavdinë tonë,
1 Korintasve 2:9
Por, sikurse është shkruar: "Ato gjëra që syri nuk i ka parë dhe veshi nuk i ka dëgjuar dhe nuk kanë hyrë në zemër të njeriut, janë ato që Perëndia ka përgatitur për ata që e duan atë".
1 Korintasve 2:10
Po Perëndia na i ka zbuluar me anë të Frymës së tij, sepse Fryma heton çdo gjë, edhe të thellat e Perëndisë.
1 Korintasve 2:11
Sepse cili nga njerëzit, pra, njeh gjërat e njeriut, përveç se fryma e njeriut që është në të? Po kështu asnjëri s`i njeh gjërat e Perëndisë, përveç Fryma e Perëndisë.
1 Korintasve 2:12
Dhe ne nuk kemi marrë frymën e botës, por Frymën që vjen nga Perëndia, që të njohim gjërat që na janë dhuruar falas nga Perëndia.
1 Korintasve 2:13
Për këto edhe flasim, por jo me fjalë të mësuara nga dituria njerëzore, por të mësuara nga Fryma e Shenjtë, duke i krahasuar gjëra frymërore me fjalë frymërore.
1 Korintasve 2:14
Dhe njeriu natyror nuk i rrok gjërat që janë të Frymës së Shenjtë; sepse për të janë marrëzi dhe nuk mund t`i njohë; sepse ato gjykohen frymërisht.
1 Korintasve 3:2
Ju dhashë qumësht për të pirë dhe nuk ju dhashë ushqim të fortë, sepse nuk ishit në gjendje ta asimilonit, madje edhe tani jo, sepse jeni akoma të mishit;
1 Korintasve 3:3
në fakt sepse midis jush ka smirë, grindje e përçarje a nuk jeni të mishit dhe a nuk ecni sipas mënyrës së njerëzve?
1 Korintasve 3:6
Unë mbolla, Apoli ujiti, po Perëndia i bëri të rriten.
1 Korintasve 3:7
Kështu, pra, as ai që mbjell, as ai që ujit, nuk është gjë, por Perëndia që rrit.
1 Korintasve 3:8
Por ai që mbjell dhe ai që ujit janë një, dhe secili do të marrë shpërblimin e vet sipas mundit të tij.
1 Korintasve 3:9
Ne, pra, jemi bashkëpunëtorë të Perëndisë; ju jeni ara e Perëndisë, ndërtesa e Perëndisë.
1 Korintasve 3:10
Sipas hirit të Perëndisë që më është dhënë, si arkitekt i ditur, unë kam hedhur themelin dhe një tjetër ndërton mbi të; por secili të ketë kujdes se si ndërton mbi të,
1 Korintasve 3:11
sepse askush nuk mund të hedhë themel tjetër përveç atij që është hedhur, i cili është Jezu Krishti.
1 Korintasve 3:14
Në qoftë se vepra që dikush ka ndërtuar mbi themelin qëndron, ai do të marrë një shpërblim,
1 Korintasve 3:15
në qoftë se vepra e tij digjet, ai do të pësojë humbje, por ai vetë do të shpëtohet, si përmes zjarrit.
1 Korintasve 3:16
A nuk e dini ju se jeni tempulli i Perëndisë dhe se Fryma e Perëndisë banon në ju?
1 Korintasve 3:17
Në qoftë se dikush e prish tempullin e Perëndisë, Perëndia do ta prishë atë, sepse tempulli i Perëndisë, i cili jeni ju, është i shenjtë.
1 Korintasve 3:19
Sepse dituria e kësaj bote është marrëzi pranë Perëndisë, sepse është shkruar: "Ai i zë të urtët në dinakërinë e tyre";
1 Korintasve 3:20
dhe përsëri: "Zoti i njeh mendimet e të urtëve se janë të kota".
1 Korintasve 3:23
Dhe ju jeni të Krishtit dhe Krishti është i Perëndisë.
1 Korintasve 4:1
Kështu njeriu, pra, le të na mbajë për shërbëtorë të Krishtit dhe si administratorë të mistereve të Perëndisë.
1 Korintasve 4:3
Sa për mua, më intereson fort pak që të gjykohem prej jush ose prej një gjykate njerëzore; madje as vetveten nuk e gjykoj.
1 Korintasve 4:4
Sepse nuk jam i vetëdijshëm për asnjë faj, por për këtë nuk jam justifikuar, por ai që më gjykon është Zoti.
1 Korintasve 4:5
Prandaj mos gjykoni asgjë para kohe derisa të vijë Zoti, që do të nxjerrë në dritë gjërat e fshehta të errësirës dhe do të shfaqë këshillat e zemrave; dhe atëherë secili do të ketë lavdërimin e vet nga Perëndia.
1 Korintasve 4:6
Dhe tani, o vëllezër, për të mirën tuaj, ia kalova këto gjëra vetes sime dhe Apolit, që nëpërmjet nesh të mësoni që të mos mendoni përtej asaj që është shkruar, që të mos krekoset ndonjë prej jush, njeri kundër tjetrit.
1 Korintasve 4:9
Sepse unë mendoj se Perëndia na ka paraqitur ne apostujt si të fundit, si njerëz të dënuar për vdekje; sepse u bëmë lojë për botën, për engjëjt dhe për njerëzit.
1 Korintasve 4:10
Ne jemi të marrë për Krishtin, por ju të urtë në Krishtin; ne jemi të dobët, por ju të fortë; ju jeni të nderuar, por ne të përbuzur.
1 Korintasve 4:12
dhe mundohemi, duke punuar me duart tona; duke qenë të fyer, bekojmë; duke qenë të përndjekur, durojmë;
1 Korintasve 4:14
Këto gjëra nuk po i shkruaj që t`ju turpëroj, por që t`ju paralajmëroj si fëmijët e mi të dashur.
1 Korintasve 4:17
Për këtë arsye ju kam dërguar Timoteun, që është biri im i dashur dhe besnik në Zotin. Ky do t`ju kujtojë udhët e mia në Krishtin ashtu siç mësoj kudo në çdo kishë.
1 Korintasve 4:19
por shpejt kam për të ardhur te ju, në dashtë Zoti, dhe kam për të njohur jo fjalën, po fuqinë e atyre që janë krekosur,
1 Korintasve 4:20
sepse mbretëria e Perëndisë nuk qëndron në fjalë, por në fuqi.
1 Korintasve 4:21
Çfarë doni? Që të vij te ju me thupër apo me dashuri dhe me zemërbutësi?
1 Korintasve 5:5
vendosa që ti dorëzohet ky njeri në dorë të Satanit për prishjen e mishit, që t`i shpëtohet fryma në ditën e Zotit Jezus.
1 Korintasve 5:7
Hiqni, pra, majanë e vjetër, që të jeni një brumë i ri, siç jeni pa maja; sepse pashka jonë, që është Krishti, u flijua për ne.
1 Korintasve 5:9
Ju kam shkruar në letër, të mos përziheni me kurvarë,
1 Korintasve 5:11
Por tani ju shkrova të mos përziheni me atë, të ashtuquajturin vëlla, që është kurvar, ose lakmues ose idhujtar, o shpi-fës, o pijanec ose cub; me një të tillë bile as të mos hani bashkë.
1 Korintasve 5:13
Por ata të jashtmit Perëndia i gjykon. Prandaj nxirreni të ligun nga vetja juaj.
1 Korintasve 6:1
A guxon ndonjë nga ju, kur ka ndonjë çështje kundër një tjetri, të gjykohet përpara të padrejtëve dhe jo përpara shenjtorëve?
1 Korintasve 6:3
A nuk e dini ju se ne do të gjykojmë engjëj? Dhe aq më tepër mund të gjykojmë gjërat e kësaj jete!
1 Korintasve 6:4
Pra, në qoftë se keni për të gjykuar çështje të kësaj jete, vini gjykatës ata që çmohen më pak në kishë.
1 Korintasve 6:5
Këtë e them për turpin tuaj. Kështu midis jush nuk paska asnjë të urtë, i cili të jetë i zoti të gjykojë në mes të vëllezërve të tij?
1 Korintasve 6:6
Por një vëlla hyn në gjyq me të vë-llanë, dhe kjo përpara të pabesëve.
1 Korintasve 6:8
Po, përkundrazi, ju bëni padrejtësi dhe mashtroni, dhe këto ua bëni vëllezërve.
1 Korintasve 6:9
A nuk e dini ju se të padrejtët nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë? Mos u gënjeni: as kurvarët, as idhujtarët, as shkelësit e kurorës, as të zhburrëruarit, as homoseksualët,
1 Korintasve 6:10
as vjedhësit, as lakmuesit, as pijanecët, as përqeshësit, as grabitësit nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë.
1 Korintasve 6:11
Dhe të tillë ishit disa nga ju; por u latë, por u shenjtëruat, por u shfajësuat në emër të Zotit Jezus dhe me anë të Frymës së Perëndisë tonë.
1 Korintasve 6:13
Gjellët janë për barkun dhe barku për gjellët; por Perëndia do të shkatërrojë edhe këtë edhe atë; por trupi nuk është për kurvëri, po për Zotin, dhe Zoti për trupin.
1 Korintasve 6:14
Tani Perëndia siç e ringjalli Zotin kështu do të na ringjallë edhe ne me fuqinë e tij.
1 Korintasve 6:19
A nuk e dini se trupi juaj është tempulli i Frymës së Shenjtë që është në ju, të cilin e keni nga Perëndia, dhe se nuk i përkitni vetvetes?
1 Korintasve 6:20
Sepse u bletë me një çmim! Përlëvdoni Perëndinë, pra, në trupin tuaj dhe në frymën tuaj, që i përkasin Perëndisë.
1 Korintasve 7:1
Tani lidhur me ato që më shkruat, mirë është për njeriun të mos prekë grua.
1 Korintasve 7:2
Por, për shkak të kurvërimit, le të ketë secili gruan e vet dhe secila grua burrin e vet.
1 Korintasve 7:5
Mos ia privoni njëri-tjetrit, rveç në qoftë se jeni marrë vesh, për një farë kohe, që t`i kushtoheni agjërimit dhe lutjes, dhe përsëri ejani bashkë që të mos ju tundojë Satani për shkak të mungesës së vetkontrollit tuaj.
1 Korintasve 7:7
sepse do të doja që të gjithë njerëzit të ishin si unë; por secili ka dhunti të veçantë nga Perëndia, njeri kështu dhe tjetri ashtu.
1 Korintasve 7:8
Por të pamartuarve dhe grave të veja po u them se për ta është mirë nëse qëndrojnë si unë,
1 Korintasve 7:14
sepse burri jobesimtar është shenjtëruar me anë të gruas, dhe gruaja jobesimtare është shenjtëruar me anë të burrit, sepse përndryshe fëmijët do të ishin të papastër; kurse kështu janë të shenjtë.
1 Korintasve 7:15
Nëse jobesimtari ndahet, le të ndahet; në këto raste vëllai ose motra nuk janë më të lidhur; por Perëndia na ka thirrur në paqe.
1 Korintasve 7:16
Sepse çfarë di ti, o grua, nëse ke për ta shpëtuar burrin? Ose ç`di ti, o burrë, nëse ke për ta shpëtuar gruan?
1 Korintasve 7:17
Gjithsesi secili të vazhdojë të jetojë ashtu si ia ka dhënë Perëndia dhe ashtu sikurse e thirri Zoti; dhe kështu urdhëroj në të gjitha kishat.
1 Korintasve 7:19
Rrethprerja nuk është asgjë dhe parrethprerja nuk është asgjë, vetëm zbatimi i urdhërimeve të Perëndisë ka rëndësi.
1 Korintasve 7:24
Vëllezër, secili le të mbetet te Perëndia në gjendjen në të cilën është thirrur.
1 Korintasve 7:25
Por për sa u takon virgjëreshave, s`kam urdhër nga Zoti, por po jap një mendim si njeri që kam fituar mëshirën e Zotit për të qenë i besueshëm.
1 Korintasve 7:26
Mendoj se është mirë për njeriun të jetë kështu siç është, për shkak të ngushticës së tanishme.
1 Korintasve 7:31
dhe ata që përdorin nga kjo botë, sikur të mos e përdornin, sepse forma e kësaj bote po kalon.
1 Korintasve 7:32
Dhe unë dëshiroj që ju të jeni pa merak. I pamartuari merakoset për gjërat e Zotit, si mund t`i pëlqejë Zotit;
1 Korintasve 7:33
por i martuari merakoset për gjërat e botës, si mund t`i pëlqejë gruas së tij.
1 Korintasve 7:34
Ka dallim gruaja nga virgjëresha; e pamartuara kujdeset për gjërat e Zotit që të jetë e shenjtë në trup e në frymë, kurse e martuara kujdeset për gjërat e botës, si mund t`i pëlqejë burrit.
1 Korintasve 7:35
Edhe këtë unë e them për dobinë tuaj, jo që t`ju vë një lak, po që të jeni të hijshëm dhe t`i kushtoheni Zotit pa u shkëputur.
1 Korintasve 7:39
Gruaja është e lidhur për sa kohë rron burri i saj; por, në qoftë se i vdes burri, ajo është e lirë të martohet me cilin të dojë, veçse kjo punë të bëhet në Zotin.
1 Korintasve 7:40
Por, sipas gjykimit tim, ajo është më e lumtur, po mbeti ashtu; dhe mendoj se edhe unë kam Frymën e Perëndisë.
1 Korintasve 8:1
Për sa u përket flijimeve për idhujt, ne e dime se të gjithë kemi njohuri; njohuria krekos, kurse dashuria ndërton.
1 Korintasve 8:3
Por në qoftë se dikush e do Perëndinë, ai është i njohur prej tij.
1 Korintasve 8:4
Pra, për sa i përket të ngrënit të flive që u bëhen idhujve, ne e dimë se idhulli nuk është asgjë në botë dhe se nuk ka Perëndi tjetër, veç një.
1 Korintasve 8:5
Sepse, ndonëse ka të ashtuquajtura perëndi në qiell a në tokë (sikurse ka shumë perëndi dhe shumë zotër),
1 Korintasve 8:6
për ne s`ka veçse një Perëndi, Ati nga i cili janë të gjitha gjërat dhe ne në të; dhe një Zot, Jezu Krishti, me anë të të cilit janë të gjitha gjërat, dhe ne jetojmë me anë të tij.
1 Korintasve 8:7
Por njohuria nuk është në të gjithë; madje disa, të ndërgjegjshëm për idhullin, hanë gjëra posi të flijuara idhujve; dhe ndërgjegja e tyre, duke qenë e dobët, përlyhet.
1 Korintasve 8:8
Por të ngrënit nuk na çon te Perëndia; po të hamë, nuk fitojmë asgjë më tepër dhe, po të mos hamë, s`kemi gjë më pak.
1 Korintasve 8:9
Por kini mendjen se mos kjo liri që keni të bëhet pengesë për të dobëtit.
1 Korintasve 8:10
Sepse, në qoftë se dikush të sheh ty, që ke njohuri, të ulur në tryezë në një tempull idhujsh, ndërgjegja e tij, që është e dobët, a nuk do të marrë guxim që ai të hajë gjërat e flijiuara për idhujt?
1 Korintasve 8:11
Edhe kështu, për shkak të njohurisë sate, do të humbasë vëllai yt i dobët, për të cilin vdiq Krishti.
1 Korintasve 9:2
Në qoftë se për të tjerët nuk jam apostull, së paku për ju unë jam; sepse ju jeni vula e apostullimit tim në Zotin.
1 Korintasve 9:9
Sepse në ligjin e Moisiut është shkru-ar: "Mos ia lidh gojën kaut që shin". A u merrka Perëndia me qetë, vallë?
1 Korintasve 9:10
Apo e thotë këtë për ne? Vërtetë për ne janë shkruar, sepse kush lëron duhet të lërojë me shpresë, dhe kush shin, duhet të shijë me shpresë që të marrë atë që shpreson.
1 Korintasve 9:12
Në qoftë se të tjerë kanë pjesë të kësaj të drejte mbi ju, a nuk do ta kishim ne shumë më tepër? Po ne nuk e përdornim këtë të drejtë; po durojmë çdo gjë, për të mos i vënë asnjë pengesë ungjillit të Krishtit.
1 Korintasve 9:15
Por unë nuk përdora asnjë nga këto gjëra as nuk i shkrova, që kështu të më bëhet, sepse për mua është më mirë të vdes se sa dikush ta bëjë të kotë të mburrurit tim.
1 Korintasve 9:18
Cila, pra, është paga ime? Që, duke predikuar ungjillin ta bëj ungjillin të ofruar falas, pa e përdorur për keq pushtetin tim në ungjillin.
1 Korintasve 9:20
Kështu e kam bërë vetën time Jude me Judenjtë për t`i fituar Judenjtë; e kam bërë veten time si një që është nën ligj me ata që janë nën ligj për t`i fituar ata që janë nën ligj;
1 Korintasve 9:21
me ata që janë pa ligj e kam bërë veten time si pa ligj (ndonëse nuk isha pa ligjin e Zotit, por nën ligjin e Krishtit), për të fituar ata që janë pa ligj.
1 Korintasve 9:22
E kam bërë veten time të dobët me të dobëtit, për të fituar të dobëtit; e kam bërë veten time gjithçka për të gjithë, që të mund të shpëtoj me çdo mënyrë disa njerëz.
1 Korintasve 9:23
Dhe këtë e bëj për hir të ungjillit, që të bëhem edhe unë pjestar i tij.
1 Korintasve 9:25
Dhe kushdo që merr pjesë në garë kontrollon veten në të gjitha; dhe ata e bëjnë këtë për të marrë një kurorë që prishet, kurse ne për një kurorë që nuk prishet.
1 Korintasve 9:27
madje e mundoj trupin tim dhe e nënshtroj, se mos, pasi t`u kem predikuar të tjerëve, të bëhem për t`u përjashtuar.
1 Korintasve 10:1
Sepse, o vëllezër, unë nuk dua që ju të mos edini se gjithë etërit tanë ishin nën renë, dhe të gjithë shkuan nëpër det,
1 Korintasve 10:2
dhe të gjithë u pagëzuan për Moisinë në re dhe në det,
1 Korintasve 10:5
Por Perëndia nuk pëlqeu shumicën prej tyre; sepse ranë të vdekur në shkretëtirë.
1 Korintasve 10:6
Dhe këto u bënë si shembuj për ne, që ne të mos dëshirojmë gjëra të liga, ashtu si dëshiruan ata,
1 Korintasve 10:7
dhe që të mos bëheni idhujtarë si disa nga ata, sikurse është shkruar: "Populli u ul që të hajë dhe të pijë, dhe u ngrit për të luajtur".
1 Korintasve 10:9
Dhe të mos e tundojmë Krishtin, ashtu si e tunduan disa nga ata dhe u vranë nga gjarpërinjtë.
1 Korintasve 10:11
Dhe të gjitha këto gjëra u ndodhën atyre si shëmbull, dhe janë shkruar për paralajmërimin tonë, për ne që jemi në mbarim të epokët.
1 Korintasve 10:13
Asnjë tundim nuk ju ka gjetur juve, përveç se tundimi njerëzor; por Perëndia është besnik dhe nuk do të lejojë që t`ju tundojnë përtej fuqive tuaja, por me tundimin do t`ju japë dhe rrugë dalje, që ju të mund ta përballoni.
1 Korintasve 10:20
Jo, por them se gjërat që flijojnë johebrenjtë, ua flijojnë demonëve dhe jo Perëndisë; tani unë nuk dua që ju të keni pjesë me demonët.
1 Korintasve 10:25
Hani çdo gjë që shitet te kasapi, pa bërë pyetje për shkak të ndërgjegjes,
1 Korintasve 10:26
sepse "toka është e Zotit dhe gjithçka që ajo përmban".
1 Korintasve 10:27
Dhe në qoftë se ndonjë jobesimtar ju fton dhe ju doni të shkoni, hani çdo gjë që t`u vihet përpara, pa bërë pyetje për shkak të ndërgjegjes.
1 Korintasve 10:28
Por në qoftë se dikush ju thotë: "Kjo është nga flijim idhujsh", mos hani, për atë që ju paralajmëroi dhe për shkak të ndërgjegjes, sepse "toka është e Zotit dhe gjithçka që ajo përmban".
1 Korintasve 10:29
Dhe them ndërgjegje, por jo tënden, por të tjetrit. Sepse përse të gjykohet liria ime nga ndërgjegja e një tjetri?
1 Korintasve 10:30
Në qoftë se unë marr pjesë me falenderim, pse të shahem për atë gjë, për të cilin falenderoj?
1 Korintasve 10:31
Pra, nëse hani, nëse pini, nëse bëni ndonjë gjë tjetër, të gjitha t`i bëni për lavdinë e Perëndisë.
1 Korintasve 10:32
Mos u bëni shkak skandali as për Judenj, as për Grekë, as për kishën e Perëndisë;
1 Korintasve 10:33
sikurse edhe unë vetë përpiqem t`u pëlqej të gjithëve në çdo gjë, nuk kërkoj përfitimin tim, por të të shumtëve, që të shpëtohen.
1 Korintasve 11:3
Por dua që të dini se kreu i çdo njeriu është Krishti, edhe kreu i gruas është burri; edhe kreu i Krishtit është Perëndia.
1 Korintasve 11:4
Çdo burrë, kur lutet ose profetizon kokëmbuluar, turpëron kryet e tij.
1 Korintasve 11:5
Edhe çdo grua, që lutet ose profetizon kokëzbuluar, turpëron kryet e saj, sepse është njëlloj sikur të ishte e rruar.
1 Korintasve 11:6
Sepse në qoftë se gruaja nuk mbulohet, le t`ia presin flokët; por në qoftë se për gruan është turp të qethet a të rruhet, le të mbulojë kryet.
1 Korintasve 11:7
Sepse burri nuk duhet të mbulojë kryet, sepse është shëmbëllimi dhe lavdia e Perëndisë, kurse gruaja është lavdia e burrit,
1 Korintasve 11:9
edhe sepse burri nuk u krijua për gruan, por gruaja për burrin.
1 Korintasve 11:10
Prandaj gruaja, për shkak të engjëjve, duhet të ketë një shenjë pushteti mbi kryet.
1 Korintasve 11:12
sepse sikurse gruaja vjen nga burri, ashtu edhe burri lind nëpërmjet gruas, dhe çdo gjë vjen nga Perëndia.
1 Korintasve 11:13
Gjykoni ndër veten tuaj. A i ka hije gruas t`i lutet Perëndisë pa u mbuluar?
1 Korintasve 11:14
Po vetë natyra, a nuk ju mëson se, në qoftë se një burrë i mban flokët të gjata, kjo është çnderim për të?
1 Korintasve 11:15
Por në qoftë se gruaja i ka flokët të gjata, kjo është lavdi për të, sepse flokët i janë dhënë asaj për mbulesë.
1 Korintasve 11:16
Por në qoftë se ndokush mendon të kundërshtojë, ne s`kemi zakon të tillë, as kishat e Perëndisë.
1 Korintasve 11:17
Por, duke porositur këtë, unë nuk ju lavdëroj, se ju mblidheni, jo për më të mirën, po për më të keqen.
1 Korintasve 11:18
Para së gjithash, sepse dëgjoj se kur bashkoheni në asamble ka midis jush përçarje, dhe pjesërisht e besoj.
1 Korintasve 11:20
Kur mblidheni bashkë, pra, në një vend, kjo që bëni nuk është për të ngrënë darkën e Zotit,
1 Korintasve 11:21
sepse, në të ngrënët, gjithësecili merr darkën e vet më përpara; dhe njëri ka uri dhe tjetri është i dehur.
1 Korintasve 11:22
A nuk keni, pra, shtëpi për të ngrënë e për të pirë? Apo përbuzni kishën e Perëndisë dhe turpëroni ata që s`kanë asgjë? Çfarë t`ju them juve? T`ju lavdëroj? Për këtë nuk ju lëvdoj.
1 Korintasve 11:24
dhe, si falënderoi, e theu dhe tha: "Merrni, hani; ky është trupi im që është thyer për ju; bëni këtë në përkujtimin tim".
1 Korintasve 11:25
Gjithashtu, pas darkës, mori edhe kupën, duke thënë: "Kjo kupë është besëlidhja e re në gjakun tim; bëni këtë sa herë që të pini, në përkujtimin tim".
1 Korintasve 11:29
sepse ai që ha dhe pi padenjësisht, ha dhe pi një dënim për veten e tij, sepse nuk e dallon trupin e Zotit.
1 Korintasve 11:30
Për këtë arsye ka në mes jush shumë të dobët e të sëmurë, dhe shumë vdesin.
1 Korintasve 11:33
Prandaj, o vëllezërit e mi, kur mblidheni për të ngrënë, pritni njeri tjetrin.
1 Korintasve 11:34
Dhe në qoftë se dikush ka uri, le të hajë në shtëpi, që të mos mblidheni për dënim. Dhe gjërat e tjera, kur të vij, do t`i rregulloj.
1 Korintasve 12:1
Edhe për sa u përket dhuntive frymërore, o vëllezër, nuk dua të jeni të paditur.
1 Korintasve 12:6
Dhe ka larmi veprimtarish por është i njejti Perëndi i cili i bën të gjitha gjërat në të gjithë.
1 Korintasve 12:7
Dhe secilit i jepet shfaqja e Frymës për dobinë e përbashkët.
1 Korintasve 12:9
një tjetri besim, nga po ai Frymë; një tjetri dhuntitë e shërimeve, nëpërmjet po atij Frymë; një tjetri pushtet për të kryer veprime të fuqishme; një tjetri profeci; një tjetri të dallojë frymërat;
1 Korintasve 12:15
Sikur të thoshte këmba: "Mbasi nuk jam dorë, unë nuk jam pjesë e trupit", mos për këtë nuk është pjesë e trupit?
1 Korintasve 12:16
Dhe sikur veshi të thoshte: "Mbasi nuk jam sy, unë nuk jam pjesë e trupit", mos për këtë nuk është pjesë e trupit?
1 Korintasve 12:18
Por Perëndia ka vënë çdo gjymtyrë të trupit si ka dashur.
1 Korintasve 12:21
Dhe syri nuk mund t`i thotë dorës: "Unë nuk kam nevojë për ty"; dhe po ashtu koka nuk mund t`u thotë këmbëve: "Unë nuk kam nevojë për ju".
1 Korintasve 12:23
dhe ato që ne i konsiderojmë më pak të nderuara, pikërisht ata rrethojmë me më shumë nderim; dhe të pahijshmet tona kanë më tepër hijë.
1 Korintasve 12:24
Por gjymtyrët tona të hijshme nuk kanë nevojë. Por Perëndia e ndërtoi trupin duke i dhënë më tepër nder asaj pjese që e kishte mangut,
1 Korintasve 12:25
që të mos kishte përçarje në trup, por të gjitha gjymtyrët të kenë të njëjtin kujdes për njera-tjetrën.
1 Korintasve 12:28
Dhe Perëndia i vuri disa në kishë, së pari apostuj, së dyti profetë, së treti mësues; pastaj vepra të fuqishme; pastaj dhuntitë e shërimit, të ndihmës e të qeverisjes dhe të larmive të gjuhëve.
1 Korintasve 13:3
Edhe sikur të ndaja gjithë pasuritë e mia për të ushqyer të varfërit dhe ta jepja trupin tim që të digjej, e të mos kisha dashuri, nuk do të më vlente asgjë!
1 Korintasve 13:5
nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk kërkon të sajat, nuk pezmatohet, nuk dyshon për keq;
1 Korintasve 13:6
nuk gëzohet për padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën,
1 Korintasve 13:10
Por, kur të vijë përsosmëria, atëherë ajo që është e pjesshme do të shfuqizohet.
1 Korintasve 13:12
Tani në fakt, ne shohim si në pasqyrë, në mënyrë të errët, por atëherë do të shohim faqe për faqe; tashti njoh pjesërisht, kurse atëherë do të njoh thellë ashtu sikurse njihem.
1 Korintasve 14:2
sepse ai që flet një gjuhë tjetër nuk u flet njerëzve, por Perëndisë; sepse askush nuk e kupton, por ai në frymë flet mistere.
1 Korintasve 14:3
Kurse ai që profetizon, u flet njerëzve për ndërtim, për nxitje e përdëllim.
1 Korintasve 14:5
Unë dua që të gjithë ju të flisnit gjuhëra, por më tepër të profetizonit, sepse ai që profetizon është më i madh nga ai që flet gjuhëra, veçse në interpretoftë, që të marrë ndërtim kisha.
1 Korintasve 14:8
Sepse, po të japë buria një tingull të panjohur, kush do të përgatitet për betejë?
1 Korintasve 14:11
Pra, në qoftë se unë nuk e marr vesh kuptimin e zërit, do të jem si një i huaj për atë që flet, dhe ai që flet do të jetë një i huaj për mua.
1 Korintasve 14:12
Kështu edhe ju, mbasi doni fort të keni dhunti frymërore, kërkoni që t`i keni të bollshme për ndërtimin e kishës.
1 Korintasve 14:16
Me fjalë të tjera, në qoftë se ti e lavdëron Perëndinë me frymën, ai që zë vendin e profanët, si do të thotë "amen" për falënderimin tënd, kur nuk merr vesh ç`po thua?
1 Korintasve 14:18
Unë e falënderoj Perëndinë time, sepse flas më shumë në gjuhë se ju të gjithë.
1 Korintasve 14:19
Por në asamble parapëlqej të them pesë fjalë me mënçurinë time për mësimin e të tjerëve se dhjetë mijë fjalë në gjuhë tjetër.
1 Korintasve 14:20
Vëllezër, mos u bëni kalamaj nga mendja, por bëhuni foshnje për të ligën, dhe burra të pjekur nga mendja.
1 Korintasve 14:22
Prandaj gjuhët janë një shenjë jo për ata që besojnë, por për jobesimtarë, kurse profecia nuk është për jobesimtarë, po për besimtarë.
1 Korintasve 14:25
Dhe kështu të fshehtat e zemrës së tij zbulohen; edhe kështu, duke rënë me faqe përmbys, do të adhurojë Perëndinë, duke deklaruar se Perëndia është me të vërtetë midis jush.
1 Korintasve 14:26
Ç`duhet bërë, pra, o vëllezër? Kur të mblidheni, secili nga ju ka një psalm, një mësim, fjalim në gjuhë tjetër, zbulesë, interpretim, çdo gjë le të bëhet për ndërtim.
1 Korintasve 14:28
Por nëse nuk ka iterpretues, le të heshtë në kishë dhe le të flasë me veten e tij dhe me Perëndinë.
1 Korintasve 14:33
sepse Perëndia nuk është Perëndi trazimi, por paqtimi si në të gjitha kishat e shenjtorëve.
1 Korintasve 14:35
Dhe në qoftë se duan të mësojnë ndonjë gjë, le të pyesin burrat e tyre në shtëpi, sepse është e turpshme për gratë të flasin në kishë.
1 Korintasve 14:36
Prej jush doli fjala e Perëndisë? Apo vetëm te ju arriti?
1 Korintasve 15:3
Sepse unë ju kam transmetuar para së gjithash ato që edhe unë vetë i kam marrë, se Krishti vdiq për mëkatet tona sipas Shkrimeve,
1 Korintasve 15:9
Sepse unë jam më i vogli i apostujve dhe as nuk jam i denjë të quhem apostull, sepse e kam përndjekur kishën e Perëndisë.
1 Korintasve 15:10
Por me hirin e Perëndisë jam ai që jam; dhe hiri i tij ndaj meje nuk qe i kotë, madje jam munduar më shumë se gjithë të tjerët, jo unë, por hiri i Perëndisë që është me mua.
1 Korintasve 15:15
Atëherë edhe ne do të ishim dëshmitarë të rremë të Perëndisë, sepse dëshmuam për Perëndinë, se ai ringjalli Krishtin, të cilin ai nuk e paska ringjallur, po të jetë se me të vërtetë të vdekurit nuk ringjallen.
1 Korintasve 15:24
Pastaj do të vijë fundi, kur ai t`ia dorëzojë mbretërinë Perëndisë Atë, pasi të ketë asgjësuar çfarëdo sundimi, çdo pushtet e fuqi.
1 Korintasve 15:27
Sepse Perëndia i vuri të gjitha nën këmbët e tij. Por, kur thotë se çdo gjë i është nënshtruar, është e qartë se përjashtohet ai që ia ka nënshtruar çdo gjë.
1 Korintasve 15:28
Dhe kur t`i ketë nënshtruar të gjitha, atëherë Biri vetë do t`i nënshtrohet Atij që i nënshtroi të gjitha, që Perëndia të jetë gjithçka në të gjithë.
1 Korintasve 15:29
Përndryshe çfarë do të bëjnë ata që pagëzohen për të vdekurit? Në qoftë se me të vërtetë të vdekurit nuk ringjallen, përse ata edhe pagëzohen për të vdekurit?
1 Korintasve 15:30
Përse jemi edhe ne në rrezik në çdo orë?
1 Korintasve 15:31
Përditë unë po vdes për shkak të mburrjes për ju, që kam në Krishtin Jezu, Zotin tonë.
1 Korintasve 15:34
Zgjohuni për drejtësinë dhe mos mëkatoni, sepse disa nga ju nuk e njohin Perëndinë; për turpin tuaj po ua them.
1 Korintasve 15:36
O i pamend! Atë që ti mbjell, nuk ngjallet, nëse nuk vdes përpara.
1 Korintasve 15:38
Po Perëndia i jep trup si të dojë, secilës farë trupin e vet.
1 Korintasve 15:46
Por frymërori nuk është më parë, por përpara është natyrori, pastaj frymërori.
1 Korintasve 15:50
Edhe këtë po ju them, o vëllezër, se mishi dhe gjaku nuk mund të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë, as prishja nuk mund të trashëgojë paprishjen.
1 Korintasve 15:54
Edhe ky trup që prishet, kur të veshë mosprishjen, edhe ky i vdekshëm kur të veshë pavdekësinë, atëherë do të realizohet fjala që është shkruar: "Vdekja u përpi në fitore".
1 Korintasve 15:57
Por ta falënderojmë Perëndinë që na jep fitoren me anë të Zotit tonë Jezu Krisht.
1 Korintasve 15:58
Prandaj, o vëllezërit e mi të dashur, qëndroni të fortë e të patundur, duke tepruar përherë në veprën e Zotit, duke e ditur se mundi juaj nuk është i kotë në Zotin.
1 Korintasve 16:1
Sa për të mbledhurit e ndihmave për shenjtorët, bëni edhe ju ashtu si i urdhërova kishat e Galatisë.
1 Korintasve 16:5
Edhe unë do të vij te ju, pasi të kem kaluar nëpër Maqedoni.
1 Korintasve 16:6
Dhe ndoshta do të rri te ju, ose edhe të dimëroj, që ju të më përcillni kudo që të shkoj.
1 Korintasve 16:8
Dhe unë do të rri në Efes deri për Rrëshajët,
1 Korintasve 16:10
Tani, nëse vjen Timoteu, kujdesuni që të rrijë me ju pa druajtje, sepse ai punon për veprën e Zotit ashtu si unë.
1 Korintasve 16:11
Pra, asnjë të mos e përçmojë, por përcilleni në paqe që të vijë tek unë, sepse e pres bashkë me vëllezërit.
1 Korintasve 16:12
Sa për vëllanë Apol, iu luta shumë që të vijë tek ju bashkë me vëllezërit, por ai s`deshi kurrsesi të vinte tani; por do të vijë kur ta ketë volinë.
1 Korintasve 16:16
ju bëj thirrje që t`u nënshtroheni edhe ju atyreve dhe kujtdo që punon dhe mundohet në punën tonë të përbashkët.
1 Korintasve 16:17
Edhe gëzohem për ardhjen e Stefanas, të Fortunatit dhe të Akaikut, sepse ata e plotësuan mungesën tuaj,
1 Korintasve 16:19
Kishat e Azisë ju përshëndesin; Akuila dhe Prishila, bashkë me kishën që është në shtëpi të tyre, ju përshendesin shumë në Zotin.
1 Korintasve 16:20
Të gjithë vëllezërit ju përshëndesin; përshëndetni njëri-tjetrin me një puthje të shenjtë.
2 Korintasve 1:1
Pali, apostull i Jezu Krishtit nëpërmjet vullnetin e Perëndisë, dhe vëllai Timote, kishës së Perëndisë që është në Korint, bashkë me gjithë shenjtorët që janë në gjithë Akainë:
2 Korintasve 1:2
Paçi hir dhe paqe nga Perëndia, Ati ynë, dhe nga Zoti Jezu Krisht.
2 Korintasve 1:3
Bekuar qoftë Perëndia dhe Ati i Zotit tonë Jezu Krisht, Ati i të mëshirëve dhe Perëndia e çdo ngushëllimi,
2 Korintasve 1:4
i cili na ngushëllon në çdo shtrëngim tonin, që, nëpërmjet ngushëllimit me të cilin ne jemi ngushëlluar nga Perëndia, të mund të ngushëllojmë ata që janë në çfarëdo shtrëngimi.
2 Korintasve 1:5
Sepse, ashtu si ndër ne teprojnë vuajtjet e Krishtit, po ashtu, nëpërmjet Jezu Krishtit, tepron edhe ngushëllimi ynë.
2 Korintasve 1:6
Dhe, nëse jemi të pikëlluar, kjo ndodh për ngushëllimin dhe shpëtimin tuaj; nëse jemi të ngushëlluar, kjo ndodh për ngushëllimin dhe shpëtimin tuaj, që veprojnë në mënyrë të efektshme që të duroni të njëjtat vuajtje që heqim edhe neve.
2 Korintasve 1:7
Edhe shpresa jonë për ju është e patundur, duke ditur se ashtu siç jeni pjesëmarrës në mundime, kështu do të jeni pjesëmarrës edhe në ngushëllim.
2 Korintasve 1:8
Sepse nuk duam, o vëllezër, që të mos dini për vështirësinë që na ngjau në Azi, që u rënduam përtej fuqive tona, aq sa u dëshpëruam edhe për jetën vetë.
2 Korintasve 1:9
Për më tepër ne e kishim në veten tonë vendimin e vdekjes, që të mos besonim në veten tonë, por në Perëndinë që ringjall të vdekurit,
2 Korintasve 1:11
me ndihmën tuaj me anë të lutjeve për ne, që shumë njerëz të falënderojnë për dhuntinë e hirit që do të na jepet me anë të lutjeve të shumë njerëzve.
2 Korintasve 1:12
Mburrja jonë, në fakt, është kjo: dëshmimi i ndërgjegjes sonë se ne jemi sjellë me thjeshtësinë dhe sinqeritetin e Perën-disë në botë dhe sidomos përpara jush, jo me dituri mishi, por me hirin e Perëndisë.
2 Korintasve 1:13
Sepse ne nuk ju shkruajmë të tjera gjëra, përveç atyre që ju mund të lexoni dhe të kuptoni; dhe unë shpresoj se do t`i kuptoni deri në fund;
2 Korintasve 1:15
Dhe me këtë siguri unë doja të vija te ju më përpara që të kishit një vepër të mirë të dytë,
2 Korintasve 1:16
dhe, nga ju të shkoja në Maqedoni, dhe përsëri nga Maqedonia të vija te ju dhe ju të më përcillnit në Jude.
2 Korintasve 1:18
Por Perëndia është besnik; fjala jonë ndaj jush nuk ka qenë po dhe jo.
2 Korintasve 1:19
Sepse Biri i Perëndisë, Jezu Krisht, që u predikua ndër ju nga ne, pra, nga unë, nga Silvani dhe nga Timoteu, nuk ka qenë "po" dhe "jo", por ka qenë "po" në atë.
2 Korintasve 1:20
Sepse të gjitha premtimet e Perëndisë janë në atë "po" dhe në atë "amen", për lavdi të Perëndisë nëpërmjet nesh.
2 Korintasve 1:21
Edhe ai që na themelon neve bashkë me ju në Krishtin dhe na vajosi është Perëndia,
2 Korintasve 1:23
Dhe unë e thërres Perëndinë për dëshmitar mbi jetën time që, për t`ju kursyer, nuk kam ardhur ende në Korint.
2 Korintasve 1:24
Jo se kemi pushtet mbi besimin tuaj, por jemi bashkëpunëtorët e gëzimit tuaj, sepse për shkak të besimit ju qëndroni të patundur.
2 Korintasve 2:1
Por unë kisha vendosur në veten time të mos vij përsëri te ju me hidhërim.
2 Korintasve 2:4
Ju shkrova, në fakt, me shumë lot dhe me pikëllim të madh dhe ankth në zemër, jo që të hidhëroheni, por që të njihni dashurinë shumë të madhe që kam për ju.
2 Korintasve 2:6
Mjaft është për atë njeri ndëshkimi që iu bë nga shumica,
2 Korintasve 2:7
por tani, përkundrazi, ju duhet më tepër ta falni atë dhe ta ngushlloni, që ai njeri të mos gëlltitet nga trishtimi i tepërt.
2 Korintasve 2:9
sepse ju shkrova edhe për këtë, që të njoh provën tuaj, nëse jeni të dëgjueshëm në çdo gjë.
2 Korintasve 2:10
Por atij që ju do t`i falni diçka, e fal edhe unë, sepse edhe unë, nëse kam falur gjë, kujtdo që t`ia kem falur, e bëra për ju përpara Krishtit,
2 Korintasve 2:12
Dhe, kur arrita në Troas për ungjillin e Krishtit edhe m`u hap një derë në Zotin,
2 Korintasve 2:13
nuk gjeta prehje në frymën time, sepse nuk gjeta aty Titin, vëllanë tim; prandaj, si u përshëndeta me ta, shkova në Maqedoni.
2 Korintasve 2:14
Por, falem nderit Perëndisë, që na bën të ngadhnjejmë gjithnjë në Krishtin dhe shfaq kudo nëpërmjet nesh erën e këndshme të njohurisë së vet.
2 Korintasve 2:15
Sepse ne jemi për Perëndinë era e këndshme e Krishtit ndër ata që shpëtohen dhe ndër ata që humbasin;
2 Korintasve 2:16
për këta një erë vdekjeje në vdekje, po për ata erë jete në jetë. Dhe kush është i zoti për këto?
2 Korintasve 2:17
Ne në fakt nuk falsifikojmë fjalën e Perëndisë, si shumë të tjerë, por flasim me sinqeritet si nga ana e Perëndisë, përpara Perëndisë në Krishtin.
2 Korintasve 3:1
A fillojmë përsëri të rekomandojmë veten tonë? Apo mos kemi nevojë, si disa, për letra rekomandimi për ju ose për rekomandime nga ana juaj?
2 Korintasve 3:3
duke qenë manifestuar se jeni një letër e Krishtit, e hartuar me anë të shërbesës sonë, dhe e shkruar jo me bojë, por me Frymën e Perëndisë së gjallë, dhe jo mbi rrasa guri, por mbi rrasa të një zemre mishi.
2 Korintasve 3:4
Dhe këtë besim ne e kemi në Perëndinë me anë të Krishtit;
2 Korintasve 3:5
jo se jemi të aftë prej vetiu të kuptojmë ndonjë gjë sikur vjen nga vetja jonë, por aftësia jonë vjen nga Perëndia,
2 Korintasve 3:7
Dhe, në qoftë se shërbimi i vdekjes, që ishte gdhendur me shkronja mbi gurë, qe i lavdishëm aq sa bijtë e Izraelit nuk mund të vështronin me sy fytyrën e Moisiut, për shkak të lavdisë së pamjes së tij, që duhet të anullohej,
2 Korintasve 3:9
Sepse, nëse shërbimi i dënimit qe rrethuar me lavdi, shumë më tepër do të teprojë në lavdi shërbimi i drejtësisë.
2 Korintasve 3:10
Sepse ç`ka është lavdëruar nuk është lavdëruar nga kjo pikëpamje, për shkak të asaj lavdie që e kapërcen çdo masë.
2 Korintasve 4:1
Prandaj, duke pasur këtë shërbim për mëshirën që na është bërë, ne nuk na lëshon zemra.
2 Korintasve 4:2
Ne kemi hequr dorë plotësisht nga gjërat e turpshme që bëhen në fshehtësi, duke mos ecur me dinakëri, duke mos falsifikuar aspak fjalën e Perëndisë, por duke shfaqur të vërtetën, ne ia rekomandojmë veten tonë ndërgjegjes së çdo njeriu përpara Perëndisë.
2 Korintasve 4:3
Dhe, në qoftë se ungjilli ynë është ende i mbuluar me vel, ai është i mbuluar për ata që humbin,
2 Korintasve 4:4
të cilëve perëndia i këtij shekulli ua verboi mendjet e atyre që nuk besojnë, që drita e ungjillit të lavdisë së Krishtit, që është shëmbëllimi i Perëndisë, të mos ndriçojë tek ata.
2 Korintasve 4:5
Sepse ne nuk predikojmë, pra, veten tonë, por Jezu Krishtin, Zotin, dhe jemi shërbëtorët tuaj për hir të Jezu Krishtit,
2 Korintasve 4:6
sepse Perëndia që tha: "Le të ndriçojë drita në errësirë", është i njëjti që shkëlqeu në zemrat tona për t`na ndriçuar në njohurinë e lavdisë së Perëndisë, në fytyrën e Jezu Krishtit.
2 Korintasve 4:7
Dhe ne e kemi këtë thesar në enë prej balte që epërsia pashoqe e kësaj fuqie të jetë nga Perëndia dhe jo nga ne.
2 Korintasve 4:8
Ne jemi të shtrënguar në çdo mënyrë, por nuk jemi të ngushtuarderi në fund; jemi ndërdyshas por jo të dëshpëruar;
2 Korintasve 4:9
jemi të përndjekur por jo të braktisur; të rrëzuar, por jo të shkatëruar;
2 Korintasve 4:11
Ne që jetojmë, jemi vazhdimisht të dorëzuar në vdekje për Jezusin, që edhe jeta e Jezusit të shfaqet në mishin tonë të vdekshëm.
2 Korintasve 4:14
duke ditur se ai që ringjalli Zotin Jezus, do të na ringjallë edhe ne nëpërmjet Jezusit dhe do të na paraqesë bashkë me ju.
2 Korintasve 4:15
Sepse të gjitha këto gjëra janë për ju, që hiri, duke arritur me anë të shumë personave, të prodhojë falenderim me tepri për lavdi të Zotit.
2 Korintasve 4:16
Prandaj nuk na lëshon zemra; por, edhe pse njeriu ynë i jashtëm shkon në shkatërrim, ai i brendshëm përtërihet nga dita në ditë.
2 Korintasve 4:17
Sepse trishtimi ynë i lehtë që është vetëm për një moment, prodhon për ne, një peshë të pamasë e të pashoqe të amshueshme lavdie;
2 Korintasve 4:18
ndërsa ne nuk i drejtojmë sytë ndaj gjërave që duken, por ndaj gjërave që nuk shihen, sepse gjërat që duken janë për një kohë, kurse ato që nuk shihen janë të përjetshme.
2 Korintasve 5:1
Ne e dimë në fakt se, në qoftë se kjo çadër, vendbanimi ynë tokësor, prishet, ne kemi një godinë nga Perëndia, një banesë të përjetshme, në qiej, që nuk është bërë nga dorë njeriu.
2 Korintasve 5:4
Sepse ne që jemi në këtë çadër psherëtijmë duke qenë të rënduar, dhe për këtë arsye nuk duam, pra, të na zhveshin, por të na veshin, që ç`është e vdekshme të përpihet nga jeta.
2 Korintasve 5:5
Dhe ai që na ka formuar pikërisht për këtë është Perëndia, i cili na dha edhe kaparin e Frymës.
2 Korintasve 5:7
sepse ecim nëpërmjet besimit dhe jo nëpërmjet vizionit.
2 Korintasve 5:8
Por jemi të sigurt dhe na parapëlqen më tepër ta lëmë trupin dhe të shkojmë e të banojmë bashkë me Zotin.
2 Korintasve 5:9
Prandaj edhe përpiqemi t`i pëlqejmë atij, qoftë duke banuar në trup, qoftë duke e lënë atë.
2 Korintasve 5:11
Duke e njohur frikën e Zotit, ne bindim njerëzit dhe jemi njohur nga Perëndia; dhe unë shpresoj se edhe në ndërgjegjet tuaja të jemi njohur.
2 Korintasve 5:12
Sepse ne nuk e rekomandojmë përsëri veten ndaj jush, por ju japim rastin të krenoheni për ne, që të keni çfarë t`u përgjigjeni atyre që krenohen me dukjen dhe jo me zemër.
2 Korintasve 5:13
Sepse, nëse nuk jemi në vete, jemi për Perëndinë, dhe në qoftë se jemi me mend në kokë, jemi për ju.
2 Korintasve 5:14
Sepse dashuria e Krishtit na shtrëngon, sepse kemi arritur në konkluzionin se, në qoftë se një ka vdekur për të gjithë, të gjithë, pra, kanë vdekur;
2 Korintasve 5:15
dhe se ai ka vdekur për të gjithë, me qëllim që ata të cilët jetojnë, të mos jetojnë që sot e tutje për veten e tyre, po për atë që vdiq dhe u ringjall për ta.
2 Korintasve 5:18
Edhe të gjitha gjërat janë nga Perëndia që na pajtoi me veten përmes Jezu Krishtit dhe na dha shërbimin i pajtimit,
2 Korintasve 5:19
sepse Perëndia e ka pajtuar botën me veten në Krishtin, duke mos ua numëruar njerëzve fajet e tyre dhe vuri ndër ne fjalën e paqtimit.
2 Korintasve 5:20
Ne, pra, bëhemi lajmëtarë për Krishtin, sikurse Perëndia të këshillonte nëpërmjet nesh; dhe ne ju këshillojmë juve për hir të Krishtit: Paqtohuni me Perëndinë!
2 Korintasve 5:21
Sepse ai bëri të jetë mëkat për ne ai që nuk njihte mëkat, që ne të bëhemi drejtësia e Perëndisë në të.
2 Korintasve 6:1
Dhe, duke qenë bashkëpunëtorë të tij, ju këshillojmë të mos e pranoni më kot hirin e Perëndisë,
2 Korintasve 6:3
Ne nuk japim asnjë shkas për skandal në asnjë gjë, që të mos shahet shërbesa jonë;
2 Korintasve 6:4
por në çdo gjë e rekomandojmë veten tonë si shërbëtorë të Perëndisë në shumë vuajtje, në shtrëngime, në nevoja, në ngushtica,
2 Korintasve 6:7
me fjalën e së vërtetës, me fuqinë e Perëndisë, me armët e drejtësisë në të djathtë dhe në të majtë,
2 Korintasve 6:11
Goja jonë u hap për ju, o Korintas, zemra jonë u bë e gjërë.
2 Korintasve 6:16
Dhe çfarë marrëveshje ka tempulli i Perëndisë me idhujt? Sepse ju jeni tempulli i Perëndisë së gjallë, sikurse tha Perëndia: "Unë do të banoj në mes tyre, dhe do të ec ndër ta; do të jem Perëndia i tyre dhe ata do të jenë populli im".
2 Korintasve 6:18
dhe do të jem si një Atë për ju, dhe ju do të jeni për mua si bijtë e bijat, thotë Zoti i Plotfuqishëm".
2 Korintasve 7:1
Duke i pasur këto premtime, o të dashur, le ta pastrojmë veten nga çdo ndotje e mishit dhe e frymës dhe ta përfundojmë shenjtërimin tonë në druajtjen e Perëndisë.
2 Korintasve 7:3
Këtë nuk e them për dënim, sepse që më parë iu thashë se jeni në zemrat tona për të vdekur bashkë dhe për të jetuar bashkë.
2 Korintasve 7:4
Jam shumë i hapur me ju dhe kam me se të mburrem për ju; jam plot me ngushullim dhe jam jashtë mase i gëzuar në gjithë shtrëngimin tonë.
2 Korintasve 7:5
Sepse, kur erdhëm në Maqedoni, mishi ynë nuk pati fare prehje, por u shtrënguam në të gjitha mënyrat: jashtë betejë, përbrenda frikë.
2 Korintasve 7:6
Por Perëndia, që ngushëllon të pikë-lluarit, na ngushëlloi me ardhjen e Titit,
2 Korintasve 7:7
dhe jo vetëm me ardhjen e tij, por edhe me ngushëllimin që ai pati prej jush; ai na tregoi dëshirën tuaj të madhe, lotët tuaja, zellin tuaj për mua, kaq sa u gëzova më tepër,
2 Korintasve 7:8
sepse, ndonëse edhe ju kam trishtuar me letrën time, nuk më vjen keq, ndonëse më pati ardhur keq, sepse shoh se ajo letër, edhe pse për pak kohë, ju trishtoi.
2 Korintasve 7:9
Tani po gëzohem, jo sepse u trishtuat, por sepse u trishtuat për pendim, sepse u trishtuat sipas Perëndisë, që të mos ju bëhet juve ndonjë dëm nga ne.
2 Korintasve 7:10
Trishtimi sipas Perëndisë në fakt, sjell pendim për shpëtim, për të cilin njeriu nuk i vjen keq, por trishtimi i botës shkakton vdekje.
2 Korintasve 7:11
Në fakt, ja sa kujdes shkaktoi te ju pikëllimi sipas Perëndisë, madje sa fjalë për të kërkuar ndjesë, sa zemëratë, sa druajtje, sa dëshirë të zjarrtë, sa zell, sa kënaqësi! Me çdo mënyrë ju e treguat se jeni të pastër në këtë çështje.
2 Korintasve 7:12
Edhe pse ju shkrova, nuk e bëra as për atë që e bëri padrejtësinë, as për atë që e pësoi, por që të shfaqet në mes tuaj kujdesi ynë që kemi për ju përpara Perëndisë.
2 Korintasve 7:13
Prandaj ne u ngushëlluam për shkak të ngushëllimit tuaj dhe u gëzuam aq më tepër për gëzimin e Titit, sepse fryma e tij u shlodh nga ju të gjithë.
2 Korintasve 7:14
Prandaj, në qoftë se u mburra për ndonjë gjë tek ai për ju, nuk u turpërova por, ashtu si ju kemi treguar të gjitha gjërat me vërtetësi, kështu edhe mburrja jonë te Titi doli e vërtetë.
2 Korintasve 7:15
Dhe ai ka një dashuri të madhe për ju, kur kujton bindjen e ju të gjithëve dhe si e pritët atë me frikë dhe me të dridhura.
2 Korintasve 8:1
Tani, o vëllezër, ju bëjmë të ditur hirin e Perëndisë, që u është dhënë kishave të Maqedonisë,
2 Korintasve 8:3
Sepse unë dëshmoj se ata kanë dhënë me dëshirë dhe sipas mundësisë së tyre, madje edhe përtej mundësisë së tyre,
2 Korintasve 8:4
dhe na u lutën, pa na u ndarë, ta pranojmë dhuratën dhe pjesëmarrjen në ofertën për shenjtorët.
2 Korintasve 8:5
Dhe jo vetëm vepruan ashtu si shpresonim, po dhanë veten më përpara te Perëndia dhe pastaj te ne sipas vullnetit të Perëndisë.
2 Korintasve 8:6
Kështu ne e këshilluam Titin që, ashtu si e nisi këtë vepër të hirit midis jush, ashtu ta përfundojë.
2 Korintasve 8:7
Por sikurse ju jeni të pasur në çdo gjë, në besim, në fjalë e në dituri, në çdo kujdes dhe në dashurinë tuaj ndaj nesh, përpiquni të pasuroni edhe në këtë vepër të hirit.
2 Korintasve 8:9
Sepse ju e njihni hirin e Zotit tonë Jezu Krisht, i cili, duke qenë i pasur, u bë i varfër për ju, që ju të bëheni të pasur me anë të varfërisë së tij.
2 Korintasve 8:10
Lidhur me këtë po ju jap një këshillë, sepse kjo është e dobishme për ju, që vjet filluat jo vetëm ta bëni, por edhe ta dëshironi.
2 Korintasve 8:11
Tani përfundojeni edhe bërjen që, ashtu si qe dëshira për të dëshiruar, kështu të jetë edhe për ta përfunduar sipas mundësive që keni.
2 Korintasve 8:12
Sepse, në qoftë se ekziston gatishmëria për të dhënë, ai është i mirëpritur sipas asaj që ka dhe jo sipas asaj që nuk ka.
2 Korintasve 8:16
Le ta falënderojmë Perëndinë, që i shtiu në zemër Titit po atë kujdes për ju,
2 Korintasve 8:17
sepse ai jo vetëm që e pranoi këshillën tonë, por u nis për të ardhur te ju, me dëshirën e tij dhe me shumë zell.
2 Korintasve 8:18
Edhe bashkë me të dërguam edhe vë-llanë, lëvdimi i të cilit për predikimin e ungjillit u përhap në të gjitha kishat,
2 Korintasve 8:19
dhe jo vetëm kaq, por ai u zgjodh nga kishat që të jetë shoku ynë në udhëtim me këtë dhuratë që ne administrojmë për lavdinë e Zotit vetë, për të treguar gatishmërinë e zemrës suaj,
2 Korintasve 8:21
sepse kujdesemi të veprojmë mirë jo vetëm përpara Zotit, por edhe përpara njerëzve.
2 Korintasve 8:22
Edhe ne dërguam bashkë me ta vëllanë tonë, të cilin e kemi vënë në sprovë shumë herë në shumë gjëra dhe doli i zellshëm, por tani është edhe më i zellshëm për shkak të besimit të madh që ka ndaj jush.
2 Korintasve 8:23
Sa për Titin, ai është bashkëpunëtori im dhe shok i veprës midis jush; sa për vëllezërit, ata janë apostuj të kishave, lavdi e Krishtit.
2 Korintasve 8:24
U tregoni atyre provën e dashurisë suaj dhe pse mburremi me ju edhe përpara kishave.
2 Korintasve 9:1
Sa për shërbesën në dobi të shenjtorëve, është e tepërt t`ju shkruaj,
2 Korintasve 9:2
sepse e njoh gatishmërinë e zemrave tuaja, për të cilën unë mburrem për ju te Maqedonasit, se Akaia është gati që vjet; dhe zelli juaj nxiti shumë të tjerë.
2 Korintasve 9:3
Unë i dërgova këta vëllezër, që mburrja jonë për ju të mos dalë e kotë për këtë gjë dhe me qëllim, sikurse thoja, të jeni gati,
2 Korintasve 9:4
sepse, po të vinin me mua disa Maqedonas dhe të mos ju gjenin gati, ne (të mos them ju), do të dilnim të turpëruar për besimin dhe mburrjen tonë.
2 Korintasve 9:5
Prandaj m`u duk e nevojshme t`i këshilloj vëllezërit të vijnë te ju më përpara, që të bëjnë gati më parë ofertën që kishit premtuar më parë, kështu që ajo të jetë gati si dhuratë bujarie dhe jo kopracie.
2 Korintasve 9:7
Secili le të veprojë ashtu si ka vendosur në zemrën, as me keqardhje as nga shtrëngimi, sepse Perëndia do një dhurues të gëzuar.
2 Korintasve 9:8
Dhe Perëndia mund të bëjë që gjithë hiri të teprojë për ju, aq sa mbasi të keni gjithnjë mjaft në çdo gjë, t`ju tepërojë për çfarëdo pune të mirë,
2 Korintasve 9:9
sikurse është shkruar: "Ai ndau, u ka dhënë të varfërve, drejtësia e tij mbetet në përjetësi".
2 Korintasve 9:10
Edhe ai që i jep farën mbjellësit dhe bukë për të ngrënë, ju dhëntë dhe e shumoftë farën tuaj, dhe i bëftë të rriten frytet e drejtësisë suaj;
2 Korintasve 9:11
dhe atëherë do të pasuroheni për të qenë dorëdhënë, duke i sjellë nëpërmjet nesh falënderim Perëndisë.
2 Korintasve 9:12
Sepse kryerja e kësaj shërbese të shenjtë jo vetëm përmbush nevojat e shenjtorëve, por sjell edhe një mbushulli falëndërimesh ndaj Perëndisë,
2 Korintasve 9:13
sepse për shkak të përvojës nga kjo shërbesë, ata e përlëvdojnë Perëndinë për bindjen ndaj ungjillit të Krishtit që ju rrëfeni dhe për bujarinë me të cilën merrni pjesë me ta dhe me të gjithë.
2 Korintasve 9:14
Dhe me lutjet e tyre për ju ju shfaqin një dashuri të veçantë për hirin e shkëlqyer të Perëndisë përmbi ju.
2 Korintasve 9:15
Le të falënderojmë Perëndinë për dhuratën e tij të patregueshme.
2 Korintasve 10:1
Personalisht unë, Pali, po ju këshi-lloj me anë të zemërbutësisë dhe të mirësisë së Krishtit; unë, që kur ndodhem vetë midis jush jam i përunjur, ndërsa kur jam larg jush tregohem i guximshëm ndaj jush.
2 Korintasve 10:4
sepse armët e luftës sonë nuk janë prej mishi, por të fuqishme në Perëndinë për të shkatërruar fortesat,
2 Korintasve 10:5
që të hedhim poshtë mendimet dhe çdo lartësi që ngrihet kundër njohjes së Perëndisë dhe t`ia nënshtrojmë çdo mendim dëgjesës së Krishtit,
2 Korintasve 10:6
dhe jemi gati të ndëshkojmë çdo mosbindje, kur të bëhet e përkryer bindja juaj.
2 Korintasve 10:7
A i shihni gjërat sipas pamjes së jashtme? Në qoftë se dikush është i bindur në veten e tij se është i Krishtit, le ta mendojë këtë përsëri nga vetja e tij: sikurse ai është i Krishtit, ashtu edhe ne jemi të Krishtit.
2 Korintasve 10:8
Edhe, nëse unë do ta mburrja veten më tepër për autoritetin tonë, që Zoti na dha për ndërtimin tuaj dhe jo për shkatërrimin tuaj, nuk do të turpërohesha.
2 Korintasve 10:13
Por ne nuk do të mburremi jashtë masës, po sipas masës së rregullës që caqet i caktoi Perëndia, sa të arrijmë deri te ju,
2 Korintasve 10:14
Sepse ne nuk po shtrihemi përtej caqeve, sikurse nuk arritëm deri te ju, sepse ne arritëm më të vërtetë deri te ju me anë të predikimit të ungjillit të Krishtit.
2 Korintasve 10:15
Dhe ne nuk mburremi përtej masës për punët e tjetrit, por kemi shpresë se, duke u rritur besimi juaj, ne do të kemi një konsideratë më të madhe ndër ju, sipas cakut tonë,
2 Korintasve 10:16
sa që përhapim ungjillin edhe përtej vendeve tuaj, pa u mburrur me ato që janë bërë në këtë lëmë nga të tjerë.
2 Korintasve 11:2
Jam xheloz për ju me xhelozinë e Perëndisë, sepse ju fejova me një burrë, që t`ju nxjerr para Krishtit si virgjëreshë të dlirë.
2 Korintasve 11:3
Por druaj se, ashtu si gjarpëri e gënjeu Evën me dinakërinë e tij, kështu edhe mendja juaj të mos prishet duke u shmangur nga thjeshtësia ndaj Krishtit.
2 Korintasve 11:7
Mos vallë bëra mëkat duke e ulur veten time që të lartoheni ju, sepse ju kam predikuar falas ungjillin e Perëndisë?
2 Korintasve 11:9
Dhe, kur isha midis jush dhe isha nevojtar, nuk iu bëra barrë askujt; sepse nevojat e mia i plotësuan vëllezërit që erdhën nga Maqedonia; dhe në çdo gjë u ruajta që të mos ju bëhem barrë ju, edhe për të ardhmen do të ruhem.
2 Korintasve 11:10
Duke qenë se e vërteta e Krishtit është në mua, kjo mburrje, përsa më përket mua, nuk do të më ndalohet në vendet e Akaisë.
2 Korintasve 11:11
Pse? Ndoshta sepse nuk ju dua? Perëndia e di.
2 Korintasve 11:12
Por atë që bëj, do ta bëj përsëri, që t`u pres çdo shkas atyre që duan shkas, që ata të gjenden si edhe ne, në atë gjë, për të cilën mburren.
2 Korintasve 11:14
Dhe nuk është për t`u çuditur, sepse Satanai vet shndërrohet në engjëll drite.
2 Korintasve 11:16
Po e them përsëri: Askush të mos mendojë se jam i marrë; në mos, më pranoni edhe si të marrë, që edhe unë të mburrem pakëz.
2 Korintasve 11:21
Flas për turpin tim, sikurse ne të ishim të dobët; megjithatë në çdo gjë që dikush guxon, po flas si i marrë, marr guxim edhe unë.
2 Korintasve 11:23
Janë ata shërbëtorë të Krishtit? Po flas si i pamend, unë jam edhe më tepër si këta; në mundime më tepër, në goditje më tepër, në burgje më tepër dhe shpesh në rrezik për vdekje.
2 Korintasve 11:28
Përveç këtyre gjërave të jashtme, ajo që më mundon çdo ditë është kujdesja për të gjitha kishat.
2 Korintasve 11:29
Kush është i dobët, që të mos jem edhe unë? Kush është skandalizuar dhe unë të mos përvëlohem?
2 Korintasve 11:31
Perëndia dhe Ati i Zotit tonë Jezu Krisht, që është i bekuar përjetë, e di se unë nuk gënjej.
2 Korintasve 11:32
Në Damask, qeveritari i mbretit Areta e ruante qytetin e Damaskasve për të më zënë,
2 Korintasve 11:33
por nga një dritare më ulën përgjatë murit me një shportë, dhe shpëtova nga duart e tij.
2 Korintasve 12:2
Unë njoh një njeri në Krishtin, i cili, para katërmbëdhjetë vjetësh (a ishte në trup, a ishte jashtë trupit, nuk e di; Perëndia e di), u rrëmbye gjer në të tretin qiell.
2 Korintasve 12:3
Dhe e di se ai njeri (a me trupin ose pa trupin, nuk e di, Perëndia e di),
2 Korintasve 12:5
Për atë njeri unë do të krenohem, por nuk do të krenohem për veten time, veç se për dobësitë e mia.
2 Korintasve 12:6
Edhe sikur të doja të krenohesha, nuk do të isha i marrë, sepse do të flisja të vërtetën; por nuk e bëj këtë, se mos ndonjë më çmon më tepër nga ajo që më sheh, a më tepër nga ajo që dëgjon nga unë.
2 Korintasve 12:7
Dhe, që të mos më rritet mendja për shkak të jashtëzakonshmërisë së zbulesave, m`u dha një gjëmb në mish, një engjëll i Satanit, për të më rënë me grushta, që të mos mbahem me të madh.
2 Korintasve 12:9
Por ai më tha: "Hiri im të mjafton, sepse fuqia ime përsoset në dobësi". Prandaj me kënaqësi të madhe do të krenohem më tepër për dobësitë e mia, që fuqia e Krishtit të rrijë tek unë.
2 Korintasve 12:10
Prandaj unë kënaqem në dobësi, në fyerje, në nevoja, në përndjekje, në ngushtica për shkak të Krishtit, sepse, kur jam i dobët, atëherë jam i fortë.
2 Korintasve 12:13
Vallë nëse ju mbetët prapa, pra, nga kishat e tjera, rveç se në faktin se unë nuk u bëra barrë për ju? Falmani këtë gabim.
2 Korintasve 12:14
Ja, kjo është e treta herë që jam gati të vij te ju, dhe nuk dua t`ju bëhem barrë, sepse s`kërkoj pasuritë tuaja, por juve; sepse bijtë nuk e kanë për detyrë të mbledhin për prindërit, por prindërit për bijtë.
2 Korintasve 12:15
Sa për veten time, unë do të shpenzoj me gëzim dhe do të shpenzohem për shpirtrat tuaja, megjithse ju dua më fort dhe më doni më pak.
2 Korintasve 12:16
Ashtu qoftë! Unë nuk u bëra barrë për ju; megjithatë, duke qenë dinak ju zura me dredhi.
2 Korintasve 12:17
Mos përfitova vallë ndonjë gjë nga ju me anë të ndonjë që dërgova te ju?
2 Korintasve 12:18
Unë iu luta Titit dhe me të dërgova edhe këtë vëlla. Mos përfitoi gjë Titi nga ju? A nuk kemi ecur me të njëjtin frymë dhe në të njëjtat gjurmë?
2 Korintasve 12:19
A mendoni përsëri se ne kërkojmë të justifikohemi para jush? Ne flasim përpara Perëndisë, në Krishtin, dhe të gjitha këto, o fort të dashur, janë për ndërtimin tuaj.
2 Korintasve 12:20
Sepse kam frikë se mos kur të vij nuk ju gjej sikundër kam dashur dhe se mos ju më gjeni sikundër nuk keni dashur juve se mos ka grindje, xhelozi, zemërime, shpërthime, përgojime, insinuata, kryelartësi, ose trazira midis jush;
2 Korintasve 12:21
se mos kur të vijë sërish, Perëndia im do të më përulë në mes tuaj dhe unë do të vajtoj për shumë nga ata që kanë mëkatuar më parë dhe nuk u penduan për fëlliqësinë, kurvërinë dhe shthurjen që praktikuan.
2 Korintasve 13:2
E thashë edhe më parë, kur isha i pranishëm te ju për të dytën herë, dhe po e them tani që jam larg jush. Po u shkruaj atyre që kanë mëkatuar më përpara dhe të gjithë të tjerëve se, po të vij përsëri, nuk do të kursej njeri.
2 Korintasve 13:4
Sepse, megjithëse ai u kryqëzua në dobësinë e tij, ai po rron nëpërmjet fuqisë së Perëndisë, sepse edhe ne jemi të dobët në të, por do të rrojmë me të nëpërmjet fuqisë së Perëndisë ndaj nesh.
2 Korintasve 13:5
Analizoni veten tuaj a jeni në besim; provoni veten tuaj! A thua nuk e njihni vetveten se Jezu Krishti është në ju? Veç në qofshi të përjashtuar.
2 Korintasve 13:6
Por unë shpresoj se ju do ta njihni se ne nuk jemi të përjashtuar.
2 Korintasve 13:7
Edhe i lutem Perëndisë që të mos bëni ndonjë të keqe, jo që të dukemi të miratuar, por që ju të bëni atë që është e mirë edhe sikur ne të ishim të përjashtuar.
2 Korintasve 13:9
Sepse ne gëzohemi kur jemi të dobët dhe ju jeni të fortë; dhe ne lutemi edhe për këtë: për përsosjen tuaj.
2 Korintasve 13:10
Prandaj i shkruaj këto gjëra, kur jam larg jush, që, kur të jem i pranishëm, të mos sillem me ashpërsi, sipas autoritetit që më ka dhënë Zoti për të ndërtuar e jo për të prishur.
2 Korintasve 13:11
Më në fund, o vëllezër, gëzohuni, përsosuni, ngushëllohuni, jini të një mendje, jetoni në paqe; dhe Perëndia i dashurisë dhe i paqes do të jetë me ju.
2 Korintasve 13:12
Përshëndetni njeri tjetrin me një puthje të shenjtë, të gjithë shenjtorët ju përshëndesin.
2 Korintasve 13:13
Hiri i Zotit Jezu Krisht, dashuria e Perëndisë dhe bashkësia e Frymës së Shenjtë qofshin me ju të gjithë. Amen.
Galatasve 1:1
Pali, apostull (jo nga njerëzit, as me anë të njeriut, por nëpërmjet Jezu Krishtit dhe Perëndisë Atit, që e ringjalli prej së vdekurish),
Galatasve 1:3
Paçi hir e paqe nga Perëndia Ati dhe nga Zoti ynë Jezu Krishti,
Galatasve 1:4
që e dha veten e tij për mëkatet tona, për të na shpëtuar nga kjo kohë e mbrapshtë, sipas vullnetit të Perëndisë, Atit tonë,
Galatasve 1:9
Ashtu si e thamë më përpara, po e them përsëri: Në qoftë se dikush ju predikon një ungjill tjetër nga ai që keni marrë, qoftë i mallkuar.
Galatasve 1:10
Sepse unë tani vallë kërkoj të fitoj miratimin e njerëzve apo të Perëndisë? Apo kërkoj t`u pëlqej njerëzve? Sepse, po të kërkoja t`u pëlqej njerëzve, nuk do të isha shërbëtori i Krishtit.
Galatasve 1:12
sepse unë nuk e kam marrë as e kam mësuar nga ndonjë njeri, por e kam marrë nëpërmjet një zbulese nga Jezu Krishti.
Galatasve 1:13
Sepse ju keni dëgjuar për sjelljen time të atëhershme në judaizëm, si e përndiqja me egërsi të madhe kishën e Perëndisë dhe e shkatërroja.
Galatasve 1:14
Dhe si përparoja në judaizëm më tepër se shumë bashkëkohës të kombit tim, duke qenë jashtëzakonisht i zellshëm për traditat e etërve të mi.
Galatasve 1:15
Po, kur i pëlqeu Perëndisë, që më kishte ndarë që nga barku i nënës dhe më thirri me anë të hirit të tij,
Galatasve 1:17
as nuk u ngjita në Jeruzalem tek ata që ishin apostuj përpara meje, por shkova në Arabi dhe u ktheva përsëri në Damask.
Galatasve 1:18
Pastaj, pas tre vjetësh, u ngjita në Jeruzalem për të takuar Pjetrin dhe ndenja me të pesëmbëdhjetë ditë.
Galatasve 1:19
Dhe nuk pashë asnjë nga apostujt e tjerë, përveç Jakobit, vëllait të Zotit.
Galatasve 1:20
Dhe në këto që po ju shkruaj, ja, përpara Perëndisë, nuk gënjej.
Galatasve 1:22
Por unë personalisht isha i panjohur nga kishat e Judesë, që janë në Krisht,
Galatasve 1:23
po ato kishin dëgjuar vetëm: "Ai që na persekutonte më përpara, tani po shpall atë besim që ai shkatërronte",
Galatasve 1:24
dhe përlëvdonin Perëndinë për shkakun tim.
Galatasve 2:1
Pastaj, pas katërmbëdhjetë vjetësh, u ngjita përsëri në Jeruzalem me Barnabën; dhe mora me vete edhe Titin.
Galatasve 2:4
edhe kjo për shkak të vëllezërve të rremë, që kishin hyrë tinëz, që kishin depërtuar përpërgjuar lirinë tonë që kemi në Krishtin Jezu, që të na robërojnë.
Galatasve 2:5
Këtyre ne nuk iu nënshtruam as edhe për një moment, që e vërteta e ungjillit të mbetej e pacënuar te ju.
Galatasve 2:6
Por nga ana e atyre që gëzonin një farë kredie (nuk ka rëndësi se kush ishin, Perëndia nuk shikon dukjen e njeriut), pra, ata që gëzonin kredinë më të madhe nuk shtuan gjë tek unë.
Galatasve 2:7
Madje, duke parë se mua m`u besua ungjilli për të parrethprerët, sikurse Pjetrit ai për të rrethprerët,
Galatasve 2:8
(sepse ai që kishte vepruar në mënyrë të fuqishme në Pjetrin për apostullim tek të rrethprerëve, kishte vepruar në mënyrë të fuqishme edhe në mua për johebrenjtë),
Galatasve 2:10
Vetëm na porositën që të kujtoheshim për të varfrit, pikërisht atë që edhe unë e kisha ndërmend ta bëja.
Galatasve 2:11
Por kur erdhi Pjetri në Antioki, unë e kundërshtova në sy, sepse ishte për t`u qortuar.
Galatasve 2:14
Po kur unë pashë se ata nuk ecnin drejt sipas së vërtetës së ungjillit, i thashë Pjetrit përpara të gjithëve: "Në qoftë se ti, që je Jude, rron porsi johebrenjtë dhe jo si Judenjtë, pse i detyron johebrenjtë të rrojnë si Judenj?".
Galatasve 2:18
Sepse, në qoftë se unë ndërtoj përsëri ato gjërat që prisha, unë bëhem vetë shkelës,
Galatasve 2:19
sepse përmes ligjit, vdiqa për ligjin, që unë të rroj për Perëndinë.
Galatasve 2:20
Unë u kryqëzova bashkë me Krishtin dhe nuk rroj më unë, po Krishti rron në mua; dhe ajo jetë që tani jetoj në mish, e jetoj në besimin e Birit të Perëndisë, që më deshi dhe dha veten për mua.
Galatasve 2:21
Unë nuk e hedh poshtë hirin e Perëndisë sepse, në qoftë se drejtësia vjen me anë të ligjit, atëherë Krishti ka vdekur më kot.
Galatasve 3:1
O Galatas të marrë! Kush ju ka yshtur që të mos i bindeni së vërtetës, ju, që para syve tuaj Jezu Krishti është përshkruar i kryqëzuar midis jush?
Galatasve 3:2
Vetëm këtë dua të di nga ju: a e morët Frymën me anë të veprave të ligjit apo nëpërmjet dëgjimit të besimit?
Galatasve 3:3
A jeni kaq të marrë sa që, mbasi nisët në Frymë, të përfundoni në mish?
Galatasve 3:6
Kështu Abrahami "e besoi Perëndinë, dhe kjo iu numërua për drejtësi";
Galatasve 3:8
Dhe Shkrimi, duke parashikuar se Perëndia do t`i shfajësonte kombet me anë të besimit, ia dha më përpara Abrahamit lajmin e mirë: "Të gjitha kombet do të bekohen në ty".
Galatasve 3:10
Dhe të gjithë ata që themelohen mbi veprat e ligjit janë nën mallkim, sepse është shkruar: "I mallkuar është kushdo që nuk qëndron në të gjitha ato që shkruhen në librin e ligjit për t`i praktikuar".
Galatasve 3:11
Sepse me anë të ligjit askush nuk shfajësohet përpara Perëndisë, sepse: "I drejti do të rrojë me anë të besimit".
Galatasve 3:13
Krishti na shpengoi nga mallkimi i ligjit, sepse u bë mallkim për ne (duke qenë se është shkruar: "I mallkuar është kushdo që varet në dru"),
Galatasve 3:17
Dhe unë them këtë: ligji, që erdhi katërqind e tridhjetë vjet më pas, nuk e zhvleftëson besëlidhjen e aprovuar më parë nga ana e Perëndisë në Krishtin, në mënyrë që të prishë premtimin.
Galatasve 3:18
Sepse, në qoftë se trashëgimi është nga ligji, nuk është më nga premtimi. Por Perëndia ia fali atë Abrahamit me anë të premtimit.
Galatasve 3:19
Atëherë, pse u dha ligji? Ai u shtua për shkak të shkeljeve, deri sa të vinte pasardhja së cilës i qe bërë premtimi; dhe ky ligj u shpall nëpërmjet engjëjve, me anë të një ndërmjetësi.
Galatasve 3:20
Dhe ndërmjetësi nuk është ndërmjetës i një ane të vetme, kurse Perëndia është një.
Galatasve 3:21
A thua atëherë ligji është kundër premtimeve të Perëndisë? Kurrsesi jo! Sepse po të ishte dhënë një ligj që mund të jepte jetë, drejtësia do të ishte me të vërtetë prej ligjit.
Galatasve 3:22
Por Shkrimi i mbylli të gjitha gjërat nën mëkatin, që t`u jepej besimtarëve premtimi nëpërmjet besimit të Jezu Krishtit.
Galatasve 3:24
Kështu ligji qe mësuesi ynë për te Krishti, që ne të shfajësohemi me anë të besimit.
Galatasve 3:26
sepse të gjithë ju jeni bij të Perëndisë me anë të besimit te Jezu Krishti.
Galatasve 4:1
Edhe them se për sa kohë trashëgimtari është i mitur, nuk dallohet fare nga skllavi, megjithëse është zot i të gjithave,
Galatasve 4:4
por, kur u mbush koha, Perëndia dërgoi Birin e tij, të lindur prej gruaje, të nënshtruar ligjit,
Galatasve 4:6
Dhe, duke qenë se jeni bij, Perëndia dërgoi Frymën e Birit të tij në zemrat tuaja që thërret: "Abba, Atë!".
Galatasve 4:7
Prandaj ti nuk je më shërbëtor, por bir; dhe në qoftë se je bir, je edhe trashëgimtar i Perëndisë me anë të Krishtit.
Galatasve 4:8
Por atëherë, duke mos njohur Perëndinë, u shërbyet atyre që prej natyre nuk janë perëndi;
Galatasve 4:9
kurse tani, mbasi njohët Perëndinë, më mirë të them se u njohët prej Perëndisë, vallë si ktheheni përsëri te elementet e dobët dhe të varfër, tek të cilët doni përsëri t`u nënshtroheni?
Galatasve 4:11
Kam frikë se mos jam munduar më kot për ju.
Galatasve 4:14
dhe ju nuk më përbuzët aspak dhe s`patët neveri për provën që ishte në mishin tim, por më pranuat si engjëll Perëndie, si Jezu Krishtin vet.
Galatasve 4:15
Cili ishte, pra, gëzimi juaj? Sepse unë dëshmoj për ju se, po të qe e mundur, ju do të nxirrnit edhe sytë tuaj dhe do të m`i jepnit mua.
Galatasve 4:17
Ata tregohen të zellshëm ndaj jush, por jo për qëllime të ndershme; madje ata duan t`ju shkëputin që të jeni të zellshëm ndaj tyre.
Galatasve 4:18
Mirë është të jesh gjithnjë i zellshëm për të mirë, dhe jo vetëm kur ndodhem midis jush.
Galatasve 4:19
Djemtë e mi, që unë i lind përsëri, derisa të formohet Krishti në ju!
Galatasve 4:23
Dhe ai që lindi nga shërbëtorja lindi sipas mishit, por ai që lindi nga e lira lindi për hir të premtimit.
Galatasve 4:24
Këto gjëra kanë një kuptim alegorik, sepse këto dy gra janë dy besëlidhje: një nga mali Sinai, që ngjiz për skllavëri, dhe është Agari.
Galatasve 4:25
Dhe Agari është mali Sinai në Arabi dhe i përgjigjet Jeruzalemit të kohës së sotme; dhe ajo është skllave me bijtë e saj.
Galatasve 4:27
Sepse është shkruar: "Gëzohu ti, o shterpë, që nuk lind! Shpërthe dhe klith, ti që nuk i provon dhembjet e lindjes, sepse bijtë e së braktisurës do të jenë më të shumtë se të asaj që e kishte burrin".
Galatasve 4:29
Po, sikurse atëherë ai që lindi sipas mishit përndiqte atë që kishte lindur sipas Frymës, kështu është edhe tani.
Galatasve 5:1
Qëndroni, pra, të patundur në lirinë, me të cilën Krishti na liroi, dhe mos hyni përsëri nën zgjedhën e skllavërisë.
Galatasve 5:3
Edhe i dëshmoj përsëri çdo njeriu që rrethpritet, se ai është i detyruar të zbatojë mbarë ligjin.
Galatasve 5:5
Ne në fakt në Frymë, nëpërmjet besimit presim shpresën e drejtësisë,
Galatasve 5:10
Kam besim te Perëndia për ju, se nuk do të mendoni ndryshe; por ai që ju turbullon juve, kushdo qoftë, do të marrë dënimin.
Galatasve 5:11
Sa për mua, o vëllezër, në qoftë se unë vazhdoj të predikoj rrethprerjen, përse më përndjekin akoma? Atëherë skandali i kryqit ra poshtë.
Galatasve 5:13
Sepse ju, o vëllezër, u thirrët në liri; por mos e përdorni këtë liri si një rast për mishin, por, me dashuri t`i shërbeni njëri-tjetrit.
Galatasve 5:14
Sepse gjithë ligji përmblidhet në këtë fjalë, të vetme: "Duaje të afërmin tënd porsi vetveten!".
Galatasve 5:16
Dhe unë them: Ecni sipas Frymës dhe nuk do ta përmbushni dëshirat e mishit,
Galatasve 5:20
idhujtaria, magjia, armiqësimi, grindjet, xhelozitë, mëritë, zënkat, përçarjet, tarafet,
Galatasve 5:21
smira, vrasjet, të dehurit, grykësia dhe gjëra të ngjashme me këto, për të cilat po ju paralajmëroj, si kurse ju thashë edhe më parë, se ata që i bëjnë këto gjëra nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë.
Galatasve 6:2
Mbani barrët e njëri-tjetrit dhe kështu do të përmbushni ligjin e Krishtit.
Galatasve 6:4
Dhe secili të analizojë veprën e tij dhe atëherë do të ketë arsye të mburret vetëm për veten e tij dhe jo lidhur me tjetrin.
Galatasve 6:7
Mos u gënjeni: Perëndia nuk vihet dot në lojë, sepse ç`të mbjellë njeriu, atë edhe do të korrë.
Galatasve 6:8
Sepse ai që mbjell për mish të tij, do të korrë nga mishi i tij prishje, por ai që mbjell për Frymë, do të korrë nga Fryma jetë të përjetshme.
Galatasve 6:12
Të gjithë ata që duan të duken të mirë në mish, ju shtrëngojnë që të rrethpriteni vetëm që të mos përndiqeni për kryqin e Krishtit.
Galatasve 6:14
Sa për mua, mos ndodhtë kurrë që unë të mburrem me tjetër gjë, veç për kryqin e Zotit tonë Jezu Krisht, për të cilin bota është kryqëzuar tek unë edhe unë te bota.
Galatasve 6:16
Dhe të gjithë ata që do të ecin sipas kësaj rregulle paçin paqe dhe mëshirë, e ashtu qoftë edhe për Izraelin e Perëndisë.
Efesianëve 1:1
Pali, apostulli i Jezu Krishtit me anë të vullnetit të Perëndisë, shenjtorëve që janë në Efes dhe besimtarëve në Jezu Krishtin:
Efesianëve 1:2
Hir dhe paqe qoftë mbi ju prej Perëndisë, Ati ynë, dhe nga Zoti Jezu Krisht.
Efesianëve 1:3
I bekuar qoftë Perëndia, Ati i Zotit tonë Jezu Krisht, që na bekoi me çdo bekim frymëror në vendet qiellore në Krishtin,
Efesianëve 1:4
sikurse na zgjodhi në të përpara se të themelohej bota, që të jemi të shenjtë dhe të papërlyer përpara tij në dashuri,
Efesianëve 1:6
për lëvdim të lavdisë së hirit të tij, me të cilin na bëri të pëlqyer në të dashurin Birin e tij,
Efesianëve 1:9
duke bërë të njohur tek ne misterin e vullnetit të tij sipas pëlqimit të tij, që ai e kish përcaktuar me veten e tij,
Efesianëve 1:11
Në të edhe kemi qenë zgjedhur për një trashëgimi, duke qenë të paracaktuar sipas vendimit të atij që vepron të gjitha sipas këshillës së vullnetit të tij,
Efesianëve 1:12
që ne të jemi për lëvdim të lavdisë së tij, ne që shpresuam qysh më parë në Krishtin.
Efesianëve 1:14
i cili është kapari i trashëgimisë tonë, për shpengimin e plotë të zotërimit të blerë, për lëvdim të lavdisë së tij.
Efesianëve 1:15
Prandaj edhe unë, qëkur dëgjova për besimin tuaj në Jezu Krishtin dhe për dashurinë që keni ndaj gjithë shenjtorëve,
Efesianëve 1:16
nuk pushoj së falënderuari për ju dhe duke ju kujtuar në lutjet e mia,
Efesianëve 1:17
që Perëndia i Zotit tonë Jezu Krisht, Ati i lavdisë, t`ju japë juve Frymën e diturisë dhe të zbulesës, në njohurinë e tij,
Efesianëve 1:21
përmbi çdo principatë, pushtet, fuqi, zotërim dhe çdo emër që përmendet jo vetëm në këtë epokë, por edhe në atë të ardhme,
Efesianëve 1:22
dhe vuri çdo gjë nën këmbët e tij, edhe ia dha për krye përmbi çdo gjë kishës,
Efesianëve 2:4
Por Perëndia, që është i pasur në mëshirë, për shkak të dashurisë së tij të madhe me të cilën na deshi,
Efesianëve 2:7
për të treguar në epokat që do të vijnë pasurinë e pamasë të hirit të tij, me anë të mirësisë ndaj nesh në Krishtin Jezus.
Efesianëve 2:8
Ju në fakt, jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po është dhurata e Perëndisë,
Efesianëve 2:10
Ne në fakt jemi vepra e tij, e krijuar në Krishtin Jezus për veprat e mira që Perëndia përgatiti që më parë, që ne të ecim në to.
Efesianëve 2:12
ishit në atë kohë pa Krishtin, të huaj në qytetërinë e Izraelit dhe të huaj për besëlidhjen e premtimit, pa pasur shpresë dhe duke qënë pa Perëndi në botë.
Efesianëve 2:15
duke e prishur armiqësinë në mishin e tij, ligjin e urdhërimeve të përftuar nga porosi, për të krijuar në vetvete nga dy një njeri të ri, duke bërë paqen,
Efesianëve 2:16
dhe për t`i pajtuar të dy me Perëndinë në një trup të vetëm me anë të kryqit, mbasi vrau armiqësinë në vetvete.
Efesianëve 2:17
Dhe ai erdhi për t`ju shpallur paqen, juve që ishit larg dhe atyre që ishin afër,
Efesianëve 2:18
sepse përmes tij që të dy kemi hyrje tek Ati nëpër një Frymë të vetme.
Efesianëve 2:19
Ju, pra, nuk jeni më të huaj, as bujtës, por bashkëqytetarë të shenjtorëve dhe pjestarë të familjes së Perëndisë,
Efesianëve 2:21
mbi të cilin gjithë ndërtesa, e lidhur mirë, rritet për të qenë një tempull i shenjtë në Zotin,
Efesianëve 2:22
në të cilin edhe ju jeni bashkëndërtuar për të qenë një banesë e Perëndisë në Frymë.
Efesianëve 3:1
Për këtë arsye unë, Pali, jam i burgosuri i Jezu Krishtit për ju johebrenjtë,
Efesianëve 3:2
dhe nëse keni dëgjuar për dhënien e hirit të Perëndisë, që më është besuar për ju;
Efesianëve 3:3
se si, me zbulesë, ai ma bëri të njohur misterin, sikurse ju shkrova më përpara me pak fjalë.
Efesianëve 3:6
që johebrenjtë të jenë bashkëtrashëgimtarë të të njëjtit trup dhe bashkëpjesëtarë të premtimit të tij në Krishtin nëpërmjet ungjillit,
Efesianëve 3:7
shërbenjës i të cilit u bëra, sipas dhunëtisë së hirit të Perëndisë që m`u dha në sajë të fuqisë së tij.
Efesianëve 3:8
Mua, më të voglit nga të gjithë shenjtorët, m`u dha ky hir për të shpallur midis johebrenjve pasuritë e papërshkrueshme të Krishtit,
Efesianëve 3:9
dhe për t`u manifestuar të gjithëve pjesëmarrjen e misterit, i cili nga epokat më të lashta qe fshehur në Perëndinë, i cili krijoi të gjitha gjërat nëpërmjet Jezu Krishtit;
Efesianëve 3:10
që nëpërmjet kishës, në kohën e tashme u manifestohej principatave dhe pushtetëve, në vendet qiellore, dituria e shumëllojshme e Perëndisë,
Efesianëve 3:11
sipas qëllimit të përjetshëm që ai kreu në Krishtin Jezus, Zotin tonë,
Efesianëve 3:12
në të cilin kemi lirinë dhe hyrjen te Perëndia në mirëbesimin nëpërmjet besimit në të.
Efesianëve 3:13
Për këtë arsye ju lutem që të mos dekurajoheni për shkak të mundimeve të mia që vuaj për ju, e cila është lavdia juaj.
Efesianëve 3:14
Për këtë arsye unë po i ul gjunjët e mi përpara Atit të Zotit tonë Jezu Krisht,
Efesianëve 3:16
që t`ju japë, sipas pasurisë së lavdisë së vet, të forcoheni me fuqi nëpërmjet Frymës të tij në njeriun e përbrendshëm,
Efesianëve 3:19
dhe ta njihni dashurinë e Krishtit që tejkalon çdo njohuri, që të mbusheni me tërë plotësinë e Perëndisë.
Efesianëve 3:20
Tani atij që, sipas fuqisë që vepron në ne, mund të bëjë jashtë mase më tepër nga sa kërkojmë ose mendojmë,
Efesianëve 3:21
atij i qoftë lavdia në kishën në Krishtin Jezus për të gjitha brezat, në jetë të jetëve. Amen.
Efesianëve 4:1
Unë, pra, i burgosuri për Zotin, ju bëj thirrje që të ecni denjësisht sipas thirrjes për të cilën u thirrët,
Efesianëve 4:2
me çdo përulësi e zemërbutësi, me durim, duke e duruar njëri-tjetrin në dashuri,
Efesianëve 4:3
duke u përpjekur të ruani unitetin e Frymës në lidhjen e paqes.
Efesianëve 4:6
një Perëndi i vetëm dhe Atë i të gjithëve, që është përmbi të gjithë, në mes të të gjithëve dhe në ju të gjithë.
Efesianëve 4:8
Për ç`ka Shkrimi thotë: "Kur ai u ngjit lart, ai e burgosi burgosjen dhe u dha dhurata njerëzve".
Efesianëve 4:9
Tani kjo: "Ai u ngjit", ç`do të thotë tjetër përveç se ai më parë edhe kishte zbritur në pjesët më të ulta të dheut?
Efesianëve 4:10
Ai që zbriti është po ai që edhe u ngjit përmbi të gjithë qiejt, përpërmbushur të gjitha gjërat.
Efesianëve 4:12
për përsosjen e shenjtorëve, për veprën e shërbimit dhe për ndërtimin e trupit të Krishtit,
Efesianëve 4:13
derisa të arrijmë të gjithë te uniteti i besimit dhe të njohjes së Birit të Perëndisë, te një njeri i përsosur, në masën e shtatit të plotësisë së Krishtit,
Efesianëve 4:14
që të mos jemi më foshnja, të lëkundur dhe të transportuar nga çdo erë doktrineje, nga mashtrimi i njerëzve, nga dinakëria e tyre nëpërmjet gënjeshtrave të gabimit,
Efesianëve 4:16
Prej të cilit gjithë trupi, i lidhur mirë dhe i bashkuar, me anë të kontributit që jep çdo gjymtyrë dhe sipas forcës së çdo pjese të veçantë, shkakton rritjen e trupit, për ndërtimin e vetes së tij në dashuri.
Efesianëve 4:18
të errësuar në mendje, të shkëputur nga jeta e Perëndisë, për shkak të padijes që është në ta dhe ngurtësimit të zemrës së tyre.
Efesianëve 4:22
që të zhvisheni, për sa i takon sjelljes së mëparshme, nga njeriu i vjetër që korruptohet me anë të lakmive të gënjeshtrës,
Efesianëve 4:23
dhe të përtëriteni në frymën e mendjes suaj
Efesianëve 4:24
dhe të visheni me njeriun e ri, të krijuar sipas Perëndisë në drejtësinë dhe shenjtërinë e së vërtetës.
Efesianëve 4:26
Zemërohuni dhe mos mëkatoni; dielli të mos perëndojë mbi inatin tuaj;
Efesianëve 4:28
Ai që vidhte, le të mos vjedhë më, por më tepër të mundohet duke bërë ndonjë punë të mirë me duart e veta, që të ketë t`i japë diçka atij që ka nevojë.
Efesianëve 4:29
Asnjë fjalë e keqe le të mos dalë nga goja juaj, por ajo që është e mirë për ndërtimin, sipas nevojës, që t`u japë hir atyre që dëgjojnë.
Efesianëve 4:30
Dhe mos e trishtoni Frymën e Shenjtë të Perëndisë, me të cilin u vulosët për ditën e shpengimit.
Efesianëve 4:32
Por jini të mirë dhe të mëshirshëm njeri me tjetrin, duke e falur njëri-tjetrin, sikurse edhe Perëndia ju ka falur në Krishtin.
Efesianëve 5:1
Bëhuni pra imitues të Perëndisë, si bij shumë të dashur,
Efesianëve 5:2
edhe ecni në dashuri, sikurse edhe Krishti na deshi dhe e dha veten e tij për ne, si ofertë e flijim Perëndisë, si një parfum erëmirë.
Efesianëve 5:4
as pandershmëri, as të folur pa mend e të përqeshur, të cilat nuk kanë hije, por më tepër të ketë falenderime.
Efesianëve 5:5
Të dini në fakt këtë: asnjë kurvar, ose i ndyrë ose kurnac, i cili është idhujtar, nuk ka ndonjë trashëgim në mbretërinë e Krishtit dhe të Perëndisë.
Efesianëve 5:6
Askush të mos ju gënjejë me fjalë të kota, sepse, për shkak të këtyre gjërave, vjen zemërimi i Perëndisë mbi bijtë e mosbindjes.
Efesianëve 5:10
duke provuar çfarë është e pranueshme për Perëndinë.
Efesianëve 5:11
Dhe mos merrni pjesë në punët e pafrytshme të errësirës, por më tepër t`i qortoni,
Efesianëve 5:20
duke e falënderuar vazhdimisht për çdo gjë Perëndinë dhe Atin, në emër të Zotit tonë Jezu Krisht;
Efesianëve 5:25
Ju, burra, t`i doni gratë tuaja, sikurse edhe Krishti ka dashur kishën dhe e ka dhënë veten e vet për të,
Efesianëve 5:27
që ta nxjerrë atë përpara vetes të lavdishme, pa njolla a rrudha a ndonjë gjë të ti-llë, por që të jetë e shenjtë dhe e paqortueshme.
Efesianëve 5:29
Sepse askush nuk urreu mishin e vet, por e ushqen dhe kujdeset me butësi për të, sikurse edhe Zoti bën me kishën,
Efesianëve 6:4
Dhe ju, etër, mos provokoni për zemërim fëmijtë tuaj, por i edukoni në disiplinë dhe në këshillë të Zotit.
Efesianëve 6:6
duke mos shërbyer për sy e faqe, si ata që duan t`u pëlqejnë njerëzve, por si shërbëtorë të Krishtit, duke bërë vullnetin e Perëndisë me zemër,
Efesianëve 6:7
duke shërbyer me dashuri si për Krishtin dhe jo si për njerëzit,
Efesianëve 6:8
duke ditur se gjithsecili, qoftë skllav apo i lirë, po të bëjë të mirën, do të marrë shpërblimin nga Zoti.
Efesianëve 6:10
Për çfarë mbetet, vëllezërit e mi, forcohuni në Zotin dhe në forcën e fuqisë së tij.
Efesianëve 6:11
Vishni gjithë armatimin e Perëndisë që të mund të qëndroni kundër kurtheve të djallit,
Efesianëve 6:13
Prandaj merreni të gjithë armatimin e Perëndisë, që të mund të rezistoni në ditën e mbrapshtë dhe të mbeteni më këmbë pasi t`i keni kryer çdo gjë.
Efesianëve 6:17
Merrni edhe përkrenaren e shpëtimit dhe shpatën e Frymës, që është fjala e Perëndisë,
Efesianëve 6:18
duke u lutur në çdo kohë dhe me çdo lloj lutjeje dhe përgjërimi në Frymën, duke ndenjur zgjuar për këtë qëllim me çdo ngulmim dhe lutje për të gjithë shenjtorët,
Efesianëve 6:19
dhe edhe për mua, që kur të hap gojën time, të më jepet të flas lirësisht për ta bërë të njohur misterin e ungjillit,
Efesianëve 6:20
për të cilin jam i dërguari në pranga, që të mund të shpall lirësisht, siç e kam për detyrë.
Efesianëve 6:21
Por, që ta dini edhe ju si jam dhe çfarë bëj, Tikiku, vëllai i dashur dhe shërbenjësi besnik në Zotin, do t`ju informojë për të gjitha;
Efesianëve 6:22
të cilin pikërisht për këtë qëllim po ju kam dërguar, që të jeni në dijeni të gjendjes sonë dhe të ngushëllojë zemrat tuaja.
Efesianëve 6:23
Paqe vëllezërve dhe dashuri me besim nga Perëndia Ati dhe nga Zoti Jezu Krisht.
Filipjanëve 1:2
paçi hir e paqe nga Perëndia, Ati ynë, dhe nga Zoti Jezu Krisht.
Filipjanëve 1:3
E falënderoj Perëndinë tim, sa herë që ju kujtoj,
Filipjanëve 1:4
duke iu lutur gjithmonë me gëzim për ju të gjithë në çdo lutje që bëj,
Filipjanëve 1:5
për pjesëmarrjen tuaj në ungjillin që nga dita e parë e deri tani,
Filipjanëve 1:6
duke qënë i bindur për këtë, se ai që nisi një punë të mirë në ju, do ta përfundojë deri në ditën e Jezu Krishtit.
Filipjanëve 1:7
Dhe është e drejtë që unë të ndjej këto për ju të gjithë, sepse ju kam në zemër, sepse ju si në vargonjtë e mi ashtu edhe në mbrojtjen dhe në vërtetimin e ungjillit jeni të gjithë pjestarë me mua të hirit.
Filipjanëve 1:8
Sepse Perëndia, është dëshmitari im, si ju dua të gjithë me dashuri të zjarrtë në Jezu Krisht.
Filipjanëve 1:9
Dhe për këtë lutem që dashuria juaj të teprojë gjithnjë e më shumë në njohuri dhe në çdo dallim,
Filipjanëve 1:10
që të dalloni gjërat më të mira dhe të mund të jeni të pastër dhe panjollë për ditën e Krishtit,
Filipjanëve 1:11
të mbushur me fryte drejtësie që arrihen me anë të Jezu Krishtit, për lavdi e për lëvdim të Perëndisë.
Filipjanëve 1:12
Tani, vëllezër dua ta dini, se gjërat që më kanë ndodhur ndihmuan më shumë për përhapjen e ungjillit,
Filipjanëve 1:13
aq sa gjithë pretoriumi dhe të tjerët mbarë e dinë se unë jam në vargonj për Krishtin;
Filipjanëve 1:14
dhe pjesa më e madhe e vëllezërve në Zotin, të inkurajuar nga vargonjtë e mia, kanë marrë me shumë guxim në shpalljen e fjalës së Perëndisë pa frikë.
Filipjanëve 1:15
Disa me të vërtetë predikojnë Krishtin edhe për smirë dhe për grindje, por disa të tjerë me vullnet të mirë.
Filipjanëve 1:16
Këta e predikojnë Krishtin për grindje, me qëllime jo të pastra, duke menduar që t`u shtojnë pikëllimin vargonjve të mia.
Filipjanëve 1:17
kurse ata e bëjnë nga dashuria, duke ditur se unë jam vënë për mbrojtjen e ungjillit.
Filipjanëve 1:18
Ç`rëndësi ka? Sido që të jetë, me shtirje o sinqerisht, Krishti shpallet; dhe për këtë unë gëzohem, dhe do të gëzohem.
Filipjanëve 1:19
E di në fakt, se kjo do të dalë për shpëtimin tim, me anë të lutjes suaj dhe me ndihmën e Frymës së Jezu Krishtit,
Filipjanëve 1:20
sipas të priturit tim me padurim dhe me shpresë, se unë nuk do të turpërohem në asnjë gjë, por me çdo guxim, tani si gjithmonë, Krishti do të madhërohet në trupin tim, ose me jetën ose me vdekjen.
Filipjanëve 1:21
Sepse për mua të jetuarit është Krishti dhe të vdekurit fitim.
Filipjanëve 1:22
Por nuk e di se jeta në mish të jetë për mua një punë e frytshme, as mund të them çfarë duhej të zgjedh,
Filipjanëve 1:24
por të qëndruarit në mish është më i nevojshëm për ju.
Filipjanëve 1:25
Këtë e di me siguri, që do të rri dhe qëndroj me ju të gjithë për përparimin tuaj dhe për gëzimin e besimit tuaj.
Filipjanëve 1:26
që mburrja tuaj për mua të teprojë në Jezu Krishtin, për praninë time sërish midis jush.
Filipjanëve 1:27
Ju veç, silluni në mënyrë të denjë në ungjillin e Krishtit, që, kur të vij e t`ju shoh, ose nga larg kur s`jam aty, të dëgjoj për ju se qëndroni fort në një frymë të përbashkët, duke luftuar bashkë me një shpirt për besimin e ungjillit,
Filipjanëve 1:28
duke mos u lënë të trembeni në asnjë gjë nga kundërshtarët; kjo është për ta një provë humbjeje, kurse për ju shpëtimi, edhe kjo nga ana e Perëndisë.
Filipjanëve 1:29
Sepse juve ju është dhënë hiri për hir të Krishtit, jo vetëm që të besoni në të, por edhe të vuani për të,
Filipjanëve 2:3
Mos bëni asgjë për rivalitet as për mendjemadhësi, por me përulësi, secili ta çmojë tjetrin më shumë se vetveten.
Filipjanëve 2:4
Mos mendojë secili për interesin e vet, por edhe atë të të tjerëve.
Filipjanëve 2:6
i cili, edhe pse ishte në trajtë Perëndie, nuk e çmoi si një gjë ku të mbahej fort për të qenë barabar me Perëndinë,
Filipjanëve 2:8
dhe duke u gjetur nga pamja e jashtme posi njeri, e përuli vetveten duke u bërë i bindur deri në vdekje, deri në vdekje të kryqit.
Filipjanëve 2:9
Prandaj edhe Perëndia e lartësoi madhërisht dhe i dha një emër që është përmbi çdo emër,
Filipjanëve 2:10
që në emër të Jezusit të përkulet çdo gju i krijesave (ose gjërave) qiellore, tokësore dhe nëntokësore,
Filipjanëve 2:11
dhe çdo gjuhë të rrëfejë se Jezu Krishti është Zot, për lavdi të Perëndisë Atë.
Filipjanëve 2:12
Prandaj, të dashurit e mi, ashtu sikur keni qenë gjithnjë të bindur jo vetëm kur isha i pranishëm, por edhe më shumë tani që jam larg, punoni për shpëtimin tuaj me frikë e me dridhje,
Filipjanëve 2:13
sepse Perëndia është ai që vepron në ju vullnetin dhe veprimtarinë, sipas pëlqimit të tij.
Filipjanëve 2:15
që të jeni të paqortueshëm dhe të pastër, bij të Perëndisë pa të meta në mes të një brezi të padrejtë dhe të çoroditur, në mes të të cilit ju ndriçoni si pishtarë në botë, duke e mbajtur lart fjalën e jetës,
Filipjanëve 2:20
sepse nuk kam asnjë në një mendje me mua, që të kujdeset sinqerisht për gjërat tuaja.
Filipjanëve 2:22
Por ju e njihni provën e tij se si shërbeu bashkë me mua për ungjillin, si një bir i shërben të atit.
Filipjanëve 2:26
sepse kishte shumë mall për ju të gjithë dhe ishte shumë i vrarë sepse kishit dëgjuar se ishte i sëmurë.
Filipjanëve 2:27
Edhe vërtetë ai qe i sëmurë, gati për vdekje, por Perëndia pati mëshirë për të dhe jo vetëm për të, por edhe për mua, që të mos kisha trishtim mbi trishtim.
Filipjanëve 2:28
Për këtë arsye jua dërgova me aq më shumë ngut, që ju, kur ta shihni përsëri, të gëzoheni dhe unë të kem më pak trishtim.
Filipjanëve 2:30
sepse për veprën e Krishtit ai qe shumë afër vdekjes, duke e vënë në rrezik jetën e vet, përpërmbushur zbrazëtitë e shërbesës tuaj ndaj meje.
Filipjanëve 3:1
Së fundi, o vëllezërit e mi, gëzohuni në Zotin; për mua nuk është e rëndë t`ju shkruaj të njëjtat gjëra, po për ju është siguri.
Filipjanëve 3:3
Sepse rrethprerja e vërtetë jemi ne, që i shërbejmë Perëndisë në Frymë dhe që mburremi në Krishtin Jezus pa besuar në mish,
Filipjanëve 3:4
megjithëse unë kam përse të besoj edhe në mishin; nëse ndonjë mendon se ka përse të besojë, unë kam akoma më shumë:
Filipjanëve 3:6
sa për zellin, përndjekës i kishës; për sa i përket drejtësisë, që është në ligj, i pa qortueshëm.
Filipjanëve 3:7
Por gjërat që më ishin fitim, i konsiderova, për shkak të Krishtit, humbje.
Filipjanëve 3:8
Dhe me të vërtetë i konsideroj të gjitha këto një humbje në krahasim me vlerën e lartë të njohjes së Jezu Krishtit, Zotit tim, për shkak të të cilit i humba të gjitha këto dhe i konsideroj si pleh, që unë të fitoj Krishtin,
Filipjanëve 3:9
dhe që të gjendem në të, duke pasur jo drejtësinë time që është nga ligji, por atë që është nga besimi në Krishtin: drejtësia që është nga Perëndia, me anë të besimit,
Filipjanëve 3:12
Jo se unë tashmë e fitova çmimin ose jam bërë i përsosur, por po vazhdoj të rend për ta zënë, sepse edhe unë u zura nga Jezu Krishti.
Filipjanëve 3:13
Vëllezër, sa për vete, nuk mendoj se e kam zënë, por bëj këtë: duke harruar ato që kam lënë pas dhe duke u prirur drejt atyre që kam përpara,
Filipjanëve 3:14
po rend drejt synimit, drejt çmimit të thirrjes së lartme të Perëndisë në Krishtin Jezus.
Filipjanëve 3:15
Pra, të gjithë ne që jemi të përsosur, le të kemi këto mendime; dhe në qoftë se ju mendoni ndryshe për ndonjë gjë, Perëndia do t`jua zbulojë edhe këtë.
Filipjanëve 3:18
Sepse shumë nga ata, për të cilët ju kam folur shpesh, edhe tani po jua them duke qarë, ecin si armiq të kryqit të Krishtit,
Filipjanëve 3:19
dhe fundi i tyre është humbje, perëndia i tyre është barku dhe lavdia e tyre është në turp të tyre; ata mendojnë vetëm për gjërat tokësorë.
Filipjanëve 3:21
i cili do ta transformojë trupin tonë të përunjur, që të bëhet i ngjashëm me trupin e tij të lavdishëm, sipas fuqisë së tij që t`i nënshtrojë ndaj vetes të gjitha gjërat.
Filipjanëve 4:4
Gëzohuni gjithnjë në Zotin; po jua them përsëri: Gëzohuni!
Filipjanëve 4:6
Mos u shqetësoni për asgjë, por, në çdo gjë, ia parashtroni kërkesat tuaja Perëndisë me anë lutjesh dhe përgjërimesh, me falënderim.
Filipjanëve 4:7
Dhe paqja e Perëndisë, që ia tejkalon çdo zgjuarësie, do të ruajë zemrat tuaja dhe mendjet tuaja në Krishtin Jezus.
Filipjanëve 4:9
Ato gjëra që keni mësuar, marrë dhe dëgjuar nga mua dhe patë në mua, i bëni, dhe Perëndia i paqes do të jetë me ju.
Filipjanëve 4:10
Dhe u gëzova shumë në Zotin, sepse më në fund kujdesi juaj për mua u rigjallërua; në realitet ju edhe e kishit në mendje, por nuk kishit rast.
Filipjanëve 4:12
Unë di të jem i përunjur dhe di të jetoj edhe në bollëk; në çdo vend dhe për çdo gjë jam mësuar të nginjem dhe të kem uri, të kem me tepri dhe të vuaj në ngushticë.
Filipjanëve 4:15
Edhe ju, o Filipianë, e dini se, në fillim të predikimit të ungjillit, kur u nisa nga Maqedonia, asnjë kishë nuk ndau me mua gjë për të dhënë a për të marrë, veç jush,
Filipjanëve 4:16
sepse edhe në Thesaloniki më dërguat jo vetëm një herë por dy, përkujdesje kur isha në nevojë.
Filipjanëve 4:17
Jo se unë po kërkoj dhurata, por kërkoj fryt që tepron për dobinë tuaj.
Filipjanëve 4:18
Tani i kam të gjitha dhe më teprojnë; jam përplot, mbasi mora nga Epafroditi atë që më ishte dërguar nga ju, një parfum erëmirë, një fli i pranueshëm, i pëlqyeshëm nga Perëndia.
Filipjanëve 4:19
Dhe Perëndia im do të plotësojë të gjitha nevojat tuaja sipas pasurisë së tij në lavdi, në Jezu Krisht.
Filipjanëve 4:20
Perëndisë tonë e Atit tonë lavdi në shekuj të shekujve. Amen.
Filipjanëve 4:21
Përshëndetni të gjithë shenjtorët në Jezu Krishtin.
Filipjanëve 4:22
Vëllezërit që janë me mua ju përshëndesin; të gjithë shenjtorët ju përshëndesin, sidomos ata të shtëpisë së Cezarit.
Kolosjanëve 1:1
Pali, apostulli i Jezu Krishtit me anë të vullnetit të Perëndisë, dhe vëllai Timote,
Kolosjanëve 1:2
shenjtorëve dhe vëllezërve besimtarë në Krishtin, që janë në Kolos: hir dhe paqe mbi ju nga Perëndia, Ati ynë, dhe nga Zoti Jezu Krisht.
Kolosjanëve 1:3
E falenderojmë Perëndinë dhe Atin e Zotit tonë Jezu Krisht, duke u lutur vazhdimisht për ju,
Kolosjanëve 1:4
sepse morëm vesh për besimin tuaj në Jezu Krishtin dhe për dashurinë tuaj ndaj gjithë shenjtorëve,
Kolosjanëve 1:5
për shkak të shpresës që ruhet për ju në qiejt, për të cilën keni dëgjuar në fjalët e së vërtetës së ungjillit,
Kolosjanëve 1:6
që arriti te ju, sikurse edhe në gjithë botën, dhe po jep fryt e rritet, sikurse edhe ndër ju, nga dita që dëgjuat dhe njohët hirin e Perëndisë në të vërtetë,
Kolosjanëve 1:7
sikurse edhe e mësuat nga Epafrai, shoku ynë i dashur në shërbesë, i cili është një shërbëtor besnik i Krishtit për ju,
Kolosjanëve 1:9
Prandaj edhe ne, nga dita që e dëgjuam këtë, nuk pushojmë të lutemi për ju dhe të kërkojmë që të mbusheni me njohjen e vullnetit të tij me çdo urtësi dhe mënçuri frymërore,
Kolosjanëve 1:10
që të ecni në mënyrë të denjë për Zotin, që t`i pëlqeni atij në çdo gjë, duke sjellë fryt në çdo vepër të mirë dhe duke u rritur në njohjen e Perëndisë,
Kolosjanëve 1:11
duke u forcuar me çdo fuqi, pas pushtetit të lavdisë së tij, për çdo ngulm e durim, me gëzim,
Kolosjanëve 1:12
duke e falënderuar Perëndinë At, që na bëri të denjë të kemi pjesë trashëgimin e shenjtorëve në dritë.
Kolosjanëve 1:15
Ai është shëmbëllesa e Perëndisë së padukshëm, i parëlinduri i çdo krijese,
Kolosjanëve 1:17
Ai është përpara çdo gjëje dhe të gjitha gjërat qëndrojnë në të.
Kolosjanëve 1:18
Ai vetë është kreu i trupit, pra i kishës; ai është fillimi, i parëlinduri nga të vdekurit, përderisa të ketë parësinë në çdo gjë,
Kolosjanëve 1:22
tani ju paqtoi në trupin e mishit të tij, me anë të vdekjes, që t`ju nxjerrë juve përpara vetes së tij shenjtorë, faqebardhë dhe të pafajshëm,
Kolosjanëve 1:24
Dhe tani gëzohem për vuajtjet e mia të cilat po i heq për shkakun tuaj dhe po e plotësoj në mishin tim atë që u mungon mundimeve të Krishtit për trupin e vet, që është kisha,
Kolosjanëve 1:25
shërbenjës i së cilës u bëra unë, sipas misionit që më ngarkoi Perëndia për ju, që t`jua paraqes të plotë fjalën e Perëndisë,
Kolosjanëve 1:27
të cilëve Perëndia deshi t`ua bëjë të njohur cilat ishin pasuritë e lavdisë së këtij misteri ndër johebrenjtë, që është Krishti në ju, shpresë lavdie,
Kolosjanëve 1:28
që ne e kumtuam, duke e qortuar dhe duke e mësuar çdo njeri me çdo urtësi, që ta paraqesim çdo njeri të përsosur në Jezu Krishtin;
Kolosjanëve 1:29
për këtë mundohem duke u përpjekur me fuqinë e tij, e cila vepron tek unë me pushtet
Kolosjanëve 2:1
Sepse dua që të dini ç`luftë të ashpër më duhet të bëj për ju, për ata që janë në Laodice dhe për të gjithë ata të cilët nuk e kanë parë fytyrën time personalisht,
Kolosjanëve 2:2
që zemrat e tyre të ngushëllohen, duke u bashkuar në dashuri, dhe të kenë të gjitha pasuritë e sigurisë së plotë të zgjuarësisë për të njohur misterin e Perëndisë, e Atit dhe të Krishtit,
Kolosjanëve 2:9
sepse tek ai banon trupërisht gjithë plotësia e Hyjnisë.
Kolosjanëve 2:12
të varrosur bashkë në të në pagëzim, ju edhe u ringjallët bashkë në të, me anë të besimit në fuqinë e Perëndisë që e ka ringjallur prej së vdekurish.
Kolosjanëve 2:13
Dhe bashkë me të Perëndia ju dha jetë ju, që kishit vdekur në mëkate dhe në parrethprerjen e mishit, duke jua falur të gjitha mëkatet.
Kolosjanëve 2:16
Prandaj askush të mos ju gjykojë për ushqime ose pije, për festa o hënë të re, o të shtuna;
Kolosjanëve 2:17
këto gjëra janë hija e atyre që kanë për të ardhur; por trupi është i Krishtit.
Kolosjanëve 2:18
Askush të mos përvetësojë prej jush çmimin me pretekst përulësie dhe kulti të engjëjve, duke u përzier në gjëra që nuk i ka parë, i fryrë nga një krenari e kotë për shkak të mendjes së tij mishore,
Kolosjanëve 2:19
dhe nuk mbahet te kryet, prej të cilit gjithë trupi, i ushqyer mirë dhe i lidhur i tëri me anë të nyjeve dhe të gjymtyrëve rritet me rritjen e Perëndisë.
Kolosjanëve 2:20
Pra, në qoftë se vdiqët me Krishtin nga elementet e botës, përse u nënshtroheni disa rregullave, a thua se jetoni ende në botë, si:
Kolosjanëve 2:22
të gjitha gjërat që prishen nga përdorimi, sipas urdhërimeve dhe mësimeve të njerëzve?
Kolosjanëve 2:23
Këto gjëra kanë ndonjë dukje diturie në devotshmërinë e zgjedhur vullnetarisht, në përunjësinë e rreme dhe në trajtimin e ashpër të trupit, por nuk kanë asnjë vlerë kundër kënaqësisë së mishit.
Kolosjanëve 3:1
Në qoftë se ju jeni ringjallur me Krishtin, kërkoni ato që janë lart, ku Krishti është ulur në të djathtë të Perëndisë.
Kolosjanëve 3:3
sepse ju keni vdekur dhe jeta juaj është fshehur bashkë me Krishtin në Perëndinë.
Kolosjanëve 3:6
për këto gjëra zemërimi i Perëndisë vjen përmbi bijtë e mosbindjes,
Kolosjanëve 3:10
edhe veshët njeriun e ri, që përtërihet në njohurinë sipas shëmbullit të atij që e krijoi.
Kolosjanëve 3:12
Vishuni, pra, si të zgjedhur të Perëndisë, shenjtorë dhe të dashur, me dhembshuri të brendshme, mirësinë, përulësinë, zemërbutësinë dhe me durimin,
Kolosjanëve 3:14
Dhe, përmbi të gjitha këto gjëra, vishni dashurinë, që është lidhja e përsosmërisë.
Kolosjanëve 3:15
Dhe paqja e Perëndisë, për të cilin ju u thirrët në një trup të vetëm, të mbretërojë në zemrat tuaja; dhe jini mirënjohës!
Kolosjanëve 3:17
Dhe çdo gjë që të bëni, me fjalë a me vepër, t`i bëni në emër të Zotit Jezus, duke e falënderuar Perëndinë Atë nëpërmjet tij.
Kolosjanëve 3:19
Ju bashkëshortë, duaini bashkëshortet tuaja dhe mos u bëni të ashpër ndaj tyre.
Kolosjanëve 3:20
Ju bij, binduni prindërve në çdo gjë, sepse kjo është e pranueshme për Zotin.
Kolosjanëve 3:21
Ju etër, mos provokoni për zemërim bijtë tuaj, që të mos i lëshojë zemra.
Kolosjanëve 3:22
Ju shërbëtorë, binduni në çdo gjë zotërinjve tuaj sipas mishit, duke u shërbyer jo vetëm kur ju shohin, sikurse të doni t`u pëlqeni njerëzve, por me thjeshtësinë e zemrës, duke druajtur Perëndinë.
Kolosjanëve 3:23
Dhe çdo gjë që të bëni, ta bëni me dëshirë të mirë, si për Zotin dhe jo për njerëzit,
Kolosjanëve 3:24
duke ditur se nga Zoti do të merrni shpërblimin e trashëgimisë, sepse ju i shërbeni Krishtit, Zotit.
Kolosjanëve 3:25
Por ai që punon padrejtësisht do të marrë shpagimin për gjëra të padrejta që ka bërë, dhe nuk do të ketë anësi për asnjë.
Kolosjanëve 4:3
Dhe duke u lutur në të njëtën kohë edhe për ne, që Perëndia të hapë edhe për ne derën e fjalës, për të shpallur misterin e Krishtit, për shkakun e të cili jam edhe i burgosur,
Kolosjanëve 4:6
Të folurit tuaj të jetë gjithnjë me hir, i ndrequr me kripë, që të dini si duhet t`i përgjigjeni gjithsecilit.
Kolosjanëve 4:8
unë e dërgova te ju pikërisht për këtë arsye, që të njoh situatën tuaj dhe të ngushëllojë zemrat tuaja,
Kolosjanëve 4:10
Aristarku, i burgosur me mua, ju përshëndet bashkë me Markun, kushëririn e Barnabës (për të cilin keni marrë mësimin, po të vijë te ju, ta mirëprisni),
Kolosjanëve 4:11
dhe Jezusi, i quajtur Just, të cilët vijnë nga rrethprerja; këta janë të vetmit bashkëpunëtorë në veprën e mbretërisë së Perëndisë, të cilët qenë për mua ngushullim.
Kolosjanëve 4:12
Epafrai, që është nga tuajt dhe shërbëtor i Krishtit, ju përshëndet; ai lufton gjithnjë për ju në lutje, që ju të qëndroni të përsosur dhe të përkryer në gjithë vullnetin e Perëndisë.
Kolosjanëve 4:13
Në fakt unë dëshmoj për të se ai ka zell të madh për ju, për ata që janë në Laodice dhe për ata që janë në Hierapolis.
Kolosjanëve 4:14
I dashur Lluka, mjeku, dhe Dema ju përshëndesin.
Kolosjanëve 4:18
Përshëndetja është shkruar me dorën time, nga unë, Pali. Kujtoni prangat e mia. Hiri qoftë me ju. Amen.
1 Thesalonikasve 1:1
Pali, Silvani dhe Timoteu, kishës së Thesalonikasve në Perëndinë Atë dhe në Zotin Jezu Krisht: paçi hir dhe paqe prej Perëndisë, Atit tonë, dhe prej Zotit Jezu Krisht.
1 Thesalonikasve 1:2
Ne përherë e falënderojmë Perëndinë për ju të gjithë, duke ju kujtuar në lutjet tona,
1 Thesalonikasve 1:3
duke kujtuar vazhdimisht veprën tuaj të besimit, mundimin e dashurisë suaj dhe qëndrueshmërinë e shpresës në Zotin tonë Jezu Krisht përpara Perëndisë, Atit tonë,
1 Thesalonikasve 1:4
duke ditur, vëllezër të dashur prej Perëndisë, të zgjedhurit tuaj,
1 Thesalonikasve 1:5
sepse ungjilli ynë nuk erdhi deri te ju vetëm me fjalë, por edhe me fuqi dhe me Frymë të Shenjtë, dhe me shumë bindje; ju e dini se si jemi sjellë në mes tuaj për hirin tuaj.
1 Thesalonikasve 1:7
për t`u bërë kështu shëmbull për të gjithë besimtarët e Maqedonisë dhe të Akaisë.
1 Thesalonikasve 1:8
Në fakt prej jush jehoi fjala e Perëndisë jo vetëm në Maqedoni dhe në Akai, por edhe në çdo vend u përhap besimi juaj tek Perëndia, sa që ne s`kemi nevojë të themi ndonjë gjë,
1 Thesalonikasve 1:9
sepse vetë ata tregojnë për ne, si qe ardhja jonë ndër ju si u kthyet nga idhujt te Perëndia, për t`i shërbyer Perëndisë së gjallë e të vërtetë,
1 Thesalonikasve 1:10
dhe për të pritur prej qiejve Birin e tij, të cilin ai e ngjalli prej së vdekurish, Jezusin, që na çliron nga zemërim që po vjen.
1 Thesalonikasve 2:2
Por, mbasi hoqëm më parë dhe mbasi na shanë në Filipi, sikurse e dini, ne morëm guxim në Perëndinë tonë të shpallim ndër ju ungjillin e Perëndisë midis kaq përpjekjesh.
1 Thesalonikasve 2:4
por, duke qenë se u miratuam prej Perëndisë që të na besohet ungjilli, kështu ne flasim jo që t`u pëlqejmë njerëzve, por Perëndisë, që provon zemrat tona.
1 Thesalonikasve 2:5
Ne, pra, nuk kemi përdorur kurrë, sikurse e dini mirë, fjalë lajkatuese, dhe as nuk jemi nisur nga motive lakmie; Perëndia është dëshmitar.
1 Thesalonikasve 2:7
Përkundrazi qemë zemërbutë midis jush, ashtu si mëndesha që rrit me dashuri fëmijët e saj.
1 Thesalonikasve 2:8
Kështu, duke pasur një dashuri të madhe ndaj jush, ishim të kënaqur duke ju komunikuar jo vetëm ungjillin e Perëndisë, por edhe vetë jetën tonë, sepse na u bëtë të dashur.
1 Thesalonikasve 2:9
Sepse ju, o vëllezër, e mbani mend lodhjen dhe mundimin tonë: si kemi punuar ditë e natë që të mos i bëhemi barrë asnjërit prej jush, dhe predikuam ungjillin e Perëndisë ndër ju.
1 Thesalonikasve 2:10
Ju jeni dëshmitarë, dhe Perëndia gjithashtu, si jemi sjellë me shenjtëri, me drejtësi, pa të meta, me ju që besoni.
1 Thesalonikasve 2:11
Ju e dini gjithashtu se ne këshilluam, ngushëlluam dhe i jemi përbetuar secilit prej jush, si bën një baba me bijtë e vet,
1 Thesalonikasve 2:12
që të ecni denjësisht për Perëndinë, që ju thërret në mbretërinë dhe lavdinë e tij.
1 Thesalonikasve 2:13
Prandaj edhe ne e falenderojmë pa pushim Perëndinë, se kur ju keni marrë nga ne fjalën e Perëndisë, e pritët atë jo si fjalë njerëzish, por, sikurse është me të vërtetë, si fjalë Perëndie, që vepron ndër ju që besoni.
1 Thesalonikasve 2:14
Sepse ju, o vëllezër, u bëtë imituesit e kishave të Perëndisë që janë në Jude në Jezu Krishtin, sepse edhe ju keni vuajtur nga ana e bashkëkombasve tuaj të njëjtat gjëra, sikurse edhe ata kanë vuajtur nga Judenjtë,
1 Thesalonikasve 2:15
të cilët e vranë Zotin Jezus dhe profetët e tyre, dhe na përndoqën edhe ne. Ata nuk i pëlqen Perëndia, dhe janë armiq me të gjithë njerëzit,
1 Thesalonikasve 2:16
duke na penguar që t`u flasim johebrenjve që ata të shpëtohen, për ta mbushur vazhdimisht masën e mëkateve të tyre; por zemërimi arriti mbi ta më në fund.
1 Thesalonikasve 2:17
Dhe ne, o vëllezër, mbasi mbetëm pa ju për një kohë të shkurtër, trupërisht por jo me zemër, u përpoqëm edhe më shumë, nga malli i madh, të shohim përsëri fytyrën tuaj.
1 Thesalonikasve 2:19
Cila në fakt është shpresa jonë, a gëzimi, a kurora e lavdisë? A nuk jeni pikërisht ju, përpara Zotit tonë Jezu Krisht në ardhjen e tij?
1 Thesalonikasve 3:2
dhe dërguam Timoteun, vëllanë tonë dhe shërbenjës të Perëndisë, dhe bashkëpunëtorin tonë në predikimin e ungjillit të Krishtit, që t`ju fuqizojë dhe t`ju japë zemër në besimin tuaj,
1 Thesalonikasve 3:3
që të mos lëkundet askush në këto pikëllime, sepse ju e dini vetë se për këtë jemi caktuar.
1 Thesalonikasve 3:5
Për këtë arsye edhe unë, mbasi nuk rezistoja më, dërgova të marr vesh për besimin tuaj, se mos ju kishte tunduar tunduesi, dhe mundimi ynë të kishte shkuar kot.
1 Thesalonikasve 3:6
Por tani që u kthye Timoteu prej jush dhe na solli lajme të mira për besimin dhe dashurinë tuaj, dhe se ju ruani gjithnjë një kujtim të mirë për ne dhe keni mall të madh që të na shihni, sikurse edhe ne t`ju shohim juve,
1 Thesalonikasve 3:7
prandaj, o vëllezër, ne u ngushëlluam për ju, me gjithë pikëllimin dhe vuajtjet tona, për hir të besimit tuaj,
1 Thesalonikasve 3:9
Sepse çfarë falënderimi mund t`i drejtojmë Perëndisë për ju, për gjithë gëzimin që ndiejmë për shkakun tuaj përpara Perëndisë sonë,
1 Thesalonikasve 3:11
Po vetë Perëndia, Ati ynë, dhe Zoti ynë Jezu Krishti e sheshoftë rrugën tonë për te ju.
1 Thesalonikasve 3:12
Dhe Zoti shtoftë dhe teproftë në dashurinë për njeri tjetrin dhe për të gjithë, ashtu si edhe ne ndaj jush,
1 Thesalonikasve 3:13
për të bërë të pa tundura zemrat tuaja, pa të meta në shenjtëri përpara Perëndisë dhe Atit tonë, në ardhjen e Perëndisë sonë Jezu Krisht bashkë me gjithë shenjtorët e tij. Amen.
1 Thesalonikasve 4:1
Sa për të tjerat, pra, vëllezër, ju lutemi dhe ju bëjmë thirrje në Zotin Jezus që, sikundër morët prej nesh se si duhet të ecni për t`i pëlqyer Perëndisë, kështu të teproni edhe më shumë.
1 Thesalonikasve 4:3
Sepse ky është vullneti i Perëndisë: shenjtërimi juaj; të hiqni dorë nga kurvëria;
1 Thesalonikasve 4:5
jo me pasione epshi, si johebre që nuk e njohin Perëndinë,
1 Thesalonikasve 4:6
dhe që askush të mos mashtrojë ose t`ia hedhë në punë vëllait të vet, sepse Perëndia është hakmarrësi për të gjitha këto gjëra, sikurse edhe ju thamë më parë dhe e dëshmuam.
1 Thesalonikasve 4:7
Sepse Perëndia nuk na thirri në ndyrësi, por në shenjtërim.
1 Thesalonikasve 4:8
Prandaj ai që i përbuz këto gjëra, nuk përbuz një njeri, por Perëndinë që ju dha edhe Frymën e tij të Shenjtë.
1 Thesalonikasve 4:9
Sa për dashurinë vëllazërore, nuk keni nevojë që t`ju shkruaj, sepse ju vetë jeni të mësuar nga Perëndia që të doni njeri tjetrin.
1 Thesalonikasve 4:11
dhe të përpiqeni me kujdes të jetoni në paqe, të merreni me gjërat tuaja dhe të punoni me duart tuaja, ashtu si ju kemi urdhëruar,
1 Thesalonikasve 4:12
që të silleni me nder ndaj atyre që janë jashtë dhe të mos keni nevojë për asgjë.
1 Thesalonikasve 4:13
Tashmë, vëllezër, nuk duam që të jeni në mosdije përsa u përket atyre që flenë, që të mos trishtoheni si të tjerët që nuk kanë shpresë.
1 Thesalonikasve 4:14
Sepse, po të besojmë se Jezusi vdiq dhe u ringjall, besojmë gjithashtu që Perëndia do të sjellë me të, me anë të Jezusit, ata që kanë fjetur.
1 Thesalonikasve 4:15
Dhe këtë po jua themi me fjalën e Zotit: ne të gjallët, që do të mbetemi deri në ardhjen e Zotit, nuk do të jemi përpara atyre që kanë fjetur,
1 Thesalonikasve 4:16
sepse Zoti vetë, me një urdhër, me zë kryeengjëlli dhe me borinë e Perëndisë, do të zbresë nga qielli dhe ata që vdiqën në Krishtin do të ringjallen të parët;
1 Thesalonikasve 4:17
pastaj ne të gjallët, që do të kemi mbetur, do të rrëmbehemi bashkë me ata mbi retë, për të dalë përpara Zotit në ajër; dhe kështu do të jemi përherë bashkë me Zotin.
1 Thesalonikasve 5:1
Sa për kohët dhe për stinët, vëllezër, nuk keni nevojë që t`ju shkruaj,
1 Thesalonikasve 5:8
Kurse ne, mbasi jemi të ditës, jemi të esëll, duke veshur parzmoren e besimit dhe të dashurisë, dhe për përkrenare shpresën e shpëtimit.
1 Thesalonikasve 5:9
Sepse Perëndia nuk na ka caktuar për zemërim, por për të marrë shpëtimin me anë të Zotit tonë Jezu Krisht,
1 Thesalonikasve 5:10
i cili vdiq për ne kështu që, qofshim zgjuar qofshim fjetur, jetojmë bashkë me të.
1 Thesalonikasve 5:12
Tashmë, vëllezër, ju lutemi të keni respekt për ata që mundohen midis jush, që janë në krye ndër ju në Zotin dhe që ju qortojnë,
1 Thesalonikasve 5:13
edhe t`i vlerësoni shumë në dashuri për veprën e tyre. Jetoni në paqe midis jush.
1 Thesalonikasve 5:18
Për çdo gjë falënderoni sepse i tillë është vullneti i Perëndisë në Krishtin Jezus për ju.
1 Thesalonikasve 5:20
Mos i përbuzni profecitë.
1 Thesalonikasve 5:23
Dhe Perëndia i paqes ju shenjtëroftë ai vetë tërësisht; dhe gjithë fryma juaj, shpirt e trup, të ruhet pa të metë për ardhjen e Zotit tonë Jezu Krisht.
1 Thesalonikasve 5:25
Vëllezër, lutuni për ne.
1 Thesalonikasve 5:26
Përshëndetni të gjithë vëllezërit me puthje të shenjtë.
1 Thesalonikasve 5:27
Ju përbetoj për Zotin që kjo letër t`u lexohet gjithë vëllezërve të shenjtë.
2 Thesalonikasve 1:1
Pali, Silvani dhe Timoteu, kishës së Thesalonikasve, që është në Perëndinë, Atin tonë, dhe në Zotin Jezu Krisht:
2 Thesalonikasve 1:2
paçi hir dhe paqe nga Perëndia, Ati ynë, dhe nga Zoti Jezu Krisht.
2 Thesalonikasve 1:3
Ne e kemi për detyrë ta falënderojmë gjithnjë Perëndinë për ju, o vëllezër, sikurse është fort e drejtë, sepse besimi juaj po rritet shumë dhe dashuria e secilit prej jush për njëri-tjetrin po tepron,
2 Thesalonikasve 1:4
aq sa ne vetë po krenohemi me ju në kishat e Perëndisë, për qëndresën tuaj dhe për besimin në të gjitha përndjekjet dhe vështirësitë që po hiqni.
2 Thesalonikasve 1:5
Ky është një dëftim i gjyqit të drejtë të Përendisë, që ju të çmoheni të denjë për mbretërinë e Perëndisë për të cilën edhe vuani,
2 Thesalonikasve 1:6
sepse është e drejtë, nga ana e Perëndisë, t`u jepet mundim atyre që po ju mundojnë,
2 Thesalonikasve 1:8
në një zjarr flakërues, për t`u hakmarrë kundër atyre që nuk njohin Perëndi, dhe të atyre që nuk i binden ungjillit të Zotit tonë Jezu Krisht.
2 Thesalonikasve 1:9
Ata do të ndëshkohen me shkatërrim të përjetshëm, larg nga fytyra e Zotit dhe nga lavdia e fuqisë së tij,
2 Thesalonikasve 1:10
kur ai të vijë, atë ditë, për të qenë i lavdëruar në shenjtorët e vet, për të qenë i admiruar në mes të atyre që kenë besuar, sepse dëshmia jonë tek ju u besua.
2 Thesalonikasve 1:11
Edhe për këtë ne vazhdimisht po lutemi për ju, që Perëndia ynë t`ju bëjë të denjë për këtë thirrje dhe të përmbushë me fuqinë çdo qëllim të mirë dhe veprën e besimit,
2 Thesalonikasve 1:12
që të lëvdohet emri i Zotit tonë Jezu Krisht në ju dhe ju në të, sipas hirit të Perëndisë sonë dhe të Zotit Jezu Krisht.
2 Thesalonikasve 2:4
kundërshtari, ai që lartëson veten mbi çdo gjë që quhet perëndi ose objekt adhurimi, aq sa të shkojë e të rrijë në tempullin e Perëndisë si Perëndi, duke e paraqitur veten se është Perëndi.
2 Thesalonikasve 2:10
dhe nga çdo mashtrim ligësie për ata që humbin, sepse nuk pranuan ta duan të vërtetën për të qenë të shpëtuar.
2 Thesalonikasve 2:11
E prandaj Perëndia do t`u dërgojë atyre një gënjim që do t`i bëjë të gabojnë, që t`i besojnë gënjeshtrës,
2 Thesalonikasve 2:12
që të dënohen të gjithë ata që nuk i besuan së vërtetës, por përqafuan ligësinë!
2 Thesalonikasve 2:13
Por ne duhet ta falënderojmë vazhdimisht Perëndinë për ju, o vëllezër të dashur nga Zoti, sepse Perëndia ju zgjodhi që në fillim për t`ju shpëtuar, me anë të shenjtërimit të Frymës dhe të besimit në të vërtetën;
2 Thesalonikasve 2:16
Dhe vetë Zoti jonë Jezu Krisht dhe Perëndia Ati ynë, që na deshi dhe na dha me anë të hirit një ngushëllim të përjetshëm dhe një shpresë të mirë,
2 Thesalonikasve 3:1
Më në fund, o vëllezër, lutuni për ne, që fjala e Zotit të përhapet me të shpejtë dhe të lëvdohet, porsi ndër ju,
2 Thesalonikasve 3:4
Dhe ne kemi besim për ju te Zoti, se gjërat që ju porositëm po i bëni dhe do t`i bëni.
2 Thesalonikasve 3:5
Edhe Zoti i drejtoftë zemrat tuaja te dashuria e Perëndisë dhe te qëndrueshmëria e Krishtit.
2 Thesalonikasve 3:9
Jo se ne nuk e kemi këtë të drejtë, po për t`ju dhënë ne vetë një shëmbull që ju të na imitonit.
2 Thesalonikasve 3:13
Dhe sa për ju, o vëllezër, mos u lodhni së bëri të mirën.
2 Thesalonikasve 3:14
Dhe nëqoftëse dikush nuk i bindet fjalës sonë në këtë letër, shënojeni atë dhe mos u shoqëroni me të, që ai të turpërohet.
1 Timoteut 1:1
Pali, apostulli i Jezu Krishtit, me urdhër të Perëndisë, Shpëtimtarit tonë, dhe të Zotit Jezu Krisht, shpresës sonë,
1 Timoteut 1:2
Timoteut, birit të vërtetë në besim: hir, mëshirë dhe paqe prej Perëndisë Atit tonë dhe prej Krishtit Jezus, Zotit tonë.
1 Timoteut 1:3
Ashtu si të nxita kur u nisa për në Maqedoni, qëndro në Efes për t`u urdhëruar disave të mos mësojnë doktrina të tjera,
1 Timoteut 1:4
dhe të mos merren me përralla dhe me gjenealogji që s`kanë të sosur, të cilat shkaktojnë përçarje më tepër sesa vepra e Perëndisë, që mbështetet në besim.
1 Timoteut 1:8
Dhe ne e dimë se ligji është i mirë, në qoftë se njeriu e përdor si duhet;
1 Timoteut 1:9
duke ditur këtë, që ligji nuk është vënë për të drejtin, po për të pabesët dhe të rebelët, për të ligët dhe mëkatarët, për të pamëshirshmit dhe të ndyrët, për ata që vrasin babë e nënë, për vrasësit,
1 Timoteut 1:10
për kurvarët, për homoseksualët, për grabitësit, për rremët, për ata që shkelin betimin, për çdo gjë tjetër që bie në kundërshtim me doktrinën e shëndoshë,
1 Timoteut 1:11
sipas ungjillit të lavdisë të të lumit Perëndi, që më është besuar.
1 Timoteut 1:12
Dhe e falënderoj Krishtin Zotin tonë, që më bën të fortë, sepse më çmoi të denjë për t`u besuar, duke më vënë në shërbimin e tij,
1 Timoteut 1:13
që më parë isha blasfemues, përndjekës dhe i dhunshëm; por m`u dha mëshira, sepse i bëra nga padija, në mosbesimin tim;
1 Timoteut 1:15
Kjo fjalë është e sigurt e denjë për t`u pranuar plotësisht, që Krishti Jezus erdhi në botë për të shpëtuar mëkatarët, ndër të cilët unë jam i pari.
1 Timoteut 1:16
Por prandaj u mëshirova, që Jezu Krishti të tregojë më përpara në mua gjithë zemërgjerësinë, për të qenë shembull për ata që do të besojnë në të për jetë të përjetshme.
1 Timoteut 1:17
Dhe Mbretit të amshuar, të pavdekshmit, të padukshmit, të vetmit Perëndi të ditur, i qoftë nder e lavdi në shekuj të shekujve. Amen.
1 Timoteut 1:18
Po ta besoj këtë detyrë, o Timote bir, sipas profecive që u bënë më parë për ty, që sipas tyre të bësh luftimin e mirë,
1 Timoteut 2:1
Të bëj thirrje, pra, para së gjithash, që të bëhen përgjërime, lutje, ndërhyrje dhe falënderime për të gjithë njerëzit,
1 Timoteut 2:2
për mbretërit e për të gjithë ata që janë në pushtet, që të mund të shkojmë një jetë të qetë dhe të paqtë me çdo perëndishmëri dhe nder.
1 Timoteut 2:3
Sepse kjo është e mirë dhe e pëlqyer përpara Perëndisë, Shpëtimtarit tonë,
1 Timoteut 2:5
Në fakt një është Perëndia, dhe një i vetëm është ndërmjetësi midis Perëndisë dhe njerëzve: Krishti Jezus njeri,
1 Timoteut 2:6
i cili e dha veten si çmim për të gjithë, për dëshmim në kohën e caktuar,
1 Timoteut 2:7
për të cilin unë u vura predikues dhe apostull (them të vërtetën në Krisht, nuk gënjej), mësues i johebrenjve në besim dhe në të vërtetë.
1 Timoteut 2:10
po me vepra të mira, si u ka hije grave që i kushtohen perëndishmëri.
1 Timoteut 2:12
Nuk e lejoj gruan që të mësojë, as të përdori pushtet mbi burrin, por të rrijë në heshtje.
1 Timoteut 3:2
Duhet, pra, që peshkopi të jetë i patëmetë, burrë i një gruaje të vetme, të jetë i përmbajtur, i arsyeshëm, i matur, mikpritës, i zoti të mësojë të tjerët,
1 Timoteut 3:5
(sepse në qoftë se dikush nuk di të qeverisë familjen e vet, si do të kujdeset për kishën e Perëndisë?).
1 Timoteut 3:8
Gjithashtu dhjakët duhet të jenë dinjitozë, jo me dy faqe në fjalë, të mos jepen pas verës së tepërt, të mos lakmojnë fitime të paligjshme,
1 Timoteut 3:11
Edhe bashkëshortet e tyre të kenë dinjitet, jo shpifarake, por të përmbajtura dhe besnike në gjithçka.
1 Timoteut 3:15
por, po u vonova, të dish se si duhet të sillesh në shtëpinë e Perëndisë, që është kisha e Perëndisë së gjallë, shtylla dhe mbështetja e së vërtetës.
1 Timoteut 3:16
Dhe s`ka asnjë dyshim se misteri i mëshirës është i madh: Perëndia u shfaq në mish, u shfajësua në Frymë, u duk ndër engjëj, u predikua ndër johebrenj, u besua në botë, u ngrit në lavdi.
1 Timoteut 4:3
të cilët do të ndalojnë martesën dhe do të urdhërojnë të mos hani ushqimet që Perëndia i krijoi, të merren me falënderim nga ata që besojnë dhe e njohin të vërtetën.
1 Timoteut 4:4
Sepse çdo krijesë e Perëndisë është e mirë dhe asgjë s`është për t`u hedhur, nëse merret me falënderim,
1 Timoteut 4:5
sepse është shenjtëruar nga fjala e Perëndisë dhe nga lutja.
1 Timoteut 4:7
Shmangu pra nga përrallat profane dhe të të vjetërve, edhe ushtrohu në perëndishmëri,
1 Timoteut 4:8
sepse ushtrimi i trupit është i dobishëm për pak gjë, kurse perëndishmëria është e dobishme për çdo gjë, sepse përmban premtimin e jetës së tashme dhe të asaj që do të vijë.
1 Timoteut 4:9
Kjo fjalë është e sigurt dhe e denjë për t`u pranuar në çdo mënyrë.
1 Timoteut 4:10
Për këtë, në fakt, ne po mundohemi dhe na shajnë, sepse kemi shpresuar në Perëndinë e gjallë, që është Shpëtimtari i gjithë njerëzve dhe sidomos i besimtarëve.
1 Timoteut 4:12
Askush të mos e shpërfillë moshën tënde të re, por bëhu shembull për besimtarët në fjalë, në sjellje, në dashuri, në Frymë, në besim dhe në dëlirësi.
1 Timoteut 4:15
Kujdesu për këto gjëra dhe kushtoju atyre tërësisht, që përparimi yt të jetë i dukshëm për të gjithë.
1 Timoteut 5:1
Mos e qorto ashpër një plak, por këshilloje si atë, dhe më të rinjtë si vëllezër,
1 Timoteut 5:4
Por në qoftë se një e ve ka djem a nipa, këta le të mësojnë më parë të tregojnë perëndishmëri ndaj atyre të familjes së vet dhe t`ua shpërblejnë prindërve të tyre, sepse kjo është e mirë dhe e pëlqyer përpara Perëndisë.
1 Timoteut 5:5
Dhe ajo që është me të vërtetë e ve, dhe ka mbetur e vetme, e ka shpresën në Perëndinë dhe qëndron në lutje dhe në të falura natë e ditë.
1 Timoteut 5:8
Por në qoftë se dikush nuk kujdeset për të vetët, dhe më tepër për ata të shtëpisë, ai e ka mohuar besimin dhe është më i keq se një jobesimtar.
1 Timoteut 5:10
dhe të ketë dëshminë për vepra të mira: që i ka rritur fëmijët e saj, ka pritur të huajt, ua ka larë këmbët shenjtorëve, ka ndihmuar nevojtarët, i është kushtuar vazhdimisht çdo vepre të mirë.
1 Timoteut 5:13
Madje ato mësojnë të jenë përtace duke shkuar shtëpi më shtëpi, edhe jo vetëm përtace, por edhe llafazane dhe kureshtare duke folur për gjëra të kota.
1 Timoteut 5:14
Dua, pra, që vejushat e reja të martohen, të kenë fëmijë, të bëhen zonja shtëpie dhe të mos i japin kundërshtarit asnjë shkak përpërfolur;
1 Timoteut 5:15
sepse disa tashmë devijuan për të ndjekur Satanin.
1 Timoteut 5:20
Ata që mëkatojnë qortoji përpara të gjithëve, që edhe të tjerët të kenë frikë.
1 Timoteut 5:21
Unë të vë në be përpara Perëndisë, dhe Zotit Jezu Krisht dhe engjëjve të zgjedhur, që t`i zbatosh këto gjëra pa paragjykime, dhe mos bëj asgjë me anësi.
1 Timoteut 5:23
Mos pi më ujë, por përdor pak verë për stomakun tënd dhe për sëmundjet e tua të shpeshta.
1 Timoteut 5:24
Disa njerëzve mëkatet u duken sheshit edhe përpara gjyqit, ndërsa të tjerëve u duken më pas.
1 Timoteut 6:1
Të gjithë skllevërit që janë nën zgjedhë le t`i çmojnë zotërinjtë e tyre të denjë për çdo nderim, që të mos shuhen emri i Perëndisë dhe doktrina.
1 Timoteut 6:2
Edhe ata që i kanë zotërinjtë besimtarë, të mos i përbuzin sepse janë vëllezër, por t`u shërbejnë edhe më mirë, sepse ata që kanë dobi nga shërbimi i tyre janë besimtarë dhe të dashur. Mëso këto gjëra dhe i këshillo.
1 Timoteut 6:3
Në qoftë se dikush mëson një doktrinë tjetër dhe nuk ndjek fjalët e shëndosha të Zotit tonë Jezu Krisht dhe doktrinën sipas perëndishmërisë,
1 Timoteut 6:5
debatet e kota të njerëzve me mendje të prishur dhe të shterur nga e vërteta, sepse mendojnë se perëndishmëria është burim fitimi; largohu prej këtyre.
1 Timoteut 6:6
Perëndishmëria është një mjet që sjell dobi të madhe, kur njeriu kënaqet me aq sa ka.
1 Timoteut 6:10
Sepse lakmia për para është rrënja e gjithë të këqijave dhe, duke e lakmuar atë fort, disa u larguan nga besimi dhe e depërtuan veten e tyre në shumë dhimbje.
1 Timoteut 6:11
Por ti, o njeriu i Perëndisë, hiq dorë nga këto dhe ndiq drejtësinë, perëndishmërinë, besimin, dashurinë, zemërgjerësinë dhe zemërbutësinë.
1 Timoteut 6:12
Lufto luftën e drejtë të besimit, rrok jetën e përjetshme, në të cilën u thirre dhe për të cilën ke bërë rrëfimin e mirë të besimit përpara shumë dëshmitarëve.
1 Timoteut 6:13
Po të përgjërohem përpara Perëndisë që u jep jetë të gjitha gjërave dhe të Krishtit Jezus, i cili, duke dëshmuar përpara Ponc Pilatit, dhe një dëshmi të mirë besimi,
1 Timoteut 6:16
ai që i vetmi e ka pavdekësinë dhe rri në dritë të paafrueshme, të cilën asnjë njeri nuk e ka parë kurrë dhe as mund ta shohë; atij i qoftë nderi dhe pushteti i përjetshëm. Amen.
1 Timoteut 6:17
Porositi të pasurit e kësaj bote të mos jenë krenarë, dhe të mos i mbajnë shpresat në pasurinë që është e pasigurt, por në Perëndinë e gjallë, i cili na jep gjithçka bujarisht për ta gëzuar,
1 Timoteut 6:18
të bëjnë të mira, të bëhen të pasur në vepra të mira, të jenë bujarë dhe të gatshëm për të dhënë,
1 Timoteut 6:19
duke mbledhur si thesar një themel të mirë për të ardhmen, për të arritur jetën e përjetshme.
1 Timoteut 6:21
të cilën e përqafuan disa dhe dolën nga besimi. Hiri qoftë me ty! Amen!
2 Timoteut 1:1
Pali, apostulli i Jezu Krishtit nëpërmjet vullnetit të Perëndisë, sipas premtimit të jetës që është në Krishtin Jezus,
2 Timoteut 1:2
Timoteut, birit të dashur: hir, mëshirë dhe paqe prej Perëndisë Atit, dhe prej Krishtit Jezus, Zotit tonë.
2 Timoteut 1:3
E falënderoj Perëndinë, të cilit i shërbej sikurse edhe të parët e mi me ndërgjegje të pastër, se pa pushim të kujtoj në lutjet e mia, ditë e natë;
2 Timoteut 1:6
Për këtë arsye po të kujtoj ta zgjosh dhuntinë e Perëndisë që është në ty me anë të vënies së duarve të mia.
2 Timoteut 1:7
Sepse Perëndia nuk na ka dhënë frymë frike, por force, dashurie dhe urtësie.
2 Timoteut 1:8
Mos ki turp, pra, të dëshmosh Zotin tonë, as mua, të burgosurin e tij, por hiq keq bashkë me mua për ungjillin, sipas fuqisë së Perëndisë,
2 Timoteut 1:9
që na shpëtoi dhe na thirri me një thirrje të shenjtë, jo sipas veprave tona, por sipas qëllimit të tij dhe sipas hirit, që na u dha në Krishtin Jezus përpara fillimit të kohëve
2 Timoteut 1:11
për të cilin unë u caktova predikues, apostull dhe mësues i johebrenjve.
2 Timoteut 1:12
Për këtë arsye unë po vuaj edhe nga këto gjëra, po nuk kam turp, sepse e di kujt i kam besuar dhe jam i bindur se ai është i zoti ta ruajë visarin tim deri në atë ditë.
2 Timoteut 2:2
dhe ato që dëgjove nga unë përpara shumë dëshmitarëve, jepua njerëzve besnikë, që do të jenë të aftë të mësojnë edhe të tjerë.
2 Timoteut 2:7
Mendo për ato që të them, sepse Zoti do të të japë mend për të gjitha.
2 Timoteut 2:9
për të cilin unë po vuaj deri edhe në pranga posi keqbërës; por fjala e Perëndisë nuk lidhet në pranga.
2 Timoteut 2:10
Prandaj unë i duroj të gjitha për shkak të të zgjedhurve, që ata të kenë shpëtimin që është në Krishtin Jezus, bashkë me lavdi të përjetshme.
2 Timoteut 2:14
Ua kujto atyre këto gjëra, duke u përbetuar përpara Zotit të mos hahen kot me fjalë pa asnjë dobi, në dëm të atyre që dëgjojnë.
2 Timoteut 2:15
Mundohu të dalësh përpara Perëndisë si i sprovuar, si punëtor që nuk ka pse të turpërohet, që thotë drejt fjalën e së vërtetës.
2 Timoteut 2:18
të cilët dolën jashtë rrugës së të vërtetës, duke thënë se ringjallja ka ngjarë dhe përmbysin besimin e disave.
2 Timoteut 2:19
Megjithatë themeli i fortë i Perëndisë qëndron i patundur, dhe ka këtë vulë: "Zoti i njeh të vetët", dhe: "Le t`i largohet paudhësisë kushdo që përmend emrin e Krishtit".
2 Timoteut 2:20
Në një shtëpi të madhe nuk ka vetëm enë prej ari dhe argjendi, por edhe prej druri dhe balte; disa për të nderuar; të tjerat për të mos nderuar.
2 Timoteut 2:21
Pra, në qoftë se dikush pastrohet nga këto gjëra, do të jetë një enë nderi, e shenjtëruar dhe e dobishme për të zotin, e përgatitur për çdo vepër të mirë.
2 Timoteut 2:24
Sepse shërbëtori i Zotit nuk duhet të zihet, por të jetë i butë me të gjithë, i aftë për të mësuar njerëzit dhe i durueshëm,
2 Timoteut 2:25
duke i mësuar me butësi kundërshtarët, me shpresë se Perëndia ua jep atyre të pendohen, që arrijnë të njohin të vërtetën,
2 Timoteut 3:3
të padhembshur, të papajtueshëm, shpifës, të papërmbajtur, mizorë, që s`e duan të mirën,
2 Timoteut 3:4
tradhtarë, kokëshkretë, fodullë, dëfrimdashës më fort se perëndidashës,
2 Timoteut 3:5
të perëndishëm në dukje, por mohues të fuqisë së saj; edhe nga këta largohu.
2 Timoteut 3:6
Sepse prej këtyre janë ata që futen nëpër shtëpi dhe i bëjnë për vete femrat e ngarkuara me mëkate, të sunduara nga pasione të ndryshme,
2 Timoteut 3:9
Por këta nuk do të shkojnë shumë përpara, sepse marrëzia e tyre do të dalë në shesh për të gjithë, ashtu sikurse u ngjau edhe atyre.
2 Timoteut 3:11
përndjekjet, vuajtjet që më ndodhën në Antioki, në Ikonio, dhe në Listra; ti e di çfarë përndjekjesh hoqa, por Perëndia më shpëtoi nga të gjitha.
2 Timoteut 3:12
Të gjithë ata që duan të rrojnë me perëndishmëri në Krishtin Jezus do të përndiqen,
2 Timoteut 3:15
dhe se që nga fëmijëria i njeh Shkrimet e shenjta, të cilat mund të të bëjnë të ditur për shpëtimin me anë të besimit që është në Krishtin Jezus.
2 Timoteut 3:16
I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për mësim, bindje, ndreqje dhe për edukim me drejtësi,
2 Timoteut 3:17
që njeriu i Perëndisë të jetë i përkryer, tërësisht i pajisur për çdo vepër të mirë.
2 Timoteut 4:1
Po të përbej, pra, përpara Perëndisë dhe Zotit Jezu Krisht, që ka për të gjykuar të gjallë e të vdekur, në dukjen e tij dhe në mbretërinë e tij:
2 Timoteut 4:3
Sepse do të vijë koha kur njerëzit nuk do ta durojnë doktrinën e shëndoshë, por, sipas ëndjeve të veta, do të mbledhin grumbull mësues për të gudulisur veshët
2 Timoteut 4:4
dhe do t`i largojnë veshët nga e vërteta e do t`i sjellin drejt përrallave.
2 Timoteut 4:5
Por ti rri syçelë në çdo gjë, duro vuajtjet, kryeje punën e ungjilltarit, përmbushe plotësisht shërbesën tënde.
2 Timoteut 4:6
Sa për mua, po derdhem si ofertë pije, dhe koha e nisjes sime arriti.
2 Timoteut 4:7
Luftën e mirë e luftova, e përfundova vrapimin, e ruajta besimin.
2 Timoteut 4:8
Pas kësaj më pret gati kurora e drejtësisë që Perëndia, gjykatësi i drejtë, do të ma japë atë ditë, dhe jo vetëm mua, por edhe gjithë atyre që presin me dashuri të shfaqurit e tij.
2 Timoteut 4:9
Përpiqu të vish shpejt tek unë,
2 Timoteut 4:11
Me mua është vetëm Lluka; merre Markun dhe sille me vete, sepse e kam shumë të dobishëm për shërbesë.
2 Timoteut 4:13
Kur të vish, sill mantelin që lashë në Troadë, pranë Karpit, dhe librat, sidomos pergamenat.
2 Timoteut 4:16
Në mbrojtjen time të parë në gjyq askush nuk qe me mua, por të gjithë më lanë; kjo të mos u numërohet për faj.
2 Timoteut 4:18
Edhe Zoti do të më shpëtojë nga çdo vepër e keqe dhe do të më ruajë për mbretërinë e tij qiellore. Lavdi atij në shekuj të shekujve. Amen.
2 Timoteut 4:21
Përpiqu të vish përpara dimrit. Të përshëndetin Eubuli, Pudenti, Lini, Klaudja dhe të gjithë vëllezërit.
Titit 1:1
Pali, shërbëtor i Perëndisë dhe apostull i Jezu Krishtit, sipas besimit të të zgjedhurve të Perëndisë dhe njohjes të së vërtetës që është sipas perëndishmërisë,
Titit 1:2
në shpresën e jetës së përjetshme, të cilën Perëndia, që nuk gënjen, e premtoi para të gjitha kohërave,
Titit 1:3
dhe që në kohë të caktuara e shfaqi fjalën e tij me anë të predikimit që m`u besua me urdhër të Perëndisë, Shpëtimtarit tonë,
Titit 1:4
Titit, birit të vërtetë në besimin e përbashkët: hir, mëshirë dhe paqe prej Perëndisë, Atit, dhe prej Zotit Jezu Krisht, Shpëtimtarit tonë.
Titit 1:5
Për këtë arsye të lashë në Kretë, që ti të ndreqësh mirë çështjet që janë për t`u bërë dhe që, në çdo qytet, të caktosh pleq, ashtu siç të porosita;
Titit 1:6
secili prej tyre të jetë i paqortueshëm, bashkëshort i një gruaje të vetme, të ketë fëmijë besimtarë, që të mos përfliten për jetë të shthurur dhe për pandëgjesë.
Titit 1:7
Sepse peshkopi, si administrues i shtëpisë së Perëndisë duhet të jetë i paqortueshëm, jo arrogant, jo zemërak, jo i dhënë pas verës, jo i dhunshëm, jo njeri që lakmon fitim të turpshëm,
Titit 1:8
por mikpritës, mirëdashës, i urtë, i drejtë, i shenjtë, i përmbajtur,
Titit 1:11
këta ngatërrojnë familje të tëra, duke mësuar ato që s`duhet, për fitim të ndyrë.
Titit 1:12
Një prej tyre, pikërisht një profet i tyre, tha: "Kretasit janë gjithnjë gënjeshtarë, egërsira të këqija, barkpërtacë!"
Titit 1:13
Kjo dëshmi është e vërtetë; prandaj qortoji me ashpërsi, që të shëndoshen në besim,
Titit 1:14
pa u vënë vesh përrallave të Judenjve dhe urdhërimeve të njerëzve që largohen nga e vërteta.
Titit 1:15
Gjithçka është e pastër për ata që janë të pastër, por asgjë nuk është e pastër për të ndoturit dhe për ata që nuk besojnë; madje edhe mendja, edhe ndërgjegja e tyre janë të ndotura.
Titit 1:16
Ata pohojnë se njohin Perëndinë, po me vepra e mohojnë, sepse janë të neveritshëm, të pabindur dhe të pazotë për çfarëdo vepre të mirë.
Titit 2:1
Por ti shpall ato që përkojnë me doktrinën e shëndoshë:
Titit 2:2
pleqtë të jenë të përmbajtur, dinjitozë, të urtë, të shëndoshë në besim, në dashuri, në durim.
Titit 2:5
të jenë fjalëpakë, të dlira, t`i kushtohen punëve të shtëpisë, të mira, të bindura ndaj burrave të tyre, që fjala e Perëndisë të mos blasfemohet.
Titit 2:8
një e folur e shëndoshë e të paqortueshme, që kundërshtari të turpërohet e të mos ketë të flasë asgjë të keqe për ju.
Titit 2:10
të mos përvetësojnë gjënë e huaj, por të tregojnë një besnikëri të plotë, që në çdo gjë të nderojnë mësimin e Perëndisë, Shpëtimtarit tonë.
Titit 2:11
Sepse hiri shpëtues i Perëndisë iu shfaq gjithë njerëzve,
Titit 2:12
dhe na mëson të mohojmë pabesinë dhe lakmitë e botës, sepse ne rrojmë me urtësi, me drejtësi dhe me perëndishmëri në këtë jetë,
Titit 2:13
duke pritur shpresën e lume dhe të shfaqurit e lavdisë të të madhit Perëndi dhe të Shpëtimtarit tonë Jezu Krisht,
Titit 2:14
i cili e dha veten për ne, për të na shpenguar nga çdo paudhësi dhe për të pastruar për vete një popull të veçantë, të zellshëm në vepra të mira.
Titit 2:15
Mësoju këto gjëra, këshillo dhe qorto me çdo pushtet! Askush mos të përçmoftë.
Titit 3:1
U kujto atyre që t`u nënshtrohen pushtetarëve dhe autoriteteve, të jenë të bindur, gati për çdo vepër të mirë,
Titit 3:2
të mos flasin keq për asnjeri, të jenë paqësorë dhe të butë, duke treguar mirësjellje të madhe kundrejt të gjithë njerëzve.
Titit 3:4
Po kur u shfaq mirësia e Perëndisë, Shpëtimtarit tonë, dhe dashuria e tij për njerëzit,
Titit 3:5
ai na shpëtoi jo me anë të veprave të drejta që ne bëmë, por sipas mëshirës së tij, me anë të larjes së rilindjes dhe të ripërtëritjes së Frymës së Shenjtë,
Titit 3:7
që ne, të shfajësuar me anë të hirit të tij, të bëhemi trashëgimtarë të jetës së përjetshme, sipas shpresës që kemi.
Titit 3:8
Kjo fjalë është e sigurt, dhe dua që ti të pohosh me forcë këto gjëra, që ata që kanë besuar në Perëndinë të kujdesen për të kryer vepra të mira. Këto gjëra janë të mira dhe të dobishme për njerëzit.
Titit 3:12
Kur të dërgoj Arteman ose Tikikun, bëj çmos për të ardhur tek unë në Nikopoli, sepse vendosa ta kaloj dimrin aty.
Titit 3:13
Përcilli me kujdes për udhëtim Zenën, juristin e ligjit, dhe Apolonin, që të mos u mungojë gjë.
Titit 3:14
Edhe le të mësojnë edhe tanët t`u kushtohen veprave të mira për nevojat e ngutshme, që të mos jenë të pafrytshëm.
Titit 3:15
Të gjithë ata që janë me mua të bejnë të fala. Përshëndeti ata që na duan në besim. Hiri qoftë me ju të gjithë. Amen.
Filemonit 1:3
hir dhe paqe mbi ju prej Perëndisë sonë, Atit, dhe Zotit Jezu Krisht.
Filemonit 1:4
E falënderoj Perëndinë tim, duke të kujtuar gjithnjë në lutjet e mia,
Filemonit 1:5
sepse po dëgjoj për dashurinë tënde dhe për besimin që ke ndaj Zotit Jezu Krisht dhe ndaj gjithë shenjtorëve,
Filemonit 1:6
që bashkësia e besimit tënd të bëhet e frytshme nëpërmjet njohjes së çdo të mire që është në ju për shkak të Jezu Krishtit.
Filemonit 1:7
Sepse ne patëm gëzim të madh dhe përdëllim nga dashuria jote, sepse me anën tënde, o vëlla, zemrat e shenjtorëve u përtërinë.
Filemonit 1:9
më shumë më pëlqen të të lutem për dashurinë, kështu siç jam unë, Pali, plak dhe tashti edhe i burgosur i Jezu Krishtit;
Filemonit 1:10
të lutem për birin tim Onesim, që më lindi në prangat e mia,
Filemonit 1:11
i cili dikur s`kishte fare vlerë për ty, por që tani është shumë i vlefshëm për ty e për mua,
Filemonit 1:12
të cilin ta dërgova përsëri; dhe ti prite atë, zemrën time.
Filemonit 1:13
Do të desha ta mbaja pranë vetes që të më shërbente në vendin tënd në prangat për shkak të ungjillit;
Filemonit 1:15
Sepse ndoshta për këtë arsye qe ndarë prej teje për pak kohë, që ta kesh atë përgjithmonë,
Filemonit 1:16
por jo më si skllav, por shumë më tepër se skllav, vëlla të dashur, sidomos për mua, por aq më tepër për ty si sipas mishit, ashtu dhe në Zotin.
Filemonit 1:20
Po, vëlla, ma bëj këtë nder në Perëndinë! Ma përtëri zemrën në Perëndinë!
Filemonit 1:22
përgatit njëkohësht një vend për të ndenjur, sepse shpresoj se, për hir të lutjeve tuaja, do t`ju dhurohem përsëri.
Hebrenjve 1:1
Perëndia, mbasi u foli së lashti shumë herë dhe në shumë mënyra etërve me anë të profetëve,
Hebrenjve 1:5
Sepse cilit nga engjëjt i tha ndonjë herë: "Ti je Biri im, sot më je lindur"? Edhe përsëri: "Unë do t`i jem Atë, dhe ai do të më jetë Bir"?
Hebrenjve 1:6
Dhe akoma, kur ta shtjerë të Parëlindurin në botë, thotë: "Le ta adhurojnë të gjithë engjëjt e Perëndisë".
Hebrenjve 1:7
Kurse për engjëjt thotë: "Engjëjt e vet ai i bën erëra, dhe shërbenjësit e tij flakë zjarri";
Hebrenjve 1:8
ndërsa për të Birin thotë: "Froni yt, o Perëndi është në shekuj të shekujve; skeptri i mbretërisë sate është skeptër drejtësie.
Hebrenjve 1:9
E ke dashur drejtësinë dhe e ke urryer paudhësinë; prandaj Perëndia, Perëndia yt, të vajosi me vaj gëzimi përmbi shokët e tu".
Hebrenjve 1:10
Edhe: "Ti, o Perëndi, në krye themelove tokën dhe qiejt janë vepër e duarve të tu.
Hebrenjve 1:14
A nuk janë ata të gjithë frymëra shërbenjës, që dërgohen për të shërbyer për të mirën e atyre që kanë për të trashëguar shpëtimin?
Hebrenjve 2:1
Prandaj ne duhet t`u përmbahemi më shumë atyre që dëgjuam, se mos shkasim ndonjë herë nga ruga.
Hebrenjve 2:3
si do të shpëtojmë ne, nëqoftëse e lëmë pas dore një shpëtim kaq të madh? Ky shpëtim, si u shpall në fillim prej Perëndisë, u vërtetua ndër ne nga ata që e dëgjuan,
Hebrenjve 2:4
ndërsa Perëndia dëshmonte për të me anë shenjash e mrekullish, me vepra të ndryshme të fuqishme dhe me dhurata të Shpirtit të Shenjtë, sipas vullnetit të tij.
Hebrenjve 2:5
Sepse Perëndia nuk e vuri nën pushtet të engjëjve botën që ka për të ardhur, për të cilin po flasim,
Hebrenjve 2:6
por dikush dëshmoi diku duke thënë: "Ç`është njeriu, që të bie ndërmend për të? Ose i biri i njeriut që të kujdesesh për të?
Hebrenjve 2:7
Ti e bëre për pak kohë më të vogël nga engjëjt, ti e kurorëzove me lavdi dhe me nder dhe e vure përmbi veprat e duarve të tua;
Hebrenjve 2:9
por shohim Jezusin të kurorëzuar me lavdi dhe me nder për vdekjen që pësoi; ai u bë për pak kohë më i vogël se engjëjt, që me hirin e Perëndisë të provonte vdekjen për të gjithë njerëzit.
Hebrenjve 2:10
Sepse i duhej atij, për të cilin dhe nëpërmjet të cilit janë të gjitha, duke çuar shumë bij në lavdi, ta bënte të përsosur me anë të vuajtjeve realizuesin e shpëtimit të tyre.
Hebrenjve 2:11
Sepse ai që shenjtëron dhe ata që shenjtërohen janë të gjithë prej një; prandaj as nuk turpërohet t`i quajë vëllezër,
Hebrenjve 2:13
Edhe më: "Do të shpresoj në të". Dhe përsëri: "Ja unë, dhe fëmijët që m`i dha Perëndia".
Hebrenjve 2:15
edhe të çlironte të gjithë ata që nga frika e vdekjes i ishin nënshtruar robërisë për tërë jetën.
Hebrenjve 2:16
Sepse ai nuk kujdeset për engjëjt, por ndihmon pasardhjen e Abrahamit.
Hebrenjve 2:17
Prandaj ai duhej t`u ngjante në çdo gjë vëllezërve, që të mund të ishte i mëshirshëm e kryeprift besnik në ato që i përkasin Perëndisë, për për t`u bërë pajtim për mëkatet e popullit.
Hebrenjve 3:3
Sepse Jezusi është i denjë për më shumë lavdi se Moisiu, meqenëse ai që ndërton shtëpinë ka më shumë nder se shtëpia.
Hebrenjve 3:4
sepse çdo shtëpi ndërtohet prej dikujt, por ai që ka ndërtuar gjithçka është Perëndia.
Hebrenjve 3:5
Dhe Moisiu qe me të vërtetë besnik në shtëpinë e Perëndisë si shërbëtor, për të dëshmuar për të gjitha gjërat që duheshin thënë,
Hebrenjve 3:12
Kini kujdes, vëllezër, se mos ndonjë nga ju ka zemër të ligë, mosbesimi, që të largohet nga Perëndia i gjallë,
Hebrenjve 3:17
Dhe kush qenë ata me të cilët u zemërua për dyzet vjet? A s`qenë vallë ata që mëkatuan, kufomat e të cilëve ranë nëpër shkretëtirë?
Hebrenjve 3:18
Dhe për cilët bëri be se nuk do të hynin në prehjen e tij, veç se për ata që qenë të pabindur?
Hebrenjve 3:19
Ne shohim se ata nuk mundën të hyjnë për shkak të mosbesimit.
Hebrenjve 4:1
Prandaj, përderisa mbetet akoma një premtim për të hyrë në prehjen e tij, le të kemi frikë se mos ndonjë nga ju të mbetet jashtë.
Hebrenjve 4:3
Sepse ne që besuam hyjmë në prehje, siç tha ai: "Kështu u përbetova në mërinë time: nuk do të hyjnë në prehjen time", ndonëse veprat e tij u mbaruan që kur se u krijua bota.
Hebrenjve 4:4
Sepse diku ai ka thënë kështu për të shtatën ditë: "Dhe Perëndia u preh të shtatën ditë nga të gjitha veprat e tij";
Hebrenjve 4:6
Mbasi, pra, mbetet që disa të hyjnë në të, ndërsa ata që u ungjillzuan më përpara nuk hyjnë për shkak të mosbesimit të tyre,
Hebrenjve 4:7
ai cakton përsëri një ditë: "Sot", duke thënë, mbas kaq kohe, me gojën e Davidit: "Sot, në qoftë se e dëgjoni zërin e tij, mos u bëni zemërgur".
Hebrenjve 4:8
Sepse, në qoftë se Jozueu do t`u kishte dhënë prehje, Perëndia nuk do të kishte folur për një ditë tjetër.
Hebrenjve 4:9
Mbetet, pra, një pushim i së shtunës për popullin e Perëndisë.
Hebrenjve 4:10
Sepse kush ka hyrë në prehjen e tij, ka bërë pushim edhe ai nga veprat e veta, ashtu si Perëndia nga të tijat.
Hebrenjve 4:11
Le të përpiqemi, pra, të hyjmë në atë prehje, që askush të mos bjerë në atë shëmbull të mosbindjes.
Hebrenjve 4:12
Sepse fjala e Perëndisë është e gjallë dhe vepruese, më e mprehtë se çdo shpatë me dy tehe dhe depërton deri në ndarjen e shpirtit dhe të frymës, të nyjeve dhe të palcave, dhe është në gjendje të gjykojë mendimet dhe dëshirat e zemrës.
Hebrenjve 4:14
Duke pasur, pra, një kryeprift të madh që ka përshkuar qiejt, Jezusin, Birin e Perëndisë, le të mbajmë fort rrëfimin tonë të besimit.
Hebrenjve 4:15
Sepse ne nuk kemi kryeprift që nuk mund t`i vijë keq për dobësitë tona, po një që u tundua në të gjitha ashtu si ne, por pa mëkatuar.
Hebrenjve 4:16
Le t`i afrohemi, pra, me guxim fronit të hirit, që të marrim mëshirë e të gjejmë hir, për të pasur ndihmë në kohë nevoje.
Hebrenjve 5:1
Sepse çdo kryeprift, që merret prej njerëzve, vihet kryeprift mbi njerëzit për gjërat që kanë të bëjnë me Perëndinë, për të ofruar dhurata dhe flijime për mëkatet;
Hebrenjve 5:2
kështu ai mund të ketë dhembshuri për ata që janë të paditur dhe të gënjyer, sepse edhe ai është i veshur me dobësi,
Hebrenjve 5:3
dhe për këtë arsye është i detyruar të ofrojë flijime për fajet, si për popullin ashtu edhe për veten e tij.
Hebrenjve 5:4
Dhe askush nuk e merr këtë nder prej vetes së tij, po ai që thirret nga Perëndia, sikurse Aaroni.
Hebrenjve 5:5
Kështu edhe Krishti nuk e përvetësoi ai vetë lavdinë që të bëhet kryeprift, por ia dha Ai që i tha: "Ti je im Bir, sot ti më linde",
Hebrenjve 5:6
dhe ashtu si thuhet diku gjetiu: "Ti je prift përjetë, sipas rendit të Melkisedekut".
Hebrenjve 5:7
I cili, në ditët e mishit të tij, me klithma të larta dhe me lot, i ofroi lutje dhe urata atij që mund ta shpëtonte nga vdekja, dhe u dëgjua për shkak të frikës së tij nga Perëndia.
Hebrenjve 5:9
dhe, si u bë i përkryer, u bë vepronjësi i shpëtimit të amshuar për të gjithë ata që që i binden,
Hebrenjve 5:10
duke qenë i shpallur kryeprift nga Perëndiaa sipas rendit të Melkisedekut,
Hebrenjve 5:11
për të cilin kemi shumë gjëra për të thënë, por të vështira për t`u shpjeguar, sepse ju jeni rënduar nga veshët për të dëgjuar.
Hebrenjve 5:12
Sepse, ndonëse tashmë duhet të ishit mësues, keni përsëri nevojë që t`ju mësojnë njohuritë e para të orakujve të Perëndisë, dhe keni nevojë për qumësht, dhe jo për ushqime të forta.
Hebrenjve 5:13
Sepse kushdo që ushqehet me qumësht nuk ka përvojën e fjalës së drejtësisë, sepse është foshnjë;
Hebrenjve 5:14
kurse ushqimi i fortë është për të rriturit, të cilët, nga përvoja, i kanë të zhvilluara vetitë për të dalluar të mirën dhe të keqen.
Hebrenjve 6:1
Prandaj, duke e lënë fjalën e fillimit të Krishtit, le të synojmë përkryerjen, pa hedhur përsëri themel pendimi nga vepra të vdekura dhe nga besimi te Perëndia,
Hebrenjve 6:2
nga doktrina për pagëzimet, të vënies së duarve, të ringjalljes të të vdekurve dhe të gjyqit të përjetshëm;
Hebrenjve 6:3
dhe këtë do ta bëjmë, në e lejoftë Perëndia.
Hebrenjve 6:5
dhe shijuan fjalën e mirë të Perëndisë dhe mrrekullitë e jetës së ardhshme,
Hebrenjve 6:6
dhe po u rrëzuan, është e pamundur t`i sjellësh përsëri në pendim, sepse ata, për vete të tyre, e kryqëzojnë përsëri Birin e Perëndisë dhe e poshtërojnë.
Hebrenjve 6:7
Sepse toka, që pi shiun, i cili bie shpesh mbi të dhe prodhon barëra të dobishme për ata që e punojnë, merr bekim nga Perëndia;
Hebrenjve 6:8
kurse, po të prodhojë ferra e murriza, shahet edhe afër mallkimit dhe fundi i vet është për t`u djegur.
Hebrenjve 6:9
Dhe ndonëse flasim kështu, ne, o të dashur, lidhur me ju jemi të bindur për gjëra më të mira dhe që i takojnë shpëtimit;
Hebrenjve 6:10
sepse Perëndia nuk është i padrejtë, që të harrojë veprën dhe mundimin tuaj të dashurisë që treguat për emrin e tij me shërbesën që u bëtë dhe po u bëni shenjtorëve.
Hebrenjve 6:11
Dhe dëshirojmë që secili nga ju të tregojë deri në fund të njëjtin zell për të arritur në sigurimin e plotë të shpresës,
Hebrenjve 6:12
që të mos bëheni përtacë, por t`u përngjani atyre që nëpërmjet besim dhe durim trashëgojnë premtimet.
Hebrenjve 6:13
Sepse kur Perëndia i dha premtimin Abrahamit, duke qenë se s`kishte ndonjë më të madh që të përbetohej, bëri be me veten e tij
Hebrenjve 6:16
Sepse njerëzit bëjnë be për dikë që është më i madh, dhe në këtë mënyrë betimi për ta është garancia që i jep fund çdo mosmarrëveshjeje.
Hebrenjve 6:17
Kështu Perëndia, duke dashur t`u tregojë trashëgimtarëve të premtimit në mënyrë më të qartë palëkundshmërinë e vendimit të tij vuri ndërmjetës betimin,
Hebrenjve 6:18
që me anë të dy gjërave të pandryshueshme, në të cilat është e pamundur të Perëndia të gënjejë, të kemi trimërim të madh ne, që kemi kërkuar strehë duke u kapur nga shpresa që na u vu përpara.
Hebrenjve 6:20
ku ka hyrë Krishti, si pararendës për ne, pasi u bë kryeprift në amshim sipas rendit të Melkisedekut.
Hebrenjve 7:1
Sepse ky Melkisedeku, mbret i Salemit dhe prift i Shumë të Lartit Perëndi, i doli përpara Abrahamit, kur po kthehej nga disfata e mbretërve dhe e bekoi;
Hebrenjve 7:3
Pa atë, pa nënë, pa gjenealogji, pa pasur as fillim ditësh as fund jete, por i përngjashëm me Birin e Perëndisë, ai mbetet prift në amshim.
Hebrenjve 7:8
Veç kësaj ata që i marrin të dhjetat janë njerëzit që vdesin, kurse atje i merr ai për të cilin dëshmohet se rron.
Hebrenjve 7:10
sepse ishte ende në mesin e t`et, kur Melkisedeku i doli përpara.
Hebrenjve 7:11
Sepse, po të ishte përkryerja me anë të priftërisë levitike (sepse populli e mori ligji nën atë), ç`nevojë kishte të dilte një prift tjetër sipas rendit të Melkisedekut dhe të mos caktohet sipas rendit të Aaronit?
Hebrenjve 7:13
Sepse ai për të cilin bëhet fjalë i përket një fisi tjetër, prej të cilit askush nuk i ka shërbyer ndonjëherë altarit;
Hebrenjve 7:14
sepse dihet se Perëndia ynë lindi nga fisi i Judës, për të cilin Moisiu nuk tha asgjë lidhur me priftërinë.
Hebrenjve 7:17
Sepse Shkrimi dëshmon: "Ti je prift për jetë të jetës, sipas rendit të Melkisedekut".
Hebrenjve 7:18
Në këtë mënyrë bie poshtë urdhërimi i mëparshëm, për shkak të dobësisë dhe të padobisë së tij,
Hebrenjve 7:19
sepse ligji nuk mbaroi asnjë lloj pune, po futi një shpresë më të mirë, me anë të së cilës i afrohemi Perëndisë.
Hebrenjve 7:21
(ndërsa ky në bazë të betimit nga ana e atij që i tha: "Perëndia u betua dhe nuk do të pendohet: Ti je prift përjetë, sipas rendit të Melkisedekut").
Hebrenjve 7:23
Për më tepër ata qenë bërë priftërinj në numër të madh, sepse vdekja nuk i linte të qëndronin për gjithnjë,
Hebrenjve 7:24
kurse ai, mbasi qëndron për jetë të jetës, ka priftëri të patjetërsueshme,
Hebrenjve 7:25
prandaj edhe mund të shpëtojë plotësisht ata që me anë të tij i afrohen Perëndisë, sepse gjithmonë rron që të ndërmjetësojë për ta.
Hebrenjve 7:26
Sepse ne një kryeprift i tillë na duhej, i shenjtë, i pafaj, i papërlyer, i ndarë nga mëkatarët dhe i ngritur përmbi qiej,
Hebrenjve 7:27
i cili nuk ka nevojë çdo ditë, si ata kryepriftërinjtë, të ofrojë flijime më parë për mëkatet e veta e pastaj për ato të popullit; sepse këtë e bëri një herë e mirë, kur e kushtoi vetveten.
Hebrenjve 7:28
Sepse ligji vë kryepriftërinj njerëz që kanë dobësi, por fjala e betimit, që vjen pas ligjit, vë Birin që është i përkryer në jetë të jetës.
Hebrenjve 8:2
shërbenjës i shenjtërores dhe të tabernakullit të vërtetë, të cilin e ngriti Perëndia e jo njeriu.
Hebrenjve 8:3
Sepse çdo kryeprift vihet për të ofruar dhurata dhe flijime, prandaj është e nevojshme që edhe ky të ketë diçka që të kushtojë.
Hebrenjve 8:7
sepse, në qoftë se Besëlidhja e parë do të qe e patëmetë, nuk do të qe nevoja të kërkohej vend për një tjetër.
Hebrenjve 8:8
Sepse Perëndia, duke i qortuar, thotë: "Ja po vijnë ditët kur do të bëj një Besëlidhje të re me shtëpinë e Izraelit dhe me shtëpinë e Judës,
Hebrenjve 8:9
jo si besëlidhja që bëra me etërit e tyre, ditën që i mora për dore për t`i nxjerrë jashtë nga toka e Egjiptit, sepse ata nuk qëndruan besnikë në Besëlidhjen time, dhe unë i braktisa, thotë Zoti.
Hebrenjve 8:10
Dhe kjo është besëlidhja që unë do të bëj me shtëpinë e Izraelit pas atyre ditëve, thotë Zoti: unë do t`i shtie ligjet e mia në mendjet e tyre dhe do t`i shkruaj në zemrat e tyre, dhe do të jem Perëndia e tyre dhe ata do të jenë populli im.
Hebrenjve 8:11
Dhe askush nuk do të mësojë më të afërmin e tij, askush vëllanë e vet, duke thënë: "Njih Perëndinë!". Sepse të gjithë do të më njohin, nga më i vogli e deri tek më i madhi prej tyre,
Hebrenjve 8:12
sepse unë do të jem i mëshirshëm për paudhësitë e tyre dhe nuk do të kujtoj më mëkatet e tyre dhe keqbërjet e tyre".
Hebrenjve 9:1
Sigurisht edhe e para Besëlidhje kishte disa rregulla për shërbesën hyjnore dhe për shenjtëroren tokësore.
Hebrenjve 9:4
përmbante një tymtore prej ari edhe arkën e Besëlidhjes, të mbuluar nga të gjitha anët me ar, në të cilën ishte një enë e artë me manë, shkopi i Aaronit që kishte buluar dhe rrasat e Besëlidhjes.
Hebrenjve 9:5
Edhe sipër asaj ishin kerubinët e lavdisë që i bënin hije pajtuesit; për këto ne nuk do të flasim me hollësi tani.
Hebrenjve 9:6
Duke qenë të vendosura kështu këto gjëra, priftërinjtë hynin vazhdimisht në tabernakulli i parë për të kryer shërbesën hyjnore;
Hebrenjve 9:7
por në të dytin hynte vetëm kryeprifti një herë në vit, jo pa gjak, të cilin e ofronte për veten e tij dhe për mëkatet e popu-llit të kryera në padije.
Hebrenjve 9:9
i cili është një shëmbëlltyrë për kohën e tanishme; dhe donte të tregonte se dhuratat dhe flijmet që jepeshin nuk mund ta bënin të përsosur në ndërgjegje atë që e kryente shërbesën hyjnore,
Hebrenjve 9:11
Por Krishti, që erdhi si kryeprift i të mirave që do të vijnë në të ardhmen, duke kaluar nëpër një tabernakull më të madh e më të përkryer, që s`është bërë me dorë, pra, që nuk është e kësaj krijese,
Hebrenjve 9:12
hyri një herë e përgjithmonë në shenjtërore, jo me gjakun e cjepve dhe të viçave, por me gjakun e vet, dhe fitoi një shpëtim të amshuar.
Hebrenjve 9:13
Sepse, në qoftë se gjaku i demave dhe i cjepve dhe hiri i një mëshqerre i spërkatur mbi të ndoturit, i shenjtëron, duke i pastruar në mish,
Hebrenjve 9:14
aq më shumë gjaku i Krishtit, i cili me anë të Frymës së Shenjtë e dha veten e tij të papërlyer nga asnjë faj ndaj Perëndisë, do ta pastrojë ndërgjegjen tuaj nga veprat e vdekura për t`i shërbyer Perëndisë së gjallë!
Hebrenjve 9:15
Për këtë arsye ai është ndërmjetësi i Besëlidhjes së re që, me anë të vdekjes që u bë për shpërblimin e shkeljeve që u kryen gjatë Besëlidhjes së parë, të thirrurit të marrin premtimin e trashëgimisë së amshuar.
Hebrenjve 9:19
Sepse kur iu shpallën të gjitha urdhërimet sipas ligjit gjithë popullit nga Moisiu, ky mori gjakun e viçave, të cjepve, bashkë me ujë, lesh të kuq dhe hisop, e spërkati librin dhe gjithë popullin,
Hebrenjve 9:20
duke thënë: "Ky është gjaku i Besëlidhjes që Perëndia urdhëroi për ju".
Hebrenjve 9:21
Gjithashtu ai me atë gjak spërkati edhe tabernakullin dhe të gjitha orenditë e shërbesës hyjnore.
Hebrenjve 9:24
Sepse Krishti nuk hyri në një shenjtërore të bërë me dorë, që është vetëm shëmbëllesë e asaj të vërtetë, por në vetë qiellin për të dalë tani përpara Perëndisë për ne,
Hebrenjve 9:25
dhe jo për ta kushtuar si fli veten e vet shumë herë, sikurse kryeprifti që hyn vit për vit në shenjtërore me gjak që s`është i veti,
Hebrenjve 9:26
sepse përndryshe ai duhet të pësonte shumë herë që kur se u krijua bota; por tani, vetëm një herë, në fund të shekujve Krishti u shfaq për të prishur mëkatin me anë të flijimit të vetvetes.
Hebrenjve 9:28
kështu edhe Krishti, pasi u dha vetëm njëherë për të marrë mbi vete mëkatët e shumëve, do të duket për së dyti pa mëkat për ata që e presin për shpëtim.
Hebrenjve 10:1
Sepse ligji, duke pasur hijen e të mirave që kishin për të ardhur dhe jo figurën vetë të gjërave, nuk mundet kurrë që t`i bëjë të përkryer ata që i afrohen Perëndisë me anë të të njëjtave flijime që ofrohen vazhdimisht vit për vit.
Hebrenjve 10:2
Sepse përndryshe do të kishin pushuar t`i ofronin, sepse ata që e ushtrojnë kultin, si të pastroheshin një herë, a nuk do të kishin më asnjë vetëdije për mëkatet?
Hebrenjve 10:3
Por në këto flijime përtërihet çdo vit kujtimi i mëkateve,
Hebrenjve 10:5
Prandaj, duke hyrë në botë, ai thotë: "Ti nuk deshe as flijim as mblatë, po bëre gati për mua një trup;
Hebrenjve 10:6
ti nuk pëlqeve as olokauste as flijimet për mëkatin.
Hebrenjve 10:7
Atëherë unë thashë: "Ja, unë po vij; në rotullin e librit është shkruar për mua; për të bërë, o Perëndi, vullnetin tënd"".
Hebrenjve 10:8
Mbasi tha: "Ti nuk deshe as flijim as mblatë, as olokauste as flijime për mëkatin, që të blatohen sipas ligjit",
Hebrenjve 10:9
ai shtoi: "Ja, unë vij për të bërë, o Perëndi, vullnetin tënd". Ai heq të parën, që të vërë të dytën.
Hebrenjve 10:10
Prej këtij vullneti, ne jemi shenjtëruar me anë të kushtimit të trupit të Jezu Krishtit, që u bë një herë për të gjithë.
Hebrenjve 10:11
Dhe ndërsa çdo prift rri përdita në këmbë duke shërbyer dhe duke mblatuar shpesh herë të njëjtat flijime, që nuk mund të heqin kurrë mëkatet,
Hebrenjve 10:12
ai, përkundrazi, pasi dha për gjithnjë një flijim të vetëm për mëkatet, u vu të rrijë në të djathtën e Perëndisë,
Hebrenjve 10:13
duke pritur paskëtaj vetëm që armiqtë e tij t`i vihen si ndenjëse për këmbët e tij.
Hebrenjve 10:14
Sepse, me një ofertë të vetme, ai i bëri të përsosur për gjithnjë ata që shenjtërohen.
Hebrenjve 10:16
"Kjo është Besëlidhja që unë do të bëj me ata pas atyre ditëve, thotë Perëndia, unë do t`i shtie ligjet e mia në zemrat e tyre dhe do t`i shkruaj në mendjet e tyre",
Hebrenjve 10:18
Edhe atje ku ka ndjesë të këtyre gjërave, nuk ka më ofertë për mëkatin.
Hebrenjve 10:19
Duke pasur, pra, o vëllezër, liri të plotë për të hyrë në shenjtërore me anë të gjakut të Jezusit,
Hebrenjve 10:20
me anë të një udhe të re dhe të gjallë që ai përuroi për ne me anë të velit, domethënë të mishit të tij,
Hebrenjve 10:21
edhe duke pasur një kryeprift mbi shtëpinë e Perëndisë,
Hebrenjve 10:24
Dhe le të kujdesemi për njeri tjetrin, për t`u nxitur për dashuri dhe vepra të mira,
Hebrenjve 10:25
pa hequr dorë nga të mbledhurit bashkë tonin, sikurse kanë zakon disa, por të nxisim njeri tjetrin, aq më tepër se e shihni ditën që po afrohet.
Hebrenjve 10:26
Sepse, në qoftë se ne mëkatojmë me dashje mbasi kemi marrë dijeni të së vërtetës, nuk mbetet më asnjë flijim për mëkatet,
Hebrenjve 10:27
por vetëm një pritje gjyqi e tmerrshme dhe një e ndezur zjarri që do të përpijë kundërshtarët.
Hebrenjve 10:29
Ç`dënim më të keq meriton, sipas mendimit tuaj, ai që ka shkelur me këmbë Birin e Perëndisë dhe e ka konsideruar profan gjakun e Besëlidhjes me të cilin u shenjtërua, dhe ka fyer Frymën e hirit?
Hebrenjve 10:30
Sepse ne e dimë atë që ka thënë: "Hakmarrja më takon mua, unë do ta jap shpagimin", thotë Perëndia. Dhe përsëri: "Perëndia do të gjykojë popullin e vet".
Hebrenjve 10:31
Gjë e tmerrshme është të bjerë njeriu në duart e Perëndisë së gjallë.
Hebrenjve 10:34
Sepse treguat dhembje për mua në prangat e mia dhe keni pranuar me gëzim t`ju zhveshin nga pasuria juaj, duke ditur se keni për veten tuaj një pasuri më të mirë e të qëndrueshme në qiej.
Hebrenjve 10:35
Mos e hidhni tej guximin tuaj, që do të ketë një shpërblim të madh.
Hebrenjve 10:36
Sepse ju keni nevojë për ngulm që mbasi, të bëni vullnetin e Perëndisë, të merrni gjërat e premtuara.
Hebrenjve 10:39
Por ne nuk jemi nga ata që tërhiqen prapa për humbje, por nga ata që besojnë në shpëtimin e shpirtit.
Hebrenjve 11:3
Me anë të besimit ne kuptojmë se bota është ndërtuar me fjalën e Perëndisë, sa që ato që shihen nuk u bënë prej gjërave që shihen.
Hebrenjve 11:4
Me anë të besimit Abeli i ofroi Perëndisë flijim më të mirë nga ai i Kainit; me anë të tij ai mori dëshmimin se ishte i drejtë, sepse Perëndia dha dëshmin se i pranoi ofertat e tij; dhe me anë të tij, ndonëse vdiq, ai po flet ende.
Hebrenjve 11:5
Me anë të besimit Enoku u zhvendos që të mos shikonte vdekje dhe nuk u gjet më, sepse Perëndia e kishte zhvendosur; sepse para se të merrej, ai pati dëshmimin se i kishte pëlqyer Perëndisë.
Hebrenjve 11:6
Edhe pa besim është e pamundur t`i pëlqesh Atij, sepse ai që i afrohet Perëndisë duhet të besojë se Perëndia është, dhe se është shpërblenjësi i atyre që e kërkojnë atë.
Hebrenjve 11:7
Me anë të besimit Noeu, i lajmëruar hyjnisht për ato që ende nuk shiheshin, u frikësua dhe ndërtoi një arkë për shpëtimin e shtëpisë së tij, me anë të së cilës e dënoi botën dhe u bë trashëgimtar i drejtësisë që është me anë të besimit.
Hebrenjve 11:8
Me anë të besimit Abrahami, kur u thirr, u bind të shkojë në atë vend që do të merrte për trashëgim; dhe u nis pa ditur se ku po shkonte.
Hebrenjve 11:10
sepse priste qytetin që ka themelet, mjeshtër dhe ndërtues i të cilit është Perëndia.
Hebrenjve 11:12
Prandaj edhe prej një të vetmi, edhe ky gati për të vdekur, lindën pasardhës të shumtë sa yjet e qiellit dhe si rëra që është në breg të detit dhe që nuk numërohet dot.
Hebrenjve 11:13
Të gjithë këta vdiqën në besim, pa marrë premtimet e bëra, por i panë ato për se largu dhe u bindën dhe i përshëndetën ato me gëzim duke rrëfyer se janë të huaj dhe shtegtarë mbi dhe.
Hebrenjve 11:16
Por ata tani dëshirojnë një atdhe më të mirë, domethënë qiellor; prandaj Perëndisë nuk i vjen turp të quhet Perëndi i tyre, sepse u bëri gati atyre një qytet.
Hebrenjve 11:18
ndonëse Perëndia i pati thënë: "Te Isaku do të quhet pasardhja jote (që do të mbajë emrin tënd)",
Hebrenjve 11:19
sepse Abrahami mendonte se Perëndia ishte i fuqishëm sa ta ringjallte edhe prej së vdekurish; prej të cilëve edhe e mori atë përsëri si një lloj figure.
Hebrenjve 11:20
Me anë të besimit Isaku bekoi Jakobin dhe Esaun, për gjërat që do të ndodhnin.
Hebrenjve 11:22
Me anë të besimit Jozefi, duke vdekur, përmendi eksodin e bijve të Izraelit dhe dha porosi për eshtrat e tij.
Hebrenjve 11:25
duke parapëlqyer të keqtrajtohet bashkë me popullin e Perëndisë se sa të gëzonte për një farë kohe dëfrimet e mëkatit,
Hebrenjve 11:26
duke e çmuar dhunën e Krishtit si pasuri më të madhe nga thesaret e Egjiptit, sepse i drejtonte sytë nga shpërblimi.
Hebrenjve 11:28
Me anë të besimit kremtoi Pashkën dhe bëri spërkatjen e gjakut, me qëllim që ai i cili i vriste të parëlindurit të mos ngiste ata të Izraelit.
Hebrenjve 11:29
Me anë të besimit kaluan nëpër Detin e Kuq si të ishte tokë e thatë, ndërsa kur Egjiptasit u përpoqën ta bëjnë, u mbytën.
Hebrenjve 11:32
Dhe ç`të them më? Sepse nuk do të më mjaftonte koha, po të doja të tregoja për Jedeonin, Barakun, Sansonin, Jeftin, Davidin, Samuelin dhe për profetët,
Hebrenjve 11:35
Gratë morën të vdekurit e tyre me anë të ringjalljes; e të tjerët u torturuan, sepse nuk pranuan çlirimin, për të fituar një ringjallje më të mirë.
Hebrenjve 11:36
Dhe të tjerë hoqën përqeshje dhe goditje, madje edhe pranga dhe burgime.
Hebrenjve 11:38
(bota nuk ishte e denjë për ta), u sollën nëpër shkretëtira e nëpër male, nëpër shpella dhe nëpër guva të dheut.
Hebrenjve 11:40
sepse Perëndia kishte paraparë diçka më të mirë për ne, që ata të mos arrinin në përsosje pa ne.
Hebrenjve 12:1
Prandaj edhe ne, duke qenë të rrethuar nga një re kaq e madhe dëshmimtarësh, duke hedhur tej çdo barrë dhe mëkatin që na qarkon vazhdimisht duke na joshur, le të rendim me durim në udhën që është përpara nesh,
Hebrenjve 12:2
duke i drejtuar sytë te Jezusi, kreu dhe plotësonjësi i besimit, i cili, për gëzimin që ishte përpara tij, duroi kryqin duke e përçmuar fyerjen dhe u ul në të djathtën e fronit të Perëndisë.
Hebrenjve 12:5
dhe keni harruar këshillën që ju drejtohet juve porsi bijve: "Biri im, mos e përçmo qortimin e Perëndisë dhe mos e humb zemrën kur ai të qorton,
Hebrenjve 12:6
sepse Perëndia ndreq atë që do dhe fshikullon çdo bir që i pëlqen".
Hebrenjve 12:7
Në qoftë se ju do ta duroni qortimin, Perëndia do t`ju trajtojë si bij; sepse cilin bir nuk e korigjon i ati?
Hebrenjve 12:9
Pastaj etërit tanë sipas mishit i patëm për të na ndrequr dhe i nderonim ata; a nuk do t`i nënshtrohemi edhe më tepër Atit të shpirtrave, për të jetuar?
Hebrenjve 12:10
Sepse ata na ndreqën për pak ditë, ashtu siç u dukej më mirë, kurse ai na ndreq për të mirën tonë që të bëhemi pjestarë të shenjtërisë së tij.
Hebrenjve 12:11
Çdo ndreqje, pra, aty për aty, nuk duket se sjell gëzim, po hidhërim; por më pas u jep një fryt drejtësie atyre që janë ushtruar me anë të tij.
Hebrenjve 12:13
dhe bëni shtigje të drejta për këmbët tuaja, që ajo e cila çalon të mos ndrydhet, por më tepër të shërohet.
Hebrenjve 12:14
Kërkoni paqe me të gjithë dhe shenjtërim, pa të cilin askush nuk ka për të parë Perëndinë,
Hebrenjve 12:15
duke u kujdesur fort që askush të mos mbetet pa hirin e Perëndisë dhe se mos mbijë ndonjë rrënjë e hidhur dhe t`ju turbullojë dhe me anë të saj të ndoten shumë njerëz;
Hebrenjve 12:16
se mos ndodhet ndonjë kurvar ose profan, si Esau, i cili për një gjellë shiti të drejtën e tij të parëbirnisë.
Hebrenjve 12:22
Por ju iu afruat malit Sion dhe qytetit të Perëndisë së gjallë, që është Jeruzalemi qiellor, edhe morisë së engjëjve,
Hebrenjve 12:23
kuvendit universal dhe kishës të të parëlindurve që janë shkruar në qiej, Perëndisë, gjykatësit të të gjithëve, shpirtërave të të drejtëve që u bënë të përsosur,
Hebrenjve 12:24
dhe Jezusit, Ndërmjetësit të Besëlidhjes së re, dhe gjakut të spërkatjes, që flet më mirë se ai i Abelit.
Hebrenjve 12:28
Prandaj, duke marrë mbretërinë të patundur, le ta ruajmë këtë hir me anë të të cilit i shërbejmë Perëndisë në një mënyrë të pëlqyeshme, me nderim e me frikë,
Hebrenjve 12:29
sepse Perëndia ynë është një zjarr që konsumon.
Hebrenjve 13:4
Martesa të nderohet nga të gjithë dhe shtrati martesor i papërlyer, sepse Perëndia do të gjykojë kurvarët dhe kurorëshkelësit.
Hebrenjve 13:5
Sjellja juaj të jetë pa lakmi paraje dhe kënaquni me atë që keni, sepse vetë Perëndia ka thënë: "Nuk do të të lë, nuk do të të braktis".
Hebrenjve 13:6
Kështu mund të themi, me plot besim: "Perëndia është ndihmuesi im dhe unë nuk do të kem frikë; ç`do të më bëjë njeriu?".
Hebrenjve 13:7
Kujtoni të parët tuaj, që ju shpallën fjalën e Perëndisë dhe, duke çmuar rezultatin e sjelljes së tyre, merrni si shembull besimin e tyre.
Hebrenjve 13:8
Krishti është i njëjtë dje, sot e përjetë.
Hebrenjve 13:11
Sepse trupat e atyre kafshëve, gjaku i të cilave është sjellë prej kryepriftit në shenjtëroren për mëkatin, digjen jashtë fushës.
Hebrenjve 13:12
Prandaj edhe Jezusi, për të shenjtëruar popullin me gjakun e vet, pësoi jashtë derës (së qytetit)
Hebrenjve 13:14
Sepse nuk kemi këtu qytet të përhershëm, por kërkojmë atë që ka për të ardhur.
Hebrenjve 13:15
Me anë të tij, pra, le t`i ofrojmë vazhdimisht Perëndisë një flijim lavdie, domethënë frytin e buzëve që rrëfejnë emrin e tij.
Hebrenjve 13:16
Dhe mos harroni bamirësinë dhe t`u jepni ndihmë të tjerëve, sepse Perëndisë i pëlqejnë flijime të tilla.
Hebrenjve 13:17
Dëgjoni të parët tuaj dhe nënshtrohuni atyre, sepse ata rrijnë zgjuar për shpirtërat tuaj, si ata që duhet të japin llogari; që ta bëjnë këtë me gëzim dhe jo me psheretima, sepse kjo nuk do t`ju sillte dobi.
Hebrenjve 13:18
Lutuni për ne, sepse ne besojmë se kemi ndërgjegje të mirë, duke dashur të sillemi mirë në çdo gjë.
Hebrenjve 13:20
Dhe Perëndia e paqes, që e ngriti nga të vdekurit, me anë të gjakut të Besëlidhjes së amshuar, Bariun e madh të dhënve, Perëndinë tonë Jezu Krisht,
Hebrenjve 13:21
ju bëftë të përsosur për çdo vepër të mirë, që të kryeni vullnetin e tij, duke punuar te ju atë që është e pëlqyer përpara tij, me anë të Jezu Krishtit, të cilit i qoftë lavdi në shekuj të shekujve. Amen.
Hebrenjve 13:24
Përshëndetni të gjithë të parët tuaj dhe gjithë shenjtorët! Ju përshëndesin ata të Italisë.
Jakobit 1:1
Jakobi, shërbëtor i Perëndisë dhe i Zotit Jezu Krisht, të dymbëdhjetë fiseve të shpërndarë nëpër botë: përshëndetje!
Jakobit 1:2
Ta konsideroni një gëzim të madh, o vëllezër të mi, kur ndodheni përballë sprovash nga më të ndryshmet,
Jakobit 1:4
Dhe qëndrueshmëria të kryejë në ju një vepërpërsosur, që ju të jeni të përsosur dhe të plotë, pa asnjë të metë.
Jakobit 1:5
Por në qoftë se ndonjërit nga ju i mungon urtia, le të kërkojë nga Perëndia, që u jep të gjithëve pa kursim, pa qortuar, dhe atij do t`i jepet.
Jakobit 1:6
Por le ta kërkojë me besim, pa dyshuar, sepse ai që dyshon i ngjan valës së detit, të cilën e ngre dhe e përplas era.
Jakobit 1:13
Askush kur tundohet të mos thotë: "Jam tunduar nga Perëndinë", sepse Perëndia nuk mund të tundohet nga e keqja, dhe ai vet nuk tundon asnjeri.
Jakobit 1:17
çdo gjë e mirë që na jepet dhe çdo dhuratë e përsosur vjen prej së larti dhe zbret nga Ati i dritave, pranë së cilit nuk ka ndërrim dhe as hije ndryshimi.
Jakobit 1:20
sepse zemërimi i njeriut nuk kryen drejtësinë e Perëndisë.
Jakobit 1:23
Sepse nëse dikush është dëgjues i fjalës dhe jo bërës, ai i përngjan një njeriu që e shikon fytyrën e tij natyrale në një pasqyrë;
Jakobit 1:25
Ndërsa ai që do të shikojë me vemendje ligjin e përsosur, i cili është ligji i lirisë, dhe ngulmon në të, duke mos qenë një dëgjues harraq, por një bërës i veprës, ai do të jetë i lumtur në veprimtarinë e vet.
Jakobit 1:27
Feja e pastër dhe pa njollë përpara Perëndisë dhe Atit është kjo: të vizitosh jetimët dhe të vejat në pikëllimet e tyre dhe ta ruash veten të pastër nga bota.
Jakobit 2:1
Vëllezër të mi, mos i lidhni preferencat personale me besimin e Zotit tonë Jezu Krisht, Zoti i lavdisë.
Jakobit 2:5
Dëgjoni, vëllezër të mi shumë të dashur, a nuk i zgjodhi Perëndia të varfërit e botës, që të jenë të pasur në besim dhe trashëgimtarë të mbretërisë që ua premtoi atyre që e duan?
Jakobit 2:6
Po ju i shnderuat të varfërit! A nuk janë vallë të pasurit ata që ju shtypin, dhe nuk janë këta ata që ju heqin nëpër gjykata?
Jakobit 2:8
Në qoftë se ju më të vërtetë e përmbushni ligjin mbretëror sipas Shkrimit: "Duaje të afërmin tënd si vetveten", bëni mirë;
Jakobit 2:9
por në qoftë se bëni preferenca personale, ju kryeni mëkat dhe dënoheni nga ligji si shkelës.
Jakobit 2:13
sepse gjyqi do të jetë pa mëshirë për atë që nuk ka treguar mëshirë; dhe mëshira triumfon mbi gjykimin.
Jakobit 2:15
Dhe në qoftë se një vëlla ose një motër janë të zhveshur dhe u mungon ushqimi i përditshëm,
Jakobit 2:16
dhe dikush nga ju u thothë atyre: "Shkoni në paqe! Ngrohuni dhe ngopuni", dhe nuk u jepni atyre gjërat për të cilat kanë nevojë për trupin, ç`dobi ka?
Jakobit 2:19
Ti beson se ka vetëm një Perëndi. Mirë bën; edhe demonët besojnë dhe dridhen.
Jakobit 2:22
Ti e sheh se besimi vepronte bashkë me veprat e tij, dhe se, nëpërmjet veprave, besimi u përsos.
Jakobit 2:23
Kështu u përmbush Shkrimi, që thotë: "Edhe Abrahami i besoi Perëndisë, dhe kjo iu numërua për drejtësi"; dhe u quajt miku i Perëndisë.
Jakobit 2:25
Gjithashtu a nuk u shfajësua edhe Rahabi, lavirja, nga veprat, kur i priti të dërguarit dhe i përcolli nga një udhë tjetër?
Jakobit 3:1
Vëllezër të mi, mos u bëni shumë mësues, duke ditur se do të kemi një gjykim më të ashpër,
Jakobit 3:2
sepse të gjithë gabojmë në shumë gjëra. Në qoftë se dikush nuk gabon në të folur, është njeri i përsosur, dhe është gjithashtu i aftë t`i vërë fre gjithë trupit.
Jakobit 3:8
kurse gjuhën asnjë nga njerëzit s`mund ta zbusë; është një e keqe e papërmbajtshme, plot me helm vdekjeprurës.
Jakobit 3:9
Me atë ne bekojmë Perëndinë dhe Atin, dhe me të ne mallkojmë njerëzit që janë bërë sipas shëmbëllimit të Perëndisë.
Jakobit 3:18
Dhe fryti i drejtësisë mbillet në paqe për ata që bëjnë paqen.
Jakobit 4:3
Ju kërkoni dhe nuk merrni, sepse kërkoni keqas që të shpenzoni për kënaqësitë tuaja.
Jakobit 4:4
O shkelës dhe shkelëse të kurorës, a nuk e dini se miqësia me botën është armiqësi me Perëndinë? Ai, pra, që don të jetë mik i botës bëhet armik i Perëndisë.
Jakobit 4:6
Por ai jep hir edhe më të madh; prandaj thotë: "Perëndia u kundërvihet mendjemëdhenjve dhe u jep hir të përulurve".
Jakobit 4:7
Nënshtrojuni, pra, Perëndisë, kundërshtoni djallin dhe ai do të largohet nga ju!
Jakobit 4:8
Afrohuni te Perëndia dhe ai do t`ju afrohet juve; pastroni duart tuaja, o mëkatarë; dhe pastroni zemrat o njerëz me dy mendje!
Jakobit 4:10
Përuluni përpara Zotit, dhe ai do t`ju lartësojë!
Jakobit 4:11
Mos flisni keq për njeri tjetrin, vë-llezër; ai që flet kundër vëllait dhe e gjykon vëllanë e vet, flet kundër ligjit dhe gjykon ligjin; dhe, po të gjykosh ligjin, ti nuk je zbatues i ligjit, por gjykatës.
Jakobit 4:14
ndërsa nuk dini për të nesërmen. Sepse ç`është jeta? Është avull që duket për pak, dhe pastaj humbet.
Jakobit 4:16
Ju, përkundrazi, mburreni në arrogancën tuaj; çdo mburrje e tillë është e keqe.
Jakobit 5:1
Dhe tani ju, o pasanikë: qani dhe vajtoni për të këqijat që do t`ju zënë!
Jakobit 5:3
Ari dhe argjendi juaj u ndryshkën, dhe ndryshku i tyre do të jetë një dëshmi kundër jush dhe do t`ju përpijë mishërat si zjarr; keni mbledhur thesare në ditët e fundit.
Jakobit 5:5
Jetuat mbi tokë ndër qejfe dhe shkapërderdhje; i ushqyet zemrat tuaja si për ditë të të therurit.
Jakobit 5:11
Ja, ne shpallim të lum ata që duruan; ju keni dëgjuar për durimin e Jobit, dhe e keni parë fatin përfundimtar që Zoti i rezervoi, sepse Zoti është plot mëshirë e dhembshuri.
Jakobit 5:12
Dhe, para së gjithash, vëllezër të mi, mos bëni be as për qiellin as për dheun, as mos bëni ndonjë be tjetër; por le të jetë "po" -ja juaj "po" dhe "jo" -ja "jo", që të mos bini nën dënim.
Jakobit 5:14
A është i sëmurë ndonjë nga ju? Le të thërrasë pleqtë e kishës dhe ata të luten përmbi të, dhe le ta lyejnë me vaj në emër të Zotit,
Jakobit 5:16
Rrëfeni fajet njeri tjetrit dhe lutuni për njeri tjetrin, që të shëroheni; shumë fuqi ka lutja e të drejtit kur bëhet me gjithë shpirt.
Jakobit 5:17
Elia ishte një njeri me të njëtat pasionet tona, dhe u lut intensivisht që të mos binte shi, edhe nuk ra shi mbi dhe për tre vjet e gjashtë muaj.
Jakobit 5:18
Dhe u lut përsëri dhe qielli dha shi edhe dheu dha frytin e vet.
1 Pjetrit 1:2
të zgjedhurve sipas paranjohjes së Perëndisë, Atit, me anë të shenjtërimit të Frymës, për t`u bindur dhe për t`u spërkatur me gjakun e Jezu Krishtit; hiri dhe paqja u shtoftë mbi ju.
1 Pjetrit 1:3
Qoftë bekuar Perëndia edhe Ati i Zotit tonë Jezu Krisht, i cili me anë të mëshirës së tij të madhe na rilindi për një shpresë të gjallë me anë të ringjalljes së Jezu Krishtit prej së vdekurish,
1 Pjetrit 1:4
për një trashëgim të paprishshëm, të panjollë dhe të pafishkur, që është ruajtur në qiejt për ju,
1 Pjetrit 1:5
që nga fuqia e Perëndisë me anë të besimit jeni të ruajtur, për shpëtimin gati për t`u zbuluar në kohët e fundit.
1 Pjetrit 1:6
Për këtë gëzohuni, ndonëse, në qoftë se duhet, për pak kohë, tani duhet të trishtoheni nga prova të ndryshme,
1 Pjetrit 1:7
që prova e besimit tuaj, që është shumë më i çmuar nga ari që prishet, edhe pse provohet me zjarr, të dalë për lëvdim, nder e lavdi në zbulesën e Jezu Krishtit,
1 Pjetrit 1:9
duke arritur përmbushjen e besimit tuaj, shpëtimin e shpirtrave.
1 Pjetrit 1:10
Për këtë shpëtim kërkuan dhe hetuan profetët që profetizuan nga hirin për ju,
1 Pjetrit 1:11
duke kërkuar të njohin kohën dhe rrethanat që tregonte Fryma e Krishtit që ishte në ta, dhe që dëshmonte që më parë për vuajtjet që do të vinin mbi Krishtin dhe për lavditë që do të pasonin.
1 Pjetrit 1:12
Dhe atyre iu zbulua se ata i administronin jo për vete, po për ne, ato gjëra që po ju rrëfehen tani nga ata që ju kanë predikuar ungjillin, me anë të Frymës së Shenjtë të dërguar nga qielli; gjëra të cilat engjëjt dëshirojnë t`i vëzhgojnë.
1 Pjetrit 1:14
Si bij të bindur, mos iu përshtatni lakmive të mëparshme kur ishit në padijen tuaj,
1 Pjetrit 1:20
të paranjohur përpara krijimit të botës, por të shfaqur kohët e fundit për ju,
1 Pjetrit 1:21
që, nëpërmjet tij, të besoni në Perëndinë që e ringjalli prej së vdekurish dhe i dha lavdi, që besimi juaj dhe shpresa të jenë në Perëndinë.
1 Pjetrit 1:22
Mbasi të pastroni shpirtrat tuaj me bindjen ndaj së vërtetës me anë të Frymës, për të pasur një dashuri vëllazërore pa hipokrizi, të doni fort njeri tjetrin me zemër të pastër,
1 Pjetrit 1:23
sepse jeni ringjizur jo nga një farë që prishet, por që nuk prishet, me anë të fjalës së Perëndisë së gjallë dhe që mbetet përjetë.
1 Pjetrit 1:25
por fjala e Zotit mbetet përjetë, dhe kjo është fjala që ju është shpallur.
1 Pjetrit 2:4
Duke iu afruar atij, si te guri i gjallë, i flakur tej nga njerëzit, por i zgjedhur dhe i çmuar përpara Perëndisë,
1 Pjetrit 2:5
edhe ju, si gurë të gjallë, ndërtoheni për të qenë një shtëpi frymërore, një priftëri e shenjtë, për të ofruar flijime frymërore, që i pëlqejnë Perëndisë me anë të Jezu Krishtit.
1 Pjetrit 2:6
Sepse në Shkrimet lexohet: "Ja, unë po vë në Sion një gur çipi, të zgjedhur, dhe ai që beson në të nuk do të turpërohet aspak".
1 Pjetrit 2:7
Sepse për ju që besoni ai është i çmuar, po për ata të pabindurit: "Guri, që u hoq mënjanë nga ndërtuesit, u bë guri i qoshes, gur pengese dhe shkëmb skandali që i bën të rrëzohen".
1 Pjetrit 2:8
Duke qenë të pabindur, ata pengohen në fjalë, dhe për këtë ata ishin të caktuar.
1 Pjetrit 2:10
ju, që dikur nuk ishit një popull, kurse tani jeni populli i Perëndisë; ju, dikur të pamëshiruar, por tani të mëshiruar.
1 Pjetrit 2:12
Silluni mirë ndër johebrenjtë, që aty ku do t`ju paditin si keqbërës, të përlëvdojnë Perëndinë ditën e ardhjes së tij, për shkak të veprave tuaja të mira.
1 Pjetrit 2:13
Nënshtrohuni, pra, për hir të Zotit, çdo pushteti njerëzor, qoftë mbretit, si më të lartit,
1 Pjetrit 2:14
qoftë qeveritarëve, si të dërguar prej tij për të ndëshkuar keqbërësit dhe për të lavdëruar ata që bëjnë të mirën,
1 Pjetrit 2:15
sepse ky është vullneti i Perëndisë, që ju, duke bërë mirë, t`ia mbyllni gojën paditurisë së njerëzve të pamend.
1 Pjetrit 2:16
Silluni si njerëz të lirë, por jo duke për-dorur lirinë si një pretekst për të mbuluar ligësinë, por si shërbëtorë të Perëndisë.
1 Pjetrit 2:17
Nderoni të gjithë, doni vëllazërinë, druani Perëndinë, nderoni mbretin.
1 Pjetrit 2:19
sepse është gjë e ladërueshme, nëse dikush, për ndërgjegje ndaj Perëndisë, duron shtrengime duke vuajtur padrejtësisht.
1 Pjetrit 2:20
Sepse çfarë lavdie do të ishte po të duronit në qoftë se ju rrahin sepse keni bërë faje? Ndërsa, po të bëni të mirë dhe të duroni vuajtje, kjo është hir para Perëndisë.
1 Pjetrit 2:21
Sepse për këtë ju u thirrët, sepse edhe Krishti e vuajti për ne, duke ju lënë një shembull, që të ecni pas gjurmës së tij.
1 Pjetrit 2:24
Ai vet i barti mëkatet tona në trupin e tij mbi drurin e kryqit që ne, të vdekur për mëkate, të rrojmë për drejtësi; dhe me vurratat e tij ju u shëruat.
1 Pjetrit 3:4
por njeriu i fshehur i zemrës, me pastërtinë që nuk prishet të një shpirti të butë dhe të qetë, që ka vlerë të madhe përpara Perëndisë.
1 Pjetrit 3:5
Sepse kështu stoliseshin dikur gratë e shenjta që shpresonin në Perëndinë, duke iu nënshtruar burrave të tyre,
1 Pjetrit 3:9
pa e kthyer të keqen me të keqe ose fyerjen me fyerje, po, përkundrazi, bekoni, duke e ditur se për këtë u thirrët, që të trashëgoni bekimin.
1 Pjetrit 3:14
Por, edhe sikur të vuani për drejtësinë, lum ju! "Pra, mos kini asnjë druajtje prej tyre dhe mos u shqetësoni",
1 Pjetrit 3:15
madje shenjtëroni Zotin Perëndinë në zemrat tuaja dhe jini gjithnjë gati për t`u përgjigjur në mbrojtjen tuaj kujtdo që ju kërkon shpjegime për shpresën që është në ju, por me butësi e me druajtje,
1 Pjetrit 3:16
duke pasur ndërgjegje të mirë, që, kur t`ju padisin si keqbërës, të turpërohen ata që shpifin për sjelljen tuaj të mirë në Krishtin.
1 Pjetrit 3:17
Sepse është më mirë, nëse është i tillë vullneti i Perëndisë, të vuani duke bërë mirë, se sa duke bërë keq,
1 Pjetrit 3:18
sepse edhe Krishti ka vuajtur një herë për mëkatet, i drejti për të padrejtët, për të na çuar te Perëndia. U vra në mish, por u ngjall nga Fryma,
1 Pjetrit 3:20
që dikur ishin rebelë, kur durimi i Perëndisë i priste në ditët e Noeut, ndërsa po ndërtohej arka, në të cilën, pak vetë, gjithsejt tetë, shpëtuan nëpërmjet ujit,
1 Pjetrit 3:21
i cili është shëmbëllesa e pagëzimit (jo heqja e ndyrësisë së mishit, po kërkesa e një ndërgjegjeje të mirë te Perëndia), që tani na shpëton edhe ne me anë të ringjalljes së Jezu Krishtit,
1 Pjetrit 3:22
i cili shkoi në qiell dhe është në të djathtën e Perëndisë ku i janë nënshtruar engjëj, pushtete dhe fuqie.
1 Pjetrit 4:1
Sepse duke qenë se Krishti ka vuajtur për ne në mish, armatosuni edhe ju me të njëjtin mendim, sepse ai që ka vuajtur në mish pushoi së mëkatuari,
1 Pjetrit 4:2
për të jetuar kohën që mbetet në mish jo më në pasionet e njerëzve, por sipas vullnetit të Perëndisë.
1 Pjetrit 4:3
Sepse për ne është e mjaftueshme koha e jetës që shkuam për të kënaqur gjërat e dëshiruara nga johebrenjtë, kur ecnim në shthurje, në pasione, në dehje, në teprime, në të ngrëna e në të pira dhe në idhujtari të neveritshme.
1 Pjetrit 4:4
Prandaj u duket çudi që ju nuk rendni me ta në po ato teprime shthurjeje dhe flasin keq për ju.
1 Pjetrit 4:6
Për këtë në fakt, ungjilli u është predikuar edhe të vdekurve, që ata të gjykohen në mish sipas njerëzve, por të jetojnë në frymë sipas Perëndisë.
1 Pjetrit 4:7
Tashmë fundi i të gjithave u afrua; jini, pra, të përkorë dhe rrini zgjuar për t`iu kushtuar lutjeve.
1 Pjetrit 4:8
dhe të keni para së gjithash një dashuri të madhe për njeri tjetrin, sepse "dashuria do të mbulojë një shumicë mëkatesh".
1 Pjetrit 4:9
Jini mikpritës njëri për tjetrin, pa murmuritje.
1 Pjetrit 4:10
Gjithsecili le ta vërë në shërbim të tjetrit dhuntinë që ka marrë, si kujdestarë të mirë të hirit të shumëfarshëm të Perëndisë.
1 Pjetrit 4:11
Nëse dikush flet, le ta bëjë si të shpa-llë orakullit të Perëndisë; kush bën një shërbim, le të bëjë në forcën që i jep Perëndia, që në gjithçka të përlëvdohet Perëndia nëpërmjet Jezu Krishtit, të cilit i takon lavdia dhe pushteti për shekuj të shekujve. Amen.
1 Pjetrit 4:12
Shumë të dashur, mos ju duket çudi për provën e zjarrit që u bë ndër ju për t`ju provuar, se si ju ndodhi diçka e jashtëzakonshme.
1 Pjetrit 4:14
Në qoftë se ju fyejnë për emrin e Krishtit, lum ju, sepse Fryma e lavdisë dhe Fryma e Perëndisë prehet mbi ju; nga ana e tyre ai blasfemohet, kurse nga ana juaj ai përlëvdohet.
1 Pjetrit 4:15
Por asnjë nga ju le të mos vuajë si vrasës ose vjedhës ose keqbërës, o sepse përzihet në punët e të tjerëve.
1 Pjetrit 4:16
por, nëse dikush vuan si i krishterë, le të mos ketë turp, por le të përlëvdojë Perëndinë për këtë.
1 Pjetrit 4:17
Sepse erdhi koha që të fillojë gjyqi nga shtëpia e Perëndisë; dhe nëse fillon më përpara nga ne, cili do të jetë fundi i atyre që nuk i binden ungjillit të Perëndisë?
1 Pjetrit 4:19
Prandaj edhe ata që vuajnë sipas vullnetit të Perëndisë, le t`i besojnë shpirtrat e vet atij, si te Krijuesi besnik, duke bërë të mirën.
1 Pjetrit 5:1
U bëj thirrje pleqve që janë midis jush, unë që jam plak bashkë me ta dhe dëshmitar i vuajtjeve të Krishtit dhe që jam gjithashtu pjesëmarrës i lavdisë që ka për t`u zbuluar:
1 Pjetrit 5:2
ruani tufën e Perëndisë që është midis jush, duke e mbikqyrur jo me detyrim, por me dëshirë, jo për përfitim të pandershëm, po me vullnet të mirë,
1 Pjetrit 5:3
dhe jo si zotëronjës mbi ata që ju janë besuar, por duke u bërë shembull për tufën.
1 Pjetrit 5:5
Gjithashtu ju, të rinjtë, nënshtrojuni pleqëve. Po, nënshtrojuni të gjithënjeri tjetrit dhe vishuni me përulje, sepse Perëndia i kundërshton krenarët, por u jep hir të përulurve.
1 Pjetrit 5:6
Përuluni, pra, nën dorën e fuqishme të Perëndisë, që ai t`ju lartësojë ne kohën e duhur,
1 Pjetrit 5:7
dhe gjithë merakun tuaj hidheni mbi të, sepse ai merakoset për ju.
1 Pjetrit 5:8
Jini të përmbajtur, rrini zgjuar; sepse kundërshtari juaj, djalli, sillet rreth e qark si një luan vrumbullues, duke kërkuar cilin mund të përpijë.
1 Pjetrit 5:9
Kundërshtojeni, duke qëndruar të patundur në besim, sepse e dini se të njëjtat vuajtje po i heqin vëllezërit tuaj të shpërndarë nëpër botë.
1 Pjetrit 5:10
Dhe Perëndia i çdo hiri, që ju thirri në lavdinë e tij të përjetshme në Krishtin Jezus, mbasi të keni vuajtur për pak kohë, do t`ju bëjë të përsosur ai vetë, do t`ju bëjë të patundur, do t`ju forcojë dhe do t`ju vërë themel.
1 Pjetrit 5:11
Atij i qoftë lavdia dhe pushteti për shekuj të shekujve. Amen.
1 Pjetrit 5:12
Ju shkrova shkurt me anë të Silvanit, që më duket një vëlla besnik, duke ju bërë thirrje dhe duke ju dëshmuar se hiri i vërtetë i Perëndisë është ai në të cilin qëndroni.
1 Pjetrit 5:13
Kisha që është në Babiloni, që është zgjedhur bashkë me ju, ju përshëndet. Edhe Marku, biri im, ju përshëndet.
1 Pjetrit 5:14
Përshëndetni njeri tjetrin me një të puthur dashurie. Paqja mbi ju të gjithë që jeni në Krishtin Jezus Amen.
2 Pjetrit 1:1
Simon Pjetri, shërbëtor dhe apostull i Jezu Krishtit, atyre që kanë marrë për pjesë një besim të çmueshëm sikurse edhe ne, me anë të drejtësisë së Perëndisë tonë dhe të Shpëtimtarit Jezu Krisht:
2 Pjetrit 1:2
hiri dhe paqja u shumoftë për ju në njohjen e Perëndisë dhe të Jezusit, Zotit tonë.
2 Pjetrit 1:3
Duke qenë se fuqia e tij hyjnore na dhuroi të gjitha gjërat që i takojnë jetës dhe perëndishmërisë, me anë të njohjes së atij që na thirri me lavdinë dhe virtytin e vet,
2 Pjetrit 1:4
me anë të të cilave na u dhuruan premtimet e çmueshme dhe shumë të mëdha, që nëpërmjet tyre të bëheni pjestarë të natyrës hyjnore, duke i shpëtuar prishjes që është në botë për shkak të lakmisë.
2 Pjetrit 1:5
Edhe ju, për të njëjtën arsye, duke bërë çdo përpjekje, t`i shtoni besimit tuaj virtytin, dhe virtytit diturinë,
2 Pjetrit 1:6
diturisë vetkontroll, vetkontrollit qëndresën, qëndresës perëndishmerinë,
2 Pjetrit 1:8
Sepse nëse këto gjëra gjendën në ju me shumicë, nuk do t`ju lejojnë të bëheni përtacë dhe as të pafryt në njohjen e Zotit tonë Jezu Krisht.
2 Pjetrit 1:10
Prandaj, vëllezër, përpiquni gjithnjë e më shumë ta përforconi thirrjen dhe zgjedhjen tuaj, sepse, duke bërë këto gjëra, nuk do të pengoheni kurrë.
2 Pjetrit 1:13
Por unë mendoj se është e drejtë, përderisa jam në këtë tendë, t`ju mbaj zgjuar duke ua sjellë këto gjëra ndër mend,
2 Pjetrit 1:16
Sepse nuk jua bëmë të njohur fuqinë dhe ardhjen e Zotit tonë Jezu Krisht, duke shkuar pas përralla të sajuara me mjeshtri, por sepse jemi dëshmitarë okular e madhështisë së tij.
2 Pjetrit 1:17
Sepse ai mori nder dhe lavdi nga Perëndia Atë, kur i erdhi ky zë nga lavdia e madhërishme: "Ky është Biri im i dashur, në të cilin jam kënaqur".
2 Pjetrit 1:21
Sepse asnjë profeci nuk ka ardhur nga vullneti i njeriut, por njerëzit e shenjtë të Perëndisë kanë folur, të shtyrë nga Fryma e Shenjtë.
2 Pjetrit 2:2
Dhe shumë vetë do të ndjekin doktrina shkatërruese të tyre dhe për shkak të tyre udha e së vërtetës do të shahet.
2 Pjetrit 2:4
Sepse, në qoftë se Perëndia nuk i kurseu ëngjëjt që mëkatuan, por i hodhi në tartar të lidhur me pranga terri që të ruhen për gjyq;
2 Pjetrit 2:5
dhe nuk kurseu botën e lashtë, por shpëtoi bashkë me shtatë të tjerë Noeun, predikues të drejtësisë, kur solli përmbytjen mbi botën e të pabesëve,
2 Pjetrit 2:6
edhe dënoi me shkatërrim qytetet e Sodomës dhe të Gomorës, duke i bërë hi, dhe i bëri shëmbull për ata që në të ardhmen do të jetonin pabesisht,
2 Pjetrit 2:8
(sepse ky i drejtë banonte në mes tyre e mundonte për ditë shpirtin e tij të drejtë duke shikuar dhe duke dëgjuar veprat e tyre të poshtra),
2 Pjetrit 2:9
Zoti di t`i shpëtojë nga tundimi të perëndishmit dhe t`i ruajë të padrejtët që të ndëshkohen ditën e gjyqit,
2 Pjetrit 2:10
sidomos ata që shkojnë pas mishit në lakminë e fëlliqësisë dhe e përbuzin pushtetin. Ata janë të paturpshëm, arrogant dhe nuk druajnë të blasfemojnë dinjitetet;
2 Pjetrit 2:11
ndërsa engjëjt, që janë më të lartë për nga forca e nga fuqia, nuk sjellin kundër atyre gjykime fyese përpara Zotit.
2 Pjetrit 2:12
Por këta, si shtazë pa mend, të lindura nga natyra që të kapen dhe të shkatërrohen, flasin keq për gjërat që nuk i dinë dhe do të asgjësohen në prishjen e tyre, duke marrë kështu shpërblimin e paudhësisë së tyre.
2 Pjetrit 2:16
por u qortua për shkeljen e tij: një kafshë barre pa gojë, duke folur me zë njeriu, e ndaloi marrëzinë e profetit.
2 Pjetrit 2:17
Këta janë burime pa ujë, re që shtyhen nga furtuna, të cilëve u rezervohet errësira e territ përjetë.
2 Pjetrit 2:18
Sepse duke mbajtur ligjërata jashtë mase të fryra dhe të kota bëjnë për vete, me anë të pasioneve të mishit dhe të paturpësisë, ata që me të vërtetë kishin shpëtuar nga ata që jetojnë në gabim;
2 Pjetrit 2:20
Sepse ata që shpëtuan nga ndyrësitë e botës me anë të njohjes së Zotit dhe Shpëtimtarit Jezu Krisht, nëse përsëri ngatërrohen nga këto dhe munden, gjendja e tyre e fundit është më e keqe se e para.
2 Pjetrit 2:21
Sepse do të qe më mirë për ta të mos e kishin njohur udhën e drejtësisë, se sa, pasi e njohën, t`ia kthejnë shpinën urdhërimit të shenjtë që u qe dhënë.
2 Pjetrit 3:3
Së pari duhet të dini këtë, se në ditët e fundit do të vijnë disa përqeshës, të cilët do të ecin sipas dëshirave të veta,
2 Pjetrit 3:5
Sepse ata me dashje harruan se nëpërmjet fjalës së Perëndisë qiejt vinin në eksistencë shumë kohë më parë, dhe se toka doli nga uji dhe u sajua nëpërmjet ujit,
2 Pjetrit 3:6
për shkak të të cilit bota e atëhershme u mbulua nga uji dhe humbi,
2 Pjetrit 3:7
ndërsa qiejt dhe dheu i sotshëm janë ruajtur nga e njëjta fjalë për zjarrin, të rezervuar për ditën e gjyqit dhe të humbjes së njerëzve të pabesë.
2 Pjetrit 3:8
Por, shumë të dashur, mos harroni këtë gjë: se për Zotin një ditë është si një mijë vjet, dhe një mijë vjet si një ditë.
2 Pjetrit 3:11
Përderisa të gjitha këto gjëra duhet të shkatërrohen, si të mos duhet të keni një sjellje të shenjtë dhe të perëndishme,
2 Pjetrit 3:12
duke pritur dhe shpejtuar ardhjen e ditës së Perëndisë, për shkak të së cilës qiejt marrin flakë do të treten, dhe elementët të konsumuar nga nxehtësia do të shkrihen?
2 Pjetrit 3:14
Prandaj, shumë të dashur, duke i pritur këto gjëra, përpiquni të jeni përpara tij të papërlyer dhe të paqortueshëm, në paqe.
2 Pjetrit 3:16
Ashtu bën ai në të gjitha letrat e tij, ku flet për këto gjëra. Në to ka disa gjëra të vështira për t`u kuptuar, të cilat të paditurit dhe të paqëndrueshmit i shtrëmbërojnë, sikurse bëjnë me Shkrimet e tjera, për përhumbjen e tyre.
2 Pjetrit 3:18
Por rrituni, në hirin dhe në njohjen e Zotit dhe të Shpëtimtarit tonë Jezu Krisht. Atij i qoftë lavdia, tani dhe përjetë. Amen.
1 Gjonit 1:2
(dhe jeta u shfaq dhe ne e pamë e dëshmojmë për të, dhe ju shpallim jetën e përjetshme që ishte pranë Atit dhe që na u shfaq neve),
1 Gjonit 1:5
Dhe ky është mesazhi që dëgjuam nga ai dhe po jua shpallim juve: Perëndia është dritë dhe në Të nuk ka kurrfarë errësirë
1 Gjonit 2:2
Ai është shlyesi për mëkatet tona; dhe jo vetëm për tonat, por edhe për ata të të gjithë botës.
1 Gjonit 2:5
Por kush e zbaton fjalën e tij, në të me të vërtetë dashuria e Perëndisë është përsosur. Nga kjo e njohim se jemi në të.
1 Gjonit 2:12
Djema, ju shkruaj sepse mëkatet ju janë falur nëpërmjet emrit të tij.
1 Gjonit 2:14
Etër, ju kam shkruar sepse e keni njohur atë që është nga fillimi. Të rinj, ju kam shkruar sepse jeni të fortë dhe fjala e Perëndisë qëndron në ju dhe sepse e mundët të ligun.
1 Gjonit 2:17
Dhe bota kalon me lakminë e saj; por ai që bën vullnetin e Perëndisë mbetet përjetë.
1 Gjonit 2:25
Dhe ky është premtimi që ai na bëri: jeta e përjetshme.
1 Gjonit 2:26
Ju shkrova këto gjëra për ata që kërkojnë t`ju gënjejnë.
1 Gjonit 2:27
Dhe, sa për ju, vajosja që keni marrë prej tij qëndron në ju dhe nuk keni nevojë që ndokush t`ju mësojë; por, duke qenë se vajosja e tij ju mëson çdo gjë dhe është e vërtetë e nuk është gënjeshtër, qëndroni në të ashtu sikurse ju mësoi.
1 Gjonit 2:28
Edhe tani, djema, qëndroni në të që, kur të shfaqet ai, ne të mund të kemi besim, dhe në ardhjen e tij të mos turpërohemi para Tij.
1 Gjonit 3:1
Shikoni ç`dashuri të madhe na dha Ati, që të quhemi bij të Perëndisë. Prandaj bota nuk na njeh, sepse nuk e ka njohur atë.
1 Gjonit 3:2
Shumë të dashur, tani jemi bij të Perëndisë, por ende nuk është shfaqur ç`do të jemi; por dimë se, kur të shfaqet ai, do të jemi të ngjashëm me të, sepse do ta shohim se si është ai.
1 Gjonit 3:5
Dhe ju e dini se ai u shfaq për të hequr mëkatet tona; dhe në të nuk ka mëkat.
1 Gjonit 3:8
Kush kryen mëkat është nga djalli, sepse djalli mëkaton nga fillimi; prandaj është shfaqur Biri i Perëndisë: për të shkatërruar veprat e djallit.
1 Gjonit 3:9
Kush lindi nga Perëndia nuk kryen mëkat, sepse fara e Perëndisë qëndron në të dhe nuk mund të mëkatojë sepse lindi nga Perëndia.
1 Gjonit 3:10
Prej kësaj njihen bijtë e Perëndisë dhe bijtë e djallit; kushdo që nuk praktikon drejtësinë nuk është nga Perëndia, dhe i tillë nuk është as ai që nuk do vëllanë e vet.
1 Gjonit 3:12
jo sikundër Kaini, i cili ishte nga i ligu dhe vrau vëllanë e vet. Dhe për çfarë arësye e vrau atë? Sepse veprat e tij ishin të liga dhe ato të të vëllait ishin të drejta.
1 Gjonit 3:15
Kushdo që urren vëllanë e vet është vrasës; dhe ju e dini se asnjë vrasës nuk ka jetë të përjetshme të qëndrueshme në vete.
1 Gjonit 3:16
Nga kjo e kemi njohur dashurinë: ai e dha jetën e vet për ne; dhe ne duhet ta japim jetën tonë për vëllezërit.
1 Gjonit 3:17
Dhe nëse njëri ka të mirat e kësaj bote dhe sheh të vëllanë që është në nevojë dhe e mbyll zemrën e tij, si qëndron në të dashuria e Perëndisë?
1 Gjonit 3:20
sepse, po të na dënojë zemra jonë, Perëndia është më i madh se zemra jonë dhe njeh çdo gjë.
1 Gjonit 3:21
Shumë të dashur, nëse zemra jonë nuk na dënon, kemi siguri para Perëndisë;
1 Gjonit 3:24
Ai që zbaton urdhërimet e tij qëndron në Perëndinë, dhe Ai në të; dhe prej kësaj ne dijmë se ai qëndron në ne: nga Fryma që ai na dha.
1 Gjonit 4:1
Shumë të dashur, mos i besoni çdo frymë, por i vini në provë frymërat për të ditur nëse janë nga Perëndia, sepse shumë profetë të rremë kanë dalë në botë.
1 Gjonit 4:2
Nga kjo mund të njihni Frymën e Perëndisë: çdo frymë që rrëfen se Jezu Krishti ka ardhur në mish, është nga Perëndia.
1 Gjonit 4:3
Dhe çdo frymë që nuk rrëfen se Jezu Krishti ka ardhur në mish, nuk është nga Perëndia; dhe kjo është fryma e antikrishtit që, siç e keni dëgjuar se vjen; dhe tashmë është në botë.
1 Gjonit 4:4
Ju jeni prej Perëndisë, o djem të rinj, dhe i keni mundur ata, sepse ai që është në ju është më i madh se ai që është në botë.
1 Gjonit 4:5
Ata janë nga bota; prandaj flasin për gjërat e botës dhe bota i dëgjon.
1 Gjonit 4:6
Ne jemi prej Perëndisë; kush njeh Perëndinë na dëgjon; kush nuk është prej Perëndisë nuk na dëgjon; nga kjo njohim Frymën e së vërtetës dhe frymën e gabimit.
1 Gjonit 4:7
Shumë të dashur, le ta duam njeri tjetrin, sepse dashuria është nga Perëndia dhe kushdo që do, ka lindur nga Perëndia dhe e njeh Perëndinë.
1 Gjonit 4:8
Ai që nuk ka dashuri nuk e ka njohur Perëndinë, sepse Perëndia është dashuri.
1 Gjonit 4:9
Në këtë është shfaqur dashuria e Perëndisë ndaj nesh, se Perëndia dërgoi Birin e tij të vetëmlindurin në botë që ne të rrojmë nëpërmjet tij.
1 Gjonit 4:10
Në këtë është dashuria: jo se ne e kemi dashur Perëndinë, por që ai na ka dashur ne dhe dërgoi Birin e tij për shlyerjen e mëkateve tona.
1 Gjonit 4:11
Shumë të dashur, në qoftë se Perëndia na ka dashur në këtë mënyrë; edhe ne duhet ta duam njeri-tjetrin.
1 Gjonit 4:12
Askush s`e ka parë ndonjëherë Perëndinë; po ta duam njeri-tjetrin, Perëndia qëndron në ne dhe dashuria e tij është e përsosur në ne.
1 Gjonit 4:14
Dhe ne pamë dhe dëshmojmë se Ati e dërgoi Birin për të qënë Shpëtimtar i botës.
1 Gjonit 4:15
Ai që rrëfen se Jezusi është Biri i Perëndisë, Perëndia qëndron në të dhe ai në Perëndinë.
1 Gjonit 4:16
Dhe ne njohëm dhe besuam dashurinë që Perëndia ka për ne. Perëndia është dashuri; dhe ai që qëndron në dashuri qëndron në Perëndinë dhe Perëndia në të.
1 Gjonit 4:17
Në këtë dashuria u përsos në ne (që të kemi guxim në ditën e gjyqit): sepse sikurse është ai, po kështu jemi edhe ne në këtë botë.
1 Gjonit 4:18
Në dashuri nuk ka frikë, madje dashuria e përsosur e nxjerr jashtë frikën, sepse frika ka të bëjë me ndëshkimin, dhe ai që ka frikë nuk është i përsosur në dashuri.
1 Gjonit 4:20
Po të thotë dikush: "Unë e dua Perëndinë" dhe urren vëllanë e vet, është gënjeshtar; sepse ai që nuk do vëllanë e vet të cilin e sheh, si mund të dojë Perëndinë, që nuk e sheh?
1 Gjonit 4:21
Dhe ky është urdhërimi që kemi marrë nga ai: ai që do Perëndinë, të dojë edhe vëllanë e vet.
1 Gjonit 5:1
Kushdo që beson se Jezusi është Krishti, ka lindur nga Perëndia; dhe kushdo që do atë që e ka ngjizur, do edhe atë që ka qenë ngjizur nga ai.
1 Gjonit 5:2
Nga kjo ne dimë ti duam bijtë e Perëndisë: kur duam Perëndinë dhe zbatojmë urdhërimet e tij.
1 Gjonit 5:3
Sepse kjo është dashuria e Perëndisë: që ne të zbatojmë urdhërimet e tij; dhe urdhërimet e tij nuk janë të rënda.
1 Gjonit 5:4
Sepse çdo gjë që ka lindur nga Perëndia e mund botën; dhe kjo është fitorja që e mundi botën: besimi ynë
1 Gjonit 5:5
Cili është ai që e mund botën, veç se ai që beson se Jezusi është Biri i Perëndis?
1 Gjonit 5:9
Në qoftë se ne pranojmë dëshminë e njerëzve, dëshmia e Perëndisë është më e madhe, sepse kjo është dëshmia e Perëndisë që ai dha për Birin e tij.
1 Gjonit 5:10
Ai që beson në Birin e Perëndisë ka këtë dëshmi në vetvete; ai që nuk beson te Perëndia, e ka bërë atë gënjeshtar, sepse nuk i besoi dëshmisë që Perëndia dha për Birin e tij.
1 Gjonit 5:11
Dhe dëshmia është kjo: Perëndia na dha jetën e përjetshme dhe kjo jetë është në Birin e tij.
1 Gjonit 5:12
Ai që ka Birin, ka jetën; ai që nuk ka Birin e Perëndisë, nuk ka jetën.
1 Gjonit 5:13
Jua shkrova këto gjëra juve që besoni në emrin e Birit të Perëndisë, që të dini se keni jetën e përjetshme dhe që të besoni në emrin e Birit të Perëndisë.
1 Gjonit 5:14
Kjo është siguria që kemi përpara tij: nëse kërkojmë diçka sipas vullnetit të tij, ai na e plotëson:
1 Gjonit 5:16
Në se dikush sheh vëllanë e vet se kryen një mëkat që nuk çon në vdekje, le t`i lutet Perëndisë, dhe ai do t`i japë jetën, atyre që bëjnë mëkat që nuk çon në vdekje. Ka mëkat që çon në vdekje nuk them që ai të lutet për këtë.
1 Gjonit 5:18
Ne dimë se kushdo që ka lindur nga Perëndia nuk mëkaton; ai që ka lindur nga Perëndia e ruan veten e tij, dhe i ligu nuk e prek atë.
1 Gjonit 5:19
Ne dimë se jemi nga Perëndia dhe se gjithë bota dergjet në ligësi.
1 Gjonit 5:20
Por ne dimë se Biri i Perëndisë erdhi dhe na dha të kuptuarit, që ne të njohim atë që është i Vërteti; dhe ne jemi në të Vërtetin, në Birin e tij Jezu Krisht; ky është i vërteti Perëndi dhe jeta e përjetshme.
2 Gjonit 1:2
për shkak të së vërtetës që qëndron në ne dhe do të jetë me ne përjetë:
2 Gjonit 1:3
hiri, mëshira dhe paqja qofshin me ju nga Perëndia Ati dhe nga Zoti Jezu Krisht, Biri i të Atit, në të vërtetë dhe në dashuri.
2 Gjonit 1:8
Bëni kujdes se mos humbni fryti i gjërave të kryera, por bëni në menyrë të merrni një shpërblim të plotë.
2 Gjonit 1:9
Kushdo që shkon tej dhe nuk qëndron në doktrinën e Krishtit, nuk ka Perëndi; kush qëndron në doktrinën e Krishtit, ka Atin dhe Birin.
2 Gjonit 1:10
Në qoftë se dikush vjen tek ju dhe nuk sjell këtë doktrinë, mos e pranoni në shtëpi dhe mos e përshëndetni,
2 Gjonit 1:11
sepse ai që e përshëndet bëhet pjestar në veprat e tij të liga.
2 Gjonit 1:12
Megjithse kisha shumë gjëra për t`ju shkruar, nuk desha ta bëjë me letër dhe bojë, por shpresoj të vij te ju dhe t`ju flas me gojë, që gëzimi juaj të jetë i plotë.
2 Gjonit 1:13
Bijtë e motrës sate të zgjedhur të përshëndesin. Amen.
3 Gjonit 1:3
Sepse u gëzova shumë kur erdhën disa vëllezër dhe dëshmuan për besnikërinë tënde ndaj së vërtetës, se si ecën ti në të vërtetën.
3 Gjonit 1:5
Shumë i dashur, ti vepron me besnikëri në të gjitha ato që bën për vëllezërit dhe të huajt.
3 Gjonit 1:6
Ata dëshmuan për dashurinë tënde përpara kishës; dhe ti të bësh mirë të gujdesësh për udhëtimin e tyre në mënyrë të denjë për Perëndinë,
3 Gjonit 1:7
sepse ata dolën për emrin e tij, pa marrë asgjë nga johebrenjtë.
3 Gjonit 1:8
Ne e kemi për detyrë, pra, t`i presim këta njerëz, që të jemi bashkëpunëtorë në çështjen e së vërtetës.
3 Gjonit 1:10
Prandaj, po të vij, do t`i kujtoj atij veprat që bën, duke folur fjalë të liga kundër nesh; dhe duke mos u mjaftuar me këto, ai vetë nuk i pret vëllezërit dhe i ndalon ata që duan t`i presin e i përjashton nga kisha.
3 Gjonit 1:11
Shumë i dashur, mos imito të keqen, por të mirën. Ai që bën të mirën është nga Perëndia, por ai që bën të keqen nuk e ka parë Perëndinë.
3 Gjonit 1:12
Për Demetrin të gjithë dëshmojnë, madje edhe vetë e vërteta; edhe ne dëshmojmë për të, dhe ti e di se dëshmia jonë është e vërtetë.
3 Gjonit 1:13
Kisha shumë për të të shkruar, por nuk dua të të shkruaj me bojë e penë;
3 Gjonit 1:15
Paqja me ty. Të përshëndesin miqtë. Përshëndeti miqtë një për një.
Judeut 1:1
Juda, shërbëtor i Jezu Krishtit dhe vëllai i Jakobit, të thirrurve që u shenjtëruan në Perëndinë Atë dhe të ruajtur në Jezu Krisht:
Judeut 1:3
Shumë të dashur, ndërsa isha ngulmues që t`ju shkruaja për shpëtimin e përbashkët, ndjeva nevojën t`ju shkruaj juve, dhe t`ju bëj thirrje të luftoni për besimin, që u qe trasmetuar shenjtorëve një herë e përgjithmonë.
Judeut 1:4
Sepse depërtuan ndërmjet jush disa njerëz, që qenë shënuar që moti për këtë dënim, të pabesë që e kthejnë hirin e Perëndisë tonë në imoralitet dhe mohojnë të vetmin Zotëri Perëndi, dhe Zotin tonë Jezu Krisht.
Judeut 1:6
Ai i ruajti me pranga të përjetshme në errësirë për gjyqin e ditës së madhe, edhe engjëjt që nuk e ruajtën gjendjen e tyre të parë, po e lanë banimin e tyre,
Judeut 1:7
posi Sodoma dhe Gomora edhe qytetet përreth, që u dhanë pas kurvërimit dhe u dhanë pas çoroditjesh seksuale, janë vënë përpara si shembull, duke pësuar ndëshkimin e një zjarri të përjetshëm;
Judeut 1:8
në të njëjtën menyrë ndotin edhe këta ëndërrues mishin, përbuzin pushtetin dhe blasfemojnë kundër dinjiteteve.
Judeut 1:9
Por kryeengjëlli Mikael, kur në kundërshtim me djallin debatonte për trupin e Moisiut, nuk guxoi të shqiptojë një gjykim fyes, por tha: "Zoti të qortoftë!".
Judeut 1:10
Kurse këta flasin keq për të gjitha gjërat që nuk i dinë, dhe për të gjitha gjërat që njohin në menyrë natyrale, si kafshë pa arësye, në këto gjëra prishin veten,
Judeut 1:11
Mjerë ata, sepse kanë marrë rrugën e Kainit dhe u dhanë pas çoroditjes së Balaamit për fitim dhe mbaruan në rebelim e Koreut.
Judeut 1:13
valë deti të egra që shkumbëzojnë paudhësitë e tyre, yje të këputur për të cilët është ruajtur terri i errësirës për gjithmon.
Judeut 1:14
Dhe për këta profetizoi edhe Enoku, i shtati pas Adamit, duke thënë: "Ja, Zoti erdhi me mijërat e tij të shenjtë,
Judeut 1:15
për të bërë gjyqin kundër të gjithëve dhe për të bindur të gjithë të pabesët në mes tyre për të gjitha veprat e paudhësisë dhe për të gjitha fjalët fyese që mëkatarët e pabesë folën kundër tij".
Judeut 1:16
Këta janë murmuritës, që ankohen për fatin e tyre, që ecin sipas pasioneve të tyre; dhe goja e tyre flet fjalë krenarie dhe u bëjnë lajka njerëzve për dobi të vet.
Judeut 1:19
Këta janë ata që shkaktojnë përçarjet, njerëz mishor, që s`kanë Frymën.
Judeut 1:21
ruhuni në dashurinë e Perëndisë, duke pritur mëshirën e Zotit tonë Jezu Krisht, për jetën e përjetshme.
Judeut 1:22
Dhe kini dhemshuri për njëri duke përdorur dallim,
Judeut 1:25
të vetmit Perëndi të ditur, Shpëtimtarit tonë, i qoftë lavdi, madhështi, sundim dhe pushtet, tani dhe përjetë. Amen.
Zbulesa 1:1
Zbulesa e Jezu Krishtit, që Perëndia ia dha për t`u treguar shërbëtorëve të tij gjërat që duhet të ndodhin për së shpejti dhe e bëri të ditur, duke ia dërguar nëpërmjet engjëllit të tij, shërbëtorit të vet Gjon,
Zbulesa 1:2
i cili dëshmoi fjalën e Perëndisë dhe dëshminë e Jezu Krishtit, dhe të gjitha gjërat që pa.
Zbulesa 1:4
Gjoni, shtatë kishave që janë në Azi: hir për ju dhe paqe nga ana e atij që është dhe që ishte dhe që do të vijë; edhe nga të shtatë frymërat që janë përpara fronit të tij,
Zbulesa 1:6
Atij që na deshi dhe na lau nga mëkatet tona në gjakun e tij, dhe na bëri mbretër dhe priftër për Perëndinë dhe Atin e tij, atij i qoftë lavdi dhe pushtet në shekuj të shekujve. Amen.
Zbulesa 1:7
Ja, ai vjen me retë dhe çdo sy do ta shohë, edhe ata që e tejshpuan; dhe të gjitha fiset e dheut do të vajtojnë për të. Po, amen.
Zbulesa 1:9
Unë, Gjoni, që jam edhe vëllai juaj dhe pjestar bashkë me ju në pikëllimin, në mbretërinë dhe në durimin e Jezu Krishtit, isha në ishullin që quhet Patmos, për fjalën e Perëndisë dhe për dëshminë e Jezu Krishtit.
Zbulesa 1:11
që thoshte: "Unë jam Alfa dhe Omega, i pari dhe i fundit, dhe çfarë sheh, shkruaji në një libër dhe ua dërgo shtatë kishave që janë në Azi: në Efes, në Smirnë, në Pergam, në Tiatirë, në Sardë, në Filadelfi dhe në Laodice".
Zbulesa 2:3
Ti ke duruar, ke qëndrueshmëri dhe për hir të emrit tim je munduar pa u lodhur.
Zbulesa 2:7
Kush ka veshë, le të dëgjojë atë që u thotë Fryma kishave: kujt fiton do t`i jap të hajë nga pema e jetës, që është në mes të parajsës së Perëndisë".
Zbulesa 2:10
Mos ki frikë nga ato për të cilat do të vuash; ja, djalli do të hedhë disa prej jush në burg, që të provoheni, dhe ju do të keni shtrengim për dhjetë ditë. Ji besnik deri në vdekje dhe unë do të të jap kurorën e jetës.
Zbulesa 2:12
"Dhe engjëllit të kishës në Pergam, shkruaji: Këto gjëra thotë ai që ka shpatën e mprehtë me dy tehë:
Zbulesa 2:14
Por kam disa gjëra kundër teje: sepse ke aty disa që mbajnë mësimin e Balaamit, i cili e mësoi Balakun t`u vërë një gurë pengese përpara bjive të Izraelit që të hanë flijime idhujsh dhe të kurvërojnë.
Zbulesa 2:16
Pendohu, përndryshe do të vij së shpejti te ti dhe do të luftoj kundër tyre me shpatën e gojës sime.
Zbulesa 2:17
Kush ka veshë, le të dëgjojë atë që Fryma u thotë kishave: kujt fiton do t`i jap të hajë nga mana që është fshehur; dhe do t`i jap një gur të bardhë, dhe mbi gur është shkruar një emër i ri, të cilin s`e njeh askush, përveç atij që e merr".
Zbulesa 2:18
"Edhe engjëllit të kishës në Tiatirë shkruaji: Këto gjëra thotë Biri i Perëndisë, ai që ka sytë si flakë zjarri dhe këmbët e tij janë të ngjashëm me bronz të shkëlqyeshëm.
Zbulesa 2:21
Dhe i dhashë kohë që të pendohet për kurvërinë e saj, por ajo nuk u pendua.
Zbulesa 2:22
Ja, unë e flakë atë në një shtrat vuajtjesh, dhe ata që kurvërojnë me të, në shtrëngim të madh, po nuk u penduan për veprat e tyre;
Zbulesa 3:1
"Dhe engjëllit të kishës në Sardë shkruaji: këto gjëra thotë ai që ka të shtatë Frymërat e Perëndisë dhe të shtatë yjet. Unë i di veprat e tua; ti ke emrin se jeton, por je i vdekur.
Zbulesa 3:2
Ji syçelë dhe forco mbetjen e gjërave që gati po vdesin, sepse nuk i gjeta të përkryera veprat e tua përpara Perëndisë tim.
Zbulesa 3:5
Kush fiton do të vishet me rroba të bardha dhe unë nuk do ta fshij emrin e tij nga libri i jetës, por do të rrëfej emrin e tij përpara Atit tim dhe para engjëjve të tij.
Zbulesa 3:8
Unë njoh veprat e tua; ja, të vura përpara një dere të hapur që asnjëri nuk mund ta mbyllë; sepse ke pak forcë, dhe e ruajte fjalën time edhe nuk mohove emrin tim.
Zbulesa 3:9
Ja, unë do të dorëzoj disa nga sinagoga e Satanit, që e quajnë veten Judenj, dhe nuk janë, por gënjejnë; ja, unë do t`i bëj të vijnë dhe të bien përmbys përpara këmbëve të tua, dhe do të njohin se unë të kam dashur.
Zbulesa 3:10
Sepse e ruajte fjalën e durimit tim, edhe unë do të të ruaj ty nga ora e sprovës që do të vij mbi gjithë botën, për të provuar ata që banojnë mbi dhe.
Zbulesa 3:12
Kush fiton do ta bëj shtyllë në tempullin e Perëndisë tim, dhe ai nuk do të dalë më përjashta; dhe do të shkruaj mbi të emrin e Perëndisë tim, dhe emrin e qytetit të Perëndisë tim, të Jeruzalemit të ri, që zbret nga qielli nga Perëndia im, dhe emrin tim të ri.
Zbulesa 3:14
"Dhe engjëllit të kishës në Laodice shkruaji: këtë thotë Ameni, Dëshmitari besnik dhe i vërtetë, Fillimi i krijesës së Perëndisë.
Zbulesa 3:17
Sepse ti thua: "Unë jam i pasur, u pasurova dhe s`kam nevojë për asgjë"; edhe nuk e di se ti je qyqar e mjeran, i varfër, i verbër dhe i zhveshur.
Zbulesa 4:5
dhe nga froni shpërthenin vetëtima, bubullima dhe zëra; dhe përpara fronit ishin shtatë llamba të ndezura, që janë të shtatë Frymërat e Perëndisë.
Zbulesa 4:6
Dhe përpara fronit ishte si një det i qelqtë që i ngjante kristalit, dhe në mes të fronit dhe përreth fronit katër kafshë, që ishin plot me sy përpara dhe prapa.
Zbulesa 4:8
Edhe të katër qeniet e gjalla kishin secila nga gjashtë krahë përqark, edhe përbrenda ishin plot me sy; dhe nuk pushojnë kurrë, as ditë as natë, duke thënë: "I shenjtë, i shenjtë, i shenjtë është Zoti Perëndi, i Plotfuqishmi, që ishte, që është dhe që do të vijë!".
Zbulesa 4:10
të njëzet e katër pleq bien përmbys përpara atij që rri mbi fron dhe adhurojnë atë që jeton në shekuj të shekujve dhe i hedhin kurorat e tyre përpara fronit, duke thënë:
Zbulesa 4:11
"Ti je i denjë, o Zot, të marrësh lavdinë, nderimin dhe fuqinë, sepse ti i krijove të gjitha gjëra, dhe nëpërmjet vullnetit tënd ekzistojnë dhe u krijuan".
Zbulesa 5:1
Pastaj pashë në dorën e djathtë të atij që rrinte ulur mbi fron, një libër të shkruar përbrenda dhe përjashta, të vulosur me shtatë vula.
Zbulesa 5:6
Dhe pashë, në mes të fronit dhe të katër gjenieve të gjalla dhe në mes të pleqve, një Qengj si i therur, i cili kishte shtatë brirë dhe shtatë sy, që janë të shtatë Frymërat e Perëndisë, të dërguar në gjithë dheun.
Zbulesa 5:8
Dhe, mbasi e mori librin, të katër qeniet e gjalla dhe të njëzet e katër pleqtë ranë përmbys përpara Qengjit, duke pasur secili një qeste dhe disa kupa ari plot me erë të këndshme, të cilat janë lutjet e shenjtorëve.
Zbulesa 5:9
Dhe këndonin një këngë të re duke thënë: "Ti je i denjë ta marrësh librin dhe të hapësh vulat e tij, sepse ti u there, dhe me gjakun tënd na bleve te Perëndia nga çdo fis, gjuhë, popull dhe komb,
Zbulesa 5:10
dhe na bëre mbretër dhe priftër për Perëndinë tonë, dhe do të mbretërojmë mbi dhe".
Zbulesa 5:11
Pastaj pashë, dhe dëgjova zërin e shumë engjëjve përqark fronit, qenieve të gjalla dhe pleqve; dhe numri i tyre ishte dhjetë mijëra dhjetë mijërash dhe mijëra mijërash,
Zbulesa 5:14
Dhe të katër qeniet e gjalla thoshnin: "Amen!". Dhe të njëzet e katër pleq ranë përmbys dhe adhuruan atë që rron në shekuj të shekujve.
Zbulesa 6:2
Dhe unë pashë, dhe ja, një kalë i bardhë. Dhe ai që e kalëronte kishte një hark; dhe atij iu dha një kurorë, dhe ai doli jashtë si fitimtar dhe për të fituar.
Zbulesa 6:6
Dhe dëgjova një zë në mes të katër qenieve të gjalla duke thënë: "Një kenik gruri për një denar, dhe dy kenikë elbi për një denar; dhe mos dëmto vajin, as verën".
Zbulesa 6:8
Dhe unë pashë, dhe ja një kalë i zbehtë; dhe ai që e kalëronte emrin e kishte Vdekja, dhe Hadesi vinte pas tij. Dhe iu dha atyre pushtet përmbi një të katërtën e dheut, të vrasin me shpatë dhe me zi buke e me vdekje, dhe nëpërmjet bishave të dheut.
Zbulesa 6:9
Dhe kur hapi vulën e pestë, unë pashë nën altar shpirtrat e atyre që ishin therur për shkak të fjalës së Perëndisë dhe për shkak të dëshmisë që kishin;
Zbulesa 6:10
dhe ata thirrën me zë të madh duke thënë: "Deri kur, o Zot, që je i Shenjtë dhe i Vërtetë, nuk gjykon dhe nuk merr hak për gjakun tonë nga ata që banojnë mbi dhe?".
Zbulesa 6:11
Dhe secilit prej tyre ju dha një petk i bardhë dhe ju thanë që të preheshin edhe për pak kohë, deri sa të plotësohej numri edhe i bashkësherbëtoreve e tyre dhe i vëllezërve të tyre që duhet të vriteshin posi ata.
Zbulesa 6:14
Pastaj qielli u hoq si një pergamenë që mbështillet, dhe çdo mal dhe ishull luajtën nga vendi i tyre.
Zbulesa 6:15
Dhe mbretërit e dheut, dhe të mëdhenjtë, dhe të pasurit, dhe komandantët, dhe të fuqishmit, dhe çdo skllav e çdo i lirë, u fshehën nëpër shpella dhe nëpër krepat e maleve,
Zbulesa 7:2
Pastaj pashë një engjëll tjetër që ngjitej nga lind dielli e që kishte vulën e Perëndisë së gjallë; dhe u thirri me zë të madh të katër engjëjve, të cilëve u qe dhënë të dëmtojnë dheun dhe detin,
Zbulesa 7:3
duke thënë: "Mos dëmtoni dheun, as detin, as pemët, deri sa t`i vulosim në ballë shërbëtorët e Perëndisë tonë".
Zbulesa 7:9
Pas këtyre gjërave, pashë një turmë të madhe, të cilën askush nuk mund ta numëronte, prej të gjitha kombeve, fiseve, popujve dhe gjuhëve; këta qëndronin në këmbë përpara fronit dhe përpara Qengjit, të veshur me rroba të bardha dhe me palma në duart e tyre.
Zbulesa 7:10
Dhe thërrisnin me zë të madh, duke thënë: "Shpëtimi është i Perëndisë tonë që është ulur mbi fron dhe i Qengjit".
Zbulesa 7:11
Dhe të gjithë engjëjt rrinin në këmbë përqark fronit, dhe pleqve dhe katër qenieve e gjalla, dhe ranë përmbys mbi fytyrën e tyre përpara fronit dhe adhuruan Perëndinë,
Zbulesa 7:12
duke thënë: "Amen! Bekimi, dhe lavdia, dhe dituria, dhe falendërimi, dhe nderimi, dhe fuqia dhe forca janë te Perëndia ynë në shekuj të shekujve. Amen!".
Zbulesa 7:15
Prandaj edhe janë përpara fronit të Perëndisë dhe i shërbenin atij ditë e natë në tempullin e tij; dhe ai që rri ulur mbi fron do të banojë në mes tyre.
Zbulesa 7:17
sepse Qengji, që është në mes të fronit, do t`i kullosë dhe do t`i çojë te burimet e gjalla të ujërave; dhe Perëndia do të thaijë çdo lot nga sytë e tyre".
Zbulesa 8:1
Edhe kur ai hapi vulën e shtatë, në qiell u bë heshtje për rreth gjysmë orë.
Zbulesa 8:2
Dhe unë i pashë të shtatë engjëjt që qëndrojnë përpara Perëndisë, dhe atyre u dha shtatë bori.
Zbulesa 8:3
Pastaj erdhi një engjëll tjetër që kishte një temianicë ari dhe ndaloi pranë altarit; dhe iu dha shumë erë e këndshme që t`ua shtonte lutjeve të të gjithë shenjtorëve mbi altarin prej ari që ishte përpara fronit.
Zbulesa 8:4
Dhe tymi i erëve të këndshme, të ofruara me lutjet e shenjtorëve, u ngrit përpara Perëndisë nga dora e engjëllit.
Zbulesa 8:7
Engjëlli i parë i ra borisë, dhe u bë breshër e zjarr, i përzier me gjak, dhe u hodhën mbi dhe; dhe e treta e pemëve u dogj tërësisht, dhe çdo bar i njomë u dogj tërësisht.
Zbulesa 8:11
Dhe emri i yllit është "pelin" dhe e treta e ujërave u bë pelin; dhe shumë njerëz vdiqën për shkak të këtyre ujërave, sepse u bënë të hidhura.
Zbulesa 8:13
Dhe pashë, dhe dëgjova një engjëll që fluturonte në mes të qiellit dhe thoshte me zë të madh: "Mjerë, mjerë, mjerë atyre që banojnë mbi dhe, për shkak të të rënave të tjera të borive që të tre engjëjtë do t`i bien".
Zbulesa 9:1
Dhe i pesti engjëll i ra borisë, dhe unë pashë një yll që ra nga qielli përmbi tokë; dhe atij iu dha çelësi i pusit të humnerës.
Zbulesa 9:4
Dhe atyre iu tha të mos dëmtojnë barin e dheut, asnjë gjelbërim e asnjë dru, por vetëm ata njerëzit të cilët nuk kanë vulën e Perëndisë mbi ballë.
Zbulesa 9:7
Dhe pamja e karkalecave u përngjante kuajve të gatitur për luftë; dhe mbi kokat e tyre kishin si kurora prej ari dhe fytyrat e tyre ishin si fytyra njerëzish.
Zbulesa 9:10
Dhe kishin bishtra që u ngjanin akrepave dhe me thumb në bishtrat e tyre: në të cilat qëndronte fuqia të dëmtonin njerëzit për pesë muaj.
Zbulesa 9:11
Dhe për mbret përmbi ta kishin engjëllin e humnerës, emri e tij në hebraisht është Abadon dhe në greqisht emrin e ka Apolion.
Zbulesa 9:13
Dhe i gjashti engjëll i ra borisë, dhe dëgjova një zë nga të katër brirët e altarit të artë që është përpara Perëndisë,
Zbulesa 9:15
Atëherë të katër engjëjt, që ishin përgatitur për atë orë, ditë, muaj dhe vit, u zgjidhën që të vrasin të tretën pjesë të njerëzve.
Zbulesa 9:19
Sepse pushteti i tyre në fakt ishte në gojën e tyre dhe në bishtrat e tyre; sepse bishtrat e tyre ishin të ngjashëm me gjarpërinj, që kanë koka dhe me anë të tyre dëmtonin.
Zbulesa 10:6
dhe bëri be për atë që rron në shekuj të shekujve, që krijoi qiellin dhe gjërat që janë në të, tokën dhe gjërat që janë në të, detin dhe gjërat që janë në të, se nuk do të vonohet më.
Zbulesa 10:7
por në ditët kur engjëlli i shtatë të bëjë të dëgjohet zëri i tij, kur ai t`i bjerë borisë do të zbatohet misteri i Perëndisë, ashtu si ai e ua shpalli shërbëtorëve të tij, profetëve.
Zbulesa 10:8
Dhe zëri që kisha dëgjuar nga qielli më foli përsëri dhe tha: "Shko, merr libërthin e hapur që ndodhet në dorën e engjëllit që rri mbi det e mbi dhe".
Zbulesa 10:11
Dhe ai më tha: "Të duhet përsëri të profetizosh mbi shumë popuj, kombe, gjuhë dhe mbretër".
Zbulesa 11:1
Dhe m`u dha një kallam që i ngjante një shufre. Dhe engjëlli duke qëndruar në këmbë tha: "Çohu dhe mat tempullin e Perëndisë, altarin dhe ata që adhurojnë atje,
Zbulesa 11:2
dhe oborrin që është jashtë tempullit lëre dhe mos e mat, sepse u është dhënë johebrenjve; dhe ata do ta shkelin qytetin e shenjtë për dyzet e dy muaj.
Zbulesa 11:3
Dhe unë do t`u jap të dy dëshmitarëve të mi për të profetizuar, dhe ata do të profetizojnë një mijë e dyqind e gjashtëdhjetë ditë, të veshur me thasë.
Zbulesa 11:4
Këta janë të dy drurët e ullirit dhe të dy shandanët që rrijnë përpara Perëndisë së dheut.
Zbulesa 11:6
Ata kanë pushtet të mbyllin qiellin, që të mos bjerë shi në ditët e profecisë së tyre; ata kanë edhe pushtet mbi ujërat t`i kthejnë në gjak dhe për të goditur dheun me çdo plagë, sa herë të duan.
Zbulesa 11:9
Dhe njerëz nga popuj, dhe fise, dhe gjuhë, dhe kombe do të shohin kufomat e tyre për tri ditë e gjysmë, dhe nuk do të lënë që kufomat e tyre të shtihen në varr.
Zbulesa 11:10
Dhe banorët e dheut do të ngazëllojnë për ata dhe do të bëjnë festë; dhe do t`i dërgojnë njeri tjetrit dhurata, sepse këta dy profetë i munduan ata që banojnë mbi dhe".
Zbulesa 11:11
Por mbas tri ditë e gjysmë, fryma e jetës që buron nga Perëndia hyri në ta; edhe qëndruan në këmbët e tyre, dhe një tmerr e madh ra mbi ata që i shikonin.
Zbulesa 11:13
Dhe në atë orë ra një tërmet i madh, dhe e dhjeta pjesë e qytetit u rrëzua, dhe në tërmet u vranë shtatë mijë njerëz; dhe të tjerët u tmerruan dhe i dhanë lavdi Perëndisë së qiellit.
Zbulesa 11:16
Atëherë të njëzet e katër pleqtë që rrinin përpara Perëndisë mbi fronet e tyre, ranë përmbys mbi fytyrat e veta dhe adhuruan Perëndinë,
Zbulesa 11:17
duke thënë: "Ne të falënderojmë, o Zot, Perëndi i Plotfuqishmi, që je, që ishe dhe që do të vish, sepse more në dorë pushtetin tënd të madh, dhe mbretëron.
Zbulesa 11:19
Atëherë u hap tempulli i Perëndisë në qiell dhe u duk arka e besëlidhjes së tij, dhe ndodhnin vetëtima, dhe zëra, dhe bubullima, dhe tërmet, dhe një rebesh i fortë breshëri.
Zbulesa 12:4
Dhe bishti i tij tërhiqte pas vetes të tretën pjesë te yjeve të qiellit dhe i hodhi mbi tokë. Dhe dragoi qëndroi përpara gruas që ishte gati për të lindur, për të gllabëruar birin e saj kur ta kishte lindur.
Zbulesa 12:5
Dhe ajo lindi një bir mashkull, i cili duhet të qeverisë gjithë kombet me skeptër të hekurt; dhe biri i saj u rrëmbye pranë Perëndisë dhe fronit të tij.
Zbulesa 12:6
Dhe gruaja iku në shkretëtirë, ku kishte vend të përgatitur nga Perëndia, që të ushqehet atje një mijë e dyqind e gjashtëdhjetë ditë.
Zbulesa 12:8
por nuk fituan, e nuk u gjet më për ta vend në qiell.
Zbulesa 12:9
Kështu dragoi i madh, gjarpëri i lashtë, që është quajtur djall, edhe Satan, që mashtron gjithë dheun, u hodh mbi tokë; me të u hodhën edhe engjëjt e tij.
Zbulesa 12:10
Atëherë dëgjova një zë të madh në qiell që thoshte: "Tani arriti shpëtimi, fuqia dhe mbretëria e Perëndisë tonë, dhe pushteti i Krishtit të tij; sepse u hodh poshtë paditësi i vëllezërve tanë, ai që i padiste përpara Perëndisë tonë ditë e natë.
Zbulesa 12:13
Dhe, kur dragoi pa se u hodh për tokë, përndoqi gruan që lindi birin mashkull.
Zbulesa 12:16
dhe toka e ndihmoi gruan, dhe toka hapi gojën e vet dhe përpiu lumin që dragoi kishte nxjerrë nga goja e vet.
Zbulesa 12:17
Dhe dragoi u zemërua kundër gruas dhe shkoi të bëjë luftë me të tjerët, pasardhjes së saj, të atyre që i ruajnë urdhërimet e Perëndisë dhe që kanë dëshminë e Jezu Krishtit.
Zbulesa 13:3
Edhe pashë një nga krerët e saj si të plagosur për vdekje; por plaga e saj vdekjeprurëse u shërua; dhe gjithë dheu u mrekullua pas bishës.
Zbulesa 13:5
Dhe iu dha një gojë që flet gjëra të mëdha dhe blasfemi; dhe iu dha pushtet të veprojë për dyzet e dy muaj.
Zbulesa 13:6
Dhe ajo hapi gojën e vet për të blasfemuar kundër Perëndisë, për të blasfemuar emrin e tij, tabernakullin e tij dhe ata që banojnë në qiell.
Zbulesa 13:12
Ajo ushtronte gjithë pushtetin e bishës së parë përpara saj dhe bënte që dheu dhe banorët e tij të adhurojnë bishën e parë, së cilës iu shërua plaga vdekjeprurëse.
Zbulesa 13:14
dhe i mashtronte banorët e dheut me anë të shenjave që i ishin dhënë për të bërë përpara bishës, duke u thënë banorëve të dheut t`i bëjnë një figurë bishës, që kishte plagën e shpatës dhe u kthye në jetë.
Zbulesa 14:3
Ata këndonin një këngë të ri përpara fronit, përpara katër qenjeve të gjalla dhe përpara pleqve; dhe asnjë nuk mund ta mësonte kantikun përveç të njëqind e dyzet e katër mijëve, që ishin shpenguar nga toka.
Zbulesa 14:4
Këta janë ata që nuk janë ndotur me femra; janë në fakt të virgjër. Këta janë ata që ndjekin Qengjit, kudo që të shkojë ai; këta u shpenguan ndër njerezit, që të jenë të parat fruta për Perëndinë dhe Qengjin.
Zbulesa 14:5
Edhe në gojë të tyre nuk u gjet gënjeshtër, sepse janë të paqortueshëm përpara fronit të Perëndisë.
Zbulesa 14:6
Pastaj pashë një engjëll tjetër që fluturonte në mes të qiellit dhe që kishte ungjillin e përjetshëm, që t`ua predikojë banorëve të dheut dhe çdo kombi, dhe fisi, dhe gjuhe, dhe populli,
Zbulesa 14:7
dhe thoshte me zë të madh: "Druani Perëndinë dhe i jepni lavdi, sepse ora e gjyqit të tij erdhi; adhuroni atë që bëri qiellin, dheun, detin dhe burimet e ujërave".
Zbulesa 14:10
do të pijë edhe ai nga vera e zemërimit të Perëndisë, që është derdhur e papërzier në kupën e zemërimit të tij dhe do të mundohet me zjarr e squfur përpara engjëjve të shenjtë dhe përpara Qengjit.
Zbulesa 14:12
Këtu është qëndrueshmëria e shenjtorëve; këtu janë ata që zbatojnë urdhërimet e Perëndisë dhe besimin e Jezusit.
Zbulesa 14:14
Pastaj pashë një re të bardhë, dhe ja, mbi re po rrinte i ulur një i ngjashëm me një Bir njeriu, i cili kishte mbi krye një kurorë të artë dhe në dorë një drapër të mprehtë.
Zbulesa 14:15
Një engjëll tjetër doli nga tempulli, duke i thirrur me zë të madh atij që ulej mbi re: "Vër dorë mbi drapërin tënd dhe korr, sepse ora e të korrurit ka ardhur dhe të korrat e dheut janë pjekur".
Zbulesa 14:16
Atëherë ai që ulej mbi re e lëshoi drapërin e tij mbi tokë dhe dheu u korr.
Zbulesa 14:17
Pastaj një engjëll tjetër doli nga tempulli që është në qiell, duke mbajtur dhe ai një drapër të mprehtë.
Zbulesa 14:18
Dhe një engjëll tjetër, që kishte pushtet mbi zjarrin, doli nga altari dhe i thirri me zë të madhe atij që kishte drapërin e mprehtë, duke thënë: "Vëre në punë drapërin tënd të mprehtë dhe vil bistakët e vreshtit të dheut, sepse rrushi i tyre është pjekur".
Zbulesa 14:19
Atëherë engjëlli e lëshoi drapërin e tij mbi tokë dhe voli vreshtin e dheut dhe hodhi rrushin në vozën e madhe të zemërimit të Perëndisë.
Zbulesa 14:20
Dhe voza u shtrydh jashtë qytetit dhe nga voza doli gjak deri te frerët e kuajve, për njëmijë e gjashtëqind stade.
Zbulesa 15:1
Pastaj pashë në qiell një shenjë tjetër të madhe dhe të mrekullishme: shtatë engjëj që kishin shtatë plagët e fundit, sepse me to u krye zemërimi i Perëndisë.
Zbulesa 15:2
Dhe pashë një si det të qelqtë, të përzier me zjarr dhe në këmbë mbi detin e qelqtë, ata që kishin mundur bishën, figurën e saj, dhe damkën e saj edhe numrin e emrit të saj. Ata kishin qestet e Perëndisë,
Zbulesa 15:3
dhe këndonin këngën e Moisiut, shërbëtorit të Perëndisë, dhe këngënn e Qengjit, duke thënë: "Të mëdha dhe të mrekullueshme janë veprat e tua, o Zot, Perëndi i plotfuqishëm; të drejta dhe të vërteta janë udhët e tua, o Mbret i kombeve.
Zbulesa 15:4
Kush nuk do të të druajë, o Zot, dhe nuk do të lëvdojë emrin tënd? Sepse vetëm ti je i Shenjtë; sepse të gjitha kombet do të vijnë dhe do të adhurojnë përpara teje, sepse gjykimet e tua u shfaqën".
Zbulesa 15:6
Dhe të shtatë engjëjt, që kishin të shtatë plagët, dolën nga tempulli, të veshur me lin të pastër dhe të shndritshëm, dhe të ngjeshur përreth gjoksit me breza ari.
Zbulesa 15:7
Një nga të katër qeniet e gjalla u dha të shtatë engjëjve shtatë kupa ari, plot me zemërimi i Perëndisë, që rron në shekuj të shekujve.
Zbulesa 15:8
Dhe tempulli u mbush me tym nga lavdia e Perëndisë dhe nga fuqia e tij; dhe askush nuk mund të hynte në tempull, derisa të mbaroheshin të shtatë plagët e të shtatë engjëjve.
Zbulesa 16:1
Pastaj dëgjova një zë të madh nga tempulli që u thoshte të shtatë engjëjve: "Shkoni dhe derdhni mbi dhe kupat e zemërimit të Perëndisë".
Zbulesa 16:6
Ata kanë derdhur gjakun e shenjtorëve dhe të profetëve, dhe ti u dhe atyre të pijnë gjak, sepse është shpërblimi që ata meritojnë".
Zbulesa 16:7
Dhe dëgjova një tjetër që thoshte nga altari: "Po, o Zot, Perëndi i plotfuqishëm, gjykimet e tua janë të vërteta dhe të drejta".
Zbulesa 16:9
Dhe njerëzit u dogjën nga një nxehtësi e madhe dhe ata blasfemuan emrin e Perëndisë që ka pushtet mbi këto plagë, dhe nuk u penduan që t`i japin lavdi atij.
Zbulesa 16:11
dhe blasfemuan Perëndinë e qiellit për shkak të dhembjeve të tyre dhe ulçerët e tyre, por nuk u penduan për veprat e tyre.
Zbulesa 16:12
Pastaj engjëlli i gjashtë e derdhi kupën e tij në lumin e madh Eufrat dhe uji i tij u tha për të bërë gati udhën e mbretërve që vijnë nga lindja e diellit.
Zbulesa 16:14
Sepse në fakt janë fryma të demonëve që bëjnë mrekulli, që shkojnë te mbretërit e dheut dhe të gjithë botës, që t`i mbledhin për luftën e ditës së madhe të Perëndisë së Plotfuqishëm.
Zbulesa 16:19
Dhe qyteti i madh u nda në tri pjesë dhe qytetet e kombeve ranë, Babilona e madhe u kujtua përpara Perëndisë, që t`i japë kupën e verës së zemërimit të tij të tërbuar.
Zbulesa 16:21
Dhe një breshër i madh, me peshë prej një talenti, ra nga qielli mbi njerëzit; edhe njerëzit blasfemuan Perëndinë për plagën e breshërit; sepse plaga e tij ishte me të vërtetë e madhe.
Zbulesa 17:7
Dhe engjëlli më tha: "Përse çuditesh? Unë do të të tregoj misterin e gruas dhe të bishës që e mban atë, e cila ka shtatë krerë dhe dhjetë brirë.
Zbulesa 17:8
Bisha, që pe, ishte, edhe nuk është, dhe do të ngjitet nga humnera dhe do të vejë në përhumbje; dhe banorët e dheut, emrat e të cilëve nuk janë shkruar në librin e jetës që nga krijimi i botës, do të çuditen kur të shohin bishën që ishte, dhe nuk është, ndonëse është.
Zbulesa 17:11
Dhe bisha që ishte, dhe nuk është më, është edhe ajo i teti mbret, dhe është nga të shtatët dhe shkon në përhumbje.
Zbulesa 17:17
Sepse Perëndia u dha në zemër atyre të kryejnë mendjen e tij, të bëhen në një mendje, edhe t`i japin bishës mbretërinë e tyre, gjersa të plotësohen fjalët e Perëndisë.
Zbulesa 18:3
Sepse nga vera e mërisë së kurvërimit të saj kanë pirë të gjitha kombet, dhe mbretërit e dheut me të u kurvëruan, dhe tregtarët e dheut u pasuruan për shkak të luksit të saj të shfrenuar".
Zbulesa 18:5
sepse mëkatet e saj janë grumbulluar dhe kanë arritur deri në qiell, dhe Perëndia kujtoi paudhësitë e saj.
Zbulesa 18:6
Shpërblejani atë që ajo ju ka bërë juve, përkundrazi, shpërblejani dyfish sipas veprave të saj; në kupën që ajo derdhi derdhini dyfishin.
Zbulesa 18:8
Prandaj në një ditë të vetme do të vijnë plagët e saj: vdekja, vaji dhe zia e bukës; edhe do të digjet krejt në zjarr, sepse i fuqishëm është Zoti Perëndia, ai që e gjykon atë".
Zbulesa 18:9
Dhe do ta qajnë atë dhe do të vajtojnë për të mbretërit e dheut, ata që u kurvëruan me të dhe u dhanë pas epsheve me të, kur të shohin tymin e zjarrit të saj;
Zbulesa 18:11
Edhe tregtarët e dheut do të qajnë dhe do të vajtojnë për të, sepse askush nuk do të blejë më mallrat e tyre:
Zbulesa 18:15
Tregtarët e këtyre gjërave, që u pasuruan prej saj, do të rrijnë larg për shkak të frikës së mundimit të saj, dhe do të qajnë dhe do të vajtojnë,
Zbulesa 18:17
Të gjithë kapitenët, të gjithë pasagjerët dhe detarët, dhe të gjithë ata që tregtojnë nëpërmjet detit do të qëndrojnë nga larg
Zbulesa 18:18
dhe, duke parë tymin e zjarrit të saj, do të klithin: "Cili qytet i përngjante këtij qyteti të madh?".
Zbulesa 18:19
Dhe do të hedhin pluhur mbi kryet, do të bërtasin, duke qarë e duke vajtuar, duke thënë: "Ah! Ah! Qyteti i madh, në të cilën u pasuruan të gjithë ata që kishin anije në det nga mrekullia e saj, sepse për një moment u shkretua!
Zbulesa 18:20
Gëzohu përmbi të, o qiell, dhe ju apostuj të shenjtë dhe profetë, sepse Perëndia duke e gjykuar vuri në vend drejtësinë".
Zbulesa 18:21
Dhe një engjëll i fuqishëm ngriti një gur të madh me përmasat sa një mokër dhe e hodhi në det, duke thënë: "Me të njëjtin vrull do të hidhet Babilona, qyteti i madh, dhe nuk do të gjendet më;
Zbulesa 18:22
dhe zëri i harpistëve, i muzikantëve, i fyelltarëve dhe borizanëve nuk do të dëgjohet më te ti; dhe çdo mjeshtër i çfarëdo eksperti i arteve nuk do të gjendet më te ti, dhe nuk do të dëgjohet më te ti zëri i gurit të mullirit.
Zbulesa 19:1
Dhe pas këtyre dëgjova në qiell zërin e madh të një turme të shumtë, duke thënë: "Aleluja! Shpëtimi, dhe lavdia, dhe nderimi, dhe fuqia i përkasin Zotit, Perëndisë sonë,
Zbulesa 19:2
sepse të vërteta dhe të drejta janë gjykimet e tij! Ai në fakt gjykoi laviren e madhe, që e prishi dheun me kurvërinë e saj, dhe mori hak për gjakun e shërbëtorëve të vet të derdhur prej dorës së saj".
Zbulesa 19:3
Dhe thanë për të dytën herë: "Aleluja! Dhe tymi i saj ngjitet në shekuj të shekujve".
Zbulesa 19:4
Dhe ranë përmbys të njëzet e katër pleqtë, dhe të katër qeniet e gjalla, dhe adhuruan Perëndinë, që ulej mbi fron, duke thënë: "Amen, Aleluja!".
Zbulesa 19:5
Dhe nga froni erdhi një zë, duke thënë: "Lëvdoni Perëndinë tonë, gjithë ju shërbëtorë të tij dhe ju që e druani, dhe të vegjlit dhe të mëdhenjtë".
Zbulesa 19:6
Dhe dëgjova një si zë i një turme të madhe, dhe si zë shumë ujërash dhe si zë bubullimash të forta, që thoshte: "Aleluja, sepse filloi të mbretërojë Zoti, Perëndia ynë, i Plotfuqishmi!.
Zbulesa 19:7
Le të gëzohemi dhe të ngazëllohemi dhe le t`i japim atij lavdi, sepse erdhi dasma e Qengjit dhe nusja e tij është përgatitur!
Zbulesa 19:9
Dhe më tha: "Shkruaj: Lum ata që janë ftuar në gostinë e dasmës së Qengjit". Dhe më tha: "Këto janë fjalët e vërteta të Perëndisë".
Zbulesa 19:10
Edhe rashë përpara këmbëve të tij për ta adhuruar, por ai më tha: "Ruaju se e bën, unë jam bashkëshërbëtori yt si dhe i vëllezërve të tu që kanë dëshminë e Jezusit. Perëndinë adhuroje! Sepse dëshmia e Jezusit është frymë e profecisë".
Zbulesa 19:12
Dhe sytë e tij ishin si flakë zjarri dhe mbi kryet e tij ishin shumë kurora; edhe kishte një emër të shkruar, që askush nuk e di përveç atij;
Zbulesa 19:13
Dhe ishte i veshur me një rrobe të ngjyer në gjak; dhe emri i tij quhet: "Fjala e Perëndisë".
Zbulesa 19:15
Dhe nga goja e tij dilte një shpatë e mprehtë për të goditur me të kombet; dhe ai do të qeverisë me skeptër prej hekuri dhe ai vet do të shkelë vozën e verës së mërisë dhe të zemërimit të Perëndisë së plotfuqishëm.
Zbulesa 19:17
Dhe pashë një engjëll që qëndronte në këmbë në diell; dhe bërtiti me zë të madh duke u thënë gjithë shpendëve që fluturojnë në mes të qiellit: "Ejani, mblidhuni në gostinë e madhe të Perëndisë,
Zbulesa 19:20
Dhe bisha u kap, dhe bashkë me të profeti i rremë që kishte bërë shenja përpara saj, me të cilat i mashtroi ata që morën damkën e bishës, dhe ata që adhuruan figurën e saj; që të dy i hodhën të gjallë në liqenin e zjarrtë që digjet me squfur;
Zbulesa 20:2
Ai e kapi dragoin, gjarpërin e lashtë, që është djalli dhe Satani, dhe e lidhi për një mijë vjet,
Zbulesa 20:3
dhe e hodhi atë në humnerë, dhe e mbylli atë dhe vulosi mbi të, që të mos i mashtrojë më kombet, deri sa të mbushen një mijë vjet; dhe pas këtyre ai duhet zgjidhur për pak kohë.
Zbulesa 20:4
Dhe pashë frone, dhe ata u ulën mbi to dhe atyre iu dha pushteti që të gjykojnë edhe pashë shpirtrat e atyre që u ishin prerë kokat për dëshminë e Jezusit dhe për fjalën e Perëndisë, dhe të cilët nuk e kishin adhuruar bishën, dhe as figurën e saj dhe nuk kishin marrë damkë mbi ballin e tyre dhe në duart e tyre. Këta u kthyen në jetë e mbretëruan me Krishtin për një mijë vjet.
Zbulesa 20:6
I lum dhe i shenjtë është ai që ka pjesë në ringjalljen e parë. Mbi ata vdekja e dytë nuk ka pushtet, por ata do të jenë priftërinj të Perëndisë dhe të Krishtit dhe do të mbretërojnë me të një mijë vjet.
Zbulesa 20:8
dhe do të dalë të mashtrojë kombet që janë në të katër anët e dheut, Gogun e Magogun, që t`i mbledhë ata për luftë; numri i tyre do të jetë si rëra e detit.
Zbulesa 20:9
Dhe ata do të lëvizin në të gjithë sipërfaqen e dheut dhe do ta rrethojnë fushën e shenjtorëve dhe qytetin e dashur. Por nga qielli do të zbresë zjarr, i dërguar nga Perëndia, dhe do t`i përpijë.
Zbulesa 20:11
Pastaj pashë një fron të madh të bardhë dhe atë që ulej mbi të, nga prania e të cilit iku dheu dhe qielli, dhe nuk u gjet vënd për ata.
Zbulesa 20:12
Dhe pashë të vdekurit, të mëdhenj e të vegjël, që rrinin në këmbë përpara Perëndisë, edhe librat u hapën; dhe u hap një libër tjetër, që është libri i jetës; dhe të vdekurit u gjykuan në bazë të gjërave të shkruara në libra, sipas veprave të tyre.
Zbulesa 21:2
Dhe unë, Gjoni, pashë qytetin e shenjtë, Jeruzalemin e ri, që zbriste nga qielli, nga Perëndia, që ishte bërë gati si nuse e stolisur për burrin e vet.
Zbulesa 21:3
Dhe dëgjova një zë të madh nga qielli që thoshte: "Ja tabernakulli i Perëndisë me njerëzit! Dhe ai do të banojë me ta; edhe ata do të jenë populli i tij dhe vetë Perëndia do të jetë bashkë me ta, Perëndi e tyre.
Zbulesa 21:4
Dhe Perëndia do të thaijë çdo lot nga sytë e tyre; dhe vdekja nuk do të jetë më; as brengë, as klithma, as mundim, sepse gjërat e mëparshme shkuan".
Zbulesa 21:7
Kush fiton do t`i trashëgojë të gjitha gjërat; dhe do të jem për të Perëndi dhe ai do të jetë për mua bir.
Zbulesa 21:8
Kurse për frikacakët dhe të pabesët, dhe të neveritshmit dhe vrasësit, dhe kurvëruesit, dhe magjistarët, dhe idhujtarët, dhe gjithë gënjeshtarët, pjesa e tyre do të jetë në liqenin që digjet me zjarr dhe squfur, që është vdekja e dytë".
Zbulesa 21:10
Dhe më çoi në Frymë mbi një mal të madh dhe të lartë, dhe më tregoi qytetin e madh, Jeruzalemin e shenjtë, që zbriste nga qielli, nga Perëndia,
Zbulesa 21:11
duke pasur lavdinë e Perëndisë. Dhe shkëlqimi i saj i ngjante me një gur shumë të çmuar, si gur diaspri kristalor.
Zbulesa 21:13
Nga lindja ishin tri porta, nga veriu tri porta, nga jugu tri porta dhe nga perëndimi tri porta.
Zbulesa 21:15
Dhe ai që fliste me mua kishte një kallam ari, për të matur qytetin, dyert e tij dhe murin e tij.
Zbulesa 21:22
Dhe nuk pashë asnjë tempull në të; sepse Zoti Perëndi i plotfuqishëm dhe Qengji janë tempulli i tij.
Zbulesa 21:23
Dhe qyteti nuk ka nevojë për diell, as për hënë që të ndriçojnë në të, sepse lavdia e Perëndisë e ndriçon atë, dhe llamba e tij është Qengji.
Zbulesa 22:1
Dhe më tregoi lumin e pastër të ujit të jetës, te kthjellët si kristali, që dilte nga froni i Perëndisë dhe i Qengjit.
Zbulesa 22:2
Në mes të sheshit të qytetit, këtej e andej lumit, ishte druri i jetës që jep dymbëdhjetë fruta, dhe që nxjerr frutin e saj në çdo muaj; dhe gjethet e drurit janë për shërim të kombeve.
Zbulesa 22:3
Dhe asnjë mallkim nuk do të ketë më; dhe në të do të jetë froni i Perëndisë dhe i Qengjit, dhe shërbëtorët e tij do t`i shërbejnë;
Zbulesa 22:5
Dhe atje natë nuk do të ketë; edhe nuk kanë nevojë për llambë, as për dritë dielli, sepse Zoti Perëndi i ndriçon; dhe ata do të mbretërojnë në shekuj të shekujve.
Zbulesa 22:6
Dhe më tha: "Këto fjalë janë besnike dhe të vërteta; dhe Zoti, Perëndi i profetëve të shenjtë, dërgoi engjëllin e tij, për t`u treguar shërbëtorëve të tij gjërat që duhet të ndodhin për së shpejti.
Zbulesa 22:8
Dhe unë, Gjoni, jam ai që kam parë dhe dëgjuar këto gjëra; dhe kur dëgjova dhe pashë, rashë për ta adhuruar përpara këmbëve të engjëllit që m`i tregonte këto gjëra.
Zbulesa 22:9
Dhe ai më tha: "Ruaju se e bën! Sepse unë jam bashkëshërbëtori yt dhe i vëllezërve të tu, profetë, dhe të atyre që i ruajnë fjalët e këtij libri. Adhuro Perëndinë!".
Zbulesa 22:12
Dhe ja, unë vij shpejt, dhe shpërblimi im është me mua, për t`i dhënë gjithsecilit sipas veprave që ai ka bërë.
Zbulesa 22:14
Lum ata që i kryejnë urdhërimet e tij, që të kenë të drejtën për drurin e jetës dhe për të hyrë në portat e qytetit.
Zbulesa 22:16
"Unë, Jezusi, dërgova engjëllin tim për t`ju dëshmuar për këto gjëra nëpër kisha. Unë jam Rrënja dhe pasardhja e Davidit, ylli i ndritshëm i mëngjesit".
Zbulesa 22:18
Unë i deklaroj kujtdo që dëgjon fjalët e profecisë së këtij libri, se nëse ndokush do t`i shtojë këtyre gjërave, Perëndia do të dërgojë mbi të plagët e përshkruara në këtë libër.
Zbulesa 22:19
Dhe nëse dikush heq nga fjalët e librit të kësaj profecie, Perëndia do t`i heqë pjesën e tij nga libri i jetës nga qyteti i shenjtë, dhe nga gjërat që janë përshkruar në këtë libër.
Zbulesa 22:20
Ai që dëshmon për këto gjëra, thotë: "Po, unë vij shpejt. Amen". Po, eja, Zoti Jezus.

Grafi