Referenca Biblike

Lexo Kapitullin

Gjoni, 3

Kapitulli ka 36 vargje, lexim të këndshëm.

Kapitulli Paraprak Kapitulli i Ardhshëm
Gjoni 3:1
Midis farisenjve ishte një njeri me emrin Nikodem, një krer i Judenjve.
Gjoni 3:2
Ky erdhi natën te Jezusi dhe i tha: "Mësues, ne e dimë se ti je një mësues i ardhur nga Perëndia, sepse askush nuk mund të bëjë shenjat që bën ti, në qoftë se Perëndia nuk është me të".
Gjoni 3:3
Jezusi iu përgjigj dhe tha: "Në të vërtetë, në të vërtete po të them që nëse një nuk ka rilindur, nuk mund ta shohë mbretërinë e Perëndisë".
Gjoni 3:4
Nikodemi i tha: "Po si mund të lindë njeriu kur është plak? A mund të hyjë ai për së dyti në barkun e nënës së vet dhe të lindë?".
Gjoni 3:5
Jezusi u përgjigj: "Në të vërtetë, në të vërtetë po të them se kush nuk ka lindur nga uji dhe nga Fryma, nuk mund të hyjë në mbretërinë e Perëndisë.
Gjoni 3:6
Ç`ka lindur nga mishi është mish; por ç`ka lindur nga Fryma është frymë.
Gjoni 3:7
Mos u mrrekullo që të thashë: "Duhet të lindni përsëri".
Gjoni 3:8
Era fryn ku të dojë dhe ti ia dëgjon zërin, por ti nuk e di nga vjen as ku po shkon; kështu është edhe çdo njëri që ka lindur nga Fryma".
Gjoni 3:9
Nikodemi, duke u përgjigjur, i tha: "Si mund të ndodhin këto gjëra?".
Gjoni 3:10
Jezusi u përgjigj dhe i tha: "Ti je mësuesi i Izraelit dhe nuk i ditke këto gjëra?
Gjoni 3:11
Në të vërtetë, në të vërtetë po të them se ne flasim atë që dimë dhe dëshmojmë atë që pamë, por ju nuk e pranoni dëshminë tonë.
Gjoni 3:12
Në qoftë se ju fola për gjërat tokësore dhe ju nuk besoni, si do të më besoni nëse ju flas për gjërat qiellore?
Gjoni 3:13
Askush nuk u ngjit në qiell, përveç atij që zbriti nga qielli, pra, Birit të njeriut që është në qiell.
Gjoni 3:14
Dhe ashtu si Moisiu e ngriti lart gjarprin në shkretëtirë, kështu duhet të ngrihet lart Biri i njeriut,
Gjoni 3:15
që kushdo që beson në të të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.
Gjoni 3:16
Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.
Gjoni 3:17
Sepse Perëndia nuk e dërgoi Birin e vet në botë që ta dënojë botën, por që bota të shpëtohet prej tij.
Gjoni 3:18
Ai që beson në të nuk dënohet, por ai që nuk beson tashmë është dënuar, sepse nuk ka besuar në emrin e Birit të vetëmlindur të Perëndisë.
Gjoni 3:19
Tani gjykimi është ky: Drita erdhi në botë dhe njerëzit deshën errësirën më tepër se dritën, sepse veprat e tyre ishin të mbrapshta.
Gjoni 3:20
Sepse kushdo që bën gjëra të mbrapshta e urren dritën dhe nuk vjen te drita, që të mos zbulohen veprat e tij;
Gjoni 3:21
por kush bën të vërtetën vjen te drita, që veprat e tij të zbulohen, sepse u bënë në Perëndinë".
Gjoni 3:22
Pas këtyre gjërave, Jezusi erdhi me dishepujt e vet në tokën e Judesë dhe qëndroi aty bashkë me ta dhe pagëzonte.
Gjoni 3:23
Por edhe Gjoni pagëzonte në Enon, afër Salimit, sepse aty kishte shumë ujë; dhe njerëzit vinin dhe pagëzoheshin,
Gjoni 3:24
sepse Gjoni s`ishte hedhur akoma në burg.
Gjoni 3:25
Atëherë lindi një diskutim ndërmjet dishepujve të Gjonit me Judenjtë rreth pastrimit.
Gjoni 3:26
Kështu erdhën te Gjoni dhe i thanë: "Mësues, ai që ishte me ty përtej Jordanit, për të cilin ti bëre dëshmi, ja, ai pagëzon dhe të gjithë shkojnë tek ai".
Gjoni 3:27
Gjoni u përgjigj dhe tha: "Njeriu nuk mund të marrë asgjë, nëse nuk i është dhënë nga qielli.
Gjoni 3:28
Ju vetë më jeni dëshmitarë se thashë: "Unë nuk jam Krishti, por jam dërguar përpara tij".
Gjoni 3:29
Ai që e ka nusen është dhëndri, por miku i dhëndrit, që është i pranishëm dhe e dëgjon, gëzohet shumë për zërin e dhëndrit; prandaj ky gëzimi im është i plotësuar!
Gjoni 3:30
Ai duhet të rritet dhe unë të zvogëlohem.
Gjoni 3:31
Ai që vjen nga lart është përmbi të gjithë; ai që vjen nga dheu është nga dheu dhe flet për dheun; ai që vjen nga qielli është përmbi të gjithë.
Gjoni 3:32
Dhe ai dëshmon çfarë ka parë dhe dëgjuar, por askush nuk e pranon dëshminë e tij.
Gjoni 3:33
Ai që e pranoi dëshminë e tij e vulosi se Perëndia është i vërtetë.
Gjoni 3:34
Sepse ai që Perëndia ka dërguar flet fjalët e Perëndisë, sepse Perëndia nuk e jep Frymën e tij me masë.
Gjoni 3:35
Ati e do Birin dhe i ka dhënë në dorë çdo gjë.
Gjoni 3:36
Kush beson në Birin ka jetë të përjetshme, kurse kush nuk i bindet Birit nuk do të shohë jetë, por zemërimi i Perëndisë qëndron mbi të".