Referenca Biblike

Lexo Kapitullin

Lluka, 3

Kapitulli ka 38 vargje, lexim të këndshëm.

Kapitulli Paraprak Kapitulli i Ardhshëm
Lluka 3:1
Tani në vitin e pesëmbëdhjetë të mbretërimit të Tiberit Cezar, kur Ponc Pilati ishte qeveritari i Judesë, Herodi tetrarku i Galilesë, i vëllai, Filipi, tetrarku i Itureas dhe i krahinës së Trakonitidës dhe Lizania tetrarku i Abilenës,
Lluka 3:2
nën kryepriftërinjtë Ana dhe Kajfa, fjala e Perëndisë iu drejtua Gjonit, birit të Zakarias, në shkretëtirë.
Lluka 3:3
Atëherë ai e përshkoi gjithë krahinën përreth Jordanit, duke predikuar një pagëzim pendimi për faljen e mëkateve,
Lluka 3:4
ashtu siç është shkruar në librin e fjalëve të profetit Isaia, që thotë: "Ja zëri i njërit që bërtet në shkretirë: Përgatitni udhën e Zotit, drejtoni shtigjet e tij!
Lluka 3:5
Çdo luginë të jetë e mbushur dhe çdo mal e kodër të jetë sheshuar; vendet dredha-dredha të drejtohen dhe rrugët e vështira të sheshohen
Lluka 3:6
dhe çdo mish do të shohë shpëtimin e Perëndisë".
Lluka 3:7
Ai, pra, u thoshte turmave që shkonin të pagëzoheshin prej tij: "Pjellë nepërkash, kush ju ka mesuar t`i arratiseni zemërimit që po vjen?
Lluka 3:8
Bëni, pra, fryte të denja pendimi dhe mos filloni të thoni brenda jush: "Ne kemi Abrahamin për Atë", sepse unë po ju them se Perëndia mund t`i nxjerrë fëmijë Abrahamit edhe nga këta gurë.
Lluka 3:9
Tashmë sëpata u vu në rrënjë të pemëve; çdo pemë që nuk jep fryt të mirë do të pritet dhe do të hidhet në zjarr".
Lluka 3:10
Dhe turmat e pyesnin, duke thënë: "Dhe ne, pra, ç`të bëjmë?".
Lluka 3:11
Atëherë ai, duke përgjigjur, u tha atyre: "Ai që ka dy tunika le t`i ndajë me atë që s`ka, dhe ai që ka të hajë le të veprojë po kështu".
Lluka 3:12
Tani erdhën edhe disa tagrambledhës që të pagëzohen dhe e pyetën: "Mësues, ç`duhet të bëjmë?".
Lluka 3:13
Dhe ai u tha atyre: "Mos vilni asgjë më tepër nga sa ju është urdhëruar".
Lluka 3:14
Edhe ushtarët e pyetën duke thënë: "Dhe ne, ç`duhet të bëjmë?". Dhe ai u tha atyre: "Mos i bëni shantazh asnjeriu, mos i bëni akuza të rreme kurrkujt dhe jini të kënaqur me pagën tuaj!".
Lluka 3:15
Dhe populli ishte në pritje dhe të gjithë pyesnin në zemrat e veta nëse Gjoni ishte Krishti vetë.
Lluka 3:16
Gjoni u përgjigj duke u thënë të gjithëve: "Unë ju pagëzoj me ujë; por vjen ai që është më i fortë nga unë, të cilit unë nuk jam i denjë as t`ia zgjidh lidhëset e sandaleve; ai do t`ju pagëzojë me Frymën e Shenjtë dhe me zjarr.
Lluka 3:17
Ai mban në dorë lopatën e vet, për ta pastruar krejt lëmin e vet dhe për të mbledhur grurin në hambarin e tij, por bykun do ta djegë me zjarr që nuk shuhet".
Lluka 3:18
Kështu ai e ungjillizonte popullin duke e këshilluar me shumë mënyra të tjera.
Lluka 3:19
Por Herodi, tetraku, mbasi u qortua prej tij për shkak të Herodiadës, gruas së vëllait të tij Filipit, dhe për të gjitha mbrapshtitë që ai kishte kryer,
Lluka 3:20
U shtoi të gjitha të tjerave edhe këtë, domethënë e futi Gjonin në burg.
Lluka 3:21
Tani, si u pagëzua gjithë populli, edhe Jezusi u pagëzua; dhe ndërsa po lutej, qielli u hap
Lluka 3:22
dhe Fryma e Shenjtë zbriti mbi të, në trajtën trupore si të pëllumbit, dhe nga qielli erdhi një zë, që thoshte: "Ti je Biri im i dashur, në ty unë jam kënaqur!".
Lluka 3:23
Dhe Jezusi ishte rreth tridhjetë vjeç; dhe e pandehnin se ishte bir i Jozefit, bir i Elit;
Lluka 3:24
bir i Mathatit, bir i Levit, bir i Melkit, bir i Janas, bir i Jozefit;
Lluka 3:25
bir i Matathias, bir i Amosit, bir i Naumit, bir i Eslit, bir i Nagait;
Lluka 3:26
bir i Maathit, bir i Matathias, bir i Semeit, bir i Jozefit, bir i Judës;
Lluka 3:27
bir i Joannas, bir i Resas, bir i Zorobabelit, bir i Salatielit, bir i Nerit;
Lluka 3:28
bir i Melkit, bir i Adit, bir i Kosamit, bir i Elmodamit, bir i Erit;
Lluka 3:29
bir i Joseut, bir i Eliezerit, bir i Iorimit, bir i Mathatit, bir i Levit;
Lluka 3:30
bir i Simeonit, bir i Judës, bir i Jozefit, bir i Jonanit, bir i Eliakimit;
Lluka 3:31
bir i Meleas, bir i Menas, bir i Matathas, bir i Natanit, bir i Davidit;
Lluka 3:32
bir i Jeseut, bir i Obedit, bir i Boozit, bir i Salmonit, bir i Naasonit;
Lluka 3:33
bir i Aminadabit, bir i Aramit, bir i Esromit, bir i Faresit, bir i Judës;
Lluka 3:34
bir i Jakobit, bir i Isakut, bir i Abrahamit, bir i Tares, bir i Nakorit;
Lluka 3:35
bir i Serukut, bir i Ragaut, bir i Pelekut, bir i Eberit, bir i Selës;
Lluka 3:36
bir i Kainanit, bir i Arfaksadit, bir i Semit, bir i Noeut, bir i Lamekut;
Lluka 3:37
bir i Mathusalës, bir i Enokut, bir i Jaredit, bir i Mahalaleelit, bir i Kainanit;
Lluka 3:38
bir i Enosit, bir i Setit, bir i Adamit, i Perëndisë.