Kapitulli ka 32 vargje, lexim të këndshëm.
Kapitulli Paraprak Kapitulli i ArdhshëmLluka 15:1
Pastaj të gjithë tagrambledhësit dhe mëkatarët i afroheshin për ta dëgjuar.
Lluka 15:2
Dhe farisenjtë dhe skribët murmuritnin duke thënë: "Ky i pranon mëkatarët dhe ha bashkë me ta".
Lluka 15:3
Atëherë ai u tha këtë shëmbëlltyrë:
Lluka 15:4
"Cili njeri prej jush, që ka njëqind dele dhe një prej tyre t`i humbasë, nuk i lë të nëntëdhjetë e nëntat në shkretirë dhe nuk shkon pas asaj që humbi deri sa ta gjejë?
Lluka 15:5
Dhe, kur e gjen, e merr mbi supe gjithë gaz;
Lluka 15:6
dhe, kur arrin në shtëpi, i thërret miqtë dhe fqinjët dhe u thotë: "Gëzohuni bashkë me mua, sepse e gjeta delen time që më kishte humbur.
Lluka 15:7
Dhe unë po ju them se po kështu në qiell do të ketë më shumë gëzim për një mëkatar të vetëm që pendohet, sesa për nëntëdhjetë e nëntë të drejtët, që nuk kanë nevojë të pendohen.
Lluka 15:8
Ose, cila grua që ka dhjetë dhrahmi dhe humbet një nga ato, nuk ndez llambën, nuk e fshin shtëpinë dhe nuk kërkon me kujdes derisa ta gjejë?
Lluka 15:9
Dhe, kur e gjen, fton tok shoqet dhe fqinjët, duke thënë: "Gëzohuni bashkë me mua, sepse e gjeta dhrahminë që kisha humbur".
Lluka 15:10
Po kështu po ju them: do të ketë gëzim në mes të engjëjve të Perëndisë për një mëkatar të vetëm që pendohet".
Lluka 15:11
Tha akoma: "Një njeri kishte dy bij.
Lluka 15:12
Më i riu i tyre i tha babait: "Atë, më jep pjesën e pasurisë që më takon". Dhe i ati ua ndau mes tyre pasurinë.
Lluka 15:13
Mbas pak ditësh biri më i ri mblodhi çdo gjë, shkoi në një vend të largët dhe atje e prishi gjithë pasurinë, duke bërë një jetë të shthurur.
Lluka 15:14
Por, si i shpenzoi të gjitha, në atë vend ra një zi e madhe buke, dhe ai filloi të jetë në hall.
Lluka 15:15
Atëherë shkoi e iu ngjit pas një banori të atij vendi, i cili e çoi në arat e tij që të ruajë derrat.
Lluka 15:16
Dhe ai dëshironte të mbushte barkun me lendet që hanin derrat, por askush nuk ia jepte.
Lluka 15:17
Atëherë erdhi në vete dhe tha: "Sa punëtorëve mëditës të atit tim u tepron buka, kurse unë po vdes nga uria!
Lluka 15:18
Do të çohem dhe do të shkoj tek im atë dhe do t`i them: Atë, mëkatova kundër qiellit dhe para teje;
Lluka 15:19
nuk jam më i denjë të quhem yt bir; trajtomë si një nga mëditësit e tu".
Lluka 15:20
U çua, pra, dhe shkoi tek i ati. Por kur ishte ende larg, i ati e pa dhe dhembshuri; u lëshua vrap, ra mbi qafën e tij dhe e puthi.
Lluka 15:21
Dhe i biri i tha: "O atë, mëkatova kundër qiellit dhe para teje dhe nuk jam më i denjë të quhem biri yt".
Lluka 15:22
Por i ati u tha shërbëtorëve të vet: "Sillni këtu rrobën më të bukur dhe visheni, i vini një unazë në gisht dhe sandale në këmbë.
Lluka 15:23
Nxirrni jashtë viçin e majmur dhe thereni; të hamë dhe të gëzohemi,
Lluka 15:24
sepse ky biri im kishte vdekur dhe u kthye në jetë, kishte humbur dhe u gjet përsëri". Dhe filluan të bënin një festë të madhe.
Lluka 15:25
Djali i tij i madh ishte në ara; dhe kur u kthye dhe iu afrua shtëpisë, dëgjoi këngë e valle.
Lluka 15:26
Atëherë thirri një shërbëtor dhe e pyeti ç`ishte e gjitha kjo.
Lluka 15:27
Dhe ai i tha: "U kthye yt vëlla dhe yt atë theri viçin e majmur, sepse iu kthye djali shëndoshë e mirë".
Lluka 15:28
Kur i dëgjoj këto, ai u zemërua dhe nuk deshi të hynte; atëherë i ati doli dhe iu lut të hynte.
Lluka 15:29
Por ai iu përgjigj të atit dhe tha: "Ja, u bënë kaq vite që unë të shërbej dhe kurrë s`kam shkelur asnjë nga urdhërat e tu, e megjithëatë kurrë s`më dhe një kec për të bërë një festë me miqtë e mi.
Lluka 15:30
Por, kur u kthye ky djali yt, që prishi pasurinë tënde me prostituta, ti there për të viçin e majmur".
Lluka 15:31
Atëherë i ati i tha: "O bir, ti je gjithmonë me mua, dhe çdo gjë që kam është jotja.
Lluka 15:32
Por duhet të festojmë dhe të gëzohemi, sepse ky vëllai yt kishte vdekur dhe u kthye në jetë, kishte humbur dhe u gjet përsëri"".