Lista e vargjeve të Biblës ku gjendet fjala marrjes
Vargu
Numrat 28:26 Ditën e marrjes së prodhimit të parë, kur do t`i paraqisni Zotit një blatim të ri ushqimor, në festën tuaj të javëve, do bëni një mbledhje të shenjtë; nuk do të kryeni asnjë punë të rëndë.
Fjalët e Urta 6:34 sepse xhelozia e tërbon bashkëshortin, që do të jetë i pamëshirshëm ditën e hakmarrjes.
Isaia 34:8 Sepse është dita e hakmarrjes të Zotit, viti i shpërblimit për çështjen e Sionit.
Isaia 59:17 ai u veshi me drejtësinë si me një parzmore dhe vuri mbi kryet e tij përkrenaren e shpëtimit, veshi rrobat e hakmarrjes dhe u mbulua me xhelozi si me një mantel.
Isaia 61:2 të shpall vitin e hirit të Zotit dhe ditën e hakmarrjes të Perëndisë tonë, për të ngushëlluar tërë ata që pikëllohen,
Isaia 63:4 Sepse dita e hakmarrjes ishte në zemrën time dhe viti i çlirimit tim ka ardhur.
Jeremia 51:6 Ikni nga mesi i Babilonisë dhe të shpëtojë secili jetën e tij, shikoni të mos të shkatërroheni në paudhësinë e saj. Sepse kjo është koha e hakmarrjes së Zotit; ai do të japë shpërblimin e drejtë.
Vajtimet 3:60 Ti ke parë tërë frymën e tyre të hakmarrjes, intrigat e tyre kundër meje.
Lluka 21:22 Sepse ato janë ditë të hakmarrjes, që të përmbushen të gjitha ato gjëra që janë shkruar.