Jobi 37:1 Prandaj zemra ime dridhet dhe brof jashtë vendit të saj.
Psalmet 20:1 Zoti të dhënte përgjigje ditën e fatkeqësisë; emri i Perëndisë të Jakobit të mbroftë me siguri lart.
Psalmet 25:21 Pastërtia dhe ndershmëria më mbrofshin, sepse unë shpresoj te ti.
Psalmet 40:11 Mos më moho, o Zot, mëshirën zemërbutë; mirësia jote dhe e vërteta jote më mbrofshin gjithnjë.
Jeremia 4:7 Luani brofi duke dalë nga pjesa e dendur e pyllit të tij dhe një shkatërrues kombesh është nisur, ka lënë banesën e tij për ta katandisur si mos më keq vendin tënd; qytetet e tua do të shkretohen dhe do të mbeten pa banorë.