Lista e vargjeve të Biblës ku gjendet fjala Vështrimi
Vargu
Ligji i Përtërirë 26:15 Kthe ndaj nesh vështrimin tënd nga banesa jote e shenjtë, nga qielli, dhe beko popullin tënd të Izraelit dhe vendin që na ke dhënë, siç iu betove etërve tanë, një vend ku rrjedh qumësht e mjaltë.
Fjalët e Urta 20:8 Një mbret që ulet mbi fronin e gjyqit davarit me vështrimin e tij çdo të keqe.
Isaia 2:11 Vështrimi krenar i njeriut do të ulet dhe krenaria e vdekatarëve do të përulet; vetëm Zoti do të lartësohet atë ditë.
Isaia 3:8 Në fakt Jeruzalemi dridhet dhe Juda po bie, sepse gjuha e tyre dhe veprat e tyre janë kundër Zotit, për të provokuar zemërimin e vështrimit të madhërisë së tij.
Marku 10:23 Atëherë Jezusi, mbasi e hodhi vështrimin përreth, u tha dishepujve të vet: "Sa vështirë është për ata që kanë pasuri të hyjnë në mbretërinë e Perëndisë!".
Lluka 1:25 "Ja ç`më bëri Zoti, në ato ditë kur e ktheu vështrimin e tij mbi mua për të më hequr turpin përpara njerëzve".
Lluka 9:38 Dhe ja, një burrë nga turma filloi të bërtasë, duke thënë: "Mësues, të lutem, ktheje vështrimin mbi djalin tim, sepse është i vetmi që kam.