Lista e vargjeve të Biblës ku gjendet fjala Geshurit
Vargu
Ligji i Përtërirë 3:14 Jairi, bir i Manasit, mori tërë krahinën e Argobit, deri në kufijtë e Geshuritëve dhe të Maakathitëve; dhe u vuri emrin e tij lagjeve të Bashanit, që edhe sot quhen qytetet e Jairit).
Jozueu 12:5 dhe që sundonte mbi malin Hermon, mbi Salkahun, mbi tërë Bashanin deri në kufirin e Geshuritëve dhe Maakathitëve, dhe mbi gjysmën e Galaadit deri në kufirin e Sihonit, mbretit të Heshbonit.
Jozueu 13:2 Ky është vendi që mbetet akoma: tërë territori i Filistejve dhe gjithë ai i Geshuritëve,
Jozueu 13:11 Galaadin, territorin e Geshuritëve dhe të Maakathitëve, tërë malin Hermon dhe tërë Bashanin deri në Salkah;
Jozueu 13:13 Por bijtë e Izraelit nuk i përzunë Geshuritët dhe Maakathitët; kjo është arësyeja pse Geshuritët dhe Maakathitët banojnë në mes të Izraelit deri në ditët e sotme.
1 i Samuelit 27:8 Davidi dhe njerëzit e tij niseshin dhe bënin plaçkitje në vendin e Geshuritëve, të Girzitëve dhe të Amalekitëve; këto popullata banonin prej kohëve të vjetra në këtë vend duke u shtrirë nga Shuri deri në vendin e Egjiptit.
2 i Samuelit 3:3 i dyti qe Kileabi, ia lindi Karmelitja Abigail, dikur bashkëshorte e Nabalit; i treti qe Absalomi, bir i Maakahut, e bija e Talmait, mbret i Geshurit;
2 i Samuelit 13:37 Absaloni kishte ikur dhe kishte shkuar te Talmai, bir i Amihudit, mbret i Geshurit. Davidi mbante zi çdo ditë për birin e tij.
1 i Kronikave 3:2 i treti ishte Absalomi, bir i Maakahut, e bija e Talmait, mbret i Geshurit; i katërti ishte Adonijahu, bir i Haghithit;