Referenca Biblike

Lexo Kapitullin

Marku, 1

Kapitulli ka 45 vargje, lexim të këndshëm.

Kapitulli Paraprak Kapitulli i Ardhshëm
Marku 1:1
Fillimi i Ungjillit të Jezu Krishtit, Birit të Perëndisë.
Marku 1:2
Ashtu si është shkruar tek profetët: "Ja, unë po dërgoj lajmëtarin tim para fytyrës tënde, i cili do të përgatit udhën tënde përpara teje.
Marku 1:3
Ka një zë që bërtet në shkretëtirë: "Përgatitni udhën e Zotit, drejtoni shtigjet e tij"".
Marku 1:4
Gjoni erdhi në shkretëtirë duke pagëzuar dhe duke predikuar një pagëzim pendese për faljen e mëkateve.
Marku 1:5
Dhe gjithë vendi i Judës dhe ata nga Jeruzalemi shkonin tek ai, dhe pagëzoheshin të gjithë nga ai në lumin Jordan, duke rrëfyer mëkatet e tyre.
Marku 1:6
Por Gjoni ishte i veshur me lesh deveje, mbante një brez lëkure përreth ijëve dhe ushqehej me karkaleca dhe me mjaltë të egër.
Marku 1:7
Ai predikonte duke thënë: "Pas meje po vjen një që është më i fortë se unë. Unë nuk jam i denjë as të ulem para tij për t`i zgjidhur lidhësat e sandaleve të tij.
Marku 1:8
Unë ju pagëzova me ujë, ndërsa ai do t`ju pagëzojë me Frymën e Shenjtë".
Marku 1:9
Dhe ndodhi në ato ditë që Jezusi erdhi nga Nazareti i Galilesë dhe u pagëzua nga Gjoni në Jordan.
Marku 1:10
Dhe menjëherë, kur po dilte nga uji, pa se qiejtë po hapeshin dhe Fryma po zbriste mbi të si një pëllumb.
Marku 1:11
Dhe një zë erdhi nga qielli: "Ti je Biri im i dashur në të cilin jam kënaqur.
Marku 1:12
Fill pas kësaj, Fryma e Shenjtë e çoi në shkretëtirë;
Marku 1:13
dhe qëndroi në shkretëtirë dyzet ditë, i tunduar nga Satanai. Ishte bashkë me bishat dhe engjëjt i shërbenin.
Marku 1:14
Dhe mbasi e burgosën Gjonin, Jezusi erdhi në Galile duke predikuar ungjillin e mbretërisë së Perëndisë,
Marku 1:15
dhe duke thënë: "U mbush koha dhe mbretëria e Perëndisë është afër. Pendohuni dhe besoni ungjillin".
Marku 1:16
Ndërsa po kalonte gjatë bregut të detit të Galilesë, ai pa Simonin dhe Andrean, vëllanë e tij, të cilët po hidhnin rrjetën në det sepse ishin peshkatarë.
Marku 1:17
Dhe Jezusi u tha atyre: "Ndiqmëni dhe unë do t`ju bëj peshkatarë njerëzish".
Marku 1:18
Dhe ata i lanë menjëherë rrjetat dhe e ndoqën.
Marku 1:19
Mbasi eci edhe pak, pa Jakobin, bir in e Zebedeut dhe Gjonin, vëllanë e tij, të cilët ndreqnin rrjetat e tyre në barkë.
Marku 1:20
Dhe i thirri menjëherë; dhe ata e lanë atin e tyre Zebedeun në barkë me mëditësit dhe e ndoqën.
Marku 1:21
Pastaj hynë në Kapernaum dhe menjëherë, ditën e shtunë, ai hyri në sinagogë dhe i mësonte njerëzit.
Marku 1:22
Dhe njerëzit habiteshin nga doktrina e tij, sepse ai i mësonte si një që ka pushtet dhe jo si skribët.
Marku 1:23
Atëherë në sinagogën e tyre ishte një njeri i pushtuar nga një frymë e ndyrë, i cili filloi të bërtasë,
Marku 1:24
duke thënë: "Ç`ka midis nesh dhe teje, o Jezus Nazareas? A erdhe të na shkatë-rrosh? Unë e di kush je: I Shenjti i Perëndisë".
Marku 1:25
Por Jezusi e qortoi duke thënë: "Hesht dhe dil prej tij!".
Marku 1:26
Dhe fryma e ndyrë, mbasi e sfiliti, dhe duke lëshuar një britmë të madhe doli prej tij.
Marku 1:27
Dhe të gjithë u mahnitën aq shumë sa pyesnin njeri tjetrin duke thënë: "Vallë ç`është kjo? Cfarë doktrinë e re qënka kjo? Ky i urdhëroka me autoritet edhe frymërat e ndyra, dhe ata i binden".
Marku 1:28
Dhe fama e tij u përhap menjëherë në mbarë krahinën përreth Galilesë.
Marku 1:29
Sapo dolën nga sinagoga, erdhën në shtëpinë e Simonit dhe të Andreas, me Jakobin dhe Gjonin.
Marku 1:30
Vjehrra e Simonit ishte në shtrat me ethe dhe ata menjëherë i folën për të.
Marku 1:31
Atëhërë ai u afrua, e kapi për dore dhe e ngriti. Menjëherë ethet e lanë dhe ajo nisi t`u shërbejë.
Marku 1:32
Në mbrëmje, pas perëndimit të diellit, i prunë të gjithë të sëmurit dhe të idemonizuarit.
Marku 1:33
Dhe gjithë qyteti ishte mbledhur përpara derës.
Marku 1:34
Ai shëroi shumë, që lëngonin nga sëmundje të ndryshme, dhe dëboi shumë demonë; dhe nuk i lejoi demonët të flasin, sepse ata e njihnin.
Marku 1:35
Pastaj, të nesërmen në mëngjes, kur ende ishte shumë errët, Jezusi u ngrit, doli dhe shkoi në një vend të vetmuar dhe atje u lut.
Marku 1:36
Dhe Simoni dhe ata që ishin me të e kërkonin.
Marku 1:37
Dhe, kur e gjetën, i thanë: "Të gjithë po të kerkojnë!".
Marku 1:38
Dhe ai u tha atyre: "Lë të shkojmë në fshatrat e afërm që të predikoj edhe atje, sepse për këtë kam ardhur".
Marku 1:39
Dhe ai e përshkoi gjithë Galilenë duke predikuar nëpër sinagogat e tyre dhe duke dëbuar demonët.
Marku 1:40
Dhe erdhi tek ai një lebroz i cili, duke iu lutur, ra në gjunj dhe i tha: "Po të duash, ti mund të më pastrosh".
Marku 1:41
Dhe Jezusi, duke e mëshiruar, shtriu dorën, e preku dhe i tha: "Po, e dua, qofsh pastruar!".
Marku 1:42
Dhe, posa tha këto, menjëherë lebra e la dhe u shërua.
Marku 1:43
Pastaj, mbasi e paralajmëroi rreptësisht, menjëherë e largoi,
Marku 1:44
duke i thënë: "Ruhu se i tregon gjë ndokujt, por shko, paraqitu te prifti dhe ofro për pastrimin tënd sa ka urdhëruar Moisiu, si dëshmi për ta".
Marku 1:45
Por ai, sapo doli, filloi ta shpallë dhe ta përhapë fort faktin, sa që Jezusi nuk mund të hynte më publikisht në qytet, por qëndronte përjashta nëpër vende të vetmuara; dhe nga çdo anë vinin tek ai.