Referenca Biblike

Lexo Kapitullin

Mateu, 1

Kapitulli ka 25 vargje, lexim të këndshëm.

Kapitulli Paraprak Kapitulli i Ardhshëm
Mateu 1:1
Libri i gjenealogjisë së Jezu Krishtit, birit të Davidit, birit të Abrahamit.
Mateu 1:2
Abrahamit i lindi Isaku; Isakut i lindi Jakobi; Jakobit i lindi Juda dhe vëllezërit e tij.
Mateu 1:3
Judës i lindi nga Tamara Faresi dhe Zara; Faresit i lindi Esromi; Esromit i lindi Arami;
Mateu 1:4
Aramit i lindi Aminadabi; Aminadabit i lindi Naasoni; Naasonit i lindi Salmoni.
Mateu 1:5
Salmonit i lindi Boozi nga Rahabi; Boozit i lindi Obedi nga Ruthi; Obedit i lindi Jeseu.
Mateu 1:6
Jeseut i lindi Davidi mbret; mbretit David i lindi Salomoni nga ajo që kishte qenë bashkëshortja e Urias.
Mateu 1:7
Salomonit i lindi Roboami; Roboamit i lindi Abia; Abias i lindi Asai.
Mateu 1:8
Asait i lindi Jozafati; Jozafatit i lindi Jorami; Joramit i lindi Ozia.
Mateu 1:9
Ozias i lindi Joatami; Joatamit i lindi Akazi; Akazit i lindi Ezekia.
Mateu 1:10
Ezekias i lindi Manaseu; Manaseut i lindi Amoni; Amonit i lindi Josia.
Mateu 1:11
Josias i lindi Jekonia dhe vëllezërit e tij në kohën e internimit në Babiloni.
Mateu 1:12
Pas internimit në Babiloni Jekonias i lindi Salatieli; Salatielit i lindi Zorobabeli.
Mateu 1:13
Zorobabelit i lindi Abiudi; Abiudit i lindi Eliakimi; Eliakimit i lindi Azori.
Mateu 1:14
Azorit i lindi Sadoku; Sadokut i lindi Akimi; Akimit i lindi Eliudi.
Mateu 1:15
Eliudit i lindi Eleazari, Eleazarit i lindi Matthani, Matthanit i lindi Jakobi.
Mateu 1:16
Jakobit i lindi Jozefi, bashkëshorti i Marisë, nga e cila lindi Jezusi, që quhet Krisht.
Mateu 1:17
Kështu të gjithë brezat nga Abrahami deri te Davidi bëhen katërmbëdhjetë breza; dhe, nga Davidi deri te internimi në Babiloni, katërmbëdhjetë breza; dhe, nga internimi në Babiloni deri te Krishti, katërmbëdhjetë breza.
Mateu 1:18
Tani lindja e Jezu Krishtit ndodhi në këtë mënyrë: Maria, nëna e tij, i ishte premtuar Jozefit, por para se të fillonin të rrinin bashkë, mbeti shtatzënë nga Frymën e Shenjtë.
Mateu 1:19
Atëherë Jozefi, i fejuari i saj, i cili ishte njeri i drejtë dhe nuk donte ta poshtëronte botërisht, vendosi ta linte fshehtas.
Mateu 1:20
Por, ndërsa bluante me vete këto çështje, ja që iu shfaq në ëndërr një engjell i Zotit dhe i tha: "Jozef, bir i Davidit, mos ki frikë ta marrësh me vete Marinë si gruan tënde, sepse ç`është ngjizur në të është vepër e Frymës së Shenjtë.
Mateu 1:21
Dhe ajo do të lindë një djalë dhe ti do t`i vësh emrin Jezus, sepse ai do të shpëtojë popullin e tij nga mëkatet e tyre".
Mateu 1:22
E gjithë kjo ndodhi që të përmbushej fjala e Zotit, e thënë me anë të profetit që thotë:
Mateu 1:23
"Ja, virgjëresha do të mbetet shtatzënë dhe do të lindë një djalë, të cilit do t`i venë emrin Emanuel, që do të thotë: "Zoti me ne"".
Mateu 1:24
Dhe Jozefi, si u zgjua nga gjumi, veproi ashtu siç e kishte urdhëruar engjëlli i Zotit dhe e mori pranë vetës gruan e tij;
Mateu 1:25
por ai nuk e njohu, derisa ajo lindi djalin e saj të parëlindur, të cilit ia vuri emrin Jezus.