Referenca Biblike

Lexo Kapitullin

Marku, 8

Kapitulli ka 38 vargje, lexim të këndshëm.

Kapitulli Paraprak Kapitulli i Ardhshëm
Marku 8:1
Në ato ditë, duke qenë se u mblodh një turmë shumë e madhe dhe s`kishin ç`të hanin, Jezusi i thirri dishepujt e vet dhe u tha atyre:
Marku 8:2
"Kam mëshirë për këtë turmë, sepse u bënë tri ditë që po rri me mua, dhe nuk ka ç`të hajë.
Marku 8:3
Dhe po t`i nis të pa ngrënë në shtëpitë e tyre, do të mbeten udhës; disa prej tyre kanë ardhur që nga larg".
Marku 8:4
Dhe dishepujt e tij iu përgjigjën: "Si do të mund t`i ngopte me bukë këta dikush, këtu në shkretëtirë?".
Marku 8:5
Dhe ai i pyeti: "Sa bukë keni?". Ata i thanë: "Shtatë".
Marku 8:6
Atëherë ai e urdhëroi turmën të ulet për tokë; dhe mori të shtatë bukët, falënderoi, i theu dhe ua dha dishepujve të vet që t`ia shpërndajnë turmës; dhe ata ia shpërndanë.
Marku 8:7
Kishin edhe disa peshq të vegjël; mbasi i bekoi, urdhëroi që edhe ata t`i shpërndahen turmës.
Marku 8:8
Kështu ata hëngrën dhe u ngopën; dhe dishepujt çuan shtatë kosha me copat që tepruan.
Marku 8:9
Ata që hëngrën ishin rreth katër mijë veta; pastaj i lejoi.
Marku 8:10
Dhe menjëherë hypi në barkë me dishepujt e vet dhe shkoi në rrethinën e Dalmanutës.
Marku 8:11
Atëherë erdhën farisenjtë dhe nisën të diskutojnë me të, duke i kërkuar një shenjë nga qielli për ta vënë në provë.
Marku 8:12
Por ai, duke psherëtirë në frymë, tha: "Përse ky brez kërkon një shenjë? Në të vërtetë po ju them se këtij brezi nuk do t`i jepet asnjë shenjë".
Marku 8:13
Atëherë i la, hipi përsëri në barkë dhe kaloi në bregun tjetër.
Marku 8:14
Tani dishepujt kishin harruar të marrin bukë me vete, dhe në barkë s`kishin asgjë përveç një buke.
Marku 8:15
Dhe Jezusi i qortoi duke thënë: "Kini kujdes, ruhuni nga majaja e farisenjve dhe nga majaja e Herodit!".
Marku 8:16
Por ata diskutonin midis tyre duke thënë: "Nuk kemi bukë".
Marku 8:17
Jezusi e vuri re dhe u tha: "Përse dis-kutoni që s`keni bukë? Ende nuk po e kuptoni e nuk e merrni vesh? Ende e keni zemrën të ngurtë?
Marku 8:18
Keni sy dhe nuk shihni, keni veshë dhe nuk dëgjoni? Dhe nuk po mbani mend?
Marku 8:19
Kur ndava të pesë bukët për të pesë mijtë, sa kosha plot me copa mblodhët?". Ata thanë: "Dymbëdhjetë".
Marku 8:20
"Po kur theva të shtatë bukët për të katër mijtët, sa shporta plot me bukë mblodhët?". Dhe ata thanë: "Shtatë".
Marku 8:21
Dhe ai u tha atyre: "Po si, ende nuk po kuptoni?".
Marku 8:22
Pastaj arriti në Betsaida; dhe i prunë një të verbër e iu lutën ta prekte.
Marku 8:23
Atëherë e mori për dore të verbërin, e nxori jashtë fshatit dhe, pasi i pështyu në sy dhe vuri duart mbi të, e pyeti nëse shihte gjë.
Marku 8:24
Dhe ai, duke hapur sytë, tha: "Po shoh njerëz si pemë që ecin".
Marku 8:25
Atëherë Jezusi i vuri përsëri duart mbi sytë dhe e bëri të shikojë lart; dhe atij iu kthye të parit dhe shikonte qartë gjithçka.
Marku 8:26
Dhe Jezusi e nisi të shkojë në shtëpinë e tij duke i thënë: "Mos hyr në fshat dhe mos ia trego askujt në fshat".
Marku 8:27
Pastaj Jezusi shkoi bashkë me dishepujt e vet ndër fshatrat e Cesaresë së Filipit; dhe gjatë rrugës i pyeti dishepujt e vet duke u thënë atyre: "Kush thonë njerëzit se jam unë?".
Marku 8:28
Ata u përgjigjën: "Disa Gjon Pagëzori, të tjerë Elia, dhe të tjerë një nga profetët".
Marku 8:29
Dhe ai u tha atyre: "Po ju, kush thoni se jam?". Dhe Pjetri, duke iu përgjigjur i tha: "Ti je Krishti".
Marku 8:30
Atëherë ai i urdhëroi rreptësisht që të mos i tregojnë askujt për të.
Marku 8:31
Pastaj nisi t`u mësojë atyre se Birit të njeriut i duhet të vuajë shumë gjëra, do të hidhet poshtë nga pleqtë, nga krerët e priftërinjve dhe nga skribët; se do të vritet dhe pas tri ditësh do të ringjallet.
Marku 8:32
Dhe ai i tha këto gjëra haptas. Atëherë Pjetri e mori mënjanë dhe filloi ta qortojë.
Marku 8:33
Por ai u kthye, shikoi dishepujt e vet dhe e qortoi Pjetrin, duke thënë: "Largohu nga unë, Satana, se ti nuk ke shqisën për gjërat e Perëndisë, por për gjërat e njerëzve!".
Marku 8:34
Pastaj e thirri pranë vetes turmën me dishepujt e vet dhe iu tha: "Kushdo që don të vijë pas meje, të mohojë vetveten, të marrë kryqin e vet dhe të më ndjekë,
Marku 8:35
sepse ai që don të shpëtojë jetën e vet, do ta humbasë; por ai që do të humbasë jetën e vet për hirin tim e për ungjillin, do të shpëtojë.
Marku 8:36
Ç`dobi do të ketë njeriu të fitojë gjithë botën, nëse më pas do të humbë shpirtin e vet?
Marku 8:37
Ose çfarë mund të japë njeriu në shkëmbim të shpirtit të vet?
Marku 8:38
Sepse kujtdo që do t`i vijë turp për mua dhe për fjalët e mia në mes të këtij brezi kurorëshkelës dhe mëkatar, për atë do t`i vijë turp edhe Birit të njeriut, kur të arrijë në lavdinë e Atit të vet, me engjëjt e shenjtë".