Kapitulli ka 34 vargje, lexim të këndshëm.
Kapitulli Paraprak Kapitulli i ArdhshëmMateu 8:1
Tani kur Jezusi zbriti nga mali, turma të mëdha e ndiqnin.
Mateu 8:2
Dhe ja, një lebroz erdhi dhe e adhuroi, duke thënë: "O Zot, po të duash, ti mund të më shërosh".
Mateu 8:3
Jezusi e shtriu dorën, e preku dhe i tha: "Po, unë dua, shërohu". Dhe në atë çast u shërua nga lebra e tij.
Mateu 8:4
Atëherë Jezusi i tha: "Ruhu se ia tregon kujt; por shko, paraqitu te prifti, bëj flijimin që ka urdhëruar Moisiu, me qëllim që kjo të jetë dëshmi për ta".
Mateu 8:5
Kur Jezusi hyri në Kapernaum i erdhi një centurion duke iu lutur,
Mateu 8:6
dhe duke thënë: "O Zot, shërbëtori im rri shtrirë në shtëpi i paralizuar dhe po vuan shumë".
Mateu 8:7
Dhe Jezusi i tha: "Do të vij dhe do ta shëroj".
Mateu 8:8
Centurioni duke u përgjigjur i tha: "Zot, unë nuk jam i denjë që ti të hysh nën strehën time; por thuaj vetëm një fjalë dhe shërbëtori im do të shërohet.
Mateu 8:9
Sepse unë jam një njeri nën urdhërin e të tjerëve, dhe i kam ushtarët nën vete; dhe, po t`i them dikujt: "Shko", ai shkon; dhe po t`i them një tjetri: "Eja", ai vjen; dhe po t`i them shërbëtorit tim: "Bëje këtë", ai e bën".
Mateu 8:10
Dhe Jezusi, kur i dëgjoi këto gjëra, u mrekullua dhe u tha atyre që e ndiqnin: "Në të vërtetë po ju them, se askund në Izrael nuk e gjeta një besim aq të madh.
Mateu 8:11
Unë po ju them se shumë do të vijnë nga lindja dhe nga perëndimi dhe do të ulen në tryezë me Abrahamin, me Isaakun dhe me Jakobin, në mbretërinë e qiejve,
Mateu 8:12
por bijtë e mbretërisë do të flaken në errësirat e jashtme. Atje do të jetë e qara dhe kërcëllimi dhëmbëve".
Mateu 8:13
Dhe Jezusi i tha centurionit: "Shko dhe u bëftë ashtu si besove!". Dhe shërbëtori i tij u shërua që në atë çast.
Mateu 8:14
Pastaj Jezusi hyri në shtëpinë e Pjetrit dhe pa që e vjehrra ishte në shtrat me ethe.
Mateu 8:15
Dhe ai ia preku dorën dhe ethet e lanë; dhe ajo u ngrit dhe nisi t`u shërbejë.
Mateu 8:16
Dhe kur u ngrys, i sollën shumë të pushtuar nga demonë; dhe ai, me fjalë, i dëboi frymërat dhe i shëroi të gjithë të sëmurët,
Mateu 8:17
që kështu të përmbushej fjala e profetit Isaia kur tha: "Ai i mori lëngatat tona dhe i mbarti sëmundjet tona".
Mateu 8:18
Tani Jezusi, duke parë rreth tij turma të mëdha, urdhëroi që të kalonin në bregun tjetër.
Mateu 8:19
Atëherë një skrib iu afrua dhe i tha: "Mësues, unë do të ndjek kudo që të shkosh".
Mateu 8:20
Dhe Jezusi i tha: "Dhelprat i kanë strofkat, dhe zogjtë e qiellit i kanë çerdhet, por Biri i njeriut nuk ka as ku të mbështetë kokën".
Mateu 8:21
Pastaj një tjetër nga dishepujt e tij i tha: "O Zot, më jep më parë leje të shkoj të varros atin tim".
Mateu 8:22
Por Jezusi i tha: Më ndiq, dhe lëri të vdekurit të varrosin të vdekurit e vet".
Mateu 8:23
Dhe mbasi ai hipi në barkë, dishepujt e tij e ndiqnin.
Mateu 8:24
Dhe ja, që u ngrit në det një stuhi aq e madhe, sa valët po e mbulonin barkën, por ai flinte.
Mateu 8:25
Dhe dishepujt e tij iu afruan dhe e zgjuan duke i thënë: "O Zot, na shpëto, ne po mbarojmë!"
Mateu 8:26
Por ai u tha atyre: "Pse keni frikë, o njerëz besimpakë?". Dhe, pasi u ngrit, qortoi erërat dhe detin, dhe u bë bunacë e madhe.
Mateu 8:27
Atëherë njërëzit u mrekulluan dhe thoshnin: "Kush është ky, të cilit po i binden deti dhe erërat?".
Mateu 8:28
Dhe kur arriti në bregun tjetër, në krahinën e Gergesenasve, i dolën para dy të demonizuar, që kishin dalë nga varret, dhe ishin aq të tërbuar sa që askush nuk mund të kalonte në atë udhë.
Mateu 8:29
Dhe ja, ata filluan të bërtasin duke thënë: "Ç`është mes nesh dhe ty, Jezus, Biri i Perëndisë? Mos ke ardhur këtu të na mundosh para kohe?".
Mateu 8:30
Jo larg tyre një tufë e madhe derrash po kulloste.
Mateu 8:31
Dhe demonët iu lutën duke i thënë: "Në qoftë se na dëbon, na lejo të shkojmë në atë tufë derrash".
Mateu 8:32
Dhe ai u tha atyre: "Shkoni!". Kështu ata, pasi dolën, hynë në atë tufë derrash; dhe ja, gjithë ajo tufë u hodh nga gremina në det, dhe u mbyt në ujë.
Mateu 8:33
Dhe ata që i kullotnin ikën dhe, kur shkuan në qytet, i treguan të gjitha këto gjëra, duke përfshirë ngjarjen e të demonizuarve.
Mateu 8:34
Dhe ja, gjithë qyteti i doli para Jezusit; dhe, kur e panë, iu lutën që të largohej prej vendit të tyre.