Kapitulli ka 36 vargje, lexim të këndshëm.
Kapitulli Paraprak Kapitulli i ArdhshëmFjalët e Urta 8:1
A nuk bërtet vallë dituria dhe maturia a nuk e bën zërin e saj të dëgjohet?
Fjalët e Urta 8:2
Ajo qëndron në këmbë mbi majën e lartësive, gjatë rrugës, në kryqëzimet e rrugëve;
Fjalët e Urta 8:3
bërtet pranë portave, në hyrje të qyteteve, në prag të dyerve;
Fjalët e Urta 8:4
"Ju drejtohem juve, o njerëz dhe zëri im u drejtohet bijve të njeriut.
Fjalët e Urta 8:5
Kuptoni, o njerëz të thjeshtë, maturinë, dhe ju, njerëz pa mend, kini një zemër të urtë.
Fjalët e Urta 8:6
Më dëgjoni, sepse do të flas për gjëra të rëndësishme dhe buzët e mia do të hapen për të thënë gjëra të drejta.
Fjalët e Urta 8:7
Sepse goja ime do të shpallë të vërtetën; pabesia është e neveritshme për buzët e mia.
Fjalët e Urta 8:8
Të gjitha fjalët e gojës sime janë të drejta, në to nuk ka asgjë të shtrembër dhe të çoroditur.
Fjalët e Urta 8:9
Janë të gjitha të drejta për atë që ka mend dhe për ata që kanë gjetur dijen.
Fjalët e Urta 8:10
Pranoni mësimin tim dhe jo argjendin, dijen në vend të arit të zgjedhur,
Fjalët e Urta 8:11
sepse dituria vlen më tepër se margaritarët, të gjitha gjërat që dikush mund dikush të dëshiroje nuk barazohen me të.
Fjalët e Urta 8:12
Unë, dituria, rri me maturinë dhe e gjej dijen në meditim.
Fjalët e Urta 8:13
Frika e Zotit është të urresh të keqen; unë e urrej kryelartësinë, arrogancën, rrugën e keqe dhe gojën e çoroditur.
Fjalët e Urta 8:14
Mua më takon mendimi dhe dituria e vërtetë; unë jam zgjuarsia, mua më përket forca.
Fjalët e Urta 8:15
Nëpërmjet meje mbretërojnë mbretërit dhe princat vendosin drejtësinë.
Fjalët e Urta 8:16
Nëpërmjet meje qeverisin krerët, fisnikët, tërë gjykatësit e tokës.
Fjalët e Urta 8:17
Unë i dua ata që më duan, dhe ata që më kërkojnë me kujdes më gjejnë.
Fjalët e Urta 8:18
Me mua janë pasuria dhe lavdia, pasuria që zgjat dhe drejtësia.
Fjalët e Urta 8:19
Fryti im është më i mirë se ari, po, se ari i kulluar, dhe prodhimi im më tepër se argjendi i zgjedhur.
Fjalët e Urta 8:20
Unë eci në rrugën e drejtësisë, në mes të shtigjeve të drejtësisë,
Fjalët e Urta 8:21
për t`i bërë ata që më duan të trashëgojnë pasurinë e vërtetë dhe për të mbushur thesaret e tyre.
Fjalët e Urta 8:22
Zoti më zotëroi në fillim të rrugës së tij, përpara veprave të tij më të lashta.
Fjalët e Urta 8:23
U vendosa nga amshimi, që në krye, para se toka të ekzistonte.
Fjalët e Urta 8:24
Më prodhuan kur nuk kishte ende humnera, kur nuk kishte burime me ujë të bollshëm.
Fjalët e Urta 8:25
Më prodhuan para se themelet e maleve të ishin përforcuar, para kodrinave,
Fjalët e Urta 8:26
kur nuk kishte sajuar ende as tokën, as fushat dhe as plisat e para të dheut.
Fjalët e Urta 8:27
Kur ai fiksonte qiejtë, unë isha aty; kur bënte një rreth mbi sipërfaqen e humnerës,
Fjalët e Urta 8:28
kur i bënte të qëndrueshëm qiejtë e epërm, kur përforconte burimet e humnerës,
Fjalët e Urta 8:29
kur i caktonte detit caqet e tij në mënyrë që ujërat të mos kalonin përtej urdhërit të tij, kur vendoste themelet e dheut,
Fjalët e Urta 8:30
unë isha pranë tij si një arkitekt, isha çdo ditë kënaqësia e tij, duke u gëzuar çdo çast para tij;
Fjalët e Urta 8:31
kënaqesha në pjesën e banueshme të botës dhe gjeja ëndjen time me bijtë e njerëzve.
Fjalët e Urta 8:32
Tani, pra, më dëgjoni, o bij; lum ata që ndjekin rrugët e mia!
Fjalët e Urta 8:33
Dëgjoni këto mësime, tregohuni të urtë dhe mos i hidhni poshtë!
Fjalët e Urta 8:34
Lum ai njeri që më dëgjon, duke u gdhirë çdo ditë te portat e mia dhe duke ruajtur shtalkat e portave të mia.
Fjalët e Urta 8:35
Sepse ai që më gjen, gjen jetën, dhe siguron përkrahjen e Zotit.
Fjalët e Urta 8:36
Por ai që mëkaton kundër meje, i bën të keqe vetvetes; të gjithë ata që më urrejnë duan vdekjen".