Referenca Biblike

Lexo Kapitullin

Fjalët e Urta, 5

Kapitulli ka 23 vargje, lexim të këndshëm.

Kapitulli Paraprak Kapitulli i Ardhshëm
Fjalët e Urta 5:1
Biri im, ki kujdes për diturinë time, vëri veshin arsyetimit tim,
Fjalët e Urta 5:2
me qëllim që ti të ruash gjykimin dhe buzët e tua të fiksojnë diturinë.
Fjalët e Urta 5:3
Sepse buzët e gruas që shkel kurorën nxjerrin mjaltë dhe goja e saj është më e butë se vaji;
Fjalët e Urta 5:4
por në fund ajo është e hidhur si pelini, e mprehtë si një shpatë me dy presa.
Fjalët e Urta 5:5
Këmbët e saj zbresin drejt vdekjes, hapat e saj çojnë drejtpërdrejt në Sheol.
Fjalët e Urta 5:6
Ajo nuk ecën në shtegun e jetës, por ti nuk i jep rëndësi kësaj gjëje; rrugët e saj janë të gabuara, por ti nuk e kupton.
Fjalët e Urta 5:7
Prandaj tani, bij të mi, më dëgjoni dhe mos u largoni nga fjalët e gojës sime.
Fjalët e Urta 5:8
Mbaje larg prej saj rrugën tënde dhe mos iu afro portës së shtëpisë së saj,
Fjalët e Urta 5:9
për të mos ua dhënë të tjerëve fuqinë tënde dhe vitet e tua dikujt që nuk ka mëshirë.
Fjalët e Urta 5:10
Me qëllim që të huajt të mos ngopen me pasurinë tënde, dhe mundi yt të mos shkojë në shtëpinë e një të huaji,
Fjalët e Urta 5:11
dhe të mos rënkosh kur do të të vijë fundi, kur mishi dhe trupi yt do të jenë të konsumuar,
Fjalët e Urta 5:12
dhe të thuash: "Vallë si urreva mësimin, dhe si e ka përçmuar qortimin zemra ime?
Fjalët e Urta 5:13
Nuk dëgjova zërin e atyre që më mësonin dhe nuk ua vura veshin atyre që më udhëzonin.
Fjalët e Urta 5:14
U ndodha pothuajse në një të keqe të plotë në mes të turmës dhe të kuvendit".
Fjalët e Urta 5:15
Pi ujin e sternës sate dhe ujin e rrjedhshëm të pusit tënd.
Fjalët e Urta 5:16
A duhet burimet e tua të derdhen jashtë, si rrëke uji nëpër rrugë?
Fjalët e Urta 5:17
Qofshin vetëm për ty dhe jo për të huajtë bashkë me ty.
Fjalët e Urta 5:18
Qoftë i bekuar burimi yt dhe gëzohu me nusen e rinisë sate.
Fjalët e Urta 5:19
Drenushë e dashur dhe gazelë hirplotë, sisët e saj le të të kënaqin kurdoherë, dhe qofsh vazhdimisht i dhënë pas dashurisë që ke për të.
Fjalët e Urta 5:20
Pse vallë, biri im, të biesh në dashuri me një grua që ka shkelur kurorën dhe të rrokësh gjirin e një të huaje?
Fjalët e Urta 5:21
Sepse rrugët e njeriut janë gjithnjë përpara syve të Zotit, dhe ai vëzhgon të gjitha shtigjet e tij.
Fjalët e Urta 5:22
I pabesi zihet nga vetë paudhësitë e tij dhe mbahet nga litarët e mëkatit të tij.
Fjalët e Urta 5:23
Ai ka për të vdekur sepse nuk korrigjohet dhe do të zhduket për shkak të marrëzisë së tij.