Kapitulli ka 27 vargje, lexim të këndshëm.
Kapitulli Paraprak Kapitulli i ArdhshëmFjalët e Urta 4:1
Dëgjoni, o bij, mësimet e një ati dhe tregoni kujdes që të mësoni të gjykoni,
Fjalët e Urta 4:2
sepse ju jap një doktrinë të mirë; mos braktisni ligjin tim.
Fjalët e Urta 4:3
Kur isha ende fëmijë pranë atit tim, njomëzak dhe i dashur në sytë e nënes sime,
Fjalët e Urta 4:4
ai më mësonte dhe më thoshte: "Zemra jote të kujtojë fjalët e mia; ruaji urdhërimet e mia dhe do të jetosh.
Fjalët e Urta 4:5
Fito dituri, fito gjykim; mos i harro fjalët e gojës sime dhe mos u largo prej tyre;
Fjalët e Urta 4:6
mos e braktis diturinë dhe ajo do të të mbrojë; duaje, sepse ajo do të të ndihmojë.
Fjalët e Urta 4:7
Dituria është gjëja më e rëndësishme; prandaj fito diturinë. Edhe sikur të humbasësh ato që ke, fito diturinë.
Fjalët e Urta 4:8
Përlëvdoje dhe ajo do të të lartësojë, ajo do të të japë lavdi, po qe se ti e përvehtëson.
Fjalët e Urta 4:9
Ajo do të të vërë mbi kokën tënde një stoli prej nuri, do të të rrethojë me një kurorë lavdie".
Fjalët e Urta 4:10
Dëgjo, biri im, pranoji fjalët e mia dhe vitet e jetës sate do të shumohen.
Fjalët e Urta 4:11
Të kam mësuar në rrugën e diturisë, të kam udhëhequr nëpër shtigjet e ndershmërisë.
Fjalët e Urta 4:12
Kur do të ecësh, hapat e tua nuk do të pengohen; kur do të vraposh, nuk do të pengohesh.
Fjalët e Urta 4:13
Rroke mirë këtë mësim, mos e lër që të shkojë kot; ruaje, sepse ai është jeta jote.
Fjalët e Urta 4:14
Mos hyr në shtegun e të pabesëve dhe mos ec në rrugën e njerëzve të këqij;
Fjalët e Urta 4:15
evitoje atë, mos kalo nëpër të; largoju prej saj dhe shko tutje.
Fjalët e Urta 4:16
Sepse ata nuk mund të flenë, po të mos kenë bërë të keqen; gjumi i tyre zhduket po të jetë se nuk kanë rrëzuar dikë;
Fjalët e Urta 4:17
ata hanë bukën e paudhësisë dhe pinë verën e dhunës.
Fjalët e Urta 4:18
Por shtegu i të drejtëve është si drita e agimit, që shkëlqen gjithnjë e më mirë deri sa të bëhet ditë e plotë.
Fjalët e Urta 4:19
Rruga e të pabesëve është si terri; ata nuk shohin atë që do t`i rrëzojë.
Fjalët e Urta 4:20
Biri im, trego kujdes për fjalët e mia, dëgjo thëniet e mia;
Fjalët e Urta 4:21
mos u largofshin kurrë nga sytë e tu, ruaji në qendër të zemrës sate;
Fjalët e Urta 4:22
sepse janë jetë për ata që i gjejnë, shërim për të gjithë trupin e tyre.
Fjalët e Urta 4:23
Ruaje zemrën tënde me shumë kujdes, sepse nga ajo dalin burimet jetës.
Fjalët e Urta 4:24
Hiq dorë nga e folura me hile dhe largo prej teje buzët e çoroditura.
Fjalët e Urta 4:25
Sytë e tu le të shohin drejt dhe qepallat e tua të synojnë drejt para teje.
Fjalët e Urta 4:26
Sheshoje shtegun e këmbëve të tua, dhe të gjitha rrugët e tua qofshin të caktuara mirë.
Fjalët e Urta 4:27
Mos u shmang as në të djathtë as në të majtë; tërhiqe këmbën tënde nga e keqja.