Kapitulli ka 31 vargje, lexim të këndshëm.
Kapitulli Paraprak Kapitulli i ArdhshëmFjalët e Urta 31:1
Fjalë të mbretit Lemuel, mesazhi profetik me të cilin e mësoi e ëma.
Fjalët e Urta 31:2
Çfarë të të them, biri im? Çfarë të të them, biri i barkut tim? Çfarë të të them, bir i zotimeve të mia?
Fjalët e Urta 31:3
Mos ua jep forcën tënde grave as jetën tënde asaj që shkatërron mbretërit.
Fjalët e Urta 31:4
Nuk u shkon mbretërve, o Lemuel, nuk u shkon mbretërve të pinë verë as princave të dëshirojnë pije dehëse,
Fjalët e Urta 31:5
sepse duke pirë të mos harrojnë ligjin dhe të mos shtrembërojnë të drejtën e të pikëlluarve.
Fjalët e Urta 31:6
Jepini pije dehëse atij që është duke vdekur dhe verë atij që e ka zemrën të hidhëruar.
Fjalët e Urta 31:7
Le të pijë për të harruar varfërinë e tij dhe për të mos kujtuar më hallet e tij.
Fjalët e Urta 31:8
Hape gojën tënde në favor të memecit, në mbrojtje të të gjithë atyre që janë lënë pas dore.
Fjalët e Urta 31:9
Hape gojën tënde, gjyko me drejtësi dhe mbro çështjen e të mjerit dhe të nevojtarit.
Fjalët e Urta 31:10
Kush do të gjejë një grua të fortë dhe të virtytshme? Vlera e saj është shumë më e madhe nga ajo e margaritarëve.
Fjalët e Urta 31:11
Zemra e burrit të saj ka besim tek ajo, dhe do të ketë gjithnjë fitime.
Fjalët e Urta 31:12
Ajo i bën të mira dhe jo të keqe tërë ditët e jetës së saj.
Fjalët e Urta 31:13
Gjen lesh dhe li dhe punon me gëzim me duart e veta.
Fjalët e Urta 31:14
Ajo u përngjan anijeve të tregëtarëve: e sjell ushqimin e saj nga larg.
Fjalët e Urta 31:15
Çohet që me natë për t`i ndarë ushqimin familjes së saj dhe për t`u dhënë urdhërat e nevojshme shërbëtoreve të saj.
Fjalët e Urta 31:16
Ajo shikon një arë dhe e ble; me duart e saj mbjell një vresht.
Fjalët e Urta 31:17
Ngjesh me forcë ijët dhe i bën më të fortë krahët e saj.
Fjalët e Urta 31:18
E kupton që tregëtia e saj po shkon mbarë dhe llamba e saj e natës nuk i shuhet.
Fjalët e Urta 31:19
Shtrin dorën mbi furkën, pëllëmbat e saj zënë boshtin.
Fjalët e Urta 31:20
I shtrin dorën të varfërit dhe i jep dorën nevojtarit.
Fjalët e Urta 31:21
Nuk i trembet borës për familjen e saj, sepse tërë ata të shtëpisë së vet kanë një veshje të dyfishtë.
Fjalët e Urta 31:22
Bën për vete mbulesa si sixhade dhe rrobat e saj janë prej liri shumë të hollë dhe të purpurta.
Fjalët e Urta 31:23
Burri i saj nderohet te porta, kur ulet bashkë me pleqtë e vendit.
Fjalët e Urta 31:24
Përgatit rroba prej liri dhe i shet, i furnizon me breza tregtarët.
Fjalët e Urta 31:25
Forca dhe nderi janë rrobat e saj dhe qesh për ditët që do të vijnë.
Fjalët e Urta 31:26
Hap gojën e saj me dituri dhe mbi gjuhën e saj është ligji i mirësisë.
Fjalët e Urta 31:27
Ajo mbikqyr si shkon shtëpia e vet dhe nuk ha bukën e përtacisë.
Fjalët e Urta 31:28
Bijtë e saj ngrihen dhe e shpallin fatlume; edhe burri i saj e lëvdon duke thënë:
Fjalët e Urta 31:29
"Shumë bija kanë bërë gjëra të mëdha, por ti i kalon të gjitha ato".
Fjalët e Urta 31:30
Hiri është i rremë dhe bukuria është e kotë, por gruaja që ka frikë nga Zoti është ajo që do të lëvdohet.
Fjalët e Urta 31:31
I jepni frytin e duarve të saj, dhe vet veprat e saj le ta lëvdojnë te portat.