Kapitulli ka 28 vargje, lexim të këndshëm.
Kapitulli Paraprak Kapitulli i ArdhshëmFjalët e Urta 26:1
Ashtu si bora nuk i shkon verës as shiu të korrave, kështu nuk i shkon lavdia budallait.
Fjalët e Urta 26:2
Ashtu si harabeli fluturon andej e këtej dhe dallëndyshja fluturon, kështu mallkimi pa arsye nuk ka efekt.
Fjalët e Urta 26:3
Kamxhiku për kalin, kapistra për gomarin dhe shkopi për kurrizin e budallenjve.
Fjalët e Urta 26:4
Mos iu përgjegj budallait simbas budallallëkut të tij, që të mos bëhesh edhe ti si ai.
Fjalët e Urta 26:5
Përgjigjju budallait simbas budallallëkut të tij, që ai të mos mendojë se është i urtë.
Fjalët e Urta 26:6
Kush dërgon një mesazh me anë të një budallai pret këmbët e tij dhe pi dhunë.
Fjalët e Urta 26:7
Ashtu si këmbët e çalamanit janë pak të qëndrueshme, kështu është një fjalë e urtë në gojën e budallenjve.
Fjalët e Urta 26:8
Kush i jep lavdi një budallai është si ai që lidh një gur te hobeja.
Fjalët e Urta 26:9
Një fjalë e urtë në gojën e budallenjve është si një gjemb që hyn në dorën e një të dehuri.
Fjalët e Urta 26:10
Perëndia i madh që ka krijuar të gjitha gjërat është ai që i jep shpërblimin budallait dhe shkelësve.
Fjalët e Urta 26:11
Ashtu si një qen kthehet në të vjellat e tij, kështu budallai e përsërit budallallëkun e tij.
Fjalët e Urta 26:12
A ke parë një njeri që e pandeh veten të urtë? Ka më tepër shpresë për një budalla se sa për të.
Fjalët e Urta 26:13
Përtaci thotë: "Ka një luan në rrugë, ka një luan nëpër rrugë!".
Fjalët e Urta 26:14
Ashtu si lëviz porta në menteshat e saj, kështu sillet përtaci në shtrat të tij.
Fjalët e Urta 26:15
Përtaci e fut dorën në pjatën e tij, por lodhet edhe ta çojë te goja.
Fjalët e Urta 26:16
Përtaci pandeh se është më i urtë se shtatë persona që japin përgjigje me mend.
Fjalët e Urta 26:17
Kalimtari që përzihet në një grindje që nuk i përket, është si ai që kap nga veshët një qen.
Fjalët e Urta 26:18
Ashtu si një i marrë që gjuan me ura zjarri, me shigjeta dhe me vdekje,
Fjalët e Urta 26:19
kështu është ai që mashtron të afërmin dhe thotë: "E bëra për shaka!".
Fjalët e Urta 26:20
Kur mungojnë drutë, zjarri shuhet; dhe kur nuk ka një gojë të keqe, grindja merr fund.
Fjalët e Urta 26:21
Ashtu si qymyri jep shpuzën dhe drutë zjarrin, kështu njeriu grindavec i nxit grindjet.
Fjalët e Urta 26:22
Fjalët e gojëkeqit janë si ushqime shumë të shijshme dhe depërtojnë deri në thellësi të zorrëve.
Fjalët e Urta 26:23
Buzët e zjarrta dhe zemra e keqe janë si zgjyra të argjendit të vendosura mbi një enë balte.
Fjalët e Urta 26:24
Ai që urren shtiret me buzët e tij, por në zemër të vet përgatit mashtrimin.
Fjalët e Urta 26:25
Kur ai flet në mënyrë të sjellshme mos i ki besim, sepse ka shtatë gjëra të neveritshme në zemër.
Fjalët e Urta 26:26
Edhe sikur urrejtja e tij të jetë fshehur me tinëzi; ligësia e tij do të dalë hapur në kuvend.
Fjalët e Urta 26:27
Kush hap një gropë do të bjerë brenda dhe kush rrokullis një gur do të bjerë përsëri mbi të.
Fjalët e Urta 26:28
Gjuha gënjeshtare urren ata që ka plagosur, dhe goja lajkatare sjell shkatërrimin.