Kapitulli ka 28 vargje, lexim të këndshëm.
Kapitulli Paraprak Kapitulli i ArdhshëmFjalët e Urta 25:1
Edhe këto janë fjalë të urta të Salomonit, të transkriptuara nga njerëzit e Ezekias, mbretit të Judës.
Fjalët e Urta 25:2
Është lavdi e Perëndisë të fshehësh një gjë, por është lavdi e mbretërve ta hetosh atë.
Fjalët e Urta 25:3
Qiejtë për lartësinë e tyre, toka për thellësinë e saj dhe zemra e mbretërve janë të panjohshëm.
Fjalët e Urta 25:4
Hiq zgjyrën nga argjendi dhe ka për të dalë një enë për argjendarin.
Fjalët e Urta 25:5
Largo të pabesin nga prania e mbretit dhe froni i tij do të bëhet i qëndrueshëm në drejtësi.
Fjalët e Urta 25:6
Mos u përlëvdo në prani të mbretit dhe mos zër vendin e njerëzve të mëdhenj,
Fjalët e Urta 25:7
sepse është më mirë të thuhet: "Ngjitu këtu lart", se sa të të ulin përpara princit, që sytë e tu kanë parë.
Fjalët e Urta 25:8
Mos bëj padi me tepër nxitim, sepse në fund nuk do të dish çfarë të bësh, kur i afërmi yt do të të ketë bërë me turp.
Fjalët e Urta 25:9
Diskutoje padinë tënde kundër të afërmit tënd, por mos e zbulo sekretin e një tjetri,
Fjalët e Urta 25:10
me qëllim që ai që të dëgjon të mos të të diskreditojë dhe nami yt të njolloset për gjithnjë.
Fjalët e Urta 25:11
Një fjalë e thënë në kohën e duhur është si molla të arta mbi një enë argjendi.
Fjalët e Urta 25:12
Për një vesh të bindur, një i urtë që qorton është si një vath i artë, një zbukurim prej ari të kulluar.
Fjalët e Urta 25:13
Një lajmëtar besnik është, për ata që e dërgojnë, si freskia e borës në kohën e korrjes, sepse ai e freskon shpirtin e zotit të tij.
Fjalët e Urta 25:14
Ai që mburret duke gënjyer se ka bërë një dhuratë është si retë dhe era pa shi.
Fjalët e Urta 25:15
Me durimin i mbushet mendja një princi dhe gjuha e ëmbël thyen kockat.
Fjalët e Urta 25:16
Në rast se gjen mjaltë, ha aq sa të mjafton, me qëllim që të mos dendesh dhe pastaj të vjellësh.
Fjalët e Urta 25:17
Shko rrallë në shtëpinë e të afërmit tënd, që ai të mos mërzitet me ty sa të të urrejë.
Fjalët e Urta 25:18
Njeriu që deponon gënjeshtra kundër të afërmit të tij është si një topuz, një shpatë dhe një shigjetë e mprehtë.
Fjalët e Urta 25:19
Besimi te një njeri i pabesë ditën e fatkeqësisë është si një dhëmb i thyer dhe një këmbë e ndrydhur.
Fjalët e Urta 25:20
Kush i këndon këngë një zemre të pikëlluar është si ai që heq rrobat e tij në një ditë të ftohtë dhe si uthulla mbi sodën.
Fjalët e Urta 25:21
Në qoftë se armiku yt ka uri, jepi bukë për të ngrënë, dhe në se ka etje, jepi ujë për të pirë,
Fjalët e Urta 25:22
sepse kështu do të grumbullosh thëngjij mbi kokën e tij, dhe Zoti do të të shpërblejë.
Fjalët e Urta 25:23
Era e veriut sjell shiun, dhe gjuha që shpif tinëz e bën fytyrën të indinjuar.
Fjalët e Urta 25:24
Është më mirë të banosh në cep të një çatie se sa në një shtëpi bashkë me një grua grindavece.
Fjalët e Urta 25:25
Një lajm i mirë nga një vend i largët është si ujë i freskët për një njeri të lodhur dhe të etur.
Fjalët e Urta 25:26
I drejti që dridhet përpara të pabesit është si një burim i turbullt dhe një pus i ndotur.
Fjalët e Urta 25:27
Të hash shumë mjaltë nuk është mirë, dhe të kërkosh lavdinë tënde nuk është lavdi.
Fjalët e Urta 25:28
Njeriu që nuk di të frenojë zemërimin e tij është si një qytet i shkrehur pa mure.