Referenca Biblike

Lexo Kapitullin

Fjalët e Urta, 24

Kapitulli ka 34 vargje, lexim të këndshëm.

Kapitulli Paraprak Kapitulli i Ardhshëm
Fjalët e Urta 24:1
Mos i ki zili njerëzit e këqij dhe mos dëshiro të rrish me ta,
Fjalët e Urta 24:2
sepse zemra e tyre mendon për grabitje dhe buzët e tyre thonë se do të bëjnë të keqen.
Fjalët e Urta 24:3
Shtëpia ndërtohet me dituri dhe bëhet e qëndrueshme me maturi.
Fjalët e Urta 24:4
Me dijen mbushen dhomat me lloj-lloj të mirash të çmueshme dhe të pëlqyeshme.
Fjalët e Urta 24:5
Njeriu i urtë është plot forcë, dhe njeriu që ka dituri e rrit fuqinë e tij.
Fjalët e Urta 24:6
Sepse me këshilla të urta do të mund të bësh luftën tënde, dhe në numrin e madh të këshilltarëve është fitorja.
Fjalët e Urta 24:7
Dituria është shumë e lartë për budallanë; ai nuk e hap kurrë gojën te porta e qytetit.
Fjalët e Urta 24:8
Kush mendon të bëjë keq do të quhet mjeshtër intrigash.
Fjalët e Urta 24:9
Synimi i pamend është mëkat dhe tallësi është një neveri për njerëzit.
Fjalët e Urta 24:10
Po të mos kesh guxim ditën e fatkeqësisë, forca jote është shumë e pakët.
Fjalët e Urta 24:11
Çliro ata që i tërheqin drejt vdekjes dhe mbaji ata që po i çojnë në thertore.
Fjalët e Urta 24:12
Po të thuash: "Ja, ne nuk e dinim", ai që peshon zemrat a nuk e shikon? Ai që ruan shpirtin tënd nuk e di vallë? Ai do t`i japë secilit simbas veprave të tij.
Fjalët e Urta 24:13
Biri im, ha mjaltin sepse është i mirë; një huall mjalti do të jetë i ëmbël për shijen tënde.
Fjalët e Urta 24:14
Kështu do të jetë njohja e diturisë për shpirtin tënd. Në rast se e gjen, do të ketë një të ardhme dhe shpresa jote nuk do të shkatërrohet.
Fjalët e Urta 24:15
O i pabesë, mos ngre kurthe kundër banesës së njeriut të drejtë, mos shkatërro vendin ku ai pushon,
Fjalët e Urta 24:16
sepse i drejti bie shtatë herë dhe ngrihet, kurse të pabesët përmbysen në fatkeqësi.
Fjalët e Urta 24:17
Kur armiku yt bie, mos u gëzo; kur është shtrirë për tokë, zemra jote të mos gëzohet,
Fjalët e Urta 24:18
me qëllim që Zoti të mos shikojë dhe të mos i vijë keq, dhe të mos largojë prej tij zemërimin e vet.
Fjalët e Urta 24:19
Mos u zemëro për shkak të atyre që bëjnë të keqen dhe mos i ki smirë të pabesët,
Fjalët e Urta 24:20
sepse nuk do të ketë të ardhme për të keqin; llamba e të pabesëve do të fiket.
Fjalët e Urta 24:21
Biri im, ki frikë nga Zoti dhe nga mbreti; mos u bashko me ata që duan të ndryshojnë;
Fjalët e Urta 24:22
mjerimi i tyre do të vijë papritmas, dhe shkatërrimin e të dy palëve kush e njeh?
Fjalët e Urta 24:23
Edhe këto gjëra janë për të urtit. Nuk është mirë të kesh preferenca personale në gjykim.
Fjalët e Urta 24:24
Ai që i thotë të pabesit: "Ti je i drejtë", do të mallkohet nga popujt dhe kombet do ta nëmin.
Fjalët e Urta 24:25
Por ata që e qortojnë të pabesin do të gjejnë kënaqësi dhe mbi ta do të zbresin bekimet më të mira.
Fjalët e Urta 24:26
Ai që jep një përgjigje të drejtë jep një të puthur mbi buzët.
Fjalët e Urta 24:27
Vër në vijë punët e tua të jashtme, vër në rregull arat e tua dhe pastaj ndërto shtëpinë tënde.
Fjalët e Urta 24:28
Mos dëshmo pa arsye kundër të afërmit tënd dhe mos gënje me buzët e tua.
Fjalët e Urta 24:29
Mos thuaj: "Ashtu si ma bëri mua, kështu do t`ia bëj edhe unë; do t`ia kthej simbas sjelljes së tij".
Fjalët e Urta 24:30
Kalova pranë arës së përtacit dhe pranë vreshtit të njeriut që s`ka mend;
Fjalët e Urta 24:31
dhe ja, kudo rriteshin ferrat, ferrishtet e zinin tokën dhe muri prej gurësh ishte shembur.
Fjalët e Urta 24:32
Duke parë këtë, u mendova me kujdes; nga sa pashë nxora një mësim:
Fjalët e Urta 24:33
të flesh pak, të dremitësh pak, të rrish pak me duar në ije për të pushuar;
Fjalët e Urta 24:34
kështu varfëria jote do të vijë si një vjedhës dhe skamja jote si një njeri i armatosur.