Kapitulli ka 35 vargje, lexim të këndshëm.
Kapitulli Paraprak Kapitulli i ArdhshëmFjalët e Urta 23:1
Kur ulesh të hash me një mbret, shiko me kujdes atë që ke përpara;
Fjalët e Urta 23:2
dhe vër një thikë në grykë, po të jetë se ke oreks të madh.
Fjalët e Urta 23:3
Mos dëshiro gjellët e tij të mrekullueshme, sepse janë një ushqim mashtrues.
Fjalët e Urta 23:4
Mos u lodh për t`u pasuruar, hiq dorë nga qëllimi yt.
Fjalët e Urta 23:5
A do t`i fiksosh sytë e tu mbi atë që po zhduket? Sepse pasuria me siguri do të vërë fletë si një shqiponjë që fluturon drejt qiellit.
Fjalët e Urta 23:6
Mos ha bukën e atij që ka syrin e keq dhe mos dëshiro ushqimet e tij të shijshme;
Fjalët e Urta 23:7
sepse, ashtu si mendon në zemër të tij, ashtu është ai; "Ha dhe pi"!, do të thotë, por zemra e tij nuk është me ty.
Fjalët e Urta 23:8
Do të vjellësh kafshatën që ke ngrënë dhe do të harxhosh kot fjalët e tua të ëmbla.
Fjalët e Urta 23:9
Mos i drejto fjalën budallait, sepse ai do të përçmojë mençurinë e ligjëratës sate.
Fjalët e Urta 23:10
Mos e luaj kufirin e vjetër dhe mos hyr në arat e jetimëve,
Fjalët e Urta 23:11
sepse Hakmarrësi i tyre është i fuqishëm; ai do të mbrojë çështjen e tyre kundër teje.
Fjalët e Urta 23:12
Kushtoja zemrën tënde mësimeve dhe veshët e tu fjalëve të diturisë.
Fjalët e Urta 23:13
Mos ia kurse korrigjimin fëmijës; edhe sikur ta rrahësh me thupër, ai nuk do të vdesë;
Fjalët e Urta 23:14
do ta rrahësh me thupër, por do të shpëtosh shpirtin e tij nga Sheoli.
Fjalët e Urta 23:15
Biri im, në se zemra jote është e urtë, edhe zemra ime do të ngazëllojë;
Fjalët e Urta 23:16
zemra ime do të ngazëllojë, kur buzët e tua do të thonë gjëra të drejta.
Fjalët e Urta 23:17
Zemra jote mos i pastë zili mëkatarët, por vazhdoftë gjithnjë në frikën e Zotit;
Fjalët e Urta 23:18
sepse ka një të ardhme, dhe shpresa jote nuk do të shkatërrohet.
Fjalët e Urta 23:19
Dëgjo, biri im, ji i urtë, dhe drejtoje zemrën në rrugën e drejtë.
Fjalët e Urta 23:20
Mos rri me ata që pijnë verë as me grykësit dhe mishngrënësit;
Fjalët e Urta 23:21
sepse pijaneci dhe grykësi do të varfërohen dhe gjumashi do të vishet me lecka.
Fjalët e Urta 23:22
Dëgjo atin tënd që të ka pjellë dhe mos e përçmo nënën tënde kur të jetë plakë.
Fjalët e Urta 23:23
Bli të vërtetën dhe mos e shit, fito dituri, njohuri dhe gjykim.
Fjalët e Urta 23:24
Babai i të drejtit do të gëzohet shumë; kush ka lindur një të urtë do t`ia ndjejë gëzimin.
Fjalët e Urta 23:25
Le të gëzohet ati yt dhe nëna jote dhe le të gëzohet ajo që të ka lindur.
Fjalët e Urta 23:26
Biri im, më jep zemrën tënde, dhe sytë e tu gjetshin gëzim në rrugët e mia.
Fjalët e Urta 23:27
Sepse prostituta është një gropë e thellë dhe gruaja e tjetërkujt një pus i ngushtë.
Fjalët e Urta 23:28
Edhe ajo rri në pritë si një vjedhës dhe rrit midis njerëzve numrin e atyre që janë jo besnikë.
Fjalët e Urta 23:29
Për cilin janë "ah-ët", për cilin "obobo-të"? Për cilin grindjet, për cilin vajtimet? Për cilin plagët pa shkak? Për cilin sytë e skuqur?
Fjalët e Urta 23:30
Për ata që ndalen gjatë pranë verës, për ata që kërkojnë verë të droguar.
Fjalët e Urta 23:31
Mos e shiko verën kur kuqëlon, kur rrëzëllen në kupë dhe shkon poshtë aq lehtë!
Fjalët e Urta 23:32
Në fund ajo kafshon si një gjarpër dhe shpon si një kuçedër.
Fjalët e Urta 23:33
Sytë e tu kanë për të parë gjëra të çuditshme dhe zemra jote do të thotë gjëra të çoroditura.
Fjalët e Urta 23:34
Do të jesh si ai që gjendet në mes të detit, si ai që bie të flerë në majë të direkut të anijes.
Fjalët e Urta 23:35
Do të thuash: "Më kanë rrahur, por nuk më kanë bërë keq; më kanë goditur, por nuk e kam vënë re. Kur të zgjohem, do të kthehem t`i kërkoj përsëri!".