Kapitulli ka 46 vargje, lexim të këndshëm.
Kapitulli Paraprak Kapitulli i ArdhshëmMateu 22:1
Dhe Jezusi, nisi përsëri t`u flasë atyre me shëmbëlltyra, duke thënë:
Mateu 22:2
"Mbretëria e qiejve i ngjan një mbreti, i cili përgatiti dasmën e të birit.
Mateu 22:3
Dhe dërgoi shërbëtorët e vet për të thirrur të ftuarit në dasmë, por ata nuk deshën të vijnë.
Mateu 22:4
Dërgoi përsëri shërbëtorë të tjerë duke thënë: "U thoni të ftuarve: Ja unë e kam shtruar drekën time, viçat e mi dhe bagëtia ime e majmur janë therur dhe gjithçka është gati; ejani në dasmë".
Mateu 22:5
Por ata, pa e përfillur, shkuan: dikush në arën e vet e dikush në punët e veta.
Mateu 22:6
Dhe të tjerët, mbasi kapën shërbëtorët e tij, i shanë dhe i vranë.
Mateu 22:7
Mbreti atëhërë, kur dëgjoi këtë, u zemërua dhe dërgoi ushtritë e veta për të shfarosur ata gjaksorë dhe dogji qytetin e tyre.
Mateu 22:8
Atëherë u tha shërbëtorëve të vet: "Dasma është gati, por të ftuarit nuk ishin të denjë.
Mateu 22:9
Shkoni, pra, në udhëkryqe dhe ftoni në dasmë këdo që të gjeni."
Mateu 22:10
Dhe ata shërbëtorët dolën nëpër rrugë, mblodhën të gjithë ata që gjetën, të këqij dhe të mirë, dhe vendi i dasmës u mbush me të ftuar.
Mateu 22:11
Atëherë mbreti hyri për të parë të ftuarit dhe gjeti aty një njeri që nuk kishte veshur rrobë dasme;
Mateu 22:12
dhe i tha: "Mik, si hyre këtu pa pasur rrobë dasme?". Dhe ai mbylli gojën.
Mateu 22:13
Atëherë mbreti u tha shërbëtorëve: "Lidheni duar dhe këmbë, kapeni dhe hidheni në errësirat e jashtme. Atje do të jetë e qara dhe kërcëllim dhëmbësh".
Mateu 22:14
Sepse shumë janë të thirrur, por pak janë të zgjedhur".
Mateu 22:15
Atëherë farisenjtë u veçuan dhe bënin këshill se si ta zinin gabim në fjalë.
Mateu 22:16
Dhe i dërguan dishepujt e tyre bashkë me herodianët, për t`i thënë: "Mësues, ne e dimë se ti je i vërtetë dhe që mëson udhën e Perëndisë në të vërtetë, pa marrë parasysh njeri, sepse ti nuk shikon pamjen e jashtme të njerëzve.
Mateu 22:17
Na thuaj, pra: Si e mendon? A është e ligjshme t`i paguhet taksa Cezarit apo jo?".
Mateu 22:18
Por Jezusi, duke e njohur ligësinë e tyre, tha: "Pse më tundoni, o hipokritë?
Mateu 22:19
Më tregoni monedhën e taksës". Atëherë ata i treguan një denar.
Mateu 22:20
Dhe ai u tha atyre: "E kujt është kjo fytyrë dhe ky mbishkrim?".
Mateu 22:21
Ata i thanë: "E Cezarit". Atëherë ai u tha atyre: "Jepni, pra, Cezarit atë që i përket Cezarit dhe Perëndisë atë që i përket Perëndisë".
Mateu 22:22
Dhe ata, kur e dëgjuan këtë, u mrekulluan, e lanë, dhe ikën.
Mateu 22:23
Po atë ditë erdhën tek ai saducenjtë, të cilët thonë se nuk ka ringjallje, dhe e pyetën
Mateu 22:24
duke thënë: "Mësues, Moisiu ka thënë: "Në se dikush vdes pa lënë fëmijë, i vëllai le të martohet me gruan e tij, për t`i lindur trashëgimtarë vëllait të tij.
Mateu 22:25
Tani ndër ne ishin shtatë vëllezër; i pari u martua dhe vdiq dhe duke mos pasë trashëgimtarë, ia la gruan vëllait të vet.
Mateu 22:26
Kështu edhe i dyti dhe i treti, deri tek i shtati.
Mateu 22:27
Në fund vdiq edhe gruaja.
Mateu 22:28
Në ringjallje, pra, e kujt nga këta të shtatë do të jetë grua? Sepse të gjithë e patën gruaja".
Mateu 22:29
Por Jezusi, duke u përgjigjur u tha atyre: "Ju bëni gabim, sepse nuk e kuptoni as Shkrimin as pushtetin e Perëndisë.
Mateu 22:30
Në ringjallje, pra, as martohen as martojnë, por ata do të jenë në qiell si engjëjt e Perëndisë.
Mateu 22:31
Pastaj sa për ringjalljen e të vdekurve, a nuk e keni lexuar ç`ju ishte thënë nga Perëndia kur thotë:
Mateu 22:32
"Unë jam Perëndia i Abrahamit, Perëndia i Isakut dhe i Jakobit"? Perëndia nuk është Perëndia i të vdekurve, por i të gjallëve".
Mateu 22:33
Dhe turmat, kur i dëgjuan këto gjëra, habiteshin nga doktrina e tij.
Mateu 22:34
Atëherë farisenjtë, kur dëgjuan se ai ua kishte zënë gojën saducenjve, u mblodhën tok.
Mateu 22:35
Dhe një nga ata, mësues i ligjit, e pyeti për të vënë në provë, duke thënë:
Mateu 22:36
"Mësues, cili është urdhërimi i madh i ligjit?".
Mateu 22:37
Dhe Jezusi i tha: ""Duaje Zotin, Perëndinë tënde me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde".
Mateu 22:38
Ky është urdhërimi i parë dhe i madhi.
Mateu 22:39
Dhe i dyti, i ngjashëm me këtë, është: "Duaje të afërmin tënd porsi vetveten".
Mateu 22:40
Nga këto dy urdhërime varet i tërë ligji dhe profetët".
Mateu 22:41
Tani, kur u mblodhën farisenjtë, Jezusi i pyeti:
Mateu 22:42
"Ç`u duket juve për Krishtin? Biri i kujt është?". Ata i thanë: "I Davidit".
Mateu 22:43
Ai u tha atyre: "Si pra Davidi, në Frymë, e quan Zot, duke thënë:
Mateu 22:44
"Zoti i ka thënë Zotit tim: Ulu në të djathtën time, deri sa unë t`i vë armiqtë e tu si stol të këmbëve të tua"?
Mateu 22:45
Në qoftë se Davidi e quan Zot, si mund të jetë biri i tij?".
Mateu 22:46
Por asnjë nuk ishte në gjendje t`i përgjigjej; dhe, që nga ajo ditë, askush nuk guxoi ta pyesë më.