Referenca Biblike

Lexo Kapitullin

Fjalët e Urta, 22

Kapitulli ka 29 vargje, lexim të këndshëm.

Kapitulli Paraprak Kapitulli i Ardhshëm
Fjalët e Urta 22:1
Një nam i mirë është më i pëlqyeshëm se pasuritë e mëdha, dhe hiri është më i pëlqyeshëm se argjendi dhe ari.
Fjalët e Urta 22:2
I pasuri dhe i varfëri kanë këtë të përbashkët: të dy i ka bërë Zoti.
Fjalët e Urta 22:3
Njeriu i matur e shikon të keqen dhe fshihet; por njerëzit naivë shkojnë tutje dhe dënohen.
Fjalët e Urta 22:4
Çmimi i përvujtërisë është frika e Zotit, pasuria, lavdia dhe jeta.
Fjalët e Urta 22:5
Ferra dhe leqe gjenden në udhën e të çoroditurit; kush kujdeset për jetën e vet rri larg tyre.
Fjalët e Urta 22:6
Mësoji fëmijës rrugën që duhet të ndjekë, dhe ai nuk do të largohet prej saj edhe kur të plaket.
Fjalët e Urta 22:7
I pasuri sundon mbi të varfërit, dhe huamarrësi është skllav i huadhënësit.
Fjalët e Urta 22:8
Kush mbjell padrejtësi ka për të korrur telashe dhe shufra e zemërimit të tij do të asgjesohet.
Fjalët e Urta 22:9
Njeriu me sy dashamirës do të bekohet, sepse i jep bukë të varfërit.
Fjalët e Urta 22:10
Përzëre tallësin dhe grindjet do të ikin bashkë me të; po, grindjet dhe fyerjet do të pushojnë.
Fjalët e Urta 22:11
Kush e do pastërtinë e zemrës dhe ka hir mbi buzët do ta ketë shok mbretin.
Fjalët e Urta 22:12
Sytë e Zotit ruajnë dijen, por ai i bën të kota fjalët e të pabesit.
Fjalët e Urta 22:13
Përtaci thotë: "Jashtë ka një luan; do të vritem rrugës".
Fjalët e Urta 22:14
Goja e gruas që shkel kurorën është një gropë e thellë; ai që ka zemëruar Zotin do të bjerë në të.
Fjalët e Urta 22:15
Marrëzia lidhet me zemrën e fëmijës, por shufra e korrigjimit do ta largojë prej saj.
Fjalët e Urta 22:16
Ai që shtyp të varfërin për t`u pasuruar dhe ai që i jep të pasurit, me siguri do të varfërohet.
Fjalët e Urta 22:17
Vëru veshin dhe dëgjo fjalët e të urtëve, dhe jepja zemrën dijes sime.
Fjalët e Urta 22:18
sepse për ty do të jetë e këndshme t`i ruash në intimitetin tënd dhe t`i kesh të gjitha gati mbi buzët e tua.
Fjalët e Urta 22:19
Me qëllim që besimin tënd ta kesh te Zoti, sot të kam mësuar, po, pikërisht ty.
Fjalët e Urta 22:20
A nuk të kam shkruar në të kaluarën aforizma që kanë të bëjnë me këshillimin dhe diturinë,
Fjalët e Urta 22:21
në mënyrë që të njohësh sigurinë e fjalëve të së vërtetës, me qëllim që t`u përgjigjesh me fjalë të vërteta atyre që të dërgojnë?
Fjalët e Urta 22:22
Mos e vidh të varfërin, sepse është i varfër, dhe mos e shtyp të mjerin te porta,
Fjalët e Urta 22:23
sepse Zoti do të mbrojë çështjen e tyre dhe do t`u heqë jetën atyre që i kanë zhveshur.
Fjalët e Urta 22:24
Mos lidh miqësi me njeriun zemërak dhe mos u shoqëro me njeriun idhnak,
Fjalët e Urta 22:25
që të mos mësosh rrugët e tij dhe të mos gjesh një kurth për shpirtin tënd.
Fjalët e Urta 22:26
Mos u bëj si ata që japin dorën si garanci, që bëhen garant për borxhet e të tjerëve.
Fjalët e Urta 22:27
Në qoftë se nuk ke asgjë me se të paguash, pse duhet të të heqë shtratin poshtë vetes?
Fjalët e Urta 22:28
Mos e luaj kufirin e vjetër, të vendosur nga etërit e tu.
Fjalët e Urta 22:29
A ke parë një njeri të papërtueshëm në punën e tij? Ai do të paraqitet në prani të mbretit dhe nuk do të qëndrojë para njerëzve të humbur.