Kapitulli ka 31 vargje, lexim të këndshëm.
Kapitulli Paraprak Kapitulli i ArdhshëmFjalët e Urta 21:1
Zemra e mbretit në duart e Zotit është si rrjedhat e ujit; atë e drejton ngado që do ai.
Fjalët e Urta 21:2
Çdo rrugë e njeriut është e drejtë në sytë e tij, por Zoti i peshon zemrat.
Fjalët e Urta 21:3
Të zbatosh drejtësinë dhe paanësinë është një gjë që i pëlqen Zotit më shumë se flijimi.
Fjalët e Urta 21:4
Sytë krenarë dhe një zemër kryelartë, që janë llamba e të pabesëve, janë mëkat.
Fjalët e Urta 21:5
Synimet e njeriut të kujdesshëm çojnë me siguri në bollëk, por ai që ngutet do të bjerë me siguri në varfëri.
Fjalët e Urta 21:6
Të përftosh thesare me një gjuhë gënjeshtare është një kotësi kalimtare e atij që kërkon vdekjen.
Fjalët e Urta 21:7
Dhuna e të pabesëve merr tutje, sepse ata nuk pranojnë të zbatojnë drejtësinë.
Fjalët e Urta 21:8
Rruga e njeriut të fajshëm është dredha-dredha, por njeriu i drejtë vepron ndershmërisht.
Fjalët e Urta 21:9
Është më mirë të banosh mbi qoshen e një çatie se sa në një shtëpi bashkë me një grua grindavece.
Fjalët e Urta 21:10
Shpirti i të pabesit dëshiron të keqen; as shoku i tij nuk gjen mëshirë në sytë e tij.
Fjalët e Urta 21:11
Kur tallësi ndëshkohet, i thjeshti bëhet i urtë; por kur i urti mësohet ai fiton dije.
Fjalët e Urta 21:12
I drejti vëren me kujdes shtëpinë e të pabesit dhe përmbys të pabesët, sepse janë të këqij.
Fjalët e Urta 21:13
Kush mbyll veshin ndaj britmës së të varfërit, do të bërtasë edhe ai, por nuk do të ketë përgjigje.
Fjalët e Urta 21:14
Një dhuratë që bëhet fshehtas e fashit zemërimin dhe një dhuratë që jepet nën dorë qetëson zemërimin e fortë.
Fjalët e Urta 21:15
Të bësh atë që është e drejtë është një gëzim për të drejtin, por është një rrënim për ata që kryejnë paudhësi.
Fjalët e Urta 21:16
Njeriu që largohet nga rruga e maturisë ka për të banuar në kuvendin e të vdekurve.
Fjalët e Urta 21:17
Ai që i do qejfet do të jetë në varfëri, ai që e do verën dhe vajin nuk do të pasurohet.
Fjalët e Urta 21:18
I pabesi do t`i shërbejë si shpërblim të drejtit; dhe i paudhi në vend të njerëzve të drejtë.
Fjalët e Urta 21:19
Është më mirë të banosh në një shkretëtirë se sa me një grua grindavece dhe ngacmuese.
Fjalët e Urta 21:20
Në shtëpinë e të urtit ka një thesar të çmuar dhe vaj, por njeriu budalla i bën të gjitha rrush e kumbulla.
Fjalët e Urta 21:21
Kush ndjek drejtësinë dhe dhembshurinë ka për të gjetur jetën, drejtësinë dhe lavdinë.
Fjalët e Urta 21:22
I urti ngjitet në qytetin e njerëzve të fortë dhe rrëzon forcën në të cilën kishte besim.
Fjalët e Urta 21:23
Kush ruan gojën dhe gjuhën e tij mbron jetën e tij nga fatkeqësitë.
Fjalët e Urta 21:24
Emri i krenarit pa cipë është: "tallës"; ai çdo gjë e bën me një mburrje të tepruar.
Fjalët e Urta 21:25
Dëshirat e përtacit e vrasin atë, sepse duart e tij nuk pranojnë të punojnë.
Fjalët e Urta 21:26
Ai dëshiron me zjarr tërë ditën, por i drejti dhuron duke mos refuzuar kurrë.
Fjalët e Urta 21:27
Flijimi i të pabesit është gjë e neveritshme, aq më tepër në rast se e ofron me qëllim të keq.
Fjalët e Urta 21:28
Dëshmitari i rremë do të vdesë, por njeriu që e dëgjon do të mund të flasë gjithnjë.
Fjalët e Urta 21:29
I pabesi e fortëson fytyrën e tij, por njeriu i drejtë e bën të qëndrueshme rrugën e tij.
Fjalët e Urta 21:30
Nuk ka as dituri, as zgjuarësi dhe as këshillë kundër Zotit.
Fjalët e Urta 21:31
Kali është gati për ditën e betejës, por fitorja i përket Zotit.