Kapitulli ka 33 vargje, lexim të këndshëm.
Kapitulli Paraprak Kapitulli i ArdhshëmFjalët e Urta 16:1
Prirjet e zemrës i përkasin njeriut, por përgjigja e gjuhës vjen nga Zoti.
Fjalët e Urta 16:2
Të gjitha rrugët e njeriut janë të pastra në sytë e tij, por Zoti i peshon frymët.
Fjalët e Urta 16:3
Besoja Zotit veprimet e tua dhe planet e tua do të realizohen.
Fjalët e Urta 16:4
Zoti ka bërë çdo gjë për vete të tij, edhe të pabesin për ditën e fatkeqësisë.
Fjalët e Urta 16:5
Ai që është zemërkrenar është i neveritshëm për Zotin; edhe sikur t`i shtrëngojë dorën një tjetri për besëlidhje, nuk ka për të mbetur pa u ndëshkuar.
Fjalët e Urta 16:6
Me mirësinë dhe me të vërtetën padrejtësia shlyhet, dhe me frikën e Zotit njeriu largohet nga e keqja.
Fjalët e Urta 16:7
Kur Zotit i pëlqejnë rrugët e një njeriu, ai bën që edhe armiqtë e tij të bëjnë paqe me të.
Fjalët e Urta 16:8
Më mirë të kesh pak me drejtësi, se sa të ardhura të mëdha pa drejtësi.
Fjalët e Urta 16:9
Zemra e njeriut programon rrugën e tij, por Zoti drejton hapat e tij.
Fjalët e Urta 16:10
Mbi buzët e mbretit është një vendim hyjnor; gjatë gjykimit goja e tij nuk duhet të gabojë.
Fjalët e Urta 16:11
Kandari dhe peshoret e sakta janë të Zotit, të gjitha gurët e peshës janë vepër e tij.
Fjalët e Urta 16:12
Është një gjë e neveritshme për mbretërit të bëjnë të keqen, sepse froni bëhet i qëndrueshëm me drejtësinë.
Fjalët e Urta 16:13
Buzët e drejta u pëlqejnë mbretërve; ata e duan atë që flet drejt.
Fjalët e Urta 16:14
Zemërimi i mbretit është si lajmëtari i vdekjes, por njeriu i urtë do ta qetësojë atë.
Fjalët e Urta 16:15
Në dritën e fytyrës së mbretit ka jetë, dhe favori i tij është si reja e shiut të fundit.
Fjalët e Urta 16:16
Është më mirë të fitosh dituri se sa ar, dhe të fitosh mënçuri se sa argjend.
Fjalët e Urta 16:17
Rruga kryesore e njerëzve të drejtë është të evitojnë të keqen; ai që do ta ruajë shpirtin e tij mbikqyr rrugën e tij.
Fjalët e Urta 16:18
Përpara shkatërrimit vjen kryelartësia dhe përpara rrëzimit fryma krenare.
Fjalët e Urta 16:19
Më mirë të kesh frymë të përulur me të mjerët se sa të ndash prenë me krenarët.
Fjalët e Urta 16:20
Kush i kushton kujdes Fjalës do të gjejë të mirën, dhe kush i beson Zotit është i lumtur.
Fjalët e Urta 16:21
I urti nga zemra do të quhet i matur, dhe ëmbëlsia e buzëve e shton diturinë.
Fjalët e Urta 16:22
Mendja është një burim jete për atë që e zotëron, por budallallëku është dënimi i budallenjve.
Fjalët e Urta 16:23
Zemra e të urtit e bën të mençur gojën e tij dhe e shton diturinë e buzëve të tij.
Fjalët e Urta 16:24
Fjalët e ëmbla janë si një huall mjalti, ëmbëlsi për shpirtin dhe ilaç për kockat.
Fjalët e Urta 16:25
Ka një rrugë që njeriut i duket e drejtë, por në fund ajo të nxjerr në udhët e vdekjes.
Fjalët e Urta 16:26
Personi që lodhet, lodhet për veten e tij, sepse goja e tij e nxit.
Fjalët e Urta 16:27
Njeriu i keq kurdis të keqen dhe mbi buzët e tij ka si një zjarr të ndezur.
Fjalët e Urta 16:28
Njeriu i çoroditur mbjell grindje dhe ai që shpif përçan miqtë më të mirë.
Fjalët e Urta 16:29
Njeriu i dhunës e josh shokun e vet dhe e çon nëpër një rrugë jo të mirë.
Fjalët e Urta 16:30
Kush mbyll sytë për të kurdisur gjëra të këqija, kafshon buzët kur shkakton të keqen.
Fjalët e Urta 16:31
Flokët e bardha janë një kurorë lavdie; atë e gjejmë në rrugën e drejtësisë.
Fjalët e Urta 16:32
Kush nuk zemërohet shpejt vlen më tepër se një luftëtar i fortë, dhe ai që e urdhëron frymën e tij vlen më tepër se ai që mposht një qytet.
Fjalët e Urta 16:33
Shorti hidhet që në barkun e nënës, por çdo veprim varet nga Zoti.