Referenca Biblike

Lexo Kapitullin

Mateu, 14

Kapitulli ka 36 vargje, lexim të këndshëm.

Kapitulli Paraprak Kapitulli i Ardhshëm
Mateu 14:1
Në atë kohë Herodi, tetrarku, mori vesh famën e Jezusit,
Mateu 14:2
dhe u tha shërbëtorëve të vet: "Ky është Gjon Pagëzori; ai u ngjall së vdekuri dhe prandaj fuqitë e mbinatyrshme veprojnë në të".
Mateu 14:3
Herodi, në fakt, e kishte arrestuar Gjonin, i kishte hedhur prangat dhe e kishte futur në burg, për shkak të Herodiadës, gruas së Filipit, vëllait të vet.
Mateu 14:4
Sepse Gjoni i thoshte: "Nuk është e lejueshme të bashkëjetosh me të!".
Mateu 14:5
Dhe, ndonëse donte ta vriste, Herodi kishte frikë nga populli që e konsideronte Gjonin profet.
Mateu 14:6
Kur po festohej ditëlindja e Herodit, e bija e Herodiadës vallëzoi përpara tij dhe i pëlqeu Herodit
Mateu 14:7
aq shumë, sa ai i premtoi asaj me betim se do t`i jepte çfarëdo që t`i kërkonte.
Mateu 14:8
Dhe ajo, e shtyrë nga e ëma, tha: "Ma jep këtu, mbi një pjatë, kokën e Gjon Pagëzorit".
Mateu 14:9
Mbretit i erdhi keq, po për shkak të betimit dhe të ftuarve që ishin me të në tryezë, urdhëroi që t`ia japin.
Mateu 14:10
Kështu dërgoi dikë për t`i prerë kokën Gjon Pagëzorit në burg;
Mateu 14:11
dhe kokën e tij e prunë mbi një pjatë dhe ia dhanë vajzës; ajo ia çoi s`ëmës.
Mateu 14:12
Pastaj erdhën dishepujt e tij, e morën trupin dhe e varrosën, mandej ata shkuan dhe ia treguan ngjarjen Jezusit.
Mateu 14:13
Kur Jezusi i dëgjoi këto, u nis që andej me një barkë dhe u tërhoq në vetmi, në një vend të shkretë. Dhe turmat, kur e morën vesh, e ndiqnin në këmbë nga qytetet.
Mateu 14:14
Dhe Jezusi, kur doli nga barka, pa një turmë të madhe, pati dhembshuri për të dhe shëroi ata që ishin të sëmurë.
Mateu 14:15
Pastaj në mbrëmje dishepujt e tij iu afruan dhe i thanë: "Ky vend është i shkretë dhe u bë vonë; lejo turmat të shkojnë nëpër fshatra për të blerë ushqime".
Mateu 14:16
Por Jezusi u tha atyre: "Nuk është nevoja të shkojnë; u jepni juve të hanë".
Mateu 14:17
Dhe ata i thanë: "Ne këtu nuk kemi tjetër përveç pesë bukë dhe dy peshq".
Mateu 14:18
Dhe ai u tha: "M`i sillni këtu".
Mateu 14:19
Atëherë i urdhëroi që turmat të ulen mbi bar; pastaj i mori pesë bukët dhe dy peshqit dhe, pasi i çoi sytë drejt qiellit, i bekoi; i ndau bukët dhe ua dha dishepujve, dhe dishepujt turmave.
Mateu 14:20
Dhe të gjithë hëngrën dhe u ngopën; pastaj dishepujt mblodhën tepricat në dymbëdhjetë kosha plot.
Mateu 14:21
Dhe ata që hëngrën ishin rreth pesë mijë burra, pa i numëruar gratë dhe fëmijët.
Mateu 14:22
Fill pas kësaj Jezusi i detyroi dishepujt e vet të hyjnë në barkë dhe t`i prijnë në bregun tjetër, deri sa ai t`i lëshojë turmat.
Mateu 14:23
Mbasi i nisi ato, u ngjit vetëm mbi mal për t`u lutur. Dhe kur u ngrys ai gjëndej aty, i vetëm fare.
Mateu 14:24
Ndërkaq barka ndodhej në mes të detit; dhe përplasej nga valët sepse era i ishte e kundërt.
Mateu 14:25
Në rojën e katërt të natës, Jezusi shkoi drejt tyre, duke ecur mbi det.
Mateu 14:26
Dishepujt duke parë atë që po ecte mbi det, u trembën dhe thanë: "Është një fantazmë!". Dhe filluan të bërtasin nga frika;
Mateu 14:27
por menjëherë Jezusi u foli atyre duke thënë: "Qetësohuni; jam unë, mos kini frikë!".
Mateu 14:28
Dhe Pjetri, duke u përgjigjur tha: "Zot, nëse je ti, më urdhëro të vij te ti mbi ujëra".
Mateu 14:29
Ai tha: "Eja!". Dhe Pjetri zbriti nga barka dhe eci mbi ujëra, për të shkuar te Jezusi.
Mateu 14:30
Por, duke parë erën e fortë, kishte frikë, dhe duke filluar të fundosej, bërtiti duke thënë: "O Zot, shpëtomë!".
Mateu 14:31
Dhe Jezusi ia zgjati menjëherë dorën, e zuri dhe i tha: "O njeri besimpak, pse dyshove?".
Mateu 14:32
Pastaj, kur hynë në barkë, era pushoi.
Mateu 14:33
Atëherë ata që ishin në barkë erdhën dhe e adhuruan, duke thënë: "Me të vërtetë ti je Biri i Perëndisë!".
Mateu 14:34
Pastaj, mbasi dolën në bregun tjetër, erdhën në krahinën e Gjenezaretit.
Mateu 14:35
Dhe njerëzit e atij vendi, sapo e njohën, e përhapën fjalën në gjithë krahinën përreth; dhe i sollën të gjithë të sëmurët;
Mateu 14:36
dhe iu lutën që të mund t`i preknin të paktën cepin e rrobes së tij; dhe të gjithë ata që e prekën u shëruan plotësisht.