Referenca Biblike

Lexo Kapitullin

Fjalët e Urta, 13

Kapitulli ka 25 vargje, lexim të këndshëm.

Kapitulli Paraprak Kapitulli i Ardhshëm
Fjalët e Urta 13:1
Një bir i urtë dëgjon mësimet e atit të vet, por tallësi nuk e dëgjon qortimin.
Fjalët e Urta 13:2
Nga fryti i gojës së tij njeriu do të hajë atë që është e mirë, por shpirti i të pabesëve do të ushqehet me dhunë.
Fjalët e Urta 13:3
Kush kontrollon gojën e tij mbron jetën e vet, por ai që i hap shumë buzët e tij shkon drejt shkatërrimit.
Fjalët e Urta 13:4
Shpirti i përtacit dëshiron dhe nuk ka asgjë, por shpirti i atyre që janë të kujdesshëm do të kënaqet plotësisht.
Fjalët e Urta 13:5
I drejti e urren gënjeshtrën, por i pabesi është i neveritshëm dhe do të turpërohet.
Fjalët e Urta 13:6
Drejtësia ruan atë që ndjek një rrugë të ndershme, por pabesia e rrëzon mëkatarin.
Fjalët e Urta 13:7
Ka nga ata që sillen si një i pasur, por nuk kanë asgjë; përkundrazi ka nga ata që sillen si një i varfër, por kanë shumë pasuri.
Fjalët e Urta 13:8
Pasuritë e një njeriu shërbejnë për të shpërblyer jetën e tij, por i varfëri nuk ndjen asnjë kërcënim.
Fjalët e Urta 13:9
Drita e të drejtëve shkëlqen bukur, por llamba e të pabesëve do të shuhet.
Fjalët e Urta 13:10
Nga krenaria rrjedhin vetëm grindjet, por dituria është me ata që u kushtojnë kujdes këshillave.
Fjalët e Urta 13:11
Pasuria e përftuar në mënyrë jo të ndershme do të katandiset në pak gjëra, por atij që e grumbullon me mund do t`i shtohet ajo.
Fjalët e Urta 13:12
Pritja e zgjatur e ligështon zemrën, por dëshira e plotësuar është një dru i jetës.
Fjalët e Urta 13:13
Ai që përçmon fjalën do të shkatërrohet, por ai që respekton urdhërimin do të shpërblehet.
Fjalët e Urta 13:14
Mësimet e të urtit janë burim jete për t`i evituar dikujt leqet e vdekjes.
Fjalët e Urta 13:15
Gjykimi i mirë siguron favor, por veprimi i të pabesëve është i dëmshëm.
Fjalët e Urta 13:16
Çdo njeri i matur vepron me dituri, por budallai kapardiset me marrëzinë e tij.
Fjalët e Urta 13:17
Lajmëtari i keq bie në telashe, por lajmëtari besnik sjell shërim.
Fjalët e Urta 13:18
Mjerimi dhe turpi do të vjinë mbi atë që nuk pranon korrigjimin, por ai që dëgjon qortimin do të nderohet.
Fjalët e Urta 13:19
Dëshira e realizuar është e ëmbël për shpirtin, por për budallenjtë është një gjë e neveritshme largimi nga e keqja.
Fjalët e Urta 13:20
Kush shkon me të urtët bëhet i urtë, por shoku i budallenjve do të bëhet i keq.
Fjalët e Urta 13:21
E keqja përndjek mëkatarët, por i drejti do të shpërblehet me të mirën.
Fjalët e Urta 13:22
Njeriu i mirë i lë një trashëgim bijve të bijve të tij, por pasuria e mëkatarit vihet mënjanë për të drejtin.
Fjalët e Urta 13:23
Ara e punuar e të varfërve jep ushqim me shumicë, por ka nga ata që vdesin për mungesë drejtësie.
Fjalët e Urta 13:24
Kush e kursen shufrën urren birin e vet, por ai që e do e korrigjon me kohë.
Fjalët e Urta 13:25
I drejti ha sa të ngopet, por barku i të pabesëve vuan nga uria.