Kapitulli ka 28 vargje, lexim të këndshëm.
Kapitulli Paraprak Kapitulli i ArdhshëmFjalët e Urta 12:1
Kush e do korrigjimin do diturinë, por ai që e urren kritikën është budalla.
Fjalët e Urta 12:2
Njeriu i mirë gëzon përkrahjen e Zotit, por ky do të dënojë njeriun që sajon plane të këqija.
Fjalët e Urta 12:3
Njeriu nuk bëhet i qëndrueshëm me pabesinë, por rrënja e të drejtëve nuk do të lëvizet kurrë.
Fjalët e Urta 12:4
Gruaja e virtytshme është kurora e burrit të saj, por ajo që e turpëron është si një krimb në kockat e tij.
Fjalët e Urta 12:5
Mendimet e të drejtëve janë drejtësia, por synimet e të pabesëve janë mashtrimi.
Fjalët e Urta 12:6
Fjalët e të pabesëve rrinë në pritë për të derdhur gjak, por goja e njerëzve të drejtë do t`i çlirojë.
Fjalët e Urta 12:7
Të pabesët janë përmbysur dhe nuk janë më, por shtëpia e të drejtëve do të mbetet më këmbë.
Fjalët e Urta 12:8
Një njeri lëvdohet për gjykimin e tij, por ai që ka një zemër të çoroditur do të përçmohet.
Fjalët e Urta 12:9
Është më mirë të të çmojnë pak dhe të kesh një shërbëtor, se sa të të nderojnë dhe të mos kesh bukë.
Fjalët e Urta 12:10
I drejti kujdeset për jetën e bagëtisë së tij, por të përbrendshmet e të pabesëve janë mizore.
Fjalët e Urta 12:11
Kush punon tokën e tij do të ngopet me bukë, por ai që shkon pas kotësive është pa mend.
Fjalët e Urta 12:12
I pabesi dëshiron gjahun e njerëzve të këqij, por rrënja e të drejtëve sjell fryt.
Fjalët e Urta 12:13
Njeriu i keq kapet në kurthin e mëkatit të buzëve të tij, por i drejti do t`i shpëtojë fatkeqësisë.
Fjalët e Urta 12:14
Njeriu do të ngopet me të mira për frytin e gojës së tij, dhe secili do të marrë shpërblimin simbas veprës së duarve të tij.
Fjalët e Urta 12:15
Rruga e budallait është e drejtë para syve të tij, por ai që dëgjon këshillat është i urtë.
Fjalët e Urta 12:16
Budallai e tregon menjëherë pezmatimin e tij, por njeriu i matur e fsheh turpin.
Fjalët e Urta 12:17
Ai që thotë të vërtetën shpall atë që është e drejtë, por dëshmitari i rremë thotë mashtrime.
Fjalët e Urta 12:18
Kush flet pa mend është si ai që shpon me shpatë, por gjuha e të urtëve sjell shërim.
Fjalët e Urta 12:19
Buza që thotë të vërtetën, do të bëhet e qëndrueshme përjetë, por gjuha që gënjen zgjat vetëm një çast.
Fjalët e Urta 12:20
Mashtrimi është në zemrën e atyre që kurdisin të keqen, por për ata që këshillojnë paqen ka gëzim.
Fjalët e Urta 12:21
Asnjë e keqe nuk do t`i ndodhë të drejtit, por të pabesët do të kenë plot telashe.
Fjalët e Urta 12:22
Buzët gënjeshtare janë të neveritshme për Zotin, por ata që veprojnë me çiltërsi i pëlqejnë atij.
Fjalët e Urta 12:23
Njeriu i matur e fsheh diturinë e tij, por zemra e budallenjve shpall budallallëkun e tyre.
Fjalët e Urta 12:24
Dora e njeriut të kujdeshëm do të sundojë, por dora e përtacëve do t`i nënshtrohet punës së detyrueshme.
Fjalët e Urta 12:25
Shqetësimi në zemrën e njeriut e rrëzon atë, por një fjalë e mirë e gëzon atë.
Fjalët e Urta 12:26
I drejti e zgjedh me kujdes shokun e tij, por rruga e të pabesëve i bën që të humbasin.
Fjalët e Urta 12:27
Përtaci nuk e pjek gjahun e tij, por kujdesi për njeriun është një pasuri e çmueshme.
Fjalët e Urta 12:28
Mbi shtegun e drejtësisë ka jetë, dhe mbi këtë shteg nuk ka vdekje.