Psalmet 139:18 Po të doja t`i numëroja, do të ishin më të shumtë se rëra; kur zgjohem jam ende me ty.
Fjalët e Urta 23:35 Do të thuash: "Më kanë rrahur, por nuk më kanë bërë keq; më kanë goditur, por nuk e kam vënë re. Kur të zgjohem, do të kthehem t`i kërkoj përsëri!".
Romakëve 13:11 Dhe këtë aq më shumë duhet të bëjmë, duke ditur kohën, sepse tanimë erdhi ora të zgjohemi nga gjumi, sepse shpëtimi ynë është më afër, se kur besuam.