Eksodi 29:2 disa bukë pa maja, ëmbëlsira pa maja të zëna me vaj dhe revani pa maja të lyer me vaj; (do t`i bësh me majë mielli të grurit).
Levitiku 2:4 Kur çon si fli një blatim ushqimesh të pjekura në furrë, do të jetë me kulaç prej maje mielli, pa maja, të zëna me vaj dhe me revani pa maja të lyer me vaj.
Numrat 6:15 një shportë me bukë të ndorme të përgatitura me majë mielli, me kuleç të zëna me vaj, një revani pa maja të lyer me vaj, me ofertat e tyre ushqimore dhe libacionet e tyre.
Mateu 24:19 Por mjerë gratë shtatzëna dhe ato që do t`u japin gji fëmijëve në ato ditë!
Marku 13:17 Tani mjerë gratë shtatzëna dhe ato me fëmijë në gji në ato ditë!
Lluka 21:23 Mjerë gratë shtatzëna dhe ato që mëndin në ato ditë, sepse do të ketë mjerim të madh në vend dhe mëri mbi këtë popull.