2 i Samuelit 3:31 Pastaj Davidi i tha Joabit dhe tërë popullit që ishte me të: "Grisni rrobat e trupit, mbështilluni me thasë dhe mbani zi për vdekjen e Abnerit!". Edhe mbreti David shkoi pas arkivolit.
Marku 6:21 Por erdhi dita e volitshme dhe Herodi, për ditëlindjen e vet, shtroi një gosti për të mëdhenjtë e tij, për komandantët dhe për parinë e Galilesë.
Marku 11:15 Kështu arritën në Jeruzalem. Dhe Jezusi, mbasi hyri në tempull, filloi t`i dëbojë ata që shisnin dhe blinin brenda tempullit dhe përmbysi tavolinat e këmbyesve të parave dhe ndenjëset e shitësve të pëllumbave.
Lluka 7:14 U afrua, preku arkivolin, dhe ata që e bartnin u ndalën; atëherë ai tha: "Djalosh, unë të them, çohu!".
Lluka 22:6 Dhe ai pranoi dhe kërkonte rastin e volitshëm për t`ua dorëzuar pa qenë e pranishme turma.
Gjoni 2:15 dhe si bëri një kamxhik me litarë, i dëboi të gjithë nga tempulli bashkë me qetë dhe delet, dhe ua hallakati paratë këmbyesve të monedhave dhe ua përmbysi tavolinat,
1 Korintasve 16:12 Sa për vëllanë Apol, iu luta shumë që të vijë tek ju bashkë me vëllezërit, por ai s`deshi kurrsesi të vinte tani; por do të vijë kur ta ketë volinë.
Zbulesa 14:19 Atëherë engjëlli e lëshoi drapërin e tij mbi tokë dhe voli vreshtin e dheut dhe hodhi rrushin në vozën e madhe të zemërimit të Perëndisë.