Fjalët e Urta 9:8 Mos qorto tallësin sepse ai do të të urrejë; qorto të urtin dhe ai do të të dojë.
Fjalët e Urta 9:9 Mësoje të urtin dhe ai do të bëhet edhe më i urtë. Mësoje të drejtin dhe ai do të rritë diturinë e tij.
Predikuesi 7:19 Dituria e bën të urtin më të fortë se dhjetë të fuqishëm në një qytet.
Lluka 1:17 Dhe do të shkojë përpara tij në frymë dhe pushtet të Elias, për t`i kthyer zemrat e prindërve te fëmijët dhe rebelët në urtinë e të drejtëve, për t`ia bërë gati Zotit një popull të përgatitur mirë".
1 Korintasve 1:21 Sepse, duke qenë se nëpërmjet diturisë së Perëndisë bota nuk e njohu Perëndinë me urtinë e vet, Perëndisë i pëlqeu të shpëtojë ata që besojnë nëpërmjet marrëzisë së predikimit,