Eksodi 13:21
Dhe Zoti shkonte para tyre, ditën në një kolonë resh për t`i udhëhequr në rrugë, dhe natën në një kolonë zjarri për t`u bërë atyre dritë, që të mund të ecnin ditën dhe natën.
|
Eksodi 15:13
Me mëshirën tënde, ke udhëhequr popullin që e ke shpenguar; me forcën tënde e ke çuar drejt banesës sate të shenjtë.
|
Levitiku 21:4
Duke qënë një udhëheqës në mes të popullit të tij, nuk do të ndotet duke përdhosur veten e tij.
|
Numrat 33:1
Këto janë etapat e bijve të Izraelit që dolën nga vendi i Egjiptit, simbas formacioneve të tyre, nën udhëheqjen e Moisiut dhe të Aaronit.
|
Ligji i Përtërirë 29:5
Unë ju kam udhëhequr dyzet vjet në shkretëtirë; rrobat tuaja nuk ju janë prishur në trup, sandalet tuaja nuk iu janë konsumuar në këmbët tuaja.
|
Ligji i Përtërirë 33:21
Ai shtie në dorë pjesën e parë për veten e tij, sepse aty ishte pjesa e parë e rezervuar e udhëheqësit; ai erdhi me krerët e popullit dhe zbatoi drejtësinë e Zotit dhe dekretet e tij me Izraelin".
|
Gjyqëtarët 5:9
Zemra ime është me ata udhëheqës të Izraelit që u ofruan spontanisht në mes të popullit. Bekoni Zotin!
|
Gjyqëtarët 11:11
Pastaj Jefteu shkoi tek pleqtë e Galaadit dhe populli e zgjodhi komandant dhe udhëheqës të tij; dhe Jefteu përsëriti para Zotit në Mitspah tërë fjalët që pati thënë më parë.
|
1 i Samuelit 9:16
"Nesër në këtë orë do të dërgoj një njeri nga vendi i Beniaminit, dhe ti do ta vajosësh si udhëheqës të popullit tim të Izraelit. Ai do ta shpëtojë popullin tim nga duart e Filistejve, sepse pashë mjerimin e popullit tim, sepse britmat e tij arritën deri tek unë".
|
2 i Samuelit 4:2
I biri i Saulit kishte dy njerëz që ishin udhëheqës ushtarakë; njeri quhej Baanah dhe tjetri Rekab; ishin bij të Rimonit prej Beerothit, nga fisi i Beniaminit. (Sepse edhe Beerothi konsiderohet si pjesë e Beniaminit,
|
2 i Samuelit 7:8
Tani do t`i thuash kështu shërbëtorit tim David; Kështu thotë Zoti i ushtrive: "Unë të mora nga vatha, ndërsa shkoje me dele, që ti të bëheshe udhëheqës i Izraelit, i popullit tim.
|
2 i Samuelit 22:44
Ti më ke çliruar nga mosmarrëveshjet e popullit tim, më ke ruajtur si udhëheqës i kombeve; një popull që nuk e njihja më ka shërbyer.
|
1 i Kronikave 4:42
Pastaj disa prej tyre, pesëqind burra nga bijtë e Simeonit, shkuan në malin Seir të udhëhequr nga Pelatiahu, Neariahu dhe Uzieli, bij të Ishit.
|
1 i Kronikave 15:21
Matithiahu, Elifalehu, Miknejahu, Obed-Edomi, Jejeli dhe Azaziahu u binin qesteve në oktavë për të udhëhequr këngën;
|
2 i Kronikave 8:9
Por nga bijtë e Izraelit Salomoni nuk përdori asnjë si shërbëtor për punimet e tij; këta ishin përkundrazi njerëzit e tij të luftës, krerët e udhëheqësve të tij dhe komandantët e qerreve dhe të kalorësisë së tij.
|
Nehemia 9:12
Ti i ke udhëhequr ditën me një kallonë reje dhe natën me një kollonë zjarri për t`i ndriçuar rrugën në të cilën do të ecnin.
|
Nehemia 9:19
Megjithatë në shpirtmadhësinë tënde të madhe nuk i ke braktisur në shkretëtirë; kollona e resë nuk u largua prej tyre gjatë ditës për t`i udhëhequr ata në ecje, dhe kollona e zjarrit gjatë natës për t`ua ndriçuar atyre rrugën nëpër të cilën do të ecnin.
|
Psalmet 18:43
Ti më ke çliruar nga grindjet e popullit; ti më ke bërë udhëheqës të kombeve; një popull që nuk e njihja më ka shërbyer.
|
Psalmet 25:9
Ai do të udhëheqë njerëzit zemërbutë në drejtësi dhe do t`u mësojë të përulurve rrugën e tij.
|
Psalmet 42:4
Duke kujtuar këto gjëra, brenda vetes sime i jap shfrim të lirë shpirtit tim, sepse kisha zakon të shkoja me turmën, duke e udhëhequr në shtëpinë e Perëndisë, në mes të këngëve të gëzimit dhe të lëvdimit të një turme në festë.
|
Psalmet 43:3
Dërgo dritën tënde dhe të vërtetën tënde; këto le të më udhëheqin dhe të më çojnë në malin tënd të shenjtë dhe në vendin e banesës sate.
|
Psalmet 48:14
Sepse ky Perëndi është Perëndia ynë në përjetësi, përjetë, gjithnjë; ai do të jetë udhëheqësi ynë deri në vdekje.
|
Psalmet 67:4
Kombet do të gëzohen dhe do të ngazëllojnë, sepse ti do t`i gjykosh drejt popujt dhe do t`i udhëheqësh kombet mbi tokë. (Sela)
|
Psalmet 68:27
Ja, Beniamini, më i vogli, por udhëheqësi i tyre, princat e Judës me trupat e tyre, princat e Zabulonit, princat e Neftalit.
|
Psalmet 73:24
Ti do të më udhëheqësh me këshillën tënde dhe do të më çosh pastaj në lavdi.
|
Psalmet 77:20
Ti e udhëheq popullin tënd si një kope me dorën e Moisiut dhe të Aaronit.
|
Psalmet 78:53
I kishte udhëhequr me siguri dhe ata nuk patën frikë, por deti i kishte përpirë armiqtë e tyre.
|
Psalmet 80:1
Dëgjo, o bari i Izraelit, që udhëheq Jozefin si një kope; ti që rrin mbi Kerubinët, shkëlqe në lavdinë tënde.
|
Psalmet 139:10
edhe aty dora jote do të më udhëheqë dhe dora jote e djathtë do të më kapë.
|
Psalmet 143:10
Më mëso so ta plotësoj vullnetin tënd, sepse ti je Perëndia im; Fryma jote e mirë le të më udhëheqë në tokë të shenjtë.
|
Fjalët e Urta 4:11
Të kam mësuar në rrugën e diturisë, të kam udhëhequr nëpër shtigjet e ndershmërisë.
|
Fjalët e Urta 6:22
Kur do të ecësh, do të të udhëheqin; kur të pushosh, do të të ruajnë; kur të zgjohesh, do të flasin me ty.
|
Fjalët e Urta 11:14
Pa një udhëheqje të urtë populli bie, por gjen shpëtim në numrin e madh të këshilltarëve.
|
Isaia 3:12
Shtypësit e popullit tim janë fëmijë, dhe gratë sundojnë mbi të. O populli im, ata që të udhëheqin të çojnë jashtë rruge dhe shkatërrojnë shtegun që ti përshkon.
|
Isaia 9:15
aaa see Ata që udhëheqin këtë popull e bëjnë të shkojë në rrugë të gabuar, dhe ata që udhëhiqen prej tyre i përpijnë.
|
Isaia 40:11
Ai do të kullosë kopenë e tij si një bari, do t`i mbledhë qengjat me krahun e tij dhe do t`i mbajë në gji të tij, dhe do të udhëheqë me ëmbëlsi dhe kujdes delet që kanë të vegjëlit e tyre.
|
Isaia 48:17
Kështu thotë Zoti, Çliruesi yt, i Shenjti i Izraelit: "Unë jam Zoti, Perëndia yt, që të mëson për të mirën tënde, që të udhëheq nëpër rrugën që duhet të ndjekësh.
|
Isaia 49:10
Nuk do të kenë as uri as etje, nuk do të goditen më as nga vapa as nga dielli, sepse ai që ka mëshirë për ta do t`i udhëheqë dhe do t`i çojë te burimet e ujit.
|
Isaia 51:18
Midis gjithë bijve që ka pjellë nuk ka asnjë që ta udhëheqë; midis gjithë bijve që ka rritur nuk ka asnjë që ta marrë prej dore.
|
Isaia 57:18
I pashë rrugët e tij, por unë do ta shëroj, do ta udhëheq dhe do t`i jap përsëri ngushëllimet e mia atij dhe të tijve që janë të pikëlluar.
|
Isaia 58:11
Zoti do të të udhëheqë vazhdimisht, do të ngopë shpirtin tënd në vendet e thata dhe do t`u japë forcë kockave të tua; ti do të jesh si një kopsht i vaditur dhe si një burim uji, ujërat e të cilit nuk shterojnë.
|
Vajtimet 3:2
Ai më ka udhëhequr dhe më ka bërë të eci nëpër terr dhe jo në dritë.
|
Mateu 2:6
"Dhe ti, Bethlehem, tokë në Jude, nuk je aspak më e parendësishmja ndër princat e Judesë, sepse nga ti do të dalë një udhëheqës, që do të kullotë popullin tim, Izraelin"".
|
Mateu 23:10
As mos lejoni që t`ju quajnë udhëheqës, sepse vetëm një është udhëheqësi juaj: Krishti.
|
Mateu 23:16
Mjerë ju, udhëheqës të verbër, që thoni: "Në qoftë se dikush betohet për tempullin, kjo s`është gjë; por në qoftë se betohet për arin e tempullit, është i detyruar".
|
Mateu 23:24
Udhëheqës të verbër, që sitni mushkonjën dhe kapërdini devenë!
|
Lluka 1:79
për të ndriçuar ata që dergjeshin në errësirë dhe në hijen e vdekjes, për të udhëhequr hapat tona në udhën e paqes".
|
Jakobit 1:14
Por secili tundohet i udhëhequr dhe i mashtruar nga lakminë e vet.
|