Mateu 4:1 Atëherë Fryma e çoi Jezusin në shkretëtirë, që djalli ta tundonte.
Mateu 22:18 Por Jezusi, duke e njohur ligësinë e tyre, tha: "Pse më tundoni, o hipokritë?
Marku 12:15 Por ai, duke njohur hipokrizinë e tyre, u tha atyre: "Përse më tundoni? Më sillni një denar që ta shoh!".
Veprat 5:9 Atëherë Pjetri i tha: "Pse u morët vesh që ta tundoni Frymën e Zotit? Ja, këmbët e atyre që e varrosën burrin tënd janë në prag të derës dhe do të të mbartin jashtë edhe ty!".
Veprat 15:10 Tani, pra, pse e tundoni Perëndinë, duke u vënë mbi qafën e dishepujve një zgjedhë që as etërit tanë e as ne nuk mund ta mbajmë?
Jakobit 1:13 Askush kur tundohet të mos thotë: "Jam tunduar nga Perëndinë", sepse Perëndia nuk mund të tundohet nga e keqja, dhe ai vet nuk tundon asnjeri.