2 i Samuelit 23:18 Abishai, vëlla i Joabit dhe biri Tserujahut, ishte prijës i një treshe tjetër. Ngriti ushtën e tij kundër treqind njerëzve dhe i vrau; kështu u bë i famshëm në mes të treve.
2 i Samuelit 23:19 Ishte më i dëgjuari i treshes; prandaj u bë dhe kryetari i tyre, por nuk arriti të barazohet me tre të parët.
2 i Samuelit 23:23 Ishte më i dëgjuari i të tridhjetëve, por nuk arriti të barazohet me treshen e parë. Davidi e bëri shef të truprojes së tij.
Predikuesi 4:12 Në rast se dikush mund të mposhtë atë që është vetëm, dy veta mund t`i rezistojnë; një litar tresh nuk këputet aq shpejt.