Lista e vargjeve të Biblës ku gjendet fjala trëmbi
Vargu
Esdra 4:4 Atëherë njerëzit e vendit filluan ta shkurajojnë popullin e Judës dhe ta trëmbin, me qëllim që të mos ndërtonin.
Nehemia 6:14 O Perëndia im, kujtoje Tobiahun dhe Sanbalatin, për këto vepra të tyre, si edhe profeteshën Noadiah dhe profetët e tjerë që kanë kërkuar të më trembin!
Jobi 18:11 Gjëra të tmerrshme e trembin nga çdo anë dhe e ndjekin në çdo hap.
Psalmet 119:39 Largo nga unë fyerjet e rënda, që më trëmbin, sepse dekretet e tua janë të mira.
Ezekieli 30:9 Atë ditë do të nisen në praninë time lajmëtarë mbi anije, që do të trembin Etiopinë e shkujdesur; dhe një ankth i madh do t`i pushtojë ata si në ditën e Egjiptit. Po, ja gjëja është duke ndodhur".