Levitiku 10:19 Aaroni i tha pastaj Moisiut: "Ja, sot ata më kanë ofruar flijimin e tyre për mëkatin dhe olokaustin e tyre përpara Zotit, dhe më kanë ndodhur gjëra të tilla; po të kisha ngrënë sot viktimën e flijimit për mëkatin, a do t`i pëlqente kjo syve të Zotit?".
Ligji i Përtërirë 16:7 Do ta pjekësh viktimën dhe do ta hash në vendin që Zoti, Perëndia yt, ka zgjedhur; dhe në mëngjes do të largohesh dhe do të kthehesh në çadrat e tua.
Jobi 28:26 kur bëri një ligj për shiun dhe një rrugë për vetëtimën e bubullimave,
Jobi 37:3 Ai lëshon vetëtimën e tij nën gjithë qiellin dhe deri në skajet e tokës.
Psalmet 118:27 Zoti është Perëndia dhe ka bërë që mbi ne të shkëlqejë drita e tij; lidheni viktimën e flijimit në brirët e altarit.
Predikuesi 2:10 Tërë ato që sytë e mi dëshironin, nuk ua mohova atyre; nuk i refuzova zemrës sime asnjë qejf, sepse zemra ime kënaqej me çdo punë timen; dhe ky ka qenë shpërblimi për çdo punë të bërë nga unë.
Habakuku 3:11 Dielli dhe hëna kanë mbetur në banesën e tyre; në dritën e shigjetave të tua lëvizën me të shpejtë, në vetëtimën e ushtës sate flakëruese.
Mateu 20:15 A nuk më lejohet të bëj me timen ç`të dua? Apo bëhesh sylig, sepse unë jam i mirë?".