Lista e vargjeve të Biblës ku gjendet fjala thundra
Vargu
Levitiku 11:3 Mund të hani çdo kafshë dythundrake që e ka këmbën të ndarë dhe ripërtypet.
Levitiku 11:4 Por nga ripërtypësit dhe nga dythundrakët nuk do të hani këto: devenë sepse përtypet, por nuk është dythundrake; për ju është e papastër;
Levitiku 11:5 baldosën, sepse ripërtypet, por nuk është dythundrake; për ju është e papastër;
Levitiku 11:6 lepurin, sepse ripërtypet, por nuk është dythundrak; për ju është i papastër;
Levitiku 11:7 derrin, sepse është dythundrak dhe e ka këmbën të ndarë, por nuk është ripërtypës; për ju është i papastër.
Levitiku 11:26 Çdo kafshë dythundrake që nuk e ka këmbën të ndarë dhe nuk ripërtypet është e papastër për ju; kushdo që do ta prekë do të bëhet i papastër.
Gjyqëtarët 5:22 Atëherë thundrat e kuajve trokëllinin me forcë në galop, në galopin e pitokëve të tyre.
Isaia 5:28 Shigjetat e tyre janë me majë dhe tërë harqet e tyre janë të nderura; thundrat e kuajve të tyre do të duken si gurë dhe rrotat e qerreve të tyre si një shakullimë.
Ezekieli 32:13 Do të bëj që të ngordhë krejt gjëja e gjallë e tij mbi brigjet e ujrave të mëdha, që nuk do të turbullohen më nga këmba e njeriut, as thundra e kafshëve nuk do t`i turbullojë.