1 i Mretërve 22:34 Por një njeri lëshoi rastësisht shigjetë me harkun e tij dhe goditi mbretin e Izraelit midis sythave të parzmores të tij; prandaj mbreti i tha karrocierit: "Kthehu dhe më ço jashtë rrëmujës, sepse jam i plagosur".
Psalmet 74:15 Bëre që të dalin burime dhe përrenj dhe thave lumenj të përhershëm.
Lluka 16:26 Dhe, veç të gjithave, midis nesh dhe jush është një humnerë e madhe, kështu që ata që do të donin të kalonin që këtej tek ju nuk munden; po ashtu askush nuk mund të kalojë që andej te ne".
Galatasve 4:1 Edhe them se për sa kohë trashëgimtari është i mitur, nuk dallohet fare nga skllavi, megjithëse është zot i të gjithave,
Hebrenjve 7:2 dhe Abrahami i dha atij edhe të dhjetën e të gjithave. Emri i tij do të thotë më së pari "mbreti i drejtësisë", dhe pastaj edhe "mbreti i Salemit", domethënë "mbreti i paqes".
1 Pjetrit 4:7 Tashmë fundi i të gjithave u afrua; jini, pra, të përkorë dhe rrini zgjuar për t`iu kushtuar lutjeve.