Ligji i Përtërirë 32:10 Ai e gjeti në një tokë të shkretë, në një vetmi të helmuar dhe të mjerë. Ai e rrethoi, u kujdes për të dhe e ruajti si bebja e syrit të tij.
Psalmet 17:8 Më ruaj si beben e syrit; më mbulo, nën hijen e krahëve të tu,
Ezekieli 9:5 Dhe të tjerëve u tha, në mënyrë që unë ta dëgjoja: "Kaloni nëpër qytet pas tij dhe goditni; syrit tuaj të mos i vijë keq dhe mos kini mëshirë aspak.
Ezekieli 9:10 Prandaj edhe syrit tim nuk do t`i vijë keq dhe nuk do të kem aspak mëshirë, por do të bëj që t`u bjerë mbi kokë sjellja e tyre".
Zakaria 2:8 Sepse kështu thotë Zoti i ushtrive: "Lavdia e tij më ka dërguar te kombet që ju kanë plaçkitur, sepse ai që ju prek prek beben e syrit të tij.
Zakaria 11:17 Mjerë bariu i pavlerë që e braktis kopenë! Një shpatë do të jetë kundër krahut të tij dhe kundër syrit të tij të djathtë. Krahu i tij do të thahet krejt dhe syri i tij do të verbohet fare.