Lista e vargjeve të Biblës ku gjendet fjala sulmoi
Vargu
Zanafilla 14:15 Ai i ndau forcat e tij kundër tyre natën, dhe me shërbyesit e tij i sulmoi dhe i ndoqi deri në Hobah, që ndodhet në të majtë të Damaskut.
Jozueu 10:31 Pastaj Jozueu, dhe tërë Izraeli bashkë me të, kaloi nga Libnahu në Lakish; vendosi kampin e vet kundër tij dhe e sulmoi.
Gjyqëtarët 9:52 Kështu Abimeleku arriti në këmbët e kalasë dhe e sulmoi; iu afrua pastaj portës së kalasë për t`i vënë flakën.
1 i Samuelit 30:17 Davidi i sulmoi nga muzgu deri në mbrëmjen e ditës tjetër; asnjeri prej tyre nuk shpëtoi, përveç katërqind të rinjve që u hipën deveve dhe ia mbathën.
2 i Samuelit 12:29 Atëherë Davidi mblodhi tërë popullin, shkoi në Rabah, e sulmoi dhe e pushtoi.
1 i Mretërve 20:1 Ben-Hadadi, mbret i Sirisë, mblodhi tërë ushtrinë e tij; me të ishin tridhjetë e dy mbretër me kuaj dhe qerre; pastaj u nis, rrethoi Samarinë dhe e sulmoi.