Lista e vargjeve të Biblës ku gjendet fjala shtien
Vargu
Ligji i Përtërirë 3:20 për deri sa Zoti t`i lërë vëllezërit tuaj të çlodhen, ashtu siç bëri me juve, dhe të shtien edhe ata në dorë vendin që Zoti, Perëndia juaj, u jep atyre matanë Jordanit. Pastaj secili ka për t`u kthyer në trashëgiminë që ju dhashë".
2 i Kronikave 34:28 "Ja, unë do të të bashkoj me etërit e tu, dhe do të të shtien në paqe në varrin tënd; sytë e tu nuk do të shohin tërë të keqen që unë do t`i sjell këtij vendi dhe banorëve të tij"". Ata ia njoftuan mesazhin mbretit.
Jobi 15:24 Fatkeqësia dhe ankthi i shtien frikë, e sulmojnë si një mbret gati për betejë,
Isaia 7:1 Ndodhi në ditët e Ashazit, birit të Jothamit, birit të Uziahut, mbret i Judës, që Retsini, mbret i Sirisë dhe Pekahu, bir i Remaliahut, mbret i Izraelit, dolën për luftë kundër Jeruzalemit, por nuk arritën ta shtien në dorë.
Jeremia 34:22 Ja, unë do të jap urdhrin", thotë Zoti, "dhe do të bëj që të kthehen kundër këtij qyteti, do të luftojnë kundër tij, do ta shtien në dorë, do t`i vënë flakën; dhe do t`i bëj qytetet e Judës një shkreti pa banorë".
Jeremia 37:8 Kaldeasit do të kthehen dhe do të luftojnë kundër këtij qyteti, do ta shtien në dorë dhe do ti vënë flakën".
Ezekieli 7:24 Do të sjell kombe të këqija që do të shtien në dorë shtëpitë e tyre; do ta ul kryelartësinë e të fuqishmëve dhe vendet e tyre të shenjta do të përdhosen.