Lista e vargjeve të Biblës ku gjendet fjala shpejtoj
Vargu
Psalmet 55:8 Do të shpejtoja për të gjetur një strehë nga era e furishme dhe nga furtuna".
Isaia 49:17 Bijtë e tu do të shpejtojnë, shkatërruesit e tu dhe rrënuesit e tu do të largohen prej teje.
Isaia 59:7 Këmbët e tyre vrapojnë drejt së keqes dhe shpejtojnë të derdhin gjak të pafaj; mendimet e tyre janë mendime paudhësie; në shtigjet e tyre ka pikëllim dhe shkatërrim.
Isaia 60:22 Më i vogli do të bëhet një mijëshe, minimumi një komb i fuqishëm. Unë, Zoti, do t`i shpejtoj gjërat në kohën e tyre.
Romakëve 9:28 Në fakt ai do ta realizojë vendimin e tij me drejtësi, sepse Zoti do ta realizojë dhe do ta përshpejtojë vendimin e tij mbi tokë.