Lista e vargjeve të Biblës ku gjendet fjala shortarin
Vargu
Ligji i Përtërirë 18:10 Të mos gjendet midis teje ndonjë që e kalon birin ose bijën e vet nëpër zjarr, as ndonjë që praktikon shortarinë, bën parashikime, interpreton shenjat dhe merret me magji,
Jozueu 13:22 Bijtë e Izraelit vranë gjithashtu me shpatë Balaamin, birin e Beorit, shortarin, bashkë me të tjerët që u vranë në radhët e Madianitëve.
2 i Mretërve 17:17 kaluan nëpër zjarr bijtë dhe bijat e tyre, praktikuan shortarinë, interpretuan shenjat e këqija dhe bënë atë që është e keqe në sytë e Zotit, duke shkaktuar zemërimin e tij.
2 i Kronikave 33:6 I kaloi bijtë e tij nëpër zjarr në luginën e birit të Hinomit; përdori magjinë, shortarinë, dhe shtrigërinë, dhe konsultoi mediumet dhe magjistarët. Bëri plotësisht atë që është e keqe në sytë e Zotit, duke provokuar zemërimin e tij.
Ezekieli 13:23 Prandaj nuk do të keni më vegime të rreme dhe nuk do të praktikoni më shortarinë, dhe unë do ta çliroj popullin tim nga duart tuaja; atëherë do të pranoni që unë jam Zoti".