Eksodi 28:37 Do t`i lidhësh asaj një rrip ngjyrë vjollce, për ta bashkuar me çallmën; ajo duhet të ndodhet në pjesën e përparme të çallmës.
1 i Mretërve 20:41 Atëherë ai hoqi me nxitim nga sytë rripin e përlhurës dhe mbreti i Izraelit e pa që ishte një nga profetët.
2 i Mretërve 21:13 Do të zgjas mbi Jeruzalem rripin matës të Samarisë dhe plumbçen e shtëpisë së Ashabit, dhe do ta pastrojë Jeruzalemin si pastrohet një pjatë e cila, pasi të jetë pastruar, kthehet përmbys.
2 i Kronikave 29:34 Por priftërinjtë ishin shumë të pakët dhe nuk mund të rripnin tërë olokaustet; prandaj vëllezërit e tyre, Levitët, i ndihmuan deri sa mbaroi tërë puna dhe deri sa të shenjtëroheshin priftërinjtë e tjerë, sepse Levitët e kishin zemrën më të pastër në shenjtërimin e priftërinjve.
Ezekieli 13:18 dhe thuaj: Kështu thotë Zoti, Zoti: Mjerë gratë që qepin rripa në të gjitha kyçet e dorës dhe bëjnë vela për kokat e çdo lartësie për të gjuajtur shpirtërat. A besoni ju të gjuani shpirtërat e popullit tim dhe të shpëtoni jetën tuaj?
Ezekieli 13:20 Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: "Ja, unë jam kundër rripave tuaja me të cilat ju gjuani shpirtërat sikur të ishin zogj; do t`i shkëpus nga krahët tuaja dhe do t`i çliroj shpirtërat, ato shpirtëra që ju i gjuani si zogj.
Gjoni 11:44 Atëherë i vdekuri doli, me duart e këmbët të lidhura me rripa pëlhure dhe me fytyrën të mbështjellë në një rizë. Jezusi u tha atyre: "Zgjidheni dhe lëreni të shkojë!".
Veprat 22:25 Por, kur e shtrinë, të lidhur me rripa, Pali i tha centurionit që ishte aty: "A është e ligjshme për ju të rrihni me kamxhik një qytetar romak, ende të pagjykuar?".