Lista e vargjeve të Biblës ku gjendet fjala qëndrore
Vargu
Eksodi 26:28 Traversa qëndrore, në mes të dërrasave, do të kalojë nga njëra anë në tjetrën.
Gjyqëtarët 16:29 Pastaj Sansoni kapi dy shtyllat qendrore, që mbanin tempullin, dhe u mbështet tek ato, tek njera me dorën e djathtë dhe tek tjetra me dorën e majtë;
1 i Mretërve 8:64 Po atë ditë mbreti shenjtëroi pjesën qendrore të oborrit, që ndodhet përpara shtëpisë të Zotit; në fakt atje ai ofroi olokauste, blatimet ushqimore dhe dhjamin e flijimeve të falënderimit, sepse altari prej bronzi, që ndodhet përpara Zotit, ishte tepër i vogël për të nxënë olokaustet, blatimet e ushqimit dhe dhjamin e flijimeve të falënderimit.
2 i Kronikave 7:7 Salomoni shenjtëroi pjesën qëndrore të oborrit që ishte përballë shtëpisë të Zotit; aty pikërisht ofroi olokauste dhe dhjamin e flijimeve të falenderimit, sepse altari prej bronzi që Salomoni kishte bërë nuk i zinte dot olokaustet, blatimet e ushqimit dhe dhjamin.
Ezekieli 15:4 Ja, e hedh në zjarr për t`u djegur; zjarri djeg dy anët e tij dhe pjesa e tij qendrore karbonizohet. A mund të jetë vallë i dobishëm për ndonjë punë?