Lista e vargjeve të Biblës ku gjendet fjala pozita
Vargu
1 i Kronikave 27:28 Baal-Hanani nga Gederi ishte caktuar për ullishtet dhe për fiqtë e egjiptit që ndodheshin në fushë; Joashi ishte caktuar për depozitat e vajit;
2 i Kronikave 15:16 Ai hoqi nga pozita që kishte si mbretëreshë edhe Maakahën, nënën e mbretit Asa, sepse ajo kishte bërë një shëmbëlltyrë të neveritshme të Asherahut. Pastaj Asa e shkatërroi shëmbëlltyrën, e bëri copë-copë dhe e dogji pranë përroit Kidron.
2 i Kronikave 32:27 Ezekia pati pasuri shumë të mëdha dhe nder. Ai bëri depozita për argjendin, arin, gurët e çmuar, aromat, mburojat, dhe për çdo lloj objektesh të çmuara,
Nehemia 13:31 Dhashë gjithashtu dispozita lidhur me ofertën e druve në kohë të caktuara dhe lidhur me prodhimet e para. Më kujto, o Perëndia im, për të më bërë të mira!
Jobi 33:5 Në rast se mundesh, m`u përgjigj; përgatitu gjithashtu të mbrosh pozitat e tua.
Jobi 38:22 Vallë, a ke hyrë ndonjë herë në depozitat e borës ose a ke parë vallë depozitat e breshërit
Psalmet 135:7 Ai i larton avujt nga skajet e tokës, prodhon vetëtimat për shiun, e nxjerr erën nga depozitat e tij.
Jeremia 51:16 Kur nxjerr zërin e tij, ka një zhurmë ujërash në qiell; ai bën që të ngjiten avujt nga skajet e tokës, prodhon rrufetë për shiun dhe e nxjerr erën nga depozitat e tij.