pasuri

  • Fjala pasuri
  • Gjendet në Bibël 43

Konkordanca

Lista e vargjeve të Biblës ku gjendet fjala pasuri


Vargu
Zanafilla 12:5
Dhe Abrami mori me vete Sarajn, gruan e tij, dhe Lotin, birin e të vëllait, dhe të gjithë pasurinë që kishin grumbulluar dhe personat që kishin blerë në Haran, dhe u nisën për të vajtur në vendin e Kanaanëve. Kështu ata arritën në vendin e Kanaanit.
Zanafilla 13:6
Dhe vendi nuk ishte në gjendje t`i mbante, po të banonin bashkë, sepse pasuritë e tyre ishin aq të mëdha sa nuk mund të qëndronin bashkë.
Zanafilla 14:11
Dhe kështu fituesit shtinë në dorë tërë pasuritë e Sodomës dhe të Gomorës dhe tërë ushqimet e tyre, dhe ikën.
Zanafilla 14:12
Morën me vete edhe Lotin, djali i vëllait të Abramit, bashkë me pasurinë e tij, dhe ikën. Loti banonte në Sodomë.
Zanafilla 14:16
Kështu ai rimori tërë pasurinë dhe solli me vete edhe Lotin, të vëllanë, dhe tërë pasurinë e tij, si edhe gratë dhe popullin.
Zanafilla 14:21
Pastaj mbreti i Sodomës i tha Abramit: "Nëm personat dhe merr për vete pasuritë".
Zanafilla 15:14
Por unë do të gjykoj kombin shërbyesit e të cilit do të kenë qënë; pas kësaj, ata do të dalin me pasuri të mëdha.
Zanafilla 24:2
Dhe Abrahami i tha shërbyesit më të moshuar të shtëpisë së tij që qeveriste tërë pasuritë e tij: "Vëre dorën tënde nën kofshën time;
Zanafilla 31:1
Por Jakobi dëgjoi fjalët e bijve të Labanos që thoshin: "Jakobi mori gjithçka kishte ati ynë; dhe me atë që i përkiste atit tonë, ai krijoi gjithë këtë pasuri".
Zanafilla 31:16
Të gjitha pasuritë që Perëndia i hoqi atit tonë janë tonat dhe të bijve tanë; prandaj bëj të gjitha ato që Perëndia të ka thënë".
Zanafilla 31:18
dhe mori me vete tërë bagëtinë e tij duke marrë me vete gjithë pasurinë që kishte vënë, bagëtinë që i përkiste dhe atë që e kishte blerë në Padam-Aram, për të vajtur tek Isaku, në vendin e Kanaanëve.
Zanafilla 34:23
Bagëtia e tyre, pasuria e tyre dhe kafshët e tyre a nuk do të bëhen ndofta një ditë tonat? Le të pranojmë kërkesën e tyre dhe ata do të banojnë bashkë me ne".
Zanafilla 34:29
dhe morën me vete si plaçkë tërë pasuritë e tyre, tërë fëmijët e tyre të vegjël, gratë e tyre dhe gjithçka ndodhej në shtëpitë.
Zanafilla 36:6
Pastaj Esau mori gratë e tij, bijtë dhe bijat e tij, gjithë njerëzit e shtëpisë së tij, kopetë e tij, tërë bagëtinë e tij dhe tërë pasurinë që kishte blerë në vendin e Kanaanëve, dhe shkoi në një vend, larg vëllait të tij Jakob,
Zanafilla 36:7
sepse pasuritë e tyre ishin tepër të mëdha, që ata të mund të banonin bashkë; vendi ku rrinin nuk ishte në gjendje t`i mbante për shkak të bagëtisë së tyre.
Eksodi 22:8
Në rast se nuk gjendet vjedhësi, i zoti i shtëpisë do të dërgohet para Perëndisë për t`u betuar se nuk ka vënë dorë mbi pasurinë e fqinjit të tij.
Eksodi 22:11
të dy palët do të betohen para Zotit për të mësuar në se marrësi në dorëzim nuk ka vënë dorë mbi pasurinë e fqinjit të tij. I zoti i gjësë do të pranojë betimin, dhe tjetri nuk do të jetë i detyruar të lajë dëmet.
Eksodi 30:15
I pasuri nuk do të japë më tepër, as i varfëri më pak se gjysmë sikli, kur do t`i bëhet kjo ofertë Zotit për të shlyer fajet e jetës suaj.
Levitiku 27:24
Vitin e jubileut ara do t`i kthehet atij që i qe blerë dhe pasurisë së cilës ajo bënte pjesë.
Levitiku 27:28
Megjithatë nuk do të mund të shitet a të shpengohet asgjë nga ato që i janë caktuar Zotit dhe që dikush ka caktuar për Zotin, midis tërë gjërave që i përkasin, qoftë një person, një kafshë o një copë toke nga pasuria e tij; çdo gjë e caktuar Perëndisë është një gjë shumë e shenjtë për Zotin.
Numrat 16:32
toka hapi gojën e saj dhe i gëlltiti me gjithë familjet e tyre, me të gjithë njerëzit që mbanin anën e Koreut, me të gjitha pasuritë e tyre.
Numrat 31:9
Bijtë e Izraelit zunë robinja edhe të gjitha gratë e Madianit dhe fëmijët e tyre, rrëmbyen tërë bagëtinë e tyre, tërë kopetë e tyre dhe tërë pasuritë e tyre;
Ligji i Përtërirë 8:17
Ruhu, pra, të thuash në zemrën tënde: "Forca ime dhe fuqia e dorës sime m`i kanë siguruar këto pasuri".
Ligji i Përtërirë 8:18
Por kujto Zotin, Perëndinë tënd, sepse ai të jep forcën për të fituar pasuri, për të ruajtur besëlidhjen për të cilën Ai iu betua etërve të tu, ashtu siç është në fuqi sot.
Ligji i Përtërirë 18:8
Ata do të marrin për mbajtjen e tyre pjesë të barabarta, përveç parave nga shitja e pasurisë së tyre.
Ligji i Përtërirë 21:16
ditën që u lë me testament pasurinë që zotëron bijve, nuk mund t`i shënojë të drejtën e paralindjes djalit të gruas që dashuron duke e preferuar nga djali i gruas që urren që është i parëlinduri;
Jozueu 14:4
sepse bijtë e Jozefit formonin dy fise, atë të Manasit dhe atë të Efraimit; Levitëve nuk iu dha asnjë pjesë në vend, por vetëm disa qytete për të banuar bashkë me kullota për bagëtinë e tyre dhe pasuritë që kishin.
Jozueu 22:8
dhe u foli atyre, duke thënë: "Ju po ktheheni në çadrat tuaja me pasuri të mëdha, me një numër të madh bagëtish, me argjend, me flori, me bronz, me hekur e një numër të madh rrobash; ndani me vëllezërit plaçkën e armiqve tuaj".
1 i Samuelit 17:25
Njerëzit e Izraelit thonin: "E keni parë këtë njeri që shkon përpara? Ai shkon përpara për të vënë në provë sedrën e Izraelit. Ai që do ta vrasë, kushdo qoftë, do të shpërblehet me pasuri të mëdha nga mbreti, ky do t`i japë për grua të bijën dhe do të përjashtojë nga çdo haraç shtëpinë e atit të tij në Izrael".
2 i Samuelit 12:2
I pasuri kishte një numër të madh kopesh me bagëti të imët dhe të trashë;
1 i Mretërve 3:11
Atëherë Perëndia i tha: "Me qenë se kërkove këtë dhe nuk kërkove për vete as jetë të gjatë, as pasuri, as vdekjen e armiqve të tu, por ke kërkuar zgjuarsi për të kuptuar atë që është e drejtë,
1 i Mretërve 3:13
Po të jap edhe atë që nuk ke kërkuar: pasuri dhe lavdi, kështu që midis mbretërve nuk do të ketë asnjë si ti, për të gjitha ditët e jetës sate.
1 i Mretërve 10:23
Kështu mbreti Salomon ua kaloi në pasuri dhe dituri tërë mbretërve të tokës.
1 i Kronikave 27:31
Jazizi, Hagariti, ishte caktuar me kopetë e bagëtive të imta. Tërë këta ishin administratorë të pasurive të mbretit David.
1 i Kronikave 29:12
Nga ti vijnë pasuria dhe lavdia; ti sundon mbi gjithçka; në dorën tënde janë forca dhe fuqia, dhe ti ke fuqinë për të bërë të madh dhe për t`u dhënë forcë të gjithëve.
1 i Kronikave 29:28
Vdiq shumë plak, i ngopur me ditë, me pasuri dhe lavdi. Në vend të tij mbretëroi i biri, Salomoni.
2 i Kronikave 1:11
Perëndia i tha Salomonit: "Me qenë se kjo ishte gjëja që kishe në zemër dhe nuk më ke kërkuar as pasuri, as mall, as lavdi, as jetën e armiqve të tu dhe as jetë të gjatë, por kërkove për vete diturin dhe zgjuarsin që të mund të qeverisësh popullin tim mbi të cilin të vura mbret,
2 i Kronikave 1:12
dituria dhe zgjuarsia të janë dhënë. Përveç tyre do të të jap pasuri, mall dhe lavdi, të cilat nuk i ka pasur asnjë mbret para teje dhe nuk do t`i ketë asnjë pas teje".
2 i Kronikave 9:22
Kështu mbreti Salomon ua kaloi për pasuri dhe dituri tërë mbretërve të dheut.
2 i Kronikave 17:5
Prandaj Zoti e përforcoi mbretërinë në duart e tij. Tërë Juda i çonte dhurata Jozafatit, dhe ai pati me shumicë pasuri dhe lavdi.
2 i Kronikave 18:1
Jozafati pati pasuri të mëdha dhe lavdi; ai bëri krushqi me Ashabin.
2 i Kronikave 20:25
Atëherë Jozafati dhe njerëzit e tij shkuan për të marrë plaçkën e luftës; midis tyre gjetën një sasi të madhe pasurish mbi kufomat e tyre dhe sende me vlerë; morën për vete më tepër se sa mund t`i mbartnin; iu deshën tri ditë për të marrë plaçkën, aq e shumtë ishte ajo.
2 i Kronikave 21:17
dhe këta dolën kundër Judës, e pushtuan dhe morën me vete tërë pasuritë që gjetën në pallatin mbretëror, duke përfshirë bijtë dhe gratë e tij; kështu nuk i mbeti asnjë bir përveç Jehoahazit, më i vogli prej bijve të tij.
2 i Kronikave 31:3
Mbreti caktoi edhe pjesën e pasurive të tij, që do t`i caktoheshin për olokauste; olokaustet e mëngjesit dhe të mbrëmjes, olokaustet e të shtunave, të ditëve të hënës së re dhe të festave solemne, ashtu siç është shkruar në ligjin e Zotit.
2 i Kronikave 32:27
Ezekia pati pasuri shumë të mëdha dhe nder. Ai bëri depozita për argjendin, arin, gurët e çmuar, aromat, mburojat, dhe për çdo lloj objektesh të çmuara,
2 i Kronikave 32:29
Vec këtyre ndërtoi qytete dhe pati një numër të madh kopesh dhe bagetish të trasha, sepse Perëndia i kishte dhënë pasuri shumë të mëdha.
2 i Kronikave 35:7
Pastaj Josia u dha njerëzve të popullit, gjithë atyre që ishin të pranishëm, bagëti të imta, qengja dhe keca, gjithsej tridhjetë mijë kokë, të tëra për Pashkët, si edhe tre mijë qe; kjo vinte nga pasuria e mbretit.
Esdra 7:26
Dhe ai që nuk respekton ligjin e Perëndisë tënd dhe ligjin e mbretit t`i jepet menjëherë gjyqit, ose me vdekje, ose me dëbim ose me konfiskimin e pasurisë ose me burgim".
Esdra 8:21
Aty, pranë lumit Ahava, unë shpalla një agjerim për t`u përulur përpara Perëndisë tonë, për t`i kërkuar një udhëtim të sigurt për ne, për fëmijët tanë dhe për të gjitha pasuritë tona.
Esdra 10:8
në rast se dikush nuk do të vinte brenda tri ditëve sipas këshillës së krerëve dhe të pleqve, tërë pasuritë e tij do të konfiskoheshin dhe ai vetë do të përjashtohej nga asambleja e të kthyerve nga robëria.
Nehemia 5:13
Shkunda pastaj palën e rrobave të mia dhe thashë: "Kështu Perëndia ta shkundë nga shtëpia e tij dhe nga pasuria e tij cilindo që nuk do ta mbajë këtë premtim! Kështu të shkundet dhe të zbrazet ai nga të gjitha!". Atëherë tërë asambleja tha: "Amen!", dhe lavdëruan Zotin. Populli veproi sipas atij premtimi.
Ester 1:4
Atëherë ai tregoi pasuritë dhe lavdinë e mbretërisë së tij, madhështinë dhe epërsinë e saj për shumë ditë, njëqind e tetëdhjetë ditë.
Ester 3:13
Këto dokumente u dërguan me anë korierësh në të gjitha krahinat e mbretit, me qëllim që të shkatërroheshin, të vriteshin dhe të shfaroseshin tërë Judejtë, të rinj dhe pleq, fëmijë dhe gra, në një ditë të vetme, më trembëdhjetë të muajit të dymbëdhjetë, që është muaji i Adarit, dhe të plaçkiteshin pasuritë e tyre.
Ester 5:11
Pastaj Hamani u foli atyre mbi shkëlqimin e pasurive të tij, mbi numrin e madh të bijve të tij, mbi të gjitha gjërat me të cilat mbreti e kishte nderuar, dhe si e kishte ngritur mbi princat dhe shërbëtorët e mbretit.
Ester 8:11
Me anë të këtyre dokumenteve u jepej Judejve, në çfarëdo qyteti që të ndodheshin, e drejta të bashkoheshin dhe të mbronin jetën e tyre, duke shkatërruar, duke vrarë dhe duke shfarosur tërë njerëzit e armatosur të çfarëdo populli o krahine që t`i sulmonin, duke përfshirë fëmijët dhe gratë, dhe të plaçkisnin pasuritë e tyre,
Jobi 5:5
I urituri përpin të korrat e tij, ia merr edhe sikur të jenë midis gjembave, dhe një lak përpin pasurinë e tij.
Jobi 6:22
A ju kam thënë vallë: "Më jepni diçka" o "më bëni një dhuratë nga pasuria juaj",
Jobi 15:29
Ai nuk do të pasurohet dhe fati i tij nuk ka për të vazhduar, as edhe pasuria e tij nuk do të shtohet mbi tokë.
Jobi 20:10
Bijtë e tij do të kërkojnë të fitojnë favorin e të varfërve dhe duart e tij do të rivendosin pasurinë e tij.
Jobi 20:15
Ai do të vjellë pasuritë që ka gëlltitur; vetë Perëndia do t`ia nxjerrë nga barku.
Jobi 21:7
Pse, pra, jetojnë të pabesët dhe pse plaken dhe shtojnë pasuritë e tyre?
Jobi 27:19
I pasuri bie në shtrat, por nuk do të bashkohet me njerëzit e tij; hap sytë dhe nuk është më.
Jobi 31:25
në rast se jam gëzuar sepse pasuritë e mia ishin të mëdha, dhe sepse dora ime ka grumbulluar shumë pasuri,
Jobi 34:19
Por ai nuk bën asnjë anësi me të mëdhenjtë dhe as e konsideron të pasurin më tepër se të varfrin, sepse të gjithë janë vepra e duarve të tij.
Jobi 36:19
Vallë a do t`i çmojë pasuritë e tua, kur ai ka ar dhe të gjitha burimet e fuqisë?
Psalmet 17:14
O Zot, më çliro me dorën tënde nga njerëzit, nga njerëzit e kësaj bote që bën pjesë në këtë jetë, dhe barkun e të cilëve ti e mbush me thesaret e tua të fshehta; bijtë e tyre ngopen dhe u lënë fëmijëve të tyre ato që mbetet nga pasuritë e tyre.
Psalmet 22:29
Gjithë të pasurit e dheut do të hanë dhe do të të adhurojnë; të gjithë ata që zbresin në pluhur dhe që nuk arrijnë të mbahen gjallë do të përkulen para teje.
Psalmet 23:6
Me siguri pasuri dhe mirësi do të më shoqërojnë në gjithë ditët e jetës ime; dhe unë do të banoj në shtëpinë e Zotit ditë të gjata.
Psalmet 35:17
O Zot, deri kur do të vazhdosh të shikosh? Shpëto jetën time nga shkatërrimet e kurdisura prej tyre, të vetmen pasuri që kam nga dhëmbët e luanëve.
Psalmet 39:6
Po, njeriu sillet rreth e qark si një hije; po më kot lodhen të gjithë dhe grumbullojnë pasuri pa ditur kush do t`i mbledhë!
Psalmet 45:12
Bija e Tiros do të të sjellë disa dhurata dhe të pasurit e popullit do të kërkojnë favoret e tua.
Psalmet 49:6
ata që kanë besim në pasuritë e tyre dhe mburren me bollëkun e pasurisë së tyre?
Psalmet 49:10
Në fakt të gjithë shohin që njerëzit e urtë vdesin dhe që po në atë mënyrë vdesin njerëzit e pamend a mendjeshkurtër, duke ua lënë të tjerëve pasuritë e tyre.
Psalmet 49:12
Megjithatë edhe njeriu që jeton në mes të pasurive nuk e ka të gjatë; ai është njëlloj si kafshët që mbarojnë.
Psalmet 49:20
Njeriu që jeton në mes të pasurive pa pasur gjykim është njëlloj si kafshët që zhduken.
Psalmet 52:7
"Ky është njeriu që nuk e kishte bërë Perëndinë kështjellë të tij; por kishte besim në bollëkun e pasurive të tij dhe bëhej i fortë nga ligësia e tij".
Psalmet 62:10
Mos kini besim te zhvatja dhe mos ushqeni shpresa të kota te grabitja; mos shkoni mbas kotësisë; në rast se pasuritë janë të bollshme, mos u kushtoni zemrën.
Psalmet 73:12
Ja, këta janë të pabesë; megjithatë janë gjithnjë të qetë dhe i shtojnë pasuritë e tyre.
Psalmet 104:24
Sa të shumta janë veprat e tua, o Zot! Ti i ke bërë të gjitha me dituri; toka është plot me pasuritë e tua.
Psalmet 105:21
dhe e bëri zot të shtëpisë së tij dhe qeveritar mbi të gjitha pasuritë e tij,
Psalmet 109:11
Fajdexhiu i marrtë të gjitha pasuritë e tij dhe të huajtë i vjedhshin frytin e mundit të tij.
Psalmet 112:3
Në shtëpinë e tij ka bollëk dhe pasuri dhe drejtësia e tij vazhdon përjetë.
Psalmet 119:14
Gëzohem duke ndjekur porositë e tua, ashtu sikur të zotëroja tërë pasuritë.
Fjalët e Urta 1:13
ne do të gjejmë lloj-lloj pasurish të çmueshme, do t`i mbushim shtëpitë tona me plaçka;
Fjalët e Urta 1:19
Të tilla janë rrugët e çdo njeriu të etur për pasuri; ajo ia heq jetën atyre që e kanë.
Fjalët e Urta 3:9
Ndero Zotin me pasurinë tënde dhe me prodhimet e para të çdo të ardhure që ke;
Fjalët e Urta 3:16
Gjatësia e jetës është në të djathtë të saj, pasuria dhe lavdia në të majtë të saj.
Fjalët e Urta 5:10
Me qëllim që të huajt të mos ngopen me pasurinë tënde, dhe mundi yt të mos shkojë në shtëpinë e një të huaji,
Fjalët e Urta 6:31
por në rast se kapet në faj, duhet të kthejë shtatëfishin, dhe të japë tërë pasurinë e shtëpisë së tij.
Fjalët e Urta 8:18
Me mua janë pasuria dhe lavdia, pasuria që zgjat dhe drejtësia.
Fjalët e Urta 8:21
për t`i bërë ata që më duan të trashëgojnë pasurinë e vërtetë dhe për të mbushur thesaret e tyre.
Fjalët e Urta 10:15
Begatia e të pasurit është qyteti i tij i fortë; shkatërrimi i të varfërit është varfëria e tyre.
Fjalët e Urta 11:4
Pasuritë nuk sjellin dobi ditën e zemërimit, por drejtësia të shpëton nga vdekja.
Fjalët e Urta 11:16
Gruaja e bukur fiton lavdinë dhe njerëzit e dhunshëm grumbullojnë pasuri.
Fjalët e Urta 11:28
Kush ka besim në pasuritë e tij do të rrëzohet, por të drejtët do të çelin si gjethe.
Fjalët e Urta 12:27
Përtaci nuk e pjek gjahun e tij, por kujdesi për njeriun është një pasuri e çmueshme.
Fjalët e Urta 13:7
Ka nga ata që sillen si një i pasur, por nuk kanë asgjë; përkundrazi ka nga ata që sillen si një i varfër, por kanë shumë pasuri.
Fjalët e Urta 13:8
Pasuritë e një njeriu shërbejnë për të shpërblyer jetën e tij, por i varfëri nuk ndjen asnjë kërcënim.
Fjalët e Urta 13:11
Pasuria e përftuar në mënyrë jo të ndershme do të katandiset në pak gjëra, por atij që e grumbullon me mund do t`i shtohet ajo.
Fjalët e Urta 13:22
Njeriu i mirë i lë një trashëgim bijve të bijve të tij, por pasuria e mëkatarit vihet mënjanë për të drejtin.
Fjalët e Urta 14:20
Të varfërin e urren vetë miku i tij, por i pasuri ka shumë miklues.
Fjalët e Urta 14:24
Kurora e njerëzve të urtë është pasuria e tyre, por marrëzia e budallenjve është marrëzi.
Fjalët e Urta 18:11
Pasuria e kamësit është qyteti i tij i fortë dhe simbas mendimit të tij ajo është si një mur i lartë.
Fjalët e Urta 18:23
I varfëri flet duke u lutur, kurse i pasuri përgjigjet me ashpërsi.
Fjalët e Urta 19:4
Pasuritë sigurojnë një numër të madh miqsh, por i varfëri ndahet nga vet miku i tij.
Fjalët e Urta 19:14
Shtëpia dhe pasuritë janë trashëgimi nga etërit, por një bashkëshorte e mënçur vjen nga Zoti.
Fjalët e Urta 22:1
Një nam i mirë është më i pëlqyeshëm se pasuritë e mëdha, dhe hiri është më i pëlqyeshëm se argjendi dhe ari.
Fjalët e Urta 22:2
I pasuri dhe i varfëri kanë këtë të përbashkët: të dy i ka bërë Zoti.
Fjalët e Urta 22:4
Çmimi i përvujtërisë është frika e Zotit, pasuria, lavdia dhe jeta.
Fjalët e Urta 22:7
I pasuri sundon mbi të varfërit, dhe huamarrësi është skllav i huadhënësit.
Fjalët e Urta 22:16
Ai që shtyp të varfërin për t`u pasuruar dhe ai që i jep të pasurit, me siguri do të varfërohet.
Fjalët e Urta 23:5
A do t`i fiksosh sytë e tu mbi atë që po zhduket? Sepse pasuria me siguri do të vërë fletë si një shqiponjë që fluturon drejt qiellit.
Fjalët e Urta 27:24
sepse pasuritë nuk zgjatin përherë, dhe as një kurorë nuk vazhdon brez pas brezi.
Fjalët e Urta 28:8
Kush i shton pasuritë e tij me fajde dhe me fitime të padrejta, i mbledh për atë që i vjen keq për të varfërit.
Fjalët e Urta 28:11
I pasuri mendon se është i matur, por i varfëri që është i zgjuar e kqyr fund e krye.
Fjalët e Urta 29:3
Njeriu që e do diturinë gëzon të atin; por ai që shkon me prostitutat shkapaderdh pasurinë e vet.
Fjalët e Urta 30:8
largo nga unë falsitetin dhe gënjeshtrën; mos më jep as varfëri as pasuri, më ushqe me bukën e nevojshme,
Predikuesi 2:7
Bleva shërbëtorë dhe shërbëtore dhe u bëra me shërbëtorë që lindën në shtëpi; pata pasuri të mëdha në kope me bagëti të trashë dhe të imët më tepër se ata që kishin qenë para meje në Jeruzalem.
Predikuesi 2:8
Grumbullova për vete edhe argjend, ar dhe pasuritë e mbretërve dhe të krahinave; gjeta këngëtarë dhe këngëtare, kënaqësitë e bijve të njerëzve, dhe vegla muzikore të çdo lloji.
Predikuesi 4:8
dikush është krejt vetëm dhe nuk ka as bir as vëlla, megjithatë mundi i tij nuk ka të sosur dhe sytë e tij nuk janë ngopur me pasuri. Por nuk e pyet veten: "Për kë po lodhem dhe e lë veten pa asnjë të mirë?". Edhe kjo është kotësi dhe një mundim i rëndë.
Predikuesi 5:10
Kush është i dhënë pas parasë, nuk ngopet kurrë me para, dhe kush dëshiron pasuritë nxjerr përfitim prej tyre. Edhe kjo është kotësi.
Predikuesi 5:11
Kur rritet pasuria, shtohen edhe ata që e përpijnë; dhe çfarë përfitimi kanë prej saj pronarët, veç asaj që e shohin me sytë e tyre?
Predikuesi 5:12
I ëmbël është gjumi i punonjësit, qoftë edhe kur ha pak ose shumë; por velitja e të pasurit nuk e lë atë të flerë.
Predikuesi 5:13
Është një e keqe tjetër e vajtueshme që kam parë nën diell: pasuritë e ruajtura për pronarin e tyre në dëm të tij.
Predikuesi 5:14
Këto pasuri humbasin për shkak të një pune të keqe, dhe kështu në duart e birit që ka lindur nuk mbetet më asgjë.
Predikuesi 5:19
Çdo njeriu të cilit Perëndia i jep pasuri dhe të mira dhe të cilit i jep gjithashtu mundësinë t`i gëzojë ato, të marrë pjesën e vet dhe të gëzojë mundin e tij, kjo është një dhuratë e Perëndisë.
Predikuesi 6:2
dikujt Perëndia i ka dhënë pasuri, të mira dhe lavdi, dhe nuk i mungon asgjë nga gjithë ato që mund të dëshirojë, por Perëndia nuk i jep mundësinë t`i gëzojë, por i gëzon një i huaj. Kjo është kotësi dhe një e keqe e madhe.
Predikuesi 7:11
Dituria është e mirë bashkë me një pasuri dhe u sjell përfitime atyre që shohin diellin.
Predikuesi 9:11
Gjithashtu pashë nën diell që vrapimi nuk fitohet nga ai që është i shpejtë as beteja nga të fortët; as buka nuk u shkon të urtëve, as pasuritë njerëzve të zgjuar, as favori atyre që janë të shkathët,
Predikuesi 10:6
marrëzia është vënë në detyra të larta, ndërsa të pasurit ulen në vënde të ulëta.
Predikuesi 10:20
Mos mallko mbretin as me mend dhe mos mallko të pasurin në dhomën tënde të fjetjes, sepse një zog i qiellit mund ta çojë larg zërin tënd, dhe një zog që fluturon mund ta bëjë të ditur këtë gjë.
Kantiku i Kantikëve 8:7
Ujërat e mëdha nuk do të mund ta shuajnë dashurinë, as lumenjtë ta përmbytin. Në rast se dikush do të jepte tërë pasuritë e shtëpisë së tij në këmbim të dashurisë, do të përbuzej me siguri.
Isaia 8:4
sepse para se fëmija të dijë të thotë: "Ati im", o "Nëna ime", pasuritë e Damaskut dhe plaçka e Samarias do të çohen para mbretit të Asirisë".
Isaia 10:3
Çfarë do të bëni ditën e ndëshkimit dhe të shkatërrimit që do të vijë nga larg? Te kush do të ikni për të kërkuar ndihmë dhe kujt do t`ia lini pasurinë tuaj?
Isaia 10:14
Dora ime ka gjetur si një fole pasuritë e popujve; ashtu si dikush mbledh vezët e braktisura, kështu unë grumbullova tërë dheun dhe nuk pati asnjeri që të lëvizë krahët, apo të hapë sqepin dhe të pingërojë".
Isaia 15:7
Prandaj pasuritë që i kanë grumbulluar dhe gjërat që kanë mbledhur i çojnë matanë përroit të shelgjeve.
Isaia 23:2
Mos hapni gojën, o banorë të bregut të detit, o tregtarë të Sidonit; ata që çajnë detet ju kanë mbushur me pasuri.
Isaia 30:6
Një profeci kundër kafshëve të Neghevit: nëpërmjet një vendi të mjeruar dhe plot ankthe, prej të cilit vijnë luanesha dhe luani, nepërka dhe gjarpëri i zjarrtë që fluturon, ata mbartin pasuritë e tyre mbi kurrizin e gomarëve dhe thesaret e tyre mbi kurrizin e deveve një populli prej të cilit nuk kanë për të përfituar asgjë.
Isaia 45:3
Do të të jap thesaret e territ dhe pasuritë e fshehura në vende të fshehta, me qëllim që ti të njohësh që unë jam Zoti, Perëndia i Izraelit, që të thërret me emër.
Isaia 53:9
Kishin caktuar ta varrosnin bashkë me të pabesët, po kur vdiq e vunë me të pasurin, sepse nuk kishte kryer asnjë dhunë dhe nuk kishte pasur asnjë mashtrim në gojën e tij.
Isaia 60:5
Atëherë do të shikosh dhe do të jesh i kënaqur, zemra jote do të rrahë fort dhe do të hapet sepse bollëku i detit do të vijë te ti, pasuria e kombeve do të vije tek ti.
Isaia 60:11
Portat e tua do të jenë gjithnjë të hapura, nuk do të mbyllen as ditën as natën, që të mund të futin te ti pasurinë e kombeve me mbretërit e tyre në krye.
Isaia 61:6
Por ju do të quheni "priftërinj të Zotit" dhe do të quheni "ministra të Perëndisë tonë". Ju do të gëzoni pasuritë e kombeve, dhe lavdia e tyre do të kalojë te ju.
Isaia 66:12
Sepse kështu thotë Zoti: "Ja, unë do të bëj që paqja t`i arrijë si një lumë dhe pasuria e kombeve si një përrua që vërshon, dhe ju do të pini qumësht, do t`ju mbajnë në ijët e tij dhe do t`ju përkëdhelin mbi gjunjët e tij.
Jeremia 9:23
Kështu thotë Zoti: "I dituri të mos lavdërohet me diturinë e tij, njeriu i fortë të mos lavdërohet me forcën e tij, i pasuri të mos lavdërohet me pasurinë e tij.
Jeremia 15:13
Pasurinë tënde dhe thesaret e tua do t`i braktis që t`i plaçkitin pa asnjë çmim për të gjitha mëkatet e tua dhe në të gjithë kufijtë e tu.
Jeremia 17:3
O mali im në ara, unë do t`ia braktis plaçkitjes pasuritë e tua, tërë thesaret e tu dhe vendet e tua të larta, për shkak të mëkatit që është i pranishëm në tërë territorin tënd.
Jeremia 17:11
Kush fiton pasuri në mënyrë të padrejtë është si thëllëza që ngroh vezë që nuk i ka bërë vetë; në mes të ditëve të tij ka për t`i lënë dhe në fund do të gjendet i shushatur".
Jeremia 20:5
Përveç kësaj tërë pasuritë e këtij qyteti, tërë prodhimin e mundit të tij dhe të gjitha sendet e tij të çmuara, po, do t`i jap tërë thesaret e mbretërve të Judës në dorë të armiqve të tyre që do t`i plaçkisin, do t`i marrin dhe do t`i çojnë në Babiloni.
Jeremia 48:36
Prandaj zemra ime për Moabin do të qajë si fyejt, zemra ime do të qajë si fyejt për burrat e Kir-Heresit, sepse pasuria që kanë fituar ka humbur.
Ezekieli 26:12
Do të grabitin pasuritë e tua, do të plaçkitin mallrat e tua, do të rrëzojnë muret e tua, do të shkatërrojnë shtëpitë e tua të bukura, do të hedhin në mes të ujit gurët e tua, drurin tënd dhe tokën tënde.
Ezekieli 27:12
Tarshishi tregtonte me ty për shkak të bollëkut të pasurive të tua; në këmbim të mallrave të tua të jepte argjend, hekur, kallaj dhe plumb.
Ezekieli 27:18
Damasku bënte tregti me ty për shkak të numrit të madh të prodhimeve të tua dhe për bollëkun e pasurive të tua me verë të Helbonit dhe me lesh të bardhë.
Ezekieli 27:27
Pasuritë e tua, mallrat e tua, prodhimet e tua, detarët e tu, pilotët e tu, ata që ndreqnin të çarat, trafikantët e mallrave të tua, tërë luftëtarët që janë te ti dhe gjithë ajo mori që është mes teje do të bien në zemër të deteve ditën e shkatërrimit tënd.
Ezekieli 27:33
Kur mallrat e tua dilnin nga detet, ngopje shumë popuj; me bollëkun e pasurive dhe të mallrave të tua pasuroje mbretërit e tokës.
Ezekieli 28:4
Me diturinë tënde dhe zgjuarësinë tënde ke grumbulluar pasuri dhe ke mbledhur ar dhe argjend në thesaret e tua;
Ezekieli 28:5
me diturinë tënde të madhe, me tregtinë tënde ke rritur pasuritë e tua, dhe për shkak të pasurive të tua zemra jote është ngritur".
Ezekieli 29:19
Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: "Ja, unë i jap Nebukadnetsarit, mbretit të Babilonisë, vendin e Egjiptit; ai do të marrë pasuritë e tij; ai do të marrë me vete robër dhe do ta plaçkitë; dhe ky do të jetë shpërblimi për ushtrinë e tij.
Ezekieli 30:4
Shpata do të bjerë mbi Egjipt dhe do të krijojë ankth në Etiopi kur në Egjipt të bien të plagosurit për vdekje, do të shpien larg pasuritë e tij dhe themelet e tij do të përmbysen.
Ezekieli 38:12
për të plaçkitur dhe për të bërë pre, për të shtrirë dorën tënde kundër vendeve të shkretuara, por tani të ripopulluara dhe kundër një populli të mbledhur midis kombeve, që i ka siguruar vetes kafshë, pasuri dhe banesë në lartësitë e vendit.
Ezekieli 38:13
Sheba, Dedani, tregtarët e Tershishit dhe tërë luanët e vegjël do të pyesin: "Ke ardhur për të plaçkitur? Ke mbledhur turmën tënde për të bërë plaçkë, për të marrë argjendin dhe arin, për të marrë kafshët dhe pasuritë, për të bërë një plaçkë të madhe?".
Danieli 11:2
"Dhe tani do të të bëj të njohur të vërtetën. Ja, në Persi do të dalin akoma tre mbretër, por i katërti do të bëhet shumë më i pasur se gjithë të tjerët; kur të jetë bërë i fortë për shkak të pasurive të tij, do t`i ngrerë të tërë kundër mbretërisë së Javanit.
Danieli 11:24
Ai do të hyjë në mënyrë paqësore edhe në pjesët më të pasura të krahinës dhe do të bëjë atë që nuk kishin bërë kurrë as etërit e tij as etërit e etërve të tij; do të shpërndajë midis tyre plaçkë, plaçkën e luftës dhe pasuritë dhe do të hartojë plane kundër fortesave, por vetëm për një kohë.
Danieli 11:28
Duke u kthyer në vendin e tij me pasuri të mëdha, zemra e tij do të vihet kundër besëlidhjes së shenjtë; kështu ai do të kryejë qëllimet e tij dhe pastaj do të kthehet në vendin e tij.
Osea 12:8
Efraimi thotë: "Edhe jam begatuar, kam grumbulluar pasuri; në të gjitha mundimet e mia, nuk do të gjejnë tek unë asnjë paudhësi që të jetë mëkat".
Abdia 1:13
Nuk duhet të hyje nga porta e popullit tim, ditën e fatkeqësisë së tij, as të sodisje edhe ti me kënaqësi mjerimin e tij, ditën e fatkeqësisë së tij dhe as të shtrije duart mbi pasuritë e tij ditën e fatkeqësisë së tij.
Mikea 4:13
Çohu dhe shij, o bijë e Sionit, sepse do ta bëj bririn tënd prej hekuri dhe thonjtë e tu prej bronzi; ti do të dërmosh shumë popuj dhe unë do t`ia caktoj fitimet e tyre Zotit dhe pasuritë e tyre Zotit të të gjithë dheut.
Nahumi 2:9
Plaçkitni argjendin, plaçkitni arin! Ka thesare pa fund, pasuri të çfarëdo sendi të çmuar.
Sofonia 1:13
Prandaj pasuritë e tyre do të bëhen plaçkë lufte dhe shtëpitë e tyre do të shkretohen. Do të ndërtojnë shtëpi, do të mbjellin vreshta, por nuk do pinë verën e tyre".
Zakaria 1:17
Bërtit akoma dhe thuaj: "Kështu thotë Zoti i ushtrive: Qytetet e mia do të jenë plot e përplot me pasuri; Zoti do të ngushëllojë akoma Sionin dhe do të zgjedhë akoma Jeruzalemin"".
Zakaria 14:14
Vetë Juda do të luftojë kundër Jeruzalemit, dhe pasuria e të gjitha kombeve përreth do të mblidhet tok: ar, argjend dhe rroba në sasi të madhe.
Mateu 12:29
Ose, si mund të hyjë dikush në shtëpinë e të fuqishmit dhe t`i grabisë pasurinë, po të mos e ketë lidhur më parë të fuqishmin? Vetëm atëherë ai do të mund t`ia plaçkisë shtëpinë.
Mateu 13:22
Dhe ai që ka marrë farën midis ferrave është ai që e dëgjon fjalën, por shqetësimet e kësaj bote dhe mashtrimet e pasurisë ia mbysin fjalën; dhe ajo bëhet e pafrytshme.
Mateu 19:22
Por i riu, kur i dëgjoi këto fjalë, iku i trishtuar, sepse kishte pasuri të madhe.
Mateu 19:24
Dhe po jua përsëris: Është më lehtë të kalojë deveja nga vrima e gjilpërës, se sa i pasuri të hyjë në mbretërinë e Perëndisë".
Mateu 24:47
Në të vërtetë po ju them se ai do t`ia besojë administrimin e gjithë pasurisë së vet.
Mateu 25:14
"Mbretëria e qiejve i ngjan gjithashtu një njeriu, që, kur po nisej për një udhëtim, i thirri shërbëtorët e tij dhe u besoi pasuritë e veta.
Marku 3:27
Askush nuk mund të hyjë në shtëpinë e njeriut të fortë dhe t`ia grabitë pasuritë e tij, pa e lidhur më parë njeriun e fortë; vetëm atëherë mund t`ia plaçkitë shtëpinë.
Marku 4:19
por shqetësimet e kësaj bote, mashtrimet e pasurisë dhe lakmitë për gjëra të tjera që hynë, e mbyten fjalën dhe ajo bëhet e pafrytshme.
Marku 5:26
dhe kishte vuajtur shumë nga ana e mjekëve të ndryshëm duke shpenzuar gjithë pasurinë e vet pa kurrfarë dobie, madje duke u bërë më keq,
Marku 10:22
Por ai u trishtua për këto fjalë dhe u largua me keqardhje, sepse kishte shumë pasuri.
Marku 10:23
Atëherë Jezusi, mbasi e hodhi vështrimin përreth, u tha dishepujve të vet: "Sa vështirë është për ata që kanë pasuri të hyjnë në mbretërinë e Perëndisë!".
Marku 10:24
Dishepujt u habitën shumë nga këto fjalë të tij. Por Jezusi foli përsëri dhe u tha atyre: "O bij, sa e vështirë është që të hyjnë në mbretërinë e Perëndisë ata që mbështeten te pasuria.
Lluka 1:53
i mbushi me të mira të uriturit dhe i ktheu duarbosh të pasurit.
Lluka 8:3
Joana, gruaja e Kuzës, administratorit të Herodit, Suzana dhe shumë të tjera të cilat e ndihmonin atë me pasuritë e tyre.
Lluka 8:14
Pjesa që ka rënë ndër ferra janë ata që e dëgjuan fjalën; por, gjatë rrugës, ua zënë frymën shqetësimet, pasuritë dhe kënaqësitë e kësaj jete, dhe nuk arrijnë të piqen.
Lluka 8:43
Dhe një grua që kishte një fluks gjaku prej dymbëdhjetë vjetësh dhe kishte shpenzuar ndër mjekë gjithë pasurinë e saj, pa mundur që të shërohej nga njeri,
Lluka 11:21
Kur burri i fortë, i armatosur mirë, e ruan shtëpinë e vet, pasuria e tij është në paqe.
Lluka 12:18
Dhe tha: "Këtë do të bëj: do të shemb hambarët e mia dhe do t`i bëj më të mëdhenj, ku do të shtie të gjitha të korrat dhe pasuritë e tjera,
Lluka 12:19
dhe pastaj do t`i them shpirtit tim: Shpirt, ti ke pasuri të shumta të shtëna për shumë vjet; pusho, ha, pi dhe gëzo".
Lluka 12:33
Shitni pasurinë tuaj dhe jepni lëmoshë! Bëni për vete trasta që nuk vjetrohen, një thesar të pashtershëm në qiejt, ku vjedhësi nuk arrin dhe tenja nuk bren.
Lluka 12:44
Në të vërtetë po ju them se ai do ta vërë mbi gjithë pasurinë e vet.
Lluka 15:12
Më i riu i tyre i tha babait: "Atë, më jep pjesën e pasurisë që më takon". Dhe i ati ua ndau mes tyre pasurinë.
Lluka 15:13
Mbas pak ditësh biri më i ri mblodhi çdo gjë, shkoi në një vend të largët dhe atje e prishi gjithë pasurinë, duke bërë një jetë të shthurur.
Lluka 15:30
Por, kur u kthye ky djali yt, që prishi pasurinë tënde me prostituta, ti there për të viçin e majmur".
Lluka 16:1
Tani ai u foli akoma dishepujve të vet: "Ishte një njeri i pasur që kishte një administrator; këtë e paditën se po ia shkapërderdhte pasurinë e tij.
Lluka 16:9
Unë, pra, po ju them: Bëjini miqtë me pasuri të padrejta sepse, kur këto do t`ju mungojnë, t`ju pranojnë në banesat e përjetshme.
Lluka 16:11
Pra, në qoftë se ju nuk keni qenë besnikë në pasuritë e padrejta, kush do t`ju besojë pasuritë e vërteta?
Lluka 16:12
Dhe, në qoftë se nuk keni qenë besnikë në pasurinë e tjetrit, kush do t`ju japë tuajën?
Lluka 18:24
Atëherë Jezusi, kur pa se ai ishte trishtuar shumë, tha: "Sa është e vështirë për ata që kanë pasuri të hyjnë në mbretërinë e Perëndisë!
Lluka 18:25
Sepse është më lehtë që një deve të kalojë nëpër vrimën e gjilpërës, sesa i pasuri të hyjë në mbretërinë e Perëndisë".
Lluka 19:8
Por Zakeu u çua dhe i tha Zotit: "Zot, unë po u jap të varfërve gjysmën e pasurisë sime dhe, po të kem marrë ndonjë gjë nga ndonjëri me mashtrim, do t`ia kthej katërfish".
Lluka 21:4
Sepse të gjithë këta dhanë nga tepricat e pasurisë së tyre për shtëpinë e Perëndisë, kurse ajo, në varfërinë e vet, dha gjithçka që kishte për të jetuar".
Veprat 2:45
Dhe i shisnin pronat e pasuritë dhe ua ndanin të gjithëve, sipas nevojës së çdonjërit.
Romakëve 2:4
Apo i përçmon pasuritë e mirësisë së tij, të durimit dhe zemërgjerësisë së tij, duke mos njohur që mirësia e Perëndisë të prin në pendim?
Romakëve 9:23
Dhe që të bëjë të njohur pasuritë e lavdisë së tij ndaj enëve të mëshirës, të cilat i përgatiti për lavdi,
Romakëve 11:33
O thellësi pasurie, urtësie dhe diturie të Perëndisë! Sa të pahulumtueshme janë gjykimet e tij dhe të pashtershme janë udhët e tij!
1 Korintasve 13:3
Edhe sikur të ndaja gjithë pasuritë e mia për të ushqyer të varfërit dhe ta jepja trupin tim që të digjej, e të mos kisha dashuri, nuk do të më vlente asgjë!
2 Korintasve 8:2
se, në mes të shumë sprovave pikëllimi, mbushullia e gëzimit të tyre dhe varfëria e tyre e thellë e treguan në pasuritë e dorëgjërësinë e tyre.
2 Korintasve 12:14
Ja, kjo është e treta herë që jam gati të vij te ju, dhe nuk dua t`ju bëhem barrë, sepse s`kërkoj pasuritë tuaja, por juve; sepse bijtë nuk e kanë për detyrë të mbledhin për prindërit, por prindërit për bijtë.
Efesianëve 1:7
në të cilin kemi shpengimin me anë të gjakut të tij, faljen e mëkateve sipas pasurivë së hirit të tij,
Efesianëve 1:18
dhe t`u ndriçojë sytë e mendjes suaj, që të dini cila është shpresa e thirrjes së tij dhe cilat janë pasuritë e lavdisë së trashëgimisë së tij në shenjtorët,
Efesianëve 2:7
për të treguar në epokat që do të vijnë pasurinë e pamasë të hirit të tij, me anë të mirësisë ndaj nesh në Krishtin Jezus.
Efesianëve 3:8
Mua, më të voglit nga të gjithë shenjtorët, m`u dha ky hir për të shpallur midis johebrenjve pasuritë e papërshkrueshme të Krishtit,
Efesianëve 3:16
që t`ju japë, sipas pasurisë së lavdisë së vet, të forcoheni me fuqi nëpërmjet Frymës të tij në njeriun e përbrendshëm,
Filipjanëve 4:19
Dhe Perëndia im do të plotësojë të gjitha nevojat tuaja sipas pasurisë së tij në lavdi, në Jezu Krisht.
Kolosjanëve 1:27
të cilëve Perëndia deshi t`ua bëjë të njohur cilat ishin pasuritë e lavdisë së këtij misteri ndër johebrenjtë, që është Krishti në ju, shpresë lavdie,
Kolosjanëve 2:2
që zemrat e tyre të ngushëllohen, duke u bashkuar në dashuri, dhe të kenë të gjitha pasuritë e sigurisë së plotë të zgjuarësisë për të njohur misterin e Perëndisë, e Atit dhe të Krishtit,
1 Timoteut 6:17
Porositi të pasurit e kësaj bote të mos jenë krenarë, dhe të mos i mbajnë shpresat në pasurinë që është e pasigurt, por në Perëndinë e gjallë, i cili na jep gjithçka bujarisht për ta gëzuar,
Hebrenjve 10:34
Sepse treguat dhembje për mua në prangat e mia dhe keni pranuar me gëzim t`ju zhveshin nga pasuria juaj, duke ditur se keni për veten tuaj një pasuri më të mirë e të qëndrueshme në qiej.
Hebrenjve 11:26
duke e çmuar dhunën e Krishtit si pasuri më të madhe nga thesaret e Egjiptit, sepse i drejtonte sytë nga shpërblimi.
Jakobit 1:10
dhe i pasuri në uljen e tij, sepse do të shkojë si lule bari.
Jakobit 1:11
Në fakt si lindi dielli me të nxehtit e tij dhe e thau barin, dhe lulja e tij ra dhe bukuria e pamjes së vet humbi: kështu do të fishket edhe i pasuri në udhët e tij.
Jakobit 2:6
Po ju i shnderuat të varfërit! A nuk janë vallë të pasurit ata që ju shtypin, dhe nuk janë këta ata që ju heqin nëpër gjykata?
Jakobit 5:2
Pasuria juaj u kalb dhe rrobat tuaja i brejti tenja.
Zbulesa 5:12
që thoshnin me zë të madh: "I denjë është Qengji që u ther, të marrë fuqinë, dhe pasurinë, dhe diturinë, dhe forcën, dhe nderin, dhe lavdinë, dhe bekimin".
Zbulesa 6:15
Dhe mbretërit e dheut, dhe të mëdhenjtë, dhe të pasurit, dhe komandantët, dhe të fuqishmit, dhe çdo skllav e çdo i lirë, u fshehën nëpër shpella dhe nëpër krepat e maleve,
Zbulesa 18:16
duke thënë: "Ah! Ah! Qyteti i madh, që ishte veshur me li të hollë, me të purpurta e të kuqe të ndezur, dhe e stolisur me ar, dhe me gurë të çmuar dhe me margaritarë! Sepse në një moment u shkatërrua një pasuri kaq e madhe!".

Grafi