Lista e vargjeve të Biblës ku gjendet fjala paraqituni
Vargu
Numrat 16:16 Pastaj Moisiu i tha Koreut: "Ti dhe gjithë njerëzit e tu paraqituni nesër para Zotit, ti dhe ata bashkë me Aaronin;
Ligji i Përtërirë 31:14 Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Ja, dita e vdekjes sate po afrohet; thirr Jozueun dhe paraqituni në çadrën e mbledhjes me qëllim që të mund t`i jap urdhrat e mia". Moisiu dhe Jozueu shkuan, pra, të paraqiten në çadrën e mbledhjes.
1 i Samuelit 10:19 Por sot ju keni hedhur poshtë Perëndinë tuaj që ju ka shpëtuar nga fatkeqësitë dhe mundimet tuaja dhe i thoni: "Cakto një mbret mbi ne!". Prandaj paraqituni para Zotit sipas fiseve dhe sipas mijëshëve".
1 i Samuelit 12:7 Prandaj paraqituni që unë të kem mundësi para Zotit të vë në dukje bashkë me ju veprat e drejta që Zoti ka kryer për ju dhe për etërit tuaj.
Jeremia 46:4 Shaloni kuajt dhe ju kalorës, u hipni atyre; paraqituni me përkrenare, i shndritni shtizat tuaja, vishni parzmoret!
Lluka 17:14 Dhe ai, si i pa, u tha atyre: "Shkoni e paraqituni te priftërinjtë". Dhe ndodhi që, ndërsa ata po shkonin, u pastruan.
Veprat 5:20 "Shkoni, paraqituni në tempull dhe i shpallni popullit të gjitha fjalët e kësaj jete".