Numrat 23:8 Si mund të mallkoj atë që Zoti nuk e ka mallkuar? Si mund të padis atë që Zoti nuk e ka paditur?
Jeremia 2:9 Prandaj do t`ju padis akoma në gjyq", thotë Zoti, "dhe do t`u bëj gjyq bijve të bijve tuaj.
Jeremia 20:10 Dëgjoja shpifjet e shumë vetave: "Tmerr rreth e qark! Paditeni dhe do ta padisim!". Tërë ata me të cilët jetoja në paqe prisnin që unë të pengohesha dhe thonin: "Ndofta do të bindet, kështu ne do të kemi epërsi mbi të dhe do të hakmerremi kundër tij".
Mateu 12:10 dhe ja, aty ishte një burrë të cilit i qe tharë dora. Ata e pyetën Jezusin, me qëllim që ta padisin më pas: "A është e lejueshme që dikush të shërojë ditën e shtunë?".
Gjoni 5:45 Mos mendoni se unë ju padis tek Ati; ka kush t`ju padisë: Moisiu, në të cilin ju kishit varur shpresën tuaj;
Veprat 19:38 Pra, në qoftë se Dhimitri dhe mjeshtrit që janë me të kanë diçka kundër dikujt, gjykatat janë hapur dhe prokonsuj ka; le të padisin njëri-tjetrin.
Romakëve 8:33 Kush do t`i padisë të zgjedhurit e Perëndisë? Perëndia është ai që i shfajëson.
1 Pjetrit 3:16 duke pasur ndërgjegje të mirë, që, kur t`ju padisin si keqbërës, të turpërohen ata që shpifin për sjelljen tuaj të mirë në Krishtin.
Zbulesa 12:10 Atëherë dëgjova një zë të madh në qiell që thoshte: "Tani arriti shpëtimi, fuqia dhe mbretëria e Perëndisë tonë, dhe pushteti i Krishtit të tij; sepse u hodh poshtë paditësi i vëllezërve tanë, ai që i padiste përpara Perëndisë tonë ditë e natë.