Lista e vargjeve të Biblës ku gjendet fjala përgatitjes
Vargu
Ester 2:12 Kur i vinte radha çdo vajzë të hynte te mbreti Asuero, mbasi kishte bërë dymbëdhjetë muaj përgatitjesh, sipas rregulloreve të grave, sepse kështu plotësoheshin ditët e pastrimit të tyre; gjashtë muaj për t`u lyer me vaj të mirrës dhe gjashtë muaj me aroma dhe melheme të grave për t`u pastruar,
Mateu 27:62 Dhe të nesërmen, që ishte mbas ditës së Përgatitjes, krerët e priftërinjve dhe farisenjtë u mblodhën te Pilati,
Lluka 23:54 Ishte dita e Përgatitjes dhe e shtuna po fillonte.
Gjoni 19:14 tani ishte dita e përgatitjes së Pashkës, dhe ishte afërsisht ora e gjashtë; dhe u tha Judenjve: "Ja mbreti juaj".
Gjoni 19:31 Duke qenë se ishte dita e Përgatitjes, me qëllim që trupat të mos qëndronin në kryq të shtunën, sepse ajo e shtunë ishte një ditë me rëndësi të veçantë, Judenjtë i kërkuan Pilatit që atyre t`u thyheshin kërcinjtë dhe të hiqeshin që andej.
Gjoni 19:42 Aty, pra, për shkak të Përgatitjes së Judenjve, e vunë Jezusin, sepse varri ishte afër.